8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 28.12.2012 VITI I - NR.297 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al LSHR takim me të rinjtë e Unazës së Re, Çangollari: Investime në arsim, shëndetësi e shërbime sociale!.fq.3 Apeli i babait Shpëtim Rajku: Kërkoj një strehë për fëmijët e mi invalidë!............fq.4 Dëshmia e Habil dhe Mamica Shkurti: Bashkia na shembi shtëpinë, nuk përgjigjet për zhdëmtim!.fq.5 Dhuratat ideale për Vitin e Ri!..................................fq.7 Përurohet zyra në Dibër, Edmond Vlashaj: Duhet të vëmë në zbatim projekte të vogla, në dobi të të gjithëve!.fq.8 ...>>fq.2 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Ju i pëlqeni sfidat! Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim, Dorina Daja: Mbështetje dhe politika ligjore për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme! P ërpiquni të bëni diçka të re, diçka që ju nuk e keni pro- vuar më parë, diçka që mund t’iu vërë në të njëjtën pozitë që të përjetoni një situatë të vjetër e të pakëndshme nga e kaluara juaj. Sfidoni veten. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju do largoni mosbesimet tuaja negative... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 297

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 297

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 28.12.2012 VITI I - NR.297 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

LSHR takim me të rinjtë e Unazës së Re, Çangollari: Investime në arsim, shëndetësi e shërbime sociale!.fq.3 Apeli i babait Shpëtim Rajku:

Kërkoj një strehë për fëmijët e mi invalidë!............fq.4 Dëshmia e Habil dhe Mamica Shkurti: Bashkia

na shembi shtëpinë, nuk përgjigjet për zhdëmtim!.fq.5 Dhuratat ideale për Vitin e Ri!..................................fq.7 Përurohet zyra në Dibër, Edmond Vlashaj: Duhet të vëmë

në zbatim projekte të vogla, në dobi të të gjithëve!.fq.8

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Ju i pëlqeni sfidat!

Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim, Dorina Daja: Mbështetje dhe politika ligjorepër sipërmarrjet e vogla dhe të mesme!

Përpiquni të bëni diçka të re, diçka

që ju nuk e keni pro-vuar më parë, diçka që mund t’iu vërë në të njëjtën pozitë që të përjetoni një situatë të vjetër e të

pakëndshme nga e kaluara juaj. Sfidoni veten.Duke vepruar në këtë mënyrë, ju do largoni

mosbesimet tuaja negative... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 297

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E PREMTE, 28 DHJETOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 dhe do filloni të fitoni besim te aftësitë tuaja dhe siguri te vetja juaj se ju mund të bëni çdo gjë. Mos harroni se ju duhet shumë kurajë për të sfiduar veten, por kjo gjë mund t”ju ndih-mojë që ju të përmirësoni veten dhe në fund ta respektoni atë.

1. Filloni të bëni ushtrime!Kjo këshillë do ju ndihmojë në përmirë-

simin e vetë-respektit tuaj. Kjo është një këshillë logjike, duke bërë ushtrime ju jo vetëm që do kujdeseni për shëndetin tuaj dhe pamjen tuaj fizike por, duke u ndjerë të kënaqur me veten tuaj ju do filloni dhe ta respektoni atë.

Gjithashtu, ushtrimet e rregullta do të rrisin nivelin tuaj të energjisë dhe gjatë procesit do të prodhojnë kimikate dhe hor-mone të ndryshme si për shembull testoste-rone dhe endorfina, të cilat do ndikojnë në

mënyrë që ju të mendoni sa më pozitivisht.2. Të përmirësoni aftësitë tuaja sho-

qërore!Marrëdhënia më njerëzit e tjerë është një

nga fushat më të rëndësishme të jetës dhe që ka një ndikim serioz në vetë-respektimin tuaj. Dukë mësuar se si të përmirësoni aftë-sitë tuaja sociale, ju gjithashtu do mësoni dhe si të respektoni veten tuaj.

Dukë përmirësuar aftësitë tuaja sociale, ju do fitoni dhe një besim, i cili mund të jetë një shtytje e madhe jo vetëm për res-pektimin e vetes tuaj por edhe për përmirë-simin e jetës tuaj.

