22
Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale Departamenti: Shkenca Politike –Administratë Publike Lenda: Bazat Themelore të Hulumtimeve Shkencore Tema: Mentori: Dr.Kadri Metaj K o r r u p s i o n i FAMA” Punim Seminarik

Punim Seminarik- korrupsioni

  • Upload
    nuhister

  • View
    11.483

  • Download
    16

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim Seminarik- korrupsioni

Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale

Departamenti: Shkenca Politike –Administratë Publike

Lenda: Bazat Themelore të Hulumtimeve Shkencore

Tema:

Mentori: Dr.Kadri Metaj Kandidatë-t: Nuhi Shala Fidaim jashari

K o r r u p s i o n i

“FAMA”

Punim Seminarik

Page 2: Punim Seminarik- korrupsioni

Prishtinë, 2006

Përmbajtja

1. Hyrja

2. Korrupsioni

2.1. Pasojat e Korrupsionit

3. Korrupsioni në Vendet e Ballkanit

1 Shqipëria

2 Serbia dhe Mali i Zi

3 Maqedonia

9. Korrupsioni në Kosovë

9. Luftimi i Korrupsionit

9. Konkluzioni

9. Literatura

1

1

Page 3: Punim Seminarik- korrupsioni

1. Hyrje

Kosova është një nga vendet më të varfëra të Evropës. Në bazë të të

hollave që shfrytëzon nje i rritur në Kosovë gjatë një dite, Banka Botërore ka

arritur në përfundimin se në Kosovë jetojnë 37& e popullësisë në varfëri me

vetëm 1.42 euro për person të rritur në ditë, 15.2% jetojnë në varfëri

absolute me vetëm 0.93 euro për person të rritur në ditë. Shkalla e

papunësisë konsiderohet të jetë 42& që është poashtu më e larta në Evropë.

Mirëpo më gjithë shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë, korrupsioni i

institucioneve publike është duke lulëzuar.

Sot në botë të gjitha shtetet janë apo pretendojnë të jenë shtete

demokratike1, e cila si formë e qeverisjes ka edhe anën e saj negative, pra

pos të mirave dhe mundësive të reja për shoqëri sjellë edhe probleme të

ndryshme në shoqëri. Njëri ndër problemet që sjellë demokracia është

korrupsioni, që zakonisht si dukuri është i shprehur në të gjitha shtetet e

botës. Korrupsioni si dukuri bënë që të pasurohen udhëheqësit- të pasurit ata

që korruptohen kurse në mënyrë direkte dëmton shtetin dhe indirekt

shtresën e mesme dhe të ulët të shoqërisë.

Varësisht nga shkalla e demokracisë dhe ngritja ekonomike ndryshon

edhe prania e korrupsionit. Ekzistojnë shumë shtete në botë me shkallë të

lartë të demokracisë d.m.th me një ekonomi të zhvilluar, ku shkalla e

korrupsionit është në nivelin më të ulët të mundshëm. Kurse shtetet që janë

në tranzicion2 d.m.th që janë të pazhvilluara dhe në zhvillim, është shprehur

1 Demokracia është sundimi i popullit për popullin dhe manifestohet në menyrë të drejtëpërdrejt dhe përmes përfaqësuesëve që sot kjo e fundit është më e aplikueshme.22 Si Shqipëria, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, Kosova dhe shumë shtete tjera anë e kënd botës që janë në ndërtim të një shteti.

2

2

Page 4: Punim Seminarik- korrupsioni

në formën më të brishtë të tij, dhe ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë

shumë probleme në implementimin e demokracisë.

Duke parë pasojat që sjell korrupsioni dhe problemet që janë duke

kaluare shtetet fqinje dhe shumë çështje tjera, mjaftuan që të flasë për një

temë-problem siç është korrupsioni që tashmë është ndërkombëtar. Duke

parë përvojat e hidhura në shtetet tjera, korrupsioni për Kosovën paraqet një

sfidë që nuk duket të jetë edhe e lehtë. Do të shohim se çfarë në të vërtetë

është korrupsioni, dhe pasojat që shkakton në një shtet në zhvillim apo të

pazhvilluar. Më shumë do të përqendrohemi rrethe vendeve të Ballkanit

Perëndimor dhe problemet që ka sjellë korrupsioni në këto vende.

Mbështetur në studimet e ndryshme, dhe në provoja personale, do të

paraqesim se çfarë mendojnë qytetarët për këtë dukuri. Sa janë në gjendje që

të përballojnë (luftojnë) këtë dukuri, e cila sjellë shumë probleme. Në fund do

të japim disa rekomandime se si të zvogëlohet shkalla e korrupsionit në një

shtet, me theks te veçanet në Kosovë, dhe hapat që duhet të merren nga

Qeveria dhe qytetaret në menynë që të zvogëlohet dhe mundësisht të zhduket

kjo dukuri.

