8
Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al P ër lumturinë që jetohet dhe përje- tohet në çdo moment ka disa porosi, si më poshtë: -Vendosni trupin në lëvizje! Organizmi i nje- riut prodhon substanca të lumturisë. Kujdesu, që për çdo ditë mundësisht në ajër të pastër, së paku gjysmë ore ta vësh trupin në lëvizje. Të preferueshme do të ishin veçanërisht biçikletat, shëtitjet, veprimtaritë në kopsht dhe çdolloj tjetër sportiv që e bën me ëndje. Hulumtuesi i lumturisë Michael Argyle tregon, se përmes lëvizjeve do të lëshohet endorfina ‘beta’ në trup. Këto peptide e kontrollojnë transmetimin e informatave midis qelizave nervore dhe të trurit dhe inicojnë një efekt gati si të opiumit: mënjanohen disponimet depresive dhe ndërgjegjësimi zvogëlon dhemb- jen. Aktiviteti më ideal, sipas Argyle, do të ishte vallëzimi. Vallëzimi kombinon efektet pozitive të muzikës me kontakte sociale! E rëndësishme është që gjatë shëtitjes ose vozitjes së biçikletës të shikosh nganjëherë ngultas në qiell. Ndjeje pa- fundësinë e qiellit dhe të gjithësisë, i vetëdijshëm merr frymë thellë dhe lirshëm dhe ndjeje edhe botën nën këmbë. Kështu do të mund të liroheni nga barra dhe presioni i shtrirë mbi detyrat dhe përgjegjësitë. Disa ekspertë të lumturisë dhe ideve këshillojnë që së paku njëherë në muaj të zgjoheni sa më herët që të jetë e mundur dhe të ecni, vozisni në natyrë të hapur dhe ta shihni e ta përjetoni lindjen e mrekullueshme të Diellit. Veprime të tjera të nxitura nga endorfina: mëngjeseve të ecni këmbëzbathur mbi barin e lagur, të notuarit nën qiellin e hapur, përjetimin e heshtjes së natyrës, etj. Epo, nëse të pret një ditë e vështirë, atëherë bë kështu: zgjohu herët dhe... >> VIJON NË FAQEN 2 E MARTË, 25.06.2013 VITI II - NR.476 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE MENDIMI POZITIV Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.8 Lumturia përjetohet në çdo moment! Ambasadori i Italisë: Agropërpunimi dhe bujqësia sigurojnë ritme të larta të ekonomisë!....................fq.4 Politikat fiskale japin efekte në uljen e papunësisë!.........................................fq.4 I moshuari Nefail Gongo: Vëllai ka ushtruar dhunë ndaj meje, policia të marrë masa!..............fq.5 Lulet ndikojnë pozitivisht në mjediset e punës!...fq.6 Erdogan në miting: 76 milionë banorët e këtij vendi do të jemi një! .................................fq.7 Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, së bashku për promovimin e turizmit në tre shtete! E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia

Gazeta 77 News,Nr.476

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News,Nr.476

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Për lumturinë që jetohet dhe përje-

tohet në çdo moment ka disa porosi, si më poshtë:

-Vendosni trupin në lëvizje!

Organizmi i nje-riut prodhon substanca të lumturisë. Kujdesu, që për çdo ditë mundësisht në ajër të pastër, së paku gjysmë ore ta vësh trupin në lëvizje. Të preferueshme do të ishin veçanërisht biçikletat, shëtitjet, veprimtaritë në kopsht dhe çdolloj tjetër sportiv që e bën me ëndje. Hulumtuesi i lumturisë Michael Argyle tregon, se përmes lëvizjeve do të lëshohet endorfina ‘beta’ në trup. Këto peptide e kontrollojnë transmetimin e informatave midis qelizave nervore dhe të trurit dhe inicojnë një efekt gati si të opiumit: mënjanohen disponimet depresive dhe ndërgjegjësimi zvogëlon dhemb-jen. Aktiviteti më ideal, sipas Argyle, do të ishte vallëzimi. Vallëzimi kombinon efektet pozitive të muzikës me kontakte sociale! E rëndësishme është që gjatë shëtitjes ose vozitjes së biçikletës të shikosh nganjëherë ngultas në qiell. Ndjeje pa-fundësinë e qiellit dhe të gjithësisë, i vetëdijshëm merr frymë thellë dhe lirshëm dhe ndjeje edhe botën nën këmbë. Kështu do të mund të liroheni nga barra dhe presioni i shtrirë mbi detyrat dhe përgjegjësitë. Disa ekspertë të lumturisë dhe ideve këshillojnë që së paku njëherë në muaj të zgjoheni sa më herët që të jetë e mundur dhe të ecni, vozisni në natyrë të hapur dhe ta shihni e ta përjetoni lindjen e mrekullueshme të Diellit. Veprime të tjera të nxitura nga endorfina: mëngjeseve të ecni këmbëzbathur mbi barin e lagur, të notuarit nën qiellin e hapur, përjetimin e heshtjes së natyrës, etj. Epo, nëse të pret një ditë e vështirë, atëherë bë kështu: zgjohu herët dhe... >> VIJON NË FAQEN 2

