116
VALENTINA LLAPRI JEPI JETES VLERE POEZI

Permbledhje poezish

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Permbledhje poezish

VALENTINA LLAPRI

JEPI JETES VLERE

POEZI

Page 2: Permbledhje poezish

100- here 100 here kam per ta thene,Apo ndoshta nje miljon,Se ti e shtrenjta toka-memeJe thesar qe nuk mbaron, Ti je embelsia vete,Ti je rruge , je drite je jete,Je buzqeshja e mengjesit,Ti je ciltersi e qiellit, 100 here une do ta them,

Page 3: Permbledhje poezish

Se si ty nuk ke ku gjen,Ke aromen me te mire,Ke dhe shpirtin me te dlire, Toke e shtrenjte , moj toka ime,Nuk e di , a me kupton!!Shume te dua ty moj trime,Zemren-shpirtin ma gezon.

***************************

Ah moj kohe e mire, ndaloje te lutem marrezine.

Page 4: Permbledhje poezish

Oh moj kohe, po pse i cmend ti njerezit moj he!!I ke bere te tere si te shastisur, po ckane moj ckane Pse nuk kenaqen asnjihere dhe gjithmone te hutuar ata jane!!Po ckerkojne valle dhe ata qe duket sikur te gjitha I kane,Pse jane te corientuar ti kohe pse prane si mban, Po kthellohua mendjen moj shtoju dashurine,Jepi driten e mire dhe te heqin ate lakmine,Sa vijne neper pushtete poste dhe drejtime,

Page 5: Permbledhje poezish

Me vrap nisin te merren me plane te medhaja apo “ ndryshime”E heqin dashurine , dhe behen porsi makine,Po ti moj kohe e mire, perse si mban ne gji,po shtoju moj shtoju dashurineDhe hiqua ate te uruaren lakmine,Te kene fytyre te paster te jene gjithmone te dashur,Sepse nga dashuria oh sa te mira vijne, dashuri e paster Ajo e krijoi njerine, ah moj kohe e mire , ndaloje marrezine. shkurt 2014

Page 6: Permbledhje poezish

**********************************AJO

Ajo erdhi sërish ,

e paqte , e brishtë,

e pavendosur në fillim.

Me hapat e ngadalshme,

dhe se pse

mu duk si fluturimi

i zogut të trishtë,

në shtegtim.

Ajo u kthye

përgjithmonë.

Page 7: Permbledhje poezish

12 mars 2015

**********************************

Arome e mire.Erdhi Pranvera ,me lule shqerra,

Me diell te mire, si emblesire,

Qielli I bukur, me rete si flutur,

Arome e mire, kudo ne hapsire.

**********************************

Arome.

Page 8: Permbledhje poezish

Ne at’ mal goxha te larte,

Hipa dhe ndalova pak,

Qe nga maja po shikoja,

Fushat , kodrat oh ci doja,

Nuk po ngopesha duke pare,

Mjalte mor mjalte vertete i rralle,

Nje freski pertej freskise,

Kjo arome e ciltersise,

Page 9: Permbledhje poezish

maj 2014

**********************************

Atdheu im i shtrenjtë. Atdheu im i shtrenjtë,i bukur, dhe krenare,i ëmbël, je , i shenjtë,i rrallë , margaritar. E them me zë të fortë,e ndiejë, prandaj e shprehë,se ti folezë e ngrohtë,je më i ëmbëli dhe.

Page 10: Permbledhje poezish

Të dua e do të dua,me shpirt edhe me zemër,i shtrenjtë je ti për mua,je më e bukura ëndërr. Je shpresë edhe gëzim,je dritë e diellit tim,të dua pafundsishtë,o dritë e mirësisë. shtator 2014 kuçovë.

**********************************

Page 11: Permbledhje poezish

Atje..

Po trokasin piklat e shiut mbi xham,

Oshetin nje perbindesh

atje large ne oqean.

**********************************

Ato janë “DASHURI”.

Më shumë respekt për femrën ,për qënien me të brishtë,ajo që ta ngrohë zemrën ,ajo është vetëm dritë.

Page 12: Permbledhje poezish

Më shumë ta respektojmë,ta duam , ta kuptojmë,ajo është vazhdimsi, ajo është jetgjatsi. Pa femrën s'do kish botë,as qiell, dhe as tokë,do kishte vetëm natë,do bënte veç acar. Femra është e ardhmja,ajo duhet kuptuar,

Page 13: Permbledhje poezish

femra kjo e brishta,me shpirtin mjaltëzuar. Gratë dhe nënat tona,ti duam fort, shumë fortë ,ato sakrifikuan,dhe kanë vullnet të fortë. Më shumë respekt për femrën ,për nënat , motrat tona,ato janë ëmbëlsi,ato janë “DASHURI”.

Page 14: Permbledhje poezish

gusht 2014**********************************Aty.

Qytet i endrrave te mia,Eshte ai ku s’njihet padrejtesia,Ku buzqesh dhe pema dhe femija. Aty ku nuk ka nate por vetem dite,Aty ku shkelqejne shtepite nga ari me i arrire,Aty ku fryn vetem ajo ere aq e delire.

Page 15: Permbledhje poezish

Aty ku voglushet perqafohen me luanin,aty kur duan me shpirt aty ku dine te falin,aty ku drejtesia eshte drite qe japin e marrin. Qytetin i endrrave te mia, eshte paqja dhe harmonia,Per te gjithe kudo njesoje, ne cdo rast a ne nevoje,Aty ku paqja dhe miresia , aq forte vec do jehojne. Aty dua te ngelem , aty pra pergjithmone.

