8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MARTË, .09.202 VITI I - NR.89 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ligji për arsimin, Berisha: Arsimi privat është një vlerë për Shqipërinë!.........f.2 Senajda, piktorja mirditore 14 vjeçare, që po mahnit me pikturën e saj!............f.3 Intervistë/Hoxha: Resurset minerare të qytetit duhet të menaxhohen në bazë të ligjit!..................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Jeton Kërtolli: Praktika më ka bërë profesionist!...........................f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.4 N jerëzit gjith- monë kërkojnë për mrekulli, por ato nuk shohin gjërat evidente. Ato janë një mrekulli e krijimit dhe dashurisë. Çdo frymëmarrje e tyre dhe çdo rrahje zemre tingëllon me të mrekul- lueshmen. Këtu është lista e disa mrekullive në jetën tuaj: 1. Ju keni një sistem imun që iu mban ju gjallë në prani të të triliona viruseve të ashpra dhe mikrobeve. 2. Ju keni sy që iu lejojnë të shikoni. 3. Keni veshë që iu lejojnë të dëgjoni. 4. Keni një tru që ka fuqi të palimituara për të krijuar dhe imagjinuar. 5. Keni veshka që mbajnë trupin tuaj në një balancë të qëndrueshme uji. 6. Keni mushkëri që thithin oksigjen dhe nxjerrin dioksid karboni. 7. Keni një sistem qarkullues që shpërndan oksigjen dhe ushqim në çdo qelizë të trupit tuaj. 8. Keni 24 kromozome që përmbajnë 30,000 gjene që iu bën ju ato që jeni. Nga koka deri te maja e këmbës tuaj, ju jeni një mrekulli. Sa herë që ju mendoni që keni nevojë për një mrekulli, qëndroni para pasqyrës dhe hidhini një sy vetes. Ju jeni mrekullia më e madhe. Ju duhet të filloni t'i merrni mrekullitë per- sonalisht dhe të prisni një mrekulli çdo ditë. Nuk është mjaftueshëm të pranosh faktin që ju jeni një mrekulli nga koka deri tek këm- bët... >> VIJON NË FAQEN 2 Ju jeni një mrekulli! Më mashtruan vëllezërit, prokuroria nuk heton! Konfliktet në familje, Luka:

Gazeta 77 News Botimi nr 189

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi nr 189

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MARTË, .09.202 VITI I - NR.89BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ligji për arsimin, Berisha: Arsimi privat është një vlerë për Shqipërinë!.........f.2 Senajda, piktorja mirditore

14 vjeçare, që po mahnit me pikturën e saj!............f.3 Intervistë/Hoxha: Resurset minerare të qytetit

duhet të menaxhohen në bazë të ligjit!..................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/Jeton Kërtolli:

Praktika më ka bërë profesionist!...........................f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.4

Njerëzit gjith-monë kërkojnë

për mrekulli, por ato nuk shohin gjërat evidente.

A t o j a n ë n j ë mrekulli e krijimit

dhe dashurisë. Çdo frymëmarrje e tyre dhe çdo rrahje zemre tingëllon me të mrekul-lueshmen.

Këtu është lista e disa mrekullive në jetën tuaj:

1. Ju keni një sistem imun që iu mban ju gjallë në prani të të triliona viruseve të ashpra dhe mikrobeve.

2. Ju keni sy që iu lejojnë të shikoni. 3. Keni veshë që iu lejojnë të dëgjoni.4. Keni një tru që ka fuqi të palimituara për

të krijuar dhe imagjinuar. 5. Keni veshka që mbajnë trupin tuaj në një

balancë të qëndrueshme uji. 6. Keni mushkëri që thithin oksigjen dhe

nxjerrin dioksid karboni. 7. Keni një sistem qarkullues që shpërndan

oksigjen dhe ushqim në çdo qelizë të trupit tuaj.

