8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 22.12.2012 VITI I - NR.291 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al QDS, tryezë me shoqatën e ushtarakëve: Të zbatohen vendimet e gjykatave!.......................fq.2 Nis shpërndarjen e shpërblimeve për pensionistët!.fq.3 Babai i divorcuar: S'ka urdhër mbrojtje për fëmijët që më dhunohen!.................................fq.4 Vëzhgim në QSUT, orë të gjata pritjesh te mjekët në Konsultore!........fq.5 Diskutohet platforma me të rinjtë durrsakë, Kërçiku: Prioritet i LSHR, të rinjtë dhe sipërmarrësit!............fq.8 ...>>fq.3 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Riktheni gëzimin në jetën tuaj! Kryetarja e Forumit të Gruas, Gjoka vijon takimet me simpatizante të LSHR-së! Ç do njeri ka një pe- riudhë të lumtur dhe një të trishtuar në jetën e tij. Ka pe- riudha ku jeta na du- ket e ëmbël, çdo gjë na duket e përsosur dhe ne jemi të bindur në atë që jeta ka përgatitur... >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News botimi Nr 291

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 291

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 22.12.2012 VITI I - NR.291 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

QDS, tryezë me shoqatën e ushtarakëve: Të zbatohen vendimet e gjykatave!.......................fq.2 Nis shpërndarjen e shpërblimeve për pensionistët!.fq.3 Babai i divorcuar: S'ka urdhër mbrojtje

për fëmijët që më dhunohen!.................................fq.4 Vëzhgim në QSUT,

orë të gjata pritjesh te mjekët në Konsultore!........fq.5 Diskutohet platforma me të rinjtë durrsakë, Kërçiku:

Prioritet i LSHR, të rinjtë dhe sipërmarrësit!............fq.8

...>>fq.3

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Riktheni gëzimin në jetën tuaj!

Kryetarja e Forumit të Gruas, Gjoka vijon takimet me simpatizante të LSHR-së!

Çdo njeri ka një pe-riudhë të lumtur

dhe një të trishtuar në jetën e tij. Ka pe-riudha ku jeta na du-ket e ëmbël, çdo gjë na duket e përsosur dhe ne jemi të bindur në

atë që jeta ka përgatitur... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 291

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

QDS, tryezë me shoqatën e ushtarakëve:

Të zbatohen vendimet e gjykatave!

<< VIJON NGA FAQJA 1 për ne, kemi burime të mjaftueshme për të përdorur, por ende ndjehemi sikur po cënojmë energjitë tona, nuk jemi të lumtur dhe për këtë gjë nuk ka ndonjë arsye të veçantë. Realiteti jonë është bardhë e zi dhe kjo ndodh për shkak se ai është produkt i mendimeve tona. Nëse ne mendojmë gjatë gjithë kohës negativisht, edhe jeta jonë do të rrethohet nga ngjarje negative. Ndaj, është e rëndësishme që mendimet tona të jenë vetëm pozitive në mënyrë që të jetojmë një jetë të lumtur.

Si e kuptoni që keni humbur gëzimin nga jeta juaj? Ndoshta, ndonjëherë jeta juaj do duket

monotone dhe e mërzitshme. Ju shpesh do keni ndjesinë sikur keni një problem në shtëpi, ose në punë. Ju do dëshironit të largoheshit në një vend tjetër, në mënyrë që të përqendronit mendimet tuaja në diçka tjetër dhe të mos fokusoheshit në zbrazëtin që ka pushtuar shpirtin tuaj. Të ndjehesh bosh në jetë është ajo gjë që na frikëson të gjithëve dhe na bën të ndjehemi të pakë-naqur.

Çfarë duhet të bëni që të riktheni gëzi-min në jetën tuaj?

