8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 04.12.2012 VITI I - NR.273 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Prokurori i ri, Nishani dekreton Adriatik Llallën në vend të Ina Ramës!............................................fq.2 Palestina, Berisha: Abstenimi në OKB, Shqipëria s'mund të anashkalojë SHBA-të!...............fq.3 Vëzhgim në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, pacientët në pritje, mjekët në kafene!.....................fq.4 45-vjeçarja F.H.: Si shpëtoi jeta ime nga droga!.......fq.5 Në Kampusin "Vitrina" zhvillohet seminari me temë "Bulimia Nervore" me Miranda Hajdinin!................fq.7 ...>>fq.8 Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron: - Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Ju keni pikëpamje të qarta! Vlashaj: Vizioni ynë, për më shumë punësim dhe zhvillim! Përurohet zyra e LSHR-së në Qarkun e Korçës Ç do ditë, shumë njerëz e harxho- jnë një pjesë të mirë të jetës së tyre, në gjëra të padobishme. Këtu nuk po flas për rrje- tet sociale, por i refe- rohem mënyrës se si shumica e njerëzve krijojnë marrëdhëniet e tyre me shoqërinë, punën etj. >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 273

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 273

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 04.12.2012 VITI I - NR.273 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Prokurori i ri, Nishani dekreton Adriatik Llallën në vend të Ina Ramës!............................................fq.2 Palestina, Berisha: Abstenimi në OKB,

Shqipëria s'mund të anashkalojë SHBA-të!...............fq.3 Vëzhgim në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3,

pacientët në pritje, mjekët në kafene!.....................fq.4 45-vjeçarja F.H.: Si shpëtoi jeta ime nga droga!.......fq.5 Në Kampusin "Vitrina" zhvillohet seminari me temë

"Bulimia Nervore" me Miranda Hajdinin!................fq.7

...>>fq.8

Lëvizja Shqipëria e Re Ju uron:- Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Ju keni pikëpamje të qarta!

Vlashaj: Vizioni ynë, për më shumë punësim dhe zhvillim!Përurohet zyra e LSHR-së në Qarkun e Korçës

Çdo ditë, shumë njerëz e harxho-

jnë një pjesë të mirë të jetës së tyre, në gjëra të padobishme. Këtu nuk po f las për rrje-tet sociale, por i refe-rohem mënyrës se si

shumica e njerëzve krijojnë marrëdhëniet e tyre me shoqërinë, punën etj. >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 273

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E MARTË, 04 DHJETOR 2012

Prokurori i ri

Nishani dekreton Adriatik Llallën në vend të Ina Ramës!

<< VIJON NGA FAQJA 1 A ju pëlqen puna juaj? Mos harroni se puna është e dobishme, edhe nëse ju e urreni atë, kjo nuk është arsye për ta lënë atë.

A ju pëlqejnë miqtë tuaj? Ata mund të jenë shumë të mirë, por ndoshta ata mund të jenë shkaku që ndalojnë realizimin e ëndrrave tuaja.

Ju duhet të mësoni si të gjeni guximin për t’u larguar nga situatat e këqija dhe të miratoni vetëm mendime pozitive në jetën tuaj. Ne të gjithë kemi një mendim dhe këto mendime i shprehim me anë të veprimet tona të përditshme.

Vendime të tilla si heqja dorë nga një marrëdhënie, nga puna, ose vese si duhani dhe alkooli krijon një sasi të madhe të stresit. Këto janë katër këshilla për t’iu ndihmuar të bëni këto vendime më pak të dhimbshme.

1-Krijoni një spirancë, të cilën Jonathan Fields, trajnuesi i njohur i kuajve, e për-shkruan si ritual të vogël për t’iu ndih-muar të gjeni guximin për t’u larguar nga situatat e këqija.

Ai tregon për rutinën në jetën tij, për punën e thjeshtë që bënte në fermë, ai drekonte vetëm, pasi kolegët e punës nuk

shoqëroheshin me të. Më vonë, ai ndry-shoi sjellje, në mëngjes kur arriti në punë, nuk priti t'i thoshin të tjerët mirëmën-gjes, por iu tha vetë i pari dhe në orarin e drekës, shkoi dhe u ul tek kolegët e punës për të drekuar me ata.

