71

Buletin informativ - Prill 2016.pdf

  • Upload
    lyhuong

  • View
    265

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Buletin informativ - Prill 2016.pdf
Page 2: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 2

Drejtoria e Policisë së Shtetit

Buletin informativ

Aktiviteti i Policisë së Shtetit

1 Prill - 30 Prill

2016

Page 3: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 3

Përmbajtja:

1. Hyrje faqe 4

2. Operacione të rëndësishme faqe 5

3. Lufta kundër Krimit (të dhëna vepra, autorë, të kërkuar) faqe 6

4. Krimet kundër Personit faqe 10

5. Krimet kundër Pronës faqe 12

7. Lufta kundër Drogës faqe 20

8. Lufta kundër Trafiqeve faqe 28

9. Hetimi i Aseteve Kriminale faqe 31

10. Krimi Ekonomik e Korrupsioni faqe 32

11. Pastrimi i Parave, Krimi Kompjuterik faqe 36

12. Masat kundër kultivimit të kanabisit faqe 37

13. Masat kundër vjedhjes së energjisë faqe 39

14. Konfliktet dhe kontrolli i territorit faqe 40

15. Shërbime të tjera faqe 41

16. Operacioni “Roja e Gjelbër” faqe 42

15. Policia Kufitare dhe Migracionit faqe 43

16. Telefonatat nga Publiku Faqe 46

17. Komisariati Dixhital faqe 47

18. Siguria Rrugore faqe 48

19. Trajnime faqe 52

20. Aktivitete faqe 53

Page 4: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 4

30% më pak vjedhje me dhunë

39% më pak vjedhje subjekte biznesi

42.9% më pak vjedhje automjetesh

32.8%

më pak vjedhje të tjera

16.001

telefonata në numrin 129

175

të proceduar

për krime ekonomiko-

financiare

2.993 Raportime

Komisariati Dixhital

200

të proceduar për krime

në fushën e

e drogës

3.613

konflikte të

trajtuara

125 të proceduar për

korrupsion e krime të

zyrtarëve në detyrë

343

të proceduar për vjedhje energjie,

ndërtime pa leje, prerje pyjesh

kanë hyrë në kufi

363.086 shqiptarë

285.903 të huaj

kanë dalë në kufi

365.914 Shqiptarë

253.750 të huaj

Page 5: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 5

Operacione të rëndësishme

6.784.500 euro SEKUESTRUAR

846.703,18 euro KONFISKUAR Llogari bankare dhe pasuri, produkt i veprimtarisë kriminale

14 OPERACIONE 1 në shkallë të gjerë, 13 krimet kundër personit e pronës, si

dhe 11 të tjerë në kuadër të parandalimit

SEKUESTRUAR rreth 193,2 kg Marijuanë, ASGJESUAR 104.660 bimë narkotike

26 OPERACIONE kundër trafikut dhe shpërndarjes së NARKOTIKËVE

7 OPERACIONE kundër TRAFIQEVE për trafik armësh, trafik qeniesh njerëzore, prostitucion, mjetesh

8 OPERACIONE 2 Anti-korrupsion, 6 Krimi Ekonomik ( edhe 4 të ndryshme)

190 PERSONA NË KËRKIM të kapur

161 të proceduar për vjedhje të energjisë,

144 të proceduar për ndërtime pa leje,

38 të proceduar për prerje të pyjeve

SEKUESTRUAR 45 armë zjarri, 15 armë të ftohta, etj.

Page 6: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 6

Lufta kundër krimit

VEPRA PENALE 2921 të evidentuara

ZBULUESHMËRIA 85.4%

AUTORË TË DYSHUAR 2775 persona

ARRESTUAR/ NDALUAR 780 persona

NDIQEN NË GJENDJE TË LIRË 1825 persona

(Në numrin e veprave penale janë të përfshira goditjet kundër krimit të organizuar e korrupsionit, krimet

kundër personit, krimet kundër pronës, vepra të tjera penale, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor,

si dhe rastet e dhunës në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal, procedimet për ndërtime të

paligjshme, procedimet për vjedhje të energjisë, procedimet për prerje të paligjshme të pyjeve, si dhe

një sërë prioritetesh të rëndësishme të periudhës.)

Persona në kërkim kapur - 190

Në kërkim ndërkombëtar 8 persona

Në kërkim kombëtar 182 persona

Për vrasje, kundër personit, antiterrori 26 persona

Për krime kundër pronës 42 persona

Në fushën e krimit të organizuar 40 persona

Të tjera 74 persona

Page 7: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 7

2921

2493

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

Vepra Penale

EvidentuarZbuluar

Lufta kundër krimit

Gjatë muajit Prill 2016 janë evidentuar

2921 vepra penale. Nga puna e bërë janë

zbuluar 2493 prej veprave të

evidentuara, ose 85.4% e tyre.

Gjatë kësaj periudhe vërehet një rritje të

numrit të veprave penale të evidentuara

me rreth 5.9%, krahasuar me muajin

Prill 2015.

Veprat penale sipas qarqeve

Berat5%

Dibër3%

Durrës10%

Elbasan9%

Fier8%

Gjirokaster2%

Korçë6%

Kukës2%

Lezhë5%

Shkodër8%

Vlorë7%

Tiranë35%

Page 8: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 8

Lufta kundër krimit

Treguesit e kriminalitetit sipas numrit të popullsisë1

1 Për numrin e popullsisë i jemi referuar të dhënave të INSTAT 13 Prill 2016.

78.4

102.0

57.2

88.981.9

92.5

74.5

119.1

101.0 103.6111.8

90.0

126.6

0.0

20.0

40.0

60.0

80.0

100.0

120.0

140.0

V.Penale/100.000 banorë

2921• Vepra

penale në total

97.4• Vepra penale

në ditë (mesatarisht)

4.06• vepra penale

në orë (mesatarisht)

Page 9: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 9

Lufta kundër krimit

Ndarja e autorëve sipas grupmoshave:

Ndarja e autorëve sipas nivelit arsimor:

Deri ne 14 vjeç1%

14-18 vjeç5%

19-25 vjeç19%

26-35 vjeç24%

36-45 vjeç17%

Mbi 45 vjeç34%

Pa arsim1%

Fillor4%

9 Vjeçar50%

Te mesem33%

Te larte12%

Page 10: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 10

Krimet kundër Personit

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 6 vrasje me dashje, ku janë shënuar 6 viktima. Në

sajë të punës hetimore të kryer është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së 5 prej tyre,

për të cilat janë arrestuar e ndaluar 6 shtetas, si autor të dyshuar të tyre. Vijojnë hetimet

për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjes tjetër. 4 nga vrasjet e ndodhura janë brenda

familjes dhe 1 për motive pronësie.

Gjatë muajit Prill 2016, është bërë e mundur kapja e 24 personave të shpallur në kërkim

kombëtar, të dënuar apo akuzuar nga ana e autoriteteve të drejtësisë për vrasje dhe

krime kundër personit.

Nr VEPRA PENALE SIPAS

TENDENCAVE Evidentuar Zbuluar

Autorë gjithsej

Nga autorët e evidentuar

ArrestuarNdaluar

Gjendje të lirë

Shpallur në kërkim

1 Vrasje 6 5 6 6 0 0

2 Vrasje e mbetur në tentativë 11 9 13 8 0 4 + 1ndryshme

3 Plagosje e rëndë pasojë vdekjen 0 0 0 0 0 0

4 Plagosje e rëndë 13 12 22 20 1 1

5 Plagosje e lehtë 99 95 127 16 97 14

6 Krime Seksuale 9 8 8 6 1 1

7 Tentativë krime seksuale 0 0 0 0 0 0

8 Krime kundër lirisë së personit 1 1 1 0 0 1

9 Kanosje 119 112 124 9 104 11

10 Kanosje për Hakmarrje/gjakma. 0 0 0 0 0 0

11 Mjekim i pakujdesshëm 0 0 0 0 0 0

12 Vrasje nga pakujdesia 0 0 0 0 0 0

258 vepra penale

93.8 % zbulueshmëria

301 autorë proceduar

Page 11: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 11

Krimet kundër Personit - Vrasjet

Gjatë muajit Prill 2016 janë evidentuar 6 vrasje me dashje dhe asnjë nga pakujdesia,

krahasuar me vitin 2014 numri i vrasjeve është ulur me 45.6%, pasi në muajin Prill 2014 janë

evidentuar 11 vrasje. Ndërkohë krahasuar me muajin Prill 2013 vrasjet janë ulur me 57.1%.

Viktima nga vrasjet sipas rretheve Prill 2016

14

11

3

6

vrasje2013 2014 2015 2016

Paraqitja grafike e

vrasjeve muaji Prill:

Page 12: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 12

Krimet kundër Pronës

Krimet kundër pronës sipas tendencave:

Nr VEPRA PENALE SIPAS

TENDENCAVE Evidentuar Zbuluar

Autorë Gjithsej

Nga autorët e evidentuar

ArrestuarNdaluar

Gjendje të lirë

Shpallur në kërkim

1 Vjedhje banese 113 25 28 13 12 3

2 Vjedhje subjekte biznesi 56 22 27 20 5 2

3 Vjedhje e automjeteve 16 4 3 2 0 1

4 Vjedhje me dhunë 7 4 5 5 0 0

5 Vjedhje me armë 0 0 0 0 0 0

6 Vjedhje me pasojë vdekjen 0 0 0 0 0 0

7 Vjedhje të tjera 156 73 85 53 24 8

8 Vjedhje e mbetur në tentativë 46 26 36 20 10 6

9 Shtrëngim me kanosje për dhënie pasurie

6 2 5 2 1 2

10 Shkatërrim prone me eksploziv 6 0 0 0 0 0

11 Shkatërrim prone me zjarr 13 6 7 1 4 2

12 Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera

81 64 74 9 57 8

13 Vjedhje e bankave 0 0 0 0 0 0

14 Të tjera të rënda 0 0 0 0 0 0

Krahasuar me vitin 2015:

vjedhjet me dhunë janë ulur me 30%

vjedhjet e automjeteve janë ulur me 42.9%

vjedhje me armë nuk është evidentuar asnjë rast kundrejt 3 në 2015

vjedhjet me pasojë vdekjen janë në një nivel nuk është evidentuar asnjë rast

vjedhjet e subjekteve të biznesit janë ulur me 39%

vjedhjet e tjera janë ulur me 32.8%

500

vepra penale

45.2%zbulueshmëria

270

autorëproceduar

Page 13: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 13

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Gjatë gjithë muajit Prill nga efektivëve të policisë, janë kryer kontrolle në akset rrugore

për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që

qarkullojnë me armë pa leje, goditjen e trafikut

të lëndëve narkotike, parandalimin e

aksidenteve rrugore, si dhe goditjen në tërësi të

paligjshmërisë.

Në zbatim të këtij plani masash, janë angazhuar

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Shqiponjat,

Qarkullimi Rrugor, Patrullat e Përgjithshme,

efektivët e Antidrogës dhe ata kundër Krimit

Ekonomik dhe Policisë Kriminale.

Gjatë fundjavës, nga FNSH, Shqiponjat dhe

Patrullat e Përgjithshme, janë zhvilluar

kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore

nacionale. Kontrolle të shumta janë zhvilluar

në lokalet e natës dhe ato të lojrave të fatit.

Kontrolle të imtësishme dhe të shumta janë

zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e

Kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur

Drager e Radar. Në kuadër të këtyre masave, kryesisht gjatë fundjavës, janë pezulluar 482

leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej

normave të lejuara, etj., si dhe janë arrestuar 196

drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin

e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit po vijon punën me intensitet të

lartë për parandalimin dhe goditjen e

paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të

sigurisë në vend.

Page 14: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 14

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Gjatë muajit Prill, janë realizuar disa operacione policore për zbulimin dhe dokumentimin e

veprave të rënda penale, si dhe një sërë operacionesh të tjera për parandalim të krimit:

Nga Seksioni për Krimet kundër Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është

finalizuar operacioni i koduar ‛EKLIPSI‛, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë dy

shtetas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë për

veprën penale të "Shtrëngimit me anë të

kanosjes për dhënie pasurie". Këta shtetas, gjatë

një periudhe 5 mujore, dyshohen se i kanë

marrë një shtetasi me anë të dhunës dhe

kanosjes një shumë prej 26.000 euro dhe po

tentonin që ti merrnin dhe një shumë tjetër prej

3000 euro. Në momentin që këta shtetas po

tentonin të merrnin shumën e parave është bërë

kapja në flagrancë e tyre në rrugën e

‚Barrikadave‛ në Tiranë.

Nga Drejtoria e Policisë Tiranë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të

Rënda për ndalimin e tre shtetasve, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin

dhe me persona të tjerë, në kohë dhe qytete të ndryshme, kanë shtrënguar nëpërmjet

kanosjes për dhënien e pasurisë në mënyrë të padrejtë biznesmenë të ndryshëm.

Prokuroria për Krimet e Rënda për këto tre shtetas ka regjistruar një sërë procedimesh

penale për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e

pasurisë", "Shkatërrim i pronës me eksploziv", " mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e

municionit" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

Në Lezhë, RENEA neutralizoi sulmin me armë nga një i shumëkërkuar për vrasje, ndërsa

ai qëllonte me armë ndaj Policisë gjatë operacionit për kapjen e tij. Operacioni është

zhvilluar në Gziq dhe gjatë përplasjes me armë i shumëkërkuari ka mbetur i vrarë. Ky

shtetas ka qëlluar me armë ndaj forcave speciale edhe disa muaj më parë ndërsa arriti të

largohej gjatë një operacioni për kapjen e tij. Ai ishte i dënuar me 17 vjet për vrasje, 3 vjet

për falsifikim dokumentesh dhe ishte në gjykim për vrasjen e një tjetër shtetasi.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‚KASNEC‛ nga Sektori për Hetimin e

Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Shkodër në bashkëpunim me FNSh Shkodër u

bë e mundur kapja dhe ndalimi i një të kërkuari të dënuar me 21 vjet burg për veprat

penale "Vrasje për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë‛ dhe "

mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", me vendim të datës 19.04.2016 të

Gjykatës Apelit për Krimet e Rënda. Operacioni për kapjen e tij u zhvillua mbi bazën e

informacioneve të grumbulluara nga shërbimet policore.

Page 15: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 15

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Nga Seksioni për hetimin e parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i

mundur finalizimi me sukses i operacionit "THYERJA". Në kuadër të këtij operacioni u

arrestua një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar të 6 vjedhjeve

të banesave apo subjekte biznesi.

Nga Komisariati i Policisë Tepelenë është finalizuar operacioni i koduar ‘’MOGILA’’, në

kuadër të të cilit u bë ndalimi i tre prej autorëve të dyshuar të një vjedhje me dhunë,

ndërkohë vijon puna për kapjen e një tjetër shtetasi. Specialistët për Hetimin Krimit në

Stacionin e Policisë Memaliaj kanë bërë të mundur dokumentimin dhe zbardhjen e kësaj

ngjarje, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në datë 19.03.2016, në segmentin

rrugor nacional Krahës –Memaliaj , kanë keqtrajtuar fizikisht dhe më pas i kanë vjedhur

me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash

me cigare një shtetasi nga Fieri.

Në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale nga

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë

Lezhë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i një

shtetasi, të cilit iu sekuestrua një armë zjarri

automatik. Nga informacionet e siguruara në rrugë

operative se ky shtetas mbante armë zjarri dhe shpesh

dilte me të, iu ushtrua kontroll në banesën e tij ku iu

gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit.

Si rezultat i një pune intensive policore, nga

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë

Kurbin, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autori i

vrasjes së ndodhur më datë 2 prill 2016, ku i ndaluari

dyshohet se ka vrarë me armë gjahu për motive

pronësie një 50 vjeçar.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u bë

i mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë kriminale.

Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe reagimit të

menjëhershëm u parandalua përshkallëzimi i

konfliktit mes 2 personave, që mund të agravohej deri

në vrasje, duke arrestuar në flagrancë një shtetase të

cilës gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dhe

sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë

zjarri pushkë me fishekë në fole dhe 175 fishekë.

