20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI KOSOVË Foto: Shkelzen Rexha nga ekspozita PIKA në Prizren e do jetë prezent në Borås me 16042011

DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 2

QKSH “Migjeni”

DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen Rexha nga ekspozita PIKA në Prizren e do jetë prezent në Borås me 16042011

Page 2: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

2

Sokol DEMAKU NË GÖTEBORG TË SUEDISË U MBAJT FESTIVALI I RADIOVE LOKALE MË TITULL “NÄRRADIOGALA”

Mbrëmjen e të ejtës së fundit të muajt janar në Göteborg të Suedisë u mbajt festivali i radiove lokale nga Västragötalän. Në këtë fesitval u paraqite edhe e vetmja radio lokale shqiptare nga qyteti Borås i Suedise me një prezentim të shkurtës të puenës së redfaksisë së saj si dhe një prezentim të

gjuhës, kulturës dhe tra-ditës shqiptare.Festivali u mabjt në sallëne njohur për mbremje të tilla në qyetin Göteborg ”Valands festvåning”.Në festival të organizuar nga Shoqata e radiove lokale me emrin ”Radiotor-get” dhe në bashkëpunim me ”Studiefrämjandet”nga qyteti Göteborg, pastaj ”Västra Götalandsregionen Konst- och kulturutveck-ling” nga Göteborg dhe 26 Radiot lokale ku në mesin e tyre është anëtare edhe Radio dituria, e cila është

mjaft aktive në të gjitha aktivitet që organizohen nga ”Radio torget” këtu në regjionin përendimor të Suedisë.”Valands” salla ishte embushur me miq dhe mysafirë, adhurues të radios, ishin prezent edhe perfaqesues të komunes së Göeteborg, pastaj perfaqë-sues të Radio Suedisë, të cilët mbeshtesin punën dhe aktivitetin e radio lokale ne këtë regjion me ndihmë në aftësimine kuadrove teknike dhe atyre gazetareske të këtyre radiove lokale.Të gjitha radiot pjesëmarrëse paraqiten para të pranishmëve nga një film të shkrutër dokumentar për punën dhe aktivitetin e tyre në informimin e bashkëkombasve të tyre në gjuhën amtare, me rrjedhatë e jetës aktuale kulturore në vend këtu dhe vendlindje.Këtu do japin disa karakteriska me interesante per Radiod iturine, punën e saj dhe aktivitetin që ajo zhvillon në qytetin Borås.Radio dituria” radio lokale në Gjuhën shqipe në qytetin Borås, është organ i Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås.Radio dituria është një radio lokale shqipe me seli në Borås që emiton program një herë në javë cdo të mërkurë nga ora 18:00 – 19:00 në gajtësi valësh 92,5 Fm dhe nga java e parë e janarit emiton një orë program edhe ne internet po në të njejten kohë nga ora 18:00 deri në 19:00 dhe ate mund ta degjoni në internet në këtë web adresë:http://www.borasnarradio.se/webbradio.htmlQellimi me këtë radio është që shqiptarët të lidhen sa më afër më njëri tjetrin, që të prezentohet kultura, tradita dhe gjuha e tyre shqipe ne keto troje

ku jetojne dhe ve-projne shqiptarët.Radio dituria ka de-gjues nga mosha të ndryshme, duke fil-luar nga fëmijet deri tek të moshuarit.Anëtarët e redaksisë së radioditurisë janë për ate që të bejnë hapa përpara që të krijojm dhe ruajn identitetin tonë kul-turor këtu ne Suedi.Kjo është një urë lidhëse për botën e fëmijëve me vendlindjen.

Një fakt është prezent se komunitetit shqiptar në Suedi ka një përkrahje të madhe dhe kjo është ana pozitive e punës së redaksisë së kësaj radioje dhe se kjo ka jehonë shumë pozitive në jetën e shqiptarëve në Borås dhe rrethinë.Redaksia e radio diturise falenderon të gjithë bashkekombasit që kanë votuar për radio diturinë në internet në gare¨n eper radion me të mire të festi-valit.Në fund nga organizatori i festivalit ”Närradiogalla” Radio Dituria u shperbye me një stay me simbolin e “Radio torget” të cilëne mori redaktori i radios.

Page 3: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

3

Kadrije MENIQI Ëndrra ime u bë realitet

Kur ecin vite e vite,secili ndalemi diku në pritjet tona,përfundojnë dhe ëndrrat dhe studimet,numrojmë të arriturat tona,bëjmë planet tjera para vetes...si e çfarë tutje...Kthehemi pas mendojmë figurat idole që kemi krijuarqysh në fëmijëri,kur të rriturit na bënin pyetje se çfarë do të bëhesh kur të rritesh...Imagjinata ime sjellte para meje një mësuese shembullore,një krijesë engjëllore, vizatuar figurativisht si në abetare, me një ditar, me një buzëqeshje, me shumë shtigje diturie nën sqetull...Atë rrugë e zgjodha me vetëdëshirë edhe kur faktet shpeshherë na ndeshnin me zhgënjimin,jovlerësimin ,unë ndoqa vullnetin tim,për t`i prirë një procesi jetësorë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.Duke u grindur me realitetin, duke u rritur me sakrificën,duke u pjekur me pengesat,asnjëherë nuk m`u shua ëndrra e të qenurit mësimdhë-nëse në shkollën shqipe të atdheut tim,Kosovës sime,një vend i vuajtur,një lule e çelur n1% mes Evrope.Do të jem unë pak ajo Afërdita e Spasses,vetëm një pjesë e vullnetit të hekurt ,si duhet të jemi të përgjegjshëm para synimeve që ia vëmë vetes sonë,le të jem unë pak shembulli i mbijetesës së vullnetit mbi mundësinë,deri në kohën kur shoqëria ime,shteti im ,kthen dinjitetin e nëpërkëmbur të mësimdhënësit.Po bëhem gati për një rrugë të vështirë, me plot vullnet,me plot energji e dashuri,të jem në shër-bim të gjeneratave të reja ,që presin nga ne...Modestia,sinqeriteti,përkushtimi,janë virtyte që njeriu ndërton në jetën e vet,si dhe sa do t`i përdorim nuk varet gjithmonë nga ne. Por përpjekja ime betuar para vetes,do të jetë e përjetshme,andaj kam shpresën e të qenurit shembull,si një mësimdhënëse që do të jetë model për gjeneratat e reja.Për të gjithë ka një shpresë,ditë të mira janë duke ardhur,secili pranë detyrës së vet,do të bëhemi të fortë,një vend ku lulëzon arsimi ka të ardhmen e sigurt.“Detyra më e rëndësishme e qytetërimit është të mësojë njeriiun të mendojë”.Këtë ese e kam shkruar në vitet e 90 kur jam punësuar si mësimdhënëse, ndaj shpreha dëshirë që edhe miqt e mi të dashur ta lexojnë. Me respekt Dija!

Anjeza SAKAJ PËRSE?Terri i natës i shuajti dëshirat si qiriri shuhej pa u ndier nga flaka ,e zemrat e vogela i pushoi nen tik takun e fundit te mesnates. Qielli vajtonte me lotet e dhim-bjes mbi mushaman gjysem te gerrisur nga era te kasolles se ftohte .Aty ku thureshin endrrat,aty ku deshirat dhe shpresa rriteshin per dite me dockat e vogela, aty ku kete mesnate syckat e pafajsise u mbyllen te drobitura nga vuajtjet ,duke rendur pas bu-kurive te imagjinuara dhe te kerkuara,per ti prekur e jetuar vec ne endrra. Per cdo nate lusnin per ate qe kurre dot se paten,nje shtepi te ngrohte ku zjarri nuk do te shuhej ,lodra qe vec dyqaneve shumengjyrshe ar-riten ti preknin vec me shikim,lumturin qe duhej ti perkiste cdo femije ,gjithcka qe deri me sot se perjetuan dot. Enderronin per cdo nate, dhe kur ne mengjez zgjoheshin perseri ndjenin zhgenjimin ti mbeshtillte me te ftohtin e sofres se zbrazet,te vatres ku dhe hiri ish i shuar. E sonte ,sonte vendosen te rendnin perseri te lumtur, aq e bukur ish imagjinata sa kur mengjesi agoi ,per cudi femijet kishin harruar te ktheheshin.....Ne hapesi-ren e kalter fluturuan shpirtrat e pafajsise ,zoti celi portat e parajses,dhe me rrezet e dashurise,i perqafoi ne krahet e tij,ne gjirin e diellit i prehu per ti ngrohur trupat e ftohte nga jeta,per ti ringjallur shpresen se tashme realiteti nuk do te jete me nje kaf-shate e hidhur,se tashme ajo qe s’prekej dot as ne enderr , u perkiste dhe atyre. Po kush mundesi pati e doren nuk e zgjati perpara se zoti furishem te uleriste e ti thoshte ndal vuajtjeve? Pse askush nuk i vrejti njehere lo-tet e ciltersise? Pse askush se ndali njehere hapin te degjonte zene e mekur te drejtesise feminore?Pse askush su dha mundesi zogjve te shtrinin krahet per nje fluturim te lire,per te mos i lene te treteshin ne terrin e na-tes. Ku po shkon kjo bote valle?Kjo jete e mallkuar pse lendon me vuajtje foshnjesh? Kjo nate pse shuan rrahje zemrash? A ndoshta per ti dhuruar paqe e qetesi,per ti larguar nga brengat?Qielli ende vajton kete mengjes udhet e shkolles i lagu nga dhimbja, ne klasa mesueset marrin mungesat te brengo-sur ,e syte e perlotur ndalin mbi bangat e zbrazura ,tufat me lule vendosur mbi to tregojne,se si lulet femijet ishin .....Perse ?Perse valle?Askush nuk po kthen nje pergjigje ajo cka eshte reale eshte qe egoizmi po shkel me kemben e hekurt mbi meshiren njerezore......

“Zemërimi është mekanizëm mbrojtës. Mbro-hemi për shkak se jemi të frikësuar”, L. Hej.

Daut Demaku

Vrasësi më tinzak, më i rrezikshëm dhe më i padukshëm, është zemërimi. Kjo energji e natyrshme në qenien tonë, për ilustrim që të qartësohet më mirë, mund të krahasohet me rrymën elektrike. Të gjithë e dimë se rryma elektrike është e domsodoshme, madje në botën moderne gati se pa rrymë nuk mund të ketë as jetë. Rryma, është e ditur, përdoret për gjithçka: për dritë, transport, ngrohje-ftohje, telekomunikim, për të gjitha aparatet, për të gjitha makinat prodhuese, për të gjithë kompjuterët e robotët... thjesht si të thuash për gjithçka. Por, në qoftë se ndaj kësaj mrekullie të quajtur rrymë e bëjmë VETËM një gabim: prekim telat e xhveshur të rrymës, ajo të bën shkrum e hi brenda një çasti.E njëjta gjë ndodhë edhe me zemërimin. Në qoftë se do të dimë ta përdorim këtë energji të natyrshme, valët e zemërimit do të kalojnë nëpër ne pa asnjë shënjë e asnjë pasojë. Por, në qoftë se nuk e njohim këtë energji, sidomos në qoftë se nuk i njohim pasojat e saj, atëherë rrënimet shkatërrimtare që mund t’i krijojë zemërimi, për një periudhë bukur të gjatë kohore, nuk do të mund të riparohen.Do t’iu referohem autorëve të literaturës inspirative që qartësojnë dy momente shumë të rëndësishme për jetën. E para: ç’është zemërimi dhe si duhet të lirohemi prej tij. E dyta: qysh mund të ndërrohet kahja e mendi-meve që të jemi vërtet të qetë dhe të lumtur?

SI TË SILLEMI NDAJ ZEMËRIMIT?Zemërimi – thotë literatura – është proces normal dhe i natyrshëm. Më së shpeshti zemërohemi për shkak të gjërave të NJËJTA.Kur jemi të zemëruem, ndjejmë se nuk kemi të drejtë ta shprehim zemërimin tonë dhe, prandaj,, e PËRMBAJMË. Ky zemërim i përmbajtur rëndom grumbullohet në pjesë të caktuara të trupit dhe manifestohet si SËMUNDJE. Zemërimi me vite grumbullo-het në të njëjtin vend. Për këtë arsye, me qëllim të shërimit, është e domodoshme t’i SHPREHIM ndjenjat tona. Në qoftë se nuk mund t’ia thoni drejt në sy personit që iu ka zemëruar, ndaluni para pasqyrës dhe filloni t’ia thoni sikur pasqyra të ishte personi që iu ka zemëruar. I thoni: jam (i,e) hidhëruar në ty”. “Më ke lënduar” e të tjera të kësaj natyre dhe vazhdoni kështu derisa të liroheni plotësisht nga zemërimi. Pastaj merrni frymë thellë, shikojeni veten në pasqyrë dhe pyetne veten: “Çka ishte ajo që shkaktoi zemërimin e këtillë në mua?” Sikur të arrinim ta ndry-shonim sistemin tonë të BINDJEVE, i cili e ka shkaktuar këtë sjellje, atëherë ne kurrë nuk do të kishim nevojë të zemërohemi

Page 4: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

FAQJA E POEZISË

BAJAME HOXHA MOS ME BEJ QEJFINAshtu kot më erdhimbrëmë drithërima,Nga një mburrje që më bënë ishte shumë vonë,tek po rrinja mendueshëmpërpara ordinatorit, po flisja me vete,Atëhere shkrova:Një poezi dashurieSi për të kujtuar kohërat furtuE një dhimbjeje të pafund,Që prej saj mora një grimë helmi,Për ditët e stuhishme,Për mjerimin e rinisë sime,Dhe s’u shërova kurrëEh, psherëtimat nuk heshtin,Ato, flasin me veten time,Më shajnë, më bërtasin , më kritikojnë,E qahen prej meje,Paskam qenë e keqe...ehNa helmove, më thonëPo, e di, e keqe kam qenëhelmova ndjenjat,psherëtimat, mendimin,Sikur të kisha dy psherëtima, dy ndjenja dy mendime,Mjerishtn, kisha një ndjenje e su bënë kurrë dy,Kisha një mendim të blertë,E mbetën, shumë psherëtima për rreth...

