8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 08.09.202 VITI I - NR.86 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Përmet!.f.2 Reeker-Nokës: Shqipëria përmbush standardet e BE-së për sigurinë!..............................f.3 Intervistë/Hasan Sadikaj: Duhen më shumë investime në fushën e turizmit!...............................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Elton Xhepa: ‘‘Vitrina’’, oferta speciale dhe cilësi në mësimdhënie!............f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.4 Shteti të na ndihmojë në minimizimin e gjakmarrjes! Pse jeta nuk është gjithmonë e lumtur! E mocionet që ne përjetojmë në një pikë gjatë jetës tonë janë një kombi- nim i emocioneve që ne përjetojmë në mo- mentin e tanishëm, pritshmëritë tona për të ardhmen dhe shqe- tësimet e së shkuarës. Disa njerëz përjetojnë ditë shumë të mira, pastaj shkojnë të flenë duke u ndjerë mirë dhe kur zgjohen të nesërmen kuptojnë që ndjehen keq. Problemi këtu zakonisht ka të bëjë me shqetësimet ose frikërat që këta njerëz kanë për të ardhmen, ose për pritshmëritë për një ngjarje të caktuar. Në një rast tjetër, një person mund të ndjehet plotësisht i lumtur dhe papritur ai shikon diç- ka që i kujton një problem të caktuar, kështu ai përfundon duke u ndjerë keq. Problemi këtu është tek e shkuara e personit dhe jo tek momenti i tanishëm apo tek e ardhmja. Në një të tretën e rasteve, një person mund të ndjehet jo i lumtur për shkak të gjërave që ai po bën në të tashmen, si psh duke punuar në një punë që ai e urren. Nëse jeta do të ishte kaq e thjeshtë, çdo njeri do të ishte në gjendje t’i pranonte gjërat që e bezdisin atë në jetë dhe pastaj ai do të mund t’i menaxhonte ato dhe do të jetonte një jetë më të lumtur, por problemi është se zakonisht, këto gjëra ndodhin prapa skenave, në mënyrë të tillë që shumica e njerëzve kurrë nuk arrijnë të kuptojnë pse janë të palumtur! Si të jetoni një jetë të lumtur? Shumë njerëz janë shumë të zënë për të kontrolluar emocionet... >> VIJON NË FAQEN 2 Ekspeditat e pajtimit, Carra:

Gazeta 77 News Botimi Nr 186

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditeshme informative Organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 08.09.202 VITI I - NR.86BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Përmet!.f.2 Reeker-Nokës: Shqipëria përmbush

standardet e BE-së për sigurinë!..............................f.3 Intervistë/Hasan Sadikaj: Duhen më shumë

investime në fushën e turizmit!...............................f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Elton Xhepa: ‘‘Vitrina’’,

oferta speciale dhe cilësi në mësimdhënie!............f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.4

Shteti të na ndihmojë në minimizimin e gjakmarrjes!

Pse jeta nuk është gjithmonë e lumtur!

Emocionet që ne përjetojmë në

një pikë gjatë jetës tonë janë një kombi-nim i emocioneve që ne përjetojmë në mo-mentin e tanishëm,

pritshmëritë tona për të ardhmen dhe shqe-tësimet e së shkuarës.

Disa njerëz përjetojnë ditë shumë të mira, pastaj shkojnë të flenë duke u ndjerë mirë dhe kur zgjohen të nesërmen kuptojnë që ndjehen keq. Problemi këtu zakonisht ka të bëjë me shqetësimet ose frikërat që këta njerëz kanë për të ardhmen, ose për pritshmëritë për një ngjarje të caktuar.

Në një rast tjetër, një person mund të ndjehet plotësisht i lumtur dhe papritur ai shikon diç-ka që i kujton një problem të caktuar, kështu ai përfundon duke u ndjerë keq. Problemi këtu është tek e shkuara e personit dhe jo tek momenti i tanishëm apo tek e ardhmja.

