8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 04.08.202 VITI I - NR.5 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Çumani i dorëzon Avokatit të Popullit dosjen e abuzimit me fëmijët jetimë!.....................f.2 Nëna e dy fëmijëve: Nga varfëria kam tentuar disa herë të vetëvritem!......................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Pasuria që ofron biblioteka e kampusit universitar “Vitrina”!..........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e koordinatores Gerta Budo........f.5 S hfaq! “Të gjithë dëgjo- jmë të vi nga vetja jonë një ëndërr e thellë, një vizion, një inspirim që duhet ta ndjekim”. (Dr. John Dermartini) “Mendoni për momentet tuaj më të lumtura. E bëtë? Jam i sigurt që nuk ka të bëjë me akumuli- min e parave e sigurisht nuk ishin momente në të cilat ishit vetëm në dhomën tuaj duke parë tele- vizor. Me siguri ishin momente në të cilat keni bërë diçka për dikë që nuk mund ta bënte vetëm, ose kur keni ndihmuar dikë të realizojë një ëndërr të tijën. Në fund të fundit a nuk është ky kuptimi i jetës? Kuptimi nuk është kurrë ajo që ke patur, por ajo që ke bërë dhe diferenca që ke bërë kur ishe këtu”. (Douglas Vermeeren) “Për mua suksesi nuk ka qenë kurrë të shisja librat e mi, ishte të bëja diferencën. Nuk mund të reshtësh së bëri diferencën, është një gjë që vazhdon përgjithmonë”. (Jack Canfield). “Bëhemi çdo gjë që besojmë”. (Elisabeth Fayt). “Tragjedia e vërtetë nuk është të mos arrish objektivat e tua, por të mos kesh objektiva për të arritur. Nuk është një katastrofë të jetosh pa reali- zuar ëndërrat e tua, katastrofë është kur nuk ke ëndërra për të realizuar. Nuk është një shkatërrim nëse nuk arrin të ndjekësh idealet e tua, por është një shkatërrim nëse nuk ke ideale për të ndjekur. Nuk është një fatkeqësi nëse nuk arrin yjet, është një fatkeqësi të mos kesh yje për të arritur”. (Willie Jolley) “Unë kam një filozofi jete që është: Një objektiv arrihet 99 për qind me qëllim dhe 1 për qind me planifikim. Arrihet kur je i qartë dhe i ndershëm 100 për qind me veten tënde për atë që dëshiron dhe planet do të shfaqen më vonë”! (Ed Tate) ... >> VIJON NË FAQEN 2 Gjithçka është e mundur! Qendra e Mendimit Pozitiv Ministri Noka: Garantojmë Siguri dhe Përkujdesje maksimale për Turistët. Zero tolerancë atyre që thyejnë Kodin e Etikës në Policinë e Shtetit! Ministri Noka...>>fq.3

Gazeta 77 News Botimi Nr 151

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 04.08.202 VITI I - NR.5BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Çumani i dorëzon Avokatit të Popullit dosjen e abuzimit me fëmijët jetimë!.....................f.2 Nëna e dy fëmijëve: Nga varfëria

kam tentuar disa herë të vetëvritem!......................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Pasuria që ofron

biblioteka e kampusit universitar “Vitrina”!..........f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e koordinatores Gerta Budo........f.5

Shfaq! “Të gjithë dëgjo-

jmë të vi nga vetja jonë një ëndërr e thellë, një vizion, një inspirim që duhet ta ndjekim”. (Dr. John Dermartini)

“Mendoni për momentet tuaj më të lumtura. E bëtë? Jam i sigurt që nuk ka të bëjë me akumuli-min e parave e sigurisht nuk ishin momente në të cilat ishit vetëm në dhomën tuaj duke parë tele-vizor. Me siguri ishin momente në të cilat keni bërë diçka për dikë që nuk mund ta bënte vetëm, ose kur keni ndihmuar dikë të realizojë një ëndërr të tijën. Në fund të fundit a nuk është ky kuptimi i jetës? Kuptimi nuk është kurrë ajo që ke patur, por ajo që ke bërë dhe diferenca që ke bërë kur ishe këtu”. (Douglas Vermeeren)

“Për mua suksesi nuk ka qenë kurrë të shisja librat e mi, ishte të bëja diferencën. Nuk mund të reshtësh së bëri diferencën, është një gjë që vazhdon përgjithmonë”. (Jack Canfield).

