22
UNIVERSITETI I PRISHTINËS MUND TË GAROJË ME UNIVERSITETET BOTËRORE Intervistë me prof. dr. Mesut Idriz - Ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës Viti VIII. Nr. 68. 19 dhjetor 2012 - 19 janar 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË 40 nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 2012 Kontributi i hoxhallarëve për Pavarësinë e Shqipërisë K a O s OVA

Revista Paqja, nr. 68

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, arsim, kulturë, etikë.

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 68

UNIVERSITETI I PRISHTINËS MUND TË GAROJË ME UNIVERSITETET BOTËRORE

Intervistë me prof. dr. Mesut Idriz - Ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës

Viti VIII. Nr. 68. 19 dhjetor 2012 - 19 janar 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

40 nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 2012

Kontributi i hoxhallarëve për Pavarësinë e Shqipërisë

Ka Os OVA

Page 2: Revista Paqja, nr. 68

2 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

UNIVERSITETI I PRISHTINËS MUND TË GAROJË ME UNIVERSITETET BOTËRORE

Intervistë me prof. dr. Mesut Idriz - Ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës

Viti VIII. Nr. 68. 19 dhjetor 2012 - 19 janar 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

40 nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 2012

Kontributi i hoxhallarëve për Pavarësinë e Shqipërisë

Ka OSOVA

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti VIII / Nr. 6819 dhjetor 2012 - 19 janar 2013

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Intervistë meMesut Idriz

Avni AvdiuKaOSOVA

3 Amel IlmiuSfidat e kryetarit...

19

Elhami IsmajliMiseri i dështimit

4

6

Page 3: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 3Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

Avni AVDIU

Kosova. Ky Disneyland i Ballkanit, që është rast sui generis në botë me dy pavarësi, asnjëra e plotfuq-

ishme për të, por që i feston të dyja me një patetizëm gjer në dëlir. Vend i kon-tradiktave dhe i paradokseve; ku ‘princi e mbreti’ caktohen me zare e zarfe; ku eksperimentojnë një nga një misionet ndërkombëtare UNMIK, EULEX, ku pare s’ka për bukë, por ka për inkura-jimin e homoseksualizmit... Shteti, ku politikanët sfidojnë ligjet dhe janë mbi to, ku partitë në pushtet janë vetë shtet, ku koalicionet janë nga më të çuditsh-met, ku pozitat më të mira i zënë më të pamerituarit, ku prestigjin më të lartë e kanë ata që do të duhej ta kishin më të ulët. Është tokë e gjithkujt dhe e askujt, ku populli heq të zitë e ullirit nga padre-jtësitë e atyre që detyrohen t’i zgjedhin vetë. Aty ku ai që nuk ka peshë çohet peshë, ku gjykatat ndajnë ‘drejtësinë’ e padrejtë, ku pseudodija peshon më shumë se dija e vërtetë. Vendi, ku mediet bëjnë inskenime e improvizime për ta sajuar botën e tyre të spektaklit, aty ku rrena peshon më shumë sesa e vërteta, e padrejta më shumë sesa e drejta. Është oaza ku lulëzojnë fakultete e universitete në çdo mëhallë, ku akademia monopo-lizohet e degjenerohet deri në absurd-itet. Është ky atdheu që u bën ‘ndere’ hipokrite heronjve, kurse i shpallë patriot edhe tradhtarët. Këtu ekono-mia e tregut është kuptuar në mënyra nga më të ndryshmet, herë blerje nga serbë e herë nga dreqi e i biri i dreqit, por vetëm nga Shqipëria assesi, sepse

Shqipëria e Berishës që ndan pasaporta për çdo shqiptar bllokon gjithçka kos-ovare, madje edhe patatet. Në Kosovë privatizohet gjithçka, aq sa mund të pritet edhe privatizimi i ajrit. E shtetit s’duhet t’i mbetet asgjë, sepse planifiko-het të privatizohet edhe ai. Vendi është shndërruar në fushë lojërash: herë tabelë shahu, herë ring boksi, herë fushë tenisi. Shumë piuna e pësojnë për ta mbrojtur liderin ose klasën udhëheqëse. Kuvendet zgjedhore partiake, kuvendet komunale, parlamenti – të gjitha janë shndërruar në ringje, ku përpos gjuajtje fjalësh ka edhe gjuajtje grushtesh. Është kjo fusha që sa herë topi gjuhet te njëra palë, kalon te pala tjetër, pa kaluar shumë kohë, aq sa loja s’ka mbarim. Në lojën politike, populli është vetëm spektatorë, që për-pos ofshamës s’ka se çfarë të bëjë tjetër.

Ndoshta është i vetmi vend në botë ku diplomatët e huaj vijnë të na nën-çmojnë para sysh, duke tërhequr për jake përkthyesin, me ç’rast përçohet mesazhi në vija të trasha për gjithë po-pullin: ‘kështu kemi ardhur t’u ngrehim për hunde zvarrë edhe juve!’. A nuk ishin përgjimet një sinjal konkret i këtij mesazhi?! Mu në ditën kur për çështje madhore u bënë bashkë dhe gjetën gjuhë të përbashkët dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi, kur ky i fundit i bëri pritje impozante e impresionuese, të parit që doli triumfues për të dytën herë përpara drejtësisë ndërkombëtare, nuk kaloi as një orë dhe pasoi ‘MESAZHI’ shan-tazhues i Euleksit: ‘ne dimë t’ua bëjmë es-ëll këtë spektakël tuajin dhe atë për çfarë e bëni këtë (mbrojtjen e Mitrovicës)’. Ata

e dinë mentalitetin tonë, na kanë blerë, na kanë skanuar e studiuar mirë e mirë. Dhe efektin e arritën. Atë natë u harrua fitorja simbolike e Ramushit, që de fakto dhe de jure ishte fitore e UÇK-së dhe e Kosovës, kurse humbje e shumëfishtë e Serbisë. Më e rëndësishme ishte se çfarë kishin folur privatisht krerët e lartë të shtetit. Mu për këtë ne jemi shoqëri e spektakleve. Ato na bëjnë përshtypje. Askush nuk u kujtua t’i denoncojnë përgjuesit që kishin shkelur çdo etikë e moral me publikimin e tyre, por u morën me viktimat e përgjimeve, që dorën në zemër vërtet kishin qenë në nivel të ulët, jo vetëm të komunikimit. Mirëpo athua po të kishte kush e t’i vinte në përgjim zyrtarët e Eulexit, çfarë thonë ata për ne apo çfarë bisedojnë me serbët për ne, kjo mbetet enigmë e madhe.

Prandaj ne duhet të mësohemi t’i lexojmë gjërat dhe fenomenet në mes rreshtave, të mos merremi me dukjen, por me thelbin e saj. Megjithatë jemi larg. Nëse analizohen jehona e ngjarjeve brenda një dite shohim se sa larg kësaj jemi. Në të njëjtën ditë u dha lajmi se kryetari i Kaçanikut ik prej ligjit, e sfi-don atë dhe në po atë ditë u dha lajmi se organizimit të një nate seksi në Prishti-në, dikush ua kishte prishur terezinë. Dhe po atë ditë e pas saj, më shumë u fol dhe u qajt halli për atë se i kishin shqetë-suar homoseksualët sesa për faktin se si sfidohej shteti nga një kryetar komune. Edhe për mediet perversiteti kishte më shumë prioritet e rëndësi sesa respe-ktimi i ligjit. Çfarë të bësh kështu dimë dhe i vlerësojmë gjërat ne! Tej s’mund të shkohet… n

KaOsOVA

Page 4: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA4 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

Elhami ISMAJLI

Fundi po i vjen privatizimit. Nga shitja e rreth 500 ndërmarrjeve shoqërore, tregime të suksesit ka

pak, për të mos thënë asnjë. Bërthama e dështimit të privatizimit

në Kosovë godet gjithnjë një pikë: prob-lemet ligjore.

Milton Friedman, dekan i ekono-mistëve të tregut të lirë në një ese të botuar në media më 2001 vuri re se një dekadë më parë do të kishte thënë vetëm tri fjalë “privatizoni, privatizoni, priva-tizoni”, “Por e kisha gabim”, vazhdon ai. “Doli se shteti ligjor është më i domos-doshëm se privatizimi”.

A janë vërtet problemet ligjore që privatizimi rrodhi kaq keq në Kosovë?

“S’kanë si mos të jenë...”, - thotë Ri-neta Reçica që ka kryer studimet master në Ekonominë Politike Ndërkombëtare

në Universitetin e Kentit në Bruksel.“Privatizimi i ndërmarrjeve

shoqërore sigurisht që është objektiv i duhur i reformave ekonomike, por ai kërkon një shkallë të lartë aftësish in-stitucionale: si funksionimin e ligjeve dhe gjykatave, kurse Kosova këto nuk i kishte kur filloi privatizimi dhe ende as sot nuk i ka”.

Tash pas shumë vjetësh që ka filluar privatizimi shefi i BSPK-së, Haxhi Arifi flet me rezerva. “Është bërë një lëmsh i vërtetë në privatizimin e pasluftës”, - thotë ai.

Por si mbrojtës i të drejtave të punë-torëve, ai nuk po arrin t’ua nxjerr 20 për qindëshin shumë punëtorëve pasi u janë privatizuar fabrikat. As edhe vendimet e gjykatave nuk kryejnë punë që 20 për qindëshi të shpërndahet.

“Ligji... Ligji nuk po funksionon”. Më 24. 09. 2012 Bordi i Agjencisë

Kosovare të Privatizimit ishte zotuar se deri “në fillim të viti 2011 të gjithë punëtorët do të marrin parat e 20 përq-indëshit që u takojnë nga shitja e ndër-marrjeve”.

Por kjo ende nuk ka ndodhur. Njëri prej privatizimeve të para që

ishte bërë në Kosovë dhe që konsidero-hej i suksesshëm ishte “Ferronikeli”. Më vonë doli të jetë i dëmshëm sepse ishte nënshkruar një marrëveshje që e dëm-tonte rëndë Korporatën Energjetike të Kosovës, pasi kjo e fundit detyrohej ta furnizonte me rrymë “Ferroniklin” me çmim shumë të lirë.

Këtu nuk përfundon tregimi për dështimin e privatizimit në Kosovë që ka lënë pa punë mijëra punëtorë.

Fabrika për përpunimin e llamarinës në Vushtrri “Llamkos”, që llogaritej njëra nga fabrikat më të mëdha në ish- Jugosl-lavi pati dështuar.

Misteri i dështimit

Page 5: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 5Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

Një tjetër pikë e dobët dhe sfiduese për institucionet e Kosovës llogaritet mosprivatizimi i Brezovicës, ku atje Qeveria nuk e ka fuqinë që të shtrijë autoritetin. Një kohë shtyrja e priva-tizimit të kompleksit turistik “Brezovica” nga AKP-ja ishte quajtur teknike, për ta ndërruar më vonë në politikë.

Një projekt që kishte filluar në kohën e Qeverisë Haradinaj “Kosova e Re” dhe që ishte luluar me emra të ndryshëm deri në Qeverinë Thaçi konsiderohet si i dështuar.

“Problemi kryesor ka qenë mungesa e seriozitetit në trajtimin e strategjisë. Dhe investitorët e këtij projekti të zh-gënjyer me mungesën e informatave u larguan”, - thotë Reçica.

Edhe privatizimi i Postës dhe Tele-komit të Kosovës hynë në kategorinë e dështimeve për shkak të stërzgjatjes së procesit.

“Që nga fillimi i privatizimit e deri më sot kur është ofruar përmbyllja, i tërë procesi është përcjell dhe udhëhequr në mënyrë jo transparente”, - tha Muhamet Sadiku njohës i çështjeve ekonomike

Fytyrën e vërtetë të privatizimit e treguan ngjarjet e fundit që ndodhën me privatizimin e hotelit “Grand”, ku ishte involvuar e gjithë paria e vendit.

Vdekja e mistershme e shefit të AKP-së, Dino Asanajt ngjalli shumë kundërthënie. Kjo vdekje lakoi edhe dy emra të fuqishëm të biznesit Behgjet Pacollit, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë dhe biznesmenin multimil-ioner Remzi Ejupin.