Luftimi i korrupsionit është jo i lehtë dhe duhet që të gjithë të japin

kontributin tonë në mënyrë që të fitohet lufta. Prandaj duke pasur për bazë

praktikat e shteteve që kanë luftuar korrupsionin me sukses, edhe ne duhet

të luftojmë në të njëjtën mënyrë nëse dëshirojmë që të ndërtojmë një shtet të

suksesshëm. Këtë ne duhet ta bëjmë në mënyra të ndryshme, në mënyrë që

të zvogëlojmë sa më shumë problemet dhe pakënaqësitë që shkakton kjo

sëmundje, që është në interes të popullit dhe të ndërtimit të një shteti të fortë

2. Korrupsioni

Sfida më e rëndë dhe më e papërballueshme për një shtet në zhvillim

siç theksuam më lartë është korrupsioni, që si dukuri e kuptojmë shpërlarje

të parave apo keqpërdorim të pozitave zyrtare (shtetërore) për përfitime

personale. Zakonisht e hasim si dukuri në të gjitha shtetet e botës, por në

3

3

Page 5: Punim Seminarik- korrupsioni

shkallë të ndryshme. Ekzistojnë shumë definicione lidhur me atë se çka në të

vërtetë është korrupsioni. Vetë larmia dhe mosekzistimi i një definicioni të

qartë lidhur me atë se çfarë është korrupsioni, bënë edhe më të vështirë

luftën kundër tij. Do të veçojmë disa prej definicioneve. “Korrupsion është

çdo shkelje e detyrës nga personat zyrtarë ose personat përgjegjës si dhe çdo

aktivitet i nismëtarëve ose përfituesve që sillen në këtë mënyrë, i shkaktuar

drejtpërdrejtë ose tërthorazi si pasojë e shpërblimit të premtuar, të ofruar, të

dhënë, të kërkuar ose të pritur për vete ose për ndonjë person tjetër” 3.

Korrupsioni është keqpërdorimi i besimit dhe detyrës në një funksion

në administratë, ekonomi ose politikë, përtë realizuar një përfitim material

ose jomaterial, për të cilin nuk ekziston e drejta e bazuar në ligj.4

Korrupsioni definohet si keqpërdorim i pushtetit që i është besuar

dikujt për krijimin e favoreve dhe dobisë private.5 Nocioni korrupsion rrjedh

prej fjalës “corrumpere” që do të thotë marrje e mitos, ryshfet etj.

Korrupsioni është qështje multi-dimensionale. Definohet si Abuzim i

shërbimeve publike për qëllime private. Ryshfeti dhe shpërlarja e parave janë

disa shembuj të sjelljës korruptive në sektorin publik.

Me korrupsion kuptojmë shpëlarje të parave, apo keqpërdorimi i

pozitave-zyrave shtetërore me qëllime të përfitimeve personale. Ky definicion

më shumë i prekë çështjet politike dhe pozitat e larta nëpër institucionet

shtetërore. Keqpërdorimi zakonisht bëhet nëpër zyrat që kanë lidhshmëri me

shpalljen e konkursit dhe të fituesit për një tender lidhur me kryerjen e një

pune të caktuar publike. Korrupsioni bëhet shumë thjeshtë në këtë rast, nëse

dëshiron të fitosh tenderin për kryerjen e një pune atëherë ti duhesh të

paguash mito apo një përqindje të caktuar të parave të marra nga fitimi i

tenderit. Apo të Keqpërdorimi i parave, të mirave materiale të cilat janë

pronë publike për përfitime personale mund të quhet si korrupsion, d.m.th të

korruptuar do të jenë të gjithë ata që sa do pak kanë keqpërdorë pozitën

zyrtare dhe paratë e shtetit. Por në rastin tonë, në Kosovë ende nuk kemi një

ligj i cili tregon se çfarë veprimi konsiderohet korrupsion,megjithwse janw

3 Shih: Instituti Riinvest në studimin “Korrupsioni dhe ndikimi i tij në Ekonomine e Kosovës”4 “Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe115 OJQ “Transparenca Internacionale”

4

4

Page 6: Punim Seminarik- korrupsioni

nxjerrw kohwve tw fundit disa rregullore tw cilat pwrcaktojnw burimin dhe

definimin e korrupsionit.6

Korrupsioni paraqitet në të gjitha shtetet, por me një shkallë më të

gjerë preken shtetet të dala nga lufta, shtetet ish-socialiste, shtetet të dala

nga diktatura të gjata, por në përgjithësi janë të prekura ato shtete të cilat

kanë shkallë të ulët të demokracisë apo nuk kanë demokraci fare.

