Upload
others
View
5
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
DEPRESIONI SI PROBLEM
I SHENDETIT PUBLIK NE RAJONIN E MITROVICES
Punim i Doktoraturës
Udhëheqës shkencor: Disertanti:
Prof. Asc. Gentian Vyshka Dr. Gani Shabani
Tiranë, 2013
2 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
PËRMBAJTJA
1. HYRJE 3
1.1. Historiku 4
1.2. Definicioni 5
1.3. Epidemiologjia 6
1.4. Klinika dhe diagnoza 9
1.5. Instrumentet vlerësuese 14
2. QËLLIMI I PUNIMIT 17
3. MATERIALI DHE METODA E PUNËS 19
4. REZULTATET 23
5. DISKUTIMI 48
6. PËRFUNDIMI 57
7. PROPOZIMI I MASAVE 63
8. REZYME 64
9. LITERATURA 76
10.AUTOBIOGRAFIA 79
3 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
1. PJESA E PËRGJITHSHME
1.1 HYRJE
Depresioni si çrregullim afektiv i disponimit njihet që nga parahistoria.
Depresioni përfshin në përqindje më të lartë femrat (12%) dhe meshkujt (8%)
të të njejtës periudhë gjatë jetës (ECA-NIMH). Përvoja e kliniçistëve me
depresionin është e kufizuar vetëm në spitale, ka zgjuar kërshërinë e hulumtimeve
epidemiologjike në plotësimin e pikturës klinike duke hulumtuar shëndetin e
komunitetit në një shkallë më të gjërë. Pasi që personave me depresion i ofrohet
kujdesi shëndetësor në sektorin e Kujdesit Shëndetësor Parësor, të shumtën e
herave mjekët familiar dështojnë në depistimin e rasteve me depresion.
Zgjidhja e problemit të depresionit me anë të metodës së depistimit ka
zgjuar kërshërinë e shumë hulumtuesve duke rritur kështu përfitimet jo vetëm
në rrafshin human të politikës së depistimit, por edhe duke rritur kost-
efektivitetin.
Programi i depistimit vetvetiu ka një efekt tek rastet individuale. Personat
të cilët i nënshtrohen testit të depistimit mund pësojnë shqetësime apo edhe
rritje të Mb e Mt, kur kemi të bëjmë me testin pozitiv.
Stigma e shoqëruar me identifikimin e personave me depression ka një çmim
sinjifikant në depistim.
Efektet e trajtimit të personave depresiv varen drejtëpërsëdrejti nga ndriçimi
i rasteve dhe sqarimi i natyrës së sëmundjes.
4 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
1.1 HISTORIKU
Për depresionin si sëmundje dihet qysh nga lashtësia. Hipokrati (460-357
p.e.r.) e ka përshkruar “melankolinë” (sot njihet si formë e veçantë e depresionit) si
një gjendje e “averzionit në ushqim, dëshpërimit, pagjumësisë, irritabilitetit dhe
shqetësimit”.
Grekët e vjetër besohet se këtë emër e kanë huazuar prej egjiptasve.
Ata besonin se kjo sëmundje vjen prej substratit melankolik të temperamentit të
ngrysur, i cili është nën ndikimin e planetit Saturn dhe e bën shpretkën të
sekreton bilë të zezë, e cila pastaj e errëson disponimin përmes ndikimit të saj në
tru.
Përshkrimet antike akoma gjejnë vend në kategorizimin më të ri siç
është DSM IV ku kemi variantin melanolik të depresionit. Njëqind vjet pas
Hipokratit, mjeku romak Aurelianus e përshkruan rolin e agresionit në
melankoli dhe e lidhë atë me suicidin.
Mjekësia greko-romake ka njohur edhe kontributet mjedisore për
melankolinë siç është konsumimi mbi mesataren i venës, çrregullimet e
shpirtit si pasojë e pasioneve (psh. dashuria) dhe çrregullimet e cikleve të
gjumit.
Shumë prej këtyre mësimeve greke janë transmetuar edhe në tekstet arabike
mesjetare të autorëve si Avicenna dhe Ishaq Ibn Imran.
Avicenna spekulonte për “përzierjen e bilës së zezë me flegmën” që shaktonte
një sëmundje me “inercion, mungesë të lëvizjes dhe qetësi”. Ishaq Ibn Imran i
konsideronte edhe faktorët gjenetik (“dëmtimi i spermës së babait”) që
ndërvepronin me temperamentin special të dhënë në “tejngarkimin mental”.
Burton në vitin 1621 boton tekstin e parë anglisht “Anatomia e
melankolisë” që jep së pari konceptin e sëmundjes afektive. Ai poashtu i
kategorizon disa forma të ndryshme të dashurisë, melankolisë dhe pikëllimit.
5 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
1.2 DEFINICIONI
Është gjendje e trishtimit intenziv me çrregullim të disponimit dhe
aktivitetit psikomotorik si dhe çrregullim bioritmik shoqërues.
Ky definicion përkrahet në dy klasifikimet kryesore moderne siq janë ICD-
10 dhe DSM-IV dhe ka zhvendosur termin e mëhershëm – çrregullime afektive.
Këtu në këtë grup futet çrregullimi bipolar, çrregullimi depresiv madhor,
çrregullimi distimik dhe ciklotimia.
Në çrregullimin depresiv i cili është edhe objekt i studimit tonë futen një
varg varietesh të depresionit të cilat dallojnë si nga pesha ashtu edhe nga
episodet e vetme ose rekurente.
Çrregullimi depresiv është një sëmundje që përfshin:
trupin,
disponimin dhe
të menduarit.
Kjo vjen në shumë forma klinike, me dy forma kryesore:
1 çrregullimi depresiv madhor dhe
2 distimia.
6 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
1.3 EPIDEMIOLOGJIA
Pasi që depresioni është përshkruar në literaturë si çrregullim ku përfshihen
12 % të femrave dhe 8 % të mashkujve të njejtën periudhë gjatë jetës tyre kurse
përvoja e kliniçistëve me një sindromë kronike siq është depresioni është i
kufizuar vetëm në spitale dhe mjedise të jashtme të trajtimit, e ka zgjuar
kërshërinë e studimeve epidemiologjike me qëllim të plotësimit të pikturës
klinike të çrregullimit. (ECA-NIMH).
Kjo ka bërë që të shihet si një sinjifikancë për shëndetin publik.
Andaj mbeti që epidemiologët të zgjërohen kah studimi i saj në komunitet.
Këto studime u morën kryesisht me: identifikimin e rasteve, distribuimin e tyre,
identifikimin e shkaqeve, shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore, etj.
Në aspektin gjinor, femrat kanë dy herē mē ѕhpeѕh çrregullim
depresiv madhor, por ende kjo nuk është demonstruar të jetë faktorë rreziku.
Diferencat gjinore janë prezente gjatë tërë ciklit jetësor, por janë më të
theksuara te të rinjtë dhe personat e moshës së mesme zakonisht 20-40 vjeç.
Në çështjet e statusit socio-ekonomik mendimet janë të ndryshme, por
statusi i ulët padyshim është me risk të lartë për depresion. Statuѕi marteѕor
është njëri prej faktorëve më konsistent të riskut, ku shkalla e depreѕionit ēѕhtē
mē e lartē tek tē ndarēt.
Papunësia shihet si faktorë risku.
Personat që ishin të papunë për s’paku 6 muaj 5 vite para ECA studimit
kishin raportim tre herë më të lartë të simptomeve depresive.
ECA studimi flet për një prevalencë 6 % për çrregullimet e humorit. Sipas
NCS (National Comorbidity Study) në moshat 15-54 vjeçare është gjetur
7 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
prevalencë mujore 4,9 % kurse ajo jetēsore arrinë në 17,1 %12. ECA studimi e ka
regjistruar një incidencë vjetore 1.6 %5, kurse në një hulumtim suedez, incidenca
vjetore për mashkujt është 0,43% kurse për femrat 0,76 %.
Nga ana tjetër nga literatura është e qartë se prevalenca dhe shtrirja e
simptomeve depresive klinikisht sinjifikative është paralel me atë të
çrregullimit depresiv madhor.
Në shumë studime, ndërmjet 8 dhe 20 % të mostrave në komunitet
raportojnë simptomet depresive në një nivel mbi prerjen sinjifikative të përdorura
për skrining siq është 16 + në CES-D. Shumë prej këtyre personave nuk i
plotësojnë kriteret për çrregullime afetive specifike sipas DSM-IV.
Nga ana tjetër këta simptome depresive janë shoqëruar me shkallë të lartë
të mortalitetit, shkallë të lartë të paaftësisë dhe të funksionuarit social të dobët.
Prevalenca e depresionit madhor është shumë më e lartë në mjediset e
trajtimit se sa në komunitet, 10-15 % në spitalet akute dhe kujdesin afatgjatë i
plotsojnë kriteret e plota, kurse edhe 20-30 % e tyre kanë depresion subsindromal.
Kurse hulumtimet tjera japin të dhënat se depresioni është më prevalent në
mjediset e mbrojtjes primare se sa në popullatën e përgjithshme.
Mbi 20 % raportojnë simptome sinjifikative depresive. Kurse në 5-10 %
(prevalenca) ose 1/3 deri 1/2 e tyre mund të vendoset diagnoza e depresionit
madhor. Në këtë grup që paraqiten më shumë në mjediset e kujdesit primar
shohim se femrat e reja janë në rrezik më të madh.
Njëherit ka vëzhgime tjera se shumica e personave që i raportojnë simptomet
depresive tek një profesionist i përkujdesit shëndetësor e bëjnë
këtë tek një mjek i kujdesit primar.
Së paku 5 hulumtime sugjerojnë se praktikantët e kujdesit primar e
8 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
nëndiagnostikojnë dhe ose e nëntrajtojnë depresionin (Gullick and King, 1979;
Johnson, 1974; Ketai, 1976; Magruder-Habib, Zung, Feussner, et al., 1989;
Popkin and Callies, 1987). Këta kanë gjetur se në fakt vetëm 1/3 e tyre janë
diagnostikuar si duhet.
Ky problem është aq me rëndësi sa që të kërkon vëmendje speciale.
Rrethanat depresive janë me prevalencë të lartë në mjediset e kujdesit
primar (Johnson and Weissman, manuscript i papublikuar).
Shkallët e prevalencës bazuar në notesat e mjekëve në kujdesin primar japin
shifrat prej 1,5-4,5%.
Intervistat e standardizuar psikiatrike të bazuara në DSM-IV ose ICD-10
ofrojnë të dhëna më të mira për prevalencën.
Në 11 studime me intervistime të tilla prevalenca pikëzore e depresionit
madhor në kujdesin primar ka qenë prej 4.8-8,6 %. (Feldman, Mayou,
Hawton, et al., 1987). Çrregullimi depresiv madhor i patrajtuar ka një efekt
substancial në shëndet dhe të funksionuar.
Këta pacientë raportojnë raporte intime të varfëra, ndëveprime sociale të
paknaqshme (Fredman, Weissman, Leaf, et.al., 1988).
9 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
1.4 KLINIKA DHE DIAGNOZA
Përkundër prevalencës së lartë të simptomeve depresive dhe depresionit
madhor në pacientët e të gjitha moshave, depresioni është i nëndiagnostikuar,
veçanarisht prej profesionistëve të kujdesit primar dhe atyre jopsikiatrik, të cilët
duket të jenë kontaktuesit e parë të tyre. Depresioni mund të shfaqet bashkë me
çrregullimet mjekësore jopsikiatrike (diabeti, kanceri, sulmet në zemër dhe kokë si
dhe çrregullimet metabolike, neurologjike, endocrine, etj.) ose edhe me
çrregullimet e tjera psikiatrike; ai poashtu mund të shkaktohet prej përdorimit
barnave tjera (psh. antihipertenzivët).
Stigma sociale që e rrethon depresionin është substanciale. Çmimi i
kësaj sëmundjeje në dhembje, vuajtje, paaftësi dhe vdekje është i lartë. Vëzhgimet
në mënyrë konsistente kanë treguar se 6-8 % e të gjithë pacientëve në mjediset e
kujdesit primar e kanë çrregullimin depresiv madhor.
Ndonëse të mërziturit shpesh është shenjë prezentuese e depresionit jo të
gjithë pacientët ankohen për të dhe shumë pacient me mërzitje nuk e kanë
depresionin.
Ankesat më të shpeshta në pacientët në kujdesin primar përfshijnë:
1. Dhimbje koke, bark dhe trup.
2. Humbja e energjisë ose kapaciteti i zvogluar për tu kënaqur.
3. Apatia, iritabiliteti dhe madje anksioziteti.
4. Ankesat seksuale.
10 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Një çështje tjetër problematike është vendosja e diagnozës së depresionit.
Ndonëse DSM-IV e ka operacionalizuar dhe saktësuar këtë gjë kriteret e saj
ofrojnë vetëm një udhëzues të përgjithshëm.
Çrregullimet në të katër sferat: humori, aktiviteti psikomotorik, kognicioni
dhe sfera vegjetative, duhet zakonisht të jenë prezente për diagnozë definitive,
megjithëse kjo nuk specifikohet në të.
Kriteret diagnostike sipas DSM-IV-TR1
A. S’paku 5 prej simptomeve të mëposhtme kan qenë prezente gjatë
periudhës së njejtë prej dy javësh dhe paraqesin ndryshim prej mënyrës
së mëparshme të funksionimit; s’paku një prej simptomeve është ose
1)disponimi depresiv ose 2) humbja e interesimit ose kënaqësis.
Mos të përfshihen simptomet që janë qartazi pasojë e gjendjes përgjithshme
mjekësore ose, marrëzive që nuk i përgjigjen disponimit ose halucinacioneve
1. disponim depresiv (ose disponim iritabil tek fëmijët ose
adoleshentët) gati tërë ditën, gati çdo ditë, sipas thënieve subjektive
ose të tjerëve;
2. zvogëlimi i shprehur i interesimit ose kënaqësisë në të gjitha,ose gati
të gjitha aktiviteteve gati tërë ditën,gati çdo ditë ,ose në bazë
të thënieve subjektive (psh.ndjehet i hidhëruar ose i zbraztë) ose
të vërejturit nga të tjerët (ose psh.pamja me lotë);
3. humbja ose shtimi i dukshëm i peshës edhe pa mbajtje të dietës
(mbi 5% peshës trupit gjatë një muaji) ose zvogëlimi ose shtimi i
apetitit gati çdo ditë (tek fëmijët mos arritja e peshës së pritur);
4. insomnia ose hipersomnia gati çdo ditë;
11 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
5. agjitimi psikomotorik ose retardimi gati çdo ditë
(në bazë të të vërejturit të personave tjerë,e jo vetëm në bazë të
ndjenjave subjektive të shqetësimit ose ngadalësimit);
6. lodhja ose humbja e energjisë gati çdo ditë;
7. ndjenjat e pavlerësis ose fajit të tepruar ose jopërgjegjës (e cila
mund të jetë edhe deluzional) gati çdo ditë (jo vetëm vetëqortim ose
ndjenjë faji për shkak të sëmundjes);
8. aftësia e zvogëluar e të menduarit ose koncentrimit,ose
pavendosmëria, gati çdo ditë (ose në bazë të dhënave subjektive ose të
të tjerëve);
9. mendimet e përhershme për vdekjen (jo vetëm frika prej
vdekjes),idetë e përhershme suicidogjene pa ndonjë plan specifik, ose
tentim vetëvrasjes, ose plan specifik për kryerjen e vetëvrasjes.