Page 16: Permbledhje poezish

Gusht 2014**********************************Nuk mbaroka bota. Nuk mbaron bota , se mbarove ti,Nuk ka vec trishtim , po ka dhe diell dhe shi,Gjethet e hardhive , prape do te celin,,Fshataret ne fusha do korrin, do mbjellin.Nuk ka fund trishtimi, inati , zemerimi,Zogjte gjithnji kendojne, embelsi leshojne,Flutrat ne lendina, perhere do vallzojne,Shpirtrat e pangopur nxijne nga irritimi.Perbindshat lartesohen, si nje peme pa

Page 17: Permbledhje poezish

kokrra,Mbushet ne brendesi me thesare toka…Te fshehur e te pagjindur, si nje mjalte I rralle,Kokrra te paprekura , te embel dhe qelibare.Nuk mbaroka bota se mbarove ti,Do te kete dhe diell edhe nete me shi,Hena do te dali bashke me yjet prape,Stuhite dhe perbindeshat vdesin , ngallen prape… maj 2014

**********************************

Page 18: Permbledhje poezish

Buzeqeshja mbi fytyrat e cdo femije.

Eshte e mbrekullueshme buzeqeshja mbi fytyrat e femijeve,

Si nje drite e embel ne gji te kaltersive,

Si nje zog me krahet me te mire e me te forte,

Si nje shtellunge miresie , qe shperndan aromen aq te plote,

7 shkurt 2014

Page 19: Permbledhje poezish

**********************************Capitet hiostoria.Po ikte historia ashtu cale cale ne rrugen tatepjete,

Ishte fytyre prishur , kokeulur ecte shpejte,

Rruges nuk ndalonte , as kenge spo kendonte,

Ne librin e kohes dicka do te shenonte,

Capitej e gjora histori, nen tingujt e furtunave gjithe shi,

Mes tsunameve dhe perbineshave nga deti I zi,

Page 20: Permbledhje poezish

E cte shenonte e gjora ne at liber- histori!

Skena turpi qendronin ja aty te varura ne telin e kohes,

Prisnin qe te thaheshin, e te nisnin serish lojen,

Skena pergjakjeje , lajthitjeje e marrezish,

Eh cte shenonte ne liber fytyra e historise!!

Ashtu ecte historia, mes kohes si perbindesh,

Nga pas I ishin qepur ,ca grumbuj histerikesh,

Me lapsin edhe fleten qendronin gatitu,

Page 21: Permbledhje poezish

Me syte e cakerryer , e shpirtrat e ndersyer.

Po ecte historia mes rruges sdi se ku…

**********************************

C’NGELET MË PAS!

Mijëra grimca të errta,

janë shpërndarë

në territorin e vendit tim.

Herë- herë,

duken si shushunja të shpëlara

Page 22: Permbledhje poezish

me aromën e vjelljeve,

dhe pangopësi.

Duan të hyjnë ku të mundin,

si të mundin,

të ndotin krejt hapsirën përreth…

e më pas të jargaviten me fol e qesh,

gjasme…..

Se nga brenda,

aroma e të vjellit që kanë….

si lë të qetë.

I gërryen dalngadalë,

si ai shkëmbi mes detit,

Page 23: Permbledhje poezish

që grryhet nga e përsëritshmja vale.

E ç’ngelet pastaj!.

Ngelet aroma e të vjellit,

që qelb tërë dynjanë.

22 shkurt 2015

**********************************

JEPI JETËS VLERË.

Të lutem o diell i mirë , ëmbelsirë,

tregoju udhe të mira njerëzve,

të dine të kuptojnë, të mësojnë,

Page 24: Permbledhje poezish

dhe jetën me virtyte të mira

ta mbulojnë.

O diell ëmbëlsirë,

zbuti ca dhimbjet njerëzore pakuptim,

bëji njerëzit tej e mbanë

të buzëqeshur, të lumtur

dhe sillu ndriçim e shkëlqim

të pa-anë.

Sepse njerëzit janë të mirë,

sepse ata meritojnë

një jetëz të dlirë.

O diell shpirtgjerë,

Page 25: Permbledhje poezish

une e di fuqine tënde,

e njoh si çdo herë,

përpiqem,

që atë që prej teje kam marrë,

ta shpërndaje ku të mundem,

shumë lirshëm dhe sa më parë.

O diell,

të lutem më kupto.

Zbuti dhimbjet,

ku të munden

nga të jenë,

në çdo anë e ngado,

Page 26: Permbledhje poezish

sëmundjet zbehi, ngjyrat jetës celi,

sill dinamizëm për të gjithë,

dhuroji pak shpresë të ëmbël pleqërisë.

O diell i mençur,

e di? kam kaq shume fjalë

që dua të ti them ty sot!.

Në kët jetë kalimtare

ti je ndjesia me e plotë,

ti i sjellë njerzimit gëzim,

ti e mbushë kët botë plote kuptim,

gërshetimi yt ,

me ngjyrat me të mira qiellore,

Page 27: Permbledhje poezish

e bën jetën e njeriut, me të këndshme

dhe jo sipërfaqsore.

Ti je shpresa dhe gëzimi,

ti je fuqia dhe mbretërimi,

dhe le te fundoset atje thellë errësira,

me djajtë e përvjedhur,

të zinjë porsi këllira.

Të lutem shumë o diellë!

Jepi jetës së njeriut,

të vërtetën VLERË.

6 mars 2015

Page 28: Permbledhje poezish

Dashuria me e madhe.

Dashuria me e madhe ,eshte per Zotin qe na krijoi,per ate qe na duron,per ate qe na meson.

Udha jone qekur ka nisur,nga ai eshte projektuar,na dha mendjen na dha shpirtinnjohurine per ta zbuluar.

Mendje-ndrituri gjithmone,Vec ai gjerat ndryshon,eshte i madh dhe kaq i lartekaq i kthjellet ,dhe i rralle.

Dashuria me e madhe,Eshte per zotin zemer-mire,Se na do dhe pse gabojme,Na meson me kaq durim.

Valentina qershor 2014

Page 29: Permbledhje poezish

**********************************

Dashuria.

Dashuria I ngrohe njerezit,

I mbush me drite me jete dhe gezim ,

I ben me te mencur , I ben me te mire,

Dashuri e embel , dashuri e mire.

Dashuria eshte vete embelsia e jetes,

Dashuria eshte vete zanafilla e se vertetes,

Nga dashuria u krijua njerezimi,

Nga fjala e mire erdh edhe besimi..

Page 30: Permbledhje poezish

Nga dashuria , ajo e pasterta, ajo e mira

Per fusha e zogj e jo mbreterira,

Nga dashuria per qiell e toke,

Per fjalen e mire qe te mban ngrohte e ngrohte..