Page 16: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 16

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcat e

Posaçme Shqiponja u parandalua përshkallëzimi i një

konflikti me armë. Punonjësi i qarkullimit rrugor ka

qenë planizuar me shërbim dhe ka ndërhyrë

menjëherë për shmangien e konfliktit midis disa

personave, duke kërkuar dhe ndihmë nga forcat e

Posaçme Shqiponja. Ndërhyrja e menjëhershme ka

bërë të mundur të neutralizohet një nga personat e

përfshirë në konflikt, i cili ishte i armatosur. Po ashtu është bërë shoqërimi e më pas

arrestimi i shtetasit të armatosur, të cilit iu sekuestrua dhe një pistoletë ‚Zastava‛, si dhe

shoqërimi i dy vëllezërve të përfshirë në konflikt.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan një shtetas i dyshuar se ka qëlluar

disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të një lokali dhe dyqani. Po ashtu janë

arrestuar edhe dy shokët e tij për mos kallëzim krimi. Specialistët për Krimet në

Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur zbulimin dhe dokumentimin në

kohë rekord të ngjarjes së ndodhur në orët e mbrëmjes, në fshatin Larushk.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të veprimeve të

specializuara, kanë parandaluar një ngjarje të rëndë brenda familjes, duke bërë të

mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi, pasi gjatë një konflikti të përsëritur, ka

ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si

dhe e ka kanosur, në prani të fëmijëve, duke i drejtuar një armë zjarri pistoletë

tipi ‘TT‛, me të cilën më pas është larguar. Gjatë kontrollit të ushtruar, në momentin e

kapjes iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tipi

‚TT‛, një krehër me 6 fishekë.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë

të tre shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri të dyshuar për veprën penale të

vjedhjes. Në vijim të një pune të specializuar hetimore është dokumentuar se këta shtetas

janë autorë edhe të dy ngjarjeve të tjera, vjedhje subjekte biznesi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të

ushtruara për kapjen e personave në kërkim, drogë, armëmbajtje pa leje dhe goditjen e

paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, arrestuan në flagrancë një

shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale

një armë zjarri tip pistoletë e llojit TT dhe një krehër me 7 fishekë. Ky shtetas është

person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe

armëmbajtje pa leje.

Page 17: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 17

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Katër shtetas, që lëviznin me armë pa leje, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e

Fierit. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe mbajtjes nën kontroll të

elementëve me tendenca kriminale, Specialistët

për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier,

arrestuan në flagrancë 4 shtetas, pasi gjatë natës,

gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip benz

me të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe

sekuestruan në cilësinë e provës materiale një

silenciator ‚Z Stava‛, një pistoletë ‚Bereta

Gordone‛, një pistoletë ‚Bruni‛, si edhe dy

krehra pistolete.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4 në Tiranë, u finalizua operacioni

"SPASTRIMI", ku është bërë e mundur kapja e dy personave në kërkim njëri prej tyre i

dënuar me 23 vjet burg për veprën penale "Vjedhje me pasojë vdekjen" dhe "Prodhim

dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake". Ndërkohë personi tjetër në kërkim i kapur ishte

dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Mospagim i taksave dhe tatimeve".

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të

sigurisë dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me

tendenca kriminale, Specialistët e seksionit të

Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë

arrestimin në flagrancë të një shtetasi, pasi në

banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e

provës materiale 500 fishekë luftarak të modeleve të

ndryshme, 3 granata difensive, 18 ndezës granatash

dhe një kuti ndezës granatash.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Elbasan në afërsi të një

pike karburanti, ku është gjetur i vrarë një shtetas, nga Specialistët për Krimet e Rënda

është bërë arrestimi në flagrancë i një shtetasi për mos kallëzim krimi, pasi duke qenë

roje i karburantit në vendin ku ndodhi ngjarja, dyshohet të ketë parë dhe të mos ketë

kallëzuar ngjarjen e ndodhur.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, në

Komisariatin e Kolonjës, u bë e mundur të zbulohen

2 autorët e një vjedhje dhe të arrestohen në flagrancë.

Njëri prej tyre, posedonte në banesën e tij armë dhe

municion luftarak, pa leje.

Page 18: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 18

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe një punë të mirëorganizuar nga Specialistët për

Krimet në Komisariatin e Policisë Fier,u bë kapja dhe ndalimi i një shtetasi të shpallur në

kërkim si autori i dyshuar i vjedhjes së 4 lokaleve të biznesit, të kryera gjatë muajit prill

të këtij viti.

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për veprat penale "Plagosje

e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe

municionit". I arrestuari më datë 26.08.2014, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me

mjet mprehës "thikë" një shtetas, po ashtu është i dënuar me 6 vite burg për veprën

penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u

bë ekzekutimi i vendimit datë 25.10.2015 për një 33 vjeçar të ekstraduar nga Interpol

Tirana nga shteti Grek. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burg për

veprat penale ‚Vrasje me dashje‛, ‛Vrasje me paramendim‛ e mbetur në tentativë dhe ‛

mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit‛. Ky shtetas është kapur nga pas

marrjes së informacioneve, që dispononte Sektori për Krimet e Rënda, duke bërë të

mundur lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e tij nga shteti Grek. I ekstraduari në Mars

të vitit 2000, në fshatin Fratar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri një shtetas dhe ka

plagosur një tjetër.

Nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat u bë kapja dhe

arrestimi i një shtetasi të shpallur në kërkim për veprën penale ‚Vjedhja me pasojë

vdekjen‛ e kryer në bashkëpunim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka vendosur masën

e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas pasi në vitin 2001, në qytetin e Kallamatës të

shtetit Grek, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet se ka vrarë një shtetas

gjerman.

Policia e Vlorës ka kapur dhe arrestuar në flagrancë një person, i cili tentoi të vjedhë me

dhunë, duke u maskuar, një banesë në Bashkinë Selenicë. Ngjarja ka ndodhur në

fshatin Drashovicë, gjatë orëve të para të mëngjesit, ku është futur i maskuar në banesën

e një 77 vjeçareje dhe ka tentuar të vjedhë para, duke tentuar të ushtrojë dhunë fizike

kundrejt kësaj shtetaseje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë bënë

të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë dhe

shoqërimin në Komisariat të tre personave të përfshirë

në një konflikt në një lokal, njëri prej të cilëve i është

gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë e modelit

"Bereta".

Page 19: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 19

Operacione-Krime kundër Pronës e Personit

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë 4 shtetas,

pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e mbrëmjes, në Ishëm, Durrës kanë

vjedhur një gomë automjeti në pronësi të një shtetasi. Në tentativë për tu larguar me

automjetin tip Jeep, janë kapur nga Shërbimet e Policisë Krujë, në fshatin Budull, Krujë.

Sapo kanë dalë nga automjeti kanë hedhur në tokë, një armë zjarri tip pistoletë, me një

krehër me 7 copë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale. Nga

hetimet e kryera rezultoi se pistoleta i përket drejtuesit të mjetit.

Nga Spanja u ekstradua një i kërkuar për krime të rënda i

shpallur në kërkim ndërkombëtar, Vladimir Peqini, vjeç 51,

sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 25 vjet

burg për veprën penale ‚Pjesëmarrja në të armatosura‛, ‚Vrasja‛

me paramendim mbetur në tentativë‛ dhe ‚Asgjësimi i

kufomës‛.

Nga Italia u ekstradua një i kërkuar për ‚Vrasje me paramendim". Gjykata e Rrethit

Gjyqësor Sarandë, me vendimin datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë ‚Arrest në

burg‚,për kryerjen e veprës penale të ‚Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim.

Dënimi maksimal që parashikohet në këto nene është deri 25 vjet burgim.

Nisin procedurat e ekstradimit për shtetasin Arben Frroku. Interpol Haga njoftoi sot në

orën 17:15 minuta Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e

shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me

burgim të përjetshëm. Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime

me homologët në Holandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua

se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin ‚Renato Tsepa‛, ishte

shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare. Verifikimi i identitetit të

shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë

për partnerët holandezë. Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një

shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet

‚Renato TSEPA‛, lindur në Korçë. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e

Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit

Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.

Policia Kufitare e Morinës kap dhe arreston një shtetas të shpallur në kërkim

ndërkombëtar. Nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje u bë kapja

dhe arrestimi provizor, me qellim ekstradimi, i një shtetasit të shpallur në kërkim

ndërkombëtarë, pasi më datë 03.02.2015, është lëshuar urdhër-arresti nga organet e

Drejtësisë në Ankara/Turqi.

Page 20: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 20

Lufta kundër Drogës

Nga operacionet antidrogë të zhvilluara nga strukturat e Sektorit për narkotikët në

qendër e qarqe, nga kontrollet e ushtruara nga Policia Kufitare dhe nga strukturat e

Sigurisë Publike është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të narkotikëve si më

poshtë:

SEKUESTRUAR e BLLOKUAR

MARIJUANË/ HASHISH 193 kg 197.05 gr

HEROINË 16.5 gr

KOKAINË 76.96 gr

FARË KANABIS 94.1 gr

*Këto sekuestro përfshijnë lëndët narkotike kryesore të sekuestruara.

Vepra Penale

• 157 vepra të evidentuara në fushën e drogës

• 5 - trafikim i lëndëve narkotike

• 127 - prodhim dhe shitje lëndësh narkotike

• 20 - kultivim i bimëve narkotike

• 5 - të tjera

Autorët

• 200 autorë të dyshuar

• 124 arrestuar/ndaluar

• 7 në kërkim

• 68 në gjendje të lirë

• 1 të tjera

Page 21: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 21

Lufta kundër Drogës - Operacione

Disa prej operacioneve kryesore të zhvilluara kundër Drogës, janë:

Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë në bashkëpunim me

policinë italiane të emërtuar ‚DEXTER‛. Operacioni është zhvilluar në të njëjtën kohë në

të dy vendet gjatë mëngjesit të datës 27 prill 2016 dhe në përfundim u arrit të

shkatërrohet një grup i rrezikshëm kriminal, që merrej me trafikimin e tregtimin e

drogave të llojit kokainë dhe hashash në Italinë e veriut. Policia Italiane dhe Policia e

Shtetit kanë shkëmbyer informacion në mënyrë intensive nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse

Interforce, e cila ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Shërbimin Ndërkombëtar të

Policisë së Shtetit dhe Shërbimet Antidrogë të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e

Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda. Nga ndjekja e këtyre informacioneve është

bërë i mundur lokalizimi i personave me shtetësi shqiptare, të cilët ndodheshin në

territorin e Republikës së Shqipërisë dhe është bërë i mundur arrestimi i tyre në bazë të

arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Gjatë këtij operacioni

janë arrestuar shtetasit A.P., vjeç 32 dhe A.N., vjeç 44, ndërsa në total janë arrestuar 27

persona, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 20 shtetas italianë. Veprimtaria hetimore në

bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë është në vijim në Itali, Shqipëri dhe Austri,

në mënyrë që të zbulohen lidhjet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm e këtij grupi të

trafikut të drogës.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në

Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të

informacioneve të marra në rrugë operative, më

datë 09.04.2016, kanë finalizuar me sukses

operacionin e koduar ‛Gramëz", ku kanë bërë të

mundur arrestimin në flagrancë të tre shtetasve,

si dhe sekuestrimin e 50 kg lëndë narkotike e

dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, një armë gjahu,

një gjerdan me 6 fishekë, 1 automjet, një

motoçikletë dhe 6 telefona. Në vijim të këtij

operacioni u shpallën në kërkim dy shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ‛Prodhimi dhe shitja e

narkotikëve‛.

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses

operacionin e koduar "TREBLOVA 1", duke

sekuestruar 22 kg e 500 gr lëndë narkotike e

llojit "Marijuanë" dhe arrestuar në flagrancë 3

persona të dyshuar . Po ashtu është shpallur në

kërkim 1 tjetër shtetas.

Page 22: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 22

Lufta kundër Drogës - Operacione

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është finalizuar operacioni "FLASH 2", me

arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe Shitje të

narkotikëve, kryer në bashkëpunim". Të arrestuarit, në brendësi të automjetit tip

"Toyota", janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike e dyshuar "Cannabis

Sattiva". Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së njërit prej tyre është gjetur lëndë

narkotike e dyshuar "Cannabis Sattiva" dhe lëndë narkotike e dyshuar "Kokainë".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e

dyshuar narkotike "Cannabis Sattiva", 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar ‚Kokainë‛, 3

telefona celularë dhe 1 automjet tip "Toyota".

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është finalizuar operacioni ‚START 2‛, në

kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë katër shtetas për veprën penale të ‚Prodhimit

dhe shitjes së lëndëve narkotike‛ e kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pas një

hetimi disa mujor. Këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin

aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit ‚heroinë‛, ‚kokainë‛

dhe ‚cannabis sattiva‛ në zonën e Unazës së Re, ‚Irfan Tomini‛, ‚Fusha e Aviacionit‛. Në

cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar

heroinë e ndarë në 27 porcione, sasia prej 2.2

gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e

ndarë në 11 porcione, sasia prej 30 gramë lëndë

narkotike e dyshuar si cannabis sattiva e ndarë

në 15 porcione, 120 farë bimë narkotike, 1

automjet tip Mitsubishi, 1 motor pa targa, 2

biçikleta, shuma prej 20.000 lekësh dhe 100

euro, 20 karta sim të kompanive celulare të

ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të

ndryshme.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë është

finalizuar operacioni Antidrogë i koduar

"BALLKONI", duke arrestuar në flagrancë 5

shtetas dhe sekuestruar: 1.9 kg bimë e dyshuar

Cannabis Sattiva, 1.6 gr e lëndë narkotike e

dyshuar e llojit kokainë, një automjet tip Audi

dhe 5 telefona celularë. Lënda narkotike u

sekuestrua pas kontrollit të ushtruar në lokal

dhe në banesat e të arrestuarve.

Page 23: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 23

Lufta kundër Drogës - Operacione

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, në Kolonjë, u arrestua një shtetas, të cilit iu

sekuestrua sasia prej 11 kg e 172 gram lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara nga strukturat e policisë, ku pas

kontrollit të ushtruar iu gjet lënda narkotike e sekuestruar.

Policia Kufitare Shkodër vijon punën për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Shërbimet Operacionale dhe të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe

Migracionin Shkodër gjatë patrullimit në

drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Hani i

Hoti, kanë konstatuar dhe sekuestruar një

çantë sportive brenda të cilës ishin 20 pako

me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis

Sativa, ku pas peshimit rezultoi të jetë në

peshën 21 kg e 200 gramë, e cila u sekuestrua

në cilësinë e provës materiale. Vijon puna

për identifikimin e autorëve.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u bë

i mundur arrestimi i tre shtetasve të dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të

narkotikëve, në bashkëpunim". Kapja e këtyre shtetasve u bë falë punës së Seksionit të

narkotikëve, të cilët kanë arritur ti dokumentojnë veprimtarinë kriminale në shitjen e

lëndëve të dyshuara narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", ku këta shtetas dyshohen se në

bashkëpunim me njëri - tjetrin shisnin lëndën narkotike. Të arrestuarit janë kapur në

flagrancë pranë një shkolle të mesme, ku gjatë kontrollit fizik këtyre shtetasve u janë

gjetur 4 doza lëndë narkotike e llojit "Cannabis Sattiva" dhe gjatë kontrollit të banesës së

njërit prej tyre janë gjetur edhe 8 doza të tjera "Cannabis Sattiva".

Vlorë - Policia ka finalizuar operacionin anti-drogë të koduar "RESULAJ", duke bërë të

mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 2 personave në aksin rrugor "Resulaj -

Selenicë", të cilët, duke udhëtuar me automjetin tip "Audi A-3", janë kapur në flagrancë

me një sasi prej 19 kg e 400 gr lëndë narkotike të llojit "Cannabis sattiva" (fshehur në

bagazhin e këtij mjeti). Gjatë kontrollit të

ushtruar në banesën 3-katëshe të pronarit të

mjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi

prej 820 gr kanabis, ndërkohë në banesën e

shtetasit tjetër u gjet 2 kg e 100 gr kanabis. Në

kuadër të këtij operacioni policia ka sekuestruar

në cilësinë e provës materiale: 22 kg e 320 gr

lëndë narkotike, një automjet tip "Audi A-3", 3

aparate celularë.

Page 24: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 24

Lufta kundër Drogës - Operacione

Skuadra e posaçme "Shqiponjat" në Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për

narkotikët, kanë arrestuar në flagrancë katër shtetas për veprën penale "Prodhim dhe

Shitje e narkotikëve në bashkëpunim". Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

25.8 gram, lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë",

195.8 gram, lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis

Sattiva", si dhe 2 automjete.

Nga Drejtoria e Policisë Vlorë gjatë një operacioni

policor u bë i mundur arrestimi i 2 personave dhe

sekuestrimi i 1 kg e 600 gr lëndë narkotike të llojit

"Cannabis sattiva". Lënda narkotike u gjet gjatë

kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këto

shtetas (në vendin e gomës rezervë).

Policia Kufitare Kakavijë arrestoi në flagrancë dy shtetas. Në kuadër të planit të masave

të goditjes së ‘’Trafikimit të lëndëve narkotike’’, nga punonjësit e vijës së dytë të Policisë

Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Tiranë – Selanik, janë

konstatuar në një valixhe, disa pako të dyshimta. Menjëherë është bërë bllokimi i

autobusit, duke njoftuar Grupin Hetimor, ku gjatë kontrollit brenda valixhes u gjetën të

fshehura 24 pako të dyshuar me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë totale 1.7 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u bë arrestimi në

flagrancë i 2 shtetasve.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër u arrestuan

në flagrancë dy shtetas për ‚Prodhim dhe shitje të

lëndëve narkotike në bashkëpunim‛. Në bazë të

informacioneve të marra u organizua plani operacional,

ku përpara shtëpisë së njërit prej të arrestuarve, në

momentin e shkëmbimit të qeses me lëndë narkotike, u

kapën në flagrancë nga efektivat e Policisë Shkodër. Në

momentin e ndalimit iu gjetën dhe sekuestruan në

cilësinë e provës materiale një sasi prej 2 kg dhe 321

gramë lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva.

