20
1 Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15 Viti X. Nr. 97. 19 qershor - 19 korrik 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial O ZOT, NA JEP PAQE! Gjeopolitika globale, Lindja e Mesme dhe Ballkani Letra e pejgamberit Muhamed drejtuar murgjëve krishterë Intervistë me drejtorin e SH. K. "Veli & J. Arifi", Shaban Aziri MOS U BËNI "KURBAN" TË KONFLIKTEVE DHE INTERESAVE PERSONALE TË ASKUJT!

Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

1Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Viti X. Nr. 97. 19 qershor - 19 korrik 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

O ZOT, NA JEP PAQE!

Gjeopolitika globale,Lindja e Mesme dhe Ballkani Letra e pejgamberit

Muhamed drejtuar murgjëve krishterë

Intervistë me drejtorin e SH. K. "Veli & J. Arifi", Shaban Aziri

MOS U BËNI "KURBAN" TË KONFLIKTEVE DHE INTERESAVE PERSONALE TË ASKUJT!

Page 2: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

2 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9719 qershor - 19 korrik 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Xhamia e Kumanovësvendpritje për refugjatë sirianë

6 Dorëheqja e dr. MuhamedAmare nga Revista el Az'har

18

Lulzim AHMETIShumë oda, pak punë

4

Mbretëria e SulltanSulejman Kanunit

18

Page 3: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 3Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Editorial

Avni AVDIU

Sot njerëzimi më shumë se gjithç-ka ka nevojë për paqe. Para së gjithash muslimanët.

Edhe sivjet, muslimanët në shumë vende të botës, Ramazanin e presin me shqetësime të mëdha: diku nën flakët dhe tymnajat e luftës, diku refugjatë, diku nën dhunën e armikut, diku të persekutuar nga regjimet diktatoriale, diku në burgje duke pritur ekzekutimin e dënimit të padrejtë me vdekje, e kështu me radhë.

Siria pas katër vite luftimesh të ash-pra, vazhdon ende të mbetet vend i tmerrit. Diktatori Bashar i biri i dikatorit Hafez është në gjendje të shfaros një po-

pull të tërë për karrigen e tij. Qindra-mi-jëra njerëz të vrarë, të helmuar, të gjym-tuar e të dëbuar. Vendi është shndërruar në rrënoja e gërmadha. Kolona e gjatë e refugjatëve ka arritur edhe në vendet e Ballkanit.

Iraku po ashtu vazhdon të mbetet vendi më i pasigurt, arenë përleshjesh nga forcat e ndryshme të armatosura dhe terren eksperimenal i kamikazëve, që çdo ditë marrin me vete dhjetëra vik-tima të pafajshme.

Palestina frymon nën ethet e shpërthi-meve të mundshme konfliktuoze. Çdo ditë edhe atje ka provokime që lehtë mund të shpiejnë në eskalim të gjendjes së përgjithshme. Gaza akoma kundërmon erë baroti nga bombardimet e fundit.

Burma (nia) - Mjanmari, gjithashtu është shndërruar në një ferr të vërtetë vetëm për muslimanët. Terroristët budistë vrasin, djegin e dhunojnë qindra musli-manë çdo ditë e më shumë, pa u gjykuar qoftë edhe vetëm me një fjalë nga bota.

Çeçenia dhe Avganistani, akoma janë nën një paqe të brishtë e të trishtë, që më shumë ka erë lufte.

Bosnja, Kosova e Maqedonia pas përfundimit të një lufte që nuk solli as liri e as drejtësi, ende janë jostabile dhe sa po vuajnë nga tensionet ndëretnike, poaq po vuajnë edhe nga korrupsioni i politikanëve në pushtet.

Muslimanët të preokupuar me çështjen ekzistenciale, pothuajse i har-ruan të tjerat: ua morën djathin që ta harrojnë bukën. Qenia e tyre është në rrezik. Kohë të rënda e të vështira. Në shumë vende po luftohen: diku me armë artilerike, diku me armë kimike dhe diku me armë propagandistike. Atyre ua mbollën gjymturën atavistike të qua-jtur ISIS për t’i shpërfytyruar dhe për t’i zhvatur nga identiteti autentik e real.

Muslimanët kanë nevojë për paqe, ashtu sikurse e gjithë bota. Bota nuk mund të ketë paqe nëse nuk i lë musli-manët në paqe dhe anasjelltas edhe mus-limanët duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e paqes në raport me vetveten dhe me jomuslimanët.

Në këtë muaj të bekuar lutja më e thellë që del nga miliona njerëz që vua-jnë kudo në botë është: ‘O Zot, na dhuro paqe!’ n

O Zot, na jep paqe!

Page 4: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA4 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

Lulzim AHMETI

Në Kosovë nuk funksionojnë ashtu siç duhet shumë sektorë, madje keqfunksionim ka edhe

në fushat, të cilat kanë rëndësi të madhe për të pasur zhvillim ekonomik, rrjed-himisht edhe rritje të vendeve të punës dhe numrit të bizneseve të reja në vend.

Në sektorin publik, si dhe në atë privat ka vështirësi të shumta, të cilat i krijojnë jashtëzakonisht shumë probleme bizne-seve. Përveç vështirësive dhe burokracive të ndryshme që u krijohen bizneseve gjatë aktivitetit të tyre, një problem të madh për shumicën prej tyre në vend paraqet edhe mosplotësimi i kërkesave për përmirësimin e kushteve nga institu-cionet e vendit, e po ashtu një problem të madh paraqesin edhe politikat fiskale, të cilat janë tepër të pareformuara.

Në vendin tonë si në shumë fusha që ka pluralizëm si në politikë, po ash-tu kemi pluralizëm edhe në fushën e mbrojtjes së të drejtave të ndryshme, siç janë sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve, e po ashtu kemi pluralizëm edhe në fushën e bizneseve, pra kemi shumë asociacione që mbrojnë të drejtat

e punëdhënësve, pra të bizneseve, por që kërkesat e tyre pak merren parasysh.

Në Kosovë kemi diku 120 mijë bi-znese të regjistruara e funksionale lloga-ritet të jenë vetëm gjysma prej tyre, por kemi plotë oda e asociacione, të cilat mbrojnë të drejtat e bizneseve kosovare. Këto oda janë kritikuar se nuk i mbro-jnë aq sa duhet të drejtat e bizneseve dhe se drejtuesit e tyre i nënshtrohen presioneve të qeverisë dhe ofertat e saj janë tunduese për drejtuesit e odave apo asociacioneve të bizneseve.

Madje ofertat për ta kanë qenë deri në poste ministrore dhe përkrahje të ndryshme me donacione për projekte, të cilat kanë pasur impakt zero dhe janë realizuar vetëm sa për sy e faqe, që një grup i ngushtë të përfitojë materialisht.

Bizneset shembull politikën Aktualisht në Republikën e Kosovës,

funksionon Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, e cila është edhe më e vjetra, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të bizne-seve. Por edhe në këtë odë shpeshherë ka pasur kritika për mënyrën e funksion-imit të saj. Po ashtu ka pasur akuza se mjetet në këtë institucion janë keqpër-

dorur, edhe pse deri më sot askush nuk është shpallur fajtor me ndonjë vendim të ndonjë gjykate kompetente.

Por, edhe në OEK ka pasur individ, të cilët e kanë shfrytëzuar si trampolinë që pas një kohe në biznes të kalojnë në poli-tikë. Kemi rastin e ish-kryetarit të OEK-ut, Besim Beqaj, i cili pati lënë postin e të parit të bizneseve për të kaluar në postin e Min-istrit për Integrime Evropiane. Po ashtu ai ka pasur edhe pozita të ndryshme edhe sa ka qenë në krye të Odës Ekonomike, si pozitë në Paktin e Stabilititetit, si për-faqësues i Qeverisë së Kosovës.

Asociacioni tjetër është Aleanca Kos-ovare e Bizneseve (AKB), e cila funksion-on si Organizatë jo fitimprurëse, por e cila nuk ka arritur të ketë rol shumë dominant sa i përket numrit të anëtareve dhe të bi-zneseve të cilat kontribuojnë. Kjo OJQ ka në një person në krye, që nga themelimi, i cili është përfolur shumë herë emri për punë jo të mira. Agim Shahini është në krye të saj për tash e më shumë se një dekadë. Ai ka bërë filtrime të shumta me politikanë dhe ministra të caktuar, të cilët kanë përkrahur projekte të ndryshme të AKB-së së tij, e të cilat nuk kanë qenë aq serioze me ndonjë efekt që do të kontribu-

Edhe pse kemi shumë oda, të cilat proklamojnë mbrojtjen e të drejtave të bizneseve, kërkesat e tyre karshi Qeverisë, shumë shpesh kanë hasur në vesh të shurdhër. Këto shoqata po shfrytëzohen si trampolinë për të kaluar në politikë nga individë të caktuar SHUMË ODA, PAK PUNË

Page 5: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 5Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

onte në hapjen e vendeve të punës dhe në zhvillim ekonomik.

Se përse Shahini mbetet ende kry-etar është shumë e çuditshme, kur dihet se nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, deri sa ai është edhe debitor në një bankë për moskthim të kredisë.

Prandaj do të ishte mirë që drejtorët dhe kryetarët e këtyre odave ose alean-cave, të mos e marrin shembull politikën që drejtuesit e tyre të jenë në poste të për-jetshme sikur kryetarët e partive politike.

Por numri i odave që luftojnë për të drejtat e biznese është edhe më i madh.

Një tjetër Odë është edhe, Oda Eko-nomike Amerikane në Kosovës (OEAK), e cila përveç bizneseve nga SHBA-të, ka të anëtarësuar edhe biznese vendore, për të cilat edhe kjo thotë se i mbrojnë të drejtat e bizneseve. Por edhe këtu dre-jtuesit e saj kanë qenë të përfshirë në afera të ndryshme. Është folur se një prej drejtuesve të saj ka pasur dorë në bllokadën e bërë nga shteti i Kosovës për çimenton nga jashtë. OEAK-u sipas vlerësimeve nuk ka anëtarë të shumtë.

Odat vazhdojnë edhe më tej. Jo shumë kohë më parë është themeluar edhe Oda

Ekonomike Gjermano-Kosovare, e cila nuk ka qenë shume aktive deri më tani. Me një fjalë është një odë solide.

