20
Strasburg, Francë – Më 25 janar 2005, z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersoni në Kosovë, pati fjalën si i ftuar i posaçëm gjatë Debatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Gjatë vizitës së tij, Ombudspersoni shkëmbeu pikëpamjet, në mes tjerëve, edhe me z. Rene van der Linden, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare, z. Bruno Haller, Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare, znjsh. Maud de Boer Buquicchio, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatës. Ai gjithashtu pati takime të posaçme informimi me një numër të ambasadorëve të shteteve të jashtme. Në vazhdim është fjalimi i z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersonit në Kosovë, më 25 janar 2005 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës gjatë debatit mbi raportin “Mbrojtja e të dre- jtave të njeriut në Kosovë” të përpiluar nga ana e Komisionit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut pranë Asamblesë Parlamentare. Z. Kryetar, anëtarë Asamblesë Parlamentare, Kryetarë dhe Sekretarë të Përgjithshëm, kam nderin dhe kënaqësi- në të më jetë dhënë kjo mundësi t’i drejtohem përfaqësuesve të tillë të res- pektuar të shteteve evropiane. Duke punuar si Ombudsperson në Kosovë prej korrikut të vitit 2000, më vjen mirë që jam në gjendje të flas për një çështje që, si nga aspekti profesional ashtu edhe nga ai personal, është e rëndësisë më të madhe për mua. Zonja dhe zotërinj, ajo që Kosovës i nevojitet së pari për të mbrojtur të dre- jtat dhe liritë e popullit të saj është një Gjykatë për të Drejtat e Njeriut dhe të konsolidohet me Institucionin e Ombudspersonit. Bashkësia ndërkom- bëtare në Kosovë duhet ta marrë këtë Institucion aq seriozisht sa e meriton. Tepër shpesh më ndodh të pranoj përgjigje joadekuate nga faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, që shpesh më lënë të zhgënjyer pas pesë viteve si Ombudsperson. Kam dëshirë t’i shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për Këshillin e Evropës për përkrahjen e tij të vazh- dueshme dhe pa hamendje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në veçanti sa i përket punës së Institucionit tim. Si rezultat i kësaj, kemi përfituar shumë. Ky debat është një shenjë e rëndë- sishme që Këshilli i Evropës ka për qël- lim të avancojë angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Në këtë kontekst, dëshiroj ta uroj z. Tony Lloyd dhe Komisionin për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut për raportin që është tema qendrore në takimin e sotëm. Kam qenë posaçërisht i kënaqur të shoh që raporti mbulon shumë pika thelbësore që i kam ngritur vetë në të kaluarën. Do të kisha dashur ta përqendroj vëmendjen tonë në prapavijën në të cilën ishte mbështetur ky raport. Edhe pse situata e të drejtave të njeriut në Kosovë është përmirësuar në fusha të caktuara, niveli i përgjithshëm i mbro- jtjes së të drejtave të njeriut është ende larg minimumit të standardeve ndërkombëtare. INFORMATOR PERIODIK INSTITUCIONI I OMBUDSPERSONIT NË KOSOVË Ombudspersoni i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg JANAR - MARS 2005 a PËRMBAJTJA Porosi nga ombudspersoni .........................2 Aktivitetet e njësisë për barazi gjinore (NJBGJ).......................................................3 Aktivitetet e grupit për mosdiskriminim (GMD) .........................................................3 Aktivitetet e grupit për të drejtat e fëmijëve (GDF) ..........................................................3 Në kampet e Kosovës, një tregim pret për një përfundim ..............................................4 Puna e IOK-së lidhur me romët e Kosovës veriore ..........................................................4 Raportet .......................................................5 Përzgjedhje e takimeve zyrtare: ............. 6-7 Ombudspersoni viziton bashkësitë që përballen me ndërprerje të energjisë elek- trike ..............................................................8 Ombudspersoni vlerëson situatën e gjyqë- sorit në Kosovë ...........................................8 Institucioni i Ombudspersonit hap zyrën e re në terren në Graçanicë ............................9 Programi i Ombudspersonit për shkëmbime profesionale .................................................9 Fituesi i mësimit praktik në IOK................9 Masat e përkohshme : ...............................10 Përzgjedhje e rasteve të zgjidhura me sukses.........................................................11 Përzgjedhje e rasteve/përgjigjeve dhe inter- venimeve (janar – mars 2005)............ 12-18 Konferencat dhe trajnimet ........................19 Si të kontaktohet IOK? .............................20 OMBUDSPERSON Marek Antoni Nowicki (foto: Këshili i Evropës) vazhdon në faqe 3

OIK Informator 05_shqip

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Fituesi i mësimit praktik në IOK Ombudspersoni dëshiron të shprehë mirënjohjen për z. Liridon Shurdhani, që e fitoi mësimin praktik në IOK për periudhën mes 13 janarit – 24 shkurt 2005. Z. Shurdhani u shpërblye me këtë bursë studimi pasi që ishte dalluar gjatë Garave të Kosovës në Raste 2004 në Prishtinë, që i organizoi Shërbimi Botëror Universitar (WUS) i Austrisë. Studentët garuan në grupe prej katër anëtarësh për të zgjidhur raste që kishin të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare, në një ushtrim që përbënte një simulim të gjykimit pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Studentët përgatitën argumentet në gjuhën angleze dhe i prezantuan ato gojarisht para një porote speciale.

Citation preview

Strasburg, Francë – Më 25 janar 2005, z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersoni në Kosovë, pati fjalën si i ftuar i posaçëm gjatë Debatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, Ombudspersoni shkëmbeu pikëpamjet, në mes tjerëve, edhe me z. Rene van der Linden, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare, z. Bruno Haller, Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare, znjsh. Maud de Boer Buquicchio, Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatës. Ai gjithashtu pati takime të posaçme informimi me një numër të ambasadorëve të shteteve të jashtme.

Në vazhdim është fjalimi i z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersonit në Kosovë, më 25 janar 2005 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës gjatë debatit mbi raportin “Mbrojtja e të dre-

jtave të njeriut në Kosovë” të përpiluar nga ana e Komisionit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut pranë Asamblesë Parlamentare.

Z. Kryetar, anëtarë të Asamblesë Parlamentare, Kryetarë dhe Sekretarë të Përgjithshëm, kam nderin dhe kënaqësi-në të më jetë dhënë kjo mundësi t’i drejtohem përfaqësuesve të tillë të res-pektuar të shteteve evropiane. Duke punuar si Ombudsperson në Kosovë prej korrikut të vitit 2000, më vjen mirë që jam në gjendje të flas për një çështje që, si nga aspekti profesional ashtu edhe nga ai personal, është e rëndësisë më të madhe për mua.

Zonja dhe zotërinj, ajo që Kosovës i nevojitet së pari për të mbrojtur të dre-jtat dhe liritë e popullit të saj është një Gjykatë për të Drejtat e Njeriut dhe të konsolidohet me Institucionin e Ombudspersonit. Bashkësia ndërkom-bëtare në Kosovë duhet ta marrë këtë Institucion aq seriozisht sa e meriton. Tepër shpesh më ndodh të pranoj përgjigje joadekuate nga faktorët ndërkombëtarë në Kosovë, që shpesh më lënë të zhgënjyer pas pesë viteve si Ombudsperson.

Kam dëshirë t’i shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për Këshillin e Evropës për përkrahjen e tij të vazh-dueshme dhe pa hamendje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në veçanti sa i përket punës së Institucionit tim. Si rezultat i kësaj, kemi përfituar shumë.

Ky debat është një shenjë e rëndë-sishme që Këshilli i Evropës ka për qël-lim të avancojë angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Në këtë kontekst, dëshiroj ta uroj z. Tony Lloyd dhe Komisionin për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut për raportin që është tema qendrore në

takimin e sotëm. Kam qenë posaçërisht i kënaqur të shoh që raporti mbulon shumë pika thelbësore që i kam ngritur vetë në të kaluarën.

Do të kisha dashur ta përqendroj vëmendjen tonë në prapavijën në të cilën ishte mbështetur ky raport. Edhe pse situata e të drejtave të njeriut në Kosovë është përmirësuar në fusha të caktuara, niveli i përgjithshëm i mbro-jtjes së të drejtave të njeriut është ende larg minimumit të standardeve ndërkombëtare.

INFORMATORPERIODIK

INSTITUCIONI I OMBUDSPERSONIT NË KOSOVË

Ombudspersoni i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg

J A N A R - M A R S 2 0 0 5

a PËRMBAJTJAPorosi nga ombudspersoni .........................2Aktivitetet e njësisë për barazi gjinore (NJBGJ) .......................................................3Aktivitetet e grupit për mosdiskriminim (GMD) .........................................................3 Aktivitetet e grupit për të drejtat e fëmijëve (GDF) ..........................................................3Në kampet e Kosovës, një tregim pret për një përfundim ..............................................4Puna e IOK-së lidhur me romët e Kosovës veriore ..........................................................4Raportet .......................................................5Përzgjedhje e takimeve zyrtare: ............. 6-7Ombudspersoni viziton bashkësitë që përballen me ndërprerje të energjisë elek-trike ..............................................................8Ombudspersoni vlerëson situatën e gjyqë-sorit në Kosovë ...........................................8Institucioni i Ombudspersonit hap zyrën e re në terren në Graçanicë ............................9Programi i Ombudspersonit për shkëmbime profesionale .................................................9Fituesi i mësimit praktik në IOK ................9Masat e përkohshme : ...............................10Përzgjedhje e rasteve të zgjidhura me sukses .........................................................11Përzgjedhje e rasteve/përgjigjeve dhe inter-venimeve (janar – mars 2005) ............12-18Konferencat dhe trajnimet ........................19 Si të kontaktohet IOK? .............................20O

MB

UD

SPE

RSO

N

Marek Antoni Nowicki(foto: Këshili i Evropës)

vazhdon në faqe 3

Janar - Mars 20052I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Porosi nga Ombudspersoni:

ka do të ndodhë me Kosovën në vitet që po vijnë dhe në vitet kur bashkësia ndërkombëtare, udhëheqësit vendorë dhe populli përgatiten për sllallomin gjatë të pritur politik të bisedimeve lid-

hur me statusin, që kanë për qëllim formësimin e të ardhmes së krahinës?

Në njërën anë, shqiptarët kosovarë dëshiro-jnë një shtetësi të pavarur dhe shumë njerëz kanë bindjen që një dëshirë e tillë do të plotëso-het mjaft shpejt. Për ta prishur pak këtë plotësim dëshire – pavarësia nuk sjell menjëherë, ose medoemos, deri te realizimi i ëndrrës aq të kumtuar të prosperitetit dhe lirisë, posaçërisht sa i përket ekonomisë, e që shpesh është thelbi i bisedave të kësaj natyre nëpër kafenetë dhe dhomat e ditës.

Në anën tjetër, duket që serbët kosovarë e refuzojnë me fillim idenë e pavarësisë. Ata e shohin pavarësinë si një pastrim etnik të vendit, si pjesë të një projekti më të madh shqiptar. Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë më nuk do të kishte vend për ta në tokën që e kanë lidhur historikisht dhe mitologjikisht me djepin e kulturës dhe identitetit shpirtëror serb. Nëse Kosovës i jepet ndonjë formë e pavarësisë, serbët kosovarë, që një kohë të gjatë e kanë paramenduar veten si pjesë e një entiteti më të madh, atij të Serbisë, për herë të parë do të bëhen me të vërtetë bashkësi minoritare në një mjedis politik të porsakrijuar në të cilin do ta kishin vështirë ta ruajnë identitetin e tyre. Përkundër pasojave që kjo nënkupton, a janë ata mendërisht të gatshëm për një realitet të tillë afërmendsh – një realitet të dominuar nga rrjeti i lidhur ngushtë i familjeve të mëdha shq-iptare kosovare që e udhëheqin rajonin në një mënyrë mjaft përjashtuese të ngjashme me atë të klaneve?

Të hedhim një shikim të sinqertë dhe të vëmendshëm në Kosovën e sotme: varfëria është e përhapur dhe një numër i konsid-erueshëm i njerëzve përballen me kushte të vështira, nganjëherë tepër të rënda të jetës së përditshme. Ekziston një zbrazëtirë e madhe mes atyre që pranojnë ndihma të vogla sociale dhe atyre që nuk i pranojnë ato. As të mos për-mendet papunësia e përhapur dhe rinia që po rritet shpejtë me pak perspektiva kuptimplota në të ardhmen në drejtim të të cilave do të mund të punonin.

Për të sqaruar tensionin dhe mospajtimin ekzistues, shpesh herë dëgjoj se si kushtet e mjera të jetës ushqejnë një ndjenjë në rritje e sipër të frustrimit dhe zemërimit në mesin e popullatës. Sidoqoftë, duhet të përmendet që ky frustrim nuk është i veçantë për një sektor

etnik në Kosovë. Në këto rrethana, vuan secili, edhe pse në mënyra të ndryshme. Megjithatë, ata që në fakt vuajnë të parët janë popullatat më të lëndueshme, e që zakonisht, por jo ekskluzivisht, janë bashkësitë minoritare. Në kontekstin e Kosovës, as serbët nuk janë në ven-din e fundit të kësaj renditje.

Komuniteti serb në Kosovë mund të kon-siderohet të ketë kushte relativisht më të mira se komunitetet tjera joshqiptare për shkak se, në mënyra të caktuara, kanë pranuar ndihmë të konsiderueshme nga Serbia. A do të kishte mundur kjo popullatë të mbijetojë pesë vitet e fundit pa një ndihmë të tillë? Njëkohësisht, do të duhej të përmendet që çfarëdo ndihme, financiare apo tjetër, gjithashtu nxit një ndjenjë të besnikërisë dhe varësisë. Pavarësia do të nënkuptonte ndërprerjen e një përkrahjeje të tillë dhe të jetuarit me pasojat pasuese. A do të ishte Buxheti i Kosovës në gjendje të mbulojë këto shpenzime shtesë?

Përveç këtyre faktorëve të përditshëm social, politik dhe material, ekzistojnë edhe elemente tjera që në të njëjtën mënyrë irritojnë njerëzit dhe i bëjnë të mos bashkëpunojnë. Gjatë një bisede tash vonë, z. Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pyeti si një shumicë e frustruar mund të përkujdeset për pakicat e saj? Është qenësore që të pranohet një mendim i tillë.

Tregimi i dhimbshëm i të zhdukurve përsëri bie në mend. Ende nuk dihet se ku ndodhem disa mijëra shqiptarë kosovarë dhe, tani pesë vjet më vonë, tepër pak persona janë gjetur të jenë penalisht fajtor për aktet mizore që ishin kryer në Kosovë gjatë konfliktit. Tregimi i numrave të pa treguar të kufomave të shqip-tarëve kosovarë që janë djegur në shkritoren në Mackaticë vetëm sa shërben për ta ilustruar sa pyetje ende mbesin pa përgjigje.

Duke ndjekur radhën, jeta nuk ka qenë aq e mirë për serbët në Kosovë pas vitit 1999. Edhe ata kanë të afërm të panumërt të zhdukur, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, të larguar nga puna, përsëri të larguar nga shtëpitë e tyre në mars të vitit 2004 dhe, në përgjithësi, janë viktimizuar derisa autoritetet vendore dhe ndërkombëtare kanë bërë tepër pak në këtë drejtim.

Duke marrë parasysh ambientin, nuk ndih-mon fakti që shqiptarët, me të drejtë apo jo, në përgjithësi shohin përfaqësimin apo praninë e Serbisë në Kosovë në secilin nga serbët këtu, besnikëria e të cilëve qëndron vetëm ndaj Beogradit. Në këtë drejtim, gjithashtu nuk ndi-hmon fakti që shumica e serbëve të Kosovës votuan për një kandidat të radikalëve, derisa nuk morën pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Porositë e tilla padyshim kanë ndikim në një shqiptar të rëndomtë kur ai ose ajo të mendo-het për një bashkëjetesë me serbët.

A do të arrijmë në pikën kur populli i Kosovës realisht do të mund të jetojë së bashku? Ky është një konflikt që shtrihet në histori për një kohë të gjatë. Duhet të përmendet që shq-iptarët, përmes pavarësisë, më në fund do ta arrijnë atë drejt çka kanë punuar me gjenerata dhe tërë kohën kundër serbëve dhe interesave të serbëve në Kosovë. Nëse jepet pavarësia, atëherë ky shtet do të ishte i krijuar përmes procesit politik të viteve të fundit, qartas kundër vullnetit të serbëve kosovarë dhe ndoshta Serbisë. Mendimi që mbizotëron në mesin e ser-bëve të Kosovës është ai që krahina ishte marrë me forcë ose ishte vjedhur pa i pyetur ata, edhe

pse tërë kohën përgjigja e tyre kishte qenë mjaft e qartë. Në anën tjetër, ekziston një mungesë e përgjithshme e vetëdijes për pasojat shkatër-ruese të veprimeve të kaluara të Millosheviqit. Përveç kësaj, do të nevojitet shumë kohë dhe përparim në mënyrë që joshqiptarët, posa-çërisht serbët, të binden që edhe ata mund ta konsiderojnë Kosovën si shtet të tyre, nëse edhe ndodh që një ditë të arrihet deri te një bindje e tillë.

Nëse Kosova do të lëvizë drejt një shtetësie demokratike të bazuar në vlerat evropiane, atëherë Serbia dhe Kosova synojnë të jenë anëtare të një familje të njëjtë që i ndjek stan-dardet e njëjta. Komuniteti serb, nëse ia arrin të mbijetojë deri atëherë, do të duhet t’i ketë të gjitha mundësitë që të ruajë identitetin dhe trashëgiminë e tij, duke qenë njëkohësisht në gjendje të mbajë marrëdhënie të lira dhe të hapura me bashkështetasit serbë në Serbi. Kosova nuk do të ishte rasti i parë i një veprimi të tillë.