Në një të tretën e rasteve, një person mund të ndjehet jo i lumtur për shkak të gjërave që ai po bën në të tashmen, si psh duke punuar në një punë që ai e urren.

Nëse jeta do të ishte kaq e thjeshtë, çdo njeri do të ishte në gjendje t’i pranonte gjërat që e bezdisin atë në jetë dhe pastaj ai do të mund t’i menaxhonte ato dhe do të jetonte një jetë më të lumtur, por problemi është se zakonisht, këto gjëra ndodhin prapa skenave, në mënyrë të tillë që shumica e njerëzve kurrë nuk arrijnë të kuptojnë pse janë të palumtur!

Si të jetoni një jetë të lumtur? Shumë njerëz janë shumë të zënë për të

kontrolluar emocionet... >> VIJON NË FAQEN 2

Ekspeditat e pajtimit, Carra:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

2 E SHTUNË, 08 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Përmet!

<< VIJON NGA FAQJA e tyre dhe për të kuptuar arsyen e vërtetë që fshihet prapa tyre. Ju nuk keni pse punoni 16 orë në ditë, në mënyrë që të konsidero-heni të zënë, por ju nuk mund të rrini të papunë dhe në të njejtën kohë të keni një mendje të zënë, që iu pengon të nda-loni problemet tuaja.

Për më tepër, disa njerëz e mbajnë ve-ten të zënë qëllimisht, duke u përpjekur të mos mendojnë për problemet, duke u larguar prej tyre, madje duke përdorur edhe lëndë narkotike.

Mënyra e vetme për të jetuar një jetë të lumtur është të ndaloni së larguari dhe të vendosni të përballeni me ato gjëra që iu bëjnë të palumtur.

Pse nuk përballen njerëzit me proble-met e tyre?

Njerëzit e palumtur nuk janë vetëm ata që largohen, por është një grup i madh njerëzish që nuk i japin prioritet

të madh problemeve të tyre personale. Sa njerëz e urrejnë punën e tyre dhe

nuk bëjnë asnjë gjë për këtë? Sa herë i keni shmangur emocionet

tuaja për shkak se kishit shumë punë për të bërë?

Sa herë jeni ankuar se nuk keni kohë për të ndjekur pasionet tuaja ose për të bërë gjërat që ju realisht i doni?

Lumturia është thjesht një zgjedhje; të jetosh një jetë të lumtur është diçka që nuk do të ndodh kurrë përpara se ju të filloni të caktoni mjaftueshëm kohë që iu lejon ju të largoni shqetësimet tuaja për të shkuarën dhe për të ardhmen.

Vepro dhe ji i lumtur! Për aq kohë sa vazhdoni të jetoni jetën

tuaj normale, të përditshme, pa u për-pjekur t’i përgjigjeni sinjaleve që mendja juaj iu dërgon në formën e emocioneve të këqija, ju nuk do të jeni kurrë të lum-tur. Që të jeni të lumtur, ju duhet që filli-

misht ta relaksoni veten plotësisht për pak ditë. Gjatë këtyre ditëve, ju duhet të kontrolloni emocionet tuaja dhe të zbuloni cilat janë gjërat që iu shqetëso-jnë në jetë dhe cilat janë gjërat që do t’iu bënin njeriun më të lumtur nëse ju arrini t’i bëni ato. Ti përgjigjesh kësaj pyetje është një detyrë e thjeshtë, gjëja e vështirë është ta lirosh veten dhe të gjesh mjaftueshëm kohë për të kërkuar gjërat që iu bëjnë të lumtur.

Sapo t’i zbuloni këto gjëra, vendosni qëllime afatgjata që do t’iu ndihmojnë ju.