“Bëhemi çdo gjë që besojmë”. (Elisabeth Fayt).“Tragjedia e vërtetë nuk është të mos arrish

objektivat e tua, por të mos kesh objektiva për të arritur. Nuk është një katastrofë të jetosh pa reali-zuar ëndërrat e tua, katastrofë është kur nuk ke ëndërra për të realizuar. Nuk është një shkatërrim nëse nuk arrin të ndjekësh idealet e tua, por është një shkatërrim nëse nuk ke ideale për të ndjekur. Nuk është një fatkeqësi nëse nuk arrin yjet, është një fatkeqësi të mos kesh yje për të arritur”. (Willie Jolley)

“Unë kam një filozofi jete që është: Një objektiv arrihet 99 për qind me qëllim dhe 1 për qind me planifikim. Arrihet kur je i qartë dhe i ndershëm 100 për qind me veten tënde për atë që dëshiron

dhe planet do të shfaqen më vonë”! (Ed Tate) ... >> VIJON NË FAQEN 2

Gjithçka është e mundur!

Qendra eMendimit Pozitiv

Ministri Noka: Garantojmë Siguri dhe Përkujdesje maksimale për Turistët.

Zero tolerancë atyre që thyejnë Kodin e Etikës në Policinë e Shtetit!

Ministri Noka...>>fq.3

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

2 E SHTUNË, 04 GUSHT 201277 NEWS AKTUALITETBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA “Gjëja e parë që duhet të dini është se

duhet të jeni vetvetja, jini original dhe mos u transformoni. Kërkoni dhuratat tuaja, sepse i keni aq shumë dhe kultivojin”! (Tami Walsh)

Planifiko! “Sa herë që fiksohemi në objektiva jo në

përputhje me vlerat tona më të mira do ten-tojmë të mos i përfundojmë, do tentojmë të kthehemi drejt atyre që për ne janë me të vërtetë të rëndësishme. Ndaj është shumë e rëndësishme të fokusohesh në objektiva që ndjekin vlerat tona më fisnike sepse kur e bëjmë nuk kemi nevojë për motivim nga jashtë”. (Dr. John Dermartini)

“Kur ndihemi në zgjerim, universi na thotë se jemi në rrugën e duhur. Ndërsa kur ndihemi të kontraktuar, universi na thotë se nuk jemi në harmoni me energjitë tona. Ndaj duhet të lëvizim drejt asaj që na bën të ndihemi të lirë e të hapur”. (Marci Shimoff)

“Diferenca e vetme ndërmjet personave të lumtur dhe atyre që nuk janë qëndron në sjelljet e tyre. Lajmi i mirë është se çdo ditë mund të zgjedhim një sjellje të re. Çdo vendim që merrrni, në çdo moment përcak-ton sjelljet që keni sot, nesër, ditët më vonë e të gjithë rezultatet e jetës tonë”. (Marci

Shimoff)“Kur arrini një sukses, cili është momenti

kulminant? Shumë mendojnë se është qëlli-mi final kur arrijnë majën e malit ose kur llogaria e tyre bankare arrin shifra të paima-gjinueshme. Këto janë momente pa dyshim emocionuese por nuk janë më të mëdhatë. Momenti yt më i madh mund të përbëhet nga tre faktorë: duhet të jetë një moment që ka efektin më të gjatë të mundshëm në jetën tënde të ardhshme, një moment që sjell rezultatet më të mira në të ardhmen tënde, e që arrin impaktin më të madh mbi ty dhe mbi ata që të rrinë pranë. Momenti më i madh, si pasojë bëhet ai në të cilin vendos. Vendimet ndryshojnë gjithçka”. (Douglas Vermeeren)

“Një vendim nuk është diçka që merret lehtësisht, nuk është një dëshirë ose diçka që bëhet duke thënë ‘do më pëlqente’. Një vendim nuk do ketë asnjë fuqi deri sa nuk thoni qartësisht ‘unë do e bëj’ e ta mbës-htesni këtë angazhim me veprimet tuaja”. (Douglas Vermeeren)

“Një plan mediokër sot është më mirë se një plan perfekt nesër, sepse e nesërmja nuk do të vijë” (Elisabeth Fayt)

“Çfarëdo gjëje që ti do të bësh, qoftë nëse

je një atlet, një njeri biznesi ose një pilot, nëse do të kesh sukses dije që ka dhe heronj, mjeshtra, persona që kanë pasur sukses para teje e duan të të mësojnë si të kesh edhe ti. Nuk duhet të fluturosh i vetëm në këtë mision”! (Ed Rush).

