20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË GJITHË SHKOLLARËVE REVISTA “DITURIA” U URON PUSHIME TË KËNDSHME ! Numri i ardhshëm i “Diturisë” vjen në shtator

DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

  • Upload
    others

  • View
    26

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 6

QKSH “Migjeni”

TË GJITHË SHKOLLARËVE REVISTA “DITURIA” U URON PUSHIME TË KËNDSHME !

Numri i ardhshëm i “Diturisë” vjen në shtator

Page 2: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

2

Sokol Demaku

Kurioz për Kosovën!

Ronny Augustsson suedezi i cili në mënyrë fantastike shqiptareve që je-tojnë dhe veprojnë në këtë qytet u sjellë një copë atëdhe para.Një mbremje kulturore kushutar Republikës së Kosovës organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås së bashku me shoqatat kulturore suedeze Glokal Sjuhärad dhe Vi Hässleholmen , ishte një moment njohje për më së afërmi të Kosovës dhe shqiptareve të cilët vijnë nga atje. Dihet mirëfilli se në Suedi edhe nuk është numër i vogël i shqiptarëve që

jetojnë ketu.Pra në Suedi në bazë të një statistik eka mbi 50 000 shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet skandinav.Në këtë mbremje Kosovën dhe të kaluarën e saj por edhe të tashmen e saj me ligjeratat e tyre e përshkruan shkrimtari, publicisti, perkthyesi dhe poeti kosovar Hamit Gurguri, i cili eshe deri më tani ka botuar mbi dhjetë libra në shqip po edhe në gjuh¨ne suedeze në të cilat në menyrë reale pershkruan Kosovën nga kohë më të vjetra e dei në ditë e sotme bashko-hore. Kjo është edhe një arsye më tepër se kjo mbreje me të vertetë ishte mbrëmje e suskse-shem në prezentimin e shtetit më të ri në botë dhe banorëve të saj me të gjitha ato perpetitë që jeta dhe koha atyre u sjellë.Hamit Gurguri është një njohës i mirë i rretah-

anve dhe jetës në Kosovë në kohë dhe situata të ndryshme, pra edhe ka një sfondë njohurishë të cilatë janë sa edhe inte-resante për ata të cilët mendojnë dhe duan të dinë më shumë për shqiptarët të cilë tjetojnë atje.Hamiti në menyrë kronoligjike paraqet faktet lidhur me rrjedhen e zhvillimit të ngjarjeve nga kohët më të lashta deri në ditët bashkohore. Ai prezenton për mrekulli edhe kohën e sundimit turk në ballkan, marredhenjet mes popujve të cilët kanë jetuar dhe luftuar në ketë kohë në ballkan, cka është shumë pozitive tek ky studjues e krijues se ana pozitive e jetës

gjithmonë dominon në referatet e tij.Ai vet thotë se edhe pse sot jemi në shekul-lin XXI dhe Kosova është shpallut shtet ne si shqiptar duhet të jemi syqel dhe të punojmë shumë në qurjen përpara të asaj cka kemi nisur, për këtë na nevojitet që të krijojmë miq, miqësi në të gjithë botën. Kjo është një bazë e shendosh e cila do na mundësoj që të reali-zojmë ëndërren tonë shekullore me lehtë.Me tema të tilla, me mbr¨meje të tilla thot Hamiti në prezentojme tek miqt tanë suedez realitetin kosovar dhe vet shqiptarin e Kos-ovës me të gjitha ato tiparet pozitive që ai ka, por këtë mund ta bejmë më me efket sikur sonte këtu kur jemi së bashku me mikun tonë suedez i cili në menyrë fantastike para bash-këkombasëve të tij dhe shqiptareve që jetojnë

Page 3: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

3

dhe veprojnë në këtë qytet u sjellë një copë atëdhe para.Kjo ka një rëndësi shumë të madhe, duhet t akuptojmë këtë, kjo nuk arrihet lehtë, duhet shume për të berë që njerëz si ky të jenë me ne dhe bashk me ne.Pra duhet të krijojmë sa më shume miq, sa më shume njerëz të cilët kthejnë kryt nga ne, na dëgjojnë dhe janë ata të cilët edhe do flasin për ne.Pastaj të pranishmit të cilët ishin në numer si shqiptar po ashut edhe suedez i mësuesja e gjuhes shq-ipe nga Tranemo Qerime Hajra i njohtojë me gjendjen e tyre në Republikën e Kosovës.E përshtypje të veqantë tek të pranishmit la prifit suedes Ronni Agustsson i cili kishte qëndruar shtatë muaj në Kosovë

vitin e kaluar me forcën paqruajtse sue-deze atje.Ai paraqite fotografi nga miqësia me shqiptar dhe familje shqiptare, kushtet ekonomike atje.Kjo është ajo cka unë kam verejt atje. Unë nuk isha në mison humanitar por me një mision ushtarak, por duke parë gjendjen në fhatrat e Ko-sovës, duke parë qt miqësi që kanë shq-iptarët për të tjerët e të cilën miqësi nuk e kan popujt tjerë kjo të benë të mendosh shumë dhe të jesh ai i cili do u gjendesh pran këtyre njerëzve.Unë kam përshtypje jashtëzakonisht të mira nga atje, kam kontakt me shume miq atje, të cilët me shkruajnë dhe u shkruaj.Unë kam organizuar së bashku me miqt e mi këtu në Borås një aksion për të ndihmuar familje shqiptare atje. Jemi shume të kënaqur me këtë. Por nuk majftojn vetëm kjo që une dhe disa miq

të mi të angazhohemi në këtë drejtim sepse ai popull atje ka nevojë për ndihmë materiale. Situata e pasluftës nuk është e lehtë të përballohet, prandaj është nevoja që njerëzit të jenë solidar dhe human.Unë nuk kam arritur të mesoj ship shumë, kam mësuar tri fjalë të cilat terë jetën time do i mbaj mend e keto fjalë janë të përditshme për mua dhe mkiqt e m inga Kosova nga të cilët kam mësuar këto fjalë.Këto fjalë janë. ”falmnderit”, ”shumë të falmndeit” dhe fjala e tretë eshtë fjala ”Dhi” kjo është një gejdhë e cila mbahet dhe rritet shumë në fshatart e Kosovës.Unëmendojë se në Kosovë duhet berë eedhe shumëne menyrë që njerëzit të ndihen mirë. Duhet ndihmuar ata njerëz se e

meritojnë një gjë të tillë.Ne takuam edhe shumë bashkekom-bas tanet të cilet ishin të pranishëm në mbrëmje e mendimi i tyre ishte se keso temash duhet organizuar ne tere vendin në m,enyrë që vendasit në mënyrë të drejt të njihen me Kosovën dhe shq-iptarët që jetojnë në Kosove e atëher ata do kenë nje fotografi reale edhe për ne të cilët jetojmë këtu.Gjatë gjithë kohës së mbremjes të pran-ishmit i argëtuan grupi i vallve ”2008” nga Gislaved i Suedisë, edhe kjo ishte njjë prezentim i kultures dhe trsditës shqiptare përmes valleve, këngëve si dhe veshjeve kombëtare cka zgjuan interesim dhe kërsheri te të pranishmit.

Page 4: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

FAQJA E POEZISË

Baki Ymeri

O ZOT!

Thuhet se gruajaNuk ka Zot.Dhe megjithate,Si e ke ngjeshurO Zot, Kur në trajtën e sajE ke vënë shpirtin tënd?Dhe si është e mundurTë vuaj duke e parëDhe më vjen t’i përkulemDhe të të harroj!Nëse në trajtën e sajE ke vënë krejt dashurinëE shpirtit tim,Atëherë si është e mundurQë ta lësh mbi dheKur ti mirë e shehSe do të bëhet Zot?

