64

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI - crca.al i te miturve ne... · 1 Politika Kriminale, E. Elezi dhe V. Hysi, Tiranë 2006, fq 155 2 Po aty, fq 169 - Kriminaliteti i të miturve

  • Upload
    others

  • View
    51

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

1

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRIAnalizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

2

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Udhëhequr nga:

Prof. Asoc. Dr. EDLIRA HAXHIYMERI

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI

Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Qershor 2007, Tiranë

Design dhe shtyp:

ViSi Design

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE

TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

Children’s Human Rights Centre of Albania – CRCA

Botimi i këtij studimi u mundësua nga UNICEF, me mbështetjen e Komisionit Europian dhe Sida

3

Tabela

Tabela 1. Autorë të veprave penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë të 2006

Tabela 2. Të dëmtuar për veprën penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë 2006

Tabela 3. Autorë të veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006

Tabela 4. Të dëmtuar prej veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë 2006

Tabela 5. Të dënuar për vepra penale në Shqipëri (2002-2005)

Tabela 6. Numri i të dënuarve në total dhe i të dënuarve të mitur sipas rretheve gjyqësore(2002 – 2005)

Tabela 7. Lloji i krimeve të kryera nga të miturit (2004 -2005)

Tabela 8. Kundravajtjet penale

Tabela 9. Përmbledhje e faktorëve të riskut të shoqëruar me sjellje kriminale sipas moshave

Tabela 10. Përqëndrimi i popullsisë brenda Njësisë Bashkiake është në zonën e “Bllokut”.

Tabela 11. Institucione Arsimore në zonën e Bllokut

Tabela 12. Të dënuar të mitur në Shqipëri (2002 – 2005)

Tabela 13. Të mitur të dënuar nga Gjykata e Tiranës (2002-2006)

Tabela 14. Llojet e masave të dënimit të dhëna nga Gjykata e Tiranës për të Miturit (2002-2004-2006)

Tabela 15. Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2002, Gjykata e Tiranës

Tabela 16. Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2004, Gjykata e Tiranës

Tabela 17. Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2006, Gjykata e Tiranës

Grafikë

Grafiku 1. Vepra penale kundër personit të kryera gjatë 6 mujorit të parë 2006

Grafiku 2. Vepra penale të kryera kundër pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006

Grafiku 3. Të dënuar për vepra penale në Shqipëri

Grafiku 4. Të dënuar të mitur në Shqipëri (2002 – 2005)

Grafiku 5. Të mitur të dënuar nga Gjykata e Tiranës (2002-2006)

Grafiku 6. Llojet e masave të dënimit të dhëna nga Gjykata e Tiranës për të Miturit (2002-2006)

Lista e tabelave dhe grafikëve

4

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Qendra për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA falenderonzyrën e UNICEF-it në Shqipëri që mundësoi realizimin e këtij studimi. Pa ndihmën ejashtëzakonshme të tyre, ky studim nuk do të ishte bërë i mundur. Në mënyrë tëveçantë falenderojmë z. Leon Shestani, znj. Mirlinda Bushati dhe znj. Floriana Hima,të cilët janë gjendur pranë CRCA me mendimet dhe opinionet e tyre në çdo moment.

CRCA falenderon As Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri për realizimin e këtij studimi, i cilizhvillohet për herë të parë në Shqipëri, përcaktimin e metodologjisë dhe rishikimine vazhdueshëm të përmbajtjes së tij.

Një falenderim i veçantë shkon për Prof. Ismet Elezi, i cili konsultoi kornizën estudimit dhe përmbajtjen e tij.

Ky studim do të kishte qënë i pamundur pa kontributin e vlefshëm të znj. AfërditaDeda, znj. Alma Maksutaj dhe znj. Alma Tafani, të cilat punuan gjatë gjithë kohëspër grumbullimin e të dhënave primare dhe përgatitjen e informacionit bazë mbi tëcilin u realizuan analizat e fenomenit.

CRCA kërkon të falenderojë z. Altin Hazizaj, i cili e rishikoi këtë material në mëshumë se një rast, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në redaktimin etij dhe terminologjinë e studimit, si dhe duke kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtënë studimin e politikës penale ndaj të miturve në Shqipëri.

Një falenderim i veçantë shkon gjithashtu për z. Thornton Barkley dhe z. GuillaumeBigaouette, për të gjithë angazhimin e tyre në rishikimin e këtij materiali në drejtimtë terminologjisë së përdorur, si dhe të redaktimit të studimit në gjuhën Angleze.

Përkëthimi i këtij studimi i bë i mundur nga z. Fatos Rexhaj.

Së fundi, CRCA falenderon të gjithë ata persona, përfaqësues të institucioneveqëndrore dhe vendore, si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe grupeve të ndryshmetë interesit dhe OJF-ve që bashkëpunuan me zyrën tonë, duke ofruar të dhëna,mendime dhe opinione rreth problemit të kriminalitetit tek fëmijët dhe të miturit nëShqipëri.

Falënderime

5

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME ................................................................................................................................ 6

KAPITULLI I - KRIMINALITETI I TË MITURVE DHE FAKTORËT E RISKUT - ............................................................... 7

Vështrim i përgjithshëm .................................................................................................................................................. 7

Konceptet kryesore të kriminalitetit tek të miturit ................................................................................................................ 9

Metodologjia e studimit ................................................................................................................................................. 12

KAPITULLI II - KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI - ................................................................................. 13

Situata e kriminalitetit te te miturve ................................................................................................................................ 13

Dinamika dhe struktura e kriminalitetit ........................................................................................................................... 16

KAPITULLI III - SHKAQET DHE FAKTORËT E RISKUT PËR KRIMINALITETIN TEK TË MITURIT - ......................... 21

Faktorët e përgjithshëm ............................................................................................................................................... 21

MODELI I TIRANES: Faktorët individuale të sjelljes penale tek të miturit ........................................................................ 25

KAPITULLI IV - PROFILI I TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN - ....................................................................... 35

KAPITULLI 5–MASAT PËR PARANDALIMIN E KRIMINALITETIT TEK TË MITURIT- ................................................... 41

Masat e Përgjithshme dhe Masat e Veçanta ................................................................................................................. 41

Politika Penale ndaj të miturve në Shqipëri ................................................................................................................... 44

KAPITULLI 6– MODEL I SUKSESSHËM PARANDALIMI - ........................................................................................... 52

Parandalimi dhe ndërhyrja .......................................................................................................................................... 52

Modeli Socio- Kognitiv i parandalimit ............................................................................................................................ 53

Praktikat më të mira për një ndërhyrje socio-kognitive .................................................................................................. 54

KAPITULLI 7– KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET E STUDIMIT - ..................................................................... 56

Gjetjet dhe konkluzionet e studimit ................................................................................................................................. 56

Rekomandimet e studimit .............................................................................................................................................. 59

ANEKSE .......................................................................................................................................................................... 61

Aneks 1 – Lista e personave të intervistuar .................................................................................................................. 61

Aneks 2 – Bibliografia .................................................................................................................................................. 62

Përmbajtja e studimit

6

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Studimi mbi kriminalitetin tek të miturit në Shqipëri është një përpjekje e parë e cila synon tërealizojë një analizë të situatës aktuale lidhur me këtë fenomen. Përfshirja e fëmijëve dhe tërinjve në aktivitete kriminale është kthyer në një shqetësim për shqiptarët, veçanërisht nëdhjetë vjeçarin e fundit. Studimi i statistikave nga institucionet dhe organizmat qëndrore dhelokale të specializuara dhe përgjegjëse në këtë fushë, tregojnë se në shumë raste shqetësimii publikut është i drejtë. Është evidente që kurba e kriminalitetit të të miturve mbetet konstante.

Për të realizuar këtë qëllim studimi bën një prezantim të përgjithshëm të situatës aktualembështetur në shifra dhe fakte, qartëson konceptet bazë për kriminalitetin tek të miturit, paraqetdhe analizon të dhëna të viteve të fundit për përfshirjen e të miturve në sjellje penale, identifikondhe analizon faktorët nxitës të kriminalitetit tek të miturit, profilizon të miturin në konflikt me ligjinmbështetur në të dhëna të grumbulluara nga intervistat me të mitur që vuajnë dënimet përsjelljet kriminale, sugjeron masa parandaluese për të përmirësuar situatën dhe së fundmi, arrinnë disa konkluzione dhe sugjerime për të gjithë të interesuarit në këtë fushë.

Si i tillë, studimi që po ju paraqesim është një përpjekje jo vetëm për të analizuar shifra dhe faktembi kriminalitetin e të miturve por përbën një dokument që ju vjen në ndihmë specialistëve tëfushës për të kuptuar shkaqet dhe mundësitë e parandalimit të fenomenit, prindërve për tëkuptuar dhe ardhur në ndihmë fëmijëve të tyre me probleme të sjelljes, mësuesve për t’u njohurdhe ndërgjegjësuar për shqetësimet e fëmijëve të moshave të ndryshme, vetë fëmijëve për tëkuptuar shkaqet dhe pasojat e sjelljeve të tyre si dhe të gjithë aktorëve të interesuar për tëkontribuar në përmirësimin e situatës së fëmijëve në Shqipëri.

Për të realizuar studimin është një ndjekur metoda e kryqëzimit të burimeve primare dhesekondare. Kështu, për të grumbulluar të dhëna primare janë shfrytëzuar të gjitha burimetinstitucionale si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme,Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë si dhe intervista me përfaqësues të qeverisjes vendore,të policisë, shkollave, prindër dhe vetë fëmijë në konflikt me ligjin.

Të dhënat dytësore, literatura e përdorur në funksion të analizave, konkluzioneve dherekomandimeve të bëra, është nga më bashkëkohoret në fushën e trajtimit të kriminalitetintek të miturit. Literatura është vendase dhe e huaj.

Studimi përmban ilustrime me histori fëmijësh në konflikt me ligjin si dhe Modelin e Tiranës, sianalizë të faktorëve individualë dhe mjedisorë që nxisin formimin e personalitetit të të mituritnë konflikt me ligjin.

Përmbledhje e përgjithshme

7

Kapitulli I

1. Vështrim i përgjithshëmKy studim është një përpjekje për të realizuar një prezantim të përgjithshëm të situatës sëkriminalitetit mes moshave të reja, duke u ndalur kryesisht tek faktorët e riskut dhe profilin eindividëve që rrezikohen të përshihen në sjellje penale. Në këtë kuadër është e domosdoshmetë qartësohet kufiri i moshës së individëve që janë objekt i këtij studimi. Sipas tekstit të PolitikësKriminale, ‘për personat e moshës nën 18 vjeç, legjislacioni shqiptar përdor termin “i mitur”.Në disa dispozita të tjera përdoret edhe termi “fëmijë”. Në nenin 1 të Konventës për të drejtate fëmijës theksohet se “fëmijë konsiderohet çdo qënie njerëzore nën moshën 18 vjeç, përvecrasteve kur ligji i brendshmë vendos një kufi më të ulët”. Legjislacioni shqiptar si kufirin maksimaltë miturisë ka vendosur moshën 18 vjeç’.1

Në disa vende të Europës Perëndimore, kur studiohet kriminaliteti i të miturve, studjuesitbëjnë dallim ndërmjet të miturve dhe një kategorie të veçantë që po njeh shtrirje të madhe, tëtë ashtuquajturve “të rritur të rinj”. Fjala është për persona të grupmoshës 18 deri në 21 vjeçpor sipas rasteve edhe deri në 23 apo 25 vjeç 2.

Në kontekstin kulturor shqiptar, termat fëmijë dhe i ri përdoren rëndon me diferenca disa vjeçarenga përkufizimet e cituara në paragrafin e mësipërm. Kështu, përgjithësisht, trajtohen dhekonsiderohen si fëmijë individët deri më 16 vjeç, më pas, nga 16 deri më 18 – 20 vjeç, atakonsiderohen si të rinj. Ky dallim në vlerësimet moshore të individëve të përfshirë në sjelljepenale, nuk ka kaluar pa ndikuar edhe studimin tonë. Është kjo arësyeja që gjatë gjithë studimitne do të përdorim në mënyrë të vazhdueshme termat të mitur dhe të rinj në konflikt me ligjinduke synuar prezantimin sa më të mirë të moshave të reja në konflikt me ligjin duke ja përshtaturkufirin moshor të këtij grupi edhe kulturës dhe mentalitetit të mjedisit shqiptar.

Sidoqoftë, sqarimi i kufinjve moshorë për individët e përfshirë në aktivitete kriminale do të nandihmojë për të studjuar dhe identifikluar më mirë dhe më saktë faktorët që ndikojnë tek ata,karakterisitikat e personalitetit të tyre, por edhe masat parandaluese e trajtuese që duhenrealizuar për të ulur efektin e sjelljeve dhe aktiviteteve të tyre.

Përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete kriminale është kthyer në një shqetësim përshqiptarët, veçanërisht në dhjetë vjeçarin e fundit. Studimi i statistikave nga institucionet dheorganizmat qëndrore dhe lokale të specializuara dhe përgjegjëse në këtë fushë, tregojnë se

1 Politika Kriminale, E. Elezi dhe V. Hysi, Tiranë 2006, fq 1552 Po aty, fq 169

- Kriminaliteti i të miturve dhe faktorët e riskut -

Kapitulli I

8

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

në shumë raste shqetësimi i publikut është i drejtë. Është evidente që kurba e kriminalitetitfëminor dhe rinor mbetet konstante, pothuaj e pandryshueshme. Me këtë rast duhet theksuarse shifra të disa viteve më parë sic është p.sh. viti 1997, duhen konsideruar me shumë kujdes,pasi ato janë karakteristikë e një periudhe të pazakontë në jetën shqiptare.

Gjatë gjithë këtyre viteve, rreth 90 për qind e moshave të reja të dënuar janë të akuzuar përvepra penale. Kështu për shembull, gjatë vitit 2005 janë dënuar 289 individë në moshë të re,nga të cilët 258 për vepra penale dhe 31 për kundravajtje. Dënimet e të miturve dhe të rinjvepër kundravajtje kanë pësuar rritje po të krahasojmë shifrat e 2005 me ato të 2004 (31 në2005 dhe 7 në 2004).

Krimi kundër pronës ose vjedhjet konsiderohen si veprat më të shpeshta penale të kryera ngatë miturit dhe të rinjtë.Duke u ndalur tek disa të dhëna më specifike rreth prevalencës së veprës penale midis tëmiturve dhe të rinjve, vëmë re se numri i të miturve të ndaluar për vepra penale krahasuar menumrin e përgjithshëm të popullsisë së kësaj moshe, ka pësuar rënie. Kështu, gjatë vitit 2005shënohen 25 të mitur të ndaluar për 100.000 individë të kësaj moshe. Një vit më parë, në vitin2004, numëroheshin 32 të mitur për 100.000 individë në këtë moshë.

Studimet e bëra në këtë fushë tregojnë se sjellja penale në moshat e reja, më saktësisht nëfëmijëri dhe rini, i kanë rrënjët në ndërveprimin e faktorëve të niveleve të ndryshme: individual,familjar dhe shoqëror. Është kjo arësyeja që për të studjuar fenomenin e kriminalitetit tek tëmiturit dhe të rinjtë duhet të mbështetemi dhe marrim në konsideratë të gjithë faktorët dhe nëtë gjitha nivelet që ato veprojnë.Përshirja e të miturve dhe të rinjve në aktivitete kriminale është e lidhur me faktorë individualë dhetë jashtëm të cilët krijojnë mjedisin për sjelljen penale. Në këto kushte, studimi i rolit të faktorëveindividualë, si karakteristikat fizike dhe ato psikologjike, duhen analizuar në raport dhe nëmarrëdhënie me faktorët e jashtëm si familja, mjedisi social i përgjithshëm, mjedisi në komunitet,cilësia dhe lloji i arsimit, qeverisja dhe eksperincat në zbatimin dhe respektimin e ligjit, etj.

Familja dhe mjedisi familjar i japin formë jetës dhe karakterit të fëmijëve, të rinjve dhe tërriturve, në përgjithësi.Një numër i madh të miturish dhe të rinjsh të përfshirë në vepra penale vijnë nga familjeproblematike. Rritja e kriminalitetit në moshat e reja gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit ështëe lidhur drejtpërsëdrejti edhe me krizën që përjeton familja shqiptare gjatë viteve të tranzicionit.Krimi tek të miturit dhe të rinjtë takohet më shpesh tek ata individë që vijnë nga familje mehistori divorci, dhune, me një prind apo me prind në emigracion. Në mjedise të tilla, me mangësitë konsiderueshme emocionale por edhe materiale, fëmijët dhe adoleshentët nuk marrin dotmodelin për të cilin kanë nevojë në këtë fazë të zhvillimit të tyre. Modelet ose mungojnë fareose janë të deformuar dhe problematikë. Fëmijët ndihen të papërkrahur, të pambështetur, tëneglizhuar, dhe aspak të respektuar. Për më tepër, mjedisi ju afron situata stresuese, tëvështira dhe shpesh të papërballueshme prej tyre.

Përsa i përket përhapjes gjeografike/ territoriale të sjelljeve penale tek të miturit dhe të rinjtë, ajotakohet më shpesh tek individët që jetojnë në mjedise heterogjene. Gjatë periudhës së tranzicionit

9

një numër i konsiderueshëm familjesh kanë lëvizuar nga zonat e thella dhe më pak të thellafshatare drejt qendrave kryesore urbane. Lëvizja e brendshme e popullsisë është nxitur kryesishtnga mungesa e burimeve të jetesës në vendlindjet e tyre. Varfëria ekstreme, papunësia e lartë,mungesa e shërbimeve dhe pamundësia për të gjetur dhe zhvilluar aktivitete jetike, ushqyenkëtë fenomen. Të ardhurit tashmë në zonat urbane, nuk gjetën një realitet shumë më pozitiv nëvendbanimet e reja. Një pjesë e mirë e këtyre vendbanimeve ishin totalisht të papërgatitura përtë përballuar fluksin e të ardhurve. Mungonin investimet dhe përgatitjet më elementare përzona të reja banimi. Të ardhurit, nga ana e tyre, nuk zotëronin aftësi dhe mundësi për të siguruarpunësim dhe mbijetesë në kushtet e reja. Në disa drejtime jeta në këto komunitete ishte edhemë e vështirë për ata. Kostoja e jetës ishte më e lartë. Papunësia vazhdonte. Diskriminimi dhepërjashtimi social ishte evident. Diferencat kulturore bëheshin pengesë për komunikime normale.Popullsia autoktone nuk shprehu ndonjë qëndrim pozitiv për të mbështetur të sapoardhurit.Situata ishte edhe më e rëndë në rastet kur të ardhurit rishtazi zaptuan edhe pronat e popullsisëautoktone. Tendenca për përjashtim u përforcua. Të gjitha sa më sipër krijuan një mjedis që eushqente krimin dhe përfshirjen në aktivitete kriminale.

Shumë studjues të krimit në moshat e reja e vënë theksin tek roli i shkollës. Sistemi arsimorvlerësohet si faktori kryesor për të luftuar varfërinë dhe mungesën e stabilitetit në familje. Shkollaështë vendi ku fëmijët edukohen, formohen dhe rriten. Të miturit dhe të rinjtë e sotëm nuk e kanëmundësinë në 100 për qind të tyre të arrijnë nivelin e dëshiruar arsimor. Varfëria, mungesa etransportit, mungesa e shkollave me konvikte, mungesa e sigurisë, etj e bëjnë të pamundur njëgjë të tillë. Nga ana tjetër, kurrikula e sotme shkollore nuk është ngritur mbi parime të prakticitetitdhe vlefshmërisë jetike. Nxënësit nuk arrijnë të marrin njohuri të vlefshme për t’i përdorur për tëpërmirësuar jetën e tyre. Në këto kushte, për disa prej tyre është më e lehtë të largohen prejshkollës dhe të merren me aktivitete që ndikojnë në përmirësimin e situatës familjare sic mund tëjenë angazhimi me tokën, kujdesi për bagëtinë, shitja në tregun e zonës apo aktivitete te tjera largzonës së banimit deri në përfshirje në aktivitete kriminale si vjedhje, grabitje, shpërndarje dhetransport të bimëve narkotike, etj. Vetëm kështu mund të shpjegohet rritja e vazhdueshme enumrit të të miturve që largohen nga shkolla pa mbaruar arsimin e detyruar.Mësuesit dhe edukatorët ndjehen ende të pamotivuar për të indetifikuar dhe zgjidhur shumënga problemet me të cilat ballafaqohen nxënësit e tyre.

2. Konceptet kryesore të kriminalitetit tek të mituritNë një prezantim të përgjithshëm, kriminaliteti i të miturve nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz tëprofesioneve të ndryshme. Për punonjësit e policisë të miturit dhe të rinjtë me prirje kriminale mundtë jenë thjesht kriminelë nën moshë; për autoritetet shkollore ata janë nxënësit që largohen ngamësimi, ata që janë dembelë dhe shpesh gjenden në tualetet e shkollës duke pirë duhan apo dukemarrë edhe drogë. Për disa prindër delikuentët janë fëmijët e pakontrollueshëm nga prindërit e tyre.Për pronarët e dyqaneve, delikuentë janë të rinjtë që rrijnë gjithë ditën e natën tek qoshja e pallatit.Edhe ekspertët që studjojnë fenomenin dhe që punojnë me fëmijët problematikë nuk arrijnë tëgjejnë konsensus përsa i përket përkufizimit të sjelljes penale tek të miturit. Disa autoritete epërkufizojnë delikuencën si ‘sjellje emocionalisht e çrregulluar’; të tjerë e shikojnë delikuencën si‘sjellje antisociale e vazhdueshme/e qëndrueshme’, specialistë të tjerë e përkufizojnë delikuencënsi ‘sjellje e adoleshentëve në një situatë zhgënjimi përtej çdo lloj kufiri’; disa të tjerë më pragmatistëe përkufizojnë atë si ‘një sjellje që policia do ta konsideronte diviante në çdo lloj rrethane’. Në një

10

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

kuptim të ngushtë ligjor të miturit dhe të rinjtë e përfshirë në sjellje kriminale janë analogët ekriminelëve të rritur.3 Kjo do të thotë se delikuenca e të miturve dhe të rinjve është një status qëpërcaktohet nga gjykata mbi bazë të legjislacionit vendas, mbështetur në provat dhe të dhënat egrumbulluara4. Për më tepër, edhe gjuha e përdorur nga specialistët e fushës, dallon kur ju referohentë miturve. Kështu, një gjykatës për të rritur, në fund të procesit shprehet ‘mbi bazë provash dhefaktesh gjykata ju shpall fajtor dhe ju dënon…’ Në një gjykatë për të mitur, gjykatësi në fund tëprocesit shprehet ‘mbi bazë të provave dhe fakteve unë vlerësoj se jeni djalë apo vajzë delikuent’5.

Konfuzioni që ekziston lidhur me përkufizimin e kriminalitetit tek të miturit nuk ka të bëjë meatë se cili përkufizim është më i saktë por, është më tepër një problem që ka të bëjë mepërpjekjet për të bërë një përkufizim të pranueshëm dhe me pak fjalë për një formë problemisocial që nuk është thjesht çështje sjelljeje.

Në fakt, çdo lloj përkufizimi i kriminalitetit që i shkon përshtat agjensisë, familjes, shkollës, osekomunitetit, është po aq i saktë për kontekstin ku përdoret sa edhe çdo lloj përkufizimi tjetër.Megjithatë, megjithëse një djalë që fqinjët nuk e duan mund të konsiderohet si një delikuentnë atë komunitet, kuptimi i kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë dhe sjelljet përkatëse gjejnëmbështetje në ligj.

Duhet theksuar se ligji nuk mund të përfshijnë dhe të bashkojë të gjitha dallimet dhe përkufizimetqë ekzistojnë mbi këtë lloj sjelljeje. Ekzistojnë variacione përsa i përket sjelljeve të konsideruarasi delikuente, paqartësi përsa i përket sjelljeve të ndaluara, mosmarrëveshje përsa i përketmoshës maksimale dhe minimale të përfshirë në këto sjellje dhe dallime në qëndrimet egjykatave lidhur me këtë fenomen6.

Kriminaliteti tek të miturit dhe të rinjtë ka dy komponentë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin: tëmiturit dhe të rinjtë si autorë të veprës penale dhe të miturit dhe të rinjtë si viktima/ të dëmtuarprej veprës penale.

