Upload
others
View
3
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI MENAXHIMIT
Punim për gradën shkencore:
“DOKTOR I SHKENCAVE NË EKONOMI”
TEMA
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI
TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
Udhëheqës shkencor: Përgatiti:
Msc. Majlinda Gjana Prof. Asoc. Dr. Mimoza Manxhari
Tiranë, 2018
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
i
DEDIKIM
Këtë punim ia dedikoj djalit tim, Lindit
Prindërve të mi
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
ii
FALENDERIME
Ky punim është produkt i një pune disa vjeçare studimore realizuar me përkushtim, por dhe me
mbështetjen e pa kursyer të disa personave të cilëve gjej rastin ti shpreh mirënjohjen.
Një falenderim shkon për udhëheqësen Prof. Asoc. Dr. Mimoza Manxhari, e cila më ka
mbështetur dhe udhëzuar në këtë proçes sa sfidues po aq edhe interesant.
Gjej rastin të falenderoj miq dhe kolegë që më kanë mbështetur nëpërmjet diskutimeve në
lidhje me qasjen e punimit si dhe inkurajimin për ta realizuar këtë disertacion.
Gjithashtu falenderoj familjen time, bashkëshortin dhe djalin tim Lindin, për mbështetjen,
mirëkuptimin dhe inkurajimin e vazhdueshëm pa të cilin nuk do të mund ta realizoja këtë
disertacion.
Një falenderim i veçantë shkon për prindërit e mi duke besuar se kam realizuar pritshmëritë e
tyre.
Majlinda Gjana
Tiranë, 2018
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
iii
DEKLARATË E AUTORËSISË
Unë, e nënshkruara Majlinda Gjana deklaroj që: (1) Ky punim përfaqëson punimin tim
origjinal, përveç rasteve të citimeve dhe referencave dhe (2) Ky punim nuk është përdorur më
parë në këtë Universitet apo në Universitete të tjera.
Majlinda Gjana
Tiranë, 2018
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
iv
ABSTRAKT
Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë rreth karakteristikave të strukturës së rrjetit në
përgjithësi dhe klasterit në veçanti për ofruesit e shërbimeve turistike në Qarkun Kukës në
funksion të zhvillimit klasterit, i cili ndikon në zhvillimin e sektorit në veçanti dhe zhvillimin e
qëndrueshëm të rajonit në përgjithësi.
Klasteri si një formë e veçantë e rrjetit paraqet një kuadër konceptual të rëndësishëm për të
studiuar marrëdhëniet e aktorëve të një destinacioni pasi ka karakteristika të përbashkëta me
destinacionin turistik. Për këtë të fundit marrëdhëniet ndërorganizacionale janë thelbësore për
zhvillimin e qëndrueshëm territorial. Sipas Tremblay (1998), marrëdhëniet ndërorganiza-
cionale strukturojnë rrjetin dhe përmirësojnë performancën e rrjetit duke krijuar kështu
avantazhe konkurruese.
Me qëllim evidentimin e karakteristikave strukturore të rrjetit dhe paraqitjes grafike të
marrëdhënieve ndërmjet aktorëve të sektorit turizmit në Qarkun Kukës metodologjia e
studimit fokusohet në analizën strukturore me të dhëna sasiore, sociometrike1.
Rezultatet e studimit në qarkun Kukës evidentojnë nivelin e ulët të bashkëpunimit ndërmjet
ofruesve të shërbimit turistik si dhe provojnë se klasteri i turizmit, nëse do t’i referohet
përkufizimit që kanë bërë autorët Rosenfeld, (2003) dhe Swann, (1998), ndodhet në fazën e
parë të formimit e cila quhet edhe faza embrionale. Gjithashtu provohet interesi në rritje nga
ofruesit e shërbimit turistik në këtë qark ndaj teknologjisë informacionit dhe komunikimit
pasi strukturimi në rrjet ka mundësuar rënien e kostove të transaksionit.
Fjalët kyçe: Analiza strukturore e rrjeteve, klasteri, turizmi, zhvillimi i qëndrueshëm
territorial.
1 Sociometria është metoda që mundëson evidentimin e marrëdhënieve ndërmjet individëve, aktorëve.
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
v
ABSTRACT
The purpose of this study is to explore the characteristics of the grid network in general and the
cluster in particular for the tourism service providers in the Kukes Region in function of the
development of the cluster, which affects the development of the sector in particular and the
sustainable economic development of the region in general.
The cluster as a special form of network represents an important conceptual framework for
studying the relationships of the actors of a destination as it has common characteristics with
the tourist destination. For the latter, cross-organizational relationships are essential for
sustainable territorial development. According to Tremblay (1998), cross-organizational
relationships structure the network and improve the performance network thus creating
competitive advantages.
In order to identify the structural characteristics of the network and graphical representation of
the relations between tourism sector actors in the Kukes Region, the methodology of the study
focuses on structural analysis with quantitative, sociometric1 data.
The results of the study in the Kukes Region highlight the low level of cooperation among
touristic service providers and prove that the tourism cluster, if it refers to the definition made
by the authors Rosenfeld, (2003) and Swann (1998), is located in the first stage of formation
which is also called the embryonic stage. It also proves increased interest from tourist service
providers in this circuit to information and communication technology as networking has
enabled transaction costs to fall.
Key words: Structural analysis of networks, cluster, tourism, sustainable territorial
development.
1 Is a method that enables the identification of relationships between individuals and actors.
Tabela e Përmbajtjes
DEDIKIM FALENDERIM
DEKLARATËAUTORËSIE ABSTRAKT
KAPITULLI I .......................................................................................................................... 1
HYRJE ...................................................................................................................................... 1
I.1 Formulimi i problematikës............................................................................................. 3
I.2 Qëllimi i studimit ............................................................................................................. 4
I.3 Objektivat e kërkimit. ...................................................................................................... 5
I.4 Pyetjet e kërkimit............................................................................................................. 5
I.5 Metodologjia e studimit ................................................................................................... 6
I.6 Kufizimet e studimit ........................................................................................................ 7
I.7 Përcaktimi i zonës së studimit ......................................................................................... 7
I.8 Interesi i kërkimit ............................................................................................................ 8
I.9 Struktura e punimit .......................................................................................................... 8
KAPITULLI II ....................................................................................................................... 10
RISHIKIMI I LITERATURËS ............................................................................................. 10
II.1 Karakteristikat e një territori në mbështetje të zhvillimit qëndrueshëm territorial ..... 10
II.1.2 Analiza e rrjeteve ..................................................................................................... 12
II.1.3 Përkufizimet dhe karakteristikat e klasterit .............................................................. 14
II.1.4 Suksese empirike të klasterit .................................................................................... 16
II.1.5 Limitet dhe kritikat të klasterit ................................................................................. 17
II.1.6 Emergjenca e klasterit: perspektiva evolucioniste dhe ndërhyrëse (intervenuese) .. 17
II.2 Turizmi dhe destinacioni turistik ................................................................................ 20
II.2.1 Karakteristikat e një destinacioni atraktiv turistik .................................................... 25
II.2.2 Klasteri si model organizimi për rritjen e atraktivitetit të një destinacioni turistik .. 28
II.2.3 Klasterat dhe rrjetëzimi në industrinë turistike ........................................................ 28
II.3 Analizë e sektorit turizmit në Shqipëri ........................................................................ 30
II.3.1 Konkurrueshmëria në sektorin e turizmit në Shqipëri ............................................. 31
vi
II.3.2 Profili ekonomik dhe karakteristikat kryesore të zhvillimit në qarkun e Kukësit ...... 32
II.3.3 Potencialet dhe sfidat kryesore të zhvillimit turizmit ................................................ 33
II.3.4 Avantazhet dhe sfidat e sektorit turizmit ............................................................. .....34
II. 4 Modelet dhe teoritë e rrjetit ......................................................................................... 35
II. 4.1 Teoria e kostove të transaksionit ............................................................................. ...36
II.4.2 Teoria e rrjeteve sociale ............................................................................................. 38
II.4.2.1 Koncepti i grupimit (embeddedness)……………………………………………...39
II.4.2.2 Teoria e lidhjeve të forta dhe lidhjeve të dobta .......................................................40
II.4.2.3 Teoria e boshllëqeve strukturore .............................................................................41
II.4.2.4 Teoria e koordinimit të marrëdhënieve .............................................................. ....41
II.4.3 Analiza e rrjetit nisur nga dinamika e afërsisë .......................................................... 42
II.4.3.1 Modelet në funksion të zhvillimit territorial .......................................................... 43
II.4.3.1.1 Afërsia gjeografike ............................................................................................. 44
II. 4.3.1.1.1 Efektet negative të afërsisë gjeografike ...........................................................45
II.4.3.1.2 Afërsia organizative ............................................................................................46
II. 4.3.1.3 Afërsia institucionale .......................................................................................... 47
II.4.3.2 Artikulimi i dy niveleve të analizës ........................................................................49 II.5 Analiza strukturore e rrjeteve sociale ..........................................................................49 II.5.1 Niveli i analizës së rrjeteve .......................................................................................51 II.5.2 Përcaktimi i kufijve në një mjedis ndërorganizativ ..................................................52 II.5.3 Struktura e sistemit të marrëdhënieve .......................................................................53 II.5.4 Tipi i rrjetit ..............................................................................................................54
II.5.5 Përcaktimi i marrëdhënieve .....................................................................................55
II.6 Pyetjet kërkimore .........................................................................................................55
II.7 Modeli konceptual .......................................................................................................63
II.8 Përmbledhje .................................................................................................................65
vii
viii
KAPITULLI III ..................................................................................................................... 67
