34
KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËS Përmbledhje e vendimeve 2017 Mars 2018

KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

1

KËSHILLI I MEDIAVETË SHKRUARATË KOSOVËS

Përmbledhje e vendimeve 2017

Mars 2018

Page 2: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Page 3: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

3

“Ky program eshte financuar nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF)” “Ky botim eshte realizuar me perkrahjen nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF)”. Permbajtja e ketij botimi eshte pergjegjesi e Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves dhe ne asnje menyre nuk mund te konsiderohet si qendrim i SCO-K-se apo KCSF-se.

Page 4: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Page 5: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

5

PËRMBAJTJA

Artikulli: 14“Doreheqja e dyshimte e kreut te AKI-se”Vendimi: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Agron Selimajt kunder gazetes Koha Ditore

Artikulli: 17“Manovrat e Thaçit qe ne krye te Doganes te sjelle njeriun e Devolleve”Opinion: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Shkelqim Devollit kunder gazetes Kosova Sot

Artikulli: 19“Ja sa jane rritur femijet e Susurit”Vendim: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Aurora Susuri kunder portalit Gazeta Blic

Artikujt: 21“Rehatimi i bashkepunetoreve ne MPJ”, dhe “Sindikata ne mbrojtje te imazhit te sherbimit te jashtem” Vendim: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Ulpiana Lames kunder gazetes Koha Ditore

Artikulli: 25“Nexhat Kryeziu i LVV-se jeton ne luks, largon te varferit nga banesat” Opinion: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Nexhat Kryeziut kunder portalit te RTK-se

Artikulli: 28“Autoriteti i konkurences meriton shkarkim”Vendimi: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Devolli Group kunder gazetes Kosova Sot

Artikulli: 31Dy miliarderet qe thyejne Ligjin AntiduhanVendimi: Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se Bujar Lepajes kunder portalit Gazeta Express

Page 6: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Page 7: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

7

Hyrje

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, i themeluar ne fund te vitit 2005 nga kryeredaktoret dhe gazetaret, eshte trup vete-rregullues, i cili mbron publikun nga raportimi joetik ne mediat e gazetarise se shkruar dhe ato online, qe nenkupton fyerjen, nxitjen e urrejtjes, shkeljen e privatesise, etj. Po ashtu, Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves mbron interesat e mediave te shkruara dhe atyre online nga çdo lloj i trysinse politike, ekonomike apo ndonje forme tjeter.

“Mbrojeni te verteten, shqyrtojeni ankesen time, ma sheroni shpirtin” – jane zakonisht kerkesat e personave qe u drejtohen me ankesa Keshillit te Mediave te Shkurara te Kosoves kunder atyre qe ata i konsiderojne si te paverteta te botuara ne gazeta, revista, portale dhe agjenci te lajmeve. Keta persona jane qytetaret e zakonshem te Kosoves. Qe nga fillimi i funskionimit deri ne vitin 2017, KMShK ka miratuar mbi 500 vendime dhe opinione.

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves zbaton Kodin e Etikes dhe Rregullat e procedures me qellim te respektimit te standarteve themelore qe burojne nga etika e gazetarise, themelet e se ciles mbeshteten ne burimin e te vertetes dhe per te ju mundesuar te gjitha paleve qe ta thone fjalen e vet per temen per te cilen diskutohet ne mediat e shkruara.

Me qellim qe te mbrojme dinjitetin e ankuesit dhe te pales, si dhe duke ndermjetesuar midis lexuesve dhe medias permes nje analize te pandashme te kontestit dhe gjate nje procedure pa pagese qe ka vetem nje nivel te vendimmarrjes, ne sjellim vendime per ankesat drejtuar kunder anetareve tone. Gjithashtu, ne nxjerrim opinione lidhur me ankesat kunder mediave te shkruara, te cilat nuk jane anetare te Keshillit te Mediave te Shkruara.

Qe nga themelimi, Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, perveç marrjes se vendimeve dhe nxjerrjes se opinioneve lidhur me ankesat ose duke iniciuar vet shqyrtimin e ndonje rasti te shkeljes se Kodit te Etikes, Keshilli eshte shnderruar edhe ne nje tryeze te perhershme te debateve mbi etiken e gazetarise te praktikuar nga anetaret e saj te perfaqesuar nga kryeredaktoret ose te deleguarit e tyre. Qendrimet mbi etiken e gazetarise dhe pervoja jone shperndahen ne te gjitha redaksite, gje qe shenon perparim te dukshem ne trajnimin e gazetareve te rinj, por edhe atyre me me pervoje mbi standardet e etikes se gazetarise. Gjithashtu, KMShK organizon dy here ne vit Shkollen e Etikes se Gazetarise. Kjo shkolle ka per qellim te fuqizoje rendesine e etikes ne gazetari, si dhe te informoje studentet per çeshtjet e

Page 8: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

etikes.

Keshilli i Mediave te Shkruara, tani e tri vite eshte anetar i Aleances se Keshilleve te Medias te Europes, dhe rregullisht merr pjese ne mbledhjet tematike te tij kudo qe mbahen ne Europe. Ne percjellim edhe pervojat e tyre, si dhe shpesh konsultohemi me ta, pasi etika e gazetarise avancon gjithnje e me shpejte.

Page 9: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

9

Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës

PREAMBULA

• Ky Kod, i derivuar nga standardet ekzistuese nderkombetare te praktikes se gazetarise, meton te sherbeje si baze per sistemin veterregullues i cili do te konsiderohej profesionalisht dhe moralisht i obligueshem per gazetare, reportere, redaktore, pronare dhe botues te gazetave, portaleve dhe agjensive te lajmeve.

