8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 07.12.2012 VITI I - NR.276 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Shqipëria në fokus të investitorëve të huaj, Kryeministri bisedime me tre kompani!................fq.2 Rrëfimi i Nazmie Mollës nga Kavaja: 6 vetë në familje, nuk jemi në gjendje as të ushqehemi!........................fq.4 74-vjeçarja e vetmuar: Lyp çdo ditë për të arsimuar nipin, nuk dua që ai të përfundojë rrugëve!........................fq.5 Greta Koçi e ftuar në Kampusin "Vitrina"!..............fq.7 Përurohet zyra e LSHR në Berat, Loloçi: Vizioni ynë për Ministrinë e Punës,të Turizmit dhe të Diasporës!.fq.8 ...>>fq.2 Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv Si ta doni profesionin tuaj! Valon Murati, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në Kosovë, vlerëson maksimalisht vendimin e Kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë pa kushte, çdo shqiptari! N jë numër i madh studimesh zbu- lojnë që shumica e popullsisë punëtore, në çdo vend, nuk i pëlqejnë profesionet e tyre. Në raste eks- treme, ka edhe nga ata që e “urrejnë” atë për të cilën paguhen. Kur takojmë dikë të ri...>> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 276

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 Newse perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 276

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 07.12.2012 VITI I - NR.276 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Shqipëria në fokus të investitorëve të huaj, Kryeministri bisedime me tre kompani!................fq.2 Rrëfimi i Nazmie Mollës nga Kavaja: 6 vetë në familje,

nuk jemi në gjendje as të ushqehemi!........................fq.4 74-vjeçarja e vetmuar: Lyp çdo ditë për të arsimuar nipin,

nuk dua që ai të përfundojë rrugëve!........................fq.5 Greta Koçi e ftuar në Kampusin "Vitrina"!..............fq.7 Përurohet zyra e LSHR në Berat, Loloçi: Vizioni ynë

për Ministrinë e Punës,të Turizmit dhe të Diasporës!.fq.8

...>>fq.2

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Si ta doni profesionin tuaj!

Valon Murati, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në Kosovë, vlerëson maksimalisht vendimin e Kryeministrit Berisha

për dhënien e shtetësisë pa kushte, çdo shqiptari!

Një numër i madh studimesh zbu-

lojnë që shumica e popullsisë punëtore, në çdo vend, nuk i pëlqejnë profesionet e tyre. Në raste eks-treme, ka edhe nga

ata që e “urrejnë” atë për të cilën paguhen.Kur takojmë dikë të ri...>> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 276

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E PREMTE, 07 DHJETOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 një nga pesë pyetjet e para që e pyesim në një bashkëbisedim, është se çfarë pune bën ai. Dhe, do të kup-toni që do t'ju bëhet edhe ju e njëjta pyetje. Duket diçka automatike, sikur të ishte e kurdisur.

Kjo mund të jetë pjesë e shumë kulturave dhe nuk do të thotë aspak që është diçka e keqe. Por, problemet fillojnë kur personi që pyesni, ka një mendim jo të mirë për punën. Kjo pyetje mund t'i prishë humorin dhe mund të bëhet një pengesë e madhe për të njohur anën e tij të mirë.

Më poshtë ka disa mënyra që çdo njeri mund t'i bëjë për të ndryshuar mendimin që ka për punën.

Komunikoni me kolegët tuaj!Nuk ka rëndësi nëse punoni online ose

shkoni çdo ditë në zyrë. Ajo që ka rëndësi është që ju mundoheni të dërgoni një me-

sazh që ju përpiqeni shumë për të ditur se për çfarë janë të interesuar kolegët tuaj ose çfarë opinionesh kanë për lajmet më të fundit.

Flisni me shefin!Tregojini shefit për arritjet që keni bërë

dhe problemet që keni. Mos u mundoni të kapni çdo mundësi për të shfaqur indinja-tën tuaj ose të ankoheni. Sjellja juaj duhet të jetë “Unë shqetësohem shumë për orga-nizatën sepse jam pjesë e saj.” Shfrytëzojeni kohën që kaloni me shefin për të mësuar se si do t'i bëhen gjërat, ose të përpiqeni të merrni më shumë informacion nga ai. Do të jeni të aftë të zbatoni atë që keni mësuar gjatë rutinës ditore, madje mund ta konsideroni këtë si një proces trajnimi në përgatitjen tuaj.

