8
B azuar në mjekë- sinë kineze, janë pesë tipe personali- tetesh. Megjithëse ne të gjithë kemi pak nga secili persona- litet, kemi nga një (ndonjëherë dhe dy, në varësi të personit) që përshtatet më shumë se të tjerët. Të dini se çfarë personaliteti keni, kryesisht iu ndihmon të kup- toni se çfarë lloji dizanji të brendshëm keni më shumë qejf. 1.Dinamikët! A jeni ju një person shumë aktiv? A hidheni nga shtrati në mëngjes, të gatshëm për ta filluar ditën me intuziazëm dhe optimizëm? A jeni praktik, të arsyeshëm, konkurent, të disiplinuar dhe të organizuar? A jeni duke punuar shumë për të arritur apo për të plotësuar diçka që është shumë e rëndësishme për ju? Nëse po, ka mundësi që ju të përfitoni sa më shumë nga një mjedis me një dekor të thjeshtë. Rrëmuja iu çmend, ndërsa rregulli dhe pastër- tia iu sjellin një ndjenjë paqeje dhe qartësie. Ju ndoshta doni të jetoni në një shtëpizë në formë trungu, ose në një shtëpi me mure të larta dhe me shumë pemë dekorative. Arti dhe fotografitë e natyrës, iu ushqejnë shpirtin dhe iu relaksojnë. 2.Ëndërrimtarët! A jeni ju shumë të pavarur? Keni nevojë për liri dhe reflektoni shpesh për jetën tuaj dhe e gjeni veten shpesh të humbur në ëndrra? A krenoheni për një intuitë të shkëlqyer? A iu pëlqejnë diskutimet filozofike për jetën? A jeni kreativ, artistik apo edhe pak dramatik? A jeni këmbëngulës, të vendosur dhe të fokusuar? Nëse jeni i tillë, ju do të përfitonit më shumë nga një mjedis ku do të kënaqeni në qetësinë e ujit; mund të jetë një jetesë e thjeshtë në buzë të liqenit ose pranë një oqeani, ose të keni një ujëvarë apo pishinë në >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E MARTË, 30.10.2012 VITI I - NR.238 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kryeministri Berisha: Liberalizim maksimal tregut energjitik!..................................................fq.3 Rrëfimi i Lulëzim Maksutit: “Djali na lindi maleve të Greqisë, s'kemi lekë për gjyq që ta regjistrojmë!”..fq.4 Vëzhgim në spitalin nr.6, Tiranë: Peripecitë e pacientëve mes mjekëve dhe shitësve ambulantë!..................fq.5 Në Kampusin Universitar "Vitrina" u organizua seminar me z.Eltion Parruca!..............fq.7 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Personaliteti Juaj! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qeraja tatimore do të na shpëtonte nga presioni i rryshfetit! Flet sipërmarrësi Kanaçi:

Gazeta 77 News Botimi Nr.238

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

Bazuar në mjekë-sinë kineze, janë

pesë tipe personali-tetesh. Megjithëse ne të gjithë kemi pak nga secili persona-litet, kemi nga një

(ndonjëherë dhe dy, në varësi të personit) që përshtatet më shumë se të tjerët. Të dini se çfarë personaliteti keni, kryesisht iu ndihmon të kup-toni se çfarë lloji dizanji të brendshëm keni më shumë qejf.

1.Dinamikët!A jeni ju një person shumë aktiv? A hidheni

nga shtrati në mëngjes, të gatshëm për ta filluar ditën me intuziazëm dhe optimizëm? A jeni praktik, të arsyeshëm, konkurent, të disiplinuar dhe të organizuar? A jeni duke punuar shumë për të arritur apo për të plotësuar diçka që është shumë e rëndësishme për ju?

Nëse po, ka mundësi që ju të përfitoni sa më shumë nga një mjedis me një dekor të thjeshtë. Rrëmuja iu çmend, ndërsa rregulli dhe pastër-tia iu sjellin një ndjenjë paqeje dhe qartësie. Ju ndoshta doni të jetoni në një shtëpizë në formë trungu, ose në një shtëpi me mure të larta dhe me shumë pemë dekorative. Arti dhe fotografitë e natyrës, iu ushqejnë shpirtin dhe iu relaksojnë.

2.Ëndërrimtarët!A jeni ju shumë të pavarur? Keni nevojë për

liri dhe reflektoni shpesh për jetën tuaj dhe e gjeni veten shpesh të humbur në ëndrra? A krenoheni për një intuitë të shkëlqyer? A iu pëlqejnë diskutimet filozofike për jetën? A jeni kreativ, artistik apo edhe pak dramatik? A jeni këmbëngulës, të vendosur dhe të fokusuar?

