50
UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE – JURIDIKE PROFILI DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA Punoi : SIDRIT CARCIU DATA : 15/01/2013 TIRANE 1

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE – JURIDIKE PROFILI DREJTIM TURIZMI Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Pedagogu Udheheqes : Ph.D. Candidate LEIDA MATJA

Punoi : SIDRIT CARCIU

DATA : 15/01/2013 TIRANE

1

Page 2: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

FALENDERIME

Pershendetje , në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, pata fatin te studioj në

profilin qe kam patur deshirë per Drejtim Turizmi.Ne këtë universitet edhe pse i ri per

nga funksionimi,me beri te besoja se kisha bërë zgjedhjen e duhur per te studiuar.Pasi

vete metodat e mësiëdhenies ishin ndryshe,rezultative dhe bashkëkohore.

Ne universitet kuptoheshe progresi dhe menyra sa me e qarte,ne te cilen pedagogët

jepnin mësim.Kuptoheshe organizimi korrekt I Fakultetit te Shkencave Politike – Juridike per oret e mësimit.

Dua ti falenderoj per mundesine qe me dhane te studioja dhe do I jem mirënjohes gjatë

vazhdimësisë së jetes time gjithashtu dhe karrierës time.

2

Page 3: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

PASQYRA E LËNDËS

ABSTRAKT .............................................................................................................................................................. 4

HIPOTEZA DHE METODOLOGJIA ............................................................................................................................ 5

HIPOTEZA .....................................................................................................................................................................5

METODOLOGJIA .............................................................................................................................................................5

KAPITULLI I: FAKTORËT E KËRKES – OFERTËS QË NDIKOJNË NË TURIZËM............................................................... 7

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË KËRKESËN PËR TURIZËM ..............................................................................................................8

Kursi i këmbimit ....................................................................................................................................................8

Udhëtimet për arsye biznesi dhe pushimi .............................................................................................................9

Çmimet e paketave turistike ...............................................................................................................................10

Faktorët demografik ...........................................................................................................................................11

Promovimi ...........................................................................................................................................................12

Sezonaliteti..........................................................................................................................................................13

FAKTORËT QË NDIKOJNË NË OFERTËN PËR TURIZËM .............................................................................................................14

Akomodimi ..........................................................................................................................................................14

Investimet në infrastrukturë ...............................................................................................................................16

Qeveria ................................................................................................................................................................17

Punësimi në sektorin e tuizmit ............................................................................................................................17

Atraktiviteti .........................................................................................................................................................18

KAPITULLI II: FAKTORËT E QË NDIKOJNË NË TURIZMIN SHQIPËTAR................................................................... 20

KURSI I KËMBIMIT .........................................................................................................................................................22

UDHËTIMET PËR ARSYE BIZNESI DHE PUSHIMI .....................................................................................................................24

ÇMIMET E PAKETAVE TURISTIKE .......................................................................................................................................26

FAKTORËT DEMOGRAFIK ................................................................................................................................................28

PROMOVIMI ................................................................................................................................................................29

3

Page 4: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

SEZONALITETI ..............................................................................................................................................................31

KAPITULLI III: FAKTORËT E OFERTËS QË NIDKOJNË NË TURIZMIN SHQIPTAR ....................................................... 34

AKOMODIMI ...............................................................................................................................................................34

INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË ....................................................................................................................................36

QEVERIA.....................................................................................................................................................................37

PUNËSIMI NË SEKTORIN E TURIZMIT..................................................................................................................................38

ATRAKTIVITETI .............................................................................................................................................................40

KAPITULLI IV: ANALIZA DHE HIPOTEZA ................................................................................................................ 41

KËRKESA .....................................................................................................................................................................41

OFERTA ......................................................................................................................................................................42

A U VERTETUA HIPOTEZA?..............................................................................................................................................43

KAPITULLI V: PERFUNDIME DHE REKOMANDIME................................................................................................ 44

REKOMANDIMET ..........................................................................................................................................................44

Krijimin e strategjive për uljen e çmimit të paketave turistike ............................................................................44

Rritjen e njësive akomoduese..............................................................................................................................44

Punësimi..............................................................................................................................................................45

BIBLIOGRAFIA ...................................................................................................................................................... 46

4

Page 5: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

ABSTRAKT

Turizmi, sot është një ndër industritë më të fuqishme në botë dhe si e tillë, ajo ka një impakt të madh në

zhvillimin ekonomik e social të mjaft vendeve, sidomos atyre në zhvillim ku shihet si një nga burimet më të

rëndësishme të të ardhurave, të mundësive të punësimit, të diversifikimit të ekonomisë, të mbrojtjes së ambientit si

dhe të promovimit të shkëmbimeve ndërkulturore1. Në këtë temë do të trajtoj pikërisht këtë ndikim që ka turizmi

në ekonominë e vendit tonë. Studimi im do të bazohet në literatura të ndryshme për të përcaktuar ndikimin e

faktorëve të kërkesës dhe ofertës të turizmit.

Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë si në kërkesë ashtu dhe në ofertë, disa prej tyre ndikojnë

pozitivisht e disa të tjerë negativisht duke zhvendosur në këtë mënyrë kurbën e kërkesës dhe ofertës. Gjatë kësaj

pune do të studioj secilin prej këtyre faktorëve dhe do të individualizoj ndikimin e secilit prej tyre në rastin e

Shqipërisë.

Studimi arrin në konkluzionin që janë faktorët e kërkesës, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në zhvillimin e

sektorit të turizmit në Shqipëri. Kjo sepse faktorët e kërkesës që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e

turizmit janë më të shumtë se faktorët e ofertës. Rekomandimi im është që të punohet më shumë për të

përmirësuar ndikimet negative si dhe për të nxitur më tej

ndikimet pozitive të faktorëve të kërkesës dhe ofertës.

1 Meneri, A. (2010). Gaz eta ” Koh a Jo n ë” . Shqipëria, destinacion i ekoturizmit- një këndvështirm i së ardhmes. http://ëëë.kohajone.com/html/artikull_56926.html

5

Page 6: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

ABSTRACT (ENGLISH)

Tourism today is one of the most poëerful industries in the ëorld and as such, it has a great impact

on social and economic development of many countries, especially developing countries ëhere it

is seen as one of the most important sources of income,employment opportunities, economic

diversification, environmental protection and the promotion of interculture exchanges. On this

topic ëill address precisely the impact of tourism on the economy of our country. My study ëill be

based on different literature to determine the impact of tourism demand and supply factors. There

are a number of factors affecting both demand and supply, some of them positively affect others

negatively thus shifting the demand and supply curve. During this ëork ëill study each of these

factors and ëill individualize the impact of each of them in the case of Albania. The study reaches

the conclusion that the demand factors, the main factors that have influenced the development of

the tourism sector in Albania. This is because the demand factors that have a positive impact on the

development of tourism are more numerous than supply factors. My recommendation is to ëork

harder to improve the negative impacts as ëell as to further promote positive effects of supply and

demand factors.

6

Page 7: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

HIPOTEZA DHE METODOLOGJIA Hipoteza

Turizmi është një sektor që ka patur rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në zhvillimin e

turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të cilët kanë lidhje si me ofertën ashtu dhe me kërkesën

për shërbime turistike. Të dy grupet e faktorëve kanë patur kryesisht ndikime pozitive por

përmasa e ndikimit nuk është shumë e qartë. Pyetja që shtrojmë në këtë temë është: “A kanë

ndikuar më shumë faktorët e ofertës apo të kërkesës në zhvillimin e sektorit turistik në

Shqipëri?”.

Hipoteza që ne ngremë është:

“Në rritjen e turizmit në Shqipëri, ndikimin më të madh e kanë faktorët e

kërkesës”.

Metodologjia

Për të vërtetuar hipotezën e mësipërme, do të analizohen teorikisht faktorët kryesorë që ndikojnë

mbi tregun për shërbimet e turizmit. Faktorët do të ndahen në faktorë që ndikojnë në veçanti mbi

kërkesën dhe mbi ofertën. Më pas, ndikimi i këtyre faktorëve do të analizohet duke marrë në

konsideratë tregun Shqiptar të turizmit. Mbasi të përcaktohet efekti i secilit prej këtyre faktorëve

në Industrinë Shqiptare të Turizmit, do të krahasohet ndikimi përkatës mbi kërkesën dhe mbi

ofertën për shërbime turistike. Qëllimi është të përcaktojmë se cili nga grupet e faktorëve ka 7

Page 8: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

ndikuar më shumë në tregun turistik faktorët e kërkesës apo faktorët e ofertës. Në përfundim të analizës do të japim konkluzionet nëse u vërtetua apo jo hipoteza e ngritur më lart.

8

Page 9: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

KAPITULLI I: FAKTORËT E KËRKES – OFERTËS QË NDIKOJNË NË

TURIZËM

Kërkimet e fundit nga ana e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, të zhvilluara në vitin 2010, treguan se industria e turizmit ka pasur një kontribut direkt në rritjen e PBB-së globale me

3,3% duke arritur një shifër prej 1.770 bilion USD. Gjatë 2011 parashikohet që kjo rritje të

forcohet dhe më tej me 4,5% në vit (1.850 bilion USD). Nga ana tjetër, duke pasur parasysh

ndikimin e gjerë të ekonomisë në PBB-në globale, pritet që kjo të kontribuoj këtë vit me 9,1%

që do të thotë 5.987 bilion USD dhe krijimin e 258 milion vende të reja pune. Kjo rritje

ekonomike do të ndeshet me shumë sfida si për sektorin privat ashtu dhe për atë shtetëror, si

pasoj e kërkesave për të ulur borxhet qeveritare, dhe përballjen me rritjen e çmimit të naftës dhe

të mallrave të tjerë, ndërkohë që sektori i turizmit në veçanti, pritet të jetë motori kryesor që do të

sjellë këtë zhvillim ekonomik2. Roli i turizmit po njihet gjithnjë e më shumë nga qeveritë e të gjithë rajoneve të botës, si një nga indikatorët kryesorë në rritjen ekonomike. Kërkimet e bëra

nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë qartë potencialin e turizmit për të

rimëkëmbur ekonominë globale, për të ulur papunësinë duke ndihmuar në këtë mënyrë në

sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në zbutjen e varfërisë.

Faktorët ekonomik janë ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen apo uljen e

kërkesës për turizëm, pasi ato janë vendimtarë në zgjedhjen apo jo të një destinacioni turistik.

Ndikimi i këtyre faktorëve në mbështetje të zhvillimit të turizmit është veçanërisht i dukshëm në

udhëtimet që bëhen gjatë kohës së lirë. Statistikat e publikuara të turizmit dhe trendet ekonomike

2 Ëorld Travel&Tourism Council. (2011). F.1 http://ëëë.ëttc.org/search/results.php

9

Page 10: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

kombëtare, bëjnë të mundur gjetjen e lidhjeve ndërmjet ndryshimeve të të ardhurave me vëllimin

e udhëtimeve dhe shpenzimeve të kryera në to3. Për pjesën më të madhe të popullsisë në vendet

me ekonomi të zhvilluar, rritja e përgjithshme e të ardhurave reale ka çuar në rritjen e

shpenzimeve të udhëtimit, pra gjithnjë e më shumë ka të ngjarë që shpenzimet e udhëtimit në

këto vende të zhvilluara do të tentojnë të rriten dhe të bien në varësi të ciklit ekonomik që do të

përshkojnë vendet.

