24
KONTROLLI TEKNIK Ministrat e kabinetit nuk patën ndonjë propozim konkret. Kry- eministri i zgjedhur kërkoi nga ekspertët ndihmë për një model të ri ekonomik PD SULMON SËRISH ARVIZUN Paloka: Pensionist si Uidhersi, i afeksionuar pas Ramës »4 FESTONIN NË LOKAL Helmohen dasmorët, në spital dhe shumë fëmijë, dyshohet nga mishi »16 PISTAT E HETIMIT Acid në fytyrë menaxheres së Call-Center në mes të Tiranës »8 »2-3 KONFERENCA PëR EKONOMINë Ministrat vijnë të papërgatitur. Rama: Se prisnim një fitore të tillë Ngjarja përballë Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit, teksa Vilma Dule shoqërohej nga kushërira e saj. Dyshimet e policisë shtrihen në dy drejtime Nga ENTELA BINJAKU Një histori e zakonshme? Nga LORENC GORDANI Dilema e fundit e reformimit energjetik »10 »10 Opinion Aktualisht janë miratuar 26 zona, duke i hapur rrugën zhvillimit sipas planit urbanistik të hartuar dhe miratuar nga bashkia e kryeqytetit ZHVILLIMI I TIRANëS »6 E MËRKURË 28 GUSHT 2013 VITI IX, NR. 3065 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com MOTI I KEQ Hyn të shpëtojë shokun, mbyten dy persona në plazhin e Velipojës SHKOLLA E NATËS Kush ka të drejtë të regjistrohet dhe dokumentet që duhen dorëzuar »7 Tre të rinj të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kishin hyrë për t’u larë në det, ndërkohë që dallgët ishin të larta »9 Përgatitjet e SHBA, Siria duhet të bëjë hesapet me perëndimin Përpjekjet e kishës greke, për të greqizuar komunitetin vlleh Vitet 1913-1921 »14-15 Pas përdorimit të armëve kimike, Asadit i kanë mbetur shumë pak shanse për të hyrë në negociata, Hagel: Assad përgjegjësi kryesor »18-19 Rritet çmimi për kolaudimin, Tabela e plotë për automjetet »5

Metropol 28 gusht 2013

Embed Size (px)

DESCRIPTION

cmimi i kontrolit te makinave, acid ne fytyre, greqia kerkon vllehet

Citation preview

Page 1: Metropol 28 gusht 2013

kontrolli teknik

Ministrat e kabinetit nuk patën ndonjë propozim konkret. Kry-eministri i zgjedhur kërkoi nga ekspertët ndihmë për një model të ri ekonomik

PD sulmon sërish Arvizun

Paloka: Pensionist si Uidhersi, i afeksionuar pas Ramës»4

Festonin në lokAl

Helmohen dasmorët, në spital dhe shumë fëmijë, dyshohet nga mishi»16

Pistat e hetimit acid në fytyrë menaxheres së Call-Center në mes të tiranës

»8

»2-3

KonfeRenca PëR eKonominëministrat vijnë të papërgatitur.

Rama: Se prisnim një fitore të tillë

Ngjarja përballë Fakultetit të Inxhinerisë së Ndërtimit, teksa Vilma Dule shoqërohej nga kushërira e saj. Dyshimet e policisë shtrihen në dy drejtime

nga entelA BinjAku

Një histori e zakonshme?nga lorenc GorDAni

Dilema e fundit e reformimit energjetik

»10

»10

opinion

Aktualisht janë miratuar 26 zona, duke i hapur rrugën zhvillimit sipas planit urbanistik të hartuar dhe miratuar nga bashkia e kryeqytetit

Rrugët dhe zonat ku do të ndërtohet gjatë viteve të ardhshme

ZHvillimi i TiRanëS

»6

E mërkurë28 gusht 2013Viti iX, Nr. 3065Tel: 04 2 233 991fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

moti i keq

Hyn të shpëtojë shokun, mbyten dy persona në plazhin e velipojës

shkollA e nAtës

Kush ka të drejtë të regjistrohet dhe dokumentet që duhen dorëzuar

»7

Tre të rinj të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kishin hyrë për t’u larë në det, ndërkohë që dallgët ishin të larta

»9

Përgatitjet e SHBa, Siria duhet të bëjë hesapet me perëndimin Përpjekjet e kishës

greke, për të greqizuar komunitetin vlleh

Vitet 1913-1921

»14-15

Pas përdorimit të armëve kimike, Asadit i kanë mbetur shumë pak shanse për të hyrë në negociata,

hagel: Assad përgjegjësi kryesor »18-19

rritet çmimi për kolaudimin, tabela e plotë për automjetet

»5

Page 2: Metropol 28 gusht 2013

02 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« POLITIKË

Të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit

ekonomik dhe social kërkoi dje Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama nga 21 ekspertët ndërkom-bëtarë të mbledhur në ditën e dytë të konferencës “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Por, për këtë model si Kryeministri në ard-hje dhe as ministrat e kabinetit që do të drejtojë ai nuk kanë një projekt konkret. Ishte vetë Rama ai i cili përveçse pranoi se PS nuk e priste një fitore më 23 qershor, nga ana tjetër ky mos-besim ishte bërë pengesë për hartimin e një modeli ekonomik. Ndaj dhe gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i zgjedhur kërkoi ndihmën e ekseprtëve të huaj. Në ditën e dytë të punimeve të kësaj konference nuk u pa dhe as nuk u dëgjua asnjë projekt i ministrave të zgjedhur për të drejtuar, ekonominë, industrinë e tranpsortet.

KërkesaIsh-ministrave të Ekono-

misë, Energjetikës, këshilltarë presidentësh shpalosën pikë-pamjet për çështjet që lidhen me ekonominë, punësimin dhe kërcënimet që i vijnë ekono-misë shqiptare. Por, ministrat e kabinetit të ri qeverisës nuk patën një propozim dhe një draft konkret për ta lançuar dje në panelet e ngritura për të trajtuar sfidat që e presin këtë qeveri. Nga ana e tij, Kryemin-istri Rama zgjodhi që të pranojë publikisht se realiteti si brenda vendit, ashtu dhe ai rajonal nuk u jep shumë mundësi të majtëve që të kenë një projekt konkret për modelin ekonomik. Sipas tij, tashmë është e pranuar që remi-nitancat kanë rënë, rajoni është në një tjetër zhvillim, sa kohë që flitet për një tjetër realitet me Serbinë, e megjithatë duhet një model i ri për ekonominë, i cili t’i japë një tjetër hov zhvillimit. “Mënyra si shkuan zgjedhjet dhe njerëzit shprehën vullne-tin e tyre ishte mënyra për të kuptuar se shqiptarët nuk janë të varfër në aspirata nëse u jepet mundësia për të ndrysh-uar jetën dhe ata na dhanë një mandat të paparashikuar të një shumice të cilësuar për të ndry-shuar vendin. Kjo është vërtet diçka kur gjendesh në pozitat e atij që e merr këtë lloj mandati dhe të bën të kuptosh se është barrë më e madhe se kur merr një fitore simbolike dhe mesazhi më i rëndësishëm është se nuk gjendeni për të zëvendësuar të tjerët, por ju duam për të ndryshuar vendin. Ka një libër të madh gabimesh dhe fakti për të mos përsëritur gabimet do bëjë ndryshimin e parë”, u shpreh Rama.

PozicioniNë vlerësimin e Kryemi-

Punësimi ishte një tjetër çështje e trajtuar gjerësisht në panelin e dytë. Propizimi më i fortë ishte ai ish ministrit izra-elit të Tregtisë, Jacob Fass, i cili nuk mbështeti vizionin e bërë publik nga zëvendëskryeminis-tri, Niko Peleshi, mbi një çështje tillë. Sipas Peleshit, qeveria në ardhje do të investojë më shumë në indiustrinë tekstile, duke parashikuar hapjen e shumë vendeve të punës. Në gjykimin edhe pse qeveria “Berisha” nuk i kushtoi rëndësi këtij sektori sërish ajo rezultoi i suksesshëm për ekonominë, përmes hapjes së vendeve të punës, ndaj një investim në këtë drejtim do të ishte dhe me frutdhënës. Por sipas ish-min-istrit izraelit, duhej më shumë vëmendje për mikroekonomi-në, duke sugjeruar futjen tek novatorizmi. “Nuk jam dakord që ju të investoni në tekstilet ku të krahasoheni me Indon-ezinë që prodhon me 1 dollar, por të investoni në teknologji-në e lartë. Në Izrael ne inves-tuam një fond të vogël dhe sot kemi fitime deri në 5 miliardë dollarë. Ideja është që kishim 1100 apo 1200 biznese dhe këto arritën të gjeneronin para e të futeshin në bursë. Ne ar-ritëm të ndryshonim mënyrën

MODEL I RI, POR PROJEKTI ME NDIHMA NGA JASHTË

Rama pranon se nuk ishin përgatitur për

fitore më 23 qershor

nistrit të zgjedhur qeverisja përmes shembullit është një pikë e fortë për një qeverisje të suksesshme, duke lënë pas krahëve modelin e propagan-dës. “Besoj se duhet të ud-hëheqim përmes shembullit. Është institucioni që duhet së pari të paguajë faturat pastaj t’i kërkojë njerëzve të pagua-

jnë. Duhet të merremi me borxhin si një e tërë në pjesën zyrtare të saj”, vuri në dukje Rama. Pavarësisht, se ende nuk mund të flitet për një pro-jekt të gjerë, tre çështje në të cilat qeveria do të ndërhyjë me ardhjen në pushtet janë buxheti, energjia dhe sigu-ria. “Buxheti, çfarë lloj bux-

heti duhet të kemi. Energjia, sepse jemi në një drejtim ku për 2 apo 3 muaj do përbal-lemi me një formë krize. Së treti, siguria e individit dhe pronës. Është e qartë se sigu-ria është çështja kryesore për shqiptarët. Më pas na duhet të përballemi me situatën financiare. Për këtë na duhet

një auditim ndërkombëtar dhe të përballemi me të. Do duhet të përballemi me problemin e madh të individëve që bëjnë biznes dhe administratën tati-more. Ka ardhur koha t’i japim fund një tradite që e ka bërë Shqipërinë, një vend që drej-tori i administratës tatimore është njeriu më i rëndësishëm

i qytetit. Do të ngremë Këshil-lin Kombëtar Ekonomik, që të funkionojë dhe për gjeneratat e tjera”, vlerësoi Rama. Kryeso-cialisti e cilësoi mandatin e qeverisë së re të brishtë, për shkak se pritshmëria në pop-ull është më e lartë se në vitin 1992, ku shqiptarët me votë i dhanë fund një regjimi

Sfidat e qeverisë dhe propozimi i Ramës“Sot gjendemi para një sfide shumë të madhe të vendosjes së

kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur, modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social”, u shpreh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, në ditën e dytë të konferencës.

Propozimi i ministrit të zgjedhur të Financave

“Stabiliteti financiar kërkon dhe stabilitet të ekonomisë. Ekonomia ka hyrë në një fazë interesante dhe realitet të vështirë. Pika e parë që do të thoja, janë reformat strukturore, modeli i ri dhe liberalizmi i ekonomisë. Pika parë ka të bëjë me stabilitetin e tregut. Pika e dytë do ishte mirëqeverisja. Duhet të fillojmë epokë të re kur organet e tatim-taksave duhet te kri-jojnë një marrëdhënie të re me institucionet. Duhet te bëjmë trans-parencë për tatim-taksat se ku shkojnë paratë tona. Një ekonomi nuk mund të krijojë para pa kredi”, propozoi Shkëlqim Cani.

Vizioni për Ekonominë, Tregtinë e Sipërmarrjen

“I rëndësishëm hartimi i sfidave urgjente, afatmesme dhe afatg-jata. Në ditët e pra qeveria dhe shoqëria do të përballet me sfidën e borxhit publik dhe atë që qeveria i detyrohet biznesit. 400 milionë euro që qeveria i ka borxh komunitetit të biznesit. Sfidë tjetër situ-ata emergjente e energjisë, për 6 muajt që vijnë. Kjo është sfidë afat-shkurtër. Rritja ekonomike nuk duhet të mbetet retorike. Asgjë nuk do të ndodhe nëse ne si qeveri dhe gjithë aktoret nuk shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme. Ne po shkojmë tek investimet e huaja të drejtpërdrejta. Kjo qeveri ka sfidën të nxisë situatën”, vlerësoi Ahmetaj.

Shqetësimi i ministrit të zgjedhur për Energjinë

Nuk kishte një projekt për ta bërë publik për dikasterin që do ta drejtojë prej shtatorit, por shqetësimet i kishte evidentuar. “Njerëzit e aftë në fushën e energjetikës dhe minierave janë duke emigruar në Kanada”, u shpreh ministri i ri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në këtë konfer-encë, ku edhe pse në krye të kësaj ministrie harroi të përmendë projektin TAP. “Abuzohet dhe ka probleme korrupsioni, ndaj këto do jenë sektorë prioritarë ku do të punohet në mandatin e ri. Përdorimi i energjisë diellore kursen shumë para dhe mund të jetë e ardhmja e vendit tonë në këtë fushë”, tha Gjiknuri.

Për Transportet, një premtim konkretMinistri i ardhshëm i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond

Haxhinasto, përfaqësues i LSI-së, prezantoi drejtimet ku do punojë qeveria e re, duke vënë në dukje se parësore, në aspektin afatshkurtër, do jetë e çmimeve të transportit ajor. “Infrastruktura, furnizimi me ujë dhe përpunimi i ujërave, shëndeti publik janë sfidat kryesore që qeveria e re duhetë punojë për t’i përmirësuar. Kostot e larta për disa nga shërbimet janë probleme, si p.sh çmimet e larta të biletave të avionëve. Ne na duhet një qasje e bashkërenduar për mënyrën sesi duhet t’i ristrukturojmë këta sektorë”, vuri në dukje ndër të tjera, Haxhinasto.

PUNËSIMI DHE PROPOZIMI I MODELIT IZRAELIT

“Vëmendje për mikroekonominë, futuni tek novatorizmi”

sesi mendonim. Këtu nuk dëg-jova për nanoteknologjinë, për nanomjekësinë, mirëpo këto ju bëjnë vend të varur nga BE-ja kur ju mund të jeni të konkur-rueshëm”, u shpreh Fass. Në vlerësimin e tij, vendi duhet të tregtojë veten jashtë, të bëjë shfaqje, të tregtojë se çfarë projektesh nisën. “Përse duhet të investoni në Evropë? Evropë është në krizë? Synoni vendet përtej saj, synoni vepra të mëdha. Hëngra mëngjes sot tek “Sky”, por nuk pashë atje panele diellore kur ju keni kaq shumë diell. As për energjinë e erës nuk pashë. Çdo gjë krijon një industri. Futuni tek nova-torizmi. 50% e energjive tuaja duhet të futen në teknologjinë e lartë: krijoni nanomjekësinë, përdorni fibrat optike, përdorni elektricitetin në hekurudha. Përpiquni të merreni me biote-

knologjinë. Nëse do organizoja një seancë të tillë do ta ndaja në dy pjesë: burokratët janë të mirë, por flasin për makro. Juve ju duhet mikro, me njëzet njerëz që të flasin për mikro, si unë. Pra, ju nuk duhet të rrotulloheni vetëm tek fusha juaj, por shisni veten, dilni me projekte konk-rete. Dje fola me një grup minis-trash dhe doja t’u thoja: a mund të më jepni një listë projektesh? Ndoshta ajo ekziston, por është amorfe, nuk më nxit të përfshi-hem në të si investitor.

Vetëm mjete të vlerës së lartë të shtuar janë ato që sjellin 850 dollarë në vit. Sot, në Izrael, çdo person që punon në teknologjinë hap 2-3 vende pune dhe janë sipërmarrës nën moshën 30-vjeçare dhe unë mund t’ju jap emra”, vuri në dukje Fass, lidhur me një çështje të tillë.

Page 3: Metropol 28 gusht 2013

03• E mërkurë 28 gusht 2013

»POLITIKË

Çështjet e ekonomisë ulën në panele konsultimesh dhe mendim dhënieje ek-

spertë të njohur të këtij fokusi në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Partia Socialiste, me titull “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Ekspertë nga vende të ndry-shme të botës këshilluan ekze-kutivin e ardhshëm shqiptar që të bëjë kujdes me financat e vendit duke mos shpenzuar përtej mundësive. Filozofia e bazimit të rrijtes ekonomike tek borxhi, u cilësua prej tyre si e rrezikshme. Por nga ana tjetër nuk mungoi as njohja e suksesit të këtyre viteve, pasi sipas ekonomistëve, Sh-qipëria ka ndryshuar shumë që nga viti periudha e posko-muniste. Në përgjithësi, disa nga ekspertët vlerësuan ma-sat e marra në fushën e finan-cave për të përballuar krizën ndërkombëtare. Ndërkohë që nga ministrat e zgjedhur për të qenë pjesë e ekzekutivit të ri borxhi dhe situata energjitike u cilësuan si disa prej sfidave emergjente.

PropozimiE organizuar në tre panele

konferenca e ditës së djeshme trajtoi atë çfarë socialistët cilësojnë si të rëndësishme, konkretisht infrastrukturën, punësimin dhe ekonominë. Por edhe pse të ftuar nga Partia Socialiste për të dhënë propo-zime konkrete, ekspertët më së shumti dhanë sugjerime mbi çështjet përkatëse, duke insistuar në faktin se në thelb të çdo reforme duhet të jetë pikërisht realitetit shqiptar. Ndaj dhe Leif Pagrotsky, ish-ministër i Ekonomisë në Suedi

KONFERENCA E PS-së PËR EKONOMINË, APELOJNË EKSPERTËT

Kujdes me rrijten e ekonomisë tek borxhiShlyeni borxhet, rrisni aktivitetin tregtar me vendet fqinje

kërkoi nga qeveria në ardhje që të ketë kujdes me borxhin. “Kam vetëm 12 orë që gjen-dem në Shqipëri dhe do të doja të flisja për mësimet që ne kemi nxjerrë në Suedi dhe dua që këto t’i merrni edhe ju. Kam shpenzuar mjaft energji si ministër i Ekonomisë për të tërhequr eksporte. Ju jeni një vend që keni fqinj me probleme të mëdha si Italia dhe Greqia. Por jeni me fat që jeni fqinj me një ekonomi në rritje si Turqia dhe kjo do t’ju ndihmojë si një mbështetje për zhvillimin tuaj. Duke lexuar për Shqipërinë, mund të them që kur je në poli-tikë duhet të bësh diçka duke i premtuar dikujt. Ulja e taksave është shumë e rëndësishme. Pse duhet të marrësh taksa kur do të rrisësh ekonominë?

Suedia nuk mund të merrej me vlerësime dhe proceduarat që aplikoheshin nga tatimorët në të gjithë vendin. Kjo nuk ka të bëjë me shifrat në vetvete, por ka të bëjë me thjeshtimin. Gjëja e fundit që dua të them është e rëndësishme, por pak më e vështirë është që të bazohet ekonomia juaj në deficit dhe borxhe është shumë e rrezik-shme. Mund të duket gjë e mirë në aspektin afatshkurtër, por ata që ju kanë dhënë borxh mund t’jua kërkojnë para kohe si na ndodhi neve në 1992, gjëja më e mirë që bëmë në 20 vitet e fundit ishte të dilnim nga ky makth. Ne humbën vota, humbën zgjedhje, por ne tani jemi në pozicionin e duhur”, vlerësoi ish-ministri suedez, duke dhënë kësisoj dy

sugjrime për të majtët në Sh-qipëri.

SugjerimetMë e drejpërdrejtë në fjalën

e saj ishte Drejtuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Ellen Goldstein, e cila veç vlerësi-meve për punën e bërë deri më tani nga qeveria “Berisha”, parashtroi sugjerimet e saj për pasardhësit e majtë. Katër ishin drejtimet ku Rama dhe qeveria e tij duhet të përqendrohen, konkretisht tek parandalimi i krizës, punësimi, dhënia e shërbimeve dhe mbrojtja e bur-imeve natyrore. “Parandalimi i krizave – ne e dimë që të sig-urohemi të mos ndodhin gjëja të këqija është prioritare. Sek-tori i energjisë ka shumë prob-leme, investimi ka qenë neg-

OPTIMIZMI

Vladesku: Krijoni modelin tuaj, ndryshe dështoni

Më i drejtpërdrejtë në ligjeratën e tij ishte dhe ish-ministri i Financave të Rumanisë, Sebastian Vladesku, i cili u shpreh qartë se nuk mund të gjendet një model zhvillimi, pasi Shqipëria duhet të krijojë të sajin. “Kam pyetur veten se kush është modeli i ri i zhvillimit për Shqipërinë dhe mund të them se nuk e di, ashtu si mund të them edhe për Rumaninë”, thek-soi ai, duke lëshuar dhe një mesazh për ministrat e rinj që pritet të qeverisin vendin që nga shtatori. “Unë i dëgjova me kujdes ministrat që do marrin detyrën dhe problemet që ata paraqitën. Ata janë në pozitë të mirë tani dhe mund të thonë se asgjë nuk është bërë mirë dhe do duhet të përballemi me sfidat. Nga përvoja ime do thoja se kanë 95 për qind shans të dështojnë, pasi kanë shumë opti-mizën dhe se do përpiqen të zgjidhin problemet dhe do shohin se nuk kanë burime të mjaftueshme për t’i realizuar. Ndaj do sugjeroja: përpiquni në pak gjëra, fokusohuni psh tek popullsia rurale. Unë jam përpjekur ta bëj këtë gjë në Rumani dhe kur erdhi puna politikanët më thanë: tani largohu, se nuk kemi nevojë më për ty. Askush nuk vjen me një model, as FMN-ja, por ju duhet të krijoni modelin tuaj. Modeli i FMN-së që vjen psh nga Paraguaj nuk mund të përdoret këtu, por FMN-ja duhet. Nuk mund të gjesh një model në teorinë ekonomike”, vlerësoi Vladesku, gjatë fjalës së tij.

lizhent, tarifat nuk mbulojnë kostot e tanishme dhe institu-cionet financiarisht kanë hequr dorë. Qeveria duhet të marrë masa për dimrin dhe të shohë aspektin fiskal. Përveç paran-dalimit të të këqijave, qeveria duhet të bëjë çmos për krijimin e vendeve pune, qoftë edhe në aspektin afatshkurtër dhe reformat në këtë fushë kanë mbetur pas. Një nga priorite-tet është që të mbarohet reg-jistrimi i pronave. Por kufizimi më i madh në aspektin afatg-jatë. Kujdes me analfabetizmin sepse të dhënat tregojnë se gjysma e të rinjve janë analfa-betë funksionalë. Në aspektin e shërbimeve, duhen masa që të jepen shërbime më të mira dhe qeveria paguan më shumë për interesat se për arsimin. Edhe mosha e pensionit, sis-temi nuk është aq funksional, por duhet të rritet besimi tek institucionet publike.

Pika e fundit ka të bëjë me djepin e Shqipërisë, burimet natyrore, ka disa pika të nx-ehta, si menaxhimi i mbetjeve dhe do ta vendosin Shqipërinë në rrezik”, vlerësoi ajo. E si për ta mbyllur të gjithë ligjeratëm Goldstein u shpreh se “kur isha në Porto Romano, Banka Botërore ka ndihmuar për ta pastruar dhe atje shikojmë se kemi një kopësht për fëmijë në një zonë që dikur ka qenë tok-sike. Qeveria mund të bëjë më shumë në këtë aspekt. Menax-himi i mbetjeve do parë krahas menaxhimit të ujërave. Unë mora familjen time dhe erdhëm këtu me pushime, sepse është një vend i mrekullueshëm që duhet të mbrohet. Pra, ndër shumë e shumë çështje, unë zgjodha këto të katërta”.

“PS fsheh interesat e klientëve të saj”

Tabaku: Rama kërkon të përvetësojë pronat publike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia e PD-së, komentoi sërish konferencën e PS ‘Shqipëria e gjeneratës tjetër’, dita e dytë e së cilës po mbahet sot. Duke u ndalur tek territori dhe projektet e reja të qeverisë së re, Tabaku u shpreh se shembullin më të mirë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë. “Këto ditë u mblodh në Tiranë një grup urbanistësh, klientelë e vjetër e kryesocialistit, arkitektit të betonizimit të Tiranës. Pjesë e një historie të dhimb-shme të kryeqytetit, ky grup, i sajuar dhe i padëgjuar në ndonjë vend tjetër, vjen sërish të ekzekutojë me komandë politike mbi pronat publike dhe private të shqiptarëve. Vizioni i vërtetë i kryesocialistit për territorin u shpalos më së miri në Tiranën e betonizuar gjatë kujdestarisë së tij. Mungesa e qëllimshme 11-vjeçare e Planit Urban të Tiranës është një leksion bindës se ai e sheh territorin si një hapësirë për ta futur nën kontrollin e tij dhe të miqve të tij. Ndaj dhe këto ditë u përkujdes të mos u shfaqte turistëve kureshtarë, as edhe një foto të bëmave të tilla si Komuna e Parisit”, tha Tabaku. Sipas saj, Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij. “Për të mbrojtur standardet demokratike dhe të drejtat civile, sociale dhe ekonomike të qytetarëve, Partia Demokratike do të jetë në krah të gjithësecilit, përballë këtij arbitrariteti. Partia Demokratike nuk do lejojë që pjesët më të çmuara të vendit, të bregdetit, të rivierës shqiptare të grabiten dhe me to të shpërblehen gjithfarësoj arkitektësh e biznesmenësh që financuan fushatën e PS. Kërcënimet e Kryesocialistit për an-ulimin e planit urbanistik të Tiranës, fshehin vetëm interesat e grupeve dhe klientëve të tij”, vijoi Tabaku. Ajo i kujtoi më tej kryesocialistit të mbajë premtimet elektorale.

Berisha ironizon konferencën së PS-së

“Licencë për 20%-in dhe mbrojtje të trashëgimisë hoxhiste”

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, e konsideroi konfer-encën dyditore të Partisë Socialiste si një dëshmi e shkeljes së Kushtetutës. Në një postin në faqen e tij në rrjetin social “facebook” Berisha pohoi se Rama me këtë konferencë kërkon t’i shkëpusë pushteti vendor autoritetin që e kanë të përcaktuar në Kushtetutë. Veç kësaj, Berisha nuk la pa ironizur Ramën lidhur me planin e tij për Piramidën dhe për “Vilën e Enverit”. Sipas Ber-ishës, Rama nëpërmjet këtyre dy indeve të paraqitura dëshmon lidhjen e tij që ka me ish diktatorin e vendit, Enver Hoxha. “Jo mbajtja e premtimeve, por shtrirja e 20% në mbarë vendin dhe zhvillimi i trashëgimisë hoxhiste janë preokupimet më madhore të Piktorit! Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitekteve të miliarderëve të PS, morën pjesë arkitektët e studios së 35 katsheve te liqeni për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arkitektët e shndërrimit të sheshit “Skëndërbej” në piramidë. Nga punimet e saj del se kon-ferenca pati si qëllime: 1- Licencën e Piktorit për shtrirjen e 20 % në tërë territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvil-limore për tërë territorin. 2- Mbrojtja e trashëgimisë së Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptareve, ishte qëllimi tjetër madhor i takimit. Konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në pistë rrëshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës “xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer”. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmeneve e drejtues të PS. Vila e diktatorit do ketë kujdestar të posaçëm Koço Kokëdhimen!”, shkruan Kryemin-istri në detyrë, Sali Berisha në faqen e tij në “facebook”.

Page 4: Metropol 28 gusht 2013

04 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« POLITIKË

SIRIA

Berisha: Të gatshëm për të hyrë në luftë

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, theksoi dje se është i gatshëm për të hyrë në luftë me Sirinë nëse aleatët e vendit do ta sulmojnë këtë shtet. Ai ka përshëndetur qëndrimin e SHBA dhe aleatëve ndaj sulmeve me armë kimike në Siri. Duke i cilësuar krime ndaj njerëzimit, Berisha shprehet se në këto sulme ka pasur ‘përdorim gazi nervin’ ndërsa akuzon për këtë diktatorin e Sirisë, siç e quan ai Al-Assad. Berisha teksa dënon këto sulme, shprehet se mes mbi 100 mijë viktimave ka pasur edhe mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos. “Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën e popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të her-shëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos. Qeveria sh-qiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, theksoi Berisha.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ervin Kulluri, në një prononcim për mediet, ka komentuar çështjen aq shumë të përfolur të kalimit të SHQUP në seli të Partisë Demokratike. Kulluri është shprehur se e gjithë procedura e ndjekur për këtë kalim është ligjore, ndërsa i quajti të tepër-ta deklaratat e PS, në lidhje me këtë çështje. “Ushtria duhet të shpëtojë nga trashëgimia e regjimit . Çështja e SHQUP-it u trajtua shumë rëndë, kanë qenë të tepërta akuzat e bëra nga PS. Shantazhe i janë bërë si Ministrisë së Mbrojtjes, pu-nonjësve të saj, si dhe Presi-dentit të Shqipërisë. Këto do t’i quaj sulme të papranueshme”, tha Kulluri. Duke shpjeguar procedurën e ndjekur, Kullur

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I IMAMIT, AKUZA PS-së PËR PRESIONE

“PS presione ndaj nesh dhe Nishanit për SHQUP”PD: Marrja e SHQUP është tërësisht konform ligjeve

tha se, “ne përcollëm kërkesën e Ministrisë së Brendshme tek Presidenti. Ministri i Mbrojtjes do e sqarojë në një intervistë të gjithë praktikën e ndjekur, por dua të them paraprakisht se ajo ka qenë e gjitha ligjore. Kemi transferim, dhënie me

huamarrje, e cila ka mbyllur këtë proces administrativ”, tha ai. Kulluri shtoi më tej se SHQUP e kishte humbur vlerën si godinë. Sipas tij, privati-zimi i pronave të ushtrisë ka qenë dhe do jetë një proces rutinë i Ministrisë së Mbrojtjes,

ndërsa sqaroi se procesi kalon edhe nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë e në fund tek ajo e Financave. “Nuk po grabitet asnjë pronë, janë aty dhe të verifikueshme. Nuk po ndodh asgjë me pronat, thjesht është pjesë e ristrukturimit të ush-trisë. Nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, por procesi kalon nga Ministria e Ekonomisë dhe Minis-tria e Financave”, shtoi ai. Lidhur me sulmet e Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i Minis-trisë së Mbrojtjes i komentoi si një situatë surreale. “Sulmet e opozitës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes krijojnë një situatë surreale. Ti i thua zotit Balla që është kështu situata, nuk i shesim ne pronat e ushtrisë, ai del sërish nesër e thotë Ministria e Mbrojtjes po shet pronat”.