Nëse jeni i tillë, ju do të përfitonit më shumë nga një mjedis ku do të kënaqeni në qetësinë e ujit; mund të jetë një jetesë e thjeshtë në buzë të liqenit ose pranë një oqeani, ose të keni një ujëvarë apo pishinë në >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE MARTË, 30.10.2012 VITI I - NR.238

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kryeministri Berisha: Liberalizim maksimal tregut energjitik!..................................................fq.3 Rrëfimi i Lulëzim Maksutit: “Djali na lindi maleve të

Greqisë, s'kemi lekë për gjyq që ta regjistrojmë!”..fq.4 Vëzhgim në spitalin nr.6, Tiranë: Peripecitë e pacientëve

mes mjekëve dhe shitësve ambulantë!..................fq.5 Në Kampusin Universitar "Vitrina"

u organizua seminar me z.Eltion Parruca!..............fq.7

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Personaliteti Juaj!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qeraja tatimore do të na shpëtonte nga presioni i rryshfetit!

Flet sipërmarrësi Kanaçi:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1kopshtin tuaj. Ju har-liseni më shumë në hapësira të mëdha dhe në dhoma të hapura, kjo është arsyeja se përse vënia e shumë pasqyrave në dhomat më të vogla që keni iu ndihmon të ndjeni sikur keni më shumë hapësirë. Luksi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për ju; të laheni në një vaskë të madhe Jacuzzi apo të shtriheni në një shtrat të stërmadh, patje-tër që do të bënte ndryshim në mirëqënien tuaj.

3.Dashamirësit!A jeni ju një person i durueshëm,

diplomat dhe realist? A jeni bujarë, të kujdesshëm dhe dashamirës? A e ndjeni se ju kujdeseni më shumë për persona të tjerë sesa për veten? A iu pëlqejnë festat familjare, festat me shoqërinë apo të “cha-toni” me njerëz nga e gjithë bota? A iu pëlqen të udhëtoni? A i vlerësoni gjërat që mbajnë kujtime dhe vlera sentimentale?

Nëse po, ju do të përfitoni nga një mje-dis shumë komod. Juve iu pëlqen t'i keni afër të gjitha gjërat tuaja të preferuara, si: fotot e shokëve dhe të familjes, koleksio-net, suveniret nga udhëtimet që keni bërë dhe kujtime të tjera të këtij lloji. Iu pëlqen shumë të uleni në një karrige të rehatshme në fund të ditës, ku mund të shijoni një meze të lehtë, një film apo një libër best-seller. Juve iu pëlqen të keni një vend të

rehatshëm, ku të gjithë shokët dhe miqtë tuaj të vijnë t'iu vizitojnë. Kuzhina është një nga mjediset më të rëndësishme për ju dhe ndiheni mirë kur mbani balancën duke mbajtur pranë çdo gjë që ju doni, por njëkohësisht duke i mbajtur edhe sa më pastër, edhe pse nuk mund të jetë aq e thjeshtë.

4.Të ndjeshmit!A jeni të ndjeshëm ndaj mjedisit dhe çdo

gjëje që ndodh rreth jush, ndoshta më shu-më se të tjerët? A iu pëlqen t'i oragnizoni gjërat, t'i mbani të pastra dhe të rregullta dhe të acaroheni kur janë të hallakatura? A jeni të informuar për njerëzit që iu rretho-jnë dhe për ndjenjat e tyre edhe nëse nuk ua shfaqin? A jeni zemërmirë, mikpritës që kënaqeni me miq e shokë, po që nuk mund të jetoni pa hapësirën tuaj? A jeni pak vizionar dhe deri diku idealist?

Në këtë rast, ka mundësi që ju të përfi-toni nga një mjedis minimalisht me shumë hapësira shtesë. Ju ndiheni mirë kur jeni të rrethuar nga ngjyra të zbehura, neutrale dhe metalike dhe irritoheni kur ka ngjyra të ndezura apo shumë lëvizje rreth jush. Teorikisht, ju do t'iu pëlqente të jetonit në majën e një kodre, me shumë hapësirë dhe ajër të freskët. Iu pëlqen t'i mbani gjërat e pastra dhe të sistemuara në mënyrë që të ndiheni më mirë.

5.Amatorët!A jeni persona të harlisur dhe plot jetë,

të mbushur me një pasion të madh për jetën? A janë familja dhe shoqëria më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër dhe a iu pël-qen të jeni në qendër të vëmendjes? A keni një pasion të pakufishëm dhe një energji për të përjetuar gjëra të reja? A iu pëlqe-jnë ndryshimet dhe argëtimi? A iu duket sikur keni shumë ide fantastike dhe jeni të gatshëm për të filluar projekte të reja dhe të përfshini shumë njerëz në të?

