8
Ç do gjë në këtë jetë reflekton ndërgjegjen tonë. Besimet tona, sjelljet, pritshmëritë, ndjenjat dhe emocionet janë të pasqyruara në rretha- nat dhe ngjarjet e jetës. Për shembull, nëse jeni shumë kritik me veten, ka shumë mundësi të tërhiqeni nga ata njerëz që pasqyrojnë të njëj- tën gjendje me ju. Sa më shumë ta doni dhe ta mbështesni veten, aq më shumë mundësi keni të tërhiqni sjellje mbështetëse nga të tjerët. Nëse ndjeni që jeta iu ofron disa mundësi, ju do të kërkoni të jeni të vërtetë në realitet. Nëse nga ana tjetër, keni besim në aftësitë tuaja, do arrini të zbuloni shumë mënyra për t'i përdorur. Paratë mund të përfaqësojnë shumë gjëra për ne: siguri, vlera, liri, tundim, bollëk, fuqi, famë, mundësi, ligësi, lumturi, status, dobi, sukses, lakmi, prosperitet Rrethanat tona financiare do të reflektojnë se si ndihemi për cilësitë që ne qëllimisht ose jo i lidhim me paratë. Nëqoftë se do të ndiheshim sikur nuk e meri- tojmë suksesin dhe lumturinë, në mënyrë të pan- dërgjegjshme do ta ndalonim veten tonë nga të pasurit shumë para. Ose, nëse jemi shumë të pasi- gurtë dhe paraja do të përfaqësonte fuqinë dhe statusin, do të nxiteshim të mblidhnim shumë pasuri, me shpresën se do të na sjellë sigurinë dhe vlerën që aq shumë na mungon. Në dukje një fatkeqësi, kjo mund të jetë në fakt një mënyrë për t'u bërë më të ndërgjegjshëm për ndjenjat tona të pamjaftueshmërisë, që të mund t'i shërojë. Të paturit e shumë parave ose të pamjaftueshmërisë së tyre është një katalizator për rritjen tonë. Si ndryshon kjo nga ideja e përhapur e Erës së Re që nëse bëhemi të >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E HËNË, 22.10.2012 VITI I - NR.230 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Gruaja me sëmundje të rrallë: Sa ministra do të ndërrohen derisa unë të vdes?!....fq.4 Konfliktet e pronës, Abazi: Fqinji më cenon pronën prej 16 vitesh!..................fq.5 Rektori Kedhi: "Vitrina", universitet dinjitoz, në përçimin e dijeve dhe të vlerave konservatore!..fq.7 Vlashaj: Vizioni i Lëvizjes Shqipëri e Re për bashkimin dhe forcimin e kombit shqiptar!.......fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.2 Si të reflektojmë përballë gjërave! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Në Maratonë nuk fiton më i forti, fiton Vullneti dhe më i Vullnetshmi! Maratona Ndërkombëtare e Tiranës!

Gazeta 77 News botimi nr 230

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informatice organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 230

Çdo gjë në këtë jetë ref lekton

ndërgjegjen tonë. Besimet tona, sjelljet, pritshmëritë, ndjenjat dhe emocionet janë të pasqyruara në rretha-

nat dhe ngjarjet e jetës. Për shembull, nëse jeni shumë kritik me veten, ka shumë mundësi të tërhiqeni nga ata njerëz që pasqyrojnë të njëj-tën gjendje me ju. Sa më shumë ta doni dhe ta mbështesni veten, aq më shumë mundësi keni të tërhiqni sjellje mbështetëse nga të tjerët. Nëse ndjeni që jeta iu ofron disa mundësi, ju do të kërkoni të jeni të vërtetë në realitet. Nëse nga ana tjetër, keni besim në aftësitë tuaja, do arrini të zbuloni shumë mënyra për t'i përdorur.

Paratë mund të përfaqësojnë shumë gjëra për ne: siguri, vlera, liri, tundim, bollëk, fuqi, famë, mundësi, ligësi, lumturi, status, dobi, sukses, lakmi, prosperitet

Rrethanat tona financiare do të reflektojnë se si ndihemi për cilësitë që ne qëllimisht ose jo i lidhim me paratë.

