20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti III , Nr. 4 Visar Lutolli: Nëna shqiptare

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

  • Upload
    lethuan

  • View
    256

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill, 2009

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti III , Nr. 4

Visar Lutolli: Nëna shqiptare

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

2

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Sokol Demaku: NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI” Po mbushen tri vite nga dita e pare kur nje grup entuziastësh moren iniciativën për thememelimine e Qen-dres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” këtu ne Borås po ashtu tri vjet nga nxjerrja e numrit të revistes sonë dhe tuaj në shqip ”Dituria” dhe nje vit nga singnali i parë i radiso lokale ne shqip në Borås Radio dituria.

Prandaj ne sot jemi mbledhur këtu që së bashku me miqt tanë, dashamirët tanë, bashkëvendasit tone dhe se bashku me ata të cilët na përkrahin dhe na japin kurajo për punen tone të festojmë keto jubile sado të vogla por të mëdha për ne shqiptaret ketu.Ne i falenderojme të gjithë ata që na përkrahin, mbështesin moralishti e mate-rialisht në pune tonë. U jemi miërnjohës organeve dhe orga-nizatave të qytetit ku ne jetojmë dhe veprojmë për mbeshtetjen e tyre dhe ndihmen që na kanë dhene dhe na japin ne realizimin e ketij qellimi fisnik , falenderojme mjetete e informimit për përkrahjen që na kanë dhenë në publi-kimin e te arriturave tona gjatë ketyre

viteve të punës sonë.Falenderojmë entet dhe isntitucionet e kulturës, arsimit të cilat na dalin në krah në cdo iniciativë që ne mar-rim dhe na ndihmojnë ne realizimine tyre.I falenderojme shkollat dhe entet parashkollore për kontributine tyre që japin në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës shqipe. Ne falenderojme edhe bashkekombasit tonë të cilët janë ata të cilët me punen e tyre dhe veprat e tyre ndih-mojne në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhes, traditës dhe kulturës shqipe këtu ne Suedi respektivisht në Borås dhe ne atyre u ruojme suskese edhe me te medha ne punen e tyre në te ardhme, tha në fjalën e saj sekretarja e QKSH ”Migjeni” Gjyljeta Anders-son.E kryetari i QKSH ”Migjeni” në Borås Bahtir Latifi ne fjalen e tij tha: Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås, u themelua më 10 mars 2007, në iniciativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtarë të bash-katdhetarëve me banim në Borås me rrethinë. Që nga fillimi i punës, Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” kishte veprimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSH ”MIgjeni” u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje shoqërore. Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veqantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore. Këtu duhet theksuar edhe

3

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë. Detyre primare per fillim, Qendra kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e munde-sive per nje organizim me të mirë, shtimin e bashkëpunimit me Shoqatat tjera shqiptare si ne Suedi, ashtu edhe jashta saj. Por, mbi te gjitha, detyre e te gjitha detyrave, para Shoqates u shtrua ceshtja e ruajtjes se gjuhes, kultures, tradites dhe identitetit kombetar tek shqiptaret me banimnë Borås, e sidomos kjo ceshtje madhore, kishte te bente me gjeneratat e reja dhe femijet qe kishin lindur ne Suedi. Per, kete arsye Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”prej themelimit e gjere me sot, ka organizuar takime te shumeta kulturore, manifestime te ndryshme, ne perkujtim te ngjarjeve me te rendsishme te historise sone te begatshme si p.sh. 28 Nentorin Ditën e Pavaresisë së Shqipërise (Ditën e Flamurit), Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestime tjera kulturore.Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i re-vistës ”Dituria” organ i Qendrës Kulturore Shqiptare”MIgjeni” në Borås e cila do të dali një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista ”Dituria” është një revistrë për fëmije, të rinjë dhe prindër shqipëtar që jetojnë dhe veprojnë ne SuediRevista ”Dituria” del cdo 15 të muajit me një tirazh 250 ekzemplar dhe me 20 faqe.Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjëve,

shkollës, familjes, prindërve, bashkëkom-basve që jetojnë në mergim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare.Revista ka krijuar një rrjetë të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri po ashtu edhe në mesin e mergimtarëve shqiptar në vende të ndryshme të botës.Revista shpërndahet tek bashkekombasit gra-tis ne qytetin e Boråsit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dergohet një numer I caktuar egzemplarësh edhe ne Kosove, Shq-ipëri, Finlandë, Zvicë, Gjermani si dhe Angli e SHBA ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka nje bashkëpunim.Ne I falenderojmë të gjithë ata poet, shkrimtarë, gazetar të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë.Për nderë të shpalljes së Pavarësisë së Kos-

ovës dhe në kuadër të manifestimit të kësaj kremteje të madhe për popullin e Kosovës me 27 shkurt 2008 fil-loj nga puna Radioja lokale ”Radio dituira” në gjuhën shqipe në qytetin e Boråsit. Pra me 27 shkurt 2008 në mënyrë solemne u fillua puna në radion lokale shqipe “Radio dituria”. Pra edhe një zë I embël në shqip mbi qiellin e Boråsit.Programin e vet kjo radio lokale e emiton cdo të merkur nga ora 18,00 deri në ora 19,00 e kjo do jetë një ndihmë e madhe për QKSH ”Migjeni”.Në valët e Radio diturisë mund të urohet dhe përshen-detet, të degjihe muzike në shqip e me mjaft rëndåsi hjanë programet për fëmijë të cilat programe i përgatisin dhe udheheqin vetë fëmijët shqiptar. Kryesia e QKSH”Migjeni” ka marre vendim që të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjnen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqipe të u shprehë falenderim prandaj me këtë rast kryesia u ndau mirënjohje për ndihmën që u jepet fëmijëve shqiptar në kultivimin e gjuhës shq-ipe në shkolla dhe kopshte ku ata vijojnë mesimet fëmnijët shqiptar e më këtë rast Mirënjohje iu nda Fjärd-ingskolan dhe Heslägården Me falenderim të posaqem u falenderuan edhe mjetet e informimit për kontribu-tin e dhene ne këtë drejtim e kjo mirënjohje iu nda Radio Suedise Programit në gjuhën shqipe ”Jehona”.QKSH ”Migjeni” kishte tretman te posaqen për entet dhe institucionet e kulturës ku me këtë rast falenderoj entet dhe institucionet e kulturës së qytetit të Boråsit për përkrahjen që japin si Zyra e Kulturës, Bibilioteka e qytetit, Stduefrämjande, si dhe Konst och Kultur i Väst nga Geteborg.U falenderuan edhe individet të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim siPoetet: Hamit Gurguri dhe Ibrahim Abedini Individet: Igballe Nici, Sven Esselius dhe Muhamet Thaqi. Pastaj bashkëkombasit tane pronar te firmave private të cilët kanë ndihmuar te rinjët tanë dhe bashkekombasit tonë ketu në Borås dhe rrethine si Bahri Seferi, Sami Terdeva, Ibrahim Shala dhe Sami Sejdiu .Ne fund poetet iu drejtunt ë prnaishmeve me pune te tyre.

4

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Arsim Halili

Intervistë me Zahir Abdullahu -BërqeciU lind, më 1703 1944 në fshatin Bërqec të Preshevës, shkollën fillore e kreu në vendlindje katër klasë dhe katër klasë në Raincë. Nga Bërqeci u transferua në Melinë të Sveti Nikollës në Mqedoni, prej atje u regjis-trua në Normale në Gjilani , më 1963 u transferu në Raincë pasi e kreu normalen u emërua mësues në Gare , punoi tri ditë, pastaj punoi në Raincë pastaj e regjistroi Akademinë pedagogjike grupi klasor dhe e regjistroi fakultetin filologjik dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe ku e kreu në afat rekord. Më 1975 u arrestua nga shër-bëtorët e gjorë të pushtetit sllavo-komunist vetëm pse deshi drejtësinë. Më 1979 erdhi në Gjilan kujeton dhe punon edhe sot. Ka punuar në Prenkovc në Novobërdës , nga vitet 1990 punon në shkolla të mesme profesionale në Gjilan Ka të botuar katër libra me poezi “vendit tonë i dalim zot” botuar 1994 “Piramida e Atdheut” botuar më 1996 “ I biri Shkabës” botuar në vitin 2000 “ Kalaja” botuar në vitin 2005 A ju kujtohet kur për herë të parë keni filluar të shkruani?Po me krijime poet-ike kam filluar,diku nga klasa e pestë, ose klasa e gjashtë. Më ka pas shtrënguar gëzimi dhe hareja rreth suksesit shkollor dhe nga kjo gjë u frymëzova me një poezi. Por për një kohë sikur kam heshtur,deri diku rreth viteve 88-89 kurpërsëri i jam kthyer poezisë,me një dinamikë shumë më të madhe për çka edhe në vitin 1994,dola me librin e parë e titulluar “ Vendit tonë i dalim zot”. Ata që eanë pas ose e kanë librin në dorë,e shohin se libri bënë apel në luftë për lirinë evendit tonë,e që këtë rast shihet se njerëzit që sakrifikuan për këtë vend lavdërohen,ngrihen në piedestal,ndërsa për fat të keq servilët e pushtuesit ndoshta ofendohen por që për fat të keq sepse i dëmtuan interesat e kombit. Çka do të thotë për ju të shkruani respektivisht të merreni me artin letrar?Njeriu atë çka e ndjen edhe e shpreh atë që e përjeton edhe e fol me njerëz gjatë komunikimit por e gjitha ajo pas një kohe të shkurtër humbet nga kujtesa e njeriut mirëpo kur atë që e qetë në letër ajo mbetet shpre-hjes vet njeriut si ndjenjë apo përjetim por që përmes saj edhe bënë apel te lexuesit për shumë çka në jetë. Një shembull të tillë mund ta konkretizoj po e përmendi prridhën e viteve 50-60 kur ishte koha e Rankoviqit famëkeq për shqiptarët unë në atë koha isha fëmijë dhe unë e përjetova atë soldateskë unë jam munduar që të shkruaj përmes vargut këtë përjetim rishtues ndaj popullit tim Mund të them se deri më tani nuk kam botuar shumë libra i kam të botuara vetëm 4 përmbledhje poetike por jam munduar sa do pak që te lexuesi ta shpreh mesazhin tim ndaj atdhedashurisë mbase edhe poezitë që krijoj janë të këtij motivi.Ju keni qenë pjesë e diferencimeve ideo-politike mund të na jepni një opinion, për ato peripeci që