Nëse jeni të përshkruar si më lart, atëherë ka mundësi që të përfitoni nga një mjedis me një arkitekturë dhe dekor të pazakontë. Ju ndiheni mirë kur jetoni në një mjedis me pajisje avant-garde, me një art unik dhe eksentrik dhe me ngjyra drithëruese, që iu bëjnë të ndiheni të gjallë. Duke qënë se po punoni në shumë projekte njëkohësisht, do të keni një zyrë me shumë tavolina, që iu japin mundësinë për të punuar pak në njërin projekt dhe të shkoni te tjetri pa qënë të detyruar t'i pastroni gjërat duke i gjetur aty ku i patët lënë. Juve iu pëlqen të ndryshoni shumë shpesh dekorin për rreth jush, qoftë thjesht duke lëvizur pajisjet apo duke e dizenjuar plotësisht nga fillimi.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 30 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Pas shkrimit për turizmin bregdetar në Shqipëri të medias prestigjioze

ndërkombëtare, Al Jazeera, Shqipëria ka qenë në fokus të National Geographic.

"Shqipëria, në qendër të vëmendjes" titu-llohet shkrimi, ku Shqipëria që feston një shekull pavarësi, vend ballkanas me stabili-tet, çmohet për debutimin turistik botëror.

Autori i shkrimit citon një banore të kryeqytetit, e cila saktëson se Deti Jon shtrihet në pjesën jugore të rivierës shqip-tare, ku kodrat e mbuluara me ullinj tako-jnë detin e kristaltë. Ajo rekomandon pla-zhe të vogla si Pasqyrat apo Livadhi. Vend të veçantë në shkrim zë edhe Butrinti, pjesë e trashëgimisë botërore, një vend i mbushur me histori, për të cilin poeti romak Virgjili e ka quajtur si "Troja e vogël".

Përveç kësaj, "National Geographic" shkruan se malet në pjesën veriore të Shqipërisë, në parkun kombëtar të Thethit, ofrojnë një pamje mahnitëse. Fshati Theth, sipas shkrimit, dëshmon për të kaluarën e vështirë, ku kullat ishin strehë për gjakësit. Por, tani këto kulla shërbejnë si hane, ku përjetohet mikpri-tja e famshme shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

National Geographic:

Shqipëria çmohet për debutimin turistik botëror!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

377 NEWS

Qeveria shqiptare është e vendosur të adaptojë çdo rregull që tregu i ener-

gjisë në Shqipëri të ketë konkurrence të ndershme. Kështu është shprehur krye-ministri Sali Berisha në konferencën “Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit”. Ai ka theksuar se tregu

energjetik shqiptar pritet të bëhet edhe më i konkurueshëm pas miratimit të paketës së tretë energjetike, konform rregullave të Bashkimit Europian.

Në konferencën e mbajtur për këtë çës-htje, ka deklaruar se investimet e fundit në këtë sektor i kalojnë 2 miliardë euro, ndërkohë që e vuri theksin në liberalizi-min e tregut energjetik dhe rregullat për të mbrojtur interesat e qytetarëve. “Mbro-jtja e konsumatorit, duhet të mbetet një qëllim madhor i kësaj pakete, liberalizimi maksimal i tregut, ndezja e konkurrencës së lirë”, ka theksuar Berisha.

Duke e konsideruar energjinë si rëndësi parësore, shefi i qeverisë theksoi se vendi ynë do të jetë një prodhues kryesor i saj me ndërtimin e 443 hidrocentrale në vend. “Vitin e ardhshëm fillon ndërtimi i hidro-centraleve në kaskadën e Devollit. Këtë vit përfundon hidrocentrali i Ashtës, i cili për-

bën veprën më të madhërishme, me tur-binat matriks, investim prej 200 milionë euro. Shqipëria ndjek dhe do të ndjekë me vendosmeri rrugën e diversikimit të këtij tregu, i cili nënkupton përdorimi në burimeve të tjera për energjinë elektrike”, ka deklaruar kryeministri. Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi e ka konsideruar paketën e tretë të energjisë si një hap të rëndësishëm, sepse vendos stan-darde për energjinë dhe vendos rregulla për mbrojtjen e konsumatorit. Konferenca “Tregu dhe Infrastruktura Energjetike dre-jt Integrimit”, ka shqyrtuar dhe miratuar paketën e tretë të energjisë, e cila përm-ban një sërë reformash rregullatore në këtë sektor, në mbrojtje të bizneseve dhe të konsumatorëve.

Për më tepër: www.77news.al

Pak ditë pasi trupa e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka marrë zyr-

tarisht detyrën, ambasadori i OSBE-së Eu-gen Wollfarth ka zhvilluar një takim me kryetaren Lefterie Lleshi dhe nënkryetarin Denar Biba. Mbarëvajtja dhe standardet e zgjedhjeve të vitit 2013 kanë qenë temë diskutimi në këtë takim.

Ambasadori Wollfarth e ka vënë thek-sin tek bashkëpunimi teknik, për të arri-tur standardet më të larta në zgjedhjet e ardhshme. Gjatë një prononcimi për shtyp, ai shprehu besimin që ekzistojnë përbërë-sit për zgjedhje të mira. “Ky ishte takimi

im i parë me zonjën Lleshi si kryetare e KQZ-së dhe zotin Biba si nënkryetar i tij. Është shumë e rëndësishme për zgjedhjet e 2013-ës, që të ekzistojë një frymë e mirë bashkëpunimi teknik.

