22
1 Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15 Viti X. Nr. 92. 19 janar - 19 shkurt 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Editorial ÇIKA E LLAZËS PREJ EBU XHEHLIT E DERI TE ‘CHARLIE HEBDO’ Historia e ofendimeve ndaj Muhamedit a.s. Intervistë me prof. dr. Muhamed Jusufi, drejtor i SH. K 'Zëri Ynë' TERRORIZMI ETIKETË ABSURDE QË I VIHET ISLAMIT

Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

Citation preview

Page 1: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

1Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

Viti X. Nr. 92. 19 janar - 19 shkurt 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Editorial

ÇIKA E LLAZËS

PREJ EBU XHEHLIT E DERI TE ‘CHARLIE HEBDO’Historia e ofendimeve ndaj Muhamedit a.s.

Intervistë me prof. dr. Muhamed Jusufi, drejtor i SH. K 'Zëri Ynë'

TERRORIZMI ETIKETË ABSURDE QË I VIHET ISLAMIT

Page 2: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

2 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 9219 janar - 19 shkurt 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

MEVLUDIpro et contra

17 Pse Kurani përfundon me suretFelek dhe Nas,..ku është urtësia...

22

Lulzim AHMETIPunësimi ndal emigrimin ilegal

4

Mehdi HASANSi një musliaman, jam ngopur me dyfytyrësinë e ...

12

Page 3: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 3Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

Editorial

Avni AVDIU

Më kujtohet si sot kur isha fëmijë një skeç humoristik i treshi-përsheshit në TVP. Një vajzë e

vogël luante e hipur mbi një veturë; doli Cima duke i bërtitur:

“Po a s’po ke ku me lujt a, zhdryp poshtë, shka po bon ktu”, kurse vajza ia kthu: “çiko ja igram”, ndërsa Cima kur e kuptoi se është serbe tha: “Ue, igash, igraj-igraj e theje krejt se s’ka problem” (https://www.youtube.com/watch?v=cu1o2fPf7KM).

Humori pasqyron realitetin dhe atëherë kjo ishte e kuptueshme. Asokohe gjithçka që bënin shqiptarët zmadhohej, kështu që edhe një shuplakë e arsyeshme ndaj fëmijës serb ka mundur të kushtojë shtrenjtë. Ndërsa po ashtu po e njëjta ka mund të quhet nga mediet e atëhershme si ‘presion i nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar për shpërn-guljen e serbëve me dhunë nga Koso-va’. Megjithatë kohët kanë ndryshuar. Ndonëse Serbia po mundohet me çdo kusht të mbajë njëfarë pushteti paralel dhe të instrumentalizojë elementet ra-dikale serbe në Kosovë, prapëseprapë krahasuar me atëherë, rrethanat tash janë krejtësisht ndryshe. Të paktën nuk mund të frikohesh nga hija e vetes, të kesh fobi nga forcat policore dhe as nga përndjekjet e reprezaljet e dhunshme të regjimit gjakatar serbomadh.

Mirëpo megjithëse rrethanat kanë ndryshuar, mentaliteti te disa ka mbetur i njëjtë. Për ta serbët mbeten superiorë dhe ky superioritet justifikohet dhe mas-kohet me sofizma të ndryshme: se si gjo-ja tashmë ata janë minoritet në Kosovë dhe ndaj tyre duhet të kemi kujdes për hir të asaj se Evropa këtë e ka në qejf, pra për të demonstruar kulturë evropiane të sjelljes, pastaj për shkak të mosacarimit të marrëdhënieve ndëretnike, gjë që do të ishte e dëmshme për eurointegrimet e vendit, se sjellja jo e matur me serbët do të gjeneronte dhe do të riciklonte dhunë të njëpasnjëshme me efekte domino; e kështu me radhë. Me fjalë të tjera serbët duhet llastuar mu ashtu siç e kërkonte dikur humori i Cimës me çikën e Llazës.

Në këtë sens është duke u trajtuar edhe rasti i Ministrit për Kthim dhe Ko-munitete, në Qeverinë e Kosovës, Alek-sandër Jabllanoviq, i cili ofendoi rëndë anëtarët dhe familjarët e të zhdukurve në Gjakovë. Ai i quajti egërsira të gjithë ata protestues, në veçanti nënat shqip-tare. Reagimi i plogësht i institucioneve të Kosovës, qëndrimi noshalant i intelektu-alëve në përgjithësi me disa përjashtime të vogla dhe mostrajtimi adekuat i kësaj çështje, dëshmon për forcën magjike që vazhdon ta ushtrojë Serbia në Kosovë, forcë kjo që ka zëvendësuar forcën e dhu-nës dhe terrorit të ushtruar me shekuj. Sikur me magji, është mbjellë kompleksi i inferioritetit karshi serbëve dhe kjo shihet

në çdo aspekt, duke filluar nga politika-nët e gjer te shtresat e ndryshme të pop-ullatës. Pa hyrë në detaje në elaborimin e fakteve, vlen të theksohet një fenomen i çuditshëm i sajuar që ka interferuar realitetin, e që është për çdo shqetësim.

Mediet, intelektualët, por edhe insti-tucionet ditë e natë dhe pandërprerë po punojnë për të mbjellë paranojën e rrezi-kut nga Islami, duke paraqitur pasqyrën e rreme se pas luftës së fundit rreziku serb është mënjanuar dhe se rrezik numër 1 tani janë pikërisht muslimanët e devotshëm, të cilët quhen radikalë, mux-hahidinë, ekstremistë dhe terroristë. Nën errësirën e kësaj vranësire të madhe pro-paganduese e dezinformuese, ndodhin rrebeshe ngjarjesh e dukurish të këqija, por fatkeqësisht pa ju dhënë jehona e merituar. Bie fjal, a ku janë ato depu-tete, të cilat çirreshin duke ngritur zërin kundrejt çdo gjëje islame, e duke marrë për pretekst një deklaratë të pamatur të një hoxhe; ku janë ato që nuk duken fare tani për ta ngritur zërin në mbrojtje të dinjitetit të nënës shqiptare?!...

Një gjë dihet fort mirë dhe duket shumë qartë, se derisa në agjendën e qarqeve të ndryshme rrezik numër 1 mbeten muslimanët e devotshëm, serbët po e bëjnë të veten në Kosovë. Megjithëkëtë, ua bëjmë me dije se çika e Llazës vazhdon të luajë, ajo mund edhe ta thyejë kerrin. Atëherë do të jetë shumë vonë për gjithçka. n

ÇIKA E LLAZËS

Page 4: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA4 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

Lulzim AHMETI

Trendi i emigrimit të kosovarëve ka marrë përmasa shqetësuese, mad-je edhe përpjekjet dhe deklaratat e

drejtuesve kryesorë të Institucioneve të Kosovës, nuk po arrijnë të ndalin këtë trend negativ të ikjes nga vendi. Për çdo natë, vetëm nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, nisen për në Beograd 5 au-tobusë me qytetarë të Kosovës, të cilët shkojnë në Beograd, pastaj në Suboticë, e për të kaluar në Hungari. Nga toka hungareze ata të cilët nuk i zë policia, ia mësyjnë vendeve perëndimore me theks të veçantë: Austrisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës si dhe vendeve të tjera.

Por pothuajse për shumicën e per-sonave, të cilët kanë ikur nga vendi nuk arsyetohet ikja pas që as në ven-det ku kanë shkuar nuk mund të mar-rin leje qëndrimi e as azil politikë ose

ekonomikë, siç ka ndodhur në kohën e paraluftës.

Por trendi i ikjeve masive nuk mund të ndalet vetëm me deklarata, por duhet të merren hapa konkret; së pari për të penguar ikjet, e pastaj duhet të krijohen kushte që t’u sigurohet punë armatës së të rinjëve që janë të gatshëm për tregun e punës çdo vit. Pa pasur treg dhe vende pune stabile, nuk mund të ndalen as ik-jet, pasi që nuk janë duke ikur vetëm ata që janë të papunë, por edhe ata që kanë pothuajse një punë stabile.

Por ata të cilët kanë emigruar më herët ose kanë familjarë, të cilët kanë emigruar në vendet perëndimore e dinë se nuk ka qene kurrë më lehtë, sesa tash që të shkohet në një vend të Bashkimit Evropian. Tash përveç që është më e lehtë rrugëtimi drejt perëndimit, për një udhëtim të tillë paguhet shumë më pakë, sesa para 15 viteve, ose edhe më shumë.

Nga Prishtina deri në Gjermani mund të shkohet me më së shumti 400 euro e më herët ke mundur të udhëtosh me një vlerë monetare të ditëve të sot-shme prej 4000 euro e më shumë.

Edhe rrëfimet e atyre që kanë shkuar janë të ndryshme, e po aq rrëqethëse, pasi ka persona që kanë kaluar shumë mirë gjatë rrugëtimit të tyre, për një jetë më të mirë, por edhe ka persona që kanë hequr të zinjtë e ullirit derisa kanë mbër-ritur ose kanë mbetur në ndonjë kamp në Hungari në gjendjen katastofale dhe kushte të vështira.

Ata të cilët kanë pasur fatin që të ar-rijnë sidomos në Gjermani kanë treguar se kanë kushte të mira dhe ushqim e kushte për higjenë të mjaftueshme, por që vetëm një dëshirë kanë që të arrijnë të kenë një punë dhe të mbesin atje.

Për të shkuar në perëndim shumë familje kanë mbyllur me dry shtëpitë e

Punësimi ndal emigrimin ilegalLëshimi i Kosovës sidomos nga të rinjtë nuk ka të ndalur. Ky trend po bëhet me përmasa shqetësues pasi numri i atyre që janë të papunë nuk po ndalet po ashtu edhe të punësuarit po e lëshojën vendin për një jetë më të mirë në vendet perëndimore. Sipas statistikave brenda periudhës një vjeçare nga Kosova janë larguar më shumë se 14 mijë vetë

Page 5: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 5Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

Punësimi ndal emigrimin ilegaltyre për të ikur me familje, e po ashtu ka pasur familje e persona që kanë shi-tur veturat e bagëtitë për të bërë para sa për të shkuar në perëndim, pasi që çmimet e biletës për një familje me disa anëtarë janë më të larta se sa për të rinj që janë vetëm.

Emigrimi me kosto të lirë Një i ri nga një fshat i Komunës së

Vushtrrisë, i cili ka emigruar ilegalisht për në Minhen të Gjermanisë tregon e ai ka shkuar në pjesën e parë të janarit dhe ka dalë pa probleme. Sipas tij, gjatë udhëtimit i ka prirë fati që mos t’i kapë policia e Serbisë.

Ai thotë se edhe rrugëtimi nuk ka qenë me kosto të lartë, pasi që kanë dalë me 300 euro. “Nga Prishtina kemi paguar 15 euro deri në Beograd, pastaj 20 euro kemi paguar biletën deri në Sub-oticë, 100 euro kemi paguar, për ta kalu-ar kufirin, ku kemi paguar një taksisë për të na treguar kufirin. Ai na ka ofruar deri afër kufirit pastaj e kemi kaluar vetë pa ndonjë problem. Pasi kemi kaluar kufirin na ka zënë policia hungarezë dhe

na ka mbajtur 24 orë, sjellja e tyre ka qenë korrekte, pas 24 orëve na kanë lëshuar më nuk kemi pasur probleme. Pasi kemi shkuar në Budapest aty kemi fjetur në një hotel ku kemi paguar 20 euro. Të nesërmen kemi marrë trenin Budapest-Minhen, ku bileta ka qenë 125 euro”, - thotë i riu, që ende nuk është lajmëruar azil atje.

F.A i cili ka 24 vjet thotë se dëshira e vetme e tij, është të gjejë një punë dhe të fitojë leje qëndrimi në Gjermani.

Emigrimi ilegal, pengon liberalizimin

Trendi tejet i shtuar i emigrimit të kosovarëve nëpër vendet perëndimore nuk është zgjidhje, pasi që këto shtete më nuk pranojnë t’u japin qëndrim shteta-seve të Kosovës, vetëm në raste specifike.

Por edhe kur institucionet e Kosovës nuk u krijon kushte dhe vende pune sido-mos të rinjëve, nuk mund t’u thonë që të qëndrojë ose të largohen, qoftë t’i ndalin pasi që bota demokratike për shumicën e qytetarëve të vendeve të ndryshme, nuk aplikojnë barriera për të udhëtuar.

Pothuajse është e zakonshëm që në shtetet me ekonomi të brishtë siç është rasti i Kosovës dhe të cilat janë në një fazë të zgjatur të tranzicionit, lëshimi i vendit nga banorët e tij, për të gjetur një punë dhe standard jetese më të mirë është pothuajse gjë e zakonshme.

Përveç Qeverisë së Kosovës, e cila nuk ka arritur që të gjenerojë vende pune për t’i ndalur qytetarët e Kosovës, që të mos e braktisin vendin, madje një faj goxha të madh e ka edhe Bashkimi Europian (BE), që nuk i ka hapur rrugë edhe Kosovës, për të bërë liberalizimin e vizave, e po ashtu edhe për të çelur mundësinë për punësime sezonale pasi që me punësime sezonale do të mund të ndalej ky trend i emigrimit.

Por edhe pse liberalizimi i vizave është stërzgjatur, sidomos për kosovarët dhe boshnjakët, nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ky proces sa i vështirë aq edhe kompleks, do të bëhet edhe më rigoroz pasi me migrim ilegal nuk mund të ndihmohet liberalizimi i vizave, por vetëm pengohet në masë sa më të madhe.

Sipas Autoriteteve të shtetit të Hun-garisë, numri i azilkërkueseve nga Kosova, vetëm gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të 2014 në këtë vend, i kalon 16 mijë persona. Madje numri i kalimeve ilegale të kufirit në Hungari gjatë 2014 ka shënuar një rrije enorme prej 87 për qind.

Sipas disa interpretimeve të analistëve të ndryshëm dhe të atyre që e njohin pro-cesin e liberalizimit të vizave dhe të Bash-kimit Europian në tërësi del se nga shpal-lja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në vendet e BE-së kanë kërkuar azil më shumë se 100 mijë kosovarë. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA6 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

Intervistoi: Avni AVDIU

PAQJA: "Ju jeni nismëtari i formimit të asociacionit 'Zëri' e më pas revistës 'Paqja', organ i

saj. A mund të na thoni si lindi ideja, cili ishte qëllimi dhe cilat janë planet?

