20
REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES DITURIA E BOTON QKSH ”MIGJENI” BORÅS-SUEDI

REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES

DITURIA E BOTON QKSH ”MIGJENI” BORÅS-SUEDI

Page 2: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë, prindër e mësues D I T U R I A

Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni”

Borås-Suedi

Kryeredaktor : Sokol Demaku

Këshilli redaktues: Rrahman Jashari Lena Liden Agron Çela Ramadan Myrtaj Arsim Daka Sinan Kastrati

Adresa e redaksisë: Revista Dituria

C/O Studie främjandet L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås

3. Të kultivojmë tek fëmijët kulturën,gjuhën dhe traditën që na lanë të parët-këndi i redaktorit

5. Një historik i shkurtër i Gjuhës Shqipe.

6. Migjeni-biografi e shkurtër

8. Gjergj Kastrioti – Skenderbeu

9.Skënderbeu provon shpatën e re

10. Nga letersia popullore per femije

11. Të krijohet një urë lidhëse mes fëmijëve shqiptar me fëmijët nga të gjitha trojet shqiptare

13. Histori e shkurtër e letërsisë dhe kulturës shqiptare

14. Kuzhina shqiptare

15. Ruajtja e ambientit-rreziqet dhe pasojat

16. Teuta- Mbreteresha Ilire

18. Rapsodet popullor

19. Urti të zgedhuna, që na ka lanë të parët

20. Formimi i QKSH “Migjeni

Page 3: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Fjala e Kryeredaktorit

Të kultivojmë tek fëmijët kulturën, gjuhën dhe traditën

që na kanë lënë të parët

Në Borås e më gjerë jeton një komunitet i madh shqiptar. Në kuadër të këtij komuniteti jeton një numër i madh i fëmijëve, të cilët vijojnë shkollimin në shkollat e ketushme. Gjatë periudhës së kaluar janë bërë përpjekje për të botuar qoftë revista qoftë libra të ndryshëm për këtë kategori të popullatës shqiptare, me qëllim që të përkrahet zhvillimi i tyre arsimor e kulturor. Por këto përpjekje kanë qenë të herëpashershme dhe nuk është arritur që të krijohet një kontinuitet në këtë fushë. Kjo reviste për fëmijë, prindër e mësimdhënës, do të merrej pikërisht me preokupimet, vështirësitë, sukseset dhe perspektivën e tyre e kjo është shtysa kryesore e cila na udhëheq që ne të bëjmë përpjekje për të realizuar këtë projekt. Përmes kësaj reviste ne synojmë të kultivojmë tek fëmijët shqiptarë në Borås dhe më gjerë kulturën e të lexuarit e cila është njëra prej komponentave kryesore për suksese në shkollë, synojmë të sjellim të arriturat më të mira në fushën e letërsisë për fëmijë nga të gjitha trojet shqiptare dhe mërgata jonë, që është shtylla kryesore për krijimin e një identiteti të shëndoshë e modern. Përmes përmbajtjeve të përshtatshme për moshën e fëmijëve dhe për rrethanat e tyre jetësore , revista do të jetë një lidhje e natyrshme e botës fëmijërore me Atdheun dhe me vendin mikpritës Suedin.

Do të bëhen marrëveshje për kontakte të përhershme me krijues për fëmijë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, të cilët do ta ushqejnë revistën me përmbajtje të përshtatshme për botën fëmijërore. Në faqet e kësaj reviste një vend i veçantë do t’i kushtohet edhe botës prindërore. Prindërit shqiptarë kanë nevojë imediate për tu informuar mbi shumë çështje që kanë të bëjnë me shkollimin e fëmijëve të tyre, duke filluar me informacionet mbi sistemin shkollor aty ku ata jetojnë e deri tek temat e veçanta mbi vështirësitë konkrete që ata i mundojnë.

Punime të ndryshme shkencore nga fusha e mësimdhënies do të zënë një vend të veçantë në faqet e kësaj reviste, si nga ekspertë shqiptarë ashtu dhe të huaj. Do të botohen punime të shkruara nga mësimdhënës dhe do të bëhen shkëmbime të përvojave në fushën e mësimdhënies.

Page 4: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

Me rëndësi të veçantë do të jetë e dhëna se në këtë revistë do të botohen përmbajtje të cilat do të ndikojnë pozitivisht në integrimin më të mirë të shqiptarëve në shoqërinë suedeze . Është fakt i njohur se reputacioni i komunitetit shqiptar në Suedi është shumë pozitiv, andaj një punë e tillë në këtë drejtim do të ishte me dobi të shumëfishtë. Për tu arritur një raport edhe më i mirë mes komunitetit shqiptar dhe popullatës vendase do të punohet në drejtim që të trajtohen edhe tema me të cilat ballafaqohet personeli arsimor suedez e të tjerë në raport me fëmijët, prindërit dhe arsimtarët shqiptarë. Do të krijohen mundësi që në faqet e kësaj reviste të botohen edhe përmbajtje nga pala suedeze dhe të tjera, duke filluar nga fëmijët e deri tek mësuesit dhe profesionistët e fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e arsimit

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Att vidareutveckla språket, kulturen, traditionen hos våra barn

