8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 08.05.2013 VITI II - NR.428 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Qendra e Mendimit Pozitiv Syle Halili: Vlerësimi online i nxënësve dhe studentëve, ul ndjeshëm korrupsionin në Arsim!..fq.2 Aida Marku: Fuqizimi i familjes, faktor jetik i shoqërisë së shëndoshë!..................fq.4 Nikolin Paloka: Arsyet pse duhet votuar PLSHR!....fq.4 Turqia dhe Izraeli rifillojnë bashkëpunimin për të rikthyer paqen!.................fq.7 Shtatë synimet e PLSHR për Shqipërinë e Re, në katër vitet e ardhshme!...................................fq.8 ...>>fq.5 Mirëqenia kalon përmes jush! Fotot e fëmijës me sidromën down publikohen në kundërshtim me ligjin! S humë shpesh, sa herë që çifti që për- mendëm më parë është duke ngrënë drekë, vajza nxjerr nga çanta e saj një fletë të madhe formati dhe ajo viza- ton një vijë mes për mes fletës. Në anën e majtë ajo shkruan: Gjërat që do... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr 427

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News , indormative, kulturore, opinonizuese, organi i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 08.05.2013 VITI II - NR.428BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

Syle Halili: Vlerësimi online i nxënësve dhe studentëve, ul ndjeshëm korrupsionin në Arsim!..fq.2 Aida Marku: Fuqizimi i familjes,

faktor jetik i shoqërisë së shëndoshë!..................fq.4 Nikolin Paloka: Arsyet pse duhet votuar PLSHR!....fq.4 Turqia dhe Izraeli rifillojnë

bashkëpunimin për të rikthyer paqen!.................fq.7 Shtatë synimet e PLSHR për Shqipërinë e Re,

në katër vitet e ardhshme!...................................fq.8

...>>fq.5

Mirëqenia kalon përmes jush!

Fotot e fëmijës me sidromën downpublikohen në kundërshtim me ligjin!

Shumë shpesh, sa herë që çifti që për-

mendëm më parë është duke ngrënë drekë, vajza nxjerr nga çanta e saj një fletë të madhe formati dhe ajo viza-

ton një vijë mes për mes fletës. Në anën e majtë ajo shkruan: Gjërat që do... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E MËRKURË, 08 MAJ 2013

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA 1 të bëjmë sot ne të dy. Në anën e djathtë të fletës shkruan: Gjërat që do të bëjë Universi. Në anën e tyre të letrës ata shkruajnë gjërat të cilat ata pla-nifikojnë të bëjnë atë ditë. Në anën tjetër ata shkruajnë gjëra për të cilat duan që të veprojë Universi.

Vajza ka qenë gjithmonë natyrë që bënte lista. Zakonisht ajo ka punë sa për 10 ditë të listuar në Gjërat që do të bëj sot. Shpesh herë kjo listë ka shërbyer si një arsye kur ajo është ndjerë e mallëngjyer. Me fjalë të tjera, me kaq shumë gjëra për të bërë që, për të janë të pamundura për tu përmbu-shur, lista e Gjërave që do të bëj sot e ka ulur shumë moralisht atë. Por ajo që vajza po zbulon tani është se ajo vendos në listë

vetëm gjërat të cilat ka në plan të bëjë sot. Çdo gjë tjetër që ajo do të realizojë, qoftë atë ditë apo qoftë vitin tjetër, apo edhe qoftë pas dhjetë vjetësh, ajo i shkruan në anën e djathtë të listës dhe pastaj ajo lejon Universin të merret me atë listë.

Kur u çuan nga restoranti, djali i tha vajzës; “A do ta marrësh me vete fletën me listën ku shkruajte gjërat”? - Dhe vajza i përgjigjet; - “Kjo është pjesa më e bukur, nuk ka më me të ndjekur.” Ajo e la listën në tavolinë, ajo e la atje për Universin, që të merret me të. E kupton tani që nuk ka më pse ta ndjekë këtë, nuk ka më asnjë gjë, që ta tërheqë zvarrë dhe t’i prishë humorin. Dhe kështu, këto janë gjërat që ju do të bëni kur të kuptoni se ka plot dhe në mënyrë

të vazhdueshme rrjedhë Mirëqënieje që kalon përmes jush.

