20
Viti X. Nr. 94. 19 mars - 19 prill 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial BETOHEM NË ZOT SE... A MUND TË KRAHASOHET KOSOVA ME GJERMANINË?!... PA REAGIM NUK KA ZHVILLIM Intervistë me biokimistin, Hajdin Bela MISHI HARAM SJELL SËMUNDJE, AI HALLALL SHËNDET

Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

1Nr. 94 n MARS / PRILL'15

Viti X. Nr. 94. 19 mars - 19 prill 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

EditorialBETOHEMNË ZOT SE...

A MUND TË KRAHASOHET KOSOVA ME GJERMANINË?!...

PA REAGIM NUK KA ZHVILLIM

Intervistë me biokimistin, Hajdin Bela

MISHI HARAM SJELL SËMUNDJE, AI HALLALL SHËNDET

Page 2: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

2 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9419 mars - 19 prill 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Lulzim AHMETITë rritet TVSH-ja për prod...

4 Avni AVDIUDUIzmi dhe DEPEAizmi

5

Khaled DIABSelfitë xhihadiste që po ndryshojnë imazhin e një lufte të shenjtë

13

Të huajt kundërkolonizimit izraelit në Palestinë

17

Page 3: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 3Nr. 94 n MARS / PRILL'15

Editorial

Avni AVDIU

Do të vijë një ditë kur nuk do të ketë më as PDSH dhe as BDI. Partitë do të shuhen si yjet, ashtu

siç edhe lindën. Shumë parti edhe më të mëdha janë shuar më parë. Sado të kenë bërë e çfarëdo që kanë bërë, të bëmat nuk i kanë mbajtur përgjithmonë në skenë. Kanë përmbushur ose jo misio-nin e tyre, prapëseprapë ato kanë mbetur në histori, duke lënë gjurmë qoftë për të mirë a për të keq. Partitë formohen në rrethana të caktuara historike, shoqërore e ekonomike, si mekanizëm politik për të arritur një qëllim të caktuar. Për fat të keq shpesh ka ndodhur që ai qëllim të fillojë për të mirën e përgjithshme të popullit, e të përfundojë për të mirën e interesit personal e të ngushtë të klikës që e ka formuar atë.

Ajo që më brengos shumë është se partitë, pa përjashtim, e kanë harruar faktin se një ditë do të kalojnë në histori, se për to do të mësohet e studiohet, se emrat e politikanëve të sotëm do të jenë nesër objekt i hulumtimit të brezave të rinj dhe se më në fund mallkimi i his-torisë do të jetë shumë i rëndë. Pesha e atij mallkimi mund të rëndojë dheun në varrin e poli-tikanëve të sotëm, ani pse në varrim kortezhi i përmotshëm përshpërit: ‘I qoftë i lehtë dheu!’ Vaj halli nëse në dhe mishërohen padrejtësi të shumta!!!

Me keqardhje shoh se për shumë njerëz partia e zemrës është mbi gjithçka, është miti-zuar, është hipostazuar. Në këtë kohë turbulente kur jemi bom-barduar në çdo dy-tri ditë me rrebeshe të këqijash të shkuara,

por me pasoja të vazhdueshme, e të cilat në shesh i nxorën përgjimet, janë shtuar edhe zënkat e sharjet në rrjetet sociale. Rrugaçëria politike virtualisht ia ka zënë vendin arsyes së shëndoshë dhe njerëzores. Ata që mbrojnë një parti, ofendojnë të tjerët që mbrojnë partinë tjetër. Nuk e kuptoj dot e as që do të mund ta kuptoj ndonjëherë se si njer-iu-njeriut i drejtohet me fjalë të ndyta: qen, zorrë, jashtëqitje, pleh, bërllok e kështu me radhë, sado që ai njeri të ketë të meta, të këqija, të liga, të zeza e mangësi. Ngadalëni pak he burra, mos nxitoni! Mos harroni se mbi të gjitha është fytyra, dinjiteti, karakteri, morali dhe virtytet njerëzore, pa të cilat nuk ju vyen as partia dhe asgjë tjetër.

Sa u përket ‘bombave të Zaevit’, mend-jet anticipuese nuk janë tronditur fare. Kishte kohë që disa e kishin nuhatur atë çfarë ndodhte. Të tillët kishin shkruar me vite të tëra për të gjitha ato që tash dolën në shesh. Ishte dhezur moti alarmi, u tre-guan shenjat dhe iu kallëzua këtij populli se ku çonte zullumi i partive. Megjithatë pjesa dërrmuese vazhdoi t’i injorojë zërat e arsyeshëm, u sollë me papërgjegjësi në

momentet vendimtare, vulosi me duar fatin e mjerë kolektiv, duke ua hedhur votën pikërisht varrëmihësve të vet. E tani kur janë shokuar këta njerëz të rëndomtë, që nuk lexojnë e s’analizojnë, por që jepen e vardisen së koti pas premtimeve boshe, çfarë t’u them përveç ngushëllimit, nuk e di. Njërit prej tyre i thashë: “Na ndimoftë Zoti se vetëm njerëzit që i frikësohen Atij mund të na shpëtojnë nga ky hendek ku na kanë hedhur”, kurse ai me ‘dijen’ e tij ma ktheu: “Nëse e lëmë këtë punë në Zot, na ka hangër dreqi!”.

Pikërisht duke e pasur parasysh këtë mentalitet të mjerë që nuk be-son në fuqinë e Drejtësisë Absolute dhe në njerëzit e mirë të lidhur për të, lind dyshimi për perspektivën e këtij vendi, thjesht sepse është paracaktuar në formë hyjnore se “nuk ka ndryshim të gjendjes së popullit, pa e ndryshuar ai veten e tij” dhe “se gjithmonë do t’i ketë ata udhëheqës, ashtu siç është vetë’. Dhe ashtu siç e fillova me betimin në Zot, po ashtu po e përfundoj. Betohem në Atë që e rrotullon ditën dhe natën, se sado që të zgjasë terri i natës, sërish në horizont do të agojë drita e ditës, se

sado të bëjnë kërdi të padrejtit, do të vije çasti i të drejtëve dhe sado që të duket se zullumi po trashet, ai megjithatë një ditë do të këputet. Koha e matrapazëve rrenacakë ndonëse duket se tani për tani po lulëzon, megjithatë prapeseprapë do të vyshket. Siç thotë akademik Ferid Muhiç, “llamba e së vërtetës ndriçon nga vaji i mashtrimeve të dje-gura. Sa më shumë vaj të tillë të hedhin, duke tentuar ta shuajnë (të vërtetën), vetëm sa e rrisin shkëlqimin e saj”. n

BETOHEM NË ZOT SE…

Page 4: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA4 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

Lulzim AHMETI

Ulja e Tatimit mbi vlerën e shtuar për 50 për qind në disa produkte është hap shume i qëlluar edhe pse

i vonuar, pasi që me këtë hap nuk tatohen njësojë të gjitha produktet. Deri më tani në vendin tonë, si pijet alkoolike, ashtu edhe buka kanë pasur shkallën e TVSH-së të njëjtë prej 16 për qind. Po ashtu edhe produktet e tjera të luksit siç janë duhani, kafeje dhe produktet e tjera të luksit kishin të njëjtën TVSH me produktet bazë për ushqim, gjë që ka qenë e papranueshme.

Ky hap i Qeverisë është hap i drejtë, i cili duhet të fillojë sa më parë së apli-kuari, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndikohet në uljen e çmimeve të produk-teve bazike për një familje kosovare, ku shporta e tyre mujore çdoherë po shkon duke u zbrazur për shkak se çmimet në vazhdimësi kanë shkuar duke u rritur.

Krahas këtij vendimi, Qeveria duhet të rrisë Qeveria duhet të rrisë TVSH-në për disa produkte, në mënyrë që të mundësojë zvogëlimin e konsumimit të tyre.

Shembull pse mos të rritet deri në 20 për qind ose më shumë TVSH-ja për birrën, vodkën, verën, duhanin dhe pijet alkoolike e të ulen tatimet për miellin, kripen, sheqerin dhe produktet tjera el-ementare. Ulje të këtij tatimi do të duhej të kishte edhe për naftën që përdoret për përgatitjen e bukës si dhe për naftën që përdoren në industrinë prodhuese dhe bujqësi. E rritja e TVSH-së, në duhan do të duhet të bëhet sa më shpejt, pasi që rritja e çmimit të tij, parandalon fil-limin e konsumimit si dhe mund të ketë ndikime në uljen e konsumit të tij.

Në cilat produkte ulet TVSH-ja Ministri i Financave, Avdullah Hoti,

ka thënë se ulje të TVSH-së do të ketë përveç produkteve elementare edhe për energji elektrike. “Hapi i radhës është ulja e normës së TVSH-së prej 16 për qind, ta ulim në 8 për qind për mall-rat elementare, për bukë, krip, vaj edhe për disa mallra dhe shërbime që kanë çmime të rregulluara që është energjia, ngrohja dhe furnizimi me ujë. Unë presë që kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikoj në standardin e jetesës sidomos të familjeve me të ardhura të ulëta pasi vlerësimet tona janë që të gjitha familjet që janë nën pragun e varfërisë dhe që janë me asistencë sociale gjysmën e të ardhurave të tyre mujore e shpenzojnë për këto mallra elementare. Do ta rrisim për 18 për qind për të gjitha mallrat e tjera “, - ka shpjeguar ministri Hoti.

Ndryshim tjetër, sipas tij, do të jetë edhe heqja e TVSH-së, për makineritë prodhuese. “Te ligji për të ardhurat e korporatave, do t’i njohim si shpenz-ime të shkollimeve të trajnimeve të stafit vlerën deri në 3000 euro, por përgatit-jet e stafit që mund të bëjnë bizneset sponsorizimet, do njihen deri në 10 për qind të bazës tatimore. Po ashtu kemi vendosur ta caktojmë një tatim 10 për qind në dividendë dhe në lojërat e fatit 10 për qind dhe qiraja prej 9 për qind që ekziston të ndalet në burim për të menaxhuar më lehët me këto të hyra buxhetore”, - ka thënë Hoti.

Zhvillim Jo vetëm te ulja e tatimeve, por Qeve-

ria e Kosovës duhet të punojë më shumë në rritjen ekonomike dhe në hapjen e vendeve të punës, pas që pa pasur zhvil-lim ekonomik dhe hapje të vendeve të punë, rrjedhimisht do të ishte e rrezik-shme ulja e tatimit, e cila do të ndikon në

uljen e të hyrave në buxhetin e shtetit. E pa pasur të hyra të mjaftueshme buxhe-tore, atëherë do të shfaqeshin probleme të mëdha në realizimin e projekteve kapitale dhe zhvillimeve të tjera.

Reforma për biznese Po ashtu Qeveria duhet të bëjë re-

forma fiskale pasi që pa reforma fiskale nuk do të ketë biznese të fuqishme dhe ardhje të bizneseve nga jashtë. Qeveria duhet urgjentisht të bëjë më shumë për të rritur më shumë punësimin e të rinjve që janë të gatshëm për treg të punës, po ashtu duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes për bizneset vendore.

Shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe të investimeve, janë bizne-set vendore, pasi në Kosovë marrin me 85 për qind në investime, derisa inves-titorët e huaj janë në masën prej vetëm 15 për qind dhe mbulojnë ato hapësira ku kapitali financiar vendor nuk mund t’i kap ato investime.

Prandaj, krijimi i kushteve më të mira në rend të parë, për bizneset vendore do të bënte që të tërhiqin edhe investime të reja nga investitorët e huaj. Pasi rrjed-himisht krijimi i kushteve për bizneset vendore dhe trajtimi i mirë i tyre nga ana e shtetit, gjykatave dhe komunave sjellë më shumë investime në vend.

Edhe pse janë bërë në vazhdimësi reforma sa i përket ambientit biznesor në Republikën e Kosovës, kurrë nuk është arritur që të jemi të fuqishëm për investitorët. Ne kemi përmirësuar pro-cedurat për hapjen e një biznesi të ri, por nuk kemi përmirësuar ambientit që ai biznes ta vazhdojë veprimtarinë e tij dhe të zhvillohet duke rritur kapacitetet e tij shërbyese ose prodhuese. n

Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), nga 16 për qind në 8 për qind, për bukë, krip, vaj dhe për energji elektrike, ngrohje dhe furnizim me ujë është vendim i drejtë dhe i qëlluar, por ai duhet të përciellet edhe me re-forma dhe ndërmarrje të iniciativave, të cilat gjenerojnë në rend të parë të hyra e pastaj edhe zhvillim. Pasi ulja e TVSH-së në këto produkte do të mund të sillte mungesë të hyrash për buxhetin, Qeveria duhet të rrisë TVSH-në, për disa produkte alkoolike dhe produkte të luksit

TË RRITET TVSH-JA PËR PRODUKTET E LUKSIT

Page 5: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

5Nr. 94 n MARS / PRILL'15PAQJA

Avni AVDIU

PDSH (DPA) dhe BDI (DUI) të kujtojnë paradoksin e njohur të Blez Paskalit, me të cilin u mor

Sigmund Frojdit: dy persona të ngjashëm - prej të cilëve asnjëri veçmas nuk të bën të qeshësh, por që kur janë së bashku, me ngjashmërinë e tyre, ta qesin gazin. Aq të ngjashme janë, saqë një shkrirje ‘abdul-hadiveseljane’ do t’u shkonte përshtati.