Por ky mister u mbyll pa sqarim për opinionin.

“Ajo që ka ndodhur me privatizimin është dëshpërim. Shumica e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara nuk u kthyen në funksion. Punëtorët në shumicën e ras-

teve patën probleme me punëdhënësit, me kthimin në punë. Pati vonesa në kthimin e 20 përqindëshit. Privatizimin në vazhdimësi e kanë përcjell probleme shumë të rënda”, - thotë Sadiku.

Një tjetër proces që u kundërshtua ashpër nga opozita është edhe priva-tizimi i distribucionit që u vlerësua si çmim shumë i ulët.

Partitë politike të Kosovës kanë qën-drime të ndryshme për privatizimin.

Përderisa “Vetëvendosja”, është kundër çdo lloj privatizimi, Lidhja De-mokratike e Kosovës ka qëndrim që duhet të rishikohen disa nga privatizimet.

Tash kanë mbetur edhe pak ndër-marrje të mëdha publike në listën e privatizimeve.

PTK-ja dhe një pjesë e KEK-ut. A do t’i bashkëngjiten rrjetit të dështimeve edhe këto dy kompani të mëdha do të na e tregojë koha. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA6 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

Intervistoi; Jeton ISUFI

PAQJA: Cilat janë përshtypjet tua lidhur me organizimin e Univer-sitetit Veror Ndërkombëtar të

Prishtinës?Idrizi: Jam tepër i kënaqur me or-

ganizimin, edhe pse ka pasur mangësi të vogla lidhur me logjistikën, por në përgjithësi jam tepër i kënaqur me orga-nizimin e këtij kursi veror në Universite-tin e Prishtinës dhe është një program veror për të cilin ka shumë nevojë jo vetëm Kosova, por është mirë që vendet e Ballkanit të kenë këso lloj programesh të Universitetit Veror, në mënyrë që të vinë të huajt e të kenë mundësi të shohin drejtpërdrejt se si është këtu, dhe ta mar-rin një lëndë cilado qoftë ajo, ashtu që studentët e huaj të kenë takime me stu-dentët e Kosovës, kurse kjo është një përparësi e madhe për vendin këtu por edhe për Universitetin e Prishtinës.

PAQJA: A është hera e parë që merrni pjesë si ligjërues, si e keni pritur këtë, a ka qenë sfidë për ju kur kemi parasysh që ka studentë nga vende dhe kultura të ndryshme?

Idrizi: Po, është hera e parë që marrë pjesë në këtë Universitet Veror, për të cilën e falënderoj CO profesorin ass. Se-lim Bezerajn për ftesën, po ashtu edhe Universitetin Veror të Prishtinës që më ka pranuar dhe kam qenë i kënaqur kur e kam parë emrin dhe lëndën, të cilën e kam propozuar për këtë Program të Universitetit Veror, për arsye se kursi nuk ka qenë lëndë e rregullt e UP-së dhe lënda ka marrë më së shumti poena dhe ka qenë kursi nr. 1 në Universitetin Veror. Para se të vija këtu ka qenë sfidë për mua, pasi që kam ardhur në Kosovë, në Universitetin e Prishtinës, i cili e ka historinë e vet të formimit të tij, duke pasur parasysh peripecitë që ka kaluar ky universitet. Unë gjithmonë kam qenë

në shtetet e lindjes dhe për të parën herë jam në vendet dhe trojet tona. Kisha dronë se si do të më pranojnë studentët, a do t’u pëlqej metoda ime e ligjërimit dhe mendimet e mia. Mirëpo për fat të mirë studentët kanë qenë shumë aktivë dhe deri tash jam pranuar mirë si nga studentët vendor, po ashtu edhe nga ata pjesëmarrës të vendeve të ndryshme.

PAQJA: A mund të tërhiqni një para-lele mes Universitetit të Prishtinës dhe universitetit ku ju ligjëroni. Sa është UP-ja në rrugë të mirë drejt ndërkom-bëtarizimit të mëtutjeshëm të tij?

Idrizi: Kjo është shumë pyetje me vend, sepse sot globalizimi na çon në drejtim të ndërkombëtarizimit. Në ven-din ku kam studiuar në Azinë Juglindore në Malajzi, ka tri raca të njerëzve: kinez malej, indianë dhe abrogjinas, të cilët kanë formuar një shtet të përbashkët që kur Anglia është tërhequr prej atje, kanë hapur universitete ndërkombëtare dhe kanë tërhequr studentë nga vendet të ndryshme. Dhe jo vetëm studentët, por edhe profesorët kanë qenë jashtë ven-

dit, p.sh ministri i punëve të jashtme të Turqisë prof.Ahmet Davutoglu ka qenë ligjërues aty. Kështu që për mua ka qenë një eksperiencë shumë interesante, pasi që aty e përfundova edhe doktoraturën dhe jam bërë profesor, dhe shumë pro-fesorë të tjerë të njohur. Është shumë interesant kur hyn në klasë dhe sheh lloj-lloj njerëzish nga kultura të ndry-shme, pastaj përvoja e ime në Turqi në Gazikent Hasan Kalyoncu Univer-sity. Edhe aty jam munduar që ta japë frymën e internacionalizimit dhe i kam propozuar bordit të atij universitetit që të japë së paku nga dy bursa për studentë të çdo vendi tjetër. Aty e kemi pasur një qendër për lidhje kulturore dhe arsimim ku kam qenë ideator i asaj qendre dhe lidhjet kulturore janë bërë përmes ar-simimit, për arsye se pa arsimim nuk ka as lidhje kulturore. Po ashtu edhe Universiteti i Prishtinës ec hap pas hapi, kur dihet që Kosova është pavarësuar qe 4 vite. UP duhet të sponsorizojë stu-dentë të huaj sipas mundësive, pasi që edhe për diplomacinë publike do të ishte mirë, meqë shtete e huaja spon-

UNIVERSITETI I PRISHTINËS MUND TË GAROJË ME UNIVERSITETET BOTËRORE

“E ndjej veten të privilegjuar që kam pasur nderin të ligjëroj në UP. Kjo ishte një përvojë imja që e çmoj. Jam i kënaqur me cilësinë e studentëve dhe interesimin e tyre. Mendoj se Kosova duhet të ofrojë bursa për studentët e huaj. Kjo do të ishte në të mirë të përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, - u shpreh prof.dr. Mesut Idrizin - ligjërues në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, profesor i lëndës ‘Civilizimi Islam dhe Historia Krahasuese e Qytetërimeve’ në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës

Biografia Mesut Idriz, ka lindur në Maqedoni. Ka diplomuar

dhe doktoruar në Institutin Ndërkombëtar të Men-dimit dhe të Qytetërimit Islam (ISTAC). Aktualisht

është profesor i lëndës Civilizimi islam dhe Historia Kra-hasuese e Qytetërimeve në Universitetin Ndërkombëtar të Sa-rajevës. Ai ishte Shef i Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe themelues-drejtor i Qendrës për Dialogun Ndërkulturor dhe Edukimit në Universitetin e Hasan Kalyoncu (i njohur dikur si Gazikent Universitetit. Ai ka dhënë mësim në Malajzi Universitetin Islam Ndërkombëtar dhe Insti-tutin Ndërkombëtar të Islamit mendimit dhe qytetërimit (ISTAC) dhe ishte kryeredaktor në Publishing Group MPH (Kuala Lumpur). Ka botuar disa libra akademik dhe artikuj në lidhje me historinë islame dhe qytetërimit islam, Historia e arsimit islam (sidomos tradita e ijazah, diploma ). Ai është aktualisht në redaktimi të një libri me titull Islami në Evropë: ‘Reflektime të kaluara dhe perspe-ktivat e ardhshme’, të botuar nga Oxford University Press.

Page 7: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 7Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

sorizojnë studentë kosovarë të studiojnë jashtë dhe kjo është një lloj diplomacie e tyre, po ashtu edhe Kosova duhet të veprojë njësoj, pasi që ata studentë që do të studiojnë këtu në vendet e tyre do të jenë një lloj përfaqësuesi i këtij vendi. Dua të përcjellë një përvojë timen lidhur me këtë. Kur kam qenë në Japoni në një konferencë që mbahej lidhur me vendet e Ballkanit konkretisht për stu-dimet sllavistike, doli një japonez dhe ligjëroi temë për UÇK-në dhe foli edhe për heroin legjendar Adem Jasharin. Kjo ishte tepër emocionuese për mua si shqiptar. Tërë këtë e kishte bërë nga vizita e tij e vetme në Kosovë. Po sikur të kishte studiuar këtu, do ishte krejt ndryshe, prandaj në këtë drejtim duhet të punohet shumë.

PAQJA: Në këtë universitet veror ju ligjëroni një lëndë, e cila nuk është në programet e rregullta të Universitetit të Prishtinës, po as në Universitetet tjera, sa është e vështirë kjo për ju?

Idrizi: Po fillimisht kam pasur ftesë nga Universiteti i Prishtinës, drejtuesit e programit veror dhe konkretisht nga prof.as Selim Bezeraj. Në ndërkohë isha duke shkruar për diplomacinë publike lidhur më Ballkanin, Turqinë dhe Ev-ropën dhe e pyeta Co profesorin se a duhet të jetë një lëndë që ligjërohet në UP-ës. Ai më tha se vetë mundem ta sa-jojë një lëndë. Dhe në atë moment lindi ideja për diplomacinë publike, të cilës ia shtuam edhe diplomacinë publike në

Ballkan, efektet brenda dhe jashtë saj. Për të qenë më lehtë për studentë, pasi kursi veror është 10 ditë e përgatitëm me profesor Selimin. Para ligjërimit pata frikë pasi që nuk ishte në koriku-lum kjo lloj lëndë dhe më erdhi mirë që u pranua, pasi që kjo temë gjithmonë është diskutuar në nivele diplomatike ose organizatat ndërkombëtare, e jo me studentë dhe nivele akademike dhe kjo ka qenë si një test i parë me studentë dhe shpresoj që në të ardhmen do të studiohet kjo lëndë në nivele akademike në mënyrë që të studiohen definicionet e diplomacisë publike.

PAQJA: Kjo lëndë është klasifikuar si kursi 1. në UVP. Cila është rëndësia e kësaj lënde për ju si profesor, po ashtu edhe për studentët vijues të këtij kursi?

Idrizi: Pasi që ka qenë kursi i parë, ishte edhe test për ne. I falënderohem edhe studenteve pjesëmarrës për intere-simin e tyre për këtë lëndë. Jam mun-duar të shpjegoj diplomacinë publike, në veçanti atë në Ballkan dhe efektet e saj. Po ashtu kem diskutuar si ta rregullojmë këtë program në të ardhmen. Studentët kanë qenë shumë inteligjentë. Ka pa-sur interesim se si të kthehet ky kurs në lëndë të rregullt brenda departamenteve ndërkombëtare ose të historisë. Ka qenë test i madh dhe kam pasur një shpresë dhe sinjal nga studentët për këtë. Men-dojë në të ardhmen të na jepet rasti për ta nxjerrë një libër që ta mësojmë në nivelin e universitetit, që të studiohen

definicionet e diplomacisë. Çështja është se pas luftës së ftohet diplomacia ka fil-luar të marrë hov. Secili shtet ka luajtur rol politik në rrethin vet, p.sh: Turqia ka luajtur një diplomaci me vendet e rajonit të vet, ku ka përdorur gjithë diplomacinë e saj qoftë kulturore ose religjioze në marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe me vendet e tjera. Diplomacia publike është duke luajtur rol të madh në globalizim.

PAQJA: A mund të na sqaroni me fjalë të shkurtra, për lexuesit e revistës sonë, historikun e diplomacisë si dhe efektin e saj për marrëdhëniet në mes shteteve?