Pas këtij takimi jam i bindur se ekzisto-jnë elementët më të mirë që ata të japin zgjedhjet më të mira të mundshme vendit. Pritet të vijnë vëzhguesit nga ODIHR për zgjedhjet e 2013-ës dhe së bashku me pre-zencën e OSBE-së janë disa projekte duke u diskutuar. Në fakt, kjo mbështetje për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përm-ban edhe elementët e ndihmës teknike. Siç

thashë, jam i bindur se do ketë përgatitje shumë të mira dhe mendoj se elementi më i mirë është fryma e bashkëpunimit dhe unë mendoj se është”, ka deklaruar Wollfarth.

Ditën e premte, trupa e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilloi mbledhjen e parë, ku u zgjodh nënkryetari dhe u mor vendimi i parë për dhënien e mandatit të deputetit Auron Tares, i cili i bashkohet grupit parlamentar socialist në vend të Andis Harasani.

Për më tepër: www.77news.al

E MARTË, 30 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 720 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 5 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Shpëtimi ofron vend pune Inxhinier Informatik. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Wollfarth: Bashkëpunim teknik për zgjedhje me standarde në 2013-ën!

Berisha: Liberalizim maksimal tregut energjitik!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

77 NEWS

Në një të shtunë pazari, ata i gjen në rrugën “Jordan Misja”, nëpër rrugicat e

Hipotekës, pranë Burgut të Tiranës dhe Tre-gut të Gjësë së Gjallë. Në këto tregje plaçkash e rangullash ku takon njerëz të komuniteteve të ndryshme, mund t’i gjesh të tëra format e varfërisë, e cila merr shpesh edhe trajta si kjo. Njerëz të parregjistruar nëpër regjistrat e Gjendjes Civile, që nuk figurojnë askund si të gjallë. Ka nga ata që lindin dhe vdesin, kalojnë në këtë jetë pa lënë gjurmë, me fatin e “hiçit”. Në komunitetin rom dëgjon edhe histori të tilla gjyshërish të ikur nga kjo botë e të papërcjellë me një certifikatë vdekjeje. Po me të gjallët, ç’do të bëhet?... Lulëzim Maksuti është një baba rom, që nuk dëshi-ron t’u japë fëmijëve një fat të tillë. Ka katër fëmijë, njërin prej të cilëve nuk ia njeh ligji. Historia e tij është paksa e veçantë, sepse djali (të cilit i ka vënë emrin Franci), nuk ka lindur në maternitet, madje, as në një shtrat shtëpie, nuk ka pasur personel mjekë-sor që ta deklarojë qoftë edhe si shifër dhe si

emër siç është praktika, “mashkull të gjallë të lindur”. Lulëzim Maksuti tregon se si erdhi i biri në jetë: “Me gruan ecnim maleve të Greqisë si refugjatë, me ditë e me netë të tëra. Ajo ishte shtatzanë dhe shpesh na duhej të qëndronim e ta zgjatnim kohën. Më kujto-het ajo natë kur na lindi djali, ishte natë e ftohtë. Përveç meje dhe asaj, nuk ishte njeri tjetër. E mbështolla djalin me pallton time. Derisa kemi arritur në Greqi, kemi hequr shumë keq me fëmijën e porsalindur”. Më tej, babai rom na tregon se në Greqi kanë qenë pa letra, domethënë pa leje qëndrimi dhe nuk ishte e mundur ta rregjistronin djalin. Ai e dinte nga përvoja me fëmijët e mëparshëm, se duhet t’i regjistrosh brenda muajit që nga dita e lindjes. Por që të bëhej kjo, i duhej të kthehej prapë në Shqipëri pas aq sakrificash. “Nuk mund të ktheheshim pas. Luftonim për kafshatën. Fshehurazi kemi ndenjur në Greqi dhe kur u kthyem prapë këtu, djali ynë, Franci, ishte bërë gati 5 vjeç. Shkuam ta regjistronim të dy bashkë me gruan, por na thanë që duhet të nxirrte kartën e identitetit nusja. E nxori edhe kar-tën e identitetit, bëmë letrat që na kërkuan, por si përfundim nuk na i morën për bazë”. Lulëzim Maksuti thotë se në Gjendjen Civile të Njësisë Bashkiake nr.5 e kishin drejtuar në rrugën gjyqësore. I kishin thënë se veç gjyqit nuk mund të bëhej asgjë për të regjis-truar fëmijën, gjë që e parashikon ligji. Por në pamundësi për të paguar 400 mijë lekët e vjetra që i duheshin për gjyqin, siç thotë vetë ai, djali mbeti i parregjistruar. Sot është 12