Faktorët që ndikojnë në kërkesën për turizëm

Kursi i këmbimit Një faktor që ndikon në zgjedhjen e një destinacioni është gjithashtu dhe valuta, luhatshmëria e

kursit të këmbimit në shumë raste është vendimtare për zgjedhjen e një destinacioni, pasi në

shumicën e kohës pushuesit tentojnë t’i drejtohen destinacioneve më të lira. Një destinacion

është më i lirë kur valuta e vendit pritës është më e dobët në krahasim me valutën që përdorin

pushuesit në vendin e tyre4. Për shembull në momenti që dollari amerikan forcohet në krahasim

me euron, shumë amerikan janë të prirur të kryejnë pushimet e tyre në Evropë , pasi pushimet

bëhen më të lira për ta. Lidhja ndërmjet dy valutave në shumë raste është vendimtare për

zgjedhjen e vendit në të cilin do të bëhen pushimet, por megjithatë ka përjashtime.

Në periudhat kur kemi luhatshmëri të kursit të këmbimit risku për të kryer apo jo pushime në një

destinacion turistik është i lartë, për shkak se në një moment mund të shfaqet si një destinacion i

lirë dhe pas disa ditësh mund të shndërrohet në një destinacion të shtrenjtë5.

3 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism“The dynamic business environment: factors influencing demand for tourism”F.60 4 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997). An introduction to Tourism. “Factors influencing demand for tourism”. F.57 5 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997). An introduction to Tourism.”Factors influencing demand for tourism”. F.57

10

Page 11: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Udhëtimet për arsye biznesi dhe pushimi Tregu i udhëtimeve për arsye biznesi është shumë i gjerë dhe është i një shkalle ndërkombëtare.

Udhëtimet e biznesit janë vazhdimisht të ndikuara nga zhvillimet ekonomike, por për disa

kompani udhëtimet e përfaqësuesve të tyre janë më se esenciale për mbarëvajtjen e biznesit.

Vihet re që në periudhat e reçensionit kompanitë kalojnë nga prenotimet në klasin e parë nëpër

avionë në ato të klasave më të ulta, madje dhe gjetja e hotelit ndryshon nga hotele luksoze në ato

më pak të shtrenjta. Duke reduktuar në të njëjtën mënyrë dhe netqëndrimet dhe madje dhe

numrin e udhëtimeve.

Për një biznes nuk është e njëjta gjë si për udhëtimet për arsye argëtimi, pasi një rënie ekonomike

nuk do të jetë vendimtare për ato lloj udhëtimesh, kurse për bizneset mund të çoj deri në

falimentimin e tyre6. Për këtë arsye edhe në kohra tepër të vështira ekonomike bizneset

vazhdojnë të kryejnë udhëtime, në mënyrë që të mbajnë në këmbë biznesin e tyre.

Shumë biznesmen do të kërkojnë të blejnë një biletë avioni dhe të prenotojnë në një hotel të cilat

do t’i lehtësoj zhvillimin punës së tij7. Rritja e aktiviteteve të bizneseve që operojnë në një vend,

bënë që të rritet kërkesa. Pasi gjithnjë e më shumë biznesmen do të udhëtojnë në këto vende.

Udhëtarët e biznesit mund të jenë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e turizmit, pasi ata mund të

shfrytëzojnë kohën e tyre të lirë për të vizituar vendin në të cilin ata kanë shkuar.

Nga ana tjetër pushimet e udhëtarëve paguhen nga vet ata, të nisur nga kursimet e tyre gjatë vitit.

Përcaktuesi kryesor ekonomik i kërkesës është niveli i të ardhurave që pushuesit disponojnë për

pushimet që do të kryejnë. Pikërisht kjo sasi e mbetur e të ardhurave përcakton kërkesën për

turizëm, pra nuk duhet të nisemi vetëm nga një nivel makroekonomik të të parit të gjerave, si

6Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997) An introduction to Tourism. “Factors influencing demand for tourism”. F.55 7 Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997) .An introduction to Tourism “.Factors influencing demand for tourism”. F.56

11

Page 12: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

numri i udhëtime të kryera në një periudhë kohe, por është tepër e rëndësishme të përcaktohet e

ardhura për frymë që disponojnë familjet. Pasi vetëm në këtë mënyrë do arrijmë të përcaktojmë

saktë kërkesë për turizëm. Kërkesa nuk është gjë tjetër përveçse një dëshirë dhe aftësi për të

udhëtuar, të mbështetura nga një nivel të ardhurash të mjaftueshme për të mbështetur këtë

dëshirë.

Çmimet e paketave turistike

Ekzistojnë të dhëna të besueshme, për periudhën afatshkurtër, që çmimi i një produkti të një

firme apo çmimi i perceptuar i një destinacioni, në krahasim me atë të konkurrentëve, të jetë një

ndër faktorët kryesorë që ndikon dhe mbizotëron në vëllimin e kërkesës.8 Sigurisht që vendosja

e çmimit të një produkti nuk është e thjeshtë dhe madje bëhet dhe më e vështirë kur duhet të

vendosë çmimin që do të ofrosh për paketat turistike. Ky çmim duhet të justifikoj më së miri

kushtet me të cilët do të përballet pushuesi. Çmimi është një ndër faktorët kryesor që do të ndikoj

në rritjen e numrit të pushuesve që do të frekuentojnë një destinacion të caktuar. Rritja e turistëve

do të çoj në rritjen e të ardhurave të njësive akomoduese, përgjithësisht hotelerisë, duke çuar

rrjedhimisht në rritjen e të ardhurave të sektorit të turizmit.9 Duke qenë që ekzistojnë shumë

agjenci turistike, filialet e të cilave ndodhen dhe të përhapura nëpër botë, pushuesit kanë më

tepër alternativë të zgjedhin një destinacion në krahasim me një tjetër. Madje kjo gjë deri diku po

fillon dhe të rregulloj tregun dhe ta bëj konkurrencën ndërmjet agjencive më të fortë duke ofruar

dhe çmime më joshëse në mënyrë që të gjenerojnë kërkesë për vendin e tyre.

8 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M. (2009 ). M ar ketin g in Tra ve l an d To u ris m“ Th e d y n amic b u sin e s s en viron m en t: facto r s in flu en c in g d eman d for to u rism” F.60-62 9 Hajnu, Sh. , Revi sta “ Mo n ito r” . N r.23 . (2006). Trrokitja e Turizmit .F.29

12

Page 13: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Faktorët demografik Demografia është faktori i jashtëm më i rëndësishëm që po ndryshon mënyrën e të bërit turizëm

dhe do vazhdoj ta ndryshoj atë dhe më shumë në të ardhmen. Trendet e tanishme demografike do

të ndryshojnë kërkesën për turizëm, e cila do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt në strukturën e

industrisë, në mënyrën se si ajo vepron. Faktorët demografik përfshin moshën, nivelin e të

ardhuave, madhësinë e familjes, kombësinë, punësimin, lëvizjet e popullsis si brenda dhe jashtë

vendit, mënyra e jetesës, etj. Studimet e tregjeve demografike duhet të fokusohen në dëshirat

individuale sesa në turizmin si një e tërë, pra duhet të bëhet një segmentim i turizmit në bazë të

kërkesave dhe dëshirave të pushuesve.

Popullsia është lënda e parë e turizmit, por megjithatë nuk është numri i rëndësishëm por aftësia

e individëve të popullsis për të përballuar pushimet. Turizmi është një e mirë luski, për këtë arsye

rritja e të ardhurave të individëve të një shoqërie do të bëjë që të rritet kërkesa për këtë të mirë.

Nga ana tjetër mosha mesatare e popullis gjithashtu ndikon kërkesën për turizëm. Rritja e

moshës mesatare rrit kërkesën për turizëm pasi personat që bëjnë pjesë në këtë kategori kanë më

tepër probabilitet për të kryer pushime, si pasojë e statusit të tyre në familje10. Këta persona kanë

të ardhura më të larta dhe si pasojë do të sjell që ata të shpenzojnë më tepër për mallra dhe

shërbime luksi.

Mënyra e jetesës, informacioni dhe edukimi që kanë pjestarët e një shoqërie ndikon dukshëm në

mënyrën e të bërit turizëm. Gjithnjë e më shumë turistët po i largohen pushimeve të tyre

tradicionale ata kërkojnë më tepër aventura në pushimet e tyre, e gjitha kjo ka ardhur si rezultat i

10 T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism. “ Th e d y n amic b u sin e s s environment: factors influencing demand for tourism”. F.62

13

Page 14: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

rritjes së informacionit të disponueshëm që kanë njerëzit në ditët e sotme. Këta faktor sigurisht

që ndikojnë pozitivisht në rritjen e kërkesës së turizmit11.

Promovimi Një strategji promovuese do të thotë të hartosh dhe zbatosh programe të integruara komunikimi.

Objektivat janë zakonisht për të bërë klientët të vetëdijshëm, për të motivuar interesin e tyre, të

inkurajojnë ata që të shfletojnë internetin, të kërkojnë broshura dhe të telefonojnë direkt ose të

shkojnë në agjensitë e tyre më të afërta për të kërkuar më tepër informacion për vendin që i’u

ngjalli kurshtje12. Sigurisht që këto strategji kushtojnë shumë dhe buxheti i cili i referohet

promovimit duhet të jetë i konsiderueshëm në mënyrë që strategjia e zgjedhur për promovim të

rezultoj e suksesshme. Studimet e segmetimit të tregut dhe të audiencës së synuar janë të

nevojshme. Për të qënë sa më efektiv, fushata të tilla duhet të kenë një peshë të mjaftueshme dhe

ndikimi për të arritur dhe për të motivuar numrin e nevojshëm të blerësve potencialë të cilët janë

të gatshëm për të arritur destinacionin13.

Strategjia e promovimit duhet të ndryshojë në varësi të arritjes së zhvillit të destinacionit. Kur

destinacionet janë të panjohura dhe kryesisht të dobta duhet të punohet shumë për të bërë të

njohur vendin pritës. Vendi duhet të luajë një rol të madh në promovimin e produkteve të

destinacionit të saj. Ndërkohë që vende të cilët kanë krijuar tashmë një imazh në sytë e pushesve

të tillë si Spanja, Australia, Anglia etj. shpenzimet për të shumta kanë lidhje me strategjithë

mbështetëse dhe lehtësuese, të cilat mbështeten më tepër në përkufizimin e imazhit dhe

11 Nagle, G. (1999). Tourism, leisure and recreation. Demographic factor. F. 9 12T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M., (2009). Marketing in Travel and Tourism. “Destination promotion role for NTOs or marketing facilitation?” F343 13 T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism. “Destination promotion role for NTOs or marketing facilitation?” F.343

14

Page 15: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

zhvillimin e ëeb site-ve, sesa në blerjen e hapësirave mediatike14. Një arsye tjetër se pse vendet

aplikojnë strategji të ndryshme dhe të përhershme promovim është për shkak të konkurrencës.

Gjithnjë e më shumë po behet më e fortë konkurrenca ndërmjet destinacioneve të ndryshme,

duke promovuar ide, mundësi të reja argëtimi, dhe çmime konkurruese. Sa më i mirë promovuar

një vend dhe sa më i mirëpozicionuar ndaj konkurrentëve aq më shumë do të rritet kërkesa për

atë destinacion.

