22
GASHI SJELL FRYMË TË RE NË UP Intervistë me prof. dr. Ibrahim Gashi - Rektor i Universitetit të Prishtinës Viti VIII. Nr. 69. 19 janar - 19 shkurt 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Muhamed J. Kajolli Në kërkim të qeverisjes ideale Editorial

Revista Paqja, nr. 69

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, arsim, kulturë, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 69

GASHI SJELL FRYMË TË RE NË UP

Intervistë me prof. dr. Ibrahim Gashi - Rektor i Universitetit të Prishtinës

Viti VIII. Nr. 69. 19 janar - 19 shkurt 2013. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Muhamed J. KajolliNë kërkim të qeverisjes ideale

LAPIDARIEditorial

Page 2: Revista Paqja, nr. 69

2 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti VIII / Nr. 6919 janar - 19 shkurt 2013

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeri-yne.org

S H O Q A T A K U L T U R O R E

përmbaj t ja

Intervistë meRektorin Ibrahim Gashi

Avni AvdiuLapidari

3 Muhamed J. KajolliNë kërkim të qeverisjes ideale

12

Dritë SlivovaHajdutët "bien pre" e kamerave

4

8

Page 3: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 3Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

Avni AVDIU

Sa herë që Serbia dëshiron të ar-rijë diçka, atë e arrin duke bërë diç tjetër. Kësaj radhe ajo ka kër-

cënuar Kosovën e pushtuar Lindore me prishje të lapidarit kushtuar dëshmorëve që dhanë jetën në radhët e UÇPMB-së. Duke goditur kështu në pikën më të ndjeshme, ajo është e vetëdijshme për peshën dhe simbolikën që kanë monumentet e luftës së fundit me të. Sipas ‘logjikës’ së saj dëshirohet të go-ditet e shenjta, mundësisht për të nxitur pastaj reagime ekstreme. Kjo sipas së njëjtës logjikë, do të shërbente më pas si pretekst për ndjekjen e ‘terroristëve’. Situata që do të krijohej, do të nxiste valë të re shpërnguljesh nga ato treva, privimin e disa të drejtave, mbajtjen nën tension të rajonit dhe ç’është më e rëndësishmja do t’ua shtynte jetën struk-turave paralele në veri të Mitrovicës. Pra, gjithnjë sipas kësaj ‘logjike’, me një potez dëshirohet të arrihet shumë, edhe atë me një shpejtësi që do të ishte sipas ën-drrave serbe aq fort e dëshirueshme: të përfitohet shumë edhe në Luginë, por edhe në veri të Mitrovicës.

Dalja në skenë e disa personave të uniformuar me emblemë të AKSH, nuk është e përshtatshme. Serbia më nuk

është e gatshme për luftë, por për kon-flikte të vogla përherë e disponueshme. Ajo me të tilla konflikte synon ta ush-qejë nacional-shovinizmin e saj. AKSH si grupacion, nuk ka kapacitetit ushtarak t’i shpallë luftë asnjë shteti, por mund të bëjë vetëm probleme, të cilat më tepër mund të jenë të disfavorshme.

Mirëpo dëshirën e Serbisë për të shkaktuar trazira në Luginë, pala shq-iptare në Kosovë, me një mençuri poli-tike, mund ta kthejë në favor të vetin, duke e vënë para faktorit ndërkombëtar çështjen e veriut të Mitrovicës dhe sta-tusit të serbëve në Kosovë me pozitën e shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Është folur e përfolur shumë edhe rreth mundësisë së shkëmbimit të terri-toreve. Sa ka pasur shenja nga pala shq-iptare, po aq ka pasur edhe nga ajo ser-be. Megjithëse teoritikisht duket ofertë joshëse, praktikisht kjo duket pothuajse e pamundshme, ngaqë Serbia koloniza-tore është përkujdesur në komplikimin e konfiguracionit demografik në terren, duke shpërndarë kolonë serbë në shumë pjesë të territorit të Kosovës. Kjo e bën praktikisht shumë të ndërlikuar shkëm-bimin e trojeve, pasurive dhe popullatës.

Kështu që e vetmja gjë e kapshme dhe e mundshme që dikton koha, është vënia në pah e presionit ekuivalent, që

do të thotë, se pala shqiptare e Kosovës në koordinim me faktorin shqiptar në Luginë, duhet të shtrojë kërkesa të ng-jashme në tryezën e bisedimeve nën pra-ninë e faktorit ndërkombëtar, aq çfarë pala serbe shtron për pozitën dhe të dre-jtat e minoritetit serb në Kosovë. Vetëm kjo mënyrë mund të amortizojë fuqinë e presonit serb dhe mund t’i minimal-izojë kërkesat maksimaliste në raport me veriun e Mitrovicës. Nëse pretendohet status autonomie për veriun e Mitrovicës, e njëjta duhet kërkuar bie fjala edhe për Luginën. Kjo në shikim të parë duket e thjeshtë dhe gjithsecili mund të thotë se kjo është një gjë e njohur për negociatorët shqiptarë. Mirëpo konsideroj se për këtë duhet hartuar një plan i veçantë që përf-shinë një strategji të detajuar mirë.

Mirëpo pyetja imediate që shtrohet hëpërhë është si të neutralizohen provo-kimet serbe në Luginë, bie fjala, nëse atje vendoset të rrënohet lapidari ose të nx-itet popullata me veprime tjera agresive; mos vallë duhet kundërpërgjigjur ndaj serbëve në Kosovë apo çfarë të bëhet?! Me kundërpërgjigje eventuale do të balancohej provokimi serb dhe nuk do të arrihej asnjë objektiv i dëshiruar. Prandaj rezistenca aktive paqësore, do të ishte për momentin më efektiv se çdo hap tjetër i pakontrolluar. n

LAPIDARI

Page 4: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA4 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

Dritë SLIVOVA

Prishtinë - Kohëve të fundit janë shënuar raste të shumta të vjed-hjeve në Prishtinë që kanë rezul-

tuar në ngritjen e numrit të vjedhjeve në gjithë kryeqytetin. Valbona Sahiti, pu-nëtore në një lokal tekstili në Prishtinë tregon për një rast të tillë që asaj i ka ndodhur gjatë orarit të punës.

“Isha punëtorja e vetme në ndër-rimin e pasdites në lokal dhe rreth orës gjashtë të mbrëmjes u rrit numri i blerësve në dyqan. Disave u ndih-moja në përzgjedhjen e rrobave e disa të tjerëve u bëja pagesat. Në atë tollovi të myshterinjve kanë ardhur rreth pesë vajza, të cilat njiheshin me njëra-tjetrën

dhe disa më pyesnin për çmim, disa më kërkonin numra të xhinseve dhe si duket e shfrytëzuan rastin për të vjedhë xhinse”, - ka shpjeguar kjo punëtore. Më pas ajo ka bërë të ditur se pasi u larguan ato vajza pa blerë asgjë është ulur për të pushuar pa pasur dijeni se çfarë kishte ndodhur. “Erdhi drejtori më pyeti se sa shitje kisha bërë, dhe kur po i kontrol-lonte filmimet pa që pikërisht ato vajzat që erdhën bashkë në dyqan kishin vjed-hur 4 palë xhinse nga dyqani, e që secila palë kushton 15 euro”, - shtoi ajo.

Rastin sipas saj, e kanë paraqitur menjëherë në Policinë e Kosovës duke dorëzuar filmimet dhe ata janë duke u marrë me rastin. “Normalisht xhinset nuk na janë kthyer dhe nuk e di sigurt se

çfarë është bërë deri më tani”. Ndërsa, Al-ban Ymeri punëtor i një lokali ku shiten telefonat mobilë tregoi për një rast që e kishte zënë aty për aty pa pasur nevojë ta dërgojë fare në polici. “Në tavolinën ku kishim ekspozuar telefonat, erdhi një burrë rreth të dyzetave dhe po më pyeste për një telefon të tipit Nokia. Nuk ishte dakord me çmimin dhe kërkonte rënie, por unë i tregova që jam vetëm punëtor dhe nuk mund të bëj lëshime më shumë. Në mënyrë që t’ia lehtësoj punën shkova te vitrina tjetër për t’ia marrë një tip të telefonit më të lirë dhe kur u ktheva e pash në monitor që e mori telefonin Nokia që unë e kisha lënë përmbi”, - tregon ky shitës. Sipas tij, posa e kishte hetuar ia kishte kërkuar personit në fjalë

HAJDUTËT “BIEN PRE” E KAMERAVE

Vazhdon vjedhja e bizneseve dhe lokaleve në Prishtinë

Page 5: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 5Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

telefonin, duke i thënë se e ka parë në monitor të kompjuterit pasi e kishte ka-pur kamera duke e vjedhur. “Nuk e pra-nonte fillimisht e më pas kinse kur shikoi në xhep e nxori telefonin dhe më tha “më fal se gabimisht e paskam vënë në xhep”. Nuk i thash asgjë më shumë përveç se shpëtove pa të lajmëruar në polici dhe asnjëherë më mos u duk në lokalin tim”, - ka shpjeguar në detaje shitësi i telefonave mobilë, Alban Ymeri. Ndërsa, zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani sa i përket vendosjes së kamerave nëpër dyqane dhe lokale biznesore ka thënë se iu ndihmon shumë në zbardhjen e rasteve të shumta. “Vendosja e kamer-ave të sigurisë ndihmon policinë si në aspektin e parandalimit të kriminalitetit

ashtu edhe në procesin hetimor të iden-tifikimit të të dyshuarve të mundshëm në rast se raportohet ndonjë incident te këto institucione, lokale apo biznese”, - është shprehur zëdhënësi Kelani. Ndërkaq, sa i përket raportimit të rasteve të vjedhjeve, Kelani ka njoftuar se ka raste të shpeshta që edhe qytetarët po ofrojnë çdoherë bashkëpunimin e duhur falë raporteve të mira që policia i ka krijuar me ta. “Ra-portimi dallon nga rasti në rast. Ndodh që rastin ta raportojë ndonjë qytetar kalimtar i rastit ose dikush tjetër që ka informacion se është kryer ose është duke u kryer ndonjë vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, - ka njoftuar ai. Për çdo rast të vjedhjes sipas Kelanit janë ar-restuar persona të dyshuar. “Në secilin

rast që policia ka zënë në flagrancë duke kryer ndonjë vepër penale që ndiqet si-pas detyrës zyrtare si në rastet e vjedhjes ashtu edhe në rastet e tjera janë arrestuar të dyshuarit, natyrisht në raste të caktuara të dyshuarit janë identifikuar pas pro-cesit hetimor”, - ka shtuar për fund Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës. Sipas statistikave të nxjerra nga Policia e Kosovës në gjithë territorin e Kosovës janë shënuar gjithsejtë 7 mijë e 916 raste të vjedhjeve të lehta prej tyre vetëm në Prishtinë 3 mijë e 250 raste, në Prizren 1 mijë e 107 raste, në Pejë 1 mijë e 337 raste, në Mitrovicë 632 raste, në Gjilan 611 raste, dhe në Ferizaj 979 raste. Ndërsa në gjithë territorin e Kosovës si vjedhje të rënda janë shënuar 6 mijë e 317 raste. n

Bizneset e ndryshme në Prishtinë, kohëve të fundit janë bërë cak i vjedhjeve. Këtë e kon-firmon edhe Policia e Kosovës, duke dhënë statistika shqetësuese të rasteve të vjedhjeve në përgjithësi. Ata që raportojnë rastet e til-la janë kryesisht punëtorët e lokaleve qof-shin ato ushqimore të tekstilit, por edhe të teknologjisë, duke ofruar pamje të incizuara nga kamerat e instaluara në lokale

Page 6: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA6 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

Dritë SLIVOVA

Besmir Sadiku dhjetë vjeçar nga Prishtina ka braktisur shkolli-min në klasën e pestë si pasojë

e kushteve ekonomike dhe nuk do ta vazhdojë gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti. Ai, ka bërë të ditur se kushtet eko-nomike në familjen e tij janë mjaft të

rënda dhe për këtë arsye ai e ka për-funduar ëndrrën e tij shkollore, për t’i ndihmuar financiarisht familjes së tij, duke shitur gjëra ushqimore në rrugët e Prishtinës. “Vetëm babi im punon dhe ai është taxi-st. Unë e kam parë që në këtë kohë familja ime ka shumë nevojë për të rritur stabilitetin ekonomik dhe kjo ka qenë arsye kryesore pse unë e

kam lënë shkollimin e që më ka ardhur shumë keq. Babit ia kam kërkuar që të mi japë dhjetë euro dhe me ato kam blerë mallin e parë për ta shitur, siç janë kiflet e vogla dhe çamçakëzët”, - është shprehur Besmiri. Ai tregon se ndonëse librat i ka marrë falas në shkollë, dhe ka pasur më shumë mundësi për shkollim, prapë ka pasur të tjera shpenzime, të

Nga kushtet e vështira ekonomike Besmir Sadiku nuk do ta vazhdojë gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor. Zyrtarë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë zotohen se i kanë krijuar kushtet e nevojshme për shkollimin e të gjithë nxënësve të Kosovës. Mirëpo Besim Sadiku, shkollën e ka lënë për shkak të kushteve të vështira ekonomike në familjen e tij

BRAKTIS SHKOLLËN PËR SHKAK TË KUSHTEVE EKONOMIKE

Ndonëse të rralla, ka raste të braktisjes së shkollimit në Kosovë

Page 7: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 7Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

hjetë nuk e ka ndërprerë mësimin, por çdo pasdite pas orarit mësimor shet cigare nëpër kafene dhe kudo në rrugët e Prishtinës. Ai tregon se e ka shumë të vështirë me mësimet dhe nganjëherë nuk shkon në shkollë i përgatitur mirë, si rezultat i punës së përditshme që ai e bënë pas orarit mësimor. “Ndon-jëherë nuk mund t’i përgatisë edhe aq mirë mësimet sepse po lodhem shumë nga puna me të cilën po merrem”, - ka thënë ky nxënës. Ai ka shtuar se më me shumë dëshirë do të koncentrohej vetëm në mësime, por nuk ka si t’ia del ndryshe sepse shtatë anëtarët e familjes varen vetëm nga ai. “Familja ime shtatë anëtarësh varet vetëm nga aq pak të holla sa mund t’i fitoj nga shitja e cigareve. Për këtë arsye më duhet të punojë që kur të kthehem në shtëpi të paktën darkën ta hamë më mirë, mirëpo assesi nuk e kam ndërmend ta lë shkollën”, - ka shtuar për fund Milot Ferizi.

