22
E DREJTA FAMILJARE (SHËNIME TË MBLEDHURA) Ligjëruese : prof. Shanoela Zaçe Përmbledhur nga: Vehap Hashani Prill 2016, Prizren

E drejta familjare (permbledhje)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E drejta familjare (permbledhje)

E DREJTA

FAMILJARE

(SHËNIME TË MBLEDHURA)

Ligjëruese : prof. Shanoela Zaçe

Përmbledhur nga: Vehap Hashani

Prill 2016, Prizren

Page 2: E drejta familjare (permbledhje)

2

PËRMBAJTJA

Ligjerata e parë........................................................................................................................4

Temat: - nocioni dhe emërtimi i të drejtës familjare, objekti i të drejtës familjare

- parimet themelore të së drejtës familjare

- burimet e së drejtës familjare

Ligjerata e dytë........................................................................................................................5

Temat: - nocioni i familjes

- llojet e familjes

- funksionet e familjes

- struktura e lidhjeve familjare (gjinia e gjakut, gjinia e krushqisë, gjinia e adoptimit)

Ligjerata e tretë.......................................................................................................................6

Temat: - fejesa

- e drejta martesore, objekti i të drejtës martesore

- parimet themelore të së drejtës martesore

- martesa, qëllimet e martesës

- kushtet materiale për lidhjen e martesës

- pengesat martesore

- ndalesat martesore

Ligjerata e katërt...................................................................................................................9

Temat: - kushtet formale për lidhjen e martesës

- te drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve

Ligjerata e pestë....................................................................................................................11

Temat: - zgjidhja e martesës

- pasojat juridike të zgjidhjes së martesës

- bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore

- efektet juridike të bashkësisë jashtëmartesore

Ligjerata e gjashtë..................................................................................................................14

Temat: - e drejta prindërore (kuptimi dhe objekti)

- ushtrimi i të drejtës prindërore

- pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore

Ligjerata e shtatë...................................................................................................................16

Temat: - legjitimimi i fëmijëve, statusi i fëmijëve martesor, statusi i fëmijëve jashtëmartesor

- kundërshtimi i amësisë dhe kundërshtimi i atësisë

- procedurat e kundërshtimi të amësisë dhe atësisë

- njohja e amësisë dhe e atësisë

- vërtetimi i amësisë dhe atësisë me vendim të gjykatës

- të drejtat dhe detyrat mes prindërve dhe fëmijëve

Ligjerata e tetë ......................................................................................................................19

Temat: - adoptimi

- procedurat e adoptimit, kushtet për adoptimit

- pushimi i adoptimit

- vendosja e fëmijës në familjen tjetër për përkujdesje

Page 3: E drejta familjare (permbledhje)

3

Ligjerata e nëntë....................................................................................................................20

Temat: - e drejta e kujdestarisë

- personat nënë kujdestari

- kujdestaria ndaj fëmijëve të mitur

- kujdestaria ndaj personave me pazotësi të veprimit (zotësi të hequr të veprimit)

- rastet e veçanta të kujdestarisë

- rastet e veçanta të kujdestarisë kur nuk janë përcaktuar me dispozita ligjore

- pushimi i kujdestarisë

Ligjerata e dhjetë.................................................................................................................22

Temat: - marrëdhëniet pasurore familjare dhe e drejta e mbajtes

- detyrimet e ushqimit (mbajtja financiar)

- personat e detyruar për dhënien e ushqimit

- kushtet për dhënien e ushqimi

Page 4: E drejta familjare (permbledhje)

4

LIGJERATA E I-rë

Temat: - nocioni dhe emërtimi i të drejtës familjare

- objekti i të drejtës familjare

- parimet themelore të së drejtës familjare

- burimet e së drejtës familjare

E DREJTA FAMILJARE

E drejta famljare është tërësia e normave juridike që rregullon marrëdhëniet që lindin nga

fejesa, martesa, bashkëjetesa, instituti i kujdestarisë, birësimit, marrëdhëniet pasurore

ndërmjet anëtarëve të saj dhe të gjithë ato konteste që lindin nga marrëdhëniet familjare, si

dhe rregullon edhe raportin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

- Objekti i të drejtës familjare

Objekti i rregullimit janë normat juridike pozitive me të cilat rregullohen marrëdhëniet

familjare dhe martesore si dhe marrëdhëniet dhe institucionet e tjera të cilat lindin ose janë të

ndërlidhura me familjen dhe martesën.

- Parimet themelore të së drejtës familjare

Si parime themelore të së drejtës familjare janë:

1. Barazia

2. Parimi i laicitetit

3. Parimi i mbrojtjes shoqërore dhe shtetërore

4. Parimi i mbrojtjes së fëmijëve

Parimi i barazisë – Sipas këtij parimi, anëtarët e familjes janë të barabartë në të gjitha

marrëdhëniet familjare.

Parimi i laicitetit – Sipas këtij parimi, të gjitha marrëdhëniet familjare dhe pasurore

rregullohen me dispozita ligjore, dhe vetëm në raste të caktuara me ligj, vlen e drejta

zakonore dhe rregullat fetare.

Parimi i mbrojtjes shoqërore dhe shtetërore – Sipas këtij parimi, familja si një institucion

shoqëror gëzon mbrojtje institucionale nga shteti.

Parimi i mbrojtjes së fëmijëve – Sipas këtij parimi, fëmijët gëzojnë mbrojtje të veçantë

shoqërore, fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe ata me çrregullime mentale ose fizike të

diagnostifikuara, si dhe prindërit e të cilëve nuk janë të aftë për të krijuar kushte të

domosdoshme për vete dhe fëmijët e tyre, janë në përkujdesje të veçantë financiare dhe

shoqërore. Fëmijët qoftë martesor qoftë jashtëmartesor gëzojnë mbrojtje të njëjtë shoqërore.

- Burimet e së drejtës famljare

Burime e së drejtës familjare janë:

a) Kushtetuta;

b) Konventat ndërkombëtare;

Page 5: E drejta familjare (permbledhje)

5

c) Ligji i Familjes i Kosovës 2004/32 i miratuar më 20 janar 2006, dhe ka hyrë në

fuqi më 16 shkurt 2006;

d) Aktet nënligjore

e) E drejta zakonore;

f) Precedenti gjyqësor;

g) Doktrina Juridike.