3. Të menduarit pozitiv!Të mësoni që ta shikoni botën dhe jetën

tuaj në mënyrë pozitive mund të jetë pak e vështirë në fillim dhe do iu marrë pak kohë. Për të arritur këtë gjë, do iu duhet të ndryshoni burimet tuaja të informacionit

dhe këtu nuk i referohemi vetëm faqeve të internetit, gazetave apo programeve tele-vizive, por edhe njerëzve që ju rrethojnë. Këta njerëz mund të kenë një ndikim të madh në mënyrën se si ju e shihni botën, por më e rëndësishmja se si ju mund të shihni veten tuaj, pra këta njerëz mund të ndikojnë direkt te personaliteti juaj.

Mësoni si të përmirësoni këtë aspekt të jetës suaj dhe bëni zgjidhje të cilat ju dëshi-roni t’i bëni, jo duke u ndikuar nga të tjerët. Çfarëdo që të bëni, ose të hasni në jetë, mendojeni njëherë brenda mendjes tuaj, brenda perceptimit tuaj. Në këtë mënyrë ju do etiketoni se çfarë është e mirë apo e keqe në jetën tuaj. Ju duke përmirësuar jetën tuaj do përmirësoni dhe vetë-besi-min tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Dorina Daja: Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim, mbështetje dhe politika ligjore për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme!

“Shqipëria e Re në fokus" në "77 News" me gazetarin A. Nura në këtë edicion

ftoi znj. Dorina Daja, Koordinatore e Qen-drës për Drejtësi dhe Zhvillim (QDZH) pranë Lëvizjes Shqipëria e Re (LSHR) e cila solli strategjinë, frymën rinore, teknike dhe analitike të kësaj qendre përpunimi të politikave ndaj sipërmarrjes në Shqipëri. Koordinatorja e QDZH-së, tha se ideja për të ngritur këtë qendër ka ardhur nga vetë drejtuesi i LSHR-së z. Vlashaj që, sipas saj, në cilësinë e politikë-bërësit di të vlerësojë rën-dësinë e pazëvendësueshme të teknokratit në politikë. “Nevoja për asistencë juridike në raport me problematikat e shumta të sipërmarrësve solli nevojën që të ndërtohej QDZH, në të cilën përveç ushtrimit të dhë-nies së informacionit të duhur pranë orga-

nizimeve të ndryshme ekonomike, ofrohet edhe ndihmë dhe asistencë juridike ndaj qytetarëve me cilësinë e “personit fizik”, apo “personit juridik”, tha znj. Daja duke shtuar se prioritet i saj mbeten qytetarët të cilët përfaqësojnë sipërmarrjen e vogël dhe të mesme që janë edhe motori më i rëndë-sishëm dhe më i madh i ekonomisë shqip-tare dhe që kanë nevojë vërtet për politika analitike të përpunuara. Koordinatorja e QDZH-së tha se po punohet me konceptin perëndimor të inter-lidhjeve duke mbledh-ur informacion dhe kërkesa nga sipërmarrja në terren dhe treg dhe duke i përpunuar ato për t’i konvertuar në projekte të gatshme të politik-bërjes së LSHR-së.

“Ideja politike të cilën ka prezantuar në vëmendje të publikut LSHR, për koncep-

tin e ri të taksave në modelin e “Qirasë Tatimore” ka ardhur si rrjedhoje e këtij bashkëpunimi të QDZH me sipërmarrësit e shumtë”, tha znj. Daja, duke shtuar se ajo tashmë ka gjetur mbështetje dhe bashkë-punim me sipërmarrës të tjerë, qofshin ata përfaqësues të biznesit të vogël, të mesëm apo më gjerë. Znj. Daja sqaroi se propo-zimi për “Qira Tatimore” që është akoma në përpunim e sipër në mbledhje të dhë-nash dhe kalkulimet e tyre të nevojshme, presupozon që shteti të mbledhë detyri-met financiare të çdo biznesi në një kohë të caktuar dhe një herë të vetme dhe pas një analize të plotë dhe pa i bërë presion depresiv sipërmarrjes së lirë, duke i lënë mundësi abuzimit nga punonjësit të tati-meve dhe vullnetit fakultativ të policit, apo zyrtarit tatimor. Koordinatorja e QDZH-së Daja, tha se duke qenë të atashuar pranë LSHR padyshim që përveç ndihmës dhe asistencës juridike ne jemi pjesë dinamike e saj, duke ofruar iniciativa ligjore të cilat synojnë që ligji të jetë sa më afër sipërma-rrësit. Në mbyllje të emisionit Dorina Daja duke deklaruar që është padyshim e vësh-tirë por e domosdoshme, që të kemi sa më shumë teknokratë në politikë, që të kemi një politikë-bërje më profesionale dhe më afër interesit të sipërmarrësit dhe po ashtu qytetarit si konsumator.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 297

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Europa Expres travel & tours ofron vend pune Agjentë Udhëtimi. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE PREMTE, 28 DHJETOR 2012

Platforma politike e LSHR diskutohet me të rinjtë e Unazës së Re

Çajup Çangollari: Të nxiten investimet në arsim, shëndetësi dhe shërbimet sociale!