METODOLOGJIA ............................................................................................................... 67
III.1 Natyra e studimit .................................................................................................... 67
III.2 Popullata dhe dizenjimi i kampionimit. ................................................................. 69
III.2.1 Popullata e studimit ........................................................................................... ..69
III.3 Grumbullimi i të dhënave ....................................................................................... 71
III.4 Procesimi i të dhënave .............................................................................................73
III.5 Përmbledhje ............................................................................................................ 75
KAPITULLI IV ............................................................................................................................... 76
ANALIZA E REZULTATEVE DHE GJETJET .................................................................. 76
IV.1 Rezultatet e kërkimit sipas pyetjeve kërkimore ........................................................... 76
IV.1.1 Analiza e karakteristikave kryesore të marrëdhënieve mes aktorëve të ndryshëm,
nga këndvështrimi i rrjetit sipas bashkëpunimit vertikal. ..................................................... 77
IV.1.2 Analiza e karakteristikave kryesore të marrëdhënieve mes aktorëve të ndryshëm, nga
këndvështrimi i rrjetit sipas partneritetit për zhvillim dhe promovim të ofertës
turistike. ................................................................................................................................ 80
IV.1.3 Analiza e karakteristikave kryesore të marrëdhënieve mes aktorëve të ndryshëm nga
këndvështrimi i rrjetit sipas bashkëpunimit horizontal. ............................................................ 83
IV.2 Identifikimi i aktorëve kyç të rrjetit dhe roli i tyre në strukturimin e ofertës turistike. 86
IV.2.1 Treguesi i periferisë .................................................................................................. .86
IV.2.2 Përcaktimi i aktorëve kyç, sipas dimensioneve të ndryshme në strukturimin e rrjetit
..89
IV. 3 Niveli i zhvillimit të një strategjie konkurrenciale diferencimi e tipit klaster,
në sektorin e turizmit qarku Kukës. .................................................................................... 90
IV.3.1 Analiza e kohezionit..................................................................................................90
IV.3.1.1 Dendësia ...................................................................................................... 90
IV.4 Diskutimi i rezultateve ................................................................................................ 92
KAPITULLI V ...................................................................................................................... 93
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ......................................................................... 93
V.1 Përfundimet kryesore mbi gjetjet kërkimore ................................................................ 93
V.2 Rekomandime për menaxherët dhe sipërmarrësit ......................................................... 97
V. 3 Rekomandime për politikëbërësit dhe vendimmarrësit ............................................ 99
V.4 Limitet dhe perspektiva e kërkimit .............................................................................. 101
viii
BIBLIOGRAFIA ................................................................................................................... 102
SHTOJCA ............................................................................................................................. 116
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
ix
Lista e Tabelave
Tabela 1.Indikatorët e qendërzimit në funksion të studimit................................................... 60
Tabela 2.Sinteza e indikatorëve kryesorë të analizës strukturore ......................................... 62
Tabela 3.Lista e aktorëve kryesorë të turizmit në qarkun Kukës. .......................................... 72
Tabela 4.Sinteza e hapave për një kërkim eksplorues ........................................................... 74
Tabela 5.Marrëdhënia furnitor-klient ................................................................................... 78
Tabela 6.Marrëdhënia partner-partner................................................................................. 81
Tabela 7.Marrëdhënia konkurrent-konkurrent ..................................................................... 84
Tabela 8.Paraqitja e indikatorëve, aktorëve qendrorë dhe atributet e klasterit ................... 88
Tabela 9.Paraqitja e indikatorëve periferikë të klasterit....................................................... 90
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
x
Lista e Figurave
Figura 1.Paraqitja përmbledhëse e vijueshmërisë së tezës .................................................... 2
Figura 2. Tipologjia e formave të afërsisë ............................................................................ 48
Figura 3.Modeli konceptual .................................................................................................. 64
Figura 4.Paraqitja grafike e marrëdhënieve furnitor-klient ................................................. 79
Figura 5.Paraqitja grafike e marrëdhënieve partner-partner .............................................. 82
Figura 6.Paraqitja grafike e marrëdhënieve konkurrent-konkurrent ................................... 85
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
xi
SHKURTIME
PBB - Produkti i Brendshëm Bruto
TIK - Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit
NMV- Ndërmarrje të Mesme dhe të Vogla
TCT- Teoria e Kostove të Transaksionit
INSTAT- Instituti i Statistikave
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
1
KAPITULLI I
HYRJE
Zhvillimi ekonomik i një rajoni ose i një territori bazohet kryesisht në sektorët ku ata shikojnë
se kanë avantazhe krahasuese dhe konkurrenciale. Në bazë të burimeve që disponojnë,
zhvillimi ekonomik i një vendi orientohet tek bujqësia, të tjerë tek industria prodhuese dhe të
tjerë tek ajo e shërbimeve.
Problemi i rritjes ekonomike për territoret me mungesë burimesh bujqësore dhe industriale për
zonat malore në Shqipëri shfaqet si shqetësim për politikbërjen. Përballë këtyre problemeve
turizmi shikohet si një burim potencial për zhvillimin e këtyre territoreve me burime të
kufizuara. Referuar raportit të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit - 2016, mbi ndikimin
ekonomik të këtij sektori në ekonominë e vendit, turizmi kontribuon me 1 miliard euro në PBB
e Shqipërisë. Parashikimet për vitin 2017 në lidhje me kontributin e drejtpërdrejtë parashikohet
të rritet me 5.2%, ndërsa për vitin 2027 industria turistike parashikohet të gjenerojë 244
miliardë lekë, ekuivalente me 10.8 % të PBB (Produktit të Brendshëm Bruto)2. Sektori i
turizmit është kompleks dhe me një zinxhir të gjerë vlerash që përfshin disa sektorë të
ndërlidhur nëpërmjet furnizimit, aktiviteteve e transportit. Prandaj zhvillimi i sektorit të
turizmit mundëson indirekt zhvillimin e sektorëve të lidhur me të.
2 WTTC, Travel & Tourism: Economic Impact 2016, Albania, www.wttc.org
http://www.wttc.org/
2
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
Figura 1.Paraqitja përmbledhëse e vijueshmërisë së tezës
3
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
I.1 Formulimi i problematikës
Heterogjiniteti i organizatave të përfshira në sektorin e turizmit sjell nevojën për
bashkëpunimin ndërmjet tyre me qëllim zhvillimin e destinacioneve. Në kushtet e globalizimit,
të rritjes së konkurrencës, zhvillimit në teknologji dhe transport, të përmirësimit të kushteve të
jetesës si dhe rritjes së kërkesave të turistëve, krijimi i eksperiencës turistike nuk është vetëm
detyrë e ofruesve individualë turistik. Në këtë kuadër, në shumë vende ofruesit e shërbimeve
turistike, organizohen në forma të ndryshme si në shoqata, konfederata, organizata, partneritete
apo aleanca duke krijuar kështu platforma bashkëpunimi që i sjellin më afër këta ofrues, ku,
elementi më i rëndësishëm është besimi i ndërsjellët mes tyre, që qëndron në themel të
bashkëpunimeve afatgjata. Duke marrë shkas nga rëndësia që po merr bashkëpunimi mes
ofruesve të shërbimeve turistike në turizëm dhe theksimi i nevojës për krijimin e mekanizmave
të nevojshme për bashkëpunim në nivel destinacioni, lokal apo rajonal, problemi kryesor ku
fokusohet ky punim është identifikimi e situatës në të cilën ndodhet struktura dhe kapaciteti
konkurrues i sektorit të turizmit në qarkun Kukës. Ndonëse turizmi shikohet si një burim
potencial në qarkun e Kukësit, studimet që verifikojnë kapacitetin konkurrues të këtij sektori
janë pothuaj inekzistente. Si një prej produkteve specifike të territorit dhe burim potencial që
mundëson zhvillimin e qëndrueshëm, hartimi i një strategjie të zhvillimit territorial bazuar mbi
këtë produkt dhe përcaktimi i tij si një avantazh konkurrues do të kërkonte një analizë të plotë
për karakteristikat specifike që ndërtojnë këtë sektor në nivel territori. Studimet me fokus qasjet
për diferencimin dhe zhvillimin territorial mundësojnë identifikimin e faktorëve kyç, ku
marrëdhëniet midis aktorëve paraqesin rëndësi të veçantë (Bede, 2013; Fabry, 2009; Van der
Yeught, 2009, Porter, 2000, Novelli, Schmitz et Spencer 2006). Në këtë kontekst sektori i
turizmit i përbërë nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme që kanë nevojë të organizohen me
qëllim ofrimin e një oferte cilësore përballë territoreve apo destinacioneve konkurrente do
merret si një rrjet i marrëdhënieve ndërorganizacionale. Analiza e marrëdhënieve
ndërorganizacionale konsideron bashkëpunimin e aktorëve si një rezultante e ndërveprimeve
konkrete një mjedis ekonomik dhe sociopolitik të caktuar. Në këtë aspekt struktura sociale luan
një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aktivitetit ekonomik të një grupi ndërmarrjesh.
Marrëdhëniet personale janë një komponent thelbësor, pasi mundësojnë të vlerësohet rrjeti si
një strukturë sociale. Gjithashtu, përcaktimi i sektorit turizmit si një rrjet ndërorganizacional,
evidenton rëndësinë e identifikimit të strukturës së rrjetit nisur nga ofruesit e shërbimeve
turistike. Arsyeja e fokusimit tek ky problem kërkimi lidhet me faktin se sektori privat në
4
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
Shqipëri është ofruesi kryesor i shërbimeve turistike dhe përpara se të krijohet apo të hidhen
themelet e një forme bashkëpunimi, do ishte e arsyeshme që të vlerësohen struktura dhe
organizimi i aktorëve nëpërmjet bashkëpunimit gjë e cila do e bënte më të lehtë hedhjen në
praktikë dhe pranueshmërinë e koncepteve të reja dhe formave të organizimit. Për më tepër
sipas studimit të realizuar nga World Travel & Tourism Council (2015)3, Shqipëria renditet si
një nga vendet më pak konkurruese në sektorin e turizmit. E krahasuar me rajonin, ajo gjendet
në vend të fundit. Ky rezultat tregon nevojën e domosdoshme për të bashkëpunuar në mënyrë
që të rritet atraktiviteti dhe konkurrueshmëria si dhe të përmirësohet cilësia e shërbimeve në
destinacionet turistike shqiptare.
I.2 Qëllimi i studimit
Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë rreth karakteristikave të strukturës së rrjetit në
përgjithësi dhe klasterit në veçanti për ofruesit e shërbimeve turistike në Qarkun Kukës në
funksion të zhvillimit klasterit, i cili ndikon në zhvillimin e sektorit në veçanti dhe zhvillimin
e qëndrueshëm të rajonit në përgjithësi.