Ndërsa këshilltari i ministrit të Ar-simit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, Ragip Gjoshi, sa i përket fillimit të gjysmëvjetorit të dytë ka thënë se nuk ka shifra reale se sa do të jetë numri i nxënësve dhe a do të ketë të tillë që nuk do të vijnë fare në mësim. “Ne llogarisim se numri do të jetë identik me atë që ka qenë kur edhe ka filluar viti i ri shkollor, sepse Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës ka bërë gjithçka që të krijohen hapësira sa më të mira për mësim, duke dhënë tekste falas për nxënës dhe duke krijuar kushte të mira për udhëtim të nxënësve që jetojnë larg hapësirës shkol-lore”, -ka thënë, Gjoshi.

Nga raporti i nxjerrë në shtator të vitit 2012 nga Organizata për Siguri

dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Misioni në Kosovë, thuhet se në Kosovë ka tregues se braktisja e shkollës ndodh posaçërisht ndër grupet ose komunitetet e cenueshme dhe të margjinalizuara. Në mënyrë që të sigurojnë vijimin e plotë dhe të barabartë të gjithë fëmijëve të moshës shkollore në arsimin fillor në Kosovë, institucionet duhet të regjis-trojnë dhe nga afër të mbikëqyrin të dhënat e arsimit të zbërthyera në bazë të gjinisë, komunitetit dhe faktorëve të tjerë gjegjës”, - thuhet në këtë raport.

Ndër të tjera në raport paraqiten mungesa të konsiderueshme të të dhë-nave të besueshme e zyrtare në lidhje me braktisjen e shkollës, kryesisht për shkak të mekanizmave të papërshtatshëm të mbikëqyrjes pranë shkollave dhe insti-tucioneve tjera përgjegjëse. Gjatë hu-lumtimit të OSBE-së për këtë raport, asnjë zyrtarë komunalë ose i shkollës që u intervistuan për arsyet e brak-tisjes së shkollës nuk mund të mbësh-teste përgjigjet e tyre në shifra ose fakte konkrete. Ndonëse shumë shkolla të an-ketuara dukej se mbanin shënime për regjistrimin e nxënësve, shumë pak prej tyre kishin shënime të plota për braktis-jen e shkollës.

Të dhënat për këtë raport të OSBE-së, janë mbledhur nga intervistat me drejtorët e 83 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta që punojnë sipas kur-rikulës së Kosovës në 24 komuna, si dhe me drejtorët komunalë të arsimit, nxënës dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), dhe organizatat e tjera ven-dase dhe ndërkombëtare aktive në fush-ën e arsimit. n

cilat vetëm një pagë në shtëpi nuk i ka përmbledhur ato. “Nganjëherë nuk kam pasur as çfarë të veshë sepse jemi pesë fëmijë në familje dhe secili i ka shpenzi-met e veta. Mirëpo edhe në shkollë të gjithë në klasën time gjatë pushimit kanë ngrënë bukë, ndërsa unë jo, sepse nuk kam pasur me çfarë të blej ushqim. Për këtë arsye kam vendosur që të pak-tën motrave dhe vëllezërve të mi të mos ju mungojë asgjë, edhe pse nuk fitoj aq shumë, ndoshta as dhjetë euro në ditë”, ka shtuar për fund Besmir Sadiku.

Ndërsa Milot Ferizi gjashtëmbëdh-jetë vjeçar nxënës i klasës së njëmbëd-

BRAKTIS SHKOLLËN PËR SHKAK TË KUSHTEVE EKONOMIKE

Page 8: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA8 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

Intervistoi: Drita VITIA

Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për një periudhë të shkurtër pritet t’i shtohen disa

godina shtesë për fakultete të ndryshme, siç është ai për Fakultetin Ekonomik, ka deklaruar në një intervistë për Revistën “Paqja”, rektori i UP-së, Ibrahim Gashi. Sipas tij, shumë shpejt do të organizohet edhe provimi pranues në formë digjitale, në mënyrë që mos të ketë parregullsi, mirëpo, ai ka pohuar se të gjithë të in-teresuarve për regjistrim në këtë uni-versitet do t’u krijohet hapësira, vetëm se sipas Gashit, studentët më të mirë do të regjistrohen si të rregullt, pastaj ata me nota më të dobëta do të paguajnë më shumë, por gjithsesi të mos mbeten jashtë UP-së.

PAQJA: Cila është formula juaj për qe-verisje të Universitetit?

Gashi: Po formula është e thjeshtë, angazhim maksimal, impenjim shumë i madh edhe fizik edhe psikik, i imi edhe i stafit tim për përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që dalin nga Statuti i Universitetit, nga Ligji për Arsimin e lartë dhe nga nevojat që kanë njësitë akademike dhe studentët pranë atyre njësive akademike. Pra, ideja është që menaxhimi të jetë menaxhim i reagimit të shpejtë, i përgjigjes së menjëhershme të kërkesave dhe nevojave që dalin ad-hoc, por edhe realizim dhe implemen-tim i strategjive dhe i vizionit tim që në fakt përkon edhe me strategjinë për zhvillimin e arsimit të lartë edhe me strategjinë për shkencë, do me thënë prej këtej derivohet vizioni im, që në fakt është vizion i orvatjes për t’iu dhënë përgjigje sfidave që i ka Universiteti i Prishtinës e të cilat janë të njohura tashmë, është përmirësimi i ambien-tit fizik në të cilat punon Universiteti i Prishtinës, përmirësimi i ambientit akademik ose krijimi i një stafi aka-demik me thirrje adekuate mësimore dhe shkencore dhe plotësim i numrit

të mësimdhënësve konform numrit të madh të studentëve e që aktualisht për fat të keq e kemi në disproporcion sidomos në disa njësi akademike. Pastaj është ajo që quhet më shumë autonomi institucionale ose autonomi e institu-cionit të universitetit e që nënkupton au-tonominë në politikat akademike edhe në politikat e fakulteteve, pra politikave të njësive akademike, por një kontroll i vazhdueshëm, një llogaridhënie më e madhe dhe një transparencë më e mad-he. Pastaj është përfundimi me sukses i procesit të digjitalizimit. Këtu jemi duke ecur mirë dhe është ajo që quhet funksionalizim ose më mirë të themi Universiteti i Prishtinës të fillojë të gjenerojë të hyra jo vetëm ato që i merr nga buxheti i participimit të studentëve, por edhe nga ofrimi i shërbimeve pro-fesionale dhe ekspertizës qysh e bëjnë universitetet gjithandej, si dhe krejt në fund, një sfidë e madhe në të cilën po punoj vazhdimisht është ndërkombë-tarizimi i Universitetit të Prishtinës ose rritja e partneritetit ndërkombëtar dhe asociacione të ndryshme e donatorë të ndryshëm ndërkombëtar. Të gjitha këto sfida janë pjesë e vizionit tim që ne po mundohemi dhe i kemi shndërruar në një plan veprimi me dinamika dhe afate të përcaktuara duke i ndarë edhe bartësit dhe duke i specifikuar se cilat aktivitete çojnë në implementimin e këtyre objek-tivave. Aktualisht një nga çështjet më me prioritet e kemi përgatitjen e një konkursi për pranimin e stafit të ri të mësimdhënësve për ta zvogëluar num-rin e mësimdhënësve të angazhuar që UP-ja çdo vit angazhon profesor nga jashtë për t’i mbuluar orët që i ka e unë e kam si prioritet që këtë numër ta zvogëlojë dhe ta shndërrojë në staf të rregullt të UP-së, duke e pas parasysh që stafi i rregullt ka më shumë motiv dhe përkushtim më të madh për të punuar se sa stafi i angazhuar. Thash, procesi i digjitalizimit është në një fazë shumë të rëndësishme, studentët e vitit të parë janë pajisur me kartela të identitetit,

pra kemi hequr indekset, gjithë stafi i mësimdhënësve në vitet e para qoftë në nivelin bachelor qoftë në nivelin master është trajnuar tashmë, është shpërndarë edhe një doracak për përdorimin e pro-gramit të digjitalizimit. Pastaj, e kemi një sfidë për këtë vit, përmirësimin e ambientit fizik, jemi në biseda edhe me Komunën edhe me autoritete në nivel qendror që të provojmë që deri në fund të vitit t’i kemi të gatshme projektet ideore që të fillohet me ndërtimin e dy godinave. Me prioritet është një pjesë e Fakultetit të Mjekësisë për të cilët janë ndarë disa mjete vetëm duhet të kryhet projekti gjë që do të përfundojë shumë shpejt dhe të shpallet tenderi për fillimin e ndërtimit të këtij objekti. Jemi duke negociuar shumë për fillimin e ndër-timit të një objekti të ri për Fakulte-tin Ekonomik, për ta lënë ndërtesën e vjetër, të cilën ky fakultet e ndan bashkë me Fakultetin Juridik, pra për t’ia lënë Fakultetit Juridik atë ndërtesë, ndërkaq, Fakultetin e Shkencave Sportive jemi në biseda me Komunën e Prishtinës që ta nxjerrim jashtë qytetit të Prishtinës. Komuna na ka premtuar se do ta ndajë një parcelë prej 4 hektarësh ku do të ndërtohet një kampus i ri me të gjitha objektet përcjellëse. Në Mitrovicë ne e kemi filluar ndërtimin për dy fakultetet teknike atje, dhe kjo do të na çoj pas një periudhe 3-4 vjeçare në një situatë krejt ndryshe, por, përveç kësaj ka dal si prioritet edhe Fakulteti i Biologjisë, objekti i të cilit është në një gjendje tepër të keqe dhe ne do të bëjmë përpjekje që të ndërhyjmë atje të ndërtojmë ndonjë godinë të re sepse ajo gati është të rrëno-het, praktikisht është krejtësisht e papër-shtatshme dhe s’mund të funksionojë si e tillë. Ndërkaq, si fakultet i vjetër, objek-ti i Fakultetit të Edukimit po mendohet të adaptohet që atje të kalojë Fakulteti i Arteve, përkatësisht Departamenti i Muzikës, i cili është në objekte të huaja dhe në objekte jo të përshtatshme dhe kjo të bëhet që më 1 tetor të këtij viti të jetë e gatshme që muzika të kalojë atje.

