72

Shkodra Pazar Maj Qershor

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Shkodra Pazar Maj Qershor

Citation preview

Page 1: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 2: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 3: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 4: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 5: Shkodra Pazar Maj Qershor

Maj / Qershor - Viti 2 - Numri 10 www.shkodrapazar.comEditorial

BOTUES:

KRYEREDAKTORAnton ZALLI

GRAFIKA / FAQOSJAPromo Events Agency

FOTOGRAFErvis ISUFI

REDAKSIARoland NDOCI - Jetmira KOPLIKU

Afërdita SHANI - Fatjon HAMZI

www.shkodrapazar.com

Adresa: Qendra Tregtare pas Rektoratit, Kati i parë

Kontakt: 067 22 76 496 & 069 32 86 913

([email protected])(www.promoeventsagency.com)

[email protected]

Seada KUBAZI

Jetmira KOPLIKU

Si lindi revista Shkodra Pazar? Pas kaq muajsh në treg, kthehemi dhe ju bëjmë juve pyetjen “si si lindi kjo re-viste? Kjo pyetje i drejtohet së pari të gjithë lexuesve tanë. Ju kujtojmë që kjo revistë doli si një produkt i një agjen-sie tashmë të njohur Promo Events. Duke paraqitur kështu një kartvizite mujore, e cila është plotësuar dhe do të plotësohet numër pas numri. Ju kujtojmë numrat e e parë tw revistës, shkrimet dhe specialet e vazhdueshme dhe sot ju japim mundësi që të shfl e-toni 52 faqe Shkodra Pazar. Një for-mat i ri për të gjithë ju. Por jo vetëm kaq, krahas specialeve që ju kemi premtuar për modën, artin, gatimin, eventet tani janë krijuar dhe hapws-irat e veçanta për përsonazhet, univer-sitetin, shoqatat dhe të gjitha format e komunikimit me lexuesit tanë. Por kjo kartvizitw do të plotësohet dhe me dy produkte të veçanta që do të dalin pa-ralelisht në treg. Së pari është “Lezha

Pazar”, një revistë e veçantë për qyte-tin e Lezhës si dhe gazeta e përjavs-hme “Info Shkodra”, një gazetë që do të dalë në treg çdo të hënë për të gjitha informacionet e fundit nga Shkodra dhe rrethinat e saj. Një sipërmarrje e guximshme por besojmë që do të jetë e suksesshme. Së dyti, kjo pyetje i drej-tohet të gjitha bizneseve që kanë qenë bashkëpunëtorët tanë dhe janë sot e kësaj dite. Duhet të kujtoni fi llimet e biznesit tuaj dhe rritjen e vazhdimin e tij përkrah një reviste të mirfi lltë ekonomike që është çdo muaj në treg.

Duke u mbështetur fuqishëm në mundësitë dhe bashkëpunimet tuaja, jemi duke nisur dhe këto projekte të reja. Duke kërkuar që dhe revista e re dhe gazeta e për-javshme të jenë në funksion të imazhit të produktit dhe bizne-sit tuaj. “Shkodra Pazar” çdo ditë e më shumë drejt horizonteve të reja… bashkë me ne dhe të gjitha bizneset tuaja. Nxitoni! Na kon-taktoni!

Page 6: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekon

omi /

Qëllimi dhe Misioni

Auditimi i Brendshëm duhet: Të kufizojë dhe parandalojë gabi-met kontabile dhe shkeljet e kryera me dashje ose nga pakujdesia. Të miratojë, analizojë dhe interpretojë saktë dhe besueshëm pasqyrat fi-nanciare. Të kërkojë, zbulojë dhe të korrigjojë gabimet dhe shkeljet e vullnetshme ose të pa vullnetshme. Të vlerësojë, të përpilojë dhe të paraqesë momente të ndryshme nga pasqyrat financiare të cilat pasqy-rojnë të dhëna me interes dhe domethënëse për ecurinë e subjektit të audituar (e ardhura neto, aftësia shlyese). Të vërtetojë harmonizimin kohor të plotë ose jo të plotë të çdo lloj treguesi për të nxjerrë konklu-zione të vlefshme.

Drejtimet kryesore të auditimit

Drejtimet kryesore të auditimit të brendshëm sipas ligjit janë: Përdorimi me kursim, dobi dhe frytshmëri të burimeve finan-ciare dhe njerëzore. Risku i kontrollit të drejtimit. Shkalla në të cilën rezultatet e programeve të subjektit të audituar plotëso-jnë objektivat e tij. Pajtueshmëria e veprimtarisë së subjektit të audituar me legjislacionin në fuqi. Kujdesi për plotësimin e të dhënave financiare dhe të drejtimit, si edhe përdorimi i tyre në mbështetje të vendimarrjes. Ruajtja dhe miradministrimi i aseteve, pronë publike.

Parimet e funksionimit të auditimit

Auditimi i brendshëm në sektorin publik mbështetet në parimet e ligjshmërisë, pavarësisë, paanësisë dhe fshehtësisë. “Zbatimi i parimit të ligjshmërisë” është respektimi i Kushtetutës, i leg-jislacionit shqipëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Re-publika e Shqipërisë është palë. “Zbatimi i parimit të pavarësisë” është ushtrimi i veprimtarisë për përcaktimin, planifikimin, re-alizimin dhe raportimin e veprimtarisë së auditimit, jashtë çdo ndikimi, që ka lidhje me veprimtarinë e audituar apo rrethanat që cënojnë apo mund të cënojnë objektivitetin. Vlerësimi për objektivitetin administrohet, në rradhë të parë, nga vetë indi-

vidi, në rolin e audituesit dhe më pas nga struktu-rat eprore. “Zbatimi i parimit të paanësisë” është pasqyrimi objektiv dhe transparent në dokumen-tat përkatës i të gjitha fakteve dhe rrethanave, që lidhen me veprimtarinë e subjekteve të audituara, pa u ndikuar nga interesi vetjak ose pikëpamjet e të tretëve. “Zbatimi i parimit të fshehtësisë” është trajtimi konfidencial i të dhënave të administruara gjatë auditimit, sipas parashikimeve të pikës 8 të nenit 21 të ligjit për auditimin.

Llojet e Auditimit

Ekzistojnë kritere të ndryshme për klasifikimin e auditimit. Në përputhje me shtrirjen e tyre konta-bël, auditimet klasifikohen në: Të përgjithshme, që shtrihen në të gjithë aktivitetin e subjektit për një periudhë kohe të dhënë. Të veçanta kur kanë për

objektiv një çështje ose një sektor. Në përputhje me qëllimin e tyre të veçantë ato klasifikohen në: Parandaluese, që kryhen në momentin që ndodh veprimi ekonomik dhe kanë për qëllim të parandalojnë gabimet e mundshme. Përfundimtare, që kryhen më pas dhe synojnë në zbulimin e gabimeve ose të mashtri-meve. Në përputhje me kohëzgjatjen e tyre ato klasifikohen në: Të përhershme, që kryhen vazhdimisht dhe gjatë gjithë periud-hës ushtrimore. Të rregullta, që nuk janë të vazhdueshme por kryhen në periudha të rregullta. Të jashtëzakonshme ose të ras-tësishme, që kryhen në raste të jashtëzakonshme për shkaqe të veçanta (për shembull kur dyshohet për shkelje). Në përputhje me përsonin që kontrollon klasifikohen në: Të brendshme, që organizohen nga vetë njësia dhe kryhen nga persona që varen prej saj. Të jashtme, që kryhen nga auditues profesionistë dhe që nuk kanë asnjë lidhje ose varësi nga njësia që kontrollohet.

Metodat

Auditët e brendshëm mund të zgjedhin disa nga metodologjitë e shënuara më poshtë gjatë zhvillimit të auditit, nëse është e nevojshme mund të përdorin edhe një kompleks metodash. Metodat kryesore të auditimit janë: Rindërtimi i ngjarjeve, me rindërtimin e ngjarjeve ose llogarive një auditor, do të jetë i aftë të qartësojë kujdesshmërinë dhe korrektësinë e përdorur

për procedimin e transaksioneve dhe besueshmërinë e rezul-tateve. Ekzaminimi kryq, kur është marrë informacioni për një rrethanë të caktuar ose transaksion nga një burim i caktuar, atëherë ky informacion mund të krahasohet me një informa-cion të marrë nga rrethana ose transaksione por me origjinë nga një tjeter burim. Ekzaminimi, është një metodë e mirë për të shpjeguar se si punonjësit kanë përmbushur synimet e tyre me efektivitet dhe për të vlerësuar shkaqet e mundshme që vi-jnë nga rutina. Rishikimi analitik, përfshin krahasimin e rregul-lave ose të dhënave. Qëllimi i krahasimit është të dëshmojë çdo veprim që është jo normal ose që ka nevojë të qartësohët, që është jashtë interesave të auditit. Inspektimet fizike, do të mba-hen në rastet e një objekti material (fizik), nëse është e nevo-jshme specialistet do të përfshihen duke përcaktuar prejarr-dhien e objektit. Përpilimi, qëndron në krahasimin e të dhënave që burojnë nga dy data bazë të ndryshme. Përpilimi është i një rëndësie të veçantë në hapësirat ku ka probabilitet ndryshimesh mes dy grupeve të dhënash dhe kur sistemet janë të kompli-kuara. Intervistimi, është metoda më e mirë për të fituar kohën

“Procesi i auditimit, një mundësi për të disiplinuar

subjektet publike

JetmiraKopliku

Page 7: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

e humbur gjatë auditimit si dhe për të gjetur informacione të menjëhershme. Leximi i raporteve dhe studimeve, leximi i çdo lloj raportimi mundësisht duhet të karakterizojë objektin nën mbikqyrje dhe problemet që lidhen me të. Konfigurimi nga një palë neutrale, përdoret për të pasur një miratim neutral për in-formacionet e mbledhura. “Shtirja si klient”, në situatat kur qël-limi është të provohet masa e kontrollit lidhur me shërbimin e klientit është e mundur që auditi të marrë rolin e klientit dhe të provojë cilësinë e shërbimit të caktuar si edhe kur rregullat e caktuara janë mbikqyrur. Modeli matematikor, përdorimi i këtyre metodave vendos një parakërkesë për një audit që është i vetëdijshëm se si ta përdorë një model të tillë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se nuk rekomandohen përdorime të modeleve të tilla në shkallë të ulta të auditit. Përdorimi i py-etësorëve, është metodë efektive në rastet kur veprime të cak-tuara kanë karakteristika të ngjashme dhe janë të përsëritura në pjesë të ndryshme të organizatës. Krahasimi, i të dhënave të lidhura me një transaksion të caktuar me informacion bazë. Në rastet kur vihen re mospërputhje, gabimet duhet të gjenden

(ku dhe kur – në dokumentat bazë ose në dokumentat që po kontrollohen). Skicimi, përdoret për të ilustruar procesin duke përdorur mjete grafike. “Ecja përmes”, transaksione specifike ndiqen brenda sistemit nga fillimi deri në fund. Një numër i caktuar transaksionesh do të zgjidhen për të parë se kur institu-cioni i përmbahet proçedurave të caktuara.

Teknikat

Për kryerjen e auditimit, auditit i duhet jo vetëm të shikojë dokumentat që përfaqësojnë ngjarjet ekonomike por të bëjë ekzaminimin e tyre me teknika të caktuara, numri dhe lloji i të cilave varet nga specifika e objektit që auditohet, nga sistemi dhe efikasiteti i auditit të çdo objekti, nga vëllimi i punës etj. Por cilado qoftë teknika e përdorur e auditimit ajo mbështetet në njërën prej këtyre dy metodave ose mbi të dyja së bashku: Sondazhet, praktika e sondazhit orjentohet sipas parimit se gabimet e pavullnetëshme, mashtrimet dhe abuzimet e një pu-nonjësi shtrihen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë periud-hën e punës së tij. Por nëse nga sondazhet konstatohen gabime, anomali, mashtrime dhe abuzime auditi është i detyruar ta sh-trije auditimin në të gjithë veprimtarinë e periudhës. Të gjitha sondazhet konsiderohen se duhet të kryhen në atë mënyrë, që

prej tyre të përftohet një bindje e arsyeshme për vërtetësinë e operacioneve të audituara. Për nga mënyra se si kryhen sondazhet mund të karak-terizohen si vijon: Sondazhe në kohë të cilat konsistojnë në ekzaminimin e një periudhe kohe. Sondazhet për operacione të cilat konsis-tojnë në zgjedhjen e një numri operacionesh te cilave u ndiqet gjurma nga fillimi deri në fund. Sondazhet në vlerë konsistojnë në verifikimin e të gjitha ngjarjeve të cilat kapërcejnë një vlerë të fiksuar më parë në bazë të disa kritereve. Për të qënë sa më efikas sondazhet duhet të kënaqin tre nga kërkesat e mëposhtme: Të bëhet për të gjithë kategoritë e operacioneve, të mbulojë të gjithë periudhën e auditit, të sigurojë kontrol-lin e të gjithë punonjësve të angazhuar në vep-rimtarinë përkatëse. Zgjedhja, është një teknike auditimi e cila mund të gjendet në katër forma kryesore: Përzgjedhja me gjykim, duhet të sig-

urohemi që përzgjedhja përfaqeson masën dhe për këtë duhet të jemi të sigurt që është përfshirë çdo tip madhor i transak-sionit, që janë përfshirë transaksione të përgatitura nga çdo per-son i punësuar gjatë periudhës, të testohen çeshtjet me vlera të mëdha më shumë se ato me vlerë të vogël. Përzgjedhja në grup, disa artikuj zgjidhen si sekuencë. Kur zgjidhet artikulli i parë, pjesa tjetër zgjidhet automatikisht. Kufizim i metodës është se përzgjedhja nuk është domosdoshmërisht përfaqësuese. Për-zgjedhja rastësore, përzgjedhje të tilla kryhen pa ndonjë lidhje midis masës së përzgjedhjes së ngjarjeve, burimit apo karakter-istikave të tjera dalluese. Kufizimi më serioz është se përzgjed-hja nuk mund të kryhet pa ndonjë anshmëri, veçanërisht kur shihet se auditi do të zgjedhë subjekte që janë të arritshme lehtë. Përzgjedhja statistikore, jep një metodë për të arritur në një opinion i informuar për të gjitha ngjarjet, në bazë të koncepteve matematikore. Avantazhi më i madh i përzgjedhjes statistikore do të jetë i dukshëm nëse auditi duhet të justifikojë metodat e përdorura, se përzgjedhja stastistikore siguron një objektiv, me-todologjia e pranueshme për të përcaktuar riskun e përzgjed-hjes, dhe një vlerësim i rezultatit.

Përgatiti: Jetmira KOPLIKU

Page 8: Shkodra Pazar Maj Qershor

Birrë e mirë, muzikë e mirë për miq të mirë!

Sidrit Muka : “ Një hapsirë e re në Shkodër për të kaluar disa orë ndyshe , duke shijuar një pije të mirë dhe një bisedë mes miqve”

Ambientet e reja në Shkodër, kërkojnë që të krijojnë hapësirat e duhura për të gjithë ato që e pëlqe-jnë artin dhe kërkojnë që të kalojnë disa orë ndyshme. Si lindi ideja e krijimit të Irash pub në Shkodër?Ideja e Irash pub nuk është e re në Europë dhe në Shqipëri. Në Shkodër ka që vitin e kaluar që ka fi lluar të hapet dhe të bëhet i njohur. E gjithë ideja ka të bëjë me zgjedhjen e pijes më të mirë, muzikës më të mirë dhe shoqërisë më të mirë. Çfarë ofron ky ambient?Ambienti është i bazuar në pun-imet e dërrasës dhe me pijën më të mirë. Aktivitet që ofrohen këtu janë të larmishme. Një e veçante tjetër e kis=tij ambienti është dhe shoqërizimi. Njërëzit kalojnë kohën e tyre të lirë në një ambient që ofron gjithnjë një shumllojsh-mëri hapsirash dhe novacionesh. Mundësi për të parë një ndeshje, një fi lm të bukur ose dhe një pjesë teatrale, duke dashur për të krijuar kështu një hapsisë kabare-je . Pse pikërisht 1741?Kjo datë lidhet me historinë e familjes time. Meqë bari u ndër-tua në themelet e shtëpisë tonë ki-sha dëshirë që të bëja diçka ndry-she. Dhe pikërisht kësaj date i korrëspondon dhe dokumenti më i hershëm i gjetur nga familja Muka. Një dokument që tregon për një tregti të bërë në ato vite me Ven-edikun.Cialt janë hapësirat e krijuara?Duke qënë që unë vetë jam regjisor dhe artist, kam dëshirë që të krijoj këto hapësira për të gjithë ato që e vlerësojnë artin, të bukurën e të thjeshtën. Të gjithë janë të mirëpri-tur për të shprehur talentin e tyre.