Anjeza Sakaj

Te pafajeshmit Shkretetire e madhe , heshtje varri ,Levizin vec gjetheve e pemeve dhe bari . Mbizoteron qetesia , enigma e nje pajetesie , Ecen vjedhurazi mes saj jeta dhe njeriu . Era e ftohte vjen rotull neper oborr , Sikur do te rrembej jeten ne dore . Mes shkretetires kjo ftohtesi perfshin egersisht , Ata qe kurre s’kane pasur , mbi asgje gisht ...,

4

Remzi Basha

Trimërisht historinë ndritiKushtuar luftëtarit Sadik Haliti Trimërisht historinë ndriti Trimi ynë Sadik halitiNë beteja prin I pariBir Kosove zëmërluani Kush lufon trimërisht në ballë ?Sadik Haliti trim I rallë Nuk pranohet robëria Këtu janë trojet e mia Në luftë trimi I sprovuarDardani s’të kam harruarTi më linde dhe më rrite Oj Kosove me zëmër drite am krenar oj toka imeTokë e mbushur me mundimeTë luftoj si trim luan Le të vritem për vatan

Venka Capa

Debora ne syte e mi!Hedh syte nga mali i Dajtit ,ai dremit qetesisht’ ,eshte mbuluar me puder te lehteqe embelsisht te deh . Pemet kane veshur nje mantel te bardheme zogjte kane bere miqesi ,nen tingujt e cicerimavekercejne te emblen melodi . Hapesira qiellore ka tendosndricimin e saj tinezisht ,dielli i lagur rrezet e tij ka shtrire

ne imagjinaten e ngrohtesise . Po u...

Mimoza Bici

NGA LARG

Gjethet e pemëve folën ngadalë,Me shpirtin tim të trazuar.I shoh të bien çdo ditë,Lehte-lehte mbi trupin tim:Lëndojnë dashurinë.Mos më shih,Me sy të deshpëruar.Jam e jotjaDhe pse larguar!Sa më shumë vuaj,Më shumë të dua!Gjethët prapë pemët,kanë për t’i mbuluar!

Adelina Dokja

Ku je shpirti im?

Janë vargje te ngritura deri ne thjeshtesiper ty, i dashuri im bartin mall !Çfare ruaj ne shpirt dua te te rrefejper flaken dhe driten e pikëllimit!

Nëse i lexon nje ditë mos u befasoperse ka zjarr e në të unë digjençdo çast vetmia me shkrumondhe ngrij ne heshtje si acari!

Te ishe prane meje do te shikoje lotëtpushtuan permasën e rrjedhes nëper faqese zemra ndjente tërbimkur klitha : Ku je? Ku je shpirti im!

Page 5: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

5

Nexhat Rexha DETERMINIM NDRIÇUES ME TEMATIKË AKTUALE Ibrahim Kadriu ”Gloria në mes”, Botoi ”OMBRA GVG”, 2010,fq.225.Jeta krijon llahtari, e në të shumtën e rasteve ajo depërton edhe në poret më të ndieshme të saj. Kuptimisht, ndërhyrjet e koncepteve marrin trajta nga më të ndryshmet.Verbi i të shprehurit është përditshmëria konstatuese që i jep kuptim kohëve. Ndërsa, veprimet dhe ndërhyrjet krijojnë skena nga më të ndryshmet, e në disa raste deri edhe në absurditet.Për të kuptuar këtë absurditet të jetës nëpër kohë e faza të ndryshme të zhvillimit të shoqërive njerëzore është edhe nje herë më shumë se absuritet të shpaloset ky motivim i ngjarjeve që kanë ndodhur apo mund të ndodhin.Duke lexuar romanin e Ibrahim Kadriut ” Gloria në mes”, lexuesi kupton e mëson se flijmet e fateve janë nga më të ndryshmet dhe ato në të shumtën e rasteve mbeten te heshtura , e të pa indentikifikara. Pse ndodhë kjo?. Është kuotizacion që kanë prodhuar shoqëritë me platformat e tyre të njëmendësisë totalitare, e kush ka pësuar në këto rende botërore,autori me mjaftë elegance artistkike ka depërtuar nëpër këto vrima te pa dukshme të të ndodhurave, që ato barten përmes ktyeprotaganistes me disa emra; Dila, Tringa, Sadja, Hyria, Gloria. Narracioni i ngjarjeve përmes protagonistes, bartë dhe ruan ne vete intimitete tmerruse, por që të gjitha ato kanë lidhje me fatin e saj dhe me traditën tonë, të cilat janë ruajtur me një krenari shëmtuese për zhvillimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit tonë, fatkeqësisht të ushqyer vazhdimisht nga kruzhoqe të farkuara mjaftë bukur , e që njeriu ynë nëpër faza të ndryshme historike është protagonistë që ka bartur dhe ushqyer me mundin dhe djersën e tij këto blloqe politke, herë me vetëdije e herë pa vetëdije.Depërtimi në thellësi të këtyre intimiteve është i besueshëm, sepse autori nërpëmes protagonistit Bali Tuzi, ka dhënë dëshmi dhe ka shfaqur aftësinë e tij krijuese, duke qenë i vemendshëm në të ndodhurat e fatit të kryeprotagistes së romanit.Kompozicioni dhe imperativi në shtjellimin e ngjarjeve ka harmoni dhe ajo gjithnjë raun në kerelacion ngjarjet dhe zhvillimin e tyre ne kontekstin kohor, që lirisht mund të kuptohet për ata, që dinë pak apo kanë informacion për këto shtjellime nëpër vorbullën e rrjedhave të kohëve në hapësirën gjeografike shqiptare, që kanë ndodhur me të gjitha skenat e dëshirueshme apo të pa dëshirueshme.Identifikimi i peronazheve shtron dhe klasifikon apo bënë glorifikinin e të bërave dhe përcakton klauzolat e veçanta të tipareve, që bartin njerëzit, pavarësisht gjininë e tyre. Autori, ka skalitur edhe groteskun me saktësi, si; momente, skena e portrete, që janë të pranueshme në logjikën e veprimit konkrekt si dhe bartjen e lidhjen e tyre me kohët, që përcakrojnë klonimin e shoqërive si keto me rend e dialektikë Ballkanike. Prandaj, njeriu ynë është pjesë e këtij rendi edhe pse nuk është bartës i këtyre rendeve, por është protagonistë zhvillimor i këtyre etapave historike. Autori ka arritur të bëjë ndryshime për të mirë, sepse vetë e kaluara e popullit tonë nën robërinë e shekujve ka kultivuar dukuri, e vese që gjithnjë kanë gjetur vend nëpër shtresat e disa familjeve, të cilët pastaj me dinakërinë e tyre pushtuese, edhe kanë bërë jetën instituconale duke i shtrirë rrënjët sa më thellë, duke dëmtuar gjymtyrët më të ndieshme të kulturës sonë. Gjithnjë në damkosje për etnitetin tonë.Ibrahim Kadriu, përmes rrëfimeve ka pasqyruar ngjarje të para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ai ka dëshmuar se nuk është vetëm kronikan, që ka ruajtur në kujtesë këto të ndodhura, por me tërësinë e romanit ka dëshmuar se është njohtës i thellë i traditës sonë kombëtare. Për të shprishur këtë të keqe, e për të rifreskuar memorien se, dëmtuesit, dëmtojnë vazhdimisht shoqërinë tonë. Prandaj, ai freskon , e rifreskon memorien e lexuesit për të afirmuar vlerën njerëzore, në njëren anë, përmes Glorias, kurse në anën tjetër përmes Sefos, të kthen në retrospektivë se tipat e tillë edhe sot janë element turbullues se ata dinë të depërtojnë dhe vazhdimisht dëmtojnë fatet e njerëzeve dhe të shoqërisë. Njohësit e realitetit tonë, se paku të ketij gjysmëshekulli të fundit, e kanë të qartë se ky soj edhe sot ka arritur të, depërtojë edhe aty ku nuk eka vnedin, në institucuone. Sepse, serviliteti i tyre është shumë ndjellakeq. Ata janë tipa kameleon, mashtrojnë edhe idealistët e dikurshëm, duke i shërbyer atyre, për të mbuluar të kaluarën e zezë të tyre. Duke u thirrë në merita, të atyre që nuk janë më. E rëndësishme është mënyra e qasjes dhe paraqitja e rrëfimit, si dhe dukja e imazheve nëpër kohë, e këto pamje ndriçojnë kultin e vlerësimit dhe të demaskimit, edhe si temë, edhe si pamje të karakterit të bartësve, sepse e kaluara ka funksionaur në rrjedhat e këtij trolli, vetëm permes prizmit; e sotmja është lule, e djeshmja ferrë, kurse për të nesërmen me eufemizem e mbeshtjellur me gënjeshtra te hermetizura.E këto hallka me korozion, autori dëshiron t`i pastrojë dhe kështu më mirë, sot se nesër, të hiqen temat e ngjarjet tabu. Marrë në tërësi, Ibrahim Kadriu në romanin “Gloria në mes”, ka parashtruar përgjasimet e karaktereve njerëzore, nga të gjitha shtresat shoqërore, gjithnjë me origjinalitet e frymë kombëtare, sepse vetem krijuesi mirëfilltë, i shtyrë nga dashuria e etnikumit, shkrinë artin në jetë dhe di të orientojë shigjetën kah e nesërmja.Ibrahim Kadriu në roman është treguar i vëmendshëm në trajtimin e kësaj problematike që shtjellon në të, sepse tamatika e romanit është e nje periudhe të re historike,në të kemi motive nga trashëgimia e bartur nëpër periudha të ndryshme historike.Mirëpo, ajo që e bënë veprën konkrete dhe pikë orientuese e saj është funksionaliteti tematik, për t`ia dhënë lexuesit jo vetëm iden se çfarë ka ndodhur, por edhe për t`i dhënë atij vetëdijësimin e misterit të kësaj bote.Në roman kryprotagonostja me disa emra është paraqitje në kontuniutet, e cila bartë në vete ngjarje dhe fate. Ajo është një grua me veçanti, që në vete ka moral, ka idealizëm ,por ajo që e dallon atë dhe i jep shpirtë romanit është shkashtësia e saj, edhe kur ajo gjendet në situata të ndërlikuara. Këto tipare të saj, janë veçanti të njerëzve, sepse ajo dinë të luaj rolin në jetë në çdo moment. Ajo është(vrasëse)në vetëmbrojtje në dy momente por, ato vrasje janë shumë domethë-nësese, e para në mbrojtje të nderit të shtëpisë dhe moralit të saj, kurse vrasja e dyte ka peshë atdhetarie dhe kështu ajo shpalosë edhe tmerrin e nje lufte, që ka instaluar pushteti serb ne Kosovë. Pra , ajo fiton simpatinë e lexuesit dhe edukaon njeriun. Edhe punësimi i saj në njërin nga institucio-net e Kosovës, në atë të pas luftës dhe nëpunësi keqpërdorues japin pamje realiste dhe shumëkuptimplote. Autori, mëton për mes këtyre skenave të funksionalozojë problematikën aktuale. Kush mund ta demantojë këtë dukuri shëmtuese edhe në ditët tona. Mirëpo, kryprotagonistja e romanit, të gjitha veprimet i bënë me vetëdije e shkathtësi të natyrshme. Ajo nuk dramatizon, por vetem ilustron dhe bën shtegtime për zgjidhje ekzsitenciale, gjithnjë me konspiracion të arsyeshëm. Pikërisht veprimet me koncepcion e qartësi krijojnë mundësi për të arrirë atje ku synojnë dy protagonistët e romanit.Koordinatat e romanit reflektojne faza të rëndësishme historike të shoqërisë sonë. Ato kanë shtrirje e dimensionalitet mbi absurdin si dhe me ruajtjen e kujtesës mbi kokrteten.Ibrahim Kadriu në këtë roman si dhe në disa të tjerë, sublimon të ardhmen, duke ndriçuar edhe kontrastet e kohëve. Ajo që e bën këtë roman më tërheqës, është koncepti identifikues i tërësisë së shtjellimit të të gjitha ngjarjeve të trajtuara në vepër, si dhe roli i personazheve kryesore, që aktualizojnë ngjarje, e skena edhe nga barbaria serbe gjatë vitit 1999, sepse ata ruajnë në vete kooperativitetin simboli-zues në realizimin e referencave me procedim të ambientit autokton.Pra, kryeprotagonistët e romanit Gloria dhe Bali Tuzi, arsyetojne gjakimin në të gjitha veprimet e tyre. Ata janë heronj ne vete e të pa identifikuar dhe nuk dëshirojnë reklamim, por ndriçojnë eklipsin e kohëve tona, sepse ndërtojnë e avansojnë kompleksitetin kohor, si dhe arrijnë të shpalosin nyjat e psikikën e individualiteteve me mospajtime gjatë periudhave deformuese. Dhe kështu, ata krijojnë raporte e marrëdhenie të qëndrueshme, sepse gjithnjë janë në kërkim të zgjidhjes dhe luajnë rolin ndërveprues me argumente të racionales. Tërësia e shtjellimit në roman determinon konceptin aritstik me ide e ngjarje ndriçuese, për të vën në funksion tamatikën aktuale edhe si domosdoshmëri, edhe si katalizator që vë në veprim e në njohje shfaqje edhe për kulturat e shoqëritë më të të avansuara.Konsideroj, se romani ” Gloria në mes” , i Ibrahim Kadriut, radhitet ndër romanet më të realizua në këtë decenien e parë të këtij fillim shekulli.