Nexhat Rexha

SI IKËN LOJËRAT

Për të thënë një fjalëAkuzoja veten dhe tyAs vetë nuk e dijaSe dikush na trembiNë lojën me shumë fatE buzëqeshja ime ndaloiNë stinën e luleve plot aromëDikush hyri ne kopshtin timMë vodhi aromën para syveDhe pastaj këputi një lule Me ngjyrë gjakuEdhe sot nuk kuptojIshte vetëm lojë e jonaApo shkëndijë e asaj skeneHeshtja na mbuloi Me çarçaf të ziPa e ditur se ajo ishte vetëm lojëE shikimeve ngazëllueseE buzëve të tharaLojën e bëmë krejt çorrëzaNuk më kujtohet si ikënStina e luleve Po si sot i mbajë në mendjeNgjyrat e aromën e tyreEdhe fletët kur binin në gjumëMë kujtohet edhe mengjesitI shtonin uratën për ditën e mbarëUdhëtarit shtegtim të kujdesshëmEdhe ujë loti i jepninPër kthim sa më të shpejtëVërtet ishin lojrëraNë kohë robërie Atdhedashuri për neAma të bukura e sa të bukura

Arsim Halili

MJERIM MBI SUPE

Të lodhur nga kohaMbi supe bartin mjerimShtegtim i pa fundSa trishtim

Vitet i harruanNuk e njohin vetënMallin e bartin në xhepKu keni tretë

Gjyshërit strukën në kujtimeA do të flitet gjuha ime

Të falem o zotMe këto pika lotÇ’është kjo golgotë

Arjana Loce

Ndarja

Ndarja erdhi krejt papritur,Pasi kishim kaluar një det të madh gëzimi,Shkreptiu si vetëtimë në qiell të pastër,Koha u prish dhe filloi shiu.

Gjithçka u kthye Në të kundërt,Dielli në shi,Puhiza në stuhi,Dasma në ndarje,Kuptimi në mëri,O Zot, sa çudi!

Atë natë, qielli Shfrynte nga tërbimi,Në mëngjes do t`ikje ti,Gjithë natën s`më zuri gjumi,Aeroporti më shfaqej pa drita, i zi.

Një valixhe more me vete,Dhe le pas një tjetër,Mbushur që atë çast me mallin tim,Në tënden fshehe gënjeshtrën e hidhur,Sa do doja të kish humbur në udhëtim.

Të paktën ti kishim ndërruar valixhet,Të kishe kuptuar kush peshon më shumë,

Malli im, a gënjeshtra jote, Të dyja të rënda si plumb. Tashmë, asnjë nga valixhet s`lëviz, Rënduar nga pesha, e kujtimeve të dashurisë.

4

Page 5: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

5

Malli për Çamërinë.

DUA TË ÇOJ MALLIN E GJYSHIT NË ÇAMËRINdodhi e jetuar.

Një ngjarje e veçantë, e papritur, më ka ndodhur para pak ditësh në një orë mësimi në lëndën e gjuhës shqipe klasa IV, cikli i Ulët. Nxënësve u kisha lënë për detyrë të përgatisnin një përgjigje me shkrim rreth pyetjes: “Po ti, a do të doje të mërgoje në vend të huaj “? -Përgjigja do të mbështetej në përmbajtjen dhe mesazhin e një vjershe, Vendlindja është shumë e rëndësishme për secilin prej nesh.Seicili i kishte ujdisur përgjigjet për bukuri, por me një përfundim: Nuk donin të mërgonin në dhe të huaj, sepse vendlind-ja është e shumë e shtrenjtë. Të gjithë prisnin që të mernin fjalën, dhe në fund mësuesja t’i përgëzonte. Vetëm njëri qëndronte i heshtur dhe si me ndrojtje: Vallë si do ta prisnin shokët përgjigjen e tij? E shtërngonte fletën dhe më shikonte drejt në sy, sikur më pyeste ?-Roland ! – I u drejtova. -Po ti, ke deshirë ta lexosh përgjigjen që ke shkruar ?-Po….Unë mësuse….. kam një mendim ndryshe nga shokët. –Dhe ndaloi si i zënë në faj. Të gjithë nxënësit kthyen shikimin nga ai.-Lexoje ! Lexoje se më pëlqen të dëgjojmë edhe nje mendim ndryshe ! – I thashë për t’i dhënë zemër.Me një zë si të mekur, ai filloi të lexojë: -Unë… mësuese,… kur të rritem dua të emigroj jashtë shtetit. – Pastaj e ngriti zërin. - Dua të çoj malli e gjyshit tim në trojet tona, në Çamëri ! Të shuajë mallini që atë e ka brengosu për shumë kohë. Ai gjithmonë më ka folur për Çamërinë. Tani që po rritem dhe po e njoh vetë historinë e vendit tonë, i a premtova vetes këtë deshirë të tij. Sa më shumë mësoj, aq më mirë i kuptoj lotët e tij dhe fytyrën që ai e këthen pas, kur më flet për vendlind-jen. Atij i kanë shkulur një “Copë” nga shpirti, dhe e kanë lënë vetëm me kujtimet e tij. Ndoshta shokëve po ju duket e paderjtë, po unë e dua shumë gjyshin tim. Kjo ishte mësuese. – Mbaroi fjalën dhe e ngriti kokën nga ne si me dyshim. E shikonim Rolndin, po askush nuk fliste. Sytë mu mbushën, por e mblodha veten, edhe pse vetë jam çame.Heshtjen e theu Besarti, një djalë nga Tropoja, i cili pyeti: -Mësuse ! Po si do ta çojë Rolandi mallin e gjyshit në Çamëri ? – Kaq u desh dhe biseda u ndez. Nga nxënësit filluan të vinin mendime të ndryshëm. I vështroja plot ëndje dhe më mbushej shpirti kur dëgjoja përgjigjet e tyre të sinqerta. Shikoja Rolandin. Fytyra i kish marrë një nur të bukur dhe sytë shprehnin veç gëzim. Shokët e kuptuan premtimin e tij. Ata, si pa u ndjerë, u mblodhën rreth tij dhe dëgjonin plot kureshtje, historitë që gjyshi i kishte treguar për Çamërinë. Nuk flisnja. I lashë nxënësit të shprehin mendimet e tyre për vendlindjen, (për fat nxënsit e klasës i kam nga të gjitha trevat e shqiptare) . I shikoja me mall. Sa të bukur e të çiltër janë !E përqafova Rolandin. Na dhuroi mësimin më të bukur që kam zhvilluar deri sot.Nxënësit u larguan atë ditë, duke më përshëndetur si gjithënjë. Po unë ndjehesha ndryshe. Më kishin mbushur me një ndjenjë dashurie dhe krenarie. Ndjehesha e lumtur për nxënësit e mij, që po rriten plot shpresa për të ardhmen.Porsa hyra në shtëpi, e përqafova vajzën e vogël, që vrapoi të më priste tek dera. E putha dhe i thashë: Hajde ta këndojmë bashkë atë këngën për Çamërinë. -Ta këndojmë që ta dëgjojë edhe gjyshi ! –Më thotë vajza, që sa s’fluturonte nga gëzimi.Tek dëgjoj zërin e vajzës që këndon, me vete mendoj: ……U shtua edhe një bimë e re në kopshtin e pafund të rikujtimit të historisë së shqipëtarëve, të kësaj historie plot luftë, dhimbje, vuajtje, lot e ndarje. Po ! …Kënga çame do të vazhdojë të dëgjohet brez pas brezi !Mami ! A ta këndojmë edhe një herë ? –Më thotë vajza e lumturuar. Dhe të gjithë i gëzohemi atij çasti aq të bukur.

Përgatiti: Lindita Rushiti (Gera), mësuesePlazh - Durrës

Page 6: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

6

FRONTI DEMOKRATIK PER BASHKIM KOMBETARKRYESIA QENDRORE

Presidentit të Ndëruar të Revistës “Dituria” në Borås të Suedisë Stafit të revistës shqipe “Dituria”,

Të nderuar zotërinj!