Bashkohuni me grupin!Lëreni t'ju zhvillohet shpirti bashkë-

punues në grupin tuaj. Kur ju i kushtoni vëmendje gjërave të thjeshta që kolegët tuaj kanë arritur, do t'ju kthehet edhe ju në një formë a një tjetër. Edhe nëse keni një detyrë që duhet të bëhet në mënyrë individuale, mundohuni të kërkoni për një aktivitet që mund t'ju lidhë ju me të tjerët.

Krijoni një vizion!Imagjinoni sikur keni mjaftueshëm

para sa për të ndërtuar një ndërmarrje të madhe, çfarë lloj punonjësish do të donit që të punonin për ju? Kur t'i jeni përgji-gjur kësaj, do të keni një pasqyrë më të qartë se çfarë punonjësi duhet të jeni! Punoni shumë dhe përpiquni të jeni ky lloj stafi dhe do të zbuloni se sa gjëra në zyrë do të fillojnë të ndryshojnë për mirë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

“Ligjet” miratojnë Kryeprokurorin, Llalla: Prioritet lufta ndaj korrupsionit!

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka mi-ratuar kandidaturën e Adriatik Llallës

për prokuror të përgjithshëm. Dekreti i pre-sidentit Bujar Nishani ka kaluar në seancë plenare vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka abstenuar me argumentin se nuk është kundër emrit të kryeprokurorit, por pro-cesit të zgjedhjes së tij, të cilin e ka cilësuar antikushtetues. Gjatë shqyrtimit të kandi-daturës, Llalla ka paraqitur përpara depu-tetëve të komisionit të ligjeve platformën e tij për drejtimin e institucionit të akuzës.

Ai ka bërë të ditur se një nga prioritetet e tij kryesore si kryeprokuror do të jetë lufta ndaj korrupsionit në Prokurori. Sipas tij ka prokurorë, edhe pse të pakët në numër, që janë kthyer në avokatë të krimit. “Suksesi i kësaj sfide prioritare është edhe lufta ndaj fenomeneve anti-ligjore brenda institucio-nit të akuzës. Jam në dijeni të rasteve kur prokurorët në vend që të luftojnë krimin bëhen palë me të, por megjithatë këto janë raste të veçanta. Këto raste njihen nga trupa e prokurorëve dhe qytetarëve dhe krijojnë idenë se përbëjnë shumicën”, ka theksuar

Llalla. Ai ka premtuar bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit duke shtuar se çdo rast do të trajtohet me transparencë të plotë. “Prokurori i përgjithshëm duhet t`i marrë vendimet të pavarura nga krimi dhe politika dhe integriteti është arma kryesore e suksesit”, ka deklaruar Llalla. Të hënën presidenti Bujar Nishani, dekretoi Adria-tik Llallën si Prokuror të Përgjithshëm, pavarësisht debatit të hapur për kohën kur mbaron mandati i kryeprokurores aktuale Ina Rama.

Për më tepër: www.77news.al

Një delegacion i Lëvizjes për Bashkim, i përbërë nga Valon Murati dhe Ku-

shtrim Sheremeti, u prit nga Andi Xhoi, përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.

Me këtë rast Ambasadës shqiptare iu

dorëzuan fletaplikacionet e para për shte-tësi shqiptare të plotësuara nga qytetarët e Kosovës në aksionin e Lëvizjes për Bash-kim për pajisjen e qytetarëve me pasaporta simbolike shqiptare me moton “Një komb, një pasaportë”, aksion ky i zhvilluar më 28 nëntor 2012, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Valon Murati, Sekretar Organizativ i Lë-vizjes për Bashkim, në këtë takim e njoftoi përfaqësuesin e Ambasadës lidhur me ak-sionin dhe interesimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë dhe njëkohësisht e përshëndeti qëndrimin e Kryeministrit shqiptar lidhur me procedi-min në Parlamentin shqiptar të projektli-

gjit për dhënien e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët. Nga ana tjetër, z. Xhoi tha se e ka përcjellë aksionin dhe se e mori përsipër dorëzimin e fletaplikacioneve ins-titucioneve kompetente shqiptare.