Aktivitetet që lidhen më shoqërizimin e të rinjve:

Mbrëmje muzike liveMbrëmje karaoke

Mbrëmje fi lmiMbrëmje teatrale

Mbrëmjë për ndeshje ( birra e parë falas për vajzat )

Hapwsira e duhur për të shprehur artin, pasionet që lidhen me muzikën, letërsi-në, skulpturën, pikturën etj

Adresa: Pallati i ri pas rektoratit, kati i parë

Page 9: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 10: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 11: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

PërPArA sezOnIT verOr, nJë MUnDësI e MIrë Për Të PATUr nJë TrUP PërfeKT !

Adresa : Lgj. vasil shanto. rr. ndre Mjeda, pallati i ri përballë Kishës së fretënve. nr. Kontakti: 069 20 88 042

Palestra është e hapur gjatë gjithë ditës nga mengjesi deri në darkë dhe ofron mundësi të panumërta për relaks, aerobi dhe pirjen e një kafeje para osë pas ushqimeve sportive.

SKY 07

Page 12: Shkodra Pazar Maj Qershor

bizn

es/

www.shkodrapazar.com FAQE 12

Të jesh biznesmen sot në Itali, aq më tepër shqiptar sig-urisht që nuk është e lehtë. Por të jesh në shërbim të emigrantëve shqiptarë kjo është një gjë e veçantë. “Tre Vëllezërit shpk”, janë një firmë e fuqishme në Shkodër që operon me pije joalkolike. Përfaqësuesi i saj, z.Marin Ranzi në emër dhe të dy vëllezërve të tij që zotërojnë një biznes të tillë tregon në detaje historinë e një biznesi që është vënë në shërbim të eimgrantëve shqiptarë në Itali. Në vendin fqinj, ato kanë një tjetër biznes të qua-jtur “Teknova Ambiente” që është bërë një urëlidhëse për vetë Ranzin që të investojë dhe në Shqipëri. Në një intervistë për “Shkodra Pazar”, Marin Ranzi tregon ob-jektivat e një biznesmeni të suksesshëm përballë sfidave që ai ka hasur në Shqipëri.

Z. Ranzi, faleminderit që pranuat ftesën për një intervistë për të shkëputur diçka nga eksperienca e juaj si biznesmen.Ju falenderoj ju si redaksi dhe sigurisht kënaqësia është e imja për të kontribuar sadopak në rubrikën tuaj për të dhënë dhe disa këshilla nga eksperienca e ime në biznes.

Ta nisim biseden me fillimet tuaja që ud-hëtuat drejt shtetit fqinj, Itali…Si çdo shqiptar me ardhjen e demokracisë luftoi për një jetë më të mirë. Unë kam udhëtuar drejt Italisë në moshën 20 vjeçare në vitin 1994. Vështirësitë e fillimit kanë qenë të shumta. Pasi kam zbritur në Itali, nuk dija gjuhën dhe isha plotësisht vetëm në një vend të pan-

johur që për ne në atë kohë ishte si toka e premtuar.

Si vijoi puna dhe si arritët të filloni një biznes tuajin në Itali?Fillimisht kam bërë punë nga më të rën-domtat vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës. Më kalimin e viteve në Itali erdhën dhe vëllezërit e mi me të cilët u punësuam në një kompani që quhet “Teknova Ambi-ente” e cila është sot pronë e jona. Aty kemi punuar për disa vite por bënim dhe punë të tjera njëkohësisht. Angazhimet tona me disa punë njëkohësisht na bënë që të fitonim më shumë para. Ndaj pas disa vitesh arritëm që të blinim firmën me të cilen ne po punonim.

Ndaj më pas i jemi futur punës për të shtrirë sa më shumë këtë biznes.

Cila është e veçanta dhe çelësi i suksesit tuaj në Itali?Atje punohet me një ritëm të lartë, ndryshe nga këtu. Ne e njihnim terrenin pasi e studiuam për disa vite. Më pas duke parë se punët na ecën mbarë atëherë kemi vendosur që të ju vimë në ndihmë të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojë në Itali. Mund të them se deri tani kemi të punësuar 100 emigrantë shqiptarë në kompaninë tonë. Kjo është e veçanta e jonë pasi duke njohur vështirësitë e vendit të huaj, mëqe ne na ndihmoi

dhe fati për të punuar, do të mbështesim në maksimum shqiptarët. Këtë e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë.

Para disa kohësh keni filluar të financoni në Shqipëri…Po sigurisht që unë së bashku me vëllezërit e mi jemi shumë atdhetarë dhe e dimë shumë mirë se çfarë vua-jtjesh kalojnë këtej njerëzit dhe vështirësinë që kanë për të punuar. Ndaj ne vendosëm që paratë tona ti in-vestojmë në Shqipëri. Në Vau-Dejës kemi ndërtuar një fabrikë pijesh jo alkolike në fshatin Kaç, duke bërë të mundur që të punësojmë shumë njerëz. Aktualisht do të fillojmë me sezonin e ri dhe pritet të punësojmë rreth 1000 puntorë. Po ashtu kemi investuar në Durrës, me Porto Romano. Dhe aty kemi vetëm shqiptarë të pu-nësuar. Përveç kësaj kemi dhe fabrikën e çementos në Balldre që kemi punësuar sërish njerëz të zonës. Këto janë investimet tona që sigurisht përveç fitimit tonë mundohemi ti bëjmë zonës dhe një zhvillim.

Dukeni të fuqishëm në tregun shqiptar. Por cilët janë vështirësitë me të cilat jeni hasur?

“Marin Ranzi : “Biznesi ynë është në shërbim të

emigrantëve shqiptarë”

Tre vëllezëritshpk

Page 13: Shkodra Pazar Maj Qershor

biznes/

ARSYET PSE DUHET TË BËJMË TURIZËM NË VERI TË SHQIPËRISËwww.shkodrapazar.comwww.shkodrapazar.com

Ka patur vështirësi nga më të ndryshmet. Në fakt e kisha menduar në një mënyrë tjetër por më doli krejtësisht ndryshe. Këtu mungon kultura e punës dhe njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Për të patur sukses duhet punë dhe korrektësi. Këtu mungojnë të dyja. Aq më tepër dhe në institucio-net shtetërore kemi hasur vështirësi me burok-racira të ndryshme dhe neglizhenca të panumërta. Gjithsesi të vetëm së bashku me vëllezërit e mi kemi arritur ti përballojmë vështirësitë dhe të ar-rijmë deri këtu.

Keni vendosur të shtriheni dhe në fusha të tjera?Aktualisht jemi shtrirë dhe në Kosovë dhe jemi duke ndërtuar pallate banimi. Ndërkohë që kemi një objektiv që të ndërtojmë në Shkodër, një jeti-more për fëmijet në nevojë. Mendoj se këto janë shtresa më e keqtrajtuar dhe më në nevojë këtu tek ne, aq më tepër në Shkodër. Por nuk përjashtojmë mundësinë dhe të ndonjë financimi tjetër.

Si e vlerësoni Shqipërinë për të financuar?Sigurisht kur kalon në krizë ekonomike aq më tepër këtu që vazhdon të jetë ekzistente. Çmimet e çdo gjë janë shumë të shtrenjta në krahasim me Italinë apo vendet e tjera pavarësisht se kohët e fundit situata është pothuajse në krizë. Ndaj dhe këtu këto gjëra janë më të ndjeshme aq më tepër për njerëzit e thjeshtë që punojnë vetëm për bukën e gojës. Kjo është dhe një ndër arsyet pse ne mun-dohemi të japim kontributin tonë në çdo mënyrë

dhe aspekt të mundshëm. Sigurisht që gjërat besoj se do të behën me mirë dhe Shqipëria të arrijë të futet në rangun e shteteve Europiane.

Z. Ranzi ju falenderoj për intervistën tuaj!Unë ju falenderoj ju për hapësirën që më krijuat. Në fund dua vetëm të them se për të punuar duhet një angazhim i madh dhe një përqëndrim maksimal në çdo aspekt.

Intervistoi Anton ZALLI

Page 14: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekon

omi /

Page 15: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

www.shkodrapazar.comwww.shkodrapazar.com

Interneti paraqet kompleksitete për përdorimin shumë e mekaniz-mave, për vështirsinë e kontrollit dhe të klasifikimit të tyre. Nga ko-munikimi i thjeshtë përmes social-networkëve, tek web-marketingu i firmave, deri tek përdorimi për ar-sye pune nga zyrat, qeveritarët apo sipërmarrësit, të gjitha këto janë madhësi që bëjnë pjesë tek ajo që quhet Internet Governance, ose më mirë “Qeverisja e internetit”, i cili është dhe debati që bëhet gjithnjë e më i thellë në politikat dhe me-kanizmat e përdorimit të Internetit në botën moderne. Një përkufizim më i afërt e klasifikon internetin si një rrjet i shpërndarë globalisht dhe i përbërë nga shumë rrjete të ndërlidhura në mënyrë autonome dhe vepron pa një organ qeverisës qendror, pra nuk është i kontrol-luar nga asnjë shtet. Megjithatë të gjitha aspektet teknike dhe politikat e infrastrukturës bazë dhe hapësirat nën acount janë të administruara nga ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers), që gjindet në Kaliforni të SHBA-së. Megjithëse ICANN është i qeverisur nga një staf ndërkombëtar i drej-torëve, Shtetet e Bashkuara vazhdo-jnë të kenë rolin kryesor në mira-timin e ndryshimeve. Por problemi nuk qëndron këtu, por tek vullneti i Shtetëve ose i organizatave për pjesëmarrjen si aktorë të caktuar per qeverisjen e internetit per zonën që i perkët secilit shtet, dhe në 2005 Kombet e Bashkuara (OKB) dhanë një përkufizim të përgjithshëm të Internet Governancit, “Qeverisja e Internetit është zhvillimi dhe ap-likimi i bërë nga Shtetet, nga sektori privat dhe shoqëritë civile, me rolet përkatëse, në bazë të parimeve dhe zbatimeve të përbashkëta, normave, rregullave, procedurave vendim-marrjëve, dhe programet që for-mojnë evolucionit dhe përdorimin e internetit”. Për shkak se Interneti sot është motori i shoqërisë ai duhet

Internet Governance, përdorimi i rrjetëve jo-konvencionale në shoqëri dhe biznes

të ruhet, të mbështetet mbi mbrojtjen dhe të adresohet për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm në interes të të gjithëve. Ky, që nga fundi i vitëve ’90 ka ndryshuar rëndesinë duke u bëre komercial më shumë se informativ dhe duke prekur çdo faqe të jetës së njerëzve të përditshëm. Gjithnjë e në rritje është fu-sha e webit: që në firmat e perëndimit zë një mestare prej 13% të komunikimit, duke i dhënë një rëndësi të re shpërndarjes së investimeve. Në Shqipëri bumi i internetit u përjetua nga viti 2004, dhe që nga 2007 u përhap linja ADSL, tashmë prezente në mijëra “Bar-Internet-Kafe”, që në një farë mënyre kanë evol-uar sjelljet sociale te të rinjëve e jo vetëm. Ndryshimi që po pëson Interneti në Shqipëri sot është përfshirja në rrjetin e tij të Web marketingut për firmat, që është dega e kompanisë për

marketing që përdor kanalin online për të studiuar në treg zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit (promov-imin, publicitet, shpërndarje, shitje, përkrahje të konsumatorëve, etj.) Zakonisht, aktiviteteti i marketingut në ëeb përkthehet me publikimim e një projekti, krijimin e një faqe interneti etj, dhe në lidhjen direkte me klientat. Ndërsa nga ana sociale efektit Internet boom është Face-book-u ku gjinden më shumë se 643 milion përdorues në mbarë botën, dhe që krijon probleme të jashtëza-konshme mbi sigurinë dhe Internet Governancin, dhe është pikërisht ajo që shqiptarët njohin më shumë tashmë. Kjo ka pasoja jo vetëm so-

cialo-kulturore por dhe një lidhje të drejtë-përdrejtë me ëebmarketingun ose publikimt e reklamave në anën e djathtë të faqës së Internetit, dhe që mund të zgjerohet në praktika për informacion, tregti, udhetime etj. Sido që të jetë, i sigurt mbeet fakti që ky rrjet i premtoi mijëra njërëzve të lidhen me të afërmit qe kishim vite pa shkëmbyer fjalë bashkë. Sot, bën që firmat në vëndet si Shqipëria të ndihen të detyruar të hyjnë në këtë botë të çrregulluar, nga konsta-timi që aty mund të gjënë një lidhje të drejtëpërdrejtë me çfarëdo moshe të cilave deshirojnë ti ofrojnë shër-bimet e tyre.

www.shkodrapazar.com

Page 16: Shkodra Pazar Maj Qershor

Fatjon HamZI

Page 17: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

FAQE 12

Qeveria shqipëtare me nje shumicë votash në Kuvendin e Shqipërise ka miratuar ligjin e amnistisë fiskale.Pavarësisht kësaj, ky ligj është gjithëpërfshirës jo vetëm për sa i përket subjekteve që u drejtohet, por edhe fushës së mbulimit të tij. Ai ofron një garanci solide që qytetarët dhe bizneset që nuk kanë deklaruar apo paguar taksat e tatimet, të deklarojnë dhe legalizojnë këto kapitale dhe të shkëpu-sin njëherë e përgjithmonë lidhjet me një të kaluar fiskale problematike, jotransparente dhe antiligjore. Menjëherë pas miratimit të ligjit të faljes fiskale, ka qenë vetë ministry I financave Ritvan Bode i cili ka shpjeguar kategorit që përfitojnë nga ligji i ri.Çfarë përfshin ligji që u miratua në Kuvend :1.Legalizimin e kapitalit ( të vlerave mon-etare) të qytetarëve dhe personave fizikë;2. Rivleresimin e aseteve të qytetarëve dhe të bizneseve;3. Vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore për periudhat e mëparshme për të gjithë komu-nitetin e biznesit;4. Faljen e detyrimeve tatimore dhe dog-anore për qytetarët dhe për bizneset, përfshi dhe gjobat për makinat;5. Faljen e faturave të papaguara të energjise elektrike dhe të ujësjellësave deri në momen-tin që këto shërbime janë ofruar nga kom-pani në pronësi të Qeverisë.Së pari, kjo iniciativë ka në qendër të saj qytetarin dhe interesat e tijTë gjithë ata qytetarë që kanë shuma mon-etare dhe duan t’i legalizojnë, mund ta bëjnë këtë dhe t’i depozitojnë në bankë, kundrejt formularit të deklaratës që do të miratohet dhe do të jepet në ëprdorim. Tarifa që pagua-jnë për këtë është sa 3% e shumës. Kjo tarifë është shumë më e vogël se interesi në lekë që japin bankat për depozitimin e shumave dhe që variojnë nga 6.5 – 7.5%. ë gjithë qytetarët që kanë blerë pasuri të paluajtshme, toka apo apartamente, dhe që për shkak të ndryshimit të shpejtë dhe shumë të madh të tregut të pasurive të paluajtshme vitet e fun-dit, do të paguanin një tatim të madh mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme, mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerë tregu. Tarifa për këtë rivlerësim është vetëm 1% e shumës që rivlerësohet, pra diferencës midis shumës së rivlerësuar dhe shumës që ekziston e regjistruar në zyrat e hipotekës. Kjo do të thotë që secili prej individëve në momentin e shitjes së pasurisë do të paguajë një taksë dhjetë herë më të vogël se taksa që do të paguante dhe do të paguajë normalisht sipas ligjit. * Të gjitha taksat dhe tatimet e qytetarëve të papaguara deri në fund të vitit 2010 do të falen. Këtu përfshihen dhe tak-sat e papaguara për makinat si dhe gjobat e makinave. * Detyrimet për pagimin e detyri-

ardhshme. * Biznesit u falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor deri më 31 Dhjetor 2008. Për 2009, nëse paguajnëe 30% të principalitu falen gjobat dhe kamat vonesat; për 2010, nëse paguajnë 50% të kapitalit, u falen gjobat dhe kamat vone-sat.

* Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit dog-anor për vitin 2009, u falen

Fatjon HamZI

meve doganore për makinat e importuara deri në fund të vitit 2010, u falen së bashku gjobat dhe interesat, nëse do të paguhet 50% e principalit të detyrimit që ata kanë ndaj or-ganit doganor. * Energjia elektrike për shtre-sat në nevojë deri në fund të vitit 2006. Ujin e pijshëm për familjaret deri në momentin e transferimit të aksioneve tek pushteti vendor, por jo më vonë se fundi i vitit 2010.Së dyti, ligji vë në fokus biznesin e vogël

* Të gjithë ata qytetarë që jane të regjistru-ar dhe si biznes i vogel dhe që deklarojnë shuma monetare në bazë të këtij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjithë de-tyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 Dhjetor 2010. Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3 %.

* Të gjitha taksat dhe tatimet e biznesit të vogël, të papaguara deri në fund të vitit 2010, do të falen.

* Të gjithë të vetëpunësuarve, u falen sig-urimet shoqërore dhe shëndetësore dhe gjo-bat e kamat vonesat e papaguara deri me 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë detyrimin e tyre për sigurime për vitin 2011. Kjo kategori nëse deshiron të paguajë detyrimet për kontrib-utet, u falen gjobat dhe kamat vonesat për të gjithë periudhën e kaluar. Pra në qoftë se dikush nuk preferon që t’i fallen të plota këto detyrime, pasi falje do të thotë mosnjohje e vjetërsisë së punës, dhe nësie ai preferon t’i njihet vjetërsia në punë, atëherë i hiqen gjobat edhe kamatvonesat me kusht që të paguajë principalin.

* Personave fizike, biznes i vogël, u falen gjo-bat dhe kamatë vonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 Dhjetor 2010.

* Biznesit të vogël i cili është pajisur me kasë fiskale deri me 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marra për mosvendosjen e këtyre pajisjeve më herët. Pra gjithë gjobat e vendosura nga administrate tatimore për mosvendosje të kasave fiskale para datës 28 dhe që ndërkohë e kanë respektuar afatin përfundimtar do të falen.Së treti, kjo inisiativë ka një impakt të gjerë për bizneset që janë subjekt i TVSH-së

* Të gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bi-lancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe maki-neri pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i pasqyruar në bilancin e vitit 2011. Tarifa për pasuritë e paluajtshme është 3% e diferencës që rrjedh nga rivleresimi dhe 5% për makin-eri e pajisje. Të gjitha këto rivlerësime do të përfshihen në amortizim, që do të thotë se lejohet që të rriten shpenzimet e kompanive sipas amortizimit të vlerës së rivlerësuar të aseteve, që do të thotë gjithashtu se do të paguajnë më pak tatim fitimi në periudhat e

kamat vonesat dhe gjobat që lidhen me këtë borxh. Ndërsa ata që paguajnë 100% të këtij borxhi pë vitin 2010, u falen interesat, gjobat dhe kamat vonesat.

* Bizneseve u falen kamat vonesat dhe gjo-bat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara.

* Bizneseve u krijohet mundësia që të vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e dog-anore, që është shumë e rëndësishmë, të padeklaruara për periudhën deri më 31 Dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës që rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër bashkë me gjobat e kamat vonesat që do të aplikoheshin prej mosdekla-rimit.Amnistia fiskale, avantazhet që pret biznesi Amnistia fiskale pritet të sjellë një sërë avan-tazhesh për botën e ekonomisë dhe të bizne-sit. Nga ky proces do të preken edhe bizneset e vogla, të cilët e vlerësojnë konkretizimin e amnistisë si një ndihmë të madhe për ak-tivitetin e tyre. Gjithashtu ekspertët e fushës listojnë disa avantazhe që do të vijnë pas ap-likimit të amnistisë, e cila kryesisht do të for-cojë pozitat konkurruese të kompanive, por edhe do të shtojë të ardhurat në qarkullim. Realizmi i amnistisë fiskale mirëpritet nga të gjithë bizneset. Ata e vlerësojnë nismën e qeverisë si një shtysë të madhe që u jepet. Ekspertë të bilanceve e shohin realizmin e amnistisë fiskale si një nevojë për të formali-zuar aktivitetet e bizneseve, por edhe për të rikthyer në qarkullim ligjor para të evazionit fiskal. Njerëz të botës së biznesit, së ekono-misë, së shifrave, vlerësojnë se konkretizimi i një amnistie fiskale do të sjellë fillim të ri në marrëdhëniet midis kompanive dhe institu-cioneve fiskale. Krahas kësaj do të sjellë ven-dosjen e kompanive në pozita konkurrence të drejtë në treg, do të çlirohen kapitale të fshehura , duke rritur mundësi të shpejta për investime. Po ashtu, do të rriten depozitat në sistemin bankar dhe do të rritet mundësia për kredidhënie. Aplikimi i amnistisë, pritet të forcojë pozitat konkurruese të kompanive, por edhe do të shtojë të ardhurat në qarkul-lim.

Amnistia fiskale, avantazhet,disavantazhet

dhe kategoritë që përfitojnë

Page 18: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 19: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 20: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 21: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 22: Shkodra Pazar Maj Qershor

inte

rvis

ta/

www.shkodrapazar.com FAQE 12

Claudio Pioli, administratori i XL World tr-egon për revistën “Shkodra Pazar” vështirësitë e hapjes së një ndërmarrje të madhe në Sh-qipëri dhe orientimin e investimeve të huaja në Shkodër. Hapësirat e reja të punësimit për të gjithë të rinjët që janë dinamikë dhe kanë shumë energji, aftësi në komunikim dhe dëshirë për të punuar në grupe dhe skuadra.

Si lindi ideja e krijimit të kësaj qëndre në Shkodër?Ne punojmë me klienta shumë të mëdhenj. Dhe ndërkohë që ne po punonim me të rinjtë në Romani bëmë disa studime në Shqipëri. Pamë disa qytete të ndryshme dhe Shkodra na u duk një qytet shumë interesant. Pas disa studimeve në Durrrës, Tiranë. Elbasan, Vlorë e shumë vende të tjera, zgjedhja ra mbi Shkodër. Unë nuk doja të shkoja në kryeqytet, aty ku dhe levizjet janë më të mëdha dhe shumë konfuzion. Bëmë disa intervista dhe prova për të gjetur bashkëpunëtorët e duhur dhe me kapacitetin e duhur. Dhe e fil-luam këtë me pesë persona dhe pastaj u bënë 320 dhe kërkojmë që te rritemi gjithnjë e më shumë. Dhe duam të shkojmë deri në 400 ose 450 vetë.

Cilat ishin njohjet e para qytetin dhe si e pritën këtë ambient? Në fillim kishte disa dyshime kryesisht me faktin se si këto vinin në Shqipëri për të marrë gjithë këto njerëz në punë. Si dhe fakti që ato nuk e njihnin këtë formë pune më parë. Por pastaj duke i dhënë mundësi atyre për të parë që kjo punë ishte si gjithë të tjerat e ndoshta dhe më i sigurtë se të tjerët. Kur mësuan që ne i mbanim premtimet dhe paguanim gjtihnjë në kohë gjërat u bënë më të thjeshta.

Si ishin të rinjtë dhe të rejat e para që ju punësuat?Ato ishin shumë të përgatitur dhe shumë prej tyre i është dhënë mundësia që të rriten shumë shpejt në pozicion. Rreth 20 prej tyre janë në rolet drejtuese të kësaj ndërmarrje. Kjo është dhe e bukura e kësaj punë, që të gjithë kanë mundësi që të rriten në pozicion gjtihnjë nëse duan ta shohin këtë punë si një mundësi për të bërë karierë.

Pra do të thotë që në këtë punë mund të bëhet karierë?Kjo është për njerëz që e pëlqejnë punën, përkushto-hen dhe e vendosin veten dhe në provë. Si dhe që kanë disa karakteristika, të jenë dinamikë dhe të kenë e af-tësi për t’ia kaluar këtë dhe të tjerëve. Këto të rinj besoj në ndërmarrje dhe gjithashtu janë dhe të gatshëm për të lëvizur dhe për tu vendosur për punë në vende të ndryshme. Për shëmbull kur filluan në Vlorë shumë të rinj nga Shkodra shkuan atje dhe ndihmuan në hapjen e kësaj ndërmarrje.

Cilat janë vështirësitë e hapjes së kësaj ndërmarrje në Shkodër dhe Vlorë?Shkodra kishte vështirësitë e hapjes dhe bërjes së startit të parë ndërsa Vlora duke qenë një vend tu-ristik kishte më shumë vështirësi. Dhe në verë Vlora mbushet me turista dhe puna jonë atje bie. Si dhe njohjet e gjuhës ishin të ndryshme. Muajt e parë ishin të vështirë. Të rinjtë atje kishin më pak njohuri për këtë aktivitet dhe punë. Por fillimi ishte i vështirë dhe na është dashur që të investonin shumë para. Kjo

është një karakteristikë e jona, që të mos të ndalemi në përpava disa vështirësive dhe pengesave si dhe kemi kapacitetin ekonomik për të bërë disa investime.

Kur pritet që të filloj ky aktivitet në Tiranë?Kemi një projekt të ri për një hapje në fund të vitit dhe për të pasur një rritje të madhe në vitin pas ardhës. Tirana është më e lehtë për të filluar, sepse atje të rinjtë janë tashmë të njohur me këtë for-mat pune. Por ka më shumë vështirësi në konkurencë. E veçanta e kësaj kompanie është se ne merremi me shumë kompani të mëdha, të formave të ndryshe si dhe më shërbimim për klientin. Duke pasur disa mundësi kjo i jep më shumë hapësira të rinjëve.

Klientët që këni, janë mes bizneseve më të mëdha në Itali. Si ndihen ato më rezultatet e marrura?Ato janë shumë mirë, sespe ato punojnë vetëm me ndërmarrje të

strukturuara dhe të fuqishme. Ato kanë nevojë për vazhdimësi dhe rritje, gjë që e gjejnë vetëm me të mbrojtur në ndërmarrje të mëdha si kjo e jona. Puna me klientat është shumë e mirë aq sa herë pas here na rriten kërkesat dhe dimensionet e punës. Ne jemi të kujdesshëm dhe me klientët dhe shumë herë ne i ndihmojmë. Klientët kërkojnë të rriten por nuk e dinë se si dhe ne i orientojmë drejt zgjedhjes më të mirë.

Të rinjtë që punojnë këtu, si ndihen? Si duket që janë përshtatur më këtë ambient?Ajo që unë po shoh është që njerëzit kanë një punë të sigurt, një pagë të rregullt dhe në përpjestim me punën e tyre, ku krahas rrogës merren dhe përqindjet. Dhe ato kanë mundësi dhe të zgje-dhin vetë dhe oraret.

Cilat janë karakteristikat e tyre?Ne bëjmë disa trajnime me të rinjtë për të paraqitur punën e prit-shme. Unë mendoj që ato ne na japim shumë me punën e tyre por dhe ne i japim atyre, mundësi për tu rritur, mundësi për të pasur një pagë të sigurtë si dhe i mësojmë një punë e mbi të gjitha se si punohet në ndërmarrje të mëdha.

Cilat janë mundësitë e rritjes?Në kemi disa kërkësa dhe hapësira pune. Në kemi nevojë për zhvil-limin e marketingut dhe kërkimet njerëzore. Të gjithë operatorët e mirë kanë mundësi për tu bërë ndihmës asistentë apo dhe lider grupi. Kemi disa programe për t’i bërë punojësit për tu ndjerë mirë. Duke filluar nga rroga dhe përqindjet e fitimit si dhe dhurata për më të mirët. Gjithashtu bëjmë dhe disa organizime dhe festa për të gjithë për të krijuar ambientit e një skuadre punë.

“Mundësitë për karrierë në XL World janë të mëdha

Claudio PIOLI

Page 23: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 24: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 25: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 26: Shkodra Pazar Maj Qershor

finan

cë/

FAQE 12

“Ministri i financave

Pyetje : Z. Ministër kur do të nis zbatimi i ligjit dhe sa do të zgjasë ?

Përgjigje : Nga momenti që ligji do të dekretohet dhe do të hyjë në fuqi, nga ana e Ministrisë së Financave janë parapërgatitur të gjithë aktet e tjera nën-ligjore të cilat do të zbatohen me shpejtësi për ta bërë eficent ligjin brenda dyjavorit të parë të muajit maj. Kohëzgjatja e tij do të jetë deri në fund të viti 2011, sipas miratimit të ligjit .

Pyetje : Cilat janë efektet pozitive dhe negative në vlerë monetare që jep ky ligj në buxhetin e shtetit ?

Përgjigje : Më kryesorja në përfitimet ka të bëjë me një relaksim të qytetarëve dhe biznesit në raport me administratën fiskale. Kjo në kuptimin për t’i dhënë fund dhe për të mbyllur një kapitull ku evazioni dhe informaliteti kanë qenë dominant dhe për t’ju adresuar një epoke të re të konkurrencës dhe veprimit të ligjit. Rritja e kapaciteteve administrative, forcimi i zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht ulja tërësore e barrierave fiskale dhe administrative për biznesin, tashmë e kanë bërë të qartë se qenia në treg sipas ligjit, pagimi i taksave të ulëta sipas ligjit ka një kosto më të ulët për biznesin se sa fshehja e tyre dhe manipulimi i të gjithë aktivitetit të tyre ekonomik dhe kapitaleve që dispono-jnë. Prandaj ky është dhe elementi më pozitiv i këtij ligji. Ndërkohë për efektin financiar mund të them se sigurisht që shumat që falen janë të mëdha, qoftë të detyrimeve apo dhe të gjithë penaliteteve që lidhen me këto detyrime. Nga përllogaritjet tona vetëm falja e detyrimeve të prapambetura shkon në rreth 40 miliardë lekë të reja, ndërkohë që një sërë lehtësirash të reja i krijohen biznesit për të kapërcyer atë fazë jo fort të këndshme që ka aktualisht me organet fiskale dhe në këtë kuptim mendoj që përfitimi për biznesin dhe qytetarët është ako-ma më i madh, po të flasin në pjesën që përfiton qytetari është dhe më i madh. Ndërsa për përfitimet që do të ketë buxheti i shtetit mund të them që ne nuk kemi një përllogaritje ekzakte pasi nuk ka dhe të dhëna ekzakte. Ka të dhëna të përafërta por nuk mendoj që janë për t’u marrë në konsideratë. Koha do të provojë. Ne kemi eksperiencën e vendeve të tjera që kanë zbatuar të tilla amnisti, pas një periudhe informaliteti dhe mungese të ligjit, që kanë dhënë efekte pozitive edhe në të ardhurat vjetore të buxhetit, por njëkohësisht duke çliruar në perspektivë nga detyrimet e rritura një sërë kompanish dhe një grup të madh qytetarësh, që siç e thashë vetëm qytetarët nga shitja e pasurisë së tyre përfitojnë një ulje që është sa 1/10 e asaj që do të paguanin në momentin e shitjes. Dhe të gjithë ata që kanë një shtëpi e dinë shumë mirë se në momentin e shitjes do të paguajnë diferencën midis hipotekës që kanë sot dhe çmimit që do ta shesin nesër në treg, 10 % të diferencës së vlerës. Ne në ligj i themi që do të paguash vetëm 1 % dhe kjo është e mjaftueshme për ta legalizuar vlerën e re të kësaj pasurie.

Pyetje : A ka rrezik që të dështojë zbatimi i ligjit duke qenë se vjen në një periud-hë fushate zgjedhore; nuk ka konsensusin politik dhe kundërshtohet nga biznesi për garancitë që ofron?