Ai duke ndryshuar sjellje, jeta e tij ndryshoi në shumë aspekte, puna e tij ishte më frytdhënëse dhe marrëdhënia me kolegët u përmirësua. Pra, gjeni guxi-min për të thënë “JO” situatave të këqija, në mënyrë që të stabilizoni fushat e tjera të jetës tuaj.

2-Kini një objektiv, në mënyrë që të për-caktoni se çfarë dëshironi të arrini. Për-caktoni prioritet tuaja dhe sigurohuni që të jeni të qartë në lidhje me çfarë kanë të bëjnë qëllimet tuaja.

Kur ju punoni për dikë tjetër, ose jetoni në një marrëdhënie të komplikuar, agjen-da personale e tjetrit bëhet edhe e juaja.

Është e vështirë të zbuloni se çfarë dëshironi të largoni nga jeta juaj, kur që të vegjël iu kanë mësuar gjatë gjithë kohës se çfarë të bëni.

Si fillim, mendoni se çfarë nuk dëshi-roni të bëni, para se të përcaktoni për atë që ju dëshironi të bëni në jetën tuaj.

3- Përfytyroni si mund të jetë jeta juaj

pa këto situata të këqija. Vizioni juaj është ndjenja juaj e fortë që mund t’i shikojë gjërat shumë më lehtë se sa ju mund t’i shpjegoni ato.

Merrrni një letër dhe shkruani të gjithat situatat e këqija nga të cilat ju doni të arra-tiseni, mbajeni këtë letër gjithmonë me vete, lexojeni shpesh atë. Kur ju të keni ndryshuar, rishiheni këtë letër, ajo do japë një vizion të qartë se kush keni qenë.

Ju nuk jeni një artist i madh. Ajo që ka rëndësi nuk është cilësia artistike e pro-jektimit, por më tepër rëndësi ka se sa i ndershëm jeni ju me veten dhe se ku doni të arrini në jetë.

4-Kapërceni frikën tuaj duke e mena-xhuar atë e jo duke e injoruar atë. Trego-huni i sinqertë për një minutë, qëndrimi në këmbë nuk është diçka që ju jeni pro-gramuar për ta bërë. Ai iu lodh dhe dëm-ton shëndetin tuaj nëse rrini me orë të gjata në këmbë.

Pra, ju e dini se çfarë është e dëmshme dhe jo e dëmshme për ju, bëhuni i sin-qertë me veten dhe guxoni të largoheni nga situata të këqija që iu stresojnë dhe dëmtojnë jetën tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Adriatik Llalla, kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit

të Pasurive, dekretohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Presi-

dencës, e cila publikon dhe dekretin për emërimin e pasardhësit të Ina Ramës, i cili hyn në fuqi menjëherë.

"Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 149.1 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001

“Për organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Dekretoj : Zoti Adriatik Lla-lla, emërohet Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 7840", thuhet në dekretin e Presidentit. Ashtu siç ishte parashikuar, mandatit të krye-prokurores Ina Rama po i vjen fundi, pas dekretimit të Adriatik Llallës, i cili pritet të zërë vendin e saj në krye të organit të akuzës. Ishte vetë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili pas konsultave me partitë politike paralajmëroi se mandati i Ina Ramës përfundon më 22 nëntor, duke formalizuar edhe qëndrimin e mazhorancës për këtë çështje, ndërkohë që opozita kundërshtoi vendimin duke theksuar se mandati i Kryeprokurores përfundon më 23 maj 2013-të, datë kur është dhe afati i përcaktuar në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku përcaktohet mandati pesëvjeçar i kryeprokurorit.

Për më tepër: www.77news.al

Adriatik Llalla

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 273

377 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Edhe për pak ditë!Regjistrimi në SH.L.U.P. “Vitrina”,

Vetëm 780 € në vit në të gjitha fakultetet, pa detyrime të tjera.

Deri më 10 Dhjetor

ALBANIA-INCOMING ofroN vend pune AGJENT MARKETINGU.Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE MARTË, 04 DHJETOR 2012

Palestina, Berisha:

Abstenimi në OKB, Shqipëria s'mund të anashkalojë SHBA-të!

Kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar

të PD, votën abstenuese të Shqipërisë në OKB ndaj rezolutës për Palestinën. Sipas Berishës, vota nuk mund të përkthehet si qëndrim kundra Palestinës për disa arsye dhe se kjo nuk do të dëmtojë as marrë-dhëniet e shkëlqyera me Turqinë. Berisha theksoi se, Shqipëria ka qenë ndër vendet e pakta që e ka njohur shtetin palestinez.

“Duhet të f las këtu pak për votën e Shqipërisë në OKB, abstenimin e saj, duke theksuar këtu se Turqia është një alet i shkëlqyer, një ndër miqtë më të mëdhenj të kombit shqiptar. Qëndrimin tonë ndaj Rezolutës së paraqitur nga një grup i gjerë vendesh, si kryeministër i vendit, e kam shprehur publikisht në shtator të 2011 në sesionin e OKB. Shqipëria mbështet zgji-dhjen e 2 shteteve të pavarura, është ndër vendet e pakta që ka njohur shtetin pales-tinez, por në vitin 2011, në shtator, kam shprehur qëndrimin negativ, ndaj kësaj rezolute. Së pari, ne besojmë se kjo çështje është më komplekse, nuk mund të zgjidhet nëpërmjet përpjekjeve për të anashkaluar SHBA”. Berisha theksoi dhe përpjekjet e Presidentit të SHBA, Obama për zgjidhjen e çështjes. “Duke theksuar këtë, theksoj me bindje se Obama, e ka patur dhe e ka në axhendën e tij, mbasi nuk mund të ha-

rrojë faktin që ditën e parë, në Shtëpinë e Bardhë, ai e mbrojti të dërguarin e tij, për çështjen e Lindjes së Mesme. Së dyti, në mënyrë të përsëritur, autoriteteve të tjera mike që kanë ngritur këtë çështje, ekziston një mënyrë evidente, një vullnet i shprehur nga Presidenti Obama dhe administrata e tij për të zgjidhur problemin në përputhje me 2 shtete të pavarura, nocionin e 2 shte-teve të pavarura. Një problem kaq i kom-plikuar kërkon ndoshta përpjekje dhe më të mëdha, por dyshoj se roli i SHBA në këtë problem është i pazëvëndësueshëm”.

Kryeministri shqiptar tha se marrë-dhëniet me Turqinë do vijojnë të njohin zhvillime shumë të mira.

“Shqipëria është e vendosur të vijojë marrëdhëniet e shkëlqyera me Turqinë, jam i bindur që do njohim zhvillime të tjera pozitive”.

Për më tepër: www.77news.al

Panariti: KE kërkon miratimin e tre ligjeve, ndryshe rrezikojmë statusin!

Ministri i jashtëm Edmond Panariti kërkoi dje nga palët politike të arri-

jnë konsensus për votimin e tre ligjeve që kërkohen nga KE-ja për marrjen e statusit kandidat.Ndërsa ka raportuar në komi-sionin e integrimit, numri një i diploma-cisë shqiptare theksoi se nëse nuk arrihet konsensusi politik atëherë rrezikohet edhe mosmarrja e statusit.“KE kërkon miratimin e tre ligjeve që Shqipëria të marrë statusin e plotë të Bashkimit Europian. Çelja e nego-ciatave fillon me përmbushjen e priorite-teve kyçe të Bashkimit Evropian. Prioritete

kyçe për integrimin janë edhe zgjedhjet e ardhshme, pavarësia e institucioneve, krye-sisht të drejtësisë edhe vazhdimi i luftës kundër korrupsionit. Institucionet e BE kërkojnë angazhim konkret të klasës sonë politike dhe tre ligjet hapin dritën jeshile për marrjen e statusit të BE nga Shqipëria.Vendimi i BE varet nga plotësimi i tre detyrave që na ka vendosur Komisioni Evropian. Mbetet prioritet vullneti i poli-tikanëve tanë për ligjet me 3/5. Votimi i tre ligjeve ka peshë të madhe, duhet të arrihet konsensus politik dhe nëse nuk ka konsen-

sus, minimizohen edhe shanset për të marrë statusin e BE. Statusi mund të mos merret nga mungesa e vullnetit politik, jo për sa i përket progresit. Nuk mund të lidhet Fieri me procesin e përmbushjes së detyrimeve të KE”, tha Panariti. Ndërkohë opozita kërkoi nga ministri Panariti vlerësimin që ka secili nga vendet e BE dhe votën që do të japin për statusin. “Ka vende të Bashkimit Euro-pian që janë pro, por ka edhe skeptike që po e shqyrtojnë, votën siç është Holanda”, theksuan deputetët socialistë.

