50
1 Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15 Viti X. Nr. 98. 19 korrik - 19 gusht 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË BULETIN-i me tema të zgjedhura, kryesisht për Lindjen e Mesme

Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

1Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Viti X. Nr. 98. 19 korrik - 19 gusht 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

BULETIN-i me tema të zgjedhura, kryesisht për

Lindjen e Mesme

Page 2: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

2 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9819 korrik - 19 gusht 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Arben MuhametiSi mund të rikthehet fuqia e ...

15 Zbigniew BRZEZINSKIPër Amerikën ka shumë më ...

19

Avni AVDIUEkstremizëm apo terrorizëm?!

8

Muhamed J. KAJOLLIShqiptarët a i takojnë Lindjes së Mesme?

10

Page 3: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 3Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Editorial

Pranvera që u shndërrua në dimër të gjatë

Avni AVDIU

Kur shpërtheu e ashtuquajtura ‘Pranvera arabe’, bota me habi ktheu vështrimin e saj kah Lindja

e Mesme, duke pritur se çfarë do të ndod-hë. Suksesi në Tunizi ishte një shkëndi shprese se gjërat do të rridhnin për së mbari dhe se ‘Pranvera arabe’ do ta ketë suksesin e ngjshëm me ato të lëvizjeve antikomuniste në Evropën Juglindore.

Megjithatë, nuk kaloi edhe shumë kohë dhe kjo shpresë u fikë, ndërsa e ashtuquajtura pranverë u shndërrua në dimër të gjatë, nga i cili për shkak të acarit të tij, popujt ngrohen vetëm nga lumenjtë e gjakut. Rrëzimi i diktaturave u zëvendësua diku me diktatura të reja, diku me kaos e anarki dhe diku diktatu-rat e vjetra ende vazhdojnë avazin e tyre të dhunës e respresionit të paparë.

Pa u stërzgjatur e pa u ndalur veç e veç, vlen të shtrohet pyetja: ‘Përse lëvizjet antikomuniste patën sukses në Evropën Juglindore, ndërsa lëvizjet an-tidiktatoriale pësuan fiasko në Lindjen e Mesme?!’

Mendoj se ndër shkaqet kryesore janë: Vendet ish-socialiste (moniste dik-tatoriale me ideologji komuniste) në Ev-ropën Juglindore ishin të rrethuara me vendet e demokracisë liberale, kështu që trysnia dhe presioni (politik, ekonomik dhe mediatik), ishte më i fuqishëm si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. In-teresi i vendeve me demokraci liberale

ishte që të mos ndjehen të kërcënuara për së afërmi nga ideologjia komuniste, andaj luajtën rolin e mamisë në lindjen e demokracive të reja. Ndihma e vendeve me demokraci liberale fillimisht ishte më e afërt e më shpresëdhënëse, saqë paralizoi kundër-reaksionin e forcave komuniste. Edhe pse nën diktatura me ideologji komuniste, popujt ishin shpirtërisht të lidhur që herët me vlerat perendimore, lidhjet e komunikimit sado të zbehta funksiononin dhe jepnin infuzionin e vet të vazhdueshëm prak-tik. Nga ana tjetër në Lindjen e Mesme përveç popullit, kishte shumë forca që e dëshironin status quon, e ndër to ishin forcat e brendshme të privilegjuara dhe shtresat e ndryshme që gëzonin favore të ndryshme. Ndërkaq po ashtu nga jashtë ishin forcat e huaja që për arsye të shumta e donin diktaturën, sepse ajo u siguronte vjeljen e pasurisë së shteteve arabe me fare pak të holla. Diktatura u garantonte siguri nga mosngjallja e vlerave islame dhe elementeve radikale dhe mbi të gjitha ishte garanci e vazh-dueshme e pengimit të përhershëm të bashkimit të popujve arab nën një fl-amur e shtet të përbashkët, ose nën një hilafet të mundshëm. Një pengesë në vete ishte edhe heterogjiniteti sektar, kështu që përpjekjet e secilit grupa-cion për të përvetësuar pushtetin, janë parë me armiqësi nga grupacioni tjetër. Gjithashtu një pengesë e natyrës së vet

Page 4: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA4 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

ka qenë standardi i lartë i jetesës në të shumtën e këtyre vendeve, sepse gjendja e mirë ekonomike e sociale zakonisht topit, dekurajon dhe demotivon forcat e kritikës dhe kundërshtimit, kështu që masa parapëlqen t’i këmbejë lirinë dhe të drejtat me mirëqenien jetësore.

Forcat e errëta nga jashtë, ia arritën të instrumentalizojnë taktikën dhe strat-egjinë e tyre përmes veglave ekstremiste të ashtuquajtura islame, të cilat jashtë çdo norme e parimi islam e pasqyrojnë Islamin si fe të dhunës, vrasjes, therrjes në fyt, djegijes për së gjalli dhe masave tjera makabre që përmes imazheve të filmuara e të shpërndara vazhdimisht po mbjellin tmerr e terror anekënd botës. Kësisoj Islamin prej fesë e me-sazhit paqësor, e shndërruan në alarm të gjakderdhjes e dhunës më të egër të mundshme.

Kujtojmë se Musa a.s. tërë jetën ishte frikësuar dhe i pikëlluar për shkak se kishte vrarë pa arsye të fortë një kopt. Ai për shkak të asaj vrasje, do t'u kërkojë falje njerëzve në pamundësi të pranojë ndërmjetësimin në Ditën e Gjykimit tek Allahu, që t'ua lehtesojë dhe zbusë vështirësitë dhe sprovat e asaj dite. Po ky profet u porosit nga Allahu që kur të bisedojë me njeriun më pabesimtar e gjakatar Firaunin, të bisedojë me butësi e njerëzishmëri.

Atëherë ku u mbetet sot disa njerëzve që në emër të Islamit të proklamojnë

vetëm dhunë e gjakderdhje, vrazhdësi, egërsi e arrogancë?! Për të qenë habia më e madhe grupacioni i ashtuquajtur ISIS me të bëmat e tij të kësaj natyre del në skenë në momente mjaft delikate e kruciale. Kur partia e Erdoganit pritej të formonte marrëveshje të bashkëqe-verisjes me kurdët, ISIS-i depërtoi në Kubane dhe filloi masakrimin e kurd-ëve. Kurdët menduan se kjo ishte dre-dhi e qeverisë turke (e cila dyshuan t’u ketë krijuar korridor për hyrjen në Kuban), kështu që pa u sqaruar situ-ata nuk mund të formohej qeveria. Kur Arabia Saudite bëri marrëveshje për të sulmuar Jemenin, sërish në skenë doli ISIS, duke vrarë pengjet egjiptiane në Libi. U la Jemeni, pasi që Egjipti u drejtua kah Libia, duke bombarduar caqet e atjeshme. Përderisa Irani ishte nën trysninë ndërkombëtare për fir-mosjen e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore, ISIS rishtas shfaqet, duke hyrë në Irak dhe duke pushtuar gjysmën e territorit. Çmimi i naftës në bursën botërore ra dukshëm, meqë ISIS filloi kontrabandën e naftës dhe shitjen e lirë të saj. Efekti ishte degradimi i skjashëm i ekonomisë ruse, e cila e ndodhur edhe nën sanksionet e Perendimit për shkak të Ukrainës gjendet përballë kolapsit.

Shtrohet pyetja kush po e kurdis ISIS-in për të ndërrmarrë veprime mu në momentet kur ato i kunveno-jnë dikujt tjetër?! Çka i duhet ISIS-it të

kërcënojë Hamasin në Palestinë, kur Hamasi tashmë është në luftë të kah-motshme me shtetin izraelit?! Përse ISIS shkakton konflikt me Al Kaiden dhe talebanët në Avganistan?! Përse ISIS ndërmerr sulme në vendet ku qeverisin partitë me orientim islam (Turqi, Tunis etj.)?! Mbase ISIS pretendon se ka aq fuqi të madhe, përse nuk i qëron hesapet njëherë e përgjithmonë me diktatoret dhe kriminelet e shteteve arabe, po hap fronte të tjera të reja?!

Shumë pyetje të tjera të panumërta mund të shtrohen për enigmën ISIS.

Në përgjithësi gjendja e tanishme në Lindjen e Mesme është mjaft e ndërli-kuar. Të gjitha të dhënat e faktet argu-mentojnë se kësaj gjendjeje po i kon-tribuojnë të huajt, ata që nuk ua duan të mirën Islamit dhe muslimanëve dhe elemtetet keqbërëse me etiketa islame, që në emër të Islamit bëjnë veprimet që nuk përkojnë me asnjë normativë dhe me asnjë etikë islame. Deri kur do të vazhdojë kështu, vështirë të prognozo-het, por lusim Allahun e Gjithëmund-shëm që ‘Pranverën Arabe’ ta bëjë sa më shpejt verë, në të cilën do të piqen idealet e mëdha të lirisë dhe drejtësisë e të cilat do të jepnin fruta për një ardhmëri sa më të mirë për të gjithë popujt e këtij rajoni. Ne që nuk kemi tjetër forcë ndry-shimi, shpresojmë në fuqinë e duas dhe lidhjes së saj të fortë mes robit të sinqertë dhe Krijuesit të Gjithmëshirshëm. n

Page 5: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 5Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Gjeopolitika globale, Lindja e Mesme dhe Ballkani

Doc. dr. Muhamed JUSUFI(Universiteti Ndërkombëtar i Strugës - Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike)

Fuqia telurokratike (që kontrollon e mbizotëron hapësirat tokësore) e cila njihej si fuqia e pakonkurrentë

në botën e shek. XX-të u shpërbë pa zh-villuar ndonjë betejë klasike kundër ta-lasokratëve (që kontrollon e mbizotëron hapësirat detare). Nuk vonoi shumë, këta shpallën edhe shpërbërjen e Federatës Ruse. Bota nuk kishte njohur më parë një rast të tillë, prandaj ky vakum gjeop-olitik duhej shfrytëzuar nga forcat talas-okrate në krye të së cilës janë (SHBA-të). Kështu kjo mbeti forca e vetme në botë deri më sot, gjithsesi kështu do të vazh-dojë për një kohë më të gjatë nëse nuk do të kemi ndryshime të mëdha të cilat mund të fillojnë këtë vit.

Duke qenë se hapësira e Gadish-ullit të Ballkanit për gjatë dy shekujve të fundit ishte territor i papërfunduar gjeopolitikisht, forcat talasokrate do të duhej të shfrytëzonin rënien e imunitetit të telurokratëve për t’u marrë me Ball-kanin. Pak para se të fillonte shpërbërja e Federatës Jugosllave, diktatori i Irakut Sadam Huseini si duket nuk kishte nu-hatur ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po vinin dhe më 1990 ai pushtoi Ku-vajtin!? Ishte kjo një cytje e talasokratëve ose jo do të tregojë historia, mirëpo Sadam Huseini nuk kishte zgjedhur as kohën dhe as vendin e duhur për t’i bërë këto manovrime politike.

Nga viti 1990 talasokratëve ju dolën dy objektiva, anëtarësimin në Bashki-min Evropian (BE) i ish-shteteve anëtare në Paktit të Varshavës si dhe shtetet e Ballkanit, ndërsa shtetet e Lindjes së Mesme do të duhej të hynin nën om-brellën e forcave talasokrate. Tani na janë të njohura numri i shteteve të Ev-ropës Lindore që janë anëtarësuar në BE, përfshirë këtu edhe dy republikat e ish-federatës jugosllave, mirëpo për t’i përmbyllur këtë dy objektiva talas-okratëve ju duhet ende kohë, gjë që pas shfaqjes së krizës ekonomike botërore vështirë se mund të përmbyllen plotë-sisht këto objektiva.

Ky punim i imi do të hulumtojë mundësinë dhe mënyrën e arritjes ose mosarritjes së këtyre objektivave të ta-lasokratëve në fushën e lëvizjeve eks-tremiste aktuale fetare në Ballkan dhe Lindjen e Mesme, si dhe mbi zhvillimet politike në këto hapësira gjeografike.

Lindja e Mesme dhe BallkaniPara se të shkoqisim problemet

rreth Lindjes së Mesme shoh të domos-doshëm të sjell gjendjen aktuale demo-grafike të kësaj hapësire gjeografike. Bazuar në censusin e vitit 2011-të, në Lindjen e Mesme jetojnë rreth 413 mil-ionë banorë në të cilën arabët përbëjnë shumicën. Në këtë regjion jetojnë një numër i vogël minoritarësh autoktonë sikur hebrenj, armenë, shqiptarë, grekë, koptë, etj., ndërsa popuj me numër më të konsiderueshëm janë persët, turqit dhe kurdët. Shumica dërmuese e këtyre popujve i përkasin civilizimit islam. Nëse do të përjashtonim të krishterët, hebrenjtë, nacionalistët arabë dhe sek-te të ndryshme të vogla, të cilat jeto-jnë nën ombrellën e civilizimit islam, themi se shumica muslimane ka edhe një nënndarje tjetër të drejtimeve ose shkollave juridike.

Shpeshherë këto shkolla dominojnë

ose përcaktojnë orientimet politike në vendet e tyre. Shembulli më i mirë është Siria dhe Egjipti. Pakica alevite në Siri e ndihmuar nga telurokratët gjatë periud-hës së Luftës së Ftohtë kishte arritur që të sundojë ndaj shumicën sunite për disa decenie me radhë. Kështu është edhe me Egjiptin, pakica nacionaliste e ndihmuar ushtarakisht herë nga telurokratët e herë nga talasokratët kishte arritur të sundojë shumicën fetare.

Në gjithë botën Islame, drejtimi sunit përbën shumicën, pastaj ai shiit dhe drejtimi i tretë është dhe më i riu është ai wehabit. Themeluesi i këtij dre-jtimi është Muhammed Abdulwehab (1699-1792).

Dy drejtimet e para politike, kanë lindur që në fillim të shfaqjes së shtetit islam në shekullin e VII-të, gjegjësisht gjatë viteve (661-680), në kohën e Khalifit Muavije. Ndërsa rryma e tretë politike, ajo e wehabitëve, ka lindur si rezultat i kryengritjeve kundër regjimit osman në shekullin XIX-të e drejtuar nga familja al Saud dhe e “reformato-rit të fesë” Abduwehab për të cilin janë thënë shumë mendime kontradiktore.

Prijësit fetarë në përgjithësi, men-jëherë pas shpërbërjes së shtetit osman kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për

Page 6: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA6 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

bashkimin e lëvizjeve të tyre, mirëpo as-njëherë nuk ia kanë dalë qëllimit, derisa kur në vitin 1979-të revolucioni islamik iranian korri suksesin e tij të madh. Në anën tjetër, përpjekjet për bashkëkoor-dinimin e forcave fetare e politike arabe kundër nacionalistëve arabë gjithmonë kishte dështuar. Mirëpo ndodhi që në vitetet (1950-1979) shtetet kolonizatore të ikin nga këto vende, jo se nuk kishin potencial të qëndronin, por largimi ndo-dhi si rezultat i presionit të përgjithshëm ndërkombëtar dhe lodhjes pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Derisa globin e shek. XX-të e dirig-jonin forcat telurokratike dhe talasokra-tike, roli i lëvizjeve islame për qëllime të tyre afatgjata balanconte politikat e këtyre dy forcave, gjë që kjo politikë ju mundësoi të jetonin për një kohë rela-tivisht të shkurtër pa probleme të mëd-ha deri në shpërbërjen e Perandorisë Ruse më 1989-1992. Forcat talasokrate pa mëdyshjen më të vogël, menjëherë pas instalimit të forcave ushtarake në një pjesë të gadishullit të Ballkanit, ia mësynë sërish territorit të Lindjes së Mesme për të dërguar ushtrinë e forcave perëndimore atje.

Shteti më strategjik për aleancën e NATO-s ishte Afganistani, njëherësh edhe pushtimi i këtij shteti ishte edhe më i lehti, mirëpo historia ka treguar se këto vende nuk nënshtrohen me forcë. “Malet Hindu kanë vërtetuar edhe një herë që janë parku i varrezave të per-andorive. Për afërsisht 40 vjet, afganët s’kanë përjetuar asgjë tjetër përveç luftës dhe, pjesët e shtetit janë aq të varfra, saqë epoka e Gurit do të ndihej e moderni-zuar karshi tyre. Megjithatë, këta të ash-tuquajtur njerëz primitivë, për një dekadë nuk kanë përballuar vetëm agresionin e ushtrisë amerikane - të vetëshpallurit su-perfuqi – por kanë përballuar gjithashtu edhe 40 aleatët e tyre. Çdo njëri prej ale-atëve të Amerikës ka ikur tashmë vjed-hurazi jashtë nga lufta e Afganistanit, pa guxuar të shikojë mbrapa”.

Pas dy vjet qëndrimi në Afgani-stan, kishte ardhur koha për pushti-min e Irak-ut. Ky shtet historikisht ka treguar se është i pamposhtur, asnjë fuqi botërore nuk ka arritur të qëndrojë e qetë në këtë vend pa dëshirën e popullit. Këtë e vërtetuan të gjitha perandoritë që shkuan atje. Në këtë shtet kanë gjetur rehati vetëm ato fuqi që kanë shkuar atje si çlirimtarë të vërtetë.

Ballkani

Turqinë dhe Slloveninë në këtë hu-lumtim statistikor nuk e kam përfshirë brenda shteteve të Ballkanit. Ndërsa shtetet sikur Kroacia, Rumunia, Bull-garia dhe Greqia edhe pse janë shtete anëtare në BE-së, duket qartë se pro-ceset integruese të tyre ende nuk kanë përfunduar plotësisht, përkundër për-caktimit të tyre se do të ndajnë fatin e tyre me BE-në. Ndërsa shtetet sikur B.e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria janë shtete në proces të integrimeve dhe që tanimë njihen me emrin shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kur para nesh kemi këtë strukturë nacionale dhe fetare, mësojmë se Ball-kani përveç interesit a priori të fuqive globale e kontinentale, është regjion me interes të veçantë të fuqive rajonale. Sa herë që kemi luhatje globale të inte-resave gjeopolitike, regjioni i parë që i ndien këtë luhatje është Ballkani. Kur ndodhi falimentimi i telurokratikëve (1989-1992), regjioni i parë i cili synohet nga talasokratët ishte Ballkani. Ballkani nuk ishte i integruar brenda vetvetes, ashtu siç pretendohej. Shpërbërja e Ju-gosllavisë edhe një herë tregoi se vull-kani ballkanik mbetet i gjallë, edhe për shumë kohë.

Përkundër heshtjes politike dhe uljes së armëve midis popujve në Ballkan në fundshekullin e kaluar, pritshmëria për lëkundje të sërishme të reja është shumë e madhe. Ambiciet njerëzore nuk kanë të ndalur, aq më tepër kur kemi të bëjmë me ambiciet e një ish-perandorie, e cila nuk ishte mundur në fushëbetejë. Në kohën kur talasokratët menduan se çdo gjë po shkonte sipas planit të tyre, telurokratët do ta shfrytëzojnë rastin e tyre pas instalimit të ushtrisë të ko-alicionit perëndimorë në Afganistan. Kjo ndërhyrje me ose pa dashje, sikur i dha fuqi ish-telurokratëve dhe detyri-

misht do të duhej të ndërmerrnin diçka. “Gjuha e Luftës së Ftohtë është rikthyer me hakmarrje, përmes një të folure të përtërirë të alarmit bërthamor, testimit të pretenduar të raketave me rreze të mesme bërthamore dhe shqetësimeve për siste-min e mbrojtjes raketor të NATO-s”.

Duke qenë se Rusia po tregon se është rizgjuar, ajo nuk lë pa u marrë, qoftë edhe me problemet më të vogla të rajoneve më të afërta të humbura dy decenie më parë. Nëse një pjesë e madhe e Ballkanit hë për hë i ka ikur nga dora, Ballkani Perëndimor ende është në proces, prandaj shihet qartë prezenca Ruse në këtë regjion. Asaj nuk i mjafton vetëm prezenca politike në rajon, por edhe prezenca ushtarake, prandaj ajo nuk do të vonojë dhe do të bëjë manovra ushtarake me Serbinë. Manovra e fundit ruso-serbe e fundvitit 2014 u sulmua ashpër nga SHBA-të dhe Perëndimi në përgjithësi, mirëpo, Ministri i Mbro-jtjes serbe Gashiç për t’i ulur tensionet u shpreh: “...në lidhje me stërvitjen, se vendi i tij është neutral ushtarakisht dhe është i hapur për bashkëpunim me katër superfuqitë si Bashkimi Europian, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina”.

Janë të njohura marrëdhëniet vël-lazërore midis Rusisë dhe Serbisë, mirëpo një shtet tjetër, anëtare e BE-së, dhe njëkohësisht anëtare e Paktit të NATO-s të tregojë aderimin e saj ndaj Rusisë është për t’u habitur. Përkundër krizës së thellë ekonomike që po për-jeton ky shtet, kohët e fundit sikur po jep shenja se dëshiron të bëjë një mar-rëveshje ushtarake me Rusinë. Greqia do blerjen e raketave S-300, Tor-M1. Shumica e analistëve ushtarak thonë se këtë marrëveshje të dëshiruar duket se e ka si kundërpërgjigje për të baraspesh-uar arsenalin e armatimit të saj kundër Turqisë, e cila pak ditë më parë nxori

Page 7: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 7Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

fotografi publike për përfundimin e prodhimit me sukses të shtatëqind avio-nëve luftarak F-16-të. Turqia dhe Greqia edhe pse dy shtete janë anëtare në Paktin e NATO-s, kanë një kontest të hapur për Qipron turke.

Turqia duke shpreh aderimin e saj në BE, si e tillë, ajo pretendonte të jetë ombrella e popujve vëlla me myslimanët e Ballkanit, mirëpo që nga dita e zbe-hjes së këtij aderimi, ajo ka ndryshuar strategji. Turqia gjithnjë e më shumë po tregon se është forcë rajonale, prandaj interesi për Ballkanin nuk do të zbehet përderisa shteti grek ka pretendime ter-ritoriale ndaj Shqipërisë.

Si duket Qeveria turke qysh herët e kishte nuhatur se shtetet anëtare të BE-së nuk e duan atë brenda kufijve të saj, prandaj që moti kishte filluar ndërtimin e marrëdhënieve të mira me disa shtete të Ballkanit Perëndimor. “Berisha, si i vetmi nga liderët themel-ues të kësaj nisme, i pranishëm në takim, vlerësoi vizionin e ish-presidentit turk, Turgut Özal dhe kryeministrit Suleyman Demirel që themeluan këtë iniciativë”.

Turqia i qëndroi pranë Shqipërisë që në ditët e para të demokratizimit të saj. Ajo ishte nismëtare e ndërtimit të rrugës së vjetër të mëndafshit Egnatia. Ish-kry-eministri Berisha në takimin e njëzet vje-torit të themelimit të Oragnizatës BEDZ tha: “Duhet të mbajmë parasysh se rruga më e vjetër që lidhte kontinentet kalonte përmes këtij rajoni, rruga Egnatia, rruga e mëndafshit. Ka një debat të gjatë për korridorin 8-të, i cili është një mijë kilo-metra dhe që besoj se ka ardhur koha që

vendet tona të angazhohen për ndërtimin e këtij korridori, i cili është edhe një nga segmentet kryesore e më të rëndësishme të rrugës së mëndafshit”.

Në anën tjetër edhe pse Greqia është shtet anëtare e NATO-s, ajo sikur nuk është e sigurt me këtë aleancë dhe herë pas herë jep shenja pakënaqësie dhe si-kur dëshiron të largohet nga kjo aleancë. Personalisht mendoj se në pyetje para së gjithash është ndjenja fetare, panortodok-sizmi. “Lidhur me Ballkanin përveç prag-matizmit të përgjithshëm të atlantizmit, që përfaqësohet nga SHBA-ja dhe nga Pakti NATO, ndikimin e vet të vazhdueshëm e manifeston edhe gjeopolitika evroaziatike, në mënyrë të veçantë, faktori rus”.

Greqia si shtet anëtare në BE dhe në Paktin NATO, jep shenja luhatjeje duke “kërcënuar” BE-në dhe Paktin NATO se interesat e saj përkojnë më shumë me Rusinë, kur ajo paratregon se do të blejë raketa nga Rusia dhe kështu vepron edhe Serbia, e cila edhe pse ka shpre-hur aderimin e saj për t’u bërë shtete anëtare në BE, bën manovra ushtarake me Rusinë.

Për sa më sipër u tha, këto nuk janë paradokse por kemi të bëjmë me linja të qarta përkundër deklarimit të gjeop-olitikëve stabile në rajonin e Ballkanit. Marrëveshjet ushtarake sikur sinjalizo-jnë për një gjeopolitikë shumë të kokla-vitur dhe shumë të përzier. Gjeopoli-tika e drejtuar nga verilindja drejt jugut (Moskë-Beograd-Athinë), sikur po kry-qëzohet me drejtëzën horizontale e fil-luar nga perëndimi: Tiranë-Stamboll, e cila mund të shkojë deri në Teheran.

KonkluzionNëse Shqipëria (shqiptarët në Ball-

kan), sikur të mos kishin lejen e SHBA-ve për këto marrëdhënie me Turqinë, a thua do të kishin këtë vëllazërim!? S’do mend se Turqia ka interesa historike me këtë vend, mirëpo, ambiciet e saj nuk do të realizoheshin asnjëherë sikur të mos kishte lejen e bashkanëtarëve të saj në NATO me në krye SHBA-në.

Ballkani historikisht ka nxjerrë aromë tërheqëse dhe shumë e nxehtë politikisht. Kështu ka joshur superfuqitë që në kohët e lashta, në mesjetë, si dhe në kohët moderne. Ka treguar se është vend burimi i përplasjeve të interesave të mëdha gjeopolitike. Ai që e ka nën mbikëqyrje këtë hapësirë gjeografike, ka mundësi të ketë nën mbikëqyrje një pjesë shumë të madhe të lindjes, thellë në linde të kontinentit të Azisë, për shkak se kjo hapësirë gjeografike, ndry-she është vetë Evroazia, sepse në të janë ngritur qytetërimet e tri civilizimeve të mëdha botërore.

Shteti me ndikim më të madh për të luajtur politikat e mëdha botërore sot për sot është Turqia. Pozita e saj gjeop-olitike dhe historike sot i ka dhënë asaj një rol të madh që të mund të ndikojë në ndryshimin e politikave gjeostrategjike në botë, sidomos në Ballkan dhe Lindje të Mesme. Ky shtet edhe pse është shtet anëtar i NATO-s për shkak të shtrirjes së saj të hershme historike në Ballkan dhe në Azinë Qendrore, ka mundësi të lëvizë nga kjo aleancë. Interesi saj ishte dhe mbetet integrimi në BE, mirëpo mosinteresimi i shteteve anëtare të BE-së për Turqinë si duket do të ndryshojë pozitat gjeostrategjike.

Turqia kohëve të fundit ka dhënë shenja përafrimi me Rusinë për interesa ekonomikë dhe energjetikë, mirëpo këto shenja nuk përjashtojnë mundësinë për një bashkëpunim më të gjerë në fushën politike dhe ushtarake. Turqia nëse nuk do të arrijë t’i mbrojë interesat e saj në Ballkan dhe në Lindje të Mesme me anë të bashkëpunimit të ngushtë me perën-dimin, ajo në një kohë vendimtare mund të ndërrojë kursin gjeopolitik. Aleanca e pashpallur midis Rusisë, Kinës dhe Iran-it një ditë mundet që ta joshë edhe Turq-inë. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të kemi ndryshime të mëdha gjeopoli-tike në botë. S’do mend se ky ndryshim nuk vjen pa një luftë të përgjakshme, ndërsa pikëtakimi i këtyre dy forcave do të ishte Maqedonia dhe Izraeli. n

Page 8: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA8 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Avni AVDIU

Secili njeri normal është kundër ekstremizmit. Në të gjitha pron-oncimet që mund të dëgjosh sot

në medie, mund ta kuptosh gatishmëri-në e të qënurit antiekstremist, por për fat të keq askush nuk jep definicion të qartë se çfarë kupton me ekstremizëm. Për të qenë habia e madhe, madje hetohet edhe një ngatërresë kuptimore e këtij termi me nocionin e terrorizmit. Kjo injorancë që shihet ad hoc në debate të ndryshme, ka shtrirje edhe më të thellë, prandaj mu për këtë shpesh ndodhemi në situata paradoksalisht të pashpjegueshme. Eks-tremizmi është tërësia e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe botëkuptimeve të ska-jshme që mbështesin fuqishëm një qasje, qëndrim, orientim, ideologji, doktrinë, politikë, religjion, grupacion etj. Ndahet në verbal, ku ekstremizmi manifestohet përmes vokabularit të vrazhdë e të fël-liqur në debate, biseda e diskutime dhe jo verbal, përmes demonstrimit fizik ose qërimit fizik të hesapeve me kundërsh-tarin, oponentin ose armikun që men-

don ndryshe. Rrjedhimisht ekstremizmi ka prirje të shkasë drejt terrorizmit, i cili është zbatim i dhunshëm, i egër dhe i pamëshirshëm i qëllimit për likuidimin e kundërshtarit në formën më mizore të mundshme, duke mos zgjedhur mjete dhe duke mos respektuar asnjë normë humane të gjithëpranueshme nga kon-ventat ndërkombëtare.

Ishte e domosdoshme kjo hyrje sqa-ruese për të kuptuar arrestimet e fundit në Shqipëri e Kosovë. Mediet me pom-pozitet trumbetuan arrestimet, duke u ngutur si zakonisht kur bëhet fjalë për muslimanët, në kualifikimin e fajësisë së tyre për ekstremizëm e terrorizëm, ende pa u dëgjuar të arrestuarit dhe akoma pa e thënë fjalën e saj gjykata, gjë që kjo në vete është një formë e ekstremizmit. Arrestimet pasuan pas disa paralajmëri-meve mediatike për burgosjen e disa politikanëve të zhytur gjer në fyt në kor-rupsion. Dhe si ‘deus ex machina’ e kësaj amullie, ndërhyri qytetari nga Kaçaniku Lavdim Muhaxheri në stilin e ‘gjuajtjes së gurit në bunar’ për t’ua pamundësuar të gjithëve nxjerrjen e atij guri. Të pëgëd-

hendurin mos e vet se të kallxon vetë. Po ky qytetar, ish-punëtor në kampin ushtarak amerikan Bondstill, duke luf-tuar nën flamurin e Shtetit Islamik të Irakut, Shamit dhe Lavantit – ISIS, xhi-roi skena makabre të prerjes së kokës së fëmijës me thikë. Përndryshe vetë ISIS ka një prejardhje të turbulltë dhe sipas Eduard Snoudenit, ish-agjentit të Agjen-cisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë, është sajesë e Mosadit. Natyrisht Izraelit i duhet një kundërbalans për Hamasin. Jo rrallë herë Amerika ka ndërruar për interesa gjeopolitike partnerët strategjik. Dikur talebanët dhe Bin Ladeni ishin miq, më pas u bën armiq. Dikur Sadam Hyseni ishte mik, pastaj u bë armik. Di-kur kryeministri Nuri Al Maliki ishte mik, sot është i ezauruar. ‘Halifja’ e vetëshpallur Ebu Bekër El Bagdadi mund të mos jetë përjashtim. Skenat rrëqethëse që bëhen në emër të Islamit, s’kanë asgjë të përbashkët me Islamin dhe realisht janë njëllosje e tij. Imperativi islam në raste lufte historikisht është i njohur jo vetëm për mirësjellje ndaj të zënurve rob, por me urdhër të kategorik që të mos

Ekstremizëm apo terrorizëm?!

Page 9: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 9Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

prehen as pemët e bimët, e lëre më koka e njeriut. Islami është tejet larg veprimeve të tyre neveritëse, ndërsa ato veprime u hynë në punë vetëm armiqve të Islamit, thelbi i të cilit është paqja, toleranca, mirësia e mirëqenia për të gjithë.