Përgjigje : Po e nisëm si tersi i Pojanit sigurisht që gjërat nuk do vejnë për mbarë, por unë thashë që ligji ofron të gjithë garan-citë e nevojshme që të jetë i suksesshëm dhe qytetarët të kenë të gjitha përfitimet e tyre pa asnjë pasojë juridike të mëvonshme. Kjo tashmë është e konfirmuar në ligj. Lidhur me mospasjen në krah të opozitës, ky ka qenë një qëndrim i vazhdueshëm i opozitës. Qëndrimi kundërshtues parlamentar është absoliti-zuar nga ana e tyre dhe nuk ka pasur deri më sot asnjë propo-zim apo alternativë edhe pse janë ftuar që të jenë pjesë në të gjithë procesin. Procesi ka filluar si një kërkesë e komunitetit të biznesit dhe tryezave të thirrura prej tyre, por opozita nuk ka pranuar të përgjigjet. Ndërsa në lidhje me komunitetin e biznesit, sigurisht që duke qenë propozim i tyre, kemi marrë në konsideratë të gjitha vërejtjet, propozimet, opsionet që ka ofruar komunitetit i biznesit dhe garancitë janë të plota. Por kjo nuk do të thotë se do të bëjmë një amnisti fiskale dhe pas kësaj nuk do të ketë më kontrolle. Kjo amnisti fiskale i jep të drejtën dhe mundësinë çdo biznesi, çdo kompanie të deklarojë shumat e padeklaruara më parë, në këmbim të një pagese prej 50 % të vlerës së fshehur. Në qoftë se edhe pas kësaj ndërhyrje nuk do të deklarojnë, sigurisht që administrata do të ketë të drejtën e kon-trollit. Nuk mund të themi se një amnisti do të heqë mundësinë

e çdo kontrolli të mëvonshëm. Por vepra e amnistuar nuk mund të kontrol-lohet, shumat e amnistuara nuk mund të kontrollohen , shumat e njohura nga ligji dhe të legalizuara qoftë të aseteve, qoftë të kapitaleve nuk mund të jenë më objekt i kontrollit tatimor dhe këtë ligji e ka të qartë.

Pyetje : A ka ndonjë përllogaritje se sa para do të çlirohen nga zbatimi i ligjit ?

Përgjigje : Unë jam ministër i Financave dhe nuk mund të flas me hamendje. Nuk është një gjuhë që preferoj ta përdor. Këto janë përllogaritje të përafërta që vijnë më shumë nga komuniteti i biznesit se sa nga llogaritje ekzakte.

Pyetje : A do të ndërmerren masa nga qeveria për të shmangur rastet e mos pagi-meve me shpresën e një amnistie tjetër në të ardhmen ?

Përgjigje : Sigurisht që kemi marrë. Në kuvend po diskutohen një sërë dis-pozitash që forcojnë zbatimin e ligjit dhe rrisin penalitetet. Rritet represioni, pasi në të kundërt amnistia nuk do të kishte kuptim. Kemi përgatitur një pa-ketë përmirësimesh ligjore, një pjesë e të cilave kanë kaluar dhe një pjesë janë duke kaluar dhe që janë të lidhura ngushtë me këtë legalizim të kapitaleve dhe falje. Kjo do të thotë se pas këtij momenti nuk mund të ketë tolerancë për vep-rime të fshehjes. Një pjesë e mirë e fshehjeve ka qenë e justifikuar pikërisht me këtë defekt që kanë kompanitë në balancën e kapitaleve të aktiviteteve të tyre ekonomike. Ne po ju japim mundësinë atyre që ta nxjerrin në dritë pa asnjë lloj penaliteti. Pas kësaj sigurisht penalitetet do të jenë të mëdha.

Pyetje : Z. Bode a do të kthehet për diskutim pjesa që nuk u miratua në Kuvend, e kam fjalën për gjetjen e një konsensusi dhe cilat janë pikërisht kategoritë që nuk përfituan për shkak të mosvotimit nga opozita ?

Përgjigje : Sigurisht që amnistia, ose legalizimi i kapitaleve dhe aseteve si dhe falja e detyrimeve si dhe një sërë pagesash të tjera, quhet i mbyllur në ligj dhe nuk mund të rikthehet. Nuk mundet që vendi të futet në mënyrë ciklike në falje, pasi falja ka një kuptim. Kuptimi i saj është se mbyllim një kapitull. Nëse falja konsiderohet një proces i vazhdueshëm atëherë nuk ka më ligj, nuk ka më administratë, nuk ka më shtet. Tranzicioni në Shqipëri konsiderohet i mbyllur dhe këto elementë kanë qenë pjesa më problematike e tij me taksat dhe me mënyrën e funksionimit jotransparente të ekonomisë. Dhe en po e mbyllim tranzicionin përmes këtij ligji që legalizon kapitalet dhe asetet dhe fal detyrimet për këto 20 vite tranzicion. Ky është thelbi. Pas kësaj nuk besoj se do të ndonjë mundësi për ta përdorur në mënyrë frekuente, se në të kundërt nuk ka kuptim.

Pyetje : Lidhur me deklarimin e të ardhurave a ekziston mundësia që biznese apo individ të caktuar të përfshihen në pastrim parash nga jashtë, pasi me një Fi prej 16 % e kalimit të kapitalit jashtë është ideale për ta realizuar ?

Përgjigje : Ne falim atë që deklarohet, kapitalet dhe paratë e krijuara nga evazioni fiskal. Nëse ju mendoni se do të bëhet pastrim parash ajo quhet vepër kriminale dhe është e ndëshkueshme. Ne po themi që nuk përfitojnë katego-ritë e krimit të organizuar dhe pastrimi i parave është vepër që përfshihet në krimin e organizuar. Ditën që do të legalizojë ka të drejtë të bëjë gjithçka, por në momentin që vërtetohet një lidhje e tillë për pastrim parash do të konfis-kohen.

Pyetje : Sa janë dëgjuar kërkesat e biznesit

Përgjigje : Tërësisht, propozim pas propozimi dhe përmirësim pas përmirësi-mi

Pyetje : A do ta përballojë administrata këtë proces apo do të ngrihet ndonjë strukturë e re ?

Përgjigje : Ne kemi marrë masat që të organizojmë sistemin e punës pasi i gjithë ky është një proces vetëdeklarimi. Pra nuk është se të gjithë këta qytetarë dhe biznese do të shkojnë në administratën tatimore. Në administratën tati-more në rrugë elektronike apo hard copy mund të tërheqin formularët. Ndërsa deklarimet do t’i bëjnë vetë qytetarët në bankë, hipoteka etj. Është gjithçka në dorën e individit, është vetëdeklarim. Është vullnet i lirë i qytetarëve dhe biznesit për ta realizuar këtë proces.

Pyetje – përgjigjet në lidhje me ligjin për Legalizimet dhe Faljen

Page 27: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 28: Shkodra Pazar Maj Qershor

tatim

e/

FAQE 12

Rreth 30 mijë urdhra për bllokimin e llogarive bankare të biznesit dhe mbi 10 mijë është vendosur barra hipotekore. Si po zbatohet ligji që lejon ndërhyrjen në llogari dhe problemet në terren. Kur biznesi nuk paguan taksat, tatimet kanë të drejtë të futen në lloga-rinë e tij bankare dhe t’i marrin shumën që u takon, sipas detyrimit tatimor. Në rast se nuk gjejnë aq para sa plotëson detyrimin, kjo është e zgjidhur, duke i mbajtur peng llogarinë, që për aq herë sa derdh biznesi arkëtimet e tij, kalojnë direkt te tatimet. Kjo është me pak fjalë skema që ndiqet, e përcaktuar në ligjintatimor “Për procedurat”, i quajtur ndryshe “kushtetuta” e taksave. Në fakt, të pyetur nga “Monitor”, bizneset nuk është se shprehin rezerva për ligjin, sesa për zbatimin e tij, pasi sikurse ndodh në praktikë, bllokimi i llogarisë bankare ndodh edhe kur ia ka “ënda” një inspektori tatimor.Të dhënat operative, të marra nga burime jozyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) flasinpër një “ushtri” urdhrash të lëshuar nga kjo drejtori për bllokimin e llogarive të biznesit dhe jo vetëm, por të llogarisë personale dhe pronës së paluajtshme.Të paguash taksatNë rast se subjekti privat nuk i paguan taksat, sikurse e parashikonligji, tatimet e kanë gjetur zgjidhjen përmes marrëveshjes që kanë bërë me bankat. Ndiqen të gjitha linjat e nevojshme, në mënyrë që subjekti të mos ketë mundësi t’i shmanget detyrimit, madje deri në bllokimin e të gjitha lëvizjeve. Borxhi tatimor, i krijuar ndër vite, prej rreth 45 miliardë lekësh, ka nxitur administratën tatimore të ndjekë masa të ashpra për ta mbledhur atë. Një pjesë e borxhit është krijuar nga vonesat, ose nga interesat dhe kamatat. Pavarë-sisht si e parashikon ligji, bllokimi i llogarisë bankare shikohet nga bizneset një masë që nuk duhet ndjekur njëlloj për të tërë, pasi ka subjekte që për një moment të caktuar nuk i kanë mundësitë t’ishlyejnë.30% e bizneseve, “pa” llogariTë dhënat nga tatimet tregojnë se janë lëshuar në të gjithë vendin rreth 30 mijë urdhra për bllokimin e llogarive bankare dhe u është vendosur barra hipotekore rreth 10 mijë subjekteve që nuk kanë pasur mundësi t’i shlyejnë detyrimet në kohë. Shifra i referohetvitit 2010 dhe konsiderohet tepër e lartë, po të kihet parasysh num-

“ JA SI BLLOKOJNELLOGARITE E BIZNESIT

TATIMET

ri i subjekteve aktive, që nuk shkon më shumë se 95 mijë. Pra del se 30 për qind e subjekteve të vogla, të mesme dhe të mëdha iu është mbajtur peng llogaria.Administrata tatimore bën të ditur seçdo vit, rritet me 10 për qind niveli i urdhrave të lëshuar dhe se lufta ndaj likuidimit me shtetin do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha detyrimeve që ka biznesi me organet e fiskut.KLSH: Bllokimi pa rezultat Në një nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit vihet re prob-lematika e ngritur me bllokimin e llogarive të biznesit. “Monitor” disponon një kopje, ku mësohen rastet e investiguara nga KLSH. Konkretisht, për vitin 2008, në një periudhë të caktuar, Drejtoria eTatimeve kishte lëshuar urdhrin për bllokimin e 4255 llogarive bankare, në mënyrë që të realizonte mbledhjen e detyrimeve. KLSH thotë se, pavarësisht aksionit të madh, rezultati ishte jo ipritshëm. “Nga i gjithë totali i pasurisë në bankë, prej rreth 3 mil-iardë lekësh, tatimet kanë mundur të mbledhin vetëm 183 milionë lekë. Aksionet e kryera rezultuan me sukses vetëm në 812 raste (urdhra bllokim llogarie), ose rreth 19 për qind e totalit të planit”,thuhet në raportin e kontrollit. Referuar ligjit, bankat dhe institu-cionet financiare e kanë me të drejtë t’i paraqesin administratës tatimore të gjitha të dhënat që disponojnë lidhur me personat e tatueshëm. Pra, për tatimet është i lehtë monitorimi i situatës, por sa i takon zbatimit në terren,rezultati del krejt ndryshe. Pikërisht ky është shqetësimi real i biznesit, zbatimi selektiv i ligjit dhe dëmi që u shkaktohet pa të drejtë subjekteve.Situata BorxhiBiznesi u ka borxh tatimeve një shumë që shkon deri në 45 mil-iardë lekë. Kjo ka shërbyer më shumë për të nxiturtatimet të bllokojnë llogaritë bankare të privatitUrdhriMësohet se janë lëshuar për 2010-n rreth 30 mijë urdhra për bllokim llogarie dhe vendosjen e 10 mijë pronave si garanci. Çdo vit, niveli i bllokimeve rritet me të paktën 10%RaportiSipas Kontrollit të Lartë të Shtetit,nga verifikimet në terren rezul-ton se bllokimi i llogarive bankare nuk ka sjellë rezultate të prit-shme për administratën tatimore në vend.

Të nderuar biznesmen e lexues të revistës ShkodraPazar:- në adresën tonë e-mail mund të dërgoni pyetjet tuaja mbi fushat

e ekonomisë, biznesit, tatimeve etj. dhe ne do të gjejmë një përgjigje pranë specialistëve të atyre fushave.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

[email protected] mund të na dërgoni të gjitha lajmërimet tuaja për

punë, shitblerje banesash e objektesh, e gjithçka që ju keni dëshirë të komunikoni me lexuesit!

cel. 067 22 76 496

Page 29: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

ekonomi

ekonomi //NO COMENT...

Photography by

E. ISUFI

Page 30: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 31: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 32: Shkodra Pazar Maj Qershor

spec

iale

/Shqipëria vazhdon të ruajë një rol lider në tregun botëror të bimëve mjekësore, duke kryesuar tregje në SHBA dhe Gjermani për disa produkte specifike. Por, shpërngulja e popullatës nga zonat malore dhe mangësitë në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së vëllimeve që eksportohen, krahas mungesës së një mbështetjeje reale ndaj sektorit, janë ndër problemet kryesore në zhvillimin e kësaj industrie, e cila xhiron rreth 25 milionë dollarë eksporte në vit. Bimët mjekësore mund të mos jenë në qendër të vëmendjes së publikut, kur fjala vjen te bujqësia, zhvillimi rural dhe ulja e varfërisë në zonat e fshatrave të thella të malësisë. Por, realiteti dëshmon se më shumë se për një zanat ad hoc dhe shumë të kufizuar në kohë dhe hapësirë, bëhet fjalë për një industri të vërtetë që qarkullon shuma vjetore prej rreth 25 milionë dollarësh. Aspak keq, nëse merret parasysh se bëhet fjalë për bimë mjekësore e erëza, të cilat në fund të fundit, nga njerëzit që nuk kanë informacion të dedikuar mbi këtë sektor, konsiderohen thjesht “barishte”. Sherebela është e para në listën e këtyre bimëve, duke zotëruar më shumë se 50 për qind të tregut në Shtetet e Bashkuara, ndërsa trumza shqiptare ka pushtuar rreth 70 për qind të tregut gjerman. Gjithashtu rigoni zë një vend të rëndësishëm në listën e eksporteve shqiptare të bimëve aromatike dhe mjekësore, ku bëjnë pjesë rreth 150 ekzemplarë. Këto janë të dhëna të marra nga studimi i qendrës studimore DSA, për sektorin e agrobiznesit në Shqipëri. Sipas këtij studimi, roli i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të bimëve mjekësore dhe aromatike është i tillë, sa një lëvizje çmimesh nga operatorët shqiptarë do të lëvizte çmimet në nivel botëror. Barishtet kundër varfërisëPërtej rrymës financiare që ky treg gjeneron, eksitojnë edhe të dhëna të tjera shumë domethënëse mbi vëllimet dhe dinamikat e produkteve të ndryshme. Sipas studimit, bimët mjekësore dhe aromatike janë të përhapura në të gjithë

vendin, por gjenden në sasi më të mëdha në zonat e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Skraparit, Elbasanit, Korçës, Beratit, Përmetit dhe Durrësit. Në këto zona, mbledhja dhe sistemi i përpunimit dhe tregtimit të këtyre bimëve është gjithashtu më i organizuar. Mbledhja e bimëve të egra është një aktivitet i rëndësishëm dhe burim të ardhurash për një shumë familje rurale, dhe pse, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një aktivitet me kohë të pjesshme. Mbledhja e llojeve kryesore të bimëve mjekësore dhe aromatike ndodh kryesisht mes korrikut dhe gushtit, ndërsa numri i njerëzve të përfshirë në këtë industri llogaritet mes 75 mijë dhe 100 mijë, sipas vlerësimeve të OKB, BE dhe vetë operatorëve të këtij sektori. Këto shifra dëshmojnë rëndësinë që ka ky sektor në sigurimin e të ardhurave për familjet e përfshira

në këtë aktivitet, të cilat në të shumtën e rasteve përfaqësojnë shtresat më të varfra të popullsisë rurale. Malësia e Madhe, për shembull, është një ndër ato rajone, ku mbledhja e bimëve aromatike dhe mjekësore është një aktivitet i përhapur për fermerët. Rreth 80 për qind e fermerëve janë përfshirë në korrjen dhe mbledhjen e këtyre kulturave. Sipas intervistave të kryera nga DSA me disa nga sipërmarrësit kryesorë të këtij sektori, familjet e përfshira në aktivitete që lidhen me kullotat malore në këtë rajon, përfitojnë rreth 60 për qind të të ardhurave të tyre totale, pikërisht nga bimët mjekësore dhe aromatike. Në këtë kuptim, roli i këtyre bimëve në zbutjen e varfërisë për disa nga zonat më të thella dhe të varfra në vend, rezulton i pamohueshëm. Por, përkrah këtij fakti, mungon mbështetja nga institucionet publike për konsolidimin e këtij sektori. Sektori i bimëve mjekësore në vend ka tipare të veçanta – së pari, është ndër pak sektorë prodhues ku Shqipëria është konkurruese në tregjet ndërkombëtare, në të cilat ka kohë që është e pranishme dhe ka krijuar traditë dhe emër. Ndërkohë, në këto zona, zhvillimi i aktiviteteve alter-

native është shumë i vështirë si pasojë e distancave të largëta nga tregu dhe kushteve prodhuese. Nga ana tjetër, me gjithë rëndësinë dhe përparësinë reale të këtij sektori, mbështetja që ka marrë nga politikëbërja është minimale dhe skemat e

“Shqipëria, lider në tregun botëror të bimëve mjekësore

Antonzalli

Page 33: Shkodra Pazar Maj Qershor

speciale /zubvencioneve janë drejtuar drejt sektorëve të tjerë. E vetmja mbështetje reale ka ardhur nga institucionet e huaja. Në fakt, mbështetja e këtij sektori është kufizuar në donatorët e huaj, ku veçohen USAID dhe së fundmi OSFA, e cila përmes programit të emergjencës ka mbështetur një projekt për mbjelljen e bimëve mjekësore në zona të varfra malore në Veri të vendit, në bashkëpunim me DSA.si funksionon sektori?Janë tre grupe kryesore, të cilat mundësojnë zhvillimin e aktivitetit të bimëve mjekësore dhe aromatike në vend: korrësit dhe kultivuesit; grumbulluesit dhe konsoliduesit; dhe përpunuesit e eksportuesit. Korrësit, janë njerëz që jetojnë në zonat rurale dhe malore të vendit. Ata korrin bimë të egra në zonat ku jetojnë, i thajnë dhe i ruajnë ato në shtëpitë e tyre, derisa i shesin në grumbulluesin lokal ose te përpunuesit. Grumbulluesit individualë hyjnë në lojë si ndërmjetës ndërmjet grumbulluesve rajonalë dhe korrësve.