Korrupsioni nga provoja e mëparshme është parë të jete fatal për shtetet në

zhvillim dhe të pazhvilluara. Që në këto shtete edhe është i pranishëm

korrupsioni në formën më të brishtë të tij. Korrupsionin e hasim pothuajse në

të gjitha ndërmarrjet publike. Psh. në shëndetësi, gjyqësor, dogana, politikë

etj.

Ka të tillë që e pranojnë korrupsionin si një nga mënyrat që të mbijetoj

një popullsi siç është populli shqiptar në Shqipëri, sepse sipas tij ai që

korruptohet fiton para, por njëkohësisht edhe ai që e korrupton atë (zyrtarin)

fiton sepse zbutë tatimin, dënimet apo ndonjë obligim tjetër ndajë shtetit. Sa

qëndron kjo dhe a duhet ne të mendojmë për një të ardhme më të mirë për ne

dhe të ardhmen e fëmijëve? Apo duhet që për një fitim të tanishëm të

shkatërrojmë një të ardhme më të mirë dhe ta prishim imazhin e Kombit tonë

siç ka ndodhur gjithmonë deri më tani?

Hapi i parë i cili ndihmon luftën kundër korrupsionit është që të bëhen

projekte për ngritjen ekonomike. Dhe ato projekte të vihen në zbatim e jo të

mbesin në letër.7 I gjithë populli duhet të dijë se çfarë në të vërtetë është

korrupsioni dhe pasojat që sjell kjo dukuri e pahijshme. Duhet të dëshmojmë

se jemi popull që nuk jemi vetëm për të luftuar,8 por dimë edhe të qeverisim

me pushtetin shtetërorë dhe jemi të gatshëm për t’u ballafaquar më të gjitha

6 Corruption in Kosovo: perceptions versus experiences; potential investigative techniques by John Knopic

prepared for a seminar on the law of nationbuilding chicago-kent college of law http://www.kentlaw.edu/ May, 2006

7 Në menyrë që njerzit të sigurojnë egzistencen përmes punëve legale e jo që për sigurimin e egzistencesë të bijnë prehë e korrupsioni, kontrabanden e lëndeve narkotike dhe e njerzve.8 Siç deklarojnë shpesh armiqet tanë serbet se shqiptaret janë kokfort dhe janë vetem për të luftuar dhe nuk dinë të qeverisin....

5

5

Page 7: Punim Seminarik- korrupsioni

sfidat dhe problemet që sjellë demokracia, duke u munduar që ato të zgjidhen

në mënyrën më të mirë.

2.1. Pasojat e Korrupsionit

Korrupsioni ka mjaft ndikime negative, zakonisht korrupsioni është

tatim jozyrtarë që duhet të paguhet. Dallon nga ajo se nëse tatimet zyrtare

përdoren për zhvillimin e shtetit dhe për shërbime civile tatimet jozyrtare-

korrupsioni përdoren për përfitime personale. Kjo mundëson edhe

konkurrencën të pabarabartë. Korrupsioni direkët pengon ngritjen

ekonomike dhe thellon vakumin midis shtresës së varfër dhe asaj shumë të

pasur- korruptuar.

E gjithë kjo direkt ndikon në investimet e jashtme direkte dhe

investimet nga afaristët vendor, sepse në vend që kursimi të investohet, me

ato para duhet të paguhet tatimi jozyrtarë. Konkurrenca jolojale shkaktohet

nga shumë faktorë, si mospagimi i tatimeve nga disa kompani dhe kjo qon në

situatë ku ata që paguajnë tatime dalëngadalë bankrotojnë. Hyrja e shumë

mallrave pa doganë dhe tatime të tjera nga vendet fqinjë siç është rasti me

derivatet e naftës, gjërat ushqimore...etj gjithashtu ndikon në uljen e moralit

tek prodhuesit vendorë ngase krijon një konkurrencë të pabarabartë në treg.

Korrupsioni në mënyre direkte ndikon në ndërmarrjet e vogla dhe ato të

mesme.