Platforma politike e Lëvizjes Shqipëria e Re është diskutuar me të rinjtë nga dega

e Unazës së Re në kryeqytet. Nënkryetari për çështjet organizative, z. Çajup Çangollari ka prezantuar para të rinjve disa nga pikat krye-sore të kësaj platforme, të cilat janë hedhur për diskutim. Sipas z. Çangollari, LSHR-ja ka në fokus të saj të rinjtë, sipërmarrësit dhe shtresat në nevojë dhe në këto drejtime ajo propozon disa mekanizma për të sjellë

ndryshim. Nxitja e investimeve në arsim, shëndetësi dhe shërbimet sociale është pika e parë ku u vu theksi në këtë takim. “Në plat-formën e LSHR-së propozohet që për çdo sipërmarrje që investon në këto drejtime duhet të ketë përjashtim nga taksat. Lehtë-sirat që do të krijoheshin në këtë rast do të sillnin rritjen e numrit të bizneseve e për rrjedhojë edhe rritjen e vendeve të punës”, u shpreh z. Çangollari. Lufta kundër korrup-

sionit është çështja e radhës që ka tërhequr vëmendjen e të rinjve. “Ne kërkojmë së pari të sensibilizojmë shoqërinë në luftën kun-dër korrupsionit, propozojmë edhe ngri-tjen e dy institucioneve të reja, agjencia e supervizimit të administratës publike dhe institucioni i referendumeve semestrale. Institucioni i parë duhet të kontrollojë të gjithë administratën publike, ndërsa i dyti të kontrollojë të gjithë të zgjedhurit vendor”, u shpreh nënkryetari për çështjet organiza-tive. Shtresat në nevojë janë një tjetër prio-ritet i LSHR-së. Z. Çangollari tha se një nga organet e LSHR-së është dhe Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, e cila përbëhet nga avokatë dhe gazetarë të cilët përveç evidenti-mit të problematikave bëjnë të mundur dhe ndjekjen e problemit deri në zgjidhjen e tij. “Politikat që duhet të ndiqen për shtresat në nevojë duhet të ndryshojnë. Koncepti i ri që ne kemi futur është ai i punës sociale, që çdo familjeje në nevojë t’i jepet mundësia për punësim”, u shpreh z. Çangollari.

Për më tepër: www.77news.al

Përurohet Shtëpia e të Moshuarve, Berisha: Mbështetja ndaj jush, prioritet i qeverisë!

Kryeministri Berisha mori pjesë në inau-gurimin e rikontruksionit të Shtëpisë

së të Moshuarve në Tiranë, ku theksoi se përmirësimi i jetesës së të moshuarve ësh-të përparësi e qeverisë. “Dua t`ju siguroj se interesi ynë për të lehtësuar jetën tuaj është në rritje. Kur kam ardhur për herë të

parë këtu kam parë që ju, 80% të pensionit e depozitonit në shtëpinë ku rrinit dhe këtë raport ne e kemi ulur. Shtëpia ka një kapa-citet ende të pa shfrytëzuar, por kjo është rritur në mënyrë që t'iu shërbejë të gjithë atyre që nuk kanë mundësi t'iu shërbehet në shtëpitë e tyre. Për ne, shtëpitë e të mo-

shuarve, përmirësimi i tyre dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit do të jetë një përparësi madhore. Me interes mora vesh se kjo shtëpi shërben edhe si shërbim ditor dhe kjo është shumë pozitive dhe ne këto shërbime do të vijojmë t`i zgjerojmë", tha Bersisha.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 297

77 NEWS

Erina Kapllanaj ofron vend pune Juriste. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Me një eksperiencë 12 vjeçare në treg, ne ofrojmë për ju makineribujqësore dhe pjesë këmbimicilësore dhe të standarteve europiane