Ju sjellë përshëndetje të sinqerta dhe vllazërore nga Kryesia Qëndrorë e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar me qendër në Tiranë. Ne kemi përcjellë me shumë vëmendje revistën tuaj, tashmë prestigjioze, në shërbim të çështjes kom-bëtare shqiptare, dhe konstatojmë me kënaqësi, se ju me punën dhe angazhimin tuaj, jeni kthyer në një tribunë letraro artistike të rëndësishme në propogandimin e vlerave fondamentale të kuturës sonë shqipe, të artit, letërsisë, gjuhës, simboleve kombëtare, duke i bërë një shërbim shumë të çmuar tërë komunitetit shqiptar në vendet nordike e më gjerë, në mënyrë që ata në vazhdimësi të mbajnë të ndezur Brenda tyre ndërgjegjen kombëtare, të jenë pranë atdheut dhe Kombit të tyre, të ndihen të vlefshëm për veten, familjet e tyre dhe tërë Shqipërinë tonë. Ne sot kemi parë me shqetësim se, ka ende njerëz, të cilët pretendojne se merren me shkencë (sigurisht në fushën e tyre) dhe të bëjnë gabime trashanike, për shkak të cektësisë me të cilin analizojnë prurjet historike, qofshin këto të mbështetura në dokumentet arkivore. Mangësitë metodologjike në hulumtimet shkencore dhe përfundimet e gabuara në raste të tilla, jenë “si motër e vëlla” dhe ngarkojnë me emocione të tejkaluara, të mbështetura mbi bindje vetjake, pa marrë parasysh situatën dhe psikologjinë që mbizotëron brenda kombit tonë. Me kënaqësi konstatojmë se, kjo nuk ndodh me revistën tuaj dhe për këtë ndihemi krenarë. Të flasësh për vlerat fondamentale të kulturës dhe gjuhës shqipe, të krijimtarisë së gjerë letraro artistike në shërbim të çështjes sonë kombëtare, është më shume se sa një angazhim, është një krenari kombëtare, sepse nuk gjen një rast tjetër në botë që një komb me gjuhën me të vjetër në botë, me vlera historike qytetërimore formuese, të jetë sot i nëpërkëmbur dhe i ndarë në 5 shtete e në 8 pjesë, duke përjetuar një tragjedi shekullore. Kjo nuk është e sotme, as e djeshme, por kjo është aq herët, sa autorët e tragjedisë shqiptare ndoshta me dashje nuk u ka shkuar ndonjëherë ndërmend, se sa gjenetike janë prurjet tona tepër të lashta, nga pellazgo - iliret, maqedonasit, epiriotet, dardanët, arbëreshët, pra popullsitë e gadishullit il-irik, e deri tek shqiptarët e sotëm, të cilët kanë dëshmuar se edhe në periudhat më të vështira të mbijeteses për të ekzistuar, e kanë vënë vetëdijen e qytetërimit të tyre dhe tradicionalizmit të trashëguar në shërbim të popullit të tyre. Shqiptarët po jetojnë në dekadën e depresionit të madh shpirtëror, të kushtëzuar nga fenomenet negative, të cilat provojnë humbjen e besimit dhe tendencat drejt rrënimit të psikologjisë dhe frymës sonë kombëtare. Nacionalizmi shqiptar sot e ka të nevojëshme të rigjallërohet. Ai kërkon ripërtëritjen e moralit, duke u mbështetur në të kaluarën dhe duke na treguar, se sot, sistemi i vlerave të shoqërisë shqiptare vuan nga çoroditja politike, pagjumësia, apatia. Me brengosje të thellë ne shikojmë se autorë të ndryshëm shpesh i shikojnë referencat të shkëputura nga realiteti, duke u larguar me dashje nga koha në të cilën ato janë thënë, i kanë trajtuar shpesh me mendësitë e sotme, pra një gabim trashan-ik që sot po gjallon tek autorë të tjerë shqipfoles, të cilët i janë nënshtruar me turp misionit antikombëtar për të goditur dhe denigruar figurat tona kombëtare dhe tërë sitemin e vlerave që kemi trashëguar nga e kaluara jonë historike. Ne ju përgëzojmë sinqerisht për korrektesën tuaj shkencore e historike, për vërtetësinë e materialeve që publikoni në faqet e revistës suaj. Kori i kallogreve sot kanë vënë në dyshim vlerat e legjendarit Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, të Ismail Qemal Bej Vlorës, të shqiptares humanitare, Nënë Terezës së Madhe, të gjuhës sonë, të simboleve kombëtare. Ky kor kukuvajkash, i rresh-tuar në klane e nënë titujsh shkencor, po tentojnë sot të godasin në gurin e themelit të ngrehinës kombëtare shqiptare. Ka një arësye shumë të fortë që në kampet antishqiptare ka rënë kambana e drithërimit: Kjo po ndodh pikërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe rritjes së presionit popullor drejt Bashkimit Kombëtar. Antishqiptarëve u djegin veshët dhe u dhembin sytë, kur dëgjojnë e shikojnë vullnetin e kombit më të lashtë të gadishullit, për të kërkuar dhe vendosur drejtësi-në.

Page 7: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

Kësaj drejtësie i shërbeni edhe ju me vendosmëri e mençuri. Kjo është një punë e mrekullueshme, e mbështetur në forcën dhe vullnetin tuaj për të realizuar rubrika serioze e kualitative, përmbajtja e të cilave do të rreshtohet me dinjitet në fondin e kulturës sonë kombëtare. Sot ne i bëjmë nderimet bijve të Shqipërisë, të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të përmbushur amanetin e patriotëve të Rilindjes Kombëtare, për një Shqipëri të Bashkuar. Duke respektuar gjakun dhe sakrificat e tyre, ne sot kemi kuptuar se lëvizjet e karaterit kombëtar për bashkim, kërkojnë sakrifica të mëdha, përballë nacionalizmit agresiv në veprim të armiqve tradicionalë të Kombit Shqiptar. Sot amaneti i Dëshmorëve të Kombit është ende i paplotësuar. Ata u ngritën dhe luftuan, dhanë gjakun e tyre në Altarin e Shenjtë të Lirisë në emër të Bashkimit Kombëtar. Ne të gjithë sot kemi kuptuar se vetëm Dëshmorët e Kombit janë ata që kanë plotësuar detyrën dhe misionin e tyre të lartë ndaj Kombit Shqiptar dhe Shq-ipërisë sonë. Ata dhanë gjakun e tyre, ne sot duhet të japin djersën dhe mundin tonë, për të plotësuar amanetin e papërm-bushur. Është detyra jonë të sakrifikojmë të gjithë të bashkuar, duke qenë të bindur se bashkimi ynë bën fuqinë tonë, por bashkimi ynë bën dhe mençurinë tonë. Revista « Dituria » është bërë përcjellëse serioze e vlerave njerëzore e humane në shërbim të çështjes kombëtare. Kryesia Qëndrore e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar ju uron stafit të revistës shqipe “Dituria” dhe tërë lexuesve të shumtë të saj kudo, mbaresi, shendet personal e familjar dhe shumë suksese në përpjekjet fisnike në shërbim të shqipta-rizmës dhe Bashkimit Kombëtar.

Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)Sekretar i Përgjithëshëm i FDBK

Tiranë, 9 maj 2010

Suzana Kuqi

Qeni im i vogël dhe tabuja e madhe...