Mos bini në kurth, besoni se ka gjëra të tjera që janë më të rëndësishme dhe që do të harxhonin kohën tuaj, sepse mbi të gjitha, nëse ju nuk e bëni lumturinë prioritet, ju kurrë nuk do të jetoni një jetë të lumtur.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në qyte-tin e Përmetit tryezën e rrumbullaktë

me temë ‘’Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021’’. Në këtë tryezë u mblodhën dhjetra të rinj për të diskutuar për problematikat që hasen në çështjet e mësipërme dhe për të dhënë idetë dhe propozimet e tyre për zgjidhjet e mundshme. Koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Nurie Derveni falenderoi pjesëmarrësit për praninë në këtë tryezë dhe i ftoi të bëhen pjesë e debatit. ‘’Lëvizja Shqipëria e Re ka organizuar disa tryeza në

qytetet e vendit tonë, do doja që të gjithë ju të hidhni idetë tuaja për t’i dhënë zgjidhje problematikave që keni hasur’’, u shpreh koordinatorja Derveni. Pjesëmarrësja Rea Kaudo u shpreh se ndryshimet që janë bërë në arsimin e mesëm janë të shumta vitet e fundit, ndryshime që sipas saj kanë sjellë shumë shqetësim te nxënësit. ‘’Qyteti ynë nuk ofron mundësi punësimi, duhet të ketë më shumë vende pune, të investohet më shumë’’ tha Rea Kaudo. Sipas të riut, Enea Cullufe, duhet të luftohet korrupsioni pasi sjell pengesë në të gjitha sistemet. Sipas tij,

të paktë janë studentët që kanë përfunduar një arsim të lartë dhe janë të punësuar. ‘’ Të investohet në turizëm, pasi Përmeti ka shumë pasuri natyore’’, u shpreh Enea. Robert Tabaku tha se mundësitë për të hapur një biznes privat janë të pakta, sepse taksat janë të larta. Taulant Cangoll-ari tha se shkollat në rrethin e Përmetit nuk kanë laboratore, nxënësit nuk kanë mundësi të kryejnë programin mësimor siç duhet. ‘’Partitë politike bëjnë shumë premtime në fushata, por nuk kanë bërë asgjë konkrete’’, u shpreh Taulanti. Më pas, ai u ndal për të folur për shërbimin spitalor.‘’Në spital ka korrupsion, po nuk dhe para nuk merr shërbime’’ tha ai. I riu, Endri Maksuti tha se në spitalin e Përmetit ka mungesë mjekësh, pacientët detyrohen të ikin në spitalet e qyteteve të tjera. Sipas tij, duhet të ketë një veprim konkret nga institucionet shtetërore për të përmirë-suar këtë situatë. Në fund të këtij takimi, koordinatorja e LSHR-së, Nurie Derveni falenderoi të rinjtë për pjesëmarrjen. ‘’Të gjitha propozimet tuaja do t'i kemi pjesë të platformës së Lëvizjes Shqipëria e Re dhe iu garantojmë që do t’i përçojmë në institucionet përkatëse’’, tha ajo.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

‘’Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021’’!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

E SHTUNË, 08 SHTATOR 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Armand Duka ofron vend pune menaxher/agjent shitjesh. Cel: 0695257392/Për më tepër: www.njoftime.com

“Shqipëria ka përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian përsa i përket

sigurisë”. Deklarata vjen nga Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, i cili ka vizituar bashkë me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka njësinë e lëvizjes territoriale ‘‘Delta Force’’ në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Ree-ker ka vlerësuar arritjet e Shqipërisë në modernizimin e Policisë së Shtetit dhe efiktivitetin e saj, sidomos në luftën kun-dër trafiqeve. “Të gjitha këto përmbushin

kërkesën e Bashikimit Europian”, është shprehur ai. Reeker ka vlerësuar kontri-butin e Shqipërisë në Afganistan dhe Irak dhe siguroi se SHBA do të jetë partneri kryesor i saj. Ndërsa, ministri Noka në fjalën e tij tha se prioriteti i qeverisë shqiptare ishte vendosja e plotë mbi ku-fijtë dhe shndërrimi i Shqipërisë në një vend të sigurtë dhe faktor stabiliteti në rajon. Reeker do të vijojë axhendën e tij në Durrës, ku do të marrë pjesë në konfe-rencën "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe

BE-së në Europën Juglindore, zgjerimi i BE-së dhe sfidat transatlantike". Reeker ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishanin, kryeministrin Sali Be-risha, ministrin e Jashtëm, Edmond Pa-nariti dhe kryeprokuroren, Ina Rama. Të dielën, zyrtari i lartë i SHBA-së, z.Philip Reeker do të zhvillojë një vizitë edhe në Kosovë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Përthithja e investimeve norvegjeze ka qenë në fokus të bisedimeve të

kryeministrit Sali Berisha me deputetët e Komisionit Parlamentar të Transpor-tit të Norvegjisë, të kryesuar nga Baard Hoksrud, gjatë një takimi të zhvilluar në kryeministri. Duke prezantuar lehtësitë e të bërit biznes në Shqipëri, kryeministri

ftoi parlamentarët miq të nxisin bizneset norvegjeze që të shtojnë praninë e tyre me projekte në Shqipëri. Hoksrud u shpreh se Norvegjia e ka bazuar zhvillimin e sekto-rit energjetik në energjinë ujore dhe sa më shumë energji të prodhosh nga uji, aq më shumë kontribuon në zhvillimet klimaterike dhe në mjedis, si dhe rrit efi-çencën dhe produktivitetin e prodhimit të energjisë së rinovueshme. Sistemi juaj fiskal, bazuar në taksat e ulëta dhe taksën e sheshtë është një model për t’u konsi-deruar edhe në Norvegji. Ai, gjithashtu, vuri në pah mundësitë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Norvegjisë në fushën e turizmit. Sipas kryeministrit Berisha, dy janë infrastrukturat më të rëndësishme ku po bazon zhvillimin e shpejtë ekonomia shqiptare, infrastruktura fizike, si: rrugët, tunelet, ujësjellësit dhe infrastruktura

dixhitale. “Në këtë drejtim, arritjet janë të shumta dhe penetrimi i internetit në Shqipëri arriti ta rreshtojë atë në vendin e dytë në botë”, është shprehur kreu i qeve-risë. Më tej, ai i njohu parlamentarët nor-vegjezë edhe me reformat e rëndësishme ekonomike, në të cilat është mbështetur zhvillimi i qëndrueshëm, i shpejtë dhe rri-tja ekonomike e Shqipërisë. “Përthithja e investimeve të huaja ka bërë që në Shqipëri, në 6 vite, të katërfishojë numrin e tyre dhe të shtohet prania e kompanive të mëdha, përfshirë këtu edhe kompanitë norvegjeze, si: Shtatkraft, Statoil, etj. Projekte të tjera të mëdha janë në rrugën e tyre të suksesit, të kryesuar nga bizneset norvegjeze, si: pro-jekti i HEC-it të Devollit, projekti i madh TAP i gazit, etj”, ka informuar kryeministri.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Reeker-Nokës: Shqipëria përmbush standardet e BE-së për sigurinë!

Berisha- Hoksrud: Nxisni biznesin norvegjez të investojë në Shqipëri!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

E SHTUNË, 08 SHTATOR 201277 NEWS

Info.albadial.shpk ofron vend pune part/full time (TELEVENDITA). CV në email [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

SOCIALEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Preng Carra, studiues i fenomenit të gjak-marrjes i bën apel institucioneve shte-

tërore, si përfaqësuesve të pushtetit vendor e veçanërisht përfaqësuesve të Policisë së Shte-tit, që të mbështesin ekspeditat e pajtimit me qëllim minimizimin e gjakmarrjes. Sipas Car-rës, këto ekspedita që evidentojnë në të gjithë Shqipërinë familjet e ngujuara nuk duhet të shihen nga institucionet si rivale në mini-mizimin e krimit, duke mos u mbështetur financiarisht, por duhet bashkëpunim mes pushtetit e shoqërisë civile, me qëllim mini-mizimin e gjakmarrjes, e cila shënon rritje nga viti në vit. Çfarë funksioni kanë ekspeditat e pajtimit dhe kur ka filluar kjo iniciativë në Shqipëri?

