23

Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015
Page 2: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

2 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9619 maj - 19 qershor 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Avni AVDIUTurpërohem, edhe pse jam krenar

3 Lulzim AHMETISa të çuditshëm jemi!!!...

19

Avni AVDIUInkursioni dhe prapaskenat e një aventure

4

Si e dimë që Kuraniështë i pandryshuar?

20

Page 3: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 3Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

Editorial

Avni AVDIU

Me besimin e fuqishëm në Zo-tin dhe me dashurinë e madhe për popullin, si banor i ‘Lagjes

së Trimave’ në Kumanovë, vetëm disa metra nga vendndodhja e ngjarjes së tmerrshme të 9 majit, ndihem:

KRENAR që gjithnjë i kam kriti-kuar politikat e partive shqiptare në Maqedoni, pa përjashtim, në veçanti të PDSH-së dhe BDI-së. Kam thënë dhe po e ritheksoj, se të këqijat që po ia bëjnë këto parti popullit të vet, nuk ia ka bërë as fashizmi dhe as komunizmi, madje as sllavët. Para katër viteve e luta dhe i bëra popullit thirrje që të mos i votojë, por nuk më dëgjuan. Në shkrimin “Bashko-huni, ose që tani po ua uroj ministrinë e bërllokut”, u thash se nëse i votoni këto parti, përherë në çdo dy vjet do të keni ndonjë fatkeqësi të llojit: Sopot, Bro-dec, etj.., sot dikë, nesër disa, pasnesër të tjerë e secili pak a shumë do ta shijojë tradhtinë tyre. E di se kjo i vret adhur-uesit e tyre, që kënaqen për pak rrogë a interes, po s’kam çfarë t’u bëjë. Këto dy parti, luajnë lojën e dreqit si LDK (Isa Mustafa) e PDK (Hashim Thaçi) në Kosovë tani dhe si PD (Sali Berisha) e LSI (Ilir Meta) para tri vitesh në Shq-ipëri: shtiren se janë kundërshtare sa për t’i mashtruar e manipuluar elektoratin, e pastaj lidhin koalicion e bëhen si mi-shi me thoin, sepse i bashkon një ideal: vjedhja, rrena, mashtrimi, tradhtia. Siç po shihen duke koketuar, ka shumë in-dikacione se në këtë drejtim janë nisur edhe PDSH e BDI, të cilat nëse votohen sërish nga populli, do të bashkohen në ndonjë koalicion eventual qeveritar. Po ashtu jam krenar që bashkëqytetarët e mi kumanovar treguan maturi e urti dhe ndonëse pësuan nga zjarri i tradhtisë që

i pllakosi më 9 maj, vetëm se u poqën, por nuk u dogjën,.

TURPËROHEM sepse kurrë nuk e kam ndier veten më të poshtëruar se sa më 9 maj, duke u përpjekur të shpëtoj nënën e paralizuar gjersa protagonistët e dhunës - policia, po edhe banorët maqe-donas, shtireshin se donin të na ndihmo-nin në evakuim e sipër. Anësh shihnim me sy zjarrin dhe tymin e shtëpive në flakë. Ishin momentet kur bubullimat e vetëtimat kombinoheshin me të shtënat e shkreptimat prej barutit, ndërsa qesh-jet histerike të banorëve maqedonas që kishin dalë të shikonin, shkriheshin në vajin dhe klithmat e fëmijëve të lemeri-sur shqiptar. Çaste kur në faqet e fëmi-jëve përziheshin lotët me rigat e shiut. Skena llahtarie. Ata që më pas thanë se këtë e bën për të na kthyer krenarinë, sqaruan se ishin futur në kurth, se ishin viktimë e tradhtisë dhe se u ishte harx-huar municioni. Logjikisht municioni kur përdoret harxhohet e nuk shtohet në mënyrë magjike e as nuk pikë prej qielli. Natyrshëm dikush t’i ketë mashtruar e t’u ketë dhënë garancione, sepse as fëmijët e vegjël nuk futen befasisht në lagje të huaj me revole plastike për të luajtur bam-bam. Megjithëse dolën shumë versione se si ishin manipuluar, nuk dua të speku-loj me asnjërin, por vetëm dua të pyes se kujt i konvenoi ky skenar dhe përse e sol-lëm veten në këtë derexhe? Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në TV Alsat M tha se ishte moti në dijeni për ata djem, se e dinin edhe zogjtë e malit, se atyre edhe jeta u është bërë luftë e s’mund të rrinin pa bërë luftë dhe se ata ishin kërcënuar se do të ndërmerrnin diçka; atëherë përse nuk është ndërmarrë ndonjë përpjekje për risocializimin, punësimin dhe rehabiliti-min e tyre?! Apo i shfrytëzon si xhoker së bashku me Thaçin e strukturat simotra

në Kosovë e Shqipëri, kur t’u duhen për interesat e tyre?! Mbase i ka anashkaluar dhe nuk ua ka shpëtuar perspektivën, duke u ofruar alternativë, atëherë e ka pasur obligim t’u hapte rrugë për t’ua shpëtuar të paktën jetën. Ata i paskan deklaruar në telefon se kanë gabuar dhe i kishin kërkuar shpëtim, kurse Ali Ah-meti këtë e paska parë të pamundshme. Pse zotëri ishte e pamundshme?! A nuk e keni ditur se gjithkund në botë në situata të tilla kur grupet e armatosura hyjnë në vende të populluara, detyra parësore e policisë është të kërkojnë përmes mega-fonit dorëzimin e tyre, e jo t’i sulmojë me gjithë arsenalin e mundshëm. Pastaj dorëzimi ka mund të shfrytëzohet me marrëveshje për hapjen e rrugës për t’u larguar. Po jo, kjo zgjidhje qartë nuk u dëshirua dhe nuk u bën përpjekje për të, kështu që disa u vranë - të tjerët u zunë rob dhe po keqtrajtohen mizorisht. Nga ana tjetër popullatës edhe nëse materi-alisht u kompenzohet dëmi, zor e kanë të këndellen pas atyre traumave. Kujt iu desh kjo dramë, ky skenar?! Prindërit e luftëtarëve thanë se dikush i kishte mashtruar se po përgatitej masakër në popullatë dhe ata kishin ardhur ta mbro-nin popullatën. Kush ishte ai bir nëne që i gënjeu kështu?! Përse të luhet me ndjenjat e tyre fisnike atdhetare?! Përse u futën në kurth pa shtegdalje?! Përseee – jehonë e gjatë, pa mundësinë për të marrë përgjigje të qartë e faktike për momentin. Megjithatë dosido historia do t’i hedhë në shesh të gjitha. Ata që u thirrën në UÇK, Zoti i faltë; të vrarët i mëshiroftë, të zënët rob uroj që t’i kthe-hen jetës normale në familje me fat e lumturi, e mos u bëfshin kurrë vegël e instrumentalizuar e partive shqiptare. Atyre që manipuluan me ta, Zoti ua dhashtë hakun! n

Turpërohem,

edhe pse jam krenar

Page 4: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA4 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

Avni AVDIU

Siç dihet, prej pavarësimit të saj, Maqedonia është bllokuar në inte-grimet euroatlantike për shkak të

zvarritjes së zgjidhjes së problemit me emrin. Greqia e ka kushtëzuar Maqe-doninë që ta ndërrojë emrin e saj për shkak se pjesa veriore e Greqisë, respe-ktivisht një krahinë greke quhet Maqe-doni. Po ashtu grekët e konsiderojnë këtë edhe pjesë të historisë së tyre të lashtë antike, sepse me Maqedoninë lidhen em-rat e dy kolosëve të mëdhenj Filipit dhe Aleksandrit të Madh. Qeveria naciona-liste në mënyrë të tërthortë ka nxitur elementet radikale maqedonase që të thurin këngë, poezi dhe rrëfime të tril-luara, përmes të cilave shprehet cënimi i integritetit territorial të Greqisë dhe ka vendosur në kryeqytetin e vendit, në Shkup, statuja të këtyre heronjve antikë, ka emërtuar aeroportin dhe disa rrugë e institucione. E vetëdijshme për preten-dimet maqedonase, Athina zyrtare ka ngulur këmbë që vendi ta ndërrojë em-rin, sepse po të pranohej me këtë emër kushtetues, pas një periudhe ekziston mundësia që pasi të forcohet Maqedonia, të shpreh hapur pretendimet e saj terri-toriale ndaj Greqisë. Maqedonia gjithash-tu ka probleme historike me Bullgarinë

e cila e njeh shtetin e Maqedonisë, por nuk njeh identitetin kombëtar, gjuhën dhe historinë maqedonase. Gjuha maqe-donase është pothuajse identike me atë bullgare, kurse mbi 80% e figurave e ng-jarjeve historike që feston Maqedonia, njëkohësisht i kremton edhe Bullgaria. Serbia Maqedonisë ia konteston kishën, ndërsa projekti sërbomadh e konsideron Maqedoninë pjesë të pakontestueshme të territorit të Serbisë. Vetëm Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk ia kontestojnë Maqedonisë, as emrin, as gjuhën, as kishën dhe as identitetin kom-bëtar. Ndër të parat që ka njohur sovra-nitetin e Maqedonisë ka qenë Shqipëria. Mirëpo kjo nuk ka ndikuar dot që Maqe-donia të sillet mirë me shqiptarët. Pas pavarësimit të Maqedonisë dhe shkëputjes së saj nga ish-federata jugosl-lave, Maqedonia ua cungoi shqiptarëve pothuajse të gjitha të drejtat. Ishte Maqe-donia, ajo e cila para Serbisë mbylli shkollat shqipe, rrënoi rrethojat e shtëpive, mohoi shtetësinë për qindra-mijëra shqiptarë, aplikoi segregacionin në çdo nivel, duke diskriminuar shqip-tarët skajshmërisht. Numri i shqiptarëve të punësuar në administratë, ushtri, polici dhe institucione tjera shtetërore nuk kalonte dot as 2%, ani pse shqiptarët përbënin mbi 40% të popullatës. Jeta e

shqiptarëve sa vinte e vështirësohej në vend se të shënonte progres. Partitë shq-iptare në parlament dhe qeveri, kot or-vateshin, por nuk arrinin dot të bënin asnjë hap përpara. Çdo propozim i partive shqiptare mbivotohej, pra nuk pranohej. Demokracia lulëzonte vetëm për maqedonasit, kurse shqiptarët u ho-qën edhe nga kushtetuta. Ata ishin shndërruar në qytetarë të rendit të dytë. Disa herë pushteti maqedonas kishte provokuar incidente të qëllimishme kundër shqiptarëve, për t’ua bërë jetën ferr. I rrahte dhe i maltretonte, u inske-

Page 5: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

5Nr. 94 n MARS / PRILL'15PAQJA

nonte gjyqe të montuara politike dhe u kishte mbyllur çdo shteg të mundshëm. Qëllimi ishte fare i qartë. Dëshirohej të arrihej efekti i shpërnguljes së tyre, i im-ponimit të braktisjes së vendit dhe spastrimit etnik përmes detyrimit të pre-sionin politik dhe ekonomik. Në Maqe-doninë e ashtuquajtur demokratike ndodhën disa ngjarje të tmerrshme të terrorit masiv ndaj shqiptarëve, të njo-hura si rastet e Bit Pazarit në Shkup, Gos-tivarit, Reçicës, Ladorishtit, afera e ar-mëve, etj. Shteti maqedonas në këto ngjarje demonstroi gjuhën e egër të

forcës, duke vrarë, rrahur e burgosur shq-iptarët pa pikën e fajit. Gjatë luftës së Nato-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës, maqedonasit demonstruan para ambasadave evropiane dhe të SHBA-së, i gjuajtën me gurë, dogjën flamujt shqip-tar, të BE-së, SHBA-së, Nato-s dhe në brezin kufitar në Bllacë maltretuan shumë refugjatë kosovarë. Pasi janë siste-muar në shtëpitë shqiptare, refugjatët kanë treguar se policët maqedonas në Stekonvc i kanë matretuar më shumë se paramilitarët serbë në Kosovë. Pas çlir-imit të Kosovës nga regjimi gjakatar e kriminal i Millosheviçit, Maqedonia për-shpejtoi për të ridefinuar kufirin Serbi - Maqedoni, duke shkëputur një pjesë të territorit të Kosovës me shumicë shqip-tare. Kjo megjithëse mori miratimin e Serbisë, nuk kishte pëlqimin e Kosovës. Banorët shqiptarë u shqetësuan, u zotuan se nuk pranojnë që dy shtete sllave Serbia e Maqedonia t’i ndajnë tokat e tyre mes veti, ndërsa disa mbetje të UÇK-së, ende të pasistemuara dhe të pasocializuara në Kosovë, filluan ta përdorin këtë si pretekst për t’i ripozicionuar pozicionet e tyre. Atyre iu bashkëngjitën edhe shumë shq-iptarë të Maqedonisë, të cilët kishin bjerrë më shpresat mund të fitohet më diç më dialog. Kështu edhe filloi lufta e 2001 në Tanushë, për t’u shtrirë më pas

në fshatrat e Kumanovës të banuara me shqiptarë. Ushtria maqedonase filloi të pajiset me arsenal të rëndë të artilerisë dhe aviacionit nga shtetet simotra sllave: Serbia, Bullgaria, Rusia dhe në veçanti nga Ukraina, e cila e pajisi me bombarues Suhoi. Pushteti maqedonas bombardoi fshatrat e banuara me shqiptarë, edhe pse civilët nuk ishin larguar nga zona e lufti-meve. Ranë dhjetëra viktima jo vetëm ushtarë të UÇK-së, por edhe civilë, gra, pleq e fëmijë. Pas disa muajsh luftimesh, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare u arritë Marrëveshja e Ohrit, marrëveshje kjo që u garantonte shqiptarëve disa të drejta, të mohuara nga pushteti demokratik i Maqedonisë. Me këtë marrëveshje vërtet u përmirësua pozita juridike e shqiptarëve, por megjithatë prapëseprapë të drejtat që parashiheshin ishin larg nga ato që kishin pasur shqiptarët në Maqedoninë komu-niste ose thënë më drejtë në Maqedoninë si republikë e RSFJ-së. Pas 15 vjet qe-verisje 13 të BDI-së parti kjo e dalë nga strukturat politike të UÇK-së e liderit Ali Ahmeti dhe dy vite të PDSH-së, Mar-rëveshja e Ohrit nuk u realizua dot. BDI dhe PDSH harxhuan shumë energji duke u zënë mes veti, e para duke mbrojtur luftën, e dyta duke e kundërshtuar atë. Realisht PDSH-ja e urrente BDI sepse e