M.JUSUFI: Po, është e vërtetë. Shoqata Kulturore "Zëri Ynë" është themeluar me iniciativën time, por kjo nuk do të thotë se jam kryekëput ideo-logu i vetëm i kësaj shoqate. Ne jemi një grup intelektualësh që gjërat në Kosovë dhe në Ballkan i shikojmë nga kënd-vështrimi ynë dhe si të tillë mendoj se i kemi ndihmuar shoqërisë shqiptare dhe politikave të rajonit në disa fusha. Pastaj si rezultat i këtij këndvështrimi kemi arritur që të botojmë edhe revistën ‘PAQJA’, e cila mirëpritet nga shumë lex-ues për shkak të opinionit të saj kon-struktiv rreth problemeve të civilizimeve aktuale që ka bota sot. Qëllimi ynë është t’ju mundësojmë shqiptarëve të jetojnë pa frikë si musliman në këtë hapësirë të botës. Ndërsa planet tona janë të for-mojmë institute shkencore të mirëfillta me të cilat do të harmonizonim çarjet ndëretnike e ndërfetare.

PAQJA: Ju gjithashtu njiheni edhe si aktivist në Shqipëri, Kosovë e Maqedo-ni, cilat kanë qenë fushat ku keni foku-suar veprimtarinë tuaj në këto vende?

M.JUSUFI: Menjëherë pas mbarimit të fakultetit (1989) mu dha rasti të njihe-sha me shqiptarët e SHBA-ve, pastaj të Evropës, pastaj në shtatorin e vitit 1991 u shpërngula për një kohë më të gjatë në Tiranë deri më 1999-të. Gjatë këtyre qën-drimeve nëpër perëndim krijova kon-takte me shoqata bamirëse islame dhe fokusi ynë në Shqipëri ishte bamirësia.

PAQJA:Dikush ju nxiti të shkonit në Shqipëri, apo vetëm vizioni juaj?

M.JUSUFI: Thënë të vërtetën, që në vitet studentore kisha ëndërr të shkoja në Tiranë. Në Bruksel isha akomoduar shumë mirë, kisha shumë hapësirë për

të vepruar dhe nuk mendoja që të shkoja aq shpejt në Ballkan, mirëpo një ditë një reportere belge ditën që shqiptarët e

leckosur vërshuan brigjet e Italisë nxori një fjali që më tmerroi. “A ka nënë që mund ta shpëtojë fëmijën e saj, kur ajo

TERRORIZMI ETIKETË ABSURDE QË I VIHET ISLAMIT“Vërtet kisha pasur nevojë të madhe të njihesha me metodologjinë perëndimore dhe mënyrën e qas-jeve të problemeve. Studimet në Kajro dhe këto në Ballkan më kanë bërë shumë më të arsyeshëm. Tani mendoj se do të arrij të jap një kontribut më profesional për integrimin e shqiptarëve (si muslimanë) në shoqërinë evropiane dhe atë botërore”, - u shpreh në intervistën dhënë revistës ‘Paqja’ botuesi i saj prof. dr. Muhamed Jusufi

Biografia Muhamed Faik Jusufi, ka lindur në Shkup më 12.03.1963.

Filloren e kreu në Shkup më 1977. Të mesmen në Prishti-në më 1982. Fakultetin e Filozofisë Islame në Universite-

tin Teologjik në Kairo 1989. Magjistarturën (shkencat politike) e kreu më 2009 në Prishtinë me temën ‘Roli i religjionit në marrëdhënie ndërkombëtare’. Doktoraturën e kreu më 2014 në Strugë me temën “Mediet e shkruara shqiptare për Pranverën Arabe”. Më 1990/ 91 ka qenë imam i xhamisë shqiptare në Bruksel. Më 1991/ 96 ka qenë nëpunës nëpër disa shoqata bamirëse në Tiranë. Më 1996/ 01 ka qenë Kryetar i Fondacionit Bamirës “Kosova” në Tiranë. Më 1998/1999 ka qenë këshill-tar i fesë dhe marrëdhëniet me botën Islame i Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi dhe Halil Bicaj. Më 2001/ 02 ka qenë sekretar organizativ në PQLK (Partia Qendra Liberale e Kosovës). Më 2002/ 03 ka qenë Këshilltar i Parë i Ministrit të Shëndetësisë. Më 2003/ 05. Drejtor i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë”. Ka përkthyer: ‘Mrekullitë e Kur’anit’ të H. Muteveli Sharavit I, II, III, IV,V, VI, (..........) ‘E mira dhe e keqja’, ‘Jeta dhe vdekja’. Në publicistikë njihet si botues i shumë artikujve të aktualitetit dhe fesë nëpër gazeta të përditshme dhe revista shkencore në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Është autor i dy librave. Është organizator i disa tryezave shkencore me tema të ndryshme dhe i tribunave. Njeh gjuhën shqipe, arabe, serbe, maqedone, angleze dhe turke. Është profesor dhe dekan i shkencave politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Është i martuar dhe ka katër fëmijë. Jeton në Prishtinë.

Intervistë m

e prof. d

r.

Muhamed Jusu

fi, pro

fesor

universitar, d

ekan

Page 7: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 7Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

TERRORIZMI ETIKETË ABSURDE QË I VIHET ISLAMITvetë është e katandisur në këtë mënyrë”. Ishin pamje të tmerrshme. Ajo, në atë fjali aludonte Kosovën. Kjo fjali sikur më bëri t’i përshpejtoj gjërat e ëndrrës sime dhe nxitova për në Tiranë.

PAQJA: Sa keni ndihmuar shqiptarët?M.JUSUFI: Të kuptohemi fillimisht,

unë vetëm i kam administruar ndihmat që i janë dedikuar shqiptarëve. Kon-tributi im ka qenë intelektual dhe ad-ministrativ e jo bamirësi në të holla ose ndonjë ndihmë tjetër konkrete, përveç anës intelektuale. Unë jam përpjekur të sillja bamirës në trojet tona dhe t’ju tregoj se ku do të përfitonin sevape më shumë. Kështu, për tetë vite radhazi me anë të bamirësve muslimanë kemi ndi-hmuar shqiptarët me miliona dollarë ose qindra milionë me të vetmin qël-lim që ta ngritnim standardin jetësor, kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve, si dhe shumë kosovarë të tjerë që vinin me shumë probleme në shtetin amë. Pas mbarimit të Luftës së Kosovës u kon-centrova për gjashtë muaj gjithashtu në bamirësi ku kemi ndihmuar familjet e shkatërruara nga lufta ose më saktë kon-tributi ynë ishte fokusuar në 19 fshatrat e Ponoshecit në komunën e Gjakovës. Kuptohet ato ishin ndihma emergjente, ushqim, barna, veshmbathje.

PAQJA: Diçka rreth luftës së fundit në Kosovë dhe angazhimit tuaj në Ministri të Mbrojtjes...?

M.JUSUFI: Kosova hyri në luftë kundër një fuqie rajonale pa dëshirën e saj. Lufta na u imponua. Të paorga-nizuar dhe pa hierarki ushtarake vull-netarët ose luftëtarët e lirisë paragjyko-heshin. S’do mend se ndihma e tyre ishte edhe nga brenda edhe nga jashtë, mirëpo lëvizja e LPK-së në diasporë doli të jetë më e shpejta dhe u pranua nga shumë qytetarë shqiptarë dhe kështu pati një zgjerim, ku themeloi degët e saj në të gjitha qytetet evropiane dhe SHBA. Ndërsa kryeministri i atëhershëm, Bujar Bukoshi ishte i ngathët dhe çdo veprim e bënte me huti. Si duket, ai nuk besonte se në Kosovë kishte filluar lufta. LPK-ja kishte parimet e saj, ajo ndikohej nga ideologjia markisto-leniniste dhe për shumë arsye kjo lëvizje pengonte shumë prej ndihmave që vinin nga individë ose organizata që nuk mendonin sikur ata.

Mirëpo aktiviteti im në Shqipëri ishte i madh, dhe ky aktivitet i ra në sy kolo-nel Ahmet Krasniqit. I ndjeri kol. më ofroi një karrige pranë zyrës së tij dhe kërkonte nga unë që të angazhohem drejtpërdrejt në ndihmë të “ushtrisë” (cilës ushtri!). Meqenëse ishte fillimi dhe ai kishte frikë të deklaronte se ishte ministër i mbrojtjes, unë nuk pranova të isha pranë tij, mirëpo një ditë (qershor 1998) u pa e udhës që të kryesoja një del-egacion për në Kuala Lumpur (Malajzi), meqenëse isha Kryetar i Fodnacionit Bamirës ‘Kosova’. Pas vrasjes së kol. Krasniqit, postin e tij e mori kol. Halil Bicaj. Ai, fillimisht dukej më me për-vojë dhe nuk më la asnjë alibi të refuzoja detyrën e kryesuesit të departamentit të fesë pranë kësaj ministrie. Eprori im ishte vetëm Ministri.

PAQJA: Pse dolët nga kjo ministri pak para se të përfundonte lufta?

M.JUSUFI: Gjërat nuk shkuan ashtu siç thuhej e mendohej. Ministri Bicaj filloi të vinte i dehur në ministri, pastaj unë e kisha të vështirë t’i be-soja një “ministri” që dehej në kohën kur shumë të tjerë vdisnin në Kosovë, dëshira ime ishte të largohesha nga kjo ministri, por shpresoja se gjërat do të ndryshonin për të mirë dhe kur erdhi dita që në Kosovë të themelohet edhe një ministri tjetër nga struktura e LPK-së në krye me Hashim Thaçi. Unë së bashku me katër shokë shkuam te zyra e z. Bicaj dhe kërkuam prej tij që ta thër-riste për bisedime ministrin tjetër të Mbrojtjes (Azem Syla) dhe urgjent të na lajmëronte për vendimet e marra. Ai në mbrëmjen e datës 5 prill 1999-të kishte marrë përgjigje nga Bujar Bukoshi që të vazhdonte punën e tij si “Ministër i Mbrojtjes” dhe na u përgjigj se ai për epror kishte vetëm Bujar Bukoshin. Pas kësaj përgjigje ne e lëshuam vendin ku vepronim, me arsyetim se nuk i shërbe-jmë një vendi ku në të njëjtën kohë janë dy ministra të mbrojtjes.

PAQJA: Le t’i kthehemi jetës suaj. Pas një pauze të studimeve, ju filluat studi-met postdiplomike, cilit ishin faktorët?

M.JUSUFI: Ishin shumë faktorë që më detyruan të vazhdoj studimet post-diplomike, por do të theksoj një prej tyre. Gjatë angazhimit tim në Partinë Qendra Liberale e Kosovës u njoha me politikanin, shkrimtarin, dramaturgun, publicistin...shkurt prof. dr. Milazim

Krasniqi dhe të tjerë. Kjo do të thotë se të shoqërohesh me njerëz të tillë, e të mos shtronin presion mbi mua që të vazhdoj studimet, nuk do të ishte e ndershme prej tyre. Unë i falenderohem Krijuesit që më dha shëndetin dhe të gjithë profesorëve që më inkurajuan për të mbaruar studimet deri në përfundi-min e doktoraturës. Sot, e ndiej veten më të plotësuar për shoqërinë tonë. Jam koshient në përgjigjet e mia dhe vlerësi-met që i jap. Vërtet kisha pasur nevojë të madhe të njihesha me metodologjinë perëndimore dhe mënyrën e qasjeve të problemeve. Studimet në Kajro dhe këto në Ballkan më kanë bërë shumë më të arsyeshëm. Tani mendoj se do të arrij të jap një kontribut më profesional për integrimin e shqiptarëve (si muslimanë) në shoqërinë evropiane dhe atë botërore.

PAQJA: Tema juaj e doktoratës ka të bëj me Pranverën Arabe, si e keni trajtuar këtë temë?

M.JUSUFI: Jam i bindur se lexuesi i rregullt shqiptar nuk ka arritur të kupto-jë se çfarë në realitet kishte ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, për shkak se të përditshmet tona nuk kishin dërguar atje asnjë gazetar e as ndonjë analistë profesionist. Fatkeqësisht, gazetat tona bazoheshin në mediet e huaja, të cilët i trajtonin ngjarjet e Pranverës Arabe sipas këndvështrimit të tyre, pastaj, shumë ngjarje për opinionin shqiptar vinin me shumë vonesë, ose fare nuk tregoheshin. Një problem tjetër është edhe qasja jo korrekte dhe aspak e sin-qertë e gazetarëve tanë. Ne, shqiptarët në Ballkan jemi rreth 75% muslimanë, të tjerët janë ortodoksë e katolikë. Për hir të kësaj përqindje të madhe të mysli-manëve ngjarjet e Lindjes së Mesme nuk do të duhej të trajtoheshin sikur ngjarje që fare nuk na interesonin. Pranverën Arabe e kanë trajtuar si mos më keq, mbase edhe me qëllim, që shqiptarët muslimanë të mos mund të kishin qasje me muslimanët e atyre anëve... Personal-isht mendoj se shqiptarët muslimanë do të duhej të trajtoheshin më mirë, sepse janë një gur shumë i çmuar për shtetet perëndimore. Të qenit autokton dhe me shumicë islame do të ishim shembulli më pozitiv i mundshëm për ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe lidhjeve midis civilizimeve. Për këtë arsye për temë të doktoraturës zgjodha “Mediet e shkruara shqiptare për Pranverën Arabe”

Page 8: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA8 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

me qëllim që shqiptarët të njohin realite-tin e atjeshëm dhe gazetarinë tonë për këto ngjarje.

PAQJA: Kur jemi tek mediet, është bërë shumë zhurmë rreth gjoja terrorizmit islamik. Cili është mendimi juaj?

M.JUSUFI: Është një anomali në vetvete, kemi të bëjmë me një sulm jo realist kundër tërësisë së muslimanëve. Muslimanët janë në shënjestër. Men-doj se e keqja nuk ka përfunduar me këto fjalë. Asnjë analizë logjike nuk po na jep shenja se kur do të mund ta shohim dritën në tunelin e gjatë. E keqja po vazhdon duke u zgjeruar ditë e më shumë, prandaj, cila logjikë na shpie te shpresa për ditë më të mira. Gazetarëve ju lejohet të bëjnë politikat ditore, ndër-sa vetë politikanëve ju lejohet të vjedhin, ndërsa fajtorë për këto anomali nxjer-rin muslimanët, duke inskenuar kom-plote ndaj praktikantëve myslimanë. Sot shumë myslimanë të devotshëm mbahen nëpër burgje pa asnjë aktakuzë, ndërsa paragjykohen si terroristë ose të rrezikshëm për vendet e tyre nga gazetarët pa asnjë pardon. Sikur kjo të ndodhte për ndonjë njeri të thjeshtë në perëndim do të dënoheshin gazetarë, redaktorë e botues të shumtë. Prandaj muslimanët do të duhet të bëhen të du-ruar, kundrejt këtyre mizorive, që ende nuk e kanë nxjerrë kokën.

