41

Click here to load reader

MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

  • Upload
    lemien

  • View
    718

  • Download
    89

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

1

UNIVERSITETI”ALEKSANDËR MOISIU”DURRËS

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE

DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK

MASTER NË” ADMINISTRIM PUBLIK”

MIKROTEZË

“SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E SHQIPERISË”

PUNOI: PEDAGOGU UDHEHEQES: ANA MEMA MIT’HAT MEMA JANAR 2013

Page 2: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

2

MIRËNJOHJE Pas përfundimit të këtij punimi, nuk mund ta kisha mbyllur pa një falënderim e mirenjohje për pedagoget e mi në Universitetin “Aleksander Moisiu”te cilët kanë ndikuar në formimin tim të mëtejshëm profesional.E në vecanti falenderoj përzemërsisht profesorin tim udhëheqës Prof.Dr..Mit’hat Mema për përkushtimin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që më ka dhënë në formimin e ketij punimi,faleminderit profesor! Gjithashtu dua të falenderoj miqtë e mi kritikat e të cilëve kanë ndikuar në permiresimin e mëtejshëm të punimit tim e që padyshim mund të përmiresohet edhe më tej. Një falenderim tjetër vjen per famijen time vecanërisht për babain tim për suportin e pakushtezuar që më ka dhënë gjatë gjithë jetës time e sidomos gjatë viteve të fakultetit.Pra ky punim i dedikohet babait tim pa perkrahjen e të cilit asgjë sdo të ishte e njëjtë sot.

Ana Mema

Page 3: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

3

Abstrakt

Zgjodha per te punuar kete teme per shkak te njohurive te perfituara gjate zhvillimit te kursit te masterit dhe deshires per ti thelluar me tej njohurite e mia rreth menyres se si funksionon sistemi doganor ne Republiken e Shqiperise.Duke u ndihmuar në masë të madhe nga libra ekonomikë si dhe nga materiale të tjera në gjuhën shqipe dhe literaturë të huaj dhe padyshim me ndihmen e informacioneve te marra ne faqe te ndryshme ne internet, arrita të përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me temën duke dhënë kështu një kombinim dhe sintetizim të njohurive të fituara gjatë studimeve të mia. Një punim diplome është një punim shkencor, që ka një strukturë dhe një qëllim të caktuar dhe përmes të cilit studenti simbolikisht i përfundon studimet në një nivel të caktuar, në rastin tim, studimet master.Edhe unë jam përpjekur që në këtë punim t’i përmbahem disa rregullave formale dhe strukturore, e që bashkë me një përmbajtje të mirë,e bëjnë punimin më të plotstrukturuar,e bëjnë punimin më të plotë.Ky punim trajton sistemin doganor ne Republiken e Shqiperise,fillimet e ekzistences se tij,zhvillimin e ketij sistemi para dhe pas viteve 90.Ne pjesen e dyte te tij kam trajtuar administraten doganore sot ,misionin,qellimin,funksionet,pergjegjesite dhe organizimin e administrates doganore.Klasifikimi I doganave,terminologjia doganore,performanca ne fushen e realizimit te te ardhurave,TVSh,Akciza,Importi,Eksporti jane trajtuar gjithashtu si pjese e ketij punimi.

ABSTRACT

I have choosen to work in this subject because of the knowledge obtained during the development of the master and desire to further deepen my knowledges about how does the custom system works in Albanian Republic.I have been greatly helped by economic books and materials in English and Albanian language and other foreign literature and obviously with the help of information obtained in various sites on the internet, I managed to summarize some of the key elements that should be mentioned about the topic by providing a combination and synthesis of knowledge gained through my studies. A diploma paper is a scientific work, which has a structure and a purpose and through that,a student finishes his studies at a certain level, in my case master studies.In this work I tried to abide by certain formal and structural rules, with a good content, make working structured.This work investigates the customs system of the Albania, the beginning of its existence, the development of this system before and after the 90'.In second part I have handled tax administration mission today, the goal, functions, responsibilities and the organization.Customs classification, customs terminology, performance , VAT, Excise , Imports, Exports are also

Page 4: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

4

Qëllimi:

Qellimi I ketij punimi eshte te kuptojme se si funksionon Sistemi Doganor ne Shqiperi,si ka evoluar administrata doganore gjate viteve dhe cilat jane sfidat e se ardhmes per doganat Shqiptare.Cfare roli luajne Tvsh dhe Akciza ne te ardhurat kombetare?

Metodologjia

Metodologjia e perdorur ka kaluar në këto faza:

1.Së pari është identifikuar problem kërkimor pra Funksionimi I Sistemit Doganorë në Shqipëri;

2.Së dyti janë ngritur hipotezat;

3.Së treti është zgjedhur titulli I temës së mikrotezës

4.Së katërti është zhvilluar punimi sipas strukturës së përcaktuar në bazë të njohurive të fituara në profilin administrim publik dhe në atë juridik gjithashtu bazuar në të dhëna cilësore të marra kryesisht nga libra,studime,internet dhe legjislacioni i Republikës së Shqiperisë

Fjale Kyce

Administrata doganore

Kodi doganor

Realizimi I të ardhurave

Page 5: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

5

Permbajtje

Fq

HYRJE……………………………………………………………………………………………7

I.Zhvillimi I sistemit doganor para dhe pas viteve 90……………………………………………8.

II.Administrata doganore sot……………………………………………………………………..9

• Misioni I administrates doganore………………………………………………………..9 • Qellimi I administrates doganore………………………………………………………...10 • Funksionet I administrates doganore…………………………………………………….10 • Pergjegjesite I administrates doganore……………………………………………………11 • Organizimi I administrates doganore…………………………………………………….11 • .Klasifikimi I doganave…………………………………………………………………..14

III. Elementët doganore-Terminologjia doganore……………………………………………….16

IV.Zhvillimet e administratës doganore gjate viteve 2008-2012…………………………………17

• Performanca ne fushën e realizimit të të ardhurave………………………………………17 • Akciza…………………………………………………………………………………….22 • Tvsh………………………………………………………………………………………28 • Importi…………………………………………………………………………………….31 • Eksporti…………………………………………………………………………………...34

V. Heqja e doganave per makinat,pa taksa makinat 3 vjecare……………………………………35

• Shembull :Si variojnë detyrimet për makina të njëjta sipas ligjeve të ndryshme ………..36 • Ndikimi I ndryshimeve fiskale në të ardhurat doganore dhe grupet e

interesit……………………………………………………………………………………37

VI.Sfidat e administratës doganore për vitin 2013…………………………...............................38

Konkluzione………………………………………………………………………………….40

Bibiografia……………………………………………………………………………………41

Page 6: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

6

HYRJE

Sematika e fjalёs “doganё” nё kohёra dhe vёnde tё ndryshme ka patur kuptime tё ndryshme. Fjala “doganё” ёshte me origjinё nga persishtja e vjetёr dhe kuptimi i saj ёshtё “Libёr ku shёnohen mallrat transit. Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për detyrë mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë/dalin në/nga territori doganor i atij vendi. Doganat jane nje lloj I tatimit sepse kane karakteristikat juridike,ekonomike dhe teknike sikurse dhe tatimet.Pra karakteristike e doganave eshte dhenia e detyrueshme ne para ne baze te sovranitetit financiar te shtetit , doganat jane tatimet indirekte. Si rregull doganat shtrihen ne porte dhe ne kufirin tokesor,ne pikat e kalimit te hekurudhave,ne lumenjte dhe liqenet e lundrueshme dhe ne rruget ajrore dhe automobilistike.Ngarkesat e drejtuara per ne brendesi te doganes ne kufi nuk kontrollohen,keshtu qe plotesimi I te gjithe formaliteteve doganore behet ne brendesi te doganave.Ndersa taksat doganore jane detyrime te terthorta me ane te te cilave tatohen artikujt qe lejohen te futen nepermjet kufirit te nje territori te caktuar nen kontrollin e institucionit doganor te nje vendi.Sipas objektit te tatimit taksa doganore ndahet ne takes importi,eksporti dhe tranziti.Roli kryesor I takses doganore te importit qendron ne faktin qe te pengoje ne vend hyrjen e arikujve te huaj dhe te mbroj prodhimin e industrise dhe produktet e veta bujqesore nga konkurenca e huaj.Ne propaganden e vendeve te lindjes komuniste dhe tek ne thuhej se ne imperalizem kjo behet per interesat e monopoleve te medha te cilat duke perkrahur çmimet e larta brenda vendit,zhvillojne luften per tregjet e jashtme me ndihmen e cmimeve te shtrenjta.

Akoma nuk është shumë e qartë se ku dhe kur lindi saktësisht koncepti i doganës për herë të pare, megjithatë roli dhe misioni i saj kanë mbetur për mijëra vjet të pandryshuar. Adam Smith[1] në veprën e tij të famshme “Pasuria e kombeve” (The Welth of Nations)[2] tregon se dogana, si një pagesë e zakonshme detyrimesh, ka ekzistuar qysh prej kohëve që nuk mbahen mend. Duket se edhe fjala angleze Customs me të cilën anglezët thërrasin doganën rrjedh nga "costumary payments" që do të thotë "pagesa të zakonshme".Thuhet që dogana ka ekzistuar që në kohën e Mbretërisë së Vjetër në Egjiptin e Lashtë, rreth viteve 2700-2200 para Krishtit. Gjenden fakte që tregojnë se “drejtuesit e karvanëve”, titull ky për një nga postet që i përkiste administratës zyrtare të asaj kohe, i cili ishte përgjegjës për regjistrimin e mallrave që hynin dhe dilnin nga Egjipti, mblidhte bashkë me statistikat edhe detyrimet doganore, duke pasur kështu funksione të ngjashme me ato të një drejtori të përgjithshëm të doganave të sotme.Persa I perket Shqiperise mund te themi se taksa doganore ka ekzistuar ne kohen e sundimit ottoman dhe quhej”zeqati ashir”dhe kaqene nje nga bazat e ndihmesave fetare.Kjo taksë e vendosur mbi mallrat tregtare 1/40 është marrë nga tregtaret vendas dhe ne 1/10 nga tregtaret e huaj dhe ka qenë e ndare ne 4 lloje:importim,eksportim,konsum dhe tranzite. Në kohët e sotme, kur liberalizmi dhe integrimi i

Page 7: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

7

tregjeve i ka zënë vendin proteksionizmit, dogana ka marrë një rol të ri qe ka të bëjë me (1) lehtësimin e tregtisë dhe (2) mbrojtjen e komunitetit.