Sa i përket kosovarëve që shkuan në

Siri, ata ia mësyn atij vendi para se të paraqitet grupacioni i SISI-it. Motivi i vetëm ishte ofrimi i ndihmës popullit liridashës sirian. Bota qe tmerruar kur diktatori gjakpirës Bashar Al Asad për-dori armët kimike edhe kundër fëmi-jëve. Kosova përmes ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj, por edhe e gjithë bota e qytetëruar në krye me prijetaren e demokracisë SHBA-të, u shprehën në mbështetje të luftës kundër diktatorit Asad dhe mbështetën opozitën, ashtu siç përkrahën dikur Kosovën e kallur në luftë nga Serbia. Madje u tha se opozita siriane dhe lufta e saj do të mbështetet me të gjitha format. Së këtejmi shkuarja e vullnetarëve në Siri, gjithnjë shikuar nga ky kontekst, nuk dallon fare nga shkuarja e Asim Vokshit, Xhemal Kadës e dhjetëra të tjerëve për të ndihmuar popullin liridashës spanjoll gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër nazi-fashizmit italo-gjerman. Vullnetarë nga bota liri-dashëse ka pasur edhe në radhët e UÇK-së dhe ky fakt e ka inkurajuar dhe e ka këndellur popullin shqiptar në rrugën e tij për liri e pavarësi. Gjykuar nga ky këndvështrim, rrëmbimi dramatik e spektakular për show mediatik, i vull-netarëve në luftën e Sirisë është gjykim me dy arshina. Kjo ta kujton kohën ko-muniste, kur përmes nenit për agjitacion e propagandë dënoheshin vetëm ata që luftonin kundër një vije ideologjike. Për më tepër është stigmatizim i musli-manëve dhe duke u ngutur nëpër këtë mjegull u bënë edhe gabime qesharake,

duke burgosur për ekstremizëm e ter-rorizëm, edhe atë që madje as nuk është falur ndonjëherë (rasti i 52 vjeçarit Sh-aban R. Dumani, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë – Kosovës). Po ashtu është improvizim i problemeve inekzistente, është anashkalim dhe shpërqëndrim i qëllimshëm i vëmendjes nga problemet reale dhe të njëmendta siç e ka pranu-ar edhe drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni; se nuk është për Kosovën problem ekstremizmi e terror-izmi, por krimi i organizuar, trafikimi i narkotikëve, mungesa e mirëqenies so-ciale. Kur jemi te kriza ekonomike, vlen të thuhet fakti se dyert e Kosovës Evropa i ka mbyllur, perspektiva për gjetjen e një vendi pune është minimizuar dhe rrjedhimisht të gjitha këto ndikojnë në lindjen e alternativave e që shpesh janë të padëshirueshme. Përfundimisht këto arrestime treguan dështimin e shtetit ligjor, frikën e ‘trimave të hutbeve e derseve’ për të elaboruar problemin me gjuhën reale e jo eufemike dhe eskivuese dhe po ashtu hodhi në pah paftyrësinë e disa ‘intelektualëve’ që ta shfrytëzojnë rastin për të ejakuluar me gojët e duart e tyre gjithë atë mllef të mbledhur kundër Islamit dhe muslimanëve, pa u gjykuar në këtë rast nga shteti dhe konkretisht nga policia për mbjellje të urrejtjes e eks-tremizmit. Mungesa e kulturës së tyre e manifestuar përmes ekstremizmit anti-slam, dëshmon se ekstremizmi para së gjithash duhet të edukohet, kurse ter-rorizmi duhet të luftohet. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA10 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Kjo nuk do të thotë se muslimanët shqiptarë janë antiperëndimorë, por ky është një realitet që po ndodh te shqiptarët. Për të marrë bekimin e perëndimit, ne nuk kemi pse të konvertohemi në fenë e të cilëve vetë këta e shporrën. Diplomacia perëndimore nëse vërtet ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët, duhet të del me projekte konkrete për të gjetur modelin e bashkëjetesës me popullin autokton musliman shqiptar. Ky popull nëse nuk i përket gjeografikisht Lindjes së Mesme, vazhdon të jetë brenda dosjeve mbi Çështjen Lindore, e cila ka filluar që nga koha e të sëmurit të Ballkanit tash e dy shekuj

Shqiptarët a i takojnë Lindjes së Mesme?

Muhamed J. KAJOLLI

Me t’u tërhequr osmanët nga trojet shqiptare (1912), diplo-matët tanë ishin të pafuqishëm

të ndërtonin një gjeopolitikë të pavarur, për shkak të ndodhive të njëpasnjëshme, të cilat u zhvilluan deri në gjysmën e parë të shekullit XX-të, ndonëse elitat politiko-ushtarako nuk ishin shumë të përgatitura, ato ishin në një nivel me ato të popujve tjerë ballkanik. Kur për-fundoi Lufta e Dytë Botërore, shpresat e shqiptarëve, se do të mund të jetojnë në një shtet të vetëm u shuan.

Fundi i këtij shekulli sikur i ngjal-li sërish ato pak shpresa, por, në këtë rast diplomacia shqiptare u gjend te-jet e papërgatitur, e hutuar dhe shumë e ç’orientuar. Një Shqipëri e dalë nga sundimi i egër komunist, nuk kishte as mundësinë ekonomike, as elitën politike e intelektuale që të ndikonte as për së afërmi në ndryshimet që po ndodhnin në ish-Jugosllavi. Për më tepër e tërë diplomacia shqiptare i ishte dorëzuar një trajektoreje, sistemi i së cilës nuk ishte i panjohur për ta.

Diplomacia jonë kishte të gjitha shan- set të për-mirësohej, bile të zhvillohej d u k s h ë m më shumë këto vitet e fundit, mirë-po sërish ka ngecje për

shkak të pranverës arabe që ka luhatur ekuilibrat diplomatikë në botë. Bazuar sa më sipër u tha, tani jemi dëshmitarë të një ngërçi diplomatik brenda hapësirës shqiptare. Ky ngërç nuk erdhi si rezultat i bllokimeve të fuqive të jashtme, por si rezultat i keqadministrimit të brend-shëm të udhëheqësve që nuk kuptojnë se çdo të thotë diploma- ci e jashtme ose ndërkom- bëtare.

Treguesi më i mirë për ne, dhe për dip- l omatë t e huaj të cilët k a n ë qasje të dre-j t p ë rd re - j t ë në vendin tonë, përveç disa r a s -teve në të kalu-arën e afërt, kemi rastin e fundit të çmontimit të armëve b i -

ologjike siriane. Kryeministri, Edvin Rama u tregua totalisht i paaftë të menaxhojë situatën ose të paktën të tregojë se meriton të jetë një burrë shteti. Lakmia për të qenë në qendër të vëmendjes së diplomacisë botërore, duket se qe, një lëvizje e pastudiuar mirë, as prej tij e as prej këshilltarëve e tij. Me këtë veprim harbut të tij, bëri që shqiptarët sërish të rikujtohen në botë si elementë të paqëndrueshëm dhe ama-torë në diplomaci.

Mirëpo, teknologjia digjitale tregoi edhe një herë se është bërë një faktor shumë i rëndësishëm për ndryshime të mëdha, dhe të shpejta brenda një sistemi, atëherë kur një qeveri përpiqet

të neglizhojnë ose anash-kalojë një

Page 11: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 11Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Shqiptarët a i takojnë Lindjes së Mesme?popull të tërë. Dy vjet më parë, si re-zultat i këtij digjitalizimi, ngjarjet e pranverës arabe mashtruan diplomatë dhe analistë eminent të botës, ndërsa tani rasti Rama, një kryeministër i një shteti shumë të vogël, edhe pse pa qël-lim, mashtroi diplomatët më të mëd-

henj të botës. Prandaj, diplomacia e sendërtuar me parimet e shekullit të

kaluar duhet të ndryshojë rrënjësisht, nëse duan të zhvillojnë dhe harmoni-zojnë raportet qeveri - popull. Një vep-rim i pamatur i një qeverie (kudo qoftë

në botë) mund të shkaktojë dëme shumë të mëdha.

Kush jemi neTë nëpërkëmbur thuajse për një

shekull, erdhi koha që të shohim dritën në tunelin e gjatë, dhe, pasi kapërcyem vitet e emergjencës, pop-ulli ka filluar të tregojë natyrshmërinë e vet, ose thënë më mirë nevojat e do-mosdoshme për jetesë. Sikur politika-nët tanë të ishin të sinqertë dhe ta për-cillnin zërin e popullit ashtu siç është, sot, problemet do të ishin minimale. Në asnjë shtet të botës së civilizuar, një trazicion nuk mund të zgjasë më shumë se tetë vjet, ndërsa te ne tran-zicioni është tejzgjatur. Kjo stërzgjatje është tregues se partitë tona politike nuk kanë as vizion, dhe as makropo-likë të qartë për vendin e tyre.

Diplomatët e huaj jo se nuk e dinë kush jemi ne, por edhe

këta bëhen se po i dëgjojnë premtimet tona boshe. Nëse perëndimorët nuk për-fitojnë asgjë nga ne, ata të paktën nuk humbin asgjë me ne. Humbësi i vërtetë në këtë rast është vetë populli shqip-tar, i cili vazhdon të qëndrojë në vend numëro, tani e dy dekada. Shqiptarët ndonëse nuk i përkasin gjeografikisht popujve të Lindjes së Mesme, me ose pa dashje këta përfshihen brenda këtij mentaliteti që njihet si Çështja Lindore.

Po bëhen dy decenie qëkur BE-ja i ktheu përgjigje Turqisë se rrënjët e saj krishtere nuk i mundësojnë t’i japin një përgjigje të prerë për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Përpjekja e gjatë për ta shndërruar një Turqi laike, duket se ka dështuar. Nëse BE-ja do të vazhdojë të ndjekë me fanatizëm këtë diplomaci, atëherë diplomatët tanë shq-iptarë do të duhej të na tregonin qartë nëse edhe ne jemi brenda kësaj dosje së bashku me Turqinë.

Disa zëra të cilat dolën të paqarta në ekranet tona televizive nga kryepar-lamentari i Shqipërisë, z. Ilir Meta rreth vërejtjeve që ia ka bërë diplomacia hol-andeze z. Sali Berisha, pastaj përgjigja jo e qartë e kryeminstrit Shqiptar Edvin Rama në pyetjen e drejtpërdrejtë të sh-truar nga Blendi Fevziu si dhe nga disa kërkesa dhe veprime që kohëve të fun-dit që janë shpeshtuar nga diplomatët e Kosovës, na bëjnë të dyshojmë se diplo-matët tanë po fshehin diçka që populli duhet domosdoshmërisht ta dijë.

Të mos gënjehemiDy qeveritë si ajo e Shqipërisë dhe

ajo e Kosovës kanë marrë një iniciativë për një diplomaci të përbashkët. Kjo është një nismë që premton, mirëpo që ne të mos gënjehemi në raportet me BE-në, le t’i kujtojmë disa rezultate të censusit të fundit në Kosovë. Numri i ateistëve nuk kaloi shifrën e më shumë se 1200 vetëve dhe më shumë se 1700 të papërcaktuar fetarisht. Këto shifra janë një tregues për secilin që pretendon të merret me diplomaci. Pastaj, një tregues tjetër i madh është rindërtimi i xhamive të shkatërruara nga serbët para dhe gjatë luftës 1999-të dhe ngritja e xhamive të reja në ato vende ku për një kohë të gjatë nuk ka pasur xhami.

Sikur ky popull të besonte fuqishëm në ideologjitë dhe parimet perëndi-more, nuk do të kishte ngritur këto objekte islame, por do t’i kishte rrënuar edhe ato që kishin mbetur. Prandaj, di-plomacia perëndimore këto veprime i ka të qarta, dhe nuk ka pse të zhgënje-het, por ata që po na zhgënjejnë janë politikanët tanë, të cilët në çdo mënyrë po mundohen të gënjejnë diplomacinë perëndimore duke ju thënë se populli shqiptar, është një popull që besimin në Zot e ka të cekët dhe të parëndësishëm në jetën e vet të përditshme.

Kjo nuk do të thotë se muslima-nët shqiptarë janë antiperëndimorë, por ky është një realitet që po ndodh te shqiptarët. Për të marrë bekimin

e perëndimit, ne nuk kemi pse të konvertohemi në fenë e të cilëve vetë këta e shporrën. Diploma-cia perëndimore nëse vërtet ka për qëllim të ndihmojë shqiptarët, duhet të del me projekte konkrete për të gjetur modelin e bashkëjetesës me popullin autokton musliman shqiptar. Ky popull nëse nuk i përket gjeografikisht Lindjes së Mesme, vazhdon të jetë brenda dosjeve mbi Çështjen Lindore, e cila ka filluar që nga koha e të sëmurit të Ballkanit tash e dy shekuj. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA12 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Intervistoi: Muhamed J. KAJOLLI

PAQJA: A ishit në dijeni për ngjar-jet e 25 majit?

ZENA: Ju e dinë se unë jetoj bukur gjatë në Egjipt dhe kam shokë nga të gjitha shtresat e këtij vendi. Kon-taktet e mia permanente me elitën egji-ptiane mbeten të pandryshuara si para ashtu edhe pas revolucionit dhe për këtë i falënderohem Zotit dhe vendit të punës sime. Këto kanë bërë që unë të jem mirë i informuar, ndërsa atmosfera e përgjithshme tregonte se në këtë vend shumë shpejt do të kishte ndryshime, jo se këto do të vinin si rezultat i ndon-jë organizimi paraprak por, për shkak të mjerimit që u shkaktua njëzet vjetët e fundit. Ky popull me kulturë të lashtë duroi gjatë duke pritur përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme, por një grup i vogël në pushtet tregoi të jetë i pamëshirshëm për masën e thjeshtë.

PAQJA: Si ndodhi sipas këndvështrimit tuaj revolucioni?

ZENA: Në shikim të parë çdo gjë filloi befas, mirëpo nëse më thellë e shi-kojmë kronologjinë e ngjarjeve, atëherë mund të themi sa ka pasur parashenja qysh më herët. Ushtria e cila ia dha ndi-hmën më të madhe popullit ishte në rrjedha. Ajo jetonte me popullin dhe, e dinte se sa po vuan ky popull. Mubaraku vitet e fundit ishte i sëmurë, ndërsa shteti realisht udhëhiqej nga djali i tij Xhemali, i cili tregonte haptazi se ishte i pango-pur. Kur ai paralajmëroi kandidaturën e vet për president të ardhshëm, populli shpërtheu sepse nuk mundi ta durojë këtë turp. Preferoi vdekjen para se ta durojnë në pushtet një njeri të pangopur.

PAQJA: Duke qenë se jetoni gjatë në Egjipt, edhe pse nuk keni shtetësi mendoj se veten e ndieni sikur të jeni egjiptian?

ZENA: E ndiej veten se Egjipti është

vendlindja ime e dytë, jetoj që prej 1975, i martuar me ‘egjiptiane’, e cila është me origjinë të hershme shqiptare. Dygjyshi i saj ishte Kabudan (Kapetan) Abdullah Fehmi, ndërsa gruaja ime Ines Abdullah Fehmi i takon familjes me prejardhje ushtarake. Mixha i saj gjatë sundimit mbretëror ishte komandant i forcave ushtarake ajrore. Këtë post e vazhdoi edhe për pak kohë deri në vdekje në kohën e Abdul Naserit. Në fakt egjip-tianët në përgjithësi janë popull me kul-turë, dhe të huajt i respektojnë shumë. Jo vetëm unë që kam kaluar mirë, por mendoj se secili i huaj e ndien veten si në shtëpinë e vet. Jo rastësisht Egjiptit i thonë Nëna e Botës.

PAQJA: A e lëshuat Egjiptin gjatë pro-testave të revolucionit, nëse jo atëherë ku qëndruat në këtë kohë?

ZENA: Në kohën e revolucionit shumë ambasadorë, pronarë të firmave

EGJIPTI I SOTËM NGA KËNDVËSHTRIMI I NJË SHQIPTARIDikur ish-Jugosllavia e kishte nuhatur këtë thesar dhe kishte depërtuar thellë në mendësinë arabe, e pse ne sot të mos e zëvendësojmë atë politikë kur ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë ndërmjetësues, ndryshe thënë të bëhemi urë bashkimi midis mentalitetit perëndimor dhe këtij islamik. Të qenit musli-manë, ne, na bën më të pranishëm në perëndim për ta luajtur këtë rol. Identiteti ynë gjeografik evropian, dhe të qenit musliman na bën shumë më të fuqishëm dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë

Page 13: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 13Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

EGJIPTI I SOTËM NGA KËNDVËSHTRIMI I NJË SHQIPTARItë ndryshme vendas dhe të huaj që ve-pronin këtu, më ftuan të shkoja me ta jashtë Egjiptit. Por unë kisha vendosur të qëndroja në shtëpi. I jam mirënjo-hës të gjithë shokëve që u kujdesën për mua, në veçanti falënderoj ambasado-rin e Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Bullgarisë dhe disa shokëve të tjerë grekë. Mirëpo shqiptari nuk e lëshon shtëpinë aq lehtë. Vendosa të rri dhe ta mbroj shtëpinë time së bashku me djalin tim, i cili sapo kishte mbaruar fakultetin në Zvicër. Jetoj në një lagje që quhet el Mensurije Rruga e Princeshës. Kjo rrugë ka marrë këtë emër për nder të gruas së Mbretit Faruk. Ishte një ëndërr për mua të kisha një shtëpi në këtë vend dhe Zoti ma plotësoi këtë ëndërr.

PAQJA: A ia vlejti qëndrimi në shtëpi?ZENA: Po shumë. Jetoj në një lagje

të ndjeshme për shtresën e varfër. Sikur të mos qëndroja do të isha marrë me pasojat. Ia vlejti shumë që isha pranë shtëpisë sime.

PAQJA: A keni pasur mundësi t’i ndi-hmoni shqiptarët që qëlluan në kohën e revolucionit, nëse po atëherë cila ishte forma e ndihmës suaj?

ZENA: Ju i dini kontaktet e mia me qeverinë e Kosovës, jam munduar të ndihmoj për aq sa më është dhënë mundësia si në të holla ashtu edhe në lobim. Mirëpo ditët e revolucionit, të gjithë ambasadat i evakuan qytetarët e vet, kështu vepruan edhe ambasada e Shqipërisë dhe Ministria e Jashtme e jona si dhe në mënyrë private z. Bexhet Pacolli. Ka pasur edhe shoqatat islame që kanë ofruar ndihma të drejtpër-drejta. Mua nuk më mbeti asgjë për të ndihmuar materialisht me përjashtim të këshillave që mendoj se ua mbaja moralin lartë. Ju kisha ofruar strehim në shtëpinë time secilit shqiptar që mund të ndihej i pa strehuar.

PAQJA: A keni pasur korrespodencë me ndonjë medie shqiptare gjatë trazirave?

ZENA: Jo, nuk kam pasur asnjë thirrje nga ndonjë medie jona zyrtare. Nuk më është lajmëruar askush, me përjashtim të Nehat Islamit, i cili më ka thirrur si shok. Ai interesohej se deri ku mund të shkon ky revolucion dhe a mund të del nga binarët i tërë sistemi.

Duke e parë se çfarë ndodhi me Tunizi-në, dukej qartë se Mubaraku do të bënte dorëheqjen, mirëpo nuk parashikoja trazira më të mëdha se sa në Tunizi, për shkak të ushtrisë së fortë që e ka vendi.

PAQJA: Revolucioni u quajt Pranvera Arabe, u quajt Zgjimi Islamik, u quajt Natyrshmëri njerëzore. Në fakt ju si do ta kishit emërtuar?

ZENA: Lëvizjet arabe për ndryshim them se kanë filluar si rezultat i një mas-ter plani global të politikave botërore. Pas disa informacioneve që kam marrë

në disa libra them se 11 shtatori 2001 ishte fillimi i këtyre ndryshimeve të mëdha. Bota arabe po shkon drejt ndryshimeve të mundshme të kufijve, dhe s’do shumë mend për të thënë se këto ndryshime nuk bëhen pa trazira. Nëse bazohemi në këtë që thash më sipër, atëherë nuk do të thosha se do të duhej të quhej pranverë arabe, mirëpo nëse frytet e ndryshimit të sistemit fil-luan në pranverë, atëherë edhe unë po e pranoj këtë term. Mirëpo ajo seç po ndodhë këto ditë “festive” të dy vjetorit të revolucionit mendoj se kjo pranverë

Biografia Zejnullah Sallahi ose shkurt Zena është djali i parë

i familjes së Nexhip Sallahit nga Zllatari i Ferizajt. Në Egjipt për herë të parë ka shkuar më 1975 për të vazh-

duar studimet në gjuhë dhe letërsi arabe dega e përkthyesit simulant, të cilat i mbaroi me sukses të plotë më 1980-të. Përveç gjuhës arabe, Zena është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe frëngeGjatë kohës sa ishte student punësohet në Agjencinë e JAT-it. Pas mbarimit të fakultetit vlerëson se puna në turizëm i shkonte shumë përshtati dhe kjo e bëri atë të mos kërkonte ndonjë vend tjetër pune, pasi agjensioni kishte nevojë për një nëpunës të tillë. Me të dalë ligji i privatizimit në Jugosllavi, Zena kishte arritur të mbledhë aq para sa të bëhej pronar i lokaleve të këtij agjensioni. Tërë jetën ia ka kushtuar kësaj veprimtarie dhe ka arritur të bëjë njërën prej dh-jetë kompanive më të mëdha të kontinentit të Afrikës. Ka kontrata të qëndrueshme me kompanitë më të njohura të aviacioneve, sikur që është ajo me Air France/KLM, e cila e ka dekoruar me certifikatë si një partner shumë serioz që ofron kushte solide për turistët.Civilizimi egjiptian është i lashtë rreth 7000 vjet, prandaj si rezultat i kësaj pasurie kombëtare egjiptianët kanë arritur që nga turizmi të vjelin mbi 25% të buxhetit shtetëror, ndërsa agjencia e kosovarit të suksesshëm arriti të organizojë më shumë se 50 mijë turistë në vit. Zena është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Page 14: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA14 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

duket të jetë e gjatë, e ftohtë dhe me stuhi vdekjeprurëse.

PAQJA: Pra, sipas jush, ka pasur ndërhyr-je nga jashtë që i kanë nxitur protestat?

ZENA: Padyshim. Mirëpo kush mund ta vërtetojë këtë, kur këtu kanë vepruar shoqata të ndryshme, nga SH-BA-të, nga disa shtete të BE-së dhe disa shoqata të tjera arabe, si dhe islamike. Të gjitha këto organizata them se kanë qenë gjeneratori i këtyre lëvizjeve. Sa për ilustrim them se kemi pasur shumë të burgosur nga shoqata të ndryshme, mirëpo më e habitshme për mua ishin katër të burgosurit serbë, të cilët u aku-zuan për implikim të drejtpërdrejtë në ngjarjen e pranverës arabe. Kjo akuzë më vonë u vërtetua pasi u zbulua se një grup prej lëvizjes “6 Prilli” kishte shkuar për trajnim special në Serbi.

PAQJA: Cili ishte shkaku që e detyroi Presidentin të ndryshonte kushtetutën?

ZENA: Presidenti nuk është i pavarur, ai merr urdhra prej Lëvizjes së Vëllezërve Muslimanë (LVM-së), dhe ky është një problem i ri që po lind në Egjipt.

PAQJA: A do të mund Presidenti ta qetësojë situatën e re të krijuar në Egjipt?

ZENA: Vështirë, shumë vështirë, me përjashtim nëse nuk ndryshon mendje dhe bën koalicion më të gjerë me partitë e reja të themeluara. Kujtoj se LVM-ja është një lëvizje që peshon në Egjipt, por pesha e saj nuk arrin ta mbajë mbi supe tërë këtë popullatë.

PAQJA: Një përshkrim të shkurtër të Presidentit?

ZENA: Duket se është njeri i mirë, me kulturë dhe edukim të lartë, mirëpo mendoj se i mungon eksperienca poli-tike. Politika është art në vete, ndërsa Egjipti është shtet i madh. Për ta ud-hëhequr dhe drejtuar këtë shtet duhet politikanë me përvojë të madhe dhe në këto kushte të reja pluraliste, mendoj se duhet një numër më i gjerë i partive politike dhe me ngjyra të ndryshme. Tani për tani ky është realiteti egjiptian.

PAQJA: Për në fund a ke ndonjë një këshillë për politikanët tanë shqiptarë?

ZENA: Unë jam munduar me aq forcë sa kam pasur të loboj në Egjipt dhe të ndikoj në njohjen e pavarësisë së shtetit tonë, mirëpo njohja nuk është gjithçka që duhet bërë. Tani edhe pa njohje kosovarët me pasaportat e tyre të Republikë së Kosovës po hyjnë në

Egjipt. Kjo do të thotë se njohja është kryer, por kur do të dalin zyrtarisht ta thonë këtë është çështje ditësh ose mua-jsh. Ka mundësi që në Konferencën Is-lamike që do të mbahet në javën tjetër të bëhet njohja, nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë njohja do të vjen pasi të stabilizo-het parlamenti i ri, i cili do të zgjidhet pas tri muajsh. Por ajo që dua t’ju them politikanëve tanë është se ata duhet të jenë sa më afër botës arabe, t’i respekto-jnë, t’i vizitojnë shpesh, sepse vizitat e shpeshta sjellin edhe mundësinë e për-fitimeve të mëdha ekonomike. Bota sot po përjeton një krizë monetare, por kjo nuk mund të thuhet për shtetet arabe, në veçanti shtetet e gjirit Arabik. Dikur ish-Jugosllavia e kishte nuhatur këtë thesar dhe kishte depërtuar thellë në mendësinë arabe, e pse ne sot të mos e zëvendëso-jmë atë politikë kur ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë ndërmjetësues, ndryshe thënë të bëhemi urë bashkimi midis mentalitetit perëndimor dhe këtij islamik. Të qenit musliman, ne, na bën më të pranishëm në perëndim për ta luajtur këtë rol. Identiteti ynë gjeografik evropian, dhe të qenit musliman na bën shumë më të fuqishëm dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë. n

Kajro: 1.02.2013

Page 15: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 15Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Arben MUHAMETI

Turqia si pasardhëse e drejtpërdrejtë e Perandorisë osmane, pavarësisht luhatjeve në skenën ndërkom-

bëtare, vazhdon të mbajë një pozicion të rëndësishëm në aspektin politik dhe ushtarak botëror. Turqia prej kohës së Ataturkut është përpjekur të jetë një shoqëri demokratike shekullare, me tendenca të vazhdueshme për t’u identi-fikuar me Perëndimin, e më vonë për t’u inkuadruar në Evropë. Ajo, me pa të dre-jtë, hoqi dorë prej trashëgimisë historike të Perandorisë osmane, që ishte Peran-doria më e fuqishme e kohës. Si rrjedhojë tendencat për të reformuar një shoqëri kryekëput tradicionale me lidhje tepër të forta me historinë dhe traditat islame, sigurisht që ishte një mision i vështirë.

Aspiratat e Turqisë drejt integrimit evropian nuk kanë reshtur në asnjë çast, sikur që në asnjë çast nuk është ndalur refuzimi dhe përbuzja nga ana e shteteve prijëse te BE-së. Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është problem parimor, është problem ekskluzivisht politik që ngërth-en në vete shumë gjëra duke filluar nga religjioni e deri te shtrirja gjeografike e Turqisë. Bashkimi Evropian me kohë ka bërë të ditur se është një klub i krishterë, përkundër parimeve zyrtare që prokla-mon vazhdimisht për gjoja drejtësinë dhe transparencën në anëtarësimet e reja. Sipas nenit 6, të Kontratës theme-luese, kriteret të cilat shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë janë:

Kriteri politik: përfshin stabilite-tin institucional, rendin demokratik të shtetit ligjor, respektimin e të drejtave themelore të njeriut si dhe mbrojtjen dhe re-spektimin e pakicave.

Kriteri ekonomik-përfshin një ekonomi funksionuese të tregut si dhe aftësinë që të përballojë presionin e konkurrencës brenda tregut të përbashkët

Kriteri acquis-përf-shin aftësinë e një shteti

anëtar që detyrimet dhe synimet që sjell me vete anëtarësimi në Unionin Evro-pian të merren përsipër, çka do të thotë përvetësimi i legjislacionit të bashkësisë, që përfshin diku rreth 80 mijë faqe me akte ligjore.

Këto kritere që theksuam më lartë, shteti turk i ka plotësuar dhe ka kapacitete t’i plotësojë më shumë se cilido vend tjetër që është anëtarësuar në raundet e fundit të anëtarësimit. Ta marrim një shembull të thjeshtë: vetëm buxheti i qytetit të St-ambollit është 4 herë më i lartë se buxheti komplet i Bullgarisë si shtet. Ndërkohë që Bullgaria, me shumë shtete të nivelit të saj, tanimë është pjesë e BE-së.

Çështja e integrimit të Turqisë është tepër e ndërlikuar dhe në rrethanat aktuale ndërkombëtare nuk pritet të ndodhë edhe për një kohë të gjatë! Bile, realisht, gjasat që të ndodhë janë fare minimale! Atëherë shtrohet pyetja nga duhet të shkojë Turqia?!

Për Turqinë është momenti i duhur që ta ripërcaktojë vetveten. Ajo duhet të heqë dorë nga roli përulës si lypëse që kërkon të anëtarësohet në Perëndim, dhe të rimarrë rolin historik si bashkëbise-duesi kryesor islamik i Perëndimit. Në kohën e Presidentit Turgut Ozal, ajo bëri përpjekje të mëdha të identifikohej me botën arabe, dhe ka përfituar nga lidhjet etnike e gjuhësore për të luajtur një rol të dukshëm në Azinë Qendrore. Në atë kohë ju ka dhënë ndihmë të konsiderueshme muslimaneve të Bosnjës, madje është i vetmi shtet që ka lidhje të gjera historike me muslimanët në Ballkan, në Lindjen e Mesme, në Afrikën e Veriut dhe në Azinë Qendrore. Turqia duhet ta rishikojë shek-

ullarizimin, duke synuar që të bëhet shtet udhëheqës i qytetërimit të cilit i takon. Pasi i ka provuar të mirat dhe të këqijat në shekullarizim e demokraci, ajo i ka cilësitë e duhura për ta udhëhequr Isla-min. Ka historinë, popullsinë, zhvillimin ekonomik, koherencën kombëtare, tra-ditat dhe fuqinë ushtarake, si dhe kom-petencën për të qenë shtet bërthamë i Islamit. Rënia e Perandorisë Osmane e la Islamin pa një shtet bërthamë. Terri-toret e perandorisë u ndanë mes fuqive perëndimore, të cilat kur u tërhoqën lanë pas vete shtete të brishta. Rrjedhi-misht, gjatë shekullit të njëzetë, asnjë prej vendeve muslimane nuk pati fuqi të mjaftueshme dhe as ligjshmëri kul-turore e fetare, që ta merrte atë rol dhe të pranohej si udhëheqës i Islamit nga shtetet tjera. Në anën tjetër, mungesa e një shteti bërthamë islamik ka qenë shkaku kryesor për konfliktet të brendshme e të jashtme që e kanë karakterizuar Islamin. Në politikën ndërkombëtare përmenden gjashtë shtete që mund të jenë prijëse (In-donezia, Egjipti, Irani, Pakistani, Arabia Saudite, Turqia), por sot për sot asnjëra, përveç Turqisë, nuk i plotëson kushtet për të qenë shtet bërthamë i efektshëm.

Mirëpo duhet të theksojmë se për të realizuar ketë ajo duhet ta rishikojë trashëgiminë e Ataturkut rrënjësisht. Kjo do të kërkonte gjithashtu një udhëheqës të kalibrit të Ataturkut, në fakt një njeri që do të ndërthurte suksesshëm ligjsh-mërinë fetare e politike për ta shndërruar Turqinë nga një vend i përçarë në një shtet bërthamë. Në këtë mënyrë, Turqinë do ta merrte shumë seriozisht jo vetëm Evropa, por tërë bota, sepse do të bëhej

një faktor i padiskutu-eshëm, me ndikim ven-dimtar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në rendin e ri botëror. Në atë rast jo vetëm Bashkimi Evropian, po askush nuk do të mund ta projektonte politikën e rruzullit tokësor, pa e llogaritur edhe qëndri-min e Turqisë. n

Turqia: Dilemat e Integrimit

SI MUND TË RIKTHEHET FUQIA E DIKURSHME?Çështja e integrimit të Turqisë është tepër e ndërlikuar dhe në rrethanat aktuale ndërkombëtare nuk pritet të ndodhë edhe për një kohë të gjatë! Bile, realisht, gjasat që të ndodhë janë fare minimale! Atëherë shtrohet pyetja nga duhet të shkojë Turqia?!

