33
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I MJEKËSISË KATEDRA E FARMACISË ass.mr.ph. Arijeta N. Stanovci NDIKIMI I ANTITUBERKULOTIKËVE NË PARAMETRAT BIOKIMIKË – KLINIK DHE HEMATOLOGJIKË - punim magjistrature - _____________________________________________________ shatator, 2006

Punim Magjistrature

  • Upload
    up-fm

  • View
    2.115

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Punim Magjistrature

UNIVERSITETI I PRISHTINËSFAKULTETI I MJEKËSISË

KATEDRA E FARMACISË

ass.mr.ph. Arijeta N. Stanovci

NDIKIMI I ANTITUBERKULOTIKËVE NË PARAMETRAT BIOKIMIKË – KLINIK DHE

HEMATOLOGJIKË

- punim magjistrature -

_____________________________________________________shatator, 2006

PRISHTINË

HYRJE

Page 2: Punim Magjistrature

Përcaktimi dhe vlerësimi i saktë i rezultateve laboratorike është pjesë përbërëse

me rëndësi e diagnozës dhe, njëkohësisht është një informacion me shumë vlerë

për përcjelljen e efektit të terapisë dhe të efekteve anësore. Rezultatet e fituara

nga testimet laboratorike janë të prekshme nga shumë faktorë, si: sëmundjet,

ushqimi, pozita e pacientit (shtrirë, ulur), pasaktësia e marrjes së kampioneve

për analizë, shfrytëzimi i gabueshëm i reagjentëve, gabimet teknike gjatë punës,

etj.

Mirëpo, viteve të fundit është konstatuar edhe një faktorë shtesë që mund të

ndikojë në rezultatet laboratorike, e ky është faktori i marrjes së barnave

(faktori “terapia”). [Štraus, B.]

Sot në përgjithësi shpenzohen shumë barna. Te çdo i sëmurë aplikohet terapia

me medikamente, dhe kësaj duhet t’i shtohet edhe marrja e barnave me

automedikim, dhe atë nga më të ndryshmet, deri te substancat psikotrope.

[Štraus, B.] Gjithnjë ekziston mundësia që këto barna të ndikojnë edhe në

rezultatet përfundimtare të hulumtimeve laboratorike, qoftë në drejtim të

përmirësimit të tyre (si rezultat i trajtimit terapeutik), apo edhe duke dhënë

rezultate të rrejshme pozitive apo negative.

Efekti parësor i barit është efekti më i rëndësishëm që përdoret në praktikën

mjekësore, ndërkaq efekti sekondar apo efekti anësor është efekti i

padëshirueshëm dhe fatkeqësisht këtë efekt e kanë pothuajse të gjithë barnat pa

përjashtim sidomos kur përdoren ato për një kohë të gjatë (si polineuriti nga

përdorimi i izoniazidit).

Pra, shumë barna japin efektet e tyre anësore, të cilat përpikërisht mund të

vërtetohen vetëm në bazë të hulumtimeve laboratorike, apo efektet e tyre

anësore pasqyrohen në parametrat laboratorikë. Në rreth 80 për qind nga 16000

barna të përshkruara është konstatuar ndikimi i tyre in vivo në rezultatet

laboratorike.[Yong, D.S. et al. 1975].

Page 3: Punim Magjistrature

Sot rreth 1 për qind e pacientëve hospitalizohen për shkak të efekteve anësore,

kurse te 20 për qind gjatë kohës së hospitalizimit paraqitet ndonjë efekt anësor.

Ndikimi i barnave në parametrat biokimikë dhe hematologjikë shpeshherë është

esenciale në vlerësimin e veprimit të barnave në sëmundjen bazë, në drejtim të

përmirësimit ose të keqësimit të saj, por njëkohësisht edhe për vlerësimin e

efekteve të mundshme anësore.

Veprimet e barnave në këto parametra, dhe si pasojë në vlerësimin e tyre

paraqesin sfidë si për personelin që i përcakton këto parametra ashtu edhe për

mjekun (klinicistin) që i shfrytëzon të dhënat e këtyre parametrave gjatë

përcaktimit të terapisë dhe përcjelljes së efektit nga ajo terapi. Prandaj, është e

domosdoshme njohja më detale e: analizave biokimikë-klinik dhe

hematologjikë, terapisë të cilën e merr pacienti dhe interpretimi i saktë i

rezultateve laboratorike duke evituar gabimet që mund të ndodhin .Për

përcaktimin e një parametri laboratorik ekzistojnë disa metoda. Barnat nuk

interferojnë me të gjitha metodat e punës, andaj kur laboratori njoftohet me

terapinë, përdoret metoda analitike që nuk ndikohet nga bari i përdorur me çrast

edhe eliminohen interferimet e mundshme me barin. Prandaj, një bashkëpunim

reciprok më i ngushtë ndërmjet klinicistit dhe biokimistit kontribon mjaft në

përcaktim të diagnozës, interpretim të saktë të rezultateve laboratorike dhe

përcjelljen e efekteve të terapisë me barna.