Atëherë, si të hapen enklavat dhe si të bëhet Kosova vend i shpresës për serbët kosovarë? Ata me të drejtë kërkojnë ta kenë lirinë e lëvizjes dhe qasjen në resurse dhe punësim në mënyrë që të stimulohet ekonomia. Për të mbijetuar më mirë si komunitet, duhet të ndodhë kthimi. Kjo nuk është vetëm çështje e shifrave; kjo në masë të madhe ka të bëjë me nxitjen e kryesisht të rinjve për t’u kthyer pasi që ata janë themelet e një shoqërie. Nuk mjafton që të kthehen njerëzit vetëm sa për të mundur të mbijetojnë dhe vdesin në tokën e tyre, por duhet të ketë mjaft njerëz të arsimuar dhe profesional në mënyrë që të forcohet bashkësia. Për këtë arsye, duhet të ndodhë kthimi urban. Mirëpo, kthimi urban duket të jetë më shumë një ëndërr në rrethanat mjaft të ligshta të një realiteti ku serbët ende preferojnë të shesin pronën e tyre në Prishtinë dhe në qytetet tjera.

Megjithatë, përgjegjësia qëndron edhe mbi komunitetin e serbëve kosovarë. Një nga çësht-jet kryesore është gjuha. Anash mundësisë për të përdorur gjuhën serbe, është e qartë që nëse serbët paramendojnë dhe janë në gjendje të jetojnë në një mënyrë më të hapur se enklavat, ata duhet ta mësojnë gjuhën shqipe duke marrë parasysh një shumicë kaq dërmuese shqiptare.

Rruga drejt zgjidhjes së statusit, edhe nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, është më e ndërlikuar se disa nga shembujt që i përmenda këtu. A ka menduar dikush seriozisht për një flamur të ri të Kosovës që do të ketë ndonjë kuptim simbolik me të cilin do të mund të iden-tifikoheshin joshqiptarët? Kjo është vetëm një nga një mori pyetje për të cilat do të nevojitet kohë dhe të mendohen me kujdes.

Kjo letër përmban një pjesë të një publikimi të datës 18 shkurt 2005 në rubrikën e rregullt të dyja-vshme “Në besim”, të shkruar nga Ombudspersoni në Kosovë për gazetën e përditshme në gjuhën shqipe “Koha Ditore” në Kosovë, të përditshmen “Danas” në Beograd, Agjencionin Serb të Lajmeve SRNA në Bosnë dhe publikimin në internet “Le Courrier des Balkans” në gjuhën frenge. Lexuesit mund ta gjejnë këtë rubrikë të botuar çdo të premte të dytë në mediat e lartpërmendura dhe nganjëherë në “Transitions Online”, një gazetë në internet në gjuhën angleze, me seli në Pragë.

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Ç

3

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Aktivitetet e Njësisë për Barazi Gjinore (NjBGj)NjBGj është bërë funk-sionale prej 1 shkur-tit 2005. Znjsh. Luljeta Duraku, juriste e NjBGj, është emëruar pas konkursit të hapur në Kosovë. Gjatë periudhës për të cilën raportohet, NjBGj ka marrë mbi vete të gjitha hetimet lidhur me diskriminimin në bazë të gjinisë dhe të drejtat e gruas që GMD kishte qenë duke i zhvil-luar deri në fund të shkurtit të vitit 2005. NjBGj është gjithashtu duke hetuar pohimet mbi lar-gimin e paligjshëm nga puna të një mësueseje që kishte refuzuar ta ndjekë udhëzimin e shkollës që kishte pasur për qëllim ndalimin e bartjes së sha-mive të kokës nëpër shkolla.Falë përkrahjes së Fondit të Gruas pranë Kombeve të Bashkuara (UNIFEM), NjBGj ka publikuar fletush-ka prezantimi në gjuhën shqipe, serbe dhe turke për ta informuar publikun se çfarë është diskri-minimi në bazë të gjinisë në mënyrë që të gjithë personave që mendojnë që kanë qenë viktima të një diskriminimi të tillë t’u mundësohet kontakti me NjBGj pranë IOK-së.

Aktivitetet e Grupit për të Drejtat e Fëmijëve (GDF)

Gjatë periudhës për të cilën raportohet, IOK ripërtëriu bashkëpunimin e tij me Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara për (UNICEF) në mënyrë që të konsolidohen rezultatet e arritura nga GDF gjatë vitit të tij të parë të punës dhe të rritet në përgjithësi prania e GDF-së në shoqërinë kosovare. Gjatë këtij tremujori, GDF zhvilloi hetime mbi rastet lidhur me besimin e fëmijëve, shërbi-met dhe përkujdesjen mjekësore, bashkimin e anëtarëve të familjes, arsimimin dhe keqtrajtimin e fëmijëve.Në veçanti, GDF është momentalisht duke hetuar dy raste të keqtrajtimit të pohuar të fëmijëve nëpër shkolla, duke u bazuar në informatat e marra nga një artikull i botuar në gazetën “Lajm Ekskluziv” lidhur me keqtrajtimin e një nxënësi nga ana e mësuesit të tij. Kjo çështje pastaj ishte ngritur pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që më vonë e lajmëroi IOK-në që rasti ishte duke u hetuar nga ana e Zyrës së Inspeksionit pranë Ministrisë.GDF është gjithashtu duke u marrë me një rast që ka të bëjë me kushtet e jetës së fëmijëve romë që janë duke qëndruar në kampet në Kosovën veriore, të cilët u nënshtrohen rreziqeve serioze për shën-detin, si dhe për zhvillimin fizik dhe psikologjik të tyre.

Situate është posaçërisht, por jo ekskluzivisht, e vështirë për bashkësitë joshqiptare, në veçanti për serbët dhe romët. Siç e dimë të gjithë në, viti 2005 është viti i Standardeve. Arritja e stan-dardeve nuk duhet të jetë një ushtrim i zbrazët, por realitet.

Rekomandimi më i rëndësishëm që gjendet në raport është qartas ai që ka të bëjë me themelimin e një Gjykate për të Drejtat e Njeriut në Kosovë. Por çfarë do të jetë raporti në të ardhmen mes një Gjykate të tillë për të Drejtat e Njeriut dhe gjithashtu Odës së rekomanduar të Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështjet rreth Kornizës Kushtetuese?

Derisa Gjykata për të Drejtat e Njeriut do të ishte organi i vetëm gjyqësor që do të merrej me ankesat kundër UNMIK-ut dhe KFOR-it, të dy organet do të merreshin, mes tjerash, me rastet individuale të të drejtave të njeriut kundër administratës vendore. Çështja e bashkëlidhjes së tyre ende duhet të qartësohet.

Raporti gjithashtu shqyrton çështjen e forcimit të rolit të Ombudspersonit. Këtu, po e jap një propozim shtesë: UNMIK-u gjithashtu do të duhej të jetë i obliguar që garantojë që admin-istrata vendore të bashkëpunojë me Ombudspersonin. Si nga UNMIK-u, ashtu edhe nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes do të duhej të jetë e kërkuar të përgjigjen

në kërkesat e Ombudspersonit brenda një afati të caktuar dhe të arsyeshëm kohor.

Sa i përket të ardhmes së Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë, jo vetëm që do të duhej që në krye të tij të vazhdojë të jetë një Ombudsperson ndërkombëtar, por Institucioni gjithashtu do të duhej të ketë një numër të mjaftueshëm të punonjësve ndërkombëtarë për të punuar me vendorët dhe për t’i trajnuar ata. Ajo që duhet patjetër të përmendet në lidhje me këtë janë, natyrisht, fondet përkatëse. Po e theksoj këtë për shkak se kohëve të fundit jam duke pranuar porosi të caktuara shqetësuese në këtë aspekt.

Përsëri, zonja dhe zotërinj, ju lutem të mos e harroni arsyen për të cilën sot po qëndroj para jush këtu: është thelbë-sore që Kosova të ketë një Gjykatë për të Drejtat e Njeriut dhe të forcohet Institucioni i Ombudspersonit.

Propozimet e Komisionit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut që po diskutohen sot, nëse pranohen, duhet të zbatohen pa vonesë të mëtejshme. Të gjithë njerëzit në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, prapavijën dhe besimin, duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe liritë themelore, të cilat shumica e pjesëve tjera të Evropës tani një kohë të gjatë i konsiderohen gjë të rëndomtë.

Gjatë periudhës për të cilën rapor-tohet, GMD pranë IOK-së ka vazh-duar angazhimin në çështjet me të cilat është marrë gjatë tremujorit të kaluar, siç janë rastet lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare bren-da institucioneve të vetëqeverisjes në Kosovë; diskriminimin bë bazë të moshës në konkurset për vende pune, mungesën e mjeteve juri-dike për punonjësit e UNMIK-ut kur ky për këtë të fundit pohohet të mos i ketë respektuar kushtet e kontratës. GMD është gjithashtu duke i hetuar kushtet e jetës të romëve që janë duke qëndruar në kampet në Kosovës veriore për të parë nëse ato janë në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Gjithashtu, GMD është duke mbikëqyrur hetimet

lidhur me praktikat e pohuara dis-kriminuese në procedurat që kanë të bëjnë me ofrimin e ndihmave për viktimat e tërmetit të 24 pril-lit 2002 në Gjilan, si dhe është duke i zhvilluar hetimet lidhur me praktikat e pohuara diskriminuese në procedurat që kanë të bëjnë me ndarjen e banesave shoqërore të kategorisë “GJ” në Komunën e Obiliqit.GMD është gjithashtu duke mbikëqyrur procesin e kthimit të romëve nga kampet në Kosovën veriore në shtëpitë e të parëve të tyre që gjenden në bregun jugor të lumit Ibër në Mitrovicë – të njo-hura si Mëhalla e romëve – ku ata kishin qenë duke jetuar prej mesit të shekullit XIX deri në konfliktin e vitin 1999.

Aktivitetet e Grupit për Mosdiskriminim (GMD)

Ombudspersoni i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në

Strasburg

Janar - Mars 2005

Luljeta Domaniku

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 20054I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Në kampet e Kosovës, një tregim pret për një përfundimPRISHTINË, Kosovë. Derisa makina ime po hynte në Zhitkovc, një qytet në Kosovën veriore, pas saj erdhi një taksi me një arkivol të lidhur pa siguri përgjatë kulmit të makinës. Kampi ishte supozuar të shërbejë si strehim i përkohshëm për disa nga romët e Kosovës, të zhvendosur nga vendbanimi i tyre në Mitro-vicë, një qytet në afërsi. Mirëpo, prej vitit 1999, ai u bë vendlindje por edhe vendpushimi i fun-dit për shumë nga ta.Për më shumë se pesë vite, era, shiu, dielli dhe bora kanë ngrirë dhe përcëlluar shtëpitë e brishta të improvizuara – të ndërtuara me asgjë më shumë se me llamarinë dhe dhogë dhe të mbështjellura me fletë plastike - që strehojnë përafërsisht një mijë njerëz të vendosur të katër kampet e romëve në veri të Kosovës.I vetmi ujë që rrjedh nëpër kampe vjen nga gypat e plasaritur. Dush-et e përbashkëta dhe nevojtoret e përkohshme i ndajnë të gjithë, atëherë kur ato funksionojnë. Uji kundërmues fëlliq kalimet e shtruara me baltë mes barakave dhe hyn brenda në shtëpitë e mjera të gati secilës familje.Banorët e këtyre kampeve haptas ankohen për kushtet e pasigurta, të kufizuara dhe të papastra jo sanitare në të cilat luajnë fëmijët e tyre. Kampi i romëve në Zhitkovc gjendet nën hijen e mbeturinave helmuese të metalit që kanë mbetur nga minierat e Trepçës, që ishin ndër më të mëdhatë në Evropë dhe furnizonin me plumb, zink dhe ari. Si rezultat i kësaj, dyzet e një fëmijë romë janë di-agnostifikuar me çrregullime në gjak.Shumë vendbanime të romëve në Evropë janë të përkohshme, por kampet në Kosovë janë shumë të ndryshme nga ato me të cilat banorët e tyre janë mësu-ar para vitit 1999. Kur i vizitoj këto kampe, shpesh ma japin për ta parë ndonjë shami të vjetër dhe të paluar. Të mbështjellur brenda saj janë dokumentet që vërteto-jnë pronësinë mbi qindra shtëpi dhe prona të tyre të mëparshme në Mëhallën e romëve, në jug të Mitrovicës.Romët që jetojnë në kampet në Kosovën veriore janë ata që kanë mbetur nga 7000 romë sa kishin jetuar dikur në Mëhallën e fab-rikës. Mëhalla, një nga bashkësitë më të vjetra të vendosura romë në rajon, është rritur dhe ka për-paruar për më shumë se 150 vite. Shumica e banorëve jetonin në shtëpi të mira, shumica e tyre ishin të punësuar dhe ishin pjesë të bashkësisë në Mitrovicë.Më 1999, popullsia u detyrua të largohet në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës pasi që pothuajse secila shtëpi dhe secili ak-tivitet afarist në këtë Mëhallë ishte djegur në tërësi gjatë hakmarrjeve kundër serbëve dhe romëve të Kosovës. Romët e kësaj Mëhalle tani jetojnë në një varfëri të papërshkrueshme dhe të injoruar në masë të madhe. Edhe nëse nuk

kishin qenë duke jetuar në teh të shoqërisë, siç jetojnë romët tjerë në rajon, ata u margjinali-zuan thellë përmes dhunës së vitit 1999.Njerëzit në Kosovë e dinë çka paraqet Mëhalla – një lagje e vjetër tradicionale, që është e lidhur me nocionin e bashkësisë etnike. Sikur edhe të gjithë personat tjerë të zhvendosur brenda vendit, edhe romët kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre.Sot, lëndueshmëria e tërë këtij komuniteti është e qartë: ndihmat e vogla humanitare janë tharë më shumë se dy vjet më parë. Tepër pak shtëpi të romëve janë rindërtuar.

Kam dyshime serioze që këta njerëz janë duke u trajtuar kështu vetëm për asnjë arsye tjetër përveç asaj që janë romë.Dhuna e marsit të fundit që ishte përhapur në tërë Kosovën dhe kishte cak vendbanimet e joshqiptarëve – gjatë së cilës 4,000 joshqiptarë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe 19 serbë dhe shqiptarë vdiqën – e dëshmoi që individët që fillimisht e shkatërruan Mëhallën pesë vite më herët janë të gatshëm që përsëri ta bëjnë këtë.

Dhuna e marsit gjithashtu dëftoi që kjo çështje është shumë më e komplikuar se një çështje ligjore që ka të bërë me të drejtën për pronë. Kush do ta garantonte sigurinë e romëve nëse ata zgjedhin të kthehen në Mëhallën e tyre?Gjatë shumë diskutimeve lidhur me sigurinë në Kosovë, tepër shpesh më ka rënë të dëgjoj, nganjëherë edhe prej politikanëve kosovarë, që siguria është përgjegjësi e KFOR-it, forcës ushtarake të udhëhequr nga NATO-ja, dhe e forcave policore të UNMIK-ut, misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Natyrisht që këto forca luajnë një rol të rëndësishëm për

sigurinë, mirëpo vetëm fqinjët dhe bashkësitë në afërsi mund të jenë garantuesit e vërtetë të sigurisë së romëve në Mëhallë.Tepër shpesh hasi në rezistencë kur i ngriti këto probleme. Qën-drimi i përgjithshëm është: Pse do të duhej që shqiptarët të përkujdesen për romët? Ky qën-drim është i pranishëm edhe në opinionin e gjerë, edhe në media, që argumentohet me mungesën e raportimeve seri-oze – kjo çështje as që përfshihet në dialogun publik.Nëse këta romë nuk mund të jetojnë në Mëhallën e Fabrikës, atëherë kjo nuk është asgjë tjetër përveç një përfundim i spastrimit etnik që filloi në vitin 1999. Nëse do të kishte pro-pozime që bashkësia rome të rivendoset diku tjetër, ato do të mirëpriteshin si veprime plotë-sisht humanitare, mirëpo kjo nuk e ndërron natyrës e asaj që i ka ndodhur romëve.Çfarëdo kushtesh që populli dhe qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushin në garën që pritet për statusin e ardhshëm të Kosovës, një gjë duhet të jetë e qartë: Të gjithë ata që janë detyruar me dhunë që ta lëshojnë Kosovën më 1999 apo më vonë do të duhej të jenë në gjendje ta kanë një ardhmëri të sigurt në një vend që ata e kon-siderojnë shtëpi, pa marrë para-sysh përkatësinë e tyre etnike apo të lindjes.E ardhmja e Kosovës varet në masë të madhe nga struktu-rat qeveritare vendore dhe ndërkombëtare, por në fund ajo do të varet nga njerëzit e Kosovës dhe qëndrimi i tyre ndaj fqinjëve të tyre – qofshin ata serb, romë apo të tjerë. Në këtë kuptim, e tëra rreth Mëhallës së Fabrikës është një provë e rëndë

që duhet kaluar.

(Marek Antoni Nowicki, anëtar i dikurshëm i Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut dhe bashkëthemelues dhe kryetar i Fondacionit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Varshavë, është Ombudsperson në Kosovë i emëruar nga Kombet e Bashkuara prej vitit 2000. Kata Mester gjithashtu ka kontribuar në përgatitjen e këtij artikulli.)