E MARTË, 25.06.2013 VITI II - NR.476BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

MENDIMI POZITIV ...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.8

Lumturia përjetohet në çdo moment!

Ambasadori i Italisë: Agropërpunimi dhe bujqësia sigurojnë ritme të larta të ekonomisë!....................fq.4 Politikat fiskale japin efekte

në uljen e papunësisë!.........................................fq.4 I moshuari Nefail Gongo: Vëllai ka ushtruar

dhunë ndaj meje, policia të marrë masa!..............fq.5 Lulet ndikojnë pozitivisht në mjediset e punës!...fq.6 Erdogan në miting: 76 milionë banorët

e këtij vendi do të jemi një! .................................fq.7

Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, së bashku për promovimin e turizmit në tre shtete!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Page 2: Gazeta 77 News,Nr.476

2 77 NEWS E MARTË, 25 QERSHOR 2013MENDIMI POZITIVE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

<< VIJON NGA FAQJA 1 ec gjysmë ore nëpër fusha a hapësira të lira!

- Merrni buzëqeshje të shëndetshme! Fillojeni secilën ditë me një buzëqeshje

para pasqyrës. Kjo tingëllon si marrëzi, por është e hulumtuar dhe tregon fuqi shumë pozitive. Një buzëqeshje e vërtetë dhe e ndershme, kur muskujt e nofullës dhe të sy-rit forcohen nga tërheqja, sinjalizon trurin: Kujdes, ka sa të duash arsye për disponim të mirë! Ky reagimi i fytyrës e përshkruan teknikën: simulimi i një emocioni mund të prodhojë ndjenja. Kjo ndihmon edhe me përvojat e frustrimit ose ngjarjeve që do të prishin humorin e mire. Ai që qesh, fiton!

- Gjumi i lumtur! Ai që bën gjumë të mirë e të thellë natën

i shton kapacitetet e tij të lumturisë. Kësaj mund t´i ndihmojnë disa rregulla të thje-shta: nuk ha ushqime të rënda për darkë, nuk ha ushqim pas orës 8 të mbrëmjes, pre-feron çaj ose një gotë të nxehtë me qums-hët, nuk ka aparat elektrik prej 230V afër (radio me zile duhet të zëvendësohet me orë me zile). Për akumulim efektiv të ener-gjisë: shkoni në shtrat një herë javë para orës 10 të mbrëmjes.

- Hani të gëzuar!Përkundër të gjitha paralajmërimeve,

asgjë nuk shkon më mirë se ushqimi dhe të ngrënit. Lumturia nuk gjeneron sasinë por cilësinë. Duhet bërë seleksionim me atë se çfarë lejoni të kalojë brenda trupit. Megjithatë është e vërtetuar shkencërisht: ushqimi nuk e ngop veç trupin tonë, por

ushqen edhe shpirtin! Këto ishin substan-cat e lumturisë të cilat i prodhon vetë orga-nizmi. Po ne mund të japim edhe rrugë të tjera, të cilat sigurojnë një atmosferë men-dore të lumtur. Parimi do të ishte: nëse shpirtërisht nuk ndjeheni mirë, atëherë shërohuni me fuqinë e mendjes!

- Jeta jetohet sot! Përjetojeni dhe gëzojeni momentin.