Pjesa e parë e ketij punimi trajton zhvillimin e sistemit doganor para dhe pas viteve ’90 riprezantimin pas njё periudhe 40-vjecare të njё sistemi tё ri tatimor dhe krijimin e njё administrate doganore dhe tatimore eficente.Më pas është analizuar funksionimi I administratës doganore në ditët e sotme,misioni dhe qëllimet parësore të saj,përgjegjësitë e administrates doganore pёr kryerjen e tё gjitha veprimeve me mallrat nё hyrje dhe nё dalje tё territorit doganor shqiptar. Pas kesaj është trajtuar organizimi I administratës doganore ne 3 departamente: Departamenti Administrativ,Departamenti Teknik,Departamenti Operativ dhe Hetimor, kriteret qe perdoren per klasifikimin e doganave :1.Sipas drejtimit te qarkullimit te mallrave 2.Sipas qellimit te aplikimit 3.Sipas mënyres së caktimit të obligimit doganor : 4.Sipas mënyrës së nxjerrjes së dispozitave mbi doganat dhe 5.Sipas lartësisë së ngarkesës doganore dhe terminologjia doganore –elementët më të rëndësishëm doganorë.Në vazhdim janë trajtuar performanca e administrates doganore gjatë viteve 2008-2012 duke i ilustruar me tabelat dhe grafikët përkates ndryshimet(uljet dhe ngritjet) që kanë pësuar të ardhurat doganore gjatë këtyre viteve. Gjithashtu Akciza,Tvsh,Importi,Eksporti jane trajtuar si element shume te rendesishem te sistemit tone doganar. Heqja e doganave për makinat për herë të parë në vitin 2011 është trajtuar nëpërmjet një shembulli që shpjegon më së miri se si variojnë detyrimet për makina të njëjta sipas ligjeve të ndryshme(ligji I ri dhe ligji i vjeter).Në pjesën e fundit por jo më pak të rëndësishme janë renditur sfidat e administrates doganore per vitin 2013 dhe konkluzionet.

Page 8: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

8

Kreu I

I-Zhvillimi i sistemit doganor para dhe pas viteve ’90

Nё kushtet e krijuara pёr njё kohё tё gjatё para ndryshimeve tё fillimit tё viteve ’90, shqiptarёt ishin plotёsisht tё bindur se ata ishin i vetmi vend nё botё pa tatime dhe taksa. Natyrisht ne, shqiptarёt, paguanim tatime dhe taksa, tё cilat kryesisht ishin “fshehur” nё cmimet e kontrolluara tё mallrave dhe shёrbimeve qё furnizoheshin nga ndёrmarrjet shtetёrore. Kjo periudhe e bёri vёrtetё tё vёshtirё riprezantimin pas njё periudhe 40-vjecare te njё sistemi tё ri tatimor dhe krijimin e njё administrate doganore dhe tatimore eficente. Shqipёria vinte nga njё periudhё post-komuniste ku sistemi i taksave ishte njё utopi. Pёr kёtё arsye rruga mё e mirё pёr tё pёrcaktuar mёnyrёn e organizimit tё sistemit tё ri fiskal nё Shqipёri do tё ishte qё tё merreshin pёr bazё modelet europiane tё organizimit tё sistemit fiskal. Kjo pёrvojё e vendeve tё zhvilluara duhet tё drejtonte politikё-bёrёsit drejt krijimit tё dy strukturave paralele atё doganore dhe tatimore sipas specifikave pёrkatёse duke bёrё specifikime nё vjeljen e taksave direkte dhe indirekte. Ajo cfarё duhet theksuar ёshtё fakti se megjithёse pervoja europiane mund tё ishte lehtёsisht e adaptueshme, nё atё kohё nuk u mundёsua ndonjё studim specifik apo njё planifikim i detajuar strategjik mbi mёnyrёn e organizimit dhe funksionimit tё kёtyre institucioneve tё reja.U vendos qё Administrata Doganore do tё vilte gjithcka nё import, pra cdo detyrim qё duhej paguar nё momentin e importit, ndёrsa Administrata Tatimore do tё vilte gjithcka, pra cdo taksё qe ka lidhje me prodhimin dhe konsumin e brёndshёm. Nё kёtё mёnyre nuk u mor nё konsideratё dallimi i vendeve tё tjera europiane pёr diferencimin dhe ndarjen e vjeljes sё taksave direkte dhe indirekte dhe nё pёrcaktimin e organeve qe do tё kishin kompetencё vjeljen e tyre.

Kёshtu Administrata Doganore vilte Taksё Doganore pёr llogari tё vet dhe taksat e tjera tё importit si Tatimin mbi Qarkullimin (sot TVSH-ja nё import) dhe gjithashtu vilte Akcizёn nё import. Kёto tё fundit, pra Tatimi mbi Vlerёn e Shtuar dhe Akciza nё import, vileshin pёr llogari tё Administratёs Tatimore, ku Administrata Doganore kishte atributet dhe vepronte me cilёsinё e AgjentitTatimorё. Edhe sot skema e vjeljes sё kёtyre taksave ёshtё e njejtё, por padyshim ёshtё shtuar numri i taksave qe vjel dhe administron Administrata Doganore si pёr llogari tё saj ashtu edhe me cilёsinё e agjentit tatimorё. Kёtu mund tё pёrmendim njё sёrё taksash:

Akciza, e cila nga data 1 Tetor I vitit 2012 vilet plotёsisht nga Administrata Doganore.

TVSH

Taksa e ambalazhit plastik

Taksa e karbonit (benzinё, benzol, naftё),Taksa e qarkullimit tё automjeteve tё huaja,etj

Page 9: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

9

Kreu II

II-Administrata Doganore sot

• .Misioni i Administrates Doganore

E gjithё atmosfera ligjore e pёrcaktuar, mundёson kristalizimin dhe daljen nё pah nё mёnyrё tepёr tё qartё tё misionit tё sistemit doganor, qё padyshim shёrben nё vlerat dhe besimet e organizatёs. Aktiviteti I shёrbimit doganor shqiptar mbёshtetet nё tre misionet e tij thelbёsore:

1. Misioni Fiskal:

Misioni fiskal ёshtё njё nga misionet kryesore, pёr tё mos thёnё kryesori, tё Administratёs Doganore Shqiptare. Ky mision konsiston nё mbledhjen e taksave doganore tё mallrave qe importohen nё Republikёn e Shqipёrisё. Administrata Doganore Shqiptare vjel rreth 40 % tё tё ardhurave tё buxhetit tё shtetit.

2. Misioni Ekonomik

Si organizёm i rёndёsishёm i shtetit, doganat, mbrojnё prodhuesit vendas dhe stimulojnë importet pёr sfera tё caktuara dhe inkurajon investimet e huaja nё vendin tonё. Instrumentat e pёrdorura nga Administrata Doganore pёr ato cka pёrmendёm mё sipёr janё:

-Zbatimi i niveleve tё ndryshme tё taksave -Tarifat sezonale pёr prodhimet bujqёsore -Kontrolli I sistemit tё licensave etj Zbatimi i Legjislacionit tё ri Doganor sipas modelit europian, tek i cili vend tё rёndёsishёm zenё procedurat doganore pёr importin, eksportin, tranzitimin e mallrave dhe regjimet ekonomike si ai i lejimit tё pёrkohshёm, i pёrpunimit aktiv dhe pasiv etj, ka krijuar kushte mjaft tё favorshme nё zhvillimin dhe shtimin e shkёmbimeve tregtare me jashtё si dhe nё stimulimin e prodhimit vendas. Administrata Doganore, nё pёrmbushjen e kёtij misioni, luan rolin e vezhguesit ekonomik duke orientuar veprimet dhe politikat e qeverisё shqiptare dhe operatorёve ekonomik pasi ёshtё i vetmi grumbulllues, pёrpunues dhe shpёrndarёs I statistikave tё tregtisё sё jashtme.

3. Misioni Mbrojtёs

Doganat shqiptare, ashtu si edhe doganat e vendeve europiane, njё rёndёsi gjithnjё e mё tё madhe i kushtojnё misionit mbrojtёs. Duke patur njё mbёshtetje ligjore tё fuqishme, duke qenё e pranishme nё pikat e kalimit tё kufirit, duke pasur nё vёzhgim zonёn kufitare si edhe duke mbajtur nёn kontroll rrjetin rrugor kombёtar, dogana ka njё mission tё rёndёsishёm mbrojtёs qё shtrihet nё shumё fusha, tё cilat janё:

-Mbrojtja e sigurisё kombёtare dhe rendit publik -Mbrojtja e shёndetit publik -Mbrojtja e pasurisё kulturore kombёtare: -Ruajtja e moralit public -Mbrojtja e mjedisit

Page 10: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

10

• Qellimet e Administrates Doganore

Ruajtja e integritetit ekonomik te vendit eshte ne rend te pare te qellimeve te administrates doganore.Qellimet kryesore jane te natyres:

-.Financiare te doganave- me ane te tyre te mblidhen mjetet financiare per plotesimin e shpenzimeve shteterore -.Ekonomike te doganave- jane mbrojtja e ekonomise se vendit.