Vepro! “Nuk është ajo që ndodh jashtë, është

gjithmonë mënyra sesi ne e perceptojmë atë që ndodh jashtë”. (Dr. John De Martini)

“Një pengesë është kur zgjedh të shohësh vetëm anët negative dhe jo mundësitë”. (Dr. John Dermartini)

“Nëse nuk vepron nuk do të shohësh, duhet të veprosh. Mund të jetë një hap i vogël ose një hap i madh, po çdo gjë që të jetë, roli yt në këtë proces bashkëveprimi është ta bësh atë hap”. (Dr. Joe Vitale)

“Kam vendour se çdo gjë që ndodh është një sukses. Çdo gjë! Ka gjithmonë diçka për të mësuar, ndoshta do arrij objektivin tim, e pastaj do krijoj një tjetër. Thjesht mësoj, rritem e shkoj përpara”. (Dr. Joe Vitale)

“Kush arrin suksesin nuk është një pro-fesionist, është një improvizues”. (Douglas Vermeeren)

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Zhvillimi i tregut të gazit në Shqipëri kërkon bashkëpunim konkret me

TAP-in (Trans Adriatik Pipeline). Kërkesa ka ardhur nga Zv/kryeministri, Edmond Haxhinasto . Në seminarin e organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës për zhvillimin e tregut të gazit në vendin tonë, Haxhinasto tha se

duhet financim për lidhjen e objekteve drejt një rrjeti kombëtar, ndërsa duhet edhe një diskutim për angazhimet e qarta të TAP-it në realizimin e Master Planit. “Është me rëndësi jetike që angazhimet të përcaktohen në dokumente ligjore dhe të detyrueshme”, deklaroi Haxhinasto. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe

ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Rahman Mustafayev, si dhe përfaqësues të kompanisë SOCAR. Gazsjellësi “Trans Adriatik Pipeline” (TAP) është një projekt për transportin e gazit natyral nga rajoni i Lindjes së Mesme, duke ndjekur një rrugë që kalon nëpërmjet Detit Adriatik.

Për më tepër: www.77news.al

Abuzimet e shumta ndaj fëmijëve jeti-më, si nga individë dhe institucione

shtetërore ka qenë qëllimi i takimit midis Avokatit të Popullit dhe drejtorit të për-gjithshëm të Institutit Kombëtar të Integri-mit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani. “Përgjatë gjithë tranzicionit në Shqipëri në këto 22 vitet e fundit, problemet e jeti-mëve nuk kanë gjetur zgjidhje. Janë krye-sisht probleme të karakterit ekonomik, por edhe probleme që lidhen me strehimin, punësimin, arsimimin dhe ndihmën shën-detësore, si dhe nevojën për hartimin e një

ligji të ri “Për statusin e jetimit” dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore që përmirësojnë këtë ligj”, u shpreh në takim Çumani. Në përfundim Çumani i paraqiti dhe i dorëzoi Avokatit të Popullit prova, dokumente dhe argumente mbi mënyrën se si abuzohet me fëmijët jetimë dhe se si përdoren këta fëmijë nga individë që abuzojnë me të dre-jtat e tyre.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Çumani i dorëzon Avokatit të Popullit dosjen e abuzimit me fëmijët jetimë!

