8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, .08.202 VITI I - NR.58 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al “Albpetrol” merr lejen për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit!........................................f.2 Regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore, Noka: Komisionet gati deri më 22 gusht!..................... f.3 Invalidi: Sëmundja e “Parkinsonit” më ndau nga bashkëshortja dhe fëmija!.................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/ Fakulteti i Drejtësisë në SH.L.P “Vitrina”!................f.7 P ërqendrimi është aftësia për të dre- jtuar vëmendjen në përputhje me vullne- tin. Kjo do të thotë kontroll i vëmendjes. Është aftësia për të fokusur mendjen në një subjekt, objekt ose mendim dhe në të njëjtën kohë përjashton nga mendja çdo mendim, ide, emocion dhe ndjesi që nuk ka lidhje. Ai gjithashtu ka kuptimin e aftësisë për të bërë diçka në kohë, në vend që të hidhesh nga një subjekt tek tjetri dhe të hum- basësh vëmendjen dhe energjitë. Përqendrimi është një gjendje në të cilën gjithë vëmendja e dikujt është përqendruar në vetëm një gjë, duke harruar çdo gjë tjetër. Gjatë përqendrimit mendja fokusohet tek objekti i përqendrimit dhe vetëm një mendim e zapton mendjen. E gjithë energjia e mendjes përqendrohet në këtë mendim. Aftësia për të komanduar mendjen dhe për të kontrolluar vëmendjen nuk është e thjeshtë dhe kërkon trajnim. Shumë njerëzve iu mungon aftësia për të kontrolluar vëmendjen e tyre dhe për të fokusuar mendjen vetëm tek një subjekt për një kohë të gjatë. Ata nuk mund ta komandojnë mendjen e tyre për t’u përqen- druar kurdo që ato dëshirojnë. Sidoqoftë për- qëndrimi nuk është aktivitet i rrallë. Ai ndodh pothuajse çdo ditë, tek pothuajse gjithë njerëzit, por është më shumë se një aftësi spontane dhe e pakontrolluar. A e ke vënë re se shumica e fëmijëve nuk të dëgjojnë ty kur ata po luajnë? Ata përfshihen totalisht tek loja e tyre, pothua- jse duke harruar çdo gjë tjetër. Kur lexon një libër që është shumë interesant, ti nuk i dëgjon njerëzit që po thërrasin emrin tënd. Ti i harron gjërat që të rrethojnë dhe humbet edhe sensin e kohës... >> VIJON NË FAQEN 2 Çfarë është përqendrimi? Qendra e Mendimit Pozitiv Koha për t’iu përgjigjur fuqishëm krimit të rrugës! Bashkarisht në një front Policia dhe Populli! Edmond Vlashaj...>>fq.3

Gazeta 77 News Botimi Nr.158

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, .08.202 VITI I - NR.58BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

“Albpetrol” merr lejen për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit!........................................f.2 Regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore,

Noka: Komisionet gati deri më 22 gusht!.....................f.3 Invalidi: Sëmundja e “Parkinsonit”

më ndau nga bashkëshortja dhe fëmija!.................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/

Fakulteti i Drejtësisë në SH.L.P “Vitrina”!................f.7

Përqendrimi është aftësia për të dre-

jtuar vëmendjen në përputhje me vullne-tin. Kjo do të thotë kontroll i vëmendjes. Është aftësia për të

fokusur mendjen në një subjekt, objekt ose mendim dhe në të njëjtën kohë përjashton nga mendja çdo mendim, ide, emocion dhe ndjesi që nuk ka lidhje. Ai gjithashtu ka kuptimin e aftësisë për të bërë diçka në kohë, në vend që të hidhesh nga një subjekt tek tjetri dhe të hum-basësh vëmendjen dhe energjitë. Përqendrimi është një gjendje në të cilën gjithë vëmendja e dikujt është përqendruar në vetëm një gjë, duke harruar çdo gjë tjetër. Gjatë përqendrimit mendja fokusohet tek objekti i përqendrimit dhe vetëm një mendim e zapton mendjen. E gjithë energjia e mendjes përqendrohet në këtë mendim. Aftësia për të komanduar mendjen dhe për të kontrolluar vëmendjen nuk është e thjeshtë dhe kërkon trajnim. Shumë njerëzve iu mungon aftësia për të kontrolluar vëmendjen e tyre dhe për të fokusuar mendjen vetëm tek një subjekt për një kohë të gjatë. Ata nuk mund ta komandojnë mendjen e tyre për t’u përqen-druar kurdo që ato dëshirojnë. Sidoqoftë për-qëndrimi nuk është aktivitet i rrallë. Ai ndodh pothuajse çdo ditë, tek pothuajse gjithë njerëzit, por është më shumë se një aftësi spontane dhe e pakontrolluar. A e ke vënë re se shumica e fëmijëve nuk të dëgjojnë ty kur ata po luajnë? Ata përfshihen totalisht tek loja e tyre, pothua-jse duke harruar çdo gjë tjetër. Kur lexon një libër që është shumë interesant, ti nuk i dëgjon njerëzit që po thërrasin emrin tënd. Ti i harron gjërat që të rrethojnë dhe humbet edhe sensin e kohës...

