22
PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem Zajmi Viti VIII. Nr. 73. 19 maj - 19 qershor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Qëndresa Xheladini Shqipëria nga homodashuria në Islamofobi PUSHONI PËR HIR TË PUSHIMIT Editorial

Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem Zajmi

Viti VIII. Nr. 73. 19 maj - 19 qershor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Qëndresa Xheladini

Shqipëria nga homodashuria në Islamofobi

PUSHONI PËRHIR TË PUSHIMIT

Editorial

Page 2: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

2 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

PAQJA STUDENTORE PËRFAQËSUESE E DENJË E INTERESAVE TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem Zajmi

Viti VIII. Nr. 73. 19 maj - 19 qershor 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Qëndresa Xheladini

Shqipëria nga homodashuria në Islamofobi

PUSHONI PËRHIR TË PUSHIMIT

Editorial

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti VIII / Nr. 7319 maj - 19 qershor 2013

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Intervistë me kryetarin e Paqes Studentore, Ekrem ZajmiPaqja Studentore përfaqësuese e denjë...

Mr. Rexhail AziriShkenca zbulon se ka kufër...

16 Amel IlmiuBrenda tri vjetësh Tirana...

13

Lulzim AhmetiDo të protestojnë më në fund

4

10

Page 3: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 3Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

Editorial

Avni AVDIU

Papunësia është problem global, por ndoshta i veçantë në Kosovë. Kosova e dalë para katërmbëdh-

jetë vitesh nga një luftë e armatosur, së cilës i parapriu një luftë tjetër speciale, ajo e shkatërrimit total ekonomik, lëngatën e papunësisë e ka kronike. Serbia në shenjë hakmarrjeje për shkak se shqiptarët nuk pranonin sovranitetin e saj mbi territorin e tyre dhe as ndryshimet e dhunshme të kushtetutës së ‘74 më 1989, vendosi t’i përjashtojë gjithë të punësuarit, duke rrënuar ekonominë në themel. Filloi epo-ka e mbijetesës nën okupim. Një pjesë, bukur e madhe mori arratinë, një pjesë mbeti duke kërkuar forma të ndryshme gjetshmërie. Diaspora me mbështetjen e saj, arriti të përkujdeset për pjesën e mbetur në atdhe, në të shumtën e rasteve gati çdo familje kishte dikë jashtë që e mbështeste financiarisht brenda.

Pasuria që arritën disa në perëndim u bë ëndër për të tjerët që mbetën në vendlindje, në veçanti për të rinjtë. Ëndërr e secilit u bë kurbeti, ëndërr që shpesh shihej edhe syhapur. Ndërtoheshin kulla iluzionesh në fantazitë e atyre që ishin në vendlindje se si e çfarë mund të jetë ai perëndim. Deziluzioni krijohej kur mërgimtarët ankoheshin për punën e rëndë që bënin atje. “Atje punohet prej agut deri në ngrysje – prej lindjes deri në

perëndim të diellit. Shefi të rri mbi kohë, s’do angari, por disciplinë dhe seriozitet. Ta nxjerrë shpirtin me një fjalë”. Këto po-hime të tyre e zbehnin dëshirën për punë, ndërsa perëndimin e bënin gogol.

Hapja e Shqipërisë dhe depërtimi i elementëve të ndryshëm keqbërës si vrasës recidivistë - shkaktar të gjaqeve, shtoi numrin e shqiptarëve problema-tikë në perëndim, puna e të cilëve u bë e pistë, mafioze dhe krijoi nam të keq për shqiptarët. Mediat e ndryshme perën-dimore raportonin çdo ditë për ndonjë problem madhor të shkaktuar nga shq-iptarët, gjersa autorë të ndryshëm filluan të shkruajnë edhe libra për mafian shq-iptare, duke e paraqitur si më të rrezik-shmen në Evropë. Disa arritën të biejnë në pranga, disa iu shmangën atyre dhe krijuan një kapital marramendës. Kjo nxiti ëndrra te një pjesë e të rinjve për t’i ndjekur gjurmët e tyre. Pra dëshira ishte e qartë: sa më shumë fitim – sa më lehtë.

Pas luftës papunësia ishte një fenomen i natyrshëm, pas shkatërrimit drastik të ekonomisë. Pritej një infuzion i tipit të përafërt mareshal nga perëndimi për rikonstruimin e përgjithshëm të Kosovës. Zaten Kosova me durimin, luftën dhe sakrificën e saj edhe e kishte merituar. Megjithatë në këtë drejtim perëndimi u tregua totalisht i painteresuar. Kjo zhgën-jeu të rinjtë, në pritje për një ardhmëri më të mirë. Nuk pati investime nga jashtë

dhe as hapje fabrikash e vende punësh. Një pjesë arriti të hyjë përmes partive në administrata shtetërore. Një pjesë ia mësyu fakulteteve, kurse një pjesë mbeti asgjëkundi. Të diplomuarit në kërkim të ndonjë vendi në zyrë, nuk mund të gjenin gjithsecili vendin që meritonte. Marrë në përgjithësi edhe ata që punojnë më shumë rrinë, luajnë e pushojnë në vendin e punës sesa punojnë. Askush nuk e do punën e vështirë, prandaj to-kat kanë mbetur djerrë, për të vetmen arsye ‘nuk ka kush llogari t’i punojë për aq pak fitim’.

Kështu papunësia dhe dëshira për të ndejtur më shumë edhe kur punohet, është shndërruar në problem social, psikologjik dhe kulturor. Ajo krijon dembelizëm e përtaci, kurse për fatin më të keq ajo stimulohet edhe insti-tucionalisht. Nëse vështrohen datat e pushimit të caktuara nga shteti, shohim një prirje të stërtheksuar për pushim, edhe në raste kur nuk ka sens. Bie fjala pse festat ortodokse ose krishtere të jenë ditë pushimi edhe për muslimanët ose anasjelltas?! Apo së fundmi çfarë i duhet Kosovës ta festojë ditën e 9 majit, kur nuk është akoma në BE, po edhe sikur të ishte pse?! Çfarë logjike kanë gjithë këto ditë pushimi të festave shtetërore?! Kësaj i thonë vetëm ‘pushoni për hir të pushimit e sa për të pushuar – pushoni edhe pse gjithnjë jeni duke pushuar’. n

Pushoni për hir të pushimit

Page 4: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA4 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Lulzim AHMETI

Gjendja e punëtorëve, në sekto-rin publik po ashtu edhe në atë privat vazhdon të jetë e rëndë.

Edhe pse sektori privat është punëdhë-nësi më i madh në vend, ai prin edhe në aspektin e ofrimit të kushteve të dobëta në punë, si dhe është njëri prej shkelësve më të mëdhenj të të drejtave të punë-torëve. Në shumë degë të këtij sektori, punëtorët përveç që nuk kanë orar të rregullt pune, punojnë edhe pa kontrata. Sektori i ndërtimtarisë, është njëri nga sektorët ku shkelen rëndë të drejtat e punëtorëve, të cilët punojnë me orar të zgjatur e pa pushime javore. Krahas kësaj edhe pagesa në ndërtimtari nuk është shumë e mirë, kurse lëndimet dhe vdekjet në vendet e punës dominojnë nga të gjithë sektorët.

Sipas statistikave në sektorin publik janë të punësuar rreth 80 mijë persona, kurse në sektorin privat ka një numër

dukshëm më të lartë, ai arrin deri në 160 mijë të punësuar.

Por pavarësisht gjithë këtyre shkeljeve që po iu bëhen punëtorëve kosovarë, më 1 Maj, asnjë nga ta, e as in-stitucionet të cilat merren me mbrojtjen e të drejtave të punësuarve nuk kërkuan përmirësimin e kushteve dhe mbrojtjen e tyre. Madje, të gjithë e kaluan këtë ditë duke pushuar e festuar nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

E kjo ditë krejt ndryshe u shënua nëpër vende të ndryshme të botës. Përmes protestave, shumë punëtorë kërkuan përmirësim të kushteve të pu-nës, edhe pse të drejtat dhe kushtet e tyre në punë janë shumë më të mira se në vendin tonë.

Duke e ditur gjendjen e punëtorëve në Kosovë, populli dhe sindikatat duhet të mobilizohen dhe të organizojnë pro-testa për të kërkuar më shumë kushte dhe të drejta për punëtorët nga Institu-cionet e Kosovës, e po ashtu edhe nga

sektori privat pasi që me këtë trend nuk do të kemi as zhvillim ekonomik e as të drejta të përmirësuara për punëtorët.

Jo vetëm festën e 1 Majit, por edhe Ditën e Evropës 9 Maji, kosovarët për dallim prej 27 vendeve të Bashkimit Ev-ropian (BE), ku kjo ditë festohet duke punuar, kosovarët këtë festë qe shumë vite me radhë e festojnë duke pushuar, edhe pse nuk jemi pjesë e BE-së.

Të drejtat e punëtorëve po shkelen

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, ka thënë se të drejtat e punëtorëve në vend vazhdojnë të shkelen, e po ashtu sipas tij, pagat mbesin ndër më të ulëtat në rajon. Arifi tregon, se paga mesatare aktualisht mund të shkojë në rreth 370 euro, ndërsa bazuar në shportën e kon-sumit, një familje 5 anëtarëshe për një muaj i nevojiten së paku 450 euro të ardhura. “Paga mesatare është shumë e

Do të protestojnë më në fund

Page 5: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 5Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

Do të protestojnë më në fund

ulët, përkatësisht rreth 370 euro, ndërsa paga minimale është 170 euro, ndonëse ne kemi propozuar të ngrihet në 220 euro”, - ka thanë numri një i sindika-listëve kosovarë, Haxhi Arifi.

Në sektorin publik dhe privat, sipas tij, janë të punësuar 261 mijë punëtorë. “Në sektorin publik kemi të punësuar rreth 80 mijë veta ndërkaq në sektorin privat janë të punësuar mbi 160 mijë veta”, tregon Arifi.

Kryetari i BSPK-së, tha se shifrat e publikuara për papunësinë nuk qëndro-jnë, pasi që papunësia mund të jetë mbi 43 për qind pasi që shumë të papunë nuk lajmërohen në Entet e Punësimit.

Në organizimin të kësaj sindikate dhe në përkrahje të disa sindikatave të tjera punëtorët do të protestojnë më 29 maj për të kërkuar më shumë të drejta dhe përmirësim të kushteve të punës.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rasiç, përkundër kritikave të BSPK-së

për gjendjen e rëntë të punëtorëve, ka deklaruar se kjo gjendje po vije duke u përmirësuar. Sipas tij, pothuajse çdo vit është plotësuar ligji i punës me nene shtesë. “Ligji i punës tashmë po përkra-het edhe me Ligjin për shëndetin dhe mbrojtjen në punë. Rritja e kapacitetet të inspektoratit të punës, ka rezultuar me rritjen e kontrollit mbi bizneset sa i përket të drejtave të punëtorëve. Kushtet dhe të drejtat e tyre për çdo vit po për-mirësohen dhe në të ardhmen presim që këto të drejta të avancohen edhe më shumë”, - tha ai.

Ministri Rasiç, ka theksuar se Min-sitria e Punës për çdo vit ka regjistruar diku 3000-3500 punëtorë, të cilët kanë punuar edhe më herët në kompanitë pri-vate. “Kjo dëshmon se Inspektorati po e kryen punën e vet si duhet. Shpresojmë se do të punohet me një dinamikë të tillë që të regjistrohen të gjithë punëtorët në sistemin kosovar”, - tha ai.

Rashiç tha se Ministria që udhëheq ai përpiqet që kontratat e punës të respe-ktohen edhe nga bizneset. “Ligji i para-sheh dy lloje të kontratave: njëra është për gjashtë muaj dhe kontrata tjetër është trevjeçare. Të gjithë e dimë që kontrata të përjetshme nuk ka askund,

prandaj Kosova është rrugës së mirë sa i përket të drejtave të punëtorëve - që të krijojë një nivel të njëjtë me vendet evropiane”, - ka theksuar Rashiç.

Sipas tij, pa ngritjen e vetëdijes së punëdhënësve për respektimin e të drejtave të punëtorëve, nuk do të ketë përmirësim të gjendjes. “Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve është proces, i cili vazhdimisht përmirësohet”, - ka deklaruar Rasiç.

Punësojmë pakSekretari i Përgjithshëm i Odës Eko-

nomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova krijon më pak vende pune se sa janë kërkesat e punëkërkue-sve. “Raporti i krijimit të vendeve të punës në vendin tonë është 1 me 3, pra nga tre veta që kërkojnë të punësohet ne arrijmë të punësojmë vetë një. Përderisa në rajon te krijimi i vendeve të punës qëndrojnë më mirë, se në Maqedoni, ku raporti i punësimit është 1 me 2”, - tha ai.