Tregu i gazit në Shqipëri, Haxhinasto: Mbështetje për furnizimin nëpërmjet TAP-it!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

E SHTUNË, 04 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Kompania Delta kërkon të punësojë asistente zyre. Të interesuarat të paraqesin Cv e tyre me foto në adresën e-mail: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga 6 gushti, kur do të mbahet seanca për

votimin e draftit të heqjes së imunitetit, opozita merr një tjetër apel për të votuar pro kësaj nisme ligjore. Presidenti i Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Luca Volonte i ka kujtuar politikës shqiptare se kufizimi i imunitetit është një tjetër kus-ht i Bashkimit Europian, për të marrë notë pozitive në progres-raportin e vjeshtës."Unë mendoj se është e drejtë të ftosh të gjitha for-cat politike në parlament duke përfshirë dhe

zotin Rama, për t’u menduar edhe njëherë për këtë qëndrim të tij, sepse ky qëndrim është kundër Shqipërisë dhe kundër transpa-rencës në Shqipëri", është shprehur Volonte. Ai ka theksuar më tej se nëse Partia Socialiste nuk voton heqjen e imunitetit, rreshtohet në anën e atyre që nuk e duan transparencën. "Ajo për të cilën më vjen më shumë keq është se, për herë të dytë Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama shtiren sikur nuk e dinë që ky ligj i ri për imunitetin është një nga kushtet thelbësore dhe të rëndësishme,

në mënyrë që Bashkimi Europian të japë një mendim në favor të vazhdimit të procedurës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pra, vota kundër e Ramës po bën një dëm të dyfishtë, bën dëm duke u rresh-tuar në anën e atyre që nuk duan transpa-rencë në parlament dhe për fat të keq, për herë të dytë renditet në anën e atyre që nuk e duan Shqipërinë në Europë", ka theksuar Volonte.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka inspektuar dje pikën kufitare të

Kapshticës në Korçë, ku ka parë nga afër lëvizjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe të shtetasve të huaj për në shtetin grek dhe anasjelltas. Në shoqërimin e drejtorit të

përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe përfaqësuesve të tjerë nga pre-fektura dhe pushtetit vendor në Korçë, ministri Noka tha ndër të tjera se, gjatë kësaj periudhe të vitit 2012 ka patur një numër të madh të shtetasve shqiptarë dhe

të huaj në drejtim të vendit tonë. "Qarku-llimi i udhëtarëve ka qenë mjaft normal dhe nuk ka patur probleme në pikat e kalimit kufitar, jo vetëm në Kapshticë, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë", nënvizoi ministri Noka, duke shtuar se radhët e gjata kilometrike që viheshin re më përpara tashmë kanë mbetur kujtim i së shkuarës. ‘‘Dikasteri ynë po bën përpjekje për të garantuar siguri dhe përkujdesje maksimale për turistët dhe nga ana tjetër toleranca do të jetë zero për punonjësit që thyejnë Kodin e Etikës në Policinë e Shtetit’’, tha ministri Noka. Gjatë kësaj vizite ministri i Brend-shëm Flamur Noka zhvilloi takim edhe me autoritetet greke në pikën e Kapshticës dhe në doganën greke të Kristalopigjisë, ku u shpreh se bashkëpunimi mes dy ven-deve ka qenë më i mirë dhe në të ardhmen duhet të jetë më cilësor.

Për më tepër: www.77news.al

Imuniteti, Volonte: Vota kundër i thotë jo transparencës!

Ministri Noka: Garantojmë Siguri dhe Përkujdesje maksimale për Turistët.Zero tolerancë atyre që thyejnë Kodin e Etikës në Policinë e Shtetit!

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

4 E SHTUNË, 04 GUSHT 201277 NEWS HISTORI NJERËZOREBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Një biznes Vip në Tiranë kërkon të punësojë inxhinier elektrik. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

43-vjeçarja, A. R., nënë e dy fëmijëve, invalide e grupit të katërt shprehet

për “77 News” se jeton në një gjendje tepër të vështirë ekonomike dhe është e detyruar të mos përdorë kurën që i kanë rekoman-duar mjekët, pasi e ka të pamundur që t’i blejë ilaçet. Aktualisht, kjo familje po përjeton momente tepër të vështira, pasi kryefamiljari është pa punë dhe shpeshherë ushtron dhunë ndaj bashkëshortes së tij, kurse dy fëmijët që nuk janë arsimuar as një ditë të vetme, janë larguar nga shtëpia për t’u kthyer në endacakë. Nëna e dy fëmijëve shprehet se për shkak të varfërisë ka tentuar disa herë të vetëvritet, duke na treguar shen-jat në trupin e saj për të faktuar gjithçka ka ndodhur.Nga jeni dhe ku banoni?