Nisur nga fakti që industria turistike karakterizohet nga heterogjiniteti i organizatave dhe
eksperienca turistike krijohet jo nga një, por nga disa ofrues të shërbimeve turistike, rezulton
themeltare ekzistenca dhe funksionimi i një mekanizmi i cili do i sjell më afër ofruesit e
shërbimeve turistike. Hulumtimi rreth strukturës për bashkëpunim është aplikuar në Qarkun
Kukës ku janë përfshirë pesëdhjetë aktorë të shërbimeve turistike. Për të arritur të kuptuarit sa
më mirë të situatës aktuale të bashkëpunimit është aplikuar analiza strukturore e rrjetit social
të këtyre ofruesve të shërbimeve turistike, një teknikë e re vlerësimi bashkëpunimi për qarkun
si destinacion. Për territoret që kërkojnë të orientojnë strategjinë e zhvillimit dhe të konkurrojnë
në nivel më të lartë, identifikimi i kësaj forme konkurrenciale merr një rëndësi të veçantë. Deri
më sot, nuk ka analiza të tilla që identifikojnë kapacitetin konkurrues të këtij sektori. Pasja e
një informacioni të plotë u jep mundësi drejtuesve të territorit të marrin vendimet e duhura në
mënyrë sa më racionale.
3 World Travel & Tourism Council(WTTC),2015
5
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
I. 3 Objektivat e kërkimit. Objektivat e këtij studimi janë:
• Evidentimi i strukturës së marrëdhënieve aktuale sipas bashkëpunimit vertikal,
horizontal dhe partneritetit për zhvillim dhe promovim të ofertës turistike mes ofruesve
të shërbimeve turistikë në qarkun Kukës.
• Evidentimi i aktorëve me influencë në strukturimin e marrëdhënieve përbashkëpunim.
• Konstatimi i hapësirës së shtrirjes gjeografike të strukturës për bashkëpunim mes
ofruese për zhvillimin dhe promovimin e ofertës turistike.
• Evidentimi i atributeve të aktorëve të përfshirë në bashkëpunim.
• Evidencë për aktorë të ndryshëm të përfshirë në hartimin e strategjisë së diferencimit
tipit klaster.
• Evidentimi i aktorëve dhe marrëdhënieve bashkëpunuese, që mbartin potencial
për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit në të ardhmen e afërt.
I.4 Pyetjet e kërkimit
Për territoret me burime të kufizuara dhe që nuk janë konkurrues me ekonomi shkalle, strategjia
e diferencimit tek ata sektorë që krijojnë avantazhe krahasuese është ajo që këshillohet prej
kërkuesve. Që një territor me burime të kufizuara për të qenë konkurrues duhet të orientohet te
strategjitë e diferencimit nëpërmjet produkteve specifike të tij. Kjo hipotezë buron nga punimet
kërkimore të ekonomistëve me një orientim gjeografik ose gjeoekonomistë, që tregojnë se
territori është një ndërtim social dhe që faktorët që përcaktojnë karakteristikat lokale mund të
izolohen në funksion të strategjive të aktorëve nga ku këta vet janë edhe objekt studimi (Torre,
2000; Pecqueur et Zimmermann, 2004). Avantazhet krahasuese nuk mund të shpjegohen vetëm
nëpërmjet ekonomisë së shkallës dhe madhësisë së firmave, por ato mund të varen edhe nga
avantazhet specifike të territoreve.
Marrëdhëniet midis territorit dhe aktorëve përbëjnë në procesin e shkëmbimeve një faktor
ekonomik mjaft të rëndësishëm. Territori ndërtohet në kohë nga aktorët nëpërmjet një vlerësimi
të vazhdueshëm të burimeve specifike (Torre, 2000; Pecqueur et Zimmermann, 2004).
Disa prej formave të diferencimit që aplikohen në sektorin e bujqësisë janë: sistemet
agroushqimore lokale (SYAL) (Muchnik et al., 2007; Chiffoleau et Touzard, 2007), përdorimi
i shenjave të cilësisë, produkteve të origjinës së kontrolluar, produkteve të territorit (AOP,
AOC), ose atyre të origjinës gjeografike (IGP) (Barjolle et Sylvander, 2002; Falque et Remaud,
6
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
2002; Barjolle et al., 2007; Trognon, 2009; Ilbert, 2011). Këto përbëjnë një prej kritereve çelës
të diferencimit dhe të krijimit të vlerës së shtuar.
Shembuj praktikë për këto analiza ekonomike janë në sektorin industrial, (Benko, et al., 1996;
Doumas, J-C., 2007) ose në ato për atraksionet rurale (Couzinet et al., 2002). Këto përqasje
janë bazuar pikërisht në diferencimin dhe vlerësimin e burimeve specifike lokale, kombëtare
ose edhe ndërkombëtare.
Në këtë kontekst turizmi shikohet gjithashtu si një prej produkteve specifike të territorit.
Ndërtimi i një strategjie zhvillimi territorial bazuar mbi këtë produkt dhe përcaktimi i tij si një
avantazh konkurrues do të kërkonte një analizë të plotë mbi karakteristikat specifike që
ndërtojnë këtë sektor në nivel territori. Këto karakteristika kanë të bëjnë pikërisht me strukturën
dhe organizimin e aktorëve që marrin pjesë në ndërtimin dhe operimin e këtij sektori. Forma e
kësaj strukture dhe niveli i këtij organizimi, që në përkufizime të ndryshme quhet klaster në
anglisht, distrikt industrial në italisht ose sisteme prodhuese lokale në frëngjisht, përcakton
edhe kapacitetin konkurrues të këtij burimi specifik të territorit. Prandaj pyetjet që orientuan
kërkimin janë si vijon:
1. Cila është natyra dhe karakteristikat kryesore të marrëdhënieve mes aktorëve të
ndryshëm në sektorin e turizmit nga këndvështrimi i rrjetit?
2. Cilët janë aktorët qendror dhe periferik të rrjetit? Çfarë roli kanë ata?
3. Çfarë janë rrjetet klaster? Cili është roli i tyre në zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik të territorit?
4. Nën dritën e analizës së rrjetit, cili është niveli i zhvillimit të një strategjie
konkurrenciale diferencimi e tipit klaster në sektorin e turizmit qarku Kukës?
I. 5 Metodologjia e studimit
Studimi është me natyrë eksplorues i bazuar në metodat sasiore të kërkimit. Fillimisht
është aplikuar kërkimi sekondar i bazuar në një analizë literature në shërbim të
identifikimit të rrjetit, klasterit, teoritë që përdoren në identifikimin e strukturës, organizimit
dhe performancës së një aktiviteti apo industrie.
Instrumenti i mbledhjes së të dhënave primare është pyetësori. Pyetësori është një nga
instrumentet me përdorim të gjerë në analizën strukturore pasi mundëson grumbullimin e të
7
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
dhënave rreth marrëdhënieve dhe atributet të aktorëve të përfshirë në bashkëpunim. Studimi
është realizuar nëpërmjet një kombinimi metodash midis teorisë së rrjeteve, teorisë së kostove
të transaksionit dhe metodës së analizës strukturore për të identifikuar situatën në të cilën
ndodhet struktura dhe kapaciteti konkurrencial i sektorit të turizmit. Kjo analizë është
realizuar duke hedhur dhe përpunuar të dhënat me anë të programit UCINET. Studimi është i
shtrirë në Qarkun Kukës dhe pyetësori i është shpërndarë pesëdhjetë ofruesve të shërbimeve
turistike.
I.6 Kufizimet e studimit
Pavarësisht vlerave apo rëndësisë së këtij studimi, ky studim shoqërohet edhe me kufizime të
disa natyrave.
Së pari, një prej kushtet të domosdoshme për të përforcuar rezultatet e kërkimit është të kishim
më shumë informacion mbi situatën e turizmit.
Së dyti, marrja e vendimeve sa më racionale nga ana e drejtuesve të sektorit, por edhe të
drejtuesve lokal dhe qendror me qëllim zhvillimin e turizmit do të kërkonte informacion të
plotë në kohë dhe në hapësirë. Kjo do të thotë se ne kemi nevojë për integrimin në analizë të
më shumë parametra, por edhe të kryerjes së studimeve permanente çka do të jepte më shumë
informacion në identifikimit e nivelit të klasterit dhe njohjen e potencialit konkurrues.
I.7 Përcaktimi i zonës së studimit
Përse Kukësi?
Së pari, Kukësi bën pjesë në ato zona ku ekonomia bazohet te pak burime siç janë ato të
shërbimeve dhe prodhimeve bujqësore e blegtorale.
Qarku i Kukësit përfaqëson një rajon që ndonëse është i pasur me burime të shumta natyrore
dhe mundësi të shumta zhvillimi, ka mbetur tepër i margjinalizuar dhe është një nga zonat me
nivel më të ulët ekonomik në të gjithë Shqipërinë. Kjo për faktin se të ardhurat në këtë zonë
gjenerohen kryesisht nga sektorët me produktivitet të ulët. Si rezultat i varfërisë qarku i Kukësit
është karakterizuar nga një emigrim masiv veçanërisht në vitet e fundit(referuar lajmeve në
media).
Së dyti, është informacioni për kërkimin. Në Shqipëri është shumë e vështirë të sigurosh
informacion, pasi në shumë raste ai nuk është i evidentuar dhe duhet të gjendet mënyra për të
gjeneruar bazën e të dhënave. Në përgjithësi, edhe kur ekziston, informacioni i nevojshëm për
qëllime studimore është e vështirë të sigurohet.
Së treti, autorja e disertacionit e njeh mirë zonën e Kukësit duke qenë edhe banor për shumë
vite dhe ka qasje më të mirë në informacion, çka i jep kërkimit një cilësi më të lartë rezultatesh.
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
8
I.8 Interesi i kërkimit
Në funksion të studimit propozohen risi teorike, metodologjike dhe praktike.
Së pari, nga pikëpamja teorike studimi ka për qëllim të pasurojë konceptin e rrjetit,klasterit të
aplikuar në destinacionet turistike dhe tipologjinë e afërsisë. Gjithashtu koncepti i klasterit nuk
është aplikuar mjaftueshëm në aktivitetet terciare, gjithsesi potenciali që ai mund të ofrojë për
një destinacion të turizmit ngelet për t’u eksploruar.
Së dyti, nga pikëpamja metodologjike është aplikuar metoda eksploruese, pasi përfaqëson një
interes të veçantë. Në fakt kjo metodë bazohet në studimin sasior me qëllim evidentimin e
strukturës dhe paraqitjen grafike të marrëdhënieve ndërmjet aktorëve të turizmit në të gjitha
dimensionet e klasterit, çfarë mundëson të kuptohet strukturimi i aktorëve në rrjet me qëllim
rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit.
Së treti, punimi ka për objektiv të propozojë pista reflektimi në funksion të organizimit të
sektorit të turizmit çka mundëson zhvillimin ekonomik në qarkun e Kukësit.