Ndryshe të gjitha këto asociacione të bizneseve janë anëtare e Këshillit Kom-bëtar për Zhvillim ekonomik i rifunk-sionalizuar së fundmi edhe nga Qeveria e Isa Mustafës.

Po ashtu drejtorët dhe kryetarët e këtyre odave pas përfundimit të mandateve kalojnë nëpër kompani të

fuqishme për t’i menduar ose merren me ofrimin e këshillave për mënyrën e investimit për bizneset e huaja dhe vendore. Fusha e konsulencës sidomos me bizneset e huaja paguhet mirë dhe është punë me prestigj.

Por pavarësisht këtyre zhvillimeve dhe ngritjeve në raportin e të “Bërit Biznes” të Bankës Botërore, gjendja e bizneseve në vend është e keqe dhe vështirë e përmirësueshme. n

SHUMË ODA, PAK PUNË

Page 6: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA6 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

Ministria e Punëve të Brend-shme e Maqedonisë ka bërë të ditur se numri i emigrantëve të

paligjshëm në këtë vend është katërfish-uar në katër muajt e fundit. Sipas saj, mi-jëra emigrantë hyjnë në Maqedoni çdo javë. Shumë emigrantë, përfshirë si-rianë, ngasin biçikleta ditë e natë përg-jatë autostradës nga Demir Kapia, nëpër qendrën industriale të Velesit, në drej-tim të Serbisë. Në Maqedoni ekzistojnë dy kampe ku strehohen të gjithë ata që kërkojnë azil, njëri në Vollkovë, që gjen-det në periferi të Shkupit, kurse tjetri në Gazi Babë, që gjendet në qendër të Shku-pit. Në këtë të fundit ka pasur revoltë nga ana e emigrantëve, të cilët kërkojnë kushte më të mira dhe mundësi sa më të shpejtë të daljes nga Maqedonia për të udhëtuar në Evropë. Kushtet në këto kampe janë shumë të këqija. Aty janë të strehuar mbi 500 persona, nuk ka sh-tretër të mjaftueshëm, andaj burrat dety-rohen të flenë në tokë. Është shqetësues fakti se në mesin e të strehuarve ka edhe fëmijë të mitur pa prindër. Në Maqedoni kanë vdekur disa emigrantë gjatë vitit të kaluar. Në muajin prill, një tren ka goditur për vdekje 14 persona nga Siria

dhe Avganistani. Udhëtimi i emigrantëve është i mbushur me rreziqe. Disa raporte thonë se bandat i plaçkitin emigrantët ose i mbajnë peng ata, në përpjekje për të nxjerrë përfitim nga familjet e tyre. Ka shumë raste kur emigranët janë rrahur rëndë nga huliganë maqedonas dhe po ashtu janë plaçkitur prej tyre. Trajtim të keq atyre u janë bërë edhe nga disa fshatarë shqiptarë profiter të fshatrave përreth, të cilët kanë përfituar përmes strehimit të tyre me pagesë enorme. Për këtë shkak policia maqedone ka bërë disa arrestime dhe bastisje nëpër shtëpi ku ishin strehuar emigrantët. Në shumë raste, emigrantët ngasin biçikleta me foshnjat e lidhura për gjoks. Nëse emigrantët arrijnë t'iu shmangen auto-riteteve, derisa udhëtojnë në këmbë ose me tren nga Greqia, ata mbërrijnë në qytetin Demir Kapia, ku blejnë biçikleta për pjesën tjetër të udhëtimit. Biçikletat kanë fituar popullaritet në mesin e tyre prejse policia e armatosur ka nisur të patrullojë nëpër stacionet hekurudhore. Banorët u shesin biçikleta madje deri në 500 euro. Një bukë mund të kushtojë për ta së paku 100 denarë, ose tri herë më shumë se çmimi për vendasit. Mirëpo

problemi është lehtësuar pak me disa ndryshime në legjislacionin aktual, që e bën legal transitin e emigrantëve nëpër Maqedoni. Propozim-ndryshimet u mundësojnë emigrantëve transit tredi-tor përmes Maqedonisë dhe u lejojnë atyre të përdorin spitalet dhe transportin publik. Ndryshimet e tilla reduktojnë edhe ndikimin e bandave plaçkitëse dhe inkurajojnë emigrantët të përdorin metoda më të sigurta të udhëtimit. Emi-granët sirianë ndër punktet e stacion-imit kanë shfrytëzuar edhe xhaminë e qytetit në qendër të Kumanovës, ku janë pritur nga shoqata dhe aktivistë vendas, të cilët sipas mundësive të tyre u kanë dalur në ndihmë me veshm-bathje dhe ushqim. Po ashtu edhe ekipe vullnetare mjekësore kanë kujdestaruar për t’u ofruar kujdesin e nevojshëm. Shumë refugjatë kanë qenë me këmbë të përgjakura për shkak të udhëtimit të gjatë. Muftinia e Kumanovës, shoqata ‘Vllaznia’, FRI dhe Vizion M, krahas ushqimit ditor kanë shtruar edhe if-tare për refugjatët. Me hyrjen në fuqi të ligjit për emigrantë, numri i atyre që stacionoheshin në xhami, filloi të shënojë rënie të dukshme. n

Xhamia e Kumanovësvendpritje për refugjatë sirianë

Page 7: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 7Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Shaban Aziri

PAQJA: Keni punuar një kohë të gjatë në revistën zyrtare të BFI-së ‘Hëna e Re’. Tani jeni kryereda-

ktor i revistës ‘Gjurma’. Si e vlerësoni dallimin në harkun kohor prej atëherë e deri më tani në aspektin e davetit përmes gazetave dhe revistave?

AZIRI: Shtypi islam në gjuhën shq-ipe në këto troje fillon në vitin 1967 ku Shoqata “Ilmije” e Bashkësisë Islame në Shkup botoi për herë të parë Buletinin “Takvim-Kalendari” në gjuhën serbok-roate dhe shqip. Megjithëse përmbajtja e këtij buletini ishte e varfër, ai përm-ban vlera sepse i priu botimeve të më-passhme ndër shqiptarët e Maqedonisë.

Pikërisht në Shkup në vitin 1987 nisë botimi i gazetës “EL-HILAL” - HËNA E RE” në tri gjuhë, maqedonisht-shqip dhe turqisht. Kjo gazetë trajtonte tema shkencore, kulturore, filozofike dhe his-torike me përmbajtje islame. Po ashtu më vonë publicistika islame u pasurua edhe me botimin e Revistës “Mirësia”, e përmuajshme për fëmijë, si dhe revista informative, kulturore dhe shekncore “Vepra”, e cila botohej në Shkup dhe tani së fundmi revista “GJURMA”.

Në procesin e zhvillimeve të shumëanshme demokratike pluraliste është rritur në mënyrë të vrullshme vël-limi, llojshmëria, shtrirja e veprimtaria e mjeteve të ndryshme të komunikimit me karakter fetar islam në vendet ku jetojnë shqiptarët. Aktualisht sipas të dhënave tona botohen mbi njëzet gazeta e revista të ndryshme me përmbajtje fe-tare islame.

Këto mjete të informacionit luajnë rolin më të madh, madje qendror në krijimin e opinionit islam. Kështu ndry-shoi rrënjësisht në shumë aspekte, jo vetëm opinioni publik i popullatës mus-limane, e cila u çlirua nga trysnia e men-taliteteve konservatore ose të imponuara nga propaganda e regjimit monist e u përditësua në dinamikë me zhvillimet bashkëkohore etj, por edhe u kualifikua cilësisht veprimtaria mesazhkrijuese,

mesazhpërpunuese e mesazhpërcjellëse e mjeteve të informacionit me përmba-

jtje fetare islame. Shtypi do të mbetet si mjeti më i parshtatshëm për të kultivuar

MOS U BËNI “KURBAN” TË KONFLIKTEVE DHE INTERESAVE PERSONALE TË ASKUJT!“Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaftueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totali-tariste”, - u shpreh në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’, veprimtari, hoxha, dhe drejtori i Shoqatës Kulturore “Veli & J. Arif” Shaban Aziri.

Biografia Shaban Aziri ka lindur në fshatin Hotël të Kumanovës më 1960. Arsimin fillor e kreu në shkollën e fshatit “LIRIA” më 1975. Më 1976 u regjistrua në Gjimnazin e Fesë në

Damask të Republikës Arabe të Sirisë, ku u diplomua në vitin akademik 1983. Në të njëjtën kohë mbaroi edhe studimet në Institutin e Lartë Për Mësimin e Gjuhës Arabe Për të Huajt në Ministrinë e Arsimit të Republikës Arabe të Sirisë. Pas mbarimit të shërbimit ushtarak më 1985 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave të Larta Islame në Sarajevë të Bos-një Hercegovinës, ku u diplomova në vitin 1990. Gjatë veprimtarisë së tij disavjeçare ka udhëhequr dhe ka ushtruar disa poste të rëndësishme. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i gazetës “Hëna e Re”. Më pastaj u emërua Drejtor i Sektorit për Informim dhe Botim në Bashkësinë Islame të Rebublikës së Maqedonisë. Më 2007 në Tiranë në Kongresin e Dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë u zgjodh anëtar i Kuvendit të kësaj Organi-zate. Më 2009, me propozim të Ministrisë së Kulturës u zgjodh anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Kombëtar të Kinotekës së Republikës së Maqedonisë. Më 23.08.2010, me themelimin e Shoqatës”Veli Arif” nga Kuvendi i kësaj Shoqate emërohet kryetar. Sa i përket krijimtarisë është marrë edhe me shkrime të natyrave të ndryshme si ato fetare, por edhe komente të lira, duke publikuar punime në revista dhe gazeta të ndry-shme të vendit dhe jashtë tij si: ‘Hëna e Re’, ‘Flaka’, ‘Fakti’, ‘Bota sot’, ‘Koha’, ‘24 orë’, ‘Mësuesi’, ‘Dituria’, ‘Burimi’, gazeta “Shqip”, … etj.