Pas pak ditësh, Lëvizja për Bashkim do ta vizitojë edhe Parlamentin shqiptar. Me këtë rast LB do t'ju dorëzojë kartolinat e nënshkruara nga qytetarët e Kosovës deputetëve të këtij institucioni si dhuratë për 100-vjetor, të cilat përmbajnë tekstin e Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në të cilën përcaktohet synimi i shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Për më tepër: www.77news.al

Valon Murati, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në Kosovë, vlerëson maksimalisht vendimin e Kryeministrit Berisha!

Dhënia e shtetësisë pa kushte, çdo shqiptari

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 276

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 510 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

Tring TV sha ofron vend pune SUPORT IT. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE PREMTE, 07 DHJETOR 2012

Abuzimet me çmimet, Bashkia e Tiranës nis monitorimin e tregjeve!

Shqipëria në fokus të investitorëve të huaj, Kryeministri bisedime me tre kompani!

Resurset e Shqipërisë kanë tërhequr vëmendjen e investitorëve të huaj.

Kryeministri Berisha ka zhvilluar takime me përfaqësues të kompanive investitore, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për investime në vendin tonë. Konkretisht, në takime të veçanta, kreu i qeverisë shqiptare ka pritur përfaqësues të kompanisë Bechtel, përfaqësues të Grupit investues e financiar kanadez Das Capital dhe një grup të kompa-nisë italiane Scotta, të cilët kanë parashtruar

vizionin e tyre lidhur me fushat e ndryshme ku mund të investojnë në Shqipëri. Përfaqë-suesit e kompanisë Bechtel, kanë shprehur interes për të bashkëpunuar në projektin e gazsjellësit TAP. Kompania e konsideron shumë të rëndësishëm, si nga pikëpamja gjeopolitike, ashtu edhe nga pikëpamja tek-nike, këtë projekt madhor, i cili nuk mund të konceptohet pa bashkëpunime të gjera të kompanive ndërkombëtare të fushës. Ndër-sa përfaqësuesi i Grupit investues e financiar

kanadez Das Capital, me qendër në Toronto, ka shprehur interes për ngritjen e komplek-seve turistike në bregdet. Gjithashtu sektori i energjisë, si ndërtimi i hidrocentraleve, pri-vatizimi i minierave apo operacione kërkim shfrytëzimi për naftë e gaz kanë tërhequr vëmendjen e këtij grupi. Më tej Kryeministri Berisha priti në takim një grup të kompa-nisë italiane Scotta. Kjo kompani ka interes si në prodhimin, ashtu edhe në instalimin e mirëmbajtjen e impianteve të teknologjive të ndryshme, të ngrohje-ftohjes, hidrosani-tare, pneumatike, etj.. Zhvillimet e ekono-misë shqiptare, ambienti i të bërit biznes dhe fuqia punëtore e kualifikuar, tha ai, na bën të mendojmë për ta shtrirë aktivitetin tonë edhe në Shqipëri. Kryeministri nga ana e tij është shprehur se Shqipëria ofron potenciale të shumta. Ai ka siguruar se mbështetja e qeverisë do të jetë e përhershme, si garanci e suksesit të sektorit privat dhe si kontribut në zhvillimin e vendit.

Për më tepër: www.77news.al

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupet e punës dhe duke filluar nga sot do të

vijojë kontrollet intensive në terren, për të parandaluar çdo rritje abuzive të çmimeve, dukuri e cila shfaqet kryesisht gjatë festave të fund vitit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Petrit Vasili dhe Drejtori i Agjencisë së Mbro-jtjes së Konsumatorit kanë bërë publike sot, të monitorohen jo vetëm çmimet, por edhe vendosja e etiketës, me të gjithë elementët e