Dashuria I ngrohe njerezit,

I ben te mencur dhe me te mire,

Dashuri e embel dashuri e mire..

Page 31: Permbledhje poezish

27 dhjetor 2013

**********************************

Det pambarim.

Mallin s'ma shuajnë dot,as kenget, dhe as vargjet e brishta.Mallin për të parët trima, ata të rrallët, ata që ngritën themelet mes netëve pambarimishte të trishta,ata që në llogore ishin çdo herë të parët.Zemra ime ndjen trokitjen, dhe agimin e

Page 32: Permbledhje poezish

një çasti te ri,ashtu lehtë lehtë , trokitje pambarim.Shtegtojnë dallëndyshet, për pak ushqim te ri,dhe malli bëhet det, një det aq pambarim.. mars 2014 Kuçovë**********************************

Dinakët e këtij shekulli.

A do ishin krenare ,brezat tanë të parë!për k'ët katrahurë, që cdo ditë sajojmë si të marrë!.

Page 33: Permbledhje poezish

Ne;) dinakët e k'tij shekulli hileqarë.Po xhanëm!!- ç’ne shekulli i gjorë,rrëmuja na përket vetëm ne,që lutemi dhe bëjmë be e rrufe ,për përfitime mashtrimesh nën k'ët qiell plotë re.Ai na vështron ,po po , e madje kushedi sa herëka qarë madje për ne , dhe lotët çurgë i kanë dalë e ne kokën se kemi çarë.A do jemi ne krenarë! për brezat e shekujve me pas??Katrahurën ne e bëmë,ata ti japin drejtim edhe gas.

Page 34: Permbledhje poezish

mars 2014**********************************DITE ME TE MIRA DO TE VIJNE. Dite me te mira do te vijne,Te kristalta , mbushur plote arome-mire,Me e mencur do t’jete shoqeria,Dhe asnjihere s’do t’rrije vetem pleqeria.Do shkelqejne te gjitha shtepite, Diellin , mik do ta kene te gjithe,Ai do ulet gju me gju ne cdo ode a sokak,Dhe me besoni, sa harmonishem do t’jene ata malet e larte.Dite me te mira do t’vijne, do largohet pergjithnje ajo e keqe erresire,

Page 35: Permbledhje poezish

S’do kete me zemerim, as genjeshter as mashtrim,Mendjet do jene mbushur me me te mirin ndricim.Madje as etje per para s’do kete me , me besoni,Do thyhen te keqijat, ndaj sot vertete gezoni:Do qesh perhere natyra, e embela , e mira,Rete do heqin valle, aty ne kaltersira.Do degjohet vec ai tingull aq I mire,Mbushur me me te miren optimizem te arrire,Syte do te shkelqejne , te gjitheve aq shume,

Page 36: Permbledhje poezish

Zemrat do gezojne, harmonia do te rrjedhe si lum.Dite me te mira do te vijne , kam shume besim, kam shume besim. gusht 2014

**********************************

DO QESH

Do qesh sa te tundet bota,

Lumturine e kam ne shpirt,

Le te dridhet edhe toka,

Page 37: Permbledhje poezish

Diellin e kam shok te mire.

Do buzqesh me shpirt te ri,

Bashke me malet , embelsire,

Tok me zogjte ne kaltersi,

Do jetoje ne ndershmeri.

shtator 2014 kucove

**********************************

Do ngelesh shqipetar.

Ti do ngelesh serish shqipetar,

Page 38: Permbledhje poezish

Edhe pse nga vatani ke kohe qe je ndare,

Kjo toka jote te lindi mor bir,

Ketu hodhe hapat e para ,

Ketu njohe dashurine.

Ne rrebeshe kur buke skishe te haje

U ule gju me gju tek ai plis I thate,

I hodhe pakez uje mes drites aq te pakte,

Dhe per habi nuk vdiqe,

Me shellire buken e ngjyeve,

Koken kurre se ule, nderin kurre se shkele,

Ndalu nje cast biri im I mire,

Mos e shkel te shkuaren,

Page 39: Permbledhje poezish

Mos e moho dashurine e pare,

Ajo te beri me te mencur ,

Ajo te veshi me me te mirin kristal,

Pastaj ti hodhe hapat e tu te pare,

Ashtu lehte lehte ngadale e pa bere fjale,

Kishe frike ne fillim por kjo zgjati vec per nje cast,

Pastaj kur ti mendimin e forcove,

Oh zemren e nenes sa shume e gezove,

Dhe nena jote qe te lindi ,

Te dha fryme jete dhe shpirt,

Ajo qe naten rrinte pa gjume,.

Page 40: Permbledhje poezish

Qe ti te rriteshe ne ambient plote me drite,

Te njihje miresine ,

te kishe ne gji dashurine

Urrejtjen plake te mos e njihje,

Qellimin e mire drejte ne sy ta shihje

Gjithandej te kishe nje shpirt human e te mire,

Te kishe ne mendje dhe zemer

vec ate te shtrenjten drejtesine,

ti do ngelesh serish shqipetar djale I mire,

dhe pse large une e ndjeje, kam besim..

Page 41: Permbledhje poezish

mars 2014

**********************************

Drita e mendjes.

Një fije shkrepëse, në errësirë, është mjaltë i rrallë, me erë të mirë,dhe kur s'ka dritë , mirë të mendojmë,drita e mendjes, të na ndriçojë. mars 2014 Kuçovë **********************************DuaDua te jem ne paqen e mire te shpirtit tim,

Page 42: Permbledhje poezish

Aty ku forte jehon me e embela ndjesi,

Aty ku kurre nuk te prek dot asnjeri,

Aty ku fjale e mire ka nur dhe lavdi.

**********************************

Duaje emrin tend.Duaje emrin tend, pse valle e ndryshon,

Koken pse e ul, kur ty shqipetare te thone,

Pse po turperohesh, cke qe syte I ul,

Mbaj emrin e nenes , dhe syte kurre mos I mbyll.

Page 43: Permbledhje poezish

Duajeni kete toke..