vjeç. “Franci ynë nuk ka asnjë letër, asnjë të drejtë, thotë i ati. As nuk e arsimojmë dot”. Pyetjes nëse Franci ka mësuar të shkruajë e të lexojë, ai i përgjigjet se di diçka, pasi sho-qata e romëve e ndihmoi të fuste djalin për pak kohë shoqërisht në shkollë, por pa letra. Tek shkolla “26 Nëntori” në rrugën Irfan Tomini, sipas babait, e mbajtën ca kohë, e pranoi mësuesja në klasë me vullnetin e saj të mirë, që fëmija të mos mbetej analfabet. “Franci ka nisur ta kuptojë, se të mos jesh me asnjë letër në shtet, nuk është gjë e mirë. Kur unë i them ndonjëherë, që nuk të njeh shteti përveç nesh si prindër dhe vëllezërve të tu, i mbush sytë me lot. ‘Po pse, më pyet, pse baba nuk më rregjistrojnë? Unë ja ku jam, kam edhe emër dhe mbiemër. Nuk më besojnë po t’u them se jam djali juaj?’ Kështu Franci 12-vjeçar me nënë e baba dhe me vëllezër në sofër, nuk është ende një shtetas shqiptar dhe nuk ka mundur të përfitojë si çdo fëmijë nga sistemi i vaksinimit falas dhe nga pë-rkujdesja shëndetësore. Nëse prindërit nuk e rregjistrojnë, ai do të rritet si një njeri pa të drejta, pa liri politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Kur të mbushë moshën, as nuk do të përfitojë dot një vend pune ku kërkohen të dhënat e identitetit, as ndihmë ekonomike.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 30 TETOR 2012

LN TRAVEL & TOURS ofron vend pune part time AGJENT MARKETINGU. Dërgoni CV në email: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Rrëfimi i Lulëzim Maksutit, babait rom:

“Djali na lindi maleve të Greqisë, nuk kemi lekë për gjyq që ta regjistrojmë!”

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

77 NEWS

Kjo është pamja që sodisin mbrapa spi-talit nr 6-të, dhjetra pacientë të shtuar

në pavione të ndryshme si kardiologjia, hematologjia, gastro-hepatologjia etj. Në restaurim e sipër, ky institucion shëndetësor duket se ende nuk e ka marrë pamjen e një spitali të vertetë. Teksa hyn brenda, realiteti si vizualisht ashtu edhe i rrëfyer nga pacientë e familjarë të shumtë, mbetët problematik. Mungesa e higjenës në tualete, lagështia dhe zhurma pasi punimet vazhdojnë, janë të dukshme. Në anën tjetër, sheh dhoma të mbipopulluara me pacientë, një invalid që endet midis pavioneve duke shitur me një tepsi në dorë byrekë si dhe një repart dia-lize, i cili është mbipopulluar nga qytetarë të ardhur nga të gjitha zonat e Shqipërisë për të kryer dializën pa të cilën ata rrezikojnë seriozisht jetën. Nga bisedat e tyre mëson his-tori nga më të ndryshmet por e përbashkëta mbetet veç sëmundjes, situata e vështirë ekonomike e cila i ka rënduar së tepërmi këta hallexhinj. Disa prej tyre hezitojnë të shprehen, por nëse i pyet për trajtimin apo

nëse kanë dhënë para, nëpërmjet lëkundjes së kokës e nënkuptojnë një situatë të tillë. Ka edhe “guximtarë" të cilët siç shprehen iu ka ardhur "shpirti në majë të hundës" e nuk po durojnë dot. F.K është një 40-vjeçare nga qyteti i Burrelit, ajo ka shtuar motrën e saj, pasi prej kohësh kjo e fundit vuan nga vesh-kat. Kjo familjare rrëfen orvatjet midis spita-lit të Burrelit dhe të Tiranës si dhe bisedat e bëra nëpër korridore me familjarë të tjerë ose ndryshe siç i thotë ajo "bashkëvuajtësit" që u ka rënë fati të kenë të afërm për kurim në këtë pavion. E motra e F.K., pas dy operimesh të kryera në Burrel, ende vazhdon të ketë pro-bleme me veshkat. Atje, sipas qytetares, nuk janë dhënë shumë para, pasi mjekët i kishin të njohur nga miqtë e tyre. Ndërsa këtu në kryeqytet ende nuk e dinë me saktësi se sa do t'iu japin bluzave të bardha. "Në Burrel, motra u operua dy herë, por si përfundim ende vuan. Nuk na kanë dhënë ndonjë sqa-rim, thjesht na thanë që duhet të shkoni në Tiranë. Para nuk iu dhamë shumë, vetëm nga një kafe pasi, disa miq të familjes tonë njërin nga mjekët e kishin të tyrin. Tani erdhëm në Tiranë, kemi tre ditë dhe sinqerisht ende nuk e dimë sa do japim, edhe pse në biseda që kemi bërë me familjarë të ndryshëm të cilët ashtu si dhe ne kanë të shtruar të afërmit e tyre një operim shkon deri tek treqind mijë lekë të vjetra", rrëfen F.K. Bisedat midis fa-miljarëve janë rreth parave dhe medikamen-teve të blera nga xhepi. Mungesa e barnave pohohet nga shumë prej tyre, të cilët madje thonë se ato më të kushtueshmet nuk janë