5

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

keni kaluar edhe ju?Po si, mund të ju them një fakt në vitin 1968 kur u lejua përdorimi i flamurit në Kosovë, në Preshevë res-pektivisht, në Raincë e Bërqec, isha një nga të parët që e ngrita flamurin kombëtar. Mirëpo pas kësaj ngjarje pasuan edhe kritika, nga institucionet qoftë shkollore, por edhe ato lokale, por megjithatë kisha një përkrahje nga bashkëfshatarët, për të cilën gjë edhe kanë qenë të organizuar në forma nga më të ndryshmet. por assesi nuk do të lejohet të nëpërkëmbët simboli ynë kombëtar. Mirëpo për fat të keq kishte edhe sahanlëpirës të pushteti, që i përcillnin çdo veprim tonin. Prandaj edhe e pësuam duke rënë në burg. Po ju tregoj një ndodhi nga torturat që më bënë në burg. Njëherë gati sa nuk isha alivanosur dhe nga halucinacionet që mu krijuan, mu duk se m’u paraqit Enver Hoxha me rroba ushtarake dhe sikur më tha “ Hej edhe ti na qenke shqiptar “, mua më erdhi një qeshur nga brenda dhe kam filluar të qesh me zë. Atëherë gardianët kanë thënë ikim, se u çmend, kështu biseduan gardianët mes vete.Sa reflektohet puna e juaj edukative, në krijimtarinë artistike?Në bazë të vullnetit dhe sjelljes së nxënësve, jam munduar që t’i nxisë nxënësit, të duan së pari vetë vetën, dhe kush vepron kështu e do edhe atdheun edhe librin, edhe të tjerët. Është mirë dhe arritur, nëse nxënësi të dinë pse-n e të shkuarit në shkollë. Dihet mirë se çka dhe si pësuan institucionet tona arsimore, gjatë periudhës së robërisë nga pushtuesit, e posaçërisht nga ai sllav . Prandaj, mund të them edhe neve si pedagog të këtyre institucioneve, jo vetëm që i përjetuam ato ditë të vështira, fizikisht dhe psiqkisht, por që neve si poet, na bënë të inspirohemi natyrisht me emocione për këtë gjendje të rëndë. Dhe kemi shkruar disa vargje.Mendimi i juaj sa vlerësohet objektivisht vepra nga ana e kritikës?Koha kur është shkruar në komunizëm është shkruar ashtu siç ju ka përshtatur atij sistemi por edhe kush kë e ka pas të njohur Ndërsa sot vërtet është pak më letë ta shprehësh atë që ke në shpirt por që te shumë krijues mungon ana ma-teriale dhe shumë vepra mbesin të pabotuara nëpër sirtarë të krijuesve pa pasur mundësin për të parë dritën e botimit. Vlerësime ka natyrshëm në bazë të shkallëzimeve të cilësisë së veprës Për mua çdo shkrimtar është i pranueshëm sepse sa do pak i ka shkruar ai më të vërtet ka thënë diçka . unë po shprehem për vete unë shkruaj aq sa e kam fuqinë, por megjithatë kam shprehur ndjenjën time artistike.Unë do të thoja se çdo shkrim është një pikë ujë në deti por ajo pikë ujë e shton ujin po shprehem figurativ-isht për krijimtarinë artistike.A mund të paraqiten antivlera artistike nga botime të shpeshta?Antivlerë nuk krijon askush me vetëdije. Mirëpo ai që shkruan edhe e qet në sipërfaqe, atë çfarë e ka në brendësinë e vet. Sa do qesharake që duket, por libri qoftë edhe një fjalë të vetëm ta ketë, megjithatë dikush nga lexuesit mund të thotë edhe ai mirë e paska pas. Unë mendoj nuk ka antiverë, por mund të mos ketë vlerë shumë të lartë artistike. Mbi të gjitha them se duhet të shkruhet .Cili është idoli juaj nga krijuesit tanë?Po si të them, ne gjatë periudhës së studimeve, jemi detyruar të lexojmë, veprat e rilindëseve tanë siç ishte: Naimi, Ndre Mjeda Risto Siliqi, etj. Dhe si duket kjo ka qenë, pikëmbështetje e frymëzimeve tona poetike, sepse nga ta kemi mësuar shumë.Cili është bashkëpunimi i juaj me krijues të tjerë? Unë nuk kam ndonjë bashkëpunim shumë të madh, me krijues të tjerë, por megjithatë kam disa kontakte me krijues nga vise të ndryshme, por nuk do të thotë ndonjë bashkëpunimi i vazhdueshëm. Çka mund të presimi nga ju z, Bërqeci? Vullnetin e kam por nuk di sa më lejon shëndeti. Megjithëse ende mbahem mirë, këto ditë edhe pensiono-hem, nga procesi edukativo arsimor. Besoj se do të dal me nja dy proza dhe me përmbledhje poetike, të cilat i kam në dorëshkrim. Mesazhi i juaj për lexuesit e revistës Dituria?Konsideroj se ja vlen të botohet kjo revistë në mërgim, që sa do pak t’i lidh lexuesit dhe krijuesit në të gjitha vendet ku janë shqiptarët. T’i ofroj më afër vendlindjes fëmijët tanë. Ata të kenë çfarë të lexojnë, por edhe të mos harrojnë prej nga edhe kanë ardhur. Uroj stafit punues, punë të mbarë dhe vetëm suksese të pa fund.

Arsim Halili- gazetar i “Perspektivës” dhe bashkëpunëtor i “Diturisë” në Boras të Suedisë

6

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Sokol Demaku

ME KËNGËTARËN E KENGËVE FOLKLORIKE SELVIJE GASHIQuhem Selvije Gashi e lindur në Llapushnik te Drenasit, vij nga një familje këngëtarësh si të them gjyshi im ndjestë pastë ka kënduar me baban e legjendës së folklorit shqiptar Salih Bajrmit, Bajram Sadikun, por më vonë edhe me vet legjenden e folklorit burimor shqiptar Salih Bajramin.Po ashtu baba im Fazli Gashi ka qenë mjeshtër i veglave muzikore, kurse motrat dhe vëllezrit e mi janë marrë me këndim.Pasi kishte kohë që merresha me këngë dhe këndoja në shkollë në grupine e folkloristëve një ditë per ta zbuluar talentin tim kishte ardhur nji dit ne ditën e festës së shkollës ushëhgeqësi artistik i Shoqërisë Kulturo Ar-tistike të Drenasit (Gllogovcit të atehreshëm) Shote Galica, Shaqir Hasi bashk me Ilir Shaqirin,dhe ata me muaren dhe me rexhis-truan në këtë shoqëri kulturo artisitke e këta jane hapat e mi të parë me kengën pra që ne vitin 1992. Une kamë marrë pjesë në Festivalin e Folkorik Burimor ne Gllogovc të atëhershëm dhe unë zura vendion e parë dhe u shperbleva me vend te parë ne vitin 1993 në Drenas, kurse ne vitin 97 ne Prizren jam shperblye me vendin e dytë sepse konkurenca ishte me e fortë ku ishin pjesemarrës si Aferdita Demaku, Halit Gashi e të tjerë. Në punën time prej këngëtarje kam pasur perkrahjen më së shumti nga nëna, dhe motrat por edhe babai ka qene ai cili m eka dhene inspirim, kurse kur është fjala për këtu ne Suedi përkrahjen më të madhe e kamte madhe e kam nga im shoq Xhavit Demiri.Jetoj q eka mkohe ne Suedi, jam e vendosur ne regjionin përendimor te ketij vendi ne nje qytet te vogël të quajtur me emrin Kinna, afer qytetit Geteborg, jam e lumtur dhe e kenqaur me ate cka jeta me ofron së bashku me familjen time.Edhe ketu merrem me muzikë si amatore, por koheve te fuindit eshte bërë vështirë te merresh me muzikë sepse cdo kush ka marre këtë profesion.Them se është fatkeqsia më e madhe qe ndodh sot esht se muzika eshte bërë biznes,unë di se ka kengetar-re shumë të mirë por mos te bëhemim pre e cdo kujt, ta ruajm dhe ta dojm ate qe është e jonja, te mundohemi ta ruajmë folklorin, këngën e mirëfillt shqipe per ate qe eshte derdhur gjak.Unë këngen e kamë në shpirt dhe mundohem ta ruaj këngën e mirfillt shqipe. Si këngëtare dhe adhuruese e muzikës kam kontakte me të madhin Ilir Shaqirin, Burim Krasniqin dhe shpresoj se së shpejti do ta kem edhe një CD time krejt duke bashkepunuar me këtë tefundit. Mundohem te jem sa me e theshtë, deshira ime eshte te punosohem dhe te vazhdoje me kengën.I adhuroj të gjitha zhanret e muzikës ndersa si këngetare me pelqen me se shumti Remzije Osmani dhe Shkurte Fejzën.Adhuroj stilin klasik te veshjes dhe të jeme ajo që jam nje shqiptare ne perendim.Pranvera është stina ime,s tina e lulueve të cilat ia dhuroj pa masë. Kisha pas deshirë që ne ta dojm njeri tjetrin si shqiptar ta ruajm gjuhen, kulturen, qe brezat tjerë mos ta kanë nje te kaluare si e patem ne, të dim ti rrespektojmë dhe ti falenderojm familjet e deshmorve qe gjaku i bijëve dhe bijave tyne na e ka ba të mundshme qe ne sot te jetojmë të lirë, të flasim e te kendojmë shqip dhe ta ndjejmë veten si shqiptar. Të gjithë lexuesit e revistes Dituria ku do që janë i pershendes dhe i porosisë qe t ë të jenë aktiv në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe traditës shqiptare.