Gashi sjell frymë të re në UPUniversiteti i Prishtinës gjatë një mandati qeverisës nga rektori Ibrahim Gashi dhe pesë prorektorët për çështje të ndryshme universitare, pritet të ketë një frymë të re menaxheriale. Një gjë e tillë ka filluar nga numri i menaxhmentit, i cili me Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” i ka pesë prorektorë, apo dy më shumë se menaxhmentet e kaluara si dhe qasja e këtij menaxhmenti me stafin akademik, studentët dhe stafin tjetër të UP-së

Page 9: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 9Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

Intervistë m

e

Rektorin e UP-së

Ibrahim

Gashi

Ndërsa, sa i përket procesit të ndërkom-bëtarizimit jemi duke punuar shumë in-tensivisht, prorektorja për marrëdhënie me jashtë është në komunikim ditor me shumë universitete. Kemi nis shumë programe bashkëpunimi, por në fakt nuk kemi nënshkruar shumë memoran-dume ashtu vetëm sa për t’i pas letrat, ne po mendojmë që t’i funksionalizojmë dhe t’i konkretizojmë ato marrëveshje që ekzistojnë tashmë të nënshkruara, por që nuk janë jetësuar me asnjë aktivitet konkret. Po ashtu jemi duke u përgatitur për Universitetin Veror, për sesionin e ri. Po ashtu, këtu kemi ndërhyrë të për-mirësojmë broshurat, të cilat kanë qenë para 10 vjetëve të punuara, jemi duke i adaptuar dhe duke i freskuar me të dhëna të reja sepse tash edhe Kosova ka ndryshuar shumë, edhe Universiteti i Prishtinës ka ndryshuar. Këtu jemi duke kërkuar po ashtu partnerë donatorë që të na ndihmojnë që ta organizojmë sa më mirë këtë Universitet Veror. Kemi shumë afër aktivizimin e Qendrës për Mësim Tërëjetësor, e cila ka ekzistuar, por që ka punuar me një kapacitet shumë të vogël. Ne po mundohemi për të gjitha aktiv-itetet profesionale, trajnimet, ritrajnimet etj. që bëhen nëpër universitete private, nëpër OJQ të ndryshme, të bëhen në këtë qendër. Natyrisht jemi duke e kon-soliduar këtë qendër. Një qendër tjetër që e kemi negociuar dhe do të na vijë një eksperte amerikanë, është qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie, e cila po ashtu do të funksionalizohet, efektshëm do të punojë me profesor për metoda të reja të mësimdhënies, mësimnxënies dhe vlerësimit. Kurse, formulë tjetër të menaxhimit nuk ka veç se identifikim për ballafaqim me kërkesat dhe sfidat

dhe një analizë të mirë se cilat janë rrugët e zgjidhjes së atyre problemeve. Edhe në Rektorat i kemi hapur dyert dhe i kemi heq ato rrethoja dhe palëve u kemi krijuar një hapësirë dinjitoze brenda objektit të Rektoratit dhe pa na penguar neve në punë.

PAQJA: Pse vendosët të keni kaq staf të gjerë qeverisës?

Gashi: Unë mendoj që Universiteti i Prishtinës gjithnjë po bëhet një kom-pani shumë më e madhe publike nëse mund ta quaj kësi soji. Aktualisht kemi mbi 52 mijë studentë dhe kemi rreth 3 mijë të punësuar në nivele të ndryshme, kemi 16 njësi akademike, kemi paralele të ndara në disa qytete të Kosovës, pastaj i kemi vu vetit një objektiv që shumë shpejt Universiteti i Prishtinës të bëhet pjesë e Deklaratës së Bolonjës edhe zyr-tarisht si dhe kemi pretendimin që UP të integrohet në hapësirën e arsimit të lartë evropian megjithëse është pjesë e konferencës së universiteteve evropiane. Dhe, krejt këto që në fakt janë objek-tiva tona, kërkojnë përmbushje të stan-dardeve të caktuara sa i përket cilësisë dhe ne i kemi me Statut, tek e fundit Statutin nuk e kemi bërë ne, menaxh-menti i kaluar ka punuar me Statut. Fil-limisht është shtuar prorektori i katërt, është ndarë prorektori për çështje aka-demike dhe shkencë, tash janë bërë dy dhe në ndërkohë, me Statut, para se të kalojë në Kuvend, komisioni parlamen-tar ka vendos që të ketë edhe një prorek-tor për zhvillim të cilësisë dhe natyrisht unë e kam përshëndet. Mua nuk më pengon që të kem pesë prorektor, unë jam shumë tip inkluziv i menaxherit, që dua t’i përfshijë të gjithë, t’ua jap shansin

të gjithëve dhe unë me pesë prorektorët ndonjëherë nuk arrijmë t’i mbulojmë të gjitha kërkesat që i kemi dhe punët që na presin dhe për këta muaj kemi arrit t’i rikuperojmë shumë gjëra, kjo është optika se si i shohim gjërat ne dhe besoj që kemi të drejtë.

PAQJA: Sa buxhet ka ndarë UP-ja këtë vit për zhvillimin e shkencës dhe çka mund të përmirësohet në këtë aspekt meqë tani e kemi edhe prorektorin e destinuar për këtë sektor?

Gashi: Ne me buxhetin në përgjithësi të ndarë për UP-në nuk jemi të kënaqur, të jem shumë i sinqertë. Buxheti është i vogël, është i ndarë sipas një propor-cioni ku shumica e buxhetit për mos thënë se 80 për qind e buxhetit shkon për paga, pastaj afër 3 milionë janë për shpenzime kapitale, tjerat janë për shpenzime të ndryshme, për mallra, për subvencione,e që subvencionet ne i konsiderojmë që mund të shfrytëzo-hen për shkencë. Jo vetëm për shkencë, janë bursat për studentë, janë bursat për jashtë, doktorata etj. Por diçka mund të shfrytëzohet edhe për shkencë. Men-doj që me këtë buxhet të jem shumë i sinqertë nuk mund të bëhet ndonjë përmirësim i ndjeshëm i komponentës së hulumtimit shkencor në Universite-tin e Prishtinës. Buxheti mjafton vetëm sa për t’i nxjerrë disa revista nga fusha të ndryshme si; nga fusha e drejtësisë, ekonomia, shkencat shoqërore etj. Unë besoj që nxjerrjen e këtyre revistave për publikime nga profesorët mund ta bëjmë me këto mjete që i kemi, por jo për hulumtime më të thella shkencore, për shkëmbime akademike, për shkuarje jashtë vendit, hulumtime etj. Buxheti aktual është tepër i pamjaftueshëm. Ne i kemi var shpresat pak te bashkëpunimi ndërkombëtar, te programet e Tempusit, programet Erasmus, programet USAID-it do me thënë këto po shpresojmë që do ta zbusin pak komponentin e hu-lumtimit, sepse do të gjemë donatorë që u mundësojnë hulumtuesve të rinj të shkojnë nga një semestër në studime jashtë vendit dhe kjo e zbutë sadopak këtë gjendje.

PAQJA: Si po aplikohet Sistemi i Bolon-jës kur dihet që në disa departamente janë rikthyer studimet me sistemin e vjetër të studimeve?

Gashi: Unë mendoj që sistem të vjetër aktualisht nuk ka në Universitet

Page 10: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA10 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

të Prishtinës, ka studime në 4 vjet dhe 3 vjet në nivelin bachelor, por në fakt ajo që është pjesë e reformës është se të gjitha programet në UP janë të akreditu-ara dhe që i përmbushin kriteret e Siste-mit të Bolonjës, vetëm që ka laramani të vogël shembull: në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Filologjisë, disa drej-time i kanë ruajtur studimet 4 vjeçare dhe kjo është e mundshme me Sistemin e Bolonjës, me rëndësi është që kandi-dati nëse i ka marrë 240 kredi në nivelin bachelor i duhen edhe 60 kredi për ta kompletuar me 300 kredi që nënkupton barasvlerën e gradës master. Përndryshe i gjithë sistemi është brenda kornizës së Bolonjës. Por, dua të jem shumë i sin-qertë, Sistemi i Bolonjës është sfidues edhe për universitetet që kanë traditë të gjatë dhe që qëndrojnë në vende të zhvilluara ekonomikisht. Implementimi i këtij sistemi ka një kosto të lartë buxhe-tor, sepse esenca e Bolonjës konsiston në dy momente: në shkëmbimet aka-demike dhe sipas saj çdo profesor çdo 3 vjet duhet të kalojë një semestër në një universitet mikpritës për të përgatit një kurs të ri për t’u kthyer dhe për ta implementuar atë këtu dhe çdo student brenda 6 semestrave duhet të kalojë një semestër në një universitet tjetër, jashtë universitetit të vet. Pra, kjo është esenca e Bolonjës dhe kjo nuk mund të qën-drojë në një universitet që ka buxhet të limituar. Ne e kemi akceptuar Bolonjën, këtë pjesën më shumë që është formale, që lidhet me vitet e studimit, me ECTS-të, e kurrikulat, por pjesën esenciale nuk kemi mund dhe nuk do të mundemi ndoshta edhe një kohë, sepse thash kjo është sfidë edhe për universitetet e zhvil-luara. Por, në përgjithësi mendoj se me vendet në rajon jemi njëjtë edhe pse ka pasur prirje nga ana jonë që të themi se jemi para të tjerëve. Unë mendoj që të gjitha universitetet e rajonit e kanë akceptuar këtë sistem, por që disa po avancojnë për shkak të mundësive eko-nomike që i kanë, për shkak të traditave universitare etj.

PAQJA: Sa bursa do t’i ndajë për stu-dentë Universiteti i Prishtinës këtë vit?

Gashi: Unë nuk mund të them tash këtë, por e di që komisioni për bursa është duke i mbledhur aplikacionet. I takon këtij komisioni që t’i caktojë edhe kriteret, por saktësisht numrin ky komision nuk e ka përcaktuar ende sepse të jemi shumë të sigurt, ne do të

jemi rigoroz në ndarjen e këtyre bursave. Jo rigoroz për t’i privuar studentët e mirë për marrje e bursave, por rigoroz për t’u respektuar kriteret në marrjen e tyre, sepse ne nëse mundohemi që problemet sociale që i kanë disa studentë t’ua zgjid-him duke u dhënë bursa universitare, nuk kemi bërë mirë. Nuk kemi bërë mirë sepse atëherë e devalvojmë emrin e bursës universitare që edhe dikur ka qenë, dikur edhe unë kam qenë bursist 3 vjet, por diheshin në secilin grup kush janë bursistët në bazë të notave, në bazë të performancës dhe unë mendoj që ajo traditë duhet të përcillet. Prandaj unë në parim jam për respektimin e kritereve strikt për ndarjen e bursave, por për numrin nuk mund të them sepse ai va-ret edhe sa do të kemi konkurrencë, por jo për të rritur këtë numër artificialisht.

PAQJA: Si do të veproni me Fakultetin e Mjekësisë ku janë publikuar disa fal-

sifikime të notave në indekse. Deri ku kanë arritur hetimet?

Gashi: Hetimet e policisë nuk dua t’i komentoj sepse ato janë hetime dhe duhet të vazhdojnë, por ne si menaxh-ment, menjëherë pas daljes së atyre në opinion, për çka unë falënderoj edhe mediet që e kanë publikuar këtë problem, menjëherë pas saj unë e kam ngrit një komision, i cili ka afat deri më datë 15. Komisioni është duke i përgatitë rekomandimet për mua, unë këtë komision e kam angazhuar që t’i marrë të gjitha palët që janë në njëfarë mënyre të përfshirë këtu, t’i marrë dhe t’i intervistojë, t’i deponojë të gjitha ma-terialet që mund t’i kenë palët, materiale kështu argumentuese, dhe këtë e ka bërë komisioni, i ka mbajtur disa takime, i ka mbledhur mbi 100 faqe materiale, i ka përpunuar ato dhe është në fazën e përgatitjes së rekomandimeve. Dhe unë çka mund të them tash se nuk dua të

Page 11: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 11Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

paragjykoj, por këto rekomandime varë-sisht sa unë i vlerësoj se janë të drejta, do të bëhen vendime dhe do të jenë masat që do t’i marrim ne si menaxhment. Pjesa tjetër e masave që mund të pa-sojnë nga drejtësia, policia, prokuroria, ne vetëm, unë i kam prit përfaqësuesit e policisë hetimore dhe u kam thënë se ju i keni duart e lira, e keni mbështetjen e plotë dhe e keni falënderimin po që se na ndihmoni në këtë proces dhe ata janë zotuar se janë duke e përgatitur një dosje për Prokurorinë dhe natyr-isht unë nuk dua as ta komentoj. Ne po marrim masat tona si menaxhment që janë brenda rregulloreve tona të masave disiplinore që mund t’i marrë rektori, ndërkaq çështjet e hetuesisë dhe shkeljet e ligjit që ata i kanë bërë, sigurisht që mund të kenë edhe sanksione tjera nga ana e drejtësisë së shtetit.

PAQJA: Duke i pas parasysh masat ndëshkuese të Universitetit, nëse ato shkelje vërtetohen se janë bërë, a do të lejoni që pas disa vjetësh të kemi edhe doktorë të falsifikuar?

Gashi: Unë mendoj se gjithçka që konstatohet se është falsifikim nga ana e komisionit që është duke hetuar dhe prej tyre konstatohet dhe rezulton që ka pas falsifikime, sigurisht që me ato nota të falsifikuara nëse ka ndonjë rast që do të diplomojë, nuk do të mundet. Domethë-në, ai do të sanksionohet pse e ka bërë atë veprim, nuk e di cila do të jetë masa e sanksionit, por sig-

urisht që marrje e përkohshme e drejtës së studimit po dhe natyrisht anulimi i atyre notave. Për aq sa mund të konsta-tojmë ne, falsifikimet në fazat e para-diplomimit do t’i ndalim do t’i korrigjo-jmë ose nëse ka ndonjë rast që është bërë në fazën që ne s’kemi qenë të informuar, sigurisht që për ato raste e inkurajojmë edhe hetuesinë që t’i kontestojë ato di-ploma, sepse në momentin që vërtetohet fajësia, falsifikimi, parregullsia, krejt çka mund të bëjmë ne si menaxhment është që ta ndalim, por nëse ka pas ndonjë rast që na ka diplomuar, ne krejt çka mund të bëjmë është që ta tërheqim kodin me të cilin ka diplomuar dhe diploma mos të jetë valide.