Page 4: Punim Magjistrature

QËLLIMI I PUNIMIT

Veprimi i barnave në gjendjet fiziologjike dhe metodat analitike në përgjithësi

ndikon në rezultatet laboratorike duke dhënë vlera që variojnë nga vlerat

referente të parametrave Biokimikë dhe Hematologjikë.

Reaksionet nga barnat përbëjnë një problem mjaft serioz që sa vjen po rritet

për shkak të sëmundshmërisë, ndërlikimeve të situatave klinike dhe shtimit të

vdekshmërisë që ato shkaktojnë. Andaj, mjekët duhet të kujdesen shumë në

drejtim të asaj që të përcaktojnë nëse përfitimi nga dhënia e një bari e justifikon

mjekimin me të. Reaksionet e tilla mund të vijnë nga mbidozimi, efektet anësore

(të padëshiruara), si: toksiciteti i metabolitit të izoniazidit për heparin-

hepatotoksiciteti, ndërveprimi (interaksioni) i barnave, intoleranca, idiosinkrazia

dhe alergjia apo hipersensibiliteti ndaj barit. Reaksionet medikamentoze

ndeshen në 6-15%të të sëmurëve të hospitalizuar.

Pra, barnat përveç efektit parësor farmakologjik mund të kenë edhe efekte

dytësore (sekondare, të padëshirueshme) në organizëm që pasqyrohen në vlerat

e parametrave laboratorikë.

Barnat apo metabolitët e tyre mund të ndikojnë edhe në metodat analitike duke

penguar procesin analitik me çrast fitohen rezultate të rrejshme pozitive apo

negative (p.sh interferimi i barit me regjentët e përdorur në metodën analitike

për përcaktimin e një parametri ose interferimi i barit me komponentin biokimik

që përcaktohet dhe kimikisht është i ngjashëm me atë bar).

Page 5: Punim Magjistrature

Qëllimi kryesor i këtij punimi është vlerësimi i ndikimit të barnave

antituberkulare në parametrat biokimikë dhe hematologjikë.

Qëllimet e këtij punimi janë:

të analizohen efektet eventuale të padëshirueshme të antituberkulotikëve në

organizëm, të vlerësuara në bazë të parametrave biokimikë-klinik dhe

hematologjikë-laboratorik;

të analizohen ndryshimet e këtyre parametrave te të sëmurët që marrin

antituberkulotikë në periudha të ndryshme dhe në kohëzgjatje të ndryshme;

të analizohet ndikimi i këtyre barnave në gjendjet (proceset) fiziologjike

bazuar në variacionet e rezultateve të parametrave laboratorikë;-ndikimi

biologjik in vivo (farmakologjik, toksikologjik)

të analizohet ndikimi i këtyre barnave në metodat (proceset) analitike që

përdoren për përcaktimin e këtyre parametrave;-ndikimi in vitro me

interferimin në metodat analitike.

mundësisht të analizohen interferimet e këtyre barnave me reagjentët që

përdoren për përcaktimin e parametrave të analizuar ose me përbërësit

biokimik që përcaktohen;

të arrihet synimi për interpretim sa më real (të saktë) të rezultateve

laboratorike duke eliminuar gabimet që ndodhin gjatë interpretimit të tyre;

të kontribuojë në bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet mjekut dhe

biokimistit klinik në fushën e interpretimit të rezultateve laboratorike.