>> VIJON NË FAQEN 2

Çfarë është përqendrimi?

Qendra eMendimit Pozitiv

Koha për t’iu përgjigjur fuqishëm krimit të rrugës! Bashkarisht në një front Policia dhe Populli!

Edmond Vlashaj...>>fq.3

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

2 E SHTUNË, 11 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA Kjo gjithashtu ndodh kur ti shkruan një letër të rëndë-sishme, shikon një film, luan shah ose letra, ose kur përfshihesh në një aktivitet që ti pëlqen ta bësh, i cili është interesant, ose i kënaqshëm. Kjo tregon që gjendja e një vëmendje të përqendruar është e mundur. Sidoqoftë, përqendrimi i vër-tetë është ndryshe. Është më shumë një proces i vetëdijshëm dhe i menduar, në të

cilin ti fokuson mendjen tënde tek vull-neti, kurdo që ti dëshiron, në çfarëdolloj subjekti, për një periudhë të caktuar kohe, jo vetëm për pak sekonda.

A di tani pak më shumë se çfarë është përqëndrimi?

Të jesh në gjendje të përqendrosh mend-jen është vendimtare për suksesin në çdo fushë të jetës, në çështjet materiale dhe financiare, vetëpërmirësim dhe gjendjen

shpirtërore. Ai të ndihmon ty të shman-gësh të qenit i shpërqendruar dhe kursen kohën dhe energjitë e tua. Ti ke nevojë për atë për të manovruar punët e për-ditshme të jetës, për të arritur qëllimet e tua, për të zhvilluar zakone dhe aftësi të reja, për meditim dhe arritjen e paqes së brendshme.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Menjëherë pas marrjes së detyrës Ministri Vangjel Tavo ka zhvilluar

një takim me bluzat e bardha në qytetin e Shkodrës. Gjatë vizitës së tij, ai bëri një kontroll për punimet që janë duke u bërë në spitalin rajonal të qytetit duke u njo-hur me ecurinë e deritanishme. Spitali verior sipas tij ka një rëndësi të madhe dhe ndodhet në qendër të vëmendjes, pasi i ofron shërbime një numri të madh

personash. Prandaj edhe përmirësimi i mjediseve të spitalit është shumë i nevo-jshëm për të gjithë. Në vitin 2013 do të instalohet rezonanca magnetike dhe do të futet në funksion të plotë telemedi-cina. Përmirësimi i shërbimeve duke përdorur pajisje të reja e bën këtë spi-tal që të jetë edhe më afër plotësimit të nevojave dhe kërkesave të gjithë atyre që iu drejtohen dyerve të këtij institucioni

jetëdhënës. Por në çdo moment që do të shihen padrejtësi do të ketë ndëshkime të rënda. Investimi i bërë në spitalin e Shkodrës është mundësuar nga një kooperim i fondeve të dhëna nga Banka Europiane dhe buxheti i shteti. Nga ky investim pritet që të përmirësohet edhe më tej shërbimi shëndetësor në vend.

Nga Vasilika ZekaPër më tepër: www.77news.al

Në prag të privatizimit kompania shte-tërore e naftës “Albpetrol”, është bërë

më tërheqëse për investitorët. Krahas lejes për furnizimin me energji, kjo kompani ka ma-rrë edhe lejen për transmetimin e gazit dhe shpërndarjen e tij. Enti Rregullator i Energjisë i ka dhënë ‘‘Albpetrolit’’ lejen për aktivitetin e transmetimit të gazit dhe shpërndarjes së tij. Kompania shtetërore e nxjerrjes së naftës ka aplikuar për licensë që në mars të këtij viti, ndërsa në fillim të kësaj jave, pas shqyr-timit të dokumentacionit, është vendosur për dhënien e lejeve për transmetimin e gazit me

shumicë. Kjo leje i jep të drejtë kompanisë që do të privatizojë “Albpetrolin” të transme-tojë dhe të shpërndajë gazin nga gazsjellësi TAP. Më herët “Albpetrol”, ka marrë lejen si furnizues i kualifikuar i energjisë elektrike me shumicë. Me këtë leje kompania mund të blejë energjinë nga rrjeti i transmetimit pa hyrë në marrëdhënie me CEZ, apo mund të blejë energji nga jashtë dhe mund ta shesë atë në tregun vendas. Qëllimi i këtyre masave të qeverisë është ngritja e vlerës së “Albpetrolit” në prag të privatizimit. Vlera e aksioneve të “Albpetrolit” është llogaritur nga konsulentët