Të qashë apo të qeshësh me to, është sikurse enigma hamletiane: të jeshë apo të mos jeshë. Të qashë për faktin se në çfarë derexhe e sollën popullin, kurse të qeshës sepse me vite janë shtirur duke luajtur rolin e kundërshtarëve politikë, gjersa njëherësh i janë vardisur një sub-jektit të njëjtë maqedonas.

Edhe më rrëqethëse është gjendja shpirtërore dhe emocionale e ‘adhuruesve’ të këtyre partive. Dorën në zemër, nuk përjashtoj mundësinë që pjesa dërrmuese e tyre të jenë njerëz të mirë, atdhetarë të denjë dhe të sinqertë, ashtu sikurse mendoj se të tillë mund të jenë edhe disa anëtarë dhe struktura përbërëse. Mirëpo kjo nuk mjafton që përmes të tillëve të prarohet partia e zemrës së tyre ose që për hirë të tyre ato të mos demistifikohen e të mos dekonstruohen.

Mënyra se si koketojnë ose flirto-jnë këto parti shqiptare me tandemin Gruevski-Mijallkov, zbulon iden-titetin real që kanë. Edhe po të supozojmë se përgjimet janë të përpunuara, nga prej një vargu fjalësh janë shkëputur disa dhe janë montuar pastaj ndry- she të tjera fjalë, ajo që vret nuk është edhe aq përm-bajtja, sepse përmes teknologjisë ajo edhe mund të ndryshohet, por është p i k ë r i s h t mënyra, toni dhe volumi i komuni-kimit, në një anë me

përgjërim me shefin Mijallkov dhe në anën tjetër me prepotencë me anëtarët e partisë së tyre. Këtu zbulohet thelbi i pozicionit në mes padronëve dhe var-tësve të tyre, pra në mes superiorëve dhe inferiorëve. Nga kjo analizë e thjeshtë që mund të bëhet fare lehtë edhe nga ata që kanë qoftë edhe dy gram tru në kokë, rrjedh e gjithë tragjikomedia e kë-tyre dy partive PDSH-së dhe BDI-së, të cilat në bazë të kësaj që u tha, janë parti marionete që dirigjohen nga tandemi Gruevski-Mijallkov dhe mu për këtë prijësi i njërës parti (BDI) nuk di kah t’ia mbajë e ku të shkojë nëse e prishë ‘kurorën’ me ta, ndërsa tjetri (PDSH) i vardiset deri në pikën e fundit për t’u pranuar në qerthullin e tyre. Ironia e paradoksit shtohet kur simulojnë lojën pozitë-opozitë.

Përndryshe ngjashmëritë e këtyre partive janë qysh në zanafillë. PDSH lindi si krah radikal i PPD-së, duke ndezuar pasionet patriotike me sloganin e njohur ‘shqip-shqip’, këngët atdhetare nëpër mit-ingjet partiake dhe patetizmin e diskursit politik në diskutime e debate të ndry-shme. BDI përvetësoi vlerat e luftës dhe trumbetoi me pompozitet përfitimet e saj, kështu që me këtë eufori u shpërqën-druar nga beteja politike që duhej bërë në tavolinë, duke rënë me ose pa dije në pozicionin “zero-sum game’, sepse atë që i premtoi popullit se është fituar me luftë,

e humbi për interesa të ngushta në paqe. Pa hyrë në detaje të stërhollu-

ara, të cilat i kam elaboruar më parë për ngjashmëritë e këtyre partive, dua përshkitazi të ndalem te

njëra, më e dhimbshmja. Strategjia, taktika ose vizioni i vetëm praktik i të dyjave

mbetet punësimi i adhuruesve dhe

m i l i -

tantëve të tyre pa kurrfarë kriteri e meri-tokracie. Në saje të kësaj, ato kanë arritur të mobilizojnë një armatë të tërë të rinjësh, të cilët ‘zori i ka çuar në dyert e tyre’. Duke luajtur me këtë nevojë bazike psikologjike (Abraham Masllov), pra me ‘kafshatën e bukës’, këto parti kanë prekur në palcën e dinjitetit dhe nderit të çdo shqiptari, duke e keqpërdorur gjendjen e mjerueshme sociale për votë dhe kapital politik. Kaq pamëshirshëm politikisht me shtresën më të mjerë të popullatës nuk kanë luajtuar as fashizmi dhe as komunizmi.

Duke i shndërruar tubimet paraz-gjedhore në koncerte me figura të es-tradës, të cilëve u japin para të majme për të kënduar këngë patriotike, këto parti luajnë me ndjenjat kombëtare, duke i konvertuar emocionet e atdhedashurisë së masës në dashuri për partinë.

‘Lehtësia e padurueshme’ (Milan Kundera) e bërjes politikë, u jep dritë jeshile që të vazhdojnë me mashtrimin e popullit dhe përfundimin e luftës për pranim mes pronarit e skllavit në përqa-fimin e statusit të robit dhe epërsisë së zotërisë (Hegeli), duke u bërë instru-mente të partive maqedonase. Kështu zinxhiri i të mashtruarve bëhet një rreth vicioz që ngulfat edhe mendjet e inteligjencisë oborrtare dhe klonet me-diatike, që marrin ngjyrë kameleoni dhe shkojnë kah fryn era më fortë.

Duke pasur parasysh këtë doktrinë të këtyre partive, s’ke se si ta pagëzosh ‘filozofinë’ e tyre, përpos sipas gjuhës dhe atyre në shërbimin e të cilëve janë vënë më së shumti. Depeaizmi dhe duizmi janë dy sfera të interesit të së njëjtës medalje. Pra PDSH (DPA) dhe BDI (DUI) i shërbejnë një padroni, madje edhe kur tërmeti ia dridhë këmbët atij, ato mundohen me çdo kusht ta mbajnë të patundur, duke u shndërruar në pa-tericë rezervë të tij. Përmes këtij padroni, ato e sigurojnë mbijetesën e tyre, sepse ai i mbanë për ‘dizgjina’ dhe i çon për ‘tagji’ kur të dojë e kah

të dojë. n

DUIzmi dhe DEPEAizmi

Page 6: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA6 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

Intervistoi: Labinot KUNUSHEVCI

PAQJA: Cili është roli i analistit në shoqëri? Si e vlerësoni qasjen, diskursin dhe perspektivën e anal-

istëve përballë sfidave dhe aktualiteteve në Kosovë? Çfarë kontributi analitik japin ata?

Kursani: Një analist ose opinionist i çështjeve publike gjithsesi duhet ta japë opinionin e tij ose të saj nga një kënd kritik dhe analitik me të dhënat dhe informacionit që ka përpara vetes. Sa i përket diskursit të analistëve përballë sfidave që ka Kosova, ai është shumë i butë. Natyrisht se ka përjashtime, por shumica e analistëve ose opinionistëve në Kosovë qëndrimet e tyre i mbajnë thuajse janë duke dhënë opinion për Suedinë a Norvegjinë, ku problemi më i madh i qytetarëve të tyre është lartësia e një trotuari, ose butësia e asfaltit për t’iu përshtatur gjunjëve të të moshuarve. Gabimi që bëhet në këtë aspekt është se shpeshherë analizat po bëhen, jo në bazë të gjendjes reale në të cilën gjendet Kosova, por në bazë të gjendjes reale në të cilën gjendet vetë analisti, ku për bazë e marrin luksin dhe rehatinë e tyre shoqërore në krahasim me mesataren e popullatës dhe gjykojnë thuajse Kosova është ajo që ata e kanë në shtëpi, familje, shoqëri, ose në punë. Pra mendojnë se Kosova është po aq rehat sa vetë ata. Po ashtu, shumë pak nga analistët dalin nga ‘mainstream’-i politik, çka në fakt do të duhej të ishte puna e një analisti ose më shumë të themi një intelektuali. Analistët nuk analizojnë më ndryshe se sa vetë politikanët në Kosovë. Për fund, kontributi i analistëve në Kosovë është që ta hutojnë qytetarin sa më shumë, për shkak të interesave të tyre që kanë o për shkak të parave, o për shkak të afërsisë së tyre me pushtetin në një formë a tjetrën.

PAQJA: Si e vlerësoni diskursin e de-bateve të sferës intelektuale, politike, sociale, fetare e kulturore që zhvillohen në Kosovë dhe si reflekton ky diskurs debatues në opinionin publik? Pse domi-non prirja për paragjykim, përjashtim e

dekonstruktivitet? Çka duhet ta karak-terizojë diskursin intelektual?

Kursani: Në Kosovë nuk ka fare in-telektualë, andaj edhe nuk ka debate të nivelit intelektual. Kemi shumë njerëz të shkolluar, me syze të leximit dhe me çanta në dorë, por intelektual nuk kemi. Kjo reflekton edhe në debate që po i përmendi ju, ku gjithsesi dominon paragjykimi, përjashtimi dhe etiketimi. Këto tri të fundit zakonisht përdoren në debate nga palët në debat që nuk kanë argumente dhe rrjedhimisht spektatorët e një debati në Kosovë përfundojnë më

shumë duke u informuar për karakteris-tikat individuale të debutuesve, se sa për argumentet dhe tezat e tyre. Mungesën e parashtrimit të argumenteve nëpër de-bate mendoj se nuk e bëjnë me qëllim, rrjedhimisht edhe paragjykimet dhe etiketimet nuk i bëjnë si ndonjë qël-lim primar të tyrin. Paragjykimet dhe etiketimet dalin si rezultat i mosdijes së dikujt, injorancës mbi një çështje, si dhe aspekteve psikologjikë që i ndezin këto të parat. Ndërkaq diskursi i një debati intelektual duhet të jetë i bazuar jo do-mosdo brenda ‘mainstream’-it politik,

Pa reagim, nuk ka zhvillim “Nuk është vetëm qytetari, por edhe Kosova po lihet në margjina. Në vend se ta përforcojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar, Kosova është shndërruar në objekt në mes të marrëdhënieve të Serbisë dhe Perën-dimit”, - tha në mes tjerash në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’ analisti i pavarur Shpend Kursani

Shpend Kursani

Page 7: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 7Nr. 94 n MARS / PRILL'15

sepse përndryshe do të duhej t’i dëg-jonim politikanët duke debatuar e jo ata jashtë sferës së tyre. Po ashtu, një debat intelektual duhet të jetë nga njerëz të mençur, të dijshëm, dhe sidomos të gux-imshëm, karakteristika këto nga të cilat asnjëri nuk përbëhet deri më tani, andaj siç e thash, edhe nuk kemi intelektual.

PAQJA: Në veçanti diskursi fetar në Kosovë, a përbën një rrezik të dëm-timit të identitetit dhe orientimit laik, demokratik e perëndimor apo është një akter i pashmangshëm social, i cili mund ta begatojë perspektivën shoqërore? Çfarë kontributi mund të japin interpretuesit e fesë në Kosovë dhe mbi cilat premisa dhe paradigma duhet ta fundamentojnë diskursin e tyre fetar? Toleranca ndërfetare, a është më shumë mit apo më shumë realitet?