7

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Nimon MUÇAJ SI E NJOHA ALI SUTAJN -me rastin e 20-të vjetorit të vdekjesIsha gjimnazist. Pranë nesh në rrugën e fshatit kaloi një njeri i veshur me rroba komplete dhe me flokë jo aq të gjata, por me një pjesë prej tyre mbulont prej mbas kokën e deri përpara. Pra, një frizurë shumë e veçant. He, djema si jeni? More këta s’po ta lëshojkan rrugën. Hë! Çka jeni mbledhë këtu? Ndonjë lojë, apo? A keni lexuar ndonjë libër këto ditë, pyeti. Shekpirin, thash unë. Shollohovin, tha një gjminazist tjetër. Po Naimin e ka lexuar kush, pyeti. Rrudhëm krahët. As Fishten, jo. Tha ai dhe na përshendeti.Ky është Ali Sutaj, na tha një njeri i katundit tonë. Gazetar, tha. Ne u habitëm. Gazetar i katundit tonë që punon në Prishtinë. Prishtina ishte ëndërr për ne. Ne fare rrallë ndër duar shfletonim ndonjë gazetë. Bile gazeta nuk u kishim parë as profesorëve tanë. Në atë kohë ne parësore kishim mësimet...

Kaluan dy a tri vjet. Nisa shkrimet e para. Vjersha. Ali Sutaj punonte te Zëri i Rinisë. Pa një pa dy mezi i shtypa dy a tri poezi, me një makinë të vjetër, të huazuar nga një profesor. Ishte mëngjes i hershëm i një të hëne në tetor. Viti 1974 më duket. Ai po ngutej për të zënë ndonjë autobus e të udhëtonte drejt Prishtinës. Më fal, ia bëra. Baca Ali, i thashë. I kam shkruar këto poezi. Me pa me habi. Ah, ti je ai djali që po merresh me teatrin. Teatër në katund s’ka. Buzëqeshi dhe po vazhdinte të ecte. Jam në Gjakovë, i thashë dhe eca pas tij me fleta ndër duar. Eh, bëri. Mirë, mirë. Pas pak m’i mori fletët e mua ende më dridheshin duart. Deshta t’i them se poezitë i kam shkruar dhe janë... Më ndërpreu. I shohim a janë për botim. Ditën e mirë. Mbeta me gojë hapur.Kishin kaluar ditë e javë dhe po-ezia ime nuk e pa dritën e botimit. Kur fare kisha harruar shokët me thanë, se kishe botuar dy poezi te Zëri i Rinisë. Takime të tilla të shkurtëra te ndonjë byfe apo në ndonjë restorant por edhe në rrugë në dalje të fshatit pata me gazetarin dhe publicistin Ali Sutaj. Ai ishte fjalë paktë dhe unë shumë i drujt-shëm. Baca Ali poezitë m’i botoi edhe të “Zëri i Rinisë” e më vonë edhe te “Fjala” por edhe te “Jeta e Re”.Kaluan disa vjet. Tashmë kisha bërë disa role në teatër. Aty këtu

u pashë edhe TVP në disë skeqe humoristike dhe emisione letrare duke lexuar ndonjë poezi. Po bëhesh artist i mirë. Më tha. Të kam pa në TVP. Gjuhën mirë po e flet. Tamam gjuhë të pastër letrare. U ulem te kafeneja Turist. Ai porositi raki. Unë një birrrë. Më vonë i thashë, baca Ali, ta marrim pak meze. Ngriti dorë në shenjë mohimi. Kamarieri po sillte rendin e dytë apo të tretë. Unë s’mundem thatë, i thashë. Merr për vete, më tha ai. Po rrinim dhe po bisedonim për teatrin, poezinë dhe prozën. Rakinë e pinte me marifet dhe ishte boem, jo vetëm i rakisë por edhe i fjalës së shkruar. E fillonte shënimin e tij për politikën. Kthe-hej te letërsia. Gjente dy a tri thënje të ndonjë shkrimtari të njohur, por edhe filan e filan plaku kanë thënë, se sivjet do të kemi bereqet për të mbushur hamabaret. Intelektual i lartë. Kishte njohuri letrare dhe politike. Kam pyet për ty, më tha. Më kanë fol diçka, më tha. Disa kritikë teatror të respektojnë. A të kanë pa vazhdimisht në shfaqje, apo ku njiheni aq shumë me ta? Sidomos të respekton B. M. Nuk di jo. M. R, s’më ka thënë gjë jo. Një redaktor yni i ka veçuar dy a tri poezi dhe së shpejti do të botohen te “Fjala”. Ashtu bëra unë i entuziasmuar.Po për Moisiun ku i ke gjetë gjithë ato shënime? I kam përkthyer disa prej anglishtes të një, Enciklopedi për aktorët dhe dramturgët e botës. Krejt në rregull, por redaktorët,

nuk të besojnë se e njeh anglishten aq mirë, sa të përkthesh në shqip. Pastaj duhet ta gjesh çelsin për të shkruar për aktorin Moisiun. Duhet të lexosh shumë...nejse mos u dësh-pro! Këto ditë më duket se diçka do të shkëpusim për të botuar te “Jeta e Re”. Po, baca Ali unë dua të merrem me prozën, i thashë. Poezi a ke shkruar më. Jo. I thashë. Shkruaj por rrallë. Skenari dhe proza më pëlqejnë. Po më dhimbsesh shumë ma bëri ai. Për çka, ndërhyra unë. Ai ngriti gotën. Bëri me dorë në ajër. S’tha gjë. Pse baca Ali, ia bëra. Pse? Më dhimbsesh shumë. Ti nuk e di se kush kanë qenë Vëllezërit Frashëri, më tha. Po i thashë unë. Këtu kam kryer gjimnazin. Pikrisht te Vëllezërit Frashëri. Qysh nuk di kush janë ata, u nguta unë të flasë. Ooo...prapë e ngriti dorën. Nuk i njeh jo. Baca Ali. Samiu ka shkruar disa libra dhe ka bërë shumë për Stambollin. Bile mund të thuhet se ai e ka punuar alfabetin turk. Abdyli është luftëtarë. Naimi. Fan Noli për të ka thënë: Vdiq Naimi, vdiq Naimi! Oj e mjera Shqyperi...Si të them. ka thënë se ishte poet mbi poet. Poeti si Naimi s’ka të tjerë... Ti mendon se i njeh? Më ndërpreu. Eh, nuk e din se çka kanë punuar ata. Sa kanë hequr për t’i botuar ato libra. Prapë ngriti dorëm. Porositi përsëri për të pi. Mua më kishte rënë birra në kokë. Pianeci, thashë me vete. Ky don të më tregoi mua se kush ka qenë Naimi, Saimi apo Abdyli. Po unë sa e sa librat i

8

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

kam lexuar të tyret por edhe për ta. Baca Ali, e ngrita zërin. Fol më të vogël më tha. Ti a e di se ata e kanë pasur Dangëllinë të vetën. Kush është Dangëllia, ia bëra unë. Unë e di se katundi i tyre quhet Frashër. Frashëri është një pëllëmbë tokë, ma bërë. Ata e kanë pasur krahinën e tërë Dagëllinë, të vetën dhe atë e kanë “bërë rrushe kumbulla” për të botuar ato tre a katër libra. Nuk janë tre a katër libra, u nxeha unë. Ka më shumë. Nejse, nesje. Fol më të vogël. Prandaj të thash se më dhimbsesh se ti nuk e di se kush kanë qenë dhe kush janë ata. Pianeci i dreqit, mërmërita unë me vete. Ky don me më tregue kush janë Naimi, Saimi dhe Abdyli.Kaluan vite. Tash rrinim si dy burra të pjekur. Unë ende isha i ri. I ri për shumë gjëra. Takoheshim javë për javë kur vinte nga Prishtina. Zakonisht çdo vikend vinte. Sa e kishte nënën gjallë. E viziton qoftë edhe pesë minuta dhe pastaj dilte me të rinjt e fshatit. Por më shumë i pëlqente të rrinte me pleqtë. Vazhdimisht ka ardhë edhe në Mitingun e Poezisë që mbahej në Gjakovë. Pas temës së paradites, që mbahej në Sallen e Mbledhjeve në Pallatin e Kulturës, më shtinte krahun dhe dilnim te stacioni i autobusëve. Shkojmë për Deçan, më thoshte. Po unë dua të takohem me poet, i thosha. Ke kohë dhe mësohesh edhe me poetë. Njëherë rri larg tyre se nuk i njeh mirë. Më vonë rrin me ta. Ka kohë dhe e ngrit dorën në ajër. Kalonin kilomterat. Tash më vinte keq t’i thosha, se kerkoj falje që kam menduar keq për ty. Pianec të kam quajtur. E shoh se je njeri me shije dhe kulturë evro-piane. Kur flet e shkruan për Gjergj Fishtën a friksohesh prej politikës, bluaj në kokë edhe shumë pyetje të tjera për të ardhmën e Kosovës. Por unë hesht. Hesht edhe ai. Do ta ngri-sim nga një gotë atje të pishta te