B. Simptomet nuk i përmbushin kriteret për episodë mikse
C. Simptomet shkaktojnë distres sinjifikativ klinik ose dëmtim në sferat e
funksionimit social, profesional dhe tjerat.
D. Simptomet nuk janë gjatë efektit direkt fiziologjik të substancës (abuzimit
substancës, barnave) ose rrethanave të përgjithshme mjekësore
(hypotiroidizmi).
E. Simptomet nuk janë llogaritur më mirë për Pikëllmin, psh,
smptomet perzistojnë mbi 2 muaj ose janë të karakterizuar nga dëmtim i
shprehur i funksionimit, preokupimi i sëmurë me pavlerësinë, idetë
suicidogjene, simptomet psikotike ose retardimin psikomotorik.
Termi disponim depresiv i referohet shqetësimit afektiv negativ, i
12 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
përshkruar shumëllojshëm si i deprimuar, vuajtje, trishtim, iritabil dhe anksioz.
Poashtu shihet edhe si i pashpresë, i dekurajuar ose rënie në mërzi.
Anhedonia ose humbja e interesimeve nënkupton percepcionin
paradoksikalisht të ngritur të dhembjes që është i shoqëruar me një paaftësi
për të përjetuar emocione normale.
Pacientët duke shfaqur shqetësim mund të humbin kapacitetin e të qarit.
Në rastet ekstreme i humbin ndjenjat e tyre për fëmijët dhe grate e tyre.
Çrregullimet kognitive përfshijnë idetë e deprivimit dhe humbjes,
vetë-vlerësimi dhe vetëbesimi i ultë, vetëçortimi dhe faji patologjik,
pashpresa, pandihmshmëria, pesimizmi dhe mendimet rekurente për vdekjen dhe
suicidin.
Çrregullimet vegjetative janë ndryshime të matshme të bioritmit që
implikojnë disfunksionin limbik diencefalik dhe zakonisht kemi: reduktime të
thella në apetit, gjumë dhe të funksionuarit seksual, si dhe të ritmit circadian,
veçanarisht keqësimi i disponimit dhe performancës psikomotorike në mëngjes-
këto janë qendrore për konceptin e melankolisë, ku këto veçori biologjike
predominojnë.
Me suicidalitet kuptohen mendimet, idetë, planifikimet, tentimet si dhe
realizimi i këtyre synimeve për dëmtimin e vetvetes si dhe vdekjen nga ana e
njerzëve të ndryshëm.
Sa i përket lidhjes së suicidit dhe depresionit literatura shumë herë e ka
vërtetuar këtë korelacion.
13 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Pas çrregullimeve të personalitetit, depresioni është i dyti si shkak i
përpjekjeve për suicid. ECA studimi jep këto të dhëna: 21 % e të rriturve gjatë
jetës së tyre kanë menduar në vdekje, 7.1 % kanë shprehur dëshirë për të vdekur,
10,2 % kanë menduar për të kryer vetëvrasje kurse 2,9 % janë përpjekur për të
mbytur veten.
Studimet ndjekëse (follow-up studies) të depresionit tregojnë se 1 në 6
(rreth 15 %) njerëz me depresion vdesë prej suicidit. Kjo shkallë është për rreth 15-
20 herë më e lartë se tek popullata e përgjithshme.
Ndërmjet pacientëve të depresuar sipas studimeve klinike izolimi social
është ai që e shton tendencat suicidale.
Më tepër duket të ndodhë në fillim dhe në fund të episodës depresive, si
dhe për pacientët tjerë psikiatrik muajtë pas hospitalizimit janë koha me
rrezik më të madhë. Pacientët depresiv me përpjekje për suicid janë me
depresion më të rëndë dhe kanë më tepër ideacion suicidal, humbje apetiti
dhe peshe, insomni dhe iritabilitet.
14 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
1.7 INSTRUMENTET VLERËSUESE
Instrumenti CESD (Center for Epidemiologic Studies Depression Scale)
sipas Radloff 1977 është i njohur mirë dhe mbetet një prej instrumenteve më të
përdorur dhe më të mirë deri tani në fushën e epidemiologjisë psikiatrike.
(Murphy 2002, Naughton & Wiklund 1993, Snaith 1993).
Ky instrument është zhvilluar në Qendrën për Studime Epidemiologjike,
një divizion ky i Institutit Kombëtar për Shëndet Mental të SHBA më
1971 (Radloff 1977). CESD është një shkallë vetë-raportuese e cila përfshinë
20 pyetje që vëzhgojnë disponimin, ankesat trupore, ndërveprimin me të
tjerët si dhe të funksionuarit motorik.
Përgjigjet vlerësohen me një shkallë Likert 4-pikëzore, me rangun prej 0-3,
me pika ankoruese takimin e një simptomi të përshkruar në ditë për një
javë, ku 0 është për më pak se një ditë dhe rangu 3 për 5-7 ditët e javës.
Rezultati final mund të jetë prej 0-60, ku rezultatet më të larta tregojnë për
dëmtim më të madh.
Gjatë viteve CESD ka patur një vëmendje hulumtuese voluminoze me
rreth një mijë hulumtime.
Ndërmjet mostrave komunitetit konsistenca e mbrendshme e tij është
prej 0,8-0,9; kurse test-retest reliabiliteti për periudha 25 javë deri më një vitë
është raportuar të jetë prej 0,4-0,7 (Radloff 1977, Devins et al 1988).
Katër faktorë janë raportuar në mënyrë konsistente, por jo gjithmonë për
CESD (Radloff 1977, Devins et al 1988, Golding & Aneshensel 1989): afekti
depresiv, afekti pozitiv, ankesat somatike dhe aktiviteti i retarduar si dhe
raporti interpersonal.
15 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Faktorët duket të jenë përgjithësisht të fortë nëpër kohë (Sheehan et al 1995)
dhe popullacione të etniciteteve të ndryshme (Golding & Aneshensel 1989,
Golding et al 1991) and health (Devins et al 1988).
CESD është përkthyer në shumë gjuhë tjera si dhe i është nënshtruar
shumë studimeve të vlefshmërisë ndërkulturore (Iwata & Buka 2002). CESD nuk
është pa kufizime.
Ndër të tjera ky instrument nuk është dizajnuar si një test diagnostik
dhe nuk duhet të përdoret në vend të vlerësimit psikiatrik për qëllime të
trajtimit.
Poashtu ky nuk është bazuar në definicionin e depresionit madhor sipas
DSM-IV. CESD është dizajnuar për përdorim në vëzhgime epidemiologjike
në komunitete.
Qëllimi i tij primar është të bën një skrining të popullatës së përgjithshme
për prezencën e simptomeve depresive (Weissman, Orvaschel, & Padian, 1980);
kjo është një vlerësim i mundësisë që një individ i plotëson kriteret për
çrregullim të depresionit madhorë.
Nga ana jonë si skrining fillestar kyq për përfshirje në vetë-raportim të
CESD kemi vënë dy kriteret e domosdoshme nga DSM-IV për diagnozën e
depresionit madhorë: disponimi depresiv si dhe zvogëlimi i shprehur i
interesimeve ose kënaqësive. Po ashtu kemi vendosur edhe dy pyetje
lidhur me idetë suicidale dhe përpjekjet suicidale që janë pyetur në fund të
vlerësimit.
16 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Si është vlerësuar gjendja materiale :
1. E mirë – nëse pacienti i ka dy ose më tepër të punësuar apo veprimtari
tregtare/zejtare të vetën si dhe kushtët e mira të banimit – shtepi/banesë.
2. Deri diku e mirë – nëse pacienti i ka një apo dy të punësuar si dhe kushtët e
mira të banimit – shtëpi/banesë.
3. E dobët – nëse pacienti nuk ka asnjë të punësuar ose një të punësuar
me page minimale apo me ndihma sociale/invalidore si dhe kushtet e
banimit të dobëta shtepi/banesë apo me qira pa disa nga gjërat e
domosdoshme për jetën e përditëshme.
17 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
2. QËLLIMI I PUNIMIT
Qëllimi kryesor i hulumtimit është depistimi i çrregullimeve depresive te
pacientët në KPSH në rajonin e Mitrovicës.
Në bazë të depistimit të rasteve përcaktohet shkalla e prezencës së
çrregullimeve depresive sipas moshës, gjinisë, profesionit, vendbanimit, gjendjes
bashkëshortore, përgaditjes shkollore, profesionit, punësimit, gjendjes
materiale, përcaktohen simptomat më të shpeshta dhe shkalla e mendimeve
suicidale.
Me këtë punim synojmë që të bëjmë depistimin e shkallës së depresionit
në popullatën e rajonit të Mitrovicës, te personat e rritur, duke identifikuar
prediktorët që ndikojnë në shkallën e presences së çrregullimeve depressive
dhe mundësia e detektimit të hershëm të simptomatologjisë dhe pastaj të
bëjmë krahasimin e sëmundshmërisë sipas gjinisë, moshës, vendbanimeve,
profesionit, gjendjes bashkëshortore, përgaditja shkollore, punësimit,
gjendjes materiale.
Prandaj edhe qëllimi i këtijë punimi është senzibilizimi dhe ofrimi i
disa njohurive praktike më qëllim të dedektimit dhe diagnostikimit me kohë
nga ana e mjekëve në kujdesin primar shëndetësor.
18 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Qëllimi kryesor i punimit është përcaktimi i shkallës së prezencës së
çrregullimeve depresive sipas:
1 moshës,
2 gjinisë,
3 vendbanimit,
4 gjendjes bashkëshortore,
5 përgaditjes shkollore,
6 profesionit,
7 punësimit,
8 gjendjes materiale.
9 Përfundimet nga të dhënat e fituara
Hulumtimi është bërë në rajonin e Mitrovicës gjatë katërmujorit të parë të
vitit 2005.
19 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
3. MATERIALI DHE METODAT
Në këtë hulumtim-punim janë përfshirë pacientët që janë vizituar në
Qendrat e Mjekësisë Familiare në rajonin e Mitrovicës gjatë 4 muajve të parë të
vitit 2005, pa marrë parasysh ankesat, duke u bazuar në pyetësorin e dhënë
paraprakisht e ato janë:
1 disponimi i ulur ose i pikëlluar dhe
2 humbja e interesimit dhe kënaqësisë, si dy kritere të domosdoshme për
çrregullimin depresiv madhor, kritere këto të përcaktuara sipas DSM IV.
Metoda e hulumtimit në këtë punim është ajo prospektive gjatë periudhës
katërmujore, sipas kësaj procedure:
1. Së pari, si autori i këtij hulumtimi ashtu edhe mjekët e qendrave
familiare, shërbimi i të rriturve kanë realizuar një depistim filestar duke
parashtruar të gjithë pacientëve të vizituar nga dy pyetje:
1 Disponimi i ulur apo të piklluar dhe
2 Humbja e interesimit dhe kënaqësisë
2. Të gjithë personat që kanë rezultuar pozitiv në ndonjëren apo që
te dyja pyetjet pastaj janë vlerësuar përmes instrumentit CESD-së nga
vetë autori.
3. Instrumenti CESD është një vetë-test si pytësor i cili përbëhet prej 20
pyetjeve.
20 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
4. Testit i janë shtuar edhe dy pyetje:
3 mendimet suicidale dhe
4 përpjekjet suicidale
5. Ky test i është dhënë pacientëve të seleksionuar që në një interval kohe
prej 10 minutave ta plotësojnë vetë duke kërkuar sqarime nga autori,
ku për secilën përgjegjëje janë shënuarë vlerat si në vazhdim :
5 0 – rrallë ose asnjëherë (< 1 ditë)
6 1 – ndonjëherë, nga pak ( 1-2 ditë)
7 2 – mesatarisht ( 3-4 ditë)
8 3 – shumë ose të shumtën e kohës (5-7 ditë)
6. Mandej është bërë llogaritja e pikëve në fund të testit sipas vlersimit të
CESD-së:
9 nese rezultati është 22 ose me lartë, pacienti është duke vuajtur nga
depresioni madhor.
10 nese rezultati është 15-21 pacienti është duke vuajtur prej depresionit të butë
ose mesatar.
11 nese rezultat është < 15 , ky test nuk indikon se pacienti është depresiv.
7. Është bërë grumbullimi i të gjithë testeve të cilët kanë pasur të
bashkangjitur edhe fletzën kompjuterike të obligueshme për secilin
pacientë që vizitohet në QKMF 1 si dhe pytësorin të përbërë nga dy
pyetjet e dhëna paraprakisht të gjithë mjekëve si skrening fillestar.
8. Pastaj është bërë analizimi dhe klasifikimi i të gjitha këtyre të dhënave në
bazë të:
12 Numrit të përgjithshëm të te intervistuarve nga ata që kanë rezultuar pozitiv
21 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
në ndonjëren apo që të dyja pyetjet e pytësorit si skrening fillestar.
13 Klasifikimi i të gjitha rastëve në bazë të :
14 moshës
15 gjinisë
16 pregaditjes shkollore (fillore,mesme,lartë,fakultet)
17 vendlindjës
18 vendbanimit
19 gjendjes bashkshortore (i,e martuar;i,e pamartuar; i,e ve; i,e shkoruzuar)
20 gjendjes materiale (e mirë, deri diku e mirë, e dobët)
21 Klasifikimi i të gjitha rastëve në bazë të simptomave nga pytësori në :
22 simptoma vegjetative (somatike) dhe
23 simptoma psikologjike
24 Klasifikimi i të gjitha rastëve për suicidin në :
25 mendimet suicidale dhe
26 përpjekjet suicidale
9. Përpunimi statistikor i rezultatëve është bërë me :
16 Tabela të thjeshta dhe të nderlikuara (me numra absolute dhe relative)
17 Grafikonet dhe testet statistikore (X2 testi)
22 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Kufizimet e studimit
1. Nuk kemi të dhëna të përafërta për problemin nga studime të tilla në
mjedisin tonë
2. Mospërfshirja e moshave nën 18 vjeq në këtë studim
3. Numri i madhë i pacientëve në këto mjedise
4. Koha e paktë që mund ti kushtohet një pacienti
5. Mundësia e mosbashkëpunimit të pacientëve
6. Pamundësia e një përshtatjeje sociokulturore të instrumenteve diagnostike
etj.