Fatkeqësisht, në disa raste të miturit dhe të rinjtë kryejnë vepra penale të ngjashme me aktetkriminale të të rriturve sic mund të jenë vrasjet, vjedhjet, plagosjet, grabitje, përdhunimet etj.Është po ashtu fakt se numri i veprave penale që kryhet nga të miturit dhe të rinjtë ështëshumë herë më i lartë se ai që mund të mendojnë bashkëmoshatarët e tyre. Nga studimi i tëdhënave për kriminalitetin fëminor dhe rinor rezulton se krahas individëve të mitur dhe të rinjqë kryejnë vepra penale, një numër të konsiderueshëm në këtë moshë përbëjnë edhe viktimat.Të dhënat tregojnë se veçanërisht adoleshentët janë shpesh, në një masë të konsiderueshme,viktima të veprave penale të kryera nga bashkëmoshatarët e tyre.

3 Introduction to Criminal Justice, Donald J. Newman, Patrick R. Anderson, New York, 1990, fq 5694 Po aty, fq 5695 Po aty, fq 5886 Po aty, fq 588

11

Vrasje 4 4 8

Vrasje në tentativë 2 15 17

Vrasje nga pakujdesia 1 2 3

Tortura 1 1

Plagosje e rëndë me dashje - 11 11

Marrëdhënie seksuale me të mitur 12 2 14

Marrëdhënie seksuale me 14- 18 vjeç 1 4 5

Marrëdhënie seksuale me dhunë 1 2 3

Vepra të turpshme 3 - 3

Rrëmbim/ mbajtje peng - 2 2

Vepra penale të tjera kundër personit 11 106 117

TOTALI 36 148 184

GjithsejFigura e veprës penale Viktima fëmijë

deri në 14 vjeç

Viktima fëmijë 14 -

18 vjeç

Tabela 2. Të dëmtuar për veprën penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë 2006

Vrasje - 5 5

Vrasje në tentativë 1 17 18

Plagosje e rëndë me dashje 4 10 14

Marrëdhënie sek/homoseksuale 6 1 5

Marrëdhënie seksuale me dhunë - 1 1

Vepra të turpshme - 2 2

Vepra penale të tjera kundër personit 12 123 135

Armëmbajtje pa leje - 11 11

TOTALI 23 170 193

GjithsejFigura e veprës penale Fëmijë

deri më 14 vjeç

Fëmijë

14 - 18 vjeç

Tabela 1. Autorë të veprave penale kundër personit gjatë 6 mujorit të parë të 2006

Siç edhe mund të kuptohet nga shifrat, raporti midis numrit të të inkriminuarve në moshë të reështë shumë i përafërt me atë të viktimave të kësaj moshe. Sjellja penale e njërit grup rëndonnë shumicën e rasteve me të njëjtën përmasë tek bashkëmoshatarët e tyre. Është kjo një ngaarësyet më të forta që në studimin e fenomenit këto dy komponentë t’i analizojnë paralelisht.I dëmtuari në një rrethanë të caktuar mund të reagojë duke viktimizuar të tjerë. Pra, ndikimitek njëri tjetri midis dy grupeve, është i mundshëm.

Numri i ulët i të miturve të dëmtuar nga veprat penale të lidhura me pronën shpjegohet mefaktin se mosha e re e tyre nuk ju ka krijuar mundësinë pët t’u bërë pronarë, pra nuk janëende të lidhur me pronën. Të dëmtuar në më të shumtën e rasteve të këtyre veprave penalejanë të rriturit, të cilët gëzojnë aftësinë dhe pjekurinë për të qënë pronarë.

Tabela e mëposhte na krijon mundësinë të kuptojmë raportin mes të inkriminuarve dheviktimave në këtë moshë:

12

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Tabela 3. Autorë të veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006

Vjedhje (ndërmarrje, firma prodhuese) 4 22 26

Vjedhje(lokale tregtie) 14 49 63

Vjedhje (banesa) 20 47 67

Vjedhje (te tjera + makina) 31 70 101

Vjedhje me dhunë 6 13 19

Vjedhje me armë - - -

Shkatërrim i pronës 4 24 28

Totali 79 225 304

Gjithsej

fëmijëFigura e veprës penale Vjedhja

Fëmijë

deri më 14 vjeç

Fëmijë

14 - 18 vjeç

3. Metodologjia e studimitPër të realizuar studimin është një ndjekur metoda e kryqëzimit të burimeve primare me atosekondare. Kështu, për të grumbulluar të dhëna primare janë shfrytëzuar të gjitha burimetinstitucionale si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme,Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë si dhe intervista me përfaqësues të qeverisjes vendore,të policisë, shkollave, prindër dhe vetë fëmijë në konflikt me ligjin.

Në Aneksin 2 të këtij studimi janë paraqitur emrat e të gjithë të intervistuarve që meinformacionin dhe njohuritë e tyre kontribuan në realizimin e këtij studimi.

Të dhënat dytësore, literatura e përdorur në funksion të analizave, konkluzioneve dherekomandimeve të bëra, është nga më bashkëkohoret në fushën e trajtimit të kriminalitetintek të miturit. Literatura e përdorur është vendase dhe e huaj. Për më shumë infromacionrreth burimeve të literaturës së përdorur mund t’i drejtoheni Bibliografisë së studimit.

Në funksion të analizës sa më konkrete dhe realiste të situatës, studimi përmban ilustrime mehistori fëmijësh në konflikt me ligjin si dhe Modelin e Tiranës. Historitë e fëmijëve në konfliktme ligjin kanë shërbyer për të ilustruar karakteristikat e personalitetit të tyre, ndërsa modeli iTiranës u përvijua me synim identifikimin e faktorëve mjedisorë që nxisin krimin tek të miturit.

Tabela 4. Të dëmtuar prej veprave penale ndaj pasurisë gjatë 6 mujorit të parë 2006

Vjedhje lokale tregtie, firma prodhuese dhe banka 1 344

Vjedhje banesa 1 271

Vjedhje të tjera + makina 9 614

Vjedhje me dhunë 4 44

Vjedhje me arme - 20

Shkatërrim i pronës 1 231

TOTALI 16 1524

Figura e veprës penaleViktima fëmijë deri

në 18 vjeç

Gjithsej të

dëmtuar

13

1. Situata e kriminalitetit të të miturveVeprat penale tek të miturit filluan të ravijëzohen dhe të marrin formë më të dukshme dhe mëtë prekshme në fillimin e viteve 90. Theksimi i problemit u shoqërua edhe me rritjen e shqetësimitpër të. Megjithatë, studimet për natyrën, incidencën dhe prevalencën e këtij fenomeni tekmoshat e reja mungojnë edhe sot e kësaj dite. Për studjuesit nuk ka qënë e lehtë sigurimi i tëdhënave, krijimi i praktikave rregjistruese dhe organizuese të të dhënave mbi këtë bazë. Edhepërpunimi dhe interpretimi i të dhënave kërkonte një tjetër mendësi dhe mënyrë konceptiminga ai që ishte përdorur në periudhat kur fenomeni nuk ishte evident dhe shqetësues.

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Brendshme gjatë vitit 2002 janë shënuar gjithsej274 krime nga të mitur, në vitin 2003 numërohen 308, në 2004 gjithsej 320 krime nga të miturdhe në 2005 janë rregjistruar 289 të tilla.

- Kriminaliteti i të miturve në Shqipëri -

Tabela 5. Të dënuar për vepra penale në Shqipëri (2002-2005)

Krahasuar me numrin e krimeve të rregjistruar në këto vite, rezulton se veprat penale tëkryera nga të miturit kanë ruajtur po ato nivele, domethënë janë rritur në raport me rritjen eveprave penale në përgjithësi. Kjo tendencë e rritjes së veprës penale tek të miturit përkrahrritjes së krimit në përgjithësi është e dukshme edhe në qendrat kryesore të vendit.

Kështu, veprat penale të të miturve në Tiranë kanë pësuar këtë kurbë: 56 raste nga 744 tëevidentuara në tërësi për vitin 2002, 36 raste nga 1505 për vitin 2003, 77 raste nga 1529 në vitin2004 dhe 104 nga 1442 në vitin 2005. E shprehur në përqindje situata në Tiranë është si vijon:

Për vitin 2002 veprat penale të të miturve përbëjnë 7.5 përqindPër vitin 2003 veprat penale të të miturve përbëjnë afërsisht 2.4 përqindPër vitin 2004 veprat penale të të miturve përbëjnë afërsisht 5 përqindPër vitin 2005 veprat penale të të miturve përbëjnë rreth 7 përqind të rasteve.

Vlora, një nga qendrat kryesore të banuara dhe e vlerësuar si një nga qendrat me numër mëtë lartë të veprave penale, paraqet situatën e mëposhtme:

Krime 3614 251 5246 259 4654 313 4733 258

Kundra-vajtje 756 23 1382 49 1725 7 1584 31

Totali 4370 274 6628 308 6379 320 6317 289

Nr. i të dënuarve Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004 Viti 2005

Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur

Kapitulli II

14

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Për vitin 2002, nga 323 vepra penale 16 janë kryer nga të mitur, afërsisht 5 përqindPër vitin 2003, nga 263 vepra penale 3 janë kryer nga të mitur, afërsisht 1.1 përqindPër vitin 2004 nga 307 vepra penale 13 janë kryer nga të mitur, afërsisht 4.2 përqindPër vitin 2005 nga 341 vepra penale 5 janë kryer nga të mitur, afërsisht 1.5 përqind

Shifrat e sipërpërmendura për qytetin e Vlorës nuk justifikojnë prezantimin apo perceptiminqë i bëhet shpesh situatës së krimit në përgjithësi, dhe tek të miturit në veçanti në këtë rreth.

Në Elbasan, një nga qendra më të banuara dhe me numër popullsie të konsiderueshëm,situata e krimit tek të miturit paraqitet si më poshtë:

Për vitin 2002 nga 208 veprapenale, 13 janë vepra penale të kryer nga të mitur, afërsisht 6 përqindPër vitin 2003 nga 310 vepra penale, 17 janë kryer nga të mitur, afërsisht 5.5 përqindPër vitin 2004 nga 279 vepra penale, 29 janë kryer nga të mitur, afërsisht 10.4 përqindPër vitin 2005 nga 252 vepra penale, 6 janë kryer nga të mitur, pra afërsisht 2.4 përqind.

Berati është një nga qytetet ku mendohet se ka patur më shumë vepra penale të kryera ngatë miturit, veçanërisht në një periudhë kohore të lidhur me trafikimin e qënieve njerëzore,transportimin dhe shpërndarjen e drogës si dhe krime kundër personit si: vrasje, plagosje apoveprime të mbetura në tentativë. Shifrat e mëposhtme na japin këtë situatë:

Për vitin 2002 nga 157 raste, 5 janë kryer nga të mitur, afërsisht 3 përqindPër vitin 2003 nga 141 raste, 18 janë kryer nga të mitur, afërsisht 12.7 përqindPër vitin 2004 nga 246 raste, 19 janë kryer nga të mitur, afërsisht 8 përqindPër vitin 2005 nga 209 raste, 12 janë vepra të të miturve, ose afërsisht 5.7 përqind.

Këto shifra tregojnë se situata e veprave penale tek të miturit dhe të rinjtë e këtij qyteti ështëshqetësuese, krahasuar edhe me rrethet e tjera. Shifrat tregojnë një situatë jo shumë të ndryshmenë qytete e tjera të mëdha, por situata duket se është më pozitive në qytete me popullsihomogjene dhe më të pakët në numër siç janë për shembull Dibra, Bulqiza, Përmeti apo Pogradeci.

Studimi i të dhënave mbi veprat penale në moshat e reja (të mitur dhe të rinj) na ndihmon tëkuptojmë numrin e të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin në raport me të inkriminuarit nëpërgjithësi, qendrat e banuara ku veprat penale të moshave të reja kanë treguesit më të lartëdhe pse, ndryshimi i kurbës së tyre tek moshat e reja në 4-5 vitet e fundit dhe shkaqet elidhura me to, përmasat e shqetësimit për veprat penale të të miturve si dhe shumë e shumëndërthurje të tjera që do të jenë objekt i studimit tonë.

Në një vështrim dhe krahasim të shpejtë të shifrave na rezulton se veprat penale në moshate reja përbëjnë 6.25 përqind të rateve për vitin 2002 (nga 4370, 274 janë raste të të miturve)

Në vitin 2003 shifra pëson një ulje të lehtë. Veprat penale të të miturve dhe të rinjve shënojnë4.2 përqind të rasteve në përgjithësi (nga 6628, 308 janë raste të të miturve).

Në vitin 2004 shifra mbetet afërsisht e barabartë me atë të një vitit më parë. Nga 6379 raste,320 janë raste të veprave penale të kryera nga të miturit, pra rreth 5 përqind.

15

Tabela 6. Numri i të dënuarve në total dhe i të dënuarve të mitur sipas rretheve gjyqësore në

periudhën 2002 – 2005

Veprat penale të të miturve për vitin 2005 përbëjnë afërsisht 4.4 përqind të veprave penale tëshënuara në total.

Shifrat prezantuese të veprave penale të të miturve dhe të rinjve gjatë katër viteve tëfundit tregojnë qëndrueshmëri të tij. Fenomeni ndonëse nuk ka njohur rritje të ndjeshmembetet shqetësues. Edhe pse rastet e veprave penale në përgjithësi kanë shënuar ulje,kjo nuk ka ndodhur me veprat penale në moshat e reja. Fenomeni bëhet më shqetësuespo të kemi parasysh se vepra penale në këto mosha paralajmëron ritme shumë më të

Rrethet gjyqësore

Berat 157 5 141 18 246 19 209 12

Bulqizë 34 0 136 - 85 0 53 0

Dibër 70 9 186 - 151 2 57 1

Durrës 507 56 955 102 1244 71 855 67

Elbasan 208 13 310 17 279 29 252 6

Fier 309 16 366 20 314 11 390 2

Gjirokastër 31 5 78 7 80 5 33 15

Gramsh 129 5 184 4 166 9 139 3

Kavajë 95 3 165 9 151 3 115 5

Kolonjë 17 1 25 - 48 2 39 7

Korçë 268 15 424 16 480 21 359 9

Krujë 131 1 152 - 157 0 150 1

Kukës 175 16 172 12 189 0 169 0

Kurbin 69 0 190 - 222 0 173 0

Lezhë 104 0 159 - 188 0 149 2

Librazhd 41 4 126 5 121 8 57 2

Lushnje 132 18 184 9 153 9 150 10

Mat 87 0 100 3 107 1 66 6

Mirditë 76 5 130 6 101 7 59 5

Përmet 19 1 50 - 55 0 28 3

Pogradec 65 7 82 - 128 3 126 2

Pukë 105 4 108 - 138 0 101 0

Sarandë 59 0 82 - 122 0 118 7

Shkodër 287 10 31 - 46 19 21 3

Skrapar 36 6 320 31 407 4 400 2

Tepelenë 47 0 49 - 69 0 33 5

Tiranë 744 56 1505 36 1529 77 1442 104

Tropojë 45 2 121 5 107 1 117 3

Vlorë 323 16 263 3 307 13 341 5

Krimet e rënda 64 4 116 3

Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004 Viti 2005

Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur Gjithsej Të mitur

16

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

larta dhe të shumëfishuara në moshat e rritura.

2. Dinamika dhe struktura e kriminalitetitSipas të gjitha studimeve, të miturit e përfshirë në sjellje penale kanë shumë mundësi tëvazhdojnë përfshirjen e tyre në vepra penale. Fëmijët në konflikt me ligjin janë 2 deri në 3herë më shumë të rrezikuar për t’u përfshirë në vepra penale serioze, të dhunshme dhekronike krahasuar me individët që përfshihen në vepra penale në mosha të rritura7.

Studimi i mëtejshëm i shifrave të veprave penale të të miturve zbulon edhe një karakteristikëtjetër. Numri më i lartë i veprave penale të të miturve është i përqëndruar kryesisht në qendratkryesore urbane si Tiranë, Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat. Fenomenimund të interpretohet në disa plane.

Së pari, këto janë qendrat me përqëndrim më të madh të popullsisë. Numri i veprave penaleduhet krahasur me numrin e përgjithshëm të popullsisë dhe numrin e popullsisë në moshë tëre në këto qendra banimi.

Së dyti, këto qendra janë kthyer vitet e fundit në qendra banimi edhe për shumë banorë të zonaverurale dhe të thella malore. Shumë prej të ardhurve janë bërë ose kanë mbartur me vete edhesjellje penale të manifestuara më parë apo të fituara në kushtet e një jete tepër stresuese.

Së treti, qendrat në fjalë janë edhe epiqendra të aktiviteteve sociale, ekonomike prandaj edhembartin mundësi më të mëdha për sjellje antiligjore sic mund të jenë kontrabanda, prostitucioni,grabitja, vjedhja, droga etj. Ky fakt përforcohet po të kemi parasysh se 3-4 nga qytetet me numërmë të lartë kriminaliteti janë edhe pika të kalimit kufitar, si Durrësi, Vlora, Gjirokastra dhe Korça.

Të dhënat e tabelave të mëposhtme do të na ndihmojnë të kuptojmë edhe llojin e veprëspenale që kryhet më shpesh nga të miturit.

7 Child delinquency, May 2003, pg 1

Për studjuesit dhe lexuesit është e lehtë të evidentohet fakti që vepra penale me frekuencë mëtë lartë midis të miturve është vjedhja dhe vjedhja në bashkëpunim në më shumë se një herë.

Për vitin 2004 nga 313 vepra penale, të miturit kanë kryer 94 vjedhje, pra afërsisht 30 përqinddhe po kaq, 97 raste ose 30 përqind vjedhje në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë.Për vitin 2005 nga 258 vepra penale, të miturit kanë kryer 61 vjedhje, ose afërsisht 23 përqind dhe122 vjedhje në bashkëpunim dhe në më shumë se njëherë, ose afërsisht 50 përqind të veprave.

Të dhënat e vitit 2005 të tërheqin vëmendjen për faktin se të miturit rezultojnë me një shifër tëkonsiderueshme të përfshirë në krimin e organizuar. Nëse një vit më parë ata kryenin 30përqind të veprave në bashkëpunim, në 2005 kjo shifër është 50 përqind. Edhe sikur i vetëm,ky fakt mjafton për të vërtetuar tezën tashmë të konsoliduar se inkriminimi më mosha të rejambart rrezikun e përfshirjes në krime më të sofistikuara, më të organizuara dhe më të rëndame forcimin e eksperiencave.

17

76 Vrasje me dashje 6 2

78/1 Vrasje me paramendim 2 -

79 Vrasje në rrethana të tjera cilësuese 2 2

85 Vrasje nga pakujdesia 1 1

88 Plagosje e rëndë me dashje 5 2

88/a Plagosje në gjendje të tronditjes psiqike - 1100/1 Marrëdhënie seksuale me të mitur 1 2

108 Vepra të turpshme 1 2

110/2 Heqja e paligjshme e lirisë 7 -

114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana lehtësuese 1 -

134/1 Vjedhja 94 61

134/2 Vjedhje në bashkëpunim më shumë se një here 97 122139 Vjedhje me dhunë 12 3

140 Vjedhje me armë 4 10

141 Vjedhje me pasojë vdekjen 2 -

142 Sigurimi i mjeteve për vjedhje - 1

143 Mashtrimi 3 3

151 Shkatërrimi i pronës me zjarr 1 -156 Shkatërrimi i rrjetit elektrik 1 -

164 Përplasja e mjeteve të transportit masiv 2 -

172 Kontrabandë me mallra të ndaluar 1 -

183 Fallsifikimi monedhave - 1

174 Kontrabandë me mallra të liçensuara 1 -186 Fallsifikimi i dokumentave 3 1

189 Fallsifikimi i letërnjoftimeve/vizave 14 9

190 Fallsifikimi i vulave/stampave apo vizave 7 9

191 Fallsifikimi i akteve të gjendjes civile 1 2

192/a Zhdukja dhe vjedhja e dokumentave 2 -

236 Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik 4 1243 Goditje ndaj pjesëtarëve të familjes së personit

që kryen një detyrë shtetërore 1 -

278/1 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake de municionit 5 1

278/2 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit 15 9

279 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta 3 1

283 Prodhimi dhe shitja e narkotikëve- - 4290 Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor 4 -

298 Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit - 1

300 Moskallëzim i krimit 8 5

301 Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 1 -

305 Kallzim i rremë 1 1

323 Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit - 1

Totali 313 258

Neni Figura e veprës penale

Tabela 7. Lloji i krimeve të kryera nga të miturit në periudhën 2004 -2005

Të dënuar

të mitur (2004)Të dënuar

të mitur (2005)

18

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Interesant është gjithashtu fakti se përkundrejt pritshmërive dhe paragjykimeve tona përpërfshirjen e të miturve në vepra si plagosje, vrasje, kanosje etj, sipas shifrave të Tabelës Nr.7, ata i gjejmë më të përfshirë në veprën penale të vjedhjes. Ky fakt mund të shpjegohet mepamundësinë e shumë prej tyre për të patur burimet e tyre financiare. Varfëria e familjes,nevojat dhe dëshirat e tyre për para, veshmbathje dhe argëtim, pamundësia për t’i siguruarato me punë dhe aktivitete të ndershme në komunitet, bëhen shtysa që ata të përfshihenshumë shpejt në vjedhje. Në perceptimin e tyre kjo është rruga më e “shpejtë” dhe më e“lehtë” për të siguruar të ardhurat e nevojshme.

Të dhënat e Tabelës Nr. 8 japin një pasqyrë të kundravajtjeve të kryera nga të miturit. Siçedhe mund të vlerësohet nga shifrat, ato nuk përbëjnë një numër të konsiderueshëm krahasuarme veprat e Tabelës Nr. 7. Por nga ana tjetër, këto shifra në rritje deri në 4-5 herë janëshqetësuese. Nga viti 2004 në vitin 2005 numri i kundravajtjeve penale të të miturve ështërritur 4 herë. Kundravajtjet mund dhe duhen konsideruar si treguesit e parë të përfshirjes sëtë miturve në vepra më të rënda penale.

Kjo është arsyeja pse shifrat e vitit 2005 për kundravajtjet penale të të miturve janë shqetësuese.Ky shqetësim rritet po të kemi parasysh se nga 31 kundravajtjet të kryera gjatë 2005, 13 prej tyreose 42 përqind të tyre janë kalim i paligjshmë kufiri. Kjo vepër nuk përbën një shkelje të lehtë. Përmë tepër, ajo është një tregues se i mituri tashmë ka filluar të organizohet për të kryer vepra më tërënda penale.Rritja e numrit të kundravajtjeve nga viti 2004 në vitin 2005 mund të shpjegohet edhe mepraninë e faktorëve socialë dhe politikë siç ishte për shembull kryerja e rrotacionit të pushtetit.Të miturit dhe të rinjtë e përfshirë në aktivitete penale shfrytëzojnë ose i shfrytëzojnë për tëpërfituar nga të gjitha vakumet, mosfunksionimet, dobësitë dhe tensionet që mund të shfaqennë të gjitha nivelet e shoqërisë.

84 Kanosja 2 2

89 Plagosja e lehtë me dashje - 2

90 Dëmtime të tjera me dashje - 2

112 Dhunimi i banesës - 1

205 Prerja e paligjshme e pyjeve 2 1

239 Fyerja për shkak të detyrës - 2

274 Prishja e qetësisë publike - 1

275 Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike - 1

277 Vetëgjyqësia 1 2

291 Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi 1 4

297/1 Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror - 13

306/1 Dëshmia e rreme 1 -

Totali 7 31

Neni Figura e veprës penale

Tabela 8. Kundravajtje Penale

Të dënuar tëmitur (2005)Të dënuar të

mitur (2004)

19

0

50

100

150

200

250

Fëmijë deri më 14 vjeç Fëmijë 14 - 18 vjeç Gjithsej

Armëmbajtje pa leje

Vepra penale të tjera kundër

personit

Vepra të turpshme

Marrëdhënie seksuale me dhunë

Marrëdhënie sek/homoseksuale

Plagosje e rëndë me dashje

Vrasje në tentativë

Vrasje

Grafiku 1. Vepra penale kundër personit të kryera gjatë 6 mujorit të parë 2006

Të dhënat e Grafikut të mësipërm për një periudhë 6 mujore tregojnë se veprat penale mes tëmiturve dhe të rinjve po njohin rritje. Në fund të 6 mujorit të parë të vitit 2006 kemi afërsisht njëshifër të barabartë me fundvitin e 2005. Kjo tregon se veprat penale mes të miturve është njëfenomen serioz që kërkon jo vetëm studime, por edhe ndërhyrje.