PAQJA: Si mund ta shpjegoni se shq-iptarët janë indoktrinuar në “rrjetet terroriste”?

M.JUSUFI: Shqiptarët nuk mund të janë imun ndaj këtij fenomeni. Dikush shkon për shkak të bindjeve të tyre fe-tare, të tjerë shkojnë për shkak se janë rekrutuar nga aktivistë të këtyre rrjeteve. Nëse janë të vërteta veprimet e disa prej tyre që i kemi parë nëpër medie, themi se janë profesionistë të terrorit, por në asnjë mënyrë terroristë islamik. Islami e ka ndaluar terrorin dhe për këtë kemi shumë argumente përgjatë historisë. Pastaj nuk mund të përgjithësohen shq-iptarët nëse disa individë janë terroristë. Por të qenit shumicë muslimane, edhe për ne, gazetarët po nxjerrin opinione se jemi të përfshirë në këto rrjete dhe jemi “popull i rrezikshëm” në Ballkan e më gjerë.

PAQJA: Pse shqiptarët?M.JUSUFI: Është e vështirë për

t’u përgjigjur, mirëpo në këtë moment

diçka më thotë se kemi të bëjmë me gjeopolitikën. Shqiptarët gjeografikisht janë evropianë, ndërsa Unioni Evropian përkundër propagandës së saj se është kundër kishës, Turqinë e refuzoi të bëhet anëtare për shkak se është muslimane. Ky kusht një ditë do të vlen edhe për shqiptarët, pikërisht në momentin kur asaj do t’i vjen koha për t’u anëtarësuar në të edhe pse ne jemi popull i vogël dhe nuk mund ta rrezikojmë në asnjë mënyrë civilizimin romano-katolik. Nëse Islami në trojet shqiptare do të shkojë të zgjerohet, atëherë, duke qenë se jemi autokton BE-ja do ta ketë të vështirë të na pranojë në ombrellën e saj. Prandaj, për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, shqiptarët nuk kanë kohë për shumë zgjedhje.

PAQJA: Ka mundësi të bëheni më i qartë?

M.JUSUFI: Jeni dëshmitar se Serbët për shumë decenie janë arsyetuar para evropianëve se janë duke e mbrojtur “Evropën nga shtrirja e Islamit në të”. Ata do të bëjnë çmos që të parandalo-jnë futjen e shqiptarëve në BE. Si gjith-monë për arsyetim kanë Islamin tonë, edhe pse e dinë fare mirë se shqiptarët që në kohën e Edit Durhem-it deklaro-heshin se ishin shqiptar e pastaj musli-man. Mirëpo në këto ditë të errëta, kur

Lindja e Mesme po zien dhe kur Turqia po tregon se nuk do të stabilizohet për një kohë më të gjatë, mund të ndodhë që pas përfundimit të krizës së Ukrainës, kriza të përhapet në Ballkan. Padyshim, shënjestër do të janë muslimanët (shq-iptarë e boshnjakë).

PAQJA: Po paralajmëroni luftë në Ballkan?M.JUSUFI: Përderisa toni i politika-

nëve vazhdon të ketë ngritje, them se po. Lufta është në prag. Toni i Edi Ramës në Beograd dhe i Vuçiqit në Kosovë janë tregues se popujt e këtyre trojeve do të presin ditë më të vështira se këto të sot-met. Kështu është edhe në Maqedoni, ku kryeministri i këtij shteti nuk po tregon aspak respekt për shqiptarët, e lëre më, të flitet për të drejtat kushtetuese. Situ-ata atje është shumë më e keqe se në vitin 2001.

PAQJA: Mësuam se ISIS filloi veprim-tarinë e tij në Siri pa e përfunduar mis-ionin atje dhe tani u zgjerua në Irak. Përkundër shumë spekulimeve rreth tyre, cili është mendimi juaj dhe a mund të shtrihen në Ballkan ashtu siç kanë deklaruar?

M.JUSUFI: Personalisht mendoj se ISIS-i dhe organizatat tjera terroriste nuk janë themeluar si rezultat i ide-ologjisë islame. Burim i tyre nuk është

Page 9: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 9Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

as Kurani dhe as praktika e Muhamedit s.a.s. Këta më shumë rezultojnë të jenë organe të themeluara nga shërbime të errëta të shoqërisë njerëzore, të cilat paralajmërojnë të keqen e madhe që mund ta kanosë njerëzimin. Në Lindjen e Mesme thuhet se ka mbi 80-të shtete. Duke qenë se “terrorizmi islamik” po vepron atje pa dëshirën e vetë musli-manëve, pse të mos vjen edhe te ne. Ata janë të huaj, qofshin edhe shqiptarë të lindur.

PAQJA: Pse bash me Islamin duhej të identifikoheshin?

M.JUSUFI: Nëse i japim një vësh-trim botës, do të shohim se asnjë civi-lizim tjetër nuk kishte ngritje më të shpe-jtë se sa civilizimi islamik në deceniet e fundshekullit të kaluar dhe pa dyshim kjo ngritje po vërehet edhe në kohën tonë. Pastaj, natyra njerëzore nuk mund të qëndrojë pa konflikte. Pas shembjes së Murit të Berlinit dhe pas deklarimit të shteteve socialiste për falimentimin e tyre, botës i duhej një vend që do të “pro-vokonte” perëndimin. Të përcaktohej një shtet i veçantë, mendoj se nuk do të kishte mundësi të rezistonte për shumë kohë, prandaj termi më i përshtatshëm dhe që do të mund të qëndronte për gjatë kohë si rival i “fuqishëm” ishte ekstremizmi ose “terrorizmi islamik”.

PAQJA: A mund të thuhet se edhe shq-iptarët i përkasin Lindjes së Mesme?

M.JUSUFI: Një shekull me herët mund të thuhej se shqiptarët i përkisnin Lindjes së Mesme, mirëpo sot as Turqia nuk njihet si shtet i Lindjes së Mesme. Gjeopolitika e sotme shqiptare dhe situ-ata e përgjithshme na bën të themi se ne nuk mund të konsiderohemi si shtet pjesëtar i Lindjes së Mesme, mirëpo, askush nuk mund të thotë se shqiptarët dhe turqit nuk janë çështje e Lindjes së Mesme dhe atë për shumë arsye.

PAQJA: Pas sulmit terrorist në Paris, disa intelektualë shqiptar me shumë ngulm refuzojnë që shqiptarët të pre-zantohen si muslimanë në Evropë, njëri prej tyre është edhe Gilman Bakalli.

M.JUSUFI: Pikësëpari njerëz të tillë nuk meritojnë të quhen itelektual. As edhe aso “muslimanësh” që kur i pyesin evropianët se cilës fe i përket, përgjigjen: gruan e kam të krishtere (si-pas një tregimi të prof. Plumb Xhufit). Nëse shumë intelektualë evropian (çdo vit në Evropë, Islamin e pranojnë me dhjetëra mija vetë) e respektojnë Isla-min dhe muslimanët aq na bëhet ne, se çfarë thonë disa pseudointelektualë shqiptarë. Aq më tepër kur Gilamani në intervistën në Mapo kishte deklaruar

vetë se i përkiste familjeve muslimane, por as babai i tij dhe as ai nuk dinin asgjë për Islamin. Fatkeqësisht dukej se po krenohej me këtë mosdije. Nuk di se nga buron guximi tij të flasë për Islamin dhe muslimanët në mënyrë të paskrupullt. Gjithsesi, ai tregoi se është ose naiv ose një servil ...

PAQJA: Meqë u theksua Parisi, cili është mendimi juaj rreth vrasjeve të gazetarëve në ‘Charlie Hebdo’?

M.JUSUFI: E pëcolla me shumë vë-mendje ndodhinë, për këtë i falëndero-hem Krijuesit që më mundësoi të isha pranë TV-ABC-së në Tiranë. Menjëherë shkrova një artikull ku gjerësisht dhashë pikëpamjet e mia. Sidoqoftë për ju do t’i them edhe dy fjali të shkurtëra, ato që nuk kam arrit t’i theksoj në shkrimin e para vrasjeve të vëllezëve “terroristëve” Koli.. Dy muaj pas ngjarjeve të 11 shta-torit 2001 shumë analistë francez shpre-hën pikëpamjet e tyre dhe thanë se ishte një Mashtrim i Madh, ndërsa tani i erdhi radha amerikanëve t’ua kthejnë borgjin francezëve duke ju argumentuar atyre për komplotin e tyre. Pa marrë parasys-hë se kush ishin aktorët e vrasjeve, bota po shkon drejt një katrahure të re. Nëse bota filloi të ndryshojë pas 11-të shtato-rit 2001, tani me “patentimin” e Islamit (edhe pse si fe e paqes universale) me terrminologji të re terrorizmi islamik, bota nuk do të jetë e qetë. Muslimanët janë kudo në botë, tani secili musliman do të mund të merret në pyetje nga sher-bimet e shteteve ose edhe të ekzekuto-hen në emër të “antarësisë së tij” në një organizatë terroriste. Populli i thjeshtë nuk do të arrijë t’i kuptojë menjëherë komplotet. Ky veprim ka legalizuar ose i ka dhënë hapësirë zullumit shtetëror, ndërsa shprehja e popullit tonë thotë: çdo gjë këputet për së holli, përveç zul-lumit që këputet për së trashi... Allahu është mbështetësi ynë i vetëm.

PAQJA: Në fund nëse diçka keni për të shtuar e që kemi harruar për ta përfshi-jmë në pyetjet tonë.

M.JUSUFI: Jo, asgjë të veçantë nuk kisha për të theksuar. Juve ju uroj suk-sese në punën tuaj, gjithashtu uroj që mbarë njerëzimi i thjeshtë të kuptojë se në botë terroristë islamikë nuk ka, por mund të ketë individë, të cilët nuk e njohin Islamin, mirëpo këta kanë emër dhe mbiemër e jo të përgjithësohen si terroristë islamik. n

Page 10: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA10 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

Qysh nga mesjeta e hershme, para tamam 13 shekujve, pasi që Isla-mi kishte filluar të përhapej në

kontinentin evropian më vitin 711, ndodhën provokimet me vizatime dhe gravime të figurës së imagjinuar të pejgamberit të Allahut, Muhamedit a.s, ashtu sic bën artistët me figurën e Jezusit (Isait a.s) dhe nënës së tij Maries (Me-jremit). Në veprat më të njohura të letër-sisë kombëtare në vendet perendimore pejgamberi Muhamedi a.s shpesh qël-limisht në mënyrë pezhorative quhet ‘Mahomet’, e që në gjuhën e vjetër franceze do të thotë ‘njeri i egër’. Medje filozofi Volteri ka titulluar një libër me dramë me këtë fjalë, duke aluduar në pejgamberin e Allahut xh.sh. Në përk-thimin e parë të Kuranit në mesjetë në gjuhën latine, kah mesi i shekullit XII, e që sot e kësaj dite ruhet në Biblio-theque de l’Arsenal në Paris, në faqen e parë është një karikaturë e vizatuar poshtë së cilës shkruan ‘Mahomet’, që thuhet se gjoja është autor i Kuranit. karikatura e vizatuar është gjysmë njeri gjysmë shtazë. Autori i karikaturës Boc-caccio e ka bërë vizatimin e një njeriu të egër më pëllumb në krahë, duke shk-ruar poshtë karikaturës së kjo është fy-tyra e profetit të rrejshëm e gënjeshtar.

Sot e kësaj dite kjo karikaturë, ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës si ve-për arti. Vizatimet dhe veprat e tjera ‘artistike’ mund të gjenden në Muzeun e Arteve të Bukura në San Francisku, në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut, në kishën e nënës Mari në Dendermondeu në Belgjikë dhe në galerinë nacionale Viktoria në Australi. Portreti më i njo-hur me emrin ‘Mahomet’ është vepër e poetit Dante Alegeri, i cili në ferrin e tij ku e ka futur edhe figurën e karikaturës së tij me gishtërinj të hapur e në gjen-dje të neveritshme. Ata gishtërinj të ha-pur të karikaturës deri më tani ishin motiv e nxitje të shumë karikaturave të tjera të piktorëve të shumtë si Gustav Doreu, Botticelit dhe Salvador Dalisë. Ngjarja më e rëndë ishte filmi ‘Pafajësia muslimane’, të cilën e përgatiti një ja-hudi që jeton në SHBA. Pas shfaqjes së filmit, ku në mënyrë të hapur ofendohet Muhamedi a.s, u zhvilluan protesta ma-sive në mbarë botën muslimane. Produ-centi i filmit e pranoi që filmi është bërë për t’i provokuar muslimanët. Në opin-ion gjithashtu janë të bujshme karikatu-rat me figurën e trilluar të Muhamedit në revistën daneze Jyllands-Posten, e cila kishte publikuar 12 karikatura poshtëruese të pejgamberit Muhamedit

a.s. më vitin 2005, e që shkaktuan demonstrata vdekjeprurëse për shumë protestues muslimanë. Ajo revistë dhe autori i karikaturës e Kurt Westergaard viteve të fundit ka qenë në shënjestër të disa sulmeve. Karikaturat e njëjta i bot-uan edhe gazetat më të njohura evropi-ane Die Zeit, France-Soir, La Stampa, El Periodico, El Mundo, Der Spiegel, Mag-azinet e Norvegjisë, si dhe BBC në një emision special televiziv. Bëhej fjalë për 43 faqe karikaturë, 12 prej të cilave u publikuan zyrtarisht, kurse më ofen-duese është një karikaturë ku jepet gjoja pejgamberi islam i vizatuar me bombë në çallmë (në kokë). Producen-ti holandez Theo Van Gogh bëri një film të metrazhit të shkurtër ‘Submission’ (nënshtrimi), që i ofendoi muslimanët për shkak të paraqitjes poshtëruese në portretizimin e femrës në Islam. Në nën-tor të vitit 2004 i riu holandez me pre-jardhje marokene vrau producentin Van Gogh, njeriun që u bë i njohur me ofen-dimin e Islamit dhe Muhamedit a.s. Edhe një rast kontraverz ishte me paraq-itjen e romanit ‘Vergjet satanike’ të Sel-man Rushdiut, që shkaktoi një valë demonstratash në botën muslimane për shkak të përshkrimeve tallëse ndaj Mu-hamedit a.s. Në mbarë botën islame Sel-

PREJ EBU XHEHLIT E DERI TE ‘CHARLIE HEBDO’Historia e ofendimeve ndaj Muhamedit a.s.

