24
Vendet më të preferuara dhe më të rekomanduara për të kaluar ditët e pushimeve në sezonin e verës ARKA ME PAK DETYRIME TË MBLEDHURA Sfida ekonomike e buxhetit të vitit 2013, tronditja nga fushata politike »10 E MËRKURË 26 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 3011 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com NASIP NAÇO FLET PËR REZULTATIN Në Berat u fitua nga puna, marrëdhënia me komunitetin dhe besimi »14 PLAZHET JASHTË SHQIPËRISË LEGJISLATURA Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator për qeverinë PUBLIKIMI I KQZ Më 23 qershor votuan 1.6 milionë shqiptarë në 12 qarqe »6 »4 Opinion Nga BRAHIM SHIMA Sistemi dhe gabimi teorik i statisticienëve Nga ARMAND MAHO Humbja dhe analiza që nuk u bë kurrë Nga NEBIL ÇIKA Disfata e (pa)pritur »21 »20 »22 »8-9 Berisha takon Presidentin për rolin e Kryeministrit Berluskoni dënohet me 7 vite burg, rrëmujë në koalicionin qeverisës Tronditet Italia Selia blu sot jep qëndrimin zyrtar mbi rezultatin e votimeve dhe humbjen në të gjithë qarqet e vendit »15 »5 Meta: Emri i takon PS-së »2-3 LSI thyen rekordin, merr 180 mijë vota në 12 qarqe PS siguron 64 mandate, 19 i marrin aleatët në koalicion Parlamenti do të ketë 8 parti politike, ja 140 emrat KRYEMINISTRI PRODUKTE DHE SHËRBIME I gjeni vetëm tek www.tag.al Duke filluar nga 40% Me Ulje Masakrohen 2 vëllezër në Laç »11

Metropol 26 qershor

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Meta: Kryeministrin e ka PS, emrat e 140 deputeteve, pushimet e veres

Citation preview

Page 1: Metropol 26 qershor

Vendet më të preferuara dhe më të rekomanduara për të kaluar ditët e pushimeve në sezonin e verës

ARKA ME PAK DETYRIME TË MBLEDHURA

Sfida ekonomike e buxhetit të vitit 2013, tronditja nga fushata politike»10

E MËRKURË26 QERSHOR 2013VITI IX, NR. 3011TEL: 04 2 233 991FAX: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5 gazetametropol.com

NASIP NAÇO FLET PËR REZULTATIN

Në Berat u fitua nga puna, marrëdhënia me komunitetin dhe besimi»14

Pushimet verore, çmimet dhe ofertat në zonat turistike

PLAZHET JASHTË SHQIPËRISË

LEGJISLATURA Kuvendi i ri mblidhet më 7 shtator për qeverinë

PUBLIKIMI I KQZMë 23 qershor votuan 1.6 milionë shqiptarë në 12 qarqe

»6

»4

OpinionNga BRAHIM SHIMA

Sistemi dhe gabimi teorik i statisticienëveNga ARMAND MAHO

Humbja dhe analiza që nuk u bë kurrë

Nga NEBIL ÇIKA

Disfata e (pa)pritur

»21

»20

»22 »8-9

Berisha takon Presidentin për rolin e Kryeministrit Berluskoni dënohet me

7 vite burg, rrëmujë në koalicionin qeverisës

Tronditet Italia

Selia blu sot jep qëndrimin zyrtar mbi rezultatin e votimeve dhe humbjen

në të gjithë qarqet e vendit »15»5

Meta: Emri i takon PS-së»2-3

•LSI thyen rekordin, merr 180 mijë vota në 12 qarqe

•PS siguron 64 mandate, 19 i marrin aleatët në koalicion

•Parlamenti do të ketë 8 parti politike, ja 140 emrat

KRYEMINISTRI

PRODUKTE DHE SHËRBIME

I gjeni vetëm tek www.tag.al

Duke filluar nga 40% Me Ulje

Masakrohen 2 vëllezër në Laç »11

Page 2: Metropol 26 qershor

02 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« POLITIKË

Në një prononcim për me-diet kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka thek-suar se forca që ai drejton nuk do të pretendojë postin e Kry-eministrit të vendit. Por se do të presë emrin që do të dalë nga Partia Socialiste. “I takon PS se cilin do të vendosë për postin e Kryeministrit”, tha Meta në një bisedë në Ora News. Gjithashtu ai shtoi se do të respektojë mar-rëveshjen me Partinë Socialiste. Kjo si një mundësi për realizimin e reformave në vend. Për sa i përket rezultatit të zgjedhjeve Meta tha se do të duhej që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duhet të kishte dalë për të pranuar rezultatin që më parë. Kjo sipas tij do t’i jepte më shumë mundësi pro-cesit të numërimit duke sjellë në një kohë më të shpejtë përfundimin e procesit. Për sa

NË KUTITË E FUNDIT LUFTOHET PËR TË MARRË MANDATIN E 18 NË PARLAMENT

LSI merr 180 mijë vota në rang kombëtarNë Tiranë Partia Socialiste mban 15 deputetë, Meta fiton 3 mandate

Lëvizja Socialiste për In-tegrim ka thyer të gjitha rekordet e saj në zgjed-

hjet parlamentare apo dhe ato vendore. Në rezultatet e marra LSI ka arritur të prekë deri në mesnatë rreth 180 mijë vota. Ndërsa në kutitë e mbetura shifra do të jetë dhe më e lartë. Ndërsa në një pjesë të madhe të qarqeve LSI arriti të marrë deri në 2 mandate duke rrezi-kuar dhe të tretin. Pikërisht dhe në Kukës ku pragu ka qenë tejet i vështirë LSI arriti në për-fundim të prekë mandatin e deputetit, kjo dhe pse PD do të ankimojë për një ngatërresë në llogaritjen e mandateve.

Berati e FieriBerati dhe Fieri janë cilësu-

ar si bastione të LSI. Dhe në zgjedhjet aktuale në këto dy zona LSI ka arritur të marrë mbi 18 mijë vota. Ndërsa ka siguruar në to 3 deputetë. Por surpriza duket se për LSI ka ardhur në Tiranë ku ka marrë plot 30 270 vota, të paktën deri në mesnatë. Me këtë re-zultat në Tiranës LSI ka marrë plot 3 mandate. Ndërsa dhe gjatë fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës LSI nuk e ar-riti këtë rezultat. Surpriza për LSI ka qenë në Shkodër dhe në Ko-rçë. Në Shkodër LSI ka përfit-uar 12400 vota duke i dhënë kështu një shans të madh so-cialistëve që të arrijnë shumicën në bastionin më të fortë të së djathtës. Kurse në Korçë LSI ka arritur 14600 vota që kanë thel-luar ndjeshëm diferencën mes dy koalicioneve, madje duke e tronditur PD në mandatin e saj të pestë në këtë zonë.

Qarqet e voglaNë zonën e Kukësit ku

Tiranë 3 deputetë

Ilir Meta

Klajda Gjosha

Luan Rama

Shkodër 1 deputet

Agron Celaj

Nora Malaj ?

Kukës 1 deputet

Apostol Goçi

Lezhë 1 deputet

Monika Kryemadhi

Dibër 1 deputet

Përparim Spahiu

Durrës 1 deputet

Lefter Koka

Elbasan 2 deputet

Edmond Haxhinasto

Bujar Kllogjri

Fier 2 deputet

Petrit Vasili

Robert Bitri

Berat 2 deputet

Nasip Naço

Gledion Rehovica

Korçë 1 deputet

Piro Kapurani

Gjirokastër 1 deputet

Vangjel Tavo

Vlorë 2 deputet

Shkëlqim Selami

Flamur Çelaj ?

PD qëndroi me 3 mandate deri në kutinë e fundit LSI arriti të marrë 5700 vota. Madje në të dhënat e para u deklarua se e majta mori

dy mandate një nga të cilët ishte i LSI. Por sipas për-faqësuesve të PD rezul-tati mbeti 3-1 për shkak se kishte një gabim me 100

vota. Pikë kjo që nëse nuk do të bindë palët do të shko-jë në KQZ ose dhe në Ko-legjin Zgjedhor. Rezultate të papritura LSI mori në Lezhë

me 7400 vota në Dibër me 10 mijë vota, si dhe në Elba-san me 1700. Për sa i përket Elbasanit katër vite më parë LSI nuk arriti të fitojë një deputet për rreth 500 vota. Ndërsa në koalicionin e ma-jtë LSI arriti të fitojë dy man-date deputetësh. Ndërkohë që në Korçë LSI merr 14600, në Vlorë me 10600 dhe në Gjirokastër plot 11600.

RezultatiDuke krahasuar të dhënat

zyrtare të KQZ votat që i janë shtuar LSI duket se i janë zbri-tur PD. Ndërkohë që vetë PS si forcë kryesore ka një rri-tje të lehtë që pritet të ketë dalë nga rritja e numrit të pjesëmarrësve. Gjithësesi për herë të parë LSI do të ketë të paktën 17 mandate të drejt-përdrejta në Parlamentin sh-qiptar. Duke e bërë një forcë tejet të rëndësishme në Par-lament, si dhe një potencial të fortë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

MANDATET E FITUARA NGA LSI

NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR DHE NË KUSHTETUTË NË BASHKËPUNIM ME OPOZITËN

Meta: Kryeministri do dalë nga Partia SocialisteBerisha të pranonte më parë rezultatin për të përfunduar procesin

i përket numrit të lartë të vo-tave të marra Meta tha se LSI tashmë ka një elektorat të kon-soliduar, por se dhe bashkëpun-imi në një koalicion të jep frytet e veta dhe mundësitë e bashkëpunimit. Për sa i përket

nismave në Kuvend Meta i qën-droi kërkesës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por më parë ai tha se do të duhet të realizohen reformat ekonomike dhe sociale në vend. Për sa i përket Kodit ai shtoi se për këtë do të duhet të

preket dhe Kushtetuta e vendit. Por kjo do të duhet të prekë dhe Kushtetutën e vendit gjë që kërkon dhe një bashkëpunim me opozitën e re. Por se Kushtetuta për Metën duhet të kthehet në shtratin e saj normal.

PDIU do të qëndrojë në opozitë pa-varësisht zhvillimeve që do të ketë në kampin rozë. Tahir Muhedini në një pro-noncim të tij është shprehur se PDIU ka hyrë në garë me mazhorancën aktuale ndaj dhe në parlament do të jetë me këtë koalicion. Gjithashtu ai theksoi se PDIU e ka arritur qëllimin e saj pasi tashmë do të ketë një përfaqësi me 5 deputetë në ku-vendin e Shqipërisë. KJo do të jetë hera e parë kur PDIU do të ketë një numër të tillë në parlament. Ndërsa kundërshtarët

e tyre si përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri do të kenë një deputet të drejtëpërdrejtë dhe dy të tjerë që janë në listat e dy partive të mëdha.

Gjithësesi grupi parlamentar I PDIU do të intensifikojë përpjekjet në parlament përsa I përket çështjes çame. Burimet kanë bërë të ditur se PDIU do të kërkojë që të jetë present në komisionin e jashtëm si dhe në komisionet që Shqipëria ka në strukturat evropiane. Kjo do ti krijojë më shumë mundësi në takimet ndërkombëtare

ku zgjidhja e çështjes çame do të jetë në qendër të vëmendjes së tyre. Për këtë pritet të synohet sensibilizimi I ndërkombëtarëve me këtë çështje si dhe dhënia e zgjidhjes për problemin e pronësisë. Kjo duke ngulmuar më shumë në njohjen e fakteve historike por dhe në zbatimin e akteve ligjore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Pavarësisht se do të jetë në opozitë vetë prezenca e 5 deputetëve si dhe sen-sibiliteti që ka kjo çështje pritet të japë efektet e saj në axhendën politike.

PËRFAQËSIMI PËR HERË TË PARË ME 5 DEPUTETË NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

PDIU: Në opozitë do punojmë për çështjen çame

Page 3: Metropol 26 qershor

03• E mërkurë 26 qershor 2013

»POLITIKË

Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve pritet të mbyllë sot koordinimin e të gjithave

të dhënave zyrtare të rezul-tatit të votimeve. Gjithësesi tashmë koalicioni i majtë ka arritur të marrë 83 mandate në Kuvend. Prej këtyre votave vetë PS do të mund të mbajë 64 deputetë, ndërsa 17 i ka konfirmuar LSI, një do ta ketë PBDNJ, e cila e diskuton sërish me LSI dhe një e përfitojnë kris-tian demokratët në Shkodër. Por dhe këtu në një garë të fortë me LSI, e cila kërkon të marrë mandatin e dytë. Pa-varësisht se në një numër de-putetësh të njëjtë socialistët në këto zgjedhje kanë një rritje të ndjeshme të votave në tota-lin e tyre. Por që nuk janë përk-thyer në mandate, për shkak se aleatët që kanë numër të lartë të votave janë më të favorizuar të përfitojnë deputet në rastet kur pragu është i ulët.

Nga ana tjetër në kampin blu janë konfirmuar 3 parti poli-tike, PD, PR dhe PDIU. Ndërsa Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi do të jenë nga listat e Partisë Demokratike, por pa pasur mandate të tjera shtesë. Koalicioni i djathtë ka mundur të marrë 57 deputetë nga të cilët 10 do të jenë të aleatëve të tyre. Humbja e PD është renditur në të gjithë qarqet e vendit, madje dhe në Kukës mandate thuajse u humb në kutinë fundit ku u sigu-rua vetëm për 100 vota më shumë nga sa e lejonte pragu.

TIRANË

E djathtaSali BerishaMyqerem TafajMajlinda BreguHalim KosovaFlorion MimaGerti BogdaniDashamir ShehiJorida TabakuEdi PalokaKeltis KrujaKastriot IslamiAsllan DogjaniTahir MuhediniYlli Shehu

E majtaPandeli MajkoSaimir TahiriVasilika HysiDitmir BushatiFatmir XhafajLindita NikollaBesnik BarajXhemal QefaliaSadri AbaziParid CaraSpartak BrahoArtan GaciPjerin NdreuRakip SuliMilena HaritoIlir MetaKlajda Gjosha Luan Rama

ELBASAN

E djathtaArben ImamiEduard SelamiArdian TurkuLuçiano BoçiAqif RakipiLuan Dusha

E majtaBen BlushiDamian GjiknuriEvis KushiAlfred PezaTaulant BallaMusa UlqiniEdmond Haxhinasto Bujar Kllogjeri

FIER

E djathtaSokol OlldashiMesila DodaKozma DashiShpëtim IdriziOmer Mano

E majtaGramoz RuciErjon Braçe

Eglantina GjermeniIlirjan CelibashiArmando SubashiArben CukoPirro LutajMajlinda BufiErvin KoçiPetrit Vasili Robert Bitri

BERAT

E djathtaGenc PolloAstrit Veliaj

E majtaFidel YlliErmonela FelajEduard ShalsiEduart BejkoNasip Naço Gledjon Rehovica

KORÇË

E djathtaRidvan BodeEleina QiriciEdmond SpahoFatmir MediuGjergji Papa

E majtaBashkim FinoArta DadeOlta XhaçkaIlirian PendavinjiIlir XhakolliYlli ZicishtiPiro Kapurani

GJIROKASTËR

E djathtaGenc Ruli

E majtaArben AhmetajErion VeliajAnastas AngjeliVangjel Tavo

VLORË

E djathtaAstrit PatoziArben RistaniLiljana ElmaziDashamir Tahiri

E majtaEdi RamaValentina LeskajKoço KokëdhimaLuiza XhuvaniFatmir TociAndrea MartoShkëlqim SelamiVangjel Dule

QARKU SHKODËR

E djathtaJozefina TopalliHelidon BushatiVoltana AdemiNard NdokaGasper Kokaj

E majtaMimoza HafiziTom DoshiPaulin SterkajNamik KoplikuAgron ÇelajMark Frroku

KUKËS

E djathtaFlamur NokaBesnik DushaAlban Zeneli

E majta Vexhi Muçmataj

LEZHË

E djathtaAldo BumçiGjovalin KadeliAlbina Deda

E majtaMimi KodheliArmando PrengaArben NdokaMonika Kryemadhi

DIBËR

E djathtaSherefedin ShehuBedri HoxhaRoland Keta

E majtaShkëlqim CaniUlsi ManjaPërparim Spahiu

DURRËS

E djathtaEduart HalimiIgli CaraAlbana VokshiGent StrazimiriOerd BylykbashiAgron Duka

E majtaBlendi KlosiKlodiana SpahiuIlir BeqajNamik DokleGentian BejkoArtur BushiLefter Koka

MBETEN VETËM 5 QARQE, NUK PRITET TË KETË NDRYSHIM TË NUMRIT TË VOTAVE

Mbyllet rezultati 83 me 57, sot mbyllet

kalkulimi zyrtar

Komisionerët duket se sot deri në mesditë do t’i japin fund numërimit të votave në 5 qarqet e mbetura. Por nga kalkulimet, rezultati i votimeve nuk pritet të ketë ndryshim. Kështu pa u mbyllur mbeti Shkodra, Durrësi, Tirana, El-basani dhe Lezha. Ndërsa në Lezhë policia u vu në gatishmëri të lartë për shkak të mundësive që kishte për përplasje.

Megjithatë, të gjitha palët

duke u nisur nga paraditja e djeshme u angazhuan në numërimin e shpejtë të vo-tave. Gjë që solli mbylljen e 7 qarqeve brenda ditës së djeshme duke i dhënë dhe fund ankthit të ndryshimit të votave në çdo kuti që do të hapej. Gjithësesi tashmë PD ka shënuar humbje në të gji-tha zonat elektorale, pavarë-sisht se mori një barazim në Dibër dhe një fitore në Kukës.

Page 4: Metropol 26 qershor

04 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« POLITIKË

SEKUIEtore Sekui, ambasador i BE-së në Tiranë, deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit janë të rëndësishme për demokracinë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Sekui tha se Komisioni Europian do të ketë për çështje orësh një raport të posaçëm për vlerësimin e këtyre zgjedhjeve. “Ne besojmë se partitë politike do të veprojnë me frymë konstruktive për pjesën e mbetur të procesit, pasi kjo është në të mirën e të gjithëve”, - u shpreh diplomati europian. Sekui tha se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve inkurajojmë krijimin sa më shpejt të qeverisë së re.

BENë një deklaratë të përbashkët pas zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri, baronesha Ketrin Ashton dhe komisioneri Stefan Fyle kanë vlerësuar ecurinë e këtij procesi. Përfaqësuesit e lartë të BE-së në vendin tonë e kanë vendosur theksin në rëndësinë krijimit të qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve. Baronesha Ashton dhe komisioneri Fyle në deklaratën e përbashkët theksuan se pjesa e mbetur e procesit duhet të kryhet sipas standardeve evropi-ane, në mënyrë që vendi të jetë edhe më pranë anëtarësimit në BE.

ZGJEDHJETDy përfaqësuesit e lartë të BE-së, Fyle dhe Ashton, dënuan rastet e dhunës gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe kërkuan që ato të hetohen sa më parë. “Dëshirojmë të përgëzojmë qytetarët shqiptarë për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, që u zhvilluan në mënyrë të rregullt. Tani duhet garantuar ndjekja e duhur e gjetjeve paraprake dhe konkluzioneve të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin para drejtësisë”, - thuhet në deklaratë.

KUSHTETUTA PËRCAKTON DATËN E MBLEDHJES SË KUVENDIT, MË PAS KRIJOHET QEVERIA

Kuvendi, sesioni i ri fillon më 7 shtatorRregullorja e Kuvendit: Berisha drejton seancën e parë plenare të Parlamentit

Ervin Koçi

Kuvendi i ri do të mblid-het më 7 shtator. Kjo datë është përcaktuar në

Kushtetutë, ku thuhet se kuv-endi i ri mblidhet në të njëjtën datë kut është mbledhur se-anca e parë e legjislaturës së shkuar. Konkretisht më 7 shta-torin e katër vjetve më parë është mbledhur seanca e parë e kuvendit të ri, ku u caktua kryetari dhe anëtarët e Byrosë. Edhe për parlamentin e ri të dalë nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit mbledhja e parë do të zhvil-lohet më datën 7 shtator, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri. “Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fil-lon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”, shkruhet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Një çështje tjetër është dhe drejtimi i seancës së parë plenare. Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar se seancën e parë plenare e drejton deputeti me moshë më të vjet. Para katër vjetësh seancën e parë e drejtoi deputeti Fatos Beja. “Mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuven-dit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekre-tarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvil-lohet asnjë debat”, - thuhet në Rregulloren e Kuvendit të Sh-qipërisë. Po cili është deputeti më i vjetër në moshë në Kuv-endin e Shqipërisë? Sipas re-zultateve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, deputeti më i vjetër është kry-etari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Seanca e parë plenare, sipas Rregullores së Kuven-dit, do të drejtohet nga shefi i demokratëve, por kjo edhe mund të mos bëhet, pasi nuk është taksative, pra prezenca

e tij në Kuvend nuk është e detyrueshme. Berisha është i datëlindjes 1944 dhe automa-tikisht është deputeti më i vejtur në moshë, i cili pasohet nga ish-kryetari i grupit parla-mentarë të PS-së Namik Dokle, i cili është dy vjet më i vogël se kryedemokrati. Nëse Berisha do të jetë i pranishëm në sallë dhe do të pranojë të drejtojë seancën e parë, pritet që të kri-johet një situatë tepër komike, pasi kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili do të jetë i pranishëm për të marrë mandatin e deputetit, do të duhet të jetë nën komandën e Berishës, pasi ai do të jetë drej-tuesi i seancës plenare.

Rregullorja e Kuvendit për-cakton gjithashtu se tre de-putetët me moshë më të re do të jenë sekretarët e seancës së parë plenare deri në zgjedhjen e Byrosë së re të Kuvendit. “Tre deputetë, ndër deputetët me moshën më të re, cakto-hen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së Kuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, për-bërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i zgjedhjeve. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit nuk zhvillohet asnjë debat”, - përcaktohet në Rregul-loren e Kuvendit.

•Pjesë e procesit zgjedhor deri në krijimin e qeverisë së re do të jenë

edhe ankimet zgjedhore. Deri tani kanë dal tre kandidatë që kanë shprehur ankesa lidhur me procesin e numërimit të

votave, madje duke lëshuar akuza të rënda për vjedhje votash. I pari

ishte kryetari i partisë “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule, i cili deklaroi dje se i janë vjedhur votat. Kandidati i pavarur për qarkun e Fierit, Dritan Prifti, deklaroi dje se do të kërkojë që votat për qarkun e Fierit të numërohen nga e para në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke akuzuar kryetarin e PS-së dhe të LSI-së se kanë urdhëruar që votat e tij të mos numërohen dhe të vidhen. Deklaratën e Priftit e pasojë ajo e Malajt, i cili kërkoi gjithashtu rinumërim të vo-tave për qarkun Vlorës, ku kandidon si deputet i pavarur. Këto janë tri ankimet e para, që piten të shqyrtohen në Kolegjin Zgjedhor dhe do të vonojnë edhe më shumë procesin e shpalljes së rezultatit përfundimtar për zgjedhjet parla-mentare. Në këtë mënyrë, edhe pse numërimi i votave pritet të përfundojë sot, rezultati për-fundimtar pritet të dalë pas disa javësh, kur të merren edhe vendimet në Kolegj.

• Kuvendi në mbledhjen e tij të parë zgjedh një Komision të Përkohshëm

për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Komi-sioni përbëhet nga 9 deputetë dhe pasqyron, për aq sa është

e mundur, përbërjen politike të Kuvendit siç del nga rezultati i

zgjedhjeve. Propozimet për përbërjen dhe Kryesinë e Komisionit bëhen nga për-faqësuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Kuvendi me votim të hapur, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij. Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve shqyrton dokumenta-cionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet Kuvendit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të Ku-vendit. Në rast se Komisioni vëren paligjshmëri në zgjedhje, i propozon Kuvendit dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese e hartuar nga Komisioni duhet të nënshkruhet nga jo më pak se një e pesta e të gjithë deputetëve brenda 3 ditëve nga leximi i raportit. Nëse në përfundim të kësaj periudhe kërkesa nuk është nënshkruar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese, deputeti ftohet të bëjë betimin.

Kushtetuta përcakton afatet e krijimit të qeverisë së re

4 vjet pas fillimit të legjislaturës

mblidhet parlamenti i riData 7 shtator është përcaktuar nga Kushtetuta e

Shqipërisë për të filluar sesionin e kuvendit të ri. Sipas Kushtetutës, kuvendi i ri mblidhet pas përfundimit të mandatit të legjislaturës së mëparshme. Konkretisht në legjislaturën e shkuar Kuvendi është mbledhur më 7 shta-torin e vitit 2009. E njëjta gjë do të ndodh edhe për rezul-tatin e këtyre zgjedhjeve, pasi më 9 shtatorë të vitit 2013 do të fillojë legjislatura e re e Kuvendit. Pas mbledhjes së parë të Kuvendit ngrihet edhe këshilli i mandateve, i cili bën certifikim e të gjithë mandateve të marra në zgjed-hjet e 23 qershorit. Pas kësaj Presidenti i Republikës mandaton partinë e koalicionit që ka fituar më shumë mandate për të krijuar qeverinë e re. Pasi krijohet qeve-ria e re, bëhet mocioni në Kuvend, ku votohen të gjithë ministrat e rinj që do të vendosen. Sipas Kushtetutës, partia që ka fituar numrin më të madh të votave është Partia Socialiste, e cila do të ketë të drejtën për formim-in e qeverisë së re. Por me rezultatin e koalicionit të majtë qeveria e re nuk do të ketë problem mocionin, pasi me 84 mandat e fituara do ta miratojë kabinetin e ri qeverisës.

Page 5: Metropol 26 qershor

05• E mërkurë 26 qershor 2013

»POLITIKË

KRYETARI I PD-së TRI DITË PA DALË NË MEDIE, ZHVILLON TAKIM INFORMAL ME PRESIDENTIN

Berisha takim në Presidencë me NishaninBasha i pranishëm në takim, nuk jep detaje. “Shkuam për të pirë një kafe”

Ervin Koçi

Kur pritej publikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhje-ve parlamentare, kryetari

i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me kry-etarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilluan një takim në Presidencë më kry-etarin e shtetit Bujar Nishani. Ky takim informal ndërmjet tri figurave kryesore të Partisë Demokratike, pasi këta janë dhe tre individët që kanë më shumë pushtetet, u zhvillua kur ishin numëruar më shumë se 80 për qind e kutive të votimit dhe rezultati tregonte fare qartë se shqiptarët kishin zgjedhur rotacionin politik.

