74
KOMUNA E PRIZRENIT IMPLEMENTUES | KONTRATA-622-14-186-236 DOKUMENTI STRATEGJIK PËR ZHVILLIMIN E TURIZIMIT DHE PLANET E VEPRIMIT

DOKUMENTI STRATEGJIK PËR DHE PLANET E VEPRIMIT · përmes turizmit si objektivë kyçe e strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal. Kjo strategji e zhvillimit të turizmit siguron

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KOMUNA E PRIZRENIT

IMPLEMENTUES |

KONTRATA-622-14-186-236

DOKUMENTI STRATEGJIKPËR

ZHVILLIMIN E TURIZIMITDHE

PLANET E VEPRIMIT

2

PËRMBAJTJA

Përmbledhja ekzekutive..........................................................................................................................3

Objektivi ..................................................................................................................................................7

Metodologjia...........................................................................................................................................8

Punëtoria A, analizimi i mjedisit të turizmit............................................................................................9

Profili i komunës së Prizrenit ................................................................................................................17

Trashëgimia natyrore........................................................................................................................21

Trashëgimia Kulturore-Historike.......................................................................................................25

Infrastruktura e turizmit-shërbimet..................................................................................................32

Zhvillimi i tanishëm i turizmit në Prizren ..............................................................................................35

Punëtoria B, analizimi i parimeve ekonomike për zhvillimin e turizmit ...........................................37

Vizioni....................................................................................................................................................42

Synimet strategjike të zhvillimit të turizmit në Prizren.........................................................................44

SWOT Analiza........................................................................................................................................46

Synimet dhe objektivat strategjike .......................................................................................................50

Zhvillimi i turizmit me akomodim më të gjatë......................................................................................50

Zhvillimi dhe zgjerimi i turizmit kulturor...........................................................................................53

Zhvillimi i turizmit rural dhe malor ...................................................................................................59

Zhvillimi i turizmit sportiv .................................................................................................................61

Prioritetet..............................................................................................................................................63

Prioritetet strategjike........................................................................................................................63

Objektivat prioritare të zgjedhura nga komuna për zhvillim dhe implementim .................................65

PROJEKTET PRIORITARE ........................................................................................................................66

Komiteti (Këshilli) për Zhvillimin e Turizmit ......................................................................................66

Zyrat Informative të Turizmit dhe Marketingu Ndërkufitar .............................................................66

Programi për Çertifikimin e Familjeve Mikpritëse ............................................................................67

Shpallja e Prizrenit si Kryeqytet Kulturor Mbarëshqipëtar ...............................................................67

Qendra Pedagogjike Sportive ...........................................................................................................67

REKOMANDIMET...................................................................................................................................69

SHTOJCA I: Konturat e një projekt propozimi me plan veprimi............................................................71

Shtojca II: Planet për Veprim të Projekteve Prioritare .........................................................................74

3

Përmbledhja ekzekutive

Plani Strategjik për Zhvillimin e Turizmit i prezantuar në këtë dokument është një rishqyrtim

më i thellë i komunitetit që thekson fokusin dhe nevojat e komunës. Ky dokument i Planit

Strategjik të Zhvillimit të Turizmit do të na shpie në formulimin e strategjisë. Strategjia

përfundimtare është një mjet që duhet të miratohet (sipas formës që e pëckton drejtoria e

Turizmit), dhe kërkon ndihmë shtesë dhe kapacitete të zhvillimit të projekteve. Komuna

është e vetëdijshme se duhet të sigurojë udhëzime strategjike dhe udhëheqje nëse duhet të

arrihen rezultatet konkrete. Kjo përfshinë mbikëqyrjen/përgjegjësinë, koordinimin dhe

njerëzit kyç për të përkrahur iniciativat ekonomike.

Strategjia e mëhershme si e Zhvillimit Ekonomik të Regjionit Jug, Zhvillimi i Turizmit të

regjionit Jug, Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal të Komunës së Prizrenit dhe Plani

Zhvillimor Urban siguron një profil të mirë ekonomik të komunës dhe shumicën e të

dhënave statistikore dhe informatat tjera në lidhshmëri me karakteristikat e Komunës. Këto

dokumente gjithashtu kanë elaboruar mbi sektorët e mundshëm për zhvillim të turizmit dhe

kanë identifikuar shumë projekte, shumica prej të cilave ende nuk janë implementuar por ka

prej tyre që janë në fazë të parë të implementimit.

Ekipi punues ka përgatitur një raport fillimor dhe një plan të punës për Komunën e cila ka

integruar përpjekjet e mëparshme për zhvillimin e turizmit. Bazuar në këtë hulumtim, dhe

duke formuar lidhjet dhe koordinimin, ky ekip ka kontaktuar një kontraktues për të

lehtësuar përmbledhjen e këtij Dokumenti për të pozicionuar Komunën në të ardhmen për

veprimet për zhvillim e turizmit.

Komuna deri më tani ka organizuar ekipe të ndryshme të komunitetit të përbërë nga të

gjithë personat kyç të qeverisë lokale, të sektorit publik dhe atij privat dhe veçanërisht të

komunitetit të turizmit pasi që objektivë e komunës është që planifikimi dhe implementimi i

zhvillimit të turizmit të bëhet nga drejtoria e Zhvillimit dhe Turizmit e cila kohëve të fundit

ka ndërmarrë hapa konkret për zhvillimin e turizmit, në bashkëpunim me komunitetitn e

turizmit dhe shoqërinë civile të organizuar në komunë . Duke e ndërmarrë hapin e krijimit

të dokumentit të strategjisë për zhvillimin e turizmit, komuna ka kompletuar një proces të

analizimit të problemeve, nevojave dhe mundësive potenciale të komunës. Gjithashtu, ekipi

ka definuar vizionin e komunës, dhe ka identifikuar strategjitë për zhvillim ekonomik. Ky

4

proces do të na shpie tek finalizimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit dhe do të lejojë

komunën për të përcaktuar detyrat dhe aktivitetet për të kompletuar një plan të

implementimit.

Në këtë Dokument, Komuna ka prezantuar planin e saj për të përkrahur zhvillimin e

sektorëve kyç potencial si vijon:

o Zhvillimi i turizmit ditor në turizëm me qëndrim më të gjatë

në Komunën e Prizrenit

o Turizmi Kulturor

o Turizmi rural dhe malor

o Turizmi sportiv

5

Hyrje

Nën udhëzimet e drejtorisë për zhvillim dhe turizëm ekipi ka filluar të punojë në agjendën e

planit strategjik të zhvillimit të turizmit (që preferohet të përfshijë kohën 2015-2020 me

përkrahje nga stafi komunal dhe ekipi i kontraktorit. Komuna është duke planifikuar të

formojë një komitet të zhvillimit të turizmit, të cilët do të vazhdojnë mbajtjen e takimeve

mujore për krijimin e profilit të komunës me theks në turizëm, dhe evaluimit të strategjisë

në baza vjetore dhe një rishiqim të lehtë në secilin qershor të vitit nga komiteti për

zhvillimin e turizmit. Profili i turizmit në formën e guidave do të rishqyrtohet dhe plotësohet

me të dhëna. Plotësimi i këtij dokumenti me të dhëna i hap rrugën komitetit të zhvillimit të

turizmit për marrjen e vendimeve në të ardhmen.

Grupi Punuese ishintë përbëra nga ekspertë të ndryshëm që kompania i ka të angazhuar si

bashkëpunëtor profesional dhe stafi i komunës

Rezultatet e projekteve të deritashme që ndërlidhem me zhvillimin e turizmit lokal janë

përfshirë kryesisht në plan të zhvillimit të drejtorisë së turizmit, i cili është aprovuar nga

Kuvendi Komunal.

Ky dokument përfshin karakteristika fizike, demografike, dhe ekonomike; infrastrukturën

dhe shërbimet publike; shërbimet sociale; çështjet e rinisë, minoriteteve dhe gjinore;

aktivitetet kulturore; përfshirja e organizatave jo-qeveritare dhe atyre ndërkombëtare;

qeverisja lokale; dhe orientimet e zhvillimit strategjik.

Momentalisht, Drejtoria për zhvillim dhe turizmit udhëheq me zhvillimin ekonomik lokal

dhe zhvillimin e turizmit në Komunë dhe punëson disa punëtorë që kryesisht merren me

objektiva të veçanta të strategjisë. Për shkak që komuna deri në vitin e kaluar nuk kishte

ndonjë përqendrim në zhvillimin e turizmit (pa anashkaluar shoqërinë civile e cila ka qenë e

organizuar dhe ka ndërmarrë hapa për zhvillimin e turizmit), drejtoria për zhvillim dhe

turizëm ka përqendruar forcat në zhvillimin sistematik të turizmit. Megjithatë, kohën e fundit

Drejtoria ka implemetuar projekte dhe programe e aktivitete që janë disenjuar për të

përkrahur akterët e turizmit dhe fushat që ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori. Komiteti

për zhvillimin e turizmit do të merrë në kompetenca turizmin duke filluar nga fundi i këtij

viti. KT (Komiteti i turizmit) përbëhet nga disa trupa që më kryesorët janë Këshilli i KT,

Kordinatori, Sekretaria.

6

7

Objektivi

Bazuar në nevojat momentale të popullatës, resurset në dispozicion dhe përvoja, Komuna e

Prizrenit është e pozicionuar për të gjeneruar një strategji të re zhvillimore të turizmit që

synon në përsosjen e strukturës së saj ekonomike dhe turistike, rritjen e punësimit në këtë

sektor, dhe krijimin e një ambienti për përshpejtimin e përgjithshëm të zhvillimit lokal

përmes turizmit si objektivë kyçe e strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal.

Kjo strategji e zhvillimit të turizmit siguron një vizion për Komunën e cila përfshinë synimet

specifike për zhvillimin e turizmit në të gjitha fushat e identifikuara prioritare, si dhe

programet dhe projektet për të realizuar këto synime. Komuna e Prizrenit vazhdimisht ka

ndërmarrë hapa dhe ka bërë investime të cilat e kanë ndihmuar zhvillimin e turizmit. Në të

vërtetë, Komuna e Prizrenit tanimë është duke punuar për të përsosur ambientin për

turizëm duke iniciuar formimin e mekanizmave që merren në vazhdimësi me planifikimin dhe

implementimin për zhvillimin e turizmit.

Qytetarët e përfshirë, duke përfshirë këtu komunitetin e biznesit në sektorin e turizmit

dhe shoqërinë e organizuar civile në Komunë kanë sprovuar një ndryshim në mendimin

rreth zhvillimit ekonomik dhe të turizmit, si rezultat i pjesëmarrjes së vazhdueshme në këtë

qasje të zhvillimit komunal. Këto synime kërkojnë një riorganizim të konsiderueshëm,

ndryshim në proceset e punës në institucionet e qeverisjes lokale, krijimin e mekanizmave të

rinj për bashkëpunim ndërmjet sektorit publik dhe privat, dhe formimi dhe ndërtimi i

kapacitetit të institucioneve dhe organizatave të reja që do të marrin përgjegjësinë për

zhvillim të turizmit.

Për të përmbushur këto synime ambicioze, Komuna e Prizrenit duhet të mobilizojë dhe

angazhojë të gjitha resurset që janë në dispozicion, resurse të cilat qartazi do të jenë të

pamjaftueshme për implementimin e tërë planit. Si rrjedhim, Komuna do të kërkojë

përkrahje domethënëse nga nivelet tjera të qeverisjes në Kosovë dhe organizatat

ndërkombëtare në formë të diturisë, përvojës, dhe ndihmës teknike dhe financiare për të

transformuar vizionet dhe synimet e saj në realitet brenda periudhës më të shkurtër kohore

të mundshme.

8

Metodologjia

Zhvillimi i këtij Dokumenti ka përfshirë katër hapa:

1. Organizimi i grupit punues

Drejtoria e Zhvillimit dhe Turizmit në Komunën e Prizrenit ka zhvilluar takime pune dhe

seminare për të identifikuar qartë hapat e ardhshëm që do të ndërmerrë komuna

për zhvillimin e Prizrenit. Duke u nisur nga kjo nevojë, Komuna ka kontraktuar

kompaninë konsulente EM Invest dhe kanë formuar një grup punues të përbashkët i

cili ka qenë i përbërë nga 6 ekspertë dhe staf tjetër mbështetës të cilët fillimisht kanë

shqyrtuar dhe analizuar materialet ekzistuese.

2. Analizimi

a) Punëtoria e Parë ka vlerësuar situatën duke përdorur pesë faktorë: 1) qasja

në kapital, 2) mjedisi për turizëm, 3) infrastruktura e krijuar, 4) resurset

turistike dhe 5) akterët për zhvillimin e turizmit.

b) Punëtoria e Dytë ka identifikuar mundësitë duke analizuar katër parimet 1)

planifikimi i detajuar i turizmit, 2) krijimi i programeve dhe projekteve të reja

në turizëm, 3) përkrahja e fushave egzistuese të turizmit, dhe 4) tërheqja e

investimeve kompatibile në fushën e turizmit

.

3. Zhvillimi strategjik

a) Gjatë punëtorisë së Tretë, grupet e komunitetit kanë analizuar strategjinë e

tyre të zhvillimit të turizmit. Çdo strategji e mëparshme u është shpërndarë

pjesëmarrësve para punëtorisë për të caktuar zbrazëtirat. Grupi ka krijuar një

vizion, ka zhvilluar synimet, dhe ka identifikuar idetë për përkrahje nga

komuna për të zhvilluar sektorin privat dhe për të rritur fushat e

bashkëpunimit privat dhe publik në turizëm.

b) Në punëtorinë e Katër, grupi ka prezantuar idetë, ka vlerësuar ato ide duke i

përdorur kriteret e strukturuara dhe prioritetet e përzgjedhura.

4. Objektivat e Komunitetit

9

Grupi ka përgatitur një plan strategjik të zhvillimit të turizmit i cili ka përfshirë

vizionin, synimet, objektivat, strategjitë, detyrat dhe aktivitetet dhe definimin e roleve

dhe përgjegjësive. Gjithashtu ka zhvilluar një plan të detajizuar për veprim.

Punëtoria A, analizimi i mjedisit të turizmit

Kjo punëtori ka qenë e disenjuar për të analizuar pesë faktorët e rëndësishëm të turizmit 1)

qasja në kapital, 2) mjedisi për turizëm, 3) infrastruktura e krijuar, 4) resurset turistike dhe

5) akterët për zhvillimin e turizmit. Zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e kontraktuar privat

kanë punuar afër me njëri tjetrin për të analizuar këta faktorë. Kjo punëtori është pjesa e

parë e procesit që e shpie komunitetin në një punë më komplekse, zhvillimin dhe

implementimin e strategjisë së saj të zhvillimit të turizmit. Pjesëmarrësit kanë dëgjuar me

kujdes të gjitha raportet, kanë respektuar pikëpamjet e njëri tjetrit dhe janë përkushtuar që

të punojnë bashkërisht për ta ndërtuar të ardhmen e tyre.

Tabela në vazhdim përmbledh prezantimet për secilin prej pesë faktorëve:

Tabela 1 – Punëtoria e parë të gjeturat-Analiza e Faktorëve—Komuna e Prizrenit

Faktori Problemet Nevojat Kapacitetet/Burimet Mundësitë Duhet ta di

Qasja në

Kapital

1. Pengesa në

infrastrukturën

ligjore:

2. Çështjet lidhur me

pronësinë

3. Privatizimi jo adekuat

4. Mospërdorimi i

kapaciteteve

ekzistuese

5. Kostoja e lartë e

kapitalit financiar

(kamatat e larta dhe

afatet e shkurta)

1. Elemino ose gjej

zgjidhjet për

problemet

1. Resurset natyrore

2. Edukimi adekuat

3. Lokacionet për

investime

4. Kushtet tokësore dhe

klimatike

4. Kapacitetet

ekzistuese: Hotelet,

motelet, Prevalla,

agjensionet, cicronët.