Disponojmë:Plugje të llojeve të ndryshme,

traktor korrës,bledhëse bari,

shpërndarës për plehun kimik,freza të llojeve të ndryshme,

makina mbjellëse,kultivatorëkultivatorë

Adresa: Golem i Vogël, Lushnjë Cel: +355 68 20 79 645+355 68 40 82 866+355 68 40 26 242

e-mail: [email protected]@yahoo.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E PREMTE, 28 DHJETOR 2012

Kërkoj një strehë për fëmijët e mi invalidë!Apeli i babait Shpëtim Rajku:

“Hallet e mia mos i pastë njeri. Me dy fëmijë invalidë, gruan të paaftë men-

dore dhe nënën e verbuar, ndihem njeriu më i pafat në botë. Më duhet t’u shërbej të gjithëve, jam kthyer në kujdestarin e një pavijoni. Por më e keqja është, se nuk i kam as kushtet. Shtëpia ime është në rre-zik shembjeje”. Ky është rrëfimi i Shpëtim Rajkut, banues në Komunën e Maminasit në Durrës, i cili ka ardhur me iniciativën e tij pranë Qendrës për Drejtësi dhe Soli-daritet të kërkojë mbështetje për proble-min e strehimit. Shpëtimi është babai i tre fëmijëve, dy nga të cilët përfitojnë pension invaliditeti. Djali më i madh si paraplegjik dhe më i vogli si invalid i grupit të parë. Këta fëmijë kanë nevojë për kushte.

Fëmijët kanë nevojë për karroca, shteti nuk jep!

“Nuk kanë as karroca për të lëvizur. Ata e kanë të pamundur të dalin nga pragu i shtëpisë pasi nuk mund të ngjisin dhe zbre-sin shkallë”. I ati tregon se djemtë e tij ecin me vështirësi të madhe në terren të drejtë dhe pa pengesa. Ai ka kërkuar karroca për ta, por nuk i ka siguruar dot. I ka shkruar Ministrisë së Punës, Komunës Maminas, prefektit të Qarkut Durrës deri edhe krye-ministrit. Ministria e Punës, Shërbimi Social Shtetëror i ka thënë se nuk kanë karroca. Ndërsa nga Kryeministria u dër-gua porosi për Prefekturën e Durrësit që të zgjidhë çështjen e karrocave për fëmijët e mi. Pas kësaj, Prefektura e Durrësit ia ka

kaluar problemin Komunës Maminas. Por, karrocat për fëmijët nuk erdhën kurrë. Ata nuk kanë mundësi të shikojnë diellin dhe qiellin si moshatarët e tyre, edhe pse “gja-llojnë” mbi tokë. Një banesë për fëmijët e mi!

Shpëtim Rajku ka nevojë për rikonstruk-sion banese, pasi jetesa në të është e vështirë edhe për njerëz normalë, aq më tepër për invalidë. “Kërkoj banesë sociale nga shteti, pasi ndërtesa njëkatëshe që kam, është e vjetër, e pamirëmbajtur, e pamobiluar dhe me mure të plasaritur. Mund të shembet nga çasti në çast, përveç që nuk ka kalim për paraplegjik”. Ai tregon më pas se rasti i tij është përcjellë nga Komuna Maminas në prefekturën e Durrësit, e cila përgjigjet se po shikon mundësinë që me fondet e emergjencës dhe brenda kritereve, ta ndih-mojë, sepse në vitin 2012 nuk ishin plani-fikuar fonde ekonomike për këtë komunë. Komuna ka dërguar pak kohë më parë grup verifikimi për të faktuar gjendjen social-ekonomike të familjes së Shpëtimit. Grupi i verifikimit ka konstatuar se një nga fëmi-jët, 15-vjeçari A.R. është invalid paraplegjik, ndërsa djali tjetër 11 vjeç është invalid i grupit të parë. Po ashtu, nëna e Shpëtimit është e verbër e grupit të dytë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Shpëtim Rajku

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 297

77 NEWS

Isa Al ofron vend pune Operatore Telefonik. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE PREMTE, 28 DHJETOR 2012

Dëshmia e të moshuarve, Habil dhe Mamica Shkurti:

Bashkia na shembi shtëpinë, nuk përgjigjet për zhdëmtim!

