20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, maj, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 5 ARTIZANAT

DITURIA - immi.se · Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, maj, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 5 ARTIZANAT

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, maj, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 5

ARTIZANAT

2

3

Nyfiken på Kosovo? Kurioz për KosovënVår serie “Nyfiken på...?” fortsätter nu och vi inbjuder till en kulturkväll om Kosovo i Bodakyr-kan i BoråsSeria ”Kurioz për…?” vazhdon dhe ju fton në një mbrëmje kulturore për Kosovën e cila mbrëmje mbahet në lokalet e Bodakyrkan në Borås

PROGRAM: Programi:• Mingel och fika; dokumentärfilmKafe dhe nje film dokumnetar për Kosovën• Författaren Hamit Gurguri berättar om Kosovos historiaShkrimari Hamit Gurguri flet për historinë e Kosovës• Läraren Qerime Hajra beskriver kvinnornas och barnens situation i dagens KosovMësuesja Qerime Hajra flet për situatën e fëmjëve dhe të gruas në Kosovën e sotme• F d fältpastor Ronny Augustsson visar bilder och berättar om sina upplevelser i Kososvo.Prifti suedez Ronny Augustsson paraqet disa foto dhe flet për kohën e qendrimit të tij në KosovëVälkommen till en hel kväll om Kosovo!Mirë se vini në një mbrëmje kulturore për Kosovën!Arrangörer: Dituria.se, Glokala Sjuhärad, Studieförbundet vuxenskolanOrganizator: Dituria.se, Glokala Sjuhärad, Stduiförbundet vuxansloan dhe Vi HässleholmenTidKoha18.00 till 20.30 PlatsVendiBodakyrkans församlingshem, Milstensgatan 6, Borås

M I R Ë S E V I N I !

4

FAQJA E POEZISË

Remzi basha

Më mungon Çamëria… Me mungon, sa më mungon dielli yt, Çamëri.E gjunjët gjer në ashtin e fundit, obobo sa janë ftohurMë sill ca degë ulliri të rithur një kurorë për tyE buza të mos më thahet për ninullën e nipit sypërlotur. Më mungon një lule nga gërmadhat buzë Jonitse driza ma drizon dhe bulevardin më të bukurSillmë një mandile ta valëvis mes Mal-moes e StokholmitE djepit të mbesës t’ia vë si flamur ngjyrëpurpur. Më sill një bajrak, bre, në sepetet e fshehurTë më përflaket pafund fytyra e vargu i prushtë E t’ua vë në ballë krushqve si një flaka-dan të ndezurE gjëmimet e tupanit të më zgjojnë nga gjumi i pafund… Ma sill një gur nga kullat e rrënuara kah motenjë kala kujtimi e dashurie ta ngrej në Prizren.Me Bacë Adem Jasharin si kuvendarë të një odeCarrokët të na dëgjojnë e jeta t’u ketë festë kaherë.

Nexhat Rexha

DIELLI DHE LUMENJTË

Vështrimet kurrë nuk i ndanëNga njëri tjetriPër të arrirë ngrohtësinëVeç mjegulla krijoi ndarjenE ajri nuk humbi Lumenjtë rrjedhën nuk e sosënNuk morën inatin me veteAta ruajtën kujtesën e mjegullësSe atëherë dikush hijëzoi tokënLotët kishin ashpërsinë dendurNë tokën e etur ra mordDuke ruajtur dridhjen e fatitNga lidhjet e moçme Luginat kuvenduan për heshtjenQë plandosi rrugën e diellitDhe ikjen e lumenjve në pakthimMedaljonet fatkeqësinë fshehënNë pamjen e padukshme Të trupit tonë të djegurDielli e lumenjtë hoqën zemëriminPelegrinazh floriri bënë Me tokën afër Urës së ShenjtëE puthjet vendosën t`i bëjnëNë sy të botës

Arjana Loce

Portreti i dashurisë

Mora penelin, të skicojPortretin tonë të dashurisë.Çudi...po ndihem e hutuar,Nuk di nga t`ia nis.Të gjitha ngjyrat bashkë,Më duken shumë pak,I lutem ylberit,Pak ndihmë të më jap.Telajo është e vogël,Kam frikë s`do e nxërë,Natyrës i lutem, Pak vend të më lërë.Pastaj Atij i thashë,Të lutem dil përballë,T`i pikturoja zemrën,S`do ish gjë e rrallë.Dua të skicoj dashurinë,Të lutem më ndihmo,Në çdo qelizë - më thaTë tërë më pikturo.Por të lutem, shtoi i qeshurTani ti vazhdo, puno,Ajo është gjysma e portretit,Fut dhe veten, mos harro.

Shaban Cakolli

POETINuk e dinese trupi i pikon gjakbrenda tijkallet nje oxhak!

Ne mes mallit e dhembjesune qe kalletdigjet ne heshtje-behet prushdhembjet e tijsi kupton askush

5

Remzi Basha

KORÇA, E DASHURA IME QË NUK E KAM PARË KURRË Përse kaq shumë njerëz kanë rënë në dashuri me Korçën? Përse kaq shumë njerëz kanë rënë në dashuri me Korcën? Cila është kjo bukuroshe që i detyron burrat inatçorë të ulin armët e hakmarrjes ndaj njëri tjetrit, si një malësore që nd-alon përleshjen e dy trimave në vallen e shpatave? Ku e ka fshehur arkën e magjisë së saj ky ëngjëll që unë vetëm ia kam dëgjuar fëshfërimën krahëve, por nuk e kam parë kurrë? Oh...sigurisht që kam parë plot nga pendët e saja, por atë, asnjëherë.

Thonë që kjo arkë e magjishme ka brënda serenata dashurie. Këto klithma të ëmbla nga shpirti, u kujtojnë njerëzve të stresuar nga hallet, padrejtësitë, ambiciet, dëshirat e parealizuara që të mos harrojnë se janë njerëz. E ku ka qënie më të bukur bota e gjallë sesa qëniet njerëzore, sesa shpirti i tyre? Sikurse vajza e dashurisë së parë vjen e futet në ëndërrat tuaja ndërsa je duke fjetur, pa të pyetur ty; që vjen dhe të pushton ëmbël dhe pa turp, ashtu janë edhe serenatat e bukuroshes

sonë me merin Korçë.Thonë se në Korçë banojnë çikat më të bukura që lind rraca e shqiptarëve. Mua më bëhet ta besoj , megjithse, nuk e kam parë asnjëherë, as Korçën, as kalldrëmet e as blirët e saj, për të cilët përgjërohen papushim korçarët e korçaret që i kam miq vetëm nga interneti, sikurse Raimonda Moisiu, Agim Bacelli, Merita Bajraktari, Bard-hyl Lubonja...; Korçën për të cilën përgjërohet tanimë, sikur të kish kaluar disa ditë në parajsë dhe është kthyer sërish që andej, poeti lirik dhe zemërmadh kosovar Mëhill Velaj. Përse e besoj?Sepse që të gjithë kanë rritur shtatin e tyre me serenata, sikurse e rrit shtatin një dardhë e madhe nga dielli, sikurse lindin legjendat më të bukrua të njerëzimit buzë ujrave të detiti apo të lumejve, sikur i lindin pulëbardhat vetëm hapsirat blu të detit.Kam patur rast të lexoj nga historia e luftërave të popullit tonë. Që prej shekujve dhe deri në Luftën e Dytë Botërore. Kam parë se djemtë,burrat dhe çikat korçare kanë qënë trima