LIGJERATA E II-TË

Temat: - nocioni i familjes

- llojet e familjes

- funksionet e familjes

- struktura e lidhjeve familjare (gjinia e gjakut, gjinia e krushqisë, gjinia e adoptimit)

NOCIONI I FAMILJES

Familja është grup themelor shoqëror i njerëzve të lidhur me martesë dhe gjini, midis të

cilëve ekzistojnë të drejta dhe detyra të parashikuara me ligj.

- Llojet e Familjes Sipas zhvillimit historik:

a) Matriarkati

b) Patriarkati

c) Bashkëkohore

Sipas mënyrës së krijimit:

a) Monogamia

b) Poligamia

c) Poliandria

Sipas madhësisë së familjes:

a) E madhe ose e gjerë;

b) E mesme

c) E vogël

- Funksionet e Familjes

Funksionet e familjes janë:

a) Funksioni riprodhues;

b) Funksioni ekonomik;

c) Funksioni i rritjes dhe edukimit;

d) Funksioni mbrojtës;

e) Funksioni shoqërizues.

- Bazat e lidhjes familjare

Baza për themlimin e familjes martesore është martesa. Pra bazat e lidhjes familjare janë:

1) Me ligj

2) Lidhja gjinore:

a. Gjinia e krushqisë (shoqërore)

Page 6: E drejta familjare (permbledhje)

6

b. Gjinia e adoptimit

c. Gjinia e gjakut (biologjike).

Gjinia e krushqisë – rregullon marrëdhëniet mes bashkëshortit dhe famijarëve të

bashkëshortit tjetër.

Gjinia e adoptmit – rregullon raportet mes të adoptuarit dhe famijes së personit që adopton.

Gjinia e gjakut – ekziston mes dy personave në bazë të një lidhje biologjike.

LIGJERATA E III-TË

Temat: - fejesa

- e drejta martesore, objekti i të drejtës martesore

- parimet themelore të së drejtës martesore

- martesa, qëllimet e martesës

- kushtet materiale për lidhjen e martesës

- pengesat martesore

- ndalesat martesore

FEJESA

Fejesa është premtim reciprok i dy personave të gjinive të kundërta se në të ardhmen do të

lidhin martesë.

- Efektet juridike të fejesës

Askush nuk mund të paraqes padi për moslidhjen e martesës nga fakti që ai ka qenë i fejuar.

Fejesa i prodhon disa efekte juridike:

a) Kompensimi i dëmit – Pala e cila ka hequr dorë nga fejesa në mënyrë të

njëanshme, është i detyruar të paguajë dëmshpërblimin.

b) Kthimi i dhuratave – Nëse fejesa nuk përfundon me martesë, secili i fejuar mund

të kërkojë nga tjetri kthimin e dhuratave të cilat i kanë dhënë me rastin e fejesës.

- Pushimi i fejesës Fejesa pushon me:

a) Lidhjen e martesës;

b) Shkëputjen e marrëveshjes

c) Shkëputjen e njëanshme;

d) Vdekje.

E DREJTA MARTESORE

E drejta martesore si e drejtë pozitive, pjesë e tëdrejtës pozitive familjare, përfshinë tërësinë

e dispozitave ligjore me të cilat rregullohet martesa dhe marrëdhëniet martesore.

- Objekti i së drejtës martesore

Objekt i rregullimit i së drejtës martesore janë martesa dhe marrëdhëniet martesore që dalin

nga martesa siç janë: lidhja e martesës (kushtet dhe procdurat), pavlefshmëria e martesës dhe

Page 7: E drejta familjare (permbledhje)

7

mënyrat e zgjidhjes së martesës, shkaqet e anulimit dhe shkurorëzimit, të drejtat dhe

detyrimet e bashkëshortëve gjatë martesës si dhe marrëdhëniet tjera të ndërlidhura me

martesën.

- Parimet themelore të së drejtës martesore

Parimet themelore të së drejtës martesore janë:

1. Parimi i Barazisë

2. Parimi i Laicitetit

3. Parimi i Monogamisë

4. Parimi i Mbrojtjes ligjore

5. Parimi i Vazhdueshmërisë së martesës

Parimi i Barazisë – Ky parim nënkupton faktin se marrëdhëniet martesore duhet të

udhëhiqen nga parimi i barazisë së burrit dhe gruas (bashkëshortëve) në të gjitha

marrëdhëniet martesore, këtu nënkuptohet edhe barazia e bashkëshortëve jashtëmartesor.

Parimi i Laicitetit – Ky parim nënlupton rregullimin e martesës dhe marrëdhënieve

martesore me dispozita ligjore dhe lidhja e saj para organeve shtetërore.

Parimi i Monogamisë – Ky parim nënkupton faktin se mund të lidhet dhe të ekzistoj vetëm

një martesë e ligjshme në të njëjtën kohë, mes dy persona të gjinive të kundërta, pra

bashkëshortët nuk mund të lidhin dy ose më shumë martesa në të njëjtën kohë.

Parimi i Mbrojtjes ligjore – Sipas këtij parimi, martesa gëzon mbrojtje ligjore e cila

shprehet sidomos në mbrojtjen juridike familjare dhe juridike penale.

Parimi i Vazhdueshmërisë së martesës – Martesa si qëllim themelor ka bashkëjetesën e

bashkëshortëve në martesë në kohë të pacaktuar, por edhe mund të shkëputet për arsyet e

cekura me ligj. Kufizimi i saj në pikëpamje kohore do të ishte në kundërshtim me qëllimin e

martesës për një jetë të përbashkët dhe të lirë bashkëshortore.

Martesa

Lidhja mes dy personave burrit dhe gruas të moshës madhore të lidhur para ofiqarit të

gjendjes civile me akt solemn, me qëllim jetesën e përbashkët dhe ndihmën reciproke mes

bashkëshortëve.

Objekt i martesës është rregullimi i marrëdhënieve mes dy subjekteve të martesës burrit dhe

gruas, marrëdhënies personale dhe asaj pasurore.

- Qëllimet e martesës Qëllimet kryesore të martesës janë:

a) Qëllimi i jetës së përbashkët;

b) Qëllimi i krijimit të familjes (marrëdhëniet intime dhe lindja e fëmijëve);

c) Qëllimi i ndihmës bashkëshortore;

d) Qëllimi shoqëror.

Page 8: E drejta familjare (permbledhje)

8

- Kushtet për martesë, Pengesat dhe Ndalesat

Kushtet për martesë janë të gjitha ato kushte që duhet të ekzistojnë për të pasur një martesë

juridikisht të vlefshme.