• Gazetaret dhe redaktoret do te respektojne parimet etike ne vijim dhe do te mbrojne integritetin profesional te gazetarise.

• Redaktoret dhe botuesit do te sigurojne qe i mbare stafi relevant punues eshte i informuar per kete Kod. Tutje, ata do te sigurojne respektimin e te gjitha dispozitave te ketij Kodi.

I. Dispozitat e përgjithshme1. Ështe detyre e gazetareve dhe e botuesve te respektojne te drejten e

qytetareve per informim me kohe dhe ne ploteni. Gazetaret dhe botuesit do te mbrojne parimet e lirise se informimit, te drejten ne komentim te drejte dhe ne gazetari kritike.

2. Shtypi dhe portalet ne Kosove do te respektoje standardet nderkombetare te miresjelljes dhe te llojllojshmerise etnike, kulturore dhe fetare.

3. Gazetaret dhe redaktoret nuk do te inkurajojne, qellimisht apo terthorazi, diskriminimin dhe jotolerancen.

4. Gazetaret nuk do te veprojne si perfaqesues te opinionit publik. Mediat nuk mund t’i zevendesojne funksionet specifike te autoriteteve apo institucioneve publike.

5. Vezhgimi kritik i implementimit te pushtetit politik dhe ekonomik do te jete nder obligimet qenesore te shtypit dhe portaleve.

6. Organizatat mediale/te lajmeve do te deshmojne transparence ne çeshtjet e pronesise dhe te menaxhimit te mediave, duke u mundesuar kesisoj qytetareve qartesi rreth identitetit te pronareve dhe te sasise se interesit te tyre ekonomik ne media.

Page 10: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

II. Raportimi i së vërtetës1. Gjate punes se tyre, gazetaret dhe redaktoret do te sigurojne respekt

per te verteten faktike dhe per te drejten e publikut qe ta dije te verteten.

2. Gazetaret dhe redaktoret, ne parim, duhet te mbeshteten ne burime te identifikueshme te informacioneve.

3. Gazetat, portalet dhe agjensite e lajmeve dhe publikimet e tyre jane te obliguara te mbrojne identitetin e atyre te cilet ofrojne informacione ne konfidence, pavaresisht nese kjo eshte kerkuar paraprakisht apo jo.

4. Duhet te behet dallim i qarte ndermjet lajmeve dhe opinioneve. Lajmi nenkupton informacion te perbere nga faktet dhe te dhenat, kurse opinionet bartin mendime, ide, besime apo gjykime vleresuese nga ana e botuesve, gazetareve dhe redaktoreve.

5. Gazetaret dhe publikimet e tyre kane obligim profesional qe me kohe ta korrigjojne çfaredo informacioni te publikuar per te cilin vertetohet te jete i pasakte.

6. Fotografite dhe dokumentet nuk guxojne te falsifikohen dhe/apo te perdoren ne menyre te gabueshme.

7. Gazetari nuk guxon te beje plagjiat dhe duhet te theksoje burimin e informates qe eshte publikuar diku tjeter.

III. Nxitja dhe gjuha e urrejtjes1. Shtypi, portalet dhe agjensite e lajmeve nuk do te nxisin veprime

kriminale apo te dhunshme, pavaresisht nga situata apo rrethana.

2. Shtypi, portalet dhe agjensite e lajmeve do te bejne te gjitha qe munden per te mos nxitur apo ushqyer urrejtje dhe pabarazi permes: a. Trajtimit me paragjykim te nje individi apo grupi mbi baza te perkatesise etnike, fetare, gjinore, racore, martesore, moshore apo te paaftesise fizike e mendore; b. Perdorimit te shprehjeve denigruese me qellim te lendimit dhe kercenimit te nje individi apo grupi mbi baza te perkatesise etnike, fetare, gjinore, racore, martesore, moshore apo te paaftesise fizike e mendore.

3. Referencat rreth perkatesise etnike te nje individi, referencat racore, fetare, gjinore, te orientimit seksual apo rreth paaftesise fizike e mendore do te zhvillohen vetem ne rastet kur informacionet e tilla kane rendesi te

Page 11: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

11

drejtperdrejte per ngjarjen per te cilen raportohet.

IV. E drejta për t’u përgjigjur 1. Ështe obligim i gazetareve, redaktoreve dhe i gazetave, portaleve e

agjensive te lajmeve qe te botojne reagime dhe/ose demante kur mediat publikojne informata te pasakta per nje individ apo organizate.

2. E drejta per t’u pergjigjur do t’u mundesohet personave perkates nese botimi ne fjale percakton qe duhet te ndermerret nje hap te tille per qellime te korrektesise dhe paanshmerise. Duhet te ekzistoje mundesi per publikim te menjehershem te reagimit/pergjigjes ne median e njejte.

3. Gjate raportimit dhe komentimit te nje ngjarjeje kontraverse, gazetat, portalet dhe agjensite e lajmeve do te perpiqen t’i degjojne dhe t’i perfaqesojne te gjitha palet ne kontest. Nese njera pale brenda kontraverses refuzon te jete ne dispozicion per gazetarin, publikimi do te duhej ta theksoje kete refuzim gjate raportimit te vet.

V. Personat e akuzuar për vepra penale1. Gazetat, portalet dhe agjensite e lajmeve nuk do ta trajtojne asnje

individ si fajtor, para se nje vendim i tille te konfirmohet nga gjykata.

2. Gazetaret dhe redaktoret jane te obliguar te mos prejudikojne fajesine e nje personi te akuzuar.

VI. Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve 1. Gazetaret nuk do te duhej te intervistojne apo te fotografojne femije

nen moshen 18 vjeçare rreth çeshtjeve te cilat bejne fjale per familjen e tyre, pa pelqimin e prindit apo te ndonje te rrituri i cili eshte pergjegjes per femijen.