I Borås med omnejd lever ett stort grupp albansk befolkning. Inom den här befolkningen finns många barn som går här i skolan. Det har gjorts många försök i det förflutna skedet att publicera olika tidskrifter och böcker för det här kategorin av albanska befolkningen, med avsikt att understödja utvecklingen av deras kultur och utbildning. Men dessa försök var då och då och de har inte uppnått ett kontinuerligt skapande. Den här tidskriften skulle ägna sig åt deras engagering, svårigheter, framgångar och perspektiv. Den är i huvudsak kicken som leder oss att försöka förverkliga det här projektet. Genom tidskriften strävar vi efter att vidareutveckla läsningen hos albanska barn som är en av det viktigaste komponenten till framgång i skolan. Vi eftersträvar att åstadkomma de bästa framstegen inom albansk barnlitteratur för att skapa ett välbehållen identitet. Genom lämpliga innehåll till barnens ålder och livsförhållandena tidskriften ska vara en spontan anknytning av barnens värld mellan hemlandet och Sverige. Vi ska göra avtal för permanenta kontakter med barnförfattare från Albanien, Kosovo, Makedonien, Montenegro, Preshevo dalen och diaspora som ska tillföra tidskriften med lämplig innehåll av barnens värld. En särskild plats av tidskriften ska vi ägna åt föräldrarnas värld. Albanska föräldrar är i stort behov över olika slags information som berör deras barns utbildning till att börja med informationen över skolsystemet där de bor till och med tillvalsämnen om verkliga svårigheter som de plågas. Ett särskild plats i tidskriftens innehåll ska innehålla vetenskapliga verk inom undervisningsområdet, från albanska och utländska experter. Karakteristisk med den här tidskriften är faktum att innehållet ska påverka positivt den albanska integreringen i det svenska samhället. Ett känt faktum är att albanska befolkningen i Sverige har fått en mycket positiv rykte, därpå ett arbete i den riktningen skulle vara till stort nytta. För att uppnå ett bättre relation mellan den albanska befolkningen och svenska folket ska vi handskas även med svårigheter som svenska lärare konfronteras i förhållande till albanska barn, föräldrar och lärare. Det ska bli möjligt att omfatta i tidskriften ” Dituria” även svenska publikationer inklusive barn, lärare och olika experter som har att göra med utbildningen.

Page 5: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Rrahman Jashari

NJE HISTORIK I SHKURTER I GJUHES SHQIPE

Gjuha shqipe i takon grupit të gjuhëve indoevropiane. Në antikë kjo gjuhë quhej ilirishte dhe flitej në të gjitha vendet e banuara me Ilirë. Këtë e vertetojnë shumë deshmi arkeologjike, gjuhësore e toponomike. Nuk ka dëshmi se ilirët u shperngulën nga vendbanimet e tyre e as se shqiptarët erdhen nga ndonjë vend tjetër e u vendosen në Ballkan. Emri i lashtë Ilir më vonë u zavendësua me emrin Arbër e Alban dhe gjuha e tyre tani është arbërishtja. Për origjinën e Gjuhës Shqipe kan dominuar dy teza:

- origjina Ilire dhe Trake

Dominon origjina trake. Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e Ilirëve dhe gjuhës së tyre e bëri historiani suedez Hans Erich Thunman i cili duke u mbeshtetur në burime latine e bizantine dhe të dhena anomastike erdhi në përfundim se shqiptarët janë vazhduesit autokton të Ilirëve, popullsi e cila nuk u romanizua ashtu si ndodhi me popullin trako.dake, paraardhsit e rumunëve të sotëm. Këtë tezë se shqiptarët janë paraardhës të Ilirëve e mbështeti edhe albanalogu i shquar austriak Johannas Georges Van Hahn në veprën e tij Albanesishe studier botuar më 1854. Sot dominon interesim i madh për Gjuhën Sjqipe në mesin e shumë gjuhëtarëve, historianëve e albanalogëve duke ardhur në përfundim se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë vazhduese e gjuhës së Ilirëve. Gjuha shqipe vazhdoi të jetoj në marrëdhenje me gjuhët greke, latine. Gjuha Shqipe është një nder gjuhët me të vjetra në Europë, por e dokumentuar me shkrim shumë më vonë tek në shek. XV. Dokumenti i parë i shkruar në shqip është “Formula e pagëzimit” 1462, “Fjalori i Arnold von Harfit” dhe “Perikopea e Ungjillit” fundi i shek. XV dhe fillimi i shel. XVI. “Formula e pagëzimit “ e shkruar në vit. 1462 është vetëm një fjali në Gjuhën Shqipe: “Unë të paghsont premenit Atit et birit et spirtit senit”. Kjo është një qarkore e shkruar nga Pal Engjelli kryepeshkop i Durrësit i cili ishte bashkëpunëtor i Skenderbeut, e shkruar në Latinisht. Pal Engjelli i bëri një vizitë Matit dhe verjti shumë parregullësi në fenë katolike dhe la ca porosi për priftërinjët katolik dhe vet “Formulën e pagëzimit” që fëmijët mund të pagëzoheshin nga vet prindërit. “Fjalori i Arnold von Harfit” i v. 1469 ka vetëm 26 fjalë, ca shprehje dhe numra 1 – 10 dhe 100 – 1000 të perkthyera edhe në gjermanisht. Autori u ndal në Ulqin dhe Durrës e Sazan dhe shenoi këto fjalë për nevojat e tij. “Ungjilli i Pashkëve” i shkruar në dialketin toskë e me alfabet grek përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shen Mateut. Keto dokumente nuk kan ndonjë rëndësi letrare por kan vlera historike.Shqipja që nga fillimi është shkruar në dy dialekte, gegë ne veri dhe toskë në jug që do të thotë se në veri ka pasur ndikim gjuha latine e në jug ajo greko-bizantine.

Libri i parë i shkruar në Gjuhën Shqipe është “Meshari i Gjon Buzukut” viti 1555. Gjendet vetëm një kopje në Biblioteken e Vatikanit.

Në dialektin gegë jashtë kufijve të Shqipërisë flitet në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc. Në dialektin e jugut ne Maqedonin jugore , Cameri.