e huaj 13.3 miliardë lekë ose rreth 90 milionë euro. Shuma si e tillë është publikuar në dokumentet e tenderit për shitjen e kompa-nisë. Sipas ofertës së shitjes, “Albpetroli” është ndarë në 13 360 997 aksione nominative me një vlerë 1000 lekë secila. Kompanitë që ofro-hen për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës “Albpetrol”, duhet të kenë të paktën 80 milionë euro likuide në cach, ndërsa kapitali i tyre duhet të jetë mbi 100 milionë euro. Disa kompani nafte kanë rritur vlerat në bursa për shkak të interesimit të tyre për blerjen e “Albpetrolit”. Një nga tregtarët më të mëdhenj të aksioneve NASDAQ njof-toi për përmirësim të tregtimit të aksioneve të APIC Petroleum Corporation, për shkak të interesit që ajo ka shfaqur për të blerë të gjitha aksionet e linjës së nxjerrjes së naftës në Shqipëri. Gjithashtu, gazeta ruse “Moscow Time” në një artikull të madh shkruan “Gaz-prom go to Albania”. Kompania ruse ka bërë të ditur zyrtarisht interesin e saj për blerjen e “Albpetrolit”. Mediat ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje privatizimit të “Albpe-trolit”, proces i cili pritet të finalizohet më 7 shtator.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

“Albpetrol” merr lejen për transmetimin dhe shpërndarjen e gazit!

Tavo inspekton punimet në spitalin e Shkodrës!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

E SHTUNË, 11 GUSHT 2012 77 NEWS

Pllaka BEKTESHI

Autostrada Shkodër-LezhëCel:+355 67 23 23 273

Adresa:

POLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ofrohet një vend pune në një agjenci udhëtimesh. Të interesuarat të kontaktojnë në numri ne tel: 068 64 95 901/për më tepër: www.njoftime.com

Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërkuar që brenda datës 22 gusht të

nisë regjistrimi i njësive ekonomike bujqë-sore. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe komunave, Noka ka theksuar se duhet të ngrihen komisio-net e regjistrimit të përhershëm të njësive ekonomike bujqësore dhe të mobilizohet administrata vendore, për të përfunduar me sukses këtë proces që shërben për një mirëmenaxhim të të gjithë territorit. “Ins-titucionet e qeverisë vendore e qendrore

do të mobilizojnë burimet njerëzore dhe logjistike të administratës, do të punëso-hen anketues, kontrollorë e mbikqyrës. Duhet të ngrihen e të fillojnë nga puna komisionet e regjistrimit të përhershëm të regjistrimeve ekonomike. “Jo më vonë se data 22 gusht duhet të fillojnë nga puna komisionet e regjistrimit të ekonomive bujqësore në bashki e komuna. Roli juaj në procesin e regjistrimit është thelbësor, duhet të merrni masat në kohën e duhur për realizimin me sukses të këtij procesi. Ky

ligj rregullon organizimin dhe realizimin e regjistrimit të përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore brenda territorit, duke synuar të sigurojë informacion të përgjithshëm dhe të hollësishëm për një-sitë ekonomike, si dhe të ofrojë të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik", është shprehur Noka.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Më datë 20 Prill Lëvizja Shqipëria e Re kishte kurajon të kërkonte pu-

blikisht pastrimin e rrugëve, qyteteve dhe fshatrave tona nga krimi dhe kriminelët, nga hajdutët dhe xhepistët.Tani kërkohet një angazhim maksimal prej Policisë së Shtetit, por gjithashtu një angazhim mak-simal dhe një kurajo qytetare nga vetë nje-

rëzit e thjeshtë dhe publiku në tërësi, për ta denoncuar krimin dhe kriminelët kudo që të gjenden.

Ne kërkojmë nga Policia e Shtetit që brenda qyteteve, policia ta lërë mënjanë rehatinë e makinave dhe të patrullojnë në këmbë, ashtu sikurse ndodh në Londër, Romë, Zyrich, Stamboll, etj.Të ketë më shu-më prani të policisë me rroba civile, të cilët mund të jenë më aktiv, duke mos u iden-tifikuar totalisht sesa duke qenë të identi-fikuar që në fillim me rrobën e policisë. Kontrollin dhe verifikueshmërinë e punës së përditshme të çdo polici. Shpërblimin e çdo polici mbi arritjet personale dhe të gru-pit ku ai bën pjesë. (sistemi i shpërblimeve duhet të jetë i drejtpërdrejtë, i përditshëm sa herë që ka rezultate konkrete. Policia vetë duhet të ndërtojë një sistem legal të ngritjes së të ardhurave të veta financiare

mbi bazën edhe të sekuestrimeve të mall-rave kontrabandë, apo të pasurive të nje-rëzve që kryejnë krime mafioze apo krime të tjera ordinere.