Page 6: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

6

Përse e bëjë këtë? E bëjë nga se më vret ajo që sot heshtja për-ballë artit të mirëfilltë,sa po vjen e po bëhet më e akullt me tentim të shkrirjes së tij! A duhet të lejojmë këtë?Asesi nga se disa për hirrë të komercializmit do të kishin vra kulturën tonë të kombit që është ruajtur me shekuj e shumë sakrifica.Sot komercialistët për interesat e tyre imitojnë këngë të reflektuara nga kultura të huaja,madje edhe të huazuara,duke u bërë hite,nga se në vend të zërit vihen në lojë lakuriqësitë,të cilat fatkeqësisht shumë nga publi-kut tonë ia ka ënda!mMegjithatë fatbardhësisht sot ende te ne ka dy grupe artdashësish,ata që duan dhe vlerësojnë artin e mirëfilltë kombëtarë,dhe ata që shquajnë antivlerën për hirrë lakuriqësie!Uroj të fitoi kjo e para, kjo e vlerës së artit të mirëfilltë.Herë-herë ju kemi prezantuar vlera të mirëfillta të artit letrar,muzikor,kurse sot po ndajmë kohën të ju njohim me krijuesen e shquar të muzikës sonë znj.Shëngyle Berisha-Shega.Shengyle Berisha-Shega është nga Hani i Elezit.Ajo si e vogël në fëmijëri kishte dashur artin muzikor,me të cilin ishte ushqyar shpirtërisht,ishte stërvitur dhe kishte filluar sukseset me te.Ajo nisi një karierë me këngën nga dashuria dhe pasioni që kishte për këtë art të bukur.Dëshira i dha pastaj vrull në angazhimet e saja në këngë ,fillimisht në aktivitetet shkollore,në Shoqëri të ndryshme kulturore,koncerte e spektakle të ndryshme.Suksesi i saj i artit padyshimvje nga dhuntia e saj,trashëgimia dhe mbështetja.Shengylja thotë se këtë art të bukur e kishte traditë të përfituar nga gjyshja e saj e cila kishte kënduar dhe kishte pasur mjeshtri në përdorimin e disa veglave.Në shkollë ajo nisi aktivite-tin duke kënduar nëpër kore,solo dhe grupe,ku më pas u inkuadrua nëpër SHKA si.SHKA”SHARRI në Han të Elezit,ku aktiviteti i saj u dallua,la mbresa dhe iu shtuan kërkesat për antarsim në SHKA””,”Ibe Palikuqi””EMIN DURAKU”etj.....Shengylja me një angazhim të pa epur marshoi drejt sukseseve të një pas njëshme,kudo u prezantua me vokacione mjaft të ngrohëta dhe u prit ngrohët nga publiku.Megjithatë kënga nuk bëhet pa mbështetëje,ajo gjeti mbështetjen dhe vullneti i saj i pa shuar i mundësoi të hapëroi jo vetëm në koncerte por edhe në festivale kombëtare si”Kosovarja Këndon”,”Gllogovci”,u laurua me çmime në Gjilan dhe Suharekë,Kaçanik e gjetiu,dhe ngadal por suk-seshëm mbeti e pandashme nga skena muzikore,pushtoi skenën dhe përmbushi kërkesat e dëgjuesëve.Në këtë plejadë këngëtarëshShengylja mbizotëroi në skenë mjaft frytshëm me prezentime mjaft të kërkuara dhe korekte.Ajo nuk e nisi artin për komercializëm,por nga dashuria për të bukurën,vlerën,kulturën dhe si e tillë u qëndroi kohërave mjaft e sukseshme.Më pas Shëngylja për shkaqe të njohura tani për gjithë neve u desht të marri rrugën e mërgimit dhe u strehua në Norvergji.Ajo mori me vete dashurinë shpirtërore për këngën,por iu desht kohë të ambientohet në një vend të huaj dhe me një kulturë krejt tjetër.Adhuruesëve ju mungoj për pak kohë,por kjo mungesë arsyetohet nga se ajo bënte punë me përkushtmëri për projekte të reja.Ajo shkëlqeu në zhanrin e muzikës popullore,por për këtë në një vend të huaj iu deshën disa pregaditje.Shëngylja filloi me një grup të vetin që e mbështetnin të tuboj mjete materiale për pajisjet muzikore,pastaj mori një qëllim të shejtë në mbrojtëjen e kulturës kombëtare në mërgim,duke antarësuar në grupin e vet mërgimtarët e gjitha moshave,ku me të rriturit punonte si koreografe në grupin e valleve,kurse me të rinjët përvetsonte këngët shqipe.Ajo formoi grupin”ILIRIDA”,i cili u bë i njohur për mërgimtarët tanë kudo,por edhe për norvegjezët,të cilët falë këtyre aktiviteteve shtuan interesim

për kulturën shqiptare dhe njohëjen e saj të gjërë.Kultura është ura më e fortë që lidhë popujt në mes vete,duke nxitur më tepër popujt të njohin gjuhën dhe kulturën e njëri-tjetrit.Shengylja pati rastin të prezantohet me kulturën tonë para popullit norvegjez ku me interesim të madh këtë aktivitet e ndoqën dhe e mbështetën edhe qeveritarët norvergjez.Shëngylja ka qenë e koncentruar me gjithë vemendjen në skenë,me këngën me një rrespekt të madh për publikun,ka dhënë gjithë të mundshmen nga arti që të përmbushë kërkesat e adhuruesëve të vet.Poezia e bukur padyshim e bënë këngën e bukur,kur këngëtarja më pas këtë poezi e përpunon ,i jep frymë e melos,e përjeton dhe e bënë të mirëpritur për artdashësin.Nga këngët që do e veqoja është kënga “PLAGËT QË MI DHUROVE”,autori i së cilës është poeti ynë i shquar Imri Trena.Kjo poezi e tij u bë ndër këngët hit të Shengyles,nga se ajo i dha shpirt,frymë,e thelb kësaj poezie,i dha ngjyrë e shije zëri e përjetimi dhe u bë shumë e kërkuar nga artdashësit.PLAGËT QË MI DHUROVETeksti:IMRI TRENAMuzika:MUSTAFË TAHIRIKëndon:Shengyle Berisha-ShegaPlaget qe mi dhurove,me asgje nuk sherohennga dita qe ti shkove,sa vijne edhe shtohenref.. nuk po mudem te harrojmalli per ty,me rri ne gjiooo,per dashurine tone te humburkete kenge,e k`noj per ty!Ditet kalojn me mallëme mungone buzqeshja jotekeshtu m`ke dashure vallëasnjeher s`me kujtoveref.. nuk po mundem..... Një tjetër këngë e saj mjaft e kërkuar është “GOCA E KAÇANIKUT”,ajo tani është në pregatitje e sipërme edhe të një buqete këngësh.Në art nuk dihet çka sjell e nesërmja,por kësaj këngëtarje të dëshmuar që këngët e sajakanë gjetur rrugën deri te zemrat e dëgjuesëve tanë,urojmë me suksese të njëpasnjëshme të rroj në zemër të artit tonë kombëtar dhe gjithë adhuruesve të këtij arti të mirëfilltë.

Shaban Cakolli

NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLTË Do të bëja të pamundurën të gjejë kohë jashta obligimeve të mija,që të i përkushtohem krijuesëve,këtyre njerëzve me shpirt artisti që mes fjalës së shkruar dhe këngës shprehin të bukurën,kryekëput vepra artistike të mirëfillta,qoftë kur shprehin gëzimin,dhëmbjen,mallin,ato mes tyre japin art të mirëfilltë,i cili mbetet në zemrën e artdashësve dhe nuk mund të harrohet.Aq më me përkushtim do të ndiqja dhe do të shkruaja për artistët tanë në diasporë, të cilët fati i keq i përcolli dhenave të huaja, por

për asnjë çast nuk u shkëputen nga vlerat e mirëfillta kombëtare,duke bërë punë të mundimshme për të i kultivuar dhe begatuar ato.

Page 7: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

7

Ksenofon M. Dilo.

EMIR QAFA ESHTE NGA ATA, QE NUK MUND TE HARROHET.EMIRI èshtè bir i komandantit trim tè xhandèrmarisè së Beratit,MYRTO QAFES-shquar né luftè pèr qetèsi e liri tè vatanit po,i burgosur nga komunistèt kur rrèmbyen pushtetin. Fèmijèt,Myrtua i mbrujti me vyrtyte Skraparlite. Qysh né vogèli,Emiri i ngjante erès tè kulmakut e tè qafès Martès,vrullit tè pèrroit tè Mollasit e lumit tè Vlushès. Tregojnè pèr biondin e vogèl-rrethuar me aq dashuri e entusiazèm nga shokèt e tij qè u dha fitoren né futboll sa ,dhe tèrhoqi vèmèndjen e oficerit gjerman.. qè e pèrgèzoi dhe e pyeti:-nga je? Me zè tè lartè djaloshi flok-verdhè,u pèrgjegj:-JAM SHQIPTAR !-Po me armè qèllon dot ti?-shtoi oficeri.-Nèma,aprovoi me lèvizjen e kokès!..dhe..drejt e né shènjè,pa e bèrè tè gjatè.. qèlloi !Edhe njèherè-thanè tè tjerè..Po, e njèjta gjè ndodhi.. me skra-parlitin e vogèl..birin e atyre maleve e kodrave ku èshtè pèrkundur njèherèsh si urtèsia dhe trimèria,si patriotizmi dhe nderi .pèr tè qènè i fjalès dhe i besès- né shènjè goditi !Aftèsitè,sjelljet e tija,kurajua,zotèsia pèr ti kapèrcyer pengesat e vèshtirèsitè pa ju dredhur qerpiku e mbanin lart né sy tè shokève,mèsuesve e tè gjithè atyre qè e njihnin dhe,tèrhoqèn mbi tè vèshtimin e trainerève tè sportit.E patèn né qèndrèn e aktiviteteve te tyre,deri sa mbaroi shkollèn e mesme pedagogjike.Pastaj, ashtu si tèrè shokèt e tij me cene né biografi si Abaz Lumani,Tokli Salepi,Ylli Ruli etj. etj. punèn si mèsues e filloi né Skraparin malor.Shqoi kudo ,qè punoi..Pasqyroi modelin e Njeriut tè drejtè,tè pèrpiktè,,i palodhur né aktivitete kulturale e sportive-brènda e jashtè shkolle e rrethi-Xhaxhi - e thèrrisnin plot respekt tè mèdhej e tè vegji..Mèsues i vèrtetè POPULLI u bè po…,i padekretuar!...Profesionist i shkèlqyer,simbol i qytetarit tè pèrkushtuar né mèsuesi . Né tèrè punèt, vuri nderin e tij,dashurinè pèr Atdhenè,dhe asnjèherè kompro-mis me ndèrgjegjen e tij njerèzore. I dashur me tè gjithè. I urtè,kur kish nevojè pèr fjalè tè urtè..I zjarrtè kur duhej nxitje pèr tè kapèrcyer pengesa..Sy patrèmbur. Shok e mik me kokè! I tillè ishte EMIR QAfA .Si ujèt e zallit tè Blerimès ,ecnin opinionet e pastra pèr Mèsues EMIRIN . Jeta ka nevojè pèr Njerèz tè vertetè,shok e mik tè besès, prindèr tè ndèrgjegjèshèm , organizator tè zot , profesionist dhe njerèzorè,simbol tè njeriut tè ndershèm si ç’ishte pèrherè dhe mbeti né kujtesè tè gjithè -sejcili EMIRI. Falè aftèsive tè tij dhe zgjimit skraparlit, qè e çmon pèrçarjen si shkatèr-rim tè vatrès shqiptare ,me formulèn “vèshtroi punèn dhe jo gunèn” pèr ca kohè e caktuan dhe ispektor, seksioni me shef arsimi, demokratin Abdulla Badronja, veç,ushtrinè Emiri duhej ta bènte né brigatèn e punès(Lushnjè) ..nuk duhej t’ i besohej arma?!..Fituan mbrapshtinat aq sa me zi u regjistrua me korespondencè né Universitet-tè cilin e mbaroi me nota shumè tè mira .Mèsues, qè nuk e humbi kurrè shkèlqimin e Tij. I caktuar né Bogovè , nuk i jepej strehim ! Vetèm njè vendim kish.:”Le tu tregojmè qè edhe né majè tè gurit ,njeriu i zoti e ndèrton jetèn e tij.”..Dhe respekti pèr mèsues EMIRIN..sa vinte rritej..sugjerimi mos u shoqèro me tè padèshiruarin , karakteri itij nuk e pèrfilli.Afroheshe Bogovès e dallonte shtèpia majè atij bregu né anè tjetèr tè Osumit e ndèrtuar me thonjè e me dhèmbè ,vetè ..nè kohè pushimi ! Ndihmoi e shoqja labe-mèsuese Dallèndyshja. Fèmijèt e tij tè vegjèl. Xina e Astriti aq tè dashur e tè zgjuar,ndihmonin babanè e tyre sé togu me Lekèn e vogèl qè nuk u ndahej.. sillte edhe ky poshtè nga lumi nonjè haliq ,me duart e tij tè njoma … .ndihnin tu ndèrtonte shtèpinè Babai..qè kurrè s’kish zènè çekan me dorè.. Plot pjergulla e bletè mbushi oborrin e kèsaj shtèpie Si pèr zili shèmbèllen majè atij bregu!... .Veç pula..JO! Co ku bènin nga ndonjè vezè e dilnin kakarisnin te gardhi te shkreta tèrè kèrkèndi po..halli…qè u dukej aparatçikève sikur pèrbuznin luftèn e klasave…! ndalonte mbajtjen e tyre!..zhvillohej”kapitalizmi né fshat”!.Diskreditojnè politikèn e partisè !!...Zhurma e Osumit duket sikur rrèmben me vehte tèrè atè sallatè propagandistike..tèrè ato “Ahe” ! ..Valèt e tij çfaqnin dhe kèto habinè :”Si èshtè e mundur tè shkrish rininè tènde,jetèn pèr SHQIPERINE dhe,tè ndjeheshe i huaj nè vèndin tend?!..Eh!..Ngjarje pafund do kujtohen … plot respekt pèr kètè burrè,qè motiv tè pèrherèshèm pati:”MIKU NE RREZIK PROVOHET” ”Le tè tunden malet ,mor bir- foli me zè tè lartè Hamalia, njè plakè nga Vèrseshta (sa pushoi séanca gjyqèsore e mèsuesit QERIM HYSENBEGASIT me ato akuza parafabrikate politike ) po , s’bien! kur Emiri burrèrisht i shkoi pranè atij dinjitozi QERIM nè tè drejtè tè tij. Dhe me zè akoma mè tè forte sa oshetiu salla : “HALLALL QUMESHTI NENES;bij! Dègjonje atè zè .. qèndronje ..dhe ngjante ,tè thoshe..po prek me dorè kulmin e çatisè sè bukurisè morale.Ishte zè burrèreshe skraparlite .qè,e di mire “Vlera e njeriut qèndron nè faktin: ti afrohesh sa mè pranè idealeve njerèzore..”. Ishte zè,qè nuk u ikte dot detyrave si Meme dhe, zèri i Mèmès èshtè zèri i zèmrès – kèrkon dhe don tè vèrtetèn udhèheqèse- ndaj dhe, jep dritè dhe forcè nè dallgèt e jetès. Idealet njerèzore e forcojnè shqiptaren. E Vèrteta dhe Dashuria janè fati i bardhè i zèmres sè saj ,aq mè tepèr i Zèmrès sè Nènès,i Nènès SHQI-PERI.Do shkruhet pèr mèsues EMIRIN edhe né tè ardhmen pèr atè burrè qè,dhe kur e nxorrèn né pension ja vlente pyetja :”Si do bèjè arsimi né Sk-rapar pa mèsues EMIRIN?”Né pension dhe gjithjnè si dhe mè parè,né aktivitet! Né ballè tè saj e gjeti lèvizja demokratike né Berat./Shami loti u bè pèr tè vuajturin- “Xhaxhi” ,z/kryetari i kèshillit Bashkisè Beratit . Kalonte makina me EMIRIN ,hallexhiu qè e priste me agoni-ndjente ti lehtèsohej zèmra. .. i burgosuri politik me 5-6 sèmundje né trup,i largohej dhimbja .. shihte qè dinjitozve si Ai u fliste né emer,pèrkulej,i pèrqafonte me dasiuri ei shtèrngonte né kraharorin e tij..Ikte dhe gjithè ndiheshin mè mirè nga takimi me tè birin e Myrtos, nipin e Rexhepit,edhe pse ngarkuar me tèrè ato halle e tè helmuar…Nga ballkoni i katit tè dytè ( te shtèpia né lagjen Celipias nè 97-tè) u hodh -kur pa qè s’u bind zèrit tij..- e i meori revolen nga dora .atij qè sapo bèhej gati tè qèllonte mbi tjetrin...Nuk mund tè duronte tè mirrej jetè njeriu para syve tè tij e,ky tè ish sehirxhi! Kish gjak nga gjaku i tè pareve tè tij, ish skraparlli!Shqetèsohej EMIRI vetè .Interesohej pèr tè vuajturit vetè,,I qetèsonte duke u dhènè kurajo dhe shpresè.…Tè mèdhenj tè vegji e ndjejnè botèn tani,pak mè tè shkretè ,si tè mungojè diçka qè vèshtirè do ta rigjèjnè…Ngushèllim .. pritèn deri edhe Gjerbèsi, Radèshi, Corovoda, Bogova ..Skrapari pèr birin e tij tè devotshèm,ngushèllim pritèn dhe ato male e lugina tè Skraparit, qè i deshi aq shumè,qè u kushtoi djersèn,shpirtin, zèmrèn e tij aq burrèrore!Dhe..,sa herè brohoriten skuadrat sportive tè Skraparit ,atje brohoritet dhe EMIRI ,qè i formoi ato. Sa herè jep aktivitete kulturale Skrapari,èshtè atje dhe zèri i fizarmonikès i tè riut Emir Qafa !Sa herè dègjohen krismat e qitsave,te krisma èshtè dhe snaiperi EMIR QAFA. Sa herè thèrritet LIRI-DEMOKRACI, atje ,te oshètima èshtè EMIR QAFA.Krenohet familja,shokèt,shkolla,Skrapari,Berati,sepse ish nga ata qè ngrèjnè mè lart traditèn,kulturèn dhe nderin. Jeta e tij sot pèrcjell mesazhin :Tè jemi atdhetarè tè flakèt . Krenarè tè jetojmè né kètè tokè. Zyrtar me ndèrgjegje tè lartè. Qytetarè tè ndershèm -morali i dinjitetit burrèror gjithmonè né pèrbuzje tè maskarallèkut dhe mosmirènjohjes. AI ESHTE NGA ATA QE NUK MUND TE HARROHET.