Berisha takim me BB. Shpreh shqetësimin për administratën

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka pritur në një takim drejtoreshën për Shqipërinë të Bankës Botërore, Ellen Goldstein. Gjatë takimit Berisha është shprehur i shqetësuar lidhur me deklaratat e Ramës për punësimet në adminis-tratë duke paralajmëruar një shkarkim masiv nga puna e nëpunësve publik. “Kryeministri Berisha u shpreh se socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. Deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar adminis-tratën shtetërore ekzis-tuese. Ata po përpiqen me të gjitha format për të larguar nga puna me mijëra e mijëra punonjës e për t’i zëvendësuar ata me militantët që duan të shpërblejnë. Qeveria e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme. Kështu, deklaratat e tyre për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizne-seve të tyre”, thuhet në një deklarata të Kryeministrisë.

“ARVIZU NUK ËSHTË MË AMBASADOR, JEP MENDIME TË TIJA PERSONALE”

Paloka: Arvizu në pension si UidhersiPD ftohje totale me Arvizun, shkak deklarata ndaj SHQUP

Partia Demokratike ka lësh-uar sulmet e radhës ndaj ambasadorit në detyrë

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Në një intervistë të dhënë për tel-evizionin “News 24”, demokra-ti Paloka shprehet kundër deklaratave të ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë lidhur me Shtëpinë Qendrore të ushtrisë Popullore (SHQUP). Akuzat e Palokës vijuan më tej duke thek-suar se ambasadori në detyrë i SHBA-ve ka krijuar lidhje tepër të ngushta me kryetarin e Par-tisë Socialiste, Edi Rama. “Jo am-basadori amerikan, por Arvizu ka shprehur shumë shqetësime dhe ide këto kohët e fundit, që janë absolutisht mendime të tija personale, por veprime që dalin hapur në një farë mënyre”, ka pohuar deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Deklaratat anti-Arvizu vijuan edhe më tej kur anëtari i krye-sisë së PD-së theksoi se Arvizu do të ketë të njëjtin fat me ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uidhers, i cili pas përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri doli në pension të parakohshëm në SHBA. Sipas Palokës, një gjë e tillë do të ndodhi pasi Arvizu është duke shkelur misioni ne tij diplomatik në Shqipëri dhe se mandati i tij si diplomat ka për-funduar. “Me sa duket Arvizu po përgatitet që të dalë me Uidhers në pension të para-kohshëm dhe të shpenzojnë kursimet që u kanë dalë nga Shqipëria. Përkushtimi i tillë ndaj Ramës besoj që e bën të habitet këdo dhe nuk është normal”, ka theskuar deputeti demokrati.

PrecedentiAkuzat e përfaqësuesve të

lartë të PD-së ndaj ambasa-dori të SHBA-ve kanë filluar që në fillim të këtij viti ku u duk hapur ftohja e marrëdhënieve ndërmjet PD-së dhe Arvizut. Por akuzat e Palokës erdhën në një kohë kur vetëm një ditw më parë diplomati amerikan pohoi se çështja e Shtëpisë Qendrore të ushtrisë kërkon një zgjidhje korrekte, gjë kjo që solli edhe indinjatë e demokratëve. Edhe një tjetër përfaqësuese e lartë e PD-së, Ministria në detyrë e Integrimit, Majlinda Bregu, ka theksuar një ditë më parë se deklaratat e Arvizut ishin të papërshtatshme pasi atij i ka përfunduar tashmë mandati i ambasadorit në Shqipëri. “Nuk ka asnjë debat me ambasador-in Arvizu. Por ajo që mund të them është se asnjë ambasa-dor nuk mund të bëjë komente adekuate. Aq më tepër që z.

Arvizu i ka përfunduar mandati dhe është në ikje”, është shpre-hur Majlinda Bregu.

Këto dy deklaratat e ditëve të fundit të dala nga figura të larta të Partisë Demokra-tike duket se dëshmojnë edhe më shumë ftohjen e marrëd-hënieve ndërmjet qeverisë shqiptare në detyrë dhe amba-sadorit në ikje të Shteteve të Bashkuarat Amerikës, marrëd-hënie këto që pësuan krisje që në fillimin e vitit 2013. Gjithsesi diplomati amerikan do të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur të Shqipëri të vijë pasuesi i tij, i cili është emëruar para një muaji nga Departamenti Amerikan i Shtetet dhe deri në atë mo-ment, Arvizu do të vijojë të mbajë postin e tij prej diplo-mati në Tiranë pavarësisht se mandati i tij ka përfunduar.

Reagimi i deputetit të PD-së, Edi Paloka, ndaj ambasadorit të SHBA-ve, Aleksandër Avizu erdhi pasi një ditë më parë diplo-mati amerikan pohoi se çështaj e SHQUP është nën vëmendjen e SHBA-ve pasi në të janë të përfshirë edhe shtetas amerikan, të cilët janë pronar të truallit. Në këtë mënyrë demokratët shprehën indinjatën e tyre ndaj Arvizut, pasi kjo deklaratë e tij pasoi ato të Partisë Socialiste, e cila që prej më shumë se 2 javësh thekson se do ta zhbëj vendimin, i cili kalon SHQUP në godinë të PD-së.

SHQ

UP

Ftohja e PD-së me Arvizun

Një nga shkaqet edhe krahasimi i zgjedhjeve me ato të 92’

Një nga arsyet se përse janë ftohur edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet Partisë Demokratike dhe diplomatit amerikan Aleksandër Arvizu është edhe krahasimi që ky i fundit i bëri zgjedhjeve të 23 qershorit me ato të vitit 1992. Deklaratë kjo e cila indinjoi së tepërmi figu- rat e PD-së, pasi në mënyrë indirekte është

dëshmuar largimi i një pushteti të keq duke e zëvendësuar me një më të mirë, ashtu

siç ndodhi në zgjedhjet e vitit 1992 kur ra diktatura komuniste në Shqipëri. “Nuk ka asnjë debat me ambasadorin Arvizu. Por ajo që mund të them është

se asnjë ambasador nuk mund të bëjë komente adekuate. Aq më tepër që

z.Arvizu i ka përfunduar mandati dhe është në ikje. Një ambasador në çdo vend të botës ndërton mar-rëdhënie bilaterale, megjithatë shqiptarët që kanë votuar e dinë shumë mirë se nuk mund t’i krahasojnë zgjedhjet e 23 qershorit me ato të vitit ‘92”, ka theksuar ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.

Page 5: Metropol 28 gusht 2013

05• E mërkurë 28 gusht 2013

»EKONOMI

Kodi Përshkrimi sipas klasifikatorëve të mjetit rrugor Tarifa në ALL (TVSH e përfshirë) 1 Motomjete 8702 Automjete me 4+1 vende 19603 Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende 27304 Kamionë deri në 3.5 tonë 29505 Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë 29506 Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë 29507 Kamionë mbi 18 tonë 29508 Autobusë deri në 32+1 vende 29509 Autobusë me 32 deri 42+1 vende 295010 Autobusë mbi 42+1 vende 295011 Autobusë artikularë 295012 Rimorkio deri në 7 tonë 295013 Rimorkio mbi 7 tonë 295014 Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë 295015 Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë 295016 Mjete ndërtimi mbi 18 tonë 295017 Mjete nd/punim toke deri në 7.5 tonë 295018 Mjete nd/punim toke mbi 7.5 tonë 295019 Kamionë (gjysmëkamionë) nga 7.5 deri në 18 tonë 295020 Kamionë (gjysmëkamionë) mbi 18 tonë 295021 Rimorkio (gjysmëkamionë) mbi 7 tonë 295022 Rimorkio të lehta deri 750 kg 295031 Motomjete Ri-Testo 35032 Automjete me 4+1 vende Ri-Testo 79033 Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende Ri-Testo 109034 Kamionë deri në 3.5 tonë Ri-Testo 118035 Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë Ri-Testo 118036 Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 118037 Kamionë mbi 18 tonë Ri-Testo 118038 Autobusë deri në 32+1 vende Ri-Testo 118039 Autobusë me 32 deri 42+1 vende Ri-Testo 118040 Autobusë mbi 42+1 vende Ri-Testo 118041 Autobusë artikularë Ri-Testo 118042 Rimorkio deri në 7 tonë Ri-Testo 118043 Rimorkio mbi 7 tonë Ri-Testo 118044 Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë Ri-Testo 118045 Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë Ri-Testo 118046 Mjete ndërtimi mbi 18 tonë Ri-Testo 118047 Mjete nd/punim toke deri në 7.5 tonë Ri-Testo 118048 Mjete nd/punim toke mbi 7.5 tonë Ri-Testo 118049 Kamionë (gjysmëkamionë) nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 118050 Kamionë (gjysmëkamionë) mbi 18 tonë Ri-Testo 118051 Rimorkio (gjysmërimorkio) mbi 7 tonë Ri-Testo 118052 Rimorkio të lehta deri 750 kg Ri-Testo 118061 Motomjete ritestim vizual 17562 Automjete me 4+1 vende ritestim vizual 39063 Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende ritestim vizual 55064 Kamionë deri në 3.5 tonë ritestim vizual 59065 Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë ritestim vizual 59066 Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë ritestim vizual 59067 Kamionë mbi 18 tonë ritestim vizual 590

ANKANDI

Bonot e thesarit

Minimum i rihistorik, interesi bie në 4.58 për qind

Interesi i bonove të thesarit arriti një rekord të ri në ankandin e radhës, duke pësuar një rënie drastike. Kështu, bonot me maturim 12-mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi 4.58%. Që nga fillimi i vitit, interesi i bonove 12-mujore ka rënë me afro një të tretën e vlerës. Rënie në ankandin e sotëm pësuan edhe interesat e bonove 3-mu-jore, që zbritën në 3.69%, nga 4.6% që ishin në ankandin e mëparshëm. Në total, vlera e bonove të emetuara ishte 10.9 miliardë lekë, ndërsa oferta për financim arriti në 17.8 miliardë lekë. Në veçanti për bonot 12-mujore u pranua vetëm 14.3% e vlerës së ofertave konkurruese, çka dëshmon një interes shumë të lartë të investi-torëve për këto instru-mente. Faktori kryesor në uljet rekord të interesave të bonove ngelet kred-itimi i dobët i ekonomisë, çka i ka detyruar bankat t’i investojnë kursimet në letrat e borxhit të qever-isë. Një ndikim po jep edhe politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë. Ulja e normës bazë në minimumin his-torik prej 3.5% po reflek-tohet edhe në interesat e tregut financiar. Bankat po paguajnë më pak për depozitat dhe po ofrojnë interesa më të ulëta për të financuar borxhin e qeverisë, edhe për shkak të kërkesës së dobët dhe rrezikut të lartë që paraqet kreditimi. Në thelb, tendenca e interesave në tregun financiar po ul interesin për të kursyer. Si depozitat bankare, ashtu edhe bonot, po ndjekin një prirje të vazhdueshme rënëse. Më të favorizuar nga kjo situatë janë kredi-marrësit me interesa të ndryshueshme. Falë uljes së interesit të bonove, këstet e kredive afatgjata në lekë janë më të ulëta. Në fund të qershorit qeve-ria organizoi një ankand të jashtëzakonshëm të bonove të thesarit. Në ankand u emetuan bono me maturim 3-mujor në vlerën e 1.2 miliardë lekëve, me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 4.66%.

ABUZIMI PRURJETTË ARDHURATQytetarët marrin më pakkarburant nga ç’paguajnë

Mbi 10 milionë lekë gjoba janë vendosuar ndaj karburanteve, të cilët kanë abuzuar me sasinë e naftës apo benzinës që i shesin konsumatorëve. Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka reali-zuar kontrolle në të gjithë vendin ku janë gjetur rreth 14 subjekte me ndërhyrje në instrumentët matës që përdoren gjatë shitjes së karburantit dhe gazit. Sipas drejtoreshës së DPM-së, Kozeta Mesiti, në rastet kur është konstatuar shkelje janë marrë masa dhe për bllokimin e pikave të kaburantit. Rreth 11 për qind e pikave të karburantit në të gjithë vendin, që u japin qytetarëve më pak sasi nafte apo benzinë nga sa ata paguajnë. Sipas Mesitit, kontrollet janë konkluduar me marrjen e masave penalizuese ndaj këtyre operatorëve, me vendosje gjobe që arrin në vlerën e 10.5 milionë lekëve. Teksa ka kërkuar që çdo qytetar të ndi-hmojë në shmangien e një dukurie të tillë, Mesiti tha se, kontrolle të tilla do të nisin edhe për fusha të tjera për produktet e parapaketuara dhe nuk do të lejohet që të abuzohet në kurriz të konsumatorëve.

Liqeni i Fierzës në 286,10 m,shkak mungesa e reshjeve

Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut prej disa mua-jsh, kanë rënë në nivelin minimal. Në këtë liqen prurjet e ujit kanë zbritur në 33 metër kub ujë në sekondë. Në këtë liqen derdhen dy nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit siç janë Drini i Zi dhe ai i bardhë, megjithatë prurjet minimale të ujit sipas burimeve nga salla e komandës së hidrocentralit kanë bërë që edhe niveli i ujërave të liqenit të bjerë me ritme më të shpejta. Niveli i ujit sipas tyre ka rënë në 286,10 metra, me një rënie me shpejtësi, rreth 20 centimetra në 24 orë. Rajoni i Kukësit është përfshirë nga një shi, i cili nuk zgjati më shumë se 1 orë, por që nuk pritet që të ndikojë shumë në prurjet që vijnë në basenin e Fierzës. Kjo situatë thatësire, karakteristike për stinën e verës, pritet që të rëndojë situatën e prurjeve. Përmirësimi pritet vetëm pas muajit shtator, atëherë kur do të fillojnë reshjet dhe do të sjellin rritje në kaskadën e Drinit, e cila është burimi kryesor për furnizimin me energji të vendit.

Mbi 7.5 miliardë lekë më pak nga TVSH për 7-mujorin

Administrata ka mbledhur gjatë 7-mujorit të këtij viti më pak të ardhura nga TVSH-ja. Kjo performancë negative ka sjellë edhe një rritje të deficitit buxhetor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga TVSH-ja janë nën nivelin e parashikuar. Gjatë kësaj periudhe të ard-hurat nga TVSH-ja llogariten të jenë 60.7 miliardë lekë, nga 68.2 miliardë lekë që ishin planifikuar në fillim të vitit. Gjatë 7 muajve të parë të vitit arkës së shtetit i mungojnë nga administrata fiskale, pra nga tatimet dhe doganat 11.5 miliardë lekë, krahasuar me parashikimin paraprak. Banka e Sh-qipërisë, bazuar në të dhënat e muajve të fundit, ka konfirmuar për një vijimësi të rritjes modeste të ekonomisë, kur konsumi dhe investimet private mbeten ende të plogështa. Por, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë rënie edhe për të ardhurat nga taksa e akcizës, ku u arkëtuan 20.1 miliardë lekë, ndërsa ishin planifikuar 23.7 miliardë lekë. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin arritën 9.4 miliardë lekë, nga 9.9 të planifikuara.

UDHËZIMI I RI I MINISTRISË SË TRANSPORTEVE

Nga 6 shtatori, rriten tarifat përkontrollin teknik të automjeteve

Nga 6 shtatori SGS Auto-motive Albania, kompania koncensionare, e cila kry-

en shërbimin e Kontrollit Teknik të Automjeteve do të zbatojë tarifa të reja për këtë shërbim, të cilat kanë pësuar një rritje për të gjitha kategoritë. Me anën e një udhëzimi të ri, Ministria e Pu-nëve Publike dhe Transporteve ka bërë rritjen nga 1 800 lekë në 1960 lekë për të gjitha automje-tet 4+1 dhe nga 2 500 lekë në 2 730 lekë për automjetet me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende, ose fugonët. Nga kamionët deri në 3,5 ton e deri te autobusët, që paguanin 2 700 lekë tan-imë tarifa do të jetë 2950 lekë. Udhëzimi është i datës 2 gusht dhe është botuar në Fletoren Zyrtare duke marrë kështu vlerë të plotë ligjore. Gazeta boton të plotë listën e tarifave, të cilat do të zbatohen nga data 6 shtator.

Zbatimi i tarifave të rejaUdhëzimi, i cili është ndër-

marrë bazuar në nenin 102 të Kushtetutës, si dhe në “Kodin Rrugor”, por edhe në kontratën e koncensionit të datës 3.9.2009 “Për dhënien me koncension të shërbimit të kontrollit teknik të de-tyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Re-publikën e Shqipërisë”, parashikon tarifat e reja për 200 kategori au-tomjetesh dhe lloje mjetesh ndër-timi, të cilat janë të detyruara të kryejnë këtë shërbim vetëm pranë kësaj kompanie, e vetme në treg. Sipas udhëzimit, niveli i tarifës për shërbimet është shprehur duke përfshirë TVSH-në. Për ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi, ngar-kohet Drejtoria e Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore dhe Njësia e Pro-jektit Koncensionar në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.

Shërbimi Kontrolli Teknik i Autom-

jeteve është detyrim ligjor dhe kryhet në intervale njëvjeçare. Për mjetet e reja, kontrolli i parë teknik kryhet në vitin e dytë të përdorimit dhe pastaj në inter-vale njëvjecare. Për automjete të veçanta, të përcaktuar në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, ky kontroll kryhet çdo gjashtë muaj. Ai ndihmon në rritjen e sigurisë së mjeteve që qarkullojnë në vendin tonë dhe në mbrojtjen e ambientit.

68 Autobusë deri në 32+1 vende ritestim vizual 59069 Autobusë me 32 deri 42+1 vende ritestim vizual 59070 Autobusë mbi 42+1 vende ritestim vizual 59071 Autobusë artikularë ritestim vizual 59072 Rimorkio deri në 7 tonë ritestim vizual 59073 Rimorkio mbi 7 tonë ritestim vizual 59074 Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë ritestim vizual 59075 Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë ritestim vizual 59076 Mjete ndërtimi mbi 18 tonë ritestim vizual 59077 Mjete nd/punim tokë deri në 7.5 tonë ritestim vizual 59078 Mjete nd/punim tokë mbi 7.5 tonë ritestim vizual 59079 Kamionë (gjysmëkamionë) nga 7.5 deri në 18 tonë ritestim vizual 59080 Kamionë (gjysmëkamionë) mbi 18 tonë ritestim vizual 59081 Rimorkio (gjysmërimorkio) mbi 7 tonë ritestim vizual 59082 Motomjete Ri-Testo 44091 Automjete me 4+1 vende Ri-Testo 98093 Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende Ri-Testo 136094 Kamionë deri në 3.5 tonë Ri-Testo 147095 Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë Ri-Testo 147096 Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 147097 Kamionë mbi 18 tonë Ri-Testo 147098 Autobusë me 32 deri 42+1 vende Ri-Testo 147099 Autobusë deri në 32+1 vende Ri-Testo 1470100 Autobusë mbi 42+1 vende Ri-Testo 1470101 Autobusë artikularë Ri-Testo 1470102 Rimorkio deri në 7 tonë Ri-Testo 1470103 Rimorkio mbi 7 tonë Ri-Testo 1470104 Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë Ri-Testo 1470105 Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë Ri-Testo 1470106 Mjete ndërtimi mbi 18 tonë Ri-Testo 1470107 Mjete nd/punim toke deri në 7.5 ton Ri-Testo 1470108 Mjete nd/punim toke mbi 7.5 ton Ri-Testo 1470109 Kamionë (gjysmëkamionë) nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 1470110 Kamionë (gjysmëkamionë) mbi 18 tonë Ri-Testo 1470111 Rimorkio (gjysmëkamionë) mbi 7 tonë Ri-Testo 1470112 Rimorkio të lehta deri 750 kg Ri-Testo 1470200 Dublikatë certifikate 870

Page 6: Metropol 28 gusht 2013

06 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« SOCIALE

Nr Nën-njësia Sip. e nën-njësisë m² Kufiri ( Rrugët që e kufizojnë)

1 5/24 33 962 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Adem Jashari”; Rr. “Sami Frashëri”

2 5/25 46 539 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Ibrahim Rugova”

3 5/28 43 860 Rr.”Kosovarëve”; Rr. “Dora d’Istria”; Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Sami Frashëri”

4 3/21 12 628 Rr.”Arkitekt Sinani”; Rr. “Ramiz Treni”; Rr. “Ramazan Zakja”

5 10/8 25 730 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Bërxolli”

6 6/10 83 043 Rr.”Haki Stërmilli”; Rr. “Llazi Miho”;

Rr. “Petraq Leka”

7 8/1 10 678 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

8 8/2 31 778 Rr.”Saracëve”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

9 8/3 74 506 Rr.”Tafaj”; Rr. “Ali Pashë Gucia”;

Rr.”Saraçëve”; Rr. “Qemal Stafa”

10 8/9 40 419 Rr.”4 Dëshmorët”; Rr. “Riza Cerova”;

Rr.”Dervish Hekali”; Rr. “Thanas Ziko”

11 5/38 54 853 Rr.”Dhimitër Shuteriqi”; Rr. “Tish Dahija”;

Rr.”Robert Shvarc”; Unaza e Re

12 7/25 152 505 Rr.”Frosina Plaku”; Rr. “Ndre Mjeda”;

Rr.”Artan Lenja”

13 9/15 57 051 Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”;

Rr.”Ramazan Kasa”; Rr. “Kongresi i Tiranës”

14 9/18 54 937 Rr.”Don Bosko”; Rr. “Estref Frashëri”;

Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Asllan Shahini”

15 9/33 18 051 Rr.”Don Bosko”; Rr.”Asim Vokshi”;

16 7/9 58 850 Rr.”Kavajës”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;

Bulevardi “Gjergj Fishta”; Rr. “Shefqet Musaraj”

17 9/7 22 713 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Bardhok Biba”;

Rr.”Dervish Hatixhe”

18 7/33 42 510 Rr.”Dritan Hoxha”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;

19 4/15 88 665 Rr.”5 Maji”; Rr. “Jorgo Plaku”;

20 10/15 14 242 Rr.”Kavajës”; Rr. “Kont Urani”;

Rr. “Mihal Duri”

21 10/9 45 506 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Berxolli”;

Rr. “Ibrahim Rugova”; Rr. “Camëria”

22 2/18 158 188 Rr.”Elbasanit”; Rr. “Unaza e re”;

Rr. “Pjetër Budi”; Rr. “Arben Broci”; Rr. “Kadri Kërciku”

23 4/8 60 420 Rr.”Xhanfize Keko”; Rr. “Kahreman Ylli”;

24 7/22 23 144 Rr.”Bab Rexha”; Rr. “Frosina Plaku”;

Rr. “Ndre Mjeda”; Rr. “Stavri Themeli”

25 5/31 72 059 Rr.”Sulejman Delvina”; Rr. “Sami Frashëri”;

Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Gjik Kuqali”

26 1/38 42 471 Rr.”Ali Demi”; Rr. “Idriz Dollaku”;

Rr. “Shemsi Haka”; Rr. “Myslym Lela”

Erta Bode

Tirana do të zhvillohet në bazë të një plani urban-istik të hartuar ku kanë

përfunduar planet e detajuara vendore për 26 zona. Aktu-alisht, në Bashkinë e Tiranës janë drejt përfundimit planet e detajuara vendore edhe për 10 nën-njësi, ndërkohë që për 15 të tjera, planet po hartohen nga vetë ndërtuesit. Pas miratimit të planit të përgjithshëm rregul-lues, i premtuar nga kryebashki-aku gjatë fushatës elektorale të 2011-ës dhe që i mungonte Ti-ranës për 23 vite, Bashkia e Ti-

ranës nisi punën për planet e de-tajuara vendore. Aktualisht janë miratuar planet e detajuara ven-dore të 26 zonave të Tiranës, duke i hapur rrugën zhvillimit të këtyre zonave. Plani urbanistik i Tiranës edhe pse u kundërsh-tua nga forca të tjera politike, i rezistoi çdo kundërshtimi të tij, duke e treguar më të vendosur Bashkinë e kryeqytetit për të çuar deri në fund punën e saj. Planet e Detajuara Vendore (PDV) kanë në themel të tyre parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët vendosen në kushte të barabar-

PDV U JAPIN FUND ZHVLLIMIT KAOTIK, STRIKT NDAJ PLANIT URBANISTIK

Bashkia përfundon planet e detajuara vendore për 26 zona

ta përpara zhvillimit e në asnjë rast nuk do të lejohet që e drejta e dikujt, të cenojë të tjerët. Këto studime i japin njëherë e përgjithmonë fund zhvillimit ka-otik, ku për vite me radhë, fokusi ishte përqendruar tek ndërtimi i pallateve shumëkatëshe që shpërfillin territorin përreth, duke reduktuar hapësirat pub-like, duke cenuar infrastrukturën rrugore dhe duke mos lënë as-një sipërfaqe për zhvillimin e in-stitucioneve sociale e arsimore, si ҫerdhe, kopshte apo shkolla. Të gjithë studimet e miratuara, janë bazuar mbi një përqasje që përcakton si prioritete, nevojat e

komunitetit. Hapësirat e gjelbra e rekreative, të përcaktuara mbi bazën e standardeve mjedisore janë vendosur në të gjitha zonat e studiuara. Të gjithë zhvillimet e reja do të kontribuojnë për realizimin e rrugëve dhe hapë-sirave të gjelbra kompakte, në shërbim të banorëve. Në të gji-tha nën-njësitë e studiuara, ter-ritori i përdorur për ndërtimin rrugëve, hapësirave të gjel-bra përbën 30-50% të gjithë sipërfaqes së truallit, duke plotësuar nevojat e banorëve për hapësira të gjelbërta dhe duke iu shmangur betonizimit të Tiranës së dikurshme.

Rrezikojnë duke u mjekuar sipas mendjes së tyre

Shtohen ratste e sëmundjeve në lëkurë, shkak uji i detit

Në Sharrë nuk mund të shkojnë, s’ka kushte

Protestojnë para Bashkisë, të rinjtë në mbështetje të familjeve rome

Pacientët të paraqitur nëpër spitale me probleme në lëkurë shtohen çdo ditë nëpër spitalet e rretheve dhe dy kryesorët e kryeqytetit. Mjekët bëjnë me dije se numri i tyre rritet, por një masë e konsider-ueshme e njerëzve që kanë probleme me lëkurën i kurojnë ato sipas mendjes së tyre. Ekspozimi në diell gjatë këtyre ditëve të nxehta apo larjet në plazhe e pishina kanë shkak-tuar mjaft raste të pacientëve me sëmundje të ndryshme të lekurës. Pra, stina e verës dhe ambientet e pakontrolluara që njerëzit frekuentojnë mbeten shkaku kryesor i këtyre sëmundjeve. Dermatologia, Desantila Tahiraj, tregon se gjatë këtij sezoni veror ka pasur një rritje të numrit të vizitave për probleme derma-tologjike, pasi kanë shfaqur simptoma nga më të ndrysh-met. Sipas dermatologes, baza e të gjitha sëmundjeve ka tendencën e infeksioneve, si dhe të ngacmimeve të lëkurës me duar që i bëjnë njerëzit. Ajo tregon se edhe pse rastet janë shtuar, një pjesë e mirë e tyre tregojnë se kanë përfunduar në vizitë, pasi kanë provuar mënyrat e tyre të kurimit, ose kanë dëgjuar gojë pas goje, përdorimin e barnave në formë

tubeti, apo kremi mbi lëkurën e tyre dhe nuk kanë marr rezul-tat. Madje pacientët tregojnë se pasi kanë provuar të gjitha mënyrat e mundshme që dinë, dhe kanë parë lëkurën e tyre të përkeqësohet atëherë i janë drejtuar dermatologut. Tahiraj shpjegon natyrën e sëmundjeve të shfaqura gjatë kësaj kohe, ku shumicën e tyre e zënë shtimi i akneve në të gjithë lëkurën, ç’ka është shumë problem për pjesën më të madhe të pacientëve. Ndërkohë ajo u bën thirrje qytetarëve të nxitojnë për marrjen e shërbimit mjekësor sapo shfaqen probleme në lëkurën e tyre për të mos lejuar përkeqësimin e situatës. Dermatologia tregon se propa-bilitet të lartë për t’u shfaqur këto sëmundje ka veçanërisht tek të vegjlit, të cilët mbajnë edhe numrin më të lartë të të prekurve gjatë këtij sezoni.

Dëbimi i familjeve rome nga strehimi i tyre ka sjellë ditën e djeshme një protest para Bashkisë së kryeqytetit. U bënë më shumë se 2 javë ku kryeqyteti vlon në biseda për fatin e këtyre familjeve, po ashtu edhe politika janë me replika, si dhe sytë e politikanëve evropianë dhe botërorë, të cilët janë drejtuar mbi një çështje që ende s’po merr zgjidhje. Në kushte jo të përshtatshme të kohës, të rinjtë romë dhe egjiptianë nuk janë ndalur për të mbështetur fatin e 37 familjeve të lëna në rrugë dhe që nuk pranojnë kurrsesi të akomodohen në strehëzën e ofruar. Të rinjtë egjiptianë dhe romë i janë ridrejtuar edhe një herë me thirrje Bashkisë së Tiranës për strehimin e 37 familjeve rome të dëbuara nga truallit pranë “Pallatit me Shigjeta”. Sipas tyre, nëse strehimi nuk u përkiste romëve t’u gjenin një strehim tjetër dhe pastaj t’i zhvendosnin. Të rinjtë kanë shprehur në mënyrë unanime se ka gjithmonë një rrugë të mesme më diplomatike për të kënaqur të dyja palët se sa rru-ga e mospërfilljes duke i lënë në mes të rrugëve familjet me fëmijë të vegjël, të cilët rrezikojnë shëndetin dhe jetën

e tyre teksa flenë në tendat e ngritura nëpër trotuarët ku i zë nata. Me fotografi të familjeve rome, të cilat ende jetojnë në trotuare dhe rrugë, të rinjtë i drejtohen institucioneve për të marrë masat sepse këta familjarë janë ende pa zgjidhje dhe në ish-repartin ushtarak në Sharrë nuk shkojnë për shkak të kushteve të vështira, ku kanë thënë me plot gojën se atje s’ka kushtet më el-ementare të jetesës siç është uji dhe energjia elektrike. Gjithashtu këta aktivistë i bëj-në thirrje opinionit publik për të qenë më të ndjeshëm nga kjo çështje. Ata u kërkojnë të gjithë njerëzve ta mendojnë si të ishin vetë dhe mos të trego-hen racist dhe përbuzës ndaj një situate kritike, ku sipas të rinjve 37 familje do të thotë sa një lagje e vjetër e kryeqytetit, e nuk mund të lësh një lagje të gjithë të pastrehuar.