Në kohë të rinisë sime të herëshme apo më mirë të adoleshencës, banoja në qytezën e minierës së Manzës. Eshtë ajo moshë kritike kur mundohen të na i fiksojnë fort tabutë në kokë. Mbaj mend që një ditë sa të zakonshme po aq të pazakonshme për të cilën më ngeli në kujtesë, një fshatar i kooperativës, kish çuar lopën për t’u mbarsur në një fshat fqinj. Rrugës së kthimit, lopa për arësye enigmatike, ishte tërbuar e i kish kërcyer sipër një demi që

kalonte rrugës rastësisht me të zotin e tij. Fshatari i varfër, baba i tri vajzave, nderi i të cilave i ishte bërë mani e fiksim e ishte nderë ndaj gjithshkaje që përbënte femëroren në shtëpinë e tij... u plagos për vdekje në sedër. Turpi... turpi... turpi... dhe zemëri-mi. Ndoshta, zemërimi përpara, apo të dyja bashkë njëherësh, dreqi e di cila qe që i dha rrugë veprimit. Të gjithë dinë atë që panë. Ja dha me sëpatë lopës në lule të ballit. Fund i lumtur apo i palumtur, ç’rëndësi ka. Ai shpëtoi, nderi ju vu në vend, lopa ja pat. Copat e saja përfunduan në kusitë tona, sigurisht blerë me çmim të lirë. Qeshën të gjithë teksa gatuanin e hanin mishin e asaj lope mendjelehtë. Qeshëm dhe ne vajzat, duke kapërdirë me zor një kafshatë të hidhur morali. Mendjelehtësia e femrave nuk falet.

Disa gjëra mbeten tabu përfshirë edhe kafshët kur bien ndënë kthetrat e gjykimit të njerëzve dhe rrethanave.

Page 8: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

8

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

ECJA I HUM-BUR

Kur ne ishimNë shpirt të sakatosurMora një grusht dheNga kjo tokë e gjakosur

Ta solla ty në mërgimGjëmën e nëntokës sonëMendoja se do gjesh shpëtimDhe dhembja të pushon

Kurse ti kërrusur kalojeNëpër bulevardet e huajaNuk di se çka kërkojePor në ty gjëmonte kuja

Letrat e shkruaraI gjuaje pas shpineNga dhembja i harrojeTë gjitha këto zemrime

Ecje si i humburJetoje në kujtime Në zemrën tëndeShtrëngata e shqetësime

Miradie Zymberi-Avdullahu

NUK DUA TË LENDOJ Pranvera - me blerim,lulet , lulezojne,nje shprese e nje premtim,ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,shkresat i djeg flaka,ditet - berë te zeza,netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,buzeqeshjen magjike,ne syte e tu gezime,Gezuar pra mik!

Vazhdo, pa vese,më nuk të trazoj,se ti je rrezeshprese,nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,dua te me besosh,me këtë rrjedhe lumëgjithkah të blerosh.

Shaban Cakolli

DARDANIA

Trupin ne valeemrin ne flakeDardania plake.

Ne vale -nuk mbytetne flake-nuk kalletjeton-nuk ndalet.

Ne gjak-ujiturplagosur ne zemerprape jeton-ka emer.

Erdhi neper furtunetrupin -floriemrin-Liri.

Suzana Kuci

ÇAST I VJEDHUR

Dhe koha ndaloi...Njihemi vallë?Vallë në ç’shekull jemi parë?Digjesha mbi një turrë drusha një bucelë mbaja mbi krye

a u mbytëm oqeanitbashkë me Atlantidën...Koha step në një çast..... çast i vjedhur kohës hipokrite...Shpirt, pjesë e shpirtit timmall a trill çmëndurie më kalon përbri e më le pasnë shijen e një çasti klandestin për-jetësie...Ku jemi parë...Kur do të shihemi vallë prapë..

Page 9: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

HIJA E JETËS

Hija e jetës më përcjellëE errët në horizontPor ylli pran yllit shëndritDhe jetës i jep dritë.

E ndjej mallin e natësNë detin e ëndërrave te miaKu shpirti im notënNë përmallim.

Noton lundra ime e pa trazuarDrejtim ka botën e panjohurPor shpirti im ka mallNë afshin e pashuar.

Tutje mbi detin e kaltërUdhëtoj dhe unë Dhe perfundimisht arrita të jem Që shpirti yt të jetë afër shpitit tim.

MENDIMI POZITIV

Daut Demaku

Çdo gjë që bën njeriu, bën për vete. Të tjerët mund t’i lëndosh me urrejtjen tënde, por lëndimin më të rëndë do t’ia sjellësh vetvetes, sepse urrejtja ka lindur në ty, në kokën tënde. Nëse i do të tjerët, sidomos të afërmit që nga rrethi familjar, ata do t’i shërosh me rr-ezatimin e gëzimit e dashurisë sate, por do ta shërosh shumë më shumë vetveten, sepse dashuria e gëzimi po lindin në shpirtin tënd.

Mimoza Dhima

DËSHIRË

S’do desha te isha e bukur !Bukuria lendon , mban xhelozi.S’do desha te isha e shemtuar !Shemtia vret e pabesi.

Nje copez ajri do desha te isha ,te te prek pa u ndjere , t’jem fryme per tyCdo cast ne krahe, ashtu te te kisha.T’me merrje mes buzeve, ne shpirt te te hyj !

Majlinda Bajraliu

Dua te jem me tyErdhe si lule,në këtë pranëverë më shi.Buzqeshja jote ishte sikur rrezet e diellit ,atje lart në kaltëresi ujëvara lotësh derdha për ty.Pse se kupton ,dua te jem me tymë dëgjo hëne, diell,njeriun e zemrës mos ma merr.Pa atë unë skam asgjë,prap po të lus mos e merr.Pa buzqeshjen tënde,s’mund të jetoj.Pa syrin tënd shigjetëqë më shikonte,dikur drejt në sytë e mi.Pa fjalën tënde,TE DUA jo s’mund te rri.

Page 10: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

10

Bahtir Latifi

Mbrëmje kulturore kushtuar KosovësEdhe pse jemi larg vendlindjes në vend të huaj ku po kalojmë një pjes të jetës sonë ne duhet të punojmë dhe të lobojm për shtetin tonë të dashur ku do që jemi dhe me ate cka do që kemi .Ide, mënyra të ndryshme që anojnë kahë ana e jonë, pra drejt shtetit ton,drejt vendëlindjes sonë ,aty ku lindem dhe shpre-sojmë të vdesim .Nuk ështe edhe hera e parë që në qytetin Borås të Suedi mbahen mbrëmje kulturore kushtuar Kosovës e gjithë falë punës së palodhshme të anëtareve të Kryesisë së QKSH Migeni e kjo arrihet dhe sendertohet me kurreshtjen dhe vullnetin që kanë shqipëtaret për vedin e tyre.Ka kohë që tashmë në këtë qytet që jeton shoqata “Migjeni”.Në kuadër të saj zhvillohen aktivitete kulturore për shqipëtaret në qytet si dhe me rrrethinat e tij Në kuadër të shoqatës veprimtarinë e vet e zhvillojnë edhe radio lokale dhe revista shqipëtare “Dituria” pikrisht në këtë qytet u mbajt edhe mbremja kultur-ore kushtuar Kosovës shtetit tonë të dashur.Një mbrëmje madheshtore me shqipëtar dhe suedez se bashku për Kosovën.Në këtë mbramje kishte shumë shqipëtar nga qytetet të ndryshme të Suedisë, suedez po ashtu nga qytetet të ndryshme e pikrisht nga qyteti Borås me rrethinë.Nata kulturore filloj me Grupin e valleve tashmë të njohur për bashkëatdhetarët në Suedis e më gjërë grupi vallëzues “Shqiponja 2008” nga Gislavedi të cilet e madheshtuan me pranin e tyre këtë mbrëmje.Mandej Hamit Gurguri po ashtu i njoftur për diasporën shqiptare dhe vendin tonë si shkrimtar i sukësesshëmnë fushëne eltrave shqipe.Hamiti tregon dhe shpjegon për Kosovën dhe popullin kosovar nga kemi ardh, kush ishim dhe kush