Page 6: Punim Magjistrature

METODOLOGJIA E PUNËS

Në këtë punim janë analizuar vlerat e parametrave biokimikë në serumin e

personave klinikisht të shëndoshë dhe të pacientëve me tuberkuloz pulmonar të

trajtuar me antituberkulotikë në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive të

Fakultetit të Mjekësisë dhe të pacientëve të kontrolluar në laboratorin e Klinikës

Radiologjike me Onkologji “rezonanca”- Prishtinë. Poashtu janë analizuar

edhe vlerat e parametrave hematologjikë në gjakun e personave të shëndoshë

dhe të pacientëve. Hulumtimi është manipulativo- klinik, i kontrolluar, ku janë

krahasuar vlerat e parametrave biokimikë- klinik dhe hematologjikë mes të

sëmurëve me terapi dhe grupit të kontrollit me persona të shëndoshë, të cilët

ishin dhurues vullnetarë të gjakut në Entin Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut

të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Numri i të hulumtuarëve ka qenë 56, me moshë prej 29 – 57 vjeçar. Prej tyre, 30

kanë qenë pacientë me tuberkuloz pulmonar të trajtuar me antituberkulotikë

gjashtë muaj, 11 pacientë me tuberkuloz pulmonar të trajtuar në kohëzgjatje prej

tetë muajsh dhe 15 persona klinikisht të shëndoshë dhurues vullnetarë të gjakut,

si grup kontrolli-GK (grup krahasues).

Barnat antituberkulare me të cilat janë trajtuar pacientët në kombinime të

ndryshme sipas regjimit terapeutik dhe gjendjes së tyre momentale kanë qenë:

INH, Rifampicina, Etambutoli, Pirazinamidi etj.

Për çdo grup të hulumtuar është llogaritur mesatarja aritmetikore, devijimi

standard, indeksi i strukturës.

Diferencat e përqendrimit ndërmjet grupeve janë testuar me t-testin e studentit,

ndërsa sinjifikanca statistikore është konsideruar në nivelin e p<0.05.

Page 7: Punim Magjistrature

Parametrat e hulumtuar biokimikë-klinik

Parametrat e hulumtuara biokimikë janë: proteinat (proteinat totale dhe

albuminat), karbohidratet (glukoza), lipidet (kolesteroli dhe trigliceridet),

bashkëdyzimet azotike joproteinike (bilirubina, acidi urik dhe kreatinina) dhe

enzimat (-amilaza, AsAT, AlAT, GGT, ALP).

Vlerat e parametrave biokimikë të fituara gjatë këtij hulumtimi janë paraqitur në

tabela dhe grafikone. Çdo parametër biokimik është paraqitur në katër tabela. Në

tabelën e parë janë të paraqitura vlerat e parametrave biokimikë të serumit të

dhuruesve vullnetarë të gjakut (GK) dhe të pacientëve të trajtuar me

antituberkulotikë për gjashtë muaj. Në tabelën e dytë janë të paraqitura vlerat

biokimike të serumit të pacientëve të trajtuar me antituberkulotikë tetë muaj të

krahasuar me vlerat e parametrave biokimikë të serumit të dhuruesve vullnetarë

të gjakut. Në tabelën e tretë janë të paraqitura vlerat e parametrave biokimikë

te pacientët e trajtuar me antituberkulotikë gjashtë dhe tetë muaj. Ndërsa, në

tabelën e katërt është paraqitur krahasimi i vlerës mesatare të pacientëve me

TBC pulmonar me vlerën mesatare të grupit të kontrollit të shprehur në

përqindje.

Parametrat e hulumtuar hematologjikë

Parametrat e hulumtuara hematologjikë janë: rruazat e kuqe të gjakut-eritrocitet,

hemoglobina (Hb) dhe rruazat e bardha të gjakut - leukocitet.

Vlerat e parametrave hematologjikë të fituara gjatë këtij hulumtimi janë të

paraqitura në tri tabela për çdo parametër. Poashtu janë paraqitur në grafikone.

Në tabelën e parë janë të paraqitura vlerat e parametrave hematologjikë të grupit

të kontrollit dhe të pacientëve të trajtuar me antituberkulotikë gjashtë muaj. Në

tabelën e dytë janë të paraqitura vlerat e parametrave hematologjikë të gjakut të

pacientëve të trajtuar me antituberkulotikë tetë muaj të krahasuar me vlerat e

Page 8: Punim Magjistrature

parametrave hematologjikë të dhuruesve vullnetarë të gjakut (grupit të

kontrollit). Në tabelën e tretë janë të paraqitura vlerat e parametrave

hematologjikë te pacientët e trajtuar me antituberkulotikë gjashtë dhe tetë

muaj.

Aparatura e përdorur dhe përshkrimi i metodave të punës

Rezultatet biokimike janë përcaktuar në spektrofotometrin ultravjollcë – vizibël

UV-VIS, autoanalizator biokimik “Beckman” dhe në aparatin për

elektroforezë “Cemetron”.