Provoni të bëni disa gjëra të lehta. Ka shumë gjëra që mund të provoni për të larguar stresin nga vetja. Mund të bëni

pazarin ose mund të shkoni të drekoni më një mikun tuaj. Nëse ndjeheni të lodhur, merrni një ditë pushim dhe dilni jashtë qytetit. Është e rëndësishme që të hani shëndetshëm dhe të flini mjaftueshëm, këto janë dy faktorë që ndikojnë negati-visht në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Ju mund të bëni vrap në park, kjo do ju qetësonte shumë. Dëgjoni muzikë ose lexoni histori gazmore dhe më e rëndë-sishmja qeshni, qeshni, qeshni. Vetëm e qeshura e vret dhimbjen dhe risjell gëzi-min në jetën tuaj.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet ka organizuar një tryezë të përbashkët

me përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë, për të trajtuar problematikat e tyre ligjore. Kondi Ilia, koordinatori i kësaj qendre juridike dhe mediatike, tha se tashmë është krijuar një rrugë tradite për të vendosur ura bashkë-punimi me grupet e shoqërisë civile dhe shtresat në nevojë në ndihmë të njerëzve të thjeshtë, që iu shkelen të drejtat nga administrata publike. Ai e çmoi grupimin e ushtarakëve si një nga grupimet që duhet të jenë në vëmendje të organeve shtetërore, sepse këta njerëz kanë punuar në të gjithë Shqipërinë dhe për familjet e tyre nuk ka qenë e lehtë të përballonin mungesat e gjata të tyre gjatë kohës së kryerjes së shërbimit. Ai i ftoi ushtarakët që të paraqesin propo-zimet e tyre, të cilat do të bëhen pjesë e

platformës politike të Lëvizjes Shqipëria e Re. “Ne duam që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila na ka dhënë të drejtë. Në këtë kuptim, është cënuar siguria juridike që parashikohet edhe në statusin e ushtarakëve”, tha Medi Pogaçi, presidenti i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë. Kondi Ilia pohoi se ligji i sigurimeve shoqërore, që është një nga ligjet më të ndryshuara, nuk ofron stabilitet dhe ne e kemi konstatuar këtë pasiguri në rastet që kemi trajtuar me problemet e qytetarëve të trajtuara pranë qendrës. Presidenti i shoqatës së ushta-rakëve në rezervë, Medi Pogaçi u shpreh se përpjekja e tyre si shoqatë, por edhe e ushtarakëve individualisht ka qenë që të përmirësojë legjislacionin dhe ta bëjë atë të zbatueshëm. “Për fat të keq, legjislacioni ka ardhur duke u përkeqësuar, tha Pogaçi, dhe në kundërshtim me statusin e ushtarakut i

miratuar që në vitin 2004. Ligji i vitit 2005, që doli për të sqaruar zbatimin e statusit, ra në kundërshtim me të. Ligji i vitit 2006 i cënoi edhe statusin edhe ligjin e mëpar-shëm. Por, akti normativ që doli në vitin 2010 i dha goditjen përfundimtare statusit të ushtarakut.” Moderatori i tryezës, Kondi Ilia, në profesion jurist dhe gazetar, pyeti nëse kanë qenë të pranishëm ushtarakët në hartimin e projektligjeve për ta, duke qenë se pjesëmarrja e të gjithë aktorëve të interesit është një parim administrativ. Ush-tarakët iu përgjigjen se më parë thirreshin, pasi ka edhe një marrëveshje trepalëshe mes tyre me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, por ajo nuk po zbatohet më. Thoma Konduri, sekretar organizativ i kësaj shoqate, tha se ka vite që nuk i dëgjon më njeri, as formalisht, as në komisionet parlamentare. Ushtarakët prezantuan fak-tin që vendimet e gjykatës kushtetuese nuk përfillen nga ekzekutivi dhe këtë gjë edhe ndërkombëtarët e kanë konsideruar si krim ligjor. “Edhe ligjet që bëhen këtu, nuk zbatohen. Kjo është t’i hedhësh hi syve të njerëzve”, tha Pogace. Ndërsa Zoi Kote, sekretar i përgjithshëm, tha se shoqata me 30 mijë ushtarakë në rezervë, përfshirë edhe të liruarit para vitit ’91, është e shqetësuar për trajtimin diskriminues të tyre. Çdo ligj i ri përkeqëson përfitimet financiare të ush-tarakëve, ndërsa akti normativ goditi sido-mos ushtarakët në pension të parakohshëm deri aty sa jo vetëm i uli të ardhurat e tyre gjysmë për gjysmë, por i futi edhe në borxh, pasi tani po u mbahet debia për pensionet e mëparshme.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 291

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

ISSH nis shpërndarjen e shpërblimeve për pensionistët!

Kryetarja e Forumit të Gruas, Gjoka vijon takimet me simpatizante të LSHR-së!