Grafiku 2. Vepra penale të kryera kundër pasurisë gjatë 6 mujorit të parë të 2006

Dy grafikët që paraqiten më poshtë, Grafikët 1 dhe 2, prezantojnë të dhëna për veprat penale tëtë miturve gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2006, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme.

0

20

40

60

80

100

120

Fëmijë 14-18

vjeç

Fëmijë deri në

14 vjeç

Vjed

hje

(ndw

rmar

rje,

firm

apr

odhu

ese)

Vjed

hje

(loka

le t

regt

ie)

Vjed

hje

(ban

esa)

Vjed

hje

(tw t

jera

+m

akin

a)

Vjed

hje

me

dhun

w

Vje

dhje

me

arm

w

Shk

atw

rrim

i p

ronw

s

20

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Edhe Grafiku 2 paraqet të dhëna alaramuese. Vepra e vjedhjes së kryer nga të miturit ështënë rritje. Në një periudhë 6 mujore të miturit kanë kryer një shifër disa herë më të lartë vjedhjejese sa dy vite më parë. Edhe në këtë rast provohet teza se të miturit e përfshirë herët nëaktivitete kriminale kanë të gjitha rreziqet të përfshihen dhe të realizojnë një numër më të lartëveprash penale në moshat më të rritura. Të miturit që e mësojnë këtë lloj sjelljeje, nësë nukndihmohen, nëse nuk ndërhyhet për të eleminuar faktorët nxitës, janë të rrezikuar t’i përforcojnëkëto lloj sjelljesh.

Nga intervista dhe bashkëbisedimet me specialistë të policisë dhe gjykatës mësohet se disaprej tyre, në një shifër të konsiderueshme madje, rezulton se shfrytëzohen nga persona tëtjerë, me të cilët bashkëpunojnë për të realizuar veprën penale. Të rriturit përfitojnë nga moshae të miturve dhe mbrojtja ligjore që ata kanë dhe i përdorin për të siguruar frytet e tyre.Shfrytëzimi që ju bëhet të miturve në këtë rast është vetëm njëra anë e problemit. Nga anatjetër, të miturit drejtohen drejt sjelljeve penale, sjellje që ata e modelojnë në moshë shumë tëre dhe e përforcojnë me kalimin e viteve, duke u bërë drejtues të bandave dhe grupeve tëorganizuara kriminale, kur arrijnë në moshë të rritur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të miturit dhe të rinjtë rezultojnë të jenë tëpërfshirë edhe në veprën penale të transportimit apo shpërndarjes së narkotikëve. Ajo qëtërheq vëmendjen në këtë vepër penale, është rritja e ndjeshme e numrit të miturve të përfshirë.Kështu për vitin 2005 të miturit kishin kryer 4.2 përqind të kësaj vepre penale. Vetëm gjatë 6mujorit të parë të vitit 2006 të miturit kanë kryer 10.4 përqind të kësaj vepre, ose e shprehurndryshe nga 124 autorë, 13 prej tyre janë të moshës nga 14 deri më 18 vjeç.

Në përfundim të analizës së situatës së kriminalitetit tek të miturit do të theksonim se përfshirjae të miturve dhe të rinjve në vepra penale po shënon rritje. Të miturit dhe të rinjtë janë përfshirënë vepra penale të ndryshme, të ngjashme me veprat e të rriturve. Qendrat kryesore të banimit,qendrat me popullsi heterogjene dhe me pak burime jetese janë epiqendra ku lulëzon edhekriminaliteti i të miturve. Në të kundërt, qytetet e vogla, me popullsi homogjene, me lidhje tëforta dhe tradicionale, karakterizohen nga ritme të ulta të krimit tek të miturit dhe të rinjtë. Tëmiturit dhe të rinjtë shënojnë shifra të larta në veprën penale të vjedhjes, në të gjitha llojet esaj. Kundravajtjet e tyre janë në rritje dhe duhen konsideruar si shenjat e para për përfshirjenë sjellje penale. Po ashtu, përfshirja në veprën penale të shpërndarjes apo përdorimit tënarkotikëve është tepër shqetësuese.

Ndryshimet sociale, ekonomike dhe politike, mungesa e stabilitetit dhe vakumet e krijuara ngamosfunksionimi apo keqfunksionimi qoftë edhe i segmenteve të caktuara të institucionevedhe organizmave të specializuara, reflekton në numrin e veprave penale edhe tek të mituritdhe të rinjtë në Shqipëri.

21

1. Faktorët e përgjithshëmShumë nga faktorët e kriminalitetit tek të miturit duket se janë të ndryshëm nga faktorët qënxisin kriminalitetin tek të rinjtë. Faktorët nxitës të kriminalitetit në moshat e reja duket se janëmë shumë me natyrë biologjike, të natyrës individuale dhe familjare. Tek të rinjtë rolin nxitëse marrin faktorët socialë, të grupit ku ata bëjnë pjesë dhe për rrjedhojë shumë nga sjelljetkriminale janë të fituara / të mësuara.

Sidoqoftë, natyra dhe forca kauzale e faktorëve të riskut mbetet për t’u vërtetuar dhe asnjëfaktor i vetëm nuk mundet të shpjegojë kriminalitetin tek të miturit dhe të rinjtë. Në të kundërt, samë i madh numri i faktorëve të riskut (p.sh. kujdesi i pakët prindëror i gërshetuar me rezultatete dobta në mësime) ose sa më e gjërë fusha e veprimit të faktorëve (risku në familje apo nëshkollë), aq më e madhe mundësia për t’u përfshirë në sjellje kriminale në mosha të reja.

a) Faktorë të hershëmNë moshat e reja (periudha parashkollore dhe mosha e re shkollore) faktorët e riskut kanënatyrë individuale dhe familjare. Tregues të veçantë, siç janë agresiviteti ose niveli i lartë iimpulsivitetit, ose të kërkuarit e vëmendjes, janë produkte të shumë influencave që fillojnënga geni deri tek mjedisi ku rritet fëmija. Agresiviteti provohet të jetë treguesi më i mirë isjelljes së ardhshme kriminale. Nga të gjitha studimet e bëra në botë rezulton se fëmijët mesjellje agresive që në moshat fare të reja, madje që në kopësht, kanë rezultuar të jenëadoleshentë dhe të rinj të përfshirë në vepra penale.

Sjelljet anti-sociale të takuara në moshat e reja janë gjithashtu një tregues i kriminalitetit nëmoshat e rritura. Ky fakt është më shumë i lidhur me sjelljen penale të takuar tek djemtë.

Loeber8, një nga studjuesit e sjelljes penale në moshat e reja, pohon se të miturit dhe të rinjtë qëpërfshihen në dhunime të pronës apo në sjellje të dhunshme shfaqin disa nga sjelljet e mëposhtme:

- kanë probleme të sjelljes që në moshën parashkollore;- kanë sjellje agresive dhe problematike, si tendeca për të gënjyer dhe vjedhur;- kanë sjellje hiperaktive dhe impulsive që në moshat e reja.

- Shkaqet dhe Faktorët e riskut për kriminalitetintek të miturit -

8 Loeber, 1988

KapitulliIII

22

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Përveç sjelljeve të hershme anti-sociale, karakteristikat e familjes janë sinjalizues tërëndësishëm për një përfshirje të hershme në sjelljet penale. Numri i faktorëve të riskut brendafamiljes dhe koha gjatë të cilës fëmija ekspozohet ndaj këtyre faktorëve, është gjithashtu erëndësishme. Disa nga karakteristikat e familjes që mund të kontribuojnë në kriminalitetin ehershëm tek të miturit dhe të rinjtë janë si më poshtë:

- prindër me sjellje antisociale- prindër me eksperienca të abuzimit të substancave- prindër me probleme të theksuara të shëndetit mendor- praktika të varfëra prindërimi që karakterizohen nga mungesa e kujdesit të nevojshëm

apo mungesa e përforcimeve pozitive në sjelljen e fëmijës- ekzistenca e formave të dhunës fizike- histori të dhunës në familje- familje me përmasa të mëdha (me shumë anëtarë ku mungon vëmendje për anëtarët

e rinj të familjes).

Shumë nga këta faktorë të lidhur me familjen ndërveprojnë me faktorë të sistemeve të tjera, siçjanë grupi i bashkëmoshatarëve dhe komuniteti. Pavarësisht këtij fakti, studimet më të funditlidhur me kriminalitetin në moshat e reja theksojnë rolin dhe ndikimin shumë të fuqishëm tëfaktorëve të lidhur me familjen si: përmasat e saj, mungesa në prindërim dhe prindër antisocialë.

b) BashkëmoshatarëtNë të vërtetë, për të vërtetuar rolin dhe ndikimin e bashkëmoshatarëve në sjelljet penale,nevojiten studime dhe kërkime të mëtejshme. Megjithatë, të dhënat e deritanishme tregojnëse përfshirja e të miturve dhe të rinjve në sjellje penale është rezultat i kombinimit të faktorëvetë mëposhtëm:

- tendencat anti-sociale të fëmijëve me sjellje të çrregulluar në moshë të hershme dhenë vazhdimësi;

- shoqërim me bashkëmoshatarë që kanë shfaqur sjellje problematike;- pasoja negative e përjashtimit nga grupet e bashkëmoshatarëve.

Ndërsa fëmijët rriten, ndjekin shkollën dhe përfshihen në komunitetin ku ata banojnë, spektri ifaktorëve të riskut rritet. Shumë studime provojnë lidhjen që ekziston midis grupit problematikme të cilin lidhet fëmija dhe sjelljes së tij penale. Pyetja që kërkon përgjigje në këtë rast është secili nga variantet është i vërtetë: “shoqëria e keqe të prish” apo “të këqinjtë mblidhen bashkë”.

Shumë hipoteza sugjerojnë se grupet problematike e tërheqin dhe e nxisin individin pa historikriminale të mëparshme, drejt sjelljes penale ose rrisin ndjeshëm kriminalitetin atje ku ai kaekzistuar edhe më parë. Të rinjtë e përfshirë në sjellje penale që shoqërohen me grupeproblematike janë më të prirur të përfundojnë më shpejt në burg se sa ata që nuk janë pjesëe grupeve problematike. Për më tepër, studimet tregojnë se vëllai apo motra më e madhe epërfshirë në sjellje penale mund të shërbejë si një nxitës i fuqishëm për fëmijën për t’u përfshirënë të tilla sjellje. Kjo bëhet edhe më evidente kur fëmijët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrindhe kur janë afër me moshë.

23

Një faktor tjetër që ka zënë vend në literaturën bashkëkohore për studimin e sjelljes penalemidis të miturve dhe të rinjve është përjashtimi / mospranimi apo braktisja ngabashkëmoshatarët. Ky qëndrim i tyre bëhet shkak për sjellje anti-sociale.

Kjo lloj sjelljeje braktisëse, përjashtuese e bashkëmoshatarëve bëhet shkak që fëmijët dheadoleshentët të përfshihen dhe bëhen pjesë e grupeve problematike dhe bandave kriminale.Grupet kriminale ofrojnë një mbështetje të menjëhershme për anëtarët e rinj dhe njëkohësishtbëhen nxitës dhe frymëzues për thellimin e sjelljeve problematike. Studimi i këtij fenomenitregon se fëmijët e sotëm priren të lidhen me grupet problematike më herët se sa disa vite mëparë, gjë që i bën ata të përfshihen më shpejt dhe më shumë në sjellje penale.

Pjesmarrja në grupe kriminale ka një ndikim të fuqishëm në aktivitetin kriminal të fëmijëve dhe tëmiturve aq më shumë kur kjo bashkohet me varfërinë në familje, kujdesin e pakët pridëror, interesine ulët për shkollën, ngjarje negative në jetë dhe eksperienca të mëparshme në sjellje penale.

c) Shkolla dhe komunitetiFaktorët nxitës të sjelljeve penale tek të miturit dhe të rinjtë, të lidhur me ndikimin e shkollës dhekomunitetit, duket se janë po aq të rëndësishëm sa edhe faktorët e tjerë me natyrë individuale,familjare apo e grupit të bashkëmoshatarëve. Tashmë është provuar se fëmijët që kanë lidhje tëforta me shkollën, kanë interes dhe e duan atë, konformohen me normat dhe vlerat që promovonshkolla dhe për këtë arësye bie propabiliteti për sjellje agresive dhe anti-sociale midis tyre.

Studimet e bëra lidhur me ndikimin e shkollës ndaj sjelljeve anti-sociale kanë treguar nëvazhdimësi se rezultatet e dobta në mësime janë direkt të lidhura me sjelljen e fëmijëve, meprevalencën dhe shfaqjen e kriminalitetit që në mosha të hershme. Lidhjet e dobta me shkollën,dëshira e pakët për shkollim, aspiratat e ulta për arsimim, dhe niveli i ulët i motivimit e vendosinfëmijën në kushte tejet të rrezikuara për t’u përfshirë në sjellje penale.

Organizimi dhe procesi brenda shkollës mund të luajnë rolin e faktorëve të riskut në momentetë caktuara. Shkollat me numër të kufizuar mësuesish përkundrejt numrit të lartë të nxënësvembartin gjithnjë rrezikun e mungesës së rregullit dhe disiplinës që, nga ana e tyre ndikojnë nërritjen e mundësisë për sjellje anti-sociale dhe përfshirjes në sjellje problematike.

Megjithëse studimet mbi marrëdhëniet e atmosferës së shkollës dhe përfshirjes në sjelljeproblematike janë të rralla, të dhënat tregojnë se shumë karakteristika të shkollës, dukepërfshirë edhe karakterisitkat e mëposhtme, mund të lidhen me sjelljen antisociale të fëmijëve:

- niveli i ulët i kënaqësisë që marrin mësuesit nga puna e tyre- motivimi i ulët i mësuesve për punë edukative më fëmijët- mungesë ose bashkëpunim i dobët midis mësuesve- sundimi i normave dhe vlerave që mbështesin sjelljet antisociale- rregulla të dobta dhe jo qartë të përcaktuara për sjelljen- mungesë ose dobësi në zbatimin e rregullave.

Shumë nga karakteristikat e komunitetit ku jetojnë të miturit dhe të rinjtë mund të kthehen nëfaktorë nxitës të sjelljeve kriminale të tyre. Në këtë këndvështrim, komunitete të paorganizuara

24

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

dhe me nivel të ulët të kontrollit social mundësojnë që aktivitetet kriminale të mos vihen re, tëmos monitoren dhe për rrjedhojë të marrin përmasa galopante. Në raste ekstreme, mund tëtakohen komunitete që me karakteristikat e tyre të bëhen nxitëse për sjellje kriminale. Kështu,p.sh.në një komunitet me nivel të lartë krimi, individët - në mënyrë të veçantë fëmijët dhe tërinjtë, janë më të rrezikuar të përfshihen në sjellje të tilla pasi ata janë të ekspozuar më shumëndaj vlerave që e favorizojnë krimin.

d. Përkatësia etnike dhe gjinoreNdërthurja e përkatësisë etnike dhe gjinore me përfshirjen e hershme në sjellje problematikeështë një terren pothuaj i paeksploruar dhe i pastudjuar. Shpeshherë, hartuesit e politikave,profesionistët e ligjit por edhe ata të shërbimeve sociale, në aktivitetin e tyre mbështet nëstereotipe dhe supozime lidhur me përkatësinë etnike dhe gjinore..

Të miturit me ngjyrë janë shpesh më të takuarit në pozitat e të akuzuarve apo të dënuarve përsjellje penale. Numri i tyre është shumë i lartë në raport me popullsinë që ata përfaqësojnëpërkundrejt pjesës tjetër të popullsisë. Nga ana tjetër, numri i vajzave është më i pakët nëpozicionin e të akuzuarave për sjellje penale në raport me numrin e popullsisë që ato prezantojnë,por janë shpesh të takueshme në pozicionin e viktimës së sjelljeve penale të meshkujve.

Në këto kushte është e domosdoshme që në të gjitha studimet që do të vijojnë duhet mbajtur mirëparasysh dhe duhet eksploruar marrëdhënia përkatësi etnike dhe gjinore në raport me sjelljenpenale.

1. Faktorë të riskut që shfaqen nga shtatzania deri në foshnjëri e më pasFëmija Shtatzani dhe lidhje problematike

Dëmtime në tru / Inteligjencë e ulëtTemperament i vështirëHiperaktivitet / impulsivitet / probleme të vëmendjesGjinia mashkullore

Familja Abuzim me substancat nga ana e prindërve (duhan, pije alkoolike, droga)Nëna adoleshente, ende të parrituraNdryshime të shpeshta të kujdestarevePrindër me nivel të ulët arsimorDepresion i nënësKomunikim i dobët i prindërve me fëmijënVarfëria / niveli i ulët social-ekonomikProbleme serioze të martesës / Familje me përmasa të mëdha.

2. Faktorë të riskut që takohen në fëmijërinë e hershme dhe më pasFëmija Sjellje agresive

Gënjeshtra të vazhdueshmeNdërmarrja e sjelljeve të rrezikshme dhe kërkimi i vëmendjesMungesa e ndjesisë së fajit, mungesa e empatisë

Familja Praktika të egra disiplinimi / Keqtrajtimi dhe neglizhimiKomuniteti Ekspozimi ndaj dhunës / emisioneve të dhunshme në Televizion

9 Child Delinquency, Bulletin Series, May 2003

TABELA 9: Përmbledhje e faktorëve të riskut të shoqëruar me sjellje problematike sipas moshave9

25

3. Faktorë të riskut që shfaqen në fëmijëri e më pasFëmija Vjedhje dhe sjellje kriminale në përgjithësi

Shfaqje të hershme të sjelljeve problematikeShfaqje të hershme të abuzimit me substancat dhe aktivitet seksualNatyrë depresive / Sjellje e tërhequrQëndrime pozitive ndaj sjelljeve problematikeViktimizim dhe ekspozim ndaj dhunës

Familja Kujdes i pakët prindërorShkolla Rezultate të dobta në mësime

Përsëritja e klasës / DembelizmiQëndrimet negative ndaj shkollësShkollat me organizime dhe funksionime të dobta

Bashkëmoshatarët Përjashtimi nga grupiShoqërimi me bashkëmoshatarë me sjellje problematike

Komuniteti Banimi në komunitete të vështira / të lënë pas dore / jashtë vëmendjesBanimi në komunitete të çorganizuaraPërdorimi i armëve

4. Faktorë të riskut që burojnë nga adoleshencaFëmija Mbajtja dhe përdorimi i armëve

Përdorimi i drogësPapunësia

Shkolla Braktisja e shkollësBashkëmoshatarët Pjesmarrja në grupe kriminale

2. MODELI I TIRANES: Faktorët individuale të sjelljes penale tek të miturit

a)Modeli i “Bllokut”Zona e Bllokut, është një zonë me një hapje dhe zhvillim relativisht të ri. Emri i zonës është ilidhur me periudhën e rregjimit të shkuar, kohë në të cilën kjo zonë ishte e banuar kryesisht ngaudhëheqja komuniste. Pas viteve ’90, me rënien e regjimit, kjo zonë u hap për të gjithë qytetarët.Hapja ndaj komunitetit u shoqërua me investime dhe ndryshime të ndjeshme që lidheshin edheme faktorin psikologjik, qytetarët e thjeshtë mund të vinin dhe të jetonin tashmë edhe në “bllok”.

Aktualisht kjo është një nga zonat më të pasura dhe me investimet më të mëdha të viteve tëfundit të bëra në Tiranë. Pallatet, zyrat, lokalet dhe qendrat e tregtare janë nga më luksozetdhe më të shtrenjat njëkohësisht. Ndonëse nuk ekzistojnë të dhëna specifike për zonën eBllokut, duhet theksuar se kjo zonë përfshihet në hapsirat e njësisë Bashkiake Nr. 5, një ngamë të zhvilluarat në territorin e qytetit të Tiranës.

Njësia bashkiake Nr.5 ndodhet në jug-perëndim të qytetit të Tiranës. Ka një shtrirje veri-jugrreth 2.2 km, lindje-perëndim 403 km dhe një sipërfaqe rreth 540 ha. Numri i përgjithshëm ipopullsisë në nivel mini-bashkie është 75,000 banorë, por nuk është ekzaktësisht i përcaktuarnumri i popullsisë në zonën e Bllokut. Është vërtertuar se ardhjet më të mëdha brenda kësajnjësie janë shënuar në territorin e “Bllokut”.

Të dhënat e popullisë sipas gjinisë dhe viteve nga viti 1994-2003 janë paraqitur në Tabelën Nr.10. Gjithashtu në këtë tabelë janë paraqitur të dhëna mbi të ardhurit, të larguarit, numrin e familjeve,numrin e martesave si dhe informacion mbi rritjen natyrale dhe rritjen totale të popullsisë. Rritja

26

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

prej rreth 20,000 banorësh nuk tregon rritjen reale, po të kemi parasysh se një numër i madh ibanorëve të ardhur rishtazi në këtë zonë nuk kanë kryer procedurat legale të rregjistrimit të tyre.

10 Burimi: Zyrat e gjendjes civile te Njësisë Bashkiake nr 5

Njësia Bashkiake Nr. 5 ka një numër të kufizuar familjesh që trajtohen me ndihmë ekonomike,rreth 500 të tilla, ndërsa zona e “Bllokut” zë një numër shumë të vogël të kësaj shifre. Ky faktshpreh nivelin relativisht të kënaqshëm të jetesës për popullsinë e kësaj zone. Sipas përfaqësuesvetë pushtetit vendor një pjesë e konsiderueshme e familjeve që trajtohen me ndihmën ekonomikejanë familje me persona që jetojnë të vetmuar si dhe me persona me aftësi të kufizuar.

Mbështetur në intervisat me përfaqësues të ndryshëm të kësaj zonë rezulton se dhuna në familjetqë jetojnë në zonën e Bllokut është ekzistente, por e fshehur. Njerëzit që jetojnë në këtë zonëpërpiqen të sillen në përshtatje me luksin që të jep kjo zonë. Në pamje të parë këto familje dukensi pa probleme dhe sikur çdo gjë funksionon shumë mirë në marrëdhëniet me pjestarët e familjes.Një pjesë e banorëve të rinj të kësaj zone ju përkasin grupeve kulturore shumë tradicionale, madjeedhe problematike. Ata kanë patur një jetë të vështirë ekonomike, por edhe psikologjike. Disa prejtyre kanë përjetuar situata të rënduara stresi dhe ankthi për arsye të aktiviteteve të tyre gjatëviteve të tranzicionit. Falë tyre ata kanë mundur të sigurojnë një banesë lukzose, por kanë humburqetësinë shpirtërore. Ky fakt reflektohet në marrëdhëniet e tyre në familje dhe në komunitet.

1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003

Popullsia 36 081 42 269 43 281 45 180 46 294 47 546 49 510 52 283 54 633 55 334

Meshkuj 17 974 21 024 22 203 23 164 23 175 24 295 25 224 26 574 27 626 27 969

Femra 18 107 21 245 20 979 22 016 22 579 23 251 24 286 25 709 27 007 27 365

Lindjet 324 175 267 286 301 319 323 390 402 143

Meshkuj 166 91 131 146 169 179 189 199 201 80

Femra 158 84 136 40 132 140 134 191 201 63

Të ardhur 1 137 1 607 2 494 1 872 1 580 1 625 2 159 2 931 2 749 809

Meshkuj 552 763 1 302 874 703 699 980 1 342 1 199 374

Femra 585 844 1 192 998 877 926 1 179 1 589 1 550 435

Largime 252 174 218 327 622 428 343 457 516 148

Meshkuj 103 106 79 122 249 148 115 145 186 49

Femra 149 168 139 205 373 280 228 312 330 99

Nr.i Familjeve 13 335 15 001 15 765 16 216 16 638 16 982 13 383 19 157 19 868 20 069

Nr.i Martesave 174 285 418 341 419 393 423 426 432 166

Rritja natyrale % 0.3 0 0.1 0.1 0.13 0.1 0.11 0.3 0.2 0.02

Rritja totale % 10 14.6 2.3 4.2 2.4 2.6 4 5.3 4.3 na

Tabela Nr 1010. Përqëndrimi i popullsisë brenda Njësisë Bashkiake është në zonën e “Bllokut”.

27

Sipas të dhënave të grumbulluara mbi këtë zonë, rezulton se këtu ka patur vetëm një rastvrasjeje në vitin 2005 nga banorë të saj dhe nuk është shënuar asnjë rast ose tentativë përvrasje apo vetvrasje gjatë viteve. Të dhënat e mësipërme nuk mund të interpretohen se nëkëtë zonë jeta e fëmijëve dhe e të rriturve është e qetë dhe pa probleme. Në fakt, shumë ngaproblemet, siç edhe u shpjegua më lart, janë të kamufluara.