Fjalën ekspeditë e lidh me fjalën eksplo-rim që do të thotë eksplorim i zonave të ndryshme të Shqipërisë në lidhje me feno-menin e gjakmarrjes dhe të hakmarrjes.

Pas viteve 1990, këto ekspedita marrin kuptim më të thellë, pasi lulëzoi fenomeni i gjakmarrjes. Në gusht të 2012, ekspedita e

Komitetit të Pajtimit Kombëtar e shoqëruar nga Antonia Joung, (eksperte e lartë e Zyrës së Emigracionit Europian) ka filluar punën bashkë me pjesëmarrjen e një numri të madh pajtimtarësh nga shumë krahina të vendit. Qëllimi i kësaj ekspedite është promovimi i vlerave të paqes dhe faljes në zonat e familjeve në konflikt për problemet e gjakmarrjes. Në cilat zona keni shkuar për të evidentuar gjakmarrjen dhe a keni patur mbështetjen e institucioneve në lidhje me këtë fushatë sensibilizimi?

Theksoj se deri tani kemi shkuar në Lezhë, ku ka 28 familje të ngujuara, në Pukë ku ka rreth 100 familje të ngujuara, në Lushnjë ku janë mbi 20 familje të tilla dhe në vijim do të shkojmë në Malësinë e Madhe, Shko-dër, e rrethe të tjera, si: Elbasan, Gjirokastër, Korçë, etj. Në fakt, shteti nuk e njeh mirë këtë fenomen, i cili nuk është vetëm në veri, por ka një shtrirje më të thellë në të gjitha zonat e Shqipërisë. Kjo ekspeditë përbëhet nga 22 misionarë, të cilët kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe shkojnë në familjet e ngujuara, ku njohin konkretisht jetën e njerëzve të ngujuar që kanë bërë krime dhe kërkojnë ndërhyrje për pajtim nga misionarët. Kjo nënkupton që misionarët, jo se ata nuk kanë kontaktuar më parë me problemin e familjeve të ngujuara, por eks-pedita ka një staf më të kualifikuar, që njeh problemet e kanunit dhe të legjislacionit shqiptar. Në fakt, ekspedita duhet të kishte

në përbërjen e saj përfaqësues të strukturave shtetërore, mundësisht të rendit, që merren drejtpërdrejt me problemet e krimit, përfa-qësues nga pushteti vendor e qëndror. Ne i kemi kërkuar këta përfaqësues, por nuk na kanë mbështetur, përveç shefit të komi-sariatit Lezhë, z. Muharrem Furriku. Shteti duke qenë se nuk e njeh fenomenin e gjak-marrjes, nuk i njeh as misionarët e pajtimit, ku shpeshherë shihemi si rivalë, duke këm-bëngulur se problemet e krimit i zgjidhin vetë ata. Mendoj se në luftën ndaj krimit, veçanërisht në eleminimin e gjakmarrjes që është kthyer në një epidemi, problemet e minimizimit të krimit nuk duhet të jenë vetëm monopol i strukturave shtetërore, (shpeshherë të përfshira nga korrupsioni) por duhet të marrë pjesë dhe shoqëria civile si dhe përfaqësuesit e saj, misionarët. Pran-daj, shtrohet si nevojë forcimi i dëshirës dhe vullnetit nga strukturat e shtetit ndaj misio-narëve. Ky bashkëpunim mund ta frenonte gjakmarrjen. Këto ekspedita, në fakt lëvizin me shpenzimet e veta, pa u mbështetur në asnjë lloj forme nga shteti. Si e shihni këtë vit fenomenin e gjakmarr-jes, kemi rritje apo minimizim të saj?