Mos u fiksoni në qëllimet e ardhshme. Përqendrohuni plotësisht në atë që po ju po bëni, edhe nëse janë duke pritur dety-rat të tjera edhe nëse ka pengesa. Mos e lëni mendjen të hazdiset në drejtim të së ardhmes, por jetoni momentin. Mendoni me kujdes qysh në mëngjes se cila detyrë është si e para sot për t´u trajtuar. Dhe pas-taj kapni demin nga brirët! Mos mbledhni kundërargumente për atë që po bëni në këtë moment si “Ah, do të ishte më mirë sikur tashti…”. Ne shpesh e përdorim të tashmen e pranishme si një lloj parapër-gatitjeje për të ardhmen ose si e thoshte Paskali: “Ne nuk jetojmë, por shpresojmë që një ditë do të jetojmë përsëri”. Kështu do të dobësoni potencialin e lumturisë së përditshme. Lumturia shijohet e përjeto-het në çdo moment, për çdo ditë, lumturia e përditshme.

- Jeta është e padrejtë! Praktikojeni të ushtroni në qetësi. Ve-

primtaritë e shoqërisë sonë konsumuese na mësojnë se ne kemi të drejtë për plo-tësimin e dëshirave tona, sikur këto mani-festime propagandistike të reklamave të

zhurmshme: “Ju e keni merituar atë”, “Ne i hapim rrugët”, “Sepse unë kam vlerë”, etj. Mos jetoni sot, e japin këta mesazhin e tyre të fshehtë, por edhe në të ardhmen:

“E merrni tani dhe paguani më vonë”. Si masë e lumturisë vlen apo më shërbehet qoftë edhe një kuti, mjafton që t'i kënaq nevojat tona. Kështu në një terren të këtillë fiton egoizmi i thurur mbi këtë tokë: Lum-turia është nëse unë kënaqem! Në fund të këtyre masave të paskrupullta edukative komerciale do të gjendet njeriu, i cili është i paaftë ose është paaftësuar që t´i zgjidhë ose t´i durojë frustrimet, fatkeqësitë ose krizat jetësore. Shoqëria konsumuese i vë në qendër dëshirat, plotësimin e dëshirave. Nuk është konsumator, sipas kësaj psikolo-gjie konsumuese dhe psikologjisë së koor-poratave, ai që harxhon para për plotësi-min e nevojave, por ai që harxhon para për plotësimin e dëshirave. Kjo shoqëri është prodhuese gjigante e dëshirave nga më të përçudshmet! Mendimi pozitiv presupo-zon se nuk mund të tolerojmë padrejtësi. Por padrejtësitë nuk mund të zhduken menjëherë ose duke pritur se një ditë do të fitojë dashuria mbi urrejtjen, durimi mbi zemerimin dhe gëzimi mbi lakminë. Nuk ka nevojë as për thirrje masovike e për bojkote, nuk ka nevojë për gjakderdhje dhe dëmtim të rregullit, të sigurisë dhe të ren-dit. Të gjitha orientimet shkojnë në rrugë institucionale dhe përmes parlamentit.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Lumturia përjetohet në çdo moment!

Page 3: Gazeta 77 News,Nr.476

377 NEWS

Kur dikush që ju intereson ju lëndon, mund të inatoseni, të fyeni dhe të

hakmerreni- ose të zgjidhni të falni dhe të vazhdoni përpara, thotë një mendimtar.

Pothuajse çdo njeri është lënduar nga fjalët ose veprimet e dikujt tjetër. Ndoshta mamaja juaj ju ka kritikuar aftësitë tuaja prindërore, kolegët tuaj sabotuan një pro-jekt ose partneri juaj ju tradhëtoi. Këto plagë mund tju lënë ju me ndjenja inati që zgjasin, hidhërim ose madje edhe hak-marrjeje – por nëse ju nuk e praktikoni fal-jen, ju do të jeni të vetmit që do të paguani më shtrenjtë. Duke falur, ju gjithashtu mund të gjeni paqë, shpresë, mirënjohje dhe gëzim. Merrni në konsideratë faktin që falja mund tju çojë në rrugën e mirëqë-nies fizike, emocionale dhe shpirtërore. Çfarë është falja?

Përgjithësisht, falja është një vendim

për të larguar fyerjet dhe mendimet për hakmarrje. Veprimi që ju lëndon ose ju ofendon do të mbetet gjithmonë një pjesë e jetës tuaj, por falja mund të pakë-sojë dhimbjen që shkakton kjo tek dhe ju ndihmon të fokusoheni në pjesë të tjera pozitive të jetës tuaj. Falja madje mund tju çojë drejt ndjenjave të arsyetimit, nd-jeshmërisë dhe mëshirës për personin që ju lëndoi ju.