Revista ‘Charlie Hebdo’ vetë është karikaturë, prandaj s’mund të bëhet karikaturiste. Ata me karikaturat e tyre bëjnë shaka me figurën që e kanë imagjinuar, e kanë sajuar, e kanë trilluar dhe e kanë shpifur sipas fantazisë së tyre me dëshirën që ashtu ta paraqesin Muhamedin, por ai nuk është Muhamedi a.s, prandaj ajo nuk e dëmton dot Pejgamberin e Allahut. Përkundrazi karikaturat e tyre janë pasqyrë e shpirtit të tyre, ose sipas hadithit: ata kur janë këqyr në pasqyrën e shëmbëlltyrës së Muhamedit a.s, si refleksion u ka dalë mendja, zemra, shpirti dhe karakteri i tyre si karikaturë e shëmtuar që janë

Page 11: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 11Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

man Rushdiu u shpall person i padëshiruar. U ballafaqua edhe me kër-cënimet me vdekje, kështu që sot e kësaj dite Rushdiu po mbrohet me ndihmën e qeverisë dhe piolicisë britanike, duke u paraqitur vetëm herë pas here në pub-lik. Filmi ‘Ftne’ e ultradjathtistit holan-dez dhe parlamentarit Gerta Wilders, është rasti i radhës në ofendimin e shen-jtërive islame. Kuadrot e këtij filmi trego-jnë një kopje të Kuranit në profil e më pas pasojnë xhirimet nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Ky film shkaktoi protesta të ashpra në vendet e muslimanëve. Filmi u ndalua në disa vende. Në mars të vitit 2011 pastori nga Florida (SHBA) Terry Jones organizoi djegijen publike të Kuranit. Në videox-hirim, të puvblikuar në internet, shihet pastori Jones, i cili me kolegun e tij pas-torin Vejnom Seppom djegin Kuranin. Kjo skenë nxiti dhunë në Afganistanin Verior, ku gjetën vdekjen 12 njerëz, kurse protesta u organizuan në mbarë botën islame. Pastori nga Florida pas kësaj sërish në pub-lik dogji për të dytën herë Kuranin. Po ashtu në epizodin e 201 të serialit satirik ameri-kan të animuar ‘South Parl’ një ndër figurat është edhe Pejgamberi Muhamedi a.s, i cili u censurua edhe me foto edhe me zë për shkak të kër-cënimeve të disa muslimanëve. Pas emitimit të epizodit të 200, ku një ndër personazhet kryesor ishte edhe pejgamebri islam autori Matt Stone dhe Trey Parker ishin në shënjestër të kritikave në mbarë botën musliamane. Vlen të thuhet se përkundër këtyre përpjekjeve për t’u tal-lur me personalitetin e Muhamedit a.s, pejgamberi i Allahut është vlerësuar dhe respektuar nga shumë dijetarë të med-henj të kohës si nga Gete, Karly, Lamar-tini, Lesingu, Rilku, Tolstoju, B. Shaw, Einstein, e kështu me radhë. Shumë dijetarë e poetë edhe pse nuk kanë qenë muslimanë kanë thurrur për të fjalët më të mira, vargjet, sonetet, dramat më të bukura, duke u shprehur se Ai ka qenë personaliteti më madhështor që ka njo-hur ndonjëherë historia e njerëzimit. Në librin e hebreut amerikan, historianit dhe astrofizikanit Michaela Harta me titull: “Të 100-tët: më të ranguarit per-sonalitete më me ndikim në histori”, e që është përkthyer në 15 gjuhë, Muha-medi a.s është shpallur njeriu më i

rëndësishëm dhe më me ndikim në gjithë historinë njerëzore prej ekzis-timit të botës. Autori ka sqaruar se pejgamberi Muhamed ishte i mbisukse-shmi në të gjitha aspektet e jetës, e jo vetëm në kontekstin fetar. Duke pasur parasysh këto tabllo të atyre që e urre-jnë, e ofendojnë dhe që tallen me të dhe të atyre që e duan, e madhërojnë dhe e pasojnë, vlen të ceket një hadith, që e ilustron më së miri këtë: “Një ditë Ebu Xhehli takoi Muhamedin a.s dhe i tha: ‘O Muhamed, unë s’kam parë njeri më të keq se ti!’. ‘Ashtu është’, të vërtetën e the’, - ia ktheu Muhamedi a.s. Ndaj kësaj reagoi Ebu Bekri: ‘O Pejgamber, o ti di-ell i botës shpirtërore, mëshirë e të Gjith-pushtetshmit Zot, unë s’kam parë njeri më të mirë se ti’. ‘Ashtu është, të vërtetën e the’, - ia

k t h e u Muha-medi a.s. Kur i dëgjuan që të dy këto deklarata, sahabët pyetën: ‘O i Dërguari i Allahut! Si është e mundshme që përgjigjen e njëjtë t’ua japësh si Ebu Bekrit, dorës suaj të djathtë ashtu edhe Ebu Xhehlit, armikut tënd më të madh të dinit?’ Muhamedi a.s u përgjigj: ‘Mos u çuditni, unë jam si një pasqyrë më e pastër. Kush më shikon mua, ai e sheh veten e vet. Ebu Bekri në mua e sheh, bukurinë e tij, kurse Ebu Xhehli në mua e sheh shëmtinë e vet. E thanë të vër-tetën të dy në atë që panë, Ebu Bekri bukurinë e tij, Ebu Xhehli shëmtin e vet”. [Xhelaludin Rumi, ‘Mesnevija’, Prijevod i komentar Fejzulah Hadžibajrić, Sara-jevo, 1985., str. 245] Kjo vlenë edhe për karikaturat e fundit të revistës franceze

‘Chalrie Hebdo’. Karikaturë do të thotë kur: 1. Përmes artit vizatimor përqesh-en anët negative të dikujt, duke ia stërkequr pamjen dhe 2. Kur dikush paraqitet në mënyrë qesharake e të va-jtueshme në krahasim me atë që është. Nisur nga kuptimi i fjalës karikaturë, figura e Muhamedit a.s kurrë nuk mund të bëhet ashtu, sepse ai nuk ka pasur kurrfarë të mete, as në pamje: sepse ka qenë fotogjenik, ndër më të bukurit që ka falur Zoti ndonjëherë mbi sipërfaqe të Tokës, saqë për nga bukuria ka rrez-atuar dritë; e as nuk ka pasur mangësi për nga karakteri, sepse ka qenë shëm-bëlltyra e moralit më të përsosur. Mis-ioni i tij ishte paqja dhe këtë e dëshmoi gjatë tërë jetës, kur edhe armiqtë më të mëdhenj të tij i fali, i fali mbi 6.000 robër pas luftës së Hunejnit, mbi 2.000 robër pas çlirimit të Mekës, e kështu me radhë. Ai nuk erdhi të vrasë e të presë, të

robërojë e shkatërrojë qytete e shtete, por erdhi të çlirojë zemrat që i

kishte pushtuar e keqja. Megjithatë ai kurrë nuk do të jetë njeri i përshtatshëm për të poshtërit, të fëlliqurit, idiotët dhe zemrat e liga e të këqija që e duan mbrapshtinë. Me këto sjellje të pandreqshme kjo revistë po synon popullarizimin e saj në botë, por siç ka thënë Karl Poper “liria e pafre dhe e pa-

fund në Perendim, ka provuar se mund të kthehet në të

kundërtën e vet”. Kjo u dëshmua edhe në rastin e tyre. 'Charlie' në

këtë botë duke e sulmuar shenjtërinë dhe shpirteroren e miliarda njerëzve, e ka humbur betejën me moralin, etikën dhe njerëzoren, ndërsa në botën tjetër e pret përballje me Zotin e Gjithmundshëm. Si në këtë, ashtu edhe në atë botë revista ‘Charlie Hebdo’ vetë është karikaturë, prandaj s’mund të bëhet karikaturiste. Ata me karikaturat e tyre bëjnë shaka me fig-urën që e kanë imagjinuar, e kanë sajuar, e kanë trilluar dhe e kanë shpifur sipas fantazisë së tyre me dëshirën që ashtu ta paraqesin Muhamedin, por ai nuk është Muhamedi a.s, prandaj ajo nuk e dëmton dot Pejgamberin e Allahut. Përkundrazi karikaturat e tyre janë pasqyrë e shpirtit të tyre, ose sipas hadithit: ata kur janë këqyr në pasqyrën e shëmbëlltyrës së Muhamedit a.s, si refleksion u ka dalë mendja, zemra, shpirti dhe karakteri i tyre si karikaturë e shëmtuar që janë. n

A.A

Page 12: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA12 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

Mehdi HASAN

Të dashur ‘ekspertë’ liberalë, Ju dhe unë nuk e kemi pëlqyer

George W Bush. A ju kujtohet deklarata e tij fëmijërore pas 11 shtatorit “ose jeni me ne, ose jeni me terroristët”? Edhe tani, në prag të një sulmi tjetër të tmerrshëm terrorist, duket se e keni freskuar sloganin e Dubya1-s: ose jeni me lirinë e shprehjes, ose jeni kundër saj. Ose vous êtes Charlie Hebdo (ose ju jeni Charlie Hebdo)... ose jeni një urrejtës fanatik i lirisë.

Po ju shkruaj me një kërkesë të thjeshtë: ju lutem mjaft. Ju po mendoni se jeni duke i hedhur poshtë terroristët kur, në realitet, ju po luani në duart e tyre të njollosura me gjak duke bërë ndasi e duke demonizuar. Ne dhe ata. Perëndimi i iluminuar e liberal kundër muslimanëve të prapambetur dhe bar-barë. Masakra në Paris më 7 janar ishte, siç vazhdoni duke na thënë, një sulm mbi lirinë e shprehjes. Ish-presidenti konservativ francez Nicolas Sarkozy pranon duke e quajtur këtë “një luftë të shpallur ndaj civilizimit”. Njëjtë, pra, vepron edhe liberalisti i fiksuar majtist Jon Snow, i cili në mënyrë të pagdhen-dur përqeshi për “përplasjen e qytetëri-meve” dhe iu referua me këtë “pohimit të Evropës në lirinë e shprehjes”.

Në mes të gjithë mjerimit pas rastit të Parisit, gëloi dyfytyrësia dhe hiper-bola. Po, sulmi ishte një akt i të keqes së papërcaktuar, një vrasje e pafalshme dhe e pamëshirshme e të pafajshmëve. Por a ishte në të vërtetë një “përpjekje për të vrarë” lirinë e shprehjes. (Mark Austin i ITV-së), për të “përdhosur” idetë tona të “lirisë së mendimit” (Stephen Fry)? Ishte një krim–jo një akt i luftës –i kryer nga disa të rinj të pakënaqur; të radikalizuar jo nga vizatimet e Profetit në Evropë më 2006 ose 2011, siç pretendohet, por nga imazhet e dhunës amerikane në Irak më 2004.

Vejani gishtin kokës! Askush prej nesh nuk beson në një të drejtë të pakufizuar e papenguar të lirisë së shprehjes. Ne të gjithë pajtohemi se gjithmonë ka vija që qëndrojnë në tërë këtë, për shkak të ligjeve e rregullave, ato nuk mund të kalohen; ose

për shkak të prirjes dhe mirësjelljes, nuk do të duhet të kalohen. Ne dallojmë vetëm ku këto vija duhet të vizatohen.

Ka në publikimet tuaja, për shem-bull, karikatura që tallin Holokaustin? Nuk ka? Ose për karikatura të viktimave të 11 shtatorit që bien prej kullave bin-jake? Nuk mendoj se do ta bëni (dhe jam i kënaqur që nuk ka ndodhur). Konsid-erojeni gjithashtu edhe si një “eksperi-ment të mendjes” të ofruar nga filozofi i Oksfordit Brian Klug. Imagjinoni, ai shkruan, nëse një njeri t’i bashkohej “marshit të bashkimit” në Paris më 11 janar “i veshur me një simbol që thotë ‘Je suis Chérif ’ (v.j. unë jam Sherifi)” –emri i njërit prej vrasësve të Charlie Hebdo. Mendoni, shton Klug, sikur ai të mbante një pllakat me një karikaturë që përqesh gazetarët e vrarë. “Si do të re-agonte turma në këtë? ... A do ta shihnin këtë individ të vetmuar si një hero, që po qëndron aty për lirinë dhe pavarësinë e të shprehurit? Ose ata do të ndiheshin thellësisht të ofenduar? A do të kundër-shtoheshit me konkluzionin e Klugut se ai person “do të ishte me fat të ikte nga aty i gjallë”?

Le të jemi të qartë. Pajtohem që nuk ka kurrfarë justifikimi për vrasjen e gazetarëve ose karikaturistëve. Nuk pajtohem me pikëpamjen tuaj e të pa-surit të drejtë të bëni çfarëdo ofendimi pa kurrfarë përgjegjësie; dhe nuk besoj se të pasurit të drejtë për të ofenduar automatikisht përkthehet në detyrë për të ofenduar.

Ku ju thoni “Je suis Charlie”, a është ky një miratim i pikturimit të ministres franceze të drejtësisë, ChristianeTaubira, e cila është e zezë, e vizatuar si gomar? Apo karikaturave pa takt të arabëve hun-dëfryrë që e bënë Edward Said të kthehet në varrin e tij?

Duke satirizuar racizmin dhe duke riprodhuar imazhe të pacipa raciste, është një taktikë satirike goxha jo e ndershme. Edhe ish-gazetari i Charlie Hebdo, Olivier Cyran, tregoi më 2013, një “neurozë islamofobe që gradualisht e pushtoi” revistën pas 11 shtatorit, e cila më pas në mënyrë të efektshme realizoi sulme ndaj “anëtarëve të një pakice fe-tare që nuk kanë ndikim në korridoret

e pushtetit”. Janë këto arsyet që unë nuk mund

të “jem”, nuk dua të “jem”, Charlie–nëse na duhet të jemi diçka, ne do të duhet të jemi Ahmed, polici musliman që u vra derisa po mbronte të drejtën e revistës për të ekzistuar. Siç e ka vrojtuar ro-mancieri Teju Cole, “Është e mundur të mbrohet e drejta për të pahijshmen... pa promovimin ose sponsorizimin e përm-bajtës së atyre të shprehurave (v.j. qof-shin ato vizuale, zanore ose me shkrim)”.