I. 9 Struktura e punimit
Disertacioni është i ndarë në pesë kapituj. Në kapitullin e parë paraqitet në mënyrë të detajuar
problematika, qëllimi, objektivat, pyetjet kërkimore, metodologjia, kufizimet, përcaktimi i
zonës studimit dhe interesi i kërkimit. Kapitulli i dytë parashtron një rishikim të gjerë të
literaturës duke u përqendruar në hulumtimin e analizës strukturore të rrjeteve. Nëpërmjet
analizës së teorisë së rrjeteve sociale identifikohet struktura e rrjetit, anëtarëve dhe rolit
respektiv të tyre. Në vazhdim vihen në evidencë dimensionet e ndryshme që mbështesin
qëndrueshmërinë e klasterit mobilizohet modeli i afërsisë, për të vënë në dukje rëndësinë e
faktorëve gjeografik dhe organizativ në koordinimin e aktorëve brenda një rrjeti të
territorializuar organizativ. Gjithashtu territori merret si një përbërje sociale në mbështetje të
burimeve dhe aktiviteteve të destinacionit turistik. Destinacioni turistik merret si një rrjet
marrëdhëniesh, lidhjesh e kontaktesh ndërmjet aktorëve heterogjen, të cilët së bashku krijojnë
një produkt turistik. Prandaj klasteri trajtohet si një mjet mbështetës i bashkëpunimit me qëllim
realizimin e politikave të përbashkëta. Interesi i klasterit është të vendosë aktorët drejt një
vizioni të përbashkët të destinacionit turistik ku secili prej tyre synon objektivat respektive.
Duke tentuar këtë qasje është përdorur modeli teorik i punimit, i cili i paraprin shtrimit të
pyetjeve kërkimore dhe realizimit të një modeli konceptual. Kapitulli i tretë analizon
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
9
metodologjinë e kërkimit si, natyra e studimit, popullata dhe dizenjimi i studimit, përzgjedhja
e kampionit, instrumenti i kërkimit dhe mënyra e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave. Në
kapitullin katër paraqiten në mënyrë të detajuar dy pjesë kryesore konkretisht analiza dhe
gjetjet kërkimore të disertacionit. Kapitulli i pestë që përbën dhe kapitullin e fundit të
disertacionit ka në fokus konkluzionet, rekomandimet, sugjerimet për kërkimet e mëtejshme
dhe kufizimet e punimit.
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
10
KAPITULLI II
RISHIKIMI I LITERATURËS
Rritja e konkurrencës, ndryshimet teknologjike dhe qasja në informacion i vlerësuar si një
burim strategjik kanë sjellë nevojën për bashkëpunim ndërmjet ndërmarrjeve në forma të
ndryshme partneriteti. Në këtë këndvështrim, punimi ka në fokus analizën e një forme specifike
organizimi me qëllim krijimin e një avantazhi konkurrues: rrjeti. Sipas Porter (1998), faktorët
kryesorë që ndikojnë në krijimin e avantazhit konkurrues janë afërsia territoriale dhe vënia në
rrjet e aktorëve lokal. Afërsia territoriale nëpërmjet burimeve specifike krijon kushte për
bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet aktorëve. Për efekt studimi territori merret si një përbërje
sociale në mbështetje të burimeve dhe aktiviteteve të destinacionit turistik. Gjithashtu
bashkëpunimi në rrjet i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në një territor të lokalizuar është
parë si një mjet për të rritur konkurrueshmërinë. Rrjeti aktualisht po aplikohet në një numër
gjithnjë e në rritje bashkëpunimesh formale dhe joformale, duke u mundësuar kështu
ndërmarrjeve integrimin nëpërmjet bashkëpunimit virtual, aleancave, licencave, franshizës,
partneritetit për kërkim dhe zhvillim apo marketingut (Pesqueux, 2002).
Rritja e performancës së sektorit turizmit evidenton nevojën për grupim dhe strukturim të
aktorëve të turizmit (Fabry, 2009). Për rrjedhojë ndërmarrjet nevojitet të organizohen në rrjete
apo klastera ndërmarrjesh të përfshira në aktivitetin e turizmit.
Klasteri si një formë e veçantë e rrjetit paraqet një kuadër konceptual të rëndësishëm për të
studiuar marrëdhëniet e aktorëve të një destinacioni. Marrëdhëniet personale janë një
komponent thelbësor, pasi mundësojnë të vlerësohet klasteri si një strukturë sociale. Në këtë
kontekst janë mobilizuar qasjet e disiplinave si sociologjia dhe ekonomia.
II.1 Karakteristikat e një territori në mbështetje të zhvillimit qëndrueshëm territorial
Dimensioni hapësinor dhe zhvillimi i qëndrueshëm territorial është bërë objekt i shumë
analizave për të kuptuar dinamikën e rritjes dhe inovacionit lokal sipas sektorëve të aktiviteteve
dhe formës së organizimit socio-ekonomik të territorit (Clergeau dhe Violier, 2011). Territori
është një entitet që vepron si një organizim hapësinor kompleks, ekonomik, social dhe politik
dhe si model organizimi marrëdhëniesh ndërmjet një grupi aktorësh të vendosur lokalisht
(Lauriol et al.,2008). Territori është burim krijimi i aktiveve specifike ku si rezultat i afërsisë
ndërmjet tyre krijohen kushte për koordinim ndërmjet aktorëve (Torre, 2000; Pecqueur et
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
11
Zimmermann, 2004). Territori nuk konsiderohet më “thjesht një faktor mbështetës lokalizimi
(punonjës të kualifikuar, qendra kërkimi, forma komunikimi), por si një grupim territorial
aktorësh dhe faktorësh ekonomik, socio-kulturor, politik, institucional që kanë model
organizimi dhe rregulla specifike” (Maillat, 1995). Kalimi nga një ekonomi sasiore dhe
prodhimi në masë në një ekonomi cilësore, u reflektua me një proces të zhvillimit tënjohurive
duke marrë në konsideratë edhe dimensionin hapësinor. Në një perspektivë afatgjatë ndërtimi
i një trashëgimie dhe identiteti i përket marrëdhënieve jotregtare dhe jomonetare (Duez, 2011).
Në një marrëdhënie tregtare reflektuese të ekonomisë së tregut “hapësira, e formuar nga
territore të ndryshme, përbëhet nga kosto apo avantazhe konkurruese: diferencimi në terma
cilësorë dhe çmime relative reflekton një diferencim thelbësor” (Barrere et al., 2005).
Territoret kanë pësuar ndryshime të thella në dhjetëvjeçarin e fundit, si rezultat i efekteve të
globalizimit, integrimit evropian, zhvillimit të teknologjive të reja, teknologjisë së
informacionit dhe komunikimit (TIK), mobilizimit në rritje të faktorëve të prodhimit si dhe
ekonomisë së njohurive. Si rezultat i këtyre ndryshimeve territoret tentojnë të ripozicionohen.
Prandaj territori po merr një rëndësi të veçantë në një numër të madh sektorësh, si dhe roli i tij
në një ekonomi paraqet një sfidë.
Në këtë kontekst, territori duhet të bazohet në mundësitë e tij për t’u zhvilluar si dhe duhet të
fokusohet në një zhvillim të brendshëm. Territori si faktor kryesor i atraktivitetit duhet
shqyrtuar jo vetëm si posedues burimesh natyrore apo të krijuara, por gjithashtu sepse ai është
në gjendje të dinamizojë dhe projektojë të ardhmen në mbështetje të atraktivitetit të tij.
Sipas Jublot (2012), është e rëndësishme të merren në konsideratë burimet e prekshme si dhe
burimet e paprekshme që favorizojnë atraktivitetin territorial.
Atraktiviteti i një territori përgjithësisht është parë si kapaciteti i territorit për të tërhequr dhe
ruajtur faktorë të lëvizshëm prodhimi dhe/ose popullate (Poirot dhe Gérardin, 2010). Aktorët
që influencohen dhe janë të ndjeshëm nga atraktiviteti i një territori janë “Personat fizikë
rezidentë dhe përgjegjës ose ekipe drejtuesish të organizatave (ndërmarrje, administrate,
institucione të tipit shoqata ose organizata joqeveritare) që investojnë në territor dhe krijojnë
punësim”. Tek individët atraktiviteti shfaqet nëpërmjet qëndrimit të përkohshëm apo të
përhershëm në këtë territor. Ndërsa për invenstitorët një territor shfaqet atraktiv nëse iu
mundëson atyre zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve ekzistuese të ndërmarrjeve, krijimin e
aktiviteteve të reja si dhe ofrimin e mundësive në tërheqjen e ndërmarrjeve të huaja (Poirot dhe
Gérardin, 2010).
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
12
Fabry (2009), e përkufizon një territor si atraktiv nëse u “mundëson ndërmarrjeve të përfitojnë
nga burimet e shfrytëzueshme, infrastruktura, fuqia punëtore disponibël e kualifikuar dhe
produktive, teknologjia, shërbimet publike si dhe nga një mjedis socio-ekonomik dhe politik të
favorshëm”. Si rezultat i konkurrencës së lartë ndërkombëtare ndërmarrjet adoptojnë një
strategji efiçence që kombinon optimizimin e kostove të shfrytëzimit të mundësive të reja.
Prandaj atraktiviteti territorial krahas avantazheve natyrore përfshin edhe avantazhet e krijuara,
si kuadri ligjor, stabiliteti makroekonomik dhe institucional, prezenca e konkurrencës lokale
dhe ndërkombëtare, impakti i të cilave reflektohet në efekte rrjeti dhe të gjithë bashkërisht
formësojnë atraktivitetin e një territori (Fabry dhe Zeghni, 2006; Rodrik dhe Subramanian,
2003). Në një mjedis konkurrues ku territoret janë në konkurrencë ndërmjet tyre atraktiviteti
shfaqet si një nocion relativ në hapësirë dhe në kohë (Fabry, 2009).
Rrjeti territorial përkufizohet si “koordinimi i aktorëve heterogjenë, afër gjeografikisht, që
bashkëpunojnë dhe marrin pjesë së bashku në një proces prodhimi” (Ehlinger, Perret dhe
Chabaud, 2007). Analiza e rrjetit mundëson evidentimin e marrëdhënieve, rolin dhe dhe
bashkëpunimin ndërmjet aktorëve afër gjeografikisht.
