Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

Embed Size (px)

Citation preview

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    1/12

    1PRILL 2015 NGJALLJANGJALLJANr. 4 (267) Viti XXIII i botimit PRILL 2015 Çmimi 20 lekë

    Me Ngjalljen e Tij, Krishti e lartësoi përfu-ndimisht dinjitetin e njeriut, të cilin e rrëzonpadrejtësia, dhuna, gënjeshtra, pasionet ,mëkati, në përgjithësi, dhe e dërrmon vdekja.Perëndinjeriu Jisu, me pranimin e vullnetshëmtë Pësimit dhe, duke triumfuar me Ngjalljen eTij, mposhti gjithçka që poshtëron dinjitetinnjerëzor. Kremtojmë pikërisht këtë triumf që ihapi perspektivë të tërëndritshme qenies nje-rëzore. Në këtë të kremte plot dritë, Kishajonë na këshillon të ndërgjegjësohemi mëshumë për dinjitetin që na ka dhënë Perëndia.

    Nga propozimet e ndryshme fetare osefilozofike në lidhje me dinjitetin njerëzor, më i

    guximshmi dhe më madhështori mbetet propozimi i besimit të krishterë. Ai bazohet nëtë vërtetën se njeriu është krijuar “sipas ikonëssë Perëndisë” (Gjen.1:26-27, 5:1) dhe i ështëdhënë mundësia të ecë drejt “ngjashmërisë”,duke përdorur elementin “e llojit hyjnor”, i ciliekziston brenda natyrës njerëzore. Sigurisht,shumë njerëz nuk e pranojnë zbulesën ekrishterë dhe formulojnë ide të ndryshme. Por ky fakt nuk ia heq të vërtetën dhe fuqinë tra-ditës së krishterë, e cila ka qenë nënshtresashpirtërore për deklaratat mbi të drejtat e njeriut

    dhe theksimin e veçantë që i bëhet dinjitetitnjerëzor.

    Besimi i krishterë ngjall te njeriu ndjesinë evlerës së tij shpirtërore dhe morale. Mendimitheologjik ka theksuar si veçori të ikonës hyj-nore të kuptuarin, ndërgjegjen, vullnetin. Nëmënyrë të veçantë, theologjia orthodhokse katheksuar me forcë lirinë dhe dashurinë. Ngazhvillimi i këtyre mundësive shpirtërore varetdhe dinjiteti personal i njeriut.

    Për botëkuptimin orthodhoks, njeriu medinjitet, në thelb, nuk është borgjezi që e karregulluar jetën më së miri, por njeriu fisnik memoral, i drejti, i ndershmi, i vërteti. Njeriu që

    vë në lëvizje të gjitha mundësitë shpirtërore dhe

    Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks,Bij të shtrenjtë më Zotin,Krishti u Ngjall!

    (vijon në faqen 6)

    Pas persekutimit total ateist (1967-1990), në korrik të vitit 1991, në Tiranë, pas kaq kohësh, nga Ekzarku Patriarkal i atëhershëm,u dëgjua për herë të parë “Krishti u ngjall!”. Këto fjalë u thanë para një grupi të vogël njerëzish, të varfër, të moshuar, të lodhur, rrethnjëzet veta, të cilët ishin mbledhur në kishën e vjetër, gjysmë të rrënuar, në një rrugicë të qytetit.

    Sivjet, dhjetëra mijëra besimtarë u mblodhën në mënyrë spontane për të festuar Pashkën në Katedralen e re “Ngjallja eKrishtit”, në qendër të Tiranës.

    PASHKË 2015

    Ngjallja - Lartësimi i dinjitetit njerëzor

    † Anastasi Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    2/12

    2 NGJALLJA PRILL 2015

    FESTIM I NDRITSHËM I PASHKËS Natën e Pashkës në të gjitha kishat orthodhokse të vendit u kremtua me

    madhështi Ngjallja e Zotit Jisu Krisht, ngjarja që rilind shpresën, forcon

    besimin te Perëndia për kalimin nga e përkohshmja tek e përjetshmja dheçlirimi i njerëzve nga mëkati. Të gjithë uruan “Krishti u Ngjall!-Vërtet u Ngjall!”, çukitën vezët e kuqe dhe çuan nëpër shtëpi flakën e lajmit më tëmadh në histori - Ngjalljes, si bekim për familjet e tyre dhe gjithë vendin

    Në Tiranë Liturgjia Hyjnore dhe Shërbesa e Pashkës u zhvilluannë Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku Fortlumturia e Tij dha mesa-zhin tradicional, që këtë vit kishte si temë: “Ngjallja, - Lartësimi idinjitetit njerëzor”. Në mesditë, Kryepiskopi priti urimet nga vizito-rë të shumtë, mes të cilëve Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, deputetë

    e përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, personalitete ortho-dhokse, besimtarë etj.

    Në Berat, Mitropoliti, Hirësia e Tij Ignati, e kreu Shërbesën e Ngjalljesnë Katedralen e Shën Dhimitrit, në prani të mijëra besimtarëve, të cilëtmë pas vazhduan me festimet, vizitat te njeri-tjetri dhe drekën tradi-cionale.

    Në Korçë shërbesat u kryen nga Mitropoliti, Hirësia e Tij Joani.Katedralja e qytetit “Ngjallja e Krishtit” dhe sheshi para saj u pushtuan nga mijëra besimtarë, të cilët me qirinj dhe vezët e Pashkësnë duar uruan njëri-tjetrin për më shumë begati dhe mirësi.