Nëqoftë se do të ndiheshim sikur nuk e meri-tojmë suksesin dhe lumturinë, në mënyrë të pan-dërgjegjshme do ta ndalonim veten tonë nga të pasurit shumë para. Ose, nëse jemi shumë të pasi-gurtë dhe paraja do të përfaqësonte fuqinë dhe statusin, do të nxiteshim të mblidhnim shumë pasuri, me shpresën se do të na sjellë sigurinë dhe vlerën që aq shumë na mungon. Në dukje një fatkeqësi, kjo mund të jetë në fakt një mënyrë për t'u bërë më të ndërgjegjshëm për ndjenjat tona të pamjaftueshmërisë, që të mund t'i shërojë. Të paturit e shumë parave ose të pamjaftueshmërisë së tyre është një katalizator për rritjen tonë.

Si ndryshon kjo nga ideja e përhapur e Erës së Re që nëse bëhemi të >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 22.10.2012 VITI I - NR.230 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Gruaja me sëmundje të rrallë: Sa ministra do të ndërrohen derisa unë të vdes?!....fq.4 Konfliktet e pronës, Abazi:

Fqinji më cenon pronën prej 16 vitesh!..................fq.5 Rektori Kedhi: "Vitrina", universitet dinjitoz,

në përçimin e dijeve dhe të vlerave konservatore!..fq.7 Vlashaj: Vizioni i Lëvizjes Shqipëri e Re

për bashkimin dhe forcimin e kombit shqiptar!.......fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.2

Si të reflektojmë përballë gjërave!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Në Maratonë nuk fiton më i forti, fiton Vullneti dhe më i Vullnetshmi!

Maratona Ndërkombëtare e Tiranës!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 230

2 77 NEWS

<< VIJON NGA FAQJA 1 ndërgjegjshëm për të ndryshuar besimet dhe mendimet tona negative për paratë, rrethanat tona finan-ciare do të zhvendosen për të ref lektuar ndërgjegjen tonë të ndryshuar dhe të bëhe-mi të pasur?

Nuk po flasim vetëm “për të ndryshuar mendimet tona”. Që të ndodhë një zhven-dosje e tillë në jetën tonë, ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm për besimet dhe emocionet tona thelbësore, sidomos ata që kanë qenë të pandërgjegjshme. Ne duhet të jemi të vull-netshëm dhe të aftë ta shërojmë vetë veten tonë, jo vetëm në nivelin psikik por edhe shpirtëror, emocional dhe fizik.

Të shërosh veten në një nivel shpirtëror përfshin lidhjen me shpirtin tonë. Në nive-lin psikik, ne e shërojmë veten vetëm kur bëhemi të vetëdijshëm për besimet tona, kur largojmë ata që na limitojnë dhe bëhemi më të hapur për ide mbështetëse dhe një kuptueshmëri më ta madhe. Në nivelin emo-cional, shërimi bëhet ndërsa mësojmë të pra-nojmë dhe të përjetojmë gamën e madhe të ndjenjave. Ndërsa në nivelin fizik, kur mëso-jmë ta nderojmë dhe të kujdesemi për trupin

tonë dhe për botën fizike për rreth nesh.Shumica e strukturave limituese në jetën

tonë i kanë rrënjët në plagët e thella emo-cionale që kërkojnë një kohë dhe vëmendje të caktuar për t'u shëruar. Më i thellë është boshllëku shpirtëror që shumë nga ne ndie-jmë kur përjetojmë një shkëputje nga shpirti ynë. Ky boshllëk mund të mbushet vetëm duke gjetur një mënyrë për t'u lidhur me esencën shpirtërore.

Vështirë se mund të gjejmë një mirëqënie të vërtetë, financiare ose jo, derisa të jemi të aftë të ndihemi të rehatshëm në trupat tanë fizikë dhe të dimë si të veprojmë në një botë materiale.

Pra, në procesin e shërimit janë shumë aspekte që kanë rëndësi, sepse është një proçes shtjellues që mund të zgjasë gjatë gjithë jetës sonë. Megjithëse mund të jetë një hap i mbarë, për shumë njerëz nuk është e mjaftueshme të thuash vetëm disa pohime pozitive.

Nuk është e thënë që nëse besojmë që është e mundur, të kemi një pasuri pafund, kjo është veçse ideale dhe në teori. Gjithsesi, mund të themi se shpirtërat tanë zgjedhin të

vijnë në këtë jetë fizike për të mësuar dhe për t'u zhvilluar në disa mënyra, pra secili nga ne ka një udhëtim unik të jetës së tij. Disa nga ne janë zgjedhur të përjetojnë disa limitime fizike ekstreme përmes një sëmundjeje ose paaftësie, për të thelluar aspekte të forcës dhe zgjuarsisë. Disa të tjerë mund të jenë zgjedhur të përjetojnë limitime financiare në periudha të caktuara ose gjatë gjithë jetës për të zhvilluar aspekte të tjera të karakterit.

