8
D etyra e secilit prej nesh është të mësojmë nga e shkuara, ta vlerësojmë atë, por të jetojmë të tashmen. Kjo nuk ësh- të një mënyrë jetese, është një mënyrë e të jetuarit, një marrëdhë- nie aktive dhe e fuqishme me jetën, që shton kapacitetin për të kanalizuar jetën dhe për t'u ngjitur në një nivel më të lartë të vetëdijes. Men- dojeni për disa momente. Ashtu si me zakonet e të mësuarit, nëse dini se si të përdorni kohën tuaj, ju mund t'i përballoni edhe disa orë shtesë. Kur energjia juaj fokusohet në të tashmen, ju mund të përballoni të përvetësoni më shumë njohuri, më shumë vetëdije sepse trupi, mendja dhe shpirti juaj po punojnë bashkë për të arri- tur kapacitetin tuaj maksimal. Por, përtej kësaj analogjie themelore, ne duhet të studiojmë një herë çfarë do të thotë saktësisht fjala vetëdije. Të jetuarit në të tashmen gjeneron një aftësi të jashtëzakonshme: të gjitha gjërat bëhen kur ju jetoni të tashmen. Nuk ka rëndësi se cilën rrugë po shikoni dhe me cilin sy, do të arrini të shihni një ndërlidhje me të gjithë jetën. Në të tashmen, ju filloni të përjetoni se çfarë do të thotë të jetoni me të Vërtetën se të Gjithë janë Një. Pesë Rregulla për të qëndruar në të tashmen: 1. Zgjidhni diçka që në jetën tuaj ka shumë vle- rë por që doni ta ndryshoni, por bëni një zgjidhje të arsyeshme. Zgjidhni diçka që kërkon vëmend- jen e përditshme, si të bërit e ushtrimeve ose të ushqyerit me program. Cilado qoftë zgjedhja, sigurohuni të jetë një gjë që mund të arrini pa patur nevojë të ktheni gjithë botën tuaj përmbys. Kushtojini vëmendje çdo pengese ose shpërqën- drimi që iu pengon për të arritur qëllimin tuaj. Shkruani të gjitha pengesat >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E PREMTE, 12.10.2012 VITI I - NR.220 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ministeriali i NATO-s, Imami: Do të rrisim performacën e Forcave të Armatosura!..fq.2 Debate në Kuvend për statusin, Berisha: Vendim historik, të plotësojmë kushtet!...............fq.3 Adil Arapi: “U verbova nga lotët. U plaka pa fëmijë ndaj përfundova në azil”!.........fq.4 Presidenti i "Urdhërit të Mjekëve: "Do të hetojmë çdo rast mit-marrjeje"!.................fq.5 Qendra e Mendimit Pozitiv Mësoni nga e shkuara, por jetoni të tashmen! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Vlashaj: Qeraja tatimore lufton korrupsionin dhe rrit punësimin! Kreu i LSHR-së, takim me kryesinë e degës së ish-bllokut! ...>>fq.8

Gazeta 77 News botimi nr 220

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 220

Detyra e secilit prej nesh është

të mësojmë nga e shkuara, ta vlerësojmë atë, por të jetojmë të tashmen. Kjo nuk ësh-të një mënyrë jetese,

është një mënyrë e të jetuarit, një marrëdhë-nie aktive dhe e fuqishme me jetën, që shton kapacitetin për të kanalizuar jetën dhe për t'u ngjitur në një nivel më të lartë të vetëdijes. Men-dojeni për disa momente. Ashtu si me zakonet e të mësuarit, nëse dini se si të përdorni kohën tuaj, ju mund t'i përballoni edhe disa orë shtesë. Kur energjia juaj fokusohet në të tashmen, ju mund të përballoni të përvetësoni më shumë njohuri, më shumë vetëdije sepse trupi, mendja dhe shpirti juaj po punojnë bashkë për të arri-tur kapacitetin tuaj maksimal. Por, përtej kësaj analogjie themelore, ne duhet të studiojmë një herë çfarë do të thotë saktësisht fjala vetëdije.

Të jetuarit në të tashmen gjeneron një aftësi të jashtëzakonshme: të gjitha gjërat bëhen kur ju jetoni të tashmen. Nuk ka rëndësi se cilën rrugë po shikoni dhe me cilin sy, do të arrini të shihni një ndërlidhje me të gjithë jetën.

Në të tashmen, ju filloni të përjetoni se çfarë do të thotë të jetoni me të Vërtetën se të Gjithë janë Një.