Në vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës, kulturës dhe cdo lamie tjetër të kombit shqiptar.

Page 6: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI (1911 – 1938)

Poet dhe prozator, përfaqësuesi më i shquar i letërsisë demokratike e revolucionare shqiptare para clirimit.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje të varfër qytetare; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27 vjecare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pelice të Italisë.

Ishte poet dhe prozator. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është koha kur zhvilloi veprimtarinë e vet letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat ”Illyria”, ”Bota e re” etj. Më 1936 krijimet e veta poetike i përmblodhi në librin ”Vargje të lira”, të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Nga fundi i viti 1937 shkoi në Itali për tu sheruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.

Migjeni kishte bindje demokratike, revolucionare, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë.

Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demoktratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të krijimtarisë së Migjenit qendron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesermen.

Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndanë veprën e tij.

Page 7: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Në poezitë e para, si ”Zgjimi”, ”Të birt e shekullit të ri”, ”Shkendija”, ”Shpirtënit shtegtarë” etj pakënaqësia e thellë ndaj realitetit cifligaro- borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla e romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë (”kalbësinave që kërkojnë shejtnim”). Kritika e rreptë e gjendjes së rendë të vendit u gershetua në këto krijime me dëshirën e zjarrtë për ”një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristike kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në krijimtarinë e Migjenit. Për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi i kohës. Heronjët e veprave te tij më të mira (”Bukën tonë të për-ditshme falna sot”, ”Bukuria që vret”, ”Mollë endalueme”, ”Legjenda e misrit”, ”A do qymyr zotni?” etj) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qendronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashta shoqërisë. Në ”Poemën e mjerimit” veprë e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tabllo të gjallë dhe rrënqethëse masat e shtypura dhe të shfrytëzuara,venitjen e tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia cifligaro-borgjeze.Në një varg shkrimesh, si ”Zoti të dhashtë” etj Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve qe hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhenjet e tyre familjare (”Të celen arkapijat”, ”Studenti në shtëpi”). Në ”Stundeti në shtëpi” vuri në lojë intelegjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për idealet e larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar (”Kanga skandaloze”, ”Programi i një reviste”, ”Novelë mbi krizën” etj). Skamnorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat ”Luli i vocërr” dhe sidomos ”Zeneli”, shkrimtari vuri në dukje aftësit intelektuale të masave dhe deshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore (”Mollë e ndalueme”). Rrefimi i thjeshtë dhe konciz, simpatitë qe zbulojnë thelbin e dukurisë,fryma polemike, pskilogjizmi i hollë, prirja për ti dhenë personazhet med isa viza figura poetike shprehëse, ironia- këto janë vecoritë kryesore të stilit të Migjenit. Krijimtaria e tij la gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë cifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare; me veprat e tij ndihmoi në formimin e shpirtëror të saj. Këtë rol atio e luajtën edhe në vitet e qendresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë. Pas clirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. (”Veprat” e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm). Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe krijimtarinë e tij janë botuar studime e artikuj të shumtë. Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe(1956).

Ju dha titulli ”Mësues i Popullit” (1957).

Page 8: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

FYTYRA TE NDRITURA TE HISTORISE SE POPULLIT SHQIPTAR

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Gjergj Kastrioti u lind në Dibër më 6 maj 1405, vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. Skëmderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë roigjinale Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve e 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u mor peng nga pushtuesit turq që në moshën e mitur dhe u dergua në oborrin e sulltanit në Andianopojë. Atje, zgjuersia dhe shkathtësia e cuan Gjergjin në shkollën e sullatanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender(Aleksnader). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “Skenderi” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimeri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurr Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokë që e lindi. Për më se 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte ti zinte vendin, por në fakt sulltasni e emroi sanxhajbej jashta tokave shqiptare. Megjithatë Skenderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për tu kthyer perfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Me 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallue dhe u tërhoq në panik. Skenderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptar e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si clirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëmtor 1443 u shapll rimëkembja e primcipatës së Kastriotëve. Mbi kështjellen e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare. Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja clirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u cliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuat të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janra 1468 në Lezhë.

I mbuluar me lav, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijsin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjsht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare për në Itali.

Page 9: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Skënderbeu provon shpatën e re

Në një nga dhomat e kështjellës së Krujës, Skënderbeu thirri Gjin Perlalën dhe e pyeti: - O Gjin, a e di të më thuash kush bën shpata të mira këtu në Arbëri? Gjin Perlala ishte qilarxhiu i kështjellës, ai që mbante çelësat e depove të armëve,te rrobave dhe të ushqimeve, prandaj duhej ta dinte këtë gjë. -Armë të mira bëjnë mirditoret Pal Përtena e Bardhok Çupi, armë te mira bëjnë edhe matjanët Ndue Bora e Llesh Shyti, por ato që bën Medar Xhipi në Varosh kurkund shoqen nuk ua gjen, në daç për fortësi, në daç për bukuri. -Arbër është ky mjeshtër Medari? -Arbër brez pas brezi, kryezot,- i tha Gjini. -Veç ta dijë zanatin mirë,-tha Skënderbeu,-dhe të ma bëjë shpatën ashtu si e dua. Dhe pastaj i dha porositë dhe e nisi Gjinin te farkëtari. Mjeshtër Medari u habit kur po e punonte atë porosi, se s´i kishte qëlluar kurrë të farkëtonte një shpatë aq te madhe e aq e rëndë. U lodh e u këput gjersa e mbaroi, po ç´ështe e vërteta , e punoi me merak, se e dinte që e donte kryezot i tri principatave, Gjergi Kastrioti. Pas një jave, Gjergi Kastrioti erdhi vetë në farkën e tij. -Puna mbarë o mjeshtër! -Mbarë paç! u përgigj mjeshtër Medari. -Erdha të marr shpatën që ka porositur Gjin Perlala për mua. A është gati? -Gati është, o zot ja, aty e kam. Dhe mjeshtri la punën,shkoi mori shpatën,që dilte katër pëllëmbë mbi të tjerat, dhe ia dorëzoi Skënderbeut. Mjeshtër Medari u habit me sa lehtësi po e vërtiste në erë atë shpatë Skënderbeu. Në duart e tij ajo dukej e lehtë si të ishte pupël. -A është e fortë?- e pyeti Skënderbeu. -Më e fortë s`ka si bëhet, i tha mjeshtri dhe atë kohë solli ndër mend disa princër të cilët i donin shpatat të bukura dhe kur s´u pëlqenin nga bukuria ia kthenin t´i punonte edhe një herë. -Tani do ta shohim nëse po thua të vërtetën,-i tha Skënderbeu.- Eja me mua!

