29
UNIVERSITETI I PRISHTINЁS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISЁ Edukimi në familje Kandidati: Fatime Regjepi Mentori: Dr.Ibrahim Berisha

Punim Seminarik1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim Seminarik1

UNIVERSITETI I PRISHTINЁS

FAKULTETI FILOZOFIKDEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISЁ

Edukimi në familje

Kandidati:Fatime Regjepi

Mentori: Dr.Ibrahim Berisha

Prishtinë

Page 2: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

PERMBAJTJA:

1. Hyrje.............................................................................................12. Familja faktor i edukimit te fëmijës.............................................43. Detyrat e edukimit ne familje.......................................................74. Metodat edukimit te fëmijës ne familje........................................8

4.1 Metoda e nxitjes......................................................................94.2 Metoda e përkujdesjes edukative............................................104.3 Metoda e bindjes.....................................................................104.4 Metoda e pengimit...................................................................104.5 Metoda e dënimit.....................................................................11

5. Mjetet e edukimit te fëmijës ne familje.........................................12

5.1 Mjedisi shoqëroro-natyror........................................................135.2 Shembulli pozitiv.....................................................................135.3 Autoriteti i prindërve................................................................145.4 Disiplina e vetëdijshme............................................................15

6. Përfundimi......................................................................................167. Literatura........................................................................................17

Faqe 1

Page 3: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

1. HYRJE

Mendoj se marrëdhënia prind-fëmijë duhet te ndërtohet ne themelet e tolerancës dhe mirëkuptimit duke bërë edhe kompromise. Por deri ku jeni ju te gatshëm te bëni lëshime kur është ne pyetje mirëqena e fëmijët tuaj? .

Familja si bërthame apo qelize e shoqërisë është një nder faktorët kryesore i cili zë vend ne edukimin dhe formimin e personalitetit te fëmijës.

Edukimit të fëmijëve gjatë historisë por edhe sot, i kushtojnë rëndësi të veçantë, duke iu qasur këtij fenomeni nga të gjitha aspektet, me qëllim që të jenë më efektiv në këtë çështje. Dihet mirë se edukimi i fëmijëve është proces me tipare të rënda, që kërkon përgatitje dhe përgjegjësi të lartë. . Në këtë proces të edukimit të fëmijës kryesisht janë paraparë disa parime kryesore pa të cilat nuk mund ta paramendojmë procesin e edukimit të fëmijës, pra edhe të gjeneratave të reja, kurse si më kryesore do të ishin këto:

1. Edukimi i fëmijës kërkon parapërgatitje të posaçme që fillon prej momentit të   lindjes së tij.Pra, çështja e edukimit të pasardhësve e parashtrohet prej momentit të kurorëzimit apo martesës së bashkëshortëve, të cilët në momentin e këtij akti mbi të gjitha duhet të mendojnë se a janë të përgatitur të jenë bashkëshortë të vërtetë me të gjitha tiparet pozitive, për arsye se bashkëshortësia sjell menjëherë pasardhësin i cili duhet edukuar, zhvilluar dhe formuar si personalitet i cili nesër do të jetë në gjendje të inkuadrohet në shoqëri dhe me sukses të jetë bartës i obligimeve të cilat do t’i paraqet koha dhe vendi në të cilin jetojmë.

2. Edukimi i fëmijëve të jetë konform kërkesave të kohës dhe vendit, edukim ky që do të bëjë përgatitjen e gjeneratave të reja me qëllim që të jenë në gjendje t’u përgjigjen çështjeve dhe kërkesave të cilat kërkojnë zgjidhje konform standardit të zhvillimit të rrjedhave në të gjitha fushat e zhvillimit të njeriut. Sot është kohë e teknikës, internetit dhe mjeteve të fuqishme pa të cilat nuk mund të ecet në kohë dhe hapësirë. Pra, te fëmija duhet mbjellë vetëdijen, vullnetin e paluhatshëm për t’u profesionalizuar në fusha të ndryshme, duke i ndërlidhur ato ngushtë me parimet edukative me qëllim të inkuadrimit në zhvillimin e vlerave të ndryshme të dobishme për njerëzimin në përgjithësi. Përgatitja dhe edukimi i këtillë do të ishte bazë për një qasje të vërtetë, duke e shikuar atë nga të gjitha aspektet, si për nga ai, moralo-etik, filozofik, sociologjik, artistik, kulturor etj.

3. Të përgatiten dhe edukohen fëmijët tuaj për kohën në të cilën do të jetojnë. Do të ishte dështim i plotë në edukimin e fëmijëve dhe gjeneratave të reja të përdoret metodë e vjetërsuar dhe vlera tashmë të tejkaluara të cilat nuk përkojnë me aktualitetin dhe kohën në të cilën jetojmë. Kjo do të thoshte të përgatitesh për një kohë e cila tashmë nuk ekziston.

Faqe 2

Page 4: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Para se të fillojmë ta shoshitim temën mbi edukimin familjar do të ndalemi në sqarimin dhe funksionin e nocionit familje. Temë kjo e prekur nga shumë pedagogë e sociologë,psikologë etj.

Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore pjesëtarët e së cilës kanë prejardhje të njëjtë gjaku nga lidhje martesore ose birësimi me të njëjtin mbiemër.

Sipas nenit 16(3) të Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti".

Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologë ashtu edhe nga antropologë të vendeve të ndryshme. Sipas antropologut George Murdock familja është ”një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Ajo përfshin të rritur të të dy gjinive, ku të dy duhet të mbajnë një lidhje të miratuar nga shoqëria dhe një ose më shumë fëmijë, të vetin ose të adoptuar (birësuar), nga të rriturit që bashkëjetojnë seksualisht.”

Ne shumicen e literatures familja është përkufizuar si ”dy apo më shumë persona të lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi të cilët jetojnë së bashku”.

Ndërsa përkufizimi i Merriam-Ëebster për familjen është: ” Njësia themelore në shoqëri e cila tradicionalisht përbëhet nga dy prindër që krijon fëmijët e tyre, gjithashtu përfshihen edhe njësi të tjera shoqërore, të ndryshëm, që dallojnë por janë të lidhura dhe të barabarta si familjet tradicionale (familje me vetëm njërin prind).”