Pushimorja e Fëmijëve, më thotë. Flokët i rregullon mbas kokës. Dorën e ngre në ajër dhe më pëshpërit diçka të vogël. Lexoje ndonjë libër të Shekspirit. Shkru-aj fare pak se edhe Lazgushi ka shkruar pak. Ne zbresim nga autobusi. Njerëz-it na përshendesin në rrugë. Na ftojnë për kafe. Ah, jo bën me dorë. Një herë tjetër. Bënte me dorë kah Gjykata komunale. Ata s’po i thërasim, thoshte. E kishte fjalën për D. S. dhe A. M. Janë në punë. Iu tregon ndokush, kur t’na shohin atje naltë e vijnë ata. Si të duash, them unë. A po ndalesh pak o Ali Sutaj, thotë një tjetër. Kemi punë diçka. Kthehemi më vonë. Baca Ali, e thërret një tjetër njeri. Merre një duhan. Duhan, po por na fal se na u bë vonë. Disa shokë po na presin. Te cila kafe. Ah, jo këtu,jo. Në Prishtinë po na presin. Ne iknim dhe ai përsëri vazhdonte të me thoshte. Po më dhimbsesh. Këtu ndoshta mund të shkruash ndonjë vjershë por nuk mund të bësh teatër? Eh, Proza don durim dhe mund të madh. Duhet përqendrim i veçant...Kanë kaluar tash e njëzet vjet që Ali Sutaj nuk është më dhe ato fjalët që kemi shklëmbyer dikur, sikur më kthjellojnë edhe më shumë, sot e kësaj dite. Kishte shumë të drejtë kur thoshte: Ata vëllezërit Frashëri kanë bërë shumë për shqiptarinë. Kanë lanë dy a tri libra, por kanë shpenzuar, jo vetëm pasurinë e tyre por kanë shkrirë edhe jetën, tamam si qiri i Naimit, për të lënë diçka brezave që vijnë. Oh e kam shumë të vështirë ta sqaroj këtë me një shkrim të tillë. Ajo ndjejnjë që kam unë tani për intelektualin Ali Sutaj nuk mund të shpjegohet. Ai do ta ngriste dorën në ajër. Do të mërmëriste

diçka dhe nuk do të thoshte edhe kushedi çka, për të lënë diçka të pa thënë, për të lënë diçka peng, mes gjestit e fjalës që ai e kishte zakon dhe këtë nuk e kishte trasheguar nga askush, as nuk e kishte kopjuar nga ndonjë redaktor apo artist. Ai ishte “babai”i redaktorëve dhe nismëtar i botimeve të të gjitha gazetave dhe revistave që kishin dalë deri atëherë.Ai ishte tejet i veçant dhe shumë i hapur me të gjithë ne. Kur nuk kishte kohë të rrinte me ne në Prishtinë. Afrohej dhe na pyeste a kishim para për autobus. Të gjitha shpenzoni, por parat e autobusit ruani.

Hej, nese s’keni tregoni se nuk asht marre. E shtinte dorën nëpër xhepa dhe kërkonte të holla. Shpesh edhe na jepte. Kemi. Mbani se ju duhen, na thoshte dhe thuaja edhe disa herë e takonim nëpër shkallët e “Rilindjes”. Mos rrini pa pare, na thoshte.

Ai ishte vërtetë i madh dhe sot letrave shqipe ju mungon një pend e tillë, që të shkruaj për të gjitha këto fenomene që po e përcjellin shoqërinë tonë. Ai kishte guxim të shkruante. Të lëmonte për edhe të qëllonte me kamxhik njëkohësisht. Të thumbonte por edhe të thurte lavde, jo për ta bërë qejfin por që të vetëdijsonte mendjen e lexuesit dhe jo vetëm të tij por edhe të politikës përgjithësiht. Po kur vetëdijsohen politikanët? Jo po ne s’jemi në Evropë. Jemi në Ballkan dhe në Ballkan do të mbesim, si në rërën e gjallë që s’na lëshon kurrë, sadoqë kemi bërë përpjekje për të dalë nga ky gjysmëferr. Ah, jo! Kështu s’do të shkruante baca Ali. Ai do të çilte derën e një kohe të re që dukej në fund të një stine të merzitshme...

9

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Nebih BUNJAKU

PORT DASHURIE Unë jam port i çdo dashurie ku mund të ndalet çdo anije e ngarkuar me intimitete n’ujëra t’ëmbla e në dete për ty jam shumë kureshtar mezi pres të ankorohesh midis shpirti lësho spirancën të pushosh të relaksohesh valët e zemrës m’i trazon në çdo stinë unë ty të pres nëse s’ndalesh më kalon për një puthje do të vdes mos ngrit flamurin e bardhë oqeaneve me shumë stuhi ditë e natë jam sogjetar të shpëtoj me dashuri

Arqile Gjata

BALADA E FUSTANIT TË BARDHË Tek qëmtoja brengat m’ u rishfaq buzëqeshja e një vajze . Priste një pikë loti të tretur t’i çoja tek qetësohej, ngelur në sirtar këpucët e nusërisë, që askush nuk ia dhuroi . Dhimbjen e theva mes copërave të qiellit arnuar me shpres për të ndezur një zjarr... Tani e shumë vite vajza po fle hedhur mbi vete në rërën e kripur të fshatit fustanin e bardhë... Para portës, nxitoj hapin e viteve, të kap ditën e largët të asaj vajze të vrarë, me grushtin shtrënguar në zemrën time !

Sokol DEMAKU

KUR TI…

Kur ti më përkdhelë mua, me duket se hapet toka.

Kur ti më jep puthjen, me duket se engjujt janë në mua.

Kur ti shiqon në mua, zemra ime rrath pa pushuar.

Kur ti më dashuron mua, mendoj se bota ka ndaluar.

Kur ti më përket mua, me duket se unë fluturojë.

Unë hap krahët dua të shkojë, dhe nuk dua më të endërroj.

Unë luaj në lojën e dashurisë që i jep jetë vallja yte, që plagët sheron.

Më lejo të shprehë ate që mund ta falë dashurinë që meriton, si askush tjetër.

Nuk me ndalon asgjë as akulli e të ftohtit, se zemrën ma ngrohë dashuria yte

Raimonda Mojsiu

Hena zemermire! Po puthemi me afsh Te dy, nen luleblire Mes gjethesh ka hyre hena E bardhe, zemermire

“Ndalojuni nje cast” Eshte hena sikur flet “Ma jep te kuqt e buzeve Te bej pak tualet

Ja, me kete blirin tuaj Kam rene ne dashuri… Do te kthej pas pak Ju…puthuni perseri”

Nje gjinkalle s’ka gjume Dhe kendon e merzitur Mbase te dashurin Me kot eshte duke pritur

Nje shkulme qiellore E lehte si nje vegim Si te qe dore e nates Po zberthen gjoksin tim

“Per keto dy qershiza Qe celen kete cast Une i fal gjitha lulet” Tha bliri buzagaz

“ U thafsha me gjith lule u thafsha ket’ pranvere vec ato dy qershiza t’i puth vetem nje here”

“ O bliri im, ter’ boten E do? Me thuaj mua Ter’ pasurite e qiellit T’i sjell, sepse te dua

Po si ato qershizat Oh, nuk ka hene e bukur I ka vetem AJO Qe ti nen gjeth’ ke strukur…”

10

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Baki Ymeri (kryeredaktor i revistës Shqiptari)

Shqiptarët e Brailës dhe kali trojan i komunitetit shqiptar“Ndër tregtarët shqiptarë të këtsaj qendre, jetonte njëfarë Naum P. Veqilharxhi, i lindur në Vithkuq të Shq-ipërisë, në afërsi të Voskopojës. Ai erdhi qysh i ri në Rumani, dhe pasiqë arriti të grumbullojë një pasuri te-jet të madhe, u mendua të fillojë një aksion për zgjimin e vetëdijes kombëtare të Shqiptarëve. Për këtë qëllim, vendosi së pari të shpikë një alfabet të posaçëm për gjuhën shqipe”. (Theodor Capidan)