Page 8: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

KOHA ËSHTË

Tash është kohaT’i ndezim llambatTë ecim vertikalishtMiqtë e mi

Koha është të mendojmëPakëz më ndryshePër klonimin e gomarëve

Po po koha ështëTë mos vonohemiMos ta presimBiletën e funditPër trenin e natës

Të mos ndalemiNë këtë bërllokT’i lexojmë për së mbrapshtiKronikat e zeza

Bahtir LatifiMJAFT MË!!! Si në robëri si në liriSi në diktatur, si demokraciArrestohem dhe maltretohemPa mëshir dhe pa shpirtNga zemr e plasurNga shpirti që dhembende shohim dhe përjetojmDiqka që nuk meritojmMos fleni në gjumë vllezër motraSe lirin nuk po e gëzojmKemi vujt nga armikuMos të vuajm edhe nga mikuQonu vllezer qonu motraMos rrim në gjum, koha po na ikmiqët tan spo na lan me pa dritAta po han e po pinPër asnjë nuk jan ka ndieDeri dje na e ka ba armikuE sot mos të na e bëj vllau mikuNëse në trup pak zemer kemiTi hapim syt për atëdheNuk shkon jeta tuj u mashtruDuhet rrugen vetit me ja tfilluPër të ardhmen me punuSe kështu nuk e meritojmAndaj ,zgjohuni të ndertojm shtetin ton

Shaban Cakolli

Fjala juaj Në kujtesë do mbetetajo fjalëqë vjen maleveme flakën e kushtrimitheukush është trimse ora ka ardhëujkun e çalëta heqim zvarrënëpër baltë

Drit Syri

Ujevare Perjetesie

Me fal, me fal!O Diell mëngjesi..Mëngjes DriteMë fal që hyra,Thellësish në rrëzatimin tend.Me fal, me fal o Diell,Po ishe ,Që leëhove dritën tënde të artë,Më mbulove më ngrohtësinë tënde,Ku mbi të mbulonin copa akulli të ngrira,Që s`do shkriheshin kurrë.Më ngrite të vallzojaPa kthyer koken pasKërkove të kendonim në një tingull.Tingullin që s`do kishte mbarim më emrin,Ku mbarte gjithë ngjyrat e meloditë,Këndohet vetëm e Ti,Askush, askush nuk e mori këtë Dritë,O Diell,Tek Ti,Duke u shkrirë në rrezatimin tend.

Bilall Maliqi

STENDIM ZEMRASH

Në d(r)itare malliTroket mëngjesiErrësirën e lodhurThithë d(r)itësimiNë kokën timeRrokulliset kujtimiUnë thërras ëndrrënSkenë dashurieT’i pjesëtojShprushjet e shpirtitFrymëmarrjet e laguraT’ia ngjes vertikalesT’i stendoj zemratNë murin e qëndresës…

Shpresa Besa

NDJEHEM SE S’JAM GJALLE.

Edhe pse ngrohtësinë e trupit tënd se ndjej....edhe pse frymemarrjen më nuk e ke,në zemër të ngrohtë të mbaj....dhe zjarri mallit të qetë s’më le.ndjehem se s’jam gjalle...Edhe pse nuk të kam pranë....doren e zgjas, mendoj se të prek...hap syt e turbulluar nga zjarri...gjithnjë më bëhet se po të ndjek...oh sa kam mallëndjehem se s’jam gjallë.Të thërras e bërtas, e qirrem e tëra në ënderra....të kërkoj, të lemoj e të ledhatoj,nga gjumi e zgjuar.... sa u zhgenjevase si më duron zemra, nuk e kuptoj!....nuk e di si rroj, e as si frymojnë zemrë, sa shumë kam zjarr...si kripa që hudhet ne plagë.Fort me duar ndjenjen shtrengoj,druaj se do eksplodoj...zemer e mjera ka shum mallë,ndjehem se s’jam gjallë. 8

Page 9: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

TI RREZJA IME

Ti je drita që flakron,Ti je rreze që rrezon.Drita e diellit,Që më jep shkelqim.

Ti je fanar i pa shuar,Tingull i këngës sime,Je zjarr i shpirtit,Puthjes së pa shijuar.

Je rreze hëne,Që natën hjeshon,Atë puthje të ëmbël,Kur ma dhuron.

Ti rrezja ime,Ti zjarr i shpirtit tim,Të adhuroj pa masë,Të mbaj në përqafim.

Agim GASHI - DRENICA

ATA QENDROJNË...(Popullit tim - popullit të Kosovës)

Nata i err -mëngjesi s’dihet a i çel.I vdekuri dhe i gjallinë një vendpër një qellim...Njerëzit shendërrohennë sy e veshë ,përqafohen me barotAta shendërrohen në gurëe gurët në mur- QENDRESË...Fëmijët atjelodër të parë kanë vdekjen- ka kohë që e luajnë ketë lojë!Ata jetojnë për te ardhmën- nata i errëmëngjesi s’dihet a i çel.Ata qëndrojnë për të nesërmene atyre që vijnëpër të shtrenjtën LIRI...

Kadrije Meniqi

Më the yll

Më the ylldhe unë jam dritë hënemë the dielldhe unë jam rreze dritemë the trëndafildhe unë jam aromë shege...Të thash je ylberdhe ti je ngjyrë koloriketë thash je kaltërsidhe ti je shpirt magjietë thash je poezidhe ti je varg krenarie...Jemi si ëndrradhe duam realitetjemi në kujtimedhe dëshirojmë realizimejemi shpresë e kohësdhe s`duam trillime.....

Lili Bimi

Pengu jot jam DashuriUjvar mbi mua ti te jeshfreski trupit te mi besh Se zjarr ndjenjash gurgullinky shpirt e trup ne gjirin tend E kur zjarri ska mbaruar rreke mbi mua leshon tiShuaj mallin, etjen shuajJam peng i times Dashuri Do e mbroj, do e ushqejsi filizin ne agimdo jetoj e nuk do shuhemper ty thesar i shpirtit tim

Skender hasko

Dikur dhe… sotNjë shoku im, kur ish i ri,Kur pa një xhaxho me dora,“Shiko, - më tha me qesëndi, -Si tundet - shkundet ai plak!”

Ç’më pati thënë e ka harruar,Se u bë vetë si ai plaku,Ndaj thotë serbes e i menduar:“Nuk ka për pleqtë si doraku“...

Delvina Kërluku

Ndjenjë në ikje Unë arratisemNdjej vetmidhe të kërkoj Ty!Tani vuajPor e dipranë në shpirttë kam Ty.(Kur) S`të shoh e ndjej të madhen dashurie them : -Zot, ti je një...

Page 10: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

Sokol DEMAKU

Bisedë me Kadrije Meniqin, menaxhere e shkollës fillore “Ali Kelmendi” në Vushtri

KAM SHPRESË QË ËNDRRA IME RINORE SË SHPEJTI DO BËHET REALITET

Të punosh me fëmijë është sfidë dhe kënaqësi, t`i aftësosh ata për jetë, për të krijuar dhe gjurmuar është mrekulli, andaj puna e mësueses është punë që kërkon sacrifice.Ndryshimet e mëdha shkencore dhe teknologjike, e mbi të gjitha ngritja e cilësisë në arsimin shqip dhe hyrja në garë me vendet në Evropë për arritje dhe sukses në sistemin arsimor, më shtynë që unë të vazhdoj studimet

Master për udhëheqje në arsim, sepse ndryshimet kanë filluar dhe ne jemi pjesë e këtyre ndryshimeve, dhe duhet të punojmë që gjeneratat që vijnë të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës krahas moshatarve të tyre në Evropë.Më së shumti më mundon papërgjegjësia, lakmia dhe dalja nga etika, ne duhet të fokusohemi në një pike, trojet tona janë të ndara dhe aty ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë dhe Shqipëri dhe bashkimi etnik është ëndrra ime poashtu rinore dhe këtë e pres dhe e di që do të bëhet shumë shpejt realitet. E dua shumë detin, andaj me dëshirë kisha zgjedh një vend bregdetar, të them një ujdhesë, ku do t`më shoqëronin dallgët e detit dhe fluturimi i shpendeve, rëra dhe margaritarët, mbrëmjet me shumë yje, dhe panda ime për t`i thurrur vargjet për kaltërsinë që më qetëson shpirtin.

Prishtinë, drejtimi klasor. Studimet i përfundova shumë shpejt dhe u realizua ëndrra ime fëmijërore, u punësova në një shkollë fillore në qytetin tim, ku ende vazhdoj të punoj.Shkollën fillore dhe të mesme i keni krye në vendlindje cka mund tëna thoni për këtë kohë kur ju ishit nxënëse e shkolles së mesme?-Ishte një kohë e cila tek unë thurri kujtimet dhe momentet më kara-kteristike të jetës, kohë kur ne mësonim dhe lexonim shumë,edhepse ishin vitet e 80 dhe çdo kund ndihej era e padrejtësive të mëdha që bënte pushteti serb ndaj nesh, edhepse zhvillohej një luftë psikologjike ndaj nesh, ne kishim guximin dhe krenarinë të vazhdonim tutje,vlenë të thek-soj librin më të dashur që e ruanim me xheloxi dhe e përcillnim dorë pas dore:”Gjarprinjtë e gjakut”,vepër nga i madhi Adem Demaqi, dhe shumë vepra dhe aktivitete që kryenim si nxënës të vitit të pare në bashkëpunim me lëvizjen studentore. Ishin këto vite që ne na mobilizuan për të ngritur cilësi në mësimdhënje, të tregonim se Kosova ka një burim të pashter-shëm arsimor, që ishte, është dhe do të jetë krenari e kombit.Keni ndjek studimet në Universitetin e Prishitnës, cila ishte dega qe zgjodhët dhe cka ju shtyri të studjoni në këtë lami?Dashuria ndaj mësueses, librit e mbi të gjitha edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja më shtyri të zgjedh edukimin si profesion, sepse pena e mësuesit është profesion dhe jo vetëm punë.Keni punuar nje kohë si mësuese, cfarë mund te na thoni për punën e mësueses në Kosovë?Po i kam aty 18 vitet më të dashura dhe më kreative të punës sime.Të punosh me fëmijë është sfidë dhe kënaqësi, t`i aftësosh ata për jetë, për të krijuar dhe gjurmuar është mrekulli, andaj puna e mësueses është punë që kërkon sacrifice, është vetëm një pjesë e vullnetit të hekurt, si duhet të jemi të përgjegjshëm para synimeve që ja kemi vënë vetes sonë, para objektivave që i përcaktojmë dhe marrim rezultatet e pritshme nga më të dashurit tanë, nga nxënësit tanë. Nuk shkëputeni nga studimet, por edhe merreni me shkrime, cfarë ju shtynë në këtë?Ndryshimet e mëdha shkencore dhe teknologjike, e mbi të gjitha ngritja e cilësisë në arsimin shqip dhe hyrja në garë me vendet në Evropë për arritje dhe sukses në sistemin arsimor, më shtynë që unë të vazhdoj stu-dimet Master për udhëheqje në arsim, sepse ndryshimet kanë filluar dhe ne jemi pjesë e këtyre ndryshimeve, dhe duhet të punojmë që gjeneratat që vijnë të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës krahas moshatarve të tyre në Evropë.Ndërsa shkrimet janë ushqim shpirtëror pa të cilën nuk mund të jetoj,çdo varg që unë shkruaj buron nga thellësia e zemrës dhe mua më jep frymë,shkrimet i kam filluar nga klasa e pare e sh.f,dhe vjersha e pare ka qenë për mësuesen time të dashur të cilë e vizitoj edhe sot.