Pengesat janë ato fakte të cilat nuk duhet të ekzistojnë për të patur një martesë të vlefshme.

Ndalesat janë ato fakte të cilat e ndalojnë lidhjen e martesës, por nuk e bëjnë të pavlefshëm

martesën. Si ndalesë martesore është kujdestaria.

Kushtet për lidhjen e martesës janë:

1. Mosha madhore

2. Aftësia psiqike

3. Gjinitë e kundërta

4. Vullneti i lirë i bashkëshortëve

5. Forma e lidhjes së martesës.

Pengesat për lidhjen e martesës:

1. Mungesa e vullnetit (Veset e vullnetit)

2. Martesa ekzistuese

3. Lidhja e gjinisë (gjinia e gjakut, krushqisë dhe adoptimit)

4. Sëmundja mendore

- Mungesa e vullnetit (Veset e vullnetit)

Lajthimi – nënkupton përfytyrimin e gabuar të njërit bashkëshort në lidhje me rrethanat dhe

disa fakte që kanë të bëjnë me bashkëshortin tjetër. Lajthimi mund të jetë mbi personin fizik,

mbi atributet qytetare të bashkëshortit tjetër dhe mbi cilësitë personale thelbësore të

bashkëshortit tjetër.

Lajthimi quhet serioz nëse pala nuk i ka ditur faktet apo rrethanat të cilat pala po ti dinte nuk

do të ndërmerrte ndonjë veprim juridik, pra nuk do ta lidhte martesën.

Mashtrimi – nënkupton vënia e një personi në lajthim me një qëllim të posaçëm. Duhet të

jetë serioz dhe i kundërligjshëm.

Kanosja – nënkupton shtrëngimin serioz ndaj një personi tjetër për ta çuar drejt martese.

Kanosja duhet të bëhet mbi personin, mbi familjarët e tij ose mbi pasurinë e tij. Duhet të

jetë i mundshëm, serioz dhe i vërtet.

Dhuna – akte apo veprime të drejtëpërdrejta që merren ndaj njërit bashkëshort që të lidhë

martesë. Dhuna mund të jetë fizike dhe psiqike.

Martesa e simuluar – qëllimi është tjetër dhe jo jetesa e përbashkët.

Page 9: E drejta familjare (permbledhje)

9

LIGJERATA E IV-TË

Temat: - kushtet formale për lidhjen e martesës

- te drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve

KUSHTET FORMALE PË LIDHJEN E MARTESËS

Kushtet formale – veprimet juridike në bazë të së cilës ligji shprehimisht kërkon plotësimin

e formës për të pasur veprim juridiki juridikisht të vlefshëm. (Efekti i vlefshmërisë)

Kushtet jo-formale – ai veprim juridik në bazë të së cilës ligji nuk kërkon formë të caktuar

dhe palët mund të zgjedhin formën e lidhjes së tij. (Efekt provueshmëria)

Efektet juridike të martesës

Efektet juridike të martesës janë:

1. Mbi statusin e bashkëshortëve

2. Mbi të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve

- Efeketet juridike në statusin juridik të bashkëshortëve

Çdo person qysh në momentin e e lidhjes së martesës pëson ndryshime në gjendjen juridike

të tij. Kështu, nga beqar, i ve ose i shkurorëzuar bëhet person “i martuar”.

- Të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve Të drejtat dhe detyrat e bashkëshortëve ndahen në:

1. Të drejta dhe detyrime personale të panegociueshme

2. Të drejta dhe detyrime që arrihen me marrëveshje

3. Të drejta dhe detyra pasurore

(1) Të drejtat dhe detyrimet personale të panegociushme janë:

a. E drejta për barazi;

b. E drejta për besnikëri;

c. Jetesa e përbashkët;

d. E drejta për të zgjedhur profesionin;

e. Ndihma reciproke ndërmjet bashkëshortëve.

(2) Të drejtat dhe detyrimet që arrihen me marrëveshje janë:

a. Vendbanimi;

b. Mbiemri;

c. Shtetësia;

d. Planifikimi familjar.

(3) Të drejtat dhe detyrimet pasurore të bashkëshortëve ndahen në:

a. Të drejta dhe detyra personale-pasurore

b. Të drejta dhe detyra pasurore

(3.a) Të drejtat dhe deyrat personale-pasurore ndahen në:

1. Dhënien e ushqimit për bashkëshortin

Kushtet e detyrimit për dhënien e ushqimit për bashkëshortin janë:

a. Që bashkëshorti të jetë pa punë ose i paaftë;

Page 10: E drejta familjare (permbledhje)

10

b. Që të mos ketë mjete të nevojshme për ekzistencë;

c. Që bashkëshorti që jep ushqimin duhet të ketë mundësi ekonomike.

2. Dhënia e ushqimit familjes

3. Kontributi në mbarëvajtjen e familjes

(3.b) Të drejtat dhe detyrat pasurore ndahen në:

1. Pasuria e veçantë e cila mund të krijohet në këto raste:

a) Para lidhjes së martesës

b) Gjatë martesës me trashëgimi

c) Gjatë martesës me dhurim

d) Çdo pasuri e fituar në mënyrë të caktuar

2. Pasuria e përbashkët e cila duhet t’i plotësoj këto kushte:

a) Ekzistenca e martesës

b) Puna

- Dallimi mes pasurisë së përbashkët të bashkëshortëve dhe bashkëpronësisë

Pasuria e përbashkët Bashkëpronësia

1 Nuk dihen pjesët e titullarëve të kësaj

pasuria, pra nuk është e ndarë. E drejta e

secilit titullar shtrihet mbi secilin send që

është objekt i pasurisë.

Pjesët e secilit bashkëpronar dihen. E drejta e

secilit titullar nuk shtrihet mbi secilin send,

por vetëm deri n masën e pjesëve ideale që u

takojnë.

2 Titullar janë personat me cilësi të veçanta,

pra bashkëshortët.

Titullar janë persona të zakonshëm, personat

fizikë dhe juridik.

3 Regjistrohet në emër të dy bashkëshortëve. Regjistrohet në emër të secilit bashkëpronar.

- Përbërja e pasurisë së përbashkët

Pasuria e përbashkët përbëhet nga masa e pasurisë që e quajmë aktiva dhe nga masa e

pasurisë që e quajmë pasiva.