Në momentin që ju thoni “Unë preferoj” ose “Unë dua” ose “Unë e vlerësoj”, atëherë qielli është pjesë e juaja dhe Energjia Jo fizike në atë moment, fillon të manifes-tohet në realizimin e dëshirave tuaja. Në atë moment! Edhe më shpejt se ç’mund ta thoni fjalën, Energjia fillon të rrjedhë dhe rrethanat e ngjarjet, në një orkestrim të cilin ne, nuk do të dinim nga t’ja fillonim ta përshkruanim, do të ndërlidhen dhe do të përputhen për të na dhënë tamam atë që duam ne. Sikur të mos ishte për rezistencën tuaj, gjërat do të ndodhnin edhe më shpejt.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Syle Halili: Vlerësimi online i nxënësve dhe studentëve që propozon PLSHR ul ndjeshëm korrupsionin në Arsim!

Gazetari Artur Nura në emisionin "Shqipëria e Re në Fokus” vazhdon

prezantimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) në Kuvendin e pas 23 qershorit dhe këtë radhë kishte ftuar znj. Syle Halili, e li-ndur dhe rritur në qytetin e Tepelenës, ku edhe ka kryer arsimimin e mesëm, për të vazhduar Fakultetin për Histori-Gjeo-grafi në Tiranë. Znj. Halili, e cila kandi-dohet për deputete me siglën e PLSHR në qarkun e Tiranës, thotë se formimin e saj arsimor do ta vinte në shërbim të eksperiencës të saj më të re, atë të poli-tikë-bërjes. Ajo mendon se duke u përqen-druar në kryeqytet, ku sigurisht ka shumë

tepelenas, si ajo, duhet që të mos harrojmë kurrsesi vendlindjen, Tepelenën, ndaj së cilës politikë-bërja qendrore duhet të ketë më shumë vëmendje. “Duke qenë se kam studiuar për Histori-Gjeografi, sigurisht që përveçse kërkoj vëmendje politike ndaj qytetit tim të lindjes,Tepelenës, bëj apel gjithashtu që sitet e saj historike të kenë vëmendje dhe investime, të cilat sigurisht me një "PR" (Public Relation -Relacione Publike) realizuar nga shteti dhe kompa-nitë private të Turizmit, do çonin shumë turistë të huaj në ato zona, duke ofruar punësim, mirëqenie dhe pse jo, me kujde-sin e duhur politik edhe solidaritet nje-rëzor", - u shpreh Syle Halili, duke iu refe-

ruar, si projektit politik të PLSHR, ashtu edhe nostalgjisë së saj për vendlindjen. Syle Halili, duke i qëndruar prioritetit të rinisë, ndërkohë që kryen rolin e admi-nistratores në shkollë të mesme, shtoi se platforma politike e PLSHR ofron një reformë thelbësore, në sistemin e vlerësi-mit të mësim-nxënies në shkolla dhe me futjen e sistemit të vlerësimit online, çka do të eliminonte ndjeshëm probabilite-tin e korrupsionit në Arsim, në të njëjtën kohë do të ndihmonte edhe reduktimin e subjektivizmit në vlerësimin e punës së Mësuesisë. Kandidatja Halili besonte gjithashtu, se forcimi i familjes tradicio-nale shqiptare është një element tjetër i rëndësishëm i projektit politik të PLSHR dhe sipas saj shoqëria shqiptare, duhet ta vlerësojë këtë instrument bazë ta promo-vojë atë me energji pozitive. "Qytetarët shqiptarë duhet ta mbështesin këtë pro-jekt politik specifik të PLSHR, i cili forcon traditën më të mirë dhe më të bukur të saj, duke ndriçuar elementë të saj, të harruar me kalimin e kohës dhe të cilët kanë zbe-hur identitetin tonë historik", - tha Halili, duke i bërë apel qytetarëve që të votojnë atë personalisht dhe projektin e PLSHR. Kandidatja Halili në mbyllje të emisionit tha se gjithë përfshirja e kontributeve dhe përfaqësimit të çdo qyteti dhe zone spe-cifike në listat e PLSHR është padyshim zgjedhja e duhur politike, të cilën po e bën me përgjegjshmëri unike PLSHR.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MËRKURË, 08 MAJ 2013