Rukiqi,tregon se nga bisedat me investitorë të ndryshëm, Kosova është më pak konkurrente me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sa i përket edhe kostos për krijimin e vendeve të punës në sektorin të ndryshëm. n

Gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, numri i madh i qytetarëve, të cilët jetojnë në kufi të varfërisë ekstreme nuk po arrin që të mobilizojë shoqërinë kosovare për të protestuar për një jetë më të mirë. Gjendja e rreth 250 mijë të punësuarve në sektorin publik dhe privat nuk është e mirë. Në ditën e punëtorëve më 1 Maj në Kosovë u festua sikurse edhe për Ditën e Evropës më 9 Maj. Por edhe pse me vonesë punëtorët e organizuar nga BSPK-ja do të protestojnë më 29 maj

Nenad Rashiç Haxhi Arifi

Page 6: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA6 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Qendresa XHELADINI

Valës së absurditeteve parazgjed-hore në Shqipëri, iu shtua edhe një marrëzi. Në mes të Tiranës, në

Shqipëri, u thye dhe u hodh në plehra busti i komandatit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit. Nuk është hera e parë që ky bust përdhoset. Gjatë atyre pak viteve që qëndroi në hyrje të bllokut të ambasadave, ai është dëmtuar disa herë. Përpos shkronjave të emrit, që herë binin vetë e herë-herë njerëz të paidentifikuar i hiqnin, nuk kanë qenë të pakta rastet kur binin edhe pllakat e strukturës mbajtëse. E ndërsa gurët dhe pllakat i dëmtoheshin, nuk mungonte ngjyrosja në modele të ndryshme dhe grafite, edhe pse ai shihej çdo ditë nga kalimtarët e rastit, por edhe diplomatët e huaj, që kryesisht gjenden pranë asaj lagjeje, për shkak se pak metra më tutje është numri më i madh i përfaqësive diplomatike ndërkombëtare. Asgjë nuk e arsyeton hedhjen e tij në plehra, pas një institucioni kombëtar, në mes të qytetit, në fakt, në mes të kryeqytetit. Edhe pse është prej 'guri', ai gjithsesi simbolizon njeriun që bëri një sakrificë të madhe për atdheun, për atë atdhe, për atë mëmëdhe, për atë flamur që valëvitet mbi institucione që e fyejnë. Asnjë muze, galeri apo institucion në Tiranë e jashtë saj, nuk e pat një metër vend për të! I çfarë formati është ky nënçmim i nivelit kaq të ulët, është ndoshta herët të thuhet: a është vepër antikombëtare apo ka ngjyrim fetar?! Në të vërtetë cilit ‘shq-iptar’ i pengon kjo figurë aq shumë?! Ky akt dhe shumë gjëra negative që ndod-hin në raportin Shqipëri-Kosovë, duke

filluar nga domeni politik, ekonomik, akademik, letrar, kulturor, sportiv, e kështu me radhë, kanë rrëzuar dukshëm mitin e shqiptarisë dhe kombëtares.

Nga ana tjetër skena politike është elektrizuar. Fushata parazgjedhore ka futur në garë më se 60 parti, ka bërë një lëmsh koalicionesh dhe ka ofruar lloj-lloj premtime nga më të ndryshmet. Gjithçka oscilon rreth debatit 'rotacion apo jo më 23 qershor?'. E majta apo e djathta më 23 qershor? Një alternativë e djathtë qeverisëse me Sali Berishën në krye, apo një alternativë e majtë qe-verisëse për Shqipërinë e 2013-ës me dyshen Rama-Meta në krye? Kjo është çështja. Problemi që ka shkaktuar dalja e Metës në krahun amë, hedh dilema të ndryshme; në të vërtetë çka nëse i im-ponohet sërish atij të jetë me Berishën. Mirëpo Meta hy në këtë garë me idenë dhe dëshirën që të fitojë e majta dhe madje pikërisht ai të jetë kryeministri i ardhshëm. E majta përkundër afrimit të metës nuk është e bashkuar. Pak ditë para nisjes së fushatës elektorale, aleati i Partisë Socialiste, Paskal Milo shprehu kritika për mënyrën sesi kreu i PS-së, Edi Rama po menaxhon koalicionin. Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Pas-kal Milo tha se PS-ja i shiti aleatët e saj për koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke e cilësuar këtë si tradhtinë e radhës brenda së majtës. Ai tha se Berisha tregoi më respekt për aleatët e tij sesa Rama. "PS ka shumë qurraveca. Tele-foni i Ramës nuk funk-sionin më, vetëm kur ka ndonjë kritikë ndaj

PS-së",- shtoi Milo. Debatet mes theme-luesve të Partisë Socialiste për futjen e Kastriot Islamit në listën e PD-së janë transferuar nga mitingjet elektorale në rrjetet sociale. Ish-kryeministri Pandeli Majko ka sulmuar publikisht depute-tin Islami për kandidimin në kampin e djathtë. Në postim në rrjetin Facebook, Majko e cilëson atë si "tradhtar", duke u shprehur se ka respekt për të gjitha ata që i qëndrojnë besnik historisë poli-tike nga vijnë. "Oh sa mirë me qenë tradhtar!"... Fushata elektorale që sapo ka filluar e ka të shkruar në "ballë" këtë fjali turpëruese. Ky është shembulli më denigrues për mjerimin e politikës në këto ditë me shkëlqim publicitar. Patur-pësia është kthyer në një pikë vajguri në pjatën e "supës" së premtimeve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Respekt për të gjithë miqtë dhe kolegët e djathtë dhe të majtë që i qëndrojnë besnikë vetvetes dhe historisë nga vinë",- shprehet depu-teti Majko. Islami shprehet se Majkos duhet t'i vijë turp që nuk është distan-cuar nga sulmet që i janë bërë familjes së tij. Ndërsa i kujton se në vitin 1995 i është gjendur afër në një situatë të ngjashme në Partinë Socialiste. "Oh sa mirë me qenë inferior dhe mediokër. Turp me pas në krah personazhe që vijnë dhe kërcënojnë nënën e sëmurë, babain 85- vjeçar dhe familjen time. Turp për ty. Tradhtar është term stalin-ist. Armik është term i Luftës së Ftohtë. Turp! Distancohu se është turp për një personazh të cilit në 1995 i jam gjendur në krah kur e kishin shpallur tradhtar",- shprehet Islami. Më tej ai shtoi se Majko është bashkuar me një mediokër dhe të paaftë si Rama. "Je bashkuar me një mediokër. Me një të paaftë. Nëse nuk ke guximin të kundërshtosh së paku mos u bëj pjesë e maskaradës",- shprehet Is-lami. Deputeti që kandidon në listën e PD-së në Tiranë, shtoi se një ditë do të pendohet edhe Majko, ndërsa vetë shprehet se ka shpëtuar me

SHQIPËRIA NGA HOMODASHURIA NË ISLAMOFOBI

Page 7: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 7Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

SHQIPËRIA NGA HOMODASHURIA NË ISLAMOFOBIlargimin nga PS-ja e drejtuar nga Rama.

Aleanca Kuqezi është partia që ka parashtruar problematikën se pse va-jzat shqiptare po martohen me burra nga vendet fqinje. Përveç makiavelizmit politika parazgjedhore në Shqipëri përshkohet edhe nga ekstremizmi. Ka parti që premtojnë legalizimin e mari-juanës dhe parti që kërkojnë dënimin me burg të homoseksualëve. Parti që kërkojnë rivendosjen e monarkisë, (përpos legalitetit). Dhe kjo është çfarë mund të mbledhësh pa u thelluar gjatë në programet e disa dhjetëra partive që kanë hyrë në garë, (duke u regjistruar në KQZ ose thjeshtë duke konkurruar për “like” në Facebook) më së shumti në aleancë me dy partitë e mëdha, të cilat prezantohen si më pranë qendrës, më të orientuar nga vlerat që konvenciona-lisht i njohim si të ‘mira’ dhe europiane. Logjika ta do që të priresh të besosh se asgjë serioze nuk ka në këtë mes, se ide të tilla hidhen vetëm si pjesë e metodave makiaveliste. Por fakti është që sistemi aktual zgjedhor për fat të keq ka bërë të rëndësishme çdo votë, veçanërisht në qa-rqet me numër të lartë deputetësh, gjë që i ka shtyrë dy partitë e mëdha të prano-jnë çdo lloj partie në koalicion, ndërsa partitë e vogla janë shtyrë drejt kërkimit të çdo vote, duke kërkuar vëmendjen e publikut me të gjitha mënyrat. Par-tia Lëvizja Shqipëria e Re është shumë aktive në shpërndarjen e trakteve. Dhe në një trakt të tillë, premton se do të legalizojë poligaminë, sipas modelit is-lamik, një burrë me deri në katër gra. Në faqen e saj të internetit, kjo parti thotë se e kërkon këtë masë “për të shpëtuar “Ndryshimi i kodit të familjes, pranimi i poligamisë (martesat një burrë m e deri në katër gra,

me kushtin që secilës prej grave t’i kri-johen kushte

dhe përkujdesje proporcionale dhe të barabartë) si zgjidhje e mundshme për t’u bërë ballë shumë ndryshimeve de-mografike të ndodhura në këto 22 vitet fundit (emigracioni masiv kryesisht i meshkujve shqiptarë dhe boshatisja de-mografike nga meshkujt në Shqipëri, martesat e grave shqiptare në vendet fqinje në kombe, të cilat historikisht kanë qenë të interesuar për asimilimin dhe eliminimin e Kombit tonë)”, - thotë ajo. Është e qartë se ky propozim synon të marrë ndonjë votë nga myslimanët, por prezantimi nuk bëhet në mënyrë islame. Kjo parti është në aleancë me Partinë Demokratike për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryeministri Sali Berisha, prej disa vitesh, ka mbështetur aktivisht të drejtat e komunitetit LGBT, duke prem-tuar (por vetëm duke premtuar) tre vjet më parë legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini si dhe duke folur disa herë publikisht kundër homofobisë dhe duke u takuar publikisht me aktivistët e të drejtave të bashkësisë LGBT. Përkundër këtij qëndrimi, kryesocialisti Edi Rama refuzoi të mbështesë bashkësinë LGBT, ndërkohë që dy aleatë të Berishës kanë ide krejt të tjera. Ekrem Spahia, i cili u kthye në vëmendjen e medias vitin e kaluar rastësisht dhe vetëm për këtë temë, e ka futur në programin e tij elec-toral, duke thënë se “shteti shqiptar

nuk duhet ta njohë ho-moseksualitetin”, por pa sqaruar se çfarë nënkup-ton kjo gjë. PLSHR, ajo e poligamisë, ka një mendim pak më ndry-she. Ajo deklaron se

do të nxjerrë jashtë ligji promovimin

publik të homoseksualitetit, por lë të ligjshme “homoseksualitetin në sferën private). Marko Dajti, kryetar i një par-tie që deklaron se dëshiron të rivendosë rendin socialist marksist-leninist në Shqipëri, thotë se dëshiron gjithashtu të legalizojë marijuanën. Në një interv-istë mediatike, Dajti, nga Partia e Punës e Riorganizuar, deklaroi se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e vendeve të zhvilluara sa i përket legalizimit të mari-juanës. Dajti nuk ka të njëjtin mendim për aspekte të tjera të botës së zhvilluar, e cila përpos legalizimit të marijuanës, ka edhe ekonomi tregu etj. Në programin e tij të publikuar në internet, ai prem-ton rikthim të drejtpërdrejtë në social-izëm, ekonomi shtetërore, shtetëzim të bujqësisë etj. Dukshëm në Shqipëri kanë mbetur disa komunistë të pare-formuar, por ka edhe shumë të rinj që pinë bar e ndoshta, mund të rrëmbehen nga ideja. Fronti Demokristian Shqiptar nuk është një parti politike e regjistruar në zgjedhje. Ai është një grup në “Face-book” që ka rreth 2500 anëtarë. Fryma e kësaj lëvizjeje është dukshëm, antiko-muniste, por edhe antiislamike, prokris-tiane dhe... monarkiste. Ai deklaroi se dëshiron që Shqipëria të bëhet mbretëri. “MDC kërkon që populli shqiptar të shprehet me referendum për kthimin e Shqipërisë në Monarki Kushtetuese, me mbret Madhëria e tij Gjergj Maria Kastrioti, Mbret i Shqipërisë, Dardanisë, ILIRIDËS, dhe Epirit”. Se kush është ky mbreti, nuk e dimë. Një parti që duket se lidhet me këtë faqe dhe me një blog me emrin “Votra”, njoftoi pak ditë më parë se i qe refuzuar regjistrimi si sub-jekt zgjedhor në KQZ. n

Page 8: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA8 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Isa MEHMETI

Kaloi euforia e shq-iptarëve, e cila za-konisht ndodh para

zgjedhjeve. Dobësia më e madhe që po bëjnë shqip-tarët në Maqedoni si elek-torat, është se po i dëgjojnë partitë e tyre për të votuar për partitë maqedonase, konkre-tisht kandidatët maqedonas, kundrejt kandidatëve tjerë të partive tjera shqiptare kundërshtare. Kjo është e pa-falshme. Në fushata paraelek-torale fatkeqësisht pamë pamje mjerane e të pështira të kandidatëve shqiptarë, duke ju vardisur maqedonase me joshje të ndryshme vetëm e vetëm për të fituar votën e tyre. Në Dollnen mbi 350 vota të shqiptarëve të Cërnilishtes, fshat ky me më shumë shqiptarë, vendosën për fitoren e Boshe Miloshevskit të VMRO-së kundrejt kandidatit të BDI-së. BDI akuzoi Partinë Demokratike Shqiptare, aktivistët e së cilës, votuan për VMRO-në. Këto ditë lideri i PDSH Menduh Thaçi gazetës maqedonase ‘Dnevnik’ i deklaroi se të gjithë tetovarët që kanë votuar për BDI-në janë trathtarë.

Kështu, përderisa disa shqiptarë thejnë këmbët për të agjituar në voti-min e kandidatëve maqedonas kundrejt atyre shqiptarë të partisë tjetër kundër-shtare, maqedonasit vazhdojnë plat-formën e tyre antishqiptare. Komisioni Shtetëror Zgjedhor miratoi kërkesën e partisë "Dinjiteti" për mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve të nevojshme për inicimin e referendumit, të cilin e kanë quajtur "Dinjiteti për Maqedoninë". Pas mbledhjes së nënshkrimeve kjo parti do t'i drejtohet Parlamentit, i cili duhet të japë dritë jeshile për organizimin e ref-erendumit në të cilin do të ketë katër py-etje, 3 që kanë të bëjnë me ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe një me Ligjin për ndarje territoriale, ku për këtë të fundit një referendum i ngjashëm kishte dështuar në vitin 2005. Tre pyetjet e tjera do të jenë kundër Ligjit për am-nisti dhe për procedurat që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001, të drejtën e ish-pjesëtarëve të UÇK-së për të bartur funksione publike dhe pyetja e fundit

është për miratimin e një ligji për të dre-jta të veçanta për pjesëtarët e UÇK-së. Referendumi i Shoqatës së pjesëtarëve të forcave të sigurisë "Dinjiteti" që tanimë vepron edhe si parti politike, u para-lajmërua fillimisht si iniciativë kundër emërimit të ministrit të Mbrojtjes nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi, për shkak të pjesëmarrjes së tij në konfliktin e ar-matosur të vitit 2001.