23 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
4. REZULTATET
Duke qenë se hulumtimi i depresionit është bërë në të gjitha komunat e
rajonit të Mitrovicës në periudhën 4 mujore numri i pacientëve të vizituar QKMF –
të e rajonit të Mitrovicës, në shërbimin e përgjithshëm për periudhën 4 mujore
të vitit 2005 është 19484 të regjistruara si vizita të para mjekësore (Grafikoni 1).
Të gjithë këta janë përfshirë në depistimin fillestarë, që përbëhej prej dy
kritereve madhore të depresionit sipas DSM-IV, që janë marrur si përcaktues
të përfshirjes tyre në mbushjen e fletës vetëraportuese të CESD.
Kriteri i parë është:
1 disponimi i ulur ose depresiv kurse i dyti është:
2 humbja e interesimit dhe kënaqësisë.
Janë klasifikuar 320 persona (1.69%) të gjithë të vizituarve.
24 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 1
Pacientët në KPSH në Rajonin e Mitrovicës
Grafikoni 1
Pacientët në KPSh në Rajonin e Mitrovicës
0
5000
10000
15000
20000
25000
1 2
1 Numri total i
vizitave
2 Numri total i
rasteve te anketuara
25 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Tabela 1
Prevalenca e kritereve 1 dhe 2 sipas periudhës së ekzaminimit dhe gjinisë
Kriteret 1 dhe 2
Periudha e Po/Po Jo/Po Po/Jo Grand Total
ekzaminimit Gjinia N % N % N % N %
F 25 20.66 3 5.35 15 10.49 43 13.43
Janar 2005 M 14 11.57 3 5.35 14 9.79 31 9.68
Gj 39 32.23 6 10.71 29 20.28 74 23.12
F 17 14.05 8 14.28 18 12.58 43 13.43
Shkurt 2005 M 7 5.78 6 10.71 16 11.19 29 20.28
Gj 24 19.83 14 25.00 34 23.77 72 22.50
F 9 7.43 14 25.00 19 13.28 42 13.12
Mars 2005 M 8 6.61 9 16.07 18 12.59 35 10.93
Gj 17 14.04 23 41.07 37 25.87 77 24.06
F 28 23.14 6 10.71 22 15.38 56 17.5
Prill 2005 M 13 10.74 7 12.50 21 14.68 41 12.81
Gj 41 33.88 13 23.21 43 30.06 97 30.31
F 79 65.28 31 55.35 74 51.75 184 57.50
Grand Total M 42 34.72 25 44.65 69 48.25 136 42.50
Gj. 121 100.00 56 100.00 143 100.00 320 100.00
Në tabelën 1 është paraqitur numri i përgjithshëm i pacientëve 320, kriterin e
disponimit depresiv e kanë patur 121 (37.81%) prej të cilëve 79 femra (65.28%)
dhe 42 mashkuj (34.72%), kurse këtë kriter negativ e kanë patur 25 ose 7.73%
meshkuj dhe 31 ose 10.82% femra. Kriterin e dytë të humbjes ose zvoglimit të
interesimeve/kënaqësive e kemi takuar tek 67 (20.93%) meshkuj dhe 110 (34.13%
femra, kurse ka qenë negativ tek 69 (21.56 %) mashkuj dhe 74 (23.12 %) femra.
26 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Të dy kriteret pozitivet kanë treguar në 121 raste (37.81%); prej tyre mashkuj 42
(13.12%) dhe femra 79 (24.68%) (Grafikoni 2).
Grafikoni 2
Prevalenca e kritereve 1 dhe 2 sipas periudhës së ekzaminimit dhe gjinisë
Të gjithë 320 pacientët që e kishin pozitiv njërin ose të dy prej
kritereve madhore të depresionit sipas DSM-IV i janë nënshtruar mbushjes
së pyetësorit vetëraportues për depresion të CESD.
Nga ky numër vetëm 226 ose 1.15% kanë rezultuar mbi prerjen që llogaritet
si sinjifikative për depresion dmth. rezultati i tyre është 15 e lartë (Grafikoni 3).
Numri i rasteve që nuk e kaluan këtë rezultat ishte 94 ose 0.48%.
Nëse tani shohim këtë si prezencë të depresionit në mostrën e studimit tonë
atëherë do të kemi një rezultat prej 1,15 %, që konsiderohet si një prevalencë
në këtë periudhë në pacientët që u vizituan në kujdesin primarë.
0
20
40
60
80
100
Disponimi depresiv prezent
Humbja e Interesimeve/kenaqesive
Prezent
Te dy kriteret prezente
M
F
27 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 3
Numri i të gjitha vizitave dhe numri i rasteve me depresion
226
19484
0
10000
20000Numri i te gjitha vizitave
Numri i rasteve me
depresion
Duke marrë për bazë mostrën që rezulton pozitive në depresion, prej 226
rasteve që kanë rezultuar për depresion u bazuam edhe në kategorizimin e rezultatit
total në dy kategoritë e rekomanduara. Nëse rezultati është 22 ose më i lartë mund
të jetë duke vuajtur nga depresioni madhor; nëse rezultati është 15 – 21 mund
të jetë duke vuajtur nga një depresion i butë ose mesatar.
Tabela 2
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipasë gjinisë dhe periudhës së ekzaminimit
Periudha Depresioni
e Gjinia I rëndë Mesatar Grand Total
ekzaminimit N % N % N %
F 27 21.25 5 5.05 32 14.16
Janar 2005 M 15 11.81 10 10.10 25 11.06
Gj 42 33.07 15 15.15 57 25.22
F 24 18.90 25 25.25 49 21.68
Shkurt 2005 M 16 12.59 15 15.15 31 13.71
Gj 40 31.49 40 40.40 80 35.39
F 10 7.87 15 15.15 25 11.06
Mars 2005 M 5 3.93 18 18.18 23 10.17
Gj 15 11.81 33 33.33 48 21.23
28 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
F 16 12.59 9 9.09 25 11.07
Prill 2005 M 14 11.02 2 2.02 16 7.07
Gj 30 23.62 11 11.11 41 18.14
F 77 60.62 54 54.55 131 57.96
Grand Total M 50 39.38 45 45.45 95 42.04
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Në tabelën 2 është paraqitur prezenca e depresionit të rëndë dhe mesatar
sipas periudhës së ekzaminimit dhe sipas gjinisë. Nga kjo bie në sy se numri i
rasteve pozitive në depresion (të rëndë dhe mesatar) ka qenë më i shprehuri
në muajin shkurt me 35.39 % të të gjitha rasteve, kurse depresioni i rëndë ka qenë
më i shprehur në muajin janar me 33.07% të rasteve, kurse më së paku i
shprehur në muajin mars me 11.81 % të rasteve Depresioni mesatar shkallën
më të ultë për dallim e ka patur në muajin prill (11.11 %), dallimi është sinjifikant
(p<0.05). Numrin e rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar të shpërndarë
sipas muajve të hulumtimit e kemi paraqitur edhe në mënyrën grafike (grafikonet 4
dhe 5)
Grafikoni 4
Numri i rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar sipas muajve
33.07 31.49
11.81
23.62
0
5
10
15
20
25
30
35
Janar
Shkurt
Mars
Prill
29 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 5
Depresioni madhor dhe depresioni i butë
Sa i përket rezultatëve për depresion madhor kanë rezultuar 127 (56.19 %)
raste pozitive, prej tyre mashkuj ishin 50 (22.12 %) dhe femra 77 (34.07%). Me
depresionin e butë (mesatar) rezultuan 99 (43.80 %) raste nga të cilët 45 (19.91%)
ishin meshkuj dhe 54 (23.89%) femra (Grafikonet 4 dhe 5).
0
20
40
60
80
Fem
ra
Depresion madhor Depresion bute
30 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 6
127
99
0
20
40
60
80
100
120
140
1 2
Depresioni madhor Depresioni i bute
Numri i rasteve me depresion madhor dhe depresion të butë
Shtrirja gjinore e rasteve të diagnostikuara na jep të dhëna për prezencën e 95
(42.03 %) mashkujve e 131 (57.96 %) femrave (Grafikoni 7).
Grafikoni 7
Rastet e diagnostikuara të depresionit madhor sipas gjinisë
131
0 20 40 60 80 100 120 140
Mashkuj Femra
31 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Tabela 3
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipasë gjinisë dhe grup-moshave
Grupet Depresioni
I rëndë Mesatar Grand Total
Moshore Gjinia N % N % N %
F 2 1.57 1 1.01 3 1.32
19 vj. M 1 0.79 1 1.01 2 0.89
Gj. 3 2.36 2 2.02 5 2.21
F 16 12.59 10 10.10 26 11.50
20-29 M 13 10.23 13 13.13 26 11.50
Gj. 29 22.83 23 23.23 52 23.00
F 28 22.04 24 24.24 52 23.00
30-39 M 13 10.24 9 9.09 22 9.74
Gj. 41 32.28 33 34.34 74 32.74
F 22 17.32 9 9.09 31 13.71
40-49 M 12 9.45 12 12.13 24 10.62
Gj. 34 26.77 21 22.22 55 24.33
F 9 7.08 7 7.07 16 7.07
50-59 M 5 3.94 9 9.09 14 6.19
Gj. 14 11.02 16 16.16 30 13.27
F 4 3.14 2 2.02 6 2.66
60-69 M 2 1.58 2 2.02 4 1.76
Gj. 6 4.72 4 4.04 10 4.42
F 81 63.78 53 53.53 134 59.29
Grand Total M 46 36.22 46 46.47 92 40.71
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Nga tabela 3 rezulton se grup mosha më e atakuar është ajo 30-39 me
32.74% ku shohim se ka më shumë femra 23.00%, kurse meshkujt 9.74%. Këto të
dhëna përkojnë me literaturën.
Këtë tabelë po ashtu e kemi paraqitur për më qartësi edhe në grafikonin 8
32 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 8
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipasë gjinisë dhe grup-moshave
0 10 20 30 40 50 60 70 80
18-25
26-40
41-65
mbi 65
M F Gjithsejt
Në tabelën 4 shihet raporti i depresionit të rëndë dhe mesatar sipas gjinisë
dhe përgaditjes shkollore (shkollimi fillor, i mesëm dhe i lartë).
Tabela 4
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipasë gjinisë dhe përgaditjes shkollore
Depresioni
Përgaditja I rëndë Mesatar Grand Total
Shkollore Gjinia N % N % N %
F 53 41.74 34 34.34 87 38.49
Fillore M 16 12.59 26 26.26 42 18.58
Gj 69 54.33 60 60.60 129 57.07
F 31 24.40 19 19.19 50 22.12
E mesme M 18 14.18 14 14.14 32 14.16
Gj 49 38.58 33 33.33 82 36.28
F 6 4.72 4 4.04 10 4.42
E larte M 3 2.36 2 2.02 5 2.21
Gj 9 7.08 6 6.06 15 4.93
F 90 70.86 51 51.51 141 62.38
Grand Total M 37 29.14 48 48.49 85 37.62
33 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Duke analizuar depresionin e rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe përgaditjes
shkollore del në pah se 41.74% e femrave me depresion të rëndë janë me
shkollim fillor, kurse 12.59% e mashkujve pozitiv për depresion të rëndë janë me
shkollim fillor, nga ana tjetër mashkujt me depresion të rëndë në 14.18 %
kanë shkollim të mesëm.
Në total te dy format e depresionit tek gjinia femërore kemi 87 ose 38.49%
me arsimin fillor, kurse mashkujt 42 ose 18.58%.
Në përgjithësi depresioni paraqitet më tepër te personat me shkollim fillor
129 raste (57.07%) (grafikoni 9)
Grafikoni 9
0
20
40
60
80
FEMRA MASHKUJ GJITHSEJT
FILLORE MESME LARTE
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipasë gjinisë dhe përgaditjes shkollore
34 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Në tabelën 5 prezentohet depresioni i rëndë sipas gjinisë dhe profesionit, ku
janë shënuar këto lloje të profesioneve: arsim e shëndetësi, administratë e punëtorë,
amvise, zejtar, bujq të pa punë.
Tabela 5
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe profesionit
Depresioni
Profesioni Gjinia I rëndë Mesatar Grand Total
N % N % N %
F 8 6.29 5 5.05 13 5.75
Arsim& shënd M 3 2.36 4 4.04 7 3.09
Gj 11 8.66 9 9.09 20 8.84
F 21 16.53 2 2.02 23 10.17
Administratë e M 13 10.23 27 27.27 40 17.70
Punëtor Gj 34 26.77 29 29.29 63 27.87
F 65 51.18 37 37.37 102 45.13
Amvise Gj 65 51.18 37 37.37 102 45.13
M 3 2.36 7 7.07 10 4.42
Zejtarë Gj 3 2.36 7 7.07 10 4.42
Bujq e F 9 7.08 11 11.11 20 8.85
pa punë M 5 3.93 6 6.06 11 4.86
Gj 14 11.02 17 17.17 31 13.71
F 103 81.10 55 55.56 158 69.91
Grand Total M 24 18.90 44 44.44 68 30.09
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Personat që punojnë në administratë janë përfshirë me 63 raste (27.87%),
kurse tek femrat prijnë amviset, 102 raste (45.13%). Bujqit dhe të papunët janë të
35 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
përfshirë me 31 raste (13.71%), por kur marrim parasysh specifikat e popullatës
sonë, në grupin e amviseve do ta futnim në grupin e të papunëve dhe grupi do të
ketë sinjifikancë të lartë për depresion.
Tabela 6
Shpërndarja e rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe
vendlindjes
Depresioni
Vendlindja I rëndë Mesatar Grand Total
Gjinia N % N % N %
F 37 29.13 36 36.36 73 32.30
Fshat M 38 29.92 26 26.26 64 28.31
Gj 75 59.05 62 62.62 137 60.61
F 27 21.25 24 24.24 51 22.56
Qytet M 25 19.68 13 13.13 38 16.81
Gj 52 40.94 37 37.37 89 39.38
F 64 50.40 60 60.61 124 54.86
Grand
Total M 63 49.60 39 39.39 102 45.14
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Sa i përket vendit të lindjes 137 persona kanë lindur në fshat, prej të cilëve
73 femra (32.30%) kurse 64 meshkuj (28.31% ). Kurse në qytet kanë lindur 89
persona prej të cilëve 51 femra (22.56%) dhe 38 meshkuj (16.81%) Me depresion
të rëndë janë regjistruar 64 femra (28.31%) dhe 63 meshkuj (27.87%), kurse me
depresion mesatar janë regjistruar 60 raste të gjinisë femrore (26.54%) dhe 39
meshkuj (17.25%) (tabela 6).