    Në Gjirokastër, shërbesat u kryen nga Mitropoliti, Hirësia e TijDhimitri. Po me kaq madhështi u festua edhe në qytetet e tjera tëDioqezës. Veçojmë dhimbjen e besimtarëve të Përmetit, të cilët ikryen shërbesat para kishës së tyre të Hyjlindëses, nga e cila u

    nxorën përdhunshëm, por edhe me besimin që Perëndia nuk do t’i braktisë.

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    3/12

    3PRILL 2015 NGJALLJA

    Teksa pas ditëve festive të Pa-shkës, i hodha një sy gazetave të

    ditës në një kioskë afër Kishës sëUngjillëzimit në Tiranë, befas sytëmë shkuan te një foto, në faqe tëparë, e Kryepiskopit Anastas dhee Ben Blushit, me një titull përbri“Kur fryma e etërve nuk vdes…” tëatë Gjergj Metës. Por, kur u thellovapak më shumë, vura re se Gjergj Me-ta nuk përmendte Blushin në shkri-min e tij, por se ky i fundit i bëntenjë analizë Kryepiskopit Anastas.

    U habita për këtë shkrim, sepseme sa di, z. Blushi është një njeri që

    deklarohet vetë si ateist e kjo ështënjë zgjidhje e lirë e personit dhe respe-ktohet, por të analizosh një persona-litet fetar pa pasur shtysat, përvo-jën dhe përgatitjen teorike fetare tëdomosdoshme, m’u duk paksa e te-pruar. E, në fakt, që në fillim, Blushipohon se nuk është besimtar “me-gjithatë i ndjek për arsye kulturoree, në disa raste, politike ritet fetare”.

    Më pas përbetohet se është njëateist, i rritur pa ndikime dhe disi-plina fetare, prisja këtu edhe ndonjëprapashtesë se feja është prapani-ke dhe anakronike, që rëndom i gjennë gjuhën e socio-ateizmit. Në vazh-

    dilemat e tij. Deri këtu një fenomennormal i jetës së një njeriu të rritur

    në periudhën më të errët të diktatu-rës në Shqipëri, me kufizimet emëdha ideore dhe shpirtërore që ekarakterizoi atë, me gjurmët e trau-mave psikike dhe kulturore të rë-nda që ne morëm të gjithë gjatëviteve më të bukura të jetës sonëfëmijërore dhe rinore në këtë vend.Pohime që në fakt të ngjallin dhimb- je për përhumbjen e thellë që nashkaktoi fryma e etërve të socio-ateizmit, për aberacionin e rëndë psiko-moral, për shkatërrimin emadh të ndërgjegjes, lirisë dhe di-njitetit njerëzor, të së drejtës më tëhershme të njeriut për të gjetur ele-mentin e “llojit hyjnor”, siç thotëKryepiskopi Anastas përbrendavetes.

    Më pas përdor gjuhën e drunjtëtë akuzatorëve të fesë, këtu mëngjasoi me një rast që përmendetnë jetën e shën Llukait, kryepisko- pit të Krimesë, një prej profesorëvemë të mëdhenj të kirurgjisë në Ba-shkimin Sovjetik, jeta e të cilit ngja-son më së shumti me atë të Kryepi-skopit Anastas Janullatos.

    Kryepiskopi Anastas flet Krishtin… Botuar në gazetën “Panorama” dt. 14.04.2015, Tiranë

    (vijon në faqen 4)

    dim ngre dyshimet e veta në lidhjeme ekzistencën e Krishtit, por nuk

    ndalet këtu, e gjen të vërtetën sipastij. Pohon se kjo është një legjen-dë, e mahnitshme, për të treguar se është një shkrimtar që e kuptontrillin nga e vërteta… dhe si një ma-

    terialist dialektik, pa përtuar farekërkon provën e madhe të ekzisten-

    cës së Zotit, si ata shkencëtarët që po stërmundohen për të gjetur thërr-mijën e Zotit.

    Por Blushi, nuk lodhet aq shumë,dhe parashtron pa u menduar gjatë

    Dy fjalë edhe për të dhënat erilevuara dhe të publikuara ngaINSTAT për besimet fetare. Në

    faqen 71 të publikimit të cituar je-pet tabela në krye të së cilës shëno-het: “Popullsia banuese sipas për-katësisë fetare”. Natyrisht që kyështë regjistrimi i parë që bën njëpërpjekje për të rilevuar edhe këtëkategori të popullsisë në Shqipëri.Gjatë gjithë intervalit kohor sheku-llor, për Shqipërinë, nuk ka pasur regjistrime të popullsisë që të ketëpërfshirë edhe strukturën fetare tëvendit. Të dhëna të tjera: sipas gje-

    ndjes civile, sipas ish-enteve fetareapo sipas vlerësimeve të ndryshme,janë dhënë me bollëk gjer në vitin1967. Nga këto të dhëna, si dhenga disa anketime që janë bërë nga

    mesi i viteve 1990, është shfaqur një strukturë fetare e popullsisë sëShqipërisë e tillë: myslimanët dhe

    bektashinjtë zinin gati 2/3 e po- pullsisë së vendit (63%), ortho-dhoksët zinin rreth 22%, katolikët8% dhe 7% ishin të padeklaruarit. Në të dhënat e regjistrimit të vitit2011 vëmë re një “përmbysje” tësituatës, si dhe tregues tepër tëçuditshëm. Të dhënat e regjistrimitshënojnë se: myslimanët zënë56.70% të popullsisë së vendit; bektashinjtë zënë vetëm 2,09%(58.628 banorë) të popullsisë, ose

    aq banorë bektashi sa ka vetëmGjirokastra. Po krahinat e tjera me bektashi ku janë? Kur shohim për çudi që katolikët jo vetëm që nuk kanë “ikur gjëkundi” por përku-

