20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt, 2010 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti IV , Nr. 2 Muzeu Kombëtar - Gjergj Kastrioti - Skenderbeu - Krujë

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt, 2010

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti IV , Nr. 2

Muzeu Kombëtar - Gjergj Kastrioti - Skenderbeu - Krujë

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

2

Skënderbeu, figurë legjendare e dashur për shqiptarët

Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konseguent dhe i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira, të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve me banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bash-kimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në mar-rëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë se rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm me sukses, vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve europiane në luftë kundër armikut të përbashkët.Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeu ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet histo-riografia shqiptare.Në fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian, humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Me disa ndryshime të vogla ajo ndjek rre-thimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt

realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptare të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX me të drejtë, e ka cilësuar atë si një “margaritar”. Por vlen për t’u përmendur në këtë plejadë autorësh që kanë shkruar për Skënderbeun dhe romantiku i njohur arbëresh Jeronin De Rada për hartimin e veprës së tij “Skënderbeu i pafan” (1873), rrugën e të cilit do ta ndjekë më vonë edhe Naim Frashëri me veprën e tij “Istori e Skënderbeut” (1898) me vargjet karakteristike:Kruj’ o qytet i bekuar!prite, prite Skënderbenëpo vjen si pëllumb i shkruar të shpëtojë mëmëdhenëVargu i poetëve që iu kthyen epokës së Skënderbeut nuk përfundon këtu. Ai ka vazhduar me gjeneratat në vazhdim, duke u bërë burim i të gjithë krijuesve, e veç-mas atyre që shkruajnë poezi. Për veprën e tij madhore shkruan edhe shumë shkrimtarë të huaj në mesin e të cilëve përmendet edhe një poemë e shkruar në gjuhën islandishte, duke e ngritur figurën dhe epokën e tij në piedestalin e një personaliteti në historinë e njerëzimit. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pa-varësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët dhe në këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore, duke i dhënë atij tiparet e një figure legjendare.Bota Sot

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

3

Drita e Dardanisë dhe Shqiponja e BukureshtitNga Mihai Antonescu

Shqiponja e Bukureshtit është shqiptari i prekur nga flatrat e engjëllit që depërton në horizontin e shpirtit me një buzëqeshje pranverore në fytyrë dhe me tekste subtile të një ndjeshmërie të thellë. Pasi mi mbushi krahët me librat e engjëjve nga Kosova historike që shtrihet deri në brigjet e atdheut tim, ma ofroi një vëllim vargjesh origjinale në të cilat shungullon historia e rizbulimit të do lidhjeve të mahnitshme që na e shenjtërojnë gjakun dhe gjuhën. Një libër i praruar me ballina të arta e të nxehta nga vështrimet magjepse të një bukurie të rrallë, një vepër që sugjeron lëçitjen e një varg perlash poetike me shijen e mjaltës së yjeve të Dardanisë dhe rrushit të pjekur nën strehën e shtëpive të mençura shqiptare. Ja shëmbëlltyra e një vashe me vetullat e përkulura nga pesha e puthjeve të një drite magjike që ta përkujton dritën e Dardanisë! Drita të josh me një letër të ardhur nga brigjet e atdheut të lashtë, me rrëfimet e poetit që të përvetëson që në shikim të parë. Apo, ndoshta nuk është letër kjo, por një pjesë nga qenja e vargjeve të mbrujtura me afshin e dashurisë: “Guaca e gjinve tu/ Ishte e shenjtë si hëna/ Ngjyra e tyre e bardhë/ Ishte e porsi shkuma/ Në brigjet e detit” (Pastel)Çfarë muzike dhe çfarë poezie në përqafimin e tingujve që e mpiksin emrin e tij! Si guxon ta fillosh një vëllim të këtillë nëse jo përmes një rrëfimi të besnikërisë ndaj përjetësisë së sëmurë nga dashuria,

që është gruaja! “Thuajse je një shkretëtirë/ Pëshpëritjesh të etshme!/ Që e ndez zjarrin e shenjtë/ Në çastet e lutjeve të nxehta./ Vjen dhe ma tregon/ Perlën e kënaqësisë/ Që të shkëlqen në gji./ Nga netët që i kaplon pleqëria/ Furishohet përsëri/ Rinia” (Perla e kënaqë-sisë). Gjendet këtu, betimi i fundit të shpirtit të mbetur gjithmonë i ri përballë mrekullisë së një guace, fuqia e zjarrit të shenjtë që na për-shkon ekzistencën e përjetshme, duke e dëbuar vdekjen, duke na ngrohur me qëndresën e lutjeve dhe përjetësisë së dashurisë: “A s’e sheh e dashur/ Se jemi plagosur/ Nga kjo dritë e shenjtë/ Për të qenë përsëri atje/ Ku vdisja/ Kur ti lulëzoje!” (Lied).Vetëtimtar dhe i çiltërt si magjia e krojeve të kristalta në shprehje, Baki Ymeri kërkon dhe din ta gjejë vetë qenjen e sentimentit në një vend bukuroshesh që ta lëvizin tepelekun e kokës. Dhe din ta zotërojë për mrekulli, shkencën e përkushtimit ndaj tekstit, thellësinë e rëndë të fjalës, duke qenë në gjendje ta kallë barin në degët e zemrës, dhe sidomos në zemrën e femrës të cilën e pregadit ta përkujtojë artin e së vërtetës se autori është poeti i dashurisë, i një dashurie të pakufishme, përjetësi e ftuar për ta kuptuar gjuhën dhe zakonet, vatrat dhe varrezat, lulen e pakëputur të shpresës për një të nesërme më të mirë se sa e djeshmja e përgjakur nga faji i urrejtjes së shurdhët, që e përul jetën: “Urrejtje dhe tmerr/ Pragu i shtëpisë është shembur/ Fshatrat digjen/ Fushat degdisen/ Në kohën kur ne/ Ngjitemi të çliruar/ Kodrinave të vdekjes./ Të trembur/ Si në një ëndërr/ Rrëshqasim përp-jetë/ Ëndërrojmë/ Mbi lëndinat tua/ Që do të shndërrohen një ditë/ Nën shikimet e Zotit/ Në një botë Parajse” (Drita e Dardanisë).Dardania, djep i trimërisë, vatër e besnikërisë, një fushë me lule të kuqe në tëmthin e një kombi të madh që e ëndërron Katedralen e Kombit për t’u ndërlidhur me të shkuarën e shenjtë, pa marrë parasysh shqetsimet e kuajve që s’e përfillin të shkuarën për t’u ndër-lidhur me ardhmërinë. Dardania e poetit shtrihet deri tejmatanë brigjeve të vendlindjes së tij që defilon në vargje si “Një breg i largët/ I kujtesës/ Ku këndojnë edhe sot/ Vashat e Shipkovicës/ Bli pamuk all bre dilber/ Bli pamuk atesh/ Mo tët rejnë kokoanat/ Nëpër Bukuresht!” Si mund të justifikohet atdhetarizmi i këtij njeriu që ma jep librin e tij 6 vjet pasi pat dalë nga “inkubatori” i shtypshk-ronjës (Drita e Dardanisë, Editura Muzeu i Letërsiës Rumune, Bukuresht, 2004)! B. Ymeri i ka dhënë vetvetes një mision fisnik: më parë ta afirmojë Kosovën, dhe pastaj vetveten.Vargjet e tij janë perla poetike që e justifikojnë mendimin e patundur se Bakiu është një dëshmitar besnik i instancave të fundit të historisë së vërtetë: “Askund nuk dëgjohet si këtu/ Treni i kohës/ Duke rrëshqitur ritmikisht mbi shina./ Gjinkallat kërcejnë/ Nga lëvorja e arës së gjumit/ Dhe kullosa dridhet./ Dhe ja tani/ Në vend të trenit/ Përballë nesh shtri-het/ Një kodrinë/ Që na magjeps” (Stacioni i Transilvanisë). Është kodrina e zemrës së poetit, nga i cili mësojmë se buzës i thonë buzë, se gushës i thonë gushë, se kodrës i thonë kodër, se katundit i thonë katund, se vatrës i thonë vatër, në të dy gjuhët ku pulson ligji i dashurisë dhe farefisnisë, ndërmjet Transilvanisë së bukur, dhe dritës magjike të Dardanisë.)

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

4

FAQJA E POEZISËAdelina Dardha Vjeshtë U nisa mysafire nëpër agimin e zverdhur, Plot mall drejt teje. Erdha të takoja, Të shëtisja shtigjeve të tua, Që s’kishin mbarim, Central Park ! Sot mbështillesh me mjegull Pemët u lakuriqëzuan nga vjeshta, Gjethet lëvrijnë nëpër tokë e përkunden në faqen e erës. Kjo ditë kryenece më valëvit edhe mua ndjenjat. Zogjtë cicërijnë këngën e lamtumirës, me krahët e vegjël Duan të shtegtojnë, kërkojnë pranverën në anën tjetër të ikjes. Kurrë nuk do e harrojnë gjirin tënd të gjelbërt. Ashtu sic ikin do të vijnë në gjethet e reja . Bari, si qylym i vjetër, i dalë boje, është shtruar poshtë teje, Tokën e mban ngrohtë, këmbët tona flenë poshtë tij. Stolat kanë ngrirë, i ftohti u ka hyrë në dhimbje Nuk kane me kë të flasin, kush t’ua prekë krahët. Është vjeshtë e verdhë, si rrezet e fshehura të diellit, Brenda reve të murrme që shtegëtojnë të lodhura. Bën ftohtë, edhe për kalin e bardhë, har-ruar gjithmonë rrobat Në garderobën e të zotit, nxituar për nusërimin e dëborës. Por, vjeshta nuk harron t’i hedh duke buzëqeshur hapat, Gjurmët lëshon mbi asfalt si rrahjet e kohës, nga këpucët e hekurta prodhuar në pran-verën e shkuar. Ketrushat, shëtisin e brejnë me dhëmbët e bardhë degët, Sodisin vitrinat e pemëve, lodrojnë me mua, Më kërkojnë një foto sëbashku, Për të më thën vitin tjetër sa janë rritur! E shkrep aparatin në kujtime të mbetura, Në cepin e një kënge të lënë përgjysëm, Nga zogjët që morën arratinë.. Në rrugët e tua vjeshtë Pas pak muajsh në Central Park Do të mbriijnë!

Dibran Demaku

KOSOVË-DRITË E KËNGË KRENARE

Veq në ty rrezet e diellitjanë të nxehta dhe përcëllueseveq në ty rrezet e hënësjanë të ëmbla dhe mikluese. Veq në ty këngë e bariutështë më e bukura melodiveq në ty sytë e vashavejanë të bukur e plot magji. Veq në ty lisat e malitrriten të gjatë e gjithë kreniVeq për ty edhe pse largn`zemër ruaj një dashuri. Veq në ty e veq me tymë lidhin ëndrra e kujtimeti lule e bardhë e dritë në syO,e shtrenjëta vendlindja ime. Sa herë vijë më del përparae më pret si nëna të birinmë uron:Të priftë e mbara! Unë ulem e ta puth tokënsyri nxjerr lot-xhevahirinëndrra zgjohet për Nënë-Lokën. Larg shumë larg nga tuat malelarg shumë larg nga tuat fushadëshirë shprishur plot me halle. Larg nga ti më janë zbardhë flokëtgjuha ngjyrën ka ndërruarku t`i gjej tash miqët-shokët? Si ujë lumi vitet rrjedhinkoha ikën e harruare diçka nga mua vjedhin. Pse më ike,pse të ikanë ca net të errëta farenëse s´kthehem më rënt pika. Në tokën tënde veq shqiptaren`shekuj më s`na përcjell frikaKosovë-dritë e këngë krenare...

Arjana Loce

Ndarja...

Ndarja erdhi krej papritur,Pasi kishim kaluar një det të madh gëzimiShkrepëtiu si vetëtimë në qiell të pastërKoha u prish dhe filloi shiu.

Gjithçka u kthye në të kundërtDielli në shiPuhiza në stuhiDasma në ndarjeKuptimi në mëriO Zot,sa cudi!

Atë natë, qielli shfrynte nga tërbiminë mëngjes do t`ikje tigjithë natën s`më zuri gjumiaeroporti më shfaqej pa drita, i zi.

Një valixhe more me veteDhe le pas një tjetërMbushur që atë çast me mallin timNë tënden fshehe gënjeshtrën e hidhurSa do doja të kish humbur në udhëtim.

Të paktën ti kishim ndërruar valixhetTë kishe kuptuar kush peshon më shumëMalli im a gënjeshtra joteTë dyja të rënda si plumb.Tashmë asnjë nga valixhet s`lëvizRënduar nga pesha, e kujtimeve të dashurisë.

& &

Kur ti më puthe në buzë për herë të parë,unë sytë të putha paskësaj.Më puthe në buzëdhe se di përse.Të putha në syse s`dua më të qajnë

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

5

FAQJA E POEZISË

Adem Zaplluzha

NUK DI

Pas fluturimit të zogutAskund asnjë gjurmëKu ta kërkojMë thuani njerëzPërse heshtniKur të gjithë e diniSe ajo iku me erën

Ju nuk diniSe pritjaI ka duartë vrastare

Nuk kam më lotNga zgavrat e miPikojnë bebëzat

Nuk diA jam duke qarëApo duke qeshur

Nuk diA po lind ditaApo po vdes nataSepse një zog rebelMi ka vërbuar sytë

Edona Beqiraj

TË MOS DHEMBSET

Të mos lodhen duartDuke shkruarTë mos prishet gjumiKur ëndërronZogëzën e strukurTë mos ndërprehet ëndrraKur fluturon Mbi male bleruarTë mos heshtësh Për ta ndërprerëFjalën tersTë mos dhembset durimiKur s’ke çka flet.

Miradie Zymberi Avdullahu

Ti behesh zhgenjim Brigjeve te detit,M’shetisin mendimet,Seç’ m’u keput shpresa,Mbaruan dhe enderrimet.Kaltersine e qiellit,Erresira e perpiu,Lulja ne kopsht,u tha, e nuk biu.Si do t’me zbardh agimi,Drite me s’vjen pr mua,Ndalet dhe burimi,Larg te nje krua.Me pranveren me ike,Nuk e shof gjelberimin,S’me deshe as per mike,Me fale zhgenjimin.

Ajet Ajeti

Te C’mallem

Ne listen time mape qe shtrihet pa kufiGjaku im i shperndare, si yjet,n’galaksiJehona e gjuhes sime,si kolona zanoreKumbojn kontinentet,Detet e OqeanetMbremjeve te vona,mes sodit e te djeshmesMungullojm c’do her,shkrepave,te vendlindjesC’mallemi mes veti,na iken pikellimi,Mbremjeve ne Amerike,ne Evrop,n’agimeKeshtu ne mblidhemi,me miket e vendit timKeshtu ne thejm heshtjen,c’rrenjosim kufitRespekte ndersjellta i shtime prej largesive’Ardhmeri te lumtur,te kemi,ne vendelindje.Ja dua Shqiptares,zemrenbardhsin e madheT’ju bindemi sheshazi, sei kemi, Shtojza-valleErrësira,te largohet, le të pushojn gojeligetO ZOT, faljuni Shqipetarisë;Te gjitha miresite.

Muzfer Ramiqi

Kolla e babës

Baba kollej në oborr para se të shkonte në gjumëLokja thojke se deri sa të ndihet kolla e plakutJena mirë...Ajo kollë sikur na ishte një thirrje mbrojtje-jeNjë piskamë se jemi gjallë e të fortëMua më dukej shum’ e pazakontSikur t’ishte damkë veremiMundohna kajherë me kollë prej ballkonit të banesësPor ndalna se ligji mbi zhurmën ma ndalonSe kojshitë mujn me u anku në hyqmetSe nesër krejt kan me më kqyr me bisht të synitPor as duhanin s’e pi si babaAs qajin s’e pi si aiAs plisin s‘e kamAsgja ma nuk kam që me më dallue Baba u kollke edhe herët para se gjeli me thirr ezanin për m’u qu prej gjumiBaba e ka pas këtë namaz e ka pas cdo gjaS’di a ka fjet aj rrafshS’di a ka fjet me një sy mshel e njo qelVallai s’e di Se unë kam fjetë rehat deri sa ai asht kollë Sot,Kolla e tij ndihet në mendjen e hasmëveUshtima e kollës së babësSi eho hala ndihetE unë hala flej rehatPor jo si kur u kanë baba gjallë.Zoti nuk le me harru disa zana në jetë.

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

6

Qasje kritike Një thesar i pjekur ideshë poetike (Përkitazi me librin e Basri Çapriqit, Hapja e guacës, që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht) Minica Mureşan Takimi me poezinë e Basri Çapriqit është i mirëseardhur në gjuhën rumune për të lapsëruar portretin e një artisti shqiptar. Një ndjeshmëri e jashtëzakonshme e nxit këtë t’i fshehë emocionet abstrakte, duke i tulatur sentimentet nën vellon semitransparente të një padukshmërie e dila mund të deshifro-het vetëm përmes forcës dhe aftësisë sonë për koncentrim mbi idetë e mirëpozicionuara e të fshehura në tekst. Këto pasuri dhe kjo plurivalencë vlerësohet te Hapja e guacës në cilësi artistike dhe kualitative, në prizmin e një akumulimi të dukshëm kuantitativ përfytyrimesh, gjendjesh, shenjash, meditimesh dhe konceptesh filozofike. Diskursi poetik, herëherë hijerëndë, nuk është gjë tjetër veçse një mburojë pas së cilës poeti e konzervon dhe mbron vetveten nga efekti destruktiv i materiales, bezdis-shmërisë dhe përditshmërisë. Artisti kosovar ka kapacitetin e hatashëm për të patur një trajekt të përpjetshëm, me një konstrukcion të mirëpërgatitur, duke u drejtuar kah zonat esenciale të shpirtit me ndihmën e syrit të mendjes. Intuitat e tij gjejnë përgjigje dhe konture përmes një materializimi virtual. Rikthimi në planin e materialitetit tokësor përshkohet, ndërkaq, ciklikisht, falë faktit se autori din të përcjellë elemente nga kjo botë në botën tjetër, duke i purifikuar. Në këtë kontekst ngjet dhe një fenomen i anasjellttë, në një sim-etri të përmbysur, autori duke përfituar nga pronësia e një shpirti të observimit që e ndihmon të përkthejë shenja dhe simbole, duke i përshkruar poetikisht, kështusoj duke ua dekodifikuar manifestimin e mrekullueshëm në planin konkret të jetës së përditshmërisë me banalitetin e saj. Përmes këtij antropoformizmi të shfrytëzuar me qëllim stilistik, disa gjëra të jetës apo elemente të botës vegjetale marrin zë dhe është shumë më shumë se sa evidente që pa këtë pronësi senzoriale të poetit, asgjë nuk do të kishte ngajrë. Kështu pra, gjithçka është e mundur në botën poetike të B. Çapriqit. Përndryshe, hyrja në këtë botë bëhet përmes portës së padukshme të syrit dhe përmes iniciimit të një rituali (jo përmes një rituali të iniciimit), për motivin e thjeshtë se një i iniciuar ka aftësi për kundrimin e një porte të padukshme. Për atë, shenjën e parë e gjejmë te Guaca (poezia me të cilën hapet ky vëllim), përmes së cilës i referohet prak-tikës së gjeomancisë (pra, të deshifrimit të fatit në gjurmat e lëna mbi dheun e gurtë, gjethe apo guaca), duke i avertizuar ato në fushën e rieditimit të kultit të lashtë të hyjnores. Sigurisht, njeriu i (pa)përmendur do ta receptonte këtë poezi në nivelin e vet e të evolucionit të tij, por, madje, edhe ashtu, po ai di të intuojë kuptime të fshehta pas fjalëve të dukshme (aparente), siç mund të jetë në këtë rast, morfogjeneza, respektivisht fshehtësia e krijimit. Njeriu i sakralizuar është i përfshirë nga mrekullia e krijimtarisë duke e harruar esencën e saj hyjnore, e gulçuar herëpashere nga senzualiteti i konkretizimit të ndjenjave. Ai është “kyçur” në senzualitet, duke hapur horizonte të reja, edhepse hapja e tij përmes njohjes ekziston, potencialisht, prej ku buron edhe shpjegimi i etjes së tij ndaj absolutes, vetëtejkalimit dhe shijes me të cilën kundron, mahnitet dhe di ta shpjegojë e ta kuptojë. Duke i lexuar shenjat, ai nuk e ka harruar for-mulën e kushtrimit për hapje: “Hapu se/ Dua të dal/ Të pi ujë drejt nga qielli// Hiqu yjeve/ Pi ujë nga goja ime/ Mbyllim farën tone/ Në fund të detit// Sa kohë u bë që jemi mbyllur/ Humbur brenda o zot/ E s’dëgjojmë zërat e ujit” (Guaca). Në mënyrë evidente, shungulli-ma e fjalëve sugjeron kapacitetin e mrekullueshëm të ujit për stokimin e informacionit, vetë trupi njerëzor duke qenë i përbërë nga uji në proporcion prej rreth 70 për qind. Pasojnë shenja tjera: Porta, Muri dhe Pasqyra, të cilat, të gjitha këto dhe secila veçmas, ndajnë jo vetëm njërin plan nga tjetri, duke e ndarë realen nga imagjinarja, por përfaqësojnë dhe një mjedis hyrjeje dhe kalimi nga njëra në tjetrën anë, por edhe për kontinutetin e njërit përmes tjetrit: “muri s’është aty për t’u kapërcyer/ për t’u ndarë më dysh” (shih Muri gjigant). Ideja është e rimarë, mes tjerash, edhe te poezia Përkryerja e shiut, kështu: Kaq kohë presim atë ujë të rëndë/ Me na shkëput/ Përgjithnjë nga tokë e dashur. Poeti duket të jetë përçuesi apo elementi i lidhjes ndërmjet planeve, ndërmjet gjuhës (fjalorit, diskursit) të shenjave dhe fjalorit të shfrytëzuar në komunikim. Është evidente se plurivalenca për të cilën bëja fjalë vjen si pasojë e specializ-imit të tij si profesor i stilistikës dhe semiologjisë. Në bazë të seleksionimit të lëndës në gjuhën rumune që e ka realizuar dhe rikënduar me mjeshtri dhe besnikëri B. Ymeri, tekstet e B. Çapriqit e justifikojnë formacionin e tij filologjik dhe shkencor, duke sjellë kontribut të veçantë që e ndihmojnë teorecienin të aplikojë në praktikë atë që e di, dhe atë që e intuiton. Mu ky specifitet observohet në poezi, gjë që na e përforcon impresionin se autori ka një praktikë të shkrimit, se për zotërinë e tij shkrimi është si ecja, zgjimi apo çdo ndër-marrje dhe preokupim ditëror (i përditshëm), dhe sërish mu ky banalitet i përditshmërisë është i mbrujtur me një fshehtësi të mrekul-lueshme të gjestit, dukshmërisht të imtë, një gjest që potencon në të manifestimin diskret të mahnitjes, duke e kultivuar, duke e përso-sur dhe shumëfishuar lumturinë për përfytyrimin e një bote më të mirë. A ekziston vallë nevoja të manifestojmë përgëzimin tonë për të zbuluar një poezi magjike, arkitektura mentale e së cilës mund të rindërtojë një botë të tërë, duke filluar nga studimi i përgjithshëm i shenjave deri te parashtrimi i pyetjeve mbi aspektet dhe relacionet e jetës sociale? Bota e Basri Çapriqit dëshmohet të jetë një fryt i proshkët ideshë të pjekura: ajo është bërë më e mirë mu për shkak të kapacitetit për të evoluar nëpërmjet observimit, eksperimentimit dhe njohjes ; ajo duke mbetur në një plan të cerebralitetit (pjekurisë mentale), duke kristalizuar dhe stokuar (grumbulluar) inforenergji siç është uji. Po e përmbyll duke e nxjerrë në pah edhe eksperimentin e rëndësishëm hermeneutik, duke i bashkuar përmes një harku të bardhë tingujt nga vargjet e famshme të Goethes: ,,Ich gehe im Walde/ So fuer mich hin/ Und nicht zu suchen/ Das war mein Sin’’, për jehonën e një poezie të poetit rumun Luçian Blaga, i cili, nuk e shtrydhte „kurorën e mrekullive të botës”. Në këtë kontekst, ja pra se si tingëllon magjia e vargjeve të Basri Çapriqit: Sheh rrushi rrushin dhe s’piqet/ Pema ime po kalbet nga fortësia e vet/ Apo nga shiu nga breshëri nga kohë e ligë/ Po u poqa tashti/ A më ha ti nga malli për pemët apo për drunjtë/ A më lë vjerrë nga metafizika ime e thartë/ Unë s’dua të kalbem pendimi më mire/ S’piqem fare/ Vetëm i papjekur mund të mbes pemë përgjithnjë/ Si thua ti të mbetem mollë/ Tash që po hyn së dyti në drurin parahistorik/ Apo aty ishe e të mbulonin gjethet// Kur sheh rrushi rrushin e s’piqet (Të piqet) – fjala e poetit.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

7

Dasma e Therandës Nga Namik Selmani Nje shqiptar nga Suedia marton djalin e vet ne vendlindje

Luftëtari i UÇK- së Idriz Selimaj edhe tani pas më se10 viteve nuk kishte ndjerë një gaz kaq të madh sa ai i dasmës së djalit të shkrim-tarit kosovar Remzi Basha, Kushtrimit që martohej me vajzën budakovare. Një dasëm që bëhej në lokalin e tij në Therandë të Kosovës që ai ia ka vënë emrin “Estrada” Ai i gëzohej jo vetëm tingullit të këngës, goditjes së tupanit që grishte aq shumë këngë dhe valle burrërore që nga më të vjetrat gjer te më të rejat. I gëzohej çiftit Basha si të ishin njerezit e tij të afërt se këtej e tutje Kosova do të ishte më shumë fëmijë të lirisë që do të lidhen me më shumë dashuri me tokën.me të ardhmen. Edhe kurbeti që është ende i pranishëm në Kosovë do ta bënin më të zbutur se do të kenë të lirë vatrën e tyre të lindjes, vatrën e baballarëve e gjyshërve që ranë duke e kërkuar atë me pushkë, me penë, me vargje, si ka bërë edhe poeti dhe i zoti i kësaj dasme Remzi Basha me vargjet e tij të bukur .Kushtrim Basha dhe Vjollca ishin më të lumturit e dasmës. Për lumturinë e tyre kishin ardhur që nga larg shumë njerëz. Që në ditët e para të hapjes së dasmës dolën në garë instrumentet popullorë karakterisitikë të Kosovës. Urimet në shtëpinë e Remziut ishin të panumërta Dhe do të arrinte kulmin kjo dasëm kur në fillim të saj do të uronte i zoti i shtëpisë .Kishte ardhur nga Suedia dhe për shumë kohë kishte punuar që dasma të ishte sa më e bukur, e paharruar për të gjithë. Më tej, një këngëtar i shquar popullor si Afrim Muçishti fton në podiumin e nderit të dasmës poeten me origjinë nga Çamëria Drita Braho që vinte nga Berati. Drita e kishte të vështirë që të mbante emocionet e saj. Kishte ngjitur shumë presidiume e podiume të tjerë. Por ai i asaj dasme i ishte dukur më i veçanti që kishte ngjitur në jetën e saj. Ishte një Skenë e madhe ku shkriheshin aq natyrshëm vallet e këngët e Kosovës me ato të Çamërisë, shkriheshin urimet e brezave, jetohej lumturia që te jep jo vetëm një tubim dasmorësh, por edhe në tubim shqiptarësh që gëzojnë me aq pathos për këto ditë bashkimi.Ajo vinte njëkohosisht edhe si një lloj përfaqësuese e Çamërisë në Kosovën që i gëzohej aq shumë lirisë së saj. Bashkë me djemtë e saj Isufin dhe Alketin në ato ditë të dasmës së madhe ata kishin sjellë edhe urime të ngrohta për të gjithë pjesëmarrësit . Dhe nuk ishin pak, por rreth 500 vetë. Të gjithë dasmorët me zë të lartë thonin se nuk mbanin mend për shumë vite një dasëm kaq të madhe me njerëz sa ajo e asaj dite.në ato pak minuta që i dhanë asaj ajo i tregoi për poetin Bilal Xhaferri nga Ninati i Konispolit që luftoi dhe shkroi aq shumë për Kosovën e lirinë e saj edhe në Çikago të SHBA. Brenda kësaj njohjeje ajo kujtoi se edhe i zoti i saj ishte një poet me zë të ngrohtë që di të këndojë aq bukur për historinë e Kosovës e të Çamërisë ,Tingujt e valleve e të këngëve duket sikur shkonin deri larg në Budakovë prej nga ishte edhe nusja e asaj dasme.Gjeografia e të ftuarve ishte shumë e gjërë. Kishte në të të ftuar nga Sudia nga Italia, nga Danimarka, nga Maqedonia pa folur këtu për krahina të ndryshme të Kosovës. E qeshura e djalit kosovar nga Suedia Bujar Fetahu i shoqëroi gjatë gjithë dasmës dasmorët e shumtë.” E ku ka më bukur se dasmat tona ?”- thoshte herë pas here Bujari . Sytë e të gjithëve ishin mbushur me lotë gëzimi. Po nga Suedia kishte ardhur edhe babai i poetit dhe i zotit të Dasmës Një bacë i thinjur në mshën e 95 viteve . Aikishte parë sa e sa dasma në jetën e tij . Kishte ndjerë sa e sa krisma luftrash në jetën e tij. Kjo dasëm po ia bënte dhe më të bukur jetën, këto vite pleqërie. Në gojën e tij ai kujtoi vargjet e një këngë të njohur edhe në Çamëri edhe në Kosovë Pa Kosovë e Çamëri Nuk ka ShqipëriNë atë karvan të madh krushqish që shkojnë për të marrë nusen në krye ishte një djalë i bukur e i vëshur me kostum popullor të Kos-ovës që quhej Artan Me një flamur në duar ai drejtonte të gjithë dasmorët që nga momenti kur shkuan për të marrë nusen deri në fund të dasmës. Ai nuk u ul në asnjë minutë për nder të flamurit kombëtar që mbante në duar. Dukej se bashkë me këtë pamje kaq festive kishte një vend të nderuar edhe besa, edhe mikpritja Në ditën e dytë nusja u vesh me kostum popullor që ia dhuronte sipas zakonit dhëndërri. Në vilën e bukur të Isuf Budakovës, krushkut të nuses, ishte po ai gëzim që kishin lënë në shtëpinë e Remziut. Isufi ishte inxhiner gjeolog i diplomuar në Zagreb të Kroacisë me rezulatate të shkëlqyera. E sot ai është një biznesmem i shquar në Therandë. Edhe këtu mikrpitja ishte në shkallën më të lartë, Vetë Drita dhe fëmijët e saj ishin ndër të ftuarit e nderit dhe dëshmitarë të kësaj ngrohtësie njerëzore të Kosovës që vazhdonte të ishte e gjallë edhe sot e kësaj dite.Dasma e Kushtrim Bashës me Vjollca Budakovën po përvijonte një portret të ri të Kosovës. Dasma të tilla prej vitesh nuk bëhen më në tymin e barutit të luftës edhe pse këngët për trimërinë e për dëshmorët e luftës çlirimtare të UÇK-së janë gjithmonë të pranishme në këto dasma . Dasmat e reja që do të sjellin edhe më shumë djem e çika të bukura në tokën e saj të lire, padyshim në këto ditë kur ajo i gëzohet Pavarësisë së saj janë faqja më e lumtur e kësaj historie të re. Faqja më e lumtur e saj. Në këtë vjeshtë të mbushur me aromë frutash e me dasma të panumërta në Therandë, në Prekaz, në Prishtinë e Prizren, është vetë rinimi i saj. Një rinim që të jep më shumë forcë më shumë dashuri e bashkim kombëtar.Kur po vinin në Berat në Rrugën e Bashkimit, si kishin dëshira që ta quanin me mijëra e mijëra kosovarë që kalonin në të, poetes Drita Braho i vinin në mend vargje të reja. I vinin në mend rreshtat e romanit të bukur që e kanë shkruar me Remzi Bashën që ka një emër të bukur e domethënës “Nusja e lirisë”. Edhe nusja që po zbukuronte shtëpinë e tij në Therandë e në Suedinë e largët, në Danimarkë e në trojet shqiptare të Maqedonisë ku e kishin ftuan çiftin e lumtur, ishte në nuse e vërtetë lirie. Një nuse Shqipërie…

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

8

Sokol DEMAKU : Video klip promovues - Qyteti Trollhättan në Suedi nga sytë e një mergimtari shqiptar‏ Kanë kaluar dy vite nga mvehtësia e shtetit më të ri në botë Republikës së Kosovës, por edhe më ikja apo leshuarja e vatrave nga ana e të rinjëve dhe të rejave kosovare është aktuale. Këtë ne e vertetuam në qytetin Trollhättan të Suedise ku këtu takuam të riun kosovar njëzet e trevjeqarin Valdrin Hoti nga Mitrovica i cila para gjashtë muajsh ka leshuar vendlindjen dhe është vendosur këtu në këtë qytet të Suedisë përnedimore.Valdrini në Kosovë ka kryere gjimnazin drejtimin Ekonomi – turizëm dhe hoteleri ku dhe një kohë të gjatë ka punuar si punëtor hotelier në disa restorante të qytetit të Mitrovicës.Vitin a kaluar ai bie ne kontakt me një të re shqiptare me banim në qyetitin suedez Mariestad ku edhe martohet me te, pra krijon familjen e kështu ai detyrohet të kaloj në Suedi dhe te banojë tek e fejuara e tij pasi që kushtet ekonomike këtu janë me të favorshme se ne Kosovë.Valdrini si zakonisht në fillim kishte veshtirësi me jetën sepse nuk zotronte gjuhën e problem numër një sipas tij për të huajt në një vend të ri është gjuha e cila edhe nuk është aq lehtë të mësohet. Por me vullnet të fortë dhe entuziazëm Valdrini thot se edhe kjo barierë shumë e madhe dhe e vështirë per shumë të rinjë mund të kalohet.Jeta në mërgim nuk është e lehtë, kjo është keshtu, por para se të merrja këtë rrugë unë e kam menduar ndryshe ketë jetë, më është dukur se është një jetë tjetër, një jetë më e lehtë për ta jetuar, por jo nuk qenka ashtu.Emigrimi është shumë i hidhur. Ndryshe është jeta ne vendlindje e ndryshe në mergrim, sepse në vendlindje ke shoqërin tende, flitet një gjuhë, ambienti shoqëror është më i ngrohtë. Kurse në mergrim c’do gjë është e ftohtë por je i detyruar ti përshtatesh jetës ku jeton.Në mjedise të ndryshme nga të rinjët dhe të rejat shqiptare të Suedisë dëgjohet shpesh shprehja se nuk kanë çka të bëjnë. Po kjo ndoshta është kështu por ma merr mendja se nese njeriu angazhohet do gjeje dicka cka ate e preokupon dhe mund të punojë dicka.Unë në kohën kur në Kosovë punoja në hoteliri, kisha edhe pakez kohë të lirë. Ate kohë të lirë në qyttin tim në Mitrovicë e kam shfrytëzue maksimalisht edhe ate duke berë fotografi në fillim e me vonë kam berë gjirime filmike e nga këto e mesova kete zanat dhe filova të bejë edhe video-klipe të ndryshme të cilat për mua ishin mjaft interesante. Kam fituar disa mirënjohje ne këtë zanat ne vendlindje.Edhe këtu kur erdha si thash me heret jeta ne fillim ishte shumë e vështirë për mua atëhere fillova ta veje në veprim hobin tim të vjetër dhe kështu kërkova nga vellezerit ne vendlidnje qe te ma sjellin ketu kameran qe edhe ketu të filloj me ndonjë film të shkrutër apo ndonjë video klip.Me të më arritur kamera qytati si qytet ketu ku jetoj me ka dhenë isnprimin dhe kamfil-luar me filmim në pjesë të ndryshme të tij ku edhe ia arrita qellimit tim që i kisha parashtuar vetës kur mendova per këte dokumentar të vogël.Problem kisha gjuhën në fillim, por nusja me ndihmonte dhe nxirrte nga situataë e palkmueshme me gjuhën por edhe ang-lishtja qe e njoh mire me ndihmonte qe te komunkoj me njerëz.Pas disa muajsh filmimi, por edhe shkolle sepse isha ne vijim të kursit ë gjuhës suedeze, fillova të kuptoj sdo pak ne suedisht ia arrita ta kompletoj filmin tim dhe e montova.Unë mësova se ketu në Trollhättan qenka Qendra e filmit suedez, por edhe Qendra e të rinjëve e cila ishte shumë aktive ne jetën kul-turore dhe ndihmote entuziast e rinjë në realizimin e projekteve të tyre kultutore. Dhe nje dite vizitova kete qender ku u prezentova miqve suedez pune time që kisha berë.Kjop ishte nje habi per ta, per nje të ri kosovar i cili ende nuk din mire gjuhen suedeze te bejen je veper aq te madhe, ata ma kishin zili thot Valdrini.Në fillim unë u thash se filmin e kam titulluar ”Trollhättan” dmth në emër të qyteti ku jetoj.Ua përshkrova me pakëz fjalë permbajtën.”Film om Trollhättan Av MIG.Jag är ju ny i Sverige och har alltid velat göra filmer, och nu när jag kommit till Trollhättan som är filmernas stad blev jag väldigt inspirerad. Inte bara över att den var filmernas stad utan all underbar natur, vattenområden, stadslivet. Då började jag göra den här videon om Trollhättan, för jag ville dela med mig av att fina. Jag ville få med dom vackraste delarna av trollhättan så att när invånarna här ser den videon ska dom känna glädje över staden trots den kris som är nu!” (Valdrini”Një film për Trollhätan nga unëUnë jam i ri këtu në Suedi, por gjithëmon kam zgjedhurë të bejë filma dhe tani kur kam ardhur këtu në Trollhättan i cili edhe është qytetit i filmit, unë isha shumë i frymëzuar jo vetëm nga qyetit i filmit por edhe nga natyra e tij e mrekullueshme, pjesët ujore të tij nga jeta e vet qytetit. Kështu unë pastaj fillova të filmoj dhe punova këtë video për qytetin Trollhät-tan sepse edhe une dua të jemë pjesë e tij dhe të jem me te. Unë dua të paraqesë pjesët me të bukura të qytetit Trollhättan, kështu që kur njerëzit të shofin këto video të ndjejn kënqësi për qytetin pavarësisht kësaj krizee cila po mbrtëron”(Valdrini)http://valdrinhoti.blogg.se/ mund te shikohet videofilmi i ValdrinitMiqt suedëz me të cilët bisedova mbeten të mahnitur me punën time që kisha bërë, dëgjova keto fjalë nga ata :” një i ri kosovar i posa ardhur këtu të bejë një mrekulli, fnatastike” me than se do më mbësh-tesin dhe do me përkrahin materlaisht dhe moralisht në punën time ku edhe me dhanë sygjerime dhe propozime per kompletimin e këtij video materiali me pjeset tjera romantike të qyetit të cilat me admirim i pranova dhe i realizova me vonë.Ata me ofruan ndihmen teknike ne punën time, me dhan një kamerë moderne dhe më ofruan studion e Qendres së të rinjëve për montimin e filmave që do prodhojë unë në të ardhmen.Edhe TV Trollhättan studio lokale e STV këtu me kanë konataktue pasi kanë degjue per këtë videoklip apo si ta quaj dokumentar për qytetin Trollhättan dhe edhe ata janë të interesuar që ta shfaqin në programine tyre ditor.Beosj së shpejti do kem një intervistë me tad he mu ate ditë do shfaqet videoklipi.Por eshte me rendësi të thuhet se ky videoklip ka zjguar ineresim të madhe tek të haujt të cilët vijojnë mesimet në kurse të ndryshme në shkollat e qytetit dhe përgjegjesit e mesimt për të huaj me kanë kerkuar që video materiali im të shfaqet për këta vijues në këto shkolla gjë të cilëne kam pranuar m kënaqësi e duhet të them se jam ndier shume i lumtur me një rast kur shfaqa videon time per të huaj e ata me uruan dhe me perqafuan si të tyrin, verejta se kjo kishte efekte positive edhe tek te te huajt.Momentalisht jam duke vijuar kursin e gjuhës Suedishtja për të huaj e besoj se së shpejti do ia dal me gjuhën e mendoj se pasi që ketu në qytet është shkolla e lartë dhe dega e filmit do të vazhdojë studimet në këtë lami.Por kam edhe plane tjera jam në bisedë e sipër me Qendren e të rinjëve këtu që të punojë një film dokumentart ë shkurtër për të marrë pjesë ne festivalin e filmit dokumentar këtu në Trollhättan.

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

9

FAQJA E POEZISË

Arsim Halili

NËNË MË PRIT ( Të zhdukurëve gjatë luftës)

Me lotë e ha bukën Me lotë bje në gjumë Ku e kam djali Më mungon aq shumë Ëndrron çdo ditë Varrin që t’ia dijë Bishat i kanë gëlltit Eshtrat e tij Pranvera nuk vjen As edhe këtë vit Të lutem nënë më prit E gjora nënë Shkon në përjetësi Kërkon djalin e saj Nuk gjenë dot qetësi

Sokol Demaku

Ti

Ti që më mësove të besojë në këtë botë egoiste me plotë dëshprim.

Ti që më largove nga kujtimet tua dhe asnjëhere nuk më dëgjon se ishim miq.

Ti që nuk kupton brengën e zemrës sime asnjëhere në jetë.

Ti që kujdesësh për zemrën time të thyerë, dhe që herë pas here mundohesh ta bëshë një.

Jo, Jo !!!

Ka kaluar koha e lajkatarisë, ka kaluar koha e marrëzisë.

Tani jetojmë në një botë të shfrenuar, në një botë plotë ankth, plot sketerrë e vuajtje ne shpirt.

Adem Zapluzha

KALUAN MOTET

Mora një lule Nga kjo tokë E mbajta ne zemër Për kujtim

Dhembja për Kosovën Mu bë shok Nuk gjeja prehje Për shpirtin tim

Kalova male Fusha e dete Vuajtja rritej Si uragan

Kujtimet më të mira I lash pas vetes Harrova emrin Fisin babë dhe nënë

Ikën ditët Erdhi pleqëria Në dhe të huaj Duke punuar argat

Ku mbetën gëzimet Kah u tretë rinia Loti në letër Më pikon çdo natë

Namik Selmani

Trokitje Trokas, trokas me shkop të thatë Dhe hapin hedh kaq kuturu. Diku mbaron kjo udhë e gjatë dhe nuk e di se kur, se ku . Diku mbaron kjo udhë e bukur si një ylber që puth një majë . A do ma gdhendë ballin e rrudhur si një lëndinë me gjëmbaçë? A do më hedhë ca krahë mbi supe Si prekje dore, si një blerim ? Besomë, dhe shpirti bëhet lule Kur prek një prag, që s’ka më kthim. Më jepni ,miq, një copë kordele Ta bëj finish e ta bëj start. Në s’do të jem një udhë që tretet, Do jem mes jush në piedestal. E ka një fund kjo udhë e njohur, Që shpesh më ngjan si një fillim. Po ç’do më thotë ai hap i drojtur Pa një të dytë si një jetim? Trokas, trokas me shkop të thatë Dhe lodhja tretet thellë në muzg. Diku mbaron kjo udhë e gjatë , Dhe nuk e di se kur, se ku.

MENDIMI POZITIV

Daut Demaku

Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona. Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën. Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të aku-zojmë askënd për dështimet tona. Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes.

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

10

Ibrahim Egriu: INTERVISTË ME FORTESA HOTI Realizuam një Intervistë ekskluzive me aktoren tani më të mirënjohur, Fortesa Hoti, e cila që nga shtatori i vitit të kaluar në serinë televizive “Avenyja tjetër” me plot mishërim, luan rolin kryesor, që shfaqet tri herë në javë përmes R T V-suedez.

”Ju më jepni vullnet qe dhe me tej te angazhohem palodhshem në këtë lami, te cilen e adhuroj me mish e shpirt”.

Pas Yllit të këngës së top-muzikës, Doruntina Disha, e cila, vitin qe kaloi zuri vendin e parë në Norvegji, kurse ne Festivalin e kenges në Shqipëri, vendin e dytë. Gjurmeve të saja hap pas hapi po ec këtu në Suedi dhe këngëtarja e re Besa Krasniqi, e cila zuri vendi e parë në festivalin muzikor të talenteve të rinj në Karlskrona të Suedise. Kurse, në laminë e dramaturgjise, përmes suksesit të arritur, shembullin e të dyja moshatreve e ndjek aktorja shqiptare, Fortesa Hoti. Që të tria janë shembull për Rininë shqiptare në Diasporë, sepse, vetëm me shembuj të mirë ngritet imazhi i popullit tonë të shtypur e shumëvuajtur shekuj me radhë.Sot, kontaktin e parë me Fortesën e mora përmes mikut dhe bashkëpunëtorit tim te çmuar, Prof. Dr. Zija Lleshi, i cili më njohtoi se, babai i saj është Ferki Hoti, arsimtar, i cili nga viti 1992, në Munkedal, me plot përkushtim u angazhua në proçesin edukativo-arsimor me nxënësit tanë kurbatçarë. Komuniteti i shqiptareve ne Skandinavi, veçanërisht të rinjtë, me interes e përcjellin filmin serik telviziv

”Avenyja tjetër”, ndaj, që të mësojnë diç më shumë, fillimisht, kërkuam nga Fortesa të na ofrojë ca të dhëna biografike: Kam lindur, më 6 dhjetor 1988 në Polac të Skender-ajt dhe aktualisht jetoj me prindërit e mi, vëllanë dhe dy motrat në lagjen Angered, që ndodhet në periferi të Goteborgut. Isha 4 vjecare kur prindërit e mi, në mars të vitit ’92, per shkak te masave represive, dhunës e terrorit të pushtetit serb në Kosovë, babi im, arsimtar i suspenduar nga puna,kërkoi strehim këtu në Suedi.

Si u pritët në Suedi dhe cilat ishin disa nga sfidat e fillimit ketu ne emigracion?Në Suedi u pritëm shum mirë nga shteti dhe populli. Në at kohë, menduam të qëndrojmë një kohë të shkurt në Suedi, por nuk doli ashtu. Vitet rreshtin nji pas nji dhe une rritesha, duke shkuar në shkollë si një nga nxënëset më të dalluara. Mendimi i familjes, po edhe i imi ishte dhe është që sa më shpejt të kthe-hemi ne vendlindjen tone, në Kosovën e Pavarur.Çfarë shkolle keni kryer ne Suedi?Kam kryer shkollen e mesme dhe vijoj studimet ne drejtimin -Arti skenik. Ndër kohë kam vijuar edhe mësimin plotësues në gjuhën Shqipe. Flas, për veç

shqipes, falë ndihmës qe me ofroi babai im- arsimtar e flas dhe anglishten, suedishten dhe pak gjermanishten.

Si u kyçët në laminë e dramaturgjisë? Si e vogël me thonin së kisha talent për aktore, që në shkollën fillore në klastë e 6,7,8 dhe 9 u aktivizova ne grupin dramatik të shkollës, ku luajta role të dryshme në skenat e shkolles. Pra, kjo më më dha shtytje që në një ditë vere, gjatë pushimeve kur kërkoja punë, papritmas e pashë që televizioni suedez kishte hapur një audicion për një seri televizive. Konkurova dhe arrita të përzgjidhesha në më shumë se dymijë aplikues dhe zhvillohej garë eliminuese, ku arrita të dal në fillim në 100-she e pastaj në 30-she dhe në fund në 3 më të mirët, ku arrita dhe të marr edhe rolin kryesor në seri, që ishte dhe gëzimi më i madh në jetën time.

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

11

Në serinë televizive “Avenyja tjetër” ua kanë besuar rolin e Roxana Nilsson. Kush ua ofroi ate rol dhe çka kishit me na thënë rreth këtij roli specifik?Rolin ma afroj Anette Mandoki, regjisore. Eshtë nje rol i vështirë i një vajze problematike, me emrin, Roxana Nilsson, e cila jeton më një nënë narkomane, që s’e din se cili është babai i saj. Pra, permes ketij filmi ne seri, paraqitet jeta, veshtiresitë e saj me vite, sespse, nenen e saj e kish kapluar një virus i keq siç është droga. E kam pak të vështirë të luaj rolin e Roxanës, pasi në jetën private unë dalloj

shumë nga ky rol, por megjithatë kam shumë telefonata urimi dhe ka shumë adhurues të cilët me telefonojnë dhe me japin fjalë të mira për interpretim të suksesshem.Dhe unë, bijë e nderuar e Kosovës, Fortesë, si njohës i lamisë së dramaturgjisë, duke qenë se vite me radhë kam përgatitë pjesë të ndryshme teatrale ne Diber e Kaçanik, e vlerësoj lartë angazhimin dhe mishërimin tuaj ne rolin specifik dhe shume te veshtire te Roxanes. Të lumtë, me deshirë qe dhe ne të ardhmen te korrish suksese dhe me te medha ne sferen e dramaturgjise e te kinematografise. Falënderime te perze-merta z. Ibrahim ne per keto vleresime aq te ngrohta e te sinqerta qe m’i dedikoni. Ju më jepni vullnet qe dhe me tej te anga-zhohem palodhshem në këtë lami, te cilen e adhuroj me mish e shpirt.

Diç rreth aktiviteteve tuaja dhe, si e kaloni kohën e lirë?Përveç angazhimit tim në filmin: “Andra Avenyn” unë lexoj libra të ndryshëm në gjuhën shqipe, suedeze dhe ate nagleze. Merrem më vrapim, i kushtoj rendësi shumë të madhe familjes sime të dashur dhe Shoqërisë.Do kalojmë tek nje cështje tjetër që na prekupon ne te gjithve,tek gjuha shqipe. Ty dhe motra jote, Blerta, pastër e bukur e flisni gjuhën shqipe.

Në cilën gjuhë flisni në familje dhe, cili eshte mendimi juaj që femijët shqiptarë ta ruajne gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe ?Mbi 90 % në shtëpi flasim gjuhën tonë Shqipe, me që jetojmë në Suedi dhe eshtë e nevojshme dhe jetike këtu flasim edhe suedishten, falenderojmë demokracinë suedeze për mundësinë e organizimit të mësimit plotësues nëpër shkolla edhe në gjuhën shqipe. Pra femijet tanë shqiptarë janë më të aftë dhe më të dijshëm kur flasin më shumë gjuhë.

Çfarë muzikë më së shumti dëgjoni?Shqipe folklorike, popullore, po ne të rinjtë dëgjojmë edhe muzikë moderne internacionale botërore.Çfare do te thonit per ne fund ?Jam shume e lumtur që u shpall Pavarsija e Kosovës dhe kam fat të madh që jam pjesë e rinisë së saj. Nje Komb Shqiptar me 2 shtete do të jemi shume më të fortë ne të ardhmen. Nje pershendetje te vecante keni nga babai im-Ferkia dhe krejt familja Hoti. Ju faleminderit shume per kete interviste! Dhe une ju falenderoj për angazhimin tuaj dhe per vlerësimin që po ma bëni. Dhe në mbarim, lus të gjithë moshataret e mi kudo në Diasporë që të vazhojnë shkollimin dhe, me sjelljet e veprimet e tona shembullore, t’i tregojme botes se qytetruar dhe miqeve tane nga mbare bota se ç’popull i zgjuar, bujar e fisnik jemi ne shqiptarët.Falënderime bijë e Kosoves martire! Me nderime, I. Egriu

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

12

VARGJE REFLEKTIVE ME MBRUJTJE POETIKE

(Sinan Sadiku, “Shigjetat e lakmisë”, Sh.B. “Brezi ’81, Prishtinë, 2009, faqe 64).

Bilall MALIQI

Kosova Lindore në të cilën gravitojnë disa qytete të cilat kanë të avancuar rrafshin e krijimeve letrare dhe promovimin e kulturës letrare, si Gjilani, Vitia, Presheva, Bujanoci, Dardana etj., përbëjnë një trung ku shquhet për nga kultura letrare në letersinë shqiptare në përgjithësi.Dardana (ish kamenica), ku në gjirin e saj ka edhe Klubin Letrar “Nositi” që tubon krijues tashmë të dëshmuar të letrave si Nexhat Rexha, Baki Krasniqi, Sinan Sadiku e shumë tjerë të cilët me veprat e

tyre dëshmuan një seriozitet në shkrime dhe tanimë janë të njohur në mbarë relievin tonë krijues.Pjesë e kulturës letrare të këtij qyteti të bukur, ku me një mjeshtri të rrallë poetike e paraqet në vargjet e veta, është poeti dhe kritiku letrar Sinan Sadiku, i cili para lexuesve doli nga aononimiteti nga viti 2000 me botimin e librit të parë me poezi me titull “Rrobat e engjëllit”.Këtë vit Sinani botoi edhe librin e dytë me poezi për të rritur të titulluar “Shigjetat e lakmisë”, botuar nga Sh.B. “Fondi për Letërsi, Art e Kulturë Brezi “81” Prishtinë.

Lirika në vargje Përmbledhja poetike “Shigjetat e lakmisë” që nga prologu i librit deri te epilogu i saj përbëhet me një kolorit ngjyrash e motivesh të lloj-llojshme të cilat janë evidente brenda kopertinave të librit dhe është ndarë në tri cikle poetike:”Ngjyra lirike”, “Stinë e lënduar” dhe “Baladë për Gentin”.Nëse merret në shqyrtim poezia e Sinan Sadikut mund lirisht të themi se vargu i tij ka një strukturim të fortë, dhe ka një figuracion të ngjeshur dhe gjithpërfshirës, motivet që i rreh janë të qëlluara dhe i përkasin ndodhive nëpër kohë.

Poezia e Sinanit nuk është e drejtpërdrejtë, porse është e paisur me gjuhën e metaforës dhe janë gjysëm-hermetike sa i përket kuptimit të tyre.Muza poetike e ka futur poetin në motive të ndryshme si p.sh.:motivi patriotik , i jetës së përditshme, vargje përkushtimore etj., të cilat i jetësojnë krijimet poetike të tij.Një prezantim aq serioz autori e paraqet përmes vargjeve poetike që nga cikli i parë, ku shfaqet ndjenja shpirtërore e autorit e shprehur në vargje në poezitë:”Strehim në vargje”, “Zogj të pikëlluar”, “Kampion i pritjes”, “Tejpërtej”, “Dardania”, etj., ku me vargje të ndërtuara mirë dhe të rimuara del me një ofshamë të fortë para lexuesve e sidomos kjo ofshamë është prezente në poezinë kushtuar qytetit të tij Dardanës, ku përmes vargjeve paraqet shetitjen e tij nëpër këtë fshat-qytet siç e quan autori, në të cilin autori kërkon në mënyrë indirekte që të investohet më tepër në këtë vend të harruar siç e potencon poeti në vargun e tij.Po në këtë poezi autori shpalos komplet panoramën e Dardanës para lexuesve e cila panoramë është reale, ku peizazhin e paraqet kështu:

“Me lumi në mes e malin përrethMe shtatin e gjatë e rrafshin në brezPret një dorë mjeshtriT’i japë pakëz shpresë”.(Poezia, Dardana”, faqe 14).

Përpos peizazhit të paraqitur bukur mirë të Dardanës, autori kthehet më herët në histori duke i kujtuar edhe pushtuesit që lanë gjurmë të zeza në relievin tonë, por edhe në këtë qytet, ku qëndroi vertikal çdo sfide dhe pushtuesi sepse më parë:“E dogji zjarri e ngriu acariE mori serbi e mori bullgariPor prap jeton E shpresë ndërton”(Poezia, “Dardania”, faqe 14).

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

13

Po në këtë cikël Sinani u fali vargje edhe dëshmorëve të cilët ndërruan për shumë shkallë historinë tonë kombëtare, ku me veprën e tyre mbetën të pavdekshëm sa të ekzistojë historia jonë kombëtare, Poezia, /Shkoi për të ardhur/, e shumë poezi që ngërthejnë këtë cikël poetik.Edhe në ciklet tjera të po këtij libri lexuesi ndeshet me poezi të një figuracioni të fuqishëm.Poezitë në vazhdim përbëhen me një gjuhë të përparuar poetike, sepse Sinani ka një kontroll shumë efikas sa i përket ndërtimit të vargut dhe paisjen e tyre me figura të ndryshme letrare.Në poezitë e tij janë të pranishme gati të gjitha figurat poetike varësisht vendit dhe momentit dhe ua ka gjetur me sukses vendin e duhur në vargje.Libri me poezi që po e shqyrtojmë përbëhet me poezi të rimuara 14 (poezi), të pa rimuara 28 (poezi) dhe tri poezi të përziera të cilat kanë vlera të kënaqshme artistike.P.sh., poezitë:/Vetëm mbresave /, /Mushkonja /, /zogj të pikëlluar /, janë poezi të përziera apo mik-ste…Dhembja si konceptBrenda këtij cikli poetik lexuesi do të shoqërohet me poezi që ndjellin ofshamë, dhimbje. Te poezia “Shigjetat e lakmisë”janë të pran-ishme figurat stilistike si: simboli, metafora dhe alegoria. Edhe lisi, edhe plisi, edhe fëmija e edhe qeni janë simbole. P.sh.

Shigjetat e lakmisëgodasin lisa e plisadhe tallen me ne(Poezia “Shigjetat e lakmisë”

Lisi simbolizon figurat e ndritura kombëtare, personalitetet e mëdha të cilat kanë kontribuar shumë për të mirën e kombit dhe disa nga të cilat janë lënë pas dore, ose s`i pyet askush për asgjë.Plisi e simbolizon kokën, mendjen, trurin e kombit etj.Kjo poezi karakterizohet nga gjuha e figurshme me nëntekst të pasur, me simbole, alegori, metafora... ku vjen në shprehje shumësia kuptimore.Në vazhdim poeti paraqet në skenë Gentin personazhin poetik të poezisë “Baladë për Gentin” e cila ka motiv social.Poeti në këtë poezi paraqet qartë aspektin social të shumë familjeve tona dhe paraqet tabllo reale ku shumica e popullit janë të pa punë dhe gjenden buzë ekzistencës, por jo dhe kaq, edhe ata pak punëtorë shpallen tepricë teknologjike dhe largohen nga puna.Këto skena janë të përdit-shme, ku bëhet shitja e organizatave prodhuese dhe punëtorët mbesin rrugëve.Po ashtu edhe kjo poezi ka përfundim fatal, shuarja e jetës së Gentit personazhit të kësaj poezie.Pra vargjet e kësaj poezie janë shumë prekëse.Së lexuari të këtyre dy poezive edhe lexuesi do të ketë dhembje siç pati poeti në këtë rast.Në vazhdim nuk mundemi t’i anashkalojmë edhe poezitë: p.sh., /Mushkonja/, /Delet/, /Etje/, /Baladë/, /Kur dridhet çatia/, /Rrëfimi i lisit/, /Dikush/, /Deti/, /Shpresa/, dhe poezia e fundit e këtij libri /Nisma/ , të cilat kanë vlera të duhura artistike.VleratPërmbledhja poetike “Shigjetat e lakmisë” të autorit Sinan Sadiku, shquhet për nga vlerat artistike.Sinan Sadiku shkruan rrallë, por ka një stil të veçantë të shkrimit, gjithnjë përpiqet që vargu i tij të jetë i ndërtuar mirë, pra të mos ketë ramje-ngritje të vlerave artistike të shkrimeve të tij.

Prej gjithë kësaj që u tha deri tani mund të themi se ky libër i ka të gjitha tiparet e një libri me vlera të qëndrueshme artistike.

BiografiaSinan Sadiku lindi në fshatin Gjyrishec të komunës së Dardanës, më 12 nëntor 1961.Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Tyxhec, të mesmen në Dardanë, ndërsa fakulte-tin Juridik në Prishtinë.Shkruan poezi dhe kritikë letrare.Në vitin 2000 botoi librin poetik “Rrobat e engjëllit”, kurse në vitin 2009 botoi librin e dytë me poezi të titulluar “Shigjetat e lakmisë”.Sinan Sadiku jeton dhe vepron në Dardanë.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

14

Arsim Halili KUR TË QANË, E PAK TË QESHË FATIJeta ndonjëherë është edhe tillë, por tërë atë mllef që kishte në shpirt, nuk guxonte ta ekspozoj para fëmijëve, e sidomos para vajzës së sëmurë. Rinori një ditë kishte mbledhur mjaftë mbeturina të hekurit, për t’i dërguar në lokacionin që t’i shiste. Pronari i atij lokacioni i kishte e thënë: që ti lërë një herë aty, pas dy tri ditësh eja e merri parat. Rinori sa ishte gëzuar për këtë gjë, sepse e dinte se pas dy tri ditësh, do të bëjë një shumë të mirë parash.Bedriu doli në treg të shitjes së krahut të punëtoreve. Priti disa orë dhe askush nuk i tha, eja sot të punosh. Befas u nis rrugës dhe u ndal në një vend, ku ishte duke u ndërtuar një objekt ndërtimor. Hyri aty dhe pas pak filloi t’u ndihmoj punëtorëve në ngarkim – shkarkim dhe punët tjera. Mirëpo punëtorët e asaj ndërmarrje, u habitën nga kureshtja. Kush është ky njeri që na ndihmon, pa i thënë askush? Pas pak erdhi edhe pronari i asaj ndërrmarje, biseduan me Bedriun. Pronari e pyeti.-Kush jeni ju zotëri? -Jam Bedriu përgjigj. -Mirë i tha pronari. Sa e di unë, nuk të kam punësuar në ndërrmarjen time?! -Bedriu jam i vetëdijshëm, për këtë zotëri, por zori qenka i madh! Kur në shtëpi, nuk ke çka t’u kthesh për darkë fëmijëve se për vete s’ka gjë. Unë nuk po ju kërkoj para sot, por së paku nëse keni mundësi që të më siguroni pak bukë për fëmijët. Këto fjalë sikur e ngazëllyen pronarin, më në fund tha: më vjen keq, por unë vërtet nuk kam mundësi për t’ju punësuar. Sa për t’i siguruar fëmijëve edhe juve bukën e gojës, ju nuk keni nevojë sot fare të punonin. Nëse nuk të vjen keq, unë do t’i jap një qind euro. Bedriu e pranoi për herë të parë këtë lëmosh. Sepse ishte ndjerë mjaftë rëndë nga ajo që kishte përjetuar mbrëmë. Ngase fëmijëve, nuk kishte pas çka t’i kthej për darkë. Ai thoshte me vete, sonte fëmijët nuk do të bien të uritur në gjumë. Në atë mbrëmje të vonë, kollitjet e tepërta ja nx-orën gjumin Egzonës. Bedriu u ngrit, por çka t’i bënte i gjori e ledhatoi dhe i foli ëmbëlsisht si prind. Përsëri pasi u qetësua pak e zuri gjumi Egzonën. Rinori atë natë kishte bërë gjumë të ëmbël, por mezi nuk priste të zgjohej në mëngjes. Ai do të shkoi, në lokacionin e mbeturinave të hekurit. Do t’i merr parat, që i kishte premtuar pronari.U zgjuan në mëngjes. Bedriu doli përsëri në tregun e shitjes së punëtorëve. Rinori shkoi në lokacionin e mbeturinave të hekurit. Në shtëpi, mbeti vetëm Egëzona. Hyri në objekt Rinori, e pa se pronari po fjalosej me dikë. Rinori nuk e njihte atë, por e dëgjonte duke thënë se unë kam për t’ia dhënë një djalit parat. Si t’ia bëjë hallit. Rinori hyri brenda, u qetësua pak situata. Pronari i tha, shiko Rinori: Unë nuk mund të jap parat të gjitha. Kam një problem, por merri nja dhjetë euro. Të lutem mos sjell, asnjë lloj të mbeturine të hekurit. Rinori i mori parat, doli i dëshpëruar nga lokali. Rinorit të gjitha ato që i kishte menduar t’i blej, këtë apo atë gjë, ranë në ujë. Më së shumti kishte menduar, t’i blej motrës. Mirëpo me ato para që kishte, nuk ishte në gjendje të marr gjëra për të gëzuar motrën. U kthye në shtëpi, mjaft i dëshpëruar. Motra i foli butësisht, por ai njëherë heshti. Mandej i tha mos më fol, nuk dua të flas. Motra përsëri insistonte, pse vëlla çka të ka ndodhur: - A mos je fjalosur me dikë. A mos të ka ofenduar dikush? -Jo, motër, askush nuk më ka ofenduar, e as nuk jam fjalosur, por të thash të lutem të qetë. Hyri në një dhomë u mbyll vetëm.Egëzona nuk pati çfarë të bënte më, ajo doli me vaj në buzë në ballkon dhe priste babin. Ai së paku t’i fliste butësisht, kurse Bedriu duke pritur në treg të shitjes së punëtorëve, papritmas erdhi një veturë me ngjyrë të zezë. Doli një njeri nga vetura. Askush nuk e njihte prej atyre, që rrinin për tu shitur si punëtor krahu. U ofruan disa punëkërkuesit, por ai tha jo, unë, jam duke e kërkuar një njeri me emrin Bedri. Më kanë thënë se gjendet këtu. Ju lutem cili është le të vjen. Pasi dëg-joi Bedriu emrin e tij,u ofrua dhe tha, urdhëroni zotëri: Unë ju duhem ?!-Po ja ktheu njeriu i panjohur. Ju lutem, hyni në veturë. Bedriu hyri në veturë, pa e ditur se çka po ndodhë. Ai e pa se Bedriu ishte paksa i shqetësuar. -Nuk keni nevojë të shqetësoheni, unë besojë se për të mirë të kam ftuar dhe mendoj se do ta pranoni ofertën time. Bedriu vetëm dëg-jonte, pa bërë zë. - Shiko i tha i pa njohuri:E njihni doktor Xhevatin? Po zotëri, është fqiu im i parë. Unë e kam shokë tha i panjohuri. Më ka treguar doktori, për gjendjen dhe përjetimet tuaja. Unë e kam një ndërrmarje ndërtimore dhe më duhet një punëtor serioz, për juve më ka thënë doktori se i keni ato cilësi. Nëse doni mund të filloni punës që sot. Bedriu po si zotëri, nuk pranoj të punoj, kur i kam punët si është më së keqi. Shkuan në një vend, ku ishte duke ndërtuar një objekt. Këtu do të punoni i tha pronari i ndrmarjes ndërtimore Bedriut. Kjo risi, që gjeti punë për një kohë të gjatë, Bedriun e gëzoi pa masë. Së paku për një kohë, fëmijët dhe ai vet nuk do të përjetojnë kriza eks-treme. Atij nga gëzimi i dukej dita e shkurtër. Rinori pas një kohe doli nga dhoma. Kur e pa se motra nuk ishte brenda, atëherë e mori një sapunë dhe në pasqyrën e banjës e shkroi: “ Një gojë më pak bukë dhe shpresoj se do të shërohet Egëzona dhe nuk ka nevojë për barna”. Pas kësaj që shkroi, nga depresioni ra në infarkt dhe vdiq.Bedriu pak para mbrëmjes, u kthye në shtëpi. Ishte i gëzuar dhe kishte blerë mjaftë gjëra. Kur e pa Egzona, vrapoi ta përqafoi babin e saj. Hyri brenda.Bedriu e pyeti vajzën, ku është Rinori? Brenda në dhoma tha ajo. Hyn në dhomë,ai nuk ishte aty! -Rinor bërtisnin ku je? .E kërkonin, por më nuk fliste. Hyn në banjë. Fillimisht e panë se çka kishte shkruar dhe kur e panë të shtrirë pa jetë. Bërtitën me sa zë që kishin. Të nesërmen përcollën për në banesën e fundit. I dhanë lamtumiren e fundit, familja, shokët dhe arsimtarët. Kështu Bedriut, i qan fati në fund, pas humbjes së gruas, humbi edhe djalin e vetëm që kishte. Tani mbeti vetëm me vajzën. Ai edhe pse e gjeti punën, ishte i shokuar me humbjen e djalit. Sidomos në rrethanat çfarë i ndodhi. I vetmi gëzim, në fund ishte se Egzona, u shërua plotësisht nga TBC-ja. Një gëzim vogël, me që tani ajo, nuk është e sëmurë dhe nuk bie në gjumë e uritur. Ajo vazhdimisht qan dhe nuk gjen dot ngushëllim për nënën dhe vëllain e saj....

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Bie shiu

Bie shiu pika-pikaLahet rosa, lahet rika,Lahen patat qafëgjata,Lahen bibat pendarta.I sheh Mira dhe cuditet,Pastaj gjyshës i avitet-shiko rosat budallaqe!Mirë që lajnë këmbë e faqe,Pse si heq qe ti thajnë?Qeshi gjyshja, qeshe ti,Qeshim dhe ne tani.

Bicikleta

Bicikleta ka tri rrota,Kur e ngas cuditet bota.Tring-tring tringëllonZilja e vogël në timon.Shokë e shoqe më vijnë pas,Kur unë bicikletën ngas.Tring-tring tringëllonZilja e vogël në timon.

Lepurushi

Lepurush, o lepurush,Përse fshihesh në gemushë?Bëhu trim, jo frikakcak,Se s`të dua, jo aspak.

Kopshti ynë

Sa me qejf që shkojUnë në jopshtib tim!Edukatoren e degjojKur më jep mësim.Dhe kur shkoj në shtëpiMbushur me gësim,Por mendja më rri,Prapë te kopshti im.

Viti I Ri

Jan a erdhi Viti I RiShkëlqen bredhi plot stoli,Plot me lodra i ngarkuarTërë yjet flakëruar.Lart në majë ngjyra-ngjyra,Tollumbace kaq të fryra.Rrotull bredhit jemi mbledhur me gaz vallen për ta hedhur

Ëndërra e Alketës

Shalqini I rrumbullakëtKëmisha lara- laraPërbrenda skuq si gjakDhe ka një mijë fara.

Sa mirë do të ish,Shalqini lara- lara,Vec lëng e tul të kishDhe të mos kish fara.

Kështu mendon AlketaPasi enede s`diSe fara, po të mos ketë,S`do të ketë më shalqi.

Tri mollët

Unë jam molla rrumbullake,Faqekuqe topolake.Rrumbullake jam dhe unë,Por e verdhë, e pjekur shumë.Edhe unë jam motra juaj;Më pranoni, jam e pjekur,Pasi ngjyrën e kam të gjelbër.

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

16

Hysni Demaku: Shenim nga vendlindja

Piloti që mendon të kthehet në Airoportin e Prishtinës Sheremet Berisha, qëysh në moshën 14 vjeçare fillon t’i shfaqet deshira të bëhët një pilot, e që endrrën e ka menduar të parealizue-shme, falë KFOR-it kanadez, përkatësisht pilotit Jonathan ai është sot një pilot i diplomuar në universitetin e Kandas, në dy drejtime si pilot dhe inxhiner i aviacionitNjeriu që mbajti të fshehur endrrën për t’u bërë pilot, tani sekretin e ka shendrruar në realitet të pabesueshëm. Rasti i veçant i tij ka shtyer edhe producentet e filmit kanadez të përgadisin një film dokumentar për arritjen e tij deri të bërja pilot. Ky është, Sheremet Berisha nga fshati Vasilevë i Drenasit vetëm 24 vjeçar, piloti i vetëm shqiptarë që ka studiuar inxhin-ierin e elektros së aviacionit dhe shkollën e pilotit në universitetin kandez. “Isha vetëm 14 vjet, atëher kur mora guximin t’i ofrohëm bazes ushtarake të KFOR-it kanadez, vetëm sa kishte përfunduar lufta në Kosovë, veshtrojsha ngritjen edhe uljen e helikoptereve që mu dukeshin sikur diqka të jashtëzakonshme”, nis bisedën Sheremeti për Kohën Ditore. Ai kur i është ofruar bazës së KFOR-it është njoftuar me pilotin kanadez Jonathan Knaul. Shermeti tregon se John e kishte verejtur këtë dhe e kishte ofruar tek baza, madje edhe i kishte ofruar mundësin që t’i shiqonte “apaqet” që i quan Sheremeti. “Nuk e disha ansjë fjalë në gjuhën që ata flisnin, por takimi me Johnin u shpeshtuar dhe fillova të merrem vesh me te”, tregon veshtirësit e komunikimit Sheremeti. Johni i kishte premtuar se do t’i mundësoj Sheremetit të qendroj në Kanada për të studiuar. “Shpresën dhe kominikimin me Johnin përmes internetit e kam mbajt të

feshur, nuk kisha guxim t’i tregoj askujt, ngase men-dojsha se me merrnin për humor iden time për t’u bërë pilot”, thotë Sheremeti që këtë sekret e ka mbajtur të fshehur plot 4 vite, madje edhe nga familja. “Familja më thonin se ku po i shpenzoi parat që ata mi jepnin, atë kohë nuk kishte internet në Drenas, udhëtoja në Prishtinë posa i mbaroja orët për t’i kontrolluar letrat që mi dergonte Johni”. Premtimi i Johnit që Sheremeti të behëj pilot u realizua. Pasi kishte përfunduar shkollën e mesme, Sheremeti nisëj për në Kanada dhe atje për 4 vite edhe studion drejtimin e ingjinieris së elektros së aviacionit, të njejtën kohë edhe drejtimin e pilotit një drejtim që vetëm një vit i kishte kushtuar 30 mijë euro, por këtë ja ka mundësuar fillimisht Johni më pastaj edhe njerëz tjer n ë Kanada vetëm që en-drren e Sheremetit të bënin realitet. Sheremeti tregon se kur ky ishte regjistruar kishin qenë 20 studenta në këtë drejtim, të gjithë kanadez, vetëm ky i huaj, ndër-sa vetëm 8 kishin arritur t’i përfundonin këto studime, në mesin e tyre edhe Sheremeti. Tani Sheremeti është punëtor i aviacionit si pilot në Airoportin më të madhë në Kanada, atë të Torontos dhe mendon të kthehet për

t’u bërë pilot i Airportit Ndërkombetarë të Prishtinës. “A promise is a promise” (premtimi është premtim) pikërisht kështu edhe thirrët dokumentari i metrazhit të gjatë prej 90 minutash që janë duke e përgaditur disa producent të filmit kanadez që i kushtohët jetës dhe arritjës së bërjës pilot të Sheremetit e që ky dokumentar lidhet edhe me premtimin e Johnit që i ka dhënë premtimin se “nje ditë do të bëhësh pilot”. Një dokumentar i cili do të shfaqet në shumicën e kinemave botërore dhe do të merr pjes edhe në festivale. “Ndihëm tejet i lumtur që jeta ime është lidhur ngusht edhe me jetën e filmit, aktor se kamë paramenduar vetën, por në këtë film jamë protago-nisti kryesor i ngjarjës”, ka thënë Sheremeti. “Përshtypja e kanadezeve ka qënë për Kosovën si një vend që nuk din se qka është edhe coca-cola, nuk kanë shtëpi, ekonomi të zhvilluar dhe kur unë ju them se Kosova është një vend që ka arritur në të gjitha sferat, ata gëzohën, pikërisht edhe ky film do të pasqyroj edhe jetën e kosovareve të dalur pas lufte dhe të arriturat e tyre”. Sheremeti thot se do të vazhdoi të avancohët në drejtimin e pilotit edhe më tutje, në studimet e metutjeshme, vetëm që premtimin e Johnit të shëndërroj në realitet të plotë. Producentja dhe drejtoresha e filmit që është duke përgaditur dokumentarin e Sheremetit, Jaime Leigh Eianopouios, thotë se kur është takuar dhe ka degjuar për Sheremetin është interesuar për jetën e tij, për Kosovën që ka dalë nga lufta, për guximin dhe synimin e këtij vendi për të arritur të jenë të lirë. “Pasi mësova nga jeta e Sheremetit dhe për Kosovën, tash kamë një qëllim që të ju tregoi terë botës se Kosova mundet me ec përpara, sikurse Sheremeti që ka filluar një projekt nga fillimi dhe tani është një pilot i shkelqyeshëm”, thot Jaime. Ajo shton se qëllimi i këtij dokumentari është që të shfaqet në televizionet e Kanadas, po ashtu edhe në kinemat e botës, të merr pjes më këtë dokumentar në festivale të filmit. “Këtë film do të prezentoi në ato vende ku mundëm, ky dokumentar do të shfaqet edhe në Kosovë, është një dokumentar që tregon një historik brenda 10 viteve, që kthen një histori të takimit në mes të Sheremetit dhe Johnit, ku ky i fundit jep premtimin dhe e mban, ndërsa Sheremeti e realizon premtimin e Johnit, andaj edhe dokumentari ka titullin “premtimi është premtim”, tregon disa detaje të këtij filmi kushtuar pilotit të ri kosovar, Jaime. Këta producent të filmit së bashku më Sheremetin dhe ish-pilotin e KFOR-it kanadez, Jonathan Knaul po qendrojnë në Kosovë dhe janë duke e gjiruar këtë filum dokumentar që në gjysmen e vitit 2010 do të jetë premier në kinemat e Kanadas më pastaj edhe në vende tjera.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

17

Sabir Krasniqi NDJEJ MALL! Ky artikull është bartuar nga faqja www.sa-kra.ch dhe editohet në këtë faqe, në shenjë respekti dhe përkrahje morale ndaj mikut tim te nderuar, z. Sabir Krasniqi, të cilit, me këtë veprim modest nga une,tentoj që sado pak t’ia lehtësoj dhembejen e një kujtese të hidhur, e cila si vragë e thellë jete, kurrë tek ai nuk mund të shëndërrohet në harresë.Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Ne numërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: sa më tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohë: Ajo na bënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.Ditët e janarit janë të ftohta!... Edhe kur rrezaton dielli, përveç shkëlqimit që reflektohet mbi borë e ngrica, acari mbetet sunduesi i heshtur dhe i plotfuqishëm i këtij muaji. Ndryshe nga rrezet e diellit pranverorë, kur gjithçka frymon, merr jetë... kjo gjallëri është e zbehur në këtë muaj të akullt. Dhe kjo atmosferë e zymtë shtresohet edhe në qenien time në trajta të lloj-llojshme duke pro-vokuar lojën e dhembjes por edhe të mallit. Megjithëse fjalët nuk arrijnë ta zgjidhin asnjëherë enigmën e shpirtit, unë do të vazhdoj t’i rendis ato mbi letër të bardhë, si udhërrëfyese të ndjesive më të thella shpirtërore... Thellësitë shpirtërore janë të pafundme m’u sikurse edhe universi... ndoshta edhe vet shpirti është univers në vete - pa fillim e pa mbarim! Renditja e shkronjave nuk është edhe aq e lehtë, sepse shpeshherë dora rrëmbehet nga emocionet e çastit dhe ndjek plagët e zemrës, plagë të pashërueshme... Dhe derisa lundroj me shkronja mbi valët e kujtimeve, nuk mund t’i ik ndjesisë së mallit... sa më thellë që depërtoj, aq më e fuqishëm bëhet edhe kjo ndjesi e cili papërshkrueshëm pushton gjithë qenien time... Përpiqem e përpiqem me gjithë fuqinë që kam për t’i kapur ato copëza të shpërn-dara nëpër vite e për t’i vendosur në mozaikun e dikurshëm, për ta përmbushur sërish atë - s’paku virtualisht! E në kërkim të shtigjeve për zgjidhjen e kësaj enigme shpirtërore, vërtitëm pafund në labirintin e ngatërruar të jetës.... pa shtegdalje... Nuk kam frikë e as nuk vuaj nga temperamenti mashkullor! Jo, jo, as nga komplekset e gjinisë së fuqishme e as nga mentaliteti patriarkal. Unë jam ky që jam dhe nuk mund ta mohoj as ndryshoj realitetin, andaj as nuk dua t’i fsheh dhembjet e zemrës... para askujt - ndjej mall! Po a ka ndonjë mendje të ndritur që nuk e ka ndjerë peshën e mallit, ju lutëm më thoni?!... ...dhe lexoj vargje të Çajupit:Doje dritë o qiell more dritën timedhe ma mbushe jetën plot me hidhërimeTani rroj pa shpresë ndaj s’dua të rrojSe dhe perëndinë tani s’e besoj.Pastaj edhe të Kadaresë:Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall......edhe të Agollit:Trupi m’u nda nga shpirti pak e nga pak.Tani të dy jetojmë më vete me ditë e me net,Trupi djersitet, ecën në rrugë, ha në tryezë e prehet në shtrat,Shpirti me ëndrrat, mendimet e dhimbjet flet... Ah vargjet e Fatosit:Unë e desha përtej vdekjes,Ashtu dashurova unëEdhe prapë s’ia fal dot vetes:S’i s’e desha pak më shumë...... e kështu me radhë valëvitëm mbi vargje si një varkë në mes të stuhisë!Por malli nuk është dukuri organike, edhe pse pasojat e tij reflektohen fuqishëm në botën materiale, malli është ndjenjë, ndjenjë e thellë shpirtërore, dhembje dhe dashuri njëkohësisht!... Kot mundohet ta fsheh ndokush mallin, ai shpërthen në brendi me fuqinë e vullkanit dhe llava e derdhur prej tij është përvëluese... Atë e ndjen, e përjeton secili në botën “sekrete” të unit të tij, pavarësisht kamuflimit që mundohet t’ia bëj!...Edhe ky vit që kaloi, sikurse edhe tre vitet e tjerë, përveç zgjimit të kujtimeve për kohën e kaluar, përfytyrimeve imagjinare dhe bredhjes nëpër to, nuk e lehtësoi aspak mungesën e pranisë së saj... por unë, megjithatë, provoj ta mbajë ritmin e tingujve të shthurur. E di se ato nota nuk mund t’i kap e rendis më asnjëherë sipas dëshirës sime në pentagramin e jetës, por përpiqem të ndjek valëzimin e pakoordinuar të tonalitetit të tyre! Thjesht, t’i vë në lojë ndjenjat - t’i gënjej ato!!! Të aktroj në teatrin e jetës për hir të engjëjve të dritës. E keni parë ylberin?! Fenomen që të mahnit me ngjyrat e bukura të tij... dhe sado që të mundohemi, ne nuk do të arrijmë kurrë ta prekim madhështinë e atyre nuancave!Koha lëviz në procesin e vet të pandalshëm... ajo nuk është e varur prej nesh! Ne po, ne jemi në varësi të saj! Ne numërojmë sekonda, minuta, orë, ditë, vite... Disa thonë se koha shëron plagët, por kjo nuk më duket e qëndrueshme: sa më tepër që koha kalon, aq më e ndjeshme bëhet dhembja e tyre... por për një gjë u binda në kontekst me kohën: Ajo na bënë ta kuptojmë se sa i fuqishëm është malli i dashurisë.Mall i përjetshëm...Më të dashurës sime që kaloi në amshim më 20 janar 2006Kreuzlingen , janar 2010SABIR KRASNIQI

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

18

Problema e Vidmanit (1489)Një luan e ha një dele për 1 orë, një ujk për 4 orë dhe një çakall për 6 orë. Për sa orë ehanë delen së bashku këto kafshë?Kujdes: Nga përvoja ime, nxënësit nxitohen dhe japin përgjigje të pasakta, madjeshumica nuk e kuptojnë që koha duhet të dalë më pak se një orë.

Zgjidhje:

Për një orë luani ha 1/1 pjesë të deles; ujku ¼ e deles dhe çakalli 1/6 e deles.Së bashku për një orë ata hanë:1 + ¼ + 1/6 = (12 + 3 + 2 ) / 12 = 17 / 12 të deles.Atëherë, tërë delen ata e hanë për 12/17 e orës ose afërsisht 42 e ½ minuta.

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

BERISHAIsh mbytë njiherë njêni n’lum e ishin tubue do gjind, tue u orvatë me ia nxjerrë kufomën. Lypën goxha giatë, po kurrqysh s’mujshin me i râ n’fije. Kapërcen n’atê nji plak e i pvetë njata dashamirë, se çka ishin tue lypë. I diftojnë këta plakut, qi ish mbytë nji bash-kudhtar e qi s’po mund ia gjeshin kufomën. Kujtohet plaku e pvetë: “Çfarë fisit ka kênë i shkreti?” - këta gjegjen, qi kish pas kênë Berishë. “Po ku bash ka sharrue?” - pvetë plaku. Gjindja i diftojnë me gisht mâ përpjetë e i thonë, qi po e lypshin teposhtë, se “lumi i rrëmbyeshëm e do ta ketë bajtë”. - “Jo”, u thotë plaku, “lypne përpjetë, se berishët janë aq kryefortë, sa edhe t’dekun veç t’kundërtën e bâjnë.” Edhe njimênd kufomën e gjetën nja njiqind kâmbë përpjetë vêndit, ku kish sharrue i ngrâti.

A JE TUJ PRITË SURLET ME KRISË? Ishte kohë ramazani. Tri-katër copë katundesh në Kabash të Prizrenit kishin pas bërë ramazan me një tupan. Ndërmjet atyre katundeve kishte qenë një kodër, Murlan e kishin pas quajtur. Për kohë të iftarit dilte në majte të kodrës tupanxhiu me rrahë për iftaHoxha kishte pas shkuar tek njëri në Kabash dhe pritshin të bëhet iftar, pasi të gjithë ishin të uritur. I murrën orët e po i vendosin për-para me shikuar kohën. Një djalit të shtëpisë i thanë: - Del n divanhane e vëzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmë yftar.U bë koha e yftarit e djali nuk po lajmëron gjë. Këta të lodhur e të uritur po i ja lëshojnë një zë djalit: - O djalë! - Hoj! - Përgjigjet ai. - A krisën more tupanat a shka u bo? - Qe besa, more babë, ni tupan krisi qatje n’kodër... - Po shka dreqin je tuj pritë. Me krisë edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Shkurt

Kjo është web faqja e re e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, revistës Dituria si dhe radios lokale Radio Dituria http://www.dituria.se/

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinj dhe prindër, shkurt, 2010

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Gjyljeta Andersson; [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected]ëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected];Bilall Maliqi; [email protected] dhe e reja nga Gjilani:Edona Beqiri; [email protected] e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

Transmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00 dhe ne internet www.sr.se/albanska

Ndihmoni O H AK!ORGANIZATA HUMANITARE ANTIKANCER(OHAK)- është themeluar me qëllim te: ndihmës humane të pacientëve me sëmundje kanceri ,për preferencat më të mira dhe më të suksesshme për shërimin e këtyre sëmundjevet të rrezikshme.Këto sëmundje kanceroze përbëjnë koficient të lartë vdekjeprurës si në Kosovë, gjithashtu edhe nëpër botë..

OJQ OHAK - KOSOVËTel. mob:+377 44 175 966, +386 49 175 966