Page 16: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

16 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98 PAQJA

Revolucioni erdhi nga brenda, jo nga jashtë

“Vendi ynë ishte përplot francezë dhe evropianë të shteteve të ndryshme. Nuk mund të kuptoj zërat që thonë se ka pasur ndërhyrje nga jashtë në përmbysjen e sistemit. Nëse do të kishte pasur ndërhyrje do të ishte në mbrojtje të sistemit të Ben Alisë, ashtu siç u mundua Franca ta ndihmojë në shumë fusha Ben Alinë dhe sigurimin e shtetit, por nuk patën sukses”, - tha në mes tjerash në intervistën dhënë revistës sonë ish-profesori universitar dhe dekani i degës së historisë në Universitetin e Jemenit dr. Mohamad Stibli nga Tunizia, tani nëpunës në Qendrën e mbretit Faisal me seli qendrore në Rijad

Intervistoi: Muhamed J. KAJOLLI

PAQJA: Cilat ishin shkaqet që sollën pranverën arabe në Tunizi, a mund të thuhet se më shumë kishte karakter mor-al ose ekonomik apo që të dyja së bashku?

STIBLI: Le të themi e se ishte e për-bashkët, mirëpo si akademik nuk mund të mendoj si të tjerët. Duke qenë se i përkas fushës së historisë do të kisha thënë se ato kishin karakter ekonomik më shumë se sa në fushat tjera. Pa dyshim se problemi ishte ekonomiko-shoqëror. Ata të cilët pushtuan rrugët e qyteteve më të varfra të vendit ishin rinia. Këta i dhanë forcë dhe e shtynë çështjen deri në rrëzimin e presidentit dhe tërë sistemin qeverisës të tij. Filloi në disa qytete shumë të varfra në jug të vendit (Sidi Bu Zejd) dhe në disa qytete tjera përreth, pastaj ato shpërthyen në

anën perëndimore të vendit, gjegjësisht nëpër qytetet kufitare.

Kjo rini tronditi botën, e si të mos ngrihej i tërë populli tunizian në këmbë! Pak ditë më pas u përfshi edhe fshatarë-sia nëpër rrethet e kryeqytetit tonë. Më pas frustrimi dhe zemërimi përfshiu edhe qytetet tjera më të kamura në me-sin e të cilëve u futen pjesëtarë të klasës së mesme të shoqërisë. Kjo shtresë e shoqërisë i dha pamje të qartë protestave. Ishin pra, mjekët, inxhinierët, juristët, agronomët, tregtarët etj. Ndërsa pak ditë më vonë në protesta hynë një numër më i madh i elitës së vendit dhe disa prej sindikatave më të njohura të vendit.

Kur këto grupe njerëzish hynë dhe iu bashkëngjitën protestave filluan të dalin në shesh kërkesat politike. Të zemëruarit fillimisht dolën me kërkesa ekonomike dhe kur këto të fundit iu bashkëngjitën protestuesve nëpër rrugë, çdo gjë iu bë e

qartë si faktorit të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Dalja e tyre nëpër rrugët e qyteteve paralizoi institucionet dhe që këtu filloi sulmi i drejtpërdrejtë dhe i fuqishëm kundër qeverisë. Kthim mbra-pa më nuk kishte.

Këto kërkesa sfiduan politikanët, sigurisht edhe sigurimin e shtetit. Duke mos parë alternativa të tjera, qeveria e ndihmuar nga sigurimi i shtetit u përpoq të tregojë dhëmbët, por doli të jetë e kotë. Protestuesit qëndruan nëpër rrugë pa u

Page 17: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

17Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15PAQJA

trembur fare dhe me gjithë vështirësitë që patën nuk u dorëzuan. Ai që u dorë-zua ishte sigurimi i shtetit dhe më pas ndodhi edhe largimi i presidentit.

PAQJA: Sa ka ndikuar feja në përm-bysjen e presidentit?

STIBLI: Shumica dërmuese e pop-ulli është fetarë, as që mund të mendo-het ndryshe. Mirëpo revolucioni nuk kishte të bënte me pakënaqësinë fetare edhe pse në Tunizi besimtarët kanë qenë shumë të diskriminuar. Unë nuk kam parë kërkesa fetare te protestuesit. Ato ishin të thjeshta, për nevojat më elemen-tare të një njeriu. Populli po kërkonte të mos zhgënjehej sërish nga qeveria e Ben Alisë, prandaj kërkesa e tyre ishte buka, puna dhe asgjë tjetër më shumë.

PAQJA: Po protestat kishin pankarta fetare?

SBITLI: Po, kur qeveria shtypi pro-testuesit dhe vrau disa prej tyre, ata dolën me mbishkrime fetare në mbështetje të shehidëve, dëgjohej shahadeti dhe tek-biri me të madhe, kërkonin ndihmën e

Allahut dhe luteshin për Të. Shpresat ishin vetëm te Zoti. Që të gjithë luteshin pa marrë parasysh bindjeve të tyre fetare ose ideologjike. Nëse mund të thuhet se me këto slogane feja ka luajtur rolin vendimtar, atëherë le të mbetet ashtu, por mua më rezulton se shoqëria ishte e uritur, jo për ta praktikuar fenë, por për ushqim dhe punë.

As praktikantët e fesë e as shoqëritë civile me ideologji të ndryshme, nuk u kundërshtuan midis vetes gjatë pro-testave. Slogani gjithëpopullor ishte Irhal, Irhal. Kjo fjalë në arabishte ose më saktë të them është shprehje që përdoret më së shumti në Egjipt, do të thotë: kur një personit nuk i mbetet më vend për debat ta kthen shpinën dhe e ngritë dorën që nënkupton shprehjen e ikjes, pra të thotë ik, ik. Ndryshe thënë, sikur të thotë mjaft më me broçkulla dhe të injoron.

PAQJA: A mendoni se shtetet perëndi-more sikur Franca dhe SHBA-të të kenë pasur gisht në këto ngjarje?

SBITLI: Pse do të duhej të kishin gisht në këto ngjarje! Franca qën-

dronte mirë me ish-presidentin tonë, marrëdhëniet midis dy qeverive ishin të shkëlqyera, sidomos në fushën e tur-izmit. Vendi ynë ishte përplot francezë dhe evropianë të shteteve të ndryshme. Nuk mund të kuptoj zërat që thonë se ka pasur ndërhyrje nga jashtë në përm-bysjen e sistemit. Nëse do të kishte pa-sur ndërhyrje do të ishte në mbrojtje të sistemit të Ben Alisë, ashtu siç u mundua Franca ta ndihmojë në shumë fusha Ben Alinë dhe sigurimin e shtetit, por nuk patën sukses.

Kështu është edhe me SHBA-të, atyre nuk besoj se ju intereson demokratizimi i ndonjë vendi në botë. Vërtet, pse do të duhej ta bënin, cilat janë arsyet që ata do të shpenzonin nga buxheti i shtetit për një popull tjetër që nuk është aleat me ta. Ish-presidenti Bush kishte për qëllim të demokratizonte Irakun dhe Sirinë, por ja se çka u bë. Një popull që nuk do të ndjek rrugën e tjetrit nuk mund ta bësh për vete.

Kjo ishte sa i përket Tunizisë, po kështu mund të them edhe për Egji-ptin, mirëpo kështu nuk mund të themi për Jemenin. Atje populli jemenas u

Page 18: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA18 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

ndihmua shumë materialisht dhe politikisht nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Gjirit Persik: Me përmasa më të mëdha u ndi-hmua Libia, bile drejtpërdrejt dhe me ndihmë ush-tarake nga perën-dimorët. Siç po shihet edhe Siria ka mbështetje nga jashtë, por kjo çfarë po ndodh në Siri është tmer-ruese.

PAQJA: A ka vepruar ndonjë rrjet i or-ganizuar qoftë ai i ndonjë partie politike ose shoqërie civile për rrëzimin e siste-mit të Ben Alisë?

SBITLI: Jo, jo, nuk ka pasur. Nuk ka pasur as edhe një organizim i vetëm, as nga brenda e as nga jashtë. Ajo çfarë ndodhi në Tunizi ishte rezultat i iner-cionit. Një njeri (Muhammed Bu Aziz) u vetëflijua. Kjo ngjarje filloi për shkak të një padrejtësie që iu shkaktua nga një polic rrugor. Ai ia vuri flakën vetes dhe vdiq. Me të u solidarizuan shokët e tij të pazarit, pastaj shpërtheu në tërë Tu-nizinë. Kur sheshi i kryeqytetit u stërm-bush dhe kur ai vend u bë i vogël për të zemëruarit, shpërtheu revolta nga të gjitha anët. Sikur gota e cila nuk merr ujë më shumë seç është paraparë për të. Durimi i popullit u stërmbush dhe mori kalanë.

PAQJA: Herë pas here edhe pas dy vjetësh nga largimi i sistemit, ne po shohim nëpër mediet tona trazira në vendin tuaj, a mendoni se do të push-ojnë së shpejti?

STIBLI: Gjithsesi po. Populli për-jetoi ditë shumë të vështira. Regjimi i Ben Alisë ishte i egër, dhe ai asnjëherë nuk kishte menduar të krijonte një elitë që do ta zëvendësonte atë. Përgatitjet që ishin bërë prej tij ishin vetëm elitat ush-tarake dhe të sigurimit. Thënë të drejtën elitat e mirëfillta po na mungojnë dhe kjo po na kushton shumë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë paqëndruesh-mëri të vazhdueshme.

Qeveria aktuale është në kërkim të gjetjes së rrugës për të ecur përpara. Në

vendin tonë janë themeluar organizata demokratike, të cilat do të na shpijnë deri te një stabilitet më i qëndrueshëm. Mirëpo kjo do kohë dhe durim. Populli po e sheh përpjekjen e sinqertë të kësaj qeverie. Populli e kupton se nëpër zyrat administrative kemi akoma nëpunës të ish-regjimit, të cilët vazhdojnë të bëjnë probleme në mënyra shumë dinake.

Këta ish-zyrtarë dalin me kërkesa të ndryshme dhe shpesh herë ato janë të parealizueshme. Këta po shkaktojnë probleme nga më të ndryshmet në vend. Ju mund ta paramendoni numrin e tyre të madh, pastaj nuk mund të përjash-tohet mundësia se në mesin e tyre ka zyrtarë të drejtë dhe që qenë viktimë e sistemit.

PAQJA: Kush po qeveris sot në vendin tuaj?

STIBLI: Në protesta dolën shumë organizata ai ato islamike dhe jo is-lamike. Në mesin e tyre ishte edhe lëvizja e vëllazërisë myslimane, të cilët u shpërbënë dhe themeluan një parti poli-tike dhe tani njihen me emrin El’Nahda-(Renesansa). Sikur edhe në vendet tjera muslimane kjo lëvizje është ndarë në disa parti të tjera, por tani me synime politike. Mirëpo, përkundër numrit të madh si lëvizje tani si parti nuk arritën t’i marrin votat e mjaftueshme për të themeluar Qeverinë.

Momentalisht janë tri parti koalicio-ni me orientime politike të kundërta që udhëheqin Tunizinë dhe natyrisht që secila parti tërheqë nga vetja për të treguar se ishte ajo që solli të mirat në këtë vend. S’do mend se kanë ngelë disa parti jashtë qeverisë, të cilat kanë men-

duar se do të jenë pjesë e qeverisjes, por që shpesh herë tregohen të papërmbajtura duke protestuar për keqqeverisje. E tërë kjo sa më sipër thash, tregon se popullit tuniz-ian i duhet ende kohë për të gjetur formulën e bash-kimit të partive politike dhe orga-nizatave të tjera, në veçanti kur po-pullit i mungojnë elitat e mirëfillta.

PAQJA: A ka bashkëpunim midis vëllezërve musliman të Tunizisë dhe vëllezërve muslimanë të Egjiptit?

STIBLI: Përderisa vëllazëria musli-mane ishte lëvizje panislame, mund të thuhet se ka pasur marrëdhënie, edhe pse këto marrëdhënie ishin zbehur që moti. Nuk mendoj se ka pasur problem të brendshëm, por secili vend i kishte specifikat e veta dhe mënyra e orga-nizimit ka qenë e ndryshme, prandaj mund të them se marrëdhënia e tyre ka qenë më shumë vëllazërore se sa orga-nizative. Ndërsa tani me shndërrimin e tyre në parti nuk mund të thuhet në asnjë mënyrë të kenë lidhje, përveç mar-rëdhënieve midis shteteve.

PAQJA: A mund të parashikoni kohën se kur mund të stabilizohet vendi?

STIBLI: Jo, në asnjë mënyrë nuk mund ta them. Fillimisht mendoj se partitë politike duhet të gjejnë gjuhën e pajtimit. Sikur partitë islamike ashtu edhe ato jo islamike, do të duhej të bash-këpunonin për hir të stabilizimit afatg-jatë. Nëse e marr shembull Ballkanin e juaj, them se juve ju dashtë mbi dhjetë vjet të stabilizoheni, nëse më veç mund të themi se ky vend është stabilizuar? Mbase ju nuk jeni shembulli ynë, por vetëm për insistimin tuaj se kur do të stabilizohemi e mora këtë shembull.

PAQJA: Ishte kënaqësi dhe ju falëndero-jmë që pranuat të na jepni intervistën?

STIBLI: Përkundrazi, ishte kënaqësia ime që më zgjodhët mua për këtë interv-istë. Me shpresë se populli juaj do të shër-behet nga fjalët e mia. Ju faleminderit. n

Page 19: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

19Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15PAQJA

Zbigniew BRZEZINSKI*

Kjo është java në të cilën një e vër-tetë e dhimbshme më së fundi ka radhën për të shtuar presionin

në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti, megjithëse vazhdon të shq-iptojë sloganet e vete-siguruese për pub-likun, do të ketë në tavolinën e tij dy dokumente, secili prej të cilëve do t’i thotë në fakt se “misioni i përfunduar” është kthyer në një mision të dështuar.

Sipërfaqësisht, dy dokumentet nuk kanë mundur të jenë më shumë të ndry-shme. Memo e Donald Rujmsfeld mbi drejtimin e operacioneve ushtarake në Irak, e paraqitur vetëm pak përpara dorëheqjes se tij të papritur, është një përmbledhje shumë e shkurtër dhe shumë personale e rregullimeve të ndryshme taktike që mund të merren në konsideratë, duke marrë parasysh pengesat në luftimet me rebelet në Irak. Ajo mbart shqetësim, por nuk ofron as-një alternativë strategjike.

Raporti i shumëpritur i Grupit të Stu-dimit Bejker-Hamilton, duke vlerësuar opsionet e plota të politikës amerikane në Irak, është një ekspoze e gjatë kom-promisi, duke reflektuar një konsensus të moderuar midis një “grupi elite” të Uashingtonit, të përberë nga individë të nderuar që nuk janë të penguar nga një familjaritet shumë i madh historik ose gjeopolitik me problemet e rajonit. Duke folur në favor të një ridislokimi të kondicionuar ushtarak nga Iraku, ai ofron këshilla të shëndosha mbi deshirueshmërinë e iniciativave më të gjera diplomatike për të angazhuar fq-injët e Irakut në një kërkim kole-ktiv për stabilitet rajonal, përfshi nevojën e vonuar për t’u përballur seriozisht me konfliktin e hershem izraelito-palestinez.

Rëndësia e vërtete e të dy doku-menteve është në atë që ato nuk e thonë në mënyrë eksplicite, por që padyshim përçojnë: se lufta ka qenë një katastrofë; që SHBA duhet të gjejnë një mënyrë për t’u shkëputur, duke ia dorëzuar rrëmujën që ata krijuan liderëve irakenë, të cilët vetë amerikanët i kanë ngritur në push-

tet; dhe që eventualisht SHBA mund t’u duhet të largohen, ndërsa fajësojnë disa prej këtyre liderëve për dështimin e bashkëpunimit me amerikanët. Kjo pikëpamje është nënkuptuar edhe në disa prej opsioneve të z.Rumsfeld dhe kjo është e pandryshueshme në afatin prej 16 muajsh të vendosur nga grupi Bejker-Hamilton për një tërheqje even-tuale ushtarake amerikane.

As njëri dokument, as tjetri, nuk përballet me dy realitete themelore dhe shqetësuese: që përderisa në Irak (përveç Kurdistanit) fuqia reale nuk është në du-art e politikaneve irakenë rezidente në Zonën e Gjelbërt të Bagdatit të mbroj-tur nga amerikanët, çdo zgjidhje poli-tike duhet të angazhojë teokracinë shiite, me milicinë e saj; dhe sa më gjatë që të vazhdojë pushtimi amerikan, influenca amerikane tashme në rënie në Lindjen e Mesme do të zmbrapset, duke i lënë tashmë rrugë ekstremizmit rajonal dhe paqëndrueshmërisë, veçanërisht nëqoftëse pavendosmëria e vazhdueshme mbi alternativat themelore strategjike në Irak do të vazhdojnë të jetë ballafaquar me mosdashjen amerikane për të drejtuar pasojat negative rajonale të pushtimit të zgjatur dhe gjithnjë e më shumë represiv të palestinezeve nga Izraeli.

Kombinimi i këtyre të dyjave ka rri-tur tashme fuqinë gjeopolitike të Iranit në rajon. Kështu që nevoja e momentit nuk është për kallajisje taktike ose ra-porte të gjata konsensusi. A mundet që ndokush të imagjinonte Sharl de Golin në fundin e viteve ‘50 të priste me javë të tëra për një studim të gjatë nga figurat publike franceze mbi atë sesi mund t’i je-

pej fund luftës algjeriane që kishte dëm-tuar unitetin kombëtar dhe reputacionin ndërkombëtar të Francës? Udhëheqja buron nga një arsye historike që ndon-jëherë kërkon të priten Nyjet Gordiane, jo të mbetesh vetë lidhur në këto nyje.

Presidenti dhe lidershipi politik i Amerikës, duhet të pranojnë se roli amerikan në botë është duke u minuar ashpërsisht nga politikat e nisura për-para 3 vjetësh. Lufta shkatërrimtare ne Irak, indiferenca hipokrite ndaj di-mensionit human të marrëdhënieve të bllokuara izraelito-palestineze, mungesa e iniciativës diplomatike në marrëdhëni-et me Iranin dhe përdorimi i shpeshtë i retorikës islamofobike, janë duke vene në lëvizje forcat të cilat kërcënojnë ta nxjerrin jashtë Amerikën nga Lindja e Mesme, me pasoja të tmerrshme për atë vetë dhe për miqtë e saj në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Arabinë Saudite.

Amerika natyrisht ka nevojë për një ndryshim strategjik, dhe ky duhet të ndërmerret në një front të gjerë. Ai duhet të pranojë faktin që lidershipi real në Irak duhet të jetë mbështetur mbi një koalicion të klerit shiit që komandon milicitë luajale shiite dhe kurdëve au-tonomë dhe që sa më shpejtë të fiksohet një datë për tërheqjen amerikane, aq më shpejtë liderët e vërtetë irakien do të jenë në gjendje të rekrutojnë fqinjët e Irakut në një përpjekje të gjerë rajonale për të ndihmuar një Irak më të qëndrueshëm.

Kjo duhet gjithashtu të angazhojë ale-atët e saj në një përcaktim të përbashkët të parametrave bazë të një marrëveshjeje izraelito-palestineze, meqenëse të dyja palët në konflikt nuk do të arrijnë kurrë

që ta bëjnë vetë këtë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, SHBA duhet të jetë e gatshme të vazhdojë bisedime multilaterale dhe bilater-ale me Iranin, përfshi edhe çështjet e sigurisë rajonale.

Shkurt, dilema imediate është Iraku, por sfida me e madhe është e ardhmja e Lindjes se Mesme. n

* Ish-Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Xhimi Karter “THE FINANCIAL

TIMES”

PËR AMERIKËN KA SHUMË MË TEPËR NË LOJË SE IRAKUKjo duhet gjithashtu të angazhojë aleatët e saj në një përcaktim të përbashkët të parametrave bazë të një marrëveshjeje izraelito-palestineze, meqenëse të dyja palët në konflikt nuk do të arrijnë kurrë që ta bëjnë vetë këtë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, SHBA duhet të jetë e gatshme të vazhdojë bisedime multilaterale dhe bilaterale me Iranin, përfshi edhe çështjet e sigurisë rajonale

Page 20: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

20 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98 PAQJA

Ajni SINANI

Autori Jörg Baberowski në një shkrim të tij me titull “Krimi i shekullit, lind-ja e luftës çeçene nga fryma e terrorit

stalinist” përshkruan internimin e popullit çeçen nga ana e Stalinit dhe bashkëpunë-torëve të tij. Veç të tjerash ai nënvizon:

“Natën, ndërmjet 23 dhe 24 shkur-tit të vitit 1944, Lavrent Berija, shefi i shërbimit sekret të Stalinit kishte dhënë urdhër për internimin e çeçenëve dhe të ingushitëve nga shtëpitë e tyre. Berija i ra-portonte Stalinit për fillimin e operacion-it: ‘Sot, më 23 shkurt, me daljen e diellit kemi filluar me internimin e njerëzve.’ Një ditë më vonë, Berija raportonte për-fundimin e operacionit. Internimi kishte shkuar ‘normalisht’ dhe ishin transpor-tuar 352.647 njerëz me 86 trena."

Baberowski shkruan se ishin inter-nuar rreth gjysmë milionë çeçenë dhe ingushitë, që rusët i kishin internuar në Kazakistan dhe në Kirgistan. Në shtëpitë e braktisura prej çeçeneve ishin vendo-sur fshatarë të shpërngulur rusë dhe ukrainas dhe refugjatë që kishin humbur shtëpitë e tyre në vorbullën e luftërave, sikur çeçenët të mos kishin banuar as-njëherë aty.

Autori thekson se pas vdekjes së Sta-linit, shumë çeçenë u kthyen ilegalisht në atdheun e tyre. Komunistët iu kishin ofruar çeçenëve një pjesë të Kazakistanit ku ata do të kishin autonomi, gjë që ata e refuzuan. Në vitin 1975 komunistët u detyruan të lejojnë kthimin e çeçenëve dhe rivendosjen e autonomisë së Çeçenisë dhe Ingushtisë.

Kjo ishte gjendja tragjike e çeçenëve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjendja në Çeçeninë e sotmeNjë numër i madh humanistësh dhe

organizatash të ndryshme për të drejtat e njeriut anekënd botës kanë ngritur zërin e tyre kundër torturave të ushtuara nga SHBA në Ebu Gureib apo Guantenamo.

Ndërkaq, kemi një heshtje të plotë ndaj masakrave dhe tor-

turave jonjerëzore që po bën Rusia e Putinit në një Ebu Gureib apo Guante-namo tjetër të quajtur Çeçeni.

Për gjendjen e sotme në Çeçeni nuk flitet shumë. Opinioni ndërkombëtar bën sehir dhe nuk ndihet aspak i shqetë-suar për atë që po ndodh atje. Shtypi apo mediat vizive rrallëherë kujtohen që të pasqyrojnë realitetin e hidhur në Çeçeni.

Padyshim se është për t’u përshënde-tur raporti i Human Rights Watch i pub-likuar në muajin nëntor 2006, pikërisht kur Komitetiti i KB-së kundër torturimit kishte përfunduar vështrimin e vet kritik për Rusinë.

Raporti bën të ditur se torturat në burgje publike, ose të fshehta në Çeçeni po përhapen gjithnjë e më shumë në mënyrë sistematike.

HRW në dokumentin e tij të gjerë shk-ruan se janë mbi njëqind raste torturimi, gjë që lë të kuptohet se keqtrajtimi jon-jerëzor në Çeçeni ushtrohet vazhdimisht.

Raporti prej 16 faqesh që mban titul-lin “Përhapja e torturimit në republikën e Çeçenisë” i është dërguar Komitetit të KB-së kundër torturimit. Dokumenti shqyrton torturimin johuman që iu bëhet të burgosurve nga ana e forcave çeçene pro-ruse dhe anëtarëve të policisë ruse.

Në punën hulumtuese që ka zgjatur nga prilli deri në shtator të vitit 2006, HRW ka vërtetuar 82 raste, ku forcat

nën udhëheqjen e dik-tatorit rusofil Ramzan Kadyrovit i kanë bur-gosur njerëzit dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tyre.

Hulumtimi i bërë përmend një numër

burgjesh të paligjshme, së paku dhjetë sosh, dhe faktin se shumica e tyre gjen-den në shtëpitë private të komandantëve regjionalë që janë lojalë ndaj Kadyrov-it, diktatorit besnik të Moskës.

Në raportin e HRW përmendet se për të marrë informata me rëndësi të burgosurit keqtrajtohen dhe ndaj tyre ushtrohet dhunë. Gjithashtu nënvizohet fakti se disa prej të burgosurve më pas lëshohen, kurse disa të tjerë detyrohen që t’u bashkëngjiten forcave të Kadyrov-it.

HRW ka dokumentuar dhe një numër rastesh ku në torturimin dhe keqtra-jtimin e të internuarve nëpër burgje ka marrë pjesë edhe personeli i njërit prej shërbimeve informative ruse (ORB-2).

Të persekutuarit, sipas raportit të HRW, kanë thënë se i janë nënshtruar shokut ele-ktrik, rrahjes me çizme, me shkop, me tel, kurse disa kanë treguar, se janë ndëshkuar, madje, edhe me zjarr. Gjithashtu mbi ta është ushtruar edhe presion psikik. Në raport theksohet se pushteti ka ndërhyrë shumë rrallë në mënyrë që të ndalohen apo të ndëshkohen ata që bëjnë torturime të tilla. Madje edhe atëherë kur viktimat kanë marrë guximin të bëjnë ankesë, prokurori dhe organet përgjegjëse kanë refuzuar që të nisin hetimin.

Orvatja e qeverisë ruse që ta mbajë të mbyllur Çeçeninë ndaj botës së jasht-me, dhe që të mos ndëshkojë shkelësit e ligjeve të vet asaj, ka bërë që Çeçenia të shihet nga jashtë si një burg i madh rus. Rusia është treguar e vendosur që t’i mbajë sa më larg vëzhguesit e jashtëm ndërkombëtarë dhe është munduar që të pengojë vazhdimisht çfarëdo denoncimi të kasaphanës dhe shkeljeve flagrante që është duke ushtruar ndaj një populli të vogël e të pambrojtur.

Rusia nuk ka ngurruar që të përdorë në mënyrë të rreme edhe kartën e ter-rorizmit duke i akuzuar luftëtarët çeçenë për lidhje me Al Kaidën.

Është i pakuptueshëm hezitimi dhe mosgatishmëria e shteteve islame që nuk e ftojnë Rusinë që të marrë hapa konkretë për ndërprerjen e praktikimit të torturimit dhe gjenocidit që ajo po ushtron në heshtje ndaj çeçenëve. n

Tragjedia e një populli

Çeçenia nën terrorin rus“Rusët donin ta shuanin përmendjen e popullit çeçen. Republika e Çeçenisë dhe Ingushtisë u fshinë. Fshatrat dhe emërtimet topografike kishin marrë emra të rinj rus. Shtëpitë muze që kujtonin persekutimet ishin zhdukur. Rusët i kishin rrafshuar për tokë edhe varrezat. Populli çeçen ishte zhdukur nga manualet shkollore dhe nga enciklopeditë.” Jörg Baberowski

Page 21: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 21Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

SOMALIA, ATY KU PUQET JETA ME VDEKJENAfganistani dhe Iraku kanë mo-

nopolizuar faqet e para të gazetave që prej disa vitesh, për

shkak të luftës dhe viktimave, por So-malia është një tjetër viktimë e madhe dhe tragjike e politikave ndërkombëtare dhe veçanërisht e “luftës kundër terror-izmit”. Ndërhyrjet e jashtme gjatë viteve të shkuara kanë qenë aq katastrofale, sa aktualisht shpresa më e mirë për të qetë-suar situatën e rëndë është një president që e hodhën nga pushteti tre vjet më parë, i cili kontrollon disa kilometra katrorë të një vendi që është tre herë më i madh se Britania. Somalia është aktu-alisht shteti i fundit i dështuar dhe i falimentuar që kërcënon të destabilizo-jë gjithë rajonin. Piratët e saj kanë pen-guar edhe tregtinë e rregullt, që ka qenë një nga burimet e fitimit të vendit. Po-pullsia e këtij vendi po kalon aktualisht krizën më të rëndë humanitare të botës. Gjatë Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bash-kuara futën shumë armë në Somali për të kundërshtuar mbështetjen që sovje-tikët i jepnin Etiopisë fqinje. Në vitin 1991, krerët e klaneve të ndryshme rrë-zuan nga pushteti diktatorin Siad Barred dhe e mbajtën për vete arsenalin e ar-mëve. Në vitin 1992, Bush senjor dërgoi marinsat për të ndihmuar njerëzit që po vuanin, një mision që përfundoi në shpartallimin e Black Hawk Down-it, që u shoqërua me një tërheqje të ameri-kanëve. Më pas erdhën vitet e anarkisë dhe kaosit, ndërsa pushtetin e morën në dorë krerët e klaneve luftarake. Në vitin 2006, lindi një lëvizje me emrin Unioni Islamik i Gjykatave. Uashingtoni, nga frika se gjykatat do të shndërroheshin në gjykata të tipit taleban dhe vetë So-malia në një Afganistan të dytë, synuan që të ndalonin islamikët, duke furnizuar krerët e klaneve luftarake me miliona dollarë për armatime. Por këta ishin të njëjtët që e zhgënjyen Amerikën në vitin 1993 dhe si pasojë shkaktuan shumë masakra dhe kaos. Plani dështoi. Gjykatat i nxorën krerët e klaneve nga Mogadisho dhe vunë rregullin për herë të parë pas shumë vitesh. U zhdukën armët nga rrugët dhe postblloqet ush-tarake. Biznesmenët dhe njerëz të tjerë të shkolluar u kthyen nga mërgimi dhe nisën të punonin në vendin e tyre. Titul-lari i gjykatës ishte Sheikh Sharif Ahmed, relativisht i moderuar, por lëvizja vetë

përfshinte një krah ushtarak, si dhe el-ementë ekstremistë që vendosën ligje strikte. Evropianët ishin pro marrëd-hënieve me liderët e moderuar të gjykatës. Administrata e Bushit mbështeti një sulm nga Etiopia e krishterë, armikja më e egër e Somalisë. Pas këtij pushtimi, gjykata u zëvendësua përmes një tranzicioni shumë të dhimb-shëm nga pushteti i liderëve të klaneve luftarake. Pas gjashtë muajsh paqeje relative, Somalia u zhyt sërish në luftë dhe shpresat e paqes avulluan. Pushtetin e morën në dorë al-Shabaab-ët nacio-nalistë, që e quajnë veten mbrojtës të vendit. Sot ata kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit. Në këtë vend duhet të ecësh ngadalë mes mbeturinave, për të mos shkelur në ndonjë predhë ose granatë të pashpërthyer, sepse nuk ka mënyrë tjetër për të parë atë çfarë mbetet nga Mogadisho, kryeqyteti somalez i shkatërruar prej 20 vjetësh luftime. Bombat dhe plumbat e kanë transfor-muar qytetin e mrekullueshëm kolonial në një varrezë ndërtesash të shkatërru-ara. Mijëra të pastrehë janë zhvendosur në gërmadhat e ndërtesave përgjatë bregdetit të Xamarweyne-s. Në lagjen e vjetër tregtare të Scinganit, disa tabela të kujtojnë të kaluarën "Officina Fiat", "Caffe capuccino". Lufta civile e nisur në vitin 1991, pas rrëzimit të regjimit të korruptuar dhe autoritar të Mohamed Siad Barre-s, vazhdon të shkaktojë vik-

tima, në indiferencën thuajse absolute të komunitetit ndërkombëtar dhe me-dias. Në luftën mes klaneve dhe nënklaneve për kontrollin e kryeqytetit mes ushtrive private të zotëve të luftës, milicitë islamike dhe trafikantët e ar-mëve kanë shkatërruar gjithçka: minis-tri, ambasada, kazerma, dyqane, madje edhe hotelet janë rrafshuar plotësisht. Në fund të vitit 1992, imazhet e ma-sakrave dhe të mungesës së ushqimit të shkaktuar nga lufta bënë që Kombet e Bashkuara të aprovonin zbarkimin në vend të një force shumëkombëshe. Por pjesëtarët e kontingjentit të operacionit "Restore hope", të minuar nga konfliktet e brendshme, pa një strategji koherente dhe qëllim final, gjendeshin shpesh nën zjarrin e milicive somaleze. Përpjekjet diplomatike të mëvonshme dhe konfer-encat e panumërta për paqen nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Kështu, për më shumë se një dhjetëvjeçar, Somalia u izolua në veten e saj. Agjencitë e OKB-së evakuuan personelin e huaj. Thuajse të gjitha OJQ-të u detyruan të tërhiqeshin. Presidenti aktual i qeverisë së tranzi-cionit, islamisti i moderuar Sheikh Sharif Ahmed, jeton i rrethuar në zyrën e tij, në një vilë madhështore. Qyteti është në duart e muhaxhedinëve të Al- Shabab-it dhe nga Hizbul-Islam-i i ud-hëhequr nga Hassan Dahir-i, i cili që prej vitit 2001 gjendet në listën e perso-nave të kërkuar për aktivitete terroriste.

