44
Democracy for Development Institute | Series: Public Interest | No. 10 | Prishtina, 2017 | Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas Identifikimi i hapave të mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionin e turizmit.

Zhvillimi i turizmit - d4d-ks.org · promovimi dhe fillimi i projekteve publiko-private) i disa komunave si Peja, Prizreni dhe Gjakova për zhvillimin e turizmit ka qenë dukshëm

  • Upload
    ngongoc

  • View
    224

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Dem

ocra

cy fo

r Dev

elop

men

t Ins

titut

e |

Serie

s: P

ublic

Inte

rest

| No

. 10

| Pris

htin

a, 2

017

| Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas Identifikimi i hapave të mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionin e turizmit.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

1

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas Identifikimi i hapave të mundshëm të reformës në politikat dhe legjislacionin e turizmit. Prishtinë, Korrik 2017

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 2

Të drejtat e autorit © 2017. Demokraci për Zhvillim (D4D).

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe shqyrtimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret serish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjues incizues apo mjeti tjetër, pa lejen paraprake të D4D-së.

Përgatitur nga:

Isuf Zejna

Ky hulumtim realizohet me përkrahje nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact (si partner udhëheqës), Instituti Riinvest dhe PEM Consult.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Tabela e përmbajtjes Të dhëna hyrëse 4Akronimet dhe shkurtesat 5Hyrje 6

Industria e Turizmit 8Korniza Institucionale 10Roli i OKT-ve 13

Legjislacioni 20Strategjia 21

Promovimi i turizmit 22Strategjia e trashëgimisë natyrore 23Strategjia e lehtësimit të udhëtimit 24Strategjitë komunale 25

Fondet dhe financimi i turizmit 26Përfundimet 29Rekomandimet 32Lista e publikimeve 33Referencat 37

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

Të dhëna hyrëse Qëllimi i këtij dokumenti të politikave është të iniciojë avokimin lidhur me ndryshimet e politikave të turizmit dhe krijimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit (OKT), duke vlerësuar kornizën aktuale ligjore, duke ofruar stimuj për përmirësimin e sektorit të turizmit, duke filluar një dialog intensiv dhe gjithëpërfshirës publiko-privat dhe duke u përpjekur të rris ndërgjegjësimin e palëve të interesit lidhur me zhvillimin e turizmit dhe të sigurojë përfshirjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të iniciuar themelimin e Organizatës Kombëtare të Turizmit. Ligji për Turizmin dhe Programi i Qeverisë 2015-2018 paraqesin një kornizë dhe prioritete të qarta për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin dhe promovimin e turizmit rural dhe malor. Përkundër kornizës ligjore dhe programeve të ndryshme, ato janë të pamjaftueshme kur bëhet fjalë për sigurimin e stimujve për promovim më të mirë të sektorit të turizmit në Kosovë. Mungesa e dialogut publiko-privat, defektet në aspektin e infrastrukturës së nevojshme fizike, marketingut dhe disponueshmërisë së burimeve të kualifikuara njerëzore janë elemente që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. D4D ka organizuar pesë dëgjime publike në bashkëpunim me të gjithë palët relevante të interesit anembanë Kosovës, në Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë dhe Shtërpce. Përveç kësaj, është organizuar një konferencë në Prishtinë për të paraqitur gjetjet preliminare. Ky dokument ofron një bazë të mirë për diskutim të hapur për të gjitha palët e interesit. Të pesë dëgjimet publike ishin të lidhura ngushtë me ministrinë përkatëse për të siguruar se dëgjimet publike ndjekin rregullat më të avancuara.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

Akronimet dhe shkurtesat B2B Panairi Biznesi për Biznes BKTK Bordi Kombëtar i Turizmit i Kroacisë D4D Demokracia për Zhvillim OMD Organizata e Menaxhimit te Destinacionit EMMIT Ekspozita e Mesdheut Lindor për Udhëtim dhe

Turizëm Ndërkombëtar BE Bashkimi Evropian EUR Valuta Euro BPV Bruto Prodhimi i Vendit HRK Kuna, valuta zyrtare e Kroacisë TIK Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit IPA Asistencë Para-Anëtarësimit KIES Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e

Ndërmarrjeve në Kosovë OLT Organizatat Lokale të Turizmit MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor MPJ Ministria e Punëve të Jashtme MD Ministria e Diasporës MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë OJQ Organizatë Jo-Qeveritare AKT Agjencia Kombëtare e Turizmit OKT Organizata Kombëtare e Turizmit OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Sabor Kuvendi Kombëtar i Kroacisë NVM Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme OTS Organizata Kombëtare e Turizmit e Serbisë UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNWTO Organizata Botërore e Turizmit USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim

Ndërkombëtar

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

Hyrje Turizmi sot është ndër industritë më të mëdha në botë duke krijuar më shumë vende pune sesa shumica e sektorëve të tjerë. Vendet që janë në fazën e hershme të zhvillimit të turizmit, siç është Kosova, kanë mundësi që të përfitojnë nga turizmi, veçanërisht në uljen e varfërisë dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Që turizmi të lulëzojë në mënyrë të qëndrueshme, institucionet publike duhet të sigurojnë një legjislacion përkrahës, një kornizë institucionale e cila është e favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si dhe të garantoj sigurimin e cilësisë për turistët. Kjo përfshin infrastrukturën e duhur, promovimin e potencialeve turistike, transportin e mirë, lehtësimin e vizave dhe politikat e duhura për të nxitur rritjen e kërkesës. Tatimi inteligjent është një kusht shtesë që mund të ndihmojë investimet, pa vënë barrë të tepërt mbi sektorin privat, pasi ndryshe mund të shkaktojë informalitet dhe/ose rritje të çmimeve, gjë që shpie në pamundësi për të qenë konkurrent me vendet tjera në rajon. Pastaj, edukimi i personelit për turizëm dhe mikpritje ka një ndikim të drejtpërdrejtë në konkurrueshmërinë e produkteve të turizmit. Aktualisht, universitetet në Kosovë nuk ofrojnë studime gjithëpërfshirëse në turizëm dhe mikpritje. Megjithëse institucionet publike e kuptojnë rëndësinë e ndikimit ekonomik të turizmit, ky sektor vuan nga mungesa e një mekanizmi koordinues, i cili do të zhvillonte një dialog mes palëve të interesit, përfshirë ministritë e ndryshme, departamentet, agjencitë, akademinë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe komunitetin i donatorëve. Procesi i tanishëm i vendimmarrjes në Kosovë mund të rezultojë me vendime kontradiktore të politikave siç janë regjimi i vizave për Kosovën dhe promovimi, taksat për pasagjerët që largohen me linja ajrore dhe mungesa e objektivave strategjikë në përgjithësi. Për më tepër, mungesa e një

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

strategjie gjithëpërfshirëse për promovimin dhe zhvillimin e turizmit është një pengesë shtesë në koordinimin mes agjencive. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, Evropa përbën 41% të totalit të pranimeve të turizmit ndërkombëtar, duke qenë se Evropa Juglindore është një nga rajonet me rritjen më të shpejtë. Në vendet në zhvillim, turizmi renditet në pozitën e gjashtë si burim i shkëmbimit në tregtinë ndërkombëtare. Duke pasur parasysh këtë, Kosova mund të përfitojë veçanërisht nga pjesëmarrja në turnetë turistike Ballkanike. Industria e turizmit në Kosovë është ende industri që po lind, në një fazë shumë të hershme të zhvillimit krahasuar me vendet e tjera të Evropës Juglindore. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së investimeve për shumë dekada, ofertave të dobëta turistike nga sektori privat, mungesës së personelit të arsimuar, politikave jo të mira për investitorë dhe mungesës së koordinimit ndërmjet palëve të interesit dhe agjencive qeveritare. Megjithëse numri i turistëve dhe i netëve të qëndrimit në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë dhjetë viteve të fundit, numri i vizitorëve ndërkombëtarë brenda një viti është larg nga mesatarja e rajonit. Numri më i madh i turistëve që vizitojnë vendin është gjatë verës. Kjo besohet të jetë kryesisht për shkak të diasporës, e cila sjell një ndikim të madh në ekonominë lokale dhe në sektorin e turizmit, në veçanti. Aktualisht, Kosova nuk ka një strategji gjithëpërfshirëse për turizmin dhe Ligji aktual për Turizmin nuk zbatohet në tërësi. Mandati për zhvillimin e turizmit në Kosovë ndahet midis nivelit lokal dhe atij qendror. Megjithatë, qeverisja qendrore e ka autoritetin faktik pasi që e ka buxhetin më të madh dhe autoritetin për të hartuar ligje dhe për të zhvilluar strategji. Qeveria qendrore, mes tjerash, është e mandatuar të krijojë një kornizë të favorshme ligjore dhe institucionale, të lehtësoj dhe mundësojë investimet strategjike dhe të koordinojë dialogun mes palëve të interesit.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

