22
Universiteti “ Haxhi Zeka” –Pejë PUNIM SEMINARIK Lënda:Bazat e informatikës Tema:Historiku i zhvillimit të internetit Pejë 2013 Vlërsoi: MSc. Jahja Lataj MCs. Vjosa Hajdari Punuar nga: Duresa Bytyqi Dhurata Avdyli

Punim seminarik informatik

Embed Size (px)

Citation preview

Universiteti “ Haxhi Zeka” –Pejë

PUNIM SEMINARIK

Lënda:Bazat e informatikës

Tema:Historiku i zhvillimit të internetit

Pejë 2013

Vlërsoi:

MSc. Jahja Lataj

MCs. Vjosa Hajdari

Punuar nga:

Duresa Bytyqi Dhurata Avdyli

PËRMBAJTJA

ContentsPËRMBAJTJA................................................................................................................................................2

HYRJE...........................................................................................................................................................3

Historia e internetit 1969-1979...................................................................................................................4

1971: Email..................................................................................................................................................5

1973: Lidhja e parë trans-Atlantike dhe popullariteti i email-it...................................................................6

Historia e internetit 1979-1989...................................................................................................................7

1983: Kompjuterat e Arpanet kalojnë tek TCP/IP.........................................................................................8

1991: Kamera (WebCam) i parë................................................................................................................12

1996: Shërbimi i parë i bazuar në Web (WebMail)....................................................................................13

1998: I pari “Lajm i Ri” lëshohet online në kundërshtim me mënyrën tradicionale, mediat e vjetra!.......14

Historia e Internetit 2000 deri ne ditet e sotme........................................................................................15

PËRFUNDIM.............................................................................................................................................18

LITERATURA............................................................................................................................................19

Numërimi i fjalëve.....................................................................................................................................19

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 2

HYRJE

Në këtë punim seminarik jemi munduar të bëjmë një përmbledhje të kësaj që ne quajmë Internet, dhe se si kemi arritur gjer këtu.

Historia e plotë e internetit mund të përbëjë prej një seri të plotë librash, me këtë punim seminarik do tentoj të familjarizoj me pikat kulminante të cilat kanë lidhje me rritjen dhe evolucionin e Internetit.

Si shpikja me e madhe e njerezimit pas rrotes e zjarrit, interneti po transformon gjithnje e me teper jeten e njeriut. Interneti mundesoi komunikimin e shpejte te individeve e organizatave, ai eshte gazeta me e madhe, enciklopedia me e madhe e botes moderne. Ne internet mund te komunikosh, mund te lexosh, mund te kulturohesh (ose te kulturohesh nese je pa mend), mund te informohesh, mund te blesh e te shesesh mallra e sherbime, mund te paguash faturat e shtepise e te biznesit, te paguash e te paguhesh, mund te botosh, te degjosh muzike, te shohesh koncerte e filma, mund të bësh shkolle e trainimeve profesionale me korrespondence e të tjera e të tjera.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 3

Historia e internetit 1969-1979

Arpaneti ishte i pari rrjet i cili funksiononte me shkëmbim paketash (e re për kohën). Më 29 Tetor, 1969,

kompjuterat në Stanford dhe UCLA u lidhën për herë të parë me njëri tjetrin. Në fakt duhet thënë që ata

ishin të parët të cilët hostuan atë që më vonë do quhej Internet.

Mesazhi i parë i dërguar në këtë rrjet supozohej të ishte “Login”, por me sa duket, lidhja ndërmjet dy

kolegjeve u ndërpre tek shkronja “g”.

Unix

Një arritje tjetër madhështore gjatë viteve 60 ka qënë konceptimi i Unix: sistemit operativ, forma e të

cilit ka ndikuar rrënjësisht atë të Linux dhe FreeBSD (sistemet operative më të famshme në shërbimet e

hostimit të web/webserverave të sotëm).

Një rrjet Arpanet u krijua ndërmjet Harvardit, MIT, dhe BBN (kompania e cila krijoi “interface message

processor” me anë të të cilit kompjuterat lidheshin me rrjetin) në 1970.