Shpesh këta zgjedhje bëhen në një nivel shpirtëror dhe ne jemi totalisht të pavetëdij-shëm për to. Në nivel personaliteti, ne mund të ndihemi shumë të irrituar për rrethanat e jetës sonë derisa të jemi shëruar mjaftue-shëm dhe të jemi ndërgjegjësuar për të kup-tuar se si po na shërben zgjedhja e shpirtit. Pra, në çfarëdo niveli të ardhurash, ne kemi mundësinë të përjetojmë një mirëqënie të vërtetë. Në përgjithësi, marrëdhënia jonë me paratë dhe mirëqënia jonë do të zhvillohen si një pasqyrim i shërimit dhe i rritjes sonë në të gjitha nivelet.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 22 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në Maratonë nuk fiton më i forti, por fiton Vullneti dhe më i Vullnetshmi!

Nisi dje rreth orës 09:22 Maratona Ndërkombëtare e Tiranës, që për herë

të parë u zhvillua në kryeqytet. Ceremonia nisi me fjalët përshëndetëse të kryebash-kiakut Lulzim Basha, ministrit të Kulturës Aldo Bumçi si dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Pikërisht ky i fundit i dha startin kësaj ma-

ratone ku morën pjesë mbi 3 mijë vrapues nga e gjithë bota.

“Tirana është sot një qytet plot shpresë”, kështu deklaroi kryebashkiaku Basha, në nisje të aktivitetit të organizuar nga institu-cioni që ai drejton.

Basha duke iu uruar suksese të gjithë garuesve të mbledhur sot në Tiranë nga e

gjithë bota premtoi “përkushtim që Tirana të kthehet në një qytet modern europian”, tha ai.

Ndërsa, minstri Bumçi u shpreh se “Spor-tistët duke ardhur në Tiranë i dhanë jetë ngjarjes”.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha nën-vizoi se organizimi i kësaj maratone është një nga ngjarjet më me rëndësi për kryeqytetin, ndërsa u shpreh se, “E organizuar në kuadër të 100-vjetorit, vjen si një perlë e vërtetë në kurorën e këtij 100-vjetori”.

Që të fitosh maratonën, tha më tej kreu i qeverisë duhet të dëshmosh vullnet të hekurt.

“Të tregohet dëshmi e një vullneti të hekurt në një maratonë si në çdo proces të vështirë, nuk fiton më i shpejti, më i forti, fiton vullneti dhe më i vullnetshmi”, tha ai.

“Sot sytë e gjithë shqiptarëve janë drejtuar tek ju, tek lajmëtari i fitores. Kjo maratonë organizohet gjithashtu në prag të një viti elektoral dhe është një ogur i mbarë”, shtoi Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

Maratona Ndërkombëtare e Tiranës!

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 230

377 NEWSE HËNË, 22 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 670 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 22 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

llukani ofron vend pune Help Desk. Për më shumë informacion na vizitoni në: http://www.albredstone.com/puna/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re ka vijuar diskuti-min e platformës politike, e cila do të

miratohet në Konventën Kombëtare pak muaj përpara fushatës elektorale. Kryesia e degës së Doganës dikutoi mbi shtatë pikat e platformës politike të LSHR-së. Koordinatorja për të rinjtë, Vilma Kërçiku ka bërë fillimisht një paraqitje të shtatë shtyllave bazë të kësaj platforme, e cila është pritur me mjaft interes nga shtresa të gjera të popullsisë në qytet dhe në fshat.Më pas ajo është ndalur te fuqizimi i sipër-marrjeve shqiptare ku LSHR ka hedhur disa propozime që synojnë në zbatimin e disa politikave të reja.

Koordinatorja Kërçiku prezantoi para pjesëmarrësve konceptin e qerasë tati-more, si një koncept i ri ekonomik, i cili ka në thelb grumbullimin e të gjitha taksave në një të vetme dhe që nëpërmjet saj do të luftohen informaliteti dhe marrja e rrysh-fetit nga inspektorët tatimorë. "Kontrolli

i faturave tatimore nga policia tatimore dhe motivimi i qytetarëve që të ruajnë të gjitha faturat tatimore kundrejt rikthimit nga shteti të 0.2% të shpenzimeve të tyre vjetore, do të minimizonte informalite-tin duke bërë funksional sistemin e qerasë tatimore. Zbatimi i kësaj mase, ndërsa do të garantojë sigurimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit, po aq do të ketë ndi-kim në punën e strukturave shtetërore. E konceptuar me interes për sipërmarrësit dhe qytetarët, qeraja tatimore do të ngush-tojë dhe minimizojë hapërsirat për rrysh-fet, u shpreh Kërçiku. Në këtë takim, koor-dinatorja Kërciku u ndal për të folur edhe për fuqizimin e administratës publike.