pjesë e listës së rimbursimit dhe as të asaj të spitalit. Një fakt i tillë i ka çuar këta të fundit drejt farmacive me recetë në dorë. "Ja unë sot jam detyruar të blej një ilaç, i cili kushton 40 mijë lekë të vjetra, plus edhe nja dy të tjera pasi spitali nuk t'i ofron. E keqja është se këto nuk janë as në kategorinë e atyre barnave që rimbursohen. Si unë ka edhe shumë të tjerë. Marrim para borxh dhe blejmë ilaçe, ç'të bëjmë, fati jonë", shprehet një i moshuar nga Elbasani i cili ka shtruar bashkëshorten në pavionin e veshkave. Histori të ngjashme dëgjon edhe në pavionin e kirurgjisë. Veç f luksit të pacientëve dhe familjarëve në dhoma të vogla, bisedat mblidhen vetëm rreth çështjes së parave. Spitali të përngjan me një treg ku bëhen oferta dhe kërkesa. E çuditshme është se askush nuk ankohet ose të kërkojë llogari se përse një person duhet të rihyjë në operacion dhe mbi të gjitha kush ka qënë shkaku. Një 56-vjeçar nga Rrësheni rrëfen se bashkëshortja e tij është operuar brenda 10 viteve 7 herë. Ai tregon se çfarë ka ndodhur si dhe për paratë që ka dhënë. Varfëria ndoshta e ka bërë këtë hallexhi të mos mendojë aq gjatë për pasojat e këtyre operimeve të shpeshta. "Bashkëshortja më është operuar 7 herë, merreni me mend sa para kam dhënë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 30 TETOR 2012

FM GROUP ËORLD MLM ofron vend pune Marketing. Dërgoni CV në email: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

IliadaHotel

[email protected] [email protected]

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Vëzhgim në spitalin nr.6-të në Tiranë:

Peripecitë e pacientëve mes mjekëve dhe shitësve ambulantë!

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

77 NEWS

Pesë arsye pse femrat kanë më ftohtë se meshkujt. Gratë janë më pak të mbroj-

tura nga i ftohti. Femrat kanë një volum më të vogël trupor dhe dhjami i tyre nuk mbron siç duhet organet e brendshme, për më tepër femrat kanë më pak muskuj që ndihmojnë trupin të nxehet. Gratë janë relativisht më të vogla se burrat ndaj kanë një raport të pafavorshëm mes sipërfaqes dhe vëllimit. Për shkak se burrat kanë më pak lëkurë për kilo-gram peshë trupore kjo i ndihmon ata që të mos humbasin të nxehtin. Gratë kanë lëkurë më të hollë se burrat, kështu që trupi gjatë të

ftohtit e tërheq më shpejt gjakun brenda për të mbrojtur organet e brendshme. Gratë kanë më pak muskuj se burrat. Muskujt prodhojnë dhe shpërndajnë të nxehtin. Tek gratë dhjami për-qëndrohet në vith, kofshë dhe gjoks. Kurse tek burrat, dhjami përqëndrohet kryesisht ne bark duke nxehur më shumë oganet e brendshme. Gratë djegin më pak kalori se burrat për të mbajtur në nivelin e duhur metabolizmin, për këtë arsye ato prodhojnë më pak nxehtësi.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Firma arkitekturore ruse Remistudio ka marrë konceptin e biosferës të kri-

juar nga dora e njeriut dhe shkuan pranë

detit me vizionin për “Hotelin Arkë” plus-kues mbi ujë. I dizenjuar për të përba-lluar baticat, valët e mëdha prurëse dhe nivelet e rritura të oqeanit, gjithashtu për të përballuar tërmetet dhe fatkeqësi të tjera natyrore, koncepti i hotelit do të pluskojë dhe do të funksionojë i pavarur në sipërfaqen e ujit, duke siguruar një mjedis të gjelbër dhe të vetëmbajtur për miqtë, të cilët ndoshta, nuk kanë për t’u larguar kurrë.

Arka, e frymëzuar në formë guaske ka një sistem të barabartë ngarkese harqesh dhe kabllosh të cilat sigurojnë një shpër-ndarje të peshës që përballon tërmetet, ndërkohë që struktura e parafabrikuar lejon një konstruksion të lehtë dhe të shpejtë.

Kopshti i brendshëm është një zonë relaksi për pushuesit pasi ka efektin e

një sere dhe në të hyn aq dritë sa është e nevojshme për të përmbushur nevojat e bimëve.