Page 6: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA6 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

kishte hequr me votën e popullit nga pushteti, falë rejtingut që kishte arritur me luftën e 2001. Sipas PDSH, BDI e bëri luftën për të ardhur në pushtet, e jo për popull, sepse lufta e armatosur nuk bëhet për të drejta, por për territore. BDI e aku-zonte PDSH si parti që kishte tradhtuar interesat e shqiparëve. Mirëpo krerët e BDI ranë në kurthet e interesave të ngushta dhe harruan e sakrifikuan inte-resat madhore të përgjithshme. Duke qenë në pushtet u zhvilluan shumë pa-drejtësi kundër shqiptarëve si procese të montuara politike si rasti i Sopotit e Monstra, enciklopedia maqedonase që ofendoi shqiptarët si njerëz të egër mali, ndarja tejet disproporcionale e diskri-munuese e buxhetit shtetëror, Shkupi 2014, rrahje të nxënësve shqiptarë e shumë e shumë akte të disfavorshme anti-shqiptare. BDI u soll jo vetëm shumë but e urtë, por pothuajse asnjëherë nuk e ngriti zërin si e sa duhet. Madje shpesh ajo dilte para opinionit e painformuar edhe pse ishte pjesë e qeverisë, d.m.th nuk e pyste kush, ishte thjesht kukull ose dekor. BDI u kujdes vetëm për militantët e vet, ndërsa me metoda jashtëzkonisht diskrimunuese i poshtëroi, i varfëroi dhe i anashkaloi totalisht intelegjencinë shq-iptare që nuk i bashkëngjitej besnikërisht ose që nuk pajtohej me politikat e saj. Për t’u punësuar sipas kritereve perfide që kishte vendosur në formë interne BDI-ja duhej ose të jipje 5000 euro ose të pu-noje intenzivisht për partinë, duke rek-rutuar armatë votuesish ose të jesh femër e të japësh diçka me tepër. Nga një parti që kinse kishte luftuar për të drejtat e shqiptarëve, BDI u shndërruar sikurse PDSH në parti kriminele dhe e korrup-tuar deri në palcë. BDI u pajtua të bash-këqeverisë me VMRO-DPMNE me të cilën dikur kishte luftuar përmes tytave të armëve. I lidhi aq fortë krimi i organi-

zuar sa u bën me VMRO posi vëllezërit siamez. BDI për çudinë e krejt botës ka punësuar në administratën shtetërore të Maqedonisë me qindra të rinj, të cilët kurrën e kurrës nuk kanë shkuar asnjë sekond në punë, që rrinë në shtëpi e mar-rin rroga, për të qenë armatë votuesisht e mobilizuesish gjatë zgjedhjeve lokale e parlamentare. Prej tyre kërkohen shuma të caktuara votash, por edhe para për ta mbajtur partinë në këmbë dhe për të siguruar mbijetesën politike. Pikërisht në saje të këtij organizimi mafioz, BDI vazh-don të marrë shumicën e votave të shq-iptarëve. Një praktikë e pashembullt as në kohën e fashizmit, as të komunizmit dhe të asnjë sistemi totalitar. Në këtë mënyrë BDI padrejtësinë e maqedonasve kundër shqiptarëve e konvertoi dhe e shndërroi në padrejtësi të shqiptarëve kundër shqiptarëve, duke ia kaluar për nga shkelja e të drejtave elementare njerëzore çdo regjimi diktatorial. BDI sot gjysmëanalfabetët që deri dje nuk kanë pasur as arsimimin elementar për pak vite i bënë me diploma masteri madje edhe doktorate. Në hierarkinë e vendim-marrjes së kësaj partie janë njerëzit më të pashkolluar e më të korruptuar, të cilët janë bërë milionerë, kanë fuqi marra-mendëse ndikuese dhe terrorizojnë po-pullatën duke marrë haraqe të shumta. E tillë ka qenë edhe partia pararendëse PDSH-ja. Këtyre partive, fuqinë ua ka dhënë VMRO-ja, partia maqedonase në pushtet, e cila duke ua ndarë kulaçin e ndikimit të pakufizuar në një zonë të caktuar, i ka margjinalizuar totalisht nga ndikimi i përgjithshëm shtetëror, ku ato nuk kanë kurrfarë qasjesh. Si kundërvlerë VMRO-ja gjithnjë ka kërkuar nga këto parti që ato të thërrasin elektoratin e tyre për të votuar kandidatët maqedonas, qoftë në zgjedhjet presidenciale, parla-mentare ose lokale. Edhe BDI e PDSH

kanë kërkuar votat e maqedonasve për ta mundur kryetarin e RDK-së Rufi Os-mani. Pra kështu ka funksionuar logjika e pazarllëqeve zgjedhore në mes VMRO-DPMNE-s me partitë shqiptare BDI dhe PDSH. Kjo ka dalë qartë në shesh nga zëri i tyre prej përgjimeve telefonike. Dhe sërish këto parti marrin fytyrë e dalin para popullatës shqiptare e shesin pa-triotizëm dhe shtiren se gjoja janë kundër padrejtësive që na shkakton pushteti maqedon. Në këtë mënyrë të dyja këto parti shqiptare janë shndërruar në va-sale, marionetë dhe vegël qorre të partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së, respe-ktivisht janë kokulura para direktivave të shefit të Drejtorisë së Shërbimit Sekret Sasho Mijallkov. Nga përgjimet e lësh-uara nga opozita mund të hetohet fare mirë ky raport, ku funksionarë të BDI-së folin me të duke ju drish zëri nga frika, duke u përgjëruar para tij, kurse lideri i PDSH-së i thotë se do të jem besnik ndaj teje deri në vdekje. Me fjalë të tjera, push-teti maqedonas ka vënë në hipotekë poli-tikanët shqiptarë, ua ka zënë bishtin dhe ua ka ulur zërin, duke i korruptuar me tender dhe afera të ndryshme skndaloze. Tani shqiptarët nuk kanë përfaqësues të tyre, por kanë shqipfolësa që për interesa të ngushta janë në gjendje të bëjnë çmos.

Page 7: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 7Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

Në fakt problemi më madhor për mo-mentin në Maqedoni është pikërisht regjimi diktatorial dhe i korruptuar i qe-verisë së kryeministrit aktual Nikolla Gruevski. Mirëpo edhe më problem se ky miniPutin i Maqedonisë janë politi-kanët shqiptarë të BDI-së dhe PDSH-së, të cilët ia sigurojnë mbijetesën politike. Të gjitha faktet tanimë edhe të dala nga përgjimet argumentojnë se këto dy parti janë vetëm shërbëtore të VMRO-s. In-teresi i tyre i ngushtë i ka shndërruar në qyqarë e mjerana, të cilët në vend se të bashkohen si serbët e Kosovës e për ta kushtëzuar palën maqedonase në luftë për të qenë zë më i fuqishëm e për të fituar më tepër, grinden mes veti për in-ate thjesht absurde. Regjimi i Gruevskit disa vite me radhë kishte përgjuar mbi 26.000 qytetarë të vet me pajisje të sigu-ruara nga Izraeli. Regjimi kishte përgjuar edhe diplomatët e huaj dhe ambasadorët e akredituar në vend. Fati e deshti që ko-pje të këtyre përgjimeve të sigurojnë edhe disa njerëz të opozitës maqedonase përmes disa kanaleve të tyre të spiunazhit. Ky është versioni që jep opozita majtiste maqedonase LSDM. Mirëpo partia djathtiste në pushtet, VMRO-DPMNE mohon t’i ketë bërë përgjimet qeveria, ndërsa versioni i saj është se ato Zaevi i

ka siguruar nga shërbimet e huaja të spi-unazhit. Qeveria Gruevski dyshon se ato përgjime mund të jenë bërë nga SHBA ose Gjermania, por në popull ka hedhur tezën se përgjimet janë bërë nga Greqia. Qeveria Gruevski dëshiron edhe këtë problematikë ta adresojë te fqiu i saj jugor vetëm e vetëm me qëllim të ndezjes së pasioneve nacionaliste. Nga përgjimet e publikuara në çdo dy-tri ditë, opozita hodhi në dritë në mënyrë transparente bisedat e fshehta që zyrtarët e partisë në pushtet kishin bërë mes veti. Në të vërtetë VMRO-DPMNE ka pushtetin presiden-cial, parlamentar, ekzekutiv dhe atë lokal, ndryshe thënë pushtetin absolut në tërë vendin. Nga përgjimet po ashtu u vër-tetua se si e kishte siguruar këtë pushtet: duke vjedhur vota, duke mbushur kutitë e votimit, duke sjellur votues fiktiv nga Shqipëria, të cilëve me urgjencë u kishte bërë letërnjoftime, duke dhënë direktiva ndaj redaktorëve e spikerëve të tri-katër kanaleve televizive kombëtare se si të japin lajme e të propagandojnë për parti-në, duke i korruptuar ato me miliona për emisione të caktuara e kështu me radhë. Pushteti diktatorial i VMRO-DPMNE-së ka mbyllur të vetmin television që ka folur kundër pushtetit, televizionin më prestigjioz e më cilësor në vend A1, ka shkatërruar ndërtesa me vlerë mbi 50 milionë euro të njerëzve që nuk janë pa-jtuar me pushtetin, ka maskuar vrasje të ndryshme, ka bërë vjedhje klasike të mil-iona eurove, ka emëruar gjyqtarë në mënyrë të paligjshme, ka kërcënuar ata duke ndikuar në vendimet gjyqësore dhe ka shantazhuar njerëzit të nënshtrohen ndaj vullnetit të tyre. Pushtetarët gjithash-tu nga përgjimet dëgjohen tek i ofendo-jnë romët e shqiptarët. Për shqiptarët thonë se janë fis i egër, se u shkojnë në nerva dhe se janë indianë. Lideri i opoz-

itës LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se posedon audioinçizim, nga dëshmohet se të vrarët maqedonas në Radishan afër liqenit të Smillkovcit nuk janë shqiptarët, se ndaj shqiptarëve padrejtësisht është kurdisur proces i montuar politik i qua-jtur ‘Monstra’ dhe janë dënuar padrejtë-sisht gjashtë shqiptarë me burg të përjet-shëm vetëm e vetëm që partia nacionaliste në pushtet të përfitojë poena politik tek elektorati i vet. Shumë e shumë fakte të argumentuara nga vetë zëri i poli-tikanëve dëshmonin se qeveria ishte zhy-tur në kriminalitet të paparë. Në popull gradualisht ngrihej tensioni dhe dispon-imi antiqeveritar. Po ashtu diplomatët e huaj shtuan zërat kundër Gruevskit dhe qeverisë së tij. Sa kalonte koha laku në fytin e pushtetit shtrëngohej gjithnjë e më tepër. Qeveria ndodhej edhe nën pre-sionin e shumë grevave dhe demonstra-tive, të punëtorëve, nxënësve e stu-dentëve. Pushteti parti-shtet vuante të gjente ndonjë pretekst, ndonjë alibi për të defokusuar vëmendjen e opinionit ndaj skandaleve që kishte bërë. Natyrshëm për një parti-shtet të ngjitur më shumë mbi baza nacionalshoveniste, provokimi dhe nxitja e konflikteve ndëretnike, do të ishte infuzioni më i mirë për një rekonvalsh-encë të domosdoshme. Dhe për fat të keq edhe kësaj radhe shpëtimi u gjet tek in-strumentalizimi i shqiptarëve. Pas inci-dentit në Goshincë të Kumanovës më 21 prill të këtij viti, kur afër 40 pjesëtarë të armatosur me emblema të UÇK-së ishin futur në brendi të kufirit dhe kishin mal-tretuar rojen kufitare të Maqedonisë, gjithnjë e më shpesh flitej për rrezikun e eskalimit të situatës edhe ashtu të brishtë. Mirëpo versioni që kishte dhënë policia maqedonase për hyrjen e tyre ishte disi i çuditshëm, 40 vetë me 2 vetura, madje edhe me një kontigjent armatimi. Në rr-

Page 8: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA8 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

jetet sociale fillluan batutat, humoret dhe karikaturat për të përqeshur këtë raport policie, se si është e mundshme që 40 persona të palohen në dy vetura, madje edhe me goxha arsenal armatimi. Megjithëse nuk përjashtohej mundësia e ndonjë skenari, por të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, përfshirë edhe intelektu-alët, ishin njëzëri të mendimit se shqip-tarëve nuk u konvenonte të biejnë pre e ndonjë kurthe, të cilën qarqe të caktuara do ta kurdisnin me qëllim të defokusim-it të problemit më madhor në vend, krizës së shkaktuar nga skandali i përgjimeve. Më 9 maj në orën 4.50 minuta filloi të dëgjohej zhurma e hlikopterëve, ndërsa njëzet minuta më pas, pra në orën 5.10 edhe të shtënat e para. Si banues i asaj lagjeje (Lagjja e Trimave), vetëm disa metra larg vendit të ngjarjes, u zgjova me habinë më të madhe të mundshme se çfarë ndodhte në të vërtetë. Ashtu të gjithë. Akush nuk kishte idenë se në të vërtetë çfarë ndodhte. Asnjëri nuk ishte i rrezikuar nga askush që të ketë nevojë dikush të zbresë për t’i mbrojtur. Diçka sikurse në film, sulm i papritur i forcave speciale në një lagje të populluar dendur, sulm nga toka e ajri me arsenal të fuq-ishëm luftarak. Nga zhurma e krismave u zgjuan të gjithë, edhe fëmijët. Pas dy-tri orësh filluan të intensifikohen të shtënat, kurse gjithashtu filluan të digjeshin edhe shtëpitë përreth cakut që ishte vënë në shënjestër. Populli pyeste se çfarë po ndodhte, ndërsa kush nuk dinte të përgjigjej. Një vocërrak 5 vjeçar i quajtur

Shpëtim, i zgjuar nga krismat, vazhdi-misht thoshte: “O Zot inshAllah jam ëndërr!”. Asnjë fjalë nga Ministria e Pu-nëve të Brendshme. Programet radio-televizive shtetërore e private vazhdonin programin normalisht, thuajse s’ndodhte asgjë. Një konfuzitet përballë kaosit e tmerrit dramatik që e rëndonte edhe më tepër terri informativ. Të vetmit tele-vizioni Alsat M dhe televizionet lokale Festa e Hana jepnin pamje, por jo edhe hollësi, sepse këtë e pamundësonte rreth-imi i hekurt. Koha kalonte, ndërsa popul-lata gradualisht filloi të shpërngulej. An-kth e panik. Pas dite kah ora 17 filloi të bjerë edhe shi i rrëmbyeshëm. Me shumë të tjerë vendosëm ta braktisim vendin, për më tepër për shkak të pleqve të sëmurë dhe fëmijëve që sa kalonte koha aq më tepër traumatizoheshin. Iu bash-këngjitëm kolonës së të ikurve. Anësh shihnim me sy zjarrin dhe tymin e shtëpive në flakë. Ishin momentet kur bubullimat e vetëtimat kombinoheshin me të shtënat e shkreptimat prej barutit, ndërsa qeshjet histerike të banorëve maqedonas që kishin dalur të shkionin, shkriheshin në vajin dhe klithmat e fëmi-jëve të lemeritur shqiptar. Çaste kur në faqet e fëmijëve përziheshin lotët me rigat e shiut. Skena llahtarie. U zhvendosa në një fshat jo larg qytetit, prej nga dëgjo-heshin detonimet. Kah orët e vonshme të natës, agjencitë e lajmeve filluan të informojnë për të lënduar, madje pati lajme se dikush ka hedhur flamurin e bardhë dhe është dorëzuar. Një pjesëtar i UÇK-së ka folur në orët e vona të mbrëmjes për situatën në Kumanovë. Sipas tij, ishte paplanifikuar një sulm kundër policisë pak ditë më vonë, por grupi u spiunua. “Na spiunuan, do sul-monim policinë më 12 maj. Ishte diçka e paplanifikuar, aty ishim vetëm 10 veta. Në mesin e djemve që ishin aty, isha edhe unë. Ndërsa, rreth banesës tonë ishin edhe 64 persona. Në medie doli më pas edhe një komunikatë që thuhej se ishte e UÇK-së, me numër 5. Në të në mes tjer-ash thuhej: se ishin tradhtuar nga disa banorë vendas, se do të jenë në mbrojtje të popullatës, se janë të forcuar e të orga-nizuar dhe se lufta nuk ka mbaruar. Më tej ata sqaruan se ishin futur në kurth, se ishin viktimë e pabesisë dhe se u ishte harxhuar municioni, prandaj nuk kishin mundur të vazhdonin rezistencën. Logjikisht municioni kur përdoret harx-hohet e nuk shtohet në mënyrë magjike e as nuk pikë prej qielli. Natyrishëm di-

kush t’i ketë mashtruar e t’u ketë dhënë garancione, sepse as fëmijët e vegjël nuk futen befasisht në lagje të huaj me revole plastike për të luajtur bam-bam. Në kohë të tilla edhe shumë dezinformata: Ali Ahmeti, lideri i BDI-së ka ikur, e ka lësh-uar Maqedoninë, ndërsa bashkëpartiakët po e lusin të kthehet, e kështu me radhë. Pa gjumë në sy e me brengë në mendje e zemër për ata që lamë në qytet nën breshërinë e të shtënave, e gëdhim ditën. Gjatë ditës pati informacione për shkatër-rime të mëdha shtëpish, për të vrarë e të lënduar si nga policia ashtu edhe nga grupi i armatosur, që ishte futur në lagje e thirrej në emër të UÇK-së. Kah ora 17 e 10 majit grupi i armatosur u dorëzua, ndërsa në mënyrë nënçmuese ishte xhiruar nga policia në momentet e dorëzimit. Megjithëse dolën shumë ver-sione se si ishin manipuluar, u spekulua se disa nga grupi ishin paguar nga shër-bimet sekrete maqedonase, ndërsa të tjerët ishin manipuluar duke i dezinfor-muar se pushteti maqedonas po përga-diste masakër ndaj popullatës civile dhe se duhej shkuar për t’i mbrojtur. Abaz Salihi bashkëluftëtar i të vrarëve e të prangosurve, ka shpjeguar se shokët e tij kishin shkuar në Kumanovë, pasi kishte informacion se policia maqedonase do të bënte masakër ndaj popullatës, por sapo kanë mbërritur aty kanë rënë pre e sulmeve policore. “Shokët e mi kanë shku në Kumanovë, jo për të nisur luftë, por për të qenë aty në rast se forcat e ndry-shme maqedonase fillojnë masakër