Përmirësimet e konsiderueshme në infrastrukturë kanë kontribuar në lehtësimin e transportit dhe kjo ka pasur një ndikim pozitiv në fluksin e turistëve në ekonominë e Kosovës. Për shembull, në vitin 2011 u hap autostrada Prishtinë-Tiranë, derisa një autostradë e dytë Prishtinë-Shkup pritet të hapet në vitin 2018 dhe pritet të rrisë më tej fluksin e turistëve ndërkombëtarë. Aeroporti i Prishtinës, i vetmi aeroport komercial i Kosovës, u mor nga një Konsorcium Turko-Francez në vitin 2010 dhe në vitin 2013 u ndërtua një terminal i ri, i cili dyfishoi kapacitetin dhe modernizoi infrastrukturën. Projektet e mëtejshme infrastrukturore janë planifikuar sidomos për hekurudhat dhe mjetet e tjera alternative të transportit, të cilat do të krijojnë një potencial edhe më të mirë për zhvillimin e turizmit.

Industria e Turizmit Përkundër mungesës së përkrahjes institucionale dhe investimeve në sektorin e turizmit, numri i udhëtarëve ndërkombëtarë që vizitojnë Kosovën është rritur në mënyrë progresive nga 24,616 në vitin 2008 në 79,234 në vitin 2015.1 Rajonet më të vizituara në Kosovë nga mysafirët ndërkombëtarë në vitin 2015 janë Prishtina (53,057), Peja (12,694) dhe Prizreni (9,779).2 Të dhënat që janë në dispozicion për ketë sektor janë shumë të kufizuara. Turizmi supozohet të kontribuojë drejtpërdrejt me më shumë se 1% në BPV-në e Kosovës dhe punëson më shumë se 9,000 njerëz (3.5% të punësimit të përgjithshëm), ndërsa kontributi mesatar botëror i turizmit në BPV është 3.3%.3 Investimet publike (njerëzore dhe financiare) në këtë sektor janë të papërfillshme. Ministria përgjegjëse për zhvillimin e turizmit është Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me një Divizion të Turizmit i cili punëson tre zyrtarë publikë me orar të plotë. Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) është

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

institucioni publik përgjegjës për promovimin e turizmit. Të dy organet zotojnë shuma shumë të vogla financiare për zhvillimin e sektorit (më pak se 100,000 euro në vit). Për dallim nga niveli qendror, angazhimi (zhvillimi i produkteve, promovimi dhe fillimi i projekteve publiko-private) i disa komunave si Peja, Prizreni dhe Gjakova për zhvillimin e turizmit ka qenë dukshëm më e lartë.

Tabela 1, Ilustron numrin e vizitorëve ndërkombëtarë gjatë periudhës 2008-15 dhe numrin e netëve të qëndrimit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sektori i mikpritjes (hotelet dhe restorantet) kontribuon me pak më shumë se 1% në BPV-në e Kosovës, përderisa ky sektor ka qenë një nga industritë me rritjen më të shpejtë, me një normë mesatare të rritjes prej 14% në dy vitet e kaluara.4 Për më tepër, kontributi i sektorit të turizmit në BPV është supozuar të jetë shumë më i lartë se 1%, për shkak të numrit të madh të turistëve të diasporës që vizitojnë Kosovën. Revistat e ndryshme e rekomandojnë Kosovën si destinacion turistik. Kohët e fundit, Kosova u rekomandua nga Revista Vogue si një prej destinacioneve turistike për vitin 2017.5 Në mënyrë të ngjashme, një revistë britanike, The Sunday Times, e rekomandon Kosovën si destinacion të 2017 për pushime, duke folur për ecjen malore dhe malin

24,616 36,318 34,382 30,349

48,790 50,074 61,313

79,238 46,910

76,042 76,394 65,584 90,968 83,883

102,066 120,669

-

50,000

100,000

150,000

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

Numri i vizitorëve ndërkombëtarë

Vizitorë ndërkombëtarë Netët e qëndrimit

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

Gjeravica.6 Mbulimi nga mediat e ilustron faktin se Kosova po e zhvillon identitetin e saj në udhëzuesit turistikë përkundër mungesës së promovimit dhe investimeve të duhura nga qeveria. Deri më tani, investimet në promovimin dhe hartimin e politikave janë bërë kryesisht nga komuniteti i donatorëve, përfshirë programin për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), Projektin e USAID-it për Fuqizimin e Sektorit Privat, GIZ dhe UNDP.

Korniza Institucionale Pesha që kanë organet administrative të turizmit në hierarkinë e qeverisë e tregon nivelin e zhvillimit të sektorit, si dhe kujdesin dhe prioritetin që qeveritë kombëtare ia japin turizmit. Në rastin e turizmit në Kosovë, organet administrative janë degraduar nga departamenti qeveritar në një divizion brenda Departamentit të Industrisë, që paraqet organin më të ulët të një ministrie. Prandaj është e qartë se Kosova ka një kornizë institucionale të dobët lidhur me turizmin e cila kontribuon në vëmendjen e ulët institucionale dhe në ndarje të buxhetit. I vetmi organ administrativ kombëtar i turizmit (AKT) është një divizion brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Një status kaq i ulët i një AKT-je bie në kundërshtim me programin e Qeverisë që e rendit turizmin si një sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës për sektorin privat dhe për ekonominë në përgjithësi.7 Në vendet e tjera të rajonit, niveli i zhvillimit të turizmit përfaqësohet në hierarkinë e qeverisë. Për shembull, Kroacia ka një Ministri të Turizmit, Shqipëria, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa Serbia ka Ministrinë e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. Maqedonia është i vetmi vend përveç Kosovës që nuk ka një ministri për turizëm, por ndryshe nga Kosova AKT-ja që merret me turizmin në Maqedoni është një departament brenda Ministrisë së Ekonomisë.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

Shteti Ministri për Turizëm

OKT Përfshirja e Sektorit Privat

Strategji Gjithëpërfshirëse të Miratuara

Shqipëria ✓8 ✓ ✓ X

Kroacia ✓9 ✓ ✓ ✓

Kosova X X X X

Maqedonia X ✓ ✓ X

Serbia ✓10 ✓ ✓ X

Dallimi ndërmjet një AKT-je dhe një OKT-je qëndron në mandatin dhe përbërjen e tyre. AKT-të janë organe qeveritare përgjegjëse për hartimin e politikave dhe zhvillimin e strategjive, ndërsa OKT-të zakonisht janë zakonisht të mandatuara në aspektin e promovimit dhe marketingut. Për më tepër, OKT-të ndonjëherë kanë pronësi të sektorit privat dhe përbërja e OKT-së është gjithmonë e përzier mes sektorit publik dhe atij privat. Për më tepër, Këshilli i Turizmit është i mandatuar për koordinimin e të gjitha palëve të interesit, sidoqoftë nuk ka qenë funksional për disa vite. Vetëm kohët e fundit Qeveria e Kosovës e themeloi Këshillin me qëllim të nxitjes së dialogut mes sektorit publik dhe atij privat në lidhje me çështjet e turizmit. Këshilli i Turizmit përbëhet nga shtatë anëtarë dhe dy anëtarë vëzhgues, përfshirë edhe një anëtar të shoqërisë civile. Nga ana tjetër, promovimi i turizmit bie në kuadër të mandatit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosove (KIESA), e cila mes detyrave të tjera e ka mandatin që të promovoj dhe identifikojë potencialet turistike të vendit. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) e ka Departamentin për Trashëgimi Kulturore. Ky departament është përgjegjës për zhvillimin e politikave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Deri më tani, ky departament e ka zhvilluar një Strategji Kombëtare për Trashëgiminë