Thonë se rrënjët e atdhetarizmit shqiptar të Rumanisë gjenden në Brailë. Pse? Ngase përveç redak-sisë së gazetës së parë shqipe të Rumanisë, Drita (Lumina), që delte më 1887, në Brailë kanë funksionuar shoqatat e para mirëbërëse shqiptare (Djalëria shq-iptare, etj.), dhe ka ekzistuar atje një komunitet i fuqishëm shqiptar përgjatë periudhës së Rilindjes. Arnautët e Brailës e patën përqa-fuar tregtinë si bazë elementare për ekzistencë, duke i dhënë impuls edhe kultivimit të shpirtit. Kush mund ta harrojë zonjën Florentina Boci apo prindërit e saj me pre-jardhje nga Bellkameni (dikurë i Manastirit ndërsa sot i Follorinës)? Ishin prindërit, gjyshi dhe stërgjy-shi i Florentinës ata që mbanin lidhje të fuqishme me rilindasit tanë, duke i ofruar mikpritje në gjirin e komunitetit të atjeshëm shqiptar edhe Fan Nolit, me rastin e rrugëtimit të tij nga Rusia për në Amerikë. Kanë kaluar 97 vjet nga ajo kohë (1911).Gjendemi në 164 vjetorin e botimit të abetares së parë shqipe? Kush ishte autori i saj? Naum Veqilhar-xhi: shqiptari më i shquar i Brailës, martir i shqiptarizmit, viktimë e patrikanës greke e cila e helmoi pse militonte për afirmimin e shkronjave shqipe. Brailasit janë njerëz të njohur përnga njerëzimi dhe shpirti. Ata e dinë se arti, logjika dhe filozofia janë simbolet e ekzistencës shpirtërore. I këtillë ishte edhe Naumi i ardhur nga Vithkuqi i Korçës në rrafshultat e plleshme të Baraganit. Sa shq-iptarë kanë mbetur sot në qytetin

e Naumit? Fare pak: nja 4-5 familje shqiptarësh, dhe po aq filoshq-iptarësh. Shquhen ndër to, xoxal-larët e Bukureshtit, Tanci dhe Vania Georgescu, Mina Tate me familjen e tij, zonja Boci me djalin e saj, Ekaterina Oprea, etj. Si e karakteri-zon Teodor Kapidani (filolog rumun me prejardhje arumune), Naum Veqilharxhin, këtë bir të shtrenjtë të Shqipërisë? “Paralelisht me Grekët, ngulitja e Shqiptarëve te ne është fort e vjetër. Megjithate, një lëvizje nacionaliste ndër këta Shqiptarë nuk u tregua veçse më 1840. Shqiptarët e ardhur të kërkojnë fatin përmes tregtisë nuk gjendeshin vetëm në Bukuresht, por fort shumë ishin edhe nëpër qytetet e provincës. Një nga këto qytete ishte edhe Braila. Ndër tregtarët shqiptarë të këtsaj qendre, jetonte njëfarë Naum P. Veqilharxhi, i lindur në Vithkuq të Shqipërisë, në afërsi të Vosko-pojës. Ai erdhi qysh i ri në Atdhe, dhe pasiqë arriti të grumbullojë një pasuri tejet të madhe, u mendua të fillojë një aksion për zgjimin e vetëdijes kombëtare të Shqiptarëve. Për këtë qëllim, vendosi së pari të shpikë një alfabet të posaçëm për gjuhën shqipe (...). Me këtë alfabet ai hartoi dy abetare, njërën më të lehtë, tjetrën diç më të rëndë, dhe shkoi në Konstantinopojë t’i botojë. Atje arriti t’i nxjerrë punimet në dritë, por vetëm pas një viti, autori qe vrarë, sipas disave, nga agjentët e kishës greke që nuk e shihnin me sy të mirë zgjimin e Shqiptarëve përmes shkollës në një jetë nacio-nale, sipas të tjerëve ndërkaq, nga ana e Turqve, nga të njëjtat motive”

(Contributia romanilor la renas-terea Albaniei, Cluj, 1928, f. 4). Kali trojan i komunitetit shqiptarShqiptarët e Brailës e kanë një pyetje karakteristike që të shtyn të mendosh: Kush kalon nëpër jetë, porsi gomari nëpër retë?, dhe përgjigjen ta japin atypëraty: Ata që s’punojnë. Kjo vlen për ata që gëlltisin buxhetin qeveritar në emër të komunitetit shqiptar, dhe që në vend të komunitetit, punojnë për interesat e veta. Çka ka bërë zonja Oana Manolesku për zonjën Anastasia Georgescu Palamida, shqiptare e sëmurë, bashkëkoha-nike e Nënë Terezës, ishbanore e Brailës, e bija e ishkryetarit të Komunitetit Ortodoks Shqiptar, Nikolla Xhorxhesku Pallamidës? Asgjë! Asnjë telefonatë, asnjë viz-itë, asnjë lei nga pesëdhjetëmiliona lejat që i ngre për çdo muaj, që nga viti 1996, në emër të komunitetit shqiptar; asnjë pako me ushqim apo ilaçe, kurrfarë përkrahjeje konkrete për bijtë dhe bijat e rilin-dasve tanë. Vdiq Pandora Kondi si pasojë e skamjes dhe varfërisë dhe vdiq Anastasia Georgescu si pasojë e sëmurjes dhe braktisshmërisë. Edhe sa do ta tolerojë Parlamenti rumun një papërgjegjshmëri, pan-djeshmëri dhe padrejtësi të këtillë që i bëhet komunitetit shqiptar. Ku ishte Oana Maolescu me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit në Bukuresht! Pse nuk pat guxim të vijë në Klubin Diplomatik me rastin e kremtimit madhështor që organizoi ambasada shqiptare! E dini se pse! Ngase nuk i do vlerat e Shqipërisë, por lekët e Rumanisë.

11

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Nehat Jahiu

ZOGJTË MBI CATI

Bie borë,bie shi zogjtë lodrojnë mbi cati, cicërojnë në dritare, më thërrasin,bëjnë hajgare…

Bie bore,bie shi zogjtë pushojnë mbi cati, ëmbël,ëmbël cicërojnë, në vend të vet fole ndërtojnë.

Bie borë,bie shi zogjtë strehohen nën cati, të strehohen,të pushojnë në fole le të këndojnë.

Bie borë,bie shi zogjtë këndojnë mbi cati, k[ndojnë e hedhin valle, duan jetë pa brenga e halle…

sa cudi!...

Sa ]udi,sa ]udi, Lepuri në lakra paska hy! Nuk është cudi,nuk është habi, vetë e pashë me këta sy!

Sa cudi,

dhelpra pulën vodhi me sy! Nuk është cudi,nuk është mahi, vetë e pashë,në kotec ka hy!

Sa cudi,sa cudi

ujku qengjin në kope e ka shky! Nuk është cudi,nuk është habi, Vetë e pashë me sytë e mi! Sa cudi,sa cudi

kush s,ka besë,s,ka njerëzi! Nuk është cudi,nuk është cudi kur të mundet të bën zi!

Ajete Beqiraj Unë jam Ajo

Unë jam e vërteta jote Jam ëndërra jote e fshehtë Unë jam dashuria e madhe E vetmja e murosur në kujtesë

Unë jam thellë në gjirin tënd Sepse unw di të mbes Pse s’ke fuqi të luftosh fatin Do t’më përplaswsh në harresë

Unë e di në vetminë e madhe Dëshiron heshtur trupin tim Ndër valet e jetës kur përplasesh Faljen kërkon nga shpirti im

Unë e ndjej kupën e dashurisë Do të derdhësh në shtatin tim Fëmijën tënd të shohësh tek rritet Në prehërin tim nga gjiri im

Heshtja e gjatë është mundim Nuk të thërras më në emër Unë e ndjej serish pret Zërin tim të mërmërisë Zemër

Kot më thoshe Kosovare Unë ty të dua sa Kosovën Ti do njerëzit më shumë se mua Më shumë se veten do gjithë botën

Andi Baruti (Borås)nxënës

7 Marasi Mësuesja ime e dashurë, sa fortë që të dua, një buqetë me lule, kamë për ta dhuruar. Për ditën e Mësuesit, jam gëzuar shumë, si dhe festën e nënës. të urojë shumë. Ti je mësuejsa ime e parë, me mësove mirë, më jep dituri përherë do të kujtojë deri në pleqëri

Puntorie Ziba

Lozonjarja Hidhet e përdridhet për një akullore, lozonjarja mamit shpejt në ëmbëltore. Shpesh i rropat këmbët nuk do t’i laj dhëmbët, kur qanë lozonjarja çohet në këmbë lagja. Sonte kjo vogëlushe lidhi një shami shkollën nuk e do shkon vërdallë në shtëpi. Eja,eja thirrin shoqet në dritare mos e harro shkollën shoqe lozonjare. Si princeshë e fjetur fërkon sy e duar lozonjarja mamit duket e hutuar. Njishat në librezë si degë i radhiti, u harlis e gjora as këtë s’e priti. Macën mjau-mjau e kapi për bishti ia shkuli ca qime, ajo e gërvishti.

Bahtir Latifi

Pse? Pse ma thue ate që se meritojë? Pse ma thua ate që me lendon ? Pse ma thua ate që nuk ka vlerë? Pse ma thua ate që askujt si thuhet? Pse ma thua ate që ndoshta then zemrën time ? Pse ma thua ate që nuk e kamë? Pse , pse nuk e thua ate që duhet....???