Delta Sh.a ofron vend pune Koordinatore me furnitorët e huaj. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Ngrihet strehë për të sëmurët e spitalit psikiatrik!

Shumica nga ata janë persona, që kanë qëndruar mbi 20 vjet në spitalin psi-

kiatrik. Kryesisht diagnoza e tyre është skizofreni. Kjo është një prej sëmundjeve më të rënda mendore. Pjesa më e madhe e tyre, për vite me radhë nuk kanë parë as dritën e diellit, ndërsa prej 8 muajsh ata

jo vetëm nuk strehohen më në spital, por shkojnë edhe në kinema. Ata jetojnë në një shtëpi të madhe dhe kryejnë aktivitete të përditshme, sikur të ishin në shtëpinë e tyre. "Janë ngritur dy shtëpi me përkra-hjen e komunitetit të Sant Egidios. Është një marrëveshje e bërë mes qeverisë shqip-

tare dhe këtij komuniteti, në bazë të së cilës kanë arritur të vihen në funksionim këto shtëpi. Që prej 8 muajsh Autoriteti Shën-detësor Rajonal ka marrë në kompetencat e tij mirëfunksionimin e shërbimit në këto dy shtëpi. Aty ofrohet shërbimi nga per-soneli, punonjës social dhe psikolog", ka theksuar Drejtoresha e Autoritetit shënde-tësor rajonal, Liliana Ramasaço. Një grup mjekësh, psikologësh, punonjësish, social po punojnë me ta, për socializimin e tyre. Ata thonë se më parë trajtoheshin vetëm me ilaçe, ndërsa tani këta persona, veç ila-çeve, po trajtohen me terapinë e zhvillimit dhe po përshtaten me jetën e re. Veç dy shtëpive në Tiranë janë ngritur dhe 3 të tjera në qarkun e Shkodrës, Elbasanit dhe Vlorës. Edhe në to, rreth 100 persona me sëmundje mendore, trajtohen nga grupe multidisiplinare.

Për më tepër: www.77news.al

Diabeti, një shqetësim që prek të gjitha moshat!

Diabeti sa vjen dhe po bëhet një pro-blem shqetësues për shëndetin pu-

blik, për faktin se shumica e të sëmurëve diagnostikohen vonë. Kjo neglizhencë e qytetarëve, të cilat janë obezë apo dhe kanë një familjar të diagnostifikuar me këtë sëmundje ka detyruar mjekët, që herë pas herë të dalin në terren dhe të bëjnë matje të glicemisë në gjak, falas. Jo pak po në 10 persona, që matin indeksin e diabetit në mënyrë rastësore zbulohet një diabe-tik. Ndërkohë, një studim i fundit i kryer nga specialistët e ISHP-së, në lidhje me

mbipeshën dhe obezitetin në grupmosha të ndryshme paraqet të dhëna shumë shqe-tësuese. Të paktën 22 për qind e fëmijëve dhe mbi 70 për qind e personave mbi 40 vjeç, rezultojnë obezë. Ky kontigjent, rre-zikon jo vetëm që të sëmuret nga diabeti, por dhe nga zemra apo hipertensioni. Mjekët këshillojnë kryesisht nënat, që të jenë të vëmendshme dhe të kontrollojnë ushqimet që konsumojnë fëmijët, ndërsa mësuesit e edukimit fizik të hartojnë pro-grame të vlefshme për fëmijët obezë.