Pesë Rregulla për të qëndruar në të tashmen:1. Zgjidhni diçka që në jetën tuaj ka shumë vle-

rë por që doni ta ndryshoni, por bëni një zgjidhje të arsyeshme. Zgjidhni diçka që kërkon vëmend-jen e përditshme, si të bërit e ushtrimeve ose të ushqyerit me program. Cilado qoftë zgjedhja, sigurohuni të jetë një gjë që mund të arrini pa patur nevojë të ktheni gjithë botën tuaj përmbys. Kushtojini vëmendje çdo pengese ose shpërqën-drimi që iu pengon për të arritur qëllimin tuaj. Shkruani të gjitha pengesat >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 12.10.2012 VITI I - NR.220BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ministeriali i NATO-s, Imami: Do të rrisim performacën e Forcave të Armatosura!..fq.2 Debate në Kuvend për statusin, Berisha:

Vendim historik, të plotësojmë kushtet!...............fq.3 Adil Arapi: “U verbova nga lotët.

U plaka pa fëmijë ndaj përfundova në azil”!.........fq.4 Presidenti i "Urdhërit të Mjekëve:

"Do të hetojmë çdo rast mit-marrjeje"!.................fq.5

Qendra eMendimit Pozitiv

Mësoni nga e shkuara, por jetoni të tashmen!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Vlashaj: Qeraja tatimore lufton korrupsionin dhe rrit punësimin!

Kreu i LSHR-së, takim me kryesinë e degës së ish-bllokut! ...>>fq.8

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 220

2 77 NEWS

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka marrë pjesë në ministerialin

e NATO-s në Bruksel. Ky takim dyditor është përqendruar në kapacitetet e reja të Aleancës dhe në përmbushjen e objek-tivave strategjike të mbrojtjes përballë sfidave aktuale. Gjatë këtij ministeriali, ministri Imami është përqëndruar tek

përmirësimi i performancës së Forcave të Armatosura. Kjo kalon përmes plani-fikimit të objektivave të reja, të cilat që prej gjysmës së viti të ardhshëm do të kthehen në detyrime, që Shqipëria do të duhet t'i përmbushë. Ministri i Mbrojtjes është ndalur kryesisht tek rritja e perfor-mancës së batalionit të këmbësorisë së

motorizuar dhe forcave speciale. Në këtë ministerial, NATO ka konfirmuar mbë-shtetjen e qëndrueshme për misionin e KFOR-it, për të ofruar sigurinë e duhur në Kosovë. “Situata e sigurisë dhe lëvizja e lirë në Kosovë janë përmirësuar gjashtë muajt e fundit, por ne duhet të mbetemi vigjilentë. Ne mirëpresim fillimin e dia-logut midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim tërë-sisht këtë dialog”, është shpreur Sekre-tari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Temë diskutimi në këtë takim të rëndësishëm ka qenë edhe misioni i NATO-s në Afganistan. Aleanca ka shprehur vendosmërinë për të përm-byllur misionin aktual në vitin 2014 dhe për të nisur në vitin 2015 një mision të ri për trajnimin e forcave afgane. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë pjesmarr-jes së tij në këtë mimisterial, ka zhvilluar takime bilaterale me hmologët e tij turk dhe italian.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Është propozuar që fëmijët të cilët shfrytëzojnë pandërprerë veglat

elektronike, internetin apo lojërat kom-pjuterike të kenë diagnozën e sëmundjes mentale serioze. Mike Kyrios, profesor i psikologjisë ka thënë për Sun Herald (gazetë ditore australiane) që luajtja e lojërave kompjuterike në masë të madhe është problem serioz, por edhe shfrytëzi-mi i teknologjive në tërësi po ashtu mund të jetë varshmëri potenciale. Teza theme-lore për këtë pohim është që shfrytëzimi i pandërprerë i teknologjive dhe luajtja

e lojërave kompjuterike kanë të njëjtat simptoma sikurse edhe çrregullimet e tjera të varësisë: mbyllja emocionale dhe mungesa e koncentrimit, të cilat norma-lizohen kur personit i kthehen pajisjet. Një varësisë e tillë ka ndikim shkatërrues në individin dhe familjen, për shkak të favorizimit të botës virtuale në krahasim me interaksionin me familjen e madhe edhe në plotësimin e nevojave theme-lore siç është ngrënia apo ushqyerja. Me iniciativën e asociacionit psikologjik aus-tralian, termi “Internet-use disorder”,pra

“Çrregullimi i shfrytëzimit të Internetit” është futur në manualin ndërkombëtar "Manuali diagnostikues dhe statistikor i çrregullimeve mentale" (DSM-N, Dia-gnostic and Statistical Manual of Mental Disorders). Bëhet fjalë për ‘biblën psikia-trike’, botimi i plotësuar i të cilës do të dalë në maj, dhe do të ketë edhe termin e sipërpërmendur, bashkë me shënimin: ‘rekomandohet studim i mëtejshëm''.