Kursani: Së pari, dhe shkurtimisht duhet të merremi me konceptin e shtetit sekular, që nuk do t’i thosha laik për çështje të mundësisë së keqkuptimeve nga besimtarët e ndryshëm. Shteti seku-lar duhet përqafuar pikërisht për faktin se së pari, çështjet shtetërore dhe fetare ndahen njëra me tjetrën, dhe kjo për shumë arsye historike, po çka është më e rëndësishmja, shteti sekular nuk e mo-hon fenë dhe në shumë raste e sheh atë të rëndësishme për shkak të zhvillimeve të ndryshme shoqërore. Ndërkaq sa i përket dëmtimit të mundshëm të iden-titetit kombëtar dhe nëse është fjala për

fenë Islame, mendoj se më shumë është Plani i Ahtisarit që e ka dëmtuar iden-titetin kombëtar në 7 vitet e fundit, se sa Islami brenda kësaj periudhe, apo edhe më herët - kjo edhe nëse shikohet për efektet e tyre të mundshme në ardhmen. Sa i përket ndikimit të fesë Islame në ori-entimin perëndimor të Kosovës, duhet të nisemi nga vetë thelbi dhe premisat, p.sh. të Bashkimit Evropian (BE). BE-ja në thelbin e tij ka multikulturalizmin si vlerë. Si rrjedhojë pasurimi i BE-së me një vend me shumicë myslimane, besoj do ta pasuronte vlerën e multikul-turalizmit brenda BE-së, andaj mendoj se fakti që Kosova është me shumicë myslimane, nuk do të duhej të ishte as-pak pengesë për rrugëtimin e Kosovës drejt perëndimit. Duhet të kemi kujdes megjithatë që këto gjëra të mos keqkup-tohen siç rëndom ndodhë në Kosovë. Ka një numër predikuesish të fesë Islame, që qëndrimet e tyre personale tentojnë t’i arsyetojnë gjoja se qëndrimet e tyre janë edhe qëndrimet e Islamit. P.sh. një predikues fetar i cili për shkak të pikëpamjeve dhe botëkuptimeve të tij personale, flet, shanë, maltreton psikiki-sht të tjerët, gjoja se ato pikëpamje të tij janë edhe të fesë Islame. Shpeshherë manipulohen të rinjtë nga disa pre-dikues - kjo momentalisht në Kosovë nuk ka përmasa të mëdha, mirëpo të rinjtë në Kosovë duhet të kujdesen që mos të bien pre e këtyre predikuesve jo kredibil dhe jo legjitim fetarë, por të lexojnë e të mësojnë aty ku duhet. Ka pasur tendenca në Kosovë që të shahen fetë e tjera, çka është e padrejtë edhe në Islam, sidomos kur është fjala për të krishterët dhe jevrejët, pejgamberët e të cilëve njihen edhe në Islam. Por ka pre-dikues fetarë, megjithatë ende të pakët, që për shkak të mllefit të tyre, nxisin një mosdurim fetar, por kjo momen-talisht është në përmasa të vogla dhe jo alarmante, por komuniteti mysliman në Kosovë, e sidomos të rinjtë duhet të kenë kujdes dhe të lexojnë më shumë.

PAQJA: Si e analizoni trendin e mi-grimit ilegal të kosovarëve drejt vendeve të Perëndimit? Mbi kend bie përgjegjësia më e madhe për krizën socio-ekonomike dhe politike në vend? A ka optimizëm për perspektivë më të mirë, shansa të reja, vende të reja të punës dhe mundësi më të gjera në Kosovë? Cilët faktorë po ndikojnë më së shumti; mjerimi socio-ekonomik i prodhuar nga keq-qeverisja,

pasioni për të jetuar në Perëndim, stim-ulimi nga trafikantët apo ndonjë fak-tor tjetër? Çfarë duhet të bëjë pushteti, shoqëria civile, institucionet, qytetarët dhe shoqëria në përgjithësi?

Kursani: Përgjegjësia kryesore për emigrimin masiv dhe të dhimbshëm të qytetarëve të Kosovës drejt Perëndimit bie mbi supet e sistemit të instaluar në Kosovë në 15 vitet e fundit dhe push-teteve, të cilat punuan brenda këtij siste-mi. Në 15 vitet e fundit është ndjekur doktrina neoliberale e tregut të lirë si model i zhvillimit ekonomik, ndërkaq kjo doktrinë, ka zhvilluar pak veta të pa-sur dhe të lidhur me pushtetin, ndërkaq ka varfëruar ose ka mbajtur në varfëri shumicën e qytetarëve. Nuk është vetëm varfëria problemi i emigrimit, sepse ai ka të bëjë edhe me humbjen e dinjitetit të qytetarëve, ku pak pushtetarë me sjel-ljet dhe politikat e tyre përqeshin shu-micën e qytetarëve. Ndërkaq optimizëm nuk mund të ketë nëse punojmë brenda këtij sistemi të padrejtë, pra sistem të pamëshirshëm kapitalist neoliberal, të cilën Kosova e mori si model nga vendet perëndimore, ndërkaq anashkaloi pro-cesin e zhvillimit qindra vjeçar të këtyre vendeve deri sa kanë ardhur te kapital-izmi. Andaj shoqëria së pari duhet të prodhojnë intelektual, të cilët jashtë ‘mainstream’-it politik e mendor, mund të propozojnë ndryshimin e sistemit të tërë, së pari nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të cilat ndryshime edhe mund t’i udhëheqin edhe vetë. Politika-nët e deritanishëm duhet mos-besuar sa më shumë. Ata nuk janë kredibil për as të vetmin aspekt pozitiv për të ardhmen nëse dikush dëshiron të shpresojë diçka.

PAQJA: Shteti kosovar në geto? Jemi në vitin 2015 dhe ende pas shtatë viteve të shtetësisë trajtohemi të izoluar dhe të pasigurtë, veçmas me mungesë të liber-alizimit të vizave. Atëherë si i analizoni dhe vlerësoni politikat perëndimore, për-katësisht trendin e plotësimit të kushteve drejt liberalizimit të vizave dhe çfarë mundësish do të ofrojë liria e lëvizjes në shtetet perëndimore për kosovarët, veçmas për ata të cilët kanë synim pu-nësimin në tregun evropian? Ku gjendet ngërçi i mosliberalizimit të vizave?

Kursani: Bashkimi Evropian nuk është i vetëdijshëm për 100 e më shumë kushte që ia ka vendosur Kosovës që t’i plotësojë për të përfituar nga liberal-izimi i vizave. Nga 100 e më shumë, këto

Në vend të

biografisë:Në kërkesën tonë që të thotë disa fjalë për

CV-in e tij, Kursani u shpreh: “Nuk jam shumë i mirë të flas për vetën. Po të përgjigjesha në këtë pyetje, e gjitha çka do të thosha është të tregoj për shkollimin dhe aktivitetet e mia, të cilat edhe vetë dhe për të tjerët nuk i marr për bazë të vlerësimit. Individi duhet gjykuar nga qëllimet e tij, e pastaj edhe nga veprat për t’i arritur ato qëllime. Hitleri ka pasur në kabinetin e tij 15 persona, 9 nga të cilët ishin doktor shkence në lëmi të ndryshme, këta 9 të aftë e të shkolluar mirë, ishin mendimtarët më të tmerrshëm të tij”.

Page 8: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA8 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

kushte asnjëri nuk ka të bëjë me zhvillim ekonomik e shoqëror; të gjitha kushtet kanë të bëjnë me teknikalitete, shumica e të cilave më së shumti i shkojnë për shtati BE-së. P.sh. siguria e dokumenteve të udhëtimit, ri-atdhesimi e ri-integrimi që siguron kthimin e qytetarëve të de-portuar nga BE-ja, e gjëra të tilla të ng-jashme, të cilat pikësëpari i shkojnë për shtati politikave të sigurisë së BE-së, e natyrisht edhe Kosova pastaj përfiton paksa nga plotësimi i këtyre kushteve. Po ashtu, duke mos vendosur kushte për zhvillim ekonomik e shoqëror me një anë, e duke vendosur kushte për lufti-min e krimit të organizuar e korrupsion-it në anën tjetër, i bënë këto kushte jo serioze. BE-ja mendon se duke u luftuar krimi i organizuar e korrupsioni do të zhvillohet ekonomia e shoqëria, besoj një huqje totale e gjykimit, pasi është pikërisht e kundërta. Pra është zhvillimi ekonomik e shoqëror që me automa-tizëm dhe gradualisht e vënë nën hije krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por duket se këta janë më shumë të in-teresuar për teknikalitete, së bashku me pushtetarët në Kosovë, se sa për ndonjë zhvillim të mirëfilltë.

Nëse merret edhe koncepti i Adam Smith-it, babait të tregut të lirë që e përqafon edhe vetë BE-ja, secili e mëson që duke përqafuar doktrinën e tregut të lirë, BE-ja nuk bënë politikë të sin-qertë me vendet e tjera, në këtë rast me Kosovën. P.sh. Adam Smith-i, kur ka folur për tregtinë e lirë, ai nuk ka folur vetëm për tregtinë e lirë të mallrave, por edhe për lëvizjen e lirë të fuqisë punë-tore. Ndërkaq marrëdhëniet e Kosovës me BE-në janë kufizuar në tregtinë e lirë të mallrave, e ngufatjen e lirisë së lëvizjes së fuqisë punëtore, që tregon se BE-ja dhe shtetet e tjera të fuqishme e zbato-jnë doktrinën e tregut të lirë në mënyrë selektive dhe në mënyrë të padrejtë.

PAQJA: Cila duhet të jetë forma më e duhur e shprehjes së pakënaqësisë, revoltës dhe zërit të qytetarisë për ndryshim? Nëpërmjet protestës apo formave tjera?

Kursani: Nëse dëshirojmë ta shohim realisht situatën në të cilën gjendet Kosova, pra jo nga rehatia jonë in-dividuale, por parahatia kolektive e Kosovës, atëherë nuk shoh se mund të vjen ndonjë ndryshim i mirëfilltë dhe i dëshirueshëm pa revoltë të qytetarëve të shprehur me forma të rezistencës së

përhershme, qoftë tubime, qoftë pro-testa, e kështu me radhë. Në Kosovë nuk do të kemi demokraci për pa ardhur koha kur pushteti i frikësohet qytetarit e jo anasjelltas, e kjo mund të vije vetëm nëpërmjet rezistencës së përhershme të qytetarëve kundër pushteteve të pa-drejta, pikërisht hapa këto që vazhdi-misht merren në perëndim (Gjermani, Francë, Angli), çka edhe i bënë pushtetet e përgjegjshme ndaj qytetarëve të tyre.

PAQJA: Kam dëgjuar një thënie poeti në kontekst të kritikave të politikave demokratike, e cila thotë: “Të vrasësh një njeri të pafajshëm, thonë: “Krim që s’falet, dënojeni!”, ndërsa të vrasësh një popull të pafajshëm në shtëpinë e tij, thonë: “Ky është problem, për këtë duhet me negociu”!” Përkitazi me këtë thënie, në kontekst të Kosovës me Serbinë, si i analizoni negociatat dhe marrëveshjet e arritura mes dy qeverive dhe rolin e faktorit ndërkombëtar? A po lihet qyte-tari në margjina?

Kursani: Nuk është vetëm qytetari, por edhe Kosova po lihet në margjina. Në vend se ta përforcojë subjektivite-tin e vet ndërkombëtar, Kosova është shndërruar në objekt në mes të mar-rëdhënieve të Serbisë dhe Perëndimit. Perëndimi ndihet i penduar që e ka bombarduar Serbinë, sepse tashmë ka parë se si Kosova është kapur nga kriminelë e banditë dhe kësisoj dhe në njëfarë forme të nënvetëdijshme të saj, Perëndimi po mundohet ta lajë “gabi-min” që e ka bërë në marrëdhënie me Serbinë. E këtë “gabim” po mundohet ta lajë duke marrë nga Kosova, e duke i dhënë Serbisë. Shikoni sot se si në Ku-vendin dhe Qeverinë e Kosovës asnjë vendim i rëndësishëm nuk mund të merret për pa e pyetur Serbinë. Bazat e kësaj janë vendosur me marrëveshjen e arritur me 19 prill 2013 në Bruksel. Kosova ka qenë më e pavarur në ditën e shpalljes së pavarësisë se sa 7 vite pas shpalljes së kësaj pavarësie.

PAQJA: Si e analizoni rolin e medieve në Kosovë? A janë të lira dhe a ia kanë frikën pushtetit? Sa është profesionale publicistika? A ka mungesë të etikës profesionale gazetareske? A mund të themi se disa medie kanë qasje selek-tive? Nëse po, a mund ta merrni ndonjë shembull për të argumentuar se në cilat sfera më shumë mediet kanë qasje selek-tive sepse në opinionin publik gjykohet

fenomeni i akteve terroriste që bëhen në emër të fesë, si pretekst diskriminues e selektiv i disa medieve qofshin ven-dore ose ndërkombëtare që i bëjnë për kauzat e tyre?

Kursani: Liria e medias është çështje mjaft e koklavitur. Në njërën anë duhet të flasim për lirinë e mediave nga push-tetet apo strukturat shtetërore dhe në anën tjetër duhet të flasim për lirinë e veprimit të mediave në kontekst të varë-sisë së tyre nga korporata biznesesh të mëdha, të cilët edhe i mbajnë këto me-die. Në përgjithësi nuk mendoj se medi-at janë të lira, në fakt ato janë më shumë të lira nga strukturat shtetërore se sa nga korporatat e bizneseve të mëdha, të cilat janë bërë aq të forta sa që ndikojnë jo vetëm në medie, por edhe në pushtete të ndryshme në Kosovë. Etikë profesionale në mediat në Kosovë ka shumë pak. Ato udhëhiqen nga qarkullimi i parasë, e jo nga etika profesionale e një informimi të mirëfilltë.