Për më tepër: www.77news.al

Liliana Ramasaço

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

4 77 NEWS

Kadiu Sh.A. ofron Agjent Shitje në Durrës-Kavajë. Dërgoni CV në: [email protected] /www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

OPINION E MËRKURË, 08 MAJ 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Nikolin Paloka: Arsyet pse duhet votuar PLSHR!

Aida Marku: Fuqizimi i familjes, faktor jetik i shoqërisë së shëndoshë!

Kandidati për deputet i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Nikolin Paloka ka

vijuar takimet në qytetin e Lezhës, për prezantimin e Platformës Politike të PL-SHR. Gjatë prezantimit, ai ka prekur disa nga synimet themelore të kësaj partie, siç mund të përmendim, lufta kundër korrup-sionit, fuqizimi i kombit shqiptar, si dhe zgjidhja e presidentit me votë nga populli. Gjithashtu, ai është shprehur se shqiptarët tashmë kanë arsye të forta për të mbësh-tetur me votë PLSHR dhe synimet e saj në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.

Për më tepër: www.77news.al

Kandidatja për deputete e partisë Lë-vizjes Shqipëria e Re për Qarkun e

Shkodrës Aida Marku, ka vijuar takimet e përditshme me qytetarë të ndryshëm ku ndalesa e radhës ka qenë Vau i Dejës dhe ku është mirëpritur nga qytetarët e këtij vendi. Ajo, gjatë prezantimit të synimeve të platformës politike të PLSHR, është ndalur kryesisht në fuqizimin e familjes shqiptare. Ndalimi me ligj i abortit dhe krijimi i hapësirave të përkujdesjes për nënat dhe fëmijët, janë mirëpritur nga qytetarët, duke i parë këto synime me shumë rëndësi. Familja është dhe do të jetë gjithmonë faktor jetik i shoqërisë së shëndoshë.

Për më tepër: www.77news.al

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

577 NEWS

(Mjekë nga Maqedonia)

KLINIKA HALILI-Ortopedi-Reumatologji

Fizioterapi

Tiranë

Trajtime për:-Spondiloartorza-Gonartroza-Coxartorza-HernieDiskale-Lumboishalgji (N.ishiatik)-Kalçifikime (Periartrit, coxartirt)-Kalçifikime (Periartrit, coxartirt)-Bursite-Pareza dhe Paraliza-Nervi Facial-Pleksusi Brahial-Nervi Peroneal-Dëmtime Sportive -Skolioza , Kfioza , Lordoza-Skolioza , Kfioza , Lordoza-Trajtime Postraumatike etj.

APARATURAT:Elektroterapi-Diadinamik-Interferencial-Ultratinguj-Lazer-Galvan, Jonoforezë-Galvan, Jonoforezë

Magnetoterapi-Shock-Wave (Shtorc)-Hr-Tek (TekarTerapi)-Traksion Cervikal dhe Lumbar-Fango Terapi-Krioterapi-Ultraviolet Terapi-Ultraviolet Terapi-Kinesiotaping-Ushtrime,Masazhe etj...

Adresa: Rruga e Dibrës,Kompleksi HALILI,

përballë Vilës GOLD.Tel: +355 42 419 022

Cel: +355 68 20 56 978 +355 67 3367622

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MËRKURË, 08 MAJ 2013

Diamond Dental ofron vend pune Radiologe. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Fëmijët janë të shenjtë, por shpesh herë persona të ndryshëm abuzojnë me të

drejtat e tyre, që garantohen në konventë, dhe në legjslacionin shqiptar. Skandali i ra-dhës vjen nga të ashtuquajturit “profesioni-stë”, të cilët për qëllimie regjistrimesh në një projekt trainimi, përdorin foton e një fëmije autik, duke e bërë publik në faqet e profilit në Fb, ku ata kryejnë aktivitetet. “Ju njoftojme se qendra jone në bashkëpunim me një stu-dio…, organizon trajnimin me temë: "Strate-gji dhe metoda terapeutike për të ndihmuar fëmijët me sindromën Down…kanë filluar regjistrimet për trajnimin e studentëve që punojnë me këta fëmijë.... Ju mirepresim!”, ishte postimi në profilin e Fb, ku vihet re qartë fytyra e një fëmije rreth një vjeç me sindromën down, së bashku me personin, i cili është pjesë e projektit. Gazetarët e Qen-drës për Drejtësi dhe Solidaritet kontaktuan me pjesëtaren e këtij projekti K.C., (emri i saktë disponohet në redaksi) njëkohësisht i njëjti person që ka dalë në foto me fëmijën,