• Funksionet e Administrates Doganore:

-Te mbrojne nivelin e arritur si dhe strukturen e zhvillimit ekonomik -Te mbrojne situaten e caktuar te bilancit te pagesave sipas bilancit te pagesave,nepermjet bilancit tregtar -Te rregulloj strukturen e nevojshme te importit -Te shperndaj akumulimin ne mes te prodhuesve ,degeve dhe rajoneve te ndryshme

• Pergjegjesite e Administrates Doganore

Autoritet doganore janё pёrgjegjёse pёr kryerjen e tё gjitha veprimeve me mallrat nё hyrje dhe nё dalje tё territorit doganor shqiptar. Gjithashtu autoritetet doganore janё pёrgjegjёse pёr verifikimin dhe vjeljen e detyrimeve doganore qё duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe luftёn ndaj veprimtarisё se kontrabandёs, shkeljeve dhe trafikut tё paligjshёm tё mallrave tё ndaluara. Le të ndalemi pak te kontrabanda e kriminaliteti.Sipas prof Ismet Elezi,kontrabandë quhet:”kalimi i mallrave,i sendeve me vlerë dhe I objekteve tjera jashtë vendeve ku ka zyra doganore,ose kalimi i tyre nëpërmjet zyrave doganore duke ju shmangur kontrollit doganor me anë të fshehjes së sendeve, e kryhet me shumë se një herë” Sa i përket nocionit të kontrabandës ekzistojnë disa definicione të cilat përkufizojnë këtë dukuri kriminale.Gjërat që kontrabandohen me teper janë: narkotikët,cigaret ,parat, armët e municionet dhe shumë mallra të tjera të cilat kanë një vlerë mjaft të madhe.Edhe pse pothuajse në të gjitha shtetet e botës e kanë të rregulluar në mënyrë normative parandalimin e kësaj dukurie,kontrabanda është prezentë në çdo vend të botës varësisht prej zhvillimit ekonomiko shoqërorë te tij. Kriminaliteti është dukuri komplekse dhe mjaft heterogjene,si për nga forma po ashtu edhe për nga shkaqet e paraqitjes se tij. Sjelljet kriminale janë te shumellojshme,siç janë edhe raportet shoqërore dhe të mirat të cilat atakohen dhe rrezikojnë ato sjellje. Për këtëarsye kur flitet për fenomenologjinë kriminale shtrohet nevoja e klasifikimit dhe ndarjes së formave të manifestimit të sjelljeve kriminale. Ndër format më të shpeshta dhe më të rrezikshme të sjelljeve kriminale në botën bashkëkohore,konsiderohet i ashtuquajturi “kriminalitet profesional” .Ky lloj kriminaliteti quhet profesional per shkakse atë e kryejnë personat të cilët me sjellje kriminale merren në mënyre të rregullt dhe ky aktivitet i tyre është bërë profesion dhe mjeshtri e përhershme e tyre. Si formë e veçantë e kriminalitetit profesional,konsiderohet edhe iashtuquajturi kriminaliteti i “jakës së bardhë”ose kriminalitet i shtresave të larta nëshoqëri. Këtë term dhe emërtim të kësaj forme të kriminalitetit e përdori për herë të pare kriminologu dhe sociologu amerikan Edwin Sutherland

Page 11: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

11

Si formë posaçërisht e rrezikshme e manifestimit të krimit trajtohet krimi I organizuar. Ai cilësohet me disa veçori,si lidhshmëria e përhërshme,më shumë në kryerjen e aktiviteteve kriminale,ekzistimi i një strukture organizative me hierarki dhe pushtet të fuqishëm të udhëheqësit:dominimi i rregullit, rendit, disiplinës, përgjegjësisë se anetareve , solidariteti i imponuar:ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe mos zbulimi I organizatës, mos tradhtia ndaj udhëheqësit etj Pёr tё siguruar respektimin e dispozitave tё pёrcaktuara nga Kodi Doganor si dhe nga akte tё tjera ligjore dhe nёnligjore, punonjёsit e doganave ushtrojnё kontroll mbi tё gjitha mallrat, mbi mjetet e transportit dhe udhёtarёt qё kalojnё vijёn doganore nё zonat doganore e pёrgjatё vijёs kufitare tokёsore e ujore, nё ujёrat e brёndshёm dhe nё hapsirёn ajrore, qё janё nёn mbikqyrjen autoriteteve doganore. Me qёllim qё tё rritet efikasiteti I kontrolleve, autoritetet doganore mund tё lidhin edhe marrёveshje pёr shkёmbim informacioni me organizma publike ose private, shqiptare ose te huaja, tё kёtij sektori. Administrate Doganore ёshtё prezente nё pikat e kalimit tё kufirit tokёsor, ujor dhe nё aeroporte, si dhe nё dalje nga doganat e brёndshme ku mundёson kontrollin e mallrave dhe tё mjeteve tё transportit qё dalin nga zonat doganore, pёr tё verifikuar nёse cilёsia dhe sasia e mallrave tё transportuara janё nё pёrputhje me dokumentat doganore shoqёruese. Atёherё kur shihet e nevojshme, njё shёrbim I tillё kryhet nga autoritetet doganore edhe nёpёrmjet kontrollit tё mjeteve tё transportit pёrgjatё rrugёve tё lёvizjes sё kёtyre mjeteve.

Administrate Doganore bashkёpunon vazhdimisht me autoritetet e tjera qё veprojnё nё territorin doganor tё Republikёs sё Shqipёrisё pёrmes aksioneve tё pёrbashkёta ( Task Forcё ) apo shkёmbimit tё informacionit nё lidhje me shkeljet e ndryshme si kundravajtje dhe kontrabandё. Kёto bashkёpunime janё tё domosdoshme pёr tё pёrmbushur edhe njё prej detyrimeve qё ka administrata doganore atё tё mbrojtjes kundёr importimit tё lёndёve tё ndaluara, si pёrshёmbull trafikut tё armёve, drogёrave, lёndёve psikotrope etj.

• Organizimi I Administrates Doganore

Bazuar nё Kodin Doganor dhe nё Dispozitat Zbatuese tё tij, Administrata Doganore pёrbёhet nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave, nga Drejtoritё Rajonale dhe nga Degёt Doganore. Struktura organizative nё qendёr dhe nё bazё aktualisht pёrfshin dicka mё shumё se 1000 (njё mijё) punonjёs.

-Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave organizohet nё 3 departamente, si mё poshtё: -Departamenti Administrativ -Departamenti Teknik -Departamenti Operativ dhe Hetimor Çdo departament drejtohet nga njё Zv. Drejtor i Pёrgjithshёm i cili ka automatikisht funksionin e shefit te departamentit qё ai/ajo drejton. Drejtoritё dhe sektorёt nё pёrbёrje tё departamenteve drejtohen respektivisht nga zyrtarё tё kategorisё A dhe tё kategorisё B.

Pёr tё patur njё pamje mё tё qartё tё organizimit tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme na ndihmon organograma e kёsaj drejtorie :

Page 12: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

12

TABELA 1

Bazuar nё strukturёn e re organike, aktualisht funksionojnё 3 Drejtori Rajonale, tё cilar janё nёn varёsinё e Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Doganave. Kёto drejtori rajonale kanё si detyre kryesore ushtrimin e kontrollit dhe mbikqyrjes sё degёve doganore qe ato kanё nёn varёsi.

Page 13: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

13

Deget Doganore:

• Klasifikimi I Doganave

Page 14: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

14

Kriteret që përdoren për klasifikimin e doganave janë:

1.Sipas drejtimit te qarkullimit te mallrave dallojmë:

a.Doganat importuese-janë ato dogana të cilat I paguajnë personat juridik dhe fizik(qytetaret)për mallin e importuar.Këto dogana pervec që shfrytezohen per mbledhjen e të hyrave publike për mbulimin e nevojave te shtetit,me shume shfrytezohen dhe si instrument shume efikas për realizimin e qellimeve te politikes ekonomike

b.Doganat eksportuese-janë ata dogana te cilat I paguajnë personat juridik dhe fizik(qytetaret)për mallin e eksportuar.Doganat eksportuese ndikojnë në zvogelimin e eksportit keshtu që keto dogana perdoren vetem ne raste te jashtezakonshme sepse cdo shtet deshiron ta rris eksportin dhe kembimin nderkombetare.Këto dogana shfytezohen nëse shteti deshiron ta kufizoj ose ndaloj eksportin e mallrave te caktuara,atëhere aplikon norma te larta te eksportit per keto mallra.Këto dogana aplikohen per arsye politike e ushtarake ose per arsye ekonomike.Doganat eksportuese perdoren kur cmimet ne vend janë shumë më të ulta se cmimet e mallrave të njëjte në tregun boteror si dhe ne rastet kur shteti ka mungese te mjeteve financiare per plotesimin e shpenzimeve.

c.Doganat tranzitore(transportuese)jane ato dogana te cilat paguhen me rastin e bartjes se mallit nga nje vend ne vendin tjeter neper ndonje vend te trete,duhet theksuar se keto dogana ndikojne ne menyre negative ne rritjen e kembimit nderkombetare.Meqenese shtetet ofrojne lehtesira te ndryshme per ti terhequr transportuesit qe ta shfytezojne territorin e tyre atehere mund te themi se keto lloj doganash gati nuk perdoren.

