5
#UnëMbrojFëmijët Në 21 Prill Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror dhe Kryetarja e Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve inaguroi ambientet e emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës” Zyber Hallulli” në Tiranë. Të gjitha shtëpitë e përkujdesit për fëmijët në të gjithë vendin, do të kenë shërbimin e emergjencës për fëmijët në nevojë. #Tiranë Çdo rast i raportuar apo denoncuar për fëmijë në situatë rruge apo rreziku dhe që kërkon mbrojtjen e menjëhershme të shtetit, do të sistemohet në këto qëndra emergjence. Çdo rast do të adresohet nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve deri në zgjidhjen e plotë të situatës. Alo 116 111 është një tjetër mundësi për të raportuar çdo rast që shihni. Interesi më i lartë i fëmijës është detyrimi ynë i përbashkët. #Elbasan Përgjatë muajit prill Drejtoria Rajonale e Sh.S.Sh.Elbasan, në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra në zbatim të Planit Kombëtar Unë Mbroj Fëmijët,zhvilloi biseda me nxënësit e shkollave të Bashkisë Elbasan. Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i fëmijëve me të drejtat e tyre dhe diskutimi rreth problematikave të dhunës/trafikimit ndaj fëmijëve. Gjithashtu, nxënësit patën mundësi të informohen më tepër mbi çështjen e duhanit dhe efekteve negative të tij, prezantuar nga specialistë të Shëndetit Publik Elbasan. vijim Sh.S.Sh.El do të jetë prezent në shkolla të tjera të qytetit të Elbasanit dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë Elbasan.

Buletini Prill 2016

  • Upload
    vudang

  • View
    246

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Buletini Prill 2016

#UnëMbrojFëmijët

Në 21 Prill Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi

Klosi i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme

e Shërbimit Social Shtetëror dhe Kryetarja e

Agjensisë për Mbrojtjen e Fëmijëve inaguroi

ambientet e emergjencës në Shtëpinë e Fëmijës”

Zyber Hallulli” në Tiranë. Të gjitha shtëpitë e

përkujdesit për fëmijët në të gjithë vendin, do të

kenë shërbimin e emergjencës për fëmijët në

nevojë.

#Tiranë

Çdo rast i raportuar apo denoncuar për fëmijë në situatë

rruge apo rreziku dhe që kërkon mbrojtjen e menjëhershme

të shtetit, do të sistemohet në këto qëndra emergjence. Çdo

rast do të adresohet nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve deri

në zgjidhjen e plotë të situatës. Alo 116 111 – është një tjetër

mundësi për të raportuar çdo rast që shihni. Interesi më i lartë

i fëmijës është detyrimi ynë i përbashkët.

#Elbasan

Përgjatë muajit prill Drejtoria Rajonale e

Sh.S.Sh.Elbasan, në kuadër të aktiviteteve të ndërmarra

në zbatim të Planit Kombëtar Unë Mbroj Fëmijët,zhvilloi

biseda me nxënësit e shkollave të Bashkisë Elbasan.

Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i fëmijëve me

të drejtat e tyre dhe diskutimi rreth problematikave të

dhunës/trafikimit ndaj fëmijëve. Gjithashtu, nxënësit

patën mundësi të informohen më tepër mbi çështjen e

duhanit dhe efekteve negative të tij, prezantuar nga

specialistë të Shëndetit Publik Elbasan. Në vijim

Sh.S.Sh.El do të jetë prezent në shkolla të tjera të qytetit

të Elbasanit dhe në Njësitë Administrative të Bashkisë

Elbasan.

Page 2: Buletini Prill 2016

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Berat,

organizoi një takim pune me drejtuesit dhe stafet e

qendrave rezidenciale dhe ditore të zhvillimit të

fëmijëve me aftësi të kufizuar që veprojnë në Berat e

Kuçovë. Garantimi I zbatimit të standarteve në këto

qendra për ofrimin e shërbimit cilësor ndaj përfituesve,

por edhe respektimi I të drejtave të fëmijëve në këto

qendra ishte thelbi I diskutimit të zhvilluar.