2. Gazetat, portalet dhe agjensite e lajmeve ne asnje menyre nuk do te identifikojne femijet nen moshen 18 vjeçare te cilet jane te perzier ne vepra penale, qofte si deshmitare, apo te pandehur.

3. Trajtimi i rrefimeve mbi tragjedite personale duhet te zhvillohet me kujdes, nderkohe qe ndaj individeve te prekur me tragjedi duhet pasur qasje mirekuptimi dhe diskrecioni.

Page 12: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

VII. Privatësia1. Gazetat, portalet dhe agjensite e lajmeve do t’u shmangen nderhyrjeve

dhe kerkimeve ne jeten private te nje individi, perderisa nderhyrje apo kerkime te tilla jane te nevojshme per arsye te interesit publik.

VIII. Korrupsioni dhe mitoja 1. Gazetaret nuk do te pranojne poste, mito apo cytje te tjera te

cilat shkaktojne konflikte interesi me profesionin e tyre, dhe te cilat komprometojne kredibilitetin e tyre moral dhe profesional.

2. Gazetaret dhe redaktoret nuk do te pranojne akte specifike te zemergjeresise te cilat do te mund te ndikojne ne pavaresine e tyre profesionale.

IX. Të drejtat e autorëve 1. Botuesit, redaktoret dhe gazetaret ne asnje situate nuk do te insistojne

ne pronesi mbi lajmin.

2. Publikimet do te mund te perdoren arsyeshem, dhe me citate te kufizuara, material nga publikime te tjera apo nga pronare te se drejtes autoriale, pa leje te shprehur te tyre per ta bere kete. Megjithate, botimi i materialit komplet do te duhej te ishte i mundur vetem pas lejimit paraprak, te dhene nga mbajtesi i te drejtes autoriale.

X. Reklamat dhe Sponsorimi 1. Reklamimi komercial e politik, si dhe materiali sponsorues perfshire

ketu edhe artikuj apo shtojca, duhet te jete qarte i dallueshem nga permbajtja editoriale dhe te identifikohet qarte se çfare eshte.

2. Materiali i sponsoruar do te tregoje qarte burimin e sponsorimit.

Kurse tekstin e plote te Statutit te Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves dhe Rregulat e Procedures mund t’i gjeni ne web faqen e Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves: www.presscouncil-ks.org

Page 13: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

13

Per kete permbledhje vendimesh kemi perzgjedhur disa nga vendimet qe ka marre Bordi i KMShK-se per vitin 2017. Vendimet kane te bejne me shkelje te Kodit te Mediave te Shkruara, kryesisht me Kreun II (Raportimi i se vertetes), dhe Kreun IV (E drejta per t’u pergjigjur).

Page 14: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Artikulli:

“Dorëheqja e dyshimtë e kreut të AKI-së”

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, që nga e premtja, ka mbetur pa drejtor. “Përkushtimi ndaj familjes” është thënë arsyeja e dorëheqjes së drejtorit të deritanishëm, Agron Selimaj, paraqitur me shkrim Presidentit dhe Kryeministrisë së vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarisht Selimaj ka thene se terhiqet per arsye private. Ne letren, te cilen ia ka derguar presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, dhe e cila eshte publikuar te premten ne uebfaqen e AKI-se, Selimaj ka kerkuar qe te lirohet nga detyra nga pozita udheheqese e AKI-se, sepse, siç ka thene, “pas nje kohe te gjate (me shume se shtate vjet), po besoj se tani eshte koha qe une dhe familja ime te fillojme nje kapitull te ri ne jeten tone”.

Selimaj ne leter ka thene se keto vite pune ne kete institucion kane qene nder vitet me te suksesshme te karrieres se tij.

Por doreheqja vjen ne kohen kur emri i drejtorit Selimaj, bashke me drejtorin e Inspektoratit te kesaj agjencie, Shkelzen Sopjani, eshte perfshire ne disa akuza per keqperdorime ne AKI, ku terthorazi eshte i implikuar edhe kryeministri Isa Mustafa.

Nje tender prej mbi 12 mije eurosh dyshohet se ne vitin 2015 i eshte ndare jashteligjshem – duke shperfillur Ligjin e prokurimit - kompanise “Makcar” te Besnik dhe Arben Mustafes, djemve te kryeministrit Isa Mustafa, per servisimin e nje veture “BMW X5”.

Shkeljet jane renditur brenda nje letre, qe eshte derguar ne shtator te vitit te kaluar ne adresen e kryeministrit Mustafa, nga tre punonjes te Departamentit te Auditimit te AKI-se. Gjetjet e evidentuara nga auditimi, sipas kesaj letre, nuk ishin perfshire ne raportet financiare kur ishin dorezuar ne Qeveri. (artikulli vazhon...)

Page 15: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

15

Vendimi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Agron Selimajt kundër gazetës Koha Ditore

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, ne mbledhjen e tij te rregullt te mbajtur me 7 mars 2017, shqyrtoi ankesen e Agron Selimajt, ish drejtor i AKI-se, kunder gazetes Koha Ditore ne lidhje me artikullin “Doreheqja e dyshimte e kreut te AKI-se”, botuar me 28 janar 2017, dhe mori kete

V E N D I M

- Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Ne ankese thuhet se artikulli i botuar ne gazeten Koha Ditore ka shkelur Kodin e Medieve te Shkruara per mosinformim te qytetareve sakte, dhe per shkak te mosbajtjes se parimit te se drejtes per komentim te duhur.