5. Fuqia punëtore e

kualifikuar

1. Përdorimi i

kapaciteteve

ekzistuese

2. Toka dhe tërheqja e

kapitalit të brendshëm

dhe atij të jashtëm

3. Krijimi i ndërmarrjeve

të reja publiko-private

4. Rritë vetëdijesimin

përmes projekteve

kreative

1. Kur do të

ndryshojë

infrastruktura

ligjore;

11

6. Mungesa

infrastruktures ne

zona malore

Mjedisi për

turizëm

1. Pengesat në

infrastrukturën ligjore

2. Politika fiskale

3. Siguria e industrisë

turistike dhe e

kapitalit

4. Mospërkrahja e

institucioneve

qendrore

5. Infrastruktura në zona

për turizëm

6. Rrugët

7. Investitorëve lokal iu

mungon

infrastruktura rreg.

dhe funksionale

1. Gjej zgjidhje për

problemet

2. Lehtësira finaciare nga

qeveria për investime

në turizëm

3. Lokacionet e reja për

zhvillim të turizmit

4. Trajnimi i specializuar

1. Resurset natyrore:

toka, kushtet

klimatike, tradita

kulturore

2. Fuqia punëtore e

duhur

3. Kapacitetet prezent të

turizmit

1. Përdorimi i

kapaciteteve prezent

2. Mundësitë për

investime në turizëm

3. Mundësia për të

tërhequr kapital nga

vendorët që punojnë

jashtë vendit

4. Realizimi e zonave të

reja ekonomiko-

turistike

5. Koordinimi dhe

bashkëpunimi me

sektorin e biznesit

1. Përforcimi me

investime në

programe të

reja

2. Vizitat dhe

kontaktet me

shtetet që e

kanë zhvilluar

turizmin

12

Infrastruktura

e krijuar

1. Mungesa buxhetore

2. Pengesat në

infrastrukturën

ligjore: çështjet

pronësore

3. Politika e

papërshtatshme

fiskale

3. Siguria

6. Mosfunksionimi apo

mosshfrytzimi

adekuat i burimeve të

ujit

1. Rrugët

2. Sistemet e kanalizimit

dhe mirëmbajtjes së

tij

3. Rrjeti i ujësjellësit dhe

burimeve të ujit

4. Furnizimi i

qëndrueshëm, 24-

orësh me rrymë

elektrike

5. Përpunimi i ujërave

të zeza dhe i

mbeturinave

1. Toka

2. Fuqia punëtore e

kualifikuar dhe e re

3. Fuqia e lirë punëtore

4. Implementimi i planit

për furnizim me ujë

5. Ndërtimi i kolektorit

dhe impiantit për

trajtimin e ujërave të

zeza

6. Rritja e komunikimit

ndërmjet Komunës

me komunitetin dhe

bizneset

7. Krijimi i fondit për

zhvillim të turizmit,

komuna dhe

komuniteti

8. Universitetet;

1. Gatishmëria e

bizneseve për të

investuar

2. Gatishmëria e

komunitetit për të

marrë pjesë

3. Gatishmëria e KK për

t'i kthyer në mënyrë

indirekte të ardhurat

vjetore që vijnë nga

bizneset (taksat dhe

pagesat tjera) për

zhvillim të

infrastrukturës

4. Klima e mirë dhe

përmirësimi i

vazhdueshëm i

kushteve për turizëm

5. Donacionet—të

jashtme dhe të

1. Kushtet

prezentë

2. Qëllimet

(planet për të

ardhmen)

3. Grantet

qeveritare

4. Kapitali i KK

13

9. Pasuritë natyrore

10. Aktivitetet kulturore

të Komunës

11. Shoqëria e

organizuar civile

12. Rritja e vetëdijësimit

për mbrojtjen e

natyrës

brendshme

6. OJQ-të dhe

organizatat

profesionale

7. Shkollat profesionale

8. Lokacionet e

investimeve në

turizëm

14

Burimet

Turistike/

Akterët e

zhvillimit të

turizmit

1. Kushtet e këqija

ekonomike

2. Mosfinacimi i

aktiviteteve kulturore

nga Qeveria

3. Mungesa e shkollave

që sigurojnë përgatitje

profesionale

4. Mungesa e

koordinimit ndërmjet

institucioneve dhe

bizneseve

5. Mungesa fizike e

Ministrisë së Kulturës

në Prizren

6. Ekspertët që nuk po

stimulohen

7. Mungesa e qendrës

megakulturore dhe

qendrës pedagogjike

1. Arsimi i orientuar

drejt kërkesave

profesionale

2. Donatorët: stimulimi i

investitorëve lokal

3. Organizimi i kurseve

të ndryshme me

licencim dhe

çertifikim

4. Bartja fizike e pjesëve

të Ministrisë së

Kulturës në Prizren

5. Koordinimi ndërmjet

institucioneve dhe

bizneseve.

6. Marketingu

1. Shkollat —fakultetet 1. Mekanizmat e

identifikimit të

problemeve

15

sportive.

8. Papunësia e lartë

9. Mungesa e

aktiviteteve

kulturore-sportive në

rajonet rurale

10. Mungesa e stafit

profesional për

edukim joformal

11. Shërbimet komunale

12. Mbrojtja e

trashëgimisë

kulturore

13. Mungesa e

kontrollimit të

vendeve për hedhjen

e mbeturinave

14. Qasje jo-

institucionale e

vlerave—mungesa e

16

ligjeve

12. Qasja jo e drejtë e

bizneseve

17

Profili i komunës së Prizrenit

Të dhënat e mëposhtme janë marrë nga dokumente të ndryshme të të gjithë

mekanizmave të komunitetit. Të dhënat e mëposhtme paraqesin profilin komunal me

fokus në turizëm dhe fusha që ndërlidhen me turizmin dhe jo të të gjithë komunës.

Të dhënat demografike në Prizren

Sipas regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë të

zhvilluar në vitin 2011, në Komunën e Prizrenit jetojnë 177 781 banorë.

Nga këta banorë ndarja në gjini është 89176 Meshkuj dhe 88605 Femra.

Struktura etnike është 145 718 shqiptarë, 16 896 boshnjakë, 9 091 Turq, 2 899 Romë, 1

350 Ashkali, 655 Goran, 237 Serb dhe 386 të tjerë.

Në këtë regjistrim janë përfshirë të gjithë banorët me vendbanim të zakonshëm

(përhershëm) në Republikën e Kosovës (pavarësisht nga nënshtetësia e tyre) dhe

pavarësisht, nëse gjatë regjistrimit janë të pranishëm në vendbanimin e tyre të

zakonshëm ose që mungojnë përkohësisht (mungojnë ose pritet të mungojnë për më pak

se 12 muaj).

Gjeografia dhe kushtet klimatike

Komuna e Prizrenit gjendet në Jug të Kosovës dhe përmban një sipërfaqe prej 640 km2

(63,871.68 ha); kjo vlerë përmban 5.94 % të territorit të përgjithshëm të Kosovës.

Prizreni në perëndim ndanë kufirin me Shqipërinë, në jug me Komunën e Dragashit, në

juglindje me Maqedoninë, në lindje me Komunën e Shtërpcës, në verilindje me Komunën

e Suharekës, në veri me Komunën e Rahovecit dhe në veriperëndim me Komunën e

Gjakovës. Qendra e Komunës së Prizrenit është qyteti i Prizrenit.

Në Komunën e Prizrenit dominon klima kontinentale për shkak të maleve të afërta të

cilat e rrethojnë komunën. Klima Mediterane gjithashtu depërton në Komunën e

Prizrenit nga rrymat e Adriatikut që vijnë nëpërmjet kanjonit të Drinit të Bardhë.

Temperatura vjetore mesatare në Komunën e Prizrenit është 12.5 0C, me temperaturën

më të ulët 1.3 0C gjatë muajit janar dhe me temperaturë më të lartë 23.2 0C gjatë muajit

korrik.

18

Ekonomia - Infrastruktura dhe Mjedisi i Biznesit

Korniza themelore e zhvillimit ekonomik të Komunës së Prizrenit është aktivizimi i plotë

i Parkut të Biznesit i cili ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Prizrenit në

lokacionin e që shtrihet në boshtin rrugor Lubizhdë – Korishë, në largësi 5 km prej

qytetit. Në kuadër të kësaj zone gjendet e ndërtuar rruga regjionale në drejtim të

Prishtinës. Kjo hapësirë për këtë destinim është e rregulluar sipas vendimit të Kuvendit

Komunal të Prizrenit e që do të trajtohet si zonë e zhvillimit të ekonomisë së vogël dhe

të mesme. Puna e arritur deri më tani në përgatitjen e këtij parku është në fazën

fillestare dhe kërkesat kanë të bëjnë shikimin e mundësive të ndërtimit me koncesion

duke shfrytëzuar sa më ekonomikisht dhe efektivisht tokën brenda kësaj hapësire,

rregullimin e infrastrukturës së tërësishme dhe joshjen e bizneseve sa më të mëdha për

të arritur numër më të madh të punësuarish.

Gjatë viteve të fundit, Prizreni është duke vendosur themelet e një ekonomie të

orientuar në treg dhe duke u përpjekur për ta zhvilluar sektorin e prodhimtarisë së

vendit. Në të kaluarën e afërt Prizreni ishte simbol i zejtarisë dhe ekzistojnë përpjekje të

mëdha që ta mbajë këtë epitet. Prizreni si e gjithë Kosova ka nivele shumë të ulëta të

raportit eksport/import. Megjithatë, sektori industrial i ekonomisë rajonale shfaq

përparim të moderuar gjatë disa viteve të fundit. Janë themeluar një numër i madh i

kompanive të reja dhe kanë filluar të operojnë në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në

sektorin e ushqimit. Kompanitë e reja bazohen në iniciativën lokale dhe shumë ulët në

ndonjë investim të huaj. Një kompani Holandeze është shembull i parë i investimit të

përbashkët ndërmjet një ndërmarrjeje nga Diaspora dhe një investitori të huaj. Kjo

kompani e fokusuar në organizimin e parkut industrial në periferi të qytetit të Prizrenit

për investitorë të huaj. Planet komunale në krijimin e parqeve komunale/industriale/ dhe

atyre për biznes kanë kaluar fazat fillestare të realizmit.

Sipas Entit të Statistikës së Kosovës, deri në fund të vitit 2012, diku rreth 8.000 biznese

janë regjistruar dhe ky numër vazhdon të rritet. Shkalla e shuarjes së bizneseve

(kompanitë që dalin nga biznesi) gjatë disa viteve të fundit ka qenë 8%, mirëpo kjo është

kompensuar nga përqindja e bizneseve të reja fillestare. Krahasimi i numrit të bizneseve

të regjistruara, me numrat që kanë të bëjnë me punësimin shpie drejt konkluzionit që

brenda sektorit privat rritja ekonomike e Rajonit është kryesisht e drejtuar nga

19

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM – të) dhe jo nga numri i vogël i bizneseve të

mëdha.

Rritja ekonomike është kryesisht e nxitur nga sektori privat, edhe atë në masën më të

madhe nga bizneset e vogla.

Qasja në portet dhe aeroportet

Kosova aktualisht ka një aeroport civil ndërkombëtar në Sllatinë të Prishtinës. Aeroporti

“Adem Jashari” zhvillon rreth 20 fluturime në ditë dhe është i njohur dhe për transportin

e mallërave.

Kosova nuk ka qasje në det dhe portet më të afërta mund të konsiderohen ato të

Shqipërisë, si Porti i Durrësit dhe ai i Shëngjinit. Shfrytëzimi dhe kalimi i mallërave

realizohet nëpërmjet autostradës “Ibrahim Rugova” që kalon në Morinë-Kukës-Durrës.

Shërbimet publike-uji, kanalizimi, mbeturinat, rryma

-Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i ujërave të zeza bëhet nga kompania publike

“Hidroregjioni Jugor”. Rreth 79% të familjeve në Prizren konsiderohen të jenë të lidhura

në rrjetin publik të ujësjellësit.

Ujërat e zeza paraqesin një problem serioz mjedisor në tërë territorin e Komunës së

Prizrenit pasi që i tërë rrjeti i kanalizimit ka rrjedhje direkte në lumenjtë që përshkojnë

territorin e komunës.

-Menaxhimi i mbeturinave bëhet nga kompania publike “Ekoregjioni”. Shërbimi i

transportit të mbeturinave ka lëvizur dhe shënuar ngritje sa i përket mbulueshmërisë së

territorit të komunës. Momentalisht nuk ka klasifikim ose riciklim të mbeturinave, por

sipas “Ekoregjionit”, nga 2015 do të fillohet me një projekt të implementimit në këtë

fushë. Në nivel të Kosovës niveli i kënaqshmërisë së qytetarëve të Prizrenit me këtë

shërbim është më i lartë krahasuar me komuna tjera.

-Rryma dhe rrjeti i energjisë elektrike është duke u menaxhuar nga KEDS. Niveli i

mbulimit të këtij shërbimi është rreth 99.5%. Niveli i furnizimit është i pamjaftueshëm

dhe jo i rregullt me gjithë përmirësimet e dukshme në vitet e fundit.

20

Infrastruktura rrugore

Qasje relativisht të mirë në Kosovë mirëpo probleme të theksuara në lidhje me

Maqedoninë.

Infrastruktura e telekomunikacionit

Mbulueshmëri të mirë në dy rrjete atë tokësor dhe mobil. Në atë mobil kemi duke

operuar 2 operatorët më të mëdhenj të Kosovës. Mbulueshmëria e rrjetit është e

mbuluar në tërë territorin e Komunës.

Infrastruktura industriale

Korniza themelore e zhvillimit ekonomik të Komunës së Prizrenit është aktivizimi i

Parkut të Biznesit i cili ndodhet në pjesën verilindore të qytetit të Prizrenit, në lokacionin

që shtrihet në boshtin rrugor Lubizhdë – Korishë, në largësi 5 km prej qytetit.

Bujqësia

Bujqësia me degët e saj mbetet akoma ndër burimet e rëndësishme të punësimit dhe

jetesës, sepse për më shumë se 50 % e popullatës jeton në ambientet rurale. Qysh në

kohën e ish-Jugosllavisë Prizreni ka qenë i njohur për pemët, perimet dhe verën e tij. Në

Komunën e Prizrenit me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve prej

qumështi merren katër (4) qumështore me kapacitet të kufizuar të përpunimit prej 500

litra deri 15.000 litra për një ndërrim.

Prodhimet e qumështit, në veçanti djathi i freskët i njohur si “Djathi i Sharrit”, është i

njohur në përmasa ndërkombëtare. Prodhimtaria e drithërave të realizuara në Komunën

e Prizrenit për vitin 2001 është 12,565 ton grurë dhe 15,040 ton misër. Mundësit për

grumbullim, vendosje dhe ruajtje të drithërave janë të mira. Aktualisht ujiten 25 % të

tokës punuese respektivisht 3,300 ha. Ujitja bëhet përmes tri hidro-sistemeve: Dukagjinit

(2,500 Ha), Radoniqit (400 Ha) dhe Sistemit lokal të ujitjes (SLU-400 ha).

21

Trashëgimia natyrore

Komuna e Prizrenit është e pasur me atraksione të ndryshme natyrore.

Drejtoria për zhvillim ekonomik dhe turizëm, ka përfunduar një hulumtim i cili kishte

qëllim të identifikoj dhe listoj pikat kyçe të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e

ardhshëm të turizmit. Në të gjeturat e këtij hulumtimi, të gjetura llogariten më tepër se

44 Pika kyçe ose atraksione natyrore.

Bukuria natyrore, lartësia adekuate, shtigjet e përshtatshme për skijim, ajri i pastër

shërues për sëmundjet e zemrës dhe të frymë marrjes, janë veçoritë dhe faktet reale për

zhvillimin e turizmit dimëror, sportiv dhe shëndetësor.

Liqenet

Liqenet glacialë paraqesin njërën nga bukuritë më të mëdha të Malit Sharr. Në lartësinë

mbidetare mbi 1900 m ka disa liqene, të cilat posaçërisht dallohen sipas bukurisë dhe

madhësisë. Këtu vlen të përmenden para se gjithash Liqeni i Livadicës dhe Liqeni i

Jazhincës e pastaj edhe të tjerë si: liqenet e Gornjasellës, Karanikollës, Miskovës,

Bezdankës etj. Liqeni më i madh është ai i Livadicës, pas tij vjen Liqeni i Jazhnicës.