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) njofton të gjithë pensionistet se shuma

prej 2 mijë lekësh e vendosur nga qeve-ria për shpërblimin për festat e fundvitit mund të tërhiqet në sportelet e postës, duke nisur nga dita e sotme e deri më datën 31 dhjetor. ISSH-ja ka hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhje-torit. Sipas një grafiku të përcaktuar nga ISSH, pensionistët do të marrin nga ora 08:00 deri në orën 14:00 pensionin në datën e caktuar, si dhe shpërblimin për-katës, ndërkohë që pas orës 14:00 e deri në

orën 20:00, do të jepet shpërblimi për ata pensionistë që u ka kaluar data e tërheqjes së pensionit.

Kështu, sipas grafikut të ISSH-së, sot do ta marrin pensionin personat që kanë datën e tërheqjes së pensionit, ndërsa pas orës 14:00 do të marrin shpërblimin pen-sionistët që e kanë marrë pensionin në datën 1, 2, 3 dhe 4 dhjetor.- Në datën 22 dhjetor do ta marrin datat 5, 6 dhe 7 dhjetor- Në datën 23 dhjetor do ta marrin datat 8, 9, 10, 11dhe 12 dhjetor- Në datën 24 dhjetor do ta marrin datat

13, 14, 15, 16 dhe 17 dhjetor- Në datën 25 dhjetor do ta marrin datat 18, 19 dhe 20 dhjetor- Nga data 26.12.2012 dhe deri më datë 31.12.2012 ora 12.00 do paguhen njëko-hësisht pensionet dhe shpërblimet e atyre datave si dhe rastet e të gjithë atyre perso-nave që nuk kanë mundur të paguhen në datën e përcaktuar.

Por, ISSH-ja thekson se të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta tërheqin në afatin e caktuar, të mos shqetësohen, pasi mund ta marrin edhe pas datës 31 dhjetor.

Për më tepër: www.77news.al

Kryetarja e Forumit të Grave së Lëvizjes Shqipëria e Re, Blerina Gjoka, në kua-

dër të takimeve me gratë dhe vajzat që kërkojnë të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, u

takua me zonjën Migena Xhaferri nga la-gjja Selitë, Tiranë, e cila shprehu dëshirën të aktivizohej pranë degës së Selitës së LSHR-së dhe të japë kontributin e saj në ndërtimin dhe shtrirjen e forumit të grave të lëvizjes.

Një tjetër simpatizante e re që iu shtua Lëvizjes Shqipëria e Re është edhe qyte-tarja rumune Romina Copato, e cila jeton dhe punon në Tiranë prej shumë vitesh. Gjatë një takimi me kryetaren e këtij Forumi, zonja Copato u interesua për platformën e LSHR-së duke e cilësuar si mjaft interesante sidomos pikën antikorr-upsion të kësaj platforme. Gjithashtu ajo tha se politika shqiptare ka shumë nevojë për lëvizje të reja dhe ide të reja siç është dhe LSHR-ja.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 291

77 NEWS

Energy System ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

S'ka urdhër mbrojtje për fëmijët e dhunuar! Babai i divorcuar:

Qamil Çerpia, banues prej 17 vitesh në Paskuqan nr. 2, një nga komunat

e qarkut të Tiranës, kërkon që policia të lëshojë urdhrin e mbrojtjes për tre fëmijët e tij, të cilët janë të frikësuar nga e ëma dhe nuk dëshirojnë ta takojnë. Madje, ata kanë deklaruar edhe në gjykatë gjatë procesit të divorcit të prindërve të tyre, se nuk dëshironin të jetonin me të, pasi ajo i kishte dhunuar dhe ndëshkuar gjatë kohës që babai i tyre ishte në emigracion. Për këtë arsye, gjykata e shkallës së parë vendosi që tre fëmijët të jetonin me të atin, Qamil Çerpia. Aktualisht fëmijët jetojnë në banesën e përbashkët prindërore, një shtëpi e vogël njëkatëshe rreth 36 m2 në Paskuqan. Për këtë shtëpi ngrenë pre-tendime të dyja palët, por Qamil Çerpia