PAQJA: E kemi prorektorin e dytë shtesë, atë për shkencë, fushë kjo mjaft delikate në UP, e cila vazhdimisht është paraqitur si shqetësim por asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë masë konkrete. Si do të veproni ju me për-mirësimin e cilësisë?

Gashi: Unë mendoj që menjëherë ka filluar, me vetë faktin që e kemi një prorektor, i cili nuk ka punë tjetër vetëm zhvillimin e cilësisë, prorektori ka filluar menjëherë që t’i funksional-izoj, që t’i bëjë më aktive qendrat për zhvillim akademik që janë pranë çdo njësie akademike, ka nga një profesor që e udhëheq një zyrë për zhvillim aka-demik dhe ata tashmë janë direkt të varur

nga prorektori për zhvillim të cilësisë. Ne jemi të interesuar që këto qendra të fillojnë të funksionojnë, se në letër edhe mund të kenë qenë edhe kanë qenë. I kemi edhe disa mekanizma tjerë, si me rastin e regjistrimit ne jemi duke e zh-villuar një sistem digjital të provimit pranues, jam duke kërkuar donatorë sepse ajo ka edhe kosto. Ideja është që të gjithë studentët në një fakultet të hyjnë në provim para kompjuterit dhe të klikojnë me numrin e aplikimit, ta hapin testin dhe aty të përgjigjen dhe në fund të provimit del rezultati men-jëherë në prani të të gjithëve dhe bëhet ranglista e atyre që janë pranuar si studentë të rregullt. Ideja është që stu-dentët e rregullt të përzgjidhen më të mirët, por të liberalizohet hyrja edhe për studentët me korrespodencë, mos ta kufizojmë numrin, por për të gjithë ata që dëshirojnë të konkurrojnë në UP me korrespodencë të ketë vend. Për ta të organizohet mësim të shtunave dhe të dielave, mbase do të ketë pak rritje të tarifës me korrespodencë dhe ne kështu i stimulojmë edhe profesorët që të mos punojnë tjetërkund, por të shtunave dhe të dielave të puno-jnë në UP dhe të marrin një shtesë ndërkaq vendet e studentëve të rregullt mos t’i z ë n ë tjerët. n

Page 12: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA12 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

Muhamed J. KAJOLLI

S’do mend se njeriu nuk ka dorë në përzgjedhjen e formës së të jetuarit të tij, prandaj atij i është

përcaktuar të jetojë në bashkësi. Kjo mënyrë e jetesës do rregull, disiplinë, kontroll, ligje, shkurt thënë njerëzimit i është imponuar të qeverisë. Për fat të tij, as në të kaluarën e as në të tashmen asnjë njeri nuk është i ndarë i kënaqur nga kjo botë me sistemin e tij qeverisës. Diku po çalohet, mirëpo përkundër kësaj të mete ai bën përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar vetveten, por akoma nuk e ka gjetur sistemin qeverisës ideal.

Kronologji e shkurtër Njeriu edhe pse di shumë pak për

të kaluarën e popujve të zhdukur, nëse i referohet historisë së shkruar do të mësojë se njerëzimi paska kaluar nëpër disa sisteme të ndryshme, si dhe do të mësojë se asnjëherë nuk paska qenë i stabilizuar. Ndryshe nga popujt e tjerë, muslimanët besojnë se Muhamedi s.a.v.s. kishte arritur që beduinët e har-

ruar në shkretëtirën e thellë të shekullit të VII-të t’i edukojë me fenë islame për t’u bërë thirrësit e drejtësisë më të lartë që ka njohur njerëzimi. Fatkeqësisht ky sistem me drejtësi të lartë nuk jetoi më shumë se dyzet vjet.

Përkundër jetës së shkurtër të siste-mit islam (622-661), ky sistem i pashoq bëri të bien dy perandoritë më të mëdha të kohës. Ndryshe nuk mund të shpjego-het rënia e këtyre dy superfuqive. Ata që mundohen të japin shpjegime të tjera, ose nuk duan ta thonë të vërtetën ose nuk e kuptojnë domethënien e fjalës superfuqi botërore.

Që kur muslimanët shpallën kalifa-tin shtet monarkist, menjëherë u rikthye ekuilibri i forcave midis perandorive. Kështu në një farë mënyre mund të thuhet se botës iu rikthye forma e qeverisjes së vjetër, por kësaj iu shtua edhe një modifi-kim i ri i qeverisjes midis drejtësisë më të lartë (hyjnore) dhe asaj monarkiste.

Kjo drejtësi e përzier me poli-tikën monarkiste, ditë e më shumë po humbiste hapësirën qeverisëse. Gjatë kësaj krize as perandoria perse dhe as

ajo bizantine nuk arritën ta përmby-sin shtetin me këtë lloj sistemi për më shumë se trembëdhjetë shekuj. Të parët ishin integruar plotësisht në shoqëri-në muslimane, ndërsa bizantinët nuk kishin as forcë e as motiv t’i rikthenin tokat e humbura nga ‘beduinët arabë’.

Pas disa shekujsh më saktë më 1054 perandoria bizantine do të ndahet, dhe, kështu do të prishet statusquoja midis dy superfuqive. Katolikët (perandoria perëndimore) në emër të apokalipsit ar-riti që në fundshekullin e XI-të të mobi-lizojë një ushtri të përbërë nga fshatarë të uritur të marshonin drejt vendeve të ‘shenjta’ për ta përjetuar ‘trimërisht’ ose ‘shpëtuar’ një numër të caktuar të krishterëve nga fundi i botës.

Siç na tregoi historia, ky mobilizim i parë rezultoi i pasuksesshëm, mirëpo kjo iniciativë katolike nuk do të ndalet edhe për dy shekujt e tjerë të ardhshëm. Këta do të vazhdojnë me mobilizime të reja duke marshuar drejt tokave ‘të shenjta’. Njerëzimit i janë të njohura luftërat e kryqëzatës së dytë, të tretë dhe të katërt, të cilat i shkaktuan dëme të mëdha civilëve muslimanëve, mirëpo asnjëherë nuk arritën t’i mposhtin në veçanti pasi dolën në skenë osmanët, me përjashtim të Gadishullit të Pirinejeve.

Lindja dhe rënia e sistemeve Bota njihte shumë pak sisteme qe-

verisëse, mirëpo ligjet shumë të ashpra kishtare dhe thirrjet e vazhdueshme për të luftuar muslimanët bënë që elita e kësaj hapësire tokësore të ndryshojë diskursin e besimit krishter. Kështu ideologjia krishtere perëndimore mori tatëpjetën deri në mospërfillje të plotë nga evropianët.

Kjo krizë e brendshme evropiane shkaktoi destabilitet dhe anarki qe-verisëse për disa shekuj me radhë në botë. Për ta evituar më të keqen brenda kontinentit, evropianët e trimëruar me tërheqjen e muslimanëve nga Gadi-shulli Pirinej 1492, dhe në pamundësi të mbanin lidhjet konstante me Kostan-

NË KËRKIM TË QEVERISJES IDEALEQë këtu, ky vend është shumë i përshtatshëm dhe shumë i dobishëm për studime të nivelit mbarënjerëzor. Populli shqiptar mbase është populli i vetëm në botë që ka përjetuar thuajse të gjitha sistemet njerëzore me përjashtim të atij budist. Ky popull përkundër goditjeve të mëdha që ka përjetuar vetëm këto dy shekujt e fundit, tregoi se nuk i ka humbur shpresat dhe vazhdon të besojë në rikthimin e Drejtësisë Hyjnore-Islamin e vërtetë

Page 13: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 13Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

dinopojën nëpërmes rrugës Egnatia do t’ia mësyjnë pushtimeve të reja nga deti i hapur. Këto lëvizje të reja sollën edhe ndryshime shumë të mëdha në botë.

Brenda kësaj periudhe të zymtë për katolikët në Evropë dhe përhapja e ideve në kohën e renesancës ndër krishterë, u shfaq edhe sekti protestant, i cili u mun-dua të paraqitej më i arsyeshëm se sa sektet e tjera krishtere. Papa për ta ishte antikrishti dhe ai duhej të luftohej. Ky sekt u ngrit në saje të ideologjisë ma-terialiste të kohës, dhe vendi më i për-shtatshëm për të vepruar ishte SHBA-ja, e cila në shek. XX-të filloi të tregohej se ka të gjitha mundësitë të zëvendësojë rolin e Anglisë dhe Francës në botë.

Bota derisa përparonte në fushën e teknologjisë, mbretërive me sfond fetar islam e krishter po u ngushtohej hapë-sira. Shekulli XVIII-të dhe XIX-të ishin dy shekuj të ndryshimeve të mëdha për njerëzimin. Lindën sisteme qeverisëse të reja, të cilat do të ndryshonin ligjet sa herë që u kërcënohej qeverisja nga brenda. Mirëpo erdhi shekulli i XX-të i lindjes së nazizmit, fashizmit e komuniz-mi...të gjitha këto në emër të demokra-cisë dhe në emër të mirëqenies njerëzore.

Nëse nuk pranohen zgjidhjet nga Zoti, atëherë pranohen zgjidhjet e aventurierëve nga vetë qenia njerëzore. Dhe aventura i kushton shumë njerëzimit. Bota përn-jëherë u gjend pranë një kolapsi. Katra-hura u përmbyll me vrasjen e qindra mil-ionë njerëzve dhe shkatërrimeve shumë të mëdha që solli Lufta e Dytë Botërore.

Sistemet ekzistuese Sistemi perëndimor arriti të mbi-

jetojë në saje të pasurisë së madhe që kishte grumbulluar nga plaçkit-jet e popujve të varfër të Afrikës dhe Lindjes së Mesme dhe asaj të Largët. Kjo pasuri marramendëse u mundë-soi të kenë para të mjaftueshme edhe për hulumtime shkencore dhe rritjen e standardit të jetesës njerëzore. Thënë realitetin, sot njerëzimi ka një zhvillim të lartë teknologjik. Tani, në emër të këtij zhvillimi teknologjik, evropianët dhe perëndimi i largët mundohen ta mbajnë primatin edhe më tutje në botë, sidomos pasi arritën ta mposhtin ‘demokracinë’ sipas modelit komunist.

Demokracia pluraliste e strukturuar sipas modelit perëndimor edhe pse arriti ta mposhtë demokracinë moniste, ajo nuk ka arritur t’i parandalojë antivlerat te njeriu, sikurse korrupsionin, trafiki-

min e drogës, prostitucionin, alkoolin, martesën me gjini të njëjta e shumë të tjera dukuri negative. Jo se ju mun-gon teknologjia e sofistikuar, por, vetë struktura perëndimore është e ngritur në atë mënyrë saqë është e pamundur t’i eliminojë aventurat shfrenuese ose degjeneruese, të cilat fatkeqësisht mbro-hen me ligje të vendosura nga vetë ata.

Krahas këtyre dukurive, brenda këtij sistemi kemi edhe sistemin shumë të dobët bankar, i cili përligjë vjedhjen duke diskriminuar të varfrit. Ky sistem çuditërisht i pranuar nga laikët perën-dimorë, është vendosur qysh herët nga një popull shumë lakmitar në thesare dhe pasuri, që pretendojnë se janë të zgjedhurit e Krijuesit të botëve. Pas krizës së shfaqur këto vitet e fundit në perëndim, çdo ditë e më shumë banki-erët po i tërheqë sistemi bankar i ofruar sipas modelit islam, i cili ka filluar të praktikohet kohëve të fundit në shumë shtete të botës.

Pas gjithë kësaj që u tha më sipër, njerëzimi sot lëvizë në saje të këtij siste-mi laik perëndimor dhe atyre pak siste-meve diktatoriale që ekzistojnë në botë si dhe në saje të sistemit demokratik me sfond hindus dhe islam. Hë për hë sistemi i bazuar në parimet perëndimore laike të përziera me pak protestantizëm është dominues në botë.

Në fakt gjenerata jonë përjetoi një goditje në këtë fund shekull në saje të ndikimit protestant në elitat politike dhe ekonomike amerikane, mirëpo pas dështimit të tyre për apokalipsin e mundshëm në këtë fund milenium, forca e mendimit protestant ditë e më

Page 14: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA14 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

shumë po humbet edhe në perëndimin e largët të globit.

Në kërkim të sistemit idealPlaneti Tokë për njerëzimin pas këtij

zhvillimi të lartë teknologjik u bë një vend shumë i vogël, prandaj ky planet i vogël kërkon të ketë edhe një sistem të lartë dhe unik të drejtësisë. Nëse njerëzi-mi nuk do ta gjejë këtë sistem drejtësie, ka rrezik ta shkatërrojë vetveten sa hap e mbyll sytë. Se cili do të ishte ai sistem mbarënjerëzor, për këtë intelektualët njerëzimit duhet t’i ofrojnë idetë e tyre pilote që të mund t’i diskutojnë dhe të hapin debate nëpër konferenca të shum-ta që po zhvillohen për çdo ditë.