Idrizi: Historia e diplomacisë daton më tepër se 1000 vjet, pavarësisht termit të saj, qoftë nga gjuha angleze ose tjetër gjuhë. Koncepti si koncept ka ekzistuar shumë moti, p.sh: ka ekzistuar në ko-hën e profetit Muhamed, por diploma-cia ka ekzistuar edhe më herët. Mund ta marrim shembull kohën e profetit Muhamed. Nga të dhënat e historisë islame gjegjësisht nga një libër i Mu-hamed Hamidullahit, i quajtur “Diplo-macia e Profetit Muhamed”, mësojmë se profeti Muhamed ka luajtur rol të madh në diplomaci. Tregohen marrëdhëniet e Tij me fiset arabe. Po ashtu edhe me Perandorin Romake, Bizantine e Per-siane, dërgesat që ju ka bërë atyre, forma që ju ka ofruar atyre rasti me Etiopinë. Për mua diplomacia e Profetit ka qenë e shkëlqyeshme. Diplomaci kanë zhvilluar edhe dinasti të ndryshme, perandori të ndryshme dhe qytetërime të shumta.

PAQJA: Meqë jeni studiues i kësaj lë-mie, cili është opinioni juaj për diplo-macinë ndërkombëtare, në çfarë niveli është diplomacia sot dhe sa kanë ndikim qytetërimet e ndryshme në diplomaci?

Idrizi: Po ka shumë shembuj nga his-toria, sidomos kohët e fundit. Këto 60 vitet e fundit diplomacia ndërkombëtare ka filluar të zhvillohet me të madhe. Së pari është formuar diplomacia rajonale, p.sh: shtete aziatike, ku hyjnë: Viet-nami, Kamboxho, Tajlanda, Indonezia e vendet përreth e përbëjnë një diplo-maci ndërkombëtare, rajonale. Më vonë shteti i Turqisë me ish-kryeministrin e këtij vendi Erbakanin e ka pasur idenë e kësaj diplomacie. Diplomacia rajonale ndërkombëtare me shtetet myslimane, ngërthen në vete kulturën, religjionin, po ashtu edhe shtetet e tjera ndërkombëtare në gjithë boten. Ministri i Jashtëm Turk Ahmet Davutoglu në librin e tij ‘Thellë-

Intervistë m

e prof. dr.

Mesut Idriz, li

gjërues në

Universitetin

e Sarajevës

Page 8: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA8 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

sia e Strategjike’, flet për Turqinë. Sipas tij Turqia nuk është një shtet aziatik, as ev-ropian, po është një shtet aziatik-europi-nan-afrikan, që e ka të patjetërsueshme të ketë një strategji diplomatike me të gjitha rajonet dhe një diplomaci të fortë me gjithë rajonin duke përfshirë strat-egjinë me vendet ballkanike, po ashtu me Azinë e Mesme, me shtetet arabe, d.m.th: është shumëdimezionale. Secili shtet dhe secila qeveri, duhet ta ketë planin e vet për strategjinë ndërkom-bëtare. Është rasti i Iranit, për energjinë nukleare. Turqia ka bashkëpunuar edhe me Brazilin, të cilin dihet nuk e ka as fqinj, por është në një kontinent tjetër. Kjo është diplomacia ndërkombëtare. Perëndimi kohën e fundit ka lypur part-ner bashkëpunimi për çështjet rajonale. ShBA, ka bashkëpunuar me ministritë e jashtme të vendeve të ndryshme p.sh: me Turqinë dhe e ka përdorur si part-ner për politikën e saj në lidhje me ato ngjarje që po ndodhin tani në vendet arabe, pranverën arabe. Edhe Evropa ka bashkëpunuar me Turqinë për vendet arabe, po ashtu edhe ballkanike. Kjo është kështu për arsye se me partner të një rajoni shtetet e mëdha e kanë me të lehtë të kenë influencë në ato vende.PAQJA: Gjatë historisë diplomacia ball-

kanase ka qenë vazhdimisht e ndarë dhe kryesisht njihet si histori e konflikteve. A mendoni se tani ka përmirësim të mar-rëdhënieve në mes vendeve të Ballkanit. Sa janë gjasat që të krijohet një politikë e përbashkët e vendeve ballkanike?

Idrizi: Kur flasim për Ballkanin zakonisht mendohet për ato vende të ish-Jugosllavisë, edhe pse disa shtete brenda Ballkanit mundohen t’i largo-hen termit Ballkan, shembull Greqia, Rumania ose Sllovenia. Mirëpo ato janë në këtë Gadishull dhe ne e dimë se çka do të thotë Ballkan. Kur kemi të bëjmë me konflikte, na shkon mendja te shtetet ish-jugosllave. Marrëdhëniet në vitet e fundit kanë shënuar zbutje, sepse ideja e politikanëve të vjetër është zbehur. Tashmë ka ardhur një rrymë e re politikanësh pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, politikë kjo e cila përbëhet nga një gjeneratë e re, p.sh: ministri i punëve të jashtme të Serbisë ka studiuar me një ministër të jashtëm të një shteti tjetër fqinj në të njëjtën kohë dhe universitet dhe pa dyshim që ata kanë diskuar në mes veti dhe i kanë ndryshuar qasjet e tyre, prandaj është zbutur pakës ky problemi i konflikti. Turqia ka luajtur rol të rëndësishëm në zbutjen e këtyre marrëdhënieve. Min-

istri i Jashtëm Turk Davutoglu ka ud-hëtuar shpesh për në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë. Kryeministri i Kosovës Thaçi u përshëndetet me ish-presidentin serb Tadiq në një konferencë rajonale. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e tyre si shtete, d.m.th janë zbutur ten-sionet qe kanë qenë. Fuqitë e mëdha influencues, i kanë zbutur tensionet. Bisedohet për heqjen e regjimit të pasaportave në raportet Maqedoni –Shqipëri, Maqedoni- Serbi.

PAQJA: Po diplomacia kombëtare, ajo e Shqipërisë e po ashtu edhe Kosovës, a është duke i arritur synimet e shqip-tareve, të mëhershmet dhe të tashmet. Çka mendoni cilat do të ishin detyrat dhe synimet e kësaj diplomacie?

Idrizi: Po shikoni gjithmonë populli nuk e ka përdorur termin diplomaci, mirëpo ka qenë gjithmonë afër. Shqip-tari i Kosovës dhe i Shqipërisë kanë pa-sur ëndërr të bashkëpunojnë. Në nivel diplomatik kanë filluar, ama kanë punu-ar shumë pak, e kemi rrugën e gjatë, ka nevojë Shqipëria si një shtet i madh me shqiptarë më shumë në numër të bëhet një lider i shqiptarëve si atyre në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës. Duhet një shtet lider, ta ketë primatin që diplomacia kombëtare të jetë e suksesshme, për arsye se deri tash nuk kanë punuar sa duhet. Dihet se diplomacia është multidimensionale, p.sh: arsimi, sa jemi afër me planpro-grame, sa ka influencë Shqipëria në Kosovë ose në vendet e tjera me shq-iptarë. Tani edhe në ekonomi, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh dhe investime. Këto do të ishin detyrat kryesore të diplomacisë kombëtare.

PAQJA: Për fund, cili është mesazhi juaj drejtuar lexuesve të revistës sonë?

Idrizi: Është një gjë interesante, se gjithmonë kur takohem ose me stu-dentë, ose në takime të ndryshme, e them një shembull nga Mevlana Xhe-laludin Rumi. Ai e përdorte një fjalë, ‘hapni zemrat dhe çelni dyert; le të hyjnë të gjithë; misioni ynë le të jetë dyer të hapura pavarësisht gjuhës, kombit, fesë, racës dhe kam dëshirë që edhe lexuesit e revistës t’i hapin zemrat e tyre, se ne të gjithë e dimë se ku do të shkojmë një ditë dhe çfarë na pret. Zoti e di se çfarë do ndodhë, prandaj hapni zemrat në pranimin e të tjerëve që t’i pranojmë e mos t’i largojmë. n

Page 9: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 9Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

KONTRIBUTI I HOXHALLARËVE PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISËMr. Rexhail AZIRI

Shqiptarët sivjet festuan 100 vjeto-rin e shtetit të tyre. Me këtë rast u organizuan manifestime dhe cer-

moni të shumta. Pati koncerte, me poezi e këngë. U thanë shumë fjalë të mëdha. Ishte një rast i veçantë për ngritjen e zhivës së patriotizmit. Mirëpo më shumë se për të këndur, le të qajmë pak hallin dhe dertin se në çfarë derexhe kemi rënë. Dikush thumbit e dikush patkoit: herë më mirë një shtet i bashkuar, e herë jo më mirë dy shtete të ndara, herë një komb e një flamur e herë dy kombe e dy flamuj. Ne jemi jo vetëm rast sui generis, por edhe i papresedan: një popull i rrethuar me katër shtete - në të katër shtetet me më shumë popullatë se ç’mban trungu amë, me gjuhë që provokon përçarje për kinse faktin se qenka fryt i dominimit di-alektor të diktatorit, me kushtetuta prob-lematike që gjenerojnë ngatërresa juri-dike, me ligje të brishta që lënë hapësira për keqkuptime dhe keqintepretime, me sisteme politike të kalbura - të ndërru-ara sa herë që ndërrojnë kastat politike; me parlamente që shpesh shndërrohet në ring boksi, me qeveri koalicionesh karikaturiste - pa kurrfarë përputhjesh programore e ideologjike, me gjyqësor të korruptuar, me sistem arsimor që lejon universitete në çdo mëhall dhe blerjen e diplomave më lehtë se domatet në treg, me akademi të armiqësuara ndër veti e të dirigjuara nga partitë, me shëndetësi të sëmura, me siguri të cënuara në çdo skaj, me ekosisteme të kontaminuara, me histori, nga e cila s’kupton dot se kush ishte patriot e kush tradhtar; me..me…probleme të panumërta.

Mirëpo kur jemi te historia, medo-emos duhet të ndalemi pak. Kohëve të fundit jo vetëm figurat publike, por edhe akademitë tona ajo në Shqipëri e Kosovë u deklaruan hapur se historia jonë është keqshkruar dhe se duhet të rishkruhet më mirë. Me fjalë të tjera historia jonë është e mbushur me rrena komuniste të shkruara nën diktatin e qarqeve sllavo-file, qëllimi kryesor i të cilëve ishte të shpifin e anatemojnë muslimanët përmes Perandorisë Osmane. U tha

çmos. E çka nuk u tha. Emërues i për-bashkët i shpifjeve ishte se shqiptarët muslimanë i kontribuan robërisë dhe punuan për këtë. Dhe mbase të gjithë tashmë janë të pajtimit se historia jonë duhet rishikuar nën optikën e fakteve, atëherë le të merren ato dhe të shkruhet e vërteta ashtu siç i ka hije. Muslimanët, përfshirë këtu edhe hoxhallarët, ishin faktorë kyç i kryengritjeve të shumta për liri e pavarësi, në të shumtën e rasteve duke i udhëhequr ato, duke sakrifikuar çdo gjë, madje edhe jetën e tyre. Po ashtu për senzibilizimin e popullit u përdorën edhe institucionet islame si xhamitë ashtu edhe medresetë. Ato u bënë çerdhe të përgatitjeve intelektuale, por edhe ushtarake në përpjekjet për liri e pavarësi. Të sjellim vetëm në kujtesë faktin se në medresenë e Mehmet Pashës më 1878 u mbajt Lidhja Shqiptare e Priz-renit, farkuesja e pavarësisë së Shq-ipërisë, ndërsa në medresenë Alaudine në Prishtinë u organizuan mbi 1230 tubime shoqëroro-politike, pararendëse të pavarësisë së Kosovës. Po të kishte qenë Islami e muslimanët aq obskurant çfarë janë prezentuar nga disa qenra diabolike, atëherë këto nuk kishin për të ndodhur. Vetëm përshkitazi do t’i ce-kim disa ndër figurat më të shquara që krahas sfondit të tyre islam, kishin edhe

angazhimin e lartë kombëtar. Personal-iteti më erudit që përgatiti shtigjet e dijes dhe shkencës në rrugën e Zotit, ishte dijetari i nderuar hoxhë Tahsini. Daut Efendi Boriçit i takon merita e veçantë në mbarvajtjen e Lidhjes së Prizrenit. Kontribut të madh në Kongresin e Al-fabetit në Manastir ka dhënë Hafëz Ibra-him Shkupi. Ndër figurat më eminente që kontribuan për pavarësinë e Shq-ipërisë veçojmë Vehbi Dibrën, i cili ishte në krye të Pleqësisë që do të ndihmon-te Qeverinë e Vlorës dhe u ngarkua nga Kuvendi me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Shqipërisë. Haxhi Veh-biu pasi kreu studimet islame, tërë jetën u angazhua për çështjet kombëtare. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij. Ai më pas në institucionet fetare vendosi sim-bole të marra nga flamuri kombëtar. Ai e zëvendësonte Ismail Qemalin kur mungonte. Ismail Ndroqi më 1912 vu-losi qëndrimin e tij në dobi të pavarësisë shqiptare. Ai u solidarizua plotësisht me nismën e Ismail Qemalit. Qe nga më kryesorët që ngriti flamurin kombëtar në Tiranë. I ofroi ndihmë Ismail Qemalit dhe punoi për zbatimin e direktivave të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Në prill të vitit 1920 iu drejtua Konferencës së Paqës, me kërkesën për të njohur ku-