Nga Isida MuçoPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 së bashku me përshtypjet se përse jeni duke sabotuar praktikën për ta mbajtur vetëdijen në të tashmen.

2. Dy herë në ditë, mundohuni të kri-joni një imazh dhe shikoni sa mund ta mbani atë imazh pa u shpërqëndruar nga mjedisi i jashtëm. Edhe një herë, shënoni se çfarë iu shpërqëndron; zhurmat, pare-

hatia fizike, problemet emocionale, udhë-time me mendje në të shkuarën tuaj, etj. Çdo lloj forme shpërqëndrimi mban një kuptim simbolik dhe të drejtpërdrejtë.

3. Vini re justifikimet dhe sa shpesh e përdorni të shkuarën për t'u justifikuar për diçka që po bëni ose doni të bëni, sido-mos nëse përdorni sëmundje ose mungesë energjie.

4. Shënoni se çfarë iu jep energji në këtë moment. Çfarë iu bën të ndiheni mirë? Vini re se çfarë mendoni, thoni, ose bëni që iu prish lumturinë, sidomos nëse ajo që po mendoni ka lidhje me të shkuarën.

5. Zhvilloni një mendim të shkurtër pozi-tiv, që iu sjell vëmendjen tuaj në të tashmen.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E PREMTE, 12 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Shfrytëzimi i tepërt i internetit, çon në sëmundje mentale!

Ministeriali i NATO-s, Imami: Do të rrisim performacën e Forcave të Armatosura!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 220

77 NEWS

Statusi i kushtëzuar i Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Europian është

bërë objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës së seancë plenare. Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vendimin pozitiv të Komisionit Europian, një arritje histo-rike dhe kurorëzim të përpjekjeve të va-zhdueshme të shqiptarëve në rrugën drejt bashkësisë europiane. “Vendimi i djeshëm i Komisionit Europian ishte kurorëzim i

suksesit të reformave që u ndërtuan në këtë vend. Vendimi ishte rezultat i përpjekjeve të shqiptarëve. Kurorëzimi i një suksesi në sigurinë e jetës së shqiptarëve. Europa ndërtohet mbi arsimin dhe investimet e qeverisë prioritet në këtë fushë”, është sh-prehur kryeministri. Ai ka ftuar opozitën të bashkëpunojë për plotësimin e kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian deri më 20 nëntor të këtij viti. Ndërkohë Partia Socialiste ka vendosur si kusht për bashkë-punimin, zhbllokimin e qarkut të Fierit, për të cilin kryeministri ofroi mocion votbesimi. “Këshilli bashkiak, komunal, i qarkut është si parlament. Nëse nuk duam ti fusim shkopinj rrotës, që nesër të shkojë në mocion, nuk duhet të keni frikë, nga mocioni të dalin të votëbesuar të gjithë ata që do drejtojnë qarkun”, ka deklaruar kreu i qeverisë. Propozimi i tij nuk është pranuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, i cili ka bërë thirrje që të

zbatohet ligji për qarkun e Fierit. “Është përgjegjësia juaj për të arritur një zgjidhje për Fierin. Gjithçka mund të falet por të mos zbatosh ligjet e vendit nuk mund të falet. Hajde bëj mocion mosbesimi për de-putetët e tu. Mos bëj lojra fjalësh, zhblloko qarkun e Fierit. Kërkesa e opozitës është legjitime dhe ne nuk tërhiqemi nga ajo”, ka deklaruar Ruçi. Çështje të tjera që kanë marrë vëmendjen e deputetëve në sallën e parlamentit kanë qenë edhe greva e urisë së ish-të përndjekurve dhe votimi për krye-taren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputeti socialist Pandeli Majko ka ftuar qeverinë të negociojë me grevistët për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa kryemi-nistri Sali Berisha ka ftuar familjarët e ish të burgosurve t`i nxjerrin nga ngujimi, duke garantuar se do të vijojë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 12 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 660 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 15 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Mega Sh.p.k ofron vend pune back office në call center. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lefteri Lleshi është kryetarja e re e Komi-sionit Qe ndror të Zgjedhjeve. Kuvendi