jemi sot. Kishte afer 2 orë ligjerate vetem për Kosovën.Më pas ishte mësuasja që edukon fëmijët shqipëtar në qytetin Tranemo, Smolandsstena Qerime Hajra që po ashtu para të pranishmëve me një fjal spjegojë për situaten e ma her-shme të gruas kosovare dhe fëmijëve kosovar , por edhe gjendjene në të cilët keto kategori shoqërore jane sot.Programi vazhdoj me valle nga grupi valltar “Shqiponja 2008” .Dhe ne fund u paraqit Ronny Au-gustsson një prift Suedez i cili në kohën e pasluftes ishte në Kosovë si shërbyes ushtarak.Nga koha që kishte kaluar ai në Kosovë kishte hasur në shumë familje shqipëtare, me kushte të veshtira dhe ishte i zemruar për gjendjen që kishte parë për aq kohë sa kishte qenë në Kosovë,Sa ishte i zemruar për situatën e Kos-

ovës aq ishte edhe i gëzuar që kishte pas fat ta njihëte edhe Kosovën ma për se afërmi dhe shqipëtarët ata njerëz fisnik si ai i quan.Kishte mësuar shumë cka nga shqipëtarët dhe kishte fituar një bindje shumë mahnitëse sa që edhe sot e kesaj dite edhe pse tashmë jeton në Suedi, ndihmon disa familje në Kosovë dhe ishte kurrshtar që ta ndihëmojmë edhe ne Kosovën së bashku.Kishte bërë shumë fotografi sa që cdo njëren duke e shpjeguar veq e veq, të gjitha kishin të bëjnë me gjendjen e mjerushme qe kishte pa ai në vedin ton. Nuk i perjashtoj edhe castet e mira pa i permend dhe të pa harruara me shokë që kishte kaluar për aq kohë sa ishte deh se po ti ipet rati prap një dit ai dota vizitoj Kosovën.Nga musafirët që ishin si shqipëtarët po ashtu edhe suedezët u larguan nga kjo mbrëmje me fëtyra të lumtura që paten rastin të takohen së bashku e pikrisht në mbrëmjen për Kosovën.Mos të harrojm ta themi edhe fealenderimin e GLOKALA SJUHÄRAD një shoqate suedeze e cila ishte bashk organiza-tore së bashku me shoqaten tjeter suedeze Vi Hässleholmen dhe QKSH Migjeni. E gjith kjo kaloj me një atmosferë miqësh dashamirës për një mendim të mirë për Kosovën e dashur shtet i ri dhe i nevojshëm për tu ndihmuar në të gjitha aspektet .

Page 11: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

11

Përgatiti: Kadri Tarelli

MBRIN NË DURRËS “Lavirja në pentagramin tim”Në këtë fillim Maji e fund pranvere, shkrimtari nga Kosova Valdet Avdiu, vjen në Durrës me librin e tij të fundit me tregime, të pagëzuar, “Lavirja në pentagramin tim”. Çudi e madhe me këta shkrimtarët ! Valdeti vjen pranë detit. Mbase një dashuri, apo një amanet i të parëve që i vunë em-rin, për të ardhur në Durrës, pikërisht këtu ku valët e Adriatikut lodrojnë, përkëdhelen e puthen përjetësisht me bregun e këndojnë vetëm këngë dashurie.Mysafiri i ndruar u prit nga shkrimtarët dhe artistët durrësakë në biblitekën e librit Bri-tanik, në mjediset e Muzeut të Dëshmorëve. Një mjedis i ngrohtë mes kolegësh. Takohen letrarët e të dy anëve të trojeve shqiptare, por të një shpirti e të një zemre. Libri “Lavirja në pentagramin tim”, që në kopertinë, si një shtojzavalle mali të fton të vallëzosh mbi tela, e me nota nota serenate të fton për dashuri. Një grafikë me penelatë të hollë, emërtim roman-tik, që të tërheq e të përkund në krahët e dashurisë së panjohur, që nga faqja e parë e deri në fund, e të thotë: A mos vallë dashuria është mëkat apo robëri , drejtë cilës ne shkojmë me deshirë ! ?. Libri përmban tregime të shkurtra, që tingëllojnë si proza poetike, me stil lakonik, fjali të ndërtuara bukur, që godasi drejtpërdrejt. Në pamje të parë duket si libër erotik, që i shkon përshtat vetëm moshave të reja, por kur futesh në thellësi, duke çfletuar çdo faqe, ndjen ngrohtësi, dalldisje, nanu-ritje, por edhe mornica të ftohti, sepse ka thyerje të tilla të ndërgjegjes dhe psikollogjisë, që të çojnë drejt një përfundimi filozofik. Gjykojeni vetë këto dy rradhë: “Eva….Adami të nxori nga brinjët, unë të mbolla në zemër”, me të cilat ze fill faqja e parë e librit. Ndoshta është pak ? Atëherë gjykoni më gjatë mbi përfundimin e tregimit “Gruaja ime, lavirja”. Mbi kë hidhet baltë me këtë fjalë të rëndë, “Lavire”, mbi gruan që është dashuruar, e nuk gjen prehje nga fati që i ka rënë për

pjesë e që duhet ta jetojë ? –A mund të shtoj dy fjalë, me lejën e autorit: -“Lavirja” ! U drodh. Mbi shpinë i ra gjysma e baltës. Më kot mundohej që ta hiqte”. Mendimi shtyhet më gjatë: A ka dashuri pa dy veta ?-Po mëkatar cili mbetet ? -Pyetje e pyetje…..pa fund, që të ngacmojnë të gjesh e të shohësh të vërtetën, por që autori me mjeshtëri i le pezull, për të vallzuar si valët mbi pentagramin e detit.Përmbajtja është në libër. Ndjesitë, natyrisht janë të secilit. Është për t’u përshëndëtur Valdeti për kurajon, sepse ka lëvruar prozën e shkurtër, por edhe duhet përgë-zuar se i a ka arritur të krijojë tregime të bukura, copëza jete plot ndjenjë, që të fusin në prush të epsheve, e të sjellin në vete sikur të rrahin me

shufra akulli. Të le ta pish gotën e verës deri në fund, të shijosh pikën e mjaltit mes buzeve të puthitura, por që mund të kafshosh edhe gjuhën e të bëhesh esëll. Është një stil i vështirë, larg tregimit të gjatë, që të lodh deri sa t’i gjesh fundin. Me pak radhë, e të thuash shumë, por edhe të kuptosh e ndjesh gjithëçka. Interesant ! Rrallë ndodh. Po mbas çdo tregimi në këtë libër, pse ndalemi dhe mendojmë ? -Dhe menjëherë nisim tjetrin plot kureshtje dhe kënaqësi. Analistët letrarë, apo kritikët , siç u pëlqen që t’i thërresim, të cilët mbushim sallat, mund t’i venë emra nga më të çuditshmit stilit e formave të të shkruarit. Punë për ta. Le të rrinë e të mendohen gjatë e të na mbushin mendjen. Mirë bëjnë. Ata nuk i shtojnë librit, as vlerë e as bukuri. Po ! -Vlera e këtij libri qëndron tek eleganca e të treguarit, bukuria e fjalës, forca e gjykimit, duke lënë pak shtegun hapur për ne, që të shtojmë pak edhe nga vetja jonë. Mos vallë edhe ne jemi personazhe të tij ? - E për këtë autori ka meritë. Na solli diçka të re. Një befasim i këndëshëm. I lumtë Valdetit. Urimi mban mbi vete: Edhe shumë libra të tjerë të bukur ! Nuk mund të rri pa thënë: Çudi apo mirësi, që në të gjitha tregimet nuk ka fjalë të huaja, të cilat na bezdisin e na prishin lezetin e leximit.Në mbyllje po përmend një fjali të autorit, e cila u kujtua shumë herë gjatë diskutimit: “Bota nuk shkëlqen vetëm nga dielli,Po më shumë nga dashuria”