Page 7: Metropol 28 gusht 2013

07• E mërkurë 28 gusht 2013

»SOCIALE

TË DREJTAT E BORDITa) t’i kërkojë drejtorit të institucionit t’i raportojë për

kushtet e të nxënit, arritjet e nxënësve dhe për aspekte të zbatimit të legjislacionit në institucion;

b) të ftojë për t’u kërkuar mendim: nëndrejtor, mësues, kryetarin e këshillit të prindërve kryetarin e qeverisë së nxënësve, specialistë dhe përfaqësues nga OJF-të;

c) t’i drejtohet me shkrim ose të takojë përfaqësues të njësisë arsimore vendore dhe njësisë bazë të qever-isjes vendore për përmirësimin e kushteve të të nxënit në institucion.

DETYRAT E BORDITa) të miratojë planin afatmesëm dhe atë vjetor të in-

stitucionit; b) të miratojë planin e shpenzimeve të institucionit ar-

simor për fondet, të cilat sigurohen nga institucioni; c) të miratojë kurrikulën e hartuar nga institucioni arsimor;

d) të marrë pjesë në procedurat e emërimit e të lar-gimit të drejtorit të institucionit arsimor dhe të mësuesit;

e) të shqyrtojë rregulloren e brendshme të institucionit; f) të miratojë hapjen dhe mbylljen e shërbimeve të in-

stitucionit për të tretët; g) të shqyrtojë raportin vjetor financiar të institucionit; h) të ndjekë përmbushjen e objektivave të planit vje-

tor të institucionit.

DETYRAT E KËSHILLI TË MËSUESVEa) të shqyrtojë rregullisht përvojat e suksesshme të

mësuesve të institucionit; b) të shqyrtojë praktikat e suksesshme të kolegëve të

institucioneve arsimore vendase dhe të sugjerojë mëny-rat e zbatimit të tyre;

c) të kryejë studime për praktikat e suksesshme të in-stitucioneve analoge të huaja dhe të sugjerojë mënyrat e zbatimit të tyre.

ÇDO STRUKTURË KA TË DREJTAT DHE DETYRAT E SAJ, SISTEMI ARSIMOR ËSHTË 4-VJEÇAR

Ja si funksionon arsimi i mesëm me kohë të pjesshmeKush ka të drejtë të regjsitrohet dhe dokumentet që duhet të paraqesë

Erta Bode

Për shumë arsye shumë nga të rinjtë shqiptarë nuk kanë mudnësi të vazhdojnë me

kohë të plotë shkollën e mesme, por nuk kanë dëshirë të mbeten edhe pa shkollë. Kështu një pjesë e mirë e tyre i drejtohet arsimit të mesëm me kohë të pjeshmë ose të njohur në gjuhën e përditshme gjimnazit part-time. Drejtuesit e këtyre shkollave bëjnë me dije se mbi 80% e nxënësve janë meshku-jt dhe kryesisht të zonave rurale, të cilët nuk kanë mundësi për të ard-hur çdo ditë në shkollë, të detyruar të ndjekin punët bujqësore dhe blegtorale më të cilat të lidhë jeta e fshatit. Ndërkohë një pjesë e mirë e nxënësve nuk kanë mundësinë ekonomike të paraqiten çdo ditë në shkollë, duke treguar se paraqitja në shkollë çdo ditë ka koston e saj dhe familja nuk ka mundësi t’ia plotëso-jë, ku zakonisht këto janë vajza të zonave rurale. Ndërkohë një pjesë e mirë e të rinjve vazhdojnë një punë në privat dhe për arsye ekonomike e vazhdojnë shkollën e mesme me kohë të pjesshme. Kjo shkollë në ndryshim nga gjimnazi me kohë të plotë nuk është 3 vjet, por 4 vite arsimore, duke u paraqitur 3 ditë në javë, me nga 5 orë mëismi secila. Ndërkohë kurrikula bërthamë e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk përfshin lëndët: “Artet”, “Edukimi fizik dhe sportet”, “Karriera dhe aftësimi për jetën”, “Teknologjia” dhe “Shkencat natyrore” të klasës së dymbëdhjetë të gjimnazit me kohë të plotë. Programet e lëndëve të tjera të kurrikulës bërthamë janë të njëjta me ato të gjimna-zit me kohë të plotë po ashtu dhe vlerësimi vjetor dhe ai ditor që i bëhet nxënësit. Mirëpo kurrikula e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk ka lëndë me zgjedhje. Ndërkohë Drejtoria Arsimore e çdo qyteti, ose ajo rajonale ka për detyrë të përcaktojë se cili gjimnaz do të kryejë mësimin e shkollës me part time, si dhe në cilat ditë të javës do të kryhet mësimi. Autoritete të saj monitorojnë provimet e njëv-lershmërisë që kryhen në muajt shtator-tetor para çdo viti shkol-lor si dhe bëjnë njëvlershmërinë e dokumentacionit të nxënësve të ardhur nga jashtë shtetit. Për sa i përket dokumentit shkollor të nxënësit, në amzën e tij shëno-hen notat e mbartura dhe notat e provimeve të njëvlershmërisë për secilin e tyre. Gjithashtu në amzë bashkëngjiten dëftesa përkatëse dhe një kopje e procesverbalit të provimeve të njëvlershmërisë. Pas përfundimit të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi merr dëftesën e klasës së trembëdhjetë, kur përfun-don me sukses klasën e trembëd-hjetë, si dhe diplomën e gjimna-zit, pas përfundimit me sukses të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë gjimnazi me part time funksion me të gjitha strukturat njësoj si ai me kohë të plotë. Kjo shkollë e mesme ka të drejtën e qeverisë së nxënësve, të Këshil-lit të Mësuesve, si dhe të bordit të shkollës, të cilat janë tre strukturat kryesore të vijueshmërisë së saktë të procesit mësimor.

Të drejtat e qeverisë së nxënësve Detyrat e qeverisë së nxënësve a) të parashtrojë shqetësimet e saj për mbrojtjen e

të drejtave të nxënësve të shkollës dhe propozimet për mbarëvajtjen e shkollës te drejtori i shkollës, këshilli i mësuesve, këshilli i prindërve dhe bordi i shkollës;

b) të ketë një vend në shkollë ku të afishojë lajmërimet e veta;

c) të botojë gazetën e qeverisë së nxënësve; d) të bashkëpunojë me qeveri homologe nxënësish për

organizimin e veprimtarive të përbashkëta; e) t’i drejtohet komisionit të etikës dhe sjelljes të

shkollës dhe çdo organizimi tjetër për çdo formë vep-rimi ose mosveprimi që mund të shkaktojë diskriminim, dhunë, keqtrajtim ose dëm moral te nxënësit në mje-diset e shkollës.

a) të organizojë veprimtari, nëpërmjet të cilave nxë-nësve u jepet mundësia të dëgjohen nga drejtuesit dhe mësuesit e shkollës për idetë në të mirë të tyre dhe të shkollës;

b) të organizojë veprimtari të nxënësve në dobi të shkollës;

c) të kontribuojë në krijimin e një klime pozitive në shkollë, veçanërisht në zgjidhjen e konflikteve nxënës-nxënës, nxënës-mësues;

d) të kontribuojë në parandalimin dhe pakësimin e abu-zimit të nxënësve me duhanin, alkoolin dhe drogat, si dhe të braktisjes së shkollës;

e) të organizojë ndihmë ndaj nxënësve me vështirësi në të nxënë ose me probleme sociale

Të drejtën për regjistrim

Nxënësi që ka dëftesën e lirimit të arsimit nëntëvjeçar, të fituar brenda vendit ose një dëftesë e njëvlershme me të, të fituar jashtë vendit, ka të drejtë të regjistrohet në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme. Për sa u përket nxënësve që kanë mbaruar ar-simin bazë 8-vjeçar dhe kanë dëftesën e tij, duhet të japin provimet plotësuese të klasës së nëntë për lëndët: gjuhë sh-qipe, matematikë, biologji, fizikë, gjeografi dhe kimi, në periudhën shtator-tetor, ndërkohë që ndjek klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme. Provimet zh-villohen vetëm me shkrim, me testet të hartuara dhe vlerësimin të kryer nga komisione të për-bëra nga tre mësues të shkollës, ku është regjistruar nxënësi dhe janë të ngritura nga drejtori i asaj shkolle. Nxënësi përsërit klasën e dhjetë kur është jokalues në provimin e të paktën një prej lëndëve të përmendura. Çdo nxë-nës që ka kryer klasën e dhjetë në një gjimnaz me kohë të plotë dhe do të transferohet në një gjimnaz me kohë të pjesshme, duhet të dorëzojë dëftesën dhe të kalojë automatikisht në klasën e njëmbëdhjetë të gjimnazit part time, kurse nxënësi që ka një dëftesë nga një gjimnaz me kohë të plotë të klasës së njëmbëd-hjetë, do kaloj automatikisht në klasën e trembëdhjetë të gjimna-zit me kohë të pjesshme.

Dokumentet për regjistrim

Për t’u regjistruar në klasën e dhjetë të gjimnazit me kohë të pjesshme, nxënësi duhet të paraqesë në Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) apo Zyrën Ar-simore (ZA) dokumentet e më-poshtme: a) kopje të dokumentit të identifikimit të nxënësit; b) dëftesa e lirimit ose kur mungon, vërtetimi me notat që përmban dëftesa, lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfirmuar nga DAR/ZA-ja ose kopja e faqes së plotë të amzës, lëshuar nga arki-vi i shtetit. 11. Për t’u regjistruar në klasën e ndërmjetme të gjim-nazit me kohë të pjesshme, nxë-nësi duhet të paraqesë në DAR/ZA dokumentet e mëposhtme: a) do-kumenti i identifikimit të nxënësit; b) dëftesa e përfundimit të klasës paraardhëse ose vërtetimi me no-tat, kur dëftesa mungon, e lëshuar nga drejtori i shkollës dhe konfir-muar nga DAR/ZA-ja përkatëse.

Kjo shkollë në ndryshim nga gjimnazi me kohë të plotë nuk është 3 vjet, por 4 vite arsimore, duke u paraqitur 3 ditë në javë, me nga 5 orë mëismi secila.

Mirëpo kurrikula e gjimnazit me kohë të pjesshme nuk ka lëndë me zgjedhje.

Page 8: Metropol 28 gusht 2013

08 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« AKTUALITET

Mariglen Mullai

Inati që mund të ketë për-jetuar partneri në një his-tori dashurie, ndonjë mos-

marrëveshje për shkak të punës, apo e kaluara në Vlorë, dysho-hen si tri prej pistave të mund-shme të sulmit të djeshëm me acid të një vajze 26 vjeçe. Acidi që një person ende i panjohur i hodhi në fytyrë 26-vjeçares, punonjëse në një kompani call-center, për pak i ka prekur or-ganet jetësore të frymëmar-rjes, teksa tashmë ajo ndodhet në gjendje tepër të rënduar në Reanimacionit e Djegje-Plastikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”. Vilma Dule, 26 vjeçe, me origjinë nga Vlora dhe banuese prej pak vitesh në Tiranë, u sulmua rrufeshëm dje në mëngjes. Gjithçka ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha” të kryeqytetit, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, pas mëngjesit të djeshëm, teksa Dule shoqërohej nga halla dhe vajza e xhaxhait. Një per-son i veshur me pantallona të shkurtëra dhe një bluzë, me kapele në kokë i ka ndaluar 3 gratë dhe i ka derdhur në fy-tyrë 26-vjeçares 2 shishe acid me nga 1.5 litra secila, duke shkaktuar kështu dëmtime tepër serioze. Vajza u dërgua menjëherë në Reanimacionit e Djegje-Plastikës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, ku re-zulton me djegie të shkallës së tretë. Ajo ka pësuar djegie të shumta në fytyrë dhe në pjesë të krahut. Sytë rrezikohen pasi djegia është e thellë, teksa mësohet se i ka shpëtuar për mrekulli djegies së rrugëve të frymëmarrjes.

Pistat e hetimitNë vendin e ngjarjes mbër-

ritën menjëherë oficerë të komisariatit nr 2 të Tiranës, si dhe ekspertë nga Krimet Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë, të cilët mblodhën provat. Dy shishet me pak acid të mbetur u sekuestruan dhe u dërguan për ekspertizë, teksa ekspertët kanë marrë dëshmitë e hallës dhe vajzës së xhax-hait të vajzës. Ato kanë rrëfyer vetëm atë që panë, pra pak

Tri persona u kapën dje, pasi akuzohen për armë pa leje, plagosje me aksident dhe vjedhje. Nga shërbimet e komisariatit nr.4 u bë arrestimi i 17-vjeçarit S. Mimini, lin-dur dhe banues në Tiranë. Arrestimi u bë sepse ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti që ka pasur me disa persona të tjerë për motive të dobëta në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish-Restorant Dur-rësit. Nga kontrolli i banesës u gjetën dhe

u sekuestruan, në cilësinë e provës materi-al, një karikator me 6 fishkë luftarak model 54 që i përkasin pistoletës tip TT model 54. Nga policia e Kavajës u bë arrestimi i shtetases Frida Qordja, 48 vjeçe, lindur në Kavajë dhe banuese në Tiranë. Arrestimi i saj u bë, pasi duke drejtuar autoveturën e saj tip “Volsvagen Golf”, me targa DZ 371 SE, në bulevardin kryesor në Kavajë ka përplasur për tokë shtetasin Isa Tahiri,

67 vjeç, ku ka pësuar fraktura në njërën këmbë dhe dëmtime të tjera në trup. Nga shërbimet e komisariatit të Kavajës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Julian Llapi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Arrestimi i tij u bë mbi bazën e kallëzimit nga shtetasi N. Bajrami, 45 vjeç, lindur në Qerret dhe banues në Golem të Kavajës, i cili kallëzon se shtetasi Julian Llapi i ka vjedhur 700 Euro.

Ekstradimi nga Greqia

Interpoli ekstradon të dënuarën për mashtrime në shuma të mëdha

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, dje rreth orës 09:30’, u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt Shqipërisë i shtetases shqiptare Eleni Nasi, 52 vjeçe, nga Lushnja. Kjo shtetase ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr. 119, datë 29.12.2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Mashtrimit“, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. E ekstraduara Eleni Nasi ka mashtruar disa persona, të cilëve u ka kërkuar para dhe më pas shumat e marra nuk ua ka kthyer atyre. Si rezul-tat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën, më datë 18.04.2013, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetases Eleni Nasi. Në aero-portin “Nënë Tereza” në Rinas, kjo shtetase i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Dyshimet, në 1 muaj 150 lëvizje

Lëvizje korruptive në polici,shkarkohet shefi i “kuadrit”

Pas hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, policia e Ti-ranës ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Buri-meve Njerëzore. Hetimi erdhi pas dyshimeve, por edhe denoncimit se kreu i këtij sektori prej kohësh kryente lëvizje të pajustifikuara brenda radhëve të policisë së Tiranës. Pas nisjes së verifikimeve nga Kontrolli i Brend-shëm rezultoi se brenda 1 muaji ishin bërë rreth 150 lëvizje të tilla, ndërsa të gjitha këto mbanin firmën e ish-kreut të burimeve njerëzore. Të gjitha lëvizjet dyshohet se janë bërë kundrejt pagesave, ndërsa ish-kreu i Burimeve Njerëzore rrezikon akuzën e shpërdorimit të detyrës. Burime pranë SHKB-së bëjnë me dije se i dyshuari është liruar nga detyra, por nëse akuzat vërtetohen ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Lidhur me rastin e lëvizjeve të oficerëve të policisë vazhdojnë hetimet nga blutë e kryeqytetit, ndërsa priten të tjera detaje nga skema kor-ruptive, e cila dyshohet se funksiononte prej kohësh.

Ngjarja dje në Shkozë

Plaka 88 vjeçe var veten,në oborr, e gjen i biri

Një 88-vjeçare nga Shkoza i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme, duke u vetëvarur. Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 88-vjeçares, Fatime Kotarja, është gjetur nga i biri në banesën e saj në Shkozë. Mësohet se trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit “Nënë Tereza” të Tiranës. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aktit ekstrem të 88-vjeçares, Kotarja. Parap-rakisht dyshohet se një gjendje e pandërgjegjshme e së moshuarës mund të ketë ndikuar në këtë veprim fatal.

DY NDALIME U MUNDËSUAN NË KAVAJË, TJETRI NË TIRANË

Tri në pranga për armë, aksident dhe vjedhjePolicia zbardh ngjarjen me të shtëna te “Ferit Xhajko”

TRI PISTAT E HETIMIT PËR 26-VJEÇAREN QË RREZIKON SHIKIMIN NGA DJEGJA

Acid punonjëses së call-center,konflikt në dashuri a në punë

gjëra që ndodhën në pak çaste, porse puna kryesore mbetet në idendtifikimin e autorit apo porositësit të ngjarjes. Deri më tani oficerët po përqendrohen në 3 pista hetimi. E para dhe më e besueshjma është ajo e ndonjë konflikti të vajzës në

marrëdhënien private dashu-rore, ç’ka mund të ketë sjellë edhe zemërimin dhe më pas reagimin eskstrem të part-nerit. Pista e dytë është ajo e mosmarrëveshjeve në punë, në qendrën call-center “Tregi Marketing”, ku 26-vjeçarja

punonte prej pak kohësh. Për këtë shkak po merren në py-etje punonjësit e saj. Dhe pista e fundit e hetimeve është ajo e së kaluarës në Vlorë të vajzës, ndaj grupi i ekspertëve po veri-fikon disa mosmarrëveshje të hershme të saj.

SHALARI I KA PADITUR PËR DISKRIMINIM NË TARGET

Kapiteni: Vajza e verbër keqkuptoi,kërkonte të ikte në restorant me qen

ITALI- Ka ngjallur zemërim në ditët e fundit historia e Kedrit Shalari, një studenteje 24-vjeçare me origjinë shqiptare prej 10 vitesh në Itali, e cila ka ngritur një padi kundër “European Ferries”. Kompa-nia akuzohet si fajtore, pasi sipas saj, e ka diskriminuar vajzën e verbër dhe qenin e saj udhëzues. Ajo akuzon se disa anëtarë të stafit të tragetit që udhëtonte nga Vlora në Brindisi i thanë se “do të të hedhim në det ty

dhe qenin tuaj”. Ndërkaq, në shënim faljeje, Pana-gis Valentis, komandanti i anijes shkruante: “Në emër të kompanisë dhe tërë ekuipazhit ne do të dëshi-ronim t’i shprehnim zonjës Kedrit Shalari keqardhjen se gjatë udhëtimit nga Vlora në Brindisi në bordin e anijes, ka pasur përshtyp-jen se ka qenë e abuzuar dhe e diskriminuar. Rezul-tati i hetimit është ende në vazhdim”. Është e qartë se kapiteni ishte informuar

menjëherë për kushtet e gruas dhe urdhëroi një marinar ta shoqëronte te avantazhin e ashensorit në vetvete ka se çfarë është e nevojshme për përdorimin e duhur të personave të verbër. Ai shton se “Ajo u caktua më pas një vend të rehatshëm, në një nga tavolinat ulur me dhomat me pamje nga deti për pritjen. Shalari ka manifestuar synimin për të shkuar një herë të dytë në hapësirën e restorantit dhe oficer i sigurimit, duke parë disa pasagjerë, duke përf-shirë shumë fëmijë dhe të moshuar, ka sinjalizuar se nuk lejohej qeni në këto ambiente”,-thotë kapiteni i anijes.

Vilma Dule

Page 9: Metropol 28 gusht 2013

09• E mërkurë 28 gusht 2013

»AKTUALITET

SHKODER-Deti i trazuar si pasojë e motit të keq është bërë shkak i një ngjarje të rëndë dje në plazhin e Velipo-jës. Dy pushues kanë humbur jetën, ndërsa është vënë në rrezik jeta e 3 të tjerëve nga dallgët e fuqishme në plazhin verior të vendit. Viktimat janë Adnand Halimi 50 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë dhe Myfit Paçrami 56 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa’, qyteti Shkodër.

Ngjarja Policia bëri të ditur se dje

rreth orës 18.45 është marrë njoftim se në vendin e quajtur plazh Velipojë përballë loka-lit “Fishta”, duke u larë në det janë mbytur shtetasit e lart-përmendur. Por, sipas policisë, bilanci mund të kishte qenë dhe më tragjik. Me ndërhyrjen e shërbimeve të policisë të Stacionit Velipojë, është arritur të shpëtohen shtetasit: Bard-hyl Alija 25 vjeç nga Kosova, Viktor Arina 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj komuna Rrethina Shkodër dhe Andi Liçna 25 vjeç, banues në Velipojë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Velipojë, janë transportuar në Spitalin Ra-jonal Shkodër për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezi-kut për jetën. Nga hetimet paraprake, shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë moti i keq me shi e stuhi që ka përfshirë zo-nën e plazhit. Por pavarësisht kësaj duket se pushuesit në plazh nuk u janë trembur dall-gëve të fuqishme dhe kanë hyrë të lahen duke rrezikuar

ELBASAN-Këshilli Bashkiak i El-basanit ka miratuar titullin Qytetar Nderi për ambasadorin e SHBA në Tiranë z. Aleksandër Arvizu. Me propozim të kryetarit të bashkisë z. Qazim Sejdini titulli është shoqëruar me motivacionin për integritetin, humanizmin e lidershipin si mik i vyer dhe i nderuar i qytetit tonë me kontribut në zhvillimin e komunitetit të Elbasanit dhe ndërtimin e urave të mirëkuptimit midis dy popujve tanë”. Mbledhja e këshillit kishte si rend dite pikën e rëndësishme për miratimin e titullit para largimit të ambasadorit Arvizu dhe këshilltarët edhe pse në ditët e fundit të pushi-meve janë munduar të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje. Kanë qenë këshill-tarët e Partisë Demokratike që kanë munguar në shumicë dërrmuese duke bojkotuar kështu vendimin për miratimin e titullit më të lartë që lëshon Bashkia Elbasan. Para mira-timit të titullit ka pasur një diskutim mes këshilltarëve. Këshilltari i të djathtës Selman Çomo deklaroi se ky titull që i jepet njeriut të nderuar, ambasadorit Arvizu duhet të kishte pjesëmarrje maksimale të këshill-tarëve duke kërkuar edhe shtyrjen. Ndërkohë këshilltarë të majtë kanë deklaruar se kjo nuk duhet futur në

BOJKOTOJNË MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK KËSHILLTARËT E DJATHTË

Ambasadori Arvizu shpallet qytetar nderi i ElbasanitKryebashkiaku Sejdini: Është një mik i nderuar i qytetit tonë

VIKTIMAT HYNË TË SHPËTONIN 3 TË RINJ NË RREZIK. PROBLEME NGA MOTI

Det me dallgë, mbyten 2 persona në plazhin e Velipojës

ngjyrime politike, por nëse ekziston shumica atëherë ky titull duhet mi-ratuar pa u diskutuar. Kreu i grupit të Këshilltarëve të majtë Roland Çerepi theksoi rëndësinë e dhënies të këtij titulli për një mbështetës të madh të Elbasanit duke kërkuar votimin. Edhe këshilltari i LSI Pjerin Xhuvani kërkoi që të mos diskutohej politikisht, por të miratohej pavarësisht munge-save që për arsye politike apo jo vendosën të mos ishin pjesë e kësaj mbledhje. I vetmi ndër këshilltarët e PD, Nuri Hasa, theksoi se këshill-tarët duhet të ishin njoftuar për këtë pikë megjithëse kjo u kundërshtua pasi fillimisht propozimi i kryetarit të bashkisë është diskutuar në komi-sione. Këshilli Bashkiak, tha Sejdini, ka shumicën e pranishme dhe votimi është e drejtë e këshilltarëve për të vendosur. Në përfundim të disku-timeve dhe vlerësimeve për amba-sadorin Arvizu si një mik i Elbasanit, këshilltarët e pranishëm kanë mi-ratuar me unanimitet titullin qytetar

nderi për ambasadorin Aleksadër Arvizu. Kreu i bashkisë në propo-zimin e tij për titullin e nderit ka vlerësuar maksimalisht ambasadorin për mbështetjen dhe bashkëpunimin në dobi të Elbasanit dhe Shqipërisë. ““Z. Arvizu ka qenë një mik i nderuar i qytetit të Elbasanit, pasi ka qenë ai që ka vizituar disa herë qyte-tin tonë duke qenë pranë sfidave dhe shqetësimeve për zhvillimin e qytetit. Vizitat e tij gjithmonë kanë dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe vlerësimi për qytetin e Elbasanit në komunitet. z. Arvizu ka dhënë një kontribut të shquar në planin 10-vjeçar për zhvillimin e qytetit, i cili u financua nga USAID duke na nderuar me pjesëmarrjen në promov-imin e botimit strategjik dhe shumë të rëndësishëm për qytetin. Një vlerësim të veçantë meriton edhe përkrahja dhe gatishmëria që ambasadori Arvi-zu tregoi me një letër mbështetëse në momentin e vështirë të djegies së teatrit ‘Skampa’”.

Dëmtohet drejtuesi

Përmbyset maunia, shkak manovrimi i

gabuar dhe shpejtësiaELBASAN- Një automjet i tonazhit të rëndë ka humbur

kontrollin dhe është përmbysur në vendin e quajtur Murrash në rrugën nacionale Librazhd-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00 kamioni me targa bullgare, ndërsa qarkul-lonte në drejtim të Elbasanit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Si pasojë është dëmtuar rëndë edhe drejtuesi i mjetit. Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore si pasojë e dëmtimeve të pësuara. Nga përmbysja e maunes janë hasur probleme në qarkullim për shkak të kufizimit të segmentit. Mësohet se policia ka mbërritur 20 minuta me vonesë për të me-naxhuar aksidentin dhe trafikun. Sipas të dhënave të para, mjeti i tonazhit të rëndë ishte i ngarkuar me shishe qelqi. Për shumë orë mjeti i tonazhit të rëndë ka mbetur në një pjesë të rrugës, duke penguar dhe vështirësuar qarkullimin. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë dhe manovrimit të gabuar të drejtuesit të mjetit.

Bllokohet trafiku

Dy aksidente në aksin Lezhë-Shkodër, asnjë i lënduar

LEZHË- Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur sot në rrugën Lezhë-Shkodër. Raportohet se nga aksidentet nuk ka persona të ndaluar, vetëm dëme materiale. Aksidenti i parë ka ndodhur në Balldre, ndërsa tjetri në Gocaj. Por edhe pse pa pasojë për jetët njerëzore, këto aksidente janë kthy-er në problem, pasi janë bërë shkak për bllokimin e qarkul-limit të mjeteve. Bëhet me dije se trafiku në rrugën Lezhë-Shkodër është bllokuar në një distancë prej 6 kilometrash.

Policia shmang tragjedinë

Arrestohet 54-vjeçari, kërcënoi me vdekje

gruan dhe vajzën MIRDITË- Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë

teksa kërcënonte gruan dhe vajzën e tij se do t’i vriste. Burime nga policia e Mirditës bëjnë me dije se Ndrec Cun-gu ushtronte dhunë edhe ndaj vajzës, ndërkohë që falë ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur shmangia e një tragjedi familjare. Policia, e cila mbërriti në banesën e familjes Cungu, bëri të mundur arrestimin e kryefamiljarit dhunues dhe sekuestrimit të armës së zjarrit.

dhe jetën e tyre. Sipas dëshmi-tarëve, viktimat u futën në det për të shpëtuar disa persona që ndodheshin në vështirësi, por për shkak të detit të tra-zuar u zhdukën mes dallgëve. Ndërsa personat e ndodhur fil-limisht në vështirësi arritën të dilnin në breg.

Probleme në të gjithë vendin

Moti në vend është sho-qëruar me re dhe shira lokalë gjatë ditës së sotme, ndërkohë

që edhe vlerat e temperatu-rave të ajrit kanë shënuar një ulje të lehtë. Dita e sotme do të karakterizohet nga tem-peratura që nuk do t’i kalojnë vlerat e 32 gradëve, ndërkohë që vlerat e ulëta të ajrit pritet të luhaten në 15 dhe 21 gradë celcius, bën të ditur Shër-bimi Meteorologjik Ushtarak. Reshjet e para të shiut kanë shkaktuar jo pak probleme në qytetin e Durrësit, ku në disa zona ato kanë arritur në rreh 40 centimetra. Më problematike

paraqitet zona pranë stadiu-mit dhe sigurimeve shoqërore. Ndërkohë, që raportohet se reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar prob-lem në qarkullimin e mjeteve. Përmbytjeve në Durrës nuk i ka shpëtuar as magazina e librit shkollor tek ish URT e Dur-rësit. Mësohet se uji ka hyrë brenda kësaj magazine, ndërsa ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga uji që ka hyrë brenda magazinës rrezikohen edhe mijëra tekste shkollore.

Page 10: Metropol 28 gusht 2013

10 E mërkurë 28 gusht 2013 •

«

sa më e varfër ekonomikisht, kulturalisht dhe në pikëpamje të impulseve pozitive shpirtërore, të op-timizmit të jetë një shoqëri, aq më e pasur është ajo me aspekte të problematikës sociale dhe situatave për t´u trajtuar. Nëse shteti në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile, fondacionet, shoqatat, organizatat apo grupimet qytetare, do të organizo-hej në përballimin e situatave të tilla, gjendja do të

shkonte përherë drejt përmirësimit. Fatkeqësisht ne perjetojmë “një recension” të këtyre problematikave, në të cilat të zbulosh atë më të mprehtën, nuk është shumë e vështirë. Pikërisht, si drejtuese e Fondacionit “Harriet Martineau” dhe si sociologe, kam zgjed-hur të bëj publike dhe të hedh thirrje për ndihmë të një prej historive më të dhimbshme, të trishta dhe më problematike që kam hasur në punën time, në këtë periudhë.

Në këtë larmi situatash në të cilën e gjëjmë veten, sot nuk është e vëshitrë të humbësh përqëndrimin nga problemet që lidhen ngushtë me vetë ekzistencën dhe mbijetesën tonë.