Duajeni token tuaj o vellezer shqipetare,

Duajeni papushim se nga ajo toke keni dale,

Mos rrini te heshtur apo ndoshta te percare,

Kerkoni miresine tek kjo toke mjalte I rralle.

7 shkurt 2014

Page 44: Permbledhje poezish

**********************************

E SHTRENJTA TOKË.

E dashur tokë!.

Ti po tronditesh nga

gjëmimet e një shekulli lakmimtar.

E di, në syte e tu ka zënë vend

Trishtimi, dhe shpesh herë

ti dridhesh sikur ke ftohtë,

sikur diç kerkon të transmetosh.

Apo nga shpirti yt i thellë, një

valë dashurie kërkosh që lartë,

Page 45: Permbledhje poezish

shumë lartë ta lëshosh…

E shtrenjta dhe e ëmbëlta tokë,

e dime ti je tabani i njerezisë,

ti je themeli i mirësisë,

perëndia të krijoi,

që njeriu të banojë

paqshëm në gjirin tënd.

Na bekoi me frutet e mbrekullueshme

që dilnin nga gjoksi yt,

sot, po shoh, që nga sytë e tu

pikojnë lot,

apo mos vallë

Page 46: Permbledhje poezish

është qumësht i ngrirë!?.

Se di , mirë se di,

por një gjë e di me siguri,

ke kaq begati

moj e shtrenjta mençuri,

ke ushqim

për të gjithë në gjirin tënd,

ai qumështi yt,

nuk mbaron kurrë.

Dhe njeriu dalëngadalë

u bë tamaqarë,

dhe vec po ngre flamurë,

Page 47: Permbledhje poezish

luftojnë hipokritët,

për frone e karrige,

mes tyre po hanë kokat,

pa ndierë asnji lloj frike,

madje as nga Perëndia

nuk kanë frikë!,

dhe ashtu plotë maska

bëjnë e shtojnë

gabime çdo ditë.

E ndërsa

rradhat e milingonave punëtore,

që djersijnë

Page 48: Permbledhje poezish

nga hallet dhe punërat,

shtohen si uji ndër oqeane,

rradhët e tyre ,

bashkangjitur me

rradhët e halleve

nuk paskan të sosur.

Njerëzit mes tyre ,

kanë nisur

një betejë të dreqosur.

A mos valle moj tokë,

nuk po shohin me nga sytë!,

më thuaj,

Page 49: Permbledhje poezish

pse janë bërë kaq

shkatërrues,

kaq servile,

dhe kaq hipokritë!,

Në fakt ,

njeri jam dhe unë,

jam bij në k’të tokë,

këtu ku mu caktua,

kjo tokë,

është mjalte i kulluar për mua.

Njeri jam edhe unë,

dhe shoh me dhimbsuri,

Page 50: Permbledhje poezish

mbaje anën e të drejtëve,

se e dua kaq shumë drejtësinë,

dhe çdo çast i frikësohem

vetem Perëndisë.

Fuqia e tij,

është kaq e madhe,

dhe dashuria e tij,

është kaq e thellë,

po djalli me brirë,

e ka zaptuar tokën,

ndaj në mes të të drejtëve,

unë shoh një heshtje të thellë.

Page 51: Permbledhje poezish

Më thuaj ti moj tokë,

kur do të vendoset xhanëm

drejtësia mbi k’ët tokë!?.

**********************************

E putha henen.

U ngrita heret kete mengjes,

E piva kafen ashtu shpejte shpejte,

Tymnaje dhe mjergull , kish rene per dreq,

Nuk dukej dielli , koha s’qe qelq.

Page 52: Permbledhje poezish

Hena menjane, rete ngaterruar,

Qielli i zymte , gjysem-kafshuar,

Ku shkuan zogjte, po dielli im?

C’qenka keshtu! Kjo zbrazeti!!

Mes resh te zeza, hena me foli,

Qeshi e mira dhe dielli doli,

E putha henen, plote miresi,

qielli u mbush me kaq kaltersi.

Page 53: Permbledhje poezish

maj 2014

**********************************

E dini?.E dini!- Luftrat kane vec ere tym,

Ere trishtim , pambarim,

Fytyre te pakuptueshme, si korbat e vajtueshme.

E dini !- nga egersia dalin vec perbindesha,

Qe nuk ngopen kurre me te bere keq,

Page 54: Permbledhje poezish

Duan tere boten ta bejne keq e me keq.

E dini !!- Nga dashurite behen mbrekullite,

Natyra dhe njeriu qe zoti i bekoi,

Plote me mbrekulli i veshi dhe i mbuloi.

mars 2014

**********************************

E dua.

E dua buzëqeshjen e çiltër, të gjetheve

Page 55: Permbledhje poezish

lozonjare.E dua atë erën aq të pastër , me një fytyrë qelibare,e dua kaq shumë diellin, magjinë e shpirtit tonë ,dua që fytyrat e fëmijëve, të shkelqejnë porsi diell gjithmonë. I dua perherë , ata njerëz aq të drejtë,që punojnë me djersën e ballit, dhe jetojnë me dinjitet,i dua retë e pastërta, dhe qiellin të jetë mbret,dua paqen mbarë-botërore , në çdo fshat apo qytet.

Page 56: Permbledhje poezish

E dua dinamikën e gjallë njerëzore,forcën , energjinë, ndjenjën dhe mirësinë,ecjen perpara , zhvillimin apo teknologjinë,por ama; duke qenë në përpjestim të super drejtë, me miresinë. Sa dua që njeriu të ngelet vec njeri,me gjakun ndër deje , dhe shumë largpamësi,të dojë fortë natyrën , hapsirën përreth saj,të bëjë më të mirën, dhe kurrë mos t'bjerë në faj.

Page 57: Permbledhje poezish

E dua botën të ndryshojë veç për mirë,zënkat dhe shamatat, të humbin në errësirë,të punojmë shumë , e të fjalosim pak,dijet që ne marrim, ti mbjellim rreth e qark. gusht 2014 Kuçovë**********************************

E flaka kohën.