Në një vend me emër të pazgjidhur, me krizë të thellë ekonomike dhe josta-bilitet politik, është e kuptueshme se nuk do të ketë as qetësi ndëretnike. Ngecja në tërheqjen e investimeve të huaja, deficiti i madh buxhetor, rritja e borxhit publik dhe papunësia e madhe, e kanë rënditur Maqedoninë pas Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë për kah zhvillimi ekonomik. Me rrogë minimale prej 8050 denarë ose 130 euro, Maqedonia është ndër vendet më të varfra në botë. Kështu ka treguar raporti i gazetës "Wolrdtoday", raport ky që ka klasifikuar vendet për nga varfëria të bazuar në rrogat mini-male që marrin qytetarët. Më mirë se Maqedonia, sipas kësaj gazete, qëndron Iraku me rrogë minimale prej 146.91 euro. Krahasuar me vendet e Ballka-nit, Bosnja e Hercegovina është shumë para Maqedonisë më rrogë minimale prej 164 euro, ndërkohë që rrogë më të lartë minimale se Maqedonia kanë edhe Ekuadori - 151 euro dhe Peru me 178 euro. Është interesant fakti se këto dy shtete, jo vetëm që kanë rrogë minimale më të lartë se Maqedonia, por edhe shumë çmime të produkteve ush-qimore në këto dy shtete janë pothuajse dy herë më të ulta se në Maqedoni. Për

shembull, një litër qumësht në Ekuador është 0.60 cent ose 35 denarë, ndërsa një bi-letë autobusi urban kushton vetëm 16 denarë ose 0.20 cent. Përveç që Maqedonia ka rrogë më të vogël minimale në botë, gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit, ka edhe rrogë më të ulët mesatare. Sa i përket rrogës mesatare, sipas gazetës "Worldtoday", punë-torët në Slloveni marrin rrogë më të lartë mesatare në vlerë prej 1035 euro, ndërkaq në Greqi, e cila një kohë të gjatë

është në bankrot, ka rrogë mesatare prej 1000 eurove. Sipas raportit të së njëjtës gazetës, nga vendet e ish-Jugosllavisë, punëtorët kroat marrin rrogë mesatare prej 750 euro, në Mal të Zi rroga me-satare është 487 euro, ndërsa të punë-suarit në Bosnjë marrin mbi 425 euro. Po ashtu, edhe Shqipëria qëndron më mirë se Maqedonia krahasuar me rrogat mesatare. Në Shqipëri, kjo rrogë arrin në 380 euro, në Bullgari 420 euro dhe Serbi 420 euro. Deri në vitin 2011, shumica e punëtorëve të punësuar në industrinë

Besimi te ‘fuqia’ e rrenës

Page 9: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 9Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

e ndërtimit dhe të tekstilit kanë marrë rrogë minimale prej 5000 denarë deri më 7000 denarë. Sipas të dhënave të En-tit të Statistikës, në shkurt të vitit 2013, 2.3 për qind e të punësuarve në Maqe-doni nuk kanë marrë paga.

Rritja ekonomike në Maqedoni vitin e kaluar ishte zero për qind, në Bosnjë e Hercegovinë kishte një rritje 1.3 për qind, në Shqipëri prej 0.5 për qind, në Mal të Zi prej 1 për qind dhe në Serbi prej minus 1.9 për qind. Papunësia më e madhe në 2012-ën shënohet në Bosnje e Hercegovinë me 43.9 për qind, Maqe-doni me 31.3 për qind, Serbi me 25.5 për qind, Shqipëri me 13.3 për qind dhe Mali i Zi me papunësi.

Duke e parë këtë trend zhvillimi eko-nomik, por edhe tablon e përgjithshme politike, ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski, këto ditë tërhoqi vërejtjen se Maqedonia mund të bank-rotojë brenda dy viteve të ardhshme, respektivisht deri më 2015. Deklarata e tillë u bë gjatë pjesëmarrjes në një emis-ion televiziv në kanalin "24 Lajme", ku ka folur, veç të tjerash, mbi shumë çështje aktuale, përfshirë zgjedhjet lokale dhe situatën e përgjithshme ekonomike dhe politike në vend. Duke iu referuar rritjes së borxhit publik, Georgievski ka thënë se të hollat po merren për të mbuluar pagat, pensionet dhe subvencionet. "Në

kohën sa kam qenë kryeministër, 1998-2002, nuk kam marrë as dhe një hua nga bankat për të dhënë pagat, pensionet ose të shlyejë çfarëdo obligimi tjetër që buron nga buxheti", - ka deklaruar Georgievski.

Siç pat thënë ish-lideri i partisë maqedonase opozitare Branko Cër-venkovski, në Maqedoni tashmë funk-sionojnë vetëm dy industri: industria e shpërlarjes së parave dhe industria e shpërlarjes së trurit (propaganda e qeverisë përmes megafonëve medial). Kryeministri Nikolla Gruevski duket i painteresuar të përmirësojë gjendjen e përgjithshme, mbase është i lajthitur nga vezullimi i rremë i përkrahjes së imponuar të qytetarëve; përkrahje kjo që me gjasë mund t’i kushtojë ashtu siç i kushtoi edhe Millosheviçit. Shpesh nga disa analistë dhe ish-lideri i opozitës në dorëheqje të LSDM-së është tërhequr kjo paralele e analogjisë. Ashtu sikurse dikur edhe Millosheviçi, edhe Gruevki ka pushtet pothuajse absolut në Maqe-doni: presidencën, qeverinë, parlamen-tin dhe pushtetin në shumicën e komu-nave. Në dukje krijohet përshtypja për një përkrahje të plotëfuqishme të popul-lit për të. Si është fituar kjo përkrahje, është diçka tjetër. Sigurisht përmes atyre dy industrive të sukseshme që u për-mendën. Megjithatë përkundër kësaj shifrat flasin kundër tij. Statistikat trego-

jnë se vendi po shkon buzë greminës ekonomike e sociale. Kur kësaj i shto-hen edhe problemet ndëretnike, atëherë gjendja duket edhe më dëshpëruese.

Vërejtje për Maqedoninë ka adresuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për të drejtat e njeriut, ku ka theksuar një numër të madh kriti-kash ndaj Qeverisë, duke thënë se ajo ka dështuar në funksionimin e drejtë-sisë, respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa ka akuzuar për ndërhyrje në gjy-qësi dhe kufizim të lirisë së mediave.

Kritika të ashpra ka edhe për funk-sionimin e policisë dhe procesin e lustrimit, për të cilin thuhet se keqpër-doret nga pushteti si mjet për "qërim hes-apesh" me oponentët. Ndërhyrja politike në gjyqësor, favorizimi, mosefikasiteti dhe korrupsioni ngadalësuan ndarjen e drejtësisë. Tensionet ndërmjet komu-niteteve etnike shqiptare dhe maqe-donase, si edhe diskriminimi shoqëror kundër romëve dhe pakicave të tjera et-nike, përbënin një tjetër fushë shqetësimi për të drejtat e njeriut", - thuhet në rezy-menë e përgjithshme të raportit.

I vetmi person që është i interesuar në Maqedoni për ta inkuadruar ven-din në Nato dhe BE është Ali Ahmeti. Ai dhe partia e tij angazhohet vazhdi-misht për integrimet euro-atlantike, por pa sukses. Ali Ahmeti dhe partia e tij shpresojnë në sukses, ndonëse realisht nuk kanë kurrfarë potenciali e as kapa-citeti ta bëjnë këtë. Në të vërtetë çirrjet e vazhdueshme të shqiptarëve për inte-grime euro-atlantike, nuk janë gjë tjetër përpos një teatër cirku. Çelësi i suksesit gjendet në duart e kryeministrit, të cilit i mungon interesimi dhe vullneti për t’i çuar gjërat përpara. Ai e ka luksin dhe komoditetin të mendojë se gjithçka është në rregull. Shumë analistë çdo ditë frekuentojnë ekranin dhe japin analiza për gjendjen; janë bërë Nostradamus të dështuar. Status – quoja vazhdon. Dhe kështu do të vazhdojë akoma, deri atëherë kur Gruevskit dhe partisë së tij t’i drithet toka nën këmbë dhe t’i humbë kjo mbështetje kaq e fuqishme dhe ab-solute që po gëzon në popull. Ndërkaq kur është ajo ditë, askush s’mund të thotë gjë në formën e një prognoze historiciste: mundet ndoshta edhe shumë shpejtë. Gjendja faktike socio-ekonomike është një bombë që ende nuk ka eksploduar, por që fare lehtë i nevojitet një xixë stralli për të shpërthyer në atë mënyrë sa t’i përmbysë gjërat për 180 shkallë. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA10 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

PAQJA:Cili është roli i organizatave studentore në Universitetitin e Prishti-nës, cili është qëllimi i tyre?

Zajmi: Organizatat studentore në Universitetin e Prishtinës dhe më gjerë, në parim, qëllim parësor kanë përfaqësi-min e lirive dhe të drejtave të Studentëve. Ndërkohë që kur flasim për rolin e tyre në jetën studentore, me theks të veçantë në përfaqësimin e studentëve, mbetet shumë për të dëshiruar, ngase unë men-doj se tashmë shumica e organizatave e kanë humbë qëllimin për të cilin në esencë do të duhej që të vepronin.

PAQJA: Si Funksionojnë organizatat studentore në kuadër të Universitetit të Prishtinës ?

Zajmi: Ashtu siç është praktike, or-ganizatat hynë në zgjedhje për të marrë mbështetjen e studentëve, me t’u shpal-lur rezultatet, formohet koalicioni dhe ashtu ai koalicion e merr barrën e për-faqësimit të studentëve për atë mandat. Ajo që e bën të veçantë këtë proces në kohët e fundit është se organizatat, të cilët e marrin përgjegjësinë për t’i ud-hëhequr studentët, angazhohen për të përfituar nga pozita, duke plaçkitur stu-dentët përmes “Panove, Apsolventia-dave etj”, duke i shfrytëzuar lidhjet e kri-juara me menaxhmentin e Universitetit për t’u ngritë në karrierë pa meritë, duke e keqpërdorë buxhetin e UP-së në emër të projekteve që nuk realizohen kurrë e kështu me radhë, ndërkohë që organi-zata “Paqja Studentore” si organizata më e madhe dhe më e fuqishme studentore në UP dhe njëherësh i vetmi zë opozi-tar, vazhdimisht mbetemi të angazhuar për t’i zbardhur këto manipulime dhe pa ndalur punojmë për ta implemen-tuar në praktikë platformën me të cilën konkurruam në zgjedhjet e qershorit të vitit 2012, ndonëse në këndin e opozitës.

PAQJA: A ka intersim të shprehur te studentët për t’u marrur me këto organi-zata studentore, konkretisht organizata e juaj sa ka përkrahje nga studentët?

Zajmi: Është interesant fakti se, në zgjedhjet e fundit studentore kishte një vrull të jashtëzakonshëm të studentëve në kutitë e votimit, ndonëse zgjedhjet u mbajtën në një datë dhe muaj jo të zakonshëm.

Sa i përket organizatës “Paqja Stu-dentore”, ne vazhdimisht jemi në rritje dhe këtë e dëshmon më së miri rezultati i zgjedhjeve, edhe në këtë raund zgjed-hjesh, “Paqja Studentore” shënoi ngritje edhe pse për dy vite ishim në opozitë, gjë e cila nuk ndodhi me organizatat tjera, të cilat e kishin fatin e njëjtë me ne.

Kryesia e organizatës, sipas përcak-timit statusor përbëhet nga 19 anëtarë, të cilët janë të angazhuar 12 muaj në vit në shërbim të organizatës, respektiv-isht në shërbim të studentëve dhe kemi 17 kryetarë të degëve, ku secila degë është e konstituuar dhe vepron kon-form përgjegjësive që i ka, ne ishim e vetmja organizatë që në zgjedhjet e fun-dit konkurruam në të gjitha fakultetet, qoftë brenda Prishtinës dhe jashtë saj. Këto janë disa nga shembujt praktik të organizimit të “Paqes Studentore” dhe me punën dhe angazhimet e treguara bëjmë që në vazhdimësi të kemi një konkurrencë të jashtëzakonshme për të hyrë në Kryesi Qendrore dhe akoma më tepër na vështirësohet përzgjedhja e kryetarëve të degëve nga numri i madh i të interesuarve për të konkurruar në emër të “Paqes Studentore”.

PAQJA: Paqja Studentore pa dyshim është organizata më aktive në Univer-sitetin e Prishtinës, ju jeni kryetar i saj, a mund të na thuani diç për historikun e saj?

Zajmi: Para së gjithash dua të them se përkundër barrës së rëndë që e kam marrë në vitin 2011 për ta udhëhequr organizatën më të madhe studentore në UP, ka qenë njëherësh edhe nder i madh për të punuar më studentët dhe aktiv-istët e shumtë të kësaj organizate që pu-nën dhe angazhimin e tyre e bëjnë vërtet me një motivacion të jashtëzakonshëm

dhe të them të drejtën shpesh herë edhe më ka habit vullneti i këtyre aktivistëve që e tregojnë gjatë gjithë kohës, qoftë në hartimin ose në realizimin e projekteve e kështu me radhë.