Ata shpërndajnë informacion mbi çmimet dhe janë personat kyç në rolin e rregulluesve ndërmjet korrësve dhe grumbul-luesve të mëdhenj ose të përpunuesve. Por, vetë ata nuk kanë magazina. Grumbulluesit rajonalë blejnë bimë nga korrësit dhe i ruajnë ato në magazinat veta, por nuk kanë kapacitete përpunuese. Zakonisht bëhet fjalë për ambiente të vjetra magazinimi, të trashëguara nga kooperativat bujqësore, me një sipërfaqe prej të paktën 200 metra katrorë, ku depozi-tohen nga 20 deri në 150 tonë bimë në vit. Në të gjithë vendin numëron rreth 30 grumbullues të tillë. Shumë syresh kanë investuar me fonde personale në impiante tharëse. Përpunuesit e vegjël janë një tjetër hallkë e zinxhirit të indus-trisë shqiptare të bimëve mjekësore, duke qarkulluar sasi prej 150 deri në 500 tonë bimë mjekësore dhe aromatike në vit. Këty bëjnë pjesë edhe kompani që i shesin bimët, si çaji i malit dhe erëzat e gatimit, në tregun vendas. Përpunuesit e mesëm janë në një shkallë më lart dhe tregojnë nga 500 tonë deri në 1500 tonë bimë në vit, duke numëruar 7-8 kompani të këtij profili. Këto kompani kanë arritur të krijojnë lidhje

me blerësit e huaj dhe eksportojnë rregullisht, duke qenë në konkurrencë mes tyre. Këto sipërmarrje kanë investuar në impiante pastrimi dhe të prodhimit të vajrave bazike që nxirren nga një sërë bimësh aromatike dhe mjekësore. Si rrjedhojë, këta aktorë janë liderë në mbështetjen e kultivimit të këtyre bimëve, me qëllim stabilizimin e rezervave. Si rrjedhojë, disa prej tyre kanë inkurajuar fermerët që të mos kufizohen në korrjen e bimëve në natyrë, por dhe t’i kultivojnë ato. Grupi i përpunuesve të mëdhenj tregtojnë sasi nga 1600 tonë në 2500 tonë në vit, por përfshin në fakt, vetëm një kompani. Disponon impiante më të përparuara përpunimi dhe mund të vendosë tarifa më të larta për bimët e përpunuara ndaj blerësve të huaj dhe përpunuesve të

tjerë. Tregjet kryesore për këto biznese janë Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat thithin rreth 60 për qind të totalit të eksporteve shqiptare të bimëve mjekësore dhe aromatike. Tregje të tjera të rëndësishme janë Franca, Turqia dhe Italia. Një pjesë e madhe e këtyre produkteve të impor-tuara nga këto vende, përpunohen dhe rieksportohen. Kjo do të thotë se sektori i këtyre bimëve në Shqipëri ka mangësi serioze në linjat përpunuese, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve arrijnë të kryejnë një përpunim fillestar. Por, me gjithë përpjekjet dhe investimet në rritje për zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, pa një mbështetje strategjike nga institucionet publike, ky sektor ka mundësi të kufizuara për t’u zhvilluar më tej, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale kapacitet natyrore dhe burimet njerëzore në dispozicion. Nga ana tjetër, zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori, do të kontribuonte më tej, në uljen e varfërisë të zonave të thella malore dhe në rritjen e të ardhurave në ekonomi nga eksportet.

Page 34: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 35: Shkodra Pazar Maj Qershor

069 40 80 972

Page 36: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 37: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 38: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 39: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 40: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 41: Shkodra Pazar Maj Qershor

Maj / Qershor - Viti 2 - Numri 10 www.shkodrapazar.comEditorial

BOTUES:

KRYEREDAKTORAnton ZALLI

GRAFIKA / FAQOSJAPromo Events Agency

FOTOGRAFErvis ISUFI

REDAKSIARoland NDOCI - Jetmira KOPLIKU

Afërdita SHANI - Fatjon HAMZI

www.shkodrapazar.com

Adresa: Qendra Tregtare pas Rektoratit, Kati i parë

Kontakt: 067 22 76 496 & 069 32 86 913

([email protected])(www.promoeventsagency.com)

[email protected]

Seada KUBAZI

Jetmira KOPLIKU

Si lindi revista Shkodra Pazar? Pas kaq muajsh në treg, kthehemi dhe ju bëjmë juve pyetjen “si si lindi kjo re-viste? Kjo pyetje i drejtohet së pari të gjithë lexuesve tanë. Ju kujtojmë që kjo revistë doli si një produkt i një agjen-sie tashmë të njohur Promo Events. Duke paraqitur kështu një kartvizite mujore, e cila është plotësuar dhe do të plotësohet numër pas numri. Ju kujtojmë numrat e e parë tw revistës, shkrimet dhe specialet e vazhdueshme dhe sot ju japim mundësi që të shfl e-toni 52 faqe Shkodra Pazar. Një for-mat i ri për të gjithë ju. Por jo vetëm kaq, krahas specialeve që ju kemi premtuar për modën, artin, gatimin, eventet tani janë krijuar dhe hapws-irat e veçanta për përsonazhet, univer-sitetin, shoqatat dhe të gjitha format e komunikimit me lexuesit tanë. Por kjo kartvizitw do të plotësohet dhe me dy produkte të veçanta që do të dalin pa-ralelisht në treg. Së pari është “Lezha

Pazar”, një revistë e veçantë për qyte-tin e Lezhës si dhe gazeta e përjavs-hme “Info Shkodra”, një gazetë që do të dalë në treg çdo të hënë për të gjitha informacionet e fundit nga Shkodra dhe rrethinat e saj. Një sipërmarrje e guximshme por besojmë që do të jetë e suksesshme. Së dyti, kjo pyetje i drej-tohet të gjitha bizneseve që kanë qenë bashkëpunëtorët tanë dhe janë sot e kësaj dite. Duhet të kujtoni fi llimet e biznesit tuaj dhe rritjen e vazhdimin e tij përkrah një reviste të mirfi lltë ekonomike që është çdo muaj në treg.

Duke u mbështetur fuqishëm në mundësitë dhe bashkëpunimet tuaja, jemi duke nisur dhe këto projekte të reja. Duke kërkuar që dhe revista e re dhe gazeta e për-javshme të jenë në funksion të imazhit të produktit dhe bizne-sit tuaj. “Shkodra Pazar” çdo ditë e më shumë drejt horizonteve të reja… bashkë me ne dhe të gjitha bizneset tuaja. Nxitoni! Na kon-taktoni!

Page 42: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekon

omi /

Qëllimi dhe Misioni

Auditimi i Brendshëm duhet: Të kufizojë dhe parandalojë gabi-met kontabile dhe shkeljet e kryera me dashje ose nga pakujdesia. Të miratojë, analizojë dhe interpretojë saktë dhe besueshëm pasqyrat fi-nanciare. Të kërkojë, zbulojë dhe të korrigjojë gabimet dhe shkeljet e vullnetshme ose të pa vullnetshme. Të vlerësojë, të përpilojë dhe të paraqesë momente të ndryshme nga pasqyrat financiare të cilat pasqy-rojnë të dhëna me interes dhe domethënëse për ecurinë e subjektit të audituar (e ardhura neto, aftësia shlyese). Të vërtetojë harmonizimin kohor të plotë ose jo të plotë të çdo lloj treguesi për të nxjerrë konklu-zione të vlefshme.

Drejtimet kryesore të auditimit

Drejtimet kryesore të auditimit të brendshëm sipas ligjit janë: Përdorimi me kursim, dobi dhe frytshmëri të burimeve finan-ciare dhe njerëzore. Risku i kontrollit të drejtimit. Shkalla në të cilën rezultatet e programeve të subjektit të audituar plotëso-jnë objektivat e tij. Pajtueshmëria e veprimtarisë së subjektit të audituar me legjislacionin në fuqi. Kujdesi për plotësimin e të dhënave financiare dhe të drejtimit, si edhe përdorimi i tyre në mbështetje të vendimarrjes. Ruajtja dhe miradministrimi i aseteve, pronë publike.

Parimet e funksionimit të auditimit

Auditimi i brendshëm në sektorin publik mbështetet në parimet e ligjshmërisë, pavarësisë, paanësisë dhe fshehtësisë. “Zbatimi i parimit të ligjshmërisë” është respektimi i Kushtetutës, i leg-jislacionit shqipëtar dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ku Re-publika e Shqipërisë është palë. “Zbatimi i parimit të pavarësisë” është ushtrimi i veprimtarisë për përcaktimin, planifikimin, re-alizimin dhe raportimin e veprimtarisë së auditimit, jashtë çdo ndikimi, që ka lidhje me veprimtarinë e audituar apo rrethanat që cënojnë apo mund të cënojnë objektivitetin. Vlerësimi për objektivitetin administrohet, në rradhë të parë, nga vetë indi-

vidi, në rolin e audituesit dhe më pas nga struktu-rat eprore. “Zbatimi i parimit të paanësisë” është pasqyrimi objektiv dhe transparent në dokumen-tat përkatës i të gjitha fakteve dhe rrethanave, që lidhen me veprimtarinë e subjekteve të audituara, pa u ndikuar nga interesi vetjak ose pikëpamjet e të tretëve. “Zbatimi i parimit të fshehtësisë” është trajtimi konfidencial i të dhënave të administruara gjatë auditimit, sipas parashikimeve të pikës 8 të nenit 21 të ligjit për auditimin.

Llojet e Auditimit

Ekzistojnë kritere të ndryshme për klasifikimin e auditimit. Në përputhje me shtrirjen e tyre konta-bël, auditimet klasifikohen në: Të përgjithshme, që shtrihen në të gjithë aktivitetin e subjektit për një periudhë kohe të dhënë. Të veçanta kur kanë për

objektiv një çështje ose një sektor. Në përputhje me qëllimin e tyre të veçantë ato klasifikohen në: Parandaluese, që kryhen në momentin që ndodh veprimi ekonomik dhe kanë për qëllim të parandalojnë gabimet e mundshme. Përfundimtare, që kryhen më pas dhe synojnë në zbulimin e gabimeve ose të mashtri-meve. Në përputhje me kohëzgjatjen e tyre ato klasifikohen në: Të përhershme, që kryhen vazhdimisht dhe gjatë gjithë periud-hës ushtrimore. Të rregullta, që nuk janë të vazhdueshme por kryhen në periudha të rregullta. Të jashtëzakonshme ose të ras-tësishme, që kryhen në raste të jashtëzakonshme për shkaqe të veçanta (për shembull kur dyshohet për shkelje). Në përputhje me përsonin që kontrollon klasifikohen në: Të brendshme, që organizohen nga vetë njësia dhe kryhen nga persona që varen prej saj. Të jashtme, që kryhen nga auditues profesionistë dhe që nuk kanë asnjë lidhje ose varësi nga njësia që kontrollohet.

Metodat

Auditët e brendshëm mund të zgjedhin disa nga metodologjitë e shënuara më poshtë gjatë zhvillimit të auditit, nëse është e nevojshme mund të përdorin edhe një kompleks metodash. Metodat kryesore të auditimit janë: Rindërtimi i ngjarjeve, me rindërtimin e ngjarjeve ose llogarive një auditor, do të jetë i aftë të qartësojë kujdesshmërinë dhe korrektësinë e përdorur

për procedimin e transaksioneve dhe besueshmërinë e rezul-tateve. Ekzaminimi kryq, kur është marrë informacioni për një rrethanë të caktuar ose transaksion nga një burim i caktuar, atëherë ky informacion mund të krahasohet me një informa-cion të marrë nga rrethana ose transaksione por me origjinë nga një tjeter burim. Ekzaminimi, është një metodë e mirë për të shpjeguar se si punonjësit kanë përmbushur synimet e tyre me efektivitet dhe për të vlerësuar shkaqet e mundshme që vi-jnë nga rutina. Rishikimi analitik, përfshin krahasimin e rregul-lave ose të dhënave. Qëllimi i krahasimit është të dëshmojë çdo veprim që është jo normal ose që ka nevojë të qartësohët, që është jashtë interesave të auditit. Inspektimet fizike, do të mba-hen në rastet e një objekti material (fizik), nëse është e nevo-jshme specialistet do të përfshihen duke përcaktuar prejarr-dhien e objektit. Përpilimi, qëndron në krahasimin e të dhënave që burojnë nga dy data bazë të ndryshme. Përpilimi është i një rëndësie të veçantë në hapësirat ku ka probabilitet ndryshimesh mes dy grupeve të dhënash dhe kur sistemet janë të kompli-kuara. Intervistimi, është metoda më e mirë për të fituar kohën

“Procesi i auditimit, një mundësi për të disiplinuar

subjektet publike

JetmiraKopliku

Page 43: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

e humbur gjatë auditimit si dhe për të gjetur informacione të menjëhershme. Leximi i raporteve dhe studimeve, leximi i çdo lloj raportimi mundësisht duhet të karakterizojë objektin nën mbikqyrje dhe problemet që lidhen me të. Konfigurimi nga një palë neutrale, përdoret për të pasur një miratim neutral për in-formacionet e mbledhura. “Shtirja si klient”, në situatat kur qël-limi është të provohet masa e kontrollit lidhur me shërbimin e klientit është e mundur që auditi të marrë rolin e klientit dhe të provojë cilësinë e shërbimit të caktuar si edhe kur rregullat e caktuara janë mbikqyrur. Modeli matematikor, përdorimi i këtyre metodave vendos një parakërkesë për një audit që është i vetëdijshëm se si ta përdorë një model të tillë, është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se nuk rekomandohen përdorime të modeleve të tilla në shkallë të ulta të auditit. Përdorimi i py-etësorëve, është metodë efektive në rastet kur veprime të cak-tuara kanë karakteristika të ngjashme dhe janë të përsëritura në pjesë të ndryshme të organizatës. Krahasimi, i të dhënave të lidhura me një transaksion të caktuar me informacion bazë. Në rastet kur vihen re mospërputhje, gabimet duhet të gjenden

(ku dhe kur – në dokumentat bazë ose në dokumentat që po kontrollohen). Skicimi, përdoret për të ilustruar procesin duke përdorur mjete grafike. “Ecja përmes”, transaksione specifike ndiqen brenda sistemit nga fillimi deri në fund. Një numër i caktuar transaksionesh do të zgjidhen për të parë se kur institu-cioni i përmbahet proçedurave të caktuara.