Bashkia e Tiranës u ka dëmtuar aksi-dentalisht shtëpinë, por ende nuk

i ka zhdëmtuar. Kjo ka ndodhur më 26 gusht 2011 gjatë aksionit të prishjes së një pallati 5-katesh pa leje, ngjitur me shtë-pinë e tyre të ligjshme. Mamica dhe Habil Shkurti janë një çift të moshuarish, të cilët prej me tepër se një viti sorollaten zyrave të Bashkisë për dëmshpërblimin. Të dër-guarit e këtij institucioni vijnë, verifikojnë gjendjen, mbajnë proces-verbale dhe ikin. Në Drejtorinë e Emergjencave Civile, dre-jtori i saj u është përgjigjur se nuk përfi-tojnë ndihmë, pasi ligji parashikon vetëm rastet e djegieve dhe mbytjeve. Më poshtë Habil Shkurti rrëfen përmes një interviste, detajet e problemit të mbetur pa zgjidhje,

për të cilën në bashki i tregojnë rrugën gjyqësore.Ku ndodhet shtëpia juaj dhe kur ka ndodhur dëmtimi i saj?

Banojmë në rrugën “Ismail Strazi-miri” (një degëzim i Rrugës së Kavajës), në banesën nr. 34. Pranë nesh ishte një shtëpi njëkatëshe të cilën e zonja e shiti dhe personi që e bleu, nisi ta bëjë pallat. U ankuam për ndërtimin pa leje që në themele. Por, sa e bllokonin për pak, e lejonin sërish. Më 26 gusht 2011 erdhi ndërtimorja me policinë bashkiake dhe i vunë ruspën. Bashkë me pallatin u shemb një pjesë e shtëpisë tonë, aneksi me tua-letin dhe një ambient tjetër, kopshti me hardhi dhe gjithë sa kishte të mbjella.

Mbeti në këmbë vetëm dhoma e gjumit dhe kuzhina. Ne jemi të dy të moshuar, unë jam 75 vjeç dhe gruaja ime 70 vjeçe. Ne nuk marrim dot kredi. As nuk kemi fuqi të punojmë dhe të kompensojmë dëmin. Na u prishën pajisjet hidrosani-tare si: soba, televizori, mikrovala, lava-triçja, dushi, bufeja, etj. Lavatriçja edhe sot e kësaj dite ka mbetur aty në cep, se të tjerat i morën romët për skrap. Pastaj er-dhën tre inxhinierë nga Njësia Bashkiake nr. 10, verifikuan dëmin (nuk i shënuan të gjitha). Mbi bazën e këtij procesverbali, Blend Fuga kryetari i Njësisë 10 i çoi një shkresë Sektorit të Emergjencave Civile në Bashki në dhjetor 2011.Kur u ankuat në bashkinë qendrore dhe çfarë përgjigjeje ju ka dhënë ?

Bëmë ankesë në bashki në 13 janar 2012, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Përgji-gjen tonë e kanë bllokuar. Përveç ankesës me shkrim, kemi takuar vetë kryebash-kiakun. Na caktoi edhe një avokat dhe i tha që për 14 ditë të na zgjidhej problemi. Më 20 prill, kur ishte dita e pastrimit, e takuam prapë, na pyeti nëse ishte zgjidhur problemi. I thamë “jo”. Kryebashkiaku dër-goi 3 punonjës që të verifikonin gjendjen. Erdhën dhe asgjë nuk është bërë ende.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 297

77 NEWS

Farinela ofron vend pune Rregullues Web. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E PREMTE, 28 DHJETOR 2012

Një ushtri në ndjekje të një elefanti!

Hapësira, planetët potencialisht të banueshme janë 7!

Ushtria nepaleze është vendosur në ndjekje të një elefanti vrasës, i cili ka

shkatërruar banesa në disa fshatra dhe ka vrarë katër persona në tre muajt e fundit. Elefanti, i cili duket se udhëton në zonat rurale të vendit të varfër aziatik, u pa për herë të fundit në një zonë rurale, 80 kilo-metra në jug të kryeqytetit Katmandu. Ushtarët kanë marrë urdhër që të elimi-nojnë kafshën që në shikim të parë, pa u përpjekur që ta kapin apo ta zbusin më parë. Në Nepal ndodhen të paktën 300 elefantë të regjistruar, të cilët përdoren kryesisht për transport. Një vend kryesisht rural me 27 milionë banorë, Nepali kufizo-het me Indinë në jug dhe Kinën në veri, ndërsa krenohet për majën më të lartë në botë, Everestin (Xhomolunga), që ndodhet në territorin e këtij shteti me përmasa të ngjashme me Greqinë.