Falja nuk do të thotë që e lejoni perso-nin tjetër tju lëndojë ju dhe nuk e mini-mizon ose justifikon të gabuarën. Ju mund ta falni personin tjetër pa e falur veprimin. Fajla sjell një lloj paqeje që ju ndihmon ju të vazhdoni jetën. Cilat janë përfitimet kur fal dikë?

Lirimi nga mëritë dhe nga hidhërimi mund të të hapin rrugë për dhembshuri, mirësi dhe paqe. Falja mund të çojë në:

• Marrëdhënie më të shëndetëshme• Mirëqënie më të madhe shpir-

tërore dhe psikologjike• Më pak ankth, stres dhe armiqësi• Presion më të ulet gjaku• Më pak simptoma depresioni• Rrezik më të vogël për abuzim

me alkolin dhe substancat narkotikePse është kaq e lehtë të mbash mëri?

Kur ju lëndoheni nga dikush që ju doni dhe i besoni, mund të inatoseni, mërzi-teni ose të bëheni konfuz. Nëse ndaloni në situatë ose ngjarje lënduese, mëritë të mbushura me fyerje, hakmarrje dhe ar-miqësi mund të rrënjosen tek ju. Nëse ju i lejoni ndjenjat negative të mbizotërojnë ndjenjat pozitive, do do ta gjeni veten tuaj të gllabëruar nga hidhërimet tuaja perso-nale ose nga sensi i padrejtësisë. Cilat janë efektet e mbajtjes së mërisë?

Nëse nuk falni, ju do ta paguani shpejt çmimin duke sjellë hidhërim dhe inat në çdo marrëdhënie dhe eksperiencë të re, jeta juaj do të bëhet kaq e mbyllur tek e gabuara sa ju nuk do të mund ta shijoni të tashmen. Ju do të bëheni depresiv, do të ndjeni që jetës tuaj i mungon kuptimi ose qëllimet, ose që i jeni larguar besimit tuaj shpirtëror. Ju do të humbisni lidhjet e vlefshme me të tjerët. Si mund të arrihet një gjendje falje?

Falja është një zotim për një proçes ndryshimi. Për të filluar ju duhet të:

Merrni në konsideratë vlerat e faljes dhe rëndësinë e saj në jetën tuaj në një kohë të caktuar.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MARTË, 25 QERSHOR 2013 MENDIMI POZITIV

Kompania Kontakt kërkon punonjëse që kanë njohur në fushën e webcam modeling. Të interesuarit të dërgojnë CV në: [email protected].

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Të lirohemi nga mëria dhe hidhërimi!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 4: Gazeta 77 News,Nr.476

4 77 NEWS E MARTË, 25 QERSHOR 2013

“Delta group” ofron punë për të rinj, mosha 25-30 vjeç, si menaxher shitjesh në Tiranë. Të interesuarit të dërgojnë CV me foto në: [email protected]

AKTUALITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

“Marketing 101” kërkon të punësojë një person që flet dhe shkruan shkëlqyeshëm anglisht. I interesuari të dërgojë CV me foto në: [email protected].

Ulja e barrës fiskale dhe lehtësitë ndaj biznesit, janë faktorët që

kanë ndikuar në ulje të paunësisë dhe qendrueshmërisë në ekonomi. Kështu deklaroi për median zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, duke iu refe-ruar raportit të BB-së për uljen e papunë-sisë në Shqipëri dhe vlerësimi i agjencisë "Moody's" për ekonominë tonë. Sipas tij reformat e qeverisë kanë përmirësuar treguesit ekonomikë në vend. "Agjencia e vlerësimit "Moody's", vlerësoi se eko-nomia shqiptare është e qëndrueshme

duke vlerësuar atë B1. Kjo tregon më së miri për qëndrueshmërinë e ekonomisë tonë, e modelit tonë ekonomik. Më e rën-dësishmja dhe çfarë doja të veçoja është raporti i Bankës Botërore për uljen e papunësisë. Në raport qartësisht thuhet që papunësia është ulur nga 13.2 në 12.8 përqind. Më shumë vende pune janë duke u krijuar, më shumë punë të mirëpaguara janë duke u krijuar dhe kjo falë uljes së barrës fiskale mbi biznesin", tha Alfred Rrushaj, zv. ministër i Financave.