Liqeni i Jazhnicës: Aritja prej Prizrenit deri në Liqen bëhet me

transport(veturë,autobus)deri në afërsi të Prevallës 28 km,e pastaj prej lartësis

mbidetare 1450m e deri te Liqeni 2,180 bëhet në këmbë.Shtrihet nën majen e lart

2,400m. Temperatura e ujit është shumë e ulët,në ditët më të ngrohta është 4,8

grad c.Eshtë I kthyer nga ana veriore dhe është liqen me temperatur më të ftohët

të ujit në malet e Sharrit.

Liqeni i Livadicës: Banorët e Shtërpcës e quajnë edhe me emrin Liqeni i

Shtërpcës. Gjendet në një cirk shumë të gjerë e të thellë, nën majën e Livadicës

(2.491m lartësi mbidetare) në lartësinë mbidetare prej 2.173 metrash. Është i

gjatë 220 ndërsa i gjerë 124m, gjatësia e vijës së bregut është 683 m. Thellësia e

liqenit është e ndryshme dhe sillet nga 6.50 deri në 8.60 m, që varet nga koha kur

matet. Thellësia maksimale është në periudhën maj-korrik kur ndodhë që, krahas

fryerjes nga nëntoka, ujët të derdhet edhe nga sipërfaqja e liqenit, d.m.th. bëhet

me të vërtetë një liqen që derdhet. Tejdukshmëria e ujit të liqenit është e plotë,

deri në fund të liqenit.

22

Liqeni e merr ujët nga të reshurat, nga shkrirja e borës dhe e borës së ngrirë, si

dhe nga dhjetëra burime sipërfaqësore dhe nga disa burime nënujore. Liqeni i

Livadicës ka degën nëntokësore e cila përbën degëzimin e Lumit të kallogjerëve.

Në liqen jeton trofta e përroit e futur e cila për shkak të kushteve të ashpra për

jetesë nuk mund të shumohet.

Lumi Drini i Bardhë

Gjendet rrëzë bregut të lumit Drini i Bardhë,në një lartësi më të ulët të lartësisë

mbidetare në Kosovë. Përgjatë sezonit të verës është i përshtatshëm për peshkim dhe

not. I preferuar për qytetarë të Prizrenit gjatë vikendit. Llojet e shpeshta të peshkut janë:

krapi, mrena , belica, etj. Në afërsi të fshatit gjendet Hisari i Nashecit që supozohet të

jetë i periudhës antike por ende i pa hulumtuar.

Burimi i Lumëbardhit

Gjendet përmbi fshatin turistik Prevallë me një ecje të lehtë duke kaluar stanet e deleve

në mes të majeve Bistra,Tuzhbaba dhe Konjushka.

Vendi është i pasur me bimë endemike si p.sh.Crocus Scardicus.

Vizitohet nga bjeshkatarët dhe dashamirët e natyrës për ecje.

Temperatura e ujit është e ftohët, diku rreth 2 gradë c. E më poshtë burimit janë edhe

disa burime me temperaturë të ujit më të lartë.

Ujëvarat e Lumëbardhit

Prej fshatit Gornje sellë(1,100m)gjatë sezonit të verës deri në vendin e lart përmendur

mund të arrihet në mënyra të ndryshme:me ecje gjysmë të lehtë,me mountain bike ose

me vrapim të lehtë të stilit garues. Gjatë dimrit arrihet me ski-touring dhe snowshoes,

por prej anës tjetër është mënyra e dytë e përdorimit të kësaj pike prej prevallës,vetëm

një ngjitje 100m,një pushim të shkurtër dhe ecje te poshtë deri në fshatin Gornje Sellë.

Shtegu dhe mënyra e dytë preferohet nga njerëzit më të moshuar dhe është më e lehtë.

Në përfundim të ecjes në mbërritje në fshatin Gornje Sellë është rrjedha e lumëbardhit

ku mund të freskohemi dhe relaksohemi.

23

Ujëvara e Konjushës

Ujëvara gjendet mbi fshatin Mushnikovë dhe është ujëvarë me qasje të lehtë, me rrugë

nga Prevalla, ka vlera estetike dhe pejsazhore të Sharrit. Ujëvara gjatë tërë vitit ka ujë

dhe është e rrethuar me pyje të përziera. Ujëvara ka 2 ujëvarë në largësi 100m nga

ujëvara tjetër. Mund të vizitohet me ecje në këmbë dhe me kuaj deri tek vendi rrugor në

brendi të pyllit.

Kulla e Hoxhës

Është një objekt i vjetër banimi i quajtur Kulla e Hoxhës me lashtësi mbi 300 vite.

Radhitet ndër objektet me të vjetra të banimit në rajon dhe Kosovë. Shumica e objektit

e ka ndryshuar pamjen e brendshme përveç dhomës kryesore, e cila e ka të ruajtur

origjinalitetin shumë shekullor. Në objekt gjenden shenja të ndryshme, ndërsa veçohet

shenja me motive Ilire.

Pika Malore Bistra

Është ndër pikat më të larta në Malet e Sharrit me një lartësi prej 2651 m, e cila ofron

një përjetim unik me dalje madhështore,shikimi kah ana e Maqedonisë, maja e

titos,Alpeve shqiptare etj.

Tereni për ecje është i kategorisë 4 ( e vështirë), posaçërisht gjatë dimrit, ku shkohet

vetëm me pajisje për alpinizëm.

Pas ngjitjes në maje me anë të ski-touring-ut, lëshimi është extrem dhe ofron një

kënaqësi të rrallë si power-ski.

Maja Kobilica

Maja e lartë e Kobilicës është një lokacion në lartësi të madhe në territorin e Kosovës,

gjegjësisht në Parkun Nacional Sharri. Ky lokalitet mund të vizitohet nga bjeshkatarët,

alpinistët dhe dashamirët e natyrës. Me makinë shkohet deri në fshatin Lubinje e Epërme

pastaj me ecje në këmbë mund të arrihet në maje. Nga aspekti floristik karakterizohet

me 3 lloje bimë stenoendemike ( llojet e bimëve lokale) që gjenden vetëm në këtë zonë

dhe askund tjetër në botë: Hieracium kobilicanum, verbaskum scardicolin, selene

schmucheri.

24

Oshlak

Zona natyrore e Oshlakut shtrihet në pjesën jugore të këtij Mali, në veri të fshatit

Mushnikovë. Oshlaku është zonë malore në gëlqeror me vlera të veçanta të

biodiverzitetit. Zona karakterizohet me prezencën e llojeve të shumta të florës

endemike dhe fitocenozave të rralla që e bëjnë Oshlakun teje interesant dhe specifik.

Simboli i veçantë i Oshalakut është lloji stenoendemik ( endemik lokal ) i vjetërsisë

glacialebarëpezmi i mbretit Aleksander (Achillea alexandris regis ). Lloj tjetër

stenoendemik është silene nikoloci. Rëndësi kanë edhe llojet tjera endemike barishtore

dhe mjekuese. Oshlaku është i pasur edhe me lloje drunore të rralla të cilat formojnë

bashkësi të rëndësishme pyjore siç janë:

1. Pyjet e rrobullit ( pinetum Heldeichii)

2. Vegjetacioni shkuror i dredhakut ( pinetum mugho)

3. Vegjetacioni shkurror i shkozës orientale ( Carpietuni orientalis )

4. Pyjet e ahut (Fagetum montanum ) etj.

Përveç biodiverzitetit bimorë, zona është e pasur edhe me biodiverzitetin e kafshëve të

egra dhe shpendët. Lloji më i shprehur është dhie e egër.

Maja e Arnenit

Maja e Arnenit gjendet në afërsi të Prevallës në lindje të malit Oshlak.

Ekspozicioni I terrenit është jugor, Maja e Arnenit është zonë malore në gëlqeror I cili

paraqet habitatin e llojit drunao endemorelikt të Ballkanit të robullit (Pinus heldraichii),

dhe shumë lloje të shumta të florës endemike, faunës dhe ornitofaunës.

Një pjesë e këtyre pyjeve në sipërfaqe prej 35ha në vitin 1960 është shpallë si rezervat

strikt natyrorë. Tani kjo zonë është shpallur si zonë e parë e mbrojtjes në bazë të Planit

Hapësinor të PK Sharri (2014).

Nga llojet e rëndësishme të faunës që gjendet në këtë zonë veçohet : Ariu u murrmë,

rrëqebulli, kaprolli, dhia e egër, shqarthi etj.

25

Prevalla

E gëzon epitetin e lokalitetit me një diverzitet të lartë të botës shtazore dhe bimore. E

pasur me fruta të malit,më së shumti me boronicë. Është e rrethuar me hotele, bujtina

dhe vikend shtëpiza. Verës preferohet për persona të sëmurë, posaçërisht me sëmundje

bronkiale. Në këtë pikë bëhet edhe gërshetimi i tre rrymave të ndryshme ajrore si:

kontinentale, mesdhetare dhe alpine. Gjatë stinës së dimrit shtegu preferohet për

mësime të skijimit ku ekziston edhe një ski lift i vogël rreth 100 m. Ecja me ski dhe me

këpuca bore ( snowshoes), ka vende ideale për skijim extrem. Nga ana e djathtë e

Prevallës është burimi i lumëbardhit, kurse nga ana tjetër është burimi i Lepencit në një

distancë prej 1,6km. Të dy lumenjtë derdhen në detëra të ndryshme.

Trashëgimia Kulturore-Historike

Trashëgimia Kulturore e Prizrenit reflekton historinë e mrekullueshme të qytetit me një

kulturë të shtresuar gjatë shekujve deri në ditët e sotme. Duke zotëruar një pozitë të

mirë gjeografike dhe gjeopolitike, Prizreni gjithmonë është gjendur në udhëkryq të

kulturave të mëdha, si dhe të kulturave etnike, të cilat kanë jetuar njëra pranë tjetrës, si:

dardano-iliro-shqiptare, romake, bizantine, serbe, turko-osmane, etj. Në qytetin e

Prizrenit gjatë shekujve fliteshin disa gjuhë zyrtare.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është lëvizja me e rëndësishme shqiptare e organizuar. Më 10

qershor 1878 u mblodhën 300 përfaqësues të të gjitha krahinave Shqiptare në kuvendin

shqiptarë që u mbajt në Prizren me qëllim bashkimin e Shqipërisë.

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit e vendosur në pjesën lindore të qytetit me një lartësi prej 525 m mbi

nivelin e detit është një ndër elementet më të rëndësishme në aspektin kulturor,

historik, turistik dhe arkeologjik. Ky objekt është përdorur si kala deri në vitin 1912,

kurse sot bën pjesë në listën e Trashëgimia e Botës në Rrezik.

Ura e Gurit

26

Ura e Gurit e konsideruar si simbol i qytetit, është e vendosur në qendër të qytetit të

vjetër të Prizrenit. Nën të kalon lumi i Lumëbardhit, i cili e ndan qytetin në dy pjesë.

Shatërvani i Prizrenit

Shatërvani është lokacioni më i rëndësishëm për shëtitje në qytetin e Prizrenit.

Shatërvani është krenari e Prizrenit dhe simbol i bukurisë dhe veçantisë së këtij qyteti.

Vizitorët e shumtë që kalojnë mund të ndalen për të pirë ujë nga kroi i famshëm i

shatërvanit apo për të pirë kafe në lokalet e shumta përreth.

Xhamia e Sinan Pashës

Xhamia e Sinan Pashës e ndërtuar në vitin 1615 dhe e vendosur në sheshin e vjetër të

Prizrenit është xhamia më e njohur dhe më e bukur në qytet e më gjerë. Kjo xhami për

të cilën janë thurur legjenda e tregime, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve e

gazetarëve të profileve të ndryshme.

Xhamia e Mehmed Pashës dhe Medreseja

Xhamia e Mehmed Pashës është një nga monumentet më të mëdha dhe më të vjetra të

Prizrenit, e cila gjendet në pjesën jug-lindore të qytetit dhe ka vlerë të veçantë kulturo-

historike. E ndërtuar në vitin 1561, kjo xhami ka rëndësi të madhe arkitektonike dhe

historike.

Hamami i Gazi Mehmed Pashës

Hamami i Gazi Mehmed Pashës, i cili mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1563-74, është

monument i periudhës otomane, në të cilën gërshetohet tradita orientale dhe vendore .

Objekti është i dizajnuar si një banjë dy pjesëshe me hymje të veçanta, njëra për burra

dhe tjetra për gra. Kohëve të fundit ky objekt shfrytëzohet si muze dhe hapësirë për

ngjarje të ndryshme kulturore.

Xhamia e Emin Pashës

Kjo xhami është ndërtuar rreth vitit 1831 nga Mehmet Emin pasha pranë Hamamit të

Gazi Mehmed Pashës. Për nga ndërtimi është e ngjashme me xhaminë e Sinan Pashës,

por me përmasa më të vogla. Xhamia e Emin pashës është e pasur me shumë

27

ornamente dhe vizatime, të cilat po ashtu janë të ngjashme me vizatimet e xhamisë së

Sinan pashës.

Namazxhahu- Xhamia Kërëk

Namazxhahu gjendet në anën veri-perëndimore të qytetit pranë rrugës magjistrale

Prizren-Gjakovë. Fjala Namazxhah rrjedh nga fjala persiane që d.m.th. vend për falje-lutje.

Namazxhahu është ndërtuar me planimetri drejtkëndëshe nga gur të gdhendur të lidhur

me llaç gëlqeror. Xhamia e Namazgjahut konsiderohet të jetë objekti i parë monumental

i kulturës Islame në qytetin e Prizrenit, si dhe një monument me rëndësi historike dhe

pikë karakteristike për pjesën perëndimore të Prizrenit.

Xhamia e Çatip Sinanit - Ljevisha

Data për ndërtimin e xhamisë së Çatip Sinanit nuk është ruajtur, por pasi që lagjja ku

xhamia gjendet ekziston nga viti 1591 rezulton supozimi që xhamia të jetë ndërtuar

shumë më herët. Sipas gojëdhënave, Sinani ka qene sekretar i arkivave të sulltanit dhe

pas një beteje të fituar është ndërtuar xhamia me urdhër të sulltanit dhe është emërtuar

me emrin e çatibit (sekretarit) të tij .

Kishat e Shën Gjorgjit dhe Runoviq

Kisha e Shën Gjorgjit – Runoviqit ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit në Shatërvan,

respektivisht në oborrin e kishës Sinodale të Shën Gjorgjit. Objekti është ndërtuar në

fund të shekullit të XV-të nga vëllezërit Runoviq dhe i është dedikuar Shën Gjorgjit.

Objekti i takon llojit të kishave familjare të mesjetës me bazë drejtkëndëshe me apsidë, i

cili ka pasur tre aniada (nefshe) që është vërtetuar gjatë gërmimeve të bëra në vitet

1994. Gjatë këtyre gërmimeve është zbuluar edhe pjesa e narteksit dhe varrezat përreth

kishës.

Katedrala Zonja Ndihmëtare

Kisha katolike ”Zonja Ndihmëtare” është ndërtuar në vitin 1870 nga argjipeshkvi Dario

Bucciarelli, ndërsa më vonë Toma Glasnoviq ngriti kambanoren dhe vëri orën.

Objekti ka ruajtur origjinalitetin e vetë gjerë më vitet 1970, kur me rastin e shënimit të

100 vjetorit, muret, shtyllat dhe dyshemeja u veshën me pllaka mermeri, shkallët dhe

28

çardaku u bënë me beton arme dhe u vendosë gardhi metalik në hyrje dhe të

shkallët. Kompleksi i Konkatedrales Zonja Ndihmëtare përfshin dhe objektet tjera

përcjellëse si që janë: Ndërtesa e Semenishtës, ndërtesa e priftërinjve, ndërtesa e

motrave të nderit, selia e Ipeshkvisë, ndërtesa e Famullisë dhe objektet tjera të banimit

dhe lokalet afariste.

Muzeu Arkeologjik- Sahat Kulla

Muzeu arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e

shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Mendohet ta ketë ndërtuar Shemsudin Ahmed

Beu. Objekti ka formë drejtkëndëshe dhe është ndërtuar me gurë të ndryshëm.

Famullia e Zymit

Zymi njihet qendër famullitare ne shekullin XIV me kishën që i kushtohet Të Ngriturit

të Shën Mërisë në qiell. Në famullitë e këtij rajoni, ndër priftërinjtë e hershëm ishin edhe

njerëzit e mëdhenj të kulturës shqiptare, si Ndre, Pjetër, Lukë e Gjon Bogdani që ishin

nga fshati Gjinan i Hasit, Pjetër Zoganji , Mark Bardhi, etj.