Puna e IOK-së lidhur me romët e Kosovës veriore

Ombudspersoni është duke mbikëqyrur me vëmendje për-pjekjet e institucioneve dhe organizatave të ndryshme që kanë për qëllim kthimin e romëve që janë detyruar të largo-hen nga shtëpitë e tyre në Mëhallën e Mitrovicës jugore gjatë hakmarrjeve në vitin 1999.Në vazhdim është paraqitur një artikull që Ombudspersonit e publikoi në International Herald Tribune (Francë) më 12 janar 2005, për të theksuar kushtet e mjera dhe helmuese në të cilat jetojnë romët..

Marek Antoni Nowicki:

Mëhalla e Romëve në Mitrovicë

5Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Gjatë periudhës për të cilën raportohet, Institucioni i Ombudspersoni publikoi tri raporte lidhur me zvarritjen e procedurës. Në vijim janë paraqitur përmbledhjet e këtyre raporteve:

•Më 28 shkurt 2005, Ombudspersoni publikoi raportin “Lidhur me zvarritjen e procedurës në rastin e Mark Gojanit”. Ombudspersoni gjeti që dështimi i Gjykatës Komunale në Klinë për ta zgjidhur rastin e aplikantit prej 10 janarit 2002, kur aplikanti filloi procedurën civile për ta zgjidhur çështjen e pronësisë mbi një pronë, nuk kishte përbërë shkelje të të drejtës së aplikantit për një proces të rregullt gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm, siç është e garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Om-budspersoni vërejti që paragrafi 1 i nenit 6 është i zbatueshëm vetëm në procedurat që kanë të bëjnë me përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve civile. Pasi që Gjykata Komunale në Klinë kishte vendosur mbi çështjen e pronësisë mbi pronën në fjalë qysh në vitin 1996, kjo çështje më nuk ishte në kontest. Prandaj, procedura e filluar nga aplikanti në vitin 2002 më nuk përfshinte “përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve civile”. Sipas të drejtës lëndore të organeve të Konventës, neni 6 me këtë rast nuk është i zbatueshëm në procedurën që është duke u shqyrtuar. Ombudspersoni konkludoi që për këtë arsye nuk kishte pasur shkelje të të drejtës së aplikantit për një proces të rregullt brenda një afati të arsyeshëm siç është e garantuar me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

• Më 7 mars 2005, Ombudspersoni publikoi raportin “Lidhur me zvarritjen e procedurës në rastin e Ramadan Mamu-shës”. Në këtë rast, Ombudspersoni gjeti që vonesat në Gjykatën Komunale në Gjakovë për të zgjidhur rastin e aplikantit, në veçanti dështimi i gjykatës për ta dorëzuar vendimin e saj të 26 qershorit 2003 deri më 12 dhjetor 2003, nuk kishin përbërë shkelje të të drejtës së aplikantit për një proces të rregullt brenda një afati të arsyeshëm siç është e garantuar me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ombudspersoni e bazoi këtë konkludim në faktin që, përkundër vonesës prej pesë muaj e gjysmë për t’ia dorëzuar aktgjykimit aplikantit, procedura

në përgjithësi ishte zhvilluar në mënyrë të shpejtë. Për më tepër, e gjithë procedura gjyqësore në dy instanca nuk kishte zgjatur më shumë se dy vite e gjysmë.

• Më 22 mars 2005, Ombudspersoni publikoi raportin “Lidhur me zvarritjen e procedurës në rastin e Emine Buzës dhe të tjerëve”. Ombudspersoni gjeti që dështimi i Gjykatës Komunale në Prizren për ta zgjid-hur rastin e aplikantëve brenda një afati të arsyeshëm kishte përbërë shkelje të të drejtës së aplikantit për një proces të rregullt brenda një afati të arsyeshëm siç është e garantuar me paragrafin 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në rastin në fjalë që kishte të bëjë me kërkesën e aplikantëve për kthimin e pronës familjare që ishte eksproprijuar më 1946, Ombudspersoni gjeti që kishte pasur dy ngecje të mëdha të procedurës deri në nëntor të vitit 2004, kur Gjykata Komunale ishte deklaruar të jetë jo kompetente për të vendosur mbi rastin pas themelimit të Dhoma së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështje që kanë të bëjnë më Agjencinë Kosovarë për Mirëbesim. Derisa pranoi që rasti mund të kishte qenë i komplikuar deri në një masë, Ombudspersoni vërejti që pas themelimit të Dhomës së Posaçme, çështja parësore kishte qenë që thjeshtë të shqyrtohet nëse rasti ishte nën kompetencën e Gjykatës Komu-nale apo jo. Edhe nëse vonesa e parë do të mund të arsyetohej deri në një masë përmes efekteve afatgjata të konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, Ombudspersoni nuk mundi të gjejë një arsyetim të tillë për vonesën e dytë që zgjati prej nëntorit të vitit 2002 deri në shtator të vitit 2004. Pa marrë parasysh nën cilën kompetencë ishte rasti pas qershorit të vitit 2002, Gjykata Komunale është dashur të ndërmarrë ndonjë veprim përkatës, së paku pas asaj date. Ombudspersoni vërejti që arsy-etimi i ofruar, respektivisht që vonesa kishte qenë pasojë e numrit të pamjaftueshëm të gjykatësve që punojnë me lëndët civile, do të mund të kishte arsyetuar vonesat menjëherë pas konfliktit të vitit 1999 por jo edhe tani, pesë vite pas konfliktit. Duke theksuar që ishte përgjegjësi e UNMIK-ut që të garantojë që rastet të zgjidhën në mënyrë të shpejtë, por edhe që sistemi i menaxhimit të gjykat-ave do të mund të përmirësohej, Ombudsper-soni vërejti që UNMIK-u dhe Këshilli Gjy-qësor dhe i Prokurorisë i Kosovës, një organ përgjegjës, mes tjerash, edhe për emërimin

e gjykatësve, duket t’i kishin dhënë prioritet problemit të zvarritjes së procedurës pranë gjykatave në Kosovë. Megjithatë, mbetej të shihej nëse nismat momentale që i kishin ndërmarrë këto dy organe do t’i ofronin gjykatave në Kosovë zgjidhje të përhershme afatgjata dhe të përkohshme afatshkurta për t’u përgjigjur në ngarkesën gjithnjë në rritje me raste në një mënyrë që do të ishte më shumë në përputhje ne kërkesat e paragrafit 1 të nenit 6 të Konventës.

Ombudspersoni gjithashtu vërejti që mungesa e ndonjë mjeti juridik në formë të të kompensimit për shkelje të të drejtës për një proces të rregullt gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kishte përbërë shkelje të të drejtës së aplikantit për ankim efektiv sipas nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ai vërejti që edhe pse PSSP-së i ishte drejtuar vëmendja kah mungesë e një mjeti juridik në raste të tilla përmes raporteve të shumta të Ombud-spersonit, deri më atëherë nuk kishte pasur ndonjë veprim të dukshëm nga ana e au-toriteteve ligjvënëse për ta ndryshuar këtë, përkundër të garantuarit e vazhdueshëm që kjo çështje ishte “duke u konsideruar aktivisht”. Derisa nismat e Këshillit Gjyqë-sor dhe të Prokurorisë të Kosovës dhe Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut për ta zgjidhur çështjen e zvarritjes së procedurës gjyqësore mund të konsidero-heshin zhvillime pozitive, Ombudspersoni vërejti që përsëri ishte duke u lënë anash çështja e kompensimit përkatës për shkeljet e pësuara nga ana e aplikantëve për shkak të zvarritjeve të tilla.

Ombudspersoni rekomandoi që PSSP do të duhet të garantojë që Gjykata Komunale të procedojë me rastin e aplikantit pa ndonjë vonesë të mëtutjeshme dhe ta rishikojë dhe mundësisht përmirësojë sistemin e saj të brendshëm të organizimit. Ombudspersoni më tutje rekomandoi që PSSP do të duhej të garantojë që iniciativat e ndërmarra nga Këshilli Gjyqësor dhe i Prokurorisë i Kosovës dhe nga Departamenti i Drejtësisë të vazhdohen në mënyrë të shpejtë me qël-lim që problemi i procedurave të stërzgja-tura gjyqësore në tërë Kosovën të mund të zgjidhen sa më shpejtë. Në fund, Ombud-spersoni rekomandoi që PSSP do të duhej të nxjerrë një rregullore që siguron një mjet efektiv në kuptim të nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që sigu-ron lehtësimin në formë të parandalimit apo kompensimit lidhur me ankesat për zgjatje të tepruar të procedurës në rastet civile.

RAPORTET:

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 20056I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Përzgjedhje e takimeve zyrtare:Më 18 janar 2005, Ombudspersoni u takua me z. Hashim Thaqi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për të diskutuar problemet lidhur me të drejtat e njeriut dhe ardhmërinë e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë (IOK). Ombudspersoni gjithashtu e informoi atë për rekomandimet e aprovuara gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Gjatë takimit, z. Thaqi përsëri-ti mirënjohjen e tij për angazhimet e mëparshme të Institucionit dhe shprehu përkrahjen e tij të vazhdueshme për punën e tij.

Më 21 janar 2005, Ombudspersoni u takua me z. Lutfi Haziri, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, për të diskutuar planet dhe fazën momentale të zhvillimit të kësaj Ministrie të re, në veçanti për çështjet lidhur me kthimet dhe lirinë e lëvizjes të cilat ishin në mesin e prior-iteteve në Standardet për Kosovën.

Më 21 janar 2005, Ombudspersoni u takua me znjsh. Melihate Tërmkolli, Ministre e Shërbimeve Publike, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe çështjet lidhur me pagat e punonjësve të IOK-së.

Më 28 janar 2005, Ombudspersonin e vizitoi Brigadier Gjeneral Richard Rossmanith, Komandant i Brigadës Shumëkombëshe Jug-Perëndim të KFOR-it. Ombudspersoni e azhurnoi Brigadier Gjeneralin Rossmanith për të drejtat e njeriut dhe kushtet e jetës së pakicave dhe diskutoi, në veçanti, situatën e sigurisë dhe angazhimin e KFOR-it në këtë drejtim. Gjithashtu, në takim u theksua edhe situ-ata specifike e pjesëtarëve të bashkësisë serbe të cilët ende ishin duke jetuar në bazën ushtarake të KFOR-it pasi që ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Prizren dhjetë muaj më herët.Brigadier Gjenerali Rossmanith dhe Ombudspersoni u pajtuan të kenë takime

të rregullta për të vazhduar shkëmbi-min e qëndrimeve të tyre për zhvillimet momentale, posaçërisht nga pikëpamja e të drejtave të njeriut, si dhe për ta ndi-hmuar njëri tjetrin nëse për këtë paraqitet nevoja.

Më 31 janar 2005, Ombudspersoni u takua me z. Ibrahim Rugova, Kryetar i Kosovës, për ta informuar rreth rekom-andimeve të aprovuara gjatë mbledhje së APKE-së lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në veçanti për propozimin për krijimin e një Gjykate Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Kryetari dhe Ombudspersoni gjithashtu diskutuan çështje të caktuara lidhur me të ardhmen e IOK-së, posaçërisht në fazën kalimtare gjatë të cilës Institucioni do të bëhej pjesë e strukturave publike qeveri-tare të Kosovës.

Më 1 shkurt 2005, Ombudspersoni u takua me z. Veton Surroi, Udhëheqës i Partisë Politike ORA, për të diskutuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me sun-dimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.Një pjesë e diskutimeve u përqendrua në rekomandimet e fundit të APKE-së rreth forcimit të mekanizmave aq të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ombudspersoni dhe z. Surroi u pajtuan që të mbajnë kontakte të hapura me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit të tyre të mëtutjeshëm.“Udhëheqësit politik si dhe faktori ndërkombëtar në Kosovë duhet të shikojnë rekomandimet e Strasburgut dhe t’i kush-tojnë vëmendjen e merituar. Përkundër disa mendimeve të caktuara, është obligim i të gjithëve, përfshi këtu edhe partitë politike dhe udhëheqësit e tyre, që bëjnë përpjekjet e nevojshme për të përmirësuar situatën e tanishme të pakënaqshme në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Kosovë”, tha Ombudspersoni.

Më 3 shkurt 2005, Ombudspersoni u takua me z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës në atë kohë, për të biseduar në lidhje me sfidat me të cilat do të balla-faqohet qeveria gjatë vitit 2005 në fushat e sundimit të ligjit, shkallën e përgjithshme të sigurisë që ende është nën nivelin mini-mal të standardeve ndërkombëtare, si dhe për çështjen e mbrojtjes së pakicave. Gjithashtu, temë diskutimi ishin edhe reko-mandimet e APKE-së. Ombudspersoni gjithashtu ngriti edhe çështjen e buxhetit të Institucionit të Ombudspersonit, pagat e punonjësve të këtij Institucionit dhe përpjekjet që priten të bëhen nga qeve-ria në këtë drejtim e që do të siguronin vazhdimësinë e Institucionit dhe nivelin profesional të punonjësve të tij.“I uroj qeverisë të Kosovës dhe Kryeministrit suksesin kaq të duhur për këtë vit të rëndësishëm në të mirë të gjithë popullit të Kosovës. Viti 2005 do të jetë vit i shqyrtimit të standardeve, disa prej të cilave pasqyrohen në masë të madhe në punën e Institucionit të Ombudspersonit.

Z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersoni, dhe Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i Kosovës

7Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Dëshiroj të mbështes qeverinë një detyrë kaq të madhe që i është ngarkuar. Gëzohem të dëgjoj përkushtimin e Kryeministrit për të përmirësuar kushtet e bashkësive joshqiptare, në veçanti ato të serbëve dhe romëve që ende janë mjaft dramatike”, tha Ombudspersoni.

Më 3 shkurt 2005, në Prishtinë, Ombudspersonin e vizitoi z. Alexander Alexeev, Ambasador i Federatës së Rusisë në Serbi dhe Mal të Zi, për të shkëmbyer mendi-met në lidhje me çështjet brengosëse të të drejtave të njeriut në Kosovë, në veçanti për situatën e paki-cave serbe dhe rome, në kontekst të zhvillimeve të ardhshme politike.

Më 4 shkurt 2005, Ombudspersoni u takua me z. Nexhat Daci, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar rritjen e bashkë-punimit mes Kuvendit të ri dhe IOK-së.Ombudspersoni bëri një paraqitje të reko-mandimeve të APKE-së, të cilat përsh-kruajnë planet afatgjate për masat dhe nismat institucionale në mënyrë që të forcohet mbrojtja e të drejtave të njeriut në Kosovë. Një nga kushtet është edhe krijimi i një Komisioni për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Ombudspersonit, kompetencat e “Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthime” pranë Parlamentin e Kosovës do të duhej të zgjerohen në mënyrë që këtij komisioni t’i jepet mundësia të shqyrtojë të gjitha projektligjet nga aspekti i të drejtave të njeriut. Kjo do të ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme në lehtësimin e mar-rëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të IOK-së dhe Kuvendit të Kosovës.

Më 7 shkurt 2005, Ombudspersonin e vizitoi z. Craig Jenness, Këshilltar i Lartë i PSSP-së për Çështjet e Minoriteteve, për të diskutuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut në Kosovë, përkatësisht situatën e pakicave dhe të ardhmen e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë.Ombudspersoni përsëriti shqetësimin e tij të thellë në lidhje me çështjen ende të pazgjidhur të ndërprerjes së energjisë elektrike në shumë fshatra. “Është e domosdoshme që çdo shtëpi ta paguajë energjinë elektrike që shpenzon. Megjithatë, duhet t’i kushtohet vëmendja

e duhur edhe nevojave dhe interesave të shumë njerëzve të tjerë të cilët nuk kanë mundësi të kryejnë pagesën për arsye të ndryshme e të bazuara. Gjatë këtyre ditëve

kaq të ftohta, unë mendoj për ato familje të cilat tash e sa javë janë duke mbijetuar disi pa energji elektrike. Situata e tyre duhet të trajtohet si një problem shumë serioz humanitar që kërkon vëmendje urgjente. Duhet të gjendet një zgjidhje, pavarë-sisht nga diskutimi rreth kontratave dhe faturave,” tha Ombudspersoni.

Më 11 shkurt 2005, Ombudspersonin e vizitoi z. Thierry Reynard, Kryesues i Zyrës Franceze në Prishtinë, për ta disku-tuar punën e IOK-së në kontekst të zhvil-limeve momentale.

Më 24 shkurt 2005, zyret e IOK-së në Prishtinë i vizituan z. Tone Dolčič, Zëvendës Ombudsman i Sllovenisë, dhe znjsh. Polona Selič, psikologe në atë Institucion, për t’u takuar me Ombudspersoni dhe për të mbajtur një seminar me punonjësit ligjor të IOK-së.

Më 1 mars 2005, Ombudspersonin e viz-itoi z. Zurab Katchkatchishvili, Kryesuesi i ri i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, për të biseduar rreth IOK-së dhe bashkëpunimit të tij me Këshillin e Evropës.

Më 7 mars 2005, Ombudspersonin e vizitoi z. Marc Fischbach, Ombudsman i Luksemburgut, për të shkëmbyer përvojat dhe për të gjetur mënyrat për bashkëpunim të mëtejshëm. Institucioni i Ombudsmanit në Luksemburg është anëtari më i ri rrjetit të Ombudsmanëve të Evropës.“Forcimi i bashkëpunimit në mes të Institucioneve tona vetëm sa e përforcon

punën tonë. Institucione të tilla ekzistojnë në një rrjet përmes të së cilit ne i këmbe-jmë përvojat tona, por gjithashtu për t’i ndihmuar shpesh herë njëri-tjetrit lidhur

me raste specifike. Edhe nëse nuk kam juridiksion për për të vepruar në një rast specifik, unë kam mundësi që çështjen ta ngrit pranë Ombudspersonit të shtetit përkatës,” tha Ombudspersoni.