Ai doli nga farka e pas tij edhe mjeshtri dhe njerërzit e tjerë që e shoqëronin. Afër farkës qe një shkëmb i madh sa një shtëpi. Skënderbeu hipi në kalë dhe filloi të godiste shkëmbin me shpatë sa gjersa e bëri thela-thela. Pastaj shikoi tehun e shpatës mos i qe bërë ndonjë dhemb e, kur nuk gjeti asnjë, i tha Medarit:

-Të lumtë o mjeshtër, se paske bërë një shpatë të rëndë e të fortë ashtu siç e desha unë.

Pastaj falënderoi mjeshtrin,ngjeshi në brez shpatën e re dhe iku i gëzuar,kurse shkëmbit që preu në Varosh - njerëzit i thanë Guri i Prerë dhe të gjithë e dinë se atë gur e ka prerë Skënderbeu për të provuar shpatën e mjeshtrit shqiptar.

Marrë nga libri ” Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun”. -E zgjedhi për ju: Agron Çela

Page 10: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

NGA LETERSIA POPULLORE PER FEMIJE

Nena i kendon femijes keshtu kur:

I dalin dhembet: fillon me ece: e ve ne gjum: ka kollen:

Gici- gici Mici-mici Djalit tim-o I ka dal gici I ka dal-o Gici i ri Nena sot Do qes fli Cici cici Rritet gici

Caca caca caca caca ec te baca ec trup mos u ngut.

Dingel,dingel dusha more ik te kusha kut more qen ik prej zogut tem se kar a po fle.

Koll,koll ik ne Stamboll atje ka pula kola I raft gjelit Qe rri maje telit.

Migjeni

Kanga e rinisë Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji.

Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull... Mos e freno kangën! Le të marri udhë.

Thueja kangës, rini, pash syt e tu... Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu

me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit te përplaset për qiellë

dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!

Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.

Ndre Mjeda

Gjuha shqipe Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon; përmbi er' që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb' tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot,

veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel

por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del…

Page 11: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Sokol Demaku

Të krijohet një urë lidhëse mes fëmijëve shqiptar nga Boråsi me fëmijët nga të gjitha viset shqiptare

Gjate javes se gjashte e vitit nga data katër gjerë më dhjetë shkurt të këtij viti qendroj në qytetin ton një grup pedagogësh nga shkolla nëntvjeqare ”Demokracia”e qytetit të Durrësit nga Shqipëria.Ata ishin të ftuar nga ”Fjärdingskolan” e Häsleholmit komuna e Brämhultit ne Borås dhe ishin mysafire te kësaj shkolle.

Fjärdingskolan ka punuar një projekt tre vjeqar bashkëpunimi me shkollën fillore ”Demokracia” nga Durrësi, e kjo ishte etapa e parë e realizimit të ketij projekti me emrin ”Udha e shkronjave”.

Këtë vizitë të këtij delegacioni nga Shqipëria e ka finansuar shteti suedez. Qellimi i këtij projekti është që tu ndihmohet fëmijëve dhe të rinjëve shqiptar në Suedi në përvetsimin e Gjuhës Amtare Shqipe, ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare.

Pastaj të krijohet një urë lidhëse mes fëmijëve shqiptar nga Boråsi me ata në shtetin amë.

Tu ndihmohet fëmijëve dhe pedagogëve shqiptar ne zhvillimin e demokracisë dhe kultures demokratike në Shqipëri.

Të kembehen mendime dhe ide mes mësuesve dhe pedagogëve shqiptar dhe suedez.

Gjatë qendrimit një javor mysafirët nga Shqipëria paten takime dhe vizita të shumta nëpër shkolla,qerdhe, ente parashkollore si dhe institucione te pushtetit lokal.Ata u priten nga pergjegjësit e arësimit të

Page 12: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Komunës së Brämhulit ku u kembyen mendime dhe përvoja nga të dy palët si dhe u bisedua lidhur me bashkëpunimin në të ardhmen.

Një pritje madhështore këtij delegacioni iu bë edhe në Komunën e Qytetit të Boråsit, ku për nderë të delegacionit shqiptar u shtrue drekë dhe u bisedua për bashkëpunimin në të ardhmen.

Vizita dhe qendrimi në Fjärdignskolan ishte fantastik,një pritje madhështore si nga ana e përsonelit ashtu edhe nga ana e nxënësve si atyre shqiptar po edhe të tjerë.U krijuan miqësi të reja, u kembyen përvoja,mendime dhe ide rreth procesit mësimor.