#Berat

Mbrojta Sociale

Mbrojtje sociale pa dallim për çdo familje dhe individ në nevojë

Shërbimi Social Shtetëror ishte pjesë e Seminarit

të 3-të me fokus integrimin e Komunitetit Rom

dhe Egjyptian, në kuadër të Dialogut Shqipëri –

BE nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

dhe Delegacioni Europian në Shqipëri në 20 prill

2016. Në një prej tryezave të zhvilluara si pjesë e

këtij seminari përfaqësues të Shërbimit Social

Shtetëror informuan mbi modelin e ri të ndihmës

ekonomike dhe mundësitë që ai ka krijuar për

mbulim më të mirë dhe përfshirje në skemë të

familjeve më të varfëra të këtij komuniteti.

Kontrolle të vazhdueshme për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike

Në përmbushje të detyrimit ligjor për kryerjen e kontrolleve pranë

njësive vendore në lidhje me zbatimin e legjislacionit për ndihmën

ekonomike dhe aftësinë e kufizuar strukturat e Shërbimit Social

Shtetëror për muajin prill kanë kontrolluar 58 njësi

administrative në të cilat janë konstatuar shkelje në dhënien e

ndihmës ekonomike për 318 familje me dëm

ekonomik 1.253.571 lekë, si dhe pagesa të kryera jo saktë

për 24 familje me efekt 362.338 lekë. Në lidhje me pagesat për

personat me aftësi të kufizuar janë evidentuar pagesa të kryera në

kundërshtim me legjislacionin për 114 PAK me efekt 2.261.709

lekë dhe 38 invalidë pune me efekt 275.359 lekë. Kontrollet

vijojnë.

Page 3: Buletini Prill 2016

Në betejën me autizmin jemi të gjithë bashkë

634 persona me autizëm në Qarkun e Elbasanit

përfitojnë një pagesë mujore paaftësie si dhe një person

kujdestar mbështetës. Në Elbasan funksionojnë Qendra

dhe Shoqata që trajtojnë probleme të spektrit autik që

koordinojnë veprimtaritë e tyre. Shërbimi Social

Shtetëror Elbasan në bashkepunim me Qendrën e

Autizmit Elbasan, organizoi aktivitetin sensibilizues për

fëmijët autik që trajtohen në këtë qendër. Të gjithë

bashkë mund të arrijmë më shumë për të mundësuar

realisht shërbime cilësore dhe integrim të plotë në

shoqëri si bashkëmoshatarët e tyre.

#Elbasan

Qendra e Zhvillimit Rezidencial Durrës ofron shërbime

psiko-sociale dhe shëndetësore për personat me aftësi të

kufizuar dhe autizëm. Falë marredënieve që kemi

krijuar me vullnetarët, nxënësit e shkollave dhe

donatorët si palë të treta punojmë që personat në nevojë

të kenë të gjitha të drejtat e liritë themelore, të jenë të

integruar me komunitetin duke ja plotësuar të gjitha

kushtet, mundësitë, dhe format e ndryshme të argëtimit.

#Durrës

Fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli” iu bashkuan ditës

botërore të autizmit duke vizituar Qendrën e

Shërbimeve Sociale "Ndihmoni Jetën".

#Tiranë

Autizmi Flet...

Është Koha ta dëgjojmë....

Page 4: Buletini Prill 2016

Rrisim kapacitetet e stafeve të Shërbimeve Sociale

Administratori shoqëror hallkë e rëndësishme e sistemit të mbrojtjes sociale

Pas kontrollit për pagesat e NE-së dhe PAK në Bashkinë

Peqin ka vijuar Trajnimi me administratorët social të kësaj

Bashkie për përmirësimin e punës për përpilimin sa më të

saktë të Evidencave Statistikore.