saj. Bashkia e Tiranës ka gati edhe projektin e ngritjes së një apo më shumë tregjeve, në zonat kryesore të Tiranës, në rast se do të vihen re abuzime me çmimet. “Bashkia e Tiranës është e përgatitur dhe ka marrë të gjithë masat, që këtë vit, ashtu sikundër një vit më parë, ajo të ngrejë në një kohë shumë të shpejtë, në mënyrë të menjëhershme, në rast se do të konstatohet problematika e abu-zimit dhe spekulimit me çmimet, edhe të një

tregu provizor për artikujt ushqimorë dhe fruta-perimet, në mënyrë që festat të jenë sa më të gëzueshme për qytetarët e Tiranës dhe të mos përballen me abuzivitete të panevo-jshme të cilat rëndojnë buxhetet familjare”, është shprehur Vasili. Nënkryetari i Bashkisë informoi më tej se në grupet e punës të këtij viti do të jenë edhe përfaqësues të njësive bashkiake, të cilët kanë në varësi tregjet.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 276

77 NEWS

Euro Alb Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Nderimi. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E PREMTE, 07 DHJETOR 2012

Rrëfimi i Nazmie Mollës nga Kavaja:

6 vetë në familje, nuk jemi në gjendje as të ushqehemi!

Ka ardhur që nga Kavaja në Qendrën Drejtësi dhe Solidaritet që të kërkojë

ndihmë për jetën e saj. Nazmie Molla, nënë e 5 fëmijëve, është në prag të humb-jes së banesës. Shtëpia dhomë e kuzhinë ku ajo banon, është blerë nga Fondacioni "Nxënësit e Jezusit" në Kavajë që në 2003-in. Apartamenti që ndodhet në lagjen "Sharrë", pranë tregut të fruta-perimeve, ka kushtuar 17 milionë lekë të vjetër, por që të bëhet i saj, duhe t’i paguajë 9 milionë lekë fondacionit.

Ndërkaq, për 10 vjet ajo ka paguar 50 mijë lekë të vjetra çdo muaj. Më poshtë po japim detajet përmes intervistës së Nazmie Mollës. Një fondacion fetar iu ka bërë dhuratë gjysmën e çmimit të një apartamenti dhe tani po iu kërkon gjysmën tjetër.

Pse ata e bënë këtë gjë për ju? Sepse isha jashtë fare, rrija me familjen

rrugëve, me 5 fëmijë dhe bashkëshortin. Flinim stolave të lulishteve. Unë e frekuen-toja kishën dhe një ditë ata më bënë këtë propozim. Kanë kaluar nëntë vite që nga ajo kohë, por nuk i kam grumbulluar dot 9 milionë, bile nuk kam paguar dot as qeranë, siç e kishim lënë sipas kontratës. Vjet, dola në televizionin e Kavajës dhe njerëzit më dhuruan 600 mijë lekë që pagova qeranë e vitit të shkuar. Çfarë iu kanë thënë misionarët fetarë në kushtet e pamundësisë për të shlyer pjesën e detyrimit ndaj fondacionit të tyre?

E kanë marrë vendimin në maj 2012 dhe sipas vendimit, kjo shtëpi i mbetet përfundimisht fondacionit, nëse unë nuk i shlyej 9 milionët brenda vitit 2013. Pas kësaj, besoj që do të më nxjerrin, sepse më kanë pritur shumë. Unë nuk jam në gjendje as të ushqehem, jo të paguaj miliona. Jetoj me lista. Çfarë artikujsh përmban lista juaj ushqi-more?

Më të lirët e dyqaneve. Miell, bukë, sheqer, oriz, makarona, vaj, kripë, fasule, patate. Fruta asnjëherë, vetëm kur i jep dikush fëmijëve. Më merr frika me ardh mëngjesi, dreka, darka. Një tmerr i për-ditshëm i pafund, çfarë t’u jap fëmijëve. Mendoj sikur të merrte fund kjo jetë dhe të niste gjithçka nga e para. A keni kërkuar ndonjë punë ju dhe burri

juaj, a keni kërkuar në bashki dhe në zyrat e punës në Kavajë?