Më 7 mars 2005, Ombudspersoni udhëtoi në Beograd dhe pati një drekë pune të organizuar nga z. Tadeusz Diem, Ambasador i Polonisë në Mal të Zi, ku u takua me Ambasadorët në vijim në Serbi dhe Mal të Zi: z. Gerhardt Jandl nga Austria, z. Hugues Pernet nga Franca, z. B.C.A.F van der Heijden nga Holanda, z. Alexander Alexeev nga Federata e Rusisë, z. Mariano Garcia Munos nga Spanja dhe një përfaqësues i Ambasadës

së Mbretërisë së Bashkuar. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i pikëpamjeve në lidhje me situatën në Kosovë si dhe imple-mentimi i standardeve, në veçanti sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Më 14 mars 2005, Ombudspersonin e viz-itoi z. Hidajet Hyseni, anëtar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i Komisionit për Çështje Juridike, Legjislative dhe të Kornizë Kushtetuese, për të diskutuar çështje të ndryshme lidhur me bashkë-punimin mes Institucionit dhe Kuvendit.

Më 21 mars 2005, Ombudspersonin e vizitoi z. Slaviša Kostić, Këshilltar Special i PSSP-së për Kthime, për të vlerësuar zhvillimet lidhur me çështjen e kthimeve – një nga Standardet prioritare. Të dy u pajtuan që në këtë drejtim kishte pasur përparim të pakënaqshëm, të përkeqësuar edhe më tej përmes pengesave të shumta.“As që ka nevojë të thuhet që secili PZhBV ka të drejtë për kthim. Në të njëjtën kohë, shikuar realisht, është vështirë të flitet për një kthim në shkallë të madhe, posaçërisht duke pasur parasysh rezultatet e këtij procesi gjatë viteve të fundit. Megjithatë, është obligim i të gjithë të përfshirëve, në veçanti i bashkësisë ndërkombëtare dhe udhëheqësve të Kosovës, që të garantojnë që kthimet e qëndrueshme të ndodhin edhe nëse rrethi nuk është i gatshëm dhe rretha-nat në terren nuk janë gjithnjë mikpritëse”, tha Ombudspersoni.

Z. Tone Dolčič, Zëvendës Ombudspersoni i Sllovenisë, dhe znjsh. Polona Selič, psikologe në këtë institucion

• Më 9 shkurt 2005, Ombudspersoni, Ombudspersoni dhe z. Ljubinko Todororović, Zëvendës i tij, vizituan komunitetet e Prelluzhës, Batushës dhe Lipjanit të Kosovës qendrore, kryesisht të populluara me serbë, për të vështruar kushtet dhe mënyrat e mbijetimit të banorëve të cilët gati dy muaj jetojnë pa energji elektrike, në temperatura shumë të ftohta.Ombudspersoni dhe zëvendësi i tij u takuan me përfaqësuesit e secilit komunitet për t’i dëgjuar problemet me të cilat ata ballafaqohen si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Gjithashtu, mungesa e ujit ishte edhe një problem serioz për të cilin u dis-kutua. “Si rezultat i ndërprerjeve të energjisë elektrike, kushtet e përgjithshme të këtyre vendbanimeve janë në prag të një katastrofe humanitare. Duhet gjetur një zgjidhje urgjente që do të garantojë që këta njerëz të kenë energji elektrike. Problemet me energji elek-trike, në masë të konsiderueshme, janë pjesë e një problemi më të gjerë me të

cilin përballen serbët dhe komunitetet tjera që nga viti 1999. Në këtë drejtim, duhet të theksoj se në atë kohë një numër i madh i punonjësve serbë të KEK-ut kanë humbur vendet e punës dhe shumë nga ta ende janë duke i vuajtur pasojat e kësaj. Të gjithë ata që kanë të bëjnë me këtë çështje duhet

të tregohen të hapur dhe fleksibilë për të gjetur një zgjidhje të duhur dhe një mënyrë të qëndrueshme veprimi për të ju shmangur zgjidhjeve më lehta të cilat mund të shkaktojnë një krizë shumë të madhe sociale dhe humani-tare,” tha Ombudspersoni.

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 20058I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Ombudspersoni viziton bashkësitë që përballen me ndërprerje të energjisë elektrike

• Më 16 mars 2005, Ombudspersoni u takua me z. Skënder Zogaj, Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës, në zyrën qendrore të IOK-së në Prishtinë, për të biseduar rreth zhvilli-meve të fundit lidhur me problemet e vazhdueshme me energji elektrike në fshatin serb Batushë,. Ombudspersoni kërkoi nga z. Zogaj që të përshkruajë situatën momentale dhe të sqarojë se çfarë hapa kanë ndërmarr autoritetet komu-nale për të gjetur një zgjid-hje të arsyeshme të krizës që kishte pasoja humanitare dhe shoqërore,e me gjasa që të ketë edhe pasoja politike.

Në takim, Ombudspersoni theksoi brengat e tij lid-hur me faktin që në vepri-met e fundit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Komunën e Fushë Kosovës, të për-cjellura me përdorimin e konsiderueshëm të forcës nga ana e pjesëtarëve të Policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, acaronin edhe më tej tensionin ekzistues atje dhe kishin pasur pasoja të padëshiruara. Ombudspersoni vlerësoi lart përpjekjet personale të z. Zogaj për t’i ndihmuar banorët e fshatit Batushë.

Ombudspersoni vlerëson situatën e gjyqësorit në Kosovë

Më 17 mars 2005, si konkludim të vlerësimit të tij të situatës momentale të gjyqësorit në Kosovë, Ombudspersoni u takua me z. Rexhep Haxhimusa, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, në objektin e kësaj Gjykate në Prishtinë.Problemet kryesore që u ngritën gjatë bisedës ishin: numri i vogël i gjykatësve dhe prokurorëve në nivelin e qarkut si dhe në nivelin komunal; problemet e ndryshme me të cilat përballen gjykatat dhe që shkaktojnë zgjatjet e tepruara të procedurës; përkrahja tejet joadekuate financiare, si rezultat i të cilës individët kishin pritur tepër gjatë për vendime gjyqësore; mungesa e vetëdijes së mjaftueshme publike apo politike lidhur me forcimin e administrimit të drejtësisë, që është garantuesi kryesor i sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut të popullsisë.Këto çështje gjithashtu u përsëritën në takimet e mëhershme me kryetarët e Gjykatave dhe Prokurorive të Qarkut në Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Pejë dhe Prishtinë. “Kushtet joadekuate duken të jenë prob-lemi kryesor me të cilin përballet gjyqësori në Kosovë. Kjo kërkon vëmendjen e përqendruar të UNMIK-ut dhe institucioneve vendore. Një gjyqësor i fortë duhet të mbahet si prioritet i lartë në Kosovë”, tha Ombudspersoni.

Banorët serbë të Batushës përshkruajnë situatën në fshatin e tyre

9Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Fituesi i mësimit praktik në IOKOmbudspersoni dëshiron të shprehë mirënjohjen për z. Liridon Shurdhani, që e fitoi mësimin praktik në IOK për periudhën mes 13 janarit – 24 shkurt 2005. Z. Shurdhani u shpërblye me këtë bursë studimi pasi që ishte dalluar gjatë Garave të Kosovës në Raste 2004 në Prishtinë, që i organizoi Shërbimi Botëror Universitar (WUS) i Aus-trisë. Studentët garuan në grupe prej katër anëtarësh për të zgjidhur raste që kishin të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare, në një ushtrim që përbënte një simulim të gjykimit pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Studentët përgatitën argumentet në gjuhën angleze dhe i prezantuan ato gojarisht para një porote speciale.

Institucioni i Ombudspersonit hap zyrën e re në terren në Graçanicë

Në mënyre që të përmirësohet më tej ofrimi i shërbimeve për bashkësitë në Kosovë, Institucioni i Ombudspersonit hapi zyrën e re në terren në Graçanicë, në shkurt të vitit 2005. Kjo zyrë do të jetë posaçërisht e rëndësishme për popullatën serbe e cila ende përballet me vështirësi të caktuara lidhur me lirinë e lëvizjes, duke shtuar këtu edhe problemet e konsiderueshme për të udhëtuar për në zyrën qendrore të IOK-së në Prishtinë. Kryesuese e kësaj zyre do të jetë znjsh. Aleksandra Dimitrijević.Zyra e re do t’i shtohet rrjetit të katër zyrave të ngjashme nëpër rajonet e Kosovës. Momentalisht, Institucioni i Ombudspersonit ka zyre rajonale në Pejë, Gjilan, Prizren dhe në Mitrovicë, përfshirë këtu edhe një nën zyrë në pjesën veriore të Mitrovicës.Zyra në Graçanicë është financuar kryesisht përmes ndihmës speciale të siguruar nga ana e Agjencia

për Zhvillim pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.“Që nga fillimi, brenga ime kryesore ka qenë që të gjithë qytetarët e Kosovës ta kenë të garantuar qasjen e duhur në Institucionin e Ombudspersonit. Nisma për hapjen e zyrës në Graçanicë ndjek mendimin tonë që një pjesë e popullatës që jeton në pjesën qendrore të Kosovës, në veçanti serbët por gjithashtu edhe romët, përballen me vështirësi të caktuara për të pasur qasje në shërbimet e Institucionit. Jam i sigurt që zyra do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për t’u trajtuar ky problem”, tha Ombudspersoni.Ombudspersoni dëshiron ta shfrytëzojë rastin që t’i falënderohet qeverisë së Austrisë për mirëkuptimin e tyre ndaj një nevoje të tillë dhe për kontributin e tyre në përkrahjen financiare të këtij projekti.

Programi i Ombudspersonit për shkëmbime

profesionale

Gjatë muajit shkurt të vitit 2005, në një projekt të për-bashkët të ODHIR (Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut) pranë OSBE-së dhe IOK-së, znjsh. Thëllënza Arifi u zgjedh për t’iu bashkuar departamentit për të drejtat e fëmijëve pranë zyrës së Institucionit të Ombudsma-nit në Shkup të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, si pjesë e shkëmbimit, znjsh. Diturije Elezi, juriste e Institucionit të Ombudsmanit në Maqedoni, u zgjedh të punojë në departa-mentin e hetimeve të IOK-së. Juristet që morën pjesë në këtë shkëmbim ishin të përfshira në të gjitha aktivitetet ditore të Institucioneve nikoqire, duke ndarë ekspertizën e tyre në punën me ankesat, përpilimin e letrave të rekomandimeve dhe hetimet aktive të rasteve. Shkëmbimi i ardhshëm do të ndodhë në qershor të vitit 2005, në bashkëpunim me Ombudsmanin e Malit të Zi.

Z. Marek Antoni Nowicki, Ombudspersoni, me z. Liridon Shurdhani, praktikant në IOK

Punonjësit e zyrës së re të IOK-së në terren në Graçanicë

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 200510I N F O R M A T O R P E R I O D I K

● Më 1 mars 2005, Ombudspersoni i dërgoi një kërkesë urgjente për caktimin e masës së përkohshme znjsh. Melihate Tërmkolli, Ministre e Shërbimeve Publike, duke kërkuar nga z. Tërmkolli të sigurojë që komuna e Gllogovcit të rrënimin dhe largimin e lokaleve afariste që gjenden në rrugën “Skënderbeu” në Gllogovc, veprime që Ombudspersoni i konsideroi të jenë në kundërshtim me një urdhër të gjykatës që, përmes cakti-mit të masës së përkohshme, ia kishte ndaluar Komunës të rrënojë pronën në fjalë deri në marrjen e një aktvendimi përfundimtar mbi këtë çështje.

● Më 2 mars 2005, pasi që nuk kishte pranuar kurrfarë përgjigje nga Ministri i Shërbimeve Publike, Ombudspersoni i dërgoi një kërkesë të ngjashme për caktimin e masës së përkohshme z. Soren Jessen-Petersen, PSSP. Në këtë letër, Ombudspersoni shprehu dyshimin që znjsh. Tërmkolli kishte ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje, pasi që tashmë ishin rrënuar dhjetë aktivitete afariste dhe pritej të vazh-dojë rrënimi i të gjitha të tjerave. Sipas Ombudspersonit, për shkak të kësaj kishte vendosur t’i drejtohej z. Jessen-Petersen në mënyrë të drejtpërdrejt, duke kërkuar nga ai të shfrytëzojë autor-

izimet e tij të jashtëzakonshme si PSSP për të garantuar që të mos rrënohen ndërtesa tjera, së paku derisa Gjykata komunale në Gllogovc të mos marrë një aktvendim përfundimtar mbi këtë çështje. Në këtë letër, Ombudspersoni gjithashtu e theksoi që e konsideronte një sjellje të tillë të Gjykatës komunale në Gllogovc të jetë e papranueshme dhe qartas mospërfillëse ndaj sundimit të ligjit dhe kërkoi nga PSSP që ta marrë parasysh ndikimin shoqëror të këtij rasti, që do ta dëmtonte reputacionin e institucioneve qeverisëse vendore po të lejohej vazhdimi i këtyre veprimeve të paligjshme.

Masat e përkohshme :

Gjatë shkurtit të vitit 2005, Ombudspersoni pranoi shumë ankesa që përfshinin aplikantët që, sipas ven-dimeve të DÇPB-së, ishin urdhëruar të lirojnë banesat që kompanitë e tyre të mëparshme ua kishin ndarë në vitet ’80, por që më vonë u ishin marrë në mënyrë diskriminuese dhe të paligjshme.

Në një rast të tillë, “Fabrika e Amortizerëve”,punëdhënësi i mëparshëm i aplikantes, ia kishte ndarë asaj një banesë në Prishtinë në vitin 1988. Në këtë banesë, aplikantja dhe familja e saj jetuan mes viteve 1990 – 1994. Në vitin 1994, pas humbjes së autonomisë së Kosovës, në vitin 1989, dhe zbatimit të masave të caktuara diskriminuese në të gjitha institucionet në Kosovë, aplikantja dhe familja e saj u dëbuan me forcë nga policia në mungesë të ndonjë urdhri paraprak gjyqësor. Pak kohë pas kësaj, banesa iu nda një ish-kolegu serb të aplikantit. Pas konfliktit të vitit 1999, banesa kishte mbetur e

zbrazët. Në atë kohë, aplikantja dhe familja e saj u kthyen në banesë, ku janë duke jetuar prej atëherë.

● Më 15 shkurt 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër urgjente z. Soren Jessen-Petersen, PSSP, duke theksuar që vetë fakti që aplikantja ishte dëbuar nga banesa e saj përmes një mase të paligjshme dhe diskriminuese në vitin 1994 kishte ngritur dyshime serioze lidhur me vendimin e DÇPB-së për ta dëbuar aplikanten, pasi që dukej që DÇPB, me rastin e marrjes së atij vendimi, nuk i kishte marrë parasysh si duhet të drejtat që aplikantja i kishte fituar më 1988. Pasi që asnjë nga ligjet ekzistuese nuk parashihte mundësinë e çfarëdo forme të ankimit apo çfarëdo mjeti tjetër juridik të rregullt apo të jashtëzakonshëm kundër vendimeve të marra nga Komisioni i DÇPB-së për Kërkesa dhe, në të njejtën kohë, asnjë autoritet administrativ apo gjyqësor nuk mund të ndërhynte në vendimet e tilla,

Ombudspersoni kërkoi nga z. Jessen-Petersen të shfrytëzojë autorizimet e jashtëzakonshme që i janë ngarkuar atij si PSSP përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për të ndalur përmbarimin e procedurës së mund-shme të paligjshme të dëbimit, derisa të mos largohen të gjitha dyshimet lidhur me validitetin e këtyre veprimeve.

Një rast tjetër kishte të bëjë me pesë aplikantë, të cilët gjithashtu pohuan që ndërmarrja e tyre e dikurshme “Ibër Lepenc” ua kishte ndarë atyre banesat në vitin 1986. Në atë kohë, banesat ishin ende duke u ndërtuar. Pas humbjes së autonomisë së Kosovës dhe zbatimit të masave të caktuara diskriminuese nëpër institucione në tërë Kosovën, vendimi për ndarjen e banesave ishte anuluar në vitin 1991. Më vonë në atë vit, pas fillimit të procedurës civile nga ana e aplikantëve, Gjykata e Punës në Prishtinë nxjerri një aktgjykim përmes të cilit e vërtetoi validitetin e vendimit

RASTET QË KISHIN TË BËJNË ME VENDIMET PËR DËBIM TË LËSHUARA NGA KOMISIONI PËR KËRKESA I DREJTORISË PËR ÇËSHTJE PRONËSORE DHE BANESORE (DÇPB)

11Janar - Mars 2005I N F O R M A T O R P E R I O D I K

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Në vijim janë paraqitur disa shembuj nga 27 rastet e zgjidhura me sukses gjatë këtij tremujori pas intervenimit të Institucionit të Ombudspersonit:

• Më 25 shkurt 2005, Ombudspersoni ven-dosi ta fshijë nga lista rastin e një aplikanti kundër Komunës së Vushtrrisë. Aplikanti ankohej për mos-përmbarimin e aktvendimit të prerë të Gjykatës Komunale në Vushtrri lidhur me kompensimin për aplikantin. Pas intervenimit të Ombudspersonit, aplikanti e kishte informuar atë më 31 janar 2005 që kishte arritur ta marrë kompensimin në fjalë.