Kosova një vend shumë i vogël i shkëputur padrejtësisht nga shteti amë Shqipëria, është një vend shumë specifik dhe shumë i dobishëm për këtë lloj stu-dimi. Pas tërheqjes së ushtrisë serbe më 1999-të, Kosova po shkon drejt konsoli-dimit të një shteti të ri në planet. Që Kosova të bëhet shtet i pranuar nga të gjitha shtetet e botës, duhet t’i kapërcejë disa pengesa të mëhershme!

Territori saj shumë i vogël prej afro 11 mijë km2 është vendi në të cilën janë përplasur tri civilizimet më dominuese të botës. Ortodoksët sllavë kishin push-tuar këtë vend në shekullin XIII-të dhe XIV-të, pastaj ky vend u dominua për pesë shekuj të tjerë nga civilizimi islam deri në vitin 1912 për t’u ripushtuar sër-ish nga ortodoksët sllavë deri në vitin 1999-të. Ky territor tani dominohet nga sistemi perëndimor, i cili me anë të luftës 78 ditore bëri që civilizimi orto-

doks lindor të kapitullojë dhe të tërhiqet nga Kosova.

Në këtë vend jetojnë 90% shqiptarë (98% muslimanë dhe 2% katolikë), 8% serbë (të gjithë ortodoksë) dhe pakicat tjera thuajse të gjithë muslimanë. Si-pas regjistrimit të fundit në këtë vend jetojnë më pak se 1300 ateistë dhe më pak se 1800 të padeklaruar për identite-tin e tyre. Kushtetuta e Kosovës është sendërtuar në saje të propozimeve të ish- presidentit Marti Ahtisari, i cili qe edhe kryenegociatori për Kosovën. Kjo kushtetutë përveç shumë lirive të tjera që ia njeh komuniteteve të ndryshme, ajo njeh edhe liritë fetare, që, fatkeqësisht i ka favorizuar dukshëm ortodoksët serbë.

Duket qartë se populli shumicë për hir të ndihmës së madhe dhe përkrahjes së vazhdueshme të SHBA-ve, ka pran-uar çdo këshillë që i është thënë prej diplomatëve të SHBA-ve dhe të BE-së. Mirëpo gjithashtu duket qartë se edhe pas trembëdhjetë vjetëve ajo nuk ka hequr dorë nga mentaliteti i traditës dhe fesë islame, përkundër përpjekjeve që xhamitë të mbeten vetëm objekte muze e në asnjë mënyrë të ndërtohen të reja.

Nëse bëhet një vlerësim i shkurtër nga e kaluara jo fort e largët, ky pop-ull ka dëshmuar se e do fenë e vet, e do lirinë dhe e do bashkëjetesën me të gjithë të tjerët, të cilët nuk cenojnë natyrshmërinë njerëzore. A mund të mendohet se ky popull është aq naiv sa të mos jetë në gjendje të dallojë sistemin perëndimor dhe atë islam?

A mund t’i besohet atij që thotë se ndjekësit e besimit islam janë shtresa

më e prapambetur dhe e paditur e po-pullit? A mund t’i besohet kësaj thënie kur xhaminë e frekuentojnë politikanë, profesorë universiteti, policë, ushtara-kë dhe të tjerë? Pra, çka i motivon këta të frekuentojnë xhaminë? A thua po ‘paguhen nga arabët’, janë të paudhë apo janë të bindur thellë në fenë e tyre? Pas gjitha analizave hipotetike, rezulton se intelektualët muslimanë kosovarë janë të bindur në besimin e tyre dhe atë e shprehin lirshëm.

Që këtu, ky vend është shumë i për-shtatshëm dhe shumë i dobishëm për studime të nivelit mbarënjerëzor. Pop-ulli shqiptar mbase është populli i vetëm në botë që ka përjetuar thuajse të gjitha sistemet njerëzore me përjashtim të atij budist. Ky popull përkundër goditjeve të mëdha që ka përjetuar vetëm këto dy shekujt e fundit, tregoi se nuk i ka hum-bur shpresat dhe vazhdon të besojë në rikthimin e Drejtësisë Hyjnore-islamin e vërtetë.

A mund të mendohet për një neu-rozë kolektive të këtij populli, apo këtë e bën të qëndrueshme drejtpërdrejt natyrshmëria hyjnore? Nëse konstato-het se kemi të bëjmë me një obsesion të përgjithshëm të këtij populli, atëherë le të vazhdohet me avazin e vjetër. Mirë-po nëse kemi të bëjmë me një popull normal, i cili e ka kuptuar Drejtësinë e Lartë, drejtësi kjo e cila e shtyn ta sfidojë sistemin ekzistues, atëherë intelektualët anekënd botës duhet ta kenë parasysh këtë të vërtetë dhe duhet të analizojnë gjerë e gjatë për të dalë nga projekti pilot në projekt të qëndrueshëm global. n

Page 15: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 15Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

Nexhat IBRAHIMI

I. Vepra “Muhammedi a.s. – Jeta dhe vepra”

Duke lexuar Parathënien e veprës në fjalë në të cilën autori thotë: “Për ty Shkodër, për ty Shqipëri,

për të mëdhenj e të vegjël, për femrat dhe meshkujt, për bijtë tuaj dhe bijat tuaja, që jetojnë në atë vend dhe jashtë atdheut, në të gjitha vendet e botës, të shkëputura prej jush, që jetojnë në strehë dhe koloni të ndryshme, për të gjithë ju, po e paraqes këtë punim”, do të mësojmë çdo gjë për autorin dhe preokupimet e tij, edhe pse jashtë Shkodrës, jashtë Shqipërisë. Madje edhe sikur të shpërn-daheshim në këtë çast pa e thënë asnjë fjalë më shumë, nuk do të mbeteshim të mangët për autorin dhe shpirtin e tij të përvuajtur për atdheun.

Vepra e Shejh Gavoçit “Muhamedi a.s.” është ndër veprat bashkëkohore më të mira të shkruara në këtë lloj kri-jimtarie. Këtë e themi duke u bazuar në faktin se autori me mjeshtri të rrallë ka vjelë nektarin më të mirë nga litera-tura klasike, dhe me një gjuhë të ëmbël, por të fuqishme do të përcjellë porositë e personalitetit më të madh të gjinisë njerëzore, Muhamedit a.s.

II. Disa përsiatje rreth përmbajtjes së veprës

1. Misioni pejgamberik

Nga leximi i tërësishëm i veprës mund të përmbledhim se nga koha kur u paraqit në Tokë, njeriu ka synuar të depërtojë në gjithësi dhe të zbulojë ligjet dhe fshehtësitë e saj. Dhe sa më shumë që njeriu mësonte dhe kuptonte, aq më tepër mahnitej nga madhështia e saj; vet-ja i dukej gjithnjë e më i dobët dhe gjith-një e më pak gjente pretekst për të qenë mendjemadh. Pejgamberi Muhamed a.s. pikërisht i përngjan kësaj gjithësie.

Shkencëtarët e ndryshëm gjatë histo-risë, kanë punuar në mënyrë të zellshme

që të zbulojnë pikëpamje të ndryshme nga humaniteti i madh i Muhamedit a.s., duke tentuar ta kuptojnë sendër-timin e atributeve hyjnore në mendjen, karakterin dhe urtësinë e tij. Edhe pse ata arritën shkallë solide të diturisë, megjithatë shumë syresh iu ka shpëtuar pa i mësuar, ndërsa para tyre është një rrugë ende e gjatë dhe, në fakt, e pafund.

Misioni pejgamberik është dhuratë që nuk mund të arrihet ose të fitohet, por Zoti, me urtësinë e Tij, ia dhuron pejgamberinë atij që është i gatshëm dhe i fuqishëm ta mbajë atë. Ai më së miri e di ku dhe kur do të jetë më i dobishëm dërgimi i pejgamberit. Muhammedi a.s. me të vërtetë ishte i gatshëm t’i përcillte porosinë pejgamberike tërë njerëzisë. Ai ishte i përgatitur ta bartte porosinë e fesë më të përsosur, të bëhej pejgamberi i fundit, dritë unikale e udhëzimit dhe mëshirë për shekuj.

Pagabueshmëria e pejgamberit në dorëzimin e porosisë dhe zbatimin e misionit të besuar hyjnor, është çështje rreth së cilës shkencëtarët janë pajtuar qysh në fillim. Njëherë të zgjedhur në detyrën e pejgamberit, ata nuk kanë kurrfarë kompensimi sepse thirrja pejgamberike dhe zbatimi i detyrave të besuara nuk bartin me vete kurrfarë kompensimi të kësaj bote. Puna e tyre është pasojë e domosdoshme e shpal-ljes së këtillë hyjnore. Sikurse të gjithë njerëzit, edhe pejgamberët në çështje botërore mund të gabojnë, por virtyti i tyre, i bën që Zoti t’ua tërheq vërejtjen, t’i qortojë dhe t’ua përmirësojë gabimin.

2. Misioni i pejgamberit Muhamed a.s.

Muhamedi a.s. qe urdhëruar ta dorëzojë porosinë hyjnore. Por, atij nuk i është thënë si ta bëjë këtë as si t’i mbrojë frytet e punës së tij. Sikurse çdo njeriu tjetër të arsyeshëm dhe të ndjeshëm, atij i është lënë t’i bënte punët e tij ashtu siç i thoshte inteligjenca dhe urtësia e tij. Shpallja të cilën e pranonte, ishte ab-

solutisht e saktë dhe e qartë në aspekt të esencës, unitetit, atributeve dhe ad-hurimit të Zotit. Por, nuk ishte kështu me institucionet shoqërore të familjes, fshatit dhe qytetit, shtetit dhe lidhjeve të tij me institucionet pikërisht të përmen-dura dhe shtetet e tjera. Së këndejmi ka shumë hapësirë për hulumtimin e mad-hërisë së Pejgamberit para zgjedhjes së tij për pejgamber, sikurse edhe pas kësaj zgjedhjeje. Ai u bë i deleguar i Krijuesit të tij, i ftoi njerëzit tek Ai, i mbrojti ata.

Mirëpo, për personalitetin e Mu-hamedit a.s. dhe për raportin e tij me fenë është meritore të flitet në bazë të Kur’anit dhe të Sunnetit dhe në bazë të asaj që për atë e kanë thënë njerëzit në kohë të ndryshme dhe nga pikëpamje të ndryshme.

Një pyetje është interesante: A mund të flitet për pejgamberin Muhamed a.s. në mënyrë meritore sikurse për indi-vidin në fe, sikurse për personalitetin, i cili, që të besojë, nuk ka nevojë për shoqërinë e njerëzve, nuk ka nevojë për bashkësinë, sepse, i gjetur në shoqëri me Shpalljen, për Muhamedin a.s. çdo bashkësi tjetër ishte bërë e tepërt?

Kësaj pyetjeje nuk bën t’i përgjigjemi afirmativisht. Përkundrazi, Kurani flet për Muhamedin a.s. sikurse për njeriun e gjallë dhe për Pejgamberin e Zotit, i cili vepron brenda shumë rrafsheve ndërsjellësisht të lidhura. Feja dhe mis-ioni i tij nuk i përkasin vetëm atij dhe Zotit, por çështja është te jetësimi i fesë së gjallë dhe praktikimi i emaneteve islame në shumë nivele: Për Muhame-din a.s. në Kuran flitet si për njeriun që vepron në fe, në histori, në shoqëri, në familje, në bashkësi.

Pra, Pejgamberi a.s. nga shpella Hira, ku e mori Shpalljen e parë, kthehet në qytetin e Mekës, në mesin e njerëzve të gjallë, kthehet në shoqëri të gjallë njerëzore, e cila jeton me të gjitha prob-lemet e veta.

Për shembull, ai ishte një kryetar familjeje i shkëlqyer dhe do të shërbejë

Muhammedi a.s., frymëzues dhe ndërtues brezash

Një meditim rreth veprës: Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi, Muhamedi alejhisselam – Jeta dhe vepra, Logos-A, Shkup, 2011, fq. 360.

“Ju keni shembull të shkëlqyer në të Dërguarin e Allahut ...”. (El-Ahzab, 21)

Page 16: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA16 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

shembull për të gjithë muslimanët; ai ishte një udhëheqës i shkëlqyer ushtarak, një mjeshtër i luftës, sepse me një grusht njerëzish që i bënin dritë përreth, ai pati shembur tërësisht fronet e mbretërve që i patën shpallur luftë botës dhe sa e sa sundimtarë i pati kthyer në skllevër.

Nga veprat e sires (jetëshkrimit) shohim se Muhammedi a.s. nuk ishte mistik, që nga vetmia e tij dhe shoqëri-mi me Fshehtësinë Hyjnore, do t’i kun-dronte njerëzit dhe qytetet, ndonëse në jetën e tij kishte shumë hollësi të cilat mistikët muslimanë i kanë marrë si par excellence mistike.