II.1.2 Analiza e rrjeteve
Disiplinat rreth rrjetit janë të shumta, por në funksion të studimit veçohet ajo shkencës së
menaxhimit, pasi evidenton një numër të lartë njohurish në fushën konceptuale, organizative
dhe strategjike. Nocioni i rrjetit i referohet një kuptimi të dyfishtë: teknik me origjinë popullore
dhe shkencor. Termi rrjet rrjedh nga rets (endje). U shfaq në shekullin XVII në kontekstin
ushtarak dhe mori kuptimin e tij modern në shekullin XIX. Në shek. XVIII, rrjeti u përdor për
studime në mjekësi. Në shek. XIX rrjeti u aplikua në infrastrukturën rrugore. Barnes (1954)
ishte kërkuesi i parë që përdori konceptin e rrjeteve sociale. Termi rrjet aktualisht po aplikohet
në një numër gjithnjë e në rritje bashkëpunimesh formale dhe joformale, duke u mundësuar
kështu ndërmarrjeve integrimin nëpërmjet bashkëpunimit virtual, aleancave, licencave,
franshizës, partneritetit për kërkim dhe zhvillim apo marketingut (Pesqueux, 2002).
Rrjeti është mjeti që grupon burimet dhe kompetencat kyçe, si dhe mundëson strategjinë për të
krijuar një avantazh konkurrues në mjedisin operues. Bashkëpunimi në rrjet në një territor të
lokalizuar është parë si një mjet për të rritur konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme (NMV) përballë forcave të mjedisit (Ladame, 2007).
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
13
Rrjetet janë thelbësore jo vetëm për oportunitetet në promovim dhe marketing në një industri
lokale, por gjithashtu për të krijuar kushte paraprake të nevojshme për të inovuar produktin
rajonal (Soteriades, 2010).
Analiza e rrjeteve ka në fokus marrëdhëniet që zhvillon një ndërmarrje me aktorë të tjerë
ekonomik si dhe mënyrën se si këto marrëdhënie influencojnë në sjelljen dhe rezultatet e
ndërmarrjes (Dyer, 2000). Për sa i përket ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme organizimi në
rrjet i mundëson atyre qasjen më të shpejtë në burime dhe njohuri më të gjera, qoftë për të
ofruar një ofertë të përbashkët, qoftë për të përfituar nga avantazhi i kostove ose më tej, më
tepër pushtet në treg (Jolly, 2001). Organizimi në rrjet ofron: (i) rimodelimin e flukseve të
informacionit; (ii) rritjen e konkurrencës në treg, ku rrjeti ofron një zgjidhje për sa i përket
ekonomive të shkallës, ekonomisë së ndarjes së kostove fikse nga bashkimi i aktiveve që
mundëson një diferencim si rrjedhojë aleancës plotësuese; (iii) rrjeti është parë si një
përmirësim i kompetencave nga specializimi më efiçent i aktiveve, nga zhvillimi i
shkëmbimeve dhe ndërveprimet e njohurive, nga zhvillimi i procesit së njohurive (Géniaux dhe
Mira-Bonnardel, 2003).
Rrjeti përfshin strukturën e aktorëve në ndërlidhje. Rrjeti vlerësohet në princip organizativ dhe
proces strukturimi. Analiza strukturore e aktorëve në ndërlidhje mundëson evidentimin e
marrëdhënieve që mundësojnë formimin e rrjeteve me karakter ekonomik krijues të vlerës si
dhe mbështetet në dy akse:
➢ Rrjeti brenda organizatës, në të cilin marrëdhëniet e organizatës me mjedisin
e saj vitet e fundit janë fokusuar në krijimin e eksternaliteteve ose të krijimit të partneritetit,
nga ku formohen rrjete të përbëra nga aktivitete ekonomike krijuese të vlerës dhe të
marrëdhënieve midis aktorëve (Voisin et al., 2004). Konkretisht, ndërmarrjet kërkojnë të
përqendrohen në aktivitete krijuese të vlerës si dhe të shumëfishojnë marrëdhëniet e tyre
vertikale me furnitorët dhe klientët e tyre si dhe ato horizontale, nëpërmjet aleancave me
konkurrentët për të ndarë kostot dhe riskun e inovacionit, me grupime profesionale për të
imponuar standarde teknike ose partneritet me organizata jotregtare si universitete, agjenci
qeveritare. Për rrjedhojë mundësohet krijimi i një strukture organizative ndërlidhëse
mbështetur në bashkëpunim dhe koordinim (Pashe dhe Paraponaris, 1993). Në këtë rast kufijtë
e entitetit krijues të vlerës nuk identifikohen më me perimetrin juridik dhe patrimonial të
ndërmarrjes (Voisin et al., 2004).
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
14
➢ Rrjeti si formë organizimi, në të cilin organizimi i aktiviteteve ekonomike
vlerësuar në aspektin e një marrëdhënie tregu, në ndërmarrje ose forma të tjera organizative më
fleksibël evidentojnë kompleksitetin me të madh të lidhjeve ndërmjet firmave. Përkufizuar si
një formë hibride midis tregut dhe hierarkisë (Williamson, 1991) ky model organizimi
disponon një avantazh organizativ në aspektin e kostos së koordinimit, menaxhimit të burimeve
dhe të kompetencave, bazuar në marrëdhënie ndërpersonale që e strukturojnë atë.
Përtej këtyre dy qasjeve, ka edhe dy emërues të përbashkët që janë identiteti kolektiv si
dhe koordinimi nga bashkëpunimi mbështetur në principin e besimit, autoritetit dhe stimujve i
cili mundëson pasjen e një avantazhi konkurrues (Angeon et al., 2006).
Porter (1998), duke analizuar atë që përbën avantazhin konkurrues, konkludoi se
faktorët kryesorë janë afërsia territoriale dhe vënia në rrjet e aktorëve lokal. Prandaj krijimi i
një avantazhi diferencues nëpërmjet aplikimit të rrjetit të territorializuar si formë organizimi
nuk mund të kuptohet pa përcaktimin e rolit të territorit në mbështetje të atraktivitetit. Për
rrjedhojë rritja e atraktivitetit territorial është në varësi të diferencimit të territorit, ku modeli
më i mirë është klasteri. Kur flasim për klaster i referohemi zhvillimit rajonal bazuar në afërsinë
gjeografike si dhe një forme organizimi të industrisë. Performanca e ekonomive lokale dhe
nacionale është gjithnjë e me tepër nën influencën e zhvillimit të sistemeve produktive lokale,
pra nga afërsia gjeografike.
Në fakt afërsia gjeografike paraqet rëndësi në rritjen e konkurrueshmërisë dhe inovacionit,
nëpërmjet rritjes së avantazheve konkurruese të territorit, zhvillon ekonominë lokale,
mundëson marrëdhënie besimi ndërmjet aktorëve lokal dhe pse konkurrues si dhe mundëson
të kapërcehet iniciativat e izolimit. Prandaj vizioni i ri i zhvillimit rajonal mbështetet në
procesin sipas të cilit aktorët vlerësohen si “proaktivë”, si dhe nuk kushtëzohen nga një
vendimmarrje nga jashtë strukturës. Për këtë janë aplikuar teori veçanërisht pas viteve ’70 si
“mjedisi innovator” apo “klastera lokal”(Salvador dhe Chorincas, 2006).
II.1.3 Përkufizimet dhe karakteristikat e klasterit
Para se të analizohet koncepti klaster është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet klasterit dhe
rrjetit, shpesh të përdorura si sinonime. Klasteri dallohet nga rrjeti si më poshtë: klasteri është
një formë rrjeti ndërorganizativ që i referohet një grupi aktorësh në një hapësirë të përcaktuar
(me karakter territorial) (Hamdouch, 2008). Më tej teoria e klasterit vendos lidhjen e munguar
ndërmjet teorisë së rrjeteve dhe konceptit të konkurrencës. Rrjeti bazohet në bashkëpunim,
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
15
kurse koncepti klaster në marrëdhënie bashkëpunimi dhe konkurrencë ndërmjet organizatave.
Rreth kuptimit të klasterit ka një literaturë të gjerë, ku reflektohet fakti që përkufizimet
përputhen me autorët që kanë publikuar në këtë fushë.
Origjina e klasterit rrjedh nga distrikti industrial Marshallian (1980), më vonë Becattini
përkufizon distriktin industrial si “një entitet socio-territorial i karakterizuar nga prezenca
aktive e një bashkësie personash dhe të një grupi ndërmarrjesh një një hapësirë gjeografike dhe
historike të përcaktuar” (Becattini, 1992). Nga përkufizimi konstatohet që klasteri është një
distrikt i përmirësuar (Suire, 2006).
Në fillim vitet ’90 Porter zhvilloi konceptin klaster dhe përshkrimin e fenomenve të grupimit
ndërmarrjeve. Porter përkufizon klasterin si “një grup ndërmarrjesh dhe institucionesh që i
përkasin të së njëjtës fushë, afër gjeografikisht, të lidhura dhe plotësuese ndërmjet tyre” (Porter,
1999). Gjithashtu klasteri mund të përkufizohet “një rrjet që formohet në një lokalitet të dhënë
ose afërsi ndërmarrjesh dhe institucionesh me elemente të përbashkëta, si dhe përmirësimi i
frekuencave dhe impakti i ndërveprimeve”, e thënë ndryshe si një formë organizimi në rrjetin
e territorit duke vënë theksin te lidhjet e një vendi (Largier et al., 2008).