Mjedisi familjar për shumë nga të rinjtë dhe fëmijët e kësaj zonë mund të mos favorizojë veprapenale të tilla si vjedhje banese apo vjedhje të tjera, por sipas përfaqësuesve të policisë mjedisifamiljar në këtë zonë është i favorshëm për përdorim droge, alkooli apo në zënkat me njëri-tjetrin në klubet e natës. Jo rrallë fëmijët e familjeve me kushte ekonomike shumë të mira ikalojnë krizat e moshës duke manifestuar sjellje të tilla si përdorimi i drogës apo alkoolit.

Niveli arsimor i familjeve të këtij komuniteti është mesatarisht nivel i mesëm, pra familjarëtkanë përfunduar edukim parauniversitar, shkollat e mesme. Po sipas tyre, ka edhe një numërtë konsiderueshëm prindërish që janë me nivel arsimor më të lartë, me arsim universitar dhepasuniversitar. Fëmijët që përfshihen në kundravajtje apo në vepra penale në këtë zonë vijnënga famije me nivel arsimor mesatar dhe të lartë.

11 Guidë 1, Njësia Bashkiake Nr. 5, Tiranë 2003

Siç edhe tregohet nga tabela e mësipërme, kjo zonë ka një numër të konsiderueshëminstitucionesh arsimore, parashkollore dhe shkollore. Sipas shifrave zyrtare, 1 përqind e fëmijëvenë moshë shkollore kanë braktisur arsimin e detyruar, ndërsa 27 përqind atë të mesëm.Sipas specialistëve të arsimit, niveli i braktisjes së shkollës është më i lartë. Nga një studim ikryer nga Bashkia e Tiranës niveli i braktisjes së shkollës në arsimin e detyruar e të mesëmështë rreth 2.8 përqind. Gjendja e shkollave është e mirë, por ato nuk i shpëtojnë problematikësme të cilën ballafaqohen të gjitha shkollat e vendit.

Zona e Bllokut cilësohet si zona më e pasur dhe më e shtrenjtë e qytetit të Tiranës, gjë që nukkalon pa u përjetuar nga banorët e saj në forma të ndryshme. Shumë prej tyre janë të stresuarpër të përballuar koston e lartë të saj si dhe përballjen me nivele të ndryshme jetese të fqinjvepërqark. Nga studimet e kryera nga specialistë të Njësisë Bashkiake Nr.5, në territorin e saj,ekzistojnë rreth 800 ambjente shërbimi dhe tregtimi nga të cilat:

- 200 bar – kafe, restorante, hotele etj.- 330 shërbime të ndryshme,- 240 qendra tregtare për shitje artikujsh ushqimor dhe industrialë,- 30 restorante dhe piceri.

Çerdhe 3 120 20 19

Kopshte 6 973 54 52

Shkolla 8-vjeçare 6 5 697 33 240

Shkolla të mesme 2 2 774 48 82

Tabela Nr. 11 - Institucione Arsimore në zonë11

Nr. iPersonelit

Institucioni Numri Familjenë total

Fëmijë përklasë

28

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Në territorin e Njesisë Bashkiake Nr. 5, brenda të cilës përfshihet edhe zona e Bllokut, ushtrojnëaktivitetin e tyre disa qendra shërbimesh sociale. Ato janë të vendosura në këtë territor, ndonësembulojnë gjithë qytetin e Tiranës. Ky fakt shërben si një lehtësim për shërbime për të gjithëqytetarët e kësaj zone, në mënyrë të vecantë për fëmijët dhe të rinjtë.Shërbimet sociale nga OJF-të në Njësinë Bashkiake Nr.512:

• OJF për të drejtat e njeriut 7 organizata• OJF në fushën e edukimit qytetar dhe atdhetar 4• OJF për të drejtat ekonomike 3• OJF për fëmijët e jetimët 8• OJF për grate 6• OJF në kulturë e art 11• OJF e minoriteteve 1• OJF në fushën e ndihmës sociale dhe humaniste 4• OJF rinore 2• OJF në fushën e shëndetit 5• OJF studimore 12• Qëndra trajnimi dhe Koordinimi të OJF 1

Nga intervistat me drejtuesit e kësaj njësie bashkiake dhe përfaqësuesit e komunitetit mësuamse pak prej këtyre organizatave ushtrojnë aktivitet rregullisht dhe më pak janë të fokusuara nëpunën me fëmijët dhe të rinjtë.

Punonjësit e policisë së kësaj zone shprehen se ata kanë një raport shumë të mirë me komunitetin,mbajnë lidhje të rregullta me shkollat dhe mësuesit dhe përgjithësisht nuk janë përballur meprobleme. Edhe ato pak raste veprash penale të të miturve (rreth 28 të mitur të proceduar përvjedhje, vjedhje me dhunë, etj) janë kryer nga fëmijë që banojnë në zonat e tjera të Tiranës.

Ashtu si edhe në të gjitha zonat e Tiranës, edhe në këtë zonë ekzisojnë stereotipe, veçanërishttë lidhura me origjinën e banorëve të rinj. Megjithëse ata përpiqen të përshtaten me mjedisindhe të shpenzojnë për të qënë sa më të pranueshëm, nuk i shpëtojnë përjetimit të stereotipeve.Më të theksuara këto stereotipe duket se janë ndaj të ardhurve nga zonat veriore, ndonësenuk mungojnë stereotipet edhe për banorët me origjinë nga jugu apo pjesa e mesme e vendit.Stereotipet mbi bazë përkatësie etnike janë më pak të takueshme pasi edhe banorë të këtyregrupeve janë të paktë në zonë. Stereotipe të tilla shprehen në marrëdhënie me fëmijët ekëtyre grupeve që punojnë në rrugët e kësaj zone.

Si konkluzion, çfarë ndodh me të rinjtë dhe fëmijët që rriten në mjediset e kësaj zone? Çfarëju ofron kjo zonë dhe si ndikon ajo në sjelljet e modeluara prej tyre?Zona e Bllokut paraqet një mjedis me interes për t’u studjuar në raport me ndikimin që ajo katek të rinjtë dhe fëmijët për të modeluar sjellje problematike. Ashtu sic u paraqit edhe më lart,ajo është një nga zonat më të investuara sot në Tiranë. Luksi dhe shtrenjtësia janë karakteristikatë saj. Ajo është një zonë sa ftuese aq edhe përjashtuese. Të fton me luksin dhe pamjentërheqëse por të përjashton në se nuk je i përgatitur të përballosh koston e shijimit të këtijluksi. Të dyja këto ndikojnë tek të rinjtë dhe fëmijët.

12 Guidë 1 2003 Njësia Bashkiake Nr 5

29

Parë nga këndvështrimi i të rinjve, kjo zonë ofron një luks iluziv për shumicën. Të rinjtë dhefëmijët që banojnë apo shkojnë në shkollat e kësaj zone përballen me një realitet të cilin jo tëgjithë mund ta gëzojnë. Ata vetëm mund ta vështrojnë duke u larguar të heshtur në dhimbjenqë mund t’ju krijojë pamundësia për ta jetuar realitetin. Kjo lloj ndjesie nuk kalon pa lënëgjurmët e saj në personalitetin e të miturve.

Nga ana tjetër, luksi i ngritur në këtë zonë ushqen modelin e jetës bosh, pa motive dhe interesa,të karakterizuar nga një mënyrë inefiçente e të jetuarit të jetës, të shpenzuarit të kohës, tëshpenzuarit të energjive dhe të të ardhurave.Së treti, kjo zonë kultivon tek moshat e reja ndjesinë e shpenzimeve të pamotivuara dhe të pajustifukuara.Askush në moshë të re nuk mund të pretendojë se shpenzon ato që fiton. Të tërhequr kryesisht ngaluksi por edhe nga vlerësimi rinor për këtë zonë, shumë prej të rinjve frekuentues të saj priren tëshpenzojnë shuma parash të siguruara nga prindërit ose nëpërmejt burimeve të dyshimta. Kjo ështënjë arësye pse shpesh fëmijët dhe të rinjtë e kësaj zone, por edhe të lagjeve të tjera të Tiranëskonfliktohen me prindërit për më shumë para për t’u shpenzuar në lokalet dhe mjediset e Bllokut.

Zona e Bllokut shpalos fare qartë pabarazinë sociale. Atje mund të dallosh individë që shpenzojnëpa fund duke kaluar ditën dhe natën nëpër klube dhe pub-e dhe të tjerë që largohen sa mëshpejt të jetë e mundur pa u vrarë prej saj. Kjo pabarazi çon në përjetime negative si ankth,xhelozi, frustacion, agresivitet, zemërim që në një mënyrë apo në një tjetër kanë efektin e tyrembi personalitetin e të miturve dhe të rinjve. Ky fakt bëhet edhe më evident për familjet që kanëshpenzuar gjithë kursimet ë jetës së tyre për të blerë një banesë në këtë zonë, por që tashmë ekanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e vazhdueshme dhe koston e lartë të jetesës.

Mjedisi luksoz dhe i shtrenjtë i kësaj zone është bërë jo rrallë herë shkak për lidhje intime përinteresa përfitimesh kryesisht nga vajzat në moshë të re. Kjo ka çuar në shfrytëzimin seksual të tyre,përfshirjen e tyre në konflikte familjare, braktisjen e shkollës, dhe përfshirjen në konflikte afatgjata.

Në përgjithësi, zona e Bllokut prezanton një model të deformuar të jetës dhe zhvillimit social.Përvec luksit dhe shtrenjtësisë ajo nuk duket se ofron dicka edukative dhe formuese për tëmiturit dhe të rinjtë.

Prirur nga përjetimet e sipërpërmendura, të rinjtë dhe fëmijët frekuentues të kësaj zone nukështë aspak çudi të gjenden të përfshirë në sjellje problematike siç mund të jenë dhënia paspijes, duhanit, braktisja e shkollës, përdorimi dhe shpërndarja e drogës, përfshirja në zënkabanale, konfliktimi me prindërit, etj. Në të shumtën e rasteve, sjelljet e modeluara prej tyrejanë të drejtuara nga abuzimi, abuzim me lirinë, me të ardhurat, me pijen, me moshën etj. Tëgjitha sa më sipër mund të shërbejnë si një bazë për sjellje më të ndërlikuara nëse ato nuktrajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur.

b) Modeli i BathoresPopullsia e kësaj zone është gjithashtu e re në raport me vendbanimin e tyre. Ashtu sikurseedhe ata të zonës së sipërpërmendur, edhe banorët e Bathores janë vendosur aty pas viteve’90. Dikur kjo zonë ka qënë tokë bujqësore dhe shfrytëzohej nga fermat shtetërore.

Banorët e kësaj zone janë shpërngulur nga vend-banimet e paraardhësve të tyre për t’u vendosur

30

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

më pranë Tiranës me synim përmirësimin e kushteve të jetesës për ata vetë dhe për pasardhësite tyre. Vendosja e tyre në Bathore është shoqëruar me një sërë problemesh për shumë prej tyre.

Së pari, zona ka qënë tërësisht e papërgatitur nga pikpamja e infrastrukturës për t’u kthyer nënjë zonë banimi. Atje kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë rrugët, kanalizimet, sistemiujësjellës, furnizimi me energji si dhe sistemi i shërbimeve për komunitetitn. Ndonës gjatëdhjetëvjeçarit të fundit janë bërë disa investime, situata e infrastrukturës lë shumë për të dëshiruar.

Nga ana tjetër, shumë prej banorëve të rinj të kësaj zone nuk kanë gjetur realitetin e ëndërruar.Punësimi, shkollimi, përfshirja në komunitet kanë qënë shumë më të vështira ose të pamunduranë jo pak raste. Përballja me një kulturë relativisht të panjohur, nevoja për të funksionuar nënjë realitet ku mbizotërojnë vlera dhe norma të ndryshme nga ato në të cilat ata janë rritur,kanë krijuar jo pak probleme për këta banorë.

Me qëllim analizimin e të gjithë faktorëve që ndikojnë në jetën dhe rrezikun e të miturve tëkësaj zone për t’u përfshirë në aktivitete kriminale, le t’i analizojmë ato një nga një.

Njësia administrative Bathore është pjesë e Bashkisë Kamëz. Në veri kufizohet me Zall Herrin, nëjug me rrugën nacionale Tiranë-Shkodër, në perëndim me lumin Tërkuz dhe në lindje me KodërKamzën. Njësia administrative Bathore përbëhet nga 7 lagje. Bathoria ka një popullësi prej rreth33.000 banorë, ku rreth 60 përqind e të cilëve janë fëmijë. Njësia administrative ushtron aktivitetine saj në një sipërfaqe prej 500 ha.Në këtë njësi më shumë se 650 familje trajtohen me ndihmëekonomike dhe specifikisht me minimumin e kësaj ndihmë që është në vlerën 1.000 lekë. Kjombështetje i jepet një familjeje që përbëhet mesatarisht nga 5 anëtarë. Kjo njësi është e populluarnga banorë të ardhur kryesisht nga zonat veriore të vendit dhe me gjëndje ekonomike të ulët.

Familjet që jetojnë në këto zonë përjetojnë të gjitha format e dhunës. Më e dukshme është kjotek fëmijët. Nëse gratë përpiqen ta mbulojnë dhe anashkalojnë atë, tek fëmijët ajo është edukshme. Nga njëra anë prindërit e vlerësojnë dhunën si një formë të disiplinimit të fëmjëve tëtyre, nga ana tjetër ata e vlerësojnë atë si një mjet të fuqishëm për të ruajtur kontrollin ndajfamiljes në një situatë kritike. Të frikësuar nga realiteti i ri kulturor, nga pamundësia për tëkontrolluar të gjitha zhvillimet në gjirin e familjes, me një status të lëkundur për arësye tëpapunësisë, varfërisë dhe pamundësisë për të plotësuar nevojat bazë, shumë prej tyre zgjedhindhunën si mjet për të kontrolluar familjen dhe ruajtur pushtetin mbi fëmjët. Ushtrimi i dhunësbëhet prelud i sjelljeve agresive dhe të kundraligjshme për shumë fëmijë të kësaj zone.

Ndonëse nuk ka patur raste vrasjesh të kryera nga fëmijët, duhet thënë se jeta e fëmijëve të kësaj zoneështë e mbushur me probleme. Sipas të dhënave të policisë një vajzë 16 vjeçare ka kryer vetë-vrasjee ndodhur në një situatë të rënduar konflikti me prindërit të cilët nuk e lejonin të shkonte në shkollë.Problemet e tyre rëndohen po të kemi parasysh se shumë prej tyre nuk janë të përgatitur dhenuk kanë asnjë lloj mbështetjeje për të përballuar diferencën e madhe midis jetës që atabëjnë dhe jetës së bashkëmoshatarëve të tyre në qendër të Tiranës apo në filmat që atandjekin në televizion. Kjo situatë emocionale bëhet shkak për përjetime negative, tension dheagresivitet nga ana e fëmijëve dhe veçanërisht e adoleshentëve, ngarkesë që ata e shkarkojnënë marrëdhëniet me individë dhe grupe brenda dhe jashtë komunitetit ku jetojnë.

31

Mjedisi familjar për shumë prej fëmijëve dhe të rinjve nuk është mbështetës, në të kundërt aiështë problematik, i tensionuar dhe nxitës për sjellje problematike. Prindërit e këtyre fëmijëvekanë probleme të mëdha ekonomike dhe për rrjedhojë nuk mund të plotësojnë nevojat bazëtë tyre, kanë nivel arsimor të ulët, në disa raste janë analfabetë. Prindërit përjetojnë edheprobleme të tyre si divorcin, sëmundjet, emigracionin dhe marrëdhënie të vështira në çift. Tëgjitha këto situata reflektohen në marrëdhëniet me fëmijët.

Niveli arsimor i fëmijëve që përfshihen në vepra penale ose kundravajtje është i ulët. Ata nukjanë frekuentues të rregull të shkollës. Fëmijët jo rrallë të ndikuar edhe nga familjarët e tyrekanë një peceptim të gabuar për shkollën të tipit “ç’na duhet shkolla” etj. Në këtë njësi ka treshkolla 9-vjeçare dhe një të mesme. Çdo lagje ka kopshtin e saj. Sipas të intervistuarve nëkëtë zonë niveli i mësimdhënies është i kënaqshëm, mësuesit janë të përgatitur, por shkollatkanë probleme me mbipopullimin, mungesën e mjeteve didaktike etj.

Komuniteti karakterizohet nga një atmosferë sociale jo shumë pozitive. Problemi i papunësisë ështëevident dhe për pasojë gjendja ekonomike është e rënduar. Rreth 70 përqind e kryefamiljarëvepunojnë në punë të përkohshme (ndërtim, punë krahu etj), dhe nuk kanë të ardhura të qëndrueshme.

Shërbimet që ofrohen në këtë zonë janë të limituara. Megjithëse bëhet fjalë për rreth 20shoqata që kanë në fokus të tyre këtë zonë, vetëm 6 prej tyre janë funksionale.

Punonjësit e policisë së Komisariatit Nr.5 janë të lidhur me komunitetin. Ata mbajnë kontaktetë vazhdueshme me prindërit, kryepleqtë dhe në mënyrë të veçantë me drejtorët e shkollavedhe mësuesit. Vepra penale më e hasur ndër fëmijët dhe të miturit është vjedhja. Mosha efëmijëve që kryejnë këtë vepër penale është 9-13 vjeç. Vjedhjet kryesisht janë në vlerë tëvogël. Grupmosha me problematikë më të theksuar, sipas përfaqësuesve të policisë lokale,është 12-16 vjeç. Fëmijët e kësaj grupmoshe përveç vjedhjes duket se janë përfshirë edheplagosje (me thika). Ajo që është shqetësuese dhe vlen të përmendet është progresi në krim.

Fëmijët dhe të rinjtë e kësaj zone janë viktima të stereotipeve dhe paragjykimeve diskriminuese.Jo rrallë atyre ju duhet të ballafaqohen me etiketime të tilla si “çeçen” apo “malok”etj. Atandjehen të diskriminuar kur ndodhen në ambjentet e qytetit, sepse vlerësohen si më pak tëkulturuar, më pak të shkolluar, nga zona të varfëra dhe e kanë të vështirë të përfshihen si tëbarabartë në mjediset e bashkemoshatarëve të tyre tiranas. Çdo përpjekje e tyre për t’undjerë i barabartë shpesh dështon edhe kjo eksperiencë kalon jo pa dhimbje.

Në një pamje përmbledhëse, fëmijët dhe të rinjtë e zonës së Bathores përbëjnë një kontigjenttë rrezikuar nga përshirja në sjellje penale pasi ata përjetojnë dhunën, vështirësi për të plotësuarnevojat bazë, frustacion dhe tension në përballjen me realitetin ku jetojnë dhe ndjehen tëpërjashtuar dhe të distancuar nga bashkëmoshatarët e tyre të Tiranës.

Si konkluzion, çfarë ju ofron ky mjedis fëmijëve dhe të rinjve dhe sa ndikon ky në modelimin esjelljeve të tyre?Sic edhe është përmendur më lart, fëmijët dhe të rinjtë e kësaj zone përjetojnë doza të theksuarazhgënjimi. Realiteti i ri nuk është ai që ata kanë pritur. Për më tepër, ata janë të pasigurtë, të

32

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

kërcënuar nga varfëria, papunësia, pamundësia për të prekur ëndërrat e tyre. Sikur të mosmjaftonin të gjitha këto, një pjesë e mirë e tyre ndjehen të përjashtuar, të etiketuar, pa mundësipër të përballuar jetën dhe për rrjedhojë janë të ngarkuar me emocione negative.

Jeta në familjet e tyre është bërë edhe më e vështirë. Ka humbur harmonia dhe respekti.Familjarët janë të kërcënuar se mund të humbasin dhe pasurinë e vetme që kanë, familjen.Në këto kushte tensioni dhe ankthi rritet duke u shoqëruar me dhunë, pije, bixhoz, raporte tëdyshimta me njerëz të dyshimtë.

Jeta sociale e tyre ose është shumë e varfër ose mungon fare. Ajo nuk mund të krahasohetme atë që bashkëmoshatarët e tyre jetojnë në Tiranë apo në Televizion. Kjo i bën që tëndjehen bosh, pa dëshira dhe pa interesa në jetë.

Përpjekjet për mbijetesë zbehin çdo lloj ëndre.Fëmijët braktisin shkollën për të punuar dhepër të siguruar të ardhura për familjen. Kjo rrit distancën e tyre me shoqërinë, bashkëmoshatarëtdhe mundësitë e tjera që mund të ofroheshim nëpërmjet shkollimit. Në këto kushte, një mjedisi tillë nxit dhe ushqen sjellje delikuente që fillojnë nga agresiviteti i shprehur në familje, zënkatme fqinj dhe të afërm për probleme fare të parëndësishme, ikjen nga shtëpia, lidhjen mepersona të dyshimtë (veçanërisht për vajzat), kryerjen e kundravajtjeve si abuzim me energjinëelektrike, abuzim me pronën e tjetrit, vjedhje të pronës, vjedhje në bashkëpunim, kanosje,tentativë prë vrasje, plagosje, vrasje e mbetur ne tentativë e shumë e shumë sjellje të tjera.Në thelb, shumica e sjelljeve të tyre penale janë të drejtuara nga mbijetesa.

Sic edhe mund të kuptohet, problemi rëndohet po të kemi parasysh se individëve të përfshirënë sjellje problematike dhe më pas në sjellje kriminale ju mungon mbështetja e nevojshme.Megjithëse bëhet fjalë për disa shërbime dhe organizata në këtë zonë, asnjëra prej tyre nukka në fokus fëmijët dhe të rinjtë me probleme të sjelljes. Ata mbeten viktima të fatit të tyre dheme sjelljen e tyre krijojnë viktima të tjera.

c) Modeli i KombinatitPër vetë karakteristikat e saj, kjo zonë paraqet interes për të studjuar lidhjet midis saj dhekriminalitetit në moshat e reja. Zona e Kombanatit është quajtur e tillë në fund të viteve ‘50 dhefillim të viteve ‘60, atëhere kur jeta e shumë banorëve të kësaj zone u lidh me ndërtimin dhefunksionimin e Kombinatit të Tekstileve. Për shumë nga banorët e hershëm të saj puna dhestrehimi ishin të zgjidhura.

Situata ndryshoi edhe në këtë zonë me fillimin e ndryshimeve politike, sociale dhe ekonomiketë pas viteve ’90. Ajo u kthye në një zonë atraktive për t’u banuar nga shumë banorë tëzonave rurale përreth, si dhe të ardhur nga zonat veriore dhe ato jugore të vendit. Rezultatiështë që pas gati më shumë se 10 vjetësh, popullsia është rritur më shumë se katër herë,duke mbajtur parasysh faktin se një pjesë e të ardhurve janë ende të parregjistruar. Edhe përbanorët e kësaj zone lëvizja nuk ka qënë pa probleme, të cilat kanë reflektuar edhe në sjelljendhe qëndrimet e të rinjve dhe fëmijëve.

Zona e Kombinatit përfshihet në Njësinë Bashkiake Nr.6, me një shtrirje gjeografike prej 6000m² në jug-perëndim të Tiranës. Popullsia është 59,348 banorë13. Karakteristikë për popullsinë

33

e kësaj njësie ështe heterogjeniteti, gjë që ka influencuar në lindjen e një sërë problemeshsocial – ekonomike si varfëria, papunësia, emigracioni, prostitucioni, droga, gjakmarrja,kriminaliteti, divorci, analfabetizmi etj.

Popullsia e kësaj zone shënon edhe një numër të konsiderueshëm familjesh Rome. Rreth300 prej tyre jetojnë në rrethinat e kësaj zone, kryesisht në rrugët: “Frano Bardhi”, “F. Qelqi”,“Shaban Bardhoshi” ose ish-kombinati tekstil. Ky është edhe një nga grupet sociale mëproblematike të kësaj zone.

Dhuna në familje është një nga fenomet që takohet më shpesh mes familjeve të kësaj zone,e ushqyer nga niveli i ulët kulturor i personave të ardhur, kushtet e vështira ekonomike,vështirësitë në proçesin e integrimit në jetën e metropolit, të cilat gjenerojnë agresivitet dhetension në familje. Sipas të intervistuarve, dhuna takohet në të gjitha format, por ajo fizike dheajo psikologjike janë më evidente.