Po, por më thonë që nuk ka. Unë dhe burri, kur gjejmë ndonjë punë në të zezë, shtyhemi. Burrit tim, edhe në një punë që kap, ia ha hakun tjetri, e shfryëzojnë jashtë mase, merr shumë më pak sesa mundimi. Ai është kokulur. Punët që bën, janë punë me lopatë, hamall, nëpër kanale, në ndër-tim. Para vitit të ri, vjet, më futën në punë për 3 muaj, fshija rrugët e qytetit, nuk më dhanë rrogat. Erdhën gazetarët e "Top Channel" dhe pastaj i mora lekët. Ka qenë dita e parë e shkollës, kur dola më gjithë tabelë, "Dua punë, dua shtëpi për fëmijët! " E vetmja ndihmë që dha bashkia, më futi fëmijët në shkollë. Kryetari i bashkisë më bleu librat e fëmijëve. Këmbët e fëmijëve të mi janë si ato të Lulit të vocërr që kemi lexuar dikur në shkollë. Merrni ndihmë ekonomike?

Marr një herë në 2-3 muaj. Herë 50 mijë, herë 60 mijë, herë 40 mijë. As vetë nuk e dimë se si na e llogarisin. Kur i marr ato, nuk kam ku t’i jap më parë. Disa herë e kam çuar nëpër mend vetëvrasjen. Disa herë kam shkuar në spital në gjendje të rëndë, një herë paraliza nervore më mori komplet krahun.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Nazmie Molla

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 276

77 NEWS

Piazza Restaurant ofron vend pune Recepsioniste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE PREMTE, 07 DHJETOR 2012

74-vjeçarja e vetmuar:

Lyp çdo ditë për të arsimuar nipin, nuk dua të përfundojë rrugëve!

Është 74 vjeç, e vetme endet çdo ditë në kryeqytet, shtrin dorën para kalim-

tarëve të rastit dhe kërkon lëmoshë për të mbijetuar. Kjo grua e moshuar quhet Myzejen. Ajo vjen nga qyteti i Korçës dhe banon e vetme në Tiranë, në një banesë që sipas saj nuk ka as orenditë më të domos-doshme për të jetuar normalisht. Gëzon një pension minimal, i cili nuk i del as për të përballuar barnat që duhet t'i marrë për të kuruar sëmundjen në zemër. "Kur njeriu plaket nuk i shërben as dreqit", shprehet ajo, duke tundur kokën e mbuluar me shami të bardhë, me fytyrën e strukur, aty ku koha ka gdhendur rrudhat që simbolizo-jnë jo vetëm procesin e plakjes, por edhe vuajtjet që rrëfen. Nuk i pëlqën të shfaqet pasi dikur ajo shprehet se nuk ka qënë si sot, e përbuzur, e hedhur në rrugë pa asnjë përkrahje. "Kam punuar, kam patur dinji-

tet por jeta shpesh herë është e padrejtë, madje mizore. Rrethanat e çojnë një person drejt greminës ose drejt parajsës", rrëfen e moshuara. Në një intervistë për Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, ajo ndalet tek problemet e shumta ekonomike që duhet t'i përballojë si dhe bën apel për të pasur më shumë përkujdesje për moshat e treta të cilat jetojnë të braktisuara ose në kushte të vështira.Pse keni ardhur këtu në kryeqytet dhe si është jeta juaj?

Eh moj bijë, nuk kam ardhur nga qefi por nga halli. Im bir më ka vdekur, bashkëshor-tja e tij është larguar dhe më ka lënë një nip të vogël për të cilin duhet të kujdesem. Nuk kam patur kurrë përkrahje. Bashkëshorti im është ndarë nga jeta herët dhe më ka lënë të ve në një moshë të re. Dikur kam punuar në fabrikë, por mosha bën të vetën.

Sot ndihem e pafuqishme. Jetoj në kushte të vështira, mbi të gjitha më mungon ush-qimi. Marr shumë pak para të cilat nuk më dalin as për të blerë ilaçet e jo më për të përballuar veten dhe nipin. Keni kërkuar ndihmë?