Gjithashtu, per “zevendesim te funksioneve specifike te autoriteteve apo institucioneve publike”, per “mosrespektim te se vertetes faktike dhe per deshtim te qellimshem per te degjuar te gjitha palet e cekura ne artikullin e botuar.

KMShK duke shqyrtuar ankesen e Agron Selimajt ka pasur parasysh se ky artikull eshte shkruar duke u mbeshtetur ne draft-raportin e perpiluar nga Departamenti i Auditmit te AKI-se, si dhe raportit financiar qe eshte derguar nga inspektorati i AKI-se ne Qeverine e Kosoves.

Raporti se pari eshte publikuar nga portali Insajderi.

Perfaqesuesi i gazetes Koha Ditore tha se redaksia e tij ka qene e interesuar te dije nese Agron Selimaj ka dhene doreheqje nga posti i drejtorit te AKI-se per arsye te “perkushtimit ndaj familjes”, apo per shkak te gjetjeve te radhitura brenda nje letre te derguar ne adrese te kyreministrit te Kosoves nga ana e tre punonjesve te Departamentit te Auditimit te AKI-se.

As ankuesi nuk mohon se ate dite nga redaksia e gazetes Koha Ditore ka

Page 16: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

marre sms me kete permbajtje, por ai nuk eshte pergjigjur.

Anetaret e bordit te KMShK-se vleresuan se gazeta Koha Ditore duke percjelle pjese nga raporti i Auditorit te AKI-se nuk ka zbuluar çeshtje strategjike e as te sigurise, pra çeshjte te klasifikuara.

Andaj, duke marre parasysh te gjitha keto vendosi qe ankesa te mos miratohet. Por sipas Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves, gazeta eshte e obliguar qe te botoje reagimin e ankuesit me elemente te reja ne te mire te lirise se shtypit.

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij vendimi.

Page 17: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

17

Artikulli:

“Manovrat e Thaçit që në krye të Doganës të sjellë njeriun e Devollëve”

Demhasaj: Presidenti në asnjë mënyrë nuk ka pasur të drejtë që të përzihet në punët e Qeverisë

Kohe me pare, Qeveria e Kosoves ka zgjedhur drejtor te pergjithshem te Doganes se Kosoves, Bahri Berishen. Emerimi i tij eshte bere me asistencen e Agjencise Britanike. Permes nje komunikate per mediet, zyrtaret e Ministrise se Financave te Kosoves e kishin sqaruar ecurine e zgjedhjes se drejtorit me ane te konkursit te shpallur me 15 nentor te vitit qe shkoi. “Me daten 06.12.2016 ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka emeruar Komisionin per shqyrtimin e aplikacioneve dhe perzgjedhjen e kandidateve te mundshem per poziten e drejtorit te pergjithshem te Doganes se Republikes se Kosoves. Jane pranuar 22 aplikacione bazuar ne procesin e dates 02.12.2016, nga te cilet 12 jane ftuar ne interviste me goje”, thuhet ne njoftimin e MF-se.

Ne te gjitha fazat e konkursit, Komisioni ka punuar se bashku me partnerin implementues te caktuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ne Prishtine, siç parashihet ne Memorandumin e Mirekuptimit te nenshkruar me 15 gusht te vitit 2016 nga kryeministri i Kosoves, kryetari i Kuvendit dhe Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar ne Prishtine.

Por, si duket, zgjedhja e Bahri Berishes ne kete post e ka zemeruar tej mase kryetarin e Kosoves, Hashim Thaçi, pasi ai nuk ka mundur ta vendose ne krye te Doganes njeriun e tij. Permes manovrave te tij, Thaçi po perpiqet per ta derguar ne krye te Doganes Lulzim Rafunen, njeriun e oligarkeve Blerim dhe Shkelqim Devolli, aq me teper kur dihet se keta te fundit jane shume te afert me presidentin aktual, Hashim Thaçi. Se kendejmi, analistet e ekonomise dhe perfaqesuesit e shoqerise civile shprehen se presidenti Hashim Thaçi po mundohet qe me çdo kusht ta rrezoje drejtorin e posazgjedhur te Doganes se Kosoves, ne menyre qe aty ta kete njeriun e tij dhe te preferuarin e Devolleve ne krye te Doganes. Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi pakenaqesine dhe synimet e tij i beri publike nepermes nje letre qe ai i ka derguar kryetarit te Kuvendit, Kadri Veseli, ne te cilen thote se caktimi i kompanise britanike per te zgjedhur persona te caktuar ne pozita te larta eshte e jashteligjshme. Thaçi para pak ditesh ka emeruar per shef te AKI-se, Driton Gashin, njeriun e tij, me qellim qe permes tij te jete me prane informatave rreth Gjykates Speciale, themelimi i se ciles duket se e ka frikuar tej mase presidentin, shkruan gazeta Kosova Sot. (artikulli vazhon...)

Page 18: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, ne mbledhjen e tij te rregullt te mbajtur me 25 prill 2017, shqyrtoi ankesen e Shkelqim Devollit kunder gazetes Kosova Sot lidhur me artikullin “Manovrat e Thaqit qe ne krye te Doganes te sjelle njeriun e Devolleve”, botuar me 20 shkurt 2017, dhe nxorri kete

O P I N I O N

- Ankesa miratohet pjeserisht

A R S Y E T I M I

Ne ankese thuhet se Lulzim Rafuna eshte njeri i oligarkeve Blerim dhe Shkelqim Devolli, te cilin Thaqi po mundohet ta beje drejtor te Doganes. Gjithashtu thuhet se Kosova Sot nuk ia ka dhene mundesine pales tjeter qe te prononcohet lidhur me kete.