Page 8: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA8 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

mendimin e lirë e konstruktiv dhe për të luftuar dukuritë negative e destruktive që si pasojë e euforisë ose e tendencave prapaskenore mund të paraqiten në kohë e rrethana të caktuara.

PAQJA: Ju po ashtu jeni edhe drejtor i shoqatës ‘Veli & J.Arifi’. Me çka merret kjo shoqatë dhe cilat janë planet në të ardhmen?

AZIRI: Shoqata “Veli & J. Arif ” u themelua zyrtarisht më 23. 08. 2010 si një organizatë që vepron në kuadër të pari-meve dhe normave juridike të Republikës së Maqedonisë dhe që respekton të dre-jtën ndërkombëtare. Është e regjistruar në Regjistrin Qendëror të Republikës së Maqedonisë në Shkup me nr: 6640907 dhe ka cilësinë e personit juridik.

Ajo, ka Kushtetutën e saj dhe në bazë të saj janë themeluar edhe organet bazë, të cialt janë: Kuvendi, Këshilli Drejtues dhe, Gjyqi i Nderit.

Shërbimet profesionale të Shaqatës

janë Departamentet, të cilat veprojnë në bazë të rregulloreve përkatëse siç janë: 1. Departamenti për Kulturë, Media dhe Botime, 2. Departamenti i Hifzit dhe edu-kimit, 3. Departamenti i Solidaritetit dhe Avansimit dhe 4., Deparatmenti i Gruas.

Projektet afatgjate ose afatshkurte, planet dhe synimet e shoqatës imple-mentohen përmes shërbimeve profe-sionale siç janë: Kultivimi i vlerave universale në shoqërinë shqiptare, me theks të veçantë te të rinjtë si projek-tues të së ardhmes dhe rimëkëmbjes së trashëgimisë islame, të ngrejmë nivelin e vetëdijes te myslimanët e vendit si dhe të ngacmojmë dëshirën për studim, zhvil-lim dhe të ndërtojmë një individ që do të përfaqësojë ndjenjat humane. Ngritja e vetëdijes intelektuale te muslimanët tanë dhe përpjekja për t’i ngulfatë të gjitha ato mendime pseudoshkencore e pseudoislame që në opinion hidhen nga njerëz të papërgjegjshëm dhe të dyshimtë. Të kontribuojë në rikthimin

e opinionit tonë ajo tabllo publike ku do të shprehet mendimi shkencor islam. Të kontribuojë në zhvillimin e trashëgimisë kuranore. Të kontribuojë në zhvillimin e kulturës së përgjegjshmërisë qytetare për përmirësimin e jetës së komunitetit dhe të mjedisit urban…etj

PAQJA: Këto ditë nga shtypi doli libri juaj më i ri “Amoraliteti’, i cili ngërth-en shumë tematika. Çfarë mund të na thoni në pika të shkurta për librin apo mundësisht një përmbledhje të aspe-kteve më të ndjeshme?

AZIRI: Po, në kuadër të Departa-mentit për Kulturë, Media & Botime pranë Shoqatës “Veli & J. Arif ” doli nga shtypi libri: Amoraliteti - Rrugë e degjenerimit shoqëror, autor i të cilit jamë unë.

Objekt i këtij libri është studimi i pikëpamjeve mbi kënaqësitë e këso-botshme, dukuritë që kanë të bëjnë me zhvillimin, pjekurinë dhe seksualite-tin si sferë mjaft e rëndësishme dhe e ndërlikuar, mbi jetën bashkëshortore dhe familjen si qelizë prej së cilës varet ardhmëria e shoqërisë, mbi pasojat de-gjeneruese të prostitucionit, jetës amo-rale dhe të shfrenuar, mbi rrugët, meto-dat dhe format të cilat njeriun e nxisin drejt prostitucionit, mbi perversionet dhe devijimet seksuale patologjike… etj. Ky botim përmbush nevojën e të rinjëve, studentëve dhe studiuesve për t’u njoftuar me dëmin dhe rrezikun e jetës imorale, e cila manifestohet me degradimin e individit dhe të bashkë-sisë në pikëpamje shëndetësore, fetare, morale dhe shoqërore.

Mbetemi me shpresë se ky libër do të shërbejë si një ndihmesë, sidomos për adoloshentët, që ta kuptojnë rreziksh-mërinë e jetës imorale dhe për të mos rënë viktimë e tejskajeve.

PAQJA: Ju keni një elan të fuqishëm dhe punoni mjaft dhe nuk ndaleni. Ku e gjeni gjithë këtë energji, konkretisht këtë motivacion?

AZIRI: Nuk ka asgjë të pazakon-shme, përpiqem ta shfrytëzoj kohën në maksimum dhe mirësitë që mi ka dhënë Zoti t’i harxhojë në të mirë

PAQJA: Keni ndonjë koment rreth zh-villimeve të fundit në BFI, ku pati ten-tim të dhunshëm për marrjen e timonit të këtij institucioni me dhunë….!

AZIRI: Informatat e mia flasin se

Page 9: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 9Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

nuk pati përpjekje që të merret push-teti me dhunë, por, thjesht, u shpreh një force e sforcuar në mbrojtje të disa nëpunësve, të cilët po kërcënoheshin me armë. Ajo masë, ata njerëz që u futën në BFI duke u hedhur mbi avllinë e këtij Institucioni, as njëri prej tyre nuk ishte pretendent për ta marrur drejtimin e BFI-së me dhunë. Situata devijoji pas gjuatjes me armë të njerëzve që punojnë në BFI. Të paktën kështu thotë krahu opozitar i Sulejman Rexhepit dhe pse mos t’i besohet këtij krahu! Të mos harrojmë se, dikur, po ky krah opozi-tar ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të Sulejman Rxhepit, të cilët, në një farë forme me dhunë ia morën fronin Arif Eminit dhe ia kthyen Sulejman Rex-hepit. Ishin po këta djelmosha që plotë tri javë fjetën në zyrën e uzurpuar të Arif Eminit derisa në vend të tij nuk e sollën Sulejman Rexhepin. Kësaj radhe nuk u largua nga puna Rexhepi, por u larguan të gjithë ata që e bënë atë Reis. Kam për-shtypjen, sipas situatave që po zhillohen deri në këtë moment se, krahu opozitar përdoi një strategji problematike, siç e ndërmori, për të vetmin qëllim: t’ia tërheqin vëmendjen opinionit për disa punë që po ndodhnin në BFI. Në këtë drejtim, më duket se po ia arrijnë. Unë jam hoxhë dhe vazhdimisht jam ndër xhemat. Xhemati nuk është dakord me atë se si po drejtohet BFI, organet dhe institucionet e saj. Pakënaqësia veçsa do të vijë e të rritet edhe më shumë. Di-kush që është neutral duhet të ndërhyjë sa më shpejt, sa nuk është bërë tepër vonë. Këta neutralë them që duhet të jenë faktorë me peshë kombëtare nga jashtë Maqedonisë.

PAQJA : Në Maqedoni ekzistojnë një sërë shoqatash dhe organizatash fetare, por në anën tjetër po ashtu kjo ka gjen-eruar edhe përçarje. Secili grupacion krenohet me atë të vetin dhe të bërë pikë e pesë zor se mund t’i bashkosh të gjitha forcat për një veprim të unjisuar që do të ishte në të mirën e përgjithshme të besimtarëve muslimanë. A ka shpjegim kjo dukuri?

AZIRI: Ka shpjegim! Mosunifikimi dhe mosbashkërendimi i veprimeve vjen si pasojë e mentalitetit të të vetëmjaf-tueshmit. Dikush mendon se është i mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për askend. Kjo është edhe mendësi totalita-riste. Në BFI asnjëherë nuk e kanë kup-tuar se ojq-të janë vlerat më të mëdha

dhe më të rëndësishme të një shoqërie. Të gjitha shoqatat, të gjitha revistat, të gjitha shtëpitë botuese kishin ofruar bashkëpunim dhe, BFI edhe jo e denjë që të formojë ojq-të e veta dhe refuzuese e iniciativave vullnetare të mysimanëve të vendit. I shikonte apriori me dyshime. Po edhe sikur të ishin të dyshimta ato shoqata më mirë do të ishte të ishin në bashkëpunim të ngushte me BFI-në se sa të etiketohen, të sulmohen e të moho-hen nga ana e BFI-së. BFI është i vetmi institution në vend, i ngritur në nivel “qeverie” që manifestimet e ndryshme fetare i organizon vetë. Pse? Për shkak të mundësive për malverzime finansiare? Epo shjegim tjetër nuk ka.

PAQJA: Tashmë interneti ka mundë-suar forma të ndryshme të dauetit. Mirëpo kjo ka sjellur krahas të mirave edhe keqpërdorimin e tij. Keni ndonjë mesazh - porosi drejtuar të rinjve, lid-hur me këtë!

AZIRI: Pë të rinjtë kisha vetë një po-rosi: të mësohen që gjithmonë t’i shijo-jnë vetëm ato vlera të verifikuara dhe të çertifikuara nga njerzit me kompe-tencë, nga institucionet dhe asociacionet profesional. Ndërsa këta institucione e asociacione do t’i kisha porositur që të ecin në hap me kohën, që t’i përcjellin të ariturat nga fusha e informatikës dhe të jenë sa më të gatshëm për përditësime.

Nuk mund të anashkalohet më mësimi online. Është e kotë përpjekja për t’i mbyllur këto dritare prej nga po futen furishm rrezet e arsimimi dhe të edu-kimit global. Institucionet fetar por edhe asociacionet e ndryshëm duhet të kenë ekipe profesionale, njerëz që natë e ditë i përcjllin përditësimet me lloj-lloj ma-terialesh. Në botë ka individë të ndry-shëm, ka grupe interesi të ndryshëm, ka dashakëqinjë e munafikë, të cilët ideal të vetin e kanë hutinë, dezinformimin dhe shtrembërimin e fakteve. Këtyre individëve, grupeve e shoqatave mund t’ju rrinë përballë vetëm pandamët e tyre që do të ishin profesionalë e të dala nga institucionet tona profesionale.

PAQJA: Për fund nëse keni të shtoni diçka që ia vlen të thuhet, e që nuk e kemi përfshirë në pyetjet tona….