TakimiZhvillimi i takimit bëhet në

një kohë ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, kishte që të dielën që nuk kishte dalë në medie, duke mos dhënë asnjë deklaratë për situatën e zgjedhjeve në vend. Por kjo lë të kuptohet se takimi me kreun e shtetit është bërë për një dorëheqje morale të Berishës nga posti i Kry-eministrit, pas tani zgjedhjet parlamentare kanë përcaktuar koalicionin e majtë fitues. Nga zyrat e shtypit nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për takimin e zhvilluar në ambientet e Presi-dencës, por kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka pohuar pak orë më vonë se ishin takuar në Presidencë vetëm për të pirë një kafe. Ky pohim i tij lë të kuptohet se biseda ndërmjet 3 personaliteteve të vendit është konsumuar një bisedë, e cila duhet mbajtur sekret. Aludimet të çojë te fakti i për-caktimit të kryetarit të ri të Partisë Demokratike, pasi që prej më shumë se 2 vjetësh emri i Lulëzim Bashës është më i lakuara për këtë post në partinë më të madhe të djath-të në vend. Gjithsesi, versio-net zyrtare nuk janë publi-kuar ende, por nga takimet që ka zhvilluar Berisha më parë në Presidencë në mënyrë in-formale kanë qenë në raste tepër të rëndësishme për vendin, si emërimi i krye-prokurorit, emërimi i krye-tares së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, si dhe raste kur janë përcaktuar edhe dekretet e Presidentit për postet va-kante në gjykata. Duke ecur në këtë arsye, mendohet se takimi i fshehtë është bërë për të përcaktuar fatin e postit të kryeministrit aktual, nëse ai do të qëndrojë në qeveri deri në mbledhjen e parlamentit të ri apo do të japë një dorëheqje morale, që do të thotë se ai do të qëndrojë në krye të detyrës, por qeveria nuk mund të marrë asnjë vendim.

PD-jaSituata në Partinë Demokra-

tike duket tejet e tensionuar. Kjo pasi asnjë nga deputetët

e kësaj partie apo zyrtarë të tjerë të lartë nuk kanë qenë në selinë blu gjatë këtyre tri ditëve të procesit zgjedhor në vend. Që nga dita e diel, kur nisi votimi, në PD janë zhvilluar vetëm 6 deklarata për mediet, ku vetëm katër u bënë ditën e votimit, ndërsa gjatë dy ditëve të tjera Ministria e Integrimit nuk ka bërë deklarata për numrin e votave. Edhe në am-bientet e selisë asnjë nga de-putetët e rinj që janë zgjedhur nga vota qytetare nuk janë pa-raqitur, duke e lënë ambientin e partisë pa asnjë përfaqësues të lartë. Gjatë ditës së djeshme Ministria e Integrimit pohoi se partitë politike duhet të vijojnë procesin e numërimit të vo-tave dhe rezultati është duke u ngushtuar në favor të Partisë Demokratike, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi me numërimin e kutive të fundit PD-ja humbi dhe një mandat në qarkun Kukësit, që njihet si një nga bastionet e djathta.

• Ish-prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i cili renditet i 10-ti në listën e kan-

didatëve për deputetë të Partisë Demokratike për Tiranën, ishte i pari që deklaroi dje se do të bëjë opozitarin në qeverinë e re, nëse

numërimi i votave shpall fituese të majtën pas zgjedhjeve të 23

qershorit. Ai tha se PD-ja do të pranojë rezultatin zyrtar që do të certifikojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Do të jem një opozitar shumë i fortë dhe do të jap kontributin tim në parlament për të çuar përpara parlamenta-rizmin. Por ende nuk ka përfunduar numëri-mi dhe Keltis Kruja do të jetë deputet, por në pozitë apo në opozitë ende nuk dihet. Ne do t’i qëndrojmë rezultatit që do të nxjerrë në fund KQZ-ja, pasi ky institucion zyrtarizon rezultatin”, - tha Kruja. Kjo ishte deklarata e parë e bërë nga një deputet i PD-së lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, duke dëshmuar se humbja do të pranohet.

Doda pranon humbjen e PD-së

“Situata e militantëve mëe vështirë se pas vitit 1997”

Pas deklaratës së kandidatit për deputet të PD-së për Tiranën Keltis Kruja se PD-ja do të bënte opozitës, një tjetër kandidate e kësaj partie, Mesila Doda, deklar-oi humbjen e demokratëve. Në një postim në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” Doda thekson se këto janë ditët më të vështira për militantët e PD-së pas atyre të vitit 1997. “Kjo është dita më e vështirë për militantët e PD-së pas vitit 1997. Të dashur militantë, simpatizantë të PD-së, ditët e

ardhshme do të kemi mundësinë të reflektojnë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është se do të jem me ju çdo ditë të jetës sime dhe do të kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike në vitin 1990. Ne jemi dhe do të jemi forca që sjellim progres në këtë vend. Do të jemi me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, evropian”, - shkruan ajo në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”. Doda ishte kandidate në qarkun e Fierit për Partinë Demokratike dhe arriti që të fitonte mandatin e deputetit pasi ishte e renditur e dyta në listën e PD-së.

“PS dhe LSI manipuluan votat në qarkun e Dibrës”

Kandidati i PD-së në Dibër Sherefedin Shehu, ku rezultatet përfunduan me një ndarje man-datesh në 3 me 3 për secilin nga koalicionet, Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Aleanca për Pu-nësim, Mirëqenie dhe Integrim, ka akuzuar Partinë Socialiste dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim se kanë manipuluar procesin zgjed-hor të 23 qershorit. Ai ka vijuar më tej duke specifikuar edhe metoda të sofistikuara të përdorura prej tyre në manipulimin e këtyre zgjedhjeve, pasi sipas tij nuk është e shpjegueshme kjo rritje e jashtëzakonshme e përkrahjes në përqindje në rang kombëtar ndaj Partisë Socialiste me kryetar Edi Ramën dhe LSI-së me kryetar Ilir Metën, të cilët hynë si një koalicion i përbashkët opozitar në garë, kundrejt koalicionit të udhëhequr nga partia në pushtet, PD-së së kryesuar nga Sali Berisha.

SHEHU

“Humbja e thellë ishte e papritur”

Shehi: Pas zgjedhjeve duhet bërë reflektimi mbi humbjen

Kryetari i partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi, deklaroi dje në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” se humbja e zgjedhjeve nga koalicioni i djathtë me një rezultat të tillë ishte një e papritur që e ka habitur. Sipas Shehit, fitorja e së majtës me një diferencë të madhe mandatesh ishte e papritura e këtyre zgjedhjeve, pasi humbja me një rezultat të ngushtë ishte më se e kuptueshme edhe nga elektorati i djathtë. “Ky rezultat nuk pritej për koalicionin e djathtë dhe Partinë Demokratike. Do të ishte shumë normale që të bëhej ndryshimi pas tetë vjet qeverisje, por ky rezultat që është deri tani nuk pritej. Pasi të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave, ia vlen të bëhet një analizë, por fillimisht duhet pritur rezultati përfundimtar i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mënyrë që edhe gjykimi të bëhet më serioz”, - shkruan Shehi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”. Deklarata e Shehit se pasi të certifikohen zgjedhjet dhe të mbarojë i gjithë procesi i numërimit të votave duhet bërë reflektimi mbi humbjen, lë të kuptohet se prezenca e tij do të vijojë të jetë në krah të Partisë Demokratike, pasi nga kjo forcë politike ai ka dalë deputet. Sipas mar-rëveshjes që selia blu nënshkroi me LZHK-në, Dashamir Shehi u fut në listat e kandidatëve të Partisë Demokra-tike për qarkun e Tiranës në një zonë të sigurt dhe tani ai është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Page 6: Metropol 26 qershor

06 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« POLITIKË

30 MIJË FLETË VOTIMI TË PAVLEFSHME, 7 MIJË TË DËMTUARA, 23 MIJË TË PAVLEFSHME

KQZ publikon statistikat, votuan 1.6 milionëPjesëmarrja në zgjedhje, statistikat zyrtare vërtetojnë rritjen e votuesve

Ervin Koçi

Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve publikoi dje të dhënat për numrin e zgjed-

hësve që morën pjesë gjatë të ditës së votimit. Sipas statisti-kave zyrtare të KQZ-së, janë rreth 1.6 milionë shqiptarë që i janë drejtuar kutive të votimit gjatë ditës së diel. Po sipas kë-tyre statistikave, numri total i zgjedhësve të regjistruar për 23 qershorin ishin 3271885 persona, e konvertuar në për-qindje rezulton se 53.07 për qind e totalit të votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje. Por këto të dhëna të KQZ-së nuk janë përfundimtare, pasi disa anëtarë të komisioneve të qendrave të votimit nuk kanë dërguar ende në KQZ as një të dhënë për numrin e votuesve dhe rreth 93.14% e QV kanë përcjellë informacion në Komi-sionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fletët e kontestuarFletët e votimit të kon-

testuara deri në mbrëmjen e djeshme ishte rreth 30 mijë. Këto flëtë votimi të kontes-tuara ndahen në kategori, të dëmtuarat dhe të pavlefshmet. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjed-hjeve, 7065 fletë votimi kanë qenë të dëmtuara, pra që në to janë bërë shenja ose janë grisur nga zgjedhësit. Këto fletë votimi quhen automatikisht të pavlefshme dhe për pasojë ato nuk merren në konsideratë për

rezultatin përfundimtare. Veç fletëve të votimit të dëmtu-ara, janë edhe fletët e votimit të pavlefshme. Sipas KQZ-së, janë rreth 22414 fletë votimit që janë cilësuar si të pavlef-shme. Këto fletë konsiderohen si të tilla, pasi në to janë bërë shënime për më shumë se sa një subjekt zgjedhorë, ose janë hedhur në kutitë e votimit pa bërë as një shenjë për as një nga partitë politike që janë aty. Kësisoj rreth 22 mijë fletë votimi të zgjedhësve shqiptarë nuk janë marrë në konsideratë

tek rezultati përfundimtar.

Fletët në kutiKomisioni Qendror i Zgjed-

hjeve publikoi dje edhe num-rin e fletëve të votimit, të cilat janë gjendur në kutitë e votimit. Sipas statistikave nga 616.300 zgjedhës që kanë vo-tuar, në kutitë e votimit deri në mbrëmjen djeshme janë gjen-dur 1.614.558, duke dëshmuar që procesi i numërimit të vo-tave ende nuk ka përfunduar. Të dhënat e publikuara nga KQZ gjatë ditës së djeshme

mungonin në ditën e votimit të zgjedhjeve, pas përfundim-it të procesit të votimit. Kjo solli edhe një debat ndërmjet përfaqësuesit ligjorë të Par-tisë Socialiste në KQZ me anëtarët ku i kërkoi atyre me ngulm numrin e zgjed-hësve që kishin marrë pjesë në votime. Anëtarët e KQZ u justifikuan me argumentin se kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit nuk kishin paraqitur të dhënat në KQZ dhe për shkak të saj nuk mund të jepnin statistika.

Vetëm në 6 raste është dashur ndërhyrja e Policisë së Shtetit, gjatë procesit të numërimit të votave. Këtë e deklaroi dje zëdhënësi Tefik Sulejmani, i cili tha se “Struktu-rat e Policisë së Shtetit vazh-dojnë të jenë maksimalisht të angazhuara për përmbushjen me sukses të të gjitha de-tyrave në zbatim të akteve që normojnë veprimtarinë e policisë në kuadër të procesit zgjedhor”. Sipas Sulejmanit, në këtë fazë të procesit punon-jësit e policisë po realizojnë me profesionalizëm të lartë de-tyrën për sigurimin e Vendeve të Numërimit të Votave, si dhe për rivendojen e rregullit brenda VNV-së në ato raste kur me vendim të KZAZ-ve është kërkuar ndihma e Poli-cisë së Shtetit. “Nga fillimi i procesit të numërimit të vo-tave deri në këto momente nga KZAZ-të në të gjithë vendin është kërkuar ndë-rhyrja e struturave të Policisë së Shetit në 6 raste, përkatë-

Sherr në VNV-në në Tiranë. PD-PS akuza për dhunë ndaj numuruesve

Një incident ka ndodhur dje në KZAZ-në nr. 29 në kryeqytet, ku përfaqësuesi i Partisë Socialiste Artan Gaçi akuzoi kandidatin e PD-së Keltis Kruaja se futi persona në tavolinat e numërimit të votave persona që filluan të goditnin numëruesit e PS-së. “Për shkak të dështimit të madh që ka pasur në Tiranë, Ketis Kruja futi 8 veta nëpër tavolinat e numërimit, duke shkaktuar incidente. Përfundu-an duke goditur me grushte kryetarin e komisionit të numërim-it, që i përket PS-së. Puna po ecën normalisht”,- u shpreh Gaçi. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar numëruesit demokratë, të cilët pretendojnë se janë rrahur brutalisht nga deputeti socialist dhe përfaqësues të PS-së. “Deputeti i PD-së, pasi ka goditur Markun, ka hyrë në KZAZ kandidati për deputet i PS-së Artan Gaçi dhe kanë filluar të gjuajnë tek të gjithë numëruesit. Na kanë goditur. E kam parë vetë Gaçin që na kanë goditur dhe na kanë nxjerrë jashtë. E ftoj KQZ-në dhe KZAZ-në të hapë kamerat dhe të shohë si ka ndodhur ngjarja, në grup banditësh me në krye deputetin e PS-së kanë goditur numëruesit e PD-së. Ishim 10 dhe na kanë dhunuar barbarisht dhe na kanë nxjerrë jashtë”, - deklaroi numëruesi i PD-së. Ky incident elektoral pasoi atë të djeshmin kë kryeqytet, ku në vendin e numërimit të votave te shkolla “Bajram Curri” pati një debat ndërmjet kandidatit të PS-së Sadri Abazi me nëndrejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçani.

INCIDENTIZËDHËNËSI SULEJMANI: POLICIA PUNË PROFESIONALE, ZBATUAM LIGJIN

Policia: Ja raset ku ndërhymë në numërimNdërhyrja e policisë, pas vendimeve të komisioneve të numërimit

sisht nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër është ndërhyrë në 1 rast, në Vorë në 1 rast, në Shkodër është ndë-rhyrë në 3 raste dhe Nga Drej-toria e Policisë së Qarkut Fier është ndërhyrë në 1 rast”,-tha Sulejmani. Më tej ai shtoi se në të gjitha këto raste struk-turat e Policisë së Shtetit pas marrjes së vendimit përkatës të KZAZ-së kanë ndërhyrë për normalizimin e sitatës dhe pas vendosjes së rregul-

lit janë larguar nga VNV-ja sërish me vendim të KZAZ-së. Çdo veprim i punonjësve të policisë është realizuar ba-zuar në Vendimet e Komision-eve Zonale të Administrimit Zgjedhor në përputhje të plotë me dispozitat e legjisla-cionit zgjedhor. “Gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë pu-nonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët me gjithë ngarkesën e madhe, duke punuar me orare të tejzgjatura për një periud-

hë shumë të gjatë kohore, me përkushtim maksimal po vijo-jnë përmbushjen e detyrave që u ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor në të gjithë vendin, duke vepruar me profesionalizëm dhe duke respektuar me korrektësi ligjin. Njëherazi garantojmë opinionin publik se Policia e Shtetit do të vijojë me të njëj-tin përkushtim e profesion-alizëm deri në përfundim të këtij procesi”,-tha zëdhënësi.

ZGJEDHËSIT E REGJISTRUAR 3.271.885

Numri total i vendeve të zgjedhjeve 5.508

Numri i qendrave të votimit që kanë dërguar të dhëna 5.130 / 93,14%

Numri i zgjedhësve që kanë votuar 1.616.300

Numri i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e votimit 1.614.558

Numri i fletëve të votimit të papërdora 1.352.040

Numri i fletëve të votimit të dëmtuara 7.065

Numri i fletëve të votimit të pavlefshme 22.414

Numri i fletëve të votimit të vlefshme 1.593.967

Pjesëmarrja në votime në qendrat e votimit të cilat kanë dërguar të dhëna 53,07%

Sot pritet dalje publike për rezultatin

Shtyhet dalja e Berishës, do pres numërimin e votave

Kur pritej një dalje e Kryeministrit Berisha përpara medieve, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, pohoi se kryetari i PD-së do të japë komentet e tij, pasi të numërohen të gjitha votat e mbetura. Edhe pse salla e konferencave ishte përgatitur dhe pritej vetëm ardhje e shefit të PD-së, Berisha sërish e shtyu daljen e tij përpara medieve. Nga kjo pritet që sot, kryedemokrati të dalë përpara medieve, pasi sot pritet që të përfundojë edhe numërimi i votave në të gjitha vendet e numërimit të votave në vend. Matematikisht koalicioni i majtë ka fituar në këtë garë zgjedhore, madje me një fitore të thellë duke marrë 84 mandate në Parlament. Por Kryeministri në largim do të dalë pasi të jetë numëruar edhe vota e fundit, proces që mund të ndodhë nesër. Shterja e daljes së tij mendohet se është bërë për të mos dekujaruar edhe më shumë komision-erët e PD-së, të cilët në rast pranimi të humbjes mund të braktisin numërimin e votave pa mbaruar ende i gjithë procesi.

Page 7: Metropol 26 qershor

07• E mërkurë 26 qershor 2013

»POLITIKË

Oli Xhilaga

Unë do jem Kryeministri juaj. Detyra do jetë imja, pushteti do jetë juaji! Me

një qëndrim të tillë zgjodhi që të dilte mbrëmjen e djeshme përpara medies, simpatizantëve të shumtë në seli, si dhe para mbarë opinionit publik kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në pozitat e Kryeministrit të ardh-shëm, Rama i dha një përgjigje të prerë të gjitha pretendimeve për një emër tjetër të kreut të ri të qeverisë. Njëherësh kry-etari i PS-së qetësoi të gjithë socialistët, të cilët mund të ndjeheshin në ankth për një kalim të postit të Kryeministrit tek LSI, për shkak të numrit të madh të mandateve të de-putetëve që fitoi kjo parti në zgejdhjet e 23 qershorit. 

DeklarataKreu i Partisë Socialiste,

Edi Rama, u shfaq mbrëmjen e djeshme në një konferencë për shtyp në selinë rozë. Fjala e tij u shoqërua me brohoritje dhe entuziasëm nga simpatizantët e pranishëm në selinë e PS-së. Por dhe vetë fjala e kreut Rama ishte po aq prekëse për to. Unë do jem Kryeministri juaj. Detyra do jetë imja, pushteti do jetë juaji. Unë nuk e harroj këtë, por mos e harroni dhe ju. Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë që do ta rilindim së bashku. Sot ju vendosët të më jepni një përgjegjësi të madhe për të udhëhequr vendin”, u shpreh kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë daljes së tij publike mbrëmjen e djeshme, duke folur si Kryeministri i ri i vendit. Njëkohësisht duke iu dhënë dhe një përgjigje të qartë të gjitha aludimeve që flisnin për mundësinë e mar-rjes së LSI-së kryesimin e qeverisë së re, Rama u shpreh se kjo karrige do të jetë veç e PS-së. “Asnjë qeveri s’mund t’i

Ayala në PS për fitoren

Uron Metën e Ramën për fitoren Kumbari i aleancës PS-LSI, sekretari i përgjithshëm i In-ternacionales Socialiste, Luis Ayala, uroi dje krerët e kë-tyre dy partive për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. “Këto qenë zgjedhje, të cilat i mblodhën njerëzit me vendosmëri për të përcaktuar një rrugë të re për vendin. Ky, në këndvështrimin tonë është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, është një lajm i shkëlqyer për Evropën, është një lajm i shkëlqyer për të tërë familjen tonë so-cialdemokrate në të tërë botën. Siç i drejtoj urimet e mia të thella zotit Edi Rama dhe Partisë Socialiste, në të njëjtën kohë, ia drejtoj edhe zotit Ilir Meta dhe partisë së tij Lëvizja Socialiste për Integrim”, vuri në dukje Ayala. Në gjykimin e tij, krerët Meta e Rama përfaqësojnë një mundësi të madhe për të çuar vendin përpara, një shans për të krijuar një tjetër mundësi për këtë vend. “Ne lamë prapa momentet e vështira dhe na duhet të lëvizim për-para në normalitet për të konsoliduar lirinë dhe të drejtat, për të lëvizur përpara, për të garantuar mirëqenien në një shoqëri demokratike. Jam shumë i kënaqur që të dielën që kaloi, pashë një shoqëri dhe një jetë normale në qytet. Kjo është ndjesia e asaj çka duhet të jetë, pra një demokraci normale për vendin”, tha ai. Sipas tij, ky nuk është një moment i veçantë vetëm për një lider apo për një parti, por është momenti që ka të bëjë me vendin dhe të gjithë duhet të bashkohen. “Ajo që presim në orët në vijim është që ata që janë në krye të institucioneve, autoritetet, duhet të dalin dhe të njohin rezultatin e prodhuar nga këto zgjedhje të lira dhe numërimi, i cili po vazhdon të kryhet. Në fakt, në të gjithë Evropën, të gjithë miqtë e mi socialdemokratë, po e festojnë këtë që ka ndodhur në Tiranë”, vuri në dukje Ayala, duke drejtuar kështu dhe një kërkesë për Kryeministrin Berisha. 

Kreu i PDS apel Berishës

Prano humbjen, largohuKreu i PDS-së, Paskal Milo, ishte i dyti aleat, pas Ngjelës, ai i cili u shfaq në selinë e PS-së për të uruar fitoren. Në konferencën e tij për shtyp, Milo i bëri thirrje Kryeministrit Berisha të pranojë humbjen dhe të urojë kreun e PS, Edi Rama, për fitoren në këto zgjedhje. Sipas tij, tani është koha jo vetëm për hapjen e një epoke të re qeverisje, por dhe krijimin e një stadi të ri politik. “Në këtë fitore që është njëkohësisht fitore e të gjitha forcave politike të bashkuara në këtë aleancë, PDS dha kontributin e saj modest. Siç ishim së bashku në këtë fitore do të shkojmë së bashku dhe në qeverisjen e vendit. Me këtë rast nga kjo foltore i bëj thirrje zotit Berisha që të dalë para qytetarëve dhe të kryejë aktin civil të pranimit të humbjes së PD dhe të urojë Kryeministrin e ri të vendit zotin Edi Rama. Meqë po hapet një epokë e re në qeverisjen e Shqipërisë, është mirë që edhe politika të ngrihet në një stad të ri pjekurie”, vuri në dukje Milo. Gjitahshtu, përmes kësaj konference, Milo uroi edhe aleatin e tij, kreun Rama, për fitoren dhe mbi të gjitha për një qeverisje të suksesshme si Kryemi-nistër i ardhshëm i vendit. “Më lejoni t’i uroj qeverisje të suksesshme kryetarit të PS, PS dhe Aleancës për Sh-qipërinë Evropiane”, vlerësoi kreu i PDS. 

Malaj i zhgënjyer

“Nuk ishin këto pritshmëritë tona”Kandidati për deputet Arben Malaj nuk ka mundur të ri-mandatohet si deputet në qarkun e Vlorës. Gjatë një kon-ference për shtyp, Malaj deklaroi se rezultatet e dala nga procesi i numërimit nuk kanë përputhje me pritshmëritë e tij dhe votuesve të tij. Por, përveç kësaj, zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje, sipas tij, nuk është rezultati, por frika që konstatoi gjatë fushatës elektorale. “Rezoluta e votimit nuk kanë përputhje me pritshmëritë tona dhe të votuesve tanë. Shpresojmë shumë që procesi i numërimit të mos cenojë certifikimin e zgjedhjeve, si kushti përcak-tues në kredibilitetin e fituesit dhe në cilësinë e integ-rimit të vendit. Zhgënjimi më i madh në këto zgjedhje nuk është rezultati ynë, por frika që konstatuam gjatë fushatës elektorale. Frikë nga pasiguria për të ardhmen, frikë nga presionet e administratës, frikë nga presionet për vendin e punës apo biznesin. Asnjë popull nuk mund të përparojë dhe zhvillohet pa vrarë frikën. Frika dhe pop-ulizmi me taksat e shpenzimet buxhetore, do të jenë dy pengesat më të mëdha pas zgjedhjeve. Fushata negative, presionet ndaj kandidatëve të pavarur, ndjekur nga hezit-imi për mbrojtjen e votës janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë rezultat të kandidatëve të pavarur dhe partive jashtë koalicioneve”, tha Malaj.

Festa e Partisë Socialiste ishte dje e zyrtarizuar. Nëse të hënën festimet ishin të kufi-zuara dhe me intervale të shkur-tra, e marta shënoi kulmin e tyre. Për orë të gjata simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Socialiste kërcyen e kënduan në ambientet e partisë në qendër. Por përg-jatë pasdites entuziazmin e tyre socialistët dhe mbështeteësit e tyre e shpërndanë përgjatë gjithë rrugëve të Tiranës. Duke kulmuar me një festë të madhe mbremjën e djeshme në sheshin “Skënderbeu” Tiranë. Por nuk kanë mbetur pas dhe qytetet e tjera të vendit, ku e majta ka festuar gjithashtu fitoren. Se sa do të zgjasë kjo festë pritet që ta përcakojnë ditët në vijim. 

AtmosferaMëngjesi i djeshëm e gjeti

selinë e Partisë Socialiste të qetë. Në hollin e kësaj par-

KREU I PS NË KONFERENCË, FLET SI KRYEMINISTRI I ARDHSHËM

“Unë do jem Kryeministri juaj”Rama i jep përgjigje Metës dhe qetëson socialistët

PS FESTOI DJE ZYRTARISHT FITOREN 

Nga mëngjesi deri në mbrëmje mbështetësit në festë

tie, kamerat prisnin ardhjen e kryetarit socialist, i cili do të thyente qetësinë. Kreu Rama mbërriti me qetësi rreth orës 11 të paraditës, ndërsa am-bientet brenda dhe jashtë selisë filluan të mbushen me simpatizantë. Heshtjen e thyejnë socialistët e Laprakës, të cilët nisën ovacionet për fitore. Përgjatë gjithë kohës pjesëmarrja e mbështetësve në selinë e PS ka qenë e përmasave të mëdha. Kanë kënduar e kërcyer për orë të tëra në këto ambiente. Festa ka ardhur duke u ndezur me thellimin gjithnjë e në rritje të rezultateve në favor të ale-ancës së majtë të kryesuar

nga Partia Socialiste. 