Nga strukturat e Policisë në Tropojë u finalizua

operacioni antidrogë i koduar ‚LENIQ 2016‛, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë

1 shtetas, u procedua 1 shtetase, si dhe u sekuestruan: 330 gr boçe të thara Cannabis

Sattiva, 142 fidanë të mbjella në gota plastike, 1 armë zjarri tip ‚automatik‛, 87 copë

fishekë mod 56. Operacioni u realizua bazuar në informacionet e grumbulluara nga

shërbimet policore.

Page 25: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 25

Lufta kundër Drogës - Operacione

Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të

Policisë Fier, në kuadër të operacionit të koduar

‚Levani‛, arrestoi në flagrancë 2 shtetas nga Kavaja,

pasi gjatë natës, në hyrje të autostradës Levan –

Tepelenë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip

BMV, me të cilin udhëtonin, iu gjet dhe sekuestrua

në cilësinë e provës materiale një sasi prej 515.2 gram

kanabis në formë boçesh, të cilin po e transportonin

nga Tepelena për në Kavajë. Krahas lëndës narkotike

u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1

automjet tip BMV dhe 2 aparate celularë.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë

operative, Efektivat e Komisariatit të Policisë

Tropojë , finalizuan Operacionin e koduar ‚Lugu i

Zi‛, në kuadër të të cilit në aksin rrugorë Qafë-

Morinë-Viçidol, në pusetën e ujit që shkon tek Ura e

Kamenicës, janë gjetur dhe sekuestruar tre thasë

(plastike), ku brenda tyre kishte rreth 15 kg lëndë

narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Vazhdon

puna, për identifikimin dhe vënien përpara

drejtësisë të personave përgjegjës.

Në kuadër të një procedimi penal, Specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të

Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin

e koduar ‚BRADASHESHI‛, në sajë të të cilit u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, pasi

gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‚Benz‛,

më të cilin po udhëtonin, grupi hetimor ka gjetur

dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 kg

lëndë narkotike, e dyshuar me atë të llojit Cannabis

Sattiva. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e

njërit prej tyre grupi hetimor, ka gjetur dhe

sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 9.45 gr

lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis

Sattiva.

Policia Kufitare në Rinas ndaloi një shtetas të

shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" gjatë përpunimit të

dokumentacionit të shtetaseve të kthyer deportiv. Ky shtetas ishte i shpallur në

kërkim, pasi ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg nga organet e drejtësisë.

Page 26: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 26

Lufta kundër Drogës - Operacione

Në kuadër të operacioneve të zhvilluara janë kapur edhe disa të kërkuar për krime në fushën

e narkotikëve:

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, u bë i mundur finalizimi i operacionit

"YZBERISHTI", duke mundësuar kapjen e një personi nga Kavaja të shpallur në

kërkim ndërkombëtar të dënuar me 30 vite burgim për veprat penale "Trafik i

narkotikëve" dhe "Pjesëmarrje në grup kriminal" nga drejtësia në Itali.

Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë përpunimit në hyre të

dokumentacionit të shtetasve u bë arrestimi i një personi nga Durrësi i shpallur në

kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar me 25 vite e 6 muaj

burg nga Gjykata e Firences për veprat penale "Rrëmbim personi", " Armëmbajtje pa

leje", "Kanosje" dhe "Mbajtje lëndësh narkotike".

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë

bërë të mundur arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë të një

shtetasi, pasi Gjykata e Milanos me vendimin datë 01.04.2016, ka caktuar masën e

sigurisë ‚Arrest në burg‛, për veprën penale ‚Trafikim të lëndëve narkotike dhe

pjesëmarrje në organizatë kriminale‛, ku maksimumi i dënimit parashikohet 20 vjet

burg.

Nga Shërbimet e Komisariatit Përmet është bërë e mundur kapja e një të kërkuari të

cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprën

penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’, vendim i cili është lënë në fuqi edhe nga

Gjykata e Apelit.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër është bërë e mundur kapja e një

të kërkuari, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendim datë 02.04.2016 ka

caktuar masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje

narkotikësh’’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë bënë të mundur kapjen e një

shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e

Brescia, Itali me vendimin e Shtatorit 2007, e ka dënuar me 5 vjet heqje lirie për

Veprën Penale "Trafik i Lëndëve Narkotike".

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Fier ndaluan një

të kërkuar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnje, me vendimin e datës

08.01.2015, e ka dënuar me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale ‚Prodhim e

shitje narkotikësh‛.

Page 27: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 27

Lufta kundër Drogës - Tregues

Paraqitja grafike e veprave penale në fushën e drogës, sipas rasteve:

Evidentohet rritje e ndjeshme e sekuestrimeve: të marijuanёs me rreth 11 herë më shumë

krahasuar me muajin Prill 2015, si rezultat i operacioneve të zhvilluara nё të gjithë vendin.

Evidentohet rritje e treguesve kundër drogës sa i përket veprave të goditura me 86.9%, si dhe

rritje e numrit të autorëve të proceduar me 92.3%.

Rrugët e trafikimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 1-30 Prill:

157

127

520

5

Vepra Penale Total Prodhim Shitje Trafikim Kultivim i bimëve narkotike Të tjera

Page 28: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 28

Lufta kundër Trafiqeve

Lufta kundër Trafiqeve- operacione e tregues

Strukturat kundër trafiqeve dhe të Policisë Kufitare kanë realizuar disa operacione

policore, në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, trafikimit të armëve, apo dhënie

ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Janë goditur 2 grupe kriminale dhe janë bërë

8 referime proaktive.

Dy operacionet më të rëndësishme të realizuara

janë:

Operacioni LUX‛ i finalizuar në datat 06-

08.04.2016 për veprën penale të trafikimit të

mjeteve motorrike, gjatë të cilit u arrestuan e

ndaluan 12 persona, 6 u shpallën në kërkim, si

dhe u sekuestruan 19 automjete luksoze të

tipit BMV, X -5, X-6, Audi A-6, Range-Rover

etj. Hetimet vazhdojnë.

•Trafikim i personave 3 raste

•Trafikim i të miturve - rast

•Trafikim i mjeteve motorike 17 raste

•Trafikim i armëve e municioneve 4 raste

•Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 2 raste

•Shfrytëzim prostitucioni 3 raste

•Trafikim i lëndëve plasëse helmuese dhe radioaktive 2 raste

•Mbajtje e lokaleve për prostitucion 4 raste

•Trafikim i veprave të artit - rast

•Të tjera -Evidentuar

35 vepra penale

•1 persona për trafikim të personave

•- person për trafikim të të miturve

•31 persona për trafikim të mjeteve motorike

• 4 person për trafik armësh e municionesh

• 2 persona për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri

• 4 persona për shfrytëzim prostitucioni

• 2 persona për trafikim të lëndëve plasëse, helmuese dhe radioaktive

• 8 persona për mbajtje të lokaleve për prostitucion.

•- person për trafikim të veprave të artit

Autorë

proceduar 52 persona

Page 29: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 29

Lufta kundër Trafiqeve- operacione e tregues

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të

Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një

pune hetimore 3 mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "ARKIDEA", në

fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të

14 shtetasve, 2 prej të cilëve pronarë të hoteleve dhe në të njëjtën kohë te dyshuar tutorë

dhe 2 tutorë të tjerë të dyshuar, si edhe 9 të dyshuara se ushtronin prostitucion. Po ashtu

janë proceduar në gjendje të lirë 15 shtetas të dyshuar klientë. Materialet i janë referuar

Prokurorisë për veprat penale "Shfrytëzim prostitucioni", "Ushtrim prostitucioni",

"Përshtatje e ambienteve për prostitucion" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike",

Po ashtu janë zhvilluar edhe një sërë operacionesh të tjera si:

Në sajë të një hetimi të ndjekur me metodat special, specialistët kundër narkotikëve dhe

trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, finalizuan operacionin

e koduar ‚PREMTIMI‛, duke arrestuar në flagrancë

tre shtetas, të cilëve iu gjetën e sekuestruan

në cilësinë e provës materiale: 3 armë zjarri

automatik, një pistoletë, 130 fishekë, 250 gr lëndë

narkotike kanabis sativa. Materialet i kaluan për

ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprat

penale ‚trafikim i armëve dhe municionit‛,

‚armëmbajtje pa leje‛ dhe ‚prodhim e shitje

narkotikësh‛.

Policia Kufitare Kakavijë goditi një rast të ‘’Trafikimit të armëve luftarake dhe

municionit’’, duke sekuestruar një armë zjarri automatike dhe arrestuar në flagrancë

drejtuesin e mjetit, ku u konstatua arma. Gjatë

kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, si dhe në

skaner, në bashkëpunim me Degën Doganore

Kakavijë, në pjesën e brendshme të derës së pasme

të mjetit, në krahun e shoferit, u konstatua e

fshehur një armë zjarri automatike. Menjëherë u bë

bllokimi i mjetit dhe u njoftua Drejtoria e Policisë

Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Policia Kufitare Kakavijë bllokoi 6 klandestinë nga

Afganistani gjatë patrullimit në kufirin jeshil, duke

i evidentuar nëpërmjet kamerave termike. Gjatë hetimeve u arrestuan dy shtetas shqiptar

për ‘’Dhënie Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit’’

(shpërblim deri në 2500 euro).

Page 30: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 30

Lufta kundër Trafiqeve- operacione e tregues

Nga Drejtoria e Policisë Shkodër është ndaluar përgatitësi i minave me telekomandë të

sekuestruara gjatë operacionit "POROSIA", të zhvilluar më 26.03.2016, person me

precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar më parë në vitin 1996 me 18 vite burg për

veprat penale "Vjedhje me armë" dhe "Armëmbajtje pa leje" dhe në vitin 2013, me 8 muaj

burg për veprën penale "Përkrahje e autorit të krimit". I ndaluari nga hetimet rezulton se

është pjesë përbërëse e grupit kriminal të mësipërm dhe dyshohet të jetë përgatitësi i

minave të kapura me datë 26.03.2016. Këtij

shtetasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën

dhe sekuestruan në cilësinë e provës

materiale: Dylbi Snajperi, Telekomanda,

Karta telefoni, Dylbi, Aparat fotografik,

Ampermatës, Usb, Bateri, disa lloje

kacavidash, disa lloje telefonash celularë,

etj.. Materialet i kaluan Prokurorisë së

Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat

penale "Trafikimi i armëve dhe i

municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje

e armëve luftarake dhe e municionit".

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, duke marrë dijeni nga një emision televiziv

investigativ menjëherë organizoi shërbimet e policisë, të cilat bënë të mundur kapjen dhe

ndalimin e 2 shtetasve nga Lushnja, pasi dyshohen se në bashkëpunim, kanë shfrytëzuar

për prostitucion në rrethana rënduese një shtetase të mitur 16 vjeçe.

Në vijim treguesit statistikorë të luftës kundër trafiqeve për muajin Prill 2016.

35

52

0 10 20 30 40 50 60 70

Evidentuar

Autore

Page 31: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 31

Hetimi i Aseteve Kriminale

Nga strukturat për asetet kriminale janë në proces verifikimi 93 praktika lidhur me

hetimin e aseteve kriminale.

Gjatë këtij muaji me vendimin datë 08.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Pare për

Krime të Rënda është vendosur konfiskimi i pasurisë (llogari bankare) në shumën

846.703,18 euro.

Janë evidentuar në total 173 vepra penale objekt i ligjit ‚antimafia‛ 10192/2009 me

232 autorë.

Nga këto: 117 vepra parashikuar nga neni 283 dhe 283/a i Kodit Penal, 33 vepra

penale parashikuar nga neni 287, 5 vepra penale parashikuar nga neni 110/a, 3

vepra penale parashikuar nga neni 114, 5 vepra parashikuar nga neni 278/a, 1

vepër penale parashikuar nga neni 319/c, 2 vepra penale parashikuar nga neni 244,

4 vepra penale parashikuar nga neni 109/b, 1 vepër penale parashikuar nga neni

245 dhe 2 vepra penale parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Referime:

• Janë referuar në Prokurori 3 materiale për fillimin e procedimit pasuror mbi asetet kriminale, me:

• 2 subjekte të implikuar

• Janë përfunduar verifikimet pasurore dhe dërguar 2 relacione pasuror epranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Verifikime:

• Janë realizuar procese verifikimi pasuror për:

• 228 subjekte dhe familjarë të tyre

Page 32: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 32

Krimi Ekonomik e Korrupsioni

Krimi Ekonomik- operacione e tregues

Gjatë muajit Prill 2016, nga Strukturat për Krimet Ekonomike e Financiare në shkallë

vendi janë finalizuar me sukses një sërë operacionesh policore, ku veçojmë 6 operacione

policore të rëndësishme, gjatë të cilave janë proceduar 34 autorë, nga këto 10 janë

arrestuar e ndaluar, 23 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Janë goditur 2 grupe të rëndësishme kriminale.

Operacionet e zhvilluara janë, si më poshtë vijon:

Në të gjithë vendin gjatë muajit Prill është vijuar me vënien në zbatim të operacionit

kundër informalitetit (Evazionit fiskal), ku janë referuar 20 vepra penale me 21 autorë, të

cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Korrupsioni

91 vepra penale evidentuar

zbulueshmëria 89%

125

autorë proceduar

Krimet Ekonomiko-Financiare

175 vepra penale evidentuar

zbulueshmëria 91.4%

197

autorë proceduar

Pastrimi i Parave

45 vepra penale evidentuar

zbulueshmëria 100%

53

autorë proceduar

Page 33: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 33

Krimi Ekonomik- operacione e tregues

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u finalizua operacioni ‚Kredia e Fundit‛, me

arrestimin e 4 shtetasve. Gjithashtu u referuan materialet në gjendje të lirë për 1 shtetase

dhe një tjetër u shpall në kërkim. Ndaj këtyre personave rëndojnë akuzat për veprat

penale të ‚Mashtrimit në kredi‛ dhe ‚Falsifikimit të dokumenteve‛, pasi dyshohen se

duke falsifikuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin e kredisë përfitonin

shuma nga 300.000 deri në 1.000.000 lek të reja.

Operacionit policor ‚RIATDHESIMI‛ i finalizuar nga Sektori për Hetimin e Krimit

Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me arrestimin e 3

shtetasve, pasi dyshohen se në bashkëpunim, nën siglën e një shoqërie, kanë mashtruar

një numër të konsiderueshëm shtetasish (rreth 27 persona) nga qytete të ndryshme, duke

u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për ne Kanada, Australi Angli etj dhe

duke u marrë shuma të konsiderueshme monetare. Gjatë operaciionit një shtetas u

arrestua, ndërsa 2 shtetase u kthyen deportiv nga Kanadaja.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat u finalizua operacioni ‚MONEY‛, në kuadër të të

cilit u bë arrestimi i 3 shtetasve, pasi mbi bazën e një hetimi disa mujor dyshohet se në

bashkëpunim ushtronin aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhës euro prerje 50-

she dhe 100-she, të cilat i tregtonin në tregun vendas me vlerën 100 euro e barabartë me

3.000 lekë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në

cilësinë e provës materiale 11.000 euro të dyshuara të

falsifikuara. Në banesën e njërit prej tyre u gjetën: 5

thika antike të dyshuara të trafikuara, 1 pushkë sportive

pneumatike, si dhe 4 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor

Berat, për veprat penale ‚Falsifikimi i monedhave‛,

‚Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës‛ dhe ‚mbajtje

pa leje e armëve sportive‛ dhe ‚Prodhim dhe shitja e

bimëve narkotike‛.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier u finalizua

operacioni ‚KARTMONEDHAS‛, me arrestimin në flagrancë të një shtetasi, pasi

dyshohet se në market ka blerë një stekë paketash me një kartëmonedhë 100 euro të

falsifikuar. Gjatë kontrollit iu sekuestruan 500 euro.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier u finalizua operacioni ‚POROSIA‛, me arrestimin

në flagrancë të dy shtetasve, pasi në rrugën Fier-Lushnjë, u kapën me mjetin tip ‚Dacia‛,

me 202 kg kafe ekspresi, pa dokumentacion përkatës. U referuan materialet në Prokurori

për veprën penale «Kontrabandë me mallra të akcizës».