    ndrazi janë shtuar me rreth 2% të popullsisë. Nga ana e tyre ortho-dhoksët e shkretë dynjanë e hakut

    kanë marrë, nga 22% që mund tëishin, INSTAT i ka katandisur nëvetëm 6.75%. D.m.th. pakësiminme mbi 3 herë të popullsisë ortho-dhokse dhe rritjen me mbi 2% të popullsisë katolike, ky siç duket kaqenë misioni bazë i “Censusit”. Por më poshtë do të shohim se INSTATka zbuluar: në Shqipëri ka 3797evangjelistë, po ka dhe të krishterëtë tjerë, që nuk e dimë se çfarë ja-në, por ama janë 1919 veta. “Zbu-

    limi” më i madh është ai që INSTATka rilevuar 69.995 banorë “ateistë”në Shqi-përi, 153.630 besimtarë të pacilë-suar, siç ka edhe 602 banorëme fe të ndryshme dhe 386.024

    Sjellje e papërgjegjshme me Censusin e vitit 2011 banorë që nuk përgjigjen. Të nde-ruar lexues! Kam 40 vjet që merremme studime demografike, kam parëshumë punime e botime, si nga Lin-dja e nga Perëndimi, por publikimedemografike që të flasin “kodra pas bregut”, siç është censusi iINSTAT nuk kam parë asgjë-kundi.

    Prof. dr. Arqile Bërxholi

    (Marrë nga libri“Bashkësia shoqërore

    Ortodokse në Shqipëri”. Në

    numrin e ardhshëm do të botojmëreferatin me këtë temë që autorika mbajtur në takimet e Lidhjessë Intelektualëve Orthodhoksë)

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    4/12

    4 NGJALLJA PRILL 2015

    Teksa shën Llukai operonte dheshëronte me mijëra njerëz në mbarëBS, midis tyre edhe gjeneralë e zyr-tarë të lartë të regjimit komunist,teksa i ofronte mbarë njerëzimitarritje dhe gjetje të reja në mjekësi,të cilat shpëtuan me mijëra jetë,regjimi nuk vlerësonte aspak titujtshkencorë, punën e mrekullueshmetë këtij kryepiskopi kirurg të fam-shëm, që mori çmime ndërkombë-tare, por i kërkonte prova të paku-ndërshtueshme të ekzistencës sëZotit dhe e dënonte me gulag. Edhenë rastin tonë, Blushi, në aktpadinëe tij, i kërkon Anastasit provën e

    madhe të ekzistencës së Zotit. Nëse Anastasi me gjithë titujtshkencorë dhe urtësinë e padisku-tueshme që ka dhe që e pohon edheBlushi për arsyet e tij, që i shtjellonmë vonë, nuk arrin t’ia japë atij pro-vën e ekzistencës së Zotit, atëherë pa dyshim që nuk ka më Zot për Blushin. Dhe për këtë ai pret ditëne madhe të Pashkës, njësoj si ju-denjtë që prisnin edhe ata ngjalljene Krishtit si një mbret tokësor, qëdo të zgjidhte dilemat dhe vështi-rësitë e tyre, për t’i parashtruar Kryepiskopit dilemat e mëdha të tij. Natyrisht, kjo është përgjegjësia enjë kryepiskopi orthodhoks, të sqa-rojë grigjën e tij, madje edhe ata jashtë saj, ateistët, për problemete ekzistencës njerëzore, por ky nuk është rast i tillë.

    Z. Blushi përpiqet të luajë nëmënyrë gazetareske me këto pye-tje, për të nxjerrë vetë si konklu-zion se Zot nuk ka dhe për pasojëedhe vepra e Anastasit si dishepulli Krishtit nuk bind Blushin ashtu sidhe etërit e bijtë e socio-ateizmit nëkëtë rast. Për ta përforcuar këtëgjë, përdor një term, të përmendur lodhshëm në shtypin e përditshëm“mesha shqiptare” që nuk ekzistontjetërkund në theologjinë botëroretë krishterë dhe përpiqet të akuzojëAnastasin me moskryerjen e një“meshe shqiptare!”. A thua se na paska meshë greke, amerikane,angleze, italiane, ruse, bullgare etj.!

    A thua se paska një Krishtshqiptar, grek, serb, italian, bullgar,që dallon në kombe të ndryshme!A thua se fjala e shën Pavlit, për

    të na shpëtuar nga izolimi i naciona-lizmit dhe urrejtja racore që lind prejtij: “Në Krishtin nuk ka jude, grek,romak” dhe në kontekstin e sotëmas shqiptar, bullgar, serb nuk kandonjë vlerë! Kështu na del një tje-tër theologji, ajo e hyjnizimit të ko-mbit dhe të nacionalizmit, diçka qëishte karakteristikë e socio-ate-izmit.

    Këtu z. Blushi mendon se i vëminën përfundimtare godinës sëmisionarizmit fetar të Anastasit, kur thotë në mënyrë akuzuese përsenuk bën “meshë shqiptare”, përseZoti, nëse ekziston dhe e kupton,nuk i thotë Anastasit të flasë shqip,

    përse Zoti në këtë rast nuk denjontë lejojë meshën shqiptare? Kjo

    është akuza më e lartë që bënBlushi në polemikën e tij anti-Zotnë frymën e etërve socio-ateistë.