Aktiva – përbëhet nga pasuria e krijuar me punë gjatë gjithë jetës së përbashkët në martesë.

Kjo pasuri përbëhet nga e drejta sendore si: e drejta e pronësisë, e drejta e hipotekës, e drejta

e servituteve etj..

Pasiva – përbëhet nga shpenzimet për administrimin dhe disponimin e pasurisë së përbashkët

si: tatimi, qiraja, pagesat e rrymës si dhe detyrime tjera.

- Administrimi dhe disponimi i pasurisë së përbashkët

Administrimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve të

zakonshme për përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e pasurisë së përbashkët, p.sh. pagesa e

tatimit, pagesa e qirasë etj..

Disponimi i pasurisë së përbashkët përfshin marrjen e masave e të veprimeve me të cilat

bëhet tjetërsimi dhe ngarkimi i pasurisë së përbashkët, p.sh. shitja e shtëpisë, vënja e shtëpisë

nën hipotekë etj..

Page 11: E drejta familjare (permbledhje)

11

LIGJERATA E V-TË

Temat: - zgjidhja e martesës

- pasojat juridike të zgjidhjes së martesës

- bashkësia jashtëmartesore si dukuri shoqërore

- efektet juridike të bashkësisë jashtëmartesore

ZGJIDHJA E MARTESËS

Martesa shuhet apo zgjidhet me:

a. Me vdekjen e njërit bashkëshort;

b. Me shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur;

c. Me anulim;

d. Me shkurorëzim

- Zgjidhja e martesës me vdekjen e njërit bashkëshort

Prodhon efekte juridike lidhur me:

a. Çështjet pasurore;

b. Mbiemrin martesor;

c. Trashëgiminë;

d. Pjestimin e pasurisë së përbashkët.

- Zgjidhja e martesës me shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur Shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur mund ta paraqesin këta persona: bashkëshorti i

gjallë, secili person me interes të drejtëpërdrejt juridik dhe organi i kujdestarisë. Për shpalljen

e një personi të zhdukur si të vdekur është kompetente gjykata themelore në territorin e së

cilës personi i zhdukur ka pasur vendbanimin e fundit.

Kushtet për shpalljen e personit të zhdukur për të vdekur

a. Për jetën e të cilit nuk ka kurrëfar lajmi për 5 vitet e fundit, kur personi është mbi 70

vjeç;

b. Për jetën e të cilit nuk ka kurrëfar lajmi për 5 vitet e fundit, kur personi besohet se nuk

është i gjallë;

c. Për personin që është zhdukur në fatkeqësi natyrore ose ndonjë rrezik tjetë i

drejtëpërdrejtë, kurse për të cilin nuk ka pasur kurrfar lajmi gjatë 6 muajve nga dita e

pushimit të rrezikut;

d. Për personin që është zhdukur gjatë luftës ose në rrethana të luftës dhe për jetën e të cilit

nuk ka kurrfarë lajmi gjatë 1 viti nga pushimi i armiqësive.

- Anulimi i martesës

Anulimi i martesës është mënyrë gjyqësore e zgjidhjes së martesës së pavlefshme dhe

trajtohet se martesa fare nuk është lidhur.

Anulimi absolut i martesës Anulimi relativ i martesës

1 Martesa ekzistuese Mungesa e vullnetit (nën ndikimin e dhunës,

kanosjes, mashtrimit ose lajthimit)

2 Sëmundja psiqike Mosha (lidhja e martesës nën moshën 18

vjeqare)

3 Lidhja e gjinisë (gjinia gjakut, krushqisë dhe

adoptimit)

4 Mituria (martesa nën moshën 16 vjeqare)

Page 12: E drejta familjare (permbledhje)

12

5 Forma(mosrespektimi i procedurës për

lidhjen e martsës)

- Shkurorëzimi

Shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi dallon thelbësisht nga

anulimi i martesës, sepse anulimi i martesës është zgjidhje e një martese të pavlefshme,

ndërsa shkurorëzimi është zgjidhje e një martese të vlefshme. Shkurorëzimi nënkupton

zgjidhjen e një martese të plotëfuqishme gjatë jetës së bashkëshortëve, në procedurë

gjyqësore, për shkaqe të përcaktuara me ligj.

Shkaqet e shkurorëzimit:

a. Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit;

b. Shkaqet e veçanta të shkurorëzimit.

Shkaqet e përgjithshme të shkurorëzimit krijohen kur marrëdhëniet martesore janë

çrregulluarseriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Shkaqet e veçanta janë:

a. Jeta e padurueshme e bashkëshortëve;

b. Shkelja e besnikërisë;

c. Dhuna;

d. Veprime kundër jetës së bashkëshortit tjetër;

e. Shkëputja e jetës së përbashkët për më shumë se 1 vit;

f. Sëmundja mendore;

g. Me marrëveshje

Mënyrat e shkurorëzimit

a. Shkurorëzimi me marrëveshje;

b. Shkurorëzimi me padi

Parimet e procedurës së shkurorëzimit

a. Parimi barazisë

b. Parimi i ligjshmërisë

c. Parimi i disponibilitetit (Parimi i dispozicionit)- bashkëshortët gjatë procedurës mund

ti parqesin të gjitha faktet dhe provat sipas vullnetit të tyre;

d. Parimi i kontradiktorialitetit (Parimi kontradiktor)

e. Parimi i oficialitetit – gjykata i shqyrton faktet dhe provat sipas detyrës zyrtare për

zgjidhjen e kontestit martesor

f. Parimi i interesit më të lartë – interesat e fëmijëve, personat me të meta dhe

bashkëshorti i pasiguruar

g. Parimi i konfidencialitetit (Parimi i përjashtimit të publikut)

Procedura e shkurorëzimit

Kompetenca territoriale e gjykatës për kontestet martesore përcaktohet sipas kompetencës

së përgjithshme territoriale, përveq kësaj kompetenca territoriale përcaktohet në bazë të

kompetencës së zgjedhur.

a. Kompetenca e përgjithshme territoriale përcaktohet sipas vendit ku është

vendqëndrimi ose vendbanimi i të paditurit.

Page 13: E drejta familjare (permbledhje)

13

b. Kompetenca e zgjedhur përcaktohet sipas vendit ku jetojnë bashkëshortët.