Në aspektin statistikor nuk kemi dallim sinjifikant (p>0.05) në mes të gjinisë
36 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
dhe vendlindjes (Grafikoni 10).
Grafikoni 10
Depresion të rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe vendlindjes
0
50
100
150
Fshat 64 73 137
Qytet 51 38 89
MASHKUJ FEMRA GJITHSEJ
Tabela 7
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe gjendjes martesore
Depresioni
Gjendja Gjinia I rëndë Mesatar Grand Total
bashkeshortore N % N % N %
I/e F 46 36.22 33 33.33 79 34.95
Martuar M 26 20.47 48 48.48 74 32.74
Gj. 72 56.69 81 81.81 153 67.69
I/e F 9 7.08 10 10.10 19 8.40
pa martuar M 11 8.66 4 4.04 15 6.64
Gj. 20 15.74 14 14.14 34 15.04
I/e ve F 16 12.59 1 1.01 17 7.53
M 3 2.36 1 1.01 4 1.76
Gj. 19 14.96 2 2.02 21 9.29
I/e F 13 10.23 1 1.01 14 6.20
shkurorezuar M 3 2.36 1 1.01 4 1.76
Gj. 16 12.59 2 2.02 18 7.96
F 84 66.14 45 45.45 129 57.07
37 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grand Total M 43 33.86 54 54.55 97 42.93
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Në tabelën 7 shihet se sa i përket gjendjes së bashkëshortësisë shihet se
depresioni i rëndë është regjistruar tek femrat e martuara me 46 raste (36.22%)
kurse te 26 meshkuj (20.47%). Të pamartuarit kanë depresion të rëndë te 20 raste,
prej të cilëve 11 meshkuj (8.66%) dhe 9 femra (7.08%). Pastaj vejanët/vejushat me
19 raste (14.96%) ku ka 16 femra (12.59%) e 3 meshkuj (2.36%). Te
të shkurorëzuarit kemi regjistruar 16 raste me depresion të rendë (12.59%), prej të
cilëve 13 femra (10.23%) e 3 meshkuj (2.36%). Pra të shkurorëzuarit
në hulumtimin tonë janë të fundit përkundër literaturës ku zënë vendin e parë,
(në studimin tonë e zënë vendin e fundit ndërsa sipas literaturës të parin).
Vlen të theksohet se nga numri total i rasteve me depresion të rendë, femrat
përfshihen me 84 raste (66.14%) nga numri total i rasteve me depresion të rëndë
e meshkujt me 43 raste (33.86%). Sa i përket depresionit mesatar regjistrojmë
81 raste te të martuarit (81.81%) prej të cilëve 48 meshkuj (48.48%) dhe 33 femra
(33.33%). Kurse vejanët/vejushat janë përfshirë me vetëm 2 raste (2.02%), por
që nuk ka ndryshim gjinor (1.01:1.01%).
Një indikator tjetër parashikues i depresionit është krahasimi i statusit
socioekonomik me çrregullimin depresiv.
Nga tabela 8 kemi regjistruar 147 raste (65.04%) me gjendje të dobët
ekonomike, prej të cilëve edhe numri maksimal i rasteve me depression të rendë 80
raste (62.99%). Prej këtyre, 46 raste me depression të rendë i takojnë gjinisë
femrore (36.22%) dhe 34 raste të gjinisë mashkullore (26.77%) . Këto i shohim
edhe në grafikonin 11).
38 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Tabela 8
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe gjendjes materiale
Depresioni
Gjendja I rëndë Mesatar Grand Total
Materiale Gjinia N % N % N %
F 7 5.51 5 5.05 12 5.31
E mire M 5 3.93 1 1.01 6 2.65
Gj 12 9.44 6 6.06 18 7.96
F 28 22.04 11 11.11 39 17.25
Mesatare M 7 5.51 15 15.15 22 9.74
Gj 35 27.55 26 26.26 61 26.99
F 46 36.22 27 27.27 73 32.30
E dobët M 34 26.77 40 40.40 74 32.74
Gj 80 62.99 67 67.67 147 65.04
F 81 63.77 43 43.43 124 57.04
Grand Total M 46 36.23 56 56.57 102 42.96
Gj. 127 100.00 99 100.00 226 100.00
Grafikoni 11
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe gjendjes materiale
0
50
100
Mashkujt Femrat Gjithsejt
E mire Deri diku E dobet
39 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Duke pasur parasysh problemin e vetëvrasjeve (tabela 9), secilit pyetësor
si shtojcë ia kemi vënë edhe dy pyetje: e para kishte të bënte me idetë për
vetëvrasje dhe e dyta me përpjekjet për vetëvrasje. Duhet të themi se asnjë rast
nuk kishte me ide ose përpjekje suicidale në grupin që pas vetëraportimit dolën
negativ. Nga grupi që rezultoi pozitiv kemi këto të dhëna: tek mashkujt
16 raste (25.80%) e mostrës kanë raportuar ide suicidale, kurse 2 raste (3.22%)
përpjekje suicidale; tek femrat 33 raste (53.22%) kishin ide suicidale, kurse vetëm
11 raste (17.74%) kanë patur edhe përpjekje për suicid. Pra në total 49 raste
(79.04%) kanë ide suicidale, kurse përpjekje suicidale ishin 13 raste (20.96%)
Tabela 9
Idetë suicidale dhe përpjekjet suicidale sipas gjinisë
Suicidi Meshkuj Femra Gjithsej
Ide suicidale 16 (25.80%) 33 (53.22%) 49
Përpjekje suicidale 2 (3.23%) 11 (17.74%) 13
Gjithsej 18 (29.03%) 44 (70.96%) 62
40 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 12
mashkuj femra gjithsejt
ide suicidale
perpjekje suicidale
0
10
20
30
40
50
60
ide suicidale perpjekje suicidale
Idetë suicidale dhe përpjekjet suicidale sipas gjinisë
Në tabelën 10 shihet se prej 320 rasteve të ekzaminuara gjatë periudhës 4
mujore me ide dhe tentim suicidi janë regjistruaj gjithsej 18 raste prej të cilëve 13
femra (4.06%) dhe 5 meshkuj (1.56%), 78 raste kanë vetëm ide suicidale, prej të
cilave 50 femra (15.62%) dhe 28 meshkuj (8.75%).
41 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Tabela 10
Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe periudhës së
ekzaminuar
Ide e tentim Ide suicidi Te tjerë
Periudha e suicidi Grand Total
Ekzaminimi
t
Gjini
a N % N % N % N %
F 3 16.66 13 16.66 25 11.16 41 12.82
Janar 2005 M 1 5.55 10 12.82 24 10.71 35 10.93
Gj 4 22.21 23 29.48 49 21.87 76 23.75
F 2 11.11 14 17.95 30 13.39 46 14.37
Shkurt 2005 M 1 5.55 7 8.97 25 11.16 33 10.31
Gj 3 16.66 21 26.92 55 24.55 79 24.68
F 2 11.11 8 10.25 31 13.84 41 12,81
Mars 2005 M 1 5.55 6 7.69 23 10.26 30 9.37
Gj 3 16.66 14 17.94 54 24.10 71 22.18
F 6 33.33 15 19.23 32 14.28 53 16.56
Prill 2005 M 2 11.11 5 6.41 34 15.18 41 12.81
Gj 8 44.44 20 25.64 66 29.46 94 29.37
F 13 72.22 50 64.10 118 52.67 181 56.56
Grand Total M 5 27.78 28 25.90 106 47.32 139 43.44
Gj. 18 100.00 78 100.00 224 100.00 320 100.00
42 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Tabela 11.
Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes
bashkëshortore
Ide dhe
tentim Ide suicidi Të tjerë
Gjendja Suicidi Grand Total
Bashkëshortore Gjinia N % N % N % N %
I/e F 2 13.34 18 33.33 66 42.03 86 38.05
Martuar M 1 6.66 14 25.92 52 33.12 67 29.64
Gj. 3 20.00 32 59.25 118 75.15 153 67.69
I/e F 2 13.34 2 3.70 16 10.19 20 8.85
pa martuar M 1 6.66 3 5.55 10 6.36 14 6.19
Gj. 3 20.00 5 9.25 26 16.56 34 15.04
I/e ve F 3 20.00 8 14.82 5 3.19 16 7.07
M 1 6.66 3 5.55 4 2.54 8 3.53
Gj. 4 26.66 11 20.37 9 5.73 24 10.61
I/e F 4 26.66 4 7.40 3 1.91 11 4.86
Shkurorëzuar M 1 6.66 2 3.71 1 0.63 4 1.77
Gj. 5 33.33 6 11.11 4 2.54 15 6.63
F 11 73.34 32 59.25 90 57.33 133 58.85
Grand Total M 4 26.66 22 40.75 67 42.67 93 41.15
Gj. 15 100.00 54 100.00 157 100.00 226 100.00
Në tabelën 11 ku kemi prezencën e ideve të tentimit të suicidit sipas gjinisë
dhe gjendjes bashkëshortore, kemi gjetur 15 raste me ide dhe tentim suicidi, prej të
cilave 11 femra (4.86%) dhe 4 meshkuj (1.76%). Kurse 54 raste kanë pasur vetëm
ide suicidi, prej të cilave 32 femra (14.15%) dhe 22 meshkuj (9.73%). Sa i
përket ideve dhe tentimit të suicid nuk ka ndonjë siniifikancë statistikore (p>0.05).
Kurse te idetë suicidale më së shumti kemi gjetur raste te personat e martuar (32
43 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
prej tyre ose 14.15%) ku dominon gjinia femrore me 18 raste (7.96%) kurse gjinia
mashkullore me 14 raste (6.19%)
Tabela 12
Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe vendbanimit
Ide dhe
tentim Ide suicidi Te tjerë
Vendlindja Suicidi Grand Total
Gjini
a N % N % N % N %
F 3 20.00 19 35.18 56 35.66 78 34.51
Fshat M 2 13.34 10 18.51 51 32.48 63 27.87
Gj 5 33.33 29 53.70 107 68.15 141 62.38
F 8 53.33 20 37.03 34 21.65 62 27.43
Qytet M 2 13.34 5 9.25 16 10.19 23 10.17
Gj 10 66.66 25 46.29 50 31.84 85 37.61
F 11 73.34 39 72.23 90 57.32 140 61.95
Grand Total M 4 26.66 15 27.27 67 42.67 86 38.05
Gj. 15 100.00 54 100.00 157 100.00 226 100.00
Në tabelën 12 kemi paraqitur prezencën e rasteve me ide dhe tentim suicidal
sipas gjinisë dhe vendbanimit. Prej gjithsej 226 rasteve te 15 sosh (6.63%) kemi
gjetur prezencën e ideve dhe tentimit të suicidit. Ku 11 ishin femra (4.86%) dhe 4
meshkuj (1.76%). Kurse te 54 persona (23. 89%) kemi gjetur prezencën e ideve
suicidale prej të cilave 39 femra (17.25%) dhe 15 meshkuj (6.63%).
Në tabelën 13 kemi paraqitur prezencën e ideve dhe tentimit të suicidit sipas
gjinisë dhe gjendjes materiale. Nga gjithsej 226 raste kemi regjistruar 15 (6.63%)
me ide dhe tentim suicidi, prej të cilëve 8 raste (3.53%) kishin gjendjen e dobët
ekonomike, prej të cilëve 7 femra (3.09%).
44 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Kurse 54 raste kanë pasur prezencën e ideve suicidale, prej të cilëve 36 me
gjendje të dobët ekonomike (21 femra ose 9.29%) dhe 16 meshkuj (7.07%).
Tabela 13
Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes materiale
Ide dhe
tentim Ide suicidi Te tjere
Gjendja Suicidi
Grand
Total
Materiale
Gjini
a N % N % N % N %
F 2 13.34 2 3.70 7 4.45 11 4.86
E mire M 1 6.66 1 1.85 3 1.91 5 2.21
Gj 3 20.00 3 5.55 10 6.36 16 7.07
F 3 20.00 10 18.51 47 29.94 60 26.55
Mesatare M 1 6.66 4 7.41 18 11.46 23 10.17
Gj 4 26.66 14 25.92 65 41.40 83 36.72
F 7 46.66 21 38.88 49 31.21 77 34.07
E dobët M 1 6.67 16 29.62 33 21.01 50 22.12
Gj 8 53.33 36 66.66 82 52.22 127 56.19
F 12 80.00 33 61.11 103 65.60 148 65.48
Grand
Total M 3 20.00 21 38.38 54 34.40 78 34.52
Gj. 15 100.00 54 100.00 157 100.00 226 100.00
45 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 13
Dhjetë simptomat me ashpërsi më të madhe tek femrat
0
5
10
15
20
25
30
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 Mërzitja
2 Shqetësimi
3 Gjumi
4 Mosreagimi me fam/shok
5 Frika
6 Qarja
7 Vetmia
8 Pakënaqësia
9 Oreksi
10 Pikëllimi
46 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Grafikoni 14
Dhjetë simptomat me ashpërsi më të madhe tek mashkujt
0
2
4
6
8
10
12
14
16
18
20
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 Shqetësimi
2 Mërzitja
3 Gjumi
4 Mosreagimi Fam/Shok
5 Vetmia
6 Frika
7 Pakënaqësia
8 Pikëllimi
9 Pashpresa
10 Palumturia
47 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Sa i përket përshkrimit të të dhënave lidhur me simptomet më të shpeshta që
i përmbante pyetësori vetë-raportues i kemi grupuar në dy grafikone (13 e 14) ku
në të parin janë sipmtomat me ashpërsi më të madhe te femrat ku dominojnë:
1 pikëllimi,
2 vetmia,
3 qarja,
4 pakënaqësia e
5 frika,
Kurse te meshkujt:
1 pikëllimi,
2 palumturia,
3 vetmia e
4 pakënaqësia.
_________________________
48 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
5. DISKUTIMI
Pasi që hulumtimi i depresionit është tejet delikat dhe duhet kushtuar vëmendje
të regjistrohen të gjitha pyetjet e veçanta të parashtruara në anketë, përgaditjet
janë bërë me kujdes dhe me motiv të lartë.
Hulumtimi është bërë në të gjitha komunat e rajonit të Mitrovicës në periudhën
4 mujore numri i pacientëve të vizituar në QKMF–të e rajonit të Mitrovicës;
në Shërbimin e përgjithshëm për periudhën 4 mujore të vitit 2005 është 19484
të regjistruara si vizita të para mjekësore.
Të gjithë këta janë përfshirë në depistimin fillestarë, që përbëhej prej
dy kritereve madhore të depresionit sipas DSM-IV, që janë marrur si përcaktues
të përfshirjes së tyre në mbushjen e fletës vetëraportuese të CESD.
Kriteri i parë është:
1 disponimi i ulur ose depresiv kurse i dyti është:
2 humbja e interesimit dhe kënaqësisë.