Për më tepër: www.77news.al

Zhvillimi sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit do të jenë faktorë të

rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Nëse bujqësisë dhe fshatit do t’i kushtohet vëmendja e duhur, ekonomia do të ketë një shtyllë të rëndësishme për tu mbështetuar. Këtë rekomandim ka dhënë Ambasadori Italian në Tiranë Masimo Gaiano, në një takim me përfaqësuesit e Dhomës Britanike të Tregtisë në Tiranë. "Unë besoj se sektori i prodhimit është absolutisht i domosdoshëm për zhvillimin afatgjatë, si në çdo vend në trazicion. Aty mund të përftohet pasuri për të vënë në punë sektorë të ndryshëm. Unë besoj se bujqësia është një element i rëndësishëm për mjaf vende, veçanërisht në Shqipëri", tha Masimo Gaiani, ambasadori italian.

Jo vetëm fermerët vendas por edhe inves-titorët e huaj po e shohin investimin në prodhimet shqiptare si një mundësi fiti-mi. "Por ne besojmë që në vitet që do të vijnë dhe sektori i bujqësisë dhe fshati në Shqipëri do të zhvillohet. Hapat e parë janë hedhur, infrastruktura ka nisur të ndërto-het pothuajse tashmë besoj në 4-5 vitet e ardhshme do të përfundojë në çdo fshat dhe gjëra të tjera të domosdoshme që ka nevojë fshati", tha kryetari i Dhomës së Tregtisë Britanike, në Tiranë. Biznesi brita-nik ka ngritur më herët problemin e pronë-sisë së tokës. Vetë amabasadori britanik në Tiranë, Nikolas Canon ka deklaruar se në Shqipëri titujt e pronësisë mbeten pengesë për investitorët e huaj.

Për më tepër: www.77news.al

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Ambasadori i Italisë: Agropërpunimi dhe bujqësia sigurojnë ritme të larta të ekonomisë!

Alfred Rrushaj

Masimo Gaiano

Politikat fiskale japin efekte në uljen e papunësisë!

Page 5: Gazeta 77 News,Nr.476

577 NEWSE MARTË, 25 QERSHOR 2013

“Marketing 101” kërkon të punësojë një person që flet dhe shkruan shkëlqyeshëm anglisht. I interesuari të dërgojë CV me foto në: [email protected].

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Nefail Gongo, 77 vjeçari nga Sov-jani i rrethit Korçë, i cili ka 20 vjet

konflikt pronësie me vëllain (si dhe djalin e vëllait), i bën apel policisë së Korçës që të ekzekutojë “urdhrin e mbrojtjes”, pasi është dhunuar fizikisht prej tij. Shkak për konfliktin midis dy vëllezërve është bërë një punishte zdrukthtarie, që vëllai i Ne-

failit, Astrit Gongo, e ka hapur në mënyrë të paligjshme, duke e cënuar çdo ditë me zhurma dhe ndotje shëndetin e të gjithë fqinjëve që banojnë shumë afër punishtes. Jo vetëm kaq, por pronari i zdrukthtarisë, ka qëlluar vëllain e tij duke shkelur dhe urdhërin e mbrojtjes lëshuar ndaj të mo-shuarit Nefail Gongo. Ky i fundit dispo-non dhe akt ekspertimin mjeko-ligjor të datës 17.03.2013 ku vërtetohet se është dhunuar nga Astrit Gongo e për pasojë ka patur dëmtime serioze trupore.Gjykata

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqë-sor Korçë, e ka dënuar me gjobë, nipin e 77-vjeçarit për veprën e kryer ndaj xha-xhait të tij. Si rrjedhojë, konfliktet mes dy familjeve kanë vazhduar e janë bërë më të shpeshta. Ndërkohë, Gongo i është drejtuar disa herë Komisariatit të Policisë Korçë, me qëllim respektimin e ‘urdhërit të mbrojtjes’, por sipas tij, ka hasur në neglizhencën e uniformave blu. Vetgjyqësia