Sezonaliteti

Sezonaliteti është karakteristikë e tregjeve të kohës së lirë në të cilën kërkesa luhatet në varësi të

stinëve të vitit. Përgjithësisht shkollat dhe bizneset ende i qëndrojnë tradicionales, përsa i përket

kohës në të cilën marrin pushimet. Si rezultat, bizneset e turizmit luhaten nga 90-100% të

përdorimit të kapacitetit të tyre maksimal në 16 javë në vit, duke rënë më pas në 30% ose dhe më

pak, të përdorimit të kapacitetit të tyre gjatë mbylljes së sezonit15. Një ndryshim të tillë i kërkesës

është tepër e vështirë për tu përballuar nga sektorët të cilat preken nga sezonaliteti, pasi luhatja e

të ardhurave është e madhe jo vetëm për bizneset por dhe për të punësuarit në këtë sektor të cilët

pjesën më të madhe të vitit e kalojnë të papunësuar.

Por problemi i stinëve mund të reduktohet deri në njëfarë mase kjo sigurisht lidhur dhe me

mundësitë e një vendi. Por për vendet që trajtojnë forma të ndryshme turizmi, ky është një

problem i cili reduktohet lehtësisht. Strategjia e diversifikimit të produktit mix, në fakt është e

14T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M. (2009). Marketing in Travel and Tourism. “Destination positioning themes, branding, images and concepts” F.345 15 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M. (2009). Marketing in Travel and Tourism. “The dynamic business environment: factors influencing demand for tourism” F.64

15

Page 16: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

lidhur ngushtë më strategjinë e diversifikimit të tregut. Për këtë arsye është e rëndësishme të

gjenden tregje të ndryshme të synuara, pra për të reduktuar efektin e sezonalieteit.

Në Qipro , Organizata e Turizmit ka arritur të kuptojë problemet që lidhen me sezonalitein në

vendin e tyre dhe ka arritur të gjejë alternativa të reja për të shmangur këtë problem. Një

shembull ka lidhje me “agroturizmin” e cila i ofron vizitorëve të përjetojnë “Qipron e Vërtet” ,

sidomos jashtë pikut të sezonit dhe gjithashtu të jenë nën shoqërinë e banorëve lokalë16. Për më

tepër, paketa për qëndrim të gjatë janë ofruar me një çmim shumë tërheqës. Gjithashtu ofertat e

shumta për të kaluar festa të ndryshme dhe kryesisht Krishlindjet dhe Vitin e Ri ka rritur

kërkesën për të vizituar këtë vend17. Kjo sipërmarrje ka rezultuar një sukses i madh, si për rritjen

e kërkesës ashtu dhe për të reduktuar varësinë ndaj sezonalitetit.

Faktorët që ndikojnë në ofertën për turizëm

Akomodimi

Karakteristikat cilësore dhe sasiore të ofertës së akomodimit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në

suksesin e përgjithshëm të destinacioneve turistike. Në këtë mënyrë që të kemi një zhvillim të

qëndrueshëm dhe efecient të turizmit duhet t’i kushtojmë një vëmendje të madhe dhe zhvillimit

të sektorit të akomodimit18.Në bazë të disa studimeve të bëra është arritur në përfundimin se

forma të ndryshme turizmi paraqesin kërkesa të ndryshme përsa i përket formës së akomodimit.19

Sigurisht që kërkesat bazë janë të njëjta por duke u nisur vetëm nga arsyeja e udhëtimit të tyre do

të shohim që ata kërkojnë shërbime shtesë. Kështu për shembull udhëtarët për arsye biznesi do të

16 Kapetaniou. N. (2009). Th e P r o b lem o f S eso n alit y in Cy p ru s’ t o u rism . http://ëëë.marketingineurope.org/emc/the-problem-of-seasonality-in-cyprus-tourism-100025 17Kapetaniou.N.(2009). Th e P ro b lem o f S eso n alit y in Cy p ru s’ t o u rism. http://ëëë.marketingineurope.org/emc/the-problem-of-seasonality-in-cyprus-tourism-100025 18 Sharpley. R.(2000). The influence of the accommodation sector on tourism development: lessons from Cyprus http://ëëë.sciencedirect.com/science/article/pii/S0278431900000219 19 Bisht, H.(1994).Tourism in Garhëal Himalaya: ëith special reference to mountaineering and trekking in Uttarkashi and Chamoli Districts. Accommodation.F.106

16

Page 17: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

kërkojnë dhoma për konferenca apo pse jo një gatim të përshtatshëm për një drek/darkë pune.

Nga ana tjetër pushuesit do të dëshironin më tepër komoditet, më tepër mundësi argëtimi, etj. Për

t’iu përshtatur kërkesave të pushuesve vendet duhet të rrisin dhe përmirësojnë kapacitet e

akomodimit që ata ofrojnë.

Siç dihet ekzistojnë një sërë njësishë akomoduese të tilla si hotele, motele, kampe, shtëpia

pushimi etj. Akomodimi është forma më e mirë që lidh pushuesin me destinacionin e zgjedhur

prej tij. Ai është i një rëndësie të veçantë lidhur kjo dhe me faktin që shumica buxhetit të

disponueshëm për pushime, harxhohen vetëm për akomodim20. Akomodimi përfshin të gjitha

fasilitetet që i shërbejnë dhe i nevojiten pushuesve gjatë qëndrimit të tyre në një destinacion, të

tilla si : shtretër, ushqim, apo dhe aktivitete të ndryshme me qëllime argëtuese të përgatitura nga

menaxherët e njësisë akomoduese. 21. Është vënë re që destinacione turistike të cilat kanë

kapacitete të mëdha akomoduese, pra hotele, motele, kampe, etj. me një numër të madh dhomash

dhe shtretërish për pushuesit, kanë dhe të ardhura më të mëdha pasi dhe oferta e tyre për

pushuesit është më e madhe. Akomodimi përbën një ndër faktorët që bënë të mundur rikthimin

apo shkuarjen për herë të parë në të njëjtin destinacion, kjo është dhe arsyeja që gjatë

reklamimeve të vendeve të ndryshme një hapësirë e konsiderueshme minutazhi i jepet

reklamimit të hotelit shërbimeve dhe akomodimit që ai ofron.

20 Bisht, H.(1994).Tourism in Garhëal Himalaya: ëith special reference to mountaineering and trekking in Uttarkashi and Chamoli Districts. Accommodation. F.106 21 Sharpley. R.(2000). The influence of the accommodation sector on tourism development: lessons from Cyprus http://ëëë.sciencedirect.com/science/article/pii/S0278431900000219

17

Page 18: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Investimet në infrastrukturë Infrastruktura është themelore për zhvillimin e turizmi dhe jetike për tregtimin e tij. Ajo rrit

efikasitetin e prodhimit privat dhe shpërndarjen e shërbimeve të turizmit, dhe në raste të caktuar

bën të mundur furnizimin me shërbimeve turistike. Fakti që udhëtimet bëhen nga ajri, toka apo

deti, ka bërë të lind nevoja e krijimit të hekurudhave, aeroporteve, porteve detare, rrjeteve të

tuneleve e të tjerë, për ta bërë udhëtimin sa më të lehtë dhe sa më të shkurtër në distancë

kohore22. Si turistët ashtu edhe banorët e këtyre vendeve kërkojnë të njëjtat shërbime të tilla si, kërkesa për shërbimet e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe largimit të mbeturinave, të

komunikimit dhe energji elektrike.

Sigurimi i infrastrukturës së turizmit është e një rëndësie shumë të veçantë në periudhë afatgjate

të zhvillimit të turizmit. Investimet publike në infrastrukturë dhe përdorimi i formave të tjera të

ndërhyrjes së shtetit për të siguruar infrastrukturën , janë mbështetur nga teoritë e reja të cilat

shpjegojnë rritjen ekonomike23. Këto tregojnë se rritja ekonomike lind jo vetëm nga kapitali fizik

por edhe nga infrastruktura publike dhe kapitalit njerëzor. Në këtë përkufizim të kapitalit,

aeroportet dhe rrugët mbështesin qartazi rritjen ekonomike të turizmit duke i dhënë përparësi

krahasuese vendit, dhe duke e çuar turizmin e një vendi në një destinacion me ofertë më të lartë

dhe më të shtrenjtë dhe duke çuar në këtë mënyrë në një rritje ekonomike24. Përmirësimi i

infrastrukturës rrugore, i porte aeroporteve, vendosja e sinjalistikës rrugore, ul kostot e lëvizjes

në atë destinacion. Ulja e kostove shoqërohet me rritjen e ofetës turistike të atij vendi.

22 Dëyer,L. & Forsyth,P.(2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS OF TOURISM. Public sector investment in tourism infrastructure.F. 268 23 Dëyer,L. & Forsyth,P. (2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS OF TOURISM. Public sector investment in tourism infrastructure.F. 268 24 Dëyer,L. & Forsyth,P. (2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS OF TOURISM. Public sector investment in tourism infrastructure.F. 268

18

Page 19: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Qeveria Qeveria dhe ndikimi i saj janë tepër të rëndësishëm në zhvillimin dhe në rritjen ekonomike të një

vendi. Vetëm qeveria ka të drejtën dhe fuqinë të siguroj stabilitet politik dhe të siguroj korniza

ligjore e financiare për të cilat ka nevojë turizmi25. Ajo siguron shërbime esenciale dhe

thelbësore për një sezon turistik sa më fitimprurës. Qeveria është e vetmja e cila mund të bjeri

dakord dhe të kryej marrëveshje me qeveritë e tjera përsa i përket lëvizjes së lirë të individëve

nga një territor në një tjetër. Ministria e Turizmit së bashku me një sërë ministrish dhe bashkish

bënë të mundur mirëfunksionimin e turizmit dhe mirëfunksionimin e sektorit publik me atë

privat26. Ekzistojnë një sërë mënyrash me anë të cilave qeveria mund të rris ofertën për turizëm

të një vendi, si për shembull duke ulur taksat e hyrjes në kufij, reduktimin e TVSH-së, etj27. pra ndërhyrja e qeverisë me anë të politikave të saj fiskale do të uli kostot, duke rritur në këtë

mënyrë ofertën për turizëm.

Qeveria ka përgjegjësinë për investime në infrastrukturë,si krijimin dhe mirëmbajtjen e

aeroporteve, duke qenë që kjo e fundit është faktori kyç nga i cili varet turizmi. Ajo ka gjithashtu

përgjegjësin për zhvillimin dhe rizhvillimin e qyteteve dhe destinacioneve të tjera si dhe kanë

detyrë të krijojnë hapësira publike, siç janë parqet, kopshtet, të mirëmbajnë objektet e

trashëgimisë kulturore, teatrot, qendrat e konferencave e kështu me rradhë28.

Punësimi në sektorin e tuizmit

Industria e turizmit është një ndër industritë që gjeneron më tepër vende pune. Ky sektor krijon

një sërë oportunitetesh punësimi si në sektorin formal dhe në atë informal. Përveç kësaj turizmi

25 Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management. F.2 26 Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management. F.8 27 Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management. F.12 28 Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and Tourism. “The component sectors of travel and tourism supply – the visitor economy” F. 10

19

Page 20: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

mund të krijoj tre lloj oportunitetesh punësimi: direkt, indirekt dhe te induktuar29. Sipas K.

Sharma, punësimi direkt i referohet punësimit të gjeneruar nga hotelet, restorantet, klubet e natës

etj. Punësimi indirekt u referohet punëtorëve që nuk kanë lidhje direkte me turizmin por që

gjithsesi marrin përfitime ekonomike prej saj, të tillë si doktorët, punonjësit në karburante, etj.

Dhe së fundmi punësimi i induktuar i cili i referohet punësimit të krijuar për t’u siguruar pajisje

dhe shërbime njerëzve të punësuar direkt në këtë sektor. Por megjithatë ne do të meremi vetëm

me punësimin direk dhe mënyrës se si ky i fundit ndikon në rritjen e ofertës për turizëm.