Kush është Kadrije Meniqi?

Jam nga qyteti i Vushtrrisë, punoj si menaxhere në sh.f.:Ali Kelmendi”. Quhem Kadrije Meniqi, jam lindur në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesme kam kryer në qytetin tim në Vushtrri. Gjatë shkollimit gjithnjë kam trguar sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore në shkollë. Si nxënëse e dalluar çdoherë jam shpërblyer me një libër nga drejtoria e shkollës. Më pas vazhdova studimet në Shkolla e Lartë Pedagogjike në

10

Page 11: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

11

Momentalisht jeni drejtoresh shkolle si endien vetën Kadrija?Momenti kur jam shkëputur nga ditari ka qenë shumë i vështirë por kërkesat për ndryshime në menaxhim kanë qenë mëse të domosdoshme, kjo shkollë me një numër të madh nxënësish kërkon menaxhim të mire ndaj si mësuese e suksesshme dhe e zgjedhur ndër më të mirat në qytet dhe rrethinë,më është rekomanduar të marrë këtë detyrë me një përgjegjësi shumë të madhe,është sfidë për mua dhe besoj që me një punë ekipore,me të gjithë së bashku do t`i arrij objektivat që i kam vënë vetes para.Çfarë janë kushtet për të studjuar, jetuar e punuar këtu, mund të na jepni një pasyrë lidhur me këtë?Kushtet nuk janë shumë të favorshme,por besoj që në një të ardhme shumë të afërt do të rregullohen gjërat për të mire,sepse ky shtet ka resurse mahnitëse që po t`i kishin vendet tjera do të rradhiteshin ndër vendet më të pasura ,gjithnjë po flas për resursin njerëzor,për rininë që ka shteti ynë me një përqindje shumë të lartë,dhe me një rini të shëndosh të gatshëm për tregun e punës,kjo është për lakmi apo jo. Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?Po, shkruaj edhe shkrime filozofike, pedagogjike, merrem nga pak me kritikë, shkruaj edhe prozë, por në zemër më flen poezia, atë e kam ush-qim shpirtëror. Më kujtohet libri i parë që më është dhuruar ka qenë:”Princesha e bariu “nga autori Qamil Batalli, kur unë isha nxënëse e klasës së parë të shkollës fillore. Ishte kjo dhurata më e bukur që kisha marrë ndonjëherë. E lexova dhe pikërisht tema që shtjellohej në këtë libër më dha ide dhe dashuri që unë të shkruaja dhe të merresha me poezi.Vjershën e parë ja kam kushtuar mësueses sime, të cilën edhe sot e dua shumë dhe ajo ka qenë model për ëndrrën time të mëtutjeshme.Për çdo ditë rafti im mbushej me libra që m`i dhuronte drejtoria dhe që i fitoja në konkurset letrare për fesetë më të mira gjatë kohës sa isha nxënëse e shkollës së mesme.Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në poezitë tuaja?Libër të botuar nuk kam, punimet e mia i kam të shkruara dhe të grum-bulluara në një sirtar, dhe aty deri më tani i kam ruajur me xhelozi shumë të madhe,tash kam filluar t`i publikojë në f.b ,për miqtë e mi, ndërsa tema është e llojllojshme, por dominon ajo e dashurisë. Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Kadrija, cilat janë planet e juaja?Planet e mia, të përfundoj studimet Master, të hyj pak në kërkime shkencore, dhe ndoshta një ditë do t`i botoj edhe librat e mia?Cfar është ajo që e mundon më së shumti në jetë Kadrijen në këto troje?Më së shumti më mundon papërgjegjësia, lakmia dhe dalja nga etika, ne duhet të fokusohemi në një pike, trojet tona janë të ndara dhe aty ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë dhe Shqipëri dhe bashkimi etnik është ëndrra ime poashtu rinore dhe këtë e pres dhe e di që do të bëhet shumë shpejt realitet. Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj prej punëtori arsimi apo pedagogu?Jam në monitorim dhe sygjerim të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën time. Kam ndjekur shumë trajnime rreth reformave të reja në arsim ndaj jam e gatshme t`ju ndihmoj kolegve, si dhe nxënësve për të cilë punoj dhe veproj më së shumti.Sa ka arritur Kadrija të përshtatet në kohën dhe jetën e sotme, ne këto rrethana bashkëkohore si të themi?Është një kohë shumë sfiduese, ecën shpejt dhe ti duhet ta kapësh hapin, këtu qëndroj mire i ndjek ndryshimet dhe mundohem të jem pjesë e tyre.Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndrysh-uar diçka ne?Mendoj që e para është të investojmë në arsim, t`i edukojmë gjeneratat e reja sepse detyra më e rëndësishme e qytetërimit është të mësojë njeriun të mendojë, të mendojë pozitivisht sepse nuk kemi kohë për të humbur, gjersa shtetet e mëdha kanë pushtuar gjithësinë, ne jemi në tokë dhe

debatojmë rreth gjërave të kota, s`ka kohë duhet ecur para, ky është realitet që ne shqiptarët duhet kuptuar, jemi shumë dhe mund të bëjmë shumë vetëm duhet të vetëdijsohemi,të shohim përreth,të lexojmë dhe t`i analizojmë gjërat.Një pedagoge kërkon të jetë pothuajse për gjithçka e informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Kadrija?Jam një femër shumë e qetë, e buzëqeshur dhe e dashur, çdoherë në humor të mire kur të tjerëve u duhet ndihma ime, besnike dhe shumë e sinqertë.Jeni aktive në jetën kulturore këtu në Vushtri, cfare mundë të na thoni për këtë?Po jam aktive në organizime të ndryshme që bëhen në qytetin e Vush-trrisë, vlenë të theksohet Takimi i Poeteshave që organizohet për çdo vitë dhe takon poeteshat nga të gjitha trevat shqipëtare.Kadrijes i pëlqen edhe shkenca, jeni aktive ne forumet pedagogjike por me shumë merreni me problemet matematikore cka ju shtynë ne këtë?Matematika është vetë jeta, gjithçka në jetë lidhet me matematikë dhe probleme logjike, por e veçanta e kësaj janë faktet, këtu çdo veprim është fakt,1+1=2,dhe kjo është madhështia e shkencës, dhe besoj se neve na duhen faktet për të ecur me kohën.Ju ju pelqen edhe poezia, pastaj në qeshtjët e gjuhës jeni shume aktive?Po, poezia është e veçanta ime, por gjuhën shqipe e dua shumë,ne duhet të flasim dhe të shkruajmë gjuhën tone drejt,ashtu si na kanë mësuar poetët tanë, duhet kënduar si një gjuhë bilbili sepse ajo gjason në gjuhën e bilbilit, pak jam e brengosur për gjeneratat e reja që shumë vështirë e shkruajnë dhe e flasin pastër sepse të ndikuar shumë nga gjuhët e huaja dhe internete kanë filluar të harrojnë drejtshkrimin, ndaj një nga hulum-timet e mia do të jetë edhe ky problem serioz dhe madhor për kombin.Nëse kjo lami që keni zgjedhur nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Kadrija?Më pëlqen shumë profesioni që ushtroj, dhe nuk di a do të lidhesha diku tjetër, por mund t`ju them se psikologjia më pëlqen dhe aty shpeshherë e gjej veten. E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?Jam shumë e lumtur që më është dhënë mundësia të lexoj këtë revistë në gjuhën shqipe. Revista Dituria është pasuria më e madhe që ju i kenë dhënë mërgimtarëve e mbi të gjitha fëmijëve.I përgëzoj gjithë ata atdhedashës që kanë bërë një punë të mrekul-lueshme për të dal në dritë kjo revistë që më mrekullon, urime dhe shumë suksese.Planet tuaja për të ardhmen, cka Kadrija mendon dhe ka në fokus?Mendoj të mbarojë studimet Master dhe të bëjë hulumtime rreth sistemit arsimor këtu në Kosovë.Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?Të lumtur më bëjnë foto të mira kur shoh para vetes, fëmijë të buzëqe-shur, rini të punësuar, njerëz të sinqert, të përgjegjshëm,ndërsa më mundon josinqeriteti, papërgjegjsia,korrupcioni.Si e kalon kohën e lirë Kadrija?Kam shumë dëshirë të shëtis në natyrë, lexoj veprat më të reja që boto-hen, shkruaj kohë pas kohe.Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?E dua shumë detin, andaj me dëshirë kisha zgjedh një vend bregdetar, të them një ujdhesë, ku do t`më shoqëronin dallgët e detit dhe fluturimi i shpendeve, rëra dhe margaritarët, mbrëmjet me shumë yje, dhe panda ime për t`i thurrur vargjet për kaltërsinë që më qetëson shpirtin.

Në historinë e publicistikës shqiptare ka shumë gazeta ditore, revista letrare dhe kolana shkencore, të cilat identifikojnë një kohë, një brez krijuesish apo edhe një autor të vetëm. Ato karakterizohen për ndikimin e tyre historik, politik, kulturor dhe letrar e shkencor, për konceptet

Page 12: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

cilën kujdesej vetë Esad Mekuli dhe brenda së cilës do të bëjnë hapat e tyre të parë disa krijues të rinj në Kosovë. Në shtojcën e saj do të botojnë edhe krijues të cilët nuk janë bërë të rëndësishëm në letërsinë shqipe, por në faqet e saj kanë botuar pa përjashtim të gjithë ata krijues të cilët më vonë janë bërë përfaqësues të rëndësishëm të saj. Pasuri të rëndësishme në historinë e saj revista letrare Jeta e Re ka edhe serinë e botimeve të veçanta, brenda të cilës për rreth 20 vjet nxori nga shtypi shumë vëllime të para të autorëve shqiptarë, të cilët me kohë do të bëhen të afirmuar në poezi, në prozë e në kritikën letrare: prozën e Adem Demaçit, Shime Deshpalit etj., poezinë e Besim Bokshit, Nihi Vincës, Rrustem Berishës etj., si dhe kritikën e esenë e Rexhep Qosjes. Po gjatë kësaj kohe në revistën Jeta e re do të fillojë botimi i rregullt i teksteve kritike letrare nga Hasan Mekuli, Vehap Shita dhe Rexhep Qosja, si dhe botimi i përkthimeve letrare nga letërsia botërore. Është për t’u theksuar edhe një veçori e përkthimit të letërsisë jugosllave me kri-jues të prejardhjes shqiptare nga Mali i Zi dhe Kroacia, por që shkruanin në gjuhën serbokroate, si: Josip Rela, Shime Deshpali, Qamil Sijariq, Zuvdi Hoxhiq, Aliriza Gashi etj. Dekada e parë dhe e dytë e revistës letrare do të dallohet në mënyrë të veçantë për botimin e një numri të madh dramash shqipe nga Çajupi, Josip Rela, Adem Gajtani, Muharrem Qena, Hivzi Sulejmani, Tahir Jaha, etj. Në fillim të viteve ’70, kur përveç revistës letrare Jeta e Re tashmë kemi të konsoliduar edhe revistën letrare Fjala dhe revistën shkencore Gjurmime albanologjike, Jeta e re merr një fizionomi të re, pa hequr dorë nga disa prej vlerave standarde që tashmë i kishte arritur. Themeluesi i saj Esad Mekuli, tashmë nuk është kryeredak-tor dhe përgjegjës i të gjitha botimeve, përkthimeve e redaktimeve të saj, por kryeredaktor nderi, në njëfarë mënyre një simbol i arritjeve të saj. Revista letrare Jeta e Re lirohet prej disa temave të karakterit jugosllav dhe hapet duke botuar krijime letrare të shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë të Shqipërisë. Mënjanohet shtojca e brendshme e saj Horizontet letrare me poezi e proza të brezit të ri dhe shtohet botimi i dramës, e cila tashmë kishte filluar të konsolidohet në letrat shqipe të Kosovës. Përveç poezisë, prozës, dramës dhe kronikës artistike, e lidhur kurdoherë me librin, teatrin dhe filmin, në faqet e saj fillojnë të botohen një seri temash të karakterit letrar e sociologjik (kryesisht nga shkrimtari e studiuesi Rexhep Qosja), ndërsa vend të veçantë zë kritika letrare e letërsisë bash-këkohore (me autorë studiuesit: Isak Shema, Agim Vinca, Ali Aliu, Sadri Fetiu, Emin Kabashi, Sabri Hamiti, Ibrahim Rugova, Bajram Krasniqi etj), me të cilën përcillen pothuajse të gjitha botimet e letërsisë shqipe në ish-Jugosllavi. Kjo është periudha e arritjeve më të suksesshme të revistës letrare. Poezia, proza, drama, kritika, përkthimet dhe studimet letrare, të botuara në Jetën e Re, paralajmërojnë veprat e plota letrare, kritike dhe studimore të shkrimtarëve, përkthyesve, kritikëve dhe stu-diuesve shqiptarë kudo që janë. Njëkohësisht, përkthimet e tyre tashmë i botojnë jo vetëm Esad Mekuli e Tajar Hatipi, por edhe Vehap Shita, Ramiz Kelmendi, Ymer Jaka, Abdullah Kajragdiu, Enver Gjergjeku, Ibrahim Rugova etj. Kjo është periudha kur në Jetën e Re botohen në mënyrë të veçantë edhe krijimet letrare të arbëreshëve të Italisë: Vorea Ujkos, Karmel Kandrevës, Buzdhelpërit, Kate Xukaros etj. Pas ngjarjeve të vitit 1981 dhe mbylljes së kufijve me Shqipërinë, mundësitë për të botuar tekste letrare nga autorë të Shqipërisë përjash-tohen, prandaj, me gjithë krijimtarinë letrare të bollshme në Kosovë, revista letrare Jeta e Re pa i përmbysur konceptet e saj redaktoriale, e plotëson atë me studime të letërsisë së traditës (Rexep Qosja), me stu-dime historiko-letrare të letërsisë botërore (Hasan Mekuli) si dhe me përkthime jo vetëm letrare, por edhe teoriko-letrare nga Borhesi, Çehovi, Llukaqi, Tomas Mani, Sartri, Shelli, Andre Zhid etj. Në fillim të viteve ’90 kur shtypi shqiptar i nënshtrohet një restrikcioni të thellë, mundësitë për të botuar revistën letrare Jeta e Re si një seri që