thotë se i ka ofruar të shoqes t’i paguajë gjysmën e vlerës së shtëpisë, (pasi objekti të legalizohet), pasi për të është edhe më e vështirë të sistemohet duke pasur me vete tre fëmijët. “Gruaja ka shtëpinë tek prindërit, kurse unë nuk kam ku shkoj me tre fëmijë, thotë ai. Unë këtë shtëpi e kam ndërtuar me shumë sakrifica me ndihmën e njerëzve të mi dhe meqenëse e kam ndërtuar pas martese, jam dakord që t’i jap gjysmën e vlerës së saj, aq sa do të vlerësohet. Por unë dhe ish-gruaja nuk mund të jetojmë më në të njëjtën shtëpi, jo thjesht se jemi ndarë, por sepse praninë e saj nuk e durojnë dot as fëmijët.” Banori i Paskuqanit, i cili e ka paraqitur ankesën e tij fillimisht në A1 Report (këta të fundit kanë bashkëpunuar me qendrën) e më pas në Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet, duke kërkuar ndihmën e juristëve, thotë se ish-gruaja, për t’i marrë shtëpinë dhe për ta detyruar që të largohet, ka nxjerrë një urdhër mbrojtjeje, pasi ka denoncuar në polici se ish-burri e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. Sipas Qamil Çerpias, kjo është e gjitha një shpifje dhe pa asnjë provë. “Unë nuk e kam prekur kurrë me dorë, thotë ai. Përkundrazi, është ajo që ka rrahur dhe ka ndëshkuar fëmijët e mi, madje i ka lënë ata jashtë shtëpisë në të ftohtë dhe në shi për orë të tëra, ndërsa kryente aktivitet imoral brenda shtëpisë. Vetë fëmijët më kanë treguar për veprimet e mamasë së tyre, e cila i kishte kërcënuar në rast se më tregonin.” Qamil Çerpia

kërkon ndihmë për fëmijët e tij, që nuk duan ta takojnë nënën e tyre dhe për me tepër, janë të rrezikuar se ajo nga çasti në çast mund të kthehet në banesën ku ata jetojnë. “Kërkoj urdhër mbrojtjeje për fëmijët, thotë ai. Ata më kanë kërkuar që të hapim proces gjyqësor ndaj saj, por sa herë që unë bëj një kallëzim në proku-rori për dhunën e saj, edhe për shkeljen e kurorës bashkëshortore, për të cilën kanë prova fëmijët, po aq herë dosja më mbyllet dhe çështja anulohet.” Në përgjigjen e pro-kurorisë për mbylljen e çështjes penale, ne konstatojmë ngatërresë argumentesh. Ndërsa Qamil Çerpia padit ish-gruan për dhunë mbi fëmijët si dhe për tradhti bashkëshortore, prokuroria përgjigjet se nuk shikon rrezikshmëri të gruas dhe ve-prime me pasoja për jetën dhe shëndetin mbi paditësin, bashkëshortin e saj. Qyte-tari është i shokuar se si drejtësia refuzon të fillojë një proces penal dhe të dëgjojë dëshmitë e fëmijëve. Nga ana tjetër, ai thotë se urdhri i mbrojtjes që ka nxjerrë pa arsye e shoqja, e detyron atë të rrijë larg fëmijëve të tij, të cilët ia ka lënë gjykata për mirërritje. Sipas urdhrit, ai nuk duhet të komunikojë me të në asnjë formë, nuk duhet t’i afrohet në distancën 10 metra etj.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Qamil Çerpia

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 291

77 NEWS

A.S CALL ofron vend pune Operator/e. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

Vëzhgim në QSUT,

Orë të gjata pritjesh te mjekët në Konsultore!

Në hyrjen përpara Konsultores, në Qen-drën Spitalore Universitare “Nënë

Tereza”, dhjetëra pacientë presin me orë të tëra në radhë. Që të mbarosh punë në këtë ndërtesë ku kryhen vizitat e mjekëve specia-listë dhe merren dokumentet për shtrimin e të sëmurëve në pavijonet përkatëse, duhet të kesh mik të fortë, e përpos kësaj duhet të japësh para nën dorë, madje mjafton vetëm një dy mijë lekësh i (vjetër) që do t’ia fusësh në xhep infermiereve, apo punonjësve të sektorit të konsultës. Nëse nuk je i zoti të bësh njërën apo tjetrën do rraskapitesh duke pritur në radhën e gjatë duke u sorollatur që nga ora 8 e mëngjesit e deri në orën 2 të pasdites, për të marrë vërtetimin e mjekut. Gjendja aty i ngjan panoramave të radhëve të pafundme dhe rraskapitëse të sistemit të mëparshëm, ndërsa të sëmurëve dhe të afërmve të tyre do t’iu duhet të durojnë të ftohtin e Dhjetorit, tek presin mjekun spe-cialist që ndonjëherë ndodh edhe që nuk paraqitet fare në konsultë. Kësisoj të sëmu-rit që ka ardhur nga ndonjë fshat i largët i