Page 9: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 9Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

kundër popullatës civile. Ne kishim një paralajmërim të këtillë dhe ata shkuan të ftuar atje nga disa bashkëluftëtarë të 2001-t”. Nga komunikata numër 5 e UÇK-së kuptohen gjithashtu edhe fërki-met në mes forcave të UÇK-së dhe AKSH-së, mu ashtu sikurse ato të UÇK-së dhe FARK-ut gjatë luftës së Kosovës. Gjenerali maqedonas që u kishte prirë ushtarëve maqedonas ‘branitellave’ në luftën e 2001 Stojanqe Angellov afër dy muaj pa ndodhur ngjarjet në Kumanovë, u tha në një tubim ithtarëve të tij se ka marrë informacione të sigurta nga disa shërbime se qeveria e Nikolla Gruevskit, po përpiqet të krijojë një UÇK të rre-jshme, me qëllim që ta defokusojë vë-mendjen e opinionit vendas e ndërkom-bëtar nga skandalet e përgjimeve. Policia maqedonase ka zënë një mercenar mala-zez në Kumanovë, që kishte marrë pjesë në luftimet në Ukrainë. Një muaj pas shpërthimit të ngjarjes në Kumanovë, Ali Ahmeti paralajmëroi se skenari i Ukrai-nës mund të trasnferohet edhe në Maqe-doni. Disa burime në internet flasin për implikimin e ministrit të jashtëm të Kosovës Skender Hysenit në këto ng-jarje, se gjoja ky është ai që kishte tradh-tuar grupin e armatosur në Kumanovë, kurse ai para komisionit parlamentar është arsyetuar se nuk ka qenë i infor-muar nga Agjencia Kosovare e Inteligjen-cës (AKI). Mirëpo shumë fakte flasin se AKI ka pasur jo vetëm informacione, por saktë ka ditur për qëllimet dhe lëvizjet e këtyre grupeve. Skender Hyseni ka thënë

se di shumë gjëra rreth rastit të Ku-manovës, por ato nuk janë për t’u thënë për publikun. I zbehtë ka qenë edhe re-agimi i Hashim Thaçit dhe Ramush Ha-radinajt. Besohet se kjo vjen si reflektim i lidhjes së tyre të fshehtë të kontraband-ës me qeverinë Gruevski. Fatmir Limaj ish-ministër e zyrtar i lartë i PDK-së së Hashim Thaçit ka thënë se qeveria e Kosovës ka mbështetur qeverinë krimi-nale të Gruevskit. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov u ka dërguar letër presi-dentëve të shteteve anëtare të OKB-së, në të cilën inkriminoi Kosovën rreth ngjar-jeve në Kumanovë. Revista maqedonase ‘Fokus’ shkroi për përgatitjen e skenarit të Kumanovës. Sipas saj në muajin shkurt një agjent nga Franca ka pasur takime tejet sekrete me përfaqësues të qeverisë. Aty është biseduar për mundësinë e shpërthimit të nje ‘lufte’ të vogël e të kon-trolluar, mu ashtu edhe si ndodhi në Ku-manovë, qëllimi i së cilës do të ishte të krijojë panikë e frikë, ndërsa përmes aksionit të suksesshëm të rikthehet be-simi i humbur i maqedonasve në institu-cionet e vendit. Takimi sipas burimeve të sigurta të revistës është mbajtur në Vod-no më 17 shkurt në orët e mbrëmjes, kurse pjesëmarrës kanë qenë përfaqë-suesit më të lartë të vendit. Burime ndërkombëtare theksojnë se më pas në këtë skemë kanë hyrë pastaj edhe tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, ose DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Mijakllov, i cili u detyrua të dorëhiqet bashkë me minis-tren e brendshme Gordana Jankull-ovskën. Gjithashtu edhe burimet e shër-bimeve sekrete serbe sipas gazetës beogradase ‘Blic’ kanë konfirmuar se gisht në gjithë këtë skenar ka ish-shefi i Drejtorisë Maqedonase të Kundërzbu-limit Sasho Mijallkov. Sipas të njëjtit burim Mijallkov është i lidhur me nën-tokën kriminale në Kosovë e Shqipëri. Njerëzit shqipfolës të punësuar në DSK kanë joshur ish-luftëtarët e UÇK-së, duke i ‘gënjyer’ ata për gjendjen e vështirë të Shqiptarëve për një sulm të policisë maqedone mbi shqiptarët, ndërsa pak vetave iu premtuan edhe para. Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha po ashtu ka pohuar se disa persona nga grupi i armatosur, kanë pasur takime me Shërbimin Sekret Maqedonas. “Unë kam dëshmi, para dy muaj e gjysmë, Sh. M., agjent i agjencisë së sigurimit shtetëror, që është nën urdhrat e kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov, ka pasur takim me dy

persona, të cilëve u përmendet emri këtu, jo vetëm Sokoli. Dy orë e gjysmë. Ai ta-kim është incizuar fjalë për fjalë, çfarë kanë kërkuar ato prej këtyre djemve”, - tha Xhezair Shaqiri - Hoxha. Ndërkohë këshilltari i ish-kryeministrit Buçkovski që tani shkruan si analist, Sasho Ordan-oski, shkoi edhe më larg, duke thënë se ka të paktën 4 takime të dokumentuara nga shërbimet e huaja. Këto materiale, sipas tij, do të dalin edhe në opinion. “Janë të dokumentuara takimet e disa njerëzve që hynë në Kumanovë, me disa përfaqësues tanë jashtë Maqedonisë. Mendoj se ka 4 takime të dokumentuara. Mendoj se kurdo qoftë ato do të dalin në opinion”, - u shpreh Sasho Ordanoski. Një pjesëtar i policisë maqedonase ka deklaruar për portalin “Dokaz.mk” se një nga policët e plagosur në Kumanovë ka thënë se grupi i armatosur ka qenë mjaft i stërvitur ushtarakisht dhe trajnuar në beteja lufte, aq sa u shkaktoi dëme të mëdha forcave speciale serbe. Ai pohon se grupi fliste serbisht, rusisht, shqip e frëngjisht. Duke renditur 10 pika sa i për-ket operacionit, polici maqedonas i ka thënë “Dokaz.mk” se policia pothuajse ishte futur në kurth në “Lagjen e Tri-mave” dhe për këtë bën përgjegjëse qe-verinë dhe Ministrinë e Brendshme. Ai ka parë disa gjëra të çuditshme dhe të dyshimta që ndodhën gjatë operacionit. Duke fajësuar shërbimet sekrete, ai ngre dyshime se edhe pse kishin informacion, ato nuk e kanë ndaluar grupin, madje duket se kanë lejuar që të fusin muni-

Page 10: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA10 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

cione për të luftuar me orë të tëra. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një prononcim për gazetën “Sot”tha: “Për mendimin tim ngjarja në Kumanovë është e sajuar. Fakti që kjo ngjarje mbahet ende sekrete dhe nuk kemi zbardhje të plotë të ngjarjes, të lë të dyshosh se kjo ngjarje është absolutisht e sajuar. Mendoj se ngjarja është e sajuar nga qeveria maqedonase për të fajësuar shqiptarët për konflikt, ose është e nxitur nga elementë që nuk u intereson stabil-iteti në rajon”, - deklaroi Klosi. Portali në gjuhën maqedonase ‘Libertas’ sillte in-formacionin sipas burimeve diplomatike që kishte siguruar, se bëhej fjalë për dy grupe, njëra e udhëhequr nga Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, njerëz të afërt me BDI-në e Shkupit. Gjithnjë po sipas këtij burimi ky grup paska qenë më parë në fshatin Sllupçan dhe paska bërë përpjekje që të sigurojë përkrahjen e fshatarëve, madje edhe duke u premtuar të holla, por paskan dështuar. Kur jemi te të hollat vlen të ceket se është spekuluar shumë, por kjo nuk do të thotë se i gjithë grupi ka qenë i joshur nga kjo ofertë e pistë, ndry-she nga ky prizëm vrasja dhe burgosja e pjesës dërrmuese nuk gjen dot justifikim. Megjithatë duhet në këtë kontekst të ceket fakti se komandanti Xhezair Shaq-iri ka bërë një incizim me njërin nga pjësëmarrësit nga grupi i armatosur Sule-jman Osmanit që kishte arritur të ikte edhe pse ishte në pranga dhe i rrethuar nga policia. Ai iku pasi u kishte treguar policëve në fshati Brezë vendin e fshehtë të armëve. Ikja e tij misterioze ka hedhur dyshime që ai të ketë qenë nga njerëzit e paguar a të infiltruar brenda grupit. Për të Ali Ahmeti në Alsat M tha se është burgosur nga policia ushtarake e UÇK-së në luftën e 2001-shit për shkak të dyshi-meve që kanë pasur luftëtarët në të.

Grupi i dytë sipas Libertasit udhëhiqej nga Sabit Geci, njeri i afërt me Hashim Thaçin. Këto grupe sipas po të njëjtit burim janë rivale në mes veti. Ish-kry-eministrat e Kosovës, njëherësh të njohur edhe si përfaqësues të lartë e komandant të UÇK-së Ramush Haradinaj, lider i AAK-së dhe Hashim Thaçi, lider i PDK-së, rivalitetin e tyre e kanë shtrirë edhe përmes grupacioneve në terren, që pu-nojnë për interest e tyre. Hashim Thaçi është i lidhur me liderin e BDI-së në Maqedoni Ali Ahmetin, kurse Ramush Haradinaj është i lidhur me liderin e PDSH-së në Maqedoni Menduh Thaçin. Me Shqipërinë linja shkon Edi Rama, kretar i PS-së, Hashim Thaçi, lider i PDK-së dhe Ali Ahmeti lider i BDI-së, të tre me orientim të majtë dhe Sali Berisha (Lulëzim Basha) lider të PD-së, Ramush Haradinaj, lider i AAK-së dhe Menduh Thaçi lider i PDSH-së, të gjithë të deklaruar si djathtist. Kjo lidshmëri nuk është aq ideologjike sa ka të bëjë me in-teresat e ngushta e të fshehta që mbajnë mes vete. Me njëfarë mënyre krimi ka shtrirë këmbët posi oktapodi, ndërsa dizgjinët e tij i mbajnë liderët e korrup-tuar në Ballkan. Shumë burime flasin se me pjesën dërrmuese të grupit është njo-hur edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, madje ai e pranoi edhe publikisht në tv Alsat M se ata ishin ish-shokët e tij të luftës, se me ta njihej mirë, se ata plot një vit ia kanë bërë me dije se nuk do të rrinë duarkryq, se ky është munduar t’i bind se çdo hap në atë drejtim është kundër intresit të shqiptarëve etj. Në internet janë publikuar edhe bisedimet në mes grupit, ku flitet për Ali Ahmetin dhe ndikimin e tij tek ata. Mirëpo dilema që ngris unë këtu është pse Hashim Thaçi, lider i PDK-së, ish-kryeministër e tani zëvend-skryeministër nuk i ka sistemuar, nuk i

ka punësuar e risocializuar komandantët kryesor të UÇK-së dhe këtë nuk e ka bërë as Ali Ahmeti. Mos vallë këtyre këta per-sona besnikë u duhen për t’i instrumen-talizuar qëllimet e tyre dhe i mbajnë si xhoker. Përse këta persona ndër më meritorët për luftën në Kosovë e Maqe-doni edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës, kanë mbetur në rrugë, në varfëri dhe pa kurrfarë perspektive. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në tv Alsat M tha se ishte moti në dijeni për ata djem, se atyre edhe jeta u është bërë luftë e s’mund të rrinin pa bërë luftë dhe se ata ishin kërcënuar se do të ndërmerrnin diçka. Atëherë pse është mbajtur në dorë bomba me fitil të ndezur?! Pse është anashkaluar kjo prob-lematikë; a nuk mban përgjegjësi ai që dinë gjithçka e nuk ndërmerr asgjë për atë që dinë. Ali Ahmeti po ashtu tha se gjatë përleshjeve me forcat speciale maqedonase, një person nga grupi i ar-matosur e ka lutur t’i hapë rrugë për të ikur, i ka thëne se po digjeshin të gjallë dhe i kishte kërkuar shpëtimin e jetës. Ata i kishin thënë se janë të plagosur, kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe se edhe municioni u ishte harxhuar. Mirëpo Ali Ahmeti u kishte thënë se s’ka mundësi t’u hapte rrugë. Ata i paskan deklaruar në telefon se kanë gabuar dhe i kishin kërkuar shpëtim, kurse Ali Ah-meti këtë e paska parë të pamundshme. Pse të ishte e pamundshme?! A nuk e ka ditur Ali Ahmeti se gjithkund në botë në situata të tilla kur grupet e armatosura