Mysafirët nga Shqipëria ishin të pranishëm edhe në disa orë të procesit mësimor ku mbeten të entuziazmuar me punën qe bëhet këtu por edhe me kushtet në të cilat punon shkola suedeze.Ata ishin mjaftë të kënaqur me rezultatet e nxënësve shqiptar në këtë shkollë.

Pedagogët nga Shqipëria i dhuruan bibliotekës së Fjärdingskolan më se gjashtëdhjetë tituj libra shqip të cilat do kenë mundësi ti marrin dhe lexojnë fëmijët tan.

Ato janë pasuria e madhe për shkollën tonë si tha drejtori i shkolles.

Pastaj ne bisedën që u organizua me nxënës dhe prindër shqiptar në lokalet e Fjärdingskolan, mysafirët ishin të entuziazmuar nga pritja dhe biseda që ata patën me fëmijë dhe prindër shqiptar.Ata u ndan dhurata afër gjashtëdhjetë e pesë tituj libra fëmijëve dhe prindërve të pranishëm.

Kjo ishte një kënaqësi e vecant për të pranishmit.

Fjärdingskolan është duke bërë përgatitje të duhura në mënyrë që në vjeshtë tua kthej vizitën kolegëve shqiptar nga Durrësi dhe të realizoj etapën e dytë të projektit, e në vitin 2008 do të vazhdohet me etapën e tretë dhe të katërtë ku nxënës,pedagog dhe prindër nga të dy shkollat do bejnë vizita reciproke një javore.

Page 13: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Sinan Kastrati

Histori e shkurtër e letërsisë dhe kulturës shqiptare

Libri i pare i shkruar i shqipes qe njohim deri me tash eshte ”Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555 i cili shenon edhe fillimin e letersise se vjeter shqipe.

Prof. Eqrem Qabej, qe eshte marr gjeresisht me vepren e gjon Buzukut, ka arritur ne perfundimin se gjuha e saj ”nuk eshte nje are e papunuar”.

Edhe letersia sikurse edhe gjuha shqipe eshte e shkruar bukur vone.

Gjithe letersine shqipe e ndajme ne letersine e vjeter, te rilindjes, letersine ne mes te dy lufterave dhe letersine e sotme shqipe.

Nje letersi qe eshte shkruar jashte vendit dhe ne gjuhe te huaja eshte ajo e humanizmit. Kjo letersi eshte shkruar ne gjuhen latine per arsye se gjuha latine aso kohe ishte gjuhe e komunikimit nderkombetare siq eshte sot gjuha angleze. Perfaqesuesit me te njohur te ketij drejtimi jane Marin Barleti, Marin Beqekemi, Frank Bardhi etj. Libri ma i njohur i kesaj kohe eshte Historia e Skenderbeut e M. Barletit (1504-1508) që e beri te pavdekshem Skenderbeun por edhe autorin e beri te njohur sikurse edhe vete Skenderbeun. Nje studius i njohur i periudhes se humanizmit thote se meritat jane te njejta te Barletit sikurse edhe te Skenderbeut. Kjo duhet te kuptohet se po te mos ishte Barleti ndoshta nuk do njihej sa duhej edhe vete Skenderbeu tek populli shqiptare.

Edhe fjalori i pare i gjuhes shqipe eshte eshte i kesaj periudhe, periudhes se humanizmit. Bile ku eshte edhe fjalori i pare shumegjuhesh i njohur deri me tash i cili ka edhe rendesi gjuhesore letrare. Kjo letersi eshte shkruar kryesisht nga prifterinjet shkodranë.

Por letersia e vjeter shqipe fillon me vepren e Mesharrit te Gjon Buzukut, 1555 dhe vazhdon me P. Budin, Bogdanin, Jul Varibogen etj.

Edhe kjo letersi eshte shkruar nga prifterinjet shkodran me alfabetin latin. Ketu kemi edhe vjershen e pare te njohur ne gjuhen shqipe me tete vargje te Leke Matranges.

Nje letersi tjeter qe u krijua kryesisht nga vjershtaret, bejtexhinjet ne krahasim me letersin e vjeter ishte e nje nivelit ma te urte artistik sepse u shkrua me alfabet arab dhe shpesh me shumice fjalesh ne gjuhen turke, persiane dhe arabe. Përfaqesuesit me te njohur jane: Kucuku, Nezimi, Hasan Zuko Kamberi etj.

Paraja eshte vjersha (vepra) me e njohur e kesaj letersie e cila ka qene frymezim sidomos te rilindasit, Naimi.

Ne numrin tjeter e vazhdojme me rilindjen kombetare, letersine e pavaresise dhe ne mes te dy lyfterave dhe letersine qe krijohet sot.

Page 14: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Kuzhina shqiptare

Fli Kosove

Për 4-5 persona duhen: Per brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujë, kripë, Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 2 filxhana caji ajkë, 3 lugë vaj. Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia. Flia lihet të ftohet për 10 minuta dhe serviret me kos, djathë ose mjaltë.

Musaka me patate

Për 4-5 persona duhen: Patate 1 kg, qepë 5-6 kokrra mesatare, yndyrë 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugë gjelle salce, kripë, piper, dafinë. Për salcën e bardhë duhen: Gjalpë 1 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, qumësht 1 gote caji, vezë 1 kokërr, kackavall ose djathë të thërmuar një lugë gjelle. Patatet me madhësi mesatare qërohen, lahen dhe priten në feta të rrumbullakta, me trashësi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa të krijohet një kore e lehtë. Qepa e prerë në formë gjysmërrethi skuqet me yndyrë në zjarr të javashëm në menyrë që të mos digjet, por të zbutet. Këtu hidhen domate të qëruara në copa kubike, pak salcë, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripë, piper flete dafine. Në tavën e lyer me yndyrë shtrohet një shtresë patatesh të skuqura, mbi to gjysma e qepës, përsëri nje shtresë tjetër patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepës. Mbi këto prapë shtrohet një pjesë patatesh. Në një enë kaurdiset miell me pak gjalpë, shuhet me gjumësht, përzihet mirë derisa të marrë valë, hidhet kripë dhe lihet masa të trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezë. Salca e përgatitur hidhet mbi musakanë, spërkatet me gjalpë dhe djathë kackavall. Tava vihet në furrë për tu pjekur për 30 minuta.