8. Keni 24 kromozome që përmbajnë 30,000 gjene që iu bën ju ato që jeni.

Nga koka deri te maja e këmbës tuaj, ju jeni një mrekulli.

Sa herë që ju mendoni që keni nevojë për një mrekulli, qëndroni para pasqyrës dhe hidhini një sy vetes. Ju jeni mrekullia më e madhe.

Ju duhet të filloni t'i merrni mrekullitë per-sonalisht dhe të prisni një mrekulli çdo ditë.

Nuk është mjaftueshëm të pranosh faktin që ju jeni një mrekulli nga koka deri tek këm-bët... >> VIJON NË FAQEN 2

Ju jeni një mrekulli!

Më mashtruan vëllezërit, prokuroria nuk heton!Konfliktet në familje, Luka:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi nr 189

2 E MARTË, 11 SHTATOR 201277 NEWS POLITIKËBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA Ju duhet gji-thashtu të zhvilloni besime pozitive dhe të zbuloni mrekullitë në jetën tuaj.

Kur ndryshoni besimet tuaja rreth asaj se kush jeni dhe se çfarë mund të bëni me jetën tuaj, mrekullitë fillojnë të ndodhin në jetën tuaj. Ju bëheni persona të rinj, ndërmerrni veprime të reja dhe filloni një jetë të re. Ju i thoni mirupafshim fiksimeve tuaja. Fuqia më e madhe në univers vërtitet në zemrën dhe në mendjen tuaj dhe e lëkund botën tuaj. Gjërat e vjetra zhduken dhe të gjitha zëvendësohen me gjëra të reja.

Është koha të zhvilloni pritshmëri pozitive. Është koha të filloni t'i jetoni ëndrrat në jetën tuaj. Është koha të ve-proni sikur nuk do të dështoni kurrë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Statusi i Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Europian është në

duart e politikës shqiptare. Një fakt të tillë e ka pohuar ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi. Pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama në selinë rozë, ai ka theksuar se përgjigja pozitive e Brukselit varet vetëm nga politika, e cila duhet të gjejë vullnetin për të përmbushur 12 rekomandimet e Komisionit Europian. “Duhet të pyesni klasën politike shqip-

tare nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat”, i është përgjigjur Sequi pyetjes së gazetarëve nëse Shqipëria do të mund ta merrte statusin e kandidatit vjeshtën e këtij viti. Takimi mes amba-sadorit të BE-së dhe kreut të Partisë Socialiste ka zgjatur rreth 30 minuta. Temë e bisedës kanë qenë zhvillimet politike në vend, në prag të daljes së progres raportit nga ana e Komisionit Europian. Çështja e heqjes së imunitetit dhe reformat e tjera për plotësimin e 12

prioriteteve janë çështjet kyçe ku është fokusuar vëmendja e ndërkombëtarëve. “U diskutuan çështjet e nxehta si ajo e heqjes së imunitetit, reforma parlamen-tare dhe ligji i Gjykatës së lartë”, është shprehur Sequi. Takimi i tij me Ramën ka ardhur vetëm pak javë nga publikimi i progres raportit për Shqipërinë. Komi-sioni Europian do të japë në tetor vendi-min për statusin kandidat të vendit tonë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Qeveria do të miratojë shumë shpejt një ligj të ri për të nxitur investimet

në arsim dhe shëndetësi. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Ai ka deklaruar se arsimi privat është një vlerë për Shqipërinë, jo vetëm për investimet e kryera, por edhe për nxitjen e konkurrencës, çka bën që të përmirësohet ndjeshëm cilësia e tij. “Unë iu garantoj se dyert e Universiteteve Publike do të jenë gjithmonë të hapura. Kontributin e arsi-mit privat e konsiderojmë një mbështetje shumë të madhe. Qeveria së shpejti do të miratojë një ligj që lehtëson investimet në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë në mënyrën më të vendosur. Le të shprehim vendosmërinë më të plotë për ta trajtuar