• Më 4 mars 2005, Ombudspersoni vendosi ta fshijë nga lista rastin e një aplikanteje kundër Komunës së Gjakovës. Aplikantja ankohej që Komuna e Gjakovës kishte dështuar ta kom-pensojë për pronën e saj private që Komuna ia kishte marrë për interes të përgjithshëm. Pas intervenimit të Ombudspersonit, aplikantja e informoi Institucionin që Komuna e kishte kompensuar atë për pronën e eksproprijuar dhe që kjo pronë tani ishte e regjistruar në kadastër nën emrin e saj.

• Më 18 mars 2005, Ombudspersoni vendosi ta fshijë nga lista rastin e një aplikanti, që për-faqësonte 24 persona tjerë, kundër Drejtorisë për Arsim në Komunën e Mitrovicës. Aplikantët ankoheshin që Drejtoria për Arsim në Mitrovicë nuk e kishte përmbaruar akt-vendimin e prerë të Gjykatës komunale në Vushtrri, duke shtuar që Drejtoria refuzon-te të zbatojë urdhrin e Gjykatës Komunale në Mitrovicë lidhur me kompensimin e të ardhurave personale të punonjësve arsimorë që ishin duke punuar në Shkollën Fillore “Trepça” në Mitrovicë. Pas intervenimit të Ombudspersonit, aplikantët e informuan Institucionin që aktgjykimi i prerë i Gjykatës Komunale në Mitrovicë ishte përmbaruar dhe që 24 aplikantët kishin marrë kompensimin përkatës.

Përzgjedhje e rasteve

të zgjidhura me sukses:

fillestar të vitit 1986 për ndarjen e banesave dhe urdhëroi ndërmar-rjen “Ibër Lepenc” t’ua kthejë banesat aplikantëve. Gjykata e Qarkut e refuzoi ankesën e ndër-marrjes ndaj këtij aktgjykimi. Në vitin 1993, prokurori kompetent i qarkut refuzoi të fillojë proce-durën penale kundër aplikantëve, duke theksuar që për këtë nuk shihte ndonjë arsye. Në vitin 1996, Gjykata komunale në Prishtinë urdhëroi që nga banesat të largo-hen persona të caktuar të tretë që ishin duke qëndruar në to në mënyrë të paligjshme, mirëpo drejtoria e ndërmarrjes “Ibër Lepenc” kurrë nuk e përfilli këtë vendim. Për shkak të konfliktit të vitit 1999, aktvendimi i Gjykatës komunale nuk është përmbaruar kurrë.Pas konfliktit, uzurpuesit e paligjshëm u larguan nga Kosova. Si ata, si aplikantët paraqitën kërkesat për kthim në posedim para Komisionit të DÇPB-së për Kërkesa, i cili vendosi në favor të të parëve.

● Më 17 shkurt 2005, Ombudspersoni i dërgoi edhe një kërkesë urgjente z. Jessen-Petersen, në të cilën ngriti bren-gat e njëjta sikur ato të letrës së 15 shkurtit 2005. Duke thek-suar që vlefshmëria e vendimeve mbi ndarjen e banesave u jepte aplikantëve të drejta të caktuara mbi ato banesa, Ombudspersoni kërkoi nga z. Jessen-Petersen që të shfrytëzojë autorizimet që i janë dhënë atij për të garantuar që në këtë rast të ndalet ekzekutimi i vendimit të DÇPB-së derisa të largohen të gjitha dyshimet lidhur me validitetin e këtyre veprime-ve. Ai shtoi që përditë ishte duke pranuar ankesa lidhur me raste të ngjashme në të cilat dëbimi i aplikantëve pritej të ndodhë së shpejti. Ai e bashkëngjiti një listë të rasteve dhe e informoi z. Jessen-Petersen që kërkesa e tij vlente edhe për këto raste.

● Më 25 shkurt 2005, pas një numri të shtuar të ankesave që kishin të bëjnë me temën e ngjashme të lëndës, Ombudspersoni i shkroi një letër më të përgjithshme z. Jessen-Petersen, në të cilën thek-soi që kjo çështje kërkonte konsid-eratë serioze, duke marrë parasysh madhësinë dhe rëndësinë e saj. Ombudspersoni shtoi që, në këto rrethana, do të duhej gjetur një zgjidhje që u përgjigjet kërkesave të administrimit të vëmendshëm dhe të paanshëm të drejtësisë. Udhëzimi për personat e përfshirë që thjeshtë t’u drejtohen gjykatave vendore do të mund të sillte deri te një situatë e përfunduar dhe pa kthim në shumë raste të tilla, pasi që kjo nuk do të ndalte dëbimin e tyre dhe do t’ua mundësonte personave që kanë qëndruar në këto banesa para vitit 1999 që t’i kthejnë ato prona në posedim. Pasi që këta të fundit janë të shumtën serbë, shumë nga banesat në fjalë do të përfundonin në shitje për palë të treta, të cilat pastaj do t’i merrnin këto banesa në mënyrë të ligjshme. Si pasojë e kësaj, person-at që momentalisht jetojnë në këto banesa do t’i humbnin të gjitha të drejtat mbi këto prona. Për këtë arsye, Ombudspersoni rekoman-doi fuqimisht që të ndalen të gjitha procedurat e dëbimit në pritje për t’u përmbaruar në rastet që kishin të bëjnë me vendimet mbi ndarjen e banesave që ishin marrë në vitet ’80 dhe anuluar më vonë gjatë regjimit të Millosheviqit, dhe që këto raste të rishqyrtohen. Në fund të letrës, Ombudspersoni konsid-eroi që, nëse të gjitha të tjerat do të dështonin, atëherë do të duhej të shikohet mundësia e kompensimit përkatës.

Ombudspersoni nuk pranoi kur-rfarë përgjigje në kërkesat e mësipërme. Megjithatë, pasi që aplikantët e përfshirë nuk iu drej-tuan më Institucionit për t’u ankuar rreth dëbimeve të tyre, ai supozon që, së paku momentalisht, proce-durat përmbaruese në kategorinë e mësipërme të rasteve janë ndalur.

Janar - Mars 200512I N F O R M A T O R P E R I O D I K

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Përzgjedhje e rasteve/përgjigjeve dhe intervenimeve

JANAR – MARS 2005

● Më 17 dhjetor 2004, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Ramush Haradinaj, Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, për ta informuar rreth problemeve të cak-tuara që i kishte ngritur një përfaqësues i komunitetit serb në komunën e Obiliqit. Sipas tij, në Obiliq kishin jetuar 6000 serbë, 2000 romë dhe 3000 shqiptarë para luftës së vitit 1999. Përfaqësuesi e theksoi që shumica e serbëve ishin dëbuar pas hyrjes së bashkësisë ndërkombëtare në rajon. Deri në mars të vitit 2004, në komunën e Obiliqit ishin duke jetuar gjith-sej 400 serbë të cilët pastaj ishin dëbuar gjatë ngjarjeve të dhunshme në atë kohë. Katër muaj pas këtyre ngjarjeve të dhun-shme, përafërsisht 100 serbë u kthyen në komunën e Obiliqit. Serbët që ishin kthyer pohonin që rindërtimi i shtëpive të tyre si dhe kthimi i personave tjerë të zhvendo-sur kishte qenë shumë i ngadalshëm. Ata gjithashtu u ankuan rreth mungesës së përgjithshme të sigurisë për këta njerëz në komunën e Obiliqit. Këto çështje sol-lën deri te një brengë e përgjithshme që njerëzit që ishin evakuuar nga fshati Hadë, e që ishin shqiptarë, kishin marrë dëmshpërblim dhe pretendohej që ishin duke i përdorur këto të holla për të blerë shtëpitë e rindërtuara të serbëve në komu-nën e Obiliqit. Ombudspersoni vërejti që këta faktorë do të mund të shpinin deri te një komunë njëetnike. Ombudspersoni e mbylli letrën e tij duke i bërë thirrje z. Haradinaj që të ndihmojë pakicat që të integrohen në jetën shoqërore në komunë.

Më 5 janar 2005, Ombudspersoni pra-noi një letër nga z. Ismet Hashani, kry-etar i Këshillit Komunal të Obiliqit, i cili ofroi një përmbledhje të shkurtë të punës dhe situatës në komunën e Obiliqit. Z. Hashani informoi që liria e lëvizjes kishte arritur nivelin më të lartë të mundshëm, integrimi i komunitetit serb ishte bërë në të gjitha sferat e jetës, duke përfshirë edhe Administratën komunale ku për çdo ditë vijnë në punë 24 punëtorë serbë. Në Plemetin mësojnë bashkë shqiptarët dhe serbët, ku serbët janë të privilegjuar sepse mësojnë në objektin shkollor të ndërtuar me vetëkontributin e të gjithë qytetarëve të Plemetinit, ndërsa shqiptarët mësojnë në kontejnerë. Në qytetin e Obiliqit, nxë-

nësit serbë mësojnë në të njëjtin objekt të rregulluar dhe vetëm në një ndërrim, kurse shqiptarët në një objekt shumë të ngarkuar në dy ndërrim dhe në kushte shumë më të vështira se serbët. Z. Hashani gjithashtu përshkroi që komuniteti serb, sikur edhe të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në komunën e Obiliqit, gëzojnë mbikëqyr-je të shkëlqyeshme shëndetësore, derisa objektin e ri të ambulancës në Plemetin e shfrytëzojnë vetëm personeli i punë-suar serb dhe pacientët serbë. Z. Hashani gjithashtu përshkroi hollësisht përpjekjet për t’u marrë me çështjen e PZhBV-vë serbë dhe krijimin e grupit punues për kthim. Sipas z. Hashani, janë duke u bërë të gjitha përpjekjet që kthimi dhe jeta e serbëve të jenë sa më të mira dhe të qën-drueshme, derisa organet komunale kishin bërë fushatë publike për të parandaluar komunitetin shqiptar nga blerja ose marrja me qira e shtëpive të serbëve. Z. Hashani theksoi që të gjithë ata që mendojnë se Obiliqi është apo duhet të jetë njëetnik gabojnë rëndë, sepse në Obiliq jetojnë një numër i madh i familjeve në shtëpitë dhe banesat e tyre dhe kthimi vazhdon për çdo ditë. Z. Hashani e nxiti Ombudspersonin që të vërtetojë vetë informatat që i kishte ofruar në letrën e tij, dhe ceku që auto-ritetet komunale ishin të gatshme që në çdo kohë për të shqyrtuar çfarëdo çështje, posaçërisht ato në lidhje me komunite-tin serb. Në mbyllje të letrës së tij, z. Hashani theksoi që bashkëpunimi i auto-riteteve komunale me bashkësinë serbe ishte shumë i mirë dhe që ai dhe kolegët e tij ishin duke punuar në vazhdimësi për një të ardhme të mirë për qytetarët e komunës së Obiliqit.

_____________

● Më 11 janar 2005, Ombudspersoni i dër-goi një letër z. Kai Vitrupp, Komisionarit të Policisë së UNMIK-ut, për ta alarmuar për një ankesë të parashtruar në lidhje me mbylljen e rrugës “Mulla Idrizi”, përballë Stacionit Policor në Gjilan, prej vitit 1999. Sipas parashtruesit të ankesës, mbyllja e kësaj rruge, që paraqet një nga rrugët krye-sore në Gjilan, pengon seriozisht lirinë e lëvizjes dhe funksionimin e formave të ndryshme të afarizmit. Para ardhjes së

UNMIK-ut në Kosovë, rruga e lartpërmen-dur kishte qenë e hapur për këmbësorë dhe trafik. Sipas informatave në dispozicion të Ombudspersonit, kërkësa të shumta i ishin drejtuar UNMIK-ut, Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit dhe Këshillit Komunal në Gjilan për ta rihapur këtë rrugë. Deri më atë datë, ende nuk kishte pasur kurrfarë përgjigje në këto kërkesa. Ombudspersoni mbylli letrën duke kërkuar nga z. Vittrup që t’ia ofrojë arsyet për mbylljen e rrugës “Mulla Idrizi” dhe kushtet në të cilat do të ishte e mundshme që kjo rrugë të rihapet në një të ardhme të parashikueshme.

Më 15 mars 2005, Ombudspersoni pra-noi një përgjigje nga z. Vittrup i cili shkroi që Zyra e tij kishin biseduar më z. Colin Atiken, Drejtorin e Operacioneve të Policisë së UNMIK-ut, dhe z. Richard Warren, Zëvendës Komisionarin e Shërbimit Policor të Kosovës, lidhur me mbylljen e rrugës. Z. Vittrup theksoi që si stacioni i policisë, ashtu edhe i tërë rajoni do të barteshin së shpejti nën autoritetin e SHPK-së dhe që Policia e UNMIK-ut do të ndërprente operacionet e saj me përjashtim të një force monitorimi dhe disa njësive të specializuara. Z. Vittrup shkroi që autoriteti mbi ndërtesën ishte në proces të bartjes mbi SHPK-në dhe që z. Warren e kishte lajmëruar zyrën e tij që autoritetet komunale ishin të njohura me situatën dhe ishin duke kërkuar ndonjë lokacion tjetër për policinë. Deri kur kjo të ndodhte, z. Atiken kishte vlerësuar që rruga do të mbetej e mbyllur për shkak të sigurisë së të gjithë atyre që e shfrytëzonin këtë ndërtesë.

_____________

● Më 2 qershor 2004, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Zoran Petrović, Kryetarit të Komisionit Republikan Zgjedhor në Serbi, duke ia drejtuar vëmendjen në fak-tin që, sipas ligjit të aplikueshëm në Serbi, çdo qytetar i Serbisë ka të drejtë vote. Ombudspersoni gjithashtu theksoi që ser-bët që ishin duke jetuar në diasporë nuk kishin pasur problem për të votuar në zgjedhjet e mëparshme. Disa ditë më vonë, Ombudspersoni pranoi një letër nga kry-etari i Komisionit Republikan Zgjedhor në

Serbi, në të cilën ai sqaronte që autoritetet serbe nuk kishin juridiksion ose kompe-tenca në Mal të Zi që do të ua mundësonte të organizojnë pjesëmarrjen në zgjedhje PZhVB-ve që ishin duke qëndruar atje. Kjo e nxiti Ombudspersonin t’i dërgojë një faks urgjent z. Walter Schwimmer, Sekretar i Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, më 8 qershor 2004, për ta informuar atë që PZhVB-të nga Kosova ishin të privuar nga njëra nga të drejtat themelore në një demokraci funksionale. Një kopje e kësaj letre i ishte dërguar edhe Ombudspersonit të Malit të Zi.

Më 11 qershor 2004, Ombudspersoni pra-noi një përgjigje nga z. Schwimmer, me të cilën e informonte që i kishte shkruar z. Vuk Drašković, Ministër i Jashtëm të Serbisë, duke e nxitur që të sigurojë më mënyrë të shpejtë që të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe të Malit të Zi t’u jetë e garantuar pjesëmarrja e tyre e barabartë në procesin demokratik.

Më 20 janar 2005, Ombudspersoni pranoi një përgjigje nga z. Budimir Šćepanović, Zëvendës Ombudsperson i Malit të Zi, përmes së cilës e informonte Ombudspersonin që nuk e kishte harruar letrën e tij të 8 qershorit 2004 drejtuar z. Schwimmer. Z. Šćepanović theksoi që Zyra e Ombudspersonit të Malit të Zi e kishte ngritur këtë çështje para Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Republikan Zgjedhor, duke kërkuar nga ta që ta informojnë nëse u ishin qasur autoritetet kompetente të Serbisë me kërkesë që t’u mundësohet PZhBV-ve të votojnë në Mal të Zi. Në përgjigje, Komisioni Republikan Zgjedhor e kishte informuar Zyrën e Ombudspersonit të Malit të Zi që autoritetet kompetente në Serbi nuk kishin kërkuar nga Komisioni që t’ua mundësojë PZhBV-ve me qën-drim të përkohshëm në Mal të Zi që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme për Kryetarin e Serbisë. Z. Šćepanović theksoi që Komisioni gjithashtu e informoi Zyrën e tij që sipas legjislacionit mbi zgjedh-jet, Komisioni Republikan Zgjedhor nuk kishte kompetenca mbi organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Serbisë. Z. Šćepanović kërkoi ndjesë që nuk e kishte informuar Ombudspersonin menjëherë pas pranimit të informatave të mësipërme.

_____________

● Më 24 nëntor 2004, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Soren Jessen-Petersen, Përfaqësuesit Special të Sekretarit të

Përgjithshëm (PSSP) të Kombeve të Bashkuara, për t’i shprehur brengat e tij rreth mungesës së përkrahjes adekuate për tridhjetë e pesë persona që ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë dhunës së marsit të vitit 2004 dhe të cilët ishin duke qëndruar në 14 konte-jnerë në Graçanicë. Pas dhunës, PZhBV-të në fjalë kishin qëndruar në Kampin e KFOR-it “Slim Lines” dhe pas një kohe të shkurtër ishin rivendosur në Graçanicë ku së pari ishin strehuar në në shkollë, e pastaj në kontejnerët përballë spitalit. Ombudspersoni theksoi që kushtet në kontejnerë tashmë kishin qenë të padu-rueshme gjatë verës, kur një nga ban-uesit kishte vdekur nga sulmi në zemër si rezultat i temperaturave të larta. Situata ishte bërë dëshpëruese pasi që temper-aturat përnjëherë kishin rënë në vjeshtë. Ombudspersoni përshkroi si PZhBV-të ishin duke jetuar në të njëjtat rroba të cilat i kishin pasur veshur kur i kishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që atyre u mungonte ngrohja, rrobat dhe furnizimet e nevojshme për dimër. Ombudspersoni vërejti që edhe pse ata ishin të pajisur me ngrohëse elektrike, ato nuk ishin në funk-sionim për shkak të mungesave të shpesh-ta të energjisë elektrike. Ombudspersoni shtoi që një numër i këtyre PZhBV-ve ishin tashmë të vjetër dhe të sëmurë, disa ishin fëmijë, disa ishin duke vuajtur nga sëmundjet psikike kurse një grua vuante nga epilepsia. Ombudspersoni theksoi që kontejnerët nuk përbënin objekte të për-shtatshme banimi dhe që, deri më atëherë, autoritetet kompetente nuk kishin bërë asgjë për t’i përgatitur ato për dimrin që po afrohej. Ombudspersoni e nxiti PSSP-në që të garantojë që PZhBV-ve tu sigurohen mjetet përkatëse për ta kaluar dimrin, duke marrë parasysh që kthimi i personave të zhvendosur ishte një nga prioritetet më të larta të UNMIK-ut.