ka votuar Lefteri Lleshin në krye të KQZ-së, me 73 vota pro. Opozita nuk ka marrë pjesë në votimin për kreun e institucionit të ad-ministrimit të zgjedhjeve, kështu që Lleshi është mandatuar vetëm me votat e mazho-rancës. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar edhe 6 anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Deputetët kanë votuar me shu-micë votash për rikonfirmimin në detyrë të

anëtarëve të KQZ-së, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj të propozuar nga PD-ja dhe Albana Shtyllën dhe Denar Bibën nga Partia Socia-liste. Gjithashtu deputetët votuan pro edhe për kandidaturat e LSI-së dhe PBDNJ-së, Ilir-jan Muho dhe Jano Jani. Konkretisht Hysen Osmanaj mori 115 vota, Vera Shtjefni , 119 vota, Albana Shtylla 127 vota, Denar Biba 129 vota, Ilirjan Muho 98 vota dhe Jano Jani 127 vota pro.Kryeministri Sali Berisha ka falën-deruar ish-kryetarin e Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve, Arben Ristani për kontributin që dha gjatë drejtimit të KQZ-së. “Garantoj Ris-tanin se është nder dhe kënaqësi të vazhdoj bashkëpunimin me të dhe të theksoj se ka pasur mirëkuptimin tim të plotë kur ven-dosi të mos kandidojë për KQZ, për faktin se ishte i pari kryetar në histori që zgjidhej me konsensusin e të gjitha forcave politike”, është shprehur kryeministri Berisha.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Lefteri Lleshi zgjidhet në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve!

Debate në Kuvend për statusin, Berisha: Vendim historik, të plotësojmë kushtet!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 220

77 NEWS E PREMTE, 12 TETOR 2012

Bruci Ndërtim Sh.p.k ofro. vend pune arkitekt(e) dhe inxhinier(e) ndërtimi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Cel : +355 68 20 70 107/ +355 69 20 70 107/ +355 69 20 70 106Tel & Fax :+355 218 22481 e-mail : [email protected]

Peshkopi , Albania

Korabi

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Kur burrit i vdes gruaja, e ka vendin në azil”. Kështu e nis bisedën me ne, i mo-

shuari Adil Arapi, 75-vjeçar. E takuam Adilin në Shoqatën Humanitare “Kuka” në Shishtu-finë, ku janë sistemuar përkohësisht azilantët e Shtëpisë së të Moshuarve. Prej 8 vjetësh jeton aty, nuk ka më se ç’të presë nga jeta që i ka dhënë helme pa fund. Por sot ka nevojë të flasë për t’u lehtësuar. I moshuari tregon për “77 News” rrethanat që e sollën në azil.“Nuk mund të rroja vetëm në fshatin tim të braktisur”

Qëkur gruaja e tij u shtrua në Psikiatrikun e Vlorës, ai erdhi në azil dhe shtëpia iu prish përgjithnjë. “Kam ardhur këtu pasi mbeta vetëm pa njeri. Unë jetoja në Ballabanë të Trebeshinës (Përmet), fshat i bukur, por vet-mi e madhe. Kur m’u shtrua gruaja në Vlorë tek Psikiatriku, që atëherë e kam ndjerë veten jetim, -vazhdon rrëfimin Adili. Dy vite më pas, ajo vdiq. Jam njeri pa fat, mbi të gjitha se nuk munda të kem fëmijë, se po të kisha edhe

një të vetëm, nuk do të isha tani këtu”. Adil Arapi nuk e kishte pasur me qejf Tiranën, por vëllezërit që ka këtu, e bindën ta rregullonin në azil, pasi në fshat nuk mund ta përballonte jetën vetëm. ‘Nuk i bën dot shërbime vetes’, i thanë. “Dhe erdha. Në fshat nuk ka as doktor, as kushte, megjithëse shtëpinë e kisha shumë të mirë. Po të kishe gruan dhe dy-tre fëmijë të rritur, jetoje mire… me tufa bagëtish, t’i mbaje, të shisje bulmet e prodhime të tjera.” Në fshatin e tij të braktisur, nga 40 shtëpi, kanë mbetur vetëm 2-3 familje dhe atje, siç thotë i moshuari, sa gdhihet, fshatarët shko-jnë të shohin njëri-tjetrin, a janë gjallë a jo. “Fshati është bërë pyll nga braktisja, atje të ha ujku.”Pengu që nga tri martesa, nuk pati dot fëmijë.