Dizajni gjithashtu ka integruar qeliza diellore fotovoltaike, një sistem të mble-dhjes së ujërave të shiut dhe një strukturë që është e mbrojtur me ethyltetrafluo-roethylene (ETFE) vetëpastruese dhe ricikluese, i njëjti material i përdorur në Qendrën Ujore të Pekinit.

Përveç eko-kredencialeve, është një di-zajn madhështor që duket sikur ka dalë direkt nga skenat e një filmi me fantazi.

Arka është dizenjuar nga Remistudio me asistencën e Programit “Arkitektura për Eleminimin e Fatkeqësive” si pjesë e Unionit Ndërkombëtar të Arkitektëve.

I.Haziziwww.banka-ideve.com

E MARTË, 30 TETOR 2012KURIOZITETE

Adresa: Autostrada Rrogozhinë - Kavajë,

në hyrje të qytetit të Kavajës

Cel: +355 68 20 98 176e-mail: [email protected]

Pse femrat kanë më shumë ftohtë se meshkujt?

Oazi në det: Koncepti i Hotelit Arkë!

Kompania FINAL ofron vend pune Consumer Credit Portfolio Analyst. Dërgoni CV në email: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

77 NEWS

Qëndra Multidisiplinare e Terapisë Pozi-tive organizoi Seminarin me temë: “Me-

todologjia MGSC+, aplikimi i lojës psikoso-ciale në terapi grupi”. I ftuar në këtë seminar ishte z. Eltion Parruca, Trainer Psiko-social dhe Konsulent i Terapisë Pozitive. Në këtë seminar ishin të pranishëm Msc. Elisabeta Gjonpalaj, Esmeralda Hoxha, koordinatore marketingu dhe Fabiola Dalipaj dietologe, përfaqësuese të "Club 77", Përfaqësues nga Banka e Ideve, Znj.Kozeta Zavalani, peda-gogë e studentë të tjerë. Profesori shpjegoi para studentëve objektivat e prezantimit se cfarë është metodologjia MGSC+, si proçes i të mësuarit përmes lojës. Kjo metodë është aplikuar në Shqipëri që prej vitit 2009 me anë të shoqatave joqeveritare. Z. Parruca shpjegoi se “Psikoterapia pozitive” synon vendosjen dhe ruajtjen e ekuilibrit në katër dimensione të jetës. Ai u shpreh se arritja e rehabilitimit dhe e mirëqënies psiko-sociale të fëmijëve, të rriturve në nevojë, arrihet

përmes terapisë në grup. Në këtë seminar u zhvillua dhe një lojë duke futur në punë bashkëpunimin ndërmjet studentëve. Pasi loja përfundoi, ato u ulën dhe filluan të bëjnë pyetje, si: -Vëzhgimi (si ndiheni pas lojës, shprehin emocionet, si lidhet kjo lojë me situatën e jetës). -Inventarizimi. -Inku-rajimi situacional (cilat aftësi identifikohen tek vetja). -Verbalizimi (se për cfarë individi është i vetëdijshëm që të ndryshojë). -Zgjeri-mi i synimeve (si do të ishte ndryshe jeta nëse nuk do të kishte probleme). Loja shërben që fëmijët të shprehen ndryshe, të tregojnë atë që ndjejnë. Në nivel grupi duhet të kemi më tepër komunikim, për të ndarë informa-cione në grup ashtu si në lojë dhe në jetën reale. Aty paraqiten momente reflektimi në konceptet individuale se përse mendojmë ashtu, ballafaqimin e ideve dhe mendimeve me njëri-tjetrin.

Për më tepër: www. 77news.al

E MARTË, 30 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 480 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 5 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Do konfliktoheni kot së koti me atë që keni në krah sot dhe kjo do e prishë gjithë ambientin e ngrohtë që ishte krijuar.

Demi: Do jeni më romantikë gjatë kësaj dite, ju që jeni në një lidhje, do përjetoni emocione të veçanta.

Binjakët: Respektojeni më tepër lirinë e tjetrit sot nëse doni që klima në çift të jetë e ngrohtë.

Gaforrja: Venusi, perendesha e dashu-risë do e mbrojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të këndshme dhe të mbushura me emocione të mëdha.

Luani: Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të jetë paksa e trazuar gjatë kësaj dite.

Virgjëresha: Duhet të bëni çmos sot që të ruani mirëqënien në jetën tuaj në çift. Mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët rreth rro-tull, por bëni atë që ndjeni.

Peshorja: Ata që do jenë më realistë sot do kenë edhe më shumë fat në dashuri.

Akrepi: Jeta sentimentale sot jo vetëm që nuk do ketë asnjë problem por do jetë edhe e mbrojtur. Më në fund do i rigjeni ngjyrat dhe freskinë që iu mungonte.