Page 22: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA22 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Shababët, që kontrollojnë tashmë pjesën më të madhe të Somalisë Qendrore dhe Veriore, kanë pushtuar qytetin e Baidois, selinë e Parlamentit somalez, Dhusa Mareb, 500 kilometra në veri të Moga-dishos dhe një pikë strategjike në jug të vendit. Deri disa vjet më parë, në So-mali sulmet më të shumta që verifiko-heshin ndodhnin pranë Nigerisë, në dalje të lumit Niger, meqë aty kishte një trafik të konsiderueshëm naftëmba-jtësesh. Gjithashtu, në rrugët detare, që fillonin nga Deti i Kuq deri në gjirin Aden dhe për të përfunduar në oqeanin Indian, varkat e peshkimit nuk ishin shumë të rrezikuara nga pirateria, pasi afroheshin së tepërmi në brigjet veriore. Ndërsa gjatë këtyre tre viteve të fundit, në këto zona, të paktën në 3300 kilomet-rat e brigjeve somaleze, fenomeni është bërë alarmant. Nga dy sulme në vit (2004), tashmë ndodhin 67 sulme (2009). Dhe ky fakt është tepër shqetë-sues. Nëse në vitin 2003 peshkatarët këshilloheshin të rrinin të paktën 50 milje detare larg bregut, sot nuk konsid-erohet e sigurt as distanca prej 200 miljesh. Por vetë ata e dinë se në detin somalez nuk ka asnjë autoritet që të ruajë sigurinë. Tashmë, pirateria aty

është bërë një biznes i mirë, me shumë pak rrezik për keqbërësit. Madje, ajo zonë është bërë parajsa e piratëve. Në fakt, vendi nuk ka një qeveri të qën-drueshme që prej vitit 1991. Qeveria federale e tranzicionit, tentativa e fundit për të sjellë normalitetin dhe për të ven-dosur ligjet në Somali, arriti të zinte vend në Mogadisho vetëm në vitin 2007, falë ndërhyrjes ushtarake të Etiopisë. Por, nga një anë kjo nuk shërbeu për mirë, pasi gjatë gjashtë muajve që is-lamikët dominonin vendin, kontrolli i vijës bregdetare ishte absolut. Por pasi islamikët ranë nga pushteti, sulmet e piratëve u rritën ndjeshëm. Qeveria ak-tuale e përkohshme kontrollon vetëm disa zona të kryeqytetit dhe disa loka-litete të vendit. Milicitë islamike më parë u futën në luftë të vërtetë kundër pirater-isë, por gjithsesi tashmë nuk ka rregull në tokë e jo më në det. Kështu, duke përfituar nga kaosi në vend, keqbërësit rifilluan sulmet. Në fund të fundit, 90 për qind e tregtisë botërore bëhet me anë të rrugëve detare. Pra, piratët i kanë përmirësuar cilësitë e tyre organizuese dhe ushtarake, për të qenë sa më efikas. Kanë marrë motoskafë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, mjete komunikimi

të ndërlikuara dhe një armatim të për-shtatshëm për synimet e tyre. E vetmja zonë relativisht paqësore e vendit është ish-territori britanik i Somalindadit. Aty janë duke u ndërtuar hotele të reja, restorante dhe qendra tregtare. Në ra-portet e OKB-së dhe në analizat e opin-ionistëve të politikës ndërkombëtare, Somalia përfaqëson shtetin e dështuar, me pak fjalë një "Far west" pa ligje, pa qeveri, pa shpresë. Aty një brez i tërë është formuar me armë në dorë, ku për të jetuar u duhej të vrisnin. Aty "killerat" janë të gatshëm që, për pak dollarë, të bëjnë gjëmën më të madhe. Statistikat përshkruajnë një tragjedi të pafund: 3.5 milionë somalezë, rreth 43 për qind e popullsisë rrezikojnë të vdesin urie; të pastrehët janë 1.3 milionë dhe 500 mijë janë refugjatë, sidomos në Kenia dhe Jemen. Një ndër gjashtë fëmijë nën 5 vjeç është i kequshqyer dhe jo më shumë se 15 për qind e popullsisë ka akses ndaj shërbimit shëndetësor. Në Mogadisho, të varfrit mbushin qendrat ushqimore të organizatave ndërkombëtare, ndërsa spitalet pa ujë, drita dhe ilaçe, përpiqen të shpëtojnë sa më shumë jetë që mun-den. Natën qyteti zhytet në errësirë. Vdekje për së gjalli. n

Page 23: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 23Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Në Sudan referendum, në Tunizi dhe Algjeri traziraArsim JONUZI

SUDAN Heshtje e akullt në vendin e vapës. Sudani po kalon ditët më vendimtare

të historisë së vendit, ndërsa pritet me ankth rezultatit i ref-erendumit, i cili do të vendosë për ardhmërinë e përbashkët: a të ndahet veriu nga jugu. Siç informon agjencia e lajmeve AP, statusi i rreth 1.5 deri 2 milionë jugorëve, të cilët jetojnë në veri të Sudanit, është një nga pikat kryesore, të cilat duhet të zgjidhen në negociatat mes veriut dhe jugut, nëse Sudani i Jugut, ashtu siç pritet, voton për pavarësi në referendum. Me dhjetëra mijëra jugorë, të cilët mbesin në veri, pa marrë para-sysh se për një periudhë afatshkurtër a afatgjate - janë tejet të shqetësuar. Zyr-tarët veriorë kanë theksuar se nëse jugu bëhet shteti më i ri në Afrikë, jugorëve që mbesin në veri do t’iu merret nën-shtetësia dhe do të dëbohen nga vendet e punës. Jugorët frikësohen se mund të vihen në shënjestër të veriorëve të hid-hëruar. Jugorët kanë arritur gjatë deka-dave të kaluara, duke u arratisur nga lufta qytetare mes veriut musliman dhe jugut të krishterë, luftë kjo e cila u kush-toi me jetë 2 milionë njerëzve. Refugjatët mbushën lagjet e varfra, të cilat u ngritën në shkretëtirën përreth kryeqytetit dhe në qytetet e tjera veriore. Agjencia për refugjatë e OKB-së ka theksuar se 120 mijë jugorë janë kthyer para fillimit të referendumit. Vëzhguesit ndërkom-bëtarë të referendumit kanë theksuar se riatdhesimi është organizuar me nguti nga qeveria e jugut dhe se shumë njerëz tani kanë mbetur të ngujuar. Veriorët dhe jugorët janë përleshur edhe në të kaluarën. Në vitin 2005, pas vdekjes së ud-hëheqësit të jugut, John Garang, pas rrëzimit të aeroplanit të tij, jugorët në veri protestuan pasi që dyshonin se bëhej fjalë për vrasje. Protesta nxiti përleshje etnike, si pasojë e të cilave humbën jetën 50 persona. Prifti i kishës katolike të Kartumit, John Denghi, theksoi se kisha e tij është duke u furnizuar me qëllim që të jetë e gatshme nëse

shpërthen dhuna dhe njerëzit kërkojnë strehim aty. Shqetësimin po e shtojnë edhe më shumë premtimet e presiden-tit Omar Al Bashir, i cili ka theksuar se do ta forcojë zbatimin e ligjit islamik, nëse jugu shkëputet. Denghi frikëso-het se të krishterët mund të vihen në shënjestër dhe mund t’u konfiskohen pronat e kishës. Por, qeveria dhe zyrtarët e partisë në pushtet theksojnë se frika është e pabazë. Ata thonë se jugorët e punësuar nga qeveria do të largohen nga puna, nëse jugu ndahet. Në anën tjetër, shumë veriorë nuk pajtohen me faktin se mund të humbin një pjesë të madhe të territorit.

TUNIZI Trazirat më të rënda që prej dhjetëra vitesh në Tunizi kanë përfshirë kryeqytetin e vendit, Tuniz. Policia iu përgjigj me të shtëna paralajmëruese dhe gaz lotsjellës qindra të rinjve, të cilët hodhën gurë kundër policëve dhe shkatërruan dyqanet. Iu vu zjarri edhe një banke dhe një ndërtese qeveritare. Përleshje të ngjashme pati edhe në qyte-tin Gasrine në perëndim të Tunizisë. Atje

humbën jetën katër persona. Në protestat e dhunshme për më shumë vende pune dhe kushte më të mira jetese në mbarë ven-din, sipas të dhënave zyrtare, janë vrarë 23 vetë. Aktivistët për të drejtat e njeriut raportuan se numri i të vdekurve është deri 50. Presidenti Zine al-Abidine Ben Ali tha se protestat kontrollohen nga jashtë për t’i sjellë dëm Tu-nizisë. Ai deklaroi se deri në fund të vitit 2012 do të hapë 300 000

vende pune. Shkollat dhe universitetet janë mbyllur deri në një afat të pacaktuar. Shkaqet konkrete për shpërthimin e dhu-nës në Tunizi dhe Algjeri janë të ndry-shme, por arsyet thuajse janë identike: papunësia, mungesa e perspektivës për të rinjtë nën 35 vjeç – brez, i cili përbën shumicën e popullsisë në të dy vendet. Të prekur nuk janë vetëm fëmijët dhe të rinjtë e familjeve të varfra, por edhe ata që kanë përfunduar studimet e larta. Si në Tunizi, edhe në Algjeri e Marok ka vite që deviza mbizotëruese është: kush ka mundësi, emigron për në Evropë. Një nga shkaqet e protestave është edhe shtypja politike, marrja nëpër këmbë nga ana e pushtetmbajtësve, si dhe korrupsioni. Algjeria nuk është vend i varfër. Ajo bën pjesë ndër eksportueset më të mëdha të naftës dhe të gazit në botë. Por, nga rreth 57 miliardë dollarë fitime nga viti i kaluar, shtresat e gjëra të popullsisë së Algjerisë nuk kanë pasur thuajse asnjë përfitim. Disa ekspertë nuk e përjashto-jnë përhapjen e protestave edhe në Ma-rok, ose në vende të tjera. Por, deri tani

në mbretërinë e Marokut nuk ka pasur trazira. Edhe gjendja në Al-gjeri është qetësuar pak, pasi presi-denti i vendit, Abdelaziz Boutef-lika, shpalli uljen e çmimit për ushqimet bazë, si vaji dhe sheqeri. Kurse premtimi i presidentit tu-nizian, Zine el Abidine Ben Ali, se do të hapte 300 000 vende të reja pune, nuk u përmbush dhe kjo çoi në acarimin e protestave. Po ashtu, në Tunizi ekziston edhe censura për mediat. Problem për Algjerinë dhe Tunizinë është mungesa e një alternative të besueshme ndaj siste-mit politik aktual. n

Page 24: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA24 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Kirgistani - kur shqiponja bëhet pulëKur komunizmi perandorak i

Kremlinit dështoi dhe peran-doria e madhe u shpërbë, në Kir-

gistan nisi sulmin një "tjetër pushtues": varfëria dhe mjerimi i madh ishin të atyre përmasave sa vinin në rrezik jetët e njerëzve. Por ndërkohë, kjo situatë rizgjoi instinktin e vjetër të kirgizëve, atë të emigrimit. Kështu një brez i tërë meshkujsh nisi të kërkonte të ardh-men jashtë vendit, jashtë tokës amtare. Kësisoj, vendin e lanë rreth 800 mijë kirgizë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Pikërisht komuniteti i vogël i fshatit të Temir- Kanatit është edhe shembulli më i qartë ilustrues i kësaj boshatisjeje që i është bërë vendit për vite me radhë. Në këtë vend, 75% e banorëve janë lar-guar përfundimisht nga shtëpitë dhe vetëm një pjesë e vogël kthehet në ato maja herë pas here, kryesisht për të parë pjesëtarët e familjes që kanë lënë pas. Për breza me radhë, jeta në Temir-Kanat, ka rrjedhur në mënyrë të pandryshueshme. Të gjitha ditët njësoj me njëra-tjetrën. Ajo ndodhet në malet Tian Shen dhe fshatarët nomadë që jetojnë aty vazh-dojnë me ritualet e zakonshme, të njëj-ta me ato të gjyshërve e stërgjyshërve: ruajtjen e bagëtive, kultivimin e kuajve dhe gjuetinë e shqiponjave. Ky i fundit është një ushtrim i lashtë, me të cilin vendasit kalojnë kohën dhe kanë për-balluar edhe sulmet e pushtuesve të

ndryshëm, që kanë qenë të shumtë, duke filluar nga hordhitë mongole e deri tek ushtritë sovjetike. Në dimër, temperaturat shkojnë deri në ekstrem, nga minus 15 gradë në minus 40 Cel-sius. Gjithçka mbulohet nga një dëborë e akullt dhe njerëzit izolohen për muaj me radhë brenda shtëpive, ku konsumohet zakonisht pastërma. Por edhe kjo me shumë kursim, sepse të ardhurat janë të pakta. Një pension për gjyshet dhe gjyshërit nuk i kalon kurrë të 25 dollarët në muaj. Dhe fshati është i mbushur me gjyshe e gjyshër. Kështu vendi, emri i të cilit do të thotë "krahu i hekurt", është shndërruar në një fshat fantazmash. Dhe në të gjithë vendin, zona të tilla të braktisura, me pak banorë, edhe ata të plakur, janë me qindra. Në fakt janë zona të populluara nga mosha ekstreme. Aty ka njerëz shumë pleq dhe shumë të rinj, si fëmijët për shembull. Kjo sepse fëmijët u lihen gjyshërve që merren me rritjen e tyre, ndërkohë që prindërit janë në kërkim të punës gjetkë. Një plakë 74- vjeçare, e veshur kokë e këmbë me rroba leshi shumëngjyrëshe, sipas traditës vendase rrëfen: "Im bir është larguar prej kohësh, për të punuar në qytet. Unë ndërkohë kujdesem për tre fëmijët e tij. Është detyra ime. Im bir nuk më dërgon shpesh para, ndaj rregullo-hemi vetëm me pensionin tim që është 25 dollarë në muaj. Është një situatë e

vështirë. Ne hamë vetëm makarona dhe pimë çaj, sepse nuk kam më fuqi që të punoj tokën dhe të mbjell zarzavate, ose drithëra. Tashmë jeta jonë është e tillë që duhet vetëm të mbijetojmë pa ndihmën e më të rinjve". Edhe banorë të tjerë të fshatit janë në situata të tilla. Një tjetër plakë e moçme përpiqet që herë pas here të çojë nipërit në shkollë, që të mësojnë të paktën të shkruajnë e të lexojnë. Ata shkojnë në shkollë de-risa arrijnë moshën 13-vjeçare e më pas çdo fëmijë konsiderohet i aftë që të nxjerrë vetë bukën e gojës. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë një gjë të tillë është emigracioni, vajtja në qytetet e mëdha, ose jashtë atdheut. Zakonisht profesio-net "e preferuara" të kirgizëve meshkuj janë ai i ndërtuesit. Pjesa më e madhe e tyre përbëjnë krahun më të lirë të punës në vendet perëndimore. Ata marrin sa t'u japë pronari, duke e kyçur gojën. Si pasojë e ndryshimit të mënyrës së jetesës kanë filluar të zhduken edhe disa nga traditat më të mira të vendit, ato për të cilat kirgizët kanë qenë krenarë brez pas brezi, si tradita e gjuetisë së shqi-ponjave dhe skifterëve. Në fakt, bëhet fjalë për shumë më tepër se një gjueti e thjeshtë. Sipas traditës, burrat shko-jnë nëpër maja malesh dhe aty marrin zogj të vegjël shqiponjash dhe i sjellin në shtëpi Aty i rrisin dhe mësohen që të bashkëjetojnë me to për shumë kohë. Të mendosh që jetëgjatësia e një shqiponje është rreth 40 vjet, pra pak a shumë sa një jetë njeriu. Një tjetër traditë shumë e bukur është ajo e lojërave të ndryshme me kuaj. Kuajt e këtyre zonave janë perla të vërteta për nga bukuria, zhdërvjelltë-sia dhe marrëdhënia e jashtëzakonshme që kanë me të zotët e tyre. Ata trajtohen si njerëz shtëpie dhe kujdesi që u rezer-vohet shpesh kalon edhe kujdesin për fëmijët. Por braktisja e vendit, kryesisht nga meshkujt, ka bërë që këto tradita të zbehen dhe të shkojnë drejt shuarjes. Në fakt, një situatë e tillë përkrahet edhe nga qeveria autokratike e vendit, sepse ikja e njerëzve që kujdesen për kuajt do të thotë dobësim i asaj shtrese që është më e prirë ndaj rebelimeve dhe kryengritjeve. Zakonisht njerëzit e maleve që merren me kuaj e shqiponja janë shumë krenarë dhe të lirë dhe këtë krenari dhe liri e vënë mbi gjithçka tjetër

Page 25: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 25Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Kirgistani - kur shqiponja bëhet pulëdhe rrezikojnë për ta pasur. Kur ajo u është kërcënuar, shekuj më parë, ata nuk janë hamendur që të ngrenë krye dhe të luftojnë, edhe duke e ditur se do të vdis-nin. Tashmë kushtet ekonomike i kanë detyruar këta njerëz që të lënë vendin dhe të zhbëjnë një traditë të lashtë dhe unike. Bëhet fjalë për tradita shekullore që përcilleshin nga babai te fëmijët, për një traditë që kishte krijuar një lidhje të fortë mes njeriut dhe kafshëve. E kush është sot ai burrë që ka mundësinë të kalojë 40 vjet me radhë me një shqi-ponjë, me rritjen dhe stërvitjen e saj, apo me një kalë për ta përgatitur për lodra e kalërime? Prodhimi kombëtar bruto për frymë është 951 dollarë, ndërsa po-pullsia e vendit prej 5.200.000 banorësh jeton në kushtet e një varfërie të tejska-jshme që mund të krahasohet me atë të Haitit dhe Çadit. Por gjatë viteve 2004 – 2008, shumë banorë të vendit, të rinj dhe kryesisht gra, arritën që përmes një pagese 500 dollarëshe të zhvendoseshin

në zonat fushore të vendit, për të punuar në bujqësi, kryesisht në firmat e mëdha të kultivimit e prodhimit të duhanit, ose të emigronin në Rusi. 90 për qind e emigrantëve nga Kirgistani punojnë në kushte të paligjshme, edhe pse shifra e saktë ka shumë mundësi që të jetë më e lartë. Ata që largoheshin, fillimisht, kishin dëshirë që një ditë të riktheheshin në vendin e tyre, por tashmë kjo dëshirë i është venitur pjesës më të madhe, sepse regjimi nuk ka ndryshuar dhe, për më tepër, situata ekonomike është përkeqësuar. Bëhet fjalë për eksodin e pjesës më vitale dhe më aktive të pop-ullsisë, që në fakt e ka zhveshur vendin, si nga krahu i punës, ashtu edhe nga truri. Në vend, në kohën e komunizmit, nuk kishte shtresa. Të gjithë ishin njësoj. Ndërsa tani shoqëria është polarizuar së tepërmi dhe vetëm një pakicë janë super të pasur, ndërsa pjesa dërmuese e popullsisë nuk gjen asgjë të mirë nga qëndrimi në vend. Ndaj edhe pse shumë banorë janë fizikisht në atdhe, mendjen e kanë të ngritur për të ikur. Rosa Ko-nobyava është gjysmë ruse, gjysmë kir-gizase. Ajo është 70 vjeçe dhe kujdeset për katër nipërit e saj. Të bijtë dhe nuset kanë ikur në Rusi për të punuar dhe ajo nuk ka dëgjuar asgjë prej tyre që prej 6 muajsh. Ajo thotë: "Unë i dua ata. Janë nipër kaq të mirë, që më falin shumë dashuri. Ata sjellin vetëm mbarësi, por jetojmë shumë keq, sepse kemi hum-bur vlerat te të cilat besonim më parë, te liria dhe krenaria e të qenit njerëz të maleve, njerëz të shqiponjave". Gjatë trazirave të muajit të shkuar, presidenti

i vendit Kurmanbek Bakijev iku në Jug, duke refuzuar dorëheqjen e tij, por duke ofruar bisedime me liderët opozitarë. Nëpër rrugët e kryeqytetit Bishkek ka pasur trazira mes forcave të rendit dhe opozitës, e cila mëton përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në vend.

Së fundi, gjatë këtyre ditëve nëpër rrugët e kryeqytetit Bishkek ka pasur tra-zira në mes forcave të rendit dhe opozitës, e cila mëton përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në vend. Mijëra uzbekës etnikë kanë rendur në kufi për t’u shpë-tuar luftimeve të ashpra mes kirgistanëve dhe uzbekëve që po zhvillohen që prej dy ditësh. Sipas të dhënave, lufta nisi mes disa bandave rivale, të cilat u përleshën me armë dhe më pas qindra të rinj u nisën drejt qendrës se qytetit, duke plaçkitur dyqanet dhe thyer dritaret e tyre. Dësh-mitarë okularë thonë se betejat me armë vazhdojnë edhe gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit dhe se u vihet zjarri shumë makinave. Ministria e Shëndetë-sisë tha se të paktën 113 njerëz janë vrarë, 92 në Osh dhe 21 në Xhalalabad dhe më shumë se 1.400 janë plagosur nga përlesh-jet më të egra që nga muaji prill, kur Presi-denti i Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev, u rrëzua me forcë nga pushteti. Uzbekët po përpiqen të kalojnë kufirin për në vendet fqinje, por pikat kufitare janë të mbyl-lura. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se gjendja humanitare në Kirgizinë jugore po bëhet 'kritike' pas përleshjeve dhe vrasjeve ndërmjet grupet etnike kirgize dhe uzbeke. n

Përgatiti: Avni AVDIU

Kirgistani Kirgistani gjen-det në pjesën qendrore të

Azisë, në perëndim të Kinës. Sipërfaqja e përgjithshme e Kir-gistanit është 198,500 km2, prej së cilës 7,200 km2 janë të mbuluara me ujë. Rreth 70% e popullsisë janë kirgizë, uzbekë rreth 14,5% dhe rusë rreth 9%. Religjioni tradicional është Islami sunit. Kirgistani është cilësuar prej kohësh si "Zvicra e Azisë", për shkak të terrenit malor të mrekullueshëm e të virgjër që kufizohet me Kazakistanin, Ki-nën, Taxhikistanin dhe Uzbeki-stanin. Por përtej majave të bukura e bardhoshe të maleve, toka legjendare e 40 tribuve të Kirgistanit ka shumë pak ngjash-mëri me atë të vendit të pasur evropian me të cilin e krahaso-jnë. Nga Kombet e Bashkuara, ky vend renditet pas Guinesë Ekuatoriale dhe Guajanës për nga shkalla e varfërisë. Kirgistani është vend strategjik, si për Rusinë ashtu edhe për SH.B.A-në, dhe është shtëpi e bazave ushtarake të dy superfuqive.

Page 26: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA26 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

YANGON, Birmani — Autoritetet lokale në shtetin perëndimor të Rakhine-s në Birmani kanë im-

ponuar një kufizim për vetëm dy fëmijë në familjet muslimane të Rohingya-s, politikë kjo që nuk aplikohet për bud-istët dhe kjo vjen midis akuzave për pastrim etnik gjatë dhunës së mëher-shme sektare.

Zyrtarët kanë thënë se masat e reja do të aplikon në dy qytezat Rakhine që kufzohen me Bangladeshin dhe kanë popullatën më të madhe me muslimanë në vend.

Ky urdhër i pazakontë e bën Bir-maninë ndoshta vendin e vetëm në botë që imponon kufizime të këtilla për një grup fetar dhe ky është një el-ement i mundshëm tjetër për kritikë të mëtutjeshme se muslimanët po dis-kriminohen kundrejt shumicës budiste në këtë vend.

Në takimin e fundit me kryetarin Thein Sein, Obama lavdëroi në mënyrë të përzier ecjen e këtij vendi me shpejtësi drejt demokracisë me një paralajmërim se dhuna kundër muslimanëve “duhet të ndalet”.

Ka qenë e paqartë se si qeveria lokale do të zbatonte këtë vendim dhe njoftimi do të mund të ishte më tepër për lojën

me fatin e vendit nga shumica budiste se sa me një politikë aktuale. Gjithashtu ka qenë i paqartë se çfarë efekti do të kenë kufizimet e reja; tashmë janë bërë kufizime në martesat e Rhongya-sve, gjë për të cilën analistët thonë se kanë për qëllim të zvogëlojnë natalitetin.

Zëdhënësi i shtetit Rakhine, Win Myaing, tha se programi i ri ka për qël-lim frenimin e rritjes së shpejtë të popul-latës muslimane, gjë të cilën, komisioni i emëruar nga qeveria, e ka identifikuar si një nga shkaktarët e dhunës sektare.

Edhe pse muslimanët janë shumicë në dy qytezat në të cilat do të aplikohet politika e re, ata numërojnë rreth 4% të tërë popullatës 60 milionëshe të Birman-isë. Kjo masë është dekretuar një javë më parë, pas rekomandimit të komisionit për programin e planifikimit familjar për frenimin e rritjes së popullatës në mesin e muslimanëve, - ka thënë Win Myaing. “Mbipopullimi është një nga shkaktarët e tensionit”, - ka thënë ai.

Kjo politikë nuk do të aplikohet në pjesë tjera të shtetit Rakhine, të cilat kanë popullatë më të vogël me përbërje të muslimanëve. Qeveria qendrore nuk ka bërë ndonjë deklaratë për politikën me dy fëmijë, për të cilën ka njoftuar niveli lokal. Thirrjet për komentet e së

shtunës prej dy zëdhënësve nuk u kthy-en menjëherë, por një zyrtar i shtetit Rakhine, Myo Than, tha se të gjitha politikat lokale kërkojnë “miratim nga qeveria qëndrore”.

Vala e re e dhunës sektare në Bir-mani së pari u ndez afërsisht një vit më parë në shtetin Rakhine mes budistëve të regjionit Rakhine dhe muslimanëve Rohingya. Turma të budistëve të arma-tosur me hanxharë shkatërruan mijëra shtëpi të muslimanëve, duke lënë qindra njerëz të vdekur dhe duke detyruar 125 mijë të zhduken, shumica muslimanë.

Human Rights Watch ka akuzuar autoritetet Rakhine për nxitjen e një fushate të organizuar të “pastrimit et-nik” kundër popullit Rohingya.

Që nga atëherë, dhuna kundër mus-limanëve ka shpërthyer edhe në disa pjesë tjera të vendit. Frenimi i konfliktit ka përbërë një sfidë serioze për qeverinë e Thein Sein-it e cila po provon të bëjë reforma demokratike. Gjithashtu ka nx-irë imazhin e liderit opozitar Daw Aung San Suu Kyi, e cila është kritikuar për dështim për të dalë si zë i fuqishëm në mbrojtje të muslimanëve. /AP/ n

Përktheu dhe përsthati: Besa GASHI

NJË REGJION NË BIRMANIKUFIZON LINDJEN E MUSLIMANËVE

Page 27: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 27Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Tun KHIN/GlobalPost/

Qeveria e Birmanisë po tenton të na detyrojë të na shtyp në kampe ose përzë jashtë vendit. Në pak vite,

nuk do të ketë më prej nesh në këtë vend.E theksova këtë mesazh, si një aktiv-

ist i të drejtave të njeriut, gjatë vërejtjeve në një ngjarje së fundi e organizuar në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA mbi gjendjen e vështirë të Ro-hingyasve të Birmanisë, një prej grupeve më të persekutuara në botë.

Derisa flisja, fotografi të realizuara me njerëz Rohingya të prekur nga dhuna ishin të shfaqura në muret prapa meje: Një grua që mbante nipin e saj të ri pas ikjes me të në Bangladesh. Një person i mbetur qorr me një sy pas është rrahur derisa po punonte si punëtor i detyruar krahu. Dy fëmijë të rinj duke shoshitur gjëra nëpër bërllok se mos gjejnë ndonjë gjë që mund ta shesin.

Për dekada, dhuna kundër Rohingya-sve, një pakice etnike dhe fetare, është in-joruar më së shumti nga tjerët në Birmani dhe prej komunitetit ndërkombëtar. U ndjeva e inkurajuar nga qindra pjesëmar-rës në audiencë në muze që ishin mbled-hur për të mësuar për persekutimin që komuniteti im përballet çdo ditë.

Të folurit në atë ngjarje ishte një për-vojë e fuqishme për mua. I rrethuar me historinë shkretuese të Holokaustit, fil-luan të ngriheshin paralele mes dhunës së tmerrshme të shekullit të kaluar dhe sulmeve ndaj Rohingyas që po zgjasin tani në Birmani, e njohur edhe si Burma.

Sikurse grupet tjera pakicë, ata janë ballafaquar me persekutimin, Rohingya-sit kanë duruar diskriminimin në nivelet politike, legale dhe kulturore. Komunite-ti ynë me qëllim është lënë jashtë mozai-kut zyrtar etnik të Birmanisë. Rohingya-sve u është refuzuar shtetësia edhe pse komuniteti ka jetuar në Birmani që nga shekulli i shtatë dhe ka dhënë kontribute domethënëse për jetën publike para se të pasqyrohet si pa shtet.

Ne nuk lejohemi të kemi qasje në ku-jdesin mjekësor ose të kërkojmë mundësi për arsimim të lartë sepse ne jemi Ro-

hingya. Ne jemi të përjashtuar prej pu-nëve të shërbimit civil, ato që i kanë dok-torët, infermieret dhe mësuesit. Ne nuk lejohet të martohemi pa leje, i cili është një proces i gjatë dhe i kushtueshëm për shumë Rohingyas, të cilën s’mund ta për-ballojnë. Unë kam shokë që marrin burg të gjatë për këtë të ashtuquajtur krim – të martohesh pa leje.

Verën e kaluar, ky diskriminim afat-gjatë shpërtheu në dhunë të hapët. Eks-tremistët budistë shkrumbuan fshatrat e Rohingya-sve në shtetin Rakhine, duke vrarë edhe njerëz gjatë kësaj. Të tjerët ikën në kampe për të zhvendosurit, ku situata humanitare është skëterrë. Eks-tremistët budistë e kanë ndezur valën e urrejtjes kundër Rohingyas-ve duke shpërndarë material fals, nxitës dhe pro-pagandë anti-myslimane.

Të larguar me forcë prej shtëpive të tyre dhe refuzimin e shërbimeve es-enciale, populli Rohingya po ikin prej dhunës në Birmani për të gjetur jetë më të mirë gjetkë, megjithëse edhe largimi prej aty është tmerrësisht i rrezikshëm. Vetëm muajin e fundit, një barkë është përmbytur mes kufijve të Birmanisë dhe Bangladeshit, duke lënë më shumë se 601 të vdekur. Ata që mbijetuan dhe u kthyen në breg u arrestuan me shpejtësi dhe deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje të kontaktojë me ta.

Në Birmani, ka pak shpresë që dhuna kundër Rohingya-sve do të qetësohet. Deri më sot, nuk ka ndonjë zë të fuq-ishëm të dhembshurisë dhe paqes që ngrihet mbi urrejtjen. Populli im mund të ballafaqohet me asgjësim të përher-

shëm prej vendit të tyre nëse rryma e dhunës dhe fjalët e nxitjes së urrejtjes nuk përfundojnë shpejt.

Është ndonjëherë e vështirë të dimë si t’i përgjigjemi kësaj urrejtje virulente, po ka hapa që amerikanët mund të ndi-hmojnë në presion ndaj qeverisë në Bir-mani për të adresuar dhunën.

Populli duhet t’u bëj thirrje për-faqësuesve të tyre në Kongres dhe të shprehin mbështetjen për Rezolutën e Dhomës së Përfaqësuesve 4182, e cila bën thirrje për dhënien fund të perseku-timit të Rohingya-sve dhe pakicave tjera etnike në Birmani. Kjo pjesë legjislacioni do t’i tregojë udhëheqësisë në Birmani se SHBA do të flas për Rohingyas-it dhe do të kërkojë përfundimin e dhunës dhe fjalëve të nxitjes së urrejtjes.