Duhet sanksionuar në kodin penal që secili që kryen një krim pikësëpari duhet të paguajë një dëmshpërblim financiar shte-tit dhe Policisë së Shtetit, pastaj të paguajë edhe me burg, krimin e kryer. Por nëse do të kishte një ndëshkim edhe financiar mbi krimet ordinere, si dhe një shpërblim të drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit, përkatë-sisht, personalisht policit që bën ndalimin e çdo krimineli ordiner, do të kishim shumë më pak krime ordinere, sepse do të kishim familje më të përgjegjshme, si dhe polici më të motivuar.

Nga Edmond VlashajKryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re

Për më tepër: www.77news.al

Koha për t'iu përgjigjur fuqishëm krimit të rrugës! Bashkarisht në një front Policia dhe Populli!

Regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore, Noka: Komisionet gati deri më 22 gusht!

Edmond Vlashaj

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

E SHTUNË, 11 GUSHT 201277 NEWS

Në kuadër të rritjes së cilësisë universiteti “Vitrina” ofron vende pune full-time për:

Adresa. Vitrina 1, Tiranë Pas Kryesisë së Kuvendit. Vitrina 2. Autostrada Tiranë-Durrës, Kampusi Universitar Vitrina, pranë City Park.

-Pedagoge Msc. me pagë 800 euro në muaj.

-Pedagoge me titull shkencor të mbrojtur: Dr. me pagë 1500 euro në muaj.

-Profesore me titull: As. Prof. me pagë 1700 euro në muaj

- Prof. Dr. me pagë 2000 euro në muaj.

Aplikimet pranohen deri më 5 Shtator 2012, pranë universitetit “Vitrina”.Pranohen nga 7 kandidatë në çdo fakultet të universitetit “Vitrina”.

HISTORI NJERËZOREBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Gruppo Cucine Albania kërkon të punësojë agjent shitjesh. Të interesuarit të kontaktojnë në numri ne tel: 0696258427/Për më tepër: www.njoftime.com

Aktivisti i shoqërisë civile Genc Tepe-lena, 52 vjeç, i cili aktualisht vuan nga

sëmundja e “Parkinsonit”, kurrsesi nuk e kishte menduar se “fatit të keq” me shën-detin e tij do t’i shtohej dhe divorci nga bashkëshortja, e cila nuk e suportoi dot jetesën me një person të sëmurë (sipas Gen-cit). Legjislacioni shqiptar e më saktësisht neni 50 i Kodit të Familjes thotë se midis bashkëshortëve “nga martesa lind detyrimi reciprok për besnikëri, për ndihmë morale dhe material, për bashkëpunim në interes të familjes dhe të bashkëjetesës”. Në fakt, sipas 52-vjeçarit, ky detyrim ligjor e moral ishte i njëanshëm dhe në këto kushte e vet-mja gjë që ka mbetur nga martesa është fëmija 13 vjeç që rrallë e takon babain e sëmurë. Tepelena tregon gjithçka për “77 News”, në lidhje me divorcin, vështirësitë finaciare për të përballuar sëmundjen e tij, si dhe të qenit aktivist në shoqërinë civile.Nga jeni dhe më flisni diçka rreth familjes

suaj? Unë jam nga Tirana. Në vitin 1957 ba-

bai im iku për studime në ish-Bashkimin Sovjetik në Akademinë Ushtarake, kurse nëna ime u paralizua. Në këto kushte unë qëndrova në shtëpinë e fëmijëve në Tiranë. Pasi u kthye babai familja jonë u ribashkua. Theksoj se im atë Agim Tepelena ka qenë Komandant dhe Komisar në Shkollën Ush-tarake Skënderbej. Fatkeqësisht nëna ime qëndroi 48 vjet e paralizuar dhe gjatë gjithë kësaj kohe babai im i bënte asaj shërbim. Në vitin 1993 unë u martova me një vajzë nga Elbasani, por kjo martesë zgjati veç një vit. Në vitin 1999 (kur vdiq babai) unë u martova me një vajzë nga Fieri dhe nga martesa ne patëm një vajzë, e cila aktualisht është 13 vjeç. Por edhe me të u divorcova.Përse u divorcuat?

Këtë herë situata ishte krejt ndryshe. Di-vorci erdhi për shkak se problemet e mia të punësimit krijuan mosmarrëveshje me bashkëshorten. Unë kam mbaruar shko-llën e lartë “Aleksandër Xhuvani”, në Elba-san për letërsi dhe kam qenë i aftë të bëja shumë punë intelektuale. Këto debate më shkaktuan stres si dhe probleme të hiper-tensionit arterial “Parkinson”. Aktualisht kam katër vjet që vuaj nga kjo sëmundje. Në të vërtetë një nga shkaqet e ndarjes është se unë vuaj nga “Parkinsoni”. Njëko-hësisht dhe njerëzit e ish-bashkëshortes ndikuan në ndarjen tonë, pasi i thoshin

vajzës së tyre: “Nuk ke pse të qëndrosh me një person që ka probleme shëndetësore”. Komunikoni shpesh me vajzën tuaj?