2.Sipas qellimit te aplikimit dallojme:

a.Doganat financiare(fiskale)-perdoren me qellim te mbledhjes se mjeteve financiare per plotesimin e shpenzimeve shteterore.Keto dogana perdoren per mallrat e importuara te cilat nuk prodhohen ne vend ose nuk prodhohen ne sasi te mjaftueshme.Duhet theksuar se ne shtetet ne zhvillim qellimi I doganave eshte me karakter fiskal(per mbledhjen e te hyrave per plotesimin e shpenzimeve)ndersa ne shtetet e zhvilluara doganat fiskale perdoren me rastin e importimit te lendeve te para te nevojshme per industrine e tyre te zhvilluar.

b.Doganat ekonomike(mbrojtese)perdoren me qëllim mbrojtjen e prodhuesve të vendit në pergjithesi.Në vëndet e zhvilluara qellimi ekonomik I doganave është kryesori.Shume shtete I shfrytezojne doganat per te shpjetuar zhvillimin e ekonomise se vendit.Psh zhvillimi I industrise se vendit nuk mund te mendohet pa ndihmen e doganave sepse produktet e vendit që janë me cmime më të larta smund të konkurojne me mallrat e prodhuara jashtë vendit dhe me cmim me te ulet.Nëse doganat ekonmike shtetit I sjellin të hyra të mëdha atëhere do të thote se qellimet e doganave mbrojtese nuk po realizohen me sukses.Sepse qellimi I doganave ekonomike (mbrojtese)eshte qe te ndikoj ne zvogelimin ose ndalimin e importit.

Page 15: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

15

c.Doganat represive-janë dogana që I aplikon një shtet kunder një shteti tjeter që më parë ka ndermarr masa të demshme.Këto masa I keqësojne marrëdheniet e këtyre dy shteteve të cilat mund të jenë të tilla per shkaqe ekonomike ose politike

3.Sipas mënyrës së caktimit të obligimit doganor dallojmë:

a.Doganat sipas vlerës ose ad valorem-llogariten në perqindje të caktuar në cmimin e mallit.Cmimi që merret bazë për llogaritjen e doganes është zakonisht cmimi I importit sepse në këtë cmim perfshihen të gjitha shpenzimet si të transportit,shkarkimit,sigurimit…Këto dogana sot me se shumti perdoren dhe pse te ardhurat prej tyre sjanë të qendrueshme.

b.Doganat speciale ose kuantitative-llogariten ne baze te njesise matese qe eshte karakteristike per mallin qe doganohet psh pesha,metri,vellimi,copa,…Keto dogana janë më të qendrueshme sepse nuk varen nga ndryshimi I cmimit te mallit por vetëm prej sasisë se mallrave të doganuara.

4.Sipas menyres se nxjerrjes se dispozitave mbi doganat dallojmë:

a.Doganat autonome-janë ato dogana të cilat shteti I nxjerr vete nëpermjet dispozitave doganore sipas nevojave te ekonomise,shteti ato mund ti nderroj,plotësoj ose ti heq nga perdorimi

b.Doganat e kontraktuara(konvencionale)-janë ato dogana që bazohen në marreveshjet e arritura ndermjet 2 ose më shume shteteve.Pra keto dogana aplikohen ndermjet shteteve të cilat kanë lidhur kontrate psh te shtetet e UE-se ,EFTA-s…

5.Sipas lartësisë së ngarkesës doganore dallojmë:

a.Doganat diferenciale-janë ato dogana në të cilën malli doganohet me normë doganore më të lartë sesa është parashikuar me tarifën doganore.Këto dogana perdoren mes shtetesh që kanë marredhenie ekonomike dhe politike të ashpersuara ndermjet tyre.

b.Doganat preferenciale-janë të kundërta me doganat diferenciale sepse te këto dogana perdoren norma doganore më të ulta sesa ato që janë parashikuar në tarifen doganore.Këto dogana perdoren te shtetet që kanë marrëdhënie shumë të mira politike dhe ekonomike.

Kreu III

Page 16: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

16

III-Elementët doganore-Terminologjia doganore

1.Deklarata doganore-paraqet fletëparaqitjen me shkrim për mallin I cili I nenshtrohet shdoganimit të cilen e sjell pronari I mallit mbi bazën e të cilit bëhet llogaritja e tributit doganor

2.Kufiri doganor-paraqet vijën doganore të një vendi e cila zakonisht perputhet me kufinjtë shtetërore

3.Zona kufitare doganore-paraqet territorin I cili shtrihet pergjate kufirit te zonës doganore,brenda territorit nacional

4.Mbikëqyrja doganore-perfshin masat të cilat ndermerren me qellim të pengimit të procedures së paautorizuar ne lidhje me mallin doganor,mbikeqyrjes doganore I nenshtrohen malli doganor,udhetaret,personat e mjeteve transportuese…..

5.Malli doganor-përfshin sendet që importohen apo futen ne zonën doganore apo sendet të cilat ekspotohen apo nxirren jashtë zonës doganore

6.Kontrolli doganore-paraqet procedurën rreth percaktimit te sasisë,cilesisë dhe vlerës së mallit.

7.Zonë e lire doganore-është një pjesë territorit shteteror që është nën pushtetin politik te shtetit por jo edhe nen pushtetin doganor te tij.

8.Unioni doganor-Paraqet bashkimin e zonave doganore të 2 ose më shumë vendeve në një zone doganore të perbashket në kuader të së ciles pa dogana bëhet kembimi i mallrave ndërmjet shteteve që janë anetare te unionit doganor.

9.Obliguesi doganor-paraqet personin fizik ose juridik I cili ne bazë të dispozitave ligjore eshte I detyruar te paguaje doganen.

10.Dokumentet doganore-dokumentet e caktuara nëpërmjet të cilave behet shdoganimi I mallrave

11.Zyre doganore-cdo zyre në të cilën mund të kryhen të gjitha ose një pjese e formaliteteve që parashikon legjislacioni doganor

12.Status doganor-statusi I malllrave të kategorizuara si mallra shqiptare ose jo shqiptare

13.Detyrime importi-detyrimet doganore dhe taksa te tjera që kanë efekt të njejtë me detyrimet doganore që duhen paguar ne eksportimin e mallrave

14.Debitor-cdo person që ka një borxh doganor per të paguar

15.Destinacion doganor I mallrave do të thotë:

a.vendosja e mallrave nen nje rregjim doganor

b.hyrja e tyre ne nje zone te lire ose në një magazine të lirë

c.rieksportimi I tyre nga territori doganor I Republikes se Shqiperise

d.asgjesimi I tyre

Page 17: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

17

e.braktisja dhe kalimi I tyre në favor të buxhetit të shtetit

Kreu IV

IV-Zhvillimet e administratës doganore gjatë viteve 2008-2012

• Performanca ne fushën e realizimit të të ardhurave

Realizimi i te Ardhurave Doganore periudhën Janar-Nentor 2012(TD,Akcize,Tvsh,Rente minerare )ne mln/leke

TABELA 2

Ne grafik veme re gjate vitit 2012 muaji me te ardhura doganore me te larta eshte gushti dhe muaji me te ardhura doganore me te ulta eshte janari.Sipas te dhenave shpjeguese krahas grafikut jane paraqitur me lejla te ardhurat doganore te planifikuara dhe me blu te ardhurat doganore faktike per periudhen Janar-Nentor 2012.

Muajt gjate te cilave jane realizuar te ardhurat doganore te planifikuara jane:Janar,Shkurt,Mars,Prill,Maj,Qershor,Korrik,Tetor,Nentor.

Page 18: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

18

TABELA 2

Realizimi I te ardhurave doganore ne vite per periudhen 2008-2012(ne mln/lek)

Muajt

Plani

Fakti

Dif (Vlere absolute)

Realizimi ne %

Janar

7,700

7,720

20

100

Shkurt

8,779

8,800

21

100

Mars

10,861

10,879

18

100

Prill

9,446

9,492

46

100

Maj

10,408

10,440

32

100

Qershor

10,944

10,923

-21

100

Korrik

11,281

11,299

18

100

Gusht

12,302

12,881

579

105

Shtator

10,752

11,173

421

104

Tetor

12,332

12,369

37

100

Nentor

11,662

11,633

-29

100

Progresivi

116,467

117,610

1,143

101

Page 19: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

19

TABELA 3

Doganat jane nje sektor, i cili i ka sjelle buxhetit te shtetit te ardhura gjithnje e ne rritje, nga viti ne vit. Nje fakt i tille rezulton pas nje krahasimi te te dhenave respektive, bazuar ne 11-mujoret perkates te cdo viti. Keshtu, referuar te dhenave me te fundit, qe ka publikuar Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, rezulton se gjate periudhes janar-nentor te ketij viti, buxhetit te shtetit i jane arketuar plot 12.369 milione leke nga te ardhurat doganore ne teresi. Shifer kjo, e cila ne te njejten periudhe te vitit te kaluar ka qene ne vleren prej 11.251 milione lekesh. Ndersa ne vitin pararendes 2010, kane qene 9.707 milione leke te siguruara nga administrata doganore ne teresi dhe me pak akoma, 9.113 te tilla, ne vitin 2009.

Taksa doganore ne vite

Muajt 2008

2009

2010

2011 2012

Janar 700

461

437

543 412

Shkurt 726

531

449

476 436

Mars 633

670

617

599 500

Page 20: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

20

Prill 776

620

502

536 426

Maj 715

688

599

540 534

Qershor 714

598

629

591 565

Korrik 689

633

675

579 572

Gusht 704

686

655

607 560

Shtator 682

799

589

584 503

Tetor 761

704

616

582 507

Nentor 718

717

628

572 534

Progresivi 7,818

7,107

6,396

6,209 5,547

TABELA 4

TABELA 4

Nga grafiku vemë re se në vitin 2008 niveli I taksës doganore ka qëne më I lartë krahasuar me vitet në vazhdim dhe viti me nivelin e takses më të ulët është ai që lamë pas 2012.Ky eshte nje tregues shume I rendesishem ne rritjen e performances ne vite te administrates doganore nga 2008 deri ne 2012.