Janë klasifikuar 320 persona (1.69%) të gjithë të vizituarve.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve 320, kriterin e disponimit depresiv
e kanë patur 121 (37.81%) prej të cilëve 79 femra (65.28%) dhe 42 Meshkuj
(34.72%), kurse këtë kriter negativ e kanë patur 25 ose 7.73% meshkuj dhe
31 femra (10.82%). Kriterin e dytë të humbjes ose zvoglimit
të interesimeve/kënaqësive e kemi takuar tek 67 (20.93%) meshkuj dhe 110
femra (34.13%), kurse ka qenë negativ tek 69 (21.56 %) mashkuj dhe 74
femra (23.12 %).
49 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Të dy kriteret pozitivet kanë treguar në 121 raste (37.81%); prej tyre
mashkuj 42 (13.12%) dhe femra 79 (24.68%).
Të gjithë 320 pacientët që e kishin pozitiv njërin ose të dy prej kritereve
madhore të depresionit sipas DSM-IV i janë nënshtruar mbushjes së
pyetësorit vetëraportues për depresion të CESD.
Nga ky numër vetëm 226 ose 1.15% kanë rezultuar mbi prerjen që llogaritet
si sinjifikative për depresion dmth. rezultati i tyre është 15 e lartë. Numri i
rasteve që nuk e kaluan këtë rezultat ishte 94 ose 0.48%.
Nëse tani shohim këtë si prezencë të depresionit në mostrën e studimit tonë
atëherë do të kemi një rezultat prej 1,15 %, që konsiderohet si një prevalencë
gjatë kësaj periudhe tek pacientët që u vizituan në kujdesin primar.
Duke marrë për bazë mostrën që rezulton pozitive në depresion,
prej 226 rasteve që kanë rezultuar për depresion u bazuam edhe në
kategorizimin e rezultatit total në dy kategoritë e rekomanduara.
Nëse rezultati është 22 ose më i lartë mund të jetë duke vuajtur nga depresioni
madhor; nëse rezultati është 15 – 21 mund të jetë duke vuajtur nga një
depresion i butë ose mesatar.
Prezenca e depresionit të rëndë dhe mesatar sipas periudhës së ekzaminimit
dhe sipas gjinisë. Nga kjo bie në sy se numri i rasteve pozitive në depresion
(të rëndë dhe mesatar) ka qenë më i shprehuri në muajin shkurt me 35.39 %
të të gjitha rasteve, kurse depresioni i rëndë ka qenë më i shprehur në muajin janar
50 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
me 33.07% të rasteve, kurse më së paku i shprehur në muajin mars me 11.81 %
të rasteve Depresioni mesatar shkallën më të ultë për dallim e ka patur në
muajin prill (11.11 %, dallimi është sinjifikant (p<0.05) .
Numrin e rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar të shpërndarë sipas
muajve të hulumtimit e kemi paraqitur edhe në mënyrën grafike.
Sa i përket rezultatëve për depresion madhor kanë rezultuar 127 (56.19 %)
raste pozitive, prej tyre mashkuj ishin 50 (22.12 %) dhe femra 77 (34.07%).
Me depresionin e butë (mesatar) rezultuan 99 (43.80 %) raste nga të cilët 45
(19.91%) ishin meshkuj dhe 54 (23.89%) femra.
Shtrirja gjinore e rasteve të diagnostikuara na jep të dhëna për prezencën e
95 (42.03 %) mashkujve e 131 (57.96 %) femrave.
Grup mosha më e atakuar është ajo 30-39 me 32.74% ku shohim se ka
më shumë femra 23.00%, kurse meshkujt 9.74%. Këto të dhëna përkojnë
me literaturën.
Raporti i depresionit të rendë dhe mesatar sipas gjinisë dhe përgaditjes
shkollore (shkollimi fillor, i mesëm dhe i lartë).
Duke analizuar depresionin e rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe përgaditjes
shkollore del në pah se 41.74% e fermave me depression të rëndë janë me
shkollim fillor, kurse 12.59% e mashkujve pozitiv për depresion të rëndë janë
me shollim fillor, nga ana tjetër mashkujt me depresion të rëndë në 14.18 % kanë
shkollim të mesëm.
51 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Në total te dy format e depresionit tek gjinia femërore kemi 87 ose 38.49%
me arsimin fillor, kurse mashkujt 42 ose 18.58%. Në përgjithësi depresioni
paraqitet më tepër te personat me shkollim fillor 129 raste (57.07%).
Depresioni i rëndë sipas gjinisë dhe profesionit, ku janë shënuar këto lloje të
profesioneve: arsim e shëndetësi, administrate e punëtorë, amvise, zejtar, bujq të
pa punë.
Personat që punojnë në administratë janë përfshirë me 63 raste (27.87%),
kurse tek femrat prijnë amviset, 102 raste (45.13%).
Bujqit dhe të papunët janë të përfshirë me 31 raste (13.71%), por kur marrim
parasysh specifikat e popullatës sonë, në grupin e amviseve do ta futnim në
grupin e të papunëve dhe grupi do të ketë sinjifikancë të lartë për depresion.
Sa i përket vendit të lindjes 137 persona kanë lindur në fshat, prej të cilëve
73 femra (32.30%) kurse 64 meshkuj (28.31% ).
Kurse në qytet kanë lindur 89 persona, prej të cilëve 51 femra (22.56%) dhe 38
meshkuj (16.81%). Në aspektin statistikor nuk kemi dallim sinjifikant (p>0.05) në
mes të gjinisë dhe vendlindjes.
Shpërndarja e rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe
vendlindjes. Me depresion të rëndë janë regjistruar 64 femra (28.31%) dhe 63
meshkuj (27.87%), kurse me depresion mesatar janë regjistruar 60 raste të
gjinisë femrore (26.54%) dhe 39 meshkuj (17.25%)
52 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Kurse sa i përket gjendjes së bashkëshortësisë shihet se depresioni i rëndë
është regjistruar tek femrat e martuara me 46 raste (36.22%) kurse te 26 meshkuj
(20.47%). Të pamartuarit kanë depresion të rëndë te 20 raste, prej të cilëve
11 meshkuj (8.66%) dhe 9 femra (7.08%). Pastaj vejanët/vejushat me 19
raste (14.96%) ku ka 16 femra (12.59%) dhe 3 meshkuj (2.36%).
Te të shkurorëzuarit kemi regjistruar 16 raste me depresion të rëndë (12.59%),
prej të cilëve 13 femra (10.23%) e 3 meshkuj (2.36%). Pra të shkurorëzuarit
në hulumtimin tonë janë të fundit përkundër literaturës ku zënë vendin e pare .
Vlen të theksohet se nga numri total i rasteve me depresion të rëndë, femrat
përfshihen me 84 raste (66.14%) nga numri total i rasteve me depresion të
rëndë e meshkujt me 43 raste (33.86%). Sa i përket depresionit mesatar
regjistrojmë 81 raste te të martuarit (81.81%) prej të cilëve 48 meshkuj
(48.48%) dhe 33 femra (33.33%). Kurse vejanët/vejushat janë përfshirë me
vetëm 2 raste (2.02%), por që nuk ka ndryshim gjinor (1.01:1.01).
Një indikator tjetër parashikues i depresionit është krahasimi i statusit
socioekonomik me çrregullimin depresiv.
Nga hulumtimi i depresionit të rendë dhe mesatar sipas gjinisë dhe gjendjes
materiale kemi regjistruar 147 raste (65.04%) me gjendje të dobët ekonomike,
prej të cilëve edhe numri maksimal i rasteve me depression të rëndë (80 raste
62.99%). Prej këtyre, 46 raste me depresion të rendë i takojnë gjinisë femrore
(36.22%) dhe 34 raste të gjinisë mashkullore (26.77%).
53 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Duke pasur parasysh problemin e vetëvrasjeve, secilit pyetësor si shtojcë
ia kemi vënë edhe dy pyetje: e para kishte të bënte me idetë për vetëvrasje dhe
e dyta me përpjekjet për vetëvrasje. Duhet të themi se asnjë rast nuk kishte me
ide ose përpjekje suicidale në grupin që pas vetëraportimit dolën negativ.
Nga grupi që rezultoi pozitiv kemi këto të dhëna: tek mashkujt 16 raste ose
25.80% e mostrës kanë raportuar ide suicidale, kurse 2 raste (3.22%)
përpjekje suicidale; tek femrat 33 raste (53.22%) kishin ide suicidale, kurse 11
raste (17.74%) kanë patur edhe përpjekje për suicid. Pra në total 49 raste
(79.04%) kanë ide suicidale, kurse përpjekje suicidale ishin 13 raste (20.96%).
Sa i përket prezencës së ideve dhe tentimit te suicidit sipas gjinisë, nga
320 rastet e ekzaminuara gjatë periudhës 4 mujore me ide dhe tentim suicidi
janë regjistruar gjithsej 18 raste prej të cilëve 13 femra (4.06%) dhe 5
meshkuj (1.56%), 78 raste kanë vetëm ide suicidale, prej të cilave 50 femra
(15.62%) dhe 28 meshkuj (8.75%).
Duke studiuar prezencën e ideve suicidale kemi bërë një krahasim me kusht
me ECA studimin5 e përmendur më lartë i cili ka gjetur ide suicidale në 21 %
të popullatës së përgjithshme të rritur, po të marrim numrin e tërë vizitave shifra
e ideve suicidale tek studimi ynë do të ishte 23.89%, kurse përpjekjet për suicid
tek ECA studimi5 ishin në vlerën 2,9 %, kurse në studimin tonë 6.63 %.
Edhe pse vendi ynë njihet me shkallë më të ulët të vetëvrasjeve, këto shifra
si duket alarmojnë se priten ndryshime rrënjësore edhe në këtë fushë.
54 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Nga hulumtimet që kanë të bëjnë me idet dhe tentimet suicidale janë theksuar
këto veçori Në 23,89% të rasteve pozitive kishin ide suicidale, ku 59.25%
ishin persona të martuar prej të cilëve 33 % femra të martuara, ku 35 % ishin
femra dhe vinin nga fshati e 38% në kategorinë e gjëndjes së dobët materiale.
Gjetja e shifrës së ideve suicidale në mostrën pozitive prej 23.89 % dhe
të përpjekjeve suicidale prej 6.63 %, po të kemi parasysh se 15 % e njerëzve
me depresion kryejnë vetëvrasje8, kurse të dhënat nga literatura saktësojnë se 1
në 10-50 raste e atyre që bëjnë përpjekje për suicid e kryejnë atë8; na tregon
se edhe këto vlera tek ne janë shumë të ulta.
Prezenca e ideve të tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes
bashkëshortore, kemi gjetur 15 raste me ide dhe tentim suicidi, prej të cilave
11 femra (4.86%) dhe 4 meshkuj (1.76%). Kurse 54 raste kanë pasur vetëm
ide suicidi, prej të cilave 32 femra (14.15%) dhe 22 meshkuj (9.73%). Sa i
përket ideve dhe tentimit të suicid nuk ka ndonjë sinjifikancë statistikore
(p>0.05). Kurse te idetë suicidale më së shumti kemi gjetur raste te personat
e martuar (32 prej tyre ose 14.15%) ku dominon gjinia femrore me 18 raste
(7.96%) kurse gjinia mashkullore me 14 raaste (6.19%).
Ndërsa literatura nxjerrë nga studimet e ndryshme shpeshtinë më të madhe
të depresionit tek të ndarët.
Prezenca e rasteve me ide dhe tentim suicidal sipas gjinisë dhe vendbanimit.
Prej gjithsej 226 rasteve te 15 prej tyre (6.63%) kemi gjetur prezencën e ideve
dhe tentimit të suicidit. Ku 11 ishin femra (4.86%) dhe 4 meshkuj (1.76%).
Kurse te 54 persona (23. 89%) kemi gjetur prezencën e ideve suicidale prej të
cilave 32 femra (14.15%) dhe 22 meshkuj (9.73%).
55 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes materiale.
Nga gjithsej 226 raste kemi regjistruar 15 (6.63%) me ide dhe tentim suicidi,
prej të cilëve 8 raste (3.53%) kishin gjendjen e dobët ekonomike, prej të cilëve
7 femra (3.09%).
Kurse 54 raste kanë pasur prezencën e ideve suicidale, prej të cilëve 36
me gjendje të dobët ekonomike (21 femra ose 9.29%) dhe 16 meshkuj (7.07%).
Sa i përket përshkrimit të të dhënave lidhur me simptomet më të shpeshta
që i përmbante pyetësori vetë-raportues i kemi grupuar në:
simptomat me ashpërsi më të madhe te femrat ku dominojnë:
1 pikëllimi,
2 vetmia,
3 qarja,
4 pakënaqësia e
5 frika,
kurse te meshkujt:
pikëllimi,
• palumturia
• vetmia e
• pakënaqësia.
Pra duhet theksuar se e kemi patur të qartë kompleksitetin e çështjeve të
cilat i kemi vendosur si probleme dhe hipoteza që duheshin shikuar;
mirëpo ndoshta pikërisht kjo ishte edhe motivi më domethënës në kryerjen e këtij
studimi.
56 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Gjetja se 1,69 % e të gjithë të vizituarve për katër muaj në QKMF-të e kishin
patur pozitiv njërin nga dy kriteret e domosdoshme për diagnozën e depresionit
madhor sipas DSM-IV, është tejet e ultë kur kemi parasysh studimet relevante
nga literatura që kanë mendime për prevalencën prej rreth 25 % të depresionit në
kujdesin primar.
Kemi parasysh se prezenca e njërit nga këto dy simptoma e shton shumë
parashikueshmërinë për depresion, sa që ka autorë që preferojnë që këta të jenë
edhe si pyetje obliguese gjatë çdo vizite mjekësore, siç është psh. pyetja rutinore:
Çka ankoheni?
Edhe nëse këtu llogarisim se 1/3 gati ngelin të padiagnostikuar4, arrijmë
tek prevalenca prej rreth 8 % që ende është larg nga rezultati ynë, që sipas
shkallës vetëraportuese CESD është 0,95 % të pacientëve të kenë qenë me
rezultate sinjifikative për depresion madhor.
Se ky rezultat tek ne është i ultë tregon edhe e dhëna nga literatura se
studimet nga komuniteti me të njejtin instrument vlerësues kanë dhënë
shifra mesatare prej 6 %.
Të ndalemi te mostra që ka rezultuar pozitive dhe të shohim për prediktorët
e mundshëm siq e kemi parashtruar në formulimin e hipotezave dhe
problemeve. Së pari shikuam për gjininë; pasi që literatura jep dy herë më
shumë depresion tek femrat.
Në mostrën tonë kemi një shpeshti të femrave prej 184 ose 57.50%
krahasuar me atë te meshkujve prej 136 ose 42.50%.