AZIRI: Për fund, i këshilloj të gjithë shqiptarët mysliman, që mos të bëhen “kurban” i konflikteve të interesave per-sonale, sepse të gjitha këto përçarje janë në dëm të myslimanëve dhe në shërbim të mbushjes së xhepave të njerëzve të papërgjegjshëm, Të jemi nëpunës të denjë fetar, imam, mualim, vaiz, mësues i xhemateve tona, i atyreve që na paso-jnë, në këtë dhe në botën tjetër dhe ta lusim Allahun e Madhëruar për ndihmë, mbrojtje dhe shpërblim, për rezultate, suksese dhe përparim në punë! n

Page 10: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA10 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

Doc. dr. Muhamed JUSUFI(Universiteti Ndërkombëtar i Strugës - Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike)

Fuqia telurokratike (që kontrollon e mbizotëron hapësirat tokësore) e cila njihej si fuqia e pakonkurrentë

në botën e shek. XX-të u shpërbë pa zh-villuar ndonjë betejë klasike kundër ta-lasokratëve (që kontrollon e mbizotëron hapësirat detare). Nuk vonoi shumë, këta shpallën edhe shpërbërjen e Federatës Ruse. Bota nuk kishte njohur më parë një rast të tillë, prandaj ky vakum gjeop-olitik duhej shfrytëzuar nga forcat talas-okrate në krye të së cilës janë (SHBA-të). Kështu kjo mbeti forca e vetme në botë deri më sot, gjithsesi kështu do të vazh-dojë për një kohë më të gjatë nëse nuk do të kemi ndryshime të mëdha të cilat mund të fillojnë këtë vit.

Duke qenë se hapësira e Gadish-ullit të Ballkanit për gjatë dy shekujve të fundit ishte territor i papërfunduar gjeopolitikisht, forcat talasokrate do të duhej të shfrytëzonin rënien e imunitetit të telurokratëve për t’u marrë me Ball-kanin. Pak para se të fillonte shpërbërja e Federatës Jugosllave, diktatori i Irakut Sadam Huseini si duket nuk kishte nu-hatur ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po vinin dhe më 1990 ai pushtoi Ku-vajtin!? Ishte kjo një cytje e talasokratëve ose jo do të tregojë historia, mirëpo Sadam Huseini nuk kishte zgjedhur as kohën dhe as vendin e duhur për t’i bërë këto manovrime politike.

Nga viti 1990 talasokratëve ju dolën dy objektiva, anëtarësimin në Bashki-min Evropian (BE) i ish-shteteve anëtare në Paktit të Varshavës si dhe shtetet e Ballkanit, ndërsa shtetet e Lindjes së Mesme do të duhej të hynin nën om-brellën e forcave talasokrate. Tani na janë të njohura numri i shteteve të Ev-ropës Lindore që janë anëtarësuar në BE, përfshirë këtu edhe dy republikat e ish-federatës jugosllave, mirëpo për t’i përmbyllur këtë dy objektiva talas-okratëve ju duhet ende kohë, gjë që pas shfaqjes së krizës ekonomike botërore vështirë se mund të përmbyllen plotë-sisht këto objektiva.

Ky punim i imi do të hulumtojë mundësinë dhe mënyrën e arritjes ose mosarritjes së këtyre objektivave të ta-

lasokratëve në fushën e lëvizjeve eks-tremiste aktuale fetare në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, si dhe mbi zhvillimet politike në këto hapësira gjeografike.

Lindja e Mesme dhe BallkaniPara se të shkoqisim problemet

rreth Lindjes së Mesme shoh të domos-doshëm të sjell gjendjen aktuale demo-grafike të kësaj hapësire gjeografike. Bazuar në censusin e vitit 2011-të, në Lindjen e Mesme jetojnë rreth 413 mil-ionë banorë në të cilën arabët përbëjnë shumicën. Në këtë regjion jetojnë një numër i vogël minoritarësh autoktonë sikur hebrenj, armenë, shqiptarë, grekë, koptë, etj., ndërsa popuj me numër më të konsiderueshëm janë persët, turqit dhe kurdët. Shumica dërmuese e këtyre popujve i përkasin civilizimit islam. Nëse do të përjashtonim të krishterët, hebrenjtë, nacionalistët arabë dhe sek-te të ndryshme të vogla, të cilat jeto-jnë nën ombrellën e civilizimit islam, themi se shumica muslimane ka edhe një nënndarje tjetër të drejtimeve ose shkollave juridike.

Shpeshherë këto shkolla dominojnë ose përcaktojnë orientimet politike në vendet e tyre. Shembulli më i mirë është Siria dhe Egjipti. Pakica alevite në Siri e ndihmuar nga telurokratët gjatë periud-hës së Luftës së Ftohtë kishte arritur që të sundojë ndaj shumicën sunite për disa

decenie me radhë. Kështu është edhe me Egjiptin, pakica nacionaliste e ndihmuar ushtarakisht herë nga telurokratët e herë nga talasokratët kishte arritur të sundojë shumicën fetare.

Në gjithë botën Islame, drejtimi sunit përbën shumicën, pastaj ai shiit dhe drejtimi i tretë është dhe më i riu është ai wehabit. Themeluesi i këtij dre-jtimi është Muhammed Abdulwehab (1699-1792).

Dy drejtimet e para politike, kanë lindur që në fillim të shfaqjes së shtetit islam në shekullin e VII-të, gjegjësisht gjatë viteve (661-680), në kohën e Khalifit Muavije. Ndërsa rryma e tretë politike, ajo e wehabitëve, ka lindur si rezultat i kryengritjeve kundër regjimit osman në shekullin XIX-të e drejtuar nga familja al Saud dhe e “reformato-rit të fesë” Abduwehab për të cilin janë thënë shumë mendime kontradiktore.

Prijësit fetarë në përgjithësi, men-jëherë pas shpërbërjes së shtetit osman kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për bashkimin e lëvizjeve të tyre, mirëpo as-njëherë nuk ia kanë dalë qëllimit, derisa kur në vitin 1979-të revolucioni islamik iranian korri suksesin e tij të madh. Në anën tjetër, përpjekjet për bashkëkoor-dinimin e forcave fetare e politike arabe kundër nacionalistëve arabë gjithmonë kishte dështuar. Mirëpo ndodhi që në vitetet (1950-1979) shtetet kolonizatore

Gjeopolitika globale, Lindja e Mesme dhe Ballkani

Page 11: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 11Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Gjeopolitika globale, Lindja e Mesme dhe Ballkanitë ikin nga këto vende, jo se nuk kishin potencial të qëndronin, por largimi ndo-dhi si rezultat i presionit të përgjithshëm ndërkombëtar dhe lodhjes pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Derisa globin e shek. XX-të e dirig-jonin forcat telurokratike dhe talasokra-tike, roli i lëvizjeve islame për qëllime të tyre afatgjata balanconte politikat e këtyre dy forcave, gjë që kjo politikë ju mundësoi të jetonin për një kohë rela-tivisht të shkurtër pa probleme të mëd-ha deri në shpërbërjen e Perandorisë Ruse më 1989-1992. Forcat talasokrate pa mëdyshjen më të vogël, menjëherë pas instalimit të forcave ushtarake në një pjesë të gadishullit të Ballkanit, ia mësynë sërish territorit të Lindjes së Mesme për të dërguar ushtrinë e forcave perëndimore atje.

Shteti më strategjik për aleancën e NATO-s ishte Afganistani, njëherësh edhe pushtimi i këtij shteti ishte edhe më i lehti, mirëpo historia ka treguar se këto vende nuk nënshtrohen me forcë. “Malet Hindu kanë vërtetuar edhe një herë që janë parku i varrezave të per-andorive. Për afërsisht 40 vjet, afganët s’kanë përjetuar asgjë tjetër përveç luftës dhe, pjesët e shtetit janë aq të varfra, saqë epoka e Gurit do të ndihej e moderni-zuar karshi tyre. Megjithatë, këta të ash-tuquajtur njerëz primitivë, për një dekadë nuk kanë përballuar vetëm agresionin e ushtrisë amerikane - të vetëshpallurit su-perfuqi – por kanë përballuar gjithashtu edhe 40 aleatët e tyre. Çdo njëri prej ale-atëve të Amerikës ka ikur tashmë vjed-hurazi jashtë nga lufta e Afganistanit, pa guxuar të shikojë mbrapa”.

Pas dy vjet qëndrimi në Afgani-stan, kishte ardhur koha për pushti-

min e Irak-ut. Ky shtet historikisht ka treguar se është i pamposhtur, asnjë fuqi botërore nuk ka arritur të qëndrojë e qetë në këtë vend pa dëshirën e popullit. Këtë e vërtetuan të gjitha perandoritë që shkuan atje. Në këtë shtet kanë gjetur rehati vetëm ato fuqi që kanë shkuar atje si çlirimtarë të vërtetë.

BallkaniTurqinë dhe Slloveninë në këtë hu-

lumtim statistikor nuk e kam përfshirë brenda shteteve të Ballkanit. Ndërsa shtetet sikur Kroacia, Rumunia, Bull-garia dhe Greqia edhe pse janë shtete anëtare në BE-së, duket qartë se pro-ceset integruese të tyre ende nuk kanë përfunduar plotësisht, përkundër për-caktimit të tyre se do të ndajnë fatin e tyre me BE-në. Ndërsa shtetet sikur B.e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria janë shtete në proces të integrimeve dhe që tanimë njihen me emrin shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kur para nesh kemi këtë strukturë nacionale dhe fetare, mësojmë se Ball-kani përveç interesit a priori të fuqive globale e kontinentale, është regjion me interes të veçantë të fuqive rajonale. Sa herë që kemi luhatje globale të inte-resave gjeopolitike, regjioni i parë që i ndien këtë luhatje është Ballkani. Kur ndodhi falimentimi i telurokratikëve (1989-1992), regjioni i parë i cili synohet nga talasokratët ishte Ballkani. Ballkani nuk ishte i integruar brenda vetvetes, ashtu siç pretendohej. Shpërbërja e Ju-gosllavisë edhe një herë tregoi se vull-kani ballkanik mbetet i gjallë, edhe për shumë kohë.