Disa nën-sektorë të turizmit shfaqin kushte të pafavorshme pune, si: orë pune të çrregullta dhe të

gjata, punë me kohë të pjesshme ose sezonale, nivel pagese dhe sigurimi shoqëror nën

mesataren, nivele të ulëta kualifikimi, mungesë të mundësive për karrierë dhe një përqindje të

lartë të pune në të zezë30. Këto probleme bëjnë që dhe shërmbimi të jetë nën kushtet minimale

duke ndikuar në këtë mënyrë negativisht në turizmin e një vendi. Punonjës të kualifikuar dhe që

ndihen të kënaqur me punën që bëjnë ndikojnë pozitivisht në rritjen e dhe zhvillimin e një

biznesi. Zhvillimi i një bisnezi tregon rritje të ofertës së tij duke u bërë në këtë mënyrë një

konkurrent më i fortë si për njësitë turistike të bizneseve brenda dhe jashtë vendit.

Atraktiviteti

Gjatë udhëtimeve të tyre turistët marrin pjesë në aktivitete, të cilat janë një pikë kyçe në

pushimet e tyre. Në disa raste këto aktivitetet mund të përbëjnë edhe arsyen kryesore të

udhëtimit të turistëve. Atraksionet janë ndarë në disa kategori nga studiuesit e turizmit për të parë

29 Sharma, K. K.(2004) Tourism and socio-cultural development. F.25 30 Dhoma e tregtisë dhe industirsë. Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. F.13

20

Page 21: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

impaktin që ato kanë në aktivitetet e turistëve. Zakonisht atraksionet studiohen në aspektet e

mëposhtme:

a) Burime natyrore --- Këto janë burime të cilat ofrohen nga natyra dhe përdoren nga

turistët. Historia e turizmit bazohet në zbulimin dhe njohjen e këtyre burimeve natyrore si

atraksione për turistët , më në dukje janë zbulimet e qendrave SPA.

Në një mënyrë të ngjashme, në shekullin e nëntëmbëdhjetë , zhvillimi ishte i bazuar në

zbulimin dhe njohjen e peizazheve të ndryshme (si p.sh detet dhe bregdeti) si atraksion

për turizmin31.

b) Burime të krijuara nga njeriu --- Këto janë atraksione të cilat u zhvilluan si përgjigje ndaj

rritjes së kërkesave për turizëm në lokalitete të caktuara. Shpesh këto atraksione

ndërtohen mbi burimet natyrore. Në periudhën pas lufte , rritja e turizmit në masë dhe

rritja e kërkesës për mjedise atraktive çoi në zhvillimin e ndërtimit të qëllimshëm të

burimeve për të rritur shpenzimet e turistëve, duke rritur në këtë mënyrë ofertën e

turizmit32. Zhvillimi i mjediseve argëtuese nga sipërmarrës të mëdhenj (si Ëalt Disney i cili krijoi

Disneyland në Kaliforni) dhe rritja e mëtejshme e parqeve me temë vuri në dukje potencialin e

burimeve të krijuara nga dora e njeriut. Një rritje e tillë u konkretizua me hapjen e Disneyland në

Hong Kong në vitin 2005. Varieteti i atraksioneve për turistët vazhdon e rritet gjithmonë e më

shumë .

31 Sharma, K. K.(2004). Tourism and socio-cultural development. F.45 32 Sharma, K. K.(2004). Tourism and socio-cultural development. F.45

21

Page 22: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

KAPITULLI II: FAKTORËT QË NDIKOJNË NË TURIZMIN SHQIPËTAR

Shqipëria njihet si një destinacion turistik në bregdetin Mesdhe dhe ka një pozicion konkurrues

në tregun ndërkombëtar të turizmit. Shqipëria është e pozicionuar në tregun vendas dhe

ndërkombëtar, si një destinacion pushimi me çmim të konkurrueshme. Turizmi posedon

potencial të shkëlqyer si një katalizator për rritje ekonomike. Industria është intensive në krijimin

e fuqisë punëtore dhe një burim kryesor i të ardhurave të qeverisë.

Kontributi i sektorit të turizmit në PBB është i konsiderueshëm, por po ti bëjmë një analizë

potencialeve të Shqipërisë kuptojmë se, mund të përdorë burimet e saj në interes të turizmit

shumë më tepër sesa aktualisht. Duhet dhënë një mbështetje e fortë zhvillimit të turizmit duke

dhënë drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike, që Shqipëria të jetë një

destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj.

Tërheqja e turistëve të huaj do të influencojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet turistike për

të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj, dhe do të ndikojë në funksionimin

e sektorit të turizmit në Shqipëri me të njëjtat parime, me të cilat funksionon industria e turizmit

në botë.

Në bazë të kërkimeve të bëra nga Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit, pritet që

kontributi i turizmit Shqiptar në PBB-në të jetë 99,8 bilion Lekë ose 7,6% e PBB-së. Kjo shifër

reflekton të ardhura nga aktivitete të tilla si: hoteleritë, agjencitë turistike, linjat ajrore, shërbimet

e tjera të transportit, restorantet dhe aktivitetet e kohës së lirë, të cilat mbështeten direkt nga

kontributi i drejtpërdrejtë i turistëve në këto destinacione. Ndërkohë parashikimet e bëra sërisht

22

Page 23: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

nga këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit pritet që për vitet e ardhshme të kemi një rritje

vjetore preje 5,4% duke rritur PBB-në në 582.7 bilion Lekë për vitin 2021 (ose 29% e PBB-së).

Po shikojmë trendet hyrjeve të udhëtarëve ndër vite do vëmë re që kemi një rritje pozitive.

Tabelat e mposhte tregojnë pikërisht këtë fakt: 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Total 317 353 470 558 645 748 937 1,126 1,419 1,856 2,418 Me ajër

72

90

80

87

103

128

150

182

206 227

246

Me det

79

102

111

120

138

130

141

162

189 215

216

Me tokë

166

160

279

351

404

490

646

782

1,024 1,414

1,956

Në këtë tabelë paraqiten hyrjet e udhëtarëve në kufirin Shqiptar sipas mënyrës së udhëtimit, nga

ajri, deti dhe toka. Këto rritje të vazhdueshme kanë ardhur si rezultat i rritjes së investime në

infrastrukturë duke ua bërë udhëtarëve më të lehtë hyrjen në trojet Shqiptare.

Tabela e mëposhtme tregon netëqëndrimet e shtetasve Shqiptarë dhe të huaj në hotele.

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010

Total 326 395 532 277 243 344 459 547 490 539 610 Të huaj 98 92 143 118 90 130 136 172 130 170 185 Shqiptarë 228 303 389 159 153 214 323 375 360 369 425

Gjatë këtij 10-vjeçari të fundit shohim që kemi një luhatje të netëqëndrimeve duke shënuar uljen

më të madhe në vitin 2004 si për netëqëndrimet e shtetasve Shqiptar ashtu dhe atyre të huajve.

Një fakt tjetër i rëndësishëm që vihet re nga kjo tabelë është që shtetasit Shqiptarë janë ata që

kanë frekuentuar më tepër qëndrimin në hotele.

23

Page 24: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Përsa i përket hapësirave që ofrojnë hotelet në Shqipëri dhe numrit të shtretërve duhet thënë që

nuk paraqet një shifër shumë pozitive, pasi këto njësi akomoduese paraqesin probleme të shumta

përsa i përket këtij faktori, duke mos pasur hapësira të mjaftueshme për të pritur një numër të

madh vizitorësh.

Një problem tjetër që shoqëron këtë faktor ka të bëjë me hotelet të cilat operojnë në tregun e

turizmit ku shumica prej tyre, rreth 80% më saktë, janë të pa kualifikuara. Me kualifikim

nënkuptojnë përmbushjen e parametrave përkatës në mënyrë që të kategorizohen me yje. 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Hotele 142 185 194 199 170 220 223 230 235 244 290 Shtretër 5,919 7,677 7,996 5,373 5,650 6,742 7,248 8,649 8,750 10,880 11,793

Kursi i këmbimit

Po të vërejmë trendet e kursit të këmbimit të lekut me dy prej valutave kryesore euro dhe dollar

do të vëmë re që leku paraqiet i dobët në raport me to. Një fakt i tillë vihet re dhe në tabelat e

mëposhtme. 2006 2007 2008 2009 G1- 2010 G2- 2010

Kursi mesatar i këmbimit USD/ALL

98,1

90,4

83,9

95,0

104,25

105,08

Kursi mesatar i këmbimit Euro/ALL

123,1

123,6

122,8

132,1

137,99

137,44

24

Page 25: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

* Të dhënat e kësaj tabele janë marrë nga Raporti i stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të Bankës së Shqipërisë33.

Në bazë të kësaj tabele vihet re që Shqipëria është një vend tërheqës përsa i përket pushuesve të

huaj kryesisht atyre të Eurozonës. Forcimi i euros bën që Shqipëria të paraqitet si një destinacion

tepër i lirë në sytë e këtyre pushuesve duke çuar në këtë mënyrë në rritjen e kërkesës së të huajve

që do të zgjidhnin turizmin Shqiptarë si destinacion për të kryer pushimet e tyre. Nga ana tjetër

bazuar përsëri në këtë tabelë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për dollarin i cili deri ne vitin

2009 ka qenë i dobët në krahasim me valutën tonë. Por një fakt i tillë tani për tani nuk është se

ndikon shumë për shkak të numrit të vogël të pushuesve që vinë nga SHBA-ja të cilët arrijnë një

përqindje rreth 5%, i cilësuar si një numër i vogël në krahasim me turistët europianë. Këta të

fundit përbëjnë rreth 92%34 të turistëve që hyjnë në vendin tonë, duke sjell në këtë mënyrë një

sasi të madhe euro në vend. Duke qenë që raporti valutor Euro-lekë dhe USD-Leke ka disa vjet

që pëson rritje të vazhdueshme, paketat turistike në Shqipëri bëhen më të lira. Ky fakt ndikon

pozitivisht në kërkesën për turizëm në Shqipëri.

Si përfundim, ecuria e kursit të këmbimit ka ndikuar pozitivisht në kërkesën për turizëm në

Shqipëri. Zhvlerësimi i vazhdueshëm i lekut i ka bërë paketat turistike më të lira. Si rezultat

kurba e kërkesës është zhvendosur djathtas lart.

33 Banka e Shqipërisë. (2010). Raporti i stabilitetit financiar për 6- mujorin e dytë të vitit 2010.F.35 34 MTKRS. STATISTIKA. Evidencat statistikore Janar-Qershor 2009.

25

Page 26: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Udhëtimet për arsye biznesi dhe pushimi Gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e kërkesë për turizmin Shqiptarë nga ana e turistëve të

huaj. Një gjë të tillë e tregojnë dhe statistikat e hyrjeve të pushuesve në trojet Shqiptare. Duke

rritur në këtë mënyrë të ardhurat nga sektori i turizmit. Vihet re që numri i turistëve që ka

vizituar vendin tonë në vitin 2008 ka qenë rreth 2.578.62735 persona, nga të cilët 6.3% janë

vizitor ditorë dhe 93.7% janë vizitorë me netqëndrimi, 83% e këtyre vizitorëve kanë hyrë për

arsye pushimi, 6% për biznes, 6% vizitor ditor dhe 5% për arsye të tjera36. Duke gjeneruar në

këtë mënyrë 1.170 milion euro37. Në dy vitet pasuese kjo tendencë në rritje e turistëve të huaj ka vazhduar duke u rritur duke kaluar në 3.050.828 për vitin 2009, duke gjeneruar 1 302 milion

euro. Duke arritur në këtë mënyrë në një shifër prej 34% turistë më shumë, në krahasim me të

njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në periudhën Janar-Qershor 2010 kanë hyrë 2690838 vizitorë

të huaj më shumë se në të njëjtën periudhe të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe numri i

vizitorëve jo-rezidentë me nënshtetësi të huaj ka pasur rritje afërsisht 5.2% krahasuar me vitin

2009, dhe me vitin 2006 rritja është 77%. 1.