I mora stinët , i ngatërrova,

Page 58: Permbledhje poezish

qiellin e mirë , e lartësova,i mora retë , i zbukurova,në ditë me shi , zogjtë prane i mora. I mora fjalët , me kaq rrëmbim,i çova largë , shumë largë shpirtit tim,e mora pemën , lulet dhe zogjtë,flut'rat , sorkadhet , i vura tok. Erën e mirë , fortë përqafova,ndjeva lehtësi, atë që unë doja,e flaka kohën , vitet lashë pas,u bëra fjalë , diellë edhe gas.

Page 59: Permbledhje poezish

Maj 2014**********************************

E ke vënë re!.

E ke vënë re!- Kur s’ka diellë,zogjtë nuk këndojnë si më parë,flutrat e ndalin një çast vallëzimin,dhe lulja e deles , petalet si hap. E ke vënë re!! Kur s’ka shi ,ajri bëhet aq i rëndë , nga hapat e shpeshtë, toka rënkon ,dhe njerëzit me vështirësi frymojnë.

Page 60: Permbledhje poezish

E ke vënë re! sa më shumëtë zhvillohet teknologjia,aq dhe më shumë shtohet babëzia,diferencë e paparë, një synim aq i marrë, E ke vënë dhe ti re!!kur je i vogël ,kërkon që të rritesh,dhe kur lartë je ngritur, ëndrrat të janë fikur.

Page 61: Permbledhje poezish

Qëndro në përulsi, të ngelesh përherë njeri,qëndro në thjeshtësi, dhe fal shuuumë dashuri. Ec në udhën tënde, mëso dhe duaj shumë,mos i ndal mendimet,dhe pse të lenë pa gjumë. Ruaje si thesar, zemrën e sinqertë,se është kristal i rrallë,

Page 62: Permbledhje poezish

që rron edhe ka vlerë. Qershor , 2014**********************************

E pastër pambarim.

Mua vuajtja s'më tremb,se aty gjej forcën për të ecur përpara,idetë e këqija tek mua nuk zenë vend,sepse vështrimi kap vetem pamjet e bardha. Në dritën e diellit ,nën kaltërsinë e qiellit,

Page 63: Permbledhje poezish

aty do të mbushem me mirësi dhe gëzim,të pastër do ta ruajë zemrën si kristali,që nga buzëmbrëmja, e gjer në ditët pambarim. mars 2014**********************************

Ecejake nëpër kohë.

Brezat nëpër vite ,sa shumë kanë luftuar,me ide dhe koncepte , apo diku ndoshta gabuar.

Page 64: Permbledhje poezish

Me këmbëngulje e vullnet, edhe ligjet jane ndryshuar!janë fituar shumë beteja, dhe malet s’janë tjetërsuar. As fushat , as kodrat , as bilbilat nëpër pemë,dallëndyshet lartë në qiell ,aty thellë e bëjnë folenë. Njëllojë kanë qenë ,e ashtu sërish vazhdojne të jenë,

Page 65: Permbledhje poezish

dhe dielli s'ka ndryshuar as qielli bashkë me retë. I vetmi ndryshim eshte vec tek njeriu,është bërë kaq i ftohtë ,si më i ftohti robot. Në plan të parë ,është fryma individualiste,të marrësh e të grumbullosh,e asnji trashëgimni të mos gëzosh.

Page 66: Permbledhje poezish

Të etur për para,për famë edhe pushtet,piedestale pafund ,e kaq zhurmë në fshat a qytet, Njerëz të këputur , mezi qëndrojne në këmbë,nuk kanë se ç'të hanë , të tjerë, dot s'po nxenë. Po ndjenjat valle ku shkuan!! kush i vodhi vallë!

Page 67: Permbledhje poezish

pse njerezit u tjetërsuan, pse veten lartësuan! Ku shkoi dinjiteti, ku vate sinqeriteti, gëzon edhe qesh ,fodulli dhe i pabesi. Dhe malet hijerënda ,që dinë, ohhhh sa shumë dinë,nuk flasin e nuk mburren,por veç të heshtura rrinë.

Page 68: Permbledhje poezish

Dhe fushat plote me lule,të dëlira e të mira,ato janë himn i jetes, ato janë mbrekullira. Por rrinë edhe nuk flasin ,si njerëzit nuk bërtasin,të qetë edhe te mira,të ëmbëla e të dëlira. Dhe qielli hijerendi , si një mama e mirë, shikon gjithçka nga lartë, shpërndan arome të dëlirë,

Page 69: Permbledhje poezish

Ai është më i larti , ai është qelibari,diamant që veç shkëlqen i bukur si kristali. Brezat e atëhershëm , brezat e tanishëm , ato që do të vijnë , mendojnë veç për lavdinë…

Page 70: Permbledhje poezish

********************************** Edhe pse heshtur , zemra te ther. Ti ike large , ne dhe te huaje,Ishe i ri, me plote fuqi,Kaptove malet i hutuar,Me at avion ne kaltersi. Dhe qielli i kalter si shok i mire,Te shoqeroi gjer ne te gedhire,Valixhja jote e zeze e nxire,Sa shume kujtime sa pak hapsire. Nje blloke kujtimesh , a nje ditar ,Nje stilolaps edhe shume mall,

Page 71: Permbledhje poezish

Lotet e nenes margaritar,Ne at valixhe mbushur rradhe rradhe. Avioni humbi ne rete pafund,Dhe ti ne heshtjen qe zuri vend,Pak mall e fjale shikon gjithkund,Edhe pse heshtur zemra te ther. mars 2014 kucove

***************************

Eja moj e dashur.

Page 72: Permbledhje poezish

Eja moj e dashur,

Se ka ardhe pranvera,

Ulu ne lendina,

Plote me lule-shqerra,

Hajde te rrime bashke,

Ne mes te natyres,

Me ujit te paster,

Mes qiellit te kalter,

Eja moj e dashur,

Shijojme kte mbrekulli,

Nuancat me te bukura

Page 73: Permbledhje poezish

Te ketij dielli kaq te ri.

maj 2014

**********************************

Eja pra këndo.

Hajde , merrja këngës, mos qëndro mënjanë,qesh pra si pranvera,me plotë lule pranë.