Në këtë zonë nuk ka raste vrasjesh ose vetvrasjesh ku të jenë përfshirë fëmijë dhe të mitur,ndonëse situata kriminale nuk është pozitive në përgjithësi.

Mjedisi familjar ku rriten fëmijët e kësaj zonë, sipas përshtypjeve të të intervistuarve, nuk karakterizohetnga një vëmendje e veçantë për mirë-rritjen dhe zhvillimin e tyre. Në shumicën e rasteve përpjekjete familjeve janë të përqendruara në plotësimin e nevojave bazë si: ushqim, veshmbathje dhe strehim.Nevojat arsimore, shëndetësore dhe ato emocionale thuajse nuk përmenden fare.

Në zonën e Kombinatit funksionojnë 3 shkolla të mesme (2 profesionale dhe 1 e mesme epërgjithshme) dhe 4 shkolla 9- vjeçare. Pavarësisht nga ky numër, shumë fëmijë e kanë tëvështirë të ndjekin shkollën për arësye të distancës së konsiderueshme midis vendbanimit tëtyre dhe vend-ndodhjes së shkollës. Ka raste kur fëmijët heqin dorë nga shkolla sepse ajoështë shumë larg.

Përgjithësisht, shkollat kanë një nivel të kënaqshëm mësimdhënie dhe përpiqen të përballenme problemet e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Fëmijët që rrezikojnë të përfshihen në sjelljekriminale janë frekuentues jo të rregullt të shkollës, ose janë larguar prej saj në një moshëfare të re. Prindërit e tyre kanë gjithashtu nivel të ulët arsimor.

Gjendja social ekonomike e zonës lë shumë për të dëshiruar. Rreth 670 familje përfitojnëndihmë ekonomike, ndërkohë që jo pak prej tyre ballafaqohen me probleme të divorcit,papunësisë, sëmundjeve, etj. Bizneset e kësaj zone janë të pakta dhe nuk ofrojnë mundësi tëmjaftueshme punësimi për banorët e saj.

Shërbimet sociale në zonën e Kombinatit janë të pakta. Vetëm disa organizata joqeveritareushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Qendra për Gratë dhe Fëmijët, ADRA, Shoqata eGrave dhe Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara dhe Qendra Kombëtare e Mirërritjes, Zhvillimitdhe Rehabilitimit të Fëmijëve. Është e kuptueshme se numri dhe profili i shërbimit të këtyreqendrave është shumë i kufizuar, përkundrejt nevojave të shumëllojshme të banorëve.

13 Të dhënat e muajit Shtator 2006

34

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Mungojnë shërbimet për fëmijët që janë në konflikt me ligjin.

Komisariati i Policisë Nr. 6 mbulon këtë zonë në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe komunitetit.Puna e tyre është e përqëndruar kryesisht në marrëdhëniet me komunitetin dhe ndjekjen erasteve të implikuara apo në rrezik për t’u përfshirë në sjellje kriminale. Oficerët e policisë sëkëtij komisariati mbajnë lidhje të rregullta me drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe prindërit.Sipas intervistave me disa prejt tyre, rezulton se fëmijët e kësaj zone i kryejnë veprat penalejashtë territorit të Kombinatit, kryesisht në atë të Bllokut, ku edhe përfitimet janë më të mëdha.Veprat më shpesh të takueshme midis të miturve të kësaj zone janë vjedhjet dhe grabitjet. Sipasnjërit prej përfaqësuesve të shërbimit policor në komunitet, nisur nga numri i lartë i veprave të tëmiturve, “është rritur ndjeshmërinë ndaj çëshjeve të fëmijëve në konflikt me ligjin”.

Fëmijët e kësaj zone nuk i shpëtojnë ndikimit negativ të stereotipeve dhe paragjykimeve mbiorigjinën dhe përkatësinë etnike. Më shumë ndihen të paragjykuar personat me origjinë Romedhe të ardhurit. Megjithatë në tërësi në opinionin e Tiranës si qytet, ekziston një stereotipnegativ për të ashtëquajturit “kombinats”. Ky stereotip është i lidhur me sjellje negative, natyrëtë egër, probleme me ligjin etj, që janë shfaqur nga individë të ndryshëm të kësaj zone, nëmënyrë të veçantë në periudha kritike si vitit 1990, 1992 dhe 1997.

Si konkluzion, mjedisi komunitar heterogjen, ai familjar tejet i sforcuar dhe i stresuar, problemetsocial ekonomike, niveli i ulët i arsimit, shërbimet e pakta në ndihmë të fëmijëve në nevojë dheqëndrimet jo miqësore ndaj grupeve të ndryshme brenda komunitetit ushqejnë stres, pasiguri,frustacion, agresivitet tek banorët.

Fëmijët dhe të rinjtë që rriten në këtë mjedis nuk gjejnë modele pozitive për të imituar. Zgjedhjae tyre është shumë e kufizuar. Nën ndikimin e stresit dhe frustacionit që ju krijon përjashtimidhe etiketimi social, si dhe vështirësitë e tjera të miturit e zonës së Kombinatit takohen shumëshpesh në rolin e kundravajtësit. Nuk janë të rralla rastet kur ata janë gjetur fajtorë për fyerjendaj personit, prishje të qetësisë publike, ngarje e makinës me shpejtësi në vendet e populluaraetj. Këto akte burojnë përgjithësisht nga ngarkesat emocionale negative dhe pamundësia përt’i shkarkuar me aktivitete të efektshme.

Pamundësia për t’u ballafaquar me modele dhe eksperinca pozitive, mungesa e mbështjetjespër një zhvillim dhe edukim- normal të tyre si dhe vështirësitë që ata hasin për të përballuarnevojat e ditës, i bëjnë këta fëmijë dhe të rinj të prirur për sjellje dhe veprime që ju sjellin sadopak fitim në një kohë sa më të shkurtër. Është kjo arësyeja që të miturit e kësaj zone përfshihenmë shpesh në vepra vjedhjeje, grabitje, vjedhje dhe grabitje në bashkëpunim, vjedhje dhegrabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vepra të dhunshme ndaj personit, si dhe akte të tjerakriminale si vrasje, plagosje, vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë etj.

Në shumicën e rasteve sjelljet e tyre penale janë të realizuara në zona të tjera, ku edhemundësia e përfitimit është më e madhe, ndonëse nuk mungojnë rastet e sjelljeve penale tëdrejtuara ndaj fqinjëve dhe të afërmëve të tyre.

Sjelljet penale të të miturve të kësaj zone karakterizohen nga shkarkimi i agresivitetit të prodhuarsi rezultat i përjetimeve negative në mjedisin ku ato jetojnë si dhe nga nevoja për mbijetesë nëkushtet kur burimet jetike janë shumë të kufizuara dhe mbështetja sociale e pamjaftueshme.

35

Studimet në fushën e kriminalitetit të të miturve tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë të përfshirë nësjellje penale fitojnë dalëngadalë një profil të tyrin që është i qëndrueshmë dhe karakteristik.Në përpjekje për të prezantur këtë profil do të përdorim disa raste studimi me të dhëna mbipersonalitetin e të miturve në konflikt me ligjin të intervistuar për qëllimet e këtij studimi. Tëdhënat identifikuese si emri, mbiemri, vendlindja apo ndonjë e dhënë tjetër plotësuese do tëeleminohen dhe në vend të tyre do të përdoret vetëm një emër i përdorur nga studjuesja.

Rastet e mëposhtme janë përzgjedhur për të ilustruar disa karakteristika kryesore të të miturvenë konflikt me ligjin.

Mosha dhe sjellja penaleNga rastet e intervistuara në dhomat e paraburgimit dhe në institucionet e kryerjes së dënimittë bën përshtypje fakti që numri më i madh i të miturve janë në kufirin e moshës nga 14 derimë 17 vjeç. Një pjesë e tyre ndonëse kanë shfaqur sjellje problematike që më parë, janëndaluar apo kryejnë dënime për herë të parë. Kjo do të shpjegonte edhe faktin se mosha epërfshirjes për herë të parë në vepra penale është ajo e sipërpërmendur.

Rasti i Evisit. Ai ishte 15 vjeç në momentin e ndalimit. Banon në një zonë rurale të veriut tëShqipërisë. Ka kryer vetëm 6 klasë shkolle. Është jetim dhe jeton në një situatë të rënduarekonomike. Nuk ka asnjë përkrahje dhe është i padënuar më parë. Është dënuar për veprënpenale të armëmbajtjes pa leje për të cilën gjykata ka aplikuar dënimin me 3 muaj e 10 ditëburgim. Akuzën e ka pranuar që në momentin e caktimit të masës së sigurimit. Ai ka shpjeguarse armën e mbante për ta shitur me qëllim sigurimin e të ardhurave për të plotësuar nevojatjetike. Familja e tij nuk ka mundur të marrë avokat për pamundësi finaciare dhe ai mbrohetnga një avokat i caktuar nga gjykata.

Në rastin e mësipërm është evidente gërshetimi i shumë karakteristikave dhe faktorëve që enxisin krimin, por ajo që ne dëshirojmë të theksojmë në këtë rast është mosha kur rritetmundësia e përfshirjes në sjellje penale. Edhe rasti që vjen pas ilustron po të njëjtën moshë.

Rasti i Gencit. Ai ishte 15 vjeç në momentin e ndalimit. Banon në një zonë rurale midis pjesësveriore dhe asaj qëndrore të vendit. Ka kryer 8 klasë shkollë dhe është i padënuar më parë.Akuzohet për vjedhje në bashkëpunim bazuar në N134/2 të Kodit Penal. Veprën penale e karealizuar në lokalin ku ishte i punësuar, duke përdorur një kopje çelësi. Motivi i vjedhjes kaqënë shkaqet ekonomike. Situata e rënduar ekonomike në familje e ka detyruar të lërë edheshkollën. E ka pranuar akuzën dhe ka shlyer dëmin duke kthyer të gjitha sendet e vjedhura të

- Profili i të miturve në konflikt me ligjin -

Kapitulli IV

36

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

cilat në total arrinin një vlerë prej 1milion lekësh të vjetra.

Rasti i Petritit. Ai është 16 vjeç. Banon në një qytet të vogël verior. Ka vetëm 6 klasë shkollë.Është i padënuar më parë dhe akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, prishjetë rendit dhe qetësisë publike si dhe kundërshtim i punonjësit të rendit publik. Mbas kryerje sëveprave penale është larguar dhe shpallur person në kërkim. Është ndaluar një muaj më pasdhe i është caktuar një avokat nga gjykata sepse familja nuk ishte në gjendje të përballonteshpenzimet për të. Ai shpjegon se armën e mbante për t’ju krenuar shokëve dhe atë pasditee ka përdorur thjesht për qejf.

Të tre rastet e mësipërme janë sjellë me qëllim ilustrimin e kufirit moshor më të mundshëm përt’u përfshirë ne sjellje penale. Kemi shpjeguar dhe jemi përpjekur të analizojmë moshën e tëmiturve në konflikt me ligjin edhe në kapitujt e mëparshëm. Sjellja penale nuk realizohet thjeshtnë një moshë të caktuar pa ndonjë histori të mëparshme. Janë disa sjellje problematike, agresive,shqetësuese, irrituese të manifestuara që në mosha të mëparshme, në vitet e shkollës filloreedhe më parë, të cilat në një moment të caktuar të çojnë në sjellje penale. Fëmijët dhe të rinjtënë konflikt me ligjin e kanë realizuar përgjithësisht historinë parakriminale. Sjelljet e tyre nukjanë vlerësuar, nuk janë kuptuar, janë neglizhuar dhe ato kanë avancuar deri në sjellje penale.

Rastet e studjuara dhe të intervistuara për qëllime të këtij studimi tregojnë edhe një lidhje tëmoshës me veprën penale. Po të lexosh me kujdes historitë e mbledhura të bie në sy fakti senë moshat e reja, vepra penale më shpesh e takueshme është ajo e vjedhjes, grabitjes dhee armëmbajtjes pa leje.

Rasti i Astritit. Ai është 15 vjeç.Është dënuar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunimtë mbetur në tentativë. Është dënuar me 6 vjet heqje lirie. Ka kryer 6 vjet shkollë. Jeton në njërreth të rëndësishëm jugor. Ka një situatë të vështirë ekonomike në familje pasi prindërit janëtë papunë. Mbrohet me avokat të caktuar nga shteti.

Niveli i arsimitTë miturit e akuzuar për vepra penale janë përgjithësisht me nivel të ulët arsimor. Ky fakt nukduhet marrë si një paragjykim. Atë e vërtetojnë edhe të dhënat nga historitë e të miturve tëkontaktuar për qëllime të këtij studimi. Niveli i ulët i edukimit lidhet edhe me llojin e veprëspenale të kryer. Nga të dhënat rezulton se sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit aq më e rëndëështë vepra penale. Tre rastet e përshkruara më lart kanë një arsim nga 6 deri më 8 klasë.Vepra penale është ajo e vjedhjes vetëm ose në bashkëpunim.

Rastet që do të paraqesim në vazhdim kanë nivel më të ulët arsimor, vetëm 4 klasë shkollëdhe akuzohen për vrasje dhe vjedhje në bashkëpunim në shuma të mëdha. Rritja e moshësduket se shkon progresivisht me shkallën e krimit, ndërkohë që shkalla e krimit rritet me uljene nivelit të arsimit. Lexoni me kujdes rastet e mëposhtme.

Rasti i Arbenit. Ai është 17 vjeç dhe banon në një qytet të vogël verior. Ai ka kryer vetëm 4klasë shkollë. Ai jeton vetëm me nënën, pasi babanë ja kanë vrarë vite më parë dhe vëllai i tijjeton jashtë Shqipërisë. Është i padënuar më parë. Familja ka një ekonomi relativisht të mirë,

37

pasi mbahen nga i vëllai. Është akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim dheështë dënuar me 10 vjet e 8 muaj heqje lirie. Motivi i veprës penale është për gjakmarrje (kamarrë gjakun e babait).

Rasti i Tanit. Ai është 17 vjeç dhe banon në një zonë rurale të një rrethi të rëndësishëmverior. Ka vetëm 4 klasë shkollë. Është jetim dhe jeton vetëm me nënën dhe vëllain 21 vjeç.Është dënuar më parë me 10 muaj burg dhe është liruar me kusht për veprën penale tëvjedhjes, kur ka qënë në moshën 14 vjeç. Akuzohet për të njëjtën vepër penale të kryer nëbashkëpunim me një të mitur tjetër. Ka vjedhur sponda makine dhe i ka shitur për skrap.Motivet që e kanë shtyrë për të kryer vjedhjen janë shkaqet ekonomike. Hetimet ndaj tij kanëzgjatur 3 muaj. Familja nuk i ka besuar avokatit të shtetit dhe duke mos patur mundësi finaciarepër të pagur shërbimin e avokatit, atë e ka paguar një i afërm i tyre.

Rasti i Gurit. Ai është 17 vjeç. Është dënuar me 5 vjet heqje lirie për veprën penale të vjedhjesme armë në bashkëpunim. Lindur dhe banues në një zonë malore veriore. Ka kryer 5 klasëshkollë. Gjendja ekonomike e familjes është e rënduar pasi prindërit janë të papunë.

Gjendja ekonomikeNuk ka asnjë dyshim se mbetet një nga karakteristikat bazë të personalitetit të të miturve nëkonflikt me ligjin. Ose vijnë nga familje të varfëra, ose nuk kanë mundësi punësimi dhe sigurimitë ardhurash të mjaftueshme për të jetuar, ose nuk kanë kujdestarë ose janë të rrezikuar përtë mbuluar nevojat bazë. Në thelb, shumë nga të miturit në konflikt me ligjin kanë problemeekonomike. Të gjitha rastet e prezantuara më lart e kanë prezent komponentin ekonomik,ndonëse ne kemi synuar të evidentojmë një tipar tjetër. Rastet e mëposhtme ilustrojnë nëmënyrë të veçantë tiparin ekonomik.

Rasti i Flamurit. Ai është 17 vjeç dhe banon në një qendër ish industriale në afërsi të kryeqytetit.Ka kryer arsimin 8 vjeçar dhe është i padënuar më parë. Akuzohet për vjedhje të një lokali tëkryer në bashkepunim me një të mitur tjetër. Motivi për të cilin e ka kryer veprën penale ështëai ekonomik. Dëmin nuk e kanë kthyer, pasi e kanë ndarë mes shokësh për të mbuluar nevojate gjithësecilit. Ai mbrohet me avokat të caktuar nga gjykata pasi familja nuk ka mundësifinanciare.

Rasti i Zamirit. Ai është 15 vjeç dhe banon në të njëjtin qytet me rastin e mësipërm. Edhe aiakuzohet për të njëjtën vepër penale si në rastin e mësipërm të kryer në bashkëpunim. Ështëi padënuar më parë. Motivi për të cilin e ka kryer veprën penale është nevoja ekonomike.

Situatën e vështirë ekonomike të familjes e provon edhe fakti se në shumicën e rasteve tëprezantuara avokati është caktuar nga gjykata pasi familja nuk e përballon dot një shpenzimtë tillë. Vlen të përmendet fakti se pavarësisht se familjet nuk janë shumë besuese ndajavokatëve të caktuar nga shteti, ato janë të detyruar ta pranojnë një zgjidhje të tillë për arësyetë vështirësive ekonomike.Është e kuptueshme se nevojat ekonomike të familjes ose të vetë individit gërshetohen edheme karakteristika të tjera, por shpesh kjo karakteristikë është shkaku për lindjen e tipareve tëtjera të cilat nga ana e tyre lidhen me sjelljen kriminale. Të miturit me nevoja të theksuara

38

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

ekonomike nuk mund të ndjekin shkollën, pa shkollë nuk mund të punësohen, pa punë nukmund të plotësojnë nevojat bazë, si të tillë janë të prirur të gjejnë çfarëdo rruge më çfarëdoçmimi për të mbijetuar.

Rastet në vijim shprehin qartë gërshetimin e të gjithë këtyre treguesve.

Rasti i Elidonit. Ai është 16 vjeç dhe akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Shkaku i aktitjanë arësyet ekonomike. Babai i tij është pijanec dhe nëna e papunë. Ka vetëm 5 klasëshkollë. Për të nuk interesohet askush nga familja dhe ai konsumon vetëm ushqimet eparaburgimit.

Rasti i Ilirit. Ai është 17 vjeç. Është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale tëvjedhjes me armë në bashkëpunim. Lindur dhe banues në një zonë malore jogore. Kambaruar 8 klasë shkollë. Familja përjeton një gjendje të rënduar ekonomike pasi të dy prindëritjanë të papunë.

Rasti i Besimit. Ai është 16 vjeç. Është dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vjedhjesme armë në bashkëpunim. Ka lindur dhe banon në një zonë problematike të veriut të vendit.Ka 4 klasë shkollë dhe gjendje të vështirë ekonomike pasi prindërit janë të papunë.

Rasti i Hasanit. Është 18 vjec. Është dënuar me 2 vjet burg për veprën penale të vjedhjesme dhunë. Është lindur dhe banues në Tiranë. Ka kryer 8 klasë shkollë. Gjendja ekonomikeështë e vështirë pasi prindërit i ka të papunë.

VendbanimiDuke studjuar me kujdes vendbanimin e të miturve në konflikt me ligjin të bie në sy fakti se njënumër i konsiderueshëm i të miturve janë ose nga zonat rurale, ose nga zonat ish industriale,ose nga vendbanimet e reja të krijuara gjatë viteve të tranzicionit. Ajo që kanë të përbashkëtkëto vendbanime janë mundësitë e limituara për punësim, mungesën e burimeve jetike sitoka, prona apo ekonomi të tjera familjare që të mundësojnë jetesën e individëve dhe familjevetë tyre. Një pjesë e këtyre vendbanimeve karakterizohen nga një paralizim total i aktiviteteveekonomike mbi të cilat ato edhe janë ndërtuar si qendra të banuara.

Të bie në sy fakti që predominojnë rastet me origjinë nga fshatrat e Lezhës, Pukës dhe Shkodrëssi dhe nga Laci dhe Mamurrasi. Të gjitha qendrat e mësipërme karakterizohen nga burimejetese të kufizuara. Nuk mungojnë rastet nga Tirana qytet dhe fshat si dhe nga qytete të tillasi Berati dhe Fieri.

Duke qënë se besojmë se rastet e paraqituara më lart e ilustrojnë marrëdhënien e sjelljeskriminale tek të miturit me vendbanimin e tyre, po paraqesim vetëm dy raste të lidhura mekryeqytetin dhe rrethinat e tij.

Rasti i Arsenit. Ai është 18 vjeç dhe banon në një fshat afër Tiranës. Akuzohet për vjedhjeme armë. Është shumë i vështirë në komunikim dhe të lë të kuptosh se përjeton probleme tërënduara të personalitetit.

39

Rasti i Arbenit. Ai është 16 vjeç. Është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për vjedhje. Lindurdhe banues në Vorë (Tiranë). Shkak për sjelljen e tij kanë qënë kushtet e vështira ekonomike.Asnjë nga prindërit nuk punon. Ka bërë vetëm 5 klasë shkollë. Askush nga familja nukinteresohet për të në burg. Ndjehet i vetëm dhe jashtë vëmendjes.

Modelimi i sjelljeve problematikeËshtë karakteristikë e të miturve në konflikt me ligjin modelimi i sjelljeve problematike. Atakarakterizohen nga mungesa e aftësisë për të debatuar, kanë aftësi të limituara në komunikim,kanë mungesë të kontrollit të nxitjes dhe janë mësuar të mos kenë kufizime në veprimet etyre. Janë edukuar të kenë liri të pakufizuar dhe për rrjedhojë kur kjo ju cënohet, ata acarohendhe bëhen agresivë. Shembujt e mëposhtëm e ilustrojnë këtë tipar.

Rasti i Agimit. Agimi është 17 vjeç, dhe banon në një nga qytetet kryesore të veriut tëShqipërisë. Ai ka kryer arsimin 8 vjeçar dhe është i padënuar më parë. Akuzohet për vrasjedhe plagosje. Mbas kryerjes së veprës penale është dorëzuar dhe e ka pranuar akuzën.Motivi për të cilën e ka kryer veprën ka qënë për motive të dobëta, vrasje që ka ardhur sishkak i një motivi banal, zënie e çastit.

Rasti i Adilit. Adili është 17 vjeç dhe akuzohet për veprën penale të plagosjes së rëndë.Shkaku i veprës penale është: motive rrugaçërie (zënke në rrugë). Ka kryer 8 klasë shkollë.Gjendje ekonomike e familjes është e mirë. Prindërit e takojnë rregullisht.

Rasti i Dritanit. Ai është 17 vjeç. Është i dënuar për vrasje në bashkëpunim. Është dënuarme 6 vjet burg. Është banues në Tiranë. Ka kryer 8 klasë shkollë. Gjendje ekonomike efamiljes është e mirë. Arsyeja e krimit - motive të dobëta, akte rrugaçërie.

Përkatësia e lidhur me minoriteteNjë karakteristikë tjetër e të miturve në konflikt me ligjin është edhe përkatësia e tyre etnike. Midistë miturve të ndaluar apo të dënuar të bie në sy se një numër prej tyre janë me origjinë Rome oseEgjyptiane. Ky fakt tregon se origjina e lidhur me grupet minoritare krijon më shumë stres, tensiondhe probleme tek individët të cilët shkarkojnë ngarkesat e tyre negative në sjellje penale.

Rasti i Romeos. Ai është 15 vjeç. Është dënuar për veprën penale të vjedhjes. Është dënuarme 3 muaj heqje lirie. Ka lindur dhe banon në Tiranë. Familja e tij jeton në ekstremin e varfërisë.Ata jetojnë në një barrakë të zonës së Brakës. Familja e tij është me origjinë Egjyptiane.

Profili i të miturve në konflikt me ligjinNë përfundim të prezantimit të disa rasteve të studjuara nga ana jonë me qëllim përdorimin etyre për të ilustruar shumë momente të kërkimit lidhur me personalitetin e të miturve në konfliktme ligjin, po paraqesim në mënyrë të përmbledhur profilin e një mituri në konflikt me ligjin:

- Përgjithësisht, në shumicën e rasteve të miturit në konflikt me ligjin kryejnë veprat epara penale në kufirin midis 14 dhe 17 vjec. Me kalimin e viteve veprat e tyre penalerëndohen. Në qoftëse veprat e tyre të para penale janë kryesisht vjedhje, grabijte,

40

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

armëmbajtje pa leje dhe kundravajtje, veprat e tyre të mëpasshme janë plagosje,plagosje e rëndë, vrasje me paramendim etj.