“Policia e Korçës duhet të marrë masa të menjëhershme dhe të respektojë urd-hërin e mbrojtjes”, thotë i moshuari. “Kjo polici, nuk ka bërë asgjë për këtë çështje”, shprehet i irrituar 77-vjeçari. Ky i fundit, vazhdon një gjykim civil në lidhje me cënimin e pronësisë dhe mendon se ve-tëm me mbylljen e zdrukthtarisë, mund të zgjidhet konf likti mes dy familjeve. “Të gjitha institucionet më kanë dhënë

të drejtë. Jam në prag të vetgjyqësisë. Ata kanë nxjerrë disa herë sopatën duke më kanë kërcënuar, kam katër fëmijë dhe jeta ime është e pasigurt”, shprehet i moshuari. Shqetësimet

Gongo na sqaron se aktualisht gjyqtari i çështjes, ka kërkuar pezullimin e puni-meve të punishtes, por djali i vëllait të tij vazhdon të punojë çdo ditë, duke i shaktuar zhurma dhe ndotje ambjentit të gjithë fqinjëve përreth. “20 vjet konflikt më ka dëmtuar së tepërmi. Disponoj ra-porte mjeko-ligjore që jam dhunuar fizi-kisht si dhe shqetësuar psikologjikisht, madje kërkoj edhe dëmshpërblim për këtë gjë”, shprehet i moshuari. Ndërkohë, sipas 77-vjeçarit, nipi i tij gëzon përkra-hjen e policisë, duke lejuar konfliktet e herëpashershme si dhe duke cënuar të drejtën e tij për të bërë një jetë të qetë. Në këto kushte i moshuari kërkon marr-jen e masave te menjëhershme me qëllim ekzekutimin e plotë të vendimit nga ko-misariati i policisë në lidhje me funksio-nimin pa leje të zdrukthtarisë pranë shtë-pisë së tij, sepse nuk është zbatuar urdhri i mbrojtjes datë 11.04. 2012, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Korçë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

I moshuari Nefail Gongo: Vëllai ka ushtruar dhunë ndaj meje, policia të marrë masa!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Nefail Gongo

Page 6: Gazeta 77 News,Nr.476

6 77 NEWS

Arkelogët kanë gjetur një qytet të vje-tër të civilizimit Maja të fshehur me

shekuj në malet e dendura në Meksikën lindore, një zbulim që presin se do të

hedhë dritë rreth mënyrës se si ky civi-lizim u zhduk rreth mijëra vjet më parë. Ekipi i arkeologëve, i drejtuar nga Ivan Sprajc, një profesor i asociuar në Aka-

deminë Sllovene të Shkencës dhe Artit, zbuloi 15 piramida, përfshirë edhe një të lartë 23 metra. Ata e pagëzuan këtë qytezë si “Chactun”, që do të thotë “Gur i Kuq” ose “Gur i gjerë”. Sprajc tha se sipas të gji-tha gjasave kjo qytezë ka qenë më pak e populluar sesa qytetet e lashta të Majave në Tikal të Guatemalës dhe se ato mund të kenë qenë strehë e afro 30 mijë deri në 40 mijë njerëzve, por duhen hulumtime plotësuese për ta vërtetuar këtë gjë. Chac-tun është i shtrirë në një sipërfaqe prej 22 hektarëve dhe gjendet rreth 120 kilometra në perëndim të qytetit Xpujil.Për më tepër:www.banka-ideve.com

E MARTË, 25 QERSHOR 2013KURIOZITETE

Begonia, vjollca, cyklama, luledragua, spa-tifilum, hibiskus, kaktus, janë të duhu-

rat për të zbukuruar hapësirën tuaj në zyra,

ndërsa kujdesi ndaj tyre nuk kërkon shumë angazhim. Një studim i bërë nga “Washing-ton State University” thotë se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tje-tër: punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar. Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndjerë mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule. Ndërsa, shkencëtarët e një universiteti norvegjez në Suedi kanë bërë një studim të fundit, ku kanë zbuluar se bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira

për shëndetin. Sipas shkencëtarëve, bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen, stre-sin, dhembjen e kokës, kollën dhe lëkurën e thatë. Për nxjerrjen e këtij rezultati janë marrë në analizë rreth 385 punëtorë. Është studiuar dhe është vëzhguar numri i punë-torëve, që mungonin në punë për shkak të sëmundjes. Studiuesit u interesuan për të ditur nëse ata kishin bimë në zyrat e tyre. Rezultatet treguan se shumica e punëtorëve që kishin bimë në zyra, nuk mungonin në punë për shkak të sëmundjeve. Dheu i këtyre bimëve ka një organizëm që ka ndikim tek shëndeti, sipas studiuesve. Kjo dëshmon se bimët mund të zvogëlojë nivelin e stresit.