Page 21: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

21

Niveli mesatar I takses doganore ne vite(ne %)

TABELA 5

Nga tё dhёnat krahasuese, konstatohet se trendi I qendrueshёm I rritjes sё tё ardhurave ёshtё

shoqeruar me uljen nё vazhdimёsi tё nivelit mesatar tё taksimit. Nё vitin 2012 tё ardhurat ishin 60

% mё tё larta se nё vitin 2008, ndёrkohё qё norma mesatare e taksimit nё vitin 2012 ёshtё ulur nё

nivelin 1.40 % nga 2.27 % qё ishte nё vitin 2008.Normat mesatare te takses doganore jane ulur

ndjeshem me kalimin e viteve Brenda periudhes 2008-2012.Viti me nivelin e takses doganore me

te ulet eshte 2012 dhe ai me me te lartin 2008.

Sigurisht, ky ёshtё njё tregues jo vetёm I performancёs sё doganёs shqiptare, por edhe I

ekonomisё shqiptare, si dhe I politikave fiskale qё ndjek qeveria nё redultimin e barrёs fiskale.

Vetёm gjatё vitit 2011 janё hequr tarifat doganore pёr 29 Krerё dhe 10 Kode Tarifore dhe janё

reduktuar tarifat pёr 19 Kode tё tjerё.

• Akciza

Page 22: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

22

“Akciza” është një takse që aplikohet mbi produktet e akcizes te prodhuara dhe te importuara, qe hidhen per konsum ne territorin e Shqiperise;

“Produkte që i nënshtrohen akcizës” janë:

-Produktet energjitike; -Alkooli dhe pijet alkoolike; -Duhani e produktet e duhanit - Kafe -Llampa -Fishekzjarre - Goma etj

Mallrat kryesore te Akcizes sipas viteve 2008-2012 ( Kafe, Birre,Cigare,Karburante )

Kafe Birre Cigare Karburante

Coffee

Beer

Cigarette

Fuel

Sasia/Ton

Sasia/ 000/Litra

Sasia/Ton

Sasia/ Ton

Progresivi 2008 6,038

30,836

3,716

389,917

Progressive 2008

Progresivi 2009 6,360

33,662

3,910

394,184

Progressive 2009

Progresivi 2010 5,651

31,658

3,988

435,590

Progressive 2010

Progresivi 2011 6,053

28,824

2,891

388,445

Progressive 2011

Progresivi 2012 6,674

28,109

3,305

391,878

Progressive 2012

TABELA 6

Page 23: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

23

Page 24: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

24

Në rastet e importit të mallrave të akcizës, detyrimi i akcizës lind në momentin e lindjes së borxhit doganor sipas përcaktimeve përkatëse të Kodit Doganor, me përjashtim të rasteve kur detyrimi i akcizës pezullohet sipas dispozitave të këtij ligji.

-Deklarimi i akcizës bëhet nga:a.Depozituesi i miratuar b.Pritësi i regjistruar c.Dërguesi i regjistruar d.Përfaqësuesi fiscal d.Individi (personi fizik natyror)

-Forma e deklarimi te akcizes:a.me shkrim b.ne menyre elektronike c.duke përdorur sistemin elektronik d.me goje apo me çdo veprim tjeter me ane te te cilit mallrat mund t’i nenshtrohen një procedure fiskale vetem nga personat fizik natyror (individi) per sendet/dërgesat e tyre personale qe jane subjekt i pagesës së akcizës sipas përcaktimeve në aktet nënligjore të këtij ligji.

-Detyrimi i akcizës për produktet e akcizës që janë çliruar për konsum mund të rimbursohet ose të shuhet nga autoritetet doganore territorialisht kompetente, me kërkesë të personit të interesuar

-Forma e pagesës së akcizës

• Pagesa e detyrimit te akcizes bëhet me para në dorë ose me ndonjë mjet tjetër i cili, sipas

dispozitave në fuqi ka të njëjtin efekt shlyerje.

• Llogari parapaguese kredituese

• Pagesa automatike permes sistemit elektronik

-Akciza për produkte që janë çliruar për konsum mund të rimbursohet ose shuhet kundrejt:

1. Plotësimit të formularit tip

2. Kërkesa i drejtohet zyrës doganore mbikqyrëse dhe duhet të përmbajë:

a) Kodin fiskal specifik të kërkuesit/dërguesit ose pritësit të regjistruar; b) Kodin specifik të magazinës fiskale c) Llojin e aktivitetit d) Llojin e mallit e) Shumën për të cilën kërkohet rimbursim f) Arsyet e kërkimit të rimbursimit g) Nivelin e taksimit të akcizës të zbatuar në momentin e pagesës h) Destinacionin e mallit i) Mënyra e identifikimit te mallrave

-Përjashtimet

Do të perjashohen nga pagesa e akcizes produktet e destinuara per t’u perdorur:

a.Për nevoja zyrtare dhe personale ne kuader te misioneve diplomatike dhe konsullore b.Për nevoja zyrtare dhe personale te organizmave nderkombetare te njohura si te tilla nga Republika e Shqiperise c.Për forcat e armatosura te cdo vendi anetar te Traktatit te atlantikut te verior (NATO)

Page 25: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

25

d.Produktet e akcizes te importuara ne bagazhin personal te pasagjereve sipas limiteve te parashikuar ne legjislacionin doganor. -Rimbursimi I akcizes nga administrata doganore kryhet në rastet kur:

a) Akciza është e paguar b) Prodhuesi i produkteve me akcizë, ka marrë produkte të cilave i është paguar akciza më parë, dhe i ka përdorur ato për të prodhuar produkte të reja akcize c) Produktet me akcizë të paguar shkojnë në një destinacion në të cilin këto mallra janë të përjashtuara ose me një nivel taksimi të reduktuar d) Mallrat me akcizë të paguar rikthehen në magazinën fiskale e) Mallrat me akcizë të paguar eksportohen f) Mallrat me akcizë të paguar janë përdorur për të prodhuar mallra të cilat nuk i nënshtrohen akcizës g) Në rastet kur autorizohen proçese përzierje nga të cilat përftohet një produkt, akciza e të cilit është më e ulët se e ajo e paguar për komponentët e tij h) Mallrat me akcizë të paguar shkatërrohen nën mbikqyrjen e autoriteteve doganore.

-Borxhi i akcizës shuhet kur:

1. Paguhet shuma e detyrimit të akcizës; 2. Shuhet shuma e detyrimit të akcizës; 3. Mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës konfiskohen; 4. Mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës sekuestrohen dhe në të njëjtën kohë ose më pas konfiskohen; 5. Mallrat që i nënshtrohen detyrimit të akcizës asgjësohen nën mbikqyrjen doganore ose kalojne ne pronesi te Shtetit

- Produktet e Akcizes sipas klasifikimit fiskal:

A-Në produktet energjitike perfshihen:

1.Vajrat Vegjetale dhe shtazore( qe klasifikohen ne kodin doganor)kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse ose karburant 2.Vajrat minerale 3. Hidrokarburet aciklike 3.Metanioli Alkoli Metilike që nuk janë me origjinë sintetike, kur janë të destinuara të përdoren si lëndë djegëse ose karburant; 4. Lubrifikante 5.Preparatet Antiplasese, frenues oksidimi 6.Alkibenzenet e perziera 7.Biokarburantet

Page 26: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

26

B.Produktet alkolike I nënshtrohen pagesës së akcizës:

1. Birra, vera, pijet e fermentuara ndryshe nga vera dhe produktet akoolike të ndërmjetme dhe alkooli etilik.Produktet prodhohen në impiante përpunimi nën regjimin e Magazinës Fiskale nga Depozituesit e Miratuar.Autoritetet Doganore mund të autorizojnë prodhimin në impiante të ndryshme nga magazinat fiskale me kusht që të përdoren produkte që kanë paguar akcizë dhe kjo akcizë të mos jetë më e ulët se ajo e produktit të përftuar nga përzierja e tyre.

2.Alkooli Etilik paguan akcizë me tarifë bazuar në hektolitrin anhidër të produktit në temperaturë 20 o Celcius.Me alkool etilik do të kuptohen:të gjitha produktet që kanë një shkallë alkoolometrike efektive mbi 1,2 % Produktet që kanë një shkallë alkoolometrike efektive mbi 22 % ndaj volumit.Pijet alkoolike që përmbajnë produkte të tretura ose jo.

3.Rakia-me raki do të kuptohet një pije alkoolike e prodhuar nga rrushi ose nga frutat e fermentuara dhe të distiluara. Emërtimi ‘Raki’ përdoret vetëm për pijen alkoolike të prodhuar në mënyrën e përshkruar me lart në pikën 1 dhe që prodhohet në Shqipëri. Rakia paguan akcizë me tarifë bazuar në hektolitrin anhidër të produktit në temperaturë 20 o Celcius

4.Birra-me birrë do të kuptohet:Çdo produkt i kodit 2203 të NK, që ka një forcë alkoolike ndaj volumit më të madhe se 0.5. Çdo produkt që është përzierje e birrës dhe pijeve jo alkoolike, që ka një forcë alkoolike ndaj volumit më të madhe se 0.5%.Birra i nënshtrohet akcizës me tarifë bazuar në sasinë e hektolitrave të matur në temperaturë 20 0 celcius.