Për anëtarët e komunitetit tim dhe mua, ky lloj i veprimit gjithashtu e dër-gon një mesazh që të tjerët kanë dëgjuar për vështirësitë tona dhe po bëjnë atë çfarë ata mund të bëjnë për të përfun-duar padrejtësinë prapa kësaj. Këta hapa gjithashtu janë të nevojshme për t’i dhë-në kurajë Rohingyas-ve dhe shpresë për të vazhduar luftën kundër këtij lloji të diskriminimit, ashtu siç më dha mua ngjarja në muze. n

Tun Khin është kryetar dhe anëtar themelues i Organizatës Burmeze të Ro-hingya-sve3, e cila lufton për të drejtat e Rohingya-sve në Birmani. 1 http://www.aquila-style.com/focus-points/dozens-of-rohingya-missing-after-boat-sinks-off-myanmar/2 https://www.govtrack.us/congress/bills/113/hres418/text3 http://www.bro-uk.org/v1/

AKTIVISTI ROHINGYA: AMERIKANËT, I THONË ‘PO’REZOLUTËS 418 TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVENuk na lejohet të kemi qasje në kujdesin shëndetësorë sepse jemi Rohingya. Jemi të ndaluar prej punëve të shërbimit civil. Ja çfarë mund të bësh

Page 28: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA28 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Ibrahim KALIN/Daily Sabah/

Kur muslimanët kundërshtojnë se fajësimi i Islamit për Shtetin Islam të Irakut dhe Shamit (ISIS) dërgon

në Islamofobi, refuzohet si një shpjegim kritik për të evituar autokritikën. Megjithëse është e vërtetë që muslima-nët duhet të bëjnë shumë mendim kritik dhe të vënë rend shtëpinë e tyre, fakti se ISIS-i dhe llojet e tij manipulojnë politikat globale dhe diskurset islamofobe gjejnë më tepër hapësirë dhe fitojnë rekrutë të rinj. Thirrja e tyre, deri në masën në të cilën ajo ekziston në mesin e 1.5 miliard muslimanëve të botës, është përgjithësuar jo në atë masë sa ata besojnë në të, por më tepër nga ajo që ata e refuzojnë.

Këtu ne konfrontohemi me një rreth vicioz: Ideologët e ISIS-it dhe ushtarët këmbësorë të tij qortojnë padrejtësitë që shohin si një shkelje e të drejtave të tyre. Ata ndërmarrin akte të tmerrshme të barbarisë në emër të kërkimit të dre-jtësisë, por që përfundojnë në kërkim të hakmarrjes. Ata përdorin gjuhën fetare për të justifikuar veprimet e tyre. Kjo gjë ndodh, përkundër faktit se shumica dër-muese e muslimanëve refuzon diskursin dhe justifikimet e tyre.

Kjo çon disa në Perëndim që të lidhin Islamin me ekstremizmin dhe terroriz-min. Ata injorojnë faktin se terrorizmi është një fenomen global që përdoret nga individë të ndryshëm, grupe dhe shtete pa marrë parasysh racën, fenë a kulturën. Is-lamofobët e përdorin ISIS-in për ta baraz-uar Islamin me terrorizmin dhe i paraqe-sin muslimanët si të dyshuar. Ata u bëjnë thirrje qeverive të tyre që të ndërmarrin masa të rrepta dhe madje të zhvillojnë luftëra kundër bashkëqytetarëve të tyre muslimanë dhe komuniteteve imigrante. Në emër të çrrënjosjes së radikalizmit, ata bien drejt e në duart e grupeve sikurse është ISIS. Në esencë, njëra formë e ekstremizmit ush-qen tjetrën.

Ky rreth vicioz i dyan-shëm i ekstremizmave dhe fobisë krijon atë çfarë e quaj “tokenizmi1 islam” ku musli-manëve u bëhet thirrje që të japin llogari për ISIS-in kur pyetje të tilla nuk priten prej njerëzve të besimeve tjera. Shumë më dëmshëm, ud-hëheqësit, akademikët, di-jetarët, profesionistët madje

edhe artistët muslimanë ftohen të flasin vetëm për “çështjet e nxehta islame”, p.sh. ekstremizmin, radikalizmin, terrorizmin, etj. Supozimi themelor në këso rastesh është se muslimanët s’mund të flasin për çështje tjera, fjala vjen për ndryshimet klimatike, artet, zbutjen e varfërisë, mis-ionet hapësinore ose luftimin ndaj Ebolas.

Industria e islamofobisë në mënyrë të përshtatshme injoron faktin se ISIS-i ka vrarë më shumë muslimanë sesa jomuslimanë, ka shkatërruar qytete në vendet islame më shumë sesa sulmon caqet perëndimore dhe ka krijuar klimën e frikës dhe diskriminimit kundër shu-micës muslimane rreth e përqark botës.

Tasnim Nazeer, fituese çmimi si një gazetare e pavarur, autore, poete dhe muslimane britanike, jo çuditërisht ka përjetuar një akt të ngacmimit publik nga një qytetar i thjeshtë në Glasgou2. “Unë kurrë nuk kam përjetuar ndonjë incident të paragjykimit pse jam musli-mane deri së fundmi kur po ecja nëpër qytetin e Glasgout”, - tha ajo. “Një njeri mu afrua duke përdorur gjuhë të pistë dhe kërkoi që unë duhet të kërkoja falje për veprimet e ISIS-it në mes qendrës së ngarkuar të qytetit”. Ndonëse Nazeer ka qenë kritike e hapur dhe e zëshme ndaj ISIS-it, ajo ende konsiderohet disi përgjegjëse për veprimet e ISIS-it.

Në të njëjtën mënyrë, muslimanët në Francë me të drejtë ankohen se janë vik-tima të të dyja, ISIS-it dhe islamofobisë3. Por dënimi i tyre ndaj ISIS-it, Al-Kaidës dhe grupeve të njëjta humbet në zhurmën e injorancës, paragjykimit dhe fanatizmit.

Ekzistojnë mësime që mund të nxir-ren prej antisemitizmit. Historia e errët e antisemitizmit me të drejtë ka vendosur një kulturë dhe moral të dallimit, përmes të cilit akëcili është e nevojshme të bëj dallimin mes veprimeve individuale dhe identitetit përgjithësues çifut. Politikat e shtetit të Izraelit, për shembull, s’mund

dhe s’duhet t’i atribuohen individëve dhe komuniteteve çifute nëpër botë.

‘New York Times’ publikoi një raport4 të detajuar për valët e reja të antisemitizmit në Evropë pas luftës së fundit të Izraelit në Gaza. Morali i rrëfimit është se s’mund të fajësoni dhe si rrjedhojë të urreni çifutët për veprimet e shtetit të Izraelit.

Raporti vë në theks se “... është gjithashtu shqetësim për atë se çfarë disa e shohin si një paragjykim të fshehtë “të butë” anti-çifut, të cilit i frikohen se është i kamufluar në rrjedhën evropiane dhe duke minuar konsensusin e pasluftës për të çrrënjosur antisemitizmin.

Çfarë ndodh kur muslimanët kërkoj-në për të njëjtin dallim dhe presin një dal-lim të qartë mes veprimeve të ISIS-it dhe besimit qendror të shumicës dërrmuese të muslimanëve? Shumicën e kohës, ndonjë kuptim i duhur i dallimit është i zëvendë-suar me stereotipizim dhe përgjithësime që dikush menjëherë do ta refuzonte kur aplikohet në besimet a komunitetet tjera.

Prej tërbimit të Anders Behring Breivikut më 22 korrik 2011, i cili vrau 78 njerëz në Oslo dhe Utoya të Norveg-jisë, deri te filmi tallës i bërë me çmim të lirë “Pafajësia e Muslimanëve” i vitit 2012, i cili shkaktoi protesta mbarë botërore dhe vdekje, individë dhe grupe islamofobe, kërkojnë të shpifin ndaj be-simit islam. Këto akte më pas janë inici-uar nga ekstremistët për të prezantuar tërë botën perëndimore si islamofobe.

Një korrigjues i rëndësishëm i kësaj do të ishte të pranohet se ISIS-i dhe lloje të këtilla i bëjnë vetë muslimanët, viktima të shtrembërimit doktrinar dhe ekstremizmit në njërën anë dhe Islamo-fobisë dhe stereotipizimit përgjithësues në tjetrën. Në vend të fajësimit të njëri-tjetrit, muslimanët dhe jomuslimanët kanë një interes të përbashkët në thy-erjen e këtij rrethi vicioz. n

1 Tokenizmi është një praktikë e të bërit gjoja, një përpjekje simbolike për të bërë një gjë të caktuar, veça-nërisht duke rekrutuar një numër të vogël të njerëzve prej grupeve të nënpërfaqësuara për t’u dhënë dukjen e barazisë me të tjerët (v.j.)2 http://www.middleeasteye.net/columns/islamic-state-i s l am aph ob i a - an d - ig n o -rance-456517954 3 http://english.al-akhbar.com/node/21720 4 http://www.nytimes.com/2014/09/24/world/europe/europes-anti-semitism-comes-out-of-shadows.html?_r=1

ISIS-i dhe Islamofobia

Page 29: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 29Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Gjërat që nuk do t’i dimë për ISIL-in

Sharif NASHASHIBI /Al Jazeera/

Për 24-orë të tëra raportimi me-dial i luftimeve kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit,

dukshëm ka munguar prej zonave ak-tuale të konfliktit. Duke pasur parasysh rrezikun serioz në përfshirje, kjo është e kuptueshme. Nëse ligësitë kundër civilëve dhe ekzekutimit të gazetarëve nuk qenë të mjaftueshme për t’u kthyer mendjen korrespondentëve, komunika-ta këtë javë e rregullave1 tëtij përmes të cilave mediat duhet të pajtohen përbën që një raportim i besueshëm jo që është i rrezikshëm, por edhe i pamundshëm.

Gazetarët duhet t’i betohen për besn-ikëri udhëheqësit të ISIL-it Ebu Bekër el Bagdatit dhe puna e tyre do të jetë nën mbikëqyrje ekskluzive të zyrave të tij për media. Reporterët janë të ndaluar që të punojnë “në asnjë mënyrë” me kanalet televizive në listë të zezë, në mes tyre edhe ato që kanë peshë e ndikimi në rajon siç janë Al Jazeera dhe Al Ara-biya. Më shqetësuesja, “rregullat nuk janë përfundimtare dhe janë subjekt i ndryshimit çdo kohë”, kështu gazetarët

s’do të mund të jenë kurrë të sigurt nëse ata po i shkelin këto rregulla.

Sido që të jetë, rreziku nuk vjen vetëm nga ISIL, por nga forca të ndryshme që po bombardojnë pozicionet e tyre. Ush-tritë irakiane e siriane kanë treguar një mosrespekt për jetën e civilëve, ndo-nëse ka pasur edhe dëshmitarë okularë që kanë dëshmuar për ligësitë e milicisë shiite të udhëhequr nga iranianët që kanë marrë territore prej ISIL-it.

Gazetarët po ashtu do të ishin në rrezik prej aeroplanëve luftarak të ko-alicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, të cilët kanë shkaktuar vdekje të civilëve dhe kanë bombarduar caqe civilësh. Se-cili që mendon se këto do të jenë inci-dente të izoluara duhet të mendojë edhe njëherë. Shtëpia e Bardhë ka pranuar2 në fund të shtatorit që standardet strikte që ka vënë Presidenti Barak Obama vi-tin e kaluar për të parandaluar vdekjet e civilëve prej goditjeve të dronëve të SHBA-së nuk aplikohen në operacionet ushtarake të SHBA-së në Siri dhe Irak.

Vuajtja e civilëveKjo është mjaft alarmuese pa marrë

parasysh atë se në bazë të zyrtarëve të

SHBA-së këtë muaj, pothuajse 90 përq-ind e sulmeve ajrore3 janë kryer nga aeroplanët luftarak amerikanë. Kësisoj, civilët vuajnë në saje të sulmuesve të koalicionit, që jo vetëm që janë të pae-vitueshme, por nga Uashingtoni shihen edhe si të pranueshme.

Pasur parasysh tërë këto rreziqe, gazetarët mund të arsyetohen që i shohin detyrat në zonat e konflikteve si misione vetëvrasëse. Më së afërmi që ata guxojnë të shkojnë është në distancën e dukshme të reve të tymit në horizont, ose aq afër sa dëgjojnë të shtënat ose eksplodimet në sfond – jo aq afër sa të shohin çfarë, apo kush është goditur.

Për më tepër, sidoqoftë, korrespo-dentët po raportojnë prej vendeve fqinje për ngjarjet që ata s’janë askund afër.

Rezultati është se audiencat po mar-rin një pikturë mjerisht jo komplete. Me-diave po u duhet të bazohen në deklaratat e palëve në luftë – me tërë propagandën që përmbajnë – dhe në burimet e dorës së dytë saktësia dhe besueshmëria e të cilave s’mund të verifikohet. Pa pasur mundësinë për t’i verifikuar pretendimet dhe kundër-pretendimet, formatet me-diale janë si pipëza, deshën a s’deshën ato.

Page 30: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA30 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Në vend të raportimit aktual prej vendngjarjes, ekziston një bollë i konfer-encave për shtyp, postimeve, ekspertëve televizivë dhe pamjeve jo të qarta ajrore të videove. Ekzistojnë agjenda prapa tërë këtyre rrugëve të përhapjes së informa-cionit. Mediat e dinë këtë, por është e pa-mundur për të bërë më tepër për shkak të rreziqeve të sipërpërmendura.

Formate të caktuara mediale po ash-tu që kanë dëshirë ta luajnë rolin, qoftë ngase ato janë pronë e qeverive që janë të përfshira në luftë kundër ISIL, ose nga ndjenja e patriotizmit ose mbështetjes për “trupat tona”.

Ne jemi dëshmitarë të një lufte të paketuar, të koreografuar, të një lufte ku imazhi më i shpeshtë është ai i Obamës duke folur me bindje e siguri para mikro-fonit. Intervistat dhe imazhet rrezatues të një piloteje femër të Emirateve janë kudo dhe pjesëmarrja e saj si një femër çmohet e festohet, por ku janë fotografitë e civilëve sirianë – përfshirë gra e fëmijë – të vrarë nga bombardimet e koalicionit? Ne s’dimë asgjë për ta, prapavijën e tyre, arritje, shpre-sat dhe frikën e tyre. Ata thjesht janë një statistikë - madje më keq një bezdi shqetë-suese e Marrëdhënieve me Publikun.

Gazetarët e integruarMungesa e qasjes mediale ka qenë

gjithmonë një problem në luftë, por veçanërisht kjo është në një nivel të

ri, veçanërisht krahasuar me konflikte tjera të rajonit. Gazetarët e integruar me trupat janë shndërruar në një vulë të raportimit që nga lufta e Gjirit e vitit 1991, përkundër problemeve të qarta në termat e qasjes dhe paanshmërisë. Integrimi në thelb favorizon anën më të fuqishme ushtarake - është më e sigurt për gazetarët të jenë me trupat që bom-bardojnë sesa me ata që bombardohen.

Sidoqoftë, edhe në konfliktet me fuqi pakrahasimisht dalluese, mediat kanë zgjedhur të kenë prezencën e tyre prapa vijave të “armikut”. Për shem-bull, Al Jazeera ka bërë emër në Irak dhe Afganistan, shpesh duke qenë i vetmi format ndërkombëtar i lajmeve me korrespodentë në vatra zjarri që shiheshin si tepër të rrezikshme dhe të padëshirueshme prej të tjerëve.

Përkundër kufizimeve të ashpra qeveritare që prej fillimit të Pranverës Arabe, mediat kanë menaxhuar - me shkallë të ndryshme të suksesit - që të marrin storiet e njerëzve. Megjithatë, mungesa e mediave në terren në Irak dhe Siri sot është posaçërisht e zymtë.

Mediat sociale dhe gazetaria qytetare kanë mbushur boshllëkun, duke shtuar një trend gjatë viteve ku media tradicio-nale po humb ndikimin dhe relevancën. Ndonëse, shumë e më tepër njerëzit po e përdorin median sociale si burim të lajmeve, këto faqe më shumë janë bërë

një platformë e dezinformimit sesa in-formimit. Shumë shpesh, thashethemet, gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit përhapen dhe nuk verifikohen e as që pyetet për to, thjesht përthithen.

Ngase gazetaria qytetare është dëshmuar si e pavlerë kur qasja mediale është e kufizuar, bazimi i tepërt në të është problematike në termat e objektiv-itetit dhe profesionalizmit. Tekefundit, çdokush mund të bëhet gazetar amator (qytetar) nëse janë në vendin e duhur në kohën e duhur me një telefon mo-bil, dhe ata më nuk janë pjesë e ndonjë agjende të caktuar sesa një tjetër burim lajmi. Mbulimi i fushatës kundër ISIL-it ndoshta mund të jetë me bollëk, por kjo nuk do të thotë që audiencat janë mirë të informuara. n

Sharif Nashashibi është gazetar fitues i çmimeve dhe analist mbi çësht-jet arabe. Ai është kontribuues i rregullt i Al Jazeera English, Al Arabiya News, The National, The Middle East maga-zine dhe the Middle East Eye.

1 http://www.ibtimes.co.uk/syria-isis-news-islamic-state-issues-11-rules-journalists-who-must-swear-allegiance-caliph-1468914 2 http://news.yahoo.com/white-house-ex-empts-syria-airstrikes-from-tight-standards-on-civilian-deaths-183724795.html?soc_src=mediacontentstory 3 http://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2014/10/07/U-S-Air-Force-dominates-campaign-against-ISIS.html

Page 31: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 31Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Ajni SINANI

Brenda Irakut, grupe rivale të përkrahura nga jashtë po zhvil-lojnë luftë sektare. Si rezultat i

kësaj lufte të pakuptimtë çdo ditë vriten prej njëqind deri në dyqind civilë të pa-fajshëm. Njëkohësisht rreth njëqindmijë persona marrin rrugën për të kërkuar strehim jashtë shtetit. Opinioni i gjerë, në veçanti ai arab për këtë gjendje kao-tike, fajëson forcat pushtuese me në krye SHBA-të. Por ata nuk harrojnë të për-mendin gjithashtu edhe rolin që kanë shtetet fqinje në këtë kasaphanë.

Mjerisht numri i shteteve që merren me prolongimin sa më të gjatë për zgjid-hjen e problemit të Irakut, pavarësisht deklaratave të tyre publike, nuk është i vogël. Vendet fqinje për hesape të tyre, “betejat” me SHBA-në i zhvillojnë në territorin e Irakut. Kjo s’do të thotë se në Irak nuk ka rezistencë të mirëfilltë, e cila motivohet thjeshtë nga bindja për ta çliruar vendin nga pushtuesi.

Anarkia dhe dhuna që ka përfshirë Irakun nga shumë media perëndimore portretizohet si reagim i natyrshëm ndaj viteve të represionit nën sundi-min e ish diktatorit Sadam Hysein. Ato media duan që disi ta qetësojnë pub-likun e gjerë, në vendet e tyre që ai të mund të festoj, sikurse shprehen disa, krishtlindjet pa i brejtur ndërgjegjja. Ndërkaq, analistë të shumtë vlerësojnë se Sadami nuk ka asgjë të përbashkët me dhunën fraksioniste e cila po e shkatër-ron Bagdadin, dhe shumë pjesë të tjera të Irakut duke rrezikuar integritetin e tij territorial.

Tashmë çdo ditë lexojmë dhe dëgjo-jmë nga analistë arabë që thonë se Sad-ami në realitet nuk ishte aspak ndryshe, nga tiranët tjerë të shteteve arabe, miq të SHBA-ve. Fati i keq i Sadamit, thonë ata, është se ai ishte gjendur në rrugën e real-izimit të ëndrrës amerikane për të kon-

trolluar resurset e naftës. Ai gjithashtu filloi të shihej si rival i mundshëm i Iz-raelit, aleatit dhe mikut të ngushtë të SHBA-ve.

Pavarësisht nga fakti se disa shtete fq-inje nuk janë të interesuara që në Irak të gjendet zgjidhje, për shkak të përplasjes së interesave, megjithatë faji kryesor bie mbi SHBA-të, të cilat si forca pushtuese janë përgjegjëse për vendosjen e rendit! Shtrëngata e tërbuar i ka vënë zjarrin qyteteve, dhe fshatrave të Irakut. Iraku është shndërruar në një ferr të vërtetë. Çmenduria e gjithë kësaj është, se, Ir-aku është shndërruar në arenë ku arabi vret arabin, muslimani, muslimanin me egërsinë më të madhe të mundshme dhe pa kurrfarë ndjenje njerëzore. Ironia bëhet edhe më e madhe kur sheh se si të gjitha ato masakra bëhen në “emër të Islamit”, ku edhe vrasësi edhe i vrari janë muslimanë! Çdo ditë jemi dëshmi-tarë të asaj se parulla e njohur “përçaj e sundo” po zbatohet në mënyrë brilante mes fraksioneve të ndryshme.

Kohëve të fundit dhuna ka eskaluar në përmasa të paparashikueshme, me dalje në një masë të caktuar jashtë kon-trollit, dhe rrezikon që të involvojë edhe

vendet përreth. Anëtarë të establishmentit politik

amerikan si Xhejms Beker dhe të tjerë kërkojnë “ndryshimin e kursit”. Ir-aku sipas vlerësimeve të shumta e ka “kapërdirë” politikën e jashtme ameri-kane, duke i lënë shumë pakë kohë, hapësirë dhe resurse administratës amerikane që të merret me çështje të tjera në botë, përfshirë këtu edhe çështjen e Kosovës.

Numri i ushtarëve të dislokuar në Irak nuk është i vogël, por edhe përkundër këtij fakti, ata janë të pafuq-ishëm. Situata ditët e fundit po bëhet gjithnjë e më kaotike, si dhe imazhi i Amerikës po pëson goditje të rëndë. Kri-tikues të rreptë të politikës amerikane në Irak thonë se avokatë të “kreatorëve të zhdukjes” e kanë lëshuar frymën (gazin) nga shishja, duke nxitur orga-nizimin dhe duke i dhënë hov grupeve kryengritëse në rajon, me çka mund të destabilizohet gjithë rajoni. Si rezultat i gjithë kësaj lufte rajoni nga një situatë e rëndë ka kaluar në një situatë edhe më të rëndë.

Të flitet për Lindjen e Mesme dhe të mos kihet parasysh siguria dhe për-

Analizë - Nga bota

Luftë kundër terrorizmit apo luftë për dominim

Sipas analizave të shumta, lufta e amerikanëve në Afganistan, Irak si dhe lufta e Izraelit në Liban, në të vërtetë ishte pjesë e planit të madh për të ndryshuar pamjen e Lindjes së Mesme, në mënyrë që rajoni t’i përshtatet nevojave të kompanive amerikane të naftës, sistemit bankarë dhe dominimit të Izraelit

Page 32: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA32 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

fitimi i Izraelit, do të ishte naive. Për disa vende perëndimore, madje, interesi dhe siguria e Izraelit është në plan të parë dhe mbi çfarëdo interesi tjetër në Lindjen e Mesme. Një qëndrim i këtillë ndaj Izraelit është edhe rezultat i bind-jeve fetare!

Izraeli në vijimësi ngjarjet në Lind-jen e Mesme i sheh nga një këndvësh-trim tjetër. Olmerti i cili nuk ndryshon shumë nga paraardhësit e tij, ka përqa-fuar idealin neokonservator “të jo sta-bilitetit pozitiv”. Ai i gëzohet faktit se dobësimi dhe lëkundja e marrëdhënieve mes vendeve arabe, ia ngritë shanset e tij për dominim në rajon. Pikërisht për këtë, ca kohë më parë, Olmerti pohoi se lufta në Irak është “e mirë për sigurinë e Izraelit.” Shumë përgjegjës në Izrael besojnë se aspiratat hegjemoniste izra-elite janë forcuar me fragmentimin e vendeve arabe.

Gjithashtu edhe situata e tendosur në Liban pas atentatit ndaj parlamenta-rit Pierre Xhemajlit i përgjigjet planeve të Olmertit dhe qëndrimit të tij ndaj të tjerëve. Nëse dhuna fillon ndërmjet grupeve të ndryshme fetare libaneze, atëherë të krishterët do të shërbenin si një ushtri shtesë për interesat izraelite. Olmert nuk do të kishte nevojë për të filluar konflikt të ri. Përkundrazi, atij i leverdisë të vëzhgojë anash, dhe të shi-kojë se si fqinji tij shkatërron veten pasi

të ketë hyrë në luftë qytetare. S’do mend se kjo luftë do ta dobësonte armikun e tij të përbetuar – Hizbullahun.

Sipas analizave të shumta, lufta e amerikanëve në Afganistan, Irak si dhe lufta e Izraelit në Liban, në të vërtetë ishte pjesë e planit të madh për të ndry-shuar pamjen e Lindjes së Mesme, në mënyrë që rajoni t’i përshtatet nevojave të kompanive amerikane të naftës, siste-mit bankarë dhe dominimit të Izraelit.

Plani ri i Bushit për Lindjen e Mesme ka pasur për qëllim modifikimin dhe ndryshimin e pamjes së shteteve të mëd-ha të këtij rajoni. Ky plan është paraparë që të jetësohet hap pas hapi duke filluar me Afganistanin dhe Irakun. I gjithë qël-limi atij plani ishte, të sigurohej domini i Izraelit në rajon, si dhe shtetet e mëdha arabe, madje duke përfshirë Turqinë dhe Iranin, do të shndërroheshin në shtete më të vogla! Prandaj besohet se me dësh-timin e politikës së Bushit në Irak, do të dështojë edhe plani i tij për Lindjen e Mesme. Sipas këtyre analizave lufta kundër terrorizmit siguron “perde” të hollë për operacionet ushtarake të cilat sipas natyrës së tyre janë të motivuara qartë nga pasioni për të dominuar.

Pjesa më e zezë e gjithë këtyre plane-ve dhe konflikteve është, se, muslimanët janë vënë në shënjestër, dhe kjo, sigur-isht edhe me fajin e tyre. Para 11-të shta-torit muslimanët nuk ishin në top temat

e interesimit ndërkombëtar. Ndërkaq, tani ata janë në shënjestër nga të djath-tët, ksenofobët si edhe nga ata që mun-dohen t’i paraqesin si burim të frikës.

Shumë muslimanë besojnë se lufta kundër terrorizmit në të vërtetë është luftë kundër Islamit. Deklaratat e funk-sionarëve të administratës amerikane, vazhdimisht kanë theksuar se kjo nuk është luftë kundër Islamit. Mirëpo, as-njëherë as Bushi e as Bleri, nuk kanë bërë asgjë në amortizimin e akuzave të paskrupullta që çdo ditë përhapen nëpërmjet emisioneve të ndryshme të përditshme në radio dhe televizionet e këtyre vendeve.

Dominimi me çdo kusht i burimeve të naftës në Lindjen e Mesme, dhe të gazit në Azinë Qendrore po prodhon pasiguri në rajon.

Sipas vlerësimeve të analistëve, nëse ekonomia amerikane arrin t’i kontrol-lojë këto hapësira, me to, do të arrijë t’i kontrollojë edhe kinezët. Njëkohë-sisht do të arrijë ta ruajë superioritetin e ushtrisë së saj në botë. Me to do të bënte që bota të jetë e varur prej saj. Kjo pastaj pasohet me futjen në borxhe të reja që do t’i përkisnin problemeve të reja të shekullin tonë. Rezultat i gjithë këtyre kalkulimeve, viktimë janë njerëzit e pafajshëm. Tani për tani faturat e këtij destabiliteti po i paguan masa e gjerë e popujve muslimanë. n

Page 33: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 33Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Ajni SINANI

Disa ditë përpara se presidenti Bush të bënte të ditur strategjinë e tij të re për Irakun duke përf-

shirë edhe dislokimin e mijëra trupave shtesë në Bagdad dhe ndihmat finan-ciare për Irakun, si plani i shansit të fundit për t’i dhënë fund dhunës sek-tare, e cila e ka çuar vendin në prag të shpërbërjes, kryeministri irakian, Nuri El Maliki, kishte premtuar se do të ndër-marrë masa ndaj grupeve të armatosura ilegale në Bagdad, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e sigurisë.

El Maliki kishte thënë se plani do të zbatohej nga ushtria irakiane e mbështe-tur nga trupat amerikane dhe do të kry-hej pavarësisht nga lidhjet politike të këtyre grupeve.

Edhe demokratët në SHBA, para se Bushi të publikonte strategjinë e re mbi Irakun, filluan të ushtrojnë presion mbi të, duke paralajmëruar se plane të reja për të dërguar trupa shtesë në Irak do të përballeshin me vëzhgim të detajuar nga Kongresi që kontrollohet tani prej tyre.

Kryetarja e re e kongresit, Nancy Pe-losi, kishte thënë se Bush duhet t'i bëjë të qarta justifikimet e tij nëse do që të shtojë misionin aktual:

"Populli amerikan dhe Kongresi i përkrahin këto trupa. Ne nuk do t'i brak-tisim ata. Por nëse presidenti kërkon t'i shtojë numra këtij misioni, ai duhet ta

justifikojë atë. Dhe kjo gjë është diçka e re për të, pasi deri më tani Kongresi republikan i ka dhënë atij çek të bardhë pa mbikëqyrje, pa standarde, pa kushte dhe ne kemi hyrë në këtë situatë që është luftë pa fund – gjë që populli amerikan e ka kundërshtuar."

Edhe përkundër paralajmërimeve të bëra nga demokratët, Bushi me ras-tin e publikimit të strategjisë së tij të re për Irakun, ka thënë se përparësia më urgjente është siguria – veçanërisht në Bagdad dhe provincën perëndimore të Anbarit të banuar nga sunitët.

Në një fjalim televiziv para popullit amerikan, ai konfirmoi se më shumë se 20 mijë trupa shtesë amerikane do të dërgoheshin në Irak. Mes të tjerash ai tha:

"Ky është një angazhim i fortë, por që të ketë sukses, komandantët tanë thonë se irakianët do të kenë nevojë për ndi-hmën tonë. Amerika do ta ndryshojë strategjinë për t'i ndihmuar irakianët të zhvillojnë fushatën e tyre për të goditur dhunën sektare dhe për t'i sjellë siguri popullit të Bagdadit. Kjo do të kërkojë shtimin e nivelit të forcave amerikane, kështu që unë kam angazhuar më shumë se 20 mijë trupa shtesë në Irak, shumica e të cilave – pesë brigada – do të dislo-kohen në Bagdad."

Si shkëmbim, Bushi tha se qeveria irakiane duhet të mbajë premtimet e saj – duke paralajmëruar se angazhimi amerikan nuk ishte i pafund.

Paralajmërim fqinjëveBush paralajmëroi Iranin dhe Sirinë,

duke thënë se ato i lejonin kryengritësit dhe armët të futeshin në Irak nga ter-ritoret e tyre dhe se Shtetet e Bashkuara do të vepronin për ta ndaluar këtë trafik. Ai gjithashtu tha:

“Ky vit, do të kërkonte më shumë durim, sakrifica dhe vendosmëri nga po-pulli amerikan. Fitorja nuk do të duket si në luftërat e tjera – por se dështimi në Irak do të ishte një fatkeqësi për Shtetet e Bashkuara. Tërheqja tani do të sillte një rrëzim të qeverisë irakiane, do ta shkatërronte vendin dhe do të çonte në vrasje masive të një shkalle të paimagjin-ueshme. Një skenar i tillë do t'i detyronte

PËRSHKALLËZIMI I LUFTËS NË IRAK“Fitorja në Irak është çelës për zhvillimin e lirisë dhe demokracisë në tërë Lindjen e Afërt. Ajo do të sjellë diçka krejtësisht të re - shtetin demokratik në atë rajon.” Kështu ka thënë Bush duke publikuar strategjinë e re agresive për Irakun dhe duke pranuar përgjegjësinë e tij personale për dështimet e deritanishme në konfliktin irakian

Page 34: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

34 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98 PAQJA

trupat tona të qëndronin në Irak për një kohë më të gjatë dhe të përballeshin me një armik që do të ishte më shumë vdekjeprurës. Nëse rrisim mbështetjen tonë në këtë moment vendimtar dhe i ndihmojmë irakianët që të shkatërrojnë këtë cikël dhune, ne mund të shpejtojmë ditën kur trupat tona mund të fillojnë të kthehen në shtëpi."

Kritika ndaj strategjisë së Bushit

Ish presidenti amerikan Bill Klinton ka akuzuar administratën e Bushit për paaftësi dhe arrogancë në zgjidhjen e krizës irakiane, duke theksuar se strat-egjia e re nuk pasqyron përgjigjen e dëshirave të zgjedhësve amerikanë.

Fjalimi i Bushit solli kritika të men-jëhershme nga kundërshtarët e tij poli-tikë në Partinë Demokratike. Senatori Dick Durbin tha se eskalimi i luftës

në Irak nuk ishte ndryshimi që kishte kërkuar populli amerikan në zgjedhjet e nëntorit.