    Deri më sot, asnjë polemist, nuk kishte guxuar të ngrinte këtë akt-akuzë të lartë, por Blushi, mecilësinë e politiko-shkrimtarit, nuk mënon fare: ai, me fantazi të shfre-nuar, i ngre gishtin Zotit. E gjetëmfajtorin, pra si rëndom feja, Zoti nae ka fajin, dhe jo ne. Natyrisht dotë thotë se kjo është edhe pjesë elirisë dhe e fantazisë së shkrimtarit, paçka se vetë nuk shquan dot sekur është politikan, zyrtar i shtetit,deputet, gazetar dhe shkrimtar. Aka provë për akuzat e Blushit?Patjetër, duke mos gjetur gjë tjetër,sipas tij në krye qëndron krimi irëndë se Kryepiskopi qëllimshëmnuk flet shqip.

    Në këtë gjë ai pason të tjerët,nuk është aq origjinal në mendimine tij. E godasin Anastasin, sepse nuk flet shqip, nuk bën meshë shqiptare,nuk ka gjak shqiptar, nuk është njësi ata… Ky është krim, është agjita-cion e propagandë, por e shkallës si- përore sipas fesë së socio-ateizmit,

    kjo kundërshton teorinë e kombittë formuluar prej Marksit, mund tëketë solidaritet dhe vëllazërim, por vetëm në emër të ateizmit dhe komu-nizmit, jo nga feja, sepse feja ështëopium i gjetur për kombet nga kapi-talizmi dhe imperializmi për t’i shfry-tëzuar ato për qëllime materiale.

    Por a është krim kaq i rëndëvërtet që Anastasi nuk është si ne,njëri nga ne, njësoj si ne?... Perso-nalisht do të shqetësohesha shumënëse Anastasi do të ishte si ne, sipaskonceptit që mbizotëron sot në sho-qërinë tonë. Jam i lumtur që Krye- piskopi Anastas nuk ngjason measkënd nga skena politike dhe so-

    ciale e vendit tonë, jam i lumtur qëKryepiskopi im është njeriu që sa-

    krifikon jetën e tij për hir të grigjës,që, si një atë i mirë, rri zgjuar për mbarëvajtjen e bijve të tij, të kri-shterëve orthodhosë të Shqipërisë,që prej 23 vitesh vetëm dhurondashuri, hir, mirësi, përdëllim, paqenë një vend si ky yni, ku shkeletme këmbë dinjiteti i të gjithëve.

    Jam i lumtur që KryepiskopiAnastas dhuron gjithçka që ka dhe jep edhe jetën e tij për hir të dashuri-së për njeriun, për njerëzit në nevo- jë, për bashkëkombasit e mi, të cilëtkorrupsioni, shtypja, injoranca, dhu-na, ligësia e shoqërisë postkomu-niste socio-ateiste i mashtron, i shtyp,i mban në errësirë me të gjitha for-cat e saj. Jam i lumtur që kam njëKryepiskop të tillë, jo vetëm unë, por shumica e orthodhoksëve, sepsekur na flet e kur na predikon, parase të flasë çdo gjuhë tjetër, ai fletKrishtin…

    Për Krishtin kemi nevojë ne, jo për fjalë boshe të thëna në gjuhëne keqpërdorur shqipe. Jam i lumtur se kam një Kryepiskop i cili kur etë-rit tanë të socio-ateizmit shkatërro-nin dhe vrisnin në emër të fesë së

    Kryepiskopi Anastas flet Krishtin…(vijon nga faqja 3) tyre, shkonte me këmbë në mes të

    Afrikës, Amerikës, Azisë për të predikuar Krishtin e ngjallur. Kur këtu nuk lejohej as edhe shprehja

    më e vogël e keqardhjes dhe edhembshurisë njerëzore për tjetrin,Kryepiskopi jetonte në mes të afri-kanëve të varfër dhe bashkëndanteme ta vështirësitë. Jam krenar dhei lumtur që kam një Kryepiskop tëtillë, që, kur të tjerët e gjuajnë megurë, i merr gurët, siç thotë vetë,dhe ndërton kisha.

    Kisha në shpirtrat tanë të rrë-nuar dhe të vuajtur, ku mbizotëronerrësira dhe urrejtja. Për këtë disanuk e duan Anastasin, sepse ai flet,

    predikon Krishtin, me fjalë ose pafjalë nuk ka rëndësi, me jetë, mevepër, me heshtje, me dashuri… Ndryshe nga ne që luftojmë të mi-rën dhe Krishtin me çdo mundësidhe mjet, që e urrejmë dhe e shka-tërrojmë ikonën e Tij, njeriun, në tëgjitha format, duke e shfrytëzuar edhe besimin e Tij, për qëllime“kulturore” dhe “politike”.

    Ju siguroj se edhe nëse Kryepi-skopi Anastas do të gjente provatë prejardhjes së tij të pastër shqip-

    tare prej 14 brezash, edhe sikur tëfliste në të gjitha dialektet e shqi- pes, përsëri do ta luftonin dhe dota akuzonin, sepse në fakt nuk ekanë me Anastasin, si edhe Blushie pohon, por me Krishtin që ai për-faqëson. A nuk ka ndodhur kështume klerikët e tjerë orthodhoksë ngaShqipëria, që i luftuan deri në eli-minimin e tyre fizik? Apo mendondikush se Noli po të ndodhej nëShqipëri, do të kishte një fat tjetër përveç pushkatimit dhe burgut?

    Në të vërtetë ky është misioni iKryepiskopit Anastas, të predikojëKrishtin e kryqëzuar e të ngjallur,me çdo kusht, me çdo çmim, dukemos pyetur për sulmet apo provo-kimet, pengesat dhe ligësitë tona.Lavdi Zotit që e bën këtë vepër, kjo për ne orthodhokët është prova eKrishtit që ekziston, se Kryepisko- pi është ai që thotë, sepse e jetojmëkëtë dhe e provojmë përditë besni-kërinë e tij ndaj Kishës e ndaj nesh...