Ismail Ndroqi

Haxhi Vehbi Dibra

Page 10: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA10 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

fijtë etnikë të Shqipërisë. Këtë dokument të rëndësishëm e nënshkroi ai vetë në emër të tridhjetëmijë vetave që morën pjesë në miting. Në tetor të vitit 1921 me një telegram iu drejtua qeverive ev-ropiane, ku theksonte se populli shqip-tar nuk do të njihte asnjë vendim diplo-matik që do të cenonte kufijtë e Shqipërisë. Përfaqësues i denjë i atdhe-tarisë së shqiptarëve muslimanë ishte hafëz Muslimi, vendosmërinë e të cilit në mënyrë më të mirë e shpreh atë Gjergj Fishta në vargjet e bukura të ‘Lahutës së Malcisë’: E shtrinë të ngratin hafiz Mus-limin dhe në dru e rrahën trimin/ sado që ishte një hafiz, ai tha: ‘Jam shqiptar me gjuhë e fis’/ Jam shqiptar u përgjigj hafizi, deri sa ashti i kambës nga go-ditja i krisi’. Hafiz Ibrahim Dalliu ishte delegat në Kongresin e Elbasanit nga Tirana dhe nëndrejtor i normales së El-basanit, ku u emëruar si mësuesi i parë i asaj shkolle. Për shkak të fesë u perse-kutua nga regjimi i Ahmet Zogut dhe i Enver Hoxhës. Haxhi Ali Elbasani në saje të dijes dhe veprimtarisë së tij, u zgjodh nga populli deputet. Gjatë kohës që ishte në Turqi, drejtoi gazetën "Zem-ra" ("Yrek"), që botohej në dy gjuhë: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Në dalje të saj, kjo gazetë u bë tribunë e pikëpamjeve lidhur me nevojën e orga-nizimit të arsimit në Shqipëri. Më 1913-1914 e drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe të Besës Shqiptare", me qendër në El-basan. Hafiz Ali Korça, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop në vitin 1893, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapën li-brat shqip, atëherë të ndaluara. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin

në mësonjëtoren e Korçës. Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit dhe Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie. Hafiz Ali Riza Ul-qinaku ishte veprimtar i Lidhjes Shqip-tare të Prizrenit. Ndërsa në dorëshkrim ka lënë një abetare shqip dhe tre fjalorë. Imam Arif Shala iu kundërvu fashizmit italian. Ai mori pjesë në çlirimin e Prishtinës dhe të Ferizajt. Arifi nuk mund të pajtohej me politikën dis-kriminuese sllave antishqiptare dhe an-tikosovare. Ai doli ilegal, komit për të luftuar për lirinë e popullit dhe lirinë e besimit islam. U ndesh disa herë me patrullat e UDB-së dhe më 1 janar 1947 policia serbe, pasi e diktoi, e rrethoi dhe e vrau në mënyrë barbare, pikërisht në ditën e parë të vitit të ri. Vildan Faik

Dibra u aktivizua në lëvizjen kombëtare të fillimit të shekullit XX, duke përqa-fuar programin e saj. Mori pjesë në Klu-bin "Bashkimi" të Stambollit dhe e për-faqësoi atë në Kongresin e Manastirit të 1908-ës. Mulla Hasan Masurica ishte i pajisur me një intuitë prej shpikësi të mrekullueshëm. Me guxim të madh ndërtoi një mjeti fluturues dhe në vitin 1899, bëri provë me djalin e tij 12 -vjeçar, i cili u ngrit në një lartësi 50-70 metra, duke përshkuar një largësi rreth katër kilometra. Mulla Hasan Masurica u ku-fizua vetëm me projektimin, ndërtimin dhe aplikimin e disa aparateve që mbetën si relike, duke dëshmuar gjen-ialitetin shqiptar. Ai ngriti mullirin e fshatit me ndihmën e ujit e të erës, ndër-toi mullirin e kafesë etj. Më vonë ai pro-jektoi dhe ndërtoi një tip armë, e cila

mbushej dhe zbrazej disa herë, shpikje për të cilën u vu në dijeni edhe sulltani. Shquhej si aktivist i hapjes së shkollave për mësimin e gjuhës shqipe. Ai zotëronte një bibliotekë shumë të pasur. Në vitin 1916 ai luftoi me armë në dorë për të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit bullgarë. Bullgarët ia dogjën shtëpinë dhe bibliotekën, ku ishte edhe kalendari mbi poziten e planeteve në gjithësi, të cilin kishte filluar ta ndër-tonte që më 1911. Hoxhë Hasan Vogli u inkuadrua në lëvizje patriotike. Më 1910 me ardhjen e rebelëve të Esat Toptanit, u ndoq dhe u persekutua, në mënyrën më çnjerëzore, derisa mbeti i gjymtë. H.Vogli i përkiste atij grupi njerëzish me karakter të fortë, që nuk përkuleshin dhe që as nuk i nënshtroheshin dhunës. Shkonte i pari në xhami dhe dilte i fun-dit. Ishte nga më kryesorët që mbrojti vendimet e Kongresit të Lushnjës dhe u radhit krah për krah me ithtarët e qe-verisë që doli nga ky Kongres. Haziz Lila zhvilloi një aktivitet të gjerë fetar dhe patriotik në periudhën para shpalljes së pavarësisë. Aktiviteti patriotik dhe an-tisllav i tij u ra në sy naçalnikëve serbë, të cilët e arrestuan, e shoqëruan me një njësit ushtarësh prej tetë vetash dhe e vranë me të shtëna armësh, më 7 qershor 1915. Mulla Idriz Gjilani ishte atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti, i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, i cili me fjalë, pushkë e gjak, burrërisht, trimër-isht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë.

Hafiz Ali Korça

Hafiz Ali Riza Ulqinaku

Mulla Hasan Masurica

Page 11: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 11Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

Në prill të vitit 1937, në kushte ilegalite-ti, themeloi në Arllat të Drenicës Orga-nizatën e Rinisë Përparimtare "Drita" të Kosovës. Ai, personalisht, u printe ak-sioneve për ndërtimin e urave, rrugëve, çeshmeve, mejtepeve, xhamive, mirëm-bajtjes së varrezave, të cilat i shikonte si mjete dëshmuese të bashkimit të pop-ullsisë shqiptare. Luftoi kundër geno-cidit serb e bullgar dhe kundër komu-nizmit. Në qershor të 1944 -ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e ud-hëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nën-torit 1949. Kadri Lutfulla Prishtina ishte luftëtari për bashkimin kombëtar. E kryesoi Komitetin për Mbrojtjen Kom-bëtare të Kosovës. Përfaqësoi Kosovën si deputet i parlamentit të parë shqiptar (1921). U emërua Ministër i Drejtësisë në kabinetin e Qeverisë Shqiptare (1921), që kryesohej nga Hasan Prishti-na. Tahir Efendi Lluka bashkëpunoi me Hasan Tahsinin dhe me veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare në Stamboll, si Jani Vreto etj. Kur shkoi në Stamboll, mjediset qeveritare dhe ato fanatike e akuzuan për ndërmarrjen e tij. Rexhep Voka më 1903 u emërua myfti i vilajetit të Manastirit, i cili atë kohë përfshinte rreth 2 mijë fshatra shqiptarë. U aktivi-zua në tubimin e Bukureshtit të vitit 1906, përkrah Ismail Qemalit, në atë të Ferizajt të vitit 1907, si edhe në Kon-gresin e Dibrës. Ymer Shemsiu ishte imam, poet, luftëtar, veprimtar, mësues.

Në periudhën e Luftës së Parë Botërore Ymer Shemsiu hapi në fshatin Sazli një shkollë shqipe. Shkolla fatkeqësisht pati jetë të shkurtër. Pushtuesit bullgarë, kur hynë këtu, e mbyllën menjëherë këtë shkollë dhe mësuesin e saj shqiptar, Hafiz Ymerin, e lidhën me veriga dhe e burgosën në burgun e Ferizajt. Se sa kooperues e open mind kanë qenë hox-hallarët dhe se sa i kanë kushtuar rëndë-si çështjes kombëtare flet edhe rasti i Hafiz Ali Krajës, i cili me rastin e vdekjes së priftit atdhetar Gjergj Fishta, nëpër-mjet një ligjërate prekëse, thuri elozhe për poetin që kishte shkruar një vepër të denjë për historinë e kombit shqiptar. Më 1943 pushtuesit italianë e internojnë në Portopalermo. Më 1947 pushteti ko-munist e dënoi me njëzet vjet heqje lirie, të cilat i kaloi në burgun e Burrelit.

Ferid Vokopola mbuloi postin e Minis-trit të Bujqësisë në Qeverinë Shqiptare gjatë periudhës 26.tetor.1927 deri më 10.maj.1928. Haki Sharofi ishte publicist dhe përkthyes, që pas viteve ’30, vendo-set përfundimisht në Tiranë ku zhvillon një veprimtari të dendur si drejtor i Medresesë së Tiranës, si drejtor i revistës "Zani i Naltë" (organ i Komunitetit Mus-liman Shqiptar), në krye të së cilës qën-droi në vitet 1930-1939. Hasan Efendi Nahi luftoi hapur për shkollën në gjuhën shqipe dhe për ruajtjen e medresesë nga sulmet për ta shkatërruar, duke filluar me mbylljen e saj. Kur më 1956, u ven-dos mbyllja e medresesë në Gjakovë, Hasan Efendiu u tha hapur e prerë push-tetarëve: "Ma mirë kallne Gjakovën, se sa ta mbyllni Gjimnazin". Në shtator të

vitit 1958 u caktua profesor në Medre-senë "Alaudine" në Prishtinë, ku shërbeu dy dekada, duke dhënë një ndihmesë të çmuar në përgatitjen e kuadrit të ri, në arsimimin e disa gjeneratave të vetme në gjuhën shqipe, të arsimit islam. I da-lur në pension në vitin 1978, Hasan Efendiu nuk pushoi së punuari për fe e atdhe, duke u marrë me studime, e sido-mos me përkthimin e Kuranit të Mad-hëruar. Të mos e harrojmë Në Kosovë rolin e madh të hoxhë Idriz Kakrrukin ose ndryshe i njohur si Idriz Kosova, njëri ndër kryesorët që i priu rinisë kos-ovare në pajtimin e qindra gjaqeve dhe i shërbeu bashkimit kombëtar në mo-mentet më delikate të pushtimit nga okupatori serb. Ishte luftëtar i paepur në radhët e UÇK-së dhe iniciatori kryesor për ndërtimin e xhamisë së parë me minare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri hafëz Sabri Koçi që sfidoi regjimin komunist, nga i cili i përjetoi vuajtjet e shumta për ta ruajtur gjallë flakadanin e Islamit të ndezuar kundrejt gjithë armiqëve që i rrinin për-ballë. Në Maqedoni shquhet roli i hoxhë Jakup Asipit, i cili për vite të tëra kon-tribuoi në dave dhe më pastaj luajti rol kyç në luftën e 2001, ku ishte ndër pri-jësit më të dalluar.