Page 11: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 11Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

hyjnë në vende të populluara, detyra pri-oritare e policisë është të kërkojë përmes megafonit dorëzimin e tyre, e jo t’i sul-mojë me gjithë arsenalin e mundshëm, madje në shtëpi të të dendura e të banu-ara me popullatë civile. A do të sulmon-te kështu policia sikur gurpi i armatosur të hynte në një lagje të populluar me maqedonas?! Situata ka mundur të evi-tohej përmes dorëzimit të improvizuar, i cili do të shfrytëzohej për tërheqjen e grupit të armatosur përmes një mar-rëveshjeje kompromisi. Këtë ka mundur ta propozonte BDI-ja me arsyetimin e logjikshëm se më mire të iknin të arma-tosurit, sesa të vriteshin policët e të bëheshin shkatërrime të mëdha mate-riale. Po-jo. Ali Ahmeti tregoi për Alsat M se është zgjuar prej gjumit, duke u thënë shokëve s’kemi çfarë të bëjmë. Nuk di apo nuk do?!; sepse dallojnë shumë këto. Nëse nuk di, atëherë përse e merr përsipër të udhehëqesh një popull të tërë dhe e mashtron duke qëndruar në qe-veri, pa idenë se si duhet qeverisur me urti e mençuri?! Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë dhe ish-mjeku i luftës së 2001 në anën e Kumanovës dhe Likovës, dr. Fatmir Hasani, ka deklaruar se ng-jarja ka mundur të tejkalohet ashtu si-kurse u bë në fshatin Vaksicë më 2003 kur u negociua me palët dhe u shmang më e keqja. Kur jemi te ky rast vlen të ceket se në emisionin Interaktiv të KTV më 15 maj ish-nënkryetari i parlamentit dhe anëtar i BDI-së Hysni Shaqiri u

betua se njerëzit e afërt të Ali Ahmetit kishin kërkuar likuidimin e kosovarëve dhe kumanovarëve të përfshirë në atë rast. Kjo dëshmi e tij hedh dyshime se edhe në Kumanovë dikush jo se s’kishte mundësi të gjente zgjidhje pa gjakderd-hje, porse këtë e dëshiruan. Në Kumanovë zgjidhja jo që ishte e pamundshme, por nuk u dëshirua dhe nuk u bën përpjekje për të, kështu që në Kumanovë disa u vranë - të tjerët u zunë rob dhe po keqtra-jtohen mizorisht. Mbase Ali Ahmeti i ka anashkaluar dhe nuk ua ka shpëtuar per-spektivën, duke u ofruar alternativë, atëherë e ka pasur obligim t’u hapte rrugë për t’ua shpëtuar të paktën jetën. Ali Ah-meti në emisionin Opinion të Blendi Fevziut më 19 maj pohoi se ngjarjen në Kumanovë as që e ka diskutuar me kry-eministrin aktual e partnerin e koalicion-it Gruevskin, sepse ka pasur agjenda tjera (më të rëndësishme). Ai si zakonisht u lavdërua për përdorimin e flamurit shq-iptar në Maqedoni, se për të vdiset etj, folklorizma tashmë monotone. Flamuri është simbol dhe për të nuk vdiset, por vdiset për liri, të drejta e atdhe. Flamuri nuk të duhet gjë kur të mungojnë liria dhe të drejtat. Pra flamuri është mjet ose element, e nuk është qëllimi. Ai i tha Blendit më trego vetëm një rast kur flam-uri i një shteti përodret në shtetin tjetër, duke shprehur krenarinë se në saje të tij tani vetëm shqiptarët e Maqedonisë janë sui generis në krejt botën për këtë. Nuk ka nevojë të dalim nëpër botë ku ka plot raste, mjafton t’i themi atij se është flam-uri i Serbisë, ai që përdoret lirshëm në Bosnjë, Kosovë e Maqedoni dhe nëse i kthehemi retrospektives flamurin kom-bëtar lirshëm e kemi përdorur edhe në kohën e Titos në Jugosllavi dhe madje në gjithë botën ku shqiptarët demonstronin kishin me vete edhe flamurin dhe askush

nuk u bënte problem. Ali Ahmeti ndarjen disproporcionale të buxhetit e arsyetoi se është zor të ndahet buxheti pasi që pop-ullata është e përzier. Sikur harroi se ko-muna e Likovës ku u zhvillua lufta e 2001-shit në saje të së cilës erdhi në push-tet, është territor ekskluzivisht i banuar me shqiptarë dhe shumë lehtë është aty të ndahet pak më shumë buxhet sepse është rajoni më i pazhvilluar. Pra nuk është problemi se s’ka mundësi, por ose nuk di ose nuk do. Nga ngjarja e Ku-manovës ashtu edhe si pritej përfitues më i madh ishte kryeministri Nikolla Gruevski. Ai para elektoratit të tij doli hero i gjallë. I shërbeu ky rast për ta kom-promentuar liderin e opozitës Zoran Zaev si njeri që nuk i intereson atdheu, defokusoi opinionin nga megaskandali i përgjimeve etj. Gazeta prestigjioze gjer-mane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» krahas Gruevskit për ngjarjet në Ku-manovë, e ka akuzuar pikërisht edhe Ali Ahmetin. As lideri i PDSH-së Menduh Thaçi e as ai i BDI-së Ali Ahmeti nuk i vizituan banorët e Lagjes së Trimave. Për habinë e të gjithëve këtë e bëri lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev. Sipas tij, më e rëndësishmja për momentin është ndihma që u duhet këtyre banorëve të pastrehë dhe me pronë të shkatërruar. “Duhet patjetër të rregullohet dëmi, i cili është material. E di se dhimbja shpirtërore, ndjenjat, traumat, të cilat i kanë kaluar bashkëqytetarët tanë këtu, deri sa ndodhte lufta, askush nuk mund tua kompensojë. Por do të përsëris edhe njëherë, unë jam njeri krenar, qytetar krenar i këtij vendi, sepse e kemi popul-lin tonë unik dhe të bashkuar”, - tha kry-etari i LSDMsë, Zoran Zaev prania e të cilit i entuziamoi shumë qytetarët shqip-tarë të lënë në mëshirën e fatit e të brak-tisur nga liderët e tyre. Emri i Zaevit,

Page 12: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA12 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

është brohoritur nga banorët e shtëpive të djegura. I pyetur nga “Zëri” se kush e ka bërë këtë, Zaev ka thënë se këtë situatë e kanë krijuar politikanë maqedonas dhe shqiptarë me qëllim që të ruajnë push-tetin. Më shumë se 60 shtëpi të shqip-tarëve janë bombarduar dhe djegur tërë-sisht. Pas ngjarjes gjenerali i Iliridës Hamdi Ndrecaj, ia ka tërhequr vërejtjen përmes një letre Ali Ahmetit, duke treguar publikisht se është kërcënuar përmes njërëzve të kryetarit të BDI-së. Mënyrat dhe metodat e kërcënimeve kanë qenë praktikë permanente e BDI-së, e cila akuzohet për vrasjen e koamdantit Harun Aliut, atentatit ndaj komandantit Xhezair Shaqirit e për shumë raste tjera. Komandant Kushtrimi quhej Harun Aliu, i cili ka formuar UÇK e Maqedonisë dhe ka qenë gjithashtu edhe Kryetar i Partisë Alternative Kombëtare. Ai nuk pajtohej me Ali Ahmetin, për të cilin thoshte se e ka tradhtuar luftën e 2001-shit. Mjafton të kundërshtosh BDI dhe automatikisht duhet të jesh i kujdesshëm sepse jeta të vihet në rrezik. Lideri i saj Ali Ahmeti

vjen nga organizata marksiste-leniniste në ilegalitet LPK-ja, që ka vepruar në fshehtësi, por edhe ka bërë një veprimtari mjaft të dyshimtë. Shumë anëtarë bren-dapërbrenda kësaj organizate e kanë aku-zuar vazhdimisht njëri-tjetrin për tradhti. Ali Ahmeti është akuzuar si fajtor për qitjen në kurth e më pas vrasjen e vëllait të Ramush Haradinajt gjatë luftës në kosovë. Këshilltari i Ali Ahmetit, Ibrahim Kelmendi është akuzuar për vrasjen e vëllezërve Gërvalla në Perëndim. Ali Ah-meti publikisht ka thënë se me zemër është enverist, kurse praktika e diktatorit komunist të Shqipërisë ka qenë pikërisht shpikja e armiqve dhe likuidimi i tyre për të siguruar mbijetesën politike. Enver Hoxha vrau e internoi shokët dhe bash-këpunëtorët më të ngushtë e më të afërt. Kjo ishte dhe mbetet logjika diktatoriale komuniste e mishëruar në praktikat e tianit rus Stalin. Ali Ahmeti hapur ka delaruar se e ka fort në zemër Enverin dhe majtist është edhe për nga natyra. Ai ka interiorizuar edhe temperamentin, karakterin dhe personalitetin e Enverit.

Shpesh në emisione televizive e tubime partiake e zgjedhore papritmas hëpërhë ngrit zërin e nervozohet, mu ashtu si-kurse dikur ‘xhaxhi’ i tij Enveri, kur ngritej befasisht, bëhej me nerva dhe e shndërronte mbledhjen e parties në gjykatore (kur i bërtet Kadri Hazbiut, të cilin e dënon pa gjyq me vdekje). Shumë burime flasin se në manipulimin e grupit kanë marrë pjesë në mënyrë tejet të fshehtë edhe disa shqiptarë të punësuar në Drejtorinë e Shërbimeve Sekrete Maqedonase, njerëz të afërt me Menduh Thaçin liderin e PDSH-së. Prej se ka rënë prej pushtetit pas luftës së 2001 Menduh Thaçi në pamundësi për të siguruar votat në zgjedhje, ka bërë obstruksione të ndryshme dhe qëllimi i tij më tepër ka qenë destabilizimi sesa stabiliteti i vendit. Ai disa herë ka deklaruar se po të mos ishte lufta e 2001, Ali Ahmeti kurrë nuk do të kishte mundësi t’ia merrte push-tetin. Ky obsesion mund të thuhet se Menduh Thaçit i është shndërruar në kompleks e neurozë dhe me çdo kusht dëshiron të bëhet pjesë e qeverisë. Në

Page 13: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 13Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

vitin 2006 edhe pse si humbës, ai u fut në qeverinë Gruevski me arsyetim se VM-RO-DPMNE e ka partner ideologjik dhe se është e drejtë e kryeministrit të thirrë në qeveri kë të dojë. BDI e Ali Ahmetit atëherë u revoltua së tepërmi, nuk u pa-jtua me siç thoshte nëpërkëmbjen e vull-netit të popullit dhe bënte çmos që të rikthehej në pushtet. BDI kishte krenari-në triumfale të luftës së 2001-shit dhe nuk pajtohej me një parti që më 2001 kishte qenë bashkëqeverisëse me VM-RO-DPMNE, pra në kohën kur bombar-doheshin shqiptarët PDSH-ja ishte bash-këpjesëmarrëse në atë krim dhe nuk dilte prej qeverisë vrastare të ish-kryeministrit Lupço Gergievski. BDI asnjëherë nuk u pajtua me qeverinë VMRO-PDSH dhe pas një presioni të shtuar, shfrytëzoi fto-hjen e raporteve mes PDSH e VMRO-s në prag të samitit të Nato-s në Bukursht, kështu që harmonizoi qëndrimet me VMRO-n për të kërkuar zgjedhje të para-kohshme parlamentare. Fushata paraz-gjedhore u zhvillua me tensione të mëd-ha në mes këtyre dy partive, armiqësia

ishte në kulm, ndërsa përveç të plago-surve, pati edhe të vrarë. Shqiptarët e varfër ekonomikisht ishin bërë vegël e dy partive rrenacake që u premtonin një troh bukë përmes punësimeve. Ata për këtë ishin në gjendje edhe të vriteshin, pra pati edhe viktima. Lufta për parime e ideale ishte zhbërë si një kullë prej letre, kurse patriotizmit ia kishte zënë vendin interesi i ngushtë personal e klanor. Pas përfundimit të zgjedhjeve më 2008 fil-luan të festonin të dy partitë, secila thek-sonte se kishte fituar. Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli të pavlefshme disa vend-votime ku ishin shënuar shkelje flagran-te të mbushjes së kutive. Pas rivotimit BDI doli fituese, por që atëherë e deri më tani lideri i PDSH Menduh Thaçi, nuk është pajtuar me këtë, por gjithnjë ka theksuar se ai është fituesi moral, se Ali Ahmeti ka fituar në saje të vjedhjeve se atë kanë dashur ta marrin maqedonasit sepse është më i butë në parashtrimin e kërkesave etj. Menduh Thaçi ka shpallur vdekjen e demokracisë përmes panove, duke treguar se si i janë vjedhur votat. Ai po ashtu të vdekur e ka shpallur edhe Marrëveshjen e Ohrit, pikën referenciale të BDI-së, e cila këtë e konsideron si kapital të vetin luftarak e politik, edhe pse pas 12 viteve në pushtet nga paaftësia nuk ka arritur ta implementojë. Me fjalë tjera atë që BDI pretentonte se e kishte fituar me luftë, e humbte në tavolinë. Disa

thonë se heshtja e kësaj partie lidhet me faktin se funksionarët e saj janë nën hi-poteka e të korruptuar deri në fyt. Men-duh Thaçi, lideri i PDSH-së gjithnjë ka denoncuar politikën e BDI-së, ndërsa diskursi i tij agresiv, ka shënuar ngritje kulmore në fushatat parazgjedhore. Në shumë tubime të tilla ai me tonalitet të lartë ka klithur ‘ne me çdo kusht do të jemi në qeveri, pa qoftë edhe më një de-putet’. Në formë implicite kjo drejtonte sinjale dhune, ndërsa lideri i PDSH-së ende nuk është shëruar nga kompeksi i dhunës, sipas logjikës se BDI realisht në pushtet erdhi me dhunë dhe imponimin e saj në formën më ekstreme, duke mos kursyer dot as popullatën civile. E ajo që merret me dhunë arsyeshëm duhet të kthehet me dhunë. Shumë intelektualë, akademikë, profesorë universitarë, gazetarë etj. kanë fajësuar BDI-në dhe PDSH-në për gjendjen e tanishme të shq-iptarëve në Maqedoni. Tashmë këto parti nuk i mbështet askush përveç disa interesxhinjve, që akoma shpresojnë se me fitoren e partisë së tyre, e sigurojnë mirëqenien e ngushtë personale. Politika e tyre servile, vasale, klienteliste i ka poshtëruar shqiptarët sa s’ka më. Pushteti maqedonas në çdo dy vjet bën ndonjë aksion, ku i viktimizon shqiptarët, i potretizon ata si destabilizues, kriminel, të egër e të paemancipuar dhe terroristë, kurse BDI e PDSH rrinë e bëjnë sehir. Ali

Page 14: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA14 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