    Gëzuar Pashkën!Atë Anastas Bendo

    Përkthyes , kryeredaktor i revistës “Kërkim”.

    Jam i lu mtur qëKr yepiskopi Anastas dhur on gji thçka qëka dhe jep edhe jetën e tij për hir tëdash ur isëpër njeriun, për njerëzit n ënevojë, për bashkëkombasit e mi , tëci lët kor rupsioni,shtypja, in joranca, dhu na, ligësia e shoqër isëpostk omun iste socio-ateiste i mashtron, i shtyp, i mban nëerr ësir ëme tëgjitha forcat e saj. Jam i lumtur qëkam n jëKryepiskop tëti llë, jo vetëm un ë, por shumica e orthodhok sëve, sepse kur na f let dhe kur na predikon, par a se tëf lasëçdo gjuh ëtj etër, ai f let Krishtin…

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    5/12

    5PRILL 2015 NGJALLJA

    Shën Gjergji lindi rreth vitit 275 pas Krishtitnga prindër të krishterë. I ati ishte nga Kapa-dokia, e ëma nga Lida e Palestinës. I ati, pak vite pas lindjes së djalit, u arrestua dhe u dënuame vdekje martirike për Krishtin. Kur Gjergjimbushi 18 vjeç, u mobilizua për ushtar dhe eshpunë në Nikomendi, e cila në atë kohë ishtekryeqendër e pjesës lindore të shtetit romak.

    Në ushtri u çmua shumë shpejt. E vunë nëgardën perandorake dhe nisi t’i merrte gradimetnjëri pas tjetrit. Pas luftës së Dioklecianit mepersët, ku ai u shqua për trimëri të rrallë, morititullin e princit.

    Në vitin 303 pas Krishtit, perandori Dio-klecian, i nxitur nga ndihmësi i tij Galer, i ciliishte një kundërshtar i tërbuar i të krishterëve,

    shpalli dekretin e tij të parë kundër fesë sëkrishterë.

    Shën Gjergji ishte në këtë kohë 28 vjeç. Mëparë shpërndau ndër të krishterët e persekutuar gjithë pasurinë, pastaj shkoi te kryetari i GardësPerandorake dhe deklaroi se kërkon të zba-tohen kundër tij dekretet perandorake të perse-kutimit kundër të krishterëve. Galeri dhe Dio-kleciani u habitën dhe u munduan t’ia mbushninmendjen ta tërhiqte deklaratën, pa e detyruar që t’u sillte flijim idhujve. Por ai nuk e pranoiatë kompromis; përkundrazi nguli këmbë nëpohimin e tij se ishte i krishterë. Atëherë filluan

    torturat, por dëshmori gjithnjë falënderontePerëndinë dhe i lutej ta ndihmonte të qëndrontesa më i fortë mbi gurin e patundur të besimit.Shenjti psalte: “Do të lartësoj, o Perëndia im, oMbreti im dhe do të bekoj emrin tënd në jetë tëjetës; do t’i këndoj Perëndisë tim për gjithçka,Perëndisë i Cili po ma bën rininë të gëzuar”.Në kohën kur po zhvillohej kjo skenë e çudit-shme, Diokleciani dhe ata që e shoqëronin, të

    sigurt tanimë për vdekjen e shën Gjergjit dhe për mënyrën e hakmarrjes, kishin shkuar nëtempullin e paganëve ku u sillnin flijim perëndivetë tyre. Papritur u doli përpara shën Gjergji ishëndoshë si molla, plot kurajë e trimëri. JisuKrishti, për të shpërblyer vetëmohimin e për-sosur të atletit të tij, dhe duke dashur që, meanën e çudirave, të përulte egoizmin perandorak dhe të tërhiqte shumë shpirtra paganë në kri-shterim, lejoi që një engjëll i Zotit ta lironteshenjtorin nga rrota e t’i shëronte menjëherë plagët.

    Diokleciani e shikonte çudinë, por nuk mundta kuptonte. Ç’e pengonte? Verbësia pagane.Pas habisë deshi të jepte menjëherë urdhër tëarrestohej dëshmori i madh dhe të ekzekutohejnë çast. Por tek po bëhej gati të jepte urdhrin,një ngjarje e re krejt e papritur e tronditi përsëri.

    Dy nga kryegjeneralët e tij, Anatoli dhe Pro-toleoni, njerëz të dëgjuar e të mirë, u paraqitënte perandori, i dorëzuan spaletat dhe shpatat e ideklaruan se edhe ata i besojnë Jisu Krishtit.Para se Diokleciani të jepte urdhrin për ekzeku-timin e tyre, ndodhi të reja të papritura shtuanhabinë e tij. Shembullin e kryegjeneralëve endoqën edhe shumë oficerë, si edhe turmaushtarësh sidomos nga ata që ndoqën tragjedinëdhe çudinë që ndodhi me shën Gjergjin. Ata pohonin hapur besimin e tyre te Krishti, dukedeklaruar se qenë të krishterë. Galeri urdhëroitë arrestohen të gjithë dhe të ekzekutohen, gjëqë u zbatua menjëherë. Pas kësaj, Diokleciani përdori edhe mënyra të tjera për ta zhdukur, por gjithmonë me ndihmën e Perëndisë shën

    Gjergji fitonte mbi idhujtarin, duke realizuar mrekulli të tilla, si dalja shëndoshë e mirë ngafurra e gëlqeres, kthimi në jetë i të krishterëvetë masakruar nga paganët, dëbimi i perëndivetë rreme të tempullit etj. Të gjitha këto mrekullikthyen në fenë e krishterë me mijëra paganë,të cilët i pranonin me kënaqësi torturat dhevdekjen, të bindur se do të fitonin përjetësinë. Ndaj, më në fund Diokleciani vendosi taekzekutonte.