Theksojmë se këtë vit, brenda 9 muajve kanë ndodhur 100 vrasje ku 50 përqind e tyre janë kryer për hakmarrje, që do të thotë se kemi një rritje të gjakmarrjes nga 124 të vitit të mëparshëm.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Ekspeditat e pajtimit, Carra: Shteti të na ndihmojë në minimizimin e gjakmarrjes!

Preng Carra

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

E SHTUNË, 08 SHTATOR 2012 77 NEWS

ERG SHA ofron vend pune PARUKIER/E. Të interesuarit të dërgojnë CV në email :[email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

‘Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021’, në Përmet!

Hasan Sadikaj drejton një biznes privat në qytetin e Përmetit. Në një inter-

vistë për ‘‘77 news’’, ai flet mbi punësimin dhe se çfarë burimesh ka qyteti i Përmetit, që do të ndihmonin në hapjen e vendeve të reja të punës. Si shfaqet situata e punësimit në qytetin e Përmetit?

Mendoj se situata është keq ne të gjithë vendin, jo vetëm në Përmet. Në qytetin tonë ka papunësi, të gjithë të rinjtë i sheh

nëpër kafene. Nuk ka më ndërmarrje shte-tërore dhe as private që njerëzit të punë-sohen, situata vërtet është shumë dobët.Çfarë burimesh ka Përmeti që mund të shrytëzohen për të hapur vende të reja pune?

Përmeti ka burime, por nuk shfrytëzo-hen. Për të dalë nga kjo situatë duhet që shteti dhe kompanitë private të investojnë. Do të kërkoja dhe nga pushteti vendor të kishte një dritë jeshile, pasi nuk po bën

asgjë. Nëse mund të bëjmë investime në turizëm apo fusha të tjera, çdo gjë do të ndryshonte. Çfarë problemtikash hasen në sistemin arsimor?

Vitet e fundit, në qytetin tonë ka patur ndryshime përsa i përket infrastrukturës nëpër shkolla. Disa prej tyre janë rregul-luar, disa të tjera janë në proces e sipër.Po shërbimet sociale, si funksionojnë në Përmet?

Më shumë më shqetëson shërbimi spitalor, pasi nuk është në gjendje t'i shërbejë popullit. Nuk ka staf të mjaf-tueshëm mjekësh në spitalin e Përmetit, si rrjedhojë qytetarët e Përmetit janë të detyruar të shkojnë në spitalin e Gjirokas-trës, por kjo nuk është zgjidhje. Duhet me patjetër të riorganizohet puna dhe të ketë mjekë specialistë për spitalin e Përmetit.Lëvizja Shqipëria e Re organizoi një tryezë të rrumbullaktë në qytetin e Përmetit, ku fokusi është arsimi, punë-simi dhe shërbimet sociale. Të gjitha idetë dhe propozimet e të rinjëve do të mblidhen dhe do t’i përcillen insti-tucioneve përkatëse për zgjidhje. Si e vlerësoni ju këtë nismë?

Nisma është pozitive dhe uroj që zëri i të rinjëve të dëgjohet. Rinia është forca më e madhe, e cila duhet të mobilizohet dhe të ndryshojë situatën.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Hasan Sadikaj: Duhen më shumë investime në fushën e turizmit!

Hasan Sadikaj

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

6 E SHTUNË, 08 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Jeton me zemrën në anën e djathtë!

Shfaqja që krijon pozicioni i diellit tek retë e ylberit!

alphacontact kërkon Operatore Call Center. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Ylberi i zjarrtë është fenomeni më i rrallë natyror. Retë duhet

të jenë të përbëra nga grupe resh të ‘fijëzuara’, të ngushta dhe në një lar-tësi prej mbi 6 kilometrash. Duhet po ashtu të kenë sasi të caktuar kristalesh të akullta.Dielli duhet t'i ‘godasë ’ retë saktë-sisht në këndin prej 58 shkallë. Kjo do të ndikojë që ylberi të duket i zjarrtë, mirëpo, në fakt, ai është i ftohtë si akull në ato çaste. Ky fenomen njihet si ‘harku rrethhorizontal’.Ky nuk është ylber tradicional që zakonisht shohim, por është efekti që krijohet kur rrezet e diellit depër-