Ashtu siç është e njohur për stu-dentët, organizata “Paqja Studentore” u themelua në vitin 2005 nga një i grup studentëve që ishin të pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes së studentëve në atë kohë, menjëherë në zgjedhjet e para studentore, “Paqja Studentore” mori një numër të konsiderueshëm të votave dhe u bë pjesë e koalicionit për udhëheqjen e studentëve. Udhëheqësit e kësaj organi-zate gjatë asaj kohe arritën një numër të madh suksesesh si psh: anulimi i pagesës për paraqitjen e provimeve me vlerë prej 2 €, ulja e çmimit të vitit akademik nga 130€ në 100€ për studimet themelore dhe nga 600€ në 400€ për studimet mas-ter, ngritja e bursës për studentë për 50%, nga 600€ në 900€ dhe ngritja e shumës për 100% për student e dalluar dhe gjithashtu edhe shtimi i numrit të bur-save, këto janë vetëm disa shembuj nga puna e PS-UPS-së gjatë periudhës së ud-

Intervistë me Kryetarin e Organizatës Studentore ‘Paqja Studentore’ e Universitetit të Prishtinës-Ekrem Zajmin

PAQJA STUDENTORE PËRFAQSUESE E DENJË E INTERESAVETË STUDENTEVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Intervistë m

e

kryetarin e Paqes Studen-

tore, Ekrem Zajm

i

Page 11: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 11Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

Intervistë me Kryetarin e Organizatës Studentore ‘Paqja Studentore’ e Universitetit të Prishtinës-Ekrem Zajmin

PAQJA STUDENTORE PËRFAQSUESE E DENJË E INTERESAVETË STUDENTEVE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

hëheqjes me Parlamentin e Studentëve. Në zgjedhjet e vitit 2010, Paqja Stu-

dentore, si rezultat i angazhimit dhe përkushtimit të treguar me studentë, del organizata e parë studentore me një rezultat mahnitës, len mbrapa organi-zatën e dytë me rreth 100% të votave. Ky ishte një sukses i jashtëzakonshëm, sukses i cili ka qenë si rrjedhojë i punës së gjeneratave të njëpasnjëshme që kanë bërë një punë të mrekullueshme në për-faqësimin e studentëve.

Kryesia momentale nën udhëheqjen time, ka arrtë që të realizojë një numër rekord të aktiviteteve, shumica nga të cilat ishin të reja për organizatën dhe një pjesë e tyre tradicionale që realizon në çdo vit. Nga Kuvendi i fundit zgjedhor i organizatës e deri në këto momente kur po flasim, kemi realizuar më shumë se 70 aktivitete nga fusha të ndryshme si psh; organizimi i tribunave shken-core, organizimi i shfaqjeve të ndeshjeve sportive, aktivitetet për dhurimin e gja-kut, aktivitetet për pastrimin e kampu-sit universitar të UP-së, shpërndarjen e broshurave informuese dhe edukative,

organizimin e seminareve me karakter edukativo - mjekësor etj.

PAQJA: Cilat janë aktivitetet më krye-sore të Paqes Studentore?

Zajmi: Në mbledhjet e rregullta të Kryesisë Qendrore, vazhdimisht disku-tojmë për aktivitete që kanë rëndësi për studentët dhe nga të cilat përfitojnë ata. Mendoj se aktivitetet kryesore janë ato që i ceka më lartë, por dua të ndalem te Tribuna e fundit e organizuar në “Sëiss Diamond Hotel” me mbështetjen fi-nanciare të “British Cancel” me temën: “Gjendja e arsimit të lartë në Kosovë”, panelit të ftuar ishin: Akademik Mehm-et Kraja, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Ramë Buja, Prorektori për mësim i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Prof. Dr. Nuri Bexheti, Deputetë në Parlamen-tin e Kosovës: z. Berat Buzhala, Profe-sorët: Prof. Dr.Valon Murtezaj dhe Prof. Dr. Korab Sejdiu, Eksperti i arsimit në Kosovë: Prof. Dukagjin Pupovci, Nga shoqëria civile: Shkëlzen Maliqi, Amba-sadat e akredituara në Kosovë: Ambasa-da Amerikane dhe Ambasada Austriake. Ky ishte njëri nga aktivitetet e fundit dhe ndër më të rëndësishmit të realizuar gjatë këtij viti, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar, tribuna shkencore me temën “Metodat efektive të mësim-nxëniës dhe menax-himi i stresit gjatë provimeve” ishte njëri nga aktivitet mendoj më me rëndësi për studentët. Panelistët e ftuar në këtë tri-bun ishin: Akademik Pajazit Nushi, Prof. Dr. Xhafer Ismajli, Prof. Dr. Agim Zogaj dhe Hoxhë Mr. Ekrem Avdiu.

PAQJA: Sa po arrini që t’i përfaqsoni studentët në strukturat e Universitetit te Prishtinës?

Zajmi: Për momentin ne nuk ud-hëheqim me Parlamentin e Studentëve dhe si rrjedhojë nuk e kemi rastin për t’i përfaqësuar ata në rrugë zyrtare, por ne vazhdimisht mbesim të angazhuar që t’i mbrojmë dhe t’i adresojmë kërkesat e tyre në organet gjegjëse. Njëra nga për-

pjekjet më të mëdha sipas mendimit tim ka qenë reagimi dhe organizimi i pro-testave në lidhje me ngritjen e çmimit të biletave për student dhe jo me kaq, ne e dërguam rastin edhe në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, pas rreth tetë muaj procese gjyqësore, AKK-ja mori vendim në lidhje me rastin edhe pse jo në mënyrën qysh ne kemi kërkuar. Pastaj kemi dërguar disa kërkesa në KK të Prishtinës për largimin e automjete të parkuara në trotuarin e rrugës “Agim Ramadani”, pas shumë kohësh që ju kemi bërë presion, Kuvendi Komunal ka marrë vendim për t’i larguar dhe nga ajo ditë e marrjes së vendimit e deri në këto momente kur po flasim, ky tro-tuar është i liruar nga automjetet dhe studentët lirshëm qarkullojnë në këtë destinacion shumë të rëndësishëm për ta. Këto janë vetëm disa nga përpjekjet tona në shërbim të studentëve që për momentin po më kujtohen.

PAQJA: Cka mendoni, sa është funk-sional Parlamenti i Studentëve dhe a ju shkelen të drejtat e studentëve nga menaxhmenti i Universitetit?

Zajmi: Fatkeqësisht Parlamenti i Studentëve si organ suprem i për-faqësimit të të drejtave të studentëve nuk është aspak funksional dhe si i tillë ka dështuar në përfaqësimin e të drejtave të studentëve. Unë jam gjithashtu depu-tet në Parlamentin Studentor dhe deri më tash, pra për tetë muaj rresht, është mbajtur vetëm një mbledhje e vetme në të cilën nuk janë ftuar as gjysma e depu-tetëve. Kryetarin e këtij parlamenti nuk e njohin mendoj as 95% e studentëve të UP-së sepse edhe statuti i tij i studentit është i dyshimtë se a është ende student apo jo!? Megjithatë nuk është faji i stu-dentëve sepse organizatën nga e cila vije ky kryetar e kanë votuar më së paku. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje, duke bërë edhe veprime konkrete që ky Parla-ment të aktivizohet por më kot!

Sa i përket të drejtave të studentëve, unë mendoj se studentët e UP-së për-

Page 12: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA12 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

ballen me sfida të shumta e që ndër të tjera janë edhe shkeljet e të drejtave të tyre, kjo është mese evidente dhe do të vazhdojë kështu derisa të mos e marrin rolin e tyre Këshillat e Studentëve dhe Parlamenti i Studentëve.

PAQJA: A keni bashkpunim me orga-nizatat tjera studentore, qofshin ato edhe rinore që veprojnë jashtë Up-ës, si dhe me organizatat ndërkombëtare studentore?

Zajmi: Sa i përket bashkëpunimit me organizatat studentore që veprojnë brenda UP-së, gjithherë bashkëpuno-jmë në ato fusha dhe me ato organizata me të cilat pajtohemi dhe kemi qëllime të përbashkëta dhe sigurisht nuk bash-këpunojmë në ato çështje për të cilat ne mendojmë se nuk janë në të mirë të procesit.

Gjatë këtij mandati kemi zhvilluar disa aktivitete me organizata rinore, i tillë ishte projekti “Ti parandalojmë dro-gat në mesin e studentëve”, i cili është re-alizuar në vitin e kaluar në bashkëpunim me organizatën rinore “PEN”. Sa i përket bashkëpunimit me organizata studentore ndërkombëtare dhe rajonale, në muajin e kaluar e kemi pritë një delegacion të studentëve nga Turqia, gjithashtu gjatë muajit mars kemi pritur një delegacion të studentëve nga Maqedonia.

PAQJA: Çfarë qëllimi kishin këto vizita dhe për çfarë u dakorduat gjatë takimeve?

Zajmi: Studentët nga Turqia me të cilët u takuam gjatë muajit të kaluar, i përfaqësonin të gjithë studentët e këtij

shteti, meqë takimin e kryesonte Taygan Ongoren nga Universiteti “Galatasaray”, i cili ishte kryetar i Asamblesë së stu-dentëve të Turqisë. Ata ishin ngarkuar nga Kryeministri Erdogan për të theme-luar një Asociacion të studentëve të Ball-kanit, në mesin e të cilëve do të jetë edhe Kosova, meqë Parlamenti i Studentëve është jo serioz dhe jofunksional, ata zg-jodhën për t’u takuar me ne. Në takim u vendos që të themelohet ky Asociacion dhe Kosovën ta përfaqësojmë ne, pra “Paqja Studentore”, takimi i parë kon-stituiv pritet të mbahet në muajin kor-rik dhe nikoqir i këtij takimi do të jetë Turqia. Gjithashtu na ftuan si organizatë për një vizitë zyrtare gjatë muajit Qer-shor, gjë për të cilën për momentin jemi duke punuar në agjendën e vizitës në bashkëpunim me kolegët tanë studentë nga Turqia.

Vizita e Studentëve nga Maqedonia e kishte për qëllim kryesor shkëmbimin e përvojave organizative dhe gjithashtu edhe vizitën e kampusit të Universitetit të Prishtinës. Pritet që gjatë këtij muaji, edhe ne si organizatë të bëjmë një vizitë studentëve ne Maqedoni.

PAQJA: Cilat janë projektet me të cilat për momentin jeni të angazhur dhe planet për të ardhmen?

Zajmi: Për momentin jemi duke i hulumtuar “Panot” , të cilat janë or-ganizuar nga Këshillat e Studentëve të fakulteteve të ndryshme, në të cilat ne dyshojmë se janë keqpërdorur me mi-jëra euro. Ne në vitin e kaluar reaguam nëpërmjet medieve dhe i ftuam organet

e drejtësisë për t’u marrë me rastin në fjalë, një gjë të tillë ata nuk e bënë. Në këtë vit ne kemi vendosur për t’i hu-lumtuar detajisht ato, deri më tani kemi tubuar mjaft argumente që dëshmojnë për keqpërdorime të shumta, si p.sh. bie fjala, Fakulteti me më së shumti studentë në UP Fakulteti Ekonomik, dyshohet se janë keqpërdor më shumë se 4000€ e kështu me radhë. Këto dosje pritet që në fund të kësaj jave t’i dorëzojmë në prokurori, sigurisht që një veprim të tillë do e bëjmë publik edhe përmes medieve.

Sinqerisht dua të e falënderoj Këshil-lin e Studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinës, të cilët janë jashtëzakon-isht të përgjegjshëm ndaj amanetit që e kanë marrë nga studentët dhe përpos pu-nës së mrekullueshme që bëjnë, edhe në këtë proces janë dëshmuar shumë trans-parent duke e bërë publike kontratën. Derisa fakultetet me më shumë së 1000 studentë e kanë organizuar panon me 8€, me të njëjtin kualitet, tek e njëjta fotostu-dio, Kryetari i Këshillit të Studentëve të FBV-së Bujar Vrajolli i cili vije nga orga-nizata Paqja Studentore, e ka organizuar panon me çmim real me vetëm 5€ ani pse me vetëm rreth 200 apsulvent, që në çfarëdo rrethane tjetër do duhej të kush-tonte me shtrenjtë se çmimi në fakultete që kanë më shumë se 1000 apsolvent e që nuk mendoj që çmimi real për këtë numër kaq të madh apsulventësh, nuk e kalon shumën prej 4 €!.

Gjithashtu jemi duke punuar në or-ganizimin e një debati me studentë me temën “Sfidat e Integrimit në Bashki-min Evropian të Turqisë dhe shteteve të Ballkanit me shumicë myslimane”. Për ta shtjelluar këtë temë do të ftojmë një profesor nga Italia, një nga Turqia dhe gjithashtu një profesor nga vendi.

PAQJA: Për fund cila kishte me qenë këshilla e juaj drejtuar studentëve dhe lexuesve të revistës sonë?