1971: Email

Email

Email u zhvillua fillimisht në 1971 nga Ray Tomlinson, i cili gjithashtu mori vendimin e përdorimit të

simbolit “@” për të ndarë emrin e përdoruesit nga emri i kompjuterit (më vonë u transformua në atë të

domainit)

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 4

Projekti Gutenberg

Një nga zhvillimet më impresionuese të 1971 ishte fillimi i projektit Gutenberg. Projekti Gutenberg për ata të cilet nuk janë në dijeni të adresës, është një tentativë globale e krijimit të një “biblioteke online”

nga ku të jetë i mundur shkarkimi i librave në formë elektronike dhe në formate të ndryshme falas.

Filloi në kohën kur Michael Hart kuptoi që e ardhmja e kompjuterave do jetë tek kompjuterat më vete

por tek aftësia e ruajtjes së informacionit në ta, që në ato kohë ishte i disponueshëm vetëm në librari. Ai

shkroi vetë (nuk kishte OCRnë atë kohë) të gjithë “Deklaratën e Pavarësisë” Amerikane dhe nisi projektin

Gutenberg për të krijuar një përmbledhje të informacionit të disponueshme në formë elektronike. Në

fakt kjo ishte lindja e eBook-ut.

Franca filloi projektin e saj të ngjashëm me Arpanet në 1972, të quajturCYCLADES. ndërkohë që Cyclades

falimentoi si projekt, mori meritën si pionier i kësaj ideje: “që kompjuteri hostues duhet të jetë

përgjegjës për transmetimin e të dhënave dhe jo rrjeti më vete.”

1973: Lidhja e parë trans-Atlantike dhe popullariteti i email-it

Arpanet krijoi lidhjen e tij të parë trans-Atlantike në 1973, me Kolegjin Universitar të Londrës. Gjatë të

njëjtit vit, email përbënte 75% të të gjithë aktivitetit të Arpanetit.

Tcp/Ip

1974 ishte një vit inovator. Një propozim u publikua për të lidhur të gjithë rrjetet e ngjashme “Arpa” së

bashku në të ashtuquajturin “Inter-Network”, i cili nuk do kishte një kontroll të përqëndruar dhe do

funksiononte ndërmjet “Transmission control protocol” (i cili u transformua në TCP/IP).

Me rritjen e popullaritetit të email-it, programi i parë modern u zhvillua ngaJohn Vittal, një programues i

Universitetit të Kalifornisë së Jugut në 1975. Hapi më i madh përpara i bërë nga ky program (i quajtur

MSG) ishte shtimi i funksioneve “Reply” dhe “Forward”.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 5

Dale Hetherington

1977 ishte një vit i suksesshëm në zhvillimin e Internetit siç e njohim sot. Eshtë viti i të parit modem për

PC, zhvilluar nga Dennis Hayes dhe Dale Heatherington, u prezantua dhe fillimisht ju shit të

apasionuarve të kompjuterave.

I pari “Bulletin Board System” (BBS) u zhvillua në Chicago në 1978

1978 është gjithashtu viti i cili solli të parën reklamë të pa dëshiruar në formën e mesazhit të emailit (më

vonë njohur si spam), ju dërgua 600 përdoruesve të Arpanet në Kaliforni nga Gary Thuerk.

MUD

Primati i World of Warcraft dhe Second Life u zhvillua në 1979, dhe u quajtMUD (shkurt për MultiUser

Dungeon). MUD ishin botë të bazuara në tekst virtual, duke kombinuar elementë të lojrave me role të

ndryshme, interaktive, të imagjinuara, dhe chatit online.