Neni 16(3) i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë: ”Familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri dhe ka të drejtë për mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.”

Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja ose martesa, ose nga marrëdhënie të ngjashme – duke përfshirë bashkëjetesën, adoptimin, mbiemrin dhe (në disa raste) pronësia (siç ka ekzistuar në Perandorinë Romake). Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.

Në shumë shoqëri, familje quhet vetëm ajo e njohur nga ligji ose sisteme të ngjashme normative. Edhe pse shumë të tjerë duke përfshirë edhe sociologë, marrëdhëniet familjare i kanë konsideruar vetëm lidhjet e gjakut, shumë antropologë kanë kundërshtuar duke thënë se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së “gjakut” metaforikisht dhe që shoqëritë e ndryshme duhet ta kuptojnë familjen nga koncepte të tjera dhe jo nga lidhjet gjenetike.

Sociologjia dhe antropologjia, familjen e konsiderojnë si funksion thelbësor të reproduktimit biologjik, shoqëror ose të dyja bashkë-shoqëria. Nga pikëpaja e fëmijëve funksionet e familjes janë drejtuese: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë. Ndërsa nga perspektiva e prindërve familja shërben si mjet i pjellshmërisë më synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve.

Faqe 3

Page 5: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Lindja e fëmijëve edhe pse faktor shumë i rëndësishëm nuk mund të bartë tërë rolin e fëmijëve. Në shoqëritë e sotme martesa u ofron privilegje dhe të drejta të barabarta edhe atyre familjeve të reja të cilat nuk planifikojnë të lindin fëmijë.

Struktura e familjes tradicionale varet nga marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, ndërmjet bashkëshortëve ose nga të dyja. Antropologët përmendin tre lloje të familjes:

1. matrifokale (amësore)

2. konsanguinile (gjaklidhëse)

3. konjugale (bashkëshortore)

Mirëpo kjo ndarje ka të bëjë me familjet “ideale”. Të gjitha shoqëritë mund të tolerojnë shmangie nga këto familje ideale vetëm në raste incidentesh (siç janë vdekja e njërit anëtar të familjes), plleshmëria ose parapëlqimi personal.

Lloji i familjes matrifokale përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj – zakonisht nga pasardhësit e saj biologjikë, edhe pse pothuajse secila shoqëri pranon edhe fëmijët e adoptuar. Ky lloj i familjes është i përhapur në vendet ku femrat kanë burime për t‘i rritur fëmijët vetë ose aty ku meshkujt janë më shumë të angazhuar se femrat. Disa shoqëri vendase në Amerikën Jugore dhe Melanezi (Australi) janë matrifokale.

Familja konsanguinile ekziston në forma të ndryshme, por rasti më i shpeshtë përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj, dhe njerëz të tjerë zakonisht nga familja e nënës. Ky lloj i familjes është i përhapur aty ku nëna nuk ka burime për të rritur fëmijët vet, babai zakonisht nuk është i pranishëm, dhe zakonisht kur prona trashëgohet. Atëherë kur meshkujt zotërojnë pronë të rëndësishme, familjet konsanguinile përbëhen nga burri dhe gruaja, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë nga familja e burrit.

Familja konjugale përbëhet nga një ose më shumë nëna dhe fëmijët e tyre, ose një e më shumë baballarë. Ky lloj i familjes paraqitet zakonisht aty ku ndarja e punës kërkon të dy gjinitë edhe meshkujt e edhe femrat, dhe në familjet që janë shumë të angazhuara. Ky tip i familjes ndryshe quhet edhe si familje nukleare (bërthamë) dhe është ideale ose mbizotëruese në shoqëritë eskimeze.

Anëtarët e një familjeje konjugale janë:

Nëna: prindi femër

Babai: prindi mashkull

E bija: femra e lindur nga nëna, e atësuar nga babai

I biri: mashkulli i lindur nga nëna, i atësuar nga babai

Motra: femra e lindur nga nëna e njëjtë, e atësuar nga i njëjti baba

Vëllau: mashkulli i lindur nga nëna e njëjtë, i atësuar nga i njëjti baba

Si dhe anëtarë të tjerë jo të familjes së ngushtë:

Gjyshja: nëna e prindit

Gjyshi: babai i prindit

Faqe 4

Page 6: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Mbesa: vajza e fëmijës

Nipi: djali i fëmijës

Familja nukleare përmban edhe kushërinj të tjerë:

Tezja:motra e nënës, gruaja e vëllait të babait, gruaja e vëllait të nënës

Axha:vëllai i babait, burri i motrës së nënës, burri i motrës së babait

Halla: motra e babait

3. FAMILJA FAKTOR I EDUKIMIT TE FEMIJES

Familja si bërthamë apo qelize e shoqërisë është një nder faktorët kryesore i cili zë vend ne edukimin dhe formimin e personalitetit te fëmijës. Tani për çdo dite e me shume rëndësinë kryesore për formimin dhe ndikimin e fëmijës për formimin e edukimin e tij psikologet e lidhin me familjen prandaj edhe Nikolla Rot shkruan:“rëndësia me e madhe për formimin e personalitetit i përshkruhet familjes”

Po ashtu mendimi pedagogjik bashkëkohor i jep rolin kryesor,te madh e dominant te pazëvendësueshëm familjes ne procesin e edukimit te fëmijës. Këto pikëpamje arsyetohen me trashëgiminë qe do te thotë se: “Baza gjenetike e personalitetit te fëmijës trashëgohet nga prindërit-paraardhësit e tij,te cilët janë ne te njëjtën kohe edhe themelues te bashkësisë familjare. Kjo baze e trashëguar konsiderohet si një ndër faktorët e rëndësishëm të formimit të personalitetit.” Krahas kësaj kryhet edhe reproduksioni shoqëror-kulturor.