5.Pije të fermentuara ndryshe nga birra dhe vera-“Pije të tjera të fermentuara të gazuara”, do të kuptohen të gjitha produktet të pa trajtuara tek ‘‘vera„ që plotësojnë kushtet e mëposhtme:paraqiten në shishe të mbyllura me tapë në formë kërpudhe që fiksohet nga kapse ose tela dhe që kanë presion të anhidritit karbonik në lëng të paktën 3 bar;të kenë një shkallë efektive alkoolometrike mbi 1.2 % por jo mbi 13 % ndaj volumit

6.Produktet alkoolike të ndërmjetme-Konsiderohet “produkt i ndërmjetëm” çdo pije e fermentuar e qetë (e fermentuar ndryshe nga birra dhe vera), me shkallë alkoolometrike efektive mbi 5.5 % të volumit dhe që nuk përftohet tërësisht nga fermentimi si dhe çdo pije e fermentuar,e gazuar (e fermentuar ndryshe nga birra dhe vera), me shkallë alkoolometrike efektive mbi 8.5% të volumit dhe që nuk përftohet tërësisht nga fermentimi.

Uthulla-Alkooli etilik që përdoret për prodhimin e uthullës duhet të jetë i denatyruar me anë të shtimit të 1.5% të acidit acetik glacial.Denatyrimi, qarkullimi dhe përdorimi i alkooleve për prodhimin e uthullës kryhet sipas legjislacionit në fuqi

-Alkoolet dhe pijet alkoolike përjashtohen nga pagesae akcizës kur janë:

a.Të denatyruar me denatyrues të përgjithshëm dhe të destinuar për shitje – b.Të denatyruar me denatyrues special të miratuar nga autoritetet doganore dhe që përdoren në prodhimin e produkteve jo të destinuara për konsum njerëzor ushqimor c.Të përdorur për prodhimin e uthullës

Page 27: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

27

-Përjashtimet nga pagesa e akcizes:

-Alkoolet dhe pijet alkoolike përjashtohen nga pagesa e akcizës kur janë:

a.Të përdorur në prodhimin e medikamenteve;b.Të përdorur në një proçes prodhimi me kusht që produkti final të mos përmbajë alkool c.Të përdorur në prodhimin e aromave të destinuara për pregatitjen e produkteve ushqimore dhe të pijeve jo alkoolike, me një grade akoolometrike faktike jo me shume se 1.2% ndaj volumit;d.Të përdorur për mostra për analiza, për provat e prodhimit të nevojshëm ose për qëllime shkencore e.Të përdorur në prodhimin e një përbërësi i cili nuk është subjekt i akcizës sipas këtij ligji; f.Për qëllime kërkimore ose analiza shkencore;g.Për qëllime mjekësore në spitale qëndra mjekësore dhe farmaci.Lehtësitë e përcaktuara me sipër, jepen edhe me anë të rimbursimit të akcizës së paguar.

C.Produktet e duhanit përfshijnë:

Cigaret, purot, cigarillos; duhanin dhe zevendesuesit e tij Akciza për cigaret llogaritet për 1000 copë ndersa per purot dhe cigarillot per kg

Baza e llogaritjes së akcizës për duhanin e grirë dhe duhanet e tjera të tymosshëm do të jetë 1 kg

D.Kafeja perfshin- Kafene nëse është apo jo e pjekur apo e dekafeinizuar, lëvoret dhe lëkurat e kafesë, zëvendësuesit e kafesë që përmbajnë kafe në çdo proporcion.Ekstraktet, esencat dhe koncentratet e kafesë ose përgatitjet që bazohen në kafe dhe zëvendësues të tjerë të kafesë së pjekur, koncentratet dhe përgatitjet prej tyre.Akciza për kafen paguhet duke patur si njësi matëse 1 kg neto.

Akciza për ekstraktet, esencat dhe koncentratet e kafesë ose përgatitjet që bazohen në kafe dhe zëvendësues të tjerë të kafesë së pjekur,koncentratet, përgatitjet prej tyre paguhet duke patur si njësi matëse permbajtjen në kg te kafes ne produktin përfundimtar.

Produkti kafe e papjekur është produkt akcize me nivelin e taksimit 30 lek/kg dhe 10% tarifë doganore. Produkti kafe e pjekur e ka nivelin e akcizës 140 lek/kg. Me miratimin e ligjit të ri të akcizës, sipas të cilit janë përcaktuar që humbjet e përpunimit të kafes së papjekur janë 19% është përcaktuar skema e pagimit të akcizës së kafes së pjekur.Ky ndryshim vjen si një përshtatje e legjislacionit me ndryshimin e ambjentit ekonomik, përshtatje me tregun konkurues në rajon, si dhe përshtatje ndaj ndryshimit të sjelljes konsumatore. Nisur nga zhvillimi i madh i tregut të brendshëm në përpunimin e kafes së pjekur, që ka ndryshuar edhe zakonet e konsumit të kafes të konsumatorit shqiptar (nga tradita e blerjes dhe pjekjes së kafes së papjekur në blerjen e kafes së pjekur), si dhe diktuar nga politika fiskale e vendeve fqinje me Shqipërinë (hoqën akcizën e

Page 28: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

28

kafes), nga të cilat importohet kafe e papjekur në Shqipëri politika fiskale përcaktoi mbajtjen e një niveli akcize, në përgjigje të tyre në funksion të rritjes së nivelit të mirëadministrimit nga administrata doganore. Me rregullat e reja të mirëadministrit të akcizës nga administrata doganore duke patur në përdorim ligjin e ri të akcizës, heqja e tarifës doganore të këtij produkti synon të uli koston e përpunuesve të kafes së papjekur në vend. Buxheti i shtetit do të ketë 154 milione leke hyrje më pak nga taksa doganore dhe duke i shtuar edhe efektin prej TVSH-së (31 milionë lekë), llogaritjet buxhetore tregojnë që buxhetit për vitin 2013 do ti hyjnë 185 milionë lek më pak .

• TVSH-Tatimi mbi vlerën e shtuar

Nga fundi I viteve 60’TVSH –ja eshte bërë taksa kryesore e konsumit ne mbi 120 vende te industrializuara dhe në zhvillim.Futja e TVSH ne mesin e vitit 1996 edhe në Shqiperi mund të konsiderohet si ngjarja me e rendesishme në evolucinin e struktures tatimore shqiptare.

Ligji mbi tatimin mbi vlerën e shtuar vendos tatimin mbi vlerën e shtuar.

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)paguhet:

a.Per te gjithe furnizimet e etatueshme të mallrave dhe sherbimeve të kryera kundrejt pageses prej nje personi te tatueshem,si pjese e veprimtarise se tij ekonomike ne territorin e Republikes se Shqiperise b.Per të gjitha importet e mallrave ne territorin e Republikes se Shqiperise Personat e tatueshem duke referuar ligjit mbi TVSH jane: Personi juridik a fizik,individ ose cdo person tjeter eshte person I tatueshem nese: a.detyrohet te jete I rregjistruar ne baze te ligjit b.eshte I rregjistruar dhe ende nuk eshte crregjistruar Për qellimet e paragrafit 1 termi person përfshin edhe institucionet ose organizmat shteterore publike kombetare,rajonale a lokale qe kryenin vemprimtari ekonomike

Tvsh ne vite (ne mln lek)

Page 29: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

29

TABELA 7

Muaj

t 2008

2009

2010

2011 2012

Janar

5,087

4,574

5,270

5,851

5,847

Shkurt

5,525

5,779

5,221

6,066

6,445

Mars

5,991

5,864

7,611

7,265

8,026

Prill

5,911

6,506

7,178

7,105

7,045

Maj

5,992

6,410

7,252

7,387

7,762

Qershor

6,270

6,370

7,115

7,988

7,894

Korrik

6,551

6,649

7,445

7,875

7,694

Gusht

6,215

6,811

7,602

8,674

8,856

Shtator

6,721

7,309

8,843

7,799

7,537

Tetor

7,373

6,792

7,097

8,224

8,992

Nentor

5,919

6,427

7,308

8,633

8,116

Progresivi

67,556

69,491

77,941

82,868 84,213

Page 30: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

30

TABELA 7

1`Ne vazhden e ketij krahasimi, mund te permendim edhe taksen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, e cila e komunikuar nga administrata doganore, thuhet se ne fund te 11-mujorit 2012, i ka sjelle arkes se shtetit plot 8.4213 milione leke, nga 8.2868 qe ka qene ky tregues per te njejten periudhe gjate vitit te kaluar, 2011. Sikunder, mund te thuhet se edhe ne vitet paranderes, 2010 (7.7941 milione leke) ,2009 (6.9491 milione leke) dhe 2008 (6.7556 milione leke), bie ne sy fakti se ky tregues ka qene ne rritje e siper, cka flet per nje eficence me te madhe te mbledhjes se detyrimit te TVSH-se nga administrata fiskale ne teresi. Respektivisht, ne dy vitet e fundit te permendura, vlera e mbledhur nga TVSH-ja gjate 11-mujoreve perkates ka qene 7.097 dhe 6.792 milione leke.

• Importi

Page 31: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

31

Dokumentet e domosdoshëm për importin dhe eksportin e mallrave

Dokumentet e domosdoshëm që duhet të paraqiten në doganë për importimin dhe eksportimin e mallrave, në bazë të neneve 142 dhe 145 të VKM nr 205, datë 13.4.1999, “Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor”, i ndryshuar, janë si më poshtë:

1.Deklaratë doganore 2. Fatura 3. Dokument transporti 4. Paking listë

Dokumentet e nevojshme për zbatimin e regjimit tarifor preferencial ose çdo masë tjetër për të cilën nuk zbatohen rregullat normative të zbatueshme për mallrat e deklaruara, si dhe dokumente të nevojshme për zbatimin e dispozitave që rregullojnë vendosjen në qarkullim të lirë të mallrave të deklaruara

Grafikët e mëposhtëm janë marrë nga Buletini Fiskal 2012 i publikuar në faqen zyrtare të Shërbimit Doganor Shqiptare.Vlera I importeve për periudhën Janar-Nentor 2008-2012,per importet e taksuar dhe te pataksuar vijon si më poshte:

Vlera e Importeve per periudhen Janar-Nentor 2008-2012

TABELA 8

Page 32: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

32

Vlera e Importeve sipas muajve Janar-Nentor 2012

TABELA 9

Page 33: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

33

Importi i Taksuar ne Vite(2008-2012)

TABELA 10

Importi i Pataksuar ne Vite (2008-2012)

TABELA 11

Page 34: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

34

• Eksporti

Dokumentat qe nevojiten per eksportimin e mallrave jane:

-Deklaratë doganore

-Fatura

-Dokument transporti

Dokumentet e nevojshme për zbatimin e masave të politikës tregtare dhe ligjeve të tjera që rregullojnë eksportimin e mallrave.