të dorës së parë, që nuk u ka bërë syri tërr nga armiqtë e armatosur me armë të panjohura dhe që kanë ditur të përgatiten për lavdi. Pra, të vdesin siç vdesin trimat. Të bukurit janë trima. Kështu janë njerëzit e bukur e me shpirt të bukur, siç janë korçarët .Por korçarët nuk mburren, as për bukruinë e tyre, as për trimërinë e tyre e as për pasurinë materiale të tyre. E ku të lënë serenatat që të mburresh? Kush i dashurorn me shpirt ato, a ka shpirt, vallë, t’u mburret të tjerëve apo të ketë cmirë?Këtu, në Suedinë e pastër , si akujt dhe dëbora, me njerëz të gjatë, të qetë dhe të nderëshëm, mua më vijnë e më gjejnë serenatat korçare. Serenatat e Mihallaq Andreas ( për të cilin, si për asnjë shqiptar në të gjallë të tij, gjer tani janë bërë katër filma dhe tani na dhuron romanin e tij të vetëm dhe autobiografik “ Historia e njeriut me kitarrë”), Nonda Kajnos, Tomi Kondakçiut, Spanjës.... Dhe, mua, birit të Kosovës lufëtare dhe që ka qarë, ka qeshur, është egërsuar, është lutur, ka sakrifikuar edhe qindarkën e fundit për të, këto serenata më sjellin diçka tjetër. Më sjellin diell nga mëmëdheu, dashuri mesdhetare, pasione blirësh dhe krokëllima intime takash nëpër kalldrëme....Dhe më rrëmbejnë si një tyl i atlllasët që ma ka dërguar Allahu që nga kupola qiellore. Dhe më thonë. Mos ke vendosur të vdesësh pa e parë të dashurën tënde? Korçën , këtë bahçe që lind serenata?

6

Nga Kadri Tarelli MËSUESIT MISIONARË TË SHQIPTARIZMËS NË DIASPORË. Bisedë me znj. Rukie Rama, mësuese e fëmijëve shqiptarë në Bruksel. Belgjikë.Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë nëpër botë, është një problem që po rrihet shpsh në mediat dhe në faqet e shtpit Shqiptar. Na vjen mirë, bile duhet shkruar, folur e ngritur zëri akoma më shumë, me qëllim përkrahjen e mësuesëve dhe veprimtarëve dashamirës të ruajtjes së gjuhës dhe traditave të kulturës shqiptare. Akoma më sfort duhet ngritur zëri ndaj drejtuesëve të organizmave qeveritare, më shumë për t’u kujtuar detyrën, që të mos harrojnë, se janë pjesë e jona edhe fëmijët e shqipëtarëve të emigruar, se duhet bërë diçka edhe për ta, pavarësisht se janë larg në dhe të huaj. Çdo gjë që të themi besoj se nuk shtojmë nonjë gjë të re, por ja që ka edhe shumë gjëra që nuk janë vënë në udhën e duhur. Dëshira e të gjithë shqiptarëve, por në veçanti e mësuesëve, është që të bëhet më shumë ndihmë e kujdes, në mënyrë që këta, mijra e mijra fëmijë shqiptarë, të mos e humbasin gjuhën shqipe dhe identitetin e të qënit shqiptar.

Fatmirësisht, siç edhe ndodh, tek mësuesit, të cilët edhe ata si shumë e shumë të tjerë kanë emigruar, idealizmi i rrën-josur në shpirt, pavarësisht nga mungesat dhe vështirësitë, bëjnë përpjekje që t’u japin mësim fëmijëve shqipëtarë. Duhen përgëzuar e përshëndetur që të gjithë, sa janë e kudo që janë. Vepra e tyre është sa hyjnore dhe e dobishme. Ata në një farë mënyre janë shndëruar në misionarë të shqiptarizmës. Më e pakta që mund të bëjmë është, t’u themi: Ju lumtë dhe fale-minderit.Kisha dëgjuar fjalë të mira për mësuesen znj. Rukie Rama, për veprimtarinë e saj kushtuar mësimit të fëmijëve shqiptarë në Belgjikë, por nuk e njihnja përsonalisht. Është një personazh i njohur në rrethet arsimore të vendit, për vuajt-jet dhe persekutimet gjatë periudhës së diktaturës. Ja që rasti e solli, që në këto ditë të nxehta Korriku, ta takoj në Durrës. Udhëtonte derjt Kosovës, e ftuar në një koferencë shkencore në Mitrovicë. Është motra e mësuesit të njohur Adem Rama, mësues i gjuhë – letërsisë në shkollën 9-vjeçare “Shaqe Mazreku”, në qytetin e Durrësit. Biseda me një mësues, apo intervista siç mund ta quajmë, është fare e lehtë, bile pa qënë nevoja për pyetje. Me mësuese Rukien, pasionante, energjike dhe idealiste në shpirt, porsa shkëmbyem përshëndetjet e rastit, filluam bisedën si dy shokë të njohur prej kohësh. Për vete, për jetën tonë ne mësuesit flasim shumë pak, ose aspak, ndërsa për nxënësit, për vështirësitë në të mësuar, për sjelljen, dëshirat, prirjet, e deri tek hallet e tyre, ligjërojmë pa pushim. - Shkova në Belgjikë, si shumë nga bashkëatdhetarët e mij, këtu e 15 vjet të shkuar. – Kështu e nisi bisedën mësuese Rukija.-As që më shknte në mendje se do të punoj si mësuese. Po ja që disa prindër shqiptarë, mu lutën që fëmijëve të tyre t’u jepja mësime të gjuhës shqipe. Të them të drejtën u mallëngjeva dhe njëherazi u lumturova: përsëri mësuese, profesion që e dua shumë. Nxënësit janë nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia. Në fakt nuk e kam të lehtë, pasi fëmijët janë të grupmoshave të ndryshme, dhe në nivel klasash po të ndryshme, le pastaj dialektet. Shpesh mezi sigurojmë tekstet mësi-morë. Kuptohet se sa të vështirë e kam organizimin e punës. Këto siklete, si puna ime, besoj se i kanë edhe mësuesit e tjerë, që japin mësim në vende të tjerë. Të gjithë këta nxënës ndjekin rregullisht shkollën vendase, ndërsa unë i grumbulloj e i jap mësim tre ditë në javë: të mërkurën një orë dhe të shtunë e të dielë ngarkesë e plotë. Kemi lejën e qeverisë belge, por edhe mirëkuptim me shkollën e cila më ka krijuar lehtsi. Meritojnë që t’i shpreh falënderime. Me punën time si më-suese, jam e shumë e kënaqur, njëkohësisht shumë e nderuar dhe e respektuar si nga prindërit, e ca më shumë nga nxënësit që më duan shumë. Janë të mrekullueshëm, të bukur si drita. Vetëm emrat e fëmijëve më nxjerin mallin e mw sjellin kwtu nw Shqipëri, kur i thërras; Korab, Shkodra, Vlora, Berat, Saranda, dhe Larglindje. Është një emër i ri, i padëgjuar më parë: “Larglindje”. - Dhe sytë e mësuese mbushen me lotë. Më tej vazhdon: - Krahas mësimit, shpesh sidomos në ditët e festive, organizojmë veprimtari artistike, koncerte me këngë e valle, veshur me kostume popullore kombëtare. Veç tyre edhe ekskursione në qendrra turistike, etj, etj. Shuma dëshirë kam që t’i sjell në Shqipëri, e t’u tregoj se sa vend të bukur kemi, por nuk kam mundur për shkak fondesh. Po shumica vijnë këtu me familjet e tyre dhe kalojnë pushimet, kështu mbahen gjallë lidhjet me mëmëdhenë. Nuk e ke idenë se me sa gëzim i presin ditët kur do të nisen për në Shqipëri. Le që ç’ them për fëmijët, kur ne të rriturit mezi na mban vendi. Jam vërtet e lumtur se shumica e nxënësve kanë ndjekur shkollat e latrta, dhe kanë qënë të sukseshsëm. Disa edhe kanë zënë vende të miar pune.- Veç mësimdhënies, a merresh me veprimatri tjetër ? – Ishte e vetmja pyetje e imja.- Po ! Gjatë pushimeve të verës, jam e pranishme në konferenca arsimore për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Veprimtari që organizohen si në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilat janë shumë të dobishme për të gjithë ne mësuesit. Nëkohësisht bëj pjesë në një shoqatë: “E djathta e bashkuar për Shqipërinë etnike”, që merret më shumë meveprimatri historike. Më pëlqen të studjoj, por edhe të shkruaj. Janë botuar deri tani shtatë libra. Kam edhe unë pjesën time aty. Ja tani do të nisem për në Mitrovicë, kemi një konferencë shkencore. I urojmë mësueses Rukije shëndet dhe suksese në veprimtarinë e saj fisnike, si misionare e shqipatrizmës në diasporë !