Pas zgjidhjes së martesës unë komunikoj rrallë me vajzën, për të cilën më ka marrë malli. Ajo ndikohet nga njerëzit e bashkë-shortes për të mos patur kontakte të shpe-shta me mua. Doja të thoja se sido që të jetë situata në jetën e një çifti, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për të mbrojtur familjen, që është gjëja më e shtrenjtë, pavarësisht problemeve shëndetësore apo shumë pro-blemeve të tjera që mund t’u dalin përpara. Unë do të gjeja forca që herët apo vonë të kontribuoja për familjen. Por nëse do të ndodhte e kundërta, (që të ishte sëmurur bashkëshortja) unë s’do ta braktisja atë deri në vdekje.Prej sa vitesh aktivizoheni me shoqërinë civile?

Prej 16 vitesh unë aktivizohem me sho-qërinë civile, për shkak dhe të fëmijërisë sime. Në të shumtën e rasteve punoj vull-netar. E bëj këtë gjë, sepse vuajtjet e mia nuk dua që t’i përjetojnë të tjerët. Prej 6 vjetësh kontribuoj në “Institutin Kombë-tar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë” në rolin e koordinatorit, ku kam parë shumë virtyte e të drejta që zgjidhen për fëmijët jetimë. Kjo punë mua më largon nga stresi e më mban gjallë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Invalidi: Sëmundja e “Parkinsonit” më ndau nga bashkëshortja dhe fëmija!

Genc Tepelena

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

5E SHTUNË, 11 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Diagonal kërkon të punësojë fizioterapist/e. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

“Përse bie kjo daulle”! Filmi shqiptar i vitit 1969 realizohet në fshatrat e Mir-

ditës nën një rikuizitë vendase, ku fabula i shkonte mozaikut jetësor të këtyre anëve. Imagjinoni një dasëm të madhe tradicio-nale ku krushqit shtegtojnë prej larg me kuaj të zgjedhur nga më e mira racë, me nusen nën duvak, prirë nga krushku i parë. Ndërsa kanë ardhur në oborrin e konakut mbushur plot dasmorë dhe dora toket e faqet përqafen me krushkamëdhenjtë nga pritësit e kësaj dere tradite, tek një ferrë përgjon një pushkë vrastare gjakmarrëse. Kineasti ka qëlluar në shenjë për krushkun-aktor dhe real. Krushku i parë i filmit, nuk mund t’i shkonte më mirë se krushkut të mbi 60 dasmave, i shquar për kuvend e urti në jetën e gjatë dinamike të një malësori gati mitik. Ky krushk i hijshëm shtatnaltë,

Frrok Dodë Krosi i Prosekut, një nga burrat e rrallë mbushi një shekull jetë në këtë vit të shënuar të 100-vjetorit të Pavarësisë, në dasmën e madhe të shtetit shqiptar. Rrëfi-met e tij për këto 100 vite të kaluara janë një “manual historik’ i jashtëzakonshëm, i thjeshtë dhe tejet i sinqertë. Ai ta difton historinë përmes këndvështrimit të vet, me të folmen e qartë dhe të saktë, pa iu larguar të vërtetës për asnjë dekik.

Dera e madhe e Lleshajve!“Kemi qenë derë e madhe. Ndër shekuj

kemi jetu me gja të gjallë e punë bujqësie. Thuhet se i pari i familjes Lleshi këtu e 250 vite kishte mbi 2000 krerë bagëti që i kul-loste në shumë bjeshkë e vërri të Veriut të vendit. Një miqësi që u mbajt ndër mote e që e forcoj e mbajti baca Frrok. Miq kisha në Lurë, por dhe në Kala të Dodës e bajrak për bajrak të Mirditës”, rrëfen ai.

Pasionin e çobanit dhe të bujkut ia kulti-voj vetes që i vogël, një punë që ia ka parë hajrin tash një shekull jetë. Kisha aq shumë dele, sa kur i sillnim në vathë numëronim veç te zezat. Ishte mund i madh për t’i mba-jt, por ne kishim harmoni ndër vëllazën dhe punët e ndara gjithsecili. Shtegtonim në verim me bagëtitë deri në Malet e Dibrës ku kisha miqësi, ndërsa më shumë ka nden-jur në Frash të Nënshejtit me një “tabor” bagëtish, kuajsh e gjë tjetër të gjallë. Në muajin shtator, ngarkoheshin shtatë mus-hka me e sjellë bulmetin tek shtëpia këtu në Rrushkull. Tokën e punonim me kujdes të madh dhe e plehëronim me plehun e bagëtive, ndaj ishte shumë prodhuese.