57 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Sa i përket grupmoshave më të atakuara janë grup-moshat 30-39 vjeçe për te
dy gjinitë me 41 raste (32.28%), prej tyre femra 28 (22.04%). Këto të dhëna
janë konsistente me literaturën se zakonisht këto mosha janë më të shpeshtat.
Sa i përket nivelit të arsimimit ashtu si edhe është pritur që mostra jonë të
jetë e tejpërfaqësuar me shkollim të ultë-fillor 69 (54.33%) dhe atë më shumë te
femrat 53 (41.47%).
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe përgaditjes shkollore
na mundësoi të vërejmë edhe këto konstatime: 41.74% të femrave me depresion
të rëndë janë me shkollim fillor, kurse vetëm 12.59 % e mashkujve pozitiv
për depresion të rëndë janë me shkollim fillor.
___________________________
58 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
6. PËRFUNDIMI
Duke marrë parasysh hulumtimin mbi depresionin që ngërthen trekëndëshin
shëndet mendor - kujdes primar - mjedis sociokulturor i ndryshëm; padyshim që
ka qenë një sfidë e madhe për tu kryer.
Si përfundime mund të nxjerrim këto:
1. Të dhënat nga hulumtmi mbi depresionin ku janë klasifikuar 320 persona
(1.69%) nga të gjithë të vizituarit, mund të shërbejnë si mostër për
të sjellur perfundime të depistimit të depresionit në rajonin e Mitrovicës.
2. Të gjithë 320 pacientët që e kishin pozitiv njërin ose të dy prej kritereve
madhore të depresionit sipas DSM-IV i janë nënshtruar mbushjes
së pyetësorit vetëraportues për depresion të CESD. Nga ky numër
vetëm 226 ose 1.15% kanë rezultuar mbi prerjen që llogaritet si
sinjifikative për depresion dmth. rezultati i tyre është 15 e lartë.
3. Numri i rasteve që nuk e kaluan këtë rezultat ishte 94 ose 0.48%.
Nëse tani shohim këtë si prezencë të depresionit në mostrën e studimit
tonë atëherë do të kemi një rezultat prej 1,15 %, që konsiderohet si
një prevalencë gjatë kësaj periudhe tek pacientët që u vizituan në kujdesin
primarë.
4. Duke marrë për bazë mostrën që rezulton pozitive në depresion, prej
226 rasteve që kanë rezultuar me depresion u bazuam edhe në kategorizimin
e rezultatit total në dy kategoritë e rekomanduara.
59 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
5. Numri i rasteve pozitive në depresion (të rëndë dhe mesatar) ka qenë
më i shprehuri në muajin shkurt me 35.39 % të të gjitha rasteve,
kurse depresioni i rëndë ka qenë më i shprehur në muajin janar me 33.07%
të rasteve, kurse më së paku i shprehur në muajin mars me 11.81 %
të rasteve Depresioni mesatar shkallën më të ultë për dallim e ka patur në
muajin prill (11.11 %), dallimi është sinjifikant (p<0.05) .
6. Me depresion madhor kanë rezultuar 127 (56.19 %) raste pozitive, prej
tyre mashkuj ishin 50 (22.12 %) dhe femra 77 (34.07%). Me depresionin
e butë (mesatar) rezultuan 99 (43.80 %) raste nga të cilët 45 (19.91%)
ishin meshkuj dhe 54 (23.89%) femra.
7. Shtrirja gjinore e rasteve të diagnostikuara na jep të dhëna për prezencën
e 95 (42.03 %) mashkujve e 131 (57.96 %) femrave.
8. Grup-mosha më e atakuar është ajo 30-39 me 32.74% ku shohim se
ka më shumë femra 23.00%, kurse meshkujt 9.74%. Këto të dhëna
përkojnë me literaturën.
9. Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe përgatitjes shkollore
del në pah se 41.74% e fermave me depresion të rëndë janë me shkollim
fillor, kurse 12.59% e meshkujve pozitiv për depresion të rëndë
janë me shkollim fillor, nga ana tjetër meshkujt me depresion të rëndë në
14.18 % kanë shkollim të mesëm.
10. Të dy format e depresionit tek gjinia femërore kemi 87 ose 38.49%
60 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
me arsimin fillor, kurse meshkujt 42 ose 18.58%. Në përgjithësi
depresioni paraqitet më tepër te personat me shkollim fillor 129 raste
(57.07%).
11. Personat që punojnë në administrate janë përfshirë me 63 raste
(27.87%), kurse tek femrat prijnë amviset, 102 raste (45.13%). Bujqit dhe të
papunët janë të përfshirë me 31 raste (13.71%), por kur marrim
parasysh specifikat e popullatës sonë, në grupin e amviseve do ta futnim
në grupin e të papunëve dhe grupi do të ketë sinjifikancë të lartë për
depresion.
12. Shpërndarja e rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar sipas gjinisë
dhe vendlindjes. Me depresion të rëndë janë regjistruar 64 femra (28.31%)
dhe 63 meshkuj (27.87%), kurse me depresion mesatar janë regjistruar 60
raste të gjinisë femrore (26.54%) dhe 39 meshkuj (17.25%).
13. Gjendja bashkëshortore dhe depresioni. Shihet se depresioni i rëndë
është regjistruar tek femrat e martuara me 46 raste (36.22%) kurse te
26 meshkuj (20.47%). Të pamartuarit kanë depresion të rëndë te 20 raste,
prej të cilëve 11 meshkuj (8.66%) dhe 9 femra (7.08%). Pastaj
vejanët/vejushat me 19 raste (14.96%) ku ka 16 femra (12.59%) dhe 3
meshkuj (2.36%). Te të shkurorëzuarit kemi regjistruar 16 raste me
depresion të rëndë (12.59%), prej të cilëve 13 femra (10.23%) e 3 meshkuj
(2.36%). Pra të shkurorëzuarit në hulumtimin tonë e janë të fundit
përkundër literaturës ku zënë vendin e parë.
61 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Vlen të theksohet se nga numri total i rasteve me depresion të rendë, femrat
përfshihen me 84 raste (66.14%) nga numri total i rasteve me depresion të
rëndë e meshkujt me 43 raste (33.86%). Sa i përket depresionit mesatar
regjistrojmë 81 raste te të martuarit (81.81%) prej të cilëve 48 meshkuj
(48.48%) dhe 33 femra (33.33%). Kurse vejanët/vejushat janë përfshirë
me vetëm 2 raste (2.02%), por që nuk ka ndryshim gjinor (1.01:1,01%).
14. Kemi regjistruar 147 raste (65.04%) me gjendje të dobët ekonomike,
prej të cilëve edhe numri maksimal i rasteve me depresion të rëndë 80
raste (62.99%). Prej këtyre, 46 raste me depresion të rëndë i takojnë
gjinisë femrore (36.22%) dhe 34 raste të gjinisë mashkullore (26.77%).
15. Duhet të themi se asnjë rast nuk kishte me ide ose përpjekje suicidale
në grupin që pas vetëraportimit dolën negativ. Nga grupi që rezultoi
pozitiv kemi këto të dhëna: tek meshkujt 16 raste ose 25.80% e mostrës
kanë raportuar ide suicidale, kurse 2 raste (3.22%) përpjekje suicidale;
tek femrat 33 raste (53.22%) kishin ide suicidale, kurse vetëm 11 raste
(17.74%) kanë patur edhe përpjekje për suicid. Pra në total 49 raste
(79.03%) kanë ide suicidale, kurse përpjekje suicidale ishin 13 raste
(20.96%).
16. Prej 320 rasteve të ekzaminuara gjatë periudhës 4 mujore me ide dhe tentim
suicidi janë regjistruar gjithsej 18 raste prej të cilëve 13 femra (5.75%) dhe 5
meshkuj (2.21%), 78 raste kanë vetëm ide suicidale, prej të cilave 50 femra
(22.12%) dhe 28 meshkuj (12.38%).
62 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
17. Prezenca e ideve të tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes
bashkëshortore, kemi gjetur 15 raste me ide dhe tentim suicidi, prej të
cilave 11 femra (4.86%) dhe 4 meshkuj (1.76%). Kurse 54 raste kanë paasur
vetëm ide suicidi, prej të cilave 32 femra (14.15%) dhe 22 meshkuj (9.73%).
Sa i përket ideve dhe tentimit të suicid nuk ka ndonjë sinjifikancë
statistikore (p>0.05). Kurse te idetë suicidale më së shumti kemi gjetur raste
te personat e martuar (32 sosh ose 14.15%) ku dominon gjinia femrore
me 18 raste (7.96%) kurse gjinia mashkullore me 14 raste (6.19%).
18. Prezenca e rasteve me ide dhe tentim suicidal sipas gjinisë dhe
vendbanimit Prej gjithsej 226 rasteve te 15 sosh (6.63%) kemi gjetur
prezencën e ideve dhe tentimit të suicidit. Ku 11 ishin femra (4.86%) dhe
4 meshkuj (1.76%). Kurse te 54 persona (23.89%) kemi gjetur prezencën
e ideve suicidale prej të cilave 39 femra (17.25%) dhe 15 meshkuj (6.63%).
Kurse sa i përket statusit martesor te 32 persona të martuar kemi
gjetur prezencën e ideve suicidale, ku 18 ishin femra (7.96%) dhe 14
meshkuj (6.19%).
19. Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes materiale.
Nga gjithsej 226 raste kemi regjistruar 15 (6.63%) me ide dhe tentim
suicidi, prej të cilëve 8 raste (3.53%) kishin gjendjen e dobët
ekonomike, prej të cilëve 7 femra (3.09%).
20. 54 raste kanë pasur prezencën e ideve suicidale, prej të cilëve 36 me gjendje
të dobët ekonomike 21 femra (9.29%) dhe 16 meshkuj (7.07%).
63 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
21. Të dhënat lidhur me simptomet më të shpeshta që i përmbante
pyetësori vetë-raportues i kemi grupuar në dy: simptomat me ashpërsi më të
madhe te femrat ku dominojnë: pikëllimi, vetmia, qarja, pakënaqësia e
frika, kurse te meshkujt: pikëllimi, palumturia, vetmia e pakënaqësia.
22. Të dhënat për suicidalitet tek studimi ynë kanë rezultuar të ulta nga
4.68% për ide suicidale 16.87% që janë në një korelacion sinjifikativ me të
dhënat nga literatura; përkundër dallimeve kulturore në lidhje me
vetëvrasjet në mjedisin tonë.
23. Femrat kanë raportuar më shumë shenja dhe simptoma depresioni.
24. Në hulumtimet e ardhshme këto të dhëna mund të shërbejnë si
bazë krahasuese dhe përpjekje epidemiologjike për të depistuar
depresionin si problem shoqëror që na preokupon të gjithëve.
__________________________
64 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
7. PROPOZIMI I MASAVE
Ne propozimin e masave duhet pasur parasysh disa pika kruciale sa i përket
depresionit të cilat janë:
1. Në kujdesin shëndetësor parësor duhet të dyshohet për depresionin si
fenomen i cili gjithnjë e më shumë po bëhet fenomen i pasurimit
te patologjisë së mjekut në mjekësinë familjare.
2. Kujdes i veçantë i kushtohet ZHVP-së (zhvillimi i vazhdueshem
profesional) duke rritur rëndësinë e edukimit të mjekëve lidhur me
depresionin, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.
3. Të bëhet referimi me kohë i rastëve të rënda si dhe të kërkohet konsulta
e profesionistëve të shëndetit mendor.
65 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
REZYME
Depresioni si çregullim afektiv i disponimit paraqet problem të shpeshtë
paraqet një problem të shpeshtë në praktiken mjekësore për shkak të
kompleksitetit në diagnostikimin e tij.
Qëllimi kryesor i hulumtimit është depistimi i çrregullimeve depresive
te pacientët në KPSH në rajonin e Mitrovicës.
Në bazë të depistimit të rasteve përcaktohet shkalla e prezencës
së çrregullimeve depresive sipas moshës, gjinisë, profesionit,
vendbanimit, gjendjes bashkëshortore, përgaditjes shkollore, profesionit,
punësimit, gjendjes materiale, përcaktohen simptomat më të shpeshta dhe
shkallë mendimeve suicidale.
Më këtë punim synojmë që të bëjmë depistimin e shkallës së depresionit
në popullatën e rajonit të Mitrovicës, të personat e rritur, duke identifikuar
prediktorët që ndikojnë në shkallën e presences së çrregullimeve depressive
dhe mundësia e detektimit të hershëm të simptomatologjisë dhe pastaj
të bëjmë krahasimin e sëmundshmërisë sipas gjinisë, moshës,
vendbanimeve, profesionit, gjendjes bashkëshortore, përgaditja shkollore,
punësimit, gjendjes materiale. Prandaj edhe qëllimi i këtij punimi është
senzibilizimi dhe ofrimi i disa njohurive praktike më qëllim të dedektimit dhe
diagnostifikimit me kohë nga ana e mjekëve në kujdesin primar shëndetësor.
Në këtë hulumtim punim janë përfshirë pacientët që janë vizituar në Qendrat
e Mjekësisë Familiare në rajonin e Mitrovicës gjatë 4 muajve të parë të vitit
2005, pa marrë parasysh ankesat, duke u bazuar në pyetësorin e dhënë paraprakisht
e ato janë: disponimi i ulur ose i pikëlluar dhe humbja e interesimit dhe
66 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
kënaqësisë, si dy kritere të domosdoshme për çrregullimin depresiv madhor,
kritere këto të përcaktuara sipas DSM IV.
Metoda e hulumtimit në këtë punim është ajo prospektive gjatë periudhës
katërmujore, sipas kësaj procedure. Të gjithë personat që kanë rezultuar
pozitiv në ndonjëren apo që te dyja pyetjet pastaj janë vlerësuar
përmes instrumentit CESD-së nga vetë autori. Instrumenti CESD është një vetë-
test si pytësor i cili përbëhet prej 20 pyetjeve.
Testit i janë shtuar edhe dy pyetje:mendimet suicidale dhe përpjekjet suicidale.
Ky test i është dhënë pacientëve të seleksionuar që në një interval kohe prej
10 minutave ta plotësojnë vetë duke kërkuar sqarime nga autori, ku për
secilën përgjegjëje janë shënuarë vlerat. Pastaj është bërë llogaritja e pikëve
në fund të testit sipas vlersimit të CESD-së:
Nga rezultatet e fituara del se depistimi fillestar si test të parë e kane kaluar
320 ose 1.69 % e të gjthë të vizituarve që krahasuar me studime të ngjajshme
nga literatura (deri 6 % ) është e ultë.
Të dhënat nga hulumtmi mbi depresionin ku janë klasifikuar 320
persona (1.69%) nga të gjithë të vizituarit, mund të shërbejnë si mostër
për të sjellur perfundime të depistimit të depresionit në rajonin e Mitrovicës.