Page 12: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

12

Jehona e shekujve të Sokol Demakut Nga Baki Ymeri

Sokol Demaku vjen para lexuesit me një antologji të re poetike, Jehona e shekujve, botim i redaksisë së revistës Shqiptari në Rumani, në bashkëveprim me redaksinë e revistës Dituria në Borås të Suedisë. Libri e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, duke patur për autor të parathënies poetin e mirënjohur shqiptar, Visar Zhiti, sipas të cilit, “Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij në kërkim të vendeve të tjera, mbase në fund të fundit është kërkimi i poezisë së vetvetes, i thelbit, zbulim i së bukurës. Nëse përsëritet shpesh thënia e Dostojevkit se e bukura do ta shpëtojë botën, mua më pëlqen të shtoj se poezia është ajo që na shpëton ne nga kotësia dhe zvetënimi i gjërave dhe na jep emocionin e duhur, aftësinë për t’u mrekulluar. Këto po sillja nëpër mend, kur m’u përzien befas në kokë fjalët Antologji, Grua, Shqiptar, Ballkan, Itali, Xhejm Xhojsi në Trieste, që mblidhte fjalë shqip, Diasporë, Naim Frashëri që botonte në Bukuresht, Ecje, Bashkë, shoqatat e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi, Suedi, SHBA, etj.Shqiptarët janë në një udhëtim të madh. Të paduruar tani që Europa të vijë sa më parë tek ata, një pjesë kanë iku ta gjejnë ata sa më parë Europën. Nuk është fjala thjesht për kontinentin e vjetër, se trualli i shqiptarëve në Europë është i patjetër-sueshëm aty, por nënkuptohet dhe metafora e Europës së qytetërimit dhe mirëqenies, e vlerave dhe e viryteve, e thënë

hapur, e Poezisë. Që kapton dhe në kontinentet e tjera, në Amerikë, po dhe në Azi e Afrikë, edhe në Australi, ku kudo kanë mbërritur shqiptarët. Dhe, siç thamë, udhëtimin e tyre edhe ata e shoqërojnë me këngë. Bij të gadi-shullit më poetik, me fqinjë grekërit, prej të cilëve kanë marrë shumë, ku besoj, se s’kanë dhënë më pak, me sllavët e Jugut, që ndajnë dhe me ta mite dhe legjenda të përbashkëta, me

rumunët, që i lidh një bashkëpunim brilant rilindas, shqiptarët, tashmë në dy shtete, në Shqipërinë e lashtë dhe në Kosovë, në Republikën më të re në botë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, me një diasporë më të madhe se veten... Një antologji tekefundit u rrekërka qysh në gjenezë që të bashkojë sa më shumë, nëse është e mundur: tufën e luleve dhe të emrave, aromën - edhe të fjalëve, tryezën me ushqime të shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjen-ja, si në një të kremte të përbashkët thërret të tjerë në heshtje, lexues edhe përtej kufijve, bën miq, etj. Pse? Sepse poezia mbi të gjitha është liri, mrekulli e saj. Po antologjia që kemi ndër duar ç’kriter ka? Ajo sikur do të na tregojë që një punë e tillë mund të jetë e kujdo, mjafton dëshira. Pastaj sikur na fton që jo vetëm ta pranojmë tjetrin, por edhe ta bëjmë mik. Se, kur shpërndahemi, është poezia piktakimi më i bukur. Që ta shvleftësojmë nocionin i huaj dhe Kullën e Babilonit. Pra, e thënë shkurt, kjo është një antologji miqsh, që merr përsipër ta shpallë atë, duke krijuar tensione sentimentale, ku harresat dhe mungesat falur. Është si një trokitje e beftë në derë, ku pritet esklamacioni i thjeshtë dhe i gëzueshëm: - O, mirëserd-he! - Kush je? - Një si ti! - Nga vjen? - Nga vendi i poezisë!

Page 13: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

13

Në vend të përkujtimit... NDJEJ MALL!Nga Sabir Krasnqi

Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Ne numërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: sa më tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohë: Ajo na bënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.Ditët e janarit janë të ftohta!... Edhe kur rrezaton dielli, përveç shkëlqimit që reflektohet mbi borë e ngrica, acari mbetet sunduesi i heshtur dhe i plotfuqishëm i këtij muaji. Ndryshe nga rrezet e diellit pranverorë, kur gjithçka frymon, merr jetë... kjo gjallëri është e zbehur në këtë muaj të akullt. Dhe kjo atmosferë e zymtë shtresohet edhe në qenien time në trajta të lloj-llojshme duke provokuar lojën e dhembjes por edhe të mallit. Megjithëse fjalët nuk arrijnë ta zgjidhin as-njëherë enigmën e shpirtit, unë do të vazhdoj t’i rendis ato mbi letër të bardhë, si udhërrëfyese të ndjesive më të thella shpirtërore... Thellësitë shpirtërore janë të pafundme m’u sikurse edhe universi... ndoshta edhe vet shpirti është univers në vete - pa fillim e pa mbarim! Renditja e shkronjave nuk është edhe aq e lehtë, sepse shpeshherë dora rrëmbehet nga emocionet e çastit dhe ndjek plagët e zemrës, plagë të pashërueshme... Dhe derisa lundroj me shkronja mbi valët e kujtimeve, nuk mund t’i ik ndjesisë së mallit... sa më thellë që depërtoj, aq më e fuqishëm bëhet edhe kjo ndjesi e cili papërshkrueshëm pushton gjithë qenien time... Përpiqem e përpiqem me gjithë fuqinë që kam për t’i kapur ato copëza të shpërndara nëpër vite e për t’i vendosur në mozaikun e dikurshëm, për ta përmbushur sërish atë - s’paku virtualisht! E në kërkim të shtigjeve për zgjidhjen e kësaj enigme shpirtërore, vërtitëm pafund në labirintin e ngatërruar të jetës.... pa shtegdalje...Nuk kam frikë e as nuk vuaj nga temperamenti mashkullor! Jo, jo, as nga komplekset e gjinisë së fuqishme e as nga mentaliteti patriarkal. Unë jam ky që jam dhe nuk mund ta mohoj as ndryshoj realitetin, andaj as nuk dua t’i fsheh dhem-bjet e zemrës... para askujt - ndjej mall! Po a ka ndonjë mendje të ndritur që nuk e ka ndjerë peshën e mallit, ju lutëm më thoni?!...dhe lexoj vargje të Çajupit:Doje dritë o qiell more dritën timedhe ma mbushe jetën plot me hidhërimeTani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rrojSe dhe perëndinë tani s’e besoj.

Por malli nuk është dukuri organike, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishëm në botën materiale, malli është ndjenjë, ndjenjë e thellë shpirtërore, dhembje dhe dashuri njëkohësisht!... Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpërthen në brendi me fuqinë e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij është përvëluese... Atë e ndjen, e përjeton secili në botën “sekrete” të unit të tij, pavarësisht kamuflimit që mundohet t’ia bëj!...Edhe ky vit që kaloi, sikurse edhe tre vitet e tjerë, përveç zgjimit të kujtimeve për kohën e kaluar, përfytyrimeve imagjin-are dhe bredhjes nëpër to, nuk e lehtësoi aspak mungesën e pranisë së saj... por unë, megjithatë, provoj ta mbajë ritmin e tingujve të shthurur. E di se ato nota nuk mund t’i kap e rendis më asnjëherë sipas dëshirës sime në pentagramin e jetës, por përpiqem të ndjek valëzimin e pakoordinuar të tonalitetit të tyre! Thjesht, t’i vë në lojë ndjenjat - t’i gënjej ato!!! Të aktroj në teatrin e jetës për hir të engjëjve të dritës. E keni parë ylberin?! Fenomen që të mahnit me ngjyrat e bukura të tij... dhe sado që të mundohemi, ne nuk do të arrijmë kurrë ta prekim madhështinë e atyre nuancave!Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Ne numërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: sa më tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohën: Ajo na bënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.

Mall i përjetshëm...