Qeveritë, as mike dhe as armike! Frrok Dod Krosi, është nga ata burra të

rrallë që jo vetëm se e analizon historinë në mënyrën e vet origjinale, porse ka qenë një personazh, që ka ditur të ecë mirë në “udhë të vet”, duke qenë gjithmonë me të drejtën. Për kohën e Zogut ka afeksionet e veta, duke qenë tejet racional në gjykime. Ka qanë kohë teksa ma e mirë së të tjerat, ndonjë taksë e vogël, por me ndejt rehat tek shtëpia jote, me punu dhe me iu gëzu punëve tuaja. Vrasjet ishin shumë më të ku-fizuara, një xhandar bante zap tan zonën.

Ndërsa në kohën e Enverit e ka pas më pisk. Është ndër të rrallët në Mirditë që disa vite nuk pranoj të hynte në kooperativë. Meqë kishte shumë gja të gjallë, nxjerr fjalën se i kishte kap kandrri bagëtitë si e si mos t’i dorëzonte. Si familje e madhe mbanin mbi 3000 krerë dhe ku delet nu-mëroheshin veç nja 100 të zeza. Bagëtitë i shisnin në Mat e Dibër dhe jetonin mirë.

Përgatitjet për “dasmën 100-vjeçare”! Mund të quhet “dasma e madhe” që po i

përgatit këto kohë bacës Frrok nga të bijtë e tij. E kishte dhe vetë merak për të kapur 100-at dhe tani ka ftuar të gjithë 100-vje-çarët e Shqipërisë, të Kosovës apo kudo ka shqiptarë që t’i vijnë në këtë gëzim të madh më datën 11 gusht, ora 10.00 në Rrëshen. Kur flet për qeveritë, ndihet se e ka fort për zemër Imzot Nikoll Kaçorrin, duke e quajtun burrin ma të rrallë të Pavarësisë dhe Hises së Flamurit.

Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Një krushk 100-vjeçar në këtë 100-vjetor!

PERSONAZH

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

E SHTUNË, 11 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

K ë t o k r i j e s a j a n ë q e n i e t m ë t ë bukura të ujit por është për të ardur keq që janë disa nga krijesat më hel-muese në botë. Ka shumë specie që i përkasin familjes Jellyf ish Box, prej të c i lave t re janë të n johur s i me

të vër tetë të rrezikshëm: Chironex Fleckeri , Carukia Barnesi dhe Malo Kingi. Ata janë shumë tërheqës nëse i shikojmë në ujë, por ju lutem mos shkoni afër sepse të djegin.

Për më tepër: www.newnews.al

Kandili i detit, 1 ndër 10 kafshët më të rrezikshme!

Firma "Pirraci U6" kërkon të punësojë sekretare. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Kur ekspozohen shumë në diell apo edhe duke ndenjur shumë përpara kompju-

terit, pasojat në sytë tuaj janë të njëjta. Sytë tuaj fillojnë t’iu djegin dhe qepallat iu rën-dojnë. Ju këshillojmë disa receta që mund t’i përgatisni në shtëpi, të cilat do t’ju ndihmo-jnë të lehtësoni sytë e lodhur dhe të rigjeni shkëlqimin në sytë tuaj.1. Kompresa me kamomil: Përgatisni një çaj me kamomil dhe lëreni të ftohet. Merrni dy copa pambuku dhe vendosini në çajin kamo-mil, shtrydhini pak dhe më pas vendosini mbi sy dhe lërini për dhjetë minuta. Në rast se nuk ju gjenden produktet e duhura, mund

të përdorni edhe qeset e gatshme për sytë.Shënim: Kamomili përdoret edhe për migrenën si dhe luhatjet e tensionit. Në rast se migrena ju prek më shumë në pjesën e sipërme të hundës atëherë masazhoni tëm-that me lëng kamomili.2. Kompresa me çaj të zi: Hidhni në një filxhan ujë të nxehtë dhe 2 lugë supe çaj të zi. Lëreni për rreth gjysmë ore dhe më pas kullojeni. Kompresat pasi t’i keni vendosur në çajin e ngrohtë, lërini mbi sy për rreth dhjetë minuta.3. Lani dhe masazhoni këmbët: Larja dhe masazhi i këmbëve në disa zona të caktuara ndihmon në çlodhjen e syve. Lajini këm-bët në ujë të ftohtë duke masazhuar zonat më të rëndësishme si: shputën e këmbës, thembrën dhe kyçin e këmbës. Mbushni dy legenë, një me ujë të ftohtë dhe një me ujë të ngrohtë. Vendosini këmbët tuaja për rreth 45 sekonda në ujin e ftohtë më pas vendosini për tri minuta në atë të ngrohtë dhe përsëriteni tri herë.4. Kompresa me bukë dhe vezë: Përzieni disa thërrime buke me një të verdhë veze dhe