Page 74: Permbledhje poezish

Eja dhe këndo,këngën që ti do,le të tunden malet,të lodrojnë sorkadhet. Të lodrojnë retë,në qiellin e pastër,zogjtë të ngrenë folenë,në hapsirë të kaltër. Hajde dhe këndo,këngën që ti di,mirësinë shtrëngo,aty thellë në gji.

Page 75: Permbledhje poezish

Zëri të jehojë,ashtu si të dojë,eja pra këndo,bejë nëse do.

**********************************Ejani ketu

Kthehuni nga kurbeti, shqipetare,

Boll punuat andej te shperndare,

Erdhi koha te punoni per vatane,

Reflektoni pra dhe ejani ketu sa me pare,

Page 76: Permbledhje poezish

Vendi juaj ju ju do, asnji cast s’ju ka harruar,

Kjo shqiponje qe fluturon , edhe pse shpesh here lenguar…

Toka juaj ju therret , pra levisni pak me shpejte,

Dashurine per token meme!! Valle vertete!! Ku e kini shpene!!

Kthehuni ketu shqiptare, motra , vellezer, kosovare,

Te ndertojme e te punojme , njeri tjetrin ta ndihmojme.

Se keshtu eshte me e mira, kemi tokat e

Page 77: Permbledhje poezish

tere kto hapsira,

Duhet pune edhe ketu, ndaj mos rrini kuturu.

gusht 2014 kucove

**********************************

Emri i mire.

Emri i mire , gjithmone kujtohet,

Eshte i cmuar , nuk harrohet,

Rron mor rron ne pavdeksi,

Page 78: Permbledhje poezish

Emir i mire eshte perjetsi.

gusht 2014

**********************************

Era e njeriut.

Njeriu duhet te kete nje ere te vetme ne shpirt

Ate ,. Eren e mire te miresise,

Jo eren e pushtetit apo te lavdise,

Te monumenteve gjer ne qiell,

Apo te shastisjes se hipokrizise,

Era e njeriut nje duhet te jete

Page 79: Permbledhje poezish

Ajo e pastertise , ajo te mban te kthjellet perjete,

shkurt 2014

**********************************

Eshte nje force a energji…

E ndieje cdo qelize te trupit tim

Qe me jep force edhe gezim,

Ndjeje me te embelin qiell te ri,

Ja aty ne shpirt e di,

Page 80: Permbledhje poezish

Si nje force a energji,

Me buron nate edhe dite,

Me ndricon ne udhen time,

Plote buzeqeshje zemra ime,

Cdo qelize e trupit tim,

Endet brenda plote gezim,

Eshte nje force a energji,

Qe hyn del , plote hijeshi,

7 shkurt 2014

Page 81: Permbledhje poezish

**********************************

Eshte

Eshte nje fuqi qe i levis gjerat,Qe te ve ne prove , qe te jep kohe,Per te bere , menduar , apo vepruar,Per te dashur, per te falenderuar, Per te shprehur mirenjohjen e thellePer te ngelur te paster perhere.Eshte kjo fuqi-ndjesi e kalter cdo here,Ajo qe thyen cdo stratosfere,

Page 82: Permbledhje poezish

Ajo qe meriton falenderim dhe lavdi,Ajo qe te mbush perhere plote energji.Eshte kjo fuqi , qe s’te braktis asnjihere,Ajo qe ndricon udhen, ajo qe na jep jete, Kuptim,i me i mencur, kuptimi me me vlere,Fuqia dashamirese, fuqia qe t’jep jete. qershor 2014

**********************************Falna miresi.

Page 83: Permbledhje poezish

Diell i mire ne lartesi,Falna vetem miresi,Sill nje ere qe ti e di,Une e shoh , e ke ne gji. Thyeje cdo heshtje , permendore,Mbush cdo shesh dhe shetitore,Me te mira shpirterore,Dhe me drita pastertore. Bej te mundur , diell i mire,Sill vec gaz e begati,

Page 84: Permbledhje poezish

Rrenjos vlerat anembane,Beje token si kohe me pare… Sill te lutem , sa me pare,Ekuiliber , paqe te rralle,Beje boten “Bote te re,”Ku miresia te beje fole. Dashuria te jete mbret,Ate beje sa me shpejte,Bote pa luftra e pa arme,Bote e paqme Pa parane.

Page 85: Permbledhje poezish

Diell i mire ne lartesi,Falna pra vec miresi.**********************************Femijet jane jete.

Drite pasqyre edhe gezim

Jane femijet si blerim,

Shpirti behet me i bukur ,

Kur femijet jane te lumtur.

maj 2014

Page 86: Permbledhje poezish

**********************************

Fluturo në lartësi.

Shqipëri moj lule shqipe,mjaltë i rrallë je kurdoherë,veçoritë klimaterike,ta dish!- ke më t’mirën erë.Shqipëri moj zemra ime,je thesar , madje kristal,bukuroshja ndër agime,hapin kurrë, jo ti se ndal.Vend i vuajtur , pak me halledhe prapsira ka ngapak,por ti zemër si sorkadhe,

Page 87: Permbledhje poezish

mirë e mat të tëndin hap.Merr fuqi nga dritë e mirë,bëhu edhe më e fortë,fluturo në lartësi,edhe kurrë, jo mos u lodh. gusht 2014 ( vendit tim te dashur te shtrenjte , thesarit , me te cmuar margaritarit me te rralle , Shqiperise time te bukur).**********************************

Fol mal nje fjale.

Flake drojen o mal i ngrate,

Page 88: Permbledhje poezish

Hapu me token fol pra nje fjale,

Je mbledhur skupull edhe nuk flet,

Syte e pergjumur, e vetem hesht.

Fol pra nje fjale, se di aq shume,

Ke pare stuhira, dhe gjakun lume..