Parametrat hematologjikë janë caktuar në autoanalizator hematologjik “Coulter

Counter”.

Page 9: Punim Magjistrature

REZULTATET E PUNIMIT

Rezulatatet e këtij punimi janë shfaqur në mënyrë tabelare dhe grafike për çdo

parametër të përcaktuar biokimikë dhe hematologjikë.

Të dhënat e fituara ( vlerat mesatare të përqendrimit apo numrit) të çdo

parametri janë shfaqur në tabela dhe grafikone duke krahasuar :

-vlerat mesatare të grupit të kontrollit me vlerat e grupit të pacientëve të trajtuar

gjashtë muaj,

-vlerat mesatare të grupit të kontrollit me vlerat e grupit të pacientëve të trajtuar tetë muaj me antituberkulotikë, si dhe -vlerat mesatare të pacientëve të trajtuar gjashtë muaj me vlerat e pacientëve të trajtuar tetë muaj me këto barna

Page 10: Punim Magjistrature

PËRFUNDIMET

Duke i analizuar rezultatet e fituara biokimike klinike dhe hematologjike

të parametrave laboratorikë pas përdorimit të antituberkulotikëve dhe

duke ditur burimet kryesore të këtyre parametrave, arritëm në këto

përfundime:

Barnat kanë ndikim në numrin dhe në përqendrimin e vlerave të parametrave

laboratorikë, duke i ndryshuar (rritur, ulur) këto vlera duke dhënë rezultate

me variacione të vogla nga vlerat referente, sidomos nëse përdoren një kohë

më të gjatë apo merren me doza më të larta (sidomos nëse kanë veprim toksik

të theksuar);

Barnat e ndryshme kanë edhe ndikime të ndryshme në proceset fiziologjike

të organizmit duke ndikuar në funksionimin normal të tij

(efektet anësore) që konstatohet në vlerat e parametrave biokimikë klinikë

dhe hematologjikë; (ndikim fiziologjik)

Barnat gjithashtu kanë edhe ndikime në metodat analitike të përcaktimit të

parametrave biokimikë klinikë dhe hematologjikë, varësisht nga ndjeshmëria

e metodave që përdoren; apo nga interferimi i barit (metabolitit) me këto

metoda gjë që rezulton me rezulatate të rrejshme pozitive ose negative.

(ndikim analitik)

Page 11: Punim Magjistrature

Ndikimi i barnave antituberkulare në parametrat biokimikë klinikë dhe

hematologjikë te pacientët e marrë në këtë studim është konstatuar te 75 për

qind të rasteve, kurse te 25 për qind të rasteve nuk është konstatuar ndonjë

ndryshim me rëndësi statistikore krahasuar me grupin e kontrollit;

Ulja e vlerave nga këto barna është konstatuar te hemograma, proteinat totale

dhe lipidet;

Rritja e vlerave është konstatuar te karbohidratet, bashkëdyzimet azotike

joproteinike dhe enzimat;

Këto ndryshime (variacione) të parametrave biokimikë klinikë dhe

hematologjikë ishin në përgjithësi më të shprehura te pacientët me trajtim

tetë muaj me barna antituberkulare;

Hulumtimi ynë në vazhdim do të fokusohet në vlerësimin e ndikimit të këtyre

barnave (antituberkulare), veçmas ose të kombinuara, në parametrat

laboratorikë, për të konstatuar ndikimin eventual antagonist apo sinergjist në

rezultatet laboratorike.

Page 12: Punim Magjistrature
Page 13: Punim Magjistrature

PËRMBLEDHJE

Përcaktimi dhe vlerësimi i saktë i rezultateve laboratorike ka rëndësi për

diagnozën, përcjelljen e efektit të terapisë me barna dhe të efekteve të

mundshme anësore, të cilat pasqyrohen në parametrat laboratorikë.

Qëllimi i këtij punimi është vlerësimi i ndikimit të antituberkulotikëve në

parametrat biokimikë klinikë dhe hematologjikë në bazë të hulumtimit

laboratorik.

Hulumtimi është kryer te 56 persona të moshës prej 29-57 vjeç. Te të gjithë të

hulumtuarit është përcaktuar (analizuar) numri dhe përqendrimi i disa

parametrave biokimikë klinikë (proteinat totale, karbohidratet, lipidet,

bashkëdyzimet azotike joproteinike dhe enzimat) dhe hematologjikë (eritrocitet,

hemoglobina dhe leukocitet-hemograma).