Page 34: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 34

Krimi Ekonomik- operacione e tregues

Nga Drejtoria vendore e Policisë Dibër u finalizua operacioni ‚TREGU 2‛, për goditjen e

aktivitetit te kundraligjshëm të ‚Ushtrimit pa licencë të veprimtarisë financiare‛, ku gjatë

këtij operacioni u arrestua në flagrancë një shtetas pasi u kap duke ushtruar aktivitet të

pa licencuar financiar. Në cilësinë e provës material iu sekuestruan 439 mijë lekë të reja,

të cilat dyshohet se i përdorte për këtë aktivitet.

Nga Specialistët e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, u

arrestua në flagrancë një shtetas pasi, në Pikën e Kalimit Kufitar të Goricës (në hyrje),

gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, automjetit tip ‚Sharon‛, me të cilin ky shtetas

udhëtonte, u konstatuan dhe sekuestruan mallra kontrabandë të pa deklaruara nga ky

shtetas, si edhe pije të ndryshme për të cilat paguhet

akcizë.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, në Lushnjë është

finalizuar operacioni policor i koduar "YPSILON" për

goditjen e paligjshmërisë. Gjatë këtij operacioni janë

sekuestruar 12 kompjuterë dhe 1 makineri, që

shërbenin për organizimin e lojërave të fatit pa leje

dhe janë proceduar 2 shtetas.

Nga Shërbimet e Policisë në Gjirokastër janë

proceduar në gjendje të lirë tre shtetas Rumunë për

‘’Mosdeklarim të sendeve me vlerë’’. Ata shtetas u

kapën nga shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë,

ku në dalje nuk kanë deklaruar sendet me vlerë që

posedoni, duke iu sekuestruar një sasi prej 6 kg e 456

gr bizhuteri të dyshuara si flori, si dhe mjeti me të cilin

udhëtonin. Bizhuteritë u gjetën të fshehura në pjesën e

brendshme tek kroskoti i makinës.

Në vijim treguesit për krimet ekonomiko-financiare për muajin Prill 2016.

175

197

38

155

4

Evidentuar V.P.

Autorë

Arrest/ndal

Gj.lirë

Kërkim

Page 35: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 35

KORRUPSIONI-Operacione dhe Tregues

Gjatë Muajit Prill 2016, nga ana e strukturave për korrupsionin janë finalizuar me sukses

2 operacione policore për korrupsion dhe krime të zyrtarëve në detyrë, (në muajin Prill

2015 ishte finalizuar një i tillë), me 12 autorë të arrestuar/ndaluar dhe 2 të shpallur në

kërkim, si dhe janë goditur 2 grupe, si më poshtë:

Nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë e Policisë Tiranë, u finalizua operacioni

‚FUEL‛, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas, punonjës në

Inspektoratin Shtetëror Teknik Industrial Tiranë dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë pasi

dyshohen se në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën, kanë përfituar në mënyrë të

paligjshme shuma nga 20-50.000 lekë, duke lejuar shitjen e gazit të lëngshëm, në pikat e

shitjes karburantit dhe kanë lejuar subjekte të ndryshme të tregtonin karburante jashtë

normave të lejuara.

Nga Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë

Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të Operacionit

policor ‚SMILE 4‛ u bë i mundur ekzekutimi i

urdhërave të ndalimit për 8 shtetas të dyshuar për

veprat penale "Shpërdorim i detyrës", "Fshehje të

ardhurash" dhe "Mospagim i taksave dhe tatimeve".

Operacioni u realizua pas një hetimi një vjeçar të kryer

nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë në

bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë

Tiranë. Nga hetimet ka rezultuar se të arrestuarit me

detyrë inspektorë dhe ish inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale

Tatimore Tiranë, në periudhën kohore 2010 deri më 2015, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre

dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme me aktivitet në fushën e tregtimit të

karburanteve, duke i lejuar të kryejnë aktivitet tregtar pa u rregjistruar në QKR dhe

organet tatimore, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në

vlerën 101.805.583 lekë të reja i konsideruar evazion fiskal.

Në vijim treguesit statistikorë të luftës kundër korrupsionit për muajin Prill 2016:

91

125

23

102

0

Vepra penale Autorë Arrest/ndal Gj.Lirë Kërkim

Page 36: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 36

Pastrimi i parave

Strukturat kundër pastrimit të parasë gjatë muajit Prill 2016 kanë evidentuar 45 vepra

penale me 53 autorë, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 50 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga veprat penale të evidentuara:

o 34 raste janë ‚Pastrim i produkteve të veprës

penale ose veprimtarisë kriminale‛, me 40 autorë të

proceduar, nga të cilët 1 është ndaluar dhe 39

ndiqen në gjendje të lirë.

o 8 raste janë ‚Ushtrim pa licencë i veprimtarive

financiare‛, me 8 autorë të proceduar, nga të cilët 2

janë arrestuar dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.

o 3 raste janë ‚Mosdeklarim i të hollave në kufi‛, me

5 autorë të proceduar, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar llogari bankare dhe pasuri në vlerën 6.784.500 euro, për veprën penale

‚pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale‛, nga të cilat 833 500

llogari bankare, 29 000 Euro cash ( kapur në kushtet e flagrancës) dhe 5.822.000 pasuri.

Krahasuar me vitin 2015 sekuestrimet kanë pësuar rritje të ndjeshme, ku në Prill të vitit

2015 ishin sekuestruar 2.587.700 euro llogari bankare dhe pasuri.

Krimi Kompjuterik

Janë evidentuar 16 vepra penale në fushën e krimit kompjuterik, për të cilat janë

proceduar 11 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë. Të

ndara sipas veprave penale, janë:

o ‚Mashtrimi Kompjuterik‛, evidentuar 4 raste

o ‚Falsifikim kompjuterik‛, evidentuar 1 rast

o ‚Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike‛, evidentuar 8 raste

o ‚Hyrje e pa autorizuar kompjuterike‛, evidentuar 1 rast

Nga Seksioni për hetimin e Krimit Kompjuterik në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua

një shtetas, i cili u kap duke përdorur në një ATM në një qendër tregtare 37 karta bankare të

dyshuara si të klonuara, të cilat bashkë me karta të tjera me shirit magnetik, u bllokuan me

cilësinë e provës materiale.

Page 37: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 37

Masat kundër kultivimit të kanabisit

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike nga

Policia e Shtetit është hartuar dhe vënë në zbatim Plani i Veprimit ‚Për parandalimin

dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2016‛,

si dhe Urdhri për ‚Zhvillimin e takimeve rajonale në kuadër të masave për parandalimin

dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2016‛.

Në kuadër të masave të parashikuara Drejtuesit e Drejtorive Vendore të Policisë kanë

organizuar zhvillimin e takimeve rajonale duke bashkëpunuar me Institucionin e

Prefektit në Qark dhe me drejtuesit e Bashkive.

Janë zhvilluar 12 takimet rajonale nën drejtimin e Prefektit të Qarkut dhe pjesëmarrjen

e organeve të qeverisjes vendore (Bashkitë, njësitë administrative, kryepleq te fshatrave),

institucioneve të tjera shtetërore si SHISH, Inspektoratet e Mjedisit dhe Pyjeve, Policisë

së Shtetit, mediat dhe komuniteti, me qëllim sensibilizimin e opinionit publik për

parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kësaj faze në Drejtorinë e Policisë së Shtetit është ngritur dhe ka funksionuar

Grupi Qendror i Drejtimit, ndërsa në 12 Drejtoritë Vendore te Policisë kanë funksionuar

grupet e drejtimit në nivel lokal nën drejtimin e Prefektit të Qarkut.

Nga muaji Janar janë zhvilluar deri tani 690 aktivitete sensibilizuese në të gjithë vendin

me pjesëmarrjen e 14.121 personave. Në kuadër të masave sensibilizuese janë realizuar

14 takime me median televizive.

Krahas masave sensibilizuese nga strukturat vendore të policisë është bërë ndarja e

territorit në zona përgjegjësie dhe caktimi i grupeve të monitorimit dhe kontrollit të

plotë dhe të vijueshëm të territorit.

Vazhdon kontrolli i territorit të identifikuara si zona me risk të lartë gjatë viteve të

kaluara.

Janë kontrolluar 3780 zona në të gjithë territorin e vendit, kryesisht sera dhe ambiente të

tjera.

Janë evidentuar 58 vepra penale, në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, janë

zbuluar 30 vepra, me 39 autor të implikuar, ku 23 autor janë arrestuar, 7 janë

shpallur në kërkim dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.

Janë shkatërruar 84 parcela me bimë narkotike janë asgjësuar 104.660 bimë

narkotike cannabis sativa.

Page 38: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 38

Masat kundër kultivimit të kanabisit

Janë zhvilluar disa operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të

kultivimit të bimëve narkotike, ku mund të përmendim:

Operacioni i zhvilluar në fshatin Beshisht, rrethi Vlorë, ku janë gjetur e asgjësuar

2.000 bimë narkotike cannabis sattiva.

Operacioni i zhvilluar në fshatin Arramenas rrethi Krujë, ku janë asgjësuar 19.640

bime narkotike të kultivuara në një serë, ku është bërë i

mundur arrestimi i 1 autor dhe shpallja ne kërkim për 1

autor tjetër.

Operacioni i zhvilluar në Kuçovë gjatë të cilit u arrestua

një 44 vjeçar, pasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e

provave materiale: 930 fara bimë narkotike Canabis

Sativa, 6 bimë narkotike Canabis Sativa të mbjella në vazo

me gjatësi 15 cm, 15 gr lëndë narkotike marijuanë, si dhe 9

pako municione me 630 copë fishekë.

Operacioni ‚Morina 2016‛ i zhvilluar në Tropojë

gjatë të cilit u sekuestruan 16 kg lëndë narkotike e

dyshuar Cannabis Sattiva, 130 fidanë Cannabis

Sattiva, një armë zjarri, si dhe një armë e ftohtë

(thikë), duke arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe

shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Operacioni i zhvilluar në Fier në kuadër të të cilit

është kapur me 1.500 fara bimë narkotike Cannabis

Sativa një shtetas nga Tirana, i cili është arrestuar

në flagrancë.

Operacioni i zhvilluar në fshatin Beçisht, Tepelenë,

ku u shkatërruan 6000 fidanë të dyshuar Cannabis

Sattiva. Gjatë këtij operacioni u arrestua në

flagrancë një shtetas, si dhe u bë shpallja në

kërkim e 2 shtetasve.

Operacioni i zhvilluar në Elbasan gjatë të cilit u

sekuestruan 293 fara bime, të dyshuara si Cannabis Sattiva, si dhe u sekuestrua një armë

zjarri ‚Revolver‛.

Page 39: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 39

Masat kundër vjedhjes së energjisë

Policia e Shtetit, edhe gjatë muajit Prill ka vijuar zbatimin në terren të masave për

ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, me synim identifikimin e vënien para

drejtësisë të autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhësve të energjisë

elektrike. Po ashtu është punuar edhe për identifikimin dhe kapjen e atyre personave që

kanë ndihmuar në drejtim të vjedhjes së energjisë, përfshirë këtu dhe punonjësit e OSHEE.

Nga data 01-30 Prill:

janë evidentuar 155 raste të vjedhjes së

energjisë

janë proceduar 161 persona të dyshuar për

vjedhje të energjisë

është marrë masa e arrestit në flagrancë

apo ndalimit ndaj 36 personave

janë shpallur në kërkim 37 persona të tjerë

ndiqen në gjendje të lirë 88 shtetas.

kanë vepruar në terren 110 grupe pune.

Rezultatet në këtë drejtim të disa prej Drejtorive

Vendore të Policisë, janë si më poshtë vijon:

Tiranë: janë evidentuar 99 raste të vjedhjes së energjisë, janë proceduar 100 shtetas të

dyshuar për vjedhje të energjisë, 27 janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar, janë shpallur

në kërkim 28 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 45 të tjerë.

Shkodër: janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë, janë proceduar 14 shtetas të

dyshuar për vjedhje të energjisë, janë shpallur në kërkim 5 persona, si dhe ndiqen në

gjendje të lirë 9 të tjerë.

Durrës: janë evidentuar 13 raste të vjedhjes së energjisë me 14 autorë të dyshuar, 2 janë

arrestuar, është shpallur në kërkim 1 person, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 të tjerë.

Elbasan: janë evidentuar 10 raste të vjedhjes së energjisë me 10 autorë të dyshuar, 3 janë

arrestuar, është shpallur në kërkim 1 person, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Vlorë: janë evidentuar 8 raste të vjedhjes së energjisë me 8 autorë të dyshuar, të cilët

ndiqen në gjendje të lirë.

Dibër: janë evidentuar 7 raste të vjedhjes së energjisë me 7 autorë të dyshuar, 1 është

arrestuar, është shpallur në kërkim 1 person, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 të tjerë.

Rezultatet e arritura janë tregues i angazhimit të plotë të Policisë së Shtetit dhe dëshmi e

vullnetit për ta vijuar me të njëjtin intensitet dhe në periudhën në vazhdim, duke vënë para

drejtësisë të gjithë abuzuesit dhe vjedhësit e energjisë.

Page 40: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 40

Konfliktet dhe kontrolli i territorit

Trajtimi dhe zgjidhja e konflikteve është një ndër çështjet më thelbësore për një policim

efikas dhe për parandalimin e ngjarjeve, prandaj ndiqen me përparësi nga strukturat e

policisë.

Një çështje e rëndësishme në parandalimin e ngjarjeve është dhe rritja e patrullimeve

dhe kontrolleve të strukturave policore. Për këtë në vijimësi janë hartuar e vënë në

zbatim plane të posaçme masash.

Konflikte

të trajtuara

•3.613

Për motive të dobëta

•2.805

Për motive pronësie

•808

29.938

kontrolle mjetesh

2.376

kontrolle në lokale

885

kontrolle në banesa

9.691

ambiente te tjera

42.820

kontrolle mjedisesh e mjetesh të kryera

Sekuestruar

45 armë zjarri

15 automatikë

8 pushkë

16 pistoleta

6 armë gjahu

3.979 fishekë, 3 granata, 44 predha, 19 ndezësa granate, 23 krehra, 1 silenciator,

15 armë të ftohta thikë, 3 armë sportive, 4 doreza grushti,

Armë pa leje

92 vepra penale

97 autorë

63 arrestuar/ndaluar

19 gjendje të lirë

14 shpallur në kërkim

1 të tjera

Pika kontrolli

946 me plan masash

145 në rast ngjarje

Page 41: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 41

Shërbime të tjera

Një ndër prioritetet e punës së policisë gjatë kësaj periudhe ka qenë kontrolli i territorit

me synim parandalimin e goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë

evidentimi i ndërtimeve pa leje, si dhe procedimi e vënia para drejtësisë e autorëve të

tyre.

Po ashtu kanë vijuar masat ndaj autorëve të dhunës në familje, duke reaguar ndaj çdo

rasti për të cilin policia merr dijeni.

Ndërtimet

pa leje

•144 vepra penale tëevidentuara

•164 autorë proceduar

•13 arrestuar e ndaluar

•147 ndiqen në gjendje të lirë

•4 janë shpallur në kërkim

Prerja e paligjshme e pyjeve

•29 vepra penale tëevidentuara

•38 autorë të proceduar

•10 arrestuar

•28 ndiqen në gjendje të lirë

•- janë shpallur në kërkim

Dhuna në familje

•347 raste ndërhyrë,

•363 autorë proceduar

•208 raste trajtuar sipas Ligjit nr.9669 për dhunën nëfamilje

•139 raste sipas Kodit Penal

•73 autorë janë arrestuar e ndaluar

•279 raste procedime në gjendje lirë

•10 shpallur në kërkim

•1 të tjera.

Sigurim aktivitetesh 463e

217

sportive

108

veprimtari shtetërore

88kulturore/fetare

46

tubime manifestime

4

tubime tëpaligjshme

Mbështetje e Institucioneve Shtetërore 976

112 raste përmbarimi

382 raste

polici/ inspektoriate

259 raste

pushteti vendor

223 raste

persona juridik e fizik

Shërbime të ndryshme

419

shoqërime në seanca gjyqësore

332

transferime në IEVP

570 zbatim i urdhrave të drejtësisë

Page 42: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 42

Operacioni “Roja e Gjelbër”

Në kuadër të operacioni “Roja e Gjelbër”, të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë së

Shtetit në bashkëpunimin me strukturat e tjera përgjegjëse janë marrë një sërë masash të

posaçme dhe ngritur shërbime, me synim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve”.

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara janë

proceduar 38 persona, nga të cilët 10 janë

arrestuar në flagrancë dhe 28 persona ndiqen

në gjendje të lirë nën akuzën e kryerjes së

veprave penale të prerjes së paligjshme të

pyjeve dhe fshehjes së të ardhurave.

Po ashtu janë proceduar penalisht edhe

Inspektorë të Policisë Pyjore apo

Kryeinspektorë të Mjedisit e Pyjeve, për

shpërdorim detyre apo moskallëzim krimi.