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

Kulturore, listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme dhe udhëzuesin arkeologjik të Kosovës. Përveç Departamentit, ekziston edhe Forumi për Trashëgimi Kulturore. Ky është një organ koordinues i themeluar me qëllim që të jap këshilla dhe rekomandime për Ministrinë lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Organi i fundit në kuadër të Ministrisë është Divizioni i trashëgimisë së luajtshme, shpirtërore dhe administrimit të bazës së të dhënave. Ky divizion është e mandatuar ndër të tjera për ngritjen e vetëdijes lidhur me trashëgiminë kulturore, bërjen e hulumtimeve arkeologjike, dhe krijimin e koleksionit kombëtar të trashëgimisë së luajtshme. Ky është një organ koordinues i themeluar me qëllim të këshillimit dhe dhënies së rekomandimeve Ministrisë në lidhje me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Organi i fundit në kuadër të Ministrisë është Divizioni i Trashëgimisë së Luajtëshme, Shpirtërore dhe Administrimit të Bazës së të Dhënave. Ky divizion është i mandatuar ndër të tjera për ngritjen e ndërgjegjësimit që i përket trashëgimisë kulturore, me kryerjen e hulumtimeve arkeologjike dhe krijimin e koleksionit kombëtar të Kosovës për trashëgiminë e luajtshme. Mjedisi dhe planifikimi hapësinor janë një pjesë thelbësore e zhvillimit të turizmit, prandaj edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) është po ashtu e përfshirë në zhvillimin e turizmit. Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit është përgjegjës për hartimin e ligjeve dhe sigurimin e bazës për hartimin e politikave të mbrojtjes së mjedisit, hartimin e dokumenteve strategjike që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përcakton dhe propozon arsyeshmërinë për investime dhe financim në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Përveç departamentit, Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës është përgjegjës për mbrojtjen e natyrës. Organet e tjera si Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Ministria e Diasporës (MD) ndihmojnë

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

në promovimin e identitetit, kulturës dhe turizmit të Kosovës. Siç u cek më lartë, shumë ministri dhe organe të tjera qeveritare janë të mandatuara me kompetenca të ndryshme në lidhje me turizmin. Megjithatë, këto organe qeveritare mbeten të pakoordinuara për shkak të mungesës së një organi operativ koordinues kombëtar. Legjislacioni aktual nuk është zbatuar plotësisht dhe madje edhe po të zbatohej, ai nuk paraqet praktikat më të mira ndërkombëtare për koordinimin ndërmjet agjencive dhe gjithashtu koordinimin me palët tjera të interesit si sektori privat, shoqëria civile dhe akademia.

Roli i OKT-ve Subjektet që janë të mandatuara për politikat e zhvillimit të turizmit të një vendi të caktuar luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit modern. Meqenëse konkurrenca në industrinë e turizmit rritet vazhdimisht për shkak të faktorëve të shumtë siç janë transporti, tejkalimi i pengesave burokratike dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, ajo i shtyn vendet të ndërmarrin aktivitete të koordinuara që synojnë forcimin e konkurrueshmërisë së destinacionit. Në shumë vende evropiane, ato që zakonisht quhen Organizata Kombëtare të Turizmit (OKT) janë në masë të konsiderueshme të mandatuara për përmirësimin e menaxhimit të destinacionit turistik. Këto organizata janë kryesisht përgjegjëse për marketing dhe menaxhim lidhur me një destinacion. Me qëllim të promovimit dhe marketingut, OKT-të në Evropë u krijuan fillimisht nga vendet më të zhvilluara si Franca (1910), Italia (1919), Gjermania (1948). Megjithatë, OKT-ja e parë u krijua në Zelandën e Re (1901) si Departament i Turizmit dhe Pushimoreve Shëndetësore. Megjithatë, në Evropën Juglindore, OKT-të u krijuan shumë më vonë duke filluar në Kroaci (1992), Serbi (1994),

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

Shqipëri (2015), Mal të Zi (2007) dhe Maqedoni (2012).11 Roli parësor i çdo OKT-je është promovimi i vendit si një destinacion për turistë ndërkombëtarë dhe rritja e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë. OKT-ja tipike luan rolin e promotorit dhe lehtësuesit në marketingun e destinacionit. Megjithatë, janë paraqitur një varg përgjegjësish tjera për OKT-të duke filluar nga zhvillimi, planifikimi dhe hulumtimi. Prandaj, aktivitetet dhe synimet tipike të një OKT-je përfshijnë si në vijim: • Promovimin e turizmit; • Parashikimin e kërkesës; • Monitorimin e kënaqësisë turistike; • Hulumtimin e tregjeve në zhvillim; • Identifikimin e gjitha segmenteve që kanë më shumë

potencial; • Ofrimin e informacioneve për palët e interesuara; • Edukimin lidhur me turizmin; • Zhvillimin e inteligjencës së marketingut; • Hulumtimin e tregut për turizëm. Megjithatë, mandati dhe përgjegjësitë mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, varësisht nga praktikat dhe legjislacioni. Prandaj, nuk mund të ketë një model tipik të një OKT-je dhe mund të ndryshojë edhe qasja. Për shembull, disa nga OKT-të kryejnë marketingun e tyre përmes mediave kryesore dhe e ndajnë buxhetin e tyre për mënyra shumë tradicionale të marketingut. Praktika të tjera tregojnë një mentalitet shumë më të orientuar komercial të veprimit, duke përdorur mënyra të reja për promovimin e destinacioneve turistike. Teknologjia digjitale dhe mediat sociale paraqesin edhe mundësi edhe sfidë. Turistët, në ditët e sotme, varen nga aplikacionet që kanë të bëjnë me turizmin, që u ndihmojnë atyre që të rezervojnë dhe të komentojnë shërbime të shumta si hotelet, makinat me qira, udhëzuesit dhe transportin. Platformat si Airbnb, Booking.com, Expedia, Trip-Advisor dhe të tjera të

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

ngjashme, janë bërë aq të popullarizuara sa që kanë tendencë të formësojnë rritjen dhe dinamikën e industrisë së turizmit. Sjellja e turistëve dhe qasja e OKT-ve po ndryshojnë, sa i përket fuqisë së medias digjitale dhe nevojës për ngritjen e kapaciteteve. Shumë ekonomi sot e kuptojnë nevojën për ngritjen e kapaciteteve, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), dhe përgjigjen me politika për shfrytëzimin efektiv të mediave sociale. Për shembull, Komisioni Evropian është duke ndërmarr hapa për të ngritur profilin e turizmit digjital duke forcuar bazën e shkathtësive digjitale të NVM-ve turistike, duke përfshirë bizneset e vogla në zinxhirin e vlerave digjitale dhe duke rritur potencialin inovativ të NVM-ve turistike të shtyrë nga Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe duke fuqizuar sipërmarrësit turistik në marketing online.12 Statusi ligjor i një OKT-së mund të jetë një ministri me kompetenca të plota, departament, institucion gjysmë publik me një përfshirje më të gjerë të të gjitha palëve të interesit në sektorin e turizmit. Në Evropën Juglindore, shumica e vendeve kanë disa institucione që merren me zhvillimin, koordinimin dhe promovimin e politikave të turizmit. Megjithatë, praktikat e mira tregojnë se OKT-të punojnë ngushtë me organet e tjera institucionale për të sjellë edhe investime edhe turistë në vendet e tyre përkatëse. Në frymën e kësaj praktike, promovimi i turizmit në Kroaci është përgjegjësi e Bordit Kombëtar të Turizmit (BKTK). Ministri i Turizmit shërben gjithashtu si president i BKTK-së, por ai ka edhe një Drejtor Ekzekutiv përgjegjës për operacionet ditore. Ministria bashkëpunon me të gjitha shoqatat profesionale të agjencive të udhëtimit, kompanitë e tjera turistike, sindikatat dhe OJQ-të. Organet drejtuese të përfshira në BKTK janë: Sabor (Parlamenti), Bordi i Turizmit, Komiteti i Auditimit dhe Presidenti. Detyrat e Kryetarit të Bordit të Turizmit të Kroacisë i kryen Ministri i Turizmit. Aktivitetet bazohen në Programin Vjetor të Punës dhe në Planin Financiar, të