7

EMRA QË NDRYSHUAN HISTORINË (Halim Hasani, “Yjet e lirisë”, Sh.b. “Eugjenika” Prishtinë 2010, faqe, 76).Bilall MALIQIHalim Hasani, i cili tanimë ka bërë emër si krijues produktiv në Kosovën Lindore me gjashtë librat e botuara me aforizma dhe monografi të cilat e bëjnë këtë letrar të palodhshëm në aspektin kulturor në mesin ku jeton dhe vepron.Për të dalë edhe më nga anonimiteti dhe për ta shpalosur shpirtin e tij prej atdhetari të denj, ai këto ditë bëri një punë shumë të madhe dhe përkushtuese sa atdhetare aq edhe kombëtare duke mbledhur e sistematizuar biografitë e 28 dësh-morëve të kombit të cilat i futi brenda kopertinave të librit të titulluar “Yjet e lirisë”.Kjo biografi në të cilën gjenden 28 emra që ndryshuan historinë, e të cilët tani janë të mbledhur dhe futur në këtë botim të veçantë, është një kontribut i madh i krijuesit Dobrosinas Halim Hasani, i cili tani edhe njëherë ndriçoi këto figura madhore të kombit të cilët nuk kursyen veten deri në flijim për çështjen madhore të kombit.Duke e pasur parasyshë robërinë dhe dhunën që ushtronte atëbotë poli-cia dhe ushtria në Dobrosin lindi UÇPMB-ja pikërisht më 15 nëntor 1999, ku po këtë ditë krisi pushka e parë çlirimtare.Kjo sikur na kujton një aforizëm të krijuesit Mirsad Kuteli ku thotë:“Në luftë për liri bien disa trima, por fiton një popull, ndërsa në robëri vuan një popull e fiton një tirani” Mirsad KuteliFalë sakrificës së këtyre bijve të kombit u zgjua edhe vetëdia kombëtare, iu shtuan historisë më të re këta emra të skalitur me medalje të artë të atdheut.Në këto nëntëmbëdhjetë muaj qëndrese e sakrifice të bijve tanë në nëpër mote e stinë të ndryshme u bënë ballë stuhive të egra që koha popullit tonë me mote të shumta ua imponoi, e këta trima u bënë rezistencë korbzinjve të pangopur kurrë duke u bërë lulëkuqe lirie.Liria tani u skuq me gjakun e tyre, por shumë çka ndryshoi dhe emrat e tyre u bënë legjendë përjetësie.Nga Kosova në LuginëHalim Hasani i mblodhi të gjithë këta dëshmorë të rënë në mbrojtje të atdheut anëkënd Kosovës Lindore i bëri bashkë për t’ia kujtuar brezave të rinj biografitë dhe trimëritë e tyre që i treguan gjatë luftës së lavdishme nën ombrellën e UÇPMB-së.Dhe jo vetëm kaq në mesin e luftëtarëve të rënë në altarin e lirisë kishte dëshmorë që kishin ardhur për të luftuar edhe nga Kosova e cila më herët i kishte pasur ata trima në mbrojtje të Kosovës e këta janë:Fatmir Ibishi i lindur në fshatin Uglar të Gjilanit, Ismet Aliu i lindur në Greme të Ferizajt, Arben Ramadani i lindur në Kokaj të Gjilanit, Betim Berisha i lindur në Prizren, Eqrem Hoxha i lindur në Randobravë të Prizrenit, Shkëlzen Krasniqi i lindur në Apterushë të Rahovecit, Nijazi Azemi (Komandant Mjekrra) i lindur në Mogillë të Vitisë, Agim Elshani i lindur në Ngucat të Malishevës, Besim Mazreku i lindur në Gjilan, Hysen Salihu i lindur në Kumanovë, Sami Ukshini i lindur në Kurexhaj komuna e Gjilanit dhe Shaban Ukshini (Terri) i lindur në Kurexhaj të Gjilanit, të cilët edhe më parë kishin nuhatur aromën e luftës për liri.Edhe disa luftëtarë nga Kosova Lindore më parë qenë pjesë përbërëse e luftës së Kosovës si p.sh., Ibrahim Fejzullahu e Bardhyl Osmani –komandant Delta, të cilët më pas u kthyen për t’i çliruar trojet e tyre.Nën emblemën UÇPMBU mblodhëm bijtë më të mirë të kombit për t’i dalur ballë për ballë një ushtrie e policie e cila atëbotë pas kurorëzimit të lirisë në Kosovë ata në këtë pjesë të shkëputur të Kosovës shtonin dhunë e zullum të madh sidomos nëpër fshtëra që gravi-tojnë në tri komunat tona.Si rezultat i kësaj dhune këta bij më të mirë të kombit u rreshtuan për të hapur front lufte dhe për t’i mbrojtur fshatrat nga dhuna që ata ushtronin nëpër këto vende.UÇPMB doli në sipërfaqe në mortin e vëllezërve Saqipi dhe mu aty u lexuan pesë shkronja që ngjallnin shpresë për mbrojtje të popullatës së Malësisë e më gjërë.Kjo sikur na kujton edhe një aforizëm tjetër:“Atje larg nëpër Malësi gjyq është martina” Rrustem BinakajPërveq luftëtarëve që i përmendëm më lart duhet medoemos të përmenden edhe këta dëshmorë të kombit të cilët dhanë jetën nën këtë emblemë të betuar për çlirim të tokave të robëruara e këta janë:Artan Abazi (Komandant Miratoca), Florim Rushiti, Enver Bajrami, Sherif Jonuzi, Besim Faiku, Daut Sylejmani, Qenan Rahimi, Berat Sinani, Shaban Shahini, Agim Halimi, Kastriot Arifi, Mitat Musliu dhe Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi).Libër koherentLibri biografik “Yjet e lirisë” i autorit Halim Hasani është një vepër modeste për ta qitur në letër e dokumentuar luftën heroike e të drejtë të 28 heronjëve të kombit të cilët dhanë jetën për këtë nënqiell që flet shqip e që mbetet nën hijen e flamurit të huaj pa të drejt në simbolin tonë kombëtar.Nga gjithë kjo që u tha deri më tani mund të themi se ky libër i autorit Halim Hasani I plotëson të gjitha kriteret si në aspektin teknik e grafik, poashtu i plotëson kriteret e një libri që shpalosë 28 letërnjoftime historike dhe ky do të mbetet libër që i bën ballë çdo kohe e situate.

8

FAQJA E POEZISË

Adem Zapluzha

NË KËTË BOTË

As erërat nuk i thyejnëDritaret e shpirtit të vetëmuarAs lumi i harlisurNuk mund të gjejBregun e humburAndaj këndonteKëngën e gurrësKa humbur heshtja e shprehjesSë fytyrës simeSytë e trishtuarTë rënda i kanë qepalletDo ti thyejPasqyrat e botësPastaj do qeshiDeri në çmendiS kam nevojëS dua ndihmë nga askushNuk i dua As fjalët ngushllueseAs të qeshin me muaAs të më vajtojnëDo të mbetemDashnor i pavrojturDo të jem i vdekshëmNë mesin e vdektarëve

Arsim Halili

SHETITA DERI NË KUFI

Po shëtitja me kalin e TrojësNë rrugëtim të gjatëShkela në tokë të Ilirisë

Sa andej, e sa këndej,nuk shihja kufiNga DardaniaDeri në Apoloni

Thashë me vete:Shumë troje paske IliriPapritmas kali ndali trokunE hingëlliu

Dikush tha stopKëtu s’ka kalimJe në vendin tim

Zbrita nga kaliThashë lëshoje rrugënFaqezi

Se unë sa të rrojDo të luftoj për shqiptariDon apo nuk don Ti ...