Disa prej operacioneve të zhvilluara nga

strukturat vendore të policisë në këtë drejtim

janë:

Efektivët e Policisë Bulqizë proceduan penalisht Kryeinspektorin e Mjedisit e Pyjeve

të Qarkut Dibër, Përgjegjësi i Sektorit të Policisë Pyjore Bulqizë, si dhe 2 Inspektorë

të Policisë Pyjore Bulqizë pasi nuk kanë informuar Komisariatin e Policisë Bulqizë

për konstatimin me datë 06.04.2016 të një mjeti “IFA”, të ngarkuar me lëndë

drusore, duke konsumuar kështu veprat penale "Moskallëzim i krimit" dhe "Prerje e

paligjshme e pyjeve". Gjithashtu edhe ndaj drejtuesit të mjetit ka filluar procedimi

penal për "Prerje e paligjshme e pyjeve" .

Efektivët e Policisë Bulqizë kanë proceduar penalisht një shtetas, i cili ka prerë në

mënyrë të paligjshme 6 metër kub dru në pyll dhe ja ka shitur një personi tjetër. Me

cilësinë e provës u sekuestrua lënda drusore.

Shërbimet e Policisë së Delvinës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre

shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke

prerë pyjet e malit të Skërficës nëpërmjet dy motor-sharrave me benzinë.

Nga strukturat e Policisë Fier u arrestua në flagrancë një shtetasi, të cilit në mjetin tip

benz iu gjet e ngarkuar një sasi prej 9.7 m3 dru të prerë. Nga strukturat e policisë u bë

bllokimi i mjetit dhe sekuestrimi i lëndës drusore.

Nga strukturat e Policisë Elbasan, në Prrenjas, u sekuestruan 13 metër kub lëndë

drusore dhe u ndaluan nga policia dy shtetas, të cilët po transportonin lëndën drusore

pa dokumentacionin përkatës.

Page 43: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 43

Policia Kufitare dhe Migracionit

Fluksi i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar në Pikat e Kalimit

Kufitar ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe.

Shtetas shqiptarë

Shtetas të huaj

Deportuar

• 363.086 hyrje

• 365.914 dalje

• 285.903 hyrje

• 253.750 dalje

• 1.834 Shtetas

Të huajt sipas rrugës së udhëtimit

Rrugë tokësore

233.723 persona

Rrugë ajrore

30.033 persona

Rrugë detare

22.147 persona

Tokësore82%

Detare8%

Ajrore10%

Sipas rrugës së hyrjes

Page 44: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 44

Të huajt që kanë hyrë në Shqipëri

Sipas qëllimit:

Për pushime 38350

Vizitë miq e të afërm 682

Biznes dhe profesionale 4385

Për trajtim shëndetësor 79

Për qëllime fetare 99

Transit 13615

Turist ditor 24618

Të Tjera 204075

Total 285.903

Sipas shtetësisë:

Kosova 79896

Maqedoni 41544

Mali i Zi 27881

Greqi 40321

Itali 16700

Mbretëri e Bashkuar 5493

SHBA 5591

Turqi 7743

Serbi 3915

Gjermani 4361

Kroaci 1841

Bullgari 3028

Francë 2735

Belgjikë 984

Kanada 997

Të tjera 42873

Total 285.903

Page 45: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 45

Të huajt me leje qëndrimi:

Gjatë muajit Prill 2016, kanë aplikuar për leje qëndrimi në vendin tonë 570 shtetas të

huaj. Sipas qarqeve ku qëndrojnë paraqiten si më poshtë:

Në total në vendin tonë me leje qëndrimi aktualisht janë 10.772 shtetas të huaj. Sipas

Drejtorive Rajonale të Kufirit e Migracionit, ku kanë aplikuar ndahen si më poshtë:

Tiranë, Elbasan 7.228

Durrës 1087

Shkodër 1157

Vlorë 714

Korçë 293

Gjirokastër 68

Kukës 225

Në muajin Prill 2016 janë kapur në tentativë për kalim të paligjshëm kufiri 281 persona,

nga të cilët 212 janë shtetas shqiptarë, 19 Sirianë, 11 janë nga Maroku, 8 nga Afganistani,

22 nga Iraku, 2 nga Kongo, 2 nga Irani, 1 nga Nigeria, 1 nga Gambia dhe 3 nga Algjeria.

Sipas adresës së qëndrimit Tiranë 390

Shkodër 39

Durrës 66

Korçë 14

Vlore 38

Gjirokastër

Kukës 19

Sipas motivit të qëndrimit

Për punë 329

Bashkim familjar 163

Humanitare 18

Studime 36

Të tjera 24

Sipas shtetësisë së aplikuesit Itali 113

Turqi 81

Kosovë 92

Bosnjë Hercegovinë 16

SHBA 19

Rumani 5

Greqi 24

Kanada 8

Austri 5

Kinë 24

Egjipt 11

Iran 15

Angli 13

Maqedoni 10

Mal i Zi 6

Të tjera 128

Totali 570

Page 46: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 46

Telefonatat nga Publiku

KOMUNIKIMI ME POLICINË PËRMES NUMRIT 129

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të inkurajojnë qytetarët për të paraqitur denoncimet apo

informacionet e tyre në numrin e telefonit 129. Gjatë muajit Prill 2016 në këto linja telefonike në të gjithë qarqet e vendit janë

regjistruar 16.001 telefonata. Pasqyra e telefonatave te marra në të gjithë vendin është si më poshtë:

Nr. QARKU

Telefonata të marra Përse bëjnë fjalë telefonatat

Gjit

hse

j

Nga këto

Të s

akta

Të r

rem

a

r d

en

on

cim

korr

up

sio

ni

Nd

ihm

e n

ga p

ub

liku

Nd

ërt

im i

pal

igjs

m

Ngj

arje

kri

min

ale

Ve

nd

osj

e b

om

be

Shke

lje e

rre

gulla

ve

te q

arku

llim

it

(aks

ide

nte

)

Pri

shje

e r

en

dit

dh

e

qe

tësi

së p

ub

like

Zhu

rma

ne

loka

let

e

nat

ës

Sin

jale

e t

ele

fon

ata

nga

ban

kat

Zjar

re t

e n

do

dh

ura

rmb

ytje

dh

e

aksi

de

nte

nat

yro

re

Dh

un

e n

e f

amilj

e

(nd

aj g

rave

dh

e

fëm

ijëve

)

Të t

jera

1 Tirana 5763 5127 636 0 3044 90 98 0 800 183 565 184 56 0 107 0

2 Durrës 1424 1327 97 2 546 24 56 0 560 30 10 35 13 0 32 19

3 Elbasan 1213 1103 110 0 210 12 254 0 214 96 125 16 0 0 22 154

4 Korçë 455 450 5 0 300 0 4 0 56 10 6 1 18 0 23 32

5 Berat 331 331 0 0 210 6 16 0 47 2 3 27 2 0 16 2

6 Fier 865 865 0 0 330 0 0 0 95 50 30 40 0 0 30 290

7 Vlorë 1254 1250 4 0 849 0 52 0 232 23 32 33 18 0 11 0

8 Gjirokastër 306 304 2 0 212 2 0 0 32 6 26 17 2 0 3 4

9 Lezhe 362 362 0 0 275 3 2 0 40 0 1 14 8 0 11 8

10 Shkodër 3582 3453 129 0 1962 0 1 0 1360 3 17 70 7 0 21 12

11 Kukës 138 136 2 0 101 0 1 0 10 0 0 9 13 0 2 0

12 Dibër 308 308 0 0 220 3 28 1 8 1 0 3 5 0 1 38

SHUMA 16001 15016 985 2 8259 140 512 1 3454 404 815 449 142 0 279 559

Page 47: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 47

Komisariati Dixhital

Komisariati Dixhital është një nga mënyrat me

anë të të cilave qytetari mund të kontaktojë

me Policinë e Shtetit për të denoncuar shkeljet

e ligjit, krahas atyre tradicionale (129, letër-

ankesa, denoncime të drejtpërdrejta).

Përgjatë muajit Prill, në portalin e

Komisariatit Dixhital, gjithsej janë bërë 2.993

raportime të ndryshme nga i gjithë vendi, të

ndara në:

Ankesa: 618 raportime

Parkim i gabuar / aksident: 1.386 raportime

Ndërtim pa leje: 188 raportime

Korrupsion: 48 raportime

Vjedhje: 38 raportime

Armëmbajtje / dhunë: 41 raportime

Të tjera: 674 raportime

Strukturat e Policisë së Shtetit me marrjen e

raportimit ndërhyjnë për zgjidhjen e

problematikës së bërë prezent në raportim.

Krahas masës administrative, për rastet e konstatuara nga raportimet përmes

Komisariatit Dixhital, nga strukturat e Policisë së Shtetit, janë kryer dhe veprimet

procedurale përkatëse, duke referuar sipas rastit materialet në Prokurori.

Page 48: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 48

Akset Problematike

Shkodër-Velipojë, sinjalistikë jo e plotë, si dhe mosrespektim i kufijve të

shpejtësisë.

Lushnjë-Fier, mosrespektim i sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të

shpejtësisë.

Tiranë-Durrës, mosrespektim i kufijve të shpejtësisë.

Milot-Burrel, sinjalistikë jo e plotë, si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë.

Siguria Rrugore

Policia e Shtetit ka vijuar aplikimin e masave të posaçme për parandalimin e aksidenteve, rritjen e sigurisë në rrugë, menaxhimin e lëvizjes në akset rrugore, si dhe sensibilizimin qytetar. Po ashtu janë maksimalizuar masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe Kodit Penal. Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 196 persona për shkeljet që parashikon ligji. Prej tyre 124 persona janë arrestuar për “Drejtim automjeti pa leje drejtimi” dhe 72 për “Drejtim mjeti në gjendje të dehur". Ndërkohë gjatë fundjavës po aplikohen masa të posaçme për rritjen e kontrolleve mbi përdorimin e pijeve alkoolike nga drejtuesit e mjeteve, shpejtësinë etj., masa të cilat synojnë parandalimin e aksidenteve.

Arsyet kryesore të ndodhjes së aksidenteve janë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosrespektim i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve e këmbësorët. Një ndër shkaqet është dhe sinjalistika jo e plotë.

176 aksidente

• 27 të vrarë• 38 të plagosur rëndë• 157 të plagosur lehtë

44.282

Masa gjobë• 7.244 për rrip sigurimi• 4.136 për shpejtësi e

parakalim të gabuar• 1.117 për kaskat• 601 mjete bllokuara• 3.740 celular

482

Leje drejtimi tërhequr

• 134 pije alkolike• 71 shpejtësi• 277 të tjera

Page 49: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 49

Siguria Rrugore

Treguesit sipas strukturave

Nr Qarqet

Aksidente Tërheqje leje drejtimi Masa administrative

arre

stu

ar p

ër p

ije

dh

e

dre

jtim

mje

ti p

a d

ësh

mi

Gjit

hse

j

Vra

Te plagosur

r p

ije a

lko

olik

e

r sh

pe

jtës

i

Të t

jera

Mas

a ad

min

istr

ativ

e g

jith

sej

Rri

p s

igu

rim

i

Kas

ka

Shp

ejt

ësi

+ P

arak

alim

Nd

alim

pu

shim

i

r p

ërd

ori

m c

elu

lari

nd

ë

Leh

Shu

ma

1 Berat 4 1 1 2 3 3 0 2 5208 0 51 250 549 229 14

2 Dibër 3 1 1 1 2 0 5 0 918 135 10 3 469 67 4

3 Durrës 34 5 3 37 40 1 0 105 6403 1558 72 18 1716 407 17

4 Elbasan 14 1 2 17 19 3 0 9 2932 409 36 860 406 347 7

5 Fier 12 2 4 7 11 1 120 3 4783 620 0 726 541 592 35

6 Gjirokastër 5 2 0 6 6 1 0 2 1103 50 1 213 273 105 2

7 Korçë 16 3 4 15 19 3 0 10 2745 20 0 204 639 543 6

8 Kukës 5 1 2 7 9 2 2 0 1038 111 0 118 410 1 9

9 Lezhë 10 4 2 8 10 2 174 16 2761 96 1 945 529 200 21

10 Shkodër 10 4 5 8 13 0 0 14 3224 238 115 188 993 254 18

11 Tiranë 59 3 12 47 59 114 70 112 13564 3,776 816 601 4,579 292 57

12 Vlorë 4 0 2 2 4 4 0 4 3080 231 15 10 2337 704 6

Shuma 176 27 38 157 195 134 71 277 44282 7,244 1,117 4,136 13,441 3740 196

Page 50: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 50

Paraqitja grafike e të dhënave për aksidentet rrugore

sipas pasojave të tyre:

Paraqitja grafike e masave

administrative të marra nga Policia për kundravajtjet e evidentuara:

Në total gjatë muajit Prill 2016 nga Policia Rrugore janë marrë 44.282 masa

administrative për shkeljet e kryera nga qytetarët

176

2738

157

Aksidente Të vrarë Plagosur rëndë Plagosur lehtë

1117

7244

4136

13441

0 2000 4000 6000 8000 10000 12000 14000 16000

Kaska mbrojtëse

Rrip sigurimi

Shpejtësi/Parak.

Ndalim qënd./Pushimi

Masat administrative tё vendosura Prill 2016

Page 51: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 51

HARTA E AKSEVE RRUGORE NË TË CILAT KANË NDODHUR MË SHUMË AKSIDENTE

GJATË PERIUDHËS 01 – 30 PRILL 2016

Page 52: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 52

Trajnime të zhvilluara

Për muajin Prill - 2016, personeli i Policisë së Shtetit ka përfituar gjithsej 28 trajnime

të specializuara dhe të avancuara, ku kanë marr pjesë 476 punonjës policie.

Në bashkëpunim me partnerët

ndërkombëtar dhe organizata të

ndryshme janë realizuar 18 trajnime,

ku kanë marr pjesë 284 punonjës

policie.

Trajnimet e realizuara sipas drejtorive

të përgjithshme dhe strukturave të

tjera përfituese janë:

Drejtoria e Përgjithshme për

Krimin e Organizuar & Krimet

e Rënda - 5 trajnime me 84

pjesëmarrës

Drejtoria e Përgjithshme për

Kufirin dhe Migracionin - 3 trajnime me 57 pjesëmarrës

Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike - 10 trajnime me 168

pjesëmarrës

Strukturat e tjera të policisë - 10 trajnime me 167 pjesëmarrës

Për muajin Prill 2016 gjithashtu:

është realizuar 1 (një) trajnim i përbashkët me Policinë e Kosovës, me

pjesëmarrjen e 5 punonjësve të policisë nga strukturat e Hetimit te Krimeve.

janë realizuar 3 trajnime rajonale /ndërkombëtare (jashtë vendit), me

pjesëmarrjen e 10 punonjësve të policisë.

janë realizuar 3 (tre) seminare/workshop (brenda vendit), me pjesëmarrjen e 62

punonjësve të policisë.

Page 53: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 53

Aktivitete dhe Vlerësime

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME FBI-në PËR SHKËMBIMIN E

INFORMACIONIT DHE BASHKËPUNIMIN NË KUADËR TË LUFTËS KUNDËR

TERRORIZMIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Ministri i Punëve të Brendshme Z.Saimir Tahiri dhe Kreu i FBI-së Z. James Comey nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Qeverisë shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji nënshkruar nga një Ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit, me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit. Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center). Qeveria shqiptare mori vlerësimet e Drejtorit të FBI për luftën e deritanishme kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit, si dhe për reformat e ndërmarra në sektorin e sigurisë. Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore. Gjithashtu, Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Page 54: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 54

TAKIM: ÇAKO - HOFFMANN, PËR RRITJEN E BASHKËPUNIMIT, POLICI E SHTETIT -

EULEX

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO priti në një takim Z. Oliver HOFFMANN, Zëvendësshef i Sektorit Ekzekutiv të Policisë, Misioni EULEX, Kosovë. Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të kryera nga Z. HOFFMANN me Drejtues të Policive të Rajonit, me qëllim vendosjen e kontakteve dhe rritjen e bashkëpunimit. Gjatë këtij takimi, nga të dyja palët u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në luftën ndaj krimit të organizuar, terrorizmit e radikalizmit, kontrollit të kufijve si dhe në drejtim të shkëmbimit të informacioneve apo hetimeve të përbashkëta. Z. HOFFMANN theksoi gjithashtu edhe gatishmërinë e Misionit EULEX në drejtim të shkëmbimit të informacioneve të rëndësishme për hetimin e veprave të ndryshme kriminale të kryera nga grupe që mund të veprojnë në të dy vendet, si dhe krijimin e lehtësirave për organizimin e takimeve rajonale me Shefat e Policive të vendeve të rajonit me qëllim koordinimin e veprimeve të luftës ndaj krimit. Oliver HOFFMANN: Theksojmë bashkëpunimin shumë të mirë me Policinë e Shtetit Shqiptar, një proces të cilin do ta vazhdojmë më tej. Jemi mjaft pozitivë në evidentimin e shkëmbimeve të informacionit për sa i përket luftës kundër terrorizmit dhe krimeve të rënda. Vendosja e pikave të kontaktit lehtëson komunikimin dhe shkëmbimin e mëtejshëm të informacionit. Çështjet duhen ndjekur në kohë afatgjatë dhe si prioritet do të dërgojmë ekspertë, që do të ndihmojnë në hetimin e ngjarjeve kriminale në fushën e vendosjes së eksplozivëve. Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO vlerësoi ndihmën e ofruar nga Z. OFFMANN duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla si dhe e siguroi se Policia e Shtetit do të jetë një nga partnerët kryesorë në luftën ndaj krimit. Po kështu do të jetë e hapur ndaj çdo lloj bashkëpunimi me qëllim rritjen e sigurisë në rajon. Haki ÇAKO: Për ne është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal. Me Kosovën kemi pasur rezultate te përbashkëta në rritjen e sigurisë në rajon, luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin në pikat e kufirit ndërkombëtar, shkëmbim informacioni dhe kontakt të vazhdueshëm me Eulex. Në këtë aspekt operojmë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës. Vlen të theksojmë se ky bashkëpunim është në nivele të larta, pasi ne e shohim si një partner serioz. Lufta kundër terrorizmit është prioritet dhe bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm.