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

miratuar nga Kuvendi. Të hyrat e organizatës vijnë nga burimet e mëposhtme: taksat turistike, pagesat e anëtarësisë, ndarjet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera.13

Ndër të tjera, BKTK është përgjegjëse për: • Promovimin e destinacionit turistik në nivel kombëtar

në mënyrë të pavarur dhe përmes reklamimit të përbashkët;

• Koordinimin e punës dhe arritjen e qëllimeve dhe detyrave të bordeve turistike;

• Miratimin e Planit Strategjik të Marketingut për Turizmin Kroat;

• Promovimin turistik në vend dhe jashtë vendit, në përputhje me Planin Strategjik të Marketingut të Turizmit Kroat (kryesisht duke prezantuar në panaire dhe përmes zyrave përfaqësuese);

• Ngritjen e një sistemi informacioni të integruar turistik, sistemi të regjistrimit të turistëve në hyrje dhe në dalje, dhe përpunimi statistikor për bordet turistike në nivelin më të ulët të organizimit;

• Krijimin e zyrave përfaqësuese turistike dhe zyrave lokale jashtë vendit, organizimi dhe mbikëqyrja e funksionimit të tyre;

• Ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve që synojnë zhvillimin dhe promovimin e turizmit në pjesët e Republikës së Kroacisë të cilat nuk janë zhvilluar në aspektin e turizmit.

Ajo që e bën Kroacinë ndryshe nga Kosova në strukturën institucionale është bashkimi ndërmjet institucioneve të promovimit dhe koordinimit. BKTK-ja është përgjegjëse edhe për promovimin e turizmit edhe koordinimin e palëve të interesit. Promovimi i Kosovës është në mandatin e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ndërsa koordinimi i palëve të interesit në kuadër të mandatit të Këshillit të

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

Turizmit. Megjithatë, Kroacia i ndau BKTK-së 12 milion euro në vitin 2014 për aktivitete promovuese. Buxheti për Ministrinë e Turizmit ishte 27.27 milion euro në vitin 2014. Në anën tjetër, Kosova, në asnjë nga këto dimensione nuk mund të krahasohet me Kroacinë. Një shembull më i ngjashëm me Kosovën do të ishte Maqedonia. Në Maqedoni ekzistojnë dy departamente që merren me turizmin brenda Ministrisë së Ekonomisë, përkatësisht Departamenti i Turizmit dhe Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit. Secila nga këto dy departamente ka dy njësi që merren me analizën hulumtuese, klasifikimin, Njësinë për bashkëpunim ndërkombëtar, Njësinë për Promovim dhe Njësinë për Hulumtime. Maqedonia investon rreth 2 milionë euro për promovim dhe marketing, dhe 100,000 euro tjera për financimin e funksionimit institucional të Ministrisë. Korniza institucionale dhe legjislacioni i Shqipërisë janë më të ngjashme me praktikën e Kosovës, për shkak të ndarjes së mandatit institucional të promovimit dhe koordinimit. Përgjegjëse për aktivitetet e promovimit është Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndërsa pjesa e koordinimit është në mandatin e Komitetit Këshillimor për Sektorin Privat të Turizmit. Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) është një institucion publik nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Mandati i AKT-së është të promovojë Shqipërinë në mbarë botën si një destinacion turistik në pellgun e Mesdheut. AKT përbëhet nga tri departamente kryesore: 1. Drejtoria e Marketingut dhe Imazhit 2. Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë 3. Drejtoria e Financave dhe Shërbimeve AKT është një institucion buxhetor, kryesisht i financuar nga buxheti i shtetit, donatorët dhe burime të tjera ligjore. Buxheti i AKT-së është një kategori e veçantë e Ministrisë.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

Nuk ka dispozita të qarta ligjore për përbërjen e AKT-së. Kryeministri me propozimin e ministrave vendos për përbërjen e AKT-it. Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit është një organ që është zgjedhur drejtpërdrejt nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të shtetit dhe sektorit privat dhe zgjidhjes së sa më shumë çështjeve përmes grupeve relevante të interesit. Ky komitet mblidhet së paku katër herë në vit, megjithatë varësisht prej emergjencave ose nevojës për komitetin, ata mund të mbajnë aq takime sa të jetë e nevojshme. Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit përbëhet nga 12 anëtarë të cilët janë zgjedhur nga të gjitha fushat e turizmit, duke përfshirë donatorët, sektorin privat, shoqërinë civile dhe akademinë. Në Serbi, organi kombëtar përgjegjës për turizmin është Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. Ministria është përgjegjëse për hartimin e strategjisë dhe politikave, kategorizimin e vendeve turistike, zbatimin e stimujve dhe ofrimin e materialeve për promovimin e turizmit në Serbi dhe jashtë saj. Për më tepër, Ministria merr vendime lidhur me taksat, tarifat, ndëshkimet, çështjet ligjore për turizmin dhe konkurrueshmërinë e turizmit. OTS-ja është përgjegjëse për marketingun dhe promovimin e turizmit serb në vend dhe jashtë saj dhe është e themeluar në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit ndaj të cilës OTS-ja është përgjegjëse. OTS-ja financohet edhe nga Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit. OTS-ja menaxhohet nga Bordi Drejtues i përbërë nga pesë anëtarë. Bordi emërohet nga ministria dhe përbëhet prej përfaqësuesve të ministrisë, punonjësve, subjekteve afariste dhe organizatave të tjera që kryejnë aktivitete turistike.14 OTS-ja ka një numër të "Miqve dhe partnerëve të cilët

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

përfshijnë organe si qendrat e skijimit, Air Serbia dhe Shoqata e Ciceronëve (Guidave) Turistik të Serbisë. Lista e "miqve", e cila gjendet në faqen e internetit të OTS-së përfshin operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët individualë. Faqja e internetit e OTS-së nuk tregon procedurat se si subjektet e interesuara mund të bashkohen dhe të bëhen anëtarë të OTS-së. 15 Për më tepër, Serbia ka rreth 116 Organizata Lokale të Turizmit (OLT), të cilat menaxhohen nga entitetet lokale dhe rajonale të Serbisë dhe mbështeten nga industria e turizmit.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

Legjislacioni Turizmi është një shqetësim shumë-spektral dhe i shumë agjencive për shkak të ndikimit që kanë të gjithë sektorët në turizëm. Nevoja për koherencën e politikave dhe qasjeve strategjike afatgjata mbrohet jo vetëm nga strategjitë të cilat lehtë mund të ndryshojnë në çdo mandat qeveritar, por edhe përmes legjislacionit. Si i tillë, një numër i ligjeve kane rëndësi te veçantë për qeverisjen efektive dhe qasjet ndaj politikave që ndihmojnë në tejkalimin e mangësive sektoriale. Legjislacioni aktual në Kosovë lidhur me turizmin përfshin: • Ligjin për Turizmin. Ky ligj përcakton marrëdhëniet

ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, përcakton të drejtat e të gjitha subjekteve ligjore mbi aktivitetet e turizmit. Përveç Ligjit për Turizmin, janë miratuar tri akte nënligjore, duke përfshirë: o Udhëzimin administrativ për përmbajtjen e

katalogut të akomodimit; o Udhëzimin administrativ për kategorizimin,

regjistrimin vullnetar dhe revokimin e regjistrimit; dhe

o Udhëzimin administrativ për rregullimin dhe zhvillimin e sistemit të vlerësimit të akomodimit.

• Ligji për Investimet e Huaja. Qëllimi i këtij Ligji është vendosja e rregullave dhe procedurave për mbrojtjen, nxitjen dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë. Ligji vendos disa masa themelore për trajtimin e barabartë dhe të drejtë të investitorëve të huaj në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Akti nënligjor i këtij ligji është: o Udhëzimi administrative për formën dhe

përmbajtjen e regjistrit të investimeve të huaja.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

• Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Qëllimi i këtij Ligji është mbrojtja e trashëgimisë kulturore, si dhe mjetet ligjore dhe teknike për inventarizim, dokumentim, selektim, mbrojtje, konservim, restaurim të këtyre thesareve në pajtim me kartat dhe konventat ndërkombëtare.

Ligjet e tjera të rëndësishme përfshijnë Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, Ligjin për Partneritet Publiko-Private dhe Ligjin për Zonat Ekonomike.