12

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Arssim Halili

SHPENDI SHPËTIM I MALEVE DHE SINONIM I LIRISË

-A dini pse keni ardhur këtu profesor? -Unë nuk kam ardhur, por më keni sjell ju vetë dhe për këtë e dini ju zotëri inspektor. -Mirë tha inspektori, pajtohemi me ju... Ju si profesor dhe si intelektual mendoj se e gjykoni sulmin e mbrëmshëm ndaj stacionit tonë të policisë? -Unë nuk e di për çfarë e keni fjalën? -ndërhyri Shpendi. -Këtë ende nuk e kemi konfirmuar se a dini apo jo! Mos nxito ke kohë të mendosh. Ashtu qetësisht t’i përgjigjeni pyetjes sime. Mos u mundoni t’i ikni të vërtetës. Fare mirë e dini se kush kanë qenë ata keqbërës? Ata, po synojnë të na prishin rehatin dhe miqësinë me juve? ...Dëgjo Shpend, unë i kam edhe emrat edhe fotografit e tre të akuzuarve, të sulmit të mbrëmshëm. Ty të duhet të na tregosh se ku gjenden ata? Kush janë ata? (Shpendi deshi të ndërhynte po inspektori ia bëri me shenjë që ta mbyllte)... Shiko, shiko bëhesh gjoja se nuk i di. Shpëtimi, Agimi dhe Bardhi, njërin prej tyre e keni të afërt. Dëgjo, Shpend!... e mira është që ti të tregosh, se ne dimë edhe ndryshe, por thuaje atë që e di ti pastaj shko në shtëpi. Kurse ne shkojmë e i arrestojmë që të tre, aty ku fshihen ata terroristë. Ne merrmi me ta, kurse për zbulimin e tyre, ju do të mbetni anonim... -Shiko zotëri inspektor, ju zbatoni urdhëruat tuaja. Kurse nga unë, nuk mund të merrni asgjë. Unë, as që i njoh këta tre persona, që ju akuzoni. As që di, se kanë bërë diçka të tillë ndaj jush. E mira, është që të më leni të lirë mua dhe ata që akuzoni pa faj. – foli shpendi si shpejt sepse nuk e kishte të drejtën e të folurit.-Shihe, shihe!...- ndërhyri inspektori. Juve ju kemi sjell këtu, në rolin e avokatit apo të dëshmitarit? -Jo, zotëri inspektor mua më keni sjell këtu, për të më poshtëruar dhe për të më ulur dinjitetin tim. Por, ju them, se nuk do t’ia arrini qëllimit. -Dëgjo: Shpend, foli pak më but, inspektori është në të mirën tënde, të mos pësoni keq. Ju jeni, intelektual dhe nuk dëshirojmë të shkojmë në forma tjera. Ju thash, për çdo informatë ju do të mbetni anonim. -Edhe unë ju thash, pak më parë, zbatoni urdhrat nga lart!... Inspektori e humbi kontrollin, bërtiti me zë të lartë, -Tani do të shihni se si do t’i zbatojmë urdhrat tona nga lart, por do të pendoheni. Filluan ta grushtojnë pa mëshirë, profesor Shpendin, deri në alivanosje. -Lëreni pak, të qetësohet. Pas dy orëve, përsëri do të vijmë dhe të pyesim, presim përgjigje pozitive, dëg-jove!? – iu kërcënuan. Shpendi tash ishte i larë në gjak dhe nuk nxirrte fjalë nga goja. E lanë ashtu të gjakosur dhe ia mbyllën derën. Doli, inspektori jashtë. Pas dy orësh, pasi kishte pushuar, inspektori, u shfaq përsëri. -Shpend të kujtohet gjë, besoj se je rehabilituar dhe ka dhënë efekt forma jonë e detyrimit. Shpendi, nuk fliste, e as që i shikonte. -Shihe!?...-bëhet sikur nuk dëgjon. Na injoron me heshtjen e tij. Jo, jo...Këtu ne jemi shtet dhe dimë ne të zbusim këtë njeri të egër. -Rrahnie!? –urdhëroi inspektori. Policët filluan ta rrihnin.-Ia bëni shpinën më të butë se barkun... dëgjuat: Më të butë se barkun!....Policët u lodhën duke e shfryrë mllefin e urrejtjes ndaj Shpendit. E rrahën, më shumë se herën e parë. Të nesërmen me urdhër të prokurorit, e dërguan në qendrën e paraburgimit. I dhanë tridhjetë ditë burg, me akuzën bashkëpunim dhe përkrahje të grupet armiqësore. -Këtu do të kalbesh idiot, derisa nuk e tregon të vërtetën. – thanë. Të kota ishin protestat dhe ndërhyrja e një avokati asgjë nuk kishte dhënë efekt. Nxënësit dhe profesorë, protestuan: na lironi profesorin! Ai është i pafajshëm! Edhe kjo protestë nuk i ndihmoi. Pas disa ditësh, posa e morën vesh se Teuta është e shoqja e profesorit, me aktvendim të përshpejtuar, e shpallën i tepricë teknologjike. E nxorën jashtë dyerve të shtëpisë së shëndetit. Kështu familja e bacës Ukë, mbeti në mëshirën e fatit. Pa të ardhura personale. Por, prapë se prapë duhej të gjendeshin disi. Për fat i kishin, dy lopë dhe qumështin që e shisnin mbaheshin disi gjallë me gjithë se ishte vështirë krahas kërkesave familjare. Pas tridhjetë ditësh, e nxorën Shpendin para gjygjit. Ky procesi gjygjësor u nis dhe u përfundua me dëshmi të rreme dhe me fakte të fabrikuara politikisht. Pa u nxjerr as një konkluzion i drejt juridik. Të kota ishin

13

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Arsim Halili

reagimet e avokatit mbrojtës, as pas pesëmbëdhjetë ditësh ankese nuk solli dobi, por përfundimisht Shpendi, u dënua me tri vjet heqje lirie. I akuzuar për përkrahje dhe bashkëpunim me ekstremist shqiptar. Shpendi filloi jetën e tij si burgosur. Kurse familja u detyra që të mësohet, pa djalin ,pranë tyre. Megjithatë gjatë vizitave kur shkonin familja në burg, ai porosiste të mos e humbin moralin dhe krenarinë, sepse armiku do që ne të biem poshtë dhe të na poshtërojnë. Me gjithë dhembjen që kishin ndaj Shpendit, familja mundo-hej që t’i përcillte porositë e Shpendit.Familja priste me padurim, që të kthehej Shpendi. Tani më ata, numëronin ditët. Kurse nënë Ramizja, vazh-dimisht pyes të renë e saj Teutën dhe mbesat: -Edhe sa ditë bijë, i kanë mbetur djalit të kthehet në shtëpi. -Edhe shtatë nënë, vetëm edhe shtatë. - përgjigjej Teuta me zë të ultë. Kështu dalëngadalë erdhi fundi, kur drejtoria e burgut e lëshoi vendimin për daljen nga burgu. -Shpendi, nesër do të kthehet në shtëpi. – u bë fjali e ditës. Familja mezi priste, të nesërmen! Atë natë, thuaje se çdokush në familje, rrëfente se si do ta prisnin Shpendin. Kur të vij në shtëpi, për këtë më të zëshmet, ishin Blenda dhe Merita. Atë mbrëmje, thuajse se asnjë në familje nuk kishte fjetur nga emo-cionet. Të nesërmen rreth orës pesëmbëdhjetë, dëgjohet një sirenë e një veture! Shtëpia e bacës Ukë, zhur-monte gëzueshëm nga të afërmit, farefisi shokët e shumë të tjerë që kishin ardhur për ta pritur në mënyrën më të mirë Shpendin. Pas disa minutash, hyri në portën e oborrit Shpendi. Askush nuk përmbahej dot nga lotët e gëzimit, por edhe të përmallimit. Sa e sa kohë, nuk e kishin parë Shpendin. Të gjithë e përqafonin, e puthnin. Nga këto përqafime edhe Shpendi nuk përmbahej dot. Atij i urojnë mirëseardhje. Familjes së bacës Ukë I uronin, kthimin e djalit të tyre në shtëpi. Nuk mun-gonte edhe biseda me Shpendin për këto vite që kishte kaluar në burg. Shpendin e pyesnin për përjetimet që ka pasur në burg. Ai, fare thjesht ju përgjigjej: -Dëgjoni vetë fjala burg nuk do të thotë se je në parajsë, por me rëndësi është që jam kthyer. Ka mundur të ndodh edhe më keq. Tani më Shpendi çmallej me secilin anëtar veç e veç, vajzat nuk i hiqeshin dot nga prehri. Teuta i thoshte, -Lëreni babin të çlodhet.- i luste Teuta, Ato nuk i largoheshin, por edhe Shpendi i mbante afër e bashkë me to e kishte në përqafim edhe nënë Ramizen. Pas disa ditësh çlodhjeje dhe rehabilitim, Shpendi filloi ta normalizoi jetën dhe t’i kthehej procesit të saj. Fatkeqësisht për shkak të vuajtjes në burg, vendin e punës të Shpendit e kishte zënë dikush dhe ai kështu kishte mbetur pa punë. Sillej poshtë e lart, por në këto rrethana t rënda që i ishin krijuar për të nuk kishte punë. Filloi ta përpunojë idenë se si të largohet diku jashtë Kosovës. Si pikësynim e kishte Gjerma-nin. Shumë shpejt këtë ide, filloi ta diskutoi me të shoqen e tij Teutën. Fillimisht, Teuta nuk e kishte pranuar një ide të tillë të burrit të saj. Mirëpo më vonë disi ishte bindur, se nuk ja vlen kjo jetë kështu pa asnjë të ardhur ekonomike. Një mbrëmje tek sa po bisedonte me prindër dhe të shoqen ja shpalosi idenë e tij. Ata, atë mbrëmje as që deshën të dëgjojnë për këtë gjë. Jo, jo thanë një zëri edhe nëna edhe babai. Mjaft të kemi bartur mall, tri vjet dhe tash të largosh nga shtëpia jo. Kjo bisedë nuk ndal vetëm atë natë, ai mundohej që të gjej forma për ti bindur prindërit, por deri më tani ende nuk kishte arritur efektin. Ndërkohë, ndërhyri baca Ukë, mirë bir ti ke vendosur të shkosh diku jashtë, por apo e sheh e në çfarë gjendje po na lë. Dialogu ishte mjaft i nxehtë, mes babit dhe djalit. Secili fliste, në mënyrën e vet, prandaj edhe nuk vinin dot në një pikë të përbashkët. Biseda nuk ishte aspak e këndshme, por në një moment ndërhyri nënë Ramizja: -Dëgjo birë!... E kuptoj edhe babanë tënd, por edhe ty. Një gjë duhet ta keni të qartë, unë vërtet në fillim isha e mendimit që të mos largohesh, por ja që kam ndërruar mendjen! Një kohë nuk të patëm në mesin tonë, por vuajtjet që ke pasur në burg dhe mungesa jote në shtëpi ishte e rëndë. Mos mendo se edhe largi-mi yt, nga këtu është i lehtë për ne si prindër... këtë duhet ta kuptosh edhe ti biri im. Një gjë më mundon dhe pranoj që të udhëtosh diku jashtë vendit, ajo është se ty nuk do të lënë rehat edhe herën tjetër këta të mallkuar. Nuk do të mundem që ta përballoj edhe një arrestimi tjetër bir im. Unë mendoj se duhet të shkosh se rrugë tjetër nuk ka.... Fill pas këtyre fjalëve, që dëgjuan anëtarët tjerë të familjes me vëmendje, Shpendi foli i pari, -Të lumtë nënë ke folur jo, si grua, por si burrëreshë. –e inkurajoi Shpendi.- vazhdon