Këta e shumë të tjerë që për shkak të natyrës së këtij shkrimi nuk arritën të zgjerohemi më tepër e t’i cekim, ishin personalitetet fetare që kontribuan për pavarësinë e Shqipërisë, Kosovës dhe për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë. Bekgraundi i tyre fetar nuk u pengoi të punojnë për çështjen madhore kom-bëtare, por i forcoi edhe më tepër dhe

Mulla Idriz Gjilani

Hafiz Ali Kraja

Hasan efendi Nahi

Page 12: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA12 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

punuan me gjithë zemër e shpirt për ta çuar çështjen e idealit përpara. Pse u har-ruan këta burra?! Pse u hoq nga faqet e historisë kontributi i tyre?! Sot kjo heshtje duhet të thyhet. Sot e vërteta duhet të dalë në shesh e të thuhet troç. Ne shtruam vetëm disa fakte të vogla, që historianët shqiptarë janë munduar t’i anashkalojnë për interesa të politikës ditore. Sot kur veçmë është pranuar se historia duhet të rishkruhet, s’guxon të përsëritet gabimi dhe sërish të margjinalizohet roli i këtyre figurave të mëdha të kombit.

Mirëpo, sot shqiptarët në kohën kur ndodhën më të favorizuar e më të faktorizuar në planin ndërkombëtar,

po vuajnë nga brendia, nga zjarmia e brendshme: thjesht po kemi probleme me veten. Tashmë nuk janë aq në lojë planet e sulmet e armiqve historikë, sa inatet, interesat, përçarjet e përplasjet brendapërbrenda nesh – brenda vetë qenies sonë kombëtare. Jemi bërë të huaj në trupin tonë, shprehur me ter-minologjinë e Sartrit ferr për njëri-tjetrin dhe mos dhashtë Zoti të dalin parashi-kimet e Faik Konicës, i cili pat thënë, se nëse vdes Shqipëria në epitafin e saj do të duhej shkruar: “E krijoi Zoti, shpëtoi nga rastësia dhe e mbytën shqiptarët”. Së këtejmi problemin me veten shqiptarët duhet ta zgjidhin sa s’është bërë vonë, edhe atë vetë, duke u pjekur e vetëdije-suar kombëtarisht e politikisht. Është krenari të kremtosh përvjetorin e 100 të shtetit tënd; por është për keqardhje kur motivet për ta bërë këtë, ishin fare të

pakta. Jemi bërë pikë e pesë - rob të poli-tikës korruptive e të politikanëve matra-pazë. Shumë kuzhinierë sillen rreth një gjelle. Ç’është kjo kështu: shumë receta për një palë shpageta. Na e prishin gjel-lën, duke hedhur kush krip e kush biber. Si kurrënjëherë më parë na duhet uniteti, e jo përçarja. Tashmë shumëçka varet prej nesh. Prandaj lipset punë e madhe për t’i përmbysur të ligat që kanë vër-shyer e rrezikojnë përmbysjen e vlerave të gjithmbarshme njerëzore, humane, tradicionale, kombëtare, fetare, mo-rale etj. Duhet shpallur luftë jo vetëm deklarative, por pragmatike të gjitha për-çarjeve dhe dukurive negative që kanë mbërthyer shqiptarinë. Në të kundërtën, përderisa nuk ndryshojmë për të mbarë e për të mirë, kot përgatitemi të festojmë e të këndojmë, sepse herët a vonë do të kthehemi të qajmë e të vajtojmë. n

Jakup Asipi

Page 13: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 13Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

ABAZ DILAVER ÇELKUPA (1855-1926) Lidhi bashkë-punim me pa-triotët jashtë atdheut, përmes letërkëmbimeve dhe bujtjeve. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910, u an-gazhua denjësisht

dhe ndihmoi luftëtarët e zonës së veriut në veprimet e tyre luftarake. Priti në Dur-rës Ismail Qemalin e më pas, bashkë me delegatët që e shoqëronin atë, mbërriti në Vlorë, në ditët e fundit të nëntorit 1912, ku mori pjesë në mbledhjen e parë të kuvendit të Vlorës, kuvend i cili vendosi pavarësimin e Shqipërisë nga Turqia.

ABDI TOPTANI (1864-1942) Filloren e kreu në Tiranë, ndërsa të mesmen në St-amboll. Në nën-tor 1912 priti në Durrës Ismail Qemalin dhe e shoqëroi atë deri në Vlorë, ku mori pjesë në ngritjen

e flamurit. U zgjodh ministër i Finan-cave në qeverinë e parë shqiptare. Me ardhjen e Princ Vidit më 1914, u caktua ministër i Bujqësisë dhe Industrisë. Në Kongresin e Lushnjes, ishte nga aktivistët kryesorë dhe për këtë u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë (çerek-mbret). Përkrahu kryengritjen e marsit 1922 udhëhequr nga Bajram Curri e Elez Isuf Ndreu. Ishte kushëri i parë me Esad pashë Toptanin, por u nda me të për divergjenca politike.

ARISTIDH RUCI (1875-1950) Vijoi mësimet në gjimnazin “Zos-imea” në Janinë. Vendoset në Vlorë, ku në vitin 1908 angazhohet në themelimin e klubit patriotik “Labëria”. Po atë

vit filloi përpjekjet për mësimin e gjuhës shqipe te të vegjlit. Me armë në dorë mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme më 1911. Mori pjesë në Luftën e Vlorës në vi-tin 1920. Ishte anëtar i federatës “Atdheu” me kryetar Avni Rustemin. U aktivizua në jetën administrative të qytetit të Vlorës ; u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare më 1937 ; inspiroi krijimin e degës së Kryqit të Kuq në Vlorë.

BEDRI PEJANI (1885-1946)Publicist, diplo-mat dhe atdhetar. Studimet e larta i kreu nё Degën e Historisë në Uni-versitetin e Stam-bollit. Ishte dele-gat në Kongresin e Manastirit (1908) dhe sek-

retar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Në nëntor 1912, u zgjodh përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës dhe mori pjesë në mbledhjen e Vlorës. Më 1920 u bë redaktor i gazetës Populli me qendër në Shkodër. Përk-theu "Kujtimet" e Hasan Prishtinës nga frëngjishtja. Gjatë harkut kohor 1921-23 u bë pjesë e Partisë Popullore. Mbështetës i kryengritjes së Fan Nolit dhe anëtar i KONARE-s. Ka bashkëpunuar edhe me aktorin e famshëm shqiptar Aleksandër Mojsiu. Me inkurajimin e Rexhep Mitro-vicës, kryeministër, por edhe të krerëve tjerë nacionalistë, si Xhaferr Deva etj., ai pranoi përgjegjësinë të merrej me orga-nizimin e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit" dhe pastaj edhe me ndërmjetësimin me autoritetet naziste për marrjen e vendimit për krijimin e Divizionit SS Skanderbeg, i njohur terminologjikisht si Divizioni i 21-të Waffen (malor). Gjithё jetёn e vuri nё shёrbim tё kombit e tё atdheut dhe pёr kёtё qёllim bashkёpunoi edhe me Ko-minternin dhe me LNÇ. Nga janari deri nё mes tё qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes sё Dytё tё Prizrenit. Sikurse ishte në stilin e propagandës demagogjike na-ziste, Reich-ut iu premtua se divizioni do të mund të mobilizonte 120 mijë deri 150 mijë vullnetarë. Por vetë autoritetet na-

ziste nuk e besonin këtë. Mё 1945 u arres-tua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar.”Vdiq” i helmuar, nё spitalin e Prizrenit, mё 6 korrik 1946.

DHIMITËR BERATI (1888-1970)Mësimet e para i mori në vendlind-je, Korçë, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakulte-tin e Shkencave Politike Ad-ministrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas

përfundimit të këtij fakulteti përfundoi edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1904, u zgjodh këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Anëtar i klubit pa-triotik “Dituria” të Korçës që në theme-limin e tij më 1908. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, kurse më 1910 në Kongresin e dytë të Manastirit. Ishte ndër të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. U emërua “drejtor i përgjith-shëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Më 1913 u zgjodh sek-retar i delegacionit shqiptar që udhëtoi në Londër, Paris, Romë, etj. Më 1913 u bë administrator i spitaleve të vendit. Berati ishte delegat i shqiptarëve të Bukuresh-tit në Konferencën e Paqes më 1919. Në shkurt 1919 shërbeu si sekretar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua përgjithmonë nga Shqipëria dhe u ven-dos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike. Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit

40 NËNSHKRUESIT E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË MË 28 NËNTOR 2012

Page 14: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA14 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

shqiptar. Është dekoruar me urdhrin “Për veprimtari patriotike” të klasit të parë.

DHIMITËR MBORJA (1884-1945) Anëtar i shoqërisë “Dituria” të Kor-çës më 1908. Kry-etar i shoqërisë patriotike të shq-iptarëve të Bu-kureshtit. Botoi e shpërndau pro-gramin e komitetit të fshehtë “Për lir-

inë e Shqipërisë”. Më 5 nëntor 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Më 1924 mbështeti qeverinë e Nolit.

DHIMITËR TUTULANI (1875-1937) Mësoi disa gjuhë evropiane dhe studioi në Univer-sitetin e Athinës ku u diplomua për Drejtësi. U kthye në vendlindje dhe çeli zyrën e avoka-tisë, ku punoi si avokat. Në dhje-

tor 1918, ai u zgjodh delegat i Beratit në Kongresin e Durrësit që u mbajt në 25- 27 dhjetor në përpjekje për formimin e qeverisë shqiptare. Dy vjet më vonë mori pjesë si delegat në Kongresin e Lushnjes. Kreu disa detyra shtetërore. Në vitin 1923 u zgjodh zv/prefekt, ndërsa në janar 1925 kryetar i Bashkisë së Beratit. Në zgjedhjet e para lokale të Beratit, në maj 1922, ishte anëtar në komisionin e zgjedhjeve. Vdiq në Berat, duke lënë të shkruar në testa-ment se një pjesë të pasurisë së tij ia falte qytetit për shkolla, rrugë, mirëqënie, etj.

DHIMITËR ZOGRAFI (1878-1945) Në fund të shek-ullit XIX së bash-ku me vëllezërit emigroi në Ru-mani. Më 1906 mori pjesë në themelimin e shoqërisë patrio-tike të shqiptarëve te Bukureshtit

“Bashkimi-Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Buku-reshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Në dhjetor 1912, bashkë me

Dhimitër Emanoilin, shkoi në Brindizi e prej andej kthehet në Korçë nga ku largo-het më 1917. Kundërshtoi vendimet e pa-drejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919.

ELMAZ BOÇE (1852-1925) Delegat i Gjiro-kastrës. Përfundoi gjimnazin e Jani-nës “Zosimea”. Mori pjesë në or-ganizimin e degës së Lidhjes Shqip-tare të Prizrenit në qytetin e Gjirokas-trës. Mbështetës i

flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Dri-ta”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”.

FERID VOKOPOLA (1887-1969)Në 1920-n ishte ndër organiza-torët e Kongresit të Lushnjës. Gjithashtu iu kushtua fesë dhe ishte ndër theme-luesit e Medre-sesë së Tiranës dhe bashkëpunë-

tor i njohur i shtypit laik e fetar. Autor i veprës "Gjëmimi i Tomorrit" (fetare), përmbledhjes me vjersha "Symbyllazi dhe ëndërrime". E përktheu Kuranin dhe la në dorëshkrim kalendarin osman.

HAJREDIN CAKRANI Ishte veprimtar i lëvizjeve pa-triotike në Fier dhe zonën për-reth, kur filloi të shpërndajë programet kom-bëtare, që propa-gandonin eman-cipimin e vendit.

Mbetjet e veprimtarisë së tij patriotike janë duke u gjurmuar në dosjet e arki-vave dhe deri më sot nuk është shkruar a botuar ndonjë material rreth tij.

ILIAZ VRIONI (1882-1932)Ishte djali i Mehmet Ali Pashë Vrionit, patriotit të shquar shqiptar, nën-krye-tarit të Lidhjes së Prizrenit dhe babai

i përkthyesit të shquar Jusuf Vrioni. Shërbeu tre here si kry-eministër i Shq-ipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plot-fuqishëm i Shtetit

Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë. Ishte gjithashtu kryetari i delegacionit të Bera-tit në punimet e Kongresit të Lushnjës. Për kontributin e tij të pasur në mar-rëdhënie ndërkomëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë Grand Officier de la Légion d'Honneur. Në vitin 1946, regjimi diktatorial zhvarrosi eshtrat e ish-kryem-inistrit Iliaz Bej Vrioni për t'i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e Iliaz Bej Vrionit vazhdojnë të mbeten të hum-bura duke e lënë pa varr këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar.