Për më tepër: www.77news.al

Sali Berisha

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 273

4 77 NEWS

EURO-CALL-ALBANIA ofroj vend pune Call Center Manager. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 04 DHJETOR 2012

Vëzhgim në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3

Pacientët në pritje, mjekët në kafene!

Problematikën mjek-pacient, "Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" e ka pas-

qyruar në shumë raste të publikuara në të përditshmen "77 News", nëpërmjet his-torive të qytetarëve të ndryshëm të cilët janë përballur me indiferencën e bluzave të bardha. Ngjarjet nuk janë bërë të ditura vetëm nga dhjetra pacientë, por edhe nga disa institucione të vendit si: Urdhëri i Mjekëve apo Urdhëri i Infermierit. Këta të fundit, shpesh herë kanë deklaruar se mar-rëdhënia mjek-pacient nuk është ashtu siç duhet, pra konform rregullave dhe normave etike. Muaj më pare, presidentit i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi deklaroi se Mjekët dhe Infermierët që punojnë në ins-titucionet shëndetësore shpesh herë thyejnë Kodin e Etikës duke dalë në rrugë me uni-formën e punës e jo vetëm kaq, pasi mund t'i gjesh edhe nëpër lokale duke konsumuar kafe me njerëz të ndryshëm. Lidhur me këtë problematikë, realizuam një vëzhgim në Poliklinikën e Specialitetëve nr.3 në krye-

qytet. U ndeshëm me shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Në biseda mes tyre, ata shprehen të pakënaqur, pasi shumë herë duhet të presin me orë të tëra mjekun, i cili është në ndonjë nga kafenetë përreth ose në klinikën e tij private. "Jam kthyer nga Greqia dhe jetoj në Tiranë prej disa ditësh. Kam sjellë gruan në këtë poliklinikë, pasi andej është operuar dhe ka ende probleme. Specialisti i fushës nuk ishte në punë. Deri në këto momente jemi mbledhur katër veta dhe po e presim tek dera. Tek informacioni na thanë vjen për dhjetë minuta, pasi është tek kafja matanë. Kemi mbi 30 minuta që presim mjekun, i cili nuk po duket në hori-zont. Është skandaloze, vetëm këtu ndodh kjo gjë", shprehet Ilir Fusha i indinjuar. Këtë realitet e pohojnë edhe qytetarë të tjerë, të cilët thonë se madje ka raste kur mjeku nuk vjen fare ose paraqitet vetëm në mëngjes dhe më pas mund ta takosh në ndonjë klinikë private, ku punon privatisht ose e ka të tijën. "Më ka ndodhur të pres më shumë se një orë

për të bërë vizitën. Kam ardhur dhe nuk kam gjetur mjekun edhe pse në derë shkruhet qartë orari i punës. Pra, këtu nuk zbatohet asnjë rregull. Tek informacioni të japin një përgjigje sa për të thënë. Madje ka raste kur vetë mjeku vendos edhe numrin e tij tek dera e zyrës, pasi mesa duket pret ta marrim në telefon e t'i themi a do vish të na vizitosh", shprehet qytetarja Valentina Lloha. Raste të ngjashme dëgjon kudo nëpër korridore. Pacientët madje ndjehen të pashpresë, përsa i përket zgjidhjes së kësaj situate, e cila sipas tyre është kthyer në normalitet. Ata madje kur tenton t'i fotografosh nuk kanë dëshirë të shprehen publikisht, pasi tremben nga ndonjë reagim, i cili mund t'i dëmtojë në këtë raport që mesa duket nuk gëzon res-pekt të ndërsjelltë. Shumë prej qytetarëve, veç kësaj, ankohen edhe për komunikimin, sipas tyre nuk është në nivele të kuptueshme. Ata thonë se shpesh herë mjekët janë arro-gantë dhe të pasjellshëm. Komunikimi është i ftohtë në të shumtën e rasteve dhe i prerë pa sqarime të hollësishme. "Nuk marrim sqa-rimin e duhur. Madje ka nga ata mjekë që sillen ftohtë dhe pa edukatë. Situata lë shu-më për të dëshiruar. Humanizmi ka vdekur, tashmë çdo gjë është kthyer në biznes. Nuk do t'ja dijë njeri", shprehet një tjetër qytetar.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 273

77 NEWS

PIRRACI-U6 ofroj vend pune SEKRETARE. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MARTË, 04 DHJETOR 2012

45-vjeçarja F.H.:

Si shpëtoi jeta ime nga droga!

