29
BAZAT E KONTABILITETI Biznesi.net

1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

BAZAT E KONTABILITETI

Biznesi.net

Page 2: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

BAZAT E KONTABILITETI

Mesimdhenes, Mr. sc. Arta Selmanmusa

Page 3: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Biznesi – Format e tij

Individual Ortakeri Korporata

Funksionet kryesore të biznesit

Shitja Financa\Kontabilitet Prodhimi Burimet Njerzore

Page 4: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Aktiviteti dhe transaksioni i biznesit

Aktiviteti i biznesit përfshinë prodhimin dhe shitjen e produkteve ose shërbimeve konsumatorëve potencial të tregut.

Shitja ose blerja e një produkti ose shërbimi shkakton një transaksion.

Page 5: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Roli dhe funksioni i kontabilitetit në biznes

Bënë evidentimin e të gjitha transaksioneve të biznesit

Ndikon na rrjedhën efektive të veprimtarisë së ndërmarrjes si funksion i veçantë i biznesit

Page 6: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Formula e kontabilitetit

A (At) – D = K (An)

“A” është shkurtesë për asetet (angl. Assets) që d.m.th. pasuri e ndërmarrjes (toka, ndërtesat, paratë, mjetet e punës, etj.), dhe nënkuptojnë të gjitha asetet totale të saj.

“D” është shkurtesë për detyrimet e ndërmarrjes. Kjo do të thotë që të gjitha obligimet dhe borxhet e ndërmarrjes ndaj palëve të treta, p.sh. ndaj bankës, furnizuesve, shtetit, punonjësve, etj.

“K” është shkurtesë për kapitalin ose emërtohet si asetet neto. Kapitali i pronarit definohet pasi të zbresim detyrimet nga asetet totale të ndërmarrjes. Çka nënkuptojmë më këtë? Për këtë do ilustrojmë shembullin nr. 1:

Page 7: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Shembulli nr. 1

Supozojmë që gjendja e një ndërmarrjeje është kjo:

Asetet totale janë 100.000€ Detyrimet janë: 20.000€ Atëherë Kapitali do të jetë 80.000€, për arsye

se pasi që zbresim 20.000€ nga asetet totale që janë 100.000€, atëherë do e fitojmë këtë vlerë.

d.m.th. A (100.000) – D (20.000) = K (80.000)

Page 8: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Nocioni dhe Roli i Kontabilitetit Kontabiliteti është metodë shkencore,

përkatësishtë është art i regjistrimeve të transakcioneve (ngjarjeve), matjes dhe interpretimit të rezultateve të entiteteve biznesore dhe organizatave joprofitabile.

Page 9: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Nocioni dhe Roli i Kontabilitetit

Konceptet themelore të kontabilitetit janë;

- pasuria,- kapitali,- neto fitimi,- fitimi për akcion,- të hyrat,- Shpenzimet, etj.

Page 10: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Principet bazë të kontabilitetit

1. Principi i shkëmbimit të çmimit-kostos,2. Principi i përputhshmërisë,3. Principi i njohjes së të hyrave,4. Principi i njohjes së shpenzimeve,5. Principi i njohjes së fitimit dhe humbjes,6. Principi i transparencës së plotë.

Page 11: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Dallimi në mes të libërmbajtjes dhe kontabilitetit

Libërmbajtja përfshin regjistrimin, sistemimin operativ të transakcioneve, pra mban evidencen në librin e kontabilitetit, dhe për këtë fushë nuk kërkohen njohuri të mëdha të kontabilitetit.

Page 12: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Dallimi në mes të libërmbajtjes dhe kontabilitetit

Kontabiliteti paraqet menaxhimin e kontove (llogarive), dhe analizat e ndryshme financiare, dhe për këtë fushë kërkohen njohuri dhe edukim të lartë dhe profesional në fushën e kontabilitetit.

Page 13: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Ndarja e kontabilitetit

Kontabiliteti financiar, dhe Kontabiliteti i menaxhmentit

(qeverisjes).

Page 14: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Kontabiliteti Financiar

Paraqet regjistrimin e të gjitha transakcioneve (ngjarjeve), të cilat janë të shprehura me vlera monetare.

Page 15: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Kontabiliteti menaxherial

Përgaditë informacione të ndryshme kontabël, të cilat nuk kanë formë standarde por shërbejnë si një bazë e rëndësishme për marrjen e vendimeve në suazat e menaxhmentit.

Page 16: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Dallimet në mes të kontabilitetit financiar dhe atij menaxherial

Përshkrimi Kobntabiliteti Menaxherial Kontabiliteti Financiar

Informacioni kryesisht prodhohet për

Përdorim të brendshëm, p.sh. menaxherët dhe punëtorët.

Përdorim të jashtëm, p.sh. aksionerët, kreditorët, huadhënësit, bankat, qeveria, komuna, etj.

Qëllimi i informacionit Të ndihmon buxhetimin, kontrollin dhe miratimin e vendimeve.

Të regjistron përformancën financiare në një periudhë dhe gjendjen financiare në fund të asaj periudhe.

Kërkesat ligjore Jo Të përgaditen raportet Formatet Menaxhmenti vnedos për

informacionin që ata e kërkojnë dhe mënyrën më të mirë të përpilimit dhe prezentimit.

Formati dhe përmbajtja e raporteve financiare nënkupton dhënien e përmbajtjes së vërtetë dhe të ndershme duke respektuar standardet dhe ligjet e kontabilitetit.