Në historinë e publicistikës shqiptare ka shumë gazeta ditore, revista letrare dhe kolana shken-core, të cilat identifikojnë një kohë, një brez krijuesish apo edhe një autor të vetëm. Ato karakterizohen për ndikimin e tyre historik, politik, kulturor dhe letrar e shkencor, për konceptet intelektuale të një nisme të re në jetën e një kombi dhe më në fund për ndikimin konceptual të bardëve të tyre. Mjafton të kuj-tojmë këtu gazetat, revistat letrare dhe shkencore të dy shekujve të fundit, sikur janë: Shqiptari i Ital-isë, Drita-Dituria, Albania, Hylli i

Dritës, Leka, Bota e Re, Jeta e Re, Nëntori, Fjala, Drita, Shejzat etj., për të kujtuar njëkohësisht botuesin e parë të gazetës shqiptare Jeronim de Radën, shoqëritë kulturore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare në Stamboll, Bukuresht dhe Sofje, bardin e qytetërimit shqiptar Faik Konicën, brezin e akademizmës shqiptare në krye me Gjergj Fishtën, opozitën shqiptare të viteve ’30, fillet e letërsisë së realizmit socialist, Ernest Koliqin, shkollën letrare të gjysmës së dytë të shekullit XX në Tiranë dhe në Prishtinë etj. Në këtë rrjedhë është edhe revista letrare Jeta e Re, e cila nuk mund të mendohet pa themeluesin dhe kryeredaktorin e saj Esad Mekulin. E themeluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (1949), kur shqiptarët brenda ish-Jugosllavisë pretendonin të realizonin disa nga premisat e tyre kombëtare (e kjo do të thotë edhe gjuhën e shkruar, historinë e kulturën e identifikuar), revista letrare Jeta e Re dhe kryeredaktori i saj Esad Mekuli, kanë kryer një nga misionet më të rëndësishme kombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX. Duke qenë e vetmja revistë letrare për rreth tri dekada, derisa filloi të dalë revista e përdyjavshme Fjala, dhe duke qenë një nga dy revistat shkencore krahas Përparimit, revista letrare Jeta e Re fillimisht mbulonte një pasuri të gjerë kulturore, letrare dhe madje shkencore edhe jashtë fushës së letërsisë së shkruar. Kjo është arsyeja pse në revistën Jeta e Re Esat Mekuli dhe bashkëpunëtorët e tij fillimisht krahas krijimeve letrare shqipe, në poezi, në prozë, në dramë dhe në kritikë, do të botojnë edhe tekste të letërsisë popullore (rreth 400 njësi në poezi dhe në prozë), tekste të muzikologjisë (të Lorenc Antonit, Akil Kocit etj.) tekste gjuhësore (me autorë Pjetër Bogdanin, Ndre Mjedën, Aleksandër Xhuvanin, Selman Rizën, Idriz Ajetin, Shaban Demirajn, Henrik Bariqin etj.), dhe më në fund shtojcën e Kronikës, e cila mbulonte jo vetëm zhvillimet kulturore në Kosovë (teatrin, aktivitetet letrare dhe filmike, panoramat letrare etj.), por edhe aktivitetet e kësaj natyre në gjithë ish-Jugosllavinë, ku merrnin pjesë edhe krijuesit dhe artistët shqiptarë nga Kosova. Brenda kësaj kohe, krijimet e tyre letrare i boton brezi i parë i formuar i krijuesve shqiptarë të Kosovës: Sat Nokshiqi, Adem Demaçi, Rex-hep Hoxha, Mark Krasniqi, Azem Shkreli etj., ndërsa përkthehen edhe krijimet letrare të krijuesve më të mirë të ish-Jugosllavisë e shkrimtarë të letërsisë botërore. Le të kujtojmë këtu se gjatë kësaj kohe veç të tjerash botohet edhe vepra e Radovan Zogoviqit, me të cilën Esad Mekuli, dësh-mon për guximin intelektual, krijues dhe qytetar, si bard i popullit të tij. Në qoftë se për dekadën e parë revista mbulonte një përmasë më të gjerë krijuese letrare, gjuhësore dhe shkencore dhe synimi i saj parësor ishte të krijonte brezin e parë të krijuesve letrarë në ish-Jugosllavi, ku deri në vitin 1940 gjuha dhe letërsia shqipe ishin të ndaluara, në dekadën e dytë brenda saj del shtojca e brendshme Përpjekje letrare e poetëve të rinj, që tashmë shkruajnë poezitë e para. Është një nga shtojcat letrare për të

12

Prof. as. dr. Myrvete Dreshaj – Baliu

ESAD MEKULI DHE REVISTA LETRARE JETA E RE[1]

Page 13: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

13

Daut DEMAKU

NJË NXËNËS, NJË ZOG DHE MËSUESI

Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha: - O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme.- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përn-jëherë. Problemet duhet zgjidhur një nga një. Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka? - Urdhëro, Mësues!- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti. - Mirë...- u pajtua NxënësiHynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur, hyri një Zog.Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe për-plasej në xhamat e dritareve të mbyllura. Kur i lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim, pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës. Mësuesi e pa Nxënësin e i tha:- E sheh këtë Zog? - Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shohë! - Eh, ky Zog je ti Nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur. Zogu hyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën HYRI Zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik, zgjid-hje e vrullshme. Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate...Mësuesi pushoi pak dhe tha: - Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut. Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të Mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri- E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellë, atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti.- Por unë i kam njëmijë probleme!...- E di dhe të kuptojë mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël. Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse? Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë, sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim.- E çka duhet të bëj unë?- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës. Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse: secili problem e ka DERËN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe DERË e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh, por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYÇELTËSIA.E lexove tregimin, nipçe? E tash, a më lejon t’i them nja dy-tri fjalë? Nuk hidhërohesh, a? Më dëNë qoftë se këtë tregim nuk e lexon sa për ta lexuar një herë, dy e tri, por e lexon dhe e përsëritë shumë herë, atëherë, ky tregim, pas çdo përsëritjeje, do të hyjë në qenësinë tënde, nuk do të mbetet vetëm dije në kokë, por do të bëhet dije-përvojë dhe, atëherë, të betohem ke mësuar shumë. Në qoftë se e lexon sa për t’u krekosur para shokëve e shoqeve, edhe mundi im, por edhe leximi yt, kanë arritur të bëhen një hiçgjë, një zhurmë e kotë, një punë pa vlerë. Ndërkaq, nëse e rilexon dhe SIDOMOS nëse ia rikujton vetvetes në çdo situatë dhe në çdo rrethanë, atëherë, të betohem se, ky tregim, e ka vlerën e një jete: do të jetë me ty gjatë tërë jetës sate, do të jetë me ty gjithmonë dhe do të mësojë të hysh e të dalësh në probleme e brenga, në hid-hërime e gëzime, por gjithnjë e gjithnjë e gjithnjë – ti do të dalësh fitimtar.Unë ta thashë ty, por edhe ti thuaju të tjerëve. Sidomos në familjen tënde. E ke parë sa zhurma bëhet për hiçgjë, sa herë babi e ngritë zërin pa lidhje, sa herë nëna bëhet nervoz për imtësirat e parëndëishme, sa herë vëllau rrebelohet me teket e tija, kurse motra i tharton turinjtë thuase erdh dita e përmbytjes së botës? Ju thuaj: qetësi, sepse qetësia është kulturë. Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje. A po, nipçe?

përcjell letërsinë shqipe, pothuajse bëhen të pamundshme. Kjo është arsyeja pse gjatë viteve ’90 me dashamirësinë e lexuesve dhe redaktorëve të saj, fillon botimi i serisë së botimeve të veçanta për autorë të traditës, autorë bashkëkohorë (si: Esad Mekuli, Azem Shkreli, Din Me-hmeti etj.) dhe sidomos për autorë të ndaluar (si: Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, Vinçenc Prenushi, Ernest Koliqi etj.) E shikuar në tërësinë e saj prej gjashtë dekadash, revista letrare Jeta e Re dhe Esad Mekuli kanë bërë shkollën e tyre në Prishtinë, në të gjitha format e krijimtarisë letrare nga poezia deri te përk-thimi. Në të gjitha rastet ajo ju ka dhënë hapësirë vlerave më të larta artistike shqipe dhe botërore, duke ju hapur rrugë kështu edhe stileve letrare. Në revistën letrare Jeta e Re janë botuar për herë të parë disa nga fragmentet e veprave më të mira letrare shq-ipe në poezi, prozë, kritikë dhe dramë, dhe të letërsisë botërore, për të cilat meritën dhe kontributin personal e ka Esad Mekuli. Në këtë revistë janë botuar të plota apo fragmentare, krijimet me tema të guximshme kombëtare të traditës letrare shqiptare, të letërsisë botërore dhe të letërsisë bashkëkohore. Le të kuj-tojmë këtu prozën e Adem Demaçit në vitet ‘50, kritikën letrare të Hasan Mekulit në vitet ’60, tekstet sociologjike dhe tregimet e Rexhep Qosjes (me pseudonimin Luan Dukagjini) në fillim të viteve ’70, fragmentet e romanit të Ramiz Kelmendit Shtatë persona ndjekin autorin, fragmentet e veprave romanore të Jakov Xoxës, Sterio Spases, Hivzi Sulejmanit, Qamil Buxhelit, Nazmi Rrahmanit; pothuajse të gjitha poezitë e veprës së mëpastajme të Ali Podrimjes Lum Lumi; poezia po kaq e guximshme e Azem Shkrelit dhe sidomos ajo e Din Mehmetit në fund të viteve ‘80, përkthimet e poezisë së Jevrem Bërkoviqit nga Azem Shkreli, studimet historike-letrare të Rexhep Qosjes, me të cilat i prinë botimit të Historisë së letërsisë shqipe, fragmentet e romaneve të Dostojevskit, Prustit, Hemingueit, Milan Kunderës, Kërlezhës, Selimoviqit, pothuajse pa përjashtim që të gjitha përkthime të Esad Mekulit; fragmentet e para të dramave të përkthyera të Beketit, Molierit, Shekspirit, Tagores etj.; poezitë dhe fragmentet e prozave të shkrimtarëve të vrarë: Rexhep Elmazit, Jusuf Gër-vallës, Enver Hadrit etj. Në të vërtetë, në faqet e revistës letrare Jeta e Re janë formuar dhe janë bërë pjesë e historisë së letërsisë dhe kulturës shqiptare të gjithë krijuesit më të mirë të letërsisë së sotme shqipe në Kosovë, poetët: Esad Mekuli, Enver Gjerqeku, Murat Isaku, Latif Berisha, Din Mehmeti, Adem Gajtani, Fahredin Gunga, Qerim Ujkani, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Eqrem Basha, Edi Shkuriu etj., prozatorët: Hivzi Sulej-mani, Adem Demaçi, Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja Nazmi Rrahmani, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Ymer Shkreli etj., dramaturgët: Hivzi Sulejmani, Anton Pashku, Ymer Shkreli etj., si dhe studiuesit e kritikët e letërsisë: Vehap Shita, Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Agim Vinca, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Bajram Krasniqi, Emin Kabashi etj. Kjo është arsyeja pse sot pas gjashtë dekadash të fillimit të saj, mund të thuhet se Historia e letërsisë shqipe e gjysmës së dytë të shekullit XX, nuk mund të shkruhet pa referencën mbizotëruese të revistës letrare Jeta e Re, brenda së cilës është sistemuar me kohë dhe çdo vit e çdo muaj një pasuri e jashtëzakonshme letrare, kritike, studimore dhe e përkthyer. Sot në këtë vlerësim të saj, në kontekst të shënimit të kontributit të Esad Mekulit, mund të thuhet se ajo paraqet arkivin me të plotë dhe më të besueshëm të saj.