    Shenjtin e çuan në vendin e ekzekutimit. Atykërkoi që ta lejonin të lutej. E lejuan. Dhe ai, singriti sytë në qiell, tha: “O Zot Perëndia im, te

    Ti që e fala veten time që nga barku i nënës, teTi që kam shpresuar dhe që kam marrë guxime iu përvesha kësaj ndeshjeje, Ti që je shpresaime e ëmbël, premtimi i vërtetë, dashuria e shpir-trave shpresëtarë, atë i dashur që kryen dëshirate zemrave tona, madje para se ne të të drejto-hemi, Ti o Perëndi dhe Mbreti im, forcomë gjer në fund, ta mbaroj si duhet këtë ndeshje që poduroj falë pohimit për Ty, dhe prit shpirtin timdhe numëromë bashkë me ata që të kanë pëlqyer”. Pastaj hodhi sytë nga ushtarët dhe populli që ishte mbledhur aty rrotull dhe tha: “OZot, falua këtyre gjithçka që mund të kenë bërënga padija dhe bëji të denjë të të njohin Ty,Perëndinë e vërtetë, që i bekuar je në jetë të jetëve”. Dhe pas kësaj lutjeje, dëshmori i madhu ul në gjunjë dhe i ofroi xhelatit qafën. Ishte iqetë, gjakftohtë, hero i vërtetë. Edhe xhelatindjeu në atë çast njëfarë respekti për atë të ritrim, por kreu detyrën që i kishin ngarkuar. Ajokokë e shenjtë, e mbuluar nga gjaku, ra përdhe,shpirti i tij kaloi në pavdekësi. Kujtimi i shënGjergj Trofeprurësit mbetet gjithnjë i lulëzuar dhe i ndritshëm. Mrekullitë e pasuan dhe e pasojnë edhe pas martirizimit. Emri i tij nuk harrohet kurrë nga zemra e krishterë, dhe Kisha jonë Orthodhokse ka thurur himne shumë të

    bukura për jetën dhe mrekullitë e tij.Dhi mi tër Beduli

    Shën Gjergji,dëshmori i madh, i lavdishëm e trofeprurës

    Kisha madhështore e Shën Gjergjit nëKorçë,

    e shkatërruar gjatë

    regjimit komunist.

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    6/12

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    7/12

    7PRILL 2015 NGJALLJA

    Në gazetën “Telegraf” të datës15.04.2015, u botua përsëri një ar-tikull fyes antiorthodhoks, me titull«Janullatos, koncesionar me100% aksione në 3 HEC-e dhedora e Perëndisë del se është futur në mënyrë të paligjshme në xhepin e fitimeve të koncesiona-rëve” . Ato që thotë gazetari Përpa-

    rim Halili në lidhje me veprën hidro-energjetike, nuk përbëjnë asnjë lajmtë ri. Gjithçka, me detaje, është bo-tuar me kohë në rrjetet zyrtare tështetit shqiptar. E vetmja gjë e reështë përpjekja për të shtrembëruar faktet dhe shpifja, me retorikëhisterike të një niveli të ulët, ndajpersonit iniciator të këtij kontributitë madh shoqëror.

    Vepra hidroenergjetike në fjalë,është një investim i madh në sek-torin energjetik në dobi të Shqipëri-së. Nuk i takon Kryepiskopit, por Kishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë. Kryepiskopi Anastas, siperson ekonomikisht i pavarur, mepensionin e tij universitar dhe, dukebërë një jetë modeste, nuk mbanasgjë për vete apo për ndonjë tjetër.Të gjitha ia ka ofruar Kishës Or-thodhokse Autoqefale të Shqipëri-së. Veprimet e Kryepiskopit bashkë-vendosen me organet kompetentekishtare. Fortlumturia e Tij, Krye-piskopi Anastas, me autoritetinndërkombëtar që gëzon dhe besi-

    min e madh që kanë ndaj tij orga-nizmat fetarë evropianë e botërorë,është ai që mori iniciativën dhe qëkujdeset për grumbullimin e fonde-ve të nevojshme të ndërtimit të ve-prës, që me siguri do të mbetet dhedo t’i shërbejë vendit.

    TË DHËNAT REAL E QË NUK M UND TË VI HEN

    NË DYSHI M a) Sipas ligjit 10057, të

    datës 22.01.2009, “M ar r ë- veshja midis Këshi llit tëMini- strave tëRepublikës sëShqipë-

    r isëdhe Kishës Or th odhokse Autoqefal e tëShqi për isëpër rregul limin e mar rëdhënieve të ndër sjella” nenet 10 dhe 18etj., Kisha Orthodhokse lejohettë ushtrojë aktivitet ekonomik që synon mbështetjen e ve-prës së saj shpirtërore, sociale,filantropike dhe arsimore. Mevendim të Gjykatës së Tiranës,(2498/19.3.2009), që u nxorsipas detyrimit të ligjit në fjalë“K ryepiskopi ka tëgji tha de- tyrimet dhe tëgjitha tëdrejtat e parashikuar a nga Kanonet e Shenjta dhe nga Statuti . Krye- piskop i Tiranës, Durrësit dhe i GjithëShqi për isëështëProf.Dr . An astasios Gerasimos Yannoulatos” .

    b) Statuti i Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipë-risë, neni 59, thotë: “Sinodi i Shenjtëmund tëkrijoj ëshoqëri

    tëveçanta me përgjegjësi të kufizuar”.

    c) Qëllimi i shoqërisë“Energjia Ekologjike”, e kri- juar nga Kisha OrthodhokseAutoqefale e Shqipërisë, siçdeklarohet në statutin e saj,është: «Studimi , ndërti mi dhe funksionimi i veprave energje- tike bazuar nëbur imet e r ino- vueshme ose ofr imi i shërbi- meve nëShqipëri dhe jashtësaj ,me synimin ekskluziv kr ij imin e bu r imeve f i nanci ar e për veprën e Kishës Or thodhokse Au toqef al e tëShq i për i së,bazuar n ëpar i met e nder - shmër isë, transparencës dhe zbat imi t tëpërpi ktëtëlegj i - slacionit nëfuqi».