Kjo që do të rrëfëj është historia e familjes Pitarka nga Grykë Nokë e Dibrës, një familje që jeton në mjerim të thellë. Asgjë e re deri këtu...një ndër të shumtat familje shqiptare..

Sot, në moshën 77-vjeçare Halil Pitarka dhe e shoqja, Na-zife, jetojnë në mjerim të plotë, të sëmurë dhe pa ilaçe.. Edhe kjo asgjë e re...dhe duket krejt e zakonshme...megjithatë ata nuk dorëzohen para halleve që jeta ju ka vënë përballë.

E pazakontë është se para disa vitesh për të jetuar me ta erdhi dhe e bija, Pashe Pitarka. E ndarë nga 3 fëmijët dhe bashkëshorti, për arsye se ajo vuan nga depresioni, shkak i cili solli dhe ndarjen e saj. Sot ajo ka 8 vjet që nuk i ka parë fëmijët dhe gjithë ditën përmend vetëm emrat e tyre.

8 vjet janë vuajtje maksimale të kësaj krijese dhe po ashtu 8 vjet janë faje të rënda të gjithë strukturave shtetërore, shërbimit social dhe shëndetësor si dhe fyerje për gjithë shoqërinë tonë të civilizuar që kanë brakstisur këtë njeri në fatkeqësinë dhe mjer-imin e saj; ndërkohë që sëmundja është e shërueshme... Është vetëm një depresion. Pashe nuk ka mundësi të vijë në Tiranë dhe të kurohet rregullisht, ashtu si shteti nuk ka as mundësi ta marrë e ta shtrojë Pashën në spitalet e tij. Sigurisht Pashe nuk ka para të blejë kurën pasi të dalë nga spitali, dhe shteti nuk ka mundësi t´ja dhurojë këtë kurë. I vetmi njeri në rrethin e saj që po përpiqet ta ndihmojë deri më sot është një i afërm, i cili për këtë

i ka shkruar Kryeministrit aktual, por që tashmë nuk ka asgjë në dorë sepse i konsumoi “8 vitet e tij të lumtura”. I ka shkruar min-istrit të Shëndetësisë, i cili gjithashtu nuk ka asgjë në dorë, pasi me gjithë përpjekjet e tij nuk arriti të rregullojë këtë situatë alar-mante të shëndetësisë sonë; i ka shkruar edhe krytearit të ri të PD, ashtu si dhe kryetarit të PS, të cilët asnjëherë nuk gjetën kohë të mendonin për 8 vitet e shkuara të Pashes dhe për të gjithë jetën e saj në të ardhmen.

Ky njeri i afërt i shkroi edhe ish-Presidentit Topi, tashmë Kry-etar i FRD-së, i vetmi që ju përgjigj kërkesës, duke vënë në lëvizje anëtarët e departamentit të çështjeve sociale të kësaj partie.

Në këtë tranzicion të stërzgjatur kur çdo ditë në me-dia dëgjojmë e përcjellim me dhjetëra raste vrasjesh e vetëvrasjesh, dhunimesh e grabitjesh, aksidentesh dhe fatkeqësish, askush nuk mendon seriozisht për arsyet e vërteta, për rrënjët e këtyre ngjarjeve dhe nuk bën asnjë analizë të hollësishme se nga një depresion i thjeshtë kanë ardhur shumë nga vrasjet që përmenden; Se nga mungesa e optimizmit dhe shpresës për të ardhmen vijnë shumë nga vetëvrasjet e mësipërme, vijnë konfliktet, dhunimet, ndarjet, e deri tek krimet. Ky është një rast tipik, i cili ka nevojë të ndihmohet nga shoqëria për pak fonde, sepse mund të marrë atë kënaqësi dhe dinjitet që i takon gjithësecilit prej nesh në shoqëri, por nëse lihet në gjendjen aktuale të saj, me siguri që ajo do të shkojë natyrshëm drejt degradimit të plotë. Si sociologe, dhe si drejtuese e fondacionit “Harriet Martineau” po hedh thirrjen për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmo-jnë këtë grua, përmes së cilës kanë ndihmuar edhe familjen e saj, fëmijët që nuk i ka parë prej vitesh, bashkëshortin dhe prindërit e moshuar, motrat dhe vëllezërit e saj.

Javët e fundi opinioni publik është njohur gjerësisht me rezultate e raportit të 6-mujorit të fundit të Bankës Botërorë ku për sektorin energjetik vlerësohet së fokusi duhet të jetë ai i plotësimit të reformës së tregut en-ergjetikë. Njëkohësisht edhe duke ju referuar të njëjtit raport rikujtohet se të paktën vet procesi i ndarjes së kompanisë shtetërore u plotësua më 2008. Si rrjedhim shihet e nevojshme të kuptohet cili është thelbi i re-

formës që kërkohet të arrihet. Kuadër që në këtë shkrim do të mundohemi ta vëmë nën dritën e analizës ekonomiko-juridike – ndoshta disi shkurtazi për kompleksitetin që ajo mbartë – duke u mbështetur në profilet më kryesore dhe si rrjedhim mbi logjikën e përgjithshme që e përçon.

Reformimi i tregut energjetikë në Shqipëri i ka fillesat e veta në kuadër të reformave – të njëkohshme me ato të vendeve të BE-së – të gjysmës së dytë të viteteve ’90. Targetet e së cilës në thelb synojmë rregullimin e çmimeve të energjisë sipas logjikave ekonomike ose e thënë më qartë rregullimi i tij t’i kthehet tregu (art. 3 i direktivës së elektriciteti dhe gazit). Për këtë së pari prod-huesi publikë duhet të jetë i lirë të shesë në platforma telematike të tregut të brendshëm dhe atij rajonal në kohë reale (fillimisht për ditën e nesërme ose Day-Ahead Market - DAM). Objektiv që bëhet i mundur duke hequr kufizimet ligjore për furnizuesin pub-lik për të blerë ekskluzivisht nga një gjeneratorë i përcaktuar dhe nga ana tjetër me kufizimin e rolit të tij me konsumatorët e vegjël. Targete që duhet të përmbushen më transpozimin e plotë të Pa-ketës së Tretë të Energjisë më afat të fundit 1 Janar 2015.

Profile këto, të cilat, siç kuptohet, do të kenë implikime jo pak të rëndësishme për të gjithë konsumatorët finalë. Në fakt për sa i përket konsumatorëve jo familjarë, që me reformën e dytë rreg-ullatore të BE-së e më saktësisht më artikullin 21 të direktivës 2003/54/EC, është përcaktuar njohja e plotë e së drejtës për të

zgjedhur furnizuesin. Proces që mbetet të përmbyllet tashmë me përfshirjen edhe të konsumatorëve familjarë brenda 1 Janarit 2015. Pra, nëse për kategorinë e parë tashmë afati ka kaluar, masa të shpjeta do duhet të ndërmerren për kategorinë e dytë nisur dhe nga vet gjerësia dhe kompleksiteti i përbërjes së saj.

Në lidhje më këtë aspekt më 22 qershor 2013 u plotësua me rregullat e funksionimit Komiteti Këshillues (Advisory Committee - AC) për Procedurat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve. Me këtë hap, Komiteti u bë plotësisht funksionalë dhe është i gatshëm për të nxjerrë një opinion ligjor për çdo rast mos përmbushje të acquis communautaire që do t’i referohet nga Këshillit Ministror (MC). Konkretisht në Maj 2013, u regjistrua edhe rasti i parë (ECS-8/11) ku Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (ECS) paraqiti kërkesën e arsyetuar Këshillit Ministror në lidhje më legjislacionin e gazit të Bosnjë-Hercegovinës, i cili do të vendoset për t’ju kalu-ar apo jo AC-së nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij më 24 tetor të po këtij viti.

Në këtë prospektive, thelbësore bëhet të kuptuarit e motiveve që bëjnë që shtet pjesëmarrëse të kenë vështirësi për t’u rapor-tuar më përmbushjen e objektivave nga ata vet të ndërmarra. Shkaqet të cilat janë të shumta dhe jo pak objektive dhe mund të përmblidhen në aftësinë e kufizuar në governance politike dhe financiare, sidomos në vendet e EJL, për ndërmarrjen e reformave jo pak të vështira edhe për ato vende me më traditë në tregun e liberalizuar. Por nga sa është vërejtur deri më tani jo në pak raste edhe konsumatorët e mëdhenj kanë hasur vështirësi t’i përmba-hen kësaj paradigme dhe ngulmojnë të mbeten në kategorinë e rregulluar/mbrojtur. Madje, për të evituar këtë rikthim, ECS kërkoi që brenda 31 Korrikut t’u dërgohet nga shtetet anëtare lista e plotë dhe e azhurnuar në vazhdimësi e kompanive të konsideru-ara si të “çliruara/emancipuara”.

Njëkohësisht për sa i përket grupit të dytë të konsumatorëve

familjarë dhe atyre të vegjël çmimet e rregulluara të energjisë elektrike duhet t’i përmbahen kuadrit të përcaktuar për qëllime të sigurimit të shërbimit universal (art. 3 (3) i direktivës së energ-jisë elektrike) në përputhje me mbulimin e kostove. Aspekte që nënkupton mbulimin e të gjithë shpenzimeve reale të furnizimit më energji elektrike, duke përfshirë: kostot e prodhimit, koston për prokurimin nga prodhimi i brendshëm ose importi, investimet e nevojshme/një normë të përshtatshme fitimprurëse, kostot e shërbimeve të furnizimit dhe madje borxhet e këqija.

Njëkohësisht, edhe në filozofinë e tyre, të gjitha çmimet e rreg-ulluara duhet të jenë të kufizuar në kohëzgjatje për atë që është e domosdoshme për arritjen e objektivave të shërbimit publik të ndjekura duke ju përmbajtur dispozitave të nenit 3 (2) të Direk-tivës së Energjisë Elektrike (pra të definuar në mënyrë të qartë, transparente, jo-diskriminuese, të verifikueshme dhe garantuese të barazisë së aksesit). Njëkohësisht Autoriteti Kombëtar Rregul-lator (në bashkëpunim me Autoritetin e Konkurrencës) duhet të ngarkohet me kryerjen e raportimeve vjetore të metodologjive dhe nivelin e çmimeve të miratuar për klientët finalë.

Pra, në mbyllje, e gjitha e “shpëton sektorin” siç theksohet edhe në raportin e BB, pasi në tërësi synon kthimin e tij në dinamikat e efeciencës konkurrencës të tregut. Logjikë që fillon nga mbrojtja e kategorive të cilësuar të dobëta (nëpërmjet përcaktimeve të qarta normative dhe adresimin reale të nevojave të tyre ekonomike) dhe vazhdon deri në forcimin – në përputhje me parashikimet e acquis – të qëndrueshmërisë së sistemit me parashimet mbi “Furnizuesit e instancës së fundit”. Pra, siç ka treguar dhe eksperienca e der-itanishme, përqasja me logjikën e tregut të këtyre nevoja i plotëson ato më së miri, por cila do të jenë kostot me të cilën do të jemi në gjendje ta arrijë këtë, ndoshta është dilema vërtet e fundit së cilës do të duhet t’i përgjigjemi tashmë edhe brenda kornizës së afateve të mirë përcaktuara të 31 dhjetorit 2014.

opinion

Një histori e zakonshme???

Dilema e “fundit” e reformimit të sektorit energjetik shqiptarë

Nga ENtEla BiNjaku

Nga av. Dr. lorENc GorDaNi

Page 11: Metropol 28 gusht 2013

11• E mërkurë 28 gusht 2013

»

Destinacioni i islamit” apo “Ku po shkon islami”? është titulli i një libri të vogël të orientalistit të njohur britanez Hamilton Gib, që ishte botuar në vitet e pesëdhjeta të shekullit njëzet. Libri në fjalë ishte përkthyer në gjuhën arabe disa herë me tituj të ndryshëm. Dy problemet me të cilat u mor Gib në librin e tij kishin të bënin me aftësinë e myslimanëve për t’u ballafaquar me

kohët bashkëkohore në dy aspekte: në aspektin e të jetuarit me të tjerët në shoqëri dhe shtete pluraliste, si dhe në aspektin e punës intelektuale dhe doktrinare për “ripërtritjen e traditës”, apo për të punuar për t’iu “bashkangjitur” të arriaturave shoqërore, ekonomike dhe politike bashkëkohore.

Prej kohës së shkrimeve të Gibit për islamin në Indi atë e sho-qëruan dy frikë apo më mirë me thënë një frikë e ndarë në dy pjesë: Si mund ta ruajnë myslimanët traditën e tyre të lashtë, e cila u siguron atyre vazhdimësinë e “shoqërive të besimit dhe të bashkëjetesës” dhe në të njëjtën kohë si mund të dalin, me gjithë kushtet e vështira të kolonializmit dhe modernitetit në të njëjtën kohë, në shoqëri civile dhe bashkëkohore?! Shoqëri të mëdha myslimane prej viteve të pesëdhjeta të shekullit njëzet, sipas mendimit të autorit anuan kah aspekti “ i përçarjes”: shoqëri të mbyllura në vetvete në aspektin shpirtëror dhe kulturor, grupe ushtarake dhe kulturore marrin pjesë në formimin e sistemeve politike laike me orientim kapitalist apo socialist. Ndërmirren ma-sat e sigurisë së brendshme për mbrojtjen e “qëllimeve të revolu-cionit”, pastaj hynë në aleancë me njërin prej dy blloqeve për ta vendosur barazpeshën në marrëdhëniet e jashtme në kushtet e vështira dhe vendimtare.

Gib pohon se presionet ideologjike dhe politike në shoqëritë, si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda, nëse vazhdojnë në këtë ritëm, apo rriten me ashpësimin e konflikteve të Luftës së Ftohtë, atëherë reagimi do të jetë edhe më tepër mbyllje në vetvete dhe bllokimi i traditës, e cila mund të kthehet në një bllokadë të plotë. Kjo gjendje mund ta sjellë Islamin, të përfaqësuar në njerëzit e rëndomtë dhe prijësit fetarë të ballafaohet me regjimet aktuale, për çka mund të sulmohet tradita dhe është vështirë formimi i

sistemeve politike të hapura ndaj shoqërive.Është e vërtetë se konflikti ndodhi. Gjashtëdhjetë vitet e ka-

lauar ishin përplotë trazira dhe lufta. Ndodhi përplasje e madhe në mes traditës islame: traditës së shkollave të fikhut dhe institu-cioneve fetare. Mirëpo, ata të cilët u ballafaquan me sistemet dhe traditat ishin konservatorë, liberalë, revolucionarë apo dijetarë të fesë në kuptimin e ngushtë të këtyre grupeve. Ata ishin prej rilindasëve islamikë, të cilët sot kanë një përkrahje të madhe prej grupeve të gjëra popullore, të cilat imponojnë alternativa të reja për të mbisunduar në shoqëri dhe në shtete.

Zgjimi dhe Rilindja Islamike u mbështetën në dy tendendenca të pandara: frika për Islamin, si dhe dëshira e zjarrtë për një jetë të plotë islame. Frika për islamin (dhe myslimanët) është histori e shkurtër, kthehet në shekullin e tetëmbëdhjetë, atëherë kur filloi nxjerrja e fetfave se Hindia më nuk është “shtëpi e islamit” dhe për këtë kërkohet xhihadi apo shpërngulja. E njëjta gjë u përsërit me rastin e okupimit të Algjerisë nga ana e francezëve, pastaj në Sudan, në Maroko, Tunizi, për të arritur në Libi dhe pushtimit të saj nga ana e italianëve në vitin 1911.

Ndërkohë që me rastin e anulimit të hilafetit më 1924 në opn-ion u lançua ideja se “rreziku i armikut të brendshëm nuk është më pak i rrezikshëm se armiku i jashtëm kolonialist apo kryqëtar”. Vlen të theksohet me këtë rast se në mesin e popujve që më së shumti e ndien ankthin e rënies së hilafetit ishin hindianet, egjip-tianët, indonezianet, të cilët në atë kohë nuk ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Në kohën kur rilindasit, të cilët bëjnë përpjekje për pajtuesh-mëri nëpërmes ixhtihadit dhe “ripërtritjes së traditës”, ata puno-jnë me të njëjtin ritëm për shtete të reja kombëtare. Kështu pra grupe të reja jashtë elitave tradicionale reformuese filluan të pa-raqiten në skenë, të cilat i vë në lëvizje shqetësimi i tyre për të “ardhmen e myslimanëve”, të cilët dëshirojnë të punojnë me me-toda të reja për ta luftuar modernizmin kolonialist, dhe rikthimin e jetës së plotë islame, larg Perëndimit dhe kulturës së tij.

Gjatë disa dekadave tek kjo rilindje u zhvillua botëkuptimi i saj e vaçantë, kultura dhe thirrja e saj që përfshihej në dy adresa: e para rikthimii hilafetit dhe e dyta zbatimi i sheriatit. Rikthimi i

hilafetit kishte të bënte me rikthimin e murit mbrojtës, i cili ishte shembur, sipas këtij botëkuptimi, sepse ai po e mbronte fenë dhe shtetin. Ndërkohë që “zbatimi i sheriatit” bëhej për rikthimin e legjitimitetit në shoqëritë dhe shtetet, nga të cilat ishte larguar me krijimin e shteteve bashkëkohore kombëtare. Ky botëkuptim nuk mundi që në dekadat e para të shënojë përparime të mëdha në shoqëri, për arsye se “shteti kombëtar” ende ishte në luftë me kolonialiamin, si dhe në formimin e pushtetit përfaqësues në një masë apo tjetër.

Me daljen në shesh të dështimeve të qeverive të oficerëve të viteve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit njëzetë, bënë që shumë njerëz të irritohen. Kjo bëri që në skenën politike të fitojnë grupe shoqërore të margjinalizuara dhe ato që e urrenin Perëndimin dhe injorancën e tij.

Edvard Seidi në veprën e tij “Orientalizmi” 1978, ia sheh të madhe Hamilton Gibit përmendjen esenciale të Islamit nën emër-timin “tradicional’. Ai pohon se Hamilton Gib ishte protesant e jo katolik. Ai e dinte se Islami sunit ashtu sikurse edhe krishtrimi protestant, nuk kanë hirearki fetare të shenjtë. Tradita, sipas mendimit të tij, është një grup normash fetare, historike dhe kul-turore që formojnë një vizion për veten dhe botën.

Pyetja e cila shtrohet sot është: ku gjendet autoriteti i lartë is-lam? Përgjigja është se Islami sunit nuk ka sot autoritet të lartë, qoftë ai në kaudër të individit apo institucionit. Ekziston autoriteti i sheriatit, po ashtu kemi komentues apo zbtues të Vëllezërve Mysli-manë”, selefijve, xhihadistëve etj. Andaj në mesin e këtyre tollovive dhe përçarjeve apo për shkak të tyre, hartuesit e Kushtetutës së re të Egjiptit e autorizuan “El-Az-harin” për të hartaur çështjet që kanë të bëjnë me sheriatin, por jo vetëm me aspektin fetar, por edhe me atë të përgjithshëm, sepse në kohën bashkëkohore feja dhe çështjet e përgjithshme janë të pandashme.

Ky është ngarkimi i fesë me atë që nuk mund ta bartë. Por, ajo që duhet të arrihet nuk ka të bëjë me ndikimet e këtij lëmshi në mes fesë dhe shtetit, por rikthimit të institucionit fetar fuqinë, neutralitetin dhe pavarësinë e tij, që autoriteti i lartë fetar të mos bjerë në duar të partive politike, siç janë: autoriteti i fetfave, mësi-mi fetar, si dhe sektori për vetëdijësim islam.

George Clooney kishte vendosur të vinte në fes-tivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar “Do-kufest”, që u mbajt në Prizren. Ai u pa fshehurazi në një nga lokalet e këtij qyteti, pa protokoll, madje i shoqëruar nga Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama, i cili me gjasë kishte ardhur t’i marrë një nënshkrim Clooney-it.

Sikur të kishte kaluar rastësisht ndonjë regjisor apo producent i ri aty pari, me siguri se do t’i bënte ndonjë ofertë për sezonin e ardhshëm, ta zëmë për të luajtur në ndonjë film në Hollywood. Në fakt, Clooney që po rrinte në çajtore të Prizrenit ishte Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit i duket vetja se i përngjan aktorit amerikan Clooney. Së paku kështu para disa vitesh kishte shkruar një mbështetës i tij mediatik de-risa po e shoqëronte në një vizitë në Washington.

Në fakt, Thaçi kishte ardhur në qytetin, të cilin e ka shkatërruar me persona të përfshirë në korrupsion, e të cilët kanë probleme me ligjin. Njëri ndër ta është vetë kry-etari i komunës, një kuadër si kukull prej dylli, i cili, me sa duket, viteve të fundit e ka pasur mision t’i rrjepë e vjedhë qytetarët e Prizrenit. Ramadan Muja, kryetari i Prizrenit, ishte i zgjedhuri i Thaçit.

Një kryeministër që e ka shkatërruar dhe vjedhur një qytet me mekanizmat pothuaj mafiozë të partisë së tij nuk e kishte vendin në festival, as si vizitor madje. Në Priz-ren ishin tubuar artistë, regjisorë, producentë dhe aty po shfaqeshin filma e dokumentarë që demaskojnë të keqen, krimin, korrupsionin, mafien, padrejtësitë.

Dhe derisa shfaqeshin këta filma, në qytet i shfaq shkak-tari i pjesës më të madhe të të këqijave të Kosovës, George

Clooney i rrejshëm, ai që për ta kompensuar prapambeturinë e vet i bart këmishët me monogram (H.TH.) dhe i lut këshilltarët e tij ta fotografojnë në avionin e liderit turk Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministri i Kosovës e kishte gabuar ditën për të vizituar “Dokufestin”. Atij i ka ikur një dokumentar, i cili tregon realitetin e Kosovës, e cila është kapur nga krimi dhe korrupsioni. Një realitet i shfaqur me fakte, i cili tronditi të pranishmit. Në Kosovën, e cila pretendon të bëhet pjesë e Evropës, janë kryer shumë krime, mes tyre edhe trafikimi ilegal i organeve njerëzore.

“Tales from the organ trade” është një dokumentar prej 82 minutash, të cilin e solli regjisorja Ric Esther Bienstock. U ofruan me këtë rast shumë detaje për trafikimin ilegal të veshkave nëpër

botë, sidomos në vendet e varfra të kapura nga mafia. Në atë do-kumentar në fokus ishte edhe Kosova me shumë fakte për të, si vend i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kosova krahasohej me Moldavinë, si dy shtete tashmë të kapura nga mafia.

Ky dokumentar, një produksion kanadez, shfaqej në mes të Prizrenit në kinemanë e improvizuar mbi lumë, ku ishin të pran-ishëm vizitorë nga mbarë bota. Dokumentari solli fakte që po mo-hohen në Kosovë. E shikuesit e huaj ndoshta nuk e dinë se mjekë të përfshirë në këtë skandal ende punojnë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Xhirimet ku flitej për Kosovën dhe rastin e famshëm “Medi-cus” mbi tregtinë ilegale me veshkë, ku kanë qenë të përfshirë

ndërkombëtarë dhe vendorë, i mungonte një detaj: “lidhjet e krimit me politikën”.

Ndonëse në sy të të pranishmëve u servua një shtet, ku kriminelët pa problem kryejnë punët e tyre, aty ku me vite të tëra pa një “therrë në këmbë” është bërë tregti me veshka. Vetëm falë një prokurori të guximshëm të EULEX-it disa prej përgjegjësve morën dënimet e merituara derisa hetimet për nivele të tjera politike të afërta me George Clooney e rrejshëm po vazhdojnë.

Dokumentari fillon me burrin nga Amerika, që vjen në Kosovë për të gjetur shpëtimin duke marrë veshkën e një gruaje nga Moldavia, e cila është paguar vetëm 12 mijë euro dhe dhjetëra mijëra të tjera janë futur në xhepat e kriminelëve, të afërt e të largët me pushtetin e tanishëm. Kosova radhitet në këtë film me vendet ku ka lulëzuar kjo tregti. Ajo çfarë nuk e mësuan të pranishmit ishte se spi-tali tashmë i njohur e famëkeq “Medicus” është pronë e njerëzve të afërt të George Clooney-it të Kosovës.

opinion

Sindromi i përçarjes në botën islame

“George Clooney” në Dokufest

Nga QEjmal moriNa

Nga arBaNa Xharra

Page 12: Metropol 28 gusht 2013

12 E mërkurë 28 gusht 2013 •

«

Pini lëngje të freskëta

për lëkurë të mirë dhe metabolizëm të shpejtë

cowell dhe lauren silverman publikojnë dashurinë e tyre

Simon Cowell, anëtari i i jurisë së X-Factor ka zbuluar se do të behet baba me të dashurën e tij Lauren Silverman. Çifti kishte qenë në një romancë për një kohë të konsiderueshme edhe pse Lauren ishte e martuar me Andrew Silverman, me të cilin ka dhe një djalë 7-vjeçar i cili quhet Adam. Çifti kishte menduar që gjithçka rreth kësaj lidhjeje të mbetej një sekret, por pas fotove të publikuara nga TMZ nisën dhe procedurat e divorcit të kërkuara në mënyrë të menjëhershme nga Adrew. Lauren dhe Simon tashmë janë duke hedhur hapat drejt një etape të re në jetën e tyre. Ata e kanë deklaruar publikisht dashurinë e tyre, ndërsa janë parë dhe fotografuar në një plazh publik. Ajo e cila tërhoqi vëmendjen maksimale, krye-sisht të femrave ishte unaza prej diamanti 5 karat që Simon ja dhuroi të dashurës së tij, me vlerë 16 mijë dollarë.

eminem me albumi të riIu deshën tre vite, por Eminemi është kthyer më në fund me një album të ri. Albumi titullohet ‘The Marshall Mathers LP 2’ dhe do të nxirret në treg në datën 5 nëntor. Ky është albumi i parë që nga rehabilitimi i reperit në vitin 2010. Ky album, i realizuar në bashkëpunim me Dr. Dre dhe Rick Ru-bin, do të paraprihet nga “single” Berzerk. Ky është albumi i tetë në karrierë i Eminemit, tashmë 40-vjeçar.

Drake paditet nga stilistiReperi e njohur Drake është paditur nga ish stilisti i tij Michael Raphael. Arsyeja e padisë është një borxh 70,000 dollarësh të cilën Drake ka dështuar ti’a paguajë stilistit Raphael. Sipas New York Daily News, Micahel tashmë I është drejtuar or-ganeve kompetente për të inicuar padinë ndaj Drake.

michael Douglas dhe catherine Zeta-Jones do të divorcohen

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones së shpejti do të shpallin lajmin lidhur me divorcin e tyre. Kjo u njoftua nga gazeta “The Daily Star”. Sipas burimit të informacionit të gazetës, fillimi i procesit të shkurorëzimit do të shpallet nga vetë Douglas. Në bazë të informatave në dispozicion, duket se iniciatori i divorcit është pikërisht Douglas. Shkaku për të cilin ai vendosi të ndahet me gruan nuk dihet. Për-faqësuesit ligjorë të aktorit kanë refuzuar të komentojnë mbi këtë temë. Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones konsiderohej si një prej çifteve më të forta në Hollywood. Ata u martuan në nëntor të vitit 2000. Gjatë martesës së tyre ata u bënë me një djalë dhe një vajzë.

BlackBerry zyrtarisht në shitjeProdhuesi kanadez i smartfonëve ka

vendosur para disa ditësh marrjen e masave strategjike për të përmirësu-

ar situatën e kompanisë. Shitja është një prej opsioneve. Por, tani që BlackBerry është zyrtarisht në shitje, sa e lehtë do të jetë gjetja e një blerësi? Kush mund të jetë i interesuar të blejë dikur të madhen BlackBerry? Ekspertët e industrisë shpre-hen se mund të ketë firma private të cilat mund të jenë të interesuara për të blerë pjesë të ndryshme të burimeve të kom-panisë. Të tjerë mendojnë se teknologjia e BlackBerry-t mund t’u duhet disa prej konkurrentëve. Megjithatë, diçka është e qartë: gjendja e kompanisë nuk është aspak e mirë. Prej kohësh BlackBerry ka humbur terren ndaj rivalëve si Apple, Android dhe së fundmi edhe Microsoft. Kjo gjendje po bëhet gjithmonë e më keq.

ekzistojnë shumë “Për” dhe “Kundër” rreth konsumimit të tepërt të lëngje-ve të pemëve, por një gjë është e sigurt-

duhet të pini vetëm lëngje të freskëta të shtrydhura! Vetëm ashtu mund të jeni të sigurt se nuk po pini ndonjë lëng me konzervanse shtesë, sheqer, emulgatorë e shumë gjëra të tjera. Nëse pini lëngje nga pemët e shtrydhura, do të kënaqeni në shumë përparësi në shëndetin tuaj. Pirja e këtyre lëngjeve, reflektohet shumë mirë tek lëkura e cila vuan nga aknet, ndikon shumë mirë në problemet me tretjen, e përshpejton metabolizmin dhe ndihmon gjatë pagjumësisë. Një nga përparësitë kryesore të këtyre lëngjeve është se ato ndikojnë si një ushqim për trurin dhe e stimulojnë aktivitetin e tij. Ato janë shumë efektive edhe për pastrimin e organizmit nga helmet e mbledhura. Kështu që nëse keni nevojë për më shumë vitamina, tonifikim dhe energji, lëngu nga pemët e shtrydhura është opsion i shkëlqyeshëm!

Gossip

Page 13: Metropol 28 gusht 2013

13• E mërkurë 28 gusht 2013

»

Diesel me yll në Bulevardin e FamësVin Diesel, aktori i famshëm për interpretimin në sagën e filmave aksion ‘Fast And Furious’, është nderuar ditën e hënë me yll në Bulevardin e Famës në Hollivud. 46-vjeçari shoqërohej nga vajza e tij 5-vjeçare, djali 3-vjeçar, e dashura meksikane, modelja Paloma Jimenez dhe prindërit. Vin Diesel është personazhi numër 2504 që nderohet me yll në Bulevardin e Famës. “Të gjithë më mbajnë mend në Nju Jork si djali që nuk arrinte të gjente punë, por ëndrrat bëhen realitet”, tha Vin Diesel duke kujtuar hapat e para në aktrim. Filmi i radhës i 46-vjeçarit titullohet ‘Riddick’, një thriller fantastiko-shkencor.

michelle pfeiffer e lumtur që luajti krahas De niros Michelle Pfeiffer është shumë e lumtur që më në fund ka luajtur përballë Robert De Niros në filmin “The Family”, pasi që është shfaqur në dy filma të mëparshëm me të, mirëpo asnjëherë nuk janë takuar në vendxhirim. Aktorja ka pranuar se ishte pikëlluar kur ka marrë vesh se në filmat “Stardust” dhe “New Year’s Eve” dy veteranët e Hollywoodit nuk do të takoheshin gjatë xhirimeve. Ndërkaq, kur ka kuptuar se do të luajnë përsëri në një film të përbashkët, 55-vjeçarja fillimisht është siguruar se do të takohet me të, para se ta nënshkruajë kontratën. “Thonë e treta e vërteta. U deshën tre filma që të jem vërtet në skenë me të, por më në fund ndodhi”, ka deklaruar Pfeiffer.

taylor swift & Harry styles janë sërish bashkë?