Më të dashurës sime që kaloi në amshim më 20 janar 2006

Kreuzlingen , janar 2010

Page 14: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

14

J U P R E Z E N T O J M Ë S A B I R K R A S N I Q I (1966)

Sabir Krasniqi u lind më 17 janar 1966. Si opojar me rrënjë, por banues në qytetin e bukur, piktoresk e historik të Prizrenit.Shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prizren, ndërsa studimet e larta i regjistroi në Fakultetin Teknik në Prishtinë.Që i ri filloi të merret me mjeshtërinë e artit figurativ, sido-mos me pikturë e më vonë filloi të studioj edhe fenomenet parapsikologjike, në veçanti hipnozën.Me vepra arti ka hapur ekspozita personale dhe kolektive nëpër disa qendra të Kosovës.Në fillim të viteve ’90 emigron në Zvicër, ku jeton dhe vepron edhe sot e kësaj dite.Edhe në Zvicër është aktiv në lëmin e artit figurativ, përmes ekspozitave dhe si bashkëpunëtor i revistave të ndryshme. Gjithashtu ai vazhdon thellimin e njohurive

parapsikologjike dhe, përmes kurseve të ndryshme, studion edhe lëmin e informatikës. Ka botuar punime të shumta nëpër gazeta dhe revista shqiptare, si: „Zëri i Rinisë“, „Sharri“, „Lulëkuqet e Marsit“, „Rilindja“, „Zëri i Kosovës“, „Repub-lika“, „Ngucakeqi“, „Astra“ etj. Përveç aktiviteteve tjera ai merret edhe me shkrime. Deri më tani ka shkruar këto libra:- „Parapsikologjia – shkencë që troket në dyert e të sotmes“, Prizren, 1996- „Hipnoza – shkencë apo fiksion“, Prizren, 1998- „Windows 98 – kurs për fillestarë“, Kreuzlingen, 2000- „Marsi – planet i mistereve“, Kreuzlingen, 2006- „Memoare për Bijen“– Kreuzlingen, 2007,si dhe galerinë digjitale me vepra arti (në CD-ROM), “Sakras Art Gallery”, Kreuzlingen, dhjetor 2007.Sabir Krasniqi është anëtarë i disa shoqatave dhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës Informatike S&S si dhe Shoqatës Alternative-Shkencore “UNIVERSI”, shoqatë e parë shqiptare që zhvillon aktivitete në lëmin e parapsikologjisë në Perën-dim.Arti figurativ, sidomos piktura, është profesioni im shpirtëror.Në opusin e veprimtarisë sime artistike radhitën qindra punime të llojeve dhe stileve të ndryshme, që nga skica deri te skulptura. Pjesa më e madhe e tyre i është prezantuar publikut përmes ekspozitave individuale dhe kolektive, si në qytetin tim të bukur dhe historik të Prizrenit ashtu edhe jashtë tij. Shumë prej veprave të mia janë publikuar në forma të ndry-shme nëpër gazeta dhe revista, qoftë shqiptare e qoftë edhe të huaja. Disa prej punimeve janë përdorë edhe si ilustrime për kopertina librash.Në këtë Galeri digjitale janë të ekspozuara vetëm disa nga punimet e mia. Them disa, pasi pjesa më e madhe e tyre, mjerisht, nuk është më pronë e koleksionit tim. Një pjesë të madhe të veprave ua kam dhuruar të afërmve, miqve dhe shokëveNjë pjesë tjetër, bukur të mirë, sidomos ato të punuara gjatë viteve rinore, për arsye financiare në atë kohë, më është dashur që t’i qes në treg. Mbi 20 punime, dhe ato të dimensioneve të mëdha (deri në 4 metra gjatësi), të punuara gjatë shërbimit ushtarak 1987 -1988, kanë mbetur pronë e kazermave të Shkupit. Disa prej veprave më janë zhdu-kur gjatë luftës së fundit në Kosovë (1999), gjatë së cilës agresioni serb pos popullin shqiptar u mundua të shkatërrojë me themel edhe artin dhe kulturën e pasardhësve Ilir - njërit ndër popujt më të lashtë të Gadishullit Ballkanik.Për shkak të kostos së lartë botuese në formë libri të shtypur, këtë Galeri më është dashur ta përpunoj dhe editoj në formë digjitale. Punimet artistike të plasuara në këtë faqe, të punuar me gjuhën e www-së (html), nuk janë të vendosura sipas rendit kronologjik, por në formë të lirë.Gjithashtu, është me rëndësi të ceket se disa prej punimeve, sidomos një pjesë e vizatimeve, karikaturave dhe fotografive të kombinuara, përkojnë me situatën aktuale-politike që ka zotëruar në kohën kur janë bërë ato. Prandaj kuptimi i tyre objektiv, shikuar nga prizma e aktualitetit të sotëm mund të duket më i zbehtë ose mund të ketë humbur fare.Shpresoj se kjo Galeri e vogël, ndonëse me karakter personal, do të jetë një kontribut modest në thesarin e artit tonë kombëtar, e ndoshta edhe si frymëzim për artistët e rinj që vrullin e emocioneve të brendshme dëshi-rojnë ta shprehin në formë estetike përmes artit figurativ.

Page 15: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë

Jusuf Zenunaj

KUSHTI I GJYSHES

Kur zgjohet gjyshja nga shtrati,Në dhomën e ndejes pa hydëgjon krismat e tasterit,Beni n’internet veç ka hy !; Pse ore Ben flet n’internetdo ngelish sikur vjet.Librin kurrë s’e prek me dorëMe shokë e shoqe fol . Herë me kamerë, herë pa kamerëNë kompjuter dimër e verë.Qyshkur fillove edhe në FacebookShpeshherë harron të hash bukë. Dikur i pari i klasës, tash as i fundit,pa i kryer detyrat të zë gjumi.Shkon në shkollë si turist,prilli që po ikën , ti kokën s’e qan hiq. Si zogjtë e pranverës vjen qershori,do të të zënë Diellza e Tomori.Jo,jo, kështu më nuk të lejojqysh sot një kusht do ta shtroj. Përshendetu n’internet me Diellin e Besenme ta do të flasesh sërish Beni,Kur të ma sjellish librezën me nota të mira

Rizah Haziri

GJUHA HELM, GJUHA MJALTË

Disa herë më pat thënëGjyshja ime, Fatë:Gjuha është helm,Gjuha është mjaltë.

Me gishtin në kokëTretesha në mendime,Nuk i kuptoja dotFjalët e gjyshe sime.

Përpara pasqyrës,Nxirrja gjuhën jashtë,Nuk kishte fare helm,Nuk dukej as mjaltë.

Shpeshherë me gjuhëBuzët i lëpija,As ëmbël, as idhtëFare nuk ndieja.Me vite të tëra,U mundova kot,Fhehtësinë e kësajNuk e gjeja dot.

Tash së voni arrita,Misterin ta zbulojFjalëve të gjyshesZura t’u besoj.

Gezim Ajgeraj

TOPI I BENIT

Herë andej, herë këndejLuante Beni pa ia nda,Por për befasi topi laroshPas një gjuajtje në therrë i ra.

Nga një shpuarjeshshsh - u ç`fry topi,Beni sa u skuqnga sytë i rrodhi loti.

Topi Benit fort i dhimbsejSe ruante shumë kujtime,Ia bleu gjyshi me dëshirëNë Kosovë për ditëlindje.

Me vehte e solli këtu në ZvicërE ruante me zili,- S`ka gjë jo, nuk merakosemgjyshi më dërgon një top të ri.

Page 16: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

16

Malmö mbahet Mbledhja e Rregullt Vjetore e Unionit.

Unioni i Shoqatave Shqipëtare në Suedisëmbajti mbledhjen e vititSipas kryetarës është knaqësi të thuhet se janë realizuar të gjitha objektivat e parapara për këtë periudhë raportuese, në përputhje me planin global dhe programin e miratuar nga mbledhja e fundit vjetor për këtë vit.

Shkroi: Bahtir Latifi

Mbledhjen e kryesoi z. Fikrije Bajraktari, kryetare e Kryesisë së Unionit .