“Funksioni pedagogjik i familjes fillet i ka ne Sparte.”  Ne Sparte edukimi ishte vendosur me dekretet e Likurgut. Një edukim i përbashkët për te gjithë fëmijët, qe jetonin dhe edukoheshin ne mënyrë kolektive  nen kujdesin e shtetit. Familja nuk kishte te drejte te edukonte fëmijën e saj ashtu sikur donte pasi te arrinte moshën 7 vjeç, por deri ne atë moshe kishte te drejte te merrej vete me fëmijën. Pas moshës 7 vjeçare, përgjegjësinë për fëmijët e kishte shteti. Nga ana letrare mësonin te domosdoshmet, pasi gati i gjithë edukimi i tyre bazohej ne shërbimin absolut ushtarak te saj te shtetit te organizuar spartan

 Ne Kreten Minoite shikojmë një sistem edukues te ngjashëm me atë te qyteteve te tjera greke, sistem i cili përbehej nga 3 cikle. Cikli i pare  kishte te bënte me edukimin e fëmijëve, përmbante mësimin e gjuhës, se shkrimit, muzikës dhe vizatimit. Dy ciklet e tjera kishin te bënin me mosha me te mëdha, qe nga adoleshenca e me tej, dhe përmbanin  matematike, astronomi, arkitektonike, simbolologji, mjekësi.

Mjedisi familjar ashtu si dhe ai shoqëror  kishte një influence te madhe mbi Minoitet e rinj, dhe kështu ekzistonte një respekt i madh  kundrejt te moshuarve qe kishin përgjegjësinë e edukimit te fëmijëve. Kreta kishte një qytetërim ku edukimi i djemve dhe vajzave ishte pak a shume i njëjtë. Kështu përveç mësimeve teorike, ne hark, gjueti, ne përdorimin e armeve, vallëzime te shenjta, vrapime, ndeshje me kuaj,

Faqe 5

Page 7: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

mundje dhe boks.

 Ekzistonin ‘’Pedagogjiket’’ ne te cilat fëmijët u initaciononin ne te gjitha  aktivitetet shoqëroro – politike te komunitetit, dhe behej sipas sektorëve te veprimit te çdo klase shoqërore dhe zejtarie profesionale.

 Ne Egjipt ashtu si edhe ne te gjithë popujt e Lindjes, ekzistonte këshilli Klerikal i cili kishte përgjegjësinë e edukimit te fëmijëve.

Njohja e leximit dhe te shkrimit ishte njohuria kryesore ne shkollat e Zyrtareve, e cila përbënte dhe një klase shoqërore. Paralelisht merrnin mësime matematike,  letrare, muzike dhe gjimnastike. Edukimi merrte sidomos formën e këshillave prindërore. Mësuesi me nxënësin kishin një lidhje qe i ngjante lidhje Prindër – fëmijë.

“ Fëmijët e familjeve aristokrate kishin edukatorin e tyre, ndërsa ne familjet e varfra, ishte babai ai i cili u mësonte fëmijëve profesionin e tij dhe nena ajo e cila kishte përgjegjësinë për përgatitjen e te bijave për moshën e rritur te tyre.” Shkolla Egjiptiane ishte  e lidhur ngushte me konceptet dhe adhurimet fetare, ashtu si edhe çdo aktivitet tjetër i Egjiptianeve, qe kishin aftësinë e te dalluarit te Zotit ne gjithçka qe kishin përreth.

Duke kaluar nga kontinenti Amerikan dhe me konkretisht ne qytetërimin e Inkas, shikojmë se edukimi ishte i ndryshëm për çdo klase shoqërore. Fisniket edukoheshin ne Yachaihuasis (Shtëpitë e Dijes) qe kishin te bënin me djemtë. Dhe ne Acclahuasis (Shtëpitë e Virgjëreshave Diellore) edukoheshin vajzat. Aty përgatiteshin te rinjtë qe ne te ardhmen  do te ndihmonin ne qeverisjen e Perandorisë. Studimet zgjasnin 4 vite. Jepej me shume rëndësi filozofisë, teologjisë, politikes dhe qeverisjes se popujve. Gjeografia, matematika, mekanika dhe financa ishin gjithashtu lende te rëndësishme. Për formimin e karakterit ekzistonin mësimet e muzikës, poezisë dhe teatrit. Klasat popullore merrnin edukimin e tyre nga prindërit. Kur ata venin ne pune, pleqtë e komunitetit merrnin përsipër fëmijët  dhe kishin te drejte t’i ndëshkonin, t’i korrigjonin dhe t’i këshillonin. Me vone, mësuesi i armeve, u jepte një edukim paraushtarak djemve, ku njëkohësisht ata punonin ne ara dhe ofronin shërbimet e tyre komunitetit.

Ne Amerikën Veriore edukimi merr një karakter pak me ndryshe, për arsye te ndërtimit dhe te organizimit te fiseve qe nuk janë shtete te organizuara si ato qe kemi pare deri tani.

 Indiani shprehet nëpërmes jetës se tij, zakonet dhe tradita e tij, virtyte si ai i lirisë dhe i kontaktit te tij te menjëhershëm me natyrën. Kupton vetveten si një pjese te pandare te Natyrës dhe shikon gjithkund përreth tij shprehjen e një Qenieje Superiore, te Zotit.

 Ne te gjithë fiset Indiane, prindërit u jepnin një kujdes dhe një dashuri te madhe  fëmijëve te tyre. Babai përgatiste një djep druri i cili destinohej te behej krevati i lëvizshëm i foshnjës deri sa te arrinte te ecte.

Faqe 6

Page 8: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Papuze (fëmija), kishte fillimisht një emër fëmijëror, te cilin me vone e ndërronte me emrin qe do te mbante ne te gjithë jetën e tij. Këtë emër e merrte ne betejën e tij te pare dhe ky emër shfaqte karakterin dhe mënyrën me te cilën përballoi vështirësitë e kësaj beteje.

 Kishin lojëra te ndryshme për djemtë, kalërim dhe qitje, ndërsa për vajzat, kukulla, imitime te nenave dhe përgatitje për marrjen e përgjegjësisë se familjes se tyre. Gjithashtu mësonin not dhe vozitje.

 Ne shume fise ekzistonin disa statuja te vogla qe shfaqnin perëndi, te cilat shpërndaheshin ne rituale te caktuara dhe kështu traditat e shenjta te fisit, nguliten thelle ne zemrën e fëmijëve.

 Është gabim nëse mendojmë se fëmijëve te Indianeve u mungonte një udhëheqje superiore. Një gjë e tille realizohej me ane te leksioneve etike, ndërsa ndëshkimi trupor ishte jashtëzakonisht i rralle.