Një fotografi rasti, ka bërë bashkë ish të dashurit Taylor Swift dhe këngëtarin e grupit One Direction, Harry Styles. 23-vjeçar-ja, kishte thënë më herët, se ai “ai ishte inspirimi saj, në këngën I Know You Were Trouble” kurse më pas e kishte lutur që të mbante qetësi dhe mos të fliste.

Mila KuNiS

dëshiron të martohet

Mila Kunis është duke ngulur këmbë që ajo dhe i dashuri i saj Ashton Kutchter të rehatohet sa më shpejtë dhe të fillojnë familje. Aktorja i ka thënë Ashton ta shkelmojë sa më parë ish-gruan e tij Demi Moore ose të harrojë se mund të bëhet baba me të. “Ashton vazhdon t’i thotë asaj se Demi është problemi. Megjithatë, Mila dyshon se ky është vetëm një arsyetim për t’i elim-inuar pyetjet e mëdha rreth lidhjes së tyre dhe për të ngadalësuar rrugëtimin e radhës, si martesën dhe fillimin e familjes”. “Ashton vazhdimisht flet për atë se si ëndërron të ketë fëmijë me Mila, andaj ajo i ka thënë atij të harrojë për të pasur fëmijë derisa Demi është në mendjen e tij”, ka thënë burimi.

MonikaBellucci

NDahet NGa ViNCeNt CaSSel

Gossip

po, unë dhe Vincent jemi ndarë. Jetët tona na kanë larguar nga njëri-tjetri, por dashuria mes nesh do të mbetet.” Këto janë fjalët e para të Monica Bellucci për të përjavshmen ‘Chi’ pas lajmit se aktorja italiane dhe ai francez janë ndarë pas 14 vitesh martesë. Bellucci dhe Cassel kishin 17 vite të lidhur, lidhje që kulmoi me martesën në vitin 1999 dhe

me lindjen e dy vajzave, Deva dhe Leonie. “Edhe pse rrugët tona janë ndarë, Vincent dhe unë do të jemi gjithmonë të gatshëm për njëri-tjetrin në rast nevoje”, theksoi Bellucci.

Page 14: Metropol 28 gusht 2013

14 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« Bota

sekretari amerikan i Mbro-jtjes, Chuck Hagel, tha se forcat amerikane janë

të gatshme të veprojnë në se Presidenti Obama jep urdhër për ndërhyrje ndaj regjimit të Sirisë për shkak të akuzave për përdorim armësh kimike. Në një intervistë për BBC-në, Sekretari Hagel tha se ushtria i ka marrë masat dhe është në gjendje të “plotësojë dhe realizojë” çdo alternativë për të cilën vendos Presidenti.

Agjencia Associated Press njofton se Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë pub-like “një përcaktim më zyrtar” të akuzave ndaj Sirisë për përdorim armësh kimike. Qeve-ria e Sirisë mohon të ketë për-dorur armë kimike dhe fajëson kryengritësit për përdorimin e armëve kimike si pasojë e të cilave gjetën vdekjen qindra civilë javën e kaluar.

Njoftimet e agjencive të lajmeve venë në dukje se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore po shqyrtojnë mundësinë e një ndërhyrje të kufizuar me objektiv të qartë për të ndëshkuar Presidentin sirian Basshar al-Assad forcat e të cilit dyshoshet se kanë për-dorur armë kimike.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara anuluan një takim me zyrtarë rusë, të planifikuar për këtë javë, ku do të diskuto-hej për Sirinë. Bisedimet ishin në plan të mbaheshin nesër në Hagë, me synimin e një zgjidhjeje politike për krizën siriane. Një zyrtar i Departa-mentit amerikan të Shtetit tha se vonesa po ndodh për shkak të konsultimeve të vazh-dueshme mbi përgjigjen që u duhet dhënë njoftimeve për përdorimin e armëve kimike në Siri. Zëvendësministri i Jashtëm rus Gennady Gatilov tha se Rusia shpreh keqard-hje për vendimin e Shteteve të Bashkuara për shtyrjen e takimit. Rusia thotë se Perëndimi nuk i ka provat për kryerjen e një sulmi të tillë.

S’ka më negociataPas përdorimit të gazit

helmues dhe vdekjes së qindra njerëzve në Siri, duket se koha e negociatave ka marrë fund. SHBA thotë se është kaluar vija e kuqe dhe ka tre mundësi ndërhyrjeje ushtarake. Qindra të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur, ky është bilanci i luftës vetëm javën e shkuar në kryeqytetin sirian Dam-ask sipas Mjekëve pa Kufij. Shumë qeveri perëndimore besojnë se Presidenti Assad është përgjegjës për sulmet me armë kimike. Presidenti Obama ka deklaruar para disa muajsh se përdorimi i armëve kimike do të ishte kalimi i vijës së kuqe. Në këtë rast regjimi i Assadit do të përballej me “pasoja serioze”. Pikërisht tani ato janë gjithnjë e më të mundshme. Sipas burimeve pranë autoriteteve të sigurisë amerikane Shtëpia e Bardhë ka diskutuar tre skenare:

1. Zonë ndalim-fluturimi. Një zonë ndalim-fluturimi do të thotë që amerikanët të

ndalojnë qarkullimin ajror në një zonë të caktuar. Më pas helikopterët dhe avionët sul-mues të ushtrisë siriane nuk duhet të ngrihen në ajër dhe atëherë Assad nuk do të jetë më në gjendje të sulmojë nga ajri rebelët. “Për rebelët do të ishte një ndihme e madhe”, thotë Hans-Joachim Schmidt nga Fondacioni për Studime të Paqes dhe Konflikteve në Hessen. Sidoqoftë amerikanët duhet të nxjerrin jashtë loje mbrojtjen ajrore siriane, thotë Paul Rogers, ekspert sigurie pranë Oxford Research Group. Kjo do të kushtonte shumë dhe do të ishte e rrezikshme, sepse Rusia ka pajisur Sirinë me një sistem mbrojtës mod-ern. “Nëse rusët furnizojnë, amerikanët do të kenë një problem të vërtetë”, thotë Schmidt. Ai nuk e mendon të mundshëm vendimin e SHBA për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi: “Një gjë e tillë do të përfshinte shumë Amerikën në konflikt dhe qeveria amerikane nuk e do një gjë të tillë”. Për aprovimin e një zone ndalim-fluturimi është i nevojshëm edhe një votim unanim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Kina e Rusia nuk do të bëjnë një gjë të tillë.

2. Sulm me raketa. Edhe me sulmet me raketa Kruiz SHBA mund të shkatërrojnë shumë

aerodrome ushtarake dhe mund të dobësojnë kapacitet ajrore të Sirisë. “Këto raketa kanë një rreze shkatërrimi prej 20 metrash dhe dhjetë të tilla do të mjaftonin për shkatër-rimin e një objektivi”, thotë Rogers. Amerika ka stacionuar në Mesdhe disa shkatërrues dhe nëndetëse, të cilat janë në gatishmëri. Avionët ushtarakë më pas nuk mund të ngrihen më në ajër. Schmidt nga Fon-dacioni për Studime të Paqes dhe Konflikteve e shikon ndërhyrjen ushtarake si një opsion të mundshëm. “SHBA nuk do të përfshihet shumë në këtë konflikt. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte efek-tive, por e kufizuar, si një sinjal që të mos përdoren më armë kimike”. Gjithashtu edhe kjo mënyrë e sulmit duhet të marrë aprovimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kjo është pamundur.

3. Ndihma me armë për rebelët. Zyrtarisht SHBA deri tani nuk ka mbështetur më

armë rebelët, por ka dhënë ndihmë mjekësore. Rebëlët marrin armë dhe municione përmes Turqisë dhe Jordanisë, me financime nga Arabia Saudite dhe Emirate të tjera të vogla, shprehet Rogers. Schmidt e shikon me skepti-cizëm ndihmën konkrete me armë: “Për armët moderne amerikane rebelët duhet të trajnohen në fillim”. Kjo kërkon shumë kohë.

Sidoqfotë një problem për këtë opsion është që radikalët Islamistë të Frontit-Nusrah mund të kthehen në fraksionin më të fortë të rebelëve. Po aq shumë sa amerikanët duan që Assad të iki nga pushteti, edhe të tjerët nuk duan që sistemi modern i mbrojtjes nga raketat të mos bjerë në duart e radikalëve islamikë. “Ekzis-ton frika se situata mund të bëhet akoma më shumë prob-lematike, në rast se në vend të Assadit në pushtet vijnë islamistët”, thtoë Rogers.

Por edhe një ndërhyrje e ku-

jdesshme mbetet një ndërhy-rje. Prandaj edhe SHBA është në mëdyshje. “Është e vështirë të parashikohet se cilat mund të jenë pasojat”, thotë eksperti i sigurisë Rogers. Presidenti sirian ka bërë të ditur se në rast të një sulmi e gjithë Lindja e Mesme do të kthehet në “top zjarri”. Irani mund të intesifikojë operacionet me Hezbollahun në Liban kundër Izraelit dhe të mbështesë akoma më shumë talibanët për të dëmtuar sa më shumë amerikanët, thotë Schmidt. Prandaj ai mbështet një opsion të katërt, që nuk përmendet më në raportimet e medieve: Presioni diplomatik. “Mund të ashpërsohen kërcëni-met, por në rast të një sulmi tjetër më armë kimike duhet të ketë reagim dhe më saktësisht me një kundërsulm të vërtetë”. Sidoqoftë Schmidt thotë se ka mjaftueshëm prova për të nisur një sulm. Kur, si dhe ku nuk është ende e qartë. Ndoshta SHBA është ende në kërkim të aleatëve për këtë sulm.

Qëndrim unikQeveria gjermane është

e mendimit se sipas të gjitha gjasave në Siri është për-dorur gaz helmues, pohon zëdhënësi i Qeverisë, Steffen Seibert. “Rrethanat, foto-grafitë, dëshmitarët okularë dhe përfaqësuesit e organi-zatave ndërkombëtare flasin me një gjuhë shumë të qartë. “Në Siri është bërë një krim i tmerrshëm, fotografitë e vikti-mave janë tejet shqetësuese. Kjo është një thyerje e tabuve dhe shkelje e rëndë e kon-ventës kundër përdorimit të armëve kimike. Kjo kërkon një përgjigje të qartë të bashkë-sisë ndërkombëtare”, thotë Seibert. Sipas tij, kjo nuk mund të mbetet pa pasoja, ndaj kërkohet veprim.

Leja për futjen e inspek-torëve të OKB në Siri duhet të përshëndetet. Megjithatë, ky hap vjen tepër vonë. Kështu mendojnë Kancelarja Angela Merkel, Presidenti i Francës François Hollande dhe Kryeministri britani David Cameron. Zëdhënësi i Qeverisë gjermane thonë se veprimet e bashkësisë ndërkombëtare duhet të koordinohen me SHBA-në dhe partnerët e tjerë.

Edhe ministri i Jashtëm Guido Westerwelle kërkon një qëndrim të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare dhe angazhim politik për

SiRiAPrag lufte

Page 15: Metropol 28 gusht 2013

15• E mërkurë 28 gusht 2013

»Bota

Nuk ka diskutim, janëpërdorur lëndë kimike

Që në Siri janë përdorur armë kimike, duket se është e sigurt. Ekspertët dyshojnë për gaz nervor. Por vetëm

analizat e gjakut, urinës dhe mostrave të dheut mund të sjellin provat. Ekspertët nuk dyshojnë më, se në Siri janë përdorur agjentë kimikë. “Fillimisht ka pasur supozime, se disa gjëra mund të ishin të sajuara. Por ajo që ne kemi parë, mund të shpjegohet vetëm me pasojat e përdorimit të armëve kimike”, thotë Ralf Trapp, që punon si konsulent në fushën e çarmatimit nga armët kimike dhe biologjike. Çështja tani është, se çfarë gazrash helmuese janë për-dorur saktësisht? Këtu nuk mund të jemi 100 për qind të sigurtë, thotë toksikologu. Disa nga simptomat, që tregojnë njerëzit, flasin për gaz ngacmues, por shumica e tyre flasin për një gaz nervor. Këtu hyjnë sarina, tabuni dhe VX nga ar-senali i pasur i armëve kimike siriane. Këto gaze janë shumë të këqija. Të padukshme dhe pa erë ato barten nëpërmjet ajrit, thithen nga mushkëritë pa e kuptuar. Brenda disa se-kondave ata arrijnë në trup përmes frymëmarrjes, lëkurës ose syve. Ata shkaktojnë një dëm të madh në një kohë të shkurtër. Ata nuk shkaktojnë lëndime të jashtme, si plagë, djegie, apo flluska, ndryshe nga gazi mustard.

Gazrat nervore dëmtojnë transmetimin e impulseve ndërmjet qelizave nervore dhe shkaktojë një eksitim të vazhdueshëm dramatik e të rrezikshëm. Këto simptoma tipike të eksitimit të vazhdueshëm sipas “Mjekëve pa Kufij” janë vërejtur tek viktimat në Siri:, si nxjerrje e pakontrolluar e pështymës, sy të përlotur, rrjedhje e hundës, shtërngim i muskujve, mungesë frymëmarjeje, të vjella, humbje ndjen-jash, deri në bllokim të frymëmarrjes dhe vdekje. Edhe sasi të vogla të gazit nervor mund të jenë vdekjeprurëse. Mje-tet antitoksike veprojnë vetëm, në ato raste kur ato jepen shpejt. Për shembull, atropina. Ky helm i beladonës mund të neutralizojë acetilkolinën e tepërt. Në këtë mënyrë nor-malizohet gjithnjë e më shumë transmetimi i impulseve.

Se çfarë helmi është përdorur në Siri, mund të zbulohet edhe më vonë pas një kohe më të gjatë. Në rast se inspek-torëve të OKB-së u lejohet të hyjnë në zonat e dyshuara për kontaminim. E rëndësishme është, thotë Trapp, të gjendet, nëse ka përreth mbetje të predhave, me të cilat mund të jenë hedhur lëngjet, “sepse ata janë të ndërtu-ara ndryshe nga raketat e rregullta për lëndë shpëthyese”. Pranë kraterit, ku ka rënë predha, mostrat e dheut mund të zbulojnë shumëçka në lidhje me gazin helmues. Edhe pse agjentët e luftës kimike avullojnë shumë shpejt në tokë dhe ujë, produktet tipike, që lëshojnë, janë shumë të qëndrueshme dhe nganjëherë mund të demonstro-hen qartë edhe muaj pas një sulmi me gaz, garanton Ralf Trapp në një intervistë me DW.

Se ku ndodhen produktet e shpërbëra, inspektorët mund ta gjejë me pajisje të veçanta zbulimi, që i kanë gjithmonë me vete në kontrollet e tyre. “Ndonjëherë ekip-et kanë me vete edhe aparatura analitike”, thotë Trapp, që ka punuar 13 vjet për Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike” (OPCW) në Hagë: “Kështu që ata mund të bëjnë analiza shumë të sakta”. Mostrat ekzaminohen edhe një herë në një laborator të posaçëm, për të kryer një identi-fikim të qartë të substancave.

Përveç kësaj analizat e gjakut apo urinës zbulojnë shumë në lidhje me sulmin me gaz helmues. “Nëse shkon shumë shpejt te viktimat, mund të marrësh mostrat e urinës. Por në gjak produktet e zbërthyera nga agjentët toksikë qën-drojnë më gjatë”, thotë Trapp. Megjithatë, mostrat duhet të dërgohen për analiza në laboratorët e specializuar jashtë vendit. Por Siria nuk ka vetëm gaze nervore. Edhe gazrat mustardë dhe ato irritues bëjnë pjesë në inventarin e ush-trisë siriane.Vendi duhet të ketë arsenalin më të madh të armëve kimike në Lindjen e Mesme, supozojnë ekspertët. Sipas Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), vendi ka më shumë se 1.000 ton me agjentë kimikë. Siria është një prej shtatë vendeve, që nuk ka nënshkruar Kon-ventën e Armëve Kimike të Kombeve të Bashkuara.

“Përgjigja amerikane do të jetë e fortë, në proporcion me akuzën që Siria ka përdorur lëndë kimike. Por do të marrë formën e një ndëshkimi. Prapa kuintave, askush nuk përgatit tamam një ndërhyrje ushtarake: askush, as Amerika dhe as aleatët evropianë e madje as ata të Gjirit nuk janë të gatshëm për kaq shumë, pavarësisht toneve të ndezura të retorikës”. Joshua Lan-dis, docent i studimeve për Lindjen e Mesme në Universitetin e Oklahomës, krijues i blogut politik Syria Comment, ndër më të ndjekurit në Amerikë, i dëgjon jo shumë i habitur fjalët e Sekretarit të Shtetit, John Kerry, i cili ngre tonet ndaj Damaskut dhe flet për fëlliqësi morale.

profesor lanids: Fjalët e kerry, a janë preludi i një operacioni ushtarak?

Amerika dhe komuniteti ndërkombëtar kanë një interes themelor në ndalimin e përdorimit të armëve kimike. Për këtë arsye duhet të veprojnë. Është e mundur që të ku-fizohen në goditjen e objektivave ushtarakë me raketa me rreze të gjatë veprimi; ose të zgjedhin një sulm nga ajri, duke ndjekur shembullin e inkursioneve të kryer kohët e

fundit në Siri nga Izraeli. Ndëshkimi duhet të jetë i rëndë deri në atë pikë që të shërbejë si frenues, por jo aq sa të përfshijë Amerikën në luftën civile siriane. Uashingtoni e di mirë që askush tjetër nuk do ta ndiqte.

Franca dhe Britania e madhe kërkojnë një ndërhyrje, ashtu si edhe turqia. Ju nuk besoni në një koalicion aleatësh?

Prapa fjalëve të mëdha, askush në komu-nitetin ndërkombëtar nuk është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë e rindërtimit të një kombi si Siria. Për ironi të fatit, të gjithë i kërkojnë Amerikës që të udhëheqë, ndërkohë që Uashingtoni pret që ta bëjnë të tjerët.

atëherë, a është i mundur një opera-cion në kuadrin e nato-s?

Edhe NATO është kundër. Fakti është që nuk ekziston një partner në Siri. Opozita është jofunksionale, e fragmentuar dhe brenda saj është e ndarë në mijëra milici, nga të cilat më të fuqishmet janë filo islamike dhe kundër Amerikës e Perëndimit. As nuk janë në gjendje t’i ofrojnë një qeveri të përgjegjshme Sirisë. Siç e shihni, për momentin nuk ka zgjedhje.

t’i dhënë fund dhunës. Në konferencën me ambasadorë në Berlin ai tha se “bllokimi i Këshillit të Sigurimit të OKB paraqet një frustrim”. Ministri i Jashtëm gjerman tha se në rast se konfirmohet përdorimi i armëve kimikë në Siri, bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë. “Gjermania do të jetë në një rast të këtillë në anën e atyre që kërkojnë konseguenca”.

Westerwelle megjithatë nënvizoi se një ndërhyrje ushtarake mund të jetë vetëm e përbashkët. Një zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme thek-soi se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është që të ketë një reagim unik. Nëse nuk ka një reagim të këtillë, do të krijohej një gjendje e re, për të cilën në këtë moment qeveria gjermane nuk do të spekulojë.

MandatiNjë mandat i OKB-së është

zakonisht parakusht për ndë-rhyrjen ushtarake ndërkombë-tare. Megjithatë ka raste kur bashkësia ndërkombëtare ka sulmuar pa mandatin e OKB-së. Përveç sanksioneve ekono-mike Karta e Kombeve të Bashkuara parasheh ndërmar-rjen e veprimeve ushtarake si mjetin e fundit për sigurimin e paqes në një vend. Si në Libi apo Mali një mandat i OKB-së është zakonisht parakusht për ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare. Megjithatë ka edhe përjashtime:

Kosovë (1999): Në Kos-ovë, konflikti i vjetër midis shqiptarëve dhe serbëve për krahinën e banuar kryesisht me shqiptarë, çoi në vitin 1999 NATO-n në luftë kundër Jugosllavisë. Pa një mandat të OKB-së, NATO fillon në muajin mars një luftë ajrore, për t’i dhënë fund dëbimit sistematik dhe genocidit të forcave serbe të sigurimit ndaj shqiptarëve. SHBA bartën barrën krye-sore të luftës. Legjitimiteti eksplicit i ndërhyrje ushtarake nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk u arrit për shkak të kundërshtimit nga Rusia dhe Kina. NATO argumentoi sulmet si mbrojte të detyruar për të parandaluar një katastrofë humanitare. Në qershor 1999, serbët tërhiqen, NATO ndërpren sulmet e saj ajrore. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Irak (2003): Pothuajse një vit e gjysëm pas sulmeve ter-roriste të 11 Shtatorit 2001, SHBA dhe aleatët e saj sul-mojnë në mars të vitit 2003 në Irak. Lufta fillon pa një mandat të OKB-së me sulmet ajrore ndaj kryeqytetit irakian Bagdat. Ofensiva tokësore fillon nga Kuvajti. Tre javë pas rënies së Bagdadit, Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush më 1 Maj deklaron në bordin e avionmbajtëses “Abraham Lincoln” se luftimet e mëdha kanë përfunduar («Mission Accomplished»). Rusia, Franca dhe Kina kishin refuzuar kërkesën ultimative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të miratuar një rezolutë lufte kundër Irakut. Presidenti rus Vladimir Putin kishte paralajmëruar se lufta ishte një “gabim me pasoja afatgjata”.

provat

intervista/ eksperti JosHua lanDis

S’do të jetë një ndërhyrje e vërtetë ushtarake

Page 16: Metropol 28 gusht 2013

16 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« AKTUALITET

Helmohen thuajse të gjithë dasmorët e një dasmë në fshatin Gorishovë të Fi-erit. Duhej të ishte një ditë e lumtur, por ka qenë një ditë për t’u harruar dasma e se dielës në një lokal në fshatin Gorishovë të Fierit. Mes 250 personave pjesëmarrës në dasmë, të cilët u helmuan nga konsumi i mishit, në spital kanë përfunduar edhe vetë dhëndërri bashkë me nusen.

Numri më i madh i pjesëmarrësve bashkë me fëmijët u helmuan. Sipas buri-meve nga spitali i Fierit, 18 nga të vegjëlit u shtruan në spital. Simptomat e helmimit u shfaqen gradualisht tek të gjithë das-morët. Nga mëngjesi i së hënës 12 orë pas darkës ata i janë drejtuar spitalit të Fierit dhe qëndrës shëndetësore në Cakran. Të gjithë kishin shenjat e një helmimi të

fuqishëm nga ushqimi. Njoftohet se 40 nga të prekurit po marrin mjekim inten-sive. Pjesëmarrësit në dasmë tregojnë për shfaqjen e helmimit pas kthimit në shtëpi. Ata dyshojnë se janë helmuar nga mishi. Një pjesë e tyre tashmë janë të shtruar në spital. Dyshimi kryesor bie mbi ushqimin, ndërsa janë analizat që do konfirmojnë plotësisht shkakun.

TË HELMUARIT I DHANË SHENJAT PASI U KTHYEN NË SHTËPI, 40 NË MJEKIM INTENSIV

Helmohen dasmorët, në spital dhe shumë fëmijëDyshohet se mishi ishte shkaku, u bëhen analizat disa mostrave

OBJEKTIV DORJAN BEQIRI, NJË PISTË PRISHJA E PAZAREVE TË DROGËS

Vrasja në Shijak, policia: Vranë personin e gabuar

Personi që mbeti i vrarë nga atentati i ndodhur para mesnatës së djeshme

në Shijak, ka pasur si viktimë personin e gabuar. Policia dy-shon se objektiv i vrasësve ka qenë personi që shoqëronte viktimën. Tri breshëri arme i morën jetën 37-vjeçarit Elvin Kertalli mbrëmjen e së hënës në qendër të Shijakut. Poli-cia thotë se shënjestër e këtij sulmi nuk ishte Kërtalli, por miku i tij, Dorjan Zotaj me të cilin ai po shëtiste në këmbë. Kërtalli dhe Zotaj u qëlluan nga një automjet që më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja. 37-vjeçari, baba i tre fëmijëve, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur shoku i tij, i sapo kthyer nga Italia. Autorët shfrytëzuan er-rësirën për të kryer atentatin që kishte si objektiv Dorjan Zotajn, i cili arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

PistatNjë pistë e hetimit është

ajo e prishjes së pazareve të drogës mes të plagosurit Zotaj dhe autorëve, të cilët mësohet se kanë pasur njohje që gjatë qëndrimit në Itali dhe Spanjë. Viktimës mësohet se i ishte ndaluar dalja jashtë Shqipërisë për shkak të disa problemeve që ai kishte në të shkuarën me një nga policitë e vendeve fqinje. Sipas komunikatës së policisë së Durrësit, më datë 26.08.2013, ora 23.30, në qytetin e Shijakut, në mo-mentin kur sapo po dilnin nga një lokal Loto Sport, nga per-sona ende të paidentifikuar janë plagosur me armë zjarri shtetasit Elvin Kërtalli, vitlind-ja 1976, banues në Shijak dhe Dorjan Beqiri (ndryshuar mbiemrin nga Zotaj në Beqiri), vitlindja 1981, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë. Shtetasi Elvin Kertalli gjatë rrugës për në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, ndërkohë që Dorjan Beqiri ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. Në vendin e ngjarjes Grupi Hetimor ka kryer veprimet e para, ndërkohë që përgjatë gjithë natës dhe

Vlorë, gjendet i varur në Pyllin e Sodës 32-vjeçari

VLORE- Një person rreth 32 vjeç është gjetur

mëngjesin e së martës i vetëvarur në Pyllin e Sodës në qytetin e Vlorës. Personi është i seksit mashkull dhe mendohet se është me moshë 32 vjeç. Ai ka një gjatësi prej 1.70 metër dhe mbante veshur një kanatjere ngjyrë blu. Pas dhënies së sinjalit nga persona ka-limtarë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës, menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur uniformat blu që kanë kryer verifikimet e para. Nga të dhënat paraprake mendohet se personi është vetëvarur në orët e para të mëngjesit, në një pozicion me fytyrë nga deti. Gjate kontrollit të ushtruar mbi trupin e pajetë nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet, të cilat çuan në vendimin ekstrem të të riut.

ENDE I PAIDENTIFIKUAR

Hetime për kultivuesit

Shkodër, policia asgjëson qindra rrënjë hashash

SHKODER- Policia e Shkodrës ka nisur dje një aksion kundër bimëve narkotike. Mësohet se në fshatin Toplanë janë zbuluar dhe asgjësuar me zjarr 6 parcela me kanabis, ose 712 rrënjë kanabis. Aksioni u shtri edhe në fshatin Kir, ku edhe aty u as-gjësuan 6 parcela me kanabis ose 1509 rrënjë kanabis. Policia e Shkodrës ndërkaq po punon për identifikimin e kultivuesve të kanabisit. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se parcelat me kanabis u asgjësuan pas operacionit me helikopter.

I riu jashtë rrezikut për jetën

Konflikti për pronën, daja plagos nipin

Konflikti për pronën ka shkaktuar sërish përplasje me armë zjarri. Ngjarja e radhës ka ndodhur në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës pranë shkollës “Naim Frashëri”. Nga hetimet paraprake, mësohet se Pëllumb Kamberi pas një debati me djalin e mo-trës, e ka plagosur atë me armë gjahu. I lënduari, Andrea Pojani 30 vjeç, është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar dajën dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

paradites së djeshme ka vijuar hetimi i kësaj ngjarjeje. Sipas këtyre burimeve vijon puna në drejtim të identifikimit të au-torëve të ngjarjes, verifikimit

të gjendjes penale dhe krimi-nale të të dëmtuarve brenda dhe jashtë territorit të vendit dhe zbardhjes së plotë të rre-thanave dhe motiveve të saj.

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

NJOFTIM PUBLIKPër Afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme

(Bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, datë 21. 03. 2012 “Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”)

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se prej datës 18 Korrik 2013, ka filluar Afishimi Pub-lik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme të cilat ndodhen në Zonën Kadastrale Nr. 8641 në Sarandë. Periudha e Afishimit Publik është 45 ditë kalendarike në datat e publikuara më poshtë.Të gjithë subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në zonën kadastrale përkatëse, janë të ftuar të vijnë dhe të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.Nëse pronari (si dhe personi që ka interesa të tjera mbi pasurinë) është dakord me të dhënat e regjistrimit të pasurisë së tij ai/ajo duhet ta konfirmojnë regjistrimin në listat përkatëse.Nëse pronari (si dhe personi që ka interesa të tjera mbi pasurinë) ka pretendime se regjistrimi i pasurisë së paluajtshme është i pasaktë, nuk është i plotë, ose mungon, atëherë ai/ajo duhet të sjellë brenda afatit të afishimit pranë ZVRPP-së, së Sarandës dokumentacionin mbështetës për korrigjimin apo plotësimin e regjistrimit.Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik.Gra dhe të reja, merrni pjesë në procesin e Regjistrimit Fillestar sepse jeni bashkëpronare dhe e drejta mbi pronën mbron edhe lirinë tuaj.Procesi i Regjistrimit Fillestar, bëhet nga Qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës Botërore dhe është FALAS për të gjithë subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme.Afishimin publik të Regjistrimit Fillestar të pasurive të paluajtshme, mund të shihet edhe në faqen zyrtare të internetit të ZRPP-së: www.zrpp.gov.al

NJOFTIM PUNËSIMI

Projekti i Administrimit dhe menAxhimit të tokës

komPonenti A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it

Në kuadër të Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti A, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit Fillestar, fton kandidatë me formim profesional sipas tabelës bashkëngjitur që të aplikojnë për punësim të përkohshëm.