Sa i përket selektivitetit të mediave, natyrisht që ekziston dhe jo vetëm në kontekstin që ju e përmendni, e i cili natyrisht është me rëndësi. P.sh. nëse vriten 3 perëndimorë në Lindjen e Mesme, mediat perëndimore thonë “janë vrarë 3 persona”, ndërsa kur vriten 3,000 jo perëndimorë në Lindjen e Mesme, të njëjtat media thonë “kanë vdekur 3,000 persona”. Kjo filozofikisht tregon shumë. Sepse në rastin e parë, faji i lihet dikujt tjetër për vrasjen e këtyre 3 personave, ndërsa në rastin e dytë faji i lihet vetë viktimave të vrara nga dikush tjetër. Sidoqoftë, selektiviteti ekziston edhe në raste dhe aspekte tjera, dhe jo

Page 9: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 9Nr. 94 n MARS / PRILL'15

vetëm në këtë. Pra ka agjenda të ndry-shme, natyrisht, dhe për këtë lexuesi i juaj nuk duhet të më besojë mua, atë mund ta shohin dhe ta vërejnë vetë - nëse donë.

PAQJA: Çfarë duhet bërë për ta tejkaluar krizën universitare, të shkol-lave publike, institucioneve, organi-zatave dhe akterëve tjerë arsimor dhe edukativ në Kosovë?

Kursani: Në Kosovë nxënësit më-sojnë së paku 10 vite gjuhë angleze, ndërkaq përmbi 75% e përdorin in-ternetin vetëm në gjuhën shqipe. Në Kosovë diplomojnë me qindra jurist në vit, ndërkaq nuk ka konkurrentë për 50 pozita për gjykatës në Kosovë. Në Kosovë është punuar e është inves-tuar shumë në sektorin e arsimit për ta mbytur mendimin kritik të nxënësit dhe studentit. Këto, e shumë të dhëna të tjera tregojnë që në Kosova ka shumë shkolla, por pak arsim. Çfarë duhet të bëjmë është që të kemi një plan nacional për arsim, i cili do të aprovohej me 2/3 e deputetëve në kuvend dhe i cili plan nuk guxon të ndryshojë me ndryshimet qeveritare, për pa kaluar ato ndryshime sërish me 2/3 e deputetëve në kuvend. Kjo për arsye se ky plan arsimor duhet të jetë i një periudhe 20-30 vjeçare dhe duhet të ketë ndryshime të mëdha të qasjes sonë në arsim. Duhet të futen lëndët e mendim-it kritik, si dhe në secilën lëndë mësimore të zbatohen metoda të mësimit që inkurajojnë men-dimin kritik, pra që inkurajojnë nxënësin e studentin që t’i thonë mësuesit ose profesorit që e kanë gabim, kur këta e kanë gabim. Duhet të investojmë më shumë në lëmin e teknologjisë dhe in-xhinierisë, sepse vetëm me këtë sektorë mund të reformohet dhe ri-orientohet edhe zhvillimi e modeli ekonomik i Kosovës. Por natyrisht me këtë sistem dhe me këto pushtete këto janë pak të mundura, andaj duhet fillimisht të bëhen ndryshime sistemore në vend.

PAQJA: Si i vlerësoni kriteret e punësimit në Kosovë dhe çfarë duhet bërë që të rritet numri i të punësuarve? A po i zbehet Kosovës klasa e mesme? Disa nga arsyet e emigrimit të të punësu-

arëve me paga mesatare, sipas tyre, është edhe mungesa e sigurisë në punë, si e gjykoni ju këtë fakt dhe arsye që ata japin? Si ndikojnë këta faktorë: nepo-tizmi, klientelizmi, ryshfeti, politizimi, mungesa e sigurisë, standardi i lartë, pagat e vogla, tatimet e larta, kushtet e pafavorshme etj? Përkitazi me këtë, a posedon tregu kosovar kushte dhe mundësi potenciale të favorshme për investitor të huaj, të cilët do të ndiko-nin në krijimin e vendeve të punës dhe ngritjen e standardit ekonomik?

Kursani: Të gjitha problemet e lart-përmendura i sjellin edhe problemet që ju i shtroni në këtë pyetje. Sa i përket standardeve dhe kushteve të punës në Kosovë, merreni mundin një ditë shkoni në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila është përgjegjëse sido-mos për sigurimin e mirëqenies së pu-nëtorëve dhe plotësimin e standardeve sipas Ligjit të Punës në Kosovë dhe ta-koni rojtarin në hyrjen e kësaj ministrie. Do të mësoni që ky rojtar kushtet dhe standardet e punës i ka përkundër mini-mumit që kërkohen me ligj, pra punëtori tek vetë një ministr që duhet t’i sigurojë ato gjëra edhe për të tjerët. Natyrisht që ka shumë klientelizma dhe nepotizma në shumicën e rasteve të punësimeve

të Kosovë dhe kjo vjen si rezultat i pra-nimit nga të gjitha palët, pra edhe nga punëdhënësit edhe nga punëmarrësit, të një status quo-je ku kjo është bërë kush-timisht të them e pranueshme. Duhet të ketë revoltë të punëtorëve të të gjitha sektorëve, gjë pa të cilën vetëm sa do të ruhet kjo status quo, nga e cila gjendje përfitojnë vetëm punëdhënësit, ndërkaq punëtorët shtypen përderisa u kërkohet të jenë më efikas në punë.

Sa i përket kushteve për investitorë të huaj, Kosova ka politika fiskale të mira për investitorët, mirëpo janë kushtet dhe rrethanat tjera që pamundësojnë ardhjen e tyre. Njëra nga këto është koncepti i haraçit, i cili zbatohet tek in-vestitorët si formë e taksës së fshehur. E këta haraçexhinjë janë o në pushtet, o të lidhur ngushtë me pushtetin. In-vestitorët frikësohen nga gjëra të tilla, edhe në rastin ku do t’ia hiqnim të gjitha tatimet, ata prapë do të paguajnë taksat e fshehura të haraçit.

PAQJA: Mesazhi juaj për fund:Kursani: Ftoj qytetarët, e sidomos të

rinjtë që të fillojnë të dyshojnë në atë çka për çdo ditë ju thuhet, si nëpër media, si nëpër shkolla, si nëpër universitete, si nëpër familje. Le të dyshojnë, sepse

dyshimi e bënë njeriun më të vë-mendshëm si për informacionin që e marrin, por edhe për vepri-min e duhur që duhet ndërmarr si rezultat i një gjykimi kritik që vjen nga dyshimi. Rrjedhimisht edhe përgjigjet në këtë intervistë le t’i gjykojnë me dyshim. Deri më tani qytetarët e Kosovës, por edhe në mbarë botën, janë gënjyer e gënjehen, proces i cili udhëhiqet si nëpërmjet mediave, ashtu edhe nëpërmjet institu-cioneve arsimore. Dhe rrjedhi-misht le të reagojnë. Pa regim, nuk ka zhvillim.

PAQJA: Në emër të revistës “Paqja” ju falenderojmë shumë që gjetët kohë t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve. Ishte kënaqësi të zhvilloja me ju këtë intervistë duke shpresuar se opinionit shq-iptar i kemi ofruar atë që është më se e nevojshme për të ditur në këtë kohë.

Kursani: Më vjen mirë dhe ishte kënaqësi t’i prekim një sërë çështjesh të rëndësishme. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA10 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

Nuk ishte propagandë e grupeve ekstremiste, radikale e funda-mentale islame. Nuk ishte as

lajm fiktiv, thjesht ishte një e vërtetë që u transmetua në qindra medie vendore e ndërkombëtare. Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë solli vendim që mësueset e mbuluara mund të ligjërojnë në shkol-la pa kurrfarë problemi, ashtu sikurse edhe vajzat me shami mund të ndjekin mësimin pa asnjë pengesë. Gjermani është vendi më i fuqishëm në Bashkimin Evropian. Dhe pamëdyshje më i drejti. Ndërkaq Kosova është vendi më i dobët politikisht dhe ekonomikisht, por vend që më së shumti e dëshiron hyrjen në Unionin Evropian. Megjithatë Kosova është vendi më i fuqishëm i zullumit, ku padrejtësia ndaj qytetarëve shfaqet në forma dhe mënyra të ndryshme e të shumta. Ndër to është edhe një ligj antiqytetar i ashtuquajtur Udhëzimi administrativ 7/2009, i përpiluar enkas për ndalimin e mbulesës në shkolla. Gjysmëanalfabetizmi i hartuesve të këtij udhëzimi ka shkuar gjer në atë pikë sa ndalon simbolet në shkolla, gjersa sim-bol e konsideron mbulesën. Pra thjesht nuk bëhet dallimi në mes simbolit dhe obligimit. Sebep këtij udhëzimi janë përjashtuar nga shkolla disa vajza dhe janë penguar qindra të tjera të vijojnë mësimin, pa ndonjë arsye të shëndoshë. Në kohën kur shkollimi i mesëm është bërë obligativ në disa vende, në Kosovë

ky pengohet për arsye banale nga insti-tucionet e vendit. E gjithë kjo në emër të respektimit të ligjit, laicitetit dhe seku-larizmit. Janë bërë dhjetëra shkrime, debate dhe tribuna për dhe kundër këtij ligji. Sa e sa kohë është harxhuar së koti, për gjëra që nuk ia vlen. Janë çjerrë disa pseudointelektualë e analistë, duke u munduar ta bindin opinionin se lejimi i mbulesës në shkolla është diçka e tmerrshme, që u jep krah elementeve is-lame në Kosovë, të cilat gjoja më pas do të shërbejnë si alibi për ta larguar vendin nga integrimet euroatlantike. Në vend se të investohet energji në gjëra më të mençura, në Kosovë bëhet zhurmë për asgjë fare. Dhe për të qenë e keqja më e madhe ose kulmi i të ligave s’ke ku të drejtohesh, sepse ata që duhet ta ndajnë drejtësinë, janë brumi i padrejtësisë dhe korrupsionit. Për të qenë ironia në pied-estal, pas aprovimit të këtij ligji në Gjer-mani, pati një heshtje të thellë në medie dhe s’u dëgjua dot asnjë analist a intele-ktual. Kjo heshtje vazhdon..., vazhdon e pështjelluar me turpin e tyre. Çka do të bëhet me Gjermaninë pas aprovimit të këtij ligji? Do të përjashtohet nga BE?! Do të radikalizohet?! Apo ndoshta gjy-qtarët nuk kanë qenë edhe aq të vetëdi-jshëm për rrezikun e këtij ligji?! Le të shkojnë ‘intelektualët’ dhe ‘analistët’ kosovarë le t’u tregojnë ‘injorantëve’ gjermanë…Gjermania në çdo aspekt për të mirë është me largësi astronomike

përpara Kosovës. Edhe pse muslima-nët janë shumë pakicë, në krahasim me Kosovën ku mbi 90% janë muslimanë, Gjermania tregoi zemërgjerësinë e saj në respektimin e lirive dhe të drejtave të besimit fetar dhe manifestimit të bindjes fetare. Ky ligj njëherësh pasqyron kul-turën e lartë qytetare të këtij shteti. Në raport me Kosovën kjo duhet të jetë mësim se në Evropë nuk hyhet me primitivizma të llojit neokomunist, ku synohet dhunshëm të pengohet men-dimi, besimi dhe bindja shpirtërore. Në Evropë hyhet më ‘open mind’, hyhet me ligje të urta, tolerante e reflektuese, e jo me ligje staliniste e të budallakafta. Duke e pasur këtë parasysh, institucio-net përgjegjëse në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundshme duhet të reflektojnë nga ky shembull i Gjermanisë dhe të lejojnë bartjen e shamisë për të gjitha ato nxënëse që duan të respektojnë urdhrin e Krijuesit të tyre. Para së gjithash duhet t’u kërkohet falje të gjitha atyre që deri më tani nga udhëzimi administrativ u është ndaluar vijimi i shkollimit dhe t’u kompenzohet ajo kohë e humbur me sigurimin e bursës shtetërore. Më kurrën e kurrës, njëherë e përgjithmonë të mos sillen ligje të tilla diskriminuese ndaj qytetarëve, ligje që janë të paarsyeshme dhe që nuk shpiejnë askund. Ligji duhet të jetë në shërbim të qytetarit e jo kundër interesave të tij. n

A.A

A MUND TË KRAHASOHET KOSOVA ME GJERMANINË?!..

Page 11: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 11Nr. 94 n MARS / PRILL'15

PAQJA: Në një hadith Muhamedi alejhiselam ka thënë se ena më e keqe është barku i njeriut, përs-

kaj shumë domethënieve dhe interpre-timeve që mund të nxirren si dobi nga kjo thënie e shkurt, në mes tjerash është edhe të pasurit kujdes në të ushqyer. Në të vërtetë përse duhet të kemi kujdes në ushqimin tonë?