Të gjithë 320 pacientët që e kishin pozitiv njërin ose të dy prej
kritereve madhore të depresionit sipas DSM-IV i janë nënshtruar mbushjes
së pyetësorit vetëraportues për depresion të CESD.
Nga ky numër vetëm 226 ose 1.15% kanë rezultuar mbi prerjen që llogaritet
si sinjifikative për depresion dmth. rezultati i tyre është 15 e lartë.
Numri i rasteve që nuk e kaluan këtë rezultat ishte 94 ose 0.48%.
Nëse tani shohim këtë si prezencë të depresionit në mostrën e studimit tonë
67 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
atëherë do të kemi një rezultat prej 1,15 %, që konsiderohet si një prevalencë
gjatë kësaj periudhe tek pacientët që u vizituan në kujdesin primarë.
Duke marrë për bazë mostrën që rezulton pozitive në depresion, prej 226
rasteve që kanë rezultuar për depresion u bazuam edhe në kategorizimin e
rezultatit total në dy kategoritë e rekomanduara.
Numri i rasteve pozitive në depresion (të rëndë dhe mesatar)
ka qenë më i shprehuri në muajin shkurt me 35.39 % të të gjitha rasteve, kurse
depresioni i rëndë ka qenë më i shprehur në muajin janar me 33.07% të rasteve,
kurse më së paku i shprehur në muajin mars me 11.81 % të rasteve
Depresioni mesatar shkallën më të ultë për dallim e ka patur në muajin prill
(11.11 %, dallimi është sinjifikant (p<0.05).
Depresioni madhor kanë rezultuar 127 (56.19 %) raste pozitive, prej
tyre mashkuj ishin 50 (22.12 %) dhe femra 77 (34.07%). Me depresionin e
butë (mesatar) rezultuan 99 (43.80 %) raste nga të cilët 45 (19.91%) ishin
meshkuj dhe 54 (23.89%) femra.
Shtrirja gjinore e rasteve të diagnostikuara na jep të dhëna për prezencën
e 95 (42.03 %) mashkujve e 131 (57.96 %) femrave. Grup-mosha më e
atakuar është ajo 30-39 me 32.74% ku shohim se ka më shumë femra 23.00%,
kurse meshkujt 9.74%. Këto të dhëna përkojnë me literaturën.
Depresioni i rëndë dhe mesatar sipas gjinisë dhe përgaditjes shkollore
del në pah se 41.74% e fermave me depression të rëndë janë me shkollim fillor,
kurse 12.59% e mashkujve pozitiv për depresion të rëndë janë me shollim
fillor, nga ana tjetër mashkujt me depresion të rëndë në 14.18 % kanë shkollim të
mesëm.
Te dy format e depresionit tek gjinia femërore kemi 87 ose 38.49% me arsimin
fillor, kurse mashkujt 42 ose 18.58%. Në përgjithësi depresioni paraqitet më
68 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
tepër te personat me shkollim fillor 129 raste (57.07%). Personat që punojnë
në administrate janë përfshirë me 63 raste (27.87%), kurse tek femrat prijnë
amviset, 102 raste (45.13%).
Bujqit dhe të papunët janë të përfshirë me 31 raste (13.70%), por kur marrim
parasysh specifikat e popullatës sonë, në grupin e amviseve do ta futnim në
grupin e të papunëve dhe grupi do të ketë sinjifikancë të lartë për
depresion. Shpërndarja e rasteve me depresion të rëndë dhe mesatar sipas
gjinisë dhe vendlindjes.
Me depresion të rëndë janë regjistruar 64 femra (28.31%) dhe 63
meshkuj (27.87%), kurse me depresion mesatar janë regjistruar 60 raste të gjinisë
femrore (26.54%) dhe 39 meshkuj (17.25%).
Gjendje bashkëshortore dhe depresioni. Shihet se depresioni i rëndë
është regjistruar tek femrat e martuara me 46 raste (20.35%) kurse te 26 meshkuj
(11.50%).
Të pamartuarit kanë depresion të rendë te 20 raste, prej të cilëve 11
meshkuj (4.86%) dhe 9 femra (3.98%). Pastaj vejanët/vejushat me 19 raste
(8.40%) ku ka 16 femra (7.07%).
Te të shkurorëzuarit kemi regjistruar 16 raste me depresion të rendë,
prej të cilëve 13 femra (5.75%) e 3 meshkuj (1.32%).
Pra të shkurorëzuarit në hulumtimin tonë e janë të fundit përkundër literaturës
ku zënë vendin e parë.
Vlen të theksohet se nga numri total i rasteve me depresion të rendë,
femrat përfshihen me 84 raste (66.14%) nga numri total i rasteve me depresion të
rëndë. Sa i përket depresionit mesatar regjistrojmë 81 raste te të martuarit
prej të cilëve 48 meshkuj (21.23%) dhe 33 femra (14.60%).
Kurse vejanët/vejushat janë përfshirë me vetëm 2 raste (0.88%), por që nuk
ka ndryshim gjinor (0.44:0.44%).
69 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Kemi regjistruar 147 raste (65.04%) me gjendje të dobët ekonomike,
prej të cilëve edhe numri maksimal i rasteve me depression të rendë (80 raste
35.39%).
Prej këtyre, 46 raste me depression të rendë i takojnë gjinisë femrore
(36.22%) dhe 26 raste të gjinisë mashkullore (20.47%).
Duhet të themi se asnjë rast nuk kishte me ide ose përpjekje suicidale në grupin
që pas vetëraportimit dolën negativ.
Nga grupi që rezultoi pozitiv kemi këto të dhëna: tek mashkujt 16 raste
ose 25.80% e mostrës kanë raportuar ide suicidale, kurse 2 raste (3.22%)
përpjekje suicidale; tek femrat 33 raste (53.22%) kishin ide suicidale,
kurse vetëm 11 raste (17.74%) kanë patur edhe përpjekje për suicid.
Pra në total 49 raste (79.03%) kanë ide suicidale, kurse përpjekje suicidale
ishin 13 raste (20.96%).
Prej 320 rasteve të ekzaminuara gjatë periudhës 4 mujore me ide
dhe tentim suicidi janë regjistruaj gjithsej 18 raste prej të cilëve 13 femra (5.75%)
dhe 5 meshkuj (2.21%), 78 raste kanë vetëm ide suicidale, prej të cilave
50 femra (22.12%) dhe 28 meshkuj (12.38%).
Prezenca e ideve të tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes
bashkëshortore, kemi gjetur 15 raste me ide dhe tentim suicidi, prej të cilave
11 femra (4.86%) dhe 4 meshkuj (1.76%).
Kurse 54 raste kanë paasur vetëm ide suicidi, prej të cilave 32 femra (14.15%)
dhe 22 meshkuj (9.73%).
70 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Sa i përket ideve dhe tentimit të suicid nuk ka ndonjë siniifikancë
statistikore (p>0.05).
Kurse te idetë suicidale më së shumti kemi gjetur raste te personat e martuar
(32 syresh ose 14.15%) ku dominon gjinia femrore me 18 raaste (7.96%) kurse
gjinia mashkullore me 14 raste (6.19%).
Prezenca e rasteve me ide dhe tentim suicidal sipas gjinisë dhe vendbanimit.
Prej gjithsej 226 rasteve te 15 sosh (6.63%) kemi gjetur prezencën e ideve
dhe tentimit të suicidit.
Ku 11 ishin femra (4.86%) dhe 4 meshkuj (1.76%). Kurse te 54 persona (23.
89%) kemi gjetur prezencën e ideve suicidale prej të cilave 32 femra (14.15%) dhe
22 meshkuj (9.73%).
Kurse sa i përket statusit martesor te 32 persona të martuar kemi gjetur
prezencën e ideve suicidale, ku 18 ishin femra (7.96%) dhe 14 meshkuj (6.19%).
Prezenca e ideve dhe tentimit të suicidit sipas gjinisë dhe gjendjes materiale.
Nga gjithsej 226 raste kemi regjistruar 15 (6.63%) me ide dhe tentim
suicidi, prej të cilëve 8 raste (3.53%) kishin gjendjen e dobët ekonomike,
prej të cilëve 7 femra (3.09%). 54 raste kanë pasur prezencën e ideve suicidale,
prej të cilëve 36 me gjendje të dobët ekonomike (21 femra ose 9.29%) dhe 16
meshkuj (7.07%).
Të dhënat lidhur me simptomet më të shpeshta që i përmbante pyetësori
vetë-raportues i kemi grupuar në dy: simptomat me ashpërsi më të madhe
71 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
te femrat ku dominojnë: kurse të meshkujt :
pikëllimi, pikëllimi,
vetmia, palumturia,
qarja, vetmia,
pakënaqësia. pakënaqësia.
Të dhënat për suicidalitet tek studimi ynë kanë rezultuar të ulta nga 4.68%
për ide suicidale 16.87% që janë në një korealcion sinjifikativ me të dhënat nga
literatura; përkundër dallimeve kulturore në lidhje me vetëvrasjet në mjedisin tonë.
Femrat kanë raportuar më shumë shenja dhe simptoma depresioni.
Instrumenti CESD ka gjetur një përdorim tejet të gjerë nga një numër mjaft i
madh autorësh, në kultura dhe mjedise të ndryshme (Hann, 1999; Dojka, 2003;
Morin, 2011; Clark, 2002; Soler, 1997; Carpenter, 1998; Cho MJ, 1998;
Demirchyan, 2011; Fountoulakis, 2001; Chabrol, 2002; Covic, 2009; Turvey,
1999; Faulstich, 1986; Thomas, 2001; Makambi, 2009; Haringsma, 2004;
Quintana, 2003; Beekman, 1994; Breslau, 1985).
Në këto rrethana, aplikuar në një numër gjerësisht të ndryshëm kulturash,
duke filluar nga ato europianoperëndimore, amerikano-latine, koreane, greke,
afrikano-subsahariane, etj.; ekziston bindja e përgjithshme e autorëve që
instrumenti CESD ka specificitet dhe sensitivitet të lartë, si edhe ka aplikueshmëri
të pranueshme në duar specialistike.
72 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Problem më vete qëndron fakti i krahasimit të vlerave ndërkulturore dmth. të
përftuara në mjedise të ndryshme, të cilat pa dyshim kërkojnë studime
multicentrike; cka ishte jashtë qëllimit të studimit aktual.
Ka po ashtu edhe instrumente të tjera si HAMD (Hamilton Depression
Scale); HAD-D (Hospital Anxiety and Depression Scale), të cilat janë të validuara
dhe të aplikueshme; shkalla e fundit (HAD-D) ka disavantazhin e aplikimit vetëm
në kushte spitalore. HAMD nga ana tjetër, ka patur edhe ajo aplikime dhe studime
ndërkulturore (Bachner 2013; Lim 2011; Farabaugh, 2012; McIntyre, 2005).
Në hulumtimet e ardhshme këto të dhëna mund të shërbejnë si bazë
krahasuese dhe përpjekje epidemiologjike për të depistuar, edhe përmes
instrumentash të tjera, depresionin si problem shoqëror që na preokupon të
gjithëve.
_______________________
73 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
SUMMARY
Depression is a disorder characterized by depressed mood or a loss of interest or
pleasure and it’s a common problem in medical practice. Because of the
complexity of this disorder it is very difficult to diagnose.
The purpose of this study is screen this disorder in the patients that have
been examined at The Main Family Medicine Centre, adults department,
Mitrovica.
This disorder was analyzed by testing various groups of people regarding to
age, gender, and profession, place of birth, marital status and financial status.
This research was carried out over a four month period (january-april 2005).
The research included all the patients that attended the medicine Center.
These patients were asked two questions that appertained to the symptoms
of depression (depressed mood or sadness and loss of interest or pleasure).
All doctors working asked all their patients this questions as a form of
initial screening. All patients who answered positively were the re-evaluated
by the use of the CESD instrument which is a form of self evaluation
questionnaire. This evaluation contains 20 questions plus two more extra
questions that asked of any thoughts of suicide. These two questions were
added by the author.
In completion of this questionnaire the data was analyzed and classified
regarding to the general number of positive interview in the initial screening,
74 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
factors that affected the depressive disorder (age, gender, marital status)
and the most common symptoms (psychological, somatic), suicidal thoughts
and attempts
The data collected from the first screening showed that 194 people past the
first test or 1.30 % of all people examined. If we compare this with other studies
that have been documented (6%) this number is substantially lower.
From 226 patients 57.96% were female and 42.04% male after answering
the 2 questions.
Out of the 320 interviewed only 226 or 1.15% were positive which is significant
for symptoms of depression, and 94 or 0.48% were negative.
From 226 patients with depression 56.19% has major depression at which
60.62% were female and 39.38% were male, 43.80% suffered from mild
depression of these 54.55% were female and 45.55 % were female.
In general females suffered more with 54.55% compared with male which
were 45.55%. Other research data showed that female is two as likely to suffer
from depression.
With regard to age people aged 30-39 years old, suffer most attacks. This is in
both genders 30.99%, but more female 20.42%.
Regarding to educations people with only primary education suffer more
with 54.93% but from this number 41.74% were women.
75 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Among the males who completed primary education 12.59% suffered from
depression.
With regard to profession housewives 55.42% and administrators 19.28%.
Housewives during this research were classed as unemployed which is a significant
factor of depression.
Regarding to the location of their home 59.05% of villagers suffered from
depression with 40.94% living in towns. According to marital status married
people suffer more (31.85%).
The most common psychological symptoms are feeling of loneliness, boredom,
unhappiness, fear and sadness. These last two symptoms are most common
at females.
The most common somatic symptoms with both genders are appetite 5.48%,
sleep 12.52% and fatigue 6.45%.
According to ECA studies 21% of adults have suicidal thoughts. In our research
only 23.89% has these thoughts. In ECA studies 2.9%
attempted suicide but in out research only 6.63% did this, which
shows that our country has the lowest rate of suicide in Europe.
76 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
L I T E R A T U R A
1. American Psychiatric Association. Diagnostic and statistical manual of mental
disorders. 4rd ed. TR. Washington, DC: American Psychiatric Press; 2000.
2. Barrett JE, Barrett JA, Oxman TE, Gerber PD. The prevalence of psychiatric
disorders in a primary care practice. Arch Gen Psychiatry 1988; 45:1100-6.
3. Blacker CVR, Clare AW. The prevalence and treatment of depression in general
practice. Psychopharmacology 1988; 95:514-7.
4. Depression Guideline Panel. Depression in primary care: detection, diagnosis,
and treatment. Technical report. Number 5. Rockville, MD: US Department of
Health and Human Services, Public Health Service; forthcoming.
5. Epidemiologic Catchment Area (ECA) study of The National Institute of Mental
Health (NIMH).
6. Feldman E, Mayou R, Hawton K, Ardern M, Smith EBO. Psychiatric disorder in
medical inpatients. Q J Med 1987; 63:405-12.