14

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Hysen Këqiku:

SHKRONJAT SHQIPE JANË TË ARTA

E shef arin Si i ngurtë Nuk të përshëndet -Nuk t’i shtrëngon du’rtë.

Nuk të përgëdhel As nuk të flet E hudh në tok Cingëron -Sikur bërtet.

E shti në xhep E të rëndon Po deshe - Jepja formën si biblil Nuk lëvizë as cicëron.

-Po ç’është më me vlerë Lum fëmija -Më erdh një pyetje Nga urtia.

I kam në çantë E në abetare Si kullë Drenice Me frengjia E shumë dritare.

Kur dua e hapi Dikush pa më thënë Më hapet tek N-ja Si dritë më diell Fjala n ë n ë.

Duke e shfletuar Si Bajloz i madh Më ndalet dora, Te B-ja – Begati, bashkë, baba Aq sa lule ka në livdh.

Edhe D-ja Më thërret butë Me dy duar Përgëdhele dritën Dashurinë të mirën -Rritën.

A-ja e para Ma fal bekimin E më futë në kullë magjike Atdheu im ka ushtar -Jeto në të pa fije frike.

36 janë të rreshtuara Në arën time Iliridë, Për çdo ditë i përdori Sikur bukën Ngjyer në kripë

Të arta janë Shkronjat shqipe Ato s’blehen as me ar As dikush nuk m’i fal Me përkushtim, e me zemër I fut në shpirt Për të mos dal

Baki Ymeri

PREKJE MAGJIKE Mos kini frikë Nga e shkuara e ngatërruar Ngase ju kam lexuar të gjithëve

Dhe të gjitha i shoh Përmes Syrit të Mendjes (Të atyre që s’më shohin)

Syri Magjik është i dukshëm Fjala magjike është e prekshme Ngase e kam prekur Hënën

Përmes fluturimit magjik Në Parajsë

Jusuf Zenunaj

GJAKU NE BULEVARD

Hena pergjon - ne ballin e tokes syte ka leshuar

kalimtare ne bulevard si bubrreca behen tok

Hena vajton - kembet me jane keputur syte m’u kallen ne gjakun e derdhur gjak gjak njeriu

A jam ne enderr une a ti gjakpiresë.

Esat Mekuli

Vdekja e Ditës

Dielli n’perëndim N’zjarrin flakrues U dogj…

Dhe çdo gja u trand, u pikllue n’vaj për të.

N’arkivolin e heshtjeve t’muzgut, n’dhimbje bonjake sonte,

i dashtuni, i yni, me lot t’pastër u vajtue:

Psherëtima e gjethit t’barit dhe d’nesa e prajshme e erës me pikllim zemrën e poq…

Dielli sonte n’zjarrin flakrues u dogj.

15

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

PIKTORË SHTEGTARË, PA KUFIJ VENDESH

Pak kohë më parë me Lulzim Myrtajn në një galeri të tërë peisazhes nga vendlindja, nga Brari i Tiranës, një copë vendlindje në Athinë, në emigracion... Më pas me Leonidha Bullgarin në një gjini tjetër, në atë të kubizmit...Piktorët shqiptarë në Greqi nuk e kanë lënë penelin përtokë. Pas punëve të ndryshme për jetën e përditshme ata i kthehen dashurisë së tyre të madhe, pikturës...Kësaj radhe ata gjetën një formë tjetër për t’i publikuar e ngjitur më lart ngjyrat që dalin nga shpirti i tyre, bashkimin me të tjerë piktorë, grekë e rumunë në një rrugë që nis nga Greqia për të vazhduar në vende të ndryshme të Ev-ropës e për të kaluar më pas përtej oqeanit, shtegtim pa sinorë...Julia Janku organizatore e ekspozitave na tre-gon: Është një ekspozitë që përcjell artin ball-kanik, pikturën dhe piktorët ballkanikë. Quhet The nomad Galery, galeri shtegtare që synon të ngrejë lart vlerat e piktorëve në hapësirën mi-gratore. Në ekspozitën e sotme janë paraqitur me punimet e tyre piktorët Miron Topçiu dhe Leonidha Bullgari nga Shqipëria, Dhimitri Mili-otis, Adriani Abavi dhe Gerasimos Galiacatos nga Greqia si dhe Nikolai Jonesku dhe Gabriel Gramma nga Rumania.Tema e ekspozitës së sotme është nudo-ja, trupi i gruas dhe i burrit. Diçka e veçantë për dashamirët e pikturës. Julia JankuNë Borås të Suedisë do të shkojmë me temë futureske për të vazhduar më tej në Ber-lin dhe vende të tjera me natyrën shqiptare, peizazhet e bukura, përzjerë edhe me natyrën e vendeve ballkanike. Temat e së ardhmes do të rrihen vetëm nga piktorë ballkanas pa mbyl-lur derën edhe për piktorë të tjerë botëror me cilësi në punën e tyre.Adriani Abavi, piktore e re greke punët e saj i ka paraqitur në fotografi, me punime likuid. Ajo tregon: Më tërheq trupi njerëzor, si ai femëror po ashtu edhe mashkullor por jam në kërkim edhe të diçkaje të re për të ardhmen. Është para herë që bashkëpunoj me piktorë shqiptarë por kam bashkëpunuar edhe me piktorë të huaj, njeri prej të cilëve është Gabriel Gramma. Ne artistët nuk kemi në mes asnjë lloj sinori, jemi piktorë pa kufij dhe jemi e do të jemi kurdoherë miq. Një nismë e bukur, një kombinim ngjyrash ballkanike, ngjyra për të cilat kemi nevojë t’i shtrijmë e shkrijmë në njëra tjetrën, për t’i bashkuar më tej me Ev-ropën, shtëpinë e madhe të përbashkët.

Athinë, 18 mars 2009

16

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Në Emmaboda të Suedisë: Rizah Sheqiri ka hapur edhe një ekspozitë personale me fotografi artistike

Në shtëpinë e aktiviteteve të gjithmbarëshme “Al-laktivitetshus” në Emmaboda të Suedisë, që nga 1 marsi 2009 po qëndron e hapur ekspozita” Kur fjala s’më del bëj një fotografi!...” me fotografi ar-tistike të shkrimtarit dhe poetit Rizah Sheqiri i cili krahas aktiviteteve të shumta kulturore, arsimore e letrare fotografinë e ka si hobi. Rizah Sheqiri përveç fotografive të përcjella me tekste poetike në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, në një stendë të veçantë ka ekspozuar edhe librat e tij në gjuhën suedeze dhe në gjuhën shqipe. Kjo ekspozitë është vizituar nga shumë vizitorë dhe ka zgjuar interesim të gjërë tek publiku.Ekspozita është e aranzhuar nga NBV Sud-dost - (NBV e Regjionit Juglindor të Suedisë) e njohur për mbshtetje dhe për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, arsimore,etj.Kjo ekspozitë personale e Rizah Sheqirit e dyta brenda këtij viti do të do të qëndrojë e hapur deri në fillim të prillit.