‘’Në këtë platformë kërkohet të punëso-hen të rinj në administratën publike dhe çdo person mbi moshën 45 vjeç të japë eksperincën e tij në sektorin privat. Bëhet fjalë për stimulimin e të rinjve të shko-lluar në administratën publike duke mos

përjashtuar emërtesat politike, që janë një staf i ngushtë i drejtuesve kryesorë’’.

Fuqizimi i familjes shqiptare, është pika tjetër ku u ndal koordinatorja Kër-çiku, duke thënë se LSHR-ja propozon që të ndalohen me ligj lypja dhe shteti të ofrojë trajtimin e duhur të lypsarëve nga komunat dhe bashkitë përkatëse. Gji-thashtu kjo forcë politike me shtrirje në të gjithë vendin propozon që të ndalohen me ligj fajdet, bixhozi, abordi, si fenomene që grryjne familjen shqiptare.

Një pikë e rëndësishme e trajtuar me të rinjtë e zonës së Doganës dhe që gjen vend në platformën e Lëvizjes Shqipëria e Re është edhe fuqizimi i kombit shqip-tar nëpërmjet futjes së mekanizmave që afrojnë krejt viset shqiptare.

Në vijim zonja Kërçiku tha se një tjetër pikë e platformës politike të LSHR-së është që të ketë një mbrojtje me ligj të veçantë për femrën dhe fëmijët, duke theksuar që kushdo që dhunon një femër apo fëmijë duhet të ketë dënim maksimal nga ligji. Rikthimi i dënimit me vdekje është pika tjetër e platformës që solli diskutim dhe që gjeti mbështetje nga shumica e pjesë-marrësve, të cilët u shprehën se dënimi me vdekje mund të ulë kriminalitetin, i cili ka ardhur në rritje kohët e fundit, për shkak të rrethanave sociale dhe ekonomike.

Nga Daniela Sula«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»

Lëvizja Shqipëria e Re

LSHR diskuton platformën politike me kryesinë e degës së Doganës!

Të rinjtë mbështesin rikthimin e dënimit me vdekje, për të ulur kriminalitetin!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 230

77 NEWS

Florika Qarri është një qytetare nga Vlora. Ajo prej 7 vjetësh vuan nga distonia seg-

mentare, e cila i ka shkaktuar kësaj gruaje intelektuale probleme të shumta shënde-tësore. Prej pesë vitesh, për shkak të kësaj sëmundjeje, ajo ka marrë edhe statusin e invalides. Qarri i është drejtuar "Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet" për të trajtuar një problematikë e cila prej kohësh nuk po merr zgjidhje as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga drejtoria e Qendrës Spitalore Uni-versitare "Nënë Tereza". Kjo qytetare, prej kohësh, kërkon nga këto institucione që të kurohet me butoks pasi sëmundja që ajo ka, trajtohet si një rast i veçantë. Në një inter-vistë për "77 News", Qarri rrëfen orvatjet si dhe sëmundjen e cila i ka ndryshuar totalisht jetën. Gjithashtu, ajo ndjehet thellësisht e zhgënjyer nga indiferenca e institucioneve si dhe punonjësve të tyre.

Cila është problematika që ju keni dhe çfarë përgjigje keni marrë nga institucionet e lart-përmendura?

Fatkeqësisht, para 7 vitesh unë u sëmura rëndë, ndoshta edhe për shkak të profesio-nit pasi dikur kam qënë ekonomiste dhe ngarkesa në punë ndikoi që unë më pas të trajtohesha për distoni segmentare. Fillimisht u vizitova në Vlorë. Atje më sorollatën tre vjet dhe nuk më gjenin diagnozën. Më trajtonin pa lidhje. Më pas u detyrova të merrja një kredi të cilën ende edhe sot nuk e kam shlyer që të kryeja një vizitë në Itali. Aty mësova më në fund se isha prekur nga distonia segmen-tare. E vetmja mundësi për t'u kuruar, sipas mjekëve italianë, është trajtimi me butoks i cili duhet të injektohet dy herë në vit. Aktua-lisht, jam e papunë me statusin e invalides. Kam probleme të vazhdueshme në sistemin nervor si dhe në humbjen e ekulibrit.Ju i jeni drejtuar më pas QSUT-së si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, na thoni si kanë reaguar këto dy institucione?