Nuk kam ku të kërkoj ndihmë, pasi është e kotë. Nëse do të kërkoja, do ma merrnin nipin dhe asgjë tjetër nuk do më bënin. Më thonë, pensionin e ke, ç'kërkon më tepër. Ky është realiteti ku ne jetojmë. Kohët janë të vështira. Trembem se nëse një ditë nuk do të jem më, kush do të kujdeset për nipin tim, i cili është dhjetë vjeç. Edhe pse unë lyp, ndihem mirë vetëm për faktin se e çoj djalin në shkollë. Pasi nuk dua që ai të përfundojë rrugëve. Dua të bëj një jetë me dinjitet. Kujt i bëni apel?

I bëj apel institucioneve në vend, por edhe shoqërisë. Varfëria duket kudo, mjaf-ton të hedhësh sytë dhe kudo ka lypës, fë-mijë, të moshuar, gra, vajza e djem të rinj. Çfarë duhet të bëjmë ne nëse nuk gjejmë përkrahje askund? Apo duhet të vdesim? E vështirë duket e ardhmja kur përpara teje e ke pjatën bosh, kur gdhihesh i pangrënë dhe me shpresën se nesër do të takosh nje-rëz bujarë, që do të falin lëmoshë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 276

6 77 NEWS

Mali Sh.p.k.

Adresa: Kodër Marlekaj, Rruga Bec Patami, Lezhë e-mail: [email protected] Tel: +355 67 20 18 418+355 68 20 111 93

Letra e Napoleonit për Kremlinin shitet 187 mijë euro!

Genti H ofron vend pune Juriste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E PREMTE, 07 DHJETOR 2012

Nëse gjuha televizive rezulton të jetë joedukative, djemtë dhe vajzat që

priren të shohin mjaft televizionin kanë tendencën të ambientohen me një lloj gjuhe të ashpër me fjalor të rëndë. Një ndi-kim i tillë sjell për pasojë rritje të sjelljeve agresive tek adoleshentët e ditëve të sotme.

Studimi i bërë nga psikoanalistja angleze, Susie Orbach hodhi edhe një hipotezë tje-tër, nëse në të vërtetë ishin të rinjtë e dhun-shëm që ndiqnin programe me një gjuhë të ashpër televizive, por më pas u vërtetua se hipoteza e parë qëndronte më shumë nga ana statistikore.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Fjalori i ashpër në televizion ndikon në agresivitetin e adoleshentëve!

Një letër e rrallë me një kod të veçantë të Napoleon Bonapar-

tit, që daton në vitin 1812, u shit në një ankand me çmimin 187 mijë euro, rreth 10 herë më shumë se çmimi i saj fillestar. Letra e koduar e Bonapartit i drejtohej ministrit të tij të Jashtëm, ku deklaronte qëllimet për të hedhur në erë Kremlinin. Kjo deklaratë 200-vjeçare e perandorit francez u shit bashkë me kopjen e deshifruar. Drejtori i shtëpisë së ankandeve “Osenat”, Zhan Kristof Shatanjer, tha se: “Letra është shumë e rrallë, e shkruar me kode, si një lloj

shërbimi sekret. Napoleoni ishte në Moskë, në një kohë shumë të vështirë për të. Qyteti ishte djegur e shkretuar. Cari kishte ikur. E kështu ai vendos të largohet nga Moska, por më parë jep urdhrin të hidhet në erë Kremlini”. Sipas Shatanjer, impakti më i madh ishte forca e fjalës së perandorit francez: “Është ora tre dhe do të hedh në erë Kremlinin”, niste letra e tij. Napoleoni, përpara se të largonte ushtrinë, shkatërroi muret dhe kullat e ndërtesës.

Enerida Hoxhawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 276

777 NEWS

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ngjarje të papritura do të ndodhin në jetën tuaj sot. Mos harroni se këto ngjarje do të jenë një tregues për mundësitë që do të vijnë në të ardhmen.

Demi: Do të kaloni nëpërmjet një pro-cesi të jashtëzakonshëm rritjeje. Përqendro-huni te kjo dhe shikoni se ku nevojitet të bëni disa ndryshime.

Binjakët: Sot mund të përballeni me disa persona, të cilët posedojnë pushtet dhe që mund t’ju sfidojnë.

Gaforrja: Merrni përgjegjësi për vepri-met tuaja. Nëse jeni i dhënë pas aventu-rave, atëherë do të keni një ditë të ngjeshur.