45-vjeçaren F. H. e takojmë në mjediset e qendrës "Aksion Plus", pikërisht në atë

strehë ku ajo ka gjetur përkrahje për jetën e saj, që i përngjan një drame me disa episode. Gruaja nga Tirana, duke qenë në një shoqëri që drogohej, të cilët u identifikuan më vonë me sëmundjen e tmerrshme të HIV-AIDS, ajo ka qenë e rrezikuar në çdo çast. Por, fati duket se ka qenë me të, madje jo vetëm kaq, por ajo rrëfen për të parën herë historinë e saj, përmes heroinës, HIV-AIDS dhe skamjes që e ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës. Gjatë intervistës, F.H. rrëfen rrugëtimin e gjatë të vuajtjeve, netët e gjata të përpëlitjes së shpir-tit dhe të trupit nga efekti i heroinës dhe rikthimin në jetë sërish. 45-vjeçarja duket se pas trajtimit me metadon, tashmë i ësh-të rikthyer jetës së përditshme, madje ajo është edhe e punësuar në qendrën "Aksion Plus" ndaj edhe deklaron se i detyrohet çdo sekondë nga jeta drejtuesve të kësaj qendre.Çmund të na thoni për jetën tuaj, kur e keni nisur heroinën?

Drogën e kam nisur që kur isha 20 vjeçe,

as nuk e mbaj mend fare atë ditë, por di të them që kam vuajtur aq shumë, sa shenjat e tmerrit që kam jetuar më kanë mbetur si njolla të pashlyeshme në shpirt dhe në trup. Por jo vetëm kaq, pas 5-vjetësh, që kur nisa të përdor hashashin, jam shoqëruar me disa persona që e dija shumë mirë se ishin me sëmundjen e tmerrrshme të HIV AIDS. Duhet të falenderoj Zotin që nuk u sëmura, ndonjëherë mendoj se jam me fat edhe pse kam bërë një jetë të tmerrshme që kur kam qenë vajzë e re, e vetme pa familje, pa dashuri. Kam kryer disa herë punë shumë të ndyra në jetën time, por jeta më ka përpla-sur pa mëshirë, por çdo gjë e kam bërë për mbijetesë. Edhe sot ende se besoj si i kam shpëtuar HIV-AIDS.Po nga droga a ke hequr dorë, si po shkon jeta jote tani që je punësuar në Qendrën "Aksion Plus"?

I detyrohem çdo sekondë të jetës time, qendrës "Aksion Plus", pasi këtu nisa mje-kimin me metadon dhe tani mendoj se deri diku ia kam dalë mbanë me drogën. Kam filluar sërish të integrohem në jetë dhe nuk marr më heroinë. Mendoj se nuk ma pranon më trupi, çdo gjë e ka një fillim dhe një fund në jetë. Sot, madje, jam punësuar nga dre-jtuesit e "Aksion Plus". Me paratë e rrogës mundohem të blej disa rroba të vjetra dhe i shes në treg. Tani mendoj shumë për veten time dhe kur kthej kokën pas, shikoj tunelin e errët ku kam jetuar për shumë vjet, ku vdekjen e kam pasur shumë pranë. Thatë që keni jetuar me persona të sëmurë

me HIV AIDS, çfarë jete bëjnë këta per-sona?