France

Gjermani

Serbi

B. Madhe

Turqi

Itali

Greqi

Mali i zi

Kosovë

Maqedoni

0 20000 40000 60000 80000 100000 120000

35 MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Dhjetor 2008. 36 MTKRS. Informacion statistikor per hyrjet daljet e e vizitoreve jo-rezident per periudhen Janar-Dhjetor 2008. 37 MTKRS. Informacion statistikor per hyrjet daljet e e vizitoreve jo-rezident per periudhen Janar-Dhjetor 2009. 38 MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Qershor 2010.

26

Page 27: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

* Grafiku i mësipërm paraqet numrin e pushuesve të huaj të cilët kanë vizituar vendin tonë gjatë

periudhës janar-qershor 2010.39

Siç vërehet dhe nga grafiku, numrin më të madh të pushuesve të huaj që kanë vizituar vendin

tonë e përbëjnë pushesit maqedonas. Në bazë të disa vëzhgimeve nga ana e revistës “Monitor”,

është vënë re se arsyeja se pse ekziston një numër kaq i madh pushesish maqedonas, lidhet me

çmimet e lira që ofron vendi ynë në krahasim me fqinjët, mungesa e taksave shtesë, mungesa e

vizave në kufi, infrastruktura drejt përmirësimit, etj. janë disa prej arsyeve që së bashku me

bukuritë e vendit tonë tërheqin më tepër pushuesit maqedonas.

Por siç e përmendëm dhe më lartë ky është vetëm një përcaktim në nivel makroekonomik është e

nevojshme për të vlerësuar kërkesën dhe përcaktimi i PBB për frymë.

PBB për frymë ka ardhur duke u rritur me ritme të larta vitet e fundit duke arritur vlerën e 3,765

USD në vit, shifër kjo e konsiderueshme për një vend me ekonomi në zhvillim si vendi jonë40.

Në vitin 2009 vihet re një ulje e PBB për frymë, kjo për arsye dhe të uljes së dërgesave të

emigrantëve me 6.39% në krahasim me një vit më parë, si rrjedhojë e krizës financiare dhe uljes

së punësimit në vendet fqinje. Por megjithatë mund ta konsiderojmë këtë shifër si një shifër

pozitive. Rritja e të ardhurave për frymë sjell dhe rritje të kërkesës për të kryer pushime si brenda

ashtu dhe jashtë vendit, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit.

Por ç’ndodh me vendet fqinje të cilët përbëjnë dhe numrin më të madh të pushuesve që

frekuentojnë Shqipërinë.

Shtetet

Greqi

Turiqi

Mal i Zi

Serbi

Maqedoni

39 MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Qershor 2010 40 Banka e Shqipërisë. Raporti i Stabilitetit Financiar 2009. F. 31.

27

Page 28: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

GDP-ja për 29,240 8,215 6,635 5,872 frymë USD USD USD USD 4.514 USD

Kjo tabelë tregon GDP-në për frymë të pushesve që frekuentojnë vendin tonë për pushime41. Këto janë vendet të cilat frekuentojnë më tepër vendin tonë për turizëm, kështu që një rritje e

PBB për frymë në këto shtete do të rriste kërkesën për turizëm si ne vendet e tyre përkatëse ashtu

dhe për vendet fqinje duke përfshirë vendin tonë.

Si rezultat i asaj ç’ka u tha më sipër, mund të themi që ndikimi i udhëtimeve të bëra për arsye

biznesi dhe pushimi ka ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës si pasoj e rritjes së numrit të

udhëtarëve për arsye biznesi dhe pushimi, që kanë hyrë në kufirin Shqiptarë dhe rritjes së PBB-

së për frymë. Ndikimi pozitiv i këtyre faktorëve ka bërë që kurba e kërkesës të zhvendoset

djathtas lartë.

Çmimet e paketave turistike

Ajo çka vihet re rëndomte është vendosja e çmimeve jo të përshtatshme në ofertat turistike. Një

problemi i tillë vihet re dhe në vendin tonë, në të cilin ofertat turistike që u paraqiten pushuesve

të huaj rezultojnë të shtrenjta, duke bërë që këta të fundit tu drejtohen destinacioneve të tjera, dhe

pse jo dhe konkurrentëve tanë rajonal.

Në qoftë se do të bënim një krahasim të çmimeve të ofertave turistike të destinacioneve të vendit

tonë me ato të fqinjit tonë Turk, do të arrimë të kuptojmë se pse si pushuesit e huaj dhe ata

shqiptarë preferojnë të pushojnë në Turqi. Nga një kërkim i bërë rreth çmimeve të ofertave

turistike, në agjencitë e udhëtimit, nga revista “Monitor”, vihet re që, për një paketë qëndrimi

deri në 10 ditë në trojet shqiptare, kushton rreth 350 euro, dhe për 14 ditë kushton 420 euro,

çmime në të cilat nuk përfshihen shpenzimet e transportit,(qoftë ky ajror, tokësor apo detar), dhe

41 ODA. (2011). Treguesi i PBB për Frymë i Shqipërisë Krahasuar me Vendet e Rajonit.

28

Page 29: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

as shpenzimet e ushqimit. Përgjithësisht këto paketa përmbajnë vetëm një vakt të shërbyer nga

hoteli.

Nga ana tjetër çmimet e paketave turistike të ofruara drejt Turqisë arrijnë deri në 600 euro duke

përfshirë biletën e udhëtimit, 3 vakte dhe pije pa kufij në 24 orë duke përfshirë gjithashtu dhe

argëtime të ndryshme dhe të shumëllojshme gjatë ditës dhe natës.

Hotele Me 4 Yje Me 5 Yje Turiqi 700 € 850 € Durrës 500 € 700 € Budva 640 € 950 €

Tabela e mësipërme paraqet cmimet e paketave turistike për vitin 2011, këto shifra janë bërë të

mundura nga agjensitë turistike që operojnë në vendin tonë.

Duhet ritheksuar se paketat turistike të vendit tonë nuk janë të plota ato përmbajnë vetëm

akomodimin për këtë aryse çmimet në këtë tabele rezultojnë më të ulta për vendin tonë.

Gjithashtu duhet vënë në dukje që në rastin e Shqipërisë kemi marrë një nga qytet që e ka

çmimet më të lira të prenotimeve në hotele me pjesën tjetër të vendit. Kjo për shkak dhe të faktit

që Durrësi është cilësuar si një turizëm masiv.

Si rezultat çmimet e larta të paketave turistike që promovon vendi ynë, bëjnë që kërkesa për

turizmin Shqiptar të bjerë, duke ulur në këtë mënyrë pushuesit që do të zgjidhnin vendin tonë si

destinacion për të kryer pushimet. Ky ndikim negativ shoqërohet me zhvendosje të kurbës së

kërkesë majtas poshtë.

29

Page 30: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Faktorët demografik Shqipëria konsiderohet si një vend me një popullsi të re, rreth 65% e anëtarëve të familjeve bëjnë

pjesë në popullsinë ekonomikisht aktive42. Kjo shifër është më e lartë në zonat urbane dhe

mendohet që ky disnivel të ketë lidhje me emigrimin. Por megjithatë ajo çka vihet re dhe në

vendin tonë si në shumë vende të tjera niveli i lindshmërisë është duke u zvogëluar gjithnjë e më

shumë. Një popullsi e re ku pjesa më e madhe e pjesëtarëve të saj janë ekonomikisht aktiv do të

thotë më tepër të ardhura për familjet shqiptare dhe më tepër mundësi për të shpenzuar gjatë

pushimeve të tyre. Nga ana tjetër dhe ekzistenca e një numri të madh personash në emigrim bën

që të ardhurat familjare të rriten edhe më tepër duke shtuar këtu të ardhurat që vinë nga

familjarët e tyre jashtë vendit, kjo bënë që GDP-ja për frymë e vendit tonë të arrij 3.765 USD në

vit, shifër kjo e publikuar nga Banka e Shqipërisë në raportin e saj financiar, por megjithatë

duhet thënë që GDP-ja për frymë e vendit tonë është e vogël në krahasim me atë të fqinjëve tanë.

Ulja e analfabetizmit dhe rritja e informacionit të disponueshëm po bën që kërkesat e familjeve

shqiptare të rriten përsa i përket pushimeve që ata duan të kryejnë. Tashmë pushimi nuk është më

luks vetëm i familjeve të pasura. Kjo e fundit ka bërë që të rriten ndjeshëm kërkesa e turizmit

vitet e fundit.

Përsa i përket vizitorëve të cilët zgjedhin Shqipërinë si destinacion të tyre turistik ata janë të

ndryshëm. Por zbulimi i shqipërisë nëpërmjet atraksioneve të saja natyrore e kulturore është me

interes kryesisht për turistët ndërkombëtarë të arsimuar, relativisht të pasur43. Ky segment

demografik shpenzon shumë për produktet e turizmit që ofrojnë eksperienca të reja si aventura te

ndryshme apo dhe pasurimi me informacione kulturore. Gjithashtu ky grup vizitorësh sjell të

42 Insituti i statistikës dhe Instituti i shëndetit publik. (2010). Studimi demografik dhe shëndetsor në Shqipëri 2008- 2009. Popullsia e familjeve sipas moshës dhe gjinisë. F.19 43 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2010. F22

30

Page 31: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

ardhura të shumta për shkak se preferon të ndërveprojë direkt në komunitet dhe kërkon të blejë

shumë prodhime dhe shërbime që sigurohen në mënyrë lokale. Përgjithësisht këta vizitor

qëndrojnë në një interval nga 8-14 ditë dhe preferojnë të lëvizin sa në një qytet në një tjetër , me

netëqëndrime 2-3 ditore44.

Ekzistenca e këtyre turistëve bënë që vendi ynë të drejtohet më tepër drejt këtij grupi. Por duhet

thënë që vendi ynë është tepër i pasur dhe duhet të shfrytëzoj të gjithë oportunitetin e tij për të

përfshirë të gjithë llojet e pushuesve pavarësisht moshës, të ardhurave, numrit të familjes etj. pra

pa u ndikuar nga faktorët demografik. Përsa i përket këtij faktori mund të themi që shqipëria si

një vend me një moshë relativisht të re dhe aktive dhe si një destinacion me oportunitete të

shumta pas disa vitesh do të bëj që kërkesa për turizëm të rritet me ritme dhe më të larta.

Si përfundim mund të themi që faktorët demografik kanë ndikuar në rritjen e kërkesës, kjo ka

ardhur si rezultat i rritjes së PBB-së për frymë, nga ana tjetër ulja e analfabetizmit ka ndikuar

pozitivisht, për këtë arsye arrijmë në përfundimin se demografia ka pasur një ndikim pozitiv në

kërkesë, duke zhvendosur kurbën e saj djathtas lartë.