Luani: Përpara se të hyni në veprim, eksploroni të gjithë opsionet me kurajë. Mos kini turp nga ndryshimet.

Virgjëresha: Ju presin mundësi të shumta dhe ju nuk duhet t’i injoroni ato.

Peshorja: Bëjini sytë katër sot. Janë disa mundësi të mira që ju presin dhe që janë në dorën tuaj nëse do t’i arrini ato.

Akrepi: Merrni në dorë jetën tuaj. Duhet të hyni në veprim sa më parë në lidhje me çështjet sentimentale.

Shigjetari: Mos kini turp nga e panjo-hura. Kuptoni potencialin që keni, për të bërë ndryshime në jetën tuaj.

Bricjapi: Ndodheni në një moment ku mundësitë do të jenë të shumta ditën e sotme. Ndryshime të mëdha priten.

Ujori: Ka shumë energji përreth jush ditën e sotme. Kjo do t’ju nxisë që të bëni një ndryshim rrënjësor në jetën tuaj.

Peshqit: Duhet të bëni aleanca, për të arritur suksesin e nevojshëm. Largohuni nga rutina e përditshme.

Profil 2009 ofron vend pune Inxhinier. Dërgoni CV në: gjergji_besmir@yahoo com / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE PREMTE, 07 DHJETOR 2012

E ftuar në Kampusin "Vitrina" Greta Koçi, Kryetare e Forumit Rinor të PD dhe artiste e mirënjohur!

Këngëtarja Greta Koçi është e ftuara e radhës në Kampusin Universitar Vi-

trina. Një takim mjaft i rëndësishëm nën titullin "Greta Koçi, Politika dhe Arti", mblodhi rreth vetes mjaft studentë dhe pedagogë. Përveç kontributit të madh në fushën e artit, konkretisht në muzikë, prej gati dy vitesh Greta është bërë pjesë e jetës politike në vend. Aktualisht znj. Koçi është Kryetare e Forumit Rinor të PD. Në pritje të së ftuarës ishin drejtuesit kryesorë të sta-fit akademik të Sh.L.U.P “Vitrina”, si edhe Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, z.Edmond Vlashaj. Zv. Rektori Dr.Teki Kurti, pasi i uroi mirëseardhjen të ftuarës, bëri prezantimin e jetës artistike e politike të znj. Greta Koçi dhe të arritjeve të Sh.L.U.P "Vitrina", duke u ndalur në prioritetet e saj. Znj. Koçi, pasi përgëzoi punën e arritjet e Shkollës së Lartë Private "Vitrina", u ndal në momentet krye-sore të jetës së saj. "Për mua sot është një ditë e veçantë, pasi kam ardhur në Kampu-

sin më të madh të dijes’’, tha znj. Koçi. Në këtë takim pjesëmarrësit kishin mundësi të zhvillonin një bashkëbisedim me këngëta-ren e mirënjohur. “Pas dhjetë vitesh karrierë artistike dua të përqendrohem më tepër në interesat që kanë studentët dhe publiku në angazhimin tim në politikë’’, u shpreh znj. Greta Koçi. Ajo theksoi se fillimi në politikë e ka zanafillën në ftesën që i ishte bërë nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, së cilës ajo i ishte përgjigjur duke u angazhuar me përkushtim. "Besoj se me anë të punës dhe përkushtimit tim në këtë forum të rëndë-sishëm, i jam përgjigjur besimit që më është dhënë nga lideri i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha’’, u shpreh Koçi. Pyetjes se a duhet të ketë prurje të reja në politikë, ajo iu përgjigj pozitivisht por njëkohësisht theksoi vlerat e pazëvendësueshme të liderit të PD duke e cilësuar z.Sali Berisha, të palodhur, duke i treguar vëmendje gjithsecilit, me një karakter të hekurt dhe moral të shëndosh familjar, si karakteristika të një lideri të suksesshëm. Në fund ajo u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të jenë sa më aktivë dhe të angazhuar në politikë. "Ju falënderoj dhe e vlerësoj shumë mikpritjen tuaj dhe e them me bindje që pas kësaj dite ju do jeni ndër miqtë e mi më të mirë’’, u shpreh në fund të këtij takimi znj. Greta Koçi. Në përfundim të takimit të ftuarës iu dhurua paketa"Jeto shëndetshëm" nga Msc.Elisabeta Gjonpalaj, Koordinatore e QMTP dhe e projektit "77 Club".