PritshmëritëNë krahasim me zgjedhjet e

vitit 2009, Partia Socialiste nuk ka rritje të ndjeshme në vota. Fitoren të majtës pritet që t’ja japin mandatet e LSI-së, por kjo, të paktën në publik, duket se nuk i shqetëson shumë sim-patizantët socialistë. Suksesi i aleatëve të LSI-së i ka habitur disi socialistët. Disa pranojnë ta ndajnë meritën për fitoren. Të tjerë nuk pranojnë ta nda-jnë “Rilindjen” dhe thonë se LSI mandatet i ka marrë falë koali-cionit me PS. Për ndonjë tjetër, Meta është vetëm biri që do të rikthehet në familje.

kënaqë të gjithë, por ju garan-toj se për gjithë kohën që vjen unë jam në krye të vendit. Nga sot ne do të jemi me ju dhe për ju, deri në momentin që kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona. Nuk do e harroj kurrë se jeni ju që na vutë në krye të vendit. Shqipërinë e vumë mbi veten dhe partinë. Ne e prano-jmë me përulje përgjegjësinë tuaj. Ju duhet të bëheni pjesë e skuadrës së Rilindjes. Ne kemi talentin, vlerat dhe ven-dosmërinë për të ecur përpa-ra. Unë e dua këtë vend, ndaj luftova për të fituar. Unë do të jem Kryeministri juaj dhe kryeshërbëtori juaj”, u shpreh Rama. Sipas tij, PS ka projektin për ndryshimin e vendit. “Sh-qiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në BE. Harta e Sh-

qipërisë është e ngjyrosur me ngjyrën e purpurt. Kjo fitore është vetëm nisja e punës tonë”, vuri në dukje Rama. 

MesazhiPor në këtë dalje të parë si

Kryeministër i ardhshëm Rama dha dhe një mesazh për kundër-shtarin e tij politik. “Dua ta fal-enderoj Berishën për çdo gjë të mirë që ka bërë deri tani. Unë do t’u shërbejë me përkushtim të gjithë shqiptarëve, atyre që na votuan dhe atyre që nuk na votuan. Askush nga pala tjetër të mos ndjehet i ofen-duar, ata që kanë mbështetur PD të mos ndjehen të rrezikuar. Ky është momenti më krenar i jetës time. Mes krenarisë dhe përuljes, fiton thellë përulësia”, deklaroi Rama. Ndërkohë, një

thirrje shkoi dhe për qytetarët shqiptarë. “Të nisim bashkërisht punën për t’i treguar njëri- tje-trit dhe botës rreth nesh se kemi talentin për t’u ngjitur në lartësinë e amanetit të të parëve. Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria, jo mungesa e saj, rruga për ta qeverisur këtë vend, respekti për normat ligjore dhe jo mungesa e tyre rruga për të marrë këtë vend. Të vazhdojmë së bashku si një vend dhe si një komb përp-jekjen drejt vendit që i takon në familjen e bashkuar të Evropës, ku si asnjëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës e kanë mundësinë e bashkimit të plotë në atë familje të madhe. Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë, së bashku tani duhet ta bëjmë realitet”, nënvizoi Rama.

Page 8: Metropol 26 qershor

08 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« SPECIALE

OFERTA NGA MË TË LARMISHMET, SHUMËLLOJSHË

Pushimet verore, përqëRelaksi veror, privilegj që nuk duhet

Erta Bode

Shqiptarët janë në kohën e zgjedhjes së pushimeve verore. Temperaturat e

nxehta, si dhe viti i lodhshëm në punë po shtyn njerëzit të drejtohen drejt pushimeve, të cilat mezi i presin. Ajo ç’ka ka bërë ndryshim 5-vjeçarin e fundit ka qenë zgjedhja e shqiptarëve për të pushuar në vende të huaja, dhe për t’u larguar nga bregdeti shqiptar. Kjo vjen për arsyet se push-imet në Shqipëri po kushtojnë pothuajse sa ato jashtë shtet-it, po ndërkohë jashtë shtetit janë shërbime më të mira, kushte më të mira, eksperi-encë e re, shkëmbim kulture shumë dimensional. Për sa i përket ndarjes së familjarëve ka disa rrethana që i çojnë familjet shqiptare drejt pushi-meve. Në radhë të parë janë fëmijët ata që duan të shijo-jnë verën, plazhin, diellin dhe të argëtohen për moshën që kanë, për këtë arsye prindërit duke iu bashkangjitur dhe lodhja e tyre gjatë gjithë vitit në punë, ua plotëso-jnë dëshirën. Në kategorinë e dytë përfshihen çiftet e reja, të sapomartuar ku spikat se 90% e tyre e kalojnë jashtë shtetit muajin e mjaltit. Në katego-rinë e tretë përfshihen çiftet

e të moshuarve, të cilëve ose fëmijët u bëjnë dhuratë push-imet verore jashtë shtetit, ose i ftojnë në rastin kur ata janë emigrantë t’i kalojnë pra-në tyre. Ndërkohë 5-vjeçarin e fundit spikatin edhe udhë-timet e organizuara në grup, si dhe udhëtimet mes miqsh, të cilët tani dalin lirisht jashtë

kufijve të shtetit tonë, dhe zgjedhin t’i kalojnë jashtë pushimet verore. Për sa u për-ket familjeve me fëmijë bëhet e ditur se pjesa më e madhe e tyre që i kanë fëmijët nën 10 vjeç, i kalojnë në bregdetin sh-qiptar pushimet, ndërsa pjesa e familjeve me fëmijë nga 14 -24 vjeç, preferojnë t’i kalojnë

Duket se Beleku këtë verë renditet në listën e disa vendeve më të kush-

tueshme në Turqi. Çmimet variojnë nga 835 euro personi për 7 ditë duke përfshirë transportin, fjetjen, mëngjesin dhe darkën, e deri në 1225 euro personi duke përfshirë gjithçka të shërbyer në çmim, si dhe me oferta ku fëmijët nuk përfshihen në paketën e udhëtimit, duke iu siguruar ajo falas.

Për një person që do të qën-drojë 5 ditë në hotelet e Kretës,

çmimet e paketave të ofertave vari-ojnë nga 166.94 euro për person ku përfshihet transporti dhe fjetja, deri në 299.75 euro personi për 5 ditë, transport, fjetje dhe ushqim i shpejtë, me orare të përcaktuara.

Në vendin që është më i preferuar nga shqiptarët për muaj mjalti, çmimet

variojnë nga 2635 euro çifti, ku përf-shihet transporti me avion falas,

si dhe fjetja për 6 netë në hotel me mëngjesin dhe darkën, deri në 4595

euro çifti, ku gjithçka është e përfshirë në çmim, përpos pijeve alkoolike.

TURQI

GREQI

Sharm el Sheik

Santorini

Çmimet për në këtë vend turistik, sipas paketave të

ofertave nga agjencitë turistike dhe hotelet, tregojnë se vari-ojnë nga 498 euro për person, për 7 ditë, duke përfshirë në këtë çmim, transportin falas dhe fjetjen në hotel. Ndërsa çmimet më të larta kapin shifrën 690 euro personi për 7 ditë, duke përfshirë, transport, gjithçka tjetër të përfshirë në çmim, deri në ambjentet me fusha tenisi, golfi, pishina, ush-qimi, si dhe akomodimi falas i dy fëmijëve nën 12 vjeç.

Paketat e ofertave tregojnë se Santorini është një ndër ishujt

ku pushimet kapin shifrat më të larta të ishujve grek. Çmimi mini-mal me qëndrim 7 ditë në Santorini kap shifrën 813.64 euro, ku përf-shihet transporti dhe qëndrimi për fjetje në hotel për 6 netë vetëm për një njeri. Ndërkohë paketat në varësi të ofertave që ofrojnë, kapin maksimumin e çmimeve në 2911 euro për 7 ditë për person, ku përfshihet transporti, akomodimi në hotel, shfrytëzimi i kushteve dhe ambjenteve të hotelit, si dhe ushqimi dhe pijet freskuese.

Çmimet variojnë nga 750 euro për 6 ditë personi duke përfshirë

transportin falas dhe fjetjen në hotel deri në 930 euro personi për 6 ditë, duke përfshirë transportin, mëngjes-in, darkë si dhe pije freskuese falas.

Çmimet në Korfuz variojnë nga 158 euro për person për 4 ditë duke

përfshirë transport dhe fjetje, në 312 euro për person për 4 ditë duke u përfshirë në çmim transporti, fjetja, mëngjesi, darka, si dhe sallat e lojërave.

Kemer

Korfuz

Belek

Kretë

Dubai

Page 9: Metropol 26 qershor

09• E mërkurë 26 qershor 2013

»SPECIALE

Agjencitë turistikeAgjencitë turistike bëjnë me dije se biznesi i tyre është duke u shtuar në numër dhe se kjo do të thotë që ka një kërkesë ofertë të lartë nga ana e popullit. Drejtuesit e tyre shpjegojnë se

këto agjenci kanë të drejtën t’u sigurojnë një udhëtim më të lirë se ai normal kur prihet bileta në aeroport, dhe ndërkohë t’u ofrojnë vende dhe oferta pushimesh për të cilat nuk kanë dëgjuar. Në varësi të kushteve ekonomike, numrit të fëmijëve, preferencës për pushime, agjencitë turistike

u japin sugjerime njerëzve, të cilët ata që i zgjedhin mbeten gjithmonë të kënaqur.

Mosha e fëmijëveKryefamiljarët tregojnë se mosha e fëmijëve është çelësi i zgjedhjes për vendin e pushimeve. Kur ata janë nën moshën 10 vjeç, pjesa më e madhe e prindërve preferojnë t’i kalojnë push-

imet verore në Shqipëri, pasi kanë merakun e udhëtimit, si dhe të sëmundjes së fëmijëve, dhe kur janë këtu janë më të zotët për të përballuar situatat e pakëndshme. Ndërkohë prindërit që i kanë fëmijët nga 10-14 vjeç tregojnë se për shkak të dëshirës së prindërve janë më të

predispozuar t’i kalojnë jashtë shtetit pushimet verore. Gjithsesi edhe bregdeti shqiptar është mëse i pëlqyer dhe mbledh çdo vit pjesën më të madhe të pushuesve në vendin tonë.

PsikologëtPsikologët bëjnë me dije se një ndër kurat më të mira për freskinë e trurit janë dhjetë ditë

pushime, të cilat bëjnë të mundur largimin e individit nga monotonia e përditshme. Për këtë arsye ata i këshillojnë shqiptarët se sipas mundësive ekonomike nuk është keq të bëjnë

dhjetë ditë pushime kudo që ato të jenë. Kjo e bën trurin të largohet nga streset e përditshme, dhe ndërkohë shërben për një rigjenerim të qelizave. Për këtë arsye njeriu është gjtihmonë

më aktiv kur kthehet nga pushimet, dhe është gjithmonë me një humor më të mirë.

Vendet e preferuaraDuke u nisur nga bregdeti shqiptar, bëhet me dije se vendet më të preferuara mbeten gjith-monë pjesa e bregdetit të Jonit, Pogradeci dhe Shëngjini. Ndërsa për sa i përket pushi-

meve jashtë shtetit, preferohen vendet bregdetare si Greqia, Turqia, Italia, gjithashtu bregdeti i Spanjës. Gjithashtu prenotime tregojnë se vendet ekzotike zgjidhen nga çiftet për muaj mjalti.

Trend dhe preferencëAjo ç’ka ka mbetur preferencë e popullit shqiptar për stinën e verës, janë pushimet në bregdet.

Kjo për arsye të temperaturave të larta dhe ndoshta për dëshirën që kanë për bregdetin. Ndërsa të huajt edhe pse preferojnë bregdetin, i shikon shpesh të zgjedhin vendet malore ose qytetet turistike, gjëra të cilat për konceptin shqiptar janë shumë pak të perceptueshme, por po the verë në Shqipëri, ke thënë plazh. Pwr sa i përket trendit të këtij 5 –vjeçari kemi të bëjmë me

organizimet në grup, ku rinia lëviz lirshëm, kjo për shkak të mundësive ekonomike, si dhe për shkak të lirisë që prindërit kanë filluar t’u japin duke i kuptuar dhe duke ua plotësuar dëshirat.

MRI ZGJEDHJESH PËR PUSHUESIT E KËSAJ STINE

ndrimi jashtë kufijve t’i shmanget vetes dhe familjes

jashtë shtetit, pasi dhe fëmija e përballon udhëtimin, si dhe ndryshimin atmosferik. Sipas psikologëve është tepër e do-mosdoshme që një person i cili është në punë gjatë gjithë vitit të pushojë mesatarisht 10 ditë në vit, duke iu shkëputur monotonisë së përditshme. Sipas tyre, kjo ndihmon në

Paketat e ofertave për në këtë destinacion, variojnë nga më e ulëta që është 1407 euro personi për 5 ditë, ku përfshihet hoteli për fjetje dhe transporti, deri në 1944 euro per-soni për 5 ditë duke përfshirë transportin, fjetjen në hotel dhe gjithçka tjetër të përf-shirë në çmim. Ndërkohë çmimi i paketave

varion edhe në bazë të klasit të hotelit.

shëndet më të mirë mendor dhe të jenë më produktivë. Për sa i përket fëmijëve bëhet me dije se ata normalisht i mirëpresin dhe mezi presin këto pushime. Bëhet me dije se gjatë stinës së verës më të preferuar janë vendet bregde-tare, ku spikatin ishujt grek, Turqia, Spanja dhe shumë

vende të tjera. Për shqiptarët është më e preferuar Greqia, Turqia, Italia, vendet fqinje, ndërsa për familjet e reja shqip-tare janë të preferuara Spanja, Dubai dhe ishuj të tjerë që nuk janë afër me shtetin shqiptar. Për sa i përket shpenzimit ekonomik, shqiptarët trego-jnë se shpenzimet janë pak a shumë të përafërta, por buku-ria dhe shërbimi jashtë shtetit e justifikon atë pak kosto më të shtrenjtë se këtu. Bëhet me dije se për një javë, pushimet jashtë shtetit variojnë nga 430 euro çifti përfshirë udhëtimin dhe hotelin për 7 netë, deri në 4500 euro çifti, në varësi të kushteve që ofrojnë, si dhe vendit ku ndodhen. Gjithsesi këto çmime nuk kanë trembur shqiptarët, të cilët e mendo-jnë thellë kur thonë “për këto pushime kemi punuar gjithë vitin”, dhe zgjedhin t’i kalojnë ato atje ku duan. Ndërkohë agjencitë turistike bëjnë me dije se ky biznes është duke u shtuar në numër, ç’ka do të thotë se populli është i in-teresuar për këto oferta dhe se deri tani, nuk ndiejnë rënie në punën e tyre duke bërë me dije se prenotimet për push-imet e verës kanë filluar qysh në fund të muajit prill, pasi sa më herët ta kapësh ofertën, aq më i lirë është çmimi.

Palma de

Majorca

Page 10: Metropol 26 qershor

10 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« EKONOMI

Duhet të raportojnë listëpagesat elektronikisht

Kontribuesit e rregullt që do të pajisen me llogarinë personale

Kanë përfituar rreth 47 për qind e pronarëve

Kalim në pronësi të poseduesve për objektet informale, gati listat

Hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare

Udhëzimi për heqjen e TVSH-së për farërat dhe imputet bujqësore

Derdhja e kontributeve sipas një formati elektronik do të realizohet vetëm me kartën e identitetit. Ekspertët pranë Administratës Tatimore bëjnë të ditur, se çdo kontribues duhet të mbajë me vete kartën e identitetit, pasi numri i shënuar aty do të shërbejë si numri ku do të derdhen kontributet në mënyrë elek-tronike. Po sipas tyre, mësohet se çdo kontribues i sigurimeve shoqërore, qoftë i punësuar apo i vetëpunësuar, do të ketë tashmë elektronikisht një llog-ari personale. Tatimapaguesit duhet të raportojnë listë-pagesat elektronikisht, por paralelisht duhet t’i dorëzojnë ato edhe manualisht. Nga ana tjetër, është e nevojshme që çdo kontribues të ketë patjetër

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do të shpërndajë për 700 subjekte që përfitojnë kompensim një fond prej 13 milionë dollarësh në ditët në vijim, për pronarët në tokat e të cilëve janë ndër-tuar banesa informale. Nga 9 vendimet e mëparshme, deri më tani kanë përfituar nga kompensimi rreth 47 për qind e pronarëve. Vijon kalimi në pronësi të objekteve informale në favor të subjekteve të shpro-nësuara. Në një vendim të mi-ratuar më herët dhe të kaluar në Fletoren Zyrtare është miratuar kalimi në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipër-faqeve të parcelave ndërtimore sipas listave përkatëse. Bëhet fjalë për drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës, në të cilën kalojnë 156

Ministria e Bujqësisë ka mi-ratuar udhëzimin për heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore dhe për farërat. Ky udhëzim është botuar në Fletoren Zyr-tare dhe ka hyrë në fuqi. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, do të bëhet kompen-simi i TVSH-së që fermeri ka paguar në blerjen e imputeve bujqësore dhe kafshëve të racës, të tilla si plehrat kimike, pesticide, farëra, fidanë frutorë, mëshqerra racë e pastër, të imëta racë e pastër, material biologjik për ndërzim, ushqime për kafshë, materi-ale për bletarinë, plastmasë për sera. Sipas udhëzimit, kompensimi i TVSH-së për secilin imput të përdorur do të bëhet sipas disa kritereve dhe procedurave. Për plehrat ki-

kartën e tij të identitetit, pasi numri i shënuar aty do të shër-bejë si numri ku do të derdhen kontributet në mënyrë elektronike në vijim. Deklarimi elektronik i punonjësve do të mundësojë krijimin e një historiku të kontributeve, që derdhen gjatë viteve për një individ. Avantazhet e kësaj praktike shmangin dhe një sërë problematikash aktuale. Detyrimi i deklarimit online të punonjësve hyri në fuqi në fillim të vitit 2012. Ky proces administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Falë kësaj praktike, individët do të kenë mundësi në të ardhmen, që të shohin vetë, në mënyrë elektronike, lloga-rinë e tyre, ku janë derdhur kontributet.

parcela ndërtimore, me sipër-faqe të përgjithshme trualli 53 376 m², drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë 1 parcelë ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 428 m². Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve infor-male nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. Gjithashtu me anën e një vendimi të qeverisë ndryshohen edhe të dhënat për 2 parcela ndërtimore në drejtorinë Vlorë, si dhe janë miratuar kalimi i 156 parcelave ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 53 376 m² në Durrës dhe 1 parcelë ndërti-more, me sipërfaqe të përgjith-shme trualli 428 m² në Vlorë.

mike përfitojnë kompensim të TVSH-së fermerët individualë, subjektet me status fizik dhe juridik, shoqëritë e bashkëpun-imit bujqësor, subjektet me status juridik dhe fizik. SHBB-të përfitojnë vetëm në rastet kur merren me prodhim produktesh bujqësore dhe nuk përfitojnë ato që merren me tregtim im-putesh bujqësore. Në lidhje me kriteret e përfitimit të kompen-simit, udhëzimi nënvizon se fatura e shitjes e shoqëruar me kupon tatimor duhet të dorëzohet nga ana e fermerëve. Subjektet me status juridik kompensohen për sipërfaqet e tokës deri në 50 ha për të gjitha llojet e kulturave bujqësore. Çmimi maksimal i plehut do të jetë 110 lekë/kg, në rastet e kultivimit të serave.

KA NISUR TAKIMI DY DITOR NË PARIS PËR MBËSHTETJEN E EKONOMISË

Bankierët kërkojnë qartësi për ndryshimetBankat në Evropën Qendrore duan të përshtaten me ligjin e riBankierët e shteteve krye-

sore dhe politikëbërësit anem-banë globit kanë filluar një takim dy ditor në Paris. Mëso-het se çështja themelore që do të diskutohet janë rrugët që duhet të ndiqen për të mbështetur ekonominë në Evropë. Gjithashtu ata do të kërkojnë qartësi mbi ndry-shimet rregullatore në indus-trinë financiare dhe në tregti. Më shumë se 1 mijë bankierë, politikanë, rregullatorë dhe investitorë janë mbledhur në Paris në konferencën e organi-zuar nga Instituti për Financa Ndërkombëtare, që lobon në emër të bankave mbi çështjet rregullatore, financiare dhe ekonomike. Ky takim vjen nën një sfond nervoz, pasi inves-

titorët u tronditën në javën e kaluar për shkak të shqetësi-meve mbi mënyrën se si eko-nomia globale do të përballet me një tërheqje nga politikat monetare të stimulit të ekono-misë dhe ngadalësimin e rri-tjen ekonomike në Kinë. Doug-las Flint, që njëkohësisht është kreu i bankës më të madhe në Evropë HSBC, dhe i Institutit për Financa Ndërkombëtare, IIF, tha se bankat duan të qartësohen mbi ndryshimet rregullatore në mënyrë që ata të mund të përshtaten me kuadrin e ri. “Rregullat gjith-monë do të jenë në ndryshime të vazhdueshme, por shkalla e ndryshimit që po ndodh në këto momente është e pashembullt. Do të jetë jashtëzakonisht

e dobishme për të gjithë ne, nëse do të vendoset një kuadër ligjor”, tha Flint për agjencinë e lajmeve Reuters. Ky takim dhe përfundimet që do të sjellë shihen me interes të veçantë,

pasi ministrat e Financave të Eurozonës dështuan gjatë fundjavës për të arritur një marrëveshje se si do të trajto-het një falimentim i mundshëm i një banke të madhe.

ARKA E SHTETIT MË PAK DETYRIME TË MBLEDHURA

Sfidat ekonomike, buxheti 2013, me borxhe dhe pa të ardhura

Brikena Derishaj

Kur tashmë rezultati i zgjedhjeve është më se i qartë dhe duket se

qeveria e re do t’i përkasë koalicionit të majtë Aleancës për Shqipërinë Evropiane, sfi-dat e saj ekonomike duket se janë shumë të mëdha. Kësh-tu, qeveria që do të jetë në pushtet gjatë katër viteve të ardhshme do të duhet të për-caktojë një program shumë të qartë ekonomik për të mbush-ur arkën e shtetit, e cila në fakt e ndikuar nga kriza e zgjatur në të gjithë Evropën po vuan pasojat me të ardhura të pam-bledhura nga bizneset dhe in-stitucionet e saj tatimpaguese.

Sfidat ekonomikePasojat e krizës ekonomike

dhe keqësimi i parametrave buxhetorë ka qenë një nga shqetësimet e institucion-eve më të larta financiare ndërkombëtare siç është Banka Botërore, të cilat janë bërë prezente vetëm para pak javësh. Rritja ekonomike është në nivelet më të ulëta në 15 vjet, ndërsa borxhi publik në nivelet më të larta historike. Për pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat tati-more në buxhet janë afro 14 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa deficiti buxhetor ishte mbi 38 miliardë lekë, afro 80% e gjithë deficitit vjetor të programuar. Deficiti i lartë përkthehet edhe në nivele të larta të huamarrjes dhe sot u zhvillua ankandi i pestë për marrje të borxhit publik brenda një muaji. Bonot 12-mujore u emetuan me një normë me-satare të ponderuar interesi prej 5.52%, me një tjetër rënie të lehtë nga ankandi i më-

parshëm dhe duke shënuar një tjetër nivel rekord historik. In-teresat ranë edhe në ankandin për bonot me maturim 3 mujor, që u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 4.6%, nga 4.66% që ishte interesi në ankandin e jashtëza-konshëm të javës së shkuar.

Borxhi Përfshirë borxhin e ri dhe

rifinancimin e borxhit të më-

parshëm, qeveria siguroi një shumë të përgjithshme prej 11.5 miliardë lekësh. Me-naxhimi i financave publike do të jetë një ndër sfidat më delikate të qeverisë së re. Në programin e vet politik, Partia Socialiste ka prem-tuar rikthimin e programit të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ta-tim progresiv mbi të ardhurat personale të individëve dhe

heqjen e TVSH për disa nga produktet ushqimore bazë. Partia fituese e zgjedhjeve nuk e ka detajuar efektin fi-nanciar të këtyre masave, por gjasat janë që ato të mi-ratohen për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ndërkohë, kon-solidimi fiskal dhe mbajtja nën kontroll e borxhit janë një sfidë urgjente me të cilën qeveria e re duhet të përbal-let qysh ditën e parë.

BANKA BOTËRORE

Duket se kriza e ka rritur numrin e ndërmarrjeve që e vlerësojnë mungesën e aftësive të punëtorëve si një problem. Në analizën më të fundit të ekonomive rajonale, Banka Botërore shtron edhe njëherë mungesën e forcës së specializuar të punës si një ndër problematikat kryesore për vendet e Evropës Juglindore dhe sidomos për Shqipërinë e Kosovën. Në këtë analizë, thellimi i këtij problemi tregon se bizneset në rajon e kanë rritur nivelin e aftësisë që kërkojnë nga punonjësit, veçanërisht në kuptimin e aftësisë së stafeve për të analizuar infor-macionin, për të menduar në mënyrë krijuese dhe për të komunikuar me të tjerët. Sistemet e arsimit dhe trajnimit nuk kanë qënë në gjendje të përshtaten me këtë rritje cilësore të kërkesës në tregun e punës, ndaj boshllëqet e aftësive po kufizojnë mundësitë për punësim të punëtorëve, qofshin të rinj apo me eksperiencë.

Page 11: Metropol 26 qershor

11• E mërkurë 26 qershor 2013

»AKTUALITET

Lëshohet udhër-mbrojtje

Dhunë mbi gruan, pranganjë 40-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi dje një 40-vjeçar që akuzo-het se ka ushtuar dhunë mbi të shoqen. Nga komisariati nr.4 u arrestua në flagrancë shtetasi Dashnor Gjyriqi, 40 vjeç, lindur në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se në mënyrë të vazhdushme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshores, duke shkelur dhe vendimin nr.14224 Akti, datë 6 qershor 2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lidhur me pranimim e kërkesë-padisë për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbro-jtjes për shtetasen e mësipërme dhe fëmijët. Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Aksioni në Tufinë

Në magazinë 400 goma padokumente, ndiqet penalisht

Për një 55-vjeçar, që mbante 400 goma pa dokumen-tacion, ka filluar procedimi penal. Nga policia mësohet se procedimi penal nisi për shtetasin Adnand Xhaferaj, 55 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, sepse në Tufinë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e gomave të shtetasit të mësipërm i janë gjetur 400 copë goma të përdorura që men-dohet se janë mallra kondrabandë, pasi nuk shoqëroheshin me dokumentet përkatëse. Gjithashtu ambienti që mbaheshin këto goma nuk kishte dokumentacionin përkatës, ndaj u sekues-truan në cilësinë e provës materiale. U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan për kompetencë Prokuror-isë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kontra-banda me mallra të ndaluar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, që parashikohen nga nenet 171 dhe 180 të Kodit Penal.