Unë siç e thatë dhe ju, më pas jam rikthyer në Tiranë dhe në pavionin nr 5, të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kam bërë kontrolle. Përfundimi në të cilin arri-tën mjekët e këtij pavioni ishte i njëjtë me atë që unë mora në Itali. Por më thanë se injeksioni duhet të bëhej nga një mjek i spe-cializuar, i cili ushtron profesionin në një spi-tal tjetër shtetëror. Problemi ishte se QSUT nuk më siguronte dot butoksin, ndërkohë që më orvatnin duke më premtuar të kundër-tën. Kam dy shkresa të cilat kanë dalë nga

QSUT dhe që premtojnë zgjidhje por asnjë veprim nuk është ndërmarrë prej tyre. Në një recetë të firmosur në datën 31 janar të 2012 nga shefja e pavionit nr.5, vërtetohet se pas kontrolleve që unë i jam nënshtruar, duhet të trajtohem me butoks. Gjithashtu, një tjetër recetë i ka shkuar në datën 10 janar të 2012 Fatos Muhos, drejtor i farmacisë qën-drore në QSUT. Aty thuhet se duhet të shihet rasti i butoksit. Sërish nuk është bërë asgjë. Më pas, kam kontaktuar vazhdimisht me ish drejtorin e QSUT-së Sajmir Ivzikun, me ish Ministrin e Shëndetësisë Petrit Vasilin, të cilët më kanë premtuar një zgjidhje, por përfundi-misht nuk kanë vepruar konkretisht. Situata ime shëndetësore nuk është mirë, tashmë po më preket edhe këmba. Injeksioni është i shtrenjtë dhe unë nuk e përballoj dot eko-nomikisht. Në një letër që i kam shkruar së fundi ministrit Tavo, i them: ''Dhe sa ministra apo drejtorë duhet të pres që unë të kurohem apo do të vazhdoj kështu deri sa të vdes?". Kujt i bëni apel?

Ministrisë së Shëndetësisë. Ky institucion duhet të zbatojë ligjin dhe të penalizojë çdo institucion që varet prej saj në rast se ka sh-kelje. Po shkelen të drejtat e njeriut si dhe të invalidëve. Nuk duhet të ketë heshtje por veprime konkrete.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 22 TETOR 2012

` AKDIE ofron vend pune Inspektor Monitorimi në terren. Dërgon1 CV në adresen e emailit: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Gruaja me sëmundje të rrallë:

Florika Qarri

Sa ministra do të ndërrohen derisa unë të vdes?!

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 230

77 NEWS

Prej 16 vitesh administrata shtetërore i mbyll dyert. I sëmurë shëtit nga një

institucion në tjetrin. Qytetari nga Tirana, Kujtim Abazi ka denoncuar në "Qendrën për Drejtësi dhe Solidaritet" konf liktin shumëvjeçar, pasi një servis makinash, cili ndodhet ngjitur me dritaret e pallatit ku ai jeton në lagjen Ferit Xhajko, dëmton jetën e familjes së tij nëpërmjet helmeve dhe kimikateve të këtij aktiviteti të paligjshëm. Sipas qytetarit edhe pse ai ka biseduar disa herë me pronarin e këtij biznesi që është edhe fqinji i tij, sërish problemi nuk është zgjidhur. Ndër të tjera, Abazi rrëfen se nëse institucionet përkatëse nuk marrin masa, atëherë do të bëjë vetëgjyqësi. Si quheni dhe çfarë problemi keni, përse kërkoni ndihmë?

Jam Kujtim Abazi, banoj me familjen time në rrugën "Ferit Xhajko" tek resto-rant Durrësi. Kam 16 vjet që duroj helmet e bojrave me të cilat lyhen automjetet si

edhe zhurmat e tyre nga një servis makinash në pronësi të familjes Purda. Nëse institu-cionet përkatëse nuk marrin masa atëherë do bëj vetëgjyqësi. Po jetoj sikur të isha i ngujuar në shtëpinë time dhe kjo është e padurueshme. Nuk guxoj të hap dritaren sepse jo vetëm që helmet dhe kimikatet më futen terësisht brenda pasi jetoj në katin e parë, por edhe zhurmat kohë e pa kohë janë tepër shqetësuese. Po jetojmë një ferr të vër-tetë. Për të mos kaluar në ekstrem, po kërkoj ndihmë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në atë apartament jetojmë dy familje, unë dhe vëllai jemi 9 persona dhe prej vitesh kam kërkuar në dyert e institucioneve zgjidhjen e problemit që unë kam, por asnjë zgjidhje nuk ka pasur.Me pronarin e servisit të makinave keni biseduar për këtë çështje?