Jeta e tyre është një tmerr i vërtetë, më keq se jeta jonë që marrim drogë, pasi ne të paktën e kemi gjetur një strehë ku të fusim kokën dhe ku mund të nisim të trajtohemi, ndërsa ata janë në mëshirë të fatit. Prej disa muajsh, disa prej miqve të mi, tre vajza të reja, një djalë dhe një grua që ka një fëmijë po me sëmundjen e tmerrshme të Sidës, nuk marrin dot asnjë mjekim, pasi janë mbaruar ilaçet. Është e tmerrshme të mendosh se si shteti dhe organizatat që merren me këta persona të sëmurë i lënë këta njerëz pa mje-kim, ata po vdesin dita-ditës. Në televizione dhe në media pak publikohet nga jeta e tyre. Ata janë të braktisur nga shoqëria dhe kjo është një gjë e tmerrshme. Kam jetuar disa vjet me një vajzë, e cila u lidh në vitin e fun-dit që kemi jetuar bashkë me një emigrant në Francë, ai ia ngjiti Sidën, madje i premtoi edhe se do të jetonte me të e do ta merrte andej të rregullonin jetën. Në fillim më dhimbsej shumë sepse u tregua e sinqertë dhe më tregoi se analizat i kishin dalë pozi-tive. Ajo ishte me HIV-AIDS. M'u dhimbs shumë, nuk jetova më me të, megjithatë ia di për faleminderit, sepse nëse nuk do të më tregonte, unë sot do të isha me HIV-AIDS.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 273

77 NEWS

UNIFORMA TË PROFESIONEVE TË NDRYSHMEUNIFORMA PËR HOTEL, BARE DHE RESTORANTE

QËNDISJE DHE STAMPIME ME KOPJUTERMKonfeksion

MBULESA TAVOLINE, SUPRINA, ÇARÇAFË

MKonfeksion

“Sekrete” të vogla për akullin!

Kompania FINAL ofron vend pune Accountant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MARTË, 04 DHJETOR 2012

Zbulohet jetë nën akujt e Antarktikut!

Në rezervuarin e ndodhur nën trashë-sinë e akujve të Antarktidës, për herë

të parë zbuluan organizma të gjallë. Siç njofton Akademia Kombëtare e Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbu-limi u realizua nga grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Nevadës. U arrit të vështro-het jeta kur në ujë u shtua një substancë e veçantë, që ngjyrosi qelizat e gjalla. Rezultoi se nën akull ekziston një shumëllojshmëri

mjaft e gjerë organizmash, që i përkasin dhjetëra familjeve të ndryshme të mikro-gjallesave. Mosha e “ishullit të jetës” është të paktën 3 mijë vjet. Anëtarët e komunitetit të dhënë biologjik mund të jetojnë në një temperaturë mesatare -13,5 gradë Celsius. Me një dukuri të tillë, biologët përballen për herë të parë.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Akulli përdoret shumë, jo vetëm për pije të ndryshme, por edhe për ka-

fetë e ftohta. Sekretarja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Hilary Clinton, gjatë një vizite pune në Ballkan, u shpreh se nuk kishte dëgjuar (dhe as provuar) ndon-jëherë për kafetë e ftohta, por kjo është një tjetër histori. Pra, siç thamë, copat e akullit shërbejnë jo vetëm për pijet freskuese, por edhe për ato alkoolike, ndaj, po iu japim disa këshilla që nëse i zbatoni, do lini për-

shtypje mjaft të mira tek miqtë apo të ftua-rit tuaj. Për të pasur copa fantastike akulli, të tejdukshme, zijeni fillimisht ujin, lëreni të ftohet dhe pastaj vendoseni në mbajtë-set e akullit dhe direkt e në frigorifer.

Por, nëse doni të tërhiqni vëmendjen, në kutitë e vogla të akullit mund të shto-ni gjethe menteje, lëng limoni, 1 kokërr rrushi, lëkurë portokalli, limoni, copa frutash apo gjithçka tjetër që mund të fantazoni. Kështu, do të përftoni copa të

mrekullueshme akulli, të cilat do jenë të tejdukshme dhe do të duken frutat apo gjethet e zgjedhjes suaj.

Nëse keni harruar të mbushni mbajtë-sen e akullit me ujë një natë më parë dhe keni mbetur pa akull, mos u mërzitni se ka zgjidhje. Mbusheni mbajtësen e akul-lit me ujë të nxehtë dhe pastaj vendoseni direkt në pjesën e ngrirjes në frigorifer. Uji i nxehtë ngrin më shpejt se uji i ftohtë. Por, nëse nuk keni format për akull, atëhe-rë përdorni një nga mbajtëset plastike për vezë. Lajini mirë, mbushini me ujë dhe vendosini në ngrirje. Madje, me të njëjtën mënyrë veproni edhe nëse iu teprojnë të bardha vezësh. P.sh. nëse do përgatisni një ëmbëlsirë ku nevojiten vetëm të verdha vezësh, të bardhat vendosini në ngrirje dhe mund t’i përdorni për një recetë tjetër gatimi kur t’iu nevojiten.