Arrestimi në Tiranë

Pistoletë pa leje dhe hashash,kapet një 26-vjeçar nga Hasi

Me pistoletë pa leje dhe hashash u kap një 26-vjeçar nga Hasi. Policia njoftoi dje se u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi Adriatik Tobli, 26 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Tob të Hasit. Nga shërbimet e autoparullës Shqiponja, gjatë kontrollit personal iu gjetën me vete dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e markës EKOL Special 99, me krehër me 5 fishekë si dhe një kuti pakete cigare, brenda të cilës u gjet e paketuar me qese plastike, një sasi bime barishtore e tharë, me ngjyrë kafe, me erë karakteristike si ajo Canabis Sativa. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa lejë e armëve luftarake dhe municioni”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 i Kodit Penal.

Polici ishte në detyrë

Dhunë oficerit të policisë,pranga 36-vjeçarit në Tiranë

Një 36-vjeçar që kundërshtoi me dhunë një oficer policie gjatë detyrës, është vënë në pranga nga poli-cia. Burimet nga uniformat blu thanë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Sefa, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar për vrasje. Ai u arrestua sespe pardje, rreth orës 17.00 ka kundërshtuar, duke goditur për shkak të detyrës, një punojës policie. Policia tha se u kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Kundërshtimit të punojësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Shtetet e Bashkuara falenderojnë Sh-qipërinë për zemërgjerësinë e treguar në operacionin humanitar për sistemimin e dhjetëra personave nga kampi Hurriya i Irakut. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Jennifer Psaki, në një deklaratë tha se në Shqipëri janë dërguar për t’u sistemuar 71 persona si pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe SHBA presin sistemimin e të tjerëve sa më

shpejt që të jetë e mundur. Në 19 dhe 21 qershor, dy grupe të kampit Hurriya, gjithsej 27 vetë, u sistemuan në mënyrë të përhershme në Shqipëri. Ky hap u ndërmor në përgjigje të ofertës bujare të qeverisë shqiptare për të pranuar 210 persona nga ky kamp. SHBA, thuhet në deklaratë, mbështesin fuqimisht pu-nën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Misionit të Ndihmës të

OKB-së në Irak dhe përpjekjet e palod-hura të zotit Martin Kobler, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për sistemimin jashtë Irakut të banorëve të mbetur të kampit. Departa-menti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje udhëheqjes së grupit Mujahedin-e Khalk dhe të gjitha palëve përgjegjëse që të garantojnë bashkëpunim të plotë me procesin e risistemimit.

LAÇ- Pronësia e godinës në qendër të qytetit të Laçit ka qenë shkak i një tragjedie të rëndë, ku mbetën të vdekur 2 vëllezër dhe u plagosën 2 au-torët, ku njëri është në vdekje klinike. Më saktësisht, konf-likti për pronësinë e një lokali ka shërbyer për ta shndër-ruar në tragjedi të vërtetë. Dy vëllezërit kanë humbur jetën, ndërsa një nga 2 vëllezërit au-torë e 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Gjithçka ndodhi si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes dy vëllezërve Syziu dhe dy vëllezërve Krosi në qendër të qytetit të Laçit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës së Laçit ku dy vëllezërit Lekë dhe Pal Syziu përkatësisht 45 dhe 60 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit Arben dhe Florian Krosi përkatësisht 23 dhe 26 vjeç. Momentalisht Arbeni ndodhet në vdekje klinike.

Shkak lekët e lokalitBurime nga policia e rrethit

Kurbin, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lokalin e biznes-menit Lekë Syziu, i cili dys-hohet se i kishte borxh një shumë të konsiderueshme

Ngjarja në një lokal

Sherr për lekët e bastit,plagoset pronari i loto sport

Konflikti për lekët e bastit në loto sport ishte shkaku i plagosjes së pronarit. Poli-cia njoftoi se në Senatorium, para ambienteve të një lokali lloto ka ndodhur një konf-likt për motive të çastit, ku ka mbetur i plagosur me thikë pronari i lokalit Albert Bakiu, 42 vjeç. Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor ku dyshohet se au-tori i mundshëm i kësaj ngjarjeje rezulton të jetë shteta-si Brikel Marku, 18 vjeç, i dënuar më parë dhe i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale. I dëmtuari Albert Bakiu është pajisur me vendime mjeko-ligjore dhe po pu-nohet për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkaq, paraprakisht mësohet se një sherr për lekët e bastit, ka shërbyer si shkëndijë për plagosjen e pronarit të lokalit.

Në Dhëmblan të Tepelenës

Sherri për kullotat, plagosen2 vëllezër, në kërkim autori

TEPELENË- “Lufta” për zotërimin e kullotave u bë shkak që dy vëllezër të mbesin të plagosur me armë zjarri, pasditen e djeshme. Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Dhëmblan të Tepele-nës, ku mësohet se të plago-sur kanë mbetur vëllezërit Sina. Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i konflik-tit kanë qenë një zënkë për kullotat. Autori i dyshuar K.Imeri është shpallur në kërkim. Ndërkaq, policia tha se sherri mes dy vëllezërve dhe au-torit të ngjarjes, ka nisur disa javë më parë, ku nga të dyja palët ishte lajmëruar që tokat u përkisnin secilit prej tyre për të kullotur bagëtinë dhe të tjerët nuk kishin vend aty. Mirëpo, mesa duket, paralajmërimet nuk kanë shërbyer për të qetësuar situatën, por për ta ndezur më tepër atë.

DEKLARATA NGA ZËDHËNËSJA E DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT

SHBA, falënderime Shqipërisë për muxhahedinëtPsaki vlerëson punën e mirë në sistemimin e azilkërkuesve

PËR LOKALIN DY NGA SYZINJTË VDESIN, U PLAGOSËN 2 KROSËT

O lekët, o lokalin, masakrohen2 vëllezër e plagosen 2 në Laç

parash shtetasit Arben Krosi dhe nuk ia kishte kthyer sipas marrëveshjes. Për këtë arsye, Arben Krosi pretendonte pro-nësinë e lokalit të Syziut, me qëllim që ta konsideronte të shlyer borxhin në fjalë. Pas konfliktit verbal, të dyja palët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njëri- tjetrit. Për pasojë ka humbur

jetën në vendngjarje biznes-meni Lekë Syziu, ndërsa janë plagosur rëndë vëllai i tij Pal Syziu, Arben Krosi dhe 26-vjeçari Florian Krosi, të cilët u dërguan menjëherë në spital. Pak orë pas ngjarjes, Pal Syziu nuk mundi të për-ballonte plagët e rënda dhe ndërroi jetë në spital, duke e çuar në tre numrin e vikti-

mave (Krosi në vdekje klini-ke). Sipas policisë, i plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i cili është jashtë rrezi-kut për jetën. Policia konfir-mon faktin se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor, por shkaku ka qenë një konf-likt pronësie mes biznesmen-it Lekë Syziu dhe shtetasit Arben Krosi.

Page 12: Metropol 26 qershor

12 E mërkurë 26 qershor 2013 •

«

Middleton, joga për të ruajtur shëndetin Kate Middleton raportohet se jep maksimumin nga vetja për të ruajtur shëndetin gjatë shtatzënisë. Bukuroshja e familjes mbretërore britanike është shtatzënë me fëmijën e parë të saj me princin Wiliam, dhe jep më të mirën për ta ruaj-tur trupin e shëndetshëm gjatë shtatzënisë. Ajo raportohet se ka filluar një regjim intensiv të stërvitjeve joga, dhe ecjeve të mëngjesit me qenin e saj. “Ajo ka një instruktor të jogas që e viziton atë në Kensington Pal-ace një herë në javë. Ajo kurrë nuk ka qenë një ngrënëse e ushqimeve jo të shëndetshme”, ka thënë burimi.

Jim Carrey i penduar me “Kick-Ass 2” Jim Carrey thotë se ai është penduar që ka realizuar rolin e tij për filmin e ardhshëm të Hollywoodit, “Kick-Ass. Ko-miku e kishte realizuar filmin me dëshirë, por pas masakrës në shkollën fillore “Sandy Hook” në SHBA vitin e kaluar mendon se filmi përmban shumë dhunë. “E kisha re-alizuar Kickass një muaj para masakrës në Sandy Hook dhe tash me gjithë atë qëndruesh-mëri, nuk mund ta mbështes atë nivel të dhunës”. “Kam menduar t’u kërkoj falje të tjerëve të përfshirë në film. Nuk më vjen turp nga ai, por ngjarjet e fundit kanë nxitur ndryshime në zemrën time”, ka shkruar Jim në Twitter.

Rita Ora shfaqet me stil të veçantëKëngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora përveç zërit dhe këngëve të saj hit njihet edhe për stilin e saj në të veshur. 22-vjeçarja është parë këto ditë në Londër me një veshje shumë të veçantë, e cila ka tërhequr vëmendjen e tabloideve britanikë. Pop-ylli mbante veshur një bluzë dhe pantallona bardhezi të di-zenjuar nga Stella McCartney dhe një palë syze “cat-eye”.

Chris Brown DHUNON NJË TJETËR VAJZË

Një vajzë e ka prononcuar në polici këngëtarin për sulm fizik. Sikur nuk i mjafton që është akoma në lirim me kusht, reperi Chris Brown akuzohet nga Deanna Gines e cila ka thënë se 24-vjeçari e ka përplasur për toke në një lokal në Anaheim të Kalifornisë, ku ai kishte performuar. Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, por zëdhënësja e Chris, Nicole Perna, ka mohuar të ketë ndodhur ndonjë incident i tillë, raporton TMZ. “Nuk di gjë për incidentin, po ashtu nuk di as avokati i Chris dhe i gjithë ekipi i tij. Ai ka qenë në disponim të mirë pas Powerhouse. Asgjë nga këto nuk kanë kuptim”, ka deklaruar Perna. Deanna ka publikuar një foto dhe ka thënë se ka lënduar ligamentet në gju. Madje, ajo ka thënë se ka rrezik të operohet. Kurse Brown ka nxjerrë një tweet por e ka fshirë menjëherë “ndalni storiet falso. Zakonisht nuk komentoj, por s’bëra asgjë.”

KATE MOSS

E ZHVESHUR NË PUBLIK, ME NJË

DUBLANTE NGA PAS

GOSSIP

Edhe pse është 39-vjec ajo konkurron modelet më të reja në këtë fushë. Bëhet fjalë për Kate Moss, tepër e kërkuar nga stilistët dhe kompanitë e famshme. Por Kate nuk është se tregohet tepër e përmba-jtur në publik. Ajo është fotografuar në rrugët e Londrës me një veshje shumë transparente, duke u dhuruar spektakël kalimtarëve të rastit. Në fakt bëhej fjalë për një spot publicitar, por Kate Moss di

si të tërheqë vëmendjen dhe pse trupi i saj nuk është i pari si i një 20-vjecareje. Dyshohet se ne këtë spot është përdorur trupi i një dublanteje të re. Fundja dhe ne e dallojmë pak që barku i Kate është lëshuar pak, dhe nuk ka freskinë e dikurshme.

Page 13: Metropol 26 qershor

13• E mërkurë 26 qershor 2013

»GOSSIP

Page 14: Metropol 26 qershor

14 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« SPECIALE

BERAT – Ka përfunduar qetë dhe pa asnjë inci-dent procesi zgjedhor në të gjithë qarkun e Beratit, si dhe është përcaktuar edhe numri i mandateve të partive politike që kanë marrë në këtë 23 qershor. Nisur nga rezultatet e nxjerra nga numrimi i votave të gjetura në kutitë përkatëse nga numëruesit e pesë KZAZ-ve të këtij qarku janë përcaktuar dhe mandatet përkatëse për secilën subjekt politik, kështu PS ka siguruar 4 mandate, LSI. 2 dhe PD 2, për në ligjvenësin shqipëtar. Ndërsa ajo që të bie në sy në këto zgjedhje është rritja e numrit të mandateve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Krahasuar kjo me vitin 2009, kjo forcë politike jo vetëm ka dyfishuar numrin e mandateve, por dhe është rritur ndjeshëm në elektorat. Subjekti i poli-tikës LSI ka marrë në tre rrethet e këtij qarku një numër të konsiderueshme votash, po t’i referohe-mi numrit të votave në rrethin e Skraparit ka marrë 5216 vota duke dalë forca e parë politike, e duke lënë pas në këtë rast edhe forcën politike të PS-së që ka marë 4684 vota dhe PD, e cilat ka marrë 1464 vota. Në rrethin e Kuçovës ka marë 3653 vota kundrejt 9437 votave që ka marrë PS e 3646 që ka marë PD-ja. Në rrethin e Beratit ka marrë 12453 vota, ndërkohë që PD ka marrë 19758 vota dhe PS ka marrë 39451 vota. Nisur nga numri i vo-tave të marra në tre rrethet e këtij qarku, Lëvizja Socialiste për Integrim rreshtohet forca e dytë poli-tike, si dhe ka fituar dy mandate për deputet. Për ecurinë gjatë procesit zgjedhor, për arsyet e rritjes të subjektit politik të LSI-së dhe për probleme të tjera politike ne i morëm këtë intervistë deputetit të kësaj force politike Nasip Naço.

Gjatë këtij muaji ju kemi parë në shumë takime elektorale ju dhe kandidatin tjetër të kësaj force politike Gledjon Rehovica, ndërsa kemi mësuar se pas përfundimit të numërim-it të votave të gjetura në kutitë e votimeve nga numëruesit e KZAZ-ve jeni rreshtuar në vendin e dytë si forcë politike për nga numri i votave të marra në këtë proces zgjedhor të 23 qershorit, cili është mendimi juaj?

Në radhë të parë dua t’ju falënderoj edhe një herë për urimin, ndërsa dua të shtoj që në fil-lim të kësaj interviste se në këto zgjedhje ele-ktorale ndryshe nga ato të vitit 2009 sot kemi hyrë të barabartë, pra me komisionerët tanë me numëruesit tanë dhe kemi dalë fitimtarë duke marrë dy mandate dhe duke u rreshtuar në vendin e dytë si forcë politike në qarkun e Be-ratit. Pasi ne si forcë politike dimë të hyjmë në zgjedhje dimë t’i fitojmë ato falë dhe punës tonë me elektoratin mbështetës, por dhe dimë të jemi korrekt në marrëdhëniet me njerëzit, si dhe kor-rekt me marrëveshjet. Tani le të kthehemi në py-etjen tuaj paksa të zgjatur që unë dua ta ndaj në tre nënpyetje duke i shtjelluar njëra pas tjetrës. Tani pas përfundimit të votimeve dhe se, ne si forcë politike kemi marrë dy mandate të ndara për Nasip Naçon (sërisht qesh) dhe për Gledion Rehovicën që vjen në legjislacionin shqiptar për herë të parë. Ne në këtë 23 qershor që tashmë ka përfunduar me sukses për forcën tonë poli-tike duke e rreshtuar në forcën e dytë politke që përfaqësohet në elektoratin e qarkut të Beratit me tre rrethet e tij Skraparit, Kuçovën e Beratin. Ajo që dua të vijojë në përgjigje të pyetjes tuaj për arritjen e këtij rezultati është se puna jonë si forcë politike nuk është në këtë muaj zgjed-hor apo në këtë fushat zgjedhore, por është një punë e programuar në vite që nga krijimin i kësaj force politike në vitin 2004. Është një punë operative bazuar në një statut të hartuar me kujdes të veçant nga lideri i saj Ilir Meta. Është një program i asimilueshëm nga anëtarët e simpatizantët e kësaj force politike, si dhe nga i gjithë elektorati i këtij qarku e më gjerë. Tani le t’i kthehemi nga fillimi pyetjes tuaj në de-taj gjatë këtij muaj, por edhe më parë ne kemi punuar me ngritjen dhe përsosjen e të gjitha strukturave të kësaj force politike në të gjitha njësit vendore në bashki e komuna në lagjet e qytetit e në çdo fshat. Madje fal kësaj pune të palodhshme sqaruese bazuar çka fola pak më parë ne arritëm në këtë rezultat që në fakt është i kënaqshëm, por ka ende punë për t’u bërë. Janë një sërë problemesh të evindentuara për të cilat ne gjatë takimeve ku dhe janë evendituar prob-lemet kemi marrë përgjegjësinë tonë të zgjid-hjes së tyre apo më mirë të themi në vënien në rrugën e zgjidhjes. Në fakt takimet elektorale kanë treguar dhe vlerat politike të kësaj force politike në drejtim. Në shumë prej takimeve qof-shin këto në fshat apo në lagjet e qyteteve kanë

Nasip NaçoLSI u rrit fal punës, forcës së besimit dhe korektësisë në marrëdhëniet me njërëzit

treguar se rreth nesh mblidheshin shumë elek-torat dhe në shumicën e rasteve ne i kthenim këto në bashkëbisedim pasi në to, flisnim më lir-shëm me banorët në fjalë, si dhe shpeshherë në mendimet e tyre jepej dhe mendimi sesi mundet të zgjidhej një apo tjetri problem për të cilat më pas viheshin në rrugën e zgjidhjes apo disa prej tyre presin dhe pas këtyre zgjedhjeve. Një tjetër problem që doli në shumicën e rasteve ishte dhe fryma e besimi apo mos besimit tek forcat politike në përgjithsi. Një tjetër problem madhor ishte dhe shtjellimi i programit tonë.

Si, në cilën mënyrë?Në programin elektoral që do t’i përmbahemi

dhe në të ardhmen janë dhe 5 pikat që është një përmbledhje e paltformës politiko-ekonomike që do të zbatohet fal dhe marrëveshjes që kemi me koalicionin e majtë. Tashmë dihet se motoja jonë ka qënë të ecim më shpejt dhe në plan të parë kemi punësimin, përmirësimin e kushteve të biznesit ndimën për fermerët me subven-cionimet e tyre në bujqësi etj.

Si do të veprohet për hapjen e vendeve të punës, pasi kjo është dhe “thembra e Ak-ilit” në Shqipëri?

Në vendin tonë tashmë hapet një histori e re në të gjitha fushat përkatëse si bujqësi në in-frastrukturë, në energji, në sektorin e shërbimeve,

në përgatitjen e stafeve profesionale të sektorëve në fjalë, në infrastrukturën shkollore, komoditetit të tyre, të mësimdhënies, në shërbimet shënde-tësore, komunale etj. Pra, ajo që dua të them është se tashmë me koalicionin e ri janë të tjera pers-pektiva dhe shpresa që hapen për një faqe të re në marrëdhëniet e punësimit bazuar në programin tonë në problemet e dala në takimet elektorale dhe shumica e tyre kërkon dhe zbatim etj. Janë shumë fusha që do të kenë nevojë për nga zhvillimi për punësim të specialistëve, si dhe të punëtorëve të kualifikuar. Janë me qindra biznese që do të ndi-mohen për të hapur vende pune. Janë me qindra projekte në energji që do të hedhin shtat e do të ndërtohen në kaskadën e Osumit dhe këto do të kërkojnë vetëm punëtorë pasi janë katër HEC-e, të cilat për nga ndërtimi i tyre do të investojnë me shumë se 400 milionë dollarë për ndërtimin e tyre dhe ndërtimi i tyre i kthyer në një kantier gjigand do të kërkojë me mijëra punëtor nga rrethi apo më mirë të them nga qarku ynë.

Ju po shtjelloni programin ekonomik tua-jin, ndërsa mundet t’ju kujtoj se jeni në koa-licionin e majtë dhe sa hapësira do të keni për të vënë në zbatim këtë program?

E përmenda dhe pak më lartë që marrëveshje-ve që ne dimë t’i qëndrojmë madje dhe me kor-rektësi do të bëjë që të asimilohet dhe programi

ynë ekonomik së bashku me të. Ndaj dua të shtojë pas ndëprerjes tuaj se edhe në sektorin e shërbimeve do të ketë një tjetër model punësimi, në mbështjetjen që do t’ju jepet fasonëve, bi-znesit të ri nëpërmjet modelimit të suprimimit të taksave në modelet që kanë premtuar liderët e koalicionit të majtë. Infrastruktura do të jetë një tjetër hapësirë punësimi i parë ky sektor dhe si një komunikim ndërlidhës mes qyteteve, qarqeve dhe më gjerë mes shteteve fqinjë. Ndaj dua të them se do të ketë hapje të vendeve të punës, do të ketë sektor të tjerë shërbimesh apo dhe ko-munal që do të kenë hapësirat e nevojshme dhe lehtësim në taksa apo suprimimit të tyre etj.

 Treguat se jeni forca e dytë për nga vo-tat e fituara në këto zgjedhje, cili është me-sazhi juaj për anëtarët simpatizantët dhe mbështetësit e tjerë?

Sinqerisht të falënderoj për këtë pyetje (qesh), e them edhe njëherë sinqerisht pasi nuk gjej dotë fjal për t’i falënderuar ata njerëz, ata banorë të qytetit e të fshatit që gjenin kohën për t’u mbledhur, që gjenin kohën për të na sho-qëruar për të biseduar, ata njerëz që duruan pre-sionin, ata njerëz që për faj të një mbështetje që na jepnin ne, kanë humbur dhe vendet e punës dhe nuk janë të paktë në qarkun tonë dhe krye-sisht këtu në Berat. Unë u them këtyre dhe të gjithë mbështetësve tanë se së bashku me kon-tributim tonë hapën një epok të re në historinë e Shqipërisë dhe do të vijojë në të ardhmen për t’ju përveshur punës. Unë nuk gjej dot fjalë për të falënderuar këta njerëz dhe kryesisht për ato nëna që them se në shumicën e rasteve linin dhe punë për të ardhur në takimet tona, ashtu si nuk gjej dot fjalë për pjesëmarrësit në bashkëbi-sedimet tona me intelektual që me mendimet e tyre hapnin një shpresë për të ardhmen tonë. Në këtë rast dua të falënderoj të gjithë pjesë-marrësit  në votimet pa dallime partiake, pasi me votën e tyre ndimuan në ndryshimin dhe në hapjen e një tjetër faqeje historie të vendit tonë.

Cili është mesazhi juaj për kolegët tuaj deputet në qarkun e Beratit?

Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë komisionerët të KZAZ-ve të Beratit e më gjerë për punën e tyre, për komisionerët dhe për numëruesit, për medien e shkruar dhe atë vizive dhe në veçanti në këtë rast për këtë të fundit, pasi qëndruan aty ku ishte problemi në këto zgjedhje dhe për sa i kam ndjekur në gazeta dhe në tv, kanë pasqyruar me transparencë procesin e 23 qershorit. Tani së fund-mi mundet të uroj të gjithë deputetët e qarkut të Beratit dhe më gjerë urime. Një urim të vaçantë për deputetin më të ri që pret të parin mandat, ashtu si gjithë ne nga Berati, Gledjon Rehovica, që vjen për herë të parë në ligjvënësin shqiptar.  

Bisedoi: Sulo Gozhina

Page 15: Metropol 26 qershor

15• E mërkurë 26 qershor 2013

»BOTA

Zemërimi në partinë “Poli i Lirisë” pas shpalljes faj-tor të Silvio Berluskonit

është i madh. Vendimi ka dëmtuar rëndë edhe imazhin e ish-kryeministrit. Megjithatë, pasojat praktike në politikën italiane janë të vogla. Dënimi i Silvio Berluskonit me shtatë vjet burg dhe ndalim të për-jetshëm për të mbajtur poste publike, ka shkaktuar polemika në politikën italiane. Kolegët e partisë së Berluskonit, Mauricio Gaspari dhe Fabrizio Cichitto, e cilësuan vendimin “një turp për demokracinë” dhe shprehën indinjatën e tyre në të gjitha kanalet televizive.

Politikanët e kampit të ma-jtë, si Nichi Vendola, presidenti i rajonit të Pulias, shfrytëzuan vendimin e gjykatës si një rast për t’i bërë thirrje Berluskonit që të tërhiqet nga politika. Para Pallatit të Drejtësisë në Milano ishin mbledhur disa dhjetëra qytetarë për të uruar prokuroren Ilda Boçasini për rikonstruktimin e suksesshëm të ngjarjeve në vilën e Ber-luskonit në Arkore. Berluskoni ka keqpërdorur postin e tij për të liruar nga arresti policor Ka-rima el Mahrougin, e njohur me nofkën “Rubi”, dhe e ka paguar atë për shërbime seksuale në kohën kur ajo ishte ende e mi-tur. Sipas gjykatës, provat për këtë janë të mjaftueshme.

Dëmtim i madh i mazhitPala mbrojtëse e Berluskonit

është e bindur se Gjykata e Apelit nuk do të mbështesë vendimin. Vendimi i shkallës së parë për dënim me shtatë vjet burgim dhe ndalim të përher-shëm që të mbajë funksione publike nuk mund të jetë i plotfuqishëm pa kaluar edhe në Gjykatën e Apelit. Pra, Berlusko-ni nuk është i detyruar ende që të lirojë vendin e tij në senat. Në aspektin praktik vendimi në procesin “Rubi” nuk ka asnjë ndikim në karrierën politike të Silvio Berluskonit. Por dëmtimi i imazhit të tij është i madh. Tani edhe stacionet televizive të Berluskonit do ta kenë të vështirë ta portretizojnë atë si

Berluskoni dënohet 7 vjet nga gjykata për

marrëdhënie seksuale me Rubin

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur udhëhiqte Italinë. Një gjykatë

në Milano e dënoi ish-kryeministrin me shtatë vjet burgim për shfrytëzim prostitucioni me minorene dhe shpërdorim të detyrës. Gjithçka lidhet me atë që njihet si “Rubygate”. Më 2010-n vajza nga Maroku Karima el Mahorug, e njo-hur si Rubi, ka qenë pjesë e skandalit të festave të “Kava-lierit”. Vetë vajza, në atë kohë 17-vjeçe, gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë mohoi pretendimet se ka kryer marrëd-hënie seksuale me Berluskonin. Berluskoni mohoi akuzat e ngritura kundër tij, përfshirë atë për abuzim me detyrën dhe marrëdhënie seksuale me minorene. Vendimi është pritur me brohoritje nga një grup njerëzish të mbledhur para gjykatës, ndërsa mediet fqinje deklarojnë se vështirë që Berluskoni të kryejë ndonjë ditë burg, pasi vendimi me siguri do të apelohet. Ky është procesi i dytë gjyqësor që brenda pak muajsh gjen fajtor Berluskonin. Më parë ai u dënua me katër vjet burgim me akuzën e evazionit fiskal.