Dhe pse keni qenë aq të heshtur në fryrjen e standardeve të dyfishta? A e keni ditur se Charlie Hebdo shkarkoi karika-turistin veteran francez Maurice Sinet në 2008-tën për vizatimin e një shënimi gjoja anti-semit? A nuk keni qenë në dijeni se Jyllands-Posten, gazeta daneze që pati publikuar karikaturat e Profetit më 2005, thuhet se refuzoi karikatura që përqeshnin Krishtin, sepse ato “do të provokonin një protestë” dhe me krenari deklaruan se “në asnjë rrethanë...nuk do të publikonin karikatura të Holkaustit”?

Muslimanët, supozoj, mendohet se kanë lëkurë më të trashë se sa vëllezërit e tyre të krishterë dhe hebrenj. Konteksti ka rëndësi, po ashtu. Ju na kërkoni që të qeshim në një karikaturë të Profetit, ndërsa të injorojmë shpifjen ndaj Islamit përgjatë kontinentit (a e keni vizituar Gjermaninë së fundi?) dhe diskrimini-min e përhapur kundër muslimanëve në edukim, punësim dhe jetën publike – veçanërisht në Francë. Ju kërkoni prej muslimanëve të denoncojnë një grup të ekstremistëve si një kërcënim ekzis-tencial i lirisë së shprehjes, ndërsa të mbyllim sytë për një kërcënim më të

Si një musliman, jam ngopur me dyfytyrësinë e fundamentalistëve të Lirisë së Shprehjes

Page 13: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

13Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

Si një musliman, jam ngopur me dyfytyrësinë e fundamentalistëve të Lirisë së Shprehjes

PAQJA

madh që na vjen prej udhëheqësve tanë të zgjedhur.

A nuk ju shqetëson tek e shihni Barak Obamën – i cili kërkoi që Jemeni të mbajë prapa grilave gazetarin që është kundër droneve, Abdulelah Haider Shaye, pasi ai është i dënuar për “akuza që kanë lidhje me terrorizmin” në një gjyq të parregullt –për ta mbështetur kësisoj kauzën e lirisë së shprehjes? A nuk ju vjen për të vjellë tek shihni Ben-jamin Netanyahun, kryeministrin e një vendi që është përgjegjës për vrasjen e shtatë gazetarëve në Gaza më 2014, që merr pjesë në “marshin e bashkimit” në Paris? Bibit2iu bashkuan Angela Merkel, kancelare e një vendi ku refuzimi i Ho-lokaustit dënohet me pesë vjet burg dhe David Cameron, i cili dëshiron t’i përzë “ekstremistët” jo të dhunshëm, të cilët angazhohen në “përmbysjen e demokra-cisë” në paraqitjet e tyre në televizion.

Pastaj aty janë edhe lexuesit tuaj. A do të flisni me ta, ju lutem? Në bazë të sondazhit të YouGov më 2011, 82% e votuesve kanë mbështetur ndjekjen penale të protestuesve që i vënë zjarrin kurorave me lulëkuqe3.

Me sa duket, nuk është se vetëm muslimanët ofendohen.

I juaji sinqerisht, Mehdiu

1Dubya është një term zhargoni që përdoret për presidenti më të papërshtatshëm që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja, George “Dubya” Bush. Burimi: http://www.urbandictionary.com/de-fine.php?term=Dubya (v.j.)2BenjaminNetanyahu – kryeministër i Izraelit (v.j.)3http://www.isb.org.uk/mosques-urge-the-faithful-to-wear-a-poppy/ (v.j.)

John L. ESPOSITODalia MOGAHED

Masakrimi i gazetarëve francezë si dhe i hebrenjve dhe musli-manëve francezë nga terror-

istët, është i paarsyeshëm dhe me të dre-jtë ka provokuar reagime të dhunshme. Të gjitha jetët janë të shenjta dhe humbja e çdo jete në duart e vrasësve sikurse ato që u morën nga të shtënat në Paris do të duhet të provokojë nëpërkëmbje morale.

Në të njëjtën kohë, disa të tjerë kanë pyetur përse mediet dhe komu-niteti ndërkombëtar po i kushtojnë aq shumë vëmendje sulmit tragjik në Paris gjatë ditëve të të shtënave, e vetëm një vëmendje sipërfaqësore masakrimit të 2000 njerëzve nga Boko Haram, 61 të vrarëve nga AlKaida në Jemen dhe 164 nxënësve të vrarë nga talebanët në një sulm bombe. A është identiteti i viktimave që shpjegon ndjeshmërinë tonë selektive? Ndoshta kjo mund ta shpjegojë pjesërisht këtë, diçka më e madhe është në lojë.

Ndoshta sulmet në Paris kanë go-ditë një nerv të thellë në psikën perën-dimore përtej kumbimit vrasës, sepse ishte një sulm më tepër se sa thjesht i një biznesi. Ishte një sulm në shtyllën më të shenjtë të identitetit evropian: pavarësinë dhe lirinë e shprehjes.

Pse e kanë bërë terroristët atë që kanë vepruar? Ata, ose së paku eprorët e tyre operacionalë, e dinë se synimi i një simboli të shenjtë perëndimor do të provokojë një reagim të vrullshëm.

Qeniet njerëzore, qofshin fetarë ose sekularë, bazohen në simbolet civile ose të shenjta si shënjues të identitetit të tyre. Ata gjithashtu, për të keqen e tyre, ndjehen më të kërcënuar dhe më të nëpërkëmbur, kur simbolet e tyre të shenjta dhunohen. Terroristët që qën-drojnë pas sulmeve e kanë llogaritur këtë. Ata kanë vënë në cak saktësisht reagimin që kemi parë: aftësinë e një grushti terroristësh për të dhunuar dhe terrorizuar një komb dhe për të përha-pur këtë histeri përtej kufijve të saj. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe shumë shtete tjera menjëherë paralajmëruan rritjen e sigurisë, derisa kryeministri i Francës deklaroi luftën kundër “is-lamit radikal”.

Nga pikëpamja e terroristëve, qëllimi i tyre është arritur: një luftë globale përg-jatë vijave kulturore dhe fetare u rindez dhe ata ishin ‘martirët’ e parë të saj.

Këto sulme, si shumë të tjera para tyre dhe shumë të tjerave që mund të priten në të ardhmen fatkeqësisht, tentojnë të provokojnë këtë reagim në një luftë askimetrike ku një individ ose grusht individësh mund të terrorizojnë

TË MOS BIEM NË GRACKËN E TERRORISTËVE (PËRSËRI)

Page 14: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA14 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

një komb dhe të rrëmbejnë vëmendjen globale dhe kryetitujt dhe të provoko-jnë një gjuhë e krime të urrejtjes anti-Islame dhe anti-muslimane, dhe sulme në xhamia në Francë e gjetiu. 48 orët e para pas sulmeve pamë shpifje e njollosje të printuara e riprintuara racore kundër muslimanëve, histeri mediale islamo-fobe, të shoqëruara me 15 sulme të ndara kundër muslimanëve vetëm në Francë.

Por a duhet ta marrin në konsideratë e të ndjekim këtë skenar?

Terrorizmi i zhveshur nga simbolizmi është krim i dhunshëm me vrasje – pa “martirë”, pa retorikë dhe romancë të feve të vjetra ose rivaleve të civilizuara. Au-torët e krimit atëherë do të kujtoheshin, mbi të gjitha, si kriminel dhe vrasës të thjeshtë dhe nuk do të lejoheshin të vish-en me mantelin e Islamit dhe “mbrojtësve të muslimanëve të shtypur”.

Po të ishin sulmuesit të krishterë të bardhë, a do t’u vihej kaq simbolikë ve-primeve të tyre? Edhe Anders Breivik, i cili vrau 77 persona, shumica fëmijë, në Oslo më 2011 dhe paraqiti një manifesto të gjatë përplot ideologji të mbushur me urrejtje për të shpjeguar veprimet e tij, mori më shumë jetë, veprimet e tij nuk nxitën një luftë globale. Ai është cilësuar si një person i çrregulluar. Askush nuk deklaroi një luftë ndaj “ideologjisë anti-emigrante të krahut të djathtë”. Askush nuk propozoi përjashtimin e partive politike të rreshtuara përkrah me retor-ikën e tij. Askush nuk i shtiu në gojë em-rat e përveçëm të islamofobëve të shquar amerikanë të cituar në manifeston e tij

si klerikët e tij filozofikë, të cilët po u dashka të përgjigjen për helmin vrastar me të cilin aq qartë e paskan inspiruar atë. Ai është lënë si një i çmendur – një prej “nesh” që ka shkuar përtej cakut, ka humbur rrugën.

Sidoqoftë ne kemi ndihmuar qitësit e Parisit në atë çfarë kanë kërkuar. Me synimin e Simboleve të Shenjta Sekulare, ata tentuan “përplasjen e civilizimeve”. Sulmuesit, që mund të jenë dërguar nga AlKaida ose ISIS-i, paraqesin organizata me mbështetje të mjerueshme publike muslimane. Por sikurse lëvizjet tjera ide-ologjike dytësore, ato tentojnë të pre-zantojnë një komunitet të madh e që komuniteti realisht refuzojnë kryesisht edhe filozofinë edhe taktikat e tyre, duke provokuar shoqëritë perëndimore që të reagojnë dhe të sillen më së keqi është për qëllim që të provokohen shoqëritë muslimane që ta bëjnë të njëjtën dhe kë-sisoj të zgjerojnë hapësirën psikologjike për ideologji ekstremiste.

Po nëse në vend të kësaj ne do t’i izolonim kriminelët si kriminelë, në vend të vajosjes së tyre si përfaqësues të një komuniteti fetar që numëron më shumë se një miliard? Çka nëse vepri-met e tyre janë veshur me simbolizëm dhe shihen si krime nga terroristët me qëllim duke synuar të provohet urrejtje dhe ndarje që ne si njerëz të lirë nuk do të binim në të?

Çka nëse deklarimet publike do të shtynin gishtin drejt syvetë terroristëve, duke pohuar angazhimin francez për anëtarësinë e të gjithë qytetarëve në Re-

publikë në vend se t’i ndihmohet ter-roristëve në dëshirën e tyre për fitore, duke armiqësuar muslimanët si tërësi?

Kancelarja gjermane Angela Merkel dha një shembull shumë të mirë për ko-legët e saj. Një ditë pas ecjes krah-për-krah me presidentin francez Francois Hollande në marshin masiv në Paris tha në një deklaratë publike: Islami i “përket Gjermanisë”, në një mospranim të qartë të protestuesve anti-emigrantë që ishin mbledhur në Dresden dhe qytetet tjera.1

Liria e shprehjes, vlera e shenjtë që ne me aq xhelozi e mbrojmë pas sulmeve tragjike në Paris, mbi të gjitha është zgjedhje, agjenci dhe arsye. Ne duhet t’i përdorim këto vlera në reagimet tona ndaj atyre që duan të na fusin në kurth në rrëfimet e tyre ndarëse. n

Profesor universitar si dhe profesor i Religjionit dhe Marrëdhënieve Ndërkom-bëtare dhe i Studimeve Islame në Univer-sitetin Gerogetown, John L. Esposito është drejtor themelues i Qendrës Prince Al-waleed Bin Talal për mirëkuptim islamo-krishter në Shkollën Walsh të Shërbimit të jashtëm. Ai është autori i “E ardhmja e Islamit” dhe bashkëautor me Dalia Moga-hed i “Kush flet për Islamin: Çfarë në të vërtetë mendojë një miliardë muslimanë”.

Dalia Mogahed është drejtore e hulum-timit në Institutin për Politikë dhe Mirëkup-tim Social dhe ish Drejtoreshë ekzekutive e qendrës Gallup për studime islame.

1http://www.reuters.com/article/2015/01/12/u s - g e r m a n y - i s l a m - m e r k e l - i d U S K -BN0KL1S020150112

Page 15: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 15Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

Problemet e njëjta që ishin atëherë, sot janë përditshmëri në arenën botërore. Një ndër fenomenet e

tilla për të cilat duam të bëjmë fjalë këtu është ofendimi dhe tallja me Islamin dhe Muhamedin alejhiselam. Shfrytëzojmë rastin të sjellim të dhëna që flasin se si sultan Abdul-Hamidi I II-të në kohën e tij ka zgjidhur çështjen e sharjes së shën-jtërive islame në Perëndim?

Rasti i komedisë me titull ‘Muhame-di’ i shkrimtarit francez Mr.de Bornier nga viti 1888. Ky frencez arriti ta fus shfaqjen e tij në programin e vitit 1890. Drama e tij përmante mesazhe të vradh-ta në dëm të Pejgamberit dhe Islamit. Sulltan Abdul Hamiti me të dëgjuar, fil-loi menjëherë të marrë masa të ndalimit të asaj shfaqjeje. I shkroi presidentit të atëhershëm të Francës Sadi Carnotu një letër, të cilën ia dërgoi me urgjencë. Kur kryetari francez e ndaloi këtë shfaqje, ai i dërgoi letër falënderimi: “Të falënderoj për vendimin e mençur që ke ndërmarrë për atë lojë, e cila nuk i shërbente askujt, përveç që kishte për qëllim të ofendonte besimin islam dhe të lëndonte ndjenjat e muslimanëve”. Me këtë rast ai edhe i dhuroi medalje nderi.

Në të vërtetë para kësaj, sulltani dër-goi ultimatum të qartë se nëse nuk ndër-pritet shfaqja do të shkëputeshin edhe marrëdhëniet osmano-francëze, duke paralajmëruar njëherësh edhe luftë për atë që ai e quajti “lojë e ndryerë që është drejtuar kundrejt figurës së ndritur e të ndershme të emrit të Muhamedit alejhis-elam”. Pas kësaj shkrimtari francez kaloi në Angli dhe bëri marrëveshje me teatrin Lyceum për shfaqjen e komedisë së tij.