Kukësit do t’i duhet me apo pa mundësinë e tij të qëndrojë një natë në kryeqytet për tu munduar sërish ditën tjetër të kontaktojë me mjekun e të marrë lejen e shtrimit në spital.Vëzhgimi

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet në misionin e saj për të ndihmuar njerëzit në nevojë ka kryer së fundmi një vëzhgim pranë konsultës në QSUT. Gjithçka nis që tek sporteli ku punonjëset nuk të japin sqarime të hollësishme po nuk iu zgjate ndonjë 2 mijë lekësh nën dorë. Në atë moment ato janë të gatshme të shoqërojnë për tek zyra e mjekut dhe nëse mjeku mungon këto pu-nonjëse të japin edhe oraret e caktuara kur mjekun mund ta gjesh në zyrë. Problemet me mungesën e mjekëve, vonesat e tyre, dhe sorollatjen e të sëmurëve pa shkak apo page-sat e mjekëve dhe të infermiereve me para nën dorë janë kthyer tashmë në diçka tepër të zakonshme për të afërmit e të sëmurëve. Ata shprehen se të sëmurët që vijnë për herë të parë në konsultë janë ata që vuajnë më shumë, por edhe të tjerë që kanë disa vite që mjekohen në spital janë në njëfarë mënyre të detyruar të paguajnë nën dorë për të kryer sa më shpejt konsultën me mjekun specia-list. Edmondi, 50-vjeçari nga Tirana, tregon se ka rreth tre vjet që e sjell nënën e tij në spital, pasi ajo kurohet me një sëmundje të vështirë. Sa herë që vjen për shtrim ai duhet ti japë mjekut para nën dorë për të gjetur një dhomë të rregullt dhe mjekim të kujdesshëm nga specialisti. “E kam ndjekur mjekun nga pas, tre ditë rrjesht me nënën e

sëmurë për krahu dhe në fund e vizitoi, jo në konsultë po në dhomën e tij në pavijon, i dhashë para nën dorë. Unë e di si funksio-non kjo punë këtu, po nuk pagove të lënë të vdesësh si qen rrugëve”, shprehet i indinjuar 50-vjeçari.Apeli

Lindita nga Fieri ka sjellë babain e saj që kurohet prej një viti në një nga pavijonet e spitalit të sëmundjeve të brendshme. Ajo rrëfen se kur ka ardhur në fillim, një prej punonjësve të konsultës i kishte thënë se do ta ndihmonte ajo për të gjetur mjekun specialist. “Kur erdha në fillim vetëm me babain, ai ishte në gjendje të rëndë me zor qëndronte në këmbë, erdha vërdallë që nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 1, pastaj mu afrua një prej këtyre punonjësve, më tha se do të më ndihmonte, në fillim nuk i dhashë para e po më sorollaste kot, por sapo i futa dymijë lekëshin në xhep më tregoi zyrën e mjekut në pavijon e më tha se sa herë të kisha nevojë do të më ndihmonte”, shprehet Lindita, ndërsa i bën apel Ministrisë së Shën-detësisë që të marrë masa për ndryshimin e gjendjes në spitale, ku nëse nuk paguan rrezikon të mbetesh jo vetëm në mëshirë të fatit pa u shtruar në spital, por edhe pa u vizituar nga mjekët specialistë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 291

77 NEWS

Trajtimi i viruseve!

Deka-Olim ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

“Google”, aplikacion hartash për “iPhone 5”!“Google” publikoi aplikacionin e tij

të ri të hartave për “iPhone 5”, pas ankesave të shumta për pasaktësi në aplikacionin e zhvilluar prej “Apple”. Në versionin e fundit të smartphone më popullor në botë, kompania e themeluar nga Steve Jobs vendosi që të mos varej më nga “Google”, duke preferuar që të zhvillonte vetë hartat e saj. Megjithatë, shumë përdorues u ankuan në vijimësi për pasaktësi të shumta, me pozicionimin e vendn-dodhjen e rrugëve dhe objekteve të

shumta në hartë. Si rrjedhojë, “Google” vendosi që të hedhë në treg edhe apli-kacionin e kufizuar më parë vetëm për pajisjet “Android”. Sipas analistëve të tregut, publikimi i këtij aplikacioni pritet të rezultojë popullor, por këtë herë, “Google” duhet të përballet me konkurrencën e “Nokia”-s, kompanisë finlandeze që së fundmi zhvilloi me sukses një aplikacion falas hartash për “iPhone”.