Promovimi

Shqipëria duhet të punojë në nivele të shumëfishta për: rritjen e vetëdijes në vend, rritjen e

bashkëshoqërimit pozitiv me Shqipërinë, konsolidimin e një teme të unifikuar për të lidhur

produktin e turizmit të vendit me tregjet ndërkombëtare, të bindë drejtuesit e opinionit të tregut

që vendi ka vlera për t’u vizituar, rritja e kontakteve midis kompanive të specializuara të

udhëtimit që dërgojnë udhëtarë nga tregjet që synohen dhe kompanive lokale të turizmit

(operatorë që presin udhëtarë, shitës pajisjesh, hotele, etj.), krijimi i një pranie të besueshme të

44 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2010. F22

31

Page 32: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

bazuar në internet dhe krijimi i një strukture të qëndrueshme për vazhdimin e përpjekjeve të

marketingut45. Deri më tani, me përpjekjet e bëra nga ana e Shqipërisë, për të arritur audiencën

ndërkombëtare kanë rezultuar deri diku të suksesshme, por ajo duhet të jetë më tepër agresive

gjatë komunikimit të mesazheve pozitive.

Që prej vitit 2008 shihet një hap përpara nga ana e Shqipërisë përsa i përket kësaj çështje. Ajo

tashmë ka filluar të promovohet në tregun ndërkombëtar nëpërmjet tre reklamave të cilat

paraqesin aspekte të ndryshme të turizmit dhe kulturës shqiptare. Mendohet që kjo e fundit ka

sjell rezultate pozitive, për shkak të rritjes së kërkesës për të vizituar vendin tonë këto 2 vitet e

fundit, nisur nga rritja e vizitorëve që kanë hyrë në vendin tonë për arsye pushimi. Kjo gjë vihet

re dukshëm dhe në grafikun e mëposhtëm në të cilin tregohen hyrjet e pushuesve të huaj në

vendin tonë gjatë 6-mujorëve të parë. Ajo çka konstatohet është që në vitin 2008, pas

promovimit të turizmit tonë, kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve që kanë

frekuentuar shqipërinë.

160000

140000

120000

100000

80000

60000

40000

20000

0

janar shkurt mars prill maj qershor

2006

2007

2008

2009

2010

* Grafiku është bërë i mundur nga MTKRS, në bazë të evidencave statistikore për periudhën

Janar – Qershor 2010.

45 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013. F23

32

Page 33: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Qeveria shqiptare po punon fort për këtë çështje duke i rezervuar në këtë mënyrë një pjesë të

mirë të buxhetit dhe promovimit të Shqipërisë jashtë kufijve, kjo gjë duket qartazi në tabelën e

mëposhtme ku për vitin 2010 MTKRS ka shpenzuar për zhvillimin promocionit të turizmit një

shifër prej 54,950 mijë lekë.

Fondet e Shpenzimeve të MTKRS, për zhvillimin e turizmit PBA 2008-2010 (000 lekë)

2007 2008 2009 2010

Fondet e Buxhetit të Shtetit për Turizmin Total

49,000 84,000 91,750 97,650

Shpenzimet per promocion turistik

24,000 47,000 52,850 54,950

Shpenzime per investime 25,000 37,000` 38,900 42,700 * Tabela e mësipërme është bërë e mundur nga strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013

Si përfundim mund të themi që rëndësia që i është dhënë vitet e fundit promovimit të turizmit

Shqiptarë ka rezultuar pozitive. Kjo si pasojë e strategjive promovuese të cilat kanë rezultuar të

suksesshme, për këtë arsye vërejmë një rritje të kërkesës dhe zhvendosjen e kurbës së saj

djathtas lartë.

Sezonaliteti

Në Shqipëri si në shumicën e vendeve të tjera vërehet i njëjti problem, ku bizneset turistike

përdorin në maksimum kapacitetin e tyre vetëm gjatë një periudhe të vitit, dhe kryesisht 3

muajve të verës. Një fakt i tillë vërtetohet më së mirë po të shohim statistikat e hyrjeve në kufirin

shqiptarë, ku vihet re shumë qartë se 3 muajt e verës janë më të populluar nga pushuesit. Kjo

33

Page 34: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

ndodh jo sepse vendi ynë promovon vetëm një lloj turizmi por sepse sektori i turizmit i vendit

tonë nuk është i zhvilluar mjaftueshëm46.

Vetëm një zhvillim dhe investim intensive në sektorin e turizmit do të bënte që vendi ynë të

shfrytëzonte në maksimum oportunitet e tij duke ulur në këtë mënyrë efektin e sezonalitetin.

Megjithatë mund të themi që kemi filluar të luftojmë këtë fenomeni duke i kushtuar me tepër

vëmendje turizmit malor sidomos në zonën e Shkodrës. Qarku i Shkodrss ka një pasuri të madhe

turistike të klimës malore, ku përfshihen edhe Boga, Kelmendi, Terbuni etj, ndërsa Razma,

Thethi e Vermoshi janë më të frekuentuarat pasi ato prej vitesh kanë qenë zona turistike të

njohura në vend, ndërsa tani, në përshtatje me ekonominë e tregut, turizmin e shohin si biznes

dhe në këto zona gjen hotele apo banesa të përshtatura për turizëm ose, siç njihen me gjuhën e

popullit, hane47. Përmirësimi i infrastrukturës, sigurisë dhe investimet në këtë sektor po rriten dita-ditës, duke shtuar dhe të ardhurat për banorët dhe operatorët turistikë48.Këta të fundit, në

bashkëpunim dhe me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit po ndërmarrin dhe ekspedita turistike

me praninë e medias për promovimin e këtyre vlerave të rralla turistike të natyrës.

Nga ana tjetër rritja e konkurrencës ndërmjet operatorëve të ndryshëm turistik po ndikon

gjithashtu pozitivisht në uljen e efektit të sezonalitetit. Agjencitë turistike të Shqipërisë po ulin

çmimet dhe po zgjatin më tej sezonin turistik në vjeshtë, për shkak të kërkesës së lartë të

vizitorëve. Përfaqësues të tyre bënë të ditur se po ulin çmimet 20 deri 40 për qind, me qëllim që

46MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013 47 Dushi, A. (2010). Turizmi malor, Ofertat në Razme, Vermosh e Theth. http://ëëë.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/8270/Turizmi-malor-ofertat-ne-Razme-Vermosh-e-Theth 48 Hallaçi, J. (2010). Si po përfiton Shqipria e veriut nga turizmi. http://ëëë.bbc.co.uk/albanian/neës/2010/10/101025_albania_turizmimalor.shtml

34

Page 35: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

të përmbushin interesimin e turistëve për pushime në Shqipëri, edhe pas gushtit49. Ofertat e

ndryshme të hoteleve, bareve dhe restoranteve për aktivitete të ndyshme muzikore, duke sjellë

artistë me famë botërore, duke ofruar kalimin e netëve të Vitit të Ri pranë ambienteve të tyre, po

rrit gjithnjë e më shumë intervalin kohor të pushimeve, duke shmangur sezonalitetin dhe duke

ndikuar në këtë mënyrë drejtpërdrejtë në rritjen e kërkesë.

Pas studimit të këtij faktori mund të themi që Shqipëria po ecën drejt rrugës së duhur për

shmangien e këtij fenomeni. Strategjitë e përdorura për të zgjeruar sezonin nëpërmjet zhvillimi të

llojeve të tjera të turizmit si dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, kanë bërë që kurba e

kërkesës të zhvendoset djathtas lart, duke sinjalizuar një ndikim pozitiv mbi të.

49 Agolli,I. (2010). VOA Neës. Shqipëri: Kërkesat e mëdha shtyjnë periudhën e turizmit. http://ëëë.voaneës.com/albanian/neës/Shqiperi-Kerkesat-e-medha-shtyjne-periudhen-e-turizmit- 101402884.html

35

Page 36: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

KAPITULLI III: FAKTORËT E OFERTËS QË NIDKOJNË NË TURIZMIN

SHQIPTAR

Akomodimi

Edhe pse turizmi shqiptar po merr një hov të madh zhvillimi, ai mbetet ende në nivele modeste

përsa i përket strukturës së hoteleve. Është për të ardhur keq kur shikon që numri i hoteleve të

cilët kryejnë veprimtarinë e tyre përgjatë zonave turistike është 627 nga të cilat 36 janë licencuar

dhe vetëm 28 njësi akomoduese prej tyre janë të klasifikuar50. Numri më i madh i hoteleve të

klasifikuara ndodhet në qytetin e Tiranës, megjithatë kjo duket se është e keqa më e vogël, pasi

më shumë se 80% e hoteleve kanë nga 1-20 dhoma51 .

Të dhënat e tabelës së mposhte janë marrë nga INSTAT dhe nga Strategjia sektoriale e turizmit

2007-2013.

2005 2006 2007 2008 2009 2010 Hotele 220 223 230 235 244 290 1-20 Dhoma 176 178.4 184 188 195.2 232 20-40 Dhoma 29 29 30 31 32 38 > 40 Dhoma 15 16 16 17 17 20 Shtretër 6,742 7,248 8,649 8,750 10,880 11,793

Nga këndvështrimi i marketingut të turizmit është e pamundur që ato të tërheqin grupe të mëdha

turistësh të organizuar në paketa turistike nga operatorët perëndimore, pasi kapacitetet e këtyre

bizneseve kryesisht i përgjigjen kërkesës së një klientëve individuale ose të grupeve të vogla të

turistëve. Një fakt i tillë vërehet dhe nga tabela e mësipërme. Për këtë arsye dhe ofertat turistike

50 MTKRS. Strategjia sektoriale e Turizmit 2007-2013 51 MTKRS. Strategjia sektoriale e Turizmit 2007-2013

36

Page 37: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

më të shpeshta janë kryesisht 1 deri në disa ditë, ku dhe të ardhurat janë më të pakta, pasi edhe

shpenzimet e pushuesve në vendin tonë nuk janë të shumta52.

Përveç kapacitetit të dhomave ajo çka vihet re rëndomtë është fakti që shumica e hoteleve të

vendit tonë nuk ofrojnë të gjitha shërbimet të cilat do të dëshironin pushuesit, dhe që do të

merrnin në një vend tjetër. Në pjesën më të madhe të hoteleve ofrohen vetëm njëri vakt dhe

vaktet e tjera duhet të paguhen me para shtesë, e njëjta gjë gjithashtu ndodh dhe me aktivitet

argëtuese. Nga ana tjetër dhe hotelet të cilat kanë ambiente të përshtatshme për zhvillimin e një

vizite punë janë të pakta. Në këtë mënyrë shumica e pushuesve që largohen nga vendi ynë ngelën

të pakënaqur nga shërbimi, dhe probabiliteti që ata ta vizitojnë sërish vendin tonë vitet

pasardhëse është i vogël.

Një ofertë e ulët turistike si cilësie dhe sasie do të bëjë që dhe numri i pushuesve që zgjedhin

vendin tonë të jetë i vogël. Kjo për shkak të konkurrentëve tanë të cilët ofrojnë kushte shumë

herë më të mira akomoduese dhe shërbime të shumta madje të shoqëruara këto dhe më çmime

shumë herë më të ulta.

Nga rezultatet e deritanishme mund të themi që akomodimi ka pasur një ndikim negativi përsa i

përket cilësisë së shërbimit dhe një ndikim pozitiv si pasoj e rritjes së numrit të shtretërve gjatë

viteve të fundit. Për këtë arsye ndikimi i këtij faktori në ofertë mbetet i papërcaktuar.