Procedura e shkurorëzimit fillon me padi ose me propozimin e përbashkët të

bashkëshortëve. Parimisht padinë mund ta paraqesin vetëm bashkëshortët. Kur bashkëshortët

e kanë paraqitur propzimin e përbashkët për shkurorëzim, së bashku me propozim duhet të

paraqesin edhe marrëveshjen për mbajtjen e fëmijëve, ushqimin, edukimin, shkollimin. Në

rastin e padisë, gjykata nuk do të marrë në shqyrtim padinë për shkurorëzim, nëse gruaja

është shtatëzënë ose fëmija është nën moshën 1 vjeqare.

Procedura e shkurorëzimit kalon nëpër disa etapa:

I. Faza e I-rë – Faza e ndërmjetësimit apo e pajtimit;

II. Faza e II-të – Faza e marrjes së masave të përkohshme;

III. Faza e III-të – Faza e shqyrtimit kryesor;

IV. Faza e IV-të – Faza e marrjes së vendimit;

V. Faza e V-të – Procedura sipas mjeteve juridike – goditja e vendimit.

Faza e I-rë – Faza e ndërmjetësimit apo e pajtimit

Është fazë e veçantë në procedurën e shkurorëzimit përmes së cilës tentohet të arrihet pajtimi

i bashkëshortëve dhe pengimi i zgjidhjes së martesës. Procedura e pajtimit nuk do të

zhvillohet kur njëra nga palët ka paaftësi psiqike, kur njëri ose të dy bashkëshortët ndodhen

jashtë RKs dhe në të gjitha ato raste kur pajtimi është i pamundshëm objektivisht.

Faza e II-të – Faza e marrjes së masave të përkohshme

Janë të gjithë ato masa të cilat janë të nevojshme siç janë: ushqimi i fëmijës, vendbanimi i

fëmijës, vendosja e bashkëshortit të pasigururar dhe masat që kanë të bëjnë me administrimin

e pasurisë.

Faza e III-të – Faza e shqyrtimit kryesor

Seanca kryesore ose procedura e provave është faza qendrore e procedurës së shkurorëzimit,

ku gjykata merret me shqyrtimin e të gjitha provave të rëndësishme siç janë: dëgjimi i

bashkëshortëve, dëgjimi i dëshmitarëve, shikimi i vendit të ngjarjes, shikimi i dokumenteve

etj..

Faza e IV-të – Faza e marrjes së vendimit

Marrja e vendimit bëhet nga gjykata me aktgjykim, me të cilin gjykata mund të refuzojë

padinë dhe propozimin për shkurorëzim ose të lejojë shkurorëzimin.

Faza e V-të – Procedura sipas mjeteve juridike – goditja e vendimit

Mjete juridike ndahen në mjete të rregullta dhe mjete të jashtëzakonshme.

Ankesa si mjet i rregullt bëhet ndaj aktgjykimit në raste kur ka shkelje të procedurës

kontestimore, ka shkelje të së drejtës materiale dhe në lidhje me vërtetimin e gabuar të

gjendjes faktike.

Mjete të jashtëzakonshme konsiderohen: revizioni, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe

propozimi për përsëritjen e procedurës.

Pasojat e zgjidhjes së martesës me shkurorëzim

a. Gjendja statusore;

b. Mbiemri;

c. Pjestimi i pasurisë;

d. Trashëgimia;

Page 14: E drejta familjare (permbledhje)

14

e. Vendbanimi;

f. Kthimi i dhuratave;

g. Ushqimi i bashkëshortit të pasiguruar;

h. Dëmshpërblimet;

i. Shpenzimet gjyqësore.

Bashkëjetesa

Bashkëjetesa është lidhja faktike ndërmjet një burri dhe një gruaje të moshës madhore me

qëllim jetesën e përbashkët dhe krijimin e familjes.

- Llojet e bashkëjetesës a. Bashkëjetesa e çastit – përfshinë marrëdhëniet intime momentale të një burri dhe

gruaje.

b. Bashkëjetea e përkohshme - përfshinë marrëdhëniet intime të përkohshme të një burri

dhe gruaje.

c. Bashkëjetesa e përhershme – përfshinë jetën e përbashkët të vazhdueshme të një burri

dhe gruaje.

- Efektet juridike të bashkëjetesës

a. Krijimi i familjes;

b. Krijimi i pasurisë së përbashkët;

c. Përkujdesja ndaj fëmijëve

- Shuarja e bashkëjetesës a. Me vdekje;

b. Me shpalljen e bashkëshortit të zhdukur – për të vdekur;

c. Me lidhjen e martesës;

d. Me marrëveshje;

e. Me shkëputje të njëanshme.

LIGJERATA E VI-TË

Temat: - e drejta prindërore (kuptimi dhe objekti)

- ushtrimi i të drejtës prindërore

- pezullimi, kufizimi, heqja dhe vazhdimi i të drejtës prindërore

E DREJTA PRINDËRORE

E drejta prindërore përfshinë tërësinë e normave juridike që rregullojnë marrëdhëniet mes

prindërve dhe fëmijëve si dhe personave tjerë në gjini.

- Objeki i të drejtës prindërore Objekt ka rregullimin e marrëdhënieve të prindërve dhe fëmijëve martesor; mes prindërve

dhe fëmijëve jashtëmartesor; mes adoptuesit dhe të adoptuarit; legjitimin e fëmijve; dhe

marrëdhëniet mes kushërinjëve të tjerë.

- Subjektet e të drejtës prindërore

Prindërit dhe fëmijët.

Page 15: E drejta familjare (permbledhje)

15

Ushtrimi i të drejtës prindërore

Ushtrimi i të drejtës prindërore përfshinë tërësinë e veprimeve përmes të cilave reaizohen

përgjegjësitë e prindërve ndaj fëmijëve.

Kufizimi i të drejtës prindërore

Ka të bëjë me çështje personale të fëmijës dhe me çështje pasurore të fëmijës.

- Masat që kanë të bëjnë me të drejtën personale

Në rastin e shkeljes së të drejtës prindërore organi i kujdestarisë merr këto masa:

a) Tërheqja e vërejtjes;

b) Mbikëqyrja e vazhdueshme;

c) Marrja e fëmijës.

- Masat në lidhje me të drejtën pasurore Organi i kujdestarisë në mënyrë të vazhdueshme e bënë mbikëqyrjen e administrimit të

pasurisë nga prindërit dhe në rast të shkeljes merr masa me qëllim të mbrojtjes të interesave

të fëmijës. Ato masa janë:

a) Llogaria e vazhdueshme në lidhje me administrimin e pasurisë;

b) Vendosja e masave siguruese në lidhje me pasurinë e prindit

c) Barazimi i prindit me kujdestarin në lidhje me adminstrimin e psurisë së fëmijës.