shkollimin e fëmijëve tanë si çështjen më serioze të familjes, shoqërisë dhe kombit shqiptar”, është shprehur kryeministri. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ai është ndalur edhe tek heqja e imunitetit. Ai ftoi opozitën që të votojë ligjin në shtator, në të mirë të Shqipërisë. “Partia Demokratike nuk ka asnjë qëllim për krijimin e kapitalit poli-tik. Vendosmëria për heqjen e imunitetit nuk ka të bëjë aspak me interesin për të krijuar kapital politik. Ky është një akt që i intereson të gjithë shqiptarëve. Në rast se ne vendosëm t'i drejtohemi sovranit, kjo erdhi sepse socialistët nuk pranuan të votojnë. Në rast se ne nuk e heqim imuni-tetin, kombet e tjera kanë arsye të tremben nga ne. Nëqoftëse nuk votohet për heqjen

Ligji për arsimin, Berisha: Arsimi privat është një vlerë për Shqipërinë!

Sequi: Statusi varet nga politikanët shqiptarë!

e imunitetin, përcjellim mesazhin më negativ tek vendet e BE-së. Meqë shtatori është një muaj dhe është një afat kritik për vlerësimin e arritjes së Shqipërisë, unë do t`iu lutesha që të bëjmë gjithçka për të afruar datën e votimit në parlament të ndryshimit të heqjes së imunitetit. Në rast se dotë mundet që ky proces të përfundojë brenda afatit kohor, ky do të ishte lajmi më i mirë që ne mund t'u dërgonin partne-rëve ndërkombëtarë”, është shprehur kreu i qeverisë. Ai e ka mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar me një urim për Koso-vën, që kalon nga Pavarësia e mbikqyrur në Pavarësi të plotë. Kryeministri e cilësoi këtë një arritje historike të qytetarëve të kosovës në ndërtimin e shtetit ligjor.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Mbledhja e grupit parlamentar

Page 3: Gazeta 77 News Botimi nr 189

E MARTË, 11 SHTATOR 2012 77 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 290 euro deri më datë 17.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 17.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

NË FOKUSE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Globe ofron vend pune ekonomiste. Të interesuarit mund të paraqesin CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Ka mbaruar vitin e parë të Liceut Artis-tik “Jordan Misja” në Tiranë dhe pret

me kënaqësi të jetë sërish në atë mjedis për të avancuar në njohuritë e saj për artin e pikturës. Është pak e vështirë ta bësh të flasësh për veten e saj, për talentin që ka në pikturë, një talent që ka ardhur befasisht që në moshën 3 a 4 vjeçare, sepse flet fare pak dhe me shumë modesti. Që asokohe mendja dhe dora e saj punonte për vizatimin, kishte dëshirë të riprodhonte gjithçka meditonte dhe krijonte më së pari në trurin e saj të vogël.

Motrën e madhe (janë 5 motra dhe një vëlla i vogël lindur sëfundi), e ka gjetur jo pak herë belaja me fletoret, lapsat dhe sti-lolapsat, që i “fironin” si pa ndjerë pikërisht prej faktit se Senajda, kishte nisur të hidhte

imazhet e para të asaj çfarë ajo përjetonte në mjedisin shtëpiak apo rreth e rrotull. Piktu-ronte gjithçka, që nga këpucët, enët nëpër shtëpi, forma të ndryshme, deri portretin e vet apo të motrave. Më së shumti, pikturonte me stilolaps që në atë moshë. Duhej piktu-ruar pa u ndalur dhe pagabuar pasi vijëzat e rezervës, nuk fshiheshin.

Kjo saktësi ra më pas në sytë e mësuesve të fillores dhe më pas mësuesve të vizatimit dhe piktorëve në Rrëshen. Në fillore ka të shënuar si inspiruese drejt vizatimit mësuese Margjelen, ndërsa më pas deri në klasën e shtatë, merr mësimet e para profesionale në studion e piktorit Pjetër Marku.