Bela: Njeriu duhet të ketë kujdes ndaj ushqimit të tij dhe të ketë parasysh çfarë konsumon. Në kohën tonë, shu-mica kanë marrë shprehi të konsumo-jmë shpejt, ushqim ekspres, prodhime gjysmë të përpunuara. Nuk është lehtë të ushqehesh shëndetshëm, por kjo nuk do të thotë që të ushqehemi shpejt e lehtë e të helmohemi. Një thënie thotë se njeriu çka ha ashtu edhe është. Me këtë unë konkretisht dua të them se ngrënia pa kontroll dhe e tepërt qoftë edhe hallall është e dëmshme, sepse jo më kot Zoti në Kuran porosit: “Hani e pini e mos e teproni, sepse Allahu nuk i don ata që e tepërojnë”. E kur është e keqe të hahet tepër edhe kur është ushqimi hallall, atëherë çfarë mund të thuhet kur tepëro-het në harame!!!. Pra ushqimi haram është i dëmshëm qoftë edhe në sasi fare të vogël. Ka ekzistuar urtia përse është bërë haram dhe një ndër to e kryesoret është përbërja e ushqimit të tillë.

PAQJA: Çfarë rreziqesh mund të përm-bajnë ushqimet e dyshimta?

Bela: Më parë do të fokusohem në disa produkte të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme e të rënda. Bie fjala mishi i konservuar që është edhe i tymosur e i thartuar, i kriposur ose që përmban konservanse kemikale; është ushqimi që lidhet di-rekt me rrezikun e shtuar për kancer në zorrën e trashë. Shumica e këtyre mishrave, prodhohen me përbërje të njohura kancerogjene, të njohur si natr-ijum-nitrit, që shfrytëzohet për paketi-min e mishrave, ashtu që mishi të fitojë ngjyrën e ndritshme të kuqe e të duket

i freskët. Studimet e shumta, përfshirë edhe atë nga Universiteti i Havajes, tre-guan se mishi i përpunuar, rrit rrezikun e kancerit të pankreasit për 67 %. Pastaj ndër produktet ndaj të cilave duhet të kemi kujdes janë edhe salçiçet, të cilat bëhen nga organet e kafshëve, indet nervore, pjesë të ashteve e kërcejve dhe pjesëve tjera të pakëndshme të shtazëve. Kafshët prej të cilave bëhet ky prodhim, me siguri janë të ushqyera me drithëra të përziera me hormone, antibiotikë, pesticide dhe materiale fekale. Pas vështrimeve të hollësishme të bëra nga 7.000 studime klinike, të cilat hulumto-jnë lidhshmërinë në mes ushqimit dhe kancerit, Fondi Botëror për Studimin e Kancerit, shpalli se konsumatorët do të duhej të ndaleshin së bleri produktet ushqimore që përpunohen në mënyrën që cekëm, nëse duan të mbrohen prej kancerit deri në fund të jetës së tyre. Këto prodhime të mishrave janë: pro-shuta, suxhuku, proshutat e paketuara, sallamet dhe të gjitha llojet e mishit të kuq, që shiten në forma të ngrira. Po ashtu duhet patur kujdes edhe nga pi-

jet e gazuara, të cilat përmbajnë sasi të mëdha kalorish, sheqerërash dhe për-bërjesh tjera artificiale dhe s’kanë kur-rfarë vlere ushqyese. Një pije e gazuar, përmban rreth dhjetë qese sheqer (në një qese ka rreth 7 gram sheqer). Sipas studimeve, edhe pija më e thjeshtë e ga-zuar, për smaltin e dhëmbëve ka efek-tin e njëjtë sikurse acidi i baterive, gjë që shpie te kariesi dhe ndieshmëria e lartë (ndaj ftohtit e nxehtit), kështu që edhe pse mund t’i lajmë rregullisht, ato vazhdojnë të shkatërrohen. Studimet që janë bërë nga Universiteti i Minesotas, tregon se personat, të cilët pinë mini-malisht dy pije të gazuara gjatë javës e dyfishojnë rrezikun e të sëmurit nga kanceri i pankreasit. Duhet të jami sa më larg çipseve e të kemi kujdes që larg në veçanti t’i mbajmë fëmijët, sepse ato janë të stërmbushura me trans-yndyra (yndyra të hidrogjenizuara), karbohi-drate, natrijum, shtesë shijesh, bojëra dhe konservanse. Të gjitha këto mund të sjellin deri të bllokimi i arterieve. Temperatura e lartë në të cilën prod-hohen çipsit natyrshëm sjell deri te

Mishi haram sjell sëmundje, ai hallall shëndet

“Biologët dhe biokimistët në universitetet më të njohura botërore, përfshirë edhe atë në Bruksel, institutin SRA, që është shërbim i hulumtimeve ushqimore, ku edhe unë vetë kam qenë student, ka ndërruar qasjen përkitazi me ushqimin në tërësi, duke i dhënë prioritet mishit dhe në përgjithësi ushqimit hallall”, - u shpreh për revistën ‘Paqja’ Hajdin Bela

Hajdin Bela

Page 12: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA12 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

krijimi i substancave kancerogjene, siç janë akrilamidi (substancë kjo e cila ndodhet edhe në cigare). Edhe çipset me përbërje shumë të zvogëluar të trans-yndyrave, mund të përmbajnë akrila-mid. “Llogaritet se akrilamidi shkakton disa qindra - mijëra raste të kancereve në vit”, - konfirmon profesori Dejl He-tis, nga Universiteti Amerikan ‘Clark’. Gjithashtu nuk duhet konsumuar edhe kokoshka prej mikrovalëve. Sipas studi-meve të Universitetit Amerikan UCLA, kemikalet të cilat gjenden në brendësinë e mbështjellësit të qeses, përmbajnë aci-din perfluorooktansk (PFOA), gjë që janë shkaktar të shterpësisë (jopllesh-mërisë) te njerëzit. Gjatë studimit është konstatuar se këto kemikale shkaktojnë kancerin e mëlçisë, testiseve dhe pan-kreasit. Gjatë përgatitjes në mikrovalë, kemikaljet avullohen dhe ngjiten në brendësinë e kokoshkave. Krahas kë-tyre produkteve që cekëm, duhet pa-sur parasysh që të ruhemi edhe prej salmonit të ujit. Jo vetëm se përmban sasi të paktë të vitaminës D, por mund të krahasohet me salmonin e egër, veç përmban edhe sasi të madhe të materia-leve të kontaminuara, siç janë bifenili i poliklorinuar (PCD), materie kancer-ogjene dhe pesticide të ndryshme, prej të cilave më i zakonshmi është dihlor-difenil- trihloretan (DDT). Ky salmon mund të konsumohet vetëm një herë në pesë muaj, pa frikë se shton rrezikun nga kanceri. Pemët e perimet janë të shën-detshme, por edhe ndaj tyre duhet të jemi të vëmendshëm, konkretisht ndaj fruteve të stërpikura me helm. Sipas stu-dimit të Grupit Hulumtues Amerikan për Ambientin Jetësor, frutat që më së shumti përmbajnë sasi pes-ticidesh janë mollat. Përmbajtja e pesticideve në më shumë se 700 mostra, sillet në 98%. Pastaj nga produktet tjera natyrore më të kon-taminuara janë: rrushi, dredhzat, patatet dhe portokalli. Nga mostrat e testuara, më se 90% përmbajnë gjurmë të pesticideve. Përveç se janë helmuese për njerëzit, pesti-cidet mund të shtojnë rrezikun e sëmundjes nga lloje të ndryshme të kancerit. Nëse nuk mund të sigu-roni molla të pastërpikura, atëherë të paktën kur t’i bleni, lani shumë mirë. Një rrezik në vete përmba-jnë edhe gjërat e konservuara, në këtë mes edhe domatet. Pjesa e brendshme e shumicës së ambal-

lazheve të gjërave ushqimore që kons-ervohen përmban bisfenol - A (BPA), kemikal që luan rolin e estrogjenit dhe që çrregullon aktivitetin hormonal të organizmit. Studimet e lidhin BPA me sëmundjen e zemrës, dëmtimin e zor-rëve, sterilitetin dhe probleme të tjera reproduktive. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Preventivën e Së-mundjeve, ekspozimi ndaj bisfenol - A, është i përhapur në gjithë botën. Doma-tet e konzervuara janë ekskluzivisht të rrezikshme, për shkak të sasisë së madhe BPA që përmbajnë.

PAQJA: Të ndalemi te produktet e mishit; përse mishi jo hallall është i dëmshëm, çka përmban ai?

Bela: Shëndeti i njeriut rrezikohet nga produktet e mishit jo hallall, pra të atyre llojeve të kafshëve që janë të nda-luara në Islam. Ato kafshë edhe për nga vetë natyra nuk janë të pastërta. Ush-qehen me gjëra të fëlliqura e të pista si për shembull edhe me vetë jashtëqitjen e tyre. Ai ushqim pastaj hyn në trupin e tyre, ku dhe përpunohet e shndërrohet në mish e dhjam. Yndyra që përmba-jnë këto shtazë, shkakton hypertension dhe bllokim të zemrës. Mishi haram ka shumë dëme, ndërsa ai hallall ka shumë dobi, prandaj duke e parë këtë fakt shumë shtete janë duke e shqyrtuar mundësinë që të konsumohet vetëm mi-shi hallall, an ipse nuk janë shtete musli-mane, si për shembull Japonia. Biologët dhe biokimistët në universitetet më të njohura botërore, përfshirë edhe atë në Bruksel, institutin SRA, që është shër-bim i hulumtimeve ushqimore, ku edhe

unë vetë kam qenë student, ka ndër-ruar qasjen përkitazi me ushqimin në tërësi, duke i dhënë prioritet mishit dhe në përgjithësi ushqimit hallall. Mishi haram përmban bakterie aerobike, të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Bio-kimia dhe mikrobiologjia kanë përsh-kruar në detaje proceset që ndodhin brendapërbrenda tripit të kafshës. Nga studimet shihet se kafshët haram përm-bajnë mikrobe të dëmshme, të cilat më pas bëhen burim infeksionesh dhe së-mundjesh të ndryshme. Kafsha prehet sipas porosive islame, pra duke pasur mëshirë ndaj saj që sa më lehtë t’i mer-ret shpirti, vendoset thika e mprehur mirë në fyt dhe mundësohet derdhja e gjakut, gjë që liron gjithë energjinë nega-tive shtazore të saj, e nevojshme që mishi i cili konsumohet të mos përçojë asgjë të keqe në organizmin e njeriut. Shtaza kthehet kah Kibla dhe pritet duke thënë bismilah, një akt ky mjaft etik edhe ndaj një krijese që edhe ashtu është dedikuar për të qenë në shërbim të njeriut.

PAQJA: Krahas mishit ka edhe produk-te tjera që cilësohen si jo hallall e që përmbajnë yndyrr derri, cili mund të jetë ndikimi i tij në cilësinë e tyre?

Bela: Absolutisht. Të gjitha produk-tet tjera që përmbajnë yndyrë derri ose të ndonjë krijese tjetër haram për t’u konsumuar, hyjnë në artikujt që mundë-sisht duhet shmangur. Efekti i rrezikut mund të jetë më i reduktuar në krahasim me konsumimin e mishit, por thjesht largimi prej artikujve të dyshimtë, pamëdyshje hyn në etikën e përgjith-shme islame.

PAQJA: Çfarë u rekomandon lex-uesve lidhur me produktet hallall dhe për ato haram?

Bela: Në kohën kur edhe shkencërisht janë evidente dëmet e mishit haram dhe nënproduk-teve të tij, si dhe të artikujve që përmbajnë elemente nga yndyra e atij mishi, atëherë si duket është e tepër të thuhet çfarëdo qoftë me-sazhi, mu për shkakun se ai është i nënkuptueshëm. Mishi haram është mish që dëmton dhe rrezikon shëndetin, prandaj secili që ia do të mirën vetes duhet të jetë sa më larg tij. Kjo përa së gjithash për të mirën e një jete sa më të shëndetshme e pa sëmundje. n

Intervistoi: A.A

Page 13: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 13Nr. 94 n MARS / PRILL'15

Khaled DIAB

Është një mrekulli e ruajtjes së self-ive. Një nxënës 14-vjeçar britanik në një pushim për ski në Austri

në mënyrë të pabesueshme ka shpëtuar, vetëm me ca mavijosje e gërvishtje1, nga një rënie 500 metra lartësi pasi kishte rrëshqitur teksa po bënte një selfie.

Dhe nëse telefoni i tij do t’i mbije-tonte rënies gjithashtu, i riu ndoshta do ta fotografonte veten në një lloj vetë-portreti digjital që do t’ua fuste frikën shokëve të tij të Facebook-ut, madje do të kaplonte internetin.