Trainimet e administratorëve shoqërorë janë proces i

vazhdueshëm i punës së të gjitha Drejtorive Rajonale të

Shërbimit Social Shtetëror.

“Ndihma e parë” në qendrat e përkujdesit Trajnim dhe aftësim profesional të punonjësve për mënyrat e

dhënies së "Ndihmës së Parë".

Shërbimi Social Shtetëror, bazuar në Planin e Veprimit për

rritje kapacitetesh dhe trajnime të stafit të punonjësve për

vitin 2016 në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ka

bërë të mundur tema specifike të trajnimit që po zhvillohen

sipas një kalendari të përcaktuar në çdo Institucion të

Përkujdesit Shoqëror. PërfunDoi me sukses trajnimi për

Dhënien e Ndihmës së Parë në Shtëpinë e të Moshuarve në

Poliçan, në Sarandë, ndërkohë po vijojnë trajnimet edhe në

institucionet e tjera të përkujdesit. Ato do zhvillohen në çdo

qendër përkujdesi nga degët e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Kujdestarë për të Moshuar

Në kuadër të trajnimeve, ngritjes profesionale dhe përmirësimin e

cilësisë së shërbimeve për përfituesit, personeli i Shtëpisë së të

Moshuarve Tiranë që prej muajit prill do të marrë pjesë në kursin

"Kujdestarë për të Moshuar". Kursi zhvillohet nga Drejtoria

Rajonale e Formimit Profesional Nr.4 dhe është do të zgjasë tre

muaj. Në fund të kursit personeli do të pajiset me certificatën e

njohurive të marra. Cilësia e shërbimit në Shtëpitë e të Moshuarve

buron nga cilësia e stafeve, prandaj ngritja e kapaciteteve të tyre

është domosdoshmëri dhe do të jetë proces i vazhdueshëm.

Page 5: Buletini Prill 2016

Në Qendrat e Përkujdesit

8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom festohet në QKTE

Përfituesit e shërbimeve në këtë Qendër, familje të

komunitetit rom, nën kujdesin e stafit të qendrës

dhe në bashkëpunim me Organizatën "Shkej" dhe

Terre Des Hommes” festuan 8 Prillin, Ditën

Nderkombëtare të komunitetit rom. Qendra prej më

shumë se dy vitesh ka zgjeruar shërbimet që ofron

për të mbështetur familjet jo thjesht me strehim,

por edhe për nxitjen e punësimit, formimit

profesional, arsimimin e fëmijëve dhe kujdesin

shëndetësor. 23 Familje në dy vitet e fundit lanë

qendrën për shkak të mbështetjes me shërbime që

solli ndërtim te jetesës së pavarur jashtë qendrës.

Të rinj dhe të moshuar

Të moshuarit në ambientet e shkollës profesionale me

përgjegjësinë dhe emocionin e gjyshërve për tu njohur

mbi mbarëvajten në mësime të nipërve dhe mbesave..

Ditë fantastike e mbushur plot dashuri, dhe krenari tek

shikoje këta të rinj të ofronin ngrohtësi për këta

gjyshër..duke demostruar praktikën profesionale.

Mirësia, humanizmi dhe bashkëpunimi me të rinjtë

nxënës të Shkollës "Talenti" bëri të mundur

organizimin e një tjetër aktiviteti të rëndesishëm në

dobi dhe në shërbim të personave me aftësi të kufizuar

në Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës, duke

dhënë kontributin e tyre në ndihma, banketin e krijuar

për fëmijët dhe argëtimin sipas programit.

Sensibilizimi në komunitet dhe shkolla bën që

vëmendja të shtohet për të qenë më afër përfituesve në

Qendrat e Përkujdesit të administruara nga Shërbimi

Social Shtetëror.

Nxënësit e Shkollës "Talenti" pranë fëmijëve me aftësi të kufizuara