Eksportuesi, në kuptimin e nenit 181(4) të Kodit, quhet personi në emrin ose për llogari të të cilit behet deklarata e eksportit dhe i cili është pronar i mallrave ose ka të drejta të ngjashme për t’i tjetërsuar ato në castin kur pranohet deklarata.

Kur pronesia ose një e drejte e ngjashme tjetërsimi për mallrave i përket një personi te vendosur jashtë Republikës së Shqipërisë si rrjedhojë e një kontratë në të cilën bazohet eksporti, eksportuesi konsiderohet te jete pala kontraktuese e vendosur në Republikën e Shqipërisë.

Vlerat e Eksportit per periudhen Janar-Nentor(2008-2012) ne mln Lek

TABELA 11

Vlerat e Eksportit per periudhen Janar-Nentor 2012 në mln Lek

Page 35: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

35

TABELA 12

Kreu V

• Heqja e doganave për makinat,pa taksa makinat 3 vjeçare!

Makinat që do të importohen nuk do të paguajnë taksë doganore

Komisioni i Ekonomise dhe më pas parlamenti shqiptare, kanë kaluar ligjin per heqjen e doganes se makinave, sipas te cilit ato makina qe do te importohen pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, nuk do te paguajne takse doganore.

Varianti i ri propozon heqjen e taksës për importin e makinave, taksën e shit- blerjes, taksën e qarkullimit vjetor dhe taksën e regjistrimit. Këto detyrime do të zëvendësohen me formulën e re, e cila do paguhet një herë në vit përpara se mjeti i transportit të kalojë për kontroll te kolaudimi. Taksa e re që zëvendëson detyrimet që paguhen sot për të importuar, blerë, shitur dhe mbajtur

Page 36: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

36

makinë, bazohet mbi një formulë e cila varet direkt nga viti i prodhimit të mjetit, fuqia motorike dhe lloji i karburantit. Ligji parashikon përgjysmimin e doganës për makinat e futura deri në fund të vitit 2010 dhe heqjes së doganës për makinat, nga e cila përfitojnë vetëm ato automjete të cilat futen rishtazi në Shqipëri, pas shtatorit të këtij viti. Me fjalë të tjera, ata që kanë futur makinat deri në fund të vitit 2010, duhet të paguajnë gjysmën e doganës duke përfituar faljen e gjysmës tjetër dhe nuk përfitojnë nga ligji i ri. Ndërsa, ata që kanë futur makinat gjatë periudhës Janar-Shtator 2011 (kur Ministria e Financave parashikon që ligji i ri të hyjë në fuqi), duhet të paguajnë doganën e plotë. Në këtë formë, ligji i ri nuk prek makinat me targa të huaja që qarkullojnë aktualisht në rrugët e Shqipërisë. Nëse marrim të mirëqenë fillimin e aplikimit të taksave të reja të makinave në shtator të këtij viti, përllogaritet që për makina të hyra në vend brenda një periudhe kohore jo më të gjatë se 10 muaj, të vilen tre lloje të ndryshme taksash. Grupi i pare qytetarëve që prekën, ndoshta edhe më i madhi, janë ata që kanë futur makinat në vend para 31 dhjetorit të vitit 2010. Ligji për faljen u lejon të gjithë pronarëve të makinave me targa të huaja që kanë hyrë në vend para kësaj periudhe, të paguajnë gjysmën e principalit të doganës në mënyrë që të përfitojnë falje e gjysmës tjetër dhe të të gjitha gjobave apo kamatëvonesave. Grupi i dytë, janë ata që kanë futur apo do të fusin makina përgjatë periudhës Janar-Shtator 2011. Këta të fundit duhet të paguajnë doganën sipas formulës: Cilindratë X Koeficient karburanti X Vjetërsi. Grupi i tretë janë ata që do të fusin makinat pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri të taksave. Këta të fundit nuk paguajnë doganë, përveç Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në momentin e hyrjes së automjetit. Më pas, makina i nënshtrohet taksës vjetore, e cila bazohet tek cilindrata e makinës, viti i prodhimit dhe lloji i karburantit që përdor. Sa më e vjetër makina aq më shumë paguan pronari i saj. Krahas kësaj, ligji parashikon një taksë të re për naftën dhe benzinën, e cila u mbivendoset taksave dhe detyrimeve të tjera duke i shtrenjtuar edhe më tepër karburantet. Sistemi i ri i taksave penalizon të tre grupet e mësipërme por më shumë ata që i kanë makinat e targuara, pasi ata e kanë paguar doganën ndërkohë që do të duhet të blejnë edhe më shtrenjtë karburantin. Mjete me zero kilometra janë regjistruar gjatë vitit të shkuar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas ligjit të ri, këto makina nuk paguajnë taksë vjetore deri në tre vjet.

Shembull:Si variojnë detyrimet për makinë të njëjtë sipas ligjeve të ndryshme

Në shqyrtim kam marrë një makinë me naftë,cilindrate 2000 kubik,viti1999 Ligji i vjeter Formula e perllogaritjes se doganes sipas ligjit aktual eshte: Cilindrate X Koeficient fiks per karburantin (25 per naften dhe 20 per benzinen) X Koeficientin per vjetersine (0.5 per çdo vit) Ne rastin tone dogana e te njejten makine perllogaritej ne kete forme 2 000 (Cilindrata) X 25 (koeficienti i naftes) X (12 vjet X 0.5) = 300 mije leke eshte dogana qe paguan me ligjin aktual pronari i nje makine te tille

Page 37: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

37

Nese makina ka hyre gjate periudhes Janar-Shtator 2011, dogana paguhet e plote, pra 300 mije leke Ligji i ri :

Sipas ligjit te ri, makinat nuk paguajne dogane por nje takse vjetore e cila perllogaritet sipas formules: Cilindrate X Koeficient fiks per karburantin (25 per naften dhe 20 per benzinen) X Koeficientin fiks per vjetersine. Ne rastin tone, taksa vjetore e ketij mjeti perllogaritej ne kete forme: 2 000 X koeficient fiks per karburantin (20 benzine dhe 25 nafte) X 0.32 (Koeficient fiks per makinat me vjetersi 12 vjet) = 16 000 leke. Kaq eshte taksa vjetore qe paguan pronari i ketij mjeti. Taksa rritet me kalimin e viteve

• Ndikimi I ndryshimeve fiskale në të ardhurat doganore dhe grupet e interesit

Në Shqipëri tarifat doganore mbi produktet e importit zene një përqindje shumë të lartë në buxhetin e shtetit, krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit parashikon reduktimin gradual të tarifave doganore mbi produktet e importit, që do të thotë se në buxhetin e shtetit do të hyjnë gjithnjë e më pak të ardhura nga doganat, deri sa ky kontribut të behet zero.

Reforma fiskale është e vështirë në rastin e Shqipërisë. Vendi bosh që do të mbetet në arkën e shtetit nga heqja e të ardhurave doganore do të duhet të mbushet më taksa të tjera dhe jo vetëm për të kompensuar humbjen e këtij burimi të ardhurash, por më tepër për të arritur një konsolidim fiskal të vendit, për të rritur nivelet e investimeve publike dhe për të bërë të mundur zbatimin e strategjive kombëtare për zhvillimin ekonomik e social.

Sfida është se a do të mundet qeveria e Shqiptare të zëvendësoje kontributin e doganave më të ardhura të tjera dhe nëse ky zëvendësim i të ardhurave do të shkaktoje rënie ekonomike në përgjithësi apo do të dëmtojë rëndë kategori të caktuara të shoqërisë?

Ligji i ri i qeverise që parashikon heqjen e doganës se makinave nga nje ane si dhe shtrenjtimin e karburanteve nga ana tjeter nuk eshte pritur mire nga grupet e biznesit. Keta te fundit jane shprehur te shqetesuar per kete nisme duke theksuar se shtrenjtimi i naftes dhe benzines i ben ata me pak konkurrues ne raport me bizneset e rajonit, te cilet e blejne karburantin me çmime me te lira se Shqiperia. Karburantet, por edhe paketa fiskale e qeverise, e cila parashikon uljen e akcizes per birren, rritjen e saj per mazutin dhe nenprodukte te tjera te naftes cojne bizneset te kundwrshtojn politikwn fiskale.Krahas heqjes se doganes per makinat dhe shtrenjtimit te karburanteve, nje nder ndryshimet e rendesishme te paketes eshte ulja e akcizes per birren, si dhe vjelja ne kater fasha e saj bazuar ne sasine e prodhimit dhe jo ne dy siç eshte deri me tani. Aktualisht, akciza per birren varion nga 30 deri 40 leke per liter ne varesi te kapacitetit prodhues te fabrikes, nderkohe qe me ligjin e ri ajo propozohet te filloje me 10 leke per liter per prodhuesit e vegjel deri ne 30 leke per liter per prodhuesit e medhenj.