Zemërim te “Poli i Lirisë”

të pafajshëm. Ashtu si në rastet e dënimeve në të shkuarën, Berluskoni nuk është shprehur ende lidhur me vendimin. Para procesit ai e ka quajtur veten “i persekutuar i gjyqësorit”.

Gjyqtarët të motivuar politikisht?

Teza e palës mbrojtëse është se gjyqtarët e Milanos, para së gjithash prokurorja Ilda Boçasini, do ta shihnin me dëshirë për shkaqe politike Berluskonin në burg. Por të gjitha përpjekjet që proceset kundër mandatit të tyre të ka-lohen nga Milano në qytete të tjera janë bllokuar nga Këshilli i pavarur Gjyqësor. Kjo ka ndodhur edhe në rastin “Rubi”. Gruaja marokene, ndërkohë e martuar me një sipërmar-rës gati 50-vjeçar dhe nënë e një vajze të vogël, ka mohuar të ketë pasur seks me Silvio Berluskonin. Ajo aktualisht ndodhet me pushime në Mek-sikë dhe nuk dëshiron të flasë me askënd për këtë temë.

Page 16: Metropol 26 qershor

16 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« Kulturë“Vera e Shkupit”,

koncert për ParisinËshtë një koncert filmik francezo-gjerman-maqedonas, i

cili vjen në kuadër të “Verës së Shkupit” e do të shfaqet me rastin e 50 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Eliseut. I titulluar “So this is Paris”, koncerti do të mbahet në Teatrin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Organizatorë të tij janë Instituti Francez, instituti Gëte, Kinoteka e Maqedonisë dhe Filarmonia e Maqedonisë. Me regjisor Ernest Lubiç, aktorë: Monte Blu, Petsi Rut Miler, Andre Beranzher, Lilian Tashman, orkestra përbëhet nga 15 muzikantë nga Gjermania, Franca dhe Maqedonia. “So this is Paris” është një vepër e vitit 1926 dhe është e fundit nga pesë komeditë nën regjinë e Lubiçit, nga viti 1924 deri në vitin 1926. Filmi i tij është parodi e gëzuar e “sho-qërisë më të mirë” me hapa mashtrues, identitete të rrema dhe farsa komike. Me muzikën e filmit është marrë Helmut Imig, i cili ka bërë kombinim kompozimesh nga romantika e vonë.

Vadym Kholodenko, i pari në konkursin “Van Cliburn”

Duke filluar që nga viti 1962, pianistë nga e gjithë bota marrin pjesë në konkursin Ndërkombëtar të Pianos, “Van Cli-burn”. Këtë muaj, 30 persona të moshës 19 deri 30 vjeç, u mblodhën në Fort Worth, të Teksasit, ku interpretuan para jurisë, ekspertë në botën e pianos, si dhe para publikut dhe mijëra vetëve që e ndoqën drejtpërdrejt përmes trans-metimit direkt në internet. Pasi dëgjuan dhjetëra recitale solo, në shoqërimin e veglave të muzikës së dhomës dhe të orkestrës simfonike Fort Worth, anëtarët e jurisë u mblodhën për të përcaktuar se cili nga 6 finalistët do të merrte çmim-in e parë. Njerëzit në auditor prisnin me padurim shpalljen e fituesit, kur në një moment u dëgjua: “Medaljen e arit e fiton Vadym Kholodenko nga Ukraina”. Vadym Kholodenko i bashkohet fituesve të tjerë të çmimit “Van Cliburn”, të cilët radhiten mes artistëve kryesorë të koncerteve të muzikës klasike. Pas disa recitalesh dhe interpretimesh me orkestrën e muzikës së dhomës, u zgjodhën 6 finalistë. Gail Wein e Zërit të Amerikës, e cila ishte në Koncertin final u shpreh: “Të arrish në finalen e konkursit Cliburn duhet të kesh studiuar për vite me radhë, të kesh bërë praktikë për një kohë shumë të gjatë dhe të kesh nerva prej çeliku”. Sean Chen, nga Kali-fornia e Jugut, ishte një tjetër prej 6 finalistëve, i cili thotë se ka gjithë jetën që punon shumë me pianon. “Në të kaluarën, kam marrë pjesë në shumë konkurse, që kur isha në shkollën “Juilliard” të muzikës. Fillova duke marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare, kam dalë i pari, ose i dyti në disa gara”, tr-egon artisti. Më tej pianisti Chen shpjegon përse kjo garë në veçanti është kaq e rëndësishme. “Konkursi i Cliburn-it më duket se ka ndikimin më të madh se çdo garë tjetër në këtë fushë”, shton më tej artisti. Anëtarët e jurisë, po ashtu kanë një punë të vështirë. Secili prej pianistëve që ata dëgjojnë, që nga fillimi garës, janë shumë të mirë, kanë aftësi teknike të shkëlqyera dhe interpretojnë me nivel të lartë artistik. Të gjithë ata tingëllojnë në mënyrë spektakolare, edhe për një vesh të stërvitur mirë, prandaj juria përpiqet të gjejë nuancat e interpretimit të muzikës prej tyre. John Giordano, kryetari i jurisë ka qenë anëtar i jurisë që nga viti 1973. Ai thotë se niveli i interpretimit në piano në konkurs është i jashtëza-konshëm. Van Cliburn, vdiq në Shkurt nga kanceri në kockë. Cliburn u bë i njohur që kur fitoi çmimin e parë në një tjetër konkurs të famshëm për pianistët, Konkursin Tchaikovsky, në Moskë. Ai ishte personi i parë jo rus që e fitoi konkursin dhe kjo ishte një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë pe-riudhës së Luftës së Ftohtë. Cliburn u prit me një paradë në Shtetet e Bashkuara për të nderuar fitoren e tij.

Studiuesi japonez i çështjes shqiptare në Kosovë

Zëvendëskryeministrja e Re-publikës se Kosovës Edita Tahiri ka pritur studiuesin e çështjes shqip-tare nga Japonia, Toshiki Kanamori, i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë studimore. Tahiri e falënderoi Kanamorin për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësi, duke i mbajtur të informuar gjithë opinionin publik dhe qarqet akademike në Japoni për çështjen shqiptare dhe veçmas për çështjen e Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit midis botës akademike të Kosovës dhe asaj të Japonisë ku Kanamori u shpreh i gatshëm për nxitjen e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Helsinki, 25 qershor - Oferta e librave shqip të përkthyer në gjuhën finlan-deze u zgjerua

me një titull të ri, që kur në muajin Maj u publikua romani “Koha e dhive” i shkrimtarit nga Maqedonia, Luan Starova. Libri në gjuhën fin-landeze titulollohet “Vuohien aika” dhe është botuar nga “Botimet Lumi Kustannus”.

Libri “Koha e dhive” është libri më i pëlqyer dhe më i përkthyer nga “Saga Ball-kanike” shumë vëllimesh të autorit Starova. Para botimit finlandez, në vitin e kaluar, ai u botua edhe në gjuhën angleze. Vlerësimet e para të lexuesve finlandezë kanë qenë pozitive. Ata e kanë cilësuar librin si “rrëfim tër-heqës për njerëz dhe dhi nën thundrën e komunizmit”.

Para romanit të Luan Starovës, nga shkrimtarët me origjinë shqiptare, në Finlandë janë publikuar vetëm disa romane të Ismail Kadaresë, si dhe një roman i Anilda Ibrahimit, me vend-banim në Itali. Përkthyesit e romanit “Koha e dhive”, Eset Feka dhe Tuula Nevala, më herët kanë përkthyer dy vepra të Ismail Kadaresë në gjuhën finlandeze, si dhe dy libra në gjuhën shqipe lidhur me politikën ndërkombëtare në Ballkan. Ndërmarrja “Bo-timet Lumi Kustannus”, pas romanit të Luan Starovës, ka në plan të njohë publikun fin-landez edhe me shkrimtarë të tjerë shqiptarë.

“KOHA E DHIVE” e Luan Starovës në finlandisht

Një koncert me muzikë klasike nën drejtimin e di-rigjentit Gridi Kraja do të ngjisë në skenën e Universitetit të Arteve, Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. Aktiviteti vjen në kuadër të stinës koncertore Shkurt-Korrik 2013 të kësaj orkestre. Në kon-certin, që ka angazhuar të gjithë artistët e orkestrës do të inter-pretohen “Pas de deux” nga bal-eti “Arrëthyesi” i Pioter Iliç Çaiko-vski, si edhe uvertura 1812, po e Çaikovskit. Në program është edhe “Rapsodia Blu” për piano dhe orkestër me soliste Erlis Krajën nga kompozitori ameri-kan George Gershëin. Ndërsa violinistja Nevila Dergjeni dhe violonçelisti Andi Alimemaj do të interpretojnë koncertin për violinë nga Brahms. Koncerti do të mbahet më 28 Qershor, ndërsa më 8 Korrik, do të jepet një tjetër koncert në hollin veror “Gjon Simoni” në Radio “Tirana”. Ky sezon duket i pasur me koncerte për Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Para

TOSHIKI KANAMORI “Arrëthyesi” DHE “Rapsodia blu”, nën drejtimin e Gridi Krajës

disa kohësh në koncertin e radhës për stinën koncertore 2013, në sallën e Universitetit të Arteve, dirigjent i këtij kon-certi ishte gjermani Oliver Shmid, ndërsa solist në violinë ishte Alban Pengili. Veprat që u luajtën në këtë koncert ishin të kompozitorëve të njohur botërorë, kryesisht atyre gjer-

manë, francez dhe finlandez. Në koncert nuk munguan dhe vepra nga Camille Saint Sawns, i cili ka kompozuar mbi 300 op-era muzikore, si dhe vepra nga gjermani Johannes Brahms. Një tjetër koncert ishte edhe ai me dirigjentin Eno Koço dhe të bi-jën e tij, sopranon Teuta Koço, si dhe të tjerë koncerte.

Page 17: Metropol 26 qershor

17• E mërkurë 26 qershor 2013

»Kulturë

Gjekë Gjonlekaj/New York

Në këto vite bilancesh të arritjeve a dështimeve të kombit, kur historia e shtetit kombëtar la pas një shekull, e pjesë të tij të mbetura jashtë po aq vite përpjekje për mbijetesë, s’ka si të mos rikujtohen ose të mos shënohen ato që përbëjnë mozaikun e asaj historie. Deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ishte nën sundimin e Perandorisë Otomane e pas Kongresit të Berlinit një pjesë e Malësisë së Madhe u pushtua nga Mali i Zi dhe aktualisht ndodhet brenda tij. Push-tuesit hapën një shkollë fillore në gjuhën serbo-malazeze. Shkolla e parë shqipe u hap në kohën e Austrisë, por u mbyll menjëherë në fund të Luftës së Parë Botërore. Kjo shkollë u hap përsëri në gjuhën shqipe gjatë pushtimit italian dhe qysh atëherë e deri me sot nuk u mbyll asnjëherë. Jugosllavia e Dytë lejoi shkollimin fillor në gjuhën shqipe kudo në trevat shqiptare në Mal të Zi. Por në Triesh nuk kishte shkollë tetëvjeçare. Ky ishte problem i madh për gjithë shoqërinë e atij vendi. Pas Luftës së Dytë disa djem e vajza kishin vazhduar mësimet tetëvjeçare në Tuz, por shumica nuk kishin mundësi për të vazhduar atje. Trieshi kishte bërë kërkesa të vazhdueshme për hapjen e një shkolle tetëvjeçare në gjuhën shqipe. Pas një pritjeje tepër të gjatë kërkesa e tyre u pranua dhe në tetor të vitit 1959 në Triesh u themelua shkolla e parë tetëvjeçare. Populli e priti me gë-zim të madh këtë vendim. Hapja e shkollës tetëvjeçare ishte lajmi kryesore i ditës dhe i muajit. Në shkollën e Trieshit u regjistruan shumë nxënës, edhe pse disa ishin në moshë të shtyrë. Ata, edhe pse ishin shumë të rritur ishin shumë të qetë dhe të sjellshëm. Ndonjëri prej tyre mbase edhe pinte duhan, por ilegalisht, dhe nëse kapej nga arsimtarët kërkon-te falje publike.Shkolla tetëvjeçare e Trieshit filloi punën në objektin e shkollës fillore në Kodër të Bur-gut. Arsimtarët e parë Gjergj Hasanaj dhe Vasel Mar-gilaj, të cilët kishin bërë shumë përpjekje për hapjen e kësaj shkolle. Kërkuan nga qeveria fonde për ndër-timin e godinës së re. Kërkesa e tyre u pranua dhe menjëherë filluan punimet për ndërtimin e saj. Shkolla e re u ndërtua në qendër të lokalitetit, pranë rrugës kryesore. Aty pranë kishte edhe objekte të tjera shoqërore, por kjo ishte ndërtesa më e duk-shme. Të gjitha së bashku i jepnin vendit pamjen e një qyteti të vogël. Por çka e bënte edhe më të bukur Trieshin ishte lëvizja e gjithë atyre nxënësve. Ata udhëtonin çdo ditë nga vendet ku banonin, pastaj nga Cemi i Grudës e i Trieshit, nga Selishti dhe nga një pjesë e Kojes së Kuçit. Në fillim kishte mungesë të madhe kuadrosh arsimore, por pas një kohe u plotësua me arsimtarë të rinj. U pranuan arsimtarët: Pjeter Gjuravçaj, Prele Gegaj dhe Nua Lekoçaj. Me pranimin e tyre kërkesat e kuadrit arsimor u plotësu-an. Dy të mëparshmit dhe tre të tjerët përbënin një ekip arsimor shume të mirë. Ishin shumë të ku-jdeshëm dhe punonin me mish e shpirt për arsimimin tonë. Ata përgatiteshin jashtëzakonisht mirë për orët e mësimit. Ishin të ndershëm dhe të kujdesshëm. Nuk ishin diskriminues. Festat shtetërore i nderonin, por jo me ndonjë eufori të madhe propagandistike. Kurrë nuk flisnin për çështje fetare dhe i nderonin festat tradicionale. Rruga për në kishën e Trieshit kalonte përpara shkollës sonë, por ata nuk bënin kurrë komente negative për vajtjen e njerëzve në kishë. Nuk flisnin keq as për regjimin e Shqipërisë. Pavarësisht prejardhjes familjare asnjë nxënës nuk ishte i privilegjuar. Secili do të merrte notën sipas meritës. Ata i ndihmonin të gjithë për të shkuar për-para dhe drejt suksesit. Ryshfetet dhe ndikimet poli-tike e familjare ishin të përjashtuara totalisht. Ata ishin arsimtarë patriotë e të ndershëm. Suksesi i nxënësve i gëzonte pa masë. Ora e mësimit për ta ishte tepër e rëndësishme. Nuk humbisnin asnjë minutë kot. Kushtet e arsimit ishin tepër të vështira sepse shkolla nuk kishte bibliotekë dhe tekste të duhura për mësim. Shumicën e kohës ishin të detyru-ar të përkthenin nga gjuha serbo-kroate. Shqipëria ishte mbyllur dhe nuk kishin asnjë mundësi bashk-punimi. Edhe Kosova vepronte në kushte tepër të vështira.Vuanim të gjithë nga mbyllja e Shqipërisë dhe sundimi i dhunshëm i Kosovës. Tekstet arsimore ishin të cunguara. Arsimtarët e shkollës sonë ishin edukuar në Kosovë dhe intimisht ishin optimistë për të ardhmen e popullit shqiptar, pavarsisht se nuk bënin shumë komente sepse kishin frikë politikën. Gjatë shkollimit në Kosovë ata kishin parë me sytë e

tyre veprimtari serioze patriotike. Atje ishin sho-qëruar me shumë intelektualë patriotë. Çdo vit shkollën tonë e vizitonin inspektorët shqiptarë: Lucë Lucaj, Gjergj Gjokaj dhe Zef Kalaj, por ata i shoqëron-te ndoshta më shumë për çështje sigurimi,malazezi-vrakaçor Radë Roganoviq. Qëndronin gjithë ditën në shkollën tonë. Të gjithë ishin të pranishëm në orë mësimore. Bënin vërejtje dhe korrigjime, por në mo-mentet e duhura edhe lavdata e urime dhe pas dy javësh dërgonin vlerësimin e tyre të përgjithshëm. Tetëvjeçarja jonë shumë herë është nderuar si një ndër shkollat më të mira në trevat shqiptare në Mal të Zi. Vlerësimet e sukseshme nga inspektorët e ar-simit ishin inkurajim për të gjithë. Shkolla jonë tetëvjeçare ishte epiqendra e të gjitha sukseseve të vendit, dhe pothuajse çdo familje kishte një anëtar ose më shumë në këtë “kolegj të vogël”. Shkolla kishte qindra nxënës dhe konkurrenca akademike ishte shumë e fuqishme. Flas nga përvoja personale si nxënës i asaj shkolle. Atje kishte shumë nxënës të mirë dhe ishte konkurrencë e madhe. Dhjetëra herë kam qendruar gjithë natën pa asnjë minutë gjumë duke mësuar përmendësh poezi të ndryshme bile në gjuhë të huaja siç ishte poema shumë strofash e S.

Jeseninit kushtuar nënës. Sot, pas 50-të e sa vjetësh i recitoj rusisht ato vargje të poetit legjendar rus. Shkolla jonë kishte shumë nxënës të mirë, por Gjyste Ujkaj dhe Kat-rina Gjuravçaj ishin të veçanta. Meritojnë të përmenden posaçërisht si nxënës të dalluar: Nikollë e Pretash Gjurashaj, Nua dhe Tomë Gjokaj e Tomë Dedivanaj e të tjerë. Vlen për të shënuar se edukata fizike ishte shumë e rëndësishme në shkollën tonë. Edhe pse nuk kishim kushte dhe pa-jisje të kulturës fizike ne ishim ak-

tivë në shumë sporte antike siç ishin vrapimet, hed-hja e gurit dhe aktivitete të tjera sportive të traditës së vendit. Muzika përveçse folklorit dhe arti figurativ nuk ishin në nivel dhe gjatë shkollimit të metejshëm e pamë këtë mungesë. Hartimet me shkrim ishin tepër të rëndësishme. Në pranverë të vitit 1963 u shpall konkursi i hartimeve më të mira për të gjitha shkollat tetëvjeçare në Mal të Zi. Shkolla jonë para-qiti hartimin tim të përkthyer serbisht nga arsimtari ynë Nua Lekoçaj. Ky hartim me shkrim zuri vendin e dytë në republikë dhe për këtë mora nga Ministria e Kulturës një shpërblim të vogël monetar. Të gjithë u gëzuan sepse më në fund shkolla jonë u nderua. Për këtë shkroi shtypi i kryeqytetit. Arsimtarët dhe mësuesit ishin shumë të nderuar nga populli i Trieshit. Për 8 vjet sa kam mësuar këtu nuk kam parë kurrë një incident ose një vepër të keqe në atë shkollë. Kjo dhe shkollat e tjera fillore i dhanë vend-lindjes sime një pamje të qytetëruar. Ne ishim gjen-erata e parë që morëm diplomat e gjysëm-maturës në Triesh. Qysh atëherë e sot kanë marrë dëftesa e shpërblime edhe 49 gjenerata të tjera. Është i madh numri i atyre që u nderuan nga kjo shkollë legjendare që mban emrin e Gjergj Kastriot-Skënderbeut tash 45 vjet. Me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut në vitin 1968 Këshilli e Ar-simtarëve të lartpërmendur kërkoi nga Ministria e Kulturës dhe qeveria e vendit që kësaj shkolle në gjuhën shqipe t’i jepet emri i heroit tonë kombëtar. Pra, edhe kjo është një meritë e madhe e tyre për të cilën ata duhen nderuar. Pavarsisht se kam vazhduar mësimet në shumë qendra të tjera shkollore për tetëvjeçaren e vendlindjes sime ruaj kujtime të veçanta. Atje mësova bazat themelore të diturisë e moralit, të dashurisë për historinë dhe gjuhën e pop-ullit tim. Ata 5 arsimtarët e lartpërmendur janë për mua themeluesit dhe pishtarët e arsimit të vërtetë. Ata më dhanë rrugën e përparimit dhe në qoftëse se kam pas ndonjë sukses në jetën time ata janë pjesë e suksesit tim. Portretet e tyre meritojnë vendin kryesor në korridorin e madh të asaj shkolle. Ata meritojnë vend të posaçëm në historinë e arsimit në atë treve. Ata janë themeluesit dhe si të tillë duhet të nderohen përgjith-monë. Shkolla tetëvjeçare e Trieshit është një Alma-Mater. Sivjet është 50-vjetori i klasës së brezit të au-torit të këtyre rreshtave. Në çdo shoqëri një gjysmë shekulli nderohet. Ky 50-vjetor meriton një përkujtim solemn. Historia e arsimit serioz në Triesh filloi para 50 vjetësh dhe qysh atëherë vazhdoi pa ndërprerje. Do të ishte mrekulli sikur ta festonim këtë datë his-torike të gjithë së bashku në shkollën tonë të dashur Gjergj Kastroti-Skënderbeu në Triesh.

(Autori është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues dhe biznesmen në New York)

Pas premierës në Teatrin Kombëtar në Tiranë, gjatë këtij sezoni veror, shfaqja

“Ne vijmë për ajër”,do të jetë pjesëmarrëse në një prej fes-tivaleve më të njohura të Ev-ropës. Bëhet fjalë për Festivalin Evropian të Teatrit Eksperimen-tal, ku Shqipëria merr pjesë për të parën herë. Në festivalin, e njohur prej rreth tridhjetë vitesh, marrin pjesë dhjetëra trupa të huaja nga shtete të ndryshme, por deri më tani asnjë trupë me artistë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo dhe Maqedonia nuk ka mundur të jetë pjesë e tij. Festivali do të startojë më 10 Korrik dhe do të përfundojë më 10 Gusht. Kjo do të jetë dhe koha kur dhjetëra trupa aktorësh do të performojnë para publikut. E veçanta e festivalit është se ai zhvillohet në dy kryeqytete të ndryshme: 15 ditë në Bukuresht dhe 15 ditë në Pragë. Regjisori i shfaqjes “Ne vijmë për ajër”, Qëndrim Rijani, shprehet se kjo pjesëmarrje është shumë e rëndësishme. “Ky festival zhvil-lohet prej 30 vjetësh, por deri më tani asnjë trupë shqiptare nuk ka qenë pjesëmarrëse në një festival të tillë. Për mua është shumë e rëndësishme kjo pjesëmarrje dhe mendoj se vepra do hapi një derë për sh-qiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka thënë Ri-jani. “Ne vijmë për ajër”, do të ngjitet në skenë në mbrëmjen e

Shkolla shqipe e Trieshit, një histori që vlen të kujtohet

“Ne vijmë për ajër”Artistët shqiptarë për herë të parë në

Festivalin e Teatrit Eksperimental

15 Korrikut. Ndërkohë, festivali do të ndajë edhe disa çmime, si: ai për Regjinë, Çmimin për aktorin apo aktoren më të mirë, Çmimin për Zgjedhjen më të mirë regjisoriale, Çmimin për ak-toren dhe aktorin më të mirë jo protagonist, etj.

“Eksperimenti” i Omure

“Ne vijmë për ajër” i takon te-atrit eksperimental, i zhvilluar së shumti në teatrot e dhomës. Me autor Scot Omure, drama përcjell një teatër alternative, sa mistik aq edhe surreal. Ideja e regjisorit ishte të përfshinte publikun në atmosferën e ngjarjes, duke e bërë atë të vuajë bashkë me ak-torët që interpretojnë. Shfaqja u përfol për skenat e dhunës bren-da saj, të paralajmëruara që më parë nga regjisori dhe ekipi re-alizues. Interpretuar nga aktorët Armela Demaj, Klodiana Keco, Marsela Lena dhe Genti Deçka, pjesa i takon teatrit kontempo-

ran. Në këtë vepër janë dhe dy muzikantë që do të luajnë ‘live’ në skenë, por muzika është vetëm në funksion të shfaqjes. Shfaqja bazohet tek meditimi dhe shtron pyetje mbi mënyrën se si funksion shoqëria, mbi-zotërimin e krimit, dhunës, vet-misë dhe ku janë vetë njerëzit ata që e çojnë botën drejt fun-dit. Drama, bazuar në tekstet e autorit amerikan Scot Omure, flet për dy motra, të cilat kanë vendosur të presin fundin e botës në një dhomë të izoluar. Shfaqja bazohet te meditimi dhe shtron pyetje mbi mënyrën sesi funksion shoqëria, mbi-zotërimin e krimit, dhunës, vet-misë dhe ku janë vetë njerëzit ata që e çojnë botën drejt fundit. Ajo predikon dëshirën për gë-zim dhe harmoni të racës sonë, aftësinë për të kuptuar ndjesh-mërisht njëri-tjetrin dhe për të krijuar realitetin më të bukur të gjithë universit.