Ahmeti është njeriu që së fundmi më së shumti është bombarduar nga kritikat, është quajtur i denjë vetëm për të ruajtur dele, aventu-rier, tradhtar si Rrahman Morina etj. Ideatori i plat-formës për Shqiperinë Natyrale Koço Dane në një intervistë për gazetën ‘Sot’ ka theksuar se “kush e përkrah këtë qeveri është bashkëpunëtor i fashizmit dhe antishqiptar , kush nuk e përkrah është antifashist dhe shqiptar. Pas ngjarjes së Kumanovës fshihet vetëm Nikolla Gruevski dhe gru-pi i tij fashist, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet me çdo kusht me shqiptarë dhe duke masakruar shqiptarë. Sot shqiptarët kanë të gjitha të drejtat të përdorin të gjitha llojet e mjeteve për të rrëzuar push-tetin fashistë të Nikolla Gruevskit. Ka vetëm një zgjidhje, nuk ka asnjë zgjidhje tjetër: Vetëm bashkimin e Shqipërisë. Politikanët aktualë shqiptarë, janë vetëm bashkëpunëtorë të pushtetit të qeverisë fashiste të Gruevskit. Uroj që nga radhët e shqiptarëve të dalin politikanë që do të marrin në dorë fatin e të drejtave të shq-iptarëve”. Duke mbetur jetimë, pa lider, shqiptarët mbetën të hutur dhe nuk dinin se si të reagonin ndaj thirrjes së liderit të LSDM-së Zoran Zaev për protestat ma-sive të 17 majit kundër Gruevskit. Ata që ishin kundër kishin arsyet e tyre, se kjo parti dëshiron t’i instrumentalizojë shq-iptarët, se kur ka qenë në pushtet edhe kjo parti ka vrarë, burgosur e diskrimin-uar shqiptarë, se pas ngjarjeve në Ku-manovë ka humbur sensi për të protes-tuar bashkë me maqedonasit, se maqedonasit nuk kanë protestuar kurrë kur janë nëpërkëmbur shqiptarët, se nuk bashkohet dot flamuri shq-iptar me atë serb e maqedo-nas, se Zaevi premtoi të publikoj rastin Monstra nga përgjimet dhe këtë nuk e bëri etj. Me gjithë respektin për ndjenjat e sinqerta e sublime të atyre që përfaqë-sonin këtë mendim, mendoj se e kishin gabim. Po ashtu mendoj se ata u spostuan nga prioritarja dhe u morën me tercialen. E prioritet është rënia e Gruevskit. Ata thonë se duan rrëzimin e qeverisë dhe kryeministrit

Gruevski. Si mund të bëhet kjo?! Ose me dhunë e gjakderdhje ose me protesta ma-sive paqësore, ndryshe personalisht s’di si mundet ndryshe dhe si e mendonin ata, që ishin kundër protestave. Mendoj se Gruevski nuk rrëzohet duke ndenjur këmbëkryq në odë, duke pirë çaj e duke e sharë. Atij nuk i lëviz dot as qerpiku për antidisponimin tonë kundër tij nëse këtë nuk e demonstrojmë, nëse nuk e mani-festojmë hapur. Nëse ne rrimë e heshtim, heshtja është pranim, pra deshtëm s’deshtëm me qetësinë dhe heshtjen tonë në mënyrë të hapur legjitimojmë vazh-dimin e qëndrimit të tij. Kundvrshtarët e daljes thonë mirë-dakord, ama shqip-tarët duhet vetë të organizohen. Plotë-sisht pajtohem, po ja që nuk po organi-zohen vetë, nuk e di përse; dhe kur s’ka shi bën edhe breshër. Zakonisht delet pa bari, hynë edhe në gardhiqe të huaja. Shqiptarët s’mund të rrinë pa dalur sepse kanë arsye kombëtare, për shkak të gjithë asaj që bëri kjo qeveri kundër tyre, kanë arsye fetare sepse kundërshtimi në formë proteste është niveli më i ulët i reagimit që mund t’i bëhet kësaj të keqeje të mad-he, kanë arsye qytetare t’u tregojnë partive të tyre se janë vetë të pjekur poli-

tikisht për të sjellur vendime të ndjeshme, kanë arsye logjike sepse përjashtimi i së tretës ose-ose (pro et contra) shpie në përfundim se ose duhet të jesh për ose kundër, rrugë të tretë s’ka dhe kanë arsye politike sepse pjesë-marjen në protestë e para-lajmëruan edhe aleatët tanë perëndimorë, kështu që mosdalja jonë do të na por-tretizonte si qyqarë e mjer-ana që zgjidhjet i presim të na sjell dikush nga jashtë në

pjatë pa kurrfarë angazhimi, do të na poziciononte padashje me Gruevskin kundër të cilit është e gjithë bota de-mokratike, përveç Serbisë e Rusisë, pran-daj antinomia dalje a mosdalje ka qenë para së gjithash çështje pozicionimi poli-tik. Gjithçka tjetër ka qenë më pak e rëndësishme. Shkurt e shqip, le të bjerë Gruevski, pastaj edhe më lirshëm e për-dorim himinin, flamurin dhe më fort na kthehet krenaria kombëtare, që na ka nëpërkëmbur ai. Për mua më poshtëruese dhe më e tmerrshme ka qenë ajo që par-titë shqiptare kanë bërë pazarllëqe me votat tona, duke i thirrur shqiptarët të votojnë kandidatët maqdonas e duke i lutur maqedonasit të votojnë kandidatin shqiptar, kundër kandidatit tjetër shqip-tar. Kjo për mendimin tim është mijëra herë më e keqe se dalja në protestë të përbashkët kundër një të keqeje të për-bashët. Nuk është fjala se Zaevi është i mirë, tekefundit ai nuk ka qeverisur akoma që ta dimë a është i mirë a i keq dhe nuk duhet t’i hyjmë në hak. Mirëpo edhe ne shqiptarët parimisht kemi njëfarë detyrimi ndaj tij, sepse përmes përgji-meve e pamë realitetin me sy dhe e dëgjuam me vesh. Ai nuk i ka zbardhur

ende të gjitha ato që na in-teresojnë, por ka premtuar se do ta bëjë këtë. Për shkak se gjithkund interesi shtetëror është mbi të gjitha, ai s’mund të bëhet budalla që të bëjë vepra trathtie kundër popullit të tij, duke e rrezikuar shtetin, për shkak se na ka ënda neve të dime diçka që na intereson. E në gjendjen e sapokrijuar përplot tensione as ngjar-jeve në Kumanovë, të gjithë e dinë se publikimi i rastit Monstra do të thoshte hed-

Page 15: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 15Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

hje e benzinit në zjarr. Teke-fundit a nuk u mjaftoi shq-iptarëve se Zaevi u tha se nga përgjimet e rastit Mon-stra, del se shqiptarët janë plotësisht të pafajshëm; çfarë duan më tepër shqip-tarët prej tij, nuk e kuptoj. A ishte Zaevi i vetmi lider që vizitoi banorët e Lagjes së Trimave, në kohën kur as Ali Ahmeti e as Menduh Thaçi as qe u afruan. Mos po prit dikush nga Zaevi të konvertohet e ta ndërrojë nacionalitetin dhe fenë apo çfarë po duan prej tij, nuk e di. Apo ndoshta ta vëjë plisin në kokë e të mbështillet me flamurin tone?! Edhe po të ndodhte kjo hipotetikisht, do të thonin: “Jo se po na mashtron”. Kur dëshirohet të bëhet ndonjë veprim, gjenden mënyrat, kur nuk dëshirohet gjenden arsyet. Zaten ne shumë e shumë s’kemi pse të merremi me të, kur kemi dertin tone, prandaj duhet të kemi edhe platformën tonë. E ajo në lidhje me protestat do të ishte që të mos dalim atëherë kur Gruevski fton edhe ith-tarët e tij në kundërmiting, për t’i treguar edhe Gruevskit po edhe Zaevit se ne nuk dalim se na fton dikush, por se jemi të pjekur dhe kemi strategjinë tonë të vep-rimit dhe e dimë çka duam. Po ashtu s’ka fort dert që flamuri ynë ka qenë përkrah atij serb e maqedonas, sepse nuk i zbehet madhështia. Ata që dinë nga filozofia es-tetike duhet ta dine se si dallohet e bu-kura. Ajo që më dhemb nga diskursi pro et contra porotestave është polemika e kotë, agresive dhe ofenduese mes shqip-tarëve thjesht për një mendim e veprim demokratik. Më vret logjika e mohimit dhe përjashtimit. Zotësia na ka mbetur në kundërshtimin e njëri-tjetrit pa fakte të argumentuara e pa arsye, në tallje e ofendime recip-roke. Për gjë tjetër s’kemi ngelur as për pesë pare. Të përçarë intelektualët, poli-tikanët, gazetarët, artistët, hoxhallarët, e kështu me radhë…, thjesht pikë e pesë. Shqiptarët në Maqedoni po vuajnë krizën e mendimit dhe interpretimit, krizën e mirëkuptimit dhe unitetit për gjërat madhore e sub-stanciale. Po vuajmë krizën e ekspozimit, ku secili dëshiron të tregohet se di dhe nuk i jepet as minimu-

mi i prioritetit dhe privilegjit atij që vër-tet di dhe është kompetent. Po vuajmë krizën e bajraktarizmit dhe besimit se jemi dikushi, prandaj s’mund të bëhemi bashkë edhe në momentet kur rrezikohet qënia jonë kombëtare. Secili shikon tjetrin përmes syve të urrejtjes. Mjafton tjetri të mendojë ndryshe, e pastaj ta shohim siç thoshte Sartri ferrin tek ai. Thomas Morton ferrin e vërtetë e shihte “atje ku askush s’ka më askë e asgjë të për-bashkët, ku të gjithë urrehen mes vete e nuk mund të largohen prej tjetrit dhe as nga vetvetja e tyre”. Në vitet e ’90 emisari ndërkombëtar në Maqedoni Gert Arens thoshte se vërtet nuk i kuptonte shqiptarët në Maqedoni se çfarë dëshironin. I shkre-ti ai, ia besoj, në hall ka qenë. Nëse men-don dikush se Arensi e ka pasur gabim, hedhjani një vështrim sot partive politike shqiptare në Maqedoni: njëri për lisa-tjetri për fshisa, njëri thumbit-tjetri pat-koit. Askush nuk është i vetëdijshëm për gjendjen dhe pozicionin që kemi si pop-ull. Apo është, po shtiret ose e ka verb-ruar interesi i ngushtë. Ndihmë s’ka as nga Shqipëria as nga Kosova. Shqipëria në gjumë, Kosova në gjumë, ne në gjumë edhe më të thellë. Gjersa të tjerët e kup-

tojnë më mirë se si është situata, ne për fat të keq, edhe kur i lexojmë ata nuk kthjellemi, e themi: ‘inshAl-lah jemi ëndërr!’. Media serbe ‘Telegraf ’ ka theksuar se ngjarjet në Kumanovë janë edhe më të thella sesa mund të paramendohen, se në to janë të përfshira BE dhe SHBA për të penguar lidhjen e gazsjellësit rus, e me këtë edhe ndikimin e Rusisë në Maqedoni e Ball-

kan. Interesi ekonomik do ta lidhte Maqedoninë me Rusinë edhe në rrafshin gjeopolitik. Jo më kot qeveria Gruevski zvarrit zgjidhjen e emrit, jo aq për shkaqe patriotike sa duke blerë kohë e duke kalkuluar interesin e një pakti pansllav. Mediat serbe ‘Kurir’ dhe ‘Informer’ kanë publikuar një informacion ku theksohet që CIA ia ka tërhequr vëmendjen admin-istratës amerikane se nëse vazhdon të mbështes shqiptarët, atëherë kjo do t’i nxisë e detyrojë ortodoksët të bëjnë ale-ancën e tyre të madhe Serbi - Maqedoni - Bullgari - Greqi, e madje mund të shpie edhe gjer te Lufta e Tretë Ballkanike. Ku-manova është vendi më problematik në Maqedoni ku jetojnë maqedonasit, shq-iptarët, serbët, romët e pak turq, një qytet me një laramani etnitetesh dhe ndonjë eskalim eventual mund të nënkuptoj vër-tet hyrjen e këtyre shteteve në konflikt, gjë që do të implikojë jo vetëm luftë ball-kanike ose evropiane, por ndoshta edhe botërore. Ditën e ngjarjes më 9 maj u mobilizuan ushtritë e Serbisë e Bullgarisë, të cilat u dërguan në kufi. Ushtrinë në kufi me Shqipërinë e dërgoi edhe Maqedonia. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se pas Ukrainës, Ballkani mund të jetë

vatra e re e përplasjeve mes SHBA-së dhe Rusisë. Në përgjimet e fundit që pub-likoi Zaevi dëgjohej minis-trja e brendshme Gordana Jankullovska, duke u intere-suar për luftë me shqiptarët. Ajo i tha Martin Protugjer-it shefit të kabinetit të kry-eministrit se maqedonasit do të mund t’i zhduknin shqiptarët për një orë. De-risa të tjerët bëjnë plane, taktika e strategji, ne zihe-mi për gjëra të kota dhe gjumin dimëror e vazhdo-jmë edhe verës. n

Page 16: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA16 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

PAQJA: Si i vlerësoni reagimet e politikanëve shqiptarë si brenda Maqedonisë, ashtu dhe jashtë saj

lidhur me zhvillimet në Kumanovë? Fejzi Hajdari: Gjatë ditëve të fundit,

sidomos pas konfliktit të armatosur në Kumanovë ndërmjet grupeve të armato-sura dhe forcave policore maqedonase, kam thënë në mënyrë decide: faktori politik shqiptar në pushtet dhe opozitë ka dështuar totalisht, sa i përket arti-kulimit dhe mbrojtjes së interest shq-iptar. Të njëjtën gjë e them edhe sot, pas protestës së suksesshme masive të qytetarëve të Maqedonisë kundër qe-verisë Ahmeti-Gruevski. Lidershipi politik shqiptar, lëre që ka dështuar, por për rastin e Kumanovës ku qytetarët shqiptarë u lanë pasdore, u sollën sikur konflikti të kishte ndodhur në ndonjë shtet fqinj dhe jo vetëm 35 km nga Shku-pi. Reagimet e qytetarëve shqiptarë, por edhe të atyre maqedonas, ishin vlerësimi më i mirë për sjelljen e politikanëve. Ata dy deputetët nga Kumanova, të BDI-së, pra partisë shqiptare në qeveri, i dëbuan pasi paraprakisht ishin paraqitur se kanë ardhur [për t’i vizituar banorët e Lagjes së Trimave]. Sjellja e partive shqiptare jo që ështëe joserioze, jo e denjë, por edhe e patolerueshme.

Ismail Sinani: Këtë çështje duhet trajtuar në tre segmente të ndryshme. I pari, është ai nga brenda vendit, pra brenda Maqedonisë. Këtu kemi një lider të një partie në pushtet, pra Ali Ahme-tin, i cili sillet sikur çështja po ndodh diku jashtë në ndonjë shtet të huaj ose të paktën sikur ai është në opozitë. Ai pa fije turpi del dhe deklaron se bashkë me disa partiakë të tij e ka menaxhuar situatën në Kumanovë, e cila sa për il-ustrim u “menaxhua” me 18 të vrarë, 50 të plagosur dhe një lagje tërësisht të granatuar. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ndonëse prej 7 vitesh vetëm me Gruevskin është bashkë me qeveri, thotë se për ta tejkaluar situatën ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar – OSBE-së. Për të mos thënë ndonjë fjalë

më të rëndë, do të them se kjo është hipokrizia më e madhe e një lideri, i cili është në pushtet dhe nuk i përdor mekanizmat e pushtetit. Segmenti i dytë është ai politikës kosovare. Duhet cekur se Prishtina zyrtare përmes incidentit që ka ndodhur në Kumanovë, po tregon se nuk ka kapacitet për ta drejtuar shtetin. Përkatësia shtetërore e shumicës nga të arrestuarit pas aksionit, do të duhej të ishte një tregues i mirë se drejtuesit e in-stitucioneve të Kosovës, nuk kanë qenë në nivel të detyrës. Duke qenë situata e këtillë, për fat të keq, krerët politikë të Kosovës, ditëve të fundit kanë filluar një garë se kush më shumë po e aku-

zon Gruevskin si një despot. Ndonëse kjo e fundit është fakt i pamohueshëm, kryeministri i Kosovës dhe zëvendësi i tij duhet qartë ta pranojnë dështimin e tyre dhe të mos tentojnë të përfito-jnë pikë politike përmes tragjedisë së Kosovës. Dhe, segmenti i treti – qasja e Shqipërisë. Gjykoj se si rrallë herë deri më tani, Tirana Zyrtare ka pasur një rol – deklarativ, që mund të thuhet se ka qenë në nivel.