Zajmi: Së pari do doja ta porosisja dhe këshilloja vetën time dhe më pas të gjithë studentët e UP-së, që t’i qëndrojnë besnik sa më shumë që munden qëllimit për të cilin janë ardhur në universitet dhe ta shfrytëzojnë maksimalisht atë që Zoti në Kuranin Famëlartë është betuar në të, pra ta shfrytëzojnë kohën për studim dhe kërkim të njohurive të reja. Lexuesve të Revistës “Paqja” do t’u rekomandoja që ta lexojnë këtë revistë nëse janë prej atyre që janë ithtarë të vlerave. Urime dhe suksese në punën tuaj! n

Page 13: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 13Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

Amel ILMIU

Shqipëria është vendi i pashembullt në historinë më të re njerëzore, ku feja është ndaluar e luftuar me ligj

e kushtetut. Gjatë sistemit komunist u rrëzuan qindra xhami e tembuj tjerë fe-tarë, me pretekstin e indoktrinimit të po-pullit me dogma të ‘dëmshme’, të cilat si-pas recetës marksisto-leniniste quheshin ‘opium për popullin’. Ndërtimi i shumë kishave, nën bekimin e organizatave dhe asociacioneve të huaja, është bërë pa shkaktuar reagime. Ndërkaq paralajmëri-mi për ndërtimin e një xhamie të madhe, gjë që ka qenë edhe premtim elektoral si i PS-së ashtu edhe i PD-së, ka shkak-tuar disa reagime mediatike, reagime këto tipike komuniste. Përkundër tyre pritet që këtë muaj të nisin punimet për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë së re në kryeqytet, ndërsa brenda tre vjetësh të përfundojë tërësisht ndërtimi i saj. Ndërtimi i kësaj xhamie ka qenë nevojë e domosdoshme, për shkak të shtimit të besimtarëve dhe po ashtu pak xhamive që ka kryeqendra, gjë që nuk plotëson nevojat e tyre. Kur Tirana kishte 50 mijë banorë kishte rreth 30 xhami, ndërkohë që sot kur në Tiranë jetojnë rreth 700 mijë njerëz ka vetëm 10 xhami. Buxheti total i vendosur në dispozicion për realiz-imin e projektit dhe ndërtimin e objektit të kultit kap shifrën e 30 milionë eurove. Pjesë e financimit do të jenë dhe shqip-tarët. Vendimi i Këshillit të Ministrave

për nisjen e punimeve dhe marrëveshja me bashkinë për ta bërë këtë xhami në kryeqytet edhe për sa u takon lehtësive në komunitet, plotëson kërkesat bazike të Komunitetit Mysliman për të nisur zbatimin e projektit. Trualli i Namazg-jasë është 7 mijë metra katrorë gjithsej, xhamia do të jetë rreth 2500 metër katror. Kapaciteti i objektit do të jetë për të pri-tur rreth 5 mijë persona. Një sallë kon-ferencash do të jetë me kapacitet për të mbajtur 400 persona. Sipas projektit të ndërtimit, brenda hapësirës së Namazg-jasë është planifikuar të ndërtohet një bibliotekë me libra dhe botime të ndry-shme, kombëtare dhe ndërkombëtare për të gjithë qytetin dhe jo vetëm botime të karakterit fetar. Biblioteka do të ketë një hapësirë rreth 200 metra katrorë. Projekti parashikon brenda xhamisë një qendër të plotë lehtësirash ku do të ketë restorant, çajtore, vend argëtimi për fëmijët, si dhe një qendër multifunksionale dhe kul-turore, kjo për të tërhequr sa më shumë publik, vizitorë dhe turistë. Xhamia madhështore do të ketë parkingun nën-tokësor dhe hapësirën e gjelbër. Pemët që do të mbillen te Namazgjaja do të jenë selvitë, si dhe do të ketë edhe një kopsht trëndafilash. Trëndafili simboli-zon personazhin e Profetit Muhamed. Parashikohen të mbillen rreth 40 selvi dhe dhjetëra pemë me vazo. Do të ketë një muze islam dhe kulturor. Minaret do të jenë 50 metra të larta, ndërsa kubeja 30 metër. Brenda është parashikuar të

ndërtohet edhe një shatërvan. Gjithçka do të realizohet nën kujdesin e studio “Hassa” me arkitekt Muharrem Hilmi Senalp. Brenda ambienteve të xhamisë së Namazgjasë do të gjendet edhe selia e Komunitetit Mysliman, zyrat qen-drore. Kështu, sipas projektit, xhamia e Namazgjasë do të jetë e stilit klasik, por edhe me elemente shqiptare. Në kompleks do të ketë revakë si xhamia e Ethem Beut, ndërkohë që selia e Ko-munitetit Mysliman brenda Namazgjasë do të jetë tërësisht e stilit shqiptar. Stili i xhamisë do të ketë frymëzim shtëpitë e qytetit të Beratit. Mospërdorimi i mureve rrethuese është një tjetër kara-kteristikë e xhamive shqiptare dhe kom-pleksi nuk do të jetë i rrethuar, por i ha-pur për publikun. Ndërkohë që xhamia do të ketë stil klasik me objekt kryesor frymëzimi Xhaminë Blu në Stamboll me arkitekt Mehmet Sedefqar Aga, i lindur në Elbasan. Ai ka qenë nxënës i arkitekt Sinanit, kreu i arkitektëve të të gjithë otomanëve. Xhamia do të jetë e stilit ballkanas, ndërkohë që projektuesit janë të famshëm në të gjithë botën duke ndërtuar në Japoni, Gjermani, Turqi. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simotra e Xhamisë Blu në Stamboll e përzier me elemente shqiptare, me arkitekturë kla-sike, por mendësi moderne, pasi aty do të shërbehet çaj, do të mund të drekohet dhe qytetarët do të mund edhe të par-kojnë në ambientin nëntokësor, i pari i këtij lloji. n

Brenda tri vjetësh Tirana me xhami madhështore

Page 14: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA14 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Para dy vitesh në Shkup u botua libri “Letërsia dhe besimet fetare” nga shkrimtari dhe akademiku

Milazim Krasniqi. Është për t’u ardhur keq që deri në këtë kohë ky libër shken-cor dhe akademik kaq i çmueshëm të mos jetë i lexueshëm për lexuesit tanë. Ky libër i botuar nga shtëpia botuese e njohur mirë tek shqiptarët “Logos-A” nga akademiku shumë i njohur shqiptar Milazim Krasniqi çuditërisht nuk ishte publikuar në këndin e gazetave ditore as të Maqedonisë, as të Kosovës dhe as të Shqipërisë. Fal emisionit ‘Libri i ri” rezymeja e këtij libri tashmë është e njo-hur edhe te ne. S’do mend se kjo heshtje rreth këtij libri fillimisht godet vlerat e autorit dhe vonesat tona për të njohur me shkrimtarë dhe letrarë të mëdhenj shqiptarë, të cilët kanë shkruar, shkruaj-në dhe japin kontributin e tyre në kohën e duhur për t’i treguar gjeneratës së tyre vlerat e mirëfillta, të cilat kanë dalë me lindjen e demokracisë gjë që tregon se edhe ky vend ka shkrimtarë të mëdhenj.

Si duket autori me këtë libër si dhe me librat e tjerë të botuara prej tij trego-jnë se vizioni i tij ka kapërcyer kufijtë përtej rrjedhave shqiptare. Shqiptarët janë populli më i madh autokton në Evropë, i cili ka pranuar Islamin para disa shekujve. Ata tani kanë shtrirje në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Përkundër numrit të konsiderueshëm të letrarëve dhe akademikëve shqiptarë, ne nuk gjejmë një tjetër akademik të merret me këto tema të këtij kalibri sikur është Milazim Krasniqi.

Milazim Krasniqi ka lindur në vitin 1955 në një fshat afër Prishtinës, shkri-met e tij të para në letërsi i ka botuar në vitin 1982 “Imazhi gri”, për të pasuar librat tjerë, të cilat gjenden në botimet e tij në tetë vëllime pastaj kemi librin tjetër “Fotografitë e kujtimeve” e botuar më (2007? gabim). Pastaj shkrimet e tij kalojnë në drama letrare, të cilat janë rreth njëzet sosh. Gjatë kësaj periudhe gjegjësisht më 2004 Milazim Krasniqi mbaron doktoraturën me temë “Soneti në poezinë shqiptare”.

Për t’i kaluar vlerat e tij akademike Krasniqi hulumtimet e tij i fillon rreth Islamit në rrafshin e historisë, kulturës dhe ideologjisë. Me këto shkrime ai del

jashtë hapësirës së tij shqiptare duke bot-uar librin “Suksesi i garantuar” më 2005, pastaj “E vërteta e Islamit ndër shqiptarë (2006), pastaj “Dhuna dhe qytetërimi perëndimor – Islami fillimi i historisë” (2006) libër, i cili është i përkthyer edhe në arabishte nga Dr. Zija Abdullahu më (2008). “Islami i keqkuptuar ” botuar më (2007)

Lexuesit shqiptarë nuk ishin më-suar të lexojnë shkrime të mirëfillta nga një akademik shqiptar mbi Isla-min në mënyrë të qartë dhe të saktë, përveç shkrimeve që ishin ose kundër Islamit ose libra fetarë të botuara nga thirrësit musliman të xhematëve në vend. Gjithashtu edhe ne më herët nuk ishim mësuar të shohim ndonjë libër të na shërbente dhe që vinte prej shqip-tarëve, duke qenë se rrënjët e intelektu-alëve të tyre ishin sekulare, prandaj më herët kisha preferuar heshtjen time se sa paraqitjen e tyre.

Në realitet libri “Letërsia dhe besimet fetare” nuk ka të bëj vetëm me shqip-tarët dhe letërsinë shqiptare, por kemi të bëjmë me një hulumtim të mirëfilltë shkencor të letërsisë botërore, i cili fillon me Gilgameshin dhe mbaron me fundin e shekullit njëzet. Një pjesë e këtij libri merret edhe me shqiptarët për shkak të afërsisë së tij me ata, prandaj autori librin e tij e ka ndarë në dy kapituj. Në të

parin flet për letërsinë botërore, ndërsa në të dytin merret me letërsisë shqip-tare sepse atje kjo temë ende nuk është shëruar plotësisht për shkak të mendi-meve dogmatike dhe politike.

Krasniqi duke i kundërvënë shkrim-tari të njohur botëror Xhorxh Bajronin ai bën lidhjen në mënyrë të shkëlqyer midis këtyre dy kapitujve. Duke qenë se Bajroni kishte vizituar Shqipërinë dhe kishte shkruar për ta në mënyrë të kënaqshme, populli shqiptar kishte konsideratë për këtë shkrimtar të madh, mirëpo Milazim Krasniqi duke i treguar popullit të tij për disa shkrime dhe detaje të letërsisë evropiane dhe anti-islamizimin e Bajronit që gjenden në li-brin “Romantizmi si lëvizje imperialiste dhe orientaliste”, ai popullit të tij i tregon edhe anën tjetër të këtij shkrimtari që populli i tij nuk e dinte.

Kapitulli i dytë ka të bëjë kryesisht me shqiptarët dhe letërsinë shqiptare, e cila veçohet nga të tjerat letërsi për shkak të mbulesës që i është vënë Islamit të vërtetë dhe ndikimet e tij në letërsinë shqipe gjatë sundimit osman, i cili ka zg-jatë pesë shekuj. Nga ana tjetër kur anal-izojmë me vëmendje librin shohim se Krasniqi e ka thyer tabunë shqiptare, të cilët për idhull kishin poetët Fan Nolin dhe lloji si ai, e deri tek Ismail Kadare.

Në këtë kapitull Krasniqi kritikon disa autorë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të cilët janë përpjekur të ar-gumentojnë se katolicizmi është feja e të parëve të tyre. Argumenti i tyre bazohet në apostullin Pal, i cili e paska përha-pur këtë fe gjatë rrugëtimit të tij për në Romë, ndërsa Islamit i japin një imazh negativ duke thënë se Islami është fe e dhunës dhe si i tillë është përhapur me pushtimin e shqiptarëve nga osmanët.

Derisa jemi tek osmanët, Krasniqi argumenton se ardhja e tyre solli një kulturë të re, sepse shqiptarët nuk i përkisnin një feje të vetme, por ishin të ndarë në veriore dhe në jugorë (krishterë katolikë e ortodoksë)., pra, ata në këtë kohë nuk kishin një unitet politik. Në fakt ky unitet politik i gjithë shqiptarëve u bë realitet vetëm nën sundimin e një shteti të vetëm, i cili u bë edhe shkaktar i shfaqjes së letërsisë shqiptare edhe pse me alfabet të shkruar me shkronja arabe.

Recensioni i botuar në të përditshmen jordaneze ‘El Hajat’

TRASHËGIMIA FETARE NË LETËRSINË BOTËRORE: MODELI SHQIPTAR

Page 15: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 15Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

TRASHËGIMIA FETARE NË LETËRSINË BOTËRORE: MODELI SHQIPTARKështu Krasniqi e hoqi

perden duke ua zbuluar lexuesve të tij, se shqiptarët më parë nuk kishin njohur ndonjë shkrim të shkruar para ardhjes së osmanëve dhe letërsia shqiptare nuk kishte ekzistuar para përhapjes së Islamit dhe kjo si e tillë nuk do të ishte derisa muslimanët nuk u bënë shumicë në këtë vend. Pra, letërsia e paraqi-tur te katolikët shqiptarë nuk erdhi para shekullit XVI-të e XVII-të, ndërsa ajo si e tillë u shfaq si rezultat i ruajtjes së vlerave katolike shqiptare nga epërsia muslimane në vend.

Autori i kushton një ka-pitull të plotë vlerave his-torike të letërsisë shqipe me alfabet arab, të cilët për herë të parë letërsia shqip-tare ishte marrë me mallin për dashurinë e atdheut, për ndjenjat rreth problemeve shoqërore dhe poezi të zhanreve të ndryshme. Kjo letërsi më vonë ra viktimë e konsiderat-ave ideologjike, u injorua plotësisht për shkak se ajo në vete barte ndikime të qa-rta islame. Përbuzja erdhi nën pretekstin se kjo letërsi ishte shkruar në alfabetin arab dhe brenda kësaj letërsie ka pasur përmbajtje të shumta me shprehje që vinin nga fjalori arab.

Autori është shprehur se letërsia shqiptare nuk do të ndikohej sikur të dihej se ç’ka në të qoftë edhe me shkri-min arab, sepse ky shkrim ishte edhe te të tjerët si dhe te turqit. Kjo duhej të ishte një pjesë integrale e letërsisë shqiptare dhe duhej të trajtohet si e tillë. Përkundër vlerës së saj historike, kjo letërsi u injorua me shpalljen e pa-varësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane më 1912-të. Kjo pavarësi nuk u njoh deri në vitin 1920 derisa elitat e asaj kohe të ndikuar thellë nga rrymat perëndimore nuk garantuan në tjetër-simin e politikave properëndimore në të gjitha fushat.