KMShK duke shqyrtuar kete ankese konstatoi se gazeta Kosova Sot ka qene e obliguar qe te paraqese te dhena te besueshme mbi perpjektjet e Thaqit qe ta beje drejtor dogane Lulzim Rafunen. Kjo do te sqaronte dilemat per vertetesine e kesaj perpjekje. Andaj, KMShK konstatoi se ehste shkelur Kreu II (Raportimi i se vertetes).

Nga ana tjeter, gazeta Kosova Sot nuk ia ka mundesuar edhe pales tjeter per t’u prononcuar lidhur me keto çeshtje qe i ka hapur ne kete artikull, dhe keshtu e ka shkelur Kreun IV (e drejta per t’u pergjigjur)

Ky opinion u nxorr unanimisht nga te gjithe anetaret e pranishem ne mbledhje.

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij opinioni.

Page 19: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

19

Artikulli:

“Ja sa janë rritur fëmijët e Susurit”

Aurora Susurin dikur e kemi njohur si kengetare, pasi u be mjafte e pelqyer me kengen “Vetem 17”.

Aurora kendonte dhe dukej bukur, por pavaresisht kesaj ajo e la prapa kraheve muziken.

Aurora Susuri prej vitesh eshte prezantuese e lajmeve ne “Kohavision” dhe eshte bere figure lajmesh dhe nje person mjafte familjar per audiencen.

Kengetarja eshte e martuar dhe ka kater femije, te cilet tashme jane rritur.

Page 20: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Aurora Susuri kundër portalit Gazeta Blic

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, ne mbledhjen e tij te rregullt te mbajtur me 31 maj 2017, shqyrtoi ankesen e Aurora Susurit Gunga kunder Gazetes Blic dhe portalit te revistes Kosovarja lidhur me artikullin “Ja sa jane rritur femijet e Susurit”, dhe mori kete

V E N D I M

- Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Ne ankese thuhet se shkrimi dhe fotografite e femijeve te saj jane publikuar pa lejen, dijenine dhe miratimin e prindit. Gjithashtu, ne ankese thuhet se foto e femijeve te Aurora Susurit eshte marre pa lejen e saj nga faqja personale e saj ne Facebook - cover photo, fotografi e kufizuar te dal ne opinion te gjere, pra qe mund ta shohin vetem miqte e saj ne facebook.

Bordi i KMShK-se gjeti se ne rastin konkret eshte shkelur Kreu VI (Mbrojtja e femijeve), pika 1, ku thuhet “gazetaret nuk do te duhej te intervistojne apo te fotografojne femije nen moshen 18 vjeçare rreth çeshtjeve te cilat bejne fjale per familjen e tyre, pa pelqimin e prindit apo te ndonje te rrituri i cili eshte pergjegjes per femijen”, dhe Kreu VII, pika 1 (privatesia), ku thuhet “gazetat, portalet dhe agjencite e lajmeve do t’u shmangen nderhyrjeve dhe kerkimeve ne jeten private te nje individi, perveç ne rastet kur nderhyrjet apo kerkimet e tilla jane te nevojshme per arsye te interesit publik”.

KMShK me kete rast kerkoi nga mediat qe te kene kujdes te shtuar ne respektimin e Kodit te Mediave te Shkruara me theks te posaçem gjate publikimit te fotografive te femijeve nen moshen 18 vjeçare pa lejen e prindit. Te gjithe anetaret e pranishem votuan qe ankesa te miratohet.

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij vendimi.

Page 21: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

21

Artikujt:

“Rehatimi i bashkëpunëtorëve në MPJ”, dhe “Sindikata në mbrojtje të imazhit të shërbimit të jashtëm”

Ministria e Puneve te Jashtme ka futur nen kupolen e saj edhe njerez me funksione partiake.

Blerim Xhemajli ne muajin mars eshte zgjedhur kryetar i Deges se PDK-se ne Suhareke, shkruan sot Koha Ditore, ne pjesen e dyte te serise se shkrimeve per skandalet ne MPJ.

Pra, partise ne te cilen nenkryetar eshte ministri Hoxhaj dhe komunes nga e cila eshte po ky minister.

Ne janar te ketij viti, Xhemajli ishte vene ne poziten e drejtorit te Departamentit per Financa dhe Sherbime te Pergjithshme ne MPJ.

Para se ta merrte kete pozite, ishte pjese e misionit diplomatik te Kosoves ne Mal te Zi. E ka mbajtur funksionin e drejtorit, ani se neni 17 i Ligjit per sherbyes civile precizon se nepunesit civile nuk mund te mbajne pozita drejtuese ne parti politike dhe te jene aktive politikisht.

Rasti tjeter nuk perben rrefim 1 prilli. Ne kete date te 2017-s, nje depoist i Qeverise ka nisur karrieren diplomatike, ne nje grade te nivelit te larte – “Sekretar i pare”. (artikulli vazhdon…)

...Me qellim per ta nderruar situaten, nje pjese e punonjesve te Ministrise

jane rreshtuar ne nje shoqate.

Ata kane paralajmeruar masa sindikale. Kjo, ne rast se apelet qe i kane bere nuk merren parasysh, shkruan Koha Ditore ne pjesen e trete te serise mbi skandalet ne MPJ.

Reagimi nga brenda

Kjo praktike punesimesh, gradimesh e emerimesh ka nxitur reagime brenda MPJ-se.

Page 22: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Te henen e javes se shkuar, Shoqata Sindikale e anetareve te sherbimit të jashtëm të Kosovës është vënë në mbrojtje të imazhit të shërbimit të jashtem dhe diplomacise se vendit, kushtetutshmerise e ligjshmerise, parimeve te mosdiskriminimit, barazise, senioritetit dhe respektimit te normave ligjore ne fuqi.