Hëna Pajawww.banka-ideve.com

Viruset janë mikroorganizma që nuk kanë metabolizëm të vetin

por shumohen duke shfrytëzuar qe-lizën e infektuar nga ata. Prandaj për mjekimin e infeksioneve virale, me qëllim që të pengohet shumëzimi i tyre në qelizën e infektuar, duhen frenuar ato stade metabolike që shërbejnë për shumëzimin e viruseve. Megjithatë jo gjithmonë kemi mundësi të luftojmë kundër një infeksioni viral. Kështu fre-nimi i shumëzimit të virusit që frenon imunitetin (HIV-it) është i pjesshëm sepse gjatë replikimit të virusit mund të rrjedhin hapa të ndryshme metabolike specifike për virusin.

Fabiola Kajanawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 291

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

plus detyrimet e tjera.vetëm 130 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 24 Dhjetor

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Do të ketë mundësi shumë të mëdha që të mund të realizoni ëndërrat tuaja, por pa e humbur kontaktin me realitetin.

Demi: Vlerësojini me kujdes situatat, por pa i kushtuar shumë rëndësi deta-jeve.

Binjakët: Për ju është shumë e rëndë-sishme të flisni, prandaj duhet të gjeni personin e duhur.

Gaforrja: Nëse do të besoni tek intuita juaj, do të arrini të gjeni rrugën e duhur.

Luani: Njohjet tuaja po zgjerohen dhe do të mund të keni njohje të reja që do të hapin horizontin tuaj drejt kulturave të tjera.

Virgjëresha: Do t'i bëni rezistence ndryshimeve dhe kjo vetëm sa do të përkeqësojë gjërat, lëreni veten të lirë dhe mos mendoni shumë.

Peshorja: Nëse nuk doni të bëni sport, do të mjaftonte edhe një shëtitje për të rikthyer energjitë.

Akrepi: Sot do të duhet të përvishni mëngët dhe të punoni shumë.

Shigjetari: Keni nevojë që të ndiqni instiktin tuaj dhe të dëgjoni zërin e brendshëm që të bëni atë që dëshironi.

Bricjapi: Mos u tregoni shumë të vua-jtur në çështjet e zemrës, momenti i keq do të kalojë dhe do të ndiheni më mirë.

Ujori: Keni nevojë dhe do iu bëjë mirë pak pushim e sidomos të udhëtoni pak.

Peshqit: Nuk do të jetë aspak e leh-të që të arrini të menaxhoni të gjitha impenjimet e ditës pasi nuk jeni njerëz shumë të organizuar.

Izopack_Austria ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

Tryezë e rrumbullaktë me sipërmarrësin Ermal Osmani!

Ermal Osmani, bashkëpronar dhe Elton Cefaj, administrator të “Insifa”

Shpk ( kompani e prodhimit të produk-teve të sheqerit si çokollata, karamele etj) ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë në bashkëpunim me Fakulte-tin Ekonomi-Turizëm të Universitetit “Vitrina”, në kuadër të iniciativës për një orientim dhe bashkëpunim sa më të mirë të bizneseve, sipërmarrjeve në ven-din tonë. Kompani të tilla prodhuese janë mjaft të rëndësishme në tregun sipërma-rrës shqiptarë ndaj dhe studentët e fakul-tetit Ekonomi-Turizën, pedagogët dhe përfaqësuesit e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë ishin mjaft aktiv me diskutimet dhe pyetjet e tyre. Z. Ermal e nisi diskuti-min e tij me një përshkrim të shkurtër të “Insifa” Shpk që në momentin e parë të hapjes e deri në ditët e sotme. “Në vitin

1997 ne vendosëm të hapnim një kom-pani në fushën e prodhimit të produk-teve të sheqerit si karamelet, çokollatat etj. Fillimi ishte mjaft i vështirë pasi të depër-tosh në treg me një produkt të ri duhet ta njohësh shumë mirë tregun dhe duhet të kesh guxim shumë të madh. Sot ne jemi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë, Maqedoni dhe në një të ardhme shumë të afërt synojmë të shtrihemi dhe në vende të tjera të Ballkanit, Europës apo Botës”, tregoi ai.