me qumësht, derisa të formoni një brumë homogjen. Vendoseni këtë përgatitje mbi sytë tuaj dhe lëreni për rreth njëzet minuta. Hiqeni duke pasur kujdes mos gërvishtni sytë.Shënim: Kjo kompresë ndihmon në çlo-dhjen e syve tuaj, por në rast se nuk shikoni asnjë rezultat, është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.5. Kompresa me argjilë të bardhë: Ndryshe nga argjila jeshile, argjila e bardhë përshtatet për të gjitha llojet e lëkurës edhe për ato më të ndjeshme, pasi ajo është shumë e mine-ralizuar. Përzieni një lugë supe me pluhur argjilë të bardhë me ujë, derisa të arrini një brumë të trashë. Vendoseni këtë brumë mbi sytë tuaj dhe lëreni për rreth 2 ose 40 minuta.Një lojë e vogël për të forcuar sytë tuaj. Me dorën e majtë, mbuloni syrin tuaj të majtë. Me dorën e djathtë, hidhni vertikalisht një top të vogël para jush në kulmin e syrit të dja-thtë dhe priteni. Të njëjtën gjë bëjeni edhe me syrin e djathtë. Përsëriteni disa herë për të dy sytë.

Për më tepër: www.banka-ideve.com

Si t’i ruajmë sytë nga dielli!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

E SHTUNË, 11 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Pespa & Albania Alumin kërkon të punësojë mekanik. Të interesuarit të kontaktojnë në numri ne tel: 068 60 25 575/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ata që kanë pasur ndonjë problem të vogël, sot do e zgjidhin me sukses. Beqarët do kenë aventura dhe flirte.

Demi: Kujdesuni më shumë për pamjen tuaj. Priten takime interesante. Kujdes me shpenzimet.

Binjakët: Beqarët nuk do dëshirojnë të kri-jojnë një lidhje. Sot do të kryeni transaksione të rëndësishme dhe interesante.

Gaforrja: Në planin sentimental duhet të tregoheni sa më vigjilentë. Kujdes gjithashtu edhe me shpenzimet.

Luani: Marrëdhënia në çift sot do të jetë e shkëlqyer dhe do kaloni çaste të bukura bashkë. Financa do të jetë e mirë.

Virgjeresha: Sot duhet të tregoni shumë kujdes, pasi mund të paraqitet disa probleme me financat.

Peshorja: Kujdes sepse partnerit nuk do i pëlqejë aspak imponimi juaj që nxitet nga Urani dhe mund të lindin debate të mëdha.

Akrepi: Në planin sentimental, gjërat shkojnë shumë mirë në çift. Financat me pak probleme por që do të zgjidhen.

Shigjetari: Plutoni do të krijojë probleme. Mos shpenzoni pa kursim sepse do i keni punët shumë keq më vonë.

Bricjapi: Beqarët nën influencën e Më-rkurit do tregohen shumë kërkues dhe do të duan më të mirën.

Ujori: Financat ka rrezik të përballen me pengesa të vështira. Neptuni nuk është në të mirë të anës financiare.

Peshqit: Në çift gjërat mund të shkojnë më së miri. Mos e teproni as me kërkesat. Beqarët do jenë sharmantë.

Projekti ''Vitrina në kampus'' nëpërmjet “77 news” pasqyron punën e Fakultetit

të Drejtësisë ndër vite, duke sjellë këtë me anë të intervistës së përgjegjëses së depar-tamentit të së drejtës publike, zonjushës Dorina Dervishaj.Kur është krijuar dhe çfarë programesh studimi ofron Fakulteti i Drejtësisë?

Fakulteti i Drejtësisë në SH.L.P “Vitrina” ka nisur në vitin 2008. Ky fakultet ofron programin e studimit Bachelor në Drejtësi me një kohëzgjatje prej tre vitesh akade-mike. Programi i studimit ka 180 kredite dhe është ndërtuar në përputhje me Kartën e Bolonjës. Në këto tre vite studentët trajto-jnë lëndë që japin një formim të përgjith-shëm si juristë. Gjithashtu ky fakultet ofron dhe 2 programe Master, Masterin Shken-cor në të Drejtën Civile dhe Tregtare dhe Masterin Profesional në të Drejtën Penale. Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga departa-menti i të drejtës private dhe departamenti i të drejtës publike, krahas Njësisë Kërki-more dhe Shkencore. Stafi i këtij fakulteti

është mjaft i kualifikuar mjafton këtu të përmendim emra si Prof. As. Dr. Pandeli Taçi, dekani i nderuar i këtij fakulteti, por dhe pedagogë të rinj, të cilët kanë përfun-duar studimet e larta në perëndim.Si u përmbyll ky vit akademik për këtë fakultet?