1979 solli në skenë: Usenet, krijuar nga dy studentë të laureuar. Usenet ishte një sistem diskutimi i

bazuar në internet, i cili lejonte njerëzit rreth e rrotull globit të diskutonin mbi një temë të përbashkët

duke postuar mesazhe pubilke të kategorizuar në grupe lajmesh.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 6

Historia e internetit 1979-1989

CERN Organizata Europiane për kërkimin bërthamor lëshon ENQUIRE(programuar nga Tim Berners-Lee),

një program hipertekstual i cili lejonte shkencëtarët e laboratorit të fizikës bërthamore, të mbanin

shënimet e njerëzve, programeve dhe projekteve, duke përdorur hipertekst-in (hyperlinks).

emoticon

Ndërkohë që shumë persona ja atribuojnë Kevin MacKenzie shpikjen e “emoticon” në 1979, në fakt

ishte Scott Fahlman në 1982 i cili propozoi përdorimin e pas një barsalete, në vënd të origjinales së

propozuar nga MacKenzie. Ky ishte momenti i lindjes së emoticonit modern.

1983: Kompjuterat e Arpanet kalojnë tek TCP/IP

1 Janar 1983 ishte afati i fundit i kompjuterave të Arpanet të kalonin tekprotokollet TCP/IP të zhvilluar

nga “Vinton Cerf”. Disa qindra kompjutera ishin pjesë e këtij ndryshimi. Gjithashtu në 1983 u zhvillua

edhe “Name Server”.

DNS“Domain Name System” u krijua në 1984 së bashku me të parin Domain Name Server (DNS). Sistemi i emrit të domaineve ishte i rëndësishëm për arsyen se transformoi adresat e internetit në “Ndërfaqe të thjeshtësuar” në krahasim me sistemin e mëparshëm numerik. Serverat DNS lejuan përdoruesit e

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 7

Internetit shkruajnë një “emër adresë” të lehtë për tu kujtuar e cila konvertohej në adresë ip në mënyrë

automatike.

1985 solli zhvillimin e WELL (shkurtim i Whole Earth ‘Lectronic Link), një nga komunitetet virtuale më të

vjetër i cili është akoma operativ. Ai u zhvillua nga Stewart Brand dhe Larry Brilliant në shkurt të 85. Ai

filloi si një komunitet i lexuesve dhe shkrimtarëve të “Whole Earth Review” dhe përbëhej nga një grup i

veçantë intelektualësh. Revista Wired dikur e etiketoi si “komuniteti online më me influencë në botë”

Të ashtuquajturat “lufta të Protokolleve” filluan në 1986. Shtetet Europiane në atë periudhë ishin të

orientuara drejt “Open Systems Interconnection” (OSI), ndërkohë që Shtetet e Bashkuara (USA) po

përdornin protokollin Internet/Arpanet, i cili fitoi luftën.

Në 1987, në Internet ndodheshin afërsisht 30.000 hoste. Protokolli origjinal i Arpanet ishte limituar në

1.000 hoste, por kalimi tek standarti TCP/IP, rriti mundësinë e shtimit të hosteve.

irc

Në 1988, Internet Relay Chat (IRC) u shfaq për herë të parë, duke hapur rrugën e chatit në kohë-reale

dhe të programeve “instant messaging” të cilët përdorim edhe sot.

1988: Gjithashtu ishte viti i të parit sulm në Internet. Një nga “worms” / “krimbet” më të mëdhenj të

Internetit u lëshua në 1988. I ashtuquajturi “The Morris Worm”, ai u programua nga Robert Tappan

Morris dhe shkaktoi ndërprerje në pjesë të mëdha të Internetit.

AOL

Në kohën që Apple u largua nga programi AppleLink në 1989, projekti u riemërua dhe “America Online”

lindi. AOL, e cila është e mirënjohur edhe tani, në kohën e krijimit rriti akoma më shumë popullaritetin

ndërmjet përdoruesve të Internetit.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 8

WWW

1989 gjithashtu solli edhe propozimin e World Wide Web, shkruar nga Tim Berners-Lee. U publikua

fillimisht në muajin Mars të revistës MacWorld, dhe pastaj u ripropozua në Maj 1990. U ripropozua për

të tërhequr vëmendjen e CERN, pasi një sistem hipertekstual global ishte pikërisht në interesin e CERN.