me simptomë down, për të konfirmuar dhe për të ditur shkaqet se përse janë shkelur të drejtat e një fëmije me aftësi të kufizuar (prapambetje mendore), për qëllime regjis-trimesh. “Ju nuk jeni askush që të më tele-fononi mua”, - u shpreh K.C. Nga ana tjetër, gazetarët biseduan dhe me pjesëtaren tjetër të projektit me inicialet A. L (emri dispono-het në redaksi), në profesion infermiere, e cila u shpreh: “Ju keni marrë informacion të njëanshëm, sepse fotoja që ju po thoni është e një fëmije me sindromën down, ku nëna e tij ka dhënë lejë për përdorimin e fotos dhe po ajo është bashkëpunëtore e ngushtë për realizimin e këtij trajnimi, e cila e ka bërë misionin e jetës së saj ndihmën ndaj fëmijëve me sindromën down…!”, - u shpreh A.L. Psikologët: “Është shkelur etika!”.

Në lidhje me bërjen publike të kësaj fotoje, psikologë dhe sociologë të njohur e kanë konsideruar në kundërshim me etikën, si dhe legjislacionin. Ja sesi u shpreh për QDS Prof. Leonard Prifti: “Kjo foto me këtë

qëllim, nuk ka asnjë shkak të botohet, apo të bëhet publik. Ky është një diskreditim që i bëhet fëmijës. Abuzimi në këtë mënyrë ndaj fëmijës do të bëjë që ai në të ardhmen të vuajë nga vetaktualizimi psikologjik si dhe vlerësimi i vetvetes”. Legjislacioni

Juristët e QDS shqyrtuan një pjesë të legjis-lacionit në fuqi, në lidhje me publikimin e fo-tos. Në ligjin 44/2012 të ligjit “Për shëndetin mendor” thuhet se: "Personat me çregullime të shëndetit mendor gëzojnë të drejtën për kofidencialitetet mbi të dhënat, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore”. Ndërkohë avokati me përvojë Hysen Spahiu u shpreh se prokuroria duhet të fillojë kryesisht një hetim në lidhje me këtë çështje. Madje avo-kati shtoi faktin se; edhe sikur prindërit të jenë në dijeni të publikimit të fotos, përsëri veprimi i publikimit është i kundërligjshëm. Investigimi

Juristët dhe gazetarët e QDS kanë mbled-hur prova të mjaftueshme me qëllim që ato të çohen në prokurori, duke konsideruar se publikimi i fotove të fëmijëve me sindromën down është një veprim jo etik, i kundërligj-shëm dhe mund të kthehet në një precedent të rrezikshëm, që cenon shëndetin e mirërri-tjen e këtyre fëmijëve.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Investigimi i QDS: Fotot e fëmijës me sidromën downpublikohen në kundërshtim me ligjin!

Punonjëse e projektit Fëmija me sindromën down

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

77 NEWS

DN Servis ofron vend pune Operatore Interneti. Kontaktoni në Cel. : 0694845860 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E MËRKURË, 08 MAJ 2013

Ngjyrat, tendencë e 2013!

Vendet e zhvilluara, prioritet përfshirjen e të rinjve!

Nënkryetarja e Forumit Rinor PLSHR, Anjeza Kastrati, ka prezantuar dhe dis-

kutuar disa nga pikat më të rëndësishme të Platformës, me qytetarë, në zonën pranë Universitetit Bujqësor të Kamzës. Qytetarët kanë shprehur vlerësimet e tyre në lidhje me synimet e PLSHR. Ata i kanë kushtuar rëndësi, sidomos luftës kundër korrupsio-nit, që sipas tyre është një plagë e keqe e shoqërisë sonë, që kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Gjithashtu qytetarët kanë shprehur vlerësimet e tyre në lidhje me përfshirjen e të rinjve në administratë, që sipas tyre duhet të jetë prioritet. Vendet e zhvilluara kanë ecur përpara vetëm në saj të përfshirjes së të rinjve. Ata janë forca e madhe.