Muhamedi a.s. po ashtu nuk është as elitist, filozof (i historisë ose i shoqërisë), i cili, falë meditimeve, do të jepte sisteme të gatshme për shoqërinë njerëzore, ndonëse në jetën e tij vrojtojmë dhe lexojmë edhe një filozofi madhështore të Islamit.

Ai nuk është as revolucionar, i cili me një goditje rrënon çdo gjë të vjetër, të trashëguar dhe shkatërron tërë të kalu-arën, për favor të ndërtimit të së resë.

Përkundrazi, ai është i dërguar i Al-lahut, i cili e pranon Shpalljen në vazh-dimësi në 23 vjet, që atë dhe parimet e saj i mbjellë dora-dorës te njeriu dhe në shoqërinë njerëzore. Gjatë tërë kësaj kohe edhe vetë Muhamedi a.s. është ai i cili i jetëson parimet e Shpalljes, i jetëson, duke i mbjell në zemrën e tij, në veprën e tij dhe në mesin e njerëzve.

Nëpërmjet ajeteve të shumta kuranore ne mund ta rindërtojmë këtë shumësi nivelesh të veprimit, të domethënieve dhe të rrezatimeve të personalitetit të Pejgam-berit të Allahut - Muhamedit a.s. Para së gjithash, feja islame as për të nuk është profesion; për të Islami është feja e tij, të cilën atij ia shpallë Allahu i dashur dhe në të cilën vetë Muhamedi a.s. beson. Ai vetë është, pra, pejgamber i Allahut, i të tjerëve, por edhe i vetvetes. Madje, së pari për vetveten.

Është karakteristike se Kurani në peri-udhën e hershme të Shpalljes së Kuranit i jep zemër dhe e përkrah Muhamedin a.s.:

“... Ti nuk ke ditur ç’është libri as ç’është besimi, por ne e kemi bërë atë të ndritshëm me të cilin udhëzojmë ata robër tanë që dëshirojnë.” (Esh-Shura, 52).

“Zoti yt nuk të ka lënë pas dore dhe nuk të ka urrejtur.” (Ed-Duha, 3).

“A nuk ishe bonjak, e ai të ofroi stre-him.” (Ed-Duha, 6).

“Ke qenë edhe i varfër , e të bëri të pasur.” (Ed-Duha, 8).

Në këtë periudhë të hershme të fesë dhe misionit të Muhamedit a.s. shpallja ngan-jëherë drejtpërdrejt i drejtohet intimisht:

“A e di ç’është ferri (Sekar)?” (El-Mu-deththir, 27).

“Ç’është Çasti i fundit (Kariatu)?” (El-Kariatu, 2).

“... Çka është Dita e Gjykimit.” (El-Infitar, 17).

Këto pyetje të drejtpërdrejta nuk bëheshin vetëm për t’iu dhënë përgjigje Muhamedi a.s., por edhe që ai të hynte nëpërmjet tyre në fushën e besimit dhe të përgjegjësisë, përgjegjësisë perso-nale, përballë asaj çka do të pasonte më vonë, së pari për të e më pastaj edhe për njerëzit tjerë.

Për shembull, shumë herë është dashur ta kalojë një pjesë të natës i zgjuar dhe ta shqiptojë Kuranin qartë e me kujdes (El-Muzemmil, 2-4), t’i pas-trojë rrobat e tij (we thijabeke fetahhir) (El-Mudeththir, 4) dhe të tregohet i duruar në atë që kërkohet prej tij (we lirabbike fasbir) (El-Mudeththir, 7).

Biografët e Muhamedit a.s. pohojnë se vështirësitë personale të Muham-medit a.s. në këtë periudhë ishin shumë të rënda. Shpeshherë Muhamedi a.s. druante për suksesin e misionit. Nuk është i drejtë mendimi i disa literalistëve që pohojnë se Pejgamberi a.s. nuk ka ndier frikë. Një varg ajetesh kuranore tregojnë se Muhamedi a.s., por edhe pejgamberët e tjerë më herët, kanë qenë njerëz dhe kanë ndier frikë dhe drojë. Situata në Taif, por edhe raste të tjera, pastaj martesa, fëmijët, dalja në treg të Mekës, vdekja, tregojnë se Muhamedi a.s. ishte njeri sikurse të gjithë njerëzit e tjerë, por edhe pejgamber.

Analet e Muhamedit a.s. dëshmojnë se është gabim të flasësh për personal-itetin e Muhamedit a.s. me hiperbol-lizim dhe hipostazim. Është gabim që të flasësh për Muhamedin a.s. si për një person mistik, me fuqi të mbinatyrshme dhe të çuditshme. Fakti se Muhamedi a.s., sipas një kronisti pedant, kishte 9 shpata, tri shtiza, tri harqe, shtatë mbu-roja, tre mbrojtës e të tjera, flet se ai vetë kishte ndërmarrë të gjitha masat njerëzore për t’u mbrojtur. Mrekullia e tij e vetme e përhershme ishte Shpallja e Kuranit.

Literatura mitike dhe legjendare mbi Muhamedin a.s., të cilën e lexojmë në vepra të ndryshme, nuk i kontribuon personalitetit të vërtetë të Muhamedit a.s.. Po t’i posedonte ato fuqi të mbi-

natyrshme, ai do t’i shmangej lëndimeve në Mekë, Taif, Uhud, sëmundjes nga mi-shi i helmuar e të tjera.

Muhamedi a.s. dallon prej njerëzve vetëm në pranimin e shpalljes dhe në komunikimin e saj. Dallon që ka kon-taktuar drejtpërdrejt me Xhibrilin. Dal-lon sepse morali i tij ishte vetë Kurani. Gabimi qëndron në faktin se disa di-jetarë muslimanë kanë dashur ta shohin personalitetin e Muhamedit a.s. me çdo kusht si të mbinatyrshëm, personalitet të “kristianizuar”. Muhamedi a.s. nuk është “Fjala e Zotit” sikurse thuhet për Isain a.s. (En-Nisa, 171), as transmetues i thjeshtë, të cilit nuk i intereson se ç’po ndodh rreth tij. Vetë jeta e tij është një formë e Kuranit, e Kuranit të aplikuar.

Është e domosdoshme të thuhet se Muhamedi a.s. është pejgamber, “ardhja e të cilit është lajmëruar si sihariq nga kulla e pejgamberisë së të gjithë pejgam-berëve të ardhur para tij”. Muhamedi a.s. njëson në tërësi shumicën e traditës së pejgamberëve të kaluar. Ai agjëron agjërimet e tyre të obligueshme dhe të paobligueshme, bën hixhretin, sepse për

Page 17: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 17Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

suksesin e fesë së tyre, këtë e bënë edhe Ibrahimi, Musai dhe shumë të dërguar të Zotit.

Muhamedi a.s. ishte personifikim i tri synimeve zanafillore, të cilat i njohim nëpërmjet Musait, Isait dhe vetë Mu-hamedit a.s. Derisa judaizmi në mesin e këtyre tri religjioneve paraqiste “ten-dencën e majtë”, Zotin e drejtësisë dhe Shpëtimtarin e botës së dukshme, kurse kristianizmi “tendencën e djathtë” dhe Zotin e dashurisë, simbiozën e tyre të fatshme, do ta bëjë Islami me Muha-medin a.s., duke u bërë religjion i botës dhe i shpirtit.

Kurani i pranon, në parim, të gjitha këto ngjashmëri me vetë aktin e urd-hëresës që Muhamedi a.s. me pjesëtarët e vet, të kthehet një kohë në namaz drejt Jerusalemit. Të kuptohet ky akt si duhet, domethënë të bëhemi të vetëdijshëm se Jerusalemi me Tempullin e vet është trashëgimtar i madh i monoteizmit dhe se urdhëresën e të kthyerit në namaz drejt Mekës, Islami nuk e ka futur de-risa nuk ua ka bërë paraprakisht, me respekt të madh, me dije muslimanëve

se Ibrahimi, Musai, Isai dhe pejgamberë të tjerë prej Zotit kanë sjellë të vërtetën e njëjtë, unike në boshtin e saj dhe të amshueshme.

Ajeti kuranor “Ty nuk do të thuhet asgjë që nuk u është thënë pejgamberëve përpara teje” (Fussilet, 43), duhet ko-mentuar edhe në mënyrë që të gjithë të dërguarve të Zotit, marrë së bashku, Allahu ua komunikoi atë që Muhamedit a.s. të vetëm ia komunikoi në tërësi. Për këtë arsye ai është i zgjedhur, sepse këta pejgamberë e paralajmërojnë atë, kurse ai e konfirmon, e vulos dhe e përmbaron misionin e tyre.

Muhamedi a.s. është pejgamberi i vetëm i dërguar prej Zotit, të cilin e ka paralajmëruar çdo pejgamber i mëher-shëm. Edhe libri i shenjtë Indus Bhav-ishya Purana pohon:

“Do të paraqitet mësuesi shpirtëror, me shokët e tij, dhe do të quhet I Lavdëru-ari (Ahmed, Paraklete)”.

Në librin e shenjtë të fesë së vjetër persiane, Dasatir, shkruan:

“Kur persianët të bien poshtë në mor-al, do të lind një njeri në Arabi pasuesit

e të cilit do ta rrëzojnë fronin dhe fenë e tyre, kurse pushtetarët krenarë do të ngadhënjehen. Shtëpia, e cila ka qenë e ndërtuar dhe në të cilën shumë idhuj janë vendosur, do të pastrohen nga ata dhe njerëzit asaj do t’i drejtohen gjatë kohës së lutjes. Pasuesit e saj do t’i nënshtrojnë qytetet e Persisë dhe përreth saj. Njerëzit do të përzihen ndërmjet tyre. Njerëzit e ndershëm të Persisë dhe të tjerët do t’u bashkohen pasuesve të tyre.”

Në Bibël, librin hebraik dhe kristian, në Ligjin e Përsëritur shkruan:

“Do të ngre një pejgamber në mesin e vëllezërve të tyre, sikurse ti. Do t’i vë fjalët e Mia në gojën e tij, që t’ua thotë të gjitha që ia urdhëroj. E nëse askush nuk i dëgjon fjalët e Mia që Pejgamberi do t’i thotë në emrin Tim, ai do të përgjigjet para meje.” (18, 18).

Edhe Isai a.s. e paralajmëron dhe ga-ranton ardhjen e Muhamedit a.s. si fund të historisë, ose si fund të pejgamberisë dhe dërgueshmërisë:

“Kam edhe shumë të tjera për t’ju thënë, por tani s’mund t’i kuptoni. E kur të vijë ai – Shpirti i së Vërtetës – Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të vërtetën.” (Gjoni, 16, 12, 13).

Isai a.s., në Ungjill, pohoi: “Unë po shkoj që të vijë i zoti i kohës”.

(Gjoni, 16, 8).

Në fundNë themel të kulturës dhe qytetërim-

it të botës islame është mendim unikal në mesin e dijetarëve muslimanë mbi ndikimin madhështor me të cilin rreza-ton paraqitja e Muhamedit a.s. Ai është lajmëtari i Allahut, lajmëtari i fesë së Allahut, të cilin mund ta marrim si sh-embull sepse në personalitetin e tij ka personifikuar jetën e shumë pejgam-berëve dhe njerëzve të mirë. Mund ta marrim shembull si baba, bashkëshort, mik, komandant, imam, luftëtar të fesë, të jetës dhe të nderit, mbrojtës i të dob-tëve dhe mbrojtës së botës shtazore dhe bimore, të dukshme dhe të padukshme.

Muhamedi a.s. nuk e themeloi në Medinë shtetin, por Ummetin – Bash-kësinë, shumë më të madhe e më të rëndësishëm se shteti. Sepse, ... Ummeti nuk zhduk nacionalen, por e liron njer-iun nga robërimi i nacionales. Ummeti nuk i toleron bashkësitë e tjera fetare, por i pranon ato. Islami i ka borxh in-stitucionit të ummetit, kurse ummeti ia ka borxh institucioneve të Islamit plan-etaritetin dhe universalitetin e tij. n

Page 18: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA18 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

‘Shteti i Palestinës” ekzistonDerisa OÇP-ja do të vazhdojë t’i përfaqësojë palestinezët, të jetuarit në këtë shtet do të çojë në marrjen e pasaportave të reja palestineze

John V WHITBECK

Më 3 janar, Mahmud Abaz, duke vepruar në bazë të ingerencave të tij si President i shtetit të Pal-

estinës dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OÇP), nënshkroi “Dekretin nr. 1 për vitin 2013”. Derisa ai po e bënte këtë me një ceremoni minimale ose fanfarë, ndryshimi i formalizuar nga ky dekret nuk do të duhej ta befasonte askënd, pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me shumicë votash e ngriti statusin e Palesti-nës në OKB “si shtet vrojtues”, ndryshim ky potencialisht historik.