www.banka-ideve.com

Planetët potencialisht në gjendje për të pasur jetë, të zbuluar deri tani në bren-

dësi të Rrugës së Qumështit, janë shtatë: e bëjnë të ditur këtë kuratorët e Katalogut të Planetëve të Banueshme, sipas të cilëve bëhet fjalë për një numër që kapërcen pritshmëritë fillestare. Siç raporton siti i të përditshmes britanike, The Independent, katalogu është krijuar vitin e kaluar si ins-trument i komunikimit për publikun mbi zbulimet e fundit të materies: përmban

rreth tetëdhjetë planetë me masë materiale të ngjashme me Tokën, por vetëm pak prej tyre vërtiten në orbitë në distancën e duhur nga ylli i tyre, që të mund të garantojnë kus-htet e duhura për praninë e ujit në sipër-faqe. Shtatë planetët në fjalë janë të gjithë më të mëdhenj se Toka. Sipas ekspertëve, të rejat e fundit do të vijnë jo nga analiza më të hollësishme të planetëve, tashmë të zbuluar, por nga vrojtime të reja.

www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 297

777 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

pa asnjë detyrim tjetër.vetëm 300 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 31 Dhjetor, ora 16:00.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ata që lëvizin për punë sot do të kenë një ditë shumë të këndshme e të qetë.

Demi: Mos lejoni që peshat dhe dety-rat e shumta që keni në punë të pengo-jnë dëshirën tuaj për të buzëqeshur dhe për t'u dëfryer.

Binjakët: Mos u tregoni nervozë pasi mund të përkeqësoni situatën. Durimi është çelësi i gjithçkaje.

Gaforrja: Çdo gjë e vogël që do të bëni do iu duket si një sforcim i madh. Prisni mbrëmjen që gjërat të përmirësohen.

Luani: Kush është beqarë do të ketë mundësinë të bëjë shumë njohje të reja interesante.

Virgjëresha: Kush iu qëndron pranë dhe iu njeh mirë do ta kuptojë që diçka iu shqetëson.

Peshorja: Do të jeni ju ata që do të bëni hapin e parë drejt një miqësie shu-më të mirë mes jush.

Akrepi: Një mik do iu bëjë të kuptoni që duhet të jeni më fleksibël.

Shigjetari: Nga rosakë të shëmtuar ju jeni transformuar në persona që keni besim në vetvete dhe ndiheni shumë mirë me veten tuaj.

Bricjapi: Mesa duket sot nuk është momenti i duhur për të krijuar një li-dhje të rëndësishme dhe ju e dini këtë.

Ujori: Për të mënjanuar zhgënjimin përqendrohuni tek dashuria pasi aty mund të gjeni përgjigje.

Peshqit: Bëni kujdes gjatë gjithë ditës për nervozizmin rritës brenda jush. Mos shkatërroni gjithçka për një gjë të vogël.

Ande-Im ofron vend pune Analist Kredie. Dërgoni Cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE PREMTE, 28 DHJETOR 2012

Dhuratat ideale për Vitin e Ri!

Ja disa nga dhuratat të cilat padyshim që do ta gëzonin të dashurën tuaj këtë fundvit.Bizhuteri e shtrenjtë: Jo më kot ka dalë

shprehja “Diamantet janë miqtë më të mirë të një femre”. Nuk po flasim vetëm për dia-mante, por diçka me vlerë. Mund të jenë një palë vathë ose një byzylyk, gjithashtu më mirë të jetë diçka e vogël në sasi por cilësore, sesa bizhuteri të ekzagjeruar.

Orë klasike: Një ide e jashtëzakonshme për të, për festat e fundvitit është një orë klasike, nuk del kurrë jashtë stilit dhe mo-dës. Një orë e thjeshtë, me rrip lëkure është ideale për të përditshmen. Nëse dëshironi diçka edhe më të veçantë, atëherë zgjidhni një orë bizhu.

Vathë perla: Dhurata klasike për Krisht-lindje ose Vitin e Ri janë dhe vathët perla. Perlat vijnë në forma, masa, ngjyra dhe çmime nga më të ndryshmet, kështu që mundohuni të zgjidhni diçka që i përshtatet shijes së saj dhe buxhetit tuaj.