Senator Durbin u ankua se, duke dërguar trupa shtesë, presidenti po in-joronte këshillat e shumicës së gjener-alëve të tij. Ai tha se irakianëve u duhet thënë që të marrin përgjegjësitë për sigurinë e vendit të tyre.

Kurse, demokrati Jose Serano nga Nju Jorku thotë se “Bushi sillet si bix-hozçi që i ka humbur të gjitha, dhe për-piqet që të tërhiqet duke dyfishuar edhe një herë lojën. Problemi është në atë se ai luan bixhoz me jetën e njerëzve të tjerë. Problemi i Irakut nuk mund të zgjid-het ushtarakisht dhe këtë realitet Bushi duhet ta pranojë domosdoshmërisht.”

Ndërsa shumica e anëtarëve repub-likanë të Kongresit e mbështetën presi-dentin, një senator, George Voinovich, tha se ai ishte skeptik se vetëm një rritje e

trupave do t'i jepte fund dhunës në Irak.Analistë të ndryshëm shprehin dysh-

imin e tyre lidhur me dërgimin e trupave të reja se ato do të mund të ndryshonin situatën në Irak. Një veprim i këtillë kon-siderohet si hedhje e fundit e zarit nga presidenti Bush. Edhe opinioni i gjerë arab, edhe ai amerikan është skeptik.

Skepticizmi rreth arritjes së ndonjë suksesi me rastin e kësaj strategjie të re është shumë i qartë. Si mund të pritet që t’i jepet fund dhunës sektare e cila po rrezikon tërësinë e Irakut, kur vetë kry-eministri irakian, Nuri El Maliki aku-zohet nga sunitët si një udhëheqës i një qeverie fraksioniste dhe të një anshme.

Shumë gazeta arabe shkruajnë se Bushi dërgon në varrezat e Irakut edhe 21 mijë e 500 ushtarë të tjerë amerikanë. Gjatë katër viteve pushtimi të Irakut nga ShBA, janë vrarë 3 mijë ushtarë ameri-kanë dhe rreth 23 mijë janë plagosur.

Dërgimi i forcave amerikane shtesë në Irak konsiderohet si 'shansi i fun-dit' për Irakun. Bushi rrezikon që, nga kundërshtarët e tij, krahas vlerësim-it të tij si njëri ndër politikanët më gënjeshtarë të vlerësohet edhe si një president i dështuar në Irak.

Nëse vërtet qëllimi i Bushit ishte sjellja e demokracisë nëpërmjet qe-veritarëve që hynë në Irak me tanket amerikane, atëherë strategjia e tij duhet të vlerësohet si e dështuar. E nëse qël-limi i tij ishte shkatërrimi i Irakut dhe përçarja e popullatës së tij, vetëm në këtë rast mund të thuhet se strategjia e tij ka pasur sukses. Kundërshtarët e Bushit, arritje të vetme të tij në Irak, vlerësojnë shkatërrimin e Irakut dhe përçarjen e irakianëve në fraksione. n

Page 35: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 35Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

FJALIMI I OBAMËS PËR LINDJEN E MESME: NJË HAP I RËNDËSISHËM PËRPARA, POR

NJË RRUGË E GJATË PËR TË SHKUARJohn ESPOSITO

Duke i folur botës islame, në fja-limin e fundit presidenti Barak Obama u ballafaqua me një au-

diencë shumë më skeptike, të zhgënjyer për pothuajse pamundësinë për të futur në agjendën e tij atë se çfarë pati thënë në fjalimin e Kajros. Besueshmëria e tij kërkon më tepër se retorikë dhe gjuhë të ndjeshme kulturore – një qasje të re të politikës së jashtme amerikane.

Pa deklaruar në mënyrë të drejtpër-drejtë dështimin e sistemit konvencio-nal të SHBA-së dhe BE-së për politikën në Lindjen e Mesme (duke barazuar mbrojtjen e interesave kombëtare me stabilitet dhe siguri të regjimeve autori-tare), Obama e ndërroi këtë sistem me një tregim të ri: ndjekjen e interesave kombëtare për parime të vetëvendosjes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Obama mori një qëndrim të fuq-ishëm në mbështetje për ndryshim de-mokratik, duke theksuar se kjo politikë do të ishte e njëjtë për miqtë dhe armiqtë, se përpjekjet për të marrë pushtetin me dhunë se sa me miratim e pëlqim nga populli nuk do të tolerohen. Në këtë kontekst, ai foli për trazirat në Bahrejn, Jemen dhe Siri. Megjithatë, derisa ai mbështeste ndryshimin paqësor ose jo të dhunshëm demokratik dhe duke kri-tikuar represionin qeveritar, thirrja e tij për Bashar Assadin ishte që të tërhiqet nëse ai vazhdon t’i rezistojë ndryshimit, sepse kjo nuk përkonte me shembullin e ballafaqimit të familjes sunduese në Bahrejn, që ka qenë brutale në shtypjen e saj dhe të lëvizjes demokratike të po-pullit të saj dhe të shtypjes së shumicës shi’ite, ose me dhunën e vazhdueshme në Jemen. Një sfidë për administratën e Obamës, që dukej edhe gjatë fjalimit të tij, ishte çështja e reformave në Arabinë Saudite dhe në disa shtete të Këshillit Bashkëpunues të Gjirit dhe mbështetjen e tyre ushtarake për familjen Al Halifa në Bahrejn, përkundër dështimit të saj për të implementuar reformat.

Presidenti mori poenë nga përkush-timi për t’i dëgjuar dhe ndihmuar grupet

e shoqërisë civile dhe duke njoftuar për përkrahjen e madhe të SHBA-së për zh-villim ekonomik. Ashtu siç kanë rapor-tuar edhe sondazhet e fundit të Gallup World dhe Pew, ndihmesa ekonomike, teknologjike dhe edukative janë vlerësu-ar shumë dhe janë mirëpritur në shumë vende islame dhe do të jenë kritike për demokracitë e reja.

Në mënyrë jo të çuditshme, disku-timi i Obamës për konfliktin izraelito-palestinez dhe procesin e paqes ishte edhe më dëshpërues për të dyja qe-veritë, palestineze dhe izraelite. Ashtu si në fjalimin e tij të Kajros, ai përsëri pranoi shqetësimet për sigurinë e izra-elitëve dhe vuajtjet e palestinezëve dhe poshtërimit nën një okupim të papër-shtatshëm për mbrojtje. Obama, për të befasuar shumicën dhe për të marrë re-fuzimin e Netanjahut, foli për zbatimin e shtetësisë së Palestinës dhe një Izrael të sigurt të bazuar në kufijtë e 1967-s. Ndo-nëse kjo vë në pikëpyetje legjitimitetin e të gjitha vendbanimeve, mungonin fjalët e Obamës që kishte thënë në fja-limin e Kajros: “Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë legjitimitetin e vendbanimeve të vazhdueshme izraelite”.

Kritika e Obamës, e asaj që ai e përshkroi si përpjekje e palestinezëve për të delegjitimuar Izraelin dhe “për të turpëruar Izraelin” me rezolutën e shta-torit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk u shoqërua me kritika ekuivalente të qeverisë së papajtueshme të Netanjahut. Veç kësaj, në vend që të pranojë kushtet që dër-

guan në arritjen e Abasit te Hamsi dhe të drejtën e palestinezëve për të çuar përpara marrëveshjen e unitetit mes Fatahut dhe Hamasit, ai zgjodhi për të theksuar se kjo marrëveshje ngre më shumë vështirësi, duke injoruar faktin se pozicioni i vijës së ashpër dhe politi-kat e koalicionit Netanjahu-Liberman gjithashtu ngrenë pikëpyetje se sa serioz dhe i besueshëm do të jetë pala izraelite si partner.

Amerika nuk mund të injorojë më interesat e saj në favor të një Izraeli të papajtueshëm që injoron pikëpamjet e SHBA-së në gjëra siç janë vendbanimet. Obama nuk duhet të shpenzojë kapitalin politik në bindjen e fuqive evropiane që të rrëzojnë me votë iniciativën palesti-neze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Duke garantuar në mënyrë të palëkundur sigurinë e Izra-elit, SHBA-ja nevojitet të lë Netanjahun të ndiejë izolimin në rritje të Izraelit në komunitetin ndërkombëtar.

Fjalimi i presidentit Obama i 19 majit bëri një fillim të mirë në rindër-timin e politikës së SHBA-së drejt Lindjes së Mesme dhe përmirësimin e marrëdhënieve SHBA – Botë Islame. Megjithatë, që nga Kajro e deri më sot, shumica po presin politika dhe vendime të trasha dhe veprime që kthejnë retor-ikën e administratës në realitet. n

Revista ‘Paqja’ ka leje për t’i botuar shkrimet e prof. Espositos, pasi ka arritur marrëveshje të drejtpërdrejtë me profesorin.

Përktheu: Osman D. GASHI

Page 36: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA36 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Lufta që (s’)ia vlenteNjë në tre amerikanë që kanë shër-

byer në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara pas ngjarjeve të 11

shtatorit, mendojnë se nuk ia vlente të luftohej në Irak dhe Afganistan. Pas 10 vjet konfliktesh, Amerika, - thonë ata, bën mirë të fokusohet më shumë te problemet e veta të brendshme sesa t'i kushtojë kaq shumë vëmendje politikës së jashtme. Rezultatet e sondazhit të opinionit, të publikuara së fundmi, evi-dentojnë një dilemë të hershme për ad-ministratën Obama dhe Kongresin, të cilët po mundohen të reduktojnë defi-citet e mëdha buxhetore të qeverisë e të rishikojnë prioritetet e mbrojtjes, duke ruajtur njëkohësisht mbështetjen e pub-likut për një përfshirje në të dy vendet në fjalë. Shifrat nuk janë në favorin e tyre. 4.500 ushtarë amerikanë kanë gje-tur vdekjen në Irak që nga fillimi i kon-fliktit dhe në Afganistan, bilanci i hum-bjeve është 1.700. Sa për koston e të dyja luftërave, që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ajo ka arritur nivelin e 1 trilionë dollarëve. Në Afganistan, ku konflikti nisi me pushtimin e udhëhequr prej Shteteve te Bashkuara, 7 tetorin e vitit 2001, janë rreth 98.000 trupa ameri-kane. Gjatë fushatës së tij për presi-dencën e Amerikës në 2008-n, Obama lansoi idenë e tërheqjes nga Iraku dhe Afganistani, një iniciativë tashmë e vënë në brazdë. Sondazhi dilte gjithashtu në përfundimin se veteranët ishin të lëkun-dur kur iu kërkua të bënin një krahasim mes dy luftërave, por pjesa më e madhe rezultuan pozitive për Afganistanin, ku konflikti ka qenë më pak vdekjeprurës për forcat amerikane. Më 7 tetor të vitit

2001, sulmet e para ajrore të NATO-s goditën Kabulin. Një korrespondent reflekton rreth luftës dhe sesi ajo ka ndryshuar Afganistanin dhe pushtuesit e saj dhe nëse në të vërtetë ia vlente “barra qeranë”. Si rregull i përgjithshëm, sa më shumë kohë një i huaj të kalojë në Afganistan, aq më shumë do të bie në depresion. Edhe pse nuk ka shumë të huaj që mund të krenohen me përvojën shumëvjeçare, ndërsa ‘këtu aventura perëndimore që prej një dekade i ka ka-tandisur ushtrinë e diplomatët, punë-torët ndihmës dhe personelin për zhvil-lim, më se të trishtuar. Vështirë që një bisedë të fillojë pa një shaka që përbëhet prej një humori të hidhur, lidhur me dështimin e fundit të misionit të NATO-s. Secili prej tyre ka një arsye të veçantë për t’u pikëlluar. Ende nuk duken shkëndija shprese në një kohë kur po luftohet për të bërë të pamundurën, pikërisht në një vend ku vit pas viti tale-banët kanë udhëhequr, forcuar e zgje-ruar kryengritëse, duke e bërë të vështirë për të lëvizur stafin në mënyrë të sigurt. Rrallë ka ndonjë javë, kur zyrtarët e të drejtave të njeriut janë të “qetë” në lidhje me situatën atje: ndoshta zbulimi i një video, të një dënimi me gurë nga tale-banët ose zbulimi se qeveria afgane është duke kryer akte të dhunshme, pra duke abuzuar me të burgosurit. Dhe trupit diplomatik i duhet të merret me iritimet e përditshme, për t’u “kuptuar” e marrë vendime me një qeveri të kryesuar nga Hamid Karzai. Ishte sjellja e tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2009-së që bëri shumë njerëz të preknin kulmin drejt rrugës së dëshpërimit: një milion

vota të rreme dhe një mosmarrëveshje pas votimit, e cila u zvarrit për muaj me radhë. Zgjedhjet e vendit pas-2001-it kanë rezultuar në rritjen e mashtrimit dhe rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ekspertët perëndimorë të zgjedhjeve, janë ata që zakonisht dëshpërohen më shumë. Shumë afganë nuk ndihen të gatshëm të shohin ndonjë rrugëdalje, veçse një të ardhme të zymtë. “Edhe pse ushtarët e huaj priren të jenë më shumë optimistë, në vitet e fundit ka pasur një venitje të dukshme të zellit të tyre. Në ditët e sotme nuk është e vështirë për të gjetur ushtarë amerikanë duke marrë pjesë në disa prej operacioneve më am-bicioze dhe të sofistikuara kundër kry-engritjeve, operacione të patentuara ndonjëherë, duke dështuar ose duke mos i dhënë rëndësi arsyes se këtyre operacioneve. Ushtarë me të vjetër në detyrë janë shpesh më shumë të gatshëm të pranojnë logjikën e një strategjie të madhe, që në këtë rast është “menax-himi” i Afganistanit për të mbajtur Amerikën e siguritë duke parandaluar Afganistanin për t’u bërë edhe një herë një xhihadist i lirë. Por pas tre a katër “turnesh” në Irak dhe Afganistan shumë veta thonë se janë të lodhur dhe me zg-jatjen 12-mujore dhe stresin që kjo ka krijuar ndaj jetëve të familjeve të tyre. Me një humor më të zymtë se kurrë, a ka ndonjë arsye të mendojmë se aven-tura në Afganistan mund edhe të mos përfundojë në dështim? Listat e pafund që përdoren për të përgjuar situata të rrezikshme “treguan” se stinët e luftës (verat) janë duke u bërë më intensive çdo vit e më tepër. Vetëm këtë vit gjërat ishin pak më ndryshe. Për herë të parë kjo verë është vendosur të jetë më pak vdekjeprurëse se e verës së fundit. Këto përfitime janë kompensuar pjesërisht nga rritja e dhunës në lindje, ku NATO ka kthyer vëmendjen e saj dhe në të gjithë vendin, gjërat janë shndërruar për më mirë. Ndoshta me shikim të parë nuk mund të duket ose konsiderohet ndon-jë arritje e madhe, por pas kaq shumë vitesh sforcimi i pamëshirshëm i kry-engritjeve të ndryshme torturuese af-gane, është një arritje e jashtëzakon-shme. Numrat e (sulmeve) janë ende të larta, por prirja dhe drejtimi konsidero-het i pagabueshëm. Çdo vit ka një rritje

Page 37: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 37Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

dramatike të dhunës dhe tani është duke u parë e kundërta. Transformimi i mis-ionit amerikan në Afganistan në vitet e fundit me siguri ka qenë mbresëlënës. Selia e misionit të NATO-s dukej dhe ndihej si një kamp pushimi veçanërisht kozmopolit, me një bar të mirë. Ameri-kanë të “çmuar” që endeshin përreth ishin pak, por evropianë kishte nga çdo komb i mundshëm, duke përfshirë edhe vendet me trupat e një kontributi të vogël. Pas përmbysjes se “mrekul-lueshme” e të shpejtë të qeverisë së tali-banëve në fund të vitit 2001, dhe ‘gos-titjes” së Irakut, amerikanët mendonin se është më mirë të këtë më pak se 30.000 trupa në Afganistan. Komandanti i tru-pave britanike në Helmand, një krahine të madhe që prodhon opiumin më shumë se çdo vend tjetër në botë, ka pranuar se përpjekjet e forcave të tij ishin thjesht një “praktikë”, derisa amerikanët të mund të ri-angazhoheshin. Gjenerali amerikan i ngarkuar me këtë detyrë nuk ishte i bindur dhe publikimi shkatërroi idenë e militantëve, ndërsa ambasadori i Uashingtonit vazhdoi me anë të be-simit se “talebanët janë e vetmja mënyrë për të kapur talebanët “ose” i “vetmi taliban i mirë është ai që nuk përbën rrezik”. Dhe idetë e guximshme janë as-gjë pa fuqinë e zjarrit amerikan. Ameri-kanët e morën shumë seriozisht misio-nin e vitit 2009 me një komandant të ri në detyrë, Stanley Mc- Chrystal. Forcat Speciale të operacioneve, sidomos sul-met e natës të drejtuara kundër kry-engritësve të nivelit të mesëm, u rritën shumë. “Ne kurrë nuk kemi qenë më mirë sa kaq në heqjen e njerëzve të këq-ij jashtë fushës së betejës”, - thotë John Nagl, një ekspert amerikan kundër kry-engritjeve. Përpjekje serioze ishin bërë

duke u orvatur për të trajnuar një gjysmë ushtrie afgane kompetente për të ripa-ruar burgjet e vendit. Një ekip u krijua në përpjekje për të ndihmuar kry-engritësit e për t’i bindur të hedhin poshtë armët e tyre, por deri më tani me një efekt ose rezultat shumë të vogël. Selia e vogël e përgjithshme e gjeneralit Mc- Chrystal në Kabul pati një ndjesi ndryshe. Sjelljet e papranueshme të ushtarëve evropianë u kritikun ashpër. Ai gjithashtu mbylli edhe barin që i argëtonte ata. Privatisht ai theksoi se kryengritjeve u duhet rreth një dekadë për t’u mposhtur. Sipas tij, në rastin më të mirë, Afganistani ishte në vitin e dytë të kësaj përpjekjeje. Ai tha gjithashtu se fitoret ishin zakonisht të pamundura, kur armiku gëzon llojin e “adhurimit” që talebanët kanë në Paki-stan. Ushtria afgane ka arritur përfitime të mëdha. Në shumë zona, logjistika dhe rifurnizimi janë ato që shqetësojnë men-torët ndërkombëtarë dhe jo, kapaciteti i afganëve “për të luftuar (të cilat janë duk-shëm shumë të mira). Por këto përfitime nuk janë të mjaftueshme për dyshuesit. Kjo është pjesërisht për shkak të një mos-besimi të thellë, nga ana e komandantëve ushtarakë, të cilët kanë njoftuar dhe anu-luar shumë pika thelbësore në të kalu-arën. Ka shumë shembuj të tjerë të vendeve të varfra që arrijnë të mbijetojnë, të keq qeverisura nga elitat e korruptuara. Atyre thjesht nuk u duhet për të jetuar me një kërcënim ndaj ekzistencës së tyre. Pavarësisht të gjitha ankesave për Af-ganistanin dhe korrupsionin, problemi nuk është aq shumë qeveria, e cila me siguri është grabitqare me kohë, por më shumë pista fillestare e një ekonomie jashtë kontrollit për shkak të luftës së këputur nga fraksionet ose fiset edhe ndaj zemërimeve të grupeve të tjera.

Retorika dhe qëllimet e vitit 2001 janë zhdukur me kohë. Plani nuk është më për një shtet modern me gjykata të dre-jta, me një burokraci në funksionim dhe një angazhim për të drejtat e njeriut, që do të çojë në burgosjen e “kryekoman-dantëve”, si ende shpresojnë shumë vëzhgues. Si tha edhe David Petraeus, askush nuk është duke u përpjekur për të bërë Afganistanin Zvicër. Dhjetë vite më pas, suksesi do të jetë thjesht kon-trolli i kryengritësve, të cilët do të lufto-hen nga afganët të financuar nga ameri-kanët. Çfarë është përshkruar shpesh si një “tërheqje”, në vitin 2014, është me të vërtetë një reduktim i trupave. Trupat amerikane do të bien përsëri në nivelin e 30.000, me shumicën e tyre të përfshirë në monitorimin, këshillimin, trajnimin dhe furnizimin nga hapësira ajrore. Nuk ka dyshim që do të jetë një aktivitet shumë i veçantë i forcave speciale. Shu-mica jo-amerikane thjesht do të largo-hen. Një ushtri shumë më e zgjeruar e policisë afgane, që numëron rreth 350,000, do të duhet të marrë pjesë në operacionet më të vështira dhe të luftojë kundër një kryengritje që luhatet midis rreth 25.000 deri në 30.000 të “fortësh”. Misioni kryesor për ushtrinë dhe po-licinë do të fokusohet në pjesën më të rëndësishme të Afganistanit si: qytetet, në të cilat banon tashmë një numër në rritje i afganëve nga veriu, dhe më shumë në zonat rurale në jug. Dhjetë vite më vonë, Afganistani mund të shpresojë për një gjendje në mes të mirës dhe të keqes. Ata nuk do ta kenë fundin e lumtur që e ka ëndërruar shumica e njerëzve në vitin 2001, por as nuk do ta kenë humbjen totale që e mendojnë disa. nPërzgjodhi nga “The Economist”

Arsim JONUZI

Page 38: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA38 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Arsim JONUZI

Siria është e përbërë gjeografiki-sht nga dy zona: një perëndimore që kufizohet me Mesdheun dhe

tjetra, më e gjerë, që kufizohet me lugi-nën e Eufratit. Kjo lidhje mes Mesdheut dhe Lindjes shpjegon rëndësinë që ka ky vend, i cili shpesh ka luajtur rolin e korridorit për shkëmbimin e mallrave mes Perëndimit dhe Lindjes. Deri në vitin 1918, termi Siri përfshinte terri-toret që sot quhen: Liban, Izrael dhe Jordani. Kufijtë e brendshëm të Sirisë janë artificialë dhe reflektojnë ndërhyr-jet që kanë bërë forcat e jashtme. Gjatë dominimit francez u rrit zhgënjimi i nacionalistëve arabë, paralelisht me keqësimin e Perandorisë Otomane, sf-iduar në vazhdim nga fuqia koloniale. Nacionalistët sirianë i kundërviheshin tendencës për ta ndarë territorin dhe separatizmit mes minoriteteve fetare. Pakënaqësia u bë një revoltë e hapur disa herë rresht mes viteve 1925 dhe 1945, kur trupat franceze u larguan për shkak të ndërhyrjes angleze. Pavarësia e plotë u arrit në vitin 1946, duke e lënë të pazgjidhur problemin e kufijve. Në vitin 1948, prania e re e Izraelit dhe lidhja me konfliktin palestinez e komplikojnë skenarin. Ndodhën disa grushte shteti që dëshmuan vështirësitë e vendit për t’u përshtatur me realitetin e ri, për të gjetur një ekuilibër mes forcave të brendshme dhe për të normalizuar mar-rëdhëniet me fqinjët si Egjipti, Iraku, Jordania dhe Izraeli. Në vitin 1967 dhe vitin 1973, Siria u përfshi në dy luftëra kundër Izraelit. Që nga ai moment është në fuqi marrëveshja e liberalizimit, e sponsorizuar nga SHBA në vitin 1974. Në fillim të viteve ’70 lindi lidershipi i Hafez Al Assad-it që përfaqëson një ndryshim thelbësor në jetën politike dhe sociale të Sirisë. Hafez Al Assad-i u lind në vitin 1930, si biri i një familje të varfër, që i përkiste minoritetit fetar alevit. Ishte i pari nga familja që bëri një shkollë të lartë. Karriera e tij ishte e shpejtë: 16 vjeç u fut në parti, 22 vjeç në shërbimin ushtarak dhe 12 vite më vonë ishte gjeneral. Në vitin 1971, me puç shteti, arriti në krye të Sirisë. Nuk e lëshoi pushtetin deri në vdekjen e tij, në vitin 2000, dhe më pas vendosi t’ia linte

atë të birit, Basharit. Al Assad-i e mori pushtetin e partisë Bath në vitin 1970 dhe në vitin 1971 u zgjodh president. Nën kontrollin e tij, Siria u bë një shtet i fortë, me një kontroll të fortë social dhe, gjithashtu, nën udhëheqjen e tij, u rrit shumë panarabizmi. Stabiliteti i regjimit u mbajt pavarësisht kolapsit të një aleati të rëndësishëm si Bashkimi Sovjetik, sepse marrëdhëniet mes të dyve ishin funksionale për shkak të interesave nacionalë dhe jo për bazat ideologjike. Këto rezultate u arritën me militarizimin e shoqërisë dhe të një për-gatitjeje konstante për luftë. Ushtria dhe aparati i sigurisë u bënë instrumentet më të rëndësishme të shtetit. Gjithashtu, militarizimi ishte një faktor bashkues që përforconte sentimentet nacionale dhe lejoi për tri dekada ndryshime të buta sociale. Pra, militarizimi i jetës publike kontribuoi në krijimin e shpirtit sirian dhe ky ishte një ndër rezultatet më të rëndësishme të arritura nga Hafez Al Assad-i. Të trimëruar nga protestat, sirianët kanë filluar të flasin edhe për vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve gjatë masakrës më të tmerrshme në historinë e tyre, atë të 2 shkurtit 1982. Sipas një raporti të Amnesty International, më 2 shkurt 1982 ushtria siriane, nën ko-mandën e ish- presidentit Hafez al-Assad (babait të presidentit ak-

tual, Bashar al-Assad), rrethoi q y t e t i n dhe bombardoi

m e a e r o p l a n ë qendrën e tij. Tanket depërtuan

rrugëve të ngushta të Hama’s, duke thyer kështu rezistencën e armatosur të 200-500 luftëtarëve të krahut ushtarak të Vël-lazërisë Myslimane. Sipas organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gazetarëve të huaj që asokohe nuk u lejuan t’i afroheshin qytetit, gjatë 27 ditëve të ardhshme pasoi një betejë e përgjakshme, gjatë së cilës u vranë diku mes 10,000 deri në 40,000 njerëz, dhe u shkatërrua një e treta e Hama’s. Pothu-ajse çdo familje në Hama - ku asokohe jetonin afro 250,000 banorë – ka hum-bur të paktën nga një anëtar.

Hafez vdiq në vitin 2000, pasi qeveri-si për rreth 30 vjet, duke kaluar prova sa të vështira aq edhe të rëndësishme. Bashar Al Assad-i u lind më 11 shtator 1956, në Damask. Është një politikan dhe aktualisht është President i Repub-likës së Sirisë. Ai i përket sektit muliman alevit. Është djali i Hafez Al-Assad-it, presidentit paraardhës dhe lideri i Partisë Bath. Me vdekjen e Hafez Al-Assad-it, vendin e tij e zuri për një kohë të shkurtër Abdulhaim Haddam. Në vitin 1988, Bashar u diplomua në Universitetin e Damaskut, në Fakultetin e Mjekë- s i s ë . K a bërë punime

për “sëmundjet e syrit” dhe ka

v a z h - duar shkollimin për këtë degë në Angli. Me vdekjen e vëllait, Basil Assad-it në n j ë aksident, B a s h a r u kthye përsëri në

DITËT E NUMËRUARA TË BASHAR EL ASSADIT

Page 39: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 39Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

DITËT E NUMËRUARA TË BASHAR EL ASSADIT Siri dhe u edukua për t’u bërë trashëgue-si i babait, Hafez Assad-it. Me vdekjen e babait, kryetari i përkohshëm Abdul-halim Haddam, më 11 qershor 2006, e solli Bashar Al Assad-in në krye të for-cave të armatosura të Sirisë. Me ndrysh-imin e nenit të Kushtetutës së Sirisë, që e parashikon “Moshën minimale për të drejtë zgjedhjeje Kryetar” nga mosha 40, në moshën 34 vjeçare Bashar Al Assad u bë Kryetari i Republikës së Sirisë. Si-pas Canadian Business Online, Assad-ët kanë një pasuri prej 122 miliard dol-larësh. Sipas agjencisë Albawaba, vetë presidenti Bashar Al Assad ka një pasuri prej 2 miliard dollarësh, të vendosur në Zvicër në llogari bankare. Ekspertët mendojnë se Bashar është përfshirë në afera, përpara se të vdiste babai i tij. Bëhet fjalë për pastrim parash, për të cilat Bashar merrte një komision prej 25 për qind. Ushtria e Sirisë përbëhet, sipas burimeve zyrtare, nga 320 mijë ushtarë. Në përgjithësi, armatimi i tyre vjen nga Bashkimi Sovjetik. Ndryshe nga Gadafi, Bashar Al Assad-i disponon forca shumë më të fuqishme. Kjo ushtri vazhdon të hedhë mortaja dhe raketa në qytetin e Homsit. Bombardimet janë pjesë e rëndësishme e presidentit Bashar al-Asad për të shtypur kryengritjet kundër regjimit të tij, që tashmë kanë hyrë në muajin e 11-të. Kryeqyteti i provincës më të madhe të Sirisë, Homs, është bërë skena qendrore e kryengritjeve, çfarë i bën disa vëzhgues të besojnë se shumë shpejt mund të rrëshqasë në luftë ci-vile. Çfarë është ajo që e ka bërë qyte-tin prej afro 1.5 milion banorësh të jetë epiqendër e betejës për Sirinë? Analistët thonë se një pjesë e saj ka të bëjë me

çështjen sektare. Qytetin e përbën një shumicë sunite, ndërsa regjimi i Asad-it ngërth- e n

a l e v i t ë . Kjo e ka

bërë Homsin simbolikë të revolucionit, me numrin më të madh të viktimave - rreth 6.000 sosh. Forcat e Asadit e kanë të vështirë ta qetësojnë atë, pasi ka një topografi të komplikuar. Për më tepër, beteja ka shumë gjasë të rrëshqasë edhe në konflikt sektar. Shumica sunite e Homsit, e cila ka qenë shtyllë kur-rizore e kryengritjeve, ndan qytetin me një komunitet të madh të alevitëve. Një cikël vrasjesh ka ndodhur edhe për mo-tive hakmarrjeje. Në qytetin qendror të Homsit, aktivistët e të drejtave kanë thënë se tanket rrethuan lagjet opozitare për të shtatën ditë me radhë si pjesë e një operacioni të qeverisë kundër rebelëve në mbarë vendin. Aktivistët thanë se qindra njerëz kanë vdekur që kur fil-loi ofensiva në Homs të shtunën. Ko-muniteti ndërkombëtar, me përjashtim të Rusisë, e ka kundërshtuar dhunën shtetërore, duke i bërë thirrje presiden-tit sirian të japë dorëheqje. Përndryshe, SHBA-të kanë në shqyrtim edhe plane konkrete. Planet janë gati prej kohësh në Komandën Qendrore, selinë e përgjith-shme amerikane, e cila ka juridiksion mbi Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme dhe janë të përditësuar vazhdi-misht, një punë normale për ushtrinë që duhet të planifikojë çdo përdorim të mundshëm të forcave amerikane dhe të jetë e gatshme për të vepruar shpejt. Megjithatë, këtë herë, hipoteza e një ndërhyrjeje ushtarake ndërkombëtare në Siri bëhet më konkrete, pasi CNN zbuloi se Pentagoni po zhvillon deta-jet për të sulmuar regjimin e Bashar Al Assad-it. Tani për tani është quaj-tur “një vlerësim i burimeve ushtarake në dispozicion”, një fazë eksploruese e dy zyrtarëve të Pentagonit për të vlerë-suar pasuritë ushtarake, lloji i misionit për t’u kryer dhe rreziqet me të cilat Shtetet e Bashkuara do të përballen. Në shprehje mund të vijë ‘jo’-ja kategor-ike e Bashkimit Europian (burime të Brukselit theksojnë se “Siria nuk është Libi”) dhe kjo mund të shënojë një për-plasje midis Uashingtonit dhe aleatëve europianë, por ka më shumë gjasa që të miratohet një veprim ushtarak, pa përfshirjen e Brukselit, nga Liga Arabe e Ankaraja. Më pas, komanda mund t’i kalojë NATO-s, që disponon komando operative në Turqi dhe, në përputhje me një skenar tashmë të sprovuar në Libi, nuk do të çojë në një akt lufte, por në “operacionet në mbrojtjen e civilëve”. Kjo është vetëm një hipotezë, por Turq-

ia dhe Katari janë në linjën e parë për ndërhyrje ushtarake kundër regjimit të Al Assad-it dhe forcat turke kanë bërë të ditur prej kohësh se janë të gatshme për të ngritur “korridore humanitare” për mbrojtjen e civilëve sirianë nga repre-sioni i regjimit. Shpejtësia me të cilën mbyllen ambasadat dhe përpjekjet për të evakuuar shtetasit e huaj nga Damasku, duket se tregon mundësinë e sulmeve të ardhshme ushtarake për të cilat SHBA-ja mund të vërë shpejt në dispozicion një ose dy transportues avionësh, me të cilët të mundet të përkrahë bazat e Gjirit, forcat turke dhe ato ajrore bri-tanike në Qipro. Uashingtoni gjithash-tu rendit trupat edhe në Jordani. Një sulm ndaj regjimit në Damask do të gjejë mbështetje në Europë edhe nga francezët e britanikët (që sipas burimeve izraelite vendosin një sistem këshillues ushtarak në kampet e trajnimit të re-belëve të ushtrisë siriane në Turqi), por edhe Italia mund të bashkohet me ndonjë koalicion. Sigurisht, kjo do të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së kryeministrit Mario Monti. Në planin operacional do të zbatohet modeli tradicional i parë tashmë në Irak, Libi dhe Serbi. Një sulm i rëndë ajror dhe me teknika raketore ka filluar të mi-nojë sistemin e mbrojtjes ajrore, kom-andën dhe kontrollin në Siri, të cilin do ta pasojë infiltrimi i trupave dhe forcave speciale në Siri, të destinuara të mbësh-tesin rebelët me mbështetjen ajrore të aleatëve. Megjithëse Uashingtoni ven-dos në Mesdhe një forcë të reagimit të shpejtë prej rreth 2.000 marinsash, një përfshirje në operacionet tokësore të trupave të mëdha amerikane ose euro-piane duhet të përjashtohet. Ashtu si në Libi, në terren mund të jenë mjaft grupe të vogla të forcave elite, të mbështetura nga ushtarët turq dhe arabë, në gjen-dje që të ndihmojnë ushtrinë rebele në fushën e betejës. n