Natyra e informacionit Financiar dhe jofinanciar Kryesisht finaciar Periudha kohore Pamje historike dhe e

ardhëshme Kryesisht regjistrim i ngjarjes së ndodhur

Page 17: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Raportet e Kontabilitetit dhe vendimmarrësve

Sistemi i Kontabilitetit Akumulimi dhe procesimi i informacionit financiar i një organizate dhe raportimi i informacionit të tillë të marrësit të vendimeve

Sistemi i Kontabilitetit Financiar Përgaditja e katër raporteve kryesore financare dhe publikimi i tyre

Sistemi i Kontabilitetit Menaxherial Përgaditja e planeve detajore, parashikimit, dhe raportet e përformancës

Marrësit e jashtëm të vendimeve Investitorët, kreditorët, furnitorët, konsumatorët, etj

Marrësit e brendshëm të vendimev Menaxherët e kompanisë

Page 18: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Raportet Kryesore të Kontabilitetit Financiar

Bilanci i gjendjes, Pasqyra e të ardhurave dhe i

shpenzimeve (bilanci i suksesit), Pasqyra mbi ndryshimet e ekuitetit, Pasqyra e rrjedhës së parasë (cash

flo).

Page 19: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Raportet Kryesore të Kontabilitetit Financiar

Përdoruesit kryesor e informacioneve raportuese janë;

- investitorët e ndërmarrjes,- kreditorët (bankat), - investitorët potencial, - sidikatat, - organet tatimore, - menaxhmenti i ndërmarrjes

Page 20: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Bilanci i gjendjes Bilanci i gjendjes paraqet një pasqyrë

që përbëhet nga dy anë; ana e majtë dhe ana e djathtë. Në anën e majtë të bilancit pasqyrohen aktivet e kompanisë-rezervat ekonomike që zakonishtë quhen asete. Në anën e djathtë paraqiten detyrimet, që na jep informata për prejardhjen e kapitalit.

Page 21: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Bilanci i gjendjes

Bilanci i gjendjes është si një fotografi financiare momentale e datës kritike që tregon gjendjen financiare të entitetit në një momemnt të dhënë kohe.

Page 22: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Bilanci i gjendjes

Tre elementet kryesore të raportuara në bilancin e gjendjes janë;

- Pasuritë,- Detyrimet, dhe- Kapitali.

Pasuritë = Detyrimet + Kapitali

Page 23: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Paraqitja e Bilancit gjendjes

Ndërmarrja “X” BILANCI I GJENDJES – 31.12.2006

Aktivi – PASURIA KAPITALI dhe DETYRIMET - Pasivi Nr Emri i kontove Shuma Nr Emri i kontove Shuma

1. Pajimet 10.000 € 1. Kapitali 2.000 €

2. Mallrat (stoqet) 6.500 € 2. Fitimi i mbajtur (akumuluar)

10.000 €

3. Llog. e arkëtueshme (blerësit)

9.000 € 3. Detyrimet afatgjate 2.600 €

4.

Parapagimet e qeras 200 € 4. Tatimi i pagueshëm 4.000 €

5. Paraja 900 € 5. Llogarit e pagueshme (furnitorët)

6.600 €

6 Kredi e pagueshme 1.400 €

26.600 € 26.600 €

Page 24: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Ndikimi i transakcioneve afariste në bilancin e gjendjes

1. Transakcionet afariste ndikojnë në rritjen e pasurisë dhe për të njejtën shumë edhe detyrimet ose kapitali i vet. Dhe për të njejtën shumë ndryshojnë totalet. + +

2. Transakcionet afariste ndikojnë në paksimin e pasurisë dhe për të njejtën shumë paksohet kapitali i vet ose paksohen detyrimet. - -

Page 25: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Ndikimi i transakcioneve afariste në bilancin e gjendjes

3. Transakcionet afariste ndikojnë apo efektojnë në ndryshimin e struktures së vetë pasurisë, çka nënkupton rritjen e një komponente të pasurisë dhe zvoglimin e komponentës së pasurisë për të njëjten vlerë. + -

4. Transakcionet afariste në këtë grup ndikojnë në ndryshimin e struktures së vetë kapitalit të vet dhe të detyrimeve, çka nënkupton që rritet një komponente e kapitalit ose të detyrimeve dhe për të njejtën shumë zvoglohet komponenta tjeter. - -

Page 26: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Pasqyra e të ardhurave (bilanci i suksesit) Paqyra e të ardhurave paraqet salldon

(gjendjen) përfundimtare të kontove të shpenzimeve, të hyrave dhe neto fitimit në datën e përpilimit të saj.

Ndryshe nga bilanci i gjendjes i cili raporton në një moment të dhënë kohe, raporti i të ardhurave raporton për një periudhë kohe të caktuar.

Page 27: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Pasqyra e të ardhurave (bilanci i suksesit)

Periudha kohore që mbulon raporti financiar (3 muaj, 6 muaj, 9 muaj dhe 1 vit), quhet periudhë kontabile.

Ekuacioni i raportit të ardhurave pasqyron lidhjen e elementeve bazike;

E ardhura (fitimi bruto) = Të hyrat - Shpenzimet

Page 28: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Raporti i të ardhurave

Ndërmarrja “X”, me 31.12.2006

I. Të hyrat (Të ardhurat) Të hyrat nga shitja 37.436 II. Kostoja e mallrave të shitur 26.980 III. Bruto fitimi (1-2) 10.456

IV. Të dalurat (Shpenzimet) Shpenzimet administrative, 3.624 Të përgjithshme dhe të shitjes Shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim 1.982 Shpenzimet e interesit 450 Gjithsej shpenzime 6.056 V. Fitimi para tatimit (E ardhura) 4.400 Tatimi mbi fitimin 20% 880 IV. Neto fititmi (Të Ardhurat Neto) 3.520

Page 29: 1 bazat kontabiliteti kapitulli i

Ju faleminderit për vëmendje!