Përkundër heshtjes politike dhe uljes së armëve midis popujve në Ballkan në

fundshekullin e kaluar, pritshmëria për lëkundje të sërishme të reja është shumë e madhe. Ambiciet njerëzore nuk kanë të ndalur, aq më tepër kur kemi të bëjmë me ambiciet e një ish-perandorie, e cila nuk ishte mundur në fushëbetejë. Në kohën kur talasokratët menduan se çdo gjë po shkonte sipas planit të tyre, telurokratët do ta shfrytëzojnë rastin e tyre pas instalimit të ushtrisë të ko-alicionit perëndimorë në Afganistan. Kjo ndërhyrje me ose pa dashje, sikur i dha fuqi ish-telurokratëve dhe detyri-misht do të duhej të ndërmerrnin diçka. “Gjuha e Luftës së Ftohtë është rikthyer me hakmarrje, përmes një të folure të përtërirë të alarmit bërthamor, testimit të pretenduar të raketave me rreze të mesme bërthamore dhe shqetësimeve për sistemin e mbrojtjes raketor të NATO-s”.

Duke qenë se Rusia po tregon se është rizgjuar, ajo nuk lë pa u marrë, qoftë edhe me problemet më të vogla të rajoneve më të afërta të humbura dy decenie më parë. Nëse një pjesë e madhe e Ballkanit hë për hë i ka ikur nga dora, Ballkani Perëndimor ende është në proces, prandaj shihet qartë prezenca Ruse në këtë regjion. Asaj nuk i mjafton vetëm prezenca politike në rajon, por edhe prezenca ushtarake, prandaj ajo nuk do të vonojë dhe do të bëjë manovra ushtarake me Serbinë. Manovra e fundit ruso-serbe e fundvitit 2014 u sulmua ashpër nga SHBA-të dhe Perëndimi në përgjithësi, mirëpo, Ministri i Mbro-jtjes serbe Gashiç për t’i ulur tensionet u shpreh: “...në lidhje me stërvitjen, se vendi i tij është neutral ushtarakisht dhe është i hapur për bashkëpunim me katër superfuqitë si Bashkimi Europian, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina”.

Janë të njohura marrëdhëniet vël-lazërore midis Rusisë dhe Serbisë, mirëpo një shtet tjetër, anëtare e BE-së, dhe njëkohësisht anëtare e Paktit të NATO-s të tregojë aderimin e saj ndaj Rusisë është për t’u habitur. Përkundër krizës së thellë ekonomike që po për-jeton ky shtet, kohët e fundit sikur po jep shenja se dëshiron të bëjë një mar-rëveshje ushtarake me Rusinë. Greqia do blerjen e raketave S-300, Tor-M1. Shumica e analistëve ushtarak thonë se këtë marrëveshje të dëshiruar duket se e ka si kundërpërgjigje për të baraspesh-

Page 12: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA12 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

uar arsenalin e armatimit të saj kundër Turqisë, e cila pak ditë më parë nxori fotografi publike për përfundimin e prodhimit me sukses të shtatëqind avio-nëve luftarak F-16-të. Turqia dhe Greqia edhe pse dy shtete janë anëtare në Paktin e NATO-s, kanë një kontest të hapur për Qipron turke.

Turqia duke shpreh aderimin e saj në BE, si e tillë, ajo pretendonte të jetë ombrella e popujve vëlla me myslimanët e Ballkanit, mirëpo që nga dita e zbe-hjes së këtij aderimi, ajo ka ndryshuar strategji. Turqia gjithnjë e më shumë po tregon se është forcë rajonale, prandaj interesi për Ballkanin nuk do të zbehet përderisa shteti grek ka pretendime ter-ritoriale ndaj Shqipërisë.

Si duket Qeveria turke qysh herët e kishte nuhatur se shtetet anëtare të BE-së nuk e duan atë brenda kufijve të saj, prandaj që moti kishte filluar ndërtimin e marrëdhënieve të mira me disa shtete të Ballkanit Perëndimor. “Berisha, si i vetmi nga liderët themel-ues të kësaj nisme, i pranishëm në takim, vlerësoi vizionin e ish-presidentit turk, Turgut Özal dhe kryeministrit Suleyman Demirel që themeluan këtë iniciativë”.

Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë që në ditët e para të demokratizimit të saj. Ajo ishte nismëtare e ndërtimit të rrugës së vjetër të mëndafshit Egnatia. Ish-kry-eministri Berisha në takimin e njëzet vje-torit të themelimit të Oragnizatës BEDZ tha: “Duhet të mbajmë parasysh se rruga më e vjetër që lidhte kontinentet kalonte përmes këtij rajoni, rruga Egnatia, rruga e mëndafshit. Ka një debat të gjatë për korridorin 8-të, i cili është një mijë kilo-

metra dhe që besoj se ka ardhur koha që vendet tona të angazhohen për ndërtimin e këtij korridori, i cili është edhe një nga segmentet kryesore e më të rëndësishme të rrugës së mëndafshit”.

Në anën tjetër edhe pse Greqia është shtet anëtare e NATO-s, ajo sikur nuk është e sigurt me këtë aleancë dhe herë pas herë jep shenja pakënaqësie dhe si-kur dëshiron të largohet nga kjo aleancë. Personalisht mendoj se në pyetje para së gjithash është ndjenja fetare, panortodok-sizmi. “Lidhur me Ballkanin përveç prag-matizmit të përgjithshëm të atlantizmit, që përfaqësohet nga SHBA-ja dhe nga Pakti NATO, ndikimin e vet të vazhdueshëm e manifeston edhe gjeopolitika evroaziatike, në mënyrë të veçantë, faktori rus”.

Greqia si shtet anëtare në BE dhe në Paktin NATO, jep shenja luhatjeje duke “kërcënuar” BE-në dhe Paktin NATO se interesat e saj përkojnë më shumë me Rusinë, kur ajo paratregon se do të blejë raketa nga Rusia dhe kështu vepron edhe Serbia, e cila edhe pse ka shpre-hur aderimin e saj për t’u bërë shtete anëtare në BE, bën manovra ushtarake me Rusinë.

Për sa më sipër u tha, këto nuk janë paradokse por kemi të bëjmë me linja të qarta përkundër deklarimit të gjeop-olitikëve stabile në rajonin e Ballkanit. Marrëveshjet ushtarake sikur sinjalizo-jnë për një gjeopolitikë shumë të kokla-vitur dhe shumë të përzier. Gjeopoli-tika e drejtuar nga verilindja drejt jugut (Moskë-Beograd-Athinë), sikur po kry-qëzohet me drejtëzën horizontale e fil-luar nga perëndimi: Tiranë-Stamboll, e cila mund të shkojë deri në Teheran.

KonkluzionNëse Shqipëria (shqiptarët në Ball-

kan), sikur të mos kishin lejen e SHBA-ve për këto marrëdhënie me Turqinë, a thua do të kishin këtë vëllazërim!? S’do mend se Turqia ka interesa historike me këtë vend, mirëpo, ambiciet e saj nuk do të realizoheshin asnjëherë sikur të mos kishte lejen e bashkanëtarëve të saj në NATO me në krye SHBA-në.

Ballkani historikisht ka nxjerrë aromë tërheqëse dhe shumë e nxehtë politikisht. Kështu ka joshur superfuqitë që në kohët e lashta, në mesjetë, si dhe në kohët moderne. Ka treguar se është vend burimi i përplasjeve të interesave të mëdha gjeopolitike. Ai që e ka nën mbikëqyrje këtë hapësirë gjeografike, ka mundësi të ketë nën mbikëqyrje një pjesë shumë të madhe të lindjes, thellë në linde të kontinentit të Azisë, për shkak se kjo hapësirë gjeografike, ndry-she është vetë Evroazia, sepse në të janë ngritur qytetërimet e tri civilizimeve të mëdha botërore.

Shteti me ndikim më të madh për të luajtur politikat e mëdha botërore sot për sot është Turqia. Pozita e saj gjeop-olitike dhe historike sot i ka dhënë asaj një rol të madh që të mund të ndikojë në ndryshimin e politikave gjeostrategjike në botë, sidomos në Ballkan dhe Lindje të Mesme. Ky shtet edhe pse është shtet anëtar i NATO-s për shkak të shtrirjes së saj të hershme historike në Ballkan dhe në Azinë Qendrore, ka mundësi të lëvizë nga kjo aleancë. Interesi saj ishte dhe mbetet integrimi në BE, mirëpo mosinteresimi i shteteve anëtare të BE-së për Turqinë si duket do të ndryshojë pozitat gjeostrategjike.

Turqia kohëve të fundit ka dhënë shenja përafrimi me Rusinë për interesa ekonomikë dhe energjetikë, mirëpo këto shenja nuk përjashtojnë mundësinë për një bashkëpunim më të gjerë në fushën politike dhe ushtarake. Turqia nëse nuk do të arrijë t’i mbrojë interesat e saj në Ballkan dhe në Lindje të Mesme me anë të bashkëpunimit të ngushtë me perën-dimin, ajo në një kohë vendimtare mund të ndërrojë kursin gjeopolitik. Aleanca e pashpallur midis Rusisë, Kinës dhe Iran-it një ditë mundet që ta joshë edhe Turq-inë. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të kemi ndryshime të mëdha gjeopoli-tike në botë. S’do mend se ky ndryshim nuk vjen pa një luftë të përgjakshme, ndërsa pikëtakimi i këtyre dy forcave do të ishte Maqedonia dhe Izraeli. n

Page 13: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 13Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Sam Cossar-Gilbert/Al Jazeera/

Më 9 qershor, Parlamenti Evro-pian dështoi të pajtohet mbi një rezolutë të rëndësishme

tregtare dhe e shtyri votimin për Part-neritetin Transatlnatik për Tregti dhe Investime (PTTI) që BE-ja po negocion me SHBA-në.

Kjo gjë nënvizon ndasitë në rritje në Bashkimin Evropian për PTTI-në, dhe vjen në mes të debatit të paprecedentë global për kërcënimet e mundshme që mund të vijnë nga të ashtuquajturat marrëveshjet e “lira” tregtare, ose nga marrëveshjet tregtare të “kalit të trojës”.

Për shumë vite, politika tregtare udhëhiqej jashtë vëmendjes publike, e rezervuar për specialistët teknikë prapa dyerve të mbyllura.