Armela Memawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 273

777 NEWS

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Dhjetor.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Priten debate në çift gjatë kësaj dite. Do përballeni me probleme.

Demi: Përgatituni sot për të përjetuar momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’ua plotësojë dëshirat.

Binjakët: Shprehini të gjitha ato që ndieni për partnerin. Vetëm kështu do e rregulloni jetën tuaj sentimentale.

Gaforrja: Mundohuni të jeni pak më realistë sot në jetën tuaj në çift nëse doni që gjërat të shkojnë mirë.

Luani: Në jetën në çift do marrë fund rutina e përditshme dhe do tentoni për gjera të reja. Venusi do iu bëjë më tolerant.

Virgjëresha: Në dukje, sektori i dashu-risë do jetë i qetë dhe pa probleme, por nëse nuk tregoheni të matur me fjalët mund të lindin konflikte.

Peshorja: Ditë mjaft e mirë kjo e sot-mja për dashurinë në çift. Klima do jetë e ngrohtë për gjithçka.

Akrepi: Të influencuar nga planetët ju do bëni çmos që në lidhjen tuaj të mbre-tërojë harmonia. Edhe pse mund t’iu jepen mundësi për aventura.

Shigjetari: Planetët do iu ndihmojnë edhe ju të forconi bashkëpunimin me partnerin dhe të ngrohni klimën në çift.

Bricjapi: Asnjë planet nuk do influen-cojë negativisht në jetën tuaj në çift dhe qielli i dashurisë do jetë pa re.

Ujori: Ata që janë në një lidhje, do i mar-rin gjërat shtruar gjatë kësaj dite. Hëna do jetë në anën tuajë.

Peshqit: Nëse jeni në çift, jeta juaj ka rrezik të jetë mjaft e turbullt. Nuk do doni të bëni as lëshimin më të vogël.

Klevkoceku ofron vende pune Operator/e. Dergoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MARTË, 04 DHJETOR 2012

Në Kampusin "Vitrina", seminar me temë "Bulimia Nervore"!

Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive organizoi trajnimin me

temën "Bulimia Nervore", ku e ftuara e këtij seminari ishte Dr. Miranda Hajdini. Për ta shoqëruar të ftuarën ishte MSc. Elisa-beta Gjonpalaj, Koordinatore e QMTP dhe Koordinatore e projektit "77 Club" MSc. Fabiola Dalipaj, Dietologe e projektit "77 Club", MSc. Esmeralda Hoxha, Përgjegjëse për Marketingun e "77 Club", Dr. Proc. Ju-liana Imeraj, Financiere e "77 Club", MSc. Enxhi Millona, Psikologe e "77 Club" si dhe studentët e degës së Psikologjisë. Dr. Miranda Hajdini, mjeke në Institutin e Shëndetit Publik, vuri në dukje karakte-ristikat themelore të bulimisë nervore si dhe çrregullimet shoqëruese të kësaj sëmundje. Një person që është i prekur nga kjo lloj sëmundje, ka problem me të ngrënin, ha në mënyrë të pakontrolluar dhe më pas shkon në zbrazjen e stomakut. Episodet e vazhdueshme të të ngrënit pa

kriter karakterizohet nga: Ngrënia në një periudhë të caktuar kohe dhe me një sasi të madhe ushqimi. Ka shenja të ndryshme për të dalluar simptomat e kësaj sëmundje. Që të mbajmë trupin në formë nuk duhet që të kequshqehemi, pasi sjellin simptoma ma-dhore në shëndet. Femrat janë më shumë të prekura sesa meshkujt, kjo për faktin se ato duan të jenë sa më mirë nga pamja e jashtme. Trajtimi fillon që nga vetja, pra të ndërgjegjësohemi me veten tonë. Ka dhe trajtime të tjera, por varet nga situata dhe shkaqet se përse ka ndodhur kjo sëmundje. Një rëndësi të veçantë, shtoi doktoresha, luan dhe terapia në grup dhe që kohët e fundit ka filluar të ndiqet. Në fillim të gjithë personat duhet të orientohen dhe të drejtohen për tek psikologu, pasi është një funksion shumë i vlefshëm. Në përfundim të takimit, të ftuarës iu dhurua paketa"Jeto shëndetshëm" nga "77 Club".