Dihet se investimet e jashtme direkte (IJD) janë ndoshta ‘infuzioni‘ më i

mirë për shtetet në zhvillim, të gjithë biznesmenët e interesuar për investime

direket, nuk investojnë në një vend ku është i pranishëm dukuria e

korrupsionit në shkallë të madhe, sepse nuk është aspak atraktive për

investitorët. Edhe nëse ka investime nga jashtë në një vend ku korrupsioni

është i pranishëm në shkallë të madhe është e vështirë të paramendohet se

edhe vetë investitori nuk do të veproj siç është edhe rrethi. Rasti më i mirë

është kur një nga menaxheret ndërkombëtarë të KEK-ut është zbuluar se ka

6

6

Page 8: Punim Seminarik- korrupsioni

vjedhur rreth pesë milion euro dhe kjo për Kosovën është fatale kur dimë

gjendjen ekonomike e cila mbretëron në Kosovë.

Të gjitha këto veprime kanë ndikuar në ngecjen në zhvillimin ekonomik,

duke i goditur në mënyrë indirekte të varfëritë. Kur dimë se korrupsioni

ndikimin më të keq e ka në shtet dhe në shtresën e ulët të shoqërisë, atëherë

kujtojmë se sipas studimit të Bankës Botërore rreth 50% e popullatës së

Kosovës jetojnë në varfëri kurse 12% jetojnë në varfëri të skajshme,9 kjo

është shumë e dhimbshme. Tek ne gjendja në familjet me të ardhura të vogla,

korrupsioni shkakton shumë probleme sepse ata nuk kanë para as të

sigurojnë kafshatën e gojës, por nëse atyre për kryerjen e një pune ju

kërkohet ‘tatimi jozyrtar’, atëherë a mund të shpreson një person i tillë për

një ardhmëri më të lumtur? Kurrsesi jo sepse ajo familje dëmtohet direkt në

jetën e përditshme edhe më shumë dëmtohet ku si pasojë e korrupsionit

Shteti nuk zhvillohet ekonomikisht. Dhe kjo bënë që gjendja e tyre të bëhet e

pazgjidhur në një situatë të tillë, ku mbretëron korrupsioni.

3. Korrupsioni në vendet e Ballkanit

Është e natyrshme se korrupsioni ka pasoja në të gjitha shtetet, por në

vendet në tranzicion pasojat e tij janë më të rënda. Shtetet e zhvilluara ia

kanë dalë që me politikat e tyre demokratike dhe me ngritje të vazhdueshme

ekonomike ta ulin korrupsionin në një shkallë shumë të ulët dhe që nuk

paraqet kërcenim për ekonominë e vendeve përkatëse.10 Shkalla e

korrupsionit varet direkt nga shkalla e zhvillimit ekonomik të një vendi.

Ndërsa vendet më te prekura nga korrupsioni janë ato vende që kanë

burime të naftës dhe që kanë qeverisje diktatoriale, ato janë: Nigeria,

Bangladeshi, Iraku, Irani etj. Fondeve që janë dedikuar për investime

përfundojnë nëpër kontot- gjepat e politikanëve apo udhëheqësve të shtetit.

9 shih www.riinvestinstitute.org- "Korrupsioni dhe ndikimi i tij në ekonominë e Kosovës."10 Ndër vendet me nivel më të ulët te korrupsionit llogaritet të jenë vendet Skandinave, pason Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikes, Britania e Madhe etj.

7

7

Page 9: Punim Seminarik- korrupsioni

Ne baze te këtij studimi është përfunduare se 400 miliard USD11 humbasin në

të gjithë botën çdo vit për shkak të mitos dhe llojeve tjera të korrupsionit.12

Nga kjo mund të vijmë në përfundim se në qoftë se nuk do të kishte

korrupsioni në botë as një njeri nuk do të vdiste nga mungesa e bukës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor apo fqinjët tanë kanë një shkallë të

lartë të korrupsionit, mund të veçojmë Slloveninë me një shkallë të ulët të

korrupsionit, kurse Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia nga 10 pikët e

mundshme kanë me pak se 3 pikë në raportin e fundit të paraqitur nga “

Transparence Internacional (TI) .

3.1. Shqipëria një vend i dalë nga një diktaturë dhe një mbyllje për

48 vite ka mjaft probleme me korrupsionin. Ai në shkallë më të lartë është

paraqitura në polici, drejtësi dhe në administratë publike, por është i

pranishëm edhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore . “Korrupsioni është i

pranishëm në Shqipëri dhe ai bëhet nga njerëzit në pushtet “ kështu deklaroi

presidenti i shtetit shqiptar Alfred Moisiu në një takim me studentë, kjo na

lenë të kuptojmë se në Shqipëri ka korrupsion dhe atë në shkallë të gjerë.