Bilall Maliqi

LIRIKË NËNËSPërmes ën-drrës flasMe Ty NënëMes territ dhe agutQulli nënkresënNga malli i pjekurNë timin shpirtGropëzat e syveVërshohen nga lotdhembjaE imja nënë emrinShkruar e ke n’epitafSa numërditë të fshehënNga unë, e mua nga TiLirikat e mia t’i përcjellTë mbyllura mos t’i lexojnëEngjujt Se mi ndalin ëndrratM’i shkëputin shpresatMa ndalojnë përqafiminQoftë edhe të ftohtë nga erëdheuRuaji nënë lirikat e miaSi përqfimet dikur në të ikurin motLexoi fjalët e laguraQë dalë kanëNga shpirti i trazuarNga kjo dhembje E shprishur…

Mes dy botëraveLidhem kujtueshëmQaj dert me muzaPër emrin tënd t’gërryer Që gërryer ka Edhe timën zemërRuaji nënë të miat kujtimeAshtu sikur unë tuatSe me to do të jemi afërNjëri-tjetrit përjetësisht…

9

FAQJA E POEZISË

Sokol Demaku

LUNDRA IME

Notoj në thellsi ujiLundroj në msheftësin e detit,Udhëtoj në errësirën e natësFluturoj në krahët e ylberit.

Fluturoj si shqiponjëDhe dukem në rrëpirëKërkojë përrallën Që nuk arrijë ta di.

Kërkoj foton e ëndërres sime,Me krahët e mi në fluturimPor trupi i mekun dheKrahët e mi nuk përballojnë këtë.

Udhëtoj mbi thellësit e detitNë errësirtën e mesit të natësE me të zbardhur aguMe flakë e zjarrë në krahëror.

Kur unë mora përgjigjen time Se mund të jem në perqafimin tendBesojë se ludnra ime Do ankorohet në gjirin tend.

MENDIMI POZITIV

Daut DemakuMos harro: në jetën e njeriut mund të ketë me tepri edhe errësirë, edhe xhelozi, edhe urrejtje, edhe shëmti, por kurrë e kurrë e KURRË nuk do të këtë tepër dashuri, sepse sa më shumë ta duash njeriun, gjithnjë e më shumë do të këtë vend e hapë-sirë që ta duash edhe më shumë, edhe më shumë...Sot provoni te bashkndjeni me... te tjeret, dhe of-roni dashuri, dashuri te pakusht...do te shihni mrekulline qe ndodhe!

Mimoza Dhima

Ku ishe ti?

Në ç’diell u ngrohe, kur unë mërdhija?E shitur për një copë letër,Më ktheve krahët kur me zor më mar-tuan.Të mungonte dhembshuria, i pa mëshirëvendose perçen e dënimit mbi mua.Më rrihnin të gjithë dhe heshtninveç kafshët çuditeshin.Kur firmosa ditën e vdekjes time,Ti,as i gjallë e as i vdekur një fjalë zemre nuk fole.Ma morën dritën e shpirtitrrugët zbutur nga lotët përplasur, brigjeve të jetës.Ty miku im...nuk të ra ndërmendtë zgjasje dorën stuhinë e jetëdhimbjes simetë përballoje.I qetë në jetën tëndenjëherë nuk trokite në mjerimin tim.Jam po unë, flokët e thinjura, rrudhat më stolisin ballinSytë kanë të shkruar , fatin tim.Po unë....!Brenda vetes jam si më parëe njëjta Adelinë...

Adelina Dokja

Ku ishe ti?

Në ç’diell u ngrohe, kur unë mërdhija?E shitur për një copë letër,Më ktheve krahët kur me zor më martuan.Të mungonte dhembshuria, i pa mëshirëvendose perçen e dënimit mbi mua.

Më rrihnin të gjithë dhe heshtninveç kafshët çuditeshin.Kur firmosa ditën e vdekjes time,Ti,as i gjallë e as i vdekur një fjalë zemre nuk fole.

Ma morën dritën e shpirtitrrugët zbutur nga lotët përplasur, brigjeve të jetës.Ty miku im...nuk të ra ndërmendtë zgjasje dorën stuhinë e jetëdhimbjes sime të përballoje.I qetë në jetën tëndenjëherë nuk trokite në mjerimin tim.

Jam po unë,flokët e thinjura, rrudhat më stolisin ballinSytë kanë të shkruar , fatin tim.Po unë....!Brenda vetes jam si më parëe njëjta Adelinë...

Asllan Dibrani - pikturë

10

Sokol DEMAKU

NJË NDJENJË E HUMBUR

Ishte ditë e ngohtë vjeshte.

Ishte koha kur cdo gjë vezullonte dhe reflektonte vetëm dritë, bukuri dhe embëlsi. Vitet e para dhe të vetme të lumturisë, gëzimit e ciltërisë. Çdo gjë ishte perfekte dhe lumturia ndriconte e dallohej në fyty-ren e saj e të njomë fëmijënore. Edhe ajo ditë nisi plot hare e gëzim, plot ëndrra e plot jetë, nuk e kishte idenë se cfarë do të ndodhte pak caste më vone.Nga pragu i derës një pershendetje sikur për të huajt. Por pse athua?Edhe dita perfundojë shumë shpejtë dhe nuk ishe në gjendje të kutpoje shumë cka nga këtu. Ishte si në mjegullë cdo gjë atë ditë në ate vend, ishte e pazakont. Cdo gjë ishte e zymtë, nga kjo mund të kuptoje se dicka nuk ecën si duhet, se dicka është duke ndodhurë që të kujton dicka të llahtarshme në jetë.E ndjen njeriu në trupin e tij. Por nuk kupton asgjë e nuk kuptojnë edhe ata të cilët janë bashk me ty. Kjo është ajo cka e benë edhe më komplekse ng-jarjen.Por njeriu ndien sikur të jetë i mpirë në trup, sikur dicka nuk funksionon si duhet ne trupin dhe mendjen e tij. Por kur koha kalon e bën të vetën, kalon dita por kalon edhe nata e të nesërmen lindë një ditë e re me diellin lart në horizont e njeriu drejtohet nga ai dhe fillon të kujtojë se cfare ka ndodhur me të vertetë dhe fillon të ndjejë dhimbjen në shpirt. Sepse shpirti lëngon, ndjen ate cka i mungon e njeriu nuk e kupton.Zemra fillon me rrahje të shpeshtuara, këmbët fillojnë të drejtohen jo nga koka por kushedi se kush vepron në ato mo-mente me to, sepse ne kokë ndjen se ka një rendim sikur toka nën kembë po shembet dhe humbet në pakthim.Edhe zemra ndjen njësoj si kembët, të rrahurat e saj ishin shumë me të shpeshta se zakonisht.Por edhe zemra e vogël e voglushes dridhej ne ankth.Mengjesi i ditës qe vie ishte një mëngjes jo i zakont, ishte hapi i parë drejt një jete të re të mbushur përplotë me hidhrim dhe lotë, një jete të vetmuar në vuajtje dhe pa guxim për të biseduar me dike se cfarë dhe cka kishte ndodhurë. Ishte koha që voglushja të zavendsonte lodrat dhe kukullat me heshtjen, jo me dëshirën e saj por me dëshirën e …Sytë e saj dikur të qeshur tani ishin mbushur me lotë. Ishin ata sy që do pritnin dimrin dhe pranverën me të gjatë në jetën e saj. Këto dy stinë më të gjata në jetën e saj dhe me të veshtirat qe ndonjëherë nuk kishte pas rastin ti takoj.Por koha e mësoj të jetojë më dhimbje, me lotë në cdo cast të jetës.Koha e mësoj të jetoj duke mos pasur askush te kujdeset për te dhe të mos e kuptojë kurrë në jetën e saj se cfarë ajo mban ne mbrendin e zemrës së saj, cfare ajo msheh aty në zemrën e saj te vogël.Vetmija ishte tani shoqja e saj që do e percjellë në jetë. Ajo është shoqja më e mirë e saj e cila zuri vendin e trishtimit dhe frigës.Ajo u bë ëndërra e saj fëmijnore.Sepse ëndërrat e saj fëmiëjnore u zhduken sikur ti merrte era.Po athua ishte kjo me fajin e saj apo të dikujt tjeter?Vitet po kalonin, por edhe dimrat e pranveratë se bashku me te shkonin në pakthim.Por duhej që voglushja të dinte më shumë për fatine saj. Ishte koha që ajo duhej të mësonte më shumë për vetën e saj. E kush ti tregonte asaj më shumë për veten e saj, kush?Kjo është një pyejte e madhe sa vet bjeshkët e larta. Asaj i intereson të di më shumë se kush janë të afërmit e saj, ata të cilët e sollën në dritë dhe jetë.A thua egzistojnë ata sot diku, apo si?Kjo është ajo cka më së shumti e mundon voglushën tonë. Sepse ëndërrat fëmijënore të saj u hodhën pa pikë mëshire në skajshmeri.Kaluan shumë vite dhe sa herë që asaj i jepej mundësia të kuptonte dic me tepër për vetën e saj, e pengonte hipokrizija e dikujt.