Page 15: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Ruajtja e ambientit. Ngrohja globale – Kërcënim serioz per njerëzimin Prognoza – Plani i hollësishëm për ta tejkaluar katastrofën klimatike sipas grupit të shkencëtarëve ”Act Now” Gerald Stanhill ka bërë matje shkencore të rrezatimit diellor përmbi Izraelin në vitin1950 për të dimensionuar sistemin ujitës. Kur u përsëriten matjet në vitin 1980 rrezatimi diellor ishte zbritur me 22%. Këto zbulime u hudhën poshtë nga shkencëtarët botëror për një kohë shumë të gjatë prej vitit 1980 e deri pas vitit 2000. Rrezatimi diellor është zvogëluar aq shumë sa që njeriu duhej të mërdhihej pandërprerë në Izrael, por efekti i ngrohjes globale e kompenzon këtë plotësisht dhe i jep një tepricë të vogël. Ky zbulim revolucionar nga i cili shkencëtarët i kan mbyllur sytë për njëzet vjet me radhë– e përbën çelësin e një koncepti krejtësisht të ri për ndryshimet klimatike. Neve na duhet një planifikim i ri dhe duhet të ndërmarrim masa krejtësisht të reja. Ne jetojmë me një bomb kohe të kurdisur përmes dioksid karbonit (CO2) dhe lëndëve djegëse fosile (katastrofat natyrore si Tsunami, stuhitë etj. e vërtetojnë këtë fakt). Sipas shkencëtarëve më në zë të kohës ekzistojnë dy fenomene jashtëzakonisht të fuqishme që e balancojne njëra tjetrën – ngrohja dhe mjegullimi global. Ngrohja globale tashti është aq e fuqishme sa do të shkaktonte një ngritje globale teë temperaturës për + 8 0 C në planetin tonë. Mjegullimit global / Global dimming/– shkaktohet me hudhjen e grimcave ndotëse në atmosferë përmes aeroplanëve reaktiv, tymtarëve industrial etj. Ky fenomen i mjegullimit global e bënë reflektimin e një pjese të rrezeve diellore dhe po të ekzistonte vetëm ky efekt temperatura e përgjithshme e tokës do të zbriste në –7.4 0 C, koha më e thellë e akullit. Si shembull i mjegullimit global mund të shpjegohet fakti i rënjes së temperaturës së përgjithshme që ndodhi në vitet 1940-1970. Pas vitit 1970 filluan të instalohen filterët pastrues nëpër tymtarët e fabrikave dhe u zvoglua numri i thërmiave reflektuese të rrezeve diellore (psh. dioksidit te squfurit) dhe problemi filloj te zvogëlohet pakës. Por këto dy efekte e balancojnë njëra tjetrën dhe e mbrojne tokën. Mjegullimi global e ftohë tokën per -7.40 C e ngrohja globale e nxen për +80 C kështu që në sot e përjetojmë një ngritje globale për +0.60 C. Nëse temp. globale ngritet për +10 C do të kemi një planet krejtë tjetër sipas NASA–së, rreth +20 C ngritje temperature shfaqet ”EL Nino” , malet thahen dhe fillon djegja e tyre, në rast të ngritjes për +30 C fillon rreziku i pashmangshëm i eksplodimit të rezervave të metangazit në Sibiri që e zhduk pjesën më të madhe të oksigjenit në atmosferë pasi që metani është gaz më i fuqishëm se CO2 për 23 herë. Sipas prognozës së Kombeve të Bashkuara dhe IPCC ne duhet ta zbresim prezencën e CO2 në atmosferë me 20 % deri në vitin 2020 për ta tejkaluar krizën. Mirëpo nëse merret parasysh faktori i global dimming, ky konkluzion plotësisht i gabuar është një kërcënim tepër i rrezikshëm për popullsinë e tokës. Një zvogëlim i përnjëhershëm i CO2 do të ishte alternativa më katastrofale pasi që mjegullimi global e mbron tokën.

Nëse supozojmë se vëzhgimet për mjegullimin global jane të sakta atëher shtetet duhet të ndajnë 20% te BNP (ndaj 1% sot), për të zgjidhur problemin.

Vetëm përmes përkujdesjes industriale të CO2 në atmosferë me anën e reaktoreve

CO2-jet mund të dalim nga kjo situatë.

• Spjegim: Valët e tsunamit – shkaktohen kur shtresat e metanit lirohen nga funddeti me eksplodim.

E pergatiti per ju: Agron Çela

Page 16: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Teuta - Mbreteresha Ilire

Princesha Ilire Teuta

Teuta ishte princeshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.. Duke qënë gruaja e parë dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit të rritur te Agronit (që e kishte me gruan e dytë),ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë,duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s. Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë,pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit.Janë vetëm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Vërtete Teuta e mori drejtimin e shtetit në një periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si koloni nga romaket). Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi: "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.

Page 17: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke. I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.