ISMAIL QEMAL VLORA (1844-1919)Shkollën fillore e vijoi në Selanik, kurse më 1858 u regjistrua në gjimnazin e Jani-nës “Zosimea”, ku pati bashkënxë-nës të vet Sami Frashërin, Naim Frashërin, etj. Në

Stamboll përfundoi shkollën e drejtësisë. Pak vite më vonë, u emërua shef kabineti në Tesali i Ismail Rahimpashës, që ishte daja i tij. Më 1868 u emërua kryesekretar i ministrisë së Punëve të Jashtme dhe dy vjet më vonë, deri më 1875, guvernator në Varnë dhe guvernator i Danubit të Poshtëm. Në nëntor 1908 hyri në par-lamentin osman si deputet i sanxhakut të Beratit. Një vit më vonë, u arratis nga Stambolli dhe vijoi jetë nëpër Evropë, duke nisur kështu rrugën e pakthyeshme të veprimtarisë politike në favor të Shq-ipërisë. Mori pjesë në hartimin e Librit të Kuq – Memorandumi i Greçës bashkë me Luigj Gurakuqin. Ndihmoi lëvizjen e armatosur të shqiptarëve në kryengritjet e përgjithshme të viteve 1910-1912. Ishte organizatori kryesor i mbledhjes histor-ike të 5 nëntorit 1912 në Bukuresht, ku u vendos e ardhmja e Shqipërisë. Më 28 nëntor, deklaroi në Vlorë pavarësinë e

Page 15: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 15Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

Shqipërisë nga Porta e Lartë, duke e kri-juar kështu shtet më vete. Firmoi i pari dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Ismail Kemal”. U zgjodh kryemi-nistër i qeverisë shqiptare dhe ministër i Punëve të Jashtme.

JANI MINGA (1872-1947)Mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. Ishte nismëtar për kri-jimin e klubit at-dhetar "Labëria" më 1889 dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909.

Ndërkohë hartoi edhe tekstet shkollore: "Abetare kombëtare shqip përgatitore", "Abetare shqip këndimore", "Gramatikë e gjuhës shqipe", etj. Në korrik 1911 mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Në vitin 1912 pas një konkursi në Janinë fitoi të drejtën e të dhënit lëndën e histo-risë dhe gjeografisë. Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë. Ishte përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë.

JORGJI KARBUNARA (1842-1917) Kur beratasit çelën degën për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e zg-jodhën anëtar të komitetit. Kështu bashkë me mësi-min e shqipes, nisi rruga politike e tij për çështjen

kombëtare. Përpjekjet për mësimin e shqipes nga Babë Duda u bënë të njo-hur në qarqet patriotike shqiptare jashtë vendit. Punoi për shpërndarjen e librave në gjuhën shqipe.

LEF NOSI (1873-1945)U arsimua në shkollën fil-lore të Elbasanit dhe studimet e mesme i përfun-doi në Athinë. Zotëronte një bagazh kulturor dhe ishte poli-glot. Zotëronte

pesë gjuhë të huaja. U lidh me lëvizjen antiosmane dhe u hodh në luftë për pa-varësimin e atdheut. Më 1910 botoi në Elbasan gazetën “Tomorri”. Ai mbajti në ruajtje dokumentin origjinal të shpalljes së pavarësisë kombëtare dhe e botoi atë me rastin e 25 vjetorit të independencës, më 28 nëntor 1937, me qëllim që të mos falsifikohej. Më datë 5 dhjetor 1912 mori detyrën e ministrit të postë-telegraf-tele-fonit, detyrë që e ushtroi deri më 24 janar 1914. Nosi u zgjodh delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit në dhjetor 1918. Një vit më vonë ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Par-is. Pas vitit 1920 shërbeu në Elbasan si kryetar bashkie. Më 1924 botoi serinë e vyer “Dokumenta Historike – për t’i shër-bye historis s’onë kombëtare”. Ushqente bindje demokratike dhe antimonarkiste. Refuzoi kërkesën e Zogut për t’u bërë ministër. Më 1940 pushtuesit fashistë e internuan në Itali dhe pas kapitullimit të tyre në shtator 1943, iu rikthye jetës politike në vend. U zgjodh kryetar i Asamblesë Kushtetuese. Pas luftës, Nosi u shpall në kërkim nga komunistët, të cilët pasi e lokalizuan vendndodhjen e tij, e arrestuan dhe e dënuan me vrasje.

LUIGJ GURAKUQI (1879-1925)Viti 1908 e gjen në Kongresin e Manastirit, ku ishte përfaqësues i Shkodrës. Aty u zgjodh nënkry-etar i Komisionit për caktimin e al-fabetit të shqipes, ndërsa, një vit më

vonë në Elbasan, mori pjesë në punimet e Kongresit të Elbasanit, i cili mes të tjer-ash vendosi hapjen e shkollës Normale po në Elbasan. Gurakuqi u zgjodh drej-tor i saj që ditën e hapjes, më 1 dhjetor 1909. Më 1913 mori pjesë në delegacio-nin shqiptar që shkoi nëpër Evropë për të drejtat e Shqipërisë. Priti Princ Vidin dhe u emërua prej tij zv/ministër i Arsimit. Në qeverinë e Nolit u zgjodh ministër i Financave. Me triumfin e legalitetit, në dhjetor 1924, u largua përgjithmonë nga Shqipëria, në Itali duke humbur jetën një vit më vonë, nga pistoleta e Balton Stamollës, kushëririt të tij dytë.

MIT'HAT FRASHËRI (1880-1949)Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami e Naim Frashërit. Në 4 prill 1929

Mit'hat Frasheri në testamentin e tij shtetit shqiptar i la pasurinë e tij, të tundshme e të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të

merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Në vitin 1908, filloi boti-min e gazetës "Liria" në Selanik. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Mit'hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta). Në vitin 1927, filloi të botojë në Tiranë, revistën ‘Diturija’ dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Në vitin 1941, u bë ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një ud-hëtimi për Nju Jork, SHBA vdiq si pasojë e një ataku kardiak.

MURAD TOPTANI (1866-1918)Ishte atdhetar, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, skulptor shqiptar. Zotëronte disa gjuhë të huaja si frëngjisht, turq-isht, arabisht,

gjermanisht dhe italisht. Në tetor 1898 u gjend në Bruksel dhe prej andej, së bashku me Faik Konicën, shkoi në Bukuresht. Murad Toptani ishe ndër të paktët shqip-tarë të shquar, për të cilin ka shkruar, më shumë se njëherë, vetëm fjalë të mira dhe Faik Konica. Sipas tij, Murad Beu ishte “patriot i zjarrtë, mjaft inteligjent… ur-ren sllavët dhe ka simpati për Austrinë”. “Albania” e Konicës shkroi disa herë për Murad Toptanin dhe ai botoi aty disa vjer-sha. Në Kuvendin e Vlorës si përfaqësues i Tiranës, u caktua nga Ismail Qemali të vendos flamurin dhe me atë rast mbajti një fjalim. Fjalimin e tij të ndezur dhe plotë retorikë në 28 nëntor 1912, në Vlorë, e kanë vlerësuar dhe dy dëshmitarë në ngjarje Mit’hat Frashëri dhe baronesha Marie Amelie Frein von Godin.

Page 16: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA16 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

MUSTAFA KRUJA (1887-1958)Fundi i dh-jetëvjeçarit të parë të shek. XX e gjen në Stam-boll, të regjistruar në institutin su-perior. Në vitin 1910 diplomoi në shkencat politike e sociale. Në vitin

1924 u emërua prefekt i Shkodrës e më pas, me ardhjen e legalitetit, shkoi në Itali. Me miqtë e tij punoi që veprim-taritë e komunistëve rusë të mos ngjisnin edhe në Shqipëri. Më 1941 ishte pjesë e Institutit të Studimeve Shqiptare, parar-endës i Akademisë së Shkencave. Në prill 1942, Merlika kërkoi heqjen e shpatave të Likorit nga flamuri i Shqipërisë, kërkesë e cila u prit me indinjatë nga fashistët dhe që nuk u kalua lehtë në fjalimin e “Teatro Savoia” në Romë. Familja e tij, e mbetur në Shqipëri, u internua, duke jetuar me këtë ndjenjë dhe duke mos përfunduar dot veprën e tij të jetës “Fjalorin kritik të gjuhës shqipe” me rreth 24.000 fjalë.

MYRTEZA STRUGA (1878-1937) I diplomuar për teologji dhe mjekësi në Stam-boll iu dedikua, krahas të tjerave, edhe përhapjes së gjuhës shqipe dhe mbrojtjes së inte-resave kombëtare që kulmoi deri në

firmosjen e Deklaratës së Pavarësisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912 me siglën "Dr. H. Myrteza". Gjatë viteve si student, Myrtezai bashkë me atdhetarë të tjerë shqiptarë, aktivizohet te klubi “Bash-kimi” si dhe në organizatën e rilindjes shqiptare me emrin “Burimi”. Përveç pu-nës si mjek, Myrtezai nuk rreshti së për-pjekuri për përhapjen e gjuhës shqipe.

NEBI SEFA (1861-1942)Përkrahu Kon-gresin e Man-astirit dhe filloi të propagandojë shkrimin e shq-ipes me germa latine. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe

1912. Në nëntor të atij viti u zgjodh del-egat i Lushnjes në kuvendin e Vlorës. Në vitet `20 përkrahu kursin politik të ndjekur prej forcave fanoliane.

NIKOLL KAÇORRI (1862-1917)Rridhte nga një familje, babai i të cilit ishte kato-lik, ndërsa nëna myslimane. Kjo flet për tolerancën fetare në atë kohë. Më 1884 mbaroi studimet filozo-fiko-teologjike për

meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Për pak kohë shërbeu në Delbnisht, pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprim-tarinë e frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”: “për Kishë dhe Papë”. U emërua ipeshkv. Gjatë 1905-1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit. U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare.

NURI SOJLIU (1870-1940)U lidh me per-sonalitete të shquara dhe ak-tivistë shoqërorë dhe politikë, si p.sh. Ibrahim Temon, Dervish Himën, Mihal Gramenon, etj. Ishte pjesë e klu-

bit patriotik “Bashkimi”, themeluar nga patriotët e Strugës në kohën e shpalljes së Hyrjetit. Po ky klub, bëri të mun-dur çeljen e shkollës së parë shqipe të Strugës në vitin 1910. Mbështeti Kon-gresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit. Sojliu bashkë me babain e shenjtores Nënë Tereza, përgatiti një grup nxënë-sish nga Shkupi për t’i dërguar në Nor-malen e Elbasanit.

PANDELI CALE (1879-1923) Bashkë me Them-istokli Gërmenjin dhe Mid’hat Fra-shërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqip-tar në Selanik. Ishte kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908.

Në shkurt 1909, u bë sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 dre-jtoi çetat e zonës së Korçës. Mori pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912 dhe shoqëroi Ismail Qemalin për në Shq-ipëri. U emërua Ministër i Bujqësisë, industrisë dhe tregtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore i kaloi në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 u kthye në at-dhe. Më 1920 u bë hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më 1920 u bë prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 u zgjodh deputet në të parin parlament shqiptar.

QAZIM KOKOSHI (1882-1945) Mbaroi gjimnazin “Zosimea”. Në gusht 1913, Qeve-ria e Përkohshme e Vlorës e caktoi me detyrën e nën-prefektit të Lush-njës. Pasi punoi afro shtatë muaj në atë detyrë, në

shkurt 1914 u emërua me detyrën e kryesekretarit të Prefekturës së Vlorës. Pas rënies së Qeverisë së Vlorës, u caktua anëtar i delegacionit për të zhvilluar takim me Princ Vidin. Konkurroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vjetësh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi. Më 1928 u kthye në atdhe pas amnistisë së mbretit, por në vitin 1932 u arrestua me akuzë komploti kundër Zogut dhe u burgos, për te dalë sërish më 1936. Në prill 1946, komunistët e arrestuan pas kthimit në Shqipëri nga internimi nazist, në vitin 1945. I izoluar në hetuesinë e Vlorës, vdiq nga torturat.