 Rëndësi e madhe i  jepej gjahut dhe stërvitjes luftarake pasi te dyja ishin pjese te pandara te jetës dhe te mbijetesës se tyre. Qe te vegjël mësonin veset e kafshëve dhe mënyrën me te cilën mund te zbulonin gjurmët e tyre. Mund te ndiqnin një kafshe me ore te tera me këmbëngulje dhe durim deri sa te arrinin ta fusnin ne kurth.

 Rreth moshës 15 vjeçare , djemtë merrnin përsipër një agjërim dhe një pagjumësi vetmuese, gjate se cilës udhëzoheshin nga totemi i tij, ose shpirti magjik, ne lidhje me ecurinë e tij te ardhshme. Edhe vajzat kalonin  një test te ngjashëm ne moshën  trembëdhjetë vjeçare, qe shënjon kalimin ne ciklin e te rriturve.

 Duke plotësuar kalimin ne disa nga qytetërimet me te rëndësishëm dhe karakteristike te lashtësisë, te bazuar ne  modele tradicionale zhvillimi, shikojmë shume ngjashmëri ne sektorin e edukimit.

 Ndoshta me e rëndësishmja qe mund te theksojmë, është  se fëmija qe nga mosha fëmijërore e tij duhet te përjetojë  ato elemente te cilët do ta ndihmojnë  dhe do te nxisin  për tu bere një qytetar i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm.

Për edukimin familjar kanë folur e shkruar mjaft autore pedagog duke prekur te gjitha etapat e zhvillimet e mendimit pedagogjik për edukimin e fëmijës ne familja ne shoqërinë e lashte,pastaj mesjete e duke përfunduar me mendimin pedagogjik bashkëkohor e atë te ardhshëm (futurustik).

Mirëpo deri më tani te gjithë këta japin përfundimin se familja është dhe mbetet faktor baze ne edukimin e formimin e fëmijës.

Pedagoget te cilët e trajtojnë këtë teme janë: Jan Amos Komenski, Xhon Loku, Zhan Zhak Ruso , Johan Hajnrih Pestaloci, Fridrih Frebeli, Marija Montesori, Dimitrijevië Ushinski, Makarenko, Lekë Matrënga, N.Veqilharxhi, Naim Frasheri, A.Xhuvani, etj etj.

Faqe 7

Page 9: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Ushinski,rolin e familjes nuk e zë asnjë institucion tjetër.

4. DETYRAT E EDUKIMIT NE FAMILJE

Pasi qe familja pra është baze për ndërtimin dhe edukimin e fëmijës krahas kësaj ka edhe detyrën qe te barte përvojat elementare,pastaj kulturën e edukatën,rregullat,shprehitë dhe moralin e shoqërisë.

Për t’i realizuar këto detyra edukative pra edukimin fizik,intelektual,moral,punues e estetik varet shume nga faktorët themelore te edukatës se familjes. Këtu përfshihen personaliteti i prindërve,qëndrimi i fëmijëve ndaj prindërve dhe anasjelltas,punësimi i familjes,kultura pedagogjike,gjendja ekonomike. “ Pasi familja është krijuese e njeriut-fëmijës,kjo e para duhet të merret me zhvillimin dhe edukimin fizik të tij.

“Janë disa faktorë ët brendshëm të familjes që ndikojnë tek fëmija të cilët duhen marrë parasysh . Është niveli arsimor dhe kulturor i prindërve dhe pjesëtarëve të rritur të familjes ,i cili ka gjithashtu ndikimin e vet. Por nuk janë vendimtarë këta faktorë , se sa qëndrimet e prindërve në jetë,në punë,në marrëdhënie me njëri tjetrin dhe me të tjerët jashtë mjedisit familjar.”

Rëndësia dhe detyrat e zhvillimit dhe të edukimit fizik të fëmijës në familje janë specifike dhe në raport me grupet e tjera sociale,mjaft stabile. Në familje lind dhe zhvillohet fëmija në pikëpamje fizike,psikike-intelektuale dhe sociale.”

Detyrë kryesore e zhvillimit dhe edukimit fizik te fëmijës në familje është mbrojtja dhe kujdesi gjatë zhvillimi,mbrojtje kjo e cila fillon qysh nga shtatëzania e nënës e deri ne pleqëri.

“Detyrë themelore e familjes është që të kujdeset për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve,që nga lindja ,gjatë periodës parashkollore e më tutje,të sigurojë kushte të volitshme shëndetësore e higjienike,ushqim të shëndoshë të jetës.”

Prandaj mund të themi se ndikimi i familjes e sidomos prindërve e sidomos ndikimi ne realizimin e detyrave të edukatës fizike është i madh. Krahas edukimit fizik që përfshinë realizimin e detyrave higjienike,biologjike,rekreative po ashtu është e rëndësishëm edhe realizimi i detyrës arsimore,edukative,realizimi i detyrës së informimit dhe orientimit profesional,realizimi i detyrave të edukatës estetike,formimin e shkathtësive dhe shprehive ,zhvillimin e aftësive intelektuale,aftësive të të vërejturit,zhvillimin e kujtesës,zhvillimin e të menduarit ,aftësisë së të folurit etj.

5. METODAT E EDUKIMIT TË FËMIJES NË FAMILJE

Gjatë zhvillimi dhe edukimi të fëmijës në familje ekzistojnë rregulla dhe parime të cilat duhet të përfillen ,pastaj zbatohen metoda e mjetet në proceset te edukatës familjare.

Faqe 8

Page 10: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Në fillim kjo ka formën e përkujdesit e zhvillimit fizik pastaj në krah të imitimit të prindërve apo vëllait e motrës,mirëpo kur e do puna prindërit duhet fëmijës demonstruar shpjeguar dhe sqaruar mënyrat e veprimit e ndonjë aktiviteti.

Metodat e edukatës familjare janë rrugë dhe mënyrë e organizimit dhe vënies së raporteve ,të marrëdhënieve,të proceseve të veprimit dhe ndikimit edukativ në familje në rend të parë dhe më së shumti për zhvillimin e potencialeve fizike-psikike-sociale të fëmijëve si qenie njerëzore.”

Për edukimi e fëmijës nuk duhet zgjedhur apo veçuar metoda e mjete.