NR. Pozicioni ZRPP Nr. i Specialistëve01 Jurist/Hartograf Zyra Qendrore e RPP 602 Jurist/Hartograf ZVRPP Tiranë 1003 Jurist/Hartograf ZVRPP Durrës 404 Jurist/Hartograf ZVRPP Shkodër 205 Jurist/Hartograf ZVRPP Gjirokastër 206 Jurist/Hartograf ZVRPP Fier 107 Jurist/Hartograf ZVRPP Elbasan 2 08 Jurist/Hartograf ZVRPP Vlorë 1 09 IT ZVRPP Durrës 110 IT ZVRPP Elbasan 111 TOTALI 30

Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve

• Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë• Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme

Dokumentet që duhet të dorëzoni

• Një kërkesë me shkrim• Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës)• Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartëAplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.

NJOFTIM PUNËSIMI

Projekti i Administrimit dhe menAxhimit të tokës

komPonenti A: Sigurimi i Zotërimit të Pronës dhe të Drejtat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

shërbimi i kërkuAr: sPeciAlist, jurist/hArtogrAf & it

Në kuadër të Projektit për Administrimin dhe Menaxhimin e Tokës (LAMP), Komponenti A, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për efekt dhe nevoja të procesit të Regjistrimit Fillestar, fton kandidatë me formim profesional sipas tabelës bashkëngjitur që të aplikojnë për punësim të përkohshëm.

NR. Pozicioni ZRPP Nr. i Specialistëve01 Jurist/Hartograf Zyra Qendrore e RPP 602 Jurist/Hartograf ZVRPP Tiranë 1003 Jurist/Hartograf ZVRPP Durrës 404 Jurist/Hartograf ZVRPP Shkodër 205 Jurist/Hartograf ZVRPP Gjirokastër 206 Jurist/Hartograf ZVRPP Fier 107 Jurist/Hartograf ZVRPP Elbasan 2 08 Jurist/Hartograf ZVRPP Vlorë 1 09 IT ZVRPP Durrës 110 IT ZVRPP Elbasan 111 TOTALI 30

Kriteret e përzgjedhjes së Specialistëve

• Të jenë të diplomuar në fakultetin Juridik, Inxhinieri, Gjeodezi, Informatikë• Të kenë eksperiencë pune në Regjistrimin Fillestar të Pasurive të Paluajtshme

Dokumentet që duhet të dorëzoni

• Një kërkesë me shkrim• Curriculum Vitae (ku të pasqyrohet me hollësi eksperienca e punës)• Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartëAplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 30. 03. 2012 dokumentet e tyre pranë Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.

Nr. ZVRPP Nr. ZK Vendi i Afishimi Publik

(Adresa)

Fillimii Afishimit

Publik

Përfundimii Afishimit

Publik

Orari Tel. Kontaktit

1 SARANDË 8641 Rruga “Skënderbeu”,në hyrje të qytetit

(mbi Hotel “Butrinti”), Sarandë

18 Korrik 2013 02 Shtator 2013 E Hënë - Premte 10.00 - 13.00dhe 14.30 - 19.00

E Shtunë - E Diel 10.00 - 16.00

0686406012

Page 17: Metropol 28 gusht 2013

17• E hënë 5 gusht 2013

»speciale

Falë shpenzimeve të konsumit nga ana e konsumatorëve dhe e shtetit ekonomia gjermane është rritur me shpejtësi. Pas

muajve të dobët të dimrit produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit në tremujorin e dytë të vitit 2013 në krahasim me tremujorin e mëparshëm me 0.7 për qind. Kjo u njoftua nga Zyra Federale e Statistikave. Autoriteti me seli në Wiesbaden konfirmoi kështu vlerësimet e para.

“Ky është një tremujor i dytë shumë solid”, tha analisti Christian Schulz nga Banka e Be-renberg-ut. Kontributi për rritjen ekonomike ishte i gjithanshëm. Dy të tretat erdhën nga kërkesa e brendshme, një e treta nga tregtia e jashtme. “Pozitiv është edhe fakti që Kina ndodhet në stanjacion ekonomik dhe eurozona, sapo ka përfunduar recesionin e saj të gjatë”, thotë ekonomisti gjerman.

Rritje edhe në sektorin e ndërtimeveTë hyrat shtetërore në gjashtëmujorin e parë

kapnin shumën prej 604,5 miliardë eurosh, që do të thonë rreth 16,3 miliardë euro apo 2,8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas statistikave, pothuajse gjysma e të ardhurave ishin nga taksat, ato u rritën në gjysmën e parë të vitit në 3.8 për qind. Sidomos në taksat e të ardhurave dhe pronës ka pasur një rritje të konsiderueshme, këtu të ardhurat u rritën me 6.3 për qind. Rritja ështe nxitur nga konsumi privat (plus 0.5 për qind), si dhe nga shpenzimet qeveritare (plus 0.6 për qind). Për herë të parë pas një kohe të gjatë kishte ngritje të konsiderueshme të investimeve: në pajisje të tilla si makineritë e mjetet e punës, si dhe në au-tomjete është investuar 0.9 për qind më shumë se në tremujorin e mëparshëm. Investimet në fushën ndërtimit u rritën me 2.6 për qind. Kjo rritje mund të jetë edhe shkak i efekteve pas një dimri jashtëzakonisht të gjatë me mot të keq dhe të ftohtë. Tregtia e jashtme gjithashtu ka kontribuar dukshëm në rritjen ekonomike.

Turqi lamtumirë mrekulli ekonomikeTurqia e ka lënë pas dekadën më të suk-

sesshme që prej themelimit të saj. Tani kapitali po largohet, duke lënë pas probleme të mëdha. Java e kaluar u mbyll me një të premte të zezë në tregjet e kapitalit të Turqisë. Për herë të parë

Gjermania me miliarda suficitqë prej reformës monetare turke të 1 janarit 2005, kur nga një milion lira të vjetra u bë një lira e re, të premten kursi i monedhës së vendit ra nën një nivel të rëndësishëm psikologjik ndaj dollarit amerikan. Të premten pasdite turqit pa-guan 2,02 lira për një dollar. Para pesë vjetësh kursi ishte 1,30 lira tani mrekullia ekonomike po merr fund, ose po bën së paku një pushim. Vitin e fundit performanca ekonomike u rrit vetëm me 2,2 për qind. Për një vend në industrializim si Turqia kjo i ngjan një recesioni. Objektivin e rritjes prej 4% për këtë vit Turqia nuk do ta arrijë: “Nuk do të ishte çudi, nëse i korrigjojmë shifrat, duke i zbritur”, deklaroi zëvendëskryeminisitri përgjegjës për çështjet ekonomike, Ali Babacan.

Turqia nuk është e vetme me problemet e sajQë kur Banka Qendrore Amerikane në Maj

sinjalizoi largimin nga politika e dobët monetare, shumica e vendeve në industrializim vuajnë nga humbjet masive të kapitalit. Perspektiva e rri-tjes së normave amerikane të interesit e kthen paranë nga tregjet e rrezikshme në portin e sig-urtë të dollarit. Kështu që vendet në industriali-zim kërcënohen nga fundi i bumit ekonomik, të cilin e ushqente kapitali me risk.

Turqia varet në masë shumë të madhe nga hyrjet e kapitalit të huaj. Me paratë bankat finan-cojnë zhvillimin ekonomik, sepse kuota e kursi-meve të turqve është tradicionalisht shumë e ulët. Meqenëse vendi importon më shumë se sa eksporton, bilancet e rendimentit janë në hum-bje. Paratë nga jashtë deri tani kanë mundur ta balancojnë pjesërisht këtë deficit. Nëse ky kapital tani tërhiqet, atëherë ky zhvillim është dyfish alarmues për Turqinë. Bankat mund të japin kredi më pak dhe njëkohësisht zmadhohet deficiti në bilancet e rendimentit. Në Maj deficiti në krahasim me një vit më parë u rrit 42%.

Zhvlerësimi i lirës ka pasoja fatale për shumë sipërmarrje turke. Në vitet e fundit ata kanë marrë kredi në dollarë, por fitojnë në lira, vlera e së cilës bie gjithnjë e më shumë. Edhe kushtet politike janë gjithnjë e më të pafavor-shme për ekonominë turke. Siria dhe Egjipti, dy partnerë të rëndësishëm tregtarë, janë zhytur në kaosin e luftës civile. Shumë investitorë dhe depozitues të kapitalit janë të shqetësuar se në vjeshtë trazirat mund të ringjallen në qytete. Me polarizimin e brendshëm politik, që

bën, Erdogani nga këndvështrimi i ekonomisë po kthehet ndërkohë në një rrezik.

Qeveria amerikane paralajmëron për rrezikun e kolapsit financiar

Ministri amerikan i Financave, Jacob Lew, kërkoi në një letër drejtuar kryetarit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, John Boehner, që pala kundërshtare të bjerë dakord për një rritje të kufirit maksimal të borxhit. Aktualisht, kufiri i sipërm i borxhit publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është 16,7 bilionë dollarë (12.5 bil-ionë euro). Përndryshe nga mesi i tetorit qeveria nuk do të jetë më në gjendje për kryerjen e pag-esave, sqaron Lew në letrën e tij. “Një skenar i tillë mund të trondisë tregjet financiare dhe të prekë ndjeshëm ekonominë tonë”.

Qeveria e Presidentit Barack Obama kishte deklaruar fillimisht, se deri në muajin shtator duhet të arrihet një marrëveshje. Megjithatë, rimëkëmbja ekonomike në SHBA ka çuar në rri-tjen e të ardhurave tatimore. Zyra e pavarur e buxhetit të Kongresit tani vlerëson se fondet e grumbulluara mund të mjaftojnë deri në muajin nëntor. Obama flet për pasojat e bllokadës. Duke folur për mosmarrëveshjet rreth borxhit, Obama kishte paralajmëruar së fundmi republikanët për pasojat, që mund të ketë bllokada e tyre në politikën e tij shëndetësore. Ata e kanë kthyer sistemin shëndetësor në një “kupë të shenjtë”, e cila u ndalon miliona qytetarëve amerikan ak-sesin në kujdesin shëndetësor, ankohet Obama. Reforma e kujdesit shëndetësor, e miratuar në vitin 2010, është arritja më e madhe e politikës sociale të Presidentit. Zbatimi i saj po i afrohet fazës vendimtare: atëherë edhe ata qytetarë, që deri tani nuk ishin në gjendje ta përballonin në gjë të tillë, duhet të jenë në gjendje për t’u sigu-ruar me kushte të favorshme.

Disa republikanë tashmë kanë kërcënuar se nuk do të japin pëlqimin e tyre për buxhetin, nëse ky projekt nuk do të ndërpritet. Ka vite që demokratët dhe republikanët zihen gjithmonë, kur bisedohet për kufirin e borxhit. Republika-nët refuzojnë konceptin e Obamës për rimëkëm-bjen e financave publike përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjen e taksave për njerëzit, që fitojnë shumë në SHBA.

Marrë nga Dojçe Velle

Page 18: Metropol 28 gusht 2013

18 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« Dossier

Nga alBErt kotiNi

(vijon nga numri i kaluar)

autori Nikolla Lako në shkrimin e botuar në gazetën “Shqipëria e Re”, të datës 2 korrik 1921 me titull “Çështja e Epirit dhe

intrigat e klerit grek ortodoks”, midis shumë ngjarjeve të dhimbshme, përmend në lidhje me çështjen, këtë aspekt: “Në Shqipërinë e Posht-me, afër 10 km në veri-lindje të Korçës ndodhet Plasa. Banorët e këtij fshati, që të gjithë janë, prej origjine romune. Kanë një Kishë, që mëshon rumanisht dhe dy shkolla, një për djemtë, tjetrën për vajzat, ku mësojnë rumanisht. Deri në një-farë kohe ishin të qetë, por kur e hoqën nga puna muhtarin (kujdestarin), se i’u vidhte lloga-ritë, ky për të marrë shpërblim vajti tek peshkopi grek i Korçës dhe i propozon të hapi në fshat një shkollë greke, sepse ai dhe partizanët e tij meqenëse kanë ndjenja greke, dëshirojnë, që fëmijet e tyre të mësojnë në greqisht. Peshkopi, i cili mjergull kërkonte, pa humbur kohë e hapi shkollën. Më vonë, ish-muhtari dhe partizanët e tij, të shtyrë tërthorazi prej peshkopit, bënë një kërkesë, që mesha të bëhej në gjuhën gre-qishte. Peshkopi me këtë dokument në dorë kërkoi leje nga qeveria turke, e cila ia dha men-jëherë. Peshkopi, porsa mori këtë leje i dërgoi urdhër priftit të Plasës, që të bëjë përgatitjet e duhura, se kishte ndërmend, që për ca ditë të vinte në fshat për të mëshuar greqisht. Prifti me fshatarët e Plasës e lajmëruan peshkopin grek të mos lodhet, se ata janë romanë dhe, se nuk do ta lënë kurrë, që të meshojë greqisht në një kishë romane dhe e cila është e tyre. Peshkopi i zëmëruar nga kjo përgjigje, pas tre ditësh, i sho-qëruar me një prift dhe me shumë xhandarë turq u nis për në fshat, që të pushtojë Kishën dhe, që t’i shtrëngojë fshatarët, që të meshojnë gre-qisht. Fshatarët e lajmëruan edhe një herë, duke shtuar, që i kishin dhënë fund t’a mbrojnë me gjithë fuqinë të drejtat e tyre, por peshkopi me mëndjemadhësi i’u përgjigj: “Plumb i djallit nuk mund t’i bëjë keq përfaqsuesit të Krishtit” dhe kështu udhëtoi për në fshat. Gjithë fshati, me gra e me burra, fëmije, kishin dalë jashtë fshatit, që të ndalonin peshkopin. Fëmijë, me trastat plot me gurë, ishin në radhët e para, pastaj vinin gratë të përgatitura me gurë dhe shkopinj, ndërsa burrat të armatosur mirë kishin zënë të gjithë pozicionet e përshtatshme. Peshkopi me njerëzit, që kishte prapa, u afrua dhe thërret edhe njëherë, mirëpo nuk dëgjuan, as fëmijët, as gratë dhe, si përgjigje i dhanë një breshëri gurësh. Peshkopi, duke parë, se nuk mund të ecte më dhe për t’i dalë të keqes përpara, e pa u treguar kokëfortë përballë këtyrë njerëzve, që e kishin ndarë mëndjen, deri në vdekje, që të mos e linin të hynte në fshat, ashtu i plagosur në kokë nga gurët, u kthye në Mitropoli. Sapo arriti në Korçë bëri një mbledhje të jashtëzakonshme dhe dha urdhër: 1. T’u bien këmbanave për të mbledhur të krishterët në kishë. 2. Të mallko-hen romunët dhe ata, që kanë të bëjnë me ta. 3. Tregtarët dhe mjeshtërit të mos shisnin, as të mos tregtonin për rumunët, as për ata, që do të kishin të bënin me romunet. 4. Çdo ortodoks “besnik” duhej të kishte një kartë të vulosur me

vulën e Mitropolisë. Këtë kartë duhej t’u tregonin tërë tregtarëve dhe tërë mjeshtrave, sepse pa atë, asnjëri nuk mund të punonte e, as të shiste gjësendi. Pasi u nënshkrua një protokoll për këtë, shkuan të gjithë në kishë, ku para besimtarëve, peshkopi, duke shuajtur qirinjtë në katran, lëshoi mallkimin, duke thirrur me të gjithë fuqinë: Qof-shin të mallkuar romunët! Qofshin të mallkuar të gjithë ata, që do të kenë marrëdhënie me romu-nët! Të gjithë ata, që nuk kanë “leje” të vulosur prej Mitropolisë, ose, që do të punojnë për njerëz, që nuk kanë leje të jenë të mallkuar! Këto fjalë u përsëtitën tre herë, dhe besimtarët thërrisnin çdo herë “të jenë të mallkuar”. Tërë kohën, që peshkopi mallkoi, një errësirë e plotë mbretëron-te në kishe, se në atë kohë, kur shuante qirinjtë në katran peshkopi, ishin shuar të gjithë qirinjtë e tjerë. Kjo ceremoni e ndyrë, që na kujton kohën e inkuizicioneve, pasi mbaroi, secili besimtar nxitonte të merrte “lejen”, të cilën nuk mund ta mirnin pa shkruar më parpara, se ishin grekë, në një bllok, që mbante peshkopi. Mirëpo kishte dhe nga ata besimtarë, që e kishin për turp të quheshin grekë dhe të zotoheshin, se nuk do të kishin marrëdhënie me rumunët. Ndodhi, që një pjesë e shqiptarëve ortodoksë nuk pranoi, që të pajtoheshin me kërkesën e çuditshme të peshkopit, duke e quajtur të paturpshëm dhe të padrejtë. Kjo për arsye, se shqiptarë e rumunë ishin të lidhur me interesa të përbashkëta, se shumë shqiptarë punonin në Rumani dhe, se në Rumani u themelua qëndra e propogandës për të përhapur literaturën shqipe. Meqenëse, treg-tia dhe mjeshtëria ndodhej në Korçë më shumë në duart e ortodoksëve, sepse myslymanët ishin nëpunës ose bujq, ndodhi, që u futën në bela shqiptarët, që merreshin me tregti. Partizanët e peshkopit nuk donin të shisnin pa leje. Nga ana tjetër protestat pranë qeverisë turke ishin të kota. Gjendja, po bëhej çdo ditë e më e keqe, aq sa shqiptarët bënë një mbledhje dhe përfun-duan një thirrje për malësorët. Këta iu përgjigjën thirrjes, duke u treguar të gatshëm të gjithë për të demonstruar veprimet e armatosura brenda në qytetin e Korçës. Qeveria turke, duke zbuluar këtë synim dhe në pamundësi për të përballuar malësorët e armatosur, dha urdhër, që tregtarët të shesin pa lejen e peshkopit. Urdhëri u dha me tellall, sipas zakonit, si rezultat malësorët nuk vepruan. Kjo ishte situata deri në vitin 1913, kur Konferenca e Londrës, njohu pavarësinë”.

Përfundimisht ngjarjet historike të komu-nitetit vllah në shtetin e Greqisë dhe të Serbisë flasin me fakte, se ata nuk kanë qënë kurrë të mirëpritur e të trajtuar, si në shtetin shqiptar dhe atë rumun. I shkruajta këto për të mos har-ruar asnjëherë historinë.

Diversiteti i të menduarit ndryshe në meta-morfozën e komunitetit vllah.

- Si shpjegohet, që për komunitetin vl-lah, ka një përplasje për kohë të ndryshme historike, një konceptim të ngarkuar plot hi-poteza dhe teza akoma të paunifikuara në mjaft botime të bëra në shtetet ballkanike, ku ata banojnë?! Kështu p.sh çështja e et-nogjenezës së tyre, ndonëse është problemi i pazgjidhur përfundimisht edhe për kombet e tjera të Ballkanit, për komunitetin vllah inter-pretimi bëhet, sipas shtetit përkatës. Kështu

p.sh mjaft teori, janë për origjinën vllehe nga Dakët, si fisi i parë i shtetit rumun; për vlle-hët e Greqisë, më tepër ata mohohen në fil-lim të shekullit të XX, si vlleh-grekë dhe në fund të shekullit të XX, apo më mirë në këtë fillim shekulli ata për hir të ortodoksisë kanë pranuar të quhen grekë dhe kjo ndodh edhe në Maqedoni e Serbi, si një dyzim i përbërjes së tyre. Duke pyetur profesorin Koli Xoxe, si in-telektual i këtij komuniteti, por me prirje kom-bëtare, i kërkova të dija, se çfarë mendonte rreth këtyre çështjeve të mësipërme?

Profesor Koli Xoxe tregon: “Në Kongresin e Lushnjës, arumunët ishin nga iniciatorët e parë për zhvillimin e tij, si p.sh Llazar, Vasil, Jakov Bozo. Po kështu në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, nga tërë treva e Myzeqesë, Lushnjë, Fier, Berat, duke qenë se ishin të lidhur me njëri-tjetrin u përfshinë tërë familjet arumune, si Miti Bozo, Xhorxhi Bozo e mjaft të tjerë. Prandaj, krimineli Isa Toska, i dogji të parat shtëpitë e Bozallarëve në Kolonjë të Lushnjës. I përmenda këto dy ras-te, për të theksuar, që asnjëherë arumunët nuk kanë qenë të ndarë nga shqiptarët për çështje të përbashkëta kombëtare. Më duhet të jap pikpamjen time, në veçanti për gjenezën e vlle-hëve, sepse i besoj më tepër shkrimitarit rumun Nikolla Jorgo, për të cilin kam shkruar edhe libër, dhe e njoh bibliografinë e pasur të referuar prej tij, në veçanti vlerën shkencore të këtij autori të dëgjuar rumun. Nga vijnë dhe çfarë janë vllehët? Unë jam pro variantit të këtij autori rumun, i cili thekson prejardhjen perëndimore dhe vendos-jen e tyre në Ballkan. Sipas tij argumentohet, se vllehët vijnë nga Galët (Franca e sotme) dhe nga Italia e Veriut (Lombardia), atëherë, kur quhej Galia Cizalpine (këtej alpeve) dhe transalpine (përtej alpeve). Në lashtësi dihet, që Galia ishte gjeneza e francezëve dhe Jul Çezari, ka shkruar librin e tij “Mbi Luftën e Galisë”, kur e pushtoi atë. Çfarë ka ngjarë në fakt? Këta, që u ndod-hën në Cizalpine (Lombardi), zbresin në Itali dhe prej këtej, duke kapërcyer Adriatikun vijnë në Ballkan. Sipas Jorges, këta janë arumunët, që pushtojnë Ballkanin, të cilët deri në kohët e mëvonshme të sllavëve, osmanëve, patën his-torinë e evoluimit të vet, që kërkon një trajtim tjetër në kronologjinë e tyre. Çështja është tek teza, se këta janë vllehët e sotëm, d.m.th-në janë stërgjyshër të galëve, prej Cizalpinëve, sepse dihet, që pas zbrazjes së Lombardisë, prej tyre u zëvendësuan nga Longobardët (fise gjermane, që erdhën nga Veriu). Galët e tjerë të transalpinëve mbetën në Francën e sotme dhe bëjnë historinë e lashtë të tyre. Gjurmët e tyre përfshijnë të gjithë Ballkanin, bile kanë shkuar edhe më larg. Kështu në Turqinë perëndimore vendi quhet Galilea, si një krahinë apo vend i Galëve. Ashtu, sikur janë vendet në Ballkan, këto treva përfshijnë edhe malet e Pindit në Greqi në mënyrë masive prej vllehëve dhe mjaft vende të tjera ballkanike, të cilat tashmë janë lokalizuar. Prandaj origjina e vllehëve ka më shumë besueshmëri të bazohet në tezën e N. Jorges. Mund të jetë etimiologjia e vllehëve, prej emrit Valash, që vjen prej Ëells-it, sepse i ndante nga Franca vetëm ngushtica e Laman-shit. Pra, themeli i origjinës vllahe vjen nga galët e Francës. Po rumunët? Janë me origjinë

tjetër të quajtur Dake. Dakia, kur u përball me romakët, u pushtua dhe u asimiluan, edhe për faktin e përafrimit të gjuhës së tyre. Kultura romake i bëri Dakët në romunë, nëpërmjet evoluimit, të këtij shteti. Mirëpo, nuk mund të themi, se kanë lidhje historike romunët me aru-munët. A mund të quhen etni më vete, vllehët?

Jo! Pse? Si komunitet kulturor-gjuhësor apo tradite, e deri besimi fetar në origjinën e tyre, ka pësuar përzierien me myslymanët ortodoksë, sipas vëndit ku kanë banuar e po banojnë. Pra, të jesh etni më vete, nuk e konsolidon dot origji-nën në bërthamën ekzistuese, sepse nuk e kanë pasur një organizim të tillë asnjëherë. Në Greqi, quhen arumunë grekë, në Çamëri apo në Sh-qipëri, në Maqedoni e Serbi marin emrin e vendit, ku jetojnë. Ballkani është mbushur me arumunë. Emri çoban u quajt nga turqishtja, që d.m.th “bari me dele”, siç janë në Kolonjë të Lushnjës apo në Kavajë e në Tiranë. Në Tiranë vllehet erdhën nga viti 1842, duke u vendosur fillimisht në kishën e Shën Prokopit (liqeni artificial), pastaj u përhapën në qytet, sepse zotëronin zejtarinë dhe tregtinë, të cilat u bënë të parat mardhënie kapitali. Emri kuço-vlleh, vjen nga çalaman d.m.th. vlleh, që çalon, e thënë kjo në mënyrë epiteti paragjyk-ues. Po, le të marim një aspekt, që ka të bëjë me toponimet. P.sh Kolonjë, si fjalë francezët e argu-mentojnë me emrin e qytetit Këln të Gjermanisë, si një koloni e romakëve të lashtë d.m.th. si koloni e Agripes, nënës së Neronit. Neroni e ndërtoi këtë qytet për t’i vënë emrin nënës së vet, ndër-sa dihet, që ai e vrau edhe të ëmën, kur kjo po e kundërshtonte. Kolonja e ndodhur në afërsi të

Një Vlerë e StruKturëS toNë KoMbëtare

Vitet 1913-1921, përpjekjet e kishës

greke, për të greqizuar komunitetin vlleh

Page 19: Metropol 28 gusht 2013

19• E mërkurë 28 gusht 2013

»Dossier

Korçës është vendi, ku erdhën arumunët, e që më vonë krijuan Kolonjën e Lushnjës, si koloni të saj, në kohën e romakëve të lashtë. Edhe emri Durrës ka evoluar, si toponim Drash, pastaj Du-rakium. Arumunët kanë qenë në këtë qytet ndër tregtarët më të medhenj, si psh Dovanët, Llazar Dovani, etj. Mjaft toponime nuk kanë përse të mos studiohen edhe nën këto pikëpamje. Ajo, që ka rëndësi, ka të bëjë me faktin e pandash-mërisë, së vllehëve, si pjesë e historisë së Sh-qipërisë nga lashtësia e deri në ditët, që përje-tojmë. Po e argumentoj me një shëmbull: Takë Jonesku ka qenë ministër i Brëndshëm i Ruman-isë në vitin 1912, me origjinë Pogradecare dhe, kur Ismail Qemali u konsultua me të gjatë rrugës së tij diplomatike në Bukuresht, pritet prej tij dhe jep kontributin në këtë pikë kthesë për vëndin tonë. Ismail Qemali i shprehet, se do të shpallte autonominë e Shqipërisë, ndërsa Take Jonesku i tha prerë: “Jo autonomi nën Turqi, sepse Turqia vdiq. Pavarësinë e Shqipërisë dhe menjëherë!”. Mbasi u lidh me telefon me ministrin e Jashtëm të Austro-Hungarisë, u vendos, që pas tre ditësh të shpallej pavarësia në Durrës.

Çfarë u bë? Kur u mor vesh, se bashibu-zukët, (pro turq) ishin kundër pavarësisë së Sh-qipërisë, atëherë Austro-Hungaria, lajmëroi Take Joneskun, që të mos shpallej pavarësia në Dur-rës, edhe për faktin tjetër, se aty ishte peshkopi grek, por në Vlorë. Kjo, sipas Austro-Hungarisë, sepse Vlora ishte edhe në mbrojtje të flotës së saj. Ky ishte rroli i Take Joneskut, brenda të cilit vlonte gjaku i origjinës. Marim vitin 1821, kur përfundoi me sukses revolucioni në Greqi, i

bërë plotësisht nga rumunët dhe shqiptarët. Kol-lokotroni vetë, ishte një arumun, prej Pelopon-ezit, por për mua, edhe Marko Boçari apo Foto Xhavella, janë arumunë të Çamërisë, edhe pse historia i njeh, si çam ortodoksë apo grekët, si të vetët. Emrin e origjinës vllehet, jo pak herë e marrin nga krahinat, ku kanë lindur e vepruar, por nëpër shtëpitë e tyre, të jeni i sigurtë, që të jetë folur vetëm vllahisht. Në kohën e Ali Pashë Tepelenës, arumunët ai i donte shumë dhe i kishte besnikët e tij. Quheshin besnikë, këta të krishter-vlleh, sepse për atë kohë, kush nuk ndryshonte besimin, përfaqsonte në vet-vete, lëvizjen kombëtare, d.m.th quhej antiturk, ndërsa turku cilësohej, si besnik i kuranit dhe pro qeverisë së tyre. Megjithëse, ky mentalitet është deformuar në histori, ka nevojë të stu-diohet në faza të caktuara evoluimi dhe jo në mënyrë gjithpërfshirëse. Kështu, grekët, sipas Engelsit, kanë meritën e veçantë, se morën kulturën aziatike dhe e zhvilluan më tej, duke e përhapur në Spanjë, Francë (Marsejë), Italianë e Jugut (Sicili) e në mjaft koloni bregdetare të Mes-dheut. Me arabët p.sh spanjollët ishin 400 vjet nën pushtimin e tyre, deri në atë kohë, sa erdhën dyndjet e fiseve gjermanike nga Veriu, duke sjel-lur katolicizmin, si një fe homogjene. Katoliçizmi e mundi muhamedanizmin në Spanjë, aq sa në

dyqanet e para në Tiranë, prej tyre dhe u ngrit ki-sha ortodokse atje ku sot është hotel Tirana, po prej vllehëve, të cilët kishin blerë nga një shtëpi. Këta vllehë erdhën nga Struga dhe fisi i parë i tyre ishin Hobdarët. Pastaj nga viti 1913, krijuan fabrikën e parë të akullit në Tiranë, në tokat, që janë tek Zogu i Zi. Filluan të merren me tregtinë e akullit, në veçanti vllehët e ardhur nga Struga, rreth 20-30 familje. Vllehët e ndodhur, si komu-nitet, tek Shën Prokopi, ishin zanatçinj dhe nga liqeni, deri tek lumi i Lanës, në këtë vit s’ka pasur shtëpi. Si profesion, kovaçët, ishin trashëgimi e jevgjitëve. Kështu kapitalet e para u bënë fabrika sapuni pranë Zogut të Zi, nga vllehët e Strugës, Hobdarët, Kostandin(Kosta) Lasku. Njëkohësisht nga familja Hobdari, njihet, se doli doktori i parë në Tiranë. Stefan Shundi hapi farmacinë e parë, por ka qenë edhe në Këshillin e Kishës në Tira-në, duke kontribuar në ngritjen e saj. Po kështu, ishin ndër të parët, që ngritën dyqanet e bakrit në Pazarin e Ri, dhe vijuan edhe me hapjen e pi-jetoreve në Tiranë. Rrushin, tiranësit nuk dinin ta bënin raki, por kur piqej rrushi vllehët vinin në shtëpitë tiranase dhe e vilnin vetë, kur duhej, ndërsa rakinë i’a shisnin po dyqaneve tiranase. E donin arsimin dhe fëmijët nuk i linin pa i shkol-luar. Lagja më e varfër e tyre konsiderohej tek Zogu i Zi, aty afër, ku është Ministria e Arsimit

fabrikën e akullit në dalje të Tiranës për në Dur-rës, tek Zogu i Zi. Toka ka qenë në pronësinë e tyre. Familje të tjera mund të përmend: Stefan Zaharinë, familje e pasur, që ka ngritur manifak-tura, dhe kanë ardhur pas vitit 1900, nga Struga. Grigor (Gol) Koja, tregtar i fuqishëm, i cili deri në vitin 1938, ka pasur lokalin “Kristal”, mbi të cilin u ngrit Muzeu Kombëtar. Todi Çoka, një nga treg-tarët më të mëdhenj të Tiranës, sidomos u fuqi-zua në kohën e Italisë, me manifaktura dhe toka në plazh të Durrësit. Njihej, si grosist i madh. Haxhi Nil Nishku. Pasi ka shkuar në Jeruzalem, si Pelegrin, kuptohet, se mori titullin Haxhi. Ka qenë një tregtar i thjeshtë kinkalerish.