11

Kjo ishte mizori qe dikush të luaj me ndjenjat e një vajze, që askush mos ti dali në ndihmë edhe pse të gjithë dëgjonin thirrjet e saja të brendshme, të cilat herë herë bëheshin aq të mekura sa edhe ate e mpleksnin.Ky ankth, kjo pritje në vetmi të skajshme i merrte një pjesë të jetës.

Ndoshta nganjëhere largohej nga ky ankth por e kot. Edhe në ato caste kur shijonte pakëz jetë ajo ndjente se si me të madhe shkatërrohej.Kjo është fatkeqë-sia më e madhe e pasardhësve tanë. Nuk është lehtë që të kesh për krijues një njëri i cili nuk ka ndjenja në shpirt, nuk ka shpirt, nuk ka zemër, por në trupin e tij ka vetëm mizori, ndjenja shtazarake. Ai i cili mohon frytin e jetës së tij.Keshtu ishin prindërit e voglush-es sonë. Ata thua se kënaqeshin kur e keqja gllabëronte cdo gjë fëmijënore dhe zavendsohej me hidhërim e lotë.E kishin hudh nga dera e tyre si njëri

ashtu edhe tjetri. E si ti quash këta kur nuk ndjenjnë asgjë në shpirtin e tyre për frytin e tyre.Cka u kishte bërë të keqe që kishte ardhur në jetë një filizë e njomë e cila dëshrionte si cdo fëmijë tjetër të rritej e zhvil-lohej normal.Po edhe pse ishte hudhur nga krijuesit e saj ajo kishte vazhduar jetën e saj të zymtë.Por perkpjekjet e saja të deshtuara ishin ato të cilat e mundonin, zemra e saj e pafajshme e bënte ate që te ndihej e pash-presë e pa fuqishme dhe këto e bënin ate që të binte në nje gjendje të humbur e cila gjendej cdo herë e me tepër i jepte një ngjyrë e cila ngjyrë i ngajnte asaj të jetës së përtejme. Por e mësuar të jetonte në abuzim ndjenjash, në jetë ëndërrash fëmijërore, në pafajsi ajo filloj të largohej nga jeta. Vuajtja i kishte berë pritë në jetë si duket, po e priste që ajo të afrohej, nxorri kthetrat dhe gjithë helmin që posedon në brendësine e saj, në cast fytyra e vogël engjëllore ndërroi pamje e buzëqeshja mbeti e ngurtë. Ndodhi ajo që nuk mund të imagjinohej. Gjithë ëndrrat fëmijërore u shkelën nga këmba mizore, buzëqeshja u ngri e fjala mbeti e paralizuar në brendësine e saj. Ditët e bukura dhe gazmore shumë shpejt u zavendësuan me ditë të zeza e mizore, me ditë vuajtjesh e hidhërimi. Pse o qenie mizore njerëzore more embëlsinë dhe mirësinë e një jete të pafajshme?! Pse ne vend të një kukulle dhurove një mal me lotë? Pse ktheve jeten në një tmerr te vertetë?Një ndjenjë e humbur e kishte kaplue, e kishte pushtue dhe një ditë i rrembeu edhe jetën.

Pikturë e Miradije Ramiqi

12

J U P R E Z E N T O J M Ë

Brahim (Ibish) Avdyli (1960)Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i takon plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). I lindur dhe i rritur në Morinë të Malë-sisë së Gjakovës, në këtë vend me tradita të njohura kulturore dhe kom-bëtare, ai që në vitet e hershme të rinisë së tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar. Pas përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat nuk i përfundoi, ngase, për shkaqe ekonomike, por edhe politike u de-tyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespo-ndencë në Fakultetin Filologjik vijoi studimet në Degën e Letërsi-së dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë së madhe shëndetsore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet postdiplomike në

Universitetin Ndërkombëtar të Stru-gës, në Fakultatin e Shkencave Politike/Marëdhënie Ndërkombë-tare dhe Diplomaci. Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 ka ud-hëhe-qur revistën „Qëndresa“ në Zvicër. Pos botimeve në periodikun shqiptar, ka publikuar këto për-mbledhje: -Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,-Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990, -Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.-Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994, -Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997, -Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999, -Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,-Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003, -Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005, -Lëvozhga e vdekjes, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007, -Setele Vesniciei /Yjet e Përjetësisë, Poezie albaneza, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008, -Zogu i këngës, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani” Has, 2009.Është i prezentuar edhe në këto libra: -Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983, -Nebil Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985, -Poezia dal Kossovo, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali,1999, -Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001, Faik Konica, Prishtinë 2003,-Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit, Poeme traduse in liba romana de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008, Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001. Me 25 prill 2009 ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin e hapur pranë Qen-drës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës…Poezia e tij është përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht. etj.Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkri-mtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës (AdS).

13

Shkruan: Daut DEMAKU

JETA ËSHTË (EDHE) VUAJTJE

Paraprakisht duhet të thuhet se njerëzit bëjnë jetë në mënyrë (gati) robotike. Secili njeri krijon shabllone, shprehi të sjelljeve që përsëritën nga dita në ditë, gjithnjë në të njëjtën mënyrë dhe më të njëjtin rregull. Secili njeri e hapë derën e banesës në të njëjtën mënyrë, flenë në të njëjtën anë të shtratit, ulet në të njëjtin vend në tryezë të bukës, hynë në të njëjtën mënyrë në banjo, vishet me ritëm e formë të njëjtë. Më thuani, lexues të dashur, cili prej jush nuk iu përmbahet këtyre shprehive me saktësi kompjuterike, si ndonjë robot?

“Nuk ka jetë pa vuajtje, nuk ka vuajtje pa shkak, por nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet” D. Valsh

Për të gjitha fenomenet paranormale, ne flasim me vetëbesimin e mosdijes sonë. Nuk ka njeri më të sigurt se ai që nuk di. Ai flet preras, me vetësiguri, shkurt: kështu është, kështu nuk është dhe pikë. Ta marrim, për shembull, vetëm MAGJINË E ZEZË. Në mesin tonë dëgjohen këto konstatime: magjia e zezë nuk ekz-iston, ose: turp t’i besosh magjisë në këtë kohë, apo: marrëzi e pastër, e të tjera të ngjashme, kurse intimisht, në jetën e secilit njeri, te dikush më shumë e te dikush më pak, magjia e zezë është si hije, bashkudhëtare e përhershme në secilin hap, në secilën lëvizje e veprim.