Page 18: Metropol 26 qershor

18 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« DOSSIER

Nga Albert Kotini

Nuk do t’u isha referuar dokumenteve të Vermahtit, në qoftë se do të pranohej koncepti “rezistencë” si luftë civile. Një-

kohësisht, po të kuptohej Lufta Nacionalçlirim-tare si një lloj rezultante e tri komponenteve të luftërave të ndara në luftë patriotike, luftë civile dhe luftë klasike, do të ishte e pastudi-uar në këndvështrimin e dokumenteve italiane dhe gjermane të luftës. Aq më tepër në qoftë se do të flitej se Lufta Nacionalçlirimtare do të nënkuptonte përfaqësinë kombëtare të atdheut tonë. Të gjitha idetë për Luftën Nacionalçlir-imtare i kam marrë në konsideratë, por duke e pranuar atë në kuadër të vërtetë të ngjarjeve për të cilat i referohem materialit përkatës bal-lafaques. Ideja e rezistencës për liri e pavarësi në kuptimin e ngushtë anglez si “luftë civile”, kur nuk u arrit marrëveshja midis forcave nacional-iste dhe atyre komuniste, prej misionarëve të saj del e pakompletuar shkencërisht. Të prezan-tohet rezistenca si një luftë civile në të njëjtin identitet të një lufte vëllavrasëse, pra luftë ndërmjet shqiptarëve, atëherë duhej të kishim një proces shpërbërjeje kombëtare pa fjalën “at-dhe”. Rezistenca kundër okupatorit italian ishte një lloj lëvizje e konceptuar jashtë, nga çfarëdo lloj paragjykimi ideologjik, sepse ka qenë krye-sisht një luftë e popullit kundër nazifashizmit. Pra, problemi themelor që u shtrua për zgjidhje ndërmjet pranimit të shtypjes nga okupatori, nga njëra anë, dhe lufta për rifitimin e lirisë dhe pa-varësisë kombëtare, nga ana tjetër. Tjetër është Kosova, që parësore kishte çlirimin nga sllaviz-mi. Parë në këtë këndvështrim, në veçanti pas rënies së fashizmit si regjim më 8 shtator 1943 vijoi lufta prapë me idenë e një pushtimi të një populli, një kombi dhe jo si çështje ideologjike e PKSH-së. Në këtë lloj ideje populli u nda në disa lëvizje, nacionalistë dhe komunistë, ku fronti është klandestin dhe lufta politike u drejtua kryesisht nga parti antifashiste, si p.sh. lëvizja partizane. Përcaktuese u bë zgjedhja e aleatëve, ku nacionalistët zgjodhën anglo-amerikanët, ndërsa komunistët zgjodhën sovjetikët. Idetë e adoptuara komuniste nuk lejuan që para vitit 1991 të zhvillohen kërkime studimore në këto fenomene, përveçse në ato ide që t’i mbeteshin besnike fitores komuniste të Lindjes.

Koncepti “luftë ndaj nazifashizmit” u bë një qëllim i vetëm, i cili në kushtet bolshevike apo ndërtimit të socializmit u përcaktua si një e nesërme e kësaj lufte, gjë që nuk i përkiste një Shqipërie demokratike, por formalisht pop-ullore. Partitë politike gjatë Luftës së Dytë Botërore filluan organizimin e një kundërshti-mi të dobët ndaj fashizmit, ku nga 11 të tilla ishin kryesore ajo Komuniste, e Legalitetit dhe Balli. Mirëpo kur italianët dolën nga skena të zëvendësuar nga gjermanët, këta të fundit u përpoqën të tërhiqnin nga ana e tyre nacional-istët e Ballit Kombëtar me idenë e aneksimit të Kosovës dhe Çamërisë, si kërkesë kombëtare. Legaliteti do të mbetej në pritje, duke kërkuar të përfshiheshin nga ana e palës më të fortë ndërmjet pjesëmarrësve të luftës, kurse ko-munistët ishin më të vendosur për një luftë të hapur kundër gjermanëve. Me gjithë përpjekjet e misioneve ushtarake britanike për të mbajtur të bashkuar këtë front rezistence, dështoi si përpjeke. Lufta pati përkrahje totale nga komu-nistët e Titos, Stalinit ndaj PKSH-së. Qytetarët e një shteti në luftë dallohen në përgjithësi nga pjesëmarrja ose jo në luftë. Pjesëmarrësit në luftë ndahen në luftëtarë (që marrin pjesë

Skaneri gjerman në Luftën e Dytë Botërore

Ja cilat ishin detyrat e administratës gjatë

pushtimit në vitet ‘43-’44

direkt në luftë) dhe jo luftëtarë (që nuk mar-rin pjesë direkt në luftë). Luftëtarët ndahen në legjitimë dhe jolegjitimë. Dallim ndërmjet pjesë-marrësve dhe jopjesëmarrësve në luftë vjen prej konceptit “armë kundër armëve” (armme contre armme), i shprehur nga Rossean, që i kundërvihet konceptit origjinal anglosakson dhe amerikan, sipas formulës people against people (“populli kundër popullit”). Në kohët moderne ky zbatim ka gjetur vështirësi. Me konceptin “pjesëmarrës në luftë” kuptohet ajo pjesë e popullsisë së një shteti që merr pjesë direkt në luftë, ndërsa me “jopjesëmarrës në luftë” kuptojmë të ashtuquajturën popullsi civ-ile. Dhuna ushtarake e ushtruar kundër pjesë-marrësve në luftë në asnjë mënyrë nuk mund të ushtrohet kundër atyre që nuk marrin pjesë në luftë. Pjesëmarrësit në luftë janë pjesë e forcave të armatosura që kryejnë operacione

ushtarake. Këtu hyjnë ato forca që marrin pjesë direkt në luftë (që përdorin armët) dhe ato jo direkt (pasive). Pjesëmarrësit në luftë dallohen në legjitimë dhe jolegjitimë, gjë që ka rëndësi për të evituar konfuzionin ndërmjet pjesë-marrësve direkt në luftë dhe popullsisë civile d.m.th. ndërmjet pjesëmarrësve dhe jopjesë-marrësve në luftë, që gjithmonë bëhen shkak i tragjedive dhe mizorive deri në gjenocid. Pjesë-marrja legjitime në luftë studiohet nga profili juridik i së drejtës ndërkombëtare. Në individu-alizimin e profileve të ndryshme juridike studi-ohet fakti i ushtrimit të dhunës ushtarake, prej së cilës dalin të drejta të ndryshme. Pikërisht për t’iu përgjigjur këtyre problemeve dhe mjaft çështjeve që kanë dalë në lidhje me Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, si p.sh: a ishin oku-patorë apo kalimtarë në Shqipëri nazistët? Si e njihte traditën e shtetit të vjetër shqiptar dhe

atij perëndimor ky okupator? Këto dhe të tjera pyetje dhe probleme të shumta mund të gjejnë një përgjigje në këndvështrimin gjerman.

Organizimi i administratës civile gjatë okupacionit italian dhe gjerman

a) Administrata civile, në kuptimin e ndarjes territoriale-administrative të Shqipërisë, edhe gjatë okupacionit fashist italian mbeti e njëjtë me atë të periudhës para okupacionit, d.m.th. u ruajtën të njëjtat hallka territoriale-adminis-trative që qenë: 1. fshati; 2. komuneja; 3. nën-prefektura; 4. prefektura.

Fshati ishte njësia bazë ku funksionet e zakonshme administrative (përveç funksion-eve më të rëndësishme shtetërore) i kryente kryeplaku. Komuna përbëhej nga një grumbull fshatrash të lidhur midis tyre nga shumë as-pekte: afrim, transport, zakone etj. Në krye të administratës së komunës qëndronte kryetari i komunës që ndihmohej nga sekretari i komu-nës. Këta persona kryenin edhe funksionet e ofiqarit të gjendjes civile. Qendra e komunës zakonisht vendosej në një nga fshatrat më të mëdha që hynte në juridiksionin e komunës. Nënprefektura si njësi territoriale adminis-trative përfshinte si rregull disa komuna, por mund të krijohej edhe në qytete pak a shumë të rëndësishme, duke përfshirë nën juridik-sionin e saj edhe fshatrat dhe qytetet. Qendra e nënprefekturës vendosej në qytet. Admin-istrata e nënprefekturës drejtohej nga nën-prefekti, nga i cili vareshin zyrat apo seksionet e ndryshme administrative, siç qene financa, arsimi, punët botore, pyjet etj. Prefektura ishte njësia më e madhe territoriale administrative që përfshinte në juridiksionin e saj disa nën prefektura, ose edhe vetëm një qytet të madh (p.sh Tirana). Qendra e prefekturës vendosej në qytetin me të rëndësishëm. Gjithsej pati 10 prefektura: Gjirokastra, Vlora, Berati, Korça, Elbasani, Tirana, Durrësi, Peshkopia, Kukësi dhe Shkodra. Prefekti drejtonte të gjitha zy-rat e administratës civile. Drejtuesit e hallkave administrative: kryetar komune, sekretar ko-mune, nënprefekt, prefekt, emëroheshin me dekret të Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Mbretit në Shqipëri me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe për prefektët edhe me pëlqimin e Këshillit të Ministrave. Si hallkë më e lartë e administratës civile ishte Këshilli i Ministrave i kryesuar nga kryeministri. Në përbërjen e qeverisë dhe në rang ministri hynte edhe sekretari i Partisë Kombëtare Fash-iste. Gjer në lidhjen e një akordi të posaçëm midis Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Italiane të aprovuar me dekret të Mëkëmbësit datë 5.6.1939, në përbërjen e Këshillit të Ministrave hynte edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e

Page 19: Metropol 26 qershor

19• E mërkurë 26 qershor 2013

»DOSSIER

cila në marrëdhëniet ndërkombëtare të saj do të përfaqësohej nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Nëpunësit e lartë të admin-istratës qendrore emëroheshin, gjithashtu me dekret të Mëkëmbësit të Përgjithshëm, mbi propozimin e ministrit përkatës. Po kështu, veprohej edhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Forcat e armatosura shqiptare vareshin formal-isht nga një komandë shqiptare, por në fakt drejtpërdrejti nga Ministria e Luftës së Italisë. Forcat e karabinierisë, si dhe ato të kuesturës, formalisht edhe nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këshilli i Ministrave emërohej drejtpërsëdrejti nga Mëkëmbësi i Përgjithshëm, të cilit i jepte edhe llogari për punën e tij. Mëkëmbësi i përgjithshëm kishte të drejtë të rrëzonte një këshill ministror dhe të caktonte një tjetër. Ligjet gjatë sundimit fash-ist italian nxirreshin nga Këshilli i Epërm Fash-ist Korporativ, i cili përbëhej nga pjesëtarë të Këshillit Qendror të Partisë Fashiste Shqiptare dhe nga pjesëtarët efektivë të Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative. Ligjet e pranuara nga Këshilli i Epërm Fashist Korporativ duhej të aprovoheshin nga Mbreti.

b- Organizimi i administratës civile gjatë oku-pacionit fashist gjerman nuk ka akte zyrtare të botuara, veç tek-tuk në shtypin e përditshëm. Sidoqoftë administrata civile mbeti po ajo që ishte gjatë italianëve, por me këto ndryshime: 1. funksionet e Mëkëmbësit të Përgjithshëm u përqendruan në duart e Regjencës të përbërë nga katër persona, sipas kriterit të besimit fe-tar dhe në proporcion me numrin e popullsisë që i përkiste një ose një tjetër besimi. Prandaj regjenca kishte në përbërje të saj dy regjentë myslimanë, një ortodoks dhe një katolik. 2. funk-sionet legjislative do të kryheshin nga Asamble-ja e përbërë vetëm nga shtetas shqiptarë dhe ligjet që ajo do të nxirrte, do të aprovoheshin prej regjencës dhe do të shpalleshin prej saj. Nëpunësit e lartë të shtetit emëroheshin nga regjenca me propozimin e Këshillit të Ministrave, ndërsa nëpunësit e tjerë nga ministrat përkatës. Këshilli i Ministrave formalisht emërohej dhe shkarkohesh nga Regjenca.

Detyrat e administratës Në dokumentin gjerman me sigël T 501-258,

bobina në faqet 000635- 000664, shkruhet: “Sfera e detyrave të administratës gjermane në shtetin neutral të Shqipërisë është formuar sipas natyrës, ndryshe nga vendet e okupuara, mbasi parimisht puna ishte kufizuar në ato ra-jone, ku çështjet lidheshin direkt me interesat e Vermahtit (ushtrisë) gjermane. Veç kësaj te-orikisht, të paktën, duhej të punonte aparati i administratës shqiptare. Për shkak të paaftësisë së autoriteteve të vendit, ky vetëkufizim nuk

mundi të mbahej në të gjitha rastet. Administrata e brendshme dhe ndërtimi i saj.

Në shtetin neutral administrata e brendshme duhej të ishte plotësisht çështje e autoriteteve të vendit. Në ndërtimin e saj nënndarja e admin-istratës shqiptare ishte moderne. Kjo shkallë-zohej nga Ministria e Brendshme në prefektura dhe bashkitë e qyteteve dhe krahinave. Në të njëjtën mënyrë nga lartë-poshtë ishin organi-zuar edhe organet ekzekutive, xhandarmëria e policia. Pranë kësaj hierarkie të zhvilluar sipas modelit perëndimor të popullsisë së fshatit

(një popullsi që merrej me punimin e tokës), si organizim me prejardhje të vjetër, ekzistonte edhe zyra e kryeplakut të fshatit, e cila herë zgjidhej, herë trashëgohej, ose te fiset malore që jetonin kryesisht me kultivimin e bagëtisë, akoma gjysmë nomadë, ekzistonte struktura e bajraktarëve dhe kryebajraktarëve. Influenca e këtyre institucioneve të rrënjosura thellë në popull të nënvleftësuara mjerisht në atë masë nga dikasteret gjermane sa dhe tendenca për t’i dhënë qeverisë qendrore një rëndësi të tepruar.

Administrata qendrore shqiptare, pa influ-encë. Influenca e qeverisë në administratën e brendshme nuk ushtrohej kurrë me tepër në të vërtetë nga sa kontrollohej vendi prej au-toriteteve gjermane, pra, praktikisht ajo nuk dilte nga periferia e qyteteve. Arsyen tjetër të saj kjo e kishte në atë që çështja e organizimit të autoriteteve sipas modelit te perëndimit, akoma nuk kishte zënë rrënjë në popull. Veç kësaj pjesa dërrmuese e nëpunësve, ishin të paaftë dhe shpeshherë të pavendosur politikisht. Tenta-tivat ndikuese që u bënë me kujdes nga dikas-tere qendrore gjermane, të cilat u qorruan nga fasada moderne e Tiranës, u kufizuan me inter-vencionin në ministri, prandaj patën një sukses mjaft të vogël. Këtu fjala është që në ministri bëheshin premtime nga më të bukurat dhe më të mundshmet, por në praktikë realizimi i tyre ishte i rrallë në të shumtat e rasteve.

Rëndësia e autoriteteve provinciale. Krye-sisht rezultate pozitive nxirreshin nga prefektët, mbasi këta kishin lidhje të ngushta me popullin. Meqenëse komandaturat e vendeve, respektiv-isht të lokaliteteve, ishin të vetmet zyra admin-istrative gjermane në provinca dhe mundësitë për kontakte me prefekturat ishin më të mirat, atëherë këtu ekzistonin kushte për një ndikim të fortë e që të mos binte në sy, të adminis-tratës shqiptare, por pikërisht zyra e ministrisë së Punëve të Jashtme mbajti këtu një qëndrim vështirë për ta kuptuar pasiv dhe prandaj mund të bashkëpunoje vetëm rrallë me shqiptarët, d.m.th. sipas gjendjes së gjërave. Për sa i përket rëndësisë së prefektëve për qetësinë dhe sig-urinë e vendit, do të kishte qenë të paktën më e domosdoshme që influenca e duhur të fito-hej pikërisht me okupimin e këtyre pozicioneve kyçe. Mjerisht, duke pasur parasysh garancinë e neutralitetit të vendit edhe këtu u tregua përm-

bajtje, gjë që nuk ishte gjithmonë e pajtueshme me interesat gjermane. Që ky vlerësim i peshës së autoriteteve provinciale nuk është teori e zbehtë këtë e vërtetoi praktika. Atje ku prefek-tët u vunë energjikisht kundër komunistëve sundonte qetësi relative.

Propozime për ndryshime të grupit administrativ

Duke i pasur të qarta këto kushte në shtator të vitit 1944 grupi administrativ propozoi disa herë të përsëritur edhe urgjentisht, që tani të ndërhyhet në administratën e brendshme, mba-si të pritej akoma, dukej e pajustifikueshme. U inspirua, që duke pezulluar praktikisht qeverinë e paaftë të qendrës, pesha e rëndë t’u kalojë komandaturave të lokaliteteve, respektivisht atyre të vendeve dhe veç kësaj të tentohet me të gjitha kanalet e mundshme që ushtrohet in-fluencë direkte mbi kryepleqtë dhe bajraktarët e vendit. Ky eksperiment edhe pa shpallur gjend-jen e jashtëzakonshme për të kryer një admin-istratë të maskuar gjermane, dukej në situatën ekzistuese e vetmja rrugë e mundshme për të ushtruar në drejtimin tjetër një influencë gjer-mane mbi autoritetet dhe organet shqiptare në zhvillimin e gjerave. Këto propozime nuk u morën parasysh, megjithatë, praktikisht çdo gjë mbeti sikurse kishte qenë. Arsyeja kryesore e këtij anulimi qëndron në atë që edhe atëherë insistohej akoma në fiksionin për neutralitetin e Shqipërisë së pavarur.

Punët përgatitore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në disa çështje grupi ad-ministrativ u detyrua të merrej teorikisht me administratën e brendshme, kur në fillim të verës, me sugjerimin e gjeneralit komandues të korparmatës XXI malore, ai duhej të bënte ad-ministrativisht punën përgatitore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Urdhrat dhe ko-munikimet përkatëse u përgatitën dhe u shumë-zuan, por vetëm ndikimi praktik i masave të parapara, nuk u krye më. Kjo sepse kryengritja e përgjithshme kundër okupacionit shpërtheu aq papritur, sa shpallja e gjendjes së jashtëzakon-shme do të kishte qenë një blof (gjest bosh).

Evakuimi i zonave bregdetare në fillim të vitit 1944. Përkundrazi në një rast administrata u de-tyrua të ndërhyjë me vendosmëri në çështjet e brendshme të vendit, d.m.th kur në fillim të vitit 1944 me kërkesën e gjeneralit komandues, ajo duhej të kryente zbrazjen e zonave bregdetare. Korpusi ishte i mendimit se mbrojtja e ujërave territoriale është e mundshme vetëm në qoftë se bregdeti, zbrazet nga popullsia. Zbrazja që u krye në marrëveshje të ngushte me ministrat Deva dhe Ago Agaj, parashikonte tri zona: një qark i vogël direkt rreth Vlorës, zona rreth Dur-rësit, që në fakt ishte zbrazur dhe për një kohë të shkurtër duhej zbrazur krejtësisht dhe për një kohë të shkurtër zona në grykë të Bunës, në rajonin e Shkodrës. Territori tjetër (territori II), krejt zona bregdetare që shtrihet aty, rreth 15 km në thellësi u la të boshatisej me afat më të gjatë, sepse duheshin shfrytëzuar më tej prodhimet bujqësore të vendit. Në zonën III, futeshin vetëm ato rajone që do përgatiteshin, për zbrazje në rast se do të zbarkonte armiku. Kryerja e evakuimit u konkordua në atë mënyrë me ministritë përkatëse shqiptare, që zbrazja si e tillë të ishte detyrë e përbashkët e organ-eve gjermane e shqiptare, ndërsa strehimi i të evakuarve në vend, mbetej ekskluzivisht çështje e administratës së vendit. Në zbatimin praktik doli në dritë paaftësia shqiptare në çështjet administrative. Zbrazja si e tillë u bë me sukses në fund vetëm për faktin, sepse zy-rat gjermane e morën vetë çdo gjë vetë në dorë. Megjithatë, strehimi dhe kujdesi për të evakuar-it mbeti praktikisht një problem i pazgjidhur. Meqenëse nga pala shqiptare mungonte çdo ndihmë, të gjitha masat për të ardhur në ndihmë ishin si përfundim pa vlerë. Në konsekuencën e saj, zbrazja nuk e preku aspak vendin, sepse u zbrazën pikërisht zonat më frytdhënëse nga ana bujqësore të Shqipërisë së vjetër dhe me gjithë koncesionet e bëra nga trupat në drejtim të mbjelljeve dhe korrjeve prapë, pak a shumë prodhimi bujqësor ra. Veç kësaj dhjetëra mijë, që u detyruan të largoheshin nga Durrësi dhe zonat bregdetare, prishën qetësinë e vendit. Për mungesë të çdo kujdesi një përqindje e madhe e të evakurave kaloi në anën e bandave. Nëse ishte e leverdishme kjo, të paktën si përgjithësi, duke pasur parasysh pasojat e kësaj zbrazje, aq më tepër duhet referuar këtu gjykimi i raportit, kur zbarkimet që parashikoheshin nuk u bënë.

Page 20: Metropol 26 qershor

20 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« OPINION

Partia Socialiste dhe aleatët e saj korrën një fitore tronditëse në zgjedhjet e 23 qershorit. Ata që dinë të lexojnë rezultatin e shohin qartë se ajo ishte një votë pakënaqësie e masës së madhe gri, por ajo çka është më e rëndësishme edhe e elektoratit blu në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Njerëz të mbetur pa shpresë, të ir-rituar nga tufa e bandave drejtorë në krye të in-

stitucioneve, por dhe ministra, premtuan se do të dilnin në vo-time, por nuk ia dhanë votën koalicionit të djathtë. “Pse”-të janë të shumta, por paralajmërimi ishte dhënë më parë nga rrjedhja e votave që kjo parti kishte pasur në zgjedhjet e kaluara. Pse e them këtë? Paralajmërimi i parë u dha disi në zgjedhjet e 2007-s, dy vjet pas fitores së vitit 2005, kur PD-ja dhe aleatët e saj vërtet morën në shumicë popullore komunat në një pjesë të madhe të vendit, por humbën në bashkitë kryesore, duke ruajtur ndërkaq bastionet e tyre. Mund të themi se ishin dy vjet të sukseseshëm të PD-së në pushtet, goditja e bandave kriminale, arritja e rezul-tateve në ekonomi etj., bënë që elektorati i saj ta përtypte disi zhgënjimin që kishte ndier nga emërimi vend e pa vend i njerëzve që nuk e meritonin, ku kriteri i emërimit duhej të ishte në bazë fisi apo klanesh dhe kurrsesi në merita. Berisha triumfoi në votë popullore ndaj koalicionit PS-LSI, por humbi bashkitë e rëndë-sishme, si Tirana, Durrësi, Elbasani. Megjithatë, sërish elektorati ishte mosbesues ndaj një lideri si Edi Rama, që kishte ofruar një model të shëmtuar qeverisje për Tiranën. Por ama një model më i mirë qeverisjeje nuk po ofrohej edhe në nivel qendror. Sërish vazhdonte brenda llojit një luftë e paprinciptë ndaj njerëzve dhe shumë prej bashibozukëve që kishin zënë vendet në administratë e shikuan këtë si një mundësi të artë përfitimi personal, duke mbyllur sytë përpara ryshfetit që u ofrohej. U krijua një situatë skandaloze në hipoteka, dogana dhe tatime. Faturat e gjobave në tatime sa vinin e fryheshin gjithnjë e më shumë dhe në fund reduktoheshin në një të dhjetën e tyre sa për të futur në xhep taksidari që më pas i fshinte gjobat me një të rënë të lapsit. Fon-det për rrugët zhdukeshin pikërisht në ato zona ku ndjeshmëria ishte më e lartë. Një miku im do të më thoshte se me aq para sa ka dhënë qeveria e PD-së për Tropojën sot duhej të kishim të bënim me një mini-Zvicër. Por kjo nuk ndodhi, sepse ata që kishin në dorë shpërndarjen e tyre ishin më shumë mjeshtër për t’i përvetësuar se për të investuar fondet. Por jo vetëm kaq, në

asnjë rast nuk pamë një drejtor, zëvendësministër, ministër apo kryetar komune e bashkie që të shkonte në burg për korrupsion. LSI-ja në këtë qeverisje kishte pjesën e saj të fajit, por ajo sot renditet në krahun e fituesit, madje është çelësi kryesor i fitores të së majtës dhe kushdo nga ne që mund ta gjykojë thjesht do të hidhte ujë në hava. Kjo do të thotë që modeli i LSI-së u ka pëlqyer një pjese njerëzish.

Por e djathta nuk u mjaftua me kaq. Ajo u soll me arrogancë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2011. Marrja e Bashkisë së Tiranës me brekë nëpër këmbë, siç thotë një fjalë, pas 11 vjetësh drejtimi skandaloz të Edi Ramës sikur sfumoi fitoren e së majtës në të gji-tha bashkitë e komunat e vendit. Nuk u mor kurrë në analizë pse ndodhi që PD-ja të humbte bashkinë e Kavajës, të Burrelit e shumë të tjera. Detashmentet politike, ata përfituesit më të mëdhenj, që rrinë tërë ditën në zyrë të doktor Berishës, mundoheshin të krijonin një atmosferë fitoreje. Por dhe vetë Berisha mbylli sytë ndaj këtij fenomeni, duke shpresuar se LSI-ja do qëndronte deri në fund në koalicion, një gabim i pafalshëm i tij. Pas kësaj banda e hajdutëve në nivelet e poshtme të administratës nuk përmbaheshin më. Nisi një luftë akoma më e egër ndaj shtyllës kurrizore të PD-së, që janë militantët. Nuk mbaroje dot punë as në hipotekë dhe askund pa paguar. Dalja e lidershipit të PD-së duke treguar vetëm arritje e dume mos folur asnjëherë për dështimet, çështjen e pronave, për ish-të përndjekurit, legalizimet, varfërinë, për mbytjen e biznesit të vogël, hedhjen në rrugë dhe indiferencën ndaj militantëve u mor si tallje nga ana e elektoratit. Tentativat e ndonjëhershme për t’ia vënë në dukje mangësitë shiheshin si “propagandë komuniste” dhe shkruesi i këtyre rreshtave e di fare mirë këtë.