Por nuk janë vetëm të rinjtë që po e bëjnë këtë. Një vrojtim sipërfaqësor tregon se selfitë janë hyrë në modë, të famshmit madje edhe politikanët2 po e përqafojnë këtë dukuri. Një selfi në grup vitin e kaluar në ceremoninë e Oscar-it u bë imazhi më i përhapur i të gjitha kohërave në Twitter – një fotografi që mesa duket fliste për miliona dollarë3. Dhe me bujën për selfit në ceremoninë e këtij viti, nuk do të ishte e habitshme të fillonim të dëgjonim për kategorinë “selfie më i mirë” që do të prezantohen në AcademyAwards.

‘Selfit janë haram’Cunami i selfive i ka përfshirë

gjithashtu edhe vendet arabe e islame. FelixSiauw, mësuesi i ri e i talentuar fe-tar musliman indonezian, shkaktoi një ofendim të gjerë kur ai deklaroi se self-itë janë haram4 sepse imitojnë një prej shtatë mëkateve kardinalë, duke pohuar se ato shprehin mendjemadhësinë dhe salltanetin. Kjo bëri që shfrytëzuesit e ofenduar indonezianë të rrjeteve sociale të postojnë selfit e tyre nën hashtagun #Selfie4Siauw5.

Edhe vendet e shenjta islame nuk kanë qenë imune në këtë fenomen, i cili ka ngritur alarmet në qarqet konser-vative. Afshi i selfive ka arritur në atë masë në mesin e pelegrinëve në Mekë e Medinë saqë provokoi zemërimin e disa dijetarëve fetarë saudianë6.

Muslimanët radikalë, ultra-konser-vatorë, shkojnë përtej kësaj dhe e kraha-

sojnë dëshirën për të bërë sefie me idhu-jtarinë. Për shembull, gjatë sundimit të tyre në Afganistan, talibanët e ndaluan televizionin, videon dhe fotografinë, të cilat nxitën një gazetar ta përshkruajë atë si një “vend pa fytyra”7.

Se shenjë e ndryshimit të kohërave (ose ndoshta e fundi i kohës për millenial-isët8), fundAs a signof the changingtimes (or perhaps the end-timesformillennial-ists), në kulturën e sotme të xhihadistëve të huaj duket se ky qëndrim nuk vlen, ose ndoshta ata besojnë se “xhihadi më i lartë” është xhihadi i selfive.

Shumë luftëtarë kanë postuar selfi të tyre në rrjetet sociale duke mbajtur armë, duke ushtruar, duke notuar, si edhe produkte konsumuese surealisht

të vërtetuara, përfshirë Nutella9, për të mos përmendur imazhet e maceve “meuxhahidine”10.

Selfitë xhihadiste po ndihmojnë transformimin e imazhit spartan e pu-ritan të luftës së shenjtë gjatë viteve të 1980-ta të muxhahidinëve në Afgani-stan për të përngjarë si një përzierje mes djemve të filmave për tinejxherë dhe videolojërave +18 me armë.

Selfit për rekrutimDisa studiues besojnë se është një

strategji e paramenduar pas këtyre self-ive, të cilat shihen një lloj makinerie për të rekrutuar luftëtarë të rinj të huaj duke treguar se sa “normal” dhe “kull” është të jesh një xhihadist esktremist, duke injektuar një lloj stili sikurse të Rambos.

Madje edhe me ekstremistët islamikë normalisht të turpshëm prej kameras duke u kënaqur në këtë trill fotografik, është pak çudise shumë e shohin këtë prirje si një shenjë e natyrës narcistike të shoqërisë së shekullit të 21-të.

Por a jetojmë vërtet në një botë më të përqendruar në seflitë se paraard-hësit tonë? Mendoj se jo, dhe besoj se ky kryesisht ka qenë një manifestim i romantizimit të ditëve të kaluar ku pre-supozohej se njerëzit kanë qenë më të butë, më fisnikë dhe më pak selfie.

Për shembull, pionieri i hapësirës BuzzAldrin11pretendon se ai e ka bërë “selfin më të mirë të gjitha kohërave”, gjatë një ecje në hapësirë më 1966.

SELFITË XHIHADISTE QË PO NDRYSHOJNË IMAZHIN E NJË LUFTE TË SHENJTË

Selfitë e sojit Rambo të realizuara nga xhihadistët perëndimorë mund të jenë pjesë e një strategjie të paramenduar për rekrutim

Page 14: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA14 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

Ndonëse fjala është e re, koncepti i selfive është aq i vjetër sa fotografia vetë. Portreti i parë12 fotografi që është bërë ndonjëherë, më 1839 ishte një “selfie” –dhe kërkohet konsiderueshëm më shumë kohë dhe përpjekje se sa rezul-tatet e menjëhershme të sotme–kurse shkopinjtë13 e selfive mund të jenë gati një shekull të vjetra.

Para se të zbulohej fotografia, bota ishte ende në dallgët e selfive, në formën e autoportreteve. Ndo-nëse bumi i vizatimeve artistike të vetvetes filloi gjatë Renesancës, autoportretet kanë një origjinë më të lashtë. Një prej autoportreteve më të lashta që ka mbijetuar është skulptura e Bakut14, kryeskulptorit të faraonit egjiptian Akhenaten, i cili qëndron anash gruas së tij.

Autoportreti modernMospëlqimi islam tradicional

për të vizatuar format njerëzore nënkuptonte se autoportretet ishin të rralla, por ka disa shem-buj. Ndoshta më ambiciozi ishte Akbarnama (Jeta e Akbarit), i cili përmes vizatimeve delikate në miniaturë15 paraqet kronikat e biografisë së perandorit të tretë Mughal, Akbarit. Ndonëse Akbari nuk i ka vizatuar vetë këto portret, libri ishte ide e perandorit dhe ai e ka mbikëqyrur punën.

Arabët tradicionalisht kanë

preferuar selfitë të bazuara në fjalë, në formën e poezive të vetëzmadhimit. Për shembull, veç talentit të tij për shkrimin e panegjirikëve duke lavdëruar princat e mbretërit, legjendari Mutanabi ka pasur një prirje për të lavdëruar veten. Në një poemë ku ai qorton një patron mosmirën-johës për mosmbështetje, poeti mburret se i verbri dhe shurdhi vlerësojnë shkri-

met e tij, dhe se fama e tij kalon përtej “hamshorëve, natës dhe shkretëtirës”, si edhe “shpatës, letrës dhe lapsit”.

Ajo se çfarë nxjerr në pah teknologjia moderne nuk është se na ka bërë më egocentrik, por e ka demokratizuar mundësinë tonë të të shprehurit të natyrës sonë më vetanake dhe në një shkallë të paprecendentë. Se cilat janë pasojat e kësaj për individin dhe njerëzimin mbetet të shihet më vonë, por përderisa është, të jeni të sigurt se dikush disi do të bëjë selfi prej saj. n

Khaled Diab është gazetar, publi-cist dhe shkrimtar egjiptian-belg fitues i çmimit për gazetari. Ai është autori i Armiqtë e ngushtë: Të jetuarit me Izra-elitë dhe Palestinezë në Tokën e Shenjtë. Ai shkruan në www.chronikler.com

1 http://www.mirror.co.uk/news/world-news/british-schoolboy-survives-1640ft-plunge-52182582 http://thehill.com/blogs/blog-briefing-room/233039-obama-talks-about-the-first-time-he-used-a-selfie-stick3 http://www.hollywoodreporter.com/news/miptv-ellen-degeneres-oscar-selfie-6945624 http://jakarta.coconuts.co/2015/01/20/self-ie4siauw-indonesian-netizens-retaliate-after-muslim-cleric-felix-siauw-deems-selfies5 https://twitter.com/hashtag/Selfie4Siauw?src=hash6 http://www.arabnews.com/islam-perspective/news/637771

7 http://articles.chicagotribune.com/2001-04-01/news/0104010388_1_taliban-beards-cameras8 Millenializmi është besimi në “fundin e botës” fizike dhe shpirtërore, në atë mënyrë që një grup i caktuar i favorizuar do të mbijetojë në parajsë ndërsa pjesa tjetër e botës do të zhduket (vër. j.)9 http://www.bustle.com/articles/37250-isis-posts-nutella-selfies-to-twitter-and-yeah-its-weird10 http://english.alarabiya.net/en/vari-ety/2014/06/22/ISIS-fighters-big-on-cats.html11 http://www.nytimes.com/2015/02/24/science/space-photos.html?_r=1#12 http://publicdomainreview.org/collec-tions/robert-cornelius-self-portrait-the-first-ever-selfie-1839/13 http://www.bbc.com/news/technol-ogy-3057126314 http://www.everypainterpaint-shimself.com/blog/an_intriguing_self_portrait_c.1345_bc15 http://collections.vam.ac.uk/search/?listing_type=imagetext&offset=0&limit=15&narrow=1&extrasearch=&q=-Akbarnama+&commit=Search&quality=0&objectnamesearch=&placesearch=&after=&after-adbc=AD&-before=&before-adbc=AD&namesearch=&materialsearch=&mnsearch=&locationsearch=

Buzz Aldrin

Page 15: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 15Nr. 94 n MARS / PRILL'15

Populli dëshiron përmbysjen e regjimit" - fjali si këto lexoje të shk-ruara në mure godinash dhe

shtëpish në mars 2011, në qytetin e Sirisë jugore, Daraa. Këta nxënës i arrestuan, gjë që i bëri banorët e qytetit të protesto-jnë në rrugë kundër arrestimit. Forcat e sigurisë të regjimit të Asadit pas kësaj hapën zjarr kundër demonstruesve. Kjo i bëri në ditët dhe javët në vazhdim edhe më shumë sirianë që të protestojnë në mënyrë paqësore kundër veprimit të ash-për të qeverisë. Por edhe këto demon-strata, regjimi i luftoi në mënyrën më të vendosur - dhe nisi me këtë një spirale dhune, viktimë e së cilës kanë rënë deri sot gati një çerek milioni sirianë. Të tjerë përpiqen që t'i shpëtojnë dhunës që ka kaluar çdo kufi. Rreth katër milionë si-rianë janë larguar nga vendi që atëherë, rreth gjashtë milionë e gjysmë janë kthy-er në migrantë të brendshëm. Siria tashmë ë shtë shndë rruar në rrënojë . Një kry-engritje antiqeveritare, e pasuar nga një luftë trevjeçare dhe kërcënimi i goditjeve ajrore amerikane, pothuajse e ka rrafshuar këtë vend të Lindjes së Mesme. Diktatori Bashar Al Asad dhe qeveria e tij i ë shtë kundërpërgjigjur egërsisht me një fushatë të ashpër ushtarake me avionë, artileri dhe përdorim strategjik rrethimeve mbi zonat e zotëruara nga kryengritë sit. Për dy vjet rresht, grupet kryengritë se në disa zona të njohura, qëndruan fort kundër opera-cioneve të vazhdueshme të bombardi-meve ajrore dhe tokësore, që i shndër-ruan qytetet, plot me dyqane dhe ëmbëltore, në një fantazmë rrënojash. Xhamitë e dikurshme janë shndërruar në kratere. Gjatë luftës katërvjeçare në Siri janë shkatërruar një numër I madh i shtëpive, shkollave, spitaleve, dhe objek-teve fetare. Sipas raporteve, në konfliktet në Siri janë shkatërruar tërësisht 348 xhami, raporton Anadolu Agency (AA). Pallatet e banimit janë mbushur me vrima e të çara nga predhat, ndërsa mb-eturinat e gurëve dhe suvasë mbushin rrugët, bashkë me copa xhamash e orendish shtëpiake. Edhe pse shumë si-rianë e mirëpresin atë që e shohin si hapi i parë drejt përfundimit të një lufte që ka marrë mbi 160 mijë jetë njerëzore, të tjerë e komentojnë si dorëzim ndaj forcës mbi-zotëruese të qeverisë. 'Kjo nuk është paqe", thotë 40 vjeçarja, "madje as fillimi i paqes, por vetëm fillimi i një shkatërrimi

të ri". Ndërsa ajo fliste, shpërthime të largëta predhash të artilerisë dëgjoheshin nga një lagje periferike. "Është shumë e hidhur që Asadi këtë e quan fitore, kur bombat që ai hodhi ishin kundër popul-lit të vet". Duke refuzuar të bëhej domi-noja e radhës që do të binte në zinxhirin e rrëzimit të diktatorëve të Pranverës Arabe, Asad qëndron më i fortë se kurrë. Ushtria e tij, e përforcuar nga luftëtarë të milicisë shiite libaneze fqinje Hizbollah, e financuar pjesërisht nga Irani dhe furni-zuar nga armë e municione ruse, e ka përforcuar kontrollin mbi një korridor strategjik që lidh kryeqytetin Damask me bregdetin. Tani që Homsi, qyteti i tretë i vendit, është në dorë të tij, ai është përqen-druar në kryeqytetin tregtar dhe indus-trial, Alep, që mbetet i ndarë mes luftëtarëve kryengritë s dhe atyre pro-qeveritarë. Grupet e armatosura kry-engritë se që luftojnë Asadin janë të pa-organizuara, të keqfinancuara dhe të përçara. Liderët e Koalicionit Kombëtar kanë kërkuar me këmbëngulje sisteme të sofistikuara armatimesh nga aleatët në Perëndim dhe në vendet e Gjirit, përfshirë dhe raketa kundërajrore, por mbështetja ka qenë e kufizuar. Në Uashington, opin-ionet janë të ndara nëse kryengritë sve u duhen besuar raketat. Siria lindore është shndërruar në parajsë për grupet eks-tremiste dhe luftëtarët e huaj të atashuar me Al Kaedën dhe ISIS-in. Edhe lufta mes dy krahëve të opozitës së armatosur, ka sjellë mijëra viktima të tjera. Një largim domethënës vëmendjeje nga Asadi, i cili akuzohet për krime të përbindshme kundër njerëzimit. Ushtria e Asadit ka hedhur bomba thërrmuese mbi shënjes-