Nepermjet nje shkrese adresuar ministrit Hoxhaj, te cilen e ka siguruar edhe gazeta, Sindikata ka shprehur shqetesimin lidhur me zhvillimet negative ne MPJ e edhe pakenaqesine qe me 6 korrik asaj i eshte pamundesuar pjesemarrja ne cilesine e vezhguesit ne mbledhjen e Komisionit per grada dhe disipline.

Page 23: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

23

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Ulpiana Lamës kundër gazetës Koha Ditore

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves ne mbledhjen e tij te rregullt te mbajtur me 19 shtator 2017, shqyrtoi ankesen e Ulpinana Lames kunder gazetes Koha Ditore lidhur me artikullin ne dy vazhdime “Rehatimi i bashkepunetoreve ne MPJ” dhe “Sindikata ne mbrojtje te imazhit te sherbimit te jashtem”, botuar me 22 dhe 24 korrik 2017, dhe mori kete

V E N D I M

- Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Ne ankese, Ulpiana Lama thote: “nuk kam qene keshilltare politike, por eksperte me kontrate per detyra specifike brenda periudhes qe parasheh ligji, e ne baze te konkursit transparent”.

Ankuesja pranon se eshte kontaktuar nga gazeta Koha Ditore, por pavaresisht pergjigjeve te saja, ajo eshte futur serish ne listen e keshilltareve politik. “Shkrimi eshte marre me mua” – thuhet me tej ne ankese – duke “percaktuar” pozicionin tim si nje “prezantuese televizioni”, dhe “keshilltare e Agim Çekut”. KMShK, pasi shqyrtoi artikujt me titull: “Rehatimi i bashkepunetoreve ne MPJ” dhe “Sindikata ne mbrojtje te imazhit te sherbimit te jashtem”, te botuar me 22 dhe 24 korrik 2017, ankesen si dhe shpejgimet e perfaqesuesit te Kohes Ditore, konstatoi se gazeta i ka derguar Ministrise se Jashtme ne Kosove nje liste me pyetje lidhur me çeshtjet e trajtuara ne keta dy artikuj. Te gjitha pergjigjet qe i ka marre gazeta dhe i ka botuar. Gjithashtu, KMShK pati parasysh perkufizimet ligjore te punonjesve te MPJ-se qe ndalojne te komentojne çeshtjet e MPJ-se ne media.

Megjithate, Ulpinana Lama ka derguar reagimin e saj i cili eshte botuar nga gazeta Koha Ditore. Gazeta pranoi se ka bere nje gabim teknik te paqellimte duke e perzier emrin e Ulpiana Lames me Alma Lamen, per çka eshte e gatshme te beje edhe korrigjimin, mirepo kjo shkarje teknike eshte e kuptueshme per çdo lexues.

Gazeta nuk ka qene e pasakte duke i permendur aktivitetet e Ulpiana Lames ne fushen televizive dhe as si ish keshilltare e Agim Çekut para se te

Page 24: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

behej diplomate. Kualifikimet e saj shkencore kete here nuk kane qene ne sferen e interesimit te gazetes, e cila nuk konteston askund pergadijten e saj profesionale.

Sa i perket statusit te Ulpiana Lames, gazeta disponon dukumetin zyrtar, ne te cilin ajo ne listen e pagave figuron si “keshilltare politike”. Gjithashtu gazeta ka te dhena se gradimi i permendur ne hierarkine diplomatike te Ulpiana Lames eshte bere pa u plotesuar kushti formal kohor.

Vendimi u mor me shumicen e votave te te gjithe te pranishmeve qe nuk ka shkelje te Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves.

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij vendimi.

Page 25: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

25

Artikulli:

“Nexhat Kryeziu i LVV-së jeton në luks, largon të varfërit nga banesat”

Kandidati per deputet i Levizjes Vetevendosje dhe drejtori i Ndermarrjes Publike Banesore- ish BVI-a, Nehxhat Kryeziu largoi sot (e hene) nga banesat ne lagjen “Dardania” , duke i lene te pastrehe qindra qytetare te varfer. Largimi i varfanjakeve nga banesat e ndertuar kryesisht ne kohen e diktatorit Millosheviqi dhe pritet te vazhdoje. Vet Kryeziu jeton ne luks, me banese ne Prishtine ndersa ne fshat ka shtepi dhe pishine luksoze.

Drejtori i Ndermarrjes Publike Banesore dhe kandidati per deputet i Vetevendosjes, Nexhat Kryeziu, i cili jeton ne nje luks te papare, eshte treguar i pameshirshem me qindra qytetare te varfer, te cilet ne mungese nje kulmi mbi koke, ishin strehuar ne banesat e ndertuara nga serbet gjate kohes se okupimit te Kosoves, pas mbarimit te luftes, ne qershor te vitit 1999.

Drejtori Kryeziu personalisht posedon nje banese ne Prishtine ndersa ne fshatin Pagarushe te Malisheves ka shtepine me pishinen luksoze dhe elemente percjellese moderne. Duket se ai vetem formalisht ben pjese ne nje parti majtiste Vetevendosje, e cila shquhet per mbeshtetjen e teorive te majta, qe vene theksin mbi barazine njerezore dhe klasore.

Ai per nga menyra e jeteses, por dhe nga ndjeshmeria nuk ka te beje fare me partite e majta, pasi pa iu krijuar strehe qytetareve pa kulm mbi koke, ai vendosi t’i nxjerre ne rruge ata. Nexhat Kryeziu, aktualisht Drejtor i Ndermarrjes Publike Banesore, i emeruar nga partia Vetevendosje, me heret njihej si person i afert me eksponent te Partise Demokratike te Kosoves.