Shkurtimisht mund të themi se klasteri është një formë rrjeti ndërorganizativ që i referohet një
grupi aktorësh në bashkëveprim me natyrë komplekse në një hapësirë të përcaktuar dhe ka
karakter territorial. Më tej koncepti klaster bazohet në koordinimin dhe konkurrencën ndërmjet
organizatave. Si rrjedhojë e bashkëveprimit, aktorët e një klasteri krijojnë avantazhe krahasuese
të qëndrueshme (Van der Yeught, 2007). Kompleksiteti i ndërveprimeve rrjedh nga krijimi i
një zinxhiri vlere i integruar territorialisht dhe mbështetur nga palë të ndryshme pjesëmarrëse
(pushteti publik, ndërmarrjet, klienti, institucionet, rrjetet sociale). Parë në aspektin ku klasteri
është përdorur në shkallë të ndryshme territoriale e përshkruar nga OCDE (Mohring, 2005;
OCDE, 2005, 2006), nga Banka Botrërore apo Unioni Europian (Projekti Innova), rezulton që
klasteri është vlerësuar si një mjet kyç që sjell dinamizëm dhe zhvillim ekonomik lokal
(Giuliani, 2005; Feldman dhe Francis, 2004). Torre (2002), thekson se klasterat janë
konsideruar sot si baza e politikave lokale apo nacionale në shumë vende si dhe ngre pyetjen
“A do të jemi të gjithë porterien (klasteri sipas Porter)?”. Klasterat nuk kanë kufij natyrorë
pasi në asnjë rast ata nuk janë ishuj të izoluar (Hamdouch, 2008; Staber, 1996), lidhjet ndërmjet
ndërmarrjeve përshkruajnë kufinjtë e strukturës së klasterit. Krijimi i një klasteri paraqet
rëndësi për qëllime shkencore, pasi analiza e klasterit përmirëson kuptimin e një procesi
ekonomik për politikëbërësit. Klasterat ofrojnë një bazë për politikat ekonomike, si një
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
16
platformë koordinimi dhe bashkëpunimi efikase. Klasterat variojnë sipas shtrirjes gjeografike,
përmasave, nyjave dhe forcës së lidhjeve ndëraktor. Ai përmban gjithashtu nëngrupe dhe aktorë
që konsiderohen anëtarë të shumë grupeve. Për rrjedhojë principet kryesore dhe faktorët që
përcaktojnë suksesin e klasterit janë:
➢ Lokalizimi rreth një perimetri të ngushtë aktivitetesh të specializuara në një sektor, një
teknologji apo një treg i veçantë.
➢ Ndërveprimi dhe koordinimi midis aktorëve të klasterit.
➢ Efektet e klasterit reflektohen në përmirësimin e performancës së ndërmarrjes dhe
impaktin në mjedisin lokal.
Sipas Dambron (2008), faktorët kryesorë që përcaktojnë suksesin e klasterit janë:
➢ Aplikimi i strategjisë së përbashkët të zhvillimit ekonomik në koherencë me strategjinë
globale të territorit.
➢ Përqendrimi i teknologjive të destinuara në tregje me potencial të lartë rritje.
Ndërsa Durey (2016), shkon më tej duke klasifikuar si faktorë suksesi të një klasteri.
➢ Një vizion dhe qëllim i përbashkët që kanë kuptim për grupin e ndërmarrjeve dhe që
mundësojnë të fokusohen rreth asaj çfarë është më e rëndësishme për projektet turistike
territoriale.
➢ Një organizim që mbështetet tek “liderët” e çdo sektori me qëllim garantimin e
përfaqësimit dhe forcën e mesazhit, për të mobilizuar burimet financiare (anëtarësimi) dhe
teknike (kompetencat) private.
➢ Një funksionim sipas “projektit” me qëllim dhënien prioritet të projekteve, për të
lehtësuar implikimin e të gjitha palëve pjesëmarrëse, për të konkretizuar synimet.
➢ Drejtues që variojnë sipas funksioneve, detyrave.
➢ Një organizatë mbështetëse për të plotësuar nevojat për burime financiare, për të
sjellë burime teknike dhe logjistike, por gjithashtu dhe burime njerëzore të kualifikuara.
II.1.4 Suksese empirike të klasterit
Në Amerikë, rasti i Silicon Valley përfaqëson për kërkuesit shkencor një shembull tipik të
zhvillimit rajonal (Suire, 2006). Silicon Valley nuk është krijuar në një ditë. Në rajonin e San
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
Francisco janë nevojitur dhjetëra vite kërkimi, shkëmbime teknologjike ndërmjet
universiteteve amerikane dhe ndërmarrjeve të specializuara veçanërisht në telekomunikacion
me qëllim që studentët e shkëlqyer të mundnin të prodhonin inovacionin e nevojshëm sa i
përket funksionimit dhe tregtimit të kompjuterëve të parë personal, duke u bërë kështu
promotor të zhvillimit informatikës. Në përfundim u nevojit një shekull histori para se Silicon
Valley të shfaqej në skenën botërore.
Rasti i Nokia4 ilustron gjithashtu një arritje tjetër të klasterit, konkretisht kompania u fokusua
në aplikimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit teknik dhe nënkotraktimit në nivel lokal.
Mund të citojmë gjithashtu distriktin Italian: Lombardinë për bioteknologjinë, Piemonten për
telekomunikacionin, Emilie-Romangne për teknologjinë e lartë dhe mekanikën e avancuar. Në
të njëjtën logjikë, konstatojmë gjithashtu Kompetenznetze gjermane që kanë si qëllim vënien
në rrjet aktorët e ndryshëm që punojnë në të njëjtën fushë kompetencash: ndërmarrjet, institutet
e kërkimit dhe universitetet si dhe ofruesit dhe investitorët financiarë. Si rezultat i kësaj
iniciative u grupuan 450 ndërmarrje të mëdha, 6000 NMV, 1600 institute kërkimi dhe formimi
si dhe 1000 ofrues shërbimesh.
II.1.5 Limitet dhe kritikat të klasterit
Mangësitë në përcaktimin teorik të konceptit klaster, veçanërisht për sa i përket përcaktimit të
aktorëve dhe limiteve gjeografike, përbën një problem dhe e bën të vështirë krahasimin dhe
evoluimin e performancës ekonomike të klasterave botëror. Elasticiteti i konceptit për sa i
përket aspektit gjeografik ose marrëdhënieve industriale midis aktorëve e bën punën
statistikore të vështirë dhe pengon përdorimin e njësive të caktuara territoriale. Klasteri ka një
varietet të lartë përdorimi, interpretimi dhe aplikimi aq sa humbet sensin e tij. Në realitet
shumë pyetje mbeten pa përgjigje: limitet gjeografike të klasterit? Çfarë përqendrimi
gjeografik dhe çfarë densiteti hapësinor duhet arritur që të realizohet procesi i vënies në rrjet?
A ka një nivel minimum gjeografik? Si organizohen ndërmarrjet ndërmjet tyre brenda një
klasteri? Si duhet të organizohen aktorët e klasterit (kërkimi, formimi, institucionet) në raport
me klasterin?
II.1.6 Emergjenca e klasterit: perspektiva evolucioniste dhe ndërhyrëse (intervenuese)
Krijimi i klasterit nëpërmjet mekanizmave vullnetar apo nxitjes nga pushteti publik është një
çështje me interes për kërkuesit e fushës. Analiza e faktorëve influencues në krijimin dhe
zhvillimin e klasterit realizohet nëpërmjet modelit qeverisës.
4 Kompani multinacionale telekomunikacioni finlandeze.
17
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
18
Politikat në favor të klasterit janë bërë një ndër prioritetet madhore të politikave publike të
inovacionit dhe zhvillimit rajonal. Kapacitetet për të iniciuar dhe kontrolluar zhvillimin e
klasterave janë të diskutueshme pasi heterogjeniteti i aktorëve pjesëmarrës në rrjet mund të
pengojë bashkëpunimin ndërmjet tyre. Kjo pengesë mund të mënjanohet nëpërmjet aplikimit
të një modeli qeverisjeje. Qeverisja mundëson modele zhvillimi të klasterit si më poshtë:
Perspektiva evolucioniste i konsideron klasterat si rezultante e mekanizmave spontan dhe
natyral e adaptuar me tregun dhe ndryshimin teknologjik. Zhvillimi i tyre është i lidhur me
fenomene natyrore dhe endogjene të pakontrollueshme (Ketels, 2003).
Sipas kësaj rryme ndërhyrja publike konsiderohet e panevojshme, joefikase dhe frenuese në
raport me zhvillimin e klasterit që duhet projektuar si proçes dhe jo si prodhim i një politike
ose ndërhyrjeje të jashtme (Rosenfeld, 2001).
Në një pjesë të rëndësishme të literaturës (Krugman, 1995; Cooke dhe Morgan, 1998;
Rosenfeld, 2003; Enright, 2000; Rosenfeld, 2001), që mbështetet në të dhëna empirike,
nënvizohet se klasterat krijohen dhe strukturohen bazuar në vendimmarrje private lokalizimi
dhe krijimi të lidhjeve dhe ndërveprimeve sociale, por gjithashtu dhe me perceptimin e
objektivave dhe interesave të përbashkëta. Sipas Rosenfeld (2001), pjesa më e madhe e
klasterave në USA (aktualisht më aktivët) janë krijim nga aktorët privat me objektiva dhe
interesa të përbashkëta me vlerë lidhjesh dhe ndërveprimesh ndërmjet tyre. Për Bianchi dhe al.
(1997), eksperienca italiane tregon që praktikisht asnjë klaster apo distrikt nuk është krijuar si
rezultat i një program veprimi specifik. Sipas Rosenfeld (2001), si dhe O’Gorman dhe
Kautonen (2004) dhe Feldman dhe al. (2005), të gjitha klasterat dhe në përgjithësi të gjitha
grupimet e aktiviteteve mbështeten në prezencën e një grupi burimesh kyç në të cilat autoritetet
publike janë të përfshira minimalisht (Favoreau, 2007).
Aktiviteti sipërmarrës, krijimi i ndërmarrjeve, shpërndarja dhe trajnimi i sipërmarrësve më
dinamik, përbëjnë faktorët kryesorë të zhvillimit të klasterit. Vetëm në rastet e një tregu të
papërsosur, ose në rastin e mungesës së kapacitetit të tyre për t’u furnizuar me elemente vitale
për zhvillimin e klasterit, mund të justifikohet ndërhyrja publike që është e përkohshme dhe e
limituar (Favoreu et al., 2008, Newlands, 2003).
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
19
Limitet operacionale të politikave publike mund të kenë këto vështirësi:
1. Përcaktimi i impaktit të performancës,
2. Përcaktimi i ndërhyrjeve publike,
3. Përcaktimi organizativ, gjeografik, industrial dhe institucional për sa i përket klasterit
(Martin dhe Sunley, 2003).
Perspektiva konstruktive pranon një ndërhyrje të jashtme, veçanërisht publike në procesin
emergjent të zhvillimit të klasterit si rezultat i papërsosmërisë së tregut, dobësive në furnizimin
e të mirave dhe shërbimeve publike themelore. Ky mosfunksionim sistematik rezulton nga një
papërshtatshmëri midis pritjeve dhe interesave të institucioneve dhe aktorëve lokal (Andersson
et al., 2004).
Autorët mbështeten në shembuj dhe eksperienca të praktikuara për të konfirmuar nga njëra anë,
që është e mundur të krijohet një klaster me të gjitha pjesët dhe në afate relativisht të shkurtra
dhe nga ana tjetër institucionet publike mund të luajnë një rol kyç në fazën e krijimit dhe
institucionalizimit të klasterit.