Page 40: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA40 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Skenarët e rinj të Perëndimit për Lindjen e MesmeArsim JONUZI

Sfida me Iranin

Luftë e Ftohtë është duke u përvi-juar në Lindjen e Mesme në kup-timin e plotë të kësaj fjale, mes dy

superfuqive ushtarake të zonës, Izraelit dhe Iranit, një fërkim ky që shkakton shqetësim të madh në gjithë botën. Në muajt e fundit, Izraeli ka kryer një seri testesh me raketa, ndërkohë që Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërtham-ore i ka forcuar edhe më tej dyshimet që lidhen me zhvillimin nga ana e Iranit të teknologjive të nevojshme për prod-himin e armëve bërthamore. Ndonëse Irani vazhdon të mohojë vullnetin për të prodhuar bombën atomike, testet bërthamorë të kryer gjatë këtyre ko-hëve, ndonëse sipas Iranit për qëllime civile, vazhdojnë të mbajnë nën presion Izraelin. Deri sot, Izraeli ka qenë e vetmja fuqi bërthamore e rajonit, dhe nuk ka dyshim që Irani ua ka frikën armëve të shtetit hebraik, qofshin këto bërthamore a jo. Frika iraniane shtrihet deri edhe në arsenalet bërthamorë të Shteteve të Bashkuara dhe të Pakistanit, për të cilat qeveria e Teheranit kërkon një frenues efikas. Eksperimentet e parë bërtham-orë iranianë nisën në vitet gjashtëdhjetë, por vetëm që nga viti 2002 angazhimi i vendit në këtë fushë ka provokuar re-agimet e ndërkombëtarëve. Irani është i angazhuar në një projekt bashkëpunimi me Korenë e Veriut në fushën e raketave. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të En-ergjisë Atomike, ka prova konkrete për një përfshirje të Iranit në "veprimtari për prodhimin e një arme bërthamore". Një tjetër aspekt i potencialit luftarak iranian e tremb Izraelin: kapaciteti i Teheranit për të zhvilluar një luftë të gjatë konven-cionale. Irani e ka treguar tashmë, që në kohën e luftës kundër Irakut në 1980-1988, se është gati të sakrifikojë mijëra jetë për luftën. Në atë rast, humbjet ira-niane ishin 700 000, kundrejt 300 000 të irakianëve. Frika e izraelitëve amplifiko-het edhe nga përvoja historike e popullit hebraik: persekutime të përsëritura dhe masakra në Evropë gjatë Mesjetës dhe fillimin e epokës moderne, përndjekjet ruse në fundin e shekullit të XIX-të dhe në fund Holokausti gjatë Gjermanisë Na-ziste. Anëtarë të establishmentit iranian

janë përpjekur që të vënë në diskutim vërtetësinë historike të Holokaustit. Në vitin 2006, Irani organizoi një konfer-encë ndërkombëtare mbi Holokaustin, në të cilën u ftuan shumë mohues dhe aktivistë të së djathtës ekstreme, duke përfshirë një lider të Ku Klux Klan dhe një neonazist gjerman. Irani, nga ana e tij, ka një histori që e dallon nga vendet e tjerë të Lindjes së Mesme. Pikësëpari, ekziston si shtet i pavarur prej mijëra vitesh dhe ka një identitet të fuqishëm kombëtar. Së dyti, nuk ka në brendësi të tij ndarje të mëdha fetare (shumica dërrmuese e popullsisë u konvertua në Islamin shiit në shekullin e XVI-të). 130 vjet më parë, 95% e Palestinës (Izraeli i sotëm, Rripi i Gazës dhe Cisjordania) banohej nga arabo-palestinezë. Në 1948, me lindjen e shtetit të Izraelit, palestine-zëve iu ofrua 43% e territorit të pushtuar fillimisht prej tyre, një ofertë që u refuzua menjëherë. Që atëherë, arabët u përpo-qën disa herë të asgjësojnë Izraelin, por pa sukses. Gjysmë shekulli më vonë, në vitin 2000, në Camp David, izraelitët u ofruan palestinezëve 15% të Palestinës së lashtë, me mundësinë e një 4%-shi tjetër në një moment të dytë. Edhe ky propozim i dytë u kundërshtua. Ekspan-sioni i kolonive izraelite në Cisjordani vazhdoi për një pjesë të mirë të dekadës së fundit dhe është e mundur që qeveria aktuale në Tel Aviv t’u ofrojë palestine-zëve edhe më pak nga sa iu ofrua në vi-tin 2000, nëse negociatat do të rifillojnë ndonjëherë. Në një klimë tensioni shumë të fortë dhe ndjenjash të dhunshme anti izraelite, Hamasi fitoi zgjedhjet palesti-neze të 2006, një termometër domethë-nës i opinionit publik që tregon qartë radikalizimin e mëtejshëm të politikës në këtë zonë gjatë viteve të fundit. Deri tani, përpjekjet për të ngadalësuar pro-gramin bërthamor iranian kanë sjellë vrasjen e tre shkencëtarëve dhe futjen e një virusi informatik në rrjetin e kon-trollit të centraleve, por zgjidhja e krizës duket ende larg.

Kur do të nxehet Lufta e Ftohtë në Lindjen e Mesme?

Pyetja mbetet dramatikisht e hapur dhe hedh një hije ogurzezë mbi poli-tikën ndërkombëtare. Konflikti atomik në këtë periudhë është rritur shumë. Ud-

hëheqja iraniane vazhdimisht informon për përparime të reja në programin e saj bërthamor. BE-ja vendosi sanksione dhe qeveria izraelite ndërkaq nuk e përjash-ton më një sulm ushtarak kundër Iranit. Siç bën të ditur gazeta ‘Uashington Post’ administrata e Obamës, në etjen e saj për të penguar një sulm izraelit, është angazhuar në një fushatë presioni që, nëse ndiqet energjikisht, përfundimisht mund të çojë në ndryshimin e regjimit në Iran. Iniciativa e presidentit Obama për një përshkallëzim ekonomik, politik dhe presioneve të tjera për Iranin shkon e prek zinxhirin e dobët të atij regjimi. Situata i ngjan një kurthi gjuetie ku preja përpiqet me vështirësi për të shpëtuar. Sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, e bëri të qartë kur tha se Shtetet e Bashkuara ishin duke përgatitur opsionet ushtarake që mund të jenë jo-ushtarake. Ironiki-sht, opsioni më i keq në drejtim të ndry-shimit të regjimit ndoshta do të jetë një goditje e njëanshme ushtarake izraelite. Duke pasur parasysh aftësitë e Izraelit, një sulm do të bëjë dëme të mjaftueshme që të mbledhur prapa një mbështetjeje politike të udhëheqjes iraniane (dhe duke shmangur Pranverën arabe), por jo të mjaftueshme për të gjymtuar përpjekjen bërthamore. Një udhëheqës i opozitës iraniane tha se një sulm i tillë do të ishte “një dhuratë nga Perëndia për mullahët,” për rritjen e pozicionit të tyre politik, se sa do ta dobësonte atë. Ajo që ka dalë nga diskutimet amerikano-izraelite të javës së

Page 41: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 41Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Skenarët e rinj të Perëndimit për Lindjen e Mesme

kaluar është një lloj ekipi i përbashkët: Perëndimi është duke ecur në drejtim të asaj që përshkruhet si sanksione parali-zuese, ndërsa Izraeli pret i shqetësuar jashtë rrethit, me sa duket i etur për t’u hedhur në sulm me një goditje ushtarake. Karim Sadjadpour, një ekspert i Iranit në fondacionin “Carnegie Endoument për Paqen Ndërkombëtare”, pikëpamjet e të cilit janë studiuar nga afër në Shtëpinë e Bardhë, argumenton se regjimi iranian është duke humbur “gjak” për hir të pro-gramit të tij bërthamor. Ai e krahason procesin me rrëzimin e Bashkimit Sov-jetik, i cili falimentoi veten në një garë të armëve me Shtetet e Bashkuara. Perën-dimi ka një kapacitet shtesë të fshehur në këtë krizë, mes sanksioneve dhe konfliktit të hapur ushtarak. Kjo është një mënyrë për të rritur koston e veprimeve të shkur-tra të luftës së Iranit. Zyrtarët zakonisht nuk flasin për këtë terren të “veprimit të fshehtë”, për arsye të dukshme, por është e lehtë të imagjinohet se çfarë mund të jetë e mundur.

Siria problem në veteGjersa Irani është një problem i

ndjeshëm, as Siria nuk është kafshatë e lehtë për t’u kapërdirë. Regjimi dikta-torial i Bashar El Assad-it nuk dëgjon kurrfarë rekomandimi ndërkombëtar, por vazhdon marshin e makinerisë së vrasjeve, kështu që deri më tani lloga-riten të jenë vrarë mbi dhjetë mijë civilë të pafajshëm. “Do ta paguajë shtrenjtë

këtë,” - u kërcënua së fundmi sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton. Siç thekson Daniele Ranieri, në ‘Il Foglio’, ka dy modele të ndërhyrjes ndërkombëtare për të rrëzuar Bashar El-Assad-in në Siri. Njëri është “si e Katarit në Libi”. Duke nxitur një kryengritje të brendshme të sirianëve. Dhe nëse kjo levë njerëzore është ende shumë e dobët dhe nuk mund të heqë regjimin nga vendi i saj, ne duhet ta forcojmë atë dhe ta bëjmë atë të rritet në madhësi gjigante. Ky model është bërë në Libi në tetë muajt mes kryengritjes fillestare në Bengazi dhe fluturimit të dëshpëruar të Muammar Gadafit për në Sirte. Në këtë model libian janë pjesë ngarkesat e armëve të lehta të ardhura me avion çarter nga Egjipti, raketat an-titank, ekipet speciale të instruktorëve amerikanë, britanikë, francezë dhe ital-ianë, të cilët aftësuan libianët pa për-vojë ushtarake (sepse pala ushtarake e Tripolit mbeti anash pa ndërhyrë), ko-mandot dhe tanket nga Katari, të cilët u hodhën në një luftë në portat e kom-pleksit në Tripoli dhe financimi pothu-ajse i pakufizuar, dhe fondi i garancisë i vënë garant nga Katari për të bindur vendet e NATO-s me ekonomi të dobët për zgjatjen e luftës derisa ajo të ishte e nevojshme. Jo se ky model libian nuk është i pa aplikueshëm në Siri, por drafti është po ai, sigurisht me ca dallime. Nuk do të kishte “zonë ndalim fluturimi”, për shkak se “mbrojtja ajrore e Sirisë është pesë herë më e rrezikshme sesa ajo libi-ane”, - siç dëshmoi përpara Kongresit shefi i shtabit të bashkuar të SHBA-ve Martin Dempsey, por do të ishte e mund-shme furnizimi me armë dhe burra që të transformohen dezertorët e ushtrisë së lirë të Sirisë në një forcë të besueshme. Libia sapo ka premtuar njëqind milion dollarë për t’u ndarë nga rebelët, dhe shumica e vullnetarëve të huaj që janë në vazhdim e sipër për të ndihmuar kry-engritësit kundër Asadit që janë libianë, “gjatë mbrojtjes së rrethit humbës në Bab Amr në Homs kanë rënë pesë prej tyre”, thotë opozita. Ministri i jashtëm saudit tha se armatosja e rebelëve, në mënyrë që ata mund të mbrojnë veten e tyre, është “një ide e shkëlqyer”, edhe pse Lidhja Arabe e ka frenuar këtë opsion. Sipas televizionit Al Arabiya, armët po vijnë tashmë, ndonëse treguesi i vetëm

i besueshëm i asaj që po ndodh, në fakt, është çmimi i armëve në tregun e zi në vendet fqinje, që tani është kaq i lartë saqë trafiku duhet të jetë një gjë shumë e vogël. Katari ka propozuar një forcë paqeruajtëse, i cili do të përfundonte në avantazh për rebelët, që do t’u ndalonin trupave të Asadit lirinë e lëvizjes, që u lejon atyre që të shkojë nëpër vende të paracaktuara dhe të fokusohen në sulm për të shkatërruar revoltën në zonat që ngrenë kokën (në fillim në Homs, tani Deraa në jug dhe pastaj në Idlib, në veri). Ka ca thashetheme që qarkullo-jnë se grupe të veçanta forcash speciale britanike, franceze, turke dhe nga Ka-tari janë tashmë në fushë dhe luftojnë në anën e rebelëve. Këto thashetheme i lëshoi veçanërisht: “Rusia Sot”, kanali rus i lajmeve në gjuhën angleze që do të demonstrojë se edhe në Siri, ashti siç ndodhi në Libi, janë duke manovruar trupa perëndimore hegjemoniste. Tre ditë më parë, në këtë kanal u shfaq një emision me titullin “120 ushtarë francezë të kapur në spitalin e Homsit” nga trupat qeveritare. Burime të tjera, më pak të zhurmshme, e përcaktonin numrin e atyre që flisnin frëngjisht në 3 dhe flisnin gjithashtu për agjentë turq të arrestuar. Ky model ndërhyrje me armë dhe të infiltruar, megjithatë, është shumë pak i hollë dhe hap rrugë për pasoja shumë brutale, për një luftë civile të zgjatur midis pakicave fetare. Kështu, në analizat e komentuesve britanikë dhe amerikanë termi që përdoret më shpesh është “gjakderdhje”. Modeli tjetër i vep-rimit për të larguar Assad-in është më delikat dhe i thekshëm. Bëhet fjalë për të bindur establishmentin sirian, që pothuajse çdo gjë mund të mbetet si tani, me kusht që Assad-i të rrëzohet nga pushteti. Analistë të tjerë japin sh-embullin e rënies së Bagdadit në vitin 2003: super-marrëveshja me gjeneralë irakianë të cilët e lanë vetëm Sadam Hu-seinit dhe u kursyen amerikanëve një betejë të vështirë urbane për të marrë kryeqytetin dhe shtatë milionë banorët e saj, që sapo ishin rrethuar nga retë tymuese dhe zjarri. Beteja nuk ndodhi. Do të mjaftonte vetëm një gjeneral me 400 tanke që të kryente një grusht shteti efektiv në kryeqytetin e Damaskut. Këto janë elemente të qarta. n

Page 42: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA42 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

KAOSI I LUFTËS NË SIRI DHE IRAKXhelil HASANI

As skeptikët më të mëdhenj nuk do të kishin besuar se lufta në Siri do të arrinte në këtë pikë, ku do të

harrohej objektivi, targeti ose shënjestra kryesore Bashar El Asadi, ndërsa ata që do ta luftonin atë, do të ndahen në grupe ndërluftuese për të luftuar njëri-tjetrin. Ky skenar tashmë i vënë në skenë është ndër më të kobshmit për daljen nga amullia e luftës së përgjakshme dhe largon shpre-sat për të parë lirinë e popullit sirianë sa më shpejt në horizont. Në terren ekzis-ton një armiqësi e shkaktuar nga mos-marrëveshjet dhe intrigat reciproke, saqë nuk kursehet asgjë. Madje ka edhe pron-oncime nga më ekstremet ku njëri grup ia lejon grupit tjetër marrjen e grave të zëna rob për robëresha. ISIS kërcënoi rivalët se do t’i shtypë. Ata deklaruan se tashmë e tutje Ushtria e Lirë e Sirisë dhe grupimet e tjera konsiderohen si objektiva të ligjshme për luftëtarët e tyre. Më pas, një grupim tjetër i lidhur me Al-Kaedën, fronti Al-Nusra, bëri thirrje për armëpushim dhe shkëmbim të burgosurish. Ata kërkuan krijimin e një komiteti islamik për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet. ISIS dhe Al-Nusra kanë rrënjë të përbashkëta. Al-Nusra besohet se është krijuar nga gru-pime militantësh në Irak, ku përfshihet Al-Kaeda dhe Shteti Islamik i Irakut. Në prill 2013, kreu i Shtetit Islamik të Irakut, Abu Bekri al- Bagdati njoftoi bashkimin me grupin Al-Nusra për krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, (ISIS). Por kjo lëvizje raportohet se është refuzuar nga udhëheqësi i Al-Kaedës, Ajman al-Zauahiri, i cili njohu Nusrën si degë të vetën në Siri. Që nga ajo kohë, ISIS dhe Nusra kanë vepruar më vete, ku Nusra është përpjekur të mbajë marrëdhënie relativisht të mira me rebelët e tjerë në luftë kundër qeverisë së Sirisë. Por ISIS duket se ka qenë më e shqetësuar për të kapur sa më shumë territore. Një dijetar me prejardhje nga Siria, i cili jeton tani në Saudi jo vetëm se ka kritikuar, por edhe ka mallkuar luftëtarët e këtij grupacioni. Adnan Aruri është dijetar 73 vjeçar i cili u largua gjatë qeverisjes së Hafez El Asadit, babait të Basharit, pas masakrës në vendlindjen e tij Hama në vitin 1982. Ai bëri thirrje për mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane sekulare, e cila njëherësh gëzon edhe mbështetjen perëndimore. Ky reagim i Arurit ka hasur në kritika dhe kundërshtime nga krerët e ISIS në terren. Një nga zërat kundërshtues me

emrin Xhabir ka thënë: "Aruri qëndron në karrige dhe fillon të bërtasë duke thënë "Beshari ka eksploziv, tanke, armë, aero-planë etj. Sa i përket Shejhut, ai vetëm rri ulur dhe nxitë popullin e Homsit dhe Daras të luftojnë. Dhe derisa Shejhu thotë se Bashari po përdor armë, ai rri dhe nxit njerëzit të luftojnë, të vrasin, të masakro-jnë. Por çfarë është kjo?? Ai i nxit njerëzit të ngriten sepse Siria po masakrohet dhe po hidhet në ajër. Në vend se të rrish ulur në karrige, ti duhet të ngrihesh dhe të pre-zantosh vetë në Xhihad. Pasha Allahun, Beshari është më i mirë se ti (Shejh). Ti po kërkon nga njerëzit të arrijnë fitore, si mundet ata të fitojnë kur ti qëndron ulur në karrige???" Përkundër këtyre zhvillimeve, angazhimeve ndërkom-bëtare me konferenca paqeje për Sirinë, Bashari vazhdon të qëndrojë i patrazuar me pushtetin e tij të brishtë. Nga ana tjetër mjerimi dhe gjendja e rënduar e mijëra refugjatëve, vazhdon të vështirësohet.

Krahas Sirisë, edhe Iraku është përf-shirë nga një sërë luftimesh sporadike, ku janë përfshirë luftëtarë të ISIS. Njëri ndër komandantët e ISIS në Irak Ebu Vehib ka udhëhequr muxhahidët në depërtimin e tyre madje edhe në disa pjesë të Bagdatit. Ata kanë sulmuar edhe burgun Al Ahdat dhe kanë liruar të burgosurit aty. Përveç luftimeve në Bagdat ka pasur raportime për zhvillimin e luftimeve edhe në Mo-sul, Dijal. Edhe në Irak janë shënuar disa grupacione luftëtarësh me emërtime të ndryshme si: Brigadat Revolucionare, Ushtria rashidine, ensarët e sunetit, etj. Para disa ditësh në Faluxhë është shpallur instalimi i gjyqit të parë sheriatik. Qeveria e Irakut ka humbur kontrollin mbi qyte-tin strategjik të Falluxhas. Tensioni sektar dhe etnik është rritur ndjeshëm në Irak gjatë këtij viti, si pasojë e fuqizimit të eks-tremizmit nga lufta civile në Sirinë fqinje, si dhe nga tërheqja e trupave amerikane

nga ky vend në dhjetor 2011. Në muajt e fundit, militantët suni kanë

përshkallëzuar sulmet në gjithë Irakun, ndërsa grupimet shia kanë nisur fush-atë hakmarrjesh, duke shtuar frikën për kthim në konflikt masiv sektar në vend. Këtë vit, 7818 civilë dhe 1050 oficerë janë vrarë si pasojë e dhunës. Ky ishte viti më i përgjakshëm që nga 2008-a, por jo aq i përgjakshëm sa vitet 2006 dhe 2007. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri (John Kerry), shprehu besim se qeveria e Irakut dhe fiset që e mbështesin atë do të mposhtin kundërshtarët e tyre, ndërsa theksoi se Uashingtoni do të japë mbështetje, por nuk do të dërgojë trupa. Ushtria e Irakut ka bashkuar forcat me milicinë vendase në betejë kundër Al-Kaedës, e cila duket se është në aleancë me disa grupime siriane në përpjekje për të krijuar një shtet irakiano-sirian. “Kjo është një betejë që u përket irakianëve. Ne nuk po mendojmë të kthehemi”, - tha Kerri para gazetarëve, ndërsa gjendej në një vizitë në Izrael. “Ne do t’i ndihmojmë ata të luftojmë, por kjo betejë, në fund, do të fitohet nga ata vetë dhe unë kam besim se ata do të triumfojnë.” Bashkëpunimi i ushtrisë së Irakut me fiset e ndryshme suni solli triumfin e vitit 2006 kundër militantëve, të cilët patën kapur kontrol-lin e pjesës më të madhe të zonave suni të Irakut pas pushtimit amerikan të vitit 2003. Trupat amerikane dhe forcat ven-dase arritën të mposhtin kryengritësit suni në një luftë të ashpër kur u dërguan trupa amerikane shtesë në vitet 2006-2007. Situ-ata u acarua më 28 dhjetor, kur forcat e sigurisë arrestuan një deputet të njohur suni, Ahme dal-Aluani në qytetin Ramadi, por para se ta arrestonin pati një përleshje të armatosur me rojat e tij që përfundoi me gjashtë të vdekur. Dy ditë më vonë, kry-eministri urdhëroi trupat të shpërndanin një kamp proteste në këtë qytet, duke pre-tenduar se kampi “është kthyer në bazë të Al-Kaedës”. Rreth 40 deputetë suni dhanë dorëheqjen në shenjë proteste dhe bënë thirrje që ushtria të tërhiqet nga zonat ur-bane. Më 31 dhjetor, Maliki ra dakord të tërheqë ushtrinë, në mënyrë që policia të rimarrë kontrollin e sigurisë. Por sapo u larguan ushtarët, militantët u shfaqën në rrugët e Ramadit, Fal- luxhas dhe qyteteve të tjera, duke pushtuar komisariatet e pol-icisë, duke liruar të burgosur dhe duke siguruar armatime. Kryeministri e anuloi vendimin e tërheqjes së ushtrisë, por kjo e fundit nuk ishte më në gjendje të kthehet në këto qytete. n

Page 43: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 43Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

PSE TUNIZIA PATI SUKSES ATY KU EGJIPTI DËSHTOI?Situata në Tunizi mbetet e rrezikshme përkundër zgjedhjeve të qeta parlamentare e presidenciale

Mark LeVINE/Al Jazeera/

Rastësia nuk mund të jetë më e habitshme. Kur tunizianët po për-gatiteshin për mbajtjen e zgjed-

hjeve të para të plota presidenciale, një gjykatë egjiptiane shpalli të pavlefshme të gjitha akuzat e mbetura për vrasje e kor-rupsion që ishin bërë kundër ish-Presi-dentit Hosni Mubarak, të cilat rrjedhin prej tri dekadave të keqqeverisjes së tij dhe qindra vrasjeve dhe masave brutale që përdorte për ta ruajtur sundimin e tij.

Derisa banorët tunizianë debatonin se a e zhvillon vendin më mirë presidenti i përkohshëm Munsif Marzuki apo vet-erani i kohës së Ben Alisë, Baxhi Kaid es Sebsi, forcat e sigurisë në Kajro shtinin me armë zjarri në turmat që po tentonin të hynin në sheshin Tahrir, qendër për-para revolucionit, të protestojnë kundër vendimit për lirimin e Mubarakut, duke vrarë së paku një person dhe duke ar-restuar një mori sosh.

Mijëra protestues dhe aktivistë kalben në burgjet e Egjiptit, ndërsa kulti i person-alitetit që sot rrethon Presidentin Abdel Fatah al Sisin na rrëfen se tranzicioni në këtë vend u shua nga vendimi i ngutshëm i revolucionarëve të Tahririt për t’u paj-tuar me udhëheqësinë ushtarake.

Në Tunizi, elemente të shtetit, siç janë ministria e brendshme, mbesin bastion i regjimit të vjetër. Por vendi pamohueshëm ka lëvizur më përpara sesa ndonjë vend tjetër arab drejt një de-mokracie reale dhe të qëndrueshme. Kjo nuk do të befasonte ndokënd që e njeh historinë e Tunizisë, si vend që krenohet për përkatësinë arabe, me kushtetutën e parë moderne islame, prej vitit 1861, dhe që një kohë të gjatë ka qenë më kozm-politani dhe më i hapuri në regjion.

Çështja qendrorePor çështja qendrore sot është pikër-

isht ajo se si vendi e ka ndërtuar lider-shipin e tij pas Ben Alisë. Çfarëdo që dikush do të thotë për partinë islame Nahda, udhëheqësi i saj shpirtëror dhe politik Rashid Ganushi rifuti politikën tuniziane me një histori të gjatë në mbështetje të pluralizmit dhe demokra-cisë. Dhe kur ishte e qartë se partia nuk do të mund të qeveriste në mënyrë të

efektshme, dorëzoi pushtetin dhe u pa-jtua për zgjedhje të reja, ndërsa anëtarët ishin angazhuar në vetë-kritikën publike për dështimet.

Njëjtë në mos më me rëndësi, Marzu-ki është një prej figurave më të respektu-ara të botës arabe i të drejtave të njeriut, të cilin Kongresi i Partisë Republikane e ka sjellë bashkë me tendencat e ndryshme opozitare1 që nga krijimi i saj më 2001.

Mandati i tij në detyrë ka qenë më shumë se një sukses i pastër - nuk do të mund të ishte ndryshe, duke i dhënë detyrën e Herkulit për të ndërtuar një sistem të ri qeverisës mbi trupën ende funksionuese të shtetit mafioz të Ben Alisë.

Por përkundër vrasjeve politike, ndezjes së ekstremizmit fetar dhe prob-lemeve ekonomike të rrënjosura thellë, vendi ka lëvizur për të ngurtësuar një sistem të ri civil politik dhe demokratik. E kundërta është me udhëheqjen pas revolucionare të Egjiptit, që nuk po arrin të jetë më e qartë.

Ekzistojnë disa arsye strukturore pse Tunizia ka përparuar politikisht ndërsa Egjipti siç duket është kthyer në rrënjët e tij faraonike (siç pëlqejnë shumë opin-ionistë ta përshkruajnë prirjen e tij për liderë autoritarë). Më të spikaturat janë fuqia eksponencionalisht më e madhe e ushtrisë egjiptiane në krahasim me ho-mologun veriafrikan dhe një popullsi shumë më të madhe dhe më të varfër. Por do të argumentoja se centraliteti, së paku politik, i të drejtave të njeriut në diskur-sin kombëtar ka qenë një nga heronjtë e

papritur të periudhës pas revolucionare. Vetëm krahasoni Tunizinë dhe presiden-tin e saj me situatën në Egjipt. Kur Abdel Basset Hasan, kryetari i Institutit Arab për të Drejtat e Njeriut në Tunizi dhe banor i kahmotshëm i Kajros, më pat shpjeguar kur u takuam në shtator, të drejtat e njeriut qartësisht ishin institu-cionalizuar në një shkallë të fuqishme në Tunizi në krahasim me Egjiptin.

Problemi është se të drejtat e njeriut janë një diskurs i brishtë politik. Qoftë edhe në demokracitë “më të avancuara” sikurse është SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, ose në vendet në zhvillim si Egjipti e Tunizia, ato lehtësisht hid-hen mënjanë me thirrjet se po gërryhet identiteti kombëtar dhe/ose fetar dhe po krijohen kërcënime, disfata ndaj të cilave paevitueshëm kërkon dobësimin e mbro-jtjes që duhet ofruar për tërë qytetarët. Më gjerësisht, të drejtat e njeriut ekzis-tojnë në një sistem kontradiktor politik: Në shumicën e shoqërive të dyja kërkojnë një ndryshim revolucionar që të imple-mentohen plotësisht dhe edhe atëherë ato shkelen zakonisht në situata revolu-cionare kur njëra formë e pushtetit, është më shumë ose më pak e dhunshme, e shfrenuar dhe zëvendëson tjetrën.

Liberalizmi fondamental i tregutKur u paraqitën revolucionet prej

Iranit në Kubë, ishte fare e lehtë që revolucionet të luftojnë në emër të të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe din-jitetit që në vetvete prodhojnë dhunë

Page 44: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA44 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

dhe sisteme shtypëse.Për më tepër, të drejtat e njeriut

janë të lidhura ngushtë me nocionin e personalitetit individual, i cili fare lehtë mund të rrëmbehet në një lloj të liber-alizmit fondamental të tregut në të cilin liria e gjerë politike maskohet jashtëza-konisht thellë dhe shkatërron pabaraz-itë, shfrytëzimin dhe shtypjen - qoftë të popujve të kolonizuar “të huajve”, qoftë klasave punëtore të vendit.

Sidoqoftë, për ndonjë që ka për-jetuar revolucionet egjiptiane dhe tu-niziane me lëkurën e vet, fuqia dhe rëndësia e të drejtave të njeriut është e pamohueshme. Ajo mbetet një prej koncepteve më radikale të epokës mod-erne; së pari, sepse ajo kërkon njohjen e të tjerëve qenësisht të barabartë me veten pa marrë parasysh dallimet - et-nike, racore, gjinore, fetare, klasore a kombëtare. Së dyti, ato kërkojnë kufiz-imin e rreptë të pushtetit shtetëror, i cili në thelb është, nëse nuk kontrollohet, kushtimisht abuzues me qytetarët.

Dhe kjo është situata në të cilën Tu-nizia mbetet e rrezikshme përkundër zgjedhjeve të qeta parlamentare dhe presidenciale të para dy muajve. Derisa Kongresi i Marzukit për Partinë Re-publikane paraqet komponentin më të varfër dhe me tradicional (dhe jugor) të shoqërisë tuniziane, Partia e Esebsit Nida Tounes nuk është thjeshtë e lidhur me regjimin e vjetër, por me interesat financiare ndërkombëtare për të cilat ajo është mirënjohëse.

Në të vërtetë, kërcënimi kryesor për Tunizinë sot, sa i përket kësaj, nuk është ndarja fe-sekularizëm, por neolib-eralët e majtë, me dy parti2 të fuqishme

që punojnë së bashku për t’i shuar të gjithë kundërshtarët që edhe njëherë ta bëjnë Tunizinë “fëmijën e mishëruar” të botës arabe për të ndaluar3 modelin e reformave neolibrale, i cili gjithmonë ka prodhuar - dhe maskuar – pabarazi dëshpëruese që dërguan në revolucionin kundër Ben Alisë në rend të parë.