Page 38: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

38

VI.Sfidat pёr vitin 2013 tё Administratёs Doganore

Mbёshtetur nё performancё e vitit 2012, si dhe pёrvojёn e krijuar ndёr vite nga drejtuesit dhe ekspertёt e Administratёs Doganore, mund tё thuhet me bindje qё Administrata Doganore Shqiptare ёshtё e aftё tё pёrballet me sfidat. Kjo ndodh nё tё njejtin hap me zbatimin e objektivave tё qeverisё shqiptare nё fushёn e Doganave dhe tё integrimit tё Shqipёrisё nё Bashkimin Europian. Ndёr objektivat mё tё rёndёsishme pёr vitin nё vazhdim mund tё vleresojmё:

Realizimi i objektivave tё vendosura nga qeveria nё fushёn e tё ardhurave.

Miratimi I Strategjisё sё Biznesit pёr Administratёn Doganore Shqiptare.

Implementimi I Ligjit “ Pёr Akcizat nё Republikёn e Shqipёrisё ”

Le tё ndalemi paska tek kjo pikё qё ka qenё aq e debatueshme kohёt e fundit. Nё qershor tё vitit 2012 parlamenti I Republikёs sё Shqipёrisё miratoi ligjin e ri pёr akcizёn. Nё bazё tё kёtij ligji ёshtё pikёrisht Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave, e cila ngarkohet per zbatimin e kёtij ligji. Me qёllim implementimin e kёtij ligji, nga Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave ёshtё ndёrtuar njё modul I ri informatik, I cili mundёson marrjen e tё dhёnave online nga kompanitё, tё cilat janё objekt I ligjit pёr akcizat. I gjithё procesi I ndjekur nga bizneset, qe nga magazinimi deri nё kalimin nga njё magazinё nё tjetren, tё gjitha procedurat do tё monitorohen nёpёrmjet njё sistemi tё informatizuar. Pra magazinimi I lёndёs sё parё, magazinimi nё proces pezullimi ashtu sikurse dhe magazinimi I produkteve tё gatshme, do tё jenё tё ndёrlidhura me njёra-tjetrёn. Gjithashtu I gjithё procesi I prodhimit dhe I shitjes sё lёndёve tё akcizёs deri nё pajisjen me pullё fiskale do tё mund tё monitorohen online.

Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave ka trajnuar stafin doganor dhe njёkohёsisht edhe biznesin, I cili eshte objekt I akcizёs. Si Drejtoria e Pёrgjithshme e Doganave ashtu edhe biznesi kane implementuar ligjin per akcizёn pas datёs 1 Tetor 2012.

Ne vazhdim te sfidave tё Administratёs Doganore pёr vitin 2013 permendim edhe:

-Rishikimi dhe dёrgimi pёr miratim I Kodit Doganor tё Modernizuar dhe Dispozitave Zbatuese tё tij.

-Sensibilizimi I opinionit publik pёr legjislacionin e ri dhe nё vecanti operatorёt ekonomik.

-Trajnimi I personelit mbi Kodin e ri Doganor.

-Nder sfidat me te rendesishme te administrates doganore per 2013 mund te permendime dhe:

-Nenshkrimi i Memorandumit te Mirekuptimit me BE-ne per Programin “Doganat 2013”;

-Pjesemarrja ne te gjithe aktivitetet e organizuara ne kuader te “Dogana 2013”.

Page 39: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

39

-Hartimi i Manualit permbledhes te legjislacionit doganor dhe akteve nenligjore ne fuqi.

-Permiresimi i struktures organizative ne funksion te zhvillimeve te reja te pritshme si:

-Krijimi i departamenteve te reja te akcizes dhe IT-se

-Forcimi dhe konsolidimi i njesise strategjike me qellim menaxhimin me efikas te projekteve dhe zbatimin e strategjise se Biznesit bazuar ne planin vjetor te veprimit

-Konsolidimi i sektorit te Trajnimit si pergjegjes per zbatimin e planit vjetor te trajnimit dhe te strategjise se trajnimit si pjese e Strategjise se Biznesit te Doganes Shqiptare

-Transformimi i Drejtorise se Statistikes ne Drejtori e Statistikes dhe Inteligjences se Biznesit.

-Bashkepunim me Ministrine e Financave per realizimin e lidhjes online me bankat dhe thesarin.

-Akreditim i Laboratorit Kimik Doganor per nje grup te caktuar analizash.

-Ndertimi me partneritet i Doganes se re te Tiranes. Perfundimi i rehabilitimit infrastrukturor ne doganat e H. Hotit dhe te Morines.

-Rritja e nivelit te monitorimit nepermjet perdorimit me eficience

te sistemit te mbikqyrjes me video-kamera te Degeve Doganore

dhe te sistemit te skanimit, i cili momentalisht eshte ne proces dhenie me koncesion.

-Pershpejtimi i procedurave Doganore duke ulur nivelin e kontrollit fizik nga 12.9% ne 12%.

-Intensifikimi i luftes kunder mallrave te fallsifikuara dhe krijimi i nje moduli informatik per Mbrojtjen e Pronesise Intelektuale

Konkluzione

Dogana ka rëndësi të madhe për procesin e baraspeshës në treg dhe për stabilitetin eçmimeve. Gjithashtu është instrument për harmonizimin e sistemit ekonomik të vendit. Ngarkesat e doganave ndihmojnë ruajtjen e stabilitetit të tregut vendor I japim perparesi prodhimeve vendase, ndërsa nëpërmjet lehtësimeve doganore për mallrat që eksportohen stimulohet shtimi i prodhimit vendas dhe qarkullimi I tyre jashte vendit. Në një këndvështrim më të gjerë këshillat e mia do ishin një politikë më agrare, ku subvencionet do I mbështesnin fermerët tanë sepse dihet

Page 40: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

40

qe ne nuk jemi një shtet i teknologjive të avancuara, ne më shumë do mund te konkuronim si shtet agrarë e pse jo edhe tregtarë. Duke patur parasysh faktin që popullsia rurale në Shqipëri përbën mbi 50 % të popullsisë totale, ku një numër I konsiderueshëm i popullsisë rurale është i punësuar në aktivitetin bujqësor dhe ku bujqësia zë rreth 20-24% të GDP-së totale (Prodhim i Brendshëm Bruto), nënkuptohet që ky sektor është i rëndësishëm për zhvillimin social-ekonomik të vendit. Megjithatë, heqja e detyrimeve doganore për produktet agro-ushqimore Shqiptare, nuk i jep mundësinë prodhuesve që ti qarkullojnë lirisht produktet e tyre në BE, pasi ka një tërësi rregullash teknike që garantojnë sigurinë ushqimore dhe të drejten e konsumatorit për të njohur produktin, rregulla të cilat në Bashkimin Europian janë të detyrueshme.

Pra nuk do të mjaftonte që prodhimi i një produkti ushqimor të ketë cilësi, por prodhuesi dhe shteti Shqiptar duhet të plotësojë kushtet e Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore dhe monitorimin e garantimit të tyre, mungesa e të cilave kthehet praktikisht në pengesa për eksport.

Kriteret teknike që garantojnë sigurinë ushqimore dhe mbikëqyrjen për garantimin e tyre në Bashkimin Europian, nuk janë të ndryshme nga ato që ka edhe Organizata Botërore e Tregëtisë, ku është palë edhe Shqipëria që nga viti 2000.

Shumë është bërë, por mbetet edhe më shumë per tu bërë. Gjatë hulumtimit për këtë punim diplome kam hasur në komente të situatave të ndryshme, ku shfaqen pakënaqësitë e bizneseve dhe disa grupeve qeveritare dhe jo qeveritare për ndryshimet që ka pësuar Administrata Doganore.Në një kënvështrim më të ngushtë duke u mbёshtetur nё performancёn e vitit 2012, si dhe pёrvojёn e krijuar ndёr vite nga drejtuesit dhe ekspertёt e Administratёs Doganore, mund tё thuhet me bindje qё Administrata Doganore Shqiptare ёshtё e mireorganizuar dhe e aftё tё pёrballet me sfidat. Kjo ndodh nё tё njejtin hap me zbatimin e objektivave tё qeverisё shqiptare nё fushёn e Doganave dhe tё integrimit tё Shqipёrisё nё Bashkimin Europian.

Administrata Doganore Shqiptare ka luajtur nje rol te rëndësishëm pёr verifikimin dhe vjeljen e detyrimeve doganore qё duhen paguar, parandalimin, verifikimin dhe luftёn ndaj veprimtarisё se kontrabandёs, shkeljeve dhe trafikut tё paligjshёm tё mallrave tё ndaluara.

Mund te thuhet qe Doganat Shqiptare jane ne nje rruge te mbare. Ashtu sic thuhet dhe ne raportin e Komisionit Europian per Shqiperine, doganat shqiptare jane pararoje e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

BIBLIOGRAFIA:

-Kodi Doganor I Republikës së Shqiperisë -Luan Gjoncaj Korrupsioni,veprat penale perberese,krimi I organizuar, Ilar 2004

Page 41: MIKROTEZË “SISTEMI DOGANOR NË REPUBLIKËN E · PDF fileNjë punim diplome është një punim shkencor, ... evoluar administrata doganore gjate vitevedhe cilat jane sfidat e se

Sistemi Doganor ne Republiken e Shqiperise Ana Mema

41

- Codice Breve dell'Unione Europea, Editio Monitor,2009

- Luan Gjoncaj,Genci Gjonacaj Kriminologjia,Adel Print 2009

- David J. Bederman ,Custom as a Source of Law

- Hal Roland Varian Microeconomic analysis -University of Michigan

-Ismet Elezi Mendimi Juridik Shqiptar,Albin Tirane 1999

Gjithashtu është përdorur informacion I vlefshëm nga kërkimet në internet në

adresat e mëposhtme

http://ceftatradeportal.com/albania/index.php?lang=en

http://www.dogana.gov.al/index.php

http://www.dogana.gov.al/index.php?mid=190&art=234&info=more

http://en.wikipedia.org/wiki/Customs

http://www.minfin.gov.al/

www.tatime.gov.al

www.llogaria.weebly.com

www.instat.gov.al

www.europa.eu