“Për edukimin e fëmijës në familje mund të përdoren objektet që na rrethojnë me të cilat fëmija mund të manipulojë lehtë dhe lirisht pa i shkaktuar atij rrezik dhe tjerëve.

“Nga mjetet më të përshtatshme të punuara për lojë janë lodrat e ndryshme për aktivitet praktik,veglat limitative të punës(lopata,karroca,kamioni transportues etj.) dhe lodrat për lojëra konstruktive siç janë kockat,kockat e ilustruara,maketet montuese etj. Rëndësi dhe rol tejet të madh në zhvillimin dhe në edukimin fizik të fëmijës kanë uji e ajri i pastër,dielli dhe kushtet natyrore në mjedisin natyror të kultivuar mirë e më shije.”

Për edukimin e fëmijës në familje përdoren këto metoda:

1 Metoda e përkujdesit edukativ

2 Metoda e bashkëbisedimit dhe e shpjegimit

3 Metoda e nxitjes

4 Metoda e ushtrimeve

5 Metoda e bindjes

6 Metoda e pengimit apo e masave edukative.

Për këto metoda do të flasim veç e veç duke i shpjeguar e elaboruar në vijim.

METODA E NXITJES

Nxitje: është përmbledhje e shtytësve që na shtyjnë ta bëjmë ndonjë punë.

Kjo metodë ka për qëllim motivimin e fëmijës për vepra të mira,që ta nxisin për vepra të mira.

Disa prindër sjellin shpërblime dhe dhurata dhe i paraqesin para fëmijëve që t’i nxisin ambiciet e tyre, mirëpo parashtrohet pyetja: çka ndodh pas marrjes së këtyre shpërblimeve dhe dhuratave? Ku të dërgon kjo? Për këtë rreziku që fshehët në këtë metodë është se fëmijët vazhdimisht do ti presin këto shpërblime, kur do të arrijnë ndonjë sukses në punë. Kështu që detyra e prindërve apo edhe edukatorëve do të jetë mendimi rreth shpikjes së shpërblimeve të reja për ti nxitur fëmijët në arritjen e suksesit në detyrat qe ua ndajnë, përndryshe fëmijët nuk do të arrijnë përveç

Faqe 9

Page 11: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

sukseseve minimale në punë.

Si metoda të nxitjes përdoren mirënjohjet,lëvdata,shpërblimi,premtimi dhe gara. Pedagogu i mirënjohur Pero Shimllesha lidhur me këtë shënon:

“Mirënjohjet i japim si rezultate pozitive në punë ose për veprime morale me qëllim që t’i nxitim nxënësit që të veprojnë edhe në të ardhmen në atë mënyrë,respektivisht që t’i motivizojmë nxënësit e tjerë që të sillen edhe ata po ashtu,që të punojnë ose veprojnë ashtu. Mirënjohja duhet të meritohet. Ky është mjeti më i ulët i nxitjes,prandaj nuk është e thënë që të jemi shumë të kujdesshëm,sepse rreziku për pasoja negative është mjaft i vogël.

Lëvdata është një shkallë më e lartë e mirënjohjes. Lëvdata mund të jetë me gojë ose me shkrim,individuale apo kolektive. Me të përkrahim veprimin e nxënësit,theksojmë rezultatet e tij pozitive,cilësitë dhe mundësitë e tij. Lëvdata ndikon si nxitje për punë të mëtejshme dhe për angazhim. Duhet të kemi kujdes që duke u dhënë lëvdata të shpeshta individëve të caktuar të mos shkaktojmë te ta ndjenjën e mburrjes dhe njëkohësisht zilinë te nxënësit e tjerë. Lëvdata duhet t’i ipet atij që e meriton.”

Përderisa edhe shpërblimi dhe premtimi janë mjete mjaft të shpeshta për nxitjen e fëmijës cila fëmijëve ju jep kënaqësi shpirtërore.

“ Shpërblimi është mjeti më i shpeshtë i nxitjes. Kjo është jo vetëm një kënaqësi e mirënjohje shpirtërore”

Prindi duhet të ketë trajtim të barabartë ndaj të gjithë fëmijëve, posaçërisht kur bëhet fjalë për dhënien e dhuratave. Atij gjithashtu i ndalohet që disa fëmijë t'i favorizojë me dhurata e disa jo pa ndonjë arsye valide, ngase në këtë mënyrë lind xhelozia, e cila mund të shkaktojë armiqësi dhe urrejtje midis tyre. E njëjta gjë vlen edhe për nënën.

4.2. METODA E PËRKUJDESIT EDUKATIV

Duke e ushqyer fëmijën në kohë të caktuar fëmija mëson me anë të refleksit të kushtëzuar,nëse kalon kjo kohë fëmija fillon të qajë.

Pra mënyra e përmbushjes ose e mospërmbushjes së nevojave biologjike fillon të ndikojë në edukimin e fëmijës që nga ditët e para të jetës së tij.

“Në socializmin e fëmijës veprojnë edhe familja,institucionet parashkollore,shkollat,pushimoret,...” “ Ndikimi i familjes shprehet më së shumti në fëmijërinë e hershme”

Kjo metodë fillon së zbatuari me lindjen e fëmijës në formë të mbrojtjes dhe të zhvillimit të shëndetit fizik e psikik të fëmijës.

4.3. METODA E BINDJES

Metoda e bindjes është një metodë e cila me anë të shembujve dhe veprimeve konkrete ndikon në jetën emocionale të fëmijës. Kjo metodë përdor fjalën e gjallë të prindërit,interpretimin e përrallave,interpretimin e fotografive. Qëllimi është që këto të mbesin në zemër,të ngjallin emocione,diskonim,të nxisin veprime etj.

Prindërit insistojnë që t’i bindin të dënuarit t’i respektojnë rregullat e rendit shtëpiak, obligimet dhe detyrimet tjera.