"Daj Antoni është mbështetësi im i atyre viteve kur po ia merrja dorën pikturës",rrëfen ajo, ndërsa në klasën e 8-të ekspozon për gjithë qytetin tek biblioteka e fëmijëve. Në klasën e 9-të vjen ekspozita tje-tër me 30 punime nën drejtimin e mësuesit të vizatimit Viktor Çupi.

Bien në sy punime me laps dhe stilolaps, portrete dhe profile të ndryshme e deri pei-sazhe të bukura dhe me një saktësi perfekte në gjithë parametrat që i duhen një punimi.

Konkurim, më e mira në shkallë vendi! Senajda Marku preferon të thotë se ishte e

dyta në mes 80 konkurrentëve për shkollën artistike në Tiranë, duke mos patur asnjë rrethanë miqësore, por ka qenë me pikë të barabarta me një konkurrente tjetër, të cilën shkronja alfabetike e rendit të parën dhe Senajdën të dytën.

Dhuntitë e dhëna prej Perendisë, ajo i

kishte zhvilluar tashmë dhe me elementë të tjerë profesionalë nga mësuesit e saj, ndaj ndihej më e sigurtë me shkuarjen në shko-llën e mesme artistike në Tiranë.

Janë dy mësues që po ndikojnë fort mbi të ardhmen e saj, Arkelino për vizatimet dhe Genti për pikturën. Ajo i ka mahnitur profesorët e saj me dhuntitë që ka, por dhe e kanë kanalizuar në disa anë profesionale të domosdoshme, por që duket se ajo tejka-lon çdo parashikim për një piktore të kësaj moshe. Nuk ka të ndalur në muzën e saj krijuese.

"Piktura më pëlqen, thotë ajo dhe më është bërë pjesë e jetës sime, nuk mund të rri më pa të. Pjesën më të madhe të kohës vazhdoj të meditoj dhe gjithçka e ndërtoj në kokë, mundet që të rri disa ditë pa punuar dhe më pastaj të ulem, të hedh gjithçka kam “formatuar” në kokën time. "

Por, kur ulet ka një saktësi perfekte dhe një stil të veçantë të vetin, mbushur me sinqeritet krijues. Portretet e saj janë aq të veçanta sa kushdo do kishte dëshirë të ishte i peneluar nga dora e saj, sepse aty dukesh tamam vetja jote!

E pasur në shpirt, por me mundësi të pakta financiare.

Mbase është e drejtë ajo shprehja e sti-lizuar në këngë “askush nuk i ka krejt”, po kush nuk do ta donte ta kishte një fëmijë të tillë të talentuar me dhunti të jashtë-zakonshme, të dhuruar nga Zoti.

Nga Gjergj Marku Për më tepër: www.77news.al

Senajda, piktorja mirditore 14 vjeçare, që po mahnit me pikturën e saj!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi nr 189

E MARTË, 11 SHTATOR 201277 NEWS

WICONA COMPANI ofron pune Punëtor Prodhimi/Montimi. CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 410 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri me date 17 Shtator.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 410 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

Ëngjëll Luka banor i Tiranës, denoncon në “77 News” fallsifikimet (që dyshon se ia

kanë bërë vëllezërit e tij në lidhje me banesën në Berat), njëkohësisht mosfillimin e procedi-mit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë pas kallëzimit penal që ai ka bërë një vit më parë në këtë institucion. Në këto ku-shte, Avokati i Popullit pas një hetimi admi-nistrativ ka arritur në konkluzionin se ankesa e të dëmtuarit Ëngjëll Luka është e drejtë, ku i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme, Znj. Ina Rama në datën 16.07.2012 fillimin e hetimit për veprën penale të konsumuar ndaj këtij shtetasi, duke e konsideruar hetimin e mëparshëm të paplotë. Z. Luka, si ka filluar konflikti me vëll-ezërit tuaj?