Kompleksi Marash

Kompleksi Marash gjendet ne anën e majte te lumit te Lumebardhit, ne pjesen lëindore

te Prizrenit. Ky vend vizitohet nga vizitore te shumte te cilet shfrytezojne hapesiren e

Marashit per te pushuar, argëtuar, shëtitur dhe per aktivitete sportive.

Platanus Orientalis- Rapi i Vjetër

Rrapi i Marashit ka një lartësi 20.9m, rrethi i tij është 3 m, ndersa gjerësia 3.5 m, me

diametër 12 m. Lartësia mbidetare e këtij vendi është 417 m. Rrapi i Marashit i takon

shekullit te XIV- XV dhe është identik si Rrapi ne Tersten te Dubrovnikut dhe Rrapi i

Ohrit.

MANIFESTIMET KULTURORE

29

DokuFest

Festivali Ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar është festivali më i madh i

filmit në Kosovë. Çdo vit festivali mbush kinema dhe vende të improvizuara rreth

qendrës historike të qytetit të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filma

nga e gjithë bota.

Ekspozita , debate, Punëtori, ngjarje muzikore janë pjesë e 9 ditëve të festivalit.

Dokufesti ka themeluar dhe kinemanë e qytetit të quajtur “Dokukino”.

“Dokukino” ka arrit të ofroj program ditor të filmave më të rinj që shfaqen në kinematë

botërore me teknologji moderne 3D.

“Dokukino” si e vetmja kinema ne regjionin e jugut te Kosovës ka arrit të zhvilloj një

ofertë në ngritje në këtë lëmi shumë të rëndësishme për të rinj dhe qytetarë jo vetëm të

Prizrenit por dhe komunat përreth.

40 Bunar Fest

40 Bunar Fest është festival tradicional që zhvillohet përmes garës në lumin e qytetit të

Prizrenit, Lumëbardhi. Në këtë festival festival të gjithë pjesëmarrësit lëshohen me goma

nëpër lumin Lumëbardhi duke improvizuar një lloj të sportit ekstrem që ka për qëllim

sensibilizimin e popullatës për vlerat që bart lumi si dhe për nevojën për mbrojtjen e tij

nga ndotja. Gara me goma shoqërohet me muzikë dhe party që e shndërrojnë qytetin në

arenë argëtimi. Kjo ngjarje tradicionale sportive e argëtuese zhvillohet në muajin

qershor.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”

Festivali i këngës qytetare "Zambaku i Prizrenit" është themeluar në vitin 1986 nga

institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që

kultivon zhanrin muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat.Festivali tradicional

është iniciuar nga produkcioni muzikor i ish-RTP-së, me ç'rast e tërë orkestra e këtij

institucioni është angazhuar në realizimin dhe përcjelljen e këngëve konkurruese.Ideolog

i "Zambakut..." ka qenë redaktori i programit muzikor, Reshat Randobrava, i ndihmuar

nga drejtori i programit të atëhershëm, Akil Koci.Në kohët e okupimit serb, me

shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produkcionit muzikor të RTP-së,

30

përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta

bart në vitet pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.Pak

vite më pas pushteti lokal nis dhënien në menaxhim dhe organizim të festivalit përmes

konkursit, praktikë kjo që ende aplikohet.Festivali i këngës qytetare "Zambaku i

Prizrenit" mbahet për çdo vit në fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në

gjuhën shqipe, turke e boshnjake.Pjesë integrale e festivalit, është edhe festivali i këngës

për fëmijë "Fluturat".

NGOM Fest

Festivali i muzikës dhe i aktivizimit, i pari i këtij lloji që u mbajt në qershorin e vitit 2011

në qytetin e Prizrenit, krijoi një moment të ri në botën e festivaleve të Kosovës, duke

promovuar një frymë alternative dhe atraktive të mobilizimit shoqëror. Përmes muzikës

së prezantuar (luajtur) nga bendet që kanë ardhur nga shtete të ndryshme, NGOM Fest

ka promovuar një cilësi të re të festivaleve të muzikës. Në të njëjtën kohë, organizimet

tematike gjatë festivalit kanë promovuar adresimin e çështjeve të ndryshme sociale dhe

kulturore dhe sensibilizimin e qytetarëve me problemet që e preokupojnë rininë dhe

shoqërinë në përgjithësi. Gjithashtu, edicioni i parë i festivalit NGOM Fest ishte një

sukses jo vetëm në fushën e promovimit të muzikës së mirë, trashëgimisë kulturore

dhe kujdesit për ambientin por edhe në atë të ndërtimit të marrëdhënieve

të mira ndër-njerëzore dhe përkrahjes së të rinjve pavarësisht faktit se nga vijnë dhe

çfarë gjuhe flasin. Festivali përforcon imazhin e qytetit të Prizrenit si qytet kulturor.

Old Timer Fest

Klubi i dashamirëve të automobilave të vjetër, “Oldtimer” nga Prizreni, në fund të muajit

maj grumbullon veturat klasike nga Kosova, rajoni dhe bota, në sheshin Shatërvan të

Prizrenit, duke paraqitur kështu para publikut vendës mjeshtërinë teknike në ruajtjen e

automobilave të vjetër.

Klubi i adhuruesve të automobilave të vjetër në qytetin buzë Lumëbardhit është

themeluar disa vite më parë, dhe ajo tashmë i numëron rreth 25 anëtarë me 32 vetura

që janë të prodhuara së paku 40 vite më parë.

31

Me anë të veturave të vjetra e të mirëmbajtura ata synojnë që të japin dëshmi se në

qytetin e vjetër të Prizrenit ekziston kultura teknike e përkujdesjes për veturat, pa marrë

parasysh vitin e prodhimit të tyre.

Festivali i Stripit dhe Karikaturës

Festivali i Stripit dhe Karikaturës mbahet për çdo vjet në Prizren dhe organizohet nga

ana e Shoqatës së Strip artistëve Kosovar “XHENNET COMICS”.

Festivali grumbullon artistë profesional dhe amator nga mbarë bota, që kanë interes në

strip dhe karikaturë. Festivali mbahet në muajin tetor dhe punimet kryesisht ekspozohen

në galerinë e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës. Krahas ekspozimit të punimeve mbahen

edhe punëtori me mjeshtër botëror të këtij 'zanati'.

Takimet e Gjeçovit

Në fshatin Zym të Hasit tani e 40 vite organizohet manifestimi tradicional letrar, kulturor

e shkencor “Takimet e Gjeçovit”. Pjesëmarrësit nga fushat e ndryshme të kulturës e artit

përkujtojnë figurën dhe veprimtarinë e ndritshme të At Shtjefën Gjeçovit, duke vlerësuar

kontributin e tij në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare.

Takimet e Gjeçovit është vlerësuar se janë të rëndësishme jo veç për shkak të

simbolikës që e kanë, por edhe për prurjet në ruajtjen e trashëgimisë dhe kultivimin e

vlerave letrare, kulturore dhe shkencore.

Në këtë manifestim, që mbahet në muajin tetor organizatorët ndajnë çmimet

tradicionale, “Unaza e Katarina Josipit”, “Pena e Pjetër Bogdanit”, “Pena e Shtjefën

Gjeçovit” dhe “Pena e Anton Pashkut”. Ndërsa në orën letrare të Anton Pashkut,

paraqiten poetë të ndryshëm.

Hasi Jehon

Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehon”, i cili ndryshe quhet “Dasma Hasjane”, mbahet

për çdo vjet në fshatin Gjonaj të Hasit, 15 kilometra nga Prizrenit. Në këtë festival, që i

dedikohet promovimit të vlerave folklorike marrin pjesë grupe artistike, nga Kosova,

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Presheva, që paraqesin valle e muzikë burimore

shqiptare.

32

Festivali nuk ka karakter garues, mirëpo megjithatë juria profesionale veçon shoqëritë

më profesionale, të cilat kanë program më komplet.

Festivali "Hasi Jehon" organizohet nga viti 1976, nga Shoqëria Kulturore Artistike

“Malësori”.

Zgjimi me Art

"Zgjimi me art” (Sanatla Uyanmak) është festival kulturor tradicional që organizohet në

mes të muajit maj në Prizren, nga pjesëtarët e komunitetit turk të Kosovës. Ky festival ka

karakter ndërkombëtar, ngase për çdo vit tubon artistë nga vende të ndryshme, në

mesin e të cilëve dominojnë emrat e shquar të kulturës e artit nga Republika e Turqisë.

Gjatë një jave të festivalit nëpër hapësira të ndryshme defilojnë krijues të ndryshëm të

artit pamor, muzikës, etj.

Panairi Kulturor

Shoqata AKEA në Prizren organizon "Panairin Kulturor", aktivitet ky i cili mbahet në

ambientin oriental të Hamamit të Mehmet Pashës në Prizren.Panairi është i hapur gjatë

tërë muajit të Ramazanit që nga pas iftari deri në orët e vona të mbrëmjes.Në kuadër të

këtij panairi zhvillohen aktivitete të ndryshme. Njëra pjesë e saj shfrytëzohet si restorant

familjar ku mysafirët kanë rastin të shijojnë pijet dhe ëmbëlsirat tradicionale të Prizrenit,

ndërsa pjesa qendror i dedikohet ekspozimit dhe shitjes së librave, veshjeve kombëtare

si dhe gjësendeve tjera.

Infrastruktura e turizmit-shërbimet

Komuna e Prizrenit kohëve të fundit është duke u marrë aktivisht me turizmin si njërin

nga fushat e zhvillimit të komunës së Prizrenit. Komuna ka licencuar 20 ciceronë të cilët

kanë ndjekur trajnime strikte dhe të gjithë kanë CV të shkëlqyer sa i përket

kualifikimeve, raporteve ndërnjerëzore dhe karakterit të tyre. Gjithashtu, Drejtoria e

Turizmit dhe Zhvillimit ka trajnuar në detale të gjithë agjensionet të cilët janë aktivisht të

involvuar në fushën e turizmit.

Një nga hapat e ndërmarrë të kësaj drejtorie është edhe evidentimi në terren i të gjitha

kapaciteteve turistike të Komunës si të trashëgimisë natyrore, e veçanërisht kapacitetet

hoteliere dhe shërbyese në turizëm.

33

Në evidentimin fizik të kapaciteteve hoteliere dhe shërbyese në turizëm janë përfshirë të

dhëna detale për secilin subjekt, nga të dhënat e kontaktit, kapacitetet e tyre të

punësuarit e deri të fotografia dhe në fund kanë krijuar bazën e të dhënave e cila synohet

të përsoset dhe të zgjerohet në vitin e ardhshëm.

Sipas këtij regjistrimi në komunën e Prizrenit janë gjetur; 26 restaurante; 6 Hotele; 8

Hotele me restaurant; 7 Motel me restaurant, 8 kafeteri, 9 bare, 1 pub; 6 Ëmbëltore, 3

Pastiqeri, 3 Fast Food, 3 Qebaptore; 1 kompleks turistik; 1 kopsht zoologjik; 1 Muze; 25

Agjencione turistike dhe të tjera si furra, burektore, prodhime peshku, bujtinë.

Nga baza e të dhënave del që hotelet në Prizren kanë 475 dhoma me një shtrat, dy

shtretër dhe tre shtretër, 21 Apartmente, 19 Villa bungaloë, 8 VIP Apartmente, 8 Kthina

të Masazhit, 4 Sauna, 5 Sallë Fitnesi, 4 Pishina , 25 Sallë Konferencash, 18 sallon dasmash

me një hapësirë prej 6850 m2.

Në regjistrimin e menaxhuar nga drejtoria e turizmit janë evidentuar 17 agjensione

turistike me kapaciteti të transportit, të përgjithshëm, në ulëse prej 11 077, mbi 90%

autobus dhe pjesa tjetër kombibus.

34

Tabela 1.1. Të dhënat e të punësuarve sipas kategorisë dhe punëdhënësit turistik

Lloji

Nr.

punë

suar

Prof

esion

al

%Fam

iljar%

Fe

mra%

Mesh

kuj%

Guid

ë

Cice

ron

Hotele 213 75 35.2% 3 1.4% 65 30.5% 148 69.5% 4

Agjensio

ne

turistike

113 64 56.6% 47 41.6% 39 34.5% 74 65.5% 3

Motele 58 30 51.7% 19 32.8% 7 12.1% 51 87.9% 1

Restaur

ante341 174 51.0% 79 23.2% 73 21.4% 268 78.6% 1

Te tjera 219 91 41.6% 18 8.2% 30 13.7% 189 86.3% 1

Total 944 434 46.0% 166 17.6% 214 22.7% 730 77.3% 10

35

Zhvillimi i tanishëm i turizmit në Prizren

Turizmi një ditor

Në Evropë ka një trend në ngritje në dekadat e fundit të zhvillimit të turizmit njëditor.

Shumë njerëz për shkak të shijeve dhe shumëllojshmërisë së ofertave vendosin të kenë

pushime të shkurta ose pushime në shumë vende apo qytete të cilat i definojmë si

turizëm ditor.

Prizreni për faktin e trashëgimisë së pasur kulturore-historike dhe ofertës së mirë në

gastronomi ka qenë përfitues i këtij lloji të turizmit. Aktualisht mund të konsiderohet

qendra më atraktive e rajonit të jugut të Kosovës. Vizitorë më të shpeshtë janë nga

Shqipëria dhe vende tjera të rajonit duke mos munguar dhe turistë të huaj të cilët

ndërmarrin turne të udhëtimit nëpër rajon.

Ekskursionet ditore, gati të të gjitha shkollave në Kosovë kanë pikë kyçe të vizitës

qytetin e lashtë të Prizrenit. Nga këto ekskursione përfitues kryesorë mund të

konsiderohen agjensionet turistike të cilët organizojnë pako turistike një ditore,

restorantet apo Fast Fudët që në Prizren janë në një zhvillim të hovshëm, dyqanet e

pijeve dhe gjërave ushqimore, Dyqanet e suvenirëve, Muzetë, etj.

Përparësi e veçantë mund të konsiderohet një frekuencë në rritje të vizitorëve të

përsëritur të këtij profili të turizmit.

Turizmi kulturor

I kufizuar, si lëvizje e personave deri te ngjarja kulturore, larg nga vendi i tij i banimit të

përhershëm për të mbledhur informacione dhe arritur nevojat kulturore. Ekziston një

mendim i përgjithshëm që turisti kulturor shpenzon dukshëm më shumë se ai i

zakonshëm.

Këtë lloj turizmi në rastin e Prizrenit do ta trajtojmë vetëm në kuadër të organizimit të

ngjarjes më të rëndësishme kulturore në Prizren e ndoshta dhe në Kosovë.

Dokufesti ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin lokal të turizmit në Prizren dhe në

Kosovë.

36

Që nga viti 2012 e më tutje, Dokufesti ka arritur të shes mbi 10.000 bileta për të shikuar

filma të shfaqur në festival. Ky është një indikator që festivali është mirë i vizituar dhe

interesimi i publikut është në ngritje. Pjesa më e madhe e vizitorëve nuk zgjedhin të

shikojnë ndonjë film por të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme të cilat organizohen

në kuadër të festivalit. Nga kjo del që numri i përgjithshëm i vizitorëve që vijnë enkas në

Prizren për këtë ngjarje të jetë i madh dhe vështirë se mund të matet me një saktësi

numerike.

Në shumë vite Dokufesti ka arritur të mbledh shumë artistë pjesëmarrës nga gjithë bota.

Përfituesit më të mëdhenj nga ky festival janë hotelet që në ditët e zhvillimit të festivalit

punojnë me kapacitete të plota dhe janë të prenotuara. Përfitues tjerë janë dhe shtëpitë

private të cilat në këto ditë lëshojnë dhoma me qira. Studimi që ka zhvilluar instituti GAP

për Dokufestin thotë “ ndikimi i Dokufest 2011 në Bruto Produktin Vendor (GDP) kap

vlerën vjetore prej 3.1 Milion euro, kurse nëse llogariten edhe shpenzimet për konsum,

impakti vjetor arrin në 3.8 milion euro. Nga kjo del se në periudhën e ardhshme katër

vjeçare impakti i Dokufestit në GDP-në e vendit të jetë së paku 17.5 milion euro, kurse

nëse llogaritet edhe shpenzimet e konsumit atëherë kjo vlerë arrin në 21.9 milion euro.”