Nebi Mërseli: Politikanët shqiptarë në Maqedonia dhe më gjerë lidhur me ngjarjet e 9 majit që ndodhën në Ku-manovë, ku pati viktima nga aksioni i policisë maqedonase i ndërmarr nga një formacion i armatosur, patën një reagim post festum, si zakonisht. Gjith-monë kur janë në pyetje shqiptarët, kur janë në zgrip, politikanët shqiptarë, në veçanti këta në Maqedoni, nuk i pyet kushi. Establishmeti politik maqedo-nas shpeshherë ka ndërmarrë aksione të armatosura në mjedise shqiptare me pretekste të ndryshme dhe fare nuk është njoftuar partia shqiptare pjesë-marrëse në pushtet. Ishin reagime që përcilleshin nga mediat. Edhe pse BDI e Ali Ahmetit duhet të ketë pasur in-formata paraprake për aksionin poli-cor, ngase është pjesëmarrëse në qeveri, reagimi i saj ishte i vakët dhe hiqeshin se nuk dinë gjë. PDSH-ja zgjodhi neu-tralitetin dhe në mungesë të informatave nuk u ngutën që nga auti të dalin me deklarata përfituse siç zakonisht bënë kjo parti opozitare, ndërsa subjektet tjera shqiptare, me papërvojë, po ashtu në mungesë të informatave nga terreni, nuk dinin të kahëzonin reagimin e tyre. Partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri, gjegjësisht partitë në pushtet, po ash-tu në mungesë të pasqyrës së qartë së çfarë po ndodh në Kumanovë, kishin edhe reagime të ndryshme. Kujtojmë reagimin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh dre-jtues i PDK-së, partisë në pushtet, se nuk guxon të preket sovraniteti i Maqedo-nisë, pavarësisht se kush e cënon. Partia

Shqiptarët në Maqedoni pa lidership, të dezorientuarDuke parë zhvillimet dramatike në Maqedoni, ngjarjen në Kumanovë, protestat e opozitës dhe pozitës maqedonase, pat-pozicionin e shqiptarëve nga inercioni dhe sjellja në rreth vicioz e partive të tyre dhe ndikimin e përgjithshëm, vendosëm të intervistojmë tre gazetarë të njohur nga Maqedonia, të cilet kanë qenë mjaft aktiv me shkrimet dhe opinionet e tyre. Fejzi Hajdari, Ismail Sinani dhe Nebi Mërseli, shpalosën mendimet e tyre për situatën në Maqedoni enkas per revistën ‘Paqja’

Biografitë: Fejzi Hajdari, me

profesion gazetar, master për diplo-

maci. Botues i gazetës së përditshme “Lajm”, Maqedoni Ismail Sinani, nga viti 1999 në mënyrë aktive merret me gazetari. Fillimisht si gazetar në gazetën “Fakti” pastaj si zv/kryeredaktor në po të njëjtën me-dia. Gjatë kohës së konfliktit ka qenë edhe korrespondent i Ev-ropës së Lirë. Më pas ka qenë re-daktor për disa vite në Televizionin Alsat M dhe së fundmi kryeredak-tor i revistës SHENJA dhe drejtor i informacionit në TV ERA dhe tele-vizionit tjetër nacional që është në themelim e sipër - TV SHENJANebi Mërseli, është gazetar dhe komentator politik nga Maqedo-nia, që tashmë tre vjet jeton në Kanada. Ka punuar gazetar në Shkup dhe Prishtinë për media të ndryshme në gjuhën shqipe. Ka qenë gazetar në Flaka, Fakti, korrespondent i Kohës Ditore nga Shkupi dhe drejtues i botimit për Maqedoni i kësaj gazete dhe zëvendëskryeredaktor i gazetës Lajm në Prishtinë dhe kryeredak-tor i botimit për Maqedoni.

Page 17: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 17Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

Shqiptarët në Maqedoni pa lidership, të dezorientuare kryeministrit Isa Mustafa, LDK, reagoi nëpërmjet ministrit të Punëve të Brend-shme, Skëndet Hyseni, i cili befasoi me deklaratën e dhënë se di gjithçka çfarë po ndodhte. AAK ishte e rezervuar tejmase ngase u bë e ditur se disa bashkëluftëtarë të Ramush Haradinajt ishin përzier në përleshjet e armatosura. Reagimet e shtetit shqiptar, gjegjësisht subjekteve të atjeshme, gjithmonë gjasojnë njësojë. Paska më i ashpër në reagim ishte kry-eministri Edi Rama, ndërsa deklaratave të Sali Berishës, sa u përket shqiptarëve jashtë kufirit, moti iu ka dal boja.

PAQJA: Cili është opinion juaj rreth protestës së opozitës maqedonase dhe pjesëmarrjes së shqiptarëve në të?

Fejzi Hajdari: Protestat e sotme jo vetëm për Gruevskin dhe Ali Ahmetin e Thaçin, por në veçanti për liderët e opozitës shqiptare, ishite një leksion i mirëfilltë se qytetarët nuk mashtrohen dhe joshen me zotimet e tyre. Prandaj, kur dëshpërohen dhe zhgënjehen nga politika, ata nuk dëgjojnë as apelet e lidershipit politik shqiptar. Kjo sjellje e qytetarëve shqiptarë dëshmoi se shq-iptarët kanë krijuar një vetëdije krejtë-sisht ndryshe nga më parë, kur partitë i tërhiqnin për hunde gjithandej. Ata sot treguan se kanë dinjtet dhe integ-ritet dhe se nuk lejojnë që politika të përfitojë mbi kurrizin e tyre. Prote-stat e sotme treguan se qytetarët janë lodhur nga qeveria më antishquiptare dhe më krimninale dhe e korruptuar, që nga viti 1991. Shihet një etja e madhe e qytetarëve për ndryshime politike, të

cilët mund ta shpëtojnë Maqedoninë nga kriza politike dhe kollpsi financiar, ku e solli qeveri Ahmeti-Gruevski.

Ismail Sinani: Më vjen keq që duhet ta them, por gjykoj se Zaevi nuk u tregua i sinqertë me shqiptarët. Ndo-nëse shpalosi 33 dosje, në thuajse asn-jërën prej tyre nuk zbuloi ndonjë detaj të rëndësishëm për kriminalitetin në taborin politik shqiptar. Në këtë mënyrë, ai po tenton të mbajë peng elementin shqiptar edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës, ndërsa dihet se shumica e politikanëve aktual shqiptarë, janë bërë kriminelë në saje të krimit të organi-zuar gjatë qeverisjes në vitet të fundit bashkë me kolegët e tyre maqedonas nga radhët e VMRO DPMNE-së. Në këtë drejtim kam bindjen se shqiptarët nuk është dashur të bëhen argatë të tij në protestë. Parashtrohet pyetja pse Za-evi në ikonografinë e protestës (nuk po flas për vetiniciativat e qytetarëve), nuk përdori elemente multietnike, pse qasja e tij ishte puro – maqedonase me muzikë dhe folklor maqedonas dhe me paraqit-jet e dy – tre shqiptarëve që njihen për maqedonofilizmin e tyre? Por, e gjithë kjo është krejt e parëndësishme, kur e kemi parasysh faktin se Zaevi, nuk e pa të arsyeshme ta shpalos dosjen “Mon-stra”, e cila siç e dimë të gjithë, ka marrë në qafë 7 familje shqiptare.

Nebi Mërseli: Pavarësisht momentu-mit politik, shqiptarët duhet të reflekto-jnë se fatin e vet e kanë në duart e veta. Protesta e opozitës përkon me tratativën për ndryshim të qeverisë aktuale. Dhe sa më shpejtë që bjen qeveria e Nikola

Gruevskit, aq më parë shqiptarët do të kenë kohë të trasojnë ardhmërinë e shëndoshë të tyre politike. Dëgjoj ko-mente të ndryshme nëse shqiptarët është dashur t’i bashkohen LSDM-së opozi-tare në rrugëtimin e saj për përmbysje të qeverisë korruptive dhe totalitare të bashkëqevisjes VMRO-BDI. Edhe kush-tëzimet se së pari lideri i opozitës, Zoran Zaev është dashur të zbardhë përgjimet lidhur me rastin “Monstra” qëndrojnë. Por, sa më parë që ndëshkohet kjo qe-verisje e mbrapshtë, aq më mirë edhe do të ketë epilog zbardhja e këtij rasti. Nëse dëshmohet e kundërta çfarë pretendon gjyqësia maqedonase duke dënuar pesë shqiptarë më burg të përjetshëm, atëherë më lehtë dhe më shpejtë do të silleshin para drejtësisë ata që eventualisht kanë inskenuar vrasjem e pesëfishtë të pesë të rinjve maqedonas në afërsi të Shkupit, para tre vitesh. Shoh se si dy partitë më të mëdha shqiptare zhvilluan propa-gandë kundër protestës së 17 majit të opozitës, duke ftuar shqiptarët të mos i bashkohen të njëjtës. Mund të arsy-etohet deri-diku BDI, por nuk mund të kuptohet pse PDSH e Menduh Thaçit ka aq aversion nga LSDM-së. Thirrja e kësaj partie opozitare shqiptare se LSDM ka bërë në të kaluarën politike antishqiptare, pas ndryshimeve bren-da kreut të kësaj partie dhe ardhjes së Zoran Zaevit për lider, janë anakrone. Të gjithë e dimë se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve ndërsa në krye të LSDM-së ishte Branko Cërvenkovski. Radolishtja, Bit Pazari, “Afera e Armëve”, Goostivari, Universiteti i Tetovës, Sopoti... Por, mos

Fejzi Hajdari Ismail Sinani Nebi Mërseli

Page 18: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA18 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

të harrojmë edhe diçka shumë të rëndë-sishme. LSDM-ja më 2002, deshëm pranuar ose jo, në momentin që pranoi BDI-në e Ali Ahmetit si partnere qe-verisëse, sikur “lau” politikisht veten për të gjitha ato “mëkate” që ndër vite iu bëri shqiptarëve. Atëbotë Branko Cërven-kovski pati guximin që të bashkëqevisë me ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët një vit më parë kishin vrarë policë e ushtarë maqedonas. Dhe për këtë guxim LSDM u ndëshkua keq nga votuesit maqedo-nas. Nga 2006 në pushtet erdhi VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, i cili gati një dekad po dominon në zgjedhjet falë zullumit të vazhdueshëm që po ua shton shqiptarëve. Në këto kondita është e paarsyetueshme kërkesa e PDSH-së, në rend të parë, që shqiptarët të mos i bashkohen protestës që synon rrënimin e qeverisjes aktuale. Sikur kjo parti të ketë lidhje kauzale me VMRO-DPMNE-në dhe nuk do që në pushtet asnjëherë të vjen LSDM. Arsyetim i Menduh Thaçit është se Zaev është njësoj si Gruevskit, ndaj të cilit i ka dhënë lojalitet “deri në vdekje”. I pakuptimë është qëndrimi se shqiptarët duhet të jenë vetëm spe-ktatorë ndër ndodhit te partitë maqe-donase. Një qëndrim i tillë dëshmon se shqiptarët nuk duan ta ndryshojnë poz-itën e tyre dhe nuk duan të faktorizohen në shtet, me atë që bashkëpjesëmarrja në përmbysjen e kësaj qeverie, hap, së paku, një perspektivë për qasje ndryshe të raporteve në shtet dhe mundësisë së zbutjes së raporteve entike. Po ashtu hap rrugë për një ridefinim të realitetit politik – leximit të plotë të Kushtetutës dhe definimit me ligj të gjuhës shqipe si

gjuhë e dytë zyrtare, për modalitetet e së cilës do të diskutohej, mandjen vjen pastrimi i menjëhershëm e regjistrit dhe regjistrimit të popullisë, hapjes së negociatave për anëtarësim në NATO dhe BE, si dhe gjetjes së modusit për një demokraci koncensuale të dy bash-kësive më të mëdha entike, që do të re-alizoheshin me marrëveshje paraprake paszgjedhore midis fituesit të zgjedhjeve ndër elektoratin maqedonas dhe unifi-kimit të partive shqiptare, pavarësisht rezultatit zgjedhor. Pra, shqiptarët do të vënin kusht për palën maqedonase, e cila do të sfidohej me kërkesat këm-bëngulëse dhe të panegocieshme të shq-iptarëve që kanë të bëjnë me çështjet që i tangojnë ata. Dhe, kuptohet, mos-gatishmëria e palës maqedonase për të pasur sens për kërkesat e shqiptarëve do të shkaktonte krizë të thellë dhe do të lëkundte themelet e shtetit, edhe ashtu të brishta.

PAQJA: Nëse Grueski detyrohet të dorëhiqet, bëhet qeveria teknike dhe organizohen zgjedhjet, do të kenë shqip-tarët pjekuri dhe kapacitet politik që të ndryshojnë establishmentin e tanishëm politik apo do të vazhdohet me avazin e vjetër?

Fejzi Hajdari: Nëse shqiptarët nuk e kanë, do të detyrohen ta krijojnë ka-pacitetin dhe pjekurin, në të kundërtën do të vazhdojë avazi i vjetër. Shqiptarët në Maqedni mendoj se kanë kapacitet politik dhe intelektual për të formuar një subjekt politik që do të ishte i denjë për t’i përfaqësuar dhe artikuluar intereset kombëtare në institucionet e sistemit.

Gjithsesi se në mënyrë rrënjësore do të duhej të ndryshohej veprimi politik në qeveri, me qëllim që aty të përfshihet interesi shqiptar në mënyrë proporcio-nale dhe jo sikurse deri tani. Jam shumë optimist se shqiptarët, me kujdesin e Prishtinës dhe Tiranës, do të dinë të for-mojnë një subjekt politikë, i cili do ta gjejë më në fund çelësin për zgjidhjen e problemeve me parashenjën kombëtare, por dhe ta avancojnë statusin juridiko-politik të tyre, në një rrafsh me maqe-donasit. Ky është një rast ideal për ta bërë këtë.

Ismail Sinani: Qeveria teknike, nuk është se ka ndonjë kapacitet të fuqishëm ekzekutiv. Por më duhet të them se shq-iptarët do të duhet të mobilizohen qartë dhe më shumë të esëllohen për të gjetur alternativat e duhura politike, të cilat do t’i ribëjnë faktor politik në këtë shtet. Natyrisht duhet mençuri dhe urtësi e madhe për ta arritur këtë. Ata që ofrojnë alternativa të reja politike, do të duhet qartë dhe prerë të tregojnë se cili është qëllimi, e pastaj do të duhet të dësh-mojnë kapacitet politik se janë të aftë për ta marrë amanetin e popullit. Në të kundërtën, çështja shqiptare në Maqe-doni, do të vazhdojë rrugës së regresit.