Faqe 10

Page 12: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

4.5. METODA E PENGIMIT

Zgjidhja qëndron në kuptimin se edukimi i fëmijëve më nuk është aq lehtë siç ka qenë më herët, andaj kërkohet që prindërit ta luajnë rolin e tyre të vërtetë në edukimin e tyre dhe të jenë të kujdesshëm se ata gjinden para një përgjegjësie të madhe,.;Ka raste te ndryshme kur fëmija i ndikuar nga rrethi social të pranoj veprime negative,shprehi etj. Prandaj kërkohet nga prindërit që të kenë maturi dhe njohuri pedagogjike për te penguar dhe ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të këtyre dukurive apo shprehive në fëmijën e tyre.“ Nuk duhet reaguar në mënyrë të bujshme,të pakontrolluar,assesi të mos shqiptohen dënime fizike ndaj fëmijës. Zakonisht fëmijët e rinj në kontakt me moshatarët në mungesë të aftësive intelektuale kritike dhe në mungesë të përvojës,mësojnë fjalë e sjellje jo kulturore...Nëse reagohet ashpër,te fëmija do të zgjohet kërshëria,besa dhe inatosja në formë të kundërshtimit dhe të kundërvënies këmbëngulëse.”

Kur shohim se metoda e pengimit për zhdukjen e dukurive negative atëherë përdorim dënimin si masë të fundit për largimin,mënjanimin e këtyre shprehive negative.

4.6. METODA E DENIMIT

Dënimi i fëmijëve që kryejnë gabime duhet evituar sa me shume, po përse vallë? Dënimi mund të formojë te fëmija ndjenjën e të qenit i shtypur dhe me këtë ndjenjëfëmija duke e vazhduar sjelljen e gabuar mund të përpiqet ta dënojë, sipas mënyrës së tij, personin dënues. Dënimi mund të sjellë ambicie dhe mund të bëhet shtytës i një sjelljeje pasuese negative. Fëmija që nuk e shfaq një sjellje të dëshiruar për shkak të frikës nga dënimi, mund të ngelet ngushtë midis dëshirës së brendshme, kundrejt dënimit nga ambienti i jashtëm dhe kjo bëhet shkak që fëmija të dalë nga të qenit i sinqertë. Dënimi në moshë të vogël mund të bëhet shkak për formimin e ndjenjave të "urrejtjes dhe mërisë".

"Dënimi" është një metodë edukimi tepër sipërfaqësore dhe nënshtruese. Një fëmijë që një sjellje të dëshiruar nuk e shfaq nga frika e dënimit mund të ngelet ngushtë midis dëshirës së brendshme dhe frikës nga dënimi i jashtëm dhe kjo mund të bëhet shkak për shfaqjen e sjelljeve sipërfaqësore dhe jo të sinqerta nga ana e fëmijës.Metoda e shprehive: kanë të bëjnë me shprehitë për punë, për higjienë personale dhe lokalit, mjeshtërive etj.“...përdorimi i ndëshkimit mund të jetë efektiv në rivendosjen e disiplinës.”“Ndëshkimi në thelb,është një akt formal,të cilin nxënësi është i detyruar ta përjetojë si jo të këndshëm,si një domethënie të ndihmës që i jepet atij për tu sjellë mirë në të ardhmën.”

Metoda e nxitjes: te personi i dënuar të zgjon motive, dëshira dhe vullnet pozitiv duke premtuar, notuar, lavdëruar, dhurata, organizimi i garave etj.

Faqe 11

Page 13: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

Metoda e shtrëngimit dhe ndëshkimit: ndërmerren kur metodat tjera nuk kanë efekte. Mjetet më të shpeshta janë qortimi, vërejtja, kontrolli, mbikëqyrja, kërcënimi, ndalesat e ndryshme, detyrimi i veprimit të caktuar.Të metat kryesore janë :

Formojnë një model të papërshtatshëm për marrëdhënie njerëzore.

Ushqen shqetësim dhe zemërim.

E përqendrojnë vëmendjen në sjelljen e keqe.

Llojet e ndëshkimit mund të jenë: Ndalimi,humbja e privilegjeve etj.

6. MJETET E EDUKIMIT TË FËMIJES NE FAMILJE

Interesi më i lartë i fëmijës duhet të bëhet çështja bazë. Mbrojtja e interesavepersonale dhe private të fëmijës është gjithashtu po aq e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tij. Edukimi në familje është një element shumë i rëndësishëm i edukimit të fëmijëve. Familjaështë institucioni i vetëm ku fëmija mund të marrë të dhënat e para të edukimit dhe të tësjellurit në shoqëri. Si rrjedhojë investimi në favor të forcimit të familjes si institucionedukues dhe kujdestar, çon në investimin tek fëmija që nesër do të jetë i rritur.Në kushtet e sotme jo të gjithë prindërit kanë mundësi t'i kushtojnë kohën e duhur dhe tukrijojnë fëmijëve të tyre kushte të mjaftueshme argëtimi në kohën e lirë. Përveç kësaj,shumë prindër nuk kanë edhe përgatitjen e duhur për të qenë prindër të suksesshëm.,sepse, shpesh, kjo detyrë realizohet sipas përvojës së fëmijërisë së tyre dhe figurës sëprindit tradicional. Si pasojë shpesh prindërit për arsye autoriteti, dashurie ose emocioni,abuzojnë me lirinë dhe të drejtat e fëmijëve të tyre, duke vënë në rrezik edhe të ardhmene vetë fëmijëve. Ndërkohë shpesh kemi si rezultat: të rritur të squllët, "të pafuqishëm"dhe të paaftë të zgjidhin problemet që u dalin.

5.1. MJEDISI SHOQËRORO-NATYROR

Fëmijët duhet t’u ekspozohen formave të ndryshme të ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet mjedisit natyror dhe mjedisit shoqëror e kulturor dhe njëkohësisht duhet të ndihmohen që të kuptojnë se cilësia e jetës përcaktohet nga mënyra se si kontribuojnë këto marrëdhënie në mirëqenien e vazhdueshme të njerëzimit dhe të shoqërisë.Mjedisi natyror-shoqëror i rregulluar bukur,i kultivuar dhe i mbrojtur,i pastër dhe i shfrytëzuar në mënyrë njerëzore fuqimisht ndikon në edukimin e drejtë të fëmijëve në zhvillimin e potencialeve të tyre njerëzore. Prandaj,jo vetëm që duhet shfrytëzuar këtë mjedis,por duhet kultivuar që të shfrytëzohet si duhet për qëllime njerëzore.