Unë jam nga Berati dhe kam katër vëllezër dhe një motër, aktualisht banoj në Tiranë. Në vitin 1992 në momentin që do të privatizo-nim shtëpinë në Berat, e cila ishte në emër të

babait Pajo Luka ku edhe unë isha pjesëtar, (u ble një sekser), për të ngritur problemin e pronësisë kundër meje. Pas shumë pro-ceseve gjyqësore, në maj të vitit 2001 babai fitoi gjyqin, madje edhe pa prezencën e tij, sepse pretenduesi nuk kishte asnjë provë. Deri në vitin 2008, pasi vdiq babai dhe nëna, në shtëpi nuk banonte askush. Sqaroj se vëllezërit e mi kanë qënë kundër meje në fitimin e kësaj pasurie. Madje edhe sot, ata janë kundër çdo lloj përfitimi që rrjedh nga shtëpia në favorin tim. Në vitin 2008 kur unë kërkova dokumentat me të cilat përmbarimi kishte ekzekutuar vendimin, vëllezërit nuk më dhanë asnjë gjë. Gjithashtu unë dispo-noj një përgjigje nga Gjykata e Lartë që kjo çëshje nuk është apeluar. Vendimet e dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, Gjykata e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë me palë paditëse Vangjel Pambukun nuk ekzistojnë.Përse dyshoni se vëllezërit tuaj iu kanë mashtruar?

Në vitin 2009 vëllai im Dashnor Luka, fillon procedurat për kompesim në formë kredie si i pastrehë i dëmtuar nga ish-pronari. Në janar të vitit 2011, vëllezërit e morën kredinë 24 milion lekë të vjetër duke fallsifikuar doku-mentat mbi gjendjen civile familjare. Madje bënë kallëzim në komisariatin nr 2 Tiranë sikur unë iu kisha vendosur atyre gjobë e i kërcënoja me jetë. Ndërkohë që në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe në prokurori ishte dosja e plotë e fallsifikimit, mashtrimit dhe vjedhjes që është bërë nga vëllezërit kundër meje. Pra,

është fallsifikuar akti i gjendjes civile Berat, më konkretisht, çertifikata e trungut familjar ku është shtuar prezenca e Luan Lukës me gjithë familjen e tij, i cili në fakt, në atë kohë banonte në Lezhë. Gjithashtu vëllezërit më mashtruan duke mos më dhënë lekët e kre-disë. Madje, Dashnor Luka më tha që do të m’i jepte këto lekë si dhe vendosëm afat, por më ka dhënë veç një milion lekë të vjetër. Proku-roria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë në lidhje me kallëzimin që kam bërë, më jep përgjigje pas 11 muajsh me vonesë, ku ka vendosur “ ven-dim mosfillimi”, në lidhje me ndjekjen penale ndaj fallsifikatorëve. Këtë vendim unë e kam ankimuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe akoma s’kam marrë përgjigje. Madje Avokati i Popullit ka ndërhyrë për këtë çëshje dhe ka nxjerrë rekomandim për shfuqizimin e vendi-meve të prokurorisë në Berat dhe në Tiranë si dhe ka kërkuar fillimin e hetimit për veprën penale të vjedhjes në dëm të pasurisë sime. Çfarë kërkoni më konkretisht nga Proku-roria e Përgjithshme?

Kërkoj urgjentisht që të më kthehet shtë-pia. Të veprojë ligji mbi të gjithë personat që kanë përgjegjësi penale (si dhe vëllezërit e mi), përfshi dhe ata zyrtarë që kanë anashka-luar procedurat dhe kanë marrë në mbrojtje personat e inkriminuar, që përveç mashtri-mit, më survejojnë edhe mua. Njëkohësisht të përgjigjen dhe punonjësit e policisë, të cilët pa asnjë verifikim më ndaluan padrejtësisht.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Konfliktet në familje, Luka: Më mashtruan vëllezërit, prokuroria nuk heton!