Me këtë dekret, “Autoriteti pal-estinez”, i krijuar për një periudhë të “përkohshme” për pesë vitet pasuese nga Deklarata e “Oslos” mbi Parimet e nënshkruara në oborrin e Shtëpisë së Bardhë në shtator 1993, ka qenë zëvendësuar e absorbuar si “Shteti i Palestinës”, i shpallur në nëntor 1988, i njohur diplomatikisht nga 131 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së dhe mbështetur së fundmi nga vota e Asam-blesë së Përgjithshme me një shtim të 28 shteteve që ende formalisht nuk e kanë njohur diplomatikisht atë.

Pas citimit të Rezolutës së 29 nëntorit të Asamblesë së Përgjithshme, neni 1, i cili thotë: “Dokumentet zyrtare, vulat, nënshkrimet dhe letrat me kokë të in-stitucioneve zyrtare dhe kombëtare të Autoritetit Kombëtar Palestinez duhet të ndryshojnë emrin ‘Autoriteti Kombëtar Palestinez’ kudo që shfaqet me emrin ‘Shteti i Palestinës’ dhe të bëjnë adopti-min e emblemës së shtetit të Palestinës.” Duke rrumbullakuar nenin 4, citojmë: Të gjitha autoritetet përgjegjëse, secila në fushat përkatëse, duhet ta zbatojnë këtë Dekret, duke filluar nga ajo datë.”

Në korrespondencën e tij, Jaser Arafat e kishte bërë shprehi t’i shkruante që të tria – Kryetar i Shtetit të Palestinës, Kry-etar i Komitetit Ekzekutive të OÇP-së dhe Kryetar i Autoritetit Kombëtar Palestinez (sipas këtij rendi të përparësisë). Është legale edhe politikisht e vlefshme që, në nënshkrimin e këtij dekreti, Mahmud Abaz, ka shkruar dy titujt e parë. Kali i Trojës i quajtur “Autoriteti Palestinez” në

pajtim me marrëveshjet e përkohshme të Oslos dhe “Autoritetit Kombëtar Palesti-nez” nga palestinezët, pati shërbyer me qëllimin që t’i paraqesë institucionet e Shtetit të Palestinës si tokë e Palestinës, tashmë ka pushuar së ekzistuari.

Nuk është më e nevojshme për një udhëheqës palestinez, që të jetë tre-kokësh ose tre-pozitësh. Derisa OÇP-ja do të vazhdojë t’i prezantojë palestine-zët gjithkund, këta palestinezë që jeto-jnë në Shtetin e Palestinës (territori i së cilës është i përcaktuar nga Rezoluta e 29 nëntorit e Asamblesë së Përgjithshme si “Territori palestinez i okupuar që nga 1967-ta”) ose të cilët, jetojnë tjetërkund, do të jenë mbajtësit krenar të pasaportave të Shtetit të ri të Palestinës dhe të cilët do të përfaqësohen nga Shteti i Palestinës.

Ndoshta për shkak, të paktën pjesër-isht, mënyrës së kufizuar në të cilin ndodhi ndryshimi, ka zgjuar pak vë-mendje prej medieve ndërkombëtare, madje edhe nga qeveritë e Izraelit dhe Amerikës. Kjo nuk është domosdosh-mërisht zhgënjyese, meqenëse pranimi pasiv është qartësisht më i pranueshëm sesa refuzimi i tërbuar.

Raportimet e pakta dhe të shkurta mediale të ndryshimit tentojnë ta karak-terizojnë atë si “simbolik”. Do të mundej – dhe do të duhej – të bëhej më shumë se aq. Nëse udhëheqësia palestineze luan letrat e saj me mençuri, do të mund – dhe do të duhej – të paraqiste një pikë kthese për një të ardhme më të mirë.

Shteti i Palestinës tanimë ekziston në tokën e Palestinës – megjithëse ende, në nivele e rrethana të ndryshme, në një okupim ndërluftues nga Shteti i Izraelit.

Në rezolutën e saj të 29 nëntorit, Asambleja e Përgjithshme “Konfirmon vendosmërinë e saj të kontribuojë në arritjen e të drejtave të detyrueshme të popullit palestinez dhe arritjen e një marrëveshje paqësore në Lindjen e Mesme që i jep fund okupimit që fil-loi më 1967 dhe plotëson vizionin e dy shteteve, një Shteti të Palestinës, i pa-varur, sovran, demokratik, të puthitur dhe të zbatueshëm, që jeton krah për krah në paqe dhe siguri me Izraelin, në bazat e kufijve të para-1967-s”.

Anëtarët e komunitetit ndërkom-bëtar duhet tani që të tregojnë vend-osmërinë e tyre jo vetëm në fjalë, por edhe në punë dhe veprime. Në botën e cila pretendon të zbatojë të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Kartën e OKB-së, oku-pimi i vazhdueshëm armiqësor i një shteti ndaj një shteti tjetër, është i papër-fytyrueshëm. Fakti se okupimi izraelit i Palestinës është lejuar të zgjasë, zgje-rohet dhe shtrihet për më tepër se 45 vite praqet një pikë të zezë të tmerrshme kundër njerëzimit. Ky okupim duhet të marrë fund. n

John V Whitbeck është një avokat ndërkombëtar i cili ka shërbyer si këshill-tar ligjor në ekipin bisedues palestinez në

negociata me Izraelin. /Al-Jazeera/

Page 19: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 19Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

Luftë në MaliAmel ILMIU

Mali është një vend afrikan që u pavarësua në vitin 1960. Këtyre ditëve luftëtarët mus-

limanë morën në duart e tyre pjesët veriore të vendit dhe bëjnë përpjekje për të avancuar drejt Bamakos. Grupet kryengritëse e quajnë vetën Ansar Al Dine (Mbrojtësit e besimit), Lëvizja për Xhihad në Afrikën Perëndimore dhe Al Qaida në Magrebin Islamik. Këto or-ganizata angazhohen për aplikimin e ligjit islam.

Megjithatë dërgimi i trupave franceze në Mali ka tendosur situatën atje. Justi-fikimi medial për këtë ndërhyje është për shtypje të ‘islamikëve’, ndërkoha që interesi i Francës është rreth burimeve të naftës dhe uraniumit që i rrezikohen nëse bëhet ndonjë rizgjim intelektual dhe kulturor i muslimanëve. Pas disa ditë bombardimesh për të penguar lufëtart muslimanë nga pushtimi i të gjithë Malit, Franca premtoi se do të mbajë trupat e veta atje deri sa ish-kolonia e saj në Afrikën Perëndimore të jetë në gjendje të qëndrojë vetë. Por se sa kohë do të kërkohet për ta arritur këtë, është zor të parashihet. Lufta më e fundit e Af-rikës mund të testojë strategjinë aktuale të Francës, që deri më sot ka kërkuar largimin nga kolonitë. Kjo luftë mund të përcaktojë rolin e Francës në Afrikë për

shumë dekada. Franca intervenimin e saj e sheh si rastin më të mirë dhe shans të shpëtimit të një vendi nga destabilizimi që mund të shkaktohet nga armët që rrodhën prej konfliktit të Libisë në vitin 2011, një konflikt që Franca e ndihmoi. Por nëse gjërat shkojnë keq, kjo mund ta ngarkojë Francën me akuza për politikë neokolonialiste në një kontinent që ajo e dëshiron ta ketë si një partner tregtar për të lulëzuar ekonominë e vet në rënie. Kur Franca filloi sulmet ajrore në Mali dhe dërgoi trupa tokësore, qeveria këmbën-guli se dëshironte t’ia kalonte përgjegjësi-në sa më parë fqinjëve të Malit. Gjithsesi, së fundmi Presidenti Francois Hollande lajmëroi se do të qëndrojë mjaftueshëm gjatë derisa të shpëtojë Malin nga kry-engritësit dhe të sigurojë stabilitet. Ky qëndrim afatgjatë jo domosdoshmër-ish bie në konflikt me deklaratën e mëhershme për kalimin e kryesisë së trupave paqeruajtëse te vendet afrikane sa më parë të jetë e mundur. Por Hol-lande sugjeroi tri faza të këtij misioni: një fazë e parë njëjavore, përgjithësisht sulme ajrore për t’u shkaktuar dëme të mëdha kryengritësve muslimanë; një mbështetje vendimtare për trupat afri-kane në një luftë të ashpër tokësore për të kapur qytetet kryesore të veriut; dhe, në fund, një mision pa afat për stabilizim, për të mbrojtur 6 mijë nënshtetasit e vet dhe për të garantuar se kaosi nuk do të

rikthehet. Kjo është nëse gjithçka shkon mirë. Por në çdo fazë, Hollande, i cili po bën luftën e parë që kur erdhi në pushtet, do të përballet me të papritura që mund të ndryshojnë axhendën e tij kohore. Franca hodhi trupa të superpërgatitura dhe mjete të teknologjisë së shkëlqyer, përfshirë avionë “Rafale” dhe “Mirage”, duke bllokuar me shpejtësi avancimin e kryengritësve muslimanë në jug dhe duke shkatërruar shumë baza të tyre, si dhe rezervat e municioneve e karbu-rantit me goditje ajrore në veri. Franca mund të mbështetet tek informacioni i grumbulluar nga avionët e saj pa pilot Harfang dhe te 800 ushtarët që janë zh-vendosur, disa prej tyre nga misionet në Çad dhe në Bregun e Fildishtë. Të tjerë, përfshirë njësi të regjura nga betejat në Afganistan, do të rrisin praninë në 2500 ushtarë. Por Franca është e vendosur në vendimin për ta transferuar drejtimin e operacionit te trupat e premtuara nga grupimi rajonal i Afrikës Perëndimore dhe tek ushtria e Malit, të cilën Bashkimi Europian ka premtuar ta trajtojë dhe ta ngrejë në standardet e nevojshme për betejë. Por as Afrika Perëndimore dhe as BE-ja nuk janë njoftuar për vendime të shpejta ose zbatim të shpejtë të urdhrave në terren. Mirëpo Franca nuk dëshiron të veprojë e vetme në Mali. Ajo ka marrë dritën jeshile nga Këshilli i Sigurimit për intervenim ushtarak, kurse ndërhyri me

Page 20: Revista Paqja, nr. 69

20 DHJETOR'12/JANAR'13nNr. 68 PAQJA

urgjencë për të ndalur militantët musli-manë nga pushtimi i kryeqytetit të këtij vendi dhe ka hapur bisedime me Gjer-maninë e vende të tjera për të kërkuar mbështetje për operacionet e saj në Afrikë. Ndihma nga vendet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Belgjika, Kanadaja dhe Danimarka, kanë bërë që trupat afrikane të mbërrijnë në Mali brenda pak ditësh, ndërsa i gjithë kontingjenti prej 3 mijë trupash do të jetë gati brenda pak javëve. Por do të duhen edhe shumë javë të tjera para se misionet e trajnimit të BE-së do të japin frute. Një diplomat europian thotë se në rastin më të mirë, misioni i trajnimit do të nisë nga shkurti i vitit të ardhshëm. Por edhe në rast se gjithçka shkon mirë, trupat e Afrikës do të për-ballen me shkretëtirën, ndërkohë që janë stërvitur në territore savane, shumë të ndryshme nga kushtet ku do të duhet të

luftojnë. Nigeria, një shtet i fuqishëm i rajonit, pranon se trupat e saj nuk dinë sesi të mbrojnë armatimet nga rëra dhe se përballen me militantë që jetojnë në Sahara. Në të gjitha rastet, ekspertët besojnë se lufta e saponisur nuk do të jetë një shëtitje e shkurtër. Rrezistenca e luftëtarëve muslimanë ka çuditur forcat franceze, kështu që pritet që sfida të jetë edhe më e madhe. Duket se kryengritësit në Mali janë të armatosur mjaft mirë. Në Bamako në të gjitha anët flitet se luftëtarët muslimanë po përkrahen nga Algjeria. Të gjithë udhëheqësit e tri grupeve kryengritëse, gjatë karrierave të tyre shumëvjeçare kanë pasur kon-takte me shërbimin e fshehtë algjerian, DRS. Se a kanë edhe sot kontakte, kjo nuk dihet. Megjithatë, një gjë është e qartë, pa mbështetje logjistike nga ana e ndonjë shteti, islamistët nuk do të ishin në gjendje të kontrollonin territorin, i

cili është dy herë më i madh se Gjerma-nia. Edhe Katari dyshohet se po i ofron mbështetje luftëtarëve muslimanë. Flitet se ky shtet ka siguruar teknologjinë për komunikim dhe se i ka ofruar mbështetje financiare kryengritësve. Pavarësisht justifikimeve të Francës, ajo shihet si një pushtim neo-kolonialist. Në anën tjetër Hollande Presidenti i Francës u pati premtuar në fushatën elektorale të 2012 se do t’i tërheq trupat ushtarake franceze nga Afganistani, por tani me pushtimin në Mali mund të ulë shumë përkrahjen në mes popullit francez. Për qeveritarët francezë lufta në Mali është kthyer në këtë mënyrë në një luftë tjetër të gjatë kundër ekstremizmit islamik, ku fushëbeteja kryesore do të jetë zona e Afrikës Perëndimore. Franca ka në plan të dërgojë 2500 trupa në Mali, por këta trupa sipas ekspertëve ushtarakë nuk janë të mjaftueshëm për të vendo-sur nën kontroll një territor të gjerë në Sahara, që është më e madhe sesa sipër-faqja e Francës. Më herët, strategjia e vendeve perëndimore qe ngarkimi i vendeve fqinje me Malin me detyrën për të mposhtur luftëtarët muslimanë, të cilët, kësaj here janë më të armato-sur sesa më parë. Por vendet e Afrikës Perëndimore nuk disponojnë pajisjet e nevojshme ushtarake dhe as fuqinë eko-nomike për të ndërmarrë operacione në shkallë të gjerë. Luftëtarët muslimanë në Mali duket se po përdorin territo-rin e vendeve fqinje si Mauritania për të transportuar trupa duke shmangur avionët bombardues francezë. n