Që të jem i ndershëm, nuk e mendoja kurrë që do të dilte ky rezultat. Mendoja se të majtën në shumicë e votonin ish-nostal-gjikët e Enver Hoxhës, por në këtë rast duhet të shpreh se e kam pasur gabim. Natyrisht, vazhdoj t’i qëndroj mendimit se nuk pres shumë nga e majta, sidomos në zgjidhjen e çështjes së pronave dhe ish-të përndjekurve. Tekefundit, kur nuk e zgjidhi këtë çështje e djathta, e cila pretendon se i përfaqëson, e majta s’ka kurrfarë detyrimi. Por ama për atë që del jashtë mediokritetit duhet ta lexojë qartë se në thesin e së majtës kanë shkuar dhe një pjesë e votave të ish-të përndjekurve apo ish-pronarëve. Nuk e di se sa, ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë, por jam i sigurt se kanë shkuar, si ndëshkim ndaj padrejtësive, zvarritjeve dhe ryshfeteve të pafundme. Ndoshta jo drejtpërdrejtë për Partinë Socialiste, por

te LSI-ja e Ilir Metës po e po.Atëherë çfarë mbetet? Situatës në Partinë Demokratike nuk i

shërben më heshtja e Berishës, por i shërben analiza. Shpresoj që kjo të vijë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Ose kjo parti do të përfaqësojë interesat e së djathtës reale dhe të mos merret më me interesaxhinj politikë, që shtresa të ndry-shme të vuajtura nga ai regjim i shohin vetëm si përfitim poli-tik e material, ose duhet të vazhdojë të tentojë pushtetin me të njëjtën mendësi, se njerëzit i votojnë, pavarësisht arrogancës së shfaqur, por në këtë rastin e fundit do të katandiset si një parti mbushëse të ndonjë koalicioni. Tashmë s’ka më vend as për eu-fori, as për mediokritet. Shqiptarët, me gjithë hallet e varfërinë shpresuan te Partia Demokratike dhe ia dhanë shansin asaj për të qeverisur plot 14 vjet në 22 vjet tranzicion. Nuk mjaftojnë as rrugët dhe as liberalizimi i vizave për të mbajtur pushtetin. Një qytetari të thjeshtë, militant apo jo, i duhet që në mbrëmje të dijë se me çfarë do t’i ushqejë fëmijët nesër. I duhet të dijë se sa do t’ia sjellin faturën hajdutët e kompanisë “CEZ”, si ata që e privatizuan, si ata që e shtetëzuan (madje këta të fundit i dyfishuan faturat në mënyrë të paturpshme) i duhet të dijë nëse i biri ka mundësi për të konkurruar në tregun e punës i barabartë mes të barabartëve, i duhet të dijë se ç’do të bëhet nesër me të ardhmen e tij. Teor-itë se ne jemi vendi i dytë pas Gjermanisë për rritje ekonomike dhe mirëqenie nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkaktojnë revoltë për mënyrën e talljes me njerëzit. Teoritë se po luftojmë korrupsionin, ndërsa në realitet duhet të paguajmë për çdo gjë dhe askush nuk ndëshkohet mbeten neveritëse dhe përbuzëse. Kur vjen puna te mbijetesa, njerëzit shiten dhe për 5 mijë lekë të reja, siç ndodhi fjala vjen në Berat, ku PD-ja deri tani rezulton forcë e tretë. Nuk i intereson shumë se u bë rruga apo tuneli kur s’ka me ç’t’i blejë librat dhe veshjet e fëmijëve. Dhe jo për dembelizëm të tyre, dhe jo se nuk kanë mbështetur zgjedhje pas zgjedhjesh PD-në, por se janë përballur me arrogancën e të emëruarve vendorë apo të zgjedhurve qendrorë të kësaj partie. E po kur vjen puna deri këtu, atëherë edhe ai që të ka mbështetur tash e 23 vjet, në fund s’të ka gjë tjetër vetëm se bojë stilolapsi e të shënojë një kryq. Do të ishte mediokritet që kësaj here të quhej “votë nostalgjike” dhe të vazhdohej me teoritë e revolucioneve komuniste, thjesht ishte votë pakënaqësie dhe revolte e atyre që të mbështetën, të falën, të dhanë mundësinë, sakrifikuan për ty, por që padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare u flakën rrugëve.

Nuk ka dite zie në Kosovë sot që morëm vesh se Sali Berisha mori një kundërshtim masiv nga qytetarët e Shqipërisë, siç mund ta mendojë ndonjëri i painformuar sa duhet në Tiranë.

A mund ta besoni: Një numër qytetarësh po e uron fitoren e Ramës nëpër rrjetet sociale?! Atyre që simpatizojnë Berishën dhe që janë më të mëdhenj në numër, vërehet se u ka humbur

entuziazmi, por asgjë kritike. Rrugëve të Prishtinës nuk më ra të shoh njerëz me lot në sy, e as të dehur skajeve të rrugëve nga mërzia e humbjes së Berishës. Veshët nuk më kanë zënë një plan konspirativ për ndonjë protestë në rrugë në shenjë solidariteti të shoqëruar me motot “Sali je i yni. Të duam shumë”, siç pati për Er-doganin në Tiranë e Shkup. Më i mërzituri, supozoj, sepse nuk e kam parë, mund të jetë “sugari” i LDK-së, Arben Gashi. E tradhtoi fotografia atë. Buzëqeshja po e mashtron që sa kohë dhe jo vetëm në këtë rast! Ky që në majat e politikës u ngrit nga Isa Mustafa dhe nga ku po e zbret vetveten- si pasojë e joseriozitetit- që sa kohë ka arritur të humbë edhe vetë Isa Mustafën. Votimi i “sugarit” besoj shumë se nuk mund të konsiderohet si një votim i partisë së tij në tërësi. Mbani mend Gashi herë pas here veten e sheh madje edhe si të deleguar edhe të zotit. LDK-ja ndoshta do të duhej të deklarohej!

Pak ka rëndësi se kush çfarë simpatish ka në Kosovë. Njerëzit janë të lirë të kenë të çfarëdoshme ja që disa e kanë edhe Ber-ishën dhe le ta mbajnë, e disa Ramën- edhe këtë mund ta mbajnë. Por jam i sigurt se në asnjë moment më parë, Berisha nuk kishte

imazh me të ulët në Kosovë se tani, dhe asnjëherë më parë më të lartë opozita. Ashtu si dikur Nano, Berisha po i takon historisë së Shqipërisë. Bashkëqytetarët e mi duhet të mësohen që kryemin-istrat e atjeshëm t’i shikojnë ashtu si janë dhe t’i pranojnë ashtu si janë - si udhëheqës të shtetit fqinj, të cilin e duam dhe më të cilin kemi interes qenësor të ndërtojmë raporte të posaçme ekonomike, shoqërore e politike. Kosova është ngjyra-ngjyra edhe sa u përket zgjedhjeve në Shqipëri. Këto ngjyra në raport me Kosovën duhet t’i shohin edhe miqtë tanë në Shqipëri. Paranojat e dikujt në Tiranë se nga këtu do të shkonim të organizuar me autobusë për të vo-tuar e mbushur kutitë për Berishën, si krejtësisht të pasakta janë edhe një shenjë e moskomunikimit të mjaftueshëm mes Tiranës e Prishtinës. Media nuk po mjafton, dhe as plazhi. Kemi nevojë për komunikim të hapur dhe për projekte të përbashkëta.

Berishës ia dhanë fundin qytetarët e Shqipërisë dhe bënë mirë. Arben Gashi i dha votën Berishës, por miqtë në Tiranë le të jenë të sigurt se kanë pikur vota edhe për të majtën - nga ata që edhe i njohim. Sa për t’ua lehtësuar shpirtin se jo që kanë rëndësi këto vota. Një “Jo” kaq të madhe e gati se plebishitare ndaj Berishës nuk e prisja. Duhet të këtë huqur shumë në Shqipëri, Berisha me ekipin e tij sa të marrë një goditje të tillë - gati se poshtëruese. Një epilog të tillë pakkush e kishte besuar dhe në Shqipëri. Mësimi i parë nga kjo, i vlefshëm edhe për ne, është se autokratët asnjëherë nuk janë aq të dashur dhe të fortë sikur që duken!

Zgjedhjet e fundit, thyen jo vetëm mitin e Berishës, por edhe një mit tjetër elektoral në të cilin llogarisin shumë edhe elitat e

korruptuara dhe të paafta për menaxhim te ne - atë të bastion-eve. Pra të atyre vendeve që zakonisht politikanët e korruptuar u japin pak, u marrin votën e tyre dhe e shndërrojnë në pushtet e para për vete, e ata si votues që i kanë gati sa herë që të duhen. Heqja e bastioneve për politikanët andej e këndej e madje edhe rrotull në rajon, është shumë herë më e rëndë se heqja e imu-nitetit apo se ndonjë Task-Forcë që lufton të korruptuarit.

Nëse ditën e zgjedhjeve nuk do të ndodhte vrasja dhe nuk do të kishte dhunë, atëherë vullneti i popullit do të paraplotësonte imazhin e një Shqipërie që tashmë ka filluar të ndryshojë. Është tepër herët që t’i dërgojmë mesazh apo kërkesë kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama. Në emër të Kosovës, jo se jo, nuk flas.

Nëse gjatë qeverisjes së tij zhvillohet Shqipëria dhe ajo i afrohet Bashkimit Evropian, do të mjaftonte besoj. Sa i përket raporteve me Kosovës, në pak fjalë shpresoj në rritje të komunikimit mes shtetasve të dy vendeve, dhe një qasje partneriteti me Kosovën në aspektin ekonomik e shoqëror. Në shumë pika në ekonomi bashkë mund të përmbushim njëri-tjetrin e në disa të tjera edhe mund të bëhemi lojtarë rajonalë. Berisha nuk merrej me këto gjëra, ai luante më shumë rolin e padronit. Në Shqipëri i treguan se kanë nevojë për dikë tjetër - dikë që është një menaxher me pasion. Shumë gjëra ia kemi thënë Berishës edhe në këto faqe të gazetës sa ishte në pushtet, saqë sot si i humbur nuk e vlen t’i thuhen më.

*Autori është kolumnist i rregullt i gaztës “Zëri” në Kosovë. Titulli është redaksional,

titulli origjinal “Mirësevjen Edi Rama”

PD, një humbje plebishitare dhe një analizë që nuk u bë kurrë

Humbja e Berishës dhe Kosova

Nga ARMAND MAHO

Nga ASTRIT GASHI*

Page 21: Metropol 26 qershor

21• E mërkurë 26 qershor 2013

»OPINION

Zgjedhjet parlamentare që sapo lamë pas nuk ndry-shuan vetëm përbërjen e parlamentit, por sjellin me vetë edhe ndryshimin e konceptit mbi votuesit për sa u përket analistëve politikë. Për gati katër muaj me radhë statisticienë pushtuan medien duke shtuar dhe hequr numra të caktuar votue-sish, duke dalë me rezultate paraprake. Të ndarë në këto analiza të dhënash, secili shpallte fitues

palën që mbështeste duke folur për një numër të vogël votash. Normalisht, me një llafologji që bënte për vete secilin mbështetës të një force politike, statisticienët u mbështetën në analizat e fak-teve të së shkuarës. Pra, duke shtruar llogaritjen e sistemit dhe duke marrë të dhënat nga zgjedhjet e shkuara, si dhe trendi në disa votime të mëparshme, qoftë të zgjedhjeve vendore, qoftë të përgjithshme, duke e përcaktuar me deklarata të forta se në këtë zonë kjo apo ajo forcë politike është e mbrojtur me aq apo me kaq vota. Në këtë koncept, gjithçka do të ishte e qartë dhe numri i votave dhe për shkak të sistemit proporcional-rajonal nuk do të mund t’u jepte shumë hapësirë partive për të marrë një numër të lartë mandatesh. Madje, duke fajësuar sistemin e zgjedhur nuk do

të mund të kishim një shumicë absolute dhe të vendosur, por do të kishte gjithnjë nevojë për parti të vogla.

Një analizë e tillë u bë aq e besueshme, saqë parti të vogla të njërit apo tjetrit kamp llogaritnin se si do të vepronin në rast se koalicioni i tyre do të humbiste. Fakti që LSI-ja katër vjet më parë krijoi koalicion qeverisës me kundërshtarin e saj, do të legjitimon-te këto forca që të kalonin te kundërshtari pas zgjedhjeve. Sig-urisht që për këtë u përgatitën projektet se ka përputhje programi apo të tjera si këto. Hamendësime politike që lindën si shpresë për pushtet të dalë nga llogaritë statike të analistëve politikë. Por ajo që ndryshoi në këtë rast ishte pikërisht mungesa e njohurive sociologjike të statisticienëve tanë. Për këtë ndaj mendimin se mungesa e njohurive ishte e qëllimshme, pasi një ekspert në këtë fushë të paktën ka informacion mbi zhvillime në rajone të së shkuarës. Dhe kanë mësuar që sjelljet e një shoqërie në një moment të caktuar ndryshojnë në një moment tjetër, sado që kushtet mund të jenë të njëjtat. Kjo për faktin se efekti “kohë” apo dhe kalimi në një shoqëri në tjetrën përfshin ndjenja, nevoja dhe tronditje të besimeve. Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti nuk ndryshoi sistemi zgjedhor, nuk ndryshuan as zonat ku u

ndanë kandidatët. Dolëm thuajse me të njëjtat parti politike, por që prodhuan rezultate të ndryshme.

Në këtë pikë, atë të koalicioneve, kemi ndryshim të aleancave, ku LSI-ja apo parti të vogla të djathta u bashkuan me PS-në, ashtu sikurse kemi një kthim të LZHK-së te Berisha, apo dhe krijimi i partive të reja - AK-së dhe FRD-së. Në këto dy të fundit statis-ticienët, duke qenë se llogaritën efektin “njeri”, deklaruan se nuk shpresonin se do të kishin ndikim, ndërkohë që nxituan të lloga-ritnin sa andej dhe këndej votat që sillte LSI-ja te PS-ja dhe LZHK-ja te PD-ja. Ndërsa efekti i të pavarurve do të stabilizonte votat, duke mos lejuar ndryshime.

Ndoshta qëllimisht në këtë rast, duke qenë se për FRD-në dhe AK-në u pa me lupë reagimi publik, për dy forcat e mëdha ek-spertët e statistikave nuk vendosën asnjë kriter matës. Pikërisht rezultati i prodhuar besoj se do t’u ketë dhënë mësimin se të nxjerrësh të njëjta të dhëna në kohë të ndryshme për të njëjtën shoqëri është veçse utopi. Një teori e dalë prej një sociologu tepër të njohur e të përdorur në shoqëri, si Karl Poper, por që Shqipëria i jep dhe një provë vërtetësie se është teori e vërtetë dhe do të funksionojë gjithnjë.

Përmasat, përqindjet dhe shifra e mandateve të fitores së PS-së dhe të humbjes së PD-së kanë befasuar edhe ata që mbaheshin si fallxhorë apo astrologë të fortë, madje edhe vetë Edi Ramën e Sali Berishën si dhe komunitetin e analistëve poli-tikë shqiptarë e ndërkombëtarë. Duhet të kemi parasysh disa rrethana apo veçori. Jemi një vend ballkanik, i dalë as 23 vjet më parë nga diktatura

më ekstreme dhe më çnjerëzore, me një investim rreth 50-vjeçar nga propaganda komuniste, që kishte një nga mburrjet dhe “fitor-jet” e saj më të mëdha “krijimin e njeriut të ri komunist”. Edhe pse patën një jetë mizerabël në sistemin e Enver Hoxhës, edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndeshesh me njerëz që kanë nostalgji për të dhe marrëzinë të thonë se ishim më mirë në kohën e tij (!). Ky rezultat përcjell edhe mesazhin se për mentalitetin bashkëkohor shqiptar dy mandate qeverisëse në nivel qendror janë shumë dhe tri mandate janë tepër e të padurueshëm.

Duke iu referuar këtyre, nuk ka përse ta vlerësojmë dhe traj-tojmë këtë rezultat as si krejt të papritur e as si plotësisht anor-mal. Nëse pretendojmë se jemi europianë, fituesit meritojnë të përgëzohen edhe nga humbësit e të festojnë dhe gëzojnë po si europianë. Por ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të nesërm do t’u këshillonim me sinqeritet që me t’u ulur në kolltukët e pushteteve, të përmbanin urinë, etjen dhe epshin 8-vjeçar për përfitimet e posteve dhe të nisnin me të gjitha energjitë dhe kapacitetet e tyre odisejadën për realizimin e programit dhe të premtimeve të tyre. Kështu do të kishin mundësi ta shtynin sa më shumë që të ishte e mundur shpërthimin masiv të zhgënjimit e të pakënaqësive, edhe prej atyre qytetarëve që u falën votat me shumë shpresa e besim dhe që po gëzojnë, thua se kanë fituar e do të fitojnë njësoj sa ata që do të ulen në kolltukë të “artë”. Këta që do të ulen në këta kolltukë qofshin me fat, që, kur të hapin sirtarët e Berishës dhe të Bodes, të mos u ndodhë ajo që thotë një shprehje e popullit se “hyn miu dhe thyen kokën”, si dhe ajo që kanë përjetuar komshinjtë tanë grekë, që kanë mbetur me muaj të tërë pa marrë paga e pensione.

Sikur u zgjata ca me këtë hyrje. Në të vërtetë, qëllimi kryesor i këtij opinioni është analiza e humbjes së PD-së, sipas këndvësh-trimit tim subjektiv, duke vënë në dukje disa nga shkaqet apo ar-gumentet që e bëjnë të merituar.

Sipas meje, arsyeja e parë duhet kërkuar dhe gjendet te bajatos-ja apo ndryshkimi i shumicës së ministrave dhe, si rrjedhojë e pash-mangshme, të gjithë ekipit qeveritar “Berisha “”, me disa qeveritarë edhe nga ekipi “Berisha 1”, të shndërruar në karta të djegura qysh në mandatin e parë. Mbetja e tyre në ekipin “Berisha” nuk është thjesht çështje fati, por edhe parapëlqimi dhe vendimi nga Kryemi-

nistri Berisha. Ky, ashtu si në periudhën qeverisëse 1992-1997, ka treguar se është partizan i mosrinovimeve të shpeshta të ekipeve të tij qeveritare. Pa harruar “divorcin” e menjëhershëm me ish-min-istrin Ylli Pango dhe pranimin në çast të dorëheqjes së ish-ministrit Besnik Mustafaj, Berisha nuk u ka treguar menjëherë derën edhe atyre ministrave që, duke u dehur apo velur nga përfitimet e mëdha në poste si dhe nga detyrat e tjera në parti dhe në borde bankash, OJQ-sh etj., më shumë e dëmtonin sesa i jepnin, sidomos në im-azhin dhe kredibilitetin qeverisës e konstruktiv si dhe për nga as-pekti i pastërtisë së figurës. Kështu këta kanë cenuar dhe njollosur padrejtësisht edhe punën dhe imazhin e atyre ministrave që ishin me të vërtetë të suksesshëm e “të pastër”, duke i bërë edhe këta viktima të një alergjie masive qytetare dhe duke masivizuar dhe përforcuar bindjen për rrotacion.

Gjatë takimeve me qytetarë të thjeshtë dhe nga komunitete të tjera, si: të biznesit, të fermerëve, të ndërtimit, të shëndetë-sisë, të arsimit, sporteve etj., që ishin me të vërtetë të dobishme, Berisha zbuloi me bollëk pika të dobëta të ministrive përkatëse si dhe të gjithë qeverisë së tij. U mundua t’i mbyllte në vend ose sa më shpejt që ishte e mundur disa prej këtyre pikave të dobëta, por ishte shumë vonë. E keqja tjetër ishte se ai mbeti i vetmuar në këtë praktikë, sepse shumica e ministrave të tij nuk e kishin prak-tikë pune si ai komunikimin e përditshëm me popullin nëpërmjet pritjeve në kabinetet e tyre, nëpërmjet celularëve, “Facebook”-ut, “Twitter”-it, kthimit të përgjigjeve në linjë postare...

Një faktor tjetër që solli këtë humbje befasuese dhe shokuese të së djathtës është euforia masive në lidershipet e partive të koalicionit të këtij krahu për një fitore të tretë me rreth 70-75 mandate thuajse të sigurt. 10 000 km rrugë, dyfishimi i pagave dhe pensioneve, rreth 4 milionë turistët e huaj dhe rreth 750 mil-ionë euro investime të huaja gjatë vitit 2012, 12-13-fishimi i sh-trirjes së internetit dhe dixhitalizimit, 1200-1300 shkollat e reja apo të rikonstruktuara etj., etj., mitingjet shumë masive dhe entu-ziaste sollën eufori dhe fjetjen mbi dafina, harresën e zgjimit nga gjumi letargjik të seksioneve dhe degëve të PD-së. Nga ana e tyre celulat e PS-së kishin kohë që punonin ditën dhe natën në qen-drat e tyre, nëpër shtëpi, shkolla, rrugë, lokale, autobusë, furgonë, avionë, në vend dhe në diasporë. Kudo ku shkelnin shpërndanin nihilizëm, negativizëm, shpifje dhe fyerje ndaj punëve të qever-isë dhe ndaj Berishës personalisht. Njëkohësisht ka informacione të besueshme se jo pak “komisarë” të PS-së kanë shkuar nëpër familjet e varfanjakëve nën hundën e drejtuesve lokalë të PD-së, edhe si babagjyshi i Vitit të Ri, me thasë mbushur me premtime e dhurata financiare, materiale, ushqimore etj,.

Një arsye tjetër e fortë për humbjen katastrofike të PD-së e

të së djathtës si aleancë mund të kërkohet dhe gjendet te koa-licioni dhe bashkëjetesa afro 4-vjeçare në qeverisje me LSI-në. Edhe pse ishte zgjidhja e vetme e mundshme për të marrë dhe mbajtur pushtetin më 2009-n, përsëri u prit me pakënaqësi dhe kundërshtime nga një masë jo e paktë e anëtarëve dhe votuesve tradicionalë të PD-së dhe të partive të tjera të djathta. Ligjërisht dhe formalisht LSI-së iu dha 20% hapësirë, por nga PD-ja dhe qeveria nuk pati kontrolle se si dhe sa u respektua ky limit. Duke përfituar nga kjo tolerancë dhe bujari e PD-së, në dikasteret e drejtuara prej saj LSI-ja futi anëtarë, militantë dhe dashamirës të saj shumë më tepër se 20%, duke guxuar t’u hapte vend edhe duke larguar më tepër anëtarë, votues dhe militantë të PD-së se sa të PS-së. Nëpërmjet kësaj strategjie të hollë Ilir Meta shpëtoi edhe Dritan Priftin, vetveten dhe LSI-në nga penalizimi prej vid-eos 700 mijë euro dhe nga rastet e arrestimit të disa zyrtarëve të saj për korrupsion, sidomos në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, në METE; në Ministrinë e Shëndetësisë etj. Njëh-erazi nuk mund të mos shkohet deri aty sa të thuhet se ia la faturën apo kopilin në derë PD-së dhe ia uli ndjeshëm asaj ak-sionet dhe peshën politike në parlamentin e ri.

Megjithatë, është fakt i pamohueshëm dhe i pandryshueshëm se PS-ja dhe aleanca që udhëheq ajo ka fituar bindshëm dhe me meritë, duke pasur një program të varfër dhe një strategji të mirëpërgatitur e të realizuar mjeshtërisht nga ekspertë me përvojë të hershme dhe bashkëkohore. Nga ana tjetër, me argumentet që rendita më sipër mund të thuhet se është ndihmuar jo pak edhe nga vetë PD-ja dhe qeverisja e saj. PD-ja ndoshta pati strategji shumë më të plotë e më cilësore dhe program më të pasur e më konkret, por mund të thuhet se u ndëshkua rëndë sepse nuk parandjeu me kohë alergjinë që kishin për të shumë qytetarë, që dëshironin fy-tyra të reja në qeveri dhe rrotacion pushteti, dhe nuk kuptoi lojën në prapaskenë të PS-së, sidomos të miliarderëve të saj.

Megjithatë, kjo e keqe që u ra si mal mbi kokë PD-së dhe ale-ancës së saj, që kërkon dhe duhet të ketë edhe kurbanë, pas një analize të thellë dhe reflektuese në të gjithë piramidën e PD-së, mbart dhe do të ketë edhe ca të mira për të gjithë shqiptarët. Vlerësimi me notë pozitive i procesit zgjedhor, kjo shumicë karto-nësh në duart e mazhorancës së re do të ndikojë dhe ndihmojë për përshpejtimin e procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE dhe të anëtarësimit të plotë. Gjithashtu ishallah PS-ja arrin të bëjë çudira e mrekullira e të mbajë qoftë edhe gjysmën e premtimeve paraelektorale, të fitojë me taksën progresive mbi sfidat e papunësisë, të varfërisë, të rritjes ekonomike e të mos gremisjes në krizë të thellë, të na nxjerrë nga “ferri” i Sali Berishës dhe të na fusë në “parajsën” e Edi Ramës.

Sistemi dhe llogaritë e gabuara të statisticienëve të votave

Humbje e merituar, fitore “e dhuruar”

Nga BRAHIM SHIMA

Nga XHEVAT MUSTAFA

Page 22: Metropol 26 qershor

22 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« OPINION

Zgjedhjet e 23 qershorit përfunduan në mënyrën më të keq të menduar për PD-në dhe koalicionin e saj, gjë që mund të cilësohet pa frike si një dis-fatë politike e elektorale e saj. Humbja e zgjed-hjeve pas një qeverisjeje tetëvjeçare ishte e kup-tueshme dhe e pritshme, por mënyra dhe masa e saj e bëjnë këtë humbje sa të papritur aq dhe të turpshme për partine më të madhe të së djathtës

zyrtare në Shqipëri. Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe gjeografia e tij më tepër flasin për një votë mllefi kundër PD-së sesa për një votë pro fituesve ish-komunistë, programeve dhe politikanëve të tyre. Shtrirja e njëtrajtshme e humbjes nga Veriu në Jug dhe thellësia e saj flasin për një goditje nokdauni, që i erdhi PD-së drejt e në nofull jo nga kundërshtari apo nga arbitri, siç ka ndod-hur në humbjet e tjera, por nga brenda, nga njerëzit e saj, apo më mirë të themi nga ata që ajo pretendonte se përfaqësonte politik-isht një grupim që kishte mundësuar ekzistencën dhe pushtetin e saj duke sakrifikuar shumë nga elektorati i djathtë.

Por sa e (pa)pritur ishte kjo disfatë e PD-së? Sot pas për-fundimit të zgjedhjeve kemi të gjithë të drejtën të analizojmë atë që për efekte elektorale nuk e thamë dot me zë të lartë para tyre, por që edhe si pëshpërimë duket se pati efekte të jashtëza-konshme. Pse ka përfunduar në këtë derexhe e djathta zyrtare e Shqipërisë? Cilat ishin shkaqet dhe logjika që e çuan në këtë katastrofë politike PD-në? Çfarë pritet të ndodhë e çfarë duhet të bëhet për të rikuperuar, por dhe riformatuar të djathtën e shpar-talluar shqiptare të pas 23 qershorit? Këto janë pyetje e çështje që besoj se do të diskutohen gjatë në këtë periudhë gjithashtu të gjatë opozite, fundi i së cilës do të varet nga koha që do të marrë riorganizimi politik i së djathtës, që besoj se është një proces i vështirë, por jo i pamundur.