Nebi Mërseli: Shqiptarët nuk kanë diskurs politik. Së paku këto dy par-titë më të mëdha. Edhe sikur të binte Gruevski, të bëhej qeveri teknike, dys-hoj se BDI dhe PDSH do të kenë kusht rudimentar për fituesin e zgjedhjeve. Prapë do të ngarendin se kush do të shkojë në qeveri me më pak kërkesa. E këtë e bëjnë për të ruajtur veten krerët partiakë ngase nuk mund të paramendojnë të jenë jashtë pushtetit. Zatën edhe kur bien ngushtë BDI dhe PDSH e përkrahin njëra-tjetrën, por vetëm në raste kur preken nga opsioni i tretë shqiptar. Bëjnë propagandë dhe kurtha të pakompromista për të zbe-hur opozitën e vërtetë shqiptare dhe ngushtojnë fushëveprimin e të men-duarit dhe vepruarit ndryshe nga Ali Ahmeti e Menduh Thaçi. Pra, pak është për të besuar se BDI dhe PDSH do të tejkalonin veten dhe të bënin kush-tëzime maksimale. Janë shndërruar në Sindrom Stokholmi. Lere që janë nënshtruar vetë para Gruevskit e Mi-jallkovit, tash kërkojnë nënshtrimin e të gjithë shqiptarëve, duke u thirrë në votat klienteliste, kriminale dhe kor-ruptuese që po arrijnë t’i marrin në së paku dhjetë zgjedhjet e fundit. n

Page 19: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

19Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15PAQJA

Lulzim AHMETI

Të drejtat e punëtorëve në Kosovë shkelen me të dyja këmbët, sido-mos në sektorin privat, por këtu

duke mos anashkaluar edhe sektorin publik. Gjendja kaotike është në sek-torin privat, ku punëtorët kanë orar të zgjatur të punës, me nga një ditë pushim në javë, por ka edhe prej atyre që nuk kanë fare pushim gjatë javës. Këtë fat e kanë sidomos ata të cilët punojnë në kafiteri, po ashtu te sektori privat edhe pagat janë tejet të ulëta. Sipas statisti-kave paga mesatare në sektorin publik është më e lartë se në sektorin privat për mbi 100 euro, e që në shumicën e vendeve të botës sektori privat është më i leverdishëm se sa sektori privat.

Se sa vend i çuditshëm jemi tregon edhe fakti se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera evropiane, ku të drejtat e punëtorëve respektohen në masë të madhe, pothuajse në gati të gjitha vendet e botës për ditën e 1 Majit protestohet, e vetëm te ne ku shkelësit e të drejtave të punëtorëve vazhdojnë të papenguar, nuk protestohet.

Kur them të drejtat e punëtorëve shkelen në masë të madhe te sektori privat tregojnë edhe faktet me të cilat përballën punëtorët, të cilët punojnë në kompanitë private. Ata përveç kushteve

jo të mira dhe pagesave përballën edhe me diskriminime në vendet e tyre të punës. Po ashtu punëtorëve të sektorit privat pagesa e rrogave nuk u bëhet në banka. Ka shumë raste madje edhe në kompani të mëdha private që një pjesë e rrogës bëhet kesh e një pjesë në bankë krejt kjo me pasoja të mëdha të punë-torëve. Nëse një punëtorë paguhet në këtë formë, ai në fillim i duket se do të merr më shumë para, por realisht ai dëmtohet nga mos pagesa e plotë e e rrogës në bankë. Këtë pagesë në këtë formë kompanitë e bëjnë për t’iu ikur tatimeve si dhe pagesave të taksave për punëtoret këtu duke i llogaritur edhe kontributet pensionale.

Por, pavarësisht pagesave ka shumë raste që punëtorët përballën me mung-esë të kontratave të punës dhe kushte tejet të dobëta të ambientit të punës. Ka shumë raste të vdekjes në vendet e punës e të mos flasim për lëndimet e tyre në vendet ku punojnë. Këta punë-torë nëse lëndohen në vendet e punës, kompanitë private në të cilat punojnë ata, gjejnë arsyetime të ndryshme dhe nuk ua paguajnë për kohën sa punëtorët e kalojnë në pushim.

Mungojnë protesta E kryetari i Bashkimit të Sindikatave

të Pavarur të Kosovës (BSPK), Haxhi

Arfi në vend se t’i thërras qytetarët dhe punëtorët në Kosovë për të protestuar duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ai ka kritikuar qytetarët se nuk po dalin në protesta edhe pse BSPK-ja e tij, nuk kishte organizuar protestë.

Trendi i mosorganizimit të pro-testave për ditën e punëtorëve, 1 Maji, është tash e disa vite ndoshta edhe për shkak të mosrealizmit të pritjeve të tyre, e po ashtu një faj të madh e kanë edhe drejtuesit e sindikatave, të cilët nuk po organizojnë protesta. E këta drejtues shpeshherë marrin poste të ndryshme, që kanë lidhje direkte ose indirekte me zyrtarët e Qeverisë.

Dihet se papunësia në Kosovë në shkallë vendi është mbi 35 për qind, derisa te të rinjtë shkalla e papunësisë e tejkalon 50 përqindëshin, ku për treg të punës janë të aftë për çdo vit 25 deri në 30 mijë veta.

E, së fundmi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Inspe-ktorati i Punës kanë filluar një fushatë për t’i kontrolluar bizneset se sa i respe-ktojnë të drejtat e punëtorëve, por nuk dihet se sa efikase do të jetë dhe sa jemi të sigurt se Inspektorët e Punës shkojnë në vizitë tek një biznese për të mos njof-tuar dhe treguar se ata do të shkojë për vizitë tek biznesi i caktuar. n

SA TË ÇUDITSHËM JEMI!!!...Kur duhet të protestojmë ne festojmë. Në vend që në çdo komunë të protestohet për përmirësim të kushteve në të cilat punojmë dhe të kërkojmë hapjen e vendeve të reja të punës ne festojmë. Madje rreth 130 mijë kosovarë e kanë kaluar festën e 1 Majit në bregdet, qoftë në Shqipëri, Mal të Zi ose në ndonjë vend tjetër

Page 20: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA20 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

Rizgjimi i Evropës prej viteve të errësirës dhe intelektualët që rrodhën si pasojë e iluminizmit

të viteve 1600 deri 1800 ishte një prej lëvizjeve më të fuqishme në historinë moderne. Ajo solli në Evropë një dedi-kim për shkencat empirike, mendimin kritik dhe diskursin intelektual. Shumë nga këto u importuan nga historia e in-telektualëve të botës islame, përmes pi-kave hyrëse islame depërtuan në Evropë, si Spanja, Sicilia dhe Evropa Juglindore.

Kjo rilindje në punën intelektuale rastisi me periudhën e imperializmit dhe kolonizimit evropian në botën islame. Vendet evropiane si Anglia, Franca dhe Rusia gradualisht pushtuan pjesë të botës islame, duke e ndarë atë mes njëra-tjetrës. Kësisoj, iluminizmi intelektual u çiftëzua me imperializmin ndaj botës islame, dërgoi në atë që ev-ropianët e panë si çështje kritike, stu-dimin e Islamit, historisë, besimit dhe mësimet e tij. Kjo lëvizje është e njohur si orientalizëm. Një nga të metat më të mëdha të Orientalizmit, prapëseprapë, është analiza e historisë islame me terma evropianë, duke hedhur poshtë shekuj punë akademike që ishin arritur nga mendjet e mëdha muslimane që nga koha e Pejgamberit Muhamed a.s.

Një prej aspekteve më të rrezikshme të orientalizmit ishte studimi evropian i origjinës së Kuranit. Pasi që është e mirënjohur dhe e pranuar në qarqet akademike se të dyja Tora e Hebrenjve dhe Testamenti i Ri i Krishterëve kanë pësuar ndryshime nëpër shekuj, aka-demikët evropianë gabimisht besuan se e njëjta gjë mund të jetë e vërtetë edhe për Kuranin. Përpjekjet e tyre të dësh-

mojnë bindjen e tyre se Kurani është ndryshuar nuk është autentik bëri që të realizohen studime dhe punë me qël-lime të diskutueshme dhe merita të ulëta akademike. Ky artikull do të analizojë në mënyrë kritike origjinën e Kuranit, përhapjen dhe kompilimin e tij, për të kuptuar përse muslimanët pranojnë se kopjet e Kuranit që i kanë në shtëpitë e tyre ka të njëjtat fjalë që janë përcjellë nga Pejgamberi Muhamed a.s. në vitet e hershme të të 600-ave të erës sonë.

Premtimi për ta mbrojturMuslimanët besojë se Allahu veçse

ka premtuar tashmë mbrojtjen e Kura-nit prej ndryshimeve dhe gabimeve që u kanë ndodhur teksteve të shenjta të mëhershme. Allahu thotë në Kuran në suren Hixhr, ajeti 9:

“Ne, me të vërtetë, kemi shpallë Kuranin dhe Ne, me të vërtetë, do ta ruajmë atë (origjinalitetin e tij).”1

Për muslimanët, ky ajet i premtimit prej Allahut është i mjaftueshëm për të ditur se Ai në të vërtetë do ta mbrojë Kuranin prej ndonjë gabimi a ndryshi-mi përgjatë kohës. Për njerëzit që nuk e pranojnë autenticitetin e Kuranit në rend të parë, sidoqoftë, në mënyrë të qartë ky ajet nuk mund të shërbejë si dëshmi e autenticitetit të tij, derisa ai vetë është në Kuran. Prej këtu fillon edhe diskutimi akademik.

Narracioni i Kuranit te shokëtZbritja e Kuranit nuk ishte një ngjar-

je e izoluar në kohë. Ishte një rrjedhë e vazhdueshme e ajeteve që i zbrisnin Mu-hamedit a.s. gjatë 23 viteve të pejgam-berllëkut të tij në Mekë dhe Medinë.

Pejgamberi a.s. caktoi një numër të shokëve të tij që të shërbejnë si qatip, të cilët shkruanin ajetet e fundit sapo shpalleshin. Muaviu, i biri i Ebu Sufja-nit dhe Zejdi, i biri i Thabitit ishin në mesin e qatipëve që kishin këtë detyrë. Për pjesën më të madhe, ajetet e reja do të shkruheshin në copa ashti, lëkure, ose pergamenë, ngase letra ende nuk ishte importuar prej Kinës. Është e rëndë-sishme të theksohet se Muhamedia.s. ua kërkonte qatipëve që t’ia lexonin përsëri ajetet atij pasi që ata i shkruanin, kështu që ai të mund të korrigjonte dhe të sigu-rohej që nuk kishte ndonjë gabim.2

Për t’u siguruar më tutje se nuk ka gabime, Muhamedi a.s. urdhëroi që askush mos të shënojë asgjë tjetër, madje as fjalët e tij, në të njëjtën shtresë ku është shënuar Kurani. Në lidhje me sipërfaqet ku është shkruar Kurani, ai tha se “dhe kushdo që ka shkruar ndonjë gjë prej meje jashtë asaj që është Kuran duhet ta fshijë atë”.3 Kjo ishte bërë që të sigurohej se nuk futej asnjë fjalë tjetër, e cila aksidentalisht do të mendohej se ishte pjesë e tekstit të Kuranit.

Është e rëndësishme të kuptohet, se, shkrimi fizik i Kuranit nuk ishte mënyra kryesore në të cilën Kurani ishte regjis-truar. Arabia4 në vitet e 600-ta ishte një shoqëri orale. Shumë pak mund të lexonin e shkruanin, kështu që theks i veçantë iu kushtua aftësisë për të mem-orizuar poezitë, letrat dhe mesazhet e tjera të gjata. Para Islamit, Meka ishte një qendër e poezisë arabe. Festivale të përvitshme organizoheshin çdo vit, të cilat mblidhnin së bashku poetët më të mirë të tërë Gadishullit Arabik. Të pranishmit e bollshëm memorizonin

Si e dimë që Kurani është i pandryshuar?

Page 21: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA 21Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15

Si e dimë që Kurani është i pandryshuar?fjalët e sakta që poetët e tyre të pëlqyer recitonin dhe ata i citonin ato vargje vite e dekada më vonë.

Kësisoj, në këtë lloj shoqërie ora-le, shumica dërrmuese e shokëve të Pejgamberit a.s. e mësoi dhe regjistroi Kuranin me memorizim (mbamendje). Veç aftësisë së tyre të natyrshme për të memorizuar, natyra ritmike e Kuranit e bëri mbamendjen e Kuranit shumë më të lehtë.

Kurani nuk i është rrëfyer vetëm një numri të zgjedhur të shokëve të Pejgam-berit. Ai është dëgjuar dhe memorizuar nga qindra e mijëra njerëz, shumica nga ta udhëtarë në Medinë. Kështu, sure dhe ajete të Kuranit u shpërndanë shpejt gjatë jetës së Pejgamberit a.s. në tërë skajet e Gadishullit Arabik. Ata që i kanë dëgjuar ajetet prej Pejgamberit a.s. do të shkonin dhe ndanin ato me fiset e tyre të largëta, të cilët po ashtu do t’i memorizonin ato. Në këtë mënyrë, Kurani arriti në një sta-tus letrar të njohur në mesin e arabëve si mutevatir.Mutevatir nënkupton se ai ishte aq shumë i shpërndarë në shumë grupe të ndryshme të njerëzve, të cilat kishin përmbajtjen saktësisht të njëjtë, e cila ishte e pabesueshme që ndonjë person a grup do të mund ta ndryshonte. Disa thënie të Pejgamberita.s. të cilat janë të ditura për mutevatir, por i tërë Kurani vetë pranohet si mutevatir, për shkak të përhapjes së tij të gjerë gjatë jetës së Pejgamberit a.s. përmes mjeteve orale.

Grumbullimi pas vdekjes së Pejgamberita.s.

Ne deri më tani e pamë mënyrën se si ishte mësuar Kurani nga një numër i madh i shokëve të Pejgamberit a.s. e parandaloi atë të jetë subjekt i mbrojtjes nga shumë pak njerëz. Kur ajetet u bënë aq të përhapura në botën islame, ishte e pamundur që ato ajete të ndryshohen pa muslimanët në pjesët tjera të botës, të cilët i njoftonin dhe korrigjonin. Për më tepër, gjatë jetës së Pejgamberit Mu-hamed a.s., engjëlli Xhibril ia recitonte tërë Kuranin atij njëherë në vit, gjatë Ramazanit. Kur Kurani përfundoi së zbrituri afër fundit të jetës së Pejgam-berit a.s., ai u sigurua që një numër i madh i shokëve të tij ta dinin tërë Kura-nin me zemër.

Gjatë udhëheqjes së halifëve të parë,

lindi nevoja për kompilimin e të gjitha ajeteve në një libër. Duke ndërmarrë një veprim përvetësues, halifët që ud-hëhoqën botën islame pas vdekjes së Pejgamberit a.s. u frikësuan se nëse numri i njerëzve që mbanin në mend Kuranin po binte shumë në numër, ko-muniteti do të ishte në rrezik të hum-bjes së Kuranit përgjithmonë. Si rezultat, halifi i parë, Ebu Bekri, i cili sundoi gjatë 632 deri 634, urdhëroi organizimin e një këshilli, nën udhëheqjen e Zejdit, të birit të Thabitit, që të mbledhin të gjitha pjesët e shkruara të Kuranit që u shpërndanë nëpër komunitetin musli-man. Plani ishte që t’i mblidhnin ato në një libër qendror që do të mund të ruhen në rast se njerëzit që kishin memorizuar Kuranin do të vdisnin.