Per disa vite, ai ishte Drejtor Financiare ne Aeroportin Nderkombetare te Prishtines, prej nga u transferua ne poziten e zevendesgurvenatorit te Bankes Qendrore te Kosoves. Ish-gurvenatori Hashim Rexhepi, i cili qe prangosur ne nje aksion spektakel nga Policia e Kosoves dhe ne prani te gjitha kamerave te televizoneve te Kosoves, pati akuzuar Kryeziun si personin kyç ne denoncime te rrejshme me qellim marrjen e pozites se Gurvenatorit. Rexhepi, i cili u shpall i pafajshem nga gjykatat ndersa Kryeziu pas disa problemeve banale dhe veçmas pas emerimit te Bedri Hamzes per gurvenator te Bankes Qendrore, braktisi kete institucion. (artikulli vazhdon...)

Page 26: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Nexhat Kryeziut kundër portalit të RTK-së

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves ne mbledhjen e tij te rregullt te mbajtur me 19 shtator 2017, shqyrtoi ankesen e Nexhat Kryeziut kunder portalit te RTK-se lidhur me artikullin ”Nexhat Kryeziu i LVV-se jeton ne luks, largon te varferit nga banesat”, botuar me 3 korrik 2017, dhe nxori kete

O P I N I O N

- Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Ne ankese thuhet se procedura permbaruese per lirimin e banesave te uzurpuara ne lagjen Dardania, Llamella, SU – 9/4 hyrja 2, kati 2 dhe 3 ka filluar me 3 korrik. Ky veprim eshte ndermarre ne mbeshtetje te vendimit te prere te Gjykates Komunale ne Prishtine, e jo sipas vullnetit te ankuesit.

Portali i RTK-se shkruan: “kandidati i LVV-se dhe drejtori i Ndermarrjes Publike Banesore ne Prishtine i largoi varfenjaket nga banesat e ndertuara ne kohen e Millosheviqit”.

Ne ankese poashtu thuhet se portali i RTK-se nuk e ka botuar reagimin e Ndermarrjes Publike Banesore te derguar me 3 korrik 2017.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesen, artikullin, dhe reagimin e pabotuar te ankuesit, konstatoi se largimi i uzurpatoreve nga banesat eshte kryer me vendim te prere te gjykates kompetente e jo me vullnet arbitrar te Nexhat Kryeziut.

Andaj, artikulli permban te paverteta, dhe keshtu shkel Kreun II (Raportimi i se vertetes)te Kodit te Mediave te Shkruara.

Gjithashtu portali i RTK-se ka pasur per detyre, sipas Kodit te Mediave te Shakruara ta botoje reagimin e ankuesit, pas botimit te lajmit, por kjo nuk ka ndodhur. Ne kete rast eshte shkelur Kreu IV (E drejta per t’u pergjigjur)te Kodit te Mediave te Shkruara.

Page 27: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

27

Opinioni u nxor me shumicen e votave te te gjithe te pranishmeve.

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij opinioni.

Page 28: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Artikulli:

“Autoriteti i konkurencës meriton shkarkim”

Rastin me skandaloz, homologimin e veturave, nuk e trajton askush.

“Ndonese eshte nje agjension i pavarur ne vazhdimesi qe kur erdhi ne drejtimin e agjensionit, çuditerisht ata po vazhdojne qe te heshtin perballe ketyre monopoleve, sikurse qe jane ato ne fushen e homologimit te automjeteve edhe perkunder faktit se per afro 10 vite askush nuk po guxon qe te nderprese kontratat e jashteligjshme monopoliste dhe antikushtetuese te kompanise se Shkelqim Devollit per homologim”, u shpreh analisti Florim Rrudhani

Analiste te ekonomise jane te bindur se Qeveria e Ramush Haradinajt do te jete qeveria e pare e pasluftes, qe nuk do te tolerojne monopolet e shumta te vellezerve Devolli, qe jane te shtrira ne shume fusha, por duke prire me ate ne homologim te automjeteve. Analistet jane te bindur se kjo qeveri ne asnje menyre nuk do te lejoje qe oligarku e financuesi i politikes Shkelqim Devolli te zhvate edhe me tej miliona euro çdo vit nga qytetaret e varfer.

Autoritetet perkatese ende nuk kane folur per keto sfida, qe u injoruan nga qeveria Mustafa. Nderkaq, me gjithe pyetjet e derguara ne adrese te ministrit te ri te Ministrise se Infrastruktures, Pal Lekaj, dhe komunikimin permes celularit me te, por edhe me gjithe premtimin e bere se ministria e tij do te ktheje pergjigje gjate dites se marte, ata kete nuk e bene. Pergjigje nuk kane dhene as drejtuesit e tashem te Autoritetit Kosovar te Konkurrences, qe tash e me shume se nje vit qe kur jane emeruar ne ato pozita ende po heshtin per kete krim ekonomik.

Ata nuk kane dhene pergjigje ne çeshtjet se a do te arrije qe te garantojne tregun e lire dhe konkurrencen e ndershme, apo edhe keta do te dorezohen dhe te nenshtrohet para oligarkeve te inkriminuar, qe po dyshohet se i kane kapur institucionet e shtetit, duke filluar qe nga ministrat, deputetet, qe po vazhdojne te heshtin edhe perkunder faktit se per afro 10 vite askush nuk po guxon qe te nderprese kontratat e jashteligjshme dhe monopoliste te Shkelqim Devollit per homologim te automjeteve. Ndaj analistet me te drejte dyshojne se jane Devollet ata qe ua kane mbyllur gojen me para te gjitha partive politike pozite dhe opozite, çdo institucioni, çdo medie, vetem e vetem qe te shpetojne pa there ne kembe per krimet e bera dhe zhvatjes qindra-milioneshe te qytetareve qe prej vitit 2008 e deri me sot.