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 273

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MARTË, 04 DHJETOR 2012

Përurohet zyra koordinuese e LSHR-së në Qarkun e Korçës

Vlashaj: Vizioni ynë, për më shumë punësim dhe zhvillim!

Lëvizja Shqipëria e Re, çeli zyrën koor-dinuese në Qarkun e Korçës. Kreu i

LSHR- së, z. Edmond Vlashaj u ndal tek rëndësia e saj, në përçimin e ideve kon-krete të forcës politike që ai drejton, tek elektorati shqiptar që ndodhet në këtë qark. Vlashaj u shpreh se tashmë Lëvizja Shqipëria e Re, ka vizion të qartë për të ndryshuar realitetin shqiptar pozitivisht, që sipas tij, nënkupton më tepër punësim dhe zhvillim të potencialeve turistike e kulturore. Zyrat koordinuese të cilat po vazhdojnë të hapen nga kjo forcë poli-tike në qytetet më të mëdha të Qarqeve të vendit, do të koordinojnë punët e tyre me degët e seksionet e LSHR- së, në qytete, fshatra apo institucione. “Po përurojmë në Korçë zyrën koordinuese ashtu siç kemi bërë në Durrës, Vlorë, Kukës, Shkodër për të vazhduar edhe në qarqe të tjera të

vendit. Kemi një vizion të qartë, të cilin synojmë ta shpalosim në të gjithë terri-torin e Shqipërisë. Zyrat koordinuese të aktiviteteve të të gjitha degëve të Lëvizjes Shqipëria e Re, do të hapen në qytetet më të rëndësishme të qarqeve. Puna e tyre do të koordinohet me degët e partisë, seksio-net, komunat, fshatrat e institucionet”, u shpreh Vlashaj. Kreu i LSHR-së u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek institucionet që kjo parti synon të administrojë në të ardhmen si dhe shpalosi idenë e krijimit të Ministrisë së Diasporës. “Ne synojmë të drejtojmë tre institucione të rëndësishme në vend, Ministrinë e Punës, Çështjeve So-ciale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Ministrinë e Diasporës. MPÇSSHB-ja duhet të transformohet vërtet në Minis-trinë e Punësimit, pra në një institucion

ku punohet për të ideuar projekte që ndikojnë në rritjen e punësimit në vend. Fondet që jepen për këtë institucion duhet të menaxhohen në mënyrë transparente, duke nxitur sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm që të prodhojnë vende pune. Pra, të shpërblejmë sipërmarrësit të cilët ndikojnë në zgjerimin e tregut të punës”, u shpreh Vlashaj. Ai u ndal gjithashtu edhe tek MTKRS-ja, e cila, sipas tij, duhet të trans-formohet në një institucion më dinamik, që prodhon dobishmëri për rininë, qyte-tarët dhe kulturën e vendit. “Shqipëria ka popullsinë më të re në Europë. Institucioni që merret me këtë kategori shoqërore, e cila është e ardhmja e vendit, i kushton shumë pak vëmendje të rinjve. Një zyrë me tre punonjës që njihet si Drejtoria e Politikave Rinore, funksionon vetëm formalisht. Ajo nuk luan rolin e duhur në shërbim të tyre. Ne kërkojmë ta kthejmë këtë institucion në potencial idesh dhe alternativash, pasi aktivitetet dhe shërbimet për të rinjtë janë të pakta”, tha Vlashaj. Ndërsa, Minis-tria së Diasporës, sipas kreut të LSHR-së, do të shërbente jo vetëm si një potencial zhvillimi ekonomik për hapjen e vendeve të reja të punës që do të vinin nga investi-met, por edhe për shkëmbim ndërkulturor midis kombeve të tjera dhe Shqipërisë.

Në përurimin e zyrës koordinuese të Qarkut të Korçës, e cila do të drejtohet nga Valentina Lika, kreu i LSHR-së z.Edmond Vlashaj, njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ngrihet edhe forumi i të rinjve të kësaj force politike si dhe do të vijohet me çeljen e zyrave koordinuese edhe në 7-të qarqe të tjera të vendit.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re