Unë jam me origjinë nga një qytet që

ndodhet në veri të Shqipërisë dhe banoj në Tiranë. Jam martuar në moshën 20-vje-çare dhe nga martesa kam sjellë në jetë 2 fëmijë (dy djem). Kur erdhëm në Tiranë kushtet ekonomike ishin tepër të vështira dhe ne ishim të detyruar që të flinim jash-të. Kemi qëndruar mbi 10 vjet në “qiell të hapur” pa patur asnjë strehë, duke jetuar në kushte shumë të vështira. Më pas duke qenë se gjendja ime ekonomike ishte tepër e vështirë dhe pa asnjë perspektivë për të ardhmen, shëndeti im po dëmtohej dhe më filluan shqetësime me shëndetin mendor. Në këto kushte unë kam tentuar disa herë të vetëvritem, kur shoh veten si jam katan-disur, si dhe familjen e shkatërruar nga var-fëria. Madje para tre vitesh, pasi fëmijëve u ra të fikët nga e pangrëna, unë s’e përmbajta dot veten dhe në ato çaste bëra disa veprime

tepër të rënda ndaj vetes time... A trajtoheni me pension invaliditeti?

Aktualisht jam invalide e grupit të katërt dhe marr 90 mijë lekë të vjetra. Por shpe-shherë unë nuk i pi ilaçet pasi nuk kam mundësi që t’i blej dhe në këto momente unë bëhem shumë keq. Këto lekë që marr nga invaliditeti i harxhoj për nevojat e mia personale. A punon bashkëshorti juaj?

Bashkëshorti është pa punë dhe detyro-het që të mbledhë hekura dhe t’i shesë. Por ai shpeshherë alkoolizohet dhe disa herë më ka dhunuar edhe pse unë jam me pro-bleme shëndetësore. Gjithashtu, nga ilaçet e tepërta që kam pirë, kam edhe probleme me stomakun dhe dua që të më ndihmoni për t’u kuruar. Unë jam e paaftë për të punuar, por do të doja që bashkëshortin ta ndihmonte dikush sa për të gjetur një punë sepse ai është i shëndetshëm dhe shumë i aftë për të punuar. Ku ndodhen fëmijët tuaj?

Të dy djemtë e mi (20 dhe 18 vjeç) asnjëherë s’kanë shkuar në shkollë dhe as nuk dinë të lexojnë. Ata kthehen rrallë herë në shtëpi dhe kur unë këmbëngul që të qën-drojnë ata kundërshtojnë dhe më thonë: “Ti nuk na ushqen, përse të rrimë në shtëpi”. Ju lutem jam një nënë që po vuaj tmerrësisht dhe kërkoj të më ndihmoni!

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Nëna e dy fëmijëve: Nga varfëria kam tentuar disa herë të vetëvritem!

43-vjeçarja A. R.

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

5E SHTUNË, 04 GUSHT 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Shoqëria Premium Albania sh.p.k kërkon një inxhinier zbatimi në terren. Të interesuarit të dërgojnë Cv në e-mail: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Pika 1, Jonufër, VlorëCel: 069 48 10 777E-mail: [email protected]

Kompleks

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Gerta Budo, koordinatore e Fonda-cionit Banka e Ideve hedh më shu-

më dritë mbi ngjarjen e 17 janarit. Me dëshminë e saj, ajo fakton se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë psikologjike mbi studentët, pedagogët dhe punonjësit e tjerë të kampusit universitar “Vitrina”. Ajo ka parë se si janë futur policët në mjediset universitare. Znj. Budo tregon se atë ditë efektivët e policisë nuk e kur-syen as shkollën e mesme, pasi u futën aty, nxorën nxënës nga klasa dhe i shoqëruan

në rajon.Ku ndodheshit ju më 17 janar?

Në datën 17 janar unë isha në zyrën, pranë Fondacionit Banka e Ideve dhe po punoja. Si u informuat mbi ngjarjen?

Papritur shoh nga dritarja e zyrës një grup të madh me policë. Zyra jonë ka një dritare shumë të madhe dhe nga aty mund të shikoje shumë qartë numrin e madh të policëve. U tremba dhe po pyesja veten se çfarë kishte ndodhur. Zbres poshtë për të parë më mirë dhe për të kuptuar se pse kishin ardhur aq shumë policë.Çfarë veprimesh bënin policët në mje-diset e brendshme të kampusit univer-sitar?