52 Gusmari. E. , Revista “Monitor”. Nr. 26. (2007). 24 orë në trojet Shqiptare. F.45

37

Page 38: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Investimet në infrastrukturë Për zhvillimin e sektorit të turizmit kërkohet përmirësimi i infrastrukturës bazë. Infrastruktura e

kufizuar paraqet një nga problemet bazë të zhvillimit të turizmit në shumicën e rajoneve në

zhvillim. Ekzistenca e aeroporteve të standardeve evropiane në mënyrë që mbërritja në

destinacionin e dëshiruar të jetë sa më komode, fluturimet charter vlerësohen të një rëndësie të

pakrahasueshme për zhvillimin e tregut të turizmit ndërkombëtar në të ardhmen. Zhvillimi i një

sistemi efiçient i trajtimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave është i domosdoshëm për të mbajtur

të pastra dhe atraktive zonat me interes turistik dhe duke siguruar kështu një zhvillim të

qëndrueshëm të turizmit. Gjithashtu duhet përmirësuar menaxhimi i mbeturinave të krijuara gjatë

procesit ndërtimor. Lidhja me rrugë, furnizimi me ujë dhe energji elektrike vlerësohen gjithashtu

çështje të rëndësishme me ndikim në zhvillimin e turizmit.

Në Shqipëri vihet re një përmirësim i kushteve të infrastrukturës, por megjithatë jemi disa hapa

pas në krahasim me vendet fqinje, duke pasur në këtë mënyrë dhe një ofertë në nivele më të ulta

në krahasim me ta. Nuk mund të mohohet që ngritja e një aeroporti përkundrejt standardeve

evropiane e ka bërë më të lehet lëvizjen e të huajve dhe orientimin e tyre në këtë aeroport duke

eliminuar në këtë mënyrë pritjet në radhët e gjata. Nga ana tjetër ish Ministri i turizmit ka

deklaruar se gjatë vitit 2006-2009 qeveria ka investuar mbi 1 miliardë euro për të ndërtuar rrugë

që i shërbejnë zhvillimit të turizmit, duke veçuar këtu rrugën Durrës-Kukës-Morinë, që lidh

Kosovën me Shqipërinë, rajoni nga i cili kemi një numër të madhë turistësh.

38

Page 39: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Në këtë kontekst Ministri tha se “viti 2009 shënoi një rritje prej 34 për qind të numrit të

vizitorëve krahasuar një vit më parë, ose 456.000 turistë më shumë, duke bërë që numri i

turistëve për vitin 2009 të arrijë në 3 milionë”.53

Vendosja e sinjalistikës ka shënuar gjithashtu një pikë më tepër për vendin tonë. Krijimi dhe zbatimi i standardeve kombëtare për sinjalet e ekoturizmit, në atraksione dhe vendet me interes,

duke u bazuar në simbolet dhe ngjyrat e njohura në nivel ndërkombëtar54. Kjo e fundit është

tepër e rëndësishme për lëvizjen e vizitorëve të cilët deri në para pak vitesh e kanë pasur

pothuajse të pamundur lëvizjen përgjatë vendit tonë pa një shoqërues dhe njohës të mirë të

vendit. Të gjitha këto investime në infrastrukturë nuk kanë bërë gjë tjetër përvçse kanë ulur

kostot e turistëve, si kostot financiare ashu dhe lodhjen fizike.

Si rezultat, i analizimit të këtij faktori, mund të themi që rritjet e investimeve,përmirësimi i

dukshëm në infrastrukturë, ndërtimi i aeroportit dhe gjithashtu ndërtimi i autostradave kryesore,

kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e ofertës duke spostuar kurbën e saj majtas lartë.

Qeveria

Në të gjithë eksperiencat ndërkombëtare, destinacionet e suksesshme janë ato që kanë ndërtuar

partneritete ndërmjet sektorit publik dhe privat. Në thelb turizmi është ofrim shërbimesh të

shumta bashkëkohore, dhe puna e ministrisë është e lidhur me biznesin privat që operon në këtë

fushë55. Përgjithësisht ky partneritet ndërmjet këtyre dy kategorive ka rezultuar fitimprurës për të

53 Univeristeti Europian për Turizmin. Festivali Shqipëria është kulturë. http://euft2.myëeb.al/2011/01/25/rektori-i-euft-dhe-ministri-xhaferaj-ura-bashkepunimi-per-festivalin- %E2%80%9Cshqiperia-eshte-kulture-2011%E2%80%9D/ 54 MTKRS. Strategjia sektoriale e turizmit 2007-2013. F30 55ATA. (2010). Reduktimi i TVSH për industirnë turistike në Shqipëri.F.4

39

Page 40: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

gjithë pjesëmarrësit e përfshirë. Vihet re që një partnerit i tillë ekziston tashmë dhe në vendin

tonë, ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Komitetit Këshillimor të Sektorit Privat në Turizëm,

dhe madje mund të thuhet që ka arritur suksese. Megjithatë këto suksese kanë ardhur si pasojë e

klimës së qëndrueshme të bizneseve. Vetëm një partneriteti i suksesshëm mund të sjelli përfitime

si për sektorin shtetëror duke rritur të ardhurat nga vjelja e taksave, ashtu dhe për sektorin privat

dhe madje dhe për vetë pushuesit të cilët do të përballen me kushte dhe çmime më të mira.

Qeveria kontribuon vazhdimisht në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Ajo ka bërë një sërë

hapash përpara ku hapi më i madh ishte krijimi i ligjit të turizmit më 14.05.2007.

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i rregullave që veprojnë në fushën e turizmit,

si dhe vendosja e zhvillimi i standardeve të shërbimeve turistike dhe të shërbimeve të tjera të

lidhura me të56. Ajo gjithashtu nëpërmjet fondeve të saj po i kushton vit pas viti prioritet

mirëmbajtjes së subjekteve kulturore të cilat nuk janë të pakta në vendin tonë.

Përveç sa u thanë më sipër një ndër detyrat me rëndësi madhore të qeveriësë është dhe aplikimi i

duhur i politikave fiskale. Reduktimi i taksava të fjetjes, i TVSH, i taksave kufitare etj. të gjitha

këto bëjnë që të reduktohet kostoja financiare e pushesve.

Bashkëpunimi i sektorit publik me atë privat si dhe vendosja e turizmit si një ndër sektorët

prioritar për qeverinë dhe aplikimi i politikave fiskale, ka bërë që të rritet oferta e turizmit

shqiptarë, duke zhvendosur në këtë mënyrë kurbën e ofertës majtas lartë.

Punësimi në sektorin e turizmit

Shqipëria duhet të investojë në burime të ndryshme njerëzore në mënyrë që sektori i turizmit të

zhvillohet efektivisht. Nëse oferta e burimeve njerëzore në këto shërbime është e madhe, ajo ka

56 Ligji për Turizmin Nr.9734 Dt.14.05.2007. Neni 1

40

Page 41: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

mungesë cilësie, për shkak të mos njohjes së sektorit të shërbimeve në turizëm, si dhe mungesës

së trajnimeve, si dhe nga neglizhenca e sipërmarrësve apo e administratorëve për të mbajtur nivel

të lartë shërbimesh, me qëllim kënaqjen e klientit dhe rritjen e vlerës së shërbimit57.

Pra është tepër e nevojshme të identifikohen aftësitë profesionale të punonjësve nga ndërmarrjet

turistike dhe nga administrate publike duke u krijuar mundësinë e trajnimeve të herë pas

hershme. Kjo është tepër e rëndësishme për të kënaqur pritjet e pushuesve të huaj që vizitojnë

vendin tonë, duke bërë që ata të preferojnë të rikthehen përsëri në Shqipëri. Për të arritur

efektivitetin dhe efikasitetin në menaxhimin e ndërmarrjeve turistike dhe për të kënaqur pritjet

turistike ndërkombëtare, është e nevojshme të ndahet pronësia nga drejtimi teknik, duke siguruar

profesionistët e specializuar dhe duke përcaktuar rregulla të sakta për përfshirjen e këtyre

figurave58.Për këto arsye deri në ditët e sotme punësimi ose më saktë profesionalizmi në këtë sektor lë për të dëshiruar duke e ulur në këtë mënyrë ofertën për turizëm.

Sipas INSTAT numërohen rreth 12.00059 biznese të shërbimeve bare, kafe, restorante dhe hotele

duke zënë vendin e 4-t si kategori biznesesh në rang kombëtar. Bizneset kanë të punësuar në një

mesatare 1-10 punonjës. Rreth 1000 biznese të reja të kësaj kategorie hapen çdo vit. Siç shihet

turizmi ka një ndikim të ndjeshëm në rritjen e vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër Travel & Toursim supozon se në vitin 2011 do të zhvillohen rreth 67.000 vende të

reja pune duke rritur në këtë mënyrë punësimin me 6.8% në total60.

57 MTKRS. Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-1013. F.32 58 Messina, S.(2010). Gazeta “Koha Jonë” Sfidat e zhvillimit të burimeve. http://ëëë.kohajone.com/html/artikull_57352.html 59 INSTAT. Punësim. ëëë.instat,gov.al 60Ëorld Travel&Tourism Council. (2011), Tra v el & Tou ri sm’ s c o n trib u tio n t o emp loy men t . F.8. http://ëëë.ëttc.org/search/results.php

41

Page 42: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Në turizëm, stafi është pjesë përbërëse e përvojës së klientit dhe njerëzit që punojnë në këtë

industri mund të përbëjnë burimin kryesor të avantazhit konkurrues. Në mënyrë që Shqipëria të

dallojë nga vendet e tjera konkurruese, ajo duhet të ketë tipare unike përsa i përket aftësive,

njohurive dhe sjelljes së punonjësve të kësaj industrie61. Vetëm një staf punonjësish të arsimuar

mund të rrisë ofertën për turizëm.

Në këtë mënyrë mund të themi që ndikimi i punësimit në ofertë ka qenë negativ, duke

zhvendosur në këtë mënyrë kurbën e ofertën djathtas poshtë. Ky ndikim negativ ka ardhur

kryesisht si rezultat i mos kualifikimit të përshtatshëm të punonjësve në këtë sektorë.

Atraktiviteti

Shqipëria është cilësuar si një destinacion turistik atraktiv për shkak të burimeve të shumta

natyrore, pasuritë dhe historikun kulturor që ajo posedon, të gjitha këto e bëjnë atë tepër të

pëlqyeshme për t’u vizituar nga pushues të pasionuar pas kulturës dhe historisë. Por megjithatë

ekzistojnë mangësi të shmuta përsa i përket mirëmajtjes dhe investimit në këto objekte kulturore.

Ajo çka po shndërrohet në një problem gjithnjë e më të madh në vendin tonë është shkatërrimi i

pyjeve, si pasoj e prerjes së paligjshme dhe gjithashtu rritja e nivelit të ndotjes së ambientit.

Mosndëryrja e menjëhershmë për të zvogëluar këtë fenomen do të çoj në shkatërrimin e vendit

tonë dhe do të largojë gjithnjë e më shumë turistët që vinë për të njohur pikërisht këtë pjesë të

shqipërisë.

Ekzistenca e destinacioneve tepër tërheqëse në vendin tonë përbën një impakt pozitiv në rritjen e

ofertës për turizëm por nga ana tjetër ndërhyrja e dorës së njeriut në shkatërrim të saj përbën një

ndikim negativ, për këtë arsye faktori i aktivitetit nuk ushtron fare ndikim në ofetrë.