Page 55: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 55

CEREMONIA E HAPJES SË TRAJNIMIT KUNDËR KRIMEVE TË URREJTJES, RAUNING- ÇAKOS: "PAS NJË BASHKËPUNIMI TË SHKËLQYER ME JU, SHËNOJMË NJË ARRITJE TË RËNDËSISHME. Në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u zhvillua ceremonia e hapjes së Trajnimit kundër Krimeve të Urrejtjes. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Ambasadori i Prezencës së OSCE-së në Shqipëri Z.Florian RAUNING, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë Drejtues i Lartë Bilbil Mema. Ceremoninë e ka hapur Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema, i cili ka theksuar ndër të tjera se: "Trajnimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm i instruktorëve të mësimdhënës në Akademinë e Sigurisë është një nga prioritetet kryesore të institucionit tonë. Në gamën e trajnimeve të vazhdueshme që zhvillon Akademia e Sigurisë, lidhur me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, sot po nisim kursin e trajnimit për krimet kundër urrejtjes". Z.Rauning, gjatë fjalës së tij theksoi se : "Këtë vit, pas një bashkëpunimi të shkëlqyer me Drejtorin e Përgjithshëm, shënojmë një arritje të rëndësishme. Kurrikula e krimeve të urrejtjes do të përfshihet në kurrikulën e përgjithshme të Akademisë së Sigurisë. Organet e sigurisë dhe të zbatimit të ligjit duhet të jenë profesioniste, të përgjegjshme dhe të veprojnë në respekt të plotë të të drejtave të njeriut. Ato duhet të reflektojnë diversitetin e shoqërisë dhe të strukturohen në mënyrë të tillë që të plotësojnë nevojat e të gjitha segmenteve të popullsisë, duke përfshirë edhe pakicat. Dëshiroj t’ju inkurajoj që t’i shfrytëzoni maksimalisht mjetet dhe metodat që do t’ju ofrohen në këtë trajnim dhe t’i vini ato në praktikë në punën tuaj të përditshme". Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, ka falënderuar Ambasadorin e Prezencës së OSBE-së për bashkëpunimin mjaft të frytshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme për trajnimin e oficerëve të Policisë së Shtetit. "Në fakt unë e kam kënaqësi prezencën në këtë moment shumë të rëndësishëm të fillimit të një nga trajnimeve më të veçanta të Policisë së Shtetit. Gjej rastin t'ju falenderoj për vëmendjen e shtuar në adresë të Akademisë së Sigurisë, por në mënyrë të veçantë në aftësimin e Policisë së Shtetit për një nga parimet bazë që lidhet me respektimin e të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri. Është mëse e qartë që në objektivat dhe qëllimet e Policisë së Shtetit, një nga parimet bazë është respektimi i të drejtave themelore të njeriut.

Page 56: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 56

Sot ne, së bashku me prezencën e OSBE për të cilën do të thosha që nuk është as e para dhe as e fundit mundësi, por dhe mbështetje që jepet në ngritjen e nivelit profesional të Oficerëve të Policisë së Shtetit Shqiptar si në bazë, por në mënyrë të veçantë në Akademinë e Sigurisë e cila tashmë është shndërruar në një nga promotorët kryesorë të ngritjes së nivelit profesional dhe për të shkuar më konkretisht tek trajnimi i njerëzve ose i trajnerëve të cilët do të bëjnë të mundur trajnimin e veçantë për trajtimin e krimeve të urrejtjes, si një nga elementët shumë të rëndësishëm për parandalimin e ngjarjeve, që lidhen kryesisht me mosvlerësimin e shtresave shoqërore të caktuara, por mbi të gjitha lidhen me diversitetin si një nga elementët e rëndësishëm të krimit të pabarazisë shoqërore. Sot, por edhe në vazhdimësi, ashtu siç e tha dhe Ambasadori, ne do të vazhdojmë të aftësojmë individë, oficerë , specialistë për të gjitha procedurat standarde në komunikimin me qytetarët në pritjen e tyre, në procedurat në orientimin, hetimin pse jo dhe duke bërë të mundur gjetjen pranë të shumë shtresave shoqërore të cilat për arsye të ndryshme gjenden nën presion, gjenden në një pamundësi për tu ndihmuar si në aspektin e ligjit, por mbi të gjitha në aspektin shoqëror dhe moral të tyre. Shansi dhe mundësia që na jep prezenca e OSBE-së, është shumë e mirë, por që ne përveç mirënjohjes, do duhet të kemi një vëmendje të shtuar nga të gjithë oficerët, pasi tashmë është bërë traditë në Akademinë e Sigurisë ku pothuajse që të gjitha strukturat e Policisë sipas prioriteteve të veta janë duke u trajnuar në aspektin e niveleve kryesore të studimeve bachelor, dhe së shpejti do të hapim edhe studime të tjera që lidhen me nivelet e larta drejtuese. Jemi aktualisht në një fazë të përzgjedhjes së kursantëve për shkollën bazë të Policisë, jemi deri diku të kënaqur dhe jemi të bindur që procesi do të vazhdojë në mënyrë shumë të natyrshme, ç'ka do të sjellë një ngritje profesionale të gjithë punonjësve të Policisë për të qenë sa më të aftë për të respektuar pritshmërinë e komunitetit, për të respektuar dhe për ndjekur në kohë të gjithë shqetësimet, por mbi të gjitha për të hetuar, parandaluar dhe prevaluar të gjitha ngjarjet kriminale në mënyrë të veçantë ato që lidhen me krimet e urrejtjes që më pas sjellin edhe krime të tjera të rënda të dhunës, qofshin këto të dhunës në familje, të dhunës ndaj fëmijës, të dhunës në tërësi, të dhunës shoqërore e cila krijon edhe pasiguri. Zoti Ambasador dhe një herë përfitoj nga rasti t'ju falenderoj për mbështetjen tuaj jo vetëm në këtë trajnim, por edhe në shumë aspekte të tjera që lidhen me ekspertizat, që lidhen me konsulencat e ekipit tuaj për Policinë e Shtetit. Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme prezencën tuaj, e konsiderojmë shumë të rëndësishme ekspertizën e të gjithë përfaqësuesve tuaj kudo ku ne kemi dakordësuar, kemi bashkëbiseduar dhe kudo ku kemi pasur nevojë për përvojën e të gjithë vendeve të Bashkimit Europian, drejt të cilave ne jemi orientuar qartazi për të ngritur nivelin policor shqiptar. Ju faleminderit dhe duke uruar të gjithë pjesëmarrësit dhe ata që do të trajnohen që në përfundim të këtij kursi të kenë mundësinë që të justifikojnë jo vetëm investimin tuaj, por mbi të gjitha të jenë në gjendje për një siguri akoma më të lartë të komunitetit shqiptar.

Page 57: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 57

KONFERENCË E NIVELIT TË LARTË MBI VENDOSJEN E KOORDINATORËVE PËR KRIMIN E ORGANIZUAR, E CILA U ZHVILLUA NË DATAT 11-14 PRILL 2016 NË SALZBURG, AUSTRI. Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Drejtues i Lartë Ardian Çipa, prej datës 11-14 Prill 2016, morën pjesë në konferencën që u zhvillua në Salzburg, Austri, në të cilën u prezantua projekti i financuar nga Bashkimi Europian për Koordinatorët e Krimit të Organizuar. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e krimit të organizuar nëpërmjet vendosjes së koordinatorëve dhe mbështetjen financiare të operacioneve të përbashkëta. Konferenca u organizua nga Ministria e Brendshme e Austrisë me bashkëpunimin e Gjeorgjisë dhe Sllovenisë, ku fjalën e hapjes e mbajti Z. Franz LANG, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale të Austrisë. Gjatë konferencës, prezantimet e bëra nga përfaqësues të Europolit, Interpolit dhe nga disa prej delegacioneve pjesëmarrëse mbajtën prezantime mbi mënyrën e shkëmbimit të informacionit në nivel kombëtar, rajonal, ndërkombëtar, si dhe trajtime të operacioneve të suksesshme të përbashkëta ndërkombëtare, kishin si synim trajtimin dhe vendosjen e prioriteteve të tilla si: · Vendosjen e Koordinatorëve të Krimit të Organizuar; · Krijimin e manualeve për Koordinatorët e Krimit të Organizuar; · Përmirësimin e komunikimit dhe mënyrës së shkëmbimit të Informacionit; · Intesifikimin e bashkëpunimit operacional; · Trajnime me çështje reale që janë aktualisht nën hetim; · Lufta kundër krimit të organizuar që e kanë origjinën ose kanë lidhje me vendet e Ballkanit

Perëndimor ose vendet e Euroazisë; · Fillimin dhe vazhdimin e hetimeve të përbashkëta (vendosjen e Skuadrave të Hetimeve të

Përbashkëta ose Hetimeve paralele); · Lufta kundër krimit të organizuar në fusha të ndryshme të tilla si: Trafiku i lëndëve narkotike,

Pastrimi i parave, Krime kundër pronësisë etj. Në përfundime koordinatorët e projektit njoftuan se në të ardhmen do të dërgohet ftesë për pjesëmarrje në takime operacionale ku do të trajtohen në detaje mundësitë dhe lehtësirat operacionale dhe financiare që ofron projekti. U sugjerua që në grupin e pjesëmarrësve të përfshihen të gjithë anëtaret e një grupi hetimi si p.sh prokurorët, doganat etj.(vlerësohet dhe gjykohet nga vendi pjesëmarrës).

Page 58: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 58

SAMITI DYDITOR I MINISTRAVE TË BRENDSHËM E TË JASHTËM TË RAJONIT (SHQIPËRISË, GREQISË, MAQEDONISË DHE BULLGARISË) ME NË QENDËR ÇËSHTJEN E REFUGJATËVE Në Selanik të Greqisë po mbahet Samiti dyditor i ministrave të Brendshëm e të Jashtëm të rajonit (Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë) me në qendër çështjen e refugjatëve. Në takimin ku marrin pjesë edhe zyrtarë të Komisionit Europian dhe Ministrisë së Jashtme të Holandës (vendi që mban presidencën e Këshillit të BE-s), qeveria shqiptare përfaqësohet ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe nga ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Prononcimi për mediat i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pas takimit: Ky takim shërbeu fillimisht për të kuptuar të gjithë bashkë se jemi të dënuar për të bashkëpunuar shumë më shumë nga ç’kemi bërë deri tani. Çdo motiv që kemi pasur për mos të bashkëpunuar përballë sfidës së refugjatëve kthehet në zero, e na ve përpara detyrimit që në mënyrë intensive të bashkëpunojmë fillimisht për të shkëmbyer informacion; për monitorimin dhe menaxhimin e përbashkët të kufirit ndërmjet vendeve kufitare si dhe për shkëmbimin e elementëve të sigurisë që duhet të ndërmarrim në kuadër të krizës së refugjatëve. Pra ramë dakord që kjo është një krizë që duhet përballur në nivel europian dhe rajonal, për t’iu përgjigjur me solidaritet e humanizëm domosdoshmërisë në fjalë. E nga ana tjetër, po bashkërisht të përballemi me sfidën e garantimit të sigurisë duke bërë ç’është e mundur që në cilindo prej vendeve europiane apo të rajonit, elementë radikalë e terroristë të mos penetrojnë nëpërmjet krizës së refugjatëve, duke venë në rrezik vlerat, të cilat ne mbrojmë në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

SLLOVENI, TAKIM NË KUADËR TË PROCESIT TË BRDO-S PËR MASAT KUNDËR TERRORIZMIT DHE FLUKSIT TË EMIGRANTËVE Në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në Slloveni, në kuadër të Procesit të BRDO-s, Ministria e Punëve të Brendshme është përfaqësuar nga Zv.Ministri Ilir Marko dhe Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi. Qëllimi i këtij takimi ishte menaxhimi i flukseve të emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit, çështje për të cilat shteti shqiptar ka shprehur mbështetjen të plotë në kuadër të nismave të ndërmarra enkas për këtë qëllim. Pjesëmarrësit në takim kanë theksuar se këto takime janë një mundësi e mirë për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta ndaj sfidave me të cilat ndeshen të gjitha vendet e rajonit.

Page 59: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 59

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit kërkon një bashkëpunim e ndërveprim aktiv, dhe në këtë kuadër u vlerësua nisma e WBCTi-së në të cilën kanë aderuar 17 shtete dhe disa organizma të posaçme të BE-së. Në lidhje me fluksin e emigrantëve, pjesëmarrësit diskutuan rreth menaxhimit të valës migratore duke paraqitur individualisht përvojën e shteteve të tyre gjatë muajve të fundit. Në mbledhje u konkludua që është e nevojshme të sigurohet mbështetje dhe ekspertizë në fusha të tilla si: mbrojtja efektive e kufijve, duke përfshirë dhe parandalimin e trafikut të emigrantëve dhe trafikut në njerëz; si dhe sigurimi i infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e emigrantëve.

ZV/DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT ZHVILLOI NJË TAKIM ME ZV/DREJTORIN E FRONTEX, NË KUADËR TË TË CILIT U NËNVIZUA FORCIMI I BASHKËPUNIMIT DY PALËSH Gjatë këtij takimi u evidentua bashkëpunimi i deritanishëm mes Policisë së Shtetit dhe FRONTEX, si dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i informacionit për çështje në interes dypalësh. Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit vlerësoi asistencën e vazhdueshme të FRONTEX, në mënyrë të veçantë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit, si dhe për ekspertizën dhe trajnimin e strukturave të Policisë Kufitare Shqiptare për eskortimin në operacione të kthimit. Punonjësit e strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit kanë marrë pjesë aktive në Operacionet e Përbashkëta të organizuara nga FRONTEX, ku në kuadër të këtyre operacioneve, bëhet një ndërthurje e punonjësve të Policisë Kufitare të Shqipërisë në vendet e BE dhe ekspertëve të vendeve të BE, që vendosen në vendin tonë, duke dhënë ndihmesën e tyre nëpërmjet eksperiencës dhe praktikave më të mira të vendeve të tyre në fusha të ndryshme si: kontrolli në vijën e dytë, dokumentet e falsifikuara, zbulimi i automjeteve të vjedhura etj. Nga ana e tij Zëvendësdrejtori i FRONTEX konfirmoi mbështetjen e tij për Policinë Shqiptare dhe vlerësoi projektligjin e ri për kontrollin kufitar, i cili do të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin e BE në përgjithësi dhe specifikisht me Kodin e Kufijve Schengen, për të siguruar një kontroll kufitar të standardeve evropiane dhe për të përballuar sfidat e sigurisë kufitare. Zëvendësdrejtori i FRONTEX zhvilloi takim edhe në nivel ekspertësh me përfaqësues të Policisë së Kufirit e Migracionit. Prioritet i këtij takimi ishin çështjet e dakordësuara në takimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit në zyrat e FRONTEX në Varshavë, konkretisht marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë Kufitare e Migracionit dhe FRONTEX, ku në këtë drejtim është hartuar edhe drafti përkatës.

Page 60: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 60

Njëherazi u diskutua mbi mundësinë e pjesëmarrjes së forcave të Policisë Kufitare Shqiptare në Operacione eskortimi-kthimi të shtetasve të ndryshëm drejt vendeve të origjinës, kjo falë eksperiencës së përfituar në kuadër të trajnimeve të zhvilluara nga FRONTEX, për të cilën është i nevojshëm jo vetëm fuqizimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi me vendet anëtare të FRONTEX, por dhe rishikimi i detajeve teknike dhe legjislative për ta lehtësuar atë, nën koordinimin e FRONTEX. Përfaqësuesit e Policisë Kufitare dhe Migracionit, me numrin e trajnuesve në rritje të përgatitur nga FRONTEX, shprehën dakordësinë dhe vullnetin për të marrë pjesë së bashku me FRONTEX në shpërndarjen e këtyre njohurive në trajnimet, që mund të bëhen për këtë çështje në vendet e tjera të rajonit.