Ëngjëll Luka

Page 5: Gazeta 77 News Botimi nr 189

E MARTË, 11 SHTATOR 2012 77 NEWS

Framework ofron vend pune Business Development Manager framework. CV në e-mail: [email protected]ër më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale , ide dhe perspektiva 2012-2021 në Bulqizë”

Albi Hoxha, i riu nga Bulqiza, në një intervistë për “77 News” shprehet se

menaxhimi serioz i pasurive minerare të këtij qyteti do të ndikonte në përmirësi-min e situatës ekonomike si dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësimit. Sipas tij, nëse kromi do të menaxhohej siç duhet atëherë në Bulqizë do të jetohej shumë mirë. I riu sugjeron edhe ngritjen e një fabrike përpunimi të mineralit. Sipas tij, kjo sipërmarrje do të rriste mundësinë e punësimit.-Si paraqitet situata e punësimit në qyte-tin e Bulqizës?

Mundësitë për të punuar në Bulqizë janë

të pakta. Të rinjtë e kanë të vështirë të gje-jnë një punë. Ata presin vetëm nga familja. Shumë prej nesh nuk mund të plotësojnë as nevojat më elementare. -Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Sektori minerar duhet të menaxhohet seriozisht dhe të respektohet ligji. Zhvilli-mi i këtij sektori do ta bënte jetën e sigurtë në Bulqizë. Gjithashtu, mendoj se duhet të hapet edhe një fabrikë përpunimi. Kromi duhet të përpunohet këtu dhe jo në qytete të tjera. Nëse kjo do të ndodhte do të kishte edhe mundësi të shumta punësimi.-Si funksionon sistemi arsimor në Bul-

qizë?Sistemi arsimor nuk funksionon shumë

mirë. Mësuesit shpeshherë nuk i vlerësojnë nxënësit ashtu siç duhet. Gjithashtu, edhe në godinat shkollore mungon infrastruk-tura e duhur. -Si funksionojnë shërbimet sociale ?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë është shumë e pakët. Përkrahja mungon edhe për personat me aftësi të kufizuar. Lidhur me shërbimin në spital, mendoj se është shumë i mirë, mjekët janë shumë të përkushtuar ndaj pacientëve.-Lëvizja Shqipëria e Re, organizoi në qyte-tin e Bulqizës, një tryezë e cila mblodhi rreth vetës të rinj të shumtë, të cilët dhanë ide konkrete sesi mund të përmirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbi-meve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike më pas do të krijojë edhe platfor-mën e ideve të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendimmar-rëse. Si i shihni të tilla organizime?

Këto organizime janë shumë pozitive. Ka ardhur koha të dëgjohen më tepër të rinjtë. Ne duhet të organizohemi dhe të ngremë zërin si dhe të sugjerojmë. Tryeza më pëlqeu dhe mendoj se ishte e domos-doshme.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Hoxha: Resurset minerare të qytetit duhet të menaxhohen në bazë të ligjit!

Albi Hoxha

Page 6: Gazeta 77 News Botimi nr 189

E MARTË, 11 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Një radio në një gotë ujë!

Këshilla për gatimin e peshkut…

TIRANA REAL ESTATE ofron pune part time Agjent Imobiliar të Jashtëm. CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

A e kishit menduar ndonjëherë që mund ta kishit radion në një gotë ujë? Kjo është ideja e projektuesit Sunyung, i cili ka prezantuar konceptin e ri të radios. Dizajni i saj është i bazuar në formën e një gote me ujë dhe ndërsa ju prekni

buzën e gotës, ajo fillon të luajë muzikë. Mund të kontrolloni gjithçka dhe mund të ndryshoni lehtë stacionet me një prekje të vetme.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Peshku gatuhet në shumë mënyra dhe çdo njeri ka të preferuarën e tij. Për

të arritur një shije të mirë, duhet të keni parasysh disa gjëra të vogla, por të rëndë-sishme. Kryesorja është të gatuani peshk të freskët, pasi peshqit e ngrirë humbasin 50% të shijes.