Për më tepër: www.77news.al

Arkeologu slloven zbulon një qytezë të civilizimit Maja!

Lulet ndikojnë pozitivisht në mjediset e punës!

“Dast sh.a” kërkon të rekrutojë staf, në profesionet: Inxhinieri Kimike ose Mekanike. Të interesuarit të paraqesin CV me foto në: [email protected].

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News,Nr.476

777 NEWSE MARTË, 25 QERSHOR 2013 TURQIA

“BOSCH” kërkon kandidatë për pozicionin "Menaxher Strategjik" për zonën e Gjirokastrës. Të interesuarit të dërgojnë CV në: [email protected].

Erdogan në miting: 76 milionë banorët e këtij vendi do të jemi një!

MINISTRAT E 11 VENDEVE MBLIDHEN NË DOHA PËR SIRINË!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, në kuadër të mitingjeve të Respektit

të Vullnetit Kombëtar ishte në qytetin Erzurum. Në rendin e ditës së Kryeminis-trit Erdogan ishin manifestimet e Parkut ‘Gezi’, ndërsa si objektiv kishte opozitën dhe protestat e jashtëligjshme të organi-zuara nga grupet ilegale. Kryeministri Erdogan bëri të ditur se ai personalisht ka dhënë urdhrin për të ndërhyrë ndaj ma-nifestimeve të Parkut ‘Gezi’. Duke prekur edhe pretendimet për dhunën e policisë, Kryeministri Erdogan theksoi se do të deshifrojnë lojërat që luhen në këtë drej-tim. Tentimet për të krijuar një tensionim

mes alevive dhe sunive ishin në agjendën e Kryeministrit Erdogan. “I lutem të gjithëve që të shohin dhe të mos mashtrohen me përpjekjet e disa vendeve të jashtme që përdorin Partinë Republikane Popullore dhe disa media për të krijuar këtu një ten-sionim. 76 milionë banorët e këtij vendi do të jemi një, të fortë dhe vigjilentë”, u shpreh Kryeministri Erdogan gjatë fjali-mit të tij. Erdogan tërhoqi vëmendjen në miting edhe në lidhje me procesin e zgji-dhjes së terrorit në vend që do të mbahet të mërkurën. “Terrori që vazhdonte për 30 vjet tani ka ardhur në pikën e përfundi-mit. Shpresoj që të mërkurën të finalizo-

jmë punimet e ‘të urtëve’ dhe pastaj do të ulemi dhe t’i bëjmë një vlerësim këtyre punimeve”, deklaroi Erdogan.

Për më tepër: www.77news.al

Gjendja në Siri është trajtuar kësaj radhe në kryeqytetin Doha të Katarit. Ministrat e Jashtëm të 11 vendeve u mblodhën në mbledhjen themelore me temë Sirinë. Ministri i Jashtëm i Turqisë Davutogllu tha se mbështetja për opozitën siriane do të vijojë duke u fuqizuar. Ai vuri në dukje se Siria deri më sot është parë si një vend që përjeton tensionime të brendshme, por zhvillimet e fundit fatkeqësisht tregojnë se kriza në Siri po fiton cilësi rajonale dhe aq edhe më tepër ajo po shkakton një fushë tensionimi në rang ndërkombëtar. Në mbledhje edhe 11 mi-nistrat e Jashtëm shprehën pikëpamjet e tyre. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu pikëpamjet e vet për çës-htjen. Duke vënë në dukje se Asadi nuk i është përgjigjur asnjë thirrjeje për arri-tjen e zgjidhjes dhe ka lëshuar terroristët në teren, Kerry tha se kjo e ka ngatërruar edhe më shumë situatën dhe qëndrimi i tij, përfshirja në këtë mes edhe e Iranit dhe Hizbullahut, i kanë vështirësuar edhe më shumë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes. Si pasojë e këtyre vështirësive edhe ndihmat ushtarake kanë për t’u shtuar, vuri në dukje Kerry i cili tha se këto nuk bëhen si ndërhyrje ushtarake por për të arritur një zgjidhje politike.