ZV/DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT, PRITI NË NJË TAKIM DREJTOREN E ZYRËS FEDERALE TË POLICISË SË ZVICRËS DHE DELEGACIONIN QË E SHOQËRONTE Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z.Christoph Graf. Në qendër të bisedës së zhvilluar ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit mes strukturave përkatëse policore. Drejtuesit e lartë policorë të të dy vendeve evidentuan nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Policisë Zviceriane në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve e trafiqeve, kjo në kuadër edhe të marrëveshjes ekzistuese në fushën e bashkëpunimit policor mes dy vendeve. Njëherazi u evidentuan edhe çështje në interes dypalësh, ku ky bashkëpunim dhe shkëmbimi i informacionit do të intensifikohen edhe më tej, si në fushën e falsifikimit të parave, krimit kibernetik dhe terrorizmit. Gjatë këtij takimi Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit bëri një ekspoze të masave të marra nga Policia e Shtetit dhe rezultateve të arritura në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe të strukturës së veçantë të ngritur në Policinë e Shtetit për tu përballur me çështjet e terrorizmit dhe radikalizimit dhe bashkëpunimit të kësaj strukture me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu Z. Jaupi evidentoi edhe masat e marra për kontrollin kufitar në kuadër të flukseve të refugjatëve, që kanë përfshirë vendet e rajonit dhe më gjerë, ku në këtë kontekst u evidentua edhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë me Guardia di Finanza. Ndërkohë nga Drejtoresha e Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës u vu në dukje bashkëpunimi shumë i mirë me Policinë Shqiptare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe u

Page 61: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 61

evidentuan nismat e ndërmarra nga Policia e Zvicrës për mbështetjen e bashkëpunimit policor mes vendeve të rajonit, ku në këtë kuadër po mbështetet edhe integrimi i Kosovës në organizmat policore rajonale dhe më gjerë. Në përfundim të takimit Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Drejtoresha e Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese për një luftë të suksesshme ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në mënyrë të veçantë, shprehën gatishmërinë e përbashkët për të rritur edhe më tej nivelin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve.

NJË GRUP GAZETARËSH NGA VENDET E BE-SË, TAKIM NË DREJTORINË E POLICISË SË SHTETIT, PËR TU NJOHUR ME PROJEKTET E FINANCUARA DHE ZBATUARA NË MBËSHTETJE TË POLICISË SË SHTETIT. Një grup gazetarësh nga vendet e BE-së, në kuadër të vizitës së zhvilluar në vendin tonë lidhur me projektet e financuara nga Bashkimi Europian në Shqipëri, paraditen e sotme ishin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, për tu njohur me projektet e financuara dhe zbatuara në mbështetje të Policisë së Shtetit. Gazetarët u pritën në takim nga Zv/ Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtuesi i Misionit PAMECA IV, Z.Giorgio Butini, Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Z.Kosta Beluri dhe Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda Drejtues i Lartë Ardian Çipa. Gjatë këtij takimi Zv/Drejtor i Policisë së Shtetit i njohu gazetarët me projektet e financuara nga BE në kuadër të Programit IPA, të cilat po zbatohen në mbështetje të Policisë së Shtetit, me synim arritjen e standardeve Europiane të Policimit, përmes financimeve për përmirësimin infrastrukturor dhe fuqizimin e rritjen e kapaciteteve njerëzore të policisë. Njëherazi Z.Jaupi evidentoi edhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe për përmirësimin e ndjeshëm të parametrave të rendit e të sigurisë publike, rezultate të cilat janë produkt edhe i mbështetjes dhe asistencës së çmuar të partnerëve ndërkombëtar. Ndërkohë në emër të Prokurorisë së Përgjithshme Z.Kosta Beluri evidentoi faktin se këto projekte kanë ndikuar së tepërmi në rritjen e profesionalizimit të strukturave policore në hetimin e krimit, përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe asistencës teknike të ofruar në vazhdimësi nga ekspertë të vendeve të BE-së. Gjatë bisedës me gazetarët përfaqësuesi i Misionit PAMECA IV vuri në dukje progresin e arritur nga Policia e Shtetit dhe në mënyrë të veçantë forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, transparencën dhe shkëmbimin e informacionit në kuadër të këtij bashkëpunimi

Page 62: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 62

veçanërisht gjatë dy viteve të fundit, gjë që vihet re dhe në operacionet e përbashkëta të zhvilluara me partnerët. Gazetarët e pranishëm shprehën interes për tu njohur me arritjet në kuadër të këtyre projekteve të financuara nga BE. Në këtë kontekst gjatë takimit u diskutua mbi luftën kundër krimit të organizuar, forcimit të zbatimit të ligjit në Shqipëri, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët, masat nisur nga flukset migratore në vendet e rajonit dhe masat kundër kultivimit të bimëve narkotike. Po ashtu gazetarët u njohën edhe me hapat e ndërmarrë për përmirësimin e shërbimit ndaj publikut dhe teknologjitë e reja të vëna në zbatim, si dhe mbi trajnimet dhe shkollimin e punonjësve të policisë në të gjitha nivelet pranë Akademisë së Sigurisë.

AMBASADORI I ZVICRËS NË VENDIN TONË, I SHOQËRUAR NGA THEMELUESI I QENDRËS SË URGJENCËS “ERA”, ZHVILLUAN NJË VIZITË NË AMBIENTET E QENDRËS SË PROFILAKSI- MJEKIMIT PRANË AKADEMISË SË SIGURISË. Gjatë kësaj vizite Ambasadori i Zvicrës u prit nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO. Ambasadori i Zvicrës dhe Drejtori i Policisë së Shtetit gjatë bashkëbisedimit mes tyre vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy Policive dhe rëndësinë e intensifikimit të komunikimit mes dy vendeve në kuadrin policor. Gjatë vizitës në ambientet e Qendrës së Profilaksi- Mjekimit pranë Akademisë së Sigurisë Ambasadori i Zvicrës dhe themeluesi i Qendrës së Urgjencës “ERA” shprehën gatishmërinë e tyre për trajnimin e vazhdueshëm të mjekëve dhe efektivave të kësaj qendre për t’u specializuar më tej, në fusha të caktuara mjekësore dhe në fushën e dhënies së ndihmës së shpejtë. Drejtori i Policisë së Shtetit i shprehu Ambasadorit Zviceran mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për sigurinë e të gjithë shtetasve zvicerane dhe të huaj, që do të hyjnë në vendin tonë apo janë rezidentë dhe i ftoi gjithashtu që në rast nevoje të telefonojnë në numrat e Policisë për t’ju ardhur menjëherë në ndihmë. Nga ana e tij Ambasadori theksoi se këtu ndihen po aq të sigurt sa në Zvicër dhe se me Policinë e Shtetit kanë një marrëdhënie mjaft të mirë dhe një koordinim të shkëlqyer të veprimeve, përfshirë dhe Atasheun tonë policor që mbulon Shqipërinë dhe Kosovën. Tashmë është i dukshëm fakti, se niveli i efektivëve të Policisë dhe mënyra e ofrimit të shërbimeve prej tyre është rritur ndjeshëm, duke i dhënë një tjetër pamje Policisë së Shtetit.

Page 63: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 63

Në vazhdim u diskutua se është e rëndësishme dhënia e ndihmës së shpejtë në rrugë dhe se është e nevojshme që shërbimi i Policisë Rrugore apo i Shqiponjave të bashkëpunojnë me mirë me Qendrën e Urgjencës “ERA” në raste aksidentesh apo raste emergjence. Më pas Ambasadori u njoh edhe me ambientet e brendshme të Akademisë së Sigurisë, Muzeun e Policisë, Poligonin e Qitjes, ambientet e mësimdhënies si dhe ambientet e stërvitjes.

MBI ZHVILLIMIN E NJË DEMONSTRIMI ME QENTË E SHËRBIMIT TË POLICISË NË AMBIENTET E INSTITUTIT TË PËRGATITJES SË QENVE TË POLICISË. Më datë 28.04.2016 është zhvilluar një ceremoni, si dhe një demonstrim mbi përgatitjen dhe trajnimin e qenve të shërbimit të Policisë për specialitete të ndryshme. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të përfundimit të trajnimit 4 mujor të Instruktorëve të Qenve, që shërbejnë pranë

strukturave vendore të Policisë. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin: Ministri i Punëve të Brendshme Z.Sajmir TAHIRI, Drejtori i Policisë së Shteti Drejtues Madhor Haki ÇAKO, Misionet policore që asistojnë Policinë e Shtetit, si dhe Përfaqësues të Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij hapëse, Shefi i Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë Kryekomisar Besnik KONGJONAJ ka prezantuar trajnimin 4 mujor të instruktorëve me qentë policor, përgatitjen dhe aftësinë e tyre për të kryer detyrën e pavarur në strukturat vendore të

Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës. Kryekomisari KONGJONAJ ka theksuar specialitetet e disa situatave të zhvilluara gjatë trajnimit , si zbulim lëndësh narkotike, eksplozive, gjurmues, patrullues, neutralizim personi, shpërndarje turmash, si dhe në raste të fatkeqësive natyrore dhe urbane. Gjithashtu vuri në dukje se prioriteti i punës së këtij Instituti ka qenë hartimi i një trajnimi bashkëkohor, përgatitja e kurrikulave në qasjen e shkollave homologe të vendeve të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë zbatuar procedurat standarde të punës. “Sot me përfundimin me sukses të trajnimit 4-Mujor të instruktorëve me qentë policor do të demostrohet gjithë përgatitja e tyre, të aftë për të kryer detyrën, të pavarur në vendet e tyre të shërbimit në strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës. Nisur nga detyrimet ligjore të Institutit të përgatitjes së qenve të Policisë si në drejtim të plotësimit të kërkesave të strukturave vendore dhe në përsosje të mësimdhënies, metodave të kërkim kontrollit dhe testimit të aftësive teknike”. Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e tij, për këtë Institucion si një mundësi e shtuar në identifikimin e aktiviteteve të paligjshme dhe

Page 64: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 64

theksoi se në vazhdim kjo qendër do të ketë një vëmendje në trajnime shtesë pasi është një aset në rritjen e kapaciteteve kundër paligjshmërisë. “E vlerësojmë pjesëmarrjen në këtë aktivitet me rastin e përfundimit të këtij trajnimi 4 mujor të Instruktorëve që shërbejnë për strukturat tona të Policisë si një moment të rëndësishëm për reflektimin e ndërgjegjes së punonjësve në tërësi dhe të gjithë organizatës . Instituti i Përgatitjes së Qenve është ndër të vetmit në rajon i cili ofron jo vetëm shërbimin e përgatitjes së qenve po edhe sigurimin e pasardhësve dhe racave të tyre për një të ardhme, e cila kërkon investim të zhvilluar të gjithë stafit të specializuar. Në ditët e sotme kur njerëzit janë të lirë, të lëvizin kudo, ku lufta ndaj trafiqeve të paligjshme dhe drogës, në veçanti ndaj terrorizmit dhe gjithë formave të tjera cenojnë gjithë komunitetin dhe sigurinë kombëtare, ne kemi intensifikuar punën për identifikimin, zbulimin e këtyre aktiviteteve dhe një nga mundësitë e shtuara është dhe përdorimi dhe trajnimi i qenve të Policisë. Kërkohet një trajnim i stafit të Institutit, një vëmendje e shtuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit por edhe nga punonjësit e Policisë që merren më edukimin, instruktimin dhe shoqërimin e qenve. Vlen për t'u falënderuar vëmendja e gjithë stafit që merret me trajnimin e qenve. Siguroj mbështetjen dhe kontributin si Drejtor i Policisë së Shtetit.” Pas fjalëve përshëndetëse aktiviteti ka vijuar me demonstrimin e ushtrimeve ku qentë e policisë të udhëhequr nga instruktorët e tyre , kanë zbuluar , lëndë narkotike, lëndë eksplozive, Euro. Gjithashtu janë demonstruar edhe raste kur qentë e policisë përdoren për gjurmim dhe neutralizim të personave të armatosur , si dhe për kërkime në raste të fatkeqësish natyrore.

PËRMBYLLET JAVA E SIGURISË RRUGORE

Me iniciativë të përbashkët të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Zyrës së Rrjetit të Informimit të BE-së në Shqipëri, në fillim të këtij muaji (Prill 2016) u planifikuan dhe u realizuan aktivitete sensibilizuese me fëmijë të niveleve të ndryshme të shkollave të kryeqytetit në kuadër të javës së sigurisë rrugore. Në shkollën "Edit Durham" u zhvillua takimi përmbyllës me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme Z.Saimir Tahiri dhe të përfaqësueses së BE-së në Shqipëri Znj.Romana Vlahutin. Këto aktivitete u zhvilluan në bashkim të aktiviteteve të tilla të tjera të cilat zhvillohen pothuajse në të gjithë vendet e BE-së dhe të pjesës tjetër të botës. Janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese dhe takime direkte me nxënës të moshave deri në 14 vjeç, në qytetet Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në këto takime kanë marrë pjesë specialistë dhe drejtues të shërbimit të Policisë Rrugore të këtyre qyteteve në bashkëpunim me punonjës të Zyrës së Rrjetit të Informimit të BE-së në

Page 65: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 65

Shqipëri. Fëmijëve u janë shpërndarë materiale informuese (fletëpalosje) për sjelljen e tyre në rrugë si këmbësorë, si dhe informacione të tjera të vlefshme gjatë bashkëbisedimeve.

"PËR NJË BREZ TË RI QË RESPEKTON RREGULLAT E QARKULLIMIT DHE BESON TEK POLICIA" Fjala e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri pas takimit me nxënësit e shkollës “Edith Durham” në kryeqytet, në kuadër të Javës së Sigurisë Rrugore: Ministri Tahiri: Për ne që bëjmë këtë punë është e shpeshtë të flasim me publikun. E shpeshtë të diskutojmë. Fytyra jonë del shpesh në televizorin e shtëpisë tuaj. Por është shumë emocionuese të flasësh përpara jush. Isha përgatitur të them disa gjëra, por duke ju parë më ndërroi gjithçka kisha në mendje. Sepse (e tha pak ambasadorja Vlahutin), në qoftë se ka diçka që duhet ta bëjmë patjetër, me cilëndo kosto, është që të edukojmë ju, brezin tuaj, të sillet mirë, të respektojnë rregullat, të respektojë ligjin. Dhe ky është investimi më i madh që mund të bëjmë ne për të ardhmen. Tani t’ju them të vërtetën, unë nuk di ç’bëjnë mësueset tuaja, por mua më bën pak përshtypje që keni kaq shumë celularë nëpër duar. Shijojeni jetën pa celularë! Do keni aq shumë kohë në vijim që t’i përdorni celularët, do ju bezdisin aq shumë. Jepini mundësi vetes që të shijoni lodrat tuaja (dhe lëreni celularin, se nuk është gjë e mirë, tani për tani). Gjithsesi, po bëjmë (e kemi ndërmarrë) bashkërisht, me ndihmën e delegacionit të Bashkimit Europian, këtë iniciativë për të edukuar fëmijët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo është një gjë. Ajo që është më e rëndësishme është që ju të bëheni vetë qendra e bashkëbisedimit me njëri-tjetrin më së pari. Po më pas të bëheni dhe standardi i respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor edhe për prindërit tuaj. Që ju ta dini mirë: të rriturit bëjnë gabime, bëjnë dhe faje. Ju sot për sot bëni vetëm gabime. Është shumë e nevojshme që këto gabime që kanë të bëjnë me rregullat e qarkullimit rrugor të mos i bëni. Është shumë e domosdoshme për shoqërinë që ju të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor (vizat e bardha, semaforin, të uleni në sediljen e pasme, të lidhni rripin e sigurimit, kur shikoni prindërit që nuk e lidhin e rripin e sigurimit mos i lejoni t’i japin makinës pa e bërë këtë). Kështu ne shpëtojmë jetë. Kështu e bëjmë Shqipërinë më të mirë. Kështu e bëjmë jetën tuaj më të mirë. Kështu garantojmë që ju të rriteni të edukuar, të shëndetshëm, e që Shqipëria të ketë një brez që respekton ligjin, rregullat – dhe kjo na vlen të gjithëve. Tani, unë e kuptoj që kur ju pyeti Romana (Vlahutin) “Sa prej jush lidhin rripin e sigurimit?” edhe gënjyet pak, apo jo, për hir të së vërtetës. E ngritët dorën që e lidhni rripin e sigurimit, por

Page 66: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 66

në fakt unë dëgjoja disa aty pas meje që thonin: “Jo, nuk e lidhim!”. Ja, ai atje. Është një gabim shumë i madh. Nëse prindërit tuaj nuk e lidhin për shumë arsye (disa prej tyre historike, disa që lidhen dhe me kulturën e respektimit të ligjit) është sepse disa të rritur e injorojnë rripin e sigurimit, disa e quajnë gjë të bezdisshme, disa të tjerë e quajnë pak si të jesh tip “i forti”). E rëndësishme është që ju të siguroheni dhe të siguroni jetën tuaj. Për Shqipërinë që duam na duhet një brez fëmijësh që të rriten ashtu si duhet: me rregulla, duke respektuar ligjin, duke respektuar punonjësin e policisë - dhe e gjitha kjo për të garantuar shëndetin dhe jetën tuaj. Sot në Policinë e Shtetit, ju e shikoni, kemi djem dhe vajza të reja. Janë të gjithë në shërbimin tuaj. Nëse shikoni një punonjës policie në rrugë, kapeni nga xhaketa e më besoni: është gjithnjë në shërbimin tuaj! Nëse shikoni dikë që shkel rregullat e qarkullimit rrugor, kapeni nga xhaketa dhe tregojini që duhet të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor! Kjo është ajo që duam ne (të rritur që bëjmë edhe faje dhe gabime), nga ju (që mund të bëni gabime por kurrë faje). Unë ju falënderoj pa masë që më dhatë mundësinë të jem në një orë mësimi si kjo. Unë e kam bërë shkollën këtu pranë tek “Emin Duraku” dhe më erdhi një lloj nostalgjie për shkollën. Por ne të rriturit kemi shumë për të mësuar prej jush. Kam shumë besim se ju bashkë me Policinë e Shtetit mund të bëni një ekip shumë të mirë për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes, për të ndërtuar të gjithë bashkë “Policinë që duam’’ dhe Shqipërinë që duam. Ju faleminderit!