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 276

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E PREMTE, 07 DHJETOR 2012

Loloçi: Vizioni i LSHR-së për Ministrinë e Punës,të Turizmit dhe të Diasporës!

Përurohet zyra koordinuese në Qarkun e Beratit

Shqipëria e Re ka përuruar zyrën koor-dinuese në Berat, pas hapjes së disa

zyrave të tjera në qytetet kryesore të ven-dit. Kjo zyrë do të jetë qendra e të gjitha degëve të këtij qarku. Çerçiz Loloçi, nën-kryetari i LSHR-se falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre në këtë event të rëndësishëm për këtë qark. "Dua të përcjell te ju përshëndetjen e kryetarit të Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vla-shaj'', u shpreh Loloçi. Sipas tij, kjo zyrë është në vazhdën e zyrave të tjera të hapura në rang qarku në Vlorë, Shkodër, Durrës, Kukës dhe Korçë. ''Kjo zyrë do të jetë një shtab për degët e partisë në këtë qark, duke përfshirë qytetet, qytezat, komunat, me synimin që ne si lëvizje të hyjmë në zgje-

dhjet e ardhshme parlamentare, sigurisht në aleancë me Partinë Demokratike dhe të luftojmë që në çdo qark të kemi së paku një deputet'', u shpreh Loloçi. Në vijim të fjalës së tij, ai u ndal te disa nga synimet e kësaj force politike dhe atë që ajo ofron për vendin tonë. "Lëvizja Shqipëria e Re do të fokusohet te tre dikastere kryesore, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në Ministrinë e Diasporës dhe në Ministrinë e Punës'', tha nënkrye-tari i LSHR-së. Për sa i përket këtyre minis-trive, z. Loloçi tha se kjo forcë politike do të punojë intensivisht për të sjellë diçka të re, duke i shndërruar këto ministri në institucione të rëndësishme për zhvillimet e sotme shqiptare. ''Politika të veçanta,

dikastere të veçanta kanë nevojë të riplo-tësohen dhe të jenë më afër interesave të shqiptarëve'', tha Loloçi. Më tej, ai u ndal në disa nga sfidat dhe politikat që ka LSHR për ministrinë e Punës. ''Sot, kjo ministri është kthyer në një zyrë të të papunëve, ndërsa ne nëpërmjet tryezave me qytetarë, takimeve me ekspertë të fushës kemi për-gatitur një program që mund të sjellim ndryshime pozitive duke gjetur mënyrën që kjo ministri të jetë në shërbimin e nje-rëzve, duke ndërtuar politika që nxisin punësimin'', u shpreh n/kryetari i LSHR-së. Ministria e Diasporës, një koncept i ri si institucion, por tepër i nevojshëm është një tjetër pikë e cila merr shumë vëmendje nga kjo forcë politike. ''Ne kemi përgatitur një program dhe mendojmë të japim një kontribut, duke pasur si synim kryesor që në këtë dikaster të ri të ndërtojmë një urë lidhëse për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen'', u shpreh Loloçi në përurimin e zyrës së LSHR-së në Berat. Vizioni tjetër i Lëvizjes Shqipëria e Re është mbi MTKRS-në, e cila ka nevojë për ndryshime të thella. ''Kjo ministri ka rëndësi në fushën e turiz-mit, kulturës, sportit dhe padiskutim për rininë. Duhet që edhe kjo ministri të ketë një rikonceptim dhe të funksionojë siç duhet'', tha Loloçi. Në fund të këtij takimi, z. Loloçi bëri të ditur se LSHR-ja do të jetë e pranishme në këtë qark po aq sa edhe në qarqet e tjera të vendit, duke bërë përpjekje maksimale për të sjellë diçka ndryshe nga ajo që ka sjellë sot politika shqiptare.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re