Thënë realitetin autori tregon se, or-vatja për të tjetërsuar politikat shqiptare nga ajo islame në perëndimore kishte

filluar qysh nga mesi i shekullit të XIX-të kur doli në pah lëvizja kombëtare me emrin Rilindasit Shqiptarë. Ishte bërë një bashkim i përfaqësuar nga besimtarë të fesë islame dhe asaj bektashiane, të asaj krishtere nga katolikë e ortodoksë, të cilët kishin dalë nën moton e poezisë së botuar nga Pashko Vasa (1825-1982) “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Analiza e Krasniqit shkon më tej kur ai shkoqitë detaje të tjera në lidhe me këtë sulm të hapur ndaj fesë. Kjo gjen-dje vazhdon Krasniqi të thotë se nuk u ndal e as nuk u zvogëlua, por ajo do të egërsohet edhe më shumë në gjysmën e shekullit të XX-të kur në letërsinë shq-iptare shfaqen shkrimtarë të shumtë në krye me Fan Noli (1882-1965) dhe Las-gush Poradeci (1889-1987), të cilët do ta sulmojnë çdo gjë që ishte islame dhe osmane te shqiptarët.

E gjithë kjo jehonë antiislame siç thotë Krasniqi doli pas gjysmës së dytë të shekullit XX-të mbase kishte presion nga Partia Komuniste e Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, sepse kjo ideologji ishte vendosur në shumë vende të botës, por shqiptarët ranë viktimë e ekstremizmit

ideologjik. Në emër të Rev-olucionit Kulturor në vitin 1967 hoqën të drejtën e be-simit dhe rrënuan xhamitë dhe kishat, të cilat kishin vlera historike. Shumë prej tyre i kthyen në magazina, punëtori ose palestra sport-ive etj.

Për të kaluar Partia Ko-muniste pa pasoja ajo kishte ‘ngarkuar’ shkrimtarë të lehtësonin punën e tyre në krye të cilit ishin Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhe-vahir Spahiu, Moikom Zeqo etj. Këta shkrimtarë u tallën në mënyrën më të poshtër të mundshme me fenë, derisa këtë e shndërruan në program të tyre. Analiza e dëshmuar nga Milazim Krasniqi vërte-ton se këta shkrimtarë janë turpi i letërsisë shqipe, se letër-sia shqiptare ka ra viktimë e

sistemit edhe pse në populli i njeh si shkrimtarë të mëdhenj.

Kjo trashëgimi e keqe vazhdoi me decenie, mendohej se do të duhej të për-fundonte me rënien e sistemit komunist, por nuk ndodhi. Atyre iu dha shansi të arsyetoheshin me rënien e sistemit sikur të deklaronin se kishin qenë nën presion të partisë, mirëpo është e habitshme që disa prej tyre vazhdojnë me të njëjtin avaz dhe me urrejtje edhe më të madhe të sulmojnë fenë dhe Islamin në veçanti.

Pas gjithë kësaj sa më sipër u tha rreth pikëpamjeve të analizave të Mi-lazim Krasniqit në këtë libër, janë shumë të dobishme hulumtimet e tij rreth sul-meve të fesë dhe angazhimi i tij prej një intelektuali dhe mjeshtri të madh në fushën e letërsisë dhe politikës, i cili iu kundërvu dukurive negative në rrethin ku ai ka ndikim. Përsiatjet e tij kapërcyen rrethin e kombit të tij duke dhënë vizione në këtë libër, të cilat do t’i shërbejnë një rrethi më të gjerë, prandaj them se do t’i shërbente një rrethi shumë më të madh sikur ky libër të përkthehej edhe në gjuhën arabe. n

Përktheu dhe përshtati Muhamed J.KAJOLLI

Page 16: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA16 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Mr. Rexhail AZIRI

Në literaturë shpesh ngatërrohen terminologjitë. Fjala kufër në mungesë të terminologjisë ad-

ekuate përkthehet mosbesimit. Në të vërtetë Allahu në Kuran ka përmendur që të dyjat. A ka dallim në mes kufrit dhe mosbesimit, a është kufri mosbesim apo a ka mosbesim me kuptimin e plotë të fjalës apo ai mosbesim realisht është kufër – mbulim. Pra në Kuran përmen-det nocioni ‘ata që nuk besojnë – el led-hina la ju’minune’, por nga interpretimi fillestar që i bëhet Kuranit nga gjithë dijetarët d.m.th ajet me ajet, shihet se kufri nuk është mosbesim i plotë, por është mbulim i besimit, kurse për ‘ata që nuk besojnë’, mendohet pë rata nga nga mendjemadhësia, arroganca, injo-ranca dhe vese të tjera e mbulojnë atë që e ndjen natyrshmëria e vërtetë e qenies njerëzore. Këtë zakonisht e kanë mohuar të gjithë të ashtuquajturit ateistë dhe këtë kuptohet e kanë bërë po nga ato arsye të cilat i cekëm. Ndonëse islamikisht në bazë të ajeteve dhe haditheve dihej, u desht të del edhe shkenca ta konfirmojë se ateistët në të vërtetë gënjejnë se nuk besojnë më një bindje të fuqishme. U pa se mosbesimi ose kufri i tyre, është labil oscilues dhe tregon tendenca lu-hatjeje. Ky ishte edhe konkluzioni i një studimi të publikuar së fundi, i kryer në Finlandë. Shkencërisht u zbulua se ateistët bëhen shumë emocionalë, po aq emocional kur bëhet fjalë për të sharë Zotin sa edhe besimtarët. “Rezultati nënkupton se sjelljet e ateistëve kun-drejt Zotit janë ambivalente dhe se besimi i tyre i hapur është në konflikt me reagi-min e tyre emocional”. Ky është konkluzioni i skuadrës kërkuese të Universitetit të Helsinkit, drejtuar nga psikologia Marjaana Linde-man. Studimi është publi-kuar në Gazetën Ndërkom-bëtare për Psikologjinë e Religjionit. Lindeman dhe kolegët e saj përshkruajnë dy eksperimente në shkallë të vogël. I pari analizoi 17

finlandezë të rekrutuar përmes inter-netit, të cilët shprehën nivel të lartë be-simi ose mosbesimi te Zoti. Ata lexuan me zë të lartë një seri deklaratash, ndërsa reagimi i trupit të tyre mbahej nën kon-troll përmes elektrodave që iu ishin ven-dosur në dy prej gishtave të tyre. Disa nga deklaratat qenë sfida të hapura ndaj hyjnisë të llojit “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit e mi të mbyten”. Të tjerat qenë po kaq shqetësuese, por nuk përf-shinin referencë për Zotin. “Është mirë të shkelmosh një kone në surrat”. Kishte edhe deklarata krejtësisht neutrale dhe joagresive të llojit “shpresoj që sot të mos bjerë shi”. Reagimi trupor i të dyja grupeve ndoqi të njëjtën rrugë. Si be-simtarët ashtu edhe pabesimtarët, reago-nin shumë kur vinte puna për të sfiduar besimin te Zoti ose ndaj deklaratave të tjera të pakëndshme si dhe reagonin më pak për deklaratat joagresive. Në kra-hasim me ateistët, besimtarët thanë se ndiheshin më shumë të sikletosur kur recitonin sharjet ndaj Zotit. Por reagimi emocional i mbledhur përmes vibrimit të lëkurës zbuloi se në fakt ata qenë një-soj, në të njëjtin nivel. Kjo do të thotë se ateistët kishin më shumë emocione kur talleshin me Zotin se sa raporto-nin me fjalë. Natyrisht, ndoshta nuk ishte prania e Zotit, por më së shumti pjesa tjetër e deklaratës, si p.sh. vdekja e prindërve, që solli reagimin emocio-nal të ateistëve. Eksperimenti i dytë u dizenjua për të testuar këtë hipotezë. Në këtë eksperiment morën pjesë 19 ateistë finlandezë, në një variant më të gjerë të eksperimentit të parë. Aty u përfshinë

dhjetë deklarata shtesë variancë të talljes me Zotin, ku përjashtohej përmendja e çdo force mbinatyrore. Për shembull, ata deklaruan “nëse Zoti ekziston, atëherë ai le t’i kthejë të gjithë miqtë e mi kundër meje”, si dhe “uroj që të gjithë miqtë e mi të kthehen kundër meje”. Rezul-tati ishte që ateistët treguan nivel më të lartë të reagimit emocional kur lexonin deklarata në lidhje me Zotin se sa kur lexonin fjali pothuajse identike, por pa sfidë ndaj Zotit. Për kërkuesit, kjo tregon se “edhe ateistët kanë vështirësi kur vjen puna për t’u tallur me Zotin dhe fuqinë për t’i bërë keq të dashurve të tyre”. “Ka së paku katër shpjegime po-tenciale për këto gjetje”, shkruan Linder-man dhe kolegët e saj. Më i thjeshti dhe më provokativi është se besimet eksplic-ite të ateistëve mund të ndryshojnë nga reagimet implicite që ekzistojnë jashtë së vetëdijshmes. Por edhe shpjegime të tjera janë po kaq të mundshme. Për sh-embull, ateistët mund të kenë reaguar për shkak se e ndiejnë se për të tjerët, miqtë ose familjarët e tyre, me Zotin nuk mund të tallesh. Në mënyrë alternative, ata mund ta kenë gjetur idenë e Zotit absurde, gjë që i ka shkaktuar një nivel emocional më të lartë. Në fund, kërkue-sit vërejnë se “megjithëse ateistët nuk besojnë te Zoti, ata mund të jenë ndi-kuar nga besimet e tyre të mëparshme”. Ata e mbështesin këtë me një studim të vitit 2006, që zbuloi se tre të katërtat e ateistëve në SHBA kanë qenë më parë besimtarë. Në fund, konkluzioni më provokativ është që ndoshta, edhe për ateistët e bindur, sfida e hapur ndaj Zotit

përbën një problem. Zoti në Kuran është kërcënuar se do t’i kapë kufarët për balluken rrenacake, pra për zonën që harton gënjeshtra, ndërsa poshtërimin ua përgatit me zjarr duke i tërhequr zvarrë për hundën –hurtum (si të elefantit). Kjo ngaqë ata i përgënjeshtruan argu-mentet e Zotit, i mohuan dhe u tallën me to, ndo-nëse në brendi qenia dhe natyrshmëria shpirtërore u thoshte ndryshe. n

Shkenca zbulon se ka kufër-maskim e jo mosbesim të plotë

Page 17: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 17Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

Dr. Abdul Cader ASMAL

Pa marrë parasysh statuset tona et-nike, racore, sfondin fetar, socio-ekonomik apo anëtarësimet poli-

tike, ne si amerikanë të gjithë jemi shokuar, pikëlluar dhe nëpërkëmbur nga sulmet me bomba në Maratonën e Bostonit.

Ne pandashëm jemi shokuar, ngase secili person me një respekt qoftë edhe më të voglin për jetën e njeriut do të ngushëllonte për këtë akt masakrues të llogaritur me paramendim. Ne njëzëri dhe thellësisht jemi të pikëlluar që bash-këqytetar të pafajshëm janë viktimizuar në atë mënyrë të tmerrshme që nuk është më pak se një akt tradhtie e dy vëllezërve çeçen duke iu referuar si dy ‘dështakë’ nga xhaxhai i tij1.

Je jemi të nëpërkëmbur si amerikanë dhe si muslimanë, me pretendimin e su-pozuar e të dyshuarit terrorist të mbi-jetuar se ai ishte i frymëzuar për këtë akt barbar nga feja e tij. Në fakt, feja ‘e tij’ është në kundërshti të plotë ndaj të gjitha akteve të dhunshme kundrejt civilëve.

Dhe si praktikues muslimanë edhe si amerikanë besnikë jemi të nëpërkëmbur nga psalmet e vazhdueshme të shumë medieve të cilat pandërprerë riformo-jnë nocionin se përpjekjet nacionaliste çeçene, së pari ndaj sovjetikëve e më pas ndaj rusëve, nxiten nga forca fetare.

Papritmas çeçenët u nxorën në pah si organizatorë të ‘terrorizmit’ – mishërim i së keqes. Dëbimi masiv i tyre nga Si-beria prej Stalinit dhe kampanjat e pamëshirshme kundër tyre nga Jelcini dhe të intensifikuara nga Putini, s’u për-mendën kurrë. As edhe ky shkatërrim që ka zgjatur në këto rrethana, veçanërisht me respekt për Islamin, nuk justifikojnë masakrimin e njerëzve të pafajshëm, posaçërisht në një vend që ka pasur zemërgjerësinë t’u sigurojë atyre azil. Ky veprim i tyre është një tradhti e pazbatuar.

Pyetja pa përgjigje është PSE?

Deri tani media është e egër me spe-kulimet për rolin që ka luajtur Islami në aktet e tyre të liga, gëzimin e islamo-fobëve me gjendjen e tyre ‘ju zumë’, dhe shumica e amerikanëve mbesin në situ-atën e shqetësimit për shkak të sinjaleve të përziera që pranojnë, ne gjithashtu kemi nevojë të sodisim psikopatinë që ndodhet nën këta vrasës masiv ashtu siç veprohet gjithnjë edhe në rastet e ter-roristëve të fundit jomuslimanë (Wade Page, Jared Loughner, Adam Lanza, James Holmes dhe Anders Breivik). Veprimet e tyre rrëqethëse referohen si një mënyrë eufemike e atyre ‘person-ave që thellësisht janë të çrregulluar’, ose të atyre ‘ujqërve të vetmuar pa ndonjë përpjekje për të lidhur sjelljen e tyre mëkatare me përkatësinë fetare. Është fyerje për kujtesën e atyre që kanë hum-bur të dashurit e tyre në duart e këtyre përbindëshave se dhembja e tyre qen-kësh më e vogël sepse nuk është bërë nga ndonjë ‘terrorist musliman’.

Si muslimanë, tronditja dhe bash-këdhibmja e jonë nuk është më e vogël se sa e ndonjë bashkë amerikani tjetër, aq sa ne nuk shohim asgjë kontradik-tore e të qenit praktikues i Islamit dhe amerikan besnik. Si amerikanë dhe muslimanë pa kushte e dënojmë këtë akt barbar. Ne premtojmë mbështetjen tonë të bashkëpunojmë me agjencitë që zba-tojnë ligjin në punën e tyre të pashman-gshme për t’i ofruar tërë qytetarisë siguri prej grabitqarëve të të gjitha llojeve. Ne po ashtu i shprehim ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të cilat i kanë humbur më të dashurit e tyre. Ne e lusim Zotin Fuqiplotë që t’u jep atyre durimin që të jetojnë përmes tragjedisë së tyre dhe Ai ua riktheftë shëndetin atyre që kanë përjetuar një traumë kaq të llahtarshme.