Fustan darke: Dhuratë e mrekullueshme për gruan ose shoqen tuaj është dhe një

fustan i zi për mbrëmje. Zgjidhni një stil flirtues që është perfekt për festa. Më pas ftojeni atë, në një festë për të pirë diçka ose për të kërcyer.

Rrobëdeshan: Një rrobëdeshan mund të duket dhuratë e mërzitshme, por është një dhuratë që do ta shijojë tërë vitin. Zgjidhni një që është i trashë dhe i butë, në mënyrë që ta mbajë ngrohtë pas dushit ose para gjumit.

Çizme dimërore: Për vajzat fashioniste, jeni gjithmonë në modë me një palë çizme dimërore. Këtë stinë ato janë bërë shumë trend. Por në mënyrë të veçantë, në këtë stinë janë shumë të prefereushme çizmet të stilit UGG. Nëse nuk zgjidhni dot një palë në veçanti, mund ta nxirrni atë në një “eks-kursion shopping” për të kuptuar më mirë se çfarë preferon.

Çantë firme: Do të keni buzëqeshje të garantuara me një çantë firme. Zgjidhni një çantë lëkure me ngjyra të ngrohta, si kafe, çokollatë ose mustardë të errët.

Nga dhuratat teknologjike, mund t'i zgjidhni këto:

Aparat fotografik: Nëse i pëlqejnë foto-grafitë, udhëtimet dhe momentet familjare, atëherë aparati është dhurata ideale për fundvit.

Laptop: Për femrat në lëvizje, laptopi është dhurata më e mirë që mund t'i bëni. MacBook pro është pak i shtrenjtë por është elegant, i shpejtë dhe efiçent.

Tablet: Edhe pse nuk gaboni kurrë duke dhuruar një iPad, ka dhe shumë emra të tjerë që ndodhen në treg.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 297

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E PREMTE, 28 DHJETOR 2012

Edmond Vlashaj: Është koha që të vëmë në zbatim projekte të vogla që janë në dobi të të gjithëve!

LSHR përuron zyrën koordinuese në qarkun e Dibrës

Lëvizja Shqipëria e Re ka përuruar zyrën koordinuese në Qarkun e Dibrës, pas

hapjes së zyrave në të gjitha qarqet e tjera të vendit. Kjo zyrë do të funksionojë si zyrë koordinuese për të gjitha degët e këtij qarku, përfshi qytetet si: Peshkopi, Bulqizë dhe Ma-qellarë. Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj, së bashku me anëtarë të kësaj force politike përuruan zyrën e LSHR në qarkun e Dibrës, duke kompletuar në këtë mënyrë hapjen e zyrave në 12 qarqe të vendit. Të pranishëm ishin shumë të rinj dhe të reja dhe qytetarë të këtij qarku, të cilët vlerësuan maksimalisht idetë e Lëvizjes Shqipëria e Re. Në fillim të fjalës përshënde-tëse, kryetari i LSHR-së, Edmond Vlashaj u

ndal te disa nga synimet e kësaj force poli-tike dhe atë që ajo ofron për vendin tonë. "Lëvizja Shqipëria e Re do të fokusohet me marrjen e përgjegjësive për tri dikastere kryesore: Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Diasporës dhe Ministrinë e Punës'', tha ai. Por, që të bëhet realitet, ne duam të fitojmë besimin e qytetarëve për t’u përfaqësuar me dymbë-dhjetë deputetë në shkallë vendi, vijoi ai. Për sa i përket këtyre ministrive, z.Vlashaj tha se kjo forcë politike do të punojë intensivisht për të sjellë diçka të re, duke i shndërruar ato në institucione të rëndësishme për zhvilli-met e sotme shqiptare. Më tej, z. Vlashaj solli në vëmendje disa nga sfidat dhe politikat

që ka LSHR për Ministrinë e Punës. ''Sot kjo ministri është kthyer në një zyrë të të papunëve, ndërsa ne, nëpërmjet tryezave me qytetarë, takimeve me ekspertë të fushës, mund të sjellim ndryshime pozitive duke ndërtuar politika që shkojnë drejtpërdrejt në shërbimin e qytetarëve dhe duke nxitur punësimin'', u shpreh kreu i LSHR-së. Në fund të këtij takimi, z. Vlashaj u shpreh se është koha që të vëmë në funksion projekte të vogla, por që janë në dobi të të gjithë shtetasve shqiptarë dhe se LSHR-ja do të jetë e pranishme në këtë qark po aq sa edhe në qarqet e tjera të vendit.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re