tra civile nga helikopterët dhe ka përdorur urinë si armë lufte, (qeveria pretendon se nuk lufton civilët, por "terroristët", një term për këdo që është kundër Asadit). Por pa një fushatë të fuqishme ushtarake, një rritje domethënëse të furnizimit me armë për kryengritë sit, ose ndryshimin e qëndrimit nga Rusia, vetoja e saj në Këshillin e Sigurimit ka bllokuar katër rezoluta mbi krizën siriane - gjasat janë që regjimi i Asadit të qëndrojë në fuqi edhe për mjaft kohë, edhe sikur të ruhet status kuoja e tanishme ushtarake. Gati 10 muaj pasi një sulm me gaz sarin në rrethinat e Damaskut vrau rreth 1400 vetë, pas një marrëveshjeje ndërkom-bëtare që u firmos nën kërcënimin ush-tarak amerikan, qeveria i ka dërguar jashtë vendit ose shkatërruar gati të gjitha rezervat e armëve dhe arsenalit kimik luftarak dhe mjetet e prodhimit të tyre, përveç një sasie 7%. Pjesa e mbetur është paketuar në kontejnerë dhe është gati për t'u transportuar në bregdet. Kundër-shtarët e Asadit dyshojnë se ai po e vonon qëllimisht këtë proces dhe akuzojnë ush-trinë e tij se po përdor bombat me klorin, më pak vdekjeprurëse por njësoj të paligjshme, kundër objektivave ushtarake dhe civile. Qeveria i mohon këto preten-dime dhe për të gjitha këto lloj sulmesh fajëson forcat rebele. Ndërkaq, për fuqitë perëndimore që kanë investuar në rrëzi-min e Asadit dhe janë të shqetësuara për destabilizimin e rajonit, ringjallja e Asadit kërkon një "axhustim" të zorshëm. "Mbase do na duhet të lëpijmë atë që kemi pështyrë", tha para Këshillit për Marrëd-hëniet e Jashtme në Uashington Rajan Kroker, ish-ambasador amerikan në Siri

Siria, ky vend i braktisur

Page 16: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA16 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

dhe Irak. "Sado i keq të jetë regjimi, ka diçka akoma më të papranueshme: Disa elementë e grupime të opozitës së Asadit". Por prej kohësh sirianët nuk marrin ar-ratinë vetëm nga dhuna e regjimit. Ata përpiqen t'u shpëtojnë edhe akteve mizore të grupeve kryengritë se, si të Frontit Al-Nusra, por para së gjithash të "Shtetit Is-lamik" (IS). Ai vepron pa mëshirë kundër atyre që i ka shpallur "të pafe" në rajonet që ka pushtuar. Për Asadin nuk ekzis-tonte mjet tjetër më i mirë se ky, për ta larguar regjimin e tij nga shënjestra. Pra kryengritë sit në fakt po punojnë në fa-vor të Asadit. Megjithë përpjekjet për t'u paraqitur si një alternativë legjitime ndaj Asadit, opozita në mërgim ka dështuar të bindë pakicat siriane ose elitën e arsimuar vendase që anon nga shteti laik, se nuk ka për të ndjekur ndonjë axhendë islamike në qeverisje. Forcat e Koalicionit Kom-bëtar në terren pretendojnë se janë të moderuara, por në shumë raste ato kanë luftuar përkrah grupeve radikale. Nga ana e saj, qeveria siriane ka bërë një punë të efektshme duke trumbetuar qëllimet e islamikëve për të fituar mbështetje. Regji-mi ka përdorur median shtetërore për të theksuar abuzimet e ekstremistëve, nga prerjet e kokave deri te rrëfimet e deta-juara sesi "shteti islamik i Irakut dhe Sirisë", detyron të krishterët e rajoneve që kontrollon, të paguajnë një "taksë mbro-jtjeje". Asad dhe shumë drejtues të tjerë të regjimit i përkasin sektit minoritar ala-vit, një degëzim i Islamit shiit. Edhe pse ai mbështet të gjitha fetë e Sirisë, ligji fetar ndërhyn shumë rrallë në politikën qe-verisëse. Në fakt, nuk ishte feja faktor kryesor në fillimet e kryengritjes kundër Asadit. Kur protestuesit sirianë mbushën rrugët në mars 2011, të frymëzuar edhe nga suksesi i revolucionarëve në Tunizi dhe Egjipt, ata kërkonin zbatimin e pari-

meve demokratike dhe dhënien fund të korrupsionit galopant. Të paktë ishin ata që kërkuan rrëzimin e presidentit. Por kur protestuesit u përballën me një seri rapre-zaljesh të egra, reaguan duke marrë armët. Edhe elementë të pakënaqur në ushtri u larguan bashkë me armët dhe mjetet e tyre, duke formuar brigada kryengritëse. Filluan të hyjnë në vend ekstremistë nga Iraku, Pakistani e Çeçenia. Në kë të më nyrë vërtet edhe vështrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Sirisë ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Nëse në vitin e parë të luftës, në qendër të vë-mendjes ishin aktet mizore të regjimit të Asadit, në muajt pasues në qendër të vë-mendjes avancuan marshimi fitimtar dhe më pas aktet mizore të IS. Prerje koke, djegia në të gjallë i një piloti jordanez, njerëz që i hedhin nga katet më të larta të ndërtesave poshtë: me dhunën e tij të shfrenuar IS i tmerroi njësoj si myslima-nët, ashtu edhe jo myslimanët.Për briga-dat kryengritë se dhe liderët e opozitës në mërgim, përfshirja e grupeve ekstremiste ishte një njollë fatkeqe në një kryengritje që deri atëherë ishte reagim i sinqertë kundër tiranisë. Regjimit i erdhi në dorë prova se kishte një komplot të huaj për të destabilizuar vendin. Përballë akteve të mizorisë së ISIS-it, Asadi nuk është më për bashkësinë ndërkombëtare armiku numër një. Ndryshe nga ISIS, regjimi i tij konsiderohet vërtet ilegjitim, por kraha-simisht i parashikueshëm në veprimet e tij - dhe si garant i stabilitetit rajonal, nëse jo ndërkombëtar. Dhe ndërsa gjaku i derdhur u shtua dramatikisht, gjithnjë e më shumë sirianë detyrohen të kthejnë sytë qoftë dhe me hezitim nga Asadi, jo sepse e mbështesin atë, por se janë të dëshpëruar për të rigjetur atë që dikur quhej jetë normale. Megjithë shpalljet bujëmëdha të fitores, Asad drejton një

vend në gjendje të vajtueshme rrënimi dhe dëshpërimi. Agjencitë e ndihmave të OKB-së vlerësojnë se edhe sikur lufta të mbaronte tani, do të duheshin 30 vjet që ekonomia të arrinte në nivelet e para 2010-ës, dhe vetëm nëse GDP rritet çdo vit me 5%. Sipas statistikave qeveritare, çmimet e lëndëve bazë si ushqimet dhe karbu-ranti, janë trefishuar. Gjysma e forcës pu-nëtore është e papunë dhe mbi gjysma e popullsisë jeton në varfëri. Së fundi, kry-eministri Uael al Halqi e vlerësoi koston e dëmeve në 31 miliardë dollarë, por biznes-menë privatë thonë se shifra reale është akoma më e madhe. "Fitorja është një fjalë e ëmbël që duan ta përdorin shumë njerëz; por çfarë beteje ke fituar kur 60% e indus-trisë është shfarosur, 40% e shtëpive po ashtu, ndërsa 9 milionë sirianë janë zh-vendosur. Kriza nuk ka fund",thotë Feraz Shehabi, kryetari i Dhomave Siriane të Industrisë. Vendimi i Asadit për të jetuar "modestisht" në një lagje të ngjeshur me banorë synon fiksimin e imazhit të tij si njeri i popullit. Por është gjithashtu një mënyrë e djallëzuar mbrojtjeje: I rrethuar nga mijëra civilë, ai është një shënjestër e vështirë. Çdo mbrëmje trotuaret janë plot me blerës dhe dyqanxhinj. Gra kokëzbu-luara dalin nga palestrat, të tjera me vel shumëngjyrësh presin për taksinë në cep të rrugës. Avionët luftarakë herë pas here oshëtijnë mbi krye, ndërsa dridhja e tokës nga shpërthimi i predhave jo vetëm dëg-johet, por edhe ndihet. Shpërthimet janë kaq rutinë saqë askush nuk trazohet. Të zënë në kurth mes një revolucioni të dev-ijuar dhe një regjimi të çmendur, sirianë t janë të dëshpëruar që kjo histori të mbaro-jë, sa më shpejt të jetë e mundur. Një strat-egji për një Siri pa Assadin mungon deri sot, sepse radikalët po avancojnë, opozita siriane është e përçarë dhe Perëndimi jo i të njëjtit mendim si duhet të reagojë. Sot, Assadi është pothuajse një aleat zyrtar i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), një forcë ekstremiste sunite e cila është shtrirë nga Siria, në Irakun fqinjë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ë inston Churchilli ka thënë: "Nëse Hitleri do të kishte pushtuar ferrin, unë do të bëja të paktën një deklaratë në favor të djallit në Parlament". Diktatorët munden të bëjnë Lëvizjen e Djallit: të fitojnë simpatinë ndërkombëtare, duke radikalizuar qëlli-misht kundërshtarët e regjimit, me qëllim që këta kundërshtarë të duken si Hitlerë të kohëve moderne. n

Përmblodhi: A.A

Page 17: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 17Nr. 94 n MARS / PRILL'15

Rruga kolonialiste e kolonizimit jehud është mjeti i vetëm, i cili vërteton ekzistimin e tyre në

tokën e palestinezëve muslimanë.Jehudët besojnë se kolonizimi është

metoda e vetme reale për ekzistimin e vazhdueshëm të tyre, prandaj angazhimi i tyre për kolonizim është i vazhdueshëm.

Jehudët ia kanë arritur qëllimit që t’i themelojnë bazat e rëndësishme në vendet e kolonizuara, që kolonët të kenë ushtri, industri dhe bujqësi në të njëjtën kohë. Me përkrahjen e britan-ikëve, prej fillimit të themelimit e deri në vitin 1948, ia kanë arritur qëllimit në themelimin e përafërsisht 300 kolonive.

Në fillim plani ka qenë që të themelo-hen koloni bujqësore, të cilat do të shër-benin në formimin e pikave ku do të përqendroheshin forcat jehude, pika të cilat do t’i shfrytëzonin si baza për të fil-luar okupimin e vendeve të tjera përreth. Në fillim janë orientuar që të vendosen në disa vende ku ka pasur jehudë, e që pastaj të vazhdojnë në organizimin e themelimit të kolonive përreth tyre, që të dominojnë mbi arabët që janë për-reth, që aty të jetë tokë multinacionale si dëshmi për ekzistimin e jehudëve në ato vende. E që pastaj të vazhdohet ndërtimi i kolonive të tjera që ata të jenë qendër e vendeve arabe.

Qëllimi kryesor ka qenë dominimi me kolonë në vendet ku ka banorë të shumtë arabë, por edhe izolimi dhe shkëputja e qyteteve arabe, e pastaj zbrazja e tyre duke zgjeruar kolonitë në kufi me vendet arabe.

Këto koloni kanë përpirë shumë prona, duke ndërtuar kufij për të mos hyrë në qytetet e kolonizuara. Po ashtu, janë vendosur pikat prej ku shpërnda-hen forcat jehude për të kryer aksionet e tyre armiqësore kundër arabëve.

Ndërsa pas vitit 1967, jehudët nuk flisnin më për ato koloni, por për zgjeri-min e atyre kolonive në pjesët e tokave palestineze që ende nuk i kishin përf-shirë dhe këto toka të papërfshira të përdoreshin si “Letër xhokeri” për t’i detyruar arabët që me ta të negociohej vetëm për këto toka.