37

Punëtoria B, analizimi i parimeve ekonomike për zhvillimin e turizmit

Kjo punëtori është dizajnuar për të identifikuar problemet dhe nevojat, kapacitetet dhe

mundësitë për përfshirjen dhe implementimin e katër parimeve të rëndësishme të

zhvillimit turizmit

Punëtoria e Dytë ka identifikuar mundësitë duke analizuar katër parimet

1) ndërprerjen e rrjedhjes, 2) krijimi i programeve dhe projekteve të reja në turizëm, 3)

përkrahja e fushave ekzistuese të turizmit, dhe 4) tërheqja e investimeve kompatibile në

fushën e turizmit

.

Ndërprerje të rrjedhjes (sindromës ekonomike “këpurdhat pas

shiut”)

Përkrahja e fushave ekzistuese për turizëm

Inkurajimi i programeve dhe projekteve të reja

Tërheq bizneset e reja kompatibile në turizëm

Tabela 3 – Analiza e katër parimeve —Komuna e Prizrenit

Parimi Problemet Nevojat Kapacitetet/Burimet Mundësitë Duhet ta di

Ndërprerja e

rrjedhjes

1. Ndërprerja e

investimeve të

gabuara (kopjimi i

bizneseve ekzistuese)

2. Mungesa e

koordinimit të

bizneseve dhe

kapitalit financiar

3. Mungesa e licencimit

dhe organizimit të

familjeve mikpritëse

4. Institucionalizimi i

specifikave të turizmit

lokal

5. Ndalimi i ekonomisë

së hirtë

1. Rregullimi i

infrastrukturës ligjore

2. Krijimi i ambientit

stimulues për turizëm

dhe biznese të tjera

3. Organizimi i

marketingut në

turizëm dhe ngritja e

vetëdijes për

mikpritjen turistike

4. Krijimi dhe prezantimi

i projekteve të reja

5. Krijimi i grupit

këshillues për të

përgatitur komitetin e

turizmit

1. Bizneset egkzistuese

në fushën e turizmit

2. Rreth 8000 biznese të

regjistruara

3. Fuqia e lirë punëtore

4. Mbi 1000 të punësuar

në turizëm

5. Kushtet e mira të

trashëgimisë dhe

natyrore

6. Kapacitetet

ndërtimore )

7. Fermerët ekzistues

8. Llojet e ndryshme të

zejtarisë

9. Shërbimet dhe

përkrahja nga

Komuna

1. Krijimi i zonave

turistike

2. Marketingu

ndërkufitar

3. Planifikimi sistematik

4. Kualifikimi i

profesionistëve të

duhur

5. Ndërtimi i ndërtesave

në tokë me

partneritet

6. Organizimi i joshjes së

kapitalit nga jashtë

7. Zhvillimi i kulturës

8. Zhvillimi i turizmit

rural

1. Sa është

investuar në

projektet jo të

arsyeshme

2. Informata

zyrtare për dy

gjërat e

lartpërmendura

39

Parimi Problemet Nevojat Kapacitetet/Burimet Mundësitë Duhet ta di

10. Bankat dhe degët

e bankave

Përkrahja e

fushave dhe

bizneseve

egzistuese në

turizëm

1. Infrastruktura ligjore

dhe fizike

2. Politika fiskale

3. Politika lokale

investive dhe e

turizmit

4. Mungesa e kapitalit

investues

5. Mospërkrahja e duhur

nga Qeveria

6. Mungesa e stabilitetit

shtetror

7. Ofertat e dobëta

1. Kapitali privat

investues

2. Trajnimet

3. Mbrojtja dhe

përkrahja e

investitoreve ekzistues

4. Përkrahja konkrete

për bizneset

transportit dhe

marketingut nga

Komuna

5. Nevoja për projekte

të reja

6. Bashkëpunimi me

profesionistët nga

jashtë

1. Lokavionet egzistuese

dhe ato potenciale

2. Pasuria e patundshme

3. Fuqia punëtore

4. Kushtet klimatike

ofrojnë mundësi për

zhvillim të turizmit

5. Industria shërbyese

në favor të turizmit

6. Produktet

tradicionale

7. Ndërtimi privat

8. Prodhimtaria nga

zejtarët

9. Fuqia e re punëtore

1. Koordinimi me

donatorët (fondet,

organizatat

ndërkombëtare dhe

Qeveria)

2. Gjej mënyra për ti

përdorur burimet

natyrore

3. Përdorimi i

kapaciteteve

ekzistuese

4. Joshja e Diasporës dhe

kapitalit “mbështetës”

5. Lehtësirat tatimore

40

Parimi Problemet Nevojat Kapacitetet/Burimet Mundësitë Duhet ta di

Inkurajimi i

investimeve,

programeve

dhe projekteve

të reja

1. Infrastruktura ligjore

2. Mungesa e

infrastrukturës

3. Siguria e bizneseve

4. Mungesa e planifikimit

për zhvillimin e

turizmit dhe planeve

të detajuara urbane

5. Taksat e larta

6. Mungesa e

mekanizmave për

tërheqje të

investimeve dhe

donatorëve

7. Investime të

pamjaftueshme nga

Qeveria

1.Ofrimi i kredive me

kushte të favorshme

2.Trajnimet profesionale

(hapja e zyrës për

trajnimet rofesionale)

3.Organizimi i

konferencave

ndërkomëtare për

investime

4.Organizimi i

konferencave për

donatorë

5.Zonat e reja turistike

1. Toka (toka e

mjaftueshme dhe

kushtet e favorshme

klimatike)

2. Fuqia e re punëtore

dhe ekspertët në disa

fusha

3. Ekzistenca e shumë

bizneseve të

suksesshme

4.

1. Gatishmëria e

bizneseve për të

investuar

2. Gatishmëria e

komunitetit për të

marrë pjesë

3. Gatishmëria e KK për

t'i kthyer në mënyrë

indirekte të ardhurat

vjetore që vijnë nga

bizneset (taksat dhe

pagesat tjera) për

zhvillim të

infrastrukturës

4. Klima e mirë dhe

kushtet e

përshtatshme për

bujqësi

1. Kushtet

prezentë

2. Qëllimet (planet

për të ardhmen)

41

Parimi Problemet Nevojat Kapacitetet/Burimet Mundësitë Duhet ta di

Tërheqja e

investimeve të

reja

kompatibile në

turizëm

1. Infrastruktura ligjore

dhe e ndërtimit

2. Mungesa e

mekanizmave

komunal për tërheqje

të investimeve

3. Qasja jo e drejtë e

Qeverisë për

investimet në turizëm

4. Mbrojtja e

investimeve

egzistuese

5. Përkrahja e

mekanizmave lokal që

fasilitojnë turizmin

1. Zhvillimi ekonomik

2. Zvogëlimi i papunësisë

3. Sigurimi i tregut

adekuat për turizëm

4. Përmirësimi i

infrastrukturës ligjore

5. Zhvillimi i aktiviteteve

kulturore dhe sportive

1. Zona turistike

2. Kapacietet te reja per

lokacione investive

3. Ekzistimi i shumë

bizneseve lokale

4. Flora dhe fauna

5. Fuqia profesionale

punëtore e

mjaftueshme

6. Mosha e re e

popullatës

1. Përdorimi i

kapaciteteve të reja

dhe tërheqja e

mundësive të reja

2. Panairet dhe

konferencat e

donatorve

3. Sigurimi i granteve

4. Zvogëlimi ose

eliminimi i taksave për

një periudhë kohore

1. Çka mund të

bëjë komuniteti

për ti tërhequr

bizneset në

komunitet?

Vizioni

Komuna dhe partnerët e zhvillimit ekonomik lokal, në formulimin e vizionit e kanë

konsideruar turizmin si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të komunës.

Në këtë kuptim, vizioni për turizmin është një deklaratë e interesit të përbashkët dhe një

angazhim për të bashkëpunuar në drejtim të përbashkët, dakordim për objektivat

strategjike që do të identifikohen në dokumentin e strategjisë së turizmit dhe strategjive

apo planeve të tjera zhvillimore të komunës së Prizrenit. Vizioni është një ‘objektiv’ afat-

gjatë që rajoni do të punojë vazhdimisht në të dhe për këtë arsye ai është bazuar në të

gjitha dokumentet e rëndësisë strategjike të Komunës. Si pasojë, vizioni rajonal duhet të

jetë më shumë se vetëm një deklaratë e aspiratave, duhet të jetë zanafilla për drejtim

strategjik dhe përqendrim për zhvillim e turizmit dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Dokumentet në të cilat mbështetet krijimi i vizionit për zhvillimin e turizmit janë:

- Strategjia e zhvillimit të komunës së Prizrenit 2009-2013

- Strategjia e zhvillimit të rajonit JUG

- Strategjia e zhvillimit të turizmit në regjionin Jug

- Plani zhvillimor komunal

Bazuar në analizën e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit Ekonomik të Rajonit dhe

strategjisë afatmesme të zhvillimit të turizmit të rajonit jug, mund të konkludohet se

turizmi ka gjasa të bëhet një sektor kyç gjatë dekadës së ardhshme, duke kontribuar

kështu në rritjen ekonomike dhe i prosperitetit social në rajon. Ndërsa theksi kryesor

do të vazhdojë të jetë trashëgimia natyrore dhe kulturore, profili i tregut turistik të

rajonit tentohet që të zhvendoset nga një mbizotërim të mëdha vizitorësh vendas dhe

një-ditore në një përzierje të madhe të turistëve nga brenda dhe jashtë Kosovës me

qëndrim më të gjatë. Për të arritur këtë qëllim, është e rëndësishme të arrihet zhvillimi

dhe promovimi i produkteve të reja turistike dhe përvojat që do të pasurojnë

43

atraktivitetin e rajonit dhe paraqesin arsye më shumë për të vizituar. Përvojat pozitive

mund të prodhohet nga investimet në shërbime të ofruara në një mjedis të ruajtur mirë

dhe përmes përmirësimit të shërbimeve turistike të ofruara në një raport efektiv çmim-

cilësi.

VIZIONI I ZHVILLIMIT TURISTIK

“Komuna e Prizrenit është destinacioni kryesor turistik i Kosovës

dhe fokus i rrjetit të destinacioneve tjera brenda dhe jashtë Kosovës.

Prizreni është vend turistik me trashëgimi kulturore dhe natyrore të pasur,

i frekuentuar nga vizitorë ndërkombëtarë dhe lokal

përmes ofertave të larmishme turistike

në kohëzgjatje të ndryshme dhe

aktivitete turistike të ndryshme”.

44

Prizreni është:

• Një destinacion turistik i cili ka qenë shumë pak i shfrytëzuar në të kaluarën;

• Një nga disa vende në Evropë ku turizmi mund të zhvillohet në përputhje me

mjedisin dhe traditat e njerëzve lokalë;

• Një destinacion që i përshtatet në mënyrë specifike individëve dhe grupeve të

vogla, njerëz të interesuar në aventurë, kulturë, sport, aktivitete në natyrë,

eksplorim, dhe përvoja të reja.

Synimet strategjike të zhvillimit të turizmit në Prizren

Turizmi në rajon është ende në një fazë fillestare, por ka potencial për t'u zhvilluar në të

ardhmen. Rritja e konsiderueshme është parashikuar në lidhje me vizitorët e huaj që

vijnë kryesisht nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, Austria, vendet skandinave, Britania e

Madhe dhe SHBA.

45

SYNIMET STRATEGJIKE

Synimet kryesore për zhvillimin e turizmit në Prizren janë:

• Të sigurojë që Prizreni të jetë destinacion kryesor turistik në Kosovë

• Të sigurojë qëndrueshmërinë dhe vazhdimësinë e rritjes së sektorit

të turizmit;

• Të stimulojë rritjen e vazhdueshme të ekonomisë lokale përmes

tërheqjes së investimeve në turizëm

• Të shfrytëzojë kapacitetet e ekonomisë lokale edhe si destinacion

turistik

SYNIMI

STRATEGJIK 1

SYNIMI

STRATEGJIK 2

SYNIMI

STRATEGJIK 3

SYNIMI

STRATEGJIK 4

Të sigurojë që

Prizreni të jetë

destinacion kryesor

turistik në Kosovë

Të sigurojë

qëndrueshmërinë

dhe vazhdimësinë e

rritjes së sektorit

të turizmit

Të stimulojë

rritjen e

vazhdueshme të

ekonomisë lokale

përmes tërheqjes

së investimeve në

turizëm

Të shfrytëzojë

kapacitetet e

ekonomisë lokale

edhe si destinacion

turistik

46

SWOT Analiza

Analiza e detajuar e Përparësive, Dobësive, Mundësive dhe Rreziqeve (SWOT) është një

mjet i preferuar, shpesh i përdorur në planifikimin pjesëmarrës. Megjithatë, SWOT–i

është vetëm një mjet në procesin e planifikimit dhe duhet të bazohet në inputet dhe

njohurinë e situatës prezente të ofruar nga partnerët. Rezultatet e një analize SWOT

janë informata themelore të organizuara, një kuptim i përbashkët i realitetit dhe një sërë

opsionesh të përbashkëta strategjike. Rezultatet e një analize të tillë përdoren si inpute

për elaborimin e mëtejshëm dhe arritjen deri te qëllimet specifike të zhvillimit

(objektivat), pastaj te programet dhe më vonë deri te komponentët e atyre programeve

(projektet). Ky kombinim i metodave ofron mundësi që me një qasje prej poshtë-lartë:

të arrihet deri te qëllimi i përgjithshëm i zhvillimit,

të zgjedhen dhe specifikohen aktivitetet me prioritet më të lartë, dhe

të prezentohet plani i zhvillimit rajonal, si një grumbull i projekteve

gjithëpërfshirëse, që në fakt paraqet strategjinë finale.

Gjatë procesit të planifikimit të strategjisë, qëllimet e zhvillimit dhe strategjia gradualisht

janë përsosur. Inventari i SWOT-it fillestar ka qenë pika e fillimit të punës që rezultoi në

formulimin e një vizioni për zhvillimin rajonal. Në këtë fazë, qëllimet dhe objektivat

tentative janë krijuar në bazë të të dhënave (analizës) të materialeve të gjetura të ofruara

nga komuna e Prizrenit dhe shërben vetëm si kornizë për vazhdim të mëtutjeshëm.