Pengu i jetës së tij janë fëmijët që nuk i pati. “U plakëm pa e mbushur dot vatrën. Nuk e di pse nuk bëmë dot. Nuk na i dha Zoti,- tregon me zë të dridhur 75-vjeçari. Jam martuar tri herë, por me asnjërën nga gratë nuk arrita të bëhem baba. Nuk i çova kurrë në doktor, më dukej e rëndë. Por vetë shkova. Kisha një shok oficer, ai njihte një doktor të mirë, që kishte mbaruar në Bashkimin Sovje-tik. Kur i pa analizat, doktori më tha që isha në rregull si burrë. Më vonë, i çova në gjykatë këto letra, që të dëshmoja se nuk kisha faj për divorcin.” Adili nuk na e thotë drejtpërdrejtë arsyen pse u prish familja e tij e parë, në vend të kësaj, ai na thotë se gratë e linin se donin kushte, donin jetë qyteti, kurse ai, fshatar i

thjeshtë, nuk kishte shumë mundësira. “Jeta ime ishte fshati, ashtu si e gjyshërve të mi. Kështu më la edhe gruaja e dytë. Në mosh-ën 26-vjeçare u martova për herë të tretë. Kjo ishte martesa e jetës sime që u trondit kur gruaja u sëmur nga nervat, -vazhdon rrëfimin Adili. Kam vuajtur shumë me të, kam harxhuar para tek neurologët. Më ka torturuar, por kur më vdiq, e kam qarë me lot si fëmijë. Sa më thoshin: ‘Ç’bën kështu? Je në vete? Pse e qan burri gruan?’ Ndërsa kunata më thoshte: ‘Të më qajë burri kështu, unë vdes që tani’. Me këto kujtime lotësh të patharë, Adili vazhdon të mbushë ditët e jetës prej azilanti.Tragjeditë që provoi qysh fëmijë, i përcjell çdo ditë me lot.

Por, jeta e Adil Arapit nuk kishte qenë asnjëherë e gëzuar. Kur ishte fëmijë, 10 vjeç, ai përjetoi vdekjen e papritur të vëllait 6-vje-çar. “Ishte viti 1942 kur vëllai m’u sëmur pa-pritur dhe ne u habitëm se nga i erdhi. Ishte i shëndetshëm, truplidhur. Më ka mbetur merak, që nuk e mësuam sëmundjen e tij dhe nuk e ndihmuam dot. Ditë e natë, sado që jam këtu në azil rehat, mendja më rri tek ai vëlla”.

Për më tepër: www.77news.al«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Adil Arapi

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Adil Arapi: “U verbova nga lotët. U plaka pa fëmijë ndaj përfundova në azil”!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 220

77 NEWSE PREMTE, 12 TETOR 2012

KAON ofron vend pune Operatore. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

ALB SPUGNA sh.p.kALB SPUGNA sh.p.kALB SPUGNA sh.p.kALB SPUGNA sh.p.k

E-mail: [email protected]: Rruga ‘’Princa Topia’’

Tel: 066 20 70 150

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

"Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet" ka raportuar tek Urdhëri i Mjekëve, rastet

e publikuara në "77 News", ku qytetarë të ndryshëm rrëfejnë se kanë dhënë rryshfet tek bluzat e bardha për të marrë trajtimin e duhur në spitalet publike të kryeqytetit. Në një intervistë me presidentin e këtij institucioni Dine Abazaj, kemi bërë të ditura rastet konkrete të cilat shprehin zërin e qytetarëve. Abazaj u shpreh se të tilla situata do të hetohen tashmë jo vetëm nga institucioni që ai drejton, por edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo tashmë do të bëhet konkrete edhe nëpërmjet me-morandumit të nënshkruar midis këtyre institucioneve, sipas të cilit do të ngrihen grupe pune që do të kontrollojnë mjekët dhe stomatologët përsa i përket zbatimit të ligjit dhe kodit të etikës. Synimi, sipas Abazaj, është të përmirësohet cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë. Dr. Abazaj, kemi bërë një vëzhgim në spi-

talet e kryeqytetit si dhe në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë". Dy qytetarë kanë pohuar se kanë dhënë para nën dorë për t’u kuruar. Ne kemi ruajtur anonimitetin për publikun pasi ata janë shprehur se nuk duan të kenë telashe me mjekët, më pas ne do t’iu japim edhe një informacion më të plotë dhe të detajuar. Si i shihni këto raste dhe a do t’i merrni në shqyrtim?