Aty shikoje policë të shumtë që lëviz-nin në mjediset e brendshme të kampusit. Disa shkonin për nga shkolla e mesme që është e ndarë nga pjesa tjetër e kampu-sit, ka derë më vete. Shikoj policët që po futeshin në shkollën e mesme "Vitrina". Disa policë të tjerë futeshin nëpër audi-torët e studentëve. Pak më tej shikoj juris-ten e kompanisë, zonjën Dorina Daja që shoqëronte dy-tre persona të veshur civilë. Thatë pak më parë që policët u futën tek shkolla e mesme, a nxorën nxënës nga mësimi?

Shoh policët që dolën nga shkolla e

mesme, së bashku me disa nxënës. Nor-malisht habitem, sepse nuk arrija të kup-toja që nxënës të shkollës së mesme, që janë minorenë të shoqërohen nga policët pa praninë e administratores së shkollës, drejtorit, apo një psikologu. Një minoren duhet patjetër të ketë dikë pranë, pasi pre-zenca e policëve na krijon tension edhe ne që jemi në moshë madhore. Në kampus pashë shumë rrëmujë dhe normalisht që u shqetësova. Nuk po e kuptoja pse gjithë ajo zhurmë, pasi kemi të bëjmë me një institucion akademik, që edukon breza. A patë të shoqëronin studentë?

Po, kam parë. Nga auditorët dilnin po-licët së bashku me studentët. Gjatë gjithë kohës policët flisnin me studentët. Sa zgjati situata e tensionuar?

Mbaj mend që ka zgjatur shumë, disa orë. Mund të them që ka zgjatur rreth katër orë. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

E përjetova shumë keq dhe u shqetësova shumë. Nuk kishte asnjë arsye që gjërat të ndodhnin në atë mënyrë. Kemi të bëjmë me një institucion akademik, që edukon breza dhe gjithçka mund të zgjidhej me qetësi. Nuk kishte nevojë për aq shumë rrëmujë dhe tension.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e koordinatores së Fondacionit Banka e Ideve, Gerta Budo

Gerta Budo

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

E SHTUNË, 04 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

M ë n y ra q ë j u d u h e t ta p a ra -q i s n i p ro d u k t i n t u a j s a m ë t ë s u k s e s s h ë m ë s h t ë ta p a ra q i s n i atë sa më të drejtë dhe më real . Përshtypja e parë që ju bëni për n jerëz i t ë shtë vendimtare. Kur nxirrni në shit je një produkt ju doni që përshtypja e parë të jetë sa më pozitive. Nëse ju keni arri -tur atë që doni do ju duhet që

ta prezantoni produktin brenda s e ko n d ave . Tre g o j u n i a ty re s e produkti juaj është vetëm ajo që ata duan, që ë shtë e dobi shme dhe se k jo shton di sa l lo je v le -rash për jetën e tyre. Nëse njerë-z i t nuk e kuptojnë atë që ju p o i ofroni apo se s i ajo punon, ata do të humbasin interesin shpejt!

Për më tepër: www.newnews.al

Kthejini vizitorët në konsumatorë!

Kërkojme të punësojmë operator/e për agjenci udhëtimesh. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Një ekip shkencëtarësh amerikanë nga Universiteti Yale nxorri përfundimin

se ora e ditës mund të ndikojë në rrezikun e infektimit nga mikroorganizma patogjene.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit shqyr-tuan proteinën TLR9, e cila implikohet në identifikimin e infeksioneve në organizëm. Nënvizohet se zbulimi i infeksionit përbën fazën e parë të implikimit dhe aktivizimit të sistemit imunitar. Kërkuesit duke bërë eksperimente në minj konstatuan se ni-velet e proteinës TLR9 në kombinim me efektin e saj ndryshonin në çastin kur TLR9 ishte në nivele të larta. Profesori Erol Fikrig theksoi se u gjet një lidhje e drejtpërdrejtë molekulare midis ritmeve qarkulluese dhe sistemit imunitar. Ritmet qarkulluese janë ciklet e gjumit. Së fundi, sipas rezultateve të sondazhit, çrregullimet e këtij ritmi na bëjnë më të prekshëm ndaj patogjeneve. Në të ardhmen do të qarkullojnë ilaçe, të cilat do të përdoren nga pacientët në orare të veçanta të ditës.