Kështu qeveritë e njëpasnjëshme jehude japin maksimumin e tyre që ta bëjnë të pamundurën të mundur, që qe-veria e ardhme të mos tërhiqet nga këto vende. Nuk është vetëm kjo, por ata kanë caktuar vende gjeografike me të cilat e kushtëzojnë çdo qeveri që të mos lëshojë pe në negociatat e mëvonshme. Që ata ta kenë parim thënien e Golda Meir-it se “Kufiri jehud është deri aty ku banon edhe një jehudi”.

Kolonizimi është pika e përbashkët

dhe kryesorja, e cila i bashkon të gjitha partitë jehude. Dhe çdo mospajtim mes tyre është në politikën e tyre dhe qël-limet e tyre.

Bashkimi i tyre është në premtimin hyjnor të tokës, sa që jehudët çlirimin e tokës dhe kolonizimin e kanë bërë prej farzeve kryesore të fesë së tyre, e cila është e ndërlidhur me besimin e tyre për të cilën nuk ka kompromise.

Haham Musa bin Nahmani ka thënë: “Kolonizimi është e drejtë të cilën e ka dhënë Zoti, e cila nuk mund të hiqet, e po ashtu është pjesë e pandarë e popullit tonë”. “Është pjesë e pashkëputur e siste-mit tonë kombëtar.”

Is’hak Shamiri ka thënë: “Përderisa ka toka të pakolonizuara dhe përderisa nuk ka koloni të reja në Bregun Perën-dimor, ne nuk përparojmë, por vetëm zmbrapsemi.”

Golda Meir ka thënë: “Nuk i kemi përkufizuar kufijtë e Izraelit dhe nuk mund të na përkufizojë askush, por ne jemi ata që i përkufizojmë. Çdo vend që e kolonizoni dhe e mbroni ai është vend i kufijve tanë.”

Perezi ka thënë: “Zgjidhja e vërtetë nuk është zgjidhja me tanke dhe ide-ologji (sistemit), por zgjidhja me tanke dhe koloni.”

Kur është zhvilluar një debat në mes

Të huajt kundër kolonizimit

izraelit në Palestinë

Page 18: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA18 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

të Theodor Herzl-it (lider shpirtëror i lëvizjes sioniste dhe Baron Rotçildit (lid-er shpirtëror i kolonive), i pari i thotë të dytit: “Kolonia është shtet i vogël, ndërsa shteti është koloni e madhe. Ti dëshiron të themelosh një shtet të vogël, ndërsa unë propozoj themelimin e një kolonie të madhe.” Atëherë Baroni me një shembull francez të njohur i thotë: “Duhet që sytë të mos jenë më të mëdhenj se barku.”

Terrori izraelit kundër palestinezëve po zgjat më shumë se gjysmë shekulli. Për padrejtësinë atje kanë folur shumë njerëz. Ata kanë kërkuar drejtësi për të pafajshmit, duke u lutur që tanket, ar-mët, raketat... të mbeten vetëm në his-tori, duke u lutur që fjala “pushtim” të ekzistoj vetëm në fjalor. Ata kanë dashur të tërheqin vëmendjen tonë rreth gjen-djes së vështirë të palestinezëve, por bota i ka injoruar. Sot Palestina përsëri është e zhytur në gjak, vuajnë fëmijët e pafa-

jshëm, fëmijë të tjerë vdesin në duart e prindërve të tyre dhe ata që nuk mund të ndalojnë gjakderdhjen heshtin.

Për këtë po iu sjellim citate nga njerëz, të cilët nuk kanë heshtur edhe më herët, të cilët janë lutur për Palestinën dhe kanë vënë në pah terrorin, të cilin e kanë ushtruar izraelitët.

- “Palestina është cimento që mban botën arabe ose eksploziv që do ta hidhte në erë atë” Yasser Arafat

- “Argumenti zionist që justifikon pushtimin nga Izraeli të Palestinës arabe nuk ka bazë inteligjente ose ligjore në historinë dhe fenë e tyre”. Malcolm X

- “Më së shumti do të më pikëllonte të shoh se si sionistët (hebrenjtë) ua bëjnë palestinezëve atë që nazistët ua bënë hebrenjve”. Albert Einstein

- “Ne e dimë se liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve”. Nel-son Mandela

- “Palestina i përket arabëve, si An-glia që u takon anglezëve dhe Franca - francezëve. Është e gabuar t’iu impono-hen hebrenjtë arabëve” Mahatma Gandhi

- “Palestinezët janë të ballafaquar me aparteid, sepse ligjet dhe rregullat që zbatohen për hebrenjtë nuk zbatohen për ata. Kjo ndikon në arsim, punësim, martesë, strehim dhe të gjitha aspektet e tjera të jetës së përditshme të njerëzve. Në shumë mënyra, kjo është e ngjashme me sistemin e aparteidit në Afrikën e Jugut...”. PACBI

- “Kontrolli i pështirë dhe drako-nian që Izraeli kryen kundër territorit të rrethuar palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar (duke përfshirë Jerusalemin Lindor) dhe mo-himi i së drejtës së refugjatëve të kthehen në shtëpitë e tyre në Izrael, kërkon që të gjithë njerëzit në mbarë botën të mbësh-tesin palestinezët në çlirimin e tyre jo të dhunshëm”. Roger Waters

- “Ekziston një Palestinë e cila është te të gjithë ne. Palestina e cila duhet të jetë e shpëtuar. Palestinë e lirë në të cilën jetojnë të gjithë njerëzit, pavarësisht racës, religjionit ose ngjyrës. Palestinë në të cilën fjala ‘OKUPIM’ domethënë vetëm atë që është e shkruar në fjalor dhe jo diçka që lidhet me vrasje, shkatër-rim, dhimbje, vuajtje, izolim dhe ku-fizime, të cilat Izraeli i ka ‘injektuar’ në këtë FJALË”. Refaat Alareer n

Përmblodhi e përshtati: A.A

Page 19: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA 19Nr. 94 n MARS / PRILL'15

Truri ynë është formuar nga rreth njëqind miliardë neurone. Por ky numër nuk është

aq i dukshëm, kur vjen puna te shpejtësia me të cilën këto neurone “vde-sin”. Shkencëtarët kanë arritur të gje-jnë edhe numrin e neuroneve që shkatërrohen: çdo ditë shkatër-rohen rreth 20 mijë neurone, ose një në çdo pesë sekonda! Po kaq i vërtetë është edhe gjenerimi i tyre (rreth 1400), por siç vihet re, ritmi i shkatërrimit është më i shpejtë se ai i krijimit. Por gjithsesi, ekziston mundësia për të perfeksionuar “ko-munikimin” mes atyre që mbijetojnë. Si, do të thoshit ju? E thjeshtë; duke lexuar, duke medituar, duke bërë mbledhje me mendje, duke plotësuar fjalëkryqe etj.

Një nga teoritë më të fundit, e zhvilluar në studion e neurone-ve, na sugjeron se disa lloje depre-sioni mund të shkaktohen pikërisht nga moskrijimi i 1400 neuroneve që përmendëm më sipër. Kjo e dhënë mund të jetë e dobishme për të zhvilluar terapi të reja, të cilat i bëjnë më efikase neuronet ekzistuese, madje mund të ndi-hmojnë në lindjen e neuroneve të reja, duke shmangur në mënyrë uljet dhe ngritjet e humorit.

Siç e thamë, çdo ditë lin-din neurone të reja. Por…kujdes! Nëse jetoni me stres, këto neurone “foshnje”, mund t’ju shërbejnë shumë pak, sepse stresi mund të shkaktojë ndry-shime në tru, duke i bërë neuronet e reja që të “sillen” si “neurone të huaja”; prej këtij çrregullimi, mund të shkakto-hen madje edhe shumë sëmundje men-dore. Kjo është ajo çfarë

kanë zbu-luar disa

shkencëtarë të Universitetit të Kali-fornisë. Ndaj është e mira që neu-

ronet tuaja t’i bëni “të qeshin” çdo ditë, për t’i mbajtur të

reja. Ndërkohë që ju do të jetoni më të relaksuar.

Neuronet në “pasqyrë” janë disa

qeliza të trurit që na bëjnë të imitojmë sjelljet që shohim te personat e tjerë. Disa qëndrime, gjeste, një qeshje e shtirur… janë të shumta situatat që aktivizojnë këto

neurone dhe që na bëjnë të dukemi

më pak origjinal, se sa mendojmë. Këto lloj neuronesh, gjenden në të ash-

tuquajturin “korteksi parietal” të trurit tonë dhe gjëja pozitive është

se sa më shumë aktivë që të jenë, aq më simpa-

tikë dhe të kuptueshëm bëhemi ne me të tjerët. Janë identifikuar në Univer-

sitetin e Oksfordit, ku u demon-strua se këto qeliza neuronesh,

funksionojnë si ndërmjetës: ato aktivi-zohen kur jeni zgjuar prej disa orësh, duke ju dërguar sinjale të nevojshme për t’ju bërë të kuptueshëm faktin se duhet të flini. Pasi i keni bërë orët për të cilat organizmi juaj ka nevojë, këto neurone relaksohen dhe çaktivizohen sapo kanë kryer funksionin e tyre dhe kanë arritur objektivin.

Neuronet komunikojnë mes tyre, duke shkëmbyer shkarkesa të vogla elektrike. Llogaritet se çdo neuron ka një “grup social” të formuar nga 10 mijë neurone të tjera, me të cilat ato shkëmbejnë informacion. Për këtë, shumë herë “vëmendja” dhe “memoria” jonë janë selektive, ndaj dhe ne kujtojmë vetëm ato gjëra që na duken më të do-mosdoshme dhe të rëndësishme.

Neuronet ndahen në neurone nxitëse, që janë shumica (rreth

KOMPJUTERI ORGANIK QË SFIDON TË GJITHË KOMPJUTERËT DHE ROBOTËT E TEKNOLOGJISË

Page 20: Revista Paqja, nr. 94, mars - prill 2015

PAQJA20 MARS / PRILL'15 n Nr. 94

80%) dhe inhibitorët. Të parët janë të ngarkuar që të japin stimulin e duhur derisa truri ynë të marrë dhe të ruajë informacionet, ndërsa të dytët i freno-jnë. Me sa duket, dalëngadalë rritja e inhibitorëve forcohet dhe ata marrin fuqi më të madhe, duke frenuar të më-suarit. Mos do të thotë kjo se kur arri-jmë moshën 50-60-vjeçare, nuk mund të mësojmë dot më? Absolutisht jo! Por, për të mësuar në këtë moshë, duhet një përqendrim shumë më i madh.

Kur jemi nervozë themi: “Më është bërë stomaku gropë, nuk arrij dot të ha”; dhe në njëfarë mënyre, kjo ndodh vërtet. Stomaku i dërgon muskujve një pjesë të gjakut që i vjen dhe procesi tretës bëhet më i lehtë, e kështu edhe truri “ f i k ”

ndjesi-në e

urisë.

Është i njohur gjithashtu fakti se shumë persona që kanë probleme me tretjen, vuajnë nga stresi dhe ankthi, ndaj dhe lodhen për të qenë në humor të mirë.

Është e njohur prej kohësh se ush-qyesi i tyre më i çmuar është glukoza, por nuk i referohemi domosdoshmër-isht sheqerit. Një eliksir tjetër për struk-turën e tyre, janë edhe acidet yndyrore Omega 3.

Në këto vitet e fundit, janë bërë shumë eksperimente interesante mbi trurin dhe neuronet e tij. S h u m ë p r e j t y r e k a n ë treguar se si njerëzit, ashtu e d h e kafshët, m u n d t ë provojnë

ndjen-j a

“joekzis-

tente”. Me fjalë të tjera, mund të provo-het shija e një lëngu të shijshëm frutash, pa e pirë atë. Kjo lë të kuptohet se në të ardhmen, jeta jonë mund t’i ngjajë një filmi fantastiko-shkencor, në të cilin pjesa më e madhe e përvojave, jetohen në mënyrë virtuale.

Kjo është vepër e krijimit të Allahut.. " [Kuran, Lukman: 11]˝

“Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi...” [Kuran, Hashr: 24]

“Allahu është krijues i çdo gjëje...” [Kuran, Zumer: 62]

“...I lavdishëm është Allahu, më i miri i krijuesve!”

[Kuran, Muminun: 14]“Vërtet, Zoti yt është krijuesi i fuq-

ishëm, më i dijshmi” [Kuran, Hixhër: 86]

“...Po, Ai-Allahu është krijuesi i fuq-ishëm, i dijshmi” [Kuran, Ja Sin: 81]

“Krijimi është i Tij dhe Atij i takon të urdhërojë, i Lartëmadhëruar është Allahu, Zoti i botëve” [Kuran, Araf: 54]

“Ne do t’ua bëjmë atyre të mun-dur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se Kurani është i vërtetë.”

[Kuran, Fusilet, 53]Përshtati: A.M