Zejdi ishte tepër i përpiktë për atë se prej kujt i pranonte ajetet. Për shkak të përgjegjësisë së madhe që aksidentalisht të mos ndryshohej ndonjë fjalë e Kura-nit, ai pranonte vetëm pjesë të dorësh-krimeve me Kuran në të që ishin shkruar në prani të Pejgamberit a.s. dhe duhej të kishte dy dëshmitarë që do të mund të dëshmonin këtë fakt5. Këto fragmente të Kuranit që mblodhi secili krahasohet me vetë Kuranin e memorizuar, duke siguruar që nuk ka asnjë mospërputhje mes versioneve shkruara dhe orale.

Kur u kompletua detyra, një libër i finalizuar me të gjitha ajetet u kompi-lua dhe iu prezantua EbuBekrit, i cili e siguroi atë në arkivat e shtetit të ri musliman në Medinë. Mund të supo-zohet me siguri se këtë kopje Ebu Bekri e kishte krahasuar me saktësinë e fjalëve që i ishin shpallur Muhamedit a.s. Një numër i madh i memorizuesve të Kura-nit ishin në Medinë dhe kishin lidhje me pjesët e shpërndara të dorëshkrimeve në të cilat ishte regjistruar Kurani. Po të kishte mospërputhje, njerëzit e Medi-nës do të ngritnin këtë çështje. Nuk ka asnjë shënim të ndonjë kundërshtimi për projektin e EbuBekrit apo për re-zultatin e tij.

Mus’hafi i OsmanitGjatë hilafetit të Osmanit, prej 644

deri 656, një çështje e re sa i përket Kuranit lindi në komunitetin islam: shqiptimi. Gjatë jetës së Pejgamberit a.s., Kurani u shpall në shtatë dialekte

të ndryshme – kiraete. Dialektet dal-lonin pak në shqiptimet e tyre në shk-ronja dhe fjalë të caktuara, por kuptimi i tërësishëm ishte i pandryshuar. Këto shtatë dialekte nuk ishin një risi që solli në korruptimin e Kuranit në vitet që pasuan, ashtu siç vetë Pejgamberi a.s. e ka përmendur, dhe se janë thënie të shumta të tij duke përshkruar auten-ticitetin e të shtatë dialekteve që janë regjistruar në hadithet e kompiluara të Buhariut dhe Muslimit. Arsyeja se përse janë shtatë dialekte të ndryshme për Kuranin ishte për ta bërë më të lehtë për fiset e ndryshme rreth Gadishullit Arabik ta mësojnë dhe ta kuptojnë atë.

Gjatë udhëheqjes së Osmanit, njerëz-it që vinin në botën islame në periferinë e saj, në vende si Persia, Azerbajxhani, Armenia dhe Afrika Veriore kishin filluar mësimin e Kuranit. Një çështje lindi për ta kur ishte në pyetje shqiptimi i fjalëve, saqë kur ato dëgjoheshin dallo-nin nga shqiptimi i arabëve për të njëjtat ajete që tingëllonin ndryshe. Ndonëse shqiptimet ndryshe ishin sanksionuar nga Pejgamberi a.s. dhe nuk kishte dëm të trashëguar në njerëzit që recitonin dhe mësonin ato, kjo futi konfuzion në mesin e muslimanëve të rinj jo arab.

Osmani u përgjigj me autorizimin e një grupi që të bëhen bashkë, dhe ta organizojnë Kuranin në bazë të dialektit të fisit Kurejsh (fisit të Pejgamberit a.s.), dhe ta shpërndajnë dialektin Kurejshi në të gjitha pjesët e vendit. Ekipi i Osmanit (i cili përsëri përfshiu Zejdin, të birin e Thabitit) kompiloi një Kuran në një libër (i njohur si mus’haf - prej fjalës për faqe, sahifa) i bazuar në dorëshkrimet e dorës së parë bashkë me memoriet e recituesve më të mirë të Kuranit në Medinë. Ky mus’haf më pas u krahasua me kopjen që e autorizoi Ebu Bekri, për t’u siguruar se mos ka ndonjë mospër-puthje. Osmani më pas që të bëhen një numër i kopjeve të mus’hafit, të cilat iu dërguan provincave të largëta të peran-dorisë, bashkë me recitues, të cilët do t’i mësonin masave Kuranin.

Për shkak se Kurani tani ishte kom-piluar dhe po shtypej në baza të rregull-ta, nuk kishte nevojë për fragmente të shumta të ajeteve që kishin njerëzit në posedimin e tyre. Kësisoj ai urdhëroi që këto fragmente të shkatërrohen, ashtu

Page 22: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

PAQJA22 MAJ / QERSHOR'15 n Nr. 96

që ato të mos përdoren në të ardhmen për të shkaktuar ndonjë konfuzion në mesin e masave. Edhe pse orientalistët mundohen ta përdorin këtë incident për të provuar të dëshmojnë pretendimet e tyre të gabueshme se kishte disa mospër-puthje që Osmani dëshironte t’i elimi-nonte, kjo është një mënyrë e thjeshtë e shikimit të ngjarjes. I tërë komuniteti në Medinë, duke përfshirë edhe shumë shokë eminent siç ishin: Aliu, i biri i Eb-uTalibit, me vullnet e përkrahu këtë plan dhe asnjë kundërshtim nuk u dëgjua. Po të eliminonte ndryshimet legjitime, po-pulli i Medinës do të ngriteshin dhe me siguri do ta kundërshtonin ose madje do të ngriheshin në revoltë kundër Os-manit, e asnjëra e as tjetra nuk ndodhi. Në vend të kësaj, mus’hafi i Osmanit u pranua nga i tërë komuniteti si autentik dhe korrekt.

Skripti i KuranitNjë tjetër ankesë që orientalistët kanë

ka të bëjë me faktin se Mus’hafit të Os-manit i mungonin shenjat diakritike (pi-kat që dallonin shkronjat dhe shënjimi i zanoreve). Shkronjat që shihen në këtë mus’haf janë vetëm një bazën skeletike të shkronjave arabe. Për shembull fjala

(ai tha) pa shenja diakritike duket kësisoj . Në bazë të ankesave të orientalistëve, një lexues mund ta lexojë këtë fjalë si (elefant), (para) apo

(ai puthi). Qartazi, leximi i këtyre fjalëve të ndryshme do të kishte dallime të mëdha në kuptim. Orientalistët sikurse profesori australian i viteve të hershme të 1900-tave, Arthur Jeffery, pretendoi se kopja e Kuranit të Osmani, me mungesën e shenjave diakritike e ka bërë të mundur leximin të ndryshëm, dhe kësisoj kanë ekzistuar kuptime të ndryshme, duke e bërë Kuranin sot jo autentik.

Ekzistojnë një numër i të metave në këtë argument:

Së pari, fakti se Osmani ka dërguar recitues me kopjet e tij të Mus’hafit ka një rëndësi të madhe. Ne duhet të kujtojmë se mënyra kryesore se si është ruajtur Kurani është ajo orale dhe kopjet e shkruara kanë pasur për qëllim vetëm ta plotësojnë recitimin oral. Nëse dikush tashmë ka një ajet të memorizuar, shkronjat skelet në kopjen e mus’hafit të Osmanit shërbenin vetëm si një ndihmë vizuale kur recitonin. Për ta ilustruar këtë shembull, ne mund të shohim mbishkrimin që vijnë, i cili ndodhet në brendi të Kubesë së Gurtë (Xhaminë e Aksasë, v.j.), në Jerusalem. Ndërtesa është ndërtuar në fund të viteve 600 dhe paraqet një prej mbishkrimeve më të vjetra në arabisht brenda një ndërtese, i shkruar me një njëjtin skript Kufic6 sikurse mus’hafi i Osmanit:

Për dikë të familjarizuar me gjuhën arabe dhe me disa fraza të rëndomta e të thjeshta në lidhje me epërsinë e Allahut, është e thjeshtë për të kuptuar se çfarë thotë kjo pjesë mbishkrimi:

Në emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Nuk ka zot pos Zotit. Ai

është Një. Ai nuk ka ortak. Atij i takon pavarësia dhe

Atij i takon Lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje dhe Ai është

i Gjithëfuqishëm për të gjitha gjësendet. Muhamedi është rob i Zotit

dhe i Dërguar i Tij7

Në të njëjtën mënyrë si ky pasazh, mus’hafi i Osmanit mund të lexohej me lehtësi nga dikush që ishte i familjarizuar me ajetet dhe shkrimin arab. Kështu që pretendimi se mungesa e shenjave diakritike e bënte të pamundur të diheshin se çfarë fjalë origjinale janë ato, ishte e pabazë.

Problemi i dytë me pretendimet e orientalistëve si Jeffery përballen me idenë e leximit të fjalëve tërësisht gabim të bazuara në mungesën e shenjave diakritike. Le të pretendojmë për një moment se nuk ka recitues përreth për të shpjeguar se si një ajet duhet të lexohet prej mus’hafit të Osmanit dhe dikush ballafaqohet me fjalën . Siç e kemi cekur edhe më parë, ky mund të jetë një numër i ndryshëm i fjalëve që bazohet se ku janë të vendosura shenjat diakritike. Sidoqoftë, prej të dhënave të kontekstit, një lexues i edukuar me lehtësi mund ta dijë se çfarë fjale supozohet të jetë ajo. Është pothuajse e pamundur për një lexues të zëvendësojë fjalën “para” me “elefant” dhe fjalia të ketë ende kuptim. Ndonëse në disa raste një lexues aksidentalisht mund të zëvendësojë një fjalë me një tjetër dhe fjalia ende

të ketë kuptim, këto raste janë të rralla në mënyrën se si gjuha arabe është e ndërtuar, dhe tërë kjo është ende supozim po të mos kishte recitues të Kuranit përreth që ta udhëzonin lexuesin.

Page 23: Revista Paqja, nr. 96, maj - qershor 2015

23Nr. 96 n MAJ / QERSHOR'15PAQJA

Me kalimin e kohës, gjatë viteve 700 e 800, shenjat diakritike filluan t’i shto-hen mus’hafëve nëpër botën muslimane. Kjo u bë për shkak se bota muslimane u shndërrua nga shoqëri orale në atë të shkruar, kësisoj për të lehtësuar lexi-min prej kopjes së Kuranit dhe për të eliminuar gabimet nga njerëzit, të cilët ende nuk i dinin ajetet që tashmë po i lexonin. Sot, pothuajse në tërë mus’hafët modernë përfshihen shenjat diakritike në shkronjat skelet bashkë me shenjat e zanoreve për ta bërë leximin më të lehtë.

Sistemi i IsnaditNjë prej çështjeve më urgjente në sytë

e muslimanëve të parë ishte mbrojtja e paprekshmërisë/shenjtërisë së Kuranit. Shumë herë në Kruan dhe në thëniet e Pejgamberita.s., muslimanët përkujto-hen se hebrenjtë dhe krishterët i kanë alternuar tekstet e tyre me kalimin e ko-hës dhe ato tani nuk mund të merren si autentike. Si rezultat, muslimanët e parë zhvilluan një sistem për të siguruar që Kurani dhe hadithi nuk do të jenë sub-jekt i ndryshimit nga gabimi njerëzor, qoftë ai i qëllimshëm a i paqëllimshëm.

Sistemi që zhvilluan ata është i njo-hur si sistemi i isnadit. Ky sistem vë në theks sened-in, e një thënie të caktuar. P.sh. në hadithet e mbledhura nga Bu-hariu, secili hadith është i paraprirë nga zinxhiri i përcjellësve/narratorëve që shkojnë prej Buhariut prapa te Pejgam-beriMuhamed a.s. Ky zinxhir është i njohur si një sened. Për t’u siguruar që hadithi është autentik, secili narrator në zinxhir duhet të jetë i ditur dhe të

jetë i vërtetë (që ka ekzistuar), të ketë memorie të mirë, të jetë i besueshëm dhe të ketë cilësi të ndershme.

Komuniteti i hershëm islam i ka kushtuar rëndësi të madhe këtij sistemi për të përcaktuar autenticitetin e hadi-thit si dhe ajeteve të Kuranit. Nëse di-kush pretendonte se kishte një ajet që nuk ishte në tekstin kanonik të mus’hafit të Osmanit, dijetarët do të shikonin në zinxhirin e atij personi që shkonte prapa te Pejgamberi a.s. dhe e përcaktonin prej këtu nëse kishte gjasë që ai ajet të ishte autentik. Qartësisht, kushdo që falsi-fikonte ajete të Kuranit nuk do të ishte në gjendje t’i lidhte ato me Pejgamberin a.s., dhe pretendimi i tij/saj do të zhv-lerësohej në bazë të sistemit të isnadit.

Sistemi i isnadit ka funksionuar kësisoj për të ruajtur shenjtërinë si të Kuranit ashtu edhe të hadithit, si dhe ka parandaluar njerëzit të bëjnë pretendime të gabuara që do të mund të pranoheshin si fakt. Përmes fokusimit në sigurinë e senedit, mund të përcaktohej vetë siguria e ajeteve ose haditheve. Zejdi, i biri i Thabitit, ka përdorur sistemin proto-isnad në punën e tij në kompilimin e Kuranit gjatë hilafetit të EbuBekrit, dhe rritja e sistemit të isnadit në dekadat pa-suese ndihmoi në mbrojtjen e tekstit nga ndryshimi i çfarëdo forme a mënyre.

Përfundimet Ky artikull nuk ka pasur për qël-

lim që të jetë një studim i plotë shter-ues i historisë së Kuranit. Dija e qindra njerëzve përgjatë historisë islame për të siguruar shenjtërinë e Kuranit nuk

mund të reduktohet në pak mijë fjalë. Sido që të jetë, është e qartë përmes disa çështjeve hyrëse e njohëse të përmendet këtu se teksti i Kuranit qartazi nuk është ndryshuar prej kohës së Muhamedit a.s. e deri në ditët e sotshme. Fakti se ai ishte aq i përhapur gjatë jetës së tij ndihmoi në garantimin e asaj se ishin të kota or-vatjet dashakeqe për të ndryshuar fjalët e librit të shenjtë. Kompilimi tepër i për-piktë i tekstit nga Ebu Bekri dhe Osmani shërbeu si një sistem rezervë në rast se ruajtja orale e Kuranit humbiste. Përfun-dimisht, sistemi i isnadit ndihmoi në ga-rancinë ndaj pretendimeve për të shtuar ose hequr diçka nga Kurani nuk do të kalonte përmes një procesi shkencor që ishte qendror në vetë ruajtjen e Islamit.

Në përfundim, pretendimet e Ori-entalistëve se Kurani është ndryshuar me kalimin e kohës sikurse Bibla e Tora kanë qenë tërësisht të gabuara. Nuk ka ndonjë dëshmi që e mbështet idenë se Kurani ka ndryshuar dhe orvatjet për të argumentuar të kundërtën janë të ba-zuara në arsyetimet rudimentare dhe të paedukuara në histori të tekstit kuranor.

1 Përkthimi i Kuranit në gjuhën shqipe është marrë nga HasanNahi. (vër. j.)2 Al-Suli, Adab al-Kuttab3 Sahih Muslim, al-Zuhd:724 http://lostislamichistory.com/what-was-special-about-pre-islamic-arabia/5 IbnHajar, Fathal-Bari6 (v.j.) Skripti Kufik e ka prejardhjen prej Kufës së Irakut, prej nga rrjedh edhe emri. Është lloj dorëshkrimi kaligrafik. 7 http://www.islamic-awareness.org/His-tory/Islam/Inscriptions/DoTR.html