Pas librit me poezi Prej shkëmbit rrjedhin lotë, këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht drama Me fat Martesa, e poetit dhe drama-turgut kosovar, Jusuf Zenunaj. Është vepra e parë e një autori nga Kosova, të cilit i botohet një dramë në gjuhën rumune. Libri Me fat Martesa, de facto, del në dy gjuhë (shqip dhe rumanisht), duke patur për ideator Jeton Kelmendin, redaktor të versionit në gjuhën ru-mune, Mihai Antonescun, autor të pikturës në ballinë, Ramë Ukajn, ndërsa autorë të përkthimit, Adri-ana dhe Sherban Tabaku. Libri del në dritë nën përkujdesjen e redak-sisë së revistës Albanezul / Shqip-tari. Nga Përmbajtja : Bibliografia në gjuhën rumune, drama e Jusufit në gjuhën rumune, drama e tij në gjuhën shqipe, dhe bibliografia në gjuhën shqipe. Subjektin e dramës përkatëse e gjeni në luginë të këtij prezantimi të shkurtë, që ka për mision njohjen e lexuesit

me afirmimin e vlerave shqiptare edhe në gjuhë të huaja. Kush ka kohë mund ta lexojë ngase është fjala për një subjekt delikat ku gërshetohen elemente të trad-hëtisë bashkëshortore dhe tema tjera që ndërlidhen me Kosovën dhe jetën e shqiptarit në mërgim.Jusuf Zenunaj u lind në Novoselë të Pejës (1958). Kreu studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kosovës, ku ndoqi edhe studimet pasuniversitare. Profesor i gjuhës shqipe në Pejë (1983/92). Që nga viti 1992 jeton dhe krijon në Belgjikë. Krijimet e para filloi t’i botojë në shtyp, që nga viti 1980, në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Zvicër. Më 1989 prezan-tohet me poezi në librin Roje drite, të Klubit Letrar Karagaçi, në Pejë. Është laureat i Çmimit të Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës (Prizren, 1991). Shkruan për fëmijë dhe të rritur. Brenda një viti (1996), Toena e Tiranës ia botoi

veprat: Klithmë e këngë (poezi), Ma falin një varr (dramë) dhe Rrugët m’i dhe ti (dramë). Më 2008 iu botua në gjuhën rumune vëllimi poetik Din stâncă curg lacrimi/Prej shkëmbit rrejdhin lotë, versioni shqip i së cilës iu botua edhe në Tiranë (GlobusR, 2009). Në përmbledhjen poetike Klithmë kënge ka përmbledhur poezi motivesh të ndryshme që shquhen për origjinalitet. Ka botuar poezi të panumërta në gjuhën franceze, në revistat Les Elytres du Hanneton dhe Les reflet de chez nous. Është anëtar i Shoqatës letrare Grenier Jane tony dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve Frëngjishtfolës të Mbretërisë Belge. Më 2007 është prezentuar në An-tologjinë e poezisë frënge, botim i revistës Les Elytres du Hanneton. Shkruan për fëmijë dhe të rritur, poezi e drama. Ka botuar 4 libra për fëmijë: Pse nuk vjen Diellza në Shkollë (dramë), Dielli e ka fajin (poezi), Jam çadër në ajër (gjëegje-za), Mos e harro qytetin e lashtë (poemë).

«Me fat martesa» e Jusuf Zenunajt doli këto ditë në gjuhën rumune

17

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

Sokol Damaku: DITA E SULLTAN NEVRUZIT U SHENUA NE MENYRË MADHESHTORE NE BORÅS TE SUEDISE Me 22 mars shenohet Dita e Sulltan Nevruzit. Ne ishim prezent në manifestimin e organizuar nga ana e sektit musliman shqiptar Sufi në qyetin e Boråsit, ku me këtë rast ne biseduam me Sheh Mahir Mahmutin rreth aktiviteteve që organizojne keta në diasporë

Sheh Mahiri thot se ne Suedi ka ardhur para 18 vitesh dhe se gjatë gjithë kësaj kohe është angazhuar ne ruajtjen e traditës fetare të muslimaneve ne diasporë. Ne ketu ne Borås ne vitet 90 kemi pasur nje Teqe me 80 anëtar por pasi u shperngulem në nje lagje tjeter te qytetit dhe Tarikati filloj të shpern-dahet, disa u kthyen ne vendlindje, disa kaluan ne qyetet tjera e sot ketu në lagjen Hässlehålmen te Boråsit kemi mbetur shume pokë anëtar, por edhe keshtu e mbajme gjalle shpirtin fetar. Une jam edhe Imam ne xhamin e ketushme ku cdo të premte ua fali Xhuman besimtareve mysliman të të gjitha mkombësive që jetojnë ketu ne këtë qytet. Ne kishim Teqen por sot nuk e kemi e shkak është numri i pakët i anëtareve por aktivitetet tona fetare ne i zhvillojmë ne xhamin e ketushme si ne e quajmë Xhamin e Arabeve ketu ne qytet ku edhe une jam Imam.Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë, në Iran dhe disa vende arabe, është dita e Vitit të Ri, kurse tek ne shq-iptarët është festë fetare për Ko-munitetin Bektashi. Festa e Sulltan Nevruzit nuk është festë vetëm e sektit bektashi, por është festë edhe e të gjithë shqiptarëve Në bazë të asaj që njeriu mund të gjejë dhe të lexoj mbi fenë del se Bek-tashizmi nuk është sekt, por është një tarikat, apo udhë shpirtërore, si shumë të tjera, që ka për bazë Kur’anin dhe Traditën apo Sun-netin e Muhammedit (a.s.). Pra, Bektashizmi është një udhë mistike islame, kurse bektashinjtë janë muslimanë, por janë edhe pjestarë të këtij tarikati. Fjala tarikat është fjalë arabe, e cila rrjedh nga

prej kësaj dite ka më shumë ditë, ka më shumë dritë. Kësaj feste i kendoi edhe poeti ynë i madh Naim Frashëri tek poezia ”Dite e re”Sot është një dit’ e rezë,që përsëritet moti,lint vera.lint ngrohësija,lint Aliu ,vetë Zoti.Është një dit’ e bekuar,që rrjedh qiejshit bukurija,del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija...Ngjallen të vdekurit gjithë mal’ e fusha gjelbërojnë,Qielli qesh,dheu gëzohet dhe luletë lulëzojnë.Thonë dimëri na prishi,por s’na humbi dot për jetë,Erdhi kjo dit’ e na gjeti,nuk e la dhenë të shkretë.Qielli është ndrituar edhe bërë fytyrë-fytyrë.

fjala tarikah. Nese njeriu hynë dhe lexon mbi Tarikatin, atëhere do meson se tarikati është rruga apo drejtimi, me disa metoda të veçan-ta, duke iu përmbajtur Sheri’atit, nën drejtimin e një udhërrëfyesi,ku me anën e pastrimit shpirtërorë të largon nga egoja yte, dhe të afron drejt Krijuesit, të së Vërtetës. Bek-tashizmi, si shumica e tarikate tjera në fenë Islame, e ka marrë emrin prej pasuesve, ndjekësve, apo nga themeluesi. Kjo festë pra, Nevruzi është një festë e lashtë pagane edhe sot e kësaj dite në Iran kremtohet si fillim i Vitit të Ri, kremtohet edhe në Irak, Afganistan, Uzbekistan Azerbajxhan, Turkmenistan, Ka-zakistan, Taxhikistan, Kurdistan dhe në disa vende të tjera.Kjo festë, Nevruzi, përputhet me fillimin e pranverës, ringjalljen e natyrës, mbas dimrit të ftohtë, të gjatë, të vështirë. Në këtë ditë ba-razohet dita e nata dhe duke filluar

18

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballka-nas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as prob-lemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendo-sura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti alban-ologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

RASHË QË RASHË, PO JU QES EDHE GJOVE Në një fshat të malësisë së Opojes, si në shumë vende tjera të Kosovës, shkaku varfërisë, njerëzit banonin nën një çati me kafshët shtëpiake. Poshtë ahuri, lartë dhomat banuese. Një natë, një fshatarë duke fjetur sipër ahurit, pasi dërrasat që ndanin këto dy pjesë ishin vjetruar dhe kalbur, bie brenda në të. Fshatari i habitur, herë shikonte vrimën sipër nga kishte ra e herë vështronte gjënë në ahur. Pasi u kthjell pak, po thotë vet me vete: “Rashë që rashë, po ju qes edhe gjove...” QË KA ME HËNGËR DREQI E KOM DITUN, POR... Një nuse e re, diku në dukagjin, kish pas qëllua me një vjehërr shumë të keqe. Vjehrra ishte shumë shpirtzezë, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qëllua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithë atë trysni. Një ditë nusja shkon në gjini. Pas nja dy ditësh po vjen i shoqi e po i thotë: Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi! Hajr na koftë, çka paska ba vaki? Ashtë djege shpia. Mrena ka qellu nëna e asht djeg bash me të! Nusja pe luan kokën e po thotë: Që ka me hëngër dreqi një ditë e kam ditun, por që ka me hëngër t’pjekun, s’ma ka marr mendja!

19

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, prill

JEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari” vazhdoi deri më 13 janar 2006. Ndërkaq nga 16 janari 2006 programi në gjuhën shqipe transformohet në format të magazinës dhe merr emrin e ri ”Jehona”.Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë pason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap, atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, prill, 2009

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Hakif Jashari; Agron Cela [email protected]; Bahtir Latifi; [email protected],Bashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Julia Janku,Athinë;[email protected]

Adresa e redaksisë,[email protected];Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20, 503 07 Borås,Suedi Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: www.immi.se/tidskrifter/dituira

20