Njerez nder shekuj, luftra pafund,

Vite dinake, e ohhh sa shume mund,

Njerez te stepur, si ty heshtur rrine,

Jane vene ne gjume, apo rrokin lavdine…

Fol pra nje fjale, se ti di aq shume,

Flake at droje, nxirri fjalet lume…

Page 89: Permbledhje poezish

***************************Fola me mendim.Nje cigare ndeza sot mbi varrin e babit tim,

Ai ishte aty i heshtur dhe me te njejtin veshtrim,

E pashe fotografine , pa lot edhe pa fjale,

Fola me babin tim me shpirt edhe plote malle.

Page 90: Permbledhje poezish

**********************************

Gjithcka ndrin.Gjithcka ndrin porsi diell,

Ska furtun ska vetetime,

Ka pak shi edhe shume re,

Ka vec drite edhe hare,

Gjithcka ndrin, ne kte mengjes,

Mbushur bari plote me vese,

Dhe lendinat plote me lule ,

Copeza drite si pekule,

Hijeshi paska ngado,

Ka kaq drite , perqark kudo,

Page 91: Permbledhje poezish

Eshte nje dimer me i embeli,

Bashke me diellin , me te mencurin,

Forte shkelqen ne lartesi,

Thelle anon ne drejtesi,

Mendjet i ndricon perhere,

Zemrat na i ben pranvere.

Shkurt 2014

**********************************

GJYSHES TIME

Page 92: Permbledhje poezish

Te kam dashur shume,

moj e mira gjyshja ime,

me kujtohet sa here vija nga shkolla,

me prisje me buzeqeshje dhe ledhatime,

vije nje ere te mire borzilok

dhe gatuaje si asnjeri ne bote,

te desha sepse shume me doje,

dhe me fjale shpesh here ma thoje,

te kam dashur nena ime,

moj e bardha nder agime.

shtator 2014 kucove

Page 93: Permbledhje poezish

**********************************

Gjyshit tim.Gjyshi im I dashur,

Me kujtohesh shpeshhere,

Urtesia dhe mencuria jote,

Ne mendjen time kane bere vend perhere.

Ishe nje njeri me zemer aq te paster,

Shpirti yt I rralle, vertete ka qene thesar,

Dhe tani vertitet mes hapesires si me I rralli kristal,

Te kujtoje dhe ndjeje per ty vec mall.

Te doja aq shume o gjyshi im I mire.

Page 94: Permbledhje poezish

Te kujtoje si nje njeri shume te drejte me shpirt embelsire.

**********************************

Goditja e fundit.

Një kërcitje në oqeanin e madh, në gjumë qenë udhëtarët e klasit te parë,pas një feste mondane, nëpër të bukurat shkallë, as në mend su shkonte, se ç'kish ndodhur vallë.

Page 95: Permbledhje poezish

Kapiteni i Titanikut, i habitur po vështronte ,ç'qe kjo kërcitje!- motori pse mirë s'po punonte??doli dhe vështroi , difektin shumë shpejtë konstatoi,në fytyrë u nxi, rrebeshi shumë shpejtë mbretëroi. Projektuesi i më të madhes histori, i shastisur , ngeli edhe ai.

Page 96: Permbledhje poezish

Në mes të shkallëve mondane , me ngjyrë floriri,shkrinte pikë -pikë, në tavolinat qiriri. Dhe vështrimi humbi thelle ne errësirë,kjo gjë s'ishte e mundur , aspak jo kurrsesi,nuk duhej e nuk dihej , po ç'fare vallë kishte ndodhur,anija e goditur , gjigandja shpejtë qe lodhur.

Page 97: Permbledhje poezish

E madhe gjer në re, e fortë si një kështjellë,të pasur e të varfër, në gji seç kishte mbledhë,punëtore e kamariere, të vegjël e te mëdhenjëzëri i kapitenit: shpejte varkat të rrëmbejmë. Dhe njerëzit kur u zgjuan ,sa shumë që u hutuan,para disa çastesh vec qeshën dhe gëzuan,bënë edhe shaka , hëngrën e pinë verë,u puthën romantikët, mes natës plote me erë.

Page 98: Permbledhje poezish

Eh, në të vërtetë frynte ca , era me tërbim vështrimin mjegulloi, shpejtësinë motorit ja dyfishoi dhe oh, papritur goditja triumfoi. Gjithë ai ajsberg , si nje shkëmb i thellë,bëri ate që deshi, e prishi gjiganden , e bëri me cen,dhe njerëzit të hutuar, të qeshur a dashuruar, silleshin vërrdallë , kokën për të shpëtuar.

Page 99: Permbledhje poezish

Fëmijë edhe te rinj, kërkonin një shpëtim,kush mundi të shpëtonte, që ne do t’na tregonte.Ishte natë e thellë , qe gjithë kjo errësirë,në mes të oqeanit, ikën plotë njerëz të mirë… mars 2014

********************************** Grabitja e nje kohe..

Page 100: Permbledhje poezish

Ate nate heshtjeshdhe dritash shume te zbehta,Thurreshin intrigatper rrembimin e nje kohe, diku large , atje thelle ,mbytyr a zhdukur , pergatiteshin kohevjedhesit , me maska a pa maska,me thase te zinje dhe kaq shume dorashka, koha ishte dhe ca kohe atjee futur e strukur,po cpaten xhanem me kohen maskaxhinjte??

Page 101: Permbledhje poezish

Cdo ekzaminonin valle !!rinine apo lavdine??Apo donin te pervetesonin historine?? E asaj kohe,Iku edhe hena ate nate, dhe yjet u fshehen pas qiellit te ngrate,Maskaxhinjte ate donin ne fakt,erresiren e lakmonin ja ashtu te tere me rradhe,Por ja shume shpejte erdhi mengjesi , doli dielli dhe qielli aq shume shkelqeu,E mbushi krejte hapsiren me magjine e nje shkelqimi te mire ,

Page 102: Permbledhje poezish

Fluturat nder lendinanisen te kercenin , Solli pak gezim ky dielli zemermire,dhe maskaxhinjtekishin humbur ja aty ne erresire,Fshehur dhe bere njesh me te, pa u ndiere e pa bere me asnji ze,E vodhen kohen , iken pa bere ze, kujtuan se asnji shenje nuk lane pas,Kohen e mbyllen ja aty ne nje te shemtuar kafaz,Dorashkat dhe maskat aty I harruan ate nate, Poor, deri sa do te zgjaste

Page 103: Permbledhje poezish

qe koha te kthehej e lire prape!!! mars 2014

********************************** Habitem.Habitem gjithnji me pavendosmerine e disa njerezve,

Qe te shushatur ne mes te nje rruge qendrojne,

Aty rrine tere kohen mes zhurmes dhe smogut,

Me veshtrim hutuar nuk dine se ku te

Page 104: Permbledhje poezish

shkojne.