Tani tregtia ndikon jetët tona të për-ditshme në shumë mënyra dhe është shumë e rëndësishme që një çështje e tillë t’i lihet lobistëve dhe burokratëve politik.

Në rritje, qytetarët po kërkojnë përgjigje dhe titujt e lajmeve fokusohen në kundërthëniet që kanë të bëjnë me marrëveshjet tregtare pothuajse çdo ditë (për shembull pak ditë më parë në BBC1

dhe Guardian2).

Marrëveshja e ‘kalit trojan’ me SHBA-të

Tri marrëveshjet e planifikuara glo-bale tregtare që po tërheqin më shumë vëmendje për momentin janë Partne-riteti Transatlantik për Tregti dhe Inves-time (PTTI), Partneriteti Trans Paqësor (PTP) dhe Marrëveshja e Tregtisë në Shërbime (MTS).

Së bashku këto do të preknin përafër-sisht 1.5 miliardë njerëz dhe me efekt do të vendoste një “standard të artë” për treg të lirë dhe të drejtat e investitorëve, duke shkaktuar një garë deri në fund që do të mund të kopjohej në marrëveshjet tregtare në të ardhmen.

Në përgjigje të interesit të fuq-ishëm prej publikut dhe organizatave të shoqërisë civile, Komisioni Ekzekutiv i BE-së nisi një konsultim publik mbi zgjid-hjen e mosmarrëveshjes investitori-për-shtetin (ISDS) në marrëveshjet tregtare.

ISDS u mundëson korporatave të hua-ja të padisin qeveritë për miliona dollarë në gjyqe private dhe madje në tribunale sekrete, nëse këto korporata mendojnë se fitimi i tyre po ndikohet nga ligjet e reja ose nga ndryshimet në politikë.

“Objektivi i konsultimit ishte kër-kimi i pikëpamjeve mbi një qasje të mundshme në mbrojtje të investime-ve dhe ISDS-së në PTTI”, citohet nga Komisioni Evropian.

Dhe rezultatet ishin kumbuese: 97% e pothuajse 150 mijë përgjigjeve shpre-hën një “Jo” të qartë për ISDS dhe mbro-jtjen e tepruar të investitorëve.

Në Gjermani veçanërisht, vullneti dhe qëndrimi i publikut mbi tregtinë dhe investimet ka ndryshuar në shkal-lë drastike gjatë vitit të kaluar. Sa më shumë njerëz që marrin vesh për këtë marrëveshje tregtare të “kalit trojan”, aq më shumë nuk e pëlqejnë atë.

Sondazhi i fundit i YouGov tregoi se 43% e gjermanëve besojnë se PTTI do të

DEBATI PËR TREGTI ARRIN PIKËN E VLIMITVota e Parlamentit Evropian mbi një rezolutë të rëndësishme për tregtinë do të trajtësojë rrugën tregtare të ‘kalit trojan’

Ndjesia për

tregtinëKy ndryshim i thellë në ndjesinë pub-

like është sepse këto marrëveshje nuk kanë të bëjnë më me tregtinë. Përkun-drazi, ato kanë të bëjnë me riorganizimin dhe kufizimin e mundësisë së qeverive të rregullojë interesin publik.

Page 14: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA14 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

ishte e keqe për vendin, me vetëm 26% të njerëzve të cilët e shohin si pozitiv.

Ndonëse kancelarja gjermane An-gela Merkel dhe të tjerët vazhdojnë ta promovojnë PTTI-në se sjell 100 mili-ardë dollarë përfitim ekonomik për Ev-ropën, njerëzit nuk po u besojnë atyre.

Ndryshimi në ndjesinë publikeKy ndryshim i thellë në ndjesinë

publike është sepse këto marrëveshje nuk kanë të bëjnë më me tregtinë. Përkundrazi ato kanë të bëjnë me rior-ganizimin dhe kufizimin e mundësisë së qeverive të rregullojnë interesin publik.

Të drejtat themelore që mbrojnë qytetarët dhe mjedisin – siç janë rregul-loret mbi pesticidet ose kontrollet e cilësisë së naftës – po konsiderohen si “barriera tregtare”.

P.sh. më 18 maj, është bërë publike që rregulloret e draftuara të BE-së për të ndaluar pesticidet që dëmtojnë 31 hor-mone që lidhen me kancer janë hequr prej aprovimit si pasojë e presionit të negociatorëve të SHBA për PTTI-në.

Përtej Atlantikut një debat i këtillë tregtar është ndezur dhe një koalicion i ngjashëm i unioneve tregtare, grupeve mjedisore dhe mbrojtësve të të drejtave të internetit po udhëheqin betejën kundër agjendës tregtare të shtyrë nga korporatat që ka Obama.

Madje demokratët po e sfidojnë presidentin e vet, me senatoren Eliza-bethWarren, e cila së fundi lëshoi një

raport qortues, të titulluar “Premtimet e thyera”3, që thekson “dekada të dësh-timit për të detyruar standardet e punës në Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë”.

P.sh., që prej vitit 2009, Marrëveshja Tregtare SHBA-Peru, thuhet se dobësoi rregullat e punës për të inkurajuar in-vestimet e jashtme, mundësoi vazhdi-min e përdorimit të fëmijëve në punë dhe eksportimin ilegal të drurit prej Amazonës.

Vëmendja e publikut dhe fushatat themelore po e bëjnë dallimin e vërtetë dhe bizneset e mëdha nuk do ta kenë të lehtë në rrugën e tyre. Më 12 maj, legjislacioni tregtar i Obamës paprit-mas u rrëzua në Senatin Amerikan, me gati pothuajse çdo votë të demokratëve kundër një projektligji që do t’i jepte fuqi të veçanta marrëveshjeve tregtare “që janë me prioritet”.

Ndonëse vetëm një javë më vonë, pas lobimit gjithëpërfshirës presidencial dhe të korporatave, Ligji për Prioritetet Tregtare dhe Përgjegjësi, kaloi në Senat, 62 vota me 37 sish kundër. Tani ai balla-faqohet me një të ardhme fare të paqartë në Kongres, ku liberaldemokratët dhe republikanët konservativ-liberalë po kërcënojnë se do bashkojnë forcat për të kundërshtuar këtë projektligj.

Shqetësimi global në rritjeTregtia nuk është më një çështje

vetëm e të majtës, por një shqetësim në rritje edhe për të djathtën amerikane

po ashtu, të cilët e shohin atë si jo kush-tetuese dhe me gjasë si një shkatërrim për bizneset e vogla. Politika bën miq të çuditshëm me të vërtetë.

Nuk është vetëm SHBA dhe Evropa ku debati tregtar po nxehet. Në pjesët tjera të botës vëmendja e publikut është e fokusuar ngushtë mbi marrëveshjet tregtare të korporatave po ashtu.

Në Uruguai, mijëra punëtorë së fun-di, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër bashkimit të qeverisë së tyre në negociatat tregtare të MTS-së. Edhe më poshtë, në Australi, parlamentarët kanë formuar një grup ndër-partiak për të ngritur shqetësimet për marrëveshjet sekrete të PTP-së.

Mbetet e paqartë nëse përfaqësuesit tonë të zgjedhur do të lëshojnë pe kun-drejt interesave të korporatave ose do të mbrojnë të drejtat e qytetarëve të rën-domtë dhe të ndalojë këto marrëveshje të kalit trojan.

Ajo çka është e sigurt është se pub-liku vazhdimisht po vetëdijesohet dhe po përfshihet më shumë në diskutimin e ndikimeve me shkallë të gjerë të këtyre marrëveshjeve tregtare, e që është një hap i madh në drejtimin e duhur. n

1 http://www.bbc.com/news/world-eu-rope-329167502 http://www.theguardian.com/australia-news/2015/feb/28/trans-pacific-partnership-could-prevent-clearer-food-labelling-health-advocates3 http://big.assets.huffingtonpost.com/WarrenReport.pdf

Page 15: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 15Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Sipas traditës së murgjëve krishterë të manastirit ‘Shën Katerina’ në Sinaj, pejgamberi Muhamed

shpesh e vizitonte manastirin dhe zh-villonte biseda me klerikët krishterë. Ky dokument është shkruar më vitin 626 ndërsa përbëhet nga disa dispozita rreth termeve të lidhura rreth jetës së krishterëve nën udhëheqjen islame dhe mban vulën e njohur të Pejgamberit. Sulltan Selimi i parë letrën origjinale e dërgoi në St-amboll më vitin 1517, ku edhe sot ruhet në muzeun ‘Topkapi’, kurse me kërkesë të murgjëve është bërë edhe kopja e saj dhe është vendo-sur në manastir. Përmbajtja e letrës është me sa vijon:

“Kjo është nga pejgam-beri Muhamed, Ibën Abdullah si testament për ata që janë të krishterë qoftë në afërsi ose largësi. Ne fuqishëm qëndrojmë pra-në tyre. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmësit dhe pasuesit e mi, do t’i mbro-jmë, sepse krishterët janë qytetarët e mi dhe pasha Allahun do t’i kundërvi-hem çdo gjëje që ua prishë rehatinë. Kundrejt tyre nuk guxon të ushtrohet dhunë. Gjykatësit e tyre nuk guxon të përjashtohen prej pune. As murgjit s’guxon të dëbohen prej manastireve të tyre. Askush nuk guxon t’i rrënojë shtëpitë e fesë së tyre (kishat), e as t’i dëmto-jë ato, ose të marrë (grabis diçka) prej tyre e të dërgojë në shtëpi të muslimanit. Po që se dikush merr ndonjë gjë prej tyre, atëherë ai konsiderohet se ka shkelur testamentin e Zotit dhe ka treguar padëgjueshmëri ndaj Pejgamberit të tij. Vërtet ata janë aleatët e mi dhe kanë mbrojtjen time kundër asaj që urrejnë.