7. Fredman L, Weissman MM, Leaf PJ, Bruce ML. Social functioning in
community residents with depression and other psychiatric disorders: results of the
New Haven Epidemiologic Catchment Area study. J Affect Disord 1988; 15:103-
12.
77 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
8. Kaplan H, Sadock B,: Comprehensive textbook of Psychiatry, VI, Williams &
Wilkins; 1995.
9. Radloff LS. The CES-D scale: a self-report depression scale for research in the
general population. Appl Psychol Measurement 1977; 1:385-401
10. Regier DA: ECA contributions to national policy and further research. Int J
Methods Psychiatry Res 4:73,1994
11. Burnam MA, Wells KB, Leake B, Landsverk J. Development of a brief
screening instrument for detecting depressive disorders. Med Care 1988; 26:775-
89.
12. Kessler RC, Berglund P, Demler O, et al The epidemiology of
major depressive disorder: results from the National Comorbidity
Survey Replication (NCS-R). JAMA. 2003; 289: 3095-3105.
13. National Institute of Mental Health. Suicide Facts, 2003.
14. Rost K, Smith R, Matthews DB, Guise B. The deliberate misdiagnosis of
major depression in primary care. Arch Fam Med. 1994; 3:333-337.
15. Gerber PD, Barrett JE, Barrett JA, et al. The relationship of presenting
physical complaints to depressive symptoms in primary care patients.
J Gen Intern Med. 1992;7:170-173.
16. Kroenke K, Spitzer RL, Williams JB, et al. Physical symptoms in primary
78 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
care. Predictors of psychiatric disorders and functional impairment. Arch Fam
Med. 1994; 3: 774-779.
17. Greden JF. Physical symptoms of depression: unmet needs. J Clin Psychiatry.
2003; 64(suppl 7):5-11.
18. Gallagher RM, Verma S. Managing pain and comorbid depression: a public
health challenge. Semin Clin Neuropsychiatry. 1999; 4:203-220.
19. Hann D., Winter K, Jacobsen P. Measurement of depressive symptoms in
cancer patients: Evaluation of the Center for Epidemiological Studies
depression Scale (CES-D). Journal of Psychosomatic Research, 1999:46, 437-443.
20. Randloff LS: The Use of the Center for Epidemiologic Studies
Depression Scale in Adolescents and Young Adults. Journal of
Youth and Adolescence, 20(2), 149-166.
21. Beckman AT., Deeg DJ., van Limbeek J, et al: Criterion validity of the Center
for Epidemiologic Studies Depression Scale (CES-D): results from a community-
based sample of older subjects in the Netherlands. Psychol Med, 1997, 27: 231-5.
22. Hann D, Winter K, Jacobsen P. Measurement of depressive symptoms in cancer
patients: evaluation of the Center for Epidemiological Studies Depression Scale
(CES-D). J Psychosom Res. 1999 May;46(5):437-43.
23. Dojka E, Górkiewicz M, Pajak A. [Psychometric value of CES-D scale for the
79 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
assessment of depression in Polish population]. Psychiatr Pol. 2003 Mar-
Apr;37(2):281-92. Polish.
24. Morin AJ, Moullec G, Maïano C, Layet L, Just JL, Ninot G. Psychometric
properties of the Center for Epidemiologic Studies Depression Scale (CES-D) in
French clinical and nonclinical adults. Rev Epidemiol Sante Publique. 2011
Oct;59(5):327-40. doi: 10.1016/j.respe.2011.03.061. Epub 2011 Sep 16.
25. Clark CH, Mahoney JS, Clark DJ, Eriksen LR. Screening for depression in a
hepatitis C population: the reliability and validity of the Center for Epidemiologic
Studies Depression Scale (CES-D). J Adv Nurs. 2002 Nov;40(3):361-9.
26. Soler J, Pérez-Sola V, Puigdemont D, Pérez-Blanco J, Figueres M, Alvarez E.
[Validation study of the Center for Epidemiological Studies-Depression of a
Spanish population of patients with affective disorders]. Actas Luso Esp Neurol
Psiquiatr Cienc Afines. 1997 Jul-Aug;25(4):243-9. Spanish.
27. Carpenter JS, Andrykowski MA, Wilson J, Hall LA, Rayens MK, Sachs B,
Cunningham LL. Psychometrics for two short forms of the Center for
Epidemiologic Studies-Depression Scale. Issues Ment Health Nurs. 1998 Sep-
Oct;19(5):481-94.
28. Cho MJ, Kim KH. Use of the Center for Epidemiologic Studies Depression
(CES-D) Scale in Korea. J Nerv Ment Dis. 1998 May;186(5):304-10.
29. Demirchyan A, Petrosyan V, Thompson ME. Psychometric value of the Center
for Epidemiologic Studies Depression (CES-D) scale for screening of depressive
80 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
symptoms in Armenian population. J Affect Disord. 2011 Oct;133(3):489-98. doi:
10.1016/j.jad.2011.04.042. Epub 2011 May 23.
30. Fountoulakis K, Iacovides A, Kleanthous S, Samolis S, Kaprinis SG, Sitzoglou
K, St Kaprinis G, Bech P. Reliability, validity and psychometric properties of the
Greek translation of the Center for Epidemiological Studies-Depression (CES-D)
Scale. BMC Psychiatry. 2001;1:3. Epub 2001 Jun 20.
31. Chabrol H, Montovany A, Chouicha K, Duconge E. [Study of the CES-D on a
sample of 1,953 adolescent students]. Encephale. 2002 Sep-Oct;28(5 Pt 1):429-32.
French.
32. Covic T, Pallant JF, Tennant A, Cox S, Emery P, Conaghan PG. Variability in
depression prevalence in early rheumatoid arthritis: a comparison of the CES-D
and HAD-D Scales. BMC Musculoskelet Disord. 2009 Feb 7;10:18. doi:
10.1186/1471-2474-10-18.
33. Turvey CL, Wallace RB, Herzog R. A revised CES-D measure of depressive
symptoms and a DSM-based measure of major depressive episodes in the elderly.
Int Psychogeriatr. 1999 Jun;11(2):139-48.
34. Faulstich ME, Carey MP, Ruggiero L, Enyart P, Gresham F. Assessment of
depression in childhood and adolescence: an evaluation of the Center for
Epidemiological Studies Depression Scale for Children (CES-DC). Am J
Psychiatry. 1986 Aug;143(8):1024-7.
35. Thomas JL, Jones GN, Scarinci IC, Mehan DJ, Brantley PJ. The utility of the
81 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
CES-D as a depression screening measure among low-income women attending
primary care clinics. The Center for Epidemiologic Studies-Depression. Int J
Psychiatry Med. 2001;31(1):25-40.
36. Makambi KH, Williams CD, Taylor TR, Rosenberg L, Adams-Campbell LL.
An assessment of the CES-D scale factor structure in black women: The Black
Women's Health Study. Psychiatry Res. 2009 Jul 30;168(2):163-70. doi:
10.1016/j.psychres.2008.04.022. Epub 2009 Jun 5.
37. Haringsma R, Engels GI, Beekman AT, Spinhoven P. The criterion validity of
the Center for Epidemiological Studies Depression Scale (CES-D) in a sample of
self-referred elders with depressive symptomatology. Int J Geriatr Psychiatry.
38. 2004 Jun;19(6):558-63.
39. Quintana JM, Padierna A, Esteban C, Arostegui I, Bilbao A, Ruiz I. Evaluation
of the psychometric characteristics of the Spanish version of the Hospital Anxiety
and Depression Scale. Acta Psychiatr Scand. 2003 Mar;107(3):216-21.
40. Beekman AT, van Limbeek J, Deeg DJ, Wouters L, van Tilburg W. [A
screening tool for depression in the elderly in the general population: the
usefulness of Center for Epidemiological Studies Depression Scale (CES-D)].
Tijdschr Gerontol Geriatr. 1994 Jun;25(3):95-103. Dutch.
41. Breslau N. Depressive symptoms, major depression, and generalized anxiety: a
comparison of self-reports on CES-D and results from diagnostic interviews.
Psychiatry Res. 1985 Jul;15(3):219-29.
82 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
42. Bachner YG, O'Rourke N, Goldfracht M, Bech P, Ayalon L. Psychometric
properties of responses by clinicians and older adults to a 6-item Hebrew version
of the Hamilton Depression Rating Scale (HAM-D6). BMC Psychiatry. 2013 Jan
3;13:2. doi: 10.1186/1471-244X-13-2.
43. Lim HK, Hong SC, Won WY, Hahn C, Lee CU. Reliability and validity of the
korean version of the cornell scale for depression in dementia. Psychiatry Investig.
2012 Dec;9(4):332-8. doi: 10.4306/pi.2012.9.4.332.
44. Farabaugh AH, Bitran S, Witte J, Alpert J, Chuzi S, Clain AJ, Baer L, Fava M,
McGrath PJ, Dording C, Mischoulon D, Papakostas GI. Anxious depression and
early changes in the HAMD-17 anxiety-somatization factor items and
antidepressant treatment outcome. Int Clin Psychopharmacol. 2010 Jul; 25(4):214-
7.
45. McIntyre RS, Konarski JZ, Mancini DA, Fulton KA, Parikh SV, Grigoriadis S,
Grupp LA, Bakish D, Filteau MJ, Gorman C, Nemeroff CB, Kennedy SH.
Measuring the severity of depression and remission in primary care: validation of
the HAMD-7 scale. CMAJ. 2005 Nov 22;173(11):1327-34.
46. Gullick EL, King LJ. Appropriateness of drugs prescribed by primary care
physicians for depressed outpatients. J Affect Disord. 1979 Mar;1(1):55-8.
47. Johnson DA, Heather BB. The sensitivity of the Beck depression inventory to
changes of symptomatology. Br J Psychiatry. 1974 Aug;125(0):184-5.
83 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
48. Ketai R. Family practitioners' knowledge about treatment of depressive illness.
JAMA. 1976 Jun 14;235(24):2600-3.
49. Magruder-Habib K, Zung WW, Feussner JR, Alling WC, Saunders WB,
Stevens HA. Management of general medical patients with symptoms of
depression. Gen Hosp Psychiatry. 1989 May;11(3):201-7; discussion 216-21.
50. Popkin MK, Callies AL, Colon EA. A framework for the study of medical
depression. Psychosomatics. 1987 Jan;28(1):27-33.
51. Murphy JM, Nierenberg AA, Laird NM, Monson RR, Sobol AM, Leighton AH.
Incidence of major depression: prediction from subthreshold categories in the
Stirling County Study. J Affect Disord. 2002 Apr; 68(2-3):251-9.
52. Naughton MJ, Wiklund I. A critical review of dimension-specific measures of
health-related quality of life in cross-cultural research. Qual Life Res. 1993
Dec;2(6):397-432
53. Snaith RP. Identifying depression: the significance of anhedonia. Hosp Pract
(Off Ed). 1993 Sep 30; 28(9A):55-60.
54. Snaith P. What do depression rating scales measure? Br J Psychiatry. 1993 Sep;
163:293-8. Review.
55. Golding JM, Aneshensel CS, Hough RL. Responses to Depression Scale items
among Mexican-Americans and non-Hispanic whites. J Clin Psychol. 1991 Jan;
47(1):61-75.
84 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
56. Iwata N, Buka S. Race/ethnicity and depressive symptoms: a cross-
cultural/ethnic comparison among university students in East Asia, North and
South America. Soc Sci Med. 2002 Dec; 55(12):2243-52.
57. Sheehan TJ, Fifield J, Reisine S, Tennen H. The measurement structure of the
Center for Epidemiologic Studies Depression Scale. J Pers Assess. 1995 Jun;
64(3):507-21.
_________________________________
85 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
AUTOBIOGRAFIA
GANI (REXHEP) SHABANI
I lindur në fshatin Prekaz i Epërm, komuna e Skenderaj më 08.05.1955.
Arsimin fillor e kam mbaruar në Prekaz të Epërm, të mesëmen në Skenderaj.
Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i kam kryer në Universitetin e Prishtinës.
Specializimin nga Neuropsikiatria e kam regjistruar në vitin 1989 dhe
përfunduar në vitin 1993 në Tiranë, më vendim të Ministrit të Shendetesisë të
Kosovës të kësaj periudhe.
Kam punuar mjek i praksës së përgjithshme nga janari i vitit 1984, kurse në
gjysmen e dytë të vitit 1999 kryeshef i repartit të Neuropsikiatrisë në spitalin
regjional të Mitrovicës dhe Koordinator për Shëndet Mendor për rajonin e
Mitrovicës.
Prej vitit 1989 gjerë ne vitin 2004 kam qenë Profesor ligjerues në Shkollën
e mesme të mjekesisë në Mitrovicë.
Gjatë vitit 2000-2002 kam qenë Drejtor i Shtepisë së Shendetit në
Komunën e Mitrovicës,(tani QKMF).
Gjatë vitit 2003 – 2004 Zyrtar për Sherbimi Profesional i Shendetit Mendor
për rajonin e Mitrovicës.
86 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
Nga viti 2005 Drejtor i Shërbimit Profesional të Shendetit mendor për
rajonin e Mitrovicës.
Prej vitit 2008-2010 shef i zyres per shendet Mendor ne Ministrine e
Shendetesise,
Gjate vitit 2011 Drejtor i Departamenteve te Sherbimeve Shendetesore ne
Ministrin e Shendetesise. Nga 12 Janari 2012 jam Sekretar i Pergjitheshem i
Ministrise se Shendetesise te Republikes se Kosoves.
Pas luftës kam kryer shumë trajnime në Kosovë dhe jashtë Kosovës, në
Britani të Madhe, Spanjë, në Holandë.
Jam anëtar i grupit punues të Planit të parë Strategjik të Shëndetit mendor të
Kosovës në vitin 2001.
Tani antar i grupit punues, Strategjia e Shëndetit mendor të Kosovës 2008-
2013, dhe antar i nengrupit të punës Strategjia e Shëndetit mendor të Kosovës
2008-2013 në Kujdesin Parësor Shendëtsor.
Nga viti 2005 jam antar i Këshillit Profesional për Shendetin Mendor të
Kosovës pranë Ministrisë së shendetesisë.
Nga viti 2005 Kryesues i grupit të punës për identifikimin e procedurave
mjekësore në Kujdesin dytësor të Kosovës (KDSH) pranë Ministrisë së
shendetësisë.
Nga 2004 Kryetar i komisionit professional për pranimin e klienteve më
87 DEPRESIONI MENDOR NE MITROVICE – Gani Shabani 2013
crregullime mendore për trajtim në Shtepitë Integruese të Kosovës pranë Ministrisë
së Shendetesisë.
Kam punuar dhe prezentuar shumë punime shkencore në Konferenca
ndërkombëtare.
_______________________________