**********************************

I ke të tëra , dhe s’ke asgjë.

Ti ike largë , ne dhe të huajë,dhe kokën më, se ktheve pas,tashmë vështron i përmalluar,vitet e humbura të lëna pas. Rrudhat janë shtuar, si tel pafund,në kokë ca thinja , të heshtura rrinë,vështrimi yt që s’është kërrkund,ca fije floku në ballë të ngrijnë.

Page 105: Permbledhje poezish

I ke të tëra , por s'ke asgjë,i vetëm je , pa asnji zë,nje mijë kujtime, sot ty të zgjohen,shpirti dhe zemra që dot s'po ngrohen. mars 2014 Kuçovë**********************************

Ike large o bir.

Me dhembi zemra , bir kur te pashe,Kur ti u nise large o sa shume large,Me nje valixhe , plote me kujtime,Me dhembi shpirti, o zemra ime.

Page 106: Permbledhje poezish

Sesi te rrita , nje zot e di,Me buke e kripe , ne nje tepsi,Shellire te hidhur ,vuajtje pafund,Shpirti mu drodh , e zemra mu shkund. Dhe ti u nise, pa thene asnji fjale,Cope zemra ime , kur t'putha ne balle,Ike aq large bir , shpirti im,Nena menduar ndjen vec zbrazetire. mars 2014 kucove

Page 107: Permbledhje poezish

********************************** Kam kuptuar.

Kam kuptuar qe

Drejtesia ne shpirt eshte e cmuar,

Ecja ne drite eshte vaj i kulluar,

Dashuria per nen e bab eshte thesar i pashteruar,

Deshira per te bere mire , te ben te lumturuar,

gusht 2014 kucove.

Page 108: Permbledhje poezish

**********************************

Lumturi e zemres time.

Une jetoje ne Shqiperi,Dhe jam pjese e tokes time,Ne kte vend plote me freski,Ndihem flutur nder agime.Vend i shtrenjte ,te ndieje kaq thelle,Je pasqyra me e mire,Ne gji do te mbaje perhere,o i bukur , o i dlire gusht 2014 ***************************

Page 109: Permbledhje poezish

Lundrojme.

Lundrojme ne nje det te trazuar,

Me dallge dhe me vale here mbuluar,

Perbindeshat qe kurre nuk munguan.

Lundrojme ne nje det te trazuar,

Veshtrimi me frike te hutuar,

E dallget , kaq here na mbuluan.

Page 110: Permbledhje poezish

Lundrojme drejte nje ikje pa kthim,

Ne detin e ftohte manekin,

Lundrim pambarim , pambarim.

28 dhjetor 2013

**********************************

Magjia e drites se mire.

Ajo ish e vecante,Ajo kish era mjalte,Ajo ish aq e rralle,

Page 111: Permbledhje poezish

Ajo ish nje Kristal.Ajo ish si nje zane,Ajo fliste shume rralle,Ajo ish rrezatim,Magjia e drites s'mire. shtator 2014

**********************************Nenat tona.

Nenat tona , zemer arta,Jane thesar por shume i rralle,Mjalte dhe qumesht ato jane,Dashurine Brenda e kane.

Page 112: Permbledhje poezish

Nenat tona aq te mira,Na dhane jeten , na dhane frymen,kane misionin me te bukur,ndaj shpesh ndihen porsi flutur, Kane perkrahjen e ndricimit,dhe fuqine e me te merit,jane te embla porsi mjaltanenat tona duararta. Te palodhura gjithmone,Fjale te embla vec leshojne,

Page 113: Permbledhje poezish

Jane burimi i se mires,Mencuri e zanafilles, qershor 2014

**********************************

Paqartësi. A mund ta shpjegojë dikush këtë paqartësi vallë!!Kemi kaq kohë që çirremi e bërtasim si të marrë.Të gjithë pa përjashtim, duke e lënë brezin e ri si jetim….!!!

Page 114: Permbledhje poezish

Rrugën njëri- tjetrit s’dimë ti hapim,mirënjohjen dhe dashurinë nuk po dimë të falim, veç të ulërasim e të shpërbëhemi si pluhur i kotë në hapësirë.Është kaq paqartësi, sec duam e ç’kërkojmë, as vetë nuk e dimë!!!.Dhe brezi i ri, sërish vështron me habi!!,Madje dhe fëmijët nëpër kopështe a çerdhe, kërkojnë një shpjegim..Ç ’është kjo sjellje prej të marri, po a i ka hije vallë një shqipëtari!!!Po pse jemi bërë si lubi dhe kucedra , me vështrimin prej të marri!!.Nuk arrij të kuptojë, sinqerisht, këtë mani të çuditëshme, për të thurrur vec piedestale

Page 115: Permbledhje poezish

të lavdishme.Të gjithë janë turrur drejtë një drejtimi, a ndoshta me duket mua , ky lloj perceptimi.Shoh rendje vetëm drejtë kolltukëve të pistë , me 200 në orë të sulur drejtë lavdisë.Asaj lavdie që vlerën e ka veç zero. Që ka shije të hidhur, dhe gjithnji at fytyrë të shtirur.Sa shumë e dëshironim ne kohën e parë lirinë te ishte e bardhë e bardhë, si qelibar i rrallë.Dhe sot ç’po ndodh vallë!! Qenkemi futur më duket në një telash aq të madh..Kemi hyrë të gjithë në mes të një rrethi

Page 116: Permbledhje poezish

banal, dhe nuk po gjejmë drejtimin e duhur për të dalë.Nga burgu në rreth, e nga rrethi në lirinë e plotë , ku rinia jonë e mençur, këtij vendi ka për ti dalë Zot.

20 shkurt 2014