- Në rastet e kontaktuara dhe të studjuara gjinia mashkullore predominon. Mungojnëvajzat e mitura të dënuara apo të akuzuara për vepra penale.

- Niveli i ulët arsimor karakterizon shumicën e të miturve në konflikt me ligjin. Për mëtepër, sa më i ulët niveli arsimor aq më i rëndë lloji i veprës penale të kryer prej tyre.

- Në shumicën rasteve të miturit përjetojnë varfëri ekstreme. Familjet e tyre jetojnë nëkufijtë e mbijetesës. Prindër të papunë, mungesë të burimeve jetike janë vetëm disatregues të varfërisë së tyre. Familjet janë aq të varfra sa nuk janë në gjendje tëofrojnë shërbimin e avokatisë për fëmijën e tyre.

- Të miturit e ndaluar apo të dënuar vijnë nga zona rurale, të thella, suburbane dhe tëpazhvilluara si dhe nga zona urbane me mundësi jetese pothuaj inekzistente, siç janëpër shembull ish qytetet industriale. Nuk mungojnë rastet kur të miturit jetojnë nëzona të nxehta të krimit të lidhura me aktivitete kriminale apo kulturë tepër të egërdhe aspak tolerante.

- Një pjesë e të miturve në konflikt me ligjin vijnë nga familje problematike dhejofunksionale, siç mund të jenë familjet me një prind, me një prind të vrarë, familje meprobleme të komunikimit, me shumë fëmijë, prindër të sëmurë, me probleme të alkoolit,jetimë apo të abandonuar.

- Fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin karakterizohen nga modelimi i sjelljeveproblematike që në mosha fare të vogla. Fakti që këto sjellje kalojnë pa u vënë re, pau trajtuar dhe duke u injoruar në fazat e para të shfaqjes së tyre, ndikon në përforcimindhe ekspozimin e sjelljeve kriminale në mosha më të rritura.

Të miturit në disa raste kanë origjinë të lidhur me grupe të minoriteteve sic janë ato Rome dheEgjiptiane.

41

1. Masat e Përgjithshme dhe Masat e VeçantaShumë nga programet e drejtësisë për të mitur, ato të shërbimeve për fëmijë si dhe të shkollavefokusohen kryesisht tek fëmijët me probleme afatgjata të sjelljes, tek adoleshentët me rekordekriminale, ose në edukimin dhe trajtimin e të rinjve. Pak dhe shumë pak vëmendje i kushtohetfëmijëve parashkollorë dhe atyre të shkollës fillore për të parandaluar sjelljet problematike.Ndërhyrjet zakonisht synojnë të ndreqin sjelljet problematike, delikuencën e shfaqur apo aktete dhunshshme dhe serioze pasi ato janë shfaqur.

Nga studimi i situatës tek fëmijët shqiptarë rezulton se parandalimi është një qasje më pozitivedhe efektive ndaj problemit. Nga të gjitha ndërhyrjet e njohura për të ulur delikeuncën rinore,ndërhyrjet parandaluese që fokusohen tek delikuenca fëminore janë të tilla që shpëtojnë copënmë të madhe të këtij problemi. Përpjekjet parandaluese duhen fokusuar para së gjithash tekparandalimi i sjelljeve problematike të vazhdueshme tek fëmijët; së dyti tek parandalimi i idelikuencës fëminore, në mënyrë të veçantë tek fëmijët me çrregullime të sjelljes, dhe së tretitek parandalimi i akteve serioze dhe të dhunshme të adoleshentëve, veçanërisht midis fëmijëvedelikuentë. “Sa më herët aq më mirë” është një nga parimet që duhet të drejtojë ndërhyrjetpër të parandaluar delikuencën fëminore, pavarësisht nëse këto ndërhyrje përqëndrohen nëfëmijën, familjen, shkollën apo komunitetin.

Mbështetja për parandalim dhe ndërhyrjet e hershme janë tashmë të deklaruara ngaprakticienët dhe profesionistët e fushës.

Studjuesit e kësaj fushe kanë rekomanduar dhe vazhdojnë të rekomandojnë se ndërhyrjetparandaluese dhe ato riintegruese duhet të përqëndrohen në faktorët e njohur të riskut si dhenë njohuritë mbi zhvillimin e sjelljes së individit në fëmijëri dhe adoleshencë. Megjithatë, studjuesite kësaj fushe tërheqin vëmendjen në faktin se nuk ka një dhe vetëm një mënyrë për tëparandaluar dhe korregjuar sjelljen delikuente. Studimet për ndërhyrjet në delikuencën fëminoretregojnë qartë se faktorët e shumëfishtë të riskut, ndërthurjet e tyre me njëri tjetrin, si dhekompleksiteti i tyre përbëjnë një sfidë më vete për të realizuar ndërhyrjen. Në këtë sfidë gjendentë përfshira edhe përpjekjet për të ulur ose shmangur përsëritjen e sjelljeve problematike tek tëmiturit. Brënda grupit të të miturve dhe të rinjve të rrezikuar nga përfshirja në sjellje problematikeekziston një nën grup i veçantë i të miturve që kanë patur histori të përfshirjes në sjelljeproblematike. Parandalimi i përsëritjes së këtyre eksperiencave është jo pak sfidues.

Ndërhyrjet duhet të synojnë ndryshimin si të kushteve ashtu edhe të institucioneve që e nxisindhe e ushqejnë krimin në komunitet.Për më tepër, sistemi i drejtësisë për të mitur, sistemi i

–Masat për parandalimin e kriminalitetit tek të miturit-

KapitulliV

42

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

mbrojtjes sociale, dhe shërbime të tjera për të mitur duhet të marrin në konsideratë problemete shumëfishta që burojnë nga familjet disfunksionale.

a) Ndërhyrjet premtueseShumë nga programet shkollore dhe komunitare për parandalimin e kriminalitetit fëminorfokusohen në disa fusha të riskut njëherësh14.

Studjuesit rekomandojnë koordinimin e tipeve të mëposhtme programve parandalueseshkollore dhe komunitare:

•Programe të menaxhimit të sjelljes në klasë•Program shumëplanëshe të bazuara në punën në klasë•Kurrikula shkollore që promovojnë kompetencat sociale tek fëmijët dhe të rinjtë•Kurrikula që mbështesin zgjidhjen e konflikteve dhe parandalimin e dhunës•Ndjekja e programeve të detyrueshme për parandalimin e sjelljeve kriminale•Programe aktivitetesh pas shkolle•Programe drejtuese•Programe të organizimit të shkollave•Programe komplekse për parandalime në komunitet

Shumë programe unikale me fëmijët të moshave të reja janë provuar të jenë efektive në uljene kriminalitetit në moshat e mëvonshme.

Projektet e ndërhyrjes që në moshat fare të vogla, që në foshnjëri, janë provuar të sukseshme.Kështu, p.sh. ngritja e programeve mbështetëse për nënat me situatë ekonomike të vështirë,për nënat e pamartuara ose ato të divorcuara kanë qënë pozitive. Nënat në situata të vështirajanë vizituar rregullisht nga punonjëset sociale dhe mamitë e qendrave shëndetsore që gjatështatzanisë deri në fund të vitit të dytë të jetës së fëmijës. Kur fëmijët janë bërë 15 vjeç, efektipozitiv i vizitave është reflektuar në nivelin e ulët të sjelljeve problematike dhe kriminale tërregjistruar prej këtyre fëmijëve15.

Webster – Stratton (1998) zhvilloi një paketë të kompletuar dhe të suksesshme trajnimi përprindërit me synim ofrimin e shprehive sociale dhe sjelljeve prosociale.

Studimi i programeve të ndryshme të ndërhyrjes dhe të parandalimit të krimit tek të miturittregon se mbështetja e familjeve, edukimi i prindërve, ofrimi i mbështetjeve ndaj familjevejanë hapat e para për të eleminuar sjelljet kriminale tek të miturit. Identifikimi i hershëm iproblemeve emocionale dhe të sjelljes duhet të jetë një objektiv për shumë organizma dheinstitucione që veprojnë në fushën e fëmijëve.Për nëngrupin e fëmijëve me histori kriminale, përvec sa më sipër, puna me prindërit merrrëndësi të veçantë. Angazhimi dhe konsiderimi i prindërve si partnerë të rëndësishëm nëparandalimin e historive kriminale të fëmijëve të tyre e bën të pashmangshme punën intensiveme prindërit për përvetësimin e metodave sa më efikase të prindërimit.

14 Herrekohl et al., 200115 Olds et al., 1998

43

b) Sistemi i drejtësisë për të miturPër faktin se fëmijët janë të përpunueshëm, janë ende në proces zhvillimi, se ata mund tëndryshojnë kërkon që edhe trajtimi i tyre të bëhet ndryshe nga ai i të rriturve.

Për më tepër, moshat e reja vlerësohen si ende të ‘papjekura për të mbajtur përgjegjësi nëmënyrë të barabartë me të rriturit’16. Për një kohë të gjatë tashmë, sistemet e drejtësië për tëmiturit janë ngritur për të mbrojtur të miturit nga dënimet dhe për t’ju dhënë atyre më shumëmundësi dhe hapësirë për dënime alternative dhe shërbime mbështetëse. Sistemi në fjalëpërgjithësisht nuk dënon fëmijët me moshë të vogël. Profesionistët e drejtësisë janë të detyruartë ndërhyjnë kur institucione te tjera si shkolla, familja, shërbimet e specializuara për fëmijëtdështojnë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur fëmijën.

Edhe në vendet ku sistemi i drejtësisë për të mitur ekziston dhe funksionon për një kohë tëgjatë, ai shpesh ka shërbyer si një institucion që trajton shumë probleme të sjelljes së tëmiturve, që institucione të tjera nuk kanë mundur apo nuk i kanë trajtuar në përgjithësi.

Ekzistenca e sistemit të drejtësisë për të mitur duhet të funksionojë në lidhje të ngushtë mesisteme dhe institucione të tjera të shërbimit për fëmijë. Fragmentarizimi i aktivitetit të tyre nuki shërben qëllimit afatgjatë të shoqërisë për uljen e kriminalitetit tek të miturit dhe mbrojtjen etyre nga përfshirja në sjellje kriminale.

Tashmë në sitemet bashkëkohore të trajtimit të të miturve, sistemi i drejtësisë bashkëpunonme shumë shërbime të tjera si policia, prokuroria, gjykatat, shkollat, shërbimet e shëndetitmendor, shërbimet e mbështetjes sociale, programe të komunitetit për familjet e varfëra,fëmijët pa mbështetje, fëmijët me probleme etj.

Shembuj pozitivë janë Programi i Shtetit të Miçiganit, SHBA për të miturit e hershëm në konfliktme ligjin, program që konsiston në shërbime në shtëpi për fëmijët nën 13 vjeç që kanë kryervepra penale.

Programi i Minesotës për fëmijët me prirje kriminale nën 10 vjeç, progam që synon referrimine rastit në të gjitha shërbimet e nevojshme dhe sigurimin e ndërhyrjeve të hershme për tëparandaluar thellimin e sjelljes kriminale.

Projekti i Torontos për të miturit nën 12 vjeç, është njëkohësisht shprehës i politikës së Shtetitkanadez për trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin dhe synon kombinimin e ndërhyrjeve tëfëmijëve, prindërve, shkollave dhe komuniteteve.

Të gjitha programet shumësistemike që hartohen për të trajtuar kriminalitetin tek fëmijët dhe tërinjtë ndërtohen mbi parime të ndryshme. Të gjithë këto programe kanë provuar se ndërhyrjaduhet të jetë shumëplanëshe dhe ajo është e suksesshme kur është e hershme dhe nga të gjithadrejtimet.

Për sa i përket programeve që bazohen në punën me grupet e fëmijëve të inkriminuar, kujdes

16 Grisso, 1996

44

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

duhet të tregohet në ndërtimin dhe funksionimin e grupit, pasi mund të ndodhë që grupi tëfunksionojë në të kundërt të qëllimit për të cilin ai është ngritur. Grupi mund të ketë efektkontaminues për pjesëmarrësit në të. Është kjo arësyeja që puna në grup kërkohet të kombinohetme programe të tjera. Me këtë grup rëndësi duhet t’i kushtohet dënimit me kusht si dhe angazhimitnë aktivitete dhe kurse që synojnë përmirësimin e shprehive dhe sjelljeve sociale.

c) Mekanizmi i ndërthurjes së agjensiveFëmijët me prirje kriminale kanë shumë probleme, duke përfshirë ato të sjelljeve anti-sociale,vështirësi në procesin e të mësuarit, probleme të lidhura me temperamentin, ekspozimin ndajdhunës dhe neglizhimit etj. Normalisht disa agjensi duhet të ofrojnë shërbime për nevojat e tyre.Edhe në rastin më të mirë kur këto agjensi ekzistojnë, shërbime te tyre nuk janë të koordinuara.

Studjuesit e kësaj fushe janë të mendimit se për të arritur ngritjen, funksionimin dhe koordinimine këtyre shërbimeve duhet:

• Ngritja e një organizmi koordinues midis agjensive me përfaqësues nga institucione tëdrejtësisë, të shërbimeve, të edukimit etj që ka autoritetin për të bindur agjensitë përtë hartuar dhe realizuar një strategji për trajtimin e fëmijëve me sjellje kriminale.

• Ngritjen e një mekanizmi që të bëjë vlerësimin e shërbimit të fëmijës së referuar sip.sh. Qendra Komunitare për Vlerësimin.

• Ngritja e një mekanizmi që siguron lidhjen ndëragjensi pas marrjes së dënimit. Kymekanizëm do të sigurojë mbështetje për familjen dhe fëmijën në varësi të nevojavedhe mundësive që kanë familje të ndryshme.

d) Çështje ligjorePërvec problemeve që kanë të bëjnë me politikat dhe shërbimet direkte ndaj këtyre fëmijëve,mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të çështjeve ligjore që kanë të bëjnë me kriminalitetintek të miturit dhe të rinjtë. Disa prej tyre po i paraqesim mëposhtë:

• ngritja dhe funksionimi i një sistemi drejtësie për të mitur, i cili përvec dënimeve duhettë parashikojë edhe dënimet alternative, periudhat e provës dhe çështje që kanë tëbëjnë me edukimin dhe trajnimin për punësim për shumë prej tyre;

• trajnimi dhe përgatitja e profesionistëve që do të merren me këtë sektor të drejtësisë;• përcaktimi i shkallës së ndërgjegjësimit të të miturve për të kuptuar dëmin e shkaktuar

si dhe rëndësinë e dënimit të marrë;• mbrojtja e të miturve si një e drejtë e tyre veçanërisht në një stad ku kompetencat e

tyre individuale në mbrojtje të vetvetes nuk janë formuar;• përgjegjësia prindërore si një faktor që mundëson dhe rrit kujdesin e prindërve ndaj

fëmijëve dhe siguron vazhdimësi në trajtimin e tyre sipas nevojave të fëmijës;• alternativat e dënimit për të miturit, të cilat paraqesin një komponent të rëndësishëm

për t’i larguar ata nga aktiviteti kriminal në moshë të rritur.

2. Politika Penale ndaj të miturve në Shqipëria) Politika penale në ShqipëriPolitika penale e një vendi përcaktohet nga një sërë faktorësh objektivë dhe subjektivë, të cilëtkërkojnë të ndihmojnë në dënimin e autorëve të veprës penale nga njëra anë dhe parandalimine sjelljes kriminale nga ana tjetër.

45

Disa ekspertë të çështjes së politikës penale në Shqipëri e shohin politikën kriminale si njëtërësi masash të karakterit penal ose jopenal që synojnë të parandalojnë kriminalitetin si njëdukuri individuale dhe kolektive në një vend dhe kohë të caktuar.17

17 Politika Kriminale. E. Elezi dhe V. Hysi, Tiranë 200618 Politika Kriminale. E. Elezi dhe V. Hysi, fq 68, Tirane 2006

Duke ju refuar tabelës së mësipërme raporti midis të dënuarve të rritur dhe të mitur është simë poshtë :

Viti 2002: Në vitin 2002 janë dënuar 4370 persona me vendim të formës së prerë ku nga ketajanë dënuar 274 të mitur. Të miturit zënë 6.2 përqind të personave të dënuar. Të miturit edënuar për krime zënë 6.9 përqind të dënuarve për krime dhe 3 përqind të dënuarve përkundravajtje penale.

Viti 2003: Në vitin 2003 janë dënuar 6628 persona me vendim të formës së prerë ku nga këtajanë dënuar 308 të mitur. Të miturit zënë 4. 6 përqind të personave të dënuar. Të miturit edënuar për krime zënë 4.9 përqind të dënuarve dhe 0.4 përqind për kundravajtje penale.

Viti 2004: Në vitin 2004 janë dënuar 6379 persona me vendim të formës së prerë ku nga ketajanë dënuar 320 të mitur. Të miturit zënë 5 përqind të personave të dënuar. Të miturit e dënuarpër krime zënë 6.7 përqind të dënuarve, ndërsa kundravajtjet penale zenë rreth 0.4 përqind.

Viti 2005: Në vitin 2005 janë dënuar 6317 persona me vendim të formës së prerë ku nga ketajanë dënuar 289 të mitur. Të miturit zënë 4.5 përqind të personave të dënuar. Të miturit edënuar për krime përbëjnë 5.4 përqind të dënuarve dhe kundravajtjet rreth 1.9 përqind.

Në librin “Politika Kriminale”, autorët I. Elezi dhe V. Hysi analizojnë në detaje politikën kriminale tëndjekur nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe ndër të tjera thonë: “…Një nga mangësitë parimoretë Kodit Penal të ri është mungësa e nenit të posaçëm për kuptimin dhe qëllimin e dënimit nëshoqërinë demokratike.”18 Autorët ndalen gjithashtu edhe tek masat e dënimit të përfshira nëKodin Penal, duke thëne: “…shtesat dhe ndryshimet e bëra në ligjin nr.8733, datë 24.1.2001,

0%

20%

40%

60%

80%

100% Viti 2005 Të mitur

Viti 2005 Gjithsej

Viti 2004 Të mitur

Viti 2004 Gjithsej

Viti 2003 Të mitur

Viti 2003 Gjithsej

Viti 2002 Të mitur

Viti 2002 Gjithsej

1

Të denuar për vepra penale në Shqipëri (2002-2005)

46

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

shënon hapa prapa lidhur me ashpërsimin e dënimeve, domethënë të politikës ndëshkimore.”19

Një ndër debatet që zhvillohet sot ndërmjet përfaqësuesve dhe ekspertëve të sistemit tëdrejtësisë është çështja nëse dhënia e drejtësisë nëpërmjet vendimit të Gjykatave, realizohetnëpërmjet një politike ndëshkuese apo dhënies së një dënimi të drejtë dhe të merituar. Sigurishtqë numri i lartë i dënimeve të dhëna në vite si ndaj të rriturve dhe aplikimi në një masë të vogëli masave alternative, na shtyjnë të besojmë se Gjykatat, të cilat ndodhen nën presionin eopinionit publik dhe shtytjes për një performancë më të lartë, e kanë përdorur dhënien edënimeve më tepër si një mjet ndëshkimi, sesa si një mjet të dhënies së drejtësisë si përviktimën ashtu edhe të autorit të veprës penale

b) Politika penale ndaj të miturve në ShqipëriDuke patur parasysh sa më sipër studiuesit vëzhguan një sërë të dhënash për kriminalitetintek të miturit në Shqipëri, sipas dy rrugëve. Së pari u studiuan të dhënat e arrestimeve dhedënimeve për të miturit në nivel kombëtar dhe së dyti ato në nivelin lokal, në Rrethit Tiranë.Ajo që vihet re është se të dhënat për masat e dënimeve të dhëna nga Gjykatat e Shkallës sëParë, në nivel kombëtar, nuk tregojnë nëse janë zbatuar ose jo masat alternative dhe lehtësuesepër të miturit. Ndërkohë që Gjykata Tiranë, paraqet të dhëna më të detajuara si në drejtim tëdënimeve me burgim për të miturit, ashtu edhe të masave alternative të dhëna.

Sipas I. Elezit dhe V. Hysit “Politika kriminale e zbatuar gjatë periudhës 2002-2004 tregon senumri i personave të dënuar për krime është rritur nga viti në vit. …Politika e dënimit ndaj tëmiturve në vitin 2004 është ashpërsuar në krahasim me vitin 2003. …Probleme të shumta ekzistojnëme të miturit e ndaluar, të arrestuar dhe të dënuar. Ligji nuk u jep mundësi policisë ose prokurorisëtë përdorin alternative të tjera përveç arrestimit në shtëpi, në burg ose lënie të lirë.”20

Ndërkohë që të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë numrin e dënimeve të zbatuarandaj të miturve autorë të veprës penale gjatë peridhës 2002-2005.

19 Politika Kriminale. E. Elezi dhe V. Hysi, fq 77, Tirane 200620 Politika Kriminale. E. Elezi dhe V. Hysi, fq 171-173, Tirane 2006

Krime 251 259 313 258

Kundravajtje 23 49 7 31

Totali 274 308 320 289

Te denuar te mitur ne Shqiperi (2002-2005)

Nr. i të dënuarve te mitur Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004 Viti 2005

Të dhënat e mësipërme tregojnë se kemi një rritje të përfshirjes së të miturve në krim gjatëviteve 2002 dhe 2005. Megjithatë duhet thënë se në nivel kombëtar mungojnë të dhënat edisagreguara përsa i përket llojit të veprës penale të kryer nga i mituri, përkatësisë së tyrefamiljare, gjinisë, përkatësisë etnike dhe shkaqeve të përfshirjes të të miturve në vepra penale.

47

0

50

100

150

200

250

300

350

Viti 2002

Viti 2003

Viti 2004

Viti 2005

c) Karakteristika dhe tendenca të kriminalitetit tek të miturit sipas masave të dënimitSipas të dhënave të vëzhguara në nivel lokal dhe kombëtar shihet qartë se ka një tendencënga sistemi i drejtësisë në Shqipëri që të dënojë të miturit që kryejnë vepra ose kundravajtjepenale, sesa të zbatojë ndaj tyre masa alternative. Kjo tendencë është e lidhur edhe me faktinse, ndonëse Kodi Penal parashikon një sërë masash alternative ndaj të miturve, ai nuk kaparashikuar një mekanizëm të kontrollit të zbatimit të kësaj mase. Po ashtu Kodi Penal nuk kaparashikuar zbatimin e masave alternative për një sërë veprash të cilat paraqesin rrezikshmërishoqërore të ulët ose marrjen në konsideratë të interesit më të lartë të fëmijës në të gjithavendimet penale. Për të ilustruar këtë, studiuesit morrën në konsideratë të dhënat e vendimevepenale dhe të masave të dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë21.

21 Të dhëna të marra nga Gjykata e Faktit Tiranë (http://www.gjykatatirana.gov.al/)

Të mitur të dënuar nga Gjykata e Tiranës (2002-2006)

Vitet 2002 2003 2004 2005 2006

Me burgim 9 13 35 42 53

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

Te denuar te mitur 2002-2005

Te mitur te denuar nga Gjykata e Tiranes (2002-2006)

48

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

Ashtu siç vihet re nga të dhënat e mësipërme dhe nga grafiku, shihen dy tendenca kryesore.Së pari vihet re një rritje e numrit të dënimeve me burgim nga ana e Gjykatës së Tiranës, pornë të njëjtën kohë vihet re edhe një rritje e veprave penale me autorë të miturin. Ndërkohë mëposhtë janë paraqitur të dhënat e mbledhura në vite, të cilat ilustrojnë llojet e masave tëdënimit që ka zbatuar Gjykata e Tiranës ndaj të miturve.

Në grafikun e mëposhtëm vihet re se gjatë periudhës 2002-2004 ka patur një tendencë nërritje të dhënies së masave më të lehta të dënimit të të miturve, ndërkohë që nuk vihet re injëjti fenomen në vitet në vazhdim. Përkundrazi, gjatë vitit 2006 shihet qartë tendenca për tëdënuar me burgim thuajse të gjithë të miturit që kanë hyrë në procesin penal dhe vetëm nënjë rast Gjykata dha një lloj më të lehtë dënimi.

d) Politika penale ndaj të miturve në Tiranë dhe trendet e zhvillimit të sajNjë pjesë e mirë e tendencave të zhvillimit të kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë në përgjithësi,janë përmendur dhe analizuar gjërësisht tek Modeli i Tiranës. Megjithatë në këtë pjesë tëstudimit duam të ndalemi tek llojet e veprave penale për të cilat të miturit janë dënuar dhemasat e dënimit të dhëna ndaj tyre. Një konkluzion i thjeshtë që mund të nxirret është seshumica e të miturve janë dënuar me burgim nga kjo Gjykatë dhe në raste më të pakta me njëmasë alternative si psh. gjoba. Po ashtu për të analizuar tendencat kemi marrë në shqyrtimdhe kemi krahasuar vitet: 2002, 2004 dhe 200622.