Çka thotë literatura, ku qëndron qartësimi shkencor për magjinë e zezë?

Paraprakisht duhet të thuhet se njerëzit bëjnë jetë në mënyrë (gati) robotike. Secili njeri krijon shabllone, shprehi të sjelljeve që përsëritën nga dita në ditë, gjithnjë në të njëjtën mënyrë dhe më të njëjtin rregull. Secili njeri e hapë derën e banesës në të njëjtën mënyrë, flenë në të njëjtën anë të shtratit, ulet në të njëjtin vend në tryezë të bukës, hynë në të njëjtën mënyrë në banjo, vishet me ritëm e formë të njëjtë. Më thuani, lexues të dashur, cili prej jush nuk iu përmbahet këtyre shprehive me saktësi kompjuterike, si ndonjë robot? E tash, të ecim pak më larg dhe të shohim ç’rëndësi ka kjo sjellje rutinore, që e përsërisim të gjithë ne nga dita në ditë? Duke bërë lëvizje të njëjta, gjithnjë në të njëjtën mënyrë, ndodhë ajo që duhet të ndodhë: poli negativ i energjisë (Kemi thënë: s’ka jetë pa energji dhe s’ka energji pa rrezatim) deponohet në kënde të veçanta të banesës dhe kjo deponi rritet e rritet për çdo ditë. Në familjet me jetë të qetë, të harmonishme, stabile e të këndshme, deponia e energjisë negative është fare-fare e parëndësishme, por në familjet me jetë të çrregullt, me jetë të tensionuar, me hidhërime enorme, me shqetësime traumatike, deponia e energjisë negative shndërrohet në, kushtimisht t’i them: bombë helmi. Kur të ndodhë, e kjo ndodhë tepër rrallë, të prishet sjellja rutinore e familjarëve, të shkelin në këndet ku është deponuar poli negativ i energjisë, atëherë ndodhin të padëshiruarat që quhen: vendbanim i mallkuar, fatkeqësi, sëmundje, humbje, dështim, deprimim, bie ora bi-ologjike e ritmit të jetës e të tjera e të tjera dhe, thënë me gjuhën e shkencës, poli negativ i energjisë nuk është asgjë tjetër pos asaj që e kanë quajtur prej lashtësie: magji e zezë! Dhe ky pol negativ i energjisë, i sedimentuar nga jeta robotike, (të mos them e pavetëdijshme) bëhet burimi i parë i vua-jtjeve në jetë. Dhe, prandaj, edhe thuhet: s’ka jetë pa vuajtje, por s’ka vuajtje pa shkak, dhe ajo që është më e bukura: nuk ka shkak që nuk mund të tejkalohet. E qysh të tejkalohet kjo vuajtje, e cila, deshem ne apo jo, është pjesë e jetës së secilit njeri? Shkenca amerikane, si për miliona probleme të tjera edhe për këtë çështje ka gjetur zgjidhjen e mrekullueshme të bazuar në përvojën civilizuese të njerëzimit dhe ka prodhuar “ujin e rëndë” që është përçuesi dhe PËRTOKËZUESI më i sigurt i polit negativ të energjisë. Prandaj, në përmbyllje të këtij shkrimi të shkurtë, mund të themi se është GJETUR mënyra më e mirë dhe më e sigurt për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjeve që janë shkaktuar (dhe shkaktohen e do të shkaktohen) nga magjia e zezë apo më saktë nga poli negativ i energjisë jetësore. E kjo mënyrë është: pastrimi me “ujë të rëndë” të trupit, automobilit, banesës dhe çdo mjeti tjetër që mund të jetë kontaminuar nga poli negativ i energjisë. [email protected]

SHËN GJERGJI DHE PATRIOTIZMI SHQIPTAR

Baki YmeriBukuresht, 22 prill 2010. Në kafenenë “Bomea 33” të shkrimtarëve rumunë zhvillojmë një duel politik me

poetin Alexandru Ciocoi, sipas të cilit “Kosova i përket Serbisë ngase shqiptarët janë myslimanë, ndërsa myslimanët janë maskarenj dhe terroristë”. I them se një numër i konsideruar shqiptarësh mbajnë emra myslimanësh si pasojë e sundimit osman, por gjaku dhe e shkuara e tyre është e krishterë. Ia them edhe atë që ia kam thënë në shtyp edhe presidentit rumun, se derisa Basarabia rumune ka qenë koloni e Rusisë, Kosova shqiptare ka qenëe koloni e Serbisë, por më kot. Aleksandri mbetet me bindjet e tij absurde si pasojë e propagandave serbe në massmedian rumune lidhur me Ko-sovëb, ndërsa ne kalojmë nga njëra në tjetrën kafene. Në zonën Favorit, pranë tavernës Drumetul, bisedojmë me një meka-nik çelësash, Gheorghe Lovin. Edhe ai e përsërit të njëjtën gjë që e ka lexuar në shtyp, duke shtuar se “derisa shqiptarët e Kosovës nuk do të rikthehen në fenë e Gjergj Kastriotit, Rumania nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.” Të njëjtën gjë e përsërit edhe fqinja ime, zonja Paula Kovalçiuk: “Deri në kohën e luftës (1999) ne e denim se shqiptarët janë të krishterë, ngase Skënderbeu e mbrojti Evropën nga blasfemia islamike e pushtuesit osman, kurse Ju i varrosni martirët e kombit me

klerin islamik në ballë!” Në një kafene tjetër të të njëjtës zonë, në prani të një avokati rumun, bisedojmë për Kosovën me një kolonel ushtarak, zt. Aliman. Cili është mendimi Juaj për shq-iptarët dhe Shqipërinë, e pyesim. “Mbaje mend vetëm një gjë, na thot dhe vazhdon: “Në kohën e Mbretërisë, para vitit 1945, në gazetën Universul të Bukureshtit, rumunët botonin shpallje përmes të cilave kërkonin rrojtar, ekskluz-ivisht shqiptar. Pse? Ngase shqiptarët njiheshin si njerezë të besës, që e mbanin fjalën e dhënë, dhe ishin trima dhe besnikë. Dhe mos harroni se arnautët ishin pandurët e Tu-dor Vladimireskut që e mbanin rendin dhe sigurinë në këtë vend, para se të krijohet ushtria dhe xhandarmeria rumune si institucion shtetëror.” Nga ana e poetit Florin Hucanu kuptojmë se në Rumani askush nuk i urren shqiptarët, por përkundrazi i admiron, ndërsa një boem që enden rrugëve