Të gjeturat e deritashme që japin një të dhënë të qëndrueshme sa i përket analizës

SWOT janë si më poshtë:

47

SWOT PËRPARËSITË

TË M

BREN

DSH

ËM PO

ZIT

IV

- Natyrë të pasur

- Trashëgimi kulturore të pasur dhe të qasshme

- Pozitë të mirë gjeografike ( fusha pjellore, male)

- Qasje të mirë rrugore me të gjithë Kosovën

- Qasje të mirë rrugore me Shqipërinë dhe port për Shqipërinë

- Burime të mjaftueshme ujore

- Organizim i turizmit nga komuna

- Vepra artizanale të artit tradicional;

- Njerëz mikpritës;

- Meny tradicionale e kuzhinës

- Mjedis relativisht i paprekur

- Ciceronë të licencuar

- Organizimi i aktiviteteve të shumta vjetore të kulturës

- Zhvillimi i artizanateve tradicionale për qëllime turistike

SWOT DOBËSITËT

Ë MBR

END

SHËM

NEG

AT

IV

- Mungesa e koordinimit mes akterëve të ndryshëm në nivel lokal dhe

rajonal

- Shkalla e lartë e papunësisë

- Mungesa e mjedisit ligjor të favorshme për turizmin;

- Mungesa e infrastrukturës adekuate ( shenjat rrugore, energjisë

elektrike);

- Mungesa e objekteve adekuate turistike akomoduese;

- Mungesa e depozitimeve të ujërave të zeza dhe menaxhimin e tyre;

- Mungesa e standardeve të përparuara në shërbimet e turizmit,

- Mungesa e parkimit të përshtatshëm për automjete;

- Marketing i pamjaftueshëm i turizmit dhe promovimi;

48

- Mungesa e trajnimit të fuqisë punëtore dhe në përgjithësi,

- Mungesa e shërbimeve të informacionit për vizitorët që pengojnë

zhvillimin e një industrie të sofistikuar turizmit për vitet e ardhshme

- Mungesa e strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të balancuar,

- Mungesa e strategjisë dhe stimulimit për të tërhequr investime

- Nivel i ulët i aftësive në shërbime te lidhura për turizëm

- Mungese e strategjisë dhe aktiviteteve rajonale promovuese

- Mungesa e traditës dhe përvojës së mirë me bashkëpunimin ndër-

komunal

- Mungese e përvojës në zhvillimin e partneritetit publik–privat

SWOT MUNDËSITË

TË JA

SHT

ËM PO

ZIT

IVE

- Zhvillimi i një territori me shumëllojshmëri turistike

- Zhvillimi i vetë qytetit si një destinacion turistik me rritje të shpejtë

- Aktivitetet tradicionale në bujqësi, përpunim ushqimi dhe artizanate

- Përfshirja e Diasporës në zhvillimin e turizmit

- Ndërlidhja e Prizrenit me destinacione të tjera turistike jashtë të

Shqipërisë dhe vendeve fqinje

- Pozita e favorshme gjeografike e Rajonit që lidhet me turizmin;

- Mbështetja dhe vullneti i mirë për investime nga komuna, qytetarët dhe

diaspora;

- Partneritet i suksesshëm publik-privat;

- Investimet nga Qeveria për Prizrenin si destinacion turistik

- Popullata e re me nivel te mire te arsimimit

- Disponueshmëria e skemave te granteve nga Komisioni Evropian dhe

donatorë të tjerë ndërkombëtarë

- Trashëgimia e ndryshme kulturore si një avantazh për zhvillimin e

turizmit

- Vende atraktive për ndërtimin e objekteve të reja rekreative dhe

sportive

49

- Zhvillimi i iniciativave të reja në kuadër të bashkëpunimit ndër–kufitar

- Potencial i lartë për zhvillimin e qendrave të skijimit në malin e Sharrit

me shtigje te skijimit të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore

- Parku natyror, rezervatet dhe zonat e mbrojtura

SWOT RREZIQET

TË JA

SHT

ËM N

EGA

TIV

- Konkurrenca e fortë e vendeve të rajonit

- Mungesë e investimeve nga Qeveria dhe investitorët e huaj

- Kriza e thelluar ekonomike dhe rritja e papunësisë

- Mungesa ligjore për turizmin

- Rrezik i madh i investimeve

- Furnizim jo i rregullt me energji elektrike, gjendja joadekuate teknike e

infrastrukturës elektrike

- Degradim mjedisor, ndotje te ajrit, ndotje të lumenjëve

- Mungesë e fondeve zhvillimore

- Jo efikasitet i gjykatave dhe organeve të zbatimit të ligjit

- Mungesë e mbështetjes financiare

- Migrimi i pakontrolluar nga zonat rurale në zonat urbane

50

Synimet dhe objektivat strategjike

Si rezultat i hulumtimit dhe analizimit të saj, Komuna ka identifikuar aftësitë për të krijuar

objektivat strategjik si një forcë që mund të jetë çelës për të krijuar projekte të reja, të

zhvillojë ato ekzistuese, dhe të inkurajojë krijimin e vendeve të punës.

Objektivat për secilin synim strategjik gjithashtu janë prezantuar. Këto qëllime janë

konturuar nga nën-grupet dhe pastaj janë vlerësuar. Si rezultat, Komuna ishte në gjendje

të identifikojë tre projektet me prioritet të lartë për secilin synim të saj.

OBJEKTIVI STRATEGJIK 1

Zhvillimi i turizmit me akomodim më të gjatë

Zhvillim i turizmit me akomodim në Prizren

Qëllimi 1 Qëllimi 2 Qëllimi 3 Qëllimi 4 Qëllimi 5

Tërheqja e

vizitorëve

vendor me

qëndrim më të

gjatë

Krijimi i

komitetit për

zhvillimin e

turizmit dhe

zyrave

koordinuese

turistike

Përkrahja dhe

ngritja e

kapaciteteve

ekzistuese

turistike dhe

edukimi i

mëtutjeshëm i

ciceronëve

Zhvillimi i

programeve të

përbashkëta

me të gjitha

kapacitetet

turistike për

krijimin e disa

propozimeve

për guida 10

ditore turistike

Marketingu

kombëtar dhe

ndërkufitar dhe

zyrave

kordinuese

turistike

51

Tërheqja e vizitorëve ditor në qëndrim më të gjatë

Indikatorë i mëparshëm pozitiv i zhvillimit të turizmit në Prizren është turizmi një ditor.

Përparësitë e trashëgimisë natyrore ende nuk janë motiv i fortë për tërheqje të këtij lloji

të turizmit. Për vizitorët e përsëritur me qëndrim ditor do të duhet të zhvillohen

produkte përkatëse atraktive me përmbajtje të theksuar të trashëgimisë kulturore në

qytet.

Qëndrimi dhe fjetja në një nga hotelet e Prizrenit mund të konsiderohej një sukses i

arritur në rritje të turizmit nga ky grup i targetuar. Komuna në bashkëpunim me hotelet

e Prizrenit duhet të përpilojë një pako atraktive duke targetuar vetëm këtë profil të

vizitorëve në Prizren. Hotelet e Prizrenit kanë kapacitetin e duhur të pranojnë vizitorë të

numrit të madh të qytetarëve të Kosovës të cilët përbëjnë komponentin e zhvillimit të

turizmit të brendshëm.

Pakoja atraktive duhet të përmbajë çmimin shumë të volitshëm për qëndrimin një ditor,

dy ditor apo shumëditor të fjetjes së zhvilluar në hotel. Ky çmim duhet të negociohet

dhe eventualisht të subvencionohet nga institucionet relevante komunale të Prizrenit.

Kjo pako e ndihmuar nga komuna ka për qëllim të inkurajojë biznesin e mbledhur rreth

zhvillimit të turizmit duke synuar marrjen në pronësi të zhvillimit dhe menaxhimit të

mëtutjeshëm në të ardhmen. Me këtë mund të arrihet dhe një produkt modern i

shumëllojshëm si ofertë turistike e cila arrin të ngris numrin vjetor të vizitorëve në

Prizren.

Nëse Komuna e Prizrenit është që të zhvillohet si një qendër turistike për vizitorët

vendas dhe të huaj një kapacitet shumë i zgjeruar hoteleve për këto kategori do të

kërkohet:

Hotele ekzistuese

Operatorët aktual duhet të inkurajohen dhe ndihmohen në hapësira që të jenë

ekonomikisht të qëndrueshme për të përmbushur kërkesat në ndryshim të tregut. Në

bashkëbisedim direkt me stafin menaxhues të disa prej hoteleve nevojat e tyre janë për

ngritje të kapaciteteve të stafit shërbyes, stafit të kuzhinës, stafit administrativ dhe arritje

bashkëpunimi me qëllim të shkëmbimit të përvojave me hotele ndërkombëtare. Më tutje,

ata presin nga autoritet vendore që të marrin përsipër dhe të rrisin ofertën e

52

marketingut të përbashkët në mënyrë që hoteleria ekzistuese të prezantohet sa më mirë

publikut vendor dhe ndërkombëtar dhe me këtë të arrihet një treg më i gjerë

ndërkombëtar i cili kishte mbuluar koston efektive në të gjitha sezonet.

Hotelet ekzistuese janë të dizajnuara për të shërbyer kryesisht 2-3 produkte shërbimi.

Për të qenë kompetitive me rajonin dhe për të arritur ngritje të ofertës ato do të duhej

të rrisin infrastrukturën ekzistuese e gjithashtu dhe llojin e shërbimeve dhe ofertave.

Hotelet ekzistuese duhet të rrisin shumëllojshmërinë e shërbimeve në mënyrë të

tërheqjes dhe të mysafirëve vendor. Ata duhet të merren dhe me përpilimin pakove

individuale për klientelën vendore në mënyrë të tërheqjes dhe krijimit të një tregu të

sigurt dhe të qëndrueshëm.

Konkludime:

- Ngritja e kapaciteteve të stafit shërbyes, kuzhine, administrativ dhe

mirëmbajtës

- Rimodelim të hapësirave dhe kapaciteteve ekzistuese

- Rritje të ndërgjegjësimit rreth shërbimit ndaj klientit

- Mbështetje në ngritje të marketingut

- Zhvillimi i një materiali në shërbim të agjencioneve turistike vendore dhe

ndërkombëtare

Pronarët aktual kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth pamundësisë së investimeve

duke kërkuar nga autoritetet që të ndikojnë në sistemin bankar dhe të ulin nivelin e

kamatave në kreditë ekzistuese. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga bankat që operojnë në

Kosovë që tu mundësohet pako sa më të volitshme kreditimi në fokus ngritjen ekzistues

të këtij shërbimi.

53

Përparësitë e arritjes së qëndrimit shumë ditor të këtij profili të vizitorëve është se ata

do të shpenzonin në oferta gastronomike, oferta kulturore, blerje të suvenirëve,

shfrytëzim të pakove të organizuara me guidë turistike, hiking apo ecje të organizuar në

atraksionet e natyrës që ofron komuna, aktivitete outdoor, peshkim, not, piknik në

Liqenin e Vërmicës e shumë aktivitete tjera që ndihmojnë komunën në zhvillimin

ekonomik të saj.

OBJEKTIVI STRATEGJIK 1I

Zhvillimi dhe zgjerimi i turizmit kulturor

Zhvillimi dhe zgjerimi i turizmit kulturor

Qëllimi 1 Qëllimi 2 Qëllimi 3 Qëllimi 4 Qëllimi 5

Shpallja e

Prizrenit si

kryeqytet

kulturor

Dislokimi i

Ministrisë së

Kulturës në

Prizren (pjesa

më e madhe)

Renovimet

urbane të

qytetit me

specifika të

trashëgimisë

kulturore

Krijimi i

kushteve për

diasporën si

treg turistik

dhe terheqja e

kapaciteteve

turistike nga

ata

Zhvillimi dhe

përkrahja e

artizanateve si

mbështetës të

turizmit dhe

zhvillimi i

brendeve të

produkteve

artizanale

54

Dokufesti, por duke mos anashkaluar dhe ngjarje tjera të rëndësishme kulturore që ka

Prizreni duhet të trajtohen me një buxhet adekuat dhe në ngritje duke marrë parasysh

dhe përfitimet e gjithë komunitetit në këtë rast. Këto ngjarje duhet të subvencionohen

dhe ndihmohen në organizim. Në ditët e festivalit shërbimet publike duhet të jenë mirë

të mobilizuara. Pastrimi dhe transporti i mbeturinave duhet të shpeshtohen. Ndriçimi i

rrugëve dhe rrugicave duhet të mbikëqyret. Përkufizimet në furnizim me ujë dhe rrymë

duhet të negociohen paraprakisht nga institucionet adekuate në mënyrë që mos të ketë

reduktime. Në hapësirat e festivalit duhet të ngriten dhe punkte mjekësore ku raste

eventuale do të mund të trajtoheshin. Qyteti duhet të dekorohet dhe një mobilizim

shtesë e institucioneve dhe ofertave tjera kulturore të jetë i ngritur me qëllim të

prezantimit më të mirë të Prizrenit. Në këto ditë të festivalit duhet të ketë një mobilizim

të stafit të qendrës sociale në mënyrë që të evitohej “lypsja” nga “Lypsarë” të ndryshëm

duke evituar një dukuri shumë bezdisëse për mysafirin. Ndërkohë që në këto ditë

inspektorati komunal duhet të bëjë kontrolle rutinore të shërbimeve të ndryshme duke

mos lejuar ngritjen e çmimeve dhe “zhvatjen” e mysafirëve ndërkombëtar.

Konkludime:

-Komuna duhet të rris fondin për organizime kulturore në fokus të veçantë

-Dokufest-in që ka thyer përmasat vendore si ngjarje më e rëndësishme

kosovare.

-Komuna duhet të ndihmojë në zgjerimin e infrastrukturës ekzistuese kulturore

-Komuna në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe akterë tjerë relevant duhet të

iniciojë debat lidhur me intervenimet e duhura në pjesën urbane të vjetër të

qytetit. Rrugicat me kalldrëm, arkitektura e vjetër e shtëpive dhe futja në

mbrojtje e shtëpive të vjetra të identifikuara janë çështje të cilat e rrisin ofertën

turistike.

-Të iniciohet kampanja për shpalljen e Prizrenit si Kryeqytet Kulturor për një vit

të caktuar. Të projektohet dhe të bëhet kërkesa adekuate institucioneve

relevante si MKRS, Presidenca dhe sponsorë tjerë.

-Marrë për bazë trashëgiminë e pasur historike të shtrohet kërkesa e

zhvendosjes së institucioneve qendrore në Prizren. Shembulli më i mirë do të

55

ishte bartja e Presidencës ose Ministrisë së Kulturës, sportit dhe Rinisë së

Kosovës në Prizren.

Diaspora

Kosova ka një diasporë të fortë dhe numerikisht të madhe si pasojë e emigracionit të

lartë të motivuar nga arsye ekonomike dhe lufta e fundit në Kosovë. Përfundimi i luftës

nuk duket të ketë qenë nxitje e mjaftueshme për shumicën e emigrantëve që të kthehen.

Komuna e Prizrenit në dokumente të rëndësishme ka paraqitur një numër prej 227,449

banorëve që jetojnë në Prizren duke u bazuar në nivelin e regjistrimit lokal të

institucioneve lokale. Ndërsa nga regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive familjare të

zhvilluar në vitin 2011 në Komunën e Prizrenit jetojnë 177,781 banorë. Ky regjistrim ka

përfshirë banorët me vendbanim të përhershëm.

Duke krahasuar dy shifra të dhëna mund të nxjerrim një përfundim që Komuna e

Prizrenit ka një shifër prej 49,668 banorëve jo rezident dhe konsiderohen të jenë

pjesëtarë të Diasporës.

Në këtë dokument të rëndësishëm, diasporën do ta trajtojmë si bartës i rëndësishëm në

formën më të shpeshtë të zhvillimit të turizmit dhe që është turizmi i brendshëm.

Turizmi i brendshëm si koncept shpjegon për banorët e një vendi të caktuar që

udhëtojnë vetëm brenda këtij vendi, për banorët që kalojnë pushimet dhe festat në të

njëjtin vend.

Pagesat nga diaspora janë burimi më i madh i financimit të jashtëm për Kosovën. Një

pjesë e madhe e anëtarëve të familjes dhe familje të tëra që jetojnë vendosin të kalojnë

pushimet e tyre në Kosovë.

Në Kosovë nuk disponojmë me shifra të sakta të ardhjes së diasporës në vend por në

këtë rast do të bazohemi në studime ndërkombëtare që thonë se rreth një e treta e

emigrantëve vizitojnë vendet e tyre në vendlindje një herë në vit dhe 80 për qind

importojnë mallrat nga vendlindja, të tilla si produkte ushqimore.

Piku më i lartë i ardhjes në Kosovë së Diasporës konsiderohen muajt Korrik dhe Gusht

gjersa një shifër të lartë kemi dhe me rastin e festave të fund vitit.

56

Marrë parasysh trashëgiminë kulturore dhe vlerat historike që ka Prizreni, kemi një fluks

të turizmit të brendshëm një ditor që zhvillohet nga Diaspora në nivel Kosove. Prizreni

në nivelin regjional të diasporës përfiton më së shumti marrë parasysh që është qendër e

rëndësishme administrative, ka një ofertë më të mirë në gastronomi, disponon me oferta

më të mira të dyqaneve për rroba dhe shoping qendra të mëdha, kafeteri , muze dhe

atraksione tjera turistike.

Diaspora në vite ka zhvilluar dhe “biznesin e dasmave”. Pjesëtarë të diasporës për

shkaqe të traditës dhe lidhjeve familjare kanë vendosur që dasmat e tyre ti zhvillojnë në

vendlindjen e tyre. Në këtë kontekst përfitues janë hotelet me sallonet e dasmave,

restaurantet, gjellëtoret, kompanitë e transportit, butiqet, dyqanet e incizimeve, artarët,

frizerët, etj.