[1] Kumtesë e lexuar në Sesionin letrar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës kushtuar Esad Mekulit, më 17. 12. 2010, në Institutin Albanologjik të Prishtinës

Page 14: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

Irena GjoniIRENA GJONI ka kryer studimet universitare për de-gën Gjuhë – Letërsi. Në vitin 2007 ka përfunduar Stu-dimet Pasuniversitare dhe ka fituar gradën “Master” për letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në ndjekje të shkollës doktorale po pranë këtij Universiteti. Ka punuar si gazetare në median e shkruar kombëtare dhe lokale, në Radio “Gjirokastra”, në radio dhe televizion të Sarandës. Aktualisht është pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës Filiali Sarandë, mësuese letërsie në gjimnazin “Hasan Tahsini” Sarandë. Është redaktore e revistës “Arti Jonik” dhe anëtare e Këshillit Artistik të Bashkisë Sarandë. Që prej viteve të shkollës së mesme e në vijim ka botuar poezi, prozë letrare si dhe shkrime kritike e studimore në periodikë të ndryshëm. Në vitin 2003 ka botuar librin me poezi “Tatuazh në shpirt të detit”. Në 2008 boton librin studimor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” (material me të cilin ka fituar Gradën “Master”), si dhe vëllimin me fiksione “Gjysma dashurish” (2010). REFLEKSION NGA PROFESOR KOPI KYÇYKU MBI LIBRIN E IRENA GJONIT “GJYSMA DASHURISH”Duke marrë shkas nga intervista e Irenë Gjonit në gazetën “Albania”, e cila, me të drejtë, po jehon anekënd, e quaj të volitshëm çastin për të vënë në dukje një të vërtetë, natyrisht brenda caqeve që par-akupton facebook-u. Nuk kanë kaluar veçse disa ditë që lexova me ëndje librin e Irena Gjonit: “Gjysma dashurish” si “Fiksione”. Është një vepër me indi-vidualitet të spikatur dhe nivel të lartë, si në përmba-jtje, ashtu edhe në formën e të shprehurit.Të njëzeteshtatë prozat e shkurtra, të përfshira në vëllimin e Irena Gjonit, nën titullin intrigues “Gjysma dashurish”, përfaqësojnë farat e njëzeteshtatë roma-neve. Ato të kujtojnë gurin e hedhur në liqen, i cili shërben si “bërthamë” për rrathë bashkëqëndrorë (koncentrikë), që pasojnë njëri-tjetrin. Thënë ndryshe: “mishi” i kurmit të romanit potencial, të ardhshëm, është i pranishëm, jo vetëm si sasi, por edhe si vitalitet. Mjaft që t’i vihet në dispozicion “skeleti” apo karkasa përkatëse. Farat e shëndetshme “të mb-jella” në truallin e këtij vëllimi, u ngjajnë themeleve të fortë, që mund të mbajnë mbi vete një ndërtesë shumëkatshe.Duke e vënë në punë penën qysh në vitet e rinisë së hershme, në poezi, në prozë e në kri-

tikën letrare, krijimet e Irena Gjonit e kanë parë dritën e botimit në organe të ndryshme shtypi, për të vazhduar më pas me vënien në qarkullim të vëllimit poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003). Në vijim, duke hedhur hapa të sigurtë drejt shkencës, me librin studimor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” , Irena Gjoni e ka përkryer sakaq portretin e saj krijues me elementë shpirtërorë dhe racionalë. Tek “Gjysma dashur-ish”, e befta, e papritura, nuk janë vënë në punë për të na shtangur, për të na stepur apo për të na mbajtur thjesht nën pushtetin e efekteve, por për të na bërë të përgjegjshëm dhe respektues të çdo krijimi artistik, që meriton një cilësim të tillë. Figurat stilistike të breshërojnë si nga gryka e një automatiku, me qitje e shtimje të shkurtra, por me fishekë gjurmëlënës, ndërkohë që mesazhet “e fshehtë” (që duan vramendje për t’u deshifruar a shkokluar), të kujtojnë alfabe-tin telegrafik të Morsit. Tematika, gjithnjë aktuale, përmban dobi dhe, në përfundim të leximit të çdo proze, secili e ndjen se ka fituar diçka a, më saktë, shumëçka. Këtë ndjesi provon veçanërisht çdo dashamirës a njohës i poezisë, sa herë ka në duar vargje të Irenës. Pavarësisht nga vjen e çfarë gjuhe flet. Përtë ilustruar çka sapo thashë, këto ditë, - para se ta mbart në facebook, - u dhashë tre miqve të mi rumunë, poetë dhe pedagogë të letërsisë rumune dhe botërore, të lex-onin një cikël poetik të Irenës, që pat dalë para ca kohësh, po në facebook. Më erdhi mirë që më përgëzuan për “nivelin e lartë të përkthimit”, por e vërteta është se merita i takon, në radhë të parë, autores, Irenës, që prodhon “grurë” të cilësisë së parë, jo “gurë” shterpë.NGA FADIL CURRI “Proze e re-fleksioneve te poetizuara drejt gjetjes se te panjohures” MBI LIBRIN “GJYSMA DASHURISH” TE IRENA GJONITIrena Gjoni duket se me guxim in-telektual hyri në Republikën diturore dhe artistike së pari me librin poetik “Tatuazh në shpirt të detit” (2003), me librin shkencor “Marrëdhënie të miteve dhe kulteve të Bregdetit

Jonian me ato ndërkufitare” (2008) e këto ditë edhe me librin në prozë “Gjysma dashurish”.Tufa e prozave “Gjysma dashurish” i autores Irena Gjoni, është krijim letrar që ngërthen në vete njohjen e guximshme të së panjohurës, përpjek-jet për sheshimin e saj nga mjegulla e kohëve e epokave, letrarizimin e ngjarjeve e personazheve baladeske në dioptrinë e modernitetit, rinjohjen e riformatizuar, lindja e vdekja e mbërthyer sipas vullneteve jovullnetare. Mbarështrimi i motiveve, frymëzimeve dhe ofrimi recepientëve lexuesorë bëhet me refleksione të poetizuara në këtë prozë dhe formon stilin e autores ndaj lexuesit me nëntek-tstualitet ndërkohor. Fati përsëritet paafatshëm, rrokulliset herë i vogël, herë i madh, përsëri i del përpara njeriut farfuritshëm, duke ia kujtuar të mos e harrojë veten se mund ta pësojë, nëse nuk për-vojësohet nga ai. Autorja e bën një punë humane, sikur do një fotografi të moçme, të zhubravitur dhe gati që po shuhet, ta shpëtojë duke ia dhënë një fotografi a portretisti ta ripërjetësojë para se të tretet përfundimisht.Duket se prore ka lëndë trajtimi unin e njeriut, shpirtin e mendjen e tij që lindin e zhvillohen binjakërisht. “Të duket e çuditshme që unë kam qenë gjithë këto vite te ti? Ndoshta, sepse unë s’kam qenë te ti. Unë kam qenë vet ti. Ndjenjat e mia më treguan historinë e shpirtit tënd. Në këtë ekzistencë të përjetshme u ngjita drejt qiellit të ndritshëm, ku përjetësia nuk mbaron”. Prandaj, zh-dërvjelltësia ideore “që kam qenë…, …sepse s’kam qenë”, krijon bukurinë e zgjidhjes enigmatike me disiplinë zbërthyese në këtë përballje kundërshtish të rrethanave të përshkruara në prozë. Dhe lexuesi është në një ankth të pritjes së kësaj zgjedhjeje për një zgjidhje të mirëfilltë. Rruga e mistereve të jetës së njeriut është analoge me atë të ideshmërisë dhe të karakterit, sikur lexuesi i vëmendshëm në prozën “Monologu i embrionit” e gjen në paralindje ose sapolindje, gen, frymëmarrjet e para.Në prozën “Sozia” autorja sikur bën deshifrimin e fatit dialektik në histori dhe fenomenin e rinjohjes sipas baladave e legjendave e riformëson me atë modernitetor. Personazhet takohen në një udhëtim detar, të cilët nisin bisedën në gjuhë të huaj, por më vonë rrëfimi për fatin jetësor të tyre shkakton rinjohje shpirtërore, si të një gjeneze që janë. Po ashtu, dukuria e njohjes së të errëtës në prozat e këtij libri, vërehet kur mëtohet të spikatet çështja e mentaliteteve të ndryshuara, por edhe e dashurive të palajthitura.Ndër tregimet më të arritura të Irena Gjonit është edhe “E vdekura”. ““Më ço bir, të lutem! Më ço copa – copa!” - dhe i përkëdheli leh-tas flokët. Me dorën që i dridhej, filloi të copëtonte (...). “Edhe sikur copa-copa, copa-copa” i oshtinë në vesh. Nuk dëgjoi asgjë, veç zhurmës karakteristike të prerjes së kockës. “Nëna duron”, mendoi me vete.

14

J U P R E Z E N T O J M Ë I R E N A G J O N I

Page 15: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

EJANI SHOKE TE DASHUR

Kaluan pushimettë dashur fëmijë,filloi mësiminë shkollë përsëri.

Oh, sa ëmbëlzilja tingëllon,për në mësimnxënësit i fton.

Ejani shoqe e shokënë shkollë të shkojmë,me gaz e vallemësimin ta fillojmë.

ABETARE

Abetare, abetarehapi ti ato dritare,hapi dritaret me luleti shoh ato burbuqe36 drita të kuqe.

Abetare-lulja jonësa bukur e kealfabetin tonëabetare, abetare,hapja Lulit ato dritare.

Abetare, moj selvitë shtrëngon Luli në gji,të shtrëngone fort të donsi nëna fëmijën e dashuron.

EJA VOGLUSH

Eja voglush, zilja të thërretbanka e shkollës po të prêt,eja voglush, zilja të ftonty mësuesja fort të don.

Eja voglush ,eja në shkollëme çantën e bukur në dorë,eja voglush, mos u frik faretë mësosh shkronjat në abetare.

Pranë do e ke mesuesen Besëtë meson këngë e vjershë,eja voglush me gaz e dashurise fort të don mësuesja ty…

TRINGLLON ZILJA

Zilja e shkollës po tringëllontë gjithë nxënësit po i fton,e fton ajo çdo shkollarnë bankën e klasës së parë.

Tringëllon zilja për mrrekullinxënësit e shkollës hyjnë,hapen dyer e dritarelexojnë vogëlushët në abetare.

RRITU, RRITU…

Rritu, rritu o fmijëvjen ylberi të puthë në sy,rritu, rritu me ëndrra në gjumëty të don nëna shumë!

Rritu, rritu o fëmivjen dielli të puthë në sy,rritu, riitu si lulja në pranverëvjen shtatori në shkollë të gjen.

rritu, rritu o fëmivjen hëna të puthë në sy,rritu, rritu porsi mollëmësuesja të kërkon në shkollë!

NE SHTATORNë shtatorpiqen mollëtzilet tringëllojnëhapen shkollat.

Pastaj vjene dashura vjeshtëkokrrat e rrushitshkëlqejnë në vreshtë.

Na vjen vjeshtaduke buzëqeshë,lulet e pemëtlahen me vesë.

Në mal zverdhetbungu e dushku,bereqetin me gazgrumbullon bujku

Më së shumti në shtatorgëzohet shkolla,vijnë me vrap nxënësitkuq si molla.

Venë e vijnëporsi bletë,zemra e nënavee gjërë- det.