Në grupin e parë të hulumtimit janë përfshirë 15 persona të shëndoshë (grupi i

kontrollit), në grupin e dytë pacientët me trajtim gjashtëmujpr (30), ndërsa në

grupin e tretë pacientët me trajtim tetëmujor (11) me barna antituberkulare.

Analizat janë kryer në spektrofotometër “stasar III” dhe në UV-VIS,

autoanalizator biokimik “Beckman”, autoanalizator hematologjik “Coulter

Counter” dhe në aparatin për elektroforezë “Cemetron”.

Rezultatet e fituara janë përpunuar në mënyrë statistikore dhe janë testuar me t-

testin e studentit, ndërsa sinjifikanca është konsideruar në nivelin e p<0.05.

Rezulatatet e fituara nga ky studim kanë treguar ndikimin e barnave

antituberkulare në proceset fiziologjike dhe analitike duke shkaktuar ndryshime

në vlerat e parametrave bikimikë dhe hematologjikë dhe rezulatatet laboratorike.

Ndryshimet më të larta janë konstatuar te pacientët me trajtim tetëmujor me

barna antituberkulare.

Page 14: Punim Magjistrature

Hulumtime të tilla nuk janë kryer në Kosovë.

fjalët bosht:

Tuberkulozi Pulmonar (TBC-P), antitubekulotikët, parametrat biokimikë dhe

hematologjikë, pacientët me trajtim 6-mujor dhe pacientët me trajtim 8-mujor

me barna antituberkulare.

Page 15: Punim Magjistrature

SUMMARY

The accurate determination and assesment of laboratory tests is of importance

for diagnosis, in tracing the effects of medicament therapy and any other

possible side effects that are reflected in laboratory parametres.

The purpose of this study work is the assesment of effect of antituberculosis

drugs on clinical biochemical as well as hematological parametres based on

laboratory researches.

The research (trial)was conducted over 56 persons (elderly men)of ages 29 – 57

years old. The patients have been split into three groups and it was tested the

number and the concentration of some clinical biochemical parametres (total

proteins, carbohydrates, lipids, nonprotein nitrogenous compounds and

enzymes) as well as hematological parameters (erythrocytes, leukocytes and

hemoglobin-haemogram).

On the first group subject to research were included 15 healthy persons

(reference group) on the second group patients who had been under treatment

for six months (30) and on the third group were included patients who had been

under the treatment for eight months by antitubrculosis drugs (11).

The analyses have been carried out in spectrophotometer “stasar” and on UV-

VIS, biochemical autoanalyazer (self tester) “beckman”, hematological self

tester “colter counter” and on the apparatus of electrophoresis

“cemetron”.

Page 16: Punim Magjistrature

L I T E R A T U R A:

1. Sallaxxxxba, A.& S., “Anxibiotikët dhx përdorimi i txxe”. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Mjekësis, Tiranë, 2005, f.379,380; 386-396.

2. Katzung, G.B. MD,PhD BASIC& CLINICAL PHARMACOLOGY. Lange Medical books/McGraw-Hill, eighth ed.;2001

3. Krumdieck R, et al. Hemorhacgic disorder due to an isoniazid-associated acquired factor XIII inhibitor to a patient with Waldenstro’s macroglobulinemia. Am J Med 1991; 90: 639-45

4. Combs DL, et al. USPHS tuberculosis short-course chemotherapy trial 21:effectiveness, toxicity and acceptability: the report of final results. Ann Inern emd 1990; 112: 397-406

5. Brodie MJ, Bobbis AR, Dollery CT et al. Rifampicin and vitamin D metabolism. Clin Pharmacol Ther. 1980; 27: 810 – 814

6. Dickinson DS, Bailey WC, Hirschowitz BI et al. Risk factors for isoniazid (INH)-induced liver dysfunction. J. Clin Gastroenterol. 3: 271- 279, 1981

7. Khanna BK, Gupta VP. Ethambutol induced hiperuricemia. Tubercle 1984; 195-9

8. Bhasin DK, et al. Can rifampicin be restarted in patients with rifampicin-induced thrombocytopenia? Tubercle 1991;72; 306-7