Strategjia Aktualisht nuk ka një strategji kombëtare të turizmit. Një strategji është duke u hartuar, megjithatë ajo nuk do të qëndrojë në vetvete si një Strategji Turizmi, pasi që ajo do të jetë pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të Sektorit Privat. Megjithatë, kjo strategji nuk është miratuar ende nga Qeveria e Kosovës Qeveria e Kosovës e njeh potencialin për zhvillimin e turizmit dimëror dhe malor, rekreativ-sportiv dhe kulturor. Sipas programit qeveritar, ekziston një plan për të zhvilluar infrastrukturën duke përfshirë atë ajrore dhe rrugore për lidhjen e Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Lidhja rrugore me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet ta bëjë Kosovën pjesë e hartës së Ballkanit për vizitorët, për vizita për një ose më shumë ditore. Fokusi i programit të qeverisë për periudhën 2015-2018 do të jetë:16 • Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës që mundëson

zhvillimin e turizmit; • Përgatitja e hartave turistike për secilën komunë; • Rivlerësimi i potencialeve turistike të Kosovës bazuar në

standardet ndërkombëtare; • Investimi në përmirësimin e gastronomisë lokale dhe

përdorimit të saj si produkt turistik;

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

• Promovimi dhe mbështetja e turizmit balnear (shëndetësor);

• Promovimi i turizmit malor në destinacionet turistike në lartësi të mëdha, sidomos në Bjeshkët e Nemuna dhe Malet e Sharrit;

• Bashkëpunimi me komunitetet lokale në ruajtjen e monumenteve natyrore;

• Hapjen e portaleve turistike për gjithë territorin e Kosovës dhe për vendet turistike veçmas;

• Hartimi i një oferte të përbashkët turistike me Republikën e Shqipërisë për vizitorët dhe investitorët e huaj dhe për diasporën shqiptare.

Edhe pse qeveria e sheh turizmin si një sektor me shumë potencial, shumë pak është bërë për të zbatuar projektet konkrete të parapara nga vetë programi.

Promovimi i turizmit Megjithëse nuk ekziston një strategji kombëtar për promovimin e turizmit e zhvilluar nga MTI-ja, KIESA është e mandatuar me promovimin e turizmit, i cili bëhet kryesisht përmes pjesëmarrjes në panaire biznesi dhe ato turistike. KIESA përbëhet nga pesë departamente, dhe njëri nga të pestit është përgjegjëse për promovimin e turizmit. Sidoqoftë, prioritet i KIESA-së është promovimi i mundësive të investimeve në Kosovë, ndërsa turizmi duket të jetë një prioritet i dytë bazuar në aktivitetet e tyre. Si e tillë, agjencia së bashku me operatorët turistikë nga Kosova morën pjesë në panaire të ndryshme, si në: Panairin Mesdhetar në Tiranë 2017, Destinacioni Natyra Paris 2016 & 2017 (Mbështetur nga PPSE dhe USAID Empower), Panairin B2B Shqipëria 2017, WTM Londër 2015 PPSE dhe USAID Empower), Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Berlin 2015, 2016 dhe 2017 (Mbështetur nga PPSE dhe USAID Empower), Panairin e Turizmit në Izmir 2015 (Mbështetur nga PPSE), EMMIT Stamboll 2017. Përveç

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

kësaj, si rezultat i promovimit të turizmit të Kosovës gjatë Aventurës NEXT, e cila është bërë me mbështetjen dhe bashkëpunimin e projektit USAID Empower, revista National Geographic e ka rekomanduar Kosovën si një nga dhjetë vendet që meritojnë më shumë udhëtarë.17 Nga këndvështrimi i shoqatës së turizmit, ka pasur disa nisma për promovimin e Kosovës në panaire lokale dhe rajonale. Organizata e Menaxhimit të Destinacionit (OMD) "Kosova Perëndimore" dhe pjesëtarët e tyre morën pjesë në Panairin Albexpo Tiranë 2017 (mbështetur nga PPSE) dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK) dhe anëtarët e tyre morën pjesë në Panairin EMMIT të Stambollit 2017 (mbështetur nga PPSE). Sa i përket promovimit të turizmit, PPSE ka angazhuar një ofrues lokal të shërbimeve për të organizuar në Prishtinë panairin e turizmit në natyrë EKSPLORER I gjatë dhjetorit 2015 dhe EKSPLORER II gjatë prillit 2016. Përveç kësaj, PPSE së bashku me USAID Empower dhe Ambasadën Franceze organizuan një udhëtim familjarizimi me më shumë se 25 Operatorë Ndërkombëtar Turistikë dhe gazetarë gjatë majit 2016.

Strategjia e trashëgimisë natyrore Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka hartuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Biodiversitetin 2011-202018 si dhe Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit 2012-202019. Strategjia për biodiversitetin udhëhiqet nga këto objektiva strategjike: 1. Zhvillimi i kornizës ligjore dhe institucionale sipas

standardeve të BE-së dhe zbatimi efektiv i saj; 2. Konservimi, mbrojtja dhe përmirësimi i gjendjes së

llojeve të bimëve dhe shtazëve, habitateve natyrore dhe peizazheve përfaqësuese në baraspeshë natyrore;

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

3. Sigurimi i mbrojtjes së integruar të natyrës përmes bashkëpunimit me sektorët tjerë, shfrytëzimi i qëndrueshëm i biodiversitetit dhe ndarja e barabartë e përfitimeve;

4. Promovimi i edukimit dhe komunikimit efektiv për biodiversitetin.

Në anën tjetër, Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit ka këto objektiva strategjike: 1. Harmonizimi i legjislacionit turistik me aqcuis të BE-së; 2. Zhvillimi i strategjisë së turizmit, duke i respektuar

kërkesat mjedisore; 3. Zhvillimi dhe diversifikimi i ofertës turistike; 4. Ngritja e kapaciteteve dhe edukimi për ndikimin e

turizmit në mjedis. Sa i përket planifikimit strategjik për zhvillimin e turizmit MMPH-ja ka zhvilluar strategji, megjithatë nuk ka dokument të besueshëm për nivelin e zbatimit për dy strategjitë e MMPH-së ose nuk ka të dhëna publike për të dëshmuar progresin e zbatimit.

Strategjia e lehtësimit të udhëtimit Lëvizshmëria turistike është vendimtare për shkëmbim në turizëm dhe luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e konkurrueshmërisë së një ekonomie. Kushtet për lëshimin e vizës mund të ndryshojnë në bazë të shumë çështjeve, duke filluar nga qëllimi i vizitës, netët e qëndrimit dhe vendin e origjinës. Duke reduktuar dhe hequr pengesat e tilla, vendet mund të pozicionojnë veten si një destinacion më miqësor turistik dhe të performojnë më mirë se konkurrentët e tjerë.20 Aktualisht, nuk ekziston ndonjë strategji për lehtësimin e udhëtimit dhe as që ishte kjo shqetësim për bizneset në pesë dëgjimet publike të zhvilluara në Kosovë. Kosova nuk aplikon vizë për 107 vende, përfshirë edhe për disa që nuk e

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, si Brazili, Kili, Spanja, Rumania, Greqia etj.21 Megjithëse ky numër përfaqëson disa nga vendet më të zhvilluara në botë, megjithatë qytetarët e disa vendeve të tjera që njihen për eksportimin e turistëve si Kina, India apo Rusia, duhet të kalojnë nëpër një proces shumë burokratik të marrjes së vizës së Kosovës. Qytetarët e vendeve që kanë nevojë për vizë për të hyrë në Kosovë, së pari duhet të udhëtojnë në Stamboll ose Tiranë dhe të aplikojnë për vizë atje. Procesi mund të zgjasë deri në 14 ditë dhe kushtet që duhet plotësuar janë po ashtu të komplikuara. Të paktën tetë lloje të dokumenteve duhet t’i paraqiten shërbimin konsullor në mënyrë që dikush të konsiderohet se i plotëson kushtet për procesin e aplikimit. Pagesa për vizë turistike është 40 euro. Periudha kohore për shqyrtimin e aplikacionit për vizë bashkë me numrin e dokumenteve që duhet të ofrohen, mund të destimulojnë turistët nga dëshira që të vijnë për qëllime turistike në Kosovë.