Rënia e numrit të vizitave nga Diaspora në Kosovë është trend shqetësues që do të

duhej të evitohej. Përkundër lidhjes shpirtërore dhe familjare që ka Diaspora me

Kosovën shumë nga ta marrin vendime për të mos realizuar udhëtime të shpeshta për në

Kosovë. Arsyet janë të shumta, por do të mundohemi të numërojmë disa nga to:

Kostoja e lartë e fluturimeve

Shërbime publike të dobëta, si uji dhe rryma

Shërbime shëndetësore të dobëta

Infrastruktura e dobët rrugore dhe pagesa e dyfishtë e sigurimeve të automjeteve

Mungesa e ofertave kulturore, sportive dhe aktivitete të lira

Konkludime për turizmin nga diaspora:

-Qeveritë qofshin ato lokale apo qendrore mund të promovojnë mundësitë e

turizmit nga diaspora duke ulur koston e udhëtimit/fluturimeve për të inkurajuar

vizita më të shpeshta nga ta.

-Ngritje e ofertës kulturore, sportive në muajt kur vizita e tyre arrin

maksimumin.

-Organizim të takimeve direkte me përfaqësues të diasporës duke ofruar dhe

mundësinë e investimeve nga ana e tyre

57

-Organizim të ecjes së organizuar në shtigje të identifikuara, ngjitje të majave të

Sharrit

-Të organizohet panair i Turizmit me karakter kombëtar në fluksin më të madh

të ardhjes nga Diaspora.

Artizanatet

Në shumë vende, zanatet e vjetra kontribuojnë në masë të madhe në kulturën e një

destinacioni dhe përvojën e udhëtimit.

Artizanatet mund të jetë një kontribuues i rëndësishëm për ekonominë e një vendi, duke

punësuar njerëz dhe duke ruajtur trashëgiminë kulturore.

Industria e turizmit ofron një treg të rëndësishëm për eksport për një mori të

produkteve artizanale. Turistët shpesh shpenzojnë një pjesë të buxhetit të tyre për të

blerë produkte të ndryshme për të marr në shtëpi si suvenire. Këto suvenire pastaj

shërbejnë si mjete të marketingut të turizmit dhe tregojnë një histori të destinacionit.

Zejtarët e Prizrenit përgjatë shekujsh janë marrë me përpunimin e metaleve, lëkurës,

tekstilit, drurit, ndërkohë që janë dalluar edhe me prodhimet ushqimore dhe

veprimtaritë shërbyese.

Zanafilla e zejtarisë vendëse në Prizren ka nisur me paraqitjen dhe zhvillimin e

qytetërimit në këtë hapësirë. Bashkëdyzimi i kulturave, religjioneve e etnive të ndryshme

ka bërë që edhe krijimtaria materiale në Prizren të jetë e lloj-llojshme, me mjeshtër të

shumtë të prodhimeve artizanale që janë shquar me dekorimet e tyre.

Mirëpo zhvillimi i teknologjisë dhe kalimi nga manifaktura në industri ka bërë që

interesimi për punët e dorës të zbehet, duke shtyrë një numër të këtyre zejeve drejt

shuarjes. Megjithatë në qytetin e Prizrenit ende ka mjeshtër që me duart e tyre krijojnë

ekzemplarë të rrallë dekorimesh e produkte që përdoren në jetën e përditshme, apo

edhe që shërbejnë si suvenirë, që përkujtojnë vizitën në Prizrenin e lashtë dhe historik.

Prizreni duhet të arrijë lidhjen e përbashkët të sektorëve të artizanatit dhe turizmit duke

arrit një zingjir të përbashkët të vlerave të mirëfillta në këto dy sektorë.

Organizim tradicional i panairit të artizanaleve.

58

Organizim i punëtorive apo kolonive të artizanatlinjëve me karakter ndërkombëtarë.

Prodhuesit e vegjël duhet të organizohen në një formë shoqate apo kooperative për të

mbrojtur prodhimin, siguruar tregun dhe mbrojtur interesin e tyre në përgjithësi.

Komuna duhet të ngris kapacitetet individuale sipërmarrëse të çdo prodhuesi të vogël të

identifikuar si artizanatli dhe bartës i rëndësishëm i turizmit afatgjatë.

Komuna duhet të bëjë përpjekje që ti koncentrojë artizanatlinjtë në një hapësirë

ekspozuese dhe shitëse me një adresë permanente për ta.

Hotelet dhe restaurantet duhet të ekspozojnë në hapësirat e tyre punime të ndryshme

të artizanatlinjve.

Artizanatlinjtë dhe punimet e tyre duhet të jenë pjesë e integruar e marketingut të

përgjithshëm për turizmin.

Brending të produkteve artizanale duke ofruar informacion të duhur për origjinalitetin,

historinë dhe rëndësinë kulturore të produktit.

59

OBJEKTIVI STRATEGJIK III

Zhvillimi i turizmit rural dhe malor

Zhvillimi i Turizmit Rural

Turizmi rural apo ekoturizmi fokusohet dhe merr pjesë në mënyrë aktive në pjesët

rurale. Shumë fshatra rurale në Prizren janë mikpritës dhe të etur për të mirëpritur dhe

përqafuar idenë e zhvillimit të turizmit në mënyrë afatgjatë.

Si formë e rëndësishme e zhvillimit të turizmit modern duke pas në fokus zhvillimin

afatgjatë të zonës rurale në kuadër të kësaj strategjie është konceptuar një projekt me

impakt të gjerë të zhvillimit të turizmit që plotëson nevojat e turistëve të pranishëm dhe

rajonin pritës duke mbrojtur dhe rritur mundësi të zhvillimit socio ekonomik në të

ardhmen.

Rezervati biosferik “Lumëbardhi”

Përgjatë qendrës së Prizrenit kalon lumi Lumëbardhi i gjatë 35 km. Ky lumë e ka burimin

në Parkun Nacional “Sharri” i cili ka shtrirjen në trekëndëshin shtetëror në mes

Qëllimi 1 Qëllimi 2 Qëllimi 3 Qëllimi 4 Qëllimi 5

Destinimi i

plotë i

rezervatit

biosferik

“Lumbardhi “

në dispozicion

të turizmit

Licencimi i

familjeve

mikpritëse në

zonat rurale

dhe çertifikimi i

menysë

“Prizreni”

Krijimi i

kushteve për

investime në

bio-turizëm

Krijimi i guidës

malore

turistike me të

gjitha vendet e

njohura të

trashëgimisë

kulturore

turistike dhe

ofertimi i

turistëve

Zhvillimi i

programit për

shtigjet e ecjes

në të gjitha

sezonat

(maratonat

sezonale të

ecjes)

60

Maqedonisë dhe Shqipërisë. Terreni që përshkon ky lumë është shumë i pasur për nga

flora dhe fauna. Terreni në tërësi ka një peizazh me kulturë në veçanti të ruajtur nga

ekonomia tradicionale, blegtori e pasur me kullosa dhe livadhe me shpërndarje natyrore

të pemëve, gardhe të gjelbërta, gardhe të thurura luadhesh (kullosash) dhe me një

arkitekturë të vjetër të shtëpive. Ruajtja e këtij peizazhi të vjetër kulturor i biodiverzitetit

dhe të shumanshmërisë etnike është bazë e një koncepti për rezervatin “Lumëbardhi”.

Detyra parësore e rezervatit duhet të jetë ruajtja dhe mbrojtja e ujit për gjenerata të

ardhshme, mbrojtja e florës e në veçanti të bimëve dhe drunjtëve të rrallë që ka në këtë

territor, ruajtja dhe mbrojtja e kafshëve të rralla në këtë territor, ruajtja e trashëgimisë

dhe peizazheve kulturore duke kontrolluar ndërtimin në sistem rural shumë miqësor

ndaj natyrës, mbështetje të vazhdueshme të ekonomisë bujqësore e në veçanti të

blegtorisë duke promovuar Bio produktet që vijnë nga ky regjion dhe duke organizuar

shitjen në dyqanet enkas të ngritura për këto produkte në këto fshatra, organizim të

rregulltë të festave dhe manifestimeve kulturore duke vënë në pah përfaqësim të

ndryshëm kulturor dhe etnik, aktivitete në sport, panaire bujqësore, gara popullore etj.

Në rezervatin biosferik mund të zhvillohen aktivitete të turizmit si: ecje, çiklizëm,

vëzhgim të natyrës, vizitë fshatrave, kamping, kalërim etj.

Rezervati Biosferik është Model Regjional zhvillimi i iniciuar nga UNESCO, në të cilën në

mënyrë shembullore realizohet një zhvillim ekologjik, ekonomik dhe social. Rezervati

vendos në pah të parë njeriun, bashkëjetesën me hapësirën ku ai jeton, çështjet sociale

dhe ekonomike të tij duke arrit që në të njëjtën kohë të ruhet natyra rreth tij.

I tërë regjioni ka “kualitetin” e duhur dhe potencial për zhvillim të qëndrueshëm të

turizmit. Përmbledhja e cilësive kulturore dhe mjedisore janë arsye të forta për tu

konsideruar si destinacion i rëndësishëm i turizmit.

Objektiv i rëndësishëm i rezervatit është të ruaj avantazhet ekonomike dhe sociale duke

reduktuar ose zbutur ndikimin e padëshiruar në mjedis dhe trashëgiminë natyrore.

Detyra e parë është që të konceptohet si projekt me hapa të mëtutjeshme të

planifikuara.

Të përgatitet rregullativa për shpallje si zonë me interes të veçantë.

61

Të përgatitet plani rregullativ dhe të fillon debati publik me komunitetin që jeton në këtë

zonë.

Të identifikohen të gjitha asetetet relevante të trashëgimisë natyrore, kulturore dhe

historike, si dhe gjithë infrastruktura tjetër që përfshihet në zhvillim të mëtutjeshëm të

rezervatit.

OBJEKTIVI STRATEGJIK IV

Zhvillimi i turizmit sportiv

Zhvillimi i Turizmit Sportiv

Turizmi sportiv i referohet udhëtimit për të marrë pjesë në një ngjarje sportive qoftë në

formë aktive, duke vëzhguar këtë ngjarje apo thjesht duke qëndruar në këtë ngjarje

sportive larg nga mjedisi i tyre i zakonshëm i zhvillimit të një sporti.

Momentalisht në këtë komunë operojnë rreth 50 klube të ndryshme sportive. Komuna

ka stadiumin e futbollit dhe Palestrën sportive me salla ndihmëse të ndërtuara rishtas për

të zhvilluar sporte të ndryshme. Klubet përkundër vështirësive ekonomike zhvillojnë

aktivitetin e tyre.

Krahasuar me impaktin e madh zhvillimor ekonomik që i bën Dokufesti Prizrenit, në

lëmin e sportit kemi zhvillim minimal të ngjarjeve sportive. Përpjekjet për të organizuar

Qëllimi 1 Qëllimi 2 Qëllimi 3 Qëllimi 4 Qëllimi 5

Programet për

gara sportive

ndërkombëtare

Ndërtimi i

qendrës

pegadogjike

sportive

Ndërtimi i

qendrës së

patinazhit

Ndërtimi i

pishinës

olimpike të

mbyllur të notit

Ngritja e

kapaciteteve të

sporteve ek

zistuese

62

turne me renome ndërkombëtare të marrjes pjesë rreth një sporti kanë qenë deri më

tani të pasuksesshme.

Deri më tani megjithatë kemi një kalendar të organizimeve sportive si:

-Turneu tradicional në Boks “Trofeu i Lirisë”

-Turneu i ping pongut “Lidhja e Prizrenit”.

-Takimet ndërkombëtare të bjeshkatarëve (organizator shoqata e bjeshkatarëve

“Sharri”).

-Garë e veturave organizuar nga Auto klub “Drini”.

-40 Bunar Fest- garë me goma që zhvillohet në Lumbardh të Prizrenit.

Ky lloj i turizmit ka disa nga kushtet e mira për tu zhvilluar në të ardhmen. Të gjitha

llojet e sporteve në rajon kanë faza të caktuara parapërgatitore në një sport të caktuar.

Zakonisht kërkesat për fazë parapërgatitore të një sporti janë ambienti i pastër me ajër,

mundësitë e mira të akomodimit dhe infrastrukturë sportive adekuate për një sport të

veçantë.

Konkludime për turizmin sportiv:

-Komuna duhet të ngris fondin e mbështetjes së klubeve sportive në fokus të

veçantë organizimin e garave ndërkombëtare

-Ndërtimi i një kompleksi sportiv që mundëson faza parapërgatitore të shumë

sporteve të mbyllura indoor

-Ngritja e qendrës së Patinazhit në rrugë për në Marash ku ndërlidhet

infrastruktura.

-Ndërtimi i bazenit të mbyllur olimpik.

-Kampanjë për shpalljen e Prizrenit si kryeqytet i sportit.

63

Prioritetet

Në takimin e mbajtura Grupi Punues ka vlerësuar strategjitë dhe ka zgjedhur një apo dy

projekte më prioritare për secilin prej synimeve strategjike. Si shtesë, janë zhvilluar

detyrat për të implementuar strategjitë dhe afatet e përafërta kohore. Këto strategji dhe

plane të veprimit janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Prioritetet strategjike

PRIORITETI STRATEGJIK 1

ZHVILLIMI I TURIZMIT ME AKOMODIM MË TË GJATË

PRIORITETI STRATEGJIK II

ZHVILLIMI DHE ZGJERIMI I TURIZMIT KULTUROR

Qëllimi 1 Qëllimi 2

Krijimi i Komitetit (Këshillit) Turistik përzhvillimin e turizmit

Marketingu kombëtar dhe ndërkufitar dhezyrave kordinuese turistike

Qëllimi 1 Qëllimi 2

Shpallja e Prizenit si kryeqytet kulturormbarshqiptar

Dislokimi i Ministrisë së Kulturës nëPrizren (pjesa më e madhe)

64

OBJEKTIVI STRATEGJIK IV

ZHVILLIMI I TURIZMIT SPORTIV

PRIORITETI STRATEGJIK III

ZHVILLIMI I TURIZMIT RURAL DHE MALOR

Qëllimi 1 Qëllimi 2 Qëllimi 3

Programi garues për shtigjet eecjes në të gjitjë sezonet

Licencimi i familjevemikpritëse në zonat rurale

Çertifikimi i menysë“Prizreni”

Qëllimi 1 Qëllimi 2

Ndërtimi i qendrës pegadogjike sportive Ndërtimi i pishinës së mbyllur olimpike të

notit

65

Objektivat prioritare të zgjedhura nga komuna për zhvillim dheimplementim

Qëllimet në vijim janë zgjedhur për zhvillim të mëtutjeshëm. Ekipet për veprim janë

formuar dhe planet provuese të veprimit janë zhvilluar për të përgatitur projekt

propozimet.

PROJEKTET PRIORITARE TË KOMUNËS

Sigurimin evazhdimësisë së

zhvillimit të turizmit

Zhvillimi dhe Zgjerimii Turizmit Kulturor

Zhvillimi i TurizmitMalor dhe Rural

Zhvillimit i TurizmitSportiv

Komiteti (Këshilli) iZhvillimit të Turizmit

dhe Shpallja ePrizrenit si Kryeqytet

Mbarshqiptar

Zyrat Informative dheMarketingu Kombëtar

dhe Ndërkufitar

Programi përÇertifikimin e“FAMILJEVE

MIKPRITËSE”

Ndërtimi i QendrësPedagogjike Sportive

66

PROJEKTET PRIORITARE

Komiteti (Këshilli) për Zhvillimin e Turizmit

Komiteti për Zhvilimin e Turizmit është organ gjithpërfshirës që do të merret me

zhvillimin dhe funksionimin e vazhdueshëm të sektorit të turizmit të komunës së

Prizrenit. Ky këshill formohet me vendim të kryetarit apo me rregullore të Kuvendit

Komunal. Këshilli përfshin përfaqësuesit (një apo më shumë, varsisht nga rëndësia e

fushës turistike) e të gjitha grupeve të interesit të cilët janë të involvuar direkt në

sektorin e turizmit. Përfaqësuesit dërgohen me emërim apo me proces të përzgjedhjes,

duke u nisur nga drejtori i drejtorisë së turizmit i cili është edhe kryetar i këshillit,

drejtorë dhe zyrtare të turizmit nga komuna, përfaqësuesit e hoteleve, përfaqësuesit e

agjensioneve turistike, përfaqësuesi i AZHR-së, përfaqësuesit e shoqërisë civile,

ekspertët e turizmit, drejtori i buxhetit etj. Këshilli ka edhe organet si, paneli i këshillit që

përbëhet nga të gjithë përfaqësuesit, kryetari i këshillit, sekretaria, kordinatori.