Si muslimanë ndjehemi të zemëruar për papërgjegjësinë e disave që lidhin të gjitha aktet e ‘terrorit’ me Islamin, e në

këtë të fundit ne gjejmë ngushëllimin dhe forcën për shumë segmente për shumë miq në komunitetin ndërfetar dhe nivelin dërmues të mirëkuptimit përbrenda shoqërisë në përgjithësi.

Është thënë se duhet një tragjedi për të na e përkujtuar njerëzinë dhe brishtësinë e përbashkët të ekzis-tencës sonë. Nga ajo, ne të gjithë duhet të mësojmë të punojmë së bashku të promovojmë harmoninë, paqen dhe dashamirësinë në vendin tonë të mrekullueshëm dhe në gjithë botën tonë të copëtuar. Si një fillimi i vockël por domethënës në drejtim të përpjekjeve tona të përgjithshme në pranimin dhe njohjen e këtyre idealeve mund të fillo-jmë me kujtimin dhe përjetësimin e të riut Martin Richard duke u nënshkruar në librin e vizitorëve www.legacy.com/guestbooks/guestbook.aspx?n=martin-richard&pid=164273823, që tashmë atij i është garantuar vend në afërsi te Zoti, ngase edhe Islami në pikëpamjet e tij thotë se një të riu të pafajshëm i fshihen të gjitha mëkatet. Le të mbetet kujtimi i tij gjithmonë i lidhur me shpirtin tonë kolektiv si një gjë që na e sjell në mendje këtë ditë të turpshme. n

Dr. Abdul Cader Asmal M.D. Ph.D., ish-kryetar i Qendrës Islam në Boston2 dhe Këshillit Islamik të New

England3, është një fizikan në pension dhe banor i Needham4-it. Ai gjithashtu

është anëtar i tanishëm i Shoqatës së Klerit të Needham-it dhe Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Needham-it por nuk e ka shkruar këtë artikull në emër

të këtyre dy grupeve.

1 http://edition.cnn.com/2013/04/19/us/mara-thon-suspects-uncle2 http://www.icbwayland.org/3 https://www.facebook.com/pages/Islamic-Council-of-New-England/1866947314620744 Needham është qytezë në Massachusets, SHBA (vër. e përkth.)

Përktheu: Besa GASHI

ROLI I KEQINTERPRETUAR I ISLAMIT NË SULMET ME

BOMBA

Page 18: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA18 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Prof. dr. Naser RAMADANI

Nuk ka shoqëri pa probleme. Edhe vetë jeta është problem më vete. Nisur nga domethënia e fjalës,

sipas së cilës problemi përkufizohet si çështje e ndërlikuar që shtrohet për t’u zgjidhur dhe që kërkon studime e diskutime (në një fushë të caktuar të shkencës ose të veprimtarisë praktike) ose si gjendje e koklavitur dhe e vështirë që kërkon përpjekje e masa të ndry-shme për t’u kapërcyer, atëherë rrjed-himisht problemi del si përditshmëri me të cilën përballemi vazhdimisht. Problemet mund të shfaqen në dy for-ma: 1) Si imponim sprove nga Zoti i Gjithmundshëm (e që vijnë si mënyrë pastrimi, forcimi dhe testimi të fuqisë së besimit tonë) dhe 2) Si ndëshkim që vijnë si pasojë e veprimeve negative, të liga dhe devijante të robit në tokë. Zaten ky lloj i problemeve është shumë më i madh dhe me pasoja të rënda për të gjithë. Përderisa problemet e ardhura si sprovë, kalisin besimin dhe e pasuro-jnë njeriun me durim, përvojë, dije dhe guxim, ato të ardhura si ndëshkim, janë depresive, traumatike dhe goditëse jo vetëm për ata që i meritojnë ato. Me fjalë të tjera këtë më së miri e ka ilustru-ar Allahu në Kuran, në suren Nisa ajeti 79, ku i drejtohet njeriut me këto fjalë: “Çfarëdo e mire që të vjen është nga Allahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti”. Ndërkaq në suren Nahël ajeti 53 thekson se prob-lemi që vie në formë sprove, megjithatë është i mirë për njeriun, ndonëse për sekretin e mirësisë së saj, shpesh njeriu nuk është i vetëdijshëm. Për këtë edhe Zoti në Kuran ia tërheq vërejtjen njeriut se thelbin e të mirës dhe perspektivën e saj e di vetëm i Gjithëdijshmi Allah. Në suren Bekare ajeti 216 Allahu thotë: “Ju mund të urreni diçka, përderisa ajo mund të jetë e dobishme për ju dhe njëkohësisht mund të dëshironi diçka përderisa ajo është e dëmshme për ju”. Dhe pikërisht do të doja të ndalem këtu sepse konsideroj se këtu është edhe i gjithë strumbullari i problemeve. Pra pikënisja e problemeve është kur disa njerëz abstrahojnë ligjin, udhëzimin, preferencat dhe rekomandimet hyjnore dhe mbështetje kërkojnë në shijen e tyre ose në të tjera gjëra larg rrugës së Zotit.

Përgjatë historisë njerëzore janë zhvilluar shumë debate të mëdha, janë shkruar mijëra libra dhe janë zhvilluar dhjetëra ideologji dogmatike se si gjoja njeriu është masë e gjërave, se si nuk u dashkan parime universale të sjelljes dhe moralit, se si rreth vlerësimeve s’mund të vihen kufij përcaktues etj. E gjithë kjo është bërë me të vetmin qëllim, që njeriu të largohet prej rrugës së drejtë të Zotit dhe kjo t’i japë mundësi atij të shteg-tojë e bredhë nëpër rrugica diabolike që thërrasin në mosbindje ndaj Krijuesit dhe në ekzaltime epshore shfrenuese he-doniste që ndjellin kob dhe fat të zi për jetën dhe ekzistencën njerëzore.

Pra nga kjo që u theksua, konsid-eroj se logjikisht kuptohet se burimi, shkaku dhe gjeneratori i problemeve më ogurzeza, është vetë njeriu dhe veprimet e këqija të tij, të cilat për nga përmasa e keqbërjes në disa raste ia kalojnë edhe veprimeve shtazore.

Duke e parë rrezikun e veprimeve të këqija të njeriut, ka pasur shumë disku-time se si të gjenden zgjidhjet për prob-lemet ekzistuese, por edhe se si të gjendet një preventivë për të gjitha. Fetë hyjnore, dijetarë dhe institucione të ndryshme, të të gjitha profileve e proviniencave, janë marë dhe merren me zgjidhjen e prob-lemeve me të cilat përballet shoqëria

ROLI I ISLAMIT DHE PËRFAQËSUESVE TË TIJ NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE SOCIALE DHE SHPIRTËRORE

Page 19: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 19Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

ROLI I ISLAMIT DHE PËRFAQËSUESVE TË TIJ NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE SOCIALE DHE SHPIRTËROREnjerëzore. Megjithatë kot vrapon kur e gabon rrugën, sepse prapëseprapë nuk e arrin cakun ose kot gjuan në targe-tin që synon, nëse pozicioni nga gjuan është i papërshtatshëm. Në këtë kon-tekst dëshiroj të ndërlidhem me faktin se lufta e njëmend kundër të ligave dhe të zezave që vijnë nga njerëzit keqbërës, e veprimet e të cilëve janë shkaktarë i vetëm i problemeve të shumta, mund të bëhet vetëm përmes rrugës adekuate, të drejtë dhe se targeti qëllohet vetëm nga pozicioni i përshtatshëm për të vënë shenjë. Së këtejmi Islami, dijetarët myslimanë dhe bartësit e denjë të kësaj rruge, janë ilaçi i vetëm, që mund t’i shërojë sëmundjet e kohës dhe mund të sigurojë preventivë të suksesshme për të gjitha dëmet e mundshme. Sot të gjithë jemi dëshmitarë të ngufatjes së ekonomisë në shumë vende të botës; një fenomen që po trondit edhe mend-jet më të ngritura, pra se si mjerimi po ndodh karshi bollëkut dhe pasurisë së madhe materiale. Çdo ditë dëgjojmë për recensione, protesta dhe falimentime të natyrave të ndryshme të formatit eko-nomik. Dhe kjo po i ndodhë ekonomisë më të suksesshme deri më tani, për të cilën u thurën elozhe glorifikuese, pra demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Kjo po ndodh pas një dekade kur dolën parashikimet fascinuese të disa shkencëtarëve perëndimorë që në formë triumfalizmi pas shembjes së sistemit komunist shpallën fundin e historisë me demokracinë liberale. Megjithatë duke i parë krizat e këtij sistemi, ne hedhim poshtë këtë historicizëm dhe e shpal-lim të dështuar ashtu sikur atë paraprak. Edhe marksistët theksonin se komu-nizmi do të jetë stadi përfundimtar i socializmit dhe ku do të arrijë kulmin e zhvillimit qytetërimi. Të njëjtën sot e thonë perendimorët për demokracinë liberale. Mirëpo ne duke u bazuar në fjalën e Allahut shpallim se nuk mund të ketë sukses një ekonomi që bazohet në haram – kamatë, e as një politikë që nuk njeh moral dhe njerëzi. Politikat dhe ekonomitë e tilla sjellin kriminalitet, konflikte, luftëra, krime dhe gjakderd-hje, dëshmitarë të të cilave jemi gjith-një e më shumë. Kjo në rrafshin global; ndërsa në rrafshin individual, duhet po-tencuar se individualizmi i stërtheksuar dhe tëhuajsimi i njeriut kanë shtuar në

masë të konsiderueshme edhe numrin e vetëvrasjeve, degjenerimeve dhe du-kurive të shumta devijate, përballë të cilave shumë shtete veçmë po dorëzo-hen. Kot hapen spitale për rehabilitim e rekonvalshencë, kot shpiken barëra e terapi, sëmundja e shoqërisë prapëse-prapë vazhdon me përmasa dramatike.

Sikur u harrua se më mirë është të parandalosh sesa të shërosh. Dhe sikur nuk po kuptohet që ka diçka që nuk ndalet me ligj e nuk shërohet me ilaç. Kur lejohen gjërat e prishura, kur të vër-tetës i mbyllen dyert e proklamimit dhe kur ajo luftohet, atëherë, rrjedhimisht me dashje përgatitet armata e njerëzve me probleme shpirtërore, ndërsa kur sëmuret shpirti dhe mendja, atëherë gjithsesi se shtohen edhe problemet. Pra problemet shpirtërore ose psikike mund të llogariten si shkak i gjitha problemeve të tjera. Nga problemet shpirtërore mund të veçojmë: stresin, depresionin, smirën, mediokritetin, megalomaninë, zilinë, xhelozinë, koprracinë, lakminë, syfaqësia etj.

Devijimet ose problemet sociale janë dukuri e thyerjes së normave të sjelljes dhe mospërfillje e vlerave në shoqëri, që provokojnë mllefin e pjesës tjetër të shoqërisë. Prej problemeve sociale më të theksuara veçojmë: - Analfabetizmin- Dhunën, abuzimin në familje, alkooliz-min, përdorimin e substancave psikotrope dhe prostitucionin- Kamatën, varfërinë, papunësinë dhe parazitizmin

- Kriminalitetin, vetëvrasjet, agresivitetin, - Dezorganizimin, kleptokracinë, nepo-tizmin dhe korrupsionin.

Problemet e lartëtheksuara shpirtërore si dhe ato sociale s’do mend se shkaktojnë probleme të mëdha në se-cilën shoqëri, kur ato gjejnë pranimin në ato. Islami ka ofruar zgjidhje të plotë të këtyre problemeve.

Zgjidhja islame e problemeve bash-këkohore, nuk nënkupton zbatimin thjesht të disa ligjeve, vetëm për të diskredituar e ndëshkuar personat që veprojnë në kundështim me normat ligjore, siç janë p.sh. amputimin i dorës vjedhësit; rrahja e personit që kryen la-viri; hakmarrja ndaj vrasësit etj., norma këto që patjetër se janë pjesë e zgjidhjes së problemeve. Shprehja “zgjidhje islame të problemeve” konsiston në faktin se Islami, me tërësinë e tij, është udhër-rëfyes i shoqërisë në gjitha poret dhe sferat e jetës njerëzore, qofshin ato ma-teriale a shpirtërore. Vetëm kur besimi i anëtarëve të shoqërisë konkrete është feja islame, atëherë edhe mendimet, ndjenjat, morali, edukata, kultura dhe në fund edhe ligjet dhe aplikimi i tyre janë islame.

Zgjidhja e problemeve në Islam, zanafillën e ka nga pika më e rëndë-sishme, e ajo është bindja se çdo gjë që është në te është hyjnore, e zbritur nga Krijuesi i gjithësisë, i Cili mbron interesin e krijesës së Tij më të çmuar njeriun. Për këtë, “nuk ka imponim në fe”. Besimi është çështje që njeriu e merr me vullnetin e tij të lirë dhe autonom.

Page 20: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA20 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

Vetëm kështu besimi ka kuptim, ngase përndryshe, nëse imponohet e humb vlerën dhe efektin e vet.

Zgjidhja e problemeve shpirtërore nis nga fakti se njeriu nuk është i kon-ceptuar vetëm si një trup që ha dhe pi. Ai me vete bartë shpirtin, me të cilin Allahu e ka dalluar nga krijesat e tjera. Sikur trupi që ushqehet, në të njëjtën masë edhe shpirti ka nevojë për ushqim. Ush-qim i shpirtit i padiskutueshëm është: dituria; besimi i paluhatur; adhurimi i sinqertë dhe i denjë; morali i mirë, që në të njëjtën kohë janë edhe karakteristikat e njeriut me plotkuptimin e tij njeri.