SkuqjaGjithmonë duhet të keni kujdes që vaji të jetë i nxehtë, por jo aq sa të përvëlojë peshkun. Peshku duhet të jetë i mbu-luar plotësisht me miell (më pas mund t'i hidhni kripë, piper apo erëza të tjera sipas shijes tuaj).

Gatimi në zgarëËshtë më i vështiri për shumë persona, pasi kujtojnë se peshku duhet të rrijë njësoj me biftekun apo me copat e pulës në zgarë. Pes-hku merr shumë më pak kohë dhe duhet bërë kujdes që të mos digjet apo të mbetet i thatë. Ndryshe nga llojet e tjera të mishit, peshku rrjedh të gjithë lëngjet gjatë gatimit. Si rre-gull, peshku vendoset mbi zgarë dhe sapo të jetë gatuar gjysma (këtë gjë e mësojmë duke e prerë me thikë) e kthejmë në anën tjetër dhe duhet hequr menjëherë pasi të jetë gati edhe ana tjetër. Për të ruajtur lëngjet, peshku duhet lyer me vaj, i cili mban një pjesë të lën-gut brenda, ose mund të vendoset në një fletë alumini.Pjekja në furrëPër pjekjen e peshkut në furrë mbani mend që furra duhet të jetë e nxehtë, gjella/salca duhet të jetë e gatuar që më parë, sepse peshku merr pak kohë për t'u pjekur. Gjithmonë lëreni në furrë aq kohë sa thotë receta e gatimit, sepse peshku mund të tejpiqet shumë lehtë.

Përgatiti: Elona GjelajPër më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi nr 189

E MARTË, 11 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Marrëdhëniet me njerëzit në punë do të jenë të ngrohta dhe kjo do jetë një sukses në aspektin profesional.

Demi: Shanset janë që dikush do iu ndihmojë sot në një projekt.

Binjakët: Asnjë ëndërr nuk është shu-më e madhe për t'u realizuar. Ndoshta aspironi që të bëni diçka të madhe sot, apo të bëheni i famshëm.

Gaforrja: Mendoni dhe përqendro-huni te vetja juaj sot. Bëni kujdes me shëndetin.

Luani: Sot do të mendoni gjatë për një person shumë të dashur të familjes.

Virgjëresha: Mos u habisni nëse dikush iu përshkruan në një formë që nuk i përshtatet asaj që prisnit.

Peshorja: Dinjiteti personal mund të jetë i rëndësishëm sot për ju.

Akrepi: Nëse sot iu duket se jeni duke treguar kujdes ndaj çdo detaji, mos u alar-moni. Kjo mund të jetë një gjë e mirë.

Shigjetari: Nuk është ende vonë për të filluar diçka të re.

Bricjapi: Bëni kujdes me mënyrën si e shpenzoni kohën tuaj, mundohuni t'i bëni disa gjëra në mënyrë që t'iu mbetet kohë.

Ujori: Është koha për të menduar më shumë për shëndetin tuaj. Duhet të push-oni më shumë.

Peshqit: Sot do të mendoni shumë rreth financave tuaja. Nuk është asnjëhe-rë vonë që të kurseni diçka, veçanërisht kur bëhet fjalë për të realizuar një udhë-tim.

Lokal i ri ofron vend pune banakiere. Të interesuarit mund të kontaktojnë në Cel: 0692112192/Për më tepër: www.njoftime.com

Jeton Kërtolli përfundoi studimet në ciklin Bachelor në degën Psikologji në

universitetin ''Vitrina''. Ai është nga Hasi dhe u bë pjesë e projektit ''Vitrina në Fa-milje'' për të ndarë me ne përvojën e tij tre vjeçare në këtë universitet. ''Vendosa të studioj psikologji se ishtë një ëndërr e imja, të cilën po e bëj realitet falë mundësisë që m'u dha tek ''Vitrina'', shprehet Jetoni. Në vështrimin e tij mbi universitetin, Jetoni thotë që një nga pikat e forta të universi-tetit ''Vitrina'' janë stafi i kualifikuar dhe mundësia që i jepet çdo studenti të shprehë lirshëm mendimin e tij dhe të rritet pro-fesionalisht. ''Mendoj se do të vazhdoj studimet master, në mënyrë që të kem një rritje profesionale'', tha Jetoni. Në këtë intervistë, ai na tregon edhe për praktikën mësimore të cilën e ka zhvilluar në bur-