Fillimisht quhej “Mesh” dhe termi “World Wide Web” i erdhi si ide Berners-Lee në kohën që po

shkruante kodin në 1990.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 9

Historia e Internetit, 1989-1999

Kodi për World Wide Web u shkrua nga Tim Berners-Lee, bazuar në propozimin e tij bërë një vit më parë, së bashku me standartet për HTML, HTTP dhe URLtë. 1990: Protokolli World Wide Web përfundoi

World Wide Web

1991 solli disa nga të rejat më të mëdha të botës së Internetit. Faqja e parë u krijua dhe, ashtu siç email i

parë shpjegoi çfarë ishte emaili, qëllimi i faqes së parë ishte shpjegimi se çfarë ishte World Wide Web.

1991: Protokolli i parë i kërkimit të bazuar në përmbajtje

Gjithashtu në të njëjtin vit, protokolli i parë i kërkimit i cili kontrollonte përmabjtjen e file-ve dhe jo

vetëm emrin e tij u lëshua, i quajtur Gopher.

Në 1991, formati i fileve MP3 u pranua si standart. Filet MP3, duke qënë shumë të kompresuara, më

vonë u kthye në një format popullor për të shpërndarë këngët apo albumet e plota në Internet.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 10

WebCam

1991: Kamera (WebCam) i parë

Një nga zhvillimet më interesante të kësaj periudhe ishte pikërisht WebCam i pare. U zhvillua në një

laborator kompjuterik të Universitetit të Cambridge, dhe qëllimi i vetëm i WebCamit të parë ishte

monitorimi i një makinerie kafeje në mënyrë që punonjësit e laboratorit të evitonin rrugën për te

makineta nëse kafeja ishte mbaruar!

Mosaic

I pari shfletues i famshëm ishte, Mosaic, i lëshuar në 1993. Ndërkohe që Mosaic nuk ishte i pari

shfletues, ai konsiderohet si i pari që bëri të mundur lehtësimin e përdorimit të internetit nga pubilku i

gjerë.

Në 1993, Shtëpia e Bardhë dhe Kombet e Bashkuara futen online, duke filluar me këtë rast përdorimin e

emrave të domaineve .gov dhe .org.Pra me 1993 poletikane ju bashkangjiten internet.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 11

Netscape

Konkurenti i parë i shfletuesit Mosaic, NETSCAPE HANDBOOK, lëshohet në 1994.

1995 shpesh konsiderohet si viti i parë kur tregtia prek webin. Ndërkohë që ndërmarrje të ndryshme

ishin online që para 1995, në këtë vit disa faktorë kanë ndikuar në këtë zhvillim. Netscape në këtë vit

zhvillon të parin kriptimSSL (Secure Sockets Layer), duke rritur sigurinë e operacioneve financiare si

pagesat me anë të kartës së kreditit online.

Për më shumë, dy nga bizneset më të mëdha online filluan në të njëjtin vit. Shitja e parë në “Echo Bay” u

krye në atë vit. Echo Bay më vonë u transformua në eBay. Amazon.com gjithashtu fillimin e saj e kishte

në 1995, megjithëse nuk kishte fitime për gjashtë vjet, deri në 2001.

Zhvillime të tjera të mëdha atë vit ishte lëshimi i Geocities (i cili zyrtarisht u mbyll më 26 tetor, 2009).

Vatikani gjithashtu futet online për herë të parë.

Java dhe JavaScript (i quajtur LiveScript fillimisht nga krijuesi i saj, Brendan Eich, ishte pjesë dhe krijim i

shfletuesit Netscape, më vonë një marrëveshje ndërmjet Sun dhe Netscape ishte arsyeja e quajtjes

JavaScript) ju prezantua publikut për herë të parë në 1995. ActiveX u lëshua nga Microsofti vitin tjetër.

1996: Shërbimi i parë i bazuar në Web (WebMail)

Hotmail

Në 1996, HoTMaiL (Shkronjat e mëdha janë si homaxh për HTML), shërbimi i parë i webmail lëshohet.