Strategjitë komunale Komunat në Kosovë kanë një pushtet shumë të madh sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Turizmi renditet si një nga 20 kompetencat vetanake dhe si i tillë niveli lokal luan një rol të rëndësishëm në bërjen e politikave dhe zhvillimin e turizmit. Në kuadër të këtij mandati, Prizreni, Peja dhe Gjakova, tri rajonet më të vizituara në Kosovë, kanë zhvilluar strategjitë e tyre për turizëm dhe zhvillim ekonomik. Për më tepër, Prizreni ka hapur dy qendra informative turistike, një e financuar nga komuna dhe një tjetër si një projekt e një OJQ-je lokale. Megjithatë, përpjekjet për të ofruar informacione mbi zonat turistike mbeten të pakoordinuara. Disa prej tyre vijnë nga pushteti lokal ku ndodhet zona turistike, të tjerat vijnë nga komuniteti i donatorëve. Në rrethin e Pejës, tri komunat, Peja, Deçani dhe Juniku, krijuan një Organizatë për Menaxhimin e Destinacionit

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

(OMD). Qëllimi i kësaj OMD-je është të sigurojë koordinim në zhvillimin e destinacionit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm me qëllim të tërheqjes së vizitorëve dhe gjenerimin e përfitimeve ekonomike përmes përpjekjeve të përbashkëta të autoriteteve lokale, sektorit privat, organeve qeveritare dhe palëve të tjera të interesit. Themelimi i OMD-së me këto tri komuna është bërë me ndihmën dhe mbikëqyrjen e projektit PPSE. Gjatë procesit të konsultimit dhe dëgjimeve publike në rajone të tjera të Kosovës, OMD-ja është përmendur si një praktikë e mirë që mund ta marrin edhe rajonet tjera të Kosovës. Kjo do të kërkonte që komunat të bashkoheshin me njëra-tjetrën dhe me palët e interesit, në mënyrë që të koordinonin investimet dhe veprimet, të zhvillonin strategji të përbashkëta dhe të rrisnin kapacitetet për t'u marrë me nevojat e turistëve.

Nga ana tjetër, Gjakova është në proces të përfundimit të strategjisë së zhvillimit të turizmit, të udhëhequr nga tre objektiva strategjike, përfshirë gastronominë, zhvillimin e parqeve të aventurave dhe turizmin kulturor. Strategjia është hartuar me ndihmën e misionit të UNDP-së në Kosovë, megjithatë nuk ka kaluar nëpër procesin e konsultimit me sektorin privat e as me shoqërinë civile. Një komunë dukshëm më e vogël, ajo e Shtimes gjithashtu e ka miratuar strategjinë për turizmin 2015-2019. Objektivi thelbësor i kësaj strategjie është zhvillimi i turizmit rural.22

Fondet dhe financimi i turizmit Zhvillimi i turizmit duhet të pasohet me buxhet të mjaftueshëm në mënyrë qe të bëhen investimet e nevojshme kapitale, të zhvillohen politikat dhe po ashtu të financohet struktura e duhur institucionale. Në përgjithësi, kërkohet më shumë se një burim i fondeve për të financuar të gjitha dimensionet e kërkuara. Praktikat rajonale në EJL tregojnë se ekzistojnë tre praktika kryesore të financimit të industrisë së turizmit:

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

• Financimi publik nga buxheti i shtetit • Taksa e akomodimit • Shitja e produkteve të OKT-së Përveç këtyre tri burimeve kryesore, përdoren edhe mjete alternative, siç janë fondet e donatorëve dhe anëtarësimi i sektorit privat në OKT. Kosova ka miratuar një Ligj për Taksën e Akomodimit në Objekte Hoteliere e Turistike, por ende nuk është zbatuar për shkak të mungesës së kapaciteteve të Administratës Tatimore të Kosovës.23 Dy organet përgjegjëse, duke përfshirë Divizionin e Turizmit dhe KIESA, zotojnë shuma shumë të vogla të buxhetit për zhvillimin e këtij sektori, që është më pak se 100,000 euro në vit. Shuma e parave të investuara nga institucionet qendrore tregon se turizmi nuk është ende një sektor me prioritet për qeverinë edhe pse ajo renditet si e tillë në programin e qeverisë. Në Kroaci, buxheti i ndarë për Ministrinë e Turizmit është 0.2% e buxhetit të shtetit që është e barabartë me rreth 30 milionë euro në vitin 2014. Kroacia e aplikon taksën e akomodimit për turistët. Shuma e taksës që turistët e paguajnë për një ditë ndryshon mes katër kategorive. Taksa më e ulët është 0.25 euro në ditë, ndërsa më e larta është 1 euro në ditë. Fëmijët nën moshën 12 vjeç janë të liruar nga pagesa, dhe ata ndërmjet moshës 12 dhe 18 vjeç kanë një zbritje prej 50%. Në Shqipëri, Taksa e Akomodimit në Hotele llogaritet në bazë të kategorisë së hotelit, vendndodhjes dhe netëve të qëndrimit. Për hotelet me katër deri në pesë yje, tatimi ndryshon nga 105 lekë (0.8 euro) në 350 lekë (2.6 euro). Shtëpitë për mysafirë, konviktet, motelet dhe objektet e tjera aplikojnë një taksë prej 25 lekësh (0.19 euro) deri në 100 lekë (0.75 euro) në natë, varësisht nga lokacioni i objekteve. Para këtij kategorizimi, përdorej tarifa prej pesë për qind e çmimit fillestar për të gjitha kategoritë dhe grupet.24

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

Një vend më pak i zhvilluar në aspektin e turizmit është Maqedonia që ndan 250,000 euro për Departamentin e Turizmit në Ministrinë e Ekonomisë. Buxheti për promovim është 3 milionë euro, dhe ky buxhet i ndahet Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit. Shuma e buxhetit mblidhet përmes buxhetit të shtetit dhe taksës së akomodimit.25 Maqedonia, në anën tjetër, aplikon një taksë prej 5% në çmimin fillestar për të gjitha akomodimet.26 OKT-të kryesisht financohen nga: • Taksat e netëve të qëndrimit (taksat e akomodimit) • Buxheti i Shtetit, dhe • Pagesat e anëtarësisë. Në Kosovë, taksa e akomodimit është përcaktuar në Ligj, megjithatë nuk është zbatuar asnjëherë. Bazuar në dëgjimet publike të mbajtura në pesë rajonet e Kosovës, zyrtarët e MTI-së deklaruan se kjo ishte sfidë për zhvillimin e aktiviteteve promovuese dhe zhvillimin e strategjive. Sipas përfaqësuesve të MTI-së dhe disa zyrtarëve komunalë, taksa e akomodimit është element kyç për t’ia mundësuar sektorit publik që të financojë marketingun dhe promovimin e kapaciteteve turistike në Kosovë. Sipas përfaqësuesve të hoteleve, Kosova ka çmimet më të shtrenjta të akomodimit krahasuar me të gjitha vendet fqinje. Përveç kësaj, ata theksuan se zbatimi i taksës së akomodimit mund të rrisë edhe më tej çmimin dhe të ulë numrin e vizitorëve ndërkombëtarë.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

Përfundimet Ky seksion ka për qëllim të identifikojë opsionet e realizueshme të politikave të cilat kanë si synim komponentët kyç të identifikuar në legjislacionin rajonal dhe krahasimin e politikave, në mënyrë që të maksimizohet zhvillimi i ardhshëm i sektorit të turizmit në Kosovë. Të gjitha rekomandimet e dhëna në dokumentin e politikave pasqyrojnë përfundimet e pesë diskutimeve publike të bëra në pesë rajonet e Kosovës.