INAUGURIMI I ZYRAVE TË SHËRBIMIT PËR QYTETARËT NË KOMISARIATIN E POLICISË NR. 5 NË KAMËZ Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Drejtues i Larte Altin Qato, Drejtori i Policisë Vendore Tiranë Ervin Hodaj, gjatë inaugurimit të Zyrave të Shërbimit për Qytetarët në Komisariatin e Policisë nr. 5 në Kamëz. Në përfundim të vizitës Ministri Tahiri theksoi: “Kam ardhur këtu për të përuruar Zyrën e Shërbimeve të qytetarëve në Komisariatin nr.5. Është komisariati i parafundit (para atij nr.6) që pajiset me një mjedis modern, për t’iu shërbyer qytetarëve në mënyrë sa më transparente, në kohë mbi të gjitha, e (çka është më e rëndësishmja) pa korrupsion. Besoj se nuk janë aq të largëta ditët sa mos të kujtohen qytetarët sa vështirë e kishin të merrnin shërbim nga policia, të bënin një denoncim e policia ta merrte seriozisht. Siç nuk janë të largëta kohët kur policia merrte para nën dorë për t’iu dhënë qytetarëve shërbimin që u takon. Është kjo arsyeja pse, që nga dita e parë, ne e nisëm punën duke revolucionarizuar shërbimet ndaj qytetarit. Bëmë Zyrat e Shërbimit Unik. Sot Zyra e Shërbimeve në Komisariatin nr.5, siç

Page 67: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 67

dëgjuat, u shërben 24h/24 rreth 70 qytetarëve në ditë. Ndërkohë që janë mbi 30 mijë qytetarë që shërbehen në të gjithë Tiranën nga Zyrat e Shërbimit në Policinë e Shtetit. Po përpiqemi të ndërtojmë një Polici që në themel të saj të ketë filozofinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Po përpiqemi të edukojmë e motivojmë punonjësit e policisë që ta rikonceptojnë detyrën e tyre si “shërbëtorë” të qytetarëve. Dhe, bashkë me Policinë e Shtetit, me punonjësit e saj, me Akademinë e re të Policisë së Shtetit, po ia dalim të edukojmë këtë frymë e të rilindim e rikthejmë Policinë e Shtetit në shërbim të qytetarëve. Zyrat e Shërbimit Unik sot janë një sukses i padiskutueshëm, krahas Komisariatit Digjital që është një tjetër sukses i cili i jep fuqinë e Policisë së Shtetit çdo qytetari në telefonin e tij. Kjo do të thotë që e kemi sjellë shërbimin e Policisë shumë më afër qytetarit. Do të thotë që sot qytetarët e ndjejnë sa e lehtë është të investosh me një klik apo telefonatë Policinë e Shtetit në shërbimin tënd. Do të thotë që për Policinë e Shtetit që të gjithë qytetarët shërbehen dhe para ligjit janë të gjithë të barabartë." Ndërkohë lidhur me pyetjen e një prej gazetarëve të pranishëm se “ka pasur një përplasje ditët e fundit mes Policisë dhe Prokurorisë, A ka qenë në dijeni Policia për hetimet që janë zhvilluar ndaj grupit kriminal muajt e fundit? Konkretisht ndaj Emiliano Shullazit.”, Ministri Tahiri u shpreh: “Unë nuk di që të ketë një përplasje të Policisë me Prokurorinë dhe as anasjelltas. Policia dhe Prokuroria kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë, të bëjnë ç’është e mundur për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin. Gjithashtu, do ju ftoja dhe juve të mos i frynit një fabule që nuk ndihmon kurrkënd. Nuk besoj, unë, është interesante as për ju. Por mbi të gjitha nuk është interesante as për publikun, se çfarë ndodh në marrëdhëniet ndërmjet Policisë dhe Prokurorisë, për sa kohë, të jeni të sigurte, bashkëpunimi institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë, bashkëpunimi im me Prokurorin e Përgjithshëm, bashkëpunimi i drejtuesve të Policisë me drejtuesit e Prokurorisë, është mjaftueshmërisht i mirë, për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin. Ajo që mund t’ju garantoj është se as Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin për Policinë e Shtetit. Edhe çështja në fjalë në qoftë se do hulumtoni, do kuptoni që Policia e Shtetit është më e para (nuk mund të them e vetmja) që ka bërë detyrën një më një, duke respektuar çdo kriter ligjor. Këtë mund ta verifikoni fare thjeshtë dhe mund ta bëni edhe ju pjesë të vëmendjes tuaj. Sa i takon pastaj fabulave në portale, unë besoj na intereson më shumë të gjithëve, të merremi me mundësitë që kemi për ta bërë Shqipërinë më të sigurt. Me mundësitë që kemi për t’i bërë qytetarët më të sigurt dhe mbi të gjitha për të diktuar të gjithë bashkë që ligji të jetë i barabartë për të gjithë. Policia e Shtetit, ju garantoj, ka bërë detyrën një më një me rigorozitet dhe pa privilegjuar askënd. Në filozofinë tonë është e sanksionuar mjaft qartë: domosdoshmëria që kemi ne, dhe vetëdija që kemi ne, për të çuar para përgjegjësisë të gjithë ata që dalin mbi ligjin dhe këtë e kemi bërë në çdo ditë të detyrës sonë. Kemi dhënë prova të pafundme.”

TRYEZË E RRUMBULLAKËT “POLICIMI NË KOMUNITET, INTEGRITETI DHE LLOGARIDHËNIA”. Më datë 27.04.2016, u zhvillua një tryezë e përbashkët diskutimi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me Përfaqësues të Policisë së Shtetit, Përfaqësues të Ministrisë për Çështjet Vendore dhe pjesëmarrjen e Ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Tiranë Zj.Dewi van de Weerd.

Page 68: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 68

Në këtë takim u prezantua studimi nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbi Vlerësimin e Strategjive se Policimit në Komunitet dhe bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Institucioneve të Qeverisjes Vendore me qëllim forcimin e mekanizmave të llogaridhënies dhe Integritetit për një policim sa më të efektshëm. Në fjalën e tij Drejtuesi Ekzekutiv Z. Sotiraq HRONI falënderoi Policinë e Shtetit për mbështetjen e tyre dhe shprehu mirënjohjen për këtë bashkëpunim institucional. “Policia po angazhohet gjithmonë e më shumë në nismat e saj dhe sipas studimit të para disa muajve të IDM vihet re një rritje konstante e besueshmërisë së Opinionit Publik për Policinë e Shtetit Shqiptar”. Gjithashtu pjesëmarrës në këtë takim Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Rebani JAUPI theksoi se tashmë Policimi në Komunitet nuk është vetëm filozofi por është në proçes implementimi, përmes strukturave të Policisë në të gjithë vendin, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e shërbimit për qytetarët, menaxhimin e përformancës dhe efektshmërisë së institucionit në raport me shoqërinë. “Gjatë kësaj periudhe vlerësojmë se perceptimi i publikut është mjaft pozitiv në raport me Policinë e Shtetit, është rritur numri i shërbimeve në të gjithë qarqet, përdorimi i Komisariatit Dixhital i ka kaluar pritshmëritë dhe ka sjellë një rritje të konsiderueshme të besueshmërisë tek qytetarët, është rritur numri i telefonatave në denoncimin dhe identifikimin e çdo rasti në vend, janë hapur zyra të reja shërbimi për qytetarët gjë që tregon së tepërmi për një përmirësim të standardeve dhe infrastrukturës. Përmes kamerave të trupit është mundësuar parandalimi dhe goditja e rasteve të korrupsionit në çdo qark të vendit dhe janë zhvilluar programe informimi në grupmoshat 12-13 vjeç kundër drogave dhe substancave të tjera të rrezikshme”. Pjesëmarrëse në këtë takim Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Tiranë Zj.Dewi van de Weeerd theksoi faktin se përmirësimi i performancës dhe standardeve të Policisë së Shtetit e sjell institucionin më pranë qytetarëve dhe ndihmon së tepërmi në arritjen e objektivave. Fokusi është i vazhdueshëm në rritjen e kapaciteteve, trajnimeve të këtij Institucioni. “Jam e impresionuar nga rezultatet e paraqitura nga Z.JAUPI mbi ndikimin pozitiv të këtyre masave në perceptimin e publikut. Integriteti i Policisë është një sfidë e vazhdueshme dhe është mjaft i efektshëm ky bashkëpunim i krijuar nga të gjithë aktorët duke përfshirë dhe qeverinë lokale në përmirësimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ju falenderojmë dhe ju inkurajojmë në këtë proces.” Polica e Shtetit ka intensifikuar Policimin në Komunitet në vitet e fundit me synim krijimin e partneritetit me komunitetin, si dhe me aktorë të tjerë në nivel vendor dhe qendror. Qëllimi kryesor vazhdon të jetë krijimi i një mjedisi më të sigurt përmes vendosjes së strukturave të qëndrueshme në komunitet.

Page 69: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 69

TIRANA BANK I DHURON POLICISË SË SHTETIT PAISJE LOGJISTIKE, (KOMPJUTERA DHE LAPTOP). Më datë 26 Prill 2016, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit u zhvillua një ceremoni me rastin e dhurimit të pajisjeve teknologjike nga institucioni bankar “Tirana Bank” për Policinë e Shtetit Shqiptar. Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i “Tirana Bank” Z. Dritan MUSTAFA. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO, ka vlerësuar si të rëndësishëm këtë akt dhurimi, një moment shumë me interes për Policinë e Shtetit, por më e rëndësishme theksoi Çako është mbështetja dhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me të gjithë faktorët dhe aktorët që kontribuojnë në rritjen e parametrave të sigurisë në vend. Policia e Shtetit është në proces reformimi dhe është e domosdoshme, që edhe teknologjia të përputhet me zhvillimet e kohës. Shumë institucione, organizma, organizata dhe partnerë kanë qenë pjesë e mbështetjes së Policisë së Shtetit dhe janë treguar të gatshëm për bashkëpunim dhe një nga këto është dhe "Tirana Bank. Çako ka vlerësuar aspektin e predispozicionit për t'u bërë pjesë e angazhimeve, objektivave dhe strategjisë së Policisë së Shtetit. Pa diskutim që ka vlerat e veta dhe suporti financiar i teknologjisë që "Tirana Bank" mundëson. “Me këtë rast falenderoj Z.Dritan MUSTAFA Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të "Tirana Bank", i cili ndodhet sot këtu në këtë ceremoni duke dhuruar një set kompjuterësh dhe pajisjesh shumë të domosdoshme, shumë të rëndësishme në plotësimin e misionit të Policisë së Shtetit, të cilat do të shërbejnë, për t'i ardhur në ndihmë komunitetit, qytetarëve, por natyrisht dhe institucioneve të rëndësishme bankare , që me sponsorizime, me mbështetje dhe me gatishmëri të tilla marrin detyrimin të shtojnë forcën tonë reaguese në luftë kundër kriminalitetit. Besoj dhe shpresoj shumë që të mos jetë momenti që të mbyllë çastet e bashkëpunimit tonë. Unë e ftoj Drejtorin që së bashku të vazhdojmë projektet tona jo thjesht në aspektin e dhuratave por edhe të aktiviteteve dhe të programeve të tjera të përbashkëta qoftë këto në Policimin në Komunitet dhe në aspekte të tjera, që do ta bëjnë pjesë të sensibilitetit të Komunitetit Shqiptar”. Drejtori Përgjithshëm Ekzekutiv i "Tirana Bank" Z.Dritan Mustafa theksoi se modernizimi i infrastrukturës, logjistikës sikurse dhe përpjekjet e jashtëzakonshme, që po bëhen nga ana e Policisë së Shtetit, për përgatitjen e kuadrove të rinj, shihen jo vetëm si një element që shton

Page 70: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 70

shumë vlerë në rritjen e nivelit të sigurisë për të cilën të gjithë qytetarët kanë nevojë, por edhe si një element të rritjes dhe emancipimit të shoqërisë. “Policia e Shtetit është sot fytyra e shtetit dhe ndihemi shumë mirë kur shikojmë se ka një përparim të dukshëm për sa i përket standardeve, aspekteve të komunikimit, elementeve të sigurisë, përmirësime të vazhdueshme në infrastrukturë dhe logjistikë. Si qytetarë kemi nevojë për siguri, si përfaqësues të biznesit kemi nevojë që të ndjehemi në një ambient të sigurt, i cili për ne do të thotë zgjerim të biznesit, një biznes i sigurt për vendin. Z. Mustafa shprehu dhe projektin e ngjashëm të zhvilluar në kuadër të logjistikës edhe me Akademinë e Policisë dhe dëshirën për kontribut të mëtejshëm në këtë drejtim. ”Ju urojmë suksese dhe e kuptojmë drejt sfidën madhore që keni në këtë periudhë, por ju kuptojmë drejt në raport me rezultatet për të cilat të gjithë ne kemi nevojë. Shumë faleminderit për bashkëpunimin”. Në fund të ceremonisë Drejtori i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank kanë firmosur aktin e dhurimit të pajisjeve logjistike .

I DORËZOHET MEDALJE E NDERIT PAS VDEKJES, FAMILJARËVE TË OFICERIT TË LARTE TË POLICISË SOFOKLI DUKA.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako i shoqëruar nga Zv/drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi dhe Drejtori i Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit Nikoll Rica i ka dorëzuar Medaljen e Nderit pas Vdekjes, familjarëve të Oficerit të Larte të Policisë Sofokli Duka. Me propozim të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka vlerësuar punën dhe kontributin e kolegut, shokut e mikut Sofokli Duka me Medalje Nderi pas vdekjes me motivacionin: "Për merita te veçanta

dhe kontribut të shquar në fushën e sigurisë publike dhe zhvillimin e vazhdueshëm të standardeve të Policisë së Shtetit". Gjatë bashkëbisedimit me familjarët, Z. Çako ka vlerësuar edhe një herë kontributin e kolegut Duka dhe ka siguruar familjaret se përherë do kenë vëmendjen e përkujdesin e familjes së madhe të Policisë. Bashkëshortja e Sofokli Dukës, ka falënderuar Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako për respektin dhe nderin që iu bë bashkëshortit të saj, qofte në organizimin dhe zhvillimin e homazheve në Akademinë e Sigurisë, por edhe për medaljen e akorduar, pasi është një ngushëllim i madh për familjarët. Sofokli Duka, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një ataku kardiak, në moshën 61 vjeçare. Ai shërbeu rreth 25 vjet në radhët e Policisë së Shtetit, duke filluar nga roli i mesëm deri në rolin drejtues.

Page 71: Buletin informativ - Prill 2016.pdf

Aktiviteti i Policisë - Prill 2016 Page 71

HOMAZHE NË NDERIM TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT, KAPITEN DELIAJ DHE TOGER HOXHA Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, zhvilloi sot homazhe në nderim të Dëshmorëve të Atdheut, kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha, pilotë të Forcave të Armatosura, të cilët humbën jetën ditën e djeshme gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin Grizhë të Malësisë së Madhe. Në emër të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit përcjellim ngushëllimet më të ndjera për familjet e të rënëve në krye të detyrës.