Ndërkohë që blogjet e para në një formë apo tjetër kishin disa vite që ishin krijuar, 1997 ishte viti i parë

ku termi “weblog” u përdor.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 12

1998: I pari “Lajm i Ri” lëshohet online në kundërshtim me mënyrën tradicionale, mediat e vjetra!

Në 1998, lajmi i parë i rëndësishëm të mësohej online ishte ai i skandalit të Bill Clinton & Monika

Lewinsky (referuar si “Monicagate”), lajm i cili u postua në “The Drudge Report” pasi flashi u dha nga

Newsweek.

Google

Google u lëshua në 1998, duke revolucionalizuar mënyrën me të cilën njerëzit gjenin informacionin

online.

Napster

Në 1998, lëshohet Napster, duke hapur dyert e ndarjeve të fileve audio në Internet.

1999 është viti ku njëri nga projektet më interesante u fillua online:SETI@home lëshohet. Projekti ka

krijuar ekuivalentin e një superkompjuteri gjigand duke ndërlidhur më shumë se 3 milionë kompjutera

rreth e rrotull botës, duke përdorur proçesorët e tyre në momentin që screen saver, ishte në punë, duke

treguar që kompjuteri nuk ishte në përdorim. Programi analizonte të dhënat e valëve të radiove dhe të

teleskopëve për shenja jete jashtëtokësore.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 13

Historia e Internetit 2000 deri ne ditet e sotme

2000 ishte viti i kolapsit të domaineve dotcom , duke sjellë si rezultat humbje të medha për

shumë investues. Me qindra kompani u mbyllën, shumë nga të cilat nuk kthyen asnjë fitim tek

investuesit e tyre. NASDAQ, e cila listoi një numër të madh të kompanive teknologjike të prekura nga

bulëza e krijuar, arriti në 5.000, më pas humbi 10% te vlerës së saj në një ditë të vetme, dhe arriti fundin

e saj në Tetor 2002.

Wikipedia

Me kolapsimin e dotcom në vijim e sipër, Wikipedia lëshohet në 2001, një nga faqet e internetit e cila

hapi rrugën për gjeneratën kolektive të përmbajtjes në Internet.

Në 2003: Skype i lëshohet publikut të gjerë, duke dhënë një ndërfaqe miqësore, të telefonatave me

Zë me anë të IP.

Në 2003, MySpace hap dyert e saj. Më vonë pati një rritje konstante derisa arriti në vëndin si rrjeti social

më popullor në atë periudhë (megjithëse tashmë Facebook e ka zbritur nga podiumi)

Një hap i madh para, u arrit në 2003 me firmosjen e kontrollit të ”Sulmit nga Pornografia dhe

Marketingu i pakërkuar/padëshiruar”, njohur më mirë me emrin CAN-SPAM Act.

Megjithëse termi “Web 2.0″ u krijua në 1999 nga Darcy DiNinucci, duke ju referuar faqeve të internetit

dhe “Rich Internet Applications” (RIA) të cilët kanë interaktivitet të lartë, u bë popullor në 2004.

Gjatë konferencës së parë të Web 2.0, John Batelle dhe Tim O’Reilly përshkruan konceptin “Webi si

Platformë”: Aplikacione të ndertuara për të përdorur lidhjen e Internetit në avantazhin e tyre, duke

krijuar një largim nga desktopi. (gjë që ka anët e saj negative si varësine nga sistemet operative dhe

mangësi në bashkëpunim)

Termi “rrjete social”, besohet të jetë përdorur fillimisht nga Chris Sharpley në të njëjtin vit me termin

“Web 2.0″, u transformua në një term të përdorur nga i gjithë Interneti. Faqet e ndryshme “rrjete

sociale” dhe aplikacionet e ndryshme të internetit të cilat lejonin përdoruesit e tyre të krijonin dhe

të ndanin përmbajtje të ndryshme me njëri tjetrin patën zanafillën e tyre në këtë periudhë.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 14

Digg

Digg, një rrjet social lajmesh, u lëshua në Nëntor të 2004, duke hapur rrugën e faqeve të ngjashme

si Reddit, Mixx, dhe Yahoo! Buzz. Digg solli një revolucion në konceptin tradicional të krijimit dhe gjetjes

së përmbajtjes në internet, duke vlerësuar në mënyrë demokratike lajmet dhe linket të cilat

komentohen dhe votohen nga komuniteti.