Për më tepër: www.77news.al

Ngjyra pastel, portokallia në të purpurt, por edhe e gjelbra janë tendencat e këtij sezoni,

ngjyra të ndezura dhe të ndritshme, me të cilat bie në sy, por ngjyra e bardhë është “in”. Duhet përmendur, që e kuqja dhe e verdha kanë dalë pak jashtë loje këtë pranverë-verë. Ngjyra nudo është kthyer fuqishëm në modë. Një ngjyrë ideale për të feminizuar veshjet tona, ajo shfaqet kudo tek fus-tanet, pantallonat dhe madje këmishat. Kjo ngjyrë i jep veshjes një pamje më të sofistikuar. Së fundi, look-u i zi me të bardhë është ndoshta tendenca më e rëndësishme e këtij sezoni. Ai përshtatet me të gjitha stilet: sportiv, elegant, i rastësishëm.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Deri më 8 MajPa asnjë detyrim tjetër!

1100 € / 3 vite400 € / 1 vit oseÇdo regjistrim në SH.L.U.P. Vitrina në secilin prej Fakulteteve:

Gëzohuni duke bërëDIÇKA TË RE!

Studio Justitia ofron vend pune Juriste. Kontaktoni në Cel. : 0682081994 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE MËRKURË, 08 MAJ 2013

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeledin Ihsanollu bëri një vizitë në Kosovë. Ai u vlerësua i denjë për titullin "Qytetar Nderi i Prizrenit" për përpjekjet e tij të jashtë-zakonshme për njohjen e Kosovës. Kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Isla-mik u shpreh tepër i lumtur dhe krenar që mori një çmim të tillë në një vend dhe qytet, për të cilët ai ushqen një dashuri të pafundme. Duke tërhequr vëmendjen mbi strukturën multietnike dhe plurife-tare të Prizrenit, Ihsanollu tha se ky qytet u mëson njerëzve si t'i gëzojnë në maksi-mum dhe bashkërisht të mirat, që Allahu i Plotfuqishëm u dhuron atyre. Në fjalimin e tij, Ihsanollu dha informa-cione në lishje me Organizatën e Bashkë-punimit Islamik dhe shtoi se 31 nga 57 vendet anëtare të OBI-t e kanë njohur Kosovën, ndërsa po bëhen përpjekje për të bindur të tjerat. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpuni-mit Islamik, Ekmeledin Ihsanollu deklaroi se dëshiron dhe shpreson që shumë shpejt Kosova të bëhet një anëtare e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Për më tepër: www.77news.al

Kosovë, Ihsanollu merr titullin "Qytetar nderi i Prizrenit"!

Turqia dhe Izraeli rifillojnë bashkëpunimin për të rikthyer paqen!

Zyrtarë të Ankarasë dhe Tel-Avivit po zhvillojnë bisedime në Izrael, për

takimin e dytë, mbi dëmet e shkaktuara 9 shtetasve turq në bordin e anijes "Mavi Marmara", në vitin 2010, bënë të ditur burime zyrtare vendase. Burime diploma-tike turke bëjnë të ditur se delegacioni i Ankarasë, i udhëhequr nga Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Feridun Sinirliollu, është delegacioni turk me nivel më të lartë që ka shkuar në Izrael, gjatë 3 viteve të fundit. Takimi i dytë po realizohet në Jeruzalem, ndërsa i pari u zhvillua në muajin prill, në Ankara. Në bisedimet e mbajtura në kryeqytetin turk, është marrë në shqyrtim mënyra se si do të përcaktohet dëmshpërblimi, që Izraeli do t'u paguajë familjeve të 9 shtetasve turq të vrarë dhe