Interesi i studentëve më së shumti në këtë tryezë ishte i përqendruar tek hapësi-rat që ky biznes krijon për të rinjtë të cilët sapo diplomohen dhe tek respektimi apo marrja për bazë nga punëdhënësi të kush-teve që punëmarrësit kanë. Në lidhje me këto z. Elton Cefaj, administrator i kom-panisë u shpreh se në kompaninë që ai ad-ministron, numri i punonjësve aktualisht është 40 dhe pothuajse të gjithë e kanë marrë eksperiencën nga kompania "Insi-fa". “Ne nuk kemi nevojë shumë shpesh për punonjës të rinj por, në momentin që na duhet një i tillë, zgjedhim dikë që na bind, që ka aftësi të mira komunikuese, që është korrekt, serioz, bashkëpunues dhe ka dëshirën për punë pa marrë parasysh nëse është i ri në moshë apo jo”, theksoi ai.Në fund të takimit, sipas traditës së 77 Club, te ftuarve iu dhurua shporta “Jeto Shëndetshëm”.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 291

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E SHTUNË, 22 DHJETOR 2012

Platforma e LSHR-së diskutohet me të rinjtë durrsakë

Kërçiku: Prioritet i LSHR, të rinjtë dhe sipërmarrësit!

Kryetarja e Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re organizoi një takim

me të rinjtë e qytetit të Durrësit, ku u dis-kutua mbi Platformën Politike të kësaj lëvizjeje. Gjatë bisedës së zhvilluar, të rinjtë pjesëmarrës kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë aktive e Lëvizjes Shqipëria e Re. Pjesëmarrës në këtë takim ishin Kryetarja e Forumit Rinor të Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku, Koordinatorja e qytetit të Durrësit Valbona Xhaferri, si dhe koordina-torët për FRLSHR Lisana Subashi dhe Ervis Çaushi. Shpalosja e platformës ngjalli mjaft interes tek të pranishmit, të cilët dhanë dhe ata mendimet e tyre në lidhje me platfor-mën politike të LSHR. Njëri nga të rinjtë e pranishëm, Abaz Kuçi theksoi se “Ne duam një Shqipëri ndryshe, mjaft më me gënje-

shtra. Duam një vend ku të gjithë të jemi të barabartë.” Ndërsa një tjetër pjesëma-rrës Ardit Korreshi, maturant në Durrës, u shpreh se Shqipërisë i duhet një parti e re, me këtë vizion që ka Shqipëria e Re, pasi është e vetmja rrugë për t’u zhvilluar. Gjatë diskutimit Kërçiku theksoi se lufta ndaj korrupsionit ka qenë një ndër pikat kyçe të Lëvizjes dhe do të vazhdojë të jetë edhe më tutje. Gjithashtu Kryetarja e FRLSHR shtoi se në fokus të Platformës së LSHR janë sipërmarrësit, të rinjtë dhe shtresat në nevojë, duke u shprehur se do të ndërma-rrim nisma të rëndësishme në mbështetje të tyre. Të pyetur në lidhje me rikthimin e dënimit me vdekje, ata u shprehën pro, sepse sipas tyre kjo do të ulte kriminalite-tin në vend. “Duke parë që krimi brenda

familjes po rritet, dënimi me vdekje do të ndihmonte në frenimin e këtij fenomeni shumë shqetësues për të gjithë ne. Ajo do të shërbente si masë ndëshkuese, pasi do men-doheshin dy herë para se të ndërmerrnin një veprim të tillë”, u shpreh Sabail Gjyli. Një tjetër pikë që u hodh për diskutim nga Kërçiku, ishte dhe ndalimi me ligj i bixho-zit. Të pranishmit u shprehën se është një ide shumë e mirë, pasi sipas tyre shumë të rinj lënë aty një pjesë të mirë të të ardhu-rave, duke u sjellë kështu dëme financiare familjeve të tyre. Pjesëmarrësit e këtij taki-mi shprehën vullnetin dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e Lëvizjes Shqipëria e Re, duke firmosur Deklaratën e anëtarësimit.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re