të Bukureshtit duke pritur dikush t’ia japë ndonjë lek për ta blerë një birrë, thot se “Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës”. Po këtë e thot edhe poeti Ilie Olaru Delavulpesht: “Skënderbeu është ai që ia ndërpreu rrugën sulltanit për ta ngritur flamurin në Vatikan.” 23 prill 2010. Sot është Dita e Shën Gjergjit dhe ende nuk kemi hasur ndonjë shkrim kushtuar kësaj dite nga ana e ndonjë publicist shqiptar, edhepse në Shipkovicën time vashat e kremtojnë këtë ditë që na ndërlidh me hershmërinë tonë të krishterë. Një batakçi komunist i prekur nga paranoja e ksenofobisë konfesionale (Kopi Kyçyku), çirret rrugëve të Bukureshtit gjoja se Xhelku Maksuti qenka mysliman, ndërsa Xhelku Maksuti i një mamaje të krishterë, boton shkrime ku e përshkruan fëmijërinë e tij kur babai I tij, Sefedin maksuti, mbante në mur dy portrete, një të Shën Gjergjit dhe një të Skënderbeut. “I kundroja me admirim këto dy ikona dhe e shihja se i ngjajnë njëri tjetrit. Sa I përket Kopit nuk dua ta prish gjakun duke replikuar kundër tij, ngase përkthyesi i kadaresë, Marius Dobrescu, ka bërë mire kur të ka thënë se nuk duhet humbru kohë për ta hedhur në gjyq një qen të tërbuar!” Qenj të tërbuar na duken edhe kriminelët e Kosovës që kanë ngritur thikën kundër një artisti shqiptar, pse i paska satirizuar myslimanët perms humort të tij. Qenj të tërbuar na duken edhe kriminelët serbë që kanë likuiduar familjen e një shqiptari të prekur nga flatrat e engjëllit në Kosovë: Gjergj Dedaj. Për këtë realitet tragjik na flet një mik i madh i shqiptarëve, zt. Gheorghe Bucura (Gjergj Bukura), ish/shef i Zyrës rumune në Prishtinë. Ç’është duke bërë Qeveria, respektivisht Policia e Kosovës për identifikimin dhe ndëshkimin e kriminelëve serbë që kanë likuiduar shqiptarët në Kosovë, për identidikimin dhe ndësh-kimin e shqiptarëlve që kanë likuiduar shqiptarë për motive politike, për identifikimin e korbace tëp xhihadit islamik që ia kanë kallur shtëpinë Enver Gjon Mehajt pse ka kaluar në fenë e shenjtë të të parëve tanë, për identifikimin e kriminelëve që kanë ngritur thikën kundër Cimës në Kosovë. Ilir Dardani dhe Kadri mani kanë të drejtë kur ngrenë zërin e protestës kundër qeveritarëve tanë që i kanë zëvendësuar interest nacionale me interesa personale. Kosova mund të konsolidojë pavarërsinë permes veprimeve energjike e jo duke e stimuluar javashllëkun, varfërinë, nepotizmin ballkanik dhe bajrakta-rizmin islamik. Gëzuar Shën Gjergjin, Kosovë!

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J ËFrrok Kristaj. RRUGA E DRITËS

Shkolla jonëfole e rritëslule zemrerrugë e dritësMësuesin tonëshumë e gëzojmëtë buzëqeshursa herë mësojmëNa dhuron -diturijetë të lumtur -dashuri.

Frrok Kristaj

ABETARJA E ZYMIT

Në gur të Zymitnë një dritaredikur u lindnjë abetareAbetare, o amtareti për ne ishe dritarepër çdo natë e për çdo ditëna dhurove rreze e dritëNa dhe dije e dritë prorena mësove për fitoreAbetare e Zymit të rifole arbërore për liriAbetarja e Zymit timjep e merr dije e bekim:ti na mësove historipër mëmëdhe e për liriAbetaren e Zymit time ruan koha për kujtime ruan kujtimi nga pleqëria- trung e rrënjë nga IliriaNë Zymin tonë të parëkujtim kemi edhe arënshkollën dhe Abetarenku e mbjellim farën

Frrok Kristaj

RREZE DIELLIMËSUESJA IME

Mësuesja imeështë krenarenënë e dytëdhomë me dritareMësuesja jonëburim mësimisi një kruarreze dielliËshtë gojartëështë gojëmjaltëlule prillime aromërreze diellime rrezomë.

Frrok Kristaj

GËZOHET ÇANTALarg dëgjohetnjë këngë harejesi zë i zoguttë një folejekur shkon Rrezjanë shkollë filloregëzohet çantame libra, fletore.

Frrok kristaj

Nëna Tereze rreze dielli

Gonxhja jonë lule-prillimotra jonë motër diellinëna jonë dritë qielliNënë Terezjadashuri -për çdo popullpër çdo njeri.

16

Nexhat Rexha IMPERATIVI ARTISTIKLibri i Bilall Maliqit “Mbresa Vrojtuese” është rrjedh e rezultat i një përvoje të rendësishme në fushën e poezisë dhe prozës. Atori i këtij libri kohë pas kohe iu përkushtua edhe studimit letrar, gjegjësisht recensionit, nëpër të cilin hapëroi me kujdes, sepse vështrimet me të cilat merret Bilalli i takojnë fushave të ndryshme.Në këtë vepër shtjellimi i problematikës së shtruar është reflektim i brendshëm i këtyre veprave, me të cilat ka komuni-kuar autori. Ai ka shqyrtuar aspekte teorike për mes metodës kompozicionale, e që gjithsesi rezultati vjen në mbështetje të mbresave, që ai ka fituar gjatë leximit të këtyre veprave, të cilat në vete kanë një heterogjenitet të trajtuar në shtjellimin e tyre. Mirëpo, autori ka projektuar me hollësi këtë vepër me materialin e marrë në shqyrtim. Për këtë lëndë të shtruar në formën e parë dhe të dytë, që dallon e specifikon si në përmbajtje, poashtu edhe në strukturë të brendshme, ai është i vetëdijshmëm në zgjedhjen e njësive dhe sferave tematike, që kanë trajtuar autorët në veprat e tyre.

Bilall Maliqi veprën ”Mbresa Vrojtuese” e ka sistemuar në bazë të përmbajtjes së brendshme të tyre dhe gjatë shqyrtim-it ai ka arritur të depërtojë në mesazhet e tyre dhe pastaj ato i ka rrumbullakësuar në unitetin metodologjik, duke i dhënë fuqi artistike fjalës së shkruar në të.Në tërësinë e kësaj vepre me vështrime kritike autori ka arritur synimin konvencional të komunikimit me për-vojën e fituar si dhe përshtypjet, që dalin pas leximit dhe qasjes së interpretimit e konstatimit të shfaqjes së vlerave të brendshme, që bartin këto vepra të marra në shqyrtim. Synimi i autorit në këtë vepër është interpretimi i stadit të sotëm,sepse në të kemi refleksione nga më të ndryshmet, por që në shumicën e trajtesave është e pranishme fjala poetike, e cila shpalosë me fuqi arsenalin poetik të dokumentuar brenda një dekade si dhe brenda kopertinave të këtyre ve-prave.Ndërsa, aktualiteti i brendshëm ruan dhe shpalosë fatin e kolektivitetit tonë nëpër periudha nga më të ndryshmet kohore.Bilalli ka depërtuar në këto thellësi përmes mbresave, sepse ai ka përjetuar të zakonshmen dhe të jashtzakonshmen në të gjitha shfaqjet artistike dhe gjithsesi, ai ka dhënë esencialen e brumosur përmes shenjave e figurave artistike me një bru-mosje e ndjenje të ndjeshmërisë së zhvillimit sa më aktual dhe sa më afër aktualitetit të brendshëm, që ka modifikimin e vet diskursi artistik.Shpalosja e mbresave kritike ndaj kritikës është rezultat domethënës, e cila edhe hapë faqet e këtij libri. Ai me sukses ka depërtuar në interpretimin e tri veprave të fundit të Dr.Faik Shkodrës ”A mendojmë sa duhet për ato që kemi”, ”Kur flasin poetët” dhe “Përjetësi”, si dhe dy vepra të Ali D.Jasiqit dhe atë të Solol Demakut. Nëpër vrojtimet poetike, Bilalli ka marrë në shqyrtim nëntë vepra të autorëve të ndryshëm, të cilat përmes vargut poetik

artikulojnë ngjarje nëpër kohë a hapësirë nga më të ndryshmet. Me që Bilalli edhe vetë e shkruan vargun e lirë poetik, ka arritur jashtzakonisht bukur të depërtojë në brendinë e secilës vepër apo në secilin varg që ka marrë në shqyrtim.Po kështu në pjesën e tretë ka shqyrtuar katër vepra poetike, me të cilat ai komunikon rrjedhshëm me vargjet e shtresuara në këto vepra. Procesi i zbërthimit nëpër hullinë e këtyre vargjeve konsistohet me zgjedhjen jo vetëm të veprave, por ai ka trajtuar funksionalizimin e vargjeve,sipas zgjedhjes artistike dhe ky kriter i hap faqet e veparve me qëllim që ato t`i ushqejë dhe t`i jap dimensionin vlerësues, e njëherit për t`i dhënë atyre aktualitetin më domethës. Kuptohet, gjithnjë në zgjedhje të korpusit poetik me synimin e argumentimit estetik, që ruajnë në brendi vargjet e Mexhid Mehmetit ,Jonuz Fetahajt, Demir Behlulit dhe Xhemë Karadakut. Pra, ai ka ndriçuar brendinë estetike të fjalës poetike dhe tërë dashurinë