Vlen të përmendim emisionin “Fiks Fare” në Televizionin Top-Channel i

cili zbardhë shumë raste të korrupsionit në Shqipëri. Rasti në shëndetësi ku

për kryerjen e analizave dhe shërbimeve tjera duhet të paguhet mito (lekë),

apo ti kalosh ato pengesa përmes ndonjë të afërmi. Por jo vetëm ky rast, por

edhe shumë raste të tjera siç është rasti kur për kryerjen e një provimi

mjaftonte të kishe para dhe provimi ishte kryer pa u paraqitur fare në

provim13.

Sipas shumë analistëve korrupsioni është edhe një nga shkaqet për

varfërinë e cila mbretëron sot në Shqipëri, si dhe mbetet peng e investimeve

të huaja dhe e integrimeve, e që këto të fundit përbëjnë elementet themelore

për ndërtimin e një shteti të fuqishëm. Edhe pse kemi shenja të luftimit të

korrupsionit,14 prapë korrupsioni në Shqipëri është në shkallë mjaftë të lartë,

dhe është vështirë të luftohet. Sepse në vendin e lartë cekur janë të

11 Dollari Amerikanë12 http://www.setimes.com 13 Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe1114 Në Shqiperi janë ngriturë 370 Qështje Penale për korrupsion.

8

8

Page 10: Punim Seminarik- korrupsioni

korruptuar politikanët, pra kemi një Korrupsion Politik. Pra vetëm ndërrimi i

pushtetit dhe ndërrimi i mentalitetit për një kohë mund të zbresë shkallen e

korrupsionit, sepse nuk mund që politikanët të qesin veten të korruptuar.

3.2. Serbia dhe Mali i Zi ka mjaft probleme me korrupsionin dhe

me krimin e organizuar, dhe posaçërisht vërehet korrupsioni politikë,

korrupsioni në polici, në administratë publike etj. Shumë analist serb dhe të

huaj fajësojë policinë e korruptuar dhe politikanë të ndryshëm të cilët janë të

lidhur drejtpërdrejtë me ish-klanin e Zemunit. E që këta të fundit shkaktuan

vdekjen e kryeministrit të Serbisë Zoran Xhinxhiq, ndoshta ishte udhëheqësi i

parë që ka penguar grupet kriminale për vazhdimin e aktiviteteve kriminale

dhe vazhdimin e ndikimit në Partinë e Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të

tij në jetën politike. Gjithë këto ndodhën si pasoj e korrupsionit politik i cili

ishte i pranishëm në vitet e fundit në Sërbi dhe Mal të Zi. Mjafton të veçojmë

se ish-presidenti diktatori i madh i shekullit XX renditet në mesin e 10

udhëheqësve më të korruptuar në gjithë botën i të gjitha kohërave.15

3.3. Maqedonia është një vend që është ende vatër konfliktesh

ndëretnike, së fundi kishte në vitin 2001 dhe erdhi si pasojë e shtypjes së

shqiptareve nga shumica maqedonase dhe diskriminimi i të drejtave të

njeriut. Një shtet me aq shumë probleme në shoqëri dhe administratë

natyrisht se edhe korrupsioni e gjen veten në një klimë të tillë politike. Në

Maqedoni është mjaft i pranishëm korrupsioni sidomos në Dogana,

Administratë Publike, Polici dhe në të gjitha institucionet publike ku vërehet

një korrupsion i dukshëm dhe mjaft i përhapur.

Në sistemin doganor të Maqedonisë është mjaftë i pranishëm

korrupsioni dhe ka marrë trajtën e korrupsionit sistematik. Rastet më të

rënda janë kur zyrtarët hapur kërkojnë ryshfete nëse dëshirojmë ti

shmangesh pritjeve të gjata të imponuara nga doganierët maqedonas, kjo ka

marrë karakterin e një tarife të zakonshme doganore. Edhe të gjitha

institucionet publike kanë të njëjtin problem me korrupsionin, që tashmë

është bërë sistematik dhe ka marrë formën e tij më të brishtë. Mirëpo kohëve

të fundit maqedonia ka treguar një shkallë të lartë të gatishmërisë për 15

www.albnet.gr/comment/korrupsioni.htm

9

9

Page 11: Punim Seminarik- korrupsioni

luftimin e korrupsionit me anën e disa mekanizmave që kanë filluar të

aplikohen e cila në përputhje më harmonizimin e ligjeve të EU-së i ka dhëne

maqedonisë statutin e kandidatit serioz për antarësim në Bashkimin

Evropian.