Gjatë shqyrtimit të Raportit mbi vemprimtarinë e Unionit për vitin 2009, për të cilin raportoi Ahmet Bella, sekretar organi-zativ, u theksua se gjatë kësaj periudhe Unioni, kryesia dhe shoqatat anëtare kanë zhvilluar një aktivitet të dendur. Për-pos veprimtarisë së vazhdueshme për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës dhe integrimit të bashkëkombasëve tanë në rrjedhat e jetës dhe të shoqërisë suedeze, me sukses janë zhvilluar edhe manifestime të ndryshme, ku kanë marrë pjesë me qindra anëtarë dhe veprimtarë të shoqatave anëtare. Eshtë mbajtur me sukses Festivali i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese

Shqiptare në Diasporë, në Malmë, Festivali i Folklorit Shqiptar në Fallkenberg dhe disa veprimtari të tjera kulturore e sportive.Kryesia vendosi që Festivali i rradhës i Poezisë dhe e Muzikës Krijuese Shqiptare edhe sivjet të mbahet në Malmë, më 1 dhe 2 tetor dhe që Festivali i Folklorit Shqiptar të mbahet në Falkenberg më 8 Maj. Lidhur me organizimin e këtyre festivaleve u caktuan grupet punuese.Në mbledhje u vendos gjithashstu që në mënyrë sa më dinjitoze të shënohet Dyvje-tori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Manifestimi qëndor i Unionit, u tha se do të mbahet më 19 shkurt në Falkenberg, ku bartëse e organizimit do të jetë Shoqata jonë ”Shqiponjat e Maleve”. Turniri tradicio-nal i fudbollit do të mbahet në Kalmar nën nikoqirrlekun e shoqatës ”Kosova”. Kryesia caktoi veprimtarët që në emër të Unionit do të marrin pjesë në këto manifestime.Anëtarët e Kryesisë shqyrtuan edhe çështje

të tjera nga kompetenca e vet si dhe u informuan lidhur me raportin e revizorit legjitim të Unionit lidhur me veprimtarinë finansiare për vitrin 2009.Ishte konstatim i përgjithshëm se duhet të vazhdojnë kontaktet e Kryesisë së Uninonit me shoqatat anëtare, posaçërisht tash kur deri në fund të muajit mars, shoqatat duhet të mbajnë mbledhjet vjetore dhe të hartojnë të gjitha raportet për vep-rimtarinë e vitit të kaluar. Administrata e Unionit, edhe kësaj here, shprehu gadishmërinë për ndihmë profesionale për çdo shoqatë anëtare.Sipas kryetarës është knaqësi kur dihet që janë realizuar të gjitha objektivat e parapara për këtë periudhë raportuese në përputhje me planin global dhe programin e miratuar nga mbledhja e fundit vjetore për këtë vit.Që nga mbledhja e kaluar vjetore janë kryer shumë punë që ajo nuk hezitoj as për ti permend si:- kompletimi i dokumentacionit të shoqatave me anëtar të regjistruar,-rrumbullaksimi i raporteve mbi veprimtarin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009.

Page 17: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

17

Gjatë kësaj periudhe në saje të angazhimit të anëtarve të kryesisë në familjen tonë kanë ardhur edhe shoqata të reja si “Alba” nga Lessebo, shoqata “Migjeni” nga Boråsi, ajo ”Dardania” nga Höganäsi dhe shoqata e të rinjëve “Vera 2008” nga Hörby, kështu që jemi në rrugë të mbarë thuhet më tej nga kryetarja e Unionit Fikrije Bajraktari që në mesin tonë të

kemi edhe shoqata tjera.Kryetarja nuk e përjashtoj mundësin madje edhe duke i falenderuar edhe shoqatat për korrektsin dhe ndihmen e tyre ndaj Unionit.Më pas shtoj duke thënë se suksesi tjetër ishte se janë realizuar edhe disa kontakte mbi bashkëpunimine e ndërsjelltë me disa institucione suedeze dhe ato kosovare që kishin të bënin me veprimtarit tona kapitale siq janë:Festivali i Poezis dhe i muzikës kri-juese në Diaspora e shumë të tjera.USHSH permendin njashtu Ministrin e Kulturës së Repoblikës së Kos-ovës për mbështetjen që i është bërë Unionit për futjen në programin e saj festivalen ton duke e mbështetë edhe materialisht dhe duke llogaritur si

manifestim Tradicional të Krijuesve në Diaspora.Festivali është mbajtur me sukses në vegjilin e shenimit të ditës së flamu-rit. Në fund sipas Bajraktarit e gjithë mbetet të vazhdohet edhe me një intensitet më të madh dhe bashkëpunim të mirë që në mënyrë sa më të mirë ta prezantojmë vetën si Shqipëtar në Suedi e më gjërë.Në mbledhjen vjetore prezent ishte edhe shkrimtari yne Hamit Gerguri që sipas tij roli i USHSH në bashkëpunim me Sho-qatat Shqipëtare luan rol të rëndësishëm në këtë shtet po ashtu edhe në shtetet tjera. Ai ishte kurreshtar që bashkëpunimi të jetë në nivel të duhur dhe drejt synimeve tona që të jem sa më afër vetëvetës, kulturs, traditës, gjuhës dhe vendit ton si shqipëtar duke mos e përjashtuar edhe integrimin në shoqërin suedeze.

Në këtë mbledhje u aprovua dhe plani i punës së unionit për këtë vit që është një plan mjaft ambicioz në realizimine synimeve të Unionit dhe shoqatave shqiptare në Suedi.Mbetemi me shpresë si gjithmonë se realizimin e synimeve tona ta bëjmë me punë dhe përkushtim dhe bash-këpunim sa më të ngusht drejt një të ardhmëje të shëndosh dhe përpa-rimtare për shqipëtarët që jetojnë në Suedi dhe në diaspora e më gjerë.Të respektojm vetëvetën duke e ruajtë gjuhën, kulturen dhe traditën tonë qe kishim, kemi dhe ta mbajm përgjithëmon ku do që jemi dhe të identifikohemi dhe të tregohemi si shqiptar.

Page 18: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

18

• Varri i Diofantit 2Mbi gurin e varrit të Diofantit shkruhej pak a shumë si vijon:

“O ti kalimtar i rastit, nëse do të dish sa vjet kam rrojtur unë, atëherë merr vesh sefëmijëria ime zuri 1/6 e jetës, ndërsa djalëria 1/12. Pasi kaloi edhe 1/7 e jetës, u martovadhe pas pesë vjetësh u bëra me djalë, i cili mjerisht më vdiq pasi mbushi gjysmën emoshës sime. Më vonë studiova matematikë për katër vjet të tjera për t’u ngushëlluar dhepastaj vdiqa”.

Varri i Omer KhajamitZgjidhje:Shfrytëzohet një ekuacion i thjeshtë me një të panjohur të fuqisë së parë:1/6 x+1/12 x +1/7 x + 5 +1/2 x +4 = xDuke shumëzuar me emëruesin e përbashkët 84 marrim:14x +7x +12x + 5*84 +42x +4*84 = 84x75x - 84x = - 5*84 - 4*84- 9x = - 756x = 84

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Page 19: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

MENDJA E MADHE Në një kuvend të burrave, hyri me pakë vonesë edhe Shaban Hoxha i Isniqit. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi.Mirëpo, një mendjemadh i Strellcit, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka ven-din në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë. Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen. Njëri prej pleqve në kuvend tha:- Fol diçka Shaban Hoxha! Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:- Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave? Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:- Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?- Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!

MATE PUNËN E UJIT SE... Bajram Selimi i Uçës shkon tek miqtë në Kërninicë. Për darkë miqtë po bien reçel.Duke e trazuar reçelin (duke i qitur ujë), i zoti i shtëpisë i qetë ujë pak si shumë. Edhe duke i qitur ujë, po e pyet Bajramin:- A t’qes ma? Bajrami po e sheh që nuk është kah i ndalet dore e që nuk është më hajri i reçelit, se u mbush me ujë, po i thotë:- Valla bre mik, mate punën e ujit - a ki a s’ki, se reçeli, me nerë me thanë u ba m....

Page 20: DITURIA · 2010-05-31 · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 6 QKSH “Migjeni” TË

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”