E pergatiti: Agron Çela

Page 18: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

RAPSODET POPULLOR

SALI BAJRAMI-KRASNIQI (1919-1987 )

Njeri ndër rapsodët më të mirë dhe më të njohur të Kosovës Salih Bajrami-Krasniqi, u lind më 1919 në fshatin Llashka Drenoc të Prekorupës komuna e Malishevës.Sipas pohimit të vetë Salihut ai filoj të këndoj qysh në moshën 6-7 vjeqare,kur babai i tij e merrte me vete nepër fjalë nuse, në dasma në ndeja e në ahenxhe të ndryshme.Në fillim përveq me babain Bajramin,(për të thuhet se ka qene njeri nder këngetaret më të dalluar dhe është i pari qe e solli sharkinë në Drenicë)Saliu këndoj edhe me Amrush Ymerin,Riza Bllacën (i cili njeheri kishte kënduar edhe me (babanë e Salihut-Bajramin),dhe me Feriz Krasniqin.Me këtë të fundit këndoj gjatë edhe e përfundoj të kënduarit të vetë. Më së gjysmë shekulli këndoj një numer të madh baladash, këngësh epike legjendare, këngë historike të ashtuquajtura “kang të oxhakut”këngë lirike të dashurisë të traditës së vjetër,dhe posaqërisht këngë të ashtuquajtura të “ashikisë”.ka ditur të këndoj rrethë 500 këngë të llojeve të stileve të ndryshme, qe nga ato më të lashtat e deri të ato të historisë dhe përditëshmerisë sonë të re. Salih Bajrami ,së bashku me kusheririn e vet Feriz Krasnqin,mbi dyzet vjet këndoj në shumë dasma të Drenicës ,Llapit e anë e mbanë Kosovës.Po keshtu mori pjesë në koncerte dhe në manifestime të shumta me karakter krahinor,republikan,federativë të ish-Jugosllavisë e Nderkombëtare. Me 1966 së bashku me Feriz krasniqin,mori qmimin e parë në Festivalin Nderkombetar të Folklorit në Langolen (England).Për merita të veqanta në ruajtjen e kultivimin e krijimtarisë muzikore popullore të shqiptareve në Kosovë dhe për pjesëmarrje të shumëta në Revisten e Folklorit Burimor Kosovar të Gllogovcit (Drenasit),me rastin e 25 vjetorit të organizimit të ketij manifestimi të rendesishem të krijimtarisë popullore më1987 u dekorua me diplomë dhe me një orë xhepi.Sali Bajrami-Krasniqi,se bashku me Feriz Krasniqin, si ansambël me qifteli e sharki (nganjehere edhe me primin e adaptuar-akorduar si qifteli), ne menyre të veqant pasuroj vlefshmërinë e procesit të trashigimisë dhe ligjësitë e eksistimit të qenjës së saj si pjesë e krijimtarisë shpirtërore të popullit tonë. Paraqitja e Sali Bajramit si këngëtar i dalluar popullor është manifetuar në një menyrë të konsiderueshme në forma të ndryshme muzikore.Kështu përveq interpretimeve të shumta të melodive instrumentale,me endje edhe pse të gjata i këndonte baladat e vjetra,këngët epike legjendare për Muja dhe Halilin, këngët historike të përiudhave dhe heroive të ndryshme ndër të cilat dalloheshin ato të kohës së Rilindjes Kombëtare,pastaj këngët e dashurisëtë traditës së vjetër fshatare,dhe posaqerisht ato të “ashikisë”për të cilat thoshte se kane kuptim patriotik etj., përmes të cilave këngë shihej se si janë ruajtur elementet e vjetra dhe origjinaliteti interpretues.Ishte kjo menyra më e mire për të deshmuar se keto këngë në të shumtën e rasteve nuk iu kanë nënshtruar ndryshimeve të dukshme të kohës dhe ndikimeve të tjera nga jashtë. Kështu p.sh.edhe pse në të degjuar të thjesht,interpretimi vokalo-instrumental i Sali e Feriz krasniqit ishte ne një sistem tonal stabil,qe del nga lidhëshmeria e llojeve dhe tipave të këngeve qe këndohën me keto instrumente dhe të praktikës së të kënduarit të tyre në unisiono,me mjete akustike të radhës tonale të instrumenteve të vjetra me goditjen e perdeve sipas sistemit të vjeter të akordimit të ketyre instrumenteve,si dhe menyrës specifike të të kënduarit të tyre, të shumtën në menyrën e ashtuquajtur “vargore”, mund të verehej se inrervalët e rradhës tonale të këngëve të tyre shpeshherë nuk janë të sistemit të temperuar,gjë qe ketë e ka kushtëzuar menyra e lirë e goditjeve të “perdeve” të qiftëlise dhe të sharkisë,më të cilat Salih e Feriz Krasniqi luajtn mbi dyzet vjet. Instituti Albanologjik i Prishtines Gjurmime albanologjike / Folklor dhe Etnologji / Faq.215-218 Prishtine 1998.