QEMAL ELBASANI (1875-1949) Mësimet e para i mori në qytetin e tij të lindjes, El-basan. Studimet e shkollës së mesme dhe ato universi-tare i përfundoi në Stamboll për shkenca politike dhe Adminis-

tratë Civile. U punësua në Prefekturën e Janinës, ku nuk qëndroi gjatë dhe u transferua në qytetin e Beratit ku u emëruar drejtor i kadastrës. Ismail Qe-

Page 17: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 17Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

mali e emëroi kryesekretar të tij dhe në fund të nëntorit të vitit 1913 e emëroi Ministër të Bujqësisë. Në 27 prill të vitit 1938 Qemal Karaosmani ishte delegat i Elbasanit në dasmën e Mbretit Zog me Mbretëreshën Geraldinë. Gjatë regjimit komunist familja e tij u persekutua. Edhe pse kishte përvjetore pavarësie, askush nuk e ftoi. Dhe kur vdiq asnjë nderim nuk u bë në ato kohë nga shteti shqiptar.

QEMAL MULLAJ (1881-1966) Shkollën e lartë e përfundoi në Stamboll, për gjeografi. Pas shpalljes së Kush-tetutës xhonturke (Hyrjetit) dhe faljes së lirisë, u kthye në Shqipëri dhe u vendos në

afërsi të Lushnjës. Aty propagandoi veprimtarinë, organizoi lëvizje kundër osmanëve dhe predikoi pavarësinë e atd-heut. Pas rënies së qeverisë së Vlorës dhe me nisjen e Luftës I Botërore, u largua nga Shqipëria. U kthye në atdhe rreth vitit 1920, për t’u rimarrë përsëri me politikë. Mullaj u bë deputet në Parla-mentin e parë shqiptar. Mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë, më 1 maj 1924 dhe mbështeti forcat e kry-engritjes një muaji më pas. Pas rrëzimit të kabinetit të Nolit, emigroi jashtë, ku thuhet se mund të ketë organizuar një atentat kundër Ahmet Zogut. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Tiranë, pothuaj i pashqetësuar nga regjimi i kohës, duke u nderuar me urdhrin “Për veprimtari patriotike të klasit I”.

REXHEP MITROVICA (1888-1960)Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916-n u vendos në Vjenë. Atje u regjistrua në fakultet dhe stu-dioi katër vjet me radhë shkencat

pedagogjike, për t’i vënë ato në jetë disa vite më vonë, si ministër Arsimi (1921). U zgjodh kryetari i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes së II të Prizrenit. Pas rënies së qeverisë së tij dhe triumfit të komunistëve u largua nga atdheu dhe vdiq në Ankara.

SALIH GJUKA (1876-1925)Filloren e kreu në vendlindje Pejë, të mesmen në Shk-up, kurse Fakulte-tin e Drejtësisë në Selanik. Ndërsa në vitin 1910, me përkrahjen e atd-hetarëve Bajram Curri, Hasan

Prishtina etj. u bë mësuesi i parë i shq-ipes për nxënësit shqiptarë, në shkollën Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edu-kimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Saliun e akuzuan se, gjoja, kishte marrë pjesë në vrasjen e Abdyl Ypit. Për këtë e dënuan 10 vjet burg, 4 nga të cilat i vuajti. Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështeti Nolin, kur ky u bë kryeministër. Ishte ndihmës i Luigj Gurakuqit për problemet e arsimit. Vdiq nga tuberkulozi.

SHEFQET DAJIU (1882-1946) Kryengritja e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkol-la shqipe e duke shpërndarë tekste shqipe. Vite më vonë, iu përkush-tua aktivitetit pedagogjik. Botoi

një abetare për shkollat fillore. Ndërsa në vitet `20 ishte deputet në Parlament. Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi.

SPIRIDON ILO (1876-1950)Thuhet se Spiridon Ilo solli flamurin shqiptar që u ngrit në Vlorë. Në vitin 1913 u kthye në Ru-mani. Në vitin 1916 emigroi në New York ku vazhdoi veprimtarinë pa-triotike. Themeloi

shoqërinë e parë diskografike “Albanian Pho-nograf Records” në vitin 1923. Regjistroi për herë të parë himnin tonë kombëtar.

THANAS FLOQI (1884-1945)Ndër themeluesit e shoqërisë "Malli i Mëmëdheut", e cila u shkri më vonë me shoqëri-në "Vatra". Kon-tribuoi në mbro-jtjen e gjuhës shqipe. Ndër ve-prat e tij artistike

mund të përmendim kompozimin e vjer-shës "O Flamur i Shqypnies".

VEHBI DIBRA (1867-1937)Biri i Myftiut të Dibrës së Madhe. Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll. Pas diplomimit, menjëherë u kthye nga Stambolli

në Dibër, ku u emërua myfti. Më 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i Kongresit. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qe-veria e Përkohshme e Vlorës e ngarkoi me detyrën e myftiut të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë. Në vitin 1916 ngarkohet me detyrën e kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. Ndërsa, më 1923, u zgjodh Kry-etar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Shkroi, botoi dhe përktheu gjatë gjithë jetës. Një pjesë e tyre u botua në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”, që botohej në Tiranë.

VELI HARÇI Veprimtar i klubit patriotik të qytetit të Gjirokastrës, bashkë me Idriz Gurin e Hysen Hoxhën. Harçi u gjend në Vlorë ditët e vendimit historik, duke pritur aty më pas delegatin tjetër gjirokastrit Hysen Hoxha dhe të tjerët.

XHELAL KO-PRENCKA Më 1918 mori pjesë në Kon-

Page 18: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA18 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

gresin e Durrësit, si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919.

XHEMAL DELIALLISI (1880-1941)Delegat i Shijakut. Nënshkroi doku-mentin e pavarë-sisë me shënim në osmanisht “Xhemmalyydd-in bej”. Përkrahu forcat e Bajram Currit dhe Elez Isufit. Më 1924

mbështeti kryengritjen e Fan Nolit.

YMER DELIALLISI (1873-1944)Ishte kundërshtar i politikës së Esat pashë Toptanit dhe përfaqësues i Shija-kut në Kongresin e Lushnjes. Viti 1920 shënoi ngarkimin e tij me detyrën e kry-etarit të Bashkisë së Shijakut. U pleks me kryengritjen e vitit 1922 dhe pas dështimit të saj, u largua jashtë vendit.

Pas disa vitesh, i kthyer në atdhe, u arrestua dhe u burgos. Më pas iu vu veprimtarisë tregtare dhe ma-terializoi ndih-mën ndaj luftës antifashiste. I in-ternuar nga na-

zistët, vdes në burg, në Tiranë më 1944.

ZIHNI KANINA (1885-1959) U dallua si poli-tikan e diplomat. Që në vitin 1906 u emërua nëpu-nës i konsullatave turke në Greqi, Bejrut, Maltë, etj. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme

të vitit 1911. Vitet e mëvonshme iu përkushtua mësimdhënies, sidomos

dhënies së leksioneve për gjuhët e huaja. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit. Kjo nuk u pëlqeu ko-munistëve të pasluftës, të cilët në vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninën dhe e burgosën në Tiranë, duke e lënë aty derisa vdiq.

ZYHDI OHRI Studimet i për-fundoi në Turqi. Ishte pjesë e lëvizjeve kom-bëtare dhe i luftës për çlirim nga osmanët. Ishte pjesë e Senatit të dalë nga qeveria e Ismail Qemalit.

Më pas, shkoi në Elbasan, ku bashkëpu-noi me Aqif pashë Biçakçiun. Mbështeti qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës më 1920. n

Page 19: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 19Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

Amel ILMIU

Si Egjipti, ashtu edhe vendet e tjera arabe, u përballën me sfidat e luftës postkoloniale, sovranitetit

dhe ndërtimit të kombit. Demokracia nuk ishte prioritet kombëtar. Rënia e regjimit shumëvjeçar të Hosni Mubara-kut u karakterizua me trazira, të vrarë e të lënduar si dhe me bllokada të njëpas-njëshme rrugësh. Sot kryetari aktual Muhamed Morsi përpiqet të rikupero-jë vendin nga një stagnim i stërzgjatur. Megjithatë nuk e ka lehtë. Përkundrazi. Disa vendime të tij hasin në rrezistencë nga oponentët. Së fundmi ai ka miratuar një dekret gjashtëpikësh, i cili i garanton atij ekstra kompetenca të reja. Veprimi e ka tërhequr Egjiptin në krizën më të rëndë të që nga kryengritja, e cila u dha fund gjashtë dekadave diktaturë. Kështu egjiptianët kanë vërshuar sërish nëpër rrugë. Por këto demonstrata janë shumë ndryshe nga ato të janarit dhe shkurtit të vitit 2011, kur njerëzit e çdo besimi, klase e linje politike u bashkuan për të hedhur poshtë diktatorin. Në të vërtetë, triumfi i Egjiptit për bashkimin kom-bëtar është kthyer në një rrugë pa krye. Nga perspektiva e presidentit dhe e atyre që janë renditur përkrah tij, nga më të

rëndësishmit “Vëllazëria muslimane” dhe grupet fundamentaliste salefiste, ve-primi ishte i kuptueshëm. Mbështetësit e “Vëllazërisë” insistojnë se kompetencat e zgjeruara janë në të mirë ekskluzive të publikut. Mbështetja nga islamikët mbetet e lartë, ndërsa fuqia e tyre or-ganizuese e zorshme. Opozita e dënoi Morsin si “diktator” ndërsa Këshilli Suprem Gjyqësor i Egjiptit theksoi se Morsi dëshiron ta vendosë presidencën mbi ligjin. Presioni ia imponoi Morsit që ta shfuqizojë dekretin e diskutueshëm. Kështu islamikët ndien se po u mbyllet dritarja e mundësive. Sipas tyre një grup i forcave keqdashëse është bashkuar për t’i kundërshtuar. Në mesin e tyre nuk ishin vetëm sekularistë dhe minoriteti i krishterë i Egjiptit, por po ashtu edhe fuqitë e huaja, shtypi i pabindur dhe shpeshherë armiqësor dhe grupet kry-eneçe shkatërruese të burokracisë kolo-sale shtetërore të Egjiptit. Gërshetimi i të gjithë këtyre kujton elitën e kamur që krijonte pasuri nën regjimin e rrëzuar të Hosni Mubarakut. Liberalët egjiptianë dhe revolucionarët laikë, i frikësohen ideologjisë islame të presidentit Morsi, liderit të Vëllazërisë Myslimane.