Sulltani edhe këtë arriti ta ndalë përmes rrugës diplomatike, duke arritur të vëjë kontakt të drejtpërdrejtë me Lord Salisburiem. Megjithëkëtë komediani francez nuk ndalej dot. Ky shkrimtar dhe organizator i komedisë, tentoi që shfaqjen e tij ta bëjë në Nju Jork dhe Cikago. Mirëpo më 1892 me ndërm-jetësimin e konsullit të tij në SHBA, sulltani edhe për herë të tretë arriti ta ndalë këtë shfqaje. Më vitin 1894 në Amsterdam u luajt shfaqja rrugore rreth heremeve. Me të marrë informacionin rreth kësaj, sulltani menjëherë I dërgoi

letër të ashpër ambasadorit holandez në Stamboll dhe kërkoi nga qeveria holan-deze që menjëherë të ndalojë shfaqjet e tilla. Në raportin e tij me shkrim amba-sadori osman në Holandë më 17 korrik të vitit 1894 shkruante: “Kam filluar të punoj rreth rastit që ka të bëjë me një përpjekje që brenda një kafeneje të treg-ohet haremi në një mënyrë jodinjitoze. Para së gjithash ato kafene janë vende të këqija, të errëta dhe jot ë dinjitetshme, kështu që ajo që aty jepet nuk përkon me atë që të shoh publiku i gjerë. Për këtë shkak, as qeveria e as ne nuk kemi pasur informacione për ato që mund të ndodhin aty. Përndryshe në këto shfaqje nuk ka asgjë që dëmton emrin e Mu-hamedit alejhiselam. Aty vetëm ceket fjala ‘sulltan’. Megjithatë holendezët nuk e kuptojnë domethënien e kësaj, kështu që edhe princin idian e quajnë me këtë emër. Në shfaqjen tjetër nuk ceket asnjë emër tuk e as ndonjë gjë osmane. Ajo shfaqje tashmë tre muaj është ndaluar. Dhe pas kësaj qeveria holandeze do ta ndalojë shfaqjen e saj. Pas kësaj qeveria e Holandës do të ketë kujdes më tepër që këso gjërash të mos përsëriten”.

Pas një viti Bornier u zgjodh në Akademinë Franceze të Shkencave dhe sërish u orvat të shfaq komedinë e vet. Megjithatë edhe kësaj here kjo nuk i shkoi përdore.

Sulltan Albdul Hamidi i II ngjashëm

u soll edhe me përpjekjet e shumta të këtij lloji që synonin të shfaqnin pro-grame të tillë nënçmuse kundër musli-manëve në Evropë.

Përveç kësaj në ministrinë osmane të punëve të jashtme, kishin arritur edhe disa telegrame, krahas asaj të ambasadës holandeze në Stamboll, ku theksohet se shfaqjet për haremet osmane në Hol-andë janë ndaluar nga ana e qeverisë.

Në shekullin e 19 përmes ndikimit bullgaro-armen dhe veprimtarive pa-suese misionare, në Evropë u zhvillua fushata e madhe antiosmane. Haremi shërbeu si mjet i mirë për atë kampanjë. Në Angli në atë kohë aktuale ishte po-lemika rreth një libri për haremin me titull: “Tridhjet vjet në harem”, me au-torin nën presudonimin Kibrislizade Osman Beya respektivisht Frederika Millingena, i cili në të kishte mbledhur përshtypjet e nënës së tij gjatë ditëve që ajo kishte kaluar në harem. Ajo libër pasi u shtyp u dogj po nga ana e autorit, por pas disa viteve më vonë u shtyp sërish me tekstin e ndryshuar me përkrahjen e shpiunëve anglezë dhe misionarëve në Stamboll. Më vitin 1890 libri me ndih-mën e çifutëve të Lionit filloi të bëjë bujë në Francë dhe Angli, ndërsa në shtetin osman u ndalua.

Me fillim të shekullit 20 në Angli u luajt shfaqja me titull: ‘Haremet e fshehta ose gjysmëhëna dhe kryqi”. Haremi sër-ish u bë aktual. Qeveria angleze shpalli ndalesë për shfaqjen e tyre. Qeveria i mbeti besnik qëndrimit të saj parimore, edhe përkundër protestimit të disa parla-mentarëve. Me rastin e shfaqjes, më vitin 1900 një grup, gjoja të disa njerëzve nga haremi, u tubua para teatrit të Vjenës. Duke pasur parasysh se sulltani na atë periudhë ishte në njëfarë lloj izolimi në Athinë, nuk arriti të reagojë. Megjithatë, një zyrtarë i administratës së tij në Vje-në për gazetat u prononcua: “Kjo s’ka të bëjë më haremin dhe me sulltanin”. Rreth kësaj gazetat përcollën qëndrimin e sulltanit: “Si halif i muslimanëve do t’u dërgojë letër të gjithë muslimanëve me paralajmërimin se anglezët e kanë minimizuar Pejgamberin tonë salAllahu alejhi ëe selam dhe do shpalli xhihadin e përgjithshëm”. U shënua edhe një re-

SI REAGONTE SULLTAN ABDULHAMIDI II KUR PERËNDIMI TALLEJ ME ISLAMIN?

Page 16: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

16 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92 PAQJA

agim nga sulltani. Kjo ndodhi me ras-tin e zhvillimit të panairit me rastin e 400 vjetorit të zbulimit të Amerikës. Të ftuar ishin shumë mysafirë dhe shumë burrshtetas të lartë. Në veprën e ndarë për të treguar osmanët, ishte improvi-zuar një ‘fshat turk’ dhe ishte vendosur skena me vizatime e punime xhamish, punime dore ndërtesash e anijesh.

Ambasadori osman në Uashington, Mavrojan Bej, vizitoi panairin vërejti mangësitë dhe menjëherë dërgoi de-marsh në Stamboll. Sipas mendimit të tij, ndërsa ishte jomusliman, “ajo skenë tregon botën islame dhe xhamitë si mall ceremonial të përgatitur për vizitorë që duhet të paguajnë për hyrjen, gjë që nuk mund të pranohet”.

Në fund të shfaqjes, ministrit ameri-kanë të punëve të jashtme iu dërgua kjo vërejtje: “Sipas ligjit, besojmë se kjo situ-atë do të shmanget, sepse në Amerikë të gjitha fetë respektohen. Ju lusim që këtë demarsh t’ua përcjellni përfaqë-suesve të Cikagos, ashtu që ta ndaloni këtë gjë, ngase disa jomuslimanë, duke mos përfillur ndjenjat fetare të shteteve mike, kështu që për të përfituar materi-alisht i shndërruan xhamitë në modele”. Në fund, vetë ministri i vuri pikë kësaj çështjeje, duke ndaluar shfaqjen e më-tutjeshme të shfaqjeve të tilla shqetësuese.

Jo larg asaj shfaqjeje edhe në Nju Jork ndodhi skena e ngjashme. Tre dervish që merreshin me tregti në Egjipt, bën marrëveshje me disa grupe dervishësh tjerë prej 30 vetësh, kështu që i sollën në Amerikë ashtu që banorëve vendas t’ua tregojë disa cermoni të dervishëve, me kundërshpërblim të parave.

Ambasadori i njëjtë osman, duke

kritikuar qasjen që dhikri i dervishëve u shfaq në rrugë si lloj cermonie, në protestën drejtur qeverisë amerikane dërgoi demarsh me përmbajtje vijuese: “Ky lloj i shfaqjes se cermonive në Is-lam është i patolerueshëm. Mendoj se është e patjetërsueshme që t’u dërgohet letër administratorëve në Nju jork që të ndalohet kjo lloj shfaqjeje, sepse i lën-don ndjenjat e besimtarëve misliamënë”.

Duke mos vonuar, vetë ambasa-dori, duke shpejtuar e mos pritur as përgjigjen e qeverisë amerikane, ftoi grupin e dervishëve dhe me harxhimet e tij personale i ktheu në shtetin osman.

Më vitin 1893 sulltani në një bisedë të drejtëpërdrejtë më kryetarin Cleva-landom negocioi ndërprerjen e shfaqjes së dramës komike ‘Muhamed’, e cila e përshkruante jetën e Muhamedit ale-jhiselam në mënyrë tallëse.

Të gjitha këto përpjekje sollën frytet e veta. Prej atëherë në perëndim u mor parasysh mënyra se si tregoheshin ske-nat dhe loja e tyre kur ishte në pyetja Islami dhe muslimanët.

Pra edhe në momentet më kritike dhe kur shteti osman ishte fare i dobët, mbrojtja e vlerave islame dhe shënjtërive islame ishte prioritet për sulltanin dhe Perandorinë Osmane.

Vlen të ceket se sultan AbdulHami-di I II-të ishte në fronin e Perandorisë osmane prej vitit 1876 e deri më 1909. Vitet e para të sundimit të tij shteti os-man përjetoi ditët më të vështira. Sull-tani ishte i lidhur në duar nga forcat policore të Mitat Pashës, që osmanët i udhëhoqi në luftë me rusët më vitin 1877 prej së cilës shteti osman doli i dështuar, gjë që ndikoi në vendimin e

San-Stefanit dhe kongresit të Berlinit më 1878.

Kur më 13 shkurt 1878 sulltani e mori fronin, në kuptimin e plotë të fjalës, an-glezët u përpoqën që ta bëjnë puç bren-dapërbrenda osmanëve. Sulltani këtë e paralajmëroi dhe për të parandaluar këtë ishte i detyruar që të mbajë kontroll të shtrënguar. Osmanët humbën Tuni-sin, Egjiptin, Qipron, Sërbijen, malin e Zi, Rumaninë, Bullgarinë dhe Bosnjën. Gjithsej shteti osman humbi 1.595.806 kilemetra në katror të tërritorit të saj. Ar-menët dhe kurdët u ngritën në kryengritje dhe u ndihmuan evropianëve. Pa marrë parasysh gjithë këto problem, sultan Ab-dulHamidi i II-të nuk ua dha Palestinën hebrenjëve dhe edhe mëtutje zhvilloi poli-tikën e unitetit islam, për çka ishte shumë i dashur për popullin. Ai arriti ta mbajë shtetin edhe më tej në këmbë. Më vitin 1905 u bë atentat ndaj tij në Stamboll. Në fund forcat proermane dhe projehude në mesin e turqëve e hoqën sulltanin nga froni më 31 mars të vitit 1909, gjë që hapi rrugë për shpërbërjen e shtetit osman. E gjithë Evropa, por edhe bota ishte drejtuar kudrejt tij për shkak të çështjes jehude dhe armene, por megjithatë kishte dije dhe urti të pengojë shumë akte të planifikuara për ofendimin e Muhamedit alejhiselam në Evropë. Për fat të keq pas rënies së sultan AbdulHamidit të II, s’pati më ‘di-plomaci të artë’, as fuqi e as ndikim që kishte Perandoria Osmane në mbrojtjen e dinjitetit islam. Mjerisht bota islame sot e kësaj dite po vuan pasojat e mungesës së hilafetit, ngaqë po mungon një zë unik që mbron vlerat islame. nMarrë nga: http://vijestiummeta.

com përktheu: A.A

Page 17: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 17Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

Avni AVDIU

Këtë muaj ishte data e mevludit. Për koinçidencë ishte në kohën e vlimit të botës krishtere e orto-

dokse, e cila sa herë që vjen fundviti, trazon ndërgjegjen fetare të pjesëtarëve të komunitetit të vet për festën e krishtlindjeve. Edhe pse krishterët dhe ortodoksët nuk janë unanim për datën e saktë të kremtimit të kësaj feste, ata prapëseprapë janë shumë të zhurmshëm në të gjitha format e trumbetimit të saj. Kështu, këto ditë u bë mpleksja e dy ng-jarjeve të rëndësishme, për krishterët dhe ortodoksët: lindja e Jezu Krishtit (Isait a.s) dhe për muslimanët: lindja e Muhamedit a.s. Në këtë mënyrë të pak-tën kuptohet sipërfaqësisht në opinionin e gjerë, ndonëse muslimanët për shkak të besimit të drejtë janë më meritorë për ta dashur Isain sesa krishterët dhe ortodoksët, të cilët e hiperbolizuan dhe e ngritën aq lartë, sa me atë besim bën sakrilegj në vete. Shënimi i ngjarjeve të ndryshme еdhе nga historia islame, me organizim tribunash, sesionesh shek-ncore, manifestim të leximit e këndimit të Kuranit e ilahive, është imperativ që kërkohet nga secili prej nesh, sepse kontribuon në thellimin e besimit,

dijes dhe kohezionit në mesin e musli-manëve. Megjithëkëtë, përkundër kësaj, vëmendja u fokusua në dy fenomene: 1. Ndonëse e mbarsur me qindra-mijëra kontradita mes tyre, bota krishtere dhe ortodokse ishte unanime për krishtlind-jet, e zëshme, e zhurmshme, imponuese dhe shumë ndikuese përmes propagan-dës mediatike; 2. Bota islame edhe pse ka shumë më shumë elemente të pikave të përbashkimit, e mbi të gjitha Kuranin dhe Sunetin, ishte e ndarë dhe e përçarë si zakonisht, në veçanti rreth mevludit, konkretisht ditës së shënimit të lindjes së Muhamedit a.s. Pala kundërshtare e njohur si përfaqësuesit e ‘selefizmit’ e që disa në mënyrë pezhorative u thonë vehabist, këmbëngulnin në atë se mev-ludi është risi e dëmshme-bidat, që është humbje, e që si i tillë shpie në zjarr, se pikësëpari dihet viti 571, kur Ebraheja me ushtrinë e elefantëve deshti ta rrëno-jë Qaben dhe dita e hënë, por nuk di-het data e saktë e lindjes së Pejgamberit a.s, se dihet sigurt se më 12 rebiul euel ka ndërruar jetë dhe kremtuesit s’dihet çfarë fetojnë: datëlindjen a datëvdekjen, se po të ishte diçka me vlerë fetare, atë do ta shënonin shokët e Muhamedit a.s, të cilët më shumë e kanë dashur atë, pastaj tabiinët e tabitabiinët, se kjo ka zanafillë

nga shijat, se e kështu me radhë. Pala që mbron pozicionin e nevojës së krem-timit të mevludit, arsyeton këtë si gjest të manifestimit të dashurisë ndaj Mu-hamedi a.s, argumenton se Pejgamberi ka agjëruar ditën e hënë me arsyetimin se ka lindur në këtë ditë, pra ka dashur në njëfarë mënyre ta shënojë dhe këtë ditë sot e kësaj dite e agjërojnë vullne-tarisht të devotshmit në shenjë respekti të sunetit të Muhamedit a.s, se Pejgam-berit i është lexuar nga poeti poezi dhe kjo është vlerësuar lart prej Tij, se ky organizim nuk mund të karakterizohet në rangun e bidatit, sepse është rrugë e mirë e shprehjes së dhikrit, këndim-Kuranit, salavateve, me një fjalë është përkujtim e që është kompatibile me shumë fakte të nxjerra nga Kurani dhe Suneti. Janë këto qëndrime diametral-isht të kundërta, të cilat sot e kësaj dite vazhdojnë të përplasen me dimensione e përmasa të vrazhdta, aq sa nuk kursehen as ofendimet e ndërsjella. Dhe sa herë, gjithnjë, riciklohet po të njëjtat fjalë, pro et contra.