    Investimi në fjalë, do të mbë-shtesë edhe ekonomikisht “Autoqe-falinë” e Kishës Orthodhokse tëShqipërisë, veprën e saj sociale, fi-lantropike dhe kulturore. Pra, tëngjall dyshim fakti, që përse disa

    qarqe kanë si qëllim shpifjen dheminimin e kësaj përpjekjeje. Kjo

    është një vepër madhështore, qëtashmë po jep kontributin e saj nëzhvillimin e vendit, duke iu ofruar punësim direkt mbi 100 punonjësveshqiptarë dhe ka një kontribut afat-gjatë social akoma edhe më të gje-rë. Pikërisht, këtë vepër, gazetarinë fjalë, u përpoq ta akuzojë si të paligjshme dhe të rrezikshme dhenjëkohësisht të sulmojë me njëdëshirë të sëmurë antiorthodhokseKryepiskopin Anastas, i cili ështëfrymëzuesi dhe protagonisti i saj,duke përdorur etiketime përbuzësedhe që nuk qëndrojnë në të vërtetë.Teksti i z. Halili do të mbetet njëshembull i gazetarisë së pandër-gjegjshme, shtrembëruese, që ka sisynim keqinformimin e opinionit publik. Por realiteti nuk mund tëvihet në dyshim. Dhe balta e akuza-ve dinake nuk i reziston dot rrjedhëssë ujit të pastër të së vërtetës.

    Zyra e Shtypite Sinodit të Shenjtë

    17.04.2015

    Investimi në fjalë, do të mbështesë edhe ekonomikisht “Autoqefalinë” e KishësOrthodhokse të Shqipërisë, veprën e saj sociale, filantropike dhe kulturore.

    NJË VEPËR MADHËSHTOREPër të cilën u përpoqën të shpifin

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    8/12

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    9/12

    9PRILL 2015 NGJALLJA

    Në kuadër të pilotimeve me

    TOEFL Junior, më 5 mars 2015u testuan maturantët e shkollëssë mesme shqiptaro - amerikane“Protagonistët”.

    Ditën e hënë, më 23 mars, nëmjediset e shkollës “Prota-gonistët” të Kishës, u zhvilluaceremonia e shpërndarjes së

    11 nxënës të shkollës “Protagonistët”marrin Certifikatën GOLD të TOEFL Junior

    Certifikatave të TOEFL Junior.

    Maturantët e kësaj shkolle dolënshumë mirë në testim, falë punësqë bëhet nga vetë ata në radhë të parë, por dhe mësuesve që japinlëndën e anglishtes dhe punojnë me përkushtim (disa nga mësueset, sidhe drejtorja e shkollës janë ame-rikane).

    Nga 20 nxënës që morën pjesë

    në testim, 11 prej tyre morënCertifikatën GOLD (nga 900 pikëtë mundshme fituan mbi 845 pikë).Certifikatat e 11 nxënësve më tëmirë u shpërndanë nga vetë zv/mi-nistrja e Arsimit dhe e Sportit znj. Nora Malaj, njëkohësisht dheKryetare e Maturës Shtetërore, me

    pjesëmarrjen e përfaqësuesve të

    organizatorëve amerikanë dheshqiptarë të TOEFL Junior.Këto Certifikata janë të vlef-shme dhe u bashkëngjiten doku-menteve të nxënësve në provi-met e Maturës Shtetërore, e cilaështë Matura e parë për Gjim-nazin tonë.

    “Njërol thelbësor pozi ti v ka I mzot Anastasi, gj ëqëaskush nu k mund ta mohojë”

    Nga Tritan Shehu (marrë nga profili në FB)Të tërheq vëmendjen një “fushatë” e rifilluar artificialisht nga disa

    burime kundër Sh. T. Imzot Janullatos.Megjithëse kjo kërkon të serviret nëpërmjet sloganeve “patriotike”,më tingëllon krejt e “stonuar” dhe atavike në formën, paraqitjen e thelbine saj.

    Diçka duhet të kemi thellësisht në konsideratë, në shoqërinë tonëtokësore asgjë nuk është e përsosur. Sepse gjithsekush nga ne mund tëketë këndvështrime të ndryshme në perceptimin e të “përsosurës”.

    Megjithatë, kjo nuk ia jep askujt të drejtën të kërkojë të cenojë vlerate gjithsekujt, atë që individë apo grupime me shumë mund, sakrifica, dijetë thella e vizion kanë ndërtuar e ndërtojnë në vendin tonë.

    Veçanërisht kjo është e vërtetë për të gjitha kultet tona fetare, që urilindën mbas ndryshimeve demokratike.

    Meqenëse sot po flasim për emra konkretë, dëshiroj të shpreh re-spektin, konsideratën dhe vlerësimin tim për zhvillimet e Kishës sonë

    Orthodhokse, kontributin e madh të saj në stabilitetin, përsosjen, rrugënevropiane të vendit tonë.

    Dhe për këtë një rol thelbësor pozitiv ka Imzot Anastasi, gjë që askushnuk mund ta mohojë.