Pezullimi i të drejës prindërore

Ekzistojnë shkaqet faktike dhe shkaqet juridike të pezullimit të së drejtës prindërore.

Shkaqet faktike të pezullimit të drejtës prindërore janë rrethana që e pengojnë prindin ta

ushtroj të drejtën prindërore siç janë: sëmundjet e ndryshme, udhëtimet e ndryshme etj..

Shkaqet juridike të pezullimit të drejtës prindërore janë heqja apokufizimi i zotësisë së

veprimit të njërit apo të dy prindërve. Pezullimi përfundon në momentin e përfundimit të

shkaqeve të cilat kanë çuar tek pezullimi.

Heqja e të drejtës prindërore

- Shkaqet e heqjes së të drejtës prindërore

a) Keqëpërdorimi i të drejtës prindërore – Shtyerja e fëmijës për të kryer vepër penale

Dhuna psikike dhe fizike

b) Neglizhenca – mosushqyerja, mosedukimi, mos strehimi etj..

Kërkesën për heqjen e të drejtës prindërore e bën prindi tjetër, organi i kujdestarisë dhe

gjykata (ex-officio). Procedura e heqjes së të drejtës prindërore zhvillohet sipas procdurës jo-

kontestimore.

- Kthimi i të drejtës prindërore

Heqja e të drejtës prindërore vazhdon derisa ekzistojnë shkaqet që e kanë sjellë heqjen e saj.

Kur pushojnë shkaqet apo arsyet që e kanë sjellë heqejen e të drejtës prindërore, prindit ose

prindëërve me vendim të gjykatës u kthehet e drejta prindërore. Kërkesën për kthimin e të

drejtës prindërore mund ta parashtrojë prindi dhe organi i kujdestarisë.

Page 16: E drejta familjare (permbledhje)

16

Vazhdimi i të drejtës prindërore

E drejta prindërore mund të vazhdojë edhe pas arritjes së moshës madhore të fëmijës nëse

ekzistojnë nëse ai për shkak të sëmundjeve psikike të diagnostifikuara, ngecjes në zhvillimin

psikik, ose për shkaqe të tjera nuk është në gjendje të kujdeset për personalitetin dhe interesat

e tij.

- Procedura për vazhdimin e të drejtës prindërore Vazhdimi i të drejtës prndërore bëhet me procedurë gjyqësore jo-kontestimore.

Kërkesa bëhet nga prindi ose organi i kujdestarisë, kërkesa duhet të bëhet para se fëmija të

mbush moshën 18 vjeçe.

- Pushimi i të drejtës prindërore të vazhduar E drejta prindërore e vazhduar do të përfundojë me pushimin shkaqeve që kanë sjellë

vazhdimin e saj. Kërkesa për pushimin e të drejtës prindërore bëhet nga fëmija, prindërit dhe

organi i kujdestarisë.

LIGJERATA E VII-TË

Temat: - legjitimimi i fëmijëve, statusi i fëmijëve martesor, statusi i fëmijëve jashtëmartesor

- kundërshtimi i amësisë dhe kundërshtimi i atësisë

- procedurat e kundërshtimi të amësisë dhe atësisë

- njohja e amësisë dhe e atësisë

- vërtetimi i amësisë dhe atësisë me vendim të gjykatës

- të drejtat dhe detyrat midis prindërve dhe fëmijëve

LEGJITIMIMI I FËMIJËS

Fëmijë martesorë do të quhet fëmija i lindur nga martesa, të cilëve u dihet atësia dhe amësia.

Fëmijë martesorë do të quhen edhe ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë pasur qëllim të

martohen, por njëri prind k avdekur andaj nuk është realizuar martesa, ose pas lindjes së

fëmijës kanë shfaqur pengesa të ndryshme. Kushtet që duhen plotësuar për tu konsideruar një

fëmijë, fëmijë martesor janë:

a) Ekzistenca e martesës;

b) Vërtetimi i amësisë;

c) Vërtetimi i atësisë.

Amësia – lidhja që qëndron ndërmjet nënës natyrore dhe fëmijës së saj. Vërtetimi i amësisë

bëhet me procedurë, si dhe ligji thotë se do të zbatohen të njëjtat dispozita si të vërtetimit të

atësisë. Njohja e amësisë bëhet me vendim gjyqësor, testament dhe njohje nga ofiçari.

Vërtetimi i amësisë mund të kërkohet nga nëna biologjike, fëmija dhe nëna e prezumuar apo

e supozuar. Njohja e amësisë do të kërkohet brenda 6 muajve nga momenti i marrjes së

informatave se fëmija nuk është i saj, ose 7 vite nga lindja e fëmijës.

Atësia – lidhja që qëndron ndërmjet babit biologjik dhe fëmijës së tij. At i fëmijës së lindur

në martesë do të konsiderohet, burri i nënës së fëmijës nëse fëmija është lindur gjatë martese

ose brenda afatit prej 300 ditësh pas mbarimit të martesës.

Page 17: E drejta familjare (permbledhje)

17

Kundërshtimi i amësisë dhe atësisë

- Kundërshtimi i amësisë

Subjektet që mund të kundërshtojnë amësinë janë:

1) Nëna e supozuar – paraqet padi në dy afate

a. Afati subjektiv – prej 6 muajsh nga marrja në dijeni se ajo nuk është nëna e asaj

fëmije.

b. Afati objektiv – brenda 7 vitesh nga lindja e fëmijës

2) Nëna biologjike – paraqet padi në dy afate, subjektiv dhe objektiv dhe paraqet padi për:

a. Për të kundërshtuar amësinë e nënës së supozuar

b. Për vërtetimin e amësisë së saj.

3) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur

moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë

Organi i Kujdestarisë.

- Kundërshtimi i atësisë

Subjektet që mund të kundërshtojnë atësinë janë:

1) Babai i supozuar – paraqet padi në dy afate

a. Afati subjektiv – prej 6 muajsh nga marrja në dijeni se ai nuk është babai i asaj fëmije.

b. Afati objektiv – brenda 10 vitesh nga lindja e fëmijës

2) Nëna – paraqet padi në afat prej 6 muajsh nga lindja e fëmijës

3) Babai biologjik – paraqet padi në afat prej 1 viti nga lindja e fëmijës për:

a. Për të kundërshtuar atësinë e babait të supozuar

b. Për vërtetimin e atësisë së tij.

4) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur

moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë

nëna, ose kur nëna nuk është gjalë ose nuk i dihet vendbanimi i fundit i nënës, padinë në

emër të tij mund ta paraqes kujdestari me leje e organit të kujdestarisë.

Fëmijët jashtëmartesor

Statusi i fëmijëve jashtëmartesor përcaktohet në bazë të:

1) Statusit familjar të nënës

a. Nëna e pamartuar;

b. Nëna e shkurorëzuar (pas kalimit të 300 ditëve nga zgjidhja e martesës)

c. Nëna e ve

d. Nëna e martuar që i është kundërshtuar me sukses atësia

2) Statusit të familjes ku jeton

a. Fëmijë me atësi dhe me amësi të vërtetuar

b. Fëmija me amësi të vërtetuar

c. Fëmijë i gjetur

- Njohja e atësisë së fëmijëve jashtëmartesor

Atësia mund të bëhet me:

a. Me testament

b. Me gjyq

c. Përpara ofiqarit

d. Përpara organit të kujdestarisë

Page 18: E drejta familjare (permbledhje)

18

Kushtet për njohjën e atësisë:

a. Aftësia për të vepruar(deklarata e njohjes nga i ati nuk revokohet)

b. Pëlqimi i nënës (brenda 30 ditësh të deklarohet për njohjen e atësisë, ndërsa nësa nëna

nuk pajtohet për njohjen e atësisë, atëherë babai mund ta paraqesë padinë brenda 3 vitesh

pas marrjes së njoftimit të mospajtimit të nënës)

c. Pëlqimi i fëmijës

d. Fëmija të ketë lindur i gjallë

Anulimi i vërtetimit të atësisë

Format e anulimit absolut:

a. Mungesa e formës

b. Mungesa e pëlqimit të nënës

c. Mungesa e përlqimit të fëmijës

d. Fëmija nuk ka lindur gjallë

Anulimi relativ ekziston atëherë kur deklarata për njohjen e atësisë është bërë nga veset e

vullnetit. Padia për anulimin e deklaratës, mund të paraqitet brenda afatit prej gjashtë muajsh

nga data e pushimit të veseve të vullnetit.

Kundërshtimi i atësisë bëhet nga personi i prezumuar të jetë babai i fëmijës, e drejta e këtij

personi shuhet për 1 vit nga regjistrimi i atësisë së kundërshtuar.

Subjektet që mund të kërkojnë vërtetimin e atësinë janë:

1) Babai biologjik – paraqet padi në afat prej 3 vitesh nga dita kur është njoftuar për

mospajtimin e nënës ose të fëmijës

2) Nëna – paraqet padi derisa e ka të drejtën prindërore

3) Fëmija – E drejta e padisë së fëmijës nuk parashkruhet. Nëse fëmija nuk e ka arritur

moshën madhore, padinë për kundërshtimin e amësisë në emër të tij, mund ta paraqesë

nëna, ose kur nëna nuk është gjalë ose nuk i dihet vendbanimi i fundit i nënës, padinë në

emër të tij mund ta paraqes kujdestari me leje e organit të kujdestarisë.

4) Organi i kujdestarisë

Të drejtat dhe detyrat në mes të prindërve dhe fëmijëve

- Të drejtat dhe detyrat e prindërve ndaj fëmijëve a. Vënia e emrit dhe mbiemrit

b. Edukimi dhe shkollimi i fëmijës

c. Administrimi i pasurisë

d. Tjetërsimi i pasurisë dhe disponimi

e. Mbajtja e fëmijës (ushqimi)

f. Ruajtja e fëmijës dhe rritja

g. Përfaqësimi

- Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve ndaj prindërve Detyrimet e fëmijëve ndaj prindërve ndahet në detyrim moral dhe juridik.

Detyrimi ligjor nënkupton mbajtjen e prindërve të cilët nuk kanë kushte të mira materiale

jetese.

Detyrimi moral nënkupton dëgjimin e prindërve, këshillimi me prindër, respektimi i tyre etj..

Page 19: E drejta familjare (permbledhje)

19

LIGJERATA E VIII-TË Temat: - adoptimi

- procedurat e adoptimit, kushtet për adoptimit

- pushimi i adoptimit

- vendosja e fëmijës në familjen tjetër për përkujdesje

FORMAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SË FËMIJËVE PA PËRKUJDESJE

PRINDËRORE

Bëhet në 3 institute shtetërore:

a. Adoptimi

b. Vendosja e fëmijës në familje tjetër

c. Kujdestaria

Adoptimi

Fjala adoptim rrjedh nga fjala latine “adoptio”. Adoptimi është një nga format themelore të

mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Qëllimi i themelimit të adoptimit është

arritja e vendosjes së fëmijës (të adoptuarit) nën kujdesin e personit që dëshiron ta marrë

fëmijën nën përkujdesjen dhe përgjegjësinë e tij.

Adoptimi bëhet me akt solemn. Akt solemn është akt ligjor me të cilin gykata kërkon

vendosjen e të njëjtave raporte si prindër fëmijë.

- Kushtet për adoptim a) Nevoja për adoptim

b) Kushtet e adoptuesit – Kushte personale (mosha madhore mbi 21 vjeç dhe me cilësi

prindërore) dhe Kushte pasurore

c) Kushtet e të adoptuarit (të jetë i mitur)

d) Pëlqimi i prindërve

- Procedura e adoptimit

Adoptimi mund të themelohet vetëm me vendim të gjykatës. Procedura e adoptimit fillohet

me paraqitjen e kërkesës për adoptim nga prindërit adoptues.

Fazat e procedurës së adoptimit janë:

Faza përgaditore – në këtë fazë përfshihen dhënia e këshilave ligjore, profesionale dhe

përgaditja e dokumentacionit, si dhe në këtë fazë bëhet shqyrtimi i provave dhe

dokumentacionit dhe nëse konstatohet se kushtet nuk janë plotësuar atëherë gjykata do të

marrë aktvendim refuzues.