9. Girling, DI. Adverse effect of antituberculos drugs. Drugs 1982;23: 56-74

10. Ellad GA, Haslam RM. Observations on the reduction of the renal elimination of urate in man caused by the administration of pyrazinamide. Tubercle 1976; 57; 97-103

11. Girling DI. The role of pyrazinamide in in primary chemotherapy for pulmonary tuberculosis. Tubercle 1984: 65;1-4

12. Gulliford M, Mackay AD, & Prowse K: Cholestatic jaundice caused by ethambutol. Br Med J 1986; 292: 866

13. Jenkins, PF et al. Neutropenia with each standard antituberculosis drug in some patients Br. Med J 1980: 280 1069-70

14. Williams SE, Wardman AG, Taylor GA, et al. Long term study of the effect of rifampicin and isoniazid on vitamin D metabolism. Tubercle. 1985;66:49-5

Page 17: Punim Magjistrature

15. Joel G Hardman, Le E Limbird. The pharmacological basis of therapeutics. Ninth edition. McGraw Hill, 1996

16. H P Rang, M M Dale, J M Ritter. Pharmacology. Churchil Livingston. Fourth edition; 1999

17. MARTINDALE- the Extra Pharmacopoeia, London The Pharmaceutical Press thirtieth ed.

18. KAVARIĆ,J., RAKIĆ,LJ., Klinicka Biohemija i Laboratorijska Diagnostika, Medicinska Knjiga, Beograd-Zagreb,1987

19. Young DS, Effects of Drugs on Clinical Laboratory Tests. Volume one and two. AACC Pres. Fifth edition; 2000

20. Tietz, NW, Clinical Guide to Laboratory Tests, WB. Sounders Company, 3 rd ed. Philadelphia 1995

21. Weichselbaum TE : An accurate and rapid method for the determination of proteins in small amounts of blood serum and plasma. Amer J Clin Path 16:40 (1946)

22. Trinder, P., Determination of glucose in blood using glucose oxidase with an alternative oxygen acceptor. Ann. Clin. Biochem 6:24 (1969)

23. Czok, R., Barthelmai, W. Enzymatic determinations of glucose in the blood, cerebrospinal fluid and urine Klin. Wochenschr. 40:585 – 589 (1962)

24. Teuscher, A., Richterich, P., Schweiz med. Wschr. 101, 345 and 390 (1971)

25. Richmond,W., Preparation and properties of a cholesterol oxidase from Nocardia sp. And its application to the enzymatic assay of total cholesterol in serum Clin. Chem. 19, 35 (1973)

26. Roeschlau, P., et. al., Enzymatic determination of total cholesterol in serum J.Clin Chem. Clin. Biochem 12, 403 (1974)

27. Jacobs, NJ, VanDemark, PJ Arch. Biochem. Biophys. 88, 250- 255 (1960).

28. Schetter, G., Nüssel, E., Arb. Med. Soz. Med. Präv. Med. 10, 25 (1975)

29. Koditschek, L.K., Umbreit,W.W J. Bakteriol. 68, 1063-1068 (1969)

30. Jendrassik L, and Grof P., Biochem Z 297, 81 (1938)

31. Van den Bergh, A.A.H., and Müller , PM, Biochem Z 77, 90 (1916)

32. Fossati, P. et al. Clin. Chem 26/2, 227 (1980)

33. Thefeld, L et al. Dtsch. Med. Wschr 98, 380 – 384 (1973)

Page 18: Punim Magjistrature

34. Barham, D., Trinder, P., An improved colour reagent for the determination of blood glucose by the oxidase system Analyst 97, 142 (1972)

35. Jaffe MZ: Über den Niederschlag, welchen Pikrinsaure in normalem Harn erzeugt and über eine Reaction des Kreatinins.Zeitschrift Für Physologische Chemie 10: 391-400 (1886)

36. Mod. Method of Bartels, H et al, Micro-determination of creatinine.Clin. Chem. Acta 32, 81 (1971)

37. Schirmeister, J et al Dtsch. Med. Wschr 89, 1018 and 1640 (1964)

38. Sarre, H.: Nierenkrankheiten, Georg Thieme Verlag, Stuttgart 1959

39. Junge, W.et al, Clin. Biochem 22, 109 (1989)

40. Hohenwallner, W., J Clin. Biochem 27, 97 (1989)

41. ECCLS. Determination of the catalytic activity concentration in serum of L-aspartate aminotransferase (EC 2.6.1.1, AsAT) Klin Chem. 1989;20:198-204