Politikat publike janë të strukturuara dhe të fokusuara rreth dy karakteristikave themelore të
rrjetit:
1. Afërsia gjeografike dhe përqendrimi i një diversiteti organizatash (firma, qendra
kërkimore, universitete).
2. Lidhjet, bashkëveprimi dhe ndërveprimet që zhvillohen ndërmjet aktorëve.
Efikasiteti i politikave publike në favor të klasterit varet nga dinamika e rrjeteve dhe faktorëve
që ndikojnë në zhvillimin e tyre (Brenner, 2004). Një nga mënyrat për të treguar rolin e
politikave publike në zhvillimin e klasterave është të merret në konsideratë cikli i jetës së
klasterave si dhe nevojën për ndërhyrje në stade të ndryshme. Procesi i evoluimit të klasterit
kryesisht është i kushtëzuar nga disa faktorë si zhvillimi teknologjik, evoluimi i strukturës së
marrëdhënieve si dhe numri i ndërmarrjeve të specializuara prezente në territor. Këta element
shfaqen në të njëjtën kohë si indikator dhe përcaktues të zhvillimit të klasterit. Për rrjedhojë,
dinamika e lidhjeve dhe e ndërveprimeve brenda një klasteri përcaktohet zhvillimi teknologjik
i tregut dhe industrisë së cilës i përkasin firmat. Etapat e ndryshme të ciklit të zhvillimit të
klasterit vlerësohen nëpërmjet ciklit të jetës së teknologjisë dhe të tregut.
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
20
Autorët (Rosenfeld, 2003, Swann, 1998) dallojnë katër faza zhvillimi të ciklit të jetës klasterit:
- Klasterat embrional (etapa fillestare e zhvillimit, konstatohen mungesë lidhjesh dhe
ndërveprimesh)
- Klastera me perspektivë rritjeje
- Klastera të maturuar (vështirësi për tu rritur)
- Klasterat në rënie
Në varësi të fazës së ciklit të jetës së klasterit merr formë dhe ndërhyrja publike, e cila mund
të përqendrohet në zhvillimin dhe promovimin e produktit në tregje të reja si dhe mbështetje
në marketingun e ndërmarrjeve. Aktorët publik kanë një përgjegjësi të lartë për sa i përket
aksioneve të promovimit, marketingut dhe krijimit të një imazhi dhe vetëdije kolektive. Qëllimi
final është të krijohet njohje e jashtme dhe të zhvillohet brenda mjedisit lokal një identitet dhe
një ndjejnë përkatësie e përkthyer në artikulimin e një vizioni dhe të një strategjie të përbashkët
(Favoreu et al., 2008).
Një rrymë e tretë e ndërmjetme e quajtur «reengineering» pranon që tregu dhe aktorët privat
janë vektorët kryesorë të emergjencës së rritjes dhe organizimit të klasterave, si dhe politikat
publike mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbështetje të konsiderueshme. Kjo rrymë
justifikon ndërhyrjen modeste dhe në disa faza të zhvillimit të klasterit. Roli i institucioneve
publike bëhet indirekt dhe periferik.
Çështjet në vijim trajtojnë destinacioni turistik sipas një strukture të veçantë të rrjetit: klasteri
i turizmit.
II. 2 Turizmi dhe destinacioni turistik
Para viteve ’50 sektori i turizmit funksiononte në mënyrë të fragmentuar. Të gjithë aktorët
(hotelet, transportet, agjentët e udhëtimeve, agjencitë turistike) punonin të pavarur nga njëri-
tjetri. Hotelet operonin me shtretër për natë, kurse kompanitë ajrore me vende.
Në mes viteve ’50 zhvillimi i operatorëve turistikë e modifikoi sektorin, duke kaluar nga një
menaxhim i ndarë në aktivitete në një menaxhim të integruar të aktiviteteve, si p.sh. hotelet
filluan të ofronin shërbime sekretariati apo salla pune. Kompanitë e transportit propozuan
rezervim hoteli dhe shërbime sigurimi shëndetësor. Vitet ’80 shënuan rritjen dhe integrimin e
mëtejshëm të shërbimit turistik, konkretisht kompanitë ajrore ofruan një paketë shërbimesh
rreth udhëtimit (makina me qira, siguracion shëndetësor, shërbim mjekësor). Në vitet ’90
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
21
turizmi u kthye në “fenomen kompleks, duke sjellë nevojën për rrjetëzim lokal ose
rajonal”(Lazzeretti dhe Petrillo, 2006) për rrjedhojë përfshirjen e aktorëve privat dhe publik
(Kerr, 2003).
Si rezultat i ritmeve të rritjes së shpejtë, turizmi vlerësohet si një motor thelbësor i rritjes socio-
ekonomike ku të ardhurat në valutë në sektorin e turizmit i tejkalojnë ato të industrisë së naftës,
agroushqimore apo automobilistike (OMT, 2007). Po si përkufizohet turizmi?
Përkufizimet rreth konceptit të turizmit janë të shumta dhe ndan kërkuesit.
OMT dhe CNU (2000), e përkufizojnë turizmin si “aktivitete të kryera nga personat gjatë
udhëtimit të tyre dhe qëndrimit në një vend jashtë mjedisit rezidencial për një periudhë që nuk
kalon një vit, për qëllime rekreative, për biznes ose motive të tjera”.
Sipas Boyer (2003) “turizmi është një sektor shërbimesh, nuk transformon lëndën e parë si uji,
ajri, dëbora, nuk transporton produkte, prandaj për këtë turisti si konsumator zhvendoset në
destinacion” (Demen-Meyer, 2005).
Fabry dhe Zeghni (2012) e përcaktojnë turizmin si “sinonim i zhvillimit ekonomik, gjenerues
të aktiviteteve direkte dhe indirekte, por që nuk kanë vëmendjen e duhur për studim nga
inteligjenca ekonomike dhe territoriale”.
Ndërsa Yace (2014) e përcakton turizmin si “një grup aktivitetesh të kryera nga turistët”.
Turizmi vendas i referohet lëvizjeve të rezidentëve brenda kufijve nacional, ndërsa turizmi
ndërkombëtar çon në lëvizjen jashtë kufijve nacional.
Koncepti i turizmit i referohet migrimit të përkohshëm të personave nga një vend gjeografik
në tjetrin për aktivitete të kohës së lirë ose për tregti. Turisti është një person që udhëton dhe
qëndron jashtë mjedisit ku jeton për të paktën një natë, por më pak se një vit ku motivimi
kryesor i udhëtimit nuk është pagesa brenda vendit të vizituar (Yace, 2014).
Nga përkufizimet e cituara kuptohet që turizmi grupon aktivitete dhe aktorë heterogjen ku
përfshihen:
së pari, aktivitete ekonomike që kanë si qëllim të prodhojnë dhe të shesin udhëtime dhe
produkte turistike;
së dyti, grupe sociale me karakteristikat e tyre kulturore e fizike, që shërbejnë si atraksion
turistik
së treti, institucione shtetërore që rregullojnë sjelljet tregtare si dhe eksternalitetet sociale
të lidhura me këtë aktivitet.
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
22
Duke veçuar pengesat, si formalitetet administrative (viza), faktorët gjeopolitik (terrorizmi,
kriza politike) dhe sanitar (vaksinat, epidemitë), perspektivat e zhvillimit të turizmit duken
thuajse të palimituara. Prandaj konkurrenca është rritur pas viteve ‘90 si rrjedhojë e
emergjencave të reja të destinacioneve atraktive në vendet me kosto të ulët të fuqisë punëtore
dhe qasjes në transportin ajror. Për këtë arsye, destinacionet evropiane nevojitet të kërkojnë
burime të reja në avantazhe konkurruese, ku firmat duhet të fokusohen në strategjinë e
diferencimit dhe të reduktimit të kostove (Porter, 1986). Ky proces është i komplikuar në
fushën e turizmit, si rezultat i një mjedisi konkurrues të fragmentuar dhe heterogjenitetit të
burimeve. Për rrjedhojë lind e nevojshme të merret në konsideratë zinxhiri i vlerave turistike
në nivel agregat të një destinacioni, sesa të njësive që e përbëjnë atë (Van der Yeught, 2010).
Heterogjeniteti i burimeve ndërmjet destinacioneve është një burim avantazhi konkurrues, por
për të qenë i qëndrueshëm duhet t’i rezistojë dhe t’i bëjë ballë konkurrencës (Barney, 1991).
Në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë duhet bërë lidhja territor-turizëm si “dyshe të
pandashme”. Në këtë aspekt territori dhe bukuritë e tij (de Grandpré, 2007), paraqesin një
burim për destinacionin turistik (Lozato-Giotart dhe Balfet, 2012), si dhe vënien në
marrëdhënie të vendit me hapësirën për të formuar territorin si një destinacion.
Turizmi karakterizohet nga burime që nuk mund të kontrollohen të lidhura me aktivitete si
banimi, pronësinë, shtetësinë, që u referohen problematikave të të mirave të përbashkëta dhe
interesit të përbashkët. Prandaj turizmi ka impakt në aktivitete të tjera dhe në zhvillimin lokal,
gjithmonë kjo e ankoruar me territorin. Qeverisja territoriale përfshin aktorët privat dhe publik,
veçanërisht pushtetin lokal. Ky i fundit luan rol të rëndësishme në sistem për shumë arsye: ka
një funksion turistik legal që nënkupton përcaktimin e një politike turistike, marrjen në
konsideratë të interesit të përbashkët, si pritjen dhe informimin e vizitorëve dhe përgjegjësinë
për të mirën e përbashkët, që është imazhi i territorit. Pushteti lokal mbështet sektorin e turizmit
nëpërmjet rritjes dhe zhvillimit të infrastrukturës, ofrimit të shërbimeve të cilat sektori privat i
vetëm shpesh nuk mund t’i sigurojë. Rregullimi i urbanizmit dhe politika lokale, për sa i takon
sektorit të aktiviteteve (bujqësore, pyjore, kulturore), janë të gjitha funksione në lidhje të
drejtpërdrejta ose jo me aktivitetin e turizmit. Si rrjedhojë e bashkëveprimit të aktorëve, turizmi
mund të bëhet një faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik me një impakt socio-ekonomik
të rëndësishëm, si në planin rajonal ashtu edhe në atë lokal të një vendi që ka potenciale
zhvillimi të aktivitetit të turizmit. Në nivel rajonal turizmi është një aktivitet kompleks në
shumë aspekte ashtu siç janë edhe vetë rajonet (ndarja sipas karakteristikave gjeografike apo
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
23
ndarja territoriale). Në nivel lokal, përveç të tjerave duhet theksuar që në kushte të caktuara
turizmi mund të favorizojë zhvillimin e hapësirave rurale nëpërmjet efekteve pozitive direkte
apo indirekte. Impakti ekonomik dhe social i turizmit konsiston në rritjen e të ardhurave për
vendin pritës, krijimin e vendeve të reja të punës turistike, kryesisht që kanë të bëjnë me
akomodimin dhe ushqimin, si dhe në shumë sektorë që janë të lidhur indirekt me të si bujqësia,
telekomunikimi dhe ndërtimi. Rritja intensive e peshës së turizmit në ekonominë e një vendi
sjell nevojën për diversifikim të destinacioneve me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë kundrejt
destinacioneve të tjera. Si rezultat i fenomenit të globalizimit kërkesa turistike ka pësuar
ndryshime të forta, si dhe destinacionet turistike janë gjithnjë e më të hapura. Prandaj lind
nevoja për një marrëdhënie të re e vendit me hapësirën me qëllim krijimin e një territori si një
destinacion turistik.