Faza finale ajo e aktit të themelimit të adoptimit

- Pushimi i adoptimit

1. Me anulim – Absolut dhe Relativ

Absolut – nuk plotësohen kushtet e adoptimit, nuk ka forme

Relativ – veset e vullnetit

2. Ex officio nga gjykata – në rastin kur fëmija është i mitur, dhe kur adpotuesi keqpërdor

me të drejtën prindërore

Page 20: E drejta familjare (permbledhje)

20

Vendosja e fëmijës në familje tjetër

Vendosja e fëmijës në familjen tjetër, është një nga format e mbrojtjes së fëmjës pa

përkujdesje prindërore. Kjo është formë e organizuar e vendosjes së fëmijës në familje tjetër

që bëhet nga institucionet kompetente (organi i kujdestarisë).

Vendosja e fëmijës në familjen tjetër mund të bëhet edhe nga vetë prindërit. Së këndejmi

ekzistojnë dy forma të vendosjes së fëmijëve në familjen tjetër:

a. Vendosja nga vetë prindërit

b. Vendosja në mënyrë të organizuar (nga organi i kujdestraisë).

LIGJERATA E IX-TË

Temat: - e drejta e kujdestarisë

- personat nën kujdestari

- kujdestaria ndaj fëmijëve të mitur

- kujdestaria ndaj personave me pazotësi të veprimit (zotësi të hequr të veprimit)

- rastet e veçanta të kujdestarisë

- rastet e veçanta të kujdestarisë kur nuk janë përcaktuar me dispozita ligjore

- pushimi i kujdestarisë

E DREJTA E KUJDESTARISË

E drejta e kujdestarisë është tërësia e normave juridike, pjesë përbërëse e së drejtës

familjare, me anë të së cilës rregullohen mënyra e themelimit, ushtrimit apo prishjes së

kujdestarisë si dhe rregullohen marrëdhënie tjera mes kujdestarit dhe personit të vendosur nën

kujdestari.

Kujdestaria është mbrojtja institucionale, komunale, administrative e bërë me qëllim të

mbrojtjes sociale të veçantë të personave të mitur ose personave tjerë.

- Subjektet që mbrohen nga kujdestaria a) Personat e mitur pa përkujdesje prindërore;

b) Personat pa prindër

c) Personat e abuzuar nga prindërit

d) Personat e moshës madhore, por pa aftësi veprimi

e) Dhe personat tjerë të përcaktuar me ligj.

- Mënyra e ushtrimit të kujdestarisë a. Nga organi i kujdestarisë i drejtëpërdrejtë

b. Nga kujdestari

- Vendosja e një personi nën kujdestari, përfshinë: a. Marrjen e vendimit

b. Caktimin e kujdestarit

- Kujdestari dhe aftësitë e tij a. Të jetë person fizikë, përjashtimisht juridik

b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar

c. Të ketë integritet moral dhe gjendje të mirë pasurore

Page 21: E drejta familjare (permbledhje)

21

- Subjektet e detyruara për të qenë kujdestar a. Personat në vijë të drejtë pakufij

b. Personat në vijë të tërthortë deri në shkallë të dytë

- Përjashtimet e personave të detyruar a. Mosha madhore

b. Për shkak të profesionit ose tanimë është kujdestar për persona të huaj

c. Gruaja që e ka fëminë nën moshën 7 vjeqare

d. Persona që kanë 3 e më shumë fëmijë

- Subjektet që NUK mund të jenë kujdestar a. Persona pa aftësi veprimi

b. Persona pa cilësi të kujdestarit

c. Person të cilit i është hequr e drejta prindërore

d. Person që është në kontest me personin nën kujdestari

- Llojet e kujdestraisë a. Për të mitur

b. Për personat e moshës madhore dhe pa zotësi veprimi

c. Raste të veçanta

- Heqja e zotësisë për të vepruar e personave madhor

Gjykata kompetente është gjykata në të cilën gjendet vendbanimi ose vendqëndrimi i

personit që do ti hiqet zotësia.

Mund të inicohet nga bashkëshorti tjetër, të afërmit, personat që kanë interes dhe prokurori

publik dhe organi i kujdestarisë.

Kushtet që duhen plotësuar për heqjen e zotësisë:

a. Sëmundje psikike

b. Ngecje në zhvillimin psikik

c. Përdorimi i narkotikëve dhe alkoolit dhe për arsye tjera

- Kujdestari për raste të veçanta

a. Në rastin e pasurisë pa pronar

b. Në rastin e kontesteve mes prindërve dhe fëmijëve

c. Për fëmijët e palindur

d. Për raste të tjera në legjislacion

- Shuarja e profesioit të kujdestarit

a. Heqja dorë

b. Pushimi

c. Mbarimi i kujdestarisë

d. Vdekja

- Shuarja e marrëdhënies së kujdestarisë

a. Arritja e moshës madhore mbi 18 vjeçe

b. Kthimi i zotësisë së veprimit

c. Kthimi i të drejtës prindërore

d. Me emancipim

e. Me vdekje

Page 22: E drejta familjare (permbledhje)

22

LIGJERATA E X-TË

Temat: - marrëdhëniet pasurore familjare dhe e drejta e mbajtes

- detyrimet e ushqimit (mbajtja financiar)

- personat e detyruar për dhënien e ushqimit

- kushtet për dhënien e ushqimi

MARRËDHËNIET PASURORE FAMILJARE DHE E DREJTA E MBAJTES

Marredheniet pasurore familjare jane te gjitha ato pasuri e krijuar nga puna e antarve te

familjes gjate kohzgjatjes se bashkesise familjare

- Marredheniet pasutore familjare ndahen ne

a. Marredheniet bashkeshortore dhe

b. Marrëdhëniet e familjes së gjerë

- Detyrimi per ushqim

1.Afersia familjare

2.Nevoja per ushqim

3. Mundesia per ushqim

4.Menyra e dhenies - me mjete financiare dhe me mjete materiale

- Karakteristikat e mbajtjes se ushqimit

1.Detyrime ligjor

2.E dr personale

3.Jepet per te ardhmen

4.Nuk parashkruhet

5.Nuk eshte demshperblim

6.Nuk kthehet

7.Ndryshohet nga gjykata

- Llojet e detyrimit per ushqim

1.Midise bashkeshorteve (gjat marteses dhe pas marteses)

2.Midise prinderve dhe femijes

3.Midise antareve te tjere te familjes - te paralindurve dhe te pas lindurve , gjinia e krushqise ,

gjinia e adoptimit

- Shuarja e detyrimit per ushqim midis bashkeshorteve

1.Pushimi i kushteve ligjore

2.Ndarja (shkurorezimi)

3.Bashkejetesa

4.Vdekja

5.Pandjenjesia