Më 27 janar 2005, Ombudspersoni pra-noi një përgjigje në emër të PSSP-së nga z. Abdullah Bojang, përfaqësues i Zyrës së UNMIK-ut për Kthime dhe Bashkësi (ZKB), përmes të cilës e infor-moi Ombudspersonin që duke filluar prej nëntorit të vitit 2004, UNMIK-u kishte ndërmarrë masa për t’u përgjigjur në nevo-jat e dy grupeve specifike të PZhBV-ve në Graçanicë: grupin e njerëzve që ishin duke jetuar në kontejnerë, situatën e të cilëve e kishte theksuar Ombudspersoni, dhe një grup tjetër të individëve të cilët ishin duke jetuar përkohësisht në sallën e edu-katës fizike të Shkollës “Kralj Milutin”. Z. Bojang shkroi që ZKB dhe Administrata Civile e Prishtinës, në koordinim me

Komunën e Prishtinës dhe Kryqin e Kuq të Serbisë dhe Malit të Zi, e kishin ndi-hmuar realizimin e një projekti për të siguruar strehim të përkohshëm dhe një zgjidhje të qëndrueshme për dimrin për PZhBV-të në fjalë. Projekti ishte përfun-duar dhe përkrahur financiarisht nga ana e Qeverisë së Kosovës si pjesë e Programit të Asistencës Qeveritare për Kthimë të UNDP-së. Në dhjetor të vitit 2004, pesëd-hjetë e katër PZhBV-të ishin vendosur në 21 kontejnerë që i kishte siguruar Kryqi i Kuq i Serbisë dhe Malit të Zi. Të gjithë kontejnerët ishin plotësisht të përgatitur për dimë dhe të pajisur me shporetë druri. Gjithashtu, ishte siguruar furnizimi me ujë dhe energji elektrike, kuzhina, lokalet me hapësirë të përbashkët si dhe dalja në ujëra të zeza. PZhBV-ve gjithashtu u ishin siguruar tri metra kub dru për djegie dhe gjësende tjera thelbësorë dhe pritej që të merrnin rroba dimri nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Z. Bojang theksoi kon-tributin prej 10,000 Euro nga Komuna e Prishtinës menjëherë pas dhunës së marsit të vitit 2004, e që ishin të dedikuara në mënyrë specifike për nevojat humanitare të PZhBV-ve.

_____________

● Më 4 shkurt 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Nexhat Daci, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, për ta përsëritur qëndrimin që e kishte shprehur në një takim të mëhershëm me z. Daci lidhur me formimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë Kuvendit të Kosovës. Derisa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve ishte duke ekzistuar brenda Kuvendit për katër vite, deri më tani nuk kishte pasur kurrfarë iniciative për ta formuar një komision që do të ishte përgjegjës për ngritjen e çështjeve tjera të të drejtave të njeriut për të mirë të tërë popullit të Kosovës. Ombudspersoni shkroi që e konsideronte ekzistimin e një komisioni të tillë si parakusht të nevo-jshëm për të siguruar që puna e Kuvendit të Kosovës dhe ligjet e aprovuara nga ky organ të mund të jenë në gjendje të jenë në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ai shtoi që nuk e shihte si të dobishëm formimin e një komis-ioni të ri brenda Kuvendit, por në vend të kësaj sugjeroi zgjerimin e kompetencave të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve në mënyrë që të përfshijnë edhe të drejtat e përgjithshme të njeriut dhe që, në pajtim me këtë, të ndërrohet edhe emri i Komisionit. Ombudspersoni theksoi që përgjegjësitë e reja të Komisionit do të përfshinin, mes tjerash, edhe shqyrtimin e

13Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

PËRZGJEDHJE E RASTEVE/PËRGJIGJEVE DHE INTERVENIMEVE JANAR 2005 – MARS 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 200514I N F O R M A T O R P E R I O D I K

projektligjeve në kuptim të pajtueshmërisë së tyre me vlerat e përbashkëta të të drejtës ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Duke pasur parasysh rëndësinë e një hapi të tillë sa i përket përmbushjes së stan-dardeve, Ombudspersoni e mbylli letrën e tij duke vërejtur që kjo do të forconte dhe lehtësonte në masë të madhe bashkëpuni-min më se të nevojshëm mes Kuvendit dhe Institucionit të Ombudspersonit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

_____________

● Më 5 nëntor 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Don Scott, drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, për ta alarmuar atë rreth situatës së dy të paraburgosurve, në veçanti, të cilët ishin ankuar që në Qendrën e Paraburgimit ende nuk ishin vendosur linjat telefonike të PTK-së, duke e bërë shumë të vështirë komunikimin mes të paraburgosurve dhe avokatëve dhe familjeve të tyre. Për më tepër, dy të paraburgosurit, që ishin të etnicitetit shqiptar, theksuan që nuk kishin mjaft dritë dhe ajër të pastër për shkak se dritaret ishin të mbyllura me pllaka meta-li, që nuk ishte rasti me qelitë në të cilat mbaheshin të paraburgosurit serbë. Dy aplikantët shtuan që dritaret nuk ishin aq të pastra dhe mund të shkaktonin sëmund-je. Të njëjtit të paraburgosur gjithashtu u ankuan që nuk kanë qasje në mjekë dhe staf tjetër mjekësor shqiptar, përkundër faktit që në një mjedis të dalë nga konflikti, siç është Kosova, ishte shumë e nevojshme që të gjithë të paraburgosurit të kenë qasje në stafin mjekësor të cilit i besojnë që do të ofrojë trajtimin përkatës mjekësor. Për më tepër, dy aplikantët u ankuan që nuk mund të pranonin vizita gjatë fundjavës, që do të siguronte që fëmijëve të tyre të mos u duhet të humbin ditët e shkollës. Si dukej, të paraburgosurit serbë ishin të lejuar të pranojnë vizita edhe gjatë fund-javës. Përveç kësaj, aplikantët u ankuan që vizitat e avokatëve të tyre ishin të kufi-zuara. Ombudspersoni e nxiti z. Scott të ndërmarrë masat përkatëse për të garan-tuar që problemeve të ngritura nga të paraburgosurit t’u përkushtohet vëmendja e duhur, posaçërisht duke marrë parasysh numrin e të paraburgosurve shqiptarë që momentalisht mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Më 20 dhjetor 2004, Ombudspersoni pra-noi një letër nga z. Thomas Monaghan, drejtor i Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK-ut, përmes së cilës e informoi që, sipas zyrtarëve të lartë të

Divizionit për Menaxhim Penal (DMP) pranë Departamentit të Drejtësisë, kishte pasur vështirësi lidhur me linjat telefonike që kishin qenë jashtë kontrollit të tyre, por që më vonë ishin arritur të tejkalohen. Si dukej, një linje e re ishte vendosur rish-tas që do të duhej të zgjidhë problemet e mëhershme. Z. Monaghan gjithashtu e informoi Ombudspersoni që ishin larguar objektet metalike që kishin qenë duke i penguar dritaret dhe pamundësuar hyrjen e ajrit dhe dritës nëpër çeli. Lidhur me stafin mjekësor, z. Monaghan theksoi që Departamenti i Drejtësisë zgjedh stafin e tij vetëm në bazë të kualifikimeve, e jo në bazë të nacionalitetit, dhe do të vazh-donte ta bëjë këtë. Në përfundim të letrës, z. Monaghan theksoi që, nga të gjitha qendrat e paraburgimit në Kosovë, vetëm Burgu i Dubravës kishte lokalet për të ofruar vizita gjatë fundjavës dhe e mohoi që Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë kishte ofruar vizita gjatë fundjavës për të burgosurit serbë. Përveç kësaj, vizitat juridike ishin absolutisht të pakufizuara – DMP vetëm kërkonte ndonjë lajmërim paraprak që një avokat dëshiron ta viz-itojë klientin e tij, e që mund të bëhej edhe përmes një thirrje telefonike disa orë para kohës së dëshiruar.

Më 11 shkurt 2005, Ombudspersoni iu përgjigj z. Monaghan duke theksuar që Ombudspersoni pajtohej që emërimi i mjekëve dhe motrave medicinale vetëm në bazë të kualifikimeve dhe profesion-alizmit të tyre ishte një qasje e drejtë dhe e duhur në një shoqëri në të cilën nuk kishte probleme të mëdha mes person-ave të përkatësive të ndryshme etnike. Ombudspersoni shtoi që nuk ishte i bindur nëse një qasje e tillë merrte parasysh dhe pasqyronte sa duhet realitetin në shoqërinë kosovare, që ende ishte duke u shëruar nga një konflikt i armatosur që në masë të madhe ishte bazuar në armiqësitë mes grupeve etnike. Ombudspersoni thek-soi që raporti mes pacientit dhe mjekut mbështetej në besim, që është posaçërisht e vërtetë për të paraburgosurit të cilët janë në pozitë ta zgjedhin mjekun e tyre. Në rrethana të tilla, Ombudspersoni e gjeti të kuptueshme që të burgosurit do t’i besonin vetëm një mjeku të përkatësisë së tyre etnike dhe që e flet gjuhën e tyre. Ai vazhdoi që ky problem nuk ishte i kufizuar vetëm në të paraburgosurit shqiptarë në Mitrovicën veriore, por do të vlente edhe nëse të paraburgosurit serbë apo romë do të mbaheshin në burgjet në Kosovën qendrore. Dukë marrë parasysh realitetet e tilla, Ombudspersoni nxiti z. Monaghan të garantojë që të burgosurve shqiptarë

në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë t’u sigurohet një numër i mjaftueshëm i mjekëve dhe motrave medicinale shqip-tare në të cilët do të mund ta vendosnin besimin e tyre.

Më 14 mars 2005, Ombudspersoni pra-noi një përgjigje nga z. Monaghan në të cilën theksohej që ai kishte bisedu-ar për këtë çështje me autoritetet për-katëse të Divizionit për Menaxhim Penal/Shërbimit Korrektues të Kosovës (DMP/SHKK), përfshirë këtu z. William Irvine, Kryesuesin e tij, dhe znj. Annibale Petrone, Kryesuesen e Shërbimit Mjekësor. Rezultatet e këtyre hetimeve, shkroi z. Monaghan, kishin konfirmuar që punonjës mjekësor në objektet e DMP/SHKK-së në Mitrovicën veriore nuk bënin pjesë pjesëtarët e bashkësisë shqiptare kosovare për shkaqe të sigurisë në komunën e Mitrovicës. Z. Monaghan theksoi që DMP/SHKK kishte zotim të pamohueshëm ndaj përfaqësimit të të gjitha bashkësive në punonjësit e tij, të përbërë të shumtën nga kosovarët, dhe përshkroi në detaje përbërjen e punonjësve sipas bashkësive. Z. Monaghan shtoi që DMP/SHKK kon-firmoi në mënyrë specifike që punonjësit mjekësor në objektin e Mitrovicës veriore ishin duke u ofruar trajtim të shkëlqye-shëm dhe në mënyrë profesionale të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, në pajtim të plotë me Betimin e Hipokratit dhe kodet e etikës. Ai gjithashtu pranoi që traumat e shkaktuara nga konflikti i fundit mund ta arsyetonin refuzimin e një të bur-gosuri apo të paraburgosuri që të trajtohet nga një mjek që i takon një bashkësie të caktuar. Z. Monaghan shkroi që pajtohej me DMP/SHKK-në që një traumë të tillë do të duhej ta vërtetonte, si parakusht, një mjek tjetër me ekspertizën përkatëse, të cilin do ta ftonte drejtori i objektit pas njoftimit nga ana e mjekut kujdestar që një i burgosur apo i paraburgosur po refuzon të trajtohet. Z. Monaghan shkroi që pajto-hej me Ombudspersonin që, kur njëherë të jetë bërë kjo diagnozë, pacientit do të duhej t’i ofrohet trajtimi nga një mjek të cilit ai apo ajo i beson ose, nëse kjo shihet e nevojshme, të bartet pacienti në ndonjë objekt tjetër të DMP/SHKK-së ku është ne dispozicion një mjek i tillë. Z. Monaghan theksoi që ky gjithmonë kishte qenë qën-drimi i DMP/SHKK-së. Megjithatë, z. Monaghan shkroi që nuk pajtohej me praktikën e përgjithshme të sugjeruar nga ana e Ombudspersonit, duke shtuar që një praktikë ose politikë e tillë rrezikonte ta mund rekomandimin e Ombudspersonit, derisa në të njëjtën kohë ishte në kundër-

PËRZGJEDHJE E RASTEVE/PËRGJIGJEVE DHE INTERVENIMEVE JANAR 2005 – MARS 2005

15Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

shtim me parimet demokratike në bazë të të cilave drejtohej DMP/SHKK: rehabilit-imi i të gjithë të burgosurve dhe vazhdimi i paqes sociale brenda dhe jashtë objekteve të paraburgimit, gjatë dhe pas parabur-gimit të një personi në një objekt të DMP/SHKK-së. z. Monaghan shtoi që një qën-drim i tillë do të shkaktonte ankesa të pan-umërta nga të paraburgosurit me prapavija të ndryshme që do të kërkonin të trajtohen nga një mjek apo motër medicinale të DMP/SHKK-së sipas zgjidhjes së tyre, duke rrezikuar seriozisht me paraqitjen e trazirave shoqërore nëpër burgjet dhe qendrat e paraburgimit në mbarë Kosovën. Z. Monaghan konkludoi që në mung-esë të diagnozës së çrregullimit psikik nga stresi post-traumatik, apo për çfarëdo arsye tjetër valide për ta refuzuar trajti-min nga ana e mjekut të DMP/SHKK-së në dispozicion, atëherë i burgosuri dhe i paraburgosuri ende mundej, si çdo i bur-gosur apo i paraburgosur, të heqë dorë nga trajtimi mjekësor i ofruar falas nga ana e DMP/SHKK-së dhe të kërkojë shërbi-met e një mjeku sipas dëshirës së tij apo saj, me kusht që ai ose ajo të mbulojnë shpenzimet përkatëse.

_____________

Më 11 shkurt 2004, Ombudspersoni i dër-goi një letër z. Robert Carolan, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë të Kosovës (KGJPK), për ta informuar që IOK ishte duke punuar në një numër të konsiderueshëm rasteve që kishin të bëjnë me ankesat për zvarritje të procedurës pranë Gjykatave komunale në Kosovë, duke përfshirë këtu Gjykatat komunale në Ferizaj dhe Viti. Ombudspersoni përmendi që një raport mbi situatën në Gjykatën komunale në Prishtinë ishte publikuar në dhjetor të vitit 2004, derisa raporte të ngjashme mbi Gjykatat komunale në Prizren dhe Pejë ishin duke u përgatitur. Ombudspersoni shkroi se si kishte kërkuar vazhdimisht nga kryetarët e gjykatave përkatëse komunale që të njoftohej për arsyet e zvarritjes së procedurës gjyqësore në rastet të caktuara civile. Përgjigjet e tyre ishin zakonisht të njëjta, respe-ktivisht që problemi kryesor ishte mung-esa e gjykatësve të mjaftueshëm për t’u përgjigjur në ngarkesën në rritje e sipër me raste. Ombudspersoni theksoi që, sipas kryetarëve të gjykatave përkatëse komu-nale, ata kishin kërkuar shumë herë nga Këshilli Gjyqësor dhe i Prokurorisë dhe Departamenti i Drejtësisë pranë UNMIK-ut që të rritet numri i gjykatësve në gjykatat e tyre. Megjithatë, në këto kërke-sa nuk kishte pasur përgjigje adekuate.

Ombudspersoni e nxiti z. Carolan të veprojë sipas kërkesave të mësipërme duke e përshtatur numrin e gjykatësve në gjykatat e lartpërmendura komunale me numrin e rasteve në pritje për t’u zgjidhur në këto gjykata, në mënyrë që këto gjykata më në fund të jenë në gjendje të zhvillojnë procedurat gjyqësore në pajtim me garan-citë e përmbajtura në nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me ato që vendosin që procedura gjyqësore duhet të zhvillohet brenda një afati të arsyeshëm kohor.