Page 19: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Urti të zgedhuna, që na ka lanë të parët

Si dante pleqni Xhemajl Obrija

Në Drenicë Xhemajl Obrija i katundit Obrij, ka kenë në za me da pleqni. Njiher, në nahije të Gillanit, ishin pasë ba dymbëdhet gjaqe edhe nji varrë. Parija e katundit u mundue me i pajtue po s'ia duelën m'krye. Çuen e e thirrën Mehmet Roshanin e rrethit të Perzerendit edhe Xhemajl Obrijën. Mehmet Roshani shkon e rrin tue pritë shtatë ditë. U mundue sa kje atje me i pajtue ato gjaqe, po vetëm për nja shtatë disi ia duel m'krye edhe ato jo bash mirë.Tjera gjaqe s'mujti me i pajtue kurrqysh. Xhemajl Obrija, para se me u nisë, i mbluedh do pleq prej pesë bajraqeve e dikur u nis e shkoi në nahi të Gillanit. Kur mbërrini atje me pleqt e vet, i duel Mehmet Roshani përpara e i tha: -Ku kje Xhemajl Obrija? Qe shtat dit qi po të pres e ti kërku më u dukë. Une kallapin e preva e me at kallap i pres tullat pej çamuri e me ato tulla e çoj shpinë shtat kat hiç pa pej. -Besa u jam pej nji veni kërsh, pej Obrije, - ia kthej Xhemajli. - Na çamur nuk marojmë. Ma së pari i bajmë gati gurt, e qesim penin e i renojmë gurt e, qai qi ta qet kryet, i mshojmë çekiç kres e kshtu e çoj kullën dymbëdhet katsh. Edhe përnjimend, sa ndej Xhemajl Obrija aty, i pajtoi dymbëdhet gjaqe e nuk la fjalë mbrapa. Xhemajl Obrija, i biri i Seferit ( i fisit Kuç) i lemë ne katundin Obrij e Epërme kah dhjetshja e katërt e shekullit nandëmbëdhjetë, ka ndërrue jetë në vjetin 1908. Në Drenicë ( besa edhe ma gjanë) Xhemajl Obrija vlen edhe sot e kësaj dite si njani prej pleqnarëve ma të mençëm qe i ka pasë Kosova.

Page 20: REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, …« vitin 1972 u njësua Gjuha Shqipe në një gjuhë te vetme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ajo u bë gjuhë e artit, shkencës,

DITURIA,- REVISTË MUJORE PËR FËMIJË, TË RINJË, PRINDËR DHE MËSUES, PRILL 2007

Formimi i "Qendrës Kulturore Shqiptare - Migjeni " në Borås

Kryetari i QKSH: Agron Çela

Në numrin e parë të kësaj reviste kam nderin t`ju informoj se kemi filluar iniciativën për formimin e "Qendrës Kulturore Shqiptare - Migjeni" me seli ne Borås. Procedura formale e krijimit të kësaj qendre është kryer dhe tash kan mbetur të kryhen disa çështje tjera teknike.

Ne jemi një grup entuziast që dëshirojmë ta ringjallim jetën kulturore-shoqërore të komunitetit shqiptar në Borås dhe rrethinë. Ne planprogramin tonë përveç organizimit të aktiviteteve të ndryshme këtu në Suedi kemi përfshirë shkëmbimin e përvojave kulturore, shoqërore, mësimore etj. mes nesh dhe Shqipërisë, Kosovës e të gjitha viseve tjera të banuara me shqiptarë kudo që janë nëpër botë. Në mbledhjen konstituive të kësaj qendre është vendosur përveç tjerash edhe krijimi i revistes mujore "Dituria" që do ti kushtohet në radhë të parë prindërve, nxënësve dhe arsimtarëve tanë. Kjo revistë do të ketë qëllim informativ dhe didaktiko-mësimor.

Në kohën kur Kosova dhe populli ynë po përballej me sfidat më të vështira të koegzistencës së tij, ne e patëm shoqatën tonë këtu në Borås (siç e dini edhe vetë), ku me aktivitetet tona treguam një unitet, organizim të zellshëm dhe humanizëm te lartë. Për fat të keq pas luftës humbi interesimi i shumicës prej nesh dhe ajo shoqatë u shuajtë. Tani më duket se janë pjekur kushtet dhe e meritojmë një organizim tonin më të mirë. Shumica prej nesh jemi inkorporuar shumë mirë ne jetën dhe punën e shoqërisë suedeze dhe është ngritë vetëdija e përgjithshme mes komunitetit shqiptar. Shumica prej jush ka shprehur dëshirën, vullnetin, entuziazmin dhe gatishmërinë për formimin e një qendre të tillë, gjatë kontakteve të afërta që kemi pasur me ju.

Me këtë rast i bëj apel të gjithë të interesuarve dhe atyre që duan të punojnë dhe veprojnë në këtë drejtim, duke e flijuar një pjesë të kohës së lirë, që të na bashkangjiten. Të punojmë mbarë së bashku që të krijojmë një hapësirë të shëndosh për njëri tjetrin duke i treguar të tjerëve se ne jemi gjallë, kemi një kulturë të pasur dhe të ndritshme dhe dijmë të punojmë e veprojmë.

Po e ceki këtu thënjen e të madhërishmit Ismail Qemajlit: "Gjumi i bën mirë fëmijës sepse e rritë atë, por jo edhe popullit - një popull që fle ai vdes". E, ne këtu në Borås e rrethinë si duket kemi fjetur që tetë vite me radhë.

Shpresoj se kjo iniciativë do të nxisë një bashkëpunim të frytshëm dhe konstruktiv mes nesh në të ardhmen. Çdo çasje, ide, sugjerim, pikëvështrim apo angazhim tjetër që do të kontribuoj në këtë drejtim është e mirëseardhur. Filozofi amerikan Emerson ka thënë: ” Çdo njeri që e takoj, është më i vyeshëm se unë në një mënyrë sepse nga çdonjeri mësoj diçka të re. Pra ta konsiderojmë të barabartë njëri tjetrin duke i përkrahur idetë dhe iniciativat përparimtare.

Ejani të krijojmë së bashku një vatër të re për mbushjen e kësaj zbraztie shpirtërore duke e kultivuar dhe përparuar deri në atë shkallë që do t`na kënaq dhe afroj të gjithë neve dhe fëmijët tanë le të kaliten me një kultur të shëndoshë.