Askush nuk guxon që t’ua imponojë udhëtimin ose shkuarjen në luftë. Muslimanët duhet të luftojnë për ta. Nëse muslimani dëshiron ta marrë për grua një të krishtere, martesa nuk guxon të ndodhë pa pëlqimin e krishterës, e as e krishtera s’guxon të pengohet nga burri musliman që

të mos e vizitojë kishën për t’u lutur. Kishat e tyre duhet patjetër të respe-ktohen, rindërtimet e tyre s’guxon të pengohen, e as të ndalohen gjërat e shenjta të shkrimeve të tyre. Askush prej muslimanëve nuk guxon të tregojë padëgjueshmëri ndaj këtij testament gjer në Ditën e Kiametit”. n

Letra e pejgamberit Muhamed drejtuar murgjëve krishterë

Page 16: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA16 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

Kur Osmanët filluan zgjeri-min e tyre meteorik në vitet e hershme të 1300-ave, ata

ishin një grup i vogël luftëtarësh në skaj të botës muslimane. Prej një fillimi modest nën Gazi Os-manin1, themeluesin e shtetit si-pas emrit të tij, ata u zgjeruan në regjionin që shërbente si kufi mes Evropës dhe Azisë. Të krishterët si dhe muslimanët i popullonin tokat, të cilët ata morën nën kon-trollin e tyre kur ata sollën stabil-itetin në ish-regjionet bizantine e selxhuke. Nën sulltanët sikur ishin Pajaziti I, Mehmeti II dhe Selimi I, Perandoria Osmane u rrit ashtu që të bëhet njëra prej fuqive të mëdha botërore.

Kulmi i saj megjithatë u arrit gjatë kohës së Sulltan Sulejmanit. Gjatë sundimit të tij (prej 1520 deri 1566), osmanët qartazi ishin forca më me ndikim dhe më e fuqishme në Evropë dhe Lindje të Mesme. Sundimi i tij vlerëso-het si një kohë e artë e historisë osmane dhe islame. Madje edhe jomuslimanët e pranojnë lavdinë e Perandorisë Osmane saqë i vënë nofkën Sulejmani “Madhështori”, ndërsa në mesin e muslimanëve ai njihej si Kanuni “Ligjvënësi”. Edhe pse pas kohës së tij, dekadenca e gjatë e Perandorisë Osmane filloi, forca dhe fuqia e Osmanëve në mesin e viteve të 1500 përcaktoi se do të duheshin mbi 300 vite të tatëpjetës para se perandoria të përfundonte, më 1922.

Sundimi i hershëm dhe pushtimet

I ati i Sulltan Sulejmanit, Selimi I, me të madhe kishte ndryshuar pamjen e Perandorisë Osmane. Nën drejtimin e tij në vitet e 1510-ta, osmanët u përhapën në përfshirjen e shumicës së botës arabe, duke qarkuar toka prej Afrikës Veriore në Perëndim deri te Gadishulli Arabik, në kufirin e Persisë në Lindje.

Me përvetësimin territorial erdhi edhe titulli kalif, halife i botës musli-mane. Që prej shkatërrimit të Bagdadit nga ana e Mongolëve më 1258, kalifët abasit jetonin në Kajro, nën protektora-tin e Sulltanatit Memluk, ndonëse vetë titulli nuk kishte ndonjë fuqi, kalifati

ishte vetëm një pozicion ceremonial. Nën Selimin, kalifati edhe njëherë kishte kuptim dhe fuqi reale politike.

Sulejmani trashëgoi këtë peran-dori islame në vitin 1520, në moshën 26 vjeçare. Urdhri i tij i punës si sull-tan i Perandorisë Osmane dhe si kalif i botës muslimane ishte heqja e disa kërcënimeve të ndryshme që ende po e pllakosnin mbretërinë osmane. Duke vepruar kësisoj siguroi pranimin e forcës së Perandorisë Osmane nga të gjithë dhe askush të mos mendonte të merrte për-parësitë prej një sulltani të ri e të njomë.

Kërcënimi kryesor tokësor ishte fortesa e Beogradit, e cila i përkiste Mbretërisë së Hungarisë. Hungarezët ishin kundërshtarët kryesor verior të osmanëve që prej viteve të hershme të 1400-ave dhe Beogradi mbeti një kërcënim për posedimet osmane në atë hapësirë. Pothuajse menjëherë pas marrjes së fronit, Sulejmani mblodhi një ushtri dhe u përgatit për Beograd

më 1521. Pas një bombardimi të shkurtër, qyteti hyri nën kontrol-lin osman dhe sfida hungareze në tokat veriore osmane u dobësua dukshëm.

Problemi tjetër i Sulejmanit që duhet të përballej ishte ishulli i Rodit (ang. Rhodes), në Mes-dhe. Që prej viteve të hershme të 1300-ave, ka qenë i okupuar prej Kalorësve Hospitaller, mbetje të kryqëzatave. Për shkak të pozitës vitale në zemër të Detit Mesdhe të kontrolluar nga osmanët, Kal-orësit e Rodit ishin në gjendje që vazhdimisht të përçanin tregtinë me Perandorinë. Anijet që udhë-tonin prej Egjiptit për në Anadolli ishin veçanërisht të cenueshme për sulme nga Rodi. Ky shqetësim shtyri Sulejmanin të marrë ven-dim t’i zhvendoshte Kalorësit Hos-pitaller prej Rodit më 1522.

Sulejmani mblodhi mbi 100 mijë trupa dhe flotën masive që e trashëgoi prej Sulltan Selimit për këtë mision. Ai personalisht e ud-hëhoqi rrethimin e Rodit, që zgjati prej qershorit deri në dhjetor të 1522-tës. Përfundimisht, kalorësit nuk ishin në gjendje që të mba-heshin më, përkundër fortifikat-ave të mëdha dhe u dorëzuan. Pasi

që hoqi kërcënimin prej Rodit, Sulej-mani i lejoi Kalorësit të rivendosen në Itali dhe e shtoi Rodin në Perandorinë Osmane.

Frenimi Vjenez Pas heqjes së kërcënimit hungarez

prej veriut, Dinastia Hapsburge e Austrisë vendosi të shtyjë para pretendimin për kurorën e Hungarisë. Hapsburgët pastaj u zgjeruan prej Vjenës drejt Hungarisë dhe morën Budën prej osmanëve, bashkë me kontrollin e shumicës së tokave hungareze që Sulejmani luftoi aq shumë për to për t’i marrë më 1521 në Beograd. Kjo nxiti reagimin nga Sulejmani më 1529, kur ai tentoi ta pushtojë Vjenën.

Tradita evropiane që prej viteve të Mesjetës ka qenë që ushtritë të grum-bulloheshin në pranverë, luftonin gjatë verës dhe të tërhiqeshin prapa në qytetet e tyre para se të fillonte dimri. Kjo nënkuptonte se ata nuk kishin përse të luftonin në dimrat e hidhur evropian

MBRETËRIA E SULLTAN SULEJMAN KANUNIT

Page 17: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 17Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

dhe të rrezikonin të humbitnin ushtarët e tyre në temperatura të ulëta.

Duke e ndjekur këtë traditë praktike, Sulltan Sulejmani, u nis prej Stambollit në maj të 1529-tës, në drejtim të Vjenës. Fatkeqësisht për ushtrinë osmane, ishte një verë e pazakontë me shi dhe marshi-mi i tyre vazhdimisht u ngadalësua për shkak se rrugët u bënë më të baltosura përderisa vera po ikte. Pjesë të shumta të artilerisë u desh të braktiseshin gjatë rrugës për shkak të kushteve të këqija.

Si rezultat i motit, osmanët arritën në Vjenë në fund të shtatorit, afër fundit të sezonit të luftimit. Vetë rrethimi përfun-doi të jetë relativisht i suksesshëm. Os-manët ishin fare afër ta pushtonin qyte-tin, por dy javë pas fillimit të rrethimit, jeniçerët kërkuan braktisjen e Vjenës dhe të largohen për në Stamboll para se dimri i ftohtë austriak të fillonte. Sule-jmani u detyrua të pranonte kërkesat e tyre dhe rrethimi u hoq. Përpjekja e tij për të larguar Hapsburgët dështoi. Vjena përfundoi së qeni zgjerim maksimal i Perandorisë Osmane, saqë ata më pas më kurrë nuk qenë në gjendje të zgje-rohen aq shumë. Pas 230 vite rritje, os-manët arritën pikën e tyre më të lartë.

Reformat administrativeSiç duket deri më tani, fokusi i sun-

dimit të sulltan Sulejmanit ishte zgjerimi ushtarak. Megjithatë, kampanjat e mëd-ha ushtarake të sundimit të Sulejmanit të gjitha ndodhën në dhjetë vjetëshin e parë të tij. Pas kësaj, fokusi i sundimit të tij ishin reformat administrative dhe puna për fuqizim të punëve të brend-shme të perandorisë.

Ndoshta arritja më e madhe dhe njëra prej gjërave që kujtohet më së shumti e Suljemanit ishte reforma e tij në kodin ligjor. Kodi ligjor osman kishte dy aspekte. I pari ishte Sheriati, ligjet e pandryshuara të paracaktuara hyjnore të traditës islame, që deri-vonin prej Kuranit dhe veprimeve të PejgamberitMuhameda.s. I dyti ishin ligjet të diktuara prej sulltanit të ko-hës, të njohura si kanune. Këto ligje të sulltanatit mbulonin aspekte të jetës, të cilat nuk përshkruheshin në mënyrë eksplicite nga sheriati, siç ishin taksat, rregullimi policor dhe çështjet tjera të përditshme të perandorisë.

Gjatë sundimit të nëntë sulltanëve të mëhershëm, prej Osmanit deri te Selimi, qindra kanune ishin mbledhur dhe kodi ligjor po bëhej pothuajse i pa-mundur të përdorej. Për shkak të kësaj, Sulejmani mori vendim të organizohen të gjitha ligjet e nxjerra më përpara. Ai punoi personalisht me myftiun e madh të Perandorisë, shejh islamin, Ebussuud Efendiun,që t’i rishikonin të gjitha ligjet dhe të përcaktonin nëse ata kundërshto-jnë sheriatin a kanunet tjera. Me heqjen e ndonjë ligji që bie ndesh me Islamin ose ligje që përsëriteshin ose kundërsh-tonin njëri-tjetrin, Sulejmani dhe Ebus-suud Efendiu arritën të formulojnë një kod efektiv dhe të thjeshtuar të ligjeve i njohur si kanun-i osmani (ligjet osmane) që shërbyen për Perandorinë Osmane për 300 vitet e ardhshme. Për këtë, Sulejmanit i ishte vënë ofiqi kanuni, që nënkupton “ligjvënësin”.