Për më tepër: www.77news.al

Rexhep Tajip Ergogan

Page 8: Gazeta 77 News,Nr.476

77 NEWS E MARTË, 25 QERSHOR 2013

Qeveritë e tri shteteve, Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, komunat ndërkufitare, si dhe

rrjeti i organizatave joqeveritare po bashkë-punojnë për zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar resurset e pasura të trekën-dëshit kufitar. Bukuritë e rralla natyrore dhe kulturore e bëjnë trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi një atraksion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajo-nal. Në këtë hapësirë të brezit kufitar Peja, komunë perëndimore e Kosovës, kryeson në zhvillimin dhe promovimin e turizmit të Kosovës si në rajon ashtu edhe më gjerë në botë, thotë për DW kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha. “Parku i Paqes në Ball-kan”, “Majat e Ballkanit”, projekti “Slow Food”, i cili pritet të fillojë - janë projek-tet ndërkufitare, të cilat e kanë zgjedhur Pejën si destinacion të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit rajonal. Projektet, për të cilat kemi apikuar në fondet e IPA-s (Instrumenti për Parananëtarësim në BE) do t´i japin një shtytje bashkëpuni-mit ndërkufitar dhe sektorit të turizmit,

sepse rajoni i Rugovës me resurset e veta ka shanset më të mira për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm", thotë kryetari Berisha. Komuna e Pejës me projektin ndë-rkufitar “Majat e Ballkanit”, në mesin e 46 shteteve konkurruese të gjashtë kontinen-teve nga Organizata Botërore e Turizmit në prill të këtij viti mori çmimin e parë si destinacion turistik. Ky projekt i finan-cuar nga qeveria gjermane u përqafua nga qeveritë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi: për zhvillimin e turizmit ndërkufitar, krijimin e frymës së bashkëpunimit ndër-mjet të tria vendeve, krijimin e paraku-shteve për zhvillimin e turizmit, krijimin e paketave turistike rajonale, etj. Turistët mund ta shfrytëzojnë shtegun e gjatë 192 kilometra, i cili ngjitet nga Gryka e Rugo-vës nga Kosova, shtrihet deri në Plavë të Malit të Zi në njërën anë dhe në Theth si dhe Valbonë në Shqipëri, nga ana tjetër. Këtë projekt të filluar në vitin 2010 dhe të financuar nga qeveria gjermane, ministritë tona synojnë ta përtërinë. Ndërsa, bartëse

të projektit do të jenë sërish komuna e Pejës, e Plavës dhe e Shkodrës. Një rol i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit ndë-rkufitar kanë organizatat joqeveritare dhe rrjetëzimi i tyre, thotë Fatos Lajçi, drejtor i ERA Group, e cila funksionon me këtë strategji dhe është nënshkruese e memo-randumeve të shumta ndërrajonale. Lajçi beson se "bukuritë natyrore dhe kulturore, flora dhe fauna, mikpritja dhe bujaria me të cilën shquhen banorët e brezit kufitar, janë potencialet më të rëndësishme që ga-rantojnë suksesin. Rrjeti i OJQ-ve të të tria shteteve ka arritur t‘i bashkojë kryetarët e komunave ndërkufitare dhe qeveritë e të tria shteteve në qëllimin e përbashkët të zhvillimit të këtyre zonave. Por, shfrytë-zimi i këtyre resurseve lë për dëshiruar, me-qenëse duhet përkushtimi që nga qytetari deri në hartimin e një strategjie shtetërore për ruajtjen e ambientit, në mënyrë që t‘i joshim vizitorët me krijimin e kushteve më elementare", thotë Lajçi. Programi “Seenet 2” është një rrjet ndërkufitar bashkëpunimi ndërmjet Italisë dhe Europës Juglindore, i cili punon në programin trevjeçar ndër-rajonal për decentralizimin e bashkëpu-nimit, me qëllim të fuqizimit të aftësive menaxhuese si dhe promovimin e zhvilli-mit të qëndrueshëm lokal në Pejë, Shko-dër, Nikshiq, Kraljevë dhe Nish. Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ita-lisë, provincës autonome të Trentos dhe komunës së Pejës, ky projekt është finali-zuar me pesë shtëpi akomoduese në katër fshatra, me tabela orientuese, shtigje për këmbësorët si dhe muzeun nga jeta dhe tradita e këtyre trevave.

Për më tepër: www.77news.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

As majtas, as djathtas, por Vetëm Drejt! Për Drejtësi dhe Zhvillim me PLSHR! LëvizjaLëvizja

Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, së bashku për promovimin e turizmit në tre shtete!