Kam biseduar me një prej pronarëve të këtij servisi që e ka familja Purda. I kam thënë këtij personi që mos u afro për të lyer makina sepse çdo kimikat futet brenda dhe po rrezikojmë jetën tonë, pasi unë jam edhe me diabet dhe nuk mund t'i duroj erërat e rënda. Më erdhi habi sepse përgjigja ishte e prerë dhe tepër ofenduese. Më tha se ai nuk pyeste njeri për këtë problem edhe aq më tepër të më jepte llogari mua. Edhe në një tjetër rast kemi pasur përplasje pasi kam kundërshtuar kur është bërë restaurimi i rru-gës. Inxhinieri i firmës që u mor me këto punime, na i shtriu trotuaret për të kaluar makinat aty tek dritaret. Kur reagova, Besnik Purde m'u kundërvu duke më kërcënuar me

jetë dhe për këtë kam bërë edhe një padi në polici. Ai njeri vazhdon edhe sot të punojë aty, të dëmtojë me biznesin e tij seriozisht jetën e qytetarëve me helmet, pesticidet dhe zhurmat e padurueshme të makinave. Në vitin 2005, policia ndërtimore i ka prishur dhe garazhet këtij biznesi pasi i kishin pa leje sepse ajo ishtë hapësirë publike, ishte lulishte dhe këta persona e kanë betonizuar pa mëshirë atë vend.Ku jeni drejtuar për të kërkuar ndihmë?

Që prej vitit 1996 e deri në 2005 jam dre-jtuar tek Instituti i Shëndetit Publik, tek Agjencia Rajonale e Mjedisit, tek Ministria e Mjedisit, direkt Ministrit Mediu, apo edhe Avokatit të Popullit, i kam dërguar ankesë. Gjithashtu i kam çuar ankesa edhe kryetarit të Njësisë Bashkiake nr 8, Arben Tafaj, i kam dërguar letër edhe Policisë Bashkiake, Dre-jtorisë së Taksave dhe Agjencisë së Konsu-matorit në Bashki, por deri tani jam hasur vetëm në premtime letrash pasi institucionet më japin të drejtë, por ende nuk ka zgjidhje konkrete. Apeli im është që këta persona, të largohen nga ambienti publik, të mos më bezdisin në dritaren e shtëpisë time, të më lënë të qetë të jetoj e të marr frymë lirisht. Besoj shumë në zgjidhjen e këtij problemI, pasi nuk e di se çmund të ndodhë më tej.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 22 TETOR 2012

Burimet Njerezore Shekulli ofron vend pune Gazetar. Dërgoni CV në adresen e emailit:[email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Kujtim Abazi

Konfliktet e pronës, Abazi:

Fqinji më cenon pronën prej 16 vitesh!

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 230

77 NEWS

Duket e çuditshme, por ja që ndodh edhe kështu. Një 33-vjeçar nga Bava-

ria nuk e mbante mend se ku e kishte parkuar makinën.

I riu gjerman kishte konsumuar jashtë mase alkool atë natë dhe të nesërmen e kishte të pamundur të kujtohej. Por nuk u kujtua dot as të pasnesërmen, e kështu ditët, javët, muajt ndoqën njëra-tjetrën.

33-vjeçari doli për t’u argëtuar në dhjetor të 2010-ës në Monako me miqtë e tij. Makinën e parkoi pranë një bari. Por pasi i doli pija, nuk e gjente dot ku

kishte parkuar.Ai shkoi disa herë tek bari dhe i kontro-

lloi të gjitha rrugët rreth e rrotull, por nuk gjeti gjë. I riu u detyrua të shkonte në polici dhe të deklaronte humbjen. Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj kohe, vriste mendjen mos ndoshta kujtohej.

Momenti i shumëpritur erdhi para disa ditësh. U kujtua më në fund, e kishte parkuar rreth 4 kilometra larg vendit ku kërkonte ditët e para!