4. Korrupsioni në Kosovë

Kosova ballafaqohet sot me zgjedhje fundamentale. Korrupsioni mbetet

fenomen i zakonshëm në jetën e përditshme të kosovarëve. Në masë të

madhe, kjo është pasojë edhe e trashëgimisë së shtetit socialist, i cili ka

krijuar një kulturë në të cilën korrupsioni tolerohet, si dhe i kushteve

ekonomike të tanishme të cilat e krijojnë një sjellje korruptuese të

domosdoshme për plotësimin e pagave. Megjithatë, korrupsioni ende nuk

është as aq depërtues e as i rrënjosur thellë në popullatë. Korrupsioni në

Kosovë nuk është në nivel të lartë siç perceptohet nga popullata.

Korrupsioni në Kosovë kryesisht është i koncentruar në organizata

kryesorë ekonomike dhe shoqërore të Kosovës. Siç janë : Doganat, Posta dhe

Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës. por nuk mungon as

nëpër Administrata dhe Institucione të Kosovës. Doganat janë burimi kryesor

i buxhetit të Kosovës dhe natyrisht ka një rëndësi fundamentale në jetën e

kosovarëve. Ekziston dyshimi, por edhe realiteti se në dogana ka korrupsion

edhe atë vlerësohet si organizata më e korruptuar në Kosovë, si nga

popullata ashtu edhe nga statistikat e bëra nga organizata të ndryshme

ndërkombëtare16 që luftojnë korrupsionin si fenomen në shtetet të zhvilluara

dhe tek ato në zhvillim.

PTK-ja17 tani veç është e njohur për korrupsion. Tarifat e larta të

pagesave për shërbime telefonike fikse dhe ato të rrjetit satelitor e që janë 16 Organizatat joqeveritare më të njohurat janë RIINVEST , USAID, UNDP etj .17 Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës

10

10

Page 12: Punim Seminarik- korrupsioni

ndër më të lartat në rajon tregojnë qartë për një mekanizëm të korruptuar

dhe të dëmshëm për popullatën kosovare me një varfëri të skajshme dëri në

19% të popullsisë së përgjithshme. Me gjithë respektin ndaj sektorit të

drejtësisë dhe sektorit të zbatimit të ligjit duhet shumë punë të bëhet nëse

institucionet për zbatimin e ligjit, dhe gjyqësia dëshirojnë ta largojnë

ndikimin e korrupsionit. Fakti që një Polic e ka pagën 100% më të ulët se një

pastrus në PTK, e kur dihet fakti se çfarë pune të rënde dhe me përgjithësi

kanë policët dhe të kenë një pagë kaq të ulët është për t’ardhur keq. Dhe

natyrisht kur një polic nuk ka mundësi të mbajë familjen me pagën që merr

atëhere ai të vetmen zgjidhje e ka që të korruptohet, në mënyrë që të siguroj

ekzistencën. Por nëse shohim se kompetencat në sektorin e gjyqësorit i ka

UNMIK-u, dhe Policia e Kosovës çdo ditë e më shumë është duke u

profesionalizuar- duke pasur parasysh historinë e saj 7 vjeçare, dhe qeveria

ka parë se policia është shumë e rëndësishme për ndërtimin e shtetit, atëherë

mund të ketë një shpresë se rastet e korrupsionit në këto institucione kyçe do

të minimizohen apo të zhduken fare në një të ardhme të afërt.

Gjatë kontakteve me disa policë ndërkombëtarë ata nuk e fshihnin

faktin që korrupsioni e ka kapluar Kosovën në një masë të madhe, duke

përfshirë këtu edhe SHPK-në. Dhe një nga definicionet që ka dhen një një

Polic gjerman për korrupsionin është: “Korrupsioni është fillimi i një fundi”.

Me të vërtetë caku final i korrupsionit është fundi qe herët a vonë do te

arrihet nëse neglizhohet prezenca e tij ne shoqëri nga organet qeveritare dhe

mungojnë masat e vërteta për ta luftuar atë.

Ndoshta problemi më i madh në Kosovë në raport me korrupsionin

është tolerimi i korrupsionit nga qytetarët, e që kjo dukuri është ‘ushqimi’ më

i mirë për korrupsionin. Toleromi i korrupsionit bën që korrupsioni të merr

përmasa të tilla që të bëhet i pashërueshëm, sepse qytetaret e pranojnë një

gjë të tillë psh: pranojnë që të jepnin mito apo ndonjë dhuratë për kryerjen e

ndonjë problemi apo për institucionet publike siç janë: spitalet, policia,

shkollat etj18. Prandaj që të fitohet lufta kundër korrupsionit duhet të jemi sa

më të ashpër kundër atyre që kërkojnë mito për kryerjen e punëve, dhe ti

18 Shih www.undp.kosova.org në shtudimin “Luftimi I korrupsionit në Kosovë “

11

11

Page 13: Punim Seminarik- korrupsioni

paraqesim ata para organeve përgjegjëse, në mënyrë që ta ndalojmë apo të

zvogëlojmë rastet e pranimit të fenomenit korrupsion.