Destinacioni është baza ku zhvillohet dhe përqendrohet produkti turistik. Sipas Baggio (2007),
destinacioni materializon njësinë bazë për analizën e aktiviteteve turistike.
Një ndër elementët që ndihmon të kuptojmë më qartë destinacionin është të përcaktohet
struktura e destinacionit ku një rëndësi e madhe i kushtohet kategorizimit hapësinor të
destinacionit. Strukturë konsiderohet qasja tek burimet e vlefshme në një rajon dhe ekzistenca
e kufijve gjeografik dhe administrativ. Në këtë kontekst destinacioni përcaktohet nga kufijtë
administrativ, anëtarësimi në një shoqate apo organizate të caktuar, marrëdhëniet e varësisë të
cilat përfshihen tek struktura klasike e destinacionit.
Sipas, Kadri (2011), destinacioni turistik është një “grup projektesh të marra si përpjekje të
qëllimshme dhe me interes për aktorët që ndërhyjnë në ndërtimin e një destinacioni” (Guinand
dhe Jolly, 2013).
Ndërsa literatura me origjinë institucionale përkufizon destinacionin turistik si një hapësirë
gjeografike relativisht e qëndrueshme me një nivel autonomie vendimmarrëse dhe me
karakteristika atraktive për vizitorët e huaj, të cilëve iu ofrohen produkte (Commission
Européenne, 2000; OMT, 2004).
Destinacioni turistik duhet parë si një vend gjeografik me kufij që shtrihen në nivel qyteti,
rajoni, ishulli ose deri dhe në nivel kontinenti (Bornhorst et al., 2010).
Një destinacion turistik përkufizohet në të njëjtën kohë si “atë se çfarë turistët kërkojnë të
arrijnë si vend qëndrimi – si sistem oferte që i përgjigjet lokalisht nevojave të tyre” (Marsat et
al., 2010).
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
Si sistem oferte destinacioni mbështetet në aktorë të ndërvarur, çfarë sjell edhe nevojën e
koordinimit. Në fakt, e gjithë praktika e turistëve krijon ndërvarësinë de fakto të shërbimeve të
ndryshme, që kërkon një koordinim ndërmjet aktorëve nëse njihen dhe duan të optimizojnë
këtë ndërvarësi. Në këtë rast është e mundur një analogji ndërmjet sistemit të ofertës dhe
ndërmarrjes (Marsat et al., 2010).
Një destinacion konsiderohet pothuaj si një ndërmarrje e përbërë nga një numër i madh
aktorësh autonom privat, por edhe publik, ofrues të shumtë të turizmit, shërbimet publike (zyrat
e turizmit) ose menaxhimi p.sh. i një zone të skive ose ngjitjeve (Tremblay, 1998). Për rrjedhojë
nevojitet sensibilizimi dhe mobilizimi i të gjithë aktorëve të territorit, pasi të gjithë janë të
rëndësishëm për aktivitetin turistik (Marsat, Brault, Dazet et al., 2009). Gjithashtu destinacioni
duhet të marrë në konsideratë faktorët territorial që përbëjnë pjesën më të madhe të shërbimit
turistik ose në mbështetje të shërbimit turistik në kuptimin e teorisë së shërbimeve (Eiglier dhe
Langeard, 1987).
Çështja e strukturimit të organizimit të një destinacioni në shkencën e menaxhimit vlerësohet
nga menaxhimi strategjik. Studimet rreth menaxhimit të një destinacioni turistik e konsiderojnë
destinacionin si një shërbim i ofruar, nisur nga vënia në rrjet e aktorëve të ndërvarur.
Ndërvarësia e aktorëve trajtohet në disa aspekte.
Nga njëra anë destinacioni është i përbërë nga një numër i madh organizatash heterogjene dhe
autonome, private dhe publike: ofrues të shumtë të turizmit (hotele, ndërmarrje transporti, muze
etj.), shërbimet publike, informacioni dhe promocioni (zyrat e turizmit, zyra rajonale e turizmit)
ose menaxhimi i turizmit të biznesit (Huron dhe Spindler, 2003). Nga ana tjetër menaxhimi i
një destinacioni kërkon sensibilizimin dhe mobilizimin e pothuajse të gjithë aktorëve të
territorit (Marsat et al., 2008). Vendimet e marra nga aktorët e disa destinacioneve për të hartuar
strategjinë e tyre në perspektivë të një zhvillimi turistik të qëndrueshëm mund të shihet si
vullneti për të krijuar kompetenca të reja qendrore me prioritet turizmin e qëndrueshëm.
Kjo analizë është veçanërisht e adaptuar në destinacionin turistik që siguron rritjen e tij bazuar
në një sistem burimesh atraktive, shpesh me origjinë natyrore dhe kulturore. Me qëllim
garantimin e zhvillimit nga turizmi, një destinacion duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga
efektet pozitive të këtij aktiviteti duke limituar efektet negative. Prandaj, të vendosësh aktorët
e turizmit (aktorë direkt, indirekt, institucione, administratë) në qendër të analizës së fenomenit
turistik është e rëndësishme, nëse tentohet të futet logjika e funksionimit të turizmit si një
sistem.
24
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
25
II.2.1 Karakteristikat e një destinacioni atraktiv turistik
Zhvillimi i vrullshëm kohëve të fundit i sektorit të turizmit ka sjellë nevojën e vlerësimit të
atraktivitetit të një destinacioni turistik me qëllim diferencimin nga destinacionet e tjera dhe
rritjen e konkurrueshmërisë. Atraktiviteti turistik është kompleks pasi merr në konsideratë në
të njëjtën kohë turistët dhe ndërmarrjet turistike me fokus prodhimin/ofrimin e shërbimeve.
Megjithatë atraktiviteti i një destinacioni nuk duhet parë ndarazi nga problematikat e
përgjithshme të atraktivitetit të një territori.
Çështja e atraktivitetit në sektorin e turizmit konsiston në artikulimin e veprimeve të aktorëve
heterogjenë, duke favorizuar bashkëpunimin e tyre me qëllim garantimin e zhvillimit të
qëndrueshmëm. Në këtë aspekt duhet vlerësuar edhe atraktiviteti i një destinacioni turistik.
Tradicionalisht një destinacion është atraktiv nëse është në gjendje të tërheqë turistë. Gjithashtu
është një nocion kontabël i shprehur në terma të ardhjes, qëndrimit dhe shpenzimeve të
gjeneruara nga turistët. Atraktiviteti përcakton performancën e një destinacioni. Përkufizimi
tradicional i atraktivitetit është i pamjaftueshëm për tri arsye:
• Atraktiviteti është një nocion relativ në një botë konkurruese dhe të hapur ku
destinacionet janë në konkurrencë ndërmjet tyre;
• Atraktiviteti është një nocion i përkohshëm, pasi aktorët përshtatin “angazhimin e tyre”
me territorin dhe horizontin e tyre strategjik (afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë);
• Një destinacion duhet të jetë i orientuar nga “turistët”, por nuk duhet të neglizhojë
rezidentët e saj.
Përkufizimi tradicional nuk është i plotë pasi atraktiviteti nuk është një rezultat kontabël, por
produkt i një procesi të vënies në sinergji të aktorëve heterogjenë (ndërmarrje, autoritete
lokale). Për rrjedhojë, atraktiviteti kontribuon në vlerësimin e zgjedhjes strategjike dhe
lokalizimin e aktorëve. Prandaj një destinacion është atraktiv nëse:
Së pari, destinacioni disponon një portofol burimesh natyrore dhe/ose të krijuara të
krahasueshme me avantazhin krahasues. Me burime natyrore kuptohen të gjitha asetet e lidhura
me hapësirën turistike dhe peizazhin, me trashëgiminë historike, artistike, kulturore dhe
natyrore. Këto karakteristika paraqesin për destinacionin një karakter unik, autentik dhe
vështirësisht të imitueshëm. Këto burime shërbejnë si bazë specializimi për aktorët dhe
destinacionin (turizmi malor, urban, termal, rural, ujor, kulturor, biznesi). Evidentimi i veçorive
KLASTERI I TURIZMIT DHE ATRAKTIVITETI TERRITORIAL. RASTI I QARKUT KUKËS
26
natyrore të një destinacioni në funksion të atraktivitetit nuk është i plotë nëse nuk merren në
konsideratë edhe burimet njerëzore, të cilët paraqesin një faktor kyç për zhvillimin dhe
shfrytëzimin e burimeve natyrore, si dhe pritjen e turistëve. Infrastruktura si transporti, hotelet,
rregullimi, zhvillimi i zonave turistike përbëjnë gjithashtu një faktor kyç në rritjen e
atraktivitetit të një destinacioni turistik.
Së dyti, një destinacion duhet të jetë në gjendje të konceptojë dhe zhvillojë një politikë
konkurruese me orientim krijimin e vlerës së shtuar. Çmimi i shoqëruar me cilësi në shërbimin
e ofruar, është bërë një element dallues i konkurrencës ndërkombëtare, prandaj një destinacion
atraktiv duhet ta aplikojë si politikë strukturore dhe konkurruese në industrinë turistike. Qëllimi
është të rritet avantazhi krahasues te turistët dhe të mobilizohen aktorët e tu