17

si dhe kompleksitetin që ka bota e fëmijëve, gjithnjë duke ruajtur pikëpamjet e zhvillimit me fokusim të dinjitetshëm si në vargje poashtu edhe në jetën e tyre.Në një shpalosje melodike në këtë vepër është radhitur edhe vepra e Demir Krasniqit ”Krenaria e Gollakut”. Melodia e këngës gjithnjë ka ruajtur ne kujtesë periudhat historike dhe ka shpalosur parafytyrimin e ëndrruar përmes këngës popul-lore e këto skena komplekse e sfiduese gjeniu ynë gjitnjë i ka ruajtur përmes këngës popullore dhe këto shfaqje autori i ka shtraur në librin ”Krenaria e Gollakut”, kurse Bilall Maliqi këtyre motiveve tradicionale, iu ka dhënë trajtim në retros-pektivë dhe e ka fiksuar të kaluarën, të sotmen, të cilat evokojnë përsosshmërinë e njeriut tonë nëpër kohë, për të ruajtur krenarinë kombëtare.Pjesa e fundit e librit, që përmbyllë dhe rrumbullakëson idenë e autorit në këtë vepër,dallon nga katër kapitujt tjerë. Mirëpo, nevoja për njohje dhe eliminimin e asaj që duhet ditur e nuk dihet në profesione të ndryshme, koncepton nevojën për zgjidhjen e dilemave që prodhon përditshmëria e njerëzimit.Pra, autori ka ka rishfaqur para lexuesit rëndësinë e këtyre veprave shkencore, të cilat ndihmojnë tejkalimin e nocio-neve nëpër kohë e lëmi të ndryshme. Zbërthimi i terminologjisë përmes këtyre librave është sa e domosdoshme, po aq e nevojshme për studiuesit e fushave të ndryshme dhe këtë zbrazëtësi e kanë zbutur autorët me këto vepra.Problemet e shtruara në librin “Mbresa Vrojtuese”, konsiderojmë se janë të dobishme,si fjala me kuptimin e saj për zbërthim si dhe identifikimi i trajtesave referon ide themelorre për problematikën e vlerësimin kritik që gjithsesi begaton kulturën tonë.Vlenë të theksohet se të gjitha vështrimet e botuara në këtë libër, më parë janë botuar në shtypin e kohës. Çka do të thotë se vlera e tyre , që me kohë ka peshuar identitein e verifikimit profesional dhe është cilësuar si vlerë krijuse në vazhdën shkrimore të aktualitetit të sotëm.Pra, Bilall Maliqi tani më autor i verifikuar edhe me veprën e fundit ”Mbresa vrojtuese” në të cilën ka bërë interpretimin e disa librave poetik e shkencor ka bërë përvojen dhe ka dëshmuar se ai është i përgatitur profesionalisht të kontribuojë edhe në këtë fushë . Përmes persiatjeve të tija, ai ka ndriçuar aspekete të vlerave estetike e shkencore. Në këtë vepër Bilalli ka shpalosur edhe interpëretimin, edhe vargun edhe fjalën që kërkon heqjen e dilemës.Pra, ai në tërësinë e këtij libri ka afirmuar nocionain artistik, shkencor ,duke i dhënë përparësi imperativit artistik. Prob-lematikën e shtruar në këto vepra Bilalli e riaktualizon, ose e vë në qarkullim për ta determinuar atë sa më afër lexuesit, qoftë të informuar, apo për t`ia trasuar rrugën te lexuesi në pritje.Vepra shtron tendencën e objektivitetit përmes jetësimit sa më afër reales.Libri përbëhet me këtë struktur të ndarjes së kapitujve: Persiatje vlerash , Hulli nëpër vargje I, Hulli nëpër vargje II, Muz-ikaliteti nëpër kohë dhe Nevoja për zgjidhjen e dilemës.Në esencë, ai ka sprovuar mbresat e tija, duke i aktualizuar vlerat e brendshme të këtyre veprave të marra në shqyrtim, gjithnjë me peshoren e përjetimit e te arritjes për një komunikim sa më te mirëfilltë.

Dergoi per botim:Zabit Rexhepi Durrës Një dukuri e rrallë Fytyrë fëmije në trungun e sapoprerë të Thanës

Në familjen Fazliu nga Radusha e Shkupit, ditë më parë ndodhi një dukuri e jashtëzakonshme, ku në një nga drunjtë që kishte siguruar familja për tu ngrohur gjatë dimrit u shfaq fytyra e një fëmije. Personi i cili i kishte siguruar drunjtë, Gafur Fazliu rrëfen se gjatë prerjes së drunjve nuk e kanë vërejtur këtë shenjë. “Unë se bashku me vëllanë tim i sigurojmë drunjtë për tu ngroh gjatë dimrit. Kur para disa ditëve, nëna ime duke dashur që ta ndezë zjarrin me dru e kishte vërejtur këtë shenjë, të cilën as unë e as vëllai nuk e kemi parë gjatë prerjes dhe radhitjes së drunjve”, tha Gafuri. Ai shtoi së nëna e tij këtë dukuri e ka marrë si ndonjë shenjë domethënëse. “Unë jam i martuar që 15 vite dhe ende nuk kam fëmijë, andaj këtë dukuri nëna ime e kishte marrë si shenjë paralajmëruese për fëmijë”, tha Fazliu. Ai shtoi se kjo fytyrë është paraqitur në dru të thanës ku sipas tij është mjaftë dukuri e rrallë.Marre nga Ballkanweb 13/04/10

18

Problema e Husuirtit (1501)1 punëtor e mbaron një shtëpi për një vit, një punëtor tjetër për dy vjet, i treti për tre vjet,i katërti për katër vjet. Po të katër së bashku për sa vjet e mbarojnë atë shtëpi?

Përgjigje: 12/25 e vitit ose më pak se 6 muaj.

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

MRETI NUK TA FAL VEQ NJI LIRË Duel mreti me shetit tevdil nëper ylqe t’vet. Kur mrrini n’ni katun, i pa nji tubë thmi tuj lue. Njani pej tyne ish kan shumë i hijshëm. Mreti u nal, eë i thirri thminë ngat veti, ja lmoi flokët edhe e veti:-I kujna je ?-Nuk kam babë, - foli djali – m’ka dekë.-U rritsh e u bafsh djalë i mirë ! – i tha mreti edhe e nxurr nji lirë e ja fali. Djali s’e muer lire e tha:-S’guxoj pej nanës me qu te shpija, se m’thot: ,,E ke vjedh,, .-Hajt, mos ki gajle se s’thot kurgja, - i tha mreti.-Jo s’guxoj, - ja kthej djali.-Merre e thuej nanës: ,,Ma ka falë mreti” .-Qashtu s’guxoj edhe ma hiq me i thanë.-Pse ?-Se nana m’thot: ,,Mreti s’ta fal veq nji lirë” . edhe i mushet menja qi i kam hupë lirat tjera a i kam fshe.Ather mreti s’pat qare tjetër, nxuer e ja dha nji grusht lira.

AI S’ASHT MSUE ME DHANË Një zemërngushtë (tahmaçar) kishte pas ra në ujë e donte me u mbytë, se nuk kishte pas ditur not. Qëllon njëri atypari e i thotë: - Ama dorën, bre burrëNjë tjetër, që e kishte pas njohur këtë zemërngushtin, ia kthen këtij: - Ai nuk asht msue me dhanë, por veç me marrë e thuj: “Ha dorën!” e jo ama dorën, n’dash me e pshtue pa u mytë.

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”