Muhamed Morsi në përgjithësi po tenton ta ruajë ekuilibrin si brenda,

ashtu edhe jashtë vendit. Është vënё re se qё nga marrja e detyrës, ai është për-pjekur tё ruajё marrëdhënie të ngushta me Arabinë Saudite dhe shtetet e Gjirit. Kështu vizita e parë zyrtare e tij jashtë Egjiptit si president u bё në Arabinë Saudite. Kjo vizitë kishte për qëllim edhe sigurimin e ndihmës ekonomike pёr Egjiptin. Më pas Morsi vizitoi edhe Teheranin. Kjo vizitë kishte si qёllim ekuilibrimin e prirjeve egjiptiane kun-drejt Arabisë Saudite, si dhe për t’i bërë presion shteteve tё Gjirit e tё Perëndimit, për të realizuar zotimet e tyre të ndih-mës ekonomike ndaj Egjiptit. Mirëpo akuza e Morsit ndaj regjimit tё Assad-it, nё fjalimin e tij në Teheran dhe impli-kimet e tij në lidhje me prirjet suni nё Egjipt, ishin një goditje ndaj regjimit iranian. Morsi fjalimin e tij nё Teheran e filloi duke i dërguar salavate profetit Muhamed dhe duke i lavdruar kalifët Ebu Bekrin, Omerin dhe Uthmanin, tё cilët sipas bindjes shiite, e penguan kalifin Ali nga e drejta për tё pasuar Profetin. Në takimin e tij me presiden-tin iranian Mahmud Ahmadinexhad në fund të konferencës, presidenti egjiptian theksoi se “qëndrimi i Iranit rreth krizës siriane dhe mbështetja ndaj regjimit si-rian, është një nga faktorët që pengojnë

SFIDAT E KRYETARIT EGJIPTIAN MUHAMED MORSIT

Page 20: Revista Paqja, nr. 68

20 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68 PAQJA

zhvillimin e marrëdhënieve egjiptiano -iraniane”. Morsi ndërmori një strategji pro-iraniane, në takimin e tij me presi-dentin francez Francois Hollande, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Ai tha se Irani nuk do tё përmbushё kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për aq kohë sa Izraeli nuk respekton traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Saleh ka shprehur dëshirën e Iranit për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkom-bëtar me Kajron dhe gjithashtu ofroi ndihmë shkencore dhe teknologjike të Iranit. Ish-zëvendës Ministri i Mbrojtjes iraniane Ebrahim Mahmoudzadeh në një konferencë egjiptiano-iraniane për ekonominë nё Teheran, tha se Irani don-te t’i vinte nё ndihmё Egjiptit, nё ndër-timin e satelitëve dhe objekte bërtham-ore për qëllime paqësore dhe se ishte i gatshëm për të bashkëpunuar me të në të gjitha fushat. Morsi ka ruajtur gjithashtu një pozicion tё mesëm rreth përçarjes ndër-palestineze ndërmjet Hamasit dhe Fatahut. Ai ideologjikisht ndodhet mё afër Hamasit. Ndryshe nga Mubaraku, ai u takua me udhëheqësit e Hamasit në Kajro. Megjithatë ai ju shmang krijimit tё një zone të tregtisë së lirë me Gaza-ën, tё cilën Hamasi e dëshironte shumё dhe ra dakord për një “lirim” tё vogël tё kufizimeve për palestinezët qё kalojnë

në kufirin Rafah. Përveç kësaj, Mor-si nuk mori parasysh kërkesat e

Hamasit për të ndaluar op-eracionin e vazhdueshme për prishjen e tuneleve tё Gazës edhe pse ky vep-

r i m

ka shkaktuar kritika në Egjipt. Si pjesë e qëndrimit tё tij tё balancuar ndaj Hamasit dhe Fatahut dhe përpjekjes së tij për të rivendosur statusin e Egjiptit si një udhëheqës rajonal, Morsi dëshiron që të mbajë rolin e këtij vendi, si spon-sor i pajtimit palestinez. Një letër që ai i kishte dërguar Shimon Peresit me rastin e emërimit të ambasadorit të ri egjiptian në Izrael, në mes tjerash kishte shkruar se shpresonte nё forcimin e miqësisë midis dy vendeve, bile i ishte drejtuar

Peresit me “I dashur mik” dhe nënshk-roi në fund si “miku juaj besnik”, duke shkaktuar kështu zemërim ndaj publikut egjiptian. Nërkaq lidhur me SHBA-të, politika e Morsit ka qenë e karakteri-zuar nga manovrimi mes afërsisë dhe distancës. Nga njëra anë, Morsi dëshiron marrëdhënie të ngushta me SHBA duke synuar nё ndihmën e saj financiare e tё vazhdueshme. Megjithatë, disa ditë më vonë, marrëdhëniet egjiptiano-ameri-kane morën një kthesë për keq pasi au-toritetet egjiptiane u vonuan nё shtypjen e protestave tё dhunshme jashtë amba-sadës amerikane në Kajro, pas publikim-it të filmit “naiviteti i myslimanëve”, dhe u vonua në dënimin e protestuesve, të cilët u munduan të hynin me dhunё nё ambasadën amerikane dhe i vunë flakёn flamurit amerikan. Pas këtyre ngjarjeve, Presidenti Obama bëri një deklaratë të papritur, duke thënë se Shtetet e Bash-kuara nuk e shohin Egjiptin as si aleat e as si armik. Në përgjigje, Mursi për “Nju Jork Taims” tha se Egjipti nuk do të jetë armiqësor ndaj Perëndimit, por edhe nuk do të jetë i bindur, siç ishte nën sundimin e Mubarak-ut. Kur u pyet nëse ai konsiderohet si një aleat amerikan, Mursi u përgjigj: “Kjo varet nga përku-fizimet e SHBA-së”. Për shkak të marrëd-

hënieve të tensionuara, Obama e shmangu ta-kimin me Morsin, kur ky i fundit bëri vizitën e parë presidenciale në

SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. n

Page 21: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA 21Nr. 68nDHJETOR'12/JANAR'13

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 10 dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të

Njeriut. Kjo ditë përkujton nënshkrimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut më 1943, e cila paraqiti reagi-min e komunitetit ndërkombëtar ndaj llahtarive të Luftës së Dytë Botërore. Sot është një ditë më shumë për reflektim sesa për festim. Një skanim i nxituar i ngjarjeve të javëve të fundit nxjerr në pah shembuj që demonstrojnë atë se besimi në të drejtat e njeriut për të gjithë – duke i trajtuar të gjitha shtetet njëjtë – është më shumë një cipë e hollë membrane sesa një mburojë e fuqishme.

Deklarata Universale ishte një mira-tim i matur që shtetet u obliguan për të siguruar mbrojtjen e të drejtave fonda-mentale që garantojnë lirinë dhe dinjite-tin e individëve dhe grupeve. Ndoshta edhe më me rëndësi, kjo paraqet real-izmin që komuniteti ndërkombëtar ka për detyrë të ndihmojë në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Ndonëse do të mund të tentohej të besohet se ne po bëjmë një progres në rrugën e përhershme drejt shoqërive me respektim edhe më

të madh të këtyre të drejtave, me një përkrahje të vazhdueshme dhe efektive prej komunitetit ndërkombëtar, më tepër është çështje serioze për shqetësim.

Në kontekstin e votave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për statusin e Palestinës si shtet vëzhgues në OKB, ne kemi pasur shfaqjen thellësisht të papëlqyer të standardeve të dyfishta nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar në tentimin për të marrë premtime prej udhëheqësve palestinez që ata asnjëherë mos të kërkojnë dërgimin e Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime (GJNK). Kjo përpjekje cinike u bë nga të njëjtat palë që bëjnë thirrje çdo ditë për përgjegjësi për regjimin e Asadit në Siri.

Këtu nuk është çështja se a ka bërë Izraeli krime lufte ose krime kundër njerëzimit, por se si këto dy shtete të fuqishme palë të Statutit të Romës1 për GJNK-në mendojnë se është e për-shtatshme madje për të penguar pers-pektivën e një hetimi të pavarur dhe të paanshëm nga gjykata për të cilën kanë ndihmuar të krijohet. Ky është miell në mulli për të gjithë ata që pretendojnë se GJNK-ja s’është asgjë veç një instrument

i interesave të politikave perëndimore dhe i vendos popullin e Palestinës në qytetarë të shkallës së dytë në termet e mbrojtjes së mundshme që ata mund të presin prej gjykatës.

Nëse, në njërën anë, integriteti i GJNK-së është nxirë nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dy shtete anëtare kyçe, në anën tjetër, flamurtari i përgjegjësisë i ngritur nga OKB-ja – Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi (TNKJ) – është dëmtuar nga vendimi i Dhomës së Apelit për të liruar gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markac. Shumica e Dhomës së Apelit akuzohet nga një pakicë e mbikëqyrësve të pavarur për shtrem-bërimin e fakteve të Dhomës Gjyqësore dhe reduktimin e dukshëm të shkallës së mbrojtjes së civilëve që mund të pritet prej sulmeve të luftarakëve.

Si rezultat, Dhoma e Apelit qartazi ka rishkruar historinë e konfliktit të Ball-kanit, duke treguar se asgjë kriminale nuk ka pasur në ekzekutimin e serbëve kroatë gjatë operacionit “Stuhia”. Një ri-interpretim paarsyeshmërisht i pasaktë i opinioneve të ekspertëve përdoret për të

A po angazhohemi ende për të drejtat e njeriut për të gjithë?

Institucionet dhe shtetet që mbështesin të drejtat themelore të njeriut duhet të veprojnë ndershmërisht, sinqerisht dhe në mënyrë efektive.

Page 22: Revista Paqja, nr. 68

PAQJA22 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68

përbaltur përkufizimin e bombardimeve të tepruara si një dobësim serioz të po atij qëllimi të ligjeve të luftës për të mbrojtur civilët prej dëmit të panevojshëm.

Së fundi, dhuna e fundit në Goma në pjesën lindore të Republikës De-mokratike të Kongos është një akuzë më tepër për Presidentin Joseph Kabila edhe për komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi. Më 2004, Zyra e Proku-rorit të GJNK-së, e udhëhequr nga Luis Moreno Coampo, pati identifikuar Bos-co Ntaganda-n si njërin nga personat më përgjegjës për komisionin e krimeve të luftës në provincën Ituri dhe kërkoi urdhër për arrestimin e tij. Në vitet që pasuan, Presidenti Kabila lejoi Ntagan-da-n që lirshëm të krekoset nëpër qytete të provincave perëndimore, me preten-dimin se do të ishte tepër destabilizuese po ta arrestonin atë. E në anën tjetër komuniteti ndërkombëtar nuk kishte dëshirë ose nuk ishte në gjendje që ta bindte presidentin për ta arrestuar atë.

Si rezultat, ka pasur paraqitje të herëpashershme të Ntaganda-s duke shijuar darka në të njëjtët restorante ku zyrtarët e OKB-së do të takoheshin. Disa ditë më parë, milicia “M23” e lidhur me Ntaganda-n mori Goma-n dhe demon-stroi natyrën vërtet të dobët të Armatës Kongoleze dhe të qeverisë së Kabila-s. Në të njëjtën kohë, dhuna njëjavëshe zhbëri vite përpjekje të kujdesshme për të rindërtuar kapacitetet dhe infrastruk-

turën lokale, gjithashtu duke shkaktuar krizë humanitare, duke zhvendosur qin-dra e mijëra njerëz – përsëri.

Zhvillimet në Gaza, Goma dhe Goto-vina mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Do të ishte e lehtë të thuhej se mbrojtja e të drejtave të njeriut, vërtet është vetëm një manipulim cinik i poli-tikës si zakonisht. Dhe kjo nuk është një kritikë pa të paktën disa merita. Këta tre shembuj tregojnë sidoqoftë se është bërë progres. 50 vite më parë, nuk kemi pas një GJNK ku shtetet pjesëmarrëse do të mund të vepronin në mënyrë të turp-shme siç vepruan Mbretëria e Bashkuar dhe Franca së fundmi. Ne nuk e kemi

pasur dëshirën ta krijojmë një institu-cion siç është TNKJ-a për t’i provuar krimet e konfliktit të Ballkanit në vitet e ‘90-ta. Këta tregojnë se derisa është bërë progres, shembuj të tillë as nuk do të jenë të pashmangshëm e as që do të pakësohen. Institucionet dhe proceset janë plotësuar, për të mirë ose për të keq, nga të drejtat e njeriut.

Shijimi i të drejtave fondamentale të njeriut bazohet në diçka më shumë se sa në përgjegjësi, por pa përgjegjësi për dhunuesit e të drejtave të njeriut, ne do të shohim shumë e më shumë abuzim cinik të tërë ideve që u dolën prej lemer-ive të Luftës së Dytë Botërore. Vigjilenca e përhershme është çmimi i lirisë. Nuk është e mjaftueshme të krijohen institu-cione që garantojnë mbrojtjen e të dre-jtave fondamentale të njeriut: ne duhet me një energji të ripërtërirë, të sigurojmë që këto institucione dhe shtetet të mbësh-tesin ato, të veprojnë ndershmërisht, sin-qerisht dhe në mënyrë efektive. n

Paul Seils është nënkryetar i Qendrës Ndërkombëtare

për Drejtësi të Përkohshme.

Përktheu dhe përshtati: Osman D. GASHI

1 Statuti i Romës i GJNK-së (shpesh referohet si Statuti i GJNK-së ose Statuti i Romës) është një traktat që e themeloi GJNK-në. U adoptua në një konferencë diplomatike në Romë në 17 qershor 1998 dhe ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2002. Ndërsa nga 1 shkurt 2012, 121 shtete janë pjesëmarrëse të statutit. Mes gjërave tjera, statuti rregullon funksionet, juridiksionin dhe strukturën e gjykatës. (Vër. e përkth.)