Janë raste që padiskutim do të hetohen. Institucioni që unë drejtoj ka si synim të hetojë mbi të tilla situata. Ne kemi patur shumë ankesa përsa i përket raportit mjek-pacient si dhe pakënaqësi që na kanë ar-dhur lidhur me rezultatet e diagnostifiki-mit. Megjithatë unë bëj thirrje që të tilla situata duhet të denoncohen me emra konkrete, pra të bëhen publikë emrat e mjekëve që marrin para dhe atëherë he-timi do të ishte më i drejtpërdrejtë dhe më konkret.Ky memorandum bashkëpunimi i nën-shkruar midis "Urdhërit të Mjekëve" dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të ketë në qendër të vëmendjes raste të tilla?

Po, synimi është që grupet e përbashkëta të kontrollit do të verifikojnë sesi mjekët apo stomatologët si dhe institucionet shëndetësore në vend, zbatojnë standartet ligjore dhe etiko-morale. Pasi ka ardhur koha që të përmirësohet cilësia e ushtri-mit të profesionit të mjekut dhe stomato-logut në vendin tonë. Mjeku është figura kryesore e sistemit shëndetësor, pa të ky i fundit nuk mund të funksionojë.

A keni verifikuar ju vetë në terren se çfarë ndodh në spitalet e kryeqytetit?

Po, ne shpesh herë si institucion bëjmë kontrolle, por ndoshta do të ishte më mirë të krijojë kontakt me njerëzit, jo duke iu drejtuar si mjek ose si titullar i një institu-cioni, por si një njeri i zakonshëm, ndo-shta informacioni që do të vilej nga këta të fundit do të ishte më konkret dhe i vërtetë. Përshembull eksperienca e gazetarëve dhe raportimi që ju po bëni sot konkretisht tek ne, është një mënyrë e mirë për të njohur realitetin. Edhe tek këto grupet e punës duhet të ketë njerëz të cilët nuk do të evi-dentohen si pjesë e grupit, por si pacientë të çfarëdoshëm. Në rast se verifikohet se një mjek ka pra-nuar para nën dorë, a i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit këtij të fundit?

Po, padiskutim që po. Gjatë nënshkrimit të memorandumit bashkëpunues midis "Urdhërit të Mjekëve" dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministri Vangjel Tavo u shpreh se duhet të përmirësohet cilësia e shërbimeve në spitalet e vendit. Ai pohoi se shumë probleme të deklaruara nga qyte-tarët lidhur me raportin mjek-pacient nuk kanë gjetur zgjidhje nga institucionet shën-detësore. Tavo i kërkoi bluzave të bardha zbatimin e ligjit dhe kodit të etikës.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Urdhëri i Mjekëve: "Do të hetojmë çdo rast mit-marrjeje"!

Dine Abazaj

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 220

77 NEWS

Bindja e fëmijëve për të ngrënë pe-rime është një çështje e zakonshme

për shumë nëna, por për Angie, nënën e Leo Barnett, katër vjeç, problemi paraqi-tet ndryshe. Djali i saj nuk mund të për-typë asnjë ushqim që përmban karotenë,

përndryshe bëhet portokalli. Vogëlushi ndoshta është personi i vetëm në Brita-ninë e Madhe që vuan nga hiper-beta karotenemia, një mos funksionim që lejon trupin e tij të transformojë karo-tenin, e gjendur në fruta dhe perime, në vitaminën A. Kështu e ëma e tij është e detyruar t’i eleminojë nga ushqimi i Leos të gjitha ushqimet e akuzuara. Për shkak të mosfunksionimit të rrallë, u deshën muaj për të përcaktuar diagno-zën. Në vazhdim të analizave specifike, mjekët kanë gjetur mungesën e një en-zime që lejon transformimin e karotenit

në vitaminën A, thelbësore për funksio-nim të mirë të sistemit imunitar. Lëkura e Leos mbetej portokalli për shkak të akumulimit të karotenit, që megjitha-të nuk konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin, por rreziku më i madh është pikërisht dobësia e sistemit imunitar të fëmijës, sepse edhe një ftohje mund të rezultojë fatale. Për të stabilizuar situa-tën, Leo duhet të marrë vitaminën A me pika dhe të ripërsërisë analizat e gjakut çdo gjashtë muaj.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Mos lejoni që kolesteroli në gjak të shtohet dhe të shkaktojë probleme

me shëndetin. Ja 5 mënyra natyrale dhe të thjeshta të cilat mund t’iu ndihmojnë.Pini lëng portokalli në mëngjes!