Largimi i vetive të këqija shpirtërore nga njeriu mund të arrihet vetëm atëherë kur realizohen elementet si në vijim:1. Besim i pastër e i paluhatur në njësh-

mërinë e Allahut, në mesazhet e Tij të zbritura në formë të librave dhe në ringjalljen kur pason shpërblimi ose dënimi.

2. Edukimi i individit dhe shoqërisë për devotshmëri të shprehur ndaj Alla-hut, sinqeritet dhe të mbështeturit në Të, duke mos përjashtuar në kontekst zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë për të gjitha veprat që i kryen njeriu në këtë jetë.

3. Zbatimi i vlerave morale në jetën e përditshme, siç janë: turpi, duri-mi, vendosmëria, bashkëpunimi i ndërsjell në mirësi, të urdhruar për të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, dre-jtësia, mëshira, modestia, krenaria etj.

4. Kryerja e obligimeve fetare, e në veçanti atyre më sublime e madhore, siç janë: falja e namazit, dhënia e zeqa-tit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit.

Vetëm atëherë, kur individi kryen obligimet e lartshënuara, ai do të lirohet nga të gjitha problemet shpirtërore. Te ky individ, nuk do të ketë vend më stresi, depresioni, urrejtja, mendjemadhësia, xhelozia, zilia, koprracia, dyfaqësia etj. Përfudimisht kështu bëhet e qartë se Islami ofron një sistem të kompletuar për zgjid-hjen e të gjitha problemeve shpirtërore.

Bazuar në atë se Islami është sistem jete, vërejmë se ai ka ofruar edhe zgjid-hje të problemeve të ndryshme, mes të cilave edhe të problemeve sociale, të cilat i theksuam më lart.

Analfabetizmi, është problem shumë i madh shoqëror, të cilit Islami i ka shpallur luftë pa- kompromis. Allahu e ka dalluar njeriun nga gjitha krijesat e tjera me atë që i ka dhuruar mendjen.

Ka kërkuar prej tij që të arsimohet dhe të edukohet. Ka treguar se vetëm i dituri mund të adhurojë në mënyrë të drejtë Krijuesin e tij dhe mund t’i dijë dety-rimet dhe obligimet e tij në këtë botë.

Për çrrënjosjen e analfabetizmit, Is-lami ka kërkuar arsimimin e gjithë fëmi-jëve, qofshin meshkuj a femra. Qartë dhe shumë konciz është thënë në hadithin e Muhamedit a.s.: “Kërkimi i diturisë është obligim (farz) për çdo musliman”. Tejet i qartë është edhe ajeti kuranor, në të cilin thuhet: “Lexo me emrin e Zotit, i Cili krijoi çdo gjë”.

Njëashtu, duhet kuptuar se Islami ka kërkuar shkollim shumëdimensional, që do të thotë duhet përfshirë të gjitha fushat e studimit, duke përfshirë shken-cat si teorike dhe ato praktike, fetare,

letrare e teknologjike. Në anën tjetër, ar-simimi i mirëfilltë, imponon përgatitjen e planprogameve mësimore të mirëfillta dhe përgatitjen e kuadrove të mirëfilltë arsimor, përkatësisht mësimdhënësve, në aspektin profesional dhe didaktiko-metodik, që kanë për qëllim përgatitjen e nxënësve të gatshëm për të qenë aktiv në fusha të ndryshme studimore.

Dhuna, abuzimi familjar dhe pros-titucioni po ashtu janë prej problemeve të mëdha sociale. Shumë rrethana janë shkaktarë të abuzimit në familje, ndër të cilat veçojmë: gjendjen e rënduar socio-ekonomike, frustrimet, mospërputhjen psiko-fizike të çiftit bashkëshortor, prirjet e njërit partner kah devijimet sociopatologjike, papjekuria, shpërputh-ja e personaliteteve dhe mentaliteteve

Page 21: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA 21Nr. 73 n MAJ/QERSHOR'13

etj. Shikuar realisht dhuna në familje është një ndër brengat më të mëdha të shoqërisë, sepse si problematikë e tillë ajo gjeneron në vete të këqija të shumta, siç janë: ndikimi tejet negativ te brezat e ri, fëmijët, pastaj sjelle gjer te vetvrasjet, shkurorëzimet, etj.

Në lidhje me këtë çështje, Islami ofron një zgjidhje të përgjithshme dhe të kom-pletuar. Ai, së pari niset nga edukimi i individit. Bën përgatitjen e tij në gjitha aspektet: shpirtëror, intelektual, moral, fizik, estetik etj. Islami me mësimet e tij, bën përgatitjen e individit për të qenë i vyeshëm, i dobishëm si për veten po ashtu dhe për mbarë shoqërinë. Islami fillon nga individi, por arritjen e suksesit e sheh, të dëshiruar e për të cilin synon, vetëm nëpërmjet komunitetit ose xhematit.

Islami, rregullimit familjar i ka kushtuar një kujdes të veçantë. Formë të vetme që pranon Islami për ruajtjen e llojit njerëzor është martesa. Andaj rreth martesës ka norma ligjore dhe rregulla të shumta që mbrojnë, si të drejtat e bur-rit ashtu edhe të gruas. Jeta familjare në Islam ngritet mbi bazën e dashurisë dhe mirëkuptimit e respektit të ndësjell mes njëri-tjetrit. Islami kërkon prej bash-këshortëve të rregullojnë jetën e tyre dhe të planifikojnë lindjen e fëmijëve. Prindërit kanë obligime të mëdha ndaj fëmijëve, duke përfshirë këtu përkujde-sin e tyre, si: shëndetësor, ushqimin, veshjen, edukimin dhe arsimimin. Is-lami ka kërkuar prej burrit respektimin e bashkëshortes. Muhamedi a.s. në një ha-dith thotë: “Gratë i nderon vetëm i nder-

shmi, ndërsa i nënçmon vetëm i poshtri”.Femra në shoqërinë islame ka një

vend të posaçëm. Ajo është e nderuar si vajzë, grua dhe nënë. Është anëtare e barabartë në shoqërinë islame dhe paraqet më shumë se gjysmën e shoqërisë.

Për gjithë këtë, Islami ka ndaluar dhunën dhe abuzimin familjar të të gjitha formave, qoftë ai: fizik, psikik, seksual, ekonomik. Ka ndaluar ofendi-min e përbuzjen e gruas, maltretimin, rrahjen dhe çfardo formë tjetër që e bën atë të jetë poshtëruar.

Në mënyrë të prerë, Islami ka nda-luar lavirësinë, marrjen me prostitucion, homoseksualizmin dhe të gjitha format e perversioneve seksuale. Për ndalimin e lavirësisë, Islami ka caktuar norma lig-jore, dhe jo vetëm, porse ndaloi edhe çdo gjë që shpie në atë zonë kriminale të shthurjes së moralit dhe dinjitetit. Ka kërkuar prej femrave që ato të mbulojnë pjesët e trupit të tyre, për të mos nxitur e joshur meshkujt. Islami ka ndaluar vet-mimin mes meshkujve dhe femrave, që nuk janë në afërsi gjaku.

Varfëria, papunësia dhe parazitiz-mi, llogariten gjithashtu nga problemet e mëdha sociale. Islami ka ofruar një sistem të kompletuar për luftimin, ose për të qenë më konciz për zbutjen e dhe uljen e nivelit të varfërisë. Ai kërkon prej gjithë ithtarëve të tij të punojnë dhe të sigurojnë mbijetesën e tyre, duke qenë aktiv me punë efikase e profitabile dhe me angazhim konkret për të ofrur mirëqenie socio-ekonomike në shoqëri.

Zgjidhja islame ndaj problemit të varfërisë përqëndrohet në:• Ofrimi i punës së përshtatshme për

çdo individ dhe përgatitja e tij për pavarësim material. Islami ka ndaluar t’i jepet sadakë çdokujt që ka mundësi për të punuar dhe nuk punon. Në këtë drejtim është edhe thënia e Muhame-di a.s.: “Sadakaja nuk është hallall për të pasurin, e as për atë që ka mundësi të punojë”.

• Dhënia e pagës në mënyrë të drejtë për çdo punëtorë, varësisht nga përgatitja e tij profesionale dhe punës që ofron.

• Grumbullimi i zeqatit nga të pasurit dhe shpërndarja e distribuimi i saj të varfërve dhe nevojtarëve.

• Sigurim social për gjithë ata që nuk kanë mundësi të punojnë, siç janë per-sonat me nevoja të veçanta, pleqtë dhe të sëmurët.

• Ndalimi i përfitimit të pasurisë në mënyrë jo të ligjshme, si p.sh.: ryshfeti,

Page 22: Revista Paqja, nr. 73, maj-qershor, 2013

PAQJA22 MAJ/QERSHOR'13 n Nr. 73

mitomarrja, mashtrimi, keqpërdorimi i postit, kamata etj.

• Jo tolerimi i shpenzimeve të shumta dhe jetës tejet luksoze dhe të shfrenu-arit në haje, pije, veshje, banim etj.

Kriminaliteti, vetëvrasjet, alkooliz-mi dhe përdorimi i lëndëve narkotike llogariten prej problemeve më të mëdha sociale. Islami i ka kushtuar një kujdes të veçantë ruajtjes së jetës dhe mendjes. Vrasja e të tjerëve ose vrasja e vetes lloga-riten prej mëkateve më të mëdha. Për këtë çështje ka caktuar ligje shumë rigoroze, ku qëllimi kryesor është ruajtja e jetës dhe ndalimi i gjakderdhjes. Krahas dënimit në këtë botë që meriton dorasi, ai, sipas Kuranit meriton dënim të përjetshëm në xhehenem, si dhe vrasja e një personi llogaritet sikur vrasja e mbarë njerëzisë.

Krahas kriminalitetit dhe vetëvrasjes, edhe përdorimi i alkoolit dhe lëndëve të ndryshme narkotike llogaritet vepër e ndaluar rreptësisht. Alkooli dhe lëndët narkotike sjellin probleme të shumta jo vetëm për konsumuesin, por edhe për familjen dhe mbarë shoqërinë. Ato llogariten si “nëna e të gjitha të këqijave”. Sipas shumë studimeve, shkak kryesor për dhunën në familje dhe për aksiden-tet në komunikacion është pikërisht konsumimi i alkoolit.

Dezorganizimi, kleptokracia, nepotizmi dhe korrupsioni janë padis-kutim nga shkaqet që sjellin probleme të mëdha sociale. Dezorganizimi nënkup-

ton humbjen e kontrollit shoqëror ose krijimit të vakumit juridik. Vjen gjer te gjendja e kaosit organizativ, çekuilibri-mi i rendit shoqëror dhe mospërfillja e normave shoqërore. Paralizohet ose humb efikasiteti i institucioneve e që si rrjedhojë mbisundon çorientimi social. Kleptokracia (sundimi i hajnave), nepo-tizmi (punësimi i rrethit familjarë), mito e korrupcioni, që të gjitha këto shkaktojnë probleme marramendëse sociale e shpirërore njëkohësisht. Të gjitha këto probleme të cilave i vëmë theksin krijojnë ambient të volitshëm për nxitje të një numri të pafund të problemeve shoqërore.

Gjitha këto, dhe të tjera, dukuri negative Islami i ka luftuar me ngulm dhe pa asnjë hamendje. Islami është fe e shpirtërores dhe materiales, mes çështjeve të fesë dhe shoqërisë (shtetit), dhe atë i or-ganizuar në formën më të mirë që mund të ekzistojë. Secili idivid në shtetin islam, duke filluar nga kryetari i shtetit e gjer te njeriu i fundit, ka të drejta, të cilat i garan-tohen dhe i mbrohen me norma ligjore, por ama në të njëjtën kohë ka dhe obli-gime dhe përgjegjësi. Islami njeh vetëm formën e organizuar të rendit shoqëror. Për çdo problematikë ka caktuar zgjidhje ligjore të drejtë dhe ka parapa rregulla, të cilat janë të bazuara në Kuran dhe në sunetin e Muhamedit a.s. Ai është kundër sundimit të hajnave, diktaturës, oligarkisë, kundër punësimeve me pa bazë, etj.

Atë që cekëm më sipër, për sa i për-ket qëndrimit të Islamit, ndaj gjitha problemeve shpirtërore dhe sociale, le të kuptohet edhe si një formë dhe mënyrë e ofrimit të zgjidhjes më fat-lume për të gjitha problemet nga të cilat tangon shoqëria njerëzore. Vetëm sikur të zbatoheshin ato, me siguri se gjendja e shoqërisë do të jetë shumë më e mirë nga ajo që po kalon sot. Do të dominon-te siguria, drejtësia, mirëqenia, stabiliteti dhe çdo individ do të merrte të drejtën e cila i takon.

Pikërisht për këtë vërejmë se dijetarët islam përgjatë tërë historisë, kanë dhënë kontributin e tyre me anë të shkrimeve e veprave të ndryshme në këtë drejtim. Ndër ta mund të përmendim: Ebu Ha-mid El Gazaliun, Ibn Haldunin, El Rrazi-un dhe shumë të tjerë nga e kaluara jonë islame e lavdishme dhe e begatshme. Nga gjenerata e dijetarëve të kohës mund të cekim: dr. Said Havan, dr. Mustafa Zer-kan, dr. Jusuf Kardaviun, dr. Muhamed Said Ramadan El Butin, dr. Vehbe Zu-hajlin dhe shumë të tjerë që janë marrë me trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve të problematikave të përmendura.

Zbatimi i ligjeve dhe rregullave islame, të ngritura mbi bindjen e njeriut në siste-min hyjnor, me siguri se në masë të fundit do të arrinte së paku të zbus shumë prob-leme me të cilat ballafaqohet sot njeriun, në këto ndryshime rapide e të hovshme, si ato shpirtërore dhe sociale. n