5. Luftimi i Korrupsionit

Korrupsioni është një sëmundje që ngadalë po e shkatërron Kosovën.

Prandaj qytetarët dhe liderët tanë duhet t'i bashkojnë forcat që të

asgjësojmë këtë sëmundje fatale derisa nuk është vonë. Luftimi i korrupsionit

është jo i lehtë dhe duhet që të gjithë të japin kontributin tonë në mënyrë që

të fitohet lufta. Prandaj duke pasur për bazë praktikat e shteteve që kanë

luftuar korrupsionin me sukses, edhe ne duhet të bëjmë projekte konkrete

për luftimin e korrupsionit dhe ato të vihen në përdorim. Duhet të bëhen

thjeshtësime të procedurave qeveritare në mënyrë që të mundësohet

funksionimi më i mirë i biznesit dhe të minimizohen fushatë dhe hapësirat ku

do të mund të vihet në pah korrupsioni. Krijimi i një mjedisi të duhur ligjor

dhe institucional për parandalimin e korrupsionit. Toleranca të jetë zero për

korrupsionin nëse dëshirojmë që të ndërtojmë një shtet të fuqishëm dhe të

inkuadrohemi në BE dhe organizatat tjera .

Ekzistojnë edhe shumë hapa të ndryshëm që duhet të merren për

luftimin e korrupsionit.19 Duhet që te përcaktohet me ligje çështjen e

korrupsionit, dhe të zhduken boshllëqet në legjislacionin ekzistues d.m.th të

krijohen ligje të cilat caktojnë qartë atë që sot quhet Korrupsion. Dhe të

ceket qartë pasojat që e presin një njeri i cili është i korruptuar dhe atyre që

korruptohen çfarë pasoja e presin. Sepse për shkak të kaluarës tonë shumica

e qytetarëve ende nuk dinë qartë, se çka në të vërtet është korrupsioni?

Por luftimi i korrupsionit nuk mund të bëhet nga të korruptuarit. Pra

hapi i parë i cili duhet bëhet në luftën kundër korrupsionit është që të gjinden

mënyra e zvogëlimit të korrupsion brenda institucioneve publike.20 Ndoshta 19 Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore,23 Maj 2006, faqe1120 Sipas studimeve të bëra kohëve të fundit kemi par që shkalla e korrupsionit në IPVQ është brengosësh.

12

12

Page 14: Punim Seminarik- korrupsioni

një formë që ende nuk është përmendur është që , ç’do personi i cili fillon në

punë në IPVQ-së21 ti verifikohet pasuri, e njëjta gjë të bëhet edhe pas

përfundimit të mandatit dhe kjo mundëson që sado pak të zvogëlohet dukuria

e korrupsionit në Institucionet Publike.

Nuk janë vetëm institucionet të cilat duhet të luftojnë korrupsionin, por

ekzistojnë edhe shumë faktorë që kanë rolë kyç në luftën kundër

korrupsionit. Një nga “luftetarët” që mund të themi është Katalizator i luftës

kundër korrupsionit është media. Ngritja e kapacitetit të medias dhe lirisë së

shtypit dhe lirin e shprehjes së gazetarëve dhe analistëve lidhur me

korrupsionin dhe çështje të tjera lidhur me Kosovën. Sepse siç dihet media

duhet të jetë ajo e cila bënë presion në institucionet publike për parandalimin

e korrupsionit dhe zbulimin e korrupsionit.

Një shembull i funksionimin e medias për zbulimin e korrupsionit është

emisioni shumë i qëlluar në Top-channel “Fiks Fare“ i cili kryen një punë

mjaft të madhe në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. E që në Kosovë një

emision i tillë për fatin tonë të keq na mungon. Pastaj trajnimi i grupeve të

shoqërisë civile në lidhje me korrupsionin në mënyrë që të vetëdijesohet

popullata dhe posaçërisht të rinjtë për problemet që sjellë korrupsioni. Dhe të

kuptojnë një herë e mirë se Korrupsioni nuk sjellë ndonjë gjë të mirë.

Dihet se lufta kundër korrupsionit është e pamundur nëse kemi një

varfëri të lartë dhe një mesatare të pagave çfarë është sot në Kosovë.22

Prandaj duhet që të bëhen strategji për zhvillim ekonomik, krijimi i vendeve

të reja të punës për të rinjtë dhe ngritjen e pagave të punëtorëve të

institucioneve publike. Kryesisht të mësuesve23 dhe mjekëve në mënyrë që të

mos kenë nevojë të korruptohen dhe të sigurojnë jetën për familjet e tyre.