61 Dhoma e tregtisë dhe industirsë. Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri. F.13

42

Page 43: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

KAPITULLI IV: ANALIZA DHE HIPOTEZA

Në përfundim të këtij studimi mund të themi që faktorët e kërkesës dhe ofertës, në mënyrë të

përmbledhur kanë ndikuar në këtë mënyrë:

Kërkesa

Faktorët e kërkesës kanë ndikuar në këtë mënyrë në kërkesën për turizëm:

1. Zhvlerësimi i vazhdueshëm i lekut i ka bërë paketat turistike më të lira. Si rezultat kurba

e kërkesës është zhvendosur djathtas lart.

2. Rritja e numri të udhëtarëve që kanë hyrë në kufir shqiptar dhe rritja e PBB-së për frymë

ka bërë të kemi një ndikim pozitiv në kërkesë.

3. Çmimet e larta të paketave turistike që promovon vendi ynë, bëjnë që kërkesa për

turizmin Shqiptar të bjerë.

4. Faktorët demografik kanë ndikuar në rritjen e kërkesës, kjo ka ardhur si rezultat i rritjes

së PBB-së për frymë, uljes së analfabetizmit dhe si pasoj e një sërë arsyesh të tjera.

5. Strategjitë promovuese të aplikuar nga sheti ynë kanë rezultuar të suksesshme duke rritur

në këtë mënyrë kërkesës për turizmin Shqipëtar.

6. Vendimet dhe aktivitet e ndërrmara për të ulur ndikimin negativ të sezonalitetit kanë bërë

që kërkesa për vendin tonë të ket një rritje pozitive.

43

Page 44: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Në mënyrë të përmbledhur ndikimi i faktorëve të kërkesës paraqitet në tabelën e mëposhtme.

Faktoret e Kerkeses Ndikimi Kursi i kembimit +

Udhetime per arsye biznesi dhe pushimi

+

Cmimet e paketave turistike

-

Faktoret demografik

+ Promovimi + Sezonaliteti +

Totali +

Oferta

Faktorët e ofertës kanë ndikuar në këtë mënyrë në turizmin e Shqipërisë:

1. Akomodimi ka pasur një ndikim asnjëanës përsa i përket ofertës, sepse disa prej

faktorëve që kanë ndikuar në të kanë pasur ndikim pozitiv e disa të tjerë negativ.

2. Rritjet e investimeve, përmirësimi në infrastrukturë, ndërtimi i aeroportit dhe gjithashtu

ndërtimi i një prej autostradave kryesore, kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e ofertës.

3. Rritja e rolit të qeverisë me anë të politikave të vëna në zbatim prej saj, kanë ndikuar

pozitivisht në rritjen e ofertës së turizmit Shqiptar.

4. Ndikimi i punësimit në ofertë ka qenë negativ, si pasoj e punëtorëve jo të kualifikuar.

44

Page 45: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

5. Atrajtiviteti është një ndër faktorët i cili nuk ndikon në rritjen apo në uljen e ofertës së

turizmit si pasojë e ekzistencës së faktorëve që ndikojnë pozitivisht dhe negativisht në të.

Në mënyrë të përmbledhur ndikimi i faktorëve të ofertës paraqitet në tabelën e mëposhtme.

Faktoret e Ofertes Ndikimi Akomodimi ?

Investimet ne infrastrukture

+ Qeveria +

Punesimi ne sektorin e turizmit

- Atraktiviteti ?

Totali -

A u vertetua hipoteza?

Hipoteza e ngritur në këtë temë ka të bëjë me faktin që faktorët e kërkesës ndikojnë më tepër në

rritjen ekonomike të Shqipërisë. Duhet thënë që si faktorët e kërkesesë dhe ato të ofertës kanë

pasur ndikime pozitive dhe negative në rritjen ekonomike të sektorit të turizit e si pasoj dhe në

rritjen e ekonomisë së vendit tonë. Por ndikim më të madh e kanë pasur faktorët e kërkesës pasi

nga gjashtë faktorë, pesë prej tyre kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e kërkesës dhe vetëm një ka

ndikuar negativisht. Nga ana tjeter tek oferta, janë pesë faktorë të studjuar nga të cilët dy kanë

efekt të paqartë, dy kanë efekt pozitiv dhe njeri ka efekt negativ. Për këto aryse themi që

hipoteza u vërtetua.

45

Page 46: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

KAPITULLI V: PERFUNDIME DHE REKOMANDIME

Edhe pse vihet re një rritje e turizmit të vendit tonë, duhet thënë që kemi ende një rrugë të gjatë

përpara. Duhen marrë patjetër masa në reduktimin e mangësive të shumta përsa i përket kushteve

të akomodimit, uljes së çmimeve të paketave turistike që kanë si destinacion Shqipërinë dhe

gjithashtu kualifikimin e punonjësve në këtë sektor në mënyrë që të rrisim sa më tepër cilësinë e

shërbimit. Përpos këtyre ndërhyrjeve të menjëhershme në këto faktorë nuk duhet të lëmë pa

përmendur dhe ndërhyrjen dhe përmirësimet e vazhdueshme në secilin prej faktorëve si në ato të

kërkesës ashtu edhe në ato të ofertës. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi një rritje të qëndrueshme

të industrisë së turizmit dhe njëkohësisht rritje të ekonomisë së vendit tonë.

Rekomandimet

Më poshtë do të jap disa rekomandime që mendoj se duhen marrë menjëherë në mënyrë që rritja

të përshkoj rrugën e duhur.

Krijimin e strategjive për uljen e çmimit të paketave turistike

Rritja e numrit të agjencive turistike që operojnë në vend, duke rritur në këtë mënyrë

konkurrueshsmërinë ndërmjet tyrë do të bëj që çmimet e paketave turistike të ulen. Vetëm në

këtë mënyrë vendi ynë mund të bëhet një destinacion atraktiv si për pushesit e huaj ashtu dhe për

ata vendas.

Rritjen e njësive akomoduese

Duhet punuar fort përsa i përket këtij faktori si nga ana e operatorëve privat ashtu dhe nga ana e

atyre shtetëror, në mëyrë që të përmirësohen kushtet e njësive aktuale akomoduese dhe të

ngrihen njësi të reja duke qënë më pranë asaj çka kërkojnë pushuesit.

46

Page 47: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Punësimi Një vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet dhe punësimit, cilësisë dhe mënyrës sesi ky sektor

perceptohet dhe operon, kjo mund të arrihet nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme që duhet t’u

bëhen punëtorëve, rritjen e nivelit të pagave si dhe rritjes së punësimit me orare të plota.

47

Page 48: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

Bibliografia

[1].Agolli,I. (2010). VOA Neës. Shqipëri: Kërkesat e mëdha shtyjnë periudhën e turizmit.

http://ëëë.voaneës.com/albanian/neës/Shqiperi-Kerkesat-e-medha-shtyjne-periudhen-e-

turizmit-101402884.html

[2].Banka e Shqipërisë. (2010). Raporti i stabilitetit financiar për 6- mujorin e dytë të vitit 2010.

[3].Bisht, H.(1994).Tourism in Garhëal Himalaya: ëith special reference to mountaineering and

trekking in Uttarkashi and Chamoli Districts. Accommodation.

[4].Dushi, A. (2010). Turizmi malor, Ofertat në Razme, Vermosh e Theth.

http://ëëë.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/8270/Turizmi-malor-ofertat-ne-Razme-Vermosh-e- Theth

[5].Dëyer,L. & Forsyth,P.(2006). INTERNATIONAL HANDBOOK ON THE ECONOMICS

OF TOURISM. (2006). Public sector investment in tourism infrastrukture.

[6].Dhoma e tregtisë dhe industirsë. Udhëzues mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në

Shqipëri.

http://ëëë.cci.al/index.php?search=Udh%C3%ABzues+mbi+zhvillimin+e+q%C3%ABndruesh

%C3%ABm+t%C3%AB+turizmit+n%C3%AB+Shqip%C3%ABri.+&pg=kerkim

[7].Elliott, J. (1997). Tourism: politics and public sector management

[8].Gusmari. E. , Revista “Monitor”. Nr. 26. (2007). 24 orë në trojet Shqiptare

[9].Hajnu, Sh. , Revista “Monitor”. Nr.23. (2006). Trrokitja e Turizmit

48

Page 49: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

[10].Hallaçi, J. (2010). Si po përfiton Shqipria e veriut nga turizmi. http://ëëë.bbc.co.uk/albanian/neës/2010/10/101025_albania_turizmimalor.shtml

[11].Insituti i statistikës dhe Instituti i shëndetit publik. (2010). Studimi demografik dhe

shëndetsor në Shqipëri 2008-09. Popullsia e familjeve sipas moshës dhe gjinisë.

[12].INSTAT. Punësim. ëëë.instat.gov.al

[13].Kapetaniou. N. (2009). The P roblem of S eso nali t y in C yp rus’ tourism .

http://ëëë.marketingineurope.org/emc/the-problem-of-seasonality-in-cyprus-tourism-100025

[14].Lickorish, L. & Jenkins, C.(1997). An introduction to Tourism.

[15].Ligji për Turizmin Nr.9734 Dt.14.05.2007.

[16].Messina, S.(2010). Gazeta “Koha Jonë” Sfidat e zhvillimit të burimeve. http://ëëë.kohajone.com/html/artikull_57352.html

[17].MTKRS. Evidenca statistikore Janar-Dhjetor 2008.

http://ëëë.mtkrs.gov.al/ëeb/Treguesit_statistikore_te_turizmit_30_1.php

[18].MTKRS. Informacion statistikor per hyrjet daljet e e vizitoreve jo-rezident per periudhen

Janar-Dhjetor 2008.

http://ëëë.mtkrs.gov.al/ëeb/Treguesit_statistikore_te_turizmit_30_1.php

[19].MTKRS. STATISTIKA. Evidencat statistikore Janar-Qershor 2009.

http://ëëë.mtkrs.gov.al/ëeb/Treguesit_statistikore_te_turizmit_30_1.php

[20].Nagle, G. (1999). Tourism, leisure and recreation. Demographic factor

49

Page 50: UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU FAKULTETI …uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2013/01/Ndikimi-dhe-Zhvillimi-i-Turizmit-ne... · turizmit kanë ndikuar një sërë faktorësh të

[21].ODA.(2011).Treguesi i PBB për Frymë i Shqipërisë Krahasuar me Vendet e Rajonit. http://open.data.al/lajme/lajm/id/159/lang/en/Treguesi-i-PBB-per-Fryme-i-Shqiperise-Krahasuar-

me-Vendet-e-Rajonit

[22].Sharma, K. K.(2004) Tourism and socio-cultural development.

[23].Sharpley. R.(2000). The influence of the accommodation sector on tourism development:

lessons from Cyprus http:/ëëë.sciencedirect.com/science/article/pii/S0278431900000219

[24].Shoqata Shqipëtare e Turizmit. (2010, Janar). Buletini Elektronik. Reduktimi i TVSH për

industrinë turistike në Shqipëri. http://ëëë.ata.org.al/english/index.asp?idjadok=436&idd=478

[25].Univeristeti Europian për Turizmin. Festivali Shqipëria është kulturë.

http://euft2.myëeb.al/2011/01/25/rektori-i-euft-dhe-ministri-xhaferaj-ura-bashkepunimi-per- festivalin-%E2%80%9Cshqiperia-eshte-kulture-2011%E2%80%9D/

[26].Victor T. C. Middleton,V.,Fyal, A.& Morgan,M.(2009). Marketing in Travel and

Tourism“The dynamic business environment: factors influencing demand for tourism”

[27].Ëorld Travel&Tourism Council. (2011), Travel & Tourism’s contrib uti on to empl o

yment . http://ëëë.ëttc.org/search/results.php

50