Poezi për fëmijë nga Nehat Jahiu

Page 16: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

16

Intervistoi Arsim Halili: Intervistë me poetin Ruzhdi Berisha – Rudi

Fillimisht z. Ruzhdi na flisni pak për vetën tuaj ?- Po, unë jam lindur në fshatin Gërdec të komunës së Podujevës ,jam fëmija i tret i lindur në familjen Berisha. Qysh në moshën e re kisha pasion për poezinë, dhe ne moshën një-dhjet-vjet fillova të shkruaj poezi me cikël dashurie , dhe në atë kohë në shkollën ku unë po mësoja themeluam klubin letrar “Shqiponja . Aty prezantova disa poezi me radhë , nga publiku qe pëlqenin poezitë e mija me ngritke pasioni edhe me shumë qe të merrem me shkrime, dhe nga ajo ditë ende labërgoj tutje në poezi duke kërkuar figura artistike në botën reale dhe iluzionist ...Jeni i një moshe relativisht të re, por çka në të vërtet ju ka shtyrë t’i hyni botës së letërsisë?Për tu futur ne botën e letërsisë me shtyri dhuntia qe kisha për të shkruar dhe dashuria për librin. Me pëlqente se si nga asgjëja bashkohen fjalët dhe thuren vargjet dhe pëlqehen nga publiku. Të jesh poet është një ndjenjë e bukur por edhe e dhembshme e vështirë por edhe sfiduese mbi jetën reale dhe frymëzuese. Te merrem me letërsi me shtyn dashuria qe kam për shkrimin, kujtim qe do mbetet libra pas meje dhe ambiciet qe pretendoj ti ar-rijë...Deri më tani keni botuar tri përmbledhje poetike, cilat janë ato libra dhe çfarë në të vërtet i ka sjell lexuesit Rudi përmes poezisë së tij?Kam botuar tri përmbledhje poetike të cilat janë : FOLEJA E DASHURISË 2007, DALLËNDYSHJA E LIRISË 2008, KOHË E PËRFLAKUR 2010. Ne këto tri vëllime kam paraqitur qe nga 2007 ciklin e dashurisë duke trajtuar tema për rinin tek dashuria e filluar dhe shumë rrallë e realizuar, pastaj është ngritur dashuria me shumë për motivin patriotike dhe kombëtar duke paraqitur tek libri i dytë, duke kushtuar dëshmorëve , pavarësisë dhe lirisë e cila menduam qe po mbretëronte . Dhe 2010 në vëllimin e fundit te librit tim “ KOHË E PËRFLAKUR, jam munduar të bëjë një thirrje gjithë kombëtar ne mënyrën filozofike dhe të qartë qe te jemi me unik dhe të bashkuar në një Shqipëri etnike. Ky libër pasuron qartë copëtimin e tokave tona, sundimin nga te huajit dhe shkeljen dhe copëtimin me shekuj të tokës ton gjithë shqiptare. Tani me shumë frymëzohem për të shkruar për kombin dhe lirin e atdheut të shqiptarëve...Me sa kam pare dhe lexuar poezinë tuaj Brenda saj trajtoni motivin patriotik dhe atë të dashurisë pse jeni i ndikuar nga këto motive?Duke mësuar nga e kaluara e hidhur , toka shqiptare ishte copëtuar nga pushtuesit me të ndryshëm të Evropës dhe me gjerë, dhe kjo tani me shtyn te shkruaj për motivin patriotik dhe te dëshmoj se kam gjak shqiptari dhe te mburrëm me atë qe jam, te ju tregoja popullit tim shqiptarë të vërtetën e zymtë qe ende po qëndron dhe po na përcjellë ajo vrazhdësi e copëtimit të tokave shqiptare edhe pse për këto toka derdhem gjakun me shekuj për një liri të plot etnike të nënës Shqipëri. Nuk duam me shumë se të tjerët por as me pak se të tjerët e duam një liri me toka të bashkuar përjetë me një flamur kombëtarë ...Jo gjithçka lidhet vetëm me krijimtarinë poetike, ku gjejmë diku tjetër poetin Rudi?Poet Rudin e gjeni kudo, unë kam punuar punë të ndryshme, kam punuar aty ku njeriu nuk ka vlerë njeri, aty ku është e nënshtruar çdo gjë qe ka frymë njeriu. Sot gati çdo kund fuqia punëtore është e shtypur dhe e anash kaluar kudo ne botë, ashtu edhe tek trojet tona shqiptare po ndodh kjo si duket harruan luftën , dëshmorët , sakrificën për liri dhe tani e gjithë potencialin e kanë shtrirë tek pushtimi dhe sundimi i fuqisë punëtore dhe djersa e tyre. Rruga e lirë është fjala e lirë, e Rudi ende lufton me penën e tij për liri e fjalës se liri dhe qetësi ne fuqinë punëtore dhe kushte me të mira për një të ardhme me të sigurt për një zbatim të ligjit për lirin e njeriut kudo ...Sa jeni pjesëmarrës aktiv në jetën kulturore të qytetit tuaj respektivisht në Podujevë?Aktiviteti im nuk mungon ne qytetin tima aspak, jeta kulturore jo veç ne Podujevë por edhe në qytete tjera është ngulfatur nga politika dhe jo njerëz me kapacitete të duhura për te udhëhequr postet kulturore ne qendra të kulturës, dhe nga kjo rrugë e gabuar neve si poet na thellohen rrugët për të qen aktiv ne jetën kulturore, por ne punojmë ne mënyra vullnetare për të ngritur cilësi letrare dhe për me qen aktiv sa me shumë ne qytetin e Podujevës...Cila është arsyeja që ju nxirrni në dritë revistën letrare “ Ringjallja”, sa është funksionale dhe sa po arrini t’i përballoni vështirësitë në nxjerrjen e saj?Tek nxjerrja në dritë te revistës letrare RINGJALLJA ka arsye plot, por ne radhë të parë qyteti jon në Podujevë nuk ka pasur kurrë një revistë letrare,ne radhë të dytë ajo është edhe pjese e Klubit Letrar Zahir, bën nxitjen e brezave të ri qe të merën sa me shumë me dorëshkrimet e tyre duke i mundësuar për te botuar po në këtë revistë. Dhe një arsye edhe me e fort nga këto është qe institucionet kulturore po heshtin para këtyre ngjarjeve, dhe po aktivizohen individ shoqëror për te ngjallur ato aktivitete qe ishin dikur. Revista RINGJALLA është shumë funksionale, aty ka plot shkrimtar qe kanë fituar çmim pas botimit me neve për shkrimet e tyre, dhe tani po kjo revistë ka mbledhur shkrimtar e poet gati nga te gjitha trojet shqiptare dhe do jetë një revistë kombëtare ku thelbi i saj do jetë qyteti i Podujevës, dhe tani Podujeva ka revistë letrare pas 2009 vjetëve, kam punuar shumë për sjelljen e kësaj reviste ne dritë, duke u hasur shumë herë ne qorr-sakaq jo veç nga ana financiare por edhe nga problemet nga individët e caktuar nga primitiviteti i tyre duke penguar rrugëtimin tonë me shpifje. Por mua nuk me mungoj vullneti dhe as guximi për te ecur tutje ne arritjen e vlerës dhe cilësisë shkrimore. U bashkuam me ata qe mendojnë si unë dhe po i kalojmë me vështërsi te madhe sfidën e botimit të RINGJALLJES, duke na munguar ana financiare dhe vendet për mbajtjen e aktiviteteve kulturore... Çka do t’i ofroni lexuesve nga krijimtaria letrare në të ardhmen e afërt?Lexuesve ne të ardhmen a afërm do te kenë revistën letrare RINGJALLJE me numrin me te ri ne duart e tyre, si dhe disa libra me poezi qe është duke i botuar tani “Shtëpia botuese ZAHIRI” ku jam duke e udhëhequr unë . Do ta kenë edhe një libër me tregime nga unë si dhe një me poezi te botuar diku ne vitin 2011 nuk do ju mungojnë vargjet tona as-njëherë...Sa është i kënaqur me jetën kulturore z. Rudi në rrethin ku jeton dhe në përgjithësi në trojet shqiptare?Me jetën kulturore nuk jam i kënaqur aspak as këtu ku jetoj e as në përgjithësi ne trojet tona shqiptare, nuk them qe diku ne ter trojet tona nuk ka ngritje të kulturës por jo ne atë rrugë e cila duhet të jetë, me shumë ka kulturë klanore se sa kulmor te lirë dhe moderne. Jeta kulturore duhet te jetë ne një frymë të lirë dhe demokratike e jo të udhëhiqet nga mekanizmat të cilët për interesa te vetat ta ngufatin frymën kulturore dhe të sundohet po nga këta mekanizma jo produktiv...Ju lutem përcillni mesazhin tuaj për lexuesit tanë?Rruga e drejt është bashkimi kombëtar, lira është jeta për çdo qytetar, andaj bashkohuni dhe veproni shqip, flisni shqip dhe gjykoni shqip. Ai i cili ka gjak shqiptari ai e urren tradhtarin dhe punon për kombin e vet, dhe për bashkimin e trojeve tona qe tani janë ne gojën e ujkut. Fjala ime për ju është: te bashkohemi dhe ta duam shqiptarin, të punojmë për një etni te bashkuar në një Shqipëri, por kurrë mos ju largoni pushkës qe te jeni të gatshme kurdoherë qe te vdesim për atdhe, po edhe librin ta kemi ne duar për te ngritë vlerën arsimore dhe kulturore historike. Libri na mëson për pa-drejtësitë qe na i bërën ne te kaluarën dhe na mëson te jemi sy-hapur përshëndetje për të gjithë juve shqiptarë kudo qe jeni ...

Page 17: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Kujtim Agalliu

KËSHILLA E BABAIT

Njëherë, në një fshat të largët, jetonte një plak i moçëm. Plaku ishte shumë i Kamur, por i vetmuar. Ai kishte edhe një djalë.Djali na qenkësh shumë i llastuar dhe i përkëdhelur. Ai ishte rritur jetim, por me të gjitha të mirat e kësaj bote. Nuk e njihte as varfërinë, as vuajtjen. Jeta për atë ishte, tek rënça mos u vrafsha, siç i thonë. Kaluan vite. Një ditë dimri të acartë dhe me ngrica plaku i moçëm ra i sëmurë dhe zuri shtratin. Ai ishte shumë rëndë dhe askush nuk i dha shpresa për të jetuar më. U bind se jeta e tij varej në fije të perit dhe e thirri djalin e vetëm pranë shtratit. Ai donte t’i linte një amanet para se të mbyllte sytë përgjithmonë:- Biri im! — mërmëriti plaku me zë të fikur. — Jeta ime po këputet. Pas pak shpirti im do të flutur-ojë nga trupi. Mendja do të më pushojë së menduari dhe trupin tim do të ma kallin në dheun e zi.Djali, me lot në sy, e dëgjonte gjithë sy e vesh të atin pa i shpëtuar asnjë fjalë.- Desha të të jap një porosi, - vazhdoi plaku i moçëm. – Pasurinë që po të lë, e kam vënë me mund dhe me djersë për një jetë të tërë. Nuk dua qe ta bësh rrush e kumbulla sapo të mbyll unë sytë. Prishe me masë dhe shtoje dyfish në mundesh. Mos lejo të ta hanë njerëzit e këqij kot së koti.- Po baba, - ia kthen djali, - siç më thua zotërote do të bëj!- Po qe se nuk ma dëgjon fjalën dhe një ditë ndodhesh duarbosh, më mirë vdekur se sa gjallë.- Si urdhëron, baba!- Ne odën e miqve, në traun e mesit, kam lidhur një litar. U pa puna, bëje lak litarin dhe var veten, - vazhdoi me një fije zëri plaku.- Po, baba, siç më urdhëron zotëria jote!Kaq tha plaku dhe fjala iu këput në buzë. Ai i mbylli sytë për të mos i hapur kurrë më. Të nesërmen, i gjithë fshati, e varrosi me dhimbje dhe lot.Tani që plaku vdiq dhe e gjithë pasuria i ngeli të birit, ende pa i plasur sytë të vdekurit, djali filloi ta prishë pasurinë me grushte. Paraja e trashëguar dhe e fituar pa djersë qenkësh shumë e lehtë për t’u prishur.Djaloshi filloi të pijë në mejhanen e fshatit deri vonë pas mesit të natës. Në shoqërinë e tij gjithmonë do te gjeje njerëz interesaxhinj dhe të paskrupullt. Edhe ata që deri dje nuk e përfillnin fare, tani,

hiqeshin si shok të ngushtë, vetëm e vetëm që të zhvatnin ca para të majme nga ai. Kishte edhe nga ata që kërkonin borxhe për gjëra të kota. Ai, vuuu, me të dyja duart i jepte paratë që i kishte lënë i ati pa iu dridhur dora. Një ditë, duke vepruar kësisoj, pasuria u sos. Djali plangprishës ngeli pa një lek në xhep. Tani, që ngeli me xhepa bosh dhe i braktisur nga shokët interesaxhinj, iu kujtua amaneti i plakut të mençur. Ishte tepër vonë. Pasuria shkoi e vajti. Mbeti pa miqtë dhe shokët e dikurshëm, me të cilët pinte gjithë natën në mejhanen e fshatit. Le që nuk i jepte borxh askush, por as paratë e tija nuk po ía kthenin. Jeta iu bë sterrë dhe ai nuk po e donte veten nga inati. Mendoi e mendoi, dy net e dy ditë dhe nuk po i jepte dot rrugëzgjidhje gjendjes ku ishte katandisur. Ai nuk ishte mësuar as me punë që ta nxirrte kafshatën me djersën e ballit. U betua e u stërbetua se, sikur ta kishte përsëri në dorë gjithë atë pasuri qe i kishte lënë i ati, tani e tutje do të dinte se si ta përdorte. Ne djall të vinin të gjithë ata, që i ishin hequr si miq dhe shokë të mirë dhe në këtë gjendje të mjerë i kishin kthyer kurrizin. Po ku ta gjente pasurinë se? Ajo, tani, kishte fluturuar e gjitha sa hap e mbyll sytë. Gjë që nuk bëhej. Ai vendosi të varë veten, sepse rrugë tjetër më të mirë nuk po gjente dot. Kështu e kishte këshilluar edhe i ati, para se të mbyllte sytë. E bëri lak litarin që kishte lidhur i ati te trari i mesit dhe e vuri në qafë. Poshtë këmbëve vendosi një trung. Hoqi trungun me njërën këmbë dhe... sa çudi! Nga pesha e trupit të tij të ngjallur, trari u thye dhe ai u gjend në dyshemenë e odës. Që lart, sipër kokës se tij, u derdh një lumë me florinj dyllë të verdhë, që të verbonin sytë. Djali mbeti i hutuar për sa ndodhi. Kur e mblodhi veten nga tronditja i futi shpejt e shpejt florinjtë në një qyp të ri e të fortë. Duke mbledhur florinjtë, iu kujtua porosia e plakut. Nga sytë i rrodhën ca pika lot të nxehtë. Tani e kuptoi pse e këshilloi i ati të varte veten. A mund ta këshillonte, cilido baba që të ishte, të varë veten biri i tij i vetëm?!- Të falënderoj, o at! — mërmëriti djali i penduar. — Më dhe një mësim të mençur. Këto para unë do t’i shtoj dhe shumoj trefishin e tyre.Pas ca muajsh djali u martua dhe jetoi i lumtur, gjersa u plak. La mbrapa nipër e mbesa, të cilëve u tregonte gjithmonë për këshillën e babait të tij të mençur.

Page 18: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

18

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Çiftet

• 14 vajza dhe 12 djem vallëzojnë dy e nga dy (djalë me vajzë) në një mbrëmje. Saçifte të ndryshme mund të kërcejnë?

ZgjidhjeÇdo vajzë mund të kërcejë me çdo djalë, pra 14*12=168 çifte; ose çdo djalë mund tëkërcejë me çdo vajzë, d.m.th. 12*14 = 168 çifte.

Page 19: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

DHËNDRI GRYKËS

Kishte shkuar një dhëndër tek miku i vet. Vjen dreka e miku ja kthen bukën. Dhëndri kishte qenë grykës i madh. Atë ditë i kishin pas disa lloje gjellrash. Vjehrra ju shërbejke e rrike gjithë kohën në këmbë. Dhëndri për secilën gjellë që e qitnin në sofër, thoshte: “Qeky ma ka mytë babën” e t’ju lëshojke e ta hante gjysmën e gjellës. Kur e qitën së fundi hallvën, dhëndri i tha:

-Burra, në paçit qef m’i ditë, bash qekjo ma ka mytë babën, e s’kam si e lshoj! -e nisi të ha ngutshëm në të.

-Valla po m’dhimesh, more dhandër, -ia priti vjehrra -se t’u paska çkepë gjaku i babës e s’po ditke ku m’e lypë ma përpara.

NJË PALË TIRQ... Në Pejë, kishte pasur dikur artizanë të zotët, të cilët i punonin shumë mirë tirqit. Shkon një plak i anës së Pejës, veshur tamam si zotëri, me qelibar e kuti duhanit të bakfanit, shall e shokë, orë me qostek, bastunin dhe myhyrin në dorë e futet te një mjeshtër tirqish, duke i thënë: - unë dua një palë tirq tamam, si të Azem Bejtës! - Si urdhëroni zotëri, - po i thotë mjeshtri, dhe filloi të ia masë. Mat andej e mat këndej, por kot, atij nuk po i binin tirqit si të Azem Bejtës, në fakt ky zotëria, nga prapanica ishte më i mbushur dhe... Terziu i tirqve u lodhë e po i thotë plakut: - dëgjo mor plak, ty tirqit si të Azemit, nuk të bien pasha bacën se Azem Bejtë Galica tjetër prapanicë ka pasur...

Page 20: DITURIARevistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, shkurt, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 2 QKSH “Migjeni” DIMRI NË KOSOVË Foto: Shkelzen

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected]

Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”