Rrëshqitja majtas Shumë politologë e analistë gabuan në prognozat e tyre për

zgjedhjet e 23 qershorit se i llogaritën gjërat vetëm në kuadrin e përplasjes PD-PS apo Berisha-Rama, duke mos llogaritur reak-sionin e brendshëm në PD, atë që në fakt solli edhe disfatën e vërtetë. Nëse do të ishte vetëm përballja me Ramën dhe PS-në, PD-ja ose do t’i kishte fituar zgjedhjet, ose do t’i kishte humbur me rezultat shumë të ngushtë, gjë që vërtetohet me rezultin pothuaj sa atë të vitit 2009, që PS-ja ka si parti në këto zgjedhje. Diferencën pa dyshim e ka bërë ish-aleatja e PD-së, LSI-ja, e cila, sipas të gjitha llogarive, ka mundur të marrë elektorat të djathtë, duke thyer edhe bastione të së djathtës antikomuniste, siç është Shkodra. PD-ja dhe lidershipi i saj kanë pasur gjithnjë problem me të djathtën reale antikomuniste shqiptare dhe lidhja e PD-së me këtë shtresë e rrymë të politikës ka qenë e brishtë dhe e pasin-qertë që ditën e themelimit të saj. Duhet theksuar se PD-ja është e vetmja parti postkomuniste në Europën Lindore ende aktive në politikë, pasi simotrat e saj në vendet e tjera ish-komuniste u shkrinë që në zgjedhjet e dyta pluraliste në vendet e tyre. PD-ja nuk mund të pretendojë se ka qenë de facto një parti politikisht e djathtë, edhe pse ajo ka përfituar në mënyrën më të plotë e më besnike mbështetjen e së djathtës elektorale shqiptare. Edhe pse legalisht e formalisht e qendrës së djathtë filozofia dhe qëndrime të qenësishme politike të saj nuk kanë qenë aspak të tilla.

Raportet e PD-së me pronën private, diktaturën komuniste dhe vlerat e individit, si pika të forta të domosdoshme për për-caktimin të djathë apo jo të një filozofie politike, ose kanë mun-guar, ose kanë qenë të zbehta e refraktare në PD. Ky ka qenë një problem historik politik i PD-së me të djathtën elektorale, që e ka mbështetur atë në opozitë e në pushtet si të keqen më të vogël.

Por nuk janë vetëm këto tri parime ato që çuan në rrëshqitjen majtas të PD-së, që vazhdoj ta konsideroj si arsyen kryesore të disfatës elektorale dhe politike të saj. Majtizmi i PD-së përveç atij në planin politik e filozofik theksohet dukshëm në përfaqësimin politik të saj në strukturën drejtuese të PD-së, trupën elektorale (deputetët) dhe administratën shtetërore. Individë që nuk kanë asnjë lidhje me të djathtën, shpeshherë me linja të theksuara komuniste, thirren dhe u delegohet përfaqësimi e pushtetit, duke iu imponuar elektoratit si alternativë poli-tike e elektorale. Për shumë kohë kjo poli-tikë është pranuar nga e djathta elektorale, që duket se në këto zgjedhje i ka ardhur në majë të hundës me “të keqen më të vogël” dhe ka vendosur të reagojë fort, pa llogaritur pasojat pragmatiste të rikthimit në pushtet të ish-komunistëve. Deri para zgjedhjeve të vitit 2009 e djathta elektorale ndodhej për-para një dileme morale, që e pengonte të

votonte majtas dhe reagimi i saj shkonte maksimalisht deri te bo-jkoti i zgjedhjeve, gjë që e dëmtonte PD-në, por nuk e dyfishonte këtë dëm duke votuar majtas. Nga kjo dilemë morale duket se e ka nxjerrë vetë PD-ja dhe lidershipi i saj me aleancën me LSI-në, së cilës i fali 20% të pushtetit vetëm për katër vota deputetësh. Ky koalicion i pazakontë, që unë e kam quajtur “koalicioni me Pal Mëlyshin”, ishte një demonstrim i mungesës së moralit politik nga PD-ja, e cila u transferua edhe tek elektorati, i cili nuk kishte pse të respektonte më një standard që nuk e kishte zhvlerësuar vetë politika. Në këto kushte, mijëra vota të djathta u dhanë apo u shiten tek LSI-ja, e cila e ka siguruar rritjen e saj me më shumë se 10 deputetë në këto zgjedhje nga vota të marra në bastione të PD-së. Kur z. Berisha fal 20 % të pushtetit për të ruajtur pushtetin e tij, pse votuesit e djathtë të mos e bëjnë këtë për interesa të tyre apo edhe për kundërpërgjigje ndaj këtij imoraliteti politik?! Por jo vetëm kaq . Po të lexosh rezultatin e këtyre zgjedhjeve, shihet qartë një rritje e aleatëve brenda koalicionit, në mënyrë të veçantë e PR-së. Jo se PR-ja ka ndonjë strukturë apo elektorat të fortë në këto zona, por ajo bëri pikërisht atë që nuk e bëri PD-ja: zgjodhi me mençuri kandidatët për deputetë, kryesisht njerëz me influencë në zona, duke arritur një përfaqësim të admirueshëm në parlament. Kështu, p.sh. PD-ja hoqi nga lisat e saj në Elbasan deputetin Sybi Hida, një person me influencë, duke i hapur rrugë një të afërmi të tij, deputet fitues i PR-së në ketë qark. Me këtë kandidim PR-ja siguroi në Gramsh më shumë se 1000 vota per-sonale të z. Hida, që kaluan të kushëriri i tij si reagim ndaj sjelljes politike që PD-ja reflektoi me listën e saj në këtë qark. E njëjta gjë ka ndodhur në Shkodër, Durrës etj., ku elektorat i betuar i djath-të ka kaluar nga PD-ja te PR-ja vetëm për të mos shkuar vota tek ish-komonistët. Jam i bindur se më shumë vota do të kishin shkuar tek e djathta nëse aleatët e djathtë të PD-së nuk do të ishin në të njëjtën listë apo koalicion, pasi vota kundër e moti-vuar si ndëshkim ndaj PD-së nuk do të kishte vlerë, pasi mund t’i shkonte sërish asaj. Koalicioni me PD-në i dha shumë avantazhe LSI-së në këto zgjedhje. Zbuti së pari mendimin negativ që vetë PD-ja kishte injektuar kundër Ilir Metës. Inati më i madh i të djath-tëve me Ilir Metën ishte arrestimi i z. Berisha kur ai ishte kryemi-nistër. Kur vetë Berisha pajtohet e ndan pushtetin me të, pse të mos e bëjnë të njëjtën gjë me votë zgjedhësit e djathtë? Është më e moralshme që qytetarët t’ia japin vetë votën Metës sesa t’ia japin Berishës dhe ky t’ia dhurojë për interesa të pushtetit sërish Ilir Metës. Besoj se kjo logjikë ka funksionuar që ka çuar votën e djathtë te LSI-ja, një situatë amorale, përgjegjëse për të cilën është PD-ja dhe lidershipi i saj. Nuk mund të gjesh moral e të kritikosh ata të djathtë që nuk votuan PD-në në këto zgjed-hje. Është e pamoralshme të kërkosh vota të djathta kur vendin e ish-të internuarit politik Enkelejd Alibeaj ia jep ish-komunistit Kastriot Islami, kur në vend të Llesh Kolës çon kundërshtarin e tij ish-komunist Gjovalin Kadeli. Mund të ndërtosh një kryevepër si rruga Elbasan–Tiranë dhe e kthen në bumerang duke kandiduar pikërisht në vendin e krimit (masakrës së Cërrikut) një prej krerëve të rebelimit komunist, Arben Imamin, e duke përjashtuar nga lista alternativa të tilla elektorale, figura të nderuara e me reputacion si Shefqet Deliallisi apo Sybi Hida. Çfarë duhet më shumë se kaq që votat të shkojnë për PR-në, PBDIU-në, apo me keq, për LSI-në?!

Nuk mund të rri pa përmendur ngërçin që z. Berisha krijon me të djathtën në performancën mediatike të tij dhe të PD-së. Në vitin 2005 PD-ja dhe z. Berisha i mbështetën mediatikisht një grup gazetarësh me lidhje e bindje të forta të djathta. Menjëherë pas marrjes së pushtetit ata u zëvendësuan me gazetarë ish-kundërshtarë, që u kthyen në servilë të tij dhe të pushtetit në këmbim të favoreve politike dhe ekonomike. Kjo aferë e z. Beri-sha me ata që nuk i kishin lënë gjë pa thënë në opozitë solli pa dyshim një qejfmbetje tek elektorati i djathtë, që nuk e përtypte dot këtë mungesë morali politik. Kulmi arriti kur z. Berisha pra-noi të dilte në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, i destinuar kryesisht për kurvat dhe homoseksualët, gjë që mund të ketë çdo lloj e efekti, por asnjë lidhje me politikën e djathtë. Nuk e di

në ka marrë ndonjë votë nga llumi që e shikon këtë emision, por jam i sigurt se ka humbur shumë vota të djathta prej tij. Sot të gjithë aleatët mediatikë gjatë kohës në pushtet të Berishës kanë filluar që tani të fshihen apo ta braktisin. Nuk e di në ka ngelur ende ndonjë idealist që ta mbështesë tani në opozitë, nëse arrin ta rikuperojë dot politikisht një disfatë të tillë. Ndarja me Metën mund të përsëritet edhe me aleancat me mediet, sidomos tani që reklamat shtetërore, por dhe interesat e tjera janë në duar të ish-komunistëve.

Fenomeni “Shkodra”Nuk është hera e parë që PD-ja ndëshkohet nga elektorati i

djathtë në bastionet historike, por të gjitha rastet kanë të bëjnë pikërisht me rrëshqitjen majtas të saj. Dua t’ju kujtoj se në zgjed-hjet e vitit 1996 përfaqësimi në parlamentar i PD-së anoi fort majtas, duke krijuar një çarje me elektoratin e djathtë, që çoi në humbjen spektakolare të Bashkisë së Shkodrës nga PD-ja në zgjedhjet lokale po atë vit që u fitua nga e Djathta e Bashkuar, një grupim politik i forcave tradicionale të djathta, që arriti rezultate të konsiderueshme elektorale në pothuaj të gjitha njësitë ven-dore të vendit. PD-ja do ta kishte pësuar edhe më nga ky konflikt me elektoratin e djathtë, por duhet thënë se e shpëtoi rebelimi i vitit 1997, kur të majtët sulmuan me armë kundërshtarët e tyre politikë. Ky konflikt me ish-komunistët dhe mungesa e orientimit nga politika e së djathtës së bashkuar e riktheu elektoratin e djathtë te PD-ja, gjë që e ringriti PD-në, madje edhe e soli sërish në pushtet. Duke menduar se rebelimi i vitit 1997 do të ishte i mjaftueshëm për të bindur Berishën për rrezikun komunist, e djathta elektorale e mbështeti fort, por nuk kaloi shumë dhe PD-ja u zhvendos majtas sikur të mos kishte ndodhur asgjë (!). Berisha për hatër të pushtetit toleroi skandale si Gërdeci apo videopërgji-mi Meta-Prifti, që përfundoi me katër të vrarët e 21 janarit, duke ngarkuar mbi PD-në dhe elektoratin e saj barra të rënda e të pamerituara, disa nga arsyet kryesore të kësaj disfate, ndërkohë që autorët e përfolur të tyre rritin pozitat politike e elektorale me vota që mund të kishin qenë të sigurta për PD-në. Pse jo? Kur Berisha i mbron e i respekton, sigurisht që e meritojnë edhe votën e mbështetësve të djathtë të tij. Pa dyshim që Shkodra dhe vota majtas e saj përbën një problem, por jo një risi. Siç thashë, PD-ja e kishte humbur një herë, por ajo kishte ngelur sërish djathtas, pasi kishte gjetur një alternativë. Sot në mungesë të alternativës ajo detyrohet ta çojë votën te LSI-ja, si e keqja më e vogël. Në fund të fundit, aleates së para dy muajve të PD-së ia dhanë votën, madje dhe jo falas. Shkodra është vërtet e djathtë, po a është e tillë alternativa elektorale e PD-së për të. Jozefina Topalli ka monopo-lin politik të PD-së në Shkodër. Ajo vjen si origjinë e djathtë, por sjellja e saj politike nuk ka qenë gjithnjë e tillë. Para disa kohësh ajo votoi në parlament kundër prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, një ish-i përndjekur politik dhe besimtar i fesë myslimane, një veprim që e vë shumë në dyshim antikomunizmin dhe fis-nikërinë e zonjës Topalli, një mesazh i mjaftueshëm ky për an-tikomunistët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë dhe një arsye e fortë për këtë devijim të votës në kalanë e deritanishme të PD-së. Por PD-ja kishte marrë gjithnjë mesazhe negative nga bastionet. Më parë Kavaja, Mamurrasi, Laçi etj. kishin votuar majtas si reagim ndaj kandidaturave të imponuara nga PD-ja, reagime që Berisha nuk i ka marrë kurrë seriozisht derisa mbërriti në këtë derexhe.

Ka edhe dhjetëra arsye e argumente të tjera që analizo-jnë këtë situatë të (pa)pritur me të djathtën zyrtare shqiptare, ekzistenca e së cilës është e rrezikuar seriozisht. Nëse do të ndjekë historinë e simotrave në vendet e tjera ish-komuniste, ka pak shanse që PD-ja të vazhdojë të jetë ende përfaqësuese zyrtare e së djathtës politike shqiptare, sidomos në formatin që gjendet tani. Rikuperimi i së djathtës besoj se do të jetë de-tyrë parësore e politikanëve që vërtet ndihen të tillë. Me apo pa emrin “PD” ajo duhet të ringrihet serioze dhe e vërtetë, me filozofinë, politikën dhe burimet njerëzore, që nuk i mungojnë. Lidershipit të PD-së, si përgjegjësi kryesor politik i kësaj situ-

ate, i bie barra të krijojë mundësi e hapësira për një riformatim të së djathtës sipas filo-zofisë, politikës dhe rregullave të simotrave të saj euroatlantike. Një e djathtë e fortë dhe e vërtetë do të ishte e mundur vetëm me bashkimin e të gjithë elementëve e fak-torëve: historikë, politikë, ekonomikë etj., gjë që mund të bëhet vetëm në kushtet e opoz-itës dhe nën peshën reformuese të kësaj humbjeje të madhe. Shumë nga të djathtët janë të dëshpëruar nga kjo situatë, por unë besoj te “gjysma plotë e gotës” sipas prover-bit popullor “nga sherri del hairi”.

Disfata e (pa)pritur e PD-së Nga NEBIL ÇIKA

Page 23: Metropol 26 qershor

23• E mërkurë 26 qershor 2013

»SPORT

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇ, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

marketing: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

ZYRTARE, Ançeloti është i Realit

Karlo Ançeloti është trajneri i ri Realit të Ma-dridit. Që të hënën në mbrëmje Perez nuk ka duruar duke shpallur se Ançeloti do të drejtojë Realin në sezonin e ri. Por gjithçka ka marrë fund dje, kur klubi nëntë herë kam-pion i Evropës ka zyrtari-zuar në faqen e vet online se Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ri Madridit. Prezantimi sot në orën 13:00

Karlo Ançeloti do të ishte trajner i Realit dhe kjo nuk kishte pikë dyshimi. Çështja është se Reali ka dashur ta mbajë sa më gjatë të fshehtë ditën e prezantimit të trajnerit të ri. Por duket se plani sekret i madrilenëve ka dështuar është zbuluar. Dhe gazetat spanjolle kanë arritur të nxjerrin në dritë faktin se trajneri i ri i Realit do të prezantohet sot në orën 13:00Kontrata

Sipas gazetave spanjolle që i referohen pikërisht asaj çfarë është publikuar nga Reali i Madridit, trajneri Ançeloti do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me klubin e drejtuar nga Florentino Perez. Trajneri Ançeloti, do të firmosë sot dhe do të jetë në krye të Realit deri më 30 qershor të vitit 2016. Trajneri

Ançeloti do të jetë trajneri i dytë italian i Realit të Madridit. Para tij Realin e ka drejtuar dhe trajneri aktual i kombëtares ruse, Fabio Kapelo që arritur dhe shpallte kampion këtë skuadër.Tratativat

Tratativat deri në arritjen e marrëveshjes me Ançelotin kanë qenë jo pak të vështira për Realin. Në fakt vështirësia nuk ka ardhur nga tekniku. Gjithçka ka qenë e lidhur me klu-bin e tij PSG-në, që ka bërë të pamundurën për të mos lejuar kalimin e italianit në Madrid. Por pas këmbënguljes së gjatë Reali ka arritur të bindë PSG-në ta lërë të lirë teknikun, i cili që nga sot do të marrë drejtimin e Madridit.

Maliqi vishet i kuqPartizani vazhdon të marrë gjithnjë e më shumë ngjyra

kosovare. Ashtu siç ishte parashikuar, të kuqtë kanë firmo-sur me ish-kapitenin e Prishtinës, Behar Maliqi. Mesfushori 24-vjeçar është kështu blerja e radhës e Partizanit në mer-katon e verës. Dje pasdite mesfushori ka mbërritur në Tiranë ku ka firmosur për të kuqtë, duke e çuar në pesë numrin e lojtarëve që Partizani ka marrë në merkaton e verës. Behar Maliqi bëhet kështu lojtari i tretë nga klubi kampion i Kosovës, Prishtina që firmos për Partizanin. Ndryshe nga dyshja tjetër Labinot Ibrahimi e besnik Krasniqi që kanë firmosur për 3 vjet me Partizanin, Maliqi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin kryeqytetas. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra për shtyp e partizanit. Zëdhënësi i kësaj skuadre, Olsi Ranxhi ëhstë shprehur se pas një bisede të shkurtër me mesfushorin gjithçka është mbyllur me firmën e tij me Partizanin. me këtë rast, Maliqi ka bërë dhe foton e rastit me flamurin e Partizani si dhe me traj-nerin Hasan Lika. “Maliqi është blerja e radhës e Partizanit – kon-firmoi për shtypin zëdhënësi i të kuqve Olsi Ranxhi – Ky është një tjetër lojtar i Prishtinës që firmos për skuadrën tonë dhe që kon-firmon dhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy klubeve”.

Ervis Tabaku sjell medalje ariEkipi kombëtar shqiptar siguroi edhe dy medalje të tjera, një

të artë dhe një bronzi në Lojërat Mesdhetare Mersin 2013. Është sërish sporti i peshëngritjes që nderon flamurin kuqezi këtë rad-hë me peshëngritësin Ervis Tabaku në peshën deri 94 kg. Në stilin e shkëputjes 23-vjeçari arriti të ngrinte në provën e tretë 166 kg, duke siguruar medaljen e artë, pasi rivali i tij egjiptian Ragab Abdalla dështoi në provën e tretë, ku tentoi të ngrinte lart 1 kg më shumë. Në stilin e shtytjes peshëngritësi shqiptar realizoi në provën e dytë 196 kg, duke siguruar medaljen e bronzit. Në këtë stil medalja e artë i takoi pikërisht egjiptianit Abdalla që ngriti 206 kg. Më këtë sukses të Tabakut ekipi kom-bëtar shqiptar e çon në 8 numrin e medaljeve të fituara në Mer-sin 2013, ku veçohet pa dyshim performanca e Daniel Godellit, i cili përveçse i siguroi Shqipërisë 2 medalje të arta, theu edhe rekordin e lojërave mesdhetare në peshën 68 kg.

Juventus vazhdon të kërkojë me ngulm Karlos Tevez dhe mund të thuhet se ai është një lojtar bard-

hezi, pavarësisht se për momentin mungon zyrtarizimi. Gjithçka është çështje orësh, sepse mes Juventusit dhe argjentinasit është arritur një marrëveshje. Dje drejtori i përgjith-shëm i Juventusit, Bepe Marrora ka udhëtuar në Angli, ku është takuar me drejtuesit e Mançester Sitit për të arritur edhe detajet më të vogla të kontratës. Anglezët po bëjnë rez-istencë, por në fund do të dorëzohen, sepse në mes është dëshira e Tevezit për të veshur fanellën e Juventusit. Në të vërtetë destinacioni i preferu-ar i sulmuesit, Milani po has shumë vështirësi për të shitur ndonjë lojtar dhe të sigurojë shumën e nevojshme për argjentinasin, ndaj Marota mund ta shfrytëzojë këtë fakt dhe të arrijë përpara kuqezinjëve. Mund të thuhet se Marrota ia ka arritur qëllimit, sepse Tevez nuk ka ndërmend të presë më Milanin. Drejtori i përgjithshëm i Juventusit i ka propozuar Man. Sitit 12 milion euro kesh, por kjo shumë nuk është pranuar nga drejtuesit an-glez, sepse synojnë të përfitojnë nga shitja e argjentinasit minimalisht 15 milionë euro. Pra, distanca nuk është disi e madhe dhe e pakalueshme, sidomos kur bëhet fjalë për një nga sulmuesit më të fortë në botë. Por, Juventusi nuk ka ndërmend të shpen-zojë më shumë para për dy arsye. E para është se Tevez nuk dëshiron të qëndrojë në Angli dhe e dyta është se sezonin e ardhshëm atij i përfundon kontrata dhe mund të largohet me parametra zero. Anglezët aktualisht po bëjnë rezistencë, por shumë shpejt do të dorëzohen, sepse nuk mund ta mbajnë dot Tevezin jashtë dëshirës së tij, sepse kjo do të ndikojë në paraqitjen e tij në fushë. Për sa i përket Juventusit dhe Tevezit, mes dy palëve është arritur çdo mar-rëveshje e mundur. Pasi të jap kon-firmimin edhe Siti, argjentinasi do të firmosë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5.5 mil-ionë euro në vit, plus edhe bonuset në rast se do të arrihen objektivat. Tashmë fjala e fundit i përket Man.Sitit, që me shumë mundësi brenda kësaj jave do të jap konfirmimin për transferimin e Tevez në Itali.

Duket se Çelsi, tashmë i drejtuar nga Zhose Murinjo, ka bërë edhe goditjen e madhe të kësaj merkato pikërisht në repar-tin e sulmit. Kështu, sipas asaj që raporto-jnë si mediat italiane, ashtu edhe ato an-gleze, Edison Kavani dhe Napoli duket se kanë pranuar ofertën e majme të skuadrës së Çelsit. Kështu, uruguaiani po bëhet gati të veshë fanellën e Çelsit në sezonin e ardhshëm. Sulmuesi uruguaian tashmë duket i vendosur të largohet nga Italia dhe qëndrimi i tij me sa duket po mbështetet edhe nga Napoli, që ka gjetur një akord me londinezët. Sipas “Radio Marte”, që shpesh

ka funksionuar si radio zyrtare e klubit të Napolit, skuadra italiane ka pranuar ofer-tën prej 58 milion eurosh për shitjen e fut-bollistit, 5 milion euro më pak sesa klau-zola e tij e largimit. Ndërkohë, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, media prestigjioze angleze, gjërat janë deri në atë pikë sa që tashmë ngelen për t’u kryer vetëm for-malitetet dhe testet mjekësore. Gjithçka është vendosur në pasditen e djeshme, kur presidenti i Napolit, De Laurentis, ka autorizuar shitjen e futbollistit që do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në skuadrën e tij të re. Kavanit do t’i ofrohet

një rrogë prej 8.5 milion eurosh në radhët e klubit anglez, duke e kthyer në një prej futbollistëve më të paguar në Angli. Edhe më parë, Kavani në fakt ishte i dyzuar nga fakti që mund të largohej, ndonëse deri vonë është folur më tepër për Realin e Ma-dridit. Megjithatë, kalimi i Murinjos në An-gli tek Çelsi, ka bërë që tashmë edhe inter-esimet më të mëdha për të vijnë pikërisht nga Premier Lig. Gjithsesi, për Kavanin ka pasur një interesim të madh gjatë gjithë merkatos së verës nga shumë skuadra, përfshirë këtu Man. Siti, Real Madrid apo edhe Monako.

ÇELSI MERR KAVANIN PËR 58 MILION EURO

Tevez-Juventus, pritet vetëm firma“Zonja e Vjetër” ka arritur një marrëveshje me sulmuesin argjentinas, i cili do të firmos një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5.5 mil-

ionë euro, ndërkohë pengesa e vetme për momentin është Mançester Siti

25 milionë dhe Kaka për El SharauinReali i Madridit pasi ka siguruar shërbi-

min e të riut Isko, po këmbëngul të arrijë një marrëveshje edhe me Milanin për sa i përket talentit Stefan El Sharaui. Për të bërë të mundur këtë objektiv, madrilenët janë të gatshëm t’i ofrojnë Milanit 25 mil-ionë euro plus kartonin e Rikardo Kakas, i cili edhe pse është larguar, vazhdon të mbetet një nga lojtarët e preferuar të tifozëve kuqezinj. Gazeta italiane “Gaazzetta Dello Sport” zbulon se ky shkëmbim i mundshëm ka marrë kon-firmimin e trajnerit të ri Karlo Ançeloti, i cili dje është bërë zyrtarisht trajneri i ri i spanjollëve. El Sharaui vlerësohet nga Milani me 40 milionë euro, por Re-ali pretendon ta ulë në 25 milionë euro këtë shifër duke ofruar edhe mesfush-

orin brazilian Kaka, rikthimi i të cilit në Milano do të pritej me shumë entuzi-azëm edhe nga tifozët. Nuk është hera e parë që Milani shfaq interes serioz për Kaka, madje gjatë merkatos së janarit 31-vjeçari ishte shumë pranë rikthimit te skuadra italiane. Por, shkëmbimi El-Sharaui – Kaka nuk është opsioni i vetëm që po studiojnë drejtuesit e Milanit, pasi për të riun ka oferta edhe nga Anglia. Në të njëjtën kohë Administratori i del-eguar i kuqezinjve, Adriano Galiani, është duke punuar për afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese Keisuke Hoinda, kontrata e të cilit me CSKA e Moskës përfundon në fund të këtij vitit. Japonezi Honda shihet si alternativa më e mirë për mesfushën, nëse Kaka nuk transferohet në Milano.

Page 24: Metropol 26 qershor

24 E mërkurë 26 qershor 2013 •

« HIPOTEKAT