42. ÝBergmeyer H U, Bowers G N, et al. Provisional recommendations of IFCC methods for measurement of catalytic concentrations of enzymes. IFCC method for aspartate aminotransferase Clin. Chem. Acta 70, 19 – 42 (1976)

43. Synopsis der Leber Krankheiten : H. Wallnöfer E. Schmidt und. W.F. Georg Thieme Verlag. Stuttgart (1974)

44. Thefeld, W et al. Dtsch. Med Wschr. 99,343 (1974)

45. Clin. Chem. Acta 105, 147 – 172 (1980)

46. ECCLS. Determination of the catalytic activity concentration in serum of L-alanine aminotransferase Klin Chem. 1989; 20:204-211

47. Persijn JP, van der Slike. W. A new method for the determination of gamma-glutamyltransferase in serum J. Clin. Chem. Clin. Biochem 14, 421-7 (1976)

48. Bulletin SGKC, Suppl. Vol. 27/1 (1986)

49. Bowers, GN. Mc Comb, RB. Measurement of total alkaline phosphatase activity in human serum. Clin Chem. 21, 1988 (1975)

50. Sonntag O. Arzneimittel-interferenzen. Stuttgart: George Thieme Verlag 1985

51. Pines A, Raafat M, Siddiqui GM. Rifampicin and ethambutol in the treatment of drug resistant and far advanced pulmonary tuberculosis. J Ir Med Ass, 63, 82 (1970)

Page 19: Punim Magjistrature

52. Hansten PD. Drug interactions. Philadelphia PA, Lea & Febiger (1973)

53. Letellier, G., Desjarlais, F. Analytical interference of drugs in clinical chemistry; Study of twenty drugs on seven different instruments. Clin Biochem 1985; 18: 345 – 351

54. Meyler L, Herxheimer A (eds). Side Effects of Drugs. The Hague , Exerpta Medica, 5 (1996)

55. Sunderman FW . Drug interference in clinical biochemistry. Crit Rev Clin Lab Sci, 1, 427 (1970)

56. Van Scoy R, Wilkowske CJ. Antituberculous agents. Mayo Clin Proc 1987; 62:1129 – 1136

57. Goodman LS, Gilman A. The Pharmacological Basis of Therapeutics 4th edition, New York NY, Mac Millan and Co (1970)

58. Huubuch A. Results of the multicenter study with Tinaquant albumin in urine. Wien Klin Wschr, 103. suppl 189, 23-29 (1991)

59. Ama Council on Drugs. Ama Drug Evaluations. Chicago IL, American Medical Association (1973)

60. Sharp P. Interference in glucose oxidase-peroxidase blood glucose methods. Clin Chem Acta 40,115 (1972)

61. Apothecon: Manufacturer’s literature on Nydrazid® Princeton.NJ 08543 (1990)

62. Sonntag O. Trockenchemie: Analytik mit tragerbebundenen Reagenzien. Stuttgart: Thieme 1988

63. Lubran M. The effects of drugs on Laboratory values. Med Clin North Am, 53, 211 (1969)

64. Miles Inc. Product Insert for Multistix 10 SG Reagent Strips. Elkhart, IN (2/92)

65. Singh J, Garg PK, Tandon RK. Hepatotoxicity due to Antituberculosis Therapy: Clinical Profile and Reintroduction of Therapy. J Clin Gastroenterol. 1996; 22 : 211 – 214

66. Hansten, PD: Drug Interactions. Philadelphia, PA: Lea and Febiger 1971

67. Acocella G, Billing BH. Effect of drugs on the hepatic transport of bilirubin. In Therapeutic Agents and Liver. Oxford Blackwell (1965)

68. Galeazzi R et al. Rifampin induced elevation of serum bile acids in man. Dr Dis Sci 25, 108-112 (1980)

69. Gabriel R. Rifampicin jaundice. Br Med J, 3, 182 (1971)

Page 20: Punim Magjistrature

70. Ball MJ, Paul J, Kay JDS. Analytical interference by rifampicin with tests of liver function. Am Clin Biochem, 24, Suppl, 75-77 (1987)

71. Walker PC. Neonatal bilirubin toxicity. A review of kernicterus and the implications of drug – induced bilirubin displacement. Clin Pharmakin, 13,26-50(1987)