Facebook

Facebook u lëshua në 2004, megjithëse në fillimet e tij ishte i hapur vetëm për studentët e kolegjeve nën

emrin “The Facebook”, më vonë, “The” u hoq nga emri i adresës, megjithëse adresa

URL http://www.thefacebook.com funksionon akoma.

YouTube lëshohet në 2005, duke sjellë video online falas dhe duke e ndarë atë me publikun e

gjerë të internetit.

Twitter lëshohet në 2006. Fillimisht mendohej të quhej twittr (i inspiruar nga flickr), Mesazhi i parë i

Twitter ishte “just setting up my twittr”.

Hulu

Hulu ishte i pari që u lëshua në 2007, një bashkëpunim ndërmjet ABC, NBC dhe Fox për

të bërë të mundur shikimin online të Serialeve Televizive popullore.

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 15

iPhone

Inovacioni më i madh i 2007 ishte padyshim iPhone, i cili ishte padyshim përgjegjës për rinovimin e

interesit ndaj aplikacioneve të celularëve për webin.

Të parat zgjedhje politike në Internet u bënë në 2008 me zgjedhjet Presidenciale Amerikane. Ishte viti i

parë ku kandidatët për Presidentë të Amerikës shfrytëzuan në maksimum atë që mund të ofronte

Interneti. Hillary Clinton e filloi fushatën e saj me videot në YouTube për fushatën e saj. Cdo kandidat

kishte faqen e tij në Facebook apo llogarinë e tij në Twitter, ose të dyja së bashku.

Ron Paul

Ron Paul arriti një rekord të ri në mbledhjen e fondeve, duke arritur shifrën prej 4.3 milionë $

në një ditë të vetme me dhurimet online, dhe një javë më pas duke mundur rekordin e tij me arritjen e

shifrës prej 4.4 milionë $ sërish në një ditë të vetme.

Zgjedhjet politike të 2008 vendosën Internetin në vend të parë të fushatës së zgjedhjeve, një modë e cila

është vështirë të ndryshojë me kalimin e kohës.

2009 solli një nga ndryshimet më të mëdha për Internetin të bëra në një kohë të gjatë kur Shtetet e

Bashkuara liruan kontrollin e tyre mbi ICANN, emëruesin zyrtar të Internetit (Ata janë organizata zyrtare

në regjistrimin e emrave të domaineve të Internetit)

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 16

PËRFUNDIM

Si përfundim, nga e gjithë kjo që u tha me lartë mund të konkludojmë se:

Interneti është pjesë e pandashme e njeriut

Pas zbulimit të internet shum pun mund të kryhen përnjeher nga i njejti vend

Informacionet me të shpejta

Lehtësime të shumta për bizneset,politikanet dhe shoqërin në përgjithsi

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 17

LITERATURA

“Edmond Beqiri”Interneti –komunikimet kompjutertik

“Internet “ Wikipedia”

Numërimi i fjalëveStatistikat:

18 faqe 2 921 fjalë 14 722 karaktere pa hapsirë 17 729 karaktere me hapsirë 141 paragrafe 365 rreshta

http://forumi.shqiperia.com/threads/poezi-te-nje-nxeneseje-nga-shkolla-e-mesme-hasan-tahsini-sarande.24638/

http://poezivjersha.blogspot.com/search/label/Ramadan%20S.%20Latifaj

http://issuu.com/samifrasheri.prishtine/docs/testi_kombetar_2011_

H i s t o r i k u i z h v i l l i m i t t ë i n t e r n e t i Page 18