Page 21: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA 21Nr. 69 n JANAR/SHKURT'13

Ismail R. El FARUKI

Islami solli kërkesën për një mënyrë të re të shprehjes estetike. Muslimanëve të rinj u nevojitej një metodë estetike

që do të mund t’i përmbushte synimet e mendimit estetik dhe kënaqësi që do ta përforconte ideologjinë themelore dhe strukturat e shoqërisë dhe do të ishte një kujtim i vazhdueshëm i parimeve të saj. Veprat e tilla të artit do të përforco-nin vetëdijen për këtë Qenie transcen-dente, përmbushja e vullnetit së të cilës ishte qëllimi përfundimtar, raison d’être i ekzistencës njerëzore. Ky orientim dhe synim i estetikës islame nuk do të mund të arrihej nëpërmjet pikturimit të njeriut dhe natyrës. Ai do të mund të realizohej vetëm nëpërmjet soditjes së krijimeve artistike që do ta drejtonin perceptue-sin drejt nuhatjes së vetë të vërtetës, se Allahu është aq ndryshe nga krijimi i Tij, saqë është i papërfytyrueshëm dhe i pashprehshëm.

Kjo thirrje për kreativitet estetik u pranua nga muslimanët e hershëm. Ata punuan me motive dhe teknika të njohura nga paraardhësit e tyre semitë, bizantinë dhe sasanidë; dhe ata zhvil-luan motive, materiale dhe teknika të reja. Këto forma të reja siguruan një unitet themelor estetik brenda botës muslimane, pa suprimuar ose ndaluar varietetet rajonale.

Arti islam duhej të përmbushte im-plikimet mohuese përtej deklaratës La ilahe il-la Allah – se nuk ekziston Zot përveç Zotit dhe se Ai është plotësisht i ndryshëm nga njeriu dhe i ndryshëm nga natyra. Por, ai gjithashtu duhej të shprehte dimensionin pozitiv të tevhidit – të theksonte jo atë që Zoti nuk është, por atë që Zoti është. Ndoshta aspekti më i spikatur i Transcendencës, të cilën më-soi doktrina islame, ishte se Zoti është i pafund në çdo aspekt – në drejtësi, në mëshirë, në njohje, në dashuri. Sado që njeriu mund të përpiqet plotësisht që të numërojë atributet e shumta të Tij, ose të përshkruajë cilindo nga këto atrib-ute të përdorura për Të, përpjekja do të përfundonte në dështim. Cilësitë e Tij janë gjithmonë përtej të kuptuarit dhe të përshkruarit njerëzor. Modeli, i cili nuk ka fillim dhe nuk ka fund, i cili jep përshtypjen e pafundësisë, është si rrjed-

him mënyra më e mirë për ta shprehur në art doktrinën e tevhidit. Nëpërmjet këtyre modeleve të pafundme mund të përjetohet përmbajtja e pakapshme e mesazhit islam.

Arti i muslimanëve shpesh është për-caktuar si art i modelit të pafundmë ose si “art i pafundësisë.” Nëpërmjet soditjes së këtyre modeleve të pafundme, mend-ja e marrësit kthehet drejt Hyjnores dhe arti bëhet një përforcim dhe një rikujtim i besimit fetar.

Për muslimanin, natyra është pjesë e krijimit të kapshëm të Zotit, njëlloj reale, aktuale dhe e mrekullueshme sa edhe njerëzimi dhe bota shtazore. Në fakt, natyra konsiderohet si një dëshmi e fuqisë dhe bamirësisë së Krijuesit. Për muslimanin, natyra, ndonëse e shkëlqyeshme në shumëllojshmërinë dhe perfeksionimin e saj, është vetëm teatri në të cilin njerëzit veprojnë për të përmbushur vullnetin e sferës, ose shka-kut më të lartë. Zoti, për muslimanin, është ky Shkak më i lartë, “i Vetmi më i Madhi.” Allahu Ekber është eksklama-cioni musliman i kudondodhshëm i vlerësimit, admirimit, falënderimit dhe frymëzimit që shpreh ky besim. Ndërsa kulturat dhe popujt e tjerë mund ta kenë vlerësuar njeriun si “masë të të gjitha gjërave”, ose natyrën si përcaktuesen themelore, përqendrimi i muslimanit te Zoti ka qenë në transcendencën e Tij

të pakompromis. Prandaj, arti islam ka një synim të ngjashëm me atë të Kuranit – të mësojë dhe përforcojë te njerëzimi perceptimin e transcendencës hyjnore.

Karakteristikat e shprehjes estetike të tevhidit

Abstraksioni Modelet e pafundme të artit islam janë, para së gjithash, abstrakte. Megjithëse paraqitja figura-tive nuk mungon plotësisht, ekziston përgjithësisht një provë e paktë se figurat natyraliste janë të rralla në artet islame. Madje edhe kur përdoren figura nga natyra, ato i nënshtrohen çnatyralizmit dhe teknikave të stilizimit, që i bën ato më të përshtatshme për rolin e tyre si mohuese të natyralizmit, sesa si pasqy-rime besnike të fenomeneve natyrore.

Struktura modulare. Vepra e artit islam përbëhet prej pjesëve ose modu-leve të shumta, të cilat kombinohen për të paraqitur dizajnin më të lartë. Secili prej këtyre moduleve është një entitet që bart një masë të klimaksit dhe per-feksionit, që e lejon atë të perceptohet si një njësi shprehëse dhe e kënaqshme nga ana e vet, si edhe si pjesë e rëndësishme e kompleksit më të madh.

Kombinimet e njëpasnjëshme. For-mat e pafundme të zërit, të të parit dhe të lëvizjes dëshmojnë kombinimet e njëpas-njëshme të moduleve themelore dhe/ose të përsëritjeve të tyre. Në këtë mënyrë,

ARTI I PAFUNDËSISË

Page 22: Revista Paqja, nr. 69

PAQJA22 JANAR/SHKURT'13 n Nr. 69

formohen kombinimet më të mëdha të shtuara, të cilat bartin statusin dhe iden-titetin e tyre të pavarur. Kombinimet një pas një më të mëdha në një vepër të ar-tit islam në asnjë mënyrë nuk e prishin identitetin dhe karakterin e njësive më të vogla prej të cilave ato përbëhen. Madje kombinime të tilla më të gjera mund, në kthim, të përsëriten, të ndryshohen dhe të bashkohen me entitete të tjera më të vogla ose më të mëdha, me qëllim që të formojnë kombinime akoma më komplekse. Kështu modeli i pafundmë ka qendra të shumta të interesit este-tik, “pamje” të shumta për t’u përjetuar, ashtu sikurse përjetohen kombinimet e njëpasnjëshme të moduleve, entiteteve, ose motiveve më të vogla. Asnjë dizajn nuk ka një pikë të vetme të prirjes estetike ose zhvillimit progresiv drejt një vatre kulmuese a për-fundimtare. Në vend të kësaj, dizajni islam ka një numër të pashtershëm të qendrave ose vatrave të interesit dhe një formë të perceptimit të brendshëm, që e sfidon caktimin e një fillimi ose fundi vendimtar.

Përsëritja. Karakter-istika e katërt, që kërkohet me qëllim që të krijojë përshtypjen e pafundësisë në një objekt arti, është niveli i lartë i përsëritjes. Kombinimet shtuese të artit islam përdorin përsëritjet e motiveve, të moduleve struk-turore dhe të kombinimeve të tyre të njëpasnjëshme, të cilat duken se vazhdojnë ad infinitum. Abstraksioni rritet dhe përforcohet nga ky kufizim i dallimit të pjesëve përbërëse. Ai pengon çfarëdo moduli në dizajn të marrë për-parësi ndaj tjetrit.

Dinamizmi. Dizajni islam është “dinamik”, pra ai është një dizajn që duhet të përjetohet gjatë kohës. Boas-i i ka përshkruar veprat e artit si të bazuara ose në kohë ose në hapësirë. Për të, artet e bazuara në kohë përfshijnë letërsinë dhe muzikën, ndërsa artet e hapësirës janë ato të arteve vizuale dhe arkitek-turës. Vallëzimi dhe drama kategorizo-hen, nga Boas-i, si arte që përdorin edhe elemente kohore, edhe elemente hapësinore. Megjithëse ky përshkrim mund të tregohet i kuptimshëm për klasifikimin e arteve perëndimore, ai tregohet çorientues për të kuptuarit e

arteve islame. Këtu, natyrisht, aplikohen aspektet sipërfaqësore, ose të dukshme, të kohës dhe hapësirës. Një vepër letrare ose muzikore, për shembull, normalisht përjetohet nëpërmjet një serie ngjarjesh temporale estetike. Në rastin e letërsisë, produkti i artit përjetohet ose nëpër-mjet leximit, ose nëpërmjet dëgjimit të recitimit të tij; në rastin e muzikës, nëpërmjet pjesëmarrjes ose dëgjimit të një performance. Zakonisht, më e pakta, performanca muzikore mund të “lexo-het” nga një partiturë. Nga ana tjetër, të gjitha artet vizuale dhe monumentet

arkitekturale shfrytëzojnë hapësirën. Ato zotërojnë hapësirë fizike dhe përdorin elementet hapësinore (pi-kat, vijat, format dhe volumet) për kri-jimin e tyre.

Përveç karakteristikave të jashtme temporale ose hapësinore të përmendu-ra më sipër që ka – karakteristika këto që mund të vlerësohen si universalisht relevante –çdo vepër e artit islam merr pjesë, në një nivel më të pakapshëm, në një orientim të fuqishëm dhe ndoshta unik temporal. Në fakt, artet vizuale në kulturën islame, ndonëse kanë të bëjnë

me elemente hapësinore, nuk mund të përjetohen siç duhet përveçse gjatë ko-hës. Modeli i pafundmë kurrë nuk mund të kuptohet me një shikim të vetëm të shpejtë, në një moment të vetëm, me një vështrim të vetëm të pjesëve të tij të llojllojta. Në vend të kësaj, ai e tërheq syrin dhe mendjen nëpërmjet një serie pamjesh ose perceptimesh, që duhet të kuptohen në mënyrë serike. Syri lëviz nga modeli në model, nga qendra në qendër, në një dizajn dydimensional. Monumenti arkitektural përjetohet gjatë lëvizjes së njëpasnjëshme përmes dhomave të tij, korridoreve, ndarjeve me kube, ose nënndarjeve të tij. Madje, ndërtesa, ose kompleksi i ndërtesave, nuk kuptohet nga

larg si një tërësi, por e bën të nevojshëm përjetimin e tij gjatë kohës derisa

vizitori lëviz përmes shumë seg-menteve dhe apartamenteve të

tij. Arti piktorial i miniaturës paraqet gjithashtu një seri karakteresh, ose skenash, që duhet të përjetohen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe të pandërprerë, ashtu si në artet kohore të letër-sisë, të shprehjes muzikore ose të vallëzimit. Edhe kur u përket arteve të ashtuquajtura hapësinore, edhe kur u përket arteve kohore, vepra e artit islam

kuptohet në mënyrë serike dhe në mënyrë kumulative.

Imagjinata nxitet për të plotë-suar vazhdimin e një modeli që

evoluon dhe që përsëritet, i cili duket madje se shtrihet, në heshtje,

përtej skajit të një pjate, faqes së një libri, panelit të një muri, ose fasadës së

një ndërtese.Ndërlikimi. Ndërlikimi është karak-

teristika e gjashtë që përcakton artin is-lam. Ndërlikimi nxjerr në pah aftësinë e çdo modeli ose arabeske për të tërhequr vëmendjen e shikuesit dhe për ta detyru-ar përqendrimin mbi entitetet struk-turore të paraqitura. Një vijë e drejtë ose një figurë e vetme, sado që të kryhet me hijeshi, nuk mund të jetë kurrë mate-riali i vetëm ikonografik i modelit islam. Vetëm me shumëfishimin e elementeve të brendshme dhe me ndërlikimin në rritje të ekzekutimit dhe kombinimit, mund të përftohet dinamizmi dhe vrulli i modelit të pafundmë. n

Përktheu nga anglishtja: Mimoza SINANI