Faqe 12

Page 14: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

5.2. SHEMBULLI POZITIV

Shembulli pozitiv luan rol jashtëzakonisht të madh dhe të rëndësishëm në formimin e personalitetit të fëmijës,posaçërisht në zhvillimin e vetive pozitive morale të tij. Shembulli pozitiv kuptohet në mënyrë të gjerë dhe në mënyrë të ngushtë. Në mënyrë të gjerë shembulli pozitiv përfshinë ndikimet pozitive që mund të vijnë nga mjedisi natyror-shoqëror i kultivuar mirë dhe me shoje dhe nga personat e ndryshëm. Kurse në kuptimin e ngushtë përfshinë vetëm ndikimet pozitive që vijnë nga shembulli pozitiv i prindërve.

Rasti i fundit është më i afërm për fëmijën sepse fëmija është i lidhur fizikisht dhe psikikisht për prindërit e vet.

5.3. AUTORITETI I PRINDERVE

Faktori prind është kyç dhe element bazë në procesin e edukimit të fëmijës dhe të riut. Nisur nga kjo, Islami kërkon që prindërit të jenë personalitete dhe autoritete të vërteta islame me plot kuptimin e fjalës, për arsye se prindi është më afër fëmijës dhe i vetmi që e përjeton me shpirt dhe zemër fëmijën e vet. Pra, prindi, si edukator i parë dhe kyç sipas metodës islame në edukimin e fëmijëve, duhet së pari të jetë i edukuar vet në frymën islame, që do të thotë të jetë personalitet i vërtetë i mbathur me të gjitha njohuritë që duhet për një prind, i edukuar mirë dhe i profesionalizuar me të gjitha ato vlera të cilat i kërkon procesi i edukimit.

Në procesin e edukimit autoriteti i prindit duhet të jetë i plotë para fëmijës. Pra, qëndrimi i prindit duhet të jetë qëndrim i përgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për detyrën që ka ndaj fëmijës dhe për atë që i është dhënë në duart e tij, kurse kjo nënkupton mosbarazimin e autoritetit të prindit me atë të fëmijës dhe vendosmërinë e plotë në procesin edukativ të fëmijës. Kjo nënkupton aktivitet maksimal në formimin e fëmijës së shëndoshë, duke qenë i vendosur në veshjen e fëmijës me atë që është e mirë dhe pozitive. Prindi pandërprerë duhet të dijë se fëmija për nga natyra gjithmonë anon kah liria dhe dëshiron të veprojë në bazë të këtij parimi. Në këtë kohë emocioni është mbi të menduarit e fëmijës dhe ai më tepër vepron në bazë të emocioneve se sa bindjeve të tij, për arsye se të menduarit e tij është në zhvillim e sipër dhe si i tillë është i paaftë t’i kuptojë sendet në mënyrë të drejtë. Kjo kërkon nga prindi që të jetë shumë i kujdesshëm se çka duhet t’i ofrojë fëmijës, çka duhet t’i tolerojë dhe çka duhet t’i ndalojë. T’i lejohet liri absolute në këtë kohë dhe fazë është e barabartë sikur t’ia lejosh fëmijën shkatërrimit dhe humbjes.

 

5.4. DISIPLINA E VETËDIJSHME

Natyra dhe psikologjia e fëmijës është magnetike dhe shumë e përgatitur për të emituar, dhe për këtë është shumë e natyrshme që ai gjatë zhvillimit dhe formimit të tij do të pranojë gjithçka që i jep prindi dhe që e sheh tek ai, qoftë ajo pozitive, konstruktive, e mirë, apo negative, destruktive, e keqe. Të rralla janë ato raste kur

Faqe 13

Page 15: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

prindi me të vërtetë e jep maksimumin në edukimin e fëmijës e të mos ketë sukses dhe efekt në këtë. Andaj, formimi i një ambienti pozitiv rreth fëmijës gjatë procesit të edukimit është tejet me rëndësi, për arsye se ai do ta merr atë që e sheh dhe dëgjon. Thjesht thënë, do të ishte gabim shumë i madh dhe i rrezikshëm në edukimin e fëmijës nëse, për shembull, në vend të fjalës së mirë fëmija pandërprerë dëgjon fjalë të ndyta, në vend të veprave të mira dhe pozitive dëgjon dhe sheh vepra të këqija si vjedhja, rrena, alkooli, bixhozi, etj. Ajo që është më tragjike, sot shumë prindër më tepër gëzohen kur te fëmija hasin në ndonjë cilësi

Fëmija e kupton veten e tij sipas informacioneve që merr nga prindërit. Nëse bëjnë që të ndjehet se ai është "fëmije i mirë" dhe ndjen dashurinë të tyre, edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar, dhe se ai ka rëndësi të madhe në këtë botë. Ndërsa nëse nuk ke durim në bashkëpunimin me të, e bën të ndjehet se ai është "fëmije jo i mirë", gjithmonë duke e akuzuar e kritikuar, fëmija do të ketë mendim negativ për vetveten. Kështu çështja përfundon ose në humbje dhe nivel të ulët, ose në mosbindje.

Është me rëndësi qe prindërit te dinë të përgjigjen me mençuri dhe zgjuarsi ndaj ndjenjave te fëmijës. Duhet te shmangen konfrontimet e nxehta (qoftë me fjalë apo me rrahje), qe mund te sjellin largim ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj. Gjithmonë me mençuri duhet t'ia bëjë të ditur se ajo çka tha është fjalë e keqe, e papranueshme, dhe se as ai nuk do ta dëshiroje një fjalë të tillë për veten.E kjo nuk do të thotë që prindërit ta lënë fëmijën të bëjë ç'të dojë, përkundrazi, patjetër duhet të ketë rregulla të caktuara ku të sqarohet rruga e saktë. P.sh, fëmija ka të drejtë ta shfaqë zemërimin e tij me të qarë apo me fjalë, ama të thyejë e të përplasë mjetet e shtëpisë, apo të rrahë vëllezërit apo motrat e tij, nuk duhet pranuar.