Teknikat

Për kryerjen e auditimit, auditit i duhet jo vetëm të shikojë dokumentat që përfaqësojnë ngjarjet ekonomike por të bëjë ekzaminimin e tyre me teknika të caktuara, numri dhe lloji i të cilave varet nga specifika e objektit që auditohet, nga sistemi dhe efikasiteti i auditit të çdo objekti, nga vëllimi i punës etj. Por cilado qoftë teknika e përdorur e auditimit ajo mbështetet në njërën prej këtyre dy metodave ose mbi të dyja së bashku: Sondazhet, praktika e sondazhit orjentohet sipas parimit se gabimet e pavullnetëshme, mashtrimet dhe abuzimet e një pu-nonjësi shtrihen në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë periud-hën e punës së tij. Por nëse nga sondazhet konstatohen gabime, anomali, mashtrime dhe abuzime auditi është i detyruar ta sh-trije auditimin në të gjithë veprimtarinë e periudhës. Të gjitha sondazhet konsiderohen se duhet të kryhen në atë mënyrë, që

prej tyre të përftohet një bindje e arsyeshme për vërtetësinë e operacioneve të audituara. Për nga mënyra se si kryhen sondazhet mund të karak-terizohen si vijon: Sondazhe në kohë të cilat konsistojnë në ekzaminimin e një periudhe kohe. Sondazhet për operacione të cilat konsis-tojnë në zgjedhjen e një numri operacionesh te cilave u ndiqet gjurma nga fillimi deri në fund. Sondazhet në vlerë konsistojnë në verifikimin e të gjitha ngjarjeve të cilat kapërcejnë një vlerë të fiksuar më parë në bazë të disa kritereve. Për të qënë sa më efikas sondazhet duhet të kënaqin tre nga kërkesat e mëposhtme: Të bëhet për të gjithë kategoritë e operacioneve, të mbulojë të gjithë periudhën e auditit, të sigurojë kontrol-lin e të gjithë punonjësve të angazhuar në vep-rimtarinë përkatëse. Zgjedhja, është një teknike auditimi e cila mund të gjendet në katër forma kryesore: Përzgjedhja me gjykim, duhet të sig-

urohemi që përzgjedhja përfaqeson masën dhe për këtë duhet të jemi të sigurt që është përfshirë çdo tip madhor i transak-sionit, që janë përfshirë transaksione të përgatitura nga çdo per-son i punësuar gjatë periudhës, të testohen çeshtjet me vlera të mëdha më shumë se ato me vlerë të vogël. Përzgjedhja në grup, disa artikuj zgjidhen si sekuencë. Kur zgjidhet artikulli i parë, pjesa tjetër zgjidhet automatikisht. Kufizim i metodës është se përzgjedhja nuk është domosdoshmërisht përfaqësuese. Për-zgjedhja rastësore, përzgjedhje të tilla kryhen pa ndonjë lidhje midis masës së përzgjedhjes së ngjarjeve, burimit apo karakter-istikave të tjera dalluese. Kufizimi më serioz është se përzgjed-hja nuk mund të kryhet pa ndonjë anshmëri, veçanërisht kur shihet se auditi do të zgjedhë subjekte që janë të arritshme lehtë. Përzgjedhja statistikore, jep një metodë për të arritur në një opinion i informuar për të gjitha ngjarjet, në bazë të koncepteve matematikore. Avantazhi më i madh i përzgjedhjes statistikore do të jetë i dukshëm nëse auditi duhet të justifikojë metodat e përdorura, se përzgjedhja stastistikore siguron një objektiv, me-todologjia e pranueshme për të përcaktuar riskun e përzgjed-hjes, dhe një vlerësim i rezultatit.

Përgatiti: Jetmira KOPLIKU

Page 44: Shkodra Pazar Maj Qershor

Birrë e mirë, muzikë e mirë për miq të mirë!

Sidrit Muka : “ Një hapsirë e re në Shkodër për të kaluar disa orë ndyshe , duke shijuar një pije të mirë dhe një bisedë mes miqve”

Ambientet e reja në Shkodër, kërkojnë që të krijojnë hapësirat e duhura për të gjithë ato që e pëlqe-jnë artin dhe kërkojnë që të kalojnë disa orë ndyshme. Si lindi ideja e krijimit të Irash pub në Shkodër?Ideja e Irash pub nuk është e re në Europë dhe në Shqipëri. Në Shkodër ka që vitin e kaluar që ka fi lluar të hapet dhe të bëhet i njohur. E gjithë ideja ka të bëjë me zgjedhjen e pijes më të mirë, muzikës më të mirë dhe shoqërisë më të mirë. Çfarë ofron ky ambient?Ambienti është i bazuar në pun-imet e dërrasës dhe me pijën më të mirë. Aktivitet që ofrohen këtu janë të larmishme. Një e veçante tjetër e kis=tij ambienti është dhe shoqërizimi. Njërëzit kalojnë kohën e tyre të lirë në një ambient që ofron gjithnjë një shumllojsh-mëri hapsirash dhe novacionesh. Mundësi për të parë një ndeshje, një fi lm të bukur ose dhe një pjesë teatrale, duke dashur për të krijuar kështu një hapsisë kabare-je . Pse pikërisht 1741?Kjo datë lidhet me historinë e familjes time. Meqë bari u ndër-tua në themelet e shtëpisë tonë ki-sha dëshirë që të bëja diçka ndry-she. Dhe pikërisht kësaj date i korrëspondon dhe dokumenti më i hershëm i gjetur nga familja Muka. Një dokument që tregon për një tregti të bërë në ato vite me Ven-edikun.Cialt janë hapësirat e krijuara?Duke qënë që unë vetë jam regjisor dhe artist, kam dëshirë që të krijoj këto hapësira për të gjithë ato që e vlerësojnë artin, të bukurën e të thjeshtën. Të gjithë janë të mirëpri-tur për të shprehur talentin e tyre.

Aktivitetet që lidhen më shoqërizimin e të rinjve:

Mbrëmje muzike liveMbrëmje karaoke

Mbrëmje fi lmiMbrëmje teatrale

Mbrëmjë për ndeshje ( birra e parë falas për vajzat )

Hapwsira e duhur për të shprehur artin, pasionet që lidhen me muzikën, letërsi-në, skulpturën, pikturën etj

Adresa: Pallati i ri pas rektoratit, kati i parë

Page 45: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 46: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekon

omi /

Page 47: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

PërPArA sezOnIT verOr, nJë MUnDësI e MIrë Për Të PATUr nJë TrUP PërfeKT !

Adresa : Lgj. vasil shanto. rr. ndre Mjeda, pallati i ri përballë Kishës së fretënve. nr. Kontakti: 069 20 88 042

Palestra është e hapur gjatë gjithë ditës nga mengjesi deri në darkë dhe ofron mundësi të panumërta për relaks, aerobi dhe pirjen e një kafeje para osë pas ushqimeve sportive.

SKY 07

Page 48: Shkodra Pazar Maj Qershor

bizn

es/

www.shkodrapazar.com FAQE 12

Të jesh biznesmen sot në Itali, aq më tepër shqiptar sig-urisht që nuk është e lehtë. Por të jesh në shërbim të emigrantëve shqiptarë kjo është një gjë e veçantë. “Tre Vëllezërit shpk”, janë një firmë e fuqishme në Shkodër që operon me pije joalkolike. Përfaqësuesi i saj, z.Marin Ranzi në emër dhe të dy vëllezërve të tij që zotërojnë një biznes të tillë tregon në detaje historinë e një biznesi që është vënë në shërbim të eimgrantëve shqiptarë në Itali. Në vendin fqinj, ato kanë një tjetër biznes të qua-jtur “Teknova Ambiente” që është bërë një urëlidhëse për vetë Ranzin që të investojë dhe në Shqipëri. Në një intervistë për “Shkodra Pazar”, Marin Ranzi tregon ob-jektivat e një biznesmeni të suksesshëm përballë sfidave që ai ka hasur në Shqipëri.

Z. Ranzi, faleminderit që pranuat ftesën për një intervistë për të shkëputur diçka nga eksperienca e juaj si biznesmen.Ju falenderoj ju si redaksi dhe sigurisht kënaqësia është e imja për të kontribuar sadopak në rubrikën tuaj për të dhënë dhe disa këshilla nga eksperienca e ime në biznes.

Ta nisim biseden me fillimet tuaja që ud-hëtuat drejt shtetit fqinj, Itali…Si çdo shqiptar me ardhjen e demokracisë luftoi për një jetë më të mirë. Unë kam udhëtuar drejt Italisë në moshën 20 vjeçare në vitin 1994. Vështirësitë e fillimit kanë qenë të shumta. Pasi kam zbritur në Itali, nuk dija gjuhën dhe isha plotësisht vetëm në një vend të pan-

johur që për ne në atë kohë ishte si toka e premtuar.

Si vijoi puna dhe si arritët të filloni një biznes tuajin në Itali?Fillimisht kam bërë punë nga më të rën-domtat vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës. Më kalimin e viteve në Itali erdhën dhe vëllezërit e mi me të cilët u punësuam në një kompani që quhet “Teknova Ambi-ente” e cila është sot pronë e jona. Aty kemi punuar për disa vite por bënim dhe punë të tjera njëkohësisht. Angazhimet tona me disa punë njëkohësisht na bënë që të fitonim më shumë para. Ndaj pas disa vitesh arritëm që të blinim firmën me të cilen ne po punonim.

Ndaj më pas i jemi futur punës për të shtrirë sa më shumë këtë biznes.

Cila është e veçanta dhe çelësi i suksesit tuaj në Itali?Atje punohet me një ritëm të lartë, ndryshe nga këtu. Ne e njihnim terrenin pasi e studiuam për disa vite. Më pas duke parë se punët na ecën mbarë atëherë kemi vendosur që të ju vimë në ndihmë të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojë në Itali. Mund të them se deri tani kemi të punësuar 100 emigrantë shqiptarë në kompaninë tonë. Kjo është e veçanta e jonë pasi duke njohur vështirësitë e vendit të huaj, mëqe ne na ndihmoi

dhe fati për të punuar, do të mbështesim në maksimum shqiptarët. Këtë e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë.

Para disa kohësh keni filluar të financoni në Shqipëri…Po sigurisht që unë së bashku me vëllezërit e mi jemi shumë atdhetarë dhe e dimë shumë mirë se çfarë vua-jtjesh kalojnë këtej njerëzit dhe vështirësinë që kanë për të punuar. Ndaj ne vendosëm që paratë tona ti in-vestojmë në Shqipëri. Në Vau-Dejës kemi ndërtuar një fabrikë pijesh jo alkolike në fshatin Kaç, duke bërë të mundur që të punësojmë shumë njerëz. Aktualisht do të fillojmë me sezonin e ri dhe pritet të punësojmë rreth 1000 puntorë. Po ashtu kemi investuar në Durrës, me Porto Romano. Dhe aty kemi vetëm shqiptarë të pu-nësuar. Përveç kësaj kemi dhe fabrikën e çementos në Balldre që kemi punësuar sërish njerëz të zonës. Këto janë investimet tona që sigurisht përveç fitimit tonë mundohemi ti bëjmë zonës dhe një zhvillim.

Dukeni të fuqishëm në tregun shqiptar. Por cilët janë vështirësitë me të cilat jeni hasur?

“Marin Ranzi : “Biznesi ynë është në shërbim të

emigrantëve shqiptarë”

Tre vëllezëritshpk

Page 49: Shkodra Pazar Maj Qershor

biznes/

ARSYET PSE DUHET TË BËJMË TURIZËM NË VERI TË SHQIPËRISËwww.shkodrapazar.comwww.shkodrapazar.com

Ka patur vështirësi nga më të ndryshmet. Në fakt e kisha menduar në një mënyrë tjetër por më doli krejtësisht ndryshe. Këtu mungon kultura e punës dhe njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Për të patur sukses duhet punë dhe korrektësi. Këtu mungojnë të dyja. Aq më tepër dhe në institucio-net shtetërore kemi hasur vështirësi me burok-racira të ndryshme dhe neglizhenca të panumërta. Gjithsesi të vetëm së bashku me vëllezërit e mi kemi arritur ti përballojmë vështirësitë dhe të ar-rijmë deri këtu.

Keni vendosur të shtriheni dhe në fusha të tjera?Aktualisht jemi shtrirë dhe në Kosovë dhe jemi duke ndërtuar pallate banimi. Ndërkohë që kemi një objektiv që të ndërtojmë në Shkodër, një jeti-more për fëmijet në nevojë. Mendoj se këto janë shtresa më e keqtrajtuar dhe më në nevojë këtu tek ne, aq më tepër në Shkodër. Por nuk përjashtojmë mundësinë dhe të ndonjë financimi tjetër.

Si e vlerësoni Shqipërinë për të financuar?Sigurisht kur kalon në krizë ekonomike aq më tepër këtu që vazhdon të jetë ekzistente. Çmimet e çdo gjë janë shumë të shtrenjta në krahasim me Italinë apo vendet e tjera pavarësisht se kohët e fundit situata është pothuajse në krizë. Ndaj dhe këtu këto gjëra janë më të ndjeshme aq më tepër për njerëzit e thjeshtë që punojnë vetëm për bukën e gojës. Kjo është dhe një ndër arsyet pse ne mun-dohemi të japim kontributin tonë në çdo mënyrë

dhe aspekt të mundshëm. Sigurisht që gjërat besoj se do të behën me mirë dhe Shqipëria të arrijë të futet në rangun e shteteve Europiane.

Z. Ranzi ju falenderoj për intervistën tuaj!Unë ju falenderoj ju për hapësirën që më krijuat. Në fund dua vetëm të them se për të punuar duhet një angazhim i madh dhe një përqëndrim maksimal në çdo aspekt.

Intervistoi Anton ZALLI

Page 50: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekon

omi /

Page 51: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

www.shkodrapazar.comwww.shkodrapazar.com

Interneti paraqet kompleksitete për përdorimin shumë e mekaniz-mave, për vështirsinë e kontrollit dhe të klasifikimit të tyre. Nga ko-munikimi i thjeshtë përmes social-networkëve, tek web-marketingu i firmave, deri tek përdorimi për ar-sye pune nga zyrat, qeveritarët apo sipërmarrësit, të gjitha këto janë madhësi që bëjnë pjesë tek ajo që quhet Internet Governance, ose më mirë “Qeverisja e internetit”, i cili është dhe debati që bëhet gjithnjë e më i thellë në politikat dhe me-kanizmat e përdorimit të Internetit në botën moderne. Një përkufizim më i afërt e klasifikon internetin si një rrjet i shpërndarë globalisht dhe i përbërë nga shumë rrjete të ndërlidhura në mënyrë autonome dhe vepron pa një organ qeverisës qendror, pra nuk është i kontrol-luar nga asnjë shtet. Megjithatë të gjitha aspektet teknike dhe politikat e infrastrukturës bazë dhe hapësirat nën acount janë të administruara nga ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers), që gjindet në Kaliforni të SHBA-së. Megjithëse ICANN është i qeverisur nga një staf ndërkombëtar i drej-torëve, Shtetet e Bashkuara vazhdo-jnë të kenë rolin kryesor në mira-timin e ndryshimeve. Por problemi nuk qëndron këtu, por tek vullneti i Shtetëve ose i organizatave për pjesëmarrjen si aktorë të caktuar per qeverisjen e internetit per zonën që i perkët secilit shtet, dhe në 2005 Kombet e Bashkuara (OKB) dhanë një përkufizim të përgjithshëm të Internet Governancit, “Qeverisja e Internetit është zhvillimi dhe ap-likimi i bërë nga Shtetet, nga sektori privat dhe shoqëritë civile, me rolet përkatëse, në bazë të parimeve dhe zbatimeve të përbashkëta, normave, rregullave, procedurave vendim-marrjëve, dhe programet që for-mojnë evolucionit dhe përdorimin e internetit”. Për shkak se Interneti sot është motori i shoqërisë ai duhet