gun e Kukësit, ku ishte përqëndruar më së shumti në problemet e të rinjëve. ''Proble-met që rrethojnë rininë janë të shumta, e sidomos mungesa e arsimimit dhe papunë-sia që sjellin rritjen e kriminalitetit. Unë kam mësuar shumë në këtë praktikë dhe jam munduar të jap ndihmën time si një profesionist i fushës së psikologjisë'', bëri të ditur i riu. Nëpërmjet kësaj interviste, Jetoni gjen rastin t'i bëj thirrje të rinjëve që të fokusohen tek shkollimi dhe të jenë më aktivë në shoqëri e të japin kontributin e tyre në çdo fushë. ''Unë i jam mirënjohës universitetit ''Vitrina'' për mundësitë që ofron dhe falenderoj stafin pedagogjik për punën dhe përkushtimin'', thotë studenti i Psikologjisë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Jeton Kërtolli: Praktika më ka bërë profesionist!

Jeton Kërtolli

Page 8: Gazeta 77 News Botimi nr 189

8 E MARTË, 11 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 410 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Scholz Sh.p.k, shoqëri e përpunimit të metaleve!

Firma Scholz sh.p.k Albania është kri-juar në prill të vitit 2008 në Shqipëri.

Adresat e saj janë në Shkodër dhe në Xhafzotaj. Filiali i grupit Scholz Int është nw Essingen të Gjermanisë. Administratori i firmës Rado Vaso Brajoviq nga Shkodra shprehet se kompania ka një sipërfaqe prej 37000 m2 në Xhafzotaj, ku është ndërtuar një impiant kompleksi modern për për-punimin e mbetjeve metalore sipas stan-dardeve bashkëkohore europiane. Ky kom-pleks përbëhet nga muri rrethues, sheshi i betonuar për përpunimin e materialit bruto, depozitat e skrapit, magazinat e me-taleve me ngjyrë, stacioni i pompave të ujit teknologjik, etj. Shredder është fabrika e prodhimit të firmës Gjermane Lindemen, e cila kryen presimin, grirjen , larjen e skrapit bruto me skrap të pasuruar me hekur, me-taleve me ngjyrë dhe mbeturinave jometa-lore. Kjo fabrikë bën asgjesimin e plotë të automjeteve të dala jashtë përdorimit dhe është unike në llojin e saj në vendin tonë, pasi ka parametra optimale për ruajtjen e mjedisit! Procesi teknologjik fillon me grumbullimin e skrapit bruto nëpërmjet transportit me automjetet e specializuara, peshimin e ngarkesave dhe seleksionimin e skrapit me kategori të ndryshme, ndërsa mbetjet e dala jashtë përdorimit futen në import dhe më pas bashkë me mbetjet e tjera futen në procesin e grirjes. Deri në fund të vitit 2010, firma Scholz sh.p.k ka qenë në proces investimi, ndërsa në janar 2011 ka filluar prodhimin edhe tregtimin me firmat në Kroaci, në Mal të Zi, Kosovë, Serbi edhe Maqedoni. Z. Rada thotë se misioni i tyre është të jenë lider në fushën e ruajtjes së mjedisit nga mbetjet metalore duke ndikuar ndjeshëm në uljen e ndotjes,

përmirësimin e cilësisë së jetës urbane dhe imazhin turistik të Shqipërisë, pasi Scholz sh.p.k Albania mendon për një të ardhme

të sigurtë për fëmijët tuaj!Nga Suada Laçi

Për më tepër: www.77news.al