Si njihen prej meje, vllehët? Islam Lleshi shpjegon me fakte dhe ngjarje, se vllehët janë njerëz të butë dhe të sjellshëm. Për vetë, tregon Islami, kafenë e kam pirë gjithmonë, tek Nasi Hobdari, por në fakt nuk më ka ardhur mirë, kur Vangjel Shundi krijoi shoqatën vllahe. Nuk ishim ndarë ndonjëherë, ne tiranësit me vllehët, por i’u kemi hapur dyert e shtëpive, pa asnjë dallim, si shqiptarë. Aq sa thuhej “tirons”, aq thuhej “vllah”. Përse i duhet kjo shoqatë Vangjelit, pyesin në veçanti tiranësit e vjetër. Gjithmonë kemi qenë vëllezër në të mirë e në të keq, sikur ishte doktor Panteqi, ashtu edhe doktor Hopdari nuk bënin dallim midis nesh. Asti Hobdari, studioi për far-

vitin 1492, spanjollët i larguan njëherë e mirë arabët, prej tokës së tyre. Aq e vërtetë është kjo, sa katoliçizmi mbeti shumë i fuqishëm në Spanjë, aq sa Papa, i kishte mbështetur kryqëza-tat e veta nga Spanja dhe jo nga Roma. Ja, përse jam dakord me tezën e N.Jorges, për origjinën perëndimore të arumunëve dhe, që nuk duhet të lejosh degjenerimin në histori, përndryshe d.m.th të mos kesh ligjshmëri historike. Kur e pyetën Hipokratin, si duhet të bëhet kjo? Ai u përgjigj: “Nëmëni edukatën dhe do t’iu vërtit në tërë botën”. Ky ishte shpjegimi për origjinën e vllehëve nga profesor Koli Xoxe.

Për sa i përket marrëdhënieve të komu-nitetit vlleh me shqiptarët, më mirë, se tiransi i vjetër me moshë 80-vjeçare Islam Lleshi, nuk mund të ma shpjegonte tjetër njeri. Islami, kur flet për përshtypjet e tij mbi vllehët e Tiranës, ka një simpati të veçantë, por edhe pak mbur-rës për miqësinë e tiranësve me komunitetin vlleh të 100 viteve të shkuara. Kështu z.Lleshi tregon: “E parë kjo, si një lloj testamenti i par-aardhësve të vet për të gjithë simbiozën e kësaj bashkëjetese mjaft paqësore e respektive dy palëshe. Kjo është rezultat i një marrëdhënie, që nga viti 1842, kur erdhën për herë të parë vllehët në kodrat e Shën Prokopit, të cilët ishin bakerxhinj dhe më vonë filluan të zbrisnin në qytetin e sotëm të Tiranës, duke bërë kallaisjet, nëpër shtëpitë e tiranasve me shumë urtësi e të sjellshëm në komunikim midis nesh. U hapën

sot, që merreshin me pijetore ose me tregëti të vogël. Pjesa e vllehëve më pak e pasur, banonte në qëndër atje, ku është Muzeu Kombëtar dhe hotel “Tirana”, si psh familjet: Jorgji Pano (arsim), Petër Terca, Bunecët (bakërxhinj), Shkurtët, Prosët (dentistë), Shundët, Anton e Pasko Çomo (banonin, ku është sot ‘Çaplini’), Sokrat Musha (i Bile Senës, e quanim nga gjyshja e vet, ne djemtë e lagjes), ishte përkthyes në vititn 1945 etj. Sandër Prosi, aktor i shquar, banonte atje, ku është sot hotel “Tirana”, komshi me familjen tiranase të Kazazëve. Një grup tjetër vllehësh banonin përballë pastiçeri “Flora”, atje ku janë biletaritë e agjencive ajrore, si Andon Gjika, prej Belice, fshat i Strugës, i cili të katër djemtë e tij i shkolloi edhe pse ishte vetë një biletashitës në kinema “Nacional”. Pjetër Daniska, banonte, tek “tuneli”, afër pastiçeri “Florës”, ishte një pasanik, që kishte lëshuar edhe shtëpi të shumta me qira. Gjithashtu, kemi Parapanët, Ticin, të cilin e quanin Aristill, dhe ishte vllah, ky futbollist i njo-hur i kohës sonë. Murrajt, banonin, atje ku janë Kazazët, çoban me shkollë, si p.sh Prokop Murra. Kur u ndërtua bulevardi Zogu i I-rë, i ndau më dysh grupimet e vllehëve: Nga Zogu i Zi, ishin Hanxharët, që merreshin me bakrin, pijetore dhe kinkaleri, duke përfaqsuar më të varfërit e komu-nitetit vlleh, ndërsa më të pasurit ishin Hobdarët dhe Laskët, që kishin ngritur punishtet e para në Tiranë. Nasi Hobdari, deri në kohët e fundit, kishte kafen atje, ku të parët e tij kishin ndërtuar

maci dhe ka qenë në të njëjtin burg me Osman Kazazin, gati ishin bërë më tepër, se vëllezër. Në burg me ta isha edhe unë Ismail Lleshi. Ka vdekur pas burgut Asti, sepse kur doli nga burgu u caktua farmacist në Milot, rreth viteve 1970. Mirëpo, Asti, për të mos rënë përsëri në burg nga sigurimi, që nuk po i ndahej për ta rëkrutuar, hel-moi veten, sepse nuk mund të duronte më tor-turat e pësuara nga burgu i parë. Ka qenë djalë, që nuk e bënte më nëna. Në Itali, në shkollë, në Shkodër, në burg kanë qenë bashkë me Osman Kazazin, prandaj e bëri vëlla Astin dhe vdekja e tij e ka hidhëruar më tepër, se çdo gjë Osmanin.

Më the, se e ke shok Astrit Jegenin, por a e di, që një fotografi, që ka dalë Astriti me Astin është gjëja më e shtrenjtë për të dhe e ka vënë në krye të shtëpisë. Prandaj, nga ne tiranësit e vjetër del pyetja: Çfarë janë këta vlleh, që dalin me shoqata? Asnjëherë nuk e kemi ndjerë, që nuk janë shqiptarë vllehët, ndërsa na dalin tani këto gjëra. S’ka përse të thonë, se “jemi rumunë”, sepse nuk e dimë, as ne, e as ata nga kanë ard-hur. Përse kanë ardhur nga Rumania? Nga rruga Egnatia erdhën, si romakë, që marshuan me sh-qiptarë, së bashku dhe tani dalin, si rumunë, si-kur nuk ka pasur fusha në Rumani, që të vinin në malet e Shqipërisë. As ne nuk e kemi ndjerë këtë dallim, as nuk është diskutuar asnjëherë prej nesh, që janë apo nuk janë shqiptarë, as dëgjuar nga pleqtë tanë për këtë diferencim.

(vijon numrin e ardhshëm)

Page 20: Metropol 28 gusht 2013

20 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« KulturëThomas mann NË SHQIPDy kryevepra të shkrimtarit të madh gjerman Thom-

as Mann, fitues i çmimit Nobel, i konsideruar një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX

Piro Misha

Kur i lexon sot, shumëkujt ndoshta mund t’i duket e çudit-shme që këto dy novela të fam-

shme të shkrimtarit të madh gjerman (ndoshta më të madhit të mbarë shek-ullit të XX) Thomas Mann, janë botuar për herë të parë në kohën e komu-nizmit. Novela “Tristan” u botua për herë të parë në vitin 1977, si pjesë e përmbledhjes “Tregime të shekullit të njëzet”; ndërsa novela tjetër, “Mario dhe magjistari”, u botua në vitin 1983, si pjesë e përmbledhjes tjetër që unë përgatita në ato vite, “Tregime e novela të shekullit të njëzet”.

Për ata që s’i kanë parasysh, më lejoni të kujtoj se bëhej fjalë për dy përmbledhje që mund të konsidero-hen të rëndësishme për kulturën shqiptare brenda kontekstit të asaj kohe, pikërisht sepse arritën të hap-nin një dritare, sado të vogël, në murin e lartë që na ndante në ato vite nga pjesa tjetër e botës. Në fakt, të dyja këto përmbledhje arritën të sillnin te lexuesi shqiptar disa prej autorëve të rëndësishëm të letërsisë më të mirë bashkëkohore botërore, që po të mos ishte kjo formë antologjike, vështirë të përfytyrohet se regjimi do t’i kishte lejuar të botoheshin më vete. Kësisoj, pikërisht në sajë të avantazheve që sillte forma antologjike, u bë e mun-dur të silleshin në shqip një numër i madh shkrimtarësh ndër më të rëndë-sishmit e shekullit të njëzet, pjesën më të madhe të të cilëve deri atëherë lexuesi shqiptar s’kishte pasur rastin t’i njihte. Radha e tyre është e gjatë, megjithatë do mjaftohem duke ku-jtuar vetëm disa syresh, duke e fil-luar nga Sherëood Anderson (1876 – 1941), një nga shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë të shekullit të XX, deri tek emra të tillë, tashmë të famshëm, si suedezi August Strind-berg (1849 -1912); spanjolli Ramón del Valle-Inclán (1866-1936); fituesja e çmimit Nobel, Nadine Gordimer; dy fitues të tjetë të të njëjtit çmim, si gjermani Heinrich Böll (1917-1985) dhe indiani Rabindranath Tagore (1861 - 1941). Shkrimtarë të kalibrit të Katherine Mansfield (1888 -1923); i famshmi Antoine de Saint-Exupéry (1900-1944); Marguerite Yource-nar (1903 –1987); William Somer-set Maugham (1874 – 1965); Italo Calvino (1923 – 1985); Stig Dager-man (1923 – 1954); Marcel Aymé (1902 – 1967); Liam O’Flaherty (1896 – 1984), një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm irlandezë të shekullit të njëzet; e deri te italiani Francesco Jovine (1902–1950), austriaku Milo Dor (1923 -2005), belgu Louis Paul Boon (1912 –1979), francezët Ver-cors (1902-1991) dhe Andre Maurois (1885- 1997), suedezi Hjalmar Emil Fredrik Söderberg (1869 - 1941), kolumbiani Jorge Zalamea (1905 - 1969), e shumë e shumë të tjerë.

Sigurisht që të dyja përmbledhjet, siç qe rregulli aso kohe, u shoqëruan me parathënie të hollësishme, të cilat kishin një qëllim të dyfishtë: nga

njëra anë në parathëniet u përpoqa të sillja një informacion të vyer për këta autorë të rëndësishëm që lexuesi shqiptar s’i njihte, si dhe për krijim-tarinë e tyre; nga ana tjetër, sigurisht, përpiqesha të përligjja ‘ideologjikisht’ arsyen e botimit të disa prej krijimeve, për të cilat mund të lindnin dyshime.

Sidoqoftë, duke e parë gjithçka tashmë nga distanca e kaq shumë viteve, s’ka dyshim se për botimin e këtyre dy përmbledhjeve duhet t’i jem mirënjohëse dhe shefes së redaksisë së letërsisë së huaj, ku unë punoja aso kohe, Donika Omarit, për mbështetjen që më dha si mua, ashtu dhe shumë të tjerëve që në ato vite të vështira përpiqeshin që, nëpërmjet përkthimeve, të hapnin një dritare, sado të vogël, për të parë si ishte në të vërtetë bota e madhe që ne na ishte mohuar.

Në këtë ribotim të tyre, të dyja novelat e Thomas Mannit sillen natyrisht të plotësuar dhe me ato pak pjesë që iu ishin shkurtuar në botimin

e tyre të parë: sidoqoftë, bëhej fjalë për pak rreshta.

Mario dhe magjistariE gjithë atmosfera e Torre di Ve-

nere-s më ka mbetur në mend si diçka e pakëndshme. Që në çastin e parë, vetë ajri i vendit na bëri të mos ndje-heshim të qetë, ndjeheshim të acaru-ar e me nervat e cingërisura; pastaj, në fund, ndodhi ajo historia tronditëse e Çipolës, e atij tipi të tmerrshëm, që dukej sikur në një mënyrë aq fatale, por që njeriut i bën aq shumë për-shtypje, mishëronte në vetvete tërë ligësinë e çuditshme të atij ambienti. Kur kujtojmë përfundimin, na bëhet se ai fund i tmerrshëm i asaj histo-rie ishte i paracaktuar e ishte pjesë e vetë thelbit të gjërave; veç ndod-hja aty e fëmijëve ishte rrjedhim i një keqkuptimi, që erdhi për shkak të asaj dukjeje të rreme, me të cilën paraqitej në sytë e botës ai njeri i çuditshëm. Por fatbardhësisht, ata as që e morën vesh se ku mbaronte shfaqja e ku

niste tragjedia, dhe ne i lamë ata të ruanin besimin e tyre të lumtur se gjithçka gjer në fund, s’kishte qenë gjë tjetër veçse pjesë e shfaqjes.

Torre di Venere gjendet nja pesëm-bëdhjetë kilometra larg nga Portok-lemente, njërit prej plazheve më në zë në bregdetin e Tirrenit. Portokle-mente është një qytet elegant, që për muaj me radhë mbushet plot e përplot me njerëz që pushojnë. Rruga kryesore, e mbushur plot me hotele shumëngjyrëshe e dyqane, zbret deri në një plazh të gjerë, të mbuluar me çadra e kështjella rëre, të zbukuru-ara me flamurka, plot me njerëz të nxirë nga dielli, ku gjatë tërë kohës mbretëron zhurma e rrëmuja. Dhe po ky plazh i bollshëm e i këndshëm, i mbuluar me rërë të imët, në skaj të të cilit nis një pishnajë e pranë saj ngrihen malet, vazhdon një copë herë përgjatë gjithë bregdetit. Ndaj s’ka pse të çuditesh që vetëm një copë udhë më tej prej kohësh është ngri-tur edhe një vend tjetër konkurrent, më pak i bujshëm: Torre di Venera (ku është e kotë të rrish e të kërkosh me sy kullën që i ka dhënë emrin qytetit), që përbën një degëzim të plazhit të vjetër më të madh dhe që për disa vjet mbeti si një idil për një pakicë, një strehë për ata që kërkonin të jetonin më larg kësaj bote. Por, siç ndodh za-konisht në raste të tilla, shpejt qetë-sia u shtrëngua të tërhiqej më tej përgjatë bregut, në drejtim të Marina Petrierës apo një zot e di se ku tjetër. Bota dihet që kërkon qetësinë e një-kohësisht e dënon atë - turret tek ajo me dëshirën e marrë e qesharake që të bashkëjetojë me të, duke e gën-jyer veten me mendimin se ku janë ata, duhet të jetë edhe qetësia; dhe mjaft të ketë ngritur çadrën e vet në një vend të qetë, dhe është e zonja të mendojë se qetësia do të mbetet gjithmonë po aty. E kështu Torreja, edhe pse gjer tani ka qenë më mod-este e më e mbledhur nga Portokle-mentja, është duke u bërë gjithnjë e më me zë si për italianët, ashtu edhe për të huajt. Njerëzit nuk shkojnë më në plazhin mondan, por aty pranë, në Torre di Venera (por ama kjo braktisje nuk e kalon masën, Portoklementja mbetet një plazh i modës, po aq zhur-mëmadh e i mbushur me njerëz), ku jo vetëm që ka më shumë klas, por dhe të kushton më lirë. Dhe fuqia tërheqëse e këtyre avantazheve vazhdon të mbetet edhe atëherë kur vetë këto avantazhe ka kohë që s’ekzistojnë më. Torreja ka një Grand-Hotel; është ngritur një numër i madh pensionesh, ca luksoze e ca të tjera më modeste. Kush ka aty një pronë apo ka zënë me qira vilat e kopshtet me pamje nga deti, nuk gëzon më në plazh atë qetësinë e patrazuar të më-parshme; në korrik e në gusht pamja aty nuk ndryshon në asgjë nga ajo e plazhit të Portoklementes: po ajo turmë njerëzish që lahen, që thërres-in, zihen, ngazëllehen, me kurrizin e rrjepur nga një diell i tmerrshëm; bar-ka të vogla laramane e fundsheshta përkunden përmbi kaltërsinë vezul-luese e mbi to fëmijë, me ca emra kumbues, që nënat, që rrinë në roje, i thërresin, duke e mbushur ajrin me britma meraku ej: Nino!, Sandro!, apo Maria e Biçe! Shitësin e luleve e të ko-raleve, stridheve, limonadës e cornetti al burro, kalojnë përmes këmbëve të atyre që rrinë shtrirë e ofrojnë mallin e tyre, duke thirrur edhe ata me atë zërin e tyre kumbues e grykor prej ju-gorësh.

E tillë ishte skena që gjetëm kur mbërritëm në Torre: deri diku e kënd-

shme, por ama, në fund të fundit, menduam se kishim ardhur si tepër shpejt. Ishte mesi i gushtit dhe sezoni italian ishte ende në kulmin e vet dhe për një të huaj nuk është aspak kjo koha që të mund të shijojë hijeshitë e vendit. Ç’rrëmujë që ishte në kaf-enetë faqe detit apo në “Ekuizito”, për shembull, ku vinim nganjëherë e ku na shërbente Mario, pikërisht ai Mario për të cilin pas pak më duhet t’ju tregoj! Ishte thuajse e pamundur të gjeje ndonjë tryezë bosh; kurse orkestrinat e ndryshme luanin pa py-etur fare për njëra-tjetrën, duke u për-zier aq sa të shushatnin tek të hynin në mes të bisedës. Për më tepër, mbasditeve ka shumë që vijnë aty nga Portoklementja. Është e natyr-shme që Torre përbën një nga pikat e preferuara për shëtitjet e pushuesve, që s’gjejnë dot rehat, në sajë të një autobusi gumëzhitës Fiat, i cili e bën atë rrugë tutje-tëhu, duke e mbu-luar me një shtresë të trashë pluhuri rreshtin e shkurreve të landrave e të dafinave buzë xhadesë që lidh të dyja plazhet - një pamje e veçantë, por që ama s’është aspak e këndshme.

Me një fjalë, muaji i përshtatshëm për të shkuar në Torre di Venera është shtatori, kur pjesa më e madhe e njerëzve ka ikur. Apo përndryshe maji, kur uji s’është ende aq i ngrohtë sa t’i joshë jugorët që të lahen. Edhe në këto periudha, para apo pas sezonit, plazhi prapë jo se është i shkretë, veçse është ca si më i qetë dhe më pak i frekuentuar nga vendasit. Nën tendat e kabinave e në sallat e ngrënies mbizotërojnë anglezët, gjer-manët e francezët, kurse në gusht, të paktën në Grand-Hotel (ku ne, meqë s’kishim rekomandim për ndonjë pri-vat, kishim zënë vend), i huaji e ndien veten të veçuar e si një mysafir të dorës së dytë, mes asaj dyndjeje të shoqërisë fiorentinase e romane.

Një përvojë të tillë e patëm edhe ne dhe u mërzitëm që mbrëmjen kur mbërritëm dhe kamerieri, në sallën e ngrënies, na caktoi tryezën ku do të rrinim. Jo se kishim ndonjë gjë kundër asaj tryeze, por ja që neve na kishin mbetur sytë te veranda aty përjashta që shtrihej mbi det, ku kuqëlonin ca llambadarë të kuq e ku ende kishte vende bosh, megjithëse edhe ajo ishte po aq e mbushur me njerëz sa edhe salla brenda. Pastaj edhe fëmi-jët sikur u magjepsën nga ajo pamje festive, kështu që ne, pa e zgjatur më, bëmë të ditur se do të na pëlqente ta kishim tryezën jashtë në verandë - por, me sa duket, kjo kërkesë e jona e kishte burimin te mosnjohja e rreg-ullave, se na u përgjigjën tërë mirës-jellje, por ca si të zënë ngushtë, se ai kënd i lezetshëm ishte i rezervuar për klientët e hotelit: di nostri clienti. Për klientët e tyre? Po edhe ne të tillë ishim. Nuk ishim as turistë e as bred-hacakë, por bujtës që do të qëndronim aty për tri a katër javë. Sidoqoftë, nuk këmbëngulëm për shpjegime se cili na ishte dallimi midis bujtësve të llojit tonë dhe asaj klientele së cilës i ishte lejuar që të hante bukë aty përjashta, nën ndriçimin e atyre llambadarëve të kuq, por e hëngrëm darkën nën ndriçimin e thjeshtë e të rëndomtë të shandanëve të sallës së ngrënies; dhe s’duhet lënë pa e përmendur se ishte një darkë tepër e rëndomtë e monotone prej hoteli; më pas pamë se kuzhina e pensionit “Eleonora”, nja dhjetë çape më në brendësi, ishte mjaft më e mirë.

Tristani IJemi në Einfrid, në sanatorium. Një

Page 21: Metropol 28 gusht 2013

21• E mërkurë 28 gusht 2013

»Kulturë“Muza e Alpeve” mbledh

në Rugovë shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi e Shqipëria

Manifestimit rajonal i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve 2013” ka mbledhur në malet e Rugovës shkrimtarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria. I or-ganizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtareve “Teuta”, në kuadër të këtij manifestimi janë mbajtur orë të veçantë poetike kushtuar poetëve Dritëro Agolli dhe tre poetëve të ndjerë të Kosovës - Azem Shkrelit, Ali Podrimjes dhe Radovan Zogoviqit. Po ashtu kjo Shoqatë i ka ndarë çmimin “Teuta” shkrimtarit malazez, Jevrem Berkoviq. Me këtë rast ai pasi falënderoi ata që e nderuan me këtë çmim, shfaqi besimin se historia e re e miqësisë së popujve do të fillojë nga shkrimtarët. Në këtë manifestim rajonal po-etik është promovuar edhe përmbledhja poetike në gjuhën malaziase e po etit të ndjerë Ali Podrimja, me titull nga njëra poezi e vetë autorit “Çelësi i humbur”, e sapobotuar nga Shoqata e Malazezve të Kosovës. Është bërë e ditur se “Muzat e Alpeve” e vitit të ardhshëm do të mbahet në Mal të Zi. Merret vesh se Bordi i Shoqatës Rajonale të Shkrimtareve “Teuta” Çmimin letrar “TEUTA” për vepër jetësore do t’ia akorodojë poetit, prozatorit dhe publicistit të njohur shqiptar, Dritëro Agolli. “Ky manifestim ka mbledhur shkrimtarë edhe nga Shqipëria e Mali Zi me synimin për forcimin e urave ndërmjet shteteve dhe përafrimin e popujve të trekufirit si dje në luftë e sot në paqe e bashkëjetesë, duke përqafuar vlerat evropiane”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga kjo shoqatë, e cila rikujton se manifestimi po mbahet në sajë të mbështetjes nga MKRS, komuna e Pejës dhe asaj të Deçanit. Pjesëmarrësit në këtë manifestim kanë takuar edhe kryetarin e Pejës, Ali Berisha, dhe kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj.

18 artistë ndërkombëtarë për “Gjon Mili”-n Galeria Kombëtare e Kosovës shpalli dje emrat e artistëve pjesëmarrës

të Ekspozitës Ndërkombëtare në fushën e fotografisë, Çmimit “Gjon Mili” – 2013. Në ekspozitë do të marrin pjesë 18 artisë nga Kosova dhe të huaj nga fusha e fotografisë. Artistët pjesëmarrës janë: Marina Abramovic&Ulay (Uëe Laysiepen); Qëndresë Deda; Julian Germain; Majlinda Hoxha; Samir Karahoda; Genc Kadriu; Milomir Kovacevic; Antoan Kurti; Eva Leitolf; Mar-tino Marangoni; Atdhe Mulla; Joachim Schmid; Oliver Sieber; Olson Lamaj; Otto Snoek; Ari Versluis& Ellie Uyttenbroek. Këta artistë kanë konkurruar me punimet e tyre brenda konceptit kuratorial “Vetëm, së bashku?”, i për-caktuar nga kuratori i ekspozitës, Frits Gierstberg. Ky i fundit është kurator në Muzeun e Fotografisë në Holandë në Roterdam. Puna e tij publikohet si në Holandë ashtu edhe jashtë saj, duke qenë kështu edhe bashkë-redaktor i një numri të librave për fotografinë dhe kulturën vizuale. Momentalisht ai angazhohet si tutor në Institutin Piet Zwart në Roterdam. “Ftesa për të përzgjedhur fotografët pjesëmarrës për Ekspozitën Gjon Mili 2013 ishte mundësi e shkëlqyeshme për mua për të parë vepra nga fotografët kosovar ende të panjohur në kontekstin evropian. Larmia e temave dhe përdorimi i mediumit të fotografisë që kam parë do të jenë të prezantuara në ekspoz-itë. Unë u jam shumë mirënjohës e artistëve për gatishmërinë e tyre për të ndarë përvojat e tyre me mua, dhe unë shpresoj që ekspozita do të kontri-buojë për një njohje më të gjerë të punës së tyre”, tha kuratori i ekspozitës, Frits Gierstberg. Ekspozita“Gjon Mili” do të hapet më 13 shtator dhe do të qëndrojë e hapur deri më datë 13 tetor 2013. Juria profesionale do të për-zgjedhë fituesin, të cilit do t’i akordohet shuma prej 1000 euro. Ekspozita ndërkombëtare “Gjon Mili” u iniciua më 2001, si iniciativë e përbashkët e Galerisë së Arteve të Kosovës dhe Michael McLallenit nga zyra e atëher-shme e SHBA në Prishtinë. Ideja fillestare ishte që të krijohej një ekspozitë tradicionale në formë të konkursit për fotografi, që do të mblidhte artistët e fotografisë me vepra të reja. Kjo iniciativë rezultoi me ekspozitën vjetore që vazhdon për njëmbëdhjetë vite me radhë dhe ka arritur reputacionin si ekspozita dhe gara më e rëndësishme për artin e fotografisë në Kosovë.

godinë e gjatë, e bardhë dhe e drejtë, me dy ndërtesa të vogla anash, ngri-het në mes të një kopshti të madh e të këndshëm, të zbukuruar me ca guva, tenda e shatorre të vogla fshatarake, kurse prapa çatisë së saj të pjerrët ngrihen male të mëdhenj të blertë që gërryhen tek-tuk nga ca përroska të veshura me drurë.

Si edhe më parë, institucionin vazhdon ta drejtojë doktor Leandri. Ky është një burrë me një mjekër të zezë me dy maja, qimedredhur e të ashpër si qime kali, ka pastaj një palë syze me xhama të trashë e vezullues, dhe, kur e sheh, duket si një njeri të cilit shkenca ia ka ftohur gjakun dhe e ka mbushur me një pesimizëm të qetë, të duruar. Dhe me këtë mjekër, me këto syze, këtë pamje, atë mënyrën e tij të të sjellurit, të prerë, të përm-bajtur e përherë të shqetësuar, ai i ka pacientët gjithnjë nën pushtetin e vet: i mban nën kontroll këta të sëmurë, që, tepër të dobët për të vendosur vetë, e pranojnë me gjithë qejf sjelljen e tij të rreptë, si një mburojë për veten e tyre.

Sa për zonjushën Fon Osterloh, ajo është e palodhur, kur është puna

për mirëmbajtjen e institucionit. Oh, zot, ta shohësh si punon. Tani e sheh këtu, një çast më vonë e ke në cepin tjetër të godinës, s’lë qoshe pa va-jtur vetë. Ajo është mbretëreshë e kuzhinës, kujdesohet vetë për rez-ervat me ushqime, ngjitet vetë të kontrollojë raftet e çarçafëve e vetë drejton gjithë personelin shërbyes: vetë e ka në merak edhe gatimin, me qëllim që të bëhet me kursim, të jetë sa më higjienik, tërheqës e oreksndjellës nga paraqitja. E drej-ton gjithçka me kujdesin e zellin më të madh dhe gjithë kjo përkujdesje e saj e tepruar fsheh në vetvete një qortim të vazhdueshëm për burrat, nga të cilët ende askush s’i ka kërkuar dorën për ta çuar tek altari. Por, ama, përherë në faqe i digjet, me dy vur-rata të kuqe, shpresa e saj e pashuar për t’u bërë një ditë prej ditësh zonja Leandër.

Ozon dhe një ajër i qetë, i qetë... le të thonë ç’të duan rivalët apo keqdashësit e doktor Leandrit. Ein-fridi prapëseprapë mbetet një vend i shkëlqyer, i rekomanduar për gjithë ata që vuajnë nga mushkëritë. Dhe aty s’vijnë vetëm tuberkulozët, por

pacientë të të gjitha llojeve, zotërinj, zonja dhe bile dhe fëmijë vijnë aty për t’u shëruar. Sepse doktor Leandri ka arritur rezultate të mira në shumë lloje të tjera sëmundjesh. Vijnë këtu njerëz që vuajnë nga çrregullime gastrike, si zonja e gjyqtar Shpatcit, që ka edhe një infeksion në vesh, njerëz me probleme në zemër, par-alitikë, të sëmurë me reumatizëm, me sëmundje nervore të të gjitha llojeve dhe shkallëve. Një gjeneral që vuan nga diabeti harxhon aty pensionin, duke u grindur tërë kohën e kohës me veten. Janë pastaj ca zotërinj me ca fytyra të tretura, kockë e lëkurë, që i hedhin këmbët kuturu, në një mënyrë që s’paralajmëron asgjë të mirë. Është edhe një zonjë e moshuar, gruaja e njëfarë prifti Hëlenrauh, e cila ka sjellë në këtë botë katërmbëdhjetë fëmijë dhe që tani s’është më në gjendje të mendojë as edhe gjënë më të vogël, e megjithatë ende s’ka gjetur paqe, por ka një vit të tërë që vazhdon të endet si ndonjë hije nëpër godinë, e ndjekur pas nga infermierja e saj personale.