Më 9 mars 2005, Ombudspersoni pranoi një përgjigje nga z. Carolan në të cilën ai e kishte shqyrtuar, mes tjerash, edhe problemin e zgjatjes së procedurës pranë gjykatave në Kosovë. Në letrën e tij të datës 7 mars 2005, z. Carolan e infor-moi Ombudspersonin që në mënyrë që të zgjidhet problemi i përgjithshëm i zvar-ritjes së tepruar të procedurës gjyqësore në tërë Kosovën, ai e përkrahte një qasje që kishte për qëllim identifikimin e faktorëve që përcaktonin kohëzgjatjen momentale të procedurës, si dhe përmirësimin e mëte-jshëm të kapacitetit të gjykatësve dhe prokurorëve për të zgjidhur dhe drejtuar rastet në mënyrë efektive. Ai gjithashtu e përkrahu idenë e paraqitjes së një plani të ri të strukturës së punonjësve që, duke u bazuar ne kritere objektive dhe gjithëpërf-shirëse, do ta pasqyronte më mirë numrin dhe natyrën e ngarkesave me raste me të cilat përballeshin gjykatat. Z. Carolan e informoi më tutje Ombudspersonin që KGJPK dhe Departamenti i Drejtësisë pranë UNMIK-ut tashmë kishin filluar një seri të iniciativave përkatëse lidhur me zvarritjen e procedurës gjyqësore, siç ishin të ashtuquajturit Menaxhimi i Rrjedhës së Rasteve dhe Projekti i Reduktimit të Vonesave, që ishin të përqendruara në procesin e menaxhimit në gjykata duke përcjellur rastet civile prej parashtrimit deri te rregullimi, dhe në një shqyrtim të reformave procedurale në lidhje me zvar-ritjet që ishin ndërmarrë rishtas në rajonin e Ballkanit, në veçanti reformat ligjore të aprovuara rishtas në Bosnë, të drejtuara në rritjen e efikasitetit dhe zvogëlimin e vone-save në procedurën civile. Departamenti i Drejtësisë gjithashtu do të krijonte disa grupe punuese legjislative me bashkëpu-nëtorët e tij vendorë dhe ndërkombëtarë në mënyrë që të propozojë ndryshime në ligjet momentale mbi procedurën, që do të kishin për qëllim zvogëlimin e kohëzgjatjes së procedurës gjyqësore. Një ekip i përbërë nga specialistët evropianë dhe amerikanë kishte përgatitur rishtas një vlerësim të sistemit gjyqësor dhe të

prokurorisë në Kosovë dhe, duke u bazuar në këtë vlerësim, kishte propozuar një plan të ri të strukturës së punonjësve për tërë sistemin gjyqësor në Kosovë. Nga ky plan pritej të pasqyrojë më mirë nevojat e vërteta momentale dhe të ardhme të punonjësve dhe ishte prezantuar dhe dis-kutuar më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2005. Një specialist ndërkombëtar ishte duke punuar momentalisht në azhurnimin e planit dhe ende duhej të arrihej pajtimi për propozi-min përfundimtar lidhur me strukturën e punonjësve. Për këtë arsye, KGJPK nuk kishte qenë në pozitë të hapë vende pune për gjykata të caktuara. Duke marrë parasysh që angazhimet e mësipërme të natyrës më përfshirëse ofronin bazën më të mirë për t’u marrë në mënyrë efikase me çështjen e zvarritjes së procedurës gjyqësore në Kosovë, z. Carolan e gjeti të arsyeshme që të pritet përfundimi i këtyre angazhimeve.

_____________

● Më 18 shkurt 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Thomas Monaghan, drejtor i Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK-ut, për ta njoftuar rreth një numri të ankesave që e kishte pranuar në lid-hje me kërkesat për dorëzimin e para-shtresave pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare për Mirëbesim. Sipas Ombudspersonit, këto ankesa kryesisht përqendrohen ne faktin që kërkohet që të gjitha parashtresat dhe dokumentet përcjellëse të dorëzuara në gjuhën shqipe apo serbe duhet të jenë të shoqëruara me përkthim në gjuhën angleze të parashtresave dhe dokumenteve përcjellëse. Në të njëjtën kohë, shpenzimet e përkthimeve të duhet të mbulohen nga ana e palës përkatëse. Duke marrë para-sysh faktin që tri gjuhët zyrtare në Kosovë janë gjuha shqipe, serbe dhe angleze, Ombudspersoni konsideroi që secilës nga këto gjuhë duhet t’i jepet rëndësia e njëjtë. Vendosja e obligimit mbi personat që dorëzojnë parashtresat pranë Dhomës së Posaçme që të përkthejnë të gjitha doku-mentet në gjuhën angleze njëkohësisht vendos mbi ta një barrë të konsiderueshme financiare, që sipas mendimit të tij për-bënte një pengesë të panevojshme ndaj ushtrimit të të drejtës së këtyre personave për qasje në gjykatë. Ombudspersoni nxiti Departamentin e Drejtësisë që ta rishikojë nenin 22.7 të Urdhëresës Administrative nr. 2003/13 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 mbi themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që kanë të bëjnë me

PËRZGJEDHJE E RASTEVE/PËRGJIGJEVE DHE INTERVENIMEVE JANAR 2005 – MARS 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 200516I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Agjencinë Kosovare për Mirëbesim për të gjetur një zgjidhje që do të ishte njëlloj e kënaqshme si për gjykatësit e Dhomës së Posaçme, ashtu edhe për palët e përfshira në procedurën pranë saj.

Më 9 mars 2005, Ombudspersoni pranoi një përgjigje nga z. Monaghan në të cilën ai i referohej nenit 22.7 të Urdhëresës Administrative nr. 2003/13 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/13 mbi themelimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare për Mirëbesim, duke theksuar që neni me të vërtetë përmbante kërkesën që para-shtresat të jenë të shoqëruara me një përkthim në gjuhën angleze. Në vazhdim, z. Monaghan citoi dy nenet në vijim 22.8 dhe 22.9, duke theksuar që pala mund t’i paraqesë kërkesë gjykatësit kryesues për t’i kërkuar ndihmë në përkthimin e parash-tresave dhe dokumenteve mbështetës dhe që gjykatësi kryesues gjithashtu mund të urdhërojë që përkthimi i dokumenteve dhe parashtresave nga neni 22.7 të sipërmerren nga Dhoma e Posaçme me shpenzimet e saj, kur ai ose ajo vendos se është e arsye-shme të urdhërojë kështu, duke marrë në konsideratë mjetet e palës. Z. Monaghan shkroi që gjykatësi kryesues i Dhomës së Posaçme kishte pranuar një numër të kërkesave për ndihmë në përkthim, ku secila kërkesë ishte duke u vlerësuar në bazë të veçorive të saj. Z. Monaghan konkludoi që, pasi që legjislacioni mundë-sonte ndihmë në përkthim për palët për të cilat është dëshmuar të jenë duke u përballur me vështirësi financiare, nuk kishte kurrfarë pengese të panevojshme në ushtrimin e të drejtës së secilit per-son për qasje në gjykatë, posaçërisht kur të merret parasysh fakti që shërbimet e Dhomës së Posaçme, së paku për momen-tin, ofroheshin falas.

_____________

● Më 1 dhjetor 2004, Ombudspersoni i dërgoi një letër PSSP-së për ta informuar atë rreth një ankese që e kishte pranuar nga z. Slavisa Dobricanin, kryesues i Zyrës për Ekshumim dhe Identifikim pranë Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovë dhe Metohi, që është përgjegjëse për ekshumimin dhe identifikimin e serbëve dhe joshqiptarëve tjerë të vrarë para, gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Ombudspersoni përshkroi se si z. Dobricanin ishte ankuar që procesi i ekshumimit dhe identifikimit të të mbe-turave të kufomave të serbëve dhe joshq-iptarëve tjerë ishte zhvilluar në mënyrë shumë të ngadalshme. Ombudspersoni

kërkoi nga PSSP që ta shqyrtojë këtë çështje dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të gjetur një zgjidhje të duhur. Ombudspersoni gjithashtu kërkoi nga PSSP që ta informojë rreth reagimit të tij ndaj pohimeve të z. Dobricanin dhe për veprimet që planifikonte t’i ndërmarrë në këtë drejtim.

Më 18 shkurt 2005, Ombudspersoni pranoi një letër nga PSSP, përmes të cilës e informonte që Zyra për Persona të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore (ZPML) e Departamentit të Drejtësisë (DD) pranë UNMIK-ut kishte kryer ekshumime eks-tensive prej kur ishte krijuar në vitin 2002. Sipas PSSP-së, ishin kryer 1170 ekshu-mime të viktimave të të gjitha përkatësive

etnike, pa kurrfarë paragjykimesh. PSSP vërejti që ishte përgjegjësi e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur (KNPP), e jo e ZPML-së, që të krye-jë analizat e ADN-së. PSSP theksoi që ZPML-ja, në raportin e saj të fundit dyv-jetor në atë kohë, e kishte cekur numrin e mostrave të viktimave shqiptare dhe joshqiptare që i ishin dërguar KNPP-së për analiza të ADN-së, si dhe numrin e rezultateve që ishin pranuar. PSSP shtoi që z. Dobricanin dhe/ose përfaqësuesit e tij kishin marrë pjesë personalisht në shumicën e ekshumimeve të të vdekurve në Kosovë. PSSP konkludoi që e konsid-eronte çështjen e personave të pagjetur të jetë e rëndësisë më të madhe dhe që do të vazhdonte të bëjë çdo gjë në fuqinë e tij për ta zgjidhur atë.

_____________

Më 21 shkurt 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër PSSP-së për t’ia dre-jtuar vëmendjen në problemin me të cilin po përballej një numër në rritje e sipër i qytetarëve, të cilët ishin udhë-zuar t’i drejtohen Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për Çështjet lidhur me Kornizën Kushtetuese. Sipas ligjit në fuqi në Kosovë, kjo Odë ishte kompetente të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të caktuara administrative. Ombudspersoni theksoi që, sipas informatave që kishte në dispozicion, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës ia kishte dërguar PSSP-së së dikurshëm një draft të një Udhëzimi Administrativ në maj të vitit 2003. Ky

Udhëzim Administrativ ishte paramen-duar ta rregullojë themelimin dhe punën e organit të lartpërmendur. Sipas Kryetarit të Gjykatës Supreme, ai deri më tani nuk kishte pranuar kurrfarë përgjigje lidhur me këtë draft as nga PSSP në atë kohë, as nga PSSP i tanishëm. Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj çështje dhe që përherë e më shumë njerëz po udhëzoheshin të parashtrojnë ankesat e tyre para Odës së Veçantë që ende nuk ishte funksionale, Ombudspersoni e nxiti PSSP-në që ta informojë për fazën në të cilën në atë kohë gjendeshin përgatitjet për themelimin dhe punën e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për Çështjet lidhur me Kornizën Kushtetuese.

PËRZGJEDHJE E RASTEVE/PËRGJIGJEVE DHE INTERVENIMEVE JANAR 2005 – MARS 2005

Ombudspersoni me z. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës në atë kohë

17Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

_____________

● Më 28 shkurt 2005, Ombudspersoni pranoi një letër nga Dr. Agnes Callamard, Drejtoreshë Ekzekutive e OJQ “Article 19” (Fushata Globale për të Shprehurit e Lirë), në emër të z. Naser Miftari, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, dhe z. Kreshnik Berisha, Drejtor i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim, lidhur me një aspekt të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. Dr. Callamard e nxiti Ombudspersonin që ta përdorë ndikimin e pozitës së tij për ta ngritur çështjen e dispozitave penale të Kosovës mbi veprën kundër nderit dhe autoritetit, që ishin në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes. Dr. Callamard ceku që “Article 19” i kishte dërguar një letër z. Jean-Christian Cady, Zëvendës PSSP-së për Polici dhe Drejtësi pranë UNMIK-ut, për t’ia drejtuar vëmendjen drejt faktit që kishte disa vite që askush nuk ishte bur-gosur për veprën penale kundër nderit dhe autoritetit në vendet me demokraci të vendosur, si dhe për të nxitur autoritetet ndërkombëtare që veprat penale fyerje dhe shpifje të hiqen nga drafti i Kodit Penal në atë kohë dhe të zëvendësohen me dispozitat përkatëse të ligjit civil. Dr. Callamard theksoi që dënimi me burg deri në tre muaj ende parashihej sipas Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe përmendi një rast të kohës së fundit kur një gazetar i Kosovës ishte dënuar me 6 muaj burg pasi që ishte gjetur fajtor për kryerjen e veprës penale të shpifjes kundër Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Prizren, sa për ta vërtetuar gatishmërinë e gjykatave në Kosovë për të shqiptuar dënime të rënda. Sipas Dr. Callamard, sanksionime të tilla nuk ishin në pajtim me kërkesën e proporcionalitetit që e kishte vendosur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dr. Callamard shkroi që “Article 19” po kërkonte heqjen e plotë të dispozitave penale mbi veprën kundër nderit dhe autoritetit dhe në këtë nismë ishin duke e përkrahur tri mandatet ndërkombëtare që ishin themeluar për ta mbrojtur dhe promovuar të drejtën për lirinë e shprehjes. Në letrën e saj, Dr. Callamard gjithashtu shtoi që shtetet tjera ishin duke ndërmarrë hapa për ta filluar dekriminalizimin e veprës kundër nderit dhe autoritetit. Dr. Callamard theksoi që koha kur Kosova po hyn në reforma në një numër të fushave me avancimin e bisedimeve të mundshme për statusin, është sipas besimit të saj koha e duhur që autoritetet ta rishqyrtojnë baraspeshën që duhet arritur mes të drejtës për lirinë e shprehjes dhe të drejtës për reputacion,

duke i përdorur mjetet juridike që dalin nga ligji civil më parë se të përdoren sank-sionime penale. Dr. Callamard shtoi që një shembull në rajon tashmë ishte dhënë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare kur ajo e përkrahu heqjen e dispozitave penale mbi veprën kundër nderit dhe autoritetit në Bosnë, në vitin 2001, dhe i zëvendësoi me ato të ligjit civil mbi veprën kundër nderit dhe autoritetit. Dr. Callamard shkroi që ajo nuk shihte ndonjë arsye përse stan-dardi i njëjtë nuk do të mund të zbatohej në Kosovë dhe e nxiti Ombudspersonin që ta drejtojë vëmendjen e autoriteteve përkatëse të Kosovës kah kjo çështje.

Më 2 mars 2005, Ombudspersoni i shkroi PSSP-së duke e informuar për letrën që është e përmbledhur më lart, në të cilën organizatat e mësipërme e kishin ngritur çështjen e dispozitave penale të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës mbi veprën kundër nderit dhe autoritetit, të cilat, sipas tyre, ishin në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes. Në letrën e tij, Ombudspersoni përsëriti pikat kryesore të theksuara nga ana e “Article 19” në letrën e tyre të përmbledhur më lart. Ombudspersoni shkroi që e përkrahte në tërësi këtë kërkesë dhe kërkoi nga PSSP-ja që të shfrytëzojë autorizimet që i janë dhënë atij për të garantuar që dispozi-tat përkatëse të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës të ndryshohen, në mënyrë që kjo pjesë e ligjit penal të Kosovës në të ardhmen të jetë në pajtim me standardet e përgjithshme ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.

_____________

● Më 11 tetor 2004, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Jean-Christian Cady, ZPSSP për Polici dhe Drejtësi, në të cilën ngriti problemin e përgjegjësisë së gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë në Kosovë. Në letrën e tij, Ombudspersoni përshkroi një rast që i ishte paraqitur atij lidhur me sjelljen e pohuar të pahijshme të një prokurori ndërkombëtar, lidhur me të cilin z. Tadej Rodiqi, ushtrues i detyrës së kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurisë të Kosovës, e kishte konfirmuar vlerësimin e Ombudspersonit që Këshilli Gjyqësor dhe i Prokurorisë kishte kompe-tenca vetëm lidhur me gjyqësorin vendor por jo edhe mbi gjykatësit dhe proku-rorët ndërkombëtarë. Ombudspersoni shtoi që kur e kishte diskutuar këtë çështje me z. Thomas Monaghan, drejto-rin e Departamentit të Drejtësisë pranë UNMIK-ut, dhe e kishte pyetur atë se cili organ është përgjegjës për hetimet mbi

rastet e pohuara për sjellje të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkom-bëtare, as z. Monaghan nuk kishte qenë në gjendje të japë një përgjigje të kënaqshme. Ombudspersoni vërejti që, duke marrë parasysh këtë, nuk mbetej të konkludohet asgjë tjetër përveç asaj se nuk ekziston asnjë organ që është përgjegjës për një detyrë të tillë, që dukej të nënkuptojë që derisa gjykatësit dhe prokurorët vendorë mund të jenë subjekt i hetimeve disiplinore në rast të sjelljes së pahijshme, gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë nuk ishin nën ndonjë mbikëqyrje të tillë. Standarde të tilla të dyfishta dobësonin në masë të madhe përpjekjet e UNMIK-ut për të krijuar një sistem ligjor që ishte në pajtim me parimet dhe vlerat evropiane. Ombudspersoni e mbylli letrën e tij duke kërkuar nga PSSP-ja që ta informojë atë nëse UNMIK-u planifikonte të ndërmarrë çfarëdo masa për t’i dhënë fund kësaj situ-ate të patolerueshme.