Lloji i dënimit MA DB MA DB MA DB MA DB MA DB

Dënimet 1 6 0 12 6 29 3 37 1 47

Llojet e masave të dënimit të dhëna nga Gjykata e Tiranës për të Miturit (2002-2006)

Vitet 2002 2003 2004 2005 2006

Shpjegues: MA (Mase Alternative); DB (Denim me Burgim)

22 Të dhëna të marra nga Gjykata e Faktit Tiranë (http://www.gjykatatirana.gov.al/)

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

502002 MA

2002 DB

2003 MA

2003 DB

2004 MA

2004 DB

2005 MA

2005 DB

2006 MA

2006 DB

Llojet e masave te denimit te dhena nga Gjykata e Tiranës për të Miturit (2002-2006)

49

Vepra penale Të gjykuar të mitur Masa e dënimit

NEN

I

Emërtimi i Veprës Penale

Të d

ënua

r

Të p

afaj

shëm

Të p

ushu

ar

SH

UM

A

Fem

ra

Pers

. në

përg

jithë

si

Pers

. të

njëj

tën

vepë

r

Pa a

rsim

Me

arsi

m

Me

gjob

ë

Der

i në

2 vj

et

2-5

vjet

5-10

vje

t

10-2

5 vj

et

Ndër konkluzionet bazë që mund të nxjerrim pas analizimit të të dhënave, lidhur me tendencatkryesore të zhvillimit të kriminalitetit tek të miturit dhe të rinjtë, mund të themi sa më poshtë:

Tendenca No. 1: Nëse hedhim një vështrim krahasues midis vitit 2002, 2004 dhe 2006 do tëshohim qartazi se ka një rritje të numrit të përgjigjshëm të të dënuarve të mitur për veprapenale. Nëse në vitin 2002 kishim vetëm 6 të mitur të dënuar, në vitin 2004 kjo shifër u rrit me322 përqind, ndërsa në vitin 2006 ajo u rrit me 51 përqind ose 488 përqind krahasuar me vitin

Vepra penale Të gjykuar të mitur Masa e dënimit

NEN

I

Emërtimi i Veprës Penale

Të d

ënua

r

Të p

afaj

shëm

Të p

ushu

ar

SH

UM

A

Fem

ra

Pers

. në

përg

jithë

si

Pers

. të

njëj

tën

vepë

r

Pa a

rsim

Me

arsi

m

Me

gjob

ë

Der

i në

2 vj

et

2-5

vjet

5-10

vje

t

10-2

5 vj

et

Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2002

Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2004

79/c V rasje me dashje 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0 88 Plagosje e rende 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

114 Shfrytezimi i prostitucionit 1 0 0 1 1 0 0 0 1 0 1 0 0 0 134 V jedhje 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

134/1 V jedhja 8 0 0 8 0 0 0 0 8 2 6 0 0 0 134/2 V jedhje e kryer ne bashkepunim 11 0 0 11 0 0 0 0 11 0 11 0 0 0 139 V jedhje me dhune 3 0 0 3 0 0 0 0 3 0 3 0 0 0 248 Shperdorim detyre 1 0 0 1 1 0 0 0 1 1 0 0 0 0

278/2 Armbajtje pa leje 3 0 0 3 1 0 0 0 3 0 3 0 0 0 279 Mbajtje e armeve te ftohta 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0 300 Moskallzim krimi 3 0 0 3 0 0 0 0 3 3 0 0 0 0 83/a K anosje serioze per hakmarrje ose gjakmarrje 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0 89 Plagosje e lehte me dashje 0 0 1 1 0 0 0 0 1 0 0 0 0 0

T otali 35 0 1 36 3 0 0 0 37 6 29 0 0 0

134 V jedhje 6 0 0 6 0 0 0 0 6 0 3 1 0 0189 Fallsif ikim pasaportash 1 0 0 1 0 0 0 0 1 1 0 0 0 0300 Moskallzim krimi 2 0 0 2 0 0 0 0 2 0 2 0 0 0277 V etegjygjesia 0 0 1 1 0 0 0 0 1 0 0 0 0 0

T otali 9 0 1 10 0 0 0 0 10 1 5 1 0 0

50

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

76 Vrasja me dashje 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

88/b Plagosje e rende me kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

100/1 Marredhenie seksuale osehomoseksuale me te mitur 1 0 0 1 0 0 0 1 0 0 1 0 0 0

132 Shkaterrimi ose demtimi i objekteve te kultit 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

134 Vjedhje 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 134/1 Vjedhja 13 0 0 13 0 0 0 1 12 0 12 0 0 0 134/2 Vjedhja 30 0 0 30 0 0 0 5 25 1 25 0 0 0 142 Sigurimi i mjeteve per vjedhje 1 0 0 1 0 0 0 1 0 0 1 0 0 0 150 Shkaterimi i prones 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0 300 Moskallzimi i krimit 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0 89 Plagosja e lehte me dashje 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

120 Shpifja 0 1 0 1 0 0 0 0 1 0 0 0 0 0

278/2 Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

278/3 Prodhimi dhe mbaj tja pa leje e armeve luftarake 1 0 0 1 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

Totali 53 1 0 54 0 0 0 8 46 1 47 0 0 0

2002. Shifrat në rritje nga ana tjetër tregojnë se mungesa e masave parandaluese ndajkriminalitetit fëmijënor, atyre alternative dhe të ndërhyrjes që në moshë të hershme ndajsjelljes devijante përbëjnë premisa të zhvillimit të kriminalitetit tek fëmijët dhe të rinjtë. Kjo dotë thotë se për aq kohë sa nuk ndërmerren masa në këto drejtime, Rrethi i Tiranës do të ketëtendenca në rritje të përfshirjes së të miturve dhe të rinjve si autorë të veprës penale.

Tendenca No. 2: Nga ana tjetër, po duke analizuar të dhënat e dënimeve penale të Gjykatëssë Tiranës, shohim një tendencë në rritje të dhënies së masës së dënimit me burgim ndaj tëmiturve, krahasuar kjo me dhënien e masave alternative të dënimit. Kjo në vetëvete tregon sesistemi gjyqësor në Rrethin e Tiranës shfaq një tendencë drejt ndëshkimit të të miturve. Kështundër 48 të mitur të dënuar për vitin 2006, 47 të mitur u dënuan me burgim deri në 2 vjet dhevetëm një i mitur u dënua me gjobë.

Tendenca No. 3: Duke krahasuar llojet e veprave penale të kryera nga të miturit në vitin 2002dhe vitin 2006, shohim se gjatë katër vjetëve ka një rritje të llojeve të veprave penale. Kështu,nëse shikojmë tipologjinë e veprave penale në vitin 2002, të miturit kryen 4 lloje veprash penale,në vitin 2006 ata realizuan 14 të tilla. Kjo mund të shpjegohet si për shkak të rritjes së kriminalitetitfëmijënor, ashtu edhe përmirësimit të infrastrukturës së mbledhjes të të dhënave nga vetë

Vepra penale Të gjykuar të mitur Masa e dënimit

NEN

I

Emërtimi i Veprës Penale

Të d

ënua

r

Të p

afaj

shëm

Të p

ushu

ar

SH

UM

A

Fem

ra

Pers

. në

përg

jithë

si

Pers

. të

njëj

tën

vepë

r

Pa a

rsim

Me

arsi

m

Me

gjob

ë

Der

i në

2 vj

et

2-5

vjet

5-10

vje

t

10-2

5 vj

et

Të dhëna për gjykimet penale për të miturit, viti 2006

51

Gjykata. Po ashtu, vihet re se ka një rritje të krimeve të dhunshme që kanë si autorë të miturit.

Tendenca No. 4: Ashtu siç është analizuar edhe më sipër, vjedhja në të gjitha format e saj,përbën veprën më të shpeshtë penale të kryer nga të miturit. Pa dashur të ndalemi tek faktorëtqë i shtyjnë fëmijët të vjedhin, ajo që paraqet interes të vazhgohet është numri i dënimeve tëdhëna nga Gjykata e Tiranës dhe klasifikimi i tyre. Nga 38 dënime të dhëna nga Gjykata, 37prej tyre janë dënim me burg dhe vetëm 1 është dënim me gjobë. Kjo do të thotë se çdo i miturqë kryen veprën penale të vjedhjes ka një propabilitet rreth 97 përqind të dënimit me burgim.

Tendenca No. 5: Vihet re se dhënia e masës së dënimit me burgim është thuajse në proporciontë drejtë me rritjen e numrit të veprave penale. Gjatë periudhës 2002, 2004 dhe 2006 janëparaqitur përpara Gjykatës së Tiranës rreth 100 raste për gjykim të të miturve. Nga këto,vetëm në 2 raste të miturit kanë përfituar nga pushimi i çështjes penale, vetëm në një rast imituri është shpallur i pafajshëm, ndërsa në 97 raste të tjera të miturit janë dënuar me burgim.Kjo tregon se çdo i mitur që paraqitet për gjykim penal përpara Gjykatës së Tiranës ka propabilitetqë do të dënohet me burgim në rreth 97 përqind të rasteve.

Tendenca No. 6: Nga ana tjetër dënimi me burgim thuajse i të gjithë autorëve të vepravepenale tregon rolin thuajse të parëndësishëm që luan dënimi me burgim si një mekanizëm iparandalimit të kriminalitetit. Çdo rritje të kriminalitetit tek të miturit Gjykata e Tiranës i ështëpërgjigjur duke dënuar me burgim, por ndërkohë këto dënime nuk kanë shërbyer si një mjetfrikësimi apo si valvul e uljes së kriminalitetit. Përkundrazi, kriminaliteti tek të miturit ka shënuarrritje çdo vit. Kjo vërtetohet edhe nga lidhja thuajse e drejtëpërdrejtë që ekziston ndërmjetrritjes së numrit të dënimeve dhe rritjes së kriminalitetit tek të miturit.

Vendimet e Gjykatës nuk janë mbështetur dhe koordinuar me shërbime të tjera të domosdoshmepër të miturit dhe të rinjtë e përfshirë në sjellje penale, siç mund të jenë punësimi, pjesmarrjanë kurse të formimit social apo profesional, ndihma ndaj familjes, puna me familjen, etj.

Tendenca No. 7: Po të vëzhgojmë zhvillimin e kriminalitetit në vite tek të miturit, bazuar nënumrin e dënimeve të dhëna nga Gjykata e Tiranës, do të shohim se ka një tendencë në rritje tëtë miturve për të bashkëpunuar në kryerjen e veprës penale. Në vetëvete ky tregues duhet tëpërbëjë një faktor shqetësimi si tek politikë-bërësit ashtu edhe tek autoritetet e zbatimit të ligjit,pasi tregon tendencën e krijimit të grupeve të organizuara të fëmijëve me prirje kriminale që nëtë ardhmen mund të përbëjnë bazën e krijimit të grupeve të krimit të organizuar. Po ashtuekzistenca e këtyre grupeve të fëmijëve mund të shërbejë si një rrugë e shfrytëzimit të të miturvenga të rritur me tendenca kriminale dhe të shkeljes së ligjit. Sa për ta ilustruar këtë argumentmund të themi se në vitin 2002 asnjë i mitur nuk u dënua për veprën penale të bashkëpunimit,ndërsa në vitin 2004 ajo shënoi një rritje në 11 raste dhe në vitin 2006 me 12 raste.

Eksperienca e punës me të mitur dhe të rinj të përfshirë në sjellje problematike ka provuar seekzistojnë modele të ndryshme programesh për parandalimin dhe trajtimin e sjelljeveproblematike. Ngritja, zbatimi dhe vlerësimi i këtyre modeleve varet nga shumë faktorë tëlidhur me individin, mjedisin familjar, mjedisin komunitar, ndjekjen dhe përforcimin e sjelljevepozitive etj. Në përgjithësi programet e sukseshme janë ato që:

• Adresojnë zonat e nxehta të problemit dhe identifikojnë faktorët e riskut dhe atombështetës ndaj të cilëve fëmijët dhe komuniteti janë të ekspozuar;

• Fokusohen më fuqishëm tek popullsia e ekspozuar ndaj një grupi faktorësh të riskut;• Adresojnë faktorë të shumëfishtë të riskut në mjedise të shumëfishta (familje, shkollë,

me bashkëmoshatarët);• Ofrojnë ndërhyrje shumëplanëshe përmes shumë sistemeve;• Sigurojnë se programet janë intensive dhe përfshijnë kontakte të shpeshta ditore dhe

javore me të miturit në rrezik;• Përqëndrohen tek përforcimi i pikave të forta të të rinjve dhe të të miturve;• Punohet me të rinjtë në kontekstin e marrëdhënieve të tyre me të tjerët dhe jo vetëm

punë me individin;• Ndërhyhet në mosha sa më të hershme të jetës së fëmijës.

1.Parandalimi dhe ndërhyrjaParandalimi dhe ndërhyrja janë dy koncepte që shprehin diferenca në kohën dhe mënyrën sesi realizohen. Parandalimi nënkupton marrjen e masave për të moslejuar shfaqjen e problemitdhe drejtohet ndaj të gjithë popullatës.

Ndërhyrja realizohet me individët më të rrezikuar apo të përfshirë në sjellje kriminale dhesynon uljen apo eliminimin e një sjelljeje problematike.

Parandalimi i hershëm ul ndjeshëm mundësinë që të miturit të përfshihen në sjellje problematike.Programet parandaluese përfshijnë të gjithë fëmijët dhe jo vetëm ata që kanë tregues tësjelljes kriminale. Ata konsiderohen programe universale ose primare. Ekzistojnë programetë veçanta për fëmijët që kanë shfaqur tendenca për përfshirje në sjellje kriminale dhe atonjihen si programe dytësore të parandalimit. Programe specifike ngrihen për të miturit dhe tërinjtë që janë të përfshirë në sjellje kriminale dhe konsiderohen si programe terciare. Programete ndërhyrjes përfshijnë popullatën në rrezik të lartë ose të rinjtë që janë të dhunshëm. Në këtëkuptim duhen dalluar programet primare, ato sekondare dhe programet terciare.

– Model i suksesshëm parandalimi -

52

Kapitulli VI

Programet primare, universale synojnë dhënien e shprehive – trajnimin për të marrë shprehitëbazë, monitorimin dhe përforcimin e sjelljes, përdorimin e teknikave të sjelljes për menaxhimine klasës, ngritjen e kapaciteteve të shkollës, ngritjen e programeve që sigurojnë progres tëvazhdueshëm tek fëmijët dhe të rinjtë, inkurajimin e të mësuarit bashkëpunues dhe jokonkurues, ngritjen dhe zhvillimin e programve për zhvillimin pozitiv të të rinjve.

Programet sekondare, ju drejtohen grupeve të caktuara të fëmijëve dhe të rinjve që kanëshfaqur tendenca për sjellje kriminale dhe synojnë trajnimin e prindërve, njohjen e mjedisitfamiljar, kompensimin e edukimit me programe te veçanta sipas nevojës, nxitjen e arësyetimitmoral për sjelljet e realizuara apo të synuara, inkurajimin e përvetësimit të shprehive tënevojshme për zgjidhjne e konflikteve dhe të të menduarit.

Programet terciare janë të drejtuara ndaj të miturve dhe të rinjve që kanë shfaqur sjellje kriminaledhe synojnë nxitjen e të menduarit dhe të gjykuarit në perspektivën e shoqërisë, marrjen eroleve dhe realizimin e tyre duke përjetuar përgjegjësitë dhe kënaqësitë që ato të japin, ndërhyrjetnga shumë modele, ndërhyrjet për rimodelimin e sjelljes, trajnimin për të fituar shprehi bazë dhetë domosdoshme, marrja e terapisë në çift apo familjare nga staf klinik i specializuar në këtëfushë, bashkërendim të shërbimeve të nevojshme për përmirësimin e situatës.

Sic edhe kuptohet nga prezantimi i mësipërm, modelet e programeve parandaluese dhendërhyrëse janë të shumta. Në vijim do të paraqesim një prej tyre, i njohur si Modeli SocioKognitiv i Parandalimit.

2. Modeli Socio- Kognitiv i parandalimitStudjues të ndryshëm kanë arritur në përfundimin se sjellja kriminale dhe problematike tek tëmiturit dhe të rinjtë është shpesh herë e lidhur me mungesën e shprehive për zgjidhjen eproblemve sociale. Kur fëmijët dhe adoleshentët përballen me situata për të cilat ata janë tëpapërgatitur nga ana emocionale dhe kognitive, ata reagojnë me agresion dhe dhunë. Shumëspecialistë mbrojnë tezën se mund të përmirësojnë aftësitë e fëmijëve për të zgjidhur situatatsociale në mënyrë jo të dhunshme duke nxitur marrëdhëniet e tyre sociale mebashkëmoshatarët, duke i mësuar të interpretojnë replikat/kundërpërgjigjet e sjelljeve dheduke përmirësuar aftësitë e tyre për zgjidhjen e konflikteve (Nadel dhe të tjerë, 1996).

Ndërhyrja socio-kognitive synon të pajisë fëmijët me shprehi që ju nevojiten atyre për përballuarnë mënyrë të efektshme situata të vështira sociale, sic mund të jetë vënia në lojë/ tallja apo tëqënit i fundit në radhën e lojtarëve të përzgjedhur për ekipin e futbollit.

Modeli i vendos fëmijët në një pozitë ku ata mund të mësojnë shprehi sociale duke vëzhguarose ndërvepruar me prindërit, mësuesit, shokët, miqtë dhe të afërmit si dhe persona të tjerënë komunitet deri tek përfshirja e modeleve me role mediatike.

Ndërhyrjet socio-kognitive përfshijnë të mësuarit didaktik, modelimin, dhe të mësuarit e roleveme qëllim nxitjen e ndërveprimeve pozitive sociale, të mësuarit e metodave joviolente përzgjidhjne e konflikteve dhe ndërtimin ose fuqizimin e besimit joviolent tek te rinjtë.

54

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

3. Praktikat më të mira për një ndërhyrje socio-kognitiveVlerësimet e bëra lidhur me praktikat socio-kognitive të ndërhyrjeve për të parandaluar sjelljetkriminale kanë provuar se ato janë të efektshme veçanërisht për periudha afatshkurtëra. Mëposhtë do të përpiqemi të prezantojmë hapat që duhen ndërmarrë për të implementuar këtolloj ndërhyrjeje.

i. Identifikoni grupet me të cilat ju synoni të punoniKjo metodë është veçanërisht e suksesshme për fëmijët. Sa më të rinj të jenë pjesmarrësit aqmë të mëdha janë shanset për të qenë të sukseshmën në parandalimin e sjelljeve dheqëndrimeve agresive. E mira është që këto modele të përfshijnë të gjithë fëmijët dhe jo vetëmato që kanë probleme me sjelljet e tyre. Në se kjo është e pamundur, atëhere duhet tëvlerësohen nevojat, mundësitë, burimet njerëzore dhe financiare në dispozicion etj.

ii. Konsideroni mjedisin kulturor dhe demografik të pjesmarrësve të mundshëmNdërhyrjet socio-kognitive duhet të marrin parasysh mjedisin ku jetojnë dhe situatat me të cilatpërballen fëmijët. Fëmijët që vijnë nga mjedise të karakterizuara nga faktorë risku si droga,alkooli, varfëria, divorci etj duhet të mësohen të trajtojnë dhe ballafaqohen me këto probleme.

iii. Zgjidhni mjedisin e përshtatshëm për të realizuar programinShumë nga ndërhyrjet socio-kognitive realizohen në shkolla për arësye praktike. Mësuesit janëatje dhe fëmijët janë të grumbulluar për disa orë gjatë ditës. Megjithatë, këto ndërhyrje mund tërealizohen edhe në mjedise të tjera ku mund të mblidhen fëmijët. Kështu, në se ka fëmijë që janëlarguar nga shkolla, ata mund të mblidhen edhe në mjedise të tjera sic mund të jenë qendratkomunitare, hapsirat e institucioneve fetare apo edhe mjediset e organizatave të ndryshme.

iv. Përfshi komunitetinNdërhyrjet socio-kognitive nuk mund të realizohen në vakum. Komuniteti duhet të përfshihetpër të parandaluar sjelljet problematike. Prindërit dhe kujdestarët duhet të bëhen pjesë nëpërforcimin e njohurive të marra në këto programe.

Efektiviteti i ndërhyrjes sociokognitive varet shumë nga qëndrimi i shkollën në tërësi – dukefilluar nga administratorët, mësuesit dhe fëmijët – duhet të kenë rolet e tyre në këtë praktikë.Pavarësisht se sa mirë punohet në këto grupe, efektivteti i tyre nuk mund të jetë kurrë maksimalpo nuk marrin mbështetjen e prindërve, mësuesve dhe komunitetit në tërësi.

v. Vendosni qëllime dhe objektiva të qarta për rezultatet e ndërhyrjesNdërhyrjet sociokognitive promovojnë shprehi sociale duke ndërtuar aftësi komunikimi dhelehtësuar marrëdhëniet mes bashkëmoshatarëve. Qëllimi i tyre është përmirësimi i aftësivepër të shmangur konfliktin dhe për ta trajtuar atë në mënyra jo të dhunshme kur ai shfaqet.

vi. Zgjidhni me kujdes ndërhyrjen e përshtatshme dhe mbi këtë bazë zgjidhnimaterialet e duhuraZgjedhja e teknikës bëhet mbi bazë të moshës së pjemarrësve. Sidoqoftë, në shumicën erasteve modelet përfshijnë:

- shprehi për negocim, të menduarit kritik dhe vendimarrjen

55

- shprehi për të identifikuar, manaxhuar dhe përballur me ndenja të ndryshme dukepërfshirë inatin, zemërimin etj

- përgastitjen për të parashikuar pasojat e një sjellje verbale ose joverbale- gjetjen e alternativave jo të dhunshme ndaj konfliktit- arësyetimin moral.

Në përgatitjen e materialeve për trajnim, specialistët sugjerojnë përfshirjen e mësuesve nëkëto programe, përdorimin e zhargonit të fëmijëve kur zemërohen, përfshirjen në grupe tëkulturave të ndryshme për t’i mësuar fëmijët të zhvillojnë tolerancën ndaj ndryshimeve, tëmësuarit e fëmijëve për faktorët që mund të nxisin sjelljet violente dhe konfrontuese.

Programet e ndërhyrjes për nxënësit duhet të katagorizohen për nxënësit në përgjithësi dhepër nxënësit me sjellje dhe reagime të dhunshme në veçanti.

Për grupin e parë ato duhet të organizohen sipas moshave. Kështu, për fëmijët e shkollës filloreduhet të mbahet parasysh se tendencat dhe sjelljet e tyre kriminale zhvillohen shumë shpejt.

Me nxënësit e ciklit të dytë punohet kryesisht duke ofruar shprehi të komunikimit që synojnëzgjidhjen jo konfliktuale të situatave.

Me nxënësit e shkollave të mesme synohet nxitja e tyre për të interpretuar role dhe dramatizuarsituata ku synohet zgjidhja e butë e konflikteve.

Metodat e përdoruara për fëmijët që janë përfshirë në sjellje kriminale janë disi më të ndryshme.Fëmijët përfshihen në aktivitete që ulin agresivitetin dhe i bëjnë ata të ndjehen sa më mirë dhetë rrisin aftësitë e vetkontrollit.

Në ciklin e dytë fëmijëve u ofrohen mënyra për të shprehur zemërimin, frustacionin, zhgëniminpa dëmtuar të tjerët si dhe mënyra për të analizuar pasojat e sjelljeve të tyre të dhunshme.

Krahas aktiviteteve dhe hapave të sipërpërmendura, në realizimin e këtij programi parandalueskëshillohet:

• përfshirja e aktiviteteve dhe materialeve sa më të larmishme për të mbajtur të interesuarfëmijët dhe të rinjtë gjatë gjithë kohës,

• adresimi i dhunës në media dhe diskutime rreth saj,• përfshirja e mësuesve në të gjithë proçesin e trajnimit, koordinimi i programit me

aktivitetin dhe punën e agjensive të tjera,• zgjedhja e stafit të përshtatshëm për ndërhyrje, lidhja e kësaj ndërhyrje me ndërhyrje

apo strategji të tjera,• trajnimi i stafit të mësuesve për të qënë të angazhuar dhe të përfshirë në të gjithë

programin,• inkurajimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i pjesmarrësve, dhe• vlerësimi i vazhdueshëm i programit.