Për dekada, neoliberalizmi ka prod-huar rezultate të njëjta pothuajse gjith-kund ku është implementuar: rritje totale që ka maskuar pabarazinë në rritje, ka rritur korrupsionin, krimin degradimin e mjedisit dhe shtypjen. I vetmi kontroll në këso lloj politikash do të ishte një e majtë e fuqishme dhe e bashkuar (e kundërta e situatës së tanishme4, sipas disa raporteve) e fokusuar kryesisht në të drejtat e punëtorëve, shpërndarjen e drejtë të pasurisë dhe burimeve dhe luftimi kundër korrupsionit që shteti i mëparshëm e ka dobësuar rëndë.

Ideologjitë neoliberale Por një prej forcave më të dalluara të

ideologjive neoliberale, që nga Kanzasi deri në Kajro, është saktësisht ajo se sa në mënyrë të efektshme ata i motivojnë njerëzit për të përkrahur liderët dhe poli-tikat që në mënyrë të qartë janë kundër interesave të tyre ekonomike. Rreshtimi i Nida Tounes - Nahda do të ofrojë një mburojë të fuqishme ideologjike dhe politike për shkurtimin e politikave që sollën Tunizinë në skaje të revolucionit.

Në anën tjetër, ka shumë forca kundërbalancuese që punojnë në Tunizi që janë një shkak për shpresë afatgjate. Ky proces është ilustruar me themeli-min e Dar Essaida ose Shtëpia Saida5, një qendër për të drejtat e njeriut e vendosur

dhe e dalë nga komuniteti lokal në një prej pjesëve më të varfra të Tunizisë. Siç shpjegoi Hasani, inkurajimi i të varfërve dhe klasës punëtore që të (ri)definojnë diskursin politik e kulturor për të dre-jtat e njeriut në mënyrë që të reflektojnë përpjekjet dhe dëshirat e tyre përbën një moment të rëndësishëm në evoluimin e praktikës së të drejtave të njeriut.

“Është fjala për implementimin e një vizioni komplet dhe si e rëndësishme, nxjerrja jashtë publikut të gjerë”, -dekla-roi Hasani. “Kjo është e vetmja rrugë për të fuqizuar përparimet në aso fusha siç janë të drejtat e grave dhe reformat kushtetuese. Por kultura është e vështirë për t’u ndryshuar dhe ju nuk mundeni thjesht t’i gjeni të gjitha rrjetet e ish-ma-fias shtetërore në një vit, madje as dhjetë. Është një porces i gjatë dhe nuk është e frytshme të përdoret pikëpamja e ‘më mirë ose më keq’ që ta gjykojmë tani.” n

Mark LeVine është një profesor i Historisë së Lindjes së Mesme në Uni-versitetin e Kalifornisë, Irvine-s dhe një Profesor vizitues i shquar në Universite-tin e Lund-it. Libri i tij më i ri është ‘Një tokë, dy shtete: Izraeli dhe Palestina si shtete paralele’, i bashkëbotuar me Ambasadorin Mathias Mossberg.

1 http://www.sais-jhu.edu/sites/default/files/areas-of-study/files/Tunisia%20Report%20-%20April%2017%20Final.pdf 2 http://mondediplo.com/2014/04/01tunisia 3 http://fpif.org/tunisias-unfinished-revolution/ 4 http://mondediplo.com/2013/03/01tunisia 5 http://www.aihr-iadh.net/index.php?option=com_content&view=article&id=343:the-in-aug urat ion - of - l e s s aida - hou s e - spac -er-for-human-rights&catid=10:latest-news&Itemid=112&lang=en

Page 45: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 45Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

NATO e lodhur me Libinë“The Economist”

Pas tre muajsh lufte në Libi, deklaratave të sigurta të NATO-s për mposhtjen e forcave të

Gadafit, tani i është shtuar edhe frika se Aleanca Atlantike po rrezikon të lodhet nga një fushatë ushtarake e zgjatur. Kom-andanti britanik i Forcave Detare tha se, nëse lufta do të vazhdojë përtej vjeshtës, do të marrim "vendime të vështira" në vendosjen e anijeve. Homologu i tij francez është ankuar se në qoftë aero-planmbajtësja e tyre do të jetë e vetme, "Sharl De Gol" dhe do të vazhdojnë të pa-trullojë nëpër brigjet e Libisë për pjesën tjetër të vitit, do të duhet që anija të hiqet nga shërbimi për mirëmbajtje deri në vitin 2012. Norvegjia, një nga aleatët më të gatshëm për intervenim, tani thotë se forca e saj e vogël ajrore nuk mund të përballojë një përkushtim të tillë: duke reduktuar sulmet, nga 1 gushti të pushojë krejt. Në fillim të luftës në Libi, euro-pianët mendonin për një angazhim të Amerikës, por tani që kontrolli i ka kalu-ar operacioneve të NATO-s, vazhdojnë

të varen nga Amerika për identifikimin e objektivave dhe operacioneve ajrore për furnizim me karburant. Ekspertët amerikanë u transferuan me ngut në ko-mandën e NATO-s, në Napoli. "Aleanca më e fuqishme ushtarake në histori – tha ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts - filloi që nga njëmbëdhjetë javë, veprimet kundër një regjimi pak të armatosur me një komb shumë pak të populluar, por disa aleatëve janë duke u mbaruar municionet dhe kërkojnë që Shtetet e Bashkuara, edhe një herë tjetër të bëjnë diferencën. Arsyeja që qëndron prapa në këto dështime nuk është një mister. Shumica e shteteve europiane shpenzojnë shumë pak në mbrojtje dhe shpesh shpenzojnë keq. Që euro-pianët e kanë të vështirë, ushtarakisht dhe politikisht, për të mbajtur dhjetëra mijëra ushtarë në Afganistan, është e kuptueshme. Që ata janë duke treguar shenja të lodhjes në një fushatë ajrore në kufijtë e saj (edhe pse më pak intensive se ajo e Kosovës në vitin 1999) sugjeron se, megjithatë, ka diçka tjetër. Libia zbulon një aspekt të turpshëm të NATO-s. Fuqia

e saj ushtarake është kryesisht e përcak-tuar nga ajo që Amerika është e gatshme për të bërë. Pa Amerikë, forca ushtarake e ndikimit, edhe aleatët më të fuqishëm europianë, si Britania dhe Franca, është e kufizuar. Për më tepër, siç u vu në dukje nga vetë Gejts: Europianët duhet të kuptojnë që angazhimi i Amerikës nuk është i përhershëm. Gejts është një nga skifterët e fundit të "Luftës së Ftohtë", që ka pasur një post qeveritar. Një brez i ri liderësh ndoshta s'mund të ndajnë të njëjtin përkushtim për Aleancën dhe mund ta konsiderojnë atë si një barrë. Vetëm nëse Europa nuk do të bëjë më shumë, atëherë NATO është e dënuar për një "mungesë ushtarake" dhe një të ardhme "të errët dhe të zymtë". Fjalët e Gejts-it mund të shihet si ankesa të pash-mangshme të një politikani në rrugën e daljes në pension. Të gjitha administratat e SHBA-ve i kanë bërë thirrje Europës për të marrë një peshë më të madhe në Aleancë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nga misioni për të cilin NATO-s u krijua: për të kundërshtuar Bashkimin Sovjetik. Pastaj gjithmonë ka pasur një pyetje të

Page 46: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

46 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98 PAQJA

vazhdueshme në lidhje me qëllimet e reja të Aleancës, por tani ka angazhime më shumë se kurrë. Ndërkohë - siç vuri në dukje Kurt Volker, ish-ambassador amerikan në NATO – është zëvendësuar nga një ndryshim në mentalitet: "Për europianët, NATO është Amerikë. Për Amerikën, NATO do të thotë Europë. Dhe tani Aleanca nuk i përket askujt". Një tjetërsim i tillë mund t’i bëjë gjërat edhe më keq. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, shqetësimet e sigurisë kom-bëtare të Amerikës u zhvendosën nga Europa në Lindjen e Mesme, Azia Jugore dhe, së fundi, në Kinë. Europa duhet të kujdeset vetë për sigurinë e saj, vlera e saj qëndron në atë që ajo mund të ofrojë. Por kriza e borxhit shkakton shkurtime në buxhetin e mbrojtjes në Europë. Vetëm tre shtete kanë arritur, për mo-mentin, qëllimin e NATO-s, që të kalo-jnë të paktën 2% të GDP-së në fushën e mbrojtjes: Britania, Franca dhe Greqia. Shumë të tjerë shpenzojnë vetëm 1% ose më pak. Shpenzimet duhet të krahaso-hen me SHBA-të dhe 5% të PBB-së tyre. Dhe duke pasur parasysh se Amerika është duke u përgatitur për të zvogëluar shpenzimet ushtarake, do të jetë edhe më e vështirë për njerëzit në Europë të bëjnë më shumë. Shumë të holla, rezul-tate të dobëta. Amerika nuk dëshiron të përfshihet në veprime ushtarake. Edhe qëndrimi i saj në rreshtin e dytë pro-vokon kritika në frontin e brendshëm. Mesdheu Jugor duhet të jetë një fushë me rëndësi jetike për Europën. Nëse nuk mund të veprojnë në këtë teatër, atëherë pse të shpenzojë 275 miliardë dollarë në mbrojtje? Në këto ditë të kursimit, euro-pianët me siguri nuk do të shpenzojnë

më shumë. Por shkurtimet në mbrojtje do të shpëtohen së paku pa shpenzuar, dhe mund të koordinohen më mirë, në mënyrë që NATO të mbetet një forcë e balancuar. Tani më shumë se kurrë, europianët kanë nevojë që të marrin më shumë nga paratë e tyre. Ata kanë më shumë ushtarë se amerikanët, por jashtë shtetit mund të dërgojnë më pak. Buxhetet e tyre janë të fragmentuara në mori ushtrie, me Forcat Detare dhe Forcat Ajrore. Europa prodhon njëzet lloje të ndryshme tankesh, gjashtë lloje të ndryshme të nëndetëseve sulmi, tre modele avionësh gjuajtës. Me koston e pajisjeve ushtarake që rritet më shpejt se inflacioni, vendet europiane thjesht, duhet të gjejnë ekonomi të shkallës më të mirë. Kjo nuk do të thotë krijimin e një ushtrie europiane, siç propozojnë disa. Një nismë e tillë është rruga për paralizë: mjafton të mendoni dërgimin e një brigade frank-ogjermane në Afganistan, për të mos për-mendur Libinë. Asnjë nga këto që thamë nuk është e lehtë. Një shtet nuk dëshiron të varet nga një vend tjetër, ose të tërhiqet zvarrë në një luftë tjetër. Disa shtete kanë industri në sektorin e mbrojtjes dhe duhet të mbështeten. Por, Danimarka ka brakti-sur nëndetëset e saj dhe ka marrë një rol udhëheqës në Afganistan dhe në Libi. Disa vende ndajnë avionë të transportit C-17. Pakti mbrojtjes Franko- britanik i vitit të kaluar tregon rrugën që duhet përshkruar: të dy vendet do të bashkëpunojnë, ndër të tjera, në teste bërthamore, operacione ajrore dhe detare, pak spektakolare por jetësore në operacionet e mbështetjes së civilëve dhe do të formojnë një forcë të ekspeditës së përbashkët. n

Përktheu: Arsim JONUZI

Milazim KRASNIQI

Moamer Gadafi po e vret popul-lin e vet, ashtu si vriste kroatët, boshnajkët dhe shqiptarët gjatë

viteve nëntëdhjeta miku i tij, Sllobodan Millosheviqi. Ka zëra në mediet serbe që thonë se një kontingjent mercenarësh serbë të luftërave në ish-Jugosllavi, janë bërë garda kryesore e Gadafit në luftën civile që po e shkatërron Libinë. Taktikat e krijimit të tokës të djegur, duke bom-barduar popullsinë civile edhe me avionë luftarakë, janë një film që është parë më herët në regjinë e Millosheviqit. Por, nga prirja kriminale e Moamer Gadafit, e cila në shumëçka është origjinale dhe mbase e papërsëritshme, mbesin të habitur vetëm ata që shtiren se janë të habitur. Karriera e tij prej psikopati dhe vrasësi serik nuk lë vend për asnjë habi. Mjafton një shpalosje e shpejtë e disa prej bëmave të tij, që të shihet se monstruoziteti i tij ka qenë dhe ka mbetur konsekuent që nga ardhja në pushtet me anën e grushtit të shtetit. Vitin e kaluar Moamer el Gadafi pati kremtuar dyzetvjetorin e ardhjes së tij në pushtet, ku binte posaçërisht në sy pjesëmarrja e presi-dentit të Serbisë, Boris Tadiqit, sepse mun-gonin mysafirë nga Europa. Natyrisht, në festime mungonte me arsye presidenti i

Page 47: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

47Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15PAQJA

Qelia e zbrazët në Sheveningen duhet të mirëpresë Gadafin

Tribunali i Hagës duhet urgjentisht që të ngrejë padi edhe kundër Gadafit, për krime kundër njerëzimit, që të marrë edhe ai atributin e merituar të kriminelit, njësoj si miku i tij, Slobodan Millosheviqi, i cili nuk doli i gjallë prej Sheveningenit

Zvicrës, sepse Gadafi angazhohej për zh-bërjen e konfederatës helevetike. Urrejtja e tij ndaj Zvicrës kishte lindur ngase i biri i kolonelit nuk ishte lejuar që në atë shtet të keqtrajtonte njerëz e të mos përgjigjet, ashtu si bën në shtetin privat të babës së vet. Nga punët e tjera të pista të Gadafit të vitit të shkuar ishte edhe pritja që i bëri al Megrahit, njeriut që ka pasur dorë në rrëzimin e avionit në Lakërbi të Skocisë me ç’rast patën humbur jetën 270 njerëz. Pritja si hero e një terroristi, tregonte se çfarë standardesh përdorte Gadafi për vlerat njerëzore. Ai nuk mund të gënjente e të thotë se Megrafi ishte i pafajshëm, meqë Megrahin e pati dorëzuar vetë dhe familjeve të viktimave u pati paguar dëmshpërblim në vlerë prej dy miliardë e shtatëqind milionë dollarësh. E dyta, për pjesëmarrjen në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pati kërkuar që të vendoste shator në oborrin e godinave

të ambasadës libiane në Nju Jork, sigur-isht për ta vërtetuar para botës beduiniz-min e tij të pakorrigjueshëm dhe për ta paraqitur botën muslimane si primitive dhe të paadaptueshme me standardet e botës tjetër.

Ndërsa, në planin doktrinar, Gadafi është autor i një ngatërrese ideologjike, të cilën truri normal nuk e honeps: “socializmi islamik”. Shpikjet e tjera po aq bizare të tij nuk i kap kalemi. Por këtu po rikujtojmë edhe disa: Gadafi propozonte krijimin e një shteti të për-bashkët izraelito-palestinez, me emrin Izratina (pra duke i bashkuar fjalët Izrael dhe Palestina!), krejt në kundërshtim me aspiratat palestineze dhe me pro-jektin ndërkombëtar për krijimin e dy shteteve të veçanta. Gadafi deklaronte se mushkonjat që e shkaktojnë malarien, janë të vogla dhe nuk janë të rrezik-shme. Për aidsin deklaronte se nuk e

rrezikon Afrikën, ndërsa Afrika është një epiqendër e kësaj katastrofe. Gadafi ka qenë i deklaruar kundër Al Kaidës para 11 shtatorit 2001, por ka sponsori-zuar organizatën “Shtatori i Zi”, e cila ka qenë përgjegjëse për vrasjen e spor-tistëve të Izraelit në Lojërat Olimpike në Mynih, në vitin 1972.

Në planin e brendshëm, Gadafi për dyzet vjet i ka shkuar në plumb opozi-tarët potencialë, duke mbetur që të sun-dojë me të bijtë e të bijën e shfrenuar pas qejfeve e skandaleve.

Populli i Libisë, duke jetuar për dyzet vjet nën regjimin e tij brutal, ka mbetur i paemancipuar, i ndarë në fise dhe i pazh-villuar. Njerëz që kanë punuar e jetuar për disa vite në Libi, tregojnë se në atë vend ka sjellje shumë primitive të qytetarëve të paarsimuar. Populli libian, po edhe kombi arab, kanë pasur shumë dëme nga ajo for-më brutale e qeverisjes së Gadafit, sepse shembulli i tij u shërben edhe shumë abu-zuesve të tjerë që sundojnë me brutalitet në shtetet arabe dhe afrikane.

Po Perëndimin a e ka penguar ajo formë brutale e qeverisjes? Pas Ronald Reganit, i cili pati bërë një përpjekje për eliminimin e këtij monstrumi, nuk ka mbetur asnjë trashëgimtar i denjë. Përkundrazi, ata që e këmbyen lirinë e Megrahit me transaksione të naftës, ata që e lënë Gadafin të ketë aksione në klubin e futbollit Juventus dhe të bëjë negociata për ta blerë Milanin, dëshmonin se Gadafi jo vetëm që nuk u pengonte, por e kishin partner të be-sueshëm. Pra, jo vetëm Tadiqi. Prandaj, ata heshtnin kur Gadafi i propozonte OKB-së zhbërjen e Zvicrës dhe heshtin edhe sot kur ai vret popullin e vet. Mirë-po, edhe Gadafi është duke shkuar drejt fatit të mikut të tij, Millosheviqit, fundit të turpshëm, që është i rezervuar për kriminelët psikopatë. Por, Tribunali i Hagës duhet urgjentisht që të ngrejë padi edhe kundër Gadafit, për krime kundër njerëzimit, që të marrë edhe ai atributin e merituar të kriminelit, njësoj si miku i tij, Slobodan Millosheviqi, i cili nuk doli i gjallë prej Sheveningenit. n

Page 48: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA48 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Beduinët e Nexhdit dhe agresioni ndaj Jemenit

Mos vallë familja Saude bëri gabim të madh kur sulmoi Jemenin? Nëse konflikti vazhdon, ka mundësi që kështjellat prej rëre të Beduinëve të Nexhdit të rrënohen... Kjo ndoshta do të përshpejtonte përfundimin e këtij regjimi të plakur, që ka qenë fatkeqësia e muslimanëve për dekada me radhë. Beduinët e Nexhdit ndoshta janë duke hapur gropën e varrit të tyre

Zafar BANGASH

Është e lehtë ta fillosh një luftë, por është e vështirë që t’ia përcaktosh drejtimin, rezultatin, apo përfun-

dimin e saj. Pyeteni cilindo gjeneral, dhe, ata do të pohojnë se planet e për-gatitura më së miri bëhen të tepërta sapo të jenë shkrepur plumbat e parë. Regjimi “Saudit” ka bërë një gabim trashanik duke e sulmuar Jemenin e varfër e të ndotur. Në fakt, lufta është nisur kundër militantëve “Huthi”, të cilët kanë patur arritje impresionante në javët dhe muajt e fundit në shtetin luftë-shqyer.

Vërtet të formuar, Beduinët nga Nexhdi, të vetëquajturit “sauditë”, kanë mobilizuar të ashtuquajturin “koalicion të gatshëm”, që përfshin luftëtarë të mëdhenj siç janë kuvajtianët, katarasit, bahrejnasit dhe emiratianët. Jemenasit sigurisht duhet të jenë duke u dridhur. Në kërkimet e tyre të policisë regjionale, sauditët gjithashtu kanë marrë shërbi-met e një numri çështjes nga Egjipti, Maroku, Jordania, Sudani dhe Pakistani.

Lufta “Saudite” në Jemen është sa ilegale aq edhe imorale. Ajo është një agresion i hapur e i zhveshur kundër një shteti tjetër, i lëshuar tashmë në pre-tendime të pavërteta. Regjimi “Saudit” nuk ka shkrepur asnjëherë as edhe një plumb të vetëm në drejtim të sionistëve, okupues të tokave palestineze. Por ai ka qene gjithmonë e shpejtë që t’i sul-mojë muslimanët. Regjimi “saudit” është duke u fshehur prapa arsyetimeve, sipas të cilave qeveria legjitime në Jemen i “paska” kërkuar ndihmë.

Beduinët e Nexhdit nuk kanë për vete të drejta ligjore në Gadishullin Arabik, pra si mund të pretendojnë që janë duke mbështetur një qeveri legji-time diku tjetër? E supozuara koka e të ashtuquajturës qeverisje legjitime - Abd Rabbu Mansour Hadi, kishte ikur tash-më nga vendi para se sauditët të nisnin sulmet e tyre ajrore, duke vrarë civilë të pafajshëm. Këto sulme përbëjnë krime lufte dhe sundimtarët e A. Saudite duhet të silleshin para gjyqit ndërkombëtar për veprat e tyre kriminale.

Përtej gënjeshtrës për ligjshmërinë e sulmeve të tyre dhe të vërtetave të tjera të pahijshme, ushtria saudite është e për-bërë nga amatorë. Janë të rrallë ata që kanë marrë pjesë në një betejë të vërtetë. Regjimi tradicionalisht ka mbështetur sektorin e krijimeve të ‘fitneve’ duke “punësuar” mercenarë nga shtetet e tjera. Kjo është një mënyrë parësore e ve-primit të tyre. Sektori i fitneve mund të mos bëj punë në Jemen aq suksesshëm sa ka bërë në vendet tjerë, sepse aty ka shumë grupe sunite, të cilët luftojnë kundër regjimit të paligjshëm të Hadit.

Me shtimin e “Houthëve”, që janë for-ca kryesore revolucionare në Jemen, dhe të cilët ndodhi që të jenë shi’itë Zejdij, si do të mund të arsyetojnë sauditët sekto-rin e tyre, i cili është i ngarkuar kundër Ali Abdullah Salehut, ish-presidentit që ka luftuar Houthët, por që tani ka bashkuar duart? Përtej kësaj, shumë fise sunite janë gjithashtu duke e mbështetur grupin “Houthi”. Saleh-u ishte i detyru-ar të ri-nënshkruajë marrëveshjen nga presioni i mbretit të atëhershëm Abdul-lah i Arabisë Saudite, në Shkurt të vitit 2012. Përveç kësaj, Houthët tani mund të shihen më së shumti nga jemenasit si kampionë të pavarësisë së shtetit të tyre, meqenëse po i mbrojnë ata nga agresioni i jashtëm.

Në vendimin e beduinëve të Nex-hdit për të sulmuar Jemenin, duket se kanë patur rol të rëndësishëm dy faktorë. Faktori i parë ka të bëjë me gjendjen e panikut që i ka kapur për shkak të dësh-timit në fronte të shumëfishta-Siri, Irak etj., ku kanë lëshuar prerjen e kokës me tekbir dhe ngrënësit e mishit të gjallë. Megjithëqë këta përbindësha kanë shkak-tuar vuajtje të pafundme dhe kanë oku-puar disa territore, ata kanë dështuar në objektivin e tyre primar për përmbysjen e qeverisë. Së dyti, anëtarët më të rinj të dinastisë sunduese - Muhamed bin Nayef dhe Muhamed bin Salman- duan që të vërtetojnë maço-kredencialet e tyre.

Page 49: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA 49Nr. 98 n KORRIK / GUSHT'15

Najefi ishte emëruar deputet i kurorës së Princit pas vdekjes së mbretit Abdul-lah në janar. Ai ishte gjithashtu ministër i brendshëm i shtetit, thelbësisht shef i sigurisë për mbretërinë, detyrë në të cilën ka fituar famë të keqe për mënyrat e tij brutale të veprimit. I dyti, Salmani, ishte emëruar ministër i mbrojtjes nga babai i tij, kur ai u bë mbret pas vdekjes së mbretit Abdullah. Mbase dy të rinjtë mbretërorë janë verbuar nga shkëlqimi i armëve të shndritshme të prodhuara në SHBA e të poseduara nga ushtria e tyre. Me sa duket ata kanë dështuar në mundësinë për të kuptuar që nuk është arma, por personi pas armës ai që ka rëndësi vendimtare në luftë. Sauditët mund të jenë famëkeq për mizori, por ata nuk kanë trimëri.

Shumë fakte të marrëzive të kryera me armë janë në dispozicion të opinion-it ndërkombëtar. Pasojat e luftës ameri-kane në lokacione të ndryshme, ofrojnë mësime të hidhura. Kush do të kishte menduar që pavarësisht nga armatimi i sofistikuar i tyre, amerikanët do të kishin pësuar një humbje poshtëruese në Af-ganistan? Malet Hindu kanë vërtetuar edhe një herë që janë parku i varrezave të perandorive. Për afërsisht 40 vjet, af-ganët s’kanë përjetuar asgjë tjetër përveç luftës dhe, pjesët e shtetit janë aq të var-fra, saqë epoka e Gurit do të ndihej e modernizuar karshi tyre. Megjithatë, këta të ashtuquajtur njerëz primitivë, për një dekadë nuk kanë përballuar vetëm agresionin e ushtrisë amerikane - të vetëshpallurit superfuqi - por kanë

përballuar gjithashtu edhe 40 aleatët e tyre. Çdo njëri prej aleatëve të Amerikës ka ikur tashmë vjedhurazi jashtë nga lufta e Afganistanit, pa guxuar të shikojë mbrapa. Gjithashtu edhe amerikanët janë afër ikjes nga Afganistani. As në Irak amerikanët nuk arritën rezultate më të mira, ku po e pësojnë si në Vietnam pesë dekada më parë. Ndërkohë që ne përqeshim amerikanët për mungesën e trimërisë se tyre, ç’mund të thuhet për sauditët që janë shumë më poshtë se ata?

Përtej aftësive të tyre për të luftuar, apo mungesës së këtyre aftësive, aty evidentohen faktorë të barabartë de-maskimi. Sauditët nuk e kanë mbajtur sekret që ata e kanë sulmuar Jemenin për të mbrojtur interesat arabe. Maska islamiste e tyre është hequr nga vetë fjalët dhe veprat e tyre. Muslimanët e devotshëm asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë iluzion rreth natyrës së vërtetë të këtij regjimi, të cilët njihen si trad-hëtarë ndaj Islamit. Këta muslimanë, në pafajësinë ose injorancën e tyre, ranë në propagandën e beduinëve të Nexhdit, sundimtar i së cilës është Khadim al-Haramayn (mirëmbajtësi i dy xhamive të shenjta). Duke i shërbyer kauzës së Islamit, tani, unë duhet t’i pastroj sytë dhe mendjet e tyre nga ky mit, sepse ata në të vërtetë janë Khadim al-Mufsidayn (shërbyesit e dy ngatërresave) ose ndry-she Amerika & Izraeli.

Kredencialet e tyre islamike kanë qenë gjithmonë të dyshimta. Më tej, disa në botën islamike arritën t’i përmbahen ngushtë literaturës se interpretimit veha-

bist. Regjimi ka përdorur vlera monetare gjigante për të blerë besnikërinë. Bazuar në një vlerësim të përafërt, rreth 100 miliardë dollarë janë shpenzuar, që nga viti 1975, që grupe dhe organizata indi-viduale t’i fusin në anën e tyre. Ndërkohë që mund të mos jenë bërë vërtet veha-bistë, këta njerëz janë të detyruar të rrinë në heshtje përballë kundërvajtjeve sau-dite. Askush nuk dëshiron t’i ndalohet shpërblimi për heshtjen e tij, ndërkohë që jeta për shumicën e muslimanëve në botën islamike është mjaft e vështirë.

Pasi klounët e Nexhdit nuk do të arrijnë t’i mundin Houthët me anë të bombardimeve nga qielli, a duhet që ata të bëjnë gabimin tjetër, duke dërguar këmbësorinë e tyre në këtë luftë? Po ta bëjnë këtë, ata ndoshta do t’i vënë vulën përfundimtare fatit të tyre. Houthët do t’i bënin mish të bluar trupat e ush-tarëve Sauditë, ose çfarëdo force tjetër mercenare nga bashkësia shtypëse e regjimeve Arabe, qofshin ata egjiptianë ose jordanezë. Mbase, muslimanët revo-lucionarë duhet të luten që beduinët e Nexhdit të bëjnë gabimin e shpërthimit të një pushtimi tokësor të Jemenit. Kjo ndoshta do ta përshpejtonte vetësh-katërrimin e këtij regjimi të plakur, që ka qenë fatkeqësia e muslimanëve për dekada me radhë. Në këtë aventurë agresive kundër Jemenit, beduinët e Nexhdit (Sauditët) ndoshta janë duke hapur gropën e varrit të vetvetes! n

Përktheu nga anglishtjaUbejd JUSUFI

Page 50: Revista Paqja, nr. 98, korrik - gusht 2015

PAQJA50 KORRIK / GUSHT'15 n Nr. 98

Sulmi ndaj diges historike nga aeroplanet saudit dhe aleateve te saj ne vetvete ngerthejne shume

pikepyete???. Kjo dige ishte krenaria je-menase dhe e rajonit. Pse duhej dhe cka syhohet me kete sulm.

Diga e Me’rebit per Jemenin ka rendesi te madhe historike. Ajo eshte ndertuar nga banoret e Shebas (Sebe’-ar.) qe ne shek. e VIII p.e.s. nga Sebe’ ibn Ehxheb, i cili nuk arriti ta sheh perfunimin e tij. Projekti tij mëtonte ne grumbullimin e rrjedhjeve te 70 përrojeve, me te cilat, pjesa me e madhe e shkretires do te gjelberohej. Punimet perfunduan ne kohen e mbretit Abdush-shems Ibn Jeshxheb Ibn Je’rib Kahtan.

Per jemenasit kjo dige pervec rende-sise se saj arkeologjike eshte edhe nje mrekulli ingjinjerike per kohen ne te cilen eshte ngritur. Kjo dige madhesh-tore qe i ka rezistuar furtunave te kohes eshte ndertuar me mur guri. Jemenasit guret i kane nxjerre nga malet shkem-

bore te Lugines Edhneh, qe eshte nje prej luginave me te medha te Jemenit.

Kjo dige ka bere qe jemenasit te kane nje liqe me nje gjatesi 577 m dhe nje gjeresi prej 915 m, qe do te thote se kemi te bejme me nje siperfaqe prej 5.3 k.katrore. Ky liqe sherben per uje te

pishem, per ujitjen e arave dhe fushave...Ky liqe i cili ishte ngritur qe para 29

shekujve nga mbreteria e Shebas, ishte perla dhe krenaria e Jemenit dhe e ra-jonit, gjithashtu eshte edhe zona me e pasur e ketij shteti. n

Përktheu: M.K.

PËRSE SAUDITET SULMUAN DIGEN E ME’REBIT?

Myftiu nga Taizi thotë: Jemeni nuk do të bie në gjunjë, sikur në të të mbetej qoftë edhe një person.

Myftiu i medhhebit Shafi-ij nga Taizi në një intervistë thotë: arsyeja pse po-pulli jemenas ka mbështetur revolucio-nin dhe arsyeton lëvizjen Ansarll-llahu është se, kjo situatë erdhi si rezultat i shfaqjes të disa kusarëve të cilët kanë mbështetjen e Arabisë Saudite. Jemeni nuk do të bie në gjunjë, sikur në të, të mbetej qoftë edhe një person.

Myftiu në Taiz dijetari Sehl Ibrahim ibn Akil ka thënë se populli jemenas kurrë nuk do ta harroj atë që kanë bërë sauditët në vendin e tij. Në një intervistë për almajadin në kuadër të emisionit "Ora e dialogut" Myftiu përshkruan familjen Al Saud se janë pjatëlëpirësat e hebrenjve.

Bin Akil tregon se ata duan të ngritin “shtetin islamik” në krahinën e Taiz-it, mirëpo ai vëri në dukje se jemenasit janë të etur për martirizim, ata nuk do

të gjunjëzohen, e as nuk do të lejojnë të shtypen përderisa do të kemi një jeme-nas të gjallë.

Myftiu tha se populli mbështet revo-lucionarët dhe komitetet e tjera si dhe lëvizjen "Ansar Allah" sepse po e mbro-jnë vendin nga njerëz të korruptuar të cilët tani janë në gjirin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Këta duan të përfitojnë nga kjo tragjedi në mënyrë që të pasuro-hen edhe më shumë, ndërsa kjo shkon në dëm të popullit të mjerë e nevojtar."

A është për t’u dëshiruar një ushtri e cila pretendon se udhëhiqet në emër të Kibles, ndërsa përqëllim ka interesat personale, mu ashtu siç ishte rasti në Liban gjatë luftës libaneze në mënyrë që secila palë (parti) të kishte ushtrinë e vet, që pastaj secila krahinë ta lufton tjetrën, dhe kështu të shkatërrohet Jemeni. Ajo se çfarë po ndodh me ushtrinë tonë, si-kur po jep shenjat e kësaj ndarje.

Myftiu për në fund tha: nëse Jemeni do të ndahet nëpër rajone, do të thotë se jemi përfshi në luftë civile. n

Përktheu: M.K.

Cili është mendimi i myftiut të Taizit për luftën në Jemen