Fëmija qe gjen tek prindërit i tij ngrohtësi, dashuri e përkujdesje, bëhet shumë i lidhur me ta dhe e dëgjon ata me mendje e me zemër. Prandaj duhet që prindërit të kujdesen në dashurinë ndaj fëmijëve, mos të bëjnë ato punë të cilat me kryerjen e saj fëmija do ta urrente prindin, si: përbuzja, dënimi, rrahja, mosinteresimi, presioni, apo moskryerja e kërkesave të tyre normale.  Nëse do që të zësh shoqëri me fëmijën tënd, duhet që patjetër ta dish se goja e tij rri më shumë zgjuar sesa mendja, dhe se kutia me ëmbëlsira është më e dashur për të se një libër i ri. Rrobat e rrudhosura janë më të dashura për të sesa fjalët pa punë. Pra baba i zgjuar është ai i cili futet në shtëpi me duar plot, sado pak qoftë, psh. një karamele, një dhuratë të vogël, një lodër të bukur etj. Ta kini parasysh gjithmonë se në këtë botë ka disa gjëra të cilat në sytë tonë janë ëndrra, ndërsa tek fëmijët realitet. Nuk do ta shijojmë shoqërimin me ta vetëm atëherë kur ta shikojmë botën me sytë e tyre.

 Nëse ndonjë ditë vjen fëmija e fillon të tregon për diçka që ka ndodhur në shkollë, mos e ndëshko për ndonjë gabim që mund të ketë bërë në këtë tregim. Tregimi i asaj çka ndodhi në shkollë në këto momente është më i rëndësishëm për të, se çdo gjë

Faqe 14

Page 16: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

tjetër që të shkon mendja ty. Ai do te të tregoje ty gëzimin në rastin e dorëzimit të "flete-lavdërimit" apo diçka tjetër të gëzueshme për të. Ji shumë e vëmendshme në momentin kur ai të tregon për rezultatin e mirë që arriti në një provim, jepi kurajë që të arrijë edhe më shumë se kaq, e në asnjë mënyrë mos e bëj të ndjehet se ti nuk po e dëgjon, apo je e zënë me punë.  Nëse fëmija vjen ndonjë ditë nga shkolla e të ankohet duke të thënë se: "Filan nxënës më rrahu në shkollë" dhe ti i përgjigjesh me thënien: "A je i sigurt ti se nuk fillove ti i pari?", dije se me të vërtetë e mbylle derën e bisedës me fëmijën tënd. E ti në këtë rast në sytë e fëmijës tënd shndërrohesh nga një shok i ngushtë në hetues apo gjykatës i cili posedon shpërblimin e dënimin. Mundet që të mendojë gjithashtu se ti je hetues zullumqar i cili kërkon të akuzuarin dhe kërkon patjetër të zbulojë viktimën. Prandaj nëse vjen fëmija e të ankohet për diçka fillimisht dëgjoje me vëmendje, duke e vazhduar bisedën, pa dalë nga biseda për shkak të hetimit të diçkaje që mund të ketë në ngjarje.   

7. PERFUNDMI

Fëmija nuk është mjet të cilin mund ta drejtosh si të duash.

Në fund, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të jemi të vetëdijshëm dhe të bindur se edukimi i fëmijëve është begati e madhe si për fëmijën, po ashtu edhe për prindin, familjen dhe shoqërinë në përgjithësi. Edukimi është stoli e cila e zbukuron njeriun dhe a pasuron atë në çdo aspekt. Ai është shok i pandarë në vetmi, disponim i këndshëm në hidhërim, krenari në nënçmim, shpresë në momentet më të vështira të jetës, udhëzim për të qenë në shërbim të familjes, popullit që i takon dhe vatanit ku jeton.       

Gjëja më e keqe që përdorin prindërit,edukuesit dhe mësuesit është kontrolli i pandarë, i cili  e mërzit fëmijën dhe e mbingarkon atë. Prandaj leni fëmijës një sipërfaqe të lirë ku mund sillet si të dojë, gjithashtu bëja të ditur se kjo sipërfaqe lirie nuk do të funksionojë nëse nuk e shfrytëzon sikur duhet. Mos i bëj kontroll e as mos i qëndro mbi kokë. Vetëm nëse thyen rregullat e sistemit, në këtë moment beja të ditur se je nën kontroll. Fëmija ndjehet shumë i fortë e është i gatshëm të luftojë për hir të lirisë së tij. Pra ai lufton me qëllim që ta lëjë babai ta përdorë zemrën ashtu sikur ai do, lufton për hir të mosdorëzimit në veshjen e çorapeve në mënyrë të saktë. E vërteta është se fëmija nuk ka nevojë për të gjitha këto nëse ngrohtësia dhe dashuria ia kanë mbushur jetën, në vend të kontrollit të pandarë të mbillet në të besimi. Ka nevojë që të mësojë çdo të re pa ia bërë të urryer atë. Me një fjalë: "Mos i bëj shpatullat e fëmijës tënd fushë sporti, topi i të cilit është merakut i tepërt" 

Si pjesë e zhvillimit personal, fëmijët duhet të trajnohen për jetë familjare, p.sh. tëinkuadrohen në role dhe detyra të ndryshme me qëllim që të krijojnë atmosferë të mirëfamiljare dhe mjedis të sigurt e të këndshëm shtëpiak. Ata duhet të përkrahen që tëmësojnë t’i ndajnë të drejtat dhe përgjegjësitë brenda familjes dhe t’i trajtojnë njësoj

Faqe 15

Page 17: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

anëtarët e gjinisë dhe moshave të ndryshme. Fëmijët duhet të ndihmohen të kuptojnë se sae rëndësishme është atmosfera familjare për rritjen e fëmijëve dhe për baraspeshënpersonale, dhe se sa rol të rëndësishëm luan respektimi i ndërsjellët për të siguruar jetë tëmirë familjare.

Faqe 16

Page 18: Punim Seminarik1

Edukimi ne familje Departamenti i sociologjise

8. LITERATURA

1. Edukimi i parashkollorit ne familje,Afërdita Deva Zuna2. Pedagogjia,Januz Dervodeli3. Pedagogjia,Musa Kraja4. Pedagogjia,Pero Shimllesha5. Riza Brada,Pedagogjia familjare6. Nikolla Rot: Psikologjia e Pergjithshme,Beograd7. Deklaratë e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut8. George Murdock9. Merriam Ëebster

Faqe 17