Lëngu i portokallit të shtrydhur bën mjaft mirë për të ruajtur në ekuilibër

sasinë e lipideve. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se personat që pinë tre gota në ditë rritin sasinë e HDL-së koles-terolit të mirë, me 21% dhe ulin sasinë e kolesterolit të dëmshëm me 16%. Pijeni atë jo më vonë se 5 minuta pas ekspozimit në dritë sepse rrezet ultravjollcë shkatë-rrojnë vitaminën C.Pini një gotë verë në ditë!

Alkooli, në çdo lloj forme rrit sasinë e "kolesterolit të nevojshëm, HDL-se" në gjak. Mjafton një gotë në ditë për femrat dhe dy gota për meshkujt. Kujdes, nëse e kaloni këtë limit mund të keni pasoja negative. Vera e kuqe sjell gjithashtu edhe antioksidues falë pigmentit të lëkurës së rrushit.Pini qumësht me soja!

Përzieni qumësht soje me pak vanilje.

Me pas shtoni edhe disa kokrra liri dhe trazojeni. Proteina e sojës dhe kokrrat e lirit ulin kolesterolin e dëmshëm në gjak.Merruni me sport!

Mirë është që çdo ditë të bëni të pak-tën 30 minuta ecje të shpejtë ose not. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik tret kolesterolin dhe ul rrezikun për së-mundje kardio-vaskulare. Përveç kësaj, ai ndihmon edhe për të luftuar diabetin dhe hipertensionin.Këshillohuni me mjekun!

Sasia e kolesterolit në gjak duhet kontrolluar herë pas here sidomos pas moshës 45 vjeç. Nëse sasia e tij kalon 2g/l, mjeku do iu këshillojë të mbani një lloj regjimi strikt.

Aurora Seraniwww.77news.al

E PREMTE, 12 TETOR 2012KURIOZITETE

Tregtojmë fruta-perime

Ofrojmë ushqime BIO

Adresa: Kombinat, Tiranë, ShqipëriCel: +355 68 20 19 584/ +355 68 50 56 479

Ofrojmë bulmet jugu

Fëmija bëhet portokalli kur ha karrota!

5 mënyra natyrale për të ulur kolesterolin në gjak!

Home Trend ofron vend pune Shitëse letra murale perde. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 220

77 NEWS

Akademia suedeze shpalli çmimin e katërt Nobel të këtij viti: atë e merr

autori kinez Mo Yan. Komiteti përgjegjës për çmimin e argumentoi vendimin, se autori ndërthur me "realizëm aluçinant" përrallat popullore, historinë dhe të tashmen. Mo Yan është "një përzierje mes Faulkner, Charles Dickens dhe Rabelais". Ai përshkruan një botë fshati në një pjesë të Kinës, që për pjesën më të madhe të të tjerëve është e huaj.

Mo Yan konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm dhe të sukesshëm të Kinës, si në Perëndim ashtu edhe në ven-dlindje, ku deri tani për nëntë romanet dhe mbi 70 tregimet e botuara ka fituar thuajse çdo çmim për letërsinë.

Në veprat e tij ai u referohet shpesh përje-timeve nga fëmijëria dhe rinia. Në gjerma-nisht nga Mo Yan janë botuar ndër të tjera

"Fusha e kuqe e grurit", "Revolta e hudhrës" etj. Libri "Fusha e kuqe e grurit" në vitin 1986 i siguroi njohje mbarëbotërore, pasi filmi bazuar mbi romanin, një sagë familjare në sfondin e luftës kinezo-japoneze (1937-1945) nga regjisori kinez Zhang Yiomou, fitoi Ariun e Artë në festivalin e filmit në Berlin 1988.

Shkrimtari lindi më 5 mars 1955 në një familje fshatare, në provincën Shangdong në lindje të Kinës dhe emri i tij atëherë ishte Guan Moye. Në vitin 1976 hyri në ushtrinë çlirimtare të popullit ku filloi të shkruajë dhe mori emrin artistik Mo Yan (që do të thotë "mos fol"). Ky ishte urdhri që i kishte dhënë e ëma gjatë revolucionit kulturor në Kinë.

Për më tepër: www.77news.al

E PREMTE, 12 TETOR 2012 KULTURË

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 15 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Klima ne çift do fillojë të ngrohet mjaft gjatë kësaj dite. Do e keni më të thje-shtë të komunikoni me njëri-tjetrin dhe të ruani bashkëpunimin.

Demi: Do të kaloni një ditë të qetë dhe pa problemin më të vogël. Mos ndërmerrni shumë rreziqe në planin financiar që të mos keni probleme.