70 plagosurve në sulm. Kurse në takimin e Jerusalemit pritet të trajtohet shuma e dëmshpërblimit. Ndërkaq, pika më e rëndësishme e bisedimeve është ligjësimi i marrëveshjes, që do të arrihet mes dy palëve, duke u miratuar nga parlamentet përkatëse dhe njëkohësisht cilësimi i saj si një pakt ndërkombëtar. Axhenda e takimit parashikon grumbullimin e dëmshpërbli-mit, që do të garantohet nga Tel-Avivi, në një fond të veçantë, nga i cili do të paguhen familjet e viktimave, kur të përfundojë çës-htja gjyqësore, që vazhdon të shqyrtohet në Turqi, lidhur me sulmin izraelit, ndaj anijes “Mavi Marmara”. Një takim i tretë mund të zhvillohet, në rast se në këtë takim të dytë, ndërmjet Turqisë dhe Izraelit mbetet pa u qartësuar ndonjë detaj, theksojnë burimet

diplomatike turke. Ankaraja zyrtare tërheq vëmendjen, se nuk do të krijojë marrëd-hënie diplomatike të plota me Tel-Avivin, pa u përmbyllur me sukses bisedimet, mes palëve mbi dëmshpërblimin e viktimave të sulmit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 427

8 77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MËRKURË, 08 MAJ 2013

Shtatë synimet e PLSHR për Shqipërinë e Re, në katër vitet e ardhshme!

Duke filluar nga ky numër po botojmë shtatë synimet e para të Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re për katër vitet e ardhshme. Këto synime janë marrë nga dokumenti i kësaj force politike “Platforma dhe synimet e PLSHR”, që po shpërndahet gjerësisht në mbarë vendin.

1) 21 000 shtëpi të reja çdo vit për familjet në nevojë, si dhe familjet e reja, apo çiftet e reja. (Këto banesa do të jenë të ndara propor-cionalisht nga një mijë, për çdo qark, si dhe 9000 që mbetën në Tiranë-Durrës, ku ka më shumë popullsi. Sipas shembullit pozitiv të Qeverisë Turke të drejtuar nga Kryeministri Erdogan me kompaninë shtetërore "Toki".)

2) 21 000 shtëpi ekzistuese në vit, të ripa-ruara, të hidroizoluara dhe të shndërruara

në shtëpi të qëndrueshme energjitikisht. Pra shtëpi që harxhojnë shumë pak energji elektrike për ngrohje në dimër dhe ftohje në verë.

3) 21 000 tarraca pallatesh në vit, nëpër qytetet tona të mbuluara me çati, për të ele-minuar njëherë e mirë lagështirën. (Këtu do të përfshihen automatikisht edhe ndërtesat publike si: shkolla, kopshte, çerdhe, spitale, maternitete, etj. Në këtë rast do të kishim shtim të hapësirës së banimit, apo të shfry-tëzimit në papafingot që do të krijoheshin me vendosjen e çative).

4) 21 000 çati në vit të veshura me panele diellore, për të bërë të mundur prodhimin e energjisë për konsumin e vetë këtyre famil-jeve, si dhe prodhimin për shitje në rrjetin

kombëtar dhe ndërkombëtar të energjisë. 5) 21 000 familje në vit që asistohen dhe

kreditohen prej shtetit në ndërtimin e serave me panele diellore të tejdukshme që shërbe-jnë për prodhimin e energjisë dhe njëkohë-sisht për prodhimin e perimeve.

6) 21 000 familje në vit që asistohen dhe kreditohen prej shtetit në ndërtimin e stal-lave të bagëtive, si dhe stabilimenteve për prodhimin e energjisë me biogaz, nëpërmjet plehut të bagëtive.

7) 21000 punishte, apo sipërmarrje prod-huese të ndihmuara nga shteti në fazën e investimit fillestar. Eksporti i prodhimeve tona duhet të jetë qëllimi final i këtyre sipërmarrjeve.

Për më tepër: www.77news.al