Përgatiti: Irida HaziziPër më tepër: www.banka-ideve.com

Sistemi imunitar ndikohet nga ora biologjike!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

E SHTUNË, 04 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

BIG MARKET kërkon të punësojë kasiere. Të interesuarat të paraqesin Cv e tyre me foto në adresën e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nuk do të merreni me të dashu-rin sot. Çdo gjë do jetë si çdo ditë, pa pasion por dhe pa probleme.

Demi: Beqarët duhet të ruajnë qetësinë nëse takohen me dikë që e kanë menduar prej kohësh.

Binjakët: Sot është momenti më i përshtatshëm për të konsoliduar situatën financiare. Kujdes me shpenzimet!

Gaforrja: Gjatë kësaj dite do keni shu-më ide të mira që do iu sjellin kënaqësi pa fund.

Luani: Yjet do ju krijojnë sot një mjedis të favorshëm për të përmirësuar buxhetin.

Virgjëresha: Në punë do gjendeni për-ballë disa problemeve mjaft serioze. Tre-gohuni të zgjuar dhe vendosini në punë të gjitha aftësitë tuaja.

Peshorja: Nën ndikimin e Mërkurit jeta juaj sentimentale do jetë e gëzuar dhe me emocione.

Akrepi: Sot është momenti i duhur të ndryshoni sjelljen me paratë. Tregohuni më të matur me to.

Shigjetari: Do keni probleme me finan-cat por ato nuk do jenë dhe shumë shqetë-suese. Kujdes me shpenzimet.

Bricjapi: Planetet do iu sigurojnë çif-teve momente të mrekullueshme sot. Do mund të realizoni dëshirat tuaja.

Ujori: Beqarët do ndeshen sot me atë person që iu pëlqen prej kohësh. Mos e lini mundësinë t’iu ikë.

Peshqit: Në jetën profesionale do keni fat por duhet të bëni edhe ndonjë pushim të vogël për të grumbulluar energji.

Libri është porta ku hapen horizon-tet e jetës. Libri është udhëtimi juaj

nëpër botë, nga dhoma e leximit përmes diellit. Libri është dije, është thesar i vyer, një bashkudhëtar dhe një mik i ngushtë i njeriut. Në kampusin universitar “Vitrina” ndodhet biblioteka shkencore, e vënë në shërbim të studentëve që ndjekin studi-met në të gjitha fakultetet e universitetit “Vitrina”, por edhe në shkollën e mesme jopublike “Vitrina”. Përgjegjësja e kësaj biblioteke, zonja Enika Hajdari në një intervistë për ‘’77 News’’ na flet për titujt që ndodhen në të dhe sa u ka ardhur në ndihmë studentëve për shkollimin e tyre dhe punimet e ndryshme shkencore. ‘’Që nga krijimi i saj, kjo bibliotekë është pasu-ruar me tituj të shumtë shkencorë, qoftë

libra të botuar, qoftë ata në formë elektro-nike’’, shprehet zonja Hajdari. Biblioteka është e ndarë në tre salla të mëdha leximi e studimi, ku ndodhen rreth 53 000 tituj të botuar dhe elektronikë, ku studentëve u jepet mundësia të gjejnë literaturën që u nevojitet për të zgjeruar njohuritë, por edhe në punime të ndryshme. Sipas përgje-gjëses, studentët e frekuentojnë rregullisht këtë bibliotekë, për të kërkuar dhe lexuar libra që iu vijnë në ndihmë për punimet e tyre gjatë vitit akademik, por edhe në sezo-nin e provimeve nga detyrat e kursit, puni-met shkencore dhe në përgatitjen e temës së diplomës. Një pjesë e rëndësishme ku zonja Hajdari vë theksin është gatishmëria që tregohet ndaj studentit që frekuenton bibliotekën, duke e këshilluar dhe duke i sugjeruar tituj në varësi të kërkesës së tij dhe punimit që ai kërkon të realizojë. ''Titujt që përmban kjo bibliotekë janë ndarë në grupe të ndryshme, sipas shtatë fakulteteve që përmban SH.L.P. “Vitrina”. Çdo fakultet ka titujt e tij, katalogun e tij të veçantë, gjë që i jep ndihmesë një kërkimi më të shpejtë dhe më të saktë nga ana e studentit” , thotë zonja Hajdari. Në bibliotekën e kampusit universitar ‘’Vitrina’’ përfshihen tekste shkollore, letërsi artistike, libra shkencorë, historikë, enciklopedi, monografi, epigram e shumë të tjerë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Pasuria që ofron biblioteka e kampusit universitar “Vitrina”!