Zyrat Informative të Turizmit dhe Marketingu Ndërkufitar

Komuna e Prizrenit duhet të implementojë sa më shpejt ndërtimin dhe funksionimin e

zyrave informative të cilat përveq në Prizren një kioske apo zyrë propozohet të

vendoset edhe në Prishtinë në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo zyrë do të tërhiqte

investitorët e huaj të cilët për shumë arsye zgjedhin që vizitojnë Prishtinën si kryeqytet

apo mund të jenë me punë të përkohshme, ëorkshope, seminare, udhëtime biznesi etj.

Komuna duhet të identifikoj urgjentisht qendrat ballkanike dhe sidomos ato shqiptare, të

turizmit dhe të themeloj marrëdhënjë për shkëmbim të turistëve për mes programeve të

veqanta me këto qëndra. Përderisa shumë nga destinacionet turistike të ballkanit nuk

kanë një ekspansion të plotë 10 ditësh apo më shumë (përveq të pushimeve verore në

det), atëherë turistët mund të jenë të interesuar që të vizitojnë më shumë destinacione

turistike, që të plotsojnë kohën e destinuar, ku Prizreni mund të jetë ndër destinacionet

kryesore të Ballkanit.

67

Programi për Çertifikimin e Familjeve Mikpritëse

Për zhvillimin e turizmit rural dhe atij malor është shumë e rëndësishme që turistët të

kenë kushte për akomodim të këtij lloji specifik të turizmit. Në mënyrë që turistët e

destinuar në zona rurale të tëriqen dhe të i ofrohet një ekspansion të plotë të

kombinuar edhe me atraksione malore atherë komuna duhet të krijojë rregullore të

kushteve dhe parimeve të cilat duhet ti plotsojnë familjet mikpritëse. Familjet mikpritëse

është term që perkufizon familjet të cilat do të pranojnë turistë në zonat rurale dhe

malore. Ata duhet të plotsojnë kushte të cilat e përfshijnë akomodimin sipas zakoneve të

vjetra shqiptare, sipas traditës të Prizrenit, menynë tradicionale të Prizrenit, ushqimet

tradicionale, akomodimin sipas traditës së lashtë, ushqimin rural. Në anën tjetër duhet të

liçencohen edhe familjet bujqësore dhe blegtorale, familjet që prodhojnë verën etj.

Shpallja e Prizrenit si Kryeqytet Kulturor Mbarëshqipëtar

Shumë nga ngjarjet e rëndësishme historike kanë ndodhë në Prizren, shumë objekte të

trashëgimisë kulturore janë në Priren, shumë nga ngjarjet kulturore që kanë arrit

renome botrore janë duke u organizuar në Prizren, andaj Prizreni duhet të ndërmerrë

një seri hapash dhe veprimesh me Qeverinë e Kosovës dhe Qeveritë dhe komunat

shqiptare në vendet tjera që Prizreni të shpallet kryeqytet kulturor dhe të filloj dislokimi

i Ministrisë së Kulturës në Prizren.

Qendra Pedagogjike Sportive

PËRSHKRIMI I SHKURTË I PROJEKTIT

Edukimi Fizik fokusohet në marrëdhënien midis sportit dhe arsimit.

Mungesa në rritje e lëvizshmërisë tek fëmijët dhe të rinjtë paraqet një nga problemet mëtë mëdha me të cilat përballemi sot . Pasiviteti ne lëvizje si dhe ushqimimi jo ipërshtatshëm te kjo grupmoshë është duke sjell deri ne paraqitje te problemeve seriozeshëndetësore dhe psikike.

68

Mungesa e infrastrukturës sportive shume shpesh e pengon zhvillimin e sportit dhepamundëson pjesëmarrjen e te rinjve, ne klubet e formuara me qellim te aktivizimit tetyre ne sport.

Qendra pedagogjike sportive do te ketë planifikim adekuat në një lokacion kuinfrastruktura urbane dhe shkollore sportive është e ndërlidhur mire ne mes vete.

Me këtë projekt ne dëshirojmë në njërën anë të përfshijmë jashtë orëve të mësimit tërregullt me mundësi tona të ndryshme për stërvitje në formën e një kujdesi pas-shkollor,me një fokus në lëvizje dhe sport si dhe gjatë orarit të rregullt shkollor me projekte tëndryshme e me bashkëpunim me administrate shkollore, këshilla te prindërve, edukatorLehtësues, Trajner sportiv.

Përmes këtij projekti ne duam qe fëmijët te mësojnë për mundësitë për stabilizimin dhepërmirësimin e aktiviteteve fizike, por edhe tu tregojmë se ndërveprimi midis stërvitjesdhe dietës se shëndetshme luan një rol të madh.

Qendra pedagogjike sportive do të merret me zbulimin e talenteve te veçantë tëfëmijëve dhe të rinjve dhe të promovoj pjesëmarrjen në ngjarjet dhe garatndërkombëtare .

Së bashku me transferimin e “know-how”it, infrastrukturës së ndërtuar rishtas, trajnimittë menaxherëve sportiv , pedagogëve sportiv, instruktoreve sportiv, Prizreni do tësiguroj një ofertë të plotë për nivelin e gjithmbarshëm kosovar.

Qëllimi

Përmirësimi i gjendjes psikike dhe fizike dhe mirëqenia e përgjithshme të fëmijëve dhe tërinjve , me theks të veçantë në mundësitë për të rinjtë femra.

Lehtësimin e integrimit të fëmijëve dhe adoleshentëve në Komunitetin Evropian, dukemarrë pjesë në garat ndërkombëtare.

Objektivat

Përkrahja aktive ne sport e fëmijëve dhe të rinjve brenda dhe jashtë orarit tëshkollës

Trajnimi i mësuesve dhe trajnerëve sportiv Adaptimi dhe zgjerimi i objekteve sportive Themelimi dhe mbështetja e klubeve sportive Vetë-organizimin e konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare te rinisë dhe

ngjarjeve sportive

69

REKOMANDIMET

1. Drejtoria e Turizmit duhet bëjë planin e 1 vjeçar dhe 5 vjeçar të punës

2. Turizmi të jetë ndër objektivat prioritare të Strategjisë dhe Planeve Strategjike të

Komunës së Prizrenit.

3. Të filloj të krijohet Këshilli për Zhvillimin e Turizmit.

4. Të hapen dhe funksionalizohen zyrat informative në Prizren dhe Prishtinë.

5. Të zhvillohen programe ndërkufitare për zhvillimin e turizmit me shtetet dhe

qytetet shqiptare dhe ballkanike.

6. Të krijohen guida dhe ekspansione të kombinuara turistike të cilat do ti

mundësonin turistit të qëndroj më gjatë në Prizren.

7. Të fillohet menjëherë me projektet prioritare

8. Të përfshihen në buxhet dhe të aplikohet në EURED dhe IPA, si dhe fonde të tjera

për ndërtimin e objekteve të sportit si Qendra Pedagogjike Sportive, Pishina e

Mbyllur Olimpike e Notit, Qendra e Patinazhit etj.

9. Qeveritë qofshin ato lokale apo qendrore mund të promovojnë mundësitë e

turizmit nga diaspora duke ulur koston e udhëtimit/fluturimeve për të inkurajuar

vizita më të shpeshta nga ta.

10. Ngritje e ofertës kulturore, sportive në muajt kur vizita e mergimtarve arrin

maksimumin.

11. Organizim të takimeve direkte me përfaqësues të diasporës duke ofruar dhe

mundësinë e investimeve nga ana e tyre

12. Organizim dhe programim të garave për ecje malore në të gjitha stinët.

13. Të organizohet panair i Turizmit me karakter kombëtar në fluksin më të madh të

ardhjes nga Diaspora.

14. Komuna duhet të rris fondin për organizime kulturore në fokus të veçantë

15. Komuna në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe akterë tjerë relevant duhet të

inicioj debat lidhur me intervenimet e duhura në pjesën urbane të vjetër të qytetit.

Rrugicat me kalldrëm, arkitektura e vjetër e shtëpive dhe futja në mbrojtje e

shtëpive të vjetra të identifikuara janë çështje të cilat e rrisin ofertën turistike.

16. Organizim tradicional i panairit të artizanaleve.

17. Organizim i punëtorive apo kolonive të artizanatlinjve me karakter ndërkombëtar.

70

18. Prodhuesit e vegjël duhet të organizohen në një formë shoqate apo kooperative

për të mbrojtur prodhimin, siguruar tregun dhe mbrojtur interesin e tyre në

përgjithësi.

19. Komuna duhet të bëjë përpjekje që ti koncentroj artizanatlinjtë në një hapësirë

ekspozuese dhe shitëse me një adresë permanente për ta.

20. Të filloj programi i Brending të produkteve artizanale duke ofruar informacion të

duhur për origjinalitetin, historinë dhe rëndësinë kulturore të produktit.

21. Të përgatitet rregullativa për shpallje si zonë me interes të veçantë si rezervati

biosferik Lumbardhi dhe Drini i Bardhë.

22. Të identifikohen të gjitha asetetet relevante të trashëgimisë natyrore, kulturore

dhe historike, si dhe gjithë infrastruktura tjetër që përfshihet në zhvillim të

mëtutjeshëm të rezervatit.

23. Komuna duhet të ngris fondin e mbështetjes së klubeve sportive në fokus të

veçantë organizimin e garave ndërkombëtare

71

SHTOJCA I: Konturat e një projekt propozimi me plan veprimi

Emri i projektit

Emri i projekti duhet të jetë përshkrues në mënyrë të mjaftueshme, me qëllim që të

kuptohet se çka është dhe se ku ndodhet.

Qëllimi i projektit

Qëllimi, pjesë e secilit është ky projekt duhet të theksohet në mënyrë specifike dhe të

kuptueshme. Nëse strategjitë dhe projektet e tjera janë ose do të jenë pjesë e këtij

qëllimi, deklarohuni se si ky projekt ndërlidhet dhe se cilat veprime parashikohen ose

janë planifikuar për të përfunduar strategjitë e tjera, në mënyrë që të arrihet qëllimi i

përgjithshëm.

Rezultatet e pritura

Përshkruaj rezultatet e pritura të projektit. Këto rezultate të pritura do të jenë

objektivat që mund të maten për të parë nëse projekti është duke e përmbushur atë që

keni përcaktuar të bëjë. Shembulli në vijim është ajo çka duhet : Do të themelohet një

qendër për përkrahje dhe menaxhim të turizmit Ajo do të vendoset në një zyrë që aktualisht

nuk është duke u shfrytëzuar dhe do ta ketë ekspertë të profileve të ndryshme që do të

punojnë me orar të plotë. Kjo qendër do t’u shërbime të drejpërdrejta profesionale bizneseve

turistike dhe do të jetë gjenerator për projekte. Pritet që gjatë vitit të parë të kontraktohen

shtatë investititorë që punësojmë nga më së paku 10 puntorë të rinjë. Qendra do të organizojë

rrjetin e marketingut dhe prodhojë plane të veprimt të zhvillimin e turizmit.

Lokacioni

Të jepen hollësitë se ku do të vendoset projekti. Komunat e Kosovës po ballafaqohen

me përgatitjen e planit të ardhshëm urbanistik; prandaj është domosdoshmëri përcaktimi

i lokacionit për projektet e ndryshme. (Shënim: Shumë komuna e kanë identifikuar si

pjesë të planeve të tyre strategjike, zhvillimin e zonave industriale, të inkubatorëve të

biznesit dhe të projekteve të bujqësisë, për të cilat kërkohet hapësirë dhe lokacion, por

në të shumtën e rasteve nuk janë identifikuar lokacionet për këto projekte.)

72

Afatet kohore

Përshkruaj se kur do të fillojë projekti dhe të identifikohen pikat e ndryshme të

rëndësishme që do të arrihen gjatë implementimit të projektit. Paraqitni datën se kur

pritet përfundimi i projektit. Afati kohor mund të paraqitet duke e përdorur një diagram

të thjeshtë me pikat e rëndësishme, për të siguruar tregues të qartë se kur do të

realizohen detyrat e ndryshme dhe se kur do të përfundohet projekti.

Plani i veprimit

Plani i veprimit ose i punës paraqet në hollësi se për çka ka të bëjë projekti, dhe

përshkruan renditjen e asaj se çka duhet të realizohet sipas një rendi të caktuar dhe nga

kush, që projekti të përfundohet me sukses. Shkurtimisht, ai është plan i qartë dhe një

grup udhëzimesh që i drejton ata të cilët do të implementojnë projektin. Kjo po ashtu u

tregon agjencive financuese se ekziston një dizajn logjik. Plani i veprimit duhet të ketë

lidhshmëri me datat e përcaktuara në seksionin e afateve kohore.

Detyrat konkrete dhe përgjegjësitë

Në këtë pjesë identifikohet se kush (individi, ekipi i komunitetit, kontraktuesi, etj.) ka

përgjegjësinë për çdo detyrë ose aktivitet të identifikuar në planin e punës. Kjo e lidh

planin e punës dhe afatin kohor me individët specifik ose grupet e caktuara, të cilët do t’i

realizojnë detyrat dhe aktivitetet.

Personat përgjegjës

Kjo është listë e plotë me ata individë dhe organizata që përgjigjen për implementimin e

suksesshëm të projektit, siç janë ekipi i implementimit të projektit të zhvillimit të

turizmit ose ekipi thelbësor.

Koordinimi

Kjo pjesë e propozimit përcakton se si ekipet e implementimit do të komunikojnë dhe

do të koordinohen me agjencitë e tjera turistike ose me qenrat rajonale. Propozimi

duhet të identifikojë këto agjenci dhe të sqarojë hollësisht se si do të vendoset dhe të

mbahet ky kontakt.

73

Strategjia e marrëdhënieve me publikun

Marrëdhëniet dhe komunikimi me publikun janë shumë me rëndësi për një zhvillim lokal

të qëndrueshëm të turizmit. Prandaj, propozimi duhet të tregojë se cilat metoda ose

procedura të shpërndarjes së informatave do të përdoren dhe kush do të jetë përgjegjës

për marrëdhëniet dhe komunikimin me publikun gjatë implementimit të projektit. Këtu

përfshihet edhe fakti se si do të përfshihen mediat për të avancuar punën e projektit dhe

për të informuar komunitetin e gjerë rreth aktiviteteve të planeve strategjike të turizmit.

Mundësitë për zhvillim të mëtejmë

Përpjekja e planifikimit strategjik dhe projekti duhet të konsiderohen si fillim, e jo si

fundi i procesit. Prandaj, në propozim duhet të përfshihet një tregues i projekteve,

programeve dhe i qëllimeve që do të pasojnë në të ardhmen. Merrni parasysh se si

projekti mund të shfrytëzohet si trampolinë për të vazhduar dhe zgjeruar përpjekjet e

zhvillimit të turizmit pas implementimit të projektit të menjëhershëm, siç është fillimi i

projekteve ose i programeve të reja ose krijimi i institucioneve të reja për të vazhduar

më tutje punën e zhvillimit të turizmit.

KASH komunale

Buxheti duhet të ndërlidhet me planin e veprimit dhe afatin kohor. Ai duhet të jetë

buxhet realistik që do të mundësojë përfundimin e projektit. Nëse jo, të propozohet se

si do të merren fondet shtesë. Buxheti

është element i rëndësishëm në propozim dhe do të përdoret si bazë për monitorimin e

shpenzimit të fondeve, prandaj ai duhet të saktësojë njësitë se për çka do të

shfrytëzohen paratë dhe se si do të shpenzohen ato.

Financime të tjera

Të përshkruhet çdo plan, si pjesë e propozimit ose në vazhdën e planit strategjik, për të

kërkuar financim nga donatorët e tjerë (qeveritë nacionale ose rajonale, organizatat e

tjera financuese, ndihmesë teknike, etj.). Theksoni se kujt do t’i dorëzohen propozimet

dhe për çfarë qëllimi.

74

Shtojca II: Planet për Veprim të Projekteve Prioritare