Taksat ishin gjithashtu një pikë me interes për Sulejmanin. Në kanun-i Os-

mani, ai u sigurua të lehtësojë taksat në shumë prej subjekteve të tij, veçanër-isht fshatarëve të krishterë. Shumica e popullatës së Perandorisë Osmane në atë kohë ishte e krishterë dhe mbajtja e besnikërisë dhe lumturisë së tyre ishte një prioritet për Sulejmanin. Me lehtësi-min e taksave për ta, statusi financiar i fshatarëve të krishterë në perandori u përmirësua shumë. Në fakt, që kur taksat për të krishterët në Perandorinë Osmane muslimane ishin më të ulëta sesa taksat për të krishterët në Evropën e krishterë, shumë të krishterë evropianë migruan në Perandorinë Osmane gjatë sundimit të Sulltan Sulejmanit, duke preferuar të jetojnë nën një udhëheqës musliman në vend të një krishteri.

Trashëgimia Sulltan Sulejmani konsiderohet të

jetë një prej sulltanëve më të suksesshëm osman në histori. Sundimi i tij shënoi madhësinë maksimale territoriale të Perandorisë, ligjet e drejta dhe të orga-nizuara dhe një kohë të artë kulturore dhe edukative. Monumentet artistike nën patronazhin e Sulejmanit pikëzojnë pejsazhin e Stambollit sot. Xhamitë She-hzade dhe Sulejmanije u ndërtuan nga Mimar Sinan2 sipas kërkesës së Sulltan Sulejmanit në Stamboll. Sot ato ekzis-tojnë si një trashëgimi e qëndrueshme për sundimin e tij të kohës së artë në Perandorinë më të madhe dhe më të fuqishme islame në shekullin 16.

1 http://lostislamichistory.com/the-birth-of-the-ottoman-empire/2 http://lostislamichistory.com/the-greatest-architect-of-all-time/

Page 18: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA18 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97

Revista el Az’har është një prej revistave më prestigjioze dhe shumë serioze të Egjiptit. Kjo

revistë në këtë shtet ushtarak muajve të fundit është duke kaluar kohëra shumë të vështira, mirëpo këto ditë këto vështirësi kaluan çdo kufi, pasi Rektori i Universitetit të Az’ahir kërkoi “dorëheqjen” e kryeredaktorit të kësaj reviste dr. Muhammed Amare.

Shkaku i dorëheqjes ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Këshillin e Lordëve të Britanisë së Madhe. Gjatë

vizitës që ia kishte bërë rektori i Univer-sitetit të Az’harit, ShejkhTajib, Këshillit të Lordëve të Britanisë ishte pyetur rreth disa artikujve të revistës el Az’har në përgjithësi, mirëpo ai kishte mbetur go-jëhapur në momentin kur ishte pyetur se cila ishte arsyeja e botimit të deklaratave të patriarkut Montegmeri, i cili thotë se krishterimi tashmë kishte falimen-tuar ndërsa Islami ditë e më shumë po ngadhënjen.

I gjendur në këtë pozitë të vështirë rektori i Az’harit, Shejkh Tajib, i tele-

fonoi dr. Amares, kryeredaktorit të revistës el Az’har, ndërsa ky i fundit nuk e mohoi botimin e këtij artikulli, i cili ishte botuar me parë, më 2001 në libërthin “Dëshmi perëndimore për trashëgiminë Islame” nga sh. Botuese el Usre në kohën kur ishte kryeredaktor Semir Serhan.

Shejkhu i Az’har-it edhe më herët ishte i shqetësuar me “veprimet e liga” të dr. Amares dhe për këtë arsye prej tij kërkoi menjëherë dorëheqjen e tij të cilën ai e bëri pa protestuar fare. Shejkhu Tajib, nuk u kënaq vetëm me dorëheqjen e tij, por atij ia mori edhe disa dekorata, të cilat i kishte marrë më herët.

Dr. Amare në botën Islame njihet si një prej intelektualëve më të njohur të kohës bashkëkohore, mirëpo ai dhe shumë të tjerë të këtij kalibri nuk janë vetëm në shënjestër të institucioneve arabe, por edhe në shumë institucione “ndërkombëtare demokratike”.

Si duket që nga koha kur Peredimi, Isamin e ka shpallur fe që po e rrezi-kuaka “demokracinë liberale”, për mus-limanët e drejta dhe liritë e individëve “nuk vlejnë”. Sinjali që doli nga Këshilli i Lordëve të Britanisë më kujton komu-nistët, të cilët deklaroheshin “afetarë”, mbështeteshin në ideologjinë marksis-to-leniniste, ndërsa ndihmonin rritjen e ortodoksisë krishtere. n

Dr. Muhamed KAJOLLI

Dorëheqja e dr. Muhammed Amare nga Revista el Az’har

Page 19: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA 19Nr. 97nQERSHOR/KORRIK'15

Racha ADIB

Muaji i Ramazanit është një peri-udhë e agjërimit, sakrificës, dhënies, devocionit dhe vetë-

mohimit me shpresë se këto cilësi do të zgjerohen edhe përtej këtij muaji dhe mbesin me ne përgjatë tërë vitit. Në të vërtetë, esenca e agjërimit të Ramazanit është shpirtërore. Megjithatë, ky muaj i shenjtë gjithashtu ofron një mori për-fitimesh në të dyja, mendje dhe trup.

Në një transmetim të Ebu Nuaimit, PejgamberiMuhameda.s. tha “Agjëroni dhe do të jeni të shëndetshëm”. Madje edhe shkenca e ka dëshmuar se Rama-zani është një muaj me plot dobi. Kon-gresi Ndërkombëtar për “Shëndetin dhe Ramazanin” i cili u mbajt në Kazablankë më 1994, nxori 50 studime mbi etikën mjekësore të Ramazanit dhe nënvizoi përmirësime të ndryshme në gjendjen shëndetësore të atyre që agjërojnë.

Nëse ndonjë efekt negativ është parë në përgjithësi, ishte tek ata që mb-ingarkoheshin me ushqim në iftar ose nuk flinin mirë natën. Duhet të kihet në mendje gjithashtu se nëse agjërimin do të jetë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, siç është në llojin e parë të diabe-tikëve, nuk rekomandohet të agjërohet ndonëse gjendja shëndetësore mund të përkeqësohet.

Për ata të cilët mund të agjërojnë, lexoni për disa përfitime të pabesueshme mjekësore të agjërimit në mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Siguron qetësi të zemrës dhe mendjes

Ka kuptim madh shpirtëror në Ramazan për ata që agjërojnë. Musli-manët praktikojnë bujarinë duke qenë bamirës, lidhës i familjes me grumbul-limin përreth tavolinës së iftarit, spiritu-alizëm duke u lutur e falur dhe vetë kon-troll duke praktikuar sjellje të mira. Të gjitha këto shprehi ndërtojnë ndjenjën e paqes, qetësisë dhe vetë-kënaqësisë.

Përmirëson nivelin tuaj yndyror në gjak

Një studim i realizuar më 1997-tën në Analet e Metabolizmit Ushqimor u demonstrua se agjërimi e ul nivelin e keq “LDL” të kolesterolit me 8%, trigliceridet me 30% dhe e rrit nivelin e mirë “LDL” me 14.3% kësisoj duke mbrojtur zemrën prej sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo shpjegohet me shprehitë tona të të ngrënit dhe ushtrimeve. Në Ramazan, njerëzit tentojnë të përcak-tohen për opsione më të shëndetshme siç janë hurmat, arrat e lajthitë, supën e thjerrëzave ose shujtat e gatuara në shtëpi. Studimet kanë treguar se e tërë trashja vjen nga konsumimi i ngopur, që zakonisht gjendet në gjalpë, dh-jam, mish të yndyrshëm dhe ushqim të shpejtë, është i reduktuar në Ramazan. Veç kësaj, namazi i natës i “taravive” mund të sigurojë një aktivitet fizik ekuivalent për të zbutur aktivitetin fizik, për disa, ky është më shumë se një ushtrim i zakonshëm.

Mund të ndihmojë të tejkalohen varësitë

Varësitë mund të vijnë në të gjitha trajtat dhe format dhe Ramazani sig-uron një mundësi të shkëlqyer për t’i hequr qafe ato. Sepse Ramazani u mëson vetëpërmbajtjen për shumicën e ditës, duke ju bërë të mundur të kuptoni se heqja dorë prej varësisë në tërësi nuk është se qenka aq vështirë sa e mendoni!

Zgjidhni një varësi ta hidhni tutje këtë Ramazan. Mund të jetë ajo varësia ndaj duhanpirjes, gënjeshtrës, çokolatës, ose madje thashethemeve.

Ndihmon dobësimin dhe rënien në peshë

Konsumimi i kalorive në tërësi ulet në Ramazan. Natyrisht, nëse jeni në qejf për të ngrënë ëmbëlsira arabe kjo gjë nuk do t’u ndodhë. Sido që të jetë, nëse i mbaheni shprehive tuaja të zakonshme të ngrënies, me gjasë ju do të hani më pak sasi ushqimi dhe do humbisni peshë. Kjo gjë është e vërtetë veçanërisht në Ramazan, kur buri-mi i juaj i energjisë gjatë agjërimit është kryesisht i shëndoshë. Provimi për të qenë lehtësisht aktiv gjatë ditës, ju mund të ndi-hmoni të dobësoheni më shumë.

Ramazani mund të jetë një mundësi perfekte të ritrajnoni veten tuaj dhe të bini përsëri në vijën e të ushqyerit shën-detshëm. Kur agjëroni, ju mësoni si t’i kontrolloni dëshirat. Si rezultat, në fund të Ramazanit ju do të keni vullnetin dhe ju do të rifitioni fuqinë t’i thoni jo tun-dimit ndaj ushqimit. n

KATËR PËRFITIMET MË TË PABESUESHME TË AGJËRIMIT TË RAMAZANIT

Page 20: Revista Paqja, nr. 97, qershor - korrik 2015

PAQJA20 QERSHOR/KORRIK'15nNr. 97