Një hap tjetër shumë i rëndësishëm do të ishte decentralizimi i

pushtetit lokal dhe të dispozitave të shërbimeve publike, duke i vendosur

shumë shërbime publike nën mbikëqyrjen e përbashkët me qeveritë

komunale. Ky veprim do të plotësonte dëshirat e shumicës së kosovarëve, të

cilët besojnë se shërbimet do të funksiononin më mirë në nivelin lokal.

21 Institucionet e Përkohshme për Vetëqeverisje 2218 Shih www.undp.kosova.org në shtudimin “Luftimi i korrupsionit në Kosovë”23 Sot një mesues ka pagen 174 Euro. a i mbulon nevojat e një familje sot në Kosovë, me nivelin e çmimeve që kemi.?

13

13

Page 15: Punim Seminarik- korrupsioni

Decentralizimi do të thjeshtësonte dhe kristalizonte fushatën e shërbimit, si

dhe do ta sillte Qeverinë më afër qytetarit. Kjo do të mundësonte që të

zvogëlohen fusha e veprimit të korrupsionit, sepse qytetari nuk do të ketë

nevojë që të japë mito apo ryshfet për tu pajisur me një dokument të

udhëtimit sepse ai mund të nxirret shumë shpejt edhe pa ryshfet. Gjithë kjo

do të sjellë një klimë ku do të përmisohet jeta e qytetarit në Kosovë dhe do të

minimizohet fenomeni i quajtur korrupsion.

6. KONKLUZIONI

Ne jemi në ndërtim të një demokracie pra jemi në fazën e tranzicionit

prandaj nga praktikat e më pashme të shteteve në tranzicion kemi vërejtur se

korrupsioni si dukuri është parë të jetë si një nga sfidat më të rënda në

ndërtim të një shteti demokratik. Institucionet e Kosovës duhet të kenë

prioritet luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të zhvillohet ekonomikisht

shteti i Kosovës. Të përqendrohen kryesisht në luftën kundër korrupsionit

dhe dënimin e të korruptuarve me gjobën e merituar në mënyrë që të kenë

frikë të tjerët.

Mirëpo nuk mjafton vetëm institucionet që lufta kundër korrupsionit të

fitohet, por duhet të vetëdijesohemi ne që mos të pranojmë të dhurojmë mito

për kryerjen e një pune apo për zgjidhjen e një problemi që na paraqitet.

Ndoshta e meta më e madhe që na ka lënë e kaluara e jonë e hidhur

(socializmi-diktatura e Millosheviçit), është se jemi mësuar që me dhënien e

një ryshfeti ti kryejmë të gjitha punët si në komunat, spitale dhe institucione

tjera. Pastaj heqjen e gjobave apo ikja nga gjobat nëse ti je i gatshëm që t’ia

heqësh një shujtë ditore policit e që e gjithë kjo është duke na vështërsuar

punët.

Te gjithë ne duhet të mësohemi t’i respektojmë rregullat e shoqërisë

dhe ti shmangemi dhënies së mitos apo ryshfeteve për kryerjen më të shpejtë

14

14

Page 16: Punim Seminarik- korrupsioni

të punëve. Vetëm një bashkim i forcave do të mundësonte fitimin e luftës

kundër korrupsionit sepse në këtë luftë nuk mundet të na ndihmoj askush.

Kjo luftë do të fitohet vetëm më bashkim dhe punën e palodhshme dhe të

pamëshirshme kundër të korruptuarve. Por ne kemi ditur të luftojmë kundër

atyre që na bëjnë keq, dot dimë të luftojmë edhe kundër korrupsionit dhe ti

mposhtim të korruptuarit.

7. LITERATURA

1. www.kosovo.undp.org

15

15

Page 17: Punim Seminarik- korrupsioni

2. www.albnet.gr/comment/korrupsioni.htm

3. www.settimes.com

4. www.riinvestinstitute.org

5. Televizioni Top-channel/ Emisioni ‘Fiks Fare’

6. USAID - Agjensioni për Zhvillim Ndërkombëtar i SHBA-

ve

7. Korrupsioni në Kosovë-format e paraqitjës dhe mënyra e

luftimit të tij’, Mr. Sabri Kiqmari, Koha Ditore, 23 Maj

2006, faqe 11

8. OJQ “Transparenca Internacionale”

9. Corruption in Kosovo: perceptions versus experiences; potential investigative techniques by John Knopic prepared for a seminar on

the laë of nationbuilding Chicago-Kent College of Laë, http://www.kentlaë.edu/ May, 2006

16

16