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Të hash vaktet e ushqimit me familjen dhe njerëzit e dashur mund të jetë

diçka që iu bën më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Sipas dietologëve, diçka e jashtëzakonshme ndodh teksa jeni duke ngrënë një vakt me familjen dhe njerëzit që doni. Të dhënat studimore të mjekëve

nxjerrin në pah se bisedat e zakonshme që bëhen në tavolinë, iu relaksojnë më tepër dhe bëjnë që ushqimi të japë më shumë efekt.

Psikologët thonë se darkat pranë famil-jes, iu ndihmojnë që të gjeni qetësi shpir-tërore. Ndërsa dietologët kanë gjetur dhe

efekte që lidhen me tretjen e ushqimit dhe me një mënyrë që iu bën të jetoni në mënyrë më të shëndetshme. Sipas stu-diuesve, edhe mënyra e ushqimit ndryshon kur jeni duke ngrënë në familje.

Kështu, rezulton se fëmijët janë më të pritur për të ngrënë fruta dhe perime kur janë nën shoqërinë e familjarëve. Gjë që nuk ndodh shpesh, kur ata lihen të hanë vetëm vaktet. Madje ka diferencë në mëny-rën e të ushqyerit në shtëpi dhe në res-torant. Sërish, fëmijët priren të hanë më pak në restorant, sesa në shtëpi. Në këtë mënyrë, dietologët thonë se shumë prej vitaminave merren më mirë teksa jeni duke shijuar darka me familjen dhe nje-rëzit tuaj të afërt.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

E HËNË, 22 TETOR 2012KURIOZITETE

Harron ku parkon makinën, kujtohet dy vjet më vonë!

Ngrënia e vakteve me familjen, fëmijët rriten më të shëndetshëm!

XL WORLD a Xerox Company kërkon Operatori Telemarketing. Dërgoni CV në adresen e emailit: vlora@xlëorld.eu7/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 230

77 NEWS

Universiteti “Vitrina” ka zhvilluar dje ceremoninë e diplomimit të brezit

të dytë të studentëve. Të veshur me uni-formën karakteristike, 896 studentë kanë kurorëzuar përfundimin e një cikli studi-mor, që i ka përgatitur për të përparuar më tej dhe për të depërtuar në tregun e punës. Vlera e Universitetit “Vitrina” për të aftësuar studentët për tregun punës është veçuar edhe nga rektori Mario Kedhi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ai ka theksuar se është pikërisht kjo arsyeja pse 6000 studentë kanë përzgjedhur këtë institucion akademik për të kryer studi-met e tyre. “Nga 500 studentë që kishim në fillimet e universitetit, sot kemi 6000 studentë që studiojnë në 7 fakultete dhe 22 degë. Sot është dita juaj. Tashmë ju

nuk jeni më studentë, por specialistë për të përparuar më tej”, është shprehur Kedhi. Themeluesi i universitetit Edmo-nd Vlashaj e ka cilësuar këtë ditë shumë emocionuese.

Ai ka theksuar se tashmë ky univer-sitet është është një realitet i ngulitur dhe i rrënjosur thellë në territor, është industria numër 1 e Edukimit dhe e Kualifikimit të Burimeve Njerëzore në Shqipëri, është një markë e vlerave më të mira konservatore në Shqipëri". Një mirënjohje të veçantë z. Vlashaj ka shpre-hur për qeverinë shqiptare, për besimin që i ka dhënë këtij institucioni arsimor.

Studentët më të mirë morën diplomën nën praninë e familjarëve të emocionuar, si dhe e mbyllën ceremoninë me hedhjen tradicionale të kapeles në ajër, që simbo-likisht do të thotë mbylljen e studimeve. Për të gjithë të pranishmit u rezevua një stendë nga zyra e këshillimit dhe karrie-rës ku të gjithë patën mundësi të plotëso-nin një formular punësimi. Pak më tutje ishte vendosur dhe një workshop ku çdo studenti iu dha mundësia të linte përsh-typjet dhe emocionet e 3 viteve studime në këtë institucion. Zef Deda Show ishte një tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj ce-remonie për të përshëndetur studentët.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E HËNË, 22 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 460 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 22 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve të vogla te partnerit tuaj, jeta në çift do shkojë shumë mirë.

Demi: Përsa iu përket çështjeve të zemres do lulëzoni si një lule e bukur. Sharmi juaj do të çmohet shumë nga partneri dhe do jetë një ditë plot gjalleri.

Binjakët: Edhe pse nuk do konfliktoheni me partnerin, përsëri jeta juaj në çift do jetë paksa e tensionuar.