Studimi mbi kriminalitettin tek të miturit dhe tërinjtë ka synuar që krahas evidentimit dhe indetifikimittë faktorëve të riskut dhe karakteristikave individuale të të miturve në konflikt me ligjin, tëformulonte edhe disa konkluzione të përgjithshme mbi bazë të të cilave mund të hartoheshinrekomandime për të gjithë aktorët e kësaj fushe, por veçanërisht për hartuesit e politikave të tëgjitha niveleve, të cilat nga ana e tyre mund të influencojnë mbi aktivitetin e përditshëm dheafatgjatë të institucioneve, agjensive, organizatave që ofrojnë shërbime në këtë fushë.

Ky studim ka synuar gjithashtu të evidentojë edhe zërin e specialistëve të terrenit, punonjësveqë përballen përditë me krimin e të miturve, me synim që eksperienca dhe shqetësimet e tyretë merren në konsideratë për përmirësimin e situatës dhe rritjen e mundësive të individëve nëkonflikt me ligjin për të përmirësuar jetëne tyre.

a) Gjetjet dhe konkluzionet e studimit1. Problemi i të miturve dhe i të rinjve në konflikt me ligjin është një problem seriozpër shoqërinë.Të miturit dhe të rinjtë që përfshihen në sjellje kriminale kanë një rrezikshmëri shumë më tëlartë për të qenë të rritur në konflikit me ligjin. Për më tepër, këta të mitur mbartin rrezikun e tëpaturit një përfshirje shumë më të lartë në vepra kriminale deri në 2- 3 herë më shumë se saindividët që përfshihen në aktivitete kriminale në moshë të rritur.23

Autorët e cituar bënë objekt të studimit të tyre fëmijë që karakterizoheshin nga faktorë tëriskut dhe faktorë mbështetës. Studjuesit vërtetuan se tek fëmijët faktorët e riskut të të cilëveishin më të fuqishëm se sa faktorët mbështetës, rreziku i përfshirjes në aktivitete kriminalerritej ndjeshëm duke krijuar terren për kriminalitet të vazhdueshëm, serioz dhe të rrezikshëm.Nuk ndodh e njëta gjë sipas studjuesve, kur tek të rrinjtë ndikimi i faktorëve të riskut është mëi dobët se sa i faktorëve mbështetës.

Ekziston rreziku që të miturit të bëhen dhunues seriozë të ligjit. Megjithatë, ky rrezik nuk njihetdhe nuk pranohet nga publiku i gjërë. Për rrjedhojë, ky problem rrallë adresohet për të parandaluarzhvillimin e rasteve serioze, kronike dhe të dhunshme të kriminalitetit fëminor dhe rinor.

2. Informacioni për sjelljen penale të të miturve dhe të rinjve është i pamjaftueshëm.Shoqëria nuk ka informacion mbi kriminalitetin tek të miturit dhe të rinjtë gjë që është enevojshme për të zbutur këtë problem. Informacioni është i domosdoshëm për të parashikuardhe ngritur shërbime në mbështetje të delikuentëve të hershëm për të parandaluar karrierën

– Konkluzionet dhe rekomandimet e studimit -

23 Stouthamer – Loeber and colleagues 2002

56

Kapitulli VII

e tyre kriminale. Të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin duhet të përfshihen në studimekombëtare, rajonale dhe të qytetit për t’ju përgjigjur pyetjeve që kanë të bëjnë me frekuencëne sjelljeve të tyre kriminale, karakteristikat dhe nevojat e tyre, sa të ndryshme dhe të ngjashmejanë ato me fëmijët e tjerë, etj.

Gjatë studimit tonë është vërjetur një mungesë totale e studimeve mbi sjelljen e fëmijëve nëshkolla. Aktualisht mungojnë të dhëna për numrin e fëmijëve me sjellje problematike në niveletë ndryshme shkollore dhe analizat e situatave familjare dhe individuale të tyre. Kjo mangësibëhet shkak edhe për mungesa të tjera në ndjekjen dhe trajtimin e këtyre fëmijëve. Kështup.sh. mungojnë të dhënat për institucionet që i trajtojnë fëmijët pas shfaqjes së sjelljes kriminaleapo për numrin dhe të dhëna të tjera mbi këtë kontigjent fëmijësh.

Nga ana tjetër, raportet vjetore të policisë përmbajnë të dhëna për numrin e fëmijëve tëinkriminuar. Ato gjithashtu kanë disa të dhëna mbi natyrën e veprës penale. Të dhënat epolicisë janë standarte dhe konsistojnë në plotësimin e formularëve të Ministrisë së Brendshme,të cilët fatkeqësisht japin vetëm një pamje të përgjithshme të situatës mbështetur në shifra.Vitet e fundit këto të dhëna janë plotësuar me informacion mbi grupet e inkriminuara, deri në14 vjeç dhe nga14 – 18 vjeç. Statistika të policisë nuk përmbajnë të dhëna mbi personalitetine të rinjve në konflikt me ligjin, arsimin e tyre, gjininë apo të dhëna të tjera plotësuese.

E njëtja situatë duket se ekziston edhe në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. Atje mblidhentë dhëna për të miturit, vepra e të cilëve është në proces ndjekjeje. Të dhënat nga ky institucionnuk përmbajnë informacion të veçantë për të miturit.

Ministria e Drejtësisë ka të dhëna mbi krimet e kryera nga të miturit, por jo të dhëna të specifikuarapër personalitetin e e të miturve. Në skedat e tyre mund të gjendet informacion për tipin eveprës së kryer, dënimin, trajtimin shëndetsor apo edukativ si dhe për ndëshkimin alternative,kur ky realizohet. Megjithatë, diferencat midis të dhënave të policisë për aktet penale të të rinjvedhe të dhënave të drejtësisë për penalizimin e këtyre akteve, kërkojnë më shumë bashkëpunimdhe rakordim në përpunimin e të dhënave mbi kriminalitetin fëminor dhe rinor

3. Të miturit dhe të rinjtë që kryejnë vepra penale janë të kushtueshëm përtaksapaguesit dhe shoqërinë.Të miturit dhe fëmijët që kryejnë vepra penale janë të kushtueshëm për shoqërinë sepsenormalisht ata duhet të marrin shërbime të veçanta mbështetëse në shkolla, në agjensitë etrajtimit të adoleshentëve dhe fëmijëve në konflikt me ligjin, në agjensitë e trajtimit të problemevetë shëndetit mendor, nga institucionet e ndihmës sociale, trajtimin për përdorimin e narkotikëvesi dhe trajtime për familjet e tyre. Fëmijët delikuentë duhet të marrin shërbime nga pothuaj tëgjitha agjensitë e shërbimit për fëmijë. Megjithëse ata nuk i marrin të gjitha shërbimet në tënjëjtën kohë, shumë prej tyre kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje nga një numër agjensish.

Shumë fëmijë në konflikt me ligjin bëhen shkelës kronikë të ligjit24. Ata i rëndojnë shoqërisëhap pas hapi. Çdo stad i zhvillimit të tyre si qënie njerëzore shoqërohet me probleme. Sa mëshumë komplikohet jeta e tyre aq më e lartë bëhet kostoja e këtyre individëve të inkriminuar

24 Blumstein, Farrington, Moitra, 1985

58

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

ndaj shoqërisë. Në këto kushte, nuk ka asnjë dyshim se kostoja e të miturve me sjellje kriminaleështë e konsiderueshme për shoqërinë.

4. Mungesa e shërbimeve dhe ndërhyrjeve mbështetëse shton rrezikun e rritjes sësjelljes penale dhe përfshirjes në krim të të miturve dhe të rinjve.Të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin përbëjnë një numër të konsiderueshëm individësh,të cilët jo shpesh vlerësohen si në nevojë për shërbime mbështetëse. Ekzistenca e shërbimevedhe ndërhyrjeve mbështetëse do të eleminonte ose zbuste rrezikun që këta të mitur kanë përt’u bërë kontigjentë seriozë, kronikë dhe të dhunshëm të krimit të nesërm.Shërbimet e ofruara për këtë grup të miturish lipsen të jenë të integruara. Mungesa e koordinimit,mungesa e të dhënave për klientët e trajtuar si dhe shërbimet e ofruara, mungesa e ndarjessë informacionit, bën që shpesh vlerësimi dhe shërbimi të mbivendoset. Shërbimet epaintegruara janë më pak efektive se shërbimet e integruara, veçanërisht kur këto të funditjanë të planifikuara dhe të vlerësuara mirë.

5. Ndërhyrjet e hershme tek të miturit me tendenca per vepra penale janë esenciale.Aktualisht, tek ne, pavarësisht disa përpjekjeve sporadikepër t’u marrë me të miturit me sjelljeproblematike nga ndonjë shoqatë apo organizatë lokale, mungojnë ndërhyrjet e njëpasnjëshmepër të parandaluar sjelljet problematike që na drejtojnë tek sjelljet kriminale. Në kuadër tëmangësive të vërejtura, duhet theksuar se mungojnë programet speciale parandaluese dherientegruese për të miturit që kanë probleme me sistemin e drejtësisë. Këto programe duhettë jenë pjesë e legjislacionit tonë tashmë.

6. Ngritja e sistemit të drejtësisë për të mitur është emergjentNë Shqipëri mungon sistemi gjyqësor për të miturit. Kjo mungesë e ka vështirësuar trajtimin dhedënimin e të miturve dhe të rinjve me sjellje penale në përshtatje me moshën dhe karakteristikate tyre zhvillimore. Mungesa e një sistemi të tillë është shoqëruar edhe me vështirësi të tjera qëkanë të bëjnë me mbështetjen e munguar për të miturit, të rinjtë dhe familjet e tyre.

7. Unifikimi i sistemit të mbledhjes dhe paraqitjes të të dhënave nga sistemi gjyqësornë rang lokal dhe kombëtarStudimi i politikës penale ndaj të miturve në Shqipëri, bazuar tek observimi i vendimeve tëGjykatave të Faktit në disa rrethe të Shqipërisë, nxorri në pah një sërë mangësish dhetendencash, ku më kryesorja është disproporcioni midis të dhënave që mbledhin dhe paraqesingjykatat përsa i përket dënimit të të miturve. Kështu psh, Gjykata e Tiranës prej disa vjetëshka një bankë të dhënash që përfshin edhe të miturit, veprën penale për të cilën janë akuzuar,si dhe llojin dhe masën e dënimit të dhënë nga kjo Gjykatë. Por kjo nuk ndodh në gjykatat efaktit të rretheve të tjera.

8. Nevoja për studime të mëtejshme në fushën e politikës penale ndaj të miturve dhetë rinjve në ShqipëriPolitika penale ndaj të miturve në Shqipëri, bazuar në këtë studim, nxorri në pah një sërëmangësish dhe tendencash. Ajo që vihet re është se Gjykatësit në shumicën e vendimeve tëtyre preferojnë që të japin një masë dënimi me burg të të miturve krahasuar kjo me zbatimine masave alternative.

59

b) Rekomandimet e studimitMbështetur në gjetjet dhe konluzionet e sipërpërmendura, gjykojmë se është e rëndësishmeqë aktorë të ndryshëm të kësaj fushe të bashkërendojnë punën e tyre për të realizuarrekomandimet që vijojnë:

Rekomandim 1Të gjithë aktorët duhet të angazhohen për të informuar publikun më mirë se deri më tanilidhur me prevalencën e kriminalitetit tek të miturit, sjelljet e tyre problematike, mbi numrin ekëtyre fëmijëve që marrin ose nuk marrin shërbime për problemet e tyre, llojet e faktorëve tëriskut dhe punën që bëhet për t’i eleminuar apo zbutur këta faktorë si dhe për shpërndarjendhe shtrirjen e ndërhyrjeve parandaluese.

Rekomandim 2Është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë që të përgatisë një sistem të unifikuar përmbledhjen e të dhënave si në nivel lokal ashtu edhe në nivel kombëtar, i cili në vetëvete dotë ndihmonte jashtëzakonisht në analizën e mirëfilltë të kriminalitetit tek të miturit dhe tërinjtë në Shqipëri.

Rekomandim 3Ngritja e sistemit të drejtësisë për të miturit është emergjent. Ligjëvënësi dhe ekzekutivi duhettë tregohen më seriozë se deri më tani me këtë komponent të sistemit gjyqësor.

Rekomandim 4Ngritja e sistemit gjyqësor për të mitur duhet të shoqërohet me angazhimin më të madh tëprofesionistëve si punonjës socialë për të krijuar hapsira më fleksibël në trajtimin e të miturvenë konflikt me ligjin. Përfshirja e punonjësve socialë në strukturat e kësaj gjykate do të krijojëmundësi për aplikimin e dënimeve alternative, ndjekjen dhe vlerësimin e ecurisë së sjelljes,praktikimin e këshillimit mbështetur në modele të njohura për modelimin e sjelljes, ruajtjendhe forcimin e marrëdhënieve me familjen, punën me familjen, aplikimin e metodave tësensibilizimit të publikut mbështetur në realitetin shqiptar etj.

Rekomandim 5Duke u ndeshur me një realitet ku mungojnë të dhëna të plota ose të pjesshme lidhur mekriminalitetin tek të miturit dhe të rinjtë, del në pah nevoja e realizimit të një studimi në rangkombëtar të politikës penale ndaj të miturve. Ky studim do të ndihmonte jo vetëm sistemingjyqësor në Shqipëri, për ta bërë atë miqësor ndaj fëmijëve, por ai do të kishte një ndikim tëjashtëzakonshëm në politikat publike për fëmijët dhe të miturit në Shqipëri. Studimi i mëtejshëmi politikës penale do t’i hapte rrugë analizës së mirëfilltë dhe dhënies së rekomandimevepërsa i përket diskutimit të moshës së përgjegjësisë penale, reformimit të sistemit të drejtësisëpër të miturit, si dhe krijimit të një sistemi të zbatimit të masave alternative në Shqipëri.

Rekomandim 6Studimi i sjelljes së fëmijëve në shkolla nga aktorë të interesuar dhe profesionistë do tëmundësonte hartimin e programe efektive të parandalimit të sjelljeve kriminale tek moshat ereja. Studime të tilla do të ofronin të dhëna për llojin e sjelljeve problematike të vërejtura në

60

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

grupmosha të caktuara, faktorët që i nxisin ato si dhe identifikimin e teknikave ndërhyrëse përt’i eleminuar. Edhe në këtë rast përfshirja e punonjësit social në shkollë si një profesionist ipërgatitur në këtë fushë do të lehtësontë të gjithë procesin e identifikimit, parandalimit, trajtimitdhe eleminimit të rrezikut që vjen nga sjellje problematike në mosha të hershme.

Rekomandim 7Lidhur me sa më sipër, politikëbërësit duhet të tregojmë vëmendje për shpërndarjen e fondevedhe planifikimin e tyre edhe për shërbimet për fëmijë në konflikt me ligjin. Planifikimi i fondeveduhet të jetë i balancuar. Ato duhet të orientohen si nga rrënjët ku shfaqet problemi (moshate hershme) ashtu edhe nga ndërhyrjet për t’i eleminuar sjelljet problematike hap pas hapi.

Fatkeqësisht, shumë politikëbërës janë të painformuar dhe të pandërgjegjësuar për efikasitetine ndërhyrjeve të hershme lidhur me sjelljet kriminale dhe për këtë arësye shpesh zgjedhin tëmos financojnë programe trajtimi të hershme nga të cilat mund të përfitojnë sit ë rinjtë ashtuedhe taksapaguesit. Fokusi i punës duhet të jetë eleminimi i faktorëve të

Rekomandim 8Situata aktuale e fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin nxjerr në pah nevojën për ngritjen enjë sistemi funksional të mbrojtjes së fëmijëve. Megjithëse komponentë të vecanëtë të këtijsistemi mund të kenë funksionuar deri më tani, ato nuk kanë qënë gjithëpërfshirës si nga pikpamjaterritoriale ashtu edhe nga përfshirja në të e shërbimeve të domosdoshme për të miturit.

Ngritja e një sistemi funksional dhe të kompletuar për mbrotjen e fëmijëve do të sigurontembështetjen e nevojshme për një zhvillim normal dhe sigurimin e plotësimit të nevojave bazëpër kujdes shëndetsor, arsimim, mbrotje nga dhuna dhe abuzimi që shpesh herë kthehen nëfaktorë nxitës të sjelljeve kriminale tek të miturit.

Rekomandim 9Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore duhet të angazhohen për krijimin e hapsirave tënevojshme në kurrikulat shkollore për module që kanë të bëjnë me sjelljen dhe ndërveprimetsociale. Brenda ose jashtë kornizave kurrikulare duhet të parashikohen kurse informimi dhetrajnimi për përvetësimin e modeleve miqësore dhe demokratike të komunikimit qytetar. Kjodo të kërkojë edhe trajnimin e mësuesve për të transmetuar qëndrime dhe vlera të reja nëmarrëdhëniet me nxënësit.

Rekomandim 10Qeverisja qëndrore dhe ajo vendore duhet të bashkëpunojnë me aktorë të të tjerë të interesuarpër mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve për të planifikuar dhe organizuar më mirë se deri mëtani të shërbimeve që ofrohen në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve në nevojë. Kybashkëpunim duhet të sigurojë mbulimin e të gjithë territorit me shërbime si dhe mbështetjene sa më shumë individëve të mitur dhe familjeve të tyre.

61

Aneks 1 – Lista e personave të intervistuar

Për qytetin e Tiranës

1. Ilir Zhurka- Përgjegjës për Fëmijët në Drejorinë e Policisë Qarkut Tiranë;2. Ogerta Manastirliu- Drejtore e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashkia Tiranë;3. Gladiola Musabelliu- Shefe e Sektorit për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve, Bashkia

Tiranë;4. Olta Demi – Specialiste për Fëmijët në Sektorin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Bashkia Tiranë;5. Elona Haska- Specialiste në Drejtorinë e Drejtësisë për të Miturit Pranë Ministrisë së

Drejtësisë;

Për zonën e Bllokut

1. Viola Sterio- Ndërlidhës me Komunitetin të Zonës së Bllokut;2. Musa Bregasi -Ndërlidhës me Komunitetin të Zonës së Bllokut;3. Guri Ocelli- Ndërlidhës me Komunitetin të Zonës së Bllokut;4. Qirjako Dhima- Ndërlidhës me Komunitetin të Zonës së Bllokut;5. Jeta Seitaj – Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr 5;6. Ana Koka – Përgjegjëse e Zyrës së Përkrahjes Sociale, Njësia Bashkiake Nr 5;7. Ilir Sula –Shef i Komisariatit Nr 2;8. Përparim Allmuça- Shef i Seksionit të Polisisë Kriminale Komisariati Nr 2;

Për zonën e Bathores

1. Hasan Kukeli – Kyetar i Njësisë Administrative Bathore;2. Qani Lami – Shef i Policisë Kriminale të Komisariatit Nr 5;3. Servet Rreçku –Specialist i Polisisë Kriminale të Zonës së Bathores;4. Ramazan Xhediku – Specialist i Polisisë Kriminale të Zonës së Bathores;5. Shkëlqim Çakani- Specialist i Polisisë Kriminale të zonës së Bathores;6. Agim Cani – Kryetar i Bashkisë Kamës;7. Luljeta Prençi- Drejtoreshë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme Bathore;8. Antigona Zhuri – Koodinatore projekti në Global Care;9. Sose Bari – Sekretare në Njësinë Administrative Bathore;

Për zonën e Kombinatit

1. Irfan Dashi– Kryetar i Njësisë Bashkiake Nr 6, Kominat

anekse

62

K R I M I N A L I T E T I I T Ë M I T U R V E N Ë S H Q I P Ë R I

2. Arikla Çela – Punonjëse Sociale, Njësia Bashkiake Nr 6, Kombinat;3. Blerina Hysaj – Juriste, Njësia Bashkiake Nr 6, Kombinat;4. Rexhep Çullahi –Ndërlidhës me Komunitetin, Kombinat;5. Rustem Murrja - Ndërlidhës me Komunitetin, Kombinat;6. Përparim Zenuni- Ndërlidhës me Komunitetin, Kombinat;7. Nebi Ismaili - Ndërlidhës me Komunitetin, Kombinat;8. Dritan Dorda –Ish Shef i Policisë Kriminale Komisariati Nr 6, Kombinat;9. Petrit Gjokaza- Shef i Policisë Kriminale, Rajoni Komisariati Nr 6 Kombinat;10. Përparim Zenuni- Specialist i Policisë së Zonës, Komisariati Nr 6 Kombinat;11. Robert Losha –Specialist i Policisë Kriminale, Komisariati Nr 6 Kombinat;12. Gjin Vatikaj – Shef Seksionit të Policisë se Rendit, Komisariati Nr 6 Kombinat;13. Rajmonda Prifti- Drejtore e Qëndra për Gratë dhe Fëmijët Kombinat;

Aneks 2 – Bibliografia• Planifikimi Strategjik në Kuadër të Shërbimeve Sociale për Fëmijët në Rrugë në Qytetin

e Tiranës- Raport Përmbledhës Tiranë 2004, përgatitur nga Bashkia Tiranë, Drejtoriae Shërbimeve Sociale, Sektori i Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve;

• Trasparenca për Bashkinë e Tiranës-Bashkia Tiranë, Tiranë 2003;

• Dhuna Kundër Fëmijëve në Shqipëri –Raport Studimor i Mbështetur nga UNICEF-Shqipëri;

• Abuzimi i Fëmijëve në Familje-Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve -CRCA,2006 Tiranë;

• Buletini Nr 1, Monitorimi i Sistemit të Drejtësisë në Tiranë, Korçë, Shkodër, GrupiShqiptar i të Drejtave të Njeriut- Tiranë 2005;

• Sistemi Drejtësisë Penale për të Miturit në Shqipëri- Reflektime mbi të tashmen dhe tëArdhmen e tij, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Tiranë, 2005;

• On the Rights Track: Preventive and restorative Juvenile Justice Reform in Albania,UNICEF- Albania, 2004;

• Tryeza e Rrumbullakët “Drejtësia për të miturit; E Tashmja dhe Prespektiva”, Tiranë,18 Janar 2005 Ministria e Drejtësisë bashkëpunim më Zyra UNICEF –Tiranë dheKomitetit Shqiptar i Helsinkit;

• An Outside Change, Street Children and Juvenile Justice- an International Perspective,Marie Wernham, Consortium For Street Children, 2004;

• Juvenile Justice, Information Pack, Penal Reform International September 2000;

• Child Abuse and adult Justice, A Comparative Study of Different European Criminal

63

Justice System Handling of Cases Concerning Child Sexual Abuse, ParticipatingCountries: Denmark, Final, Germany, Greece, Iceland, Italy, Roman, Span, Sweden,Save the Children;

• Buletini Statistikor 2004 Bashkia Tiranë,

• Guida 1 2003 Njësia Bashkiake Nr.5;

• Politika Kriminale, E. Elezi dhe V. Hysi, Tiranë 2006;

• Child Delinquency, Bulletin Series, May 2003;

• Loeber, R. 1988, The natural histories of juvenile conduct problems, substance use,and delinquency: Evedence for development progression. In Advances in ClinicalPsychology, vol. 11.

• Stouthamer-Loeber, 2002, Risk and promotive effects in the explanation of persistentserious delinquency in boys. Journal of Consulting and clinical Psychology 70.

• Herrekohl et al 2001. School and community risk factors and interventions. In ChildDeliquents: Development, Intervention, and Service Needs.

• Olds et al, 1998. Long term effects of nurse home visitations on children’s criminal andantisocial behaviour. Journal of American Medical Association 280.

• Grisso, T. 1996. Society’s retributive response to juvenile violence: A developmentperspective. Law and Human Behaviour 20.

• Webster – Stratton, C. 1998. Preventing conduct problems in Head Start children:Strengthening parenting competencies. Journal of Consulting and Clinical Psychology66.

• Blumstein, A., Farrington, D. p., and Moitra, S. 1985. Deliquency careers: In Crimeand Justice, vol. 6.

• Sloby, RG., Violence Prevention: A Shared Strategy 1996. In Planning for PeacefulSchools and Communities.

• Donald J. Newman and Patrick R. Anderson, “Introduction to Criminal Justice”, NewJork, 1990.

• Nadel et al, “The Cycle of Violence and Victimization: A Study of the School BasedIntervention of a Multidisciplinary Youth Violence Prevention Program”. AmericanJournal of preventive Medicine 1996.