Internet Governance, përdorimi i rrjetëve jo-konvencionale në shoqëri dhe biznes

të ruhet, të mbështetet mbi mbrojtjen dhe të adresohet për të siguruar zhvillimin e mëtejshëm në interes të të gjithëve. Ky, që nga fundi i vitëve ’90 ka ndryshuar rëndesinë duke u bëre komercial më shumë se informativ dhe duke prekur çdo faqe të jetës së njerëzve të përditshëm. Gjithnjë e në rritje është fu-sha e webit: që në firmat e perëndimit zë një mestare prej 13% të komunikimit, duke i dhënë një rëndësi të re shpërndarjes së investimeve. Në Shqipëri bumi i internetit u përjetua nga viti 2004, dhe që nga 2007 u përhap linja ADSL, tashmë prezente në mijëra “Bar-Internet-Kafe”, që në një farë mënyre kanë evol-uar sjelljet sociale te të rinjëve e jo vetëm. Ndryshimi që po pëson Interneti në Shqipëri sot është përfshirja në rrjetin e tij të Web marketingut për firmat, që është dega e kompanisë për

marketing që përdor kanalin online për të studiuar në treg zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit (promov-imin, publicitet, shpërndarje, shitje, përkrahje të konsumatorëve, etj.) Zakonisht, aktiviteteti i marketingut në ëeb përkthehet me publikimim e një projekti, krijimin e një faqe interneti etj, dhe në lidhjen direkte me klientat. Ndërsa nga ana sociale efektit Internet boom është Face-book-u ku gjinden më shumë se 643 milion përdorues në mbarë botën, dhe që krijon probleme të jashtëza-konshme mbi sigurinë dhe Internet Governancin, dhe është pikërisht ajo që shqiptarët njohin më shumë tashmë. Kjo ka pasoja jo vetëm so-

cialo-kulturore por dhe një lidhje të drejtë-përdrejtë me ëebmarketingun ose publikimt e reklamave në anën e djathtë të faqës së Internetit, dhe që mund të zgjerohet në praktika për informacion, tregti, udhetime etj. Sido që të jetë, i sigurt mbeet fakti që ky rrjet i premtoi mijëra njërëzve të lidhen me të afërmit qe kishim vite pa shkëmbyer fjalë bashkë. Sot, bën që firmat në vëndet si Shqipëria të ndihen të detyruar të hyjnë në këtë botë të çrregulluar, nga konsta-timi që aty mund të gjënë një lidhje të drejtëpërdrejtë me çfarëdo moshe të cilave deshirojnë ti ofrojnë shër-bimet e tyre.

www.shkodrapazar.com

Page 52: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekon

omi /

Fatjon HamZI

Page 53: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

FAQE 12

Qeveria shqipëtare me nje shumicë votash në Kuvendin e Shqipërise ka miratuar ligjin e amnistisë fiskale.Pavarësisht kësaj, ky ligj është gjithëpërfshirës jo vetëm për sa i përket subjekteve që u drejtohet, por edhe fushës së mbulimit të tij. Ai ofron një garanci solide që qytetarët dhe bizneset që nuk kanë deklaruar apo paguar taksat e tatimet, të deklarojnë dhe legalizojnë këto kapitale dhe të shkëpu-sin njëherë e përgjithmonë lidhjet me një të kaluar fiskale problematike, jotransparente dhe antiligjore. Menjëherë pas miratimit të ligjit të faljes fiskale, ka qenë vetë ministry I financave Ritvan Bode i cili ka shpjeguar kategorit që përfitojnë nga ligji i ri.Çfarë përfshin ligji që u miratua në Kuvend :1.Legalizimin e kapitalit ( të vlerave mon-etare) të qytetarëve dhe personave fizikë;2. Rivleresimin e aseteve të qytetarëve dhe të bizneseve;3. Vetëdeklarimin e detyrimeve tatimore për periudhat e mëparshme për të gjithë komu-nitetin e biznesit;4. Faljen e detyrimeve tatimore dhe dog-anore për qytetarët dhe për bizneset, përfshi dhe gjobat për makinat;5. Faljen e faturave të papaguara të energjise elektrike dhe të ujësjellësave deri në momen-tin që këto shërbime janë ofruar nga kom-pani në pronësi të Qeverisë.Së pari, kjo iniciativë ka në qendër të saj qytetarin dhe interesat e tijTë gjithë ata qytetarë që kanë shuma mon-etare dhe duan t’i legalizojnë, mund ta bëjnë këtë dhe t’i depozitojnë në bankë, kundrejt formularit të deklaratës që do të miratohet dhe do të jepet në ëprdorim. Tarifa që pagua-jnë për këtë është sa 3% e shumës. Kjo tarifë është shumë më e vogël se interesi në lekë që japin bankat për depozitimin e shumave dhe që variojnë nga 6.5 – 7.5%. ë gjithë qytetarët që kanë blerë pasuri të paluajtshme, toka apo apartamente, dhe që për shkak të ndryshimit të shpejtë dhe shumë të madh të tregut të pasurive të paluajtshme vitet e fun-dit, do të paguanin një tatim të madh mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme, mund të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre me vlerë tregu. Tarifa për këtë rivlerësim është vetëm 1% e shumës që rivlerësohet, pra diferencës midis shumës së rivlerësuar dhe shumës që ekziston e regjistruar në zyrat e hipotekës. Kjo do të thotë që secili prej individëve në momentin e shitjes së pasurisë do të paguajë një taksë dhjetë herë më të vogël se taksa që do të paguante dhe do të paguajë normalisht sipas ligjit. * Të gjitha taksat dhe tatimet e qytetarëve të papaguara deri në fund të vitit 2010 do të falen. Këtu përfshihen dhe tak-sat e papaguara për makinat si dhe gjobat e makinave. * Detyrimet për pagimin e detyri-

ardhshme. * Biznesit u falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor deri më 31 Dhjetor 2008. Për 2009, nëse paguajnëe 30% të principalitu falen gjobat dhe kamat vonesat; për 2010, nëse paguajnë 50% të kapitalit, u falen gjobat dhe kamat vone-sat.

* Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit dog-anor për vitin 2009, u falen

Fatjon HamZI

meve doganore për makinat e importuara deri në fund të vitit 2010, u falen së bashku gjobat dhe interesat, nëse do të paguhet 50% e principalit të detyrimit që ata kanë ndaj or-ganit doganor. * Energjia elektrike për shtre-sat në nevojë deri në fund të vitit 2006. Ujin e pijshëm për familjaret deri në momentin e transferimit të aksioneve tek pushteti vendor, por jo më vonë se fundi i vitit 2010.Së dyti, ligji vë në fokus biznesin e vogël

* Të gjithë ata qytetarë që jane të regjistru-ar dhe si biznes i vogel dhe që deklarojnë shuma monetare në bazë të këtij ligji, do të konsiderohen se i kanë paguar të gjithë de-tyrimet tatimore konform ligjit, deri me 31 Dhjetor 2010. Tarifa e këtij legalizimi është sa ajo e qytetarëve, pra 3 %.

* Të gjitha taksat dhe tatimet e biznesit të vogël, të papaguara deri në fund të vitit 2010, do të falen.

* Të gjithë të vetëpunësuarve, u falen sig-urimet shoqërore dhe shëndetësore dhe gjo-bat e kamat vonesat e papaguara deri me 31 Dhjetor 2008. U falen gjithashtu dhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë detyrimin e tyre për sigurime për vitin 2011. Kjo kategori nëse deshiron të paguajë detyrimet për kontrib-utet, u falen gjobat dhe kamat vonesat për të gjithë periudhën e kaluar. Pra në qoftë se dikush nuk preferon që t’i fallen të plota këto detyrime, pasi falje do të thotë mosnjohje e vjetërsisë së punës, dhe nësie ai preferon t’i njihet vjetërsia në punë, atëherë i hiqen gjobat edhe kamatvonesat me kusht që të paguajë principalin.

* Personave fizike, biznes i vogël, u falen gjo-bat dhe kamatë vonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 Dhjetor 2010.

* Biznesit të vogël i cili është pajisur me kasë fiskale deri me 28 Shkurt 2011, u falen gjobat e marra për mosvendosjen e këtyre pajisjeve më herët. Pra gjithë gjobat e vendosura nga administrate tatimore për mosvendosje të kasave fiskale para datës 28 dhe që ndërkohë e kanë respektuar afatin përfundimtar do të falen.Së treti, kjo inisiativë ka një impakt të gjerë për bizneset që janë subjekt i TVSH-së

* Të gjithë kompanitë shqiptare që kanë në bi-lancet e tyre pasuri të paluajtshme dhe maki-neri pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i pasqyruar në bilancin e vitit 2011. Tarifa për pasuritë e paluajtshme është 3% e diferencës që rrjedh nga rivleresimi dhe 5% për makin-eri e pajisje. Të gjitha këto rivlerësime do të përfshihen në amortizim, që do të thotë se lejohet që të rriten shpenzimet e kompanive sipas amortizimit të vlerës së rivlerësuar të aseteve, që do të thotë gjithashtu se do të paguajnë më pak tatim fitimi në periudhat e

kamat vonesat dhe gjobat që lidhen me këtë borxh. Ndërsa ata që paguajnë 100% të këtij borxhi pë vitin 2010, u falen interesat, gjobat dhe kamat vonesat.

* Bizneseve u falen kamat vonesat dhe gjo-bat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore të papaguara.

* Bizneseve u krijohet mundësia që të vetëdeklarojnë detyrimet tatimore e dog-anore, që është shumë e rëndësishmë, të padeklaruara për periudhën deri më 31 Dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës që rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër bashkë me gjobat e kamat vonesat që do të aplikoheshin prej mosdekla-rimit.Amnistia fiskale, avantazhet që pret biznesi Amnistia fiskale pritet të sjellë një sërë avan-tazhesh për botën e ekonomisë dhe të bizne-sit. Nga ky proces do të preken edhe bizneset e vogla, të cilët e vlerësojnë konkretizimin e amnistisë si një ndihmë të madhe për ak-tivitetin e tyre. Gjithashtu ekspertët e fushës listojnë disa avantazhe që do të vijnë pas ap-likimit të amnistisë, e cila kryesisht do të for-cojë pozitat konkurruese të kompanive, por edhe do të shtojë të ardhurat në qarkullim. Realizmi i amnistisë fiskale mirëpritet nga të gjithë bizneset. Ata e vlerësojnë nismën e qeverisë si një shtysë të madhe që u jepet. Ekspertë të bilanceve e shohin realizmin e amnistisë fiskale si një nevojë për të formali-zuar aktivitetet e bizneseve, por edhe për të rikthyer në qarkullim ligjor para të evazionit fiskal. Njerëz të botës së biznesit, së ekono-misë, së shifrave, vlerësojnë se konkretizimi i një amnistie fiskale do të sjellë fillim të ri në marrëdhëniet midis kompanive dhe institu-cioneve fiskale. Krahas kësaj do të sjellë ven-dosjen e kompanive në pozita konkurrence të drejtë në treg, do të çlirohen kapitale të fshehura , duke rritur mundësi të shpejta për investime. Po ashtu, do të rriten depozitat në sistemin bankar dhe do të rritet mundësia për kredidhënie. Aplikimi i amnistisë, pritet të forcojë pozitat konkurruese të kompanive, por edhe do të shtojë të ardhurat në qarkul-lim.

Amnistia fiskale, avantazhet,disavantazhet

dhe kategoritë që përfitojnë

Page 54: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 55: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 56: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 57: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 58: Shkodra Pazar Maj Qershor

inte

rvis

ta/

www.shkodrapazar.com FAQE 12

Claudio Pioli, administratori i XL World tr-egon për revistën “Shkodra Pazar” vështirësitë e hapjes së një ndërmarrje të madhe në Sh-qipëri dhe orientimin e investimeve të huaja në Shkodër. Hapësirat e reja të punësimit për të gjithë të rinjët që janë dinamikë dhe kanë shumë energji, aftësi në komunikim dhe dëshirë për të punuar në grupe dhe skuadra.

Si lindi ideja e krijimit të kësaj qëndre në Shkodër?Ne punojmë me klienta shumë të mëdhenj. Dhe ndërkohë që ne po punonim me të rinjtë në Romani bëmë disa studime në Shqipëri. Pamë disa qytete të ndryshme dhe Shkodra na u duk një qytet shumë interesant. Pas disa studimeve në Durrrës, Tiranë. Elbasan, Vlorë e shumë vende të tjera, zgjedhja ra mbi Shkodër. Unë nuk doja të shkoja në kryeqytet, aty ku dhe levizjet janë më të mëdha dhe shumë konfuzion. Bëmë disa intervista dhe prova për të gjetur bashkëpunëtorët e duhur dhe me kapacitetin e duhur. Dhe e fil-luam këtë me pesë persona dhe pastaj u bënë 320 dhe kërkojmë që te rritemi gjithnjë e më shumë. Dhe duam të shkojmë deri në 400 ose 450 vetë.

Cilat ishin njohjet e para qytetin dhe si e pritën këtë ambient? Në fillim kishte disa dyshime kryesisht me faktin se si këto vinin në Shqipëri për të marrë gjithë këto njerëz në punë. Si dhe fakti që ato nuk e njihnin këtë formë pune më parë. Por pastaj duke i dhënë mundësi atyre për të parë që kjo punë ishte si gjithë të tjerat e ndoshta dhe më i sigurtë se të tjerët. Kur mësuan që ne i mbanim premtimet dhe paguanim gjtihnjë në kohë gjërat u bënë më të thjeshta.

Si ishin të rinjtë dhe të rejat e para që ju punësuat?Ato ishin shumë të përgatitur dhe shumë prej tyre i është dhënë mundësia që të rriten shumë shpejt në pozicion. Rreth 20 prej tyre janë në rolet drejtuese të kësaj ndërmarrje. Kjo është dhe e bukura e kësaj punë, që të gjithë kanë mundësi që të rriten në pozicion gjtihnjë nëse duan ta shohin këtë punë si një mundësi për të bërë karierë.

Pra do të thotë që në këtë punë mund të bëhet karierë?Kjo është për njerëz që e pëlqejnë punën, përkushto-hen dhe e vendosin veten dhe në provë. Si dhe që kanë disa karakteristika, të jenë dinamikë dhe të kenë e af-tësi për t’ia kaluar këtë dhe të tjerëve. Këto të rinj besoj në ndërmarrje dhe gjithashtu janë dhe të gatshëm për të lëvizur dhe për tu vendosur për punë në vende të ndryshme. Për shëmbull kur filluan në Vlorë shumë të rinj nga Shkodra shkuan atje dhe ndihmuan në hapjen e kësaj ndërmarrje.

Cilat janë vështirësitë e hapjes së kësaj ndërmarrje në Shkodër dhe Vlorë?Shkodra kishte vështirësitë e hapjes dhe bërjes së startit të parë ndërsa Vlora duke qenë një vend tu-ristik kishte më shumë vështirësi. Dhe në verë Vlora mbushet me turista dhe puna jonë atje bie. Si dhe njohjet e gjuhës ishin të ndryshme. Muajt e parë ishin të vështirë. Të rinjtë atje kishin më pak njohuri për këtë aktivitet dhe punë. Por fillimi ishte i vështirë dhe na është dashur që të investonin shumë para. Kjo

është një karakteristikë e jona, që të mos të ndalemi në përpava disa vështirësive dhe pengesave si dhe kemi kapacitetin ekonomik për të bërë disa investime.

Kur pritet që të filloj ky aktivitet në Tiranë?Kemi një projekt të ri për një hapje në fund të vitit dhe për të pasur një rritje të madhe në vitin pas ardhës. Tirana është më e lehtë për të filluar, sepse atje të rinjtë janë tashmë të njohur me këtë for-mat pune. Por ka më shumë vështirësi në konkurencë. E veçanta e kësaj kompanie është se ne merremi me shumë kompani të mëdha, të formave të ndryshe si dhe më shërbimim për klientin. Duke pasur disa mundësi kjo i jep më shumë hapësira të rinjëve.

Klientët që këni, janë mes bizneseve më të mëdha në Itali. Si ndihen ato më rezultatet e marrura?Ato janë shumë mirë, sespe ato punojnë vetëm me ndërmarrje të

strukturuara dhe të fuqishme. Ato kanë nevojë për vazhdimësi dhe rritje, gjë që e gjejnë vetëm me të mbrojtur në ndërmarrje të mëdha si kjo e jona. Puna me klientat është shumë e mirë aq sa herë pas here na rriten kërkesat dhe dimensionet e punës. Ne jemi të kujdesshëm dhe me klientët dhe shumë herë ne i ndihmojmë. Klientët kërkojnë të rriten por nuk e dinë se si dhe ne i orientojmë drejt zgjedhjes më të mirë.

Të rinjtë që punojnë këtu, si ndihen? Si duket që janë përshtatur më këtë ambient?Ajo që unë po shoh është që njerëzit kanë një punë të sigurt, një pagë të rregullt dhe në përpjestim me punën e tyre, ku krahas rrogës merren dhe përqindjet. Dhe ato kanë mundësi dhe të zgje-dhin vetë dhe oraret.

Cilat janë karakteristikat e tyre?Ne bëjmë disa trajnime me të rinjtë për të paraqitur punën e prit-shme. Unë mendoj që ato ne na japim shumë me punën e tyre por dhe ne i japim atyre, mundësi për tu rritur, mundësi për të pasur një pagë të sigurtë si dhe i mësojmë një punë e mbi të gjitha se si punohet në ndërmarrje të mëdha.