Gaforrja: Ditë me diell në planin senti-mental. Do të kaloni momente të pahar-rueshme, mos e privoni vetën.

Luani: Në lidhjen tuaj nuk duhet t’i kërkoni partnerit shumë sepse ai nuk do mund t’ua plotësojë dot. Qëndroni realistë.

Virgjëresha: Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të silleni me maturi dhe të mos jeni shumë kërkues ndaj partnerit.

Peshorja: Marsi do iu shtyjë sot t’i bëni skena xhelozie partnerit. Një sjellje e tillë mund ta dobësojë lidhjen tuaj.

Akrepi: Merkuri do i bëjë ata që janë në çift më romantikë se zakonisht. Ambienti gjatë gjithë ditës do jetë shumë sensual.

Shigjetari: Ambienti yjor do të jetë shu-më i favorshëm për dashurinë sot. Nuk do keni as probleme me partnerin tuaj.

Bricjapi: Prezenca e planetit Venus do iu garantojë një ditë harmonike në çift.

Ujori: Plutoni do iu japë një ndjenjë pasigurie për lidhjen tuaj. Nëse keni pasur probleme kohët e fundit, gjeni mënyrën e duhur për të rregulluar çdo gjë.

Peshqit: Plutoni do iu buzëqeshë në jetën në çift, por Saturni do iu shtyjë të krijoni debate me partnerin.

Webster center ofron vend pune part time mësuese e gjuhës angleze e italiane. Kontaktojnë në nr e Cel:069 58 64 200 /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Diplomohen 896 studentë të Universitetit "Vitrina"

Rektori Kedhi: "Vitrina", universitet dinjitoz,në përçimin e dijeve dhe të vlerave konservatore!

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 230

77 NEWS E HËNË, 22 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

FOKUSI POLITIK I JAVËSE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Gazetari Artur Nura në bashkëbisedi-min e përjavshëm me z. Edmond

Vlashaj, kryetar i Lëvizjes Shqipëria e Re" në emisionin "Fokusi politik i javës" trajtoi temat politike më të rëndësishme të kësaj jave që lamë pas dhe një pjesë të platformës politike që ka ky organizim i ri politik në raport me nevojën e fuqizimit të kombit shqiptar kundrejt zhvillimeve rajonale dhe globale.

Në pjesën e parë të emisionit z. Vlashaj, drejtuesi i "Lëvizja Shqipëria e Re" ko-mentoi politikisht zhvillimet dhe projek-tin qeverisës të Partisë Socialiste për një "Shqipëri të Re" me abrogime ligjesh dhe proces privatizimi, duke e trajtuar atë si "një model rilindjeje" sipas metodave të pas çlirimit të vendit dhe kohës kur Partia

Komuniste mori pushtetin në Shqipëri.Z. Vlashaj komentoi gjithashtu politi-

kisht edhe lëvizjen dhe filozofinë e liderit historik të PS-së, z. Fatos Nano duke e trajtuar atë si nga pikëpamja individuale e rolit të z. Nano në politikë, po ashtu edhe rolit të tij ndërmjet dy politikanëve më të fuqishëm në vend, respektivisht kreut të Partisë Demokratike dhe të ma-xhorancës qeverisëse z. Sali Berisha dhe kreut të Partisë Socialiste dhe të opozitës z. Edi Rama.

Në pjesën e dytë të emisionit dhe në raport me platformën politike të Lëvizja Shqipëria e Re, z. Vlashaj solli në vë-mendje të publikut tre pikat e para të saj:

- Nevojën e krijimit të një ansambleje mbarëkombëtare me përfaqësues nga të

gjitha shtetet ku ka qytetarë shqiptarë; - Krijimin e bankës së të dhënave të çdo

shqiptari dhe familje shqiptare brenda dhe jashtë vendit si dhe nevojën për t'i pajisur ata të gjithë me shtetësi dhe pasa-portë shqiptare;

- Krijimin e fondit të zhvillimit mbarëkombëtar, projekt politik i pro-pozuar nga kjo lëvizje politike, ku çdo shqiptari do i duhej të japë një kontribut prej 1 euro në muaj për këtë fond në dritë-vështrimin e zhvillimit të vetë kombit.

PS: Për të kuptuar më shumë dhe më konkretisht ju sugjerojmë të ndiqni emi-sionin e plotë në 77news.al.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»Lëvizja Shqipëria e Re

Vlashaj: Vizioni i Lëvizjes Shqipëri e Re për bashkimin dhe forcimin e kombit shqiptar!