tojnë nëpërmjet reve të holla në një lartësi të caktuar. Madje, në mënyrë më specifike, kristalet e akullit gjash-tëkëndor që krijojnë retë e tilla, duhet të kenë formën e pjatave të trasha me fytyrë paralele me tokën, në mënyrë që ylberi i zjarrtë të paraqitet.Drita hyn përmes anës vertikale të gjashtëkëndëshit dhe largohet përmes pjesës së poshtme që shkak-ton thyerjen ose lakimin e dritës, sikurse në prizëm. Nëse kristalet janë tamam në linjë, atëherë e tërë reja ndriçohet si ylber.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Mjekët pranojnë se është vetëm një mrekulli sesi e vogla Tiana Majevski arriti të mbijetojë ndërkohë që zemra e saj rreh në anën e kundërt. Mundësia për të jetuar është 1 në 1.000.000, i tha mjeku nënës kur vërejti me ultratinguj se zemra e vajzës, që rritej në bark, ishte në anën e djathtë, ndërsa mushkëria e majtë dhe veshka e majtë ishin zhdukur plotësisht. Mjekët biseduan me prindërit dhe iu shpjeguan se do të jetë e pamundur që pas lindjes vajza të mbijetojë, për shkak të zhvillimit jofunksional. Por, Tiana luftoi për jetën e saj. Edhe pse vetëm një fosh-

nje, e mohoi në mënyrë të qartë faktin se shanset ishin kundër saj dhe arriti të dalë fitimtare. Tani është 20 javëshe dhe shkon shumë mirë me shëndetin, thonë mjekët që e ndjekin nga afër. Kardiologu i spitalit në Liverpul insiston se evolucioni është kaq i madh saqë nuk do të duhet ndë-rhyrje kirurgjikale. Të gjithë janë habitur nga progresi i foshnjës dhe flasin për një mrekulli të vërtetë që e mbajti atë në jetë. Ndoshta, mrekullia ishte vetë dashuria për jetën!

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

E SHTUNË, 08 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot do jeni më pak romantikë dhe ëndërrimtarë. Megjithatë, falë Ju-piterit marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe sensuale.

Demi: Do jeni luftarakë në dashuri dhe nuk do lejoni askënd t’ua prishë planet.

Binjakët: Nëse jeta juaj në çift ka qenë pak e brishtë, sot do përballeni me disa probleme.

Gaforrja: Falë mjedisit të favorshëm yjor, nuk do keni probleme sot në jetën tuaj në çift.

Luani: Jeta sentimentale e çifteve do varet nga mënyra sesi ata do të sillen dhe si do veprojnë.

Virgjeresha: Mos e lini pas dore jetën sentimentale gjatë kësaj dite duke u marrë vetëm me çështjet pro-fesionale.

Peshorja: Jeta juaj në çift do jetë e kënaqshme gjatë kësaj dite.

Akrepi: Sot do keni përshtypjen se partneri iu neglizhon dhe nuk iu dashuron ashtu si në fillim.

Shigjetari: Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje, harmonia dhe bashkëpunimi do të mbizotërojë.

Bricjapi: Jeta juaj në çift do jetë shumë e qëndrueshme gjatë kësaj dite.

Ujori: Gjatë kësaj dite do ketë debate dhe mosmarrëveshje në jetën tuaj në çift.

Peshqit: Ata që kanë krijuar tashmë një lidhje do fillojnë të bëjnë plane për të ardhmen.