Nganjëherë, në “rastet e rënda”, te të sëmurët që dergjen të shtrirë në dhomat e tyre dhe që s’t’i sheh syri

kurrë as në sallën e ngrënies, e as në atë të pritjes, ndodh ndonjë vdekje. Por kur kjo ndodh, këtë s’e merr vesh askush, bile as edhe komshiu i atij që ka vdekur. Në heshtjen e natës këtë mysafir të bërë dyllë e largojnë, dhe jeta në Einfrid vazhdon të rrjedhë e qetë, me masazhe, trajtime elektrike, dushe e banja, djersitje me avull në ca dhoma të pajisura me të gjitha sukse-set e terapisë moderne.

Ashtu vërtet, shumë gjëra ndodhin këtu, institucioni është në lulëzim. Vetë doktor Leandri bashkë me zon-jushën Osterloh i përcjellin njerëzisht ata që largohen gjer te karroca, kurse portieri i njërit nga krahët anësorë i bie kambanës për të lajmëruar kur vjen ndonjë mysafir i ri. Janë të shumtë ata që kanë gjetur strehë këtu, në Einfrid! Bile edhe një shkrimtar që shkon aty më kot ditët që i ka dhënë i madhi zot - një njeri i çuditshëm, me një emër të ngjashëm me emrin e njëfarë minerali apo guri të çmuar.

S’ka shumë kohë që doktor Lean-drit i është shtuar edhe një doktor tjetër, që merret me rastet e lehta dhe me ato të pashërueshmet. Quhet My-ler, por as që ia vlen të flasim për të.

Dy ndër kryeveprat e shkrimtarit të madh

gjerman Thomas Mann, një ndër figurat më

madhore të gjithë letër-sisë dhe kulturës ev-

ropiane të shekullit të njëzetë vijnë në shqip. “Mario dhe magjistari” dhe “Tristani” vijnë për

lexuesin nën përkthimin e Piro Mishës. Ndër

veprat e tij të tjera mund të përmenden romanet:

“Budenbrokët”; “Mali magjik”; “Jozefi dhe

vëllezërit e tij”; “Doktor Fausti”; si dhe novelat

“Vdekje në Venecia”; “To-nio Kruger”, etj. Thomas Mann (1875-1955) është fitues i Çmimit Nobel

për letërsinë.

Krijimtaria dhe puna e Rexhep Is-majlit ka hapur javën e dytë të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë

dhe Kulturën Shqiptare”, e shtruar kjo në të ashtuquajturën tryeza e Semi-narit “Ora e Rexhep Ismajlit”, duke bërë bashkë disa gjenerata, nga pro-fesorët e Ismajlit si Idriz Ajeti e Besim Bokshi, e deri te nxënësit e tij, profe-sorë të tanishëm. Vetë subjekti i kësaj tryeze, akademiku Rexhep Ismajli, ka përkujtuar se në vitet ‘70-të, gjithçka qe shumë më e vështirë se ç’është sot. Njëherësh, ai ka folur edhe për rolin e Seminarit. “Mendoj se Seminari ka sjellë rezultate, të cilat asnjëri prej nesh atëherë nuk i ka marrë me mend. Ky seminar solli diçka që për ne ishte krejtësisht e veçantë, e para na krijoi hapësira për komunikim, për dialog, bashkëbisedim, midis kolegëve të vi-seve të ndryshme të botës”, ka thënë profesor Ismajli. Duke treguar gjithë rrugëtimin e tij, që nga gjimnazi, stu-dimet në Fakultetin e Filologjisë, pu-nësimi si asistent, pastaj studimet në Universitetitn e Parisit, ku kishte filluar të merrej me studimin e gjuhësisë, janë disa nga pikat në të cilat është ndalur aka-demik Idriz Ajeti, derisa fliste për nxënësin e tij Rexhep Ismajlin. “Rexhep Ismajli është ngritur në një figurë poliedrike, me energji të rrallë pune që i ka falur fryte me vlerë të një cilësie të parë në sajë të njohjes së gjuhëve përreth dhe të gjuhëve kryesore evropiane: frëngjishtes, anglishtes, gjermanishtes, italishtes e rumanishtes”, është shprehur Ajeti. Edhe aka-demiku Besim Bokshi, po ashtu profesor i Isma-jlit, ka thënë se njohja e teorive moderne Rexhep Ismajlit i kanë ndihmuar që lëndën gjuhësore ta vështrojë si një objekt të ri të patrajtuar më parë. “Rexhep Ismajli është gjuhëtari që po i jep gjuhësisë shqiptare një shtytje vendimtare për një zhvillim të ri cilësor me deduksion te teoritë bashkëkohore gjuhësore e botërore”, ka thënë Bokshi. Duke për-mendur disa nga emrat nga të cilët është ndikuar Ismajli, por edhe ca prej tyre i ka përkthyer, Bardh Rugova, drejtori i Seminarit Gjuha, Letërsia ...”, ka thënë se disa nga studimet e profesorit të tij ende janë bazë për

Piramida gjuhësore e Rexhep IsmajlIT

studime. “Ismajli ofron një indeks prej 130 termash te përkthimi i So-syrit, rreth 250 te përkthimi i Andre Martinese dhe 810 te Fjalori enciklo-pedik i shkencave të ligjërimit të Os-vald Dykrose dhe Cvetan Todorov-it, nga të cilët 50 janë terma të fushës së studimeve tekstore”, ka thënë Rugova. Lindita Rugova ka folur për objektin e studimit gjuhësor në nivel të përtej frazës, për të cilin Rexhep Ismajli kishte shfaqur interes qysh në vitet e ‘80-ta të shekullit të kaluar, duke shtuar se ai përpos që u mor me analizën e tekstit, ai studioi edhe shumë tekste joletrare të fytyrave më të ndritura të gjuhësisë botërore.

“Ismajli për herë të parë e njofton studiuesin shqiptar me analizën e përtej frazës dhe bashkë me anali-zat e mëparshme të brenda fjalisë e vë në ekuilibër nivelin e raporteve sintagmatike dhe paradigmatike të gjuhës”, është shprehur Lindita Rugo-va. Ndërkaq, studiuesi Kujtim Shala ka përmendur disa nga veprat e Rexhep Ismajlit dhe ka folur për rëndësinë që ato kanë për gjuhën shqipe. “Mësimi i Ismajlit buron nga njohja e thellë e jetës së gjuhës, që bëhet jetë e kul-turës, madje shenjë e ekzistencës, ndërsa përfaqësimi shkon përtej

mësimit, në hullitë e veprave iden-titare”, është shprehur Kujtim Shala. Shkumbin Munishi, në mes të tjerash ka thënë se shumë studiues që kanë vënë bazat në fushën e gjuhësisë, mësohen në shqip falë përkthimit të tyre nga Ismajli, duke shtuar se nëse merret parasysh konteksti jashtëza-konisht i vështirë historik, politik e ideologjik, në të cilin ka punuar e vepruar Rexhep Ismajli, atëherë vep-rimtaria e tij me plot të drejtë mund të cilësohet si kolosale për gjuhësinë sh-qiptare. Disa nga veprat e Rexhep Is-majlit janë: “Gjuhë standarde dhe his-tori identitetesh” (2005), “‘Në gjuhë’ dhe ‘për gjuhë’”, “Etni e modernitet”

(1998), e të tjera. Ndërkaq pasditen e së hënës me rrëferimet e tyre janë paraqitur Kosovar Basha dhe Shpend Avdiu, me temën “Bashkëpunimi kul-turo-arsimor ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në vitet 1979-1980”, Exhlale Dobruna me temën “Pajimet person-ale të gruas në monumentet mbiv-arrore të Dardanisë”, Jahja Drançolli me temën “Monumentet e kultit të krishterë në Kosovë”, Iljaz Rexha me temën “Beteja e Kosovës në mes mi-tit dhe realitetit” dhe Xheladin Shala: Hasan Prishtina personaliteti më i denjë kombëtar”.

Page 22: Metropol 28 gusht 2013

22 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« speciale

Profil

marina luftarake e Shteteve të Bashkuara do ta forcojë praninë në Detin Mesdhe duke mbajtur

aty një luftanije, e cila normalisht do të duhej të largohej drejt portit të ankorimit. Kështu, në Mesdhe, numri i destrojerëve të Flotës VI Amerikane arrin në katër, për dallim nga tre sa janë zakonisht. Të gjitha këto luftanije janë të armatosura me dhjetëra raketa kryqëzore “Tomahawk”. Një zyrtar amerikan i Mbrojtjes ka theksuar se rritja e pranisë së marinës luftarake ndërlidhet me zhvillimet e fundit në luftën civile në Siri. Megjithatë, zyrtari ka thënë se marina nuk ka marrë kur-rfarë urdhri rreth operacioneve even-tuale ushtarake kundër regjimit sirian. Ndërsa, Chuck Hagel, sekretari ameri-kan i Mbrojtjes, e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara i kanë në gjendje gatishmërie forcat e tyre detare në rast të vendimit eventual të Presi-dentit Barack Obama për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri. “Departamenti i Mbrojtjes ka përgjegjësinë t’i ofrojë Presidentit opsionet e përshtatshme për të gjitha rrethanat”, ka deklaruar Chuck Hagel teksa po udhëtonte drejt Malajzisë. “Dhe kjo kërkon që ne t’i kemi forcat tona, elementet tona të gatshme për të realizuar opsione të ndryshme”. “Gjithsesi, prania e katër destrojerëve nuk do të thotë se është marrë ndonjë vendim për ndërhyrje kundër regjimit të Bashar al-Assadit”, ka insistuar ai. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të shtunën se Presidenti Obama ka mbledhur këshill-tarët e sigurisë kombëtare për të diskutuar rreth informacioneve, sipas të cilave forcat qeveritare siriane kanë përdorur armë kimike, të mërkurën, në periferi të Damaskut. “Siç kemi njoftuar, Presidenti ka urdhëruar shërbimet e inteligjencës të mbledhin fakte dhe prova në mënyrë që të kup-

luftë brenda luftësAjo është duke u bërë gjithnjë e më shumë një konflikt etnik midis

arabëve dhe kurdëve, që jep arsye të reja për t’u shqetësuar për ndarjen e Sirisë. Dhjetëra mijëra refugjatë kurdë nga veriu i Sirisë kanë kaluar në Irak, prejse kanë nisur luftimet, muajin e kaluar. Një banor i ka thënë Radios Iraku i Lirë se grupet islamiste arabe e konsiderojnë vrasjen e kurdëve si “hallall”, apo të falshme me fe. “Ka dhunë, vrasje dhe rrëmbime në zonat kurde. Ata e kanë gjakun e kurdëve ‘hallall’”, është shprehur ai. Një vajzë me emrin Gulstan ka thënë se ka parë me sytë e saj vrasje të kurdëve në Kamishli, qytet i përzier me kurdë, arabë dhe të krishterë, pranë kufirit me Turqinë. “Nuk kemi pasur probleme, kemi pasur shtëpinë tonë dhe babai e vëllai im kanë punuar. Por, për shkak të situatës, vrasjeve, është dashur të ikim. Kemi parë masakër me sytë tanë në Kamishli”, ka thënë Gulstan. Kriza në veri të Sirisë nuk ka nisur si konflikt etnik. Ajo ka nisur kryesisht si luftë midis grupeve rivale për kontrollin e burimeve të rajonit. Analisti nga Doha, Marëan Kabalan, thotë se rajoni ofron disa çmime. “Numër një është fakti se pjesa veriore e Sirisë është shumë e pasur me naftë dhe gaz. Pjesa më e madhe e rezervave të naftës ndodhet në këtë zonë, andaj bëhet fjalë për fak-torin ekonomik. Tjetër është fakti se kjo zonë është po ashtu rrugë shumë e rëndësishme për furnizimet që vijnë nga Turqia”, thotë Kabalan. Veriu i Sirisë ka qenë pothuajse tërësisht jashtë kontrol-lit të regjimit të Bashar al-Assadit për më shumë se një vjet - kur edhe forcat e qeverisë janë tërhequr për të luftuar rebelët në qytete më të mëdha, në qendër dhe jug të vendit. Kjo ka bërë që partia më e fuqishme kurde, e njohur si Partia e Unionit Demokratik, dhe Këshilli Kombëtar Kurd të mbushin vakuumin e pushtetit në zonat e dominuara me popullatë kurde. Por, në zonat me popullsi të përzier, pretendimi i pushtetit edhe nga kurdët, edhe nga grupet islamiste ka ushqyer tensione. Partitë sektare kurde kundërshtojnë përpjekjet e islamistëve për të vendosur Ligjin e Sheriatit, ndërsa këta të fundit akuzojnë kurdët për mbështetje të regjimit të Damaskut. Tensionet etnike janë rritur edhe pasi udhëheqësit e kurdëve sirianë kanë bërë publike planet për të krijuar vetë administratën e përkohshme deri në fund të luftës civile. Kjo ka alarmuar opozitën siriane, edhe pse kurdët kanë thënë se nuk kanë në plan për të ngritur një Kurdistan të pavarur që mund të çojë në ndarje të vendit. Megjithatë, analistët thonë se sa më shumë që zgjasin luftimet, aq më i madh është rreziku për ndarje. “Nëse këto luftime vazhdojnë, jo vetëm midis kurdëve dhe arabëve në këtë pjesë, por edhe midis sirianëve në përgjithësi, qofshin kurdë, arabë, sunitë apo alavitë, njerëzit do të fillojnë të dyshojnë edhe më shumë nëse Siria do të dalë nga kriza me unitetin e saj të paprekur”, thotë Kabalan. Tani për tani, nuk ka asnjë zgjidhje në horizont për luftimet në veri të Sirisë. Asnjëra palë nuk ka forcë të mjaftueshme ushtarake për të mposhtur tjetrën, por përvojë në luftime po. Wladimir van Wilgenburg, ekspert rajonal në Fondacionin Jamestoën, e shpjegon në këtë mënyrë: “Milicitë kurde mbështeten nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka marrë mjaft përvojë në kryengritjen guerile kundër shtetit turk. Në anën tjetër, grupet islamiste kanë pjesëtarë të Al Kaidës nga Iraku, me përvojë të madhe nga lufta kundër qeverisë irakiane”.

Assadi nuk e ka të gjatë!

tojmë atë që ka ndodhur në Siri. Pasi t’i kemi faktet, Presidenti do të marrë vendimin e duhur rreth përgjigjes që duhet dhënë”, njofton një zëdhënës nëpërmjet një kumtese. Sido që të jetë, ky forcim i pranisë u mundëson ushtarakëve të veprojnë më shpejtë nëse Presidenti Obama u jep urdhër. Një skenar që megjithatë tani për tani duket i largët. “Njerëzit po kërkojnë një veprim të menjëhershëm. Mirëpo, nuk bën të ngutemi të bëjmë gjëra që mund të dalin keq, që mund të na zhysin në situata shumë të vështira, mund të na çojnë në ndërhyrje shumë të komplikuara dhe të kushtueshme, të cilat vetëm sa do ta ushqenin edhe më shumë ndjenjën kundër nesh në rajon”, ka theksuar Presidenti amerikan

në një intervistë për kanalin “CNN”. Ndërkohë, presioni ndërkombëtar është shtuar ndaj qeverisë siriane që të lejojë ekspertët e Kombeve të Bashkuara, të pranishëm në Damask, që të inspektojnë zonat në periferi të kryeqytetit, ku sipas kryengritësve forcat besnike të Bashar al-Assadit kanë kryer një sulm me gaz neuro-toksik. Sipas opozitës siriane, nga këto sulme me armë kimike janë vrarë qindra banorë të lagjeve në lindje të Damaskut. Burime të afërta me shërbimet amerikane dhe evropiane të sigurisë kanë deklaruar se shërbimet e inteligjencës të SHBA-së dhe të vendeve aleate janë bindur se forcat siriane vërtetë kanë përdorur armë kimike, me lejen e qeverisë. (reuters)

Page 23: Metropol 28 gusht 2013

23• E mërkurë 28 gusht 2013

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

SPORT

Ndeshja mes Man. Juna-jtid dhe Çelsit pritej me shumë interes për fak-

tin se këto dy skuadra janë pretendentet kryesore për të fituar titullim kampion në se-zonin e ri. Në të tillë situatë, barazimi dhe balancimi i lojës në përgjithësi, ka treguar se sezoni do të jetë mjaft i fortë dhe rivalizues mes këtyre dy skuadrave, por jo vetëm, pasi edhe Man. Siti ka një skuadër mjaft të fortë, teksa edhe Ar-senali, Totenhemi dhe Liverpuli pretendojnë të bëjnë ndonjë surprizë. Si pasojë, çdo lojtar i larguar nga skuadra në drejtim të ekipit të drejtpërdrejtë kundërshtar mund të dëmton-te shumë ekipin e parë. Këtë Man. Junajtid e di mirë.

Murinjo ultimatum për Runin 48 orë

Tani mbërrin edhe ulti-matumi. Murinjo do Runi, por po i soset durimi, sidomos pas ndeshjes me Man. Juna-jtid(0-0), duke i dhënë një afat sulmuesit anglez. “Do të sho-him një tjetër futbollist nëse nuk vjen. Sa do të presim? 25-48 orë”, ka thënë “Special One”. Por tekniku portugez i Bluve nuk e përjashton mundësinë edhe një ofertë të tretë për Mançester Junajtid: “Por men-doj se Junajtid është një klub shumë special. Në çdo klub tjetër në botë kur një futbol-list do të largohet lihet jashtë, ndërkohë tek Junajtid po e mbështesin në çdo mënyrë. Mendoj se ka mundësi që të qëndroj dhe nëse e bën do të jemi të parët që do e respekto-jmë vendimin e tij. Nëse nuk do të ikë kapitull i mbyllur. Por kemi nevojë të dimë çfarë po ndodh”.

Junajtid refuzon sërish, Runi nuk largohet

Runi nuk do të largohet nga

Loret Sadiku zgjedh Shqipërinë, duke braktisur Suedinë. Në një deklarim për me-diat vendëse ai është shprehur se ka marrë mendimin e shumë personave të afërt, por në fund ka qenë ai që ka vendosur dhe ka marrë vendimin final. Gjithçka është bërë e qartë dje kur një prej talenteve më të mëd-henj suedez me origjinë shqiptare zgjodhi rrënjët e tij dhe jo skuadrën suedeze. “Për mua Shqipëria tregoi më shumë dashuri”, ka deklaruar Loret Sadiku për “Sport-bladet”. Duhet thënë se që në muajin maj Sadiku ishte gati të ndryshonte ekipin kombëtar, ndërkohë që sot zyrtarizimi ka ardhur nga vetë ai. “Kështu kam vendosur. Kam marrë parasysh të kaluarën dhe të ardhmen time. Kam më shumë shanse për të qenë titullar dhe për të zhvilluar kar-rierën”, ka thënë në një deklaratë të bërë publike pak para stërvitjes së djeshme me Helsinborgun, ekipi ku luan në kampi-

onatin suedez. Vetë mediat suedeze dje kanë qenë të shokuara dhe nuk e kanë pritur një vendim të tillë të shqiptarit. Në reagimin e tyre ato ende nuk e kanë kup-tuar përse lojtari zgjodhi Shqipërinë. Po a ka ndonjë hatërmbetje kundër drejtuesve të kombëtares. “Hiç fare. Nga ana tjetër duhet të sulmoj publikisht disa gazetarë, të cilët kanë aluduar shumë gjëra. Unë jam treguar i sinqertë, ndërsa ata i kanë përk-thyer sikur unë doja që të shantazhoja ekipin suedez. Nuk e di përse njerëzit nuk e kuptojnë”, ka vazhduar më tej mbrojtësi. Ky i fundit që në pranverë ka qenë i kon-taktuar nga Shqipëria, por gjithmonë ka qenë në mëdyshje. “E përsëris ka qenë një vendim shumë i vështirë, por vendimi është i gjithi imi”, është shprehur talenti që ka luajtur tre ndeshje me Suedinë U-21 dhe ka marrë telefonata pa fund nga tra-jneri i Shqipërisë dhe Suedisë. Ky i fundit,

pra trajneri i Suedisë vetëm për ndeshjet e shtatorit kishte ndërmend ta grumbul-lonte, ndonëse plani i parë ishte që ai të grumbullohej nga janari e në vazhdim. Por, në fund luftën e fitoi Shqipëria. Sadiku ka marrë ftesë dhe do të jetë i grumbul-luar për ndeshjet në transfertë mes Sh-qipërisë dhe Islandës dhe Sllovenisë. Për këtë çështje Sadiku është i mirë infor-muar. Sipas tij Shqipëria ka mundësi që të shkojë në botëror. “Shqipëria ka shumë shanse të shkojë në botëror. Kësaj nuk i dihet. Po luftojmë për të shkuar në “ple-jof”. Kemi edhe disa ndeshje por mund t’ia dalim”, është shprehur shqiptari. Në fund shqiptari nuk kishte sesi mos të fliste për familjen e tij dhe zgjedhjen që bëri. “Është diçka më vete. Në Shqipëri kemi gjysmën e familjes. Babai, mamaja por edhe unë do të jemi krenar për zgjedhjen tonë”, është shprehur 22-vjeçari.

ZYRTARE, LORET SADIKU ZGJEDH SHQIPËRINËBajerni ngec në Fraiburg, Dëmtohet Shvajnshtajger

Bajerni e ka zhvilluar të martën ndeshjen e javës së katërt të Bundesligës. Dhe për Guardiolën ka ardhur surpriza e parë. Kampionët e trefishtë nuk kanë mundur të kalojnë në Frai-burg, teksa janë ndalur në shifrat 1:1. Golit të Xherdan Shaqirit në pjesën e parë i është kundërpërgjigjur Hëfler 4 minuta nga fundi i ndeshjes. Megjithatë mediat gjermane komentojnë se Bajerni ka falur pikët, duke qenë se ka shpërdoruar mundësi të shumta për ta mbyllur takimin. Megjithatë në fund duhet të kthehet në Mynih vetëm me një pikë. Trajneri Pep Guardio-la ruan serinë prej 29 ndeshjesh radhazi pa humbje të Bajernit, por lë dy pikët e para në kampionat. Bavarezët e kanë menduar të fituar takimin dhe janë goditur pikërisht në fund kur nuk e prisnin. Me tri pikët në xhep dhe një mendje në Pragë në finalen e Superkupës së Evropës, Bajerni i ka dhuruar një pikë Fraibur-gut. Por, si të mos mjaftonte kjo për Bajernin vijnë të tjera lajme të këqija. Kështu në takimin e djeshëm në kampionat është dëmtuar mesfushori Bastian Shvajnshtajger.

Avni Nuri merr TiranënMë në fund një rreze drite për Tiranën. Pak ditë para se të

nisë sezoni i ri futbollistik Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’ia dorëzojë atë biznesmenëve që janë gati të kontribuojnë. Dje pasdite nga Bashkia është bërë e ditur se Avni Nuri do të jetë donatori i skuadrës këtë sezon. Detajet ende nuk janë zyrtari-zuar, por Avni Nuri dhe ndoshta Ardian Takaj do të marrin për dore bardheblutë në këtë sezon që ka qenë shumë i vështirë për ta. Kujtojmë se Avni Nuri është një prej donatorëve të katër-shes historike të donatorëve, të disa vite më parë, që e Çuan klubin bardheblu drejt shumë trofeve. Ai së bashku me Shefikat Ngjelën, Refik Halilin e Agron Papulin, kanë kontribuar për vite me radhë dhe tashmë Avni Nuri do të jetë sërish pranë bardhe-bluve. Normalisht që në këtë kontribut financiar do të ketë pjesë edhe i vëllai Lutfi Nuri, i cili është një tifoz i flaktë i bardhebluve, por posti i zëvendëspresidentit i FSHF-së, që ai mban prej vitesh nuk e lejon që të ketë post zyrtar tek Tirana. Sipas burimeve pranë klubit bardheblu edhe presidenti i Skënderbeut, Adrian Takaj, do të jetë një prej donatorëve, por për t’u sqaruar pozita e tij, pritet përfundimi i impenjimeve evropiane të klubit korçar, që luan të enjten kualifikimin për në grupe të Europa Leagu.Protesta e tifozëve

Në fakt dita e djeshme nuk paralajmëronte aspak këto zhvillime pozitive për Tiranën. Klubi bardheblu ka kohë që nuk po gjen zgjidhje për të kapërcyer ngërçin financiar, që po mban peng merkaton e futbollistëve dhe për këtë tifozët e 24 herë kampionëve bëjnë përgjegjëse Bashkinë e Kryeqytetit, pronaren e ligjshme të klubit bardheblu për situatën e kri-juar. Duke që parë që koha po shtrëngon, ultrasit bardheblu kanë intensifikuar aksionin e tyre për të shkundur zyrtarët e Bashkisë, të cilët i konsiderojnë fajtorë për neglizhencë dhe mosveprim ndaj gjendjes së rëndë ekonomike ku ndodhet Ti-rana. Sërish me banderola dhe pankarta në duar rreth 100 tifozë bardheblu u mblodhën para Bashkisë në protestën e radhës kundër institucionit që vazhdon të premtonte afrimin e sponsorëve, blerjen e lojtarëve cilësore. Kjo ishte protesta e dytë e mbështetësve të Tiranës brenda pak ditëve, për të sensibilizuar Bashkinë rreth situatës së rëndë ku ndodhet skuadra me më shumë tituj në vend. Për fat të mirë për Ti-ranën, drejtuesit e bashkisë e kanë dëgjuar zërin e tifozerisë bardheblu dhe dje ata i kanë dhënë zgjidhje problemit.

Lorik Cana nuk ka asgjë seriozeLorik Cana nuk është i dëmtuar dhe nuk rrezikon. Shqip-

tari merr frymë lirisht pas ekzaminimeve të specializuara në klinikën Paidea, që vërtetuan se 30-vjeçari nuk ka tërheqje muskulore, por thjesht një kontraktim. Një lajm shumë i mirë ky jo vetëm për Lacion, por edhe për kombëtaren shqiptare, 10 ditë para transfertës me Slloveninë në kuadër të elimi-natoreve të Botërorit 2014. Ishte vetë Cana që u shpreh për mediat italiane se ka pësuar vetëm një kontraktim të fortë, por do të tentojë të jetë në dispozicion të trajnerit Vladimir Petkoviç, që këtë fundjavë, në transfertë me Juventusin. Vetë deklarata e kapitenit të Shqipërisë lë të kuptohet që ai do të grumbullohet për dy sfidat shumë të rëndësishme me Sllo-veninë dhe Islandën, që do të zhvillohen më 6 dhe 10 Shtator. Të dielën në mbrëmje, Cana luajti vetëm 45 minuta në sfidën hapëse të Serisë A me Udinezen, pasi u detyrua të qëndronte në dhomat e zhveshjes për shkak të dhimbjeve në pulpë, por pas kryerjes së rezonancën magnetike, rezultoi se bëhet fjalë vetëm për një kotraktim që mund të shërohet brenda javës.

Barazimi bind Runin të qëndrojëDuket se më në fund telenovela “Runi” ka përfunduar me asnjë ndryshim.

Bomberi i kombëtares angleze do të qëndrojë tek Man. Junajtid edhe këtë sezon

Barcelona gati për trofeun e parë të sezonitNjë javë pas takimit të luajtur në Ma-

drid, Barcelona dhe Atletiko e Madridit do të zbresin sot në fushë për finalen e kthimit të vlefshme për Superkupën e Spanjës. Ndeshja e parë e luajtur në “Visente Kalderon” u mbyll në barazim 1:1. Për Atletikon goli u shënua nga një ish-lojtar i Barcelonës, David Vija, ndërsa për katalanasit barazoi blerja më e re e tyre, Nejmar. Ndërsa sonte në mbrëmje në orën 23:00 Barça dhe Atletiko do të luajnë ak-tin e dytë të finales. Barcelona duket më e fa-vorizuar, ndonëse mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë trajneri Gerardo Martino, nëse ai do të hedhë në fushë Mesin dhe Nejmarin. I pari vështirë se do të jetë në fushë pas dëm-timit të pësuar në ndeshjen e parë, ndërsa Nejmar duket se nuk e bind ende plotësisht me formën e tij trajnerin Martino. Gjithsesi, me apo pa dyshen Mesi-Nejmar, trajneri i Barcelonës kërkon vetëm fitoren. “Nuk e di

nëse do të luajnë. Mesi ka pasur një problem që duket se ka nisur ta kalojë, ndërsa për Nej-mar të shohim. Gjithsesi, mendoj se Barcelona ka në përbërje lojtarë shumë të mirë, të cilët mund të shprehin aftësitë e tyre dhe të na dhurojnë trofeun e parë të sezonit. Rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në Madrid na jep më shumë shanse. Por nuk është një garanci për trofeun. Duhet të japim maksimumin në fushë nëse duam të sjellim në shtëpi këtë tro-fe”, ka deklaruar Martino në konferencën për shtyp. Sa i përket Mesit, mesfushori argjentin-as është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të ekipit. Megjithatë prania në fushë mbetet ende në dyshim, pasi në Barcelonë nuk duan të rrezikojnë me “pleshtin”. Kujtojmë se në sezonin e kaluar Barcelona u mund në finalen e superkupës nga Reali i Madridit dhe tashmë në Barcelonë janë bërë gati për të rikthyer trofeun në shtëpi.

Mançesteri. Pavarësisht ulti-matumit të trajnerit të Çelsiz, Zhose Mourinjo, i cili i dha 24 deri në 48 orë kohë për të ven-dosur, sulmuesi i kombëtares

angleze ka vendosur të vazh-dojë për të paktën edhe një sezon tjetër në “Old Trafford”. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike “Daily Mail”, Runi nuk

do të bëjë një kërkesë formale për ta lënë klubin, pavarësisht se kanë mbetur edhe pak ditë para mbylljes së merkatos së verës.

Page 24: Metropol 28 gusht 2013

24 E mërkurë 28 gusht 2013 •

« Hipotekat