Cilat janë mundësitë e rritjes?Në kemi disa kërkësa dhe hapësira pune. Në kemi nevojë për zhvil-limin e marketingut dhe kërkimet njerëzore. Të gjithë operatorët e mirë kanë mundësi për tu bërë ndihmës asistentë apo dhe lider grupi. Kemi disa programe për t’i bërë punojësit për tu ndjerë mirë. Duke filluar nga rroga dhe përqindjet e fitimit si dhe dhurata për më të mirët. Gjithashtu bëjmë dhe disa organizime dhe festa për të gjithë për të krijuar ambientit e një skuadre punë.

“Mundësitë për karrierë në XL World janë të mëdha

Claudio PIOLI

Page 59: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 60: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 61: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 62: Shkodra Pazar Maj Qershor

finan

cë/

FAQE 12

Rreth 30 mijë urdhra për bllokimin e llogarive bankare të biznesit dhe mbi 10 mijë është vendosur barra hipotekore. Si po zbatohet ligji që lejon ndërhyrjen në llogari dhe problemet në terren. Kur biznesi nuk paguan taksat, tatimet kanë të drejtë të futen në lloga-rinë e tij bankare dhe t’i marrin shumën që u takon, sipas detyrimit tatimor. Në rast se nuk gjejnë aq para sa plotëson detyrimin, kjo është e zgjidhur, duke i mbajtur peng llogarinë, që për aq herë sa derdh biznesi arkëtimet e tij, kalojnë direkt te tatimet. Kjo është me pak fjalë skema që ndiqet, e përcaktuar në ligjintatimor “Për procedurat”, i quajtur ndryshe “kushtetuta” e taksave. Në fakt, të pyetur nga “Monitor”, bizneset nuk është se shprehin rezerva për ligjin, sesa për zbatimin e tij, pasi sikurse ndodh në praktikë, bllokimi i llogarisë bankare ndodh edhe kur ia ka “ënda” një inspektori tatimor.Të dhënat operative, të marra nga burime jozyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) flasinpër një “ushtri” urdhrash të lëshuar nga kjo drejtori për bllokimin e llogarive të biznesit dhe jo vetëm, por të llogarisë personale dhe pronës së paluajtshme.Të paguash taksatNë rast se subjekti privat nuk i paguan taksat, sikurse e parashikonligji, tatimet e kanë gjetur zgjidhjen përmes marrëveshjes që kanë bërë me bankat. Ndiqen të gjitha linjat e nevojshme, në mënyrë që subjekti të mos ketë mundësi t’i shmanget detyrimit, madje deri në bllokimin e të gjitha lëvizjeve. Borxhi tatimor, i krijuar ndër vite, prej rreth 45 miliardë lekësh, ka nxitur administratën tatimore të ndjekë masa të ashpra për ta mbledhur atë. Një pjesë e borxhit është krijuar nga vonesat, ose nga interesat dhe kamatat. Pavarë-sisht si e parashikon ligji, bllokimi i llogarisë bankare shikohet nga bizneset një masë që nuk duhet ndjekur njëlloj për të tërë, pasi ka subjekte që për një moment të caktuar nuk i kanë mundësitë t’ishlyejnë.30% e bizneseve, “pa” llogariTë dhënat nga tatimet tregojnë se janë lëshuar në të gjithë vendin rreth 30 mijë urdhra për bllokimin e llogarive bankare dhe u është vendosur barra hipotekore rreth 10 mijë subjekteve që nuk kanë pasur mundësi t’i shlyejnë detyrimet në kohë. Shifra i referohetvitit 2010 dhe konsiderohet tepër e lartë, po të kihet parasysh num-

“ JA SI BLLOKOJNELLOGARITE E BIZNESIT

TATIMET

ri i subjekteve aktive, që nuk shkon më shumë se 95 mijë. Pra del se 30 për qind e subjekteve të vogla, të mesme dhe të mëdha iu është mbajtur peng llogaria.Administrata tatimore bën të ditur seçdo vit, rritet me 10 për qind niveli i urdhrave të lëshuar dhe se lufta ndaj likuidimit me shtetin do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha detyrimeve që ka biznesi me organet e fiskut.KLSH: Bllokimi pa rezultat Në një nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit vihet re prob-lematika e ngritur me bllokimin e llogarive të biznesit. “Monitor” disponon një kopje, ku mësohen rastet e investiguara nga KLSH. Konkretisht, për vitin 2008, në një periudhë të caktuar, Drejtoria eTatimeve kishte lëshuar urdhrin për bllokimin e 4255 llogarive bankare, në mënyrë që të realizonte mbledhjen e detyrimeve. KLSH thotë se, pavarësisht aksionit të madh, rezultati ishte jo ipritshëm. “Nga i gjithë totali i pasurisë në bankë, prej rreth 3 mil-iardë lekësh, tatimet kanë mundur të mbledhin vetëm 183 milionë lekë. Aksionet e kryera rezultuan me sukses vetëm në 812 raste (urdhra bllokim llogarie), ose rreth 19 për qind e totalit të planit”,thuhet në raportin e kontrollit. Referuar ligjit, bankat dhe institu-cionet financiare e kanë me të drejtë t’i paraqesin administratës tatimore të gjitha të dhënat që disponojnë lidhur me personat e tatueshëm. Pra, për tatimet është i lehtë monitorimi i situatës, por sa i takon zbatimit në terren,rezultati del krejt ndryshe. Pikërisht ky është shqetësimi real i biznesit, zbatimi selektiv i ligjit dhe dëmi që u shkaktohet pa të drejtë subjekteve.Situata BorxhiBiznesi u ka borxh tatimeve një shumë që shkon deri në 45 mil-iardë lekë. Kjo ka shërbyer më shumë për të nxiturtatimet të bllokojnë llogaritë bankare të privatitUrdhriMësohet se janë lëshuar për 2010-n rreth 30 mijë urdhra për bllokim llogarie dhe vendosjen e 10 mijë pronave si garanci. Çdo vit, niveli i bllokimeve rritet me të paktën 10%RaportiSipas Kontrollit të Lartë të Shtetit,nga verifikimet në terren rezul-ton se bllokimi i llogarive bankare nuk ka sjellë rezultate të prit-shme për administratën tatimore në vend.

Të nderuar biznesmen e lexues të revistës ShkodraPazar:- në adresën tonë e-mail mund të dërgoni pyetjet tuaja mbi fushat

e ekonomisë, biznesit, tatimeve etj. dhe ne do të gjejmë një përgjigje pranë specialistëve të atyre fushave.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

[email protected] mund të na dërgoni të gjitha lajmërimet tuaja për

punë, shitblerje banesash e objektesh, e gjithçka që ju keni dëshirë të komunikoni me lexuesit!

cel. 067 22 76 496

Page 63: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 64: Shkodra Pazar Maj Qershor

Page 65: Shkodra Pazar Maj Qershor

ekonomi /

ekonomi

ekonomi //NO COMENT...

Photography by

E. ISUFI

Page 66: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 67: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 68: Shkodra Pazar Maj Qershor

spec

iale

/Shqipëria vazhdon të ruajë një rol lider në tregun botëror të bimëve mjekësore, duke kryesuar tregje në SHBA dhe Gjermani për disa produkte specifike. Por, shpërngulja e popullatës nga zonat malore dhe mangësitë në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së vëllimeve që eksportohen, krahas mungesës së një mbështetjeje reale ndaj sektorit, janë ndër problemet kryesore në zhvillimin e kësaj industrie, e cila xhiron rreth 25 milionë dollarë eksporte në vit. Bimët mjekësore mund të mos jenë në qendër të vëmendjes së publikut, kur fjala vjen te bujqësia, zhvillimi rural dhe ulja e varfërisë në zonat e fshatrave të thella të malësisë. Por, realiteti dëshmon se më shumë se për një zanat ad hoc dhe shumë të kufizuar në kohë dhe hapësirë, bëhet fjalë për një industri të vërtetë që qarkullon shuma vjetore prej rreth 25 milionë dollarësh. Aspak keq, nëse merret parasysh se bëhet fjalë për bimë mjekësore e erëza, të cilat në fund të fundit, nga njerëzit që nuk kanë informacion të dedikuar mbi këtë sektor, konsiderohen thjesht “barishte”. Sherebela është e para në listën e këtyre bimëve, duke zotëruar më shumë se 50 për qind të tregut në Shtetet e Bashkuara, ndërsa trumza shqiptare ka pushtuar rreth 70 për qind të tregut gjerman. Gjithashtu rigoni zë një vend të rëndësishëm në listën e eksporteve shqiptare të bimëve aromatike dhe mjekësore, ku bëjnë pjesë rreth 150 ekzemplarë. Këto janë të dhëna të marra nga studimi i qendrës studimore DSA, për sektorin e agrobiznesit në Shqipëri. Sipas këtij studimi, roli i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të bimëve mjekësore dhe aromatike është i tillë, sa një lëvizje çmimesh nga operatorët shqiptarë do të lëvizte çmimet në nivel botëror. Barishtet kundër varfërisëPërtej rrymës financiare që ky treg gjeneron, eksitojnë edhe të dhëna të tjera shumë domethënëse mbi vëllimet dhe dinamikat e produkteve të ndryshme. Sipas studimit, bimët mjekësore dhe aromatike janë të përhapura në të gjithë

vendin, por gjenden në sasi më të mëdha në zonat e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Skraparit, Elbasanit, Korçës, Beratit, Përmetit dhe Durrësit. Në këto zona, mbledhja dhe sistemi i përpunimit dhe tregtimit të këtyre bimëve është gjithashtu më i organizuar. Mbledhja e bimëve të egra është një aktivitet i rëndësishëm dhe burim të ardhurash për një shumë familje rurale, dhe pse, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për një aktivitet me kohë të pjesshme. Mbledhja e llojeve kryesore të bimëve mjekësore dhe aromatike ndodh kryesisht mes korrikut dhe gushtit, ndërsa numri i njerëzve të përfshirë në këtë industri llogaritet mes 75 mijë dhe 100 mijë, sipas vlerësimeve të OKB, BE dhe vetë operatorëve të këtij sektori. Këto shifra dëshmojnë rëndësinë që ka ky sektor në sigurimin e të ardhurave për familjet e përfshira

në këtë aktivitet, të cilat në të shumtën e rasteve përfaqësojnë shtresat më të varfra të popullsisë rurale. Malësia e Madhe, për shembull, është një ndër ato rajone, ku mbledhja e bimëve aromatike dhe mjekësore është një aktivitet i përhapur për fermerët. Rreth 80 për qind e fermerëve janë përfshirë në korrjen dhe mbledhjen e këtyre kulturave. Sipas intervistave të kryera nga DSA me disa nga sipërmarrësit kryesorë të këtij sektori, familjet e përfshira në aktivitete që lidhen me kullotat malore në këtë rajon, përfitojnë rreth 60 për qind të të ardhurave të tyre totale, pikërisht nga bimët mjekësore dhe aromatike. Në këtë kuptim, roli i këtyre bimëve në zbutjen e varfërisë për disa nga zonat më të thella dhe të varfra në vend, rezulton i pamohueshëm. Por, përkrah këtij fakti, mungon mbështetja nga institucionet publike për konsolidimin e këtij sektori. Sektori i bimëve mjekësore në vend ka tipare të veçanta – së pari, është ndër pak sektorë prodhues ku Shqipëria është konkurruese në tregjet ndërkombëtare, në të cilat ka kohë që është e pranishme dhe ka krijuar traditë dhe emër. Ndërkohë, në këto zona, zhvillimi i aktiviteteve alter-

native është shumë i vështirë si pasojë e distancave të largëta nga tregu dhe kushteve prodhuese. Nga ana tjetër, me gjithë rëndësinë dhe përparësinë reale të këtij sektori, mbështetja që ka marrë nga politikëbërja është minimale dhe skemat e

“Shqipëria, lider në tregun botëror të bimëve mjekësore

Antonzalli

Page 69: Shkodra Pazar Maj Qershor

speciale /zubvencioneve janë drejtuar drejt sektorëve të tjerë. E vetmja mbështetje reale ka ardhur nga institucionet e huaja. Në fakt, mbështetja e këtij sektori është kufizuar në donatorët e huaj, ku veçohen USAID dhe së fundmi OSFA, e cila përmes programit të emergjencës ka mbështetur një projekt për mbjelljen e bimëve mjekësore në zona të varfra malore në Veri të vendit, në bashkëpunim me DSA.si funksionon sektori?Janë tre grupe kryesore, të cilat mundësojnë zhvillimin e aktivitetit të bimëve mjekësore dhe aromatike në vend: korrësit dhe kultivuesit; grumbulluesit dhe konsoliduesit; dhe përpunuesit e eksportuesit. Korrësit, janë njerëz që jetojnë në zonat rurale dhe malore të vendit. Ata korrin bimë të egra në zonat ku jetojnë, i thajnë dhe i ruajnë ato në shtëpitë e tyre, derisa i shesin në grumbulluesin lokal ose te përpunuesit. Grumbulluesit individualë hyjnë në lojë si ndërmjetës ndërmjet grumbulluesve rajonalë dhe korrësve.

Ata shpërndajnë informacion mbi çmimet dhe janë personat kyç në rolin e rregulluesve ndërmjet korrësve dhe grumbul-luesve të mëdhenj ose të përpunuesve. Por, vetë ata nuk kanë magazina. Grumbulluesit rajonalë blejnë bimë nga korrësit dhe i ruajnë ato në magazinat veta, por nuk kanë kapacitete përpunuese. Zakonisht bëhet fjalë për ambiente të vjetra magazinimi, të trashëguara nga kooperativat bujqësore, me një sipërfaqe prej të paktën 200 metra katrorë, ku depozi-tohen nga 20 deri në 150 tonë bimë në vit. Në të gjithë vendin numëron rreth 30 grumbullues të tillë. Shumë syresh kanë investuar me fonde personale në impiante tharëse. Përpunuesit e vegjël janë një tjetër hallkë e zinxhirit të indus-trisë shqiptare të bimëve mjekësore, duke qarkulluar sasi prej 150 deri në 500 tonë bimë mjekësore dhe aromatike në vit. Këty bëjnë pjesë edhe kompani që i shesin bimët, si çaji i malit dhe erëzat e gatimit, në tregun vendas. Përpunuesit e mesëm janë në një shkallë më lart dhe tregojnë nga 500 tonë deri në 1500 tonë bimë në vit, duke numëruar 7-8 kompani të këtij profili. Këto kompani kanë arritur të krijojnë lidhje

me blerësit e huaj dhe eksportojnë rregullisht, duke qenë në konkurrencë mes tyre. Këto sipërmarrje kanë investuar në impiante pastrimi dhe të prodhimit të vajrave bazike që nxirren nga një sërë bimësh aromatike dhe mjekësore. Si rrjedhojë, këta aktorë janë liderë në mbështetjen e kultivimit të këtyre bimëve, me qëllim stabilizimin e rezervave. Si rrjedhojë, disa prej tyre kanë inkurajuar fermerët që të mos kufizohen në korrjen e bimëve në natyrë, por dhe t’i kultivojnë ato. Grupi i përpunuesve të mëdhenj tregtojnë sasi nga 1600 tonë në 2500 tonë në vit, por përfshin në fakt, vetëm një kompani. Disponon impiante më të përparuara përpunimi dhe mund të vendosë tarifa më të larta për bimët e përpunuara ndaj blerësve të huaj dhe përpunuesve të

tjerë. Tregjet kryesore për këto biznese janë Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat thithin rreth 60 për qind të totalit të eksporteve shqiptare të bimëve mjekësore dhe aromatike. Tregje të tjera të rëndësishme janë Franca, Turqia dhe Italia. Një pjesë e madhe e këtyre produkteve të impor-tuara nga këto vende, përpunohen dhe rieksportohen. Kjo do të thotë se sektori i këtyre bimëve në Shqipëri ka mangësi serioze në linjat përpunuese, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve arrijnë të kryejnë një përpunim fillestar. Por, me gjithë përpjekjet dhe investimet në rritje për zhvillimin e sektorit të bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri, pa një mbështetje strategjike nga institucionet publike, ky sektor ka mundësi të kufizuara për t’u zhvilluar më tej, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale kapacitet natyrore dhe burimet njerëzore në dispozicion. Nga ana tjetër, zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori, do të kontribuonte më tej, në uljen e varfërisë të zonave të thella malore dhe në rritjen e të ardhurave në ekonomi nga eksportet.

Page 70: Shkodra Pazar Maj Qershor
Page 71: Shkodra Pazar Maj Qershor

069 40 80 972

Page 72: Shkodra Pazar Maj Qershor