Më 1 mars 2005, Ombudspersoni pranoi një përgjigje nga z. Monaghan, përmes së cilës e informoi që Departamenti i Drejtësisë kishte bërë një analizë të kornizës legjisla-tive që kishte të bëjë me emërimin dhe shkarkimin nga detyra të gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Z. Monaghan theksoi që Ombudspersoni e kishte vërej-tur me të drejtë që as Këshilli Gjyqësor dhe i Prokurorisë i Kosovës, as Njësia për Inspeksion Gjyqësor pranë Departamentit të Drejtësisë nuk kryenin kurrfarë funk-sioni mbikëqyrës apo hetues në lidhje me gjykatësit dhe prokurorëve ndërkombëtarë, ashtu si kryenin për gjykatësit dhe proku-rorët nga Kosova. Z. Monaghan shtoi që gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë kryejnë funksionin e tyre sipas mandateve dhe rregullimeve institucionale që dallo-jnë nga ato sipas të veprojnë gjykatësit dhe prokurorët kosovarë. Neni 1 i Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2000/6 rregullon emëri-min dhe shkarkimin e tyre nga detyra dhe u jep atyre autorizimet që t’i ushtrojnë funksionet e detyrave të tyre, duke përf-shirë përgjegjësinë për të zgjedhur dhe marrë përgjegjësi për hetimet e reja dhe të pazgjidhura penale dhe përgjegjësi-në për të zhvilluar hetime penale. Z. Monaghan gjithashtu citoi Nenin 4 të së njëjtës rregullore, duke sqaruar që ai nen parasheh në mënyrë të veçantë shkarkimin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkom-bëtarë për arsye të sjelljes shumë të keqe, dështimit në kryerjen e detyrës për shkak të sjelljes së tyre personale ose tjetër. Z. Monaghan dëftoi që gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë u nënshtrohen rregullave dhe rregulloreve të Kombeve të Bashkuara për sa i përket kryerjes së

PËRZGJEDHJE E RASTEVE/PËRGJIGJEVE DHE INTERVENIMEVE JANAR 2005 – MARS 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 200518I N F O R M A T O R P E R I O D I K

detyrave të tyre profesionale dhe sjelljes personale. Për më tepër, z. Monaghan theksoi që shumica e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë ende ruajnë emërimet e në juridiksionet e shteteve të tyre derisa janë të punësuar në programin e UNMIK-ut për sundimin e ligjit, dhe që këto juridiksione mbajnë kontrollin për-fundimtar ndaj çertifikatave të emërimit dhe punës së tyre. Z. Monaghan pranoi që qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta kenë mundësinë t’i drejtohen një organi rregullator që do të hetonte dhe vendoste mbi pohimet për sjellje të pahijshme pro-fesionale të gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, mirëpo sistemi me anë të cilit ata ishin integruar në sistemin gjyqësor në Kosovë ishte i veçantë dhe i paprecedent në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, z. Monaghan theksoi që Departamenti i Drejtësisë ishte duke shqyrtuar theme-limin e një organi të tillë rregullator, detyra e të cilit do të ishte të dorëzojë rekomandimet e tij autoriteteve kompe-tente për të ndërmarrë masa përkatëse dis-iplinore ndaj gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, respektivisht PSSP-së, administratës së Kombeve të Bashkuara apo juridiksionit të shteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve përkatës ndërkombëtar.

Më 4 mars 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Giuseppe Pisanu, Ministër i Punëve të Brendshme të Italisë, z. Otto Schily, Ministër i Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe znjsh. Barbro Holmberg, Ministre për Migrim dhe Politikë mbi Azilin në Suedi, për ta drejtuar vëmendjen e tyre ndaj situatës të disa refugjatëve nga Kosova me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane që cilët ishin duke qëndruar në shtetet e tyre përkatëse. Ombudspersoni shkroi që kishte pranuar informata që këto shtete paramendonin që në një të ardhme të afërt të kthejnë këta persona në Kosovë. Duke e pasur parasysh situatën në Kosovë, Ombudspersoni i këshilloi fuqishëm që ta rishqyrtojnë një plan të tillë. Ombudspersoni vërejti që shumica e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve jeto-jnë në kushte jashtëzakonisht të vështira në Kosovë dhe që papunësia e lartë në Kosovë ndikon në pjesëtarët e pakicave etnike më shumë se pjesëtarët e shumicës shqiptare. Ai shtoi që romët, ashkalitë dhe egjiptianët kanë qasje tepër të kufizuar në shërbimet publike dhe drejtësi dhe që mundësitë që ata të kenë një jetë normale dhe jetesë të qëndrueshme janë jashtëza-konisht të vogla. Ombudspersoni shkroi që kishte pasur trazira në mars të vitit 2004, gjatë të cilave një turma e dhunshme dhe e zemëruar ka organizuar sulme jo vetëm ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe

por edhe ndaj personave të tjerë të përkatë-sisë etnike joshqiptare. Ombudspersoni vërejti që UNMIK-u, KFOR-i dhe policia vendore nuk kanë mundur të garanto-jnë sigurinë për këta persona në atë kohë. Ombudspersoni vërejti që edhe pse situata e sigurisë situata e përgjithshme e sigurisë ishte përmirësuar deri në një masë pas një viti nga këto trazira, ajo prapë se prapë mbetej e brishtë dhe nuk ua mundësonte personave të përkatësive të mësipërme etnike që të jetojnë një jetë të qetë dhe të sigurt. Ombudspersoni gjithashtu citoi Raportit e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Misionin e Administratës së Përkohshme Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë S/2005/88 të 14 shkurtit 2005, në të cilin theksohej që “Qeveria nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme të dënojë krimet me prapavijë etnike, të vendosë një sistem për të mbikëqyrur dhe dënuar shkeljet e ligjeve për gjuhët dhe të promovojë kulturën e të drejtave të njeriut dhe tolerancës”. Duke u bazuar në këto informata dhe në vlerësimet e përdit-shme të Ombudspersonit për situatën në Kosovë, Ombudspersoni konsideroi që kthimi në Kosovë i personave të përkatë-sisë etnike rome, ashkali dhe egjiptiane në atë kohë do të ishte i përcjellur me rrezik të konsiderueshëm dhe vështirësi për ta. Ai e përfundoi letrën e tij duke përsëri-tur kërkesën e tij që shtetet përkatëse ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre për kthimin e këtyre personave në Kosovë, së paku për një periudhë kohore.

Më 14 mars 2005, Ombudspersoni i dër-goi një letër z. Charles Clarke, Ministrit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, për ta lajmëruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për qëndrimin e tij lidhur me shtete të caktuara që një të ardhme të afërt paramendonin ta realizojnë planin e kthimit në Kosovë të refugjatëve të përkatësisë etnike rome, ashkali dhe egji-ptiane. Ombudspersoni përsëriti çështjet që i kishte ngritur në letrën e tij dre-jtuar Ministrive kompetente të Italisë, Gjermanisë dhe Suedisë që është e përm-bledhur më lart, dhe tërhoqi vërejtjen që kthimi i refugjatëve romë, ashkali dhe egjiptian nuk do të ishte në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ombudspersoni e pranoi një përgjigje të datës 24 mars 2005 nga Dr. Gerhold Lehnguth, kryesues i Departamentit për Migrim, Integrim, Refugjatë dhe Harmonizim Evropian, në emër të z. Otto Schily, Ministër i Brendshëm i Gjermanisë. Në letrën e tij, z. Lehnguth theksoi që kthimi i ashkalive dhe egjiptianëve ishte

ndalur pas trazirave të marsit të vitit 2004. Lidhur me kthimin e romëve, ende vlente Memorandumi për Mirëkuptim i nënshk-ruar mes UNMIK-ut dhe Gjermanisë më 31 mars 2004, me anë të cilit ishte caktuar që pjesëtarët e pakicës rome dhe serbe ishin të përjashtuar nga kthimi deri sa të merrej ndonjë vendim tjetër. Dr. Lehnguth shtoi që qeveria e Gjermanisë ishte ende në kontakt të rregullt me UNMIK-un lid-hur me zhvillimet më të reja dhe që kthi-met bëheshin vetëm pas konsultimeve të ngushta me administratën përgjegjëse të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

● Më 22 mars 2005, Ombudspersoni i dërgoi një letër z. Thomas Monaghan, drejtor i Departamentit të Drejtësisë, për ta informuar rreth ankesave të caktuara nga një numër i banorëve të Kosovës lidhur me përkujdesjen dhe trajtimin joadekuat të personave të varur nga droga në Kosovë. Sipas Ombudspersonit, këto ankesa të shumtën e herëve i kishin parashtruar prindërit apo familjarët tjerë të afërt të personave që konsumonin narkotikë. Ombudspersoni shtoi që e kishte pranuar një peticion nga një numër i qytetarëve në të cilin kishin shprehur shqetësimin e tyre lidhur me sjelljen agresive dhe asociale të kësaj kategorie të individëve në mjedisin ku ata jetojnë. Pasi që shumica e këtyre individëve nuk kishte kryer ndonjë vepër penale, autoritetet kompetente gjyqësore nuk ishin në gjendje të urdhërojnë masa mbrojtëse siç ishte trajtimi i obligueshëm në institucionet shëndetësore. Ombudspersoni vërejti që situata përkeqësohej edhe më tej përmes mungesës së përkujdesjes institu-cionale në Kosovë dhe që, si dukej, një numër i pacientëve që ishin vendosur në institucionet shëndetësore vazhdonin të marrin drogë që mund të sigurohej lehtë nga stërshitësit që vepronin nëpër spitale. Ombudspersoni e mbylli letrën e tij duke kërkuar nga z. Monaghan që ta infor-mojë për veprimet që ai i planifikonte apo tashmë i kishte ndërmarrë për ta zgjidhur këtë çështje.

Më 15 prill 2005, Ombudspersoni pranoi një përgjigje nga z. Monaghan, ku ai paj-tohej me vlerësimin e Ombudspersonit që në Kosovë nuk kishte objekte adekuate për t’u përkujdesur për personat e varur nga droga, qofshin ata të dënuar për ndonjë vepër penale apo jo. Z. Monaghan shkroi që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës do të mund të përgjigjej më mirë në brengat e Ombudspersonit, pasi që Departamenti i Drejtësisë nuk ishte në pozitë të merret me çështjet siç janë qasja në narkotikë nëpër spitale apo sjellja e pacientëve të spitaleve.

● Më 6 – 8 janar 2005, një grup i juristëve të IOK-së morri pjesë në trajnimin “Human Rights Education” në Prishtinë, që e orga-nizuan Qendra Evropiane për Hulumtim dhe Trajnim për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (ETC), Qendra për të Drejtat e Njeriut pranë Universitetit të Prishtinës dhe Shërbimi Botëror Universitar – Austri.

● Më 27 janar 2005, znjsh. Dragana Ristić, juriste e lartë e IOK-së, morri pjesë në “Seminarin mbi mbrojtjen e të dhënave” në Bruksel të Belgjikës, të organizuar nga IREX-i me përkrahje të Komisionit Evropian. Qëllimi i këtij seminari ishte që të ofrohen trajnime dhe këshillime mbi mbrojtjen e të dhënave në tregun e brendshëm.

● Më 18 shkurt 2005, znj. Violeta Rexha-Krasniqi, koordinatore e GDF-së, morri pjesë në një tryezë të rrumbullakët për proce-durat lidhur me besimin e fëmijëve pas shku-rorëzimit të prindërve, të organizuar nga ana e OJQ-së “Norma” në Prishtinë.

● Më 18 – 19 shkurt 2005 dhe 24 – 25 shkurt 2005, z. Naim Krasniqi, kryesues i Zyrës rajonale të IOK-së në Mitrovicë pati fjalën në dy seminare të ndryshme në Prishtinë, që i kishin organizuar Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim dhe Instituti Kosovar për të Drejtën e Organizatave Joqeveritare (IKDO). Z. Krasniqi foli për rolin e IOK-së në procesin e kërkesës për të pasur qasje në dokumentet zyrtare sipas Ligjit mbi Qasjen në Dokumentet Zyrtare, në veçanti lidhur me procedurën e ankimit në rastet kur ndonjë entitet refuzon kërkesën për të pasur qasje në ndonjë dokument zyrtar.

● Më 25 shkurt 2005, juristët e IOK-së morën pjesë në trajnimin profesional të orga-nizuar nga IOK, që e mbajtën përfaqësuesit e Institucionit të Ombudsmanit të Sllovenisë në zyrën qendrore të IOK-së në Prishtinë. Trajnimi kishte të bëjë me aspektet praktike lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

● Më 31 mars 2005, znjsh. Thëllënza Arifi, juriste e GDF-së, morri pjesë në semi-narin që kishte për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut të personave të hen-dikepuar në Kosovë, që u mbajt në Prishtinë dhe e organizoi Asociacioni i Paraplegjikëve dhe Fëmijëve të Hendikepuar të Kosovës (HENDIKOS), me përkrahje nga OHCHR-ja finlandeze.

19Janar - Mars 2005

OM

BU

DS

PE

RS

ON

I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Konferencat dhe trajnimet:

Komentet e publikuara të Ombudspersonit:

Gjatë këtij tremujori, rubrika e dyjavshme e Ombud-spersonit “Në besim” u publikua rregullisht në gazetën e përditshme në gjuhën shqipe Koha Ditore në Kosovë, të për-ditshmen Danas në Beograd, Agjencionin Serb të Lajmeve SRNA në Bosnë dhe publikimin në internet Le Courrier des Balkans në gjuhën frënge. Gjatë kësaj periudhe kohore, “Në Besim” gjithashtu u paraqit në publikimet në internet në gjuhën angleze Institute for War and Peace Reporting dhe Transitions Online.

Titujt përfshijnë:18 mars 2005 “Të jesh apo të mos jesh... gjykatës kosovar” 4 mars 2005 “Sundimi i përfitimit”18 shkurt 2005 “Një shikim i vëmendshëm” 4 shkurt 2005 “Nuk mjafton të jenë burra të mirë”21 janar 2005 “Të padukshmet” 7 janar 2005 “Fëmijët dhe mjedisi”

Komentet mund të gjenden në faqen e internetit: www.ombudspersonkosovo.org

● Më 31 mars – 1 prill 2005, z. Hilmi Jashari, Zëvendës Ombudsperson, morri pjesë në Tryezën e 9-të të Rrumbullakët të Ombudspersonëve Kombëtar të Evropës, që u mbajt në Kopenhagë të Danimarkës. Ngjarjen e organizoi z. Alvaro Gil-Robles, Komisioner për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës dhe z. Hans Gammeltoft-Hansen, Ombudsman i Danimarkës. Z. Jashari ishtë një nga më shumë se njëqind pjesëmarrës nga e tërë Evropa të cilët morën pjesë me qëllim të forcimit të lidhjeve mes Institucioneve të ndryshme të Ombudsmanëve dhe, njëkohësisht, për të zhvilluar lidhjet e IOK-së me Këshillin e Evropës.

Serbët kthehen ngadalë në Kosovë.Një i kthyer i moshuar serb në Grabec

Z. Ixhet Mehmeti, Ombudspersoni i Maqedonisë, z. Jorgo Dhrami, Zëvendës Ombudspersoni i Maqedonisë dhe z. Hilmi Jashari, Zëvendës Ombudspersoni në Kosovë

OM

BU

DS

PE

RS

ON

Janar - Mars 200520I N F O R M A T O R P E R I O D I K

Si të kontaktohet IOK?IOK gjendet në Prishtinë. Në strukturën e tij përfshihen pesë zyre në terren – në

Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe Graçanicë. Zyra në Mitrovicë gjithashtu ka edhe nën-zyrën e saj në pjesën veriore të qytetit.

PRISHTINËInstitucioni i Ombudspersonit në Kosovë, rruga “Agim Ramadani” (ish ndërtesa “Kosovodrvo”) PrishtinëTel: +381 (0) 38 501 401/545 303, Linja urgjente: +381 (0) 38 548 087Fax. +381 (0) 38 545 302Email: [email protected] në internet: www.ombudspersonkosovo.org

GJILAN:Rruga “28 Nëntori”Ndërtesa e Komunës IITel: +381 (0)280 20 843Kryesues i zyrës: z. Goroljub Pavić.

PEJË: Sheshi i Republikës, (ish ndërtesa 17 Nëntori) Kati I, Nr.1Tel: +381 (0)39 32 931Kryesuese e zyrës: znjsh. Iliriana Çollaku .

MITROVICA: Mbretëresha Teuta, pa numër, Zona e Sigurisë Tel: +381 (0)28 30 138Kryesues i zyrës: z. Naim Krasniqi

NËN-ZYRA NË MITROVICËAneksi i Trepçës, Rr. Filip Visnjic Nr. 4 Tel: +381 (0)63 817 44 79 + 377 (0)44 393 181Juriste: znjsh.Miljana Ščekić.

PRIZREN:Rr. “Mosha Pijade”OSCE, II, nr. 20Tel: +381 (0)29 44 200, lok. 109U.D. Kryesues i zyrës: znjsh. Hunaida Pasuli

GRAÇANICË:Tel: +381 (0)63 73 8 73 73+381 (0) 38 64 606Kryesuese e zyrës: znjsh. Aleksandra Dimitrijević

Për të drejtat e juaja!

Z Y R E T R A J O N A L E

Ky Informator Periodik është përgatitur nga

znjsh. Kata Mester, Këshilltare Ndërkombëtare për Media

dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Institucionit të

Ombudspersonit, në bashkë-punim me znjsh. Alice Thomas,

Këshilltare Ndërkombëtare e Drejtorit të Hetimeve.

E përktheu nga gjuha angleze z. Lirak Hamiti, me ndihmë shtesë nga z. Alban Stafai.

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë dëshiron t’i falën-

derohet Qeverisë së Belgjikës për financimin e publikimit të

Informatorit Periodik Tremujor përmes një subvencioni special.

Orari i Ditëve të Hapura me Ombudspersonin (ose Zëvendësin e tij)

PRISHTINË7 prill 200521 prill 20055 maj 200519 maj 20052 qershor 200516 qershor 200530 qershor 2005

PEJË13 prill 20059 maj 20056 qershor 2005

MITROVICË3 maj 200530 maj 200528 qershor 2005

PRIZREN25 prill 200523 maj 200514 qershor 2005

GJILAN18 prill 200512 maj 20059 qershor 2005

GJAKOVË27 prill 200525 maj 200522 qershor 2005

GRAÇANICË23 qershor 2005

Të gjithë të interesuarit për aktivitetet e IOK-së ftohen që të vizitojnë prezentimin e IOK-së në internet në www.ombudspersonkosovo.org në mënyrë që t’i qasen infor-

matave të përfshira në këtë Informator Periodik.www.ombudspersonkosovo.org

[email protected]