Të rëqethet trupi kur ndodhesh përballë përplasjeve të tilla sa absurd aq edhe qesharake. Aq shumë zhurmë për asgjë. Këtë dinë ta bëjnë sot vetëm muslimanët cikrrimtarë, të cilët, duke

PRO ET CONTRA

Page 18: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA18 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

mos qenë të aftë të merren me gjëra më madhore, kapen me imtësira të tilla. Dhe për fat të keq, ata po vuajnë etje, duke pasur Oqeanin përpara. Kanë Islamin e gjërë e të thellë përpara, përmes të cilit madje edhe të gjitha gjërat më të kom-plikuara mund të thjeshtësohen, kurse muslimanët e bëjnë të kundërtën edhe gjërat më të thjeshta i ndërlikojnë aq shumë, saqë s’mund t’u gjesh dot fijen.

Mevludi si tekst ka shumë defekte akaidologjike, gjuhësore dhe madje në disa citate bie ndesh me të vërtetën e njohur historike. Si i tillë, natyrshëm dhe logjikisht, ai nuk mund të zë ven-din e formave tjera të adhurimit siç janë namazi, leximi i Kuranit, dhikri, agjërimit e kështu me radhë, prandaj s’ka se përse të përdoret në kohën e tanishme pa u eliminuar mangësitë e latshënuara. Tekefundit cila është ajo mendje muslimane që preferon mevlu-din karshi këtyre ibadeteve që cekëm: namazit e lexim-Kuranit? Nëse ekziston etje aq e madhe për mevludin si tekst, ngjashëm sikurse poezitë ose ilahitë, atëherë shqiptarët kanë mjaft koka të zgjuara që të rihartojnë një tekst më të përsosur në çdo aspekt. Përderisa është ky tekst i mevludit aq e si njihet deri më tani, ai mund të ketë vetëm vlerë arkivore e historike, sepse në kohën e mungesës së literaturës gjatë sundimit të sistemit monist, ka mbajtur gjallë frymën e Islamit në trojet tona, duke e ruajtur të pashuar fanarin e ndriçuar të besimit. Duke u nisur nga ky fakt i pamohueshëm, është e tmerrshme të dëgjosh ligjërata edhe nga hoxhallarët më në zë të taborit të selefistëve se kush është marrë e merret me mevlud, vendi i tij është zjarri. Po ashtu edhe hiper-bolizimi, hipostazimi dhe glorifikimi i vlerës së mevludit nga hoxhallarët e taborit hanefist, është qasje joserioze dhe më tepër e cytur për të shprehur e artikuluar polemikë sesa diskutim

shkencor në frymën e pastër Islame. Çështja e mevludit është problematizim i panevojshëm i një sekuence të jetës fetare, që nuk dëmton, por as nuk kon-tribuon, thjesht është mënyrë përcep-timi e interpretimi nga këndvështrime të ndryshme të besimtarëve, dikush ka të drejtë të mendojë ndryshe, mu ashtu siç kishin të drejtë të mendojnë shokët e Muhamedit a.s gjatë kohës së Tij dhe pas Tij. E keqja ose tragjikomedia e qasjes së sotme është se interpretimet ndryshe konsiderohen herezi. Mu për këtë edhe plasin mosmarrëveshjet, pra shprehur me gjuhën postmoderne nga diferen-cat shpërthejnë indiferencat. Së këtejmi sot kriza e mendimit konsiston jo aq në mënyrat e interpretimit ndryshe, se sa në konsiderimin e atyre mënyrave si dalje nga thelbi i fesë. Ky mendim ekstrem, nxit polemika e debate të kota, mbi të cilat para argumenteve shpërthejnë ina-tet, xhelozitë, mëritë etj, të cilat për fat të keq fare lehtë kalojnë në armiqësi të pandreqshme. Duke u marrur me këso imtësirash dhe duke harxhuar kohë në këso gjërash, muslimanët humbasin energji së koti, të cilën do të mund ta investonin në gjëra më madhore e më të mençura, ashtu që të hapërojnë me popujt e tjerë në rrugën e shkencës dhe progresit të gjithmbarshëm. Në këtë kontekst hapërimi ynë ngjason sikurse me atë të drerit që ik prej luanit. Ndo-nëse dreri vrapon 90 kilometra në orë, e luani më pak se 58 kilometra në orë, prapëseprapë luani arrinë ta gllabërojë drerin, sepse dreri nga frika, shpesh e kthen kokën për të parë distancën mes tij dhe luanit, gjë që kjo ia ndal hovin e vrapit dhe ia mundëson luanit ta hajë. Edhe ne, duke e kthyer kokën kah këto gjëra triviale, duke u ndalur shumë kohë në to e duke e ngatërruar veten përmes tyre, humbim vrapin e zhvillimit shpirtëror e material, kështu që ngelim shumë mbrapa të tjerëve. n

Kush ishin Haruti e Maruti, ata që përmenden në ajetin 102 të sures Bekare, të cilët njerëzve u mëso-

nin magjinë, ashtu që t’i ndanin burrin nga gruaja? Bëhet fjalë vallë për dy melaqe, që kryenin këtë mëkat të ur-ryer, apo bëhet fjalë për shejtanët apo ndoshta për dy njerëz që kishin këta emra. Ibën Kethiri në komentin e tij lidhur me këtë shkruan: “[E hodhën librin e Zotit] dhe ndoqën atë që u thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Mirëpo Sulejmani nuk ishte pabesimtar, por shejtanët ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. Ata ndoqën atë qu u zbriti në Babil dy melekëve Harutit e Marutit. Ata nuk ua mësonin askujt magjinë para se t’u thonë: ‘Ne jemi vetëm sprovë, e ju mos u bëni të pafe!’. E njerëzit mësonin prej atyre dyve magji, përmes së cilës mundësohej ndarja e burrit prej gruas, por jo pa lejën e Al-lahut, pa të cilën askujt s’mund t’i bëhet dëm. Kështu mësonin atë që sillte dëm e jo atë që sillte dobi. Ata (çifutët) e kanë ditur se ai që hodhi librin dhe zgjodhi magjinë, ai nuk ka kurrfarë të drejte në mëshirën e Zotit. Po sikur ta dinin se për çfarë e shitën vetën, për një gjë shumë të keqe”. Tef-siri i Ibën Kethirit: “Ata motovoheshin me atë çfarë shejtanët u thonin gjatë

HARUTI dhe MARUTI

Page 19: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 19Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

HARUTI dhe MARUTI

sundimit të Sulejmanit. Mirëpo Sulej-mani nuk ishte jobesimtar, por ata që nuk besuan ishin shejtanët, të cilët u mësonin njerëzve magjinë’. Es Suddi thotë: ‘Shejtanët u ngjitën në qiell, ash-tu që të përgjojnë pëshpëritje, kështu që arritën të dëgjojnë fjalë të melekëve lid-hur me vdekjen, gajbin [fshehtësinë] ose urdhërat, andaj erdhën që t’u raportojnë për ato fjalë fallxhorëve. Sehritorët ato fjalë ua tregonin njerëzve, të cilët më pas e shihnin se ato fjalë u dilnin mu ashtu siç u thonin ata. Kur magjistarët arritën të përfitonin besimin e tyre, atëherë fil-luan t’i gënjejnë, duke shtuar kështu edhe gjëra tjera shtesë, kështu që për çdo fjalë shtonin shtatëdhjetë të reja. Ato njerëzit i regjistruan në libra dhe në mes të bijëve të Izraelit u përhapën fjalë se xhinët e dinë gajbin (të fshehtën). Më pas njerëzve iu dërgua pejgamber i dër-guari Sulejmani a.s, i grumbulloi ato libra, i vendosi në një arkë dhe e ven-dosi në një gropë afër fronit të tij, kësh-tu që asnjë shejtan nuk mund t’i afrohej fronit pa u djegur. Ai u tha: ‘Për secilin që dëgjoj se flet se si kinse shejtani e di të padukshmen, do t’ia presë kokën’. Kur vdiq Sulejmani dhe s’kishte më as njerëz që e dinin atë, pasardhësit që erdhën, atëherë shejtani u erdhi në formë njeriu një grupi prej bijëve të Izraelit dhe u tha: ‘A t’ju njoftojë më thesarin i cili kurrë

nuk do t’u shteret?. Ata i thanë: ‘Po’. Atëherë ai u tha: ‘Gërryni nën fron!’. Pastaj shkoi me ta, ua tregoi vendin dhe qëndroi para tyre. Ata i thanë: ‘Afrohu!’, kurse ai u përgjigj: ‘Jo, por do të jem këtu me ju, e nëse nuk e gjeni atë, atëherë më vrani!’. Ata grryen dhe i gjetën ato libra. Kur i nxorën shejtani u tha: “Sulejmani përmes këtyre magjive ka udhëheq me njerëzit, shejtanët dhe zogjtë’. Pastaj flu-turoi dhe u zhduk. Kështu në popull u përhap lajmi se Sulejmani kishte qenë falltor, ndërsa bijtë e Izraelit i morën ato libra. Kur erdhi Muhamedi a.s, ata me ata libra iu kundërvunë atij. Mu për këtë Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Sulej-mani nuk ishte i pafe, por të tillë ishin shejtanët”. Ibën Ebi Hatimi me zinxhir të transmetimit nga Said Ibën Xhubejri, përcjell nga Ibën Abasi se ka thënë: ‘Shk-ruesi (sekretari-veziri) i Sulejmanit ishte Asafi dhe ai e dinte emrin e të Lartë të Zotit. Ai gjithçka shkruante me urdhër të Sulejmanit, pastaj kur vdiq Sulejmani e vendosi atë në një gropë afër fronit Kada. Këtë shejtanët e kishin nxjerrur dhe në mes çdo rreshti kishin shkruar gjëra të përfitimit të tyre dhe mosbesim, duke thënë: “Je se çfarë ka bërë Sulej-mani me këto gjëra!’. Pasta jai tha: “In-jorantët me këtë rast e shpallën atë pa-besimtar të mallkuar, përderisa më të urtit heshtas vetëm kanë vëzhguar’. Kështu ndodhi që njerëzit e paditur e mallkonin, Allahu i Lartmadhëruar i shpalli Muhamedit a.s: ““[E hodhën librin e Zotit] dhe ndoqën atë që u thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Mirëpo Sulejmani nuk ishte pabesimtar, por shejtanët ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë”. Në këtë kontakst shumë kanë dhënë mendime që janë të përafërta me këtë dhe rreth tyre nuk ka kundërthënie për njerëzit e kuptueshëm e të mençur. Allahu udhëzon të të drejtën! Esenca e të gjitha këtyre mendimeve është se je-hudëve të cilëve u është dhënë libri, pasi që ia kthyen shpinën dhe e braktisën atë që i ishte dërguar Muhamedit a.s, fil-luan të pasojnë atë që ua fliste shejtani, respektivisht atë që ua përcillte shejtani, që i mësonte, u lexonte dhe u fliste rreth Sulejmanit. Folja ‘mësoj, lexoj, flas’ këtu është kalimtare me paskajoren për të, që implikon domethënien se bëhet fjalë për ‘rrenë’, sepse ‘ato mësime e fjalë’ janë të shejtanit, të cilat nuk janë asgjë tjetër përveç se gënjeshtra. “Ata ndoqën atë qu u zbriti në Babil dy melekëve Har-

utit e Marutit. Ata nuk ua mësonin askujt magjinë para se t’u thonë: ‘Ne jemi vetëm sprovë, e ju mos u bëni të pafe!’. E njerëzit mësonin prej atyre dyve magji, përmes së cilës mundëso-hej ndarja e burrit prej gruas, por jo pa lejën e Allahut, pa të cilën askujt s’mund t’i bëhet dëm”. Pra çifutët men-donin se Xhebraili dhe Mikaili i kanë sjellur magji Sulajmanit a.s, prandaj i Lartëmadhëruari Allah tregon se kjo nuk është e vërtetë, duke i proklamuar besnikut të Tij Muhamedit a.s se ata nuk i kishin sjellur kurrë magji Sulejmanit dhe se Sulejmani në këtë aspect është i dëlir nga ajo që i përshkruajnë. Ai proklamon se magjia është vepër e she-jtanit, i cili me të njerëzve në babiloni u mësonte sihrin dhe se ata që u mësonin ishin dy burra me emrin Harut e Marut. Prandaj fjalia: ‘kurse ato nuk i ishin shpallur dy melekëve’, është negative dhe jo lidhore në kuptimin kujt. El Kurtubiu thotë: ‘Këtu fjalia është mohore, kurse është e lidhur me fjalët: ‘Sulejmani nuk ishte pabesimtar’, pas së cilës pasojnë fjalët: ‘por të pafe janë shejtanët, të cilët u mësojnë njerëzve magji, e që nuk u janë shpallur as dy melekëve’, sepse je-hudët pandehnin se sihrin e sollën Xhe-braili dhe Mikaili, gjë që i lartmadhëru-ari Allah e tregon si të pavërtetë, prandaj thotë: ‘Haruti dhe Maruti’, të cilët i cek si zëvendësim për shejtanin. Ai thotë kjo është kështu për dy arsye: sepse shumësi shpie në dualitet si në fjalinë: “E sikurse ai të kishte vëllezër’ (4:11), ose për shkak se të dytë kishin pauses, e që llogariteshin në mesin e shejtanëve për shkak të padëgjueshmërisë së tyre. Kjo domethënë se shejtani u mësonte njerëzve në Babiloni magjinë, edhe atë Harutit e Marutit, e pastaj shton: ‘ky është kuptimi më i besueshëm dhe më i drejtë i ajetit, duke mos përfillur kup-timet e tjera. Ibën Xherir, me zinxhir të transmetuesit El Avfija, përcjell se Ibën Abasi se “nuk u është shpallur as dy me-lekëve në Babilon’, ‘domethënë se nuk u janë shpallur sehire’. Në zinxhirin e Ibën Xheririt nga Rebi ibën Enesi transme-tohet se ‘nuk u është shpallur as dy me-lekëve’, domethënë se Allahu nuk u ka shppalur as të dyve magji. Ai thotë se ajeti interpretohet në këtë mënyrë: “Ato nxirrnin atë që shejtanët e kallxonin gjatë kohës së sundimit të Sulejmanit’, që domethënë sa u përket magjive për to Sulejmani nuk ishte i pafe, e as Al-lahu nuk u shpalli atyre dy melekëve,

Page 20: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA20 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

por se shejtanët ishin të pafe dhe se ata u mësonin njerëzve në Babil, Harutit e Marutit, magji. Fjalët ‘në Babilon, Har-utit e Marutit’, këtu jepen në fund, edhe pse kuptimin e kanë sikur të ishin ceku-ra që në fillim. Po ashtu ekzistojnë edhe mendime tjera, siç janë: - me kesra në lam, fjala fiton kuptimin ‘mbret’ kështu që do të thoshte se kjo ka të bëjë me dy mbretërit, pra ka të bëjë me dy mbretërit, Davudin dhe Sulejmanin a.s me supoz-imin se fjalia këtu mohore do të thotë se ‘Allahu i lartëmadhëruar nuk u ka shpallur magjinë dhe as nuk ua ka më-suar atë dy mbretërve Davudit e Sulej-manit’, - se Haruti e Maruti ishin dy exhinë të (dy fise), respektivisht se ishin dy njerëz njëri me emrin Harut e tjetri Marut, në të vërtetë ishin përfaqësues të njerëzve. Më e saktë do të ishte se Har-uti e Maruti, siç thekson Kurtubiu, janë zëvendësim për shejtanët, sepse ky, siç thotë ai, është kuptimi më i besueshëm dhe më i drejtë i ajetit, duke mos përfil-lur kuptimet tjera, se ishin dy melekë. Lidhur me këtë ceket rrëfimi për Ve-nusin dhe dy melekët, Harutit e Marutit. Transmetuesit e këtij rrëfimi konsidero-jnë se dy melekët Haruti e Maruti , të cilët Allahu i lëshoi nga qielli, duke u dhënë pasione njerëzore, pastaj para tyre krijoi një grua jashtëzakonisht të bukur, të cilën ata u përpoqën ta joshin. Ajo ju përgjigj atyre se do të pranonte me kusht që t’i bënin shirk Allahut (t’i përshk-ruanin shok), gjë që ata refuzuan. Pastaj sërish u erdhi me kusht se do t’i pra-

nonte sikur ata të mbysnin dikë, gjë që ata sërish refuzuan. Pastaj u erdhi për të

tretën herë, duke u përpjekur t’i josh, por i la në mes zgjedhjes: ose të bëjnë shirk (t’i përshkruajnë Allahut ortak) ose ta mbysin dikë ose të pinë një gotë verë. Ata pranuan gjynahin më të vogël prej të tri mëkateve, verën, kështu që pinë nga një gotë. Pas kësaj vera, filloi ta luajë rolin e saj, duke i dehur, kështu që ranë edhe në kurthën e dy mëkateve tjera të mëdha, shirkut dhe vrasjes së njeriut, e pas kësaj bën edhe zina. Kur u kthjellën, gruaja u kumtoi se çfarë kishin bërë nën ndikimin e alkoolit, pas së cilës gjë ata u penduan fort. Dëshiruan të kthehen në qiell, por nuk mundën. I ndien thellë tërë ato mizori të mëkateve që kishin bërë ndaj Allahut, kështu që Zoti i vuri para zgjedhjes: të zgjedhin ndëshkimin në këtë ose në botën tjetër. Ata u përcaktuan për dënimin në këtë botë të përkoshme, ashtu që të mos për-jetonin dënimin më të tmerrshëm në botën tjetër. Gruaja pastaj i pyeti nëse e dinin fjalën, me shqiptimin e së cilës do të mund të ngjiteshin në qiell ose të ar-

Page 21: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA 21Nr. 92 n JANAR/SHKURT'15

rinin atje, kurse ata ia treguan asaj atë fjalë. Ajo e tha këtë fjalë dhe u ngrit lartë në qiell. Atje në ndërkohë u shndërrua në yll!!! Ky yll ishte Venusi. Ky rrëfim ka diku rreth njëzet ligjërime, por asnjëra prej tyre edhe përskaj numrit nuk lidhet me të dërguarin e Allahut a.s. Shumë dijetarë të hadithit, hafiz e komentatorë të Kuranit këtë rrëfim e refuzojnë, ndër-sa arsye e kësaj është se ai në tërësi I përket israilateve, pra nuk ekziston ndonjë hadith sahih me zinxhir të lidhur drejtpërdrejt më të Sinqertin e të Nder-shmin, që nuk ka folur sipas tekeve të tij. Nga përmbajtja e Kuranit mund të shihet mendimi bazë i rrëfimit, pa hol-lësi e sqarime, kurse ne besojmë në atë që është në Kuran, sepse Allahu e di më së miri atë që është e vërtetë, që i shkon e nuk i shkon Atij dhe melekëve të Tij. Ata nuk ua mësonin askujt magjinë para se t’u thonë: ‘Ne jemi vetëm sprovë, e ju mos u bëni të pafe!’. Ebu Xhafer Er-Razi me zinxhir transmetue-sisht, përcjell nga Ibën Abasi se ka thë-

në: “kur atyre u vinte ndonjë që e donte magjinë (sihrin), ata përpiqeshin ta pengonin, duke u thënë: “Ne jemi vetëm sprovë, andaj mos u bëj pabesimtar, sepse ata e dinin se ç’është e mirë, e ligë, çka është mosbesim, e çka besim, e gjithashtu e dinin se sihri është shprehje e kufrit’. Pastaj thotë: ‘Kur u vinte atyre dikush, ata u thonin të shkonte në atë e këtë vend, e kur vinin ku u thonin, e shihnin shejtanin, i cili pastaj u mëson-te sihrin. Prej tij dilte një dritë që shihej se si vezullonte në qiell, pastaj thonin: ‘Ah mjerë e medet për mua çfarë bëra!’. Es-Sudi ka thënë: ‘Kur atyre u vinte ndonjë njeri me dëshirën për ta mësuar magjinë, ata e këshillonin, duke i thënë: ‘Mos u bëj pabesimtar, sepse ne jemi vetëm se sprovë!’, e kur njeriu nuk hiqte dorë, atëherë i thonin: ‘Shko tek ai hi e pastaj përmjerr në të!’. Kur e bënte këtë, prej tij flakëronte drita drita e imanit deri në qiell, pastaj shfaqej diçka e zezë përmes tymit e që zhdukej në qiell. Ai ishte imani. Pastaj sërish shfaqej diçka e ngjashme dhe vinte gjer te veshët dhe gjithë të tjerët. Ai ishte hidhërimi i Al-lahut. Kur këtë ua kumtonte, atëherë ata mësonin magjinë. Ky është kuptimi i fjalës së të Lartëmadhëruarit Allah: ‘Ne jemi vetëm sprovë, e ju mos u bëni të pafe!’ dhe fjalët: “E njerëzit mësonin prej atyre dyve magji, përmes së cilës mundësohej ndarja e burrit prej gruas, por jo pa lejën e Allahut, pa të cilën askujt s’mund t’i bëhet dëm”. Kështu njerëzit mësuan nga Haruti e Maruti magjinë, duke u lëshuar në vepra të nev-eritshme, të tilla sa largonin burrat nga gratë, pa marrë parasysh afërsinë dhe lidhshmërinë e tyre. Ajo vepër është

djallëzore, siç transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Xhabir Ibën Abdul-lahu r.a, ku theksohet se Muhamedi a.s ka thënë: “Shejtani ka vendosur fronin e tij në ujë, e pastaj të dërguarit e tij te njerëzit. Ai që me pozicionin e tij u af-rohet atyre, kjo paraqet sfidën më të madhe. Atëherë ndonjë prej tyre vjen e flet: ‘Isha te filan njeriu dhe kur iu lësho-va, ai flet ashtu e kështu. Iblisi thotë: ‘Asgjë s’paske bërë!’. Pastaj vjen tjetri dhe thotë: ‘Nuk e lëshova përderisa e dety-rova të ndahet prej familjes së tij!. Atëherë ai i afrohet atij dhe i thotë: ‘Të lumtë, ashtu duhet!’. Shkak i ndajres së burrit nga gruaja në atë rast, është vetëm dukje që burrit a gruas u tregohet si fig-urë e keqe ose veprime të personit tjetër, ose diçka tjetër që mund të sjell deri te ndarja. “Por jo pa lejën e Allahut, pa të cilën askujt s’mund t’i bëhet dëm”. Sufjan es-Theuri ka thënë: ‘Përveç me urdhrin e Zotit’. Hasan El Basriu këtë e komentoi kështu: ‘Po atij që do, kujt do i jep pushtet mbi ta, e kujt do nuk i jep’. ‘Kështu mësonin atë që sillte dëm e jo atë që sillte dobi’, domethënë do t’i shkaktojë dëm në besim, kurse për shkak të këtij dëmi nuk do të ketë më kurrfarë dobie, sepse edhe pse e dinin se atë që e bënin, në botën tjetër nuk do të kenë kurrfarë fati. Pra jehudët të cilët e përvetësuan magjinë, në vend se ta pasonin të Dërguarin, s.a, e dinin se ai që e bën atë, në botën tjetër nuk do të ketë kurrfarë hise, respektivisht asnjë dobi. Këtë e ka cekur Ibën Abasi, Mux-hahidi dhe Es-Sudi. “Po sikur ta dinin se për çfarë e shitën vetën, për një gjë shumë të keqe”. n

A.A

Page 22: Revista Paqja, nr. 92, janar - shkurt 2015

PAQJA22 JANAR/SHKURT'15 n Nr. 92

Nedim BOTIC

Një nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin, është mësimi i hollësirave dhe mrekul-

live, të cilat nuk i hetojnë personat të cilët rrallë ose fare nuk shoqërohen me Librin e Allahut. Studiuesit islamë qysh moti kanë treguar në urtinë e treguar në lidhshmërinë reciproke të ajeteve dhe sureve, që në terminologjinë arabe shënohet me termin el-munaseba. Nga aspekti gjuhësor ky nocion përkthehet si ngjashmëri, kurse nga konteksti ter-monologjik shfrytëzohet për shënimin e lidhshmërisë ndërmjet disa tërësive të veçanta kuranore dhe disa ajeteve të caktuara, në mes disa ajeteve dhe një sureje. Ajetet kuranore dhe suret, njëra me tjetrën plotësohen, theksohen në for-mën më të bukur, kështu që sa herë që lesojmë, pra me çdo të lexuar të fundit, na duket sikur kemi marrë diçka të re, kemi mësuar diçka që më parë nuk e kemi vërejtur. Zaten këtu fshihet edhe një ndër mrekullitë e Kuranit. Kësaj here do të merremi vetëm me disa këshilla të fshehura që lidhen me suret e fun-dit të Kuranit: El Felek dhe En-Nas. A e keni pyetur ndonjëherë vetveten se çfarë urtësie fshihet në atë që Kurani përfundon bash me këto dy sure? Di-jetarët islamë lidhur me këtë pyetje janë përgjigjur, duke theksuar disa urti: 1.E para: Imam Ibën Xhuzej el Kilbi në ‘Teshil’ thekson se Ebu Xhafer Iben

Zubejr rahimeullah, ka thënë: “Meqë Kurani është dhuntia më e begatë dhe për shkak të kësaj, ekziston zilia e të tjerëve ndaj pasuesve të tij, atëherë përfundon me asfiksuesin e asaj zilie, në formën e kërkimit të strehimit tek Allahu i Larmadhëruar”. Mu për këtë arsye, mburoja nga e keqja, nga zilia e njerëzve dhe xhinëve, surja Felek dhe Nas me një emër të përbashkët quhen – El-Mu’avvizetani dy suret e mbrojtjes së sigurt. Lexuesit, studiuesit dhe recituesit të Kuranit i rekomandohet që në fillim të shfletimit të Kuranit, të kërkoj strehim e mbrojtje tek Allahu i Larmadhëruar nga e cytja e keqe e shejtanit të mallkuar, prandaj edhe Kurani përfundon me dy suret Mburojtëse, ashtu që kërkim-mbrojtja të përfshihet sin ë fillim ashtu edhe në mbarim. Pra në këtë mënyrë shfletuesi i Kuranit do të jetë i mbrojtur që prej nisjes e deri në bitisje. Prej të Lartmadhëruarit, Krijuesit të botrave po ashtu në suren Felek kërkohet edhe mbrojtje nga: ajo që Ai ka krijuar, res-pektivisht nga çdo e keqe e mundshme qoftë njerëzore, e xhineve, kafshëve, pastaj e keqja që fshihet pas errësirës së natës, kur bie terri, e atyre që mbjellin turbullira, pastaj nga ziliqari që mun-dohet ta fsheh zilinë e tij etj. Edhe pse në ajetin pauses përfshihen të gjitha të këqijat e mundshme, i Lartmadhëruari Allah në vazhdim shkoqit tri të këqija, me ç’rast tregohet rreziku i madh që del prej tyre. E para është terri i natës. E

keqja tjetër e madhe është ajo e atyre që mbjellin turbullira, respektivisht bëjnë sihër-magji, e që është di çka e pranishme në çdo kohë. Dhe e keqja e tretë që ceket në suren Felek është e keqja e ziliqarit që e fsheh zilinë e tij. Duke pasur parasysh se surja Felek ka pesë ajete, kështu që in-dikacionet çojnë në atë që të mendohet se ai që sinqerisht e thotë këtë sure, do të mbrohet nga pesë të këqija, që vijnë nga: njerëzit, xhinët, pasionet e liga, she-jtani, sëmundja, përderisa në suren Nas, kërkohet mbrojtja nga shejtani dhe prej vesveseve (obsesioneve) të tij që vijnë në formë përshpëritjesh të brendshme. Arsyeja e dytë të cilën e cekin studiuesit islamë është se Kurani përfundon me surent El Felek dhe En-Nas, sepse këto sure kanë vlerë të madhe, ashtu siç është theksuar në shumë hadithe, ashtu edhe siç është treguar edhe vlera për suren El Fatiha. “Pasha Allahun, nuk është shpal-lur diçka e ngjashme në Tevrat, as në Inxhil, as në Zebur e as Furkan siç janë shtatë ajetet që përsëriten në Kuran, e që m’i ka dhënë i Lartmadhëruari”. [sunen et_tirmidhi, hadith hasen sahin]. Me këtë dëshirohet të thuhet se kurani fillon dhe përfundon me suret, që nuk janë askund të ngjashme me diçka në librat e tjerë për nga vlerfshmëria, bukuria dhe porosia, kështu që Kurani fillon e mbaron me bukuri e mëshirë. Kurani është mëshirë dhe ilaç për besimtarët prej sures së parë e deri tek ajo e fundit. n

Marrë nga http://saff.ba/

Pse Kurani përfundon me suret Felek dhe Nas,…ku është urtësia e kësaj?