Shigjetari: Do e keni më të lehtë sot të kuptoheni me atë që keni në krah. Prano-jini gabimet tuaja.

Bricjapi: Nuk do ketë asgjë për t’u shë-nuar në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite.

Ujori: Ditë mjaft e ndërlikuar kjo e sot-mja për jetën tuaj në çift. Tregohuni pak më tolerantë.

Peshqit: Një person shumë tërheqës do të shfaqet gjatë kësaj dite dhe do iu tundojë pa masë.

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në Kampusin Universitar "Vitrina" u organizua seminar me z.Eltion Parruca!

Eltion Parruca

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.238

8 77 NEWS E MARTË, 30 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Koncepti i qerasë tatimore i propozuar nga Lëvizja Shqipëria e Re përmes plat-

formës së saj politike, është përshëndetur nga sipërmarrësi Albion Kanaçi. Gjatë një inter-viste për “77 News”, ai shprehet se qeraja tati-more do ta shpëtonte nga presioni i rryshfetit. Fakti që sipërmarrësi e ka të përcaktuar që në fillim detyrimin që do t'i paguajë shtetit, për zotin Kanaçi është një lehtësim. Ai thekson se kjo do të shtojë sipërmarrjet në vend sepse sipërmarrësit do të ndjehen më të sigurtë dhe të qetë.Cili është opinioni juaj mbi qeranë tati-more?

Sistemi tatimor aktualisht nuk është në gjendje të mirë. Tatimet janë shumë të larta dhe deri diku të papërballueshme nga sipër-marrësit. Informaliteti është shumë i lartë. Disa biznese paguajnë në mënyrë të rregullt dhe disa të tjerë nuk paguajnë fare. Gjithash-tu administrata tatimore ka shumë njerëz të korruptuar në përbërjen e saj. Propozimi i Lëvizjes Shqipëria e Re për qeranë tatimore

më duket pozitiv dhe shumë i mirë. Do të ishte shumë mirë të kishte një taksë fikse sepse biznesi do ta kishte të qartë se sa kishte për të paguar. Mendoj se me qeranë tatimore do të kemi shtim të numrit të bizneseve. A do të ndjeheshit më i lehtësuar nëse do ta kishit të përcaktuar që në fillim të vitit detyrimin që do t'i paguanit shtetit gjatë gjithë vitit?

Patjetër që do të ndjehesha më i lehtësuar nëse do ta dija që në fillim se sa kam për të paguar. Aktualisht, na dalin taksa nga të gji-tha anët, tatimet nga njëra anë, bashkia në anën tjetër. Kështu jemi në dilemë, se çfarë do të ndodh të nesërmen. Nuk jemi të qetë. Nëse do ta dimë që në fillim se sa kemi për të paguar atëherë do të ndjehemi më të sigurt, sepse mund të planifikojmë shpenzimet tona. LSHR propozon që të ketë vetëm një ins-titucion që kontrollon mbarëvajtjen e sis-temit. Jeni dakord ju me një propozim të tillë?

Do të ishte mirë që xhiroja të kontrollohej

me anë të kasës fiskale dhe të kishte vetëm një institucion që kontrollon. Inspektorët tatimorë janë burim korrupsioni, prandaj mendoj se duhet të ishte vetëm polici tatimor që kontrollon. Nëse ne do të jemi në rregull me kasën, atëherë nuk ka arsye pse të kemi frikë, apo të ndjehemi nën presion. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, duke i rik-thyer 2% të shpenzimeve vjetore, është një tjetër masë që propozohet për të garantuar funksionimin e sistemit. Sa efiçente ju du-ket një masë e tillë?

Kjo masë besoj se do të ndikonte ndje-shëm në uljen e informalitetit. Motivimi i qytetarëve për të marrë faturën për çdo blerje është në të mirë të të gjithëve. Fatura i shërben jo vetëm qytetarit, por edhe sipër-marrësit. Më duket një propozim shumë inkurajues për ndërgjegjësimin e të gjithëve për të kërkuar faturën. Për të garantuar funksionimin e sistemit LSHR propozon dy masa, njëra prej të cilave është sekuestrimi i biznesit në rast se polici tatimor konstaton një transaksion të vetëm pa faturë. Biznesi i sekuestruar i kalon 50% shtetit dhe 50% policit tatimor. Mendoni se kjo masë do të ndikojë në uljen e infor-malitetit?

Mendoj se kjo masë do të jetë akoma më funksionale. Asnjë sipërmarrës nuk do të rre-zikonte të gjithë mundin e tij ndër vite për një faturë të padeklaruar. Masa të tilla besoj se do të luftojnë korrupsionin dhe nëse do të zbatohen me korrektësi shumë shpejt, ky fenomen nuk do të jetë më shqetësim për Shqipërinë.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Kanaçi: Qeraja tatimore do të na shpëtonte nga presioni i rryshfetit!

Albion Kanaçi

Qeraja Tatimore, flet sipërmarrësi