72. Martin EW. Hazards of Medication. Philadelphia, PA: JB Lippincott, 1971

73. Postlethwaite AE, Bartel AG, Kelley WN. Hyperuricemia due to Ethambutol. N Engl J Med, 286, 761-2 (1972)

74. Lederle Laboratories,Division of American Cyanamid co.Manufacturer’s literature on Myambutol®Pearl River, NY 10965 (1997)

75. Dow Clinical Company. Manufacturer’s literature. Indianapolis, IN (1970)

76. Ciba-Geigy Corporation. Manufacturer’s literature of Rimactan®.Summit, NJ 07901 (1992)

77. Hoechst Marion, Roussel. Manufacturer,s literature on Rifadin®. Kansas City. MO 64134 (1995)

78. Steele TH. Control of uric acid extretion. N Eng J Med. 284, 1193 (1971)

79. Du Pont aca package insert for total bilirubin. Du Pont, Willmington DE (3/87)

80. Schneeweiss J, Poole GW. Hyperuricemia due to pyrazinamide. Br Med J, 2, 830 (1960)

81. Philip IR. Untoward effects of antimicrobial drugs: prevention and control. Postgard med, 50, 193 (1971)

82. Pfizer Inc. Manufacturer’s literature on Streptomycin. New York, NY 10017 (1995)

83. Singh HP, Herbert MA, Gault MH. Effect of some drugs on chemical laboratory values as determined by the Technicon SMAC 12-60. Clin. Chem 18, 137 (1972)

84. Maddrey WC, Boitnott JK. Drug-induced chronic liver disease. Gastroenterology 72: 1348-1353, 1977

85. O’ Brien RJ, Long MW, Cross FS et al. Hepatotoxicity from isoniazid and rifampin among children treated for tuberculosis. Pediatrics, 72, 491-499 (1983)

86. Byrd RB, Horn BR, Grigs GA, Solomon DA: Isoniazid chemoprophylaxis: Association with detection and incidence of liver toxicity. Arch. Intern Med 1977;137: 1130-3

Page 21: Punim Magjistrature

87. International Union Against Tuberculosis Committee on Prophylaxis. Efficacy of various durations of isoniazid preventive therapy for tuberculosis: five years of follow-up in the IUAT trial. Bull World Health Organ 1982;60,555-564

88. Gronhagen-Riska C, Hellstrom P. E and Froseth B. 1978. Predisposing factors in hepatitis induced by isoniazid-rifampin treatment of tuberculosis. Am. Rev. Respir. Dis. 1978;118: 461-466

89. Alexander MR, Louie SG & Guernsey BG. Isoniazid – Associated Hepatitis Clin. Pharm. 1982, 1, 148 – 153

90. Hellstrom PE, Repo UK, Mattson K. New drugs in tuberculosis. Drugs, 1, 349 (1971)

91. Linna O, Uhari M. Hepatotoxicity of rifampicin and izoniasid in children treated for tuberculosis. Eur J Pediatris 134, 227-229 (1980)

92. Millar JW. Rifampicine induced porphyria cutanea tarda. BR J Dis Chest 1980; 74:405 –408

93. Lederle Laboratories: Division of American Cyanamid Co Manufacturer’s literature of Pyrazinamide.Pearl River, NY 10965 (1997)

94. Brodie MJ, Boobis AR, Hillyard CJ et al . Effect of isoniazid on vitamin D metabolism and hepatic monooxygenase activity. Clin Pharmacol Ther. 1981; 30: 363 – 367

95. Perucca E, Grimaldi R et al. Comaprative effects of rifabutin and rifampicin on hepatic microzomal enzyme activity in normal subjects. Eur J Clin Pharmacol, 595-599 (1988)

96. Philips I. Clinical uses and control of rifampicin and clindamycin J Clin Pathol, 24,410 (1971)

97. Claibrone RA, Dutt AK. Isoniazid – induced pure red cell aplasia. Am Rev Respir Dis. 1985; 131:947 – 9. Pub.Med.

98. Harrison TR. Principles of internal medicine. 6th edition Wintrobe, New York NY, Mc GraW-Hill 1970

99. Dacie JV. The Haemolytic Aneamias part IV. New York NY, Grune and Stratton (1967)

100. Bansal OP, Wahal PK, Atal PR. Agranulocytosis during unithiben therapy.(a case report). Indian Practitioner. 18:841-5 ; 1965

Page 22: Punim Magjistrature

101. ŠTRAUS, B.: MEDICINSKA BIOHEMIJA, Medicinska Naklada. Zagreb, 1992, fq. 1103-1109;

Page 23: Punim Magjistrature