Opsionet e rekomanduara të politikave janë analizuar nga tri këndvështrime kryesore, duke përfshirë: • Status quon, që nënkupton zbatimin e legjislacionit

aktual; • Ndryshimin e Ligjit aktual për Turizmin, • Miratimin e një Ligji të ri mbi Turizmin dhe rishikimin e

të gjitha politikave dhe organizimit të turizmit. Gjendja ekzistuese e politikës dhe legjislacionit në Kosovë, është vërtetuar të jetë më pak efektive dhe më pak e suksesshme në sektorin e turizmit, se sa për shembull në vendet e tjera përreth Kosovës, të cilat kanë zhvilluar me shpejtësi sektorin e turizmit. Disa komponentë të Ligjit nuk u zbatuan ose u zbatuan pjesërisht, duke përfshirë taksën e akomodimit, e cila nuk është mbledhur kurrë, krijimin e Këshillit të Turizmit dhe zhvillimin e strategjive të duhura dhe politikave tjera. Për më tepër, pjesa promovuese e turizmit iu la fillimisht komunitetit të donatorëve, meqë Qeveria nuk e ndau buxhetin adekuat për KIESA-në për promovimin e turizmit. Palët e interesit të përfshira në diskutime rekomanduan nevojën për rishikimin e legjislacionit, ndarjen e buxhetit më të madh dhe praktikat e mira që duhen miratuar. Krahasuar me praktikat e tjera, Kosova tërësisht e ka shpërfill rolin e sektorit privat në procesin e konsultimit dhe

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

vendimmarrjes. Këshilli i Turizmit të Kosovës, deri para pak kohe nuk ishte aktiv. Kosova ka mbetur prapa në zhvillimin e turizmit në krahasim me vendet e tjera të rajonit, jo vetëm me investime, numrin e vizitorëve apo ndikimin e turizmit në punësim dhe BPV të vendit, por edhe në sa i përket edukimit të stafit dhe fuqisë punëtore. Përfaqësuesit e sektorit privat theksuan sfidat që hasin për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore. Megjithëse ka pasur përmirësime të konsiderueshme viteve të fundit, të dhënat mbi ardhjet ndërkombëtare dhe kapacitetet e sektorit të biznesit janë ende të kufizuara. Agjencia e Statistikave nuk ka të dhëna të plota për turizmin, për kapacitetet e biznesit lokal dhe ndikimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të turizmit në BPV. Të gjitha sfidat e sipërpërmendura duhet të adresohen në mënyrë efektive, prandaj Ligji aktual nuk e përbën bazën e nevojshme për zhvillimin e përshpejtuar. Prandaj, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik duhet të bëjë një vlerësim mbi zbatimin e Ligjit aktual dhe efektet që ka pasur ai në zhvillimin e turizmit dhe në ekonomi në përgjithësi. Për më tepër, MTI duhet të identifikojë të gjitha mangësitë e legjislacionit aktual, duke përfshirë legjislacionin sekondar, me qëllim të përgatitjes së hapave të ardhshëm për zhvillimin e turizmit. Përbërja e Këshillit duhet të rishikohet dhe të jetë më gjithëpërfshirëse, duke hapur dyert për anëtarësimin e plotë të akademisë dhe sektorit privat. Për më tepër, ekziston nevoja e gjetjes së mënyrave të financimit të aktiviteteve të Këshillit, konsulentëve dhe për zhvillimin e strategjisë. Buxheti aktual i Kosovës nuk ka gjasa të dedikojë fonde për turizmin, duke marrë parasysh të gjitha sfidat me skemat sociale dhe investimet kapitale. Prandaj, mbledhja e taksës së akomodimit duhet të zbatohet dhe buxheti të përdoret për promovimin dhe investimet sektoriale. Përfaqësuesit e sektorit privat që morën pjesë në dëgjimet

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

publike mbështetën idenë e zbatimit të taksës së akomodimit, për aq kohë sa kjo menaxhohet si duhet dhe përdoret për qëllim të promovimit që do të rriste numrin e turistëve.

Pasi që MTI të këtë kryer vlerësimin e nevojshëm të Ligjit dhe nivelin e implementimit, nevojitet një proces konsultimi me të gjitha palët e interesit për të identifikuar kërkesat specifike të secilës palë të interesit. Konsultimi duhet të përbëhet nga sektori privat, shoqëria civile, komuniteti i donatorëve, të gjitha institucionet publike përgjegjëse dhe akademia. Mësimet nga praktikat e mira rajonale dhe globale tregojnë se Kosova duhet të krijojë një OKT, me të paktën shtatë degë në të gjitha rajonet e Kosovës. Ky institucion mund të jetë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose të krijohet si një subjekt gjysmë publik dhe mund të financohet nga taksa e akomodimit si dhe nga buxheti i Kosovës. Përbërja e OKT-së duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke i dhënë sektorit privat, akademisë, shoqërisë civile dhe komunave një rol më të rëndësishëm në hartimin e politikave, iniciativave legjislative dhe promovimin e turizmit të vendit. Ky OKT duhet të përfaqësojë një bashkim të mandateve të KIESA-së dhe Këshillit të Turizmit.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

Rekomandimet a) Zhvillimi i kornizës ligjore për sistemin ligjor të turizmit

pasi qe Ligji aktual për Turizmin nuk adreson shumë nga shqetësimet që kanë palët e interesit;

b) Struktura organizative e turizmit në Kosovë duhet të jetë si në vijim: Duhet të themelohet një departament i pavarur brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pasuar nga një OKT që do të promovonte Kosovën si destinacion dhe do të nxiste dialogun në mes palëve të interesit;

c) Duhet të themelohen OMD-të rajonale, përmes bashkimit të tri deri në pesë komunave;

d) Në disa komuna me potencial më të madh turistik duhet të themelohet organizata lokale të turizmit;

e) Duhet të zhvillohet një strategji promovuese, duke i dhënë përparësi marketingut digjital dhe platformave dhe aplikacioneve online;

f) Burime të mjaftueshme financiare për mbështetjen e turizmit duhet të ndahen përmes buxhetit të shtetit, taksës së akomodimit, tarifës së anëtarësimit të OKT-së dhe OMD-ve, dhe aktiviteteve të tjera komerciale;

g) Duhet të bëhet harmonizimi dhe standardizimi i ligjeve tjera dhe akteve nënligjore në mënyrë që të sigurohet mbizotërimi i ligjit të turizmit dhe zbatimi i plotë i tij;

h) Duhet t’i jepet një diskrecion më i madh Qeverisë për çështjet e turizmit për të parandaluar nevojën për ndryshime të shpeshta të ligjit;

i) Të sigurohet regjistrimi i plotë dhe licencimi operatorëve ekonomikë në sektor, përfshirë agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë, ciceronët e turistëve, personat shoqërues, animatorët, ciceronët sportivë dhe rekreativë.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

Lista e publikimeve Zgjedhjet & Partitë Politike

#1 Instituti D4D. Shtator 2011 Zbërthimi i trendeve zgjedhore 2000-2010.

#2 Instituti D4D. Mars 2012. Reformë sa për adet: Si të rikthejmë besimin në zgjedhje?

#3 Malazogu, Leon, Visar Sutaj dhe Drilon Gashi. Nëntor 2012. Auditim i listës së votuesve të Kaçanikut: Mostër për Kosovën

#4 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shkurt 2013. Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?

#5 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Interpretimi i besimit – Përceptimi i përfaqësimit dhe pjesëmarrjes.

#6 Malazogu, Leon dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Deforma zgjedhore – Dy vite pas, reforma në pikën zero

#7 Leon Malazogu dhe Brenna Gautam; Me kontribut nga Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 26 nëntor 2014. Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike

#8 Dardan Berisha me kontributin e Driton Qeriqi, Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Rina Vokshi, korrik 2015. Vendosja e drejtësisë në zgjedhje

#9 Leon Malazogu me kontributin e Ngadhnjim Halilaj dhe Rezarta Delibashzade, korrik 2015 Trendet zgjedhore 2000-2014-Analizë numerike e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit

#10 Thomas Atherton, Driton Qeriqi dhe Rina Vokshi, Shkurt 2016 Doracak për barazi gjinore në procesin zgjedhor

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

Rekomandimet e Forumit Reforma

#1 Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Struktura e KQZ-së

#2 Hartuar nga Instituti D4D. 17 janar 2011. Sistemi zgjedhor

#3 Hartuar nga Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Riparimi i listës së votuesve

#5 Hartuar nga Instituti D4D. 12 dhjetor 2011. Rekomandimet për Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

#6 Mbështetur nga: D4D, KIPRED, INPO, KMDLNJ, INDEP, DT, KHK, QPA, dhe NOMP. Për reformë të mirëfilltë zgjedhore

Marrëdhëniet ndëretnike

#1 Malazogu, Leon dhe Vladimir Todorić. Nëntor 2011. Dialogu Beograd – Prishtinë: Nevojitet transformim i interesit vetanak. PER-K/D4D Institute and NPC-Belgrade

#2&3 Malazogu, Leon, Viktor Popović dhe Shpend Emini. Mars 2012. Perspektiva e një të riu serb në Kosovë/Jeta urbane në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë. PER-K/D4D.