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 151

8 E SHTUNË, 04 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJO HAPËSIRËN TËNDE!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

- Financë – Bankë- E Drejtë Civile dhe Tregtare- Komunikim Politik

- Elektronikë

2000 € = 850 €2000 € = 850 €

2000 € = 850 €2000 € = 850 €

Fillo të realizosh projektin tënd personal. Mos lejo të ta devijojnë, e të të shpërhapin fokusin e energjive të tua. Jeto në harmoni me ambjentin,

me familjen, me miqtë dhe shoqërinë, por gjithmonë mos iu ndaj përmbushjes së qëllimevetë tua personale. Rritja jote personaledhe profesionale varet vetëm nga ti! Tregoje Veten!

- Menaxhim Marketing - E Drejtë Penale - Administrim Vendor dhe Ekzekutiv- Informatikë

2000 € = 650 €2000 € = 650 €

2000 € = 650 €2000 € = 650 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

Deri më 6 GushtPërfito falas: Kurs special për Spoken English1 Vit

Konvikt + Mensë= 1000 €

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Cilësia e lartë e shërbimeve dhe çmimet konkurruese janë çelësi i suksesit të

Bar Pastiçeri “Dolçe Vita”. Ajo është pozi-cionuar në krah të majtë të rrethrrotulli-min të Zogut të Zi, në Sheshin Rilindja. Ambient i qetë, çlodhës dhe i arreduar në mënyrë bashkëkohore, tërheq vëmendjen e çdo kalimtari që kalon aty pranë. Me fus-hën e biznesit, pronarët e këtij Bar Pastiçe-rie janë marrë që në vitin 1996. Kohë më parë kanë patur një restorant në qendër të kryeqytetit por vite më vonë janë vendo-sur këtu ku janë sot. Emrin “Dolçe Vita” e kemi hasur në gojën e çdo të riu apo të moshuari, ku me kafenë e këtij bari apo ëmbëlsirat e kësaj pastiçerie nisin ditën. Frekuentohet nga mosha të ndryshme dhe klientë të rregullt. Gjatë periudhës së festave, ditëlindje, fejesa apo gëzime të vogla familjare organizojnë ambientin fes-tiv me muzikë live. Në këto periudha fes-tash nuk kanë munguar edhe rezervimet e shumta nga klientët, ku kanë mbetur mjaft të kënaqur nga atë çka ofron “Dolçe Vita”. Një vëmendje e veçantë i është ku-shtuar edhe pastiçerisë, ku nuk mungon shumëllojshmëria e ëmbëlsirave italiane si briosh, torta, zupa, krem karamel, biskota, etj. Këto ëmbëlsira andej nga kanë prejar-dhjen, kanë edhe pastiçierin që i gatuan. Ai është punësuar nga pronarët e lokalit posaçërisht vetëm për këtë pastiçeri.

Pse “Dolçe Vita”?Emri iu vu krejt rastësisht në atë kohë që

hapën pastiçerinë edhe barin. Menduan se ishte një miksim midis ëmbëlsirës dhe pijes, dolçe vita = jetë e ëmbël. “Për shkak se gatuajnë ëmbëlsira italiane edhe emrin ja vendosën në gjuhën italiane”, shprehet pronari i këtij biznesi. Ky biznes menaxho-het nga të gjithë pjesëtarët e fisit. Në këto

vite ka pasur punë, frekuentim konstant nga klientët, por edhe pronotimet kanë pasur rritje. Në fillimet e saj “Dolçe Vita” ka qenë me ambiente të thjeshta, pas 6 mujash ose më saktë brenda 1 viti pro-

narët janë munduar të sjellin diçka të re në syrin e klientit. Dhe kanë arritur aty ku janë sot!

Nga Blerta Haka Për më tepër: www.77news.al

Cilësi e lartë te Bar Pastiçeri “Dolçe Vita”!

Adresa: Rrethrrotullimi i Zogut të Zi Cel: +355 68 32 95 171Sheshi “Rilindja”