Fakulteti i Drejtësisë ka një peshë të madhe në SH.L.P ‘’Vitrina’’, pasi në për-bërje ka më shumë se 1200 studentë në ciklin e studimeve Bachelor dhe në stu-dimet master. Në përmbyllje të këtij viti akademik, Fakulteti i Drejtësisë në SH.L.P ‘’Vitrina’’ diplomon rreth 365 studentë në programin e studimit Bachelor në drejtësi. Jemi krenarë dhe të lumtur për këtë fakt sepse është brezi i dytë i diplomantëve në Fakultetin e Drejtësisë.Si realizohet formimi i studentëve në praktikë?

Një vend të rëndësishëm në formimin e studentit zë dhe praktika mësimore, e cila zhvillohet gjatë vitit të tretë në fakultetin tonë dhe ndahet në dy semestra. Studen-tët kanë patur mundësi ta kryejnë këtë praktikë në institucione të rëndësishme të drejtësisë, përmend këtu Gjykatën e Kri-meve të Rënda, Gjykatën e Shkallës së Parë, Gjykatën e Apelit por edhe në Ministrinë e Transportit, e më gjerë. Rëndësia e kësaj praktike është se studentëve iu dha mun-dësia të shikonin nga afër se si zhvillohej një proces gjyqësor, apo edhe si funksionon një zyrë ligjore.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Fakulteti i Drejtësisë në SH.L.P “Vitrina”!

Dorina Dervishaj

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.158

8 E SHTUNË, 11 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM!

Deri më 12 Gusht

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1500 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

InfermieriStomatologjiFarmaci

Mjekësi 2000 € = 860 €2000 € = 860 €2000 € = 860 €2000 € = 860 €

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Vasil Todhe është një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e prodhimit

të bulmetrave në qytetin e Përmetit. Ku hyjnë: djathi i bardhë, me dhe pa kripë, dja-thi kaçkavall, me dhe pa kripë, gjalpi i bard-hë dhe i verdhë, gjithashtu me dhe pa kripë, gjiza fantastike, salca e kosit, si dhe dhalla e bardhë, qumështi, me të cilën shuajnë etjen në ditët e nxehta të verës jo vetëm qytetarët e Përmetit, por edhe ata të Tiranës, Fierit, Gjirokastrës. Me bulmetin e nxjerrë nga duart e mjeshtër Vasilit, ushqehen mijëra e mijëra familje në qytetet e lartpërmen-dura, por edhe të gjithë djemtë dhe vajzat që kanë mërguar nëpër botë, në Greqi dhe Itali, Francë, Gjermani, deri në Amerikë dhe për nostalgji, por edhe për t’u ushqyer mirë, vijnë enkas në baxhon e mjeshtër Vasilit. Fëmijët, që ushqehen me djathë, me gjalpë të bardhë e kaçkavall nga ato të baxhos së Vasos, u ndrin fytyra dhe janë shumë të shëndetshëm. Ky pra është pak a shumë portreti i teknologut Vasil Todhe. Fill pas ndryshimeve të mëdha në fillim të viteve ’90, i hyri rrugës së ekonomisë së lirë të tregut dhe investoi, edhe pse në sasi të vogla fillimisht, për të ngritur një punishte modeste për prodhimin e bulmetrave. Vila ku banon ai gjendet në periferi të qytetit dhe Vasili punoi mjaft për të përshtatur disa prej mjediseve të saj në katin e parë, për baxho, ose punishte, për prodhimin e bulmetrave. Qumështi i deles dhe i dhisë grumbullohet në fshatrat e zonës. Kryesisht nga fshatrat malorë dhe me kullota shumë të mira të Frashërit, Dangëllisë, Dhëmbelit dhe Nemërçkës. Ai transportohet me çis-ternë, sillet në dhomat e zierjes dhe pasteri-zimit, por më parë i nënshtrohet analizave laboratorike nga vetë teknolog Vasili, i cili e ka kryer këtë punë për vite me radhë në

Ndërmarrjen Ushqimore të qytetit. Më pas, qumështi dërgohet në dhomat e zierjes. Për një djathë sa më cilësor dhe gjalpë e kaçkavall gjithashtu, Vaso thotë se i duhet të kryejë domosdoshmërisht skremimin e qumështit. Domethënë, i heq yndyrën, më pas kryen stazhionimin, përpunimin e plotë të të gjitha proceseve prodhuese, ose ardhjes së tyre dhe në fund, bëhet ruajtja në kushte frigoriferike e të gjitha produkteve.

Në përfundim, shton ai, merren mostrat dhe dërgohen për analizë në Gjirokastër, në laboratorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në baxhon e mjeshtër Vasos e gjithë puna kryhet në mënyrë artizanale. ‘‘Blini djathë tek Vasili”! Kjo është fjalia që nxit çdo qytetar përmetar.

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Blini djathë tek Vasili në Përmet!

Vasil Todhe