#4 Malazogu, Leon dhe Florian Bieber. Raportet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. PER-K/Instituti D4D

#5 Malazogu, Leon dhe Alex Grigorev. Shtator 2012. Nga paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si ti qasemi veriut të Kosovës? PER-K/Instituti D4D

#6 Ejdus, Filip, Leon Malazogu dhe Milan Nic. Tetor 2013. Zgjedhjet komunale në veri të Kosovës: Drejt një ekuilibri të ri? Publikuar bashku CEPI, BCSP dhe D4D. (Vetëm në gjuhën angleze)

#7 Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Ajete Kërqeli. Me kontribut nga: Shpend Emini, Rezarta Delibashzade dhe Ferid Murseli. Tetor 2016. Gratë e fuqizuara: çelës për transformimin e komuniteteve

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

Interesi Publik

#1 Sejdiu, Dardan dhe Kastriot Jahaj. Janar 2013. ‘Taksa’ e fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?

#2 Gashi, Drilon and Shoghi Emerson. Maj 2013. Klasë në vete: Patronazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë

#3 Sutaj, Visar and Leon Malazogu. Janar 2013. Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik

#4 Miftari, Naser. Shtator 2013. Sfida e konsolidimit – Fuqizimi i pavarësisë së institucioneve të medias në Kosovë

#5 Ardiana Gashi dhe Artane Rizvanolli; Me kontribut nga Natalya Wallin, Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 25 shkurt 2015. Sa kushton patriarkati?

#6 Rezarta Delibashzade, Laura Flemming, Ramadan Klisurica, Agon Maliqi dhe Rina Abazi. 11 Nëntor 2015 Rëndësia e grupeve të interesit: Praktikat, rastet studimore dhe mësimet e nxjerra

#7 Dukagjin Pupovci dhe Gersi Gashi. Nëntor, 2015 Reformimi i Universiteti të Prishtinës – mission i mundur?

#8 Leon Malzogu dhe Bernard Nikaj; Me kontribut nga Gulliver Brady. Nëntor, 2016. Nxitje për llogaridhënie dhe performancë më të mirë në arsimin e lartë

#9 Jehona Serhati, me kontribut redaktues nga Abby Riley. Janar, 2017. Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

Memorandume Reaguese

#1 Instituti D4D. Nëntor 2012. Memorandumi reagues Nr. 1 – Reagimi i tepruar i policisë

#2 Instituti D4D. Dhjetor 2012. Memorandumi reagues Nr. 2 – Modeli i dy Gjermanive

#3 Instituti D4D. 12 Korrik 2013. Memorandumi reagues Nr. 3 – Kritere të qarta për komuna të reja

#4 Instituti D4D & Qëndrim Gashi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 4 – Universiteti i Prishtinës në rreth vicioz

#5 Instituti D4D dhe Kushtrim Palushi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 5 – Reforma zgjedhore

#6 Instituti D4D. Nëntor 2016. Memorandum reargues nr.6 – Reforma zgjedhore

Indikatorët & skenaret

#1 Instituti D4D. Nëntor 2010. Para dhe Pas-Performanca e bazuar në indikatorë: Vlerësimi vjetor 2010

#2 Instituti D4D. Shteti në Pasqyrë: Indikatorët e Bazuar në Performancë

#3 Malazogu, Leon. Nëntor 2013. As për emër nuk janë pajtuar: Shtyrja e problemit nuk do të afrojë palët në lidhje me asociacionin/bashkësinë. (Vetëm në gjuhën angleze)

#4 Malazogu, Leon. Janar 2014. Parashikime dhe skenare: Kosova dhe Bota në 2014

Publikime të tjera

#1 Seritë e editorialeve dhe rekomandimeve mund gjithashtu të gjinden në ueb-faqen tone.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

37

Referencat

1 Agjencia e Statistikave të Kosovës, "Numri i vizitorëve të huaj dhe netët e qëndrimit sipas vendit të origjinës gjatë periudhës 2008-2014", në dispozicion në: http://bit.ly/2t00blc 2 Agjencia e Statistikave të Kosovës, “Statistika e Hotelerisë, Ç4 2015.” Në dispozicion në http://bit.ly/2t47o3S 3 World Travel and Tourism Council, “Economic Impact 2016 Annual Update Summary,” available at http://bit.ly/2oTjZVJ. 4 Agjencia e Statistikave të Kosovës, “Bruto Prodhimi Vendor, Ç4 2016,” gjendet në http://bit.ly/2tpIDx5. 5 Michaela Trimble, “Nine Destinations Every Adventurous Woman Should Visit in 2017” Vogue Magazine, last modified December 27, 2016, http://bit.ly/2rLsakV 6 “The best active holidays for 2017,” The Sunday Times, last modified January 15, 2017, http://bit.ly/2tDFA46 7 Qeveria e Kosovës, Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2015-2018, Zhvillimi i Turizmit, modifikuar për herë të fundit me 10 mars 2015, gjendet në http://bit.ly/2t44Q6z 8 Ministry of Economic Development, Tourism, Trade and Enterprise 9 Ministry of Tourism 10 Ministry of trade, Tourism and Telecommunication 11 Jacek Borzyszkowski, The Past, Present and Future of Destination Management Organization (DMOS) – The example of National Tourism Organizations (NTO). 12 Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), “Shqyrtimi i kornizës së politikave për marketingun dhe promovimin e turizmit” janar 2017, gjendet në http://bit.ly/2t01NMA. 13 Gazeta Zyrtare e Republikës së Kroacisë, Akti për Bordin

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

Turistik dhe Promovimin e Turizmit Kroat. 14 Gazeta Zyrtare e Republikës së Serbisë, Ligjet për Turizmin Nr. 93/2012 dhe 84/2015. 15 WTTO, “The Authority on World Travel & Tourism; Serbia Travel and Tourism Development Potential.” 16 Qeveria e Kosovës, Programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2015-2018, Zhvillimi i Turizmit, ndryshuar për herë të fundit me 10 mars 2015, mund të gjendet në http://bit.ly/2t44Q6z 17 Tara Isabella Burton, National Geographic, ten places that deserve more travelers, last modified June 9, 2016, available at http://on.natgeo.com/1tkoMh7 18 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2012-2020, Prishtinë 2013, në dispozicion në http://bit.ly/2t002y4 19 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit 2012-2020, Prishtinë 2013, në dispozicion në http://bit.ly/2t03adr 20 OECD, Indicators for Measuring Competitiveness in Tourism, February 2013. Available at http://bit.ly/1TTcEMd 21 Ministria e Punëve të Jashtme, Shtetet që mund të hyjnë pa viza, mund të gjenden në http://bit.ly/2sZUBz8 22 Komuna e Shtimes, Strategjia për Zhvillimin e Turizmit Rural 2015-2020, mund të gjendet në http://bit.ly/2szvQcj 23 Hysen Sogojeva, Divizioni i Turizmit në MTI, Diskutimi publik në Shtërpce, prill 26. 24 Deloitte, “Tax News, Fiscal Package 2016,” mund të gjendet në http://bit.ly/2tQb0Yn. 25 OECD, “Tourism Trends and Policies 2016” 26 Zyra e të Hyrave Publike e Republikës së Maqedonisë, normat tatimore, shërbimet e akomodimit (shtretërit), mund të gjenden në http://bit.ly/2tLffnb.

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

39

Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

338.48(496.51)(048) Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas / përgatitur nga Isuf Zejna. – Prishtinë : Demokraci për Zhvillim, 2017 . – 22 f. : ilustr. ; 21 cm. 1. Zejna, Isuf ISBN 978-9951-608-56-5

Demokraci për Zhvillim (D4D) është një institut hulumtues I themeluar në vitin 2010 me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim. Misioni i D4D-së është të ndikojë në proceset e zhvillimt të politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmirësimin e qeverisjes dhe për të përforcuar kulturën demokratike në Kosovë.

Vizioni i D4D-së është të promovojë një shoqëri aktive dhe të arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së vizitoni faqen tonë elektronike: www.d4d-ks.org.