FASHION GROUP ofron vend pune Shitës/e. Të interesuarit të dërgojnë CV në email: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Elton Xhepa studion në fakultetin Eko-nomi–Turizëm në universitetin "Vitri-

na". Ai vjen nga qyteti i Korçës dhe tashmë jeton në Tiranë. Eltoni vendosi të bëhet pjesë e projektit "Vitrina në Familje", për të ndarë me ne eksperiencën tek "Vitrina". "Para se të vendosja për shkollimin e lartë, unë i studiova mirë mundësitë që ofronin universitetet private dhe vendosa të vija te "Vitrina" për çmimet mjaft speciale dhe ekonomike që ofron dhe për praninë e një stafi mjaft të kualifikuar pedagogësh", shprehet Elton Xhepa. Më tej, Eltoni na tregon se miqtë e tij që studiojnë në uni-versitetin "Vitrina", i kishin sugjeruar këtë universitet edhe falë sigurisë që ofron. "Siguria është shumë e rëndësishme për një institucion arsimor sepse ndihmon

në mbarëvajtjen e një procesi mësimor të rregullt dhe efikas", tha ai. Pas dy vitesh studimi në universitetin "Vitrina", Eltoni jep edhe një vlerësim kritik për punën e pedagogëve. "Pedagogët janë të kualifikuar dhe mësimi është i standardeve të larta, ka korrektësi dhe disiplinë, cilësi këto të cilat i vlerësoj shumë”. Në këtë intervistë, Eltoni na tregon se familja e ka mbështetur shumë për zgjedhjen që ka bërë. "Familja është një mbështetje e madhe për mua, ata e kanë vizituar kampusin dhe u ka pëlqyer shu-më", shprehet Eltoni. Përsa i përket kohës së lirë, i riu na tregon që i pëlqen shumë futbolli, qoftë për të ndjekur kampionatet, por edhe për të luajtur vetë.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Elton Xhepa: "Vitrina", oferta speciale dhe cilësi në mësimdhënie!

Elton Xhepa

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 186

8 E SHTUNË, 08 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 280 euro deri më datë 10.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 10.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

''Oslo Grande" ofron gjithmonë atë që klienti kërkon!

Bar-kafe ''Oslo'', emri dhe origjina e së cilit, kanë ardhur nga Norvegjia, nga drejtori,

krijuesi dhe pronari i tij. Bar ''Oslo'' ka tre pika, tek 21-shi, tek Brryli

dhe në Durrës, tek Vollga. Ky lokal ka 2 vite që është hapur dhe që ka ecur në treg duke sfiduar pothuajse çdo lokal që është në treg tani.

Pas 2 muajve punë intensive, punë pa masë dhe të palodhshme, pronari arriti që lokalin ta shndërrojë në një ''Oslo'' të madhe, të zgjeruar, të ndryshuar në arredimin e saj, të kompletuar për çdo klient.

''Oslo Grande'', me emrin e ri, ka si qëllim, një shërbim të mirë, të shpejtë, të rehatshëm për çdo person dhe për të gjithë të mbetet lokali i preferuar për ta.

Por, nuk mund të lëmë pa thënë se ''Oslo Grand'' ofron shërbim në çfarëdolloj orari, sepse është i hapur 24 orë dhe ky është një ndër baret e pakta në Tiranë që ofron këtë shërbim.

Mirëpo, ''Oslo Grand'' ofron për të gjithë të apasionuarit e internetit edhe Wire less, gji-thashtu ofron një shërbim brenda dhe jashtë në verandë. Doni të pini një kafe të qetë në mëngjes, doni të pini një freskuese në drekë, të hani një akullore mbasdite, apo ta mbyllni ditën në çfarëdolloj ore, nën shërbimin perfekt, ju mund të zgjidhni vetëm bar ''Oslo Grand''.

''Jam krenar me këto që kam bërë, që kam arritur. Madje, jam shumë i kënaqur me klien-tët që kam, sepse ata janë të përhershëm, nuk më kanë krijuar problematika dhe numri i klientëve vjen duke u shtuar nga dita në ditë", thotë pronari i lokalit.

Ai shton se motoja ime në lidhje me këtë biznes është: ''Oslo Grande" ofron gjithmonë atë që klienti kërkon.

Nga Aurora MataPër më tepër: www.77news.al