    N.q.s. dikush do të pyesë se mbi çfarë atributesh unë marr përsipër të bëj një afirmim të tillë, do t’i përgjigjesha se është më mirë qe kjo pyetje t’u drejtohej atyre që shpërthejnë të tilla “stuhira”.

    “I ështëpërkushtuar besimtar ëve tëkrishterë, Shqipërisëdhe Kishës” Nard Ndoka, gazeta “Sot”, e diel, 19 prill 2015.Kreu i Partisë Kristian Demokaratike, Nard Ndoka, i ka cilësuar na-

    cionalizma periferikë reagimet kundër Kryepiskopit. Ai vlerësoi se Krye- piskopi Anastas ka dhënë një kontribut të madh në besimin e krishterëdhe gjatë gjithë jetës i është përkushtuar Kishës Orthodhokse.

    “Nuk ka rëndësi gjuha, por mesazhi që i drejtohet Zotit. Janullatosi iështë përkushtuar besimtarëve të krishterë, Shqipërisë dhe Kishës Ortho-

    dhokse Autoqefale të Shqipërisë. Të gjitha çka thuhen për Janullatosin, janë nacionalizma që merren me gjëra periferike”, u shpreh Ndoka.

    Deklar ime tëforcave dhe personaliteteve tëpol iti kës

    - Kjo shkollëështëhapur dhe funksionon me fondet dhe bursat e dhëna nga Kryepiskopi Anastas -

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    10/12

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    11/12

  • 8/9/2019 Gazeta "Ngjallja" Prill 2015

    12/12

    12 NGJALLJA PRILL 2015

    Diakonia Agapes (Shërbimi iDashurisë) - Zyra sociale, zhvi-lluese dhe e emergjencës e KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, me mbështetjen financiaretë DORCAS AID InternationalAlbania, që nga muaji shtator 2014 po realizon projektin pilot 1-vje-çar “Sherbela - risi zhvillimi për fermerët”, në komunën Sinaballaj,Rrogozhinë. Një nga partnerëtkryesorë të projektit është dheShoqata e Përdoruesve të Pyjevedhe Kullotave të komunës Sina- ballaj. Qëllimi i këtij projekti pi-lot, i cili zbatohet për herë të parënë këtë komunë, është rritja e tëardhurave të familjeve të varfra tësaj, duke përdorur teknikat dheteknologjitë bashkëkohore të

    kultivimit të sherbelës.Përfituesit e drejtpërdrejtë të

    projektit janë 20 familje të varfra(100 persona) të komunës Sina- ballaj, ku çdo familje është mbë-shtetur financiarisht për krijimindhe kultivimin e 1 dynym sherbelë.Projekti është konceptuar në më-nyrë që përfituesit të jenë kontri- buues në realizimin e investimit (ku80% e vlerës së fidanëve u finan-cua nga projekti, ndërsa 20% ufinancua nga përfituesit). Projektigjithashtu synon rritjen e kapa-

    citeteve të fermerëve në teknikatdhe praktikat bashkëkohore tëkultivimit të sherbelës dhe mena-xhimit të fermës; ngritjen e 20 par-celave të reja me sherbelë; si dherritjen e bashkëpunimit të komu-nitetit nëpërmjet rritjes së kapaci-tetit të Shoqatës së Përdorimit tëPyjeve dhe Kullotave të kësajkomune.

    Aktivitetet e para të organizuaranga Diakonia Agapes ishin pre-zantimi i projektit për fermerët nëfshatrat Sinaballaj, Fliballie dheHemenraj të komunës Sinaballajdhe shkëmbimi i përvojës me fer-

    merë të tjerë të suksesshëm ngaMalësia e Madhe, të cilët tashmëe kanë shtrirë aktivitetin e tyre bujqësor kryesisht në kultivimin esherbelës. Njëkohësisht u vizituan prodhues fidanësh, si dhe gru-mbullues të sherbelës.

    Trajnimet teorike dhe demo-strimet praktike për kultivimin esherbelës, dhe asistenca për çdofermer nga specialisti i bujqësisë izonës, mundësuan aplikimin eteknikave të reja të kultivimit tësherbelës, si dhe suksesin e inve-stimit. Në kuadër të projektit janëofruar trajnime për marketingun e

    sherbelës dhe si organizohen efunksionojnë shoqatat me bazëfermerët dhe shërbimet. Gjatëkësaj periudhe u përgatitën mate-riale të ndryshme informative, sidhe broshura për kultivimin e sher- belës, parimet e bujqësisë orga-nike, zinxhiri i tregtimit të bimëvemedicinale etj.

    Diakonia Agapes nëpërmjetkëtij projekti synon: inkurajimin e përdorimit të metodave bashkë-kohore në bujqësi nëpërmjet kul-tivimit të sherbelës si një investimafatgjatë; kontributin në ndryshi-min e mentalitetit të fermerëve nëlidhje me strukturën e mbjelljes sëtokës, orientimin për kultivimin ekulturave bujqësore më efektive;

    përmirësimin e përdorimit të tëgjitha burimeve të disponueshmetë tokës dhe mbi të gjitha shfrytë-zimin e sipërfaqeve të braktisuratë tokës në këtë zonë. Ky projektnjëkohësisht siguron mundësi për vetëpunësim të fermerëve, veça-nërisht për gratë dhe të rinjtë.Suksesi i tij do të motivojë banorëte zonës për të qëndruar në fshat,duke krijuar mundësi për të ndër-tuar aty jetesën e tyre.

    Mimoza Bezhani

    Në ndihmë të fermerëve të zonave të varfraPr ojekte tëZyrës Shërbimi i Dashurisë(DA) tëKishës Orthodhokse