Binjakët: Sot do të takoni persona interesantë dhe do të kaloni momente të këndshme me ta. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja: Dita do jetë harmonike dhe ju do ia kaloni më së miri pranë atij që dashu-roni aq shumë.

Luani: Nëse keni kohë që keni pasur dyshime mbi të ardhmen, sot do i vendosni pikat mbi “i”.

Virgjëresha: Do i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj dhe do bëni disa lëshime të vogla.

Peshorja: Kujdes me gjithçka që do të thoni sot, mos e ekzagjeroni. Do kryeni investimet e duhura.

Akrepi: Do të tregoheni më të kuptue-shëm me atë që keni në krah dhe kjo do e ngrohë atmosferën.

Shigjetari: Ditë mjaft e ngrohtë dhe plot ngjyra kjo e sotmja. Do e forconi bashkëpu-nimin me kolegët dhe partnerin.

Bricjapi: Sot do të gjendeni përpara një surprize të këndshme.

Ujori: Planetet do ua bëjnë atmosferën më harmonike dhe më të këndshme, kë-shtu që shfrytëzojeni sa të mundni.

Peshqit: Shprehini dëshirat sot sepse ka gjasa që t’iu plotësohen. Situata financiare nuk është e qëndrueshme.

Klajdi Nano ofron vend pune Agjente udhetimi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Nobeli për letërsi shkon në Kinë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Mo Yan

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 220

77 NEWS E PREMTE, 12 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kreu i LSHR-së, takim me kryesinë e degës së ish-bllokut!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Qeraja tatimore, një koncept i ri për sistemin tonë tatimor, ka marrë një

vëmendje të veçantë gjatë takimit të krye-tarit të Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj me kryesinë e Degës së ish-bllokut. Kreu i LSHR-së ka sqaruar me detaje këtë risi në sistemin tatimor, që sipas tij, jo vetëm që sjell të ardhura të garantuara në buxhetin e shtetit dhe lufton korrupsionin, por rrit nivelin e punësimit në Shqipëri. “Bizneset në Shqipëri kanë patur shumë probleme me taksën e përshkallëzuar, pasi kjo taksë prodhon shumë rryshfet. Taksa e sheshtë gjithashtu prodhon korrupsion. Qeraja tatimore është një reformë tërësore e sistemit tatimor që e rendit Shqipërinë ndër vendet e cilësuara parajsë fiskale. Qeraja tatimore është një shumë fikse që bizneset, të ndara në disa kategori, i pa-guajnë shtetit. Ajo mund të paguhet nga biznesi 50% parapagim në fillim të vitit

dhe pjesa e mbetur me këste për çdo muaj. Nuk do të kemi më inspektorë tatimesh. Xhiroja do të raportohet përmes kasës fis-kale”, është shprehur Vlashaj. Ai ka sqaruar më tej se si mund të shmanget evazioni fiskal dhe mund të mbahet nën kontroll deklarimi i xhiros nga ana e sipërmarrësve. “Mekanizmat e kontrollit janë dy: përmes policisë tatimore dhe vetë qytetarëve. Nëse një polic tatimor gjen një rast të vetëm pa faturë shitje, atëherë ai motivohet duke marrë gjysmën e pasurisë së biznesit. Me-kanizmi tjetër është përmes motivimit të qytetarëve të kërkojnë faturën e blerjes, duke i kompesuar 2% të shpenzimeve vjetore. Ndihma më e madhe për sipër-marrësit është të mos i pengosh. Shteti duhet të ndihmojë shtresat në nevojë, jo sipërmarrësit”, ka sqaruar kreu i LSHR-së. Ai është ndalur edhe tek propozimi i opo-zitës për heqjen e taksave për biznesin e

vogël, duke u shprehur kundër tij. Sipas Vlashaj, heqja e taksës për biznesin e vogël shkatërron sitemin tatimor. Ai argumeton se të gjitha bizneset e mëdha, sidomos ato me filiale do të copëzoheshin për të për-fituar nga heqja e taksave. Kreu i LSHR-së është ndalur edhe tek një tjetër pikë e fortë e platformës politike, përjashtimi i personave mbi 45 vjeç nga e drejta për t'u punësuar në administratën publike për të çuar vendin drejt zhvillimit. Platforma politike e Lëvizjes Shqipëria e Re është një projekt-propozim, që pas diskutimeve do t'i nënshtrohet votimit nga strukturat e partisë.

Nga Denisa Plaka«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Qeraja tatimore lufton korrupsionin dhe rrit punësimin!