Page 29: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

29

Ndersa analisti Florim Rudhani per “Kosova Sot” tha se eshte i bindur qe Qeveria Haradinaj me ne fund do te arrije qe te garantoje tregun e lire dhe konkurrencen e ndershme, e cila qe nga paslufta e deri me sot po dominohet nga monopolet e kompanive, qe jane te lidhura me pushtetin. Ai beson se Qeveria ne asnje menyre nuk do te pranoje qe te dorezohet dhe te nenshtrohet para kompanive te oligarkeve te inkriminuar, qe deri me tash i kane kapur e zaptuar institucionet e shtetit sikur ato te ishin prona dhe kompani te tyre. (artikulli vazhdon...)

Page 30: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Vendimi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves ne mbledhjen e tij te rregullt te mbajtur me 31 tetor 2017, shqyrtoi ankesen e Devolli Group kunder gazetes Kosova Sot lidhur me artikullin “Autoriteti i konkurences meriton shkarkim” te dates 27.09.2017, dhe nxori kete

O P I N I O N

- Ankesa miratohet

A R S Y E T I M I

Ne ankese thuhet se artikulli boton shume akuza kunder vellezerve Devolli te cilet, siç thuhet “ia kane mbyllur gojen me para te gjitha partive politike, çdo institucioni dhe çdo medie ne Kosove”.

Keto akuza te pergjithesuara kunder nje kompanie pa paraqitur fakte te prekshme krijojne paqartesi. Ato do te ishin te besueshme sikur te mbeshteteshin me fakte, te cilen e kerkon edhe Kodit i Mediave te Shkruara te Kosoves. Gazeta eshte dashur te mbledhe sa me shume fakte per te deshmuar se si keto subjekte te permendura jane shendruar ne sherbetore te Devolleve.

Andaj Bordi i KMShK vendosi se eshte shkeur Kreu II (Raportimi i se vertetes), dhe Kreu IV( E drejta per t’u pergjigjur), pasi nuk i eshte mundesuar pales tjeter ta paraqes prononcimin e vet ndaj ketyre akuzave.

Andaj, opinioni u nxor me shumicen absolute te votave te anetareve prezent.

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij opinioni.

Page 31: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

31

Artikulli:

Dy miliarderët që thyejnë Ligjin Antiduhan

Behgjet Pacolli dhe Lazim Destani kane thyer Ligjin Antiduhan, te premten mbrema, ne Prishtine, kur biznesmeni nga Maqedonia ka vizituar Zevendeskryeministrin e Pare.

Destani e ka publikuar foton me Pacollin ku te dyte shihen duke pire cigaren “Puro”. Biznesmeni nga Maqedonia ka shkruar se kohen e kaluar bashke me Pacollin e ka shfrytezuar per t’i uruar poziten e re ne Qeveri.

“Ishte kenaqesi takimi im mbreme ne Prishtine me mikun tim Behxhet Pacolli. Gjate kohes qe kaluam se bashku e urova per postin e tij te ri, Minister i Jashtem ne qeverine e Kosoves. Me kete rast, krahas te tjerave, diskutuam edhe per mundesite dhe rruget e zhvillimit ekonomik te Kosoves ndersa per detyren e tij te re i shpreha besimin dhe bindjen time se dikasteri qe ai drejton do t’i jape nje shtyse te re avansimit te proceseve euro-integruese dhe forcimit te pozites se Republikes se Kosoves ne skenen nderkombetare”, ka shkruar Destani, ne FB.

Lazim Destani eshte me prejardhje nga Malesia e Sharrit te Tetoves. Pasuria e tij llogaritet rreth 5 miliarde euro. Nderkaq, Pasuria e Pacollit llogaritet mbi 7 miliarde euro.

Page 32: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Vendimi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Bujar Lepajës kundër portalit Gazeta Express

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, ne mbledhjen bordit te mbajtur me 19 dhjetor 2017, shqyrtoi ankesen e Bujar Lepajes kunder portalit te lajmeve Gazeta Express lidhur me artikullin “Dy miliarderet qe thyejne ligjin antiduhan”, botuar me 21 tetor 2017, dhe nxori kete

V E N D I M

-Ankesa nuk miratohet

A R S Y E T I M I

Ankuesi Bujar Lepaja thekson se Gazeta Express ka keqperdorur te drejten e autorit duke botuar nje fotografi qe e ka bere ai vete pa autorizim te tij.

Ne kete rast behet fjale per nje artikull me titull: “Dy miliarderet thyejne ligjin antiduhan”, ku shihen Behgjet Pacolli dhe Lazim Destani.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesen, konstatoi se nuk eshte kontestuese se autor i kesaj fotografie eshte Bujar Lepaja, por Gazeta Express e ka marre fotografine nga faqja zyrtare e Lazim Destanit e cila ishte e postuar ne domenin publik. Keshtu qe me kete rast nuk ka shkelje te Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves

Bazuar ne ate qe u tha me larte, KMShK vendosi si ne dispozitiv te ketij vendimi.

Page 33: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

33

Page 34: KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËSpresscouncil-ks.org/.../11/Permbledhje-e-vendimeve-2017.pdf11 drejtpërdrejtë për ngjarjen për të cilën raportohet. IV. E drejta për

Përmbledhje e vendimeve 2017

Ky program eshte financuar nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim

ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF)