20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, 2008 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 10 Gëzuar Vitin e Ri 2009! God Jul och Gott Nytt År!

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

  • Upload
    doque

  • View
    247

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, 2008

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti II , Nr. 10

Gëzuar Vitin e Ri 2009! God Jul och Gott Nytt År!

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

DITA E FLAMURIT U SHENUA NË MËNYRË MADHËSHTORE

Dita e Flamurit 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë si dhe Ditëlindja e Komandantit legjendar të UCK Adem Jasharit u shenua në mënyrë madhështore në Kosovë, Shqipëri, trojet shqiptare por edhe në diasporë.Ne ishim prezent në qytetin e Gisllavedit në Suedi ku me organizimin e Shoqatës kulturore shqiptare “Nëna Terezë” nga ky qytet në bashkëpunim me mësuesit e Gjuhës amtare u organi-zua një manifestim solem .Fjalën e rastit për rëndësin e datës hisotrike të 28 Nëntorit e mbajti i riu Visar Lutolli, i cili në mes tjerash tha se kjo datë është një ndër datat më të rëndesishme të histo-risë së popullit tonë sepse në këte¨datë ne festojmë tri ditëlidn-je, ate të Flamurit kombëtar, të pavarësisë së Sqhipërise dhe ditëlindjen e Komndantit të UCK Adem Jashari.Salla e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet për këtë ditë madhështore ishte stolisur më flamuj shtetror dhe kombëtar. Të rinjët dhe të rejat e ketsaj treve e që ne numërt nuk janë të pakët kishin përgatitur një kolazh me këngë dhe valle shqiptare, por edhe me të vegjlit ishin angazhuar që sado kudo të ndihmojnë në këtë të kremte të madhe. Ata u prezentuan para publikut me recitime dhe valle popullore. I riu kosovar kishte hapur ekspoziten e tij me piktura me titull ”Fytyra të ndritshme të histories së lavdishme të popullit shqiptar”, ku ne te dominonin punime me laps nga ky I ri si portreti I Adem Jasharit, Nëna Terez,

Isa Boletini, Ibrahim Rugova etj.Siq m¨åesuem nga mësesja e gjuhës shqipe Qerime Gurguri në këtë komunë dhe qytet që gravi-tojnë në këtë rreth mësimet e gjuhës amtare I vijojn ë mbi më se 130 fëmijë shqiptar duke fil-luar nga institucionet parashkol-lore deri ne gjimnaz. Ajo thotë se punën e mësuesit të gjuhës e bënë së bashku me kolegun e saj Muhamed Thaqin dhe se që të dy janë të kënqur me punëne dhe re-zultatet e arritura në punë. Kjho që ju përcollët ketu sot është rezuktat I punës sonë por ate në bashkëpumin me Shoqaten kul-turore shqiptare “Nëna Terez”që funksionon në këtë qytet. Edhe

kryetari I shoqatës Bajram Berisha ka fjalë kiradie për punen qe behet këtu dhe angazhimin e të rinjëve.

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

FESTAT E FUNDVITIT

Në qytetin e Boråsit festat e fundivitit po kremtohen në mënyrë madhështore në të gjitha mjediset.Ne ishim prezent në shumë mjedise ku verehej një aktivitet i shtuar me rastin e ketyre festave, zakonisht ata më të bujshmit në këtë aspekt janë fëmijët dhe të rinjët.Ne në nëntor vizituam Boda skolan ku ishim prezent me rastin e shfaqjes së shout të ciline e kishin për-gatitru për moshatarët dhe prindërit e tyre nxënësit e klasës së katër të kesaj shkolle.Këtu kishim të bejmë me një spektakël muzikor dhe një pjesë teatrale të për-gatitur për mrekulli nga nxenësit e kësaj klase.Ne u interesuam dhe mësuam se një nder rolet kryesore në këtë pjese teatrale për fëmijë luan Ar-dian Rama nxënës i kësaj kalse.Ne zhvilluam një biseë me Ardian dhe mesuam se Ardiani vjen nga Kosova respektivisht nga Prishtina dhe jeton se bashku me familjen e tij në Häsleholm të Boråsit.Ai është nxënes i dalluar në mësime dhe sjellje. Mësueset kanë vetem fjalë miradije për Ardianin.Ai na tha se ndjehet i lumtur me ate që ai ka arritur ne jetë, ai thotë se është kënqësi tëndjehesh i lumtur në jetë, të kesh miqë dhe shokë me të cilët mund të lozish dhe të argëtohesh.

Një grup i telentuar muzikor shiptarNjë grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për grupine muzikor të Aziz Berishen këngëtar ,Alban Bakraqi Saksafonist dhe Mergim Berisha Sint.Që të tre ishin te ftuar në ”Radio dituria” në Borås.Aziz Berisha shprehet i kënaqur të jetë i ftuar për herë të parë në një radio shqiptare siq është ”Radio dituria” ,është kënaqësi për mua sepse për herë të parë jam i ftuar në një medium e pikrisht në një radio shqiptare ne diasporë shprehet AziziAzizi ka filluar qysh në moshen 5 vjeqare me u marr me muzik si këngëtar,duke fil-luar me këngë si fëmij pastaj edhe me muzik për të rritur me zhandrre të ndryshme .Per herë të par ai kafilluar me grupin e athershëm ”Xixillonja” në Prishtinë ,andej ka kaluar në Arembi dhe me pas edhe me muzik dasmash .Pasi që një kohë jeton në Suedi Azizi ka filluar para dy vjete të këndoj edhe në Suedi .Ai është i ftuar nëper vende të ndryshme të Suedisë nga familjar dhe grupe të ndryshme qoft ndonjë ceremoni familjare apo edhe koncerte për festa kombëtare që festohen nga të gjithë shqiptarët këtu në diasporë.Sipas ti janë të njoftun edhe pse kan filluar para dy vite jo kohë e gjatë shumë ,mirpo më gjithat për fillim janë të kënaqur.Azizi është si këngëtar ndërkaq me Sint i bashkohet Mergim Berisha dhe me Saksofon Alban Bakraqi pra që të tre e bëjnë një grup muzikor.

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Sokol Demaku

GJUHA AMTARE NË DIASPORË

Në ditët bashkokohore ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të rinjë dhe të reja shqiptare në vendet perendimore gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë nuk është fare vështirë njeriu ta kuptojë, apo edhe ta përjetoj. Këtë mund ta kuptojmë më së miri nga vet angazhimi i ynë dhe i të rinjëve në diasporë, angazhimi i familjes në këtë drejtim si dhe enteve dhe institucioneve mësimore në diasporë.Sa duket këtu qendron edhe prob-lemi se sa këto janë të anagazhua-ra në këtë drejtim. Si duket ditë e më shumë fëmijët tanë i janë të nënshtruar asimimlimit gjuhësor, sepse ata thuajse nuk përdorin gjuhën amatare por gjuhën e ven-dit dhe mesit ku jetojnë, në jete, ata ate e përdorinë në familje por edhe në shoqëri e lojë.Kjo me të vertetë është shqetë-suese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve tanë gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë, por kjo ka edhe arsyet e veta e keto arsye mund të të jenë të forta por mund të jenë edhe vetëm sa për tu arsyetue e arsye për të harrue gjuhën e nënës nuk ka. Por ne duhet ti hetojmë dhe hulumtojmë shkaqet pse ndodhë kështu me fëmijët, të rinjët dhe bashkëkombasit tanë në diasporë.Po shakqet dhe arsyet janë më se të shumta e do përmedim vetëm disa që janë aktuale dhe kanë ndi-kim shumë negativ dhe të madh në këtë qeshtje.-Organizimi i dobët i mësimit plotësues për fëmijët tanë në diasporë, askush nuk merret me këtë qeshtje,-mësimi plotësues i gjuhës amtare është fakultativ që ka efekt nega-tiv tek fëmijet,-në shumë vende perenmdimore mësimi i shqipes bëhet në menyrë private nga prindërit,-angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve ne këte drejtim,-angazhimi i mësuesve te pak-

ualifikuara për pune me gjuhën amtare, pra angazhimi njerëzve që asnjëhere në jetën e tyre nuk kanë punuar më fëmije apo gjuhë vetëm kur vetë ata kanë qenë bankat shkollore si nxënës.Pra këto janë disa nga dukurit më të shpeshta të cilat kanë ndikim negativ vendimtar pse fëmijët tanë nuk janë të interesuar dhe nuk i japin kurfar rëndësie gjuhës amtare.Por edhe shumë e shumë prob-leme tjera të cilat kanë efekt nega-tiv në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës së nënës tek fëmijët tanë.Ky fenomen që është mjaft aktual është duke u përhapur ditë e më shumë jo vetëm tek fëmijet tanë që kanë lindurë ne diasporë por edhe tek ata të cilët kanë lindur në vendlindje e më vonë kanë mi-gruar.Ne si prindër dhe si të rritur duhet të kuptojmë se kjo dukuri është shumë e dhimbshme dhe është mjaftë shqetsuse për ne. Duhet të kuptojmë se fëmijët dhe të rinjët tanë janë atje ku janë pa fajin e tyre, pra shkaktar kryesor i kësaj dukurie shume të ndieshme dhe negative janë të rriturit, pra vet prindërit e ketyre fëmijëve.Duhet të kuptojmë se rolin krye-sor në edukimin dhe arsimimin e fëmiut e luan familja, shkolla dhe rrethi ku fëmija jetonë dhe rritet.Secili nga këta faktor ka apo mban një pjesë të përgjegjësisë në ar-simimin dhe edukimin e fëmijës. Por pyetja është se sa janë të anga-zhuar në këtë drejtim këta tre fak-

tor kyc në këtë proces dhe sa është rezultati i tyre në këtë drejtim?Ne duhet të kuptojmë së fëmiu në diasporë apo si ta quajmë në mergim has apo takon një shoqëri tjetër deri me tani të panjohur për te, takon një kulturë tjetër, has në nje traditë diametralisht tjetër me traditën tonë. E e terë kjo ka efekt ne jetën e fëmijës dhe tër riut.Dhe në fund me një gjuhë të re apo si të themi një gjuhë të hauj për te. E këtu qendron i gjithë theksi i problemit ku me këtë fil-lon edhe gllabërimi nga asimilimi gjuhësor i fëmijëve në mergim. Asimilimi është i pamëshirëshem dhe ai vepron atëhete kur ne nuk jemi sucelë me ate se cka po ndodhë në rrethinë tonë apo më mire të themi me ate se cka po ndodhë me ne.E ky është gabimi mëi madh tek disa familje, pra familja duhet të jete aktive, duhet të ketë komu-nikim të vazhdueshëm me fëmi-jët, duhet përdorë vazhdimisht gjuhën amtare në familje, por duhet dhenë rëndësi edhe gjuhës së vendit ku kjo familje jetonë. Në bazë të disa studimve që janë bërë në shumë vende përendimore del se nese fëmiu mëson paralel dy gjuhët ai do jetë më i suksesshëm në jetë e këtë gjë shumë prindër tanë e injorojnë apo e marrin si jo serioze duke thene se fëmiu im duhet të mësoj vetëm gjuhën e vendit ku jetonë se shipen e zotëron. E ky është nje gabim shumë i madh i prindërit.Në shumë vende europiane

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

qështje së mësimit të gjuhës amtare të emigrantëve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe e në këtë drejtim prijnë vendet skan-dinave të cilat derdhin shuma të mësha mjetesh finanasiare në këtë drejtim por sa ne i shfrytëzojmë dhe si i shfrytzojmë këto është problem në vete. Pasjatj është problem në vete or-ganizmi i ynë në këtë drejtim. Ke e angazhojmë ne në mësimin e gjuhës amtare edhe pse shteti në menyrë solidare po ndihmon në ketë drejtim.Këtu janë ato defektet e medha dhe të cilat kanë sjellë ne ketë gjendje mësimin e gjuhës amtare në diasporë edhe pse ndihma nga shume vende nuk mungon.E këto bëjnë efekte negative tek fëmiu, dhe se ai më nuk është i interesuar për mesimin e gjuhës amtare.Femiu që dinë gjuhën amtare ai nuk ka problem me gjuhën e ven-dit në të cilin ai jetonë dhe njëherit ai ak rezultate shume pozitive edhe në lamit tjera mësimore.Po, ka edhe hulumtime që dësh-mojnë se është më lehtë ta mësosh një gjuhë të dytë, kur njëkohë-sisht ke një bazë të shëndoshë në gjuhën tënde në gjuhën amtare. Ato dy gjuhë, nuk kanë nevojë të konkurojnë njëra me tjetrën, por, ato të funksionojnë si ndihmesë e njëra tjetrës. Nëse fëmija ka më-suar një nocion në gjuhën amtare atëherë është më lehtë ta mëson fjalën me një nocion të ngjashëm në gjuhën e dytë dhe anasjelltas.Nuk janë të rralla rastet, kur fëmijët gjatë disa përiudhave preferojnë përdorimin e gjuhës së vendit ku jetojnë, edhe pse prindërit mundohen të jenë kon-sekuentë dhe flasin gjuhën amtare me ta. Nëse prindërit dëshirojnë që fëmija të bëhet dygjuhësor, atëherë është me rëndësi që ata të vazhdojnë ta përdorin gjuhën amtare me fëmijën në familje.

Është mirë, nëse moshatarët dhe të rritur të tjerë, përdorin gjuhën amtare me fëmijën, ashtu që gjuha të vihet në funksion edhe jashtë familjes. Në shumë raste është dëshmuar, edhe pse fëmija nuk e përdorë gjuhën aq shpesh, megjithatë ata mund të zhvil-lojnë një aftësi të lartë pasive, e kjo ju shërben si bazë që më vonë ta mësojnë përdorimin e gjuhës në mënyrë aktive. Nëse fëmija e përdorë gjuhën e vendit ku jetonë kur prindërit flasin gjuhën e vet amtare, këta duhet të mundohën ta ndihmojnë fëmijën, duke u përgjegjur me fjalët dhe shprehjet e përshtatshme në gjuhën amtare. Kontaktet dhe komunikimi me fëmijën janë, pra, të rëndësishme, pavarësisht se cila gjuhë përdoret. Më me rëndësi është të dëgjosh se ç´thot fëmija, sa sa mënyra se si e thot apo cilën gjuhë e zgjedhë për t´u shprehur. Folë atë gjuhë që e fletë më së miri, që të jeni në gjendje të shpre-heni sa mëmirë që fëmiaj juaj tu kuptojë, dhe kjo për shumicën është gjuha amtare. Është, poash-tu, më lehtë t´i edukosh fëmijët në një gjuhë në të cilën i shprehë ndjenjat më lehtë pra në gjuhën amtare. Shumë të rritur e kanë më lehtë të tregojnë përralla dhe tregime nga fëmijëria, të këndojë këngë, të krijojë rimë, së bashku me fëmijën, në atë gjuhë që ata vetë e kanë folur si fëmijë pra në gjuhën e nënës. Këto aktiv-itete janë shumë domethënëse, jo vetëm për lidhjet me fëmijën, por, edhe për zhvillimin e gjuhës tek fëmija në përgjithësi dhe se këto do kenë efekte pozitive në të folurit dhe gjuhën e fëmijës..Zgjedh të flasësh dhe ta përdorësh atë gjuhë që të duket më e natyr-shme dhe që të duket më e për-shtatshme!Sepse përvoja tregon se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotë-sues shqip,e flasin rrjedhshëm

shqipen,e njohin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe janë të suksesshëm edhe në lëndët tjera mësimore në gjuhën e ven-dit ku jetojnë.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë atëdhetarë të mirë, edhe gjurmët do të i lëmë të mira, ana tjetër con drejt asimil-imit gjuhësor, rrënimit kulturorë e gjuhësor dhe lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj, por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvil-lojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.Më së miri do të ishte nëse fëmi-jët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë respektiv-isht në gjuhën amtare, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera pra ka efekte pozitive gjuha amtare ne punën e mëvon-shme të fëmiut në shkollë.Fëmijët mund të mësojnë, një-kohësisht, shkrim dhe lexim në gjuhën amtare dhe gjuhën e vendit ku jetojnë.Por duhet të dimë se shumë fëmijë mergimtar i kanë mundësitë shumë të kufizuara për ta zhvilluar gjuhën e tyre amtare. Shumica e tyre, para së gjithash, në shtëpi e dëgjojnë dhe e përdorin gjuhën amtare pakëz. Por, kërkohet më shumë nga prindërit që së bashku me parashkolloren dhe shkollën, t´i zgjërojnë kontaktet e fëmijës me gjuhën amtare. Së bashku duhet pra të rriturit tu krijojnë mundësi fëmijëve që ta përdorin gjuhën amtare, sa më shumë që është e mundur, si në familje ashtu edhe jashtë saj.Edhe biblioteka luan rol me

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

rëndësi në këtë drejtim, biblioteka ofron libra të përrallave në gjuhë të ndryshme amtare.Një bazë e mirë për zhvillimin e gjuhës së fëmijës është bash-këpunimi i mirë në mes parash-kollores dhe shkollës si dhe prindërve. Parashkollorja dhe shkolla kanë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e gjuhës së fëmijës, por, prindërit mun-den, poashtu, të ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Para së gjithash, duke inkurajuar fëmijën në mënyra të ndryshme në punën shkollore. Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvil-

lojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.Më së miri do të ishte nëse fëmi-jët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera.Fëmijët mund të mësojnë, një-kohësisht, shkrim dhe lexim në shumë gjuhë. Në lëndën shkol-lore, mësimi i gjuhës amtare, ka mundësi fëmija të mësojë shkrim dhe lexim në gjuhën amtare. P.sh. duke shkruar letër, duke lexuar libra dhe materjal tjetër të shkruar, mundet fëmija t´i zgjërojë kon-

taktet edhe më tutje me vendin e prejardhjes.Mirepo ne nuk duhet të rrim duarkryq kur fëmija mund ta lë gjuhën e nënës e te flasë gjuhë të huaj, të mos mërzitet se është apo jo shqiptar, dhe të mos mendojë kurrë për vendlindje. Kjo është për tu rrenqethur, por shpresojmë se do te bëhet më mirë, dhe se shqiptaret kudo qofshin nuk do e harrojnë kombin, gjuhën, kul-turën, zakonet, doket, adetet dhe gjithë ate cka është shqiptare.Cdo shqiptar, e ka obligim kom-bëtar, moral e etik, që fëmijën e vetë ta edukojë dhe ta ruajë ate nga harresa e gjuhës sonë, dhe dinjitetit tonë.

Dygjuhësia– një resurs me vlerë

Shumica e njerëzve të botës janë dy apo më shumë gjuhësorë. Dy apo më shumë gjuhësia janë me shumë vlerë, si për njeriun e veçantë, por, edhe për shoqërinë. Familjet që shpërngulen nga një vend në një vend tjetër, e kanë më lehtë ta mbajnë lidhjen me vendin e prejardhjes, dheata e ruajnë edhe gjuhën amtare. Fëmijët e këtyre familjeve kanë mundësi më të mira ta trashëgojnë kul-turën e prindërve, nëse ata e dinë gjuhën e prindërve. Ai/ajo që është dygjuhësorë e ka, poashtu, më lehtë ta kuptojë vlerën e kulturave të ndryshme, dhe kështu, ka një pasqyrë më të pasur të botës. Gjuha amtare është shumë me rëndësi, për lidhjet me familjen dhe farefisin, çka e ndihmon fëmijën ta ndien vetën më të sigurt, për kah indentiteti dhe përkatësia.Të gjithë fëmijët mund të mësojnë, njëkohësish, dy a më shumë gjuhë, por, nuk është e zakonshme që ata t´i mësojnë të dy gjuhët njësoj mirë. Për t´i zhvilluar fëmijët të dy gjuhët në një nivel shumë të lartë, kërkohet që si shtëpia, parashkollorja dhe shkolla, të ndihmohën në mënyrë ak-tive. Është merëndësi që të rriturit në afërsi të fëmijës, në mënyra të ndryshme ta inkurajojnë dhe ndihmojnë përdorimin e gjuhës minoritare – jo vetëm në familje, por, edhe në kopshtin e lodrave, në parashkollore, në klasë, në punë– kështu munden prindërit dhe mësuesit, në mënyrë konkrete, t´u dëftojnë fëmijëve se është e natyrshme me shumëgjuhësi.Dygjuhësia sjell me vete shumë gjëra pozitive, ashtu që shumica e familjeve që janë dy apo më shumë gjuhësor, nuk mund ta paramendojnë të mos e kanë ndonjërën gjuhë.Zhvillimi i dygjuhësisë lehtësohet, nëse edhe shoqëria ka një qëndrim pozitiv, që njerëzit flasin më shumë gjuhë. Familjet shumëgjuhësore ndryshojnë nga njëra tjetraFamiljet mund të jenë dy apo shumëgjuhësore në mënyra të ndryshme. Të dy prindërit mund ta kenë një gjuhë të përbashkët amtare, që nuk është suedishtja, p.sh. somalisht. Njëri nga prindërit mund ta ketë pre-jardhjen nga një vend ku e flasin njërën gjuhë në shtëpi dhe një gjuhë tjetër në shkollë, p.sh. kurdisht në shtëpi dhe turqisht në shkollë. Ndoshta prindërit nuk e kanë të njëjtën gjuhë amtare ashtu që fëmija që nga fillimi dëgjon dy apo tre gjuhë, në shtëpi, p.sh. një familje kubabai e flet arabishten kurse nëna finlandishten, kurse prindërit, ndoshta, përdorin një gjuhë tjetër, për të biseduar me njëri tjetrin, p.sh. anglishten. Të gjitha familjet nuk përbëhën nga ”nëna-babai-fëmijët”, por, edhe nga të moshuarit e farefisit, të cilët luajnë një rol aktiv në edukimin e fëmijëve, dhe ata, ndoshta, pa-surojnë edhe më shumë botën e gjuhëve të fëmijës, edhe me një gjuhë tjetër. Edhe prindërit vetmitar, ndon-jëherë, mund të zgjedhin të investojnë në dygjuhësinë.

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Hamit GurguriShkurt,2008

Guri dhe Flamuri

Radhis vargje për ngjarje të mocme, dikur,Ku në mes dy bjeshkësh qendronte një gurëSkaj tij ishte një udhë, tutje buronte njjë gurrë,Që aq iu bënte për rrebeshe e as për fortune.

Burrat e quanin Guri I Bardhë e i Kushtrimit,Gra e nuse, për ndarje i thonin Guri i Vajtimit,Narinjët e thirrnin atë Guri i Takimit,Gocat rreth tij e kishin Log të Vallëzimit.

Pasi në Fushë Kosovë ngjau disfatë,Gocat e djemtë ngjeshën shtizë e shpatë.Te Guri i Bardhë, u pre zëri e hovi i lojës,Iu ndërrue emri dhe quhej Guri i Rojës.

Një ditë vere, dy vëllezer të rinjë, binjakë,Morën radhën e rojës, posa dita agoi pak.Zaptuesi pas shpine, ssic ishte ai dorëzi,Pak prej tyre sogjonte tinëz, në pabesi.

Hija u shkurtua, bjeshka dukej qetë,Sillën ua solli binjakëve, motra e vetë.Hëngrën dhe u mahitën për Gurinë e Rojës,I thanë motrës, do të bëhej aty log I lojës.

Posa vapa shtrëngoi në bjshkë e vërri,Binjakët u sulmuan nga nizami I zi.Njëri nga ata u plagos e hypi në gurë,Dha kushtrim dhe mbante flamur.

Ishte ai flamur me shqiponjë të bardhë,Me ngjyrë mëtë lehtë e më të larë,Sic patën shumë princa, kapidanë e të pare,Edhe disa shtete, po edhe sundimtarë.

Të dy binjakëve ndihmë duke iu ardhë,Të plagosur keq, po sulmit I bënin ballë.Për t`i liruar duart u mbështollën me flamurDhe shpinë për shpine luftonin mbi gurë.

Pas kundershtimkit, nizami iku tarapushk,Nga gjaku i binjakëve, u bë tërë guri kuq.Të dy vëllezërit binjakë e flijuar mbi atë gur,Ngjanin si shqipja dykrenare në flamur.

Kur erddhdi motra, i pa binjakët të flijuar,Ua mori plisat e tyre, që të dy në duar.Qetë, si të mos i zgjonte, e mori atë flamur,Nisi t`u këndonte ndër lot, si një burrë.

“O ju vëllezër, jubinjakët e motrës,Krenari e Arbërit, e kullës dhe e votrës,Ende të rinjë, fyrtyrës pa i rënë brisk,I vutë gjoks zaptuesit edhe në rrezik.

Ju kishte motra si dy sytë në ballë,E ju qëndruat me shtizë e me pallë.Sikur dy skyftera, sypatrembur kurrë,U flijuat dhe u bëtë si kala me murë.

Gjaku juaj ee skuqi sot tërë këtë gurë,U bëtë kokë e krah të shqipes në flamur.Do t`ua qëndisë motra mbi gjakun tuaj,Të jetë tmerr gjitnjë për zaptues të huaj.

Për flijimin e gjakun tuaj mbi këtë gurë,Le të flas shkaba e zezë në këtë flamur,Që për jetë e mot të mos bien më kurrë,Ju do të mbeteni binjakë në flamur”!

Kaluan dekadat, po edhe shekuj shumëU turrën zaptues gjakpirës me zullum.Me shqipën e zezë I qendisur ai flamur,As nuk u përkul, as s`u dorëzua kurrë.

Në fund të dymijëvjeqarit sërish u la në gjak.Kur ogurzinjtë e shtynë, I thane:ik, ti je plak,Flamurit i lindi vëllau,se bota i dha hak.Na u bënë dy flamuj, si ata vëllezërit binjak.

Ani, se sot në cdo shkrep e në cdo gurëValvitet krenarë edhe një tjetër flamur.Nuk është më i vetgëm, ai flamur gjak,Sa i ka hije, përkrah edhe vëllau binjak.

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Si u kthye bredhi ne simbolin e festave

Legjenda e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri fillon që para Mesjetës, atëherë kur romanët zbukuronin fushat e mbushura me bredha. Bredhi ishte simbol i mesit të dimrit dhe kjo datë festohej. Njerëzit zbukuronin pemët me objekte të ndryshme si shenjë e bollëkut, por gjithashtu kjo datë shërbente për t’u mbledhur dhe festuar se bashku të gjithë.

Në atë kohe 25 dhjetori festohej dhe njihej si gjysma e dimrit, ndërsa Kisha Katolike më pas e simbolizoi atë me lindjen e Jezu Krishtit. Me kalimin viteve pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk e humbi rëndësinë e saj, përkun-drazi. Megjithëse origjina e pemës vjen nga ritet e lashta pagane, ajo është përhapur kudo. Në shekul-lin e XIX ishin emigrantët që e futën për herë të parë në Amerikë traditën e pemës se Krishtlindjeve dhe ishte Frenk Wallëalk i pari që hapi një dyqan për shitjen e objek-teve për pemën e Krishtlindjeve ne New Jork. Ndërsa anglezët ishin të parët që filluan të varnin tek dera e shtëpisë se tyre zbukurimet e pemës, për të mbajtur larg syrin e keq. Një ndër vendet më të rëndë-sishme në botë që eksportojnë zbu-kurimet e pemës së Krishtlindjeve është Gjermania.Legjenda e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri fillon që para Mesjetës, atëherë kur romanët zbukuronin fushat e mbushura me bredha. Bredhi ishte simbol i mesit të dimrit dhe kjo datë festohej. Njerëzit zbukuronin pemët me objekte të ndryshme si shenjë e bollëkut, por gjithashtu kjo datë shërbente për t’u mbled-hur dhe festuar se bashku të gjithë. Në atë kohe 25 dhjetori festohej dhe njihej si gjysma e dimrit, ndërsa Kisha Katolike më pas e simbolizoi atë me lindjen e Jezu Krishtit. Me kalimin viteve pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk e humbi rëndësinë e saj, përkun-drazi. Megjithëse origjina e pemës vjen nga ritet e lashta pagane, ajo është përhapur kudo. Në shekul-lin e XIX ishin emigrantët që e futën për herë të parë në Amerikë

traditën e pemës se Krishtlindjeve dhe ishte Frenk Wallëalk i pari që hapi një dyqan për shitjen e objek-teve për pemën e Krishtlindjeve ne New Jork. Ndërsa anglezët ishin të parët që filluan të varnin tek dera e shtëpisë se tyre zbukurimet e pemës, për të mbajtur larg syrin e keq. Një ndër vendet më të rëndë-sishme në botë që eksportojnë zbu-kurimet e pemës së Krishtlindjeve është Gjermania.Viti i Ri është një festë pagane. Prejardhja e kësaj feste në Europë është nga Roma e lashtë pagane. Në Perandorinë Ro-make kjo festë kremtohej për nder të hyjnisë Jan (Janus), prej të cilit rrjedh emri i muajit të parë të vitit - janari!Prejardhja e Vitit të Ri Në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlan-tikut, kjo festë pagane e ka pre-jardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve… Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur), që kremtohej në gjithë Perandorinë Romake. Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur më 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremto-hej një javë, deri me 1 janar, tani për nder të hyjnisë Jan (Janus), hyu i dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit e ka prejardhjen emri i mua-jit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyrja në Vitin e Ri…! Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Peran-dorinë Romake, zgjaste një javë.Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: Paganism in the Christian Festivals, (Pagan-izmi në Festat Kristiane) ndër të

tjera, shkruan: “Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë, me blerim të përhershëm; midis miqve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…”Pse gë-zoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zoti është sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatët ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe vera po afrohet! Edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…!Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, jepet pas çdo lloj argëti-mi-deri te shfrenimi…! Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt pa-ganë, para krishterimit, pemët e gjelbërta, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, besonin se këto pemë kishin diçka hyjnore, dhe adhuroheshin për qëndresën e tyre, si diçka e shen-jtë, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t’i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë.

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Autore; Xhevahire Izmaku( Pjesë nga ditari i luftës, përjetime të gjalla që i kam bartur në letër)

Më 22 maj 1999 –rrethimi në Vushtrri, zhdukja e 84 personave brenda 1 ore, lemeria e fëmijëve, britmat e nënave, …!

Vushtrria ime me historinë si qyteti më i lashtë, po kalonte edhe një ngjarje tjetër, duke u bërë një herë në historinë e saj qyteti më i madh në Kosovë me numrin e banorëve, atëbotë kur më shumë se gjysma e popullates së saj kishte lënë Kosovën në flakë e vaj, e përndjekur nga vatrat e saj shekullore me dhunë e stërdhunë. Vushtrria ndoshta edhe nga pozita e saj gjeografike pati atë fat që, të ishte më

afër kufirit me pushtuesin serb dhe më larg me shtetin amë Shqipërinë, dhe në çastet më të rënda të mos lëviznin qytetarët e saj në asnjë rrugë, ngase të gjitha përfundonin, jo as në Shqipëri, as në Maqedoni, por me vuajtje e varre të reja.

Qyteti im i vjetër dhe i bukur më nuk ishte i tillë. Qendra e vjetër që e iden-tifikonte atë, si qytetin më të vjetër në Kosovë, tanimë nuk ishte e tillë. Ishte djegur qysh natën e parë të bombardimeve nga bandat serbe, policë serb, njerëz tjerë të uniformuar, por edhe romë të shumtë të cilët në momentin e ligë u bënë prap vegël e të fortit si shumë herë në histori. Më pastaj edhe fill-loi largimi i qytetarëve nga shtëpitë një nga një. Edhe unë e pata këtë fat. Ne të gjithë u urdhëruam të shkonim në lagjet periferike të qytetit, gjithnjë duke shpresuar se ai ferr do të përfundonte shumë shpejt. Por, ne u gabuam.

Qytetarët e Vushtrrisë të mbledhur u shpërndanë nëpër shtëpi të bash-këqytetarëve dhe thuajse çdo shtëpi mbante nga 30 persona e më shumë. U

mbushën edhe oborret me njerëz, shtëpizat verore që janë tradicionale tek ne, edhe ahuriet, edhe çdo kthinë që mund të kishte një të quajtur kulm. Njerëzit nuk i lëshonin leht shtëpitë e tyre. Bile ndodhte që, edhe pasi policia i largonte me urdhër nga to, ata fshehurazi ktheheshin pas dy tri ditëve dhe rrinin ilegal në shtëpitë e tyre, duke u mbyllur në terr të plotë dhe qetësi të rëndë. Ka shumë raste kur pas kthimit që bënin, dmth. pas qëndrimit ilegal në shtëpitë e tyre, ata ekzekutoheshin në shtëpi, pasi që nuk kishin zbatuar urdhërin të largoheshin nga Kosova. Këta persona janë shumë, por unë do të veçoj rastin e babait të dy fëmijëve, i cili u ekzekutua para bashkëshortes dhe dy vajzave…., pastaj rastin e vashës 17 vjeçare e cila kishte shkuar për të marrë miell dhe u djeg në shtëpi të vet etj. Ato ditë ishin aq të rënda, kur gruaja po bartte një peshë më të rëndë se kurrë në jetën e saj. Duke ditur rrezikun se paraqitja në rrugë e një mashkulli shqiptarë, do të përfundonte me ekzekutim, ato bartnin rrezikun në vete, duke dalë për bukë e qumësht në shitoret e pakta që i mbanin serbët, dhe që në bazë të disponimit mund t’u shitnin grave tona pak gjëra. Ndodhte shpesh që ato, për një litër qumësht të pritnin me orë, dhe në fund shaheshin, ndjekeshin, dhe ktheheshin të tronditura në shtëpi, duke mos qenë të sigurta se do të takonin prap njerëzit e tyre, ngase nuk parashikohej qoftë edhe për një orë se si do të ndërronte situata. Gratë tona nuk ndjekeshin vetëm ngë forcat serbe dhe njerëzit e tyre të uniformuar. Në Vushtrri edhe shumë civil nga komuniteti rom u bashkuan në ato aradha të vdekjes, duke ushtruar terror mbi popullatën e pambrojtur atëbotë të Vushtrrisë. Do të ju paraqes vetëm një skenë tragjikomike, kur rrugës një grup vajzash dhe gra tona, kalonin me shpejtësi për të arritur tek një shitore e cila po shiste miellin që e kishin vjedhur serbët dhe romët, nëpër shtëpitë e zbrazura të shqiptarëve. Atëherë, nga rrugicat dalin një grumbull romësh burra dhe fëmijë, të veshur me rrobat tradicionale të grave tona ( dimija, jelek të nuseve, krahosha, etj) dhe me gjeste vulgare fusin tmerr e panik në ato gra, të cilat e kalojnë me vështirësi edhe këtë ditë. Kështu edhe popullata që ishte në fshatërat afër qytetit thuajse ishte e tëra në qytet. Ndërsa një pjesë e qytetarëve të Vushtrrisë, ishte në fshatërat: Dumnicë, Ceceli, Studime e Epërme etj.Ata ishin nisur nga Vushtrria në drejtim të Prishtinës, por ktheheshin duke u maltretuar nga ajo polici e cila i kishte dhënë urd-

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

hërin të niseshin për atë rrugë. Atëherë, djemtë tanë të rreshtuar në radhët e UÇK-së, ishin shpresa e vetme, të cilët edhe pse në kushte të rënda ishin duke u përpjekur të organizoheshin kundër një force askund të krahasuar, ju dilnin në ndihmë këtyre njerëzve, duke i vendosur nëpër shtëpitë e bashëkfshatarëve të këtyre fshatërave. Por, ajo popullatë po rritej dita më ditë dhe rezervat në ushqim po paksoheshin. Pra popullata e Vushtrrisë, një pjesë tanimë po kalonte jetë nëpër male të këtyre fshatërave, dhe një pjesë po qëndronte peng në qytet, duke ndjerë çdo ditë se ishte –mish për topa- siç thotë populli ynë. Shumë gra të reja që ishin në ditët e tyre, duke pritur ndoshta edhe shpresat e para në jetët e tyre, lindnin në rrethana të vështira, disa nga to që kishin komplikime edhe përfunduan jetët e tyre të reja, në mungesë të përkujdesjes së mjekëve, të cilët fatkeqësisht u gjenden shumë pak afër popullatës. Unë njoha disa nuse të reja të cilat vdiqën, pasi lindjet e tyre ishin të imponuara të bëheshin jo normalisht por në ato rrethana kur nuk i dihej as minutit, ato përfunduan jetën në duart e nënëve tona më të vjetëra të cilat mundo-heshin që në mënyrë tradicionale t’u ndihmonin atyre, që në disa raste kishte sukses. Do të ju paraqes vetëm një rast kur, një nuse e re po qëndronte me prindërit e burrit në një shtëpi pasi ishin larguar nga vendi i vet, burri i saj ishte bashkuar radhëve të UÇK-së, ajo po priste të lind fëmijën e parë. Orët ishin afruar, asnjeri nuk guxonte të shihej në rrugë, ato çaste po vriteshin edhe pleqët dhe fëmijët, (siç ishte rasti i Burim Mulit 13 vjeç, e plakut 90 vjeçar). Ajo e filloi lindjen por nuk arriti të shihte të birin, ai lindi duke lënë të vdekur nënën e tij të re. U kthye nga rruga ushtari nëpër shumë rreziqe, por nuk e gjeti nusen e tij të dashur, ai gjeti të birin i cili sot po rritet me gjyshen e tij në fshatin Studime.Ndërsa çka po ndodhte në fshatëra.

Pra, Vushtrria po i kalonte ditët më të rënda në historinë e re të saj.I kishte mbledhur popullatën dhe policia po i urdhëronte që të shkonin siç ne i quajmë-te vorret e qytetit. Në asnjë pjesë tjetër të qytetit nuk mund të qëndronim, atje ku zakonisht janë 1000 banorë, u bëmë mbi 20.mijë banorë të shtresave të ndryshme. Aty ishte mbledhur i gjithë qyteti.E dinte pushteti serb pse i bënte këto veprime. Pra nga fillimi i majit e deri në fund, edhe nga fshatërat përreth që i përmenda më lart, edhe nga rrethinat e qytetit, aty njerëzit bënin qëndrim. Ishin të mbushura edhe arat edhe oborret me tenda të improvizuara. Çdo ditë nga një dezinformatë e re, që bartej nga sigurimi serb, se nesër do të niseshim të gjithë të organizuar për në Maqedoni, pastaj për në Shqipri, pastaj ideja se do të ndodhte këtu Srebrenica e dytë, që kishte qenë versioni më i përafërm fatkeqësisht etj, etj. Duke gjetur si justifikim, se policia serbe po kërkonte terroristë(aluduar tek ushtarët tanë), që po depërtonin tek vorret, ato ditë filluan edhe vizita nëpër shtëpitë shqiptare, që përfundonin me marrjen të ndonjë burri që gjindej në shtëpi, maltretimi i ndonjë vajze siç ndodhi në lagjen atëherë “Samadrexha”, por edhe ekzekutimi i të rinjëve, siç ndodhi në disa shtëpi në Vushtrri, por edhe fshatëra si psh. Në Magjunaj ku u ekzekutuan tre vëllezër për një orë etj. Unë po qëndroja në shtëpinë time e cila gjindet në periferi të qytetit, ku ndaheshin dy rrugë, njëra që shpie magjistrales drejt Mitrovicës dhe tjetra në qytet. Policia kishte vendosur punktin mbi shtëpitë tona. Ne ishim peng të tyre, duke mos u ndjerë si njerëz, por kufoma të gjalla. Asnjë zë, asnjë lëvizje, as të ndër-ronim vendin ishte e pamundur. Çdo natë dëgjonim britmat e njerëzve tanë, të cilët në përpjekje për ta kaluar rrugën dhe shkuar në zonat ku kontrolloheshin nga ushtria jonë, vriteshin në atë vijë. Por, edhe ushtarë dhe njerëz tanë, që bartnin të plagosurit apo vinin për të marrë ndonjë gjë që mund të blihej atëherë në qytet. Ne u bëmë dëshmitarë të britmave të të rinjëve tanë të cilët mbetnin të plagosur aty, dhe nuk mund t’u ofrohej ndihma, ata vdisnin ngadal nën duart e gjakpirëseve, ndërsa ne po vdisnin poashtu duke ndjerë se ai fat na priste të gjithëve. Kulmat tanë u bënë shosh nga plumbat, edhe muret poashtu, askush më nuk e dinte se a do ta çilte mëngjesi. Ne të mbeturit aty, po ushqeheshim me rezervat e fundit, dhe më nuk funksinonte asnjë dyçan. Pra, natën e 22 majit e pritëm si netët tjera, në frikë të madhe, në ferrin që na kishte përcjellur muaj me radhë.Atë natë secili që gjindej në Vushtrri e ndjeu se diçka po ndodhte më ndryshe se netët tjera. Rrethimi i çdo skute të Vushtrrisë ishte një plan shumë i menduar i forcave serbe. Për ditën 22 maj, agresori kishte sjel-lur enkas policë dhe ushtarë tjerë nga vende ku e di nga. Ne atë natë fjetëm pak, shihnim lëvizje më shumë, drita bateriash, zëra. Ishte bërë si rutinë që, burrat e mbetur me ne, ruanin çdo natë apo më mirë të them, rri-nin zgjuar ngase, si mund të ruanin kur ishte e pamundur të mbroheshim ne, të zënit rob nga një ushtri çfarë

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

ishte ajo serbe. Dhe, mëngjesi i 22 majit për ne ishte ferri që kishim ndjerë për çdo moment. Na zgjuan britmat e çjerra të policëve, krismat e xhamave të thyer, çizmet e rënda që po shkilnin dhomat tona, muret tona që po rrëzoheshin nga ta, dhe britmat e fëmijëve tanë që edhe pse të vegjël e dini se erdhi ai momenti që ne e prisnin shumë me ankth. Athua si do të përfundonim? Ishte e vetmja pyetje që i bënim vetes, ngase shumë pak njerëz do të mund të mos mendonin në ato çaste se ne nuk po vriteshim apo masakropheshim ashtu të mbledhur. Hyrën në çdo shtëpi, kishte aq shumë polic, ushtarë, të ngjyrosur, me bajoneta, me shamija në kokë, me flokë të gjata, disa të zhveshur nga lart etj. Na urdhëruan të dalim nga shtëpia, duke mos lejuar të merrnim me vete asgjë. Atëherë, ne përfunduam mendimin se do të na nisnin në ndonjë rrugë. Më Serbia nuk ishte e intere-suar të niste kosovarë jasht Kosove. Ajo kishte përgaditur planin që të ekzekutonte apo të mirrte peng dhe të niste në Serbi këtë popullate të mbetur, që pastaj të vinte kushte, ngase ishte fundi i durimit të saj, ishte fundi i përballimit të bombardimeve. Na nisën rrugës nga varret.Ashtu ishte urdhëruar i gjithë qyteti. Mëngjes, fëmijët qanin, disa kërkonin ujë, plakat filluan kujën, kishte shumë lehona që ishin në mo-mentet e lindjes apo sapo kishin vënë në jetë fëmijët e tyre.Të gjithë kishim një rrugë, tek vorret. Askush nuk e dinte çka do të ndoshte me ne. Por të gjihë në vete luteshim që mos të përfundonin të masakruar, por bile të vriteshim me plumba, tani po zgjidhnim mënyrën e vdekjes. As unë nuk kam besuar se do të vinte ai moment, mendonim tek të afërmit që kishim varrosur ditë më parë, të vrarë poashtu, dhe ju kishim lakmi, ne po pritnim të ekzekutoheshim bashkë me fëmijët, apo para tyre, një mijë mendime: Athua , a do ta na vrasin bashkë me ta, apo do të na i marrin fëmijët njëherë, mendonim dhe i para-mendonim ne veten të vdekur, ata mbi kufomat tona të mbetur gjallë, të marrur për të eksperimentuar me ta në Serbi e çfarë nuk të kujtohej në ato momente. Ne arritëm të lemeritur tek varret, nuk e dinim se çfarë po ndodhte në pjesën tjetër të qytetit. Më së keqi pësoi lagja –Sitnica. Një grup policësh me uniforma të veçanta, kishin hyrë poashtu shtëpi më shtëpi, duke zgjedhur meshkuj të moshave të ndryshme, nga 84 familje kryesisht qytetare, dhe ata nuk ishin sjellur tek varresat, ata i kishin detyruar të futen në shtëpinë e qytetarit, Kahrimon Pasoma. Në mesin e 84, kishte edhe dy gra të reja, një nënë të dy fëmijëve dhe kunata e saj vajzë. Ato nuk u gjinden asnjëhëre bashk me këta qytetarët. Ne më vonë në atë shtëpi pamë vetëm gjurmë të një masakre, pa identifikime. Gjetëm letërnjoftime të atyre njerëzve, flokë të shkulura, dhëmbë, copa truri, vrima të shumtë plumbash, asnjë gjurmë tjetër.Nga këta të zhdukur, 7 nga ta janë djem të vetëm në familje. Ngjarja po vazhdonte tek vorret. Pasi na lanë në pikë të diellit për 12 orë rresht, duke ndjerë britmat e fëmijëve, kërkesat e tyre për ujë e bukë, duke parë si para syve tanë rriheshin burrat tanë, vëllezërit, ata filluan të na ndajnë.Të gjithë meshkujt mbi moshën 16 vjeçare të ndahen, ju gra dhe fëmijë shkoni nga këtu. Aty filloi drama e zezë. Fëmijët nuk ndaheshin nga duart e baballarëve, motrat nuk i lëshonin vëllezërit, atëherë filloi dhuna, duke i goditur me drunj në kokë, pësuan shumë vajza e nëna, po ndaheshin tmerrshëm për së gjalli familjet shqiptare, i përqafonin për herë të fundit në shpejtësi fëmijët e tyre, vëllezërit, ndihej një vaj i madh, një kujë e nënave tona, ata nuk ndjenin asgjë, po kryenin detyrën. Burrat tanë, me duar lartë , me kokë nga muri u radhitën, ne u nisëm grupe grupe nga shtëpitë, me britma, me vaje, ne po i shikonim për herë të fundit më të dashurit tanë, ata po maltretoshin tmerrshëm.Dikur më nuk na lejuan të shikojmë. Ne ecnim si pakokë, filloi djegja e disa shtëpive tek varret, ndiheshin krisma automatikësh, dikush nga gratë vinte fjalë se këto krisma janë mbi trupat e tyre, rrugës për në shtëpi, nga police e ushtarë serb, disa nuse u ndaluan për pak nëpër ato shtëpi, më pastaj dolën nga aty, të dhunuara, të ftohura si kufoma, asgjë më nuk ishte e pabesuar, asgjë nuk të mbante më në shpresë. Atëherë kur mendonin se po fillonte ekzekutimi i tyre, atëherë u ndje zhurma e njohur e aeroplanëve të NATO-s, atëherë, ndërruan gjërat. Burrat u rrahën disa nga ta për vdekje, u morën në burg shumë prej tyre dhe pastaj u bartën për në Shqipëri, por nuk u ekzekutuan siç menduam, ishte alarmi i krerëve të lartë të ALEANCËS, se nëse do të ndodhte diçka me ne atë ditë, do të bombardohej Beogadi në qendër të tij. Kësh-tu u dëgjuan fjalë atëbotë.Deri në mbrëmje jetuam ferrin, dikur ngadal filluan të na ktheheshin burrat disa, disa i kishin marrë në burg, por lemeria ishte në mesin tonë. Sot përfundoi, por nesër çfarë do të ndodhte, na urdhëruan se nëse nuk i sjellni 212 pushkë, kështu do të ju ndodh edhe të shtunën e ardhshme.Vazhdoi jeta e ferrit edhe për dy javët e ardhme, ata që hyrën në shtëpinë e K.P.nuk u gjinden kurrë më.…vazhdon…

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Kë po tund, o erë e marrë Ku po e shpërndan këtë zjarr mbi këto kulla historike brenda plot me luftëtarë. Nuk besoje ti lazdrake se këtu ka lapidarë përmbi eshtrat e heronjve do t’i bëjnë vetes varr. Kur lidhe shkëmbinj e ara dogje krahë dallëndyshesh, nuk besoje se në ç’do plep është përkundur nga një djep. Djem e vasha drenicare u betuan në këto plepa, mbushën malet me flamuj tokën e të parëve ta shpëtojnë. gjëmojnë armët del tym e flakë gurë nxirë kullat tona toka mbulohet me gjak. Erë e shekullit të ri skllotë gjaku këtu ka ngri, atje në log mbi katund shkolla e Lurit u bë hi. O, mori dritë e diellit tim ugaret sot marrin frymë, prej rrëzës së malit kreshte të mbushur me luftëtarë. Vogëlushi Lur i zbehtë në faqe thotë,dogjën një tufë manushaqe, një odë burrash me qilim Peje çiftelinë var në mur. Dhe sytë e Lurit ç’na panë se aty prindërit ju vranë o ku jeni o viga për babë e nënë të marrim hak. Mos u shtang o Lur trimi kap pushkë e jataganë durimi kokën ma shungulliti sot luftohet për vatan. Bëju yll mos të zënë

se hasmi në demon përngjan botë e tërë e vizitoi dhe para syve i thanë: “Mendo mirë ti ke armën po luftove në tokë të huaj do ju shtrijnë si buaj në Kosovë do thyeni parmën. Kot përpëlitesh si mëzat sot përlote djem e vasha titan jemi në vendin tonë liria është pirgu jonë. Ti furtunë endacake buzë lëpirë lakmitare përmbi kufoma di të ecësh ziliqare,zullumqare. Ej vëllezër luftëtarë atje poshtë u bë rrëmujë përse kaq shumë u ngatërruam përse na shkel këmbë e huaj. Kot pikëllohesh o Lur trimi ç’notë ke pasur nga historia? Mos derdh lot kur rrëzohet lisi se atëherë këndon tërë fisi. Atje larg në horizont mbi xheriz laj sy e faqe shiko pirgun e lirisë nuk shuhet kurrë dielli ynë.

Bahtir Latifi Pse? Pse ma thue ate që se meritojë? Pse ma thua ate që me lendon ? Pse ma thua ate që nuk ka vlerë? Pse ma thua ate që askujt si thuhet? Pse ma thua ate që ndoshta then zemrën time ?Pse ma thua ate që nuk e kam? Pse , pse nuk e thua fjalen e mirë si thuhet ....???

Nehat Jahiu

KU PO SHKOJME... ..e ku po e leme fushen e malin,dashurine e mallin,e ku,e ku jemi nise,ku po shkojme?Qysh mund te rrojme?! ...e po e leme nenelokendhe token,e ku,ku jemi nise,ku po shkojmeA mund te rrojme? ..e ku po e leme diellindhe henen tone,ne duar kujt po ia leshojme...A mund t,ia besojme?! ...e ku po e leme buzeqeshjendhe etjenper dashurine tone.e ku,ku jemi nise,ku po shkojmeA mund te durojme?! Me vete po marrimvec mallindhe emrin tone e shtrengojme fortte mos na e prishin,te mos na e marrin...atje ku shkojme...

Emine Hoti

Aroma e Bajramit

Tingëllima e Ezanit,Depërton thellDhe shpon zemrën e Muslimanit.Jehon gëzimi dhe harejaE në të gjithve na bashkon Feja

Të jemi së bashku në festimAshtu siq jemi në besim,Nuk na pëngon largësijaKur na bashkon Perëndija

Puntorie Ziba Vogëlushi Lur dhe Pirgu i lirisë

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Shqiptarët e Brailës dhe kali trojan i komunitetit shqiptar “Ndër tregtarët shqiptarë të këtsaj qendre, jetonte njëfarë Naum P. Veqilharxhi, i lindur në Vithkuq të Shq-ipërisë, në afërsi të Voskopojës. Ai erdhi qysh i ri në Rumani, dhe pasiqë arriti të grumbullojë një pasuri te-jet të madhe, u mendua të fillojë një aksion për zgjimin e vetëdijes kombëtare të Shqiptarëve. Për këtë qëllim, vendosi së pari të shpikë një alfabet të posaçëm për gjuhën shqipe”. (Theodor Capidan)

Baki Ymeri (kryeredaktor i re-vistës Shqiptari) Thonë se rrënjët e atdhetarizmit shqiptar të Rumanisë gjenden në Brailë. Pse? Ngase përveç redak-sisë së gazetës së parë shqipe të Rumanisë, Drita (Lumina), që delte më 1887, në Brailë kanë funksionuar shoqatat e para mirëbërëse shqiptare (Djalëria shqiptare, etj.), dhe ka ekzistuar atje një komunitet i fuqishëm shqiptar përgjatë periudhës së Rilindjes. Arnautët e Brailës e patën përqafuar tregtinë si bazë elementare për ekzistencë, duke i dhënë impuls edhe kultivimit të shpirtit. Kush mund ta har-rojë zonjën Florentina Boci apo prindërit e saj me prejardhje nga Bellkameni (dikurë i Manastirit ndërsa sot i Follorinës)? Ishin prindërit, gjyshi dhe stërgjyshi i Florentinës ata që mbanin lidhje të fuqishme me rilindasit tanë, duke i ofruar mikpritje në gjirin e komunitetit të atjeshëm shq-iptar edhe Fan Nolit, me rastin e rrugëtimit të tij nga Rusia për në Amerikë. Kanë kaluar 97 vjet nga ajo kohë (1911). Gjendemi në 164 vjetorin e botimit të abetares së parë shq-ipe? Kush ishte autori i saj?

Naum Veqilharxhi: shqiptari më i shquar i Brailës, martir i shq-iptarizmit, viktimë e patrikanës greke e cila e helmoi pse mili-tonte për afirmimin e shkronjave shqipe. Brailasit janë njerëz të njohur përnga njerëzimi dhe shpirti. Ata e dinë se arti, logjika dhe filozofia janë simbolet e ekzistencës shpirtërore.. I këtillë ishte edhe Naumi i ardhur nga Vithkuqi i Korçës në rrafshul-tat e plleshme të Baraganit. Sa shqiptarë kanë mbetur sot në qytetin e Naumit? Fare pak: nja 4-5 familje shqiptarësh, dhe po aq filoshqiptarësh. Shquhen ndër to, xoxallarët e Bukureshtit, Tanci dhe Vania Georgescu, Mina Tate me familjen e tij, zonja Boci me djalin e saj, Ekaterina Oprea, etj. Si e karakterizon Teodor Kapi-dani (filolog rumun me prejardhje arumune), Naum Veqilharxhin, këtë bir të shtrenjtë të Shqipërisë? “Paralelisht me Grekët, ngulitja e Shqiptarëve te ne është fort e vjetër. Megjithate, një lëvizje nacionaliste ndër këta Shqiptarë nuk u tregua veçse më 1840. Shqiptarët e ardhur të kërkojnë fatin përmes tregtisë nuk gjendeshin vetëm në Bu-kuresht, por fort shumë ishin edhe nëpër qytetet e provincës. Një nga këto qytete ishte edhe Braila. Ndër tregtarët shqiptarë të këtsaj qendre, jetonte njëfarë Naum P. Veqilharxhi, i lindur në Vithkuq të Shqipërisë, në afërsi të Voskopojës. Ai erdhi qysh i ri në Atdhe, dhe pasiqë arriti të grum-bullojë një pasuri tejet të madhe, u mendua të fillojë një aksion për zgjimin e vetëdijes kombëtare

të Shqiptarëve. Për këtë qëllim, vendosi së pari të shpikë një alfa-bet të posaçëm për gjuhën shqipe (...). Me këtë alfabet ai hartoi dy abetare, njërën më të lehtë, tjetrën diç më të rëndë, dhe shkoi në Konstantinopojë t’i botojë. Atje arriti t’i nxjerrë punimet në dritë, por vetëm pas një viti, autori qe vrarë, sipas disave, nga agjentët e kishës greke që nuk e shihnin me sy të mirë zgjimin e Shqiptarëve përmes shkollës në një jetë na-cionale, sipas të tjerëve ndërkaq, nga ana e Turqve, nga të njëjtat motive” (Contributia romanilor la renasterea Albaniei, Cluj, 1928, f. 4). Kali trojan i komunitetit shqiptar Shqiptarët e Brailës e kanë një pyetje karakteristike që të shtyn të mendosh: Kush kalon nëpër jetë, porsi gomari nëpër retë?, dhe përgjigjen ta japin atypëraty: Ata që s’punojnë. Kjo vlen për ata që gëlltisin buxhetin qeveritar në emër të komunitetit shqiptar, dhe që në vend të komunitetit, punojnë për interesat e veta. Çka ka bërë zonja Oana Manolesku për zonjën Anastasia Georgescu Palamida, shqiptare e sëmurë, bashkëkohanike e Nënë Terezës, ishbanore e Brailës, e bija e ish-kryetarit të Komunitetit Ortodoks Shqiptar, Nikolla Xhorxhesku Pallamidës? Asgjë! Asnjë tele-fonatë, asnjë vizitë, asnjë lei nga pesëdhjetëmiliona lejat që i ngre për çdo muaj, që nga viti 1996, në emër të komunitetit shqiptar; asnjë pako me ushqim apo ilaçe, kurrfarë përkrahjeje konkrete për bijtë dhe bijat e rilindasve tanë.

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Vdiq Pandora Kondi si pasojë e skamjes dhe varfërisë dhe vdiq Anastasia Georgescu si pasojë e sëmurjes dhe braktisshmërisë. Edhe sa do ta tolerojë Parlamenti rumun një papërgjegjshmëri, pandjeshmëri dhe padrejtësi të këtillë që i bëhet komunitetit shqiptar. Ku ishte Oana Maolescu me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit në Bukuresht! Pse nuk pat guxim të vijë në Klubin Diplomatik me rastin e kremtimit madhështor që organizoi ambasa-da shqiptare! E dini se pse! Ngase nuk i do vlerat e Shqipërisë, por lekët e Rumanisë. Ç’bën Tirana zyrtare! Pse hesht diplomacia shqiptare! Oana Ma-nolescu nuk ësht produkt i Bash-kësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë ngase kjo organizatë e shkarkoi nga anëtarësia kur e pa se rend pas lekut qeveritar, e jo pas komunitetit shqiptar. Ne si shqiptarë shkojmë ne këpucë të këputura, me syza të këpu-tura, me kurorën e këputur të dhëmbëve në xhep, ndërsa ajo si joshqiptare merr votat nga joishq-iptarët, boton një gazetë muri pa asnjë shqiptar, fle me paratë e shqiptarëve në hotel, shpërndan ndihma humanitare për joshq-iptarë, dhe mashtron botën gjoja se qenka shqiptare. Ku shkojnë paratë e majme që jep Qeveria për komunitetin shqiptar? Mund t’i justifikojë vallë me një gazetë ku kultivon kultin e personalitetit apo me kikirikat me të cilat e qeras një grup këngëtarësh joshq-iptarë? Shqiptarët e Bukureshtit, Brailës, Konstancës e gjetiu janë duke u pregaditur për ta ngritur zërin e protestës, që nga Buku-reshti e deri në Bruksel.

Kosova e pësoj ma se shumti projektin e shkatërrimit te sistemit arsimor nga pushtuesit serb, ata ne vazhdimësi i pen-gonte shkollimi i shqiptareve ne Kosovë, meqë rast ne vitet 1991 edhe morën veprime konkret për ti mbyll te gjitha shkollat shqipe te arsimit te mesëm dhe te lart, bënë dëbimin masiv të nxënë-seve nga shkolla , ne ketë peri-udhë shumë nxënës u përballen me goditje te rendë psikologjike, sociale dhe pedagogjike, shumë nxënës u detyruan si rrjedhojë e rrethanave te krijuar te mësojnë neper podrume, ta ndërpresin shkollën apo te emigrojnë jashtë vendi dhe shifrat tregojnë për qindra mijëra. Lufta e vitit 1998-99 ishte kulmi i te gjitha te këqijave te kryera ndaj popullit shqiptar te Kosovës,me mbarimin e luftës ne qershor te vitit 1999 popullata ishte ne një gjendje te rende psiko-sociale, infrastruk-tura shkollore e shkatërruar, ishin vrarë shumë mësues dhe nxënës , shumë fëmijë ishin lëne jetim dhe ne trauma te thella psikologjike, dhe si e tillë kjo gjendje ishte alarmante.Me intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe me mbarimin e luftës, u investua ne rindërtimin e vendit, ku rindërtimi i in-frastrukturës shkollore ishte nder prioritetet e bashkësisë ndërkom-bëtare dhe i popullit te Kosovë. Sistemi arsimor pas disa muajsh arriti te organizohet, u investua ne fushat si : trajtimin psikoso-

cial te fëmijëve te dal nga lufta, trajtimin dhe trajnimin psiksocial te mësimëdhënsve,u be botimi i shumë broshurave ne shër-bim te shëndetit psiko-social te popullatës,ketë e kam përjetuar duke qen ne atë kohë edhe vet nxënës i shkollës se mesme. Pas tetë viteve te mbarimit te luftës,dhe pas këtij rrugëtimi te mundimshëm psiko-social, sho-qëria dhe sistemi arsimor akoma mbetet me shumë probleme, nder problemet qe ka sistemi i ynë arsimor është edhe braktisja e shkollës nga nxënësit, një du-kuri e cila me përmasat dhe me mënyrën e manifestimit te saj bën te jetë shqetësuese.Ndikimi i faktorëve social,pedagogjik dhe psikologjik ne braktisjen e shkollës nga nxënësit ne Kosovë. Ne grupin e faktorëve me ndikim te drejtpërdrejt ne shfaqjen e du-kurisë se braktisjes se shkollës nga nxënësit bën pjesë faktori socio-ekonomik , një raport i publikuar nga qeveria e Kosovës thuhet se 37 % e popullatës se Kosovës kanë te ardhur për kok banori jo me shumë se 1.45 euro ne ditë ,ndërsa 15 % e popullatës se Kosovës te ardhurat për kok banori i kanë me pak se 1 euro ne ditë, këto te dhëna tregojnë se 52 % e popullatës janë ne varfëri te thellë , ku te ardhurat për kokë banori nuk arrin mbi 1.45 euro ne dit .Si rrjedhojë e kësaj gjendje te rend sociale shumë nxënës janë detyruar qe për te siguruar

Dukuria e braktisjes se shkollës nga nxënësit e shkollës fillore dhe te mesme një problem shqetë-sues ne KosovëHistoria e arsimit shqiptar qe prej hapjes se shkollave te para shqipe është përballur me vështirësi te mëdha, nga se si komb jemi bal-lafaqua me pushtues te ndryshëm dhe për te gjithë pushtuesit nder segmentet ma te synuar për tu shkatërruar ishte sistemi edukativo-arsimor nga se e kishin shumë çartë se për ta mbajtur një popull sa me gjatë nen pushtim duhet ti rrënohet sistemi edukativo-arsimore.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

ekzistencën e tyre dhe te familjes se tyre ta braktisin shkollën dhe te punojnë: si me karrocë,ne ndërtimtari, shitje te cigareve e deri edhe te kërkimi i lëmoshës, dukuri këto me ndikim te drejt-përdrejt negativ ne zhvillimin e personalitetit te fëmijës.Kosova ka shumë ligjet dhe urdhëresa administrative për ndalimin dhe parandalimin e braktisjes se shkollës nga nxë-nësit, por këto ligje dhe urdhëre-sa administrative nuk po arrin te zbatohen me efikasitet. Shkalla e lart e varfërisë se popullatës si dhe pa mundësia apo neglizhenca e institucioneve te vendit për ti mbështet ekonomikisht familjet e nxënëseve qe detyrohen ta brakti-sin shkollën bën qe ne te shumtën e rasteve institucionet e Kosovës te sillen si te verbëta ndaj duku-risë se braktisjes se shkollës.Niveli i ulet i edukimit dhe or-ganizimit ne familje ndikon ne mënyrë direket apo indirekte tek fëmijët qe ta braktisin shkollën. Pamundësisë apo mos përkush-timi i familjes, i shkollës dhe mjedisit social për ti trajtua si duhet fëmijët, i lëne fëmijët te përfshihen ne sjellje negative-delikuente ku si rrjedhojë bëjnë edhe braktisjen e shkollës .

Raporti i MASHT-it për vi-tin 2002-2005 për braktisjen e shkollës na jep te dhëna se brenda këtyre viteve kanë braktis shkollën e mesme 2.983 nxënës dhe shkollën fillore 9.823 nxënës, ku sa i përket gjinisë domi-nojnë djemtë si ne braktisjes e shkollës fillore ashtu edhe te mesme.Puna fizike, emigrimi, si dhe sjelljet delikuente janë shkak-tar qe i bëjnë djemtë te dal-lohen ne braktisjen e shkollë , ndërsa vajzat ne te shumtën e rasteve e braktisin shkollën si rrjedhojë e kushteve te renda

socio-ekonomike, martesave te parakohshme,trafikimit, si dhe e dominimit te shumë paragjyki-meve familjare dhe sociale sa i përket perspektives se shkollimit te vajzave.Te rrezikuar nga braktisja e shkollës mbeten edhe nxënësit te cilët rikthehen nga vendet e perëndimit nga kanë emigruar me par , ndryshimet qe përjetojnë ketë nxënës sa i përket sistemit social dhe edukativo arsimor te Kosovës me atë qe kanë pa-sur ne perëndim mbetet larg për tu krahasuar si ne aspektin e kushteve sociale ashtu edhe ne aspektin e metodave te mësim-dhënies dhe mesimnxenies, dhe si rrjedhojë e kësaj gjendje nga mungesa e integrimit si duhet ne shoqëri, shkollo etj, këta nxënës mbeten rrezik potencial për ta braktis shkollën.Sistemi shkollor dhe organizimi i jetës sociale brenda shkollës ndikon tek nxënësit qe shkolla te jetë apo jo mjedis atraktiv dhe tërheqës për nxënësit. Ne reformat qe ka hyrë sistemi ynë arsimor ne fokus është vene nder te tjerat edhe reformimi i mësim-dhënies dhe i mësimnxenies me qellim ngritjen e nivelit te intëraksionit nxënës-mësues-prind, ngritja e komunikimit ne mes te këtyre faktorëve është me ndikim pozitiv ne parandalim dhe te braktisjes se shkollës nga nxënësit. Sistemi arsimor edhe për kundër përparimeve te bëra deri me tani prapë mbetet me shumë prob-leme dhe larg synimeve te veta, nder problemet qe ka sistemi arsimor janë te ardhurat e ulëta për mësimdhënës,infrastruktura larg standardeve për te zbatuar reformat , si dhe prania ne numër te madh e mësimdhënëseve te vjetër te cilët me decenie kanë aplikua metoda te caktuar te mësimdhënies dhe koncepti i

reformës shpesh nuk po kupto-het si duhet dhe ka vështirësi ne aplikimin e reformave . Vendimi i MASHT-it për ti lënë pedagoget jashtë shkollës është edhe një tjetër faktor i mbetjes se shkollës pa një nga segmentet me rëndësi për evidentimin, ana-lizimin dhe trajtimin e vështirë-sive me te cilat përballen nxë-nësit dhe mësimdhënësit.Nder problemet qe ka shkolla sot është ushtrimi i dhunës verbal por edhe dhuna fizike është pran-ishme akoma ne shumë shkolla, dhunë kjo qe ushtrohet ndaj nxënëseve nga ana e mësimdhë-nëseve, stafit teknik te shkollës si dhe nga ana e vet nxënëseve ku si rrjedhojë shumë nxënës mund te jen viktimë e kësaj dhune e si rrjedhojë te detyrohen të braktisin shkollën .Shkolla propagandon se ka objektivë integrimin e te gjithë nxënëseve ne sistemin edu-kativo-arsimor por integrimi i te gjithë nxënëseve sidomos i nxënëseve me aftësi te kufi-zuara psiko-fizike dhe sociale ka vështirësi praktike, nga se ne kushtet tona është e pa mundur te punohet si duhet me nxënësit me aftësi te kufizuara, dhe këtu ndikojnë shumë faktor si in-frastruktura jashtë dhe brenda shkollës, klasat me numër te madh te nxënëseve, mungesa e përgatitjes profesionale dhe gatishmërisë se mësimdhënëseve për ti integrua këta nxënës ne shkolle. Ulja e interesimit për shkollë apo edhe braktisja e shkollës nga nxënësit ka si shkak edhe mosqenien e shkollës ne hap me zhvillimet e kohës, me teknologjinë informative dhe me ekonomin e tregut, një fakt i tillë ndikon qe shumë nxënës pas përfundimit te shkollës nuk po arrijnë qe me njohurit qe kanë marr ne shkollë te integrohen ne

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

tregun e punës brenda apo jashtë vendit.Faktorët psikologjik per brak-tisjen e shkollës nga nxënësit fillor dhe te mesëm janë ngushtë te ndërlidhur me faktorët social dhe pedagogjik. Kushtet social-ekonomike ne familje ndikojnë ne motivet psikologjike te nxë-nësit për shkollë, fakti se sho-qëria jonë gjendet ne një gjendje te rend social-ekonomike, ku shume familje jetojnë ne varfëri te skajshme me një standard te ardhurave me pak se 1 € ne ditë për kok banori tregon se këto familje përballen me mbijetesë dhe ne këto rrethana motivi për shkollimin e fëmijëve te tyre përben motiv sekondare për tu arritur.Mungesa e atmosferës se mirë social-pedagogjike ne shkollë ndikon qe nxënësit me gjendje te rend ekonomike,me vështirësi ne te nxënë, dhe me te meta te ndryshme psiko-fizike te ndihen te përjashtuar nga shkolla nga mostrajtimit si duhet ne mjedi-sin shkollor .Braktisjes e shkollës nga nxënësit paraqitet edhe kur nxënësi nuk arrin suksese ne shkollë dhe si pasoj përsërisin me shumë se një herë vitin shkollor dhe pas këtyre dështimeve këta nxënës ne te shumtën e rasteve edhe e braktisin përfundimisht shkollën.Masat për parandalimin e brak-tisjes se shkollës nga nxënësit Institucionet duhet te jen me te vendosura për eliminimin e varfërisë e sidomos te varfërisë se skajshme ne familje, te krijoj fonde te veçanta për ti mbështet nxënësit qe per shkaqe ekono-mike detyrohen ta braktisin shkollën.Institucionale duhet te jen me te vendosura për ta luftuar duku-rin e braktisjes se shkollës nga nxënësit duke u përqendruar ne: bërjen funksional te ligjeve

qe parandalojnë braktisjen e shkollës nga nxënësit , elimin-imin me kohë te faktorëve qe provokojnë braktisjen e shkollës nga nxënësit,vendosjen e lidhjeve funksionale ne mes familjes, shkollës dhe institucioneve tjera për te qen sa me herët dhe sa me mirë te informuar për faktorët qe i detyrojnë nxënësit ta braktisin e shkollës.Te krijohen këshilla funksionale nder institucionale për parandalimin dhe rikthimin e nxënëseve qe braktisin shkollën Këto këshille do te ishte organ ndërlidhës dhe koordinues me te gjithë faktorët e rëndësishme institucional apo jo qeveritar për parandalimin e braktisjes se shkollës dhe rikthimin e nxënë-seve qe kanë braktis shkollën.Reformat duhen te orientohen edhe me shumë ne ngritjen e komunikimit ne mes te mësim-dhënëseve dhe nxënëseve me qellim krijimin e atmosferës mo-tivuese tek nxënësit për shkollën. nxënësitKrijimi i këshillave funksionale brenda shkollës ku te jenë te përfshirë mësuesit, nxënësit dhe prindërit ne funk-sion te parandalimit te dukurisë se braktisjes se shkollës nga nxënësit. Kthimi i pedagogeve dhe inkuadrimi i psikologeve me qellim ngritjen e nivelit te komu-nikimit brenda shkollës , kjo do ti shërbente shumë sistemit eduka-tivo-arsimor, nga se problemet me te cilat përballet shkolla ne raport me nxënës e si rrjedhojë i atyre problemeve vjen deri te braktisja e shkollës nga nxënësit do te parandaloheshin me ekzis-timin e bashkëpunim te ngushtë ne mes pedagogut,psikologut dhe mësueseve. Shkollat me peda-gog dhe psikolog do te kishin me te lehtë te identifikojn me herët shkaqet qe i shtyjnë nxë-nësit ta braktis shkolle, dhe do te kërkoheshin mekanizmat funk-sional për ti eliminuar ato shkaqe.

Shkolla duhet te synoj te jetë ne trend me informacionet e fundit ne fushën edukativo-arsimore. Reformat ne shkolla duhet te synoj fuqishëm me qen ne trend me informacionet e reja ne te gjitha fushat arsimore, me qel-lim qe shkolla te jetë ne hap me tregun e punës dhe si e tillë te jetë edhe atraktive dhe tërheqëse për nxënësit.Te behet parandalimi i diskrim-inimeve dhe paragjykimeve ndaj nxënëseve me kushte te renda psiko-sociale, me aftësi te kufi-zuara psiko-fizike apo edhe me dallime te tjera, qe behet nga ana e mësimdhënësit apo nxënësit brenda apo jashtë shkollës Parandalimi i transferimit ne shkollë te problemeve sociale me te cilat përballen mësimdhënësit jashtë shkollës.Krijimi i ambientit integrues dhe bashkëpunues ne mes te nxënë-seve dhe mësimdhënëseve pa paragjykua dallime sociale apo vështirësitë psik-fizike te nxënë-seve.Shkolla duhet te kërkoj me ngulm gjetjen e mekanizmave për rritjen e motiveve për shkollim tek te gjithë nxënësit dhe te parandaloj dukurin e braktisjes se shkollës nga nxënësit.

Imri ZabeliAutori është Psikolog nëSherbimi psikologjik socialdhe pedagogjik”Zana” Drenas Kosovë

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Ne kohen e lirë Ylli luan fotboll dhe ka pasion që të lexoj është i dhënenun pas literaturës dhe ka dëshirë të lexojë libra në gjuhën shqipe,franqeze, suedeze, por ka hoby edhe vizatimin dhe shkruan tregime. Ylli është nxënës në gji-mazin Wänströmmska ne Västerås, ne drejtimin shekncat natyrore dhe matematikë. Eshtë nxënës i shkelqyer, nxënës për lavdatë në mësime dhe sjellje shembullore.Ylli është një dajlosh Kosovar, vjen nga Drenasi ish Glloogvci i Kosovës, pra Ylli është drenicak, jeton që nga viti 92 në qytetin Västerås të suedisë së bashku me familjen e tij mamin dhe baban që ata jetojnë ndamas njeri nga tjetri. Ylli ka vendosur qe te jetoj sipas dëshirës së vet disa javë kalon tek mami disa javë tek babi. Ylli mer-ret me aktivitete të lira por hoby ka futbollin, shkrime, leximin dhe vizatimet. Por Ylli është I dhenun me mish e me shpirt pas futbollit ku edhe bënë gara në futboll me ekipin e tij në qytetin e Västeråsit. Por djelmoshave të cilët luajnë së bashku me Yllin u ndodhi një e pa-pritur në ekipin e tyre kur trajneri i tyre fillon ngacmimet seksuale të të rinjëve dhe kjo vazhdon diku rreth dy vite e askush nga të rinjët e ekipit nuk ka guxim ta paraqes

arstin rreth trenerit ngucakeq.Drenicaku Ylli Dautaj duke parë marrëzit e trenerit atëhere vendos që ate ta lajmeroj dhe keshtu ve-pron për tu dal ne ndihmë shokëve të ekipt dhe vet ekipit në të cilin ai luan.Dashuria per shokët, dhe si thot fjala e uret “Një tigër të lidhur me zinxhirë mund ta përmbajë edhe një fëmijë, por, pa u këputzinxhiri edhe njeriu më i fortë në botë nuk mund ta mbajë.Do te thot se Ylli i ka krahet e veprat nga familja dhe vendi i tij.Në bisedë gjithnjë ylli thot: Famil-ja ime janë krahët e mi, soji im — veprat e mia.- Ylli si arrite ti të hetosh se treneri i ngacmon fëmijët-te rinjët?Kur fillova te luaj fotboll per ekipin me te larte, atëher vrejta disa gjera qe nuk ishin normale, dhe ato gjera fillova ti përcjellë dhe dëgjojë me vemedndje, ato ishin disa gjëra të cilat mua nuk më pelqenin tek treneri ynë atëhere dal ngadal, bisedova me mamin qe ka pervojë të madhe ne psikologji dhe juridik dhe vendosa me ndergjegjen time të flas cka kam pa me sytë e mi dhe cka kam dëgjuar nga fëmijët tjerë. Arsyeja pse asnjë fëmijë tjetër nuk ka guxuar te flas ishte friga e madhe dhe mosbesimi ndaj te rriturëve.Por tek unë ky mosbesim dhe kjo frig nga të rriturit nuk egziston, sepse ne kemi tjeter kultur dhe traditë, pra kemi respekt për më tyë vjetrit ku edhe të vjetrit apo të rriturit kanë respekt për ne të rinjët apo fëmijët.-Cfare të shtyri Ylli në këtë dretjim-humaniteti?”Zemra e mirë” thot ai vet.Dhe ai niset nga thenje filosofike të cilën ai me endje e tregon e si duket duhet ta ketë marrë nga

mami e cila ka një filosofi në mendjen e saj dhe Ylli thot:”Një filozof mblodhi nxënësit e tij dhe i pyeti se cila është gjëja më e mirë në botë për njeriun. Njëri tha: “mendja e përsosur”, tjetri: “shoku i mirë”, një tjetër: “fqiu i mirë” dhe një tjetër: “kujdesi dhe largpamja”. Filozofi puk pëlqeu asnjerën. Më në fund, njëri porsa tha: “është zemra e mirë”, filozofi: “Po, tha, po të jetë kjo, janë edhe ato që thanë të tjerët”. Kështu e spjegon mendi-min e tij Ylli.-Si e ndien veten Ylli pas kesaj ndihme qe u ke dhene shokëve nga ky ngacmues?”Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur thot nje fjal e urtë”. Pra ylli ka rezikuar por ka shpëtuar shumë fëmijë nga keqperdorimet sexuale të një të rrituri. Mami i yllit thot një medim folozofik dhe shton :”Ai që zgjedh si model kali-grafie një shkrim të bukur, nuk mund ta imitojë atëplotësisht, por duke përmirësuar shkrimin e vet, mund të shkruajë edhe më bukur se modeli. Po ashtu — ai, i cili përpiqet t’i ngjajë një njeriun të madh në sjelljet dhe veprimet e tij, nuk mund t’i përvetësojë ato, por është se korigjon sjelljen e tij dhe në qoftë se ka prirje natyrale, bëhet më i madh se ai që ka imi-tuar si nga mendimi ashtu edhe nga sjellja.” Pra fëmijet e tjerë kan mundësi edhe më të mëdha se unë thot Ylli, nese vrejen ndonje gje te keqe, te tregojnë mos të frigohen nga të rriturit.-Cka pret Ylli në të ardhmen?Dëshiroj te lexoj për mjek, kirurg. Kam talent të vazhdojë edhe ne drejtime tjera.

Drenicaku i Västråsit- hero i kohës

Ylli është një djalosh 16 vjeqar, është i lindur ne Suedi në qytetin e Västeråsi, Ylli i ka dy vllezer Albanin dhe Diellin dhe një moter me emrin Rreze. Albani 18 vjeqar, Rrezja 15 vjeqare dhe Dielli i vogel 8 muajsh.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve.Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedezeVäxelvis på modersmål och svenska

Goda kunskaper i svenska som andraspråkMånga flerspråkiga elever har goda kunskaper i svenska, för en del är det deras starkaste språk. Andra kom-mer i kontakt med det svenska språket först i förskolan eller skolan. Erfarenheter från skolan i Sverige visar att det brukar ta 1–2 år för nyanlända elever att nå en sådan nivå i svenska så att de kan kommunicera med kamrater och i någon utsträckning följa med i undervisningen. Det brukar ta 5–6 år innan man kan svenska lika bra som de elever som har svenska som sitt modersmål. Undantag finns. Högmotiverade elever med goda kunskaper i sitt modersmål och kanske även andra språk lär sig svenska snabbare. Elever som kommer från krigsområden eller som varit utsatta förandra traumatiska händelser kan periodvis ha extra svårt att lära sig något nytt. Goda kunskaper i sven-ska är en nyckel till skolframgång i Sverige. För att kunna studera vidare på ett nationellt program i gym-nasieskolan behöver eleven uppnå minst betyget Godkänt för skolår 9 antingen i svenska eller svenska som andraspråk. Ett bra sätt att förbättra sina svenskkunskaper är att läsa böcker. Bibliotekarien ger gärna råd om böcker som motsvarar barnens och elevernas intressen.

Njohuri të mira në gjuhën suedeze si gjuhë të dytëShumica e nxënësve që flasin më shumë se një gjuhë kanë njohuri të mira në gjuhën suedeze, për një pjesë kjo është gjuha më e fortë e tyre. Të tjerët për herë të parë vijnë në kontakt me gjuhën suedeze në institu-cionin parashkollor ose në shkollë. Nga përvoja që kanë shkollat në Suedi dihet, se zakonisht për nxënësit e posa ardhur kërkohet 1-2 vjet për të arritur në atë nivel të gjuhës suedeze sa të komunikojnë me shokët e tyre si dhe të përcjellin mësimin në një farë mase. Zakonisht kërkohet një kohë prej 5-6 vitesh para se të mësojnë gjuhën suedeze aq mirë sa ata nxënës që kanë këte gjuhë si gjuhë amtare të tyre. Ekzistojnë përjashtime. Nxënësit me motivacion të lartë dhe me njohuri tëmira në gjuhën amtare e ndoshta edhe në gjuhë të tjera mësojnë gjuhën suedeze më shpejt. Nzënësit që kanë ardhur nga zonat e luftës ose që kanë qenë të nënshtruar ngjarjeve të tjera traumatike mund ta kenë posaçërisht vështirë në disa perioda të mësojnë diç të re. Njohuritë e mira në gjuhën suedeze janë çelës për një sukses në shkollë në Suedi. Për të pasur mundësi studimi më tutje në një program nacional në gjimnaz, nxënësi duhet së paku të arrijë notën kaluese për vitin e 9 shkollor, ose në gjuhën suedeze ose në gjuhën sue-deze si gjuhë të dytë. Një mënyrë e mirë për të përmirësuar njohuritë e gjuhës suedeze është të lexosh libra. Këshilla rreth librave që janë në përputhje me interesat e fëmijëve dhe nxënësve do ti merrni nga nënpunësi i Bibliotekës

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

Puna të nderon dhe lartëson

Shkroi:Bahtir Latifi

Ështe knaqësi të marrësh dhe të shkruash për njerëz me plot suksese ne jetë, por njëkohësisht është edhe fat të takosh njerëz të till..Ka shumë të atill por jo edhe aq sa ne mendojm. Fjala është për Teuta Qunin që jeton dhe punon në Suedi. Është një shembull për të mirë si për në shqiptarët ashtu edhe për të tjerët.Është një shembull sidomos për femrat shqiptare të cilat jetojnë në botën e jashtme. Kjo ka deshmuar ate se cka mund të bëjë një femër shqiptare. Nëse dikush dëshiron do ta përjeton veprën dhe punën e mirë. Mund ta bëjë atë sepse është shumë lehtë kur njeriu don .

Nuk mund të gjykohet një femër që punon dhe krijon familje të pastër si duhet, ormalisht që njeriu munde ta bëjë këtë vetëm me interesim, përkushtim, diciplin dhe sinqeritet.Fjala është për Teuta Qunin e cila njihet si kampione Europe ne boks për të katertën herë në kategorinë e saj. Mandej në studime si Socionome Teuta e cila është një ndër femrat shqiptare me të dalluara ne Mallmö të Suedis.Kjo dëshmon se sa e ngritur mund të jetë një femër shqiptare, kjo deshmon se sa mund të jetë e civilizuar një femer shqiptare ,kjo deshmon se sa mund të bëjë nje femer.Me një Teuta Quni Kosova mburret sepse kjo e perfaqëson shtetin e ri të Kosovës si femër e mencur ,puntore ,humane ,e palodhur, energjike dhe me plot ndienja të atëdheut të vetë dhe me plot entuziazëm që të punoj për popullin e vete. Kjo është ajo që ne duhët të bëjmë të githë, punë jo lodhje ,përkushtim ,përgjegjësi.Kjo është lumturija e një njeriu që punon dhe I jep detyra vetës dhe I kryen me vullnet Mburrem me një njeri të till që ka zemër për të tjerët si për vete .Shembull për ata që nuk e din rendësin e jetës ,kjo është ajo që duhet të bëjmë.Le të mbesim me shpres se si një Teuta Quni të ketë më shumë femra shqiptare coft në Europë po edhe në Kosovë apo edhe diku tjetër.

Albert Bunjaku në 360 grade: Nga Lenart Johansoni te Kombëtarja e Kosovës Dash FrashëriAlbert Bunjaku është shqiptari më i njohur në botën e futbollit suedez, kundërshtares së parë të Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2010. Trajneri i Kalmar FF në Suedi gjatë sezonve 2007 dhe 2008 është një ndër miqtë e dy legjendave suedeze të futbollit ndërkombëtar: ish-presidentit të UEFA-s, Lenart Johanson (tani President Nderi), por edhe ish-trajnerit të Kombëtares angleze, Sven Goran Erikson, aktualisht në drejtimin e Mançester Sitit, por edhe Lars Lagerback, trajnerit të përfaqësueses së Suedisë. JOHANSON“Prej shtatë vjetësh jam përfaqësues zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës për diasporën dhe jam njeriu i vetëm që kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me UEFA-n dhe zoti Lenart Johansson është mik shumë i afërt i imi. Së fundi jam takuar me të para dy muajsh dhe një kafe me të është gjithmonë argëtuese, është shumë babaxhan. Mëson shumë nga përvoja e tij, por dhe di të trajtojë si të barabartë bashkëbiseduesit, madje folëm edhe për ndeshjen Shqipëri-Suedi për Botërorin 2010 (eliminatoret). Në Suedi kanë respekt për Shqipërinë, tha Johan-son, pavarësisht se Suedia për momentin ka ekip shumë të mirë. Shqiptari nga Kosova, një suedez i natyrali-zuar, pasi jeton në vendin skandinav prej 18 vjetësh.“Të gjitha projektet suedeze të futbollit në Kosovë janë edhe kontribut i imi”. LAGERBACK- Bunjaku gëzon respektin e elitës së trajningut në Suedi dhe kjo i ka hapur dyert. Karizmatik, Alberti ka ditur të fitojë miqësinë e emrave më të mëdhenj të futbollit suedez. “Javën e ardhshme do të takoj zotin Lars Lagerback, trajnerin e Suedisë dhe sigurisht biseda do të na çojë edhe drejt ndeshjes në Tiranë, pavarësisht se përqendrimi i tij do të jetë për finalet e Kampionatit Europian.

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, dhjetor, …« grup i telentuar muzikor shiptar Një grupi talentuar dhe i kerkuar nga mergimtaret ne Suedi ,fjala është për

JEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari” vazhdoi deri më 13 janar 2006. Ndërkaq nga 16 janari 2006 programi në gjuhën shqipe transformohet në format të magazinës dhe merr emrin e ri ”Jehona”.Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë pason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap, atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër,dhjetor, 2008

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari [email protected]; Lena Liden [email protected];Hakif Jashari [email protected] ; Arsim Daka [email protected];AgronCela